Detyre kursi qender pwr fwmijw

13
DETYRË KURSI LËNDA MËSIMORE : KËRKIM MARKETING TEMA : KËRKIM PËR HAPJEN E NJË AKTIVITET- BIZNESI PUNOI : Genci MORAVA shkurt 2012

Transcript of Detyre kursi qender pwr fwmijw

Page 1: Detyre kursi qender pwr fwmijw

DETYRË KURSI LËNDA MËSIMORE : KËRKIM

MARKETING

TEMA : KËRKIM PËR HAPJEN E NJË AKTIVITET- BIZNESIPUNOI :Genci MORAVAshkurt 2012

Page 2: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Çështja për të cilën do flasim në këtë prezantim është se si kërkim marketing na ndihmon duke na orientuar hap pas hapi si mund të bëhet një investigim i qartë , sa më konçiz , pra sa më efektiv.Personalisht gjithmonë kam besuar se në një ekonomi të lirë tregu , çdo kujt i “përket “ mundësia për të zhvilluar aftësitë e veta në fushën e biznesit.Unë jam prind dhe bashkëshort njëkohësisht, por jam dhe konsumator , si i tillë vërej çdo ditë kur blej diçka në treg tendencat e kërkesës konsumatore , por cilët janë këta konsumatorë, që me nevojat e përditëshme , shijet, dëshirat, preferencat,përvojat e tyre kushtëzojnë këto tendenca të kërkesës konsumatore ?!Ashtu siç u prezantova pak më sipër (prind, bashkëshort) vërej se një pjesë e konsiderueshme e “bllokut konsumator” janë gratë (bashkëshortet,nënat) , por si konsumatorë nuk mund të përjashtohen kurrsesi dhe fëmijët, të cilët respektivisht ndikojnë dhe ata ndjeshëm në këtë kërkësë konsumatore.

Page 3: Detyre kursi qender pwr fwmijw

“Fëmijët “ pra, kjo ishte dhe pikënisja !Idea që lindi brenda meje ishte një biznes i cili me aktivitetin e tij të ofronte shërbime për femijët.Po për ç’farë shërbimesh bëhet fjalë?!Duke pasur parasysh që im bir (9-vjeç) ,ashtu dhe si shumë fëmijë të tjerë të moshës së tij, pasi mbarojnë shkollën shkojnë në shtëpitë e tyre dhe siç dihet do kryejnë ato detyra që i’u janë ngarkuar gjatë orëve mësimore në shkollë , mund të luajnë tek tuk dhe e shumta do shohin emisionet e tyre të adhuruara në tv, dhe të mos harrojmë fatkeqsisht, fatkeqsisht ka shumë mundësi të zbaviten duke lundruar në internet, apo duke luajtur me lodra te ndryshme elektronike, E cilësova këtë situatë jo më rastësisht në këtë mënyrë pasi e vërteta është se gjenerata e këtyre fëmijëve është vërtet e infektuar nga kjo “epidemi elektronike” , por keqardhja për këta fëmijë nuk mbaron këtu pasi nëse do të krahasoheshin me moshatarët e tyre të paktën me shtetet fqinjë ,këta fëmijë nuk kanë mundësinë që të paktën në një apo dy orë të lira të ditës të angazhoheshin me preokupime të natyrës vërtet , edukuese, zbavitëse dhe argetuese.Pra shërbimet që mund të ofrohen për këta fëmijë nga biznesi në fjalë do të ishin të përmbledhuara në një ambient të madh paksa kompleks .

Page 4: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Imagjinoni pra , ambiente të mbyllura sportive si fushë basketbolli, tenisi , futbolli, ping pong, kënd lojrash në formën e një “luna park” për moshat më të vogla si dy apo tre vjeç, hapësira të konsiderueshme ku do të mësohej rreth sporteve si aerobi, palestra,arte marciale etj, dhe pse jo një katedër ku do të ofroheshin konsulenca të ndryshme rreth lëndëve mësimore të shoqëruara me një biblotekë ,që si fillim le të ishte si te themi pak modeste.Në fakt e vërteta është që ky prezantim i kësaj detyre kursi duhej të niste pikërisht pra duke paraqitur fillimisht këtë situatë që u përmend më sipër .Gjithsesi ajo që ne duam të diskutojmë më poshtë është se ku na vjen në ndihmë Kërkim Marketing .

Page 5: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Përpjekjet pëqëndrohen nëse :Duhet të lindë një biznes i tillë, po apo jo ?!Pikërisht në këtë mënyrë këmi FORMULUAR NJë PROBLEM , pasi siç e dimë një problem i kësaj natyre nënkupton një vendim . Por në fakt që të zgjidhet ky problem duhet të specifikojmë disa objektiva të cilat janë:Mbledhja e një informacioni konkret në lidhje me

këtë problem . Sa nevoje ka ky qytet per nje biznes te tille? A do te kishin banoret perfitim nga ky biznes?

A duhet bërë vërtet një kërkim në mjedisin ekonomik. Duhet një kërkim ne te gjtha drejtimet, për vendin se ku mund ta ngremë biznesin, fluksi i levizjeve. Dhe a është vërtet vendodhja e këtij aktiviteti si një distancë e adoptueshme nga fëmijët apo prindërit që do të shoqërojnë këta fëmijë.

Sa shume dihet per problemin në fjlalë . Në fakt si do të interpretohet nga prindërit e fëmijëve ky aktivitet , po nga fëmijët?!

Page 6: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Përcaktimi i projektit të kërkimitDizenjimi i kërkimit është tepër i lidhur me informacionin që kemi në dispozicion.Por meqë ra fjala tek informacioni le të përqëndrohemi tek metoda, dizenjimi ndryshe, i mbledhjes së këtij informacioniKërkimi duhet të mbështetet mbi të dhënat primare, të cilat do të mblidhen posaçërisht për studimin e kërkimit.Në këtë fazë ngrihen disa pyetje:Të dhënat duhet të mblidhen nëpërmjet vëzhgimit apo

pyetësorëve?Pyetjet do të jenë me alternativë, apo të hapura?Do t’u bëhet i ditur qëllimi i kërkimit të të intervistuarve, apo

jo?Intervista personale balle per balle me njerzit?Telefon?Postë?Internet?

Page 7: Detyre kursi qender pwr fwmijw

PROJEKTIMI I ZGJEDHJES DHE MBLEDHJA E TË DHËNAVE.KLIENTELA QË SYNOJMË? (ka të bëjë me përcaktimin e tregut të synuar)A DO Të SEGMENTOJMË TREGUN?(do të thotë nëse ne do të zgjedhim

vetëm një pjesë të një tregu mjaft të gjërë) Në fakt këtu si zgjedhje unë personalisht konsiderova si kornizë zgjedhjë , prindërit e fëmijëve,dhe një zgjedhje tjetër përdora dhe mësuesit .

A MUND Të SIGUROJMË NJË LISTË TË POPULLATËS QË NE SYNOJMË? (do të thotë që të jemi të aftë të sigurojmë të dhëna të popullsisë , psh për vendbanimin ,moshën, \disa nga të dhënat mund të sigurohen dhe në gjendjen civile )

SA E MADHE DO JETË ZGJEDHJA(numri i personave që ne do të marrim në pyetje)

SI DO JETË ZGJEDHJA?(probabilitare, joprobalitare)SA KOHë DO Të MARRË MBLEDHJA E TË DHËNAVE( kjo gjë varet nga

mënyra e kërkimit, popullata e zgjedhur etj.)ÇFARË METODASH DUHET TË PËRDORIM PËR Të SIGURUAR

CILËSINË E MBLEDHJES SË TË DHËNAVE? (duhet të perdorim një metode të thjeshtë dhe të sigurt në të cilën konsumatori të ketë përgjigje sa më të sinqertë)

A ËSHTË E NEVOJSHME NJË ZGJEDHJE? (nëse ne do të na duhet ,do bëjmë dhe një zgjedhje pas zgjedhjes fillestare)

Page 8: Detyre kursi qender pwr fwmijw

NJë NGA METODAT Që ZGJODHëM PËR MARRJEN E INFORMACIONIT ËSHTË ME PYETESOR, NE HARTUAM NJË NUMËR TË CAKTUAR PYETJESH. BËMË ZGJEDHJE PROBALITARE.-Nëse një qëndër e tillë komplekse për fëmijët , hapet në qytetin tonë , ku ju banoni , do të pranonit që fëmijët tuaj të frekuentonin këtë qendër ?

Më poshtë po paraqesim tabelën ku u pyetën prindërit , ky anketim u bë në mbledhjen e prindërve në tre shkolla të qytetit ,gjithashtu u pyetën fëmijët dhe mësuesit

Prindërbaballarë

Mësues fëmijë Prindër Nëna

Po 75% 91% 95% 91%

Jo 25% 9% 5% 9%

Total 100% 100% 100% 100%

Page 9: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Prindërbaballarë

Mësues fëmijë Prindër Nëna

sigurisht 95% 99% 90% 95%

Mbase jo 4% 0.5% 5% 4%

Jo nuk ka nevojë 1% 0.5% 5% 1%

REZULTATET E KëRKIMIT SIPAS PYETJES :A ka nevojë qyteti ynë për një qendër të tillë me opsionet,sigurishtmbase jo jo nuk ka nevojë Në fakt këto pyetje u bënë nga një zgjedhje e ndryshme nga ajo e para dhe u bë e rastesishme , nga opinione të ndryshme dhe për më tepër si mjet komunikimi u përdor telefoni dhe interneti, ato janë të strukturuara pasi këto pyetje ishin të njëjta tek e gjithë popullata dhe të pamaskuara

Page 10: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Pyetjet në vazhdim :(kanë natyrën e një kërkimi përshkues si do influencojë ky aktivitet

sipës mendimit të prindërve baballarë, nëna , mësues)

-Si do influencojnë aktivitetet e kësaj qendre tek fëmijët : Prindër

baballarëMësues Prindër

Nëna

edukim 70% 80% 60%

argëtim 30% 20% 40%

-Sa herë në javë mendoni se fëmijët duhet të frekuentojnë këtë qendër me pjesmarrjen e tyre

Herë në javë Prindërbaballarë

Mësues Prindër Nëna

2 herë 95% 99% 95%

3 herë 4% 0.5% 4%

3 herë + 1% 0.5% 1%

Page 11: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Dhe pyetjen më specifike e lamë jo më kot për në fund pasi i gjithe kërkimi u bazua ose i’u dha rëndësi opinionit se cili do ishte efekti që do të kishte tek komuniteti i prindërve dhe mësuesve ky aktivitet, pra cili do të ishte çmimi. U konsiderua si më e saktë pyetja të ndërtohej në modelin e një pyetje të hapur . Pra; cila është mundësia juaj për të paguar

2 her ne javë/ 8 herë në muaj

Prindër /baballarë

Frekuencë

Më pak se ALL 1500 162 29%

Midis 15 dhe 2000 364 65%

Midis 20 dhe 2500 28 6%

Total 554 100%

Page 12: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Dy fjalë për interpertimin e të dhënave duke nxjerë në të njëjtën kohë , në një farë mënyre një raport të thjeshtë nga vëzhgimi i përgjithshëm Mbase kërkimi duhej specifikuar akoma më tepër por në të vërtetë për arsye kohe dhe ekonomike , rezultatet më të rëndësishme dhe kritiket u arritën.-Pra mësuam për opinionin e përgjithshëm rreth biznesit - Dhe mundesia ekonomike që disponon klientela e

ardhshme Shifrat në përqindje rezultuan tepër pozitive !

Nuk mund të mos përmendim dhe nje detaj tjetër tepër të rëndësishëm që ka formën e një kërkimi shkakësor , pra një publikim në facebook dhe brenda një

jave sado e pabesueshme qoftë por ja që është e vërtetë , “12000 like” !

Page 13: Detyre kursi qender pwr fwmijw

Koment i nevojshëm / Burimet financiare / proçesi administrativ

Idea e hapjes së një biznesi të tillë padyshim përmban një kosto të lartë ekzekutimiAjo mund të realizohet nga investime të tipit :- Dhoma e tregëtisë - Fonde të ndryshme për vende në zhvillim- Iniciativë sipërmarrëse me profil administrativ nga Bashkia e Rrethit - Aksionerë etj.(ketu kemi parasysh qe, ekzistojnë ambiente nën pronësinë e

bashkisë që janë të pashfrytezuara)Efektet pozitive në rajon- Punësim - Zhvillim konkret në sektorin e shërbimeve - Edukim ,angazhim , zhvillim i përgjegjsisë tek fëmijët- Përmirësim i cilësisë së jetës së përditshme etj- Përmirësim i ndjeshëm i imazhit të qytetit