Ms Super Detyre

25
REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I MANAXHIMIT DEGA BIZNES Tema : Kompania “ARIEL” sh.p.k 1

Transcript of Ms Super Detyre

Page 1: Ms Super Detyre

REPUBLIKA E SHQIPERISEUNIVERSITETI I TIRANESFAKULTETI I EKONOMISEDEPARTAMENTI I MANAXHIMITDEGA BIZNES

Tema : Kompania “ARIEL” sh.p.k

Punoi: Florjan Mejdiaj Pranoi: Vasilika Kume

Tirane 2007

1

Page 2: Ms Super Detyre

PERMBAJTJA

1. HISTORIK I AKTIVITETIT TË KOMPANISË

2. VENDNDODHJA E BIZNESIT

3. STRUKTURA ORGANIZATIVE

4. SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E FIRMËSInvestimi për linjën e kanaces.Investimet për blerjen e mullirit me cekicInvestimet për marketingun

5. CIKLI I JETËS SË PRODUKTIT

6. STRATEGJIA E HYRJE-DALJES

7. PROJEKTIMI I PRODUKTI

8. AMBALLAZHIMI DHE PAKETIMI

9. CMIMI

10.ANALIZA E TREGUTTregu dhe konkurencaKonkurenca nga importiKonkurenca nga Prodhimi vendas

11.PRIORITETET KONKURUSE

12.REKOMANDIME

13.BURIMI APO REFERENCAT

HISTORIK I AKTIVITETIT TË KOMPANISË

2

Page 3: Ms Super Detyre

BIRRA TIRANA përfaqëson konkurentin më të madh vendas në industrinë e birrës, ajo përfaqëson liderin e industrisë vendase të prodhimit të birrës.

Fillimet e saj Birra Tirana i ka në vitet 1956, me teknologji Ruse, si pjesë e ish Kombinatit Ushqimor “Ali Kelmendi” dhe që nga ky vit, kjo fabrikë ka plotësuar nevojat e vendit dhe ka mbuluar rreth 80% të nevojave të tregut së bashku me Fabrikën e Birrës së Korces. Në vitet 1982-1983 u bënë ndryshime në kapacitet, duke arritur në 150 000 hektolitra në vit. Duke qënë se ekonomia ishte e centralizuar, edhe birra si gjithë produktet e tjera prodhohej me plan, dhe për këtë tregu ishte i siguruar.

Në vitin 1992 Fabrika e birrës në Tiranë u mbyll për shkak të mungesës së financimeve. Në vitin 1994 Fabrika e birrës në Tiranë u rivu në punë në sajë të një programi të gjërë investimesh (rreth 1 milion dollarë) në teknologji, arka, shishe, linja të mbushjes dhe të pasterizimit, paketimit dhe etiketimit. Kështu ajo filloi të rimëkëmbej në mënyrë të pakthyeshme në vitin 1995. Filloi të punojë me kapacitet të pjesshëm derisa kapi kapacitetin e saj nominal në vitin 2001.

Në vitin 1998 u transformua nga ndërrmarje, në shoqëri aksoniere shtetërore sipas dispozitave në fuqi.Në vitin 2000 filluan procedurat e privatizimit, dhe në prill 2001 shteti shiti rreth 98% të aksioneve një numri prej 380 aksionerësh, përfshi dhe punonjësit e saj.Me privatizimin e Birra Tirana organizimi dhe prodhimi kanë kaluar në disa faza me parametra cilësorë të matshëm si më poshtë:

1. Faza stabilizuese Maj – Gusht 2001Gjatë kësaj faze u arrit penetrimi në treg, u zgjerua dukshëm harta gjeografike e Birra malto sh.a. në drejtim të Vlorës, Gjirokastrës, Lezhës, Sarandës etj. U implementua një politikë më e kujdesshme cmimi me një ulje nga 125 lekë në 100 lekë/litër. Gjithashtu gjatë kësaj faze u bë një përzgjedhje dristibutorësh në rajonet respektive gjeografike.

2. Faza e dytë me synim zhvillimi afatmesëm Shtator 2001-Maj 2002Gjatë kësaj faze u morën masa në treg për zgjerimin dhe mbulimin e një territori më të gjërë në qytet e fshatra duke synuar njëkohësisht dhe uljen e karakterit sezonal të birrës. Kështu shitjet u rritën në masën katër herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit më parë. Kështu distribucioni iu besua lidhjeve me grosistë të fuqishëm dhe të besueshëm.

3. Faza e tretë me synim afatgjatë të shoqërisë U investua fuqishëm në reklama në media dhe TV duke theksuar anët më të mira të birrës në treg, si freskinë, ruajtjen më se një vit dhe logon e re. U investua në një linjë të re të birres së hapur në fuci. Ky investim i cili përfundoi në vitin 2002 , ka diversifikuar gamën e produkteve që i ofrohen klientit. Gjithashtu në këtë periudhë u blenë rreth 100 000 milion arka të reja dhe 2.5 milion shishe nga Greqia, pjesë ndërrimi nga Gjermania etj.

3

Page 4: Ms Super Detyre

Gjatë tre viteve të fundit kompania ka dyfishuar kapacitetin e saj prodhues dhe ka hedhur në treg jo vetëm në shishe 05.l, por edhe në fuçi 30 dhe 50 litërshe, si dhe në shishe 0.33 l, duke ndryshuar tërësisht edhe paketimin dhe etiketimin e produkteve. Ndërmjet marketingut direkt dhe reklamës së produktit dhe asaj institucionale është rritur edhe imazhi i saj si një birrë kombëtare.Njëkohësisht kompania jonë ka arritur edhe përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes brenda vendit me qëllim rritjen e prezencës së "Birra Tirana" në tregun e vendit me futjen e sistemit parashitjes urbane, projekt ky i realizuar në bashkëpunim me SEED, projekt i Bankës Botërore. Gjatë viti 2004 është punuar për liçensimin e standartit të ISO dhe ASAP". Eksportet e "Birra Tirana" kryhen në bazë të strategjisë së vet, si dhe me mbështetjen e programeve të Agjencisë së Nxitjes së Eksporteve dhe të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Para dy vjetësh, "Birra Tirana" është vlerësuar me një çmim, atë të "Internacional Aëard for Exellence and Business Prestige", në Samitin e cilësisë të zhvilluar në Neë York, ku konkuroi mes 120 firmave të tjera nga 40 vende të botës.Ndërkohe, Qendra e Iniciativave të Biznesit Ndërkombëtar ka dekoruar ndërmjet bizneseve pjesëmarrëse nga 132 shtete të botës, "Birra Tiranën" me këtë çmim: "Ylli ndërkombëtar platin për cilësinë".Ceremonia e dorëzimit të këtij çmimi u zhvillua në Tiranë, në ambientet e panairit "Vjeshtë 2004", ku kompania "Birra Tirana" ishte e pranishme me një stendë të veçantë, për të qenë më afër me klientët e vizitorët. "Një vit pas marrjes së çmimit ndërkombëtar në samitin e cilësisë të zhvilluar në Neë York, "Birra Tirana" demostron edhe një tjetër histori të suksesshme zhvillimi", “Birra Malto”sh.a. i paguan shtetit 3.5-4 milione USD taksa në vit.

VENDNDODHJA E BIZNESIT

Vendndodhja e Birra Malto sh.a. është në ish fabrikën e birrës në Tiranë.

Vendndodhja është tepër e rëndësishme dhe gjeostrategjike për disa arsye.Fabrika e birrës ka një pozicion mjaft të dukshëm gjeografik dhe ndodhet anës rrugës nacionale Tiranë-Durrës (jo nga ana e autostradës).

Objekti ka një vendndodhje shumë të përshtatshme gjeografike për llojin e biznesit që kryen firma. Fabrika është e paisur me rrugë dhe sheshe të asfaltuara të cilat lejojnë lëvizjen e lirshme të mjeteve të transportit dhe parkimin pa probleme gjatë kohës që ato do të lëvrojnë lëndët e para, ose do të tërheqin prej andej produktet e gatshme,

Rrugët që të cojnë në fabrikë janë në gjëndje mjaft të mirë, të zgjeruara dhe lejojnë qarkullimin e lirshëm të mjeteve të transportit. Objekti ka siguruar furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike dhe ujë.

4

Page 5: Ms Super Detyre

Dhe aktualisht vetë kompania është duke ndërtuar linjën kabllore 20 Kv nga N/Stacioni 110-20 Kv Selitë, deri në fabrikë, projekt i cili aktualisht ka arritur deri në kabinat e kompanisë dhe pritet përshtatja e linjave të brëndshme për të filluar nga puna.

STRUKTURA ORGANIZATIVE

Organet më të larta drejtuese të shoqërisë janë Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve dhe Këshilli mbikqyrës. Administrimi i shoqërisë bëhet nga Drejtoria e Shoqërisë e përbërë nga tre anëtarë të emërtuar nga Këshilli Mbikqyrës i Shoqërisë, respektivisht, E.J. në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, A.K. në cilësinë e Drejtorit Ekonomik dhe K.V në cilësinë e drejtorit të prodhimit.

Paketat e aksioneve janë të shpërndara si më poshtë:

-97,4% të numrit total të aksioneve janë në zotërim të11 shoqërive tregtare shqipëtare.-0.195% të aksioneve janë në zoterim të trashëgimtarve të tokës.-2.367% të aksioneve janë në zotërim të punonjësve.

Kompania ka një efektiv punonjësish prej 194 persona të ndarë si më poshtë:

-Administrata 43 punonjës-Sallat e mbushjes 41 punonjës-Prodhimi 39 punonjës

Në repartet ndihmëse punon një efektiv punonjësish si më poshtë:

-Mekanik dhe elektricistë 24 punonjës-Kaldaja dhe kompresorët 19 punonjës-Punëtorë magazine dhe pirunistë 15 punonjës-Pastrimi dhe shoferë 6 punonjës-Linja e fucisë 7 punonjës

Për rekrutimin e personelit zbatohet një procedurë e vecantë e cila lejon transparencën për zgjedhjen e kandidatëve më të kualifikuar për pozicionin e ofruar. Lajmërimi për pozicionet e lira të punës bëhet në tre gazetat me tirazhin më të lartë.

5

Page 6: Ms Super Detyre

SYNIMET DHE OBJEKTIVAT E FIRMËS

BIRRA TIRANA TASHMË DO TE SHKOJË NË CDO CEP TË VENDIT ME ANË TË AGJENTËVE TË SPECIALIZUAR. NË PRAG TË 45 VJETORIT, KOMPANIA E NJOHUR VË NË PUNË NJË SISTEM TË RI SHPËRNDARJEJE TË PRODHIMEVE TË SAJ, SIPAS NJË MODELI ANGLEZ. NJË PREJ DREJTUESVE TË KOMPANISË L. B. THOTË SE SHUMË SHPEJT DO TË HIDHET NË TREG EDHE BIRRA E ZEZË, SI NJË TRADITË E HERSHME E KËSAJ KOMPANIE.

Projekti që shoqëria”Birra malto” po aplikon, është një konkretizim i të gjithë ideve, synimeve dhe studimit të tregut të saj në ekspansion.Një situatë optimiste e firmës, një histori mjaft e suksesshme në mbulimin e të gjithë territorit të Shqipërisë, me prodhimin e saj nën siglën “BIRRA TIRANA”, eksperienca e stafit të saj drejtues, vizioni mjaft i qartë i aksionerëve të saj, si dhe vlerësimi i situatës së re për investim dhe kërkesës në rritje të tregut kombëtar të Shqipërisë janë faktorët për zgjerimin e aktivitetit të firmës në fushën e birrës.

QELLIMI kryesor i “Birra Malto” sh.a.janë investimet e reja,

1. Investimi për linjën e kanaces ( qe kushtojn 725 000 € )2. Investime për blerjen e mullirit me cekic ( qe kushtojn 56 000 € )3. Investime per marketingun ( qe kushtojn 722 700 € )

Investimet e reja do të sjellin konsolidimin e kompanisë si prodhuesja më e madhe në vend, manaxhimin e suksesshëm të biznesit të cilit kompania do t’i kushtojë kohën, lidhjet, idetë dhe kapitalet e saj.Investimi i ri, me aplikimin e teknologjive të reja do të ndikojë dukshëm ne rritjen e prodhimit të përgjithshëm vendas, dhe do të ule nivelin e importit për këtë produkt.

OBJEKTIVI i shoqërisë është kryerja e investimeve dhe prezantimi në treg me një prodhim gjithmonë e më cilësorë, si nga parametrat dhe cilësitë e birrës ashtu dhe nga imbotilimi (paketimi).Ne sajë të një marketingu modern dhe agresiv firma do të plotësojë hapsirat e pa mbuluara në tregun e birrës duke synuar minimizimin e importit të birrave anonima dhe jo shumë cilësore, dhe zëvëndësimin me produkte të vetë firmës, në sajë të diversifikimit të produkteve të ofruara.

Duke qënë në treg me një produkt gjithmonë e më cilësor, sic janë OBJEKTIVAT dhe VIZIONET e shoqërisë për produktin që do të realizohet, synon të ruhet jo vetëm pjesa e tregut që zotëron firma, por të zotërohet kjo pjesë me kanale të reja shitjesh, në ato zona ku shitjet nuk janë të mëdha.Në planet e kësaj kompanie pritet që kjo kompani të fillojë eksportin dhe në nje pjesë të konsiderueshme të Evropës, si në Itali, Greqi, Maqedoni si dhe në disa vende të tjera.

6

Page 7: Ms Super Detyre

Ndërkohë që ndër projektet më të reja të kësaj birre, është prodhimi i birrës së zezë e cila parashikohet të jetë një produkt tepër cilësor.

Sasia e birrës me kanace për 6 vitet e ardhshme parashikohet të arrijë në 257 000 hl e ndarë si në vitet më poshtë:

vitI SASIA

2005 12 000 hl2006 25 000 hl2007 35 000 hl2008 45 000 hl2009 60 000 hl20010 80 000 hl

TOTALI 257 000 hl

Birra me kanace do të fillojë të shitet në vitin 2005 me cmimin 45 lekë për kanace 330 cc dhe 55 lekë për kanacen 500 cc. Në studim është parashikuar që cmimi të vijë në rritje cdo vit, me objektiv që në fund të vitit të gjashtë të jetë i barabartë me cmimin e shitjes së birrës në shishe 0.33 lit., që i bie të arrihet një cmim mesatar për 6 vitet , për kanace 500 cc 73,8 lekë/cope dhe për kanace 330 cc 48,8 lekë/copë.Në programin e vitit 2005 kostoja për një litër birrë me kanace është parashikuar të jetë 7287 lekë.Rezultati financiar (humbje-fitim) nga birra me kanace sipas viteve do të jetë:

viti rezultati

2005 275 000 lekë humbje2006 26 434 000 lekë fitim2007 68 848 000 lekë fitim2008 119 860 000 lekë fitim2009 200 534 000 lekë fitim2010 351 714 000 lekë fitim

Fitimi Bruto 767 114 883 lekë

Sipas të dhënave të mësipërme, investimi që do të kryhet për blerjen dhe vënien në punë të linjës me kanace arrihet të vetshlyhet Brenda vitit 2007, domethënë brënda 3 vjetëve.

Me këtë project synohet të diversifikohet produkti duke i ofruar tregut nje produkt të ri , i cili i drejtohet kryesisht pjesës më dinamike të tregut, duke plotësuar një mangësi që kishte në këtë drejtim Birra Tirana krahasuar dhe me operuesit e tjerë në tregun shqipëtar të birrës, si vendas ashtu dhe të huaj.

7

Page 8: Ms Super Detyre

Me anë të kësa linje , e cila do të vendoset në sallen ekzistuse të mbushjes së shisheve 330cc synohet të diversifikohet produkti në treg, duke pasur parasysh se konkurentët kryesorë të Birra Tirana kanë në treg këtë lloj paketimi.

Sipas studimit të tregut në, vend konsumohen 250 000 hl dirrë në kanace , nga të cilat 50 000 vijnë nga importi dhe 200 000hl prodhohen në vënd , pra birra në kanace ze rreth 30% të tregut të shitjes së birrës.

1. Investimi për linjën e kanaces.Linja e kanaces do të blihet praën firmës Italiane Sympak Bottling & canning. Linja ka një kapacitet normal 15 000 kanace në orë dhe një kapacitet efektiv 12 000 kanace në orë , dhe përbëhet nga.

Depaletizatori Makina e larjes me ujë Makina e Mbushjes Makina e taposjes Kontrolli I presionit te kanaces Kontroll niveli Paketusja Transportierët Kodifikimi Paletizator gjysëm automat Panele Pjesë këmbimi SupervisionVlera totale e blerjes eë linjës 720 000€Investime ndërtimi 300 000 lekëInvestime ndricimi dhe fuqi motorike 400 000 lekë

Për të vënë në punë linjën nevojiten 725 000 € (kursi I kembimit 128)Nxitja për rë investuar akoma më shumë në fabrikën e birrës është kërkesë e vetë tregut , kërkesë e cila rritet dita ditës, duke patur parasysh specifikat e përdorimit të birrës si pije e lehtë alkolike dhe njëkohësisht freskuse, dhe pamundësisë së minifabrikave dhe fabrikave të prodhimit të birrës për të përballuar kërkesën në treg , që gjatë këtyre viteve ka qënë konstante në rritjen e saj.

2. Investimet për blerjen e mullirit me cekicGjithashtu është parashikuar dhe blerja e një mulliri me cekic që do të zëvëndësojë mullirin me cilindra qe punon aktualisht Mulliri do të blihet praën firmës Buhler S>P>A> në vlerën 53 000€Vlera e panetit elektrik dhe materialet e tjera qe sherbejnë për montimin e mullirit kapin vlerën 3 000€Pr vlera totale e investimit per blerjen e mullirit është 56 000€

3. Investimet për marketingunPer marketingun mendohet të blihen materiale promocionale me qellim prezantimin agresiv te produkteve tona në treg.Parashikohen të blihen këto materiale:

8

Page 9: Ms Super Detyre

Artikulli Sasia Njësia Cmimi VleraSpina dhe kanace të lëvizshme 100 copë 640€ 64 000€ Fuci birre 30 litra 2 000 copë 65.5€ 131 000€Fuci birre 50 litra 500 copë 72€ 36 000€Bombola gazi 10 litra 200 copë 76€ 15 2000€Frigoriferë 1 000 copë 340€ 340 000€Gota 225 000 copë 0.5€ 112 500€Cadra 1 000 copë 24€ 24 000€

Totali 722 700 €Nxitja për rë investuar akoma më shumë në fabrikën e birrës është kërkesë e vetë tregut , kërkesë e cila rritet dita ditës, duke patur parasysh specifikat e përdorimit të birrës si pije e lehtë alkolike dhe njëkohësisht freskuse, dhe pamundësisë së minifabrikave dhe fabrikave të prodhimit të birrës për të përballuar kërkesën në treg , që gjatë këtyre viteve ka qënë konstante në rritjen e saj.

CIKLI I JETËS SË PRODUKTI

Birra Tirrana është në fazën e rritjes së ciklit, sic Paraqitet në diagramën e mëposhtme:

Faza e rritjes:

1. Produkti bëhet i pranishëm në treg me shumë klientë.2. Shton masa të reja në paketim dhe në paraqitje.3. Reklamon për të shkaktuar shitje të reja.4. Promovon për të rihapur emrin e markës.5. Reklamimi i gjërë për të kapur segmentë të reja të tregut.6. Ulje të cmimit për të arritur tregje të reja .

9

Page 10: Ms Super Detyre

7. Futja e modeleve të reja dhe karakteristikat e reja.8. Inkurajon blerësit për të përdorur produktin në shumë mënyra dhe sa më shpesh.9. Ofron shitje speciale, për të prezantuar më mirë tregtarin.10. Zgjeron sistemin e shpërndarjes në më shumë dalje.

STRATEGJIA E HYRJE-DALJES

Birra Tirana po ndjek strategjinë e hyrjes herët dhe daljes vonë nga tregu.Duke hyrë ndër të parat në këtë industri , firma ka fituar pozicjon konkurues .Kjo eksperiencë më e madhe I lejon firmës që , të prodhojë një product më të mirë dhe me kosto më të ulët se ata që kanë hyrë më vonë në këtë industri. Në hazën e rritjes kjo strategji kërkon që operacionet të rrisin volumin e prodhimit dhe të uli kostot

PROJEKTIMI PRODUKTI

Fabrika e Birra Tirana e ka origjinën nga viti 1960 dhe ka ecur në kohë sipas ndryshimeve teknologjike që janë bërë në vite.Birra është një pije alkolike dhe freskuese e lehtë, e pasur me ekstrakt, e ngopur me gaz karbonik, që prodhohet nga ekstakti I maltit, të elbit, I përpunuar me lupolo dhe I fermentuar me anën e majave. Fabrika ebirrës Tirana, prodhon dy tipe birre; birrë bjonde dhe birrë te zezë. Për prodhimin e Birra Tirana përdoren si lende te para:Malto – Është lëndë e parë kryesore, I cili merret nga importi nga prodhuesit më me emër në Europë. Përdoret (elb I maltuar), icily fitohet I lagur, pastaj I mbire dhe në fund I tharë. Malti I pastruar pas tharjes, zakonisht nuk përdoret menjëherë për prodhimin e birrës. Eksperienca ka treguar se punohet me mirë malti që është ruajtur një farë kohe. Vetit më të mira për prodhimin e birrës, ai I merr gjatë kohës së ruajtjes (staxhonim) pas një periudhe prej 4-6 javësh. Përvec ngjyrës aromës dhe shijes së mirë, ai duhet të jetë I shkrifët dhe miellor pas prerjes. Ndër karakteristikat fizike dhe kimike, rëndësi të madhe ka dhe sasia e ekstraktit I cili nuk duhet të jetë më pak se 75% në maltin e celët të cilësisë së parë dhe jo më pak se 78%në maltin e errët. Koha e sheqërimit në maltin për maltin e celët të cilësisë së parë nuk duhet të jetë më tepër se 20 minuta dhe për maltin e errët jo më tepër se 30 minuta.Lupolo – I jep birrës hidhësin dhe aromën, ka në përbërje një sasi rrëshire dhe substancë të hidhura që kanë një rëndësi në prodhimin e birrës, në formimin e shijes së hidhur dhe të aromës, në aftësin e formimit të shkumës së qëndrueshme si dhe në veprimin antiseptic kundra bakterieve (baktereve të fermentimit laktik e butirik, sarcinave etj). Ato nuk ushtrojnë ndonjë veprim mbi majat. Kështu që lupulo në birrë, përvec erës së këndshme dhe shijes së hidhur ka veprim konservues. Përdoret e pa letuar dhe paletuar Bittër.Uji – Për prodhimin e birrës I ka të gjitha vetitë e ujit të pishëm të mirë, është përbërësi kryesor, përbërja kimike e ujit ndikon drejtpërdrejt në cilësin e birrës.Birra Tirana prodhohet me ujin e selitës që është një nga ujrat minerale më të mira në vend me një fortësi 5-6 grad gjermane. Nga të dhënat e analizave kimike përmban

10

Page 11: Ms Super Detyre

afërsisht: Ph 7.74, mbetje thatë në 180 grad c 128 mg/l, lëndë organike (sipas Kubel) 0.39 mg/l Ca 2+40.3 mg/l, Mg 2+2.28 mg/l, Na +3.71 mg/l, K +1.16 mg/l, HCO3 142.2 mg/l.Maja a birrës – është lloi I vecantë I kulturës së pastër të majasë me karakteristka të fermentimit të ulët, zakonisht 5-9 grad c,me anën e majave të rracave të përshtatura në temperaturë të ulëta të cilat gjatë fermentimit depozitohen në fund të vaskës. Në këto temperature ka pak mundësi të zhvillohen mikro organizma të tjera. Birra që prodhohet me anën e këtij fermenti ka shije më të plotë dhe është më e qëndrushme kundrejt faktorëve të jashtëm. Procesi I fermentimit ndahet në dy faza kryesore: fermentimi kryesor dhe fermentimi përfundimtar (staxhonimi).

Prodhimi I Birra Tirana përfshin një sërë operacionesh kryesore: bluarja e maltit bëhet ne një mënyrë të tillë që endosperma të të thërmohet sa të jetë e mundur më holl, ndërsa cipa e kokrrës të copëtohet sa të jetë e mundur më pak. Kështu mund të nxirret më shumë ekstrakt, të kalojë në musht sa më pak substancë të padëshirueshme të cipës mbuluese dhe të fitohet një musht që mund të filtrohet mirë. Përgatitja e mushtit ka për qëllim të kthejë substancat e patretshme të maltit dhe të lëndëve të tjera të pa maltuara (oriz, misër etj) në gjendje të tretshme me anën e hidrolizëz enzimatike, fermentimi. Karakteristika themelore ekëtij procesi është fermentimi alkoolik, d.m.th transformimi I sheqernave që përmban mushti në alkool dhe në gaz karbonik dhe stazhonimi. Ky proces kryhet në temperaturë 0-2 grad c, shumë më të ulëta se sa fermentimi kryesor. Ai karakterizohet nga fermentimi I ngadalshem I sheqernave që kanë mbetur. Në birrë ndodhet substancë pezull në formën e qelizave të majave, të komponimeve proteino-tanike, të substancave proteike te koaguluara dhe të rrëshinave të lupolit. Për arritjen e shkallës së mjaftushme të qartësisë, birra I nënshtrohet procesit të kthjellimit, I cili bëhet me anën e filtrimit ose centrifugimit, pastërizimi (trajtimi termik, gjatë te cilit eleminohen mikroorganizmat që prishin birrën) dhr amballazhimi. Në shishe 500cc, shishe 300cc dhe në fuci 30lit dhe 50 lit.

Birra prodhohet me bazë fermentimi të ulët tip PILSEN me 4% alkool bjonde me 11 grad PLATO dhe birrë e zezë me 5%alkool me 12 grad PLATO.Përmbajtja e ekstratit në birrë është në varësi të koncentrimit të mushtit fillestar si dhe nga shkalla e fermentimit të tij, lëviz nga 3-8;në disa birra të lehta ajo është më pak se 3%. Te birrat e forta ajo arrin deri në 10% e më tepër. Ekstrakti përbëhet në rreth 80% nga karbohidratet, nga të cilat 70% u përkasin dekstrinave. Krahas dekstrinave në birrë ndodhet një sasi maltozi I pa fermentuar dhe një sasi akoma më I vogel pentozash.

Një pjesë të mirë të ekstraktit rreth 8-10% e përbëjnë substance të azotuara si proteina, albuminat, peptonet, aminoacidet etj. Aciditeti I përgjithshem në birrë (I shprehur si acid laktik) është mesatarisht 0.1-0.3 %. Duhet theksuar se vlerën ushqyese Birra Tiranës ja rrit përmbajtja e vitaminave të grupit B. Birra Tirana nuk është vetëm aperitive por dhe nje pije alkoolike e këndshme dhe e dobishme për trupin e njeriut mbasi sasia e gazit karbonik në masën e konsiderueshme ndihmon në tretjen dhe nasimilimin e ushqimit.Ekstrakti I birrës asimilohet pothuajse krejtësisht. Alkooli I birrës duke qënë në një koncentrim te ulët, kur përdoret me masë digjet plotësisht në organizëm. Ajo ka veti tonike, stimuluese dhe diuretike.Ka një periudhë të gjatë skadence deri në një vit.

11

Page 12: Ms Super Detyre

AMBALLAZHIMI DHE PAKETIMI

Paketimi I birrës kryhet në linjën e amballazhimit në shishe qelqi 500cc dhe 300cc.Kjo linjë përbëhet:

1.Makina paketuese e shisheve me arka.2.Makina e lerjes së shisheve.3.Maki na e mbushjes së shisheve.4. Makina e pastërizimit.5.Makina e etiketimit të shisheve.6.Makina e paketimit të shisheve në arka.

Linja është e paisur me të gjitha transportjeret e shisheve dhe arkave.Linja embushjes së birrës në fuci është e paisur me filtër bakterial (filtrim të thellë). Siguron një konservim të birrës afërsisht 90 ditë, makina e sterilizimit dhe mbushjes së fucive. Në shishen e birrës është vendosur etiketa ku shenohet data e skadimit.Fabrika ebirrës ka nje laborator për kryerjen e analizave kimike dhe mikrobiologjike të lëndës së parë, ecurisë së proceseve teknologjike, prodhimit përfundimtar si dhe gjendjes higjenike në makinat e prodhimit dhe amballazhimit. Ruajtja e birrës bëhet në ambjent të ftohtë ne temperaturë 6-12 grad c. Ruhet nga drita dhe tundjet e tepërta gjat transportimit. Kur e tregtojmë të hapur ne gotë duhet patur kujdes të mos krijohet shkumë më pak se 3 cm.

CMIMI

Cmimi ka pasur në disa raste luhatje në hallkat e tjera të zinxhirit të shitjes në rrethe të vecanta si Tirana , Elbasani, Kruja etj nga disa tregtarë që nuk kanë zbatuar nivelet e cmimeve të përcaktuara më përpara sidomos ne pikat e shumicës. Kjo ka cuar në një konkurencë jo reale Brenda tregtarëve të birrës Tirana dhe në krijimin e disa oshilacioneve në imazhin e saj, kryesisht në periudhën e dimrit kur kërkesa është në rënie.Me poshte paraqiten cmimet e shitjes me shumice të konkurenteve të birres Tirana

Nr Marka Amballazhi Cmimi1 Amstel 0.33 Kanace 582 Amstel 0.33 Shishe 603 Amstel 0.33 Kanace 874 Amstel 0.33 Shishe 905 Dreher 0.33 Kanace 556 Dreher 0.33 Shishe 587 Stela 0.33 Kanace 428 Stela 0.33 Shishe 479 Stela 0.33 Kanace 5510 Stela 0.33 Shishe 56

12

Page 13: Ms Super Detyre

11 Stela 1.5 14112 Bavaria 0.33 Shishe 6313 Carlsberger 0.33 Kanace 6014 Carlsberger 0.5 Kanace 8015 Alfa 0.33 Kanace 6016 Heineken 0.33 Shishe 9017 Norga 0.5 Kanace 5518 Norga 0.5 Shishee 5419 Norga 0.33 Kanace 4320 Norga 0.33 Shishe 4421 Kaon 0.33 Shishe 4022 Birra Tirana 0.33 Shishe 5323 Birra Tirana 0.5 Shishe 58

Për vitin 2004 tendenca e cmimeve të tregut ka qënë në ulje, kjo duket në cmimet e birrës Norga dhe LoËenbrau, Stela, Kaon. Kjo ka ardhur si pasojë e strategjisë së tyre për të future në treg produktet e tyre. Rasti i birrës Norga në Vlorë tregon se strategjia e ulje së cmimeve të prodhuesve vendas mund të kaloje nga një qytet në gjith Shqiperine. Për këtë arsye në muajin Qershor është bërë ulje e cmimit të birrës 0.5 l. Nuk do ishte në interesin e Birra Tirana të fillonte një ulje cmimesh në mënyrë të vecantë në sezonin e pikut të tregtimit. Birra Tirana mund të përdorë këto strategji alternative:

1. Prodhimin e Birra Light me cmim të ulet me kosto te ulët (per tregun periferik).2. Hedhjen në treg e paketimit kanace me cmim me të ulet se konkurentët. 3. Sistemi I parashitjes urbane dhe ndarja zonale do të kontrollojë nivelin e vmimit

ne cdo hallkë të zinxhirit të shpërndarjes deri te konsumatori.

ANALIZA E TREGUT

Tregu dhe konkurencaTregu i Birrës në Shqipëri përbëhet nga prodhimi vëndas ku prodhuesit më të mëdhenj janë Birra Tirana, Birra Korca, Birra Stela, Birra Norga si dhe 70 mini birrari të cilat janë të shtrira në të gjithë vëndin, si dhe importi i birrave që vijnë kryesisht nga Greqia, Italia, Jugosllavia , Maqedonia, Hollanda, Gjermania, etj. Kapacitetet prodhuese në vënd llogaritën të jenë afërsisht 600 000 hl birre në vit ndërsa importi i birrës ka shkuar mesatarisht në dy vitet e fundit rreth 450000 hl në vit.Pra sic shihet kërkesa për birrë në vend, ka mundësi të përballohet me prodhimin vendas.Amballazhimi i Birrës së prodhuar në vend është me shishe qelqi 0.5 l, shishe qelqi 0.33 l., shishe Pet 1.5 l si dhe fucia. Gjithashtu importi paraqitet me të gjithë amballazhet e mësipërme, kryesisht me amballazhe me një përdorim dhe me më pak amballazhe të qarkullueshme.

13

Page 14: Ms Super Detyre

Konkurenca nga importi

Në vitin 1991-1993 filloi të hyjë në shqipëri birra e importuar . Fillimisht kjo birrë ishte e cilësisë së dobët dhe përfaqësohej nga markat Kruna, Skopsko dhe Kronenburg. Sot situate e birrave të importit paraqitet si më poshtë:

1. Nga vëndet e komunitetit evropian (Greqi, Itali, Holland, Gjermani, Austri etj.) importohen birra si : Bud, Becks, Gosser, Corona, Zipfer, Bitburger, Kostriber, Tuborg, Varshtainer,Amstel,Henninger, Bavari, Fisher, Elka, Moreti, Nastro Azzuro, Peroni, Karlzberg, Loëenbrau, Mythos.

2. Nga Turqia: Effes3. Nga Maqedonia: Skopsko4. Nga Mali i Zi: Nikshiqi

Të gjitha birrat e importit dallohen për një llojshmëri të madhe të amballazhimit. Ato paraqiten në shishe qelqi 0.6, 0.5 dhe 0.33 litra, në kanace 0.5 dhe 0.33litra , në shishe plastike 0.6 litra si dhe në fuci 30 dhe 50 litra.Amballazhi i tyre është i pakthyeshëm dhe me një përdorim. Vetëm në rastet e birrës Amstel dhe Skopsko, Alfa me shishe 0.5 l si dhe të birrës me fuci të loëenbraut, Amstelit, Varshtainer, Bitburger, Heninger, Goser, Carlsberg etj janë me amballazhim fuci të kthyeshëm. Birra me fuci përbën rreth 50% të birrës të importuar.Rivaliteti konkurues ka një prirje të rritet dhe kjo konsiston në rritjen e prodhimit dhe zgjerimin e tregut nëpërmjet:

1. Uljes së kostos2. Rritjes së cilësisë 3. Rritje të llojshmërisë së produktit4. Llojshmëri në amballazhim

Konkurenca nga Prodhimi vendasKapacitetet prodhuse në shqipëri paraqitën si më poshtë:

Birra Tirana 200000 hlBirra Norga 100000 hlBirra Stela 80000 hlBirra Korca 50000 hlMini Birraritë 270000 hlShuma 700000 hl

Konkurentët e Birrës Tirana, si Birra Stela, Norga,Kaon në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur të nxjerin në treg një numër amballazhimesh dhe produktesh më të madhe se Birra Tirana, duke rritur në mënyrë të konsiderushme avantazhet e tyre konkuruse ndaj Birrës Tirana.Nëpërmjet rritjes së numrit të produkteve ato po kapin pjesë të caktuara të tregut, (sidomos tregun periferik). Kjo është realizuar jo vetëm nga pikpamja e amballazhimit

14

Page 15: Ms Super Detyre

por duke aplikuar cmime më të ulta, që shkojnë në masën 10-15% më të ulta se Birra Tirana. Nëpërmjet rritjes së amballazhimeve ato kanë përmirësuar imazhin, duke ju ofruar konsumatorëve amballazhe që deri më sot janë ofruar nga birrat e importit.Konkurentët janë futur në treg me mbi 5 lloje amballazhimesh. Ndërsa Birra Tirana është vetëm me 4.

Nga studimi i tregut Preferencat lidhur me amballazhimet paraqiten si më poshtë: Qelqi- preferohej nga 49% e konsumatorëve të birrës Kanace- preferohej nga 29% e konsumatorëve Plastike(familiare)- preferohej nga 10% e konsumatorëve të birrës Krikëll- preferohej nga 12% e konsumatorëve të birrës

Një avantazh tjetër i konkurentëve tanë është dhë rritja e numrit të produkteve të tjera që tregtohen në rrjetin e tyre distribuimit duke krijuarnjë sinergji më të madhe, rritje të interesit dhe fitimit të distributorëve të tyre. Kompania që tregton Amstelin tregton dhe 100 lloje produktesh të tjera , ku përmenden birra Heineken, Alfa , Bureto, Pepsi, lëngje të ndryshme frutash, makarona, akullore etj, produkte këto të njohura botërore. Gjithashtu kompania që prodhon Birra Stela , shpërndan pije freskuese dhe energjike si, Rush, Amerikan Cola, etj.Kompania që prodhon birrën Kaon shpërndan lenjgje frutash me origjinë austriake Splitz.Kompania që prodhon birra Norga, Prodhon dhe shpërndan birrën Loëenbrau.

PRIORITETET KONKURUSEBirra Tirana ka disa avantazhe në krahasim me birrat e tjera të prodhuara në vend :FUQITË(S)

Në lidhje me produktin , teknologjinë dhe operacionet

Produkt i freskët dhe natyral Përdorimi i ujit te vendburimeve malore të Selitës Trashëgimia shqiptare e produktit Produkt cilësor dhe me kohë skadence të lartë Emri i mirë dhe imazhi i krijuar si markë lidership Kapacitetet prodhuse te instaluara më të mëdha se konkurentët. Mundësi për zhvillim të aktivitetit të firmës në fushën e prodhimit të birrës

Në lidhje me marketingun dhe shitjen

E para dhe e vetmja në eksportin e Birrës Shqiptare Politika marketingu të orientuara nga teknologjia tradicionale Konsumatorë besnik që pijnë vetëm Birra Tirana Zotëruse e një pjese të madhe të tregut Gjeografi e gjërë e rrjetit të shpërndarjes

15

Page 16: Ms Super Detyre

Shpërndarje e fuqishme në qëndër të vendit Volum shitjesh me ritme të shpejta ritje Pozicion i pershtatcëm i fabrikës na anë të rrugës së kalimit kryesor të qytetit Cmim më i ulët se i konkurentëve të importit Publiciteti i fuqishëm

Ne lidhje me tregusit financiar

Kosto prodhimi e ulët Aplikim i shitjes pa kreditim Normë fitimi që bën të mundur kthimin e shpejtë të investimeve Burime financiare të mjaftushme për investime

Në lidhje me manazhimin , burimet e punës dhe aksionerët

Strukturë e re organizative me linja të qarta hierarkizmi të autoritetit dhe kordinim të qartë të roleve

Staf teknologjik me kopetenca profesionale të zhvilluara Staf manaxherial me një bërthamë manaxherësh me përvojë të pasur Akses dhe kredibilitet i aksionerëve në mjedisin e jashtëm ekonomik, politico-

ligjor dhe social-kulturor të kompanisë.

DOBËSITË (Ë) Mungesë e llojshmëris në amballazhim Mungesë e llojshmëris së produkteve

REKOMANDIME

Nuk do ishte në interesin e Birra Tirana të fillonte një ulje cmimesh në mënyrë të vecantë në sezonin e pikut të tregtimit. Birra Tirana mund të përdorë këto strategji alternative:

Prodhimin e Birra Light me cmim të ulet me kosto te ulët (per tregun periferik).

Hedhjen në treg e paketimit kanace me cmim me të ulet se konkurentët. Sistemi I parashitjes urbane dhe ndarja zonale do të kontrollojë nivelin e

vmimit ne cdo hallkë të zinxhirit të shpërndarjes deri te konsumatori.Në përputhje me synimet dhe objektivat e firmës “Birra Malto” sh.a., dhe duke analizuar pozicionin e saj në treg, rekomandimet tona për strategjitë që kjo firmë duhet të ndjekë janë:

Investo për llojshmëri të produktit Përdor një marketing agresiv të bazuar në traditën , emrin e mirë dhe cilësinë e

produktit Shfrytëzo të gjitha kapacitetet prodhuese

16

Page 17: Ms Super Detyre

Ul kostot e prodhimit për të rritur normën e fitimit Zgjero dhe përdor me eficencë rrjetet e distribuimit

Birra Tirana ndodhet në fazën e rritjes së produktit. Për të qënë e suksesshme kjo fazë, produktit i nevojitet një promocion i gjerë dhe agresiv, në mënyrë që të bëhet sa më i pranishëm në treg.

BURIMI APO REFERENCAT

Kjo detyrë kursi është mbështetur në të dhënat e marra nga “Birra Malto” sh.a.Informacion i marrë nga interneti si dhe teksti i Manaxhimit te operacioneve

17