Doktoratura Alva Dani, Faculty of Foreign Languages, Departamenti ...

211
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ITALIANE NDIKIMI I SHKRIMTARËVE TË LETËRSISË ITALIANE NË KRIJIMTARINË E KOLIQIT Punim për gradën Doktor në Letërsi (Studime krahasimtare) Dizertantja Udhëheqës shkencor Alva Dani (Halluni) Prof. Dr. Ymer Çiraku Tiranë, 2013

Transcript of Doktoratura Alva Dani, Faculty of Foreign Languages, Departamenti ...

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ITALIANE

NDIKIMI I SHKRIMTARËVE TË LETËRSISË ITALIANE NË KRIJIMTARINË E KOLIQIT

Punim për gradën Doktor

në Letërsi

(Studime krahasimtare)

Dizertantja Udhëheqës shkencor

Alva Dani (Halluni) Prof. Dr. Ymer Çiraku

Tiranë, 2013

Ndikimi i shkrimtarëve të letërsisë italiane

në krijimtarinë e Koliqit

LETËRSI

STUDIME KRAHASIMTARE

Punim për gradën “Doktor”

Përgatitur nga Udhëheqës shkencor

Alva Dani (Halluni) Prof. Dr. Ymer Çiraku

Tiranë, 2013

Falenderime

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë e njëkohësisht të

falenderoj të gjithë ata që ndikuan në ecurinë e mbarë të këtij procesi

studimor, të gjithë ata që me mendimet apo sugjerimet e tyre më ndihmuan e

më mbështetën për ta çuar deri në fund këtë nismë të rëndësishme për

profesionin dhe punën time.

U jam mirënjohëse të gjitha strukturave të Fakultetit të Gjuhëve të

Huaja të Universitetit të Tiranës, në vecanti Dekanen e këtij fakulteti Prof.

Dr. Klodeta Dibra dhe Shefin e Departamentit të Gjuhës Italiane, Prof. Dr.

Artur Sula, të cilët më mbështetën dhe më dhanë mundësinë e realizimit të

kësaj faze të tretë të studimit.

Falenderoj udhëheqësin tim shkencor Prof. Dr. Ymer Çirakun, i cili me

shumë përkushtim, më orientoi dhe më drejtoi në hapat e këtij studimi. Duke

më mbështetur dhe duke besuar njëkohësisht në punën time, ai më krijoi

bindjen e plotë se gjërat që bëhen me pasion e përkushtim përçojnë

gjithmonë vlera.

Shpreh gjithashtu mirënjohje për të gjithë profesorët e Departamentit të

Gjuhës Italiane, të cilët padiskutim kanë ndikuar dhe kanë lënë gjurmë në

formimin tim filologjik e letrar.

Së fundi, jo nga rëndësia por thjesht nga renditja shpreh falenderime

pa fund për familjen time të shtrenjtë, e cila më krijoi mundësinë e një pune

të qetë, justifikoi mungesën e pranisë sime dhe të vëmendjes sime duke më

dhënë gjithë tolerancën e duhur për të cilën kishte nevojë ky studim i gjatë

dhe i thelluar.

i

PASQYRA E LËNDËS

Hyrje

0.1 Përligjja e përzgjedhjes së temës................................................................................i

0.2 Objekti, karakteri dhe synimet e punimit..................................................................ii

0.3 Strukrura e punimit………………………………………………………………….iii

Kreu I

Letërsia italiane e viteve të para të Nëntëqindës, proceset letrare

ku formohet Ernest Koliqi

1.1 Rryma dhe autorë në kapërcyell mes Tetëqindës dhe Nëntëqindës italiane.............1

1.1.1 Kriza e pozitivizmit: aspekte historiko-letrare.................................................3

1.1.2 Dekadentizmi: tematikat mbizotëruese dhe Gabriele Danuncio.....................5

1.1.3 Kritika estetike: Benedeto Kroçe dhe binomi intuitë – shprehje.....................9

1.2 Narrativa italiane e viteve të para të Nëntëqindës dhe kriza e ndërgjegjes ...........10

1.2.1 Psikologjizmi si ndikim në letërsinë e kohës.................................................11

1.2.2 Personazhi dhe kriza e personalitetit .............................................................14

1.2.2.1 Letërsia dhe psikanaliza.....................................................................15

1.2.3 Narrativa e Luixhi Pirandelos .......................................................................15

1.2.4 Italo Svevo dhe Ndërgjegjja e Zenos ............................................................19

1.3 Perceptimi dhe mundësia e bashkëjetesës së dy botëve letrare në një shkrimtar...23

1.3.1 Kultura, qytetërimi dhe mendësia italiane si pjesë e

pashmangshme e formimit dhe ndërgjegjes koliqiane................................24

1.3.2 Përkthimet në shqip të klasikëve italianë.......................................................28

1.3.3 Vështrim mbi disa paralele të mundshme .....................................................30

1.4 Metoda krahasimtare si mundësi e një studimi shkencor.......................................32

ii

Kreu II

Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

2 Pirandelo dhe Koliqi përmes disa elementeve biografike............................................38

2.1 Novela si shprehja më e mirë e komunikimit me lexuesin ...................................40

2.2 Pirandelo, Koliqi dhe psikanaliza, si kërkesë e brendshme ................................42

2.2.1 Pirandelo dhe psikanaliza.............................................................................43

2.2.2 Koliqi dhe psikanaliza “pirandeliane”..........................................................45

2.3 Analiza psikologjike e individit si filozofi jete......................................................49

2.3.1 Motivi i vdekjes si kurth i paevitueshëm e si pamundësi ............................50

për të shijuar jetën

2.3.2 Motivi i vetëvrasjes, shenjë e krizës së ndërgjegjes.....................................52

2.3.3 Motivi i vetësakrifikimit përmes shitjes së trupit.........................................54

2.3.4 Nënshtrimi ndaj realitetit si dorëheqje e hapur ndaj mundësive të së

ardhmes....................................................................................................56

2.3.5 Motivi i femrës si shndërrim dhe si viktimë e pashmangshme e

shoqërisë..................................................................................................58

2.3.6 Motivi i kënaqësisë që buron nga gjërat e vogla...........................................61

2.3.7 Toni humoristik si shprehje e ndjenjës së të kundërtës................................63

2.4 Personaliteti i shumëfishtë dhe varësia nga një ambient intim .............................68

2.5 Stili i zhdrejtë i lirë .............................................................................................74

Kreu III

Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

3 Danuncio dhe Koliqi përmes elementeve biografike....................................................81

3.1 Si i njihte Danuncio shqiptarët............................................................................... 84

3.2 Stili danuncian dhe Koliqi......................................................................................86

3.2.1 Fjala dhe fuqia e origjinës së saj...................................................................89

3.3 Poeti dhe biografia e tij poetike si vetënjohje gjatë procesit të krijimit: Il

Fuoco dhe Pasqyrat e Narçisit................................................................93

3.3.1 Uji si pasqyrim për të njohur fytyrën e vërtetë..............................................98

iii

3.3.2 Natyra si komunikim i brendshëm dhe sugjestionues për

ndjeshmërin e shqisave..............................................................103

3.3.2.1 Melograno (shega) dhe lisi, metamorfozë e trupit dhe e shpirti......108

3.3.2.2 Kopshti si i vetmi element biografik dhe simbolik i vazhdueshëm

gjatë gjithë krijimtarisë...............................................................111

3.3.2.3 Harmonizimi i elementeve, një orkestër vagneriane dhe model

darsme.........................................................................................115

3.3.2.4 Personazhet e pamunguar të kopshtit: poeti dhe figura femërore…120

3.4 Motivi i misterit të së panjohurës si shprehje e dekadentizmit.............................125

3.4.1 Motivi i dekadencës.....................................................................................127

3.5 Muzika, kërcimi dhe poezia si shprehje e kultit të së bukurës..............................127

3.5.1 Muzika.........................................................................................................130

3.5.2 Kërcimi si kult estetik i përsosur.................................................................132

3.5.3 Poezia, shprehje e artit të të shkruarit..........................................................135

Kreu IV

Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

4 Një kthim në traditën klasike italiane………………………………………………138

4.1 Dante, Petrarka dhe Koliqi si një nga përkthyesit dhe njohësit më të mire……139

4.2 Brenga e Dantes dhe e Koliqit, një brengë shekullore të dëbuarish……............145

4.3 Receptimi i disa parimeve dhe teorive që udhëhoqën rrugëtimin dantesk të

Koliqit ..........................................................................................................150

4.4 Soneti si forma e perzgjedhur klasike..................................................................156

4.4.1 Tingëllima e parë e dashurisë dhe Tanto onesta e tanto gentile...............159

4.5 Il Canzoniere e Petrarkës si një model tjetër klasik............................................163

4.5.1 Petrarka si model i shpalosjes së uni-t të tij shpirtëror..............................164

4.5.2 “De oppositis” si një teknikë e përbashkët stilistikore...............................168

4.5.3 Aliteracioni................................................................................................170

4.5.4 Gjethe dafine si shenjë lavdie për artin poetik...........................................171

4.5.5 Një qasje e shkurtër ideore vargjeve të Koliqit dhe të Petrarkës...............173

Përfundime.....................................................................................................................181

Bibliografia.....................................................................................................................193

Hyrje

i

HYRJE

Është e gabuar të konsiderosh, si model apo imazh të shkrimtarit të madh, dikë që përshtatet në mënyrë të përsosur me ambientin homogjen kulturor që e rrethon, duke u kufizuar te një gjuhë e vetme, te një sistem i vetëm letrar, te disa teknika të mbyllura vargëzimi, te një rreth shoqëror i mjaftueshëm... Claudio Guillen 0.1 Përligjja e përzgjedhjes së temës

Përzgjedhja e temës u bë në varësi të interesave tona te studimit. Letërsia italiane ofron një pasuri të madhe arsyesh për të cilat duhet t’i referohemi, për të cilat duhet ta bëjmë pjesë të rëndësishme të studimeve tona, e pse jo edhe të krijojmë përqasje të mundshme me shkrimtarë të letërsisë sonë shqipe, të cilët për arsye historike apo qoftë edhe për arsye fqinjësie do të kalonin një pjesë të madhe të jetës universiteteve apo qarqeve kulturore e letrare italiane. I tillë ishte Ernest Koliqi. I parë në këtë këndvështrim bashkëjetesash, mes kulturash e mendësish të ndryshme, ai na u shpalos si një shkrimtar tepër interesant, me lidhje tepër të ngushta me shkrimtarët italianë. Fillimisht si një kundrues i zellshëm dhe pasionant i soneteve të Dantes dhe Petrarkës, e pastaj në kulmin e pjekurisë së tij artistike në një lidhje më të ngushtë idesh e filozofish me Pirandelon dhe Danuncion. Mund të themi se një studim i tillë, i gjërë dhe i plotë mungonte në panoramën e studimeve letrare krahasuese. Autorët italianë në njërin rrafsh dhe Koliqi në rrafshin tjetër do të synonin një problematikë studimore ende të pashterruar nga kritika letrare. Janë të pakta studimet që përshijnë qasje të kësaj natyre, madje mund të themi se kjo lloj marrëdhënie vetëm sa përmendet nëpër shkrime kritike, pa i hyrë asnjëherë një studimi të thelluar. Dhe ne mendojmë se letërsitë dhe shkrimtarët e saj kanë nevojë për të njohur origjinalitetin, ashtu edhe siç kanë nevojë të njohin aftësitë receptuese dhe përpunuese të gjithë bagazhit letrar që mund të ofrojë letërsia e madhe apo Weltliteratur siç e quan Gëte. E në rastin tonë terreni i përbashkët kulturor, mbi të cilin u zhvilluan dhe u formuan shkrimtarët e të dy kaheve ishte letërsia italiane. Zhvillimet e saj, që do të ishin edhe produkt i një zhvillimi të njëkohshëm të letërsisë evropiane do të përcaktonin drejtimet që do të merrte secila krijimtari individuale artistike. Kultura dhe mendësia e përbashkët italiane do të ushqente jo vetëm shkrimtarët e saj gjenetikë por edhe shkrimtarin shqiptar, i cili jetoi dhe vdiq në Romë, duke na lënë të gjithëve trashëgimi qëndrën më të madhe të studimeve albanologjike në Universitetin “La Sapienza”.

Hyrje

ii

02 Objekti, karakteri dhe synimet e punimit

Ky studim i përket fushës së studimeve letrare krahasuese dhe synon të nxjerrë në pah përmes përqasjes disa karakteristika themelore letrare të secilit individualitet që përbën në këtë problematike studimi kahet e krahasimit. Shkrimtarët e letërsisë italiane Luixhi Pirandelo, Gabriele Danuncio, Dante Aligieri dhe Françesko Petrarka do të jenë pikat e forta të referimit, që do të na ndihmojnë, në njërin kah të përcaktojmë disa tipare thelbësore të karakterit letrar teorik dhe filozofik të shkrimtarit shqiptar Ernest Koliqi. Zgjedhja e këtij shkrimtari nuk ishte aspak e rastësishme për studimin tonë. Edhe pse sot ai është një nga emrat më të rëndësishëm të republikës së letrave shqipe, ai merret si një karakter më vete, si një individualitet letrar që rritet e pasurohet jashtë ritmit normal të zhvillimit të letërsisë shqipe të asaj kohe, duke marrë përmasat e një shkrimtari evropian, dimensionin e një letrari që do të ishte i pamundur për letërsinë e mirëfilltë shqiptare të asaj epoke. Pra kahu tjetër do të përbënte një figurë ku janë gërshetuar kultura, mendësi, filozofi e ndjeshmëri të ndryshme nga ato të traditës nga ku vinte, ku janë kultivuar dhe pasuruar vlera e tipare të veçanta, që do të ndikonin në formimin e një personaliteti letrar tejet të veçantë, që me gjithë origjinalitetin e tij do të mbante peshën e artit të këtyre mjeshtrave të njohur të letërsisë italiane. Koliqi i pranon me ndëgjegje të plotë si mjeshtrat që e udhëhoqën në rrugën e tij të artit letrar. Panorama letrare italiane e viteve të fundit të tetëqindës dhe viteve të para të nëntëqindës do të na ndihmojë në njohjen e shumë teorive dhe fenomeneve që karakterizuan këtë epokë, si psikologjia dhe psikanaliza, dekadentizmi dhe estetizmi, dhe lidhjen e ngushtë që krijuan me letërsinë në përgjithësi dhe me personalitete të caktuara letrare në veçanti. Këto zhvillime që përfshinë shoqërinë dhe shkencat ndikuan në mënyrë të pashmangshme edhe tek shkrimtarët, të cilët reaguan përmes veprave dhe shpalosën kompleksitetin e filozofive dhe të idealeve që udhëhiqnin jetën dhe veprën e tyre. Përzgjedhja e autorëve italianë u bë në varësi të asaj që na sugjeroi kritika letrare dhe vetë vepra e Koliqit. Ai e njohu veprën e Pirandelos () në kohën kur ai ishte ende gjallë, por ashtu e njohu dhe e studioi me shumë pasion edhe veprën e Danuncios (), megjithëse pas vdekjes, shkrimtar nga i cili do të pësonte një ndikim të veçantë. Por që të realizonim një kuadër sa më të plotë të këtyre autorëve që u receptuan në mënyrë krejt të veçantë nga Koliqi, nuk do mund të shmangnim edhe klasikët e mëdhej, Danten dhe Petrarkën. Nivelet e përqasjes do të ndryshojnë në varësi të receptimit dhe natyrës së veprës. Secili autor ka një individualitet të caktuar, një tendencë të caktuar me të cilën hyn në letërsi, duke sjelle edhe risinë letrare të kohës. Dhe ajo që goditi ndërgjegjen letrare të Koliqit ishte pasdiskutim ajo aftësi e veçantë e të shkruarit dhe e të bërit letërsi që i dha emrin secilit shkrimtar dhe e bëri të pavdekshëm në tempullin e shenjtë të letrave.

Hyrje

iii

03 Strukrura e punimit

Për të realizuar qëllimin tonë ne e kemi konceptuar punën të ndarë në pesë

kapituj. Përtej kapitullit të parë i cili mendojmë të na shërbejë për të krijuar një panoramë të përgjithshme të asaj letërsie dhe të atij zhvillimi kritik me të cilin u përball Koliqi, kapitujt e tjerë janë përqëndruar në një analizë më të hollësishme të marrëdhënies së tij me secilin prej shkrimtarëve italianë në veçanti, mes të cilëve kemi përzgjedhur ata që patën ndikimin më të dukshëm dhe u receptuan në mënyrë mjeshtërore nga intuita e mprehtë letrare e Koliqit. Punimi do të plotësohet me përfundimet dhe bibliografinë e specifikuar për secilin autor dhe secilën pjesë teorike. Kapitulli i parë synon të na ofrojë një bazë teorike të nevojshme për ecurinë e përqasjes, duke u përqëndruar në aspeketet më të rëndësishme letrare që ofronte periudha letrare së cilës i jemi referuar, që shkon nga fundi i tetëqindës deri në vitet e para të nëntëqindës, 1920-1930. Teoritë e reja që lindën me krizën e pozitivizmit si dekadentizmi, psikologjizmi dhe shtrirja e tij në krijimtarinë e Pirandelos, teoritë e psikanalizës dhe aplikimi i tyre në vepra të ndryshme letrare, estetizmi dhe shfaqjet e tij në veprën e Danuncios etj mendojmë se do të na ndihmojnë të kuptojmë terrenin e letërsisë italiane dhe shinat mbi të cilat duhej të kalonte mbase pa mundur t’i anashkalojë çdo shkrimtar për së mbari, që vihet në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me ta.

Po në këtë kapitull menduam të përfshijmë edhe disa nga arsyet për të cilat Ernest Koliqit u ndodh në Itali, pranë letërsisë dhe qytetërimit italian, për të cilin ushqente një admirim të madh, pothuajse gjenetik. Disa janë arsye biografike, që lidhen natyrshëm me ndikimet e familjes e të qytetit të lindjes, me prirje të caktuara që do ta drejtojnë atë në mënyrë të pakthyeshme drejt Italisë. Të shumta janë edhe përkthimet e tij të klasikëve të njohur italianë, që do të vinin në dy vëllime në gjuhën shqipe, në ndihmë të njohjes së kësaj letërsie edhe nga nxënësit shqiptar. Kjo do të përbënte një pikënisje për një hulumtim interesant dhe insistues në atë lloj marrëdheieje të veçantë që u krijua mes Koliqit dhe këtij qytetërimi fqinj, e aq më tepër mes tij dhe kararizmës së shpaloste për të e gjithë letërsia italiane, duke filluar nga ajo klasike, e duke u ndalur në personalitete të veçanta të fillimit të nëntëqindës, veprat e të cilëve i përjetoi me tërë forcën perceptuese të mendjes dhe ndërgjegjes së tij letrare e në gjithë mjeshtërinë e ndjeshmërisë së shqisave. Kapitulli i dytë synon një analizë më të detajuar drejt argumentimit të tezës sonë dhe zbret në nivelin e përqasjeve individuale mes autorësh dhe veprash të caktuara. Në qendër të këtij kapitulli vihet marrëdhënia letrare mes Pirandelos dhe Koliqit, ku pretendojmë të qartësojmë disa aspekte të diskutueshme nga kritika, të tilla siç është trajtimi dhe përshkrimi i botës së brendshme shpirtërore të personazhit apo aspekti moral dhe humbja e shumë ekuilibrave të brendshëm të individit që do të përbëjnë qendrën rreth të cilave thuren subjektet e shumë prej novelave të Pirandelos dhe të Koliqit. Se në çfarë mënyre e receptoi Koliqi novelën e Pirandelos dhe sa shtrirje gjetën teoritë dhe filozofitë e tij në novelat koliqiane do të përpiqemi ta shtjellojmë përmes një analize krahasuese në rrafsh përmbajtjesh dhe idesh dhe njëkohësisht përmes shembujve konkretë të marra nga veprat përkatëse të të dy shkrimtarëve, siç janë përkatësisht

Hyrje

iv

Novelle per un anno dhe përmbledhjet me novela Tregtar flamujsh dhe Hija e maleve, të cilat do të vihen në shërbim të argumentimit të tezës sonë. Po ashtu në kapitullin e dytë dhe të tretë do të vazhdojmë me të njëjtën metodë pune dhe me të njëjtën strukturë përmbajtësore. Secili prej kapitujve do të këtë në qendër raportin letrar të krijuar mes shkrimtarëve të tjerë italianë dhe Koliqit, dhe përkatësisht në kapitullin e dytë do të shohim se në ç’mënyrë Koliqi e percepton ndjeshmërinë e thellë danunciane, se sa impresionues për të do të kishte qenë stili i tij i veçantë dhe rëndësia e madhe që ai kushton përpunimit të fjalës dhe anës estetike të tekstit. Në ndihmë të kësaj pjese studimi do të na vijnë veprat e tyre përkatëse, Il Fuoco dhe Pasqyrat e Narçisit, nga ku do të kërkojmë të ilustrojmë atë stil aq të përpunuar dhe atë shqipe të zhdërvjellët që do të karakterizonte vazhdimësinë e krijimtarisë koliqiane dhe simpatinë e shprehur të Koliqit ndaj Danuncios, mjeshtrit të tij të deklaruar. Do të pasojë me këtë lloj trajtimi edhe kapitulli i tretë, i cili do të fokusohet në një raport të veçantë shpirtëror që kishte krijuar Koliqi me poetët e mëdhej të Italisë e të gjitha kohërave, me Danten dhe me Petrarkën. Në ndryshim nga dy të parët, nuk kemi më të bëjmë më novela dhe proza poetike, por me një gjini tjetër, që është poezia, madje me formën e saj më të përsosur sipas shkrimtarëve tanë që është soneti. Megjithëse kritika mendon se poezia nuk është pika më e fortë e Koliqit, ajo mbetet gjithnjë një prurje interesante e krijimtarisë koliqiane dhe detyrimisht ngjall interes për studiuesit, për vetë formën e përzgjedhur, tematikën e trajtuar dhe elementet e veçanta biografike që e lidhin sidomos me Dante Alighierin. Pranëvënia e këtyre klasikëve dhe e Koliqit na u duk si e imponuar nga vetë vargjet e Koliqit, të cilat që në fillim, që në tingëllimën e parë, na njohin me dëshirën e madhe të tij për t’u ngjarë poetëve të mëdhenj, për të krijuar vargje po aq të bukura sa ato të “poetve qi rrojnë sa toka e sa qielli”. Për të realizuar këtë objektiv menduam të vëmë përballë Tingëllimat e dashurisë së Koliqit dhe përkatësisht Tanto gentile e tanto onesta të Dantes dhe Il Canzoniere të Petrarkës. Metoda e përzgjedhur për studimin tonë është metoda krahasimtare, metodë e cila na krijon mundësinë e përqasjes apo pranëvënies së shkrimtarëve të mësipërm dhe në të njëjtën kohë mundësinë e vëzhgimit dhe të analizës së dy këndvështrimeve, të dy teorive apo filozofive, të dy botëve shpirtërore dhe tërësisë së ndjeshmërive dhe emocioneve që përçojnë. Kjo metodë krijon mundësinë e një komunikimi tjetër letrar, mundësinë e një mënyre tjetër perceptimi të letërsisë, duke na krijuar mundësinë e një këndvështrimi të ri analitik dhe kritik. Kjo mënyrë të analizuari do të na ndihmojë të kuptojmë se çfarë ndodh me ndërgjegjen njerëzore që i përket një kulture, që është kultura e saj, kur përballet me një vepër që është shprehje e një kulture tjetër, të cilën mund të pretendojmë ta shohim jo vetëm si një takim me tjetrin, por edhe si një mënyrë për të shkuar tek tjetri. Metoda krahasimtare na lejon t’i referohemi niveleve të ndryshme të analizës, si në nivel temash dhe motivesh, teknikash stilistikore, ashtu edhe më thellë në nivel konceptimesh e teorish që lidhen me mendimet e tyre mbi njerëzit dhe botën, mbi artin e të shkruarit dhe me mënyrën e të krijuarit, koncepte që do të ndryshonin rrënjësisht në varësi të epokave që u përkasin. Jemi të vetëdijshëm se po ndihmojmë me këtë lloj studimi në fushën e studimeve krahasuese, si një fushë e re e si një disiplinë e re, po ndihmojmë gjithashtu në një njohje më të mirë të marrëdhënies së veprës së Koliqit me letërsinë italiane të asaj epoke, duke

Hyrje

v

u mbështetur në një kërkim të pareshtur marrëdhëniesh, të cilat pasuruan në mënyrë progresive perceptimet tona dhe elementet e tyre përbërës, në një shtrirje që shkon përtej kufijve të një letërsie, në një dialog të gjallë e lehtësisht të kuptueshëm. Kjo do të përbënte gjithnjë e më shumë një rrugëtim interesant që do të nxiste të gërmoje më tej, jo vetëm në aspektin letrar të veprës, por edhe në atë të jetës së tyre, në hulumtimin e paraleleve biografike që mund të shtynin ose edhe thjesht të favorizonin një shkrimtar të ndodhej pranë një shkrimtari tjetër, si prani dhe si ndërgjegje.

Bibliografia e përzgjedhur, e kategorizuar sipas autorëve, do të jetë një mbështetje e vazhdueshme qoftë teorike, qoftë praktike, në përgatitjen e kësaj teze, madje shpeshherë edhe nxitje për verifime të vazhdueshme e kërkime më të detajuara, që ndihmojnë në përgaditjen e një studimi me baza sa më të thella shkencore dhe në nxjerrjen e përfundimeve sa më të argumentuara.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

1

KREU I

LETËRSIA E VITEVE TË PARA TË 1900-ËS, TERRENI LETRAR KU FORMOHET ERNEST KOLIQI

Të krijosh një panoramë të situatës letrare të fillimit të viteve ‘900, të një qytetërimi të

tillë siç është qytetërimi italian, përbën një aspekt thelbësor të kësaj përqasjeje mes shkrimtarësh (jo e lehtë për t’u realizuar), gjë që vjen e pashmangshme për vetë natyrën e këtij studimi. Jo vetëm për rëndësinë e madhe që kjo fazë e letërsisë mbart në përgjithësi në historinë e letërsisë italiane, por edhe e sidomos për të sqaruar situatën letrare me të cilin u njoh thellësisht dhe e përvetësoi deri në aspektet më të veçanta të saj shkrimtari shqiptar, Ernest Koliqi. Fati e solli që ai ta njihte mirë atë, jo vetëm nga studimi i vazhdueshëm nëpër kolegjet dhe universitetet italiane, por edhe sepse ushqente një admirim të thellë, gati gjenetik, për këtë letërsi dhe për këtë qytetërim. Kjo do të na ndihmojë, gjatë procesit të studimit tonë që të sqarojmë disa afërsi të mundshme që shpalosen jo vetëm përmes faqeve të veprave, por edhe gjatë viteve të tij të jetës italiane si dhe përjetimeve të saj përmes lidhjeve të hershme me qytetin e vet të lindjes, me Shkodrën.

Shembuj të ndikimit të letërsisë italiane tek shkrimtarë të tjerë, gjenden edhe në letërsi të vendve të tjera evropiane, janë të shumtë ata që me vetëdije apo pa vetëdije u mbështetën aty si mbi disa themele të forta për të ndërtuar pastaj veprat e tyre, ashtu siç ishin të shumtë edhe ata që morën prej saj pjesëza fenomenesh e individualitetesh të spikatura të cilët e karakterizuan atë letërsi në faza të caktuara të zhvillimit të saj. Letërsia italiane është një pjesë shumë e rëndësishme e formimit të Koliqit, një pasion shumë i madh i tij që e udhëhoqi për vite të gjata dhe i tregoi me gjithë seriozitetin e vlerave që mbart se çfarë do të thotë një letërsi e pjellë për së mbari. 1.1 Rryma letrare dhe autorë në kapërcyell

mes Tetëqindës dhe Nëntëqindës italiane

Të flasësh për terrenin letrar të viteve të para të shekullit të ri duke anashkaluar fundin e Tetëqindës, është pothuajse e pamundur. Kështu nuk do të arrinim t’u jepnim kuptimin e duhur shumë fenomeneve letrare, të cilat, megjithëse do të zhvilloheshin gjatë pjesës së parë të Nëntëqindës, do të lindnin në fundshekullin e kaluar për motive dhe arsye që do t’i gjenim vetëm aty. “Një shekull, - do të shkruante një studiues1, - sido që të jetë, nuk mund të lindë mesnatën e

1 M.Pazzaglia, Il Novecento, Zanichelli, Bologna, 1992, f. 3.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

2

shekullit të mëparshëm, por vetëm kur një grup idesh, përfaqësimesh e ngjarjesh ndodh nga një grup aktorësh, e si pasojë edhe nga historianët, si një traditë e re, e ndryshme; si një zhvillim në rrugën e qytetërimit.” Disa autorë, sidomos ato që do të merren në analizë më poshtë në kapitujt e tjerë të studimit do të jenë urë lidhëse dhe veprat e tyre do të shfaqin në mënyrë të paevitueshme karakteristika dhe elemente të fundshekullit dhe njëkohësisht të fillimshekullit të ri.

Mes fundit të Tetëqindës dhe fillimit të Nëntëqindës skema e raportit mes kulturës dhe një qytetërimi të ri industrial filloi të diferencohej me një sërë pozicionesh të kundërvëna, shpesh të dhunshme, mes të cilëve del në dritë një qëndrim që lidhet me vizionin e intelektualëve si një grup autonom. Koncepti i intelektualit në Italinë e atyre viteve lind për të treguar pikërisht profesionistin e kulturës. Ajo që vlen të theksohet në këtë fazë është cilësia e veçantë e ndërgjegjes së grupit që karakterizonte kritikën shoqërore të këtyre intelektualëve dhe që rregullonte teorikisht marrëdhëniet e tyre me ato të komponentëve të tjerë të shoqërisë. Artisti është ai që nuhat dhe përpiqet të zbulojë vlerat më thelbësore, vlerat më të larta të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e shoqërisë. Në një përgjigjë që i jep Ugo Ojetit, Gabriele Danuncio shkruan: “U takon artistëve tani, të cilët, të ushqyer nga shkenca, mund të përqafojnë dhe të përhapin termat që duken si të përjashtuar: analizë dhe sintezë, ndjenjë dhe mendim, imitim dhe shpikje. U takon tani artististëve të rindërtojnë të tërën. Vetëm ata mund të jenë njerëzit përfaqësues të një shoqërie moderne, duke përdorur fjalën e Emerson-it, vetëm ata mund të jenë shembujt, përçuesit dhe mesazhet e kësaj epoke...”2 Në këtë periudhë kultura letrare vazhdon të drejtohet nga parimi i vjetër humanisto-klasik. Edhe Paskoli e Danuncio morën shumë nga kjo traditë, duke ndjekur shembullin e Karduçit, i cili nga humanizmi dhe nga romanticizmi kishte marrë idealin e poetit edukator dhe themeluesit të ndërgjegjes dhe kulturës kombëtare. Italisë së Karduçit do t’i kundërvihet ajo që thuajse gjatë dhe shumë ngadalë e shumë më vonë do të tejkalohet nga afirmimi tepër i mundimshëm i traditës së Nëntëqindës. Fenomeni letrar, siç është e natyrshme, u shoqërua nga dukuri politiko-shoqërore, të cilat ndikuan drejtpërsëdrejti në zhvillimet letrare të kohës. Letërsia pasqyronte raportet e shoqërisë dhe kriza e kësaj shoqërie do të ndryshonte në mënyrë të padiskutueshme rrjedhën e mendimit dhe të ndjesisë së kësaj letërsie. Para se të fillojë një dialogim mbi poetikat e reja që po lindin në fundin Tetëqindës, M.Pazaglia3 propozon që t’u kushtohet vëmendje dy aspekteve: Së pari, faktit që këto poetika lindin mbi bazat e një perspektive të ndryshuar historike, kulturore dhe ekzistenciale dhe, së dyti, që këto poetika duhet të konsiderohen në raport me një numër më të madh lexuesish, prodhuar si rezultat i rritjes kulturore të borgjezisë të aristokracisë punëtore dhe proletariatit, që përmes luftës shoqërore përpunoi një kulturë të veten. Kjo do të ndihmonte në një rindërtim më të saktë të skemës letrare dhe të arsyeve që çuan në drejtime a tendenca të caktuara

2 A.Brigandi, Gli intelletuali del primo ‘900, në P.Pullega, Scrittori e idee in Italia. Il Novecento, Zanichelli,

Bologna, 1975, f. 40 – 44. 3 M.Pazzaglia, Il Novecento, Testi critica con lineamenti di storia letteraria, Zanichelli, Bologna, 1992, f. 4.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

3

1.1.1 Kriza e pozitivizmit

Në fund të Tetëqindës theksohet gjithnjë e më shumë kriza e pozitivizmit dhe shoqërohet

me një ankth ndaj asaj që është e re dhe e ndryshme. Përparimet shkencore kishin sjellë me vete zhvillimin teknologjik, e si pasojë atë industrial, që sigurisht solli edhe ai një revolucion në raportet njerëzore dhe politikat e shteteve. Kontradiktat e shoqërisë kapitaliste evropiane bëhen gjithnjë e më të thella. Regresi agresiv dhe reaksionar i politikës së klasës borgjeze sunduese, si në brendësi të shteteve të veçanta me shtypjet e vazhdueshme të konflikteve shoqërore, apo edhe në raportet mes vetë shteteve, me shtimin e luftërave imperialiste dhe koloniale, do të çonte në braktisjen e idealeve njerëzore dhe romantike, që kishin ushqyer shpirtrat më të mirë të gjysmës së parë të shekullit dhe kishin udhëhequr në një farë mase historinë e popujve. Dhe këto ndryshime politike, shoqërore dhe psikologjike ndikojnë haptazi në këtë periudhë si në mendimin filozofik, ashtu edhe në aktivitetin letrar. Lindja e tendencave antidemokratike dhe antipopullore në jetën politike të shtresave të ndryshme, rritja e armiqësisë së një pjese të madhe të klasave drejtuese ndaj shtresave më të ulëta dhe krijimi i disa tensioneve të rrezikshme ndërkombëtare, ende larg shpërthimit të një konflikti të përgjithshëm, përkon ngado me një rënie të shpejtë të ideve pozitiviste. Borgjezia po i shmangej gjithnjë e më shumë ideologjisë me të cilën ishte identifikuar për vite me radhë për t’iu përkushtuar problemeve shoqërore që kërkonin mjete të reja njohjeje. Në vitet e fundit të shekullit, kundërvënia ndaj pozitivizmit bëhet gjithnjë më e thellë e më e ndezur, përmes veprës së shumë mendimtarëve me prejardhje dhe formim të ndryshëm. Kritika të rrepta lindin ndaj ideve pozitiviste që konsistojnë në mosnjohjen e elementeve, të cilët nuk përkojnë me “faktin”, apo nuk mund të shpjegohen me terma pragmatistë dhe materialistë, të tillë fenomene, si: inteligjenca, krijimi artistik, ndjenjat dhe pasionet. Që nga Saint – Simon e Comte, tek Spenseri, pozitivizmi kishte qenë një filozofi e zhvillimit dhe e progresit, ose më mirë e progresit përmes zhvillimit. Shoqëria njerëzore do të kishte kaluar nga mbretëria e nevojës tek mbretëria e lirisë për të vetmen vlerë të revolucionit të paqtë industrial, pa pasur nevojë për krizën e dhunshme të revolucionit politik. “Motoja kryesore e pozitivizmit ishte gjetja e faktit, eksperimentimi, vërtetimi i tij dhe besimi në të. Bindja se me metodat e kërkimit të shkencave të natyrës mund të shpjegoheshin edhe fenomenet e aktiviteteve njerëzore, u bë mbështetje e fuqishme për ta”4. Pra, pozitivistët mendonin se mund të shpjegonin çdo lloj realiteti, përfshirë këtu edhe njeriun e shpirtin e tij. Por ky fakt bëhet i papranueshëm edhe nga këndvështrimi shkencor. Kështu për shembull, nuk është e mundur të konsiderosh fenomenin e jetës organike si një çështje vetëm fizike dhe inorganike, aq më pak mund të trajtojmë fenomenin historiko-shoqëror njerëzor si një çështje biologjike. Njeriu, megjithëse jeton i rrethuar nga një mjedis shoqëror, ai është një qenie unike dhe e papërsëritshme, dhe asnjë mekanizëm, sado i sofistikuar, nuk mund ta parashikojë dhe ta shpjegojë deri në fund. Kjo, për faktin se tek njeriu është e mishëruar edhe diçka tjetër që nuk ka lidhje me logjikën shkencore, por që ndoshta vetëm arti, poezia apo metafizika mund t’i afrohen

4 S. Çapaliku, Pozitivizmi në Estetika moderne, Ombra GVG, Tiranë, 2004, f. 54

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

4

në mënyrë instiktive. Kjo – sipas Guglielmini/Grosser5 – do të thotë se kategoritë, konceptet dhe ligjet shkencore, më shumë se sa të na rrëfejnë thelbin e vërtetë të gjërave, na ofrojnë disa abstragime konceptuale të dobishme, disa rregulla që na ndihmojnë vetëm të parashikojmë sjelljen e përgjithshme të disa fenomeneve të eksperiencave konkrete, por që nuk na shërbejnë t’i shpjegojmë ata. I tillë është edhe ridimensionimi i konceptit të kohës nga filozofi francez Bergson (1859-1941), gjë që ndikoi thellësisht në veprat e shumë shkrimtarëve. Kjo kohë subjektive nuk mund të jetë e matshme matematikisht; sipas Bergsonit ajo është një përbërje cilësore, ku bashkohen dhe ngatërrohen kujtesa e të shkuarës, e tashmja dhe pritshmëritë e së ardhmes. Vetëm intuita e brendshme e poetit (më shumë se ajo e shkencëtarit) mund të na e bëjë më të prekshme eksperiencën reale të kohës. Përsa i përket situatës së fillim shekullit të ri në Itali, duhet thënë se aty pozitivizmi kishte vdekur shumë përpara se të lindte, megjithë koalicionin e madh antipozitivist. Në një vend të rënë ekonomikisht si Italia e asaj kohe, pozitivizmi ishte i destinuar të arrijë shumë vonë, dhe me të arritur do të ecte nëpër një rrugë tepër të ngushtë dhe me shumë pak frymëmarrje. Mund të konsiderohet nga kritikët si një filozofi pa rrënjë të ngulura në shoqërinë civile “nuk mjaftuan vetëm entuziazmi dhe guximi antitradicionalist për t’i dhënë jetë dhe dinjitet një mendimi që në shoqërinë italiane të kohës ishte anakronist, dhe duhej të shfaqej përballë sulmeve të spiritualistëve laikë dhe të atyre klerikalë, thellësisht i pafrutshëm”6. Duhet thënë që nuk ishte një filozofi për së mbari, nuk ishte një filozofi origjinale, dhe jo një filozofi e së ardhmes. Kur mbërriti në Itali dhe pati shkëlqimin e saj më të madh në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit, në vendet prej nga vinte ishte në orët e fundit të rënies. Filozofia shkencore ne Itali ishte shumë e re dhe shumë pak e zhdërvjellët dhe reagimi ishte tepër i dhunshëm. Në vend që të korrigjonin gabimet e sistemit, vëren Pazzaglia, u përshtatën me rrymat e reja filozofike, e zgjidhën materializmin e tyre në një pije të padëmshme spiritualiste, shfuqizuan ngarkesën polemike të një filozofie antimetafizike në një eklektizmëm pajtues. Por kjo filozofi pozitiviste e zhvilluar në Itali nuk ishte një filozofi me rrënjë të forta e për pasojë me shtrirje të gjërë, siç ndodhi në vendet e tjera. Në këtë fundshekulli intelektualët ndjehen të pasigurt dhe vetë letërsia ndjehet në krizë. Ajo shpreh gjithnjë e më shumë mosbesim dhe rebelim ndaj ideologjisë borgjeze të zhvillimit, shkrimtarët ndjehen viktima të një organizimi shoqëror që mbështetet mbi fuqinë e pasurisë. Në këtë mënyrë ata ndryshojnë edhe marrëdhënien e tyre me publikun. Në periudhën romantike apo pozitiviste shkrimtari ishte zëri i popullit, ishte udhëheqja e tij, ndërgjegjja intelektuale me të cilën identifikohej një shoqëri. Ndërsa në epokën e re kapitaliste, ai parandien vetminë e një shoqërie që tashmë e mohon, duke vlerësuar si prioritar interesin material. Shkrimtari mbyllet në vetvete ose i kundërvihet turmës, duke shndërruar kompleksin e inferioritetit në krenari, në krenarinë e artit dhe të vlerave letrare që përfaqëson. “Tashmë ata mbrojnë idealin e artit për artin; të një arti, pra të një poezie si pohim i pastër i bukurisë, larg çdo shqetësimi moral e qytetar...”7

5 Guglielmini/Grosser, L’immaginario letterario, Il novecento, Principato, 1994, f.18

6 M. Pazzaglia, Testi e critica con lineamenti di storia letteraria. Il novecento,Zanichelli, Bologna, 1992 f. 107

7 Po aty, f. 5.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

5

Më 1889 botohet libri i parë i Gabriele Danuncios Il piacere (Kënaqësia), që përmban tashmë një sërë motivesh dekadente. Më 1891 Paskoli boton përmbledhjen e parë me poezi Myricae, ku shprehet qartë një ndjeshmëri e re poetike, shumë e ndryshme nga ajo e Karduçit. Malombra është romani i parë i Antonio Fogacaros, ku përzihen dendur elemente të një spiritualizmi romantik dhe disa shenja reagimi ndaj pozitivizmit, me një butësi dhe një mjeshtëri psikologjike dhe estetike, që duket sikur e përshpejtojnë atë që do të vinte menjëherë pas, dekadentizmin. Danuncio, Paskoli e Fogacaro janë tre nga shkrimtarët më përfaqësues të periudhës mes viteve 1890 dhe 1910, dhe tre përfaqësuesit më të mëdhenj, të paktën për disa aspekte të artit të tyre, të dekadentizmit italian. Po për të qenë sa më të saktë në këtë kronologji historike letrare, duhet të kemi parasysh se, nga njëra anë, mendimi dhe arti i këtyre shkrimtarëve janë të kushtëzuar në një farë mase nga kultura pozitiviste dhe nga eksperienca letrare e verizmit, ndërkohë që, nga ana tjetër, provojnë kundërvënien e veprës së Benedeto Kroçes, si në rrafshin etik dhe intelektual, ashtu edhe në atë të idealeve estetike, një mendimtar që ndikoi thellësisht dhe gjerësisht jo vetëm në hapësirën filozofike, por edhe në mbarë kulturën italiane.

1.1.2 Dekadentizmi: tematikat mbizotëruese dhe Gabriele Danuncio

Termi dekadentizëm, sipas shumë kritikëve është një term mjaft imponues, që përfshin jo vetëm letërsinë e viteve të fundit të tetëqindës , por shtrihet pothuajse në të gjitha lëvizjet artistike-letrare të shkrimtarëve dhe artistëve të Nëntëqindës. Fillimisht përfaqësonte një term mjaft polemik, pasi, nga njëra anë, do të thoshte një formë e re ndjeshmërie dhe një shije e re letrare, që, duke iu referuar disa sjelljeve të romantikëve, kërkonte të zbulonte zonat e fshehura të realitetit psikik dhe natyror së bashku me një shprehje artistike më të përpunuar dhe elegante. Nga ana tjetër, ky term u përdor kundër tyre, duke marrë një kuptim negativ e duke përkufizuar një sjellje etike dhe estetike morboze, një degjenerim moral dhe artistik që duhej të dënohej. Megjithatë dekadentizmi u përqafua nga të gjitha format e artit dhe të letërsisë me një shpejtësi marramendëse në dhjetëvjeçarët e fundit të Tetëqindës dhe në pjesën e parë të Nëntëqindës (simbolizmi, futurizmi, kubizmi, surrealizmi etj.). duke qëndruar larg publikut të mesëm, si një mënyrë e mirëfilltë irracionalizmi dhe anormaliteti dhe si e tillë pak e kuptueshëm për të. Ky term lindi fillimisht në Francë rreth 1880-ës. Tre poetët francezë: Rembo, Verlen dhe Malarmè ndoqën mësimet morale dhe artistike të Bodlerit dhe, më 1884, njëri prej tyre, Verleni, botoi një përmbledhje poetike Poetët e mallkuar, shoqëruar edhe me një shkrim mbi artin dekadent. Verleni deklaronte haptazi vullnetin e tyre për t’u shkëputur nga mitet, nga pseudovlerat e asaj shoqërie borgjeze, që gjeti mbështetje në kulturën pozitiviste. Këta poetë të njohur si simbolistë, ishin promotorët e vërtetë të poetikës së parë dekadente. Po në këtë vit del edhe vepra më emblematike e dekadentizmit evropian, e përkufizuar edhe si “Bibla e dekadentizmit”, “A rebours” (Kundër rrymës) e Huysmans-it, i cili do të modelojë në protagonistin e tij Des Esseintes, një nga më të rëndësishmit heronj dekadentë që do të ndeshen në vazhdën e letërsisë evropiane, mes të cilëve më të famshmit do të jenë Dorian Grej (

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

6

personazhi i veprës Portreti i Dorian Grej nga Oskar Uajlld) dhe Andrea Spereli ( personazhi i veprës Kënaqësia nga Gabriele Danuncio). Tendencat kryesore të kësaj klime të re kulturore dhe letrare lidhen me disa aspekte të veçanta. Së pari, lidhen me “...mosbesimin ndaj mjeteve njohëse pozitiviste dhe romantiko-idealiste, me vullnetin për të njohur mjete të tjera si intuita, ëndrra, prehja në atë vërshim imazhesh e instinktesh të ushqyera nga “parajsat artificiale” të drogës dhe alkoolit, për të arritur në të përtejmen e gjërave.”8

Kemi të bëjmë me një individualizëm ekstrem, që, në pamje të parë, mund të duket si një motiv i rimarrë nga ndjeshmëritë romantike, por ndërkohë që individualizmi romantik lidhej gjithmonë me ekzistencën e një raporti organik me njerëzit e tjerë, derisa edhe shndërrohej në promotor vlerash dhe idealesh në një moment konkret të historisë; intelektuali dekadent, në të kundërt, zhvendoset jashtë shoqërisë, madje edhe në kundërshtim të plotë me të, duke refuzuar çdo lloj përftimi dhe eksperience historike dhe qytetare. Ai izolohet në vetvete dhe përfshihet i tëri nga kulti i ndjeshmërisë dhe i kënaqësive personale të jashtëzakonshme. Dëshira për të gjetur tek individi atë që është e veçantë, unike dhe e pangatërrueshme me atë të një individi tjetër, e shtyn dekadentizmin të zbresë në zonat më të errëta të personalitetit, ku “uni” dhe “jo uni” gjejnë rrënjët e përbashkëta, duke kaluar nga zona e ndjenjave tek ajo e instinktit. Pasioni, miti i madh i romantikëve ngjall tek dekadentët vetëm mosbesim dhe përçmim: ata e konsiderojnë atë si diçka krejt “të zakonshme”, madje vulgare dhe e zëvendësojnë me diçka më elegante dhe të rafinuar (mund të thuhet se motivi më i përhapur në gjithë dekadentizmin është pikërisht përçmimi ndaj çdo gjëje që është e përditshme, e zakonshme dhe brenda rregullave). Duke u përpjekur të dalin nga këta kufij ato do të gjejnë prehje duke u zhytur në botën e epshit dhe të instinktit, nga ku rrjedh edhe lartësimi pothuajse në mit i instinktit. Nëpër shkrimet e tyre do të gjejmë dendur tema erotike në të gjitha format e mundshme, deri edhe në situatat më perverse, si: incesti, sadizmi, shija e korrupsionit dhe ndjesia e pranisë së vdekjes në çdo moment të jetës. Por nga ana tjetër sipas, një arsyetimi që bën Pazzaglia9, lartësimi i vlerës së instinktit, zhvleftësimi i moralit dhe i arsyes çuan, mes të tjerash, drejt mitit të superuomo-s (supernjeriut), pra drejt një egocentrizmi anarkik, që arriti kulmin me figurat diktatoriale të shekullit dhe në mitet kolektive të gjakut e të fisit. Aspekt tjetër, po kaq i rëndësishëm është kulti i fjalës poetike. Arti konsiderohet si një vlerë supreme, jo më si përfaqësues i realitetit, por si një vlerë unike dhe absolute mbi të cilën mund të ndërtohet dhe të modelohet jeta. Artisti shndërrohet në një qenie të jashtëzakonshme, i pavarur nga çdo lloj ligji shoqëror apo moral. Dhe këtu lind një karakteristike tipike dekadentiste që është estetizmi, që merr forma nga më të ndryshmet, ndonjëherë jo vetëm të veçanta dhe të rafinuara, por edhe qesharake. Vetë jeta duhet të shndërrohet në art dhe të identifikohet me kërkimin e ndjenjave të dendura dhe të rralla, përtej çdo kufiri. Nëse arti është e vetmja vlerë e vërtetë e ekzistencës, atëherë kjo e fundit duhet t’i ngjajë një vepre arti, duhet të jetë një kërkim i pastër i të bukurës, duke hedhur tej çdo lloj rregulli moral, apo çdo lloj detyrimi që na imponohet nga bashkëjetesa. Esteti ka tmerr për jetën e zakonshme, për shoqërinë borgjeze të sunduar nga 8 V.Cappelli, Cenni sul Decadentismo, në Ottocento e novecento. Un percorso di lettura, Jaca Book, Milano, 1998,

f. 84 9 Shih Pazzaglia, Testi e critica con lineamenti di storia letteraria. Il novecento, Zanichelli, Bologna, 1992, f. 6

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

7

industrializimi, nga interesat materiale dhe përfitimi, nga barazia demokratike dhe nga vlerat e masës. E tanishmja, sipas tij, të çon drejt një barbarie të re, të përbërë nga vulgariteti dhe banaliteti. Parimi rregullator i jetës së një esteti nuk është më vlera e moralit , por vetëm vlera e së bukurës dhe ai reagon e vepron vetëm në bazë të saj. Vetë jeta e tij është vënë në shërbim të artit, dhe arti në shërbim të jetës, duke krijuar shpeshherë një raport paksa të ngatërruar. Duhet thënë se arti bëhet strehimi i vetëm, mbrojtja e vetme nga mediokriteti dhe nga fëlliqësia e jetës së zakonshme, duke bërë që esteti të mbyllet në një botë të veçuar, nostalgjiksht të mbrojtur kundrejt periudhës së afinitetit aristokratik. Dhe mishërimi i parë i këtij heroi estet është aristokrati i ri, duka Des Esseintes, që vendos të përjashtojë nga jeta e tij të gjitha rregullat, moralizmin dhe shijen artistike vulgare të borgjezisë. Duke iu referuar “filozofit Shopenhauer, krijohet një lloj ekzistence që lidhet me atë që quhet shfaqje e vullnetit”10: protagonisti mbyllet në shtëpinë e tij të mrekullueshme, në të cilën krijon dhe shkatërron sipas dëshirës së tij peizazhe dhe ambiente artificiale, rrethohet nga objekte arti tepër të rafinuara, i përkushtohet leximit të teksteve të pazakonshme dhe të pavlerësuara nga autorët e tjerë; pra, tek e fundit, përpiqet të përpunojë, përtej çdo lloj përcaktimi moral ndjeshmërinë e tij prej esteti. Shumë nga këto aspekte janë tipike të dekadentizmit të fundshekullit, ajo që mbetet thelbësore është kriza e vlerave, të atyre vlerave të krijuara nga ideologjitë dhe nga tradita evropiane dhe kristiane, humbja e identitetit dhe së bashku e një nostalgjie të thellë dhe të vërtetë për tërësinë.

Në Itali, disa aspekte të pjesshme të psikologjisë dhe shijes dekadentiste, që shfaqen tek shkrimtarët e Skapiliaturës, do të ndeshen edhe në disa pjesë të veprës së Fogacaros. Ndërsa tek Paskoli e gjejmë këtë lidhje në ndjeshmërinë spontane dhe të pandërgjegjshme, ndërkohë që për të dekadentizmi, si fenomen psikologjik dhe moral në sferën e ndërgjegjes, është i huaj. Gabriele Danuncio

Vepra e Gabriele Danuncios përbën një enciklopedi të vërtetë të të gjitha temave më karakteristike të letërsisë dekadente evropiane, të cilat ajo i ka transferuar në letërsinë italiane. Disa pohime estetike të Danuncios, si edhe teknika e vetë poezisë së tij, mund të na çojnë drejt parimeve të poetikës dekadente evropiane, nga e cila është ndikuar thellësisht. Mitet e mishëruara jo vetëm në veprën, por edhe në personalitetin e këtij shkrimtari italian, ishin kulti aristokrat i të jashtëzakonshmes, estetizmi si kërkim i së bukurës dhe jo vetëm në art, por edhe në jetë; heroizmi, si shprehje e kultit të së bukurës dhe njëherësh e superioritetit të instinktit mbi arsyen dhe moralin dhe superomizmi , i konsideruar si doktrinë e shfrenimit pa kufi të të gjitha instinkteve. Për t’iu bashkuar përkufizimit të një kritiku, mund të themi se e gjithë vepra e Danuncios “... i ngjan një enciklopedie monumentale të dekadentizmit evropian” dhe përbën një kusht të detyruar për letërsinë që do të vijë më pas. Emri i tij shfaq interes të jashtëzakonshëm jo vetëm për historinë e letërsisë, por edhe për shoqërinë italiane, duke qenë se për disa

10 Pasquali, Balestreri, Terzuoli, La società e le lettere, Principato, Milano, 1979, f. 818.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

8

dhjetëvjeçarë rresht – që nga fundi i Tetëqindës deri në Luftën e Parë Botërore – përfaqësoi një model sjelljeje, një ideal dhe një stil të veçantë jete. Estetizmi danuncian. Dihet tashmë se tek Danuncio nuk ekziston një ndarje mes prozës dhe poezisë. Në veprat e tij personazhet jetojnë kryesisht në funksion të një shprehjeje të rafinuar dhe plot shkëlqim, ata marrin jetë vetëm nëpërmjet atmosferave muzikore, të zgjedhura me plot shije. Është vetë Danuncio ai që e përkufizon mënyrën e tij të të krijuarit në romanin Il piacere “jo si një mënyrë e kërkimit të argumentit, por si mënyrë e krijimit të preludit”. Pra, fjalën tashmë e shohim në kërkim të një muzikaliteti të ndrydhur, me tonalitete herë të orkestruara e herë të vibruara, me të gjitha ngjyrat e harmonisë. Ai përpunon me një mjeshtëri të rrallë të gjitha elementet e periudhës, në mënyrë që gjuha të ishte e bukur, jo vetëm në tërësinë e veprës, por edhe dhe veçanërisht në çdo fjali. Kjo shije analitike e të ndërtuarit një periudhë çon në një ligjërim të përpunuar e në një kënaqësi epshndjellëse ndaj vetvetes, të çon drejt një proze që nuk përçon asnjë përmbajtje morale, por vetëm përshkrime fizike drithëruese dhe një sensualitet që përfshin dhe ngacmon të gjitha shqisat e njeriut, jo vetëm erotizmin e rafinuar, por edhe të prekurit, të shijuarit e të shikuarit.

Janë shumë të njohura disa nga similitudat danunciane, përmes të cilave shkrimtari përpiqet të gjejë ngjashmëritë dhe referimet më të përshtatshme për të sjellë ngjyrat. Kështu për shembull, tek Figlia di Jorio do të shkruajë “magro e verdastro come una locusta” (i dobët e gjelbërak si një karkalec) apo tek Merope “rose le prore come tinte in mosto” (të trëndafilta bashet si të lyera me musht) apo tek Piacere, ku thotë se flokët kishin “riflessi viola cupo, di quei riflessi che ha la tinta del campeggio...” (reflekse vjollce të errët, nga ato reflekse që ka ngjyra e fushës). Për Danuncion gjuha është krijuesja më e mirë e të gjitha situatave dhe këtë ai padyshim e zotëron deri në mishërim. Superomizmi sipas filozofisë gjermane të Niçes do të përfaqësonte një mbinjeri, një qenie që do të qëndronte përtej të mirës dhe të keqes, që është arbitrar ndaj çdo rregulli morali dhe që vë në qendër të të gjitha vlerave pozitive vetëm vullnetin absolut të fuqisë së tij. Për Danuncion, superomizmi mishëron kultin e energjisë mbizotëruese, aftësinë e të shijuarit, kërkimin absolut të së Bukurës, intuitën artistike që tejkalon inteligjencën njerëzore, konceptimin aristokrat të botës, përçmimin ndaj masave dhe lartësimin e qytetërimit pagan. Është vetë artisti që duhet të arrijë kulmin e çdo ndjesie dhe pastaj ta shpërndajë aty ku duhet me bujarinë më të madhe. Studiuesi danuncian Nikola Cimini11 e ndan në katër periudha historinë e lirikës së Danuncios. Periudha e parë është ajo e rinisë, ku arrin kulmin me Canto novo (1882) dhe ku poeti i ri rrëfen aspektet më esenciale të frymëzimit të tij. Periudha e dytë është ajo që quhet periudha e krizës, që bazohet në disa kërkime formale mbi studimin e metrit, ritmit dhe formimin e një gjuhe me prejardhje të lartë letrare. Periudha e tretë është periudha e dekadentizmit të parë që gjen shprehjen e saj tek Poema paradisiaco (1891) dhe nga eksperienca kulturore e dekadentizmit gjerman dhe francez. Periudha e fundit është edhe stina e madhe e Alcyone-s, kur krijohet një poezi tërësisht e re, ku fjala antike, e përzgjedhur ushqehet me mënyra dhe kumbime tërësisht moderne. Përmbledhja poetike më e rëndësishme do të titullohet Laudi del cielo, della

11 Nicola Francesco Cimini, Gabriele D’Annuncio, në Dizionario della letteratura mondiale del 900, Edizioni Paoline, Roma, 1980, f. 782-787

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

9

terra del mare e degli eroi, ku nga shtatë librat e planifikuar, shkroi vetëm katër: Maia, Elettra, Merope e Alcyone (1903-1904). Është thënë tashmë se vjen shumë e vështirë të ndash prozën nga poezia e Danuncios; proza zgjidhet nëpër vargje poezie, poezia me muzikalitetin që i jep vargu i copëtuar unifikohet me shpejtësinë e prozës dhe teatri me shfaqjet e forta të pasionit, me dramacitetin e ndezur të skenave; duket gati si një antologji pjesësh të ndryshme. Proza e Danuncios përmban Il Piacere (1889-90), Il Fuoco (1895-900), L’Innocente (1892), Il Trionfo

della morte (1894), e Notturno (1916). Figlia di Jorio është vepra teatrale më e rëndësishme dhe më e njohur. E gjithë kjo botë e larmishme personazhesh jeton në funksion të një shprehje tepër të rafinuar dhe madhështore, shoqëruar nga një fantazi dhe kreativitet tepër e pasur.

1.1.3 Kritika estetike: Benedeto Kroçe dhe binomi “intuitë-shprehje”

Vitet e para të Nëntëqindës shënojnë tejkalimin përfundimtar të pozitivizmit në kulturën italiane. Fakti kulturor më i rëndësishëm i kësaj periudhe është ridimensionimi i mendimit idealist dhe në veçanti përhapja e teorive estetike dhe e metodave kritike të Benedeto Kroçes. “I entuziazmuar së tepërmi nga vepra e Kroçes, Rudolf Borchardt-i, një prej studiuesve më të përmendur gjermanë, shprehej më 1925 se Kroçe ka dominuar shekullin tonë si Ciceroni shekullin e parë para Krishtit, Petrarka të katërmbëdhjetin, Laibnici të shtatëmbëdhjetin dhe Gëte të nëntëmbëdhjetin. Pa dyshim që në vitet kur Borchardt-i jepte këtë deklaratë, Kroçe kishte sunduar jetën kulturore italiane në mënyrën më absolute dhe, pa e tepruar,mund të flitet për një “diktaturë intelektuale” të tij”12. Aktiviteti i tij lidhet jo vetëm me filozofinë në kuptimin e ngushtë, por edhe me një sistem më të gjerë, duke përfshirë këtu historiografinë dhe kritikën letrare, duke ushtruar në të njëjtën kohë një ndikim të fortë edhe në aktivitetin kulturor të gjysmës së parë të Nëntëqindës. Në estetikën dhe kritiken e Kroçes mund të dallojmë dy faza thelbësore. E para përfshin shkrimet kritike dhe teoritë e para filozofike, ku më e rëndësishme mbetet vepra “Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme” (1902), pastaj esetë e përmbledhura në “ Letërsia e Italisë së Re” (1903 – 1911) dhe “Karakteri lirik i artit” (1908). Faza e dytë përmbledh aktivitetin kritik dhe estetik, kryesisht në vëllimet “Poezia dhe jo poezia” (1923) dhe “Poezia antike dhe moderne”(1941). Faza e parë karakterizohet nga konceptimi individualist i artit, ndërsa e dyta nga një konceptim universal ose kozmik. Parimet themelore të Estetikës së 1902-shit janë: arti është një kategori shpirtërore autonome që më saktë identifikohet me njohurinë individuale

(ndërkohë që logjika ose filozofia identifikohen me universalen); bota e artit përbëhet nga intuita

ose imazhe dhe çdo intuitim i vërtetë është në të njëjtën kohë një shprehje e realizuar artistikisht, e shprehur kjo qoftë në fjalë, qoftë me tingull, shenjë, vizë apo diçka tjetër. “Çdo intuitë e vërtetë ose shfaqje është njëherit shprehje. Ajo që nuk konkretizohet në shprehje, nuk është intuitë ose shfaqje, por ndijim e natyrshmëri. Shpirti shfaq intuitën vetëm duke bërë, duke formuar, duke shprehur. Kush e ndan intuitën nga shprehja, nuk ia del kurrë që t’i bashkojë përsëri... ndjenja

12

S. Çapaliku, Kroçe dhe estetika e shekullit tonë, në Estetika e shkencës dhe e gjuhësisë së përgjithshme, Apollonia, Tiranë, 1998, f. I

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

10

dhe përshtypjet kalojnë në sajë të virtytit të fjalës prej zonës së errët të psikes në qartësinë e shpirtit vrojtues. Në këtë proces njohjeje është e pamundur të dallohet intuita nga shprehja. Njëra tërhiqet dhe del së bashku me tjetrën, po në të njëjtin çast, sepse nuk janë dy, por një.”13 Nuk mund të ekzistojë asnjë lloj bukurie, thotë Kroçe. Çdo bukuri gjendet në sytë e vëzhguesit. Prandaj arti s’mund të jetë imitim apo pasqyrë e realitetit, sepse nuk ekziston asnjë lloj realiteti jashtë mendjes së njeriut. Identifikimi i intuitimit me shprehësinë e lejoi Kroçen ta konsiderojë si të tejkaluar çdo dallim mes përmbajtjes dhe formës dhe të trajtojë si të huaj për vetë natyrën e fenomenit artistik, çdo lloj qëllimi didaskalik apo moralizues, sado që mund të jetë individual në një vepër letrare. Akti estetik është formë dhe asgjë tjetër përveçse formë. Termi “formë” për të është një term i përgjithshëm për sa kohë çdo veprim shpirtëror qëndron te forma dhe jo tek argumenti. Një problem tjetër me të cilin përballet Kroçe është edhe mosdomosdoshmëria e gjinive letrare. Sipas tij, çdo vepër arti shpreh një gjendje shpirtërore dhe çdo gjendje shpirtërore është individuale, është e ndryshme dhe gjithnjë e re, gjë që do të thotë se teoria e gjinive letrare është e kotë dhe e padobishme. Kategoritë tradicionale estetike dhe retorike, si tragjikja, komikja, humoristikja etj., sipas Kroçes, janë terma empirikë, përshkrues, të rrjedhur nga një përvojë, skema e së cilës nuk ka asgjë estetike. Sipas Kroçes, arti nuk është një fakt fizik, nuk është as një akt moral dhe nuk lind falë vullnetit individual, ashtu edhe siç nuk është fryt apo shenjë e njohurive intelektuale. Me Estetikën e Benedeto Kroçes Italia njohu kulmin e mendimit evropian. 1.2 Narrativa e viteve të para të Nëntëqindës dhe kriza e ndërgjegjes Për ta filluar nga vetë fjala “Nëntëqinda” mund të themi se ajo mori një sërë kuptimesh polemike, pasi në të vërtetë ajo nuk përfaqësonte kronologjinë dhe topografinë thelbësore të një shekulli, por disa tendenca artistike dhe morale të kësaj epoke tragjike, që përjetoi në rrjedhën e pak viteve dy luftërat më të mëdha e më të dhimbshme të historisë së njerëzimit. Shqetësime psikologjike, vuajtje, ankthe ekzistenciale, dyndje të vrullshme forcash joracionale, janë disa nga karakteristikat politike, filozofike dhe letrare që shënjojnë vitet e para të Nëntëqindës. Të tronditur nga shpejtësia dhe imponimi i ndryshimve strukturore, intelektualët provuan një ndjenjë të fortë zhgënjimi përballë spektaklit të kotësisë dhe pafuqisë së tyre. Ata u treguan më të gatshëm se asnjëherë për të hequr dorë nga të drejtat e tyre profesionale e për të mos iu kthyer që në rastin e parë të mundshëm. Danuncio dhe Ungareti u bënë shembuj të mirëfilltë të poetëve – ushtarë, të cilët u shndërruan në luftërarë të vërtetë fronti, duke u përballur në çdo çast me rrezikun e vdekjes. Por ata e shndërruan këtë eksperiencë lufte në një vlerë të përsosur letrare, duke sjellë vepra si ajo e Ungaretit, që mbetën jo vetëm dëshmi e një vlere të lartë letrare, por edhe dëshmi e përjetuar për së gjalli të një lufte gjithnjë të egër, që mbidhte tek e fundit edhe vdekjen.

13

B.Kroçe, Estetika e shkencës dhe e gjuhësisë së përgjithshme, Apollonia, Tiranë, 1998, f. 11-12.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

11

Për sa i përket fushës së ideve dhe në mënyrë më specifike filozofisë, dhjetëvjeçari i parë i Nëntëqindës mund të konsiderohet si një periudhë restaurimi (që të tjerë në mënyrë më elegante do ta quanin “rizgjimi”). Dhe protagonisti më i madh i këtij restaurimi, Benedeto Kroçe, do të fliste me një kënaqësi të dukshme njëzetepesë vjet më vonë:

“ Për shkak të këtij reagimi, horizonti shpirtëror e zgjeroi përhapjen e tij, ide të mëdha të mbytura u kthyen për të shkëlqyer përsëri, u provuan metoda logjike tepër pjellore, rilindën guximi dhe pafytyrësia për spekulime, u rihapën librat e filozofëve të mëdhenj antikë dhe modernë, edhe të atyre që një herë e një kohë ishin më të akuzuarit, si Fichte dhe Hegel. Filozofia nuk kishte më për çfarë të kërkonte falje apo të fshihej; emri i saj jo vetëm nuk e takoi buzëqeshjen dhe talljen për një kohë të gjatë si zakonisht, por u shqiptua me nder; emri dhe vetë ajo u kthyen në modë”14.

Kjo do të thoshte se ata që kujtonin zagushinë dhe shtypjen e periudhës pozitiviste, tashmë

do të dalin në ajër të pastër e plot jetë, në mes të një fushe me gjelbërim pafund. Në këtë situatë do të gjendej edhe narrativa, e cila do të shpërthente në elemente të veçanta, të patrajtuara më parë siç janë trajtimet psikologjike dhe analizat e botës së brendshme të individit/personazh të cilat do ta karakterizonin deri vonë. 1.2.1. Psikologjizmi si ndikim në letërsinë e kohës Psikologjia, si shkencë që studion sjelljet e qenieve njerëzore dhe marrëdhëniet e tyre psiko-sociale, është e lidhur, për vetë natyrën e saj, me format më të ndryshme të shprehjes artistike përmes të cilave, në shekuj, njeriu ka treguar rreth vetes dhe ka lënë pas kujtimin e tij. Në mënyrë të veçantë, me psikologjinë, është e lidhur ngushtë letërsia. Letërsia e viteve të para të shekullit XX, që sot përcaktohet si moderne, përbën një lloj revolucioni narrativ. Shohim kështu aplikimin i një metode të re psikanalitike në letërsi dhe në art. Aplikimi i kësaj metode qëndron në faktin që mjaft tipare të rëndësishme të jetës së njeriut, si edhe të artistit, shpesh u ikin metodave të tjera të kërkimit artistik. Pra i rrëshqasin qoftë vetë njeriut të zakonshëm që jeton jetën e tij, qoftë artistit që e krijon veprën. Kjo zonë e errët ose këto zona të errëta të jetës së njeriut - shkruan Stefan Çapaliku15 – dhe rrjedhimisht edhe të veprave letraro-artistike që ai krijon, kërkonin dhe kërkojnë të ndriçohen. Roli i psikanalistit është të zvogëlojë sa më shumë këto zona që shfaqen në një vepër në mënyrë që të ndriçojë receptuesin e saj. Që nga çasti kur psikanaliza u mishërua me psikologjinë, letërsia e ka parë të nevojshme t’u referohet gjithnjë e më shumë studimeve të Zigmund Frojdit, i cili në fillimin e këtij shekulli u përkushtohet zbulimeve të psikikës. Edhe studiuesi Çarls Brener mendon se metoda më frytdhënëse dhe më e besueshme që kemi sot studimin e proceseve të pandërgjegjshme mendore është teknika që përpunoi Frojdi gjatë një periudhe disavjeçare:

14

B.Croce, në Cecchi, Sapegni, Storia della letteratura italiana. Il Novecento, Garzanti, 1976, f. 113. 15 S.Çapaliku, Estetika moderne, Shblu, Tiranë, 2004, f. 104.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

12

“Këtë teknikë ai e quajti psikanalizë, për arsyen e thjeshtë se me anë të saj ai ishte në gjendje të njihte dhe të përcaktonte proceset psikike që përndryshe do të kishin mbetur të fshehura ose fare të parashikueshme”16. Frojdi mendonte se arti është diçka që qëndron në mes të një realiteti i cili nuk e pranon ëndrrën, nga njëra anë, dhe botës së fantazisë ku ëndrrat realizohen, nga ana tjetër. Vepra që ai e konsideronte si më të rëndësishmen ishte Interpretimi i ëndrrave, ku kërkimet e tij të mirëfillta synonin zbulimin e studimin e të pandërgjegjshmes. Ai mbështeste idenë se koncepti i një vepre letrare, ashtu si edhe koncepti i qartë i një ëndrre mund të na rrëfejnë më së miri dëshirat e pandërgjegjshme të një artisti. “Megjithatë ai e ka pranuar gjithmonë se psikanaliza nuk ishte në gjendje të shpjegonte natyrën e talentit artistik dhe se kishte disa mistere në inteligjencën krijuese dhe fantazinë, rreth të cilave psikanaliza vetëm do të mund të spekulonte pa asnjë shpresë për të dhënë një shpjegim shkencor.”17 Psikologjia tashmë është e ndërgjegjshme se gjen tek letërsia një fantazi shumë të pasur krijuese që i shërben për të njohur më mirë psikologjinë e mendimit dhe aktivitetin e nënvetëdijes. Gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të Nëntëqindës, në këtë terren psikologjizmi shohim tek merr formë një narrativë e re, me një rend tematik dhe strukturor tërësisht të veçantë. Kemi të bëjmë me një fenomen analog si ai që u zhvillua në letërsinë bashkëkohore evropiane në lidhje me rrymat filozofike irracionale dhe me zbulimet e kësaj psikologjie të nënvetëdijes. Pothuajse në të njëjtën kohë, francezi Marsel Prust dhe irlandezi Xhejms Xhojsi, megjithëse në mënyra të ndryshme e thyejnë skemën e romanit të Tetëqindës duke zëvendësuar tregimin e fakteve dhe përshkrimin e personazheve me një analizë të hollësishme të impulseve të psikes. Në Itali, në këtë periudhë, rasti më domethënës është ai i Pirandelos me Il fu Matia Pascal (I ndjeri Matia Paskal, 1904), përmes të cilit realizon një roman të ri dhe së bashku me novelat dhe esenë Humorizmi (1908), i cili i tejkalon modalitetet narrative dhe vetë konceptimin e artit që kishte sunduar gjatë Tetëqindës. I po kësaj tipologjie dhe pasqyrues i kësaj krize të personalitetit është edhe romani i Italo Svevos La coscienza di Zeno (Ngjërgjegja e Zenos). Në themel të kësaj morfologjie të re narrative është kriza e një sistemi të tërë vlerash. Romani apo tregimi nuk mund të jenë më ajo “epopeja moderne” për të cilën fliste Hegeli. Tashmë parapëlqehen mjete të reja njohëse, metoda dhe kategori interpretuese të tjera, një mënyrë tjetër e të parit realitetin. Zbulohen personazhe të e rinj bashkëkohorë, thellësisht armiqësorë ndaj pozitivizmit dhe idealizmit të mëparshëm, si Niçe, Frojdi, Bergsoni etj. Kjo mënyrë e re e perceptimit të realitetit pati një ndikim të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e tematikës apo edhe të strukturave narrative. Ky lloj narrative nuk mund të prezantohej me po ato teknika me të cilat shkrimtarët e Tetëqindës krijonin personazhet e tyre gjaknxehtë. Dyshimet dhe pështjellimet ndaj realitetit dhe si pasojë depërtimi tipik në brendësinë e personazhit të Nëntëqindës kërkojnë disa teknika prezantimi, të cilat më shumë se me ngjarjet dhe me faktet, kanë të bëjnë me përjetimet dhe jehonat që ato përmbajnë në brendësi të subjektit, me mënyrat e ndryshme të perceptimit të së njëjtës ngjarje, duke e kthyer atë sërish nga kujtesa. Çdo gjë që ndodh jashtë personazhit do të 16 Charles Brenner, Breve corso di psicoanalisi, Martinelli, Firenze, 1990, f.15. 17 L. Edel, Psicologia e letteratura, në Dizionario della letteratura mondiale del 900, Edizioni Paoline, Roma, 1980, f. 2390.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

13

vlejë shumë më pak nga ajo që do të ndodhë brenda tij. Nuk do të shohim më përshkrimet e veprimeve të tij, por gjithçka do të na jepet me një çelës psikologjik dhe introspektiv, sa e ndjen realitetin dhe sa e pëson. Mbi bazën e këtij revolucioni tematik do të ndryshojnë edhe format e të shprehurit. Parapëlqehen strukturat frazave me parataksë, në vend të atyre me hipotaksë. Që do të thotw një ton më bashkëbisedues, shfaqur në eliminimin e formave letrare të traditës dhe njëkohësisht në projektimin e personazhit në dimensionin e të tashmes ( duke përdorur si formë foljore të tashmen) dhe në atë të kujtimit, të së shkuarës (ku mbizotëron përdorimi i formave foljore të së kryerës së thjeshtë). Tek e fundit, nëse kemi të bëjmë me një fjali që pothuajse “emërzohet” dhe nëse përjashtohet “të vepruarit” si element mbizotërues tek personazhi, atëherë domosdoshmërisht format foljore do të jenë tepër të kufizuara.18 Në këtë mënyrë humbet interesi për tregimin, për ngjarjen, siç ndodh p.sh. në romanin e Svevos Ndërgjegjja e Zenos. Realiteti shihet dhe trajtohet nga disa këndvështrime, duke marrë në këtë mënyrë shumë forma, e duke u bërë pothuajse i pakapshëm. Vetë jeta është një kaos radikal, çdo tentativë për ta kuptuar dhe për ta përkthyer në struktura racionale, të logjikshme është e destinuar të falimentojë. Asnjeri nga ne nuk është më i njëjti dhe siç thotë Pirandelo secili jeton “sikur brenda tij të ekzistonin disa shpirtra, madje edhe të kundërt, disa personalitete” (Humorizmi). Secili në çdo moment është rezultat i një konflikti impulsesh, detyrimesh, shpresash, idealesh, parandjenjash, frikërash, që çdoherë ndërthuren në mënyra të ndryshme. Prandaj bota dhe realiteti nuk janë më të njëjtë, nuk kanë koherencë, sepse edhe ndërgjegjja vetë që e pasqyron është e shumëfishtë dhe pa unitet. Koha nuk trajtohet në zhvillimin e saj kronologjik, ajo humbet nëpër skutat më të errëta të psikes, duke u zgjeruar apo ngushtuar, duke u mbivendosur apo duke u asgjësuar, në varësi të një ritmi tërësisht subjektiv, nga ku buron si pasojë një shumësi planesh narrative. “Bergson kundërvë dy forma njohjeje , – shkruan Guglielmini/Grosser, – ( atë të jashtmen, që mbështetet mbi të dhëna empirike ( para dhe pas) dhe atë të brendshmen që shpërbën strukturën, brenda së cilës ne sistemojmë të dhënat ndjesore dhe kohën para dhe pas e zëvendëson dhe i kundërvë kohëzgjatjen (la durata), pra praninë e njëkohshme në ndërgjegjen tonë të së shkuarës dhe së tashmes, të kujtimit që fokusohet në të tashmen duke e kushtëzuar, e bën të shfaqet në një mënyrë apo në një tjetër”19.

Një funksion të ri luan tashmë edhe tregimtari, duke mos pasur më një këndvështrim të vetëm, ai merr pjesë në të gjitha transformimet që koha përcakton në aspektet e ndryshme të jetës. Ai ka humbur aftësinë e të qenit krijues dhe zot i një bote organike, nuk arrin dot të kontrollojë as psikologjinë dhe humorin e personazheve. Romanet që e mishërojnë më së miri këtë mangësi janë romanet e kujtesës Në kërkim të kohës së humbur i Marsel Prustit apo Ndërgjegjja e Zenos e Italo Svevos. Kemi të bëjmë me një ndërthurje mes së shkuarës dhe të tashmes. Në Uliksin e Xhoisit kemi të bëjmë madje vetëm me një ditë të protagonistit, ndërsa me Kafkën absurditeti arrin kulmin. Koha shndërrohet në një element thelbësor, sepse tashmë është subjektive dhe protagonisti i librit ecën nëpër kujtime, sa para prapa.

18

La disgregazione del racconto oggettivo, në Letteratura italiana, il novecento, Bulgarini, Firenze, 1977, f. 245. 19 Guglielmini/Grosser, L’immaginario letterario. Il novecento, Principato, 1994, f.75.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

14

Lidhja e tregimtarit apo e romancierit me veprën tashmë ka ndryshuar dhe kjo shfaqet edhe në brendësi të saj . Kjo lidhje shfrytëzon tematika dhe teknika të reja shprehëse, të tilla si:

a. Përputhshmëria e unit narrator me unin protagonist. b. Koha dhe hapësira nuk përfshijnë më ngjarjet në një zinxhir “shkak-pasojë”. c. Futja e një kohe të përzier, të monologut të brendshëm dhe fluksit të ndërgjegjes. d. Romani si një gërmim i brendshëm shpirtëror.

Të tilla mënyra të shprehuri u përhapën në gjithë Evropën, ndërsa në Itali ata që u lidhën me këto tendenca dhe u përshtatën më së miri me to ishin Italo Svevo e Luixhi Pirandelo 1.2.2. Personazhi dhe kriza e tij e personalitetit Siç u përmend edhe më lart, kemi të bëjmë me një personazh krejtësisht të ndryshëm nga ai që përfaqësonte terreni letrar i Tetëqindës. Që nga vitet e para të Nëntëqindës dhe deri nga vitet ’30 kemi të bëjmë me një tipologji personazhi që karakterizohet nga prirja për të hequr dorë, për t’u arratisur nga realiteti, ose për të qenë pasiv, madje për të qenë tërësisht i paaftë dhe i pavlerë. Këto sjellje, që sigurisht kanë peshat e tyre të caktuara, lindin nga i njëjti terren i përbashkët, nga e njëjta klimë krize. Duke humbur sigurinë në aftësitë e veta njohëse, duke humbur rëndësinë e ndjenjës së ekzistencës, shkrimtari depërton në psikologjinë e personazhit, të nënvetëdijes së tij, duke zbuluar një realitet të shumëfishtë, të dyshimtë, pothuajse të pakapshëm. Personazhe tashmë që nuk janë heronj, që janë të sëmurë në dukje, bëjnë që narrativa të mos njohë realitet tjetër përveç kaosit. Duke humbur nëpër fluksin e ndërgjegjes, personazhi e humbet rolin tij dhe shndërrohet në një qenie të copëzuar. Përmes shpërbërjes së gjendjeve shpirtërore arrihet në shpërbërjen e personalitetit, në copëzimin e unit. Uni, më në fund, e gjen guximin të shihet në pasqyrë, pa u shtirur për t’i thënë vetes fjalë të vrazhda, meskine, zhgënjyese dhe për t’u ndërgjegjësuar ndaj dobësive. Kështu për shembull Zeno vesh disa maska, që vetë shoqëria ia imponon, ashtu siç bëjnë edhe personazhet pirandelianë. Kemi një sërë personazhesh “të shëmtuar” pirandelianë, me anomali të shumta (me tik, syri i shtrembër i Matia Paskalit, hunda e Moskardës që varet nga njëra anë, të qeshurat pa vend të personazheve të tjerë) të cilët shfaqin sëmundje të rënda shpirtërore. Shpirtra që lëngojnë, shpirtra të tronditur, identitete të humbura që vuajnë edhe më shumë kur ndërgjegjësohen për gjendjen e tyre, si Matia Paskal, një i gjallë vdekur në bibliotekën e famullisë. Këto personazhe nuk janë në gjendje të krijojnë një marrëdhënie besimi me realitetin, duke jetuar me ankthin e të qenit “uomini senza qualità” (njerëz pa vlera, Musil); ata janë të destinuar të dështojnë. Në pasqyrën e ndërgjegjes jeta u shfaqet irracionale dhe e paparashikueshme. Por, edhe ajo nëse e ka një kuptim, nuk e merr në çastin kur jetohet, por kur ai çast ka kaluar dhe është kthyer në kujtim. Ideja se personaliteti i njeriut nuk është një, por është i shumëfishtë do të mbështetet nga teoria psikoanalitike, sipas së cilës çdo subjekt është produkt i një prodhimi të parakohshëm, gjithmonë i nxitur nga nevoja për t’u rindërtuar, mes kërkesave të ndryshme të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme, të brendshme apo të jashtme. Por, përpara Frojdit, do të mbështetej nga Alfred Binet, i cili do të kishte një ndikim të dukshëm në veprën e Pirandelos.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

15

1.2.2.1. Letërsia dhe psikanaliza Ajo që i përbashkon këta autorë të kohës, artin e tyre letrar, metodën e tyre të të shkruarit dhe të të shprehurit, gjendjet emocionale e psikologjike është psikanaliza. Ajo kërkon të sjellë në njohjen e vetëdijshme gjërat e shtypura në jetën mendore. Arroganca e vetëdijes, – shkruan Frojdi,20 – është një nga mekanizmat më të fuqishëm, me të cilin jemi pajisur, si një mbrojtje universale kundër sulmit të komplekseve të pavetëdijshme. Për këtë arsye është kaq e vështirë të binden njerëzit për realitetin e pavetëdijes dhe t’u mësohet atyre të pranojnë diçka të re, që është në kontradiktë me njohuritë e tyre të vetëdijshme. Prandaj psikanaliza këshillon që njerëzit të flasin hapur e të transmetojnë gjithçka që ata mendojnë, këmbëngul në faktin që duhet të tregojnë gjithçka që u kalon nëpër mendje, madje edhe atëherë kur ata e konsiderojnë të parëndësishme ose të pakuptimtë. Mendimet duhet të përçohen ashtu si shfaqen, pa hequr asnjërin prej tyre, qofshin ato të dhimbshme apo të sikletshme. Interpretimi në psikanalizë nuk lidhet vetëm me idetë e njeriut apo me kujtesën e tij, ai lidhet ngushtë edhe me interpretimin që u bëhet ëndrrave, të cilat “hapin rrugën më të shkurtër drejt njohjes së të pavetëdijshmes, veprimeve të saj të pavullnetshme, të atyre të paqëllimshme dhe gabimeve që bën në jetën e përditshme”21. Interpretimi i ëndrrave është rruga mbretërore drejt njohjes së pavetëdijes dhe themeli më i sigurt i psikanalizës. “Analiza e ëndrrave na ka treguar që pavetëdija përdor një simbolizëm të veçantë... Ky simbolizëm, pjesërisht varion nga individi në individ; ndërsa pjesërisht ndërtohet në një formë tipike dhe duket se përkon me simbolizmin, i cili sikurse mendojmë gjendet në themel të miteve dhe përrallave tona”22.

Modeli shkencor që ofruan teoritë psikanalitike ngjalli një ngacmim të pazakontë për kritikën letrare. Sipas studiuesve kemi të bëjmë me një model kompleks që është në gjendje të riformulojë mbi baza të reja disa nga problemet themelore të aktivitetit kritik, e në veçanti mes psikologjisë së autorit dhe produktit të tij letrar, mes realitetit dhe imagjinatës, arsyes dhe ëndrrës etj. Ajo ofron mjete shumë të rëndësishme që na ndihmojnë në studimin e letërsisë dhe që mund të zbatohen në tri fusha kërkimi, si kritika letrare, studimi i procesit krijues dhe shtrirja e biografisë. Për më tepër ajo ndihmon edhe në qartësimin e një problemi letrar dytësor që i përket fushës së estetikës siç është marrëdhënia e lexuesit me veprën. 1.2.3. Narrativa e Pirandelos Me emrin e Pirandelos23 lidhet një prodhimtari e gjerë letrare që përmbledh tregime, romane, ese dhe vepra teatrale të një niveli që e bëjnë shkrimtarin të jetë një nga figurat më të

20

Z.Frojd, Pesë leksione mbi psikanalizën, Botimet Dritan, Tiranë, 2004, f. 73 – 74. 21

Z.Frojd, Ese mbi psikoanalizën, Fan Noli, Tiranë, 2006, f. 112 22

Z.Frojd, Pesë leksione mbi psikoanalizën, Botimet Dritan, Tiranë, 2004, f. 69 23

Luixhi Pirandelo lindi ne Agrixhendo më 1867. Shfaq që herët një interes të theksuar për studimet filologjike të cilat i filloi në universitetin e Palermos dhe Romës dhe i vazhdoi në universitetin e Bonit, ku edhe u diplomua më 1891, me një temë mbi dialektet greko-sikule dhe ku qëndroi edhe një vit si lektor i italishtes. Kthehet në Itali, ku sistemohet në Romë dhe është Luixhi Kapuana ai që i krijon lidhjet e duhura me jetën letrare të kryeqytetit. Shumë shpejt filloi të bashkëpunojë me shkrime kritike dhe poetike me revistat më të rëndësishme të kohës. Si e pasojë e një rënie ekonomike që çoi në shkatërrimin e pasurisë së gruas (shkak që mund të jetë edhe zanafilla e sëmundjes së

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

16

spikatura të letërsisë evropiane të Nëntëqindës. Madje në veprën e tij u zbulua një filozofi e tërë që u quajt “pirandelizëm”. Ajo që vjen e veçantë tek ky shkrimtar italian është teoria e tij e humorizmit, që qëndron në themel të gjithë artit të tij letrar. Kjo ese, Humorizmi e vitit 1908, na ndihmon për të kuptuar romanin Il fu Mattia Paskal (I ndjeri Matia Paskal), dhe sidomos personazhin e tij. Pirandelo mbështet idenë se arti nuk mund të përshkruhet, sepse një art që është thjesht vetëm përshkrues, nuk mund të na ofrojë më shumë se pamjen e jashtme. Kështu që arti sot mund të jetë vetëm humoristik, pra synon të na rrëfejë, përtej sipërfaqësores, një fytyrë të tronditur, qesharake, në kundërshtim të plotë me realitetin. Përmes humorizmit ai kërkon të nxjerrë në dritë tragjedinë e të jetuarit dhe përmes një shembulli na shpjegon se çfarë është humorizmi dhe se ku ndryshon nga komikja. Pirandelo e arsyeton në këtë mënyrë:24 ”Shoh një zonjë të moshuar me flokë të stërlyer, të gjithë të yndyrosur nga nuk e di se çfarë përbërje kremoze të tmerrshme, e pastaj e gjitha e rënduar dhe e sajuar nga veshje rinore. Filloj të qesh. “Paralajmëroj” që kjo zonjë e moshuar është “e kundërta” e asaj që duhet të jetë një zonjë e moshuar dhe e respektuar. Dhe kështu, në këtë shikim të parë dhe sipërfaqësor, mund të ndalojmë te kjo përshtypje komike. Komikja është pikërisht një “paralajmërim i të kundërtës”. Por, nëse tani reflektoj në një mënyrë tjetër, që më thotë se kjo zonjë plakë nuk ndjen asnjë kënaqësi duke u sajuar kështu si një papagall, madje ajo vuan, por e bën vetëm sepse duke mashtruar veten kaq mjerisht, duke u veshur kështu, duke fshehur rrudhat e moshës dhe flokët e bardhë, mund të ruajë dashurinë e një burri shumë më të ri se ajo. Tani unë nuk mund të qesh më si më parë, sepse pikërisht reflektimi që punon në mendjen time, më bën të shkoj përtej këtij paralajmërimi të parë, ose mbase më në brendësi: nga ai “paralajmërimi i të kundërtës” në fillim më bën të kaloj në një “ndjejnë të së kundërtës”. Dhe është këtu i gjithë ndryshimi mes “komikes” dhe “humorit.”” Është “ndjenja e të kundërtës” ajo që propozon Pirandelo për artin e tij dhe këtë të kundërt ai e gjen jo vetëm tek realiteti dhe tek çdo gjë tjetër që fshihet pas tij, por edhe te vetë uni. Kështu unin duhet ta shohim dhe ta trajtojmë jo vetëm nga pamja e jashtme, por edhe përtej saj, duke gërmuar thellë në psiken e tij. Në këtë mënyrë zbulojmë se uni, që gënjen publikisht duke u hequr për një tjetër si pasojë e formimit dhe e bindjeve, gënjen sidomos veten e tij. Dhe për këtë mbase kujtohet, edhe pse në mënyrë të vagullt, në një çast normaliteti, pikërisht kur e sheh veten me sytë e një të huaji. Është kjo që në fakt i ndodh Matia Paskalit, kur shikon përmes “ndjenjës së të kundërtës” llumin e një jete në dukje fare të rregullt e të sistemuar. Por elementi i ri, – shkruan Debenedetti25 në monografinë e tij madhore Il romanzo del novecento – është prania e një drame, të një plage personale të autorit (“dhimbjet e tij, mjerimet e tij”) si ushqim, si lëndë e parë që shndërrohet dhe bëhet lënda e të qeshurit nëpër imazhet objektive të tregimit, të shkrimit humoristik.

saj mendore) iu përkushtua tërësisht mësimdhënies: nga viti 1897 deri më 1922 ishte profesor i stilistikës dhe letërsisë italiane në Institutin e lartë pedagogjik të Romës. Tashmë i njohur për esetë dhe narrativën e tij, Pirandelo arriti majat me teatrin. U prit shumë mirë edhe nga publiku dhe kritikët e huaj dhe sidomos në Gjermani dhe Francë dramat e tij u interpretuan nga shoqëritë më të mëdha të kohës. Nga viti 1926 deri më 1934 punoi me një shoqëri të veten, e cila përhapi reputacionin e tij edhe jashtë. Dy vjet para se të vdiste iu dha çmimi Nobel për letërsinë. Vdiq në Romë, më 1936. 24

L’umorismo (1908) në L’umorismo e altri saggi, f. 116 25 G.Debenedetti, Il romanzo del novecento, Milano 1998 f.404

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

17

Relativizmi dhe subjektivizmi e bëjnë Pirandelon pjesë të asaj klime kulturore që karakterizoi vitet e para të Nëntëqindës, periudhë kur arrihet në një krizë të pozitivizmit. Pirandelo e refuzon pozitivizmin, si një lëvizje që mendonte se shkenca ishte plotësisht e aftë t’i japë përgjigje të sigurta anktheve dhe çasteve të trishtuara të jetës. Ai konsiderohet si një dëshmitar i ndërgjegjshëm dhe i kujdesshëm i krizës së epokës së tij, duke i përjetuar thellë kundërshtitë, duke iu përkushtuar më tepër përmbajtjes sesa zgjedhjeve stilistikore. Me veprën e tij letërsia italiane i kalon kufijtë kombëtarë dhe fiton një frymëmarrje të re evropiane. Në romanin I ndjeri Matia Paskal (Il fu Mattia Pascal, 1904) ngjarjet zhvillohen të gjitha rreth personazhit kryesor që është Matia Paskal. Pas një jete të kamur, si pasojë e një pasurie shumë të madhe që i la i ati, rrënohet ekonomikisht dhe detyrohet të punojë në një bibliotekë të vogël. I lodhur nga një jetë e mërzitshme, arratiset nga shtëpia dhe ndalon në Montekarlo, ku një shumë e madhe e fituar në lojë i siguron gjithë pjesën e mbetur të jetës. Ndërsa merr rrugën për t’u kthyer në shtëpi lexon në gazetë se në vendin e tij është gjetur një kufomë, e cila është identifikuar nga gruaja dhe vjehrra e tij si Matia Paskal. I vdekur tashmë vendos të ndërtojë një jetë të re, me një emër të ri, Adriano Meis, duke u shkëputur përgjithmonë nga lidhjet dhe mjerimi i mëparshëm. Por nuk ia arrin dot. Liria nuk është liri nëse nuk fitohet me forcë mbi nënshtrimin, mbi pengesën, mbi skllavërinë: lumturia dhe qetësia nuk mund të jenë të tilla përveç se në një përballje analoge me të keqen, brengën, vuajtjen dhe dhimbjen. Këta terma të kundërt nuk mund të vihen pranë jashtë një konteksti marrëdhëniesh jetësore: me realitetin, ambientin, njerëzit dhe shoqërinë, – sqaron Debenedetti26. Duke vazhduar këtë arsyetim, Matia Paskal, me personalitetin e ri, të paregjistruar në zyrën e gjendjes civile, gjendet në një situatë të dyshimtë, që nuk i lejon liri veprimi dhe atë liri ndjenjash që ai kishte imagjinuar. Tashmë nuk mund të martohet me Adrianën, me të cilën është i dashuruar, nuk mundet më të denoncojë as vjedhjen, pra ai e kupton se nuk mund të jetë më pjesë e një shoqërie. Sajon një vetëvrasje dhe kthehet në jetën e mëparshme, si e vetmja mundësi për të jetuar. Por rimarrja e personalitetit të Matia Paskalit do të trondiste një sërë situatash dhe marrëdhëniesh, që ishin krijuar ndërkohë, sidomos martesën e lumtur të gruas. Prandaj tërhiqet mënjanë, duke zgjedhur të mbesë tashmë një i vdekur: i ndjeri Matia Paskal. Ai nuk mund të merrte identitet, sepse në botën pirandeliane identiteti është i pamundur, sepse vetë realiteti është i copëzuar, e vërteta nuk ekziston më dhe gjithçka është relative. Në këtë shumësi shfaqjesh, në këtë mbijetesë pothuajse të pamundur të të qenit, edhe personaliteti dhe njeriu shpërbëhen dhe kur ndërgjegjësohen për këtë, e kuptojnë se tashmë janë, duke përdorur shprehjen e Pirandelos, “një, asnjë, njëqindmijë”. Qëndrueshmëria e personalitetit që shfaqet mjaft e lëkundur tek I ndjeri Matia Paskal, ku mbetet, le të themi, i ngërthyer në disa të dhëna të jashtme, nga të cilat nuk arrin të çlirohet plotësisht, shembet tek Uno, nessuno e centomilla (Një, asnjë dhe njëqindmijë, 1926).. Protagonisti i këtij romani, Vitanxhelo Moskarda është një njeri i paaftë ashtu si edhe Matia Paskal, por në ndryshim nga ai, është më filozof. Moscardo nuk ka nevojë për shumë ndërhyrje rastësore për të kuptuar shpërbërjen e personalitetit, siç ndodh me Matian: atij i mjafton një pasqyrë për të kuptuar se është ndryshe nga sa ai kishte menduar për veten, se është i dyzuar. I

26 Po aty, f.341

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

18

zhytur në një mori reflektimesh që zbulojnë shpirtin e tij, vihet në kërkim të personalitetit të vërtetë, për të kuptuar në fund, pas një sërë eksperiencash, se ai nuk ekziston, sepse shpërbëhet dhe copëtohet në imazhe të panumërta, që të tjerët kanë për të edhe që ai vetë, pak nga pak, ka për veten. Në këtë roman shohim se si personazhi smontohet sistematikisht, në një copëtim rrënjësor të unit që vepron përmes monologuesit Vitanxhelo Moskarda si forcë vetëshkatërruese – pohon studiuesi G. Tellini.27 Në të vërtetë është e kundërta e asaj që bënin shkrimtarët e Tetëqindës, të cilët e ndërtonin personazhin e tyre pjesë pas pjese. Pirandelo duket sikur argëtohet duke e smontuar, me humorizëm dhe ironinë e egër të atij që sheh njeriun duke u gllabëruar nga e hija, që i shkon pas. Nuk është më njeriu si tek Matia Paskal që ka humbur hijen, por është hija që ka humbur njeriun, hije të kota në kërkim të një trupi28. Protagonisti i këtij romani, duke u përpjekur të njohë veten, njeh diçka të lëvizshme, të deformueshme, në shkrirje të vazhdueshme, pa një realitet të caktuar, që nuk mund të kapet dhe të fiksohet. E tillë është situata e të gjithë njerëzve, të cilët, edhe nëse nuk e dinë, e zhgënjejnë veten duke menduar se e kanë një personalitet ose duke menduar se e njohim mirë personalitetin e të tjerëve. Ndërkohë e vërteta është se të gjithë janë të tjetërsuar dhe, nëse për një çast do të binte velloja e iluzionit, të gjithë do ta shihnin veten të zhytur në tmerrin e një vetmie pa shpëtim. Pikërisht duke arritur në kulmin e ndërgjegjësimit për këtë situatë dhe pas një eksperience tragjike pasionante, Vitanxhelo Moskarda, e gjen zgjidhjen e këtij problemi ekzistencial. Ai vendos të refuzojë të gjitha format e ekzistencës normale, vendos t’u japë çdo gjë të varfërve dhe të jetojë në një strehë të krijuar nga vetë ai nga donacionet. Atje, i veshur me rroba fare të zakonshme, në një varfëri të tejskajshme, bëhet me të vërtetë “askush”; tashmë pa asnjë lloj identiteti, mund t’i largohet iluzionit të të qenit “një” apo dëshpërimit të të qenit “njëqindmijë” dhe të gjejë prehje në fluksin e jetës, në gjirin e natyrës. Moskarda bëhet pjesë e natyrës dhe në qetësi të plotë reflekton:

”Vdes, çdo çast, unë, dhe rilind përsëri dhe pa kujtime: i tëri e i bëri, jo më tek vetja ime,

por tek gjërat e jashtme”. Janë këto dy romanë që shfaqën thellësisht krizën e personalitetit të individit, shpërbërjen e unit dhe humbjen e identitetit. Këtë krizë të ndërgjegjes do ta shohim edhe në disa novela apo pjesërisht në ndonjë vepër tjetër të Pirandelos. Narrativa e këtij shkrimtari italian është shumë e gjerë, ashtu si edhe teatri. Për të mos u kufizuar vetëm në këto dy romane që paraqesin mjaft interes për studimin tonë dhe për të bërë një kuadër sa më të plotë të personalitetit të tij letrar, do të shohim edhe pjesën tjetër të krijimtarisë letrare. Romane të tjera kemi L’esclusa 1894 dhe Il turno 1895, të cilët i botoi para Il fu Matia Pascal (1904) romani tipik i ankthit bashkëkohor. Më 1913 boton I vecchi e i giovani, ku motivet themelore të dy romaneve që përshkruam më lart, si problemi i personalitetit, kontrasti mes jetës dhe formës etj. shfaqen vetëm në mënyrë sporadike brenda një kuadri të gjerë historiko-shoqëror. Më vonë, më 1925, sheh dritën e botimit edhe I quaderni di Serafino Gubbio operatore . Në fund, kur vepra e tij teatrale ishte e njohur në mbarë botën, vendos të nxjerrë romanin e tij të fundit Uno, nessuno e centomilla (1927). Përkushtimi dhe puna e tij ndaj teatrit fillon zyrtarisht

27

G.Tellini, Il romanzo italiano dell’ottocento e del novecento, Bruno Mondadori, Milano 1998, f.267. 28 Cecchi, Sapegno, Storia della letteratura italiana. Il novecento, Garzanti, Milano, 1979, f. 408.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

19

rreth 1910-ës. Tek teatri, – sipas Ruggero Jacobbi,29 – Pirandelo gjen formën e duhur për të shprehur frymëzimin e tij dhe për të vënë përballë idenë e tij tragjike të ekzistencës me rastet qesharake dhe të frikshme të jetës së përditshme borgjeze. Novelat gjithashtu zënë një vend të rëndësishëm në veprën e tij.

Në mes të një prodhimtarie të gjerë teatrale spikasin, mes punëve më të njohura dhe më domethënëse, dramat: Così è (se vi pare) e vitit 1917, Sei personaggi in cerca d’autore (1921) dhe Enrico IV (1922) . Në dramën e parë trajtohet tema e natyrës zhgënjyese të së vërtetës, që vetë mendja krijon dhe shkatërron sipas qejfit të saj. Ngjarjet zhvillohen rreth një personazhi femër, që qëndron jashtë skene, por që shfaqet si “e bija e zonjës Frola” apo si “gruaja e dytë e zotit Ponza”, në varësi të arsyeve që japin të dy antagonistët, zonja Frola dhe zoti Ponza. Iluzioni i së vërtetës që zgjidhet tek tjetri, tek shumësia e personit, i copëzuar në disa qenie të ndryshme kthehet edhe tek drama tjetër Sei personaggi in cerca d’autore ( Gjashtë personazhe në kërkim të autorit), së bashku me pamundësinë e komunikimit mes individëve dhe të konfliktit mes jetës dhe formës. Mund të themi se në këtë dramë, ndoshta më e mira dhe më e diskutuara e Pirandelos, përqendrohet e gjithë tematika e tij esenciale. Tek drama Enrico IV vetmia dhe pamundësia e komunikimit zëvendësohet nga kundërvënia e çmendurisë dhe e logjikës. Protagonisti, duke jetuar në një delir të qartë, merr rolin e një të çmenduri, dhe kjo maskë çmendurie e lejon të dalë nga vetmia, të braktisë tmerrin e zbrazëtisë së ekzistencës dhe i kundërvë sigurinë racionale të të tjerëve, si diçka që mbetet përsëri pa ekuilibër. Vepra të tjera janë Liola’ (1917) dhe L’uomo dal fiore in boca (1926), që për nga mënyra e të shprehurit mund të konsiderohet edhe si kryevepra e tij. 1.2.4. Italo Svevo dhe Ndërgjegja e Zenos

Me një ndërgjegje të kthjellët dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme (i referohemi datës së romanit të tij të parë, 1892) Italo Svevo30 realizon në Itali shpërbërjen e vizionit pozitivist dhe natyralist të realitetit dhe mënyrave të tregimit që lidhen me të, në sintoni me tendencat bashkëkohore intelektuale dhe letrare evropiane. Vepra e tij përbën një nga shprehjet thelbësore të dekadentizmit tonë, – shkruan Montanari, Puppo,31 – por në një linjë krejt të ndryshme nga ajo danunciane (dhe në fakt Svevo nuk e pëlqente aspak Danuncion). Në qendër të dekadentizmit

29

R.Jacobbi, L’avventura del novecento, Garzanti, Milano, 1983, f. 374 30

Italo Svevo (pseudonimi i Ettore Shmitz) lindi në Trieste më 19 dhjetor 1861, nga një familje tregtarësh hebrenj. Studion së bashku me vëllezërit në një kolegj gjerman dhe njihet me klasikët e letërsisë. Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare kthehet në Trieste, me dëshirën e të atit dhe regjistrohet në Institutin e lartë tregtar. Ndërkaq vazhdon të pasurojë njohuritë e tij letrare, të lexojë libra dhe të shkruajë komedinë e tij të parë Ariosto governatore. Më 1880, si pasojë e falimentimit të industrisë së të atit, detyrohet të ndërpresë studimet dhe të punojë si nëpunës në bankën Union të Vjenës. Nga kjo eksperiencë lindi romani i parë Una vita (1892). Kjo vepër dhe tjera që pasoi Senilità (1898) nuk e patën suksesin që shkrimtari i ri shpresonte. Martohet me Livia Venezianin dhe menjëherë pas kalon në drejtimin e firmës së bojërave të vjehrrit, me të cilin bëhet shume shpejt ortak. Në Trieste takon Xhejms Xhojsin, nga i cili mori një impuls të fortë për eksperiencën e tij si romancier, e cila në vitin 1923 dha provën e saj të tretë me La coscienza di Zeno. Vdiq më 1928, si pasojë e një aksidenti rrugor. 31 Montanari, Puppo, Storia della letteratura italiana, Societa Editrice Internacionale, Torino, 1972, f. 241

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

20

danuncian është lartësimi i një jete të ndjeshme dhe i një individi të jashtëzakonshëm, përndryshe i supernjeriut. Ndërsa tek Svevo gjejmë njohjen e absurditetit dhe të pakuptimësisë së jetës dhe jo lartësimin, por prezantimin e një njeriu të zakonshëm, pa ndonjë cilësi të veçantë dhe, sidomos, pa asnjë nxitje të brendshme vullneti. Në krahasim me heronjtë danuncianë apo romantikë, protagonisti i romanit të Svevos mund të përkufizohet si një anti-hero. Ai është një qenie thellësisht e paaftë, pa asnjë lloj interesi, parapëlqen më shumë të shikojë jetën që zhvillohet jashtë tij, ose më mirë reflektimin e saj në ndërgjegje, sesa të reagojë e të veprojë. Gjëja që i intereson në të vërtetë është vetëm çfarë ndodh brenda tij, brenda unit. Fakte në dukje fare të thjeshta dhe modeste shkaktojnë reagime psikologjike tepër te fuqishme dhe imponuese. Jeta tashmë nuk ka një fill logjik dhe bëhet e paparashikueshme, por edhe nëse ka kuptim, ai shfaqet shumë më vonë, në formën e një kujtimi dhe jo në çastin kur ai jetohet realisht. Këto transformime përshkojnë tërësisht veprën e tij madhore La coscienza di Zeno, që Svevo e shkroi pasi njohu, ndoshta edhe pjesërisht, eksperiencat narrative të Xhojsit dhe Prustit. Disa nga këto aspekte u shfaqën që tek dy romanet e para dhe veçanërisht tek Senilità. Para se të shkruante romanin që e bëri të njohur dhe i solli famën, Svevos iu deshën rreth tridhjetë vjet. Mungesa e suksesit dhe detyrimi i kësaj heshtjeje tepër të gjatë, nga njëra anë, dhe siguria e palëkundur në vlerat e veta, nga ana tjetër, gërshetohen vazhdimisht dhe bëhen përcaktuese në idenë e vet për jetën. Dilemat e tij të vazhdueshme për atë gjënë “qesharake dhe të dëmshme që quhet letërsi”, por që gjithsesi do të pasqyronte fatin e tij, i shfaq hapur në një nga faqet e ditarit të 1899-s. Në të vërtetë Svevo ishte një autodidakt – vëren G.Pampaloni,32 që do të thotë një diletant i madh, me të gjitha mangësitë, përafërsitë dhe empirizmin që mbart; por pikërisht për këtë formimi i tij kulturor ndoqi lumturisht kuriozitetin instiktiv, që e mbrojti të lirë nga çdo lloj ndrojtjeje dhe i siguroi një liri absolute gjykimi. Shkurtimisht ai mendon se formimi dhe kultura e Svevos janë pikërisht ato të një romancieri të vërtetë. Po ashtu, edhe kritiku i njohur Debenedetti33 mendon se Svevo është një romancier i një rëndësie të jashtëzakonshme. Po përse kritika nuk u kujtua më herët për të, por vetëm pas tridhjetë vjetësh? – shtron pyetjen kritiku i njohur dhe përgjigjet në këtë mënyrë: “...Përgjigjja më e natyrshme, në këndvështrimin tonë, është se Svevo, me romanet e tij, paraqet imazhin e njeriut që kërkon dhe përndjek narrativat e reja; edhe romanet e tij, si të gjithë romanet moderne, janë romane pyetëse. Pyesin për të kuptuar, ndoshta më kot, për të njohur kuptimin e jetës, kuptimin e fatit të një njeriu të copëtuar dhe të trazuar...”. Ndërgjegjja e Zenos La coscienza di Zeno është kryevepra e Italo Svevos dhe një nga veprat e mëdha, që mund të radhitet pa frikë në krah të narrativës së madhe evropiane duke filluar nga romani Në

kërkim të kohës së humbur të M.Prust-it deri tek Uliksi i Xhojsit. Kemi të bëjmë jo vetëm me një

32

G.Pampaloni, Storia della letteratura italiana. Il novecento, Garzanti, Milano, 1979, f. 441 33 G.Debenedetti, Il romanzo del novecento, Milano 1998 f. 517

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

21

personazh të ri, por edhe me skema narrative tërësisht të reja, si monologu i brendshëm, braktisja e strukturës narrative tradicionale dhe ndërtimi i një strukture te re të mbështetur mbi një sërë temash, si pirja e duhanit, martesa etj. Ky roman, sipas studiuesit R.Jacobbi,34 i hap rrugën një romani të ri modern italian, me vlera të veçanta kritike dhe dialektike, i përshkuar nga një dramaticitet i hollë, që përjetohet dhe ndjehet me vuajtje nga personazhi kryesor, plot me ankth dhe me paaftësi për të jetuar, që Svevo e ndjente si të tijën dhe njëkohësisht si një element universal dhe që realisht do të përbënte dimensionin e brendshëm të njëzetvjeçarit të parë të shekullit. Ky personazh kishte kohë që ishte krijuar në mendjen e Svevos, kishte filluar të latohej pak e ngapak, derisa ishte bërë personazhi i romanit të parë Una vita, personazh që tashmë kishte edhe një identitet dhe që e quajti Alfoso Niti. Ky personazh dhe Zeno Kozini (personazh i romanit të tretë) kishin elemente të ngjashme, edhe pse formale. Por, përtej këtyre ngjashmërive formale, që sigurisht nuk mund të kalohen pa u nënvizuar, qëndron fakti i rëndësishëm se Svevo e rimerr këtë kërkim intelektual mbi këtë personazh, me një pjekuri më të lartë analitike dhe me mjete më cilësore kërkimi, mes të cilave, psikanaliza. Svevo nuk pajtohej tërësisht me teoritë psikoanalitike te Frojdit; nga njëra anë, ai mendonte se ato ishin interesante, vlerësonte vëmendjen që u kushtohej edhe gjërave më të parëndësishme (siç ishin lapsuset, harresa) dhe gjente të përbashkëta mes nënvetëdijes së Frojdit dhe vullnetit irracional të Shopenauerit,35 nga ana tjetër, psikanaliza e turbullonte sepse shpeshherë analiza e nënvetëdijes e bën njeriun të ndërgjegjësohet për të vërteta tashmë të harruara, pra, gjëra që tek e fundit të tronditin, edhe sepse nuk besonte në mundësinë e shërimit të këtyre sëmundjeve psikike. Për këtë arsye Svevo mendon të përdorë psikanalizën jo më si një terapi mjekësore, por si një mjet letrar dhe analiza psikologjike kthehet në argumentin kryesor, mbi të cilin ndërtohen romanet e tij. Kjo metodë korrespondon me atë që në letërsi është quajtur “fluksi i ndërgjegjes”, një teknikë që lidhet me rrëfimin e ideve të personazhit, ashtu siç i vijnë në mendje, pa kërkuar domosdoshmërisht një fill logjik mes gjërave të treguara. Ky roman rrjedh nga një ditar që shkruan tregimtari-personazh dhe që mjeku e boton për t’u hakmarrë ndaj pacientit që kishte ndërprerë kurën. Ndërgjegjja e Zenos nuk ka një subjekt të mirëfilltë, përbëhet nga disa bërthama tematike që duket sikur qëndrojnë më vete dhe që kanë të bëjnë me eksperiencat themelore të jetës së protagonistit, të tilla si: vesi i të pirit duhan, vdekja e babait, martesa apo një sipërmarrje tregtare. Veç kësaj, elementet e rrëfimit nuk organizohen më sipas kategorive të shkakut dhe pasojës, të kohës dhe hapësirës, që ishin thelbësore për romanin e Tetëqindës. Këto kategori tashmë janë vënë në krizë nga ndërgjegjja e sëmurë e shkrimtarit protagonist. Zeno Kozini vendos të kurohet tek analisti, për shkak të një vesi të tij të hershëm që është të pirit duhan. Analisti që identifikohet si doktor S, me të cilin ka shumë mundësi t’i referohet

34R. Jacobbi, Iroia e realtà në L’avventura del novecento, Garzanti, Milano, 1983, f. 355 35

Në kulturën e Svevos gjejmë të gërshetuar dy rryma mendimi të kundërta: nga njëra anë, pozitivizmi me teoritë e Darvinit dhe marksizmit; nga ana tjetër, mendimet e Shopenauerit dhe Niçes. Edhe për sa u përket shijeve letrare dhe zgjedhjeve poetike Svevo frymëzohet nga mësues të ndryshëm, nga realistët dhe natyralistët si Balzak, Flober, Zola dhe nga romani psikologjik i viteve të fundit të Tetëqindës i Dostojevskit.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

22

Sigmund Frojdit,36 e këshillon të shkruajë historinë e jetës së tij. Problemi i madh i Zenos është paaftësia e tij dhe për më tej se problem tjetër i madh ishte vesi i të pirit duhan, nga i cili nuk mund të shkëputej me asnjë lloj përpjekjeje dhe për këtë ndjehej shumë i zhgënjyer. Ai kishte filluar të pinte duhan që në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, për shkak të konflikteve që kishte me të atin. Ai nuk gëzonte fare respektin e të atit, aq sa i ati i kishte besuar biznesin e familjes një administratori të jashtëm. Sëmundja e babait dhe vdekja e tij përbëjnë disa faqe jashtëzakonisht të bukura. Shpulla që i jep babai të birit, pikërisht në çastet e fundit të jetës, do të ishte si një miratim i fundit për paaftësinë e tij, një gjest dhe një dyshim i egër që do tw shoqëronte djalin deri në ditët e fundit të jetës. Këto elemente biografike dhe përdorimi i vetës së parë gjatë rrëfimit na bënjnë të kuptojmë që duhet të ketë ngjashmëri mes Zenos dhe Svevos. Një tjetër episod është Martesa e Zenos. Ai njihet me motrat e shtëpisë Malfenti dhe i vardiset asaj më të bukurës, Adës, por, për fat të keq, e shohim të martuar me atë që i pëlqente më pak, Augustën. Megjithatë ai sillet mjaft mirë me të dhe krijon një lidhje të sinqertë dashurie. Kjo gjë nuk e pengon aspak Zenon që të krijojë një lidhje jashtëmartesore me Karlën. Augusta përbën në roman një figurë femërore të ëmbël, të kujdesshme dhe shumë bujare ndaj të shoqit. Ajo është e shëndetshme dhe i jep një ndjenjë sigurie pasigurisë së tij, i cili mbështetet tek ajo si tek një nënë e dytë.

Episodi tjetër quhet “Gruaja dhe e dashura” ku shohim se si Zeno njihet me Karlën, si përpiqet ta ndihmojë në studimet e saj për kanto, duke i siguruar edhe një mësues privat, me të cilin më vonë Karla do të dashurohet. Me brejtje të thellë ndërgjegjeje autori përpiqet të krijojë alibi, në mënyrë që të vetëçlirohet nga tradhtia. Mundohet të bindë veten se aventura me Karlën nuk do të turbullojë aspak situatën familjare, madje mund të ndihmojë për të forcuar më tej dashurinë ndaj gruas së tij. Kështu, me të përmbushur dëshirën e tij, kthehej e gjente prehje, edhe më me shumë zjarr tek ajo nëna e mirë që ishte Augusta. Episodi i pestë Historia e një shoqërie tregtare tregon një Zeno që angazhohet me punët e biznesit, që është i paaftë si gjithmonë, por kësaj here është më me shumë fat se sa vetë eksperti i biznesit, kunati i tij Guidoja. Paaftësia e tij kthehet në një strategji fituese, pikërisht atëherë kur ai mëson ta pranojë dhe ta ushtrojë me ndërgjegje të plotë. Episodi i gjashtë, i quajtur Psikanaliza, na njeh me atë që është Zenoja i vërtetë. Ndërgjegjja, e theksuar në titull, është ajo që e shpëton jetën nga asgjësimi, përmes një ironie të vazhdueshme autoanalitike. Në faqet e fundit të romanit, që janë edhe më të njohurat dhe që zënë vend më të gjerë, Zenoja e deklaron veten të shëruar nga paaftësia e tij për të vepruar, megjithatë atë e kanë shëruar vetëm punët e tij të biznesit, jo terapia psikanalitike. Sa thamë më lart, ishte një përmbledhje e veprave italiane më të rëndësishme që ndikuan drejtpërsëdrejti në panoramën letrare të 1900-tës, që në thelb dukej se kishte analizat e thella psikologjike dhe përshkrimet e gjata të ndjesive dhe emocioneve që mbartnin personazhet, formën që ata duhej të respektonin me çdo kusht, edhe me çmimin e mohimit të vetvetes. Statusi i personazhit dhe vendi që zë në të gjitha rrëfimet është tepër intrigues, nuk mund të ndahesh më prej tij, sepse ai është tashmë aty shumë më interesant se personazhet që ke njohur deri atëherë, 36

Italo Svevo ishte njohur me Frojdin, që përpara se të shkruante Ndërgjegjen e Zenos. Ai kishte përkthyer së bashku me nipin e tij mjek edhe një vepër të tij Il sogno, gjë që i kishte lënë shumë mbresa; aty ishte njohur me psikanalizën,me të cilën pastaj ishte marrë gjatë gjithë jetës.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

23

të bën të mendosh e të hysh thellë në mendjen e shpirtin e tyre e aty përsëri të ndalesh e të kuptosh hallkat e njëpasnjëshme që e bëjnë aq kompleks, aq të thellë e aq të vështirë. Zenoja, Moskarda apo Matia Paskal e shumë personazhe të tjerë të romaneve dhe novelave të tyre shfaqen në një mënyrë krejtësisht të re, ashtu siç nuk ishte shfaqur më parë një personazh, i gjithi në qendër të veprës, në qendër të vëmendjes së lexuesit. I marrë nga jeta e përditshme dhe i vënë në situata nga më të zakonshmet, ai kalon përjetime nga më të thellat e me reflektime nga më të çuditshmet. Dhe kjo, pa diskutim, është burim i mirë i një analize interesante për çdo kritik apo qoftë edhe çdo lexues të vëmendshëm. 1.3. Perceptimi dhe mundësia e bashkëjetesës së dy botëve letrare në një shkrimtar Tani do të ishte në interes të këtij studimi të shohim më nga afër pjesën tjetër të përqasjes sonë, kahun tjetër të referimit dhe të krahasimit. Kjo është e domosdoshme për të nxjerrë në pah vlera të përbashkëta dhe fenomene të caktuara, të cilat do të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë kornizën e plotë të një shkrimtari, origjinalitetin e tij, ashtu si edhe universalizmat, elementet e veçanta të ndërgjegjshme ose jo, që gjenden tek dy shkrimtarë të së njëjtës epokë, apo edhe të dy epokave të largëta. Areali letrar i Italisë rrethohet nga disa vende fqinje, mes të cilëve Italia do të përbënte një lidhje të ngushtë, për shumë arsye që tashmë i njeh jo vetëm historia. Letërsia është një nga ato arsye që na bën ta duam këtë qytetërim fqinj, që ta njohim si një vlerë të madhe në panoramën e gjërë të letërsisë botërore dhe madje shumë nga shkrimtarët e saj t’i kemi si një pikë referimi dhe t’i konsiderojmë si mjeshtra të artit letrar. Kjo lloj bashkëjetese mes dy botëve të ndryshme kulturore, ideologjike, e për më tepër letrare nuk është aspak e thjeshtë. Duhet të gjendet një mënyrë e natyrshme ku vlerat e veçanta të një letërsie të trajtohen si pjesë e formimit letrar të një shkrimtari, pa rënë pre e ndikimeve apo imitimeve të qëllimshme. Dhe këtë, shkrimtarët e mirë, me brum prej artisti të vërtetë, e dinë mirë dhe prandaj kërkojnë gjithmonë t’i shndërrojnë në mësime të vlefshme për të bërë një letërsi të shëndetshme dhe sa më origjinale. Nuk është aspak normale që një letërsi të jetojë e mbyllur e pa asnjë marrëdhënie me letërsitë e tjera, nuk është normale as që një shkrimtar të lexojë e të marrë mësime të kufizuara duke u nisur nga paragjykime ideologjish a mentalitetesh, sepse kjo do të dilte tmerrësisht e dëmshme dhe do të përbënte pengesën më të madhe për një rrugëtim drejt të ardhmes. Vlera e vetme që duhet të udhëheqë të lexuarit dhe të bërit letërsi është vetëm parimi letrar dhe artistik; njohja e këtij parimi do të ndikonte në një gjykim sa më të drejtë dhe në një receptim që do t’i bënte mirë origjinalitetit të një shkrimtari. Historia e letërsisë na tregon se janë të shumtë shkrimtarët që jetojnë mes dy botëve. Jo vetëm shkrimtari shqiptar jeton dhe shkruan në një tokë të huaj mes dy kulturash, në një botë të tijën, të ndarë mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke jetuar një të tashme të ushqyer me një shpresë të madhe për kthimin në origjinë. Secili prej shkrimtarëve italianë, me të cilët do të takohemi gjatë studimit tonë do të kalonte faza të tilla jete, botëkuptime dhe mendësi që do ushqeheshin mes

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

24

Italisë dhe Francës, vendit të admiruar nga shumë italianë, ku do të kalonin periudha të rëndësishme jete dhe formimi. Fundja, për një shkrimtar është më se e ligjshme, dalja përtej kufijve hapësinorë, është më se ripërtëritëse për atë si shkrimtar, e mbase edhe për letërsinë në tërësi. 1.3.1 Kultura, qytetërimi dhe mendësia italiane si pjesë e pashmangshme e formimit dhe e ndërgjegjes koliqiane Në po këtë periudhë, shfaqet edhe shkrimtari i talentuar shqiptar Ernest Koliqi.37 Ai është shkrimtari që me gojën plot mund ta vëmë pranë shkrimtarëve të tjerë evropianë dhe sidomos pranë atyre italianë. Me një frymëmarrje artistike prej shkrimtari të mirë, me një formim kulturor prej eruditi evropian, e me një palcë thellësisht shqiptare, Koliqi është njeriu me të cilin krenohen letrat e sotme shqipe. Për të kuptuar më mirë se në ç’ mënyrë dhe deri në çfarë mase kultura italiane dhe shkrimtarët e saj u bënë mjeshtrit e artit koliqian, do të duhet të ndjekim gjithë rrugëtimin e tij në këtë vend fqinj dhe të gjitha kontaktet me letërsinë e saj. Një sërë bibliografësh u morën me analizën e jetës së tij dhe të gjithë arritën në një emërues të përbashkët se Koliqi është ky që është edhe falë vendit ku jetoi dhe letërsisë së saj brilante që përpunoi laboratorin e tij shpirtëror dhe vuri në punë mekanizmin e tij gjenial. Por, mendoj se kjo përqasje nuk vjen rastësore në asnjë çast dhe nuk mund të duket e habitshme as për Shqipërinë e asaj epoke. Mund të ishte e habitshme, nëse do të vinte nga një familje e varfër shqiptare, apo nëse do të rridhte nga një kënd i largët dhe i harruar, por kurrsesi nga një familje tregtare qytetare, e sidomos nga një qytet si Shkodra, me lidhje të vazhdueshme dhe të hershme tregtare dhe qytetare me Venecian, në veçanti. Dhe Koliqi pranon në një nga shkrimet e tij se pikërisht në Venedik, “shkodranëve të vjetër iu zgjanue mendësia”. “ Tregtarët shkodranë, kur qyteti i tyre shtrinte tregjet e veta thellë kah Rumelija, ngrehshin me shpirt e shije zotnijsh të vërtetë nëpër lagje të Shkodrës ndërtesa madhështore qi ndër vija arkitektonike kujtojshin Venedikun.”38 Kështu kujton Koliqi me shumë mall qytetin e tij fisnik, ndërsa shëtit gjatë Canal Grande të atij qyteti të lashtë, pasi ka dalë nga Biblioteka “Marciane”. Por lidhjet e tij me Italinë ishin shumë më të hershme sesa studimet e tij atje, ato i

37

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903. Shkollohet në kolegjin jezuit “Arici” në Breshia të Italisë. Në Bergamo themelon me studentë të tjerë gazetën Noi giovani. Pas dhjetë vitesh qëndrimi, në 1921-in kthehet në Shqipëri, për t’u nisur drejt Jugosllavisë më 1924. Boton në Tiranë poemën dramatike “Kushtrimi i Skanderbeut”. Më 1929 boton në Zarë vëllimin m novela “Hija e maleve”. Suksesi i këtij libri e pagëzoi si themeluesin e novelës shqipe. Nga viti 1930 deri 1933 jep mësim letërsi shqipe pranë gjimnazit të Shkodrës dhe shkollës tregtare të Vlorës. Përkthen nga italishtja “Poetët e Mëdhej t’Italis” me poezi nga Dante Petrarka, Taso dhe Ariosto, që pasohet nga një vëllim i dytë. Boton librin me poezi “Gjurmat e stinëve” dhe vëllimin tjetër poetik ‘Kangjellat e Rilindjes”. Më vonë më 1935 del përmbledhja me novela “Tregtar famujsh” e një vit më pas “Pasqyrat e Narçizit” 1936. Më 1937 përfundon studimet e larta në universitetin e Padovës duke mbrojtur temën “Epica popolare albanese” nën udhëheqjen e gjuhëtarit Karlo Taliavini. Drejton katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe pranë universitetit “La Sapienza” të Romës. Shumë vite më vonë shkruan romanin “Shija e bukës së brume”.Që nga viti 1957 dhe deri më 1973 boton periodikun e njohur letrar “Shenjzat/Le Pleiadi”, një nga monumentet e pazëvendësueshme të letërsisë shqipe. Vdes në Romë më 15 shkurt 1975. 38

E.Koliqi, Mëngjes në Venedik

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

25

kishin rrënjët tek familja e tij, tek mënyra e tij e jetesës dhe tek mendësia liberale, që do të depërtonte thellë në karakterin e tij si shkrimtar dhe si njeri. Mes të tjerash, në një monografi për Koliqin, Antonio Guzeta shkruan: “... Fati e deshi që Koliqtë të radhiteshin ndër familjet aristokrate të kohës. Tregtia me Triesten, Venecian, Trapanin e Barin kishte bërë që të rinjtë e kësaj familjeje të jetonin pranë ndërmarrjeve të këtyre qyteteve dhe djemtë e vajzat të merrnin edukatën e atyre shkollave dhe kolegjeve. Në familjen Koliqi lexohej “Corriere della Sera”, luhej në piano, pihej Fernet Branca si në familjet e mira italiane.”39 Në këtë atmosferë familjare rritet djali i Koliqve, me një mendësi te çlirët dhe tolerante për kohën, me një prije të theksuar për të dalë që herët nga zhgualli i vjetruar i disa koncepteve të kalbura, që kishin zaptuar mendjet dhe shpirtrat e shqiptarëve të asaj epoke. Jo vetëm familja por edhe “Shkolla klasike e Jezuitëve përgatiti një Koliq të kalibrit të naltë intelektual dhe një djalë të denjë nga çdo pikëpamje”40. Pas kësaj periudhe arsimimi pranë jezuitëve të Shkodrës, Koliqi së bashku me vëllezërit u dërgua nga prindërit tek një kolegj tjetër jezuit “Cesare Ariçi” në Breshia të Italisë. Ishte një fëmijë i rritur para kohe, – thekson Guzeta41, - italishten tashmë e dinte, dhe u përshtat menjëherë me frymën letrare të atij tempulli të vogël dijesh siç ishte “Ariçi”. Por kjo nuk ishte një atmosferë plotësisht e ndryshme nga ajo ku ai ishte rritur deri atëherë. Në fund të fundit, sipas mendimit të Guzetës , mbi modelin italian dhe atë latin ishte formuar deri atëherë e gjithë letërsia e traditës së madhe letrare shkodrane. Xhovani Kosteti, mësuesi i madh i asaj kohe në Ariçi dhe njohës i rrallë i letërsisë italiane, i mësoi Koliqit student shijen e mirë të një letërsie të shëndetshme dhe ndershmërinë e gjykimit; për më tepër duke ndjerë impulsin e heshtur të mësuesit të tij, ai ndjeu një tërheqje, sidomos për Gabriele Danuncion dhe për poetët modernë francezë. Periudha në të cilën u formua artistikisht Koliqi përkonte me një nga stinët letrare më pjellore në Itali dhe ai përhumbej nëpër manifestimet poetike të saj, i përvetësonte me shumë dëshirë dhe vlerësonte përfaqësuesit e saj më të mirë, si Karduçin apo Paskolin. Ata lanë gjurmë të pashlyeshme në memorien e tij dhe herë – herë, për pasojë, edhe në shkrimet e tija letrare. Dhe kjo ishte natyrshëm e pashmangshme për një njeri me ndjeshmëri të lartë poetike siç ishte Koliqi.

“... U dashurua marrëzisht me protagonistët e Dantes, me të Carducci-it, me të Foscolo-s,... u bë kreshnik i përjetësuar nëpër veprat e D’Annunzio-s, dolli fantazmë-protagonist përmes penës së Pirandelos... Dielli i tij prej shkrimtari u brumos, por kurdoherë duke pasur për plagë të zemrës një Beatriçe të huaj edhe për zegël të mendjes një brum po të huaj... “,42 shkruante kështu Sterjo Spase në një artikull të vitit 1939.

Nëpër veprat e tij të bie në sy admirimi ndaj Italisë, Romës apo Venedikut, përshkrimet e detajuara e plot frymëzim të bëjnë të mendosh për një lidhje të ngushtë shpirtërore. Koliqi e donte këtë vend ku “... sytë gjithmonë shijonin bukurira të pafund nëpër mes të ndërtesave

39 A.Guzzetta, Ernesto Koliqi un poeta sociale, Tipografia Missioni Estere, Milano, 1968, f. 6. 40 H.Begeja, Kultura dhe politika e Koliqit, në Shenjzat, (numër përkujtimor kushtuar E.Koliqit), Romë, 1975, f. 180. 41 Po aty, f. 8. 42 S.Spase, Këthimi i Shkrimtarit, në revistën “Donika”, nr 1, 1939.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

26

madhështore, të kopshteve të shumëngjyrëshe e nëpër mes të shumë çfaqjeve të tjera të jetës së përditshme.”43 Në revistën Shejzat që e drejtonte ai vetë shkruante shpesh pjesë publicistike të tilla si: “Mëngjes në Venedik”, “Dafinat e shtëpisë së Petrarkës”, “Dante e ne shqiptarët”, “Gabriele D’Annunzio e shqiptarët” e shumë pjesë të tjera interesante dhe për më tepër emocionuese, ku përveç përshkrimeve shumë të bukura të vendeve apo personazheve të njohura, sillte edhe kujtimin e freskët të vendit të tij e sidomos qytetit të tij të lindjes, të cilin e adhuronte pa masë dhe për të cilin thurte tingëllima malli. Edhe Venecia apo “Mbretëresha e Adriatikut”, siç pëlqente ta quante Koliqi, ishte për të një qytet i veçantë jo vetëm për bukurinë e ujit me gondola, por edhe për lidhjen e ngushtë me Shkodrën e tij shumë të dashur e me stërgjyshërit e tij të largët.

“Unë i mbylli sytë për nji ças dhe shikoj mbrenda vetes. Hapen në fund të shpirtit sy të tjerë qi u ngjasin të mijve por s’janë të mijt: sy stërgjyshash të largët qi e panë motit Venedikun njashtu si e shof sot unë... E s’dij a e shof kët Venedik para syve jashtë meje a por në fund të shpirtit mbrenda meje.”44

Por, megjithatë, ai kënaqet duke shijuar dridhjen e lehtë të valëve venedikase në ato ditë pranverore, ndërtesat njëra pas tjetrës që prekin ujin, që e ngacmojnë përbrenda dhe e frymëzojnë të shkruajë: “Por dielli mëngjesuer nuk më len të punoj në qetí. Tepër i bukur Venediku në këtë mëngjes qershori me kapitelat e Pallatit Dukal të lulzuem mrekullisht në lule t’imta mermeri, me mozaikët e ballit të Kishës së Shën Markut qi u falin lumní aq të gjallë syve me ngjyrat e flakta kangatare... tepër i bukur sot Venediku për m’u ndry ndër kto kthina t’ftofta tue ia sjellë shpinën gjithë asaj fantazmagorije.”45 I kthehemi përsëri ecejakeve të tij të vazhdueshme të cilat e çojnë gjithmonë drejt Italisë. Për shkak të një situate tepër të vështirë politike në vend, vendos të vazhdojë studimet e tij të larta në universitetin e Padovës. Ishte një periudhë delikate për historinë shqiptare, – shkruan Gradilone,46 – ajo gjatë së cilës u formua: fundi i luftës për pavarësi dhe fillimi i një jete të brishtë demokratike për kombin e ri. Por, pikërisht në atë kohë ai mundi të përpunonte një aftësi të jashtëzakonshme të reflektimit mbi njerëzit, gjërat, vendet, problemet shpirtërore dhe zakonore, duke zgjuar në të njëjtën kohë edhe një ndjenjë të thellë malli. Filloi të njihte gjithnjë e më thellë vendin dhe të zbulonte palimsestet e ambienteve, fryt i eksperiencave të shumëllojshme historike, traditat shekullore të njerëzve të tij dhe sekretet e kësaj gjuhe të vjetër por edhe të re në të njëjtën kohë. Ashtu siç lexonte Danuncio, pa u ngopur, klasikët italianë të Treqindës, ashtu edhe Koliqi i kthehet gjuhës amtare, e gjen përsëri të bukur dhe ndjen nevojën të shkojë e të kërkojë shprehjet në gojën e popullit e mes rreshtave të shkrimtarëve të vjetër. Për të realizuar këto kërkime dhe studime ai ndoqi një ideologji të tijën koherente përgjatë viteve. Ai tashmë mendonte si shumë shkrimtarë të tjerë evropianë të kohës, duhej të depërtonte thellë në psiken e trazuar shqiptare që të mund ta

43 Po aty. 44 E. Koliqi, Mëngjes në Venedik. 45 Po aty, 46

G.Gradilone, L’opera letteraria e culturale di Ernest Koliqi, në Altri saggi di letteratura albanese, Bulzoni, Roma, f. 230-272.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

27

kuptonte dhe ta vinte atë në shërbim të së ardhmes të kulturës dhe kombit. Për këtë ai ishte i bindur se vendi i tij kishte shumë se çfarë t’i ofronte: “Shqipnija sado qi e vogël si tokë e popullsi përmbledh në vete aq landë të pasun njerëzore, aq shumë motive ndërlikimesh shoqnore e psikologjike e me i dhanë ushqim njij prodhim të dendun kallëzimesh e romancash...”47 Pra edhe Koliqi e kishte të gjithë lëndën e duhur, vetëm se duhej të gjente mënyrën se si të depërtonte. Studimet e albanologjisë në Itali vazhduan në Universitetin e Romës. Aty drejton Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, derisa me dekret të presidentit të Republikës së Italisë, për meritë të tij, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare. E kush më mirë se personaliteti i zjarrtë dhe kompleks i Ernest Koliqit mund të qëndronte në krye të tij. Asnjë tjetër nuk mund të ngjallte interes – shkruan Gradilone48 – si për formimin kulturor të spikatur italian, ashtu edhe për prirjen natyrale drejt studimeve letrare... siç dihet në formimin e tij luajti një rol parësor qytetërimi letrar italian, edhe pse i përzier me atë të kombeve të tjerë...”. Dhe Koliqi ishte me të vërtetë i tillë, kaloi vite të gjata në tokën e latinëve të lashtë dhe e adhuroi atë, lexoi letërsinë e saj dhe e përpiu të tërën duke e ndjerë gati si pjesë të ekzistencës së tij, ndoshta falë saj ai mundi edhe të arsyetonte si letrar evropian, të ndjente e të shkruante me standardin e një gjeniu të madh. Ai mendonte se Italia do të ishte një mbështetje e madhe për të ardhmen e kombit tonë, besonte në madhështinë e kulturës dhe qytetërimit të saj, besonte në mbështetjen që ky vend mund t’i jepte Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në fund të një prej fjalimeve të tij në Romë, si drejtues i Institutit të Studimeve Shqiptare, të botuar në revistën “Shkëndija”, ai e quan për detyrë të garantojë autoritet italiane duke i siguruar se “ ... drita qi derdhet nga Roma, djep i përhershëm qytetnimi e dijeje, ka me zdritun përpjekjet kulturore të studjuesavet t’anë tue forcue shpirtrat në parimet e përbashkëta të dy kombeve të vllaznueme, parime qi kanë në themel kultin e Perëndis, t’atdheut e të votrës shtëpijake.”49 Duket qartë se shkrimtari shqiptar besonte fuqishëm në atë që kultura dhe qytetërimi italian mund t’i ofronin Shqipërisë dhe shqiptarëve, besonte se gjërat do të ndryshonin, besonte se qytetërimi i lashtë ilir nga i cili rridhnin shqiptarët meritonte një fat tjetër të ndryshëm nga ai të cilit i ishin nënshtruar tashmë. Dhe këtë mundohet ta bëjë përmes revistave që i themelon, duke gjetur mbështetje të madhe jo vetëm tek shokët dhe miqtë e tij, por edhe tek vetë italianët, tek dashamirësia e të cilëve beson me bindje të plotë:

“Na jo vetëm me mjetin e kësaj reviste t’ia zbulojmë vetes edhe të tjerëvet të qenmen e humanitetit tonë në pasqyrë të letravet e t’artit, por edhe vllaznit tonë Italjanë, të cilët krah për krah me ne punojnë për Ringjalljen shqiptare, do t’i ftojmë me na dhanë përshtypjet e veta mbi ne, mbi çfaqjet e jetës s’onë, mbi vijat e mbi ngjyrat e visevet shqiptare qi ata tashmë i dashunojnë me të njajtën dashuni qi ndezë zemrat t’ona”50. Por pikërisht për këtë arsye bashkëpunimi sistemi i asaj kohe e akuzoi si fashist, si zbatues të ideologjisë fashiste duke u nisur nga fakti se ai u emërua nga qeveria italiane si Ministër i Arsimit. Për këtë, qarqet letrare të kohës jo vetëm nuk e njohën potencialitetin e tij letrar, por

47 E.Koliqi, Një sy panoramik mbi kulturën shqiptare, në Shkëndija, III/1942, f. 30-32. 48 G.Gradilone, vep. e cituar, f. 231. 49

E.Koliqi, Një sy panoramik mbi kulturën shqiptare, në Shkëndija, III/1942, f. 30-32 50

E.Koliqi, Akt-besimi, Shkëndija, Nr 1, 1940, f. 7

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

28

edhe e mohuan si njeri dhe si shkrimtar dhe nuk e lanë të kthehej kurrë më në atdhe. Gjykata e popullit e dënoi me vdekje, ndërsa vepra e tij do të përbënte një herezi. Por kjo e dhënë e jetës së tij nuk na ndihmon aspak për të kuptuar dhe për të analizuar veprën e tij. Në Republikën e Letrave të gjithë i përkulen artit. Letërsia është aq e madhërishme, sa asaj i mjafton vetvetja. Ajo shpjegohet me anë të mjeteve të saj dhe pak rëndësi kishte nëse Koliqi ishte ministër... – shkruan Rudolf Marku51 – kriteri artistik dhe estetik i letërsisë është i gjithpushtetshëm. Prandaj në çdo epokë ne duhet ta respektojmë atë. Pas një dëbimi të dytë nga Shqipëria, Italia, atdheu i tij i dytë e mirëpret sërish shkrimtarin dhe studiuesin shqiptar. “Biografia e tij dëshmon, pak a shumë, se Koliqi ose kthehej në atdhe për të qenë në majat e qarqeve intelektuale e politike të kohës, ose largohej prej tij i përbuzur dhe i kërcënuar.”52 Deri në vdekje, Koliqi vazhdoi të mbante funksionet e tij drejtuese në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Romës, duke i dhënë një ndihmë të madhe kulturës shqiptare e njëkohësisht duke i treguar qytetërimit italian, me gjithë dinjitetin dhe fisnikërinë që e karakterizonte, se edhe ne shqiptarët jemi pjesë e qytetërimit të vjetër evropian. “Mohimi i tij dhe veçmas i veprës së tij për një periudhë dyzetvjeçare, pas ndryshimeve shoqërore në Shqipëri,” – shkruan studiuesi Matoshi, – “u përcoll me një eufori të paparë vlerësuese, madje të përmasës së krijimit të termit koliqiana, që lexuesit i bënte me dije se do të duhej krijuar një disiplinë të veçantë në shkencën tonë të studimit të letërsisë që do të merrej vetëm me këtë autor”53. Dhe Koliqi, në gjithë dimensionin e tij është shkrimtar që e meriton këtë. 1.3.2. Përkthimet në shqip të klasikëve italianë Përkthimi ishte një fushë tjetër që Koliqi e lëvroi me shumë pasion e përkushtim. Në veprimtarinë poliedrike të këtij shkrimtari, përkthimi nuk përbën aspak një anë dytësore të individualitetit të tij. Përmes përkthimit ne vazhdojmë të pohojmë me siguri edhe më të plotë për lidhjen e ngushtë të Koliqit me letërsinë dhe gjuhën italiane. Ai tregoi se zotëronte me shumë mjeshtëri gjuhën poetike italiane” ...së cilës i njeh të gjitha sekretet semantike, të gjithë forcën plastike dhe përfaqësuese, të gjitha modulimet dhe sfumaturat muzikore duke filluar që nga origjina, që nga Dyqinda, deri në ditët tona”.54 Si pasojë e njohjes së thellë të këtij qytetërimi dhe veçanërisht e prodhimtarisë së tij letrare Koliqi iu përkushtua përkthimit të autorëve klasikë italianë, duke i ndarë në dy vëllime me titull “Poetët e mëdhenj t’Italisë”. Ai adhuronte shumë prej këtyre poetëve, i kishte studiuar që herët, kishte besuar tek fjala dhe arti i tyre dhe mendonte t’ua përçonte atë edhe bashkatdhetarëve, të cilët, me siguri, do të dinin të shijonin dhe të mësonin nga këto

51

R.Marku, Letërsia si e tillë dhe kritika si jo e tillë, në Letërsia si e tillë: probleme të vlerësimit të trashëgimisë sonë letrare, Toena, Tiranë, 1996, f.79 52

H.Matoshi, Koliqi, invariantëzimi poetik i viteve ’30, në Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Prishtinë, 2008, f. 248 53

Po aty, f. 249 54 Carmelo Capizzi, në Vëllim syzimesh albanologjike në nder të Atë Prof. Zef Valentinit dhe Prof. Ernest Koliqit, Shenjzat, f.335

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

29

gjenialitetete letrare. Fundja, ky do të ishte edhe misioni i përkthimit, ashtu siç e vlerëson edhe Shevrel: “Veprimtaria e përkthimit është e nevojshme për të bërë të mundur komunikimin ndërmjet individëve, që janë të ndarë për nga format e ndryshme të njohjes dhe të konceptimit të botës.”55 Është e nevojshme edhe pë të bërë të njohur vlera dhe letërsi, të cilat një lexues i thjeshtë, sidomos i kohës së Koliqit, as që do të kishte mundur t’i njihte në origjinal, përveçse të përkthyera në gjuhën shqipe. Por është fakt i njohur që, të lexosh klasikët pas kaq shumë shekujve, vjen shumë e vështirë, kjo në mënyrë të veçantë për shkak të ndryshimit të gjuhës. Por njihet edhe fakti tjetër, që klasikët e mëdhenj italianë përkthehen me vështirësi, duke qenë të kushtëzuar sidomos nga një sintaksë e rënduar, fakt që nuk e ndalon aspak Koliqin të ecë para në misionin e tij të përkthimit, madje e bën të jetë një përkthyes edhe më të kujdesshëm. Kalimi i shekujve ndihet edhe në botimet e sotme të këtyre autorëve italianë në Itali, botimet janë shpesh të mbushura me aparate lehtësuese, fjalorë, shpjegime e komente për lexuesin. Vëllimi i parë përmbledh pjesë të zgjedhura nga Dante, Petrarka, Ariosto dhe Taso, ndërsa vëllimi i dytë mbledh katër klasikë të tjerë: Parinin, Montin, Foskolon dhe Manxonin . Përzgjedhje emrash të mëdhej, brenda një gjinie tërheqëse. Poezia është edhe një gjini shumë e vështirë për t’u përkthyer, madje ekziston prej kohësh një mendim mbi papërkthyeshmërinë e saj. “Përkthimi i poezisë përbën një sfidë, përmes së cilës e pamundura në dukje, shndërrohet në të mundur dhe poetët janë më të përshtatshmit për ta përballuar atë sfidë”56. Dhe këtu është me vend një tjetër thënie me vlerë, që është e Arshi Pipës. Ai thotë se: “Nji poet i mirë nuk mund të bajë përkëthime të këqija; sensi i artit e udhëheq atë kah

gjetja e shprehjes së përshtatun. Poetvet të tillë asht kot me u folë pra mbi teknikë: gjithsecili e

ka at të vetën deri sa asht poet.”57 Parathënien e vëllimit të parë e shkroi Gjergj Fishta, i cili edhe njeh vlerat këtij përkthimi

“... Asht përnjimend nji fat i bardhë për literaturën t’onë komtare qi ky letrar i ri, i pajisun me të gjitha cillsit e lypuna për nji përkthyes të mirë, ia ka hi përkthimit të copave të zgjedhuna prej veprave të katër klasikvet ma të parë t’Italisë; “58.

Ndërsa parathënien e vëllimit të dytë e përgatiti albanologu Karlo Taliavini, i cili gjithashtu mendonte se gjuha e Koliqit është aq shumë artistikisht e përpunuar dhe natyrale, sa mund t’ia kalojë edhe asaj të shumë shkrimtarëve të sotëm. Koliqi i përkushtohet kësaj pune jo vetëm për t’u përballuar me një sfidë vërtetë joshëse siç është përkthimi, por edhe për të përmbushur një mision sa patriotik aq edhe fisnik. Tashmë edhe shqiptarët duhej t’i njihnin kryeveprat e mëdha, të pasuronin shpirtin dhe mendjen me bukurinë e atyre vargjeve që “edhe në përkthimet më të vobekta qesin shkëndija” dhe në këtë mënyrë do të shërbente si ndërlidhës mes kulturës dhe qytetërimit italian dhe kulturës shqiptare. Ata autorë që lanë gjurmë në letërsitë e gjithë botës duhej të lexoheshin edhe shqip. “Me hi me folë për ta, – shprehet Ndre Mjeda, – kishte me kenë si të dote kush me i ndimue me një shkrepës të ndezun diellit qi shkëlqen

55

Yves Chevrel, Letërsia e krahasuar, f. 17. 56

K.Kodra, Ernest Koliqi - përkthyes, Studime filologjike nr 3-4, 2004, f. 81. 57

A.Pipa, Mbi përkëthimet, në “Kritika. Ese 1940 – 1944”, Princi, Tiranë, 2006, f. 36. 58 A.Gjergj Fishta, Parathanie, Poetët e mëdhenj t’Italisë, Nika, Tiranë, 1932, f. XIV.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

30

madhshtuer në pikë të mjesditës.”59 Dhe me të drejtë, veprat klasike të të gjitha letërsive nuk kanë kurrë mort, ata mbeten gjithmonë themeli i çdo shoqërie të shëndoshë. 1.3.3 Vështrim mbi disa paralele të mundshme Është kënaqësi dhe padiskutim përgjegjësi e madhe të hysh në këtë tempull të shenjtë klasikësh. I shfleton dhe e kupton që janë vepra të bukura, e kupton që vërshimet e shekujve shkaktojnë vetëm efektin e tyre të kundërt, i lartësojnë e i bëjnë më të fuqishëm për kohërat dhe për pasardhësit. Popujt e kombet, nuk ka rëndësi sa të mëdhenj apo të vegjël janë, i mbrojnë me xhelozi panteonet e tyre dhe ua lënë në trashëgimi atyre që do të vijnë, dhe ata ua lënë të tjerëve me gjithë nderimet që i takojnë një shenjtërie. Duke iu referuar periudhës kohore që mbulon ky studim me problematikë të veçantë, pra fundi i Tetëqindës dhe fillimet e Nëntëqindës, nga letërsia italiane do të shkëpusnim dy personalitete të veçanta letrare, Gabriele Danuncion (1863-1938) dhe Luixhi Pirandelon (1867-1936). Janë dy nga emrat më sugjestionues të botës letrare, që thyen tabutë dhe ofruan një këndvshtrim tjetër, duke u shndërruar në fenomene letrare siç është “pirandelizmi” dhe “danuncianizmi”. Për këtë dhe për arsye të tjera, ata mbetën dy nga shkrimtarët që ndikuan më fort te pasardhësit e tyre, një nga të cilët do ta gjejmë edhe në letërsinë tonë shqipe. Të dy këta krijues të shquar do t’i gjejmë në mënyrë fare të natyrshme te shkrimtari shqiptar Ernest Koliqi; të parin, Danuncion, e përmend shpesh herë në shkrimet e tij, e përkthen me shumë dëshirë e përkushtim, i referohet jo rrallë qoftë edhe për simpatinë e tij të shprehur për shqiptarët; ndërsa me Pirandelon ndodh e kundërta, nuk e shohim asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe nuk e përmend asnjëherë në asnjë fletë të tijën. Por kjo e fundit nuk do të thotë që ai nuk e ka studiuar e nuk e ka njohur, e për më tepër nuk na pengon aspak t’i vëmë në një rrafsh përqasës e të kuptojmë më thellë atë që në mënyrë sipërfaqësore na çon menjëherë tek Pirandeloja; nuk na pengon të shterrojmë një problematikë studimi që vetëm sa pohohet apo arsyetohet në pak faqe nga kritika jonë dhe sigurisht të argumentojmë se pse duhej të ishte pikërisht Pirandeloja një nga elementet formues të prozës së tij komplekse. Nga ana tjetër, marrëdhënia mes Pirandelos dhe Danuncios ka qenë gjithnjë e largët dhe e huaj. Pirandelo i kundërvihej atij dhe dekadentëve të tjerë duke thënë se “ Jeta ose vetëm mund të shkruhej ose vetëm të jetohej”, ndërkohë që për Danuncion identiteti mes artit dhe jetës ishte një e vërtetë absolute. Qasja e Koliqit ndaj Danuncios, mendoj se është më e lehtë të pranohet, sepse është vetë ai, i pari, që e shpreh këtë simpati në shkrimet e veta dhe madje thekson se ai ka mësuar shumë nga ky mjeshtër i madh i fjalës poetike. Tek e mbramja kam bindjen se nuk ka shkrimtar të këtij shekulli, që me dashje apo pa dashje, nuk e ka ndjerë peshën e ndikimit të tij. Është e rëndësishme të theksohet se këto paralele nuk i zbehin aspak vlerat e letërsive, ato na ndihmojnë të kuptojmë më mirë marrëdhëniet mes tyre, në çfarë pikash janë të përafërta, sa mund të

59

Ndre Mjeda, Shënjime bibliografike, në Revista “Leka” 1-12, “Zoja e Papërlyeme, Shkodër, 1932, f. 285.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

31

asimilohet dhe mund të inkorporohet në një vepër një fenomen apo një tendencë e caktuar, se sa të ndërgjegjshme apo të pandërgjegjshme mund të jenë këto ndikime. Kujtojmë Bodlerin i cili shkruan vetë për ndikimin e tij nga Edgar Po:

“... Mua më akuzojnë se kam imituar Edgar Poe-në! E dini ju pse e kam përkthyer me aq durim Poe-në? Për shkak se ai më ngjante. Për herë të parë, kur e kam hapur një libër të tij, kam parë jo vetëm tema të ëndërruara nga unë, por edhe fjali që i kisha menduar dhe të cilat ai i kishte shkruar njëzet vjet më parë”60. Këto përqasje na lejojnë të kuptojmë origjinalitetin e shkrimtarit, inteligjencën e tij letrare, atë të re që solli përtej traditës së vendit, pra atë që i dha emër dhe një vend nderi në republikën e letrave. Përveç shkrimtarëve bashkëkohorë italianë, me të cilët përqasja është më se e natyrshme dhe më se e kuptueshme, do të gjejmë dendur Dante Aligierin, klasikun dhe mjeshtrin e madh të të gjitha kohërave, njeriun që do t’i jepte emrin shekullit, dhe që në moshën tridhjetetrevjeçare do të krijonte Beatriçen dhe do të përpunonte në mendje diçka që do të përqafonte të gjithë njerëzimin, Komedinë Hyjnore e tij. Këtë poet filozof do ta gjejmë në forma nga më të ndryshmet, qoftë të drejtpërdrejta apo të nënkuptuara, por që gjithsesi të bëjnë të kuptosh se Koliqi e ndjente shumë pranë artin e tij, mënyrën e tij të menduarit; shkrimtarit tonë i dukej se gjente pjesë nga jeta e tij, edhe pse me të e ndanin shekujt. Duhet të jetë diçka magjepsëse në veprën dhe jetën e këtij klasiku të madh, që arrin të bëjë për vete edhe pas kësaj distance kohore marramendëse emra të mëdhenj të letërsive të ndryshme! Ai arrin jo vetëm të mbijetojë, por edhe të rrezatojë si një yll i madh e të prekë ndjeshmëritë e brezave me një pasion sfilitës, si një burim i pashtershëm energjie artistike për çdo lloj letërsie dhe çdo lloj kombi. I tillë është edhe Petrarka, i madh mes të mëdhenjve, klasiku i tingëllimave rrënqethëse, ku ndjenja dhe fjala janë një gjë e vetme, ku valëzimet emocionale të hedhin nga prehri i një fantazie të ëmbël në atë të një realiteti të prekshëm e zhgënjyes. E kush nuk do të binte pre e kësaj gjendjeje shpirtërore që të bën të ndjehesh njerëzor aq sa edhe hyjnor? E Koliqi, si poet e si njeri, nuk kishte si të bënte ndryshe, veçse të adhuronte Petrarkën me Laurën, në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme, ta ndjente pranë në emocionet më të thella që mund të shkaktojë dashuria dhe të shprehë hapur dhe pa droje se do të dëshironte t’i ngjante. Klasikët kanë qenë gjithnjë shembulli që duhej të ndiqnin brezat, themeli më i fortë i çdo letërsie, dhe për këtë më mbresëlënësit në formimin dhe eksperiencën letrare të çdo shkrimtari. Letërsia është një e tërë e madhe, ku librat flasin mes tyre dhe kulturat shkëmbejnë eksperienca me krenari. Umberto Eko, studiuesi i njohur italian i semiotikës, në një artikull kritik mbi ndikimet letrare shkruan:” ... gjatë punës sime rrëfimtare janë gjetur ndikime për të cilat isha plotësisht i ndërgjegjshëm, të tjera që nuk mund të vërtetoheshin, sepse unë s’ua dija burimin, të tjera akoma që më kanë befasuar por më kanë bindur – si për shembull kur Xhorxho Çeli ka vërejtur te Emri i trëndafilit ndikime të romaneve historike të Dimitri Merezhkovskit, dhe mua m’u desh të pranoja se i kam lexuar kur kam qenë dymbëdhjetë vjeç, megjithëse në kohën kur shkruaja i kisha harruar.”61 Pra, konceptit të ndikimit Ekoja i shton edhe konceptin e karakterit 60 H.Matoshi, Studimet krahasimtare në letërsinë shqipe, në Studime 5,6,7, Prishtinë 2001, f.334.

61 U.Eko, Mbi letërsinë, Dituria, Tiranë, 2007, f. 118-119.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

32

të përkohshëm të kujtesës. Të gjitha këto e bëjnë tepër joshëse metodën e krahasimit, edhe për faktin tjetër se është shumë e vështirë t’i shmangesh ankthit të ndikimit, prej tij nuk ka shpëtuar asnjë shkrimtar i mirëfilltë. Edhe Koliqi, edhe Pirandelo, edhe Danuncio, edhe Dante e Petrarka, duke qenë të tillë, nuk mund të jenë më të ndryshëm, të gjithë kanë marrë nga enciklopedia e madhe e kulturës, nga libri i madh i letërsisë. Pajtohemi edhe ne me Umberto Ekon, me mënyrën se si ai i përkufizon ndikimet e Borgesit: “Të thuash se s’ka ide te Borgesi, që të mos ketë ekzistuar më parë, është njësoj si të thuash se s’ka asnjë notë të vetme te Bethoveni, që s’ka qenë prodhuar më parë. Ajo që mbetet themelore... është aftësia për të përdorur depozitimet më të ndryshme të enciklopedisë për të bërë muzikë të ideve.”62 Të gjithë librat përbëjnë një letërsi të tërë të madhe, ku secili çdo shkrimtar jep nga personaliteti dhe veçantia e tij dhe ku secili gjen materialin e gatshëm nga ku duhet të fillojë e të gatuajë brumin që do të përjetësojë veprat e mëdha të letërsive të mëdha apo të vogla qofshin ato. 1.4 Metoda krahasimtare si mundësi e një studimi shkencor Mendojmë se do të ishte në interesin e punës tonë të ndërtojmë edhe një skemë teorike të metodës, në bazë të së cilës ne do mund të organizojmë kwtw studimin. Kjo do të ishte e rëndësishme të përcaktohej, duke qenë se në këtë proces marrin pjesë disa protagonistë kryesore që u përkasin dy letërsive të ndryshme, duke qenë se kemi dy kahe, kemi dy mendësi dhe dy tradita në krah të njëra – tjetrës. Prandaj, në këtë kontekst, metoda krahasimtare do të mbante një rol thelbësor dhe do të na ndihmonte të qartësonim përmes argumenteve të niveleve të ndryshme shumë prej problematikave letrare, që do të përbashkonin të dy kahet e qasjes. Do të na ndihmonte të kuptonim se çfarë ndodh me ndërgjegjen njerëzore që i përket një kulture, që është kultura e saj, kur përballet me një vepër që është shprehje e një kulture tjetër. Kjo do të thotë të takosh atë që nuk flet të njëjtën gjuhë, atë që nuk ka të njëjtën mendësi e kulturë, atë që është i huaj ose atë që në letërsinë e krahasuar quhet tjetri. Ne mendojmë se ky takim mjafton për të përligjur një qasje të tillë, të cilën pretendojmë ta shohim jo vetëm si një takim me tjetrin, por edhe si një mënyrë për të shkuar tek tjetri. Semiologu strukturalist J.Llotman në librin Kultura dhe bumi e sheh kulturën si një proces dinamik, ku procesi i jashtëm dhe ai i brendshëm këmbejnë vazhdimisht vendet. Dinamika e kulturës nuk mund të jetë e përfytyruar as si një proces i izolur, shprehet autori, as në cilësinë e sferës pasive të ndikimit të jashtëm. Që të dyja këto tendenca, vazhdon ai, realizohen në një drejtim të ndërsjelltë, prej të cilit nuk mund të jenë të abstraguara pa deformimin e vetë thelbit të tyre. Prandaj përballja e dy kulturave, përshtatja, asimilimi do të ishin procese interesante në zhvillimin e secilit personalitet letrar dhe jo vetëm. Në qendër të problematikës sonë të studimit do të ndodhet takimi mes disa autorëve të letërsisë italiane dhe shkrimtarit shqiptar Ernest Koliqi. Takimet nuk janë as të rastësishme, as të

62 Po aty, f. 132

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

33

pandërgjegjshme, fati e solli që ai t’i hynte një rrugëtimi të detyruar e një mërgimi të gjatë, i cili, për fatin e tij të mirë, e mësoi të njohë vepra e shkrimtarë të një letërsie për së mbari. Italia u bë si një atdhe i dytë, që e mikëpriti dhe e mbështeti atëherë kur superstruktura e vendit të tij i ktheu kurrizin dhe nuk deshën ta njohin as si poet dhe as si njeri. Atje ai gjeti një ushqim të rëndësishëm shpirtëror, madje më të rëndësishmin për të, që ishte letërsia e mirë dhe e shëndetshme, e cila i tregoi se ka shumë mënyra për të qënë një shkrimtar i zoti, por vetëm një për të qenë njeri, mosnënshtrimi ndaj vuajtjes së mërgimit dhe dashuria e madhe për tokën amë. Shkrimtarët, të cilët lanë gjurmë në ndërgjegjen e tij letrare, ishin klasikët e vjetër, por edhe modernët e rinj. Secili prej tyre, me veçantinë e karakterit dhe të veprës, solli pothuajse një tendencë të mirëfilltë letrare, si pirandelizmi apo danuncianizmi, apo edhe dantizmi e petrarkizmi, të cilët ndikuan jo vetëm në veprat e mëvonshme që i përkasin të njëjtës kulturë, por edhe në veprat e autorët që u përkasin kulturave të tjera evropiane. Komparativizmi, si një nga metodat më bashkëkohore të studimit shkencor, përbën një disiplinë të re më vete, që synon një formim individual të mbështetur në një këndvështrim të ri të studimit të letërsisë, një formim që synon kapërcimin e kufijve nacionalë letrarë. Sot, gjithnjë e më shumë, në mendimin shkencor mbi teorinë e sidomos mbi historinë e letërsisë, veçanërisht të traditës, po flitet për domosdoshmërinë e studimeve krahasuese midis letërsive, rrymave e shkollëzave letrare si dhe midis autorëve.

Letërsia e secilit vend i nënshtrohet mekanizmave të kushtëzimit kulturor dhe tradicional të vetë atij vendi, duke mbartur në këtë mënyrë edhe një domethënie të veçantë për atë vend. Pa kaluar përmes veçantive të identiteteve të caktuara nuk mund të përshkohet rruga që të çon drejt një letërsie të përbashkët. Studiuesi italian A.Gnisci mendon se “Letërsia e krahasuar është një disiplinë eksperiencash që vjen e rritet, një disiplinë bashkëjetesash dhe bashkë-edukimesh. Mijëra studentë që përshkojnë jetën tënde, në çdo ditë të saj, nuk janë hije të kota e të pakuptimta, por, në të kundërt janë ekzistenca, janë prani që të detyrojnë vazhdimisht të ndryshosh dhe të kuptosh më mirë, mbase edhe të kuptosh për të parën herë; dhjetra njerëz të njohur dhe ende të gjallë në mënyra të ndryshme të bëjnë të ndjehesh si një që mund të jetojë disa jetë përnjëherësh. Një Poetikë e madhe dhe e shumëfishtë”63. Në këtë këndvështrim do të ishte shumë interesante t’u referoheshim teksteve letrare, të cilat janë shkruar posaçërisht për ne, për të na treguar për botët e ndryshme njerëzore. Përkthimi dhe letërsia e krahasuar janë ligjërimet e gërshetura, që na mbajnë së bashku në këtë kompleksitet që përbëhet prej nesh, botës dhe letërsisë. Për t’iu kthyer punës me autorët tanë, do të veçonim si një aspekt të rëndësishëm të krahasimit edhe distancën kohore, e cila ndan epokat që u përkasin. Dante Aligieri dhe Françesko Petrarka i përkasin Rilindjes italiane, periudhë ekstreme kohore me Nëntëqindën, së cilës i përket Luixhi Pirandelo dhe Gabriele Danunzio. Periudha të rëndësishme në historinë e letërsisë italiane, për vetë specifikën e tyre të veçantë dhe me ndikime të jashtëzakonshme në shumë letërsi të tjera. Dhe përqasja nuk do të ishte aspak e thjeshtë, si mes dy shkrimtarëve që ndodhen realisht me një distancë të largët kohore nga njëri – tjetri, ashtu edhe mes shkrimtarëve që i ndan një hapësirë e vogël kohe. Koliqi gjendet pothuajse në të njëjtin kontekst kohor me

63

A. Gnisci, Letteratura comparata, Mondadori, 2002, f. XIII.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

34

Pirandelon dhe me Danuncion, dhe pranëvënia e tyre, megjithëse do të na çonte tek i njëjti sistem komunikimi, do të na përballte me vështirësi të caktuara, të cilat do të ishin të natyrshme në një marrëdhënie individualitetesh të fortë. Pirandelo ka ndërtuar në historinë e letërsisë një personalitet aq të dalluar letrar sa do të përfaqësonte një lëvizje të tij të quajtur pirandelizëm; po ashtu edhe Danuncio ka gdhendur një imazh aq të skalitur mirë dhe një pasuri veprash aq origjinale, sa ka krijuar vetvetiu një tjetër lëvizje që u ndoq nga shumë shkrimtarë të rinj dhe që ishte danuncianizmi. Nga ana tjetër, të njëjtën gjë mund të themi edhe për Koliqin, i cili, megjithëse shkrimtar i një letërsie të vogël, ndërtoi një figurë të pastër me vlera të larta kulture dhe morali shoqëror, zuri një vend nderi në letrat e sotme shqipe, duke formuar në këtë mënyrë një lloj tendence që ka marrë emrin koliqiana. Letërsia e krahasuar e konsideron tashmë si një paragjykim ndikimin e letërsive të vogla nga letërsitë e mëdha. “Ndikimi i një vepre letrare, – thekson Franca Sinopoli, – në një kontekst të ndryshëm nga ai i origjinës, duhet lexuar si një proces receptimi dhe përvetësimi, duke kritikuar kështu paragjykimin kulturor e metodologjik, sipas të cilit një letërsi (e vogël) do të kufizohej në një transportim pasiv nga një tjetër letërsi ( e madhe) autorë, vepra dhe forma letrare”64. Ky ndryshim, megjithëse i vogël, do të pëbënte një aspekt thelbësor në funksionimin e këtij procesi letrar. Duke iu kthyer qasjes tonë, në këtë kontekst mund të themi se nuk është aspak e thjeshtë dhe fijet lidhëse të tyre duhet të vërehen me kujdes. Metoda krahasimtare na lejon t’u referohemi niveleve të ndryshme të analizës, si në nivel temash dhe motivesh, teknikash stilistikore, ashtu edhe më thellë, në nivel konceptimesh e teorish që lidhen me mendimet e tyre mbi njerëzit dhe botën, mbi artin e të shkruarit dhe me mënyrën e të krijuarit, koncepte që do të ndryshonin rrënjësisht në varësi të epokave që u përkasin. “Do të ishte e gabuar në këtë kontekst, pohon komparatisti G.Guillen, ta konsiderosh si një model apo si një imazh shkrimtari të madh atë që përshtatet në mënyrë perfekte me ambientin kulturor që e rrethon, duke u kufizuar në një gjuhë të vetme, në një sistem të vetëm letrar, me teknika të mbyllura vargu, të mjaftueshme për një rreth shoqëror të mbyllur”. Kjo do të ishte fare e thjeshtë, por do të konsiderohej e papranueshme për vetë teoritë që ndërtojnë themelet e kësaj metode krahasimtare. Nga ana tjetër, Guillen do të shtonte se “janë të panumërt ata shkrimtarë të vijës së parë që dolën nga fusha e kulturës së tyre të origjinës, duke krijuar kështu marrëdhënie me forma të huaja dhe tema të reja, ose duke u endur me shumë kureshtje nga njëri vend në tjetrin”65.

Kështu për shembull, që herët, konteksti letrar i Servantesit pasqyron tri sisteme letrare: atë latin, spanjoll dhe atë italian. Është shkruar shumë për “borxhin” e tij ndaj Ariostos dhe Orlando Furioso-s. Vepra e tij, Don Kishoti i Mançes, do të ishte e pakonceptueshme pa Italinë dhe sistemin e saj letrar. Italo Svevo, pseudonimi i Etore Shmitz, është një tjetër shembull shumë i qartë i ndërthurjes së kulturave. Në veprën e tij lanë gjurmë emra të mëdhenj, si Shileri e Shopenaueri, Frojdi dhe Niçja. Kultura austriako-gjermane depërton në kulturën italiane përmes portës triestine dhe bëhet pjesë e rëndësishme e letërsisë së saj përmes veprës së Italo Svevos. Poeti i njohur italian, Xhuzepe Ungareti, lindi në Aleksandri të Egjiptit, mbaroi studimet në Paris

64

Po aty, F.Sinopoli, f. 11. 65

G.Guillen, L’uno e il molteplice, Introduzione alla letteratura comparata, Mulino, 1992, f. 21.

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

35

dhe punoi si profesor në Universitetin e Romës dhe San Paolos në Brazil. Kur e pyesin për identitetin e tij letrar ai përgjigjet:

”... është poezia ajo që më dha të kuptoja me shumë saktësi se jam një lukez (nga Lucca), se jam edhe një njeri i lindur në kufijtë e shkretëtirës dhe brigjet e Nilit. Di edhe se po të mos kishte qenë Parisi, unë nuk do të kisha pasur fjalën...”66. Dhe poeti tregon se mësuesi i tij ishte Apolineri, se muza e tij ishte muzikaliteti gjenial i poezive të Malarmesë dhe se miti i tij i shkretëtirës vinte nga Egjipti. Dhe vetëm në përballjen me këto kultura ai arrin të përcaktojë frymëzimin e tij personal, ndërsa studiuesit e Ungaretit mund t’u përkushtohen studimeve rreth figurës së tij në rrafshe të ndryshme krahasimtare. Të tjerë emra poetësh dhe shkrimtarësh bëhen shembuj konkretë të gërshetimeve të kulturave, të tjerë shembuj ndikimesh të vullnetshme ose jo dhe rrjedhimisht shembuj në fokus të studimeve komparatiste, të cilat na bindin se sado e madhe që mund të jetë distanca kohore dhe hapësinore, do të ishte e papërfillshme për efektin e jashtëzakonshëm që mund të shkaktojë një vepër a një autor tek një lexues. “Loja” e ndikimeve mes autorëve dhe veprave, apo edhe periudhave të caktuara letrare përsëritet në mënyrë të vazhdueshme dhe përtërin marrëdhënie të reja. Megjithatë dihet se një vepër letrare është si një unus unicum , është një përvojë personale origjinale që lind dhe i takon një mjedisi shoqëror dhe shpirtëror të veçantë. Pjesa tjetër e krahasimit do të kishte në qëndër të vëmendjes dhe të analizës klasikët. Klasicismi, ose Rilindja italiane është një nga periudhat më të rëndësishme, nga ku edhe fillon të mësuarit e letërsisë nëpër shkolla dhe universitete, është epoka së cilës i përkasin personalitetet kulturore dhe letrare të Dantes dhe Petrarkës. Ata përbëjnë dy kolona të forta ku mbështetet letërsia italiane, dhe jo vetëm ajo e Rilindjes, por e të gjitha kohërave dhe epokave, sado moderne qofshin. Ata janë një shembull lavdie jo vetëm për letërsinë italiane, por për gjithë letërsitë evropiane. Elioti shkruante se këngët e Dantes “duhen lexuar si zgjerime të hapësirës rreptësisht të kufizuar njerëzore.”67 Kjo do të thotë se edhe Koliqi nuk do të kishte mundur t’i shmangte dot, ndërgjegja e tij nuk do të mund t’i ikte madhështisë së tyre, e prandaj do t’i lexonte me adhurim dhe do të kërkonte të transmetonte vlera po kaq të larta. Paralelet e hequara, megjithëse aspak të thjeshta me këtë epokë ekstreme letrare, do të na vinin fare të natyrshme, sepse Koliqi, sado që një “modernist i moderuar” do ta pohojë vetë se sa shumë do të donte t’u ngjante poetëve të mëdhenj të klasicizmit “qi rrojnë sa qielli e sa toka”. Jausi shpjegonte se si “motori i vërtetë i paralelizmave dhe krahasimeve të tilla, mes autorëve klasikë dhe të ashtuquajturve modernë, kishte qenë gjithmonë qëllimi i të drejtuarit shoqërinë drejt normave të përcaktuara estetike dhe morale. Norma të tilla të ndryshueshme nga epoka në epokë tregojnë jo vetëm për natyrën komunikuese të letërsisë, por sidomos kërkimin e një ideali shoqëror.”68 Kjo mbase do të përbënte edhe një arsye tjetër për të cilën Koliqi u është qasur klasikëve të njohur, Dante dhe Petrarka. Për këtë jemi munduar të bëjmë një lexim sa më të frutshëm të veprave, në mënyrë që t’i afrohemi sa më shumë kuptimit të vërtetë të teksteve dhe, nga ana tjetër, të njohim tjetrin, të

66

A.Cortellessa, Ungaretti, 2000, f. 60 67

I Kadare, Dantja i pashmangshëm, f. 8 68

F.Sinopoli, në A. Gnisci, vep e cit. f. 1

KREU I: Letërsia e viteve të para 1900-ës, terreni letrar ku formohet Ernest Koliqi

36

njohim rrugën e tij, në mënyrë që të dimë të arsyetojmë dhe të zbulojmë të përbashkëtat dhe ngjashmëritë që mund të lindin mes tyre. Leximi mund të përftohet sipas mënyrash të ndryshme, që luhaten ndërmjet dy polesh, – shkruan Shevrel në Letërsinë e krahasuar. Nga njëra anë, është “leximi për përngjashmim: të lexosh kjo do të thotë të bëhesh një tjetër, të përpiqesh t’u afrohesh sa më pranë synimeve dhe ndjenjave të autorit, të ribësh së brëndshmi udhën e tij... të bësh sikur lexuesi është autori, duke e kaluar atë nëpër të gjitha pikat e krijimit letrar” dhe, nga ana tjetër, dhe në të kundërtën, leximi mund të krijojë shtegun prej nga zbulohet dhe njihet alteriteti “ pra të lexosh do të thotë të identifikosh tjetrin, duke mbetur vetvetja; do të thotë të tregosh udhën e tij, pa synuar domosdo ta rikalosh atë”69.

Dhe ne u munduam të mos shndërrohemi në një tjetër person, të përfshirë nga emocionet e kulturës, së cilës i përkasim, apo në tërësi nga preferencat tonë letrare, por vetëm nga logjika e ftohtë e studiuesit komparatist, që përpiqet të hedhë hipoteza, për të cilat kërkon të sjellë argumenta që mund të hedhin dritë dhe të vërtetojnë vlefshmërinë e atyre hipotezave e të arrijë në përfundime të pritshme. Për atë që vlerëson kontekste të tilla, për atë që do të marrë rolin e kritikut, kjo nuk do të ishte as e thjeshtë dhe as e rehatshme, duke qënë se tërhiqet gjithnjë nga probleme të ndryshme e madje shpeshherë të kundërta. Xhulio Gilen70 tërheq vëmendje në katër aspekte të rëndësishme, të cilat duhet të merren gjithmonë parasysh gjatë një studimi të tillë. Së pari, ai mendon se nuk mund të anashkalohet distanca që ndan një dhunti artistike (të shijuarit e letërsisë si art) nga një angazhim social (vepra si akt, si një përgjigje, për mangësitë dhe të metat e ambientit historik të njeriut). Së dyti, është diferenca mes praktikës (interpretimi i teksteve të veçanta) dhe teorisë (qartësimi i disa çështjeve dhe të një rregulli të kuptimtë). Në vend të tretë, është ndryshimi mes asaj që është individuale (vetë vepra, shkrimtari i pangatërrueshëm, origjinaliteti që bën të mundur letërsia e shkruar) dhe sistemit (tërësia, gjinia, konfiguracioni historik, inercia e të shkruarit). Dhe në fund, tensioni që ekziston mes lokales dhe universales, gjë me të cilën përballen shpesh herë komparatistët. Këto, në fakt, duhet të konsiderohen gjithnjë si polaritete dhe studiuesi duhet të dijë të lëvizë mes tyre. Sigurisht që nuk mund të përkrahet vetëm njëri, apo vetëm tjetri polaritet, ashtu siç do të ishte e udhës, as krijimi i një vizioni të turbullt rreth gjërave. Bashkërendimi i të gjitha elementeve do të na ndihmonte të krijonim një kuadër të plotë të kësaj përqasjeje. Duke iu referuar shkrimtarëve që kemi marrë në analizë mund të themi se janë një burim elementesh të ndryshme, tepër interesante, jo vetëm në nivelin e analizës së një vepre, të një koncepti letrar, të një rryme a fenomeni, por edhe në nivel përqasjes biografike; copëza jete që duket sikur janë të krijuara në mënyrë të tillë, që këto shkrimtarë të gjenden medoemos pranë njëri-tjetrit, në mënyrë fare të natyrshme. Metoda komparatiste i ka qëndruar kohës dhe do të vazhdojë të jetë një nga metodat më rezultative, që jep dorë si për vëzhgime të holla, ashtu edhe për përgjithësime të fuqishme.

69

Y.Chevrel, Letërsia e krahasuar, f. 36 – 37 70

G.Guillen, vep e cit, f. 16

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

37

"E si mund të merremi vesh nëse me fjalët që

unë them përçoj kuptimin dhe vlerën e gjërave që

janë brenda meje; ndërsa ai që dëgjon

pashmangshmërisht, merr kuptimin dhe vlerën që

kanë për veten e tij, për botën që ai ka brenda ?”

( Luigi Pirandello )

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

38

KREU II

PËRQASJE MES PIRANDELOS DHE KOLIQIT

2. Pirandelo dhe Koliqi përmes elementeve biografike

Përqasja mes Pirandelos dhe Koliqit nuk është aspak e rastësishme. E kemi menduar prej kohësh, që kur kemi lexuar novelat e Koliqit, se aty ka pak pirandelizëm, ka thellësi përshkrimi psikologjik dhe dendësi reflektimi, ka analiza të thella dhe teknika herë-herë të përbashkëta. Thithet pothuajse i njëjti ajër, përçohet e njëjta ndjesi. Nuk mund të gjenden ngjashmëri të drejtpërdrejta, por shija na vjen e njëjtë. Duhet vetëm të zbresim në terrenin letrar në mënyrë që të kuptojmë më thellë përmes shtresimeve kuptimore dhe mjeteve teknike secilën novelë e njëkohësisht secilin prej tyre. Duhet thënë se secili është një emër i madh brenda letërsisë të cilën përfaqëson, secili mishëron eruditin që çdo letërsi do të donte të kishte, individualitetin kombëtar por edhe dimensionin e padiskutueshëm evropian që transmetojnë. Kjo e bën të vështirë përqasjen, por në të njëjtën kohë është edhe mjaft intriguese. Të dhëna të caktuara biografike, shpeshherë, tek disa shkrimtarë kanë luajtur rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në formimin e tyre si njerëz, por edhe në përcaktimin e drejtimit të tyre si shkrimtarë. Të dy vijnë nga familje të kamura, që trashëguan pasuri falë tregtisë së të parëve. I ati i Pirandelos administronte minierat e squfurit në Agrixhento (Siçili), gjë që i jepte forcë e pasuri. Ndërkohë që edhe familja e Koliqve merrej me tregti, pasi kështu kishin punuar edhe të parët e tyre, në fillim bënin tregti me Malin e Zi, pastaj të begatë zhvendosen për të jetuar në Shkodër. Ky është një element i rëndësishëm që bën që secili prej tyre të kishte mundësi të hapura studimi, mundësi t’u përkushtohej leximeve që dëshironin pa qenë e nevojshme të punonin për të jetuar (megjithëse gjendja e Pirandelos nuk do të ishte gjithnjë e tillë). Prindërit i shtynë të vazhdonin studimet në shkolla më të mira se ato që ofronte vendi i tyre. Koliqi diplomohet në Palermo për gjuhësi e letërsi, me një temë mbi epikën popullore shqiptare, ndërsa Pirandeloja diplomohet në Bon, po për letërsi, me një temë mbi dialektin sicilian. Veç kësaj, familjet e tyre ishin vatra të hershme patriotizmi. E ëma e Pirandelos vinte nga një familje që kishte marrë pjesë në luftërat antiborbonike për bashkimin e Italisë, ndërkohë që i ati kishte qenë një garibaldian, dhe kjo domosdoshmërisht nuk mund ta linte indiferent Pirandelon. Kjo dëshmohet gjerësisht në shkrimet e tij të rinisë e sidomos në romanin I vecchi e i giovani. Po kështu edhe Koliqi rridhte nga një familje qytetare shkodrane me

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

39

rrënjë të fuqishme shqiptarie, “me një formim familjar katolik, por me një ngjyrim të lehtë liberal; me një koncept të patriotizmit tipik të luftërave për pavarësi”1. Luigj Gurakuqi, personaliteti politik më i shquar që kishte Shkodra, banonte fare afër shtëpisë së Koliqit, prandaj njohja, miqësia, botëkuptimi dhe idealet e njëjta ishin fare të natyrshme. Ai ndikoi drejtpërsëdrejti në formimin e bindjeve të tij politike, mbi rrugën e përparimit të Shqipërisë. Edhe Pirandelo, si një artist me personalitet të spiktur e me një ndjeshmëri të veçantë, përveç karrierës së tij si shkrimtar pati edhe periudha kur besoi në një regjim të caktuar, pati një bindje politike ku besoi me të vërtetë se mund të ofronte zgjidhje për situatën e vendit, madje më 1924, kërkoi edhe teseren e Partisë Fashiste. Për këtë çast të jetës së tij është shkruar shumë, por pa mundur asnjëherë të gjendeshin arsyet e vërteta që e shtynë për të bërë këtë zgjedhje. Kjo mbase mund të lidhet “me zhgënjimet e idealeve politike dhe me pozicionimet antidemokratike aq të shpeshta në kulturën e viteve të para të 1900-tës”2. Por një gjë është e sigurt se Pirandeloja vazhdoi të shkruante tema që, me pesimizmin radikal që dëshmojnë, qëndrojnë shumë larg optimizmit triumfues tipik të regjimit fashist. Një fakt i tillë i rastësishëm përsëri na çon tek Koliqi. Edhe shkrimtari shqiptar pranoi të bashkëpunonte me fashistët për të realizuar idealet e tij në të mirë të përparimit dhe ringjalljes së vendit, megjithëse më vonë ai do ta kuptonte se ky do të ishte zhgënjimi i tij më i madh. Ai ishte një ndër ata që besonin se Italia ishte shpëtimi i vetëm i Shqipërisë, Koliqi, Kruja, Shefqet Verlaci, Gjon Marka Gjoni e ndonjë tjetër – shkruan Xhuzepe Valentini3 – u zhgënjyen dhe u trishtuan kur italianët ndryshuan rregullat e lojës, duke e shndërruar “commonëealth-in” e premtuar në një sundim. Por, megjithëse kjo fazë e jetës së tij nuk u pasqyrua në asnjë rresht të veprave të tij letrare, paçka se krijimtaria e tij nuk pati asnjë lidhje më këtë zgjedhje politike, ajo u dënua si herezi . Secili prej tyre do të kishte kaluar vështirësi të tilla, siç kalon tërë njerëzimi gjatë gjithë jetës, por të dy këta shkrimtarë, do të goditen rëndë dhe do të tronditen thellë gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo, padiskutim, do të ndikonte në gdhendjen e një karakteri njerëzor të veçantë . Pirandelo është i destinuar të jetojë me një grua të sëmurë mendore, e cila, me kalimin e kohës, vetëm do përkeqësohet. Ndoshta nga kjo situatë familjare kaq tragjike, do të burojë edhe gjithë ajo prani çmendurie që gjendet në veprat e Pirandelos. Nga ana tjetër, Koliqi trajtohet nga atdheu i tij si persona non grata, e kështu ai nuk do të shkelte këmbën kurrë në vendlindjen e tij të dashur, do të vuante dhembjen e mërgimit dhe do të vdiste i zhuritur nga malli i pashuar asnjëherë. Kjo përshkoi të gjithë krijimtarinë e tij letrare, e cila mbase nuk do të kishte qenë e tillë, nëse jeta e tij do të kishte shkuar pas një tjetër rrjedhe. Megjithëse këto dy elemente biografike janë tërësisht të ndryshëm, përsëri mund të themi se shkaktuan të njëjtin efekt; lëkundën themelet e realitetit që po jetonin dhe, sidomos, trazuan ekuilibrin e brendshëm të një shpirti të ndjeshëm prej artisti. Kjo do të kishte një ndikim të padiskutueshëm në krijimtarinë e tyre

1 G.Valentini, Ernesto, specchio d’umano transito, Shêjzat, numër përkujtimor, 1978, f. 20. 2 Il Novecento, Luixhi Pirandelo, f.117. 3 Xh.Valentini, vep. e cituar, f.22.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

40

letrare, në motive, në tematikë, e sidomos në filozofinë që do të udhëhiqte jo vetëm veprën, por edhe ekzistencën e tyre si njerëz.

Por elemente të tjera të krijimtarisë së tyre do të jenë më të rëndësishëm për përqasjen tonë, elemente që qëndrojnë më thellë në kontekstin letrar, që duhen veçuar e që duhen trajtuar më me hollësi. 2.1 Novela si shprehja më e mirë e komunikimit me lexuesin

Si fillim, do të ishte një gjini e veçantë letrare, siç është novela, ajo që do të tërhiqte vëmendjen tonë. Pirandelo zgjedh novelën, si gjini për të shkruar gjatë gjithë jetës, ndërsa Koliqi arrin suksesin më të madh të krijimtarisë së tij, po përmes novelës. Ajo përkufizohet si një prozë e shkurtër ”di strutttura relativamente semplice e di respiro alquanto breve”4(me një strukturë relativisht të thjeshtë dhe me një frymëmarrje po aq të shkurtër) dhe për këtë mbase ngjall interes për shkrimtarin dhe bëhet interesante dhe e drejtpërdrejtë për lexuesin. Në vitet ‘900 novela apo tregimi, siç e quajnë zakonisht, pati një përhapje shumë të madhe, madje u shndërrua në një “mjet” të gjerë konsumi për një masë të madhe lexuesish të të gjitha shtresave shoqërore . Në panoramën e gjerë të prozatorëve italianë të Nëntëqindës5, disa shkrimtarë bien në sy për përkushtimin e madh ndaj novelës, e cila pothuajse u shndërrua në një fushë eksperimentimi për avanguardën italiane si Pirandelo, Gada, Pavese, Landolfi, Buzati, Moravia, secili sipas qëllimeve dhe mënyrave të tyre të të shkruarit, dikush me depërtimet e thella psikologjike, të tjerë me eksperimentime gjuhësore nga më të guximshmet, e një palë në përpjekjen për të dhënë realitetin dramatik të kohës përmes formulave që të bëjnë të mendosh për parimet e verizmit në fund të tetëqindës. Vitet nëntëqind janë një fermentim i vazhdueshëm idesh, temash të forta, analizash të thella dhe qëndrimesh të kundërta. Një nga përfaqësuesit më konkretë të kësaj epoke dhe të kësaj gjinie letrare, që la gjurmë të thella në letërsinë italiane dhe jo vetëm, ishte Luixhi Pirandelo, autori i njohur i novelave me titull Novelle per un anno (Novela për një vit). Bota e novelave të Pirandelos është jashtëzakonisht e larmishme e aty mund të gjejë veten cilido individ, në situata nga më të zakonshmet e më të papriturat. Ato janë pjesë e ekzistencës njerëzore në rrjedhën e viteve, pjesë e marrëdhënieve me të tjerët e sidomos me veten e tyre, janë siç shprehet Pirandello “tanti piccoli specchi” (shumë pasqyra të vogla) që pasqyrojnë në mënyrë të plotë vizionin e tij të hidhur për jetën. Ai vendos të shkruajë çdo ditë nga një novelë, të rrëfejë një situatë, një gjendje shpirtërore, një marrëdhënie, të krijojë një personazh, duke formuar kështu një mekanizëm të madh, një botë të tërë që funksionon vetëm falë mendjes dhe shpirtit. Novelisti italian tashmë e kishte kuptuar që ishte mënyra më e shpejtë për të komunikuar dhe për t’u kuptuar nga të tjerët, prandaj ajo mbetet e vetmja formë narrative prej së cilës Pirandelo nuk heq dorë

4 Tullio De Mauro, Grande Dizionario Italiano dell’uso, UTET, 1999.

5 Ettore Barelli, La comunicazione letteraria, Bruno Mondadori, 1989, f. 15.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

41

dhe për të cilën deklaron qartë se dëshiron të vazhdojë të punojë. Kjo lidhje kaq e madhe me novelën, kjo dashuri e përkujdesje, sipas një studiuesi italian, ka të bëjë edhe me një arsye tjetër të rëndësishme: “... përmes tyre ai mund të shprehte në mënyrë të drejtpërdrejtë mendime dhe ndjenja, t’u jepte krijimeve dhe intuitave të tij përmasa të shpejta dhe përfundimtare, pa frikën se ndërmjetësimi i aktorëve dhe regjisorëve, do të mund t’i tjetërsonte. Ky ishte një problem i madh për të.”6 Pra, mesazhi që do transmetonte përmes një novele ishte shumë i rëndësishëm, për këtë ai nuk mund t’ua besonte të tjerëve, duhej të ishte ai vetë që, me fuqinë e fjalës së shkruar, me mjeshtërinë e talentit të tij të përçonte një realitet shpeshherë të hidhur, me të njëjtën ngjyrë dhe të shkaktonte tek lexuesi të njëjtin emocion. Për t’u kthyer te Koliqi, duhet thënë, në fakt, se nuk është teatri ai që lidh Pirandelon me Koliqin, megjithëse edhe shkrimtari ynë shkroi drama, por janë pikërisht novelat me veçantinë e trajtimit të tyre, me strukturat narrative, me personazhet e me motivet që i bëjnë të qajnë e të qeshin njëkohësisht, që lanë gjurmë në ndjeshmërinë letrare të Koliqit. Ernest Koliqi është një personalitet i madh i letërsisë së vogël shqipe, dhe siç dihet tashmë botërisht madhështia e tij u formua kryesisht jashtë kufijve të atdheut shqiptar. Ai ishte një produkt i shkëlqyer i universiteteve italiane dhe lexues i pangopur i letërsisë së saj. Kjo e formoi dhe i tregoi se cili ishte arti i vërtetë, se si duhej të shkruhej e si të krijohej teknikisht një vepër, por ndjeshmëria dhe palci i tij ishin vetëm dhe thellësisht shqiptare dhe ai nuk do të pasqyronte e nuk do të transmetonte tjetër veç realitetit të vendit të tij. Në një artikull të vitit 1937, Dhimitër Shuteriqi shpjegon situatën në të cilën ndodhen letrat shqipe dhe tregon për nevojën e një drejtimi të ri. “E nevojat t’ona të djeshme ndryshojnë nga ato të soçmet. Nevojat e djeshme na i kënaqe ma së miri Naimët, Fishtat, Çajupët. Nevojat e sotme nuk na i kënaq njeri. – Këtu qëndron problemi ” e më tej duke iu referuar Koliqit ai pohon se “Vetëm Ernest Koliqi qindron përmbi shokë me ato novela qi na japin disa anë të shpirtit shqiptar. Koliqi ka zotësin të shofi andej. Na të tjerët duhet të mundohemi të shohim atje ku kemi besim se do të bâjmë nji gjâ të mirë. Vetëm të kemi dashuri për komb e për punën t’onë, të mos e nisim as me dëshpërim”7. Novela duhej të pasqyronte ekzistencën njerëzore, ajo “...duhet të jetë vetë jeta dhe novelisti duhet të jetë i rrahur me çdo lloj eksperience të tharët të jetës... Genia e novelistit qëndron në të zgjedhurit e në të rreshtuarit me pasion sqenat e karakteret... Novela është e fuqishme dhe duhet të lozij një rol kryesor n’emancipimin e shoqëris s’onë...”8. Koliqi ishte i pari që arriti në konkluzionin se nuk mund të shkruhej më si më parë dhe nuk mund të lexohej më si më parë. Ai “... shartoi në trungun e prozës shqipe zhanrin e “novelës” (sipas konceptit që i jep këtij zhanri letërsia italiane), fakt të cilin e

6 Italo Borzi, Premessa informativa, në Novelle per un anno, Newton, Roma, 1993, f. 22. 7 Dh.Shuteriqi, Për një drejtim letrar, Përpjekja shqiptare, nr. 8, maj 1937, f. 101-103

8 Resmije Kryeziu, Nga Lindja në Perëndim, Prishtinë 2008, f. 266 (burimi i parë nga ku është marrë Vangjo Nirvana, Romanci i mohimit, Iliria, nr.26, 29 tetor 1935

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

42

ka nënvizuar edhe Martin Camaj kur shprehej se Koliqi letrar shquhet si krijues i novelës në letërsinë shqipe dhe themelues i prozës moderne.”9 Një studiues tjetër i Koliqit, A. Plasari, shkruan “Tregimi koliqian u shfaq në letrat shqipe si refleks origjinal i prozës tregimtare të traditës neolatine; jo rastësisht autori vetë e quajti novelë.”10 Po kështu edhe Vangjel Koça, shkruan më 1939: “Nderi i krijimit të novelës shqiptare i përket Koliqit, i cili ka një dashuri të veçantë për letërsinë tregimtare, të cilën ka vendosur ta punojë në mënyrë të posaçme dhe ta bëjë si tokë të tij zotëronjëse”. Në një nga faqet e revistës “Shenjzat” do të gjejmë një tjetër analizë e një tjetër koment rreth gjinisë së novelës së Koliqit: “Një gjini krejtësisht e re po hynte në letërsinë e re shqiptare: novela e trajtuar në kuptimin modern të termit. Këto dy vepra u bënë shumë shpejt modelet klasike për t’u imituar nga shkrimtarët e tjerë të rinj. Një iniciativë aspak e thjeshtë, sepse Koliqi kishte me vete bagazhin aspak të zakonshëm të njohurive dhe të eksperiencave të letërsive perëndimore”11 Pra, e shohim Koliqin si krijuesin e mirëfilltë të novelës shqiptare, ashtu siç shohim edhe Pirandelon krijuesin e novelës moderne italiane, për të njëjtën arsye se e donin novelën dhe e shihnin si gjininë më të mirë për të komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë me lexuesin. Shkroi dy libra me novela Hija e maleve (1929) dhe Tregtar

famujsh (1935) dhe misioni që duhej të realizonte përmes tyre ishte patriotik, përveç se artistik. Ai donte të ngjallte tek lexuesi brenda një kohë fare të shkurtër, ndjeshmërinë më të lartë dhe reagimet më të forta ndaj një jete të hidhur plot paragjykime dhe rregulla, që të zinin frymën dhe të shkatërronin ekzistencën. Dhe këtë ai mund ta realizonte përmes novelës, “... sepse novela ishte strofulli i tij ma i dashtun; në novelë arti i tij mbërrin pjekurinë ma të lumtur, ma të spikatun. Shkrojsia shqipe duhet ti jetë mirnjoftse pse e hypi në maje qi hala nuk i ka shkelë kush ma lumnueshëm se aj.”12

Pra, shihet se kjo prozë e shkurtër ishte shumë e suksesshme edhe për Koliqin. Duhet thënë se novelat u bënë shumë të rëndësishme dhe shfaqën shumë interes edhe për studiuesit dhe kritikët, pasi në thelb ata transmetuan esencën e artit të tyre, filozofinë e tyre mbi jetën dhe njerëzit. 2.2 Pirandelo, Koliqi dhe psikanaliza si kërkesë e brendshme Nga sa thamë në kapitullin e mësipërm, ndikimi i psikologjizmit në letërsinë e viteve të para të 1900-tës ishte i dukshëm dhe i përcaktuar në mënyrë të pashmangshme nga zhvillimet e reja të kohës. Letërsia, duke qenë tepër e ndjeshme, nuk mund të qëndronte indiferente ndaj ndryshimeve dhe rrymave, e sidomos ndaj ndryshimeve që ndodhin me vetë njeriun, përmes të cilit shkrimtari krijon një botë të tërë personazhesh.

9 Kastriot Gjika, Duke hulumtuar fillimet e prozës moderne shqipe, në Letërsia si e tillë. Probleme të

vlerësimit të trashëgimisë sonë letrare. (Akte të konferencës, 28-29 maj 1996), Tiranë, Toena, f.201 10 A.Plasari, Qasje tregimit të Koliqit, në Hylli i dritës, nr. 3-4, Tiranë, 1996, f. 11-12 11

P.Tamburi, La vocazione al romanzo in E.Koliqi, Shejzat nr. 7-8, 1960, f. 242 12

Myftar Spahija, Me rastin e vdekjes se Ernest Koliqit, nr. përkujtimor “Shejzat”, 1979, f. 142.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

43

Personazhe shpeshherë të turbullt që jetojnë në një pështjellim të vazhdueshëm, pa e njohur asnjëherë deri në fund vetveten. Në këtë nivel shumë të panjohura u shpjeguan nga Frojdi (1856-1939), mjeku i njohur austriak, që përmes pacientëve të tij, analizoi skutat më të errëta të shpirtit dhe bëri të njohura ekzistencën e disa zonave të psikes: uni (ndërgjegjja), es-i (pavetëdija) dhe mbi-uni (tërësia e normave që kushtëzojnë jetën psikike). Gjithashtu ai shikoi në këtë mekanizëm psikik një mbizotërim të pavetëdijes ndaj vetëdijes apo ndërgjegjes, edhe vetë qytetërimi, sipas tij, ishte një ndërtim i realizuar vetëm falë përmbushjes së kënaqësisë së instinkteve, dhe mospërmbushjes së instinkteve potencialisht shkatërruese. Këto do të përbënin disa përfundime shkencore të cilat do të qarkullonin nëpër qarqet letrare të kohës . Por, nëse janë ndikime të drejtpërdrejta të kësaj psikanalize, apo janë nevojë e brendshme e individit, për të njohur vetën e tij, në nivelin e mendjes dhe të shpirtit, për të gjetur aty shkaqet e shpërthimeve apo të indiferencës ekstreme do të përpiqemi t’i sjellim më poshtë.

1.2.1 Pirandelo dhe psikanaliza

Paralelisht me këtë terren psikologjik zhvillohet edhe një letërsi që pasqyron pikërisht këto ndryshime njerëzore të kohës. Pirandelo, shkrimtari që e pasqyroi më thellë këtë psikologji të re, rritet në këtë ambient dhe me gjithë mjeshtërinë e tij mësoi aty të ndërtojë një personalitet, me të gjithë elementet e shpirtit, mësoi ta kuptojë atë në raport me veten dhe sidomos me të tjerët, të cilët shpeshherë bëhen edhe përcaktues të fatit të individit. Menjëherë të vjen natyrshëm mendimi se është Frojdi, ai që me teoritë e idetë e tija ndikoi mbi veprën e Pirandelos, të duket sikur Pirandeloja përmes veprave të tij mësoi të ndërtojë një personazh, një botë shpirtërore, me të gjitha përjetimet dhe ndjenjat, kuptoi se si funksiononte mekanizmi i mendjes njerëzore. Por, në të vërtetë, janë të paktë ata që realisht mendojnë se Pirandelo është ndikuar nga Frojdi, një prej të cilëve është Kiareti, i cili shkruan më 1983: “Pirandelo dhe Frojdi shohin njëri-tjetrin dhe hiqen sikur nuk njihen. Njëri nuk e ka lexuar La psicopatologia della vita quotidiana, tjetri nuk e ka lexuar Enrikun e 4 -t.”13 Dhe menjëherë Borselino përgjigjet se “ Freud era lontano dal suo orizzonte concettuale.” (Frojdi qëndronte larg horizontit të tij konceptual).

Por nuk ishte vetëm Borselino ai që mendonte se Frojdi nuk kishte lidhje me Pirandelon. Janë të shumtë studiuesit dhe kritikët të cilët mendojnë se do të ishte shumë më frytdhënës për studime të mëtejshme mbi Pirandelon, raporti Pirandelo-psikoanalizë. Ata do ta gjykonin psikoanalizën si të kudondodhur, si diçka që merret në mënyrë instiktive së bashku me ajrin që thithim: “psikanaliza është gjithkund nëpër ajër, siç është në ajër edhe relativiteti; kështu Frojdi dhe Ajnshtajni veprojnë në distancë nga artistët, të cilët krijojnë edhe pa qenë fare në dijeni se kush mund të ishte origjina e ideve të tyre.”14

13

T. Chiaretti, Doktor Luigi Pirandello dal sofà dell’analista al salotto borghese, La Repubblica, 8gusht,1983, f.20 14 Luigi, Russo, Pirandello e la psicoanalisi,në Pirandello e la cultura del suo tempo,Mursia, Milano 1984, f.37

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

44

Një tjetër studiues, Silvio Tisi, mbështet idenë, që pati shumë sukses, se Pirandelo dhe psikanaliza janë kryqëzimi i dy modeleve kulturore të veçanta që çuan në kristalizimin e dy stereotipeve të sakta: frojdizmit dhe pirandelizmit. Pra, pirandelizmi me gjithë mënyrën e të shkruarit dhe të menduarit që përfaqëson, është zhvilluar pavarësisht teorive të Frojdit, pavarësisht se ishin bashëkëkohës dhe sidomos, pavarësisht pasurisë së tyre të përbashkët gjenetike. Nuk shohim në asnjë moment të shkrimeve të tij, apo edhe gjatë intervistave të shumta që ka lënë, të përmendet emri i Frojdit, aq më pak titujt e librave të tij apo komente mbi teoritë dhe terapitë. Një situatë e tillë ndodh me Wilhelm Jenseni. Frojdi shkruan një ese shume mjeshtërore për novelën e tij Gradiva, duke e konsideruar si një provë të vërtetë psikoanalize, i bindur se interpretimi i saj arrihej vetëm me anë të mjeteve më thelbësore të saj. Dhe Jenseni i përgjigjet: “Mendoj se përshkrimi i proceseve psikike dhe i sjelljeve përkatëse i detyrohet mbi çdo gjë tjetër intuitës poetike. Dhe nuk do të heqë dorë nga deklarimi me të gjitha mënyrat për “motivimin poetik”, pra për logjikën e brendshme të narracionit që mbi bazën e disa të dhënave psikologjike, të përgjithshme, e ka drejtuar nga zhvillimi i asaj ngjarjeje dhe atyre personazheve.”15 Një arsyetim i tillë do t’i shkonte për shtat edhe Pirandelos. Por kjo nuk do të kishte rëndësi në një çast kur vetë Pirandeloja shprehet se “... nuk ishte marrë asnjëherë me psikanalizë dhe se kishte mbështetur gjithnjë çdo kërkim të tij psikologjik mbi njohjen personale të njerëzve dhe mbi eksperiencën e drejtpërdrejtë të jetës.”16 Kjo deklaratë e Pirandelos na shtyn të mendojmë se janë pikërisht këta shkrimtarë – filozofë që nuk e njohin psiken njerëzore përmes librave të analizës, por vetëm përmes marrëdhënieve të vërteta njerëzore, ata që i ndihmojnë dhe i pasurojnë vetë njohuritë e këtyre psikologëve. Janë këta shkrimtarë që me trillin e tyre poetik, vërtiten rreth personazheve duke i zhveshur deri në detajin e fundit, deri në skutën më të errët, duke i bërë të rrëfejnë atë që as që mund ta kishin imagjinuar, atë që flinte prej vitesh, strukur nën koren e harresës, dhe duke u ofruar një material tepër të vlefshëm studimeve të psikologëve. “Në të vërtetë, Pirandeloja kishte shkruar romanet e tij, novelat dhe pothuajse të gjithë teatrin pa asnjë paramendim filozofik. Impulsi i parë që e ngacmonte ishte gjithnjë një si lloj shpërthimi pothuajse biologjik, një stimul i menjëhershëm dhe tepër i thellë. Pjesë teorish filozofike, të përvetësuara nga klima kulturore bashkëkohore binin mbi fletët e tij për shkak të një fuqie rëndese të nevojshme, të ngjashme me vrajat më të thella filozofike ...”17 Pra, është më se e qartë se psikanaliza shfaqet vetëm si pasojë e kërkesave të brendshme të krijimtarisë së shkrimtarit, si nevojë e tij shpirtërore për të shkruar në atë formë e për të na dhënë një kuptim të vërtetë të gjërave, aq të vërtetë sa mund ta transmetojë vetëm thellësia e shpirtit njerëzor.

As Mishel David18, studiuesi i njohur i letërsisë italiane të 1900-tës, dhe njëherit njeriu i pajisur me njohuri shumë të mira psikanalitike, nuk arriti të sillte në veprën e tij

15 Po aty, f.41. 16

Po aty, f.40. 17

A.Janner, Luigi Pirandello, Firenze, La Nuova Italia, 1948, f.193-202 18

M.David, La psicoanalisi nella cultura italiana, Torino, Boringhieri, 1970

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

45

mbi psikanalizën në kulturën italiane asnjë kanal informimi që mund të lidhte idetë e Frojdit me veprën letrare të Pirandelos. Madje, është vetë Frojdi që i konsideronte shkrimtarët si aleatë shumë të çmuar. Ai pohoi se: “Poetët dhe filozofët e kanë zbuluar pavetëdijen përpara meje; ajo që unë kam zbuluar është metoda shkencore që më lejon të studioj pavetëdijen”. Dhe kjo na ndihmon shumë të kuptojmë se jo vetëm Pirandeloja por edhe shkrimtarë të tjerë krah tij mund të qëndrojnë larg ndikimit të Frojdit, ashtu siç ka shumë të tjerë që e pasuan dhe krijuan vepra nën orientimin e teorive apo metodave shkencore të tij. Për t’u kthyer tek Pirandeloja, do të shtonim edhe një arsye tjetër për të cilën nuk duhet të jetë ndikuar nga teoritë frojdiane. Ka shumë mundësi që mes viteve 1920-‘30, si shumë njerëz të tjerë të kulturës, edhe Pirandeloja të ishte vënë në dijeni të shkrimeve të Frojdit, por mënyra e tij e të menduarit e të vështruarit njerëzit dhe gjërat ishte krijuar tek ai prej kohësh. Shumë nga novelat e tij, të shkruara në rininë e hershme janë dëshmi e proceseve psikanalitike shumë të spikatura. “Studime të rëndësishme dhe të shumta në numër të estetikës psikologjike që u zhvilluan në ambientet anglosaksone, në Gjermani etj, në fund të Tetëqindës dhe në fillim të Nëntëqindës nuk patën një ndikim aq vendimtar dhe të drejtpërdrejtë”19. Italia – si edhe Franca – ishte një vend ku psikanaliza u pranua me shumë vështirësi prej psikologëve dhe psikiatërve, ndër të cilët zotëronte ende një mendësi pozitiviste, mjaft karakteristike për temperamentin latin në përgjithësi. Dijetarët italianë e francezë nuk e pranonin këtë teori duke shpallur sheshit bazën e saj “nordike”, “teutone” etj. Atëherë mbështetjen që nuk e gjeti në shkencat, te këto vende, psikanaliza e gjeti në letra20.

Dhe si pasojë, në këtë periudhë interesi do të zhvendoset nga ambientet shkencore tek mjediset kulturore, më pak të specializuara; tashmë polemikat do të lindin mes shkrimtarëve, moralistëve, katolikëve, dhe tashmë do të flitet për psikanalizë edhe nëpër sallone, sidomos nëpër sallonet romake. 2.2.2 Koliqi dhe psikanaliza “pirandeliane”

Dhe shkrimtari shqiptar Ernest Koliqi ishte njëri nga ata që frekuentonte sallonet romake, ambientet kulturore dhe lexonte me interes çdo gjë të re e të panjohur. Vendosi të jetonte në Romë, aty ku ishte qendra e të gjitha zhvillimeve, kryeqendra e shumë shkrimtarëve të mëdhenj italianë, mes të cilëve Pirandelos. Edhe Koliqi, i shtyrë prej leximesh dhe studimesh të shumta, do të bëhej pjesë e ndikueshme e kësaj atmosfere, e cila e kishte kuptuar tashmë se kultura e deriatëhershme nuk mund të përballonte në mënyrën më të mirë problemet fondamentale të ekzistencës. Krijimtaria e Koliqit në prozë tërheq vëmendjen e kritikëve, edhe për faktin se “letërsia shqipe kishte një zbrazëti 19

A. Brettoni, Critica psicanalitica e tematica, në Teorie critiche del novecento, Carocci, Roma 2001, f. 79-92 20 Shih A.Plasari, Qasje tregimit të Koliqit, Hylli i dritës, nr.3-4, 1996, f. 10-20

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

46

të dukshme në fushën e prozës, sidomos të prozës së shkurtër”21. Dhe për më tepër, deri në vitet 1920, proza cilësohej nga një përmasë e dukshme moralizuese, nga një mbipeshë e rolit të ngjarjes dhe nga një ndikim i ndjeshëm i letërsisë së rrëfimit gojor. Këtë e pohon edhe studiuesi Sabri Hamiti, që i përgjigjet pyetjes që e bën po vetë: “ ... çfarë kishte krijuar proza shqipe e shekullit njëzet për dy decenie të saj përpara Koliqit? Një tekst anekdotik, të mbështetur në traditën gojore, një tekst proze pseudohistorik që duke kërkuar autenticitet ngjarjesh mezi dëshmon diçka për to, apo një tekst proze që ngutet të theksojë mësimin e vet në trajtën e një skeme të didaktizmit.”22

E gjithë kjo, shkrimtarit tonë i dukej shumë e vjetruar, tashmë tejet e largët dhe e pamjaftueshme për fomimin dhe nevojat e brendshme të krijimtarisë së tij. “Jeta shqiptare, do shprehej Koliqi pret dy sy qi ta shqyrtojnë me dashuri, dy veshë që të mbledhin meloditë e thella, të cilat rrëshqasin nëpër ajr tonë prej nji agimi në tjetrin.”23 Koliqi kishte kuptuar gjithashtu se shkrimtarët e atëbotsdhëm kishin filluar të hapnin një rrugë të re në letërsinë e kohës, por që gjithsesi “ të gjithë e kanë lanun disi në gjymsë se t’absorbuem, të konçetruem, në nji ide qi s’u lente pushim: n’idenë e lirisë së kombit. Ata penden e përdorshin si armë për me zgjua ndiesin kombëtare... për të ngjallun shpresën ndër zemra plot dyshime. Letërsija për ta ishte mjet për të krye nji mision patriotik”24. Por, ata shkrimtarë që Shqipërinë e gjetën në liri, duhet të kenë pa dyshim dëshira e prirje të reja, duhet të kenë, tek e fundit, një mision të ri e “Misioni i të rijve asht me vijue ata udhë qi hapën të Mëdhajt, me studjue thellë psikologjin e panjohun të rracës s’onë dhe me u dhanë zhdrivillim problemeve të gjalla shpirtënore të jetës s’onë të përditshme.”25 Dhe kështu Koliqi do të qëndronte tek Shqipëria dhe shqiptarët, tek trualli i tij amë, për të marrë lëndën e parë, për t’i njohur për së mbari se kush janë shqiptarët e vërtetë “të palcit arbnor”, e për të kuptuar pastaj se cili është identiteti i tij i vërtetë. Për këtë ai themelon revista e bën programe të veçanta, një prej të cilave është e përkohshmja Shkëndija, ku në një Akt-besimi

26 të numrit të parë shkruan se qëllimet e tij janë të përqendruara në tri pika, dy prej të cilave janë: “gërmimi i vijueshëm në shpirtin shqiptar të parrmuem” dhe “naltësimi i instikteve ma të shëndoshta të kombit.” Ai ndjente nevojën e të shprehurit në një mënyrë tjetër, të ndryshme nga ajo e prozës shqiptare të atyre viteve.

“Unë kam dëshira ma të gjana e ma të nalta. Lumnija qi ju shijuet motit më duket e pakrypë. Në ket breshnuar të marrun drite, unë due me kundrue fëtyrën time të re e jo fytyrat e juaja të vjetra”.27Vetëm përmes një psikologjie moderne ai mund t’i hynte një analize të ndjeshme të jetës shqiptare, duke i zhveshur deri në paragjykime dhe tabu,

21

L.Smaqi, Receptimi i veprës së Ernest Koliqit në vitet ’30, në Studime filologjike nr 3-4, 1998, f.72. 22

S.Hamiti, Ernest Koliqi (1903 – 1975), Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, f. 345. 23 S.Çapaliku, Artisti si auto-da-fe, në Studime shqiptare 3, Ernest Koliqi 1903-1975, Universiteti i Shkodrës, f.17-21 24

E.Koliqi, Misjoni i Letrarve të rij shqiptarë, në Leka, viti III, 1931,f. 46. 25

E.Koliqi, po aty, f. 47. 26

E.Koliqi, Akt –besimi , Shkëndija, Nr 1, 1940, f. 7. 27

E.Koliqi, Autodafe

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

47

duke zbuluar mekanizmat e mendjes dhe labirintet e shpirtit, për të kuptuar pse-në e problemeve të shumta ekzistenciale, ashtu siç kishte mësuar viteve të gjata të studimit në Itali, ashtu edhe siç po bënte edhe vetë letërsia italiane e atyre viteve. “Ai filloi të synojë në mënyrë konstante, – shkruan Stefan Çapaliku, – vendosjen e vlerave të fituara ndër shkollat e huaja. Për të arti dhe letërsia është një grishje e mistershme drejt gjurmimit të shpirtit të fshehtë të sendeve. Në këtë mënyrë ai prezanton në veprën e tij edhe elemente psikanalize, psikanalizë ndoshta jo si njohje e drejtpërdrejtë e mësimeve të Frojdit, por si praktikë e imponuar individuale dhe si informacion i marrë në mënyra të tërthorta”.28 Ishte i njëjti mendim me të cilin kritika italiane shprehej për Pirandelon. Pothuajse e njëjta lidhja që një shkrimtar mund të kishte me psikanalizën dhe e njëjta distancë largësie që mund të kishte me teoritë e psikologjisë moderne të Frojdit. Por jo vetëm ky studiues mendon se Frojdi është larg krijimtarisë së Koliqit. Anton Berisha, një nga kërkimtarët e hershëm të tij, shkruan kështu në monografinë kushtuar Ernest Koliqit: “Në strategjinë e gjurmimit të psikologjisë së individit, si ndërshprehje e filozofisë së jetës dhe të botës së njeriut, vërehen elemente të psikanalizës dhe simbolizmit... Këto duhen parë në një rrafsh shumë më të gjerë... botën e brendshme të individit, kontekstet e ngjeshura dhe të tendosura dhe shqiptimin e ndjesive shpirtërore i ndeshim të trajtuara në mënyra të ndryshme në krijimet e letërsisë gojore në përgjithësi, ... të përcjella shekuj me radhë më parë sesa lindja e teorisë së psikanalizës, përkatësisht e frojdizmit”.29 Është e qartë se as Koliqi nuk i shfrytëzoi idetë e Frojdit, ashtu si më parë edhe Pirandeloja. Mbase nuk ishte aspak e nevojshme, sepse etja e madhe prej shkrimtari i bëri të zbulonin vetvetiu, atë që më vonë Frojdi përshkroi në veprat e tij shkencore. Dihet se këto teori ishin kura dhe terapi për njerëz të sëmurë, që kishin nevojë për të jetuar, nevojë për t’u kthyer në jetën normale të përditshme, që kishin nevojë për mjekun e duhur dhe i tillë ishte Frojdi. Ndërkaq që personazhet me konfliktet apo problemet e krijuara, mbase edhe ato tepër të hershmit, të strukur nëpër skutat e errëta të pavetëdijes, kishin nevojë për një artist, për një shkrimtar që t’i bënte të fliste, t’i bënte të rrëfenin pa asnjë paragjykim çdo pjesë të ekzistencës së tyre. Edhe Koliqi e kuptonte se kjo ishte rruga e duhur, e ndjente se kjo ishte mënyra më e mirë për të depërtuar në shpirtin e pasur, por tepër të mbyllur e moskomunikues të shqiptarit, madje kishte bindjen e thellë se ishte strategjia e vetme që duhej të ndiqte për të përmbushur misionin e tij si shkrimtar. Në një nga faqet e revistës L.E.K.A. të vitit 1931, duke iu drejtuar letrarëve të rinj shqiptarë ai shkruan: “Atdheu i ynë ka shumë tokë qi jesin pa punue, por ka edhe shumë shpirtna qi mbesin djerr. E shkrimtari ma tepër se çdo njeri tjetër mund të rregullojë hovin e atyne ndjesive të shpirtit kombtar, të cillat mos me i shti ndër caqe, bajnë ma dam se furija e ujnave të pakanalizuem.”30 Bota e

28

S.Çapaliku, Artisti si auto-da-fe, në Studime shqiptare 3, Ernest Koliqi 1903-1975, Universiteti i Shkodrës, f.19 29 A.Berisha, Ernest Koliqi poet e prozator, Toena, Tiranë, f.65 30

E.Koliqi, Misjoni i letrarve të rij shqiptarë, Leka, nr. 2, Zoja e Papërlyeme, Shkodër, shkurt 1931

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

48

brendshme shpirtërore e individit ishte çelësi për të kuptuar shumë më tepër nga sa mund të mendonte një mendje e zakonshme. Koliqi arriti në këtë përfundim sepse të tjerë përpara tij tashmë e kishin kuptuar, dhe kishin qenë të suksesshëm. Italia, vendi kryesor i formimit kulturor të Koliqit, pas Luftës së Parë Botërore kishte përjetuar shokun e modernitetit në letërsi me prozën e Italo Svevos e prozën tregimtare dhe dramaturgjinë e Luixhi Pirandelos. Svevo ishte shkrimtari i parë që përdori psikanalizën në prozën e tij dhe për këtë është vërtetuar ndikimi nga teoritë e Frojdit. Duke qenë se vinte nga një botë triestine, italo-austriake, ku idetë e Frojdit kishin qarkulluar që herët, dyshimi për një ndikim të tillë mund të ketë qenë më se i ligjshëm. Këto procese letrare dhe filozofike kishin gjetur reflektimin dhe përthyerjen e tyre edhe në prozën e Koliqit. Ai i ndjeu shumë pranë këta shkrimtarë e sidomos novelistin Pirandelo, i cili ndikoi fuqishëm në letërsinë italiane. Megjithëse nuk kemi asnjë pohim apo analizë a përkthim të tij nga Pirandeloja, kjo nuk do të thotë që ai nuk e ka lexuar dhe nuk ka qenë në dijeni të veprës së tij. Studiuesit shqiptarë të Koliqit mendojnë se pikërisht Pirandeloja është ai që udhëhoqi tregimtarinë e Koliqit, është ai që me novelat e tij, të shumta në numër, la gjurmë në strukturimin e novelës koliqiane, në mënyrën e të treguarit, në substratin e tyre filozofik, duke e bërë atë themelues të novelës shqiptare, novelë kjo e veshur me gjithë shijen e mundshme të modernitetit. Studiuesi Ardian Marashi mendon: “Në studimet e deritanishme koliqiane është vënë në pah me të drejtë ndikimi vendimtar i Pirandelos, i ndjeshëm kryesisht në planin e konceptimit të situatave e në teknikat e rrëfimit”.31 Përsëri Aurel Plasari pohon plotësisht i bindur në një nga shkrimet e tij: “Në vend që të hallakatemi në përgjithësime të paçansuara për “modele të huaja” e “praktika kozmopolite”, do të na duhet të pranojmë drejtazi, se sa i përket tregimit psikospektiv, Koliqi është pikësëpari nxënës i Pirandelos. Jo në faktin e rëndomtë të një “gjinikimi tipologjik” , por sepse me novelistin e madh italian e lidh prirja e theksuar antiracionaliste për ta shndërruar tregimin në një satirë kundër konceptimit të vjetër të personalitetit apo të psikes njerëzore”32. Po ashtu kritiku dhe studiuesi Stefan Çapaliku mbështet sa u tha më sipër, dhe ndan të njëjtin mendim me studiuesin Plasari: “Siç e ka vërejtur edhe Aurel Plasari, raportet e Koliqit si tregimtar, me Pirandelon, janë të ngushta për nga pikëpamja e tipologjisë së tregimit”.33 Duke folur për Svevon dhe Pirandelon dhe atë çfarë ata sollën në letërsinë e tyre, Republika Çulli, shkruan në një artikull të saj se “Të dy këta shkrimtarë me eksperimentimet psikanalitike në veprën e tyre, kanë ndikuar në stilin narrativ të prozatorit tonë” dhe vazhdon duke shprehur bindjen konkrete se, “Pirandelo ishte shkrimtari i tij më i afërt”.34

Edhe Robet Elsie pohon në Historinë e letërsisë shqiptare se “...depërtimi në psikologjinë e personazheve të kujton nganjëherë autorin siçilian Luixhi Pirandelo... me

31 A.Marashi, Pole koliqiane, “Hylli i dritës”, nr. 3-4, Tiranë, 1996, f. 27 32 A. Plasari, vep e cituar, f. 13 33 S.Çapaliku, vep e cituar, f. 18 34 R.Çulli, Moderniteti – tonalitetet dhe strukturë poetike në prozën tregimtare të Koliqit,.f. 140

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

49

veprën e të cilit Koliqi pa dyshim ka qenë njohur”.35 Po ashtu, në një artikull gazete të vitit 1995, do të lexonim se “... në prozën tonë të shkurtër Ernest Koliqi solli perfeksion të formës, si Çehovi; depërtoi tek njeriu së brendshmi si Pirandelo e Cvajku;... kurse për vendlindjen e tij Shkodrën, realizoi atë që bëri Dino Buxati për Milanon, qytetin e jetës.”36 Këto pohime na shtyjnë ta shohim më mirë këtë raport, të vërejmë me kujdes se në ç’mënyrë Pirandeloja u bë mësues i tij dhe për më tepër deri në ç’masë depërtoi ai me filozofitë e tij në novelën e Koliqit. Për të studiuar këtë aspekt duhet të hyjmë në brendësi të novelave dhe të prekim konkretisht disa prej tyre, ata në të cilat mund të mendojmë se filozofia e tij është më e thellë dhe se teknika e rrëfimit është më e afërta. Ajo që bie menjëherë në sy dhe tërheq vëmendjen e lexuesit është analiza e thellë e botës së brendshme të individit, kjo është e theksuar sidomos në vëllimin e dytë me novela “Tregtar flamujsh”, i cili në ndryshim nga vëllimi i parë që në të shumtën e rasteve zgjidhet në forma tragjike, trajton episode të jetës së përditshme me njerëz që e përjetojnë në mënyra nga më të ndryshmet, por që shpalosin me shumë zhdërvjelltësi një botë të tërë mendimesh, reflektimesh e ndjenjash njerëzore. “Në studimet shqiptare në përgjithësi Koliqi hyn ndër ata që kërkonin të formonin një pamje të tërësishme për etninë dhe shpirtorësinë e saj, t’i shpjegonin fenomenet dhe historinë e kësaj historie përmes shprehjes artistike si pasqyrim i veçantë dhe i privilegjuar i shpirtit të saj”37. Kjo është edhe ajo çfarë bëri Pirandeloja në letërsinë italiane dhe jo vetëm. Kjo ishte çfarë bëri Koliqi nën shembullin e këtij mjeshtri të madh të novelave, e këtij nobelisti të të gjitha kohërave. 2.3 Analiza psikologjike e individit si filozofi jete Shpjegimi i funksionimit të proceseve psikologjike të njeriut do të përbënte çelësin e leximit të shumë prej novelave të këtyre dy shkrimtarëve. Novelat e Pirandelos, ashtu si edhe ato të Koliqit na shfaqen të ngarkuara me probleme të thella ekzistenciale, me konflikte të lindura e të mbartura që zhvillohen sidomos brenda një shpirti të lodhur që nuk arrin të gjejë prehje, mes pështjellimesh që krijohen nga një realitet imagjinar dhe një tjetri që tashmë ka krijuar shoqëria, realitete në të shumtën e rasteve papajtueshmërisht të kundërta. Përmes këtyre gjendjeve shkrimtarët ndërtojnë jetët e personazheve dhe na përçojnë filozofitë që ushqejnë shpirtrat e tyre. Protagonistët e novelave të Pirandelos vijnë përgjithësisht nga ambientet e borgjezisë së mesme dhe ata fshatareske siçiliane, të cilët i nënshtrohen punës e jetës së hidhur duke mbajtur mbi supe një mallkim atavik. Po ashtu, personazhet e Koliqit, vijnë nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, nga një shtresë e mesme tregtarësh dhe intelektualësh si dhe malësorët e Mbishkodrës me rregullat e pathyeshme të kanunit, që shfaqen herë si 35

R. Elsie, Ernest Koliqi, në Historia e letërsisë shqiptare. Dugagjni, Pejë, 2001, fq.333. 36

Z.Çela, Kjo “Hana” e Koliqit, gazeta “Drita”, 28 maj 1995, f. 9. 37 R.Ismajli, Etni e modernitet, Pejë, 1994, f.127.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

50

tabu e herë si mbrojtje e virtyteve të racës. “Kërkesa themelore e Koliqit në tregim është gjurmimi në thellësitë psikologjike të njeriut, në lidhjen e tij me ambientin dhe në kushtëzimet morale me kodin malësor apo me rrethanat e shndërrimeve...”38

Një pjesë e mirë e personazheve do të kuptojnë shumë shpejt se jeta është e dominuar nga keqkuptimet, nga absurditeti, do të kuptojnë se mes gjërave nuk ekziston asnjë lloj harmonie, gjithçka zhvillohet kundër çdo lloj pritshmërie a logjike të mundshme dhe asnjëherë nuk arrijnë të bëjnë atë që duhet apo atë që duan. Si pasojë ato ose mbyllen në vetvete, ose rebelohen, por gjithsesi mbeten individë të huaj, të panjohur, të zymtë, të dënuar të mbeten vetëm ose të jetojnë një vuajtje metafizike. Por, nga ana tjetër, njihemi edhe me një grup tjetër personazhesh që dinë t’u gëzohen gjërave të vogla të jetës e që dinë të vlerësojnë kënaqësinë që fal qoftë edhe një cicërimë dallëndysheje. Koliqi arrin të pasurojë në këtë mënyrë prozën e atyre viteve me një larmi temash e motivesh, që shkojnë nga ato intimet deri tek temat sociale Shpeshhere duket se portretizimi është teknika bazë e analizës së botës së brendshme të njeriut, ndaj edhe rrëfimi del në funksion të portretizimit sa më të plotë të personazheve. Madje, edhe domethëniet artistike e kuptimore janë të lidhura me mënyrën e ndërtimit të portretit të personazheve. Në plazmimin e këtyre portreteve, autori ndërthur elemente sa të formës aq edhe të përmbajtjes, ku elementi përmbajtësor është dominant për të krijuar karakterin e dallueshëm të personazheve njëri nga tjetri. Si personazhe të botës shqiptare, personazhet e Koliqit, sipas A. Prendit, bartin gjithë ngarkesën emocionale, psikologjike, të njeriut shqiptar i cili gjendet në kapërcyell të dy epokave, epokës tradicionale, të mbizotëruar nga tradita zakonore dhe epokës moderne të dominuar nga kërkesa për një model të ri jete, kryesisht ndikim nga kultura e shkruar, nga shkollimi brenda vendit apo nga modeli i jetës perëndimore, kryesisht ndikim nga shkollimi në universitet evropiane. Vuajtja dramatike përshkon një sërë personazhesh, të cilët ndodhen në konflikt të përhershëm me realitetin. Vuajta ekzistenciale e qenies kthehet tashmë në një element modern që karakterizon një pjesë të mirë të novelave të të dy shkrimtarëve. 2.3.1 Motivi i vdekjes si kurth i paevitueshëm e si pamundësi për të shijuar jetën Vdekja është një nga motivet universale që e gjejmë të trajtuar në veprat e shumë shkrimtarëve botërorë. Megjithëse gjen shtrirje të gjerë, ajo shfaq veçantinë e saj në çdo shkrimtar, në mënyrën e perceptimit dhe në mënyrën e të ndjerit të saj. Te Pirandeloja, ashtu si edhe te Koliqi, ajo shfaqet si një kurth i pashmangshëm, me të cilin herët a vonë duhet të përballen të gjithë. Vetëm ideja e pranisë së saj, diku në kohë e hapësirë, nuk lë asnjë që të jetojë i qetë, nuk lë asnjë që të çojë deri në fund lojën e jetës, sepse ajo është aty, dhe ne nuk mund të hiqemi për të kundërtën. Ajo shfaqet në pjesën më të bukur të jetës, në forma nga më të ndryshmet, në një çast që ti as nuk e mendon.

38

S.Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, f.351.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

51

Kjo filozofi përshkon edhe novelën La trappola (Kurthi) të Pirandelos. Personazhi i vetëm i saj është Fabrizio. Përmes një monologu të brendshëm na tregon se ndjehet në kurth, i shkëputur nga fluksi i jetës ku ecte pa u ndalur, se është i bindur se jeta të çon gjithmonë drejt vdekjes, në një rrugëtim tragjikisht të pashmangshëm. Dhe njeriu përpëlitet mendimesh dhe ndjehet i ndarë më dysh, mes jetës dhe vdekjes. Por jeta është diçka që ndryshon në përditshmërinë e saj, me zhvillimin e ngjarjeve, me ndryshimin e njerëzve, me ndryshimin e mënyrave të tyre të menduarit dhe të ndjerit. Ajo përfaqëson gjithmonë një lëvizje të vazhdueshme, që ushqehet nga energji dhe impulse të brendshme dhe në këtë ecuri as që mund të mendohet se ajo mund të ndalojë. Por, nëse vjen një çast i pacaktuar kur ajo ndalon, atëherë ajo merr një formë të caktuar fikse që nuk është më jetë, por është vdekje. “Të ndalosh tek ne lëvizjen përpëlitëse jetësore, të na shndërrosh në shumë pellgje të vegjël e të mjerë, në pritje të shpërbërjes, ndërkohë që jeta është një fluks i vazhdueshëm, i zjarrtë... Jeta është era, jeta është deti, jeta është zjarri; nuk është tokë që zë kore dhe merr formë. Çdo formë është vdekje...”39. Këtë e gjejmë edhe në një novelë tjetër të Pirandelos La morte adosso, ku pasqyrohet në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën strukturë pamundësia për të shijuar jetën, për të kënaqur veten, për shkak të ankthit që të zë se mos e humbasësh: “ ...e ndjejmë të gjithë këtu, si një ankth në fyt, shijen e jetës që nuk kënaqet asnjëherë, që nuk mund të kënaqë kurrë, sepse jeta në vetë aktin e të jetuarit, është gjithnjë e etur për vetveten, aq sa nuk na lë ta shijojmë”.40 Kjo filozofi e jetës dhe vdekjes përshkon edhe novelën e Koliqit A t’a laçë. Personazhet e tij luajnë “A t’a laçë ...” mes jetës dhe vdekjes. Ato jetojnë e qeshin hareshëm, duke harruar se në të vërtetë vdekja është ajo që luan me jetët e tyre, është vdekja ajo që sodit e qetë dhe pastaj zgjat dorën atëherë kur ndoshta të gjithë e kanë harruar ekzistencën e saj. Jeta... nji lojë! – thotë Leci, duke thithur thellë cigaren, - ngasim nëpër bar e kur hovi i ynë asht ma i gëzueshëm, ndiejmë një dorë të ngritë e të shpulpueme qi na përket shpinën. A t’a laçë... Siellemi e shohim plakën, qi asht nana e vërtetë e gjithë neve.41

Dhe jo pa qëllim, asgjë nuk ndodh në kohën kur Leci po rrinte i qetë dhe po bisedonte me miqtë, por vetëm atëherë kur të gjithë filluan të vrapojnë, të luajnë, të ndjekin njëri-tjetrin, atëherë kur Leci arrin kulmin e kënaqësisë, duke kapur Minen, pikërisht në këtë çast duhej të ndodhte diçka e papritur që të ndërpriste atë gëzim të vrullshëm rinor. Vetëm atëherë kur “...i dekuni, përsjellë nga vargimi i përmotshëm, kaloi para tyre” dhe përqethi ftohtshëm trupat rinorë, ku “gjaku këndonte kangën e vet të shkurtë e të shpejtë”, Leci e kuptoi se sa pabesisht bëhemi pjesë të këtij mekanizmi jetësor, ku e vetmja siguri që na ofrohet është vdekja. Një studiues italian i letërsisë së nëntëqindës në përgjithësi dhe i Pirandelos në veçanti pohon me të drejtë se “vetëm ideja

39

L.Pirandello, La trappola, në Novelle, L’uomo solo, Fratelli Melita, Milano, 1993, f. 115. 40 L.Pirandello, La morte adosso, po aty, f. 522. 41 E.Koliqi, A t’a laçë..., në Tregtar flamujsh, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 183.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

52

se vdekja është afër ngjall tek njeriu një proces delirant mendimesh dhe perceptimesh; në të kundër mendja largon me përbuzje çdo lloj ideje që ka lidhje me zhdukjen e vetes”.42 Elementin femër e gjejmë të pranishëm tek të dy novelat dhe figura e saj shfaqet si një tjetër kurth i mundshëm. Ajo jo rastësisht mbart një filozofi të vetëm që i bashkëngjitet thelbit esencial të novelës. Në rastin e Pirandelos shfaqet përmes monologut të brendshëm të këtij personazhi të zymtë pirandelian. Sipas tij, femra gjithashtu është një kurth, të tërheq pas vetes me ato linjat provokuese dhe sytë e qeshur pa e menduar se edhe ajo bie pre e formave fikse të vdekjes. “Bëjnë aq shumë e thonë aq shumë sa në fund biem në kurthin e tyre, të verbër, pasionantë e të vrullshëm....”43 Në këtë rast Pirandeloja e konsideron femrën si një kurth të mundshëm, ku meshkujt mund të bien pre e një tërheqjeje të pashmangshme, por ndërkaq ai kujton se edhe ky trup kaq i bukur femëror është i destinuar të jetë viktimë e vdekjes, po aq sa ç’mund të jetë edhe çdo qënie tjetër sado e rëndomtë. Tek Koliqi kjo filozofi përçohet nëpërmjet lojës së Lecit me Minen. Dhe është një femër që propozon lojën “A t’a laçë”. Minia vrapon më shpejt, pasi “...ishte e lehtë në të ngam dhe e shpejt ndër bishtnime...” e Leci zemërohej nga provokimet e saj, por prapë e adhuronte “tue kundrue bukurinë e vrapit të saj... atë përkulje plot fuqi rinore të shtatit në përpjetë dhe me atë lëshim në teposhtë me gjoks valëvitës përpara...” e Leci prap rrëzohej duke ndjekur dredhitë e Mines. E kap vetëm kur ajo për një çast ndalon dhe qëndron e shtangur nga skena e vargut mortor, që po i kalonte para syve. Ajo skenë ishte fare e paimagjinueshme dhe krejt e papërputhshme me atë që përfaqësonte Minja. Ajo kërkon të luajë me Lecin, me gjithë vrullin e instikteve jetësore. Leci gati sa nuk bie në kurthin e Mines, por kjo do të ishte fare e papërfillshme sepse tashmë të dy bashkë do të bëhen dëshmitarë të një kurthi tjetër më të madh, që kishte shkaktuar vdekja. Këtë kuptim që Pirandeloja i jep vdekjes, nuk e gjejmë në prozën e mëparshme shqipe, është Koliqi i pari që shkruan sipas kësaj mënyre të menduari dhe i ofron lexuesit shqiptar një perceptim të ri, krejt të ndryshëm të një motivi të vjetër, sa vetë jeta. Një tjetër element që përbashkon këto novela është mungesa e një subjekti të mirëfilltë, është vetëm personazhi kryesor me reflektimet dhe mendimet prej filozofi që përbën boshtin kryesor. Çdo gjë që ndodh jashtë personazhit do të vlejë shumë më pak nga ajo që do të ndodhë brenda tij. Gjithçka na jepet me një çelës psikologjik dhe introspektiv, sa e ndjen realitetin ky personazh dhe sa e pëson atë. 2.3.2 Motivi i vetëvrasjes si shenjë e krizës së ndërgjegjes

Motivi i vetëvrasjes, për shkak të paaftësisë së individit për t’u përballur me krizat e ndërgjegjes personale, të shkaktuara shpeshherë nga probleme të ekzistencës përbën një nga temat thelbësore të letërsisë italiane të kësaj periudhe. Humbja e ekuilibrit të brendshëm i bën personazhet të besojnë se janë tërësisht të pafuqishëm për të

42

N.Tanda, I contemporanei, Loescher Editore, Torino, 1973, f. 503. 43 Po aty, f.117.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

53

ndryshuar situatën e aq më tepër për ta kontrolluar atë. Pirandeloja shfaqet si një mjeshtër i vërtetë në pasqyrimin e kësaj gjendjeje njerëzore, i gatshëm të depërtojë deri në thellësitë marramendëse të psikes derisa të gjejë çastin e të vërtetës. Il coppo dhe L’uomo

solo janë dy nga novelat e Pirandelos që e pasqyrojnë më së miri këtë gjendje. Të dy novelat përqendrohen në përshkrimin e proceseve psikologjike të personazheve kryesore, që janë Bernardo Moraska tek Il coppo dhe Mariano Groa te L’uomo solo. Bernardo Moraska sapo ka dalë nga burgu, ku kishte vuajtur një dënim prej rreth njëzet vjetësh. Ai e kupton menjëherë se asnjë nuk kishte nevojë për të, se çdo gjë shkonte më së miri. Edhe pranvera që ishte tepër e bukur e bënte të ndjehej shumë të plakur “me flokët gri dhe me mjekër të gjatë”.Bernardo kishte pirë dhe në këtë gjendje të pirë ai ndjente dhembje, ndjente sikur çdo gjë po shembej brenda tij, ndjente humbjen e familjes; e shoqja dhe djemtë tashmë nuk kishin nevojë më për të si dikur. Tashmë ata nuk donin t’ia dinin më për të dhe thellë në shpirt mendonte se ata mbase kishin të drejtë. “Çfarë respekti mund të kishin për një që arrabattato për të krijuar kukulla të shëmtuara dhe karikatura, e për t’i lënë kaq vjet gati të vdesin urie”44 Ankthi po i zinte frymën. Ndjehej pothuajse i vdekur.“U ngrit menjëherë. Parandjeu se nuk ishte ngritur vetë, por që ishte ngritur në këmbë nga një shtytje me e vogël, që nuk ishte e tija... Thua vallë të kishte ardhur çasti?”45. Bernardo ngushëllohet tek lumi, mendon të hidhet duke u kapur në cep nga një rrjetë ku zihet peshku. Ky mund të ishte shpëtimi i vetëm nga ajo krizë e thellë që kishte pushtuar gjithë ekzistencën e tij, tashmë të kotë. I tillë na shfaqet edhe personazhi tjetër, Mariano Groa, i cili detyrohet të kujdeset për djalin e vetëm Torelinon dhe të shtyjë jetën në vetmi të dëshpëruar e mes lotësh pothuajse fëminorë. Pas tradhtive të vazhdueshme të së shoqes, ai detyrohet ta ndajë ligjërisht vetëm e vetëm se i vinte turp nga të tjerët; por bën një veprim për të cilin do pendohet shumë shpejt dhe do të vuajë gjatë gjithë kohës në vazhdim. Ai tashmë ndjehet i vetëm, i braktisur, me një shpirt të rrënuar, i destinuar të mbetet një i huaj edhe për djalin e tij: “Aq e madhe ishte vetmia e tyre, sa edhe pse qëndronin aq pranë, dukeshin shumë larg njëri-tjetrit”. Dëshpërimi i tij ishte aq i thellë, sa po e përpinte të tërin. Ai endet pa e kuptuar as vetë se çfarë duhet të bëjë, tashmë për të jeta nuk ka më asnjë kuptim. Është një tjetër personazh që i shtohet listës së gjatë të personazheve pirandelianë, i paaftë të shohë në sy realitetin e aq më tepër të përballet me të, një tjetër dramë që i kanoset ekzistencës, një tjetër fluks ndërgjegjeje që shkakton kaos dhe ofron zgjidhje nga më irracionalet. “...duke kërcyer mbi barrierat mbrojtëse, thërriste me krahët e ngritur pa masë: - Ja kështu bëhet! E poshtë në lumë. Një hedhje. Dy ulërima dhe një ulërimë e tretë nga larg... e të birit... me këmbët pothuajse të ngurtësuara nga tmerri.”46

Të njëjtën zgjidhje që i bëhet krizës së vlerave, të njëjtën mënyrë për t’u përballur me realitetin e jashtëm, pothuajse të njëjtin përjetim shpirtëror do ta gjejmë edhe tek

44

Il Coppo. 45 Po aty. 46

Po aty, L’uomo solo.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

54

novela e Koliqit Rrokoll.47 Ndrekë Bytyçi, një personazh i dëshpëruar, i pashpresë e me një përbuzje të ethshme për veten, bën pjesë në atë tipologji personazhi që karakterizohet nga prirja për të hequr dorë, për t’u arratisur nga realiteti, ose në të shumtën e herëve për të qenë pasiv, madje për të qenë tërësisht i paaftë dhe i pavlerë si për veten e tij ashtu edhe për të tjerët. Ndrekë Bytyçi është një baba dhe një bashkëshort, ashtu si edhe Bernardo, ashtu si edhe Mariano Groa, i cili “mujte vetëm me pi, m’u zhytë në ves ... për gjith mbrëmje pinte sa ku mujte” dhe kjo e bënte të harronte realitetin ku jetonte dhe përgjegjësitë që duhej të mbarte në kurriz duke e shndërruar në një njeri indiferent që vetëm thellonte vesin e tij poshtërsisht të ulët. Ai nuk pinte që të ngushëllohej, pinte vetëm që të “mbyste në raki zanin e pakët që i mbet në ndërgjegje”. E Koliqi e kupton fare mirë se pikërisht aty qëndron problemi i vërtetë i njeriut, thellë në ndërgjegje ndodhin konfliktet më të mëdha e realizohen dramat më të dhimbshme, të cilat uni përpiqet t’i mbysë, që të mos guxojnë të qesin më krye.

Shkrimtari hyn në nënvetëdijen e këtij personazhi, duke zbuluar një realitet të shumëfishtë e të dyshimtë. Duke humbur sigurinë në aftësitë e veta njohëse, duke humbur rëndësinë e ndjenjës së ekzistencës, Ndreka si edhe shumë personazhe të tjerë pirandelianë, nuk arrin më të komunikojë, për të tashmë jeta nuk ka më asnjë rëndësi “a me marrë rrugën kah shtëpija a por ...m’u hjedhë prej urës së Buenës”. Ai priste sa “... t’i zgjohej në zemër aq trimni sa me ba të kryem mendimin m’u mbytë”. Kjo ishte zgjidhja e vetme që mund të gjente, por me të cilën vështirë se mund të përballej një si Ndrekë Bytyçi. Ai tashmë sillet si hije nëpër rrugët e qytetit të tij, si një ekzistencë e krejt e kotë nëpër jetët e njerëzve që i jetojnë përreth. Edhe ky personazh ka një familje, që për faj të tij, po shkonte rrokoll, ka një grua dhe një vajzë që po shkojnë rrokoll për shkak të paaftësisë së tij dhe një jetë të tijën që po shkon po rrokoll nëpër humnerën e thellë të ndërgjegjes së vrarë. Kemi të njëjtën psikologji që përbashkon këto protagonistë, të njëjtat përjetime të hidhura shpirtërore që burojnë nga një konflikt i brendshëm mes dëshirës për t’i dhënë fund jetës dhe dëshpërimit të thellë ku janë të destinuar të jetojnë.

2.3.3 Motivi i vetësakrifikimit përmes shitjes së trupit

Novela Rrokoll e përmbledhjes me novela Tregtar flamujsh përshkohet nga një sërë motivesh, të cilat gërshetohen në mënyrë mjaft organike, duke e bërë këtë novelë mjaft të pasur dhe shumë domethënëse. Një tjetër element i rëndësishëm që të bën të mendosh për një tjetër qasje të mundshme është motivi i vetësakrifikimit përmes shitjes së trupit, që e gjejmë me të njëjtën skemë edhe në novelën Volare. Kemi të bëjmë me dy personazhe femra, me Linën tek Koliqi dhe me Nené-në tek Pirandeloja. Lina dhe nëna e saj punojnë në shtëpi, endin pëlhura dhe qëndisin për të nxjerrë pak lekë, të cilat shpeshherë nuk mjaftonin as për të nxjerrë bukën e gojës, ndërkohë që i ati e shpenzon gjithë rrogën në pijetore. Ato janë të vetme përballë paaftësisë së babait për të reaguar

47 E. Koliqi, Rrokoll, vep e cituar, f.248.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

55

ndaj realitetit të hidhur, janë vetëm dhe duhet të sigurojnë një mënyrë sa për të mbajtur frymën gjallë e për të paguar qeranë e shtëpisë. Vajza duhet të shesë trupin dhe të fitojë bukën e gojës për veten dhe për nënën, duhet të “shlulëzojë rininë e saj” e të shpëtojë nga skamja, fajtor i vetëm i së cilës ishte i ati, njeri “i lig e i keq e sarahosh” gjithnjë “rrokoll nëpër teposhtën e shnjerzimit”.

Pothuajse e njëjtë është edhe situata e Nené-së, personazhit kryesor të novelës Volare. Ajo, krejt e vetme, detyrohet të mbajë në kurriz përgjegjësitë e jetës; të ushqejë të ëmën dhe të motrën e sëmurë dhe të paguajë çdo muaj qiratë e prapambetura. I ati kishte vdekur në spital dhe kishte lënë vetëm gruan me pesë fëmijë, nga të cilët tre djem kishin vdekur nga mjerimi i thellë që kishte kërcënuar për vdekje jetët e tyre. Dhe ai kishte qenë një “pezzo d’imbecille” (një copë idiot), që e kishte lënë pa shtëpi dhe pa asnjë lekë. Nené dhe Lina (me nënën e saj) mendojnë, përmes një reflektimi të dhimbshëm psikologjik, se ka vetëm një mënyrë për të shpëtuar ekzistencën e tyre; të vetësakrifikohen, të shndërrohen në qenie të tjera nga ato që janë në të vërtetë, të shesin trupin, të mbijetojnë dhe pastaj të humbin detyrimisht njëri-tjetrin në këtë rrjet marrëdhëniesh njerëzore.

Lina humb babanë, i cili e lexon qartas në sytë e saj “dënimin e vet në kët jetë a n’at jetë”. Po ashtu Nené-ja humb nënën dhe motrën e sëmurë, pasi duke mos pranuar t’i nënshtrohet vdekjes, nga uria ikën përgjithnjë nga shtëpia, duke shitur gjënë e vetme që i ka mbetur; trupin dhe shpirtin: “ ... doli me nxitim pa përshëndetur asnjë. U dërgoi lekë çdo ditë. Nuk e panë më asnjëherë.”48

Këto personazhe përjetojnë dramën më të madhe të ekzistencës njerëzore, përballen në mënyrë të vetëdijshme me një vetësakrifikim të pashmangshëm, që do t’u shkatërronte rininë, që do t’u përdhoste personalitetin, por do t’i ndihmonte të mos vdisnin urie. Tek Pirandeloja, ky lloj motivi shkon edhe më tej, vetësakrifikimi shfaqet si një zgjidhje e pranueshme për të jetuar, bashkëshorti nuk e gjykon aspak nëse e shoqja mund ta tradhtojë,mbasi në këtë mënyrë mund t’i sigurojë bukën e gojës atij dhe vetes. Madje ai shkon deri aty sa ta mendojë si një veprim të mirë, i cili nuk duhet kritikuar e paragjykuar. “Megjithatë, ti si burrë, arrin deri në atë pikë sa t’i thuash gruas tënde: më ke tradhtuar? Ke siguruar bukën? Po? Atëherë ia ke bërë shumë mirë! Më jep një copë edhe mua!”.49 Me këtë ironi therëse dënohet rëndë, për degradimin e thellë ajo që duhet të ishte boshti i një shoqërie të shëndoshë, familja. Tashmë e keqja ka hyrë thellë deri në palcë, e ka helmuar deri në qelizë dhe shoqëria nuk mund të reflektojë tjetër gjendje veç mjerimit dhe varfërimit të skajshëm shpirtëror. Kështu njeriu përballet me një luftë të egër mbijetese, me një ndërgjegje të pastër e me një bindje të plotë mbi pamundësinë e një zgjidhjeje tjetër. Shohim një luftë të thellë psikologjike që duhet të mposhtë çdo paragjykim e çdo tabu, zërin e brendshëm të së vërtetës që thërret e çirret në emër të një

48

Vep e cituar, L.Pirandello, Volare, f. 105. 49

Po aty, Un altra allodola, f. 950.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

56

jete që duhet jetuar, në emër të dashurisë së atyre që duan. Psikologjia ndërhyn fuqishëm duke ndërtuar deri në detaje kornizat e këtyre personazheve, duke hedhur vështrimin brenda vetes, brenda shpirtit njerëzor. Koliqi e njeh mjaft mirë psiken e trazuar shqiptare dhe për këtë shpreh hapur kundërshtinë e tij ndaj stereotipit të përhapur të shqiptarit, të rrënjosur në Evropë, duke nisur sidomos nga fundi i shekullit XIX. Ai “mundohej ta bënte të lexueshëm realitetin shqiptar për sytë evropianë: ai njihte kodin e vlerësimit perëndimor dhe e quante atë si njësinë më të përshtatshme me të cilën matet një qytetërim i vërtetë”50. E prandaj novelat e tij janë të një frymëmarrjeje evropiane në përgjithësi, dhe pirandeliane në veçanti.

2.3.4 Nënshtrimi ndaj realitetit si dorëheqje e hapur ndaj mundësive të së ardhmes

Këtu kemi të bëjmë me një motiv që, si shumë të tjerë, trondit thellë ekzistencën njerëzore dhe skalit deri në dhembje një realitet të rëndë psikologjik. Një botë e tërë brenda një shpirti të ri që me të drejtë ngrihet fuqishëm për të ndërtuar një të ardhme, e cila fare padrejtësisht përmbyset nga një realitet i pashmangshëm dhe çon në një dorëheqje të hidhur, larg mundësisë për të jetuar një jetë më të mirë. Motive të tilla duken të zakonshme në vëllimin e parë me novela të Koliqit ndërkohë që tek Pirandeloja këtë motiv e shohim të shtrirë në shumë prej novelave të shkruara gjatë gjithë harkut të jetës së tij. Konkretisht kjo shprehet e mishërohet nga dy personazhe femra, që janë përkatësisht Lidia tek Una voce dhe Diloca tek novela me të njëjtin titull Diloca. Që në fillim e kuptojmë se kemi të bëjmë me të njëjtat raporte shoqërore mes padronëve, të zotëve të shtëpisë, njerëzve të kamur dhe atyre që punojnë për ta, siç është Lidia, shoqëruesja e markezes Borgi dhe Diloca, shërbëtorja e shtëpisë së Lecit. Të bën përshtypje se ky lloj raporti mes këtyre dy shtresave të kundërta shoqërore shfaqet i njëjtë në të dy novelat, një marrëdhënie shumë e afërt, shumë e kujdesshme, e mbështetur në një respekt të ndërsjellë, që përçon vetëm besim dhe dashamirësi njerëzore.

Dy personazhet kryesore: Lidia e Pirandelos dhe Diloca e Koliqit bëjnë pjesë në grupin e madh të personazheve femra që ndërtojnë veprat letrare të këtyre dy novelistëve, ata nuk mund të jenë të privilegjuara nga fati, sepse ai nuk mund të jetë i ndryshëm për asnjë çast nga ai i femrave të shtresës që përfaqësojnë, fati i tyre është tashmë i përcaktuar. As Lidia dhe as Diloca nuk mund të ndryshojnë asgjë, lufta e individit për të ndryshuar apo për të ndikuar në jetën kolektive është e pafuqishme, e para do të mbetet gjithmonë një zë i ëmbël, e dyta është e destinuar të mbetet vetëm një figurë shumë e dashur. Silvio, tashmë i verbër, mbetet vetëm në shtëpi, pas vdekjes së nënës, markezes Borgi dhe në ndihmë i vjen Lidia, shoqëruesja e saj. Ai nuk di asgjë për të, përveç fjalëve të nënës. Gjithçka që ai mund të imagjinojë ose të kuptojë nga marrëdhënia e drejtpërdrejtë me të vjen vetëm nga zëri që dëgjon “një zë pafundësisht i ëmbël... si një

50 B.Suta, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, f. 23.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

57

dritë e kthjellët. Pas këtij zëri ishte lidhur i gjithë shpirti im, i përhumbur në atë zbrazëti të tmerrshme.”51 Markezi dashurohet me Lidian, me zërin dhe me imazhin që ai zë kishte përçuar brenda botës së tij. Por, me kthimin e shikimit të Silvios, gjithçka do të ndryshojë, Lidia do të largohet, sepse ndjehet e pafuqishme të përballet me realitetin. Marrëveshja e heshtur e Lidias ishte prishur “... sepse vetëm kështu, me kushtin e fatkeqësisë së tij, është e mundur lumturia e saj.”

Nga ana tjetër, personazhi koliqian Diloca, pas një drame të rëndë dashurie të pamundur, strehohet në një shtëpi shkodrane të pasur, ku ndihmon nënën e Lecit në punët e shtëpisë. Ajo është e trishtuar, e trembur, pothuajse e përhumbur, për shkak të konflikteve të brendshme që i kishin tronditur shpirtin, si pasojë e shkeljes së zakoneve të maleve. Diloca “s’din me kallzue kurgja”, nuk mund të flasë e as të tregojë asgjë për atë të fshehtë që e mundon dhe që vetëm e ndryn përbrenda. Për Lecin ajo është vetëm një figurë e heshtur që këmbëngul vazhdimisht të mbetet e tillë, edhe pse ai fillon të mendojë se “nuk kishte me qenë marrí aqë e madhe m’u martue me shërbtoren teme... do t’i frymsojsha ndiesi të reja zemrës së saj që s’din... e të shifshim dashunin që tue lulzue në të me hovin e prandverave t’egra...”.52

Këto dy figura femërore, Lidia e Diloca, të cilat mbartin rolin e personazhit kryesor, na rrëfejnë dramën e madhe që zhvillohet brenda tyre, dramën e një dashurie të vrarë, nënshtrimin ndaj vetëdijes që mbizotëron dhe që është më e fuqishme se vetë mbrojtja e kësaj ndjenje personale. Pas një krize të thellë ndërgjegjeje, Lidia e sheh të pamundur të martohet me markezin, ajo nuk përpiqet të ndryshojë situatën, vetëm largohet duke lënë pas në kujtesë një zë të ëmbël. Diloca, edhe pse ngrihet kundër ligjit kanunor, prapëseprapë nuk do të mund të dashurojë më asnjëherë se “zemra i kishte hy në dhe bashkë më atë të të dashunit të vramë”, dhe atë zemër nuk mund t’ia shpëtojë dot nga vdekja as edhe dashuria e bujaria e sinqertë e Lecit. Lidia dhe Diloca heqin dorë haptazi nga mundësia e sigurt për një të ardhme të mirë, ata e pranojnë realitetin ashtu siç është, madje i nënshtrohen me shpirt të zbrazur e të copëtuar nga brenga. Ata nuk këmbëngulin në një tentativë për rrugëzgjidhje, Lidia nuk ndjehet aq e fortë për të fituar në një ambient ku kanë sunduar për shekuj me radhë vetëm ligje të rënda që kanë përcaktuar shpeshherë arbitrarisht fatet e njerëzve, por edhe Dilocës nuk i intereson më të gjejë një zgjidhje, çdo gjë do të ishte e kotë, sepse Diloca nuk do të mund të shijojë kurrë një jetë të re, ajo e ka humbur tashmë betejën e jetës së saj. Konflikti i brendshëm që përjetojnë na jepet vetëm përmes monologut. Këto figura femërore nuk kanë maska dhe nuk marrin asnjë formë të saj si përshtatshmëria, plasticiteti apo papërgjegjshmëria. Pirandelo, shkruan Gardair, është një shkrimtar i shkëlqyer al femminile, ndërsa Koliqi “si rrallë ndonjë prozator yni gërmon në thellësinë e shpirtit të femrës, në energjinë shpirtërore të pashuar të saj”. Përmes kësaj novele e shumë të tjerave Koliqi na tregoi se “... qëllimi i tregimtarëve duhej t’ishte nji interpretim i thellë i jetës ndër rrethana të veçanta nëpër të cilat ajo zhvillohet në vend

51

L.Pirandello, Una voce, në Novelle per un anno, Neëton, Roma, 1993, f. 580-587. 52 E.Koliqi, Diloca, në Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 146.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

58

t’onë. Por edhe tue dalun nga qarku i jetës s’onë, po e pau t’arsyeshme shkrimtari me zgjanue landën e vet n’ambiente e në klime tjera, nuk duhet veç harrue se gjithçka na pëlqen të shikohet me sy shqiptar dhe paraqitet me frymën shqiptare, vetëm kështu letërsia bahet dokument zbulues i ndjesive misterioze të shpirtit të kombit...”53

Pra, Koliqi tashmë e kishte kuptuar se jeta shqiptare me realitetin e saj psikik ishte materiali më mirë për të bërë një letërsi të mirë, edhe pse për të realizuar këtë shkrimtari mund të shfrytëzojë edhe elemente të huaja, të cilat vetëm e ndihmojnë për të dhënë sa më me vërtetësi atë çka është autentike shqiptare. Tek e mbramja, ashtu siç bëri Pirandelo në letërsinë e tij, siç bëri me personazhet, me psikën dhe moralin e tyre, me gjithë lakuriqësinë e të vërtetave që duhen thënë ashtu siç janë, me gjithë çmimin e lartë të dhembjës që mund të shkaktojnë, ashtu bëri edhe Koliqi me realitetin e rënduar shqiptar të kohës.

2.3.5 Motivi i femrës si shndërrim dhe si viktimë e pashmangshme e shoqërisë

Figura femërore që shfaqet në vitet e para të 1900-ës është një personazh tepër tërheqës, që lë mbresa të jashtëzakonshme, por që fatkeqësisht shkakton vetëm dhembje dhe keqardhje për fatin e saj të nënshtruar ndaj ambientit të mbyllur e meskin sicilian tek Pirandeloja dhe rregullave e ligjeve të egra kanunore të maleve shqiptare tek Koliqi. Ato, në veçanti nga femrat e tjera, kanë guximin të reagojnë, të përmbushin instinktin e tyre qoftë duke i dhuruar vetes pak momente gëzimi, qoftë duke i dhënë fund asaj lloj vuajtjeje që do ta shoqëronte pashmangshmërisht gjatë gjithë jetës. Brenda realitetit objektiv dhe realitetit të brendshëm psikologjik femra trajtohet si pjesë e pandarë e botës poetike të shkrimtarit. Shpeshherë këto personazhe femra vihen në qendër të interesit narrativ dhe shpalosin gjithë dhembjen e madhe që mbartin si shkak i absurditetit të ekzistencës dhe gjithë forcën e karakterit që shfaqin pikërisht për t’i bërë ballë, edhe pse kjo përballje do të nënkuptonte vdekjen. Një aspekt të veçantë, që e gjejmë në të gjitha personazhet femërore, është edhe transparenca e tyre, ato refuzojnë çdo lloj maske apo plasticiteti dhe veprojnë ashtu siç e ndiejnë. Ato janë të tilla, sepse ashtu janë të vërteta dhe asnjë e asgjë nuk mund t’i tjetërsojë. Eleonora Bandi është personazhi më i paharruar i Pirandelos, motër shpirtërore e disa figurave të tjera grash të pranishme në korpusin e viktimave të ambientit sicilian. Ajo, e mbetur jetime, kishte sakrifikuar gjithë rininë dhe ëndrrat saj për të rritur e për të shkolluar vëllain e vogël dhe shokun tij Karlo. Kishte punuar pa u kursyer dhe u kishte garantuar një të ardhme të sigurt, pa kërkuar asgjë në këmbim, veç faljes për gabimin e vetëm që nuk mundi dot të kontrollonte. I vëllai jo vetëm nuk e fali, por e shtyu thellë në tatëpjetën e cila do ta çonte pashmangshmërisht drejt vdekjes. Rregullat e egra që sundonin pa mëshirë mbi njerëzit dhe marrëdhëniet mes tyre nuk e pranonin faljen. Ajo

53 E.Koliqi, vep e cit, f. 30 - 32

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

59

duhet të vuante deri në fund pasojat e një instinkti, duke ndrydhur ditë pas dite shpirtin dhe mendjen. I tillë është edhe fati i Didìsë te Fustani i gjatë. Ajo është fare e re (rreth gjashtëmbëdhjetë vjeç) e megjithatë i vëllai dhe i ati po e shoqërojnë drejt një martese interesi me një markez shumë më të madh se ajo. Ata ishin pjesë e atij universi mashkullor që udhëhiqej nga një logjike pragmatike dhe cinike, pjesë e një shoqërie të ndrydhur që nuk mund të vendosë vetë për fatin e saj, por duhet të vuajë me shekuj një mallkim atavik. Rruga që do e çonte atje ishte e gjatë, ashtu si fustani i gjatë prej gruaje që Didì kishte veshur për herë të parë. I gjatë e i dhimbshëm ishte edhe rrugëtimi i saj në ndërgjegje. Kthimi tek fëmijëria, tek dashuria e pakufishme e nënës e ndihmuan të kuptonte se ajo nuk duhej t’i shkonte deri në fund atij udhëtimi, se atje ajo do të takonte shumë dhembje, të cilën nuk do të mund ta përballonte dhe vdekja do të ishte zgjidhja më e mirë. Adriana Braxhi martohet njëzet e dy vjeçe dhe, pas katër vitesh martesë, i vdes i shoqi. Tashmë për botën do të ishte e vdekur edhe ajo, sepse “... zakonet e egra për pak sa nuk detyronin gruan të ndiqte burrin deri në varr. Vejushat duhet të rrinin të mbyllura në zi të vazhdueshëm deri në vdekje.”54 Edhe fati i Mominës nuk është më i ndryshëm, është e ndryshme vetëm rruga që e çon atë drejt vdekjes së sigurt. I shoqi e mbante të mbyllur “ ajo ishte e burgosur në shtëpinë më të lartë të fshatit, mbi kodrën e izoluar, që rrihej nga era, përballë detit afrikan. Të gjitha dritaret e mbyllura hermetikisht, me vetrata dhe grila: një e vetme, e vogël, e hapur, me pamje nga fshati i largët, nga deti i largët.”55

Këto e të tjera personazhe femërore, të gdhendura po me kaq shumë dhembje e simpati, na rrëfejnë dëshminë e gjallë të një realiteti të rëndë psikik, të pakapërcyeshëm. Këto figura femërore duket se kalojnë nga njëra novelë në tjetrën, si një personazh i vetëm, të gjitha njëlloj me të njëjtin rol të përcaktuar mirë nga shoqëria dhe ambienti. Jetët e tyre janë të destinura të marrin tatëpjetën ende pa filluar mirë, ato janë të ndjeshme e të pafuqishme të përballen me ashpërsinë e ligjësive dhe të mentalitetit të kohës, prandaj duhet të heqin dorë. Me këtë tipologji personazhi ndeshemi edhe në novelat e Koliqit. Personazhet e tij femërorë nuk janë aspak të ndryshme nga ato të Pirandelos. Ata janë fatkëqij që në lindje, që për faktin se lindin femra e për këtë duhet t’u binden e t’u nënshtrohen deri në vdekje baballarëve, vëllezërve e burrave. Realiteti i maleve shqiptare është tepër i ashpër për brishtësinë e një femre, por ato janë rritur në këto male dhe e dinë mirë të fshehtën e tyre. Hija e maleve është e rëndë për këdo që jeton rrëzë tyre, është e rëndë edhe për këdo që përpiqet ta kuptojë. Dramat familjare janë tepër të dhimbshme dhe procesi i vrasjes shtrihet deri në thalb të tyre, pa njohur asnjë kufi. Babai vret të bijën, Minen, tek novela Se qofsh, pleqnofsh

56, vetëm sepse kodi zakonor e kërkonte këtë. Vatra e tyre familjare tashmë ishte helmuar nga ajo që u kishte ndodhur “e vërteta ishte ma e zezë se terri i vorrit”. Minja, me dashurinë e saj, kishte shnderuar familjen dhe për këtë ishte e dënuar të paguante me jetën ashtu si edhe shumë vajza të tjera malësore 54 Il viaggio, f. 1004. 55

“Leonora addio!”, f. 1078. 56 Ernest Koliqi, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f.70.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

60

para saj. Minja dënohet pa mëshirë, jo vetëm nga i ati, që “nuk kishte sy e faqe me dalë në kuvend të burrave”, por edhe nga ambienti e shoqëria, “Kush mund t’i pritte pëshpëritjet e gojve të këqija të malit...”.I ati nuk pendohet aspak “Kishte krye nji detyrë, nji detyrë t’idhët qi i ngarkonte ndera e gjithë familjes e farefisit të tij, n’emën të nji ligje të shkrueme ndër zemra të malsorëve t’onë e të trashigueme brez pas brezi prej sa shekujsh”. Si mundet një baba të vrasë me dorën e tij fëmijën e vet, gjakun e vet! Babë e bijë e dinin mirë se “zakoni i maleve asht ma i fortë se dashunija atnore” , kështu që vetëm gjaku mund ta lante. Edhe Eleonora Bandi e Pirandelos e dinte se ajo dashuri nuk duhej të kishte ndodhur, ishte e papranueshme dhe për më tepër “nuk kishte një rrugë zgjidhjeje. Vetëm vdekjen. Kur? Si?” Vëllai i Eleonorës dhe babai i Mines reagojnë në të njëjtën mënyrë, duan të dinë me çdo kusht se kush është ai që i çnderoi dhe nëpërkëmbi nderin e familjes. “Emrin ose të vrava! - ulërinte Bandi duke shtrënguar një grusht mbi kokën e së motrës”. Ndërsa babai e tërheq Minen për krahu me tërbim e ngreh zharg deri në mesin e odës, duke vikatur :“Kush asht ai? Fol!”. Duket se kemi të bëjmë me të njëjtin mekanizëm psikologjik që vë në lëvizje sjelljet e njerëzve, që i shndërron nga qenie të gatshme për të realizuar dëshirat e brendshme, në qenie që vdesin qelizë pas qelize në trup e në shpirt. Kemi të bëjmë me të njëjtën botë shpirtërore që, përmes një shkallëzimi ndjenjash. prek të dy ekstremet. Nga njëra anë, është ndjenja e dashurisë që ata e përjetojnë pa marrë parasysh asgjë, duke iu kundërvënë në mënyrë instiktive çdo mentaliteti a ligjësie të shoqërisë. Si një shpirt i lirë, ata i jepen tërësisht kësaj ndjenje qoftë edhe për të përjetuar fare pak çaste lumturie. Në një moment të dytë vjen si pasojë shtypja, ndërgjegjësimi se ajo ndjenjë është e palejueshme, se ishte e gabuar dhe prandaj ata do të paguajnë një çmim që tashmë dihet fare mirë se sa i hidhur do të ishte. Këto femra janë të përgatitura për atë që do të ndodhë, i dinë tashmë rregullat e ngurtësuara prej shekujsh në mendjet e shpirtrat e njerëzve, e prandaj janë të vetëdijshme për fatin e tyre. Eleonora “duke mos gjetur më forcë t’i rezistojë asaj vuajtjeje, do të kishte lëshuar veten në dorën e fatit, sido që të ishte. I vëllai, shumë shpejt, do të kishte hyrë e do ta kishte vrarë? Epo: edhe më mirë”. Ndërsa “Minja fshani, pa përgjegje. Ajo dinte mirëfillit zakonin e vendit edhe njihte mirë t’anë... edhe e dinte se në at mënyrë ishte tue dënue veten. Në fund ça i u donte të gjallët mbas rrezikut që e kish gjetë?”. Vajzat e kuptojnë fare mirë se tashmë kanë prekur fundin. Në ekstremin tjetër të ndjenjave qëndron fare natyrshëm vdekja e dëshiruar. Ata e pranojnë, pa më të voglin ngurrim, madje shpeshherë e dëshirojnë, aq i rëndë e i ashpër shfaqet realiteti i jetëve të tyre. Për Minen vdekja, është “kapak ari”, ndërsa për Eleonorën “vdekja është e ëmbël, është një lehtësim i madh, pas atyre vuajtjeve të egra”. Jetët dhe fatet e tyre përputhen aq natyrshëm sa duket sikur jetojnë të dyja të njëjtin realitet të hidhur, që i bën të përjetojnë të njëjtat procese psikologjike që shfaqen po mes të njëjtave pole të kundërta, dashurisë dhe vdekjes. Në këtë mënyrë femra dhe njeriu në përgjithësi nuk i shmanget dot shndërrimit, sepse është i projektuar si një qenie që duhet të kalojë nga njëri pol, në polin tjetër të kundërt. Mes kaheve të kësaj kundërvënieje mund të projektohet një numër i madh ngjarjesh e dukurish të jetës njerëzore, që kanë në

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

61

qendër të njëjtin personazh karizmatik femëror, ku instikti i dashurisë është po aq sfilitës sa edhe ai vdekjes. Një femër tjetër që pëson këtë shndërrim ekzistencial dhe që është e destinuar të prekë ekstremin tjetër vdekjeprurës është Mrika te novela Ke tre lisat. Në fillim e shohim si një vajzë të re që mbush shtëpinë plot jetë dhe hare, që ngjan me “një princeshë të mëshehun në petka katundarje,”57 por që shumë shpejt do të shndërrohet, sipas të njëjtave procese të brendshme, në një “shakë të ndytë, bastardhe e hore të keqe” që lypset vra si qen. Ajo nuk është më e ndryshme se të gjitha femrat e tjera që sollëm më lart. Edhe Mrika si Didija e Pirandelos është gjashtëmbëdhjetë vjeçe, tepër e njomë për t’u përballur me një dramë aq të madhe, që do t’ia shuante dhunshëm ndjenjat që i flakëronin në shpirt e do t’i kushtonin gati edhe jetën. Për të realizuar këto drama ekzistenciale, të dy shkrimtarët kanë gjithmonë nevojë të ethshme për elementin e kundërt, figurën e mashkullit, që vihet përballë femrës si baba apo si vëlla, si ligj i shkruar e i pashkruar, gjithsesi përherë si përcaktuesi i vetëm i fatit të saj. Dhe femra mbetet gjithnjë nën hijen e tij, kokulur dhe e nënshtruar, e gatshme të zbatojë çdo vendim, sepse në të kundërt do ta paguajë me jetën. Mashkulli është i vendosur, për t’i shkuar me gjakftohtësi deri në fund zgjidhjeve fatale, pa asnjë brejtje ndërgjegjeje, pa asnjë pendim, me bindjen e plotë se zakoni i maleve duhet respektuar. Zeka, i vëllai, “i a rrasi një grusht të madh në zemër” dhe pastaj “i a ngrehi pushkën në gjoks, i tërbuem”, vetëm sepse Mrika u përpoq të shpëtonte nga vdekja e sigurt Gacin, djalin që dashuronte. Pushka nuk qëlloi vetëm sepse dëgjoi fjalët :” Zekë mos u ban i marrë. Mos të hijmë në goj të dynjas...”. Në të kundërt asnjë gjë tjetër nuk do e ndante nga vdekja, ata burra duhet të silleshin sipas zakonit, që dukej se buronte nga një mallkim i ethshëm atavik.

Por Mrika ishte goditur për vdekje, thellë në shpirt dhe nuk mund të ndiente më, humnera e krijuar mes tyre ishte e pakapërcyeshme, gjaku tashmë kishte hyrë në mes dhe Gaci nuk mund të ishte tjetër veçse armiku i saj. 2.3.6 Motivi i kënaqësisë që buron nga gjërat e vogla

Kënaqësia është një nga ndjenjat që zë vend në shpirtin e individit shumë më shpejt se çdo ndjenjë tjetër, që përjetohet me gjithë qenien e përçohet në mënyrë të menjëhershme. Nuk ka rëndësi sa e madhe apo e vogël është ajo, mjafton që është një ndjesi e mirë që reflekton një shpirt të paqtë e një mendje të qetë. Me gjithë dramat e mëdha që përjetojnë personazhet e këtyre novelave, kjo ndjenjë e kënaqësisë nuk mungon. E veçanta e saj është se ajo nuk shfaqet si kurorëzim i një realizimi të madh apo përmbushje e një sfide të shumëpritur, por si një ndjenjë që provohet nga prania e gjërave të zakonshme të jetës së përditshme. Ata janë aty në përditshmërinë tonë, por ne rrallëherë i ndjejmë e prandaj rrallëherë na kënaqin. Një element interesant që i përbashkon novelat e këtyre shkrimtarëve, është fakti se për të nxjerrë në pah një vlerë të caktuar, apo për t’i kushtuar rëndësi një aspekti sado

57 Vep e cituar, Ke tre lisat, f. 122.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

62

të vogël që ngjall kënaqësi, duhet të zhvishet nga rëndësia dhe vlera pjesa tjetër e ekzistencës. Shohim se vetëm në një terren zbrazëtie të përgjithshme, është pikërisht kjo kënaqësi e vogël, aspak e veçantë që merr përmasa të mëdha, aq sa shndërrohet në një përmbushje të plotë të shpirtit. Kjo lloj kënaqësie ka prekur shijet e Pirandelos, ka prekur ndjeshmërinë e tij e për pasojë ka lënë gjurmë në novela e personazhe.

E tillë është novela Il lume dell’altra casa, ku personazhi qendror Tulio Buti, jashtë çdo interesi për punën, për jetën dhe për njerëzit ndodhet i vetëm në një dhomë të vogël të marrë me qera. “Se si jetonte ashtu, nuk dihej. Ndoshta nuk e dinte as ai vetë... Nuk dyshonte ndoshta vallë se mund të jetonte edhe ndryshe, ose duke jetuar ndryshe mund të ndjesh më pak peshën e mërzisë dhe të trishtimit.” 58 Dramat e jetës e kishin lodhur aq shumë saqë tani ai mendonte se nuk ia vlente më të ndjeje, sepse nuk kishte më asnjë arsye ta bënte. Por një natë, tek rrinte i vetëm në errësirën e dhomës, dallon papritur një bardhësi drite që shpërndahet nëpër dhomë si një psherëtimë e mistershme. Ishte “drita e një shtëpie tjetër... frymëmarrja e një jete të huaj që hynte për të shpërndarë errësirën, zbrazëtinë dhe shkretëtirën e ekzistencës së tij”. Qëndroi vjedhurazi pas xhamave për të parë dritaren nga ku vinte drita dhe dalloi “një familje të mbledhur rreth një tryeze: tre fëmijë, babai tashmë i ulur, nëna ende në këmbë, që po u shërbente...”. Ky ishte i vetmi ngacmim i bukur që provoi shpirti i tij, ai intimitet i ëmbël dhe i dashur familjar e bëri të harrojë për një moment zbrazëtinë që e kishte pushtuar, e ngrohu thellë në shpirt dhe e bëri të kuptojë se kjo ishte një nga kënaqësitë e zakonshme për të cilat ia vlente të jetoje.

Novela tjetër La levata del sole ndërtohet pothuajse mbi të njëjtën skemë tematike, sipas të cilës kënaqësia buron nga diçka krejt normale, nga diçka e përditshme, por që arrijmë ta shohim vetëm atëherë kur kotësia dhe zbrazëtia arrijnë kulmin e jetëve tona. I tillë është edhe Gosto, personazhi që kërkon t’i japë fund jetës me një revole. Por gjëja e parë që i vjen në mendje dhe e para që do t’i mungonte do të ishte mëngjesi i ditës së nesërme. Në atë moment kujtohet se “... në dyzetepesë vjet jetë nuk mbante mend të kishte parë asnjëherë diellin të lindte, as edhe një herë, kurrë!... Kishte dëgjuar shumë të flitej për të si për një spektakël të bukur që natyra e ofron gratis atij që zgjohet me kohë... por ai me sytë e tij nuk e kishte parë asnjëherë...”.59 Prandaj nuk donte të largohej pa e marrë këtë kënaqësi të zakonshme, që kishte pasur rastin ta shihte me qindra herë, e që tashmë po e përjetonte si një mundësi unike. Po kështu, po të shohim novelat e Koliqit e sidomos ato të përmbledhjes së dytë Tregtar flamujsh, do të gjenim më dendur episode të jetës së përditshme, me probleme ekzistenciale, të cilat do të shpalosin shpirtin njerëzor në të gjitha nivelet. Një prej prozave të shkurtra ku motivin e kënaqësisë e gjejmë të trajtuar në të njëjtën formë e të ndërtuar mbi të njëjtën skemë, mban titullin Lumnija. Kjo novelë përçon më mirë se asnjë tjetër idenë e kënaqësisë së madhe që vjen nga diçka fare e vogël, e për më tepër e zakonshme, ndjenjën e thellë që provon shpirti i njeriut vetëm kur e mëson se kënaqësia

58 Vep e cituar, Il lume dell’altra casa, f. 1082 59

La levata del sole, f. 897.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

63

mund të gjendet edhe pa asnjë mundim, madje fare pranë. Gizela, e lodhur nga kërcimi, në një festë të organizuar në një vilë buzë liqenit, kishte hyrë në një nga dhomat e vilës, sa për t’u çlodhur e për t’u kthyer përsëri në kërcim, por e kishte zënë gjumi. Zgjohet nga një cicërimë e çuditshme dhe hap sytë “... shoh dritë në odë, edhe n’at dritë të bardhë, nji dallndyshë qi kishte hy prej dritores lanë çelë prej meje, po fluturote mbi mue, tue cërcërritë.”60 Shpirti iu mbush plot nga ai fluturim i gjallë në atë mëngjes të freskët dhe e ndjeu veten të lumtur. “Dishrova me ndejë gjithmonë shtri me fytyr përpjetë, n’at odë të huej, tue shijue paqin e çuditshëm ku agimi e dallëndyshja endshin nji lumni të panjoftun për mue”. Gizela kishte provuar një kënaqësi të re, dhe ky kishte qenë çasti më i lumtur i jetës së saj, kujtimi më i bukur që mbante mend gjatë atyre viteve. Ajo e kishte përjetuar me gjithë qenien e saj magjinë e atij momenti, aq sa gjithë triumfi mondan i një nate më parë i dukej tashmë “qesharak, i pakrypë, i shprazët”.

Pra, shohim se nuk mungon as në këtë novelë të Koliqit një element i tillë, i cili do të zbrazë shpirtin e vajzës, e që do ta bëjë atë të mendojë se gjërat që kishte përjetuar deri në atë moment kënaqësie, kishin qenë të parëndësishme, e nuk kishin mundur dot të ushqenin ndjenjat dhe emocionet e saj. Kështu kjo kënaqësi e vogël, do të marrë përmasa edhe më të mëdha, aq sa vajza ta konsiderojë atë “si momentin më të bukur të jetës”.

Sipas Pirandelos, jeta është një kaos i madh që herë-herë ndërpritet nga çaste pushimi e qetësie, që njeriu i lejon vetes, dhe si pasojë resht së recituari me veten dhe me të tjerët. Në këto çaste ai duket i çuditshëm, i sëmurë, mbase edhe i çmendur në sytë e të tjerëve, por është pikërisht në këto çaste tepër të rralla kënaqësie që njeriu pushon së shtiruri dhe heq dorë nga një lloj maske e papërgjegjshme ose jo. Njeriu ka nevojë të dëgjojë edhe brendësinë e shpirtit të tij, ashtu siç bëri Gizela në atë dhomë të qetë, në atë çast vetmie të dëshiruar. Kemi të bëjmë me të njëjtën strategji narrative pirandeliane, që arrin aty ku dëshiron gjithnjë përmes dy ekstremeve, përmes dy poleve të kundërta. Zbrazëtia e një shpirti do të kërkojë menjëherë përmbushjen e tij dhe nuk ka rëndësi nëse kënaqësia është e madhe apo e vogël, rëndësi ka që shpirti ta ndjejë atë thellësisht, e ta përjetojë si diçka krejtësisht të veçantë e të pazakontë. Sido që të jetë kënaqësia që do të provohet pas një boshllëku apo drame të ekzistencës njerëzore, do të jetë gjithnjë si një rreze dielli e shumëpritur. E tillë ishte rrezja e dritës së shtëpisë përballë që hyri në dhomën e errët të Tulio Butit, duke i dhënë ngrohtësi një shpirti që kishte humbur çdo lloj kuptimi, e tillë ishte edhe lindja e dritës së diellit, që i dha shpresë një njeriu që ishte në orët e fundit të jetës, ashtu siç lumturoi edhe Gizelën rrezja e parë e diellit dhe dallëndyshja që hynë pa e kuptuar në dhomën e përgjumur. 2.3.7. Toni humoristik si shprehje e ndjenjës së të kundërt

Humorizmi është një nga temat e rëndësishme që përshkon novelat e Pirandelos. Ai paraqet një këndvështrim tjetër në prezantimin e këtij koncepti letrar e sidomos në

60 Lumnija, në E. Koliqi, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 275.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

64

trajtimin e tij. Më 1908 Pirandelo shkroi edhe një ese me titull Humorizmi, që la gjurmë dhe krijoi një distancë të thellë me një pjesë të mirë të letërsisë italiane, duke i dhënë artit të tij një frymëmarrje e një liri që shkonte përtej çdo lloj rregulli a norme të ngurtë. “Humorizmi, që sigurisht në bazë të njohjes së përgjithshme është art, paraqitet si një thyerje dhe rebelim ndaj traditës... pra ky stil i paevitueshëm rebelimi është shenjë që tregon se unë jam humorist” shkruan Debenedeti61 në Il romanzo del novecento, në komentin kushtuar Pirandelos dhe gjithashtu ai mendon se thyerja me traditën është një nevojë e thjeshtë e të qenit vetvetja, të qenit i çliruar nga çdo lloj kufizimi a vartësie nga paraardhësit, në mënyrë spontane, instiktive, i lirë për të qenë në fund të fundit, ai që është. Humorizmi është arti i kohëve moderne, ku nuk ekzistojnë parametra të saktë për të vërtetën, ky art nuk propozon as vlera dhe as heronj, por personazhe me probleme ekzistenciale, nxjerr në dritë zbrazëtinë dhe vuajtjet e jetës, duke qeshur e duke treguar në të njëjtën kohë fytyrën tragjike të qenies njerëzore. Sipas filozofisë së tij, në themel të një shkrimi humoristik, qëndron një proces i veçantë psikologjik, që konsiston në kontradikta, në dyshime e në prani kundërshtish të pazgjidhshme.

Pirandelo mendon se ai që bën humor është një njeri “jashtë teme... violinë dhe kontrabas... një njeri tek i cili nuk mund të lind asnjë mendim nëse menjëherë pas nuk lind një mendim tjetër i kundërt” ka dy shpirtra në një, kënaqet me kontrastet e thella dhe me ndryshimet e paparashikuara... qan dhe qesh në të njëjtën kohë .”62

Kjo është një nga filozofitë e Pirandelos që udhëheq mënyrën e tij të bërit art, të të shkruarit në mënyrë krejtësisht të veçantë novela e romane, udhëheq bindjen e tij thellësisht dyshuese tek njeriu e mënyrat e tij të të sjellit. Dhe e qeshura e të bërit humor, sado e madhe të jetë, fsheh një shpirt të mbushur me droje, me frikë se ajo për të cilën qeshet, fare papritur do të dhëmbi e do të shkaktojë vuajtje. E prandaj Pirandelo qesh në këtë mënyrë, sepse e tillë është jeta dhe si të tillë duhet ta pasqyrojë edhe arti i tij. Mbi bazën e kësaj filozofie ndërtohet një nga novelat e bukura të Koliqit Djepi

arit63. Është një novelë e gjatë, përmes të cilës Koliqi zhbiron mendjet e shpirtrat e

personazheve të ndodhur brenda këtij djepi ari. Është një tragji-komedi shkodrane e njëkohësisht mbarënjerëzore, – shprehet kritiku Stefan Çapaliku,64 – që shënon një hap të rëndësishëm në letërsinë shqiptare drejt universalizmit. Në këtë novelë vihen në lojë lakmia dhe egoizmi, ana e dobët e karakterit, që bën për të qeshur, sepse personazhet bien pre e menjëhershme e lojës, ose më mirë e përrallës që tregon malësori i zgjuar. Ai u tregon se kishte gjetur një thesar duke punuar në ograjen e tij. Në gropën e thellë, nën rrasë, kishte parë njëmijë mrekulli: qypa me flori, njerëz prej guri, një kandil të madh të varur, karrige prej arit dhe në fund një djep ari të punuar anë e kënd. Kjo ishte pasuria që do të rregullonte jetët e personazheve e do të përmbushte ambiciet dhe egoizmin e tyre. Efektet e komikes shfaqen si pasojë e tipave të karaktereve

61 G.Debenedetti, Il romanzo del novecento, Garzanti 1998, f.397. 62

L.Pirandello, Introduzione, L’umorismo (a cura di M.Argenziano), Newton, Roma, 1993, f. 8. 63

Vep. e cituar, Djepi arit, f. 282 – 314. 64

S.Çapaliku, Djepi arit, At Gjergj Fishta, Shkodër, 1992, f. 8.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

65

që bëhen qesharakë, duke besuar me një forcë të brendshme në dëshirat, pasionet dhe ëndrrat e tyre. Loro Shegori është tregtari që ëndërron të shtojë pasurinë e të shëtisë nëpër Evropë, por edhe të ndihmojë Hilush Vilzën në hapjen e institucioneve kulturore; Hilush Vilza përfaqëson intelektualin që ëndërron të hapë biblioteka dhe salla leximi, të përkthejë e të mbledhë folklor; Henrik Vallnija është një njeri i zakonshëm me interesa të ngushta, por me ndjenja të theksuara e me një ëndërr të madhe: të rimarrë shtëpinë e shitur nga hallet e jetës; Mark Shegori është tregtari egoist, që nuk mendon për asgjë tjetër veç fitimit. Kjo panoramë personazhesh na ndihmon të kuptojmë se pse këta njerëz i besuan me bindje të plotë këtij malësori të pashkolluar, sepse mendonin se një malësor “nuk din kurr me rrejt aq bukur”, “Ai duhet me pas këndue në fletore zbulimin e vorrit të Tutankamenit”, që të dinte të tallej aq bindshëm, e t’i bënte të gjithë të dukeshin aq qesharakë. Humorizmin pirandelian e gjejmë të shtrirë në novelë në përputhje me filozofinë e tij mbi komiken. Gjatë gjithë novelës personazhet përjetojnë çaste nga më pasionantet, thurin plane të mëdha për të ardhmen e tyre, bluajnë “mendime udhëtimesh nëpër det, hotelesh luksi, automobilash, argëtimesh, grash”, vendosin t’i ruajnë lekët në Angli dhe Zvicër, pasi këto ishin vendet më të sigurta, e si përfundim për të përmbyllur listën e gjatë të pretendimeve qesharake arrijnë kulmin tragjik duke menduar se do “bajmë pallë e s’do punojmë ma se të jena gjallë”. Kjo është një ironi e thellë, një dramë e vërtetë që merr përmasa sa komike aq edhe tragjike. Shkrimtari qesh e tallet me personazhet dhe ëndrrat e tyre, e nga ana tjetër ndjen keqardhje se ata duhet të zhgënjehen, se duhet t’u marrë përsëri atë që u dha me aq shumë siguri. U bëri të besonin se ëndrrat e tyre ishin shumë pranë realitetit, pothuajse ishin vetë realiteti, duhej vetëm ta preknin që të mund ta jetonin. Bota e brendshme e këtyre personazheve është e dualizuar; ata duhet të jetojnë gënjeshtrën dhe të vërtetën, gëzimin dhe ankthin, besimin dhe zhgënjimin, dashurinë dhe dhimbjen, ëndrrën dhe realitetin. Gjejmë në këtë mënyrë një element të rëndësishëm që është i pranishëm në çdo vepër arti dhe që është reflektimi. Në një vepër humori, reflektimi shfaqet qartë dhe siç shprehet Pirandelo “ ...nuk fshihet, nuk qëndron i padukshëm, pra nuk mbetet pothuajse një formë e ndjenjës, pothuajse një pasqyrë ku shihet ndjenja; por i qëndron përpara si gjykatës; e analizon, pa asnjë pasion; i shpërbën imazhin dhe nga kjo analizë, nga kjo shpërbërje lind ose zhvillohet një ndjenjë tjetër... ndjenja e të kundërtës”65. Kjo do të thotë se çdo humorist nuk duhet të jetë vetëm poet, por edhe një kritik i shkëlqyer i veprës së tij. Kjo është një nga vlerat që përqafoi edhe Koliqi. Ai shfaqet si një kritik sui generis dhe janë të shumta esetë dhe shkrimet e tij kritike mbi fenomenet shqiptare e jo vetëm. Reflektimin e shohim të shtrirë gjatë gjithë novelës, e cila shprehet në formën e një dyshimi, si një ndjenjë që lind pikërisht nga dëshira e madhe për të besuar në diçka të bukur e të vërtetë. Pas tregimit të malësorit, që e la pa frymë nga habia, pasojnë çaste heshtjeje dhe Loroja ndjehet “i kapërthyem nga mendimet e ndiesinat e hovshme qi me

65

L.Pirandello, Introduzione, L’umorismo, a cura di M.Argenziano), Newton, Roma, 1993, f. 8.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

66

mija i u lindën përmbrenda” dhe pas tij dyshimi lind frikshëm e “ia terratisi shpresat e mëdhaja qi i flakrojshin përbrenda”. Loroja dëshiron të qeshë e të kënaqet, por nuk mundet sepse është diçka tjetër nga brenda që e pengon. Kjo gjendje shpirtërore – shprehet Pirandelo66 – sa herë që ndodhem përballë një prezantimi me të vërtetë humoristik, është plot pasiguri e dyshim: unë ndjehem si kapur nga të dy anët, do të doja të qeshja, e qesh, por e qeshura më është turbulluar dhe penguar nga diçka që vjen nga vetë prezantimi artistik. E rëndësishme është që aty buron një ndjenjë e së kundërtës cilado qoftë ajo, e çfarëdo forme të marrë, ajo bën që vepra të jetë humoristike. Por përsëri, madje shumë shpejt personazhi kthehet në gjendjen e mëparshme duke ushqyer vetveten me bindjen e fortë se ai rrëfim i papritur nuk ishte “As andërr e këndshme qi tretë nëpër avuj të zgjimit mëngjesuer, as ngjarje e lexuese në nji romanx, por punë e vërtetë... Nafaka kishte trokllitë verbtas në derë të tij ”. Edhe Hilushi përjeton të njëjtën gjendje shpirtërore, në fillim çuditet pa masë, pastaj turbullohet e përfshihet në një ndjenjë dyshimi e reflektimi që e pengon të besojë menjëherë “Jo, xhanëm, s’mundet me kenë. Ai ka pa andërr... S’mundet me kenë. Asht fat tepër i madh”, por atij i pëlqen të besojë, instinkti i lakmisë për diçka që nuk mund ta ketë asnjëherë e shtyn të besojë e të largojë nga vetja dyshimin që nuk e linte rehat. Kështu “me nji mundim vullneti, u përpoq ta ngjalli rishtas besimin n’atë punë të madhe” e të vazhdojë t’u afrohet me të gjitha shqisat e me gjithë qenien. Koliqi vazhdon të luajë me personazhet, vazhdon të ngacmojë ndjesitë dhe emocionet e tyre. Përjetimet e Loros janë nga më të hovshmet dhe më të dhimbshmet. Shkrimtari vonon ardhjen e malësorit në orën e caktuar, gjë që do të shkaktonte një vuajtje të madhe që do t’i ndrydhte shpirtin, aq sa “gati nuk i shpëtuen lot prej idhnimit qi e kapi në fyt”. Ai ndjehet i pikëlluar në trup e në shpirt e nuk mundet më të mendojë as për mirë e as për keq.

Por përsëri kemi luhatje humori, sepse malësori vjen dhe personazhet e kanë të vështirë të heqin dorë nga ëndrra. Kjo do të thotë sipas Pirandelos se kemi të bëjmë me personazhe që besojnë me të vërtetë e jo me ata që hiqen sikur besojnë, sepse në të kundërt nuk do të kishte humorizëm. Tjetër është të hiqesh sikur beson e tjetër është të besosh vërtetë. Dhe personazhet tona besojnë dhe e përjetojnë deri në thalb si të vërtetë, si një mundësi reale, si një ambicie për jetën. Efekti që shkaktoi ajo përrallë ishte i jashtëzakonshëm, ashtu si vetë ajo, tmerrësisht e bukur e thellësisht e dhimbshme. Në fund kur e vërteta del hapur ata qeshin, qeshin e qajnë me gjithë shpirt. Kjo e qeshur lë gjithmonë në fund “un sapor di acetto” (një shije uthulle),një shije të athët që të pengon të kënaqësh shpirtin. “Shpirti i dhimbtë kah i u shqyen në të qëndisjet e holla me fije andrrash. Mandej iu shkreh nji gaz aqë i madh sa me i marrë gati frymën”. Këtë mendim ndan edhe studiuesi Sabri Hamiti kur thotë se “Koliqi në këtë novelë me mjeshtëri të jashtëzakonshme vë në tallje një botë të tërë. Qeshja e tij është e hidhur e thumbuese. Pesha e kuptimit të talljes së Bajramit me një botë të tërë të Shkodrës është e thellë... prek pikën më të ndjeshme të kësaj shoqërie,

66

Po aty , L’umorismo, f.81

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

67

siç është ambicia për pasje, madje pa punë. Pra, tallja e Koliqit është e dyfishtë, tall malësorin që fantazon, tall edhe më thellë shkodranët që lëkunden në djepin e tij”67. Këto gjendje shpirtërore dhe ankthe psikologjike kalojnë edhe dy personazhet e novelës Bylbylat e Plepishtit.68 Subjekti është fare i thjeshtë; Loro Shegorit e Hilush Vilzës u propozohet nga shkesi një vajzë për fejesë, por ata nuk pranojnë. Pranojnë vetëm pasi e njohin rastësisht Çiljetën dhe ngelin te habitur nga paraqitja dhe formimi i saj por tashmë është tepër vonë sepse ata nuk mund ta kenë më atë mundësi; Çiljeta i është premtuar dikujt tjetër. Në fillim djemtë tallen me zakonet dhe me martesën, siç bëhej në Shkodër, sipas të cilit të rinjtë nuk mund të takoheshin e të njiheshin më parë, e prandaj ata shpreheshin kundra martesës. Vonë e vonë – qeshte Hilushi – ka me dalë ai zakon që me u njoftë e me ndenjë edhe para fejesës vajza me djalë. Kështu që, i drejtohej shokut me ton tallës, nëse ke vendosur të martohesh “ thuej babushit t’and me ta gjetë ai, përse ne pritsh adete ma të lira, po plake e po mbete pa u martue”. Po ashtu edhe Loroja mbështeste humorin e Hilushit duke i thënë se “ nuk do të disprohem, pse kam me të pasë ty shok. E tash e kjajmë njat hall bashkë...”. Por kënaqësia e madhe e muhabetit që kishte lindur nga refuzimi për martesë i asaj vajze, gazi e hareja që vinin nga talljet e dokeve të vjetra nuk do të zgjasnin shumë. Që ky humor të jetë i vërtetë duhet të plotësojë kushtin tjetër themelor, nga ndjenja e kënaqësisë, nga vetë e qeshura duhet të lindë një ndjenjë e kundërt, duhet të krijohet një gjendje dyshimi, një turbullim psikologjik që do të lëkundë ekuilibrin e mëparshëm. Shpirti duhet të provojë dy gjendje të kundërta, e qeshura duhet të dhëmbi e hareja duhet të ngjallë ankth. Kjo ndodh sapo dy të rinjtë e njohin nga afër Çiljetën dhe e kuptojnë se ajo ishte jo vetëm një vajzë e zgjuar, por edhe një vajzë që dinte të fliste plot njohuri “mbi çashtje qi tregojshin lexime të mira e ndiesina të holla”. Dhe në ato çaste të dy djemtë e deshën për vete, e deshën në krah si shoqe për të kaluar gjithë jetën. Kjo i bëri ata të shqetësoheshin, të kalonin gjithë natën zgjuar mes një “torture dyshimesh, mardhë e shpirtit, qi bante kangen t’uej m’u dukun vaj”. E bylbylat atë natë kishin kënduar e kishin qarë jo vetëm gëzimet e hallet e veta, por edhe gëzimet e hallet e dy zemrave që rrinin të heshtura në errësirën e natës. Ata e kishin humbur tashmë të qeshurën, kishin humbur lirinë e marrëdhënieve shpirtërore që i bashkonte ato shokë prej vitesh, kishin humbur frymën e sinqertë që qëndronte në themel të lidhjes së tyre të ngushtë. Ata tashmë nuk bënin gjë tjetër vetëm besonin në diçka që nuk do të ishte e asnjërit prej tyre, në diçka që do të ishte një zhgënjim i madh për shpirtin dhe një goditje e rëndë për shpresën e fundit, besonin të merrnin Çiljetën, e cila tashmë ishte fejuar prej pesë ditësh me dikë tjetër. Është një humor i rëndë, e një realitet psikik i vështirë që, për t’u shprehur si Pirandeloja, nuk mund të shmanget nëse një vepër është me të vërtetë humoristike. Në këtë rast është Çiljeta që tallet me djemtë që e refuzuan, tallet deri në fund, sa jo vetëm bisedon e diskuton duke ngrënë në të njëjtën tavolinë me to, por vendos edhe diskun e

67

S.Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, f.349-350 68

Vep e cituar, Bylbylat e Plepishtit, f. 215 – 236

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

68

gramafonit e fillon të kërcejë fox-trot, duke shpalosur në këtë mënyrë të gjitha virtytet e qenies së saj, duke i bërë ata të pendohen e të marrin vendimin e madh e bashkë me të edhe refuzimin e saj.

Këto lloj kundërshtish të vazhdueshme duket se janë një teknikë thelbësore me të cilën ndërtohen këto novela të Koliqit. Kjo lloj teorie është e përvetësuar në mënyrë shumë origjinale nga shkrimtari dhe është shtrirë në mënyrë fare të natyrshme gjatë novelave të mësipërme. Ky element modern pirandelian, e bën edhe më të veçantë jo vetëm përmbajtjen, por edhe formën, duke i ofruar lexuesit një mënyrë të shkruari që shpalos një frymëmarrje të re. 2.4. Personaliteti i shumëfishtë dhe varësia nga një ambient intim Arti humoristik që sollëm të ilustruar më lart, nxjerr në pah kontrastin mes jetës dhe formës së saj, mes asaj që është thelbësore dhe asaj që qëndron si veshje e jashtme dhe merr trajtë sipas mënyrës së këndvështrimit të të tjerëve. Ky lloj raporti është studiuar prej kohësh nga filozofët, duke filluar nga Aristoteli, por interpretimi i Pirandelos përbën një tjetër veçanti, një tjetër filozofi të tijën, një tjetër linjë arsyetimi dhe përjetimi të ngjarjeve e personazheve që gjenden të përfshirë. Personaliteti i individit dhe realiteti i tij psikik vihen në qendër të narrativës së tij, duke i lënë fabulës, në këtë mënyrë, një rol dytësor. Fabula e humbet tashmë rëndësinë që kishte më parë, dhe shërben vetëm për të nxjerrë personalitetin e personazhit kryesor. Kjo është teoria më interesante që identifikon mendimin filozofik pirandelian, përmes së cilës ky personalitet ndërtohet nga shumë elemente, të cilët do të shpërbëhen deri në detaje, derisa sa personazhit të mos i njihet më një personalitet i caktuar sepse ai mund të ketë një,69 mund të mos ketë asnjë, por mund të ketë edhe njëqindmijë personalitete, për t’u shprehur si Pirandeloja. Këto janë personazhe, të cilët në një çast të caktuar të jetës e zbulojnë vlerën artificiale të formave dhe të skemave që i tjetërsojnë, madje që i bëjnë të ndjehen të huaj me veten e tyre. “Njeriu që “e ka kuptuar lojën” për të përdorur një shprehje pirandeliane, i kthehet rregullsisë së vlerave të pranuara, të roleve të marra dhe të pësuara, të institucioneve – e para mes të gjithave familja – që e mbajnë jetën të organizuar, por ky zbulim e shpie drejt një vetmie dhe një pamundësie komunikimi me të tjerët edhe më të madhe, aq sa nganjëherë i vetmi shpërthim është çmenduria dhe vetëvrasja.”70 Galeria e jashtëzakonshme e personazheve, të shndërruar në viktima, është marrë nga një sfond i ashpër sicilian, ku ai është i detyruar të lëvizë vetëm brenda disa paragjykimeve të vjetra, rregullash të përçuara brez pas brezi me shekuj me radhë, që, në fund të fundit, do të përfaqësojnë krizën e njeriut modern.

69 Fjalë të marra nga romani i Pirandelos “Uno, nessuno e centomilla” (Një, asnjë dhe njëqindmijë) 70

Luigi Pirandello, në Guglielmino/Glosser, L’Immaginario letterario, il novecento, Il Principato f.771

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

69

Dhe njeriu është kaq shumë i përfshirë në vorbullën e jetës, dhe është kaq shumë i dhënë pas punës që bën, pas marrëdhënieve me njerëzit, aq sa shpesh harron se kush është ai në të vërtetë. Për këtë, Pirandelo mendon se vetëm në disa momente qetësie të brendshme “... kur shpirti ynë zhvishet nga të gjitha fallsitetet e zakonshme, e sytë tanë bëhen me të thellë e më depërtues, ne e shohim veten tonë në jetë, dhe jetën në veten tonë, pothuajse në një lakuriqësi të thatë, të trazuar, hidhemi përpjetë nga një ndjesi e çuditshme, thuajse në një shkreptimë drite ndriçohet një realitet i ndryshëm nga ai që perceptojmë zakonisht, një realitet i gjallë përtej pamjes njerëzore, jashtë formave të arsyes njerëzore”.71 Kjo mënyrë të shkruari plot tension duket sikur dëshmon vetë eksperiencën jetësore të Pirandelos, një element biografik të rëndësishëm që ndihmon të kuptojmë mendimin e tij filozofik në tërësi.

Një ndër novelat që e përçon më së miri këtë filozofi është La carriola (Karroca), personazhi i vetëm i së cilës (avokat dhe profesor), i ndodhur para portës së shtëpisë së tij me emrin dhe titujt e shkruar, ndjen për një çast atë shkreptimën e dritës që e përshkon të tërin dhe e bën të mendojë se ai është një tjetër njeri, i ndryshëm nga forma e detyrueshme që kishte marrë, duke iu përkushtuar fëmijëve, shoqërisë, studentëve të fakultetit juridik, e të gjithë atyre që i kishin besuar jetën, nderin, lirinë dhe pasurinë. Por brendësia e shpirtit të tij reagon me hidhërim e urrejtje kundër kësaj forme të detyruar: “...Dhe thërras, shpirti im thërret brenda kësaj forme të vdekur, që nuk ka qenë asnjëherë e imja... Më vjen të vjell, tmerrohem, e urrej atë që nuk jam unë... këtë formë të vdekur në të cilën jam i burgosur dhe prej së cilës nuk mund të çlirohem.”72 Profesori vazhdon të ndryshojë në këtë fluks ndërgjegjeje që e ka përpirë të tërin, vazhdon të endet nëpër instinkte e ide, nëpër përpëlitje mendimesh e dyshimesh dhe kupton se poshtë kësaj forme që i ka dhënë shoqëria fshihet zbrazëtia, fshihet e vërteta që ai nuk e ka jetuar asnjëherë dhe prandaj ai duhet të vazhdojë ta pranojë atë formë. “ Kështu duhet, dhe unë nuk mund ta ndryshoj, nuk mund ta marr me shqelma dhe ta heq qafe... por ndoshta për një moment të vetëm, çdo ditë... duke gjetur me kujdes dhe me dyshimin më të madh momentin e përshtatshëm, në mënyrë që asnjë të më shohë”73. E megjithatë personazhi e pranon që mund të ketë ndonjë çast, ku ai mund të shohë veten e tij të vërtetë e të dëgjojë zërin e shpirtit që flet në një qetësi të thellë e i tregon se kush është ai në të vërtetë dhe çfarë tjetër mund të bëjë ai (siç është rasti kur luan me qenin e shtëpisë duke e kapur nga dy këmbët e prapme si një karrocë të vogël, gjë që do të ishte shumë qesharake për moshën dhe profesionin e tij, sepse është diçka që e bëjnë vetëm fëmijët). Forma dhe përmbajtja janë pjesë të pandara të një të tëre, të një personaliteti që transformohet. Sa herë nxjerr kokën njëra, tjetra ndrydhet e fle në heshtje, për t’u zgjuar pikërisht atëherë kur e ngacmojnë, ose atëherë kur gjen terrenin e vet të përshtatshëm për t’u zhvilluar e për të sunduar mbi tjetrën. Novela Gjaku e Ernest Koliqit është pikërisht ajo që na e ofron mundësinë të shohim se si mund të shpërbëhet një personalitet njerëzor edhe në letërsinë shqipe, se si 71

Luigi Pirandello, f.119. 72

La carriola, f.1157. 73

Po aty, f.1159.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

70

mund të shndërrohet pa e kuptuar as vetë duke u bërë pjesë e një drame të pamëshirshme, e cila e shpërfytyron dhe e zhvesh nga forma e bukur që kishte marrë me aq shumë mund e sakrificë. Është një novelë që mund të interpretohet më shumë në një rrafsh psikologjik, se sa në një rrafsh artistik. Novela është një studim i thellë psikologjik i Dodës, i konflikteve që krijohen brenda tij në raport me veten dhe me kulturën jetësore të mjedisit shoqëror ku është rritur.

Ai është një mësues i përgatitur dhe i brumosur shkollave të Evropës, është një intelektual i formuar që e i ka vënë detyrë vetes të sjellë dije e qytetërim në një komb të zhytur në errësirë dhe padije. Ky mision i tij i guximshëm duhet të ketë themele të forta, që të mund të mbijetojë e të depërtojë deri në realitetin e thellë shpirtëror, deri në palcën shqiptare të gdhendur me shekuj e të përçuar brez pas brezi. Veçse natyrshëm ndërhyn një element narrativ që do të prishë vijimësinë e misionit dhe do të lëkundë bindjet e forta. Zeka, vëllai i Dodës do të vritet nga Fetejt dhe, sipas ligjeve të kanunit, atij i duhet të marrë gjakun e të vëllait, gjë që do të ishte e papranueshme për parimet e Dodës. ”Nuk qes pushkë... Nuk qes, pse plumbi qi të më dalë nga pushka shkon e vret idealin e jetës qi kam ushqye me mundin e studimeve të njëzet vjetëve!...”74 Realiteti i tij psikik vjen e rëndohet gjithnjë e më shumë. Doda tashmë ndodhet në ambientin e tij më të ngushtë, në tokën ku ka lindur, në vendin ku bëjnë hije të rënda dhe dënojnë deri në vdekje vetëm malet. Këtu fillon konflikti i tij me veten, fillon lëkundja e personalitetit dhe pak nga pak shndërrimi i tij dhe pothuajse kthimi në origjinë. Doda duket sikur i ngjan një personazhi pirandelian, që përpëlitet në dyshime të ethshme, që flet pa pushim me ndërgjegjen e tij dhe bën veprime, të cilat as që mund të mendonte se do të ishte i aftë t’i përballonte. Dy janë linjat që duhet të ndjekim, nëse duhet t’i referohemi mendimit filozofik të Pirandelos. Linja e parë është marrëdhënia e Dodës me ambientin ku është kthyer pas njëzet vjetëve studimesh të gjata, me shoqërinë e me prindërit, të cilët i kujtojnë vazhdimisht se kush ai është dhe cila është detyra e tij. I ati i lë amanet të marrë gjakun e Zekës “... në mos të pastë zhburrnua krejt shkolla, mos e len pa krye at borxh qi ke...” e prifti i fshatit e forcon më tej këtë mendim “Gjaku ujë s’bahet, lum zotni loci. Jena shqiptarë e punon influenca e rrethit mbi ne”, po ashtu edhe nëna e të fejuarës Nushës, që e donte si sytë e ballit “ Unë e dij qi ti, nesër a mbasnesrit, sot nji muej a sot nji vjet, ke me tha brinjësh ndonjërin prej atyne qit të kanë gjakun borxh”. Të gjithë njerëzit, i gjithë “bajraku” i kujton detyrën, borxhin e madh. Janë ata male ku është rritur që i kujtojnë se gjaku i tij përmban ADN-në e tyre, se ai e ka të pamundur të shkëputet nga ai ambient, ngado që të shkojë e çfarëdo forme që të marrë. Kjo marrëdhënie është ajo që formon karakterin e tij dhe e bën atë një njëri të varur prej tyre, gjë që do ta pranojë me shumë vështirësi. Kjo do ta çojë drejt një konflikti të brendshëm, që do të vazhdojë të zhvillohet gjatë gjithë novelës dhe do të përbëjë thelbin e saj, duke krijuar kështu linjën e dytë dhe më të rëndësishme që duhet të ndjekim.

74

E Koliqi, Gjaku, në Hija e maleve, Pakti, 2009, f.38.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

71

Kjo marrëdhënie e dytë krijohet mes Dodës dhe ndërgjegjes së tij, si një luftë e vazhdueshme mes asaj që ai do të dëshironte të bënte dhe asaj që hap pas hapi do t’i nënshtrohet për shkak të një presioni të vazhdueshëm psikologjik. Fluksi i ndërgjegjes është një nga elementet themelore që ndihmon në shpalosjen e përjetimeve të brendshme të personazhit, ai vërshon dhunshëm sa herë që Dodës i lëkunden themelet e kulturës “ të qituna mbi një truall të pasigurt, të brejtun prej rrymave të hovshme t’influencave stërgjyshore”. Në fillim ai qëndron i fortë dhe me besim të plotë në atë çfarë përfaqëson, mendon se është aq i stërvitur sa t’u mbijetojë të gjitha sulmeve të jashtme “ ...Të tanë kundra meje...Kurrkush s’ma thotë nji fjalë qi me ma përtri fuqin e vullnetit... E, pra me gjith këtë un do t’i qëndroj këtij ambienti të kalbun... Unë s’do t’i prulem këtij mentaliteti të egër... unë due me dhanë nji shembull të gjallë kuraje civile tue u shpallë luftë zakoneve të mbrapshta”. Por nuk do të zgjasë shumë dhe ky personalitet i fortë do të fillojë të lëkundet dhe të ndjejë prirjet e rrezikshme të instiktit që flenë në pavetëdije, mendimet e frikshme që arsyeja as që mund t’i pranojë. Tashmë jeta e mëparshme i duket e largët, gati si e huaj; sikur nuk e kishte jetuar ai vetë, por dikush tjetër. Doda e ka humbur tashmë formën me të cilën kishte jetuar deri në atë çast, formë që ia kishte dhënë shkolla, kultura dhe qytetërimi me të cilin kishte jetuar vite me radhë, e prej të cilit mendonte se nuk do të kishte më asnjë gjë që mund ta ndante. Por, “ diça zgjohej në shpirt të tij, diça që deri at ditë kishte fjetë në fundet e errëta të pandërgjegjes... Duer të padukshme e kapshin për mbrapa dhe e ngrehshin kah errsina... kishte humbë gati krejt pushtetin e vetvetes”. Me një mjeshtëri të rrallë Koliqi arrin të tregojë se e njeh më së miri personalitetin njerëzor, ashtu siç bëri Pirandeloja, ndërkaq që Koliqi ka meritën se arriti të njohë thellësisht realitetin psikik të shqiptarit, realitet tejet i vështirë, për vetë natyrën e mbyllur të popullit të tij. Koliqi shfaqet si analizues e depërtues, ai është një novelist “që di të hyjë në thellësinë e ndjenjave shekullgjata të popullit, di si t’i analizojë e pikturojë; është analist i aftë emocionesh e gjendjesh të ndryshme shpirtërore”75. Kështu shkruhej për Koliqin që në 1930-tën, një vit pasi shkroi Hijen e maleve. Na solli botën e brendshme të një njeriu që vuan, që përjeton pështjellime nga më të ethshmet, në përpjekje për të ruajtur formën nga njëra anë e, nga ana tjetër, për t’u shkëputur nga ajo që është përmbajtja e tij. Kodi zakonor i gjakmarrjes është një institucion shpirtëror i ngulitur dhe i trashëguar ndër mote e ndër breza. Doda jo vetëm që nuk do mund të ndryshojë asgjë, por edhe do kthehet në një gjakësor, në një kriminel që nuk do të donte kurrë të ishte, në një njeri që mendonte se e kishte lënë pas përgjithmonë atavizmin e të parëve të tij, duke përqafuar një vizionin tjetër për të ardhmen e tij dhe atë të kombit shqiptar. Personazhi i Dodës, i analizuar në këto dy linja veprimi, do të mund të përmblidhet në tërësinë e tij e të gjejë mbështetje teorike në mendimin e Pirandelos, sipas të cilit “ Jeta është një fluks i vazhdueshëm që ne kërkojmë ta ndalojmë, ta fiksojmë në forma të qëndrueshme dhe të përcaktuara, brenda

75

C.A Çekrezi, Koliqi – Hija e maleve, në L.Smaqi, Receptimi i veprës së Ernest Koliqit në vitet ’30, Studime filologjike, nr 3-4, viti 1998, f.73.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

72

dhe jashtë nesh, ... Format... janë konceptet, janë idealet të cilave do të donim t’i përshtatnim me koherencë të gjitha falsitetet që krijojmë... Por, brenda vetes tonë, në atë që quajmë shpirt dhe që është jeta jonë... poshtë barrierave, përtej kufijve që ne vendosim, krijojmë një ndërgjegje, ndërtojmë një personalitet”76. Atë personalitet të qëndrueshëm që kishte edhe Doda, i cili e bënte të rezistonte gjatë pa u lëkundur përballë çdo ngacmimi të jashtëm. Por duke vazhduar më tej me skemën filozofike të Pirandelos do të arrinim në të njëjtin përfundim që arriti edhe Koliqi, e në të njëjtin fat që pësoi edhe personazhi i tij Doda. Pirandeloja parashikon humbjen e formës, transformimin e plotë të personazhit dhe kalimin e tij në një fazë tjetër zhvillimi duke u shprehur se “ Në disa momente të trazuara, të ngarkuara nga fluksi, të gjitha ato format tona të rreme do të shemben në mënyrë të dhimbshme”.77 Ashtu siç u shemben idealet e Dodës dhe çdo formë që ai mundi të merrte me aq mundim. Mjaftoi përballja e parë e fortë me përmbajtjen e tij dhe me ambientin, që gjithçka ku ai besonte të merrte fund ende pa filluar mirë. Por në këtë shtjellim të pazakontë personaliteti, edhe përfundimi i kësaj novele nuk duket aq i zakontë. Vrasja e kryer nga Doda nuk erdhi si pasojë e një veprimi të menduar mirë që më parë apo nga një gjaknxehtësi normale që mund të karakterizojë çdo njeri para një krimi të tillë, por erdhi si pasojë e një dite të qetë dhe e një shpirti të kthjellët, sikur gjithë ajo luftë e brendshme shpirtërore të kishte kaluar pa asnjë lloj brenge, sikur Doda më në fund kishte vendosur të vazhdonte misionin e tij duke hedhur përfundimisht pas krahëve kodet zakonore dhe çdo ndikim tjetër që mbillte vetëm errësirë e padije. “Shpirtin e kishte të qetë si vala qi flen nen diell pa kurrnji rrudhë e pa kurrnji të dridhun. Asnji mendim i trazueshëm s’ia lodhte menden; asnjë shenj i luftimeve të rrepta të ditës së kalueme s’kish mbetun në te... Ndjesit i kishte të dlirta... Edhe zani i kumbonte ma i qartë udhës, ndër përshëndetje mëngjesore”.78 Është një gjendje tepër e habitshme për një logjikë normale.

Duke ndjekur veprimet e Dodës na duket sikur ndjekim arsyetimin që vazhdon të bëjë Pirandeloja gjatë shtjellimit të filozofisë së tij, duke i dhënë në këtë mënyrë edhe një shpjegim të mundshëm asaj qetësie të çuditshme që kishte pllakosur shpirtin e tij. “Me një stërmundim të madh përpiqemi të rifitojmë ndërgjegjen normale të gjërave, të rilidhin me to marrëdhëniet e zakonshme... Por kësaj ndërgjegjeje normale... kësaj ndjesie të zakonshme të jetës nuk mund t’i zëmë më besë, sepse e dimë tashmë se janë një mashtrim i yni për të jetuar dhe se fshihet diçka tjetër pas saj, me të cilën njeriu nuk mund të përballet, veçse me çmimin e vdekjes ose të çmendurisë”.79 Kjo do të thotë se edhe qetësia e Dodës ishte e rreme, se ishte vetëm një mënyrë për të fshehur atë që e mundonte, ndjenjë prej së cilës nuk kishte mundur të shkëputej as edhe për një çast të vetëm. Pas një gjendje të shtirur, pas një sforcimi të fundit për të ruajtur normalitetin, do të kemi si pasojë një zgjidhje fatale, tashmë të mirëpërcaktuar, që duhet të marrë novela e

76

Luigi Pirandello, La forma e la vita, në M. Pazzaglia, Il Novecento 4, Zanichelli, Bologna 1992, f. 305 77

Po aty. 78

Gjaku, f. 43 79

Luigi Pirandello, në M.Pazzaglia, vep e cituar, f. 306.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

73

Koliqit, një vdekje që do të rregullojë marrëdhëniet e personazhit me ambientin (vetëm në çastin e vrasjes njerëzit janë të kënaqur me Dodën “të lumtë pushka... Ik se po të hapim na rrugë”) dhe do të qetësojë shpirtin e tij ( “Vetëm në fund të shpirtit, diça lehtësohej: ish si nji ndiesi e paçansueme lirimi”) edhe pse me një çmim që ai kishte vendosur të mos e pranonte. Këtë realizim artistik të kësaj gjendjeje, pra kur Doda gjendet përballë vrasësit e gjejmë të ngjashëm edhe te novela Ke tre lisat, dhe është pikërisht atëherë kur Mrika merr vendimin për të shpëtuar të dashurin para se të ndahet përfundimisht prej tij. Pas një nate të gjatë me ethe “Gjith dobsija e trupit, gjith ligështimi i shpirtit qi e kishin molisë në mbrëmje ishin zhdukë në terr të natës”. Ajo ishte krejt e qetë, krejt e qartë, ashtu si edhe Doda. “Ajo s’mendonte kurrgjë. Nji gjakftohtësi e çuditshme ia zotonte dejt: gjakftoftësia e vendimeve të prera... Pa luejtë... pritte durueshëm pa mendue kohën qi kalonte.”80 Mrika, është personazhi tjetër, po aq i kthjellët sa Doda që përjeton të njëjtën gjendje të shtirur normaliteti, të njëjtën filozofi veprimi, e cila do ta çojë pa asnjë mëdyshje drejt një vdekjeje pothuajse të sigurt. Është ky substrat filozofik në konceptimin artistik të novelave që i jep prozës së Koliqit shijen e modernitetit. Në këtë pikë ne mund të pranojmë se ajo që e bashkon Koliqin me Pirandelon është psikologjia moderne dhe pikërisht ajo pjesë e saj që vë në krizë personalitetin e individit, tezë tërësisht e ndryshme nga ajo që mbështeste psikologjia tradicionale. Dihet tashmë se psikologjia tradicionale mbështet me forcë ekzistencën e një identiteti të njeriut. Sipas saj, secili prej nesh në marrëdhënie me të tjerët ndodhet në situata nga më të ndryshmet, me cilat si rrjedhojë është i detyruar të përshtatet dhe të sillet në mënyra të ndryshme. Por, brenda vetes së tij ai mbetet i njëjti, ata që ndryshojnë janë vetëm sjelljet, ashtu si edhe rrobat që veshim sa herë që ndërrohemi, apo siç janë personazhet e ndryshme që luajnë aktorët, duke mbetur përherë i njëjti person. Kjo është përgjigja e psikologjisë tradicionale, e cila nga identiteti i individit nuk mundet dhe nuk do që të heqë dorë. Ndërkohë që me Pirandelon, e pastaj edhe me Koliqin nuk ndodh e njëjta gjë. Është pikërisht ky identitet personal që ata vënë në krizë, e me të cilën merret psikanaliza, si një metodë e psikologjisë moderne. Madje, për Koliqin kjo nuk do të ishte aspak e thjeshtë, sepse ai menjëherë pas botimit të novelave do të përballej me një kritikë tepër të ashpër.

“Për Koliqin, - shkruan kritiku S.Çapaliku81 – ka mbaruar epoka e heronjve dhe ka nisur të nxjerri krye epoka e antiheronjve, si ekzorcizëm i një negativiteti social. Kështu rruga e çon kah tabutë, kah sendet që njeriu shqiptar as që kish guxuar t’i çonte ndër mend, kah kategoritë prej të cilave po ky njeri shqiptar frikohej për vdekje”. Dhe si pasojë e këtyre pikëpamjeve, këtyre mendimeve kundra rryme e kundra tradite, në një shkrim me titull “Vallime letrare - Hija e maleve”82 të 1930-tës, do të kritikohej në këtë mënyrë: “...përse nji vepër sado klasike të jet, po nuk përkoi me parimet e arsyes e të njerëzis... përfton dame të panjehme ndër të gjitha rrethet e jetës shoqnore e vetjake”. 80 Ke tre lisat, f. 134. 81

S.Çapaliku, Artisti si auto-da-fe, Studime shqiptare 3, Universiteti i Shkodrës, 1995 f. 19. 82

Criticus, Vallime letrare – Hija e maleve, Hylli i dritës, nr. 2, 1930, f. 114.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

74

E njëjta gjë mund të shkruhej edhe për një artikull me titull “Harti letrar e morali” të vitit 1935-së : “ Po deshët verte t’a edukoni popullin shqiptar, e jo t’a dejni, merrni para sysh fuqinë morale e shkallën e fuqis shpirtnore të lexuesavet, e peshonje mire shka atyne mund t’ju bajt kërçiku i shpirtit, e shka nuk u ban”. Kjo është një arsye më shumë që të bën të mendosh se sa i largët ishte Koliqi për lexuesin e asaj kohe dhe për më tepër për letrarët e kritikët, të cilët nuk donin të shikonin lakuriqësinë e jetës dhe të mendjes. Ky është një këndvështrim tjetër nga ku jo vetëm u përpoqëm të bënim një përqasje të mundshme mes këtyre dy shkrimtarëve, por edhe të kuptonim se pse ishte pikërisht Koliqi që e përvetësoi këtë mënyrë të ndryshme të bërit art, duke thyer traditën e pararendësve të tij e duke shkruar një letërsi moderne të tipit evropian. 2.5 Stili i zhdrejtë i lirë Në realizimin e botës shpirtërore të personazheve, në përshkrimin e fluksit të ndërgjegjes, në tërësi në realizimin e kësaj proze moderne, Pirandelo dhe Koliqi shfrytëzojnë teknikën poetike moderne, të ligjëratës së zhdrejtë të lirë. Dhe jo pa një qëllim të caktuar përzgjedhja e këtij lloj stili. Përdorimi i ligjëratës së zhdrejtë të lirë paraqet shumë përparësi për rrëfimin, duke qenë se brenda saj ndërfuten rrëfimi i pastër, ligjërata e drejtë dhe ligjërata e zhdrejtë duke mbivendosur zërin e narratorit dhe zërin e personazhit. Duke qenë se kemi të bëjmë me novela me tension të lartë dramatik, ky stil ndihmon në forcimin e këtij tensioni, në shpalosjen e shpejtë të mendimeve të personazhit dhe në shprehjen e një vërtetësie më të madhe në rrjedhën e mendimit.

Pirandelo e përdor dendur këtë lloj ligjërate me qëllimin e transmetimit të të gjitha mendimeve të personazhit, ashtu siç i vijnë në mendje, duke krijuar në këtë mënyrë një lirshmëri të plotë në mënyrën e paraqitjes së tyre, e duke na ofruar një sintaksë e cila duhet të shpërfill pothuajse fare rregullat e gramatikës klasike. Por kjo nuk do të thotë se ai ishte i pari që e përdori stil të veçantë. Po të ndiqnin zhvillimin e saj, do të shihnim se fillimisht është Verga ai që do të çonte në shpërthimin e përdorimit të kësaj ligjërate, por me një veçanti që do të ishte vetëm vergiane: lidhja e ngushtë me gjuhën e folur. Ndërkohë që tek Danuncio do të ndeshim një ligjërate të zhdrejtë të lirë që vihet në shërbim të një funksioni estetizues, që prodhon në brendësi të saj elegancën e prozës danunciane dhe kjo përmes përemrave të rrallë, strukturash sintaksore simetrike, etj.. Ndërsa në letërsinë shqipe do ta shohim të përdorur shumë vonë, mbase në gjysmën e dytë shek. XX. Ernest Koliqi, i cili e përdor gjerësisht këtë stil të zhdrejtë të lirë “...mund të jetë ndër të parët shkrimtarë që e praktikojnë atë në prozën shqipe.”83 Kjo e bën Koliqin që të jetë një pasues i Pirandelos jo vetëm për sa i përket zbulimit të personalitetit të njeriut, por edhe mënyrave e teknikave moderne përmes të cilave bëhet e mundur transmetimi i kësaj lloj novele “psikospektive” tek lexuesi shqiptar.

83

R. Çulli, vep e cituar, f. 142.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

75

Nëse do t’u referohemi novelave të Pirandelos, disa prej të cilave i morëm edhe në analizë gjatë përqasjes së temave dhe motiveve, do të gjenim shembuj pafund të këtij lloj ligjërimi, të cilët do të na krijonin bindje të plotë se ky lloj stili lidhet pikërisht me transmetimin e fluksit të ndërgjegjes. Për të kuptuar më mirë funksionin e kësaj lloj ligjërate dhe për të parë konkretisht ndërtimin e strukturës së saj mund t’i referohemi shembujve të mëposhtëm: Shalli i zi

1. Carlo D’Andrea , con gli occhi fissi dietro le grosse lenti da miope, attese un pezzo, senza trovar parole, non sapendo ancor credere a quella rivelazione, ne riuscendo a immaginare come mai quella donna, finora esempio, specchio di virtù, d’abnegazione fosse potuta cadere nella copa. Possibile? Eleonora Bandi?

Ma se aveva in gioventù, per amore del fratello, rifiutato tanti partiti, uno più

vantaggioso dell’altro!Come mai ora, ora che la gioventù era tramontana... 84 2. Dopo due mesi d’orrenda angoscia, quella confessione del suo stato la sollevò

inspertamente. Le parve che il più ormai fosse stato. Ora non vendo più forza di lottare, di resistere a qullo strazio, si sarebbe

abbandonata, cosí alla sorte, qualunque fosse. Il fratello tra breve sarebbe

entrato e l’avrebbe uccisa?Ebbene: tanto meglio! Non aveva più diritto a nessuna

considerazione, a nessun compatimento. Aveva fatto, si,per lui e per quell’altro

ingrato, più del suo dovere, ma in un momento poi aveva perduto il fruto di tutti i

suoi benefizzii.

Strizzò gli occhi, colta di nuovo dal ribrezzo...

Sí, lei , lei che per tanti anni aveva auto la forza di resistere agli impulsi della

gioventù, lei che aveva sempre accolto in se, sentimenti puri e nobili, lei che

aveva considerato il proprio sacrificio come un dovere: in un momento, perduta!

Oh miseria, miseria!

...

Neanche coi primi guadagni della profesione era tornado il sorriso su le labbra

del fratello. Sentiva forse il peso del sacrifizio ch’ella aveva fatto per lui? Si

sentiva forse vincolato da questo sacrifizio per tutta la vita, condannato a

sacrificare a sua volta la propria gioventù, la libertà dei prori sentimenti alla

sorella? 85

84

Shalli i zi, f. 27 (Carlo D’Andrea me sy të fiksuar pas lenteve të mëdha prej miopi, priti një copë herë, pa gjetur fjalë, duke mos besuar ende në atë rrëfim, duke mos mundur as të imagjinojë se si ajo grua, deri më tani shembull, pasqyrë virtyti dhe vetëmohimi, të mund të binte në faj. Si ka mundësi? Eleonora Bandi?

Po nëse kishte refuzuar në rini, shumë raste, njërin më të mirë se tjetrin! Si ka mundësi tani, tani që rinia

kishte perënduar...) 85

Po aty, (Pas dy muajsh ankthi të tmerrshëm, ai rrëfim i gjendjes së saj e lehtësoi aq sa nuk e priste. I dukej sikur e madhja tashmë kishte ndodhur. Tani duke mos pasur më forcë për të luftuar, për t’i rezistuar atij mundimi do ta kishte lënë veten, ashtu, në

dorë të fatit, sido që të ishte. Vëllai, pas pak, do të kishte hyrë e do ta kishte vrarë? Punë e madhe: edhe më

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

76

Il lume dell’altra casa 86 Che voleva?La cameretta, la cameretta, se era ancora sfitta! Non per sè, non per starci! per venirci un ora sola, un momento solo alieno ogi sera, di nascosto! Ah, per pietà, per pietà di quella povera madre che voleva rivedere da lontano, senz’esser vedeta, i suoi figliuoli!

In silenzio 87 Non ricordava d’aver veduto neanche lui, finche era stato in casa, nessun uomo, mai, che potesse dargli sospetto. Ma, fuori? Sua madre era vissuta cosí poco in casa! E che sapeva lui della vita ch’ella aveva condotto fuori? Che cosa fosse sua madre oltre il cerchio ristrettissimo delle relazioni che aveva auto prima con lui, lì, le sere, a cena? Tutta una vita, a cui egli era rimasto sempre estraneo. Si era messo con qualcuno, certo ... Con chi? ... Piangeva. Dunque, costui l’aveva abbandonata, non volendo o non potenco sposarla. Ed ecco perche ella lo aveva chiuso in collegio: per sottrarsi e sottrarlo a una vergongna inevitabile. Ma dopo? Egli sarebbe pure uscito dal collegio, nel prossimo luglio. E allora? Intendeva ella forse di cancellare ogi traccia della copa?

La veste lunga 88

mirë! Nuk meritonte asnjë konsideratë, as pak mëshirë. Kishte bërë, po, për të dhe për atë mosmirënjohësin

tjetër, më shumë nga ç’i takonte, por në një çast kishte humbur frutin e gjithë përfitimeve të saj.

Vocërroi sytë, duke ndjerë sërish rrëqethjen... Po, ajo, ajo, që për shumë vite me radhë kishte patur forcë t’i rezistonte impulseve të rinisë, ajo që kishte

mbartur gjithnjë në vetvete ndjenja të pastra e fisnike, ajo që e kishte konsideruar si një detyrë sakrifikimin

e saj: për një çast, e humbur! Oh, fatkeqësi, fatkeqësi! ...

As edhe me fitimet e para të profesionit nuk ishte kthyer buzëqeshja në buzët e të vëllait. Thua e ndjente

akoma peshën e sakrificës që ajo kishte bërë për të? Mos ndoshta ndjehej i detyruar për gjithë jetën nga kjo

sakrificë, i dënuar të sakrifikojë edhe ai rininë e tij, lirinë e ndjenjave të tij për të motrën?) 86

Il lume dell’altra casa, f. 1085 (Çfarë donte? Dhoma, dhoma e vogël, ku pat banuar vetë, e lirë ish? Nuk e donte për vete, nuk e donte për të banuar. E donte për të ndenjur vetëm një orë, një cast të paktën, të rrinte fshehur mbrëmjeve! Ah, për mëshirë, për mëshirë të asaj nëne të mjerë që kërkonte të shohë së largu fëmijët e saj! (Luigi Pirandello, Novela për një vit. Jeta lakuriq. përkthyer nga Mustafa Greblleshi, botuar nga shtëpia botuese Çabej, Tiranë, 1997, f. 151) 87 In silenzio f. 496 (Gjatë kohës që pat ndenjur në shtëpi, nuk i kujtohej të kish parë, kurrë, asnjë njeri që t’i ngjallte dyshim. Po jashtë shtëpisë? E ëma e kalonte kohën më shumë jashtë se në shtëpi. Ku ta dinte ai se ç’jetë mund të kish bërë ajo jashtë shtëpisë? Ku ta dinte ai se ç’lidhje miqësie mund të kish patur e ëma përtej rrethit të ngushtë të lidhjeve me të, gjatë mbrëmjeve e darkave? Përtej mureve të shtëpisë ajo kaloi një jetë të tërë; dhe për këtë jetë ai pat qenë kurdoherë i huaj, nuk dinte asgjë. Pa dyshim e ëma ish ngatërruar me ndonjë… Po me cilin vallë?... Qante, gjithnjë qante. Pra, ai e kish braktisur, nuk kish dashur ose nuk kish mundur ta marrë grua. Tani po e kuptonte pse e kish mbyllur në kolegj Çezarinin: për t’u larguar e për ta larguar nga një turp i pashmangshëm. Po pastaj? A nuk e dinte ajo që në korrikun e ardhshëm ai do të dilte nga konvikti e do të vinte në shtëpi? Si do t’ia bënte atëherë, kur të kthehej i biri? Mos kish ndër mend të shlyente çdo gjurmë të turpit? (L. Pirandello, Novela për një vit. Jeta lakuriq. përkthyer nga Mustafa Greblleshi, botuar nga shtëpia botuese Çabej, Tiranë, 1997, f. 63)

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

77

Dove lo conducevano quei due, che anche lì lo lasciavano così sola? A un impresa vergognosa. E dormivano! Si, perchè, forse, era tutta così, e non era altro la vita. Essi, che già c’erano entrati, lo sapevano; c’erano ormai avezzi e, andando lasciandosi portare dal treno, potevano dormire... Le avevano fatto indossare quella veste lunga per trascinarla lì, a quella laida impresa, che non faceva più loro alcuna impressione. Giusto lì la trascinavano, a Zùnica, ch’era il paese di sogno della sua infanzia felice!

Këta e të tjerë shembuj të novelave të Pirandelos dëshmojnë për një përdorim të dendur të ligjëratës së zhdrejtë të lirë. Mund të themi se ai bën një hap para në zhvillimin e ligjëratës së drejtë të lirë, si për sa i përket funksionit të saj, ashtu edhe për sa i përket mjeteve gjuhësore, mes të cilave vihet në dukje përdorimi i mjeteve të tilla gjuhësore si pasthirrmave, përsëritjeve e sidomos copëtimit të periudhës. Tani do të sjellim disa shembuj të marra nga novelat e Koliqit, në mënyrë që të shohim se sa pirandelian është ky ligjërim.

Se qofsh, pleqnofsh 1. E kapi kryet ndër grushta. Kush mund t’i priste pëshpëritjet e gojëve të këqia të

malit? Turpi ia kishte mbulue shtëpinë. S’kishte ma sy e faqe me dalë në kuvend të burrave. Si? Minia? Loçka e zemrës së tij? Ah, bastardhja e poshtme!

Kishte pasë ai femna të reja, vajza e nuse sa të thuesh në shtëpi e në gjini, por njeri i gjallë s’kishte mujt me gjetë gjymsë fjale për to. E tanë at varg nusesh të ndershme, nanash fisnike, grash bujare do ta shënderonte si e bija? E bija për erz të së cilës kishte vu njëqind e njëmijë herë dorën në zjarm? Rrezik!

2. Si i kallëzohej Sufës tashti? Lajmi do t’ishte dekë për të. Madje ma për nder do t’ia kishte dijtë ai, kujdo, me i pasë ra pushkë lules së ballit se sa me i kallzue t rrezik shënderues. A mund t’iu mshifte nji turp i tillë?89 Një ditë prej ditësh Një trishtim kaplues e kaploi. Me dalë e mos me u kthy ma kurrë në atë çardak të paqët? Me dalë pa e pa edhe një herë tue u hapë e tue ecë mbi ato dërrasa? Zemra

88 La veste lunga, f. 334 (Ku po e çonin ata të dy që edhe aty po e linin vetëm? Drejt një pune të turpshme. Apo s’flinin! Po mbase e tërë jeta ishte kështu dhe jo ndryshe. Ata që i qenë futur asaj jete, e dinin. Tashmë qenë mësuar dhe duke u përkundur nga treni, mund të flinin… E kishin shtyrë të vishte atë kotull të gjatë për ta zvarritur në atë punë të ndyrë, që atyre s’u bënte as pikë përshtypjeje. Dhe po e çonin pikërisht aty, në Xunika, i cili ishte vendi i ëndrrave të fëmijërisë së saj të lume. (L. Pirandello, Tregime e novela, përkthyer nga Amik Kasoruho, botuar nga shtëpia botuese Dituria, Tiranë, 1999, f. 62) 89 Vepra 2, f. 73.

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

78

i ndrydhej tue vërrejtë diellin kah po largohet pullazeve, tue mendue mbrëmjen që po afron. Makar ta shifte edhe një herë! Ta shifte edhe një herë!90

Rrokoll Dilte prej pijetores natën edhe ecte nën qiell plot hyj, tue i premtue vetes me ndrrue mënyrë jete të nesërmen. M’e lanë krejt rakin, me i thanë lamtumirë mejhanes përgjithmonë... Po, sa të nxirte ma të parën rrogë, m’e mbushë shtëpin me të mira... Silës me i pre nji kotull... Nesër, nesër! Silja la mësimet në gjymsë pse mungonte vesha qi lypej. Kambë zdatkun e me petka arnue në dhetë vende, në shkollë nuk shkohej. Por ai do ta ngjitte prap... Nesër! Nesër! Namte vesin e mbrapsht tue llogaritë se, me nji të katër të gotave qi pinte në muej, vajza e tij mund të dilte e veshun ma mirë se shumë shoqe tjera. Nesër! Nesër!91

Dram i vogël Zemra i rreh me hov. I duket se aty n’at det do të ndodhi dishka e mrekullueshme. Po shka? Kërkon me mend, lodh trut. Dishka duhet me gjetë të bukur, të re, qi t’a mbushi me çudi të gëzueshme. Si mbaron prralla e detit? Ndoshta libri qi lexon Vida e din. Po mendja e tij pse s’mundet m’e gjetë?92

Këta e shembuj të tjerë nga novelat e Koliqit na tregojnë për një përdorim të dendur të këtij lloj ligjërimi, të këtij lloj stili që shfaqet vonë në prozën shqipe, ndoshta menjëherë pas Koliqit, i cili nga sa shihet e përdor i pari, si një prurje të zhvillimit të prozës italiane. Për sa i përket terrenit të prozës shqipe në periudhën kur shkroi Koliqi, mund të themi me bindje se termi ligjëratë e zhdrejtë e lirë, nuk ekzistonte. Këtë e vërtetojmë duke shfletuar sintaksën e parë të gjuhës shqipe që ne njohim e vitit 1952, që është botim i Akademisë së Shkencave, ku nuk përmendet fare kjo lloj ligjërate. Aty Kostaq Cipo pohon vetëm se: “Ligjërata është dyfarësh: e drejtë dhe e zhdrejtë”93. Ligjërata e zhdrejtë e lirë hyn vetëm në sintaksën e gjuhës shqipe të vitit 1997, po të Akademisë së Shkencave, ku gjejmë të shtjelluar përkufizimin dhe përdorimin e saj, trajtimin si “ një mjet të pazëvendësueshëm stilistik, sidomos kur autori duket sikur nuk transmeton ligjërimin a mendimin e personazheve të tij, po sikur flet ose mendon vetë për to”94.

Po ashtu edhe në stilistikën e vitit 2005 e shohim të trajtuar më gjerësisht si një stil të veçantë dhe si një prurje të pasqyruar në prozën shqipe me vonesë. Studiuesi i

90 Po aty, f. 270. 91 Po aty, f. 249. 92 Po aty, f. 195 93

K.Cipo, Sintaksa, Akademia e shkencave, 1952, f. 99 - 101 94

Gramatika e gjuhës shqipe, Akademia e shkencave, Tiranë, 1997, f. 674 - 677

KREU II: Përqasje mes Pirandelos dhe Koliqit

79

stilistikës Xhevat Lloshi e njeh përdorimin e hershëm të saj dhe sqaron se “Studiuesit kanë vënë re se që nga shek. XVII është përdorur në letërsi edhe një lloj tjetër ligjërate, e cila është bërë e zakonshme nga fundi i shek. XIX e fillimi i shek. XX. (shkurt do ta shënojmë L4, frëngjisht: style indirect libre) ”95.

Dhe po sipas këtij studiuesi ajo ka hyrë shumë vonë në prozën shqipe, sepse vetëm “Dallimi i ligjëratave grafikisht, me shenja pikësimi dhe në mënyrë të ngulitur për prozën shqipe ka zënë vend vetëm në gjysmën e dytë të shek. XX, domethënë me ngulitjen e normës së shkruar”96. Atëherë, duke mos e gjetur të gatshme në letërsinë tonë, ne mund të besojmë se Koliqi e mori atë në përgjithësi, nga letërsia italiane me të cilën pati marrëdhënie të vazhdueshme dhe konkretisht nga Pirandeloja, i cili e përdori më dendur duke e konsideruar si ligjëratën më të përshtatshme për të transmetuar mendimet e psikologjinë e personazheve, ashtu si edhe Koliqi me depërtimet e thella në psiken shqiptare. Vetëm përmes kësaj ligjërate do të ishte i mundur zbulimi i proceseve psikike të personazheve, e prandaj Koliqi e shfrytëzoi me garancinë e madhe që i ofroi përdorimi i saj në veprat e një shkrimtari të tillë, siç ishte Pirandeloja.

95

Xh.Lloshi, Stilistika dhe pragmatika, Albas, Tiranë, 2005, f. 257 - 258 96 Po aty, f. 257

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

80

“Të jetosh jetën tënde si një vepër arti”

“Unë nuk i bindem askujt veç Zotit! [...] Nuk i bindem

veçse ligjeve të atij stili, për hir të të cilit, për të realizuar

një koncept timin mbi rregullin dhe të bukurën, kam

nënshtruar natyrën time të lirë .”

( Gabriele D’Annunzio )

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

81

KREU III

PËRQASJE MES DANUNCIOS DHE KOLIQIT 3. Danuncio dhe Koliqi përmes disa elementeve biografike Gabriele Danuncio është një tjetër emër i madh i botës së letrave, një tjetër personalitet me përmasa të jashtëzakonshme artistike që i shtohet fundit të Tetëqindës dhe fillimit të Nëntëqindës evropiane, një tjetër pasion e një tjetër dashuri e madhe për jetën, që përjetohet si rrallëherë në art. Ke dëshirë t’i afrohesh veprës së tij, sepse ajo është tepër e ndjeshme, është plot tinguj e muzikë, të bën për vete e shkakton një tërheqje të menjëhershme tek lexuesi. Kjo ngjet edhe tek Koliqi ynë, i dashuruar pas artit të bukur të të shkruarit e të bërit një letërsi moderne në lartësinë e kërkesave të artit. Në ndryshim nga Pirandelo, duket se emri i Danuncios është nga më të përmendurit dhe ndër më të afërtit për Koliqin; e gjejmë nëpër shkrimet e tij mbi letërsinë, nëpër përkthimet e zgjedhura, nëpër rreshtat e mbushura me përshkrime ndjesish e imazhesh. Për t’i njohur më mirë këta dy personalitete të letërsisë dhe, për më tepër, për të njohur disa nga arsyet e kësaj pranëvënieje, do t’u referohemi fillimisht disa elementeve bibliografike, të cilat ndikuan dhe lanë gjurmë edhe në jetën artistike të dy poetëve, secili prej tyre me një individualitet krijues të spikatur për vetë kushtet e formimit të tyre. Danuncio dhe Koliqi vijnë nga dy qytete veriore, siç janë Abruco dhe Shkodra, me karakteristika tejet të ndryshme nga të gjitha skajet e tjera të dy venditeve: Italia dhe Shqipëria. Abruco është rajoni më malor i Italisë, rreth dy të tretat e tij janë të zëna nga malet; po kështu edhe Shkodra rrethohet nga male në njërën anë, të cilat, duke u ngjitur më në veri, bëhen edhe më të dendura; gjithsesi kjo bën që Shkodra e, veçanërisht Mbishkodra, të jetojnë nën hijen e tyre, të marrin madhështinë dhe fuqinë që ato përçojnë. Këto qytete ku ata lindën kishin pikërisht këtë klimë të veçantë dhe një sërë traditash dhe mendësish, të cilat do të zinin vend në mënyrë të natyrshme në personalitetin e poetëve tanë. Tradita popullore e tabu që do të depërtonin thellë në karakteret e personazheve dhe do të ndërtonin konflikte dhe subjekte për veprat; figura të skalitura barinjsh, malësorësh, grash që mblidhnin grurin e këndonin. Një lidhje unike ajo e Danuncios me zonat e Abrucos, me malet më të larta të Apenineve, që ofruan temat më të mira për artin e tij. Një lidhje po ashtu e veçantë, ajo e Koliqit me Shkodrën, qytet po ashtu verior, të cilin e sheh në një përfytyrim madhështor. Dhe këtë Shkodrën e Koliqit nuk e bën të tillë vetëm ajo që frymon dhe ekziston brenda saj, apo historia e shtresuar në të shekuj me radhë, “por edhe ajo që e rrethon: malësia si bukuri natyrore dhe njerëzit e saj, malësorët trima, që përherë iu gjetën dhe u sakrifikuan për të, kurdo që asaj iu kanos rreziku...: Shkodra është pjesë e malësisë ku mbretëroi përherë nderi, besa, burrnia, mikpritja, ajo

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

82

është e njësuar me të”1 do të shkruante studiuesi A.Berisha në monografinë kushtuar Koliqit. Madje Koliqi, gjatë përkthimit të disa poezive të Danuncios, gjen detaje interesante që i përbashkon këta malësorë trima e punëtorë “Edhe barijt e vendlindjes së D’Annunzio-s si Malësorët mbishkodrakë (e tjerë banorë malesh) dynden në shtatuer prej bjeshkëve e biejnë në jalli”2. Pra, fakti i të jetuarit pranë maleve përçon një klimë që e ndjejmë jo vetëm shumë të pranishme, por edhe shumë të dashur për të dy shkrimtarët. Nuk duhet të harrojmë se ata rridhnin nga familje të pasura pronarësh dhe tregtarësh, element që nuk mund të shmanget, pasi do të përbënte pikënisjen e jetëve të tyre dhe mundësinë e padiskutueshme për të marrë një arsimim shumë më të mirë se mjaft të tjerë e si rrjedhojë një formim të plotë e të denjë për të qenë emra të mëdhenj të botës së letrave. Veç angazhimit letrar, duket se të dy shkrimtarët i përkushtohen politikës, madje të njëjtës politikë e ideologji të përbashkët. Danuncio besoi tek Musolini, ashtu siç besoi edhe Koliqi, në emër të një të ardhmeje më të mirë për atdheun e tij. Ata ishin tashmë personalitete dhe nuk do të kishin nevojë në asnjë çast për mbështetjen e një politike të caktuar, gjë që do të thotë se ishte vetë politika që i përfshiu dhe i bëri të besonin atë ideologji, së cilës iu përkushtuan. Danuncio zgjidhet deputet dhe në parlament mban fjalime që xixëllojnë nga metaforat e farfurishme. Gjithashtu e shohim në luftë (1915-1918) , ku “muer pjesë tue çuditë të madh e të vogël për durim dhe energji ndër përpjekje luftarake së gjithënduerta.”3 Mbreti i Italisë e dekoroi me medaljen e trimërisë dhe i dha një titull fisnikërije “Princ i Montenevoso”-s. Në krahun tjetër, edhe Koliqin e shohim të përfshirë në angazhime politike. Atij i ofrohet një post ministror, të cilin, pa dyshim, e vë në shërbim të interesave të popullit të tij, e sidomos të zhvillimit të arsimit e kulturës,4 gjë që u vu në dyshim dhe u diskutua për një kohë të gjatë. Por fakti i të qenit një njeri i politikës, një njeri që beson në një ideologji të caktuar, nuk e pengoi asnjë çast të shkëputej nga arti i të shkruarit, madje e ndihmoi të kuptonte më mirë se cila ishte rruga që duhej të ndiqte dhe ku duhet të besonte në të vërtetë.

“Kritikët e sotëm shqiptarë”, – shkruan Robert Elsie –, që edhe vetë i kanë mbijetuar një gjysmë shekulli komunizëm, duhet të jenë më të ndjeshëm dhe t’i kuptojnë më mirë kompromiset që shkrimtarët dhe intelektualët janë detyruar të bëjnë shpesh nën regjimet ekstremiste. Si figurë e letërsisë dhe e kulturës, Ernest Koliqi ishte dhe mbetet vigan, sidomos për rolin e tij në zhvillimin e prozës së Shqipërisë së Veriut.”5 Është e

1 A.N.Berisha, Ernest Koliqi poet e prozator, ADIA, Itali, 1995, f. 55. 2 E.Koliqi, Njiqindvjetori i lindjes së Gabriele D’Annunzio-s, Shejzat, nr. 3-4, mars-prill 1963, f. 137.

3 Po aty, f. 126.

4 “Rexha – Bala rrëfen se si Koliqi... i ankohej për fatin e zi të shkrimtarit që bashkëatdhetarët e mbysin në injorim për shkak të bindjeve politike:” Qoftë edhe vetëm doktorantët që kam përgatitur gjatë tridhjetë vjetëve në Universitetin e Romës kanë një vlerë të pamohueshme, e lërë më përkthimet nga poezia klasike italiane dhe veprat origjinale si “Hija e maleve”, “Tregtar famujsh”, “Shija e bukës mrume” e të tjera... sado i keq të ketë qënë roli im në Qeverinë e Tiranës gjatë okupacionit italian nuk mund të mohohet fakti se me përpjekjet e mia u hpën shkolla shqipe në Kosovë, u hap gjimnazi në Prishtinë dhe u dërguan bursistë kosovarë të studionin në Itali dhe Austri”, A. Plasari, Panteoni i gjymtyar, Nëntori, 4, 1991, f. 92-93. 5 R.Elsie, Letërsia shqipe, Një histori e shkurtër, Skanderbeg boks, Tiranë, 2006, f. 147.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

83

natyrshme që njerëz me dimensione të tilla, të gjëra e me energji të pashtershme nuk mund të mbyllen dot brenda sferës së një fushe të vetme interesi. Sado e suksesshme ose jo që mund të kishte qenë pjesëmarrja e këtyre dy shkrimtarëve në politkë, një gjë është e sigurt: ata ushqyen një patriotizëm të pashoq, një ndjenjë atdhedashurie që u rridhte nëpër damarë më fort se çdo ndjenjë tjetër. Koliqi e përjetoi më thellë se kushdo tjetër, ia ndjeu mungesën deri në dhembje dhe shfryu gjithë mallin që kishte mbledhur për “nusen e shpirtit”, për “vashën Shqipni”. Atdheu për Koliqin ishte gjëja më e shtrenjtë e mundshme “ishte altari i shpirtit dhe dritë ushqyese; ishte krenaria më e madhe dhe pasuria më e çmueshme.”6 Shqipnija do mbetej gjithmonë një vashë me bukuri të rralla, “nji vashë, e cilla kish bukurit t’tana”, një vashë që do të ndriçojë përherë brenda qenies së poetit “Ndrit n’tê, o e Bukura e Dheut, Shqipni hirplote”. Dhe ky atdheu i Koliqit do të ishte po kaq i bukur sa edhe ai i Danuncios.

Poeti italian mendonte se “La fortuna d’Italia è indispensabile dalle sorti della Bellezza, cui ella è madre”7 (Fati i Italisë është i pandarë nga fatet e Bukurisë, për të cilën është nënë). Por kjo atdhedashuri shihet jo vetëm në rrafshin sinkronik, në kohën kur jetuan këta shkrimatrë, por edhe në rrafshin diakronik. Qysh në kohën e latinëve të vjetër ky atdhe kishte qenë po kaq i dashur e po kaq i çmuar, sa edhe e vërteta e largët sovrane e këtij kombi, e cila shfaqet në çdo kohë “ come l’imminente sole di quella divina e remota patria ideale dove peregrinò Dante” (si dielli që qëndron përsipër atij atdheu të largët hyjnor e ideal ku pelegrinoi Dantja). Dhe Danuncio mendonte se nga rrënojat “e përmbytura nga gjithë ai gjak heronjsh a nuk duhej të ngrihej një art i ri me rrënjë dhe me degë të forta. A nuk duhet të mblidhte jo në vetvete të gjitha forcat e fshehura në substancën e trashëguar të kombit...”,8 duke besuar se pikërisht aty në rrënjët e tokës mëmë do të gjendej forca për të lartësuar e për të përjetësuar shpirtin e racës latine, së cilës i përkiste. Koliqi gjithashtu, hedh një vështrim diakronik duke filluar qysh me pellazgët e vjetër, paraardhësit e ilirëve siç u interpretua për shumë kohë historikisht, për të cilët atdheu ishte i çmuar, është toka ku ata “ngrehën elterë, vuen ligjë e livruen ara” dhe ku “hyjnit derdhshin paprâ hiret e veta”9. Ilirët “çerdhe drangojsh qi trândshin rrotullimin” kishin një kult dhe një të tillë dashuri për atdheun, sa e mbrojtën shumë herë nga sulmues të ndryshëm me një qëndresë heroike, gjë që në veprën e Koliqit do të vinte si shprehje e një të kaluare të lavdishme, dëshmi e një trualli ku burra të urtë ishin flijuar duke i siguruar atij lirinë dhe mbarësinë. Por, megjithëse Koliqi e dëshiroi gjatë gjithë jetës vendin e tij dhe u zhurit nga malli i rëndë i mërgimit, poeti italian shkon përtej çdo atdhedashurie, aq sa mund të shkruajë edhe: “unë ndjehem krenar që jam një latin; dhe – të më falni o ëndërrimtarja Ledi Mirta, të më falni, o i brishti Hoditz – më ngjan një barbar çdo njeri me një gjak tjetër,”10 duke shprehur në këtë mënyrë ndjenjën e fortë të krenarisë të të qenit një racë latine. Nëse vazhdojmë më tej në këtë kontekst, shohim se 6 A.N.Berisha, vep. e cit, f. 36.

7 Il fuoco, f.97. 8 Il Fuoco, f.97. 9 A.N.Berisha, vep. e cit., f. 37.

10 Il fuoco, f. 86.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

84

edhe gjaku i tyre do të rrjedhë në të njëjtën formë dhe ne do të shohim të njëjtën analogji të përdorur për të shprehur se si vërshon nëpër damarë një gjak që buron nga lashtësia, qoftë kjo lashtësi trashëgimi ilire apo latine. Të dy poetët shfrytëzojnë analogjinë e lumit, për të treguar vërshimin e gjakut që u vlon nëpër deje nga ndjenja e fortë e dashurisë për truallin amë.

E ndërsa nëpër damarët e Danuncios “ il sangue vi corse come torrenti in un monte”11 (gjaku rrodhi si përroi në një mal), nëpër ata të Koliqit “nji lum tjetër e rrëmbei papritmas në shkulmat e vet të turrshëm. Gjaku shqiptar qi nuk shterret kurrë.”12 Një element tjetër që tërheq vëmendjen dhe që është i pranishëm që herët në formimin e tyre, dhe jo vetëm letrar, është figura e poetit të madh të popullit italian, Dante Aligierit. Ajo bëhet pjesë e pandarë e kulturës së tyre që në kolegjet italiane, në atë Çikonjini që frekuentohet nga Danuncio dhe në kolegjin Ariçi, në Breshia, ku studionte Koliqi. Që nga ajo kohë Dante do të mbetet një pikë referimi, jo vetëm i artit të të shkruarit, por edhe e një mënyre të veçantë të konceptuarit të botës, njerëzit dhe marrëdhëniet që na rrethojnë. Një nga studiueset e Danuncios do të shkruante “Linjat e

kryqëzimit dhe të përkimit të Danuncios me universin dantesk rezultojnë menjëherë, në një njohje të parë, të shumëfishta dhe të ndryshme”;13 e përsëri vazhdon më tej duke theksuar se përmes Dantes mund të njohim më mirë Danuncion, edhe pse janë si dy pole të largëta të një tradite poetike shekullore, të rinovuar dhe të ndryshuar. E vetë Danuncio, i bindur për këtë lidhje, do të shkruante se “Poezia italiane fillon me dyqind vargjet e Dantes – pas një intervali të gjatë – vazhdon me mua .”14

Një lidhje të fortë me Danten do të ruante edhe shkrimtari shqiptar, i cili duket se e adhuronte pa masë, për faktin se ai e ndjente shumë pranë shqiptarëve, shumë pranë mendësisë së tyre, psikes së tyre të trazuar. Të tria pjesët dhe të njëqind këngët e poemës madhështore, – shkruan I.Kadare,15 – dukej sikur ishin krijuar enkas për natyrën e shqetësuar të bijve të shqipes. Por kjo qasje mes Dantes dhe Koliqit, do të shtjellohet në një kapitull më vete, ku do të shohim më në hollësi nivelet e ndryshme të afërsive, ku do të gjejmë elemente të mjaftueshme për të realizuar një analizë të tillë.

3.1 Si i njihte Danuncio shqiptarët

Janë të shumtë ata që e duan dhe e adhurojnë si një mjeshtër të madh të artit të fjalës. Danuncio nuk është dhe nuk ka qenë kurrë i panjohur për lexuesin shqiptar, mund të sqarojmë se fillimisht nuk ishte Koliqi ai që e solli atë pranë nesh; ishte vetë Danuncio ai që u përpoq ta njihte ekzistencën e këtij populli, dhe përmes elementeve të veçanta u përpoq të na tregonte se i njihte shqiptarët, se e njihte edhe poetin e tyre të madh, Gjergj

11

Po aty, f. 97. 12

Vepra 2, f. 318. 13

S.Costa, D’Annunzio funambolo del moderno, Gutenberg, Verona, 1991, f. 15. 14

Po aty, f. 23. 15 I.Kadare, Dantja i pashmangshëm, Onufri, Tiranë, 2005, f. 28.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

85

Fishtën. Dhe kjo na bën të ndjehemi të përkëdhelur e në të njëjtën kohë shumë kureshtarë, për të kuptuar diçka më shumë në lidhje me këtë lloj simpatie. Kjo është meritë e Koliqit, i cili, duke e adhuruar personalisht artin e tij, na e rrëfeu të gjithëve këtë fakt interesant, duke na sugjeruar njëkohësisht të vizitonim Vittoriale-n,16 si vendin më të përshtatshëm, ku mund të merrnim përgjigjet tona e të shuanim kureshtjen e kësaj simpatie. “Në Odën e Relikeve, shì përmbi Iterin e sendeve të vjetra të çmueshme e të simboleve fetare, mund të admirohet nji kësombëll shumë e rrallë, e lidhun me lëkurë, e veprës mbi Skandërbeun të abatit shkodran Barlecit, në përkthimin gjermanisht të vitit 1561”.17 Ky fakt aspak i rastësishëm sipas Koliqit, ashtu siç nuk mund të jetë e rastësishme as edhe prania në tryezën e tij të punës e një fjalori shqip – italisht të shoqërisë “Bashkimi”, me një vlerë të madhe historike e gjuhësore për kohën. Këtë vepër që sot nuk e kemi “...Hasan Prishtina ia çoi dhuntì Komandantit... D’Annuncio e pat pranë, ndër librat e mbramë me të cilët e rrethoi veten para se të vdiste”.18 Shumë e rëndësishme për ne shqiptarët është të dimë se Danuncio vlerësonte me shumë përzemërsi edhe poetin tonë të madh, Gjergj Fishtën, të cilit në fundin e një fotoje me përmasa të mëdha, i shkruan edhe një kushtim:

Al gran poeta della gloriosa gente d’Albania Pater Fishta fraternamente

Gabriele D’Annunzio19

Nuk është aspak e habitshme që ai i njihte shqiptarët, nuk është i habitshëm aspak as fakti që ai njihte poetin e tyre të madh. Italia, e ndodhur përballë Shqipërisë, ndahet vetëm nga një det i ngushtë i përbashkët, dhe kjo nuk është pak për t’u vlerësuar. Përveç poetit, Danunzio njihte edhe instrumentin e vjetër të maleve shqiptare, fyellin dhe pëlqente tingujt e ëmbël që lëshonte, gjë që do ta pasqyronte kështu në romanin e tij të njohur Trionfo della morte: “Nga një shtëpi aty afër vinte tingulli i një flauti... ajo muzikë më dukej e këndshme... ajo përsëriste me mendje sonatën e flautit të vjetër shqiptar... duke i shijuar muzikën e ëmbëlsuar...”20. Të gjitha elementet e mbledhura me shumë vëmendje e me shumë dashuri nga Ernest Koliqi na ndihmojnë të fillojmë një studim më të detajuar mbi marrëdhënien e Danuncios dhe vetë Koliqit. Për shkrimtarin shqiptar këto janë kontakte tepër të rëndësishme dhe, nga ana tjetër, aspak të rastësishme. Jo pa qëllim, Koliqi i hyri punës për të njohur më thellë Danuncion, për të kuptuar më mirë atë që përçonte arti i tij dhe, si rrjedhim, për të dhënë arsyet e ndikimit e tij në letërsinë e re shqiptare. Koliqi ishte njëri prej atyre që e ndjeu më fort pushtetin letrar të Danuncios, që e ndjeu më pranë artin e tij të të shkruarit dhe ajo që është më e rëndësishme: e pranoi si mjeshtrin e madh të artit të

16

Vendi ku jetoi Danuncio, e pozicionuar pranë liqenit të Gardës, dikur vila e mrekullueshme Karnjako transformohet me ndihmën e arkitektit të njohur Maroni në “Vittoriale degli Italiani”, si dëshmi e heroizmit kombëtar. 17

E.Koliqi, Gabriele D’Annunzio e shqiptarët, në Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 321. 18

Po aty, f. 322. 19

Po aty, (Poetit të madh të popullit të lavdishëm të Shqipërisë, At Fishtës, vëllazërisht) 20

G.Dannunzio, Trionfo della morte, në Prose di romazni, Mondadori, Milano,1996, f. 685.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

86

vet. Pikërisht ky pohim i tij, i shkruar në një nga artikujt e shumtë të revistës monumentale Shejzat, të nxit më tepër dëshirën për të gërmuar nëpër fletë veprash, nëpër rreshta poezish e prozash, për të gjetur aty jo ngjashmëri motivesh e personazhesh, por ndjeshmëri të larta, tinguj që krijojnë ritmin e një muzike, fjalë që arrijnë bukuritë më supreme të shprehjes e që shkaktojnë ndjesi kënaqësie e lumturie gati hyjnore.

Antonino Guxeta,21 do të shkruante mes të tjerash se Koliqi, madje, e pajisi dhe pasuroi edhe tryezën e tij të punës me materiale letrare të mbledhura nga çdo burim i mundshëm i gjuhës shqipe, në të njëjtën mënyrë siç bëri Danuncio, për të cilin dihet tashmë vlera që kishte tavolina e tij e shkrimit, ku mbaheshin gjërat më personale dhe më me vlerë. Vetë revista “Shenjzat”, e themeluar nga Koliqi, do të mbante një emër, të pagëzuar nga ai vetë dhe bashkëpunëtorët e tij, një emër me një kuptim të thellë, që do të përmblidhte në të gjitha yjet e kësaj yllsije, emra veprash të pamortshme, mes të cilave, mendojmë jo rastësisht do të gjejmë edhe veprën e Gabriele Danuncios. Ai shkroi veprën famëmadhe “Laudi del cielo, del mare, della terra e degli eroi”(Lavde të qiellit, të detit, të tokës dhe të heronjve), të projektuar në fillim në shtatë libra, nga të cilët botoi vetëm katër; çdonjërës prej tyre i vuri emrin e yjeve të Shêjzave: Maja, Elettra, Alcione e Merope. Tregues këta që nuk do t’i kishin shpëtuar asnjëherë mprehtësisë dhe zhdërvjelltësisë mendore të Koliqit. Madhështia e Danuncios qëndron tek forca depërtuese e fjalës poetike, tek pasioni i saj mbresëlënës. E për këtë Gaspër Pali shkruan: “Proza e mbarë prodhimi narrativ danuncian asht nji prozë e punueme me pasjonin e nji argjendarit, që krijon në filigranë vizatime të mrekullueshme.”22

Admirim për Danuncion dhe madje një ndikim të mundshëm prej tij patën edhe Bernardin Palaj dhe Lazër Shantoja,23 gjë që do të thotë shumë për simpatinë e madhe që ky shkrimtar italian u kishte imponuar të tjerëve që do vinin më pas. 3.2. Stili danuncian dhe Koliqi

Danuncio është një emër shumë kompleks i botës së letrave, madje shumë i diskutueshëm jo vetëm për poetikën e tij të jashtëzakonshme, por edhe për veçantinë e mënyrës së tij të jetesës. Në disa aspekte, Danuncio shfaqet fare i ndryshëm nga Koliqi, me një stil jete krejt të largët për shijet e tij, madje do të thoja krejt të papajtueshëm me parimet jetësore të shkrimtarit shqiptar. Ai synonte një jetë të paimitueshme e të mos binte në hije për asnjë moment. Borgjezët e kohës e akuzonin për imoralitetet dhe shthurje, ndërsa kreditorët i shkonin nga pas, për shkak të borxheve me të cilat jetonte, duke siguruar një jetë mondane mes sallonesh luksoze, veshjesh elegante e aventurash veneriane. Dhe ky, sigurisht që, jo vetëm nuk do të ishte një element i shkëputur nga ekzistenca e tij si shkrimtar, por do të ndikonte thellësisht në mënyrën e tij të bërit art.

21

A.Guzzeta, Ernesto Koliqi un poeta sociale, Milano, 1968, f. 9. 22

G.Pali, Arti kallximtar danuncian, në “Shkëndija” nr 2-3, 1941, f. 98. 23

Shih, E.Koliqi, Gabriele D’Annunzio e shqiptarët, në Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 321.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

87

Dhe ndikimi ishte aq i ndjeshëm, sa një studiues italian, R. Jacobbi, do të shkruante në veprën e tij voluminoze: “E pensare che la sua forza, la sua modernità era l’immoralismo”24.(E të mendojmë se forca dhe moderniteti i tij ishte amoralizmi). Danuncio mendonte se vetë jeta ishte art e prandaj ai kërkonte ta modelonte atë sipas kritereve estetike, që do të zëvendësonin, tek e fundit, kriteret morale e do ta bënin jetën “ashtu siç bëhet një vepër arti”.25 Ajo pjesë e jetës së tij personale, sido që mund të gjykohet ose jo, i përket vetëm ekzistencës së vet si njeri, pa qenë asnjëherë kriter vlerësimi për ekzistencën e tij si shkrimtar.

Italianët e vlerësuan si poetin e madh të Italisë dhe Evropa si modernistin e saj. Jeta e tij do të ndryshonte e do të merrte tjetër rrjedhë, bindjet e ideologjitë e tij politike do të përbënin përsëri argumente polemikash, por ajo që do t’u interesonte të gjithë studiuesve dhe krijuesve është se vepra e tij do të vazhdojë të befasojë e të lejë gjurmë në çdo brez poetësh e shkrimtarësh të djeshëm e të sotëm. Pikërisht Koliqi ishte një prej atyre që u mallëngjye pa masë nga ajo mënyrë e rrallë e të shkruarit, që në asnjë çast nuk mund të lexohej sa t’u lexuar, sepse të përfshinte gjithë qenien, të ngacmonte shpirtin, e ti nuk mund të përjetoje tjetër veçse të njëjtat ndjesi të larta. Për të parë së çfarë ndikimi ushtroi Danuncio tek vepra e Kolqit, do të ishte me vend t’u referohemi shkrimeve të tij, të cilat do na e vërtetojnë më mirë se çdo gjë tjetër këtë aspekt. Por mendojmë se do ishte me interes që të sillnim më parë mendimin e letrarëve dhe studiuesve të kohës, të cilët u morën me veprën e Koliqit, studiuan thelbin e saj dhe e kuptuan se në ç’nivel mund të bëhet përqasja e mundshme me shkrimtarin italian.

Një nga studiuesit e kohës ishte edhe Karl Gurakuqi, miku i tij i ngushtë, që do të shkruante: “Në novelat e Koliqit, lëviz, ndjehet nji theksim i klasikve italjanë: D’Anunzio asht mësuesi dhe auktori i tij. Ndonse shqipja aso kohe nuk mund të ishte e zonja të valëvitej në fluturime përshkrimore danunciane, Koliqi u përpoq dhe deri diku ia doli ta përkulte gjuhën, t’i jepte trajta të reja, ta pajiste me fjalë të rralla... .”26 Këtij pohimi i shtohet edhe mendimi i një tjetër studiuesi, Piero Tamburi, i cili shkruante: “Nuk është e panjohur për asnjë që Koliqi ka admiruar gjithmonë, Danuncion e Karduçin... Ka latuar këtë gjuhë të fortë në vetvete, por të vendosur, që të rrëfejë gjithë bukurinë e fshehur që përmban... Dhe për këtë ka ndikuar shumë studimi i pasionuar i veprës danunciane.”27 Një vit më vonë, po në këtë revistë, Tamburi shpreh mendimin se nuk ishte modeli i Mopasanit, sipas të cilit Koliqi kërkonte të krijonte novelën shqiptare, por: “Besoj se është rasti të flasim më shumë për Danuncion e “Novelave të Peskarës”, se sa për të tjerë. Por një Danuncio në kuptimin e mjeshtrit të gjuhës dhe të stilit. Pikërisht këtu qëndron sekreti dhe vlera e veprës, le ta quajmë rinore, të Koliqit ”28. Sterjo Spasse është një tjetër shkrimtar, i cili insiston në përmbajtjen e huaj që ka vepra e shkruar në rininë Koliqit: “Shkruajti shumë e shumë mirë, por kurdoherë përmes 24

R.Jacobbi, L’avventura del novecento, Garzanti, 1984, f. 184. 25

E.S.Lugnani, D’Annunzio, Laterza e Figli, Bari, 1990, f. 21. 26

K.Gurakuqi, Ernest Koliqi, Shenjzat, 1968, f. 165. 27

P.Tamburi, I “Kangjellet e Rilindjes” del Koliqi, Shejzat nr 9-10, 1959, f. 335 – 339. 28

P.Tamburi, La vocazione al romanzo in E.Koliqi, Shejzat nr 7-8, 1960, f. 243.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

88

pasqyrës së të huajve... u bë kreshnik i përjetësuar nëpër veprat e D’Annuncio-s; dolli fantazmë- protogonit përmes pendës së Pirandelos...”.29 E për të ardhur në kritikën e sotme, ne vazhdojmë të gjejmë pohime të tilla, të cilat mbështesin gjithçka u tha më lart e për më tepër forcojnë gjithnjë e më shumë bindjen tonë në lidhje me këtë përqasje. Studiuesja B. Suta shkruan: “Përpjekja e D’Annunzio-s për të arritur nivelet e një gjuhe “analogjike”, që shpreh më shumë sugjestion sesa komunikim, gjeti më shumë se tek të rinjtë shqiptarë tek vetë Koliqi, nxënësin e tij më të mirë”. Por do të ishte shumë i rëndësishëm edhe mendimi i vetë Koliqit. Në revistën Shejzat ai do të shprehet hapur dhe do të pohojë pasionin që ushqen për veprën dhe stilin e Danuncios dhe nuk mjaftohet vetëm me kaq. Koliqi na rrëfen mjeshtrat e artit të tij dhe na tregoi se ndoqi rrugën e tyre.

“Me vjet isha përkulun mbi kryeveprat botnore tue thithun nga fletët e mahnitshme të tyne mësime të çmueshme. Mjeshtrat e fundit të mij qenë D’Annunzio, Baudelaire, symbolistat, Proust. ... Këta mjeshtra më diftojshin shkëlqimisht udhat e artit. Unë qita ceken guximtare të përdori mënyrat e tyne në gjuhën shqipe”30. Për shkrimtarin italian do të shkruajë përsëri, po aty: “... deshirojshem të përshkruej zakonet shqiptare me një styl plot xixillim metaforash, ashtu si përshkroi D’Annuncio Venedikun në romanxin “Il Fuoco” apo krahinën e vet Abruzzi në “Il Trionfo della Morte”31.” Misioni artistik i Koliqit tashmë duket qartë, dëshira e tij duhet vetëm të gjejë mjetet e duhura për t’u realizuar. Këtë ia rrëfeu Danuncio me veprën e tij të madhe, me mjeshtrin e tij unike për të qenë pasues i denjë i Karduçit e për të qenë poeti i madh i të gjithë italianëve. Por Danunzio do të donte t’i dhuronte Italisë, vendit të tij, edhe “një libër ideal të prozës moderne që – duke pasur ritme e tinguj të ndryshëm si një poemë, duke vënë së bashku në stilin e tij, virtytet më të larmishme të fjalës së shkruar – të harmonizonte të gjitha llojet e njohjeve dhe të gjitha llojet e mistereve .”32 Ai vazhdon edhe më tej duke e shpjeguar më thellë këtë ide, me gjithë fuqinë e mjeteve që posedon arti i tij, se: “do të bashkëpunojë me produktivitet në krijimin në Itali të një proze narrative dhe përshkruese moderne – ja ambicja ime më e madhe”.33 Duket se kjo ambicje letrare e Danuncios është pothuajse e njëjtë me atë që aspironte edhe Koliqi, i cili dëshironte të njëjtën gjë për letërsinë e vendit të tij: “Ushqejshem andrren krenare t’i dhuroj letërsisë shqipe nji prozë me palë të pasuna, ku ngjyra e muzikaliteti i fjalës të paraqitshin shkëlqimisht nji brumë mendimesh të zgjedhuna... ”. Kjo ishte një sfidë letrare që, nga sa kuptojmë ,e ngacmoi së tepërmi Koliqin, e prandaj, mbase, duke e gjetur këtë ëndërr të zjarrtë edhe tek Danuncio, vendosi ta ndiqte në mënyrën e tij të të shkruarit, në përsosmërinë e përzgjedhjes së leksikut, në krijimin e një proze simfonike, të pasur me muzikë e me imazhe. E Koliqi do të shkruante përsëri duke shprehur admirim pa fund për stilin valëvitës danuncian e duke gjetur në të njëjtën kohë mënyrën për ta realizuar atë edhe në

29

S.Spase, Kthimi i shkrimtarit, revista Donika nr 1, Tiranë, 1939, f. 13. 30

E.Koliqi, Në vis ku tingullojnë lahutat, në Shejzat nr 11-12, 1960, f. 398. 31

Po aty, f. 398. 32 G.D’Annunzio, A Francesco Paolo Michetti, në Il Trionfo della morte, Prose di romanzi, Mondadori, Milano, 1996, f. 639. 33

G.D’Annunzio, po aty, 640.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

89

gjuhën shqipe: “D’Annunzio me stylin e lulzuem dhe njiheri plot plasticitet, me pasunin e stërmadhe të fjalve, më shtyni të lexoj të gjithë fjalorët e shqipes për të nxjerrun nga gjuha e jonë mjetet me shprehun pa vështirsi... me stolina e qëndisje, ndijimet ma t’ikëshme, shllimet ma të ndërlikueme, ndiesit ma të brishta.”34 Kështu do të shprehej Koliqi me shumë pasion e me shumë bindje, se arti letrar i Danuncios do të ishte pa diskutim një shtysë e fuqishme për të punuar me gjuhën e për të gërmuar deri në skutat më të thella të saj, për të gjetur aty një gjuhë të re, më të gjallë e më elegante.

Ndikimi i Danuncios do të ishte i ndjeshëm jo vetëm tek stili i Koliqit, por edhe tek një brez i tërë shkrimtarësh shqiptarë të rreth viteve 1930, të cilët, falë mësimeve danunciane, “i rritën mundësitë shprehëse të gjuhës burrnore shqiptare”. Koliqi, duke e ndjekur hap pas hapi zhvillimin e letërsisë shqiptare dhe njëkohësisht atë italiane, e pranoi se ishte mjeshtri i stilit Gabriele Danuncio “ai që na shtyni, ne shkrimtarëve shqiptarë qi admirojshim mëngjinë e tij gojore të mrekullueshme, për me e përsosë atë vegël të mistershme të komunikimit njerëzor, që asht gjuha e nji kombi, dhe me e ba të aftë me ju përgjegjë kërkesave letrare të kohëve të reja”.35 3.2.1. Fjala dhe fuqia e origjinës së saj Këta mjeshtra të mëdhenj të stilit, të secilës letërsi, treguan që më shumë se me përmbajtjen, me idetë, me parimet, duhet të punohet me gjuhën dhe me gjithë shprehësinë e saj, me themelin e palëvizshëm të çdo populli, me formën përfaqësuese të çdo qytetërimi, sido qoftë ai, sado i hershëm apo i vonë. Gjuha duhet të ishte pikënisja artit letrar e prandaj Koliqi këshillonte shkrimtarët e rinj se duhet të studionin, para së gjithash, gjuhën shqipe. Me shumë dashuri Koliqi shkruan: “Gjuha e jonë asht e bukur sidomos pse asht e vjetër... gjuha shqipe asht e bukur pse asht burrnore e prandaj fisnike, zemrake dhe krenare”. Këtë bën edhe Danuncio, i cili lartëson gjuhën e tij italiane duke thënë se ajo është “...gëzimi dhe forca e atij që krijon, që e njeh dhe e përshkon dhe analizon thellësisht thesaret e mbledhur shekull pas shekulli, disa të zhvendosur e të rishikuar vazhdimisht, disa të zbuluar vetëm në pamjen e jashtme e të tjerë gjatë gjithë thellësisë së fshehur, plot me mrekulli ende të panjohura ...”36. E pikërisht për këtë arsye nuk duhet të lihet mënjanë, si e vjetruar dhe e shkuar kohe, gjuha e gjallë e popujve që e flasin, sepse ajo përfaqëson pasurinë më origjinale të saj e sidomos pastërtinë e kristaltë, që rrjedh nga burimet e pashtershme të vetë kombeve.

“Folklori,- shkruan Koliqi,- i marrun si themel i çdo frymëzimi letrar, do të bahet për të rij xehe e pashtershme lande për elaborim artistik”37 e aty, sipas tij, do të gjendet jo vetëm lënda e pastër, por edhe fryma e duhur, e cila do të nxisë krijimet e veprave më të mëdha të të gjitha kohërave e të gjithë popujve.

34 E Koliqi, po aty, f. 398. 35

E.Koliqi, Gabriele D’Annunzio e shqiptarët, në Vepra 5, F. Konica, Prishtinë, 2003, f. 335. 36 G.D’Annunzio, po aty, f. 641. 37

E.Koliqi, Pendat e reja.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

90

Danuncio, i cili u rrëfente të gjithë shkrimtarëve të rinj se ku qëndronte bukuria e gjuhës, shfaqet në rolin e një kritiku të rreptë, që vëzhgon me shumë kujdes tregimtarët e prozatorët dhe ndjen pakënaqësi e shpreh keqardhje për mënyrën se si zgjedhin fjalët dhe formojnë periudhat, për mënyrën se si injorojnë atë që është e pastër dhe natyrale, të folurën e popullit: “Pjesa më e madhe e tregimtarëve dhe përshkruesve nuk përdor për nevojat e veta, veçse pak qindra fjalë të zakonshme duke injoruar tërësisht pasurinë më të gjallë e më të kulluar të shprehjes sonë... Fjalori i përdorur nga pjesa më e madhe përbëhet nga fjalë të paqëndrueshme, të pasakta, të një origjinë të papastër, të pangjyrë, të deformuar nga përdorimi vulgar që u ka hequr ose u ka ndërruar kuptimin e parë të origjinës, duke i detyruar të shprehin gjëra të ndryshme dhe të kundërta. Dhe këta fjalë lidhen në periudha pothuajse gjithmonë të njëjta, të lidhura keq mes tyre, pa asnjë lloj ritmi, e pa asnjë lloj përshtatshmërie me lëvizjen ideale të gjërave, të cilave do të donte t’u jepte një imazh ”38.

Danuncio si një përkujdesës de minimis i stilit, me një dashuri të madhe ndaj gjuhës së tij e me një pasion të madh për artin letrar, nuk mund të mos reagojë ndaj formave të reja që merrnin fjalët, e rrjedhimisht ndaj kuptimeve e shprehësive që merrnin përsipër të përçonin. Nga ana tjetër, Koliqi, në emër të gjuhës, u drejtohet letrarëve shqiptarë, pothuajse me të njëjtën përmbajtje, me të njëjtin zell të pashoq, duke kritikuar përdorimet e dendura dhe vend e pa vend të frazeologjisë popullore, e cila e “ban nji shkrim të mërzitshëm”. Ai është i mendimit se “... shumica, ndjeksa picorra auktorësh të mëdhenj, kujtofshin se vetëm tur rrjeshtue njanën mbas tjetrës lokucione popullore mund u naltojshin në shkallën e shkrimtarëve të mirë... Frazat idiomatike e shprehin gjenetikisht mendimin dhe nuk munden kurrë të shfaqin me qartësi valëvitjet e ndjesive”39, duke tërhequr vëmendjen drejt një përdorimi sa më të kujdesshëm e sa më të harmonishëm të këtyre shprehjeve të popullit. Kjo do t’i ndihmonte letrarët e rinj që të kuptonin më thellë e të ruheshin ndaj gabimeve të mundshme dhe përdorimeve të rëndomta që do të dëmtonin gjuhën e do të çonin në humbjen e stilit. Prandaj Koliqi u tregon atyre se ku mund ta gjejnë lëndën e duhur për të bërë një letërsi të mirë shqiptare.

“Randësi shum ma të madhe ka studimi i atij rritmi të çuditem qi merr gjuha e jonë në gojë të popullit, kuptimi i asaj muzike qi jehon në fjalët e njerëzve të paprishur prej letërsive të hueja... thanja u del e njomë, fjalia ka lakime mrekullisht të bukura e të zhdërvjellta, lidhjet janë mjeshtërore e të natyrshme. At melodi e ata karakteristika duhet të përpiqemi me shti në stil tonë për ne daçim me shprehë ma s’miri ndiesit e thella qi mshefë shpirti i kombit”40.

Këtu qëndron edhe sekreti i një gjuhe të bukur dhe i një stili të lartë, ky është edhe qëllimi i jetës së tyre prej shkrimtari, prej njeriu të përkushtuar ndaj artit dhe magjisë së fjalës.

38

G.D’Annunzio, po aty, f. 641. 39

E.Koliqi, Pasqyrat e Narçisit, në Vepra letrare 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f.360. 40

E.Koliqi, Misjoni i letrarve të rij shqiptarë, Leka nr.2, Zoja e Papërlyeme, Shkodër, shkurt 1931.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

91

Ai nuk i humb asnjëherë kontaktet me burimin e vërtetë të gjuhës, d.m.th. me vendin nga ku ajo rrjedh e freskët dhe natyrale, nga goja e popullit. “Besoj se njoftja e visarit letrar populluar ka me na shërbye si fre, ka me na freskue e njomsue fjalorin, së ka me na lanë me humbun atë frymë të thjeshtë e pak si t’egër qi, mbas mendes s’eme, përmban bukurin e fuqin e gjuhës arbnore”41. Po t’i referohemi me vëmendje secilit prej tyre, do të kuptonim se ata mendojnë pothuajse në të njëjtën mënyrë dhe duan të arrijnë të njëjtën pritshmëri. Boshti i mendimeve të tyre vërtitet mes këtyre fjalëve-kyçe: periudhës, origjinës, fjalës, pastërtisë dhe ngjyrës. Kjo do të thotë se në këtë pikë shohim Koliqin që qëndron shumë pranë Danuncios dhe mendimit të tij estetik, shumë pranë gjetjeve të tij për të realizuar një prozë të tipit modern. E në këtë kontekst, fjala do të mbartte magjinë më të madhe, ngarkesën më të fortë emocionale, sepse ajo nuk do të ishte vetëm fjalë, por do të ishte tingull, do të ishte imazh e ndjeshmëri e, tek e fundit, do të ishte stil. Veprat nuk ndërtohen vetëm nga fjalët, ne duhet të arrijmë të shohim përtej tyre dhe të mbledhim “...përmes magjisë së fjalëve diçka që gjendet përtej tyre dhe materialitetit të tingullit të tyre: një ide universale dhe një muzikë. ”42 Këtë Danuncio arrin ta krijojë në perfeksionin e saj; për të fjala arrin të ketë shije e mundësi të jashtëzakonshme sugjestioni. Fjala ia tregon gjithë forcën, vetëm atij që ia njeh mirë origjinën e hershme, dhe Danuncio pa dyshim është njëri nga njohësit e saj më të mirë. Në një nga shkrimet e tij publicistike shpreh bindjen dhe besimin e plotë se fjala ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe me të mund të arrijë të bëjë çdo gjë: “Ka vetëm një shkencë supreme në botë: shkenca e fjalëve. Ai që e njeh këtë, njeh çdo gjë, sepse gjithçka ekziston vetëm përmes Fjalës. Asnjë gjë nuk është më e dobishme se fjalët. Me to njeriu krijon gjithçka, analizon gjithçka, mund gjithçka, shkatërron gjithçka”43. Por duket, nga ana tjetër, se edhe Koliqi nuk mendon ndryshe. Ai punon jashtëzakonisht shumë me fjalën, “njeh mirë fjalorin e gjuhës shqipe; shprehet me nji harmoni fjalësh me të vërtetë të bindshme.”44 Por jo vetëm kaq, ai gjithashtu është i mendimit se fjalët kanë një qëndrim dhe një vlerë më të madhe se vetë njeriu që është prej gjaku e prej mishi: “Fjalët as nuk shifen e as nuk preken, por në to asht drita e panjehun e syve që nënqeshën tue i folë, dridhja e buzëve të njoma a të rrudhuna qi i shqyptuene, loti e gazi i njëqind gjeneratave të sosuna”45. Pra, fjala është gjithçka, ajo është sipërfaqe dhe thellësi, është dritë edhe hije, është heshtje dhe muzikë. Ajo ka shpirtin e saj, si të gjithë ne, por në ndryshim nga ne, ajo jeton pafundësisht dhe u tregon brezave, se motet e trashëgojnë dhe e bëjnë gjithnjë e më të çmuar. Ajo është arma e fuqishme e shkrimtarit, është frymëmarrja e tij, është shpërthimi i një shpirti që nuk gjen paqe në botën e ngarkuar me kriza dhe ankthe ekzistenciale. Danuncio, duke lartësuar fjalën, thotë se “L’espressione è il mio unico modo di vivere” ( shprehja është mënyra ime e vetme e të jetuarit), jo në formën e saj fizike, por

41 E.Koliqi, Zana Popullore, Parathanje, Shkodër, 1933, f. III, në G.Gradilone, Altri studi di letteratura albanese, f. 246. 42

C.Salinari, në G.D’Annunzio, Il Fuoco, Mondadori, Milano, f. 41. 43

G.D’Annunzio, në E.S.Lugnani, D’Annunzio, Laterza e Figli, Bari, 1990, f. 39. 44

Trinitas, Dy fjalë z. Koliqit, Besa, 11 korrik 1934, f. 3. 45

E.Koliqi, Misjoni i letrarëve të rij shqiptarë, Leka nr.2, Zoja e Papërlyeme, Shkodër, 1931.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

92

në virtytet dhe instiktet që përçon. Françesko Flora, një studiues dhe kritik i letërsisë italiane, duke studiuar Danuncin ka krijuar bindjen se kur “ ... ai thotë fjalinë më të qartë mbi ndjeshmërinë e tij të botës si fjalë, “gjithçka ekziston vetëm përmes fjalës”, duke mos nënkuptuar realisht atë fjalë përmes së cilës antikët kuptuan se Akili nuk do të ishte as edhe një emër nëse nuk do të jetonte në poezinë e Homerit, nuk nënkupton fjalën që formon universin si ide, por fjalën si një ndjeshmëri e pastër. ”46

Është pikërisht tek nevoja e tij e të shprehurit, që konsiston besimi dhe humanizmi i tij i vërtetë. Madje ai e ruan me fanatizëm mënyrën e tij të të shprehurit aq sa thotë se “ ...ligjërimi im... më përket si instikti im më i fuqishëm, është instikti i mishit, i pastruar dhe i lartësuar nga zjarri i bardhë i inteligjencës sime .”47 Prandaj gjithë ajo përpjekje e tij për të kërkuar fjalën, për ta zgjedhur e për ta përpunuar, aq sa duket sikur nuk ka një stimul tjetër poetik, veç kënaqësisë së vetë gjuhës. Mbase është pikërisht kjo ndjeshmëri e lartë që tërhoqi Koliqin, si edhe shumë shkrimtarë të tjerë drejt danuncianizmit. Por pikërisht Koliqin, për vetë stimulin e përbashkët, që ishte dashuria e madhe për gjuhën dhe për trajtën e të shprehurit. Gjuha ishte boshti i çdo veprimi poetik e prandaj Koliqi donte që të ishte sa më i kujdesshëm. Ai e dinte se gjuhën e gjallë e gjente vetëm tek populli që e fliste dhe që e ruante në zonat më të thella, mes maleve më të larta. Aty do të ishte shprehja më e virgjër e gjuhës së tij të pasur amë, sepse shpirti krenar do ta ruante të papërzier me asnjë lloj tingulli tjetër. E Koliqit i interesonte ky lloj tabani e kjo lloj lënde e pastër që mbante brenda mendjen dhe zemrën e një populli të tërë, sepse kjo do të ishte pikënisja e një arti të vërtetë. Ai e kërkoi pa u lodhur mes fjalorëve dhe mes mjeshtrave të gjuhës, për të studiuar format e mënyrat e saj, shprehësinë dhe plasticitetin, për të kuptuar pastaj se ajo ishte një gjuhë që mund të përballej me çdo lloj gjuhe tjetër, sado të lashtë. Në këtë përfundim arriti edhe Danunzio pas një jete të tërë kërkimesh mbi shprehjet dhe fjalët e gjuhës së tij. Gjithashtu gjuha e tij italiane: “...Nuk ka asgjë për të pasur zili dhe për të kërkuar hua nga ndonjë gjuhë tjetër evropiane... në paraqitjen e gjithë botës së jashtme moderne... në atë të gjendjeve shpirtërore më të ndërlikuara dhe më të rralla...”48 Të gjitha këto mendime të shprehura nga këta dy shkrimtarë, këto qëndrime të deklaruara që lidhen me gjuhën e stilin, të rreshtuara me kujdes në vepra kritike a vepra arti, na nxisin të kërkojmë shumëçka që duhet të zbulohet më thellë, duket se jemi përballë disa të përbashkëtave sipërfaqësore që lidhin këta përfaqësues letërsish të ndryshme, por që gjithsesi na ofrojnë një pikënisje të mirë për t’i hyrë një analize më të thellë e më të kujdesshme të veprës letrare.

46 F.Flora, Storia della letteratura italiana, volume quinto, Mondadori, Verona, 1966, f. 302. 47 Gabriele Danuncio në M. Razza, Sintesi di letteratura Italiana per la maturità, Lucarini, Roma 1991, f. 122. 48

G.Dannunzio, vep e cituar f. 641.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

93

3.3. Poeti dhe biografia e tij poetike, si vetënjohje gjatë procesit të krijimit: Il Fuoco dhe Pasqyrat e Narçisit Të shkruash dhe të eksperimentosh me gjinitë e ndryshme është gjëja më normale për një shkrimtar. Siç është normale gjithashtu edhe të ndjesh me intuitën prej artisti kur vjen momenti i përshtatshëm i një ndryshimi të mundshëm letrar. Por, të ndryshosh dhe të bësh një kthesë të rëndësishme në letërsinë tënde, duke lënë gjurmën e parë përfaqësuese të një rryme, të një filozofie apo të një gjinie të palëvruar më parë, ose edhe pak të lëvruar është pa dyshim vlerë e veçantë, jo e çdo shkrimtari. “Eshtë karakteristike e një shkrimtari gjenial pakënaqësia përkundrejt gjinive të mëparshme,”49 do të thoshte një nga studiuesit e letërsisë.

E pa dyshim do të përbënte një nga elementet e rëndësishme nga ku mund të nisemi për të parë ndryshime dhe ngjashmëri mes shkrimtarëve dhe veprave të letërsive të ndryshme, pse jo edhe brenda të njëjtës letërsi. Konkretisht, duke iu referuar shkrimtarëve tanë, mund të themi se fillimisht tërheq vëmendjen pikërisht kjo mënyrë e të shkruarit mes prozës dhe poezisë, mes tingujsh, shprehjesh muzikore e ritmesh që e bëjnë një prozë të jetë një poezi e vërtetë, një mënyrë të shkruari që është quajtur prozë poetike. Në fjalorin e letërsisë do ta gjejmë të shpjeguar në këtë mënyrë: “Shprehja prozë poetike synon shfaqjen e një prirjeje moderne për të fshirë kufijtë mes dy fushave të shkrimit, prozë dhe poezi dhe në të njëjtën kohë, për të fshirë karakterin normativ të rregullave që pretendonin të ruanin privilegjin e poezisë.”50 Pikërisht kjo ishte ajo çfarë pretendonte Danunzio, pasi shkroi për një kohë të gjatë prozë edhe poezi. Ai e ndjente se duhej të ndryshonte, se duhej të shkruante një vepër moderne, “un opera di bellezza e di poezia, prosa plastica e sinfonica, ricca d’imagine e di musica” (një vepër të së bukurës dhe të poezisë, një prozë plastike dhe simfonike, të pasur me imazhe dhe me muzikë). Kështu, Danuncio do të ndryshonte rrjedhën e asaj që kishte shkruar deri në vitet e fundit të Tetëqindës , mes të cilave vepra shumë të suksesshme në poezi si Canto novo ( Këngë e re, 1881 – 1882), Intermezzo di rime ( Intermexo rimash, 1883), apo Poema paradisiaco ( 1893) e vepra të rëndësishme në prozë, si novelat Terra vergine (Toka e virgjër, 1882), Il Libro delle vergini (Libri i virgjëreshave, 1884), romani Il

piacere (Kënaqësia, 1889) dhe Giovanni Episcopo 1891. Pra, mbasi shkroi poezi dhe prozë të vërtetë, ai ndjeu se duhej të shkruante diçka tjetër, që e përfaqësonte në mënyrë më të drejtpërdrejtë, atë si poet dhe vetë poezinë, si shprehjen më të lartë të bukurisë, duke sjellë kështu një këndvështrim tjetër dhe një teori tjetër në prozën italiane të fillimit të Nëntëqindës. E me të drejtë, Andreoli pohon se " Lidhja mes poezisë dhe narratives bëhet gjithnjë e më e ngushtë, për t’u imponuar në ‘900-ën, kur Danunzio konceptoi në mënyrë vagneriane trilogjinë e romaneve”51. Kemi të bëjmë me veprën Il Fuoco ( 1900) që është konsideruar si një roman – ese, apo siç e gjejmë të përkufizuar diku tjetër si një

49 G.Guillen, L’uno e il moltepilce. Introduzione alla letteratura comparata, Mulino, 1992, f. 156. 50 Jacques Demongin, Dictionaire des litteratures, Paris, 1985, f. 1264 në Dh.Shehri, Koliqi mes malit e

detit, Onufri, 2006. 51

A.Andreoli, D’Annunzio, tutte le novelle, Mondadori, Milano, 1992.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

94

roman – manifest, i cili është pa dyshim mjaft i ndryshëm nga romanet e tjerë të tij, qoftë në përmbajtje, qoftë në strukturë. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për shkrimtarin tonë Ernest Koliqi, i cili fillimisht shkroi poezi si, Kushtrimi i Skenderbeut (1924), e pastaj novela Hija e maleve (1929), e përsëri poezi Gjurmat e stinve (1933), duke ardhur natyrshëm tek një mënyrë tjetër të shkruarit, tek një mënyrë tjetër konceptimi të veprës që është Pasqyrat e Narçisit e vitit 1936, e cila mendohet të jetë edhe vepra më e mirë e Koliqit. Kemi të bëjmë, shkruan Stefan Çapaliku,52 me një thyerje skemash gjinore e cila vërteton më së miri një thënie të vjetër të Benedeto Kroçes se, kur publikohen veprat e artistëve të vërtetë, kritikët dhe historianët e artit duhet të mblidhen ose për të shpikur gjini të reja ose për të zgjeruar kufijtë e gjinive të vjetra. Pasqyrat e Narçisit qëndron në kufi mes prozës dhe poezisë, një lloj relativisht i ri në letërsinë shqipe. “Shprehja prozë poetike synon shfaqjen e një tendence moderne për të fshirë kufijtë mes dy fushave të shkrimit, prozë dhe poezi, dhe në të njëjtën kohë, për të fshirë karakterin normativ të rregullave që pretendonin të ruanin privilegjin e poezisë,”53 duke kapërcyer në këtë mënyrë dominimin e kulturës së vargut, si një dominim gati shekullor në letërsinë shqipe.

“Të mësuar me ritmin e vrullshëm të tetërrokëshit dhe dhjetërrokëshit epik, kjo poezi që refuzon disiplinën e vargut, por jo ritmin e brendshëm, shfaqet si një risi e këndshme dhe motivoi një kuriozitet të admirueshëm,”54 do të shprehej Xhuzepe Skiroi i Ri, në historinë e letërsisë shqipe.

Por ky ndryshim nuk do të vinte vetëm si një nevojë e brendshme e Koliqit për të ndryshuar diçka brenda krijimtarisë së tij, apo qoftë edhe vetëm si një reagim i brendshëm i letërsisë shqipe, por kryesisht do të vinte si pasojë e ndikimit nga “ modele e rryma të ndryshme të letërsisë evropiane”, një prej të cilëve do të ishte edhe modeli i prozës së Danuncios. Këtë terren të ngarkuar letrar do ta ndjente pa diskutim edhe letërsia shqipe e kohës, për të cilën studiuesja Dh. Shehri do të shkruante: “Në letërsinë e viteve ’30 vjen e përvijohet, veçanërisht në prozën shqipe, një kthesë me shumë rëndësi ndërkohë që rryma të lulëzuara tashmë në letërsinë evropiane si “dekadentizmi, simbolizmi, neoklasiçizmi dhe realizmi hyjnë me hov në të.”55 Kjo do të thotë, në këtë kontekst, se edhe Koliqi duhet të ndiqte me veprën e tij një nga tendencat dhe rrymat e kohës. Studiuesi Gilen, në veprën e tij mjeshtërore L’uno e il molteplice do të shprehej në këtë mënyrë “Gjinia lind atëherë kur një shkrimtar “gjen në një vepër të mëpërparshme një model strukturor për krijimin e tij... shkrimtari gjenial fillon të punojë një gjini, origjina e së cilës është e njohur. ”56 Duke u mbështetur në të njëjtin arsyetim teorik, do të tërhiqte vëmendjen në këtë aspekt edhe studiuesi italian Gradilione, sipas të cilit Koliqi ishte jo vetëm krijuesi i novelës që “ shpaloste teknika dhe mënyra të reja shprehëse, por

52

S.Çapaliku, Ernest Koliqi, në Hanë gjaku, Apollonia, 1995, f. 196. 53

Dh.Shehri, Koliqi mes malit e detit, Onufri, 2006, f. 51. 54

G.Schiro Junior, Storia della letteratura albanese, Nuova Accademia, Milano, 1959, f. 242. 55

Dh.Shehri, Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006, f. 13 56 G.Guillen, L’uno e il molteplice. Introduzione alla letteratura comparata, Mulino, 1992, f. 156.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

95

edhe inaugurues, sipas ndikimit të artit danuncian, të një tjetër gjinie artistike, të prozës poetike, në Pasqyrat e Narçisit”.57

Pra, Danuncio do të ishte jo vetëm një nxitje e mirë për të eksperimentuar me një gjini të re në letërsinë shqipe, por edhe një garanci e madhe për të qenë një shkrimtar dhe artist i suksesshëm. Por, për të kuptuar më thellë shpirtin poetik të këtyre shkrimtarëve, përtej përzgjedhjes së kësaj lloj proze, ne duhet të studiojmë edhe elemente të tjera të brendshme të veprave përkatëse, të cilat pa dyshim mbartin një peshë edhe më të madhe në këtë përqasje autorësh. Nuk është aspak e thjeshtë t’u afrohesh këtyre dy veprave, sado që në dukje ngjajnë të tilla. Janë vepra me një frymëmarrje të thellë, prej artisti të thekur e prej pasionanti të dehur, vepra që letërsia i ruan si vlera të veçanta për vetë risitë që sollën në terrenin letrar e kulturor të fillimit të nëntëqindës. Por përzgjedhja e kësaj gjinie të prozës poetike për Koliqin dhe i ashtëquajturi “roman” për Danuncion i cili nuk do të mund të ishte roman i mirëfilltë sepse do të dilte jashtë kontureve të romanit, lidhet para së gjithash me mundin dhe kënaqësinë e krijimtarisë artistike. Il Fuoco është vepra e Danuncios që i kushtohet poetit dhe artit të tij, e cila na shfaqet si “..një studim mbi punën që kryhet në shpirtin e artistit kur krijon një kryevepër,”58 duke na dhënë një dëshmi perfekte të një arti sublim, që lidh në mënyrë të pazgjidhshme artin me jetën. Dihet tashmë botërisht se Danuncio është një lirik par

excellence që do t’i kishte të paktë shokët edhe përtej Alpeve Italike. Por ai do të realizonte me këmbëngulje të madhe edhe një ambicie tjetër letrare, të cilën e nënvizuam më sipër e që do të ishte krijimi i një proze përshkruese moderne. Dhe një nga shembujt më të mirë që na ofrohen është kjo vepër e 1900-ës, që duhet të kishte qenë e para e një cikli prej tre romanesh me titull I Romanzi del melograno (romanet e shegës), që nuk u realizuan asnjëherë. Kjo vepër “synon të prezantojë një libër në prozë që nuk mund të quhet roman, duke qenë se ka humbur të gjitha strukturat dhe elementet mbështetëse, për t’i lënë hapësirë më të madhe një fluksi prosastik me një strukturë simfonike.”59 Pra, kemi të bëjmë me një prozë, ku ingranazhi narrativ tashmë është kthyer në një kujtim të largët dhe “dhe poezia ecën me të njëjtin hap me prozën”. Është e sigurt se “Danunzio e gjen mënyrën për të përpunuar përmbajtjet dhe format duke e shndërruar gjininë e romanit në një poemë moderne.”60 E, si për pasojë të kësaj strukture, në këtë vepër nuk kemi të bëjmë me një fabul të vërtetë, me një subjekt rreth të cilit të vërtiten ngjarje e personazhe. Ajo ndërtohet nga dy pjesë me përmasa të ndryshme “L’epifania del fuoco” (Epifania e zjarrit) dhe “L’impero del silenzio” (Perandoria e heshtjes) dhe nga episode të brendshme, të shkëputura, pothuajse autonomë, “..të lidhur mes tyre përmes analogjisë së

57 G.Gradilone, Altri studi di letteratura albanese, L’opera letteraria e culturale di Ernesto Koliqi, Bulzoni, Roma, 1874, f. 252. 58 Po aty, A.M.Muterle, Epifanie e crisalide, f. XIX. 59 G.Oliva, D’Annunzio prosatore, në L’Innocente, Newton, Milano, 1995, f. 12 – 13. 60

Po aty, f. 10.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

96

përfundimeve, përmes leit-motiveve që i përshkojnë, nga përsëritje gjestesh, mendimesh e ndjeshmërisë.”61 Duke vazhduar më tej, me qëllim përforcimin e kësaj teze, i japim të drejtë një tjetër kritiku italian, sipas të cilit “...siç edhe është vërejtur prej kohësh, struktura narrative, shpesh nuk është, veçse një sfond, një mbështetje, mbase edhe një pretekst, për të dhënë përshkrime me shumë vlerë të prozës poetike, për të shprehur një mënyrë të shkruari letrar të përpunuar dhe të çmuar.”62 Pra, kemi të bëjmë me një vepër që si në strukturë, ashtu edhe në përmbajtje (të cilën do ta shohim edhe më poshtë), na çon tek një lloj gjinie, siç është ajo e prozës poetike. Në një forme pothuajse të tillë na jepet vepra e Koliqit Pasqyrat e Narçisit. Ajo “s’ka objekt tradicional të trajtimit artistik me hyrje e pikë kulminante të shtjellimit dhe me përfundim përkatës, pra s’ka ngjarje konkrete të mirëfilltë. Ajo është një mozaik idesh e refleksionesh të shtjelluara nëpërmjet një strukture tekstore të veçantë, të cilën, para së gjithash, e cilëson arti.”63 Kjo vepër ndërtohet mbi një përmasë shumështresore kohësh dhe jetësh, pasi është shkruar dy herë, një herë në moshën 31 vjeçare dhe një herë në moshëm 60 vjeçare, dhe ne do t’i referohemi veprës së vitit 1963, pasi aty, siç shprehet Dh.,Shehri “e shkuara është bërë edhe më e shkuar” dhe “fjala thuhet vetëm për t’u çliruar nga kujtimi” dhe kur pasqyrat e “më fort e këndellnin të shihte vetveten në pasqyrat e botës.”64 Duke vazhduar më tej, duke kaluar nga ajo që është strukturë në atë që është përmbajtje, do të vërejmë një element tjetër të rëndësishëm, të përbashkët që do të ndikojë në analizën tonë të mëposhtme dhe që është elementi autobiografik, ku mbështeten të dyja veprat. Dihet tashmë se çdo vepër është një produkt heterogjen që varet nga faktorë të ndryshëm, mes të cilëve: konteksti historiko-kulturor, biografia e autorit e cila merr stimuj dhe kushtëzohet njëkohësisht nga konteksti i mësipërm dhe personaliteti që përcakton zgjedhje e merr vendime. Nisur nga kjo, Il Fuoco është një vepër që përbën sintezën e gjithë jetës dhe veprës së Danuncios, duke realizuar në këtë mënyrë një vepër autobiografike tepër të guximshme. “Asnjë poet nuk ka pasur guximin të rrëfehet, siç rrëfehet ai në këtë libër, të tregojë për jetën dhe artin e tij shumë gjëra, të

cilat nesër nuk do t’i përkasin më artit dhe jetës së tij, të zhvishet nga arritjet më të dashura, me shumë fisnikëri sakrifice dhe me shumë pasion shprese. ”65 Kështu do të shprehej më 1900-tën Anxhelo Conti, një studiues arti, që ndikoi tek Danuncio me sugjerime tepër të holla e qëndrime tepër bindëse. Nga ana tjetër, A. Berisha është i mendimit se tek Pasqyrat e Narçisit, Koliqi sublimoi “ edhe përvojën jetësore, edhe dijen dhe përvojën artistike”, duke bërë në këtë mënyrë që kjo vepër të jetë “zëri i thellësisë së shpirtit të poetit, i shndërruar në zë artistik”. Dhe duke shkruar më tej, studiuesi Hamiti pohon që ajo është vetë “biografia poetike” e Koliqit, ndërsa studiuesja Shehri arrin në përfundimin se me strukturën 61 E.S.Lugnani, Gabriele D’Annunzio, Laterza, Bari, 1990, f. 45. 62

Il critico come artista. Dall’estetismo agli ermetici. D’Annunzio, Croce... Bologna, 2006, f. 137. 63 A.N. Berisha, Ernest Koliqi, poet e prozator, Adia, Romë, 1995, f.85. 64 Dh.Shehri, vep. e cit., f. 53. 65

A.Conti, Antologia critica, në Il Fuoco, Oscar Mondadori, Milano, 1967, f. XXXVIII

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

97

kornizore që i ka dhënë këtij varianti të “biografisë së tij poetike”, “ka mëtuar të përfshijë në të gjitha kujtimet, të gjitha përjetimet, gjithë jetën, gjithë krijimtarinë e tij”66 dhe një biografi poetike i parakupton medoemos këto elemente. Studiuesja tjetër e Koliqit, Laura Smaqi, vë në dukje gjithashtu se “Ndërsa në dy vëllimet e para Koliqi hulumton dhe jep artistikisht aspekte të psikologjisë shqiptare, te Pasqyrat e Narçisit vëmendjen e përqendron te poeti në përgjithësi dhe tek poeti shqiptar në veçanti.”67

Një tjetër emër i njohur i kritikës që kishte një njohje të gjatë me Koliqin dhe vepërn e tij, ishte edhe Karl Gurakuqi, i cili është po ashtu i bindur se kemi të bëjmë me “njifarë bijografije poetike” me “shtatë momente shpirtnore të djaloshit... kujtime rinije, përvojë e njij jete së shumëngjyrshme, hove lirike, turre malli, shpresë për një ardhmëni ogurmirë.”68 Pra, elementi autobiografik është thelbësor në të dy veprat, sepse mbi të ndërtohet e gjithë struktura, e gjithë ajo që mund të quhet ngjarje. Por, nga ana tjetër, e dimë shumë mirë se autobiografia përbashkon shumë vepra të letërsisë botërore dhe sigurisht që nuk mund të konsiderohet si një ndikim i veçantë nga një autor i caktuar. Ajo që e bën të veçantë pikërisht lidhjen e këtyre dy autobiografive është poetika, është fakti se ajo i kushtohet pikërisht poezisë, artit, procesit të krijimit në përgjithësi. Më shumë se sa me fakte reale nga jeta është mbushur me ndjesi të larta, me përjetime nga më të hollat e më të mprehtat, me kujtime kohësh të shkuara që flasin me atë çfarë ka mbetur peng e për të cilat ka shumë nevojë jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e largët. Kemi të bëjmë me vetë artin dhe mënyrën e shprehjes së tij, me trillin poetik që përshkon veprën e një shkrimtari e pse jo gjithë jetën e tij shpirtërore.

Poeti ndodhet në qendër të këtij krijimi artistik, të cilit i duhet të pasqyrohet herë pas here në mënyrë që të shohë fytyrën e tij dhe pastaj të njohë në atë reflektim fytyrën e vërtetë të poetit. Dhe në këtë mënyrë, poeti nuk u lë shumë vend zërave të tjerë, dëshiron të monologojë dhe të përballojë pothuajse i vetëm të gjitha nevojat e veta narrative.

66 Dh.Shehri, Koliqi mes malit dhe detit, Onufri, Tiranë, 2006, f 82. 67 L.Smaqi, Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letrave, Maluka, Tiranë, 2009, f. 111. 68

K.Gurakuqi, Ernest Koliqi, “Shejzat”, 5-6-7-8, 1963 f. 170.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

98

3.3.1 Uji si pasqyrë për të njohur fytyrën e vërtetë

Pasqyrat dhe pasqyrimi duket se janë një element thelbësor në gjithë këtë proces krijimi që shoqëron rrugëtimet e dy poetëve. Danuncio do të rrugëtojë nëpër kanalet e njohura me gondola të Venecias, e cila do të jetë një pikë referimi tepër e rëndësishme për poetin italian. “Venecia paraqitet si një realitet thellësisht krijues, qytet reliktesh, por njëkohësisht edhe qytet jete, ku ofrohet dhe është e pranishme lexueshmëria e përjetshme e veprave të mëdha të artit... Në Venecia është përcaktuar, të paktën në atë moment, pika e takimit mes artit dhe jetës, mbartëse e eksperiencave të mjeshtrave antikë që e kanë kapur ritmin e metamorfozave të mëdha të natyrës duke i bërë të vetat.”69 E poeti mendon se Venezia është vendi ideal ku takohen jeta dhe arti, e prandaj marrëdhënia e tij me këtë qytet është e veçantë. Ai mendon se asnjë qytet tjetër në botë ka si Venezia “aftësinë të shfaqë forcën e jetës njerëzore në orë të caktuara, duke lartësuar dëshirat deri në ethe.”70 Por ajo që e bën këtë qytet të jetë i tillë është fakti i të qenit një qytet lagunar jashtëzakonisht tërheqësh, e të qenit “mbretëreshë të Adriatikut” siç e quan Koliqi. Shkrimtari ynë gjithashtu kishte një lidhje të fortë me Venecian, e prandaj ky qytet ujor merr një vlerë edhe më të veçantë. Dashuroj Venedikun e thjeshtë, shkruan Koliqi, “dashunoj Venedikun qi zbulova në nji mëngjes qershori, mbas kaqë herësh qi e kisha shetitun kryq e tërthuer pa u kujtue për disa bukuri të veçanta të tijat... Dashunoj Venedikun qi njofta tue e shikue, pa avuj sentimentalizmi, me sy Shqiptari e Shkodrani”. Por po në këtë shkrim ne do të gjejmë edhe arsyen e kësaj lidhjeje të ngushtë dhe kaq dashurore, sipas së cilës që në atë kohë “disa prej shtëpijave të mëdhaja shkodrane u banë edhe pronare pallatesh këtu në Canal Grande... Tue i dalë përpara me vaporr, përshëndes me sy plot mall nji prej atyne pallateve dikur banesë familjesh shkodrane e sot i kaluem në duer të huaja, ku u rrit

69

A.M.Mutterle, Venezia, la Grecia, “il dottor mistico”, në Il Fuoco, f. XVI. 70

Po aty, f. XIV.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

99

nanëdaja e ime e ku banoi për do kohë em-amë.”71 I shtuam këto rreshta për të treguar se ky qytet është shumë i afërt jo vetëm për Danuncion, por edhe për Koliqin, për shijet e tija prej artisti, e për mendjen e tij të hapur prej njeriu të qytetëruar. Për t’u kthyer te marrëdhënia e Danuncios me këtë qytet mund të themi se është gjithashtu e veçantë dhe shumë e hershme. Ujërat kanë një karakteristikë të veten që është pasqyrimi dhe ky është një efekt mjaft sugjestionues në sytë e poetit. Prandaj ai kërkon gjithnjë sipërfaqe ujore për t’u pasqyruar, për të parë e për të njohur veten e tij. Danuncio është nga ata poetë që pëlqejnë të flasin për veten dhe për botën e tyre, e madje ai do të thoshte edhe se “io non so parlare se non di me”(unë nuk di të flas veçse për veten ). Kjo e bën të krijojë një vepër që përshkohet nga ujërat, që ka në qendër një qytet ujor ku mund të shihet i pasqyruar gjatë gjithë rrugëtimit të tij si krijues. Ai gjithashtu kërkon t’i ngjajë një miti që ta përfaqësojë, një miti të denjë për një poet të tillë të dashuruar me veten e me artin e tij, mitin e Narçisit. E për këtë ai zgjedh elementin ujë, elementin e domosdoshëm dhe të vetmin ku u krijua ky mit, pasqyrën ujore ku mund të shihet, e përmes së cilës të njohë veten e tij të vërtetë, e përmes saj fytyrën e veprës së tij që “që po krijohej brenda meje në mënyrë të fshehtë”. Në mitologjinë greke Afërdita lindi nga ujërat dhe mori bukurinë e tyre, po ashtu uji është i pranishëm edhe në mitin e Narçisit, por, në ndryshim nga të tjerët, tek ky mit uji kryen funksionin e pasqyrës, e cila është e aftë t’i tregojë atij bukurinë dhe ta bëjë të ndërgjegjshëm për të. Në këtë rast kemi të bëjmë me një Narçis pozitiv, pasi në rastin tjetër kemi të bëjmë me një Narçis negativ, i cili lind dhe vdes në ujë, sepse duke i dhënë dashuri vetëm vetes së tij, ai nuk e përmbush dot ciklin e jetës dhe kthehet sërish në origjinë. Danuncio duket se luan rolin e Narçisit pozitiv, rolin e mitit të cilit duket se i ngjan më së miri. I ftuar në pallatin e madh dukal të Venecias për të folur para turmës ai do të shprehej: “është e nevojshme që nga froni i Doxhëve unë t’i flas auditorit vetëm për shpirtin tim të dashur, nën vellon e ndonjë alegorie joshëse dhe me magjinë e ndonjë ritmi të bukur muzikor.”72 Në fund të fundit, e gjithë vepra Il Fuoco është pasqyrë e njohjes me veten me L’immagnifico, siç ai pëlqen ta quajë veten dhe me mënyrën e tij të të shkruarit dhe të bërit art. Një nga kritikët e njohur italianë, E.Raimondi, do të shkruante: “Epifanitë e aluçinacioneve dhe të gjallërisë... nuk rrëfejnë tjetër veçse mitin e Narçisit, i cili për t’u zhytyr në rrjedhshmërinë e magjepsjeve të veta fantastike, ka nevojë për oratorinë estetizuese të poetit hero.”73 Nga ana tjetër, në veprën e Koliqit ky mit përbën elementin thelbësor, i cili do ta ndihmojë në procesin e pasqyrimit të vetvetes dhe të njohjes me fytyrën e tij të vërtetë. Pasqyrat e Narçisit, gjithashtu, përshkohet nga ujërat, të cilat rrjedhin nëpër të gjitha tekstet, duke filluar nga titujt. Elementi i ujit, shkruan studiuesja Shehri, i lidh në mënyrë unazore tekstet e pasqyrave të Narçisit. Koliqi fillon me Ujët e pusit të shtëpisë së tij në Shkodër dhe kthehet përsëri në fund të prozës, për të mbyllur ciklin, po në këtë shtëpi e po në këtë qytet me Xhami i dritores s’ime. Adhurimin për këtë mit autori e shfaq që në

71

E Koliqi, Mengjes në Venedik, f.389. 72 Il Fuoco, f.19. 73

E.Raimondi, Gabriele Dannunzio, në Storia della letteratura italiana, Garzanti, 1979, f. 67.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

100

rreshtat e parë : “Dashunova prrallën e Narçisit me të tanë hovin e gjakut t’im prendveruer. E gjithkund e gjithkah kërkojshem pasqyra ku m’u pasqyrue”. Ai nuk e fsheh dëshirën e tij rinore për të parë veten, për ta njohur atë përmes reflektimit nëpër pasqyra, dhe jo vetëm ato ujore: “Qyshë në fmijni dashurova ujnat si të rrjedhëshëm ashtu t’amullt, valët pasqyruese, sipërfaqet kristalore shum tërhjekse për Narçizin andërrtar”.

Kështu, pasqyra e parë që është Ujët e pusit, përmbledh të gjitha pasqyrat e tjera: ujërat e rrjedhshëm të kroit, përroit dhe çuterrit, uji i amullt i pusit, valët pasqyruese të detit si edhe sipërfaqet kristalore të pasqyrës dhe të xhamit. Tek të gjitha këto elemente poeti gjen veten e tij të pasqyruar, gjë që do ta ndihmojë të kuptojë gjatë gjithë procesit se kush është ai në të vërtetë. Etimologjikisht fjala “Narçis” ka kuptimin i tulatur, i përgjumur e prandaj ky Narçis i pasqyrave na shfaqet dyshues, plot pasiguri dhe përplasje të brendshme. Por, nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se ai nuk di të analizojë, nuk di të vëzhgojë, apo t’u japë zgjidhje përplasjeve të brendshme. Ai kalon nga njëra pasqyrë në tjetrën, nëpër shtatë pasqyra me radhë duke hulumtuar për gjetjen e vetvetes dhe kërkimi vazhdon derisa të dalë fundi i dyshimeve, derisa të gjejë fytyrën e tij të vërtetë dhe pikërisht “n’uj t’atij prroni njofta ndoshta fytyrën time të vërtetë” do shprehej poeti. Ky element e bën të ndryshëm Narçisin e Koliqit nga narçizismi i Danuncios dhe miti i tij. Danuncios i pëlqen të pasqyrohet, pasi e di se aty do të shohë veten e tij, atë që ai pëlqen më shumë, atë për të cilën shkruan më shumë, ai shfaqet si një Narçis i vërtetë, i dashuruar thellësisht pas vetvetes. Kjo mënyrë e të shkruarit për veten e tij, që, fundja përfaqëson një teoremë simbolike do të shpaloset në “në hiperbolë që projektoi një narçizizëm aq të shfrenuar sa edhe të favorshëm, që nuk do të përbënte një mister, duke kaluar nga njëra pasqyrë në tjetrën”74.

Danunzio e kishte më se të qartë atë që do të shihte, nuk kërkonte diçka më shumë, ai do të gjente me një siguri të plotë fytyrën e madhështisë së artit të tij, nuk kishte as dyshime e përplasje mendimesh siç ndodh tek Koliqi. Por edhe Koliqi kishte një periudhë në të cilën e mendonte njëlloj si Danuncio, mendonte me të njëjtin pasion për artin e tij poetik: “Narçis dikur e quajta veten, pse ky emën i hershëm m’u duk se i përshtatej poezis s’eme qi kërkonte burime endiresh ku m’u pasqyrue. U prira mbi çdo pasqyrë xixëlluese për me kundrue bukurin e andrrës s’eme”. Kjo do të thotë se edhe Koliqi përqafonte të njëjtat ndjenja e vrulle rinore, kërkonte të njëtat reflektime të bukurisë që i falte mosha, pasioni dhe ëndrrat rinore, të cilat nuk do të donte t’i humbte, do të donte t’u shijonte bukurinë në të gjitha pasqyrat e mundshme, me të njëjtën krenari danunciane. Por tashmë ai nuk e mendon më kështu, jeta i zbulohet përpara lakuriqe dhe besimi në ëndrrat e bukura i lëkundet. Megjithatë, në thellësinë shpirtit “lëshon rreze të pashueshme fytyra e nji hyjneshe: fytyra e Poezis, nuse e shpirtit t’im”, dhe ky do të mbetet misioni dhe pasioni i tij i patundur deri në pasqyrat e fundme të jetës. Megjithëse Koliqi nuk e adhuron më Narçisin si dikur, ai beson se ky mit e ka ndihmuar të kuptojë

74E.Raimondi, La forma romanzo, në D’Annunzio, Prose di romanzi, f. XXIII.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

101

dhe të gjejë fytyrën e tij të vërtetë, gjë që nuk do të ishte aspak e lehtë për shkak të viteve të gjata të kaluara jashtë atdheut, të cilin nuk e shkeli më asnjëherë. Prandaj Koliqin e shohim gjatë gjithë veprës në kërkim të vazhdueshëm, duke kaluar shtatë situata të ndryshme, duke përshkuar shtatë pasqyra.

Pasqyrimi i Koliqit nuk ndodh vetëm mbi sipërfaqe ujore, siç ishte pusi, kroi apo përroi, por edhe mbi sipërfaqe të kristalta, siç është pasqyra apo xhami. Gjë që pikërisht ndodh edhe tek Danuncio, i cili pasqyrohet jo vetëm ujërave të kanaleve të Venecias, përmes të cilave udhëton gjithë kohës mbi varka me rrema, apo mbi ujët e pusit, por edhe mbi xham e pasqyrë. Shohim se pasqyrimi duhet të ndodhë jo vetëm mbi sipërfaqe ujore të lëvizshme e të turbullta, por edhe mbi sipërfaqe të ngurta e të palëvizshme. Por duket se vetëm uji mund t’u rrëfejë të vërtetën që ata kërkojnë dhe mund të marrin pasqyrimin që duan. Dhe kjo sigurisht që do të përbënte një aspekt të rëndësishëm, sepse ky pasqyrim do të marrë një vlerë simbolike, do të jetë “një kërkesë e fytyrës së shpirtit nëpër valët e jetës”75 do të sqaronte Koliqi në shënimin kushtuar Pasqyrave të Narçisit.

Ndërsa studiuesi A.Berisha do të pohonte se në këto tablo refleksionesh “Koliqi deshi ta përjetësojë zërin e thellësisë së botës e të shpirtit të vet, të njehsohet me artin si grishje e mistershme”76 e në këtë mënyrë të tregojë se atë që nuk e gjeti në jetë, e arriti nëpërmjet artit, nëpërmjet poezisë, hyjneshës së shpirtit. Një gjë është e sigurt tek të dy poetët: ata do të shohin në këtë rrugëtim fytyrën e tyre të vërtetë dhe pusi është vendi ku ata kanë bindjen se do ta gjejnë këtë të vërtetë. Pusin e shohim si një nga elementet që merr një ngjyrim simbolik, megjithëse është një objekt funksional dhe dekorativ për oborret e shtëpive apo për ambientet e ndryshme të banimit. Pusi lidhet me një traditë të mirëfilltë të qytetërimit italian, të cilën e gjejmë të mbartur edhe në Shkodër, në bazë të pohimeve të vazhdueshme të vetë Koliqit. Pasqyrimi për Danuncion është i sigurt dhe pusi do të jetë vendi që do t’i rrëfejë atij të vërtetën, pa asnjë hije dyshimi: “Stelio ndaloi tek pusi... u përkul mbi parvazin e bronztë, duke ndjerë në gjunjë relievin e statujave të vogla femërore, dhe dalloi në pasqyrën e thellë të shpirtit reflektimin e vagullt të yjeve të largëta. Për disa çaste shpirti i tij u izolua, u bë i shurdhër ndaj zhurmave rrethuese, u bledh i tëri në atë rreth hijeje... “Çfarë shikon?”... “Fytyrën e të Vërtetës” u përgjigj mjeshtri”77. Mjeshtri i artit të fjalës do të shohë aty thellësinë e qenies së tij, shpirtin e fshehur që do t’i ngjajë atij uji të palëvizshëm. Kjo skenë do të përsëritet përsëri dhe do të jetë gruaja që shoqëron poetin ajo që do ta kërkojë pusin dhe do të përkulet në të për të parë fytyrën e shpirtit të saj. Dhe pasqyrimi do të jetë i njëjtë dhe i vërtetë, Perdita nuk mund të shohë gjë tjetër veçse frikën dhe humbjen, realitetin e saj për të cilin ishte e bindur prej kohësh, por që asnjëherë nuk e kishte ndjerë kaq pranë dhe kaq të sigurt.

“Iu afrua pusit. Sipas mënyrës së saj të menduarit, çdo gjë e veçantë i ngacmonte shpirtin, dhe merrte një fuqi të çuditshme jete fatale:... e ajo pasqyrë e thellë brendshme që nuk turbullohej më nga hedhja e kovave, ai rrethim i shkurtër i nëndheshëm që

75

E.Koliqi, Shënim, në Pasqyrat e Narçisit, f. 361. 76 A.N.Berisha, Ernest Koliqi poet e prozator, ADIA, Italia, 1995, f. 87. 77 Il Fuoco, f. 31-32.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

102

pasqyronte qiellin hyjnor. U përkul mbi grykën e pusit, shikoi fytyrën e saj, shikoi frikën dhe humbjen e saj...”78.

Kjo të bën të mendosh për pusin, si për një objekt tepër të veçantë, me një fuqi pasqyruese shumë më të madhe se të pasqyrës apo të xhamit. Duke qenë një rreth i mbyllur dhe i lartë, me gryka të gurta a të mermerta, ku duhet të mbështetesh për të ulur kokën, të ndihmon të shohësh vetëm veten dhe qiellin që ndodhet përsipër. Shmang çdo lloj pranie tjetër dhe mundëson një pasqyrim krejt të ndryshëm, nga ai i pasqyrës, ku shohim jo vetëm veten tonë, por edhe çdo gjë tjetër që na rrethon. Kjo e ndihmon poetin të përqendrohet të fytyra e tij e të kuptojë shpirtin e saj, ashtu siç kishte kuptuar shpirtin e gjithë sendeve të natyrës që mbushnin jetën e tij. Kjo është edhe bindja që përçon Koliqi në pjesën e parë të Pasqyrave, Ujët e

pusit. Ai zgjedh pusin e shtëpisë shkodrane, sepse vetëm në atë pus ai mund të shohë veten, në atë pus ku e solli Floçka nga rrugët e nëndheshme, ku rrjedhin ujëra shqiptarë, të ëmbël e të gjallë që freskojnë “andrrat e netëve të mija”. E poeti ynë do të shkruante: “Tue u drejtue n’terr me hamendje, shkova deri te pusi, si i ngrehun nga nji fuqi shortare... ndiejshem tyftajën e freskët qi nëpër grykë guri të skalitun lëshonte uji i thellë i pusit”. Kjo do ta bënte atë ta ndjente shumë pranë, e si një objekt shumë të nevojshëm për t’u pasqyruar. Po të kishte pasur mundësinë ai do të ishte pasqyruar, sepse ai tashmë është i bindur se pikërisht në fund të atij pusi do ta gjejë fytyrën e shpirtit të tij. Krejt thellësia qenies së tij buron nga rrugët ujore të nëndheshme, ata e ushqyen dhe e sollën në prehrin e nënës, prandaj vetëm aty mund të gjejë të vërtetën dhe në asnjë vend tjetër. “Tash e kuptoj se po të m’ishte dhanë mundësija m’u pasqyrue n’ujin atje në fund të pusit, asi shtegu unë do t’a kishem ndoshta gjetë fytyrën t’ime të vërtetë.”79

Pra, Koliqi e mendon këtë lloj pasqyrimi si mundësinë më të sigurt për të gjetur identitetin e tij, për të kuptuat atë që është bërë viteve të jetës, situata të ndryshme dhe ujërave të ndryshme që rrjedhin ku është detyruar të pasqyrohet e ku nuk arriti për asnjë moment të gjente të vërtetën e tij. Por duket se poeti ynë nuk beson në çdo lloj pasqyrimi, edhe Koliqi si Danunzio nuk beson shumë tek pasqyrat, tek ajo çfarë ato përçojnë. I ndodhur përpara pasqyrës së vjetër shkodrane, poeti deshi të shihte përfytyrimin e tij që dilte nga fundi i saj, “por s’pata kohë me shikue veten. M’a tërhoq vërejtjen dishka tjetër”. Tërhoqi vëmendjen ajo çfarë ruante ajo pasqyrë e vjetër, me “do avuj të zbardhukët” që “i a mjegullojshin fundet e mistershme”. “Bukurija e zbet e jetës shkodrane të dikurshme mbet e robnueme n’avujt e nji pasqyre së vjetër, ku unë s’deshta m’u pasqyrue”.80 Prandaj Koliqi nuk besonte më në atë pasqyrim e në atë pasqyrë që ruante vetëm fytyrat e vjetra “zotnij e zoja të kohës qi u fik”, sepse ajo nuk mund t’i ofronte për asnjë çast mundësinë e pasqyrimit të fytyrës së tij të re, që kishte ndryshuar rrënjësisht e që shkonte përtej murit të shtëpisë dhe lumit të qytetit. Kështu që poeti nuk pranoi të pasqyrohej e prandaj nuk e deshi as praninë e asaj pasqyre të vjetër.

78

Po aty, f.188. 79

Pasqyrat e Narçisit, f. 322. 80 Po aty, f.327.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

103

Një skenë të tillë e gjejmë po kështu tek Danuncio, i cili gjithashtu nuk e do praninë e pasqyrës, duke shmangur në këtë mënyrë edhe pasqyrimin e saj. Përmes historisë së konteshës Radiana ai refuzon reflektimin në pasqyrë; duke qenë gruaja më e lartë e aristokracisë vjeneze dhe gruaja më e bukur mbi tokë, ajo nuk mund të pranojë të shohë dekadencën e saj, shpërbërjen e bukurisë së saj, ajo preferon të mbetet e tillë, siç e kanë njohur të gjithë në rininë e saj e prandaj “ thuhet se në shtëpi nuk ka asnjë pasqyrë dhe se ajo e ka harruar fytyrën e saj.”81

Pra, pasqyra mbetet një element pasqyrimi që, megjithëse përmendet dhe rreshtohet mes të tjerave, nuk pëlqehet dhe nuk pranohet si zgjedhje. Nga sa shihet, pasqyrimi mbi ujëra mbetet më i pëlqyeri për poetët. Ujërat janë ato që rrjedhin burimeve të nëndheshme dhe ushqejnë limfen e nëntokës, ujërat janë si gjaku që vërshon damarëve me fuqinë e një lumi të pashtershëm për t’u dhënë jetë brezave të njëpasnjëshëm. Prandaj poetët dhe arti i tyre do të mbeten gjithmonë të reflektuar në fytyra brezash, të cilët do t’i transmetojnë mot pas moti. 3.3.2. Natyra si komunikim i brendshëm dhe sugjestionues për ndjeshmërinë e shqisave Në të dy veprat Il Fuoco dhe Pasqyrat e Narçisit, të cilave do t’u referohemi për të realizuar këtë përqasje, do të gjenim pasazhe të tëra me përshkrime të hollësishme dhe mjaft elegante, të krijuara përmes ritmit të brendshëm të një poezie ndjenjash dhe një harmonie shqisash. Do të gjenim paragrafë të tërë ku mënyra e të shkruarit është shumë poetike dhe ndjesia e përshkrimit është pothuajse marramendëse. Tek të gjithë njerëzit shqisat transmetojnë mesazhe nga më të larmishmet që mund të interpretohen me reagime të menjëhershme ose jo, me lëvizje e me sjellje individuale, të cilat gjithsesi do të përbënin përditshmërinë apo edhe veçantinë e çdo ekzistence.

Ndërsa tek një poet nuk do të ndodhte e njëjta gjë, mesazhi do të ishte shumë më i komplikuar, sepse do të përjetohej në një tjetër formë, do të interpretohej me një tjetër llogjikë, me llogjikën e një tjetër shqise, që është e vetme për llojin e shkrimtarëve dhe që është ajo e të krijuarit, e të bërit art. Kështu për shembull, të dëgjuarit do të ishte shumë më tepër se një shqisë, do të ishte shumë më tepër se një tingull që përçohet nëpër ajër, do të ishte pa dyshim diçka që qëndron përtej materialitetit të atij tingulli. Kemi të bëjmë me një shqisë që “ci permette le percezioni impossibili e dà significato profondo ai piccoli fatti”82 (na lejon perceptime të pamundura dhe i jep kuptim të thellë edhe gjërave të vogla). Ndjeshmëria në këtë rast është shumë më e lartë, përshkrimet janë edhe më të dendura, e prandaj reflektimet e brendshme janë edhe më të thella. Shqisat e tua janë aq të mprehta, shkruan Danuncio “ che godendo delle apparenze penetrano fin nel più profondo e incontrano il mistero e ne rabbrividiscono” (sa vetëm duke shijuar paraqitjen e jashtme depërtojnë aq thellë sa e gjejnë misterin dhe drithërohen) .

81 Il Fuoco, f. 123. 82

G.Oliva, vep e cituar, f. 9.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

104

E në këtë mënyrë, duket se e mendon edhe Koliqi, i cili, i ndodhur para një cope muri, para një lënde të pashpirt mendon: “Ç’farë mysteri të gjallë ndrynte ajo copë muri? E jo veç ajo, por të gjitha të gjitha sendet m’u duken të përdredhuna përmbrenda nga nji deshir rrëfimi, nga nji nevojë urdhnore rrëfimi të fundëm”. Gjatë shfletimeve të vazhdueshme të dy veprave, ky element përbën pa dyshim një aspekt të rëndësishëm. Të gjitha gjërat, shprehet Danuncio “që ngjanin si pa shpirt, tani kishin një frymëmarrje të thellë, një shpirt të ndjeshëm, një dëshirë për të treguar”. Dhe impulsi i parë dhe më sugjestionues mbetet natyra dhe elementët e saj.

Kontakti me natyrën do të shkaktonte në shpirtin poetik një ngacmim edhe më të madh nga ai që mund të shkaktonte vetë prania e elementit “njeri”. E vetë Koliqi do të shprehej për Danuncion në një nga shkrimet e tij në revistën Shenjzat: “Ai me ndijime të stërholla dridhet e derdhet në valë të jetës natyrore qi e rrethon. Gjithëshka i pëlqen, në gjithshkafen gjen andje. Pamjet ndërrojse në vallim të stinëve i a mbushin shpirtin me kënaquni. Guri, druni, toka, rana, uji kanë nji jetë të msheftë dhe ai don të depërtojë në të... E don me gjetë mjetin shprehës për t’ia kumtue edhe tjervet ndjenjat e gjalla të veta....”83 E përmes këtij procesi krijimi shkrimtari do të kuptonte veten e tij, do të kuptonte thellësinë e ndjeshmërisë dhe efektin që ajo do të shkaktonte në të gjithë veprën. Nga vepra Il Fuoco citojmë disa nga rreshtat, ku bien në sy përshkrimet mjaft poetike të cilat lidhen me natyrën e një ambienti të caktuar, thuajse është vetë poezia e shtrirë në prozë: “Uno straordinario silenzio occupava il coltile deserto. La ricchezza delle alte mura

scolpite riposava metà nell’ombra, metà nella luce; le cinque mitre della Basilica

superavano la chiostra leggiere quanto le nuvole nivee che facevano apparire più

azzurro il cielo come fan più verde la foglia i fiori del gelsomino”84. Është një përshkrim poetik që përmban të gjithë elementet e mundshme të

natyrës. Elemente fare të zakonshme e të përditshme që marrin një ngarkesë emocionale tejet të lartë. Të duket sikur një imazh të tillë, pothuajse të ngjashëm e ke parë diku tjetër më parë. Një përshkrim të tillë poetik e gjëjmë edhe tek Pasqyrat e Narçisit e më saktë tek Xhami i dritores sime.: “Oborri me vullaj, diku në diell, diku në hije, tjegullat e pullazeve, kumbanarja e

lume në kalthëri, qielli dashunisht i prirun mbi qytet m’u gitshin aq t’afërm sa me i kujtue

të piksuem në shpirt t’im e njiherit të largët, të bredhun në nji largësi të madhnueshme,

shkrue në nji qiell fantazmagorik.”85 Pjesët duken shumë të ngjashme në përmbajtje dhe për pasojë edhe në elementet

përbërëse. Ky përshkrim, me nota të larta poetike, ka në qendër një ambient shtëpie të kufizuar që është oborri apo il cortile, në gjuhën e Danuncios. Vendndodhja e poetit në këtë mjedis apo edhe përshkrimet e tij nuk janë aspak të rastësishme, oborri është një nga

83 E Koliqi, Njiqindvjetori i lindjes së Gabriele D’Annuncio-s, Shenjzat, nr. 3-4, 1963 f. 127. 84 G.D’Annunzio, Il fuoco, Oscar Mondadori, Milano, 1967, f. 188 ( Një heshtje e jashtëzakonshme sundonte kopshtin e shkretuar. Pasuria e mureve të larta të gdhendura prehej gjysma në hije, gjysma në dritë; pesë ..... e kishës ia kalonin atij rrethimi të thjeshtë sa retë e bardha që e bënin qiellin të dukej edhe më të kaltër siç e bëjnë edhe më të gjelbër gjethen lulet e xhelsominit) 85

Pasqyrat e Narçisit, f. 356.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

105

elementet e rëndësishme të poetikave të të dy shkrimtarëve, e do të përbënte një analizë më vete për vetë shtrirjen e gjërë të tij në shumë prej veprave dhe sidomos për lidhjen e ngushtë me atë çfarë përfaqëson ky ambient i ngushtë e familjar. Veç kësaj, këto oborre ndodhen në të njëjtin pozicion, “diku në diell, diku në hije” e ndërkaq edhe tek Danuncio është “metà nell’ombra, metà nella luce”. Që aty shihet fare qartë “kumbanarja e lume” e Kishës së Madhe të Shkodrës së Koliqit që ngrihej drejt kaltërsisë, e po ashtu tek Danuncio “le cinque mitre della Basilica” ngriheshin sa edhe retë e bardha, duke sjellë një të përbashkët tjetër që është qielli i kthjellët. Nuk mund të mungonte në këtë bashkësi elementesh natyrore edhe lulja, e cila do të përmbushte kuadrin më normal të një oborri shtëpie, një lule që do të ishte xhelsomini i Danuncios dhe nga ana tjetër do të ishin vullajt e oborrit të Koliqit, vendi i sistemuar ku mbidheshin lulet e oborreve të hershme. Duke vazhduar më tej e duke kaluar nga njëra faqe në tjetrën, do të gjejmë përsëri, përshkrime po kaq të detajuara e kaq poetike sa duket sikur synojnë të prekin thellësisht ndjeshmërinë e shpirtit të tyre, duke e kërkuar atë lloj emocioni në çdo element të pranishëm, në çdo element sado të zakonshëm, duke u mjaftuar vetëm me ndjesinë e ekzistencës së tyre dhe duke e shprehur pothuajse në të njëjtën formë. Duke shëtitur nëpër vilën e pabanuar, Danuncio dhe shoqëruesja e tij mprehin shqisën e të dëgjuarit dhe ndjejnë se nuk janë të vetëm në atë vilë me oborr të shkretuar: “La villa Barbariga apparve sola e desolata in mezzo al suo giardino nudo...

Entrarono... Udirono il suono dei passi sul marmo che li rispecchiava, l’eco delle volte

istoriate, il gemito delle porte che s’aprivano e si richiudevano, la voce tediosa che

risvegliava le memorie.” 86 Diku tjetër, përsëri, përshkruhet ndjesia e çuditshme e pranisë së disa elementeve të cilët edhe pse realisht janë fare të padukshëm, për poetin ata shndërrohen në diçka të rëndësishme, që prekin ndjeshmëritë e që për më tepër ushqejnë në mënyrë të veçantë trillin e tij poetik. Këtu shfaqet qartë edhe tendenca e tij e vazhdueshme për të shkuar përtej pamjes së jashtme të gjërave “për t’u dhënë atyre një kuptim, një frymëmarrje jete, për të njohur tek e fundit mendimet e natyrës. ”87 Dhe këtë e arrin në një qetësi të plotë, e arrin vetëm atëherë kur ambiente është i zhveshur nga çdo lloj pranie tjetër, nga çdo lloj frymëmarrje tjetër. Aty duhet të jetë vetëm ai dhe natyra, në mënyrë që ta ndjejë si bashkëbiseduesen e tij të vetme, në mënyrë që të kapë të gjitha format e shfaqjes dhe shprehësisë së saj. “Ella spiava i vapori leggeri che sorgevano dal limite della laguna muta e

parevano avvicinarlesi in aspetto di messaggi furtivi. Ella ascoltava intentissima nel

silenzio da lei medesima generato i più tenui rumori; e il soffio del vento fuggevole nei

suoi orti rari aveva per lei un prolungamento musicale fuor delle chiostre. Una specie di

86

Il Fuoco, f. 201 (Vila Barbariga duket e vetmuar dhe e shkretë në mesin e oborrit të saj të zhveshur... Hynë... Dëgjuan tingullin e hapave mbi mermerin që i pasqyronte, jehonën e fytyrave të historisë, gjëmimin e dyerve që hapeshin e mbylleshin, zërin e lodhshem që rizgjonte kujtimet). 87 G.Oliva, D’Annunzio prozatore, në L’innocente, Newton, Milano, 1995, f. 5.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

106

stupore si raccoglieva intorno ai solinghi alberi prigionieri... Tutte le cose avevano un

eloquenza profonda...”88 Të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë, do ta ndjente edhe Koliqi, edhe ai do të

rrethohej nga një sërë elementesh që do ta shoqëronin nëpër shëtitjen e tij të heshtur në oborrin e shtëpisë. Në qetësinë që kishte pllakosur gjithandej, ai me ndjeshmërinë e tij do të prekte të paprekshmen dhe të padukshmen. Koliqi ashtu si edhe Danunzio mëson t’i njohë gjërat në thellësinë e tyre, duke qëndruar në mes të elementeve të natyrës ai mëson t’i ndjejë deri në thellësinë e frymëmarrjes e mëson t’i kuptojë në të gjitha format e shndërrimit të tyre. Një nga studiuesit e Koliqit, kritiku G. Gradilone, tërheq vëmendjen në këtë karakteristikë të shkrimtarit që vjen e përsoset gjithnjë e më shumë dhe mes të tjerash shpreh mendimin se Koliqi “ ... jep prova për aftësitë e tij të rafinuara e tepër të holla prej artisti, i cili megjithëse kishte shkruar ese edhe më përpara, këtu i shpalos në tërë shkëlqimin e tyre (ndonjëherë edhe në mënyrë të dëshpëruar, por gjithmonë dokumente kuptimplota në nivelin gjuhësor) dhe na i rrëfen si mjete të përshtatshme për të përcaktuar në mënyrën më të mirë një koncept, një ndjenjë, një përshtypje....”89

Në këtë mënyrë dhe me këto mjete, Koliqi arrin të na përçojë ndjesinë që shkakton dhe perceptimin që përcjell errësira e kopshtit të shtëpisë në Ujët e pusit: “Mbaj mend nji natë kah gjymsa e majit. Nji natë pa hânë. Shkodrën e kishte

mbulue an’e kënd errësija, nji errësi e rrasët qi nuk lente me pa nji pëllambë para vetes.

Oborri i shtëpís kishte humbë si i mbytun në fundet e nji deti në ngjyrë karaboje me gjith

manda, me bli shatorr e me tandë. At errsi e dendësonte edhe mâ tepër heshtimi që

mbështiellte gjithëshkafen si në nji mbulojë të murrme. Errëza gjethesh e bimësh gufuese,

mbi të cilat zotonte fryma nxitëse e lulemustakut, rritshin si pezull në paluejtësi

t’ajris...”90 Koliqi duket sikur kërkon diçka tjetër përtej asaj që kap shikimi, përtej asaj që

përçohet në një pamje të parë. Shpirti im, thotë Koliqi, kërkon një shteg nga ku të depërtojë në zemrat e tyre “të ndryme”. Ata janë gjithmonë aty, sa herë që ai largohet dhe kthehet në vendin e tij, për t’i mbushur shpirtin e për ta shoqëruar në atë vërdallosje të heshtur mendimesh: “Ndiejshem në terr pranin e drujvet me degë të rrëfatuna mbi oborr, nëpër të

cilat i kërthndezët qarkullonte tharmi i prendverës; ndiejshem frymëmarrjen të gjetheve

të rij; ndiejshem haren e ndrydhun të kokrrave që rriteshin të strukuni në njomsinën e

gjethet edhe lëvitjen e pazashme në zemër të pemve të langut qi ambëlsohej e shëndrohej

në musht; ndiejshem tyftajën e freskët qi nëpër grykë guri të skalitun lëshonte uji i pusit. Me pa nuk shifshim kurrnjisend.”91

88 Po aty, f. 40 ( ajo vëzhgonte avujt e lëhtë që dilnin nga kufiri i lagunës së heshtur e dukeshin sikur i afroheshin në formën e mesazheve të vjedhura. Ajo dëgjonte me shumë vëmendje në heshtjen e krijuar nga vetë jo edhe zhurmat më delikate. Pëshpërima e erës kalimtare nëpër kopshtet e saj të rralla përbënte për të një zgjatim muzikor që shkonte jashtë çdo rrethimi. Një lloj habie mbështillte pemët e vetmuar të burgosura... të gjitha gjërat kishin një elokuencë të thellë...). 89

G.Gradilone, L’opera letteraria di Ernest Koliqi, vep e cit, f. 253. 90

Pasqyrat e Narçisit , f. 317. 91 Po aty, f. 319.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

107

Koliqi ndjehet tepër i përfshirë në atë ambient natyror, madje shkon më tej duke e menduar veten si pjesëtar të atij ambienti, pasi vetëm në këtë mëyrë ai mund të dëgjojë realisht zërat e tyre të brendshëm e mund të kuptojë “mendimet e tyre”. Ai ndodhet realisht i rrethuar nga ato elementë, nga pemët, nga gjethet, kokrrat e gryka e gurtë e pusit, ato janë aty në oborr dhe ai nuk mund t’i shikojë, vetëm mund të ndjejë secilin prej tyre. Sepse poeti ynë e kishte kuptuar tashmë se “dishka lëviztte edhe në zemër të thellë t’atyne sendeve” që shtroheshin aty, pa lëvizur, para shikimit të tij. Ai mund t’i ndjejë jo vetëm si prani, por edhe si qënie që përçojnë një botë të thellë e që flasin përmes një gjuhe të brendshme. Dhe gjuhën e tyre poeti e dëgjon nga të gjitha anët, ndiesitë që përçojnë ia mbushin shpirtin: “Vrullsija e përshtypjeve, tepër të gjalla, qe tue ma marrë frymën. S’dijta si t’a shfryej ndryshe plotnin e ndjesive, qi më grafullojshin me hov të madh”. Duke kërkuar një bindje më të thellë kërkojmë përsëri e dallojmë rreshta të tjerë ku shpirti merr përsëri të njëjtin ushqim dhe gjen të njëjtën prehje natyrore. Kjo botë e brendshme e natyrës ndjehet aty jo vetëm natën, në terr “ ku me pa nuk shifshim kurrnjisend”, por edhe në “mjesin e ditës” kur zëri vjen nga “gjini i msheftë i zabeleve”. Poeti përpiqet të përfshihet në këtë harmonizim elementesh natyrore e të marrë pjesë në këtë komunikim të jashtëm dhe të brendshëm, duke mprehur përsëri shqisën e të dëgjuarit dhe të shijuarit në mënyrë artistike: “U nde mbi ne heshtija e mjesit të ditës. Nji paq i paluejshëm mbretnonte mbi gur

e mbi bimësi. Gjethnaja e lisavet nuk lëvitte asnjë grimë. Shkulma erëzash të breshta

endeshin të lehtë n’ajr të praruam. Zane të këndiruna delshin nga gjini i msheftë i

zabeleve: shamtima çufrash, zukamë bletësh e anzash... E vala e kangës së panumër të

kungallave ngjitej e zbritej pa kurrnji ndalim si tallaz kumbuer.”92 Pra, në këtë mënyrë kuptojmë se ajo që është e veçantë për dy shkrimtarët është njohja e aftësive perceptuese në lidhje me çdo element, sado i parëndësishëm qoftë ai, njohja me efektin sugjestionues që ata mund të shkaktojnë tek një botë shpirtërore e ngarkuar me emocion, siç është ajo e një shkrimtari. E kjo do të thotë deri diku të njohësh veten dhe thellësinë e ndjeshmërisë së shqisësh tënde, të njohësh se deri ku mund të depërtosh me shqisën tënde të krijimit e të formosh marrëdhënie ndikimi me secilin nga elementet e natyrës që shoqëron në çaste të caktuara jete ekzistencën tënde. E përtej këtij arsyetimi, që buron mbase edhe nga fakti i të shkruarit një lloj biografie poetike, mund të shtojmë edhe një aspekt tjetër të përbashkët të të gjitha elementeve që shfaq kjo natyrë kaq e ndjerë. Ajo është sugjestionuese jo vetëm për shkak të asaj që paraqet në dukje, përveç të asaj që përçohet në një kontakt të parë me secilin prej përbërësve dhe formave të shfaqjes së tyre, por kryesisht për shkak të asaj që ata përmbajnë në brendësinë e tyre, e për ta thënë si Koliqi, për shkak të asaj që zbulojnë nga “gjini i msheftë” i gjërave, sepse nga ana tjetër për ta thënë si Danuncio “tutte le cose avevano un eloquenza profonda” (të gjitha gjërat kishin një forcë të madhe shprehëse). Këtë shprehje të brendshme që vjen nga shpirti i gjërave mund ta dëgjojnë vetëm shkrimtarët, sepse vetëm ata mund ta njohin gjuhën e tyre të fshehtë.

92 Po aty, f. 335.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

108

E në këtë pikë kuptohet fare mirë se kemi të bëjmë me një teori moderne të përbashkët, me një mënyrë të ndjeri e të perceptuari thuajse të njëjtë. Poetëve nuk u intereson aspak objekti në vetvete, objekti si diçka materiale që përbën një skenë natyrore të caktuar. Për prozatorin modern ka rëndësi vetëm shpirtëzimi i tyre, ajo çfarë ato përçojnë nga brendësia e shpirtit, pra epifanizimi i tyre. Shpirti im, shkruan Koliqi “ kërkon nji shteg me depërtue në zemër të ndryme të tyne për me gjetun në të at nye qenësuer qi, po u zgjidh, falë sekretin e bukuris”. Pra duket se bukuria tashmë gjendet në brendësinë e sendeve, në misterin që ata ruajnë në një shpirt që mund ta ndjejnë mbase vetëm poetët. Duke kërkuar gjithnjë depërtimin në botën e brendshme të njerëzve, në mënyrat e tyre të sjellurit dhe të jetuarit, ata tashmë e bëjnë atë edhe me natyrën, pasi natyra mbase është vendi më i mirë, për të gjetur një prehje të sigurt, burimi më i kthjellët për një harmonizim të përsosur shqisash dhe për rrjedhojë nxitës për një aftësi shprehëse edhe më të ndjerë.

“Të ndjek impulsin e zemrës sime, t’i bindem instiktit tim, të dëgjoj tek vetja zërin e natyrës: ja ligji im suprem!”93 do të shprehej Danuncio në po këtë vepër. Kjo do të ishte diviza e tij e të bërit art, gjë që nuk do të sihte shumë më e ndryshme se ajo e Koliqit, i cili gjithashtu dashuron “lirin që then çdo cak të padrejtë”, “ndiesit e forta e të hapta” e adhuron “qiellat e lira, shqipet fluturuese”. 3.3.2.1. Melograno (shega) dhe lisi si metamorfozë e trupit dhe e shpirtit Një tjetër procedim artistik, që e shohim të pranishëm tek të dy shkrimtarët e që përbën një element të prozës moderne, është edhe metamorfoza e trupit dhe e shpirtit. Ky lloj shndërrimi, sipas një kushti të vetëkuptuar, duhej të ndodhte vetëm me elementet e natyrës, kjo mbase edhe për shkak të një lidhje të jashtëzakonshme që krijuan poetët me atë lloj panorame thellësisht sugjestionuese për ndjesitë e shqisave. Dhe, sipas Danuncios, kjo është një kërkesë e brendshme e shpirtit, e prandaj është e rëndësishme që të mund “të krijojmë një lidhje ideale mes shpirtit tonë dhe një diçkaje tokësore, në mënyrë që pak nga pak kjo duke u përthithur nga esenca jonë dhe duke u lartësuar në iluzionin tonë na shfaqet pothuajse përfaqësuese e pashmangshmërive tona të panjohura dhe merr një pamje misteri, duke u shfaqur në disa rrethana të jetës tonë.”94

Duket se ky shndërrim i dëshiruar nuk ndodh thjesht për arsye poetike, siç mund të ndodh në një vepër letrare, por për një ringjallje të brendshme, për një impuls të ri që i nevojitet trupit e shpirtit. Poeti është i tillë, që i duhet të ndjejë freskinë e origjinës deri në plac, deri në gjak që të mund ta përjetojë, ta kuptojë e t’ua trasmetojë atë gjithë të tjerëve me të njëjtën vërtetësi të origjinës. E për të realizuar këtë, poeti ka nevojë pikërisht për këtë lloj metamorfoze, për këtë lloj sekreti, i cili sipas teorisë danunziane ndihmon “për t’i dhënë një pjesë të freskisë së origjinës, shpirtit tonë pak të tharë”.Ky është sekreti poetik që zbulon edhe Koliqi, është metamorfoza natyrore që tërheq vëmendjen e poetit

93

Po aty. 94 Il fuoco, f. 14.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

109

dhe kthehet në një procedim të rëndësishëm poetik, e në një tjetër karakteristikë të stilit koliqian. Natyra e vendit të tij është faktori thelbësor që i dikton nga brenda “nji gazmim të çuditshëm” dhe “i derdh në gjak nji freski të panjoftun”, të njëjtën freski që kërkon edhe Danuncio për shpirtin njerëzor pak të tharë. Koliqit i duhet të gjejë “ rinin e amshueme të gjakut stërgjyshuer, prendverën e pasosme qi lulzon në thellësit e racës arbnore.”95 Ai ka nevojë të shndërrohet, të përjetojë të njëjtën metamorfozë natyrore në mënyrë që të marrë një energji të re, një fytyrë të re të gjallë, plot ngjyra dhe dritë-hije, që të ngacmojë të gjitha shqisat e të gjejë identitetin e tij shpirtëror. Toka me aftësinë e saj rigjeneruese është ajo që përçon forcë, që i zhvillon dhe i përtërin rrënjët, nga ku burojnë me një freski të përjetshme pemët e lulet e frutat e çdo lëndë tjetër që i përket natyrës së përjetshme. “Lëshoju në parzëm të tokës shqiptare... po deshte mu fuqisue në trup e në shpirt”, do të vazhdonte Koliqi, pasi vetëm aty mund të gjenden rrënjët e tija të origjinës, vetëm që aty mund të burojë arti i tij i vërtetë.

Të njëjtën ide përçon edhe Danuncio në lidhje me këtë lloj simboli “mutarmi... nell’albero eretto che assorbe con le radici gli invisibili fermenti sotterranei” (të shndërrohem ... në pemën që thith me rrënjë enzimat e padukshme të nënëtokës). Kjo do të thotë sipas Danuncio që ne “non obbediamo se non alle leggi inscritte nella nostra sostanza” (i bindemi vetëm ligjeve të përmbajtjes sonë), ligjeve të natyrës tonë, të palcës sonë. Dhe natyra do të bëhet faktori i rëndësishëm që të ndihmojë poetikat e tyre në këtë proces identifikimi, duke u ofruar atyre mundësinë e shndërrimit në një nga elementët e saj më përfaqësues. Secili prej tyre do të zgjidhte nga një lloj peme, pemë në të cilën do të mund të gjenin diçka nga vetja e tyre, diçka që do të ishte e përbashkët me simbolikën që mishëron. Ata mendojnë se pema është elementi më i përshtatshëm e më i denjë për të përfaqësuar figurën e një poeti, është elementi më solid e më i qëndrueshëm, ku secili prej tyre gjen ambiencien dhe energjinë e një jete që do të shkonte përtej njerëzores. Danuncio e ndjen të nevojshëm këtë përjetim, këtë metamorfozë pagane, sepse kjo do ta lejonte të krijonte një komunikim të vazhdueshëm me diçka që i ka rrënjët thellë në tokë e prandaj do të shprehej i sigurt: “E kam provuar se çfarë e mire na vjen ne nga komunikimi i vazhdueshëm me diçka tokësore. Duhet që shpirti ynë, herë pas here, të bëhet i ngjashëm me atë të nimfës së pyllit, në mënyrë që të ndjejë brenda vetes qarkullimin e energjisë së freskët të pemës me të cilën jeton.”96 Shpirti danuncion kërkon t’i ngjajë amadriadit, përndryshe secilës prej nimfave të pyllit, të cilat lindin dhe vdesin me pemën për të cilën janë sakrifikuar e veçanërisht me lisin. Madje ai është i bindur se poetët mund t’i ndjejnë e “possano udire il palpito delle Amadriadi e il respiro di Pan” (mund të dëgjojnë pulsin e Amadriadeve dhe frymëmarrjen e Pan-it). Pema e parapëlqyer e Danuncios është shega e sidomos fruti i saj, me të cilin mendon se është i lidhur në mënyrë të pazgjidhshme, e për këtë e zgjedh edhe si emblemë. Madje, poeti shkon edhe më tej e mendon se, po të kishte jetuar në kohën kur

95 Nji çuterr në Herveti, në Pasqyrat e Narçisit, f. 348. 96

Il Fuoco, f. 14

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

110

njerëzit zhvarrosën mermeret greke e së bashku me ta gjetën edhe rrënjët e përrallave antike, asnjë piktor nuk do të kishte mundur ta pikturonte pa i vënë në dorë mollën e ndaluar. Kështu shega do të përfaqësonte një simbol të pandarë nga poeti; ta ndash do të thotë t’i heqësh atij një pjesë të gjallë të qenies sepse në imagjinatën e tij pagane “fruti do të ishte lidhur pas krahut njerëzor, ashtu siç lidhet pas degës së tij natyrore”.

Kaq e fortë dhe kaq e nevojshme ishte lidhja shpirtërore me këtë frut, saqë, edhe pas vdekjes, poeti dëshironte të nderohej në formën e këtij fruti, e prandaj duke iu drejtuar të gjithë atyre që e lexojnë ai shprehet: “per ju dhe për ata që më duan, unë kam përtërirë në të vërtetë një mit antik, duke u shndërruar, me një mënyrë ideale e të kuptimtë, në një formë të Natyrës së përjetshme.”97 Pothuajse në këtë formë dhe me të njëjtin përkushtim e me të njëjtën bindje të thellë, Koliqi krijon marrëdhënien e tij të veçantë me natyrën, e veçanërisht me natyrën e vendit të tij. Besimi i tij pagan tashmë është shtrirë gjërësisht në vepër dhe përmes kësaj lloj energjie poeti përçon artin e tij. “Mrekullija bimore e metamorfozave pagane më pushtoi gjithunji. Paganizmi i pyllit ngadhënjente në mue. Për nji ças e ndjeva veten bimë, landë, bre...”,98 do të thoshte Koliqi i mbërthyer i tëri në atë magji shndërruese që do t’i jepte veprës së tij një frymëmrrje të re. Një ritëm e një ngjyrë që ngjan me atë danunciane. Nga një lexim i vëmendshëm do të kuptonim se është pikërisht pylli me nimfat e tij që do të pushtojnë trupin e shpirtin e poetit, se është ky ambient i gjelbër, kjo mrekulli bimore që do t’i nxisë dëshirën e një metamorfoze e cila do ta bëjë të ndjehet krejttësisht të ndryshëm. Dhe ai do të ndjehet një tjetër qenie e gjallë, që mund të komunikojë tashmë jo vetëm me njerëzit, por edhe me natyrën e përjetshme, sepse ajo do t’i japë forcë e energji përtej asaj njerëzores.

Koliqi zgjedh lisin si emblemë, si një mit të vjetër, me të cilin mund të identifikohet. Ai e ndjen veten lis malesh shqiptare dhe fillon ta përjetojë këtë me gjithë qenien “Erna të papritura më rrethuen e më shkundën. Majat e mija të blerta u valëviten në qiell shqiptar. Langjet e dheut shqiptar u ngjiten e rrëshqiten gjatë mishit t’im. Isha pjesë e pandame e shkambit arbnuer”. Kjo metamorfozë e bën të shtrijë rrënjët në thellësi e të ndjejë të gjallë ushqimin e tokës, të ndjejë ngrohtësinë e ujërave që rrjedhin e i lagin rrënjët. Por, megjithëse kjo ndodhi vetëm për një çast, poetit iu duk se “ngjati sa krejt jeta”, iu duk se edhe ai jetoi jetën e lisit, jetoi atë që ishte e përjetshme brenda ekzistencës së tij. Këtë përjetim e ndjen të nevojshëm për botën e tij shpirtërore e sidomos për artin e tij, e prandaj kërkon t’i kthehet e ta jetojë sërish. “E rishtas unë ndjeva nji freski të panjoftun tue m’u derdhun në gjak. Paganizmi bimuer i pyllit më pushtoi edhe nji herë. U bana pre e bindun e shortis prendverore; u shëndrrova në bimë e në gur...”. Tashmë metamorfoza ndodh përsëri, por poeti nuk merr më të njëjtën formë, duket se për të nuk ka rëndësi forma që mbetet, ka rëndësi përmbajtja, lulëzimi dhe ringjallja, ajo që përjeton si asnjëherë në jetë.

97 Po aty, f. 15. 98

Nji çuterr në Helveti, f. 347.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

111

Poeti shqiptar mund të jetë edhe bimë, edhe gurë, edhe lis, mjafton të jetë një element i përjetshëm i natyrës, një element që rilind e që është simbol i jetës dhe i ritmit. Shqisat, që vazhdojnë të jenë i vetmi mjet zbulimi i botës, shprehet kritiku E.Gianola, nuk i njohin më “ndërlikimet mendore të erotizmit dhe të estetizmit, por janë tërësisht të hapur për të ndjerë aromat, shijet, zhurmat e trupit të madh të gjallëruar nga natyra.”99 Imazhi i pemës që lulëzon përshkon jo vetëm veprën Il Fuoco të Danuncios, por edhe Il Piacere apo Il Trionfo della morte, gjë që do të thotë se është një nga simbolet më të dashura të tij, që do të thotë që është pasqyrimi i një tentative “për të bashkuar njeriun dhe natyrën në një ëndërr bukurie të pandërprerë”. Dhe poeti nën sundimin e shqisave do ta perceptonte në këtë mënyrë: “ai merrte frymë nëpër degë e përpëlitej në ta dhe i kishte të gjitha shqisat e dominuara nga ajo kënaqësi, bashkimi i jetës së tij me jetën e pemës u bë edhe më i ngushtë... E gjithë ajo botë u bë e vërtetë për të. Në mbrëmjen e purpurt të vjeshtës ai shndërrohet sipas instiktit të gjakut të tij“100 apo në një faqe tjetër “...pema është në çastin e saj më delikat kur ndjeshmëria e saj rizgjohet në drejtim të sythave që fryhen e duken thuajse po çelin... çdo degë në ajër është e gjallë ashtu si arteria në krah...”101 3.3.2.2. Kopshti si i vetmi element biografik dhe simbolik i vazhdueshëm gjatë gjithë krijimtarisë Nga të gjitha pjesët që sollëm për të ilustruar komunikimin me natyrën, na ra në sy një element i përbashkët, që shkaktonte një ngarkesë të madhe emocionale dhe mbartte pashmangshërisht një tjetër ngarkesë të llojit simbolik, që është kopshti. Ky element ngjall një interes jo të vogël, për faktin e të qenit një element që përshkon të dy veprat dhe jo vetëm, por në vazhdimësi gjithë krijimtarinë e tyre. Kjo të bën të reflektosh se përse duhet të zgjidhnin pikërisht kopshtin mes gjithë atyre simbolikave që mund të gjenin për të përçuar mesazhe ndjenjash apo edhe qoftë edhe leksione stili. Por këtu duhet të kishte një lidhje personale, një element biografik që do ta bënte të pashmangshëm nga bota e tyre poetike. Kopshti është mbase ndër elementet dhe temat më të hershme që përshkojnë krijimtarinë artistike. Është ndër imazhet më komplekse të natyrës, ndër më interpretueset dhe me sugjestionueset, për vetë faktin e një larmie të jashtëzkonshme elementesh pjesëmarrëse e për më tepër për vetë simbolikën që përfaqëson. “hapësira dhe skenare karakteristike siç është kopshti” do të përbënin në letërsi “katalizuesin e krijimeve të mëdha narrative”102. Temat letrare duke qenë elemente të një imagjinate të përhapur dhe vazhdimisht të pasuruar “shfaqin një përbërje polisemike që e bëjnë të lëvizshme,

99

E.Gianola, Letteratura italiana, storia e antologjia, Librex, Milano, 1992, f. 68. 100

E. Raimondi, Gabriele D’Annunzio, në Cecchi, Sapegno, Storia della letteratura italiana. Il Novecento, Garzanti, Itali, 1969, f. 45. 101

Po aty, f. 49. 102 G.Guillen, vep e cituar, f. 276.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

112

shumëformëshe dhe të varur nga një shumësi leximesh të mundshme interpretuese”103 dhe në këtë kontekst është shumë e rëndësishme të përcaktohen me saktësi kuptimet e shumëfishta të temës.

Dhe pikërisht, tema për të cilën po flasim, si një locus i privilegjuar i letërsië, mbart një sërë mundësish interpretimi dhe na ofron një sërë kuptimesh, mes të cilave duhet të përcaktojmë mirë ata që na ndihmojnë në ecurinë e përqasjes tonë. Kopshti është një element thelbësor në krijimtarinë e të dy shkrimtarëve, i cili kalon nga një vepër në tjetrën, duke mos ngelur pjesë strukturuese vetëm e një vepre letrare, rimerret e transformohet në varësi të funksioneve të ndryshme që ofron vetë ndërgjegja krijuese individuale. Ajo është pjesë e kuptimore dhe strukturore te Pasqyrat e Narçisit, vendi ku ai mediton dhe kthen kujtimet nga dritarja e dhomës ku është ulur, vendi ku ndodhet pusi me ujë të kthjellët, ku mund të reflektohet çdo lloj imazhi.

Kopshti shtrihet me të njëjtën potencë edhe në veprën e Danuncios Il Fuoco, si vendi më përshtatshëm ku shpërthejnë lloj-lloj ndjenjash, ku ngacmohet trilli poetik e të gjitha shqisat e tjera, dhe këtë Danuncio nuk kishte se si të mos e shfrytëzonte për shprehjen e pasioneve të tij shpërthyese. Por fillimisht, siç e përmendëm edhe më lart, ky kopsht do të përbëjë një element biografik shumë të rëndësishëm në jëtën e Danuncios dhe atë të Koliqit. Kopshti do të jetë pjesë e jetës së tyre reale, me të cilën do të ndajnë emocione të jashtëzakonshme, do të ndajnë pjesë jete e pasione të fuqishme, të cilat do të mbeten vetëm kujtime, kujtime që do të jetë pikërisht ky kopsht që t’ia përcjellë së tashmes, për ta përjetuar sërish si në ëndërr. Danunzio e kaloi pjesën e fundit të jetës i rrethuar nga kopshtet e Vitoriales, vilës ku jetoi deri ditën e fundit, një kopsht i jashtëzakonshëm, i konceptuar mes artit dhe natyrës, mes lulesh, statujash, gurësh, reliktesh e një gjelbërimi pafund. Kopshti e shoqëroi atë gjatë krijimit të një pjese të veprave dhe zuri vend gjërësisht në shumë prej tyre. Aty ai kishte një sërë kujtimesh të veçanta që përçoheshin nga objektet apo elementët e veçantë natyrorë që ai vetë me këmbëngulje kishte gjetur dhe i kishte sjellë në atë kopsht, ku edhe vdiq, i rrethuar nga të gjitha kujtimet e mëdha e të vogla të jetës së tij “të paimitueshme”. Ai vend u shndërrua nga vetë ai në një art të vërtetë (sepse sipas tij vetë jeta duhej të jetohej si në art), në një muze ku ruheshin eksperiencat më të rëndësishme të jetës së tij, gjë të cilën sot e admirojnë dhe e ruajnë brezat.

Kopshtin letrar të Danuncios e shohim tek Il Fuoco, por e shohim edhe tek krijimet e tjera, mes të cilave tek Poema paradisiaco (poemat e kopshtit), e cila siç kuptohet edhe nga titulli e ka si qëndër dhe si pikë referimi të krijimit të tij letrar. Por e shohim edhe tek Trionfo della morte (Ngadhnjim mbi vdekjen104), si kthim në kopshtin e shtëpisë së tij në Abruco, si një ringjallje ndjenjash të veçanta, si një kujtesë emocionuese kohësh të shkuara tashmë. Në Il Fuoco Danuncio do të shprehej kështu:

103 A.Trocchi, Temi e miti letterari, në Letteratura comparata, Gnisci e altri, Mondadori, Milano, 2002, f. 80. 104

Përkthim i Ernest Koliqit.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

113

“Orti, orti, dovunque orti! Un tempo erano i più belli del mondo, paradisi

terrestri... dedicati alla poezia, alla musica e all’amore.”105 Në kahun tjetër edhe Koliqi, e merr dhe e trajton disa herë si një element të vazhdueshëm, të pranishëm në strukturat e tij narrative. Kopshti i Koliqit nuk është aspak i famshëm siç është kopshti i Danuncios, ai është i thjeshtë, me pemë, me fruta, lule dhe gurë, si kopshti i të gjitha shtëpive të Shkodrës. Por rëndësia dhe forca sugjestionuese që kishte për shkrimtarin tonë ishte po aq e madhe sa edhe ajo e kopshtit të Vitoriales, aq e vlerë sa ai e quan pa ndronje “nji mbretni e pa kund shoqe”. Ky lloj mjedisi i rrethuar me mure të larta e vullaj, përbën për Koliqin një aspekt biografik të pazëvendësueshm, një lidhje tepër të ngushtë, një serbator kujtimesh, që do ta shfrytëzonte pjesë-pjesë jo vetëm tek Pasqyrat e Narçisit, por edhe në veprat e tjera e sidomos tek novelat që lidhen të gjitha me jetën e traditën e tij shqiptare, mes të cilave do te veçonim atë me të njëjtin titull Kopshti, apo Kumbulla përtej murit, E gjeti mbas shimshirit e të tjera, ku mund të përdoret si një element i dorës së dytë.

Rëndësia e madhe që kishte kopshti për Koliqin buronte edhe nga një lloj tradite, sipas të cilës shtëpitë shkodrane duhet të kishin një kopsht me lule e me pemë, me mure të larta e veç kësaj edhe me puse me gryka të mermerta e lugje të gurta, që tregtarët shkodranë i sillnin nga Venediku. E prandaj, ky do të ishte edhe njëri nga kujtimet e bukura që Koliqi do të merrte me vete në mërgimin e tij, për të ëndërruar sa herë që të ndjente mall tokën e tij, qytetin e dashur e shtëpinë me kopsht ku kishte luajtur kur kishte qënë fëmijë. Në ndryshim nga Danuncio që jetoi mes atij kopshti-muze, duke e shijuar deri në çastin e fundit, Koliqi nuk mundi ta shihte më asnjëherë, nuk mundi të ndjente më kënaqësinë e jashtëzakonshme që mund t’i ofronte vetëm ai kopsht shkodran, nuk mundi më t’i shijonte as frutat e as ujin “të cillit nuk i gjindet shoqi e aqë në za asht sa kanë lulzue edhe legjenda mbi virtytet qi, gjoja, përmbaka!”106 Pra kemi të bëjmë me një element tejet thelbësor në jetën e vërtetë të Koliqit, i cili, për arsye të vetë kushteve të tij të jetesës, zuri një vend kaq të qëndrueshëm e rrënjësor, sa mbase nuk do ta kishte pasur, nëse do ta kishte jetuar gjatë gjithë ditëve të jetës. Përtej faktit të të qënit një element biografik me një lidhje të ngushtë, për arsye të ndryshme, e me një ndikim aq të madh shpirtëror, kopshti paraqitet pikë së pari si një tërësi kuptimesh e simbolesh, si një tërësi shtresash, mes të cilëve duhet të përcaktojmë mirë, cilët janë ato që mund të na shërbejnë si burim përqasjeje, cilat janë ata që përdoren në të njëjtën formë e marrin të njëjtin kuptim tek të dy shkrimtarët, cilët janë ato që kryejnë të njëjtin funksion e për rrjedhojë do të shkaktojnë të njëjtin efekt. Për këtë do të shfrytëzojmë terrenin letrar, përmes të cilit do të kuptojmë konkretisht se çfarë përfaqësojnë këto kopshte e ku konsiston ngjashmëria mes tyre.

Kjo temë përshkohet nga disa motive të cilat ndërthuren me njëri-tjetrin e një prej të cilëve është edhe motivi i kthimit në fëmijëri, motivi i kthimit në oborrin e shtëpisë ku poeti provoi ndjenjat e para, shfreu emocionet e forta dhe luajti pa fund mes barit e

105

Il Fuoco, f. 227 (Kopshte, kopshte, gjithandej kopshte! Një herë e një kohë kohë ishin më të bukurit e botës, parajsa tokësore... kushtuar poezisë, muzikës e dashurisë). 106 E Koliqi, Kopshti, Vepra 2, Faik Konica Prishtinë, 2003, f.113.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

114

shemshirëve, duke përjetuar ditë të papërsëritshme të një jetë që dukej se nuk do t’i përkiste më asnjërit prej të dyve. Megjithatë Koliqi do t’i kthehet shumë herë si një kujtimi gjithnjë e më të largët në “mjegullimet e kalthëra qi mbështjellshin fminin e tij në mbamendje”, si një kujtimi pa kthim për të cilin do të ndjejë vetëm mall, që do t’i mbushë shpirtin e do t’i kujtojë folenë ku është rritur, identitetin të cilit i përket. As në ëndrrat e tij “asnjiherë s’kishte pasë rasë me shëtitë të gjitha skutat ku strukeshin kujtimet ma t’ambla të fminis së largët,”107 kaq e pasur dhe e larmishme duhet të kishte qënë ajo botë e largët, sa mbase nuk do të arrinte asnjëherë të transmetonte gjithë bukurinë që i kishte dhuruar shpirtit të tij. Kishte shumë skuta pas të cilave ishte i bindur se do të gjente gjithmonë emocionin e fortë dhe ndjesinë e çuditshme, të cilat do t’i kuptonte shumë më vonë e nga një vend shumë më i largët. “Ah, ai kopësht! ... lamë gjelbrore e lojnave ma të bukura të fëmijnis... Ishin dhetë

vjet qi Shuku se shifte, por ç’do kand të tij, ç’do landë, ç’do kaçubë, e gati gati çdo fije

bari ai e mbante mend, përse mbi sendin ma të vogël aty mbrendë lulzonte nji kujtim i

ambël”108.

Ky emocion që rikthehej nga një fakti në dukje të parëndësishëm është e shkuara e gjallë. “Ai mban në vetvete” shkruan studiuesja Smaqi “ një pasuri ndijimesh, tronditjesh të një çasti të jetuar. Pikërisht në kthimin e këtij çasti magjik Koliqi kërkon poezinë e së shkuarës, shijen e veçantë të çastit të dikurshëm. Mjafton një tingull, një zë, një objekt dhe një copë jete rikthehet.”109 Nga ana tjetër, kthimi në fëmijëri i Danuncios do të nuk do të ndodhte aspak për një nostalgji të pastër të së kaluarës, apo për një kënaqësi të shpirtit duke iu kthyer atij oborri ku çdokush mund të ruante sekretet e vogla të ndjenjave. Këtë kthim në fëmijëri Danuncio do ta shikonte nga një tjetër këndvështrim, që do të buronte nga një tjetër nevojë e brendshme shpirtërore. Kështu, motivi do të marrë një konfiguracion tjetër, të ri, që do të shërbejë, para së gjithash, për të shprehur dëshirën e poetit për një pastërti të brendshme dhe një qetësi shpirtërore.

“Para së gjithash dëshira e pastrimit paraqitet kryesisht si një aspiratë për qetësi, për t’i dhënë fund dhimbjes, për të rifituar pafajësinë e fëmijërisë, e për t’u kthyer në të shkuarën, që është e shkuara e fëmijërisë, e rinisë dhe e shtëpisë së nënës.”110

Pra, poeti kërkon të braktisë të tashmen e për këtë kthehet në të shkuarën, vetëm aty ndjehet ai që do të donte të ishte, “Gjithçka do të jetë si në kohët e largëta./ Shpirti do të jetë i thjeshtë ashtu siç ishte”. Vetëm atëherë, në kohën e kopshtit të shtëpisë së tij, në moshën e pafajësisë ishte ndjerë i pastër, i kthjellët në mendime dhe me shpirt të çliruar nga çdo sundim ndjenje dhe emocioni, gjë që kërkon ta arrijë duke përjetuar kthimin në folenë e dashur të fëmijërisë së tij.

107

Kumbulla përtej murit, f. 242. 108 Kopshti, f.117. 109

L.Smaqi, Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letrave. Proza e shkurtër e Koliqit, Maluka, Tiranë, 2009, f. 80 – 81. 110

E.Lugnani, vep e cituar, f. 27.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

115

3.3.2.3. Harmonizimi i elementeve si një orkestër vagneriane dhe si darsëm

Por ky lloj kthimi në origjinë, një kthim i veçantë prej poetësh, duke e konceptuar

secili sipas mënyrës së tij, do të përbënte një nevojë të brendshme të tyre si jetësore, ashtu edhe artistike, për vetë ngarkesën shprehëse që mbart dhe simbolikën që përfaqëson si vend. Ky lloj kopshti do të shfaqet tërësisht i veçantë, si një kopsht i mrekullueshëm ku nuk mungon asgjë, si parajsë e tokës, ku gjithçka është në harmoni të plotë me vetë jetën. Të duket sikur kemi të bëjmë me një kopsht të Edenit, sikur poeti kërkon të arrijë atë bashkësi perfekte elementesh të natyrës, atë bashkësi elementesh të gjalla që do ta bënin atë kopsht të duket si një organizëm i vetëm, të cilit nuk i mungon as frymëmarrja e as ndjenja. Kjo do të thotë se është një kopsht që nuk ka vetëm një arkitekturë, një tërësi fizike përbërësish, por ka edhe një jetë të gjallë që transmetohet nga secili prej këtyre përbërësve, një frymëmarrje të veçantë prej trupi të gjelbër, që e bën kopshtin të jetë një nga personazhet më të gjallë e më karizmatikë të krejt panoramës letrare të dy poetëve. Të dy shkrimtarët, mbase si edhe gjithë lloji i tyre, janë shumë të lidhur me natyrën, lidhje e legjitimuar kjo, për arsyen e thjeshtë se ajo është përsosmërisht e bukur, e tillë siç duhet të jetë çdo intrigë vepre, çdo personazh, çdo shprehësi, përsosmërisht e ndjerë dhe harmonikisht e ndërtuar nga të gjithë komponentët. Po t’i referohemi Danuncios, do ta kuptonim menjëherë se ajo që e bën të veçantë veprën e tij, është ligjërimi i tij poetik, është shprehja artistike që ndërton veprën e që përbën boshtin e artit të tij letrar. Asnjë shkrimtar që mund të quhet i tillë, nuk mund të mos ketë një mënyrë të shprehuri letrare, përmes të cilës të shpërthejë frymëzimin e shpirtit dhe të mendjes, e të krijojë vepra me histori personazhesh sido qofshin ato, njerëzore ose jo. Aspirata më e madhe danunciane, shkruan Mutterle,111 konsiston në shkrirjen e ligjërimeve të ndryshme duke i dhënë një ritëm muzikor. Që këtu rrjedh edhe koncepti i prozës si një endje simfonike, në të cilën duhen orkestruar pikërisht, të gjitha nuancat dhe të gjitha lëvizjet e ekzistencës qoftë edhe më të voglat, duke i ekuilibruar në bazë të një ritmi, të një harmonizimi perfekt. Kopshti do të përbënte një element që ngjall shumë interes edhe për faktin se do ta gjejmë të pranishëm në çdo vepër të Danuncios, por kyesisht sepse aty janë bashkuar dhe jetojnë përkrah njeriut shumë qenie të gjitha, të cilat përçojnë ngrohtësi ngjyrash dhe tinguj nga më të larmishmit, krijojnë zhurma dhe efekte, fëshfërima dhe dridhje, krijojnë atmosferë dhe ndjesi të veçantë dhe në fund të fundit realizojnë atë mënyrë të shkruari, atë lloj stili që do të kishte “elementë (e) kaq të ndryshme dhe kaq të vlefshme sa mund të konkurojnë me orkestrën e madhe vagneriane, duke ofruar vetëm atë që Muzika mund t’i ofrojë shpirtit modern.”112 Poeti italian ka përzgjedhur fjalën orkestër, duke i dhënë një ton më të fortë dhe një vlerë më përfaqësuese e gjithpërfshirëse. Kjo fjalë përfaqëson një bashkësi të tërë elementesh që në harmoni të plotë me njëri -tjetrin realizojnë atë që të gjithë ne e dëgjojmë me ëndje dhe mbushim shpirtin me kënaqësi, muzikën.

111

A.Mutterle, Metafore di strutture musicali, vep e cit., f. XXVII. 112

E.Raimondi, Alla ricerca del romanzo moderno, në D’Annunzio, prose di romanzi, f. XX.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

116

Të njëjtën gjë Danuncio vendos ta bëjë me natyrën, duke i konsideruar si pjesëtarë të një orkestre gjithë elementet e saja, e duke realizuar në mënyrë mjeshtërore atë që ai kishte shumë për zemër, një lloj muzike a një lloj simfonie që duhej t’i ngjante asaj të Wagnerit, muzikantit më të madh të kohës e nga i cili “fu attratto come dalle grandi energie naturali” (ishte tërhequr si nga energjitë e mëdha të natyrës). Dhe një poet që pëlqen kultin e së bukurës, nuk ka se si të mos shkrihet i tëri në këtë panoramë natyrore të paimitueshme. Në të tillë mënyrë përshkruan ai natyrën e qetë të kopshtit që ndodhet në krah të njërës prej rrugëve ujore të Venecias në Il Fuoco: “...Cercò una chiave, entrò nell’orto... Con le lunghe pergole, con i suoi cipressi,

con i suoi alberi di frutti, con le sue siepi di spigo, con i suoi oleandri, con i suoi

garofani, con i suoi rosai, porpora e croco, meravigliosamento dolce e stanco nei colori

della sua dissoluzione... Il sole lo abbraciava e lo penetrava in ogni parte, così che le

ombre per la loro tenuità non vi parevano. Tanta era la quiete dell’aria che i pampini

secchi non si distaccavano dai tralci.... ”113

Njeriu e kërkon një atmosferë të tillë, e krijon vetë, e rindërton përsëri me imagjinatë, vetëm e vetëm sepse aty gjen prehje, e ndjehet i përkëdhelur, e ndjehet i dashuruar nga gjithçka e rrethon. Aty ka shumë ngjyra sepse ka shumë lule, ka shumë aroma sepse ka pemë frutore e hardhi, ka dritë se ka diell, e ka hije se ka qiparisa të lartë. E gjithë kjo përzirje aromash e ngjyrash e dritë-hijesh shkakton një efekt të padiskutueshëm në ndjesitë e cilitdo që ndodhet në atë mjedis. Ai i ka vënë vetes qëllimin e relizimit të një stili që mban në thelb kultin e së bukurës, vetë poezinë, një lloj “prosa plastica e sinfonica, ricca di immagini e di musiche” (proze plastike dhe simfonike, të pasur me imazhe dhe muzikë), ashtu siç është edhe kjo mënyrë të shkruari mjaft poetike që ndjehet gjatë gjithë veprës. “Andavano per una via chiusa tra le cinte degli orti desolati. Alla somità delle

mura, negli interstizi dei mattoni sanguigni, tremolavano certe strane erbe lunghe e

rigide come dita. Gli allori bronzei avevano le cime indorate dal sole declinante. L’aria

brillava d’un folto pulviscolo d’oro, come le avventurine”.114 Kopshtit i shtohen elemente të tjera, një imazh tjetër, një frymëmarrje tjetër që vjen nga muret rrethuese, nga dafinat, nga vetë ajri, që i ndihmon të marrin jetë. Edhe tek Trionfo

della morte gjejmë të njëjtin kopsht, të njëjtin imazh që mund të perceptojmë në po të njejtën mënyrë: “L’orto giaceva metà al sole, metà all’ombra, circondato da un muro su cui

scintillavano frantumi di vetro infissi nella calce. Una pergola correva lungo un lato.

Lungo un altro lato, a distanze eguali sorgevano certi cipressetti alti, sottili, diritti come

113 Il Fuoco, f. 189. (Kërkoi një çelës, hyri në kopsht. Me pjergullat e larta, me qiparisët e tij, me pemët e tij frutore, me gardhe prej kallëzash, me landrën e tij, me karafilat, me trëndafilat e tij, të purpurt dhe të verdhë, mrekullisht të ëmbël dhe të lodhur në ngjyrat e shpërbërjes... Dielli e përqafonte dhe e përshkonte nga çdo anë, kështu që hijet, për shkak të dobësisë së tyre as që dukeshin. Aq e madhe ishte qetësia e ajrit saqë gjethet e thara të hardhive nuk ndaheshin dot nga dega...” 114

Po aty, f. 227. (shkonin përmes një rruge të mbyllur mes mureve të kopshteve të vetmuara. Në lartësitë e mureve, mes hapësirave të tullave të kuqe, dridheshin disa barera të çuditshëm, të gjatë e të drejtë si gishta. Dafinat e bronzta i kishin majat të praruara nga dielli që po binte. Ajri shkëlqente nga një pluhurizë e artë, e dendur, ashtu si në përrallë).

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

117

candelle, con una misera chioma al sommo del fusto, oscura, quasi nera... Pel resto del

terreno erano sparsi rosai, piante di lilla, ciuffi d’erbe aromatiche. Si vedevano ancora

quà e là certe piccole siepi di mirto, a disegno, che avevano orlato aiuole ora distrutte.

In un angolo era un buon ciliegio.”115 E përsëri më poshtë do të shohim një tërësi elementësh që popullojnë kopshtin

danuncian, që tregojnë një bollëk të jashtëzakonshëm, një përshtatje perfekte mes tyre, një kombinim aromash e ngjyrash, tingujsh e heshtjesh që vazhdojnë të sundojnë po të njëjtin kopsht. “L’orto era opulente. Pareva contenere nella sua chiostra tutti i doni

dell’Abbondanza. Gli aranci versavano tali flutti di profumo che l’aria a intervalli

assumeva un sapore dolce e possente come quel d’un vino prelibato. Gli altri alberi

fruttiferi nuk avevano più fiori. Ma una genitura innumerevole pendeva dai rami materni,

cullata dall’alito del cielo”116. Dhe me këtë atmosferë krej normale, me këto elemente fare të vegjël e të papërfillshme, për vetë përditshmërinë e tyre, Danunzio realizon artin e tij të bukur e krejt të veçantë, realizon veprën letrare që e përjetoi me gjithë qenien, sepse vetë jeta e tij nuk kishte si të ishte ndyshe veçse një vepër arti e vërtetë. Prandaj vetë poeti e kishte të qartë se duhej të transmetonte përmes harmonisë së natyrës, gjithë harmoninë e qenies së tij, duhej të shkrihej me të dhe kështu pohon se “kishte arritur të kryente në veten e tij një shkrirje intime të artit me jetën dhe të gjente kështu në thelbin e qënies së tij një burim të përhershëm harmonie. Ai kishte arritur të përjetësonte në shpirtin e tij, pa asnjë ndërprerje, kushtin misterioz nga ku lind vepra e bukurisë dhe të shndërrojë për një moment, në ideale, të gjitha figurat kalimtare të ekzistencës së tij, gjithnjë në lëvizje.”117 Për të vazhduar më tej, i referohemi Koliqit dhe ambientit të tij të dashur, që siç e thamë më lart është kopshti i shtëpisë në Shkodër që përshkruhet e përjetohet me një mall që lëngon thellë në shpirt, do të shohim me kujdes nëse kemi të bëjmë me të njëjtën atmosferë dhe të njëjtën marrëdhënie elementesh siç e pamë tek Danuncio, nëse edhe nga Koliqi do të marrim të njëjtën ndjeshmëri e të njëjtëm mënyrë të shprehuri e të përshkruari, nëse përmes artit të tij do të realizojë të njëjtën harmoni jetësore, që do ta bëjë atë ambient natyror të duket i gjallë si vetë jeta e njerëzve. Këtë do të kuptonim për Koliqin edhe përmës vetë pohimeve të tij, të cilat na jepen në formën e një këshille për letrarët e rij: “Secila krahinë ka veti të veçanta, secili qytet ngjyrë të veten, secili lum

115

Trionfo della morte, vep e cituar, f. 723. ( Kopshti dergjej gjysëm në diell, gjysëm në hije, i rrethuar nga një mur mbi të cilin shkëlqenin copëza xhamash të ngulitur në çimento. Një pjergull zgjatej përgjatë njërit krah. Nga krahu tjetër, me të njëjtën distancë, shfaqeshin disa qiparisa të vegjël, të lartë, të hollë, të drejtë si qirinj, me një kurorë të brishtë në maje të trupit, të errët, pothuajse të zezë… Në pjesën tjetër të terrenit shpërndaheshin trëndafila, bimë jargavanë, grumbuj barërash aromatikë. Dalloheshin ende, andej e këndej, disa forma të vizatuara rreshtash të vegjël me mërsinë, që rrethonin parcela tashmë të rrënuara. Në një qoshe ndodhej një qershi e mirë) . 116

Po aty, f.780 (Kopshti ishte i begatë. Dukej sikur mbante në kurorën e tij të gjithë dhuratat e Begatisë. Portokallet lëshonin dallgë të tilla parfumi sa ajri herë pas here merrete një shije të ëmbël dhe të fuqishme si ajo e një vere të zgjedhur. Pemët e tjera frutore nuk kishin më lule. Por një bulëzim i panumërt varej nga degët e pemës mëmë i përkundur nga fryma e qiellit). 117 Il Fuoco, f. 11.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

118

zanin e vet e secili mal nji jehonë të posaçme. Kjo simfoni e madhe harmonish e disarmonisht, kjo fantazmagori e ylbertë, ku hijet e rrezet përzihen, duhet të kalojë prej jetës ndër letrat e jona.”118 Edhe kopshti mund të jetë pjesë normale e jetës së gjithsecilit, por në rastin tonë duke qenë e një poeti është jashtëzakonisht sugjestionues, dhe përbën elementin thelbësor të cilit i referohet poeti për të ndërtuar nëpërmjet artit të tij, arkitekturën e një harmonie perfekte, të një orkestrimi që përmban të gjithë zërat e tingujt e mundshëm, të gjitha dritat e ngjyrat e spektrit: “Kush e përshkruen bukurin stërmahnitëse t’ande, o kopsht i lulzuem mollash, qi

me vezullove para syve në të dalme nga praku i shtëpis së mikut? Përtej mrekullit të

bardhë t’atij kopshti, valët e lumit diku në dritë, diku në hije pasqyrojshin kthielltin e nji

qielli të lum. Pyjet tërmaleve kishin nisë m’u njethë dhe dalkadalë me ndrrue ngjyesinën

e ufullt dimnore në një blerim flakues. Bletët bashin darsëm e zhumhurë tue vlue nëpër

gardhiqe, plym mbi bula shpërthyese. Nëpër ajr lëvizte si një amë mjalte. Ishte mjalta e

prillit, mjalta e Poezis qi ngjyente shpirtënt t’onë”.119 Në këtë paragraf tërheq vëmendjen edhe fjala darsëm, praninë e së cilës nuk mund ta konsiderojmë si një radhitje fjalësh të bukura pas një momenti frymëzimi a nostalgjie. Duket se ajo fjalë mbart një ngarkesë të veçantë dhe përfaqëson mbase fuqinë dhe magjinë e të gjithë asaj atmosfere, të ndërtuar me shumë mjeshtëri e me shumë stil, duke përmbledhur gjithë atë shfaqje elementesh natyrore në një emër të vetëm përfaqësues. Dhe fjala darsëm, nënkupton shumë elemente dhe përbërëse të tillë si muzika me tingujt e veglave të ndryshme, me tingujt e zërit, me ritmin e valles, me vetë emocionin që përçon një ceremoni e tillë njerëzore, dhe që është gërshëtimi më i mirë artistik. Edhe Danuncio kishte bërë të njëjtën gjë, i kishte përmbledhur të gjithë në një emër, për të transmetuar të njëjtin mesazh, e për të prodhuar të njëjtën melodi, atë që e krijon vetëm natyra përmes shqisës së poetit. “U nde mbi ne heshtija e mjesit të ditës. Nji paq i paluejshëm mbretnonte mbi gur

e mbi bimësi. Gjethnaja e lisavet nuk lëvizte asnjë grimë. Shkulma erëzash të breshta

endeshin të lehtë n’ajr të praruam. Zane të këndiruna delshin nga gjini i mshehtë i

zabeleve: shamtima çufrash, zukamë bletësh e anzash, fjafime gjarpijsh, ndoj cingrim i

ndërprem zogu. E vala e kangës së panumër të kungallave ngjitej e zbritej pa kurrnji

ndalim si tallaz kumbuer.”120 “Ndigjova. I u ngjita luginave të blerta ku jehon e qartë kanga e Kirit edhe arrijta në

kërthizë të Dukagjinit. Qe nji darsëm për shiset e mija”. Një tjetër paragraf ku Koliqi realizon melodinë perfekte. Natyra shqiptare e vendit të tij amë nuk mund të krijonte melodi tjetër veçse atë të një orkestre tradicionale shqiptare, e të gjitha së bashku të bënin atë darsmën e bukur, ku gëzimi nuk do të mund të jetë më vetëm i poetit, por i të gjithëve. Por përsëri përshkrimet dhe përjetimet vërtiten rreth figurës së kopshtit, pasi për Koliqin mbetet një vatër shumë e dashur familjare dhe një kujtim i pastër fëmijërie. Natyra trajtohet në të njëjtën mënyrë, me të njëjët meditime

118 E Koliqi, Pendat e reja. 119

Nji çuterr në Helveti, në Pasqyrat e Narçisit, f. 346. 120

Kroni i Bardhanjorvet, po aty, f. 335.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

119

dhe me të njëjtin stil, ku pasqyrohet një “rrjeshtim përftimesh ndjenjash mbresash me sqimëti (elegancë) e begati e shkëlqim e kumbim muzikuer fjalësh e fjalish me shije e matuni n’ato krijime letrare qi duen të ngashnjejnë me artin e shkrimit”.121 Koliqi do të vazhdonte kështu do të shprehej me një ndjenjë modestie, për stilin e tij në krijimet e veta letrare, ku dallohet një “lakmi e stërmadhe me i përshkrue e me i pikëzue me styl të ngjyrshëm dhe muzikuer.”122

Këto karakteristika të stilit të tij si “ngjyrshmëria” dhe “muzikaliteti” ndërthuren fare natyrshëm e ngjizen organikisht në vepër, duke krijuar vetë arkitekturën e një harmonie të përsosur, ku duket se nuk mungon asgjë. “Kopshti n’at mbasdite të nxehtë heshte në diell. Ajo heshtje e tij po vlonte me

zane të panjehuna veçse të lehta e me lëvizje disi të shutituna. Lëvizje kandrrash e

fluturash; zane bletësh e grethash. Ndiehej si një marrje fryme e gjanë bimësh, nji aht i

thellë bimuer tue u përhapun nëpër at heshtim ari. Lëshojshin hije anave hardhijat e

rrëfatuna n’huj... e në midis pemët rresht e rresht, zerdelia pjeshka dardha molla ftoj

kumbulla. Asaj hije i epte ngjyrë të bruzët ari i diellit me feksime plot gjallni.”123 Studiuesja L.Smaqi124 pohon se te Koliqi harmonia leksikore është një element shumë i rëndësishëm. Ajo “realizohet kur fjalët e ndryshme që ndërtojnë frazën, paragrafin e tekstin krijojnë përshtypjen e diçkaje të arrirë. Përgjithësisht, harmonia paraqitet në formën e një bashkësie që në vetvete krijon një tërësi pa të çara”.

Dhe, sipas Smaqit, kjo arrihet kur elementet që bashkohen në një frazë a paragraf i përkasin: - një niveli relatisht të afërt ligjërimi, - së njëjtës fushë leksikore ( fjalët i përkasin në mënyrë të dukshme të njëjtës fushë semantike), - të njëjtit regjistër të gjuhës.

Kjo bën që Koliqi të realizojë përmes harmonisë leksikore, e përmes harmonisë së tingujve që e bën prozën të jetë një prozë poetike, harmoninë e natyrës dhe gjithë personazheve të saj. Kjo, pa dyshim, ka të bëjë me të veçantën e Koliqit, që përbën njëkohësisht, siç shprehet Guzeta, edhe një pasurimin stilistikor të gjuhës e letërsisë shqipe që u realizua pikërisht përmes “një vërshimi të kontrolluar, të furishëm, të kulturuar të përshrimeve të veçanta, gjithnjë lumturisht të efektshëm e të nxjerra në dritë përmes një mbiemërzimi lirik sugjestionues”.125 E në këtë pikë, e gjejmë fare natyrshëm pranë Danunzios, e pranë elementeve të tij të stilit. E në këtë lloj stili, mjeshtëria stilistikore e Koliqit “do t’i bashkëngjitet traditës më të rafinuar dekadentiste.” Këtë fakt dhe këtë lloj stili Koliqi e sqaron për lexuesin përmes një shënimi tek Pasqyrat e Narçisit:

121

E.Koliqi, në G.Guzzetta, vep e cituar, f.247. (Kushtim me dy fjalë paraqitjeje në Symfonija e Shqipevet, f.3). 122 E.Koliqi, marrë nga E.Muhametaj, Ndihmesa të E.Koliqit në mendimin teoriko-letrar shqiptar, Tiranë, 2008, f. 148. 123

Kumbulla përtej murit, Vepra 2, f. 242. 124L.Smaqi, Figura mitologjike, mendësi e ligjërim etnozakonor në prozën e shkurtër të Ernest Koliqit, në Studime për autorë të ndaluar, F.Noli, Tiranë, 2008, f. 143 – 162. 125A. Guzzetta, L’incanto del vero, f. 12.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

120

“Ajo rrymë letrare me atë stil të ri sot nga një palë, me qëllim përbuzës dhe dënues, quhet “dekadente”. Na jemi të mendes se ajo rrymë pasuroi letërsinë shqipe me një përvojë të çmueshme dhe dëshmoi arritjen e gjuhës sonë në një pjekuni shprehëse të pamendueme. Kapërcimi nëpër atë fazë stilistike e pajisi shqipen me një shkathtësi që tashma e lejon me u matë pa frigë me argumentet mâ të vështirë.”126

Pra, për Koliqin, shkolla danunciane shënon fillimin e një epoke të re në stilin artistik të letërsisë shqipe. Dhe bashkohemi me mendimin e studiueses B.Suta, sipas të cilës “Përpjekja e D’Annuncio-s për të arritur nivelet e një gjuhe “analogjike”, që shpreh më shumë sugjestion sesa komunikim, gjeti më shumë se tek të rinjtë shqiptarë te vetë Koliqi, nxënësin e tij më të mirë.”127

3.3.2.4. Personazhet “e pamunguar” të kopshtit: poeti dhe figura femërore

Kujtimet e largëta që shpalos ky kopsht, vepër pas vepre, na rrëfejnë se, përveç natyrës, aq sugjestionuese për shqisat e poetit, ekziston edhe një personazh tjetër i rëndësishëm në përpunimin e botës shpirtërore të poetit, një personazh që, megjithëse i lënë pas krahëve dhe gati i harruar, mbetet një personazh thelbësor, diku në një nga shtresat emocionale të shpirtit, aq sa mjafton edhe ngacmimi më i vogël për ta bërë atë gjithnjë të gjallë, e me një ndikim të jashtëzakonshëm. Figura e poetit do të ishte e mangët pa praninë e një figure të dashur femërore, e cila do ta shoqërojë atë në faza të rëndësishme të jetës, duke e ndihmuar të gjejë frymëzimin dhe emocionet e fuqishme. Por edhe vetë kopshti, për të qenë i realizuar në tërësinë e simbolikës që përfaqëson, vetë natyra për të arritur dimensionin e harmonisë perfekte që duhet të ketë një Eden i vërtetë, kanë nevojë për dy personazhe: femrën dhe mashkullin. Prania e tyre do të përbënte një kusht të domosdoshëm si për pasurimin e botës së brendshme shpirtërore të poetëve, ashtu edhe për procesin e tyre të krijimit letrar.

Poeti italian shihte tek figura femërore “lo strumento mirabile dell’arte novella, la divulgatrice della grande poezia” ( instrumentin e admirueshëm të artit të ri, shpërndarësen e poezisë së madhe). Duke e njohur mirë këtë fakt, Danuncio dhe Koliqi e thurën me shumë kujdes strukturën e veprës, qoftë si tekst qoftë si përmbajtje, e si rezultat u prodhua një vepër e bukur, se në krah të poetit nuk mungoi femra, gruaja të cilën më shumë sesa si figurë e sollën si imazh, si mendim, si ndjenjë. Letërsia, shkruan E. Gajeri në Femminismo e “gender studies” ka qenë gjithmonë vendi “in cui si ellabora e tramanda il complesso di immagini, figure esemplari e miti originali sia dalla tradizione che dal pensiero delle donne. Solo grazie alla letteratura sono leggibili i miti e i personaggi letterari – Semiramide, Didone... – ossia tutto il patrimonio immaginario, e il

126

E.Koliqi, Shënim, f. 360. 127

B.Suta, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004, f. 31.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

121

sistema dei valori a essa sotteso che caraterizza le figure e i modelli del femminile nella società occidentale.”128 Duke iu referuar jetës personale të Danunzios, nuk do ta kishim të vështirë të kuptonim se femrat kanë qënë një personazh i pandarë gjatë gjithë jetës dhe se shpeshherë ato kanë luajtur një rol vendimtar për fatet e tij. Prandaj do të ishte fare e natyrshme prania e vazhdueshme e tyre në qendër të secilës vepër e aq më tepër në qendër të veprës Il Fuoco, që mbetet një biografi e jetës së tij, e sidomos e bashkëjetesës me Eleonora Dusen, apo Foskarinën a Perditën, siç pëlqen ta quajë në vepër. Ajo, siç shprehet A.Conti,129 do të na shfaqet “come una fiamma sempre accesa.. che ispira... che sa vedere oltre il presente” (si një flakë gjithmonë e ndezur... që frymëzon... që di të shohë përtej së tashmes), në fund të fundit e tillë siç mund të jetë çdo femër në krah të “poetit” të saj. Femra është figura që frymëzon poetin, që mbush shpirtin e etur për ndjenja dhe i jep tjetër kuptim gjërave. Danuncio mendon se mikesha e tij e dashur Foskarina (Perdita) ushtron mbi të atë lloj fuqie të panatyrshme e cila u transmeton “...non so che qualità divina alle cose che nascono dalla mia anima e di farle

apparir lontane e adorabili ai miei occhi medesimi... Voi, cara amica, non entrate nella

mia anima se non a compiere simili esaltazioni. Perciò, ogni volta che la buona sorte mi

concede di stare vicino a voi, mi sembrate necessaria alla mia vita .”130 Dhe këtë poeti e konkretizoi me jetën e tij, me bashkëjetesën pasionale me

Eleonora Dusen, e cila jetoi për një kohë të gjatë krah poetit në kopshtet e mrekullueshme të Vitoriales. Njeriu duhet të ndërtojë jetën e vet, ashtu si artsiti ndërton një vepër arti, ishte diviza e jetës së poetit italian. Duhet theksuar se kjo figurë femërore është e domosdoshme për vetë procesin e krijimit, sidomos për një lloj misteri që përmban në vetvete e për një lloj nxitje të brendshme që buron me vrullin e një pasioni. Kjo është ajo që në përgjithësi përbashkon figurat femërore të veprave letrare. Arti i Gabriele Danuncios, thekson kritiku Konti, i bashkohet në këtë mënyrë traditës së madhe poetike që e prezanton gruan si një qenie frymëzuese dhe gjallëruese e shpirtrave gjenialë të poetëve. Në këtë pikë, e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Koliqin; edhe ai nuk mund t’i shpëtonte dot fuqisë frymëzuese dhe sugjestionuese të femrës, siç ndodh tek e fundit me një traditë të tërë. Personazhi femëror koliqian shfaqet disa herë i plotë me të gjitha tiparet dhe virtytet, por shumë herë të tjera shfaqet si imazh e si ndjenjë, si kujtim i kohëve të shkuara, ku mbase mjafton vetëm kopshti për të kujtuar ekzistencën e saj. Megjithatë, se sa do të shfaqet ajo brenda një teksti të caktuar, pak apo shumë do të jetë fare e parëndësishme, sepse vetëm prania e saj do të krijojë përherë rreth poetit “nji shorti sa të hollë aq të fortë qi ban me lulzue mrekullisht vetit e mija ma të thella.”131 E duke

128

E.Gajeri, Femminismo e gender studies, në Letteratura comparata, f. 235. 129

A.Conti 1900, në Il Fuoco, f. XXXVIII. 130

Il Fuoco, f. 9 ( nuk e di se çfarë cilësie hyjnore gjërave që lindin nga shpirti im dhe t’i bëjë të duken të largëta dhe të adhurueshme për vetë sytë e mi... Ju, mike e dashur hyni në shpirtin tim të krijoni vetëm emocione të tilla. Prandaj sa herë që fati i mirë më lejon të qëndroj pranë jush, më dukeni e nevojshme për jetën time). 131

Vala e detit, në Pasqyrat e Narçisit, f. 350.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

122

vazhdur më tej, poeti tregon një përqëndrim të vëmendjes rreth kësaj figure, e cila megjithëse luan një rol dytësor, atë të bashkëbisedues pothuajse pasive, lë shumë për të kuptuar e për të imagjinuar rreth saj. “Shikimet e saja shkojshin nëpër kaltherin e shkulmave të valavitun kah largësit

plot avuj bardhullorë ku qielli ulet e puth detin. Ato të mijat ndiqshin valëvitjen e shtatit

të saj hollak në shëndrrimin e zhdërvjellët të hapave, të cilët vijoshin tue rythmue në

zemër t’ime fillesën e nji kange detare”132. Për Koliqin ajo është pjesë e pandarë e natyrës, shoqëruese e përhershme e

bukurisë së saj. “Kush nuk e din se nji femën e bukur i ep shpirt pamjeve të natyrës?” do të shprehej Koliqi kur do shikonte një vajzë malësore shumë të bukur. “Për të njëqindten herë në jetën t’ime pat rasë m’u mrekullue tue vërejtë hijeshin

e çuditçme të Malsoreve t’ona... Sytë e mij do t’u kënaqshin n’at vegim bukurije e

ndoshta nji kangë pagane do të më shpërthente nga zemra.”133 Por vajza e kopshtit të tij kishte lënë kujtimin më të ethshëm, kishte lënë gjurmën

më thellë, atë që as vitet nuk mundën ta fshehnin, sado që kaluan të vrullshëm e të ngarkuar në një jetë kushtuar tërësisht artit të fjalës dhe të ndjenjës. Aty do të zinte vend, me gjithë sinqeritetin e jetës së saj, edhe femra e Koliqit, një femër që tashmë është plakur, një femër që i përket vetëm një kujtimi të ëmbël që lidhet me atë kopsht ku duket sikur natyra lulëzon vetëm kujtime të dhimbshme, e që mbesin përherë peng të kohërave. Por ai donte të kujtonte, donte të gjente diçka sepse “dikush qi flente n’at kopsht i kish vjellë diçka të çmueshëm në shpirt... Tashti ecte mbi bar të njomë m’e gjetë atë pjesë të humbun të shpirtit...”134. Por aty do të gjente vetëm një pakë me dy sy të gjallë e me një shami ngjyrë hiri në kokë, një plakë që pak nga pak do ta ndjente të afërt e në fund do ta njihte sepse “fytyra e saj mbushë me rrudha ndritte kur i qeshëshin syt qi kishin mbetur të gjallë e të rij...”. Kjo do t’i përshkonte trupin me drithërimat e një kujtimi thuajse të harruar, që flinte i pangacmuar në nënvetëdijen e tij, e që priste vetëm një shenjë, një rreze dielli të atij kopshti të paharruar që të zgjohej e të sillte në jetë emocionin e fëmijërisë së kaluar mes gjelbërimit të shemshirëve dhe kumbullave të ëmbla. Një lexues i vëmendshëm do të gjente të njëjtën femër edhe tek Danunzio, femrën që, megjithëse nuk do ta quajë plakë, do ta pagëzojë me emrin simbolik Perdita, që gjithsesi do të na çonte tek i njëjti kuptim. Ajo, ashtu si edhe femra e Koliqit është një krijesë “...me lëkurë të rënë, të nënshtruar ligjeve të trishtuara të kohës; dhe një pjesë jete reale dhe ideale e pamasë rëndonte mbi të, zgjerohej përreth saj, pulsonte me ritmin e po asaj frymëmarrje.”135 Kjo femër do ta shoqërojë Danunzion nëpër kopshtet e pallatit dukal e do ta ndihmojë të kuptojë se ai ishte një nga ekzistencat e rëndësishme të jetës, që ai si asnjë tjetër i kishte dhuruar një ndjenjë të fortë, aq sa ajo do ta ruante të gjallë gjatë gjithë viteve të jetës.

132 Po aty. 133

Prrue në Dukagjin, po aty, f. 341 – 342. 134 Kumbulla përtej murit, në Vepra 2, f. 245. 135

Il Fuoco, f. 83.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

123

“Gli anni e gli eventi sono passati sopra di me senza toccare quella parte

dell’anima mia che io ti serbavo, quel cielo secreto che ora a un tratto s’è aperto e ha

vinto ogni ombra ed è rimasto solo per contenere la forza e la dolcezza del tuo nome”136. Nga ana tjetër, edhe femra e Koliqit do ta ruante kujtimin e kohëve sado të largëta, do të fshehte në shpirt për vite të gjata burimin e asaj lumturie të shkurtër që i kishte ofruar një shpirt i lirë si ai i poetit. E rrëmbyer nga ai mall i papritur, do t’i bashkohej ndjenjës së tij e do ta çudiste pa masë për atë përjetim, të mbetur akoma gjallë që nga koha e moshës së humbur. Është shumë interesant fakti se, sado që zakonet dhe mentaliteti i kohës do të ushtronin një shtypje të egër shpirtërore e një presion të fortë psikologjik që do të ndrydhte haptazi çdo lloj ndjenje dashurie, kjo femër e Koliqit do të tregojë se edhe ajo ka provuar një ndjenjë të fortë, të cilën e ka ruajtur me shumë fisnikëri gjatë gjithë atyre viteve të gjata jete. Dhe tani, që ajo e ka pranë atë figurë të dashur të rinisë, nuk mund të ndjejë veçse mall. “Kur ai në kopësht të heshtun kërkoi hijen e ditve të sosuna nuk dridhej i vetëm

n’at ndjesi të mallëngjyeshme. Plaka, tue e ndjekë ndër lëvizje të tija, bashkohej

shpirtnisht me të... Ndieu prap nji shije verash të fikuna, stinësh të largta qi sidomos

mbasi prendojnë na lanë në shpirt lumin plot shqetësim t’amës së tyne të

mrekullueshme”137. Pra, në të dy kontekstet kemi një figurë femërore pothuajse të njëjtë. Një femër që

provon të njëjtën ndjenjë që nuk mund të realizohet, të njëjtën ndjenjë që do të mbetet peng e një shpirti të lodhur nga koha e gjatë. Janë dy dashuri që nuk mund të përjetohen më në një kohë të tashme, pasi koha që ka kaluar e ka shndërruar këtë ndjenjë në një dhembje të heshtur, në një pamundësi të vetëkuptuar, në një ngacmim që nuk është tjetër veçse reflektim dhe përmallim për një emocion që do të kthehej shumë shpejt nga një buzëqeshje e thellë e shpirtit në një heshtje mendimesh të përmallshme. Kështu, Danunzio do të përfundonte në një kundërshti të hapur, mes dy ndjesive që provon i njëjti shpirt femëror “ed ella sorrideva del suo sorriso infinito, silenziosa” (dhe ajo do të qeshte me qeshjen e saj të pafundme, e heshtur). Të njëjtën ndjeshmëri si të Danuncios, të njëjtën mënyrë përjetimi të humbjes së asaj ndjenje do të na përcjellë edhe Koliqi. Kemi të bëjmë me të njëjtën kundërshti, me të njëjtën ndjenjë që kalon përmes; qeshjes dhe lotëve të heshtur “ata sy të mbetun të rinj të grues... qitshin lot të heshtëshëm. Porse, nëpër lot, qesheshin”. Qesheshin shpirtrat e tyre për dashurinë e bukur që kishin provuar për poetin e ri, heshtnin ( edhe qanin) në një heshtje reflektimi të thellë për pamundësinë për ta përjetuar deri në fund në tërë vitet e ëmbla të saj, me tërë përkushtimin që meriton.

Kundërshtia e krijuar është një teknikë shumë domethënëse dhe me një efekt të jashtëzakonshëm tek lexuesi, i cili gjendet në mënyrë të menjëhershme përpara një

136

Po aty, f. 105. (vitet dhe ngjarjet kanë kaluar në kurrizin tim pa e prekur atë pjesë të shpirtit tim që unë e ruaja për ty, atë pjesë të qiellit që për një çast është hapur e ka fituar mbi çdo hije dhe ka qëndruar vetëm për të mbajtur forcën dhe ëmbëlsinë e emrit tënd). 137

Kumbulla përtej murit, f. 247.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

124

mënyre të shprehuri me dy pole të kundërta, që ka për qëllim të perçojë një mesazh dhe një ndjenjë të dyzuar. Pamundësinë e këtij lloj raporti Danuncio e paralajmëron që në fillimet e narrativës së tij, që në çastin kur na njeh me emrin e femrës. Ai e thërret jo pa qëllim Perdita, që në italisht do të thotë humbje, dhe kjo të krijon një tjetër kundërshti me dashurinë, do të ishte një tjetër element që ngjall ftohtësi e largësi, në krahasim me atë zjarr e afërsi që vetë kjo ndjenjë përfaqëson. Danunzio e shpjegon vetë atë që ky emër përfqëson për të: “unë për veten time ju konsideroj si të humbur, dhe me emrin me të cilin më pëlqen t’ju thërras dëshiroj të shpreh këtë ndërgjegjësim tim”138. Pra, poeti e ka të qartë që në fillim se personazhi femër është i destinuar të mos ketë një të ardhme, ajo është vënë e gjitha në funksion të tij, të shpalosjes së karakterit të tij, të shpalosjes së ndjesive të shqisave dhe si rrjedhojë të përmbushjes së ambicies së jetës së tij që është arti i fjalës. Po kështu, Koliqi parapëlqen ta quajë vetëm me një emër që përsëritet pa asnjë sinonim tjetër e që është plakë. Në këtë kontekst fjala plakë do të korespondonte nga ana kuptimore me fjalën humbje (Perdita), pasi një njeri i plakur nuk mund të jetë tjetër veçse i humbur, vitet që mbesin janë shumë më të pakta se ata që ajo tashmë ka kaluar, e trupi e shpirti e kanë humbur zjarrin që ndez ndjenja, e prandaj Perdita e Danuncios dhe plaka e Koliqit duken pothuajse të njëjta, sepse të dyja duket sikur shkojnë drejt fundit.

Këtë teori rrëfimi Koliqi e ndjek edhe në novelën tjetër Kopshti, ku subjekti i vetëm i së cilës është kopshti i fëmijërisë dhe kujtimi i gjallë dhe i ëmbël i një shoqeje të dashur, me emrin Dusha. Por edhe Dusha, si personazh femëror, i realizuar brenda këtij kopshti nuk ka se si të jetë më i ndryshëm se personazhi i femrës së plakur që pamë më lart. Dusha përfaqësonte gjithashtu të njëjtën dashuri të brishtë që nuk mund të vazhdonte për një kohë të gjatë. Vetë poeti e parandjente këtë lloj fundi pasi “nji ndiesi e pakuptueshme e shtynte me mendue se ajo, aq e hollë e e bardhë, nuk kish mujtë me i qëndrue rrymës së vjetve”. Ai shkon deri aty sa mendon jo vetëm fundin e një ndjenje të papërjetur mirë, por edhe fundin e jetës së Dushës, që do të thotë një largim përfundimtar nga jeta dhe emocionet e poetit (“S’dij pse, por zemra ma thotë se do të ketë dekë”). Nuk mund të mos themi se personazhi Dusha, për arealin idiolekt të Shkodrës, është i realizuar edhe fonetikisht, me burim nga fjala “due + shë”, si zbunim i një emri intim në relata dashurie.

Në këtë pikë, si plaka, ashtu edhe Dusha përkojnë me të njëjtin portret të Perditës, e cila për të mbyllur ciklin e saj detyrohet gjithashtu të largohet përgjithmonë ‘tani më duket se nuk mund të bëj asgjë tjetër, veçse të shkoj, të zhdukem, të të lë të lirë në fatin tënd”. Kjo do të thotë se femra megjithëse do të përbëjë një element kalimtar në atë fazë të jetës së poetëve, do të jetë shumë e rëndësishme në krijimin e një bote të tërë shpirtërore, në krijimin e shumë ndjesive, të cilat nuk do të kishte mundur t’i provonte pa praninë e saj. Por kjo do të thotë edhe se ajo duhet të ketë një rol të përcaktuar mirë në

138 Il Fuoco.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

125

procesin e krijimit, dhe se ky proces duhet të vazhdojë i lirë, i pavarur nga asnjë lloj faktori tjetër. 3.4 Motivi i misterit të së panjohurës si shprehje e dekadentizmit

Dekadentizmi si një rrymë që dominoi fundin e viteve ‘800 dhe fillimin e viteve ‘900 do të kishte ndikim të madh në teoritë dhe mënyrën e të shkruarit të shumë shkrimtarëve europianë dhe jo vetëm. Kontakti i vazhdueshëm që Koliqi pati me letërsinë italiane dhe sidomos admirimi që shfaqte për veprën e Danuncios si dhe stilin e tij tepër të rafinuar, si gjatë viteve të studimeve shkollore, ashtu edhe gjatë viteve të pjekurisë së tij si shkrimtar, do të shfaqej haptazi në edhe në përzgjedhjen e temave dhe motiveve që do të përshkonin veprën e tij. Arti i tij do të bëhej gjithnjë e më i rafinuar, dhe për vetë kostitucionin e tij do të ishte gati i pamundur të perceptohej dhe të shijohej në gjithë bukurinë e tij nga masë e gjërë e popullit. Do të kishim të bënim me “një gjuhë letrare të përpunuar, larg nga e folura e përditshme, por edhe larg të ndjerit gjërat tashmë të thjeshta për ndjeshmërinë e tij prej artisti.”139 E studiuesi Gradilone do të shpjegonte më tej afërsitë e Koliqit me atë që u quajt dekadentizëm duke thënë se “nëse dekadentizëm do të thotë analizë e rafinuar e uni-t, dashuri dhe shije për fjalën, për thelbin e poezisë për çlirimin e saj nga didaskalizmi dhe sentimentalizmi i përgjithshëm, muzikën e brendshme... Koliqi është një dekadent.”140 Motivi i parë që të bie në sy në një varg temash e motivesh që përshkojnë veprën e Koliqit është edhe tendenca për të transmetuar misterin e jetës, misterin të panjohurës, atë që fshihet e padukshme mes sendeve, gjallesa dhe fenomeneve përtej paraqitjeve të tyre të jashtme. Është tepër tërheqës fakti që ai me një sy tejet vëzhgues e me një këmbëngulje të guximshme kërkon të kuptojë të fshehtat e padiskutueshme që ruhen të pashpjeguara pas çdo fasade. Këtë e trajtuam edhe më lart në raportin e krijuar mes natyrës dhe forcës së saj sugjestionuese. Praninë e kësaj teme dekadente e pohon edhe studiuesi G.Gradilone,141 sipas të cilit, tema e misterit të jetës është një temë shumë e dashur nga dekadentët, e në këtë rast edhe për Koliqin, i cili e kërkon atë në terrenin e tokës së tij, ku mjafton të kujtojmë prozat poetike të Pasqyrave të Narçizit, të cilat shpalosin të gjitha teknikat dhe mjetet shprehëse për të transmetuar cilësi estetike të përsosura. Një mënyrë e tillë të shkruari tashmë është një karakteristikë e veprës së Koliqit:

“Ai studim e ajo punë m’u gja s’e vonofshin, në vend qi me shpejtue, zhdrivillimin

e nji gjësendi të msheftë, lëvitës përmbrenda shpirtit. E jo vetëm mbrenda meje, por më

gitej se dishka lëvitte edhe në zemër të thellë të t’atyne sendeve qi u shtrojshin para

shikimit t’im...”142

139

G.Gradilone, vep e cit., f. 254. 140

Po aty, f. 257. 141 Po aty, f. 252 – 253. 142

Pasqyrat e Narçisit, f. 356.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

126

“U ndriçova në trup si t’u përshkojsha nëpër shndrita. Veç nji pikë mbette e

murrme e aty rrezet nuk depërtojshin. Ishte vendi ku rrihte flatra robneshë...

Shpirti i im rroku gjithëshkafen, mblodhi dritë gjithkund tur derdhun njiherit an’e kand

vezullimin e vet, derisa u shkrep në fund të rruzullimit ke nji megje qi deshti të kapërcejë

por s’mujt... ajo rrihte erobnueme në terr brenda meje, pa mujtë m’u shkrepë mishit.

Mbylla syt i turbulluem. Edhe me sy mbyllë vegimi i çmeritshim qëndronte në të pam

t’im. Shpirti e trupi më shkëlqejshin me dritë e me flakë. Vetëm aty ku vuente flatra e

ngratë terri i dendun nuk zhdavaritej kurrsesi.

E atëherë kuptova se çdo njeri e send i botës përmban në vetvete nji qandërr

errsije ku gjimon në robni e Vërteta e se âsht bukurija e saj e pazbulueme qi i falë ngjyre

të lylyverta përjashta rrokullis e njerzimit.”143 Sipas Antonio Guzetës, është poezia dhe aq më tepër muzika ata që jetojnë falë

misterit dhe kontrasteve “po t’i heqim misterin dhe kontrastin, poezia do të shuhet dhe muzika nga harmonike do të shndërrohet në një melodi monodike.”144 Duket sikur efekti që shkakton misteri është i pazëvendësueshëm dhe përbën boshtin rreth të cilit konceptohet poezia, apo muzika, apo çdo formë artistike e të menduarit. Kjo mënyrë të shkruari shfaq të realizur dhe kurorëzon atë që do të ishte ambicia më e madhe Danuncios, t’i kthente gjuhës, sado që mund të ishte elastike apo të kishte muzikalitet, “aftësinë krijuese të barabartë me atë të mjeshtrave të mëdhenj të së kaluarës, të lidhur me natyrën nga rrënjë të panumërta; një veprim i pandërgjegjshëm dhe i dhunshëm, joshja e së cilës ka të bëjë me atë lloj tensioni që i jep formë dhe rregull të pakapshmes dhe misteriozes.”145 Dhe misteri i vërtetë i veprës së Danuncios do të ishte krijimi artistik i konceptuar si një akt jete, si një përzirje e hollë eksperiencash, “një mënyrë pë të qënë të pandërgjegjshëm por edhe të ndërgjegjshëm për kontrollin teknik dhe retorik të nevojshëm për të vepruar mbi mjetet e gjuhës”146. “Vizioni yt zgjatet përtej vellos mbi të cilën jeta pikturon figurat e saj të

kënaqsisë në të cilat ti gjen kënaqësi... Shqisat e tua janë aq të mprehta që duke shijuar

vetëm gjërat siprfaqësore depërton deri në thellësinë e tyre për të takuar aty misterin dhe

drithërohen...”147 “Ai e ndjente se sforcimi i tij po bëhej pak e nga pak më i lehtë dhe produktiviteti

i vull netit të tij po shpalosej nga një energji e lirë dhe e errët si një instinkt, që buronte

nga thellësitë e pavetëdijes së tij dhe vepronte përmes një procesi të fshehtë të

paverifikueshëm... Një mrekulli aspak më e ndryshme se kjo po zgjohej tani tek ai, kur

veshi i tij kishte kapur një ritëm të paparashikuar të fjalëve që artikuluan buzët e tij. Në

atë bashkim të shpirtit të tij dhe shpirtit të turmës, po ndodhte një mister gati hyjnor.

143

Po aty, f. 358. 144

A.Guzzeta, Ernesto Koliqi un poeta sociale, Milano, 1968, f. 65. 145

A.Mutterle, Epifanie e crisalidi, në Il Fuoco, f. XXIII. 146 Po aty. 147 Il Fuoco, f. 34.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

127

Diçka më e madhe dhe më e fortë po i shtohej ndjenjës që ai kishte zakonisht për veten e

tij...”148

“Gjëra të papërcaktuara kalonin kalonin në atë drithërimë uji, të panumërta, të

vazhdueshme, që buronin nga thellësia, duke zbritur së largëti; kalonin kalonin, gjithnjë

e më të dendura, më të errëta, më të papastra, një lumë jetë i turbulluar. Edhe një herë ai

e kuptoi se në atë turbullirë ushqehej epshi i tij i fortë, me atë ngarkesë të panjohur... me

atë dëshpërim të pakuptueshëm...” 149 Prania e misterit duket se është një fytyrë rituale dhe sublime e natyrshmërisë së

tij. Ai madje do të shprehej se “nëse mes meje dhe fletës nuk do të kryhej dhe nuk do të përmbushej misteri, e hedh tej fletën dhe nënshtrohem duke pranuar se nuk jam në gjendje të shkruaj.”150 Kaq fort i lidhur duket Danuncio pas këtij misteri, sa e bën atë pjesë përcaktuese të frymëzimit të tij, kusht të të shkruarit. Tashmë fjala poetike nuk përdoret më për të përshkruar ndjenja, por sidomos për të ndriçuar ndjesitë, për të ndriçuar errësirën që ndodhet brenda nesh duke përdorur një mënyrë të shkruari shumëkuptimëshe, e cila mund të kuptohet nga të njejtët shpirtra që arrijnë t’i perceptojnë këto ndjeshmëri. Pra, kemi të bëjmë me një individualitet dhe një subjekivizëm të fortë që përshkon këtë lloj poetike të dekadentizmit. Kjo teori e të menduarit dhe të krijuarit përbën një aspekt të veçantë të poetikës dekandentiste, dhe sigurisht edhe një karakteristike të vetë shkrimtarëve, të cilët e shfrytëzuan me shumë mjeshtëri, duke krijuar kështu një stil më vete, një stil të rafinuar të shprehjes së bukur dhe të gjurmimit të të fshehtave të padukshme që lindin jo vetëm në shpirtin e poetit por edhe në shpirtin e çdo gjëje që rrethon ambientin dhe kontekstin në të cilin jeton dhe krijon shkrimtari. 3.4.1. Motivi i dekadencës Një temë tjetër që i përbashkon është edhe tema e dekadencës, e rënies së shkëlqimit, e agonisë, e konsumimit të gjërave që rrethojnë nga rrjedha e kohës. Kjo temë duket sikur zhvillohet mbi bazën e një kontrasti që realizohet mes jetës së poetit që shkëlqen plot shpresa dhe ambicie për të ardhmen dhe dekadencës agonike të asaj që e rrethon, e që ka në kurriz një të kaluar të gjatë. Kjo nuk është një temë aspak e re për shkrimtarin italian “ajo rimerret dhe zhvillohet në një mënyrë të re, të ndryshme nga tema e dekadencës që ishte zhvilluar edhe më parë tek Poema Paradisiaca dhe Vergini delle rocce.”151 Tek romani i tij Il Fuoco ambienti që krijon kontrastin dhe përfaqëson dekadencën është Venezia me artin e saj, qyteti pothuajse i lodhur nga të jetuarit e gjatë shekullor. Uji që përshkonte kanalet e këtij qyteti lagunar

148 Po aty, f. 41 – 42. 149

Po aty, f. 127. 150 A.Jacomuzzi, Una poetica strumentale; Gabriele D’Annunzio, në P.Pullega, Scrittori e idee in Italia. Il Novecento. Zanichelli, Bologna, 1975, f. 34. 151

E.Lugnani, vep e cit, f. 45.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

128

“ sillte përmes përthyerjeve të dallgëve shkëlqimin e bronzeve të konsumuara.

Nëpër ajër pothuajse shpërndahej fantazma e madhëstisë antike, që sytë e ndjenin ... duke

shijuar pallatet e errësuara nga shekujt...”152. Venezia shfaqet si një qytet, të cilit krijuesit i dhanë një shpirt “por që sot, nuk mund të konsiderohet nga shumica, veçse një

muze i madhe reliktesh të pajeta, ose si një strehë paqeje dhe harrese.”153 Por këto përshkrime realizohen gjithnjë duke u mbështetur në dy kahe; nga njëra anë është qyteti i sotëm i konsumuar, me një shkëlqim të perënduar e ngjyra të humbura nga kalimi i viteve dhe i shekujve, nga gjëmimi i luftërave për pushtet, por nga ana tjetër ai reflekton një vlerë të madhe artistike monumentale. Megjithë ndriçimin e humbur ai qytet ujor reflekton madhështinë e një arti të lavdishëm, madhështinë e një bashkëjetese mes harmonisë së ujit dhe të gurit “shumëshpirtësh dhe shumëformësh”. Është interesante të shohim se si edhe Koliqi e trajton këtë temë të dekadencës, pothuajse të të njëjtit ambient dhe i mbështetur në të njëjtën kontrast. Për Koliqin, Shkodra mbetet qyteti më i dashur, dhe sidomos shtëpia e tij është këndi i kujtimeve më të ngrohta dhe i ndjesive më intime. Por në atë shtëpi çdo gjë po dobësohej, çdo gjë po e humbte bukurinë dhe shkëlqimin e dikurshëm, çdo gjë po terrohej dhe po perëndonte nga vetë koha që kalonte dhe shkonte drejt mbylljes së një cikli jetësor. Kështu Koliqi na e sjell këtë temë duke na shkaktuar të njëjtën ndjesi që shkaktojnë gjërat që nuk kanë më fuqi, gjërat që e kanë humbur qoftë edhe forcën e ndikimit të bukurisë së tyre.

Perceptimi i dekadencës nga Koliqi do të na sillte skena të tilla që do të karakterizoheshin nga “ vjetërsija e orendive, ngjyrat e zbeta q’aty vijoshin tue u venitun

e sidomos akulli i nji pasqyre të stërmadhe rrethue me nji suazë të trashë, prarimet e sa

cilës ishin nxie e çue leskër”154. “Flejshin orendite e repuna e të plasarituna, flejshin pëlhurnat të daluna boje;

flejshin pa kurrnji uzdajë zgjimi. Bashkë me trishtimin qi apin gjithmonë sendet e bukura

të vjetrueme, në shikim t’im u përzie malli i hollë grumbullue brenda meje nga nji

mërgim i gjatë jashtë Shkodre.”155 Por edhe kjo vjetërsia e gjërave të bukura të shtëpisë shkodrane realizohet falë një kontrasti që ekziston mes perëndimit të shkëlqimit dhe fuqisë së kujtimit që ato përçojnë, mes zymtësisë dhe zbehtësisë që i karakterizon e sotmja dhe bukurisë e jetës së gjallë që ruante e shkuara. “Ajo shtëpi, ajo odë, ato orendi, të gjitha ato sende të heshtura dikur

ishin qenë plot jetë”156. Do të mbetet, nga ana tjetër, një e shkuar që do t’i kujtojë gjithmonë poetit

bukurinë e qytetit të tij, jetën e dëshiruar aq shumë në atë shtëpi aq shumë të dashur, megjithëse të vjetruar dhe të dalë boje. Kontrasti që ndërtohet mbi ambientin rrethues duket se është një zgjedhje e dashur për të dy poetët, një temë që megjithëse përçon dekadencë në një nivel sipërfaqësor, përfaqëson diçka tjetër shumë të thellë, një

152

Il Fuoco, f. 23. 153 Po aty, f. 53. 154

Pasqyrat e Narçisit, f. 323. 155

Po aty, f. 324 – 325. 156

Po aty.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

129

përmbajtje shumë më jetëgjatë e përherë më frymëzuese për të bërë përpara në rrugëtimin drejt së ardhmes, sidomos asaj poetike. 3.5. Muzika, kërcimi dhe poezia si shprehje e kultit të së bukurës Një rol të rëndësishëm në veprën e Danuncios, dhe nga sa shihet edhe në atë të Koliqit, luajnë disa elemente të veçanta stili, si tingujt muzikorë të këngës dhe efekti sugjestionues i vallëzimit, që i japin rrëfimit një tërheqje magjepsëse dhe krijojnë tek lexuesi një gjendje kënaqësie mikluese. Këtë efekt stilistikor e shohim në përgjithësi të shtrirë nëpër shumë krijime letrare, jo vetëm të Danuncios, i cili karakterizohet nga ky lloj stil, por të shtrirë edhe përmes krijimeve të Koliqit. Aq i madh ishte besimi i Danuncios në këtë gërshëtim artesh dhe në këtë atmosferë të larmishme stili shumëelementësh, saqë bashkimi me fjalën poetike do ta bënte të nxirrte shkëndija e të ndizte botën. “... me fjalën, me këngën, me gjestin, me simfoninë u formua vepra ime dhe jetoi një jetë të tillë që po të mundja të zbatoja pjesërisht në format që do të doja ta shprehja, me të vërtetë do të mund të ndizja botën.”157 Prania e muzikës është diçka që të bie në sy menjëherë tek të dy poetët, dhe kjo është një muzikë e ndryshme nga ajo për të cilën folëm më lart, e ndryshme nga muzika e brendshme që reflektonte ritëm dhe harmonizim të shumë elementëve natyrore dhe jo vetëm, të tillë si ngjyrat, nuancat, lëvizjet dhe ndjeshmëritë. Kemi të bëjmë me praninë e një muzike të vërtetë, që është frut i instrumentave të ndryshëm që e prodhojnë, përmes notave dhe tingujve, muzikë si një tjetër element artistik me të cilën vishen dhe fisnikërohen personazhet. Muzika është një art më vete, por duke u bashkuar me fjalën poetike, e pastaj edhe me vallëzimin do të realizonin shfaqjen më të lartë të shprehjes artistike, mënyrën më estetike të shkruarit. Artet do t’i jepnin njëri – tjetrit elementet e tyre të veçanta, dhe në një harmonizim të plotë mes tyre do të thurnin kultin e së bukurës. Në Greqinë e lashtë, konceptimi i artit ishte tërësisht i ndryshëm nga konceptimi i sotëm, madje “nuk ekzistonte asnjë lloj ndarjeje mes poezisë dhe muzikës, dhe mes poezisë, muzikës e kërcimit... Termi muzikë kishte formën e saj antike mes Muzave, dhe kishte një kuptim që mund të përqafonte, të paktën në disa aspekte edhe poezinë, edhe kërcimin.”158 Por sot, sipas Danuncios, kjo do të ishte e pamundur, do të ishte e pamundur “shkrirja në një strukturë të vetme ritmike pa i hequr secilës karakterin e vërtetë të saj.”159 Kjo do të thotë se “duke u përpjekur për një efekt të përbashkët, ata do të heqin dorë nga efektet e tyre te veçanta dhe supreme: tek e fundit ata marrin dimensione më të vogla.”160 Por sidoqoftë, ky dimension, kjo përzierje artesh ku herë është njëri më dominant e herë

157

A. Jacomuzzi, Una poetica strumentale; Gabriele D’Annunzio, vep e cit, f. 34. 158E. Pantini , Letteratura e le altre arti, në A.Gnisci, Letteratura comparata, Bruno Mondadori, Milano, 2002, f. 115. 159

E.Lugnani, vep e cit, f. 47. 160

Po aty.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

130

është tjetri, i japin një vlerë më tepër veprës danunziane dhe asaj koliqiane, një element modern që i dhuron një frymëmarrje të re shprehjes artistike, që krijon një atmosferë ideale ku dëgjohet çdo drithërimë e natyrës e njerëzve dhe e çdo krijese tjetër tokësore ose jo. Poeti italian bën një krahasim të bukur në këtë kontekst me tri gra dioniziake; me aktoren, këngëtaren dhe kërcimtaren, të cilat i shfaqen “si instrumentet e përsosura dhe pothuajse hyjnore të krijimeve të tija. Me një shpejtësi të pabesueshme të fjalës, të këngës, të gjestit, të simfonisë vepra e tij zhvillohej dhe jetonte një jetë tejet të fuqishme përballë shumësisë së nënshtruar.”161 3.5.1 Muzika Vepra e Danuncios nuk do të mund kuptohej pa praninë e muzikës, në të gjitha shfaqjet e saj. Ajo do të lërë gjurmën e vet në çdo vepër të tij dhe do të kthehet në një karakteristikë thelbësore të stilit danuncian. Pasioni i tij i madh prej poeti që e ka kthyer jetën në art, nuk do të ishte i tillë po të mos ishte muzika. Dhe muzika e vërtetë vjen mënjëherë nën emrin e Vagnerit, muzikantit të madh, i cili ka një nga vendbanimet e tij më të bukura në Venezia, në qytetin e simfonive të jashtëzkonshme të ujit, qytet mbi të cilin është krijuar edhe romani Il Fuoco. Vagneri është muzikanti që Danuncio162 pëlqen më tepër, megjithëse vepra e tij ka në themel shpirtin e muzikës gjermane. Faqet e fundit të kësaj vepre i kushtohen funeralit të këtij muzikanti, i cili përcillet i shoqëruar nga vetë Danuncio. Madje kaq i ngushtë ishte raporti i Vagnerit me Venecien dhe me Danuncion, saqë edhe Koliqi na i sjell në disa rreshta shumë të bukur në Mëngjes në Venedik: “Atë kangë ndëgjonte Vagneri kur banoi mbajtas kët pallatin Vendramin. Këtu shpirti i Muzikantit teuton gjeti atmosferën e përshtatshme për krijesën e kryeveprave të fundit, këtu në zhurmën e këtyne valve geni i tij shpërthei në tinguj pësim-plotë qi dynden botën: edhe këtu shpirti iu shkëput prej trupit. Gabriele D’Annunzio, aso kohe djalosh njëzetvjeçar, me tre shokë tjerë, barti arkivolin prej shtëpie e në gondolen e përmortshme. Mbi kët vijë uji kaloi trupi i vdekur i Titanit.”163 Vepra që e përçoi më mirë këtë raport kompleks të Danuncios me Vagnerin ishte Il Trionfo della Morte dhe sidomos pjesa Tristani dhe Izota, që ishte më në modë asaj epoke, jehoi në tërë shkëlqimin e saj. Poeti dëshiron ta ndjenjë praninë e muzikës jo vetëm në formën e tingujve që përçojnë fjalët, jo vetëm si vlerë sugjestionuese që krijojnë bashkimet e rrokjeve, pra jo thjesht dhe vetëm si një akt gjuhësor. Muzika duhet të marrë pjesë në vepër si shprehje e një tjetër arti të vërtetë, si produkt i instrumentave që e sjellin atë pranë ndjeshmërisë së njerëzve. Prandaj, ardhja në shtëpi e një pianoja do të ishte

161

Il Fuoco, f. 95. 162

“Ai tërhiqej nga Rikardo Vagner, si nga energjitë e mëdha të natyrës; ndoshta dëgjoi tek ai atë që vetë tentoi të shprehte në një poemë të tijën simfonike: “atë që dëgjohet ndër male”, Il Fuoco, f.144. 163

E.Koliqi, Mëngjes në Venedik, Vepra 5, f. 389.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

131

gëzimi më i madh i dy të rinjve, Ipolitës dhe Xhorxhios, dhe për më tepër efekti që do të shkaktonte muzika e asaj pianoje do të ishte i pakrahasueshme me asgjë tjetër: “... pianoja arriti mes gëzimit fëmijëror të Ipolitës... për disa ditë ishte përfshirë

në një lloj dehjeje. Që të dy ishin pushtuar nga një ekzaltim pothuajse i çmendur; lanë

pas dore çdo zakon të përditshëm; harruan çdo gjë; u zhytën krejtësisht në atë kënaqësi...

mund të rrinin zgjuar pothuajse deri në mëngjes; mund të rrinin pa ngrënë edhe përtej

vaktit... Besonin në mënyrë utopike se pasioni i tyre po rritej përtej çdo kufiri”164. Kaq i fuqishëm ishte ndikimi i artit të muzikës tek një poet si Danuncio, sa me

përshkrimet poetike do të kalonte çdo gjendje shpirtërore normale, çdo kufi të mundshëm njerëzor. Dhe dashuria shndërrohej në një pasion të fuqishëm, gati hyjnor, dhe muzika që buronte nga ai instrument, i pranishëm në dhomën e tyre, shndërrohej në një këngë të shpirtit të dashuruar. Kjo ndodh edhe te Koliqi. Megjithëse ai nuk ushqen ndonjë simpati të veçantë për ndonjë muzikant apo nuk është i lidhur pas ndonjë instrumenti, ai gjithashtu ka bindjen se muzika është ushqimi i shpirtit, ushqim i ndjenjës së dashurisë dhe ndezës i pasioneve të zjarrta. Arti muzikor ndodhet i ndërthurur përmes rreshtave të artit të tij poetik duke i dhënë veprës letrare një dimension tjetër, një frymëmarrje tjetër më moderne. Praninë e pianos e shohim tek novela Dram i vogël, të cilën babai ia bën dhuratë Vidës, vajzës shtatëmbëdhjetë vjeçare. Gjithashtu edhe Neta tek Andërr e një mbasditeje vere ka një piano në shtëpi, së cilës ka mësuar t’i bie në kolegj. Tek novela Kanga e re, Tom Lasku është një muzikant, një violinist i mirë dhe siç thotë Koliqi, feja e vetme e tij është muzika: “Kurrkush në Shkodër s’dinte me i këndue aqë përmallshëm sa ai kangët e

dashunís... Qemanja e tij, ndër ato rasa, këndonte me niqind gojë, druni i saj dridhej

kumbueshëm si të kishte njiqind shpirtna; hovi e bukurija e taksimeve qi merrte

rrëmbejshin gjith kënd në nji ekstazë të mrekullueshme.”165 Edhe në këtë novelë muzika do t’i japë një shtysë të madhe pasionit të dashurisë,

ajo do të bashkojë, atë që do ndajë realiteti. Gjërat edhe më të pazakonta, edhe më të pamundurat mund të marrin një hov të ri, e ta bëjnë ëndrrën të jetojë para syve tanë. Tom Lasku do të jetojë një dashuri të pamundur, për shkak të përkatësisë së shtresave të ndryshme shoqërore (Si kishte mujtë ai me shpresue se nji vajzë dere bujare do t’a pranonte). Kjo pengesë do të bëhet fare e papërfillshme kur vajza të dëgjojë melodinë e këngës së krijuar enkas për të dhe t’a ndjejë thellë në shpirt bukurinë e saj dhe thjeshtësinë e saj: “Ç’farë fuqije të mrekullueshme patën vargjet e thekshme e notat përmalluese mbi

at shpirt vashe?... Si të shtymë nga nji forcë e mësheftë, të dy njiherit i u afruen

shoqishoqmit e i bashkuen gojët e reja në nji të puthun t’ambël, të gjatë. E kanga kaloi,

për me zgjue përtej prendvera të reja dashunije e me bashkue tjera gojë të njoma qi

dridheshin në deshi n’at mbrëmje të voktë.”166

164G.D’Annunzio, Il Trionfo della Morte. 165 Kanga e re, Vepra 2, f. 56. 166

Po aty, f. 69.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

132

Marrëdhënia e ngushtë e letërsisë me muziken shfaqet tek kënga “e cila pavarësisht ç’emër mban në qytetërime ose kohë të ndryshme është një zhanër ku muzika dhe fjala normalisht shoqërojnë njëra – tjetrën.”167 Tek novela tjetër Andërr e nji

mbasditje vere, Neta ushqen një dashuri të madhe për muzikën. Ajo ishte mërzitur se kishte kohë që nuk dëgjonte një koncert, kishte kohë që nuk e ndjente atë kënaqësinë e madhe që ngjallte në shpirt një muzikë e mirë. Jeta pa muzikë, thoshte ajo, është si një prendverë pa lule, vetëm muzika e ka atë dhuntinë e veçantë që ta lulëzojë jetën dhe shpirtin. Prandaj Neta reagon menjëherë, nga një instinkt i vrullshëm: “U ngrit befas e çeli pjanoforten. Nxori dy fletë nga notat e shumta qi ishin mbi

nji stol të zi e të shkëlqyeshëm aty ngjat dhe i vuni përpara, tue u ulë me i ra. Ishte

“Kryekisha e mbytun n’ujë” e Debussy-it. Magjia e atyne notave krijoi nji vegim të

mrekullueshëm e ngjalli zane të çuditshme n’at odë, ku gjysmë – drita e blerë kishte

dridhje të gjata e fantastike si uji i kulluer i një deti mëngjesuer. Kisha e mermertë në

fundin e detit zgjohej si për mrekulli e kumbonaret e nalta dridheshin në qartësin e

valvet...”168 Kjo na kujton veprën e Danuncios ku ngjallen muzikantë e pjesë veprash

muzikore dhe të gjithë shkaktojnë efektin e tyre të veçantë, ndjeshmërinë e lartë për një motiv apo për një tjetër: “Secili prej atyre muzikantëve magjistarë që ata parapëlqenin, thurte rreth

ndjeshmërisë së tyre të mprehtë një magjepsje të ndryshme. Një Pagina e Robert

Shuman-it kujtonte fantazmën e një dashurie të rrënjosur... Një Improvviso e Federik

Shopenit thoshte si në ëndërr: “ Dëgjoj natën kur t’i fle mbi zemrën time....””169 Muzika është mjeti më i përshtatshëm që i bashkëngjitet një poetike, është një botë e tërë artistike që flet me gjuhën e saj edhe mes vargjeve të shkruara, duke krijuar atmosferë e duke përçuar tinguj që krijojnë ndjeshmëri të larta. 3.5.2. Kërcimi si kult estetik i përsosur Edhe kërcimi, ashtu si muzika përbën një disiplinë tjetër mes arteve që i bashkëngjitet kësaj mënyre artistike të shprehuri. Për të kuptuar më mirë kërcimin dhe elementët përbërës të tij i referohemi studiueses L.Smaqi,170 e cila bën një ndarje, që do të na ndihmojë të kuptojmë kompleksitetin e termit kërcim. “Kërcimi bashkon njëherësh një sërë elementesh:

- hapësirën: ndërmjet zhvendosjes së trupit, lëvizjeve të gjymtyrëve krijohen vizatime në tokë dhe në ajër;

- kohën: variacionet ritmike të kërcimit, mënyra se si ndahet koha, qoftë e lehtë dhe e vazhdueshme, qoftë me alternime pauzash dhe përshpejtimesh;

167 Y. Chevrel, Letërsia e krahasuar, f. 116. 168 Andërr e nji mbasditje vere, f. 102. 169

Il Trionfo della morte. 170

L.Smaqi, Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letrave, Maluka, Tiranë, 2009, f. 25.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

133

- lojën me peshën e trupit: lojëra të ndryshme me gravitetin, ndërmjet lëvizjeve ajrore dh të hirshme, të lëvizjeve të forta ose të lëvizjeve të rënda ose të lodhura;

- energjinë: të përdorur në lëvizje të vrullshme ose në një fluks të lirë e të vazhdueshëm sipas shkallëve të tensionit të trupit.

Të gjitha këto i japin mundësi autorit të ndërthurë ritmin e frazës me imazhin dhe figurat stilistikore. Për sa rezulton nga studimet e bëra Danuncio e konsideron kërcimin “si një nga emblemat më sugjestionuese të qytetërimit letrar të cilit i përket”, por sidomos e konsideron “si festim të kultit estetik të përsosur”171 duke iu referuar në këtë mënyrë vetë natyrës së mitit. Dhe e bukura e Danuncios thuhet se “lind nga imitimi i një miti, nga mundësia për të gjetur në iluzionin e një përralle të vjetër një ritëm gjestes, lëvizjesh dhe figurash që i ngjajnë një kërcimi, një mimike plastike dhe muzikore”172. Kërcimtarja e Danuncios në Forse che si forse che no, i jep jetë kësaj cilësie mimetike dhe muzikore të fjalës brenda përjetimeve të artistit: “Le mani abili, avvolgendola e svolgendola, comunicavano agli orli quella vita

natante che di continuo vibra nell’estremità orbicolare della meduza marina... Talvolta

con le sue indistinte imagini bestiali, era simile alla larva labile dello zodiaco

intraveduta nell’aurora... ella sembrava trarre dalle circostanze e dalle lontananze le

linee più belle per comporle in quella creazione di istantanea bellezza; ella sembrava

attenuarle e prolungarle fino a se e mescolarle alla sua musica muta e rivelare nel suo

movimento fugace lo spirito di cio che era immobile e duraturo...Ella imitava con la sua

danza lo spavento puerile, i guizzi i balzi le fughe le difese....”173 Duket sikur çdo fjalë është e shndërruar në gjest, në lëvizje, në një figurë, në një

formë të sigurt fizike, në një tension shpërthyes të gjithë trupit. Imazhet që prodhohen u përçojnë shqisave ndjeshmëri të lartë, edhe për arsyen se përmes kërcimit identifikojmë një botë që shkon përtej ndërgjegjes njerëzore, përtej realitetit tonë. Këtë ide të kërcimtarës, që pothuajse përfaqëson një mit, falë një procesi metamorfoze, e gjejmë edhe në veprën tjetër të Danuncios Il Fuoco: “...la danzatrice silenziosa con le linee del suo corpo redento per alcuni attimi

dalle tristi leggi del peso, imitò il fuco l’acqua il turbine le evolucione delle stelle. “La

Tanagra, fiore di Siracusa, tutta fatta di ali come un fiore di petali! Così egli evocava

171 E.Cecchi, N.Sapegno, Storia della letteratura italiana, Garzanti, Itali, 1979, f.46. 172

Po aty, f. 45. 173 Forse che si forse che no, (Duart e zhdërvjellëta, duke i mbështjellë e duke i çmbështjellë, i komunikonin ekstremiteteve atë jetë pluskuese që vazhdimisht dridhet në ekstremitetet rrethore të meduzës së detit... nganjëherë me imazhet shtazarake të padallueshme, ngjante me larvën dredharake të zodiakut që shihet në agim... ajo dukej sikur nxirrte nga rrethanat dhe nga largësitë linjat më të bukura për t’i dhënë formë atij krijimi më bukuri të menjëhershme; ajo ngjante sikur e zbuste dhe e zgjaste deri tek vetja dhe e përziente me atë muzikë të heshtur dhe sikur rrëfente në atë lëvizje të shpejtë shpirtin e asaj që ishte e palëvizshme dhe që zgjaste... Ajo imitonte me kërcimin e saj frikën fëmijërore, kërcimin e papritur, ngritjet, ikjet, mbrojtjet...).

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

134

l’immagine della Siciliana, già celebro che aveva ritrovata l’antica arte orchestrica

quale era al tempo in cui Frinico poté vantarsi di avere in sé tante figure di danza....”174 Edhe Koliqi e koncepton kërcimin në të njëjtën mënyrë, duke e bërë pjesë të pandashme të veprës së tij. Novela që ndërtohet pikërisht mbi këtë teori të konceptuari është Kërcimtarja e Dugagjinit. Edhe kjo kërcimtare nuk është më e ndryshme se ato të Danuncios, madje mund të themi se është një tjetër krijesë njerëzore e shndërruar në një model të përsosur estetik përmes një zane, një krijese gjysmë grua e gjysmë hyjneshë. Lulja e humb kontrollin e vetes, sepse hyjni mistike marrin pamjen e saj dhe bëjnë me të atë që munden. Zanat luajnë me njërëzit dhe shpesh u bëjnë lojra të tilla, por përmes këtyre lojrave të transformimeve mitike ata i dhurojnë Koliqit një shprehje të lulëzuar dhe të zbukuruar të denjë edhe për traditën më të mirë letrare. “ Porsa hyrija malsore çoi duet e luajti kâmbët, nji habi e âmbël kapi gjith

shpirtrat... Sy njeriu s’kishte pâ as valle mâ të mrekullueshme as kërcimtare mâ të bukur.

Lëkura e fytyrës së saj gjante e endun me rreze e fletëza prilli. Trupi i vërgjilët përhapte

anë për anë nji njomsi si lule qi sapo ka çelë... Herë nditte nëpër shtroje si të ndiqte

ndonjë flutur ari; herë valavitej si t’a përkundte jehu i nji jonës së largët qi ngjallë malle

të papritura... Kërcimi isaj ishte i freskët si lirija e maleve, i lehtë si kind flamuri qi

valon ndër maje t’epra, i egër si fluturimi i shqipeve, i përmallshëm si kanga e harrueme

qi ngjallet në fund të zemrës”.175 Janë të njohura edhe shënimet e Malarmesë, mbi kënaqësinë që provonte kur

shihte të kërcente Loie Fuller ose Cornalba-n, për të cilat do të shkruante: “Ajo nuk kërcen, por sugjeron me mrekullinë e hapit të lehtë dhe të hovit, me shkrimin e saj trupor, atë që do të kishte nevojë për paragrafë të tërë proze përshkruese ose të dialoguar për t’u thënë në një tekst të shkruar. Më në fund baleti është poezia e çliruar prej çdo shkruesi”.176 Fjalët jo vetëm përshkruajnë hollësisht lëvizjet, por njëkohësisht arrijnë të sugjestionojnë nëpërmjet tingujve që përçojnë duke krijuar muzikën dhe ritmin e valles që kërcehet. “Aftësia përshkruese e Koliqit e vesh tregimin me një tis të veçantë në të cilin kapja e nuancës, e lëvizjes, janë synime që jo vetëm bien në sy, por luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e dekorit të përshtashëm të krijimeve të tilla, ku rolin kryesor e luan një personazh mitik.”177 shkruan studiuesja Smaqi. Koliqi vazhdon përshkrimin e kërcimit të saj që bëhet gjithnjë e më tërheqës, me të njëjtin fjalor të pasur e me të njëjtin stil të veçantë valëvitës, thuajse danuncian:

174

Il Fuoco, f. 95. (Kërcimtarja e heshtur me linjat e trupit të saj e çliruar pë disa çaste nga ligjet e trishtuara të peshës imitoi zjarrin, ujin, vorbullën, evolucionin e yjeve. “Tanagra, lulja e Sirakuzës, e gjitha e përbërë prej krahësh, si një lule me petale!”. Kështu ai kujtonte imazhin e Siçilianes, tashmë të njohur, që kishte rigjetur artin antik orkestrues siç ishte në kohën kur Friniko mundi të mburrej se përmblidhte në vetvete shumë figura kërcimesh...). 175

Kërcimtarja e Dugagjinit, Vepra 2, f. 86. 176

Y.Chevrel, Letërsia e krahasuar, f. 118. 177

L.Smaqi, Figura mitologjike, mendësi e ligjërim etnozkonor në prozën e shkurtër të Ernest Koliqit, në Studime për autorë të ndaluar, Fan Noli, Tiranë, 2009, f. 148.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

135

“Merrte m’u ngjitun nëpër nji shkallë ajrore, largonte gjeth e lule të padukshme

qi i a ndalojshin hovin, hidhej përpara si të binte zhyt në ndonji krue, shtrinte dorën me

kapë shoqe tjera e sillej me mënyrën e asaj qi u prin nji vargu të gjatë vajzash kërcyese.

E drejtë si curril uji gufues, e lakueshme si gem i njomë, e shpejtë si hije reje, e

dridhshme si drita në krue, endej shpejt, kadalë, hovshëm, printueshëm.”178 3.5.3. Poezia si shprehje artit të të shkruarit Poezia është arti i jetës së Danuncios, është virtyti i tij më lartë, është ambicia e tij më e madhe. Ai mendon se mes këtyre tre arteve “muzikës, poezisë dhe kërcimit, dy të parat kanë ndjekur zhvillimin e tyre drejt një fuqie më të madhe shprehëse.”179 Dhe këtë na e tregoi më së miri përmes veprës së tij të shkruar dhe një elokuence të jashtëzakonshme në publik. ‘Elokuenca e poetit shoqërohej nga shprehësitë e të gjithë elementeve rrethues; ajo dukej sikur rimerrte dhe vazhdonte ritmet, të cilave u bindej gjithë ajo forcë e gjithë ajo hijeshi”. Por poezia e Danuncios kishte edhe një karakteristikë tjetër “në këtë univers, vetëm poezia është e vërtetë, vetëm ai që arrin t’a shijojë dhe t’a tërheqë atë drejt vetes, me vlerën e mendimit, ai është pranë njohjes së sekretit të fitores mbi jetën.”180 Poezia përbën një nga dashuritë dhe një nga ndjenjat më të pastra të tij dhe kur ai arrin ta shprehë këtë do të thotë se ka bërë poezinë më të mirë. Ç’rëndësi ka, shprehet kritiku F.Flora, nëse ai si njeri kënaqet me imazhe, epitete, metafora, harmonizime të goditura e të tjera si këto? Vetëm nese poeti arrin t’i bëjë të gjitha këto materien e ndjenjës së tij, atëherë ai do të ketë realizuar art. Koliqi gjithashtu realizoi poezinë e tij, artin e gjithë jetës me një ndjeshmëri të rrallë. “Koliqi krijues është tejet i lidhur me atë që krijon; nëpërmjet poezisë shpreh atë që mendon dhe ndjen, shpreh shqetësimet dhe brengat e veta përballë botës që i përket, shpreh dramatikën e botës së tij të brendshme... “,181 pra poezia është gjithë qënësia e tij, është hyjnesha e shpirtit, siç e quan ai vetë: “N’at mëngjes helvetjan Prilli më pajtoi me Poezin... nëpër ajr lëvizte si nji âmë

mjalte. Ishte mjalta e prillit, mjalta e Poezisë qi ngjyente shpirtënt t’onë.”182 E për këtë ajo triumfon mbi çdo pasion tjetër, sepse ishte pikërisht poezia ajo që i ofroi atë që nuk mundi t’ia ofronte jeta dhe realiteti. Koliqi e kuptoi jetën në thelbin e saj e prandaj shprehet në tingëllimin Sheherazadja: “Jeta premtoka shum e s’jepka asgja.”183 Por poezia do të përfaqsontë shumë më tepër sesa të shkruarit në vargje. Ajo do të përfaqsonte artin e të shkruarit në tërësinë e tij, në të gjitha format dhe mënyrat e tij të shprehurit. Do përfaqsonte komunikimin e bukur përmes fjalës së shkruar, mesazhin e

178

Kërcimtarja e Dugagjinit, f. 86. 179

E.Lugnani, vep. e cit., f. 47. 180

Il Fuoco, f. 40. 181

A.N.Berisha, vep e cit, f. 67. 182

Nji çuterr në Helveti, f. 346. 183 Sheherazadja, në Vepra 1.

KREU III: Përqasje mes Danuncios dhe Koliqit

136

formuluar me të gjitha teknikat dhe mjetet që zotëron poeti dhe aftësia e tij krijuese. Kritika e kohës i drejtohej gjithmonë si një shkrimtari borgjez, si një shkrimtari dekadent, do të shkruante Guzeta. “Nëse ai do të kishte dashur ta evitonte, do të kishte hequr dorë nga të qënit poet dhe do të kishte veshur me poezi disa pjesë proze moraliste dhe politike. Një poet i vërtetë sillet vetëm si poet; nuk është punë për të të arsyetojë dhe as të bëjë deklarata për publikun; ai duhet të bëjë të ndjehet e bukura dhe ndjeshmëria therëse. Vetëm kritiku i pagdhendur dhe sipërfaqësor e injoron dallimin mes vargut që nuk krijon dhe vargut që krijon në mënyrë sekrete sipas mënyrës së poetit.”184 Kjo na ndihmon të kuptojmë se poezia e tij ishte e pavaruar nga çdo lloj ndikimi tjetër që nuk përmban parime letrare dhe artistike. Arti poetik ishte ai që udhëhiqte rrugëtimin shpirtëror të Koliqit, e prandaj për të ai nuk mund të bënte asnjë lloj kompromisi. Që të jesh poet, shkruan Koliqi, duhet të jesh krenar, duhet të kesh guxim të thuash: “Un këndoj për ata njimijë vetë qi heshtin e presin m’u shprehun nëpër zâ t’im. Mëkat âsht krenaja, por mëkat i nevojshëm për poetin.”185

Prandaj, themi se ky art qëndron mbi gjithë të tjerët, sepse këto poetë i kushtuan asaj gjithë jetën dhe gjithë pasionin e shpirtit, artet e tjera ndihmojnë të shkruarin, në mënyrë që të vijë sa më pranë shijeve të lexuesit, sa më i larmishëm dhe sa më pranë realitetit.

Për Danuncion poezia është një substancë natyrore, ndërsa bukuria është një “veprim i zellshëm” i Tokës që i lejon poetit marzhin e ngushtë të një shprehjeje mimetike që zhvillohet “jashtë çdo artifici.”186 Ajo që më intereson thotë poeti, është t’i tregoj vetes dhe të tjerëve se si bukuria lirike është jo vetëm ligj i brendshëm i Tokës, por edhe një mënyrë të vepruari e përkushtuar. Dhe me këtë ligj të brendshëm bashkohet ligjërimi i poetit, “instinkti i tij më i fuqishëm”, akti i të shkruarit, që është përsëri për të “një bindje ndaj ligjeve të thellë të universit”. Për Danuncion mund të shtojmë se, mes gjithë vlerave të tjera si njeri, ajo që merr rëndësinë më të madhe, është vlera e tij si poet, autoriteti që ushtruan veprat e tij, u mbështet më shumë se te kushdo tjetër në emrin e tij si poet. Poezia përçon kuptimin thelbësor të natyrës së tij. Poeti, shkruan kritiku F.Flora, e përdori fjalën “hyjnore” në dy mënyra me natyrë të kundërt: njëra e menjëhershme, e gatshme të kryejë një veprim që shkakton ndjesi dhe efekt, mënyra tjetër më lirike e gatshme ta qartësojë veprimin, duke qenë tashmë e shndërruar në kujtesë ose në dëshirë, në trasparencën e këngës. “E gjithë jeta e tij ishte në një udhëkryq mes poemës së jetës dhe poemës së këngës.”187 Pa i kushtuar një vëmendje të hollësishme këtij lloj raporti do të ishte e pamundur të kuptohej në thellësi arti danuncian.

184

A.Guzzeta, vep e cit, f. 14. 185

Nji çuterr në Helveti, f. 345. 186

Shih A.Jacomuzzi, vep e cit, f. 25. 187

F.Flora, Gabriele D’Annunzio në Storia dell letteratura italiana. Secondo ottocento e novecento, Mondadori, 1966, f. 300- 301.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

137

Ti do të lesh çdo gja, që ma nevojë

pat shpirti yt; e para ka me shtypë

kjo zhgjetë, që n’ty mërgimi do drejtojë.

Ti do provosh sa ka përmbrenda krypë

buka e huej, sa shtegu asht i vështirë

n’shkallë të hueja me hypë edhe me zdrypë.

(Parajsa, XVII, 55 – 60 ) ( Dante Alighieri )

“E kotë është lavdia e atij që e kërkon

famën vetëm te vezullimi i fjalëve”

( Francesco Petrarca)

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

138

KREU IV PËRQASJE MES DANTES, PETRARKËS DHE KOLIQIT IV. Një rikthim në traditën klasike italiane Sado që mund të na duket e largët epoka e Rilindjes evropiane, ajo mbetet një pikë e përhershme referimi, me vlerat e saj të jashtëzakonshme, mbetet një epokë e madhe që la gjurmët e veta të pashlyeshme në historinë e kulturës së mbarë njerëzimit, ishte një themel i fortë i të gjitha letërsive dhe i të gjithë shkrimtarëve. Qytetërimi ynë i sotëm nuk është shkëputur asnjëherë nga kjo trashëgimi e shekujve, fryma e saj e gjallë vazhdon të jetë ende e pranishme me vlerat e larta morale, të ngjizura nga ky humanizëm rilindës. Ky planeti ynë i vogël kishte nevojë për këta njerëz të mëdhenj, për të cilët ngushtica e tij përbënte një makth që duhej tejkaluar, duhej shkuar përtej asaj që ofronin kufijtë e tij tokësorë. Dhe këtë e ndjeu më fort se kushdo tjetër, poeti gjenial i të gjitha kohëra, Dante Aligieri. Mesjeta italiane, së cilës ai i përkiste mbetet pjesë thelbësore e këtij kontributi njerëzor dhe një model përcaktues për gjithë letërsinë italiane. “Me hi me folë per ta – shkruan Ndre Mjeda, ndërsa u referohet shembujve të mëdhenj të kësaj letërsie – kishte me kênë si të dote kush me i ndimue me një shkrepës të ndezun diellit qi shkëlqen madhshtuer në pikë të mjesditës”1. E prandaj këto janë vlera që tashmë dihen. E në mënyrë të natyrshme ishin të shumtë në numër ata që vazhduan të bënin art në gjurmët e tyre e po aq të shumtë janë ata që edhe sot u referohen si vlera të padiskutueshme kulturore, estetike, intelektuale, si autoritete të padiskutueshme në skenat e debateve historike dhe kulturore. “Të gjithë kombet e gjytetnueme nderojnë e, të thuesh adhrojnë Poetët e Artistët e vet porsi t’ishin semi-zota, edhe poemet e veprat e tyne klasike i mbajnë si Biblia-libra shenjten...”,2 shkruan kështu Gjegj Fishta, duke shtuar se pikërisht për këto e të tjera arsye qartësohet si në një pasqyrë të kulluar shpirti, jeta, kultura e kombeve përkatëse dhe për më tepër dallohet ajo që tek njeriu është më hyjnorja, geni.

Gjithashtu Fishta këshillon se duhet t’u rikthehemi klasikëve se “leximi dhe studijimi i veprave klasike nihmon fort të trajtuemt e karakterit në moshë të re, harmonizimin e ideve e të rendevet, shijen estetike per sende t’Artit, zhvillimin sa ma të plotë e t’ardhshëm të gjuhëve ...”3. Dy nga klasikët e mëdhenj italianë, që patën jehonë të madhe në vendet e mbarë Evropës dhe të mbarë botës, ishin Dante Alighieri dhe Françesko Petrarka. Por sidomos,

1 N. Mjeda, Shenjime bibliografike, në Leka 1 -2, Zoja e Papërlyeme, Shkodër, 1932, f. 285.

2 Gj.Fishta, Parathanje, në Poetët e mëdhenj t’Italis, Nika, Tiranë, 1932, f. X.

3 Po aty.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

139

në këtë vendin tonë të vogël të përtej Adriatikut, figura të tilla do të ishin të pashmnagshme. E prandaj më duket se i kam njohur gjithmonë, se i kam gjetur gjithmonë sa herë që shfletoja letërsitë e ndryshme, jo vetëm të viteve të fundit, por edhe para viteve ’90-të. Ata ishin gjithmonë personazhet e përhershme të një letërsie botërore që u servirej brezave, ishin krijuesit e mëdhenj që u bënë ballë të gjitha sistemeve dhe u ngritën mbi të gjithë e mbi gjithçka, sepse siç thotë edhe Kadareja për Danten ”u lindën nga të gjithë e nga të gjithë u rritën”. Për lexuesin e sotëm, t’u kthehet leximit të veprave të tyre do të thotë me bindje të plotë jo vetëm një erudicion i nevojshëm, por edhe një aktualitet i veçantë, se ai “do të gjejë në të përgjigje edhe për shumë probleme të mprehta që qëndrojnë para njeriut bashkëkohor, do të ndihmohet të kuptojë veten e vet, të zhvillojë përgjegjësinë personale për fatet e të ardhmen e së tërës, do të pasurohet me mençurinë e vlerave me karakter universal të kësaj vepre.”4 Mendimet e ndritura dhe qytetërimi duhen parë si drita të hedhura nga këta pishtarë, për të cilët thuhet se, pikërisht kur vdesin, fillojnë të jetojnë. Edhe pse të një epoke tejet të largët, siç e shënuam edhe më lart, nuk është aspak e çuditshme që këta dy emra kolosësh të mëdhenj gjenden të pranëvënë Koliqit. Ata mund të qëndrojnë në themel të çdo letërsie të mbarë dhe mund të jenë objekt adhurimi për çdo shkrimtar të mirëfilltë, edhe në rast se ky mund të jetë i shekullit njëzetë. Koliqi është njëri nga ata shkrimtarë që e shpreh haptazi dëshirën e madhe që t’u ngjajë atyre, në krijimin e një vepre të denjë që t’u rezistojë kohërave, simpative apo antipative të saj në momente te caktuara, të ruhet e paprekur vlera e saj, edhe pse mbi të kalojnë natyrshëm breza të tërë lexuesish. 4.1 Dante, Petraka dhe Koliqi, si një nga përkthyesit dhe njohësit më të mirë të tyre Të kthesh shikimin drejt këtyre klasikëve, edhe pse kanë kaluar gati shtatë shekuj nuk më duket aspak e tepruar; e tepruar do të ishte vetëm nëse ne do t’i harronim e nuk do t’i njihnim më, ky do të kishte qenë vërtet një humbje dhe mëkat i madh. Sidomos Dantja erdhi në një çast kur sakrifica e tij do të ishte jashtëzakonisht e madhe, kur “poezia ishte e nënshtruar dhe e braktisur” dhe ai, njeri me vlera të larta “e bëri të rilindte duke e zhvarrosur pothuajse nga humnera e errësirës dhe me duart e tij e ngriti sërish.”5 Kjo ishte merita e tij e madhe që shkoi përtej asaj që mund të mendojë inteligjenca njerëzore. Shqiptarët e kanë njohur Danten që herët, madje sipas Prof. Alfred Uçit “duke e ditur lidhjen e autorëve të parë, që kultivuan letërsinë në shqip, në gjuhën kombëtare – Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba, Brankati etj, me kulturën e letërsisë italiane, nuk mund të përjashtojmë ndikimin e Dantes mbi krijimtarinë e tyre, aq më tepër që fama e

4 A.Uçi, Ferr-Parajsa Danteske, Arget-LMG, Tiranë, 1998, f. 15.

5 F. Villani, La personalitâ di Dante e il significato del suo poema, në Antologia della critica dantesca, f.

182.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

140

shkrimtarit italian ishte përhapur në gjithë Evropën.”6 Por në vitet ’30 do të kemi një ndikim më të madh të poezisë së Dantes tek ata autorë që përqafuan idealet e letërsisë klasike. Rreth po këtyre viteve lexuesi shqiptar u njoh me këta poetë në gjuhën shqipe përmes përkthimeve shumë të mira të disa përkthyesve, mes të cilëve kishte ndër ata që nuk arritën t’i sillnin në madhështinë e tyre të origjinalit, ashtu siç kishte edhe të tjerë që punuan me vite me radhë dhe ia dolën të ruanin dimensionin e vërtetë të tyre. Nuk ishte aspak e thjeshtë të sillje në shqip Danten e aq më tepër Petrarkën. Duhej një njohje e jashtëzakonshme jo vetëm e veprës origjinale, por edhe e jetës së vetë autorit, e kontekstit kulturor, politik dhe letrar kur ai jetoi, e sidomos një njohje perfekte, deri në sfumatura e gjuhës italiane. Kjo do të përbënte një problematikë aspak të vogël, me të cilën u përballën përkthyesit që i hynë kësaj sipërmarrje të madhe.

Koliqi konsiderohet një nga përkthyesit e suksesshëm të tyre, pikërisht sepse ia doli të njihte deri në thelb personalitetet përkatëse dhe, për më tepër, gjuhën italiane, në të cilën shkruan veprën origjinale. Mendoj se është në nderin e shqipes dhe të letërsisë tonë prania e përkthimeve të tyre, duke na ofruar mundësinë që t’i njohim dhe të pasurojmë shijet dhe stilin tonë, duke nxitur tek breza të tërë sensibilitet të lartë poetik. Shumë poetë u mahnitën nga muzikaliteti i poemës së Dantes apo këngët “me nji trajtë shkëlqimtarisht kristalore” të Petrarkës dhe i bënë udhëheqës shpirtërorë të krijimtarive të tyre, ndërkohë që të tjerë i hynë me shumë pasion e guxim rrugës së përkthimit për të sjellë në shqip veprat klasike, duke i konsideruar si themele të padiskutueshme të një shoqërie të shëndoshë. Kësaj magjie të ëmbël klasike nuk mundi t’i shpëtonte as figura poliedrike e shkrimtarit të njohur Ernest Koliqi. Ai jetonte prej vitesh në atë tokë pjellore që kishte ushqyer dejtë e papërsëritshëm poetikë dhe sigurisht e pëlqente shumë, frymëzohej nga gjërat e saj të bukura dhe nga çdo gjë tjetër që i kujtonte vendin e tij dhe shkruante gjatë për të dhe për shqiptarët. Por gjithsesi, klasikët e mëdhenj lanë gjurmë të pashlyeshme në memorie e herë – herë për pasojë edhe në shkrimet e tija letrare. Dhe kjo ishte natyrshëm e pashmangshme për një njeri me ndjeshmëri të lartë poetike siç ishte Koliqi. “... U dashurua marrëzisht me protagonistët e Dantes, me të Carducci-it, me të Foscolo-s,... u bë kreshnik i përjetësuar nëpër veprat e D’Annunzio-s, dolli fantazmë-protagonist përmes penës së Pirandelos... Dielli i tij prej shkrimtari u brumos, por kurdoherë duke pasur për plagë të zemrës një Beatriçe të huaj edhe për zegël të mendjes një brum po të huaj... “,7 shkruante kështu Sterjo Spase në një artikull të vitit 1939.

Nëpër veprat e tij të bie në sy admirimi për vendin e këtyre klasikëve të mëdhenj, për Italinë; përshkrimet e detajuara e plot frymëzim të bëjnë të mendosh në mënyrë të natyrshme për një lidhje të ngushtë shpirtërore. Koliqi e donte këtë vend ku “... sytë gjithmonë shijonin bukurira të pafund nëpër mes të ndërtesave madhështore, të kopshteve të shumëngjyrëshe e nëpër mes të shumë çfaqjeve të tjera të jetës së përditshme.”8 I dukej

6 Po aty, f. 183.

7 S.Spase, Këthimi i Shkrimtarit, në revistën “Donika”, nr 1, 1939. 8 Po aty.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

141

i bukur edhe sepse ishte vendi që kishte gatuar veprat e mëdha të të gjitha kohërave, djepi që kishte përkundër gjenitë e një letërsie të tërë. Koliqi mendonte se edhe shqiptarët duhej t’i njihnin kryeveprat e mëdha, të pasuronin shpirtin dhe mendjen me bukurinë e atyre vargjeve, që “edhe në përkthimet më të vobekta qesin shkëndija” dhe sigurisht të shërbente në këtë mënyrë si ndërlidhës mes kulturës së vendeve evropiane dhe kulturës shqiptare. Tashmë dihet nga teoritë e përkthimit se përkthimi duhet të shihet si një tërësi kompetencash gjuhësore dhe jashtëgjuhësore të përkthyesit, duke pasur parasysh se ai nuk përkthen vetëm fjalët por mendimet që ato përçojnë, botën sentimentale të fshehur pas tyre dhe kjo kërkon jo vetëm shpirt artisti, por edhe një punë të lodhshme dhe përkushtim. “Mikelanxhelo i thyente vetë blloqet e mermerit për të krijuar me to kryeveprat e të gjitha kohërave,” shkruante në një nga esetë e tij Vedat Kokona9. “Për të përkthyer një poezi,” vazhdon ai, “apo një prozë duhet të jesh poet, poet po, por edhe gjuhëtar, që ta kapësh fjalën në tërë dredhitë e saj që të shket si ngjalë.”

Dhe Koliqi ishte gjuhëtar dhe poet, madje siç shprehet at At XhuzepeValentini “...egli era nato poeta”10 ( ai kishte lindur poet). Ai u përkushtohet përkthimit të autorëve klasikë italianë në dy vëllime, me titull Poetët e mëdhenj t’Italisë dhe këtë e bën jo vetëm për t’u përballuar me një sfidë vërtetë joshëse siç është përkthimi, por edhe për të përmbushur një mision sa patriotik aq edhe fisnik. “... Asht përnjimend nji fat i bardhë për literaturën t’onë komtare,” – shkruan Gjergj Fishta në parathënien e veprës, – “qi ky letrar i ri, i pajisun me të gjitha cillsit e lypuna për nji përkthyes të mirë, ia ka hi përkthimit të copave të zgjedhuna prej veprave të katër klasikvet ma të parë t’Italisë. “11Ata autorë që lanë gjurmë në letërsitë e gjithë botës duhej të lexoheshin edhe shqip. Koliqi përkthente prej kohësh në revistat që ai vetë i kishte themeluar apo edhe në të tjerat, jo të tijat, dhe Karl Gurakuqi që i lexonte këto përkthime, mendonte se ai kishte një dorë mjeshtërore, se gjuha e tij ishte gjithnjë e më e përpunuar dhe teknika gjithnjë e më e përsosur. Mbi përkthimet e autorëve italianë është folur edhe në një tezë doktorate me titull “ Ernest Koliqi e la sua opera” të vitit 1952 – 1953, në Universitetin e Palermos. Në tërësinë e përkthimeve të tij, shihet qartë se Koliqi bën pjesë në ata përkthyes që e çmojnë besnikërinë ndaj mendimit dhe mesazhit të autorit, duke ruajtur në të njëjtën kohë dhe duke transplantuar në gjuhën tjetër me shumë përkushtim edhe stilin, kodin e tij figurativ, ngjyrën e tingullin. Dhe Koliqi vetë shprehet në një nga esetë e tij “Besnikëria e një përkthimi nuk qëndron në ruejtjen e saktësisë së kuptimit të fjalëve, jo në mbartjen prej një gjuhe në tjetrën t’një koncepti mbushun me një ndjenjë të veçantë e vezullues në tisin e një imazhi origjinal, por në zgjedhjen e qëllueme të një shprehjeje mundëisht të ngjyrosun me idioma që japin, përveç domethanies, tonin, do të thoja tingullin dhe koloritin e origjinalit.”12

9 V. Kokona, Mbi përkthimin, me përkthyesin, Tirane, Botimet Kokona, 2003, f. 8.

10 P.Giuseppe Valentini, Ernesto Specchio d’umano transito, Shejzat, 1978, numër përkujtimor, f.19. 11 A.Gjergj Fishta, Parathane, Poetët e mëdhenj t’Italisë, Nika, Tiranë, 1932, f. XIV. 12

E Koliqi, Dante e ne shqiptarët, në Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 498.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

142

Po kush mund të përkthejë poezi më mirë se një poet? Koliqi përktheu pjesë të zgjedhura nga Dante Alighieri, duke realizuar kështu përkthime të suksesshme të Komedisë Hyjnore e duke treguar se e njihte mirë personalitetin e tij, po aq mirë sa njihte edhe “poemin e shuguruem,” të cilit “i kanë dhanë dorë si qiella ashtu toka.”13 Koliqi mendonte se Dantja karakterizohej nga burrnia dhe karakteri, nga qëndrimi përçmues dhe krenar përballë kundërshtarëve poltikë, “individëve vulgarë përsa i përkët ultësisë shpirtrore apo ndaj atyne që u shmangeshin detyrimeve të nderit,”14 sikurse edhe nga guximi, virtytet e larta tradicionale.

Megjithëse i syrgjynosur, deri në ditët e fundit të jetës, Dantja ruante, me gjithë dinjitetin që e karakterizonte, shprehjen e tij burrërore. Kjo do ta bënte pa dyshim më të kuptueshëm për përkthyesin shqiptar, më të prekshëm, e shumë më të afërt se sa Petrarkën. Këtë mund ta shpjegojmë me të drejtë sipas mënyrës së poetit tonë, Gjergj Fishtës, i cili, në thelb, mendon ashtu si Koliqi, se “thelbi mashkullor i poezisë së Dantes, përputhet me karakterin e fuqishëm e konceptin heroiko-patriarkal që ka jeta e shqiptarëve, veçanërisht ajo e Maleve. Gjuha jonë mashkullore priret drejt lakonizmit sintetik dhe huazohet në mënyrë të shkëlqyeme për t’i mbartë shprehjet krenare danteske.”15

E kështu, sipas këtyre shpjegimeve, Dantja do të kishte qenë më pranë nesh, shqiptarëve, dhe më pranë gjuhës tonë mashkullore, shqipes. Koliqi e kishte lexuar në origjinal veprën e Dantes, e kishte shijuar në gjuhën e poetit e prandaj e njihte deri në detaje. Përktheu vetë disa pjesë të zgjedhura të saj dhe mori vlerësime shumë pozitive nga ata që bënë prathënien e Poetëve të mëdhej t’Italisë, të vitit 1932, Gjergj Fishta dhe albanologu Karlo Taliavini. Duke u mbështetur në njohuritë e thella për Danten dhe veprën e tij, në njohuritë me baza teorike dhe praktike të përkthimit, Koliqi dha mendimin e tij në lidhje me përkthimet e bëra deri atëherë, duke shprehur simpati të madhe për Pashko Gjeçin, i cili shfaq një teknikë të përkryer prej “vargëzuesi në mbruejtjen e endekasilabit” dhe ruan gjithmonë “një nivel të naltë mjeshtërie stilistike.” Gjeçi, i cili e përktheu variantin e plotë të Komedisë hyjnore, kishte filluar që herët të merrej me të, qysh rreth viteve ’30, kur kishte botuar disa këngë në revistën Cirka të asaj kohe. Por, sipas Koliqit, fillimet e përkthimeve nga Dantja, që janë pjesë nga Komedia

hyjnore, nga Jeta e re dhe Gostia, u përkthyen e u botuan në shekullin 19-të nga arbëreshi Luixhi Lorekio.

E më pas, në 1900-ën, përkthehet Kënga e pestë e Ferrit nga Sokol Baçi, një shqiptar erudit nga Mbishkodra. Më vonë, ndër përkthimet e para, menjëherë pas pavarësisë, ishte Kënga e njëmbëdhjetë e Parajsës, nga poeti dhe dijetari, Pater Vinçens Prenushi. Ajo që përbën vështirësinë më të madhe, atë me të cilën përballet çdo përkthyes i poezisë danteske, dhe të cilën Koliqi tashmë e ka kuptuar më së miri, konsiston në variacionet e ndryshme që rrokin kalimin nga njëri stil në tjetrin. Kështu, Koliqi do të

13

E.Koliqi, Poezija e Dantes, në Poetët e mëdhenj t’Italisë, Tiranë, Nika 1932, f. 23. 14

E.Koliqi, Dante e ne shqiptarët, Vepra 5, Prishtinë, 2003 15

Po aty.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

143

shkruante në një nga leksionet e tij të mbajtura në universitetet italiane: “ Vështirësia e pakapërcyeshme e përkthimit të Dantes në çfarëdolloj gjuhe qëndron në variacionet e vijueshme dhe të pafundme të endjes ekspresive që gjithë “tue ndryshue tonin, ndjekin ngjarjet e njëmbasnjëshme t’udhtimit të tij tejtoksor dhe në ndërthyrjen e shpejtë të ndjesive dhe mbresave nga kanga në kangë. Kalohet nga stili i naltë biblik në stilin e vrullshëm popullor, nga fjalimet oborrtare në bisedat familjare e n’ato bufoneske e banale. E pasazhe të tilla tonesh që Dante kapërcen me një natyrshmëni të mrekullueshme, bajnë që t’i dridhen damarët e pulseve edhe përkthyesit ma të sprovuam.”16 Kjo analizë e hollësishme dhe tepër e kujdesshme që Koliqi i bën veprës danteske, dëshmon për një përgatitje serioze dhe njohuri tepër të thella në dantologji. Nga ana tjetër, Françesko Petrarka, i kurorëzuar në Kampidolion e Romës, olimpin e letrarëve më të famshëm të Evropës, me kurorën e dafinave, do të përbënte një tjetër kolonë të fuqishme të klasicizmit italian. Në këtë kontekst përkthimi, ku folëm edhe për Danten, mendoj se Petrarka do të përbënte një sfidë të vërtetë përkthimi. Ai është një ndër klasikët më të spikatur, për vetë veçantinë e soneteve të tij; për mesazhin tepër të ngjeshur, për muzikalitetin e paimitueshëm, për lojërat e fjalëve dhe atmosferat e papërsëritshme. Kanë qenë të paktë ata që kanë marrë guximin të përkthejnë Petrarkën, por, edhe nëse e kanë marrë një nisëm të tillë, kanë hequr dorë shumë shpejt.

I tillë është edhe shembulli i Fishtës, i cili, aty nga viti 1938, iu përvesh përkthimit të disa soneteve, por mundi të përkthente vetëm dy prej tyre. “Asht e çuditshme, - shprehet Orakulli ynë, – për me ba një variant të një kange të Dantes në shqip, do t’kisha gjetë menjëherë fjalë e fraza të qëllueme; nuk kuptoj se përse u dashka me u mundue kaq fort për me përkthye Petrarkën... “17. Po kështu, edhe Ferdinand Leka, një nga përkthyesit më bashkëkohor të Petrarkës, pohon në parathënien e përkthimit të tij: “Përkthimi i Petrarkës, ndoshta edhe më tepër se i poetëve të tjerë, mund të quhet një guxim i tepruar, sidomos kur mendon vargje aq të përpunuara nga stili...”.18 Kjo e bën Petrarkën një poet të vështirë për t’u përkthyer, dhe gjithashtu poetin realisht më pak të përkthyer. Megjithatë, Koliqi iu përkushtua denjësisht përkthimit tepër të vështirë të këtyre soneteve të mbushura me dashuri e me mundime dashurie, për t’ia transmetuar lexuesit shqiptar me fjalë të thjeshta e me një gjuhë të thjeshtë. Këtë e pohon edhe ai vetë në parathënien e përkthimit të poetëve të mëdhenj të Italisë: “ ... na jemi përpjekë me i ndenjë sa më besnikë mendimit të auktorëve të naltë e me ruejtë sa ma tepër qi mujshim karakteristikat e sejcilit prej tyne, tue u kujdesue njiherit me lanë të pacenueme trajtat e gjuhës s’onë edhe me shti në përdorim fjalë shqipe të thjeshta, shumica e të cilave u nxorën nga fjalorët e Bashkimit e Kristoforidhit, e të tjerat u morën nga shkrimtarët ma të pastër të letërsis arbnore.”19 Koliqi e njihte shumë mirë Petrarkën dhe jo vetëm veprën e tij por edhe mënyrën e tij të të jetuarit, të menduarit, shtëpinë, fshatin Arkua, ku edhe jetoi dhe vdiq klasiku 16 Dante e ne shqiptarët, f. 494. 17 Po aty, f. 494. 18 Ferdinant Leka, Shkrime gjuhësore, letrare, sociale, Tiranë, Infbotues, 2007. 19 E.Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italisë, Tiranë, Nika, 1932, f. XVI.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

144

italian. Në një nga esetë e tij ai i përshkruan me shumë detaje dhe shumë zjarr dhomën e oxhakun pranë të cilit dukej se jetonte akoma Hija e poetit, aty ku “... në flakën e gjallë të votrës, vegoi fytyrën e vashës së hyjnizueme ndër vargje të padekuna, e cila do t’i ketë qeshun për herë të fundit n’errsi të kësaj dhome.”20 Mendoj se ai nuk ka pse i kërkon falje21 Poetit të madh për guximin e tepruar për të përkthyer vargjet e tij, sepse duhet të jemi ne që duhet t’ia dimë për nder përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm për të na sjellë që në 1932-shin vjershat e çmuara të të gjithë njerëzimit, që edhe sot, pas qindra vjetësh, duket sikur i ndien tek ofshajnë nën dritën e zbehtë të flakës së kandilit të shtëpisë së vjetër në Arkua. Tashmë, falë këtyre përkthimeve, shqiptarët njohën personalitetin e fortë të Dantës, të jetës dhe veprës së tij, njohën gjithashtu edhe turbullimet e vrullet e larta shpirtërore të vargjeve të Petrarkës. Koliqi si poet nuk kishte se si të mos i ndjente pranë, nuk kishte se si të mos i adhuronte, e si përkthyes nuk kishte se si t’i shmangte. Ato do të ishin shumë të rëndësishme për artin e tij poetik, e veçanërisht për poezinë, ku me vetëdije të plotë lanë edhe gjurmën e tyre të thellë. Por jo vetëm në poezinë koliqiane, por edhe në prozë, ne do të shohim një Koliq që nuk do të ndahet dot nga ndikimi i vazhdueshëm i këtyre klasikëve.

Duket sikur kemi të bëjmë me një model të pashmangshëm, me një pikë referimi të hapur që do të na bëjë ta shohim përsëri nëpër rreshta reflektimesh e mendimesh kritike mbi shoqërinë dhe mbi letërsinë. Kjo përligj me të drejtë atë që mendojnë studiuesit e letërsisë, se veprat klasike nuk kanë kurrë mort dhe se gjithmonë mbeten një themel i fuqishëm për çdo shoqëri të shëndoshë.

20 E.Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italisë, Tiranë, Nika, 1932, f. XVI. 21

Koliqi shkrua në Dafinat e shtëpis se Petrarkës: “Poet , m’a fal at guxim qi pata tue vu dorë në përkthimin shqip të vjershave të tuja.” Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 524.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

145

4.2 Brenga e Dantes22 dhe e Koliqit, një brengë shekullore të dëbuarish

L’essilio che m’è dato onor mi tegno... Shpeshherë elementet biografike të një shkrimtari na ndihmojnë më shumë për të kuptuar më mirë kontekstin kulturor, estetik dhe njerëzor, në të cilin krijohen vepra të caktuara. Megjithëse veprat, në përgjithësi, janë produkt i artit dhe i intuitës krijuese të poetit, mbeten gjithsesi të lidhura me vetëdijen e poetit, me jetën e me çdo gjë tjetër që lë gjurmë në ndërgjegjen e tij. Prof. Alfred Uçi mendon se do të ishte e gabuar të tregoheshim mospërfillës ndaj biografisë dhe rrethanave jetësore të një poeti, sepse “poezia është përgjithësim artistik dhe ka varësi nga biografia e autorit, por kjo pavarësi është relative dhe jo absolute, se sidoqoftë ajo përftohet përmes zemrës, shpirtit, mendjes, imagjinatës, përvojës jetësore, botëkuptimit e rrethanave jetësore të poetit, që lënë në këtë ose atë mënyrë gjurmë të caktuara në krijimtarinë e tij letrare. Kjo është plotësisht e vërtetë edhe për poezinë e Dantes.”23

Kjo do të thotë se, duke njohur më thellë aspekte të rëndësishme të jetës së shkrimtarëve që duam të studiojmë, ne njohim pse-të e shumë zgjedhjeve dhe zgjidhjeve cilatdo qofshin ato, të vullnetshme ose jo. Dhe, në rastin tonë konkret, njohja e rrethanave të jetesës së Dantes dhe të Koliqit, megjithëse në epoka tepër të largëta, na orienton natyrshëm drejt asaj të përbashkëte që vetëm me një intuitë të thjeshtë na bëri që t’i vëmë pranë njëri-tjetrit. Fillimisht ishte dëshira e vetë Koliqit për të zgjedhur Danten dhe për ta bërë të pranishëm nëpër vargjet e tij, pastaj, mbase ishte edhe instikti i vetë

22

Dante Aligieri lindi në Firence në maj të vitit 1265. Ndoqi shkollën e filozofisë së domenikanëve, në Santa Maria Novella dhe atë të françeskanëve në Santa Kroçe. Një e dhënë e sigurtë e biografisë së tij është miqësia e ngushtë me Guido Kavalkantin, me Lapo Xhianin dhe me Cina da Piatoia, gjë që tregon për formimin e tij kulturor dhe përkasinë e tij në grupin Stil Nuovo. Merr pjesë në luftërat politike të Bashkisë, duke marrë përsipër edhe detyra administrative dhe politike. Më 1300 zgjidhet priore. Menjëherë pas me 1302 dënohet me vdekje dhe nuk kthehet kurrë më në Firence. Detyrohet të jetojë në mërgim I mikpritur nga qytete dhe oborre të ndryshme .Vepra e tij e parë e rëndësishme është Vita Nuova (1292 – 1293). Pastaj shkruan veprat doktrinale De volgari eloquentia dhe il Convivio. Shkruan traktatin Monarchia në latinisht. Kryevepra e tij Divina Commedia mendohet të ketë filluar rreth vitit 1307 dhe të ketë vazhduar deri pak kohë para se të vdiste. Vdiq në Ravena me 14 shtator 1321. 23 Vep. e cit, f. 28.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

146

poetit për ta pasur pranë si një figurë të lartë morale e për më tepër si një njeri që mban mbi kurriz të njëjtën brengë të pashërueshme që e shoqëroi deri në ditët e fundit të jetës.

Dhe, çuditërisht, të dy shkrimtarët, me një distancë kohore pothuajse prej tetëqind vjetësh, i përndoqi e njëjta brengë dhe i udhëhoqi gjatë gjithë jetës së tyre, gjë që ndoshta do të thotë se pa këtë lloj vuajtjeje, pa këtë lloj jete të trishtë, Dante nuk do të kishte mundur të krijonte Komendinë hyjnore të të gjithë njerëzimit dhe, nga ana tjetër, Koliqi nuk do të kishte mundur të bënte një art modern, një prozë moderne, të parën e atij lloji në letërsinë shqipe. Fati e deshi që poeti i madh i të gjitha kohërave, të dëbohej nga qyteti i tij i lindjes, Firence, e të syrgjynosej për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Ky ishte edhe fati që përndoqi Koliqin, i cili u dëbua jo vetëm nga qyteti i tij i lindjes, por edhe nga toka e tij amë, me kushtin e prerë për të mos u kthyer më kurrë, deri në fund të jetës.

Ky do të ishte fati më i keq që mund t’i ndodhte një shkrimtari, vendimi më ogurzi që mund të merrej ndaj një njeriu që gjithë jetën ia kushtoi artit poetik dhe vendit të tij. Dante, duke qenë një poet i Mesjetës, është i detyruar të mbajë peshën e kujtimeve të cunguara, të çrregullta, por edhe të shumta në numër, që i ofroi antikiteti, është i detyruar të përmbledhë në vetvete të gjithë personazhet e një shoqërie komplekse dhe të turbullt, në të cilën papa, perandori, mbreti, vasalët, tiranët dhe qytetet e lira përplasen në një luftë të vazhdueshme. Firence ishte qyteti që poeti i madh dashuronte më shumë se çdo gjë tjetër, prandaj mendonte se edhe energjitë dhe aftësitë e tij të mprehta duhej të derdheshin në të mirën e vendlindjes së tij. Në emër të drejtësisë dhe të vlerave të larta morale, rreth 1300-tës, Dante hyri në vallen e politikës, duke u radhitur në krahun e Guelfëve të Bardhë. Nga dokumentet e pakta që kanë mbetur, thuhet se “pozicionimi i Dantes nuk lidhej aq shumë me pikëpamjet e fraksionit, sesa me vullnetin për të mbrojtur autonominë e Firences dhe vazhdimësinë e saj institucionale nga ndërhyrja e papatit dhe Anxhoinëve...”.24 Qëndrimi i tij ishte gjithnjë i drejtë dhe i paqtë, e për këtë përbënte një nga shtyllat e forta të qytetarisë fiorentinase, dhe për këtë arsye edhe dërgimi i tij si ambasador për të arritur një marrëveshje në Romë. Por zgjedhjet e tij politike ishin “zgjedhje mbi të gjitha të një intelektuali të bindur nga studimet e universalitetit dhe pandryshueshmërisë së disa të vërtetave dhe disa ligjeve të jetës”,25 gjë që në përgjithësi nuk i shkon shumë për shtat politikës së asnjë epoke. Dhe si pasojë e atij qëndrimi dhe të atyre bindjeve ai nuk do të kthehej më asnjëherë në qytetin e lindjes. Më 1302 Dante do të dëbohet përgjithmonë nga Firence dhe do dënohet me vdekje. Që nga ky moment fillon kalvari i vuajtjeve të mërgimit që do ta shoqërojë deri në fundin e jetës. Në ato kohëra dëbimi ishte një nga format më të rënda të ndëshkimit shoqëror qytetar dhe, sidomos për Danten, para së gjithash do të nënkuptonte një poshtërim personal, i cili shprehet shumë qartë përmes fjalëve profetike të kantikës së tretë, Parajsës:

24

G.Ferroni, Dante Alighieri, në Storia della letteratura italiana. Dalle origini al quattrocento. Einaudi, Milano, 1991, f. 167. 25 N.Mineo, Dante, Laterza e Figli, Bari, 1996, f. 62.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

147

Tu proverai sì come sa di sale Lo pane altrui e come è duro calle Lo scendere e ‘l salir per l’altrui sale (XVII, 58-60) Thuhet se Sokrati “parapëlqeu të pijë helmin në vend të syrgjynosjes”. ”Po kaq e rëndë pat qenë syrgjynosja edhe për Danten, sepse i hidhte mbi ndërgjegjen e pastër politike hijen e zezë të tradhtarit dhe të armikut të vendlindjes.”26 Por, pikërisht atëherë kur ai u duk se ishte rrëzuar përfundimisht, u ngrit sërisht në këmbë dhe mori frymë thellë. Shpirti i poetit u ringjall dhe shndërroi fatin e tij të dhimbshëm prej mërgimtari në një shenjë thirrjeje dhe misioni. “Mërgimi i tij u bë një simbol i shkëputjes nga korrupsioni i një bote, pre e urrejtjeve, egoizmit, pasioneve individuale... i jepte sigurinë e të qenit një martir dhe një luftëtar i drejtësisë, e për këtë i jepte të drejtën t’u fliste njerëzve, t’i drejtonte në rifitimin e drejtësisë, të vërtetës dhe të paqes.”27 Prandaj ai nuk u dorëhoq për asnjë çast dhe vazhdoi pandërprerë punën e tij me poezinë, duke mos rënë pre e zemëratave dhe mllefeve hakmarrëse, sepse tashmë i kishte shuar ato pa e cenuar dinjitetin, duke i mëshiruar në veprën e tij të madhe Komedinë hyjnore. Ky guxim dhe kjo vendosmëri e patundur do të çudiste shumë poetë e shkrimtarë të mëdhenj të epokave që do të vinin pas tij. Një prej tyre është Gabriele Danuncio, adhurimi i të cilit për Danten tashmë dihet nga të gjithë.

Danuncio do t’a përshkruante kështu: “Imagjinojeni Aligierin, i mbushur me vizionin e tij, nëpër rrugët e mërgimit, pelegrin i pashtershëm, i përzënë nga pasioni dhe nga mjerimi nga njëra tokë në tjetrën, nga njëra strehë në tjetrën, përmes fushave, përmes maleve, gjatë lumenjve, gjatë deteve, në çdo stinë, i mbytur nga ëmbëlsia e pranverës, i përshkuar nga ashpërsia e dimrit, gjithmonë vigjilent, i kujdesshëm, me sy të hapur, i paduruar në tronditjet e brendshme për të formuar veprën gjigande.”28 Dhe për këtë qëndrim të tij do ta kishte zili edhe Petrarka, klasiku i soneteve të dashurisë së Rilindjes italiane, i cili mendon, nëse do të arrijë ndonjëherë të adhurojë dhe ta lavdërojë aq sa e meriton këtë njeri me karakter kaq të fortë dhe me dinjitet kaq të lartë. “...as padrejtësia e bashkëqytetarëve, as mërgimi, as varfëria, as sulmet e kundërshtarëve, as dashuria e gruas dhe fëmijëve nuk e hoqën nga rruga e nisur; ndërkohë që ka shumë njerëz të mëdhenj, po, por aq të ndjeshëm sa edhe psherëtima më e vogël i largon nga qëllimi i tyre. ”29 Poeti i madh vdes në Ravena, qyetet ku ndodhet varri i tij edhe sot e kësaj dite. Mbi të shkruhet “Këtu prehem unë, Danteja, i dëbuar nga qyteti im i lindjes.” Për t’iu kthyer krahut tjetër të përqasjes, mund të themi se kemi të bëjmë me një shkrimtar, jeta e të cilit nuk ishte aspak më e ndryshme se ajo e poetit të mesjetës. Tani nuk ka pse të na duket e çuditshme se edhe shkrimtari shqiptar Ernet Koliqi, i shekullit të njëzetë, do të pësonte të njëjtin fat me Danten, do të vuante dëbimin e përjetshëm nga

26

A.Uçi, vep. e cit, f. 29. 27M.Pazzaglia, Scrittori e critici della letteratura italiana 1, Zanichelli, Bologna, 1985, f. 230-231. 28

G.Danunzio, Il Fuoco, vep e cit., f. 253. 29 F.Petrarca, Dante grande poeta volgare, në Antologia della critica dantesca, Petrini, Torino, 1968.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

148

atdheu dhe do merrte dënimin me vdekje, si “bashkëpunëtor i fashizmit”. Historia përsëritet në një vend të vogël, fqinj të Italisë, përsëritet me të njëjtën formë e për të njëjtat arsye. Është politika e gabuar, ose zgjedhja e kahut të papërshtatshëm, jashtë interesave të klaneve sunduese, që përcaktojnë në mënyrë arbitrare fatet e poetit.

Dhe arsyeja e angazhimit politik të Koliqit ishte e njëjta që shtyu edhe Danten t’i hynte kësaj rruge, dëshira e madhe “me pa vendin t’onë mirë të mbarështruem e të mataruem politikisht mbi baza drejtësie shoqnore, do të mbette ndiesi e thatë po nuk u shëndrrue në shkas përpjekjeje e vrull veprimtarije qi shëndrron dishirin në realitet.”30 Dhe këto ndryshime politike mund të vinin vetëm nga njerëzit e kulturës, sepse “sot lypet kulturë”, kulturë e dije për të nxjerrë në pah të gjitha problemet dhe për të shpjeguar të gjitha pasojat e ngjarjeve të jetës. Njerëz si Koliqi e kishin kuptuar tashmë dhe përpiqeshin, që me gjithë dijen intelektuale të qëndronin në krah të popullit dhe të ndihmonin drejtësinë shoqërore. “Sot për sot, shkruan Koliqi, “nji veprimtari politike e cila nuk ndriçohet prej kulturës, nuk asht tjetër veçse nji lojë kote, qi argton ndoshta ata qi e lozin, por pengon ecjen e kombit mbi udhën fatale të historis,”31duke iu referuar ndoshta edhe politikës së kohës që sundonte tashmë Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këtë bindje duket se Koliqi e kishte të ushqyer nga mësimet e poetit italian, e kishte të përfituar nga eksperienca danteske e mëparshme dhe kjo duket nga vetë fjalët e tij: “Dante ushqente bindjen e ngulun se njeriu, sidomos njeriu i arsimuam, duhet njehë fajtuar kur nuk përdoret me veprim të paprém, brenda mundësive të veta, për të miren e përgjithshme,”32 për ndërgjegjësimin e popullit dhe përpjekjen për t’i treguar rrugën e të drejtës dhe të vërtetës. Koliqi, duke u ndjerë në të njëjtën situatë me Danten, duke e ndjerë këtë brengë të njëjtë në kurriz, do të shkruante për të në revistën Shejzat, pikërisht atë që ai do të ndjente për veten e tij, dhe jo rastësisht i kujtohet Dantja dhe kalvari i vuajtjeve të tij në këtë pikë të vështirë të jetës: “Ndamja prej shtëpis, prej grues e fmijvet, prej rrethit shoqnuer, në qoftë se vret nji herë një njeri të rëndomtë, vrau Danten dhetë herë, sepse në shpirtin e tij lidhjet me gjind të vet e vend të vet mbështilleshin me at bukuri e ambëlsi njerëzore qi shumica nuk shofin e nuk njofin me afsh të nji poeti.”33

Këtë, realisht, Koliqi e ndjente, sepse e provonte në shpirt në të njëjtën mënyrë, madje e dërrmonte pa masë përjashtimi nga çdo veprimtari qytetare, pikërisht në kohën kur e shikonte veten si më të zotin për t’i shërbyer vendit të tij. Në një nga poezitë e veta me titull Vetvetes, do të shprehet me një trishtim të madh për të dhe për fatin e veprës së tij: ... Por n’terr e n’heshtje treti kânga e jote E kurr njerí për me t’ndëgjue s’u ndal Kërkove namin, e përbuzjen gjete; Thirre dashnín, e t’u përgjegj mënija; 30E Koliqi, Politika dhe kultura, Shejzat, nr 7 – 8, 1965, f. 218 . 31 Po aty, f. 220. 32 E.Koliqi, Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante, Shejzat, nr. 9 – 10, 1965, f. 291. 33 Po aty.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

149

... E andrra diq, e shpirti n’helm u mbush.34 Situata ku ndodhet Koliqi dhe perceptimi i menjëhershëm që shkakton ky trishtim e kjo dhembje e madhe që ruan në shpirt, të hyn aq thellë, deri në çdo qelizë të trupit, derisa edhe ti si lexues e ndjen shpirtin e copëtuar të tyre, që lëngon nga malli për gjërat e vogla e të mëdha që mbajnë të gjallë e në jetë tokën e tij amë. Diku, në një faqe tjetër të Shejzave, në një artikull përkujtimor kushtuar Gjergj Fishtës, e kuptojmë edhe më mirë se sa i egër shfaqet mërgimi për këta shqiptarë të ditur, që e pësuan në gjithë qenien e tyre vrazhdësinë dhe dhembjen e kësaj ndarjeje të dhunshme.

“Mërgimi zhgatërron dejt e acaron shpirtin. Malli për gurët e udhavet qi rrahshim përditë tue dalë e tue kthye në shtëpi, për carajt e votrës, për farefis e shoqni, për netët e festave të mëdhaja, për bukë kollomoqe e djathë vendit, për frymën e maleve t’ona, shkurt malli për atdhe shëndrrohet në nji idhni t’egër, në nji ndiesi kryengritse kundra fatit të padrejtë. I mërguemi qi ndien gjithnji të gjalla lidhjet me tokë të Parvet, njef t’imta në të cilat fshan si e trumhasun, e nama i buron vetvetiu ke buza dhe gjaku i pezmatohet tue e pa veten të ndamun dhunisht për s’gjalli prej foles shtëpiake.”35 Kaq i hidhur ishte dëbimi dhe dhembja, sa hakmarrja do të përbënte shërimin e vetëm të shpirtit.

Por kjo nuk mund të parashikohej në asnjë çast si zgjidhje, sepse kjo do të thoshte të luaje të njëjtin rol të kundërshtarit, të udhëhiqje një luftë që nuk do të ishte e popullit, por vetëm e tija personale, gjë që nuk kishte me asnjë lidhje me karakterin dhe dinjitetin e poetit shqiptar. Kjo përsëri të kujton pozicionimin e Dantes, dhe zgjedhjen e tij përfundimtare për të përballuar i vetëm hidhërimin e pamerituar dhe nënshtrimin ndaj fajeve të trilluara. Në mënyrë të natyrshme kjo do të garantonte lartësimin e figurës së tij dhe ai do të ngrihej si një gjykatës mbi kohën e tij duke u qëndruar besnik parimeve të drejtësisë dhe i paanshëm në vorbullën e së vërtetës. E prandaj rrebeshi i ndjesive të brendshme filloi të zbutej, duke i lënë vendin një misioni të lartë, krijimit të veprave letrare dhe studimit të fenomeneve letrare dhe qytetare, duke mos u shkëputur për asnjë çast nga rrënjët autentike të kulturës dhe gjuhës së kombit të vet. Kjo e ngriti edhe më lart figurën e tij, lartësoi vlerat e moralit njerëzor, dhe vlerat e artit poetik, që mbeten edhe pas vdekjes së tij pasuri e përhershme e gjithë shqiptarëve. Edhe Ismail Kadare do të shkruante për mërgimin, edhe atij Dante do t’i kujtonte atë që ndodhi me shumë shqiptarë të tjerë dhe jo më në kohën e Dantes, dhe as në atë të Koliqit, por në ditët e sotme, në kohën që po e jetojmë të gjithë ne së bashku dhe për të cilën jemi dëshmitarë të gjallë:

“Askund tjetër në rrëfimin botëror trevat e mërgimit nuk ngjajnë aq fort në thelbin e tyre, me trevat e ferrit e te purgatorit, siç i ka dhënë Dantja. Banorët e Ferrit të tij janë çuditërisht të afërt me mërgimtarët, madje edhe me ata të sotmit. Dromcat e rrëfimeve, brengat zemërimet, kureshtia politike e të dy palëve, etja për lajmet, amanetet, pengjet e mbetura, duken si të dala nga i njëjti brumë e nga i njëjti popull. Madje, ngjashmëria

34

E.Koliqi, Vetvetes, në Gjurmat e stinve, Vepra 1, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 64. 35

Pa autor, Perkujtimi kremtuer i Fishtës, Shejzat, nr. 1 – 2, 1962.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

150

shkon gjer në atë shkallë, saqë, po të sajonin një ndërthurje të dytë, lexuesi i sotëm do ta kishte të vështirë të dallonte në një lexim të parë tekstin e Dantes nga modele kronikash a reportazhesh të sotme.”36 Vuajtja koliqiane e mërgimit do të përçohej e shumë e trishtë edhe përmes vargjeve të krijimtarisë së tij, nga ku ndjehet jo vetëm i përmalluar për kujtimet e largëta të qytetit të lindjes dhe punës që bënte aty, por edhe i trishtuar, “me duer ndër tâmtha”, duke gjetur prehje e ngushëllim në vargjet e poemës danteske. E tillë është poezia Muzg

mërgimi, nga e cila citojmë këto vargje: Ndoshta m’ka marrun gjumi tue lexuemun, O Dant, poemin t’and me duer ndër tâmtha, pse nesër n’klasën t’ime më vjen rendi t’zhvilloj at vargun plot me lot, at vargun e mërgimit: “Sa fort i ndihet krypa bukës së huej edhe sa shteg i ngurtun asht zbritja e ngjitja nëpër shkalla t’hueja...” Un sakt jam n’andërr e mërgimi Dantit M’ban t’a shof veten n’nji dhe t’huej mërgue...37

Kjo brengë e madhe prej të dëbuari që hoqi Koliqi, në shekullin e njëzet, nuk do të mund t’i ngjante kujt tjetër më shumë sesa Dantes. Në këtë aspekt Koliqi e kishte zgjedhur si udhëheqësin e tij shpirtëror, si shembullin e një morali të lartë njerëzor dhe si mjeshtër të madh të antikitetit, si mësues për të gjithë brezat e ardhshëm të mbarë botës. “Sot kushdo qi i shtym nga dhuna len vendlindjen e adhurueme për të kërkue jashta saj lirin për të punue për ideal të vet merr si shembull e pasqyrë jetën e Dantes”38.

4.3 Receptimi i disa parimeve dhe teorive që udhëhoqën rrugëtimin dantesk të Koliqit

Dante Aligieri njihet jo vetëm si poeti i madh i Rilindjes italiane, që përtëriu gjithë poezinë e një shekulli, por edhe njeriu enciklopedik, që përfshiu në strukturën e tij të gjerë mendore dhe shpirtërore historinë, shkencën, filozofinë, teologjinë dhe artin. Epoka letrare në të cilën jetoi Dantja ishte një epokë qytetërimi tepër e ndërlikuar, një qytetërim i ri, ku një vend të madh zunë traditat e qytetërimit antik të së kaluarës. Dhe në një epokë të tillë poezia nuk do të mjaftonte, sepse “nuk mund të presësh gjeni absolutisht poetikë dhe ekskluzivisht poetikë; por në të kundërt gjeni pak a shumë kompleksë tek i

36

I Kadare, Dantja i pashmangshëm, Onufri, Tiranë, 2005, f. 32. 37

Muzg mërgimi, Vepra 1, f. 126. 38

E.Koliqi, Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante, f. 292.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

151

cili aftësitë poetike mund të jenë dominante, por jo të vetmet...”,39 do të shkruante Furiel më 1854. Ai nuk është vetëm një gjeni kompleks, do të vazhdonte Furiel, por është ndoshta më kompleksi i kohës së tij. “Imagjinatës më të gjallë, më entuziaste ai i bashkon kuriozitetin më të ethshëm, aftësive më të larta poetike, interesave shkencore më të spikatura, nevojës për të pikturuar gjithçka që ka parë, gjithçka që i ka lënë gjurmë, i bashkon njohuritë mbi gjithçka që ka ndodhur në kohëra dhe në vende më të largëta.”40

Kjo do të thotë se, të jesh poet, nuk do të thotë të merresh vetëm me krijime letrare të mirëfillta, apo me prodhime ekskluzive të imagjinatës, por edhe me çdo gjë tjetër që lidhet me kohën ku jeton, me qytetërimin të cilit i përket, me problemet që lindin nga kriza e konflikte njerëzore, me tradita të reja e të vjetra që përbëjnë identitetin e tij si poet dhe si qytetar i një kombi. Ky kompleksitet dijesh dhe interesash që karakterizon figurën dhe personalitetin e Dantes, duket se udhëheq në rrugën e tij të formimit poetik dhe njerëzor edhe Koliqin. Shkrimtari ynë nuk mbetet i mbyllur në kullën e tij të fildishtë, nuk mbetet i kufizuar në veprat e tij në prozë, poezi e dramë, por i kalon kufijtë e krijimtarisë së mirëfilltë, duke ndjerë gjithnjë e më shumë nevojën e pjesëmarrjes në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe atë qytetare. Këtë e bënte përmes shkrimeve të shumta në revista të ndryshme të kohës, shkrime të guximshme me tone të larta kritike dhe vlerësimi, të cilat kishin të bënin me marrëdhëniet e ndryshme të krijuara mes shqiptarëve dhe fenomeneve të ndryshme të kohës. Këto shkrime e bënin atë një publicist të talentuar, një njeri me nuhatje të fortë në identifikimin e pikave të dobëta të shqiptarëve, një njeri të ditur, që e njihte mirë burimin e shumë prej problemeve që shqetësonin bashkëkombasit e tij.

Në një nga këto shkrime mbi atdhedashurinë, një nga vlerat më të larta njerëzore, ai shkruan: “Na tjerët e duem Shqipnín shpirtnisht e njiherit landorisht sepse, mbrendë e jashtë, d.m.th, n’atdhe e në mërgim, dishrojmë t’a shohim të nderueme, po, por edhe të përparueme në mënyrë qi në truell të saj të mundemi me jetue sa ma të lum na vetë ase, s’paku, bijt t’onë, po qe se na vetë, për nji arsye a për nji tjetër, jesim e vdesim përjashta.”41 Kështu do t’u fliste, me shumë krenari, Koliqi shqiptarëve, të cilët duhet ta donin dhe ta nderonin atdheun e tyre, kudo qofshin ata. Edhe pjesëmarrja e tij në politikë do të ishte një mënyrë e mirë për të ndihmuar popullin e për t’i qëndruar pranë halleve të tij, ashtu siç bëri në epokën e tij edhe Dantja. Një vend të rëndësishëm në formimin e tyre aristokrat dhe me vlera të larta morali qytetar zë qyteti i lindjes e përkatësisht Firencja dhe Shkodra. Vlerat qytetare me të cilat u rritën të dy, nuk u fshinë për asnjë çast nga memoria dhe nga karakteri, ku ishin gdhendur. Këto dy qytete veriore, kryeqendra të kulturës së kohës, nxitën tek poetët tanë, instiktin e intelektualit dhe njeriut të rafinuar. Rinia e Dantes, do të shkruante një nga

39

Claude Fauriel, La lotta fra le diverse facoltà intellettuali di Dante, në Antologia della critica dantesca, f. 98-99. 40 Po aty. 41

Hilushi, Politika dhe kultura, Shejzat, nr 7 – 8, 1965, f. 217.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

152

studiuesit e tij,42lulëzoi në një klimë sjelljesh elegante dhe një jete të rafinuar intelektuale, e njëjtë me atë të njerëzve më të edukuar të aristokracisë dhe borgjezisë së lartë fiorentine dhe toskave, në përgjithësi. Dihen tashmë vlerat e larta njerëzore që nxori ky qytet në fusha të ndryshme të artit, pikërisht në periudhën e mesjetës, kur njohu edhe lulëzimin e tij më të madh. Nga ana tjetër, Shkodra është një qytet më vlera të veçanta të moralit dhe qytetarisë, qytet nga ku dolën gjithashtu disa nga emrat më të mëdhenj të të gjitha kohërave . Lidhjet e këtij qyteti më vendet e ndryshme te Evropës, e sidomos me Italinë, e lulëzuan dhe e bënë një nga më të kulturuarit e Shqipërisë. Kjo ishte klima ku u rrit Koliqi, ku mori arsimimin klasik, mësoi gjuhën italiane dhe së bashku me të adhurimin për klasikët e mëdhenj që krijuan në këtë gjuhë.

Koliqi krijoi lidhje të ngushta me Luigj Gurakuqin, të cilin e njeh si një nga mësuesit e tij, me Camajn e me Fishtën, e me shumë të tjerë që ishin krenari e qytetit të tij, ashtu siç krijoi lidhje të ngushtë e miqësi edhe Dantja me artistë të mëdhenj të mesjetës, si: Guido Kavalkanti, Xhino da Pistoia, apo piktori Xhoto. Koliqi e lexonte shumë Danten dhe shumë herë të tjera i kthehej për ta rilexuar jo vetëm për arsyen e thjeshtë se e admironte, si një shkrimtar klasik erudit, por edhe sepse me të e lidhte puna që bënte. Koliqi duhej të përgatiste leksione për nxënësit e gjimnazit në Shkodër, ku punoi një periudhë të caktuar kohe dhe për këtë zgjodhi Danten, klasikun e preferuar. Duke iu referuar këtyre kujtimeve të largëta, Koliqi shkruan: “Mbi gjithçka, ajo që i linte mbresa nxanësve shqiptarë, ishte jeta e Dantes, jetë e mbushun me situata dramatike që i shkaktoheshin nga konfliktet e dhunshme e urrejtja e pamëshirshme qytetare”.43 Tërheqja, efekti psikologjik që shkaktonte Dantja tek lexuesit shqiptarë dhe sidomos tek Koliqi, ishte e madhe dhe e një natyre krejt të veçantë. Si njëra dhe tjera palë gjente tek ai një të përbashkët që ishte burrnia e karakterit të tij, ishte këndvështrimi mashkullor, sipas të cilit vlerësonte vesin dhe virtytin njerëzor, gjë që e pamë edhe më lart në mënyrën se si i përballoi vuajtjet e atij mërgimi të dhunshëm. Kjo duke qenë edhe një karakteristikë e shqiptarëve si komb, të bën të besosh se kjo mund të jetë një arsye më shumë për të cilën lexuesit e kohës dhe vetë Koliqi e pëlqyen dhe e ndjenë aq pranë.

E kundërta, për shembull, ndodh me Petrarkën, klasikun tjetër të preferuar të Koliqit, për të cilin mund të themi se nuk pati ndonjë simpati të madhe e ndonjë fluks përkthimesh, siç ndodhi me Danten; kjo për shkak të vetë natyrës së tij të të shkruarit, plot mundime e vuajtje dashurie, plot ulje e ngritje shpirtërore, tepër të vështira për t’u kuptuar nga një lexues shqiptar i atyre viteve. Por nuk do të ishte vetëm ky parim mashkullor e burrëror që do të udhëhiqte Danten në arsyetimin e shumë fenomeneve apo situatave të kohës, që do të linte gjurmë në ndërgjegjen e Koliqit dhe të lexuesve, por do të ishte edhe situata politike e qytetit të lindjes që, si për ironi të fatit, nuk do të ishte më e ndryshme nga ajo e kohës kur jetoi Koliqi. Në një nga shkrimet e tij të revistës “Shejzat”, të botuar në Romë, ne do të gjejmë: “Tue lexue aty-këtu në libra të ndryshëm ngjarjet e jetës së tij, më ra menjëherë asokohe në sy gjasimi mutatis mutandis i gjendjes së Firences gjatë rrnesës së Poetit me

42

N.Mineo, vep. e cit., f.15. 43

E,Koliqi, Dante e ne shqiptarët, në Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

153

atë të Shqipnis... Më përshkoshin, nëpër kujtim, tue i lexue, ndodhit e rrethanat t’ona, q’prej vjetit 1920 e më tutje. Jeta e Dantes u end në nji atmosferë qi shumë prej nesh kanë përjetue. Mjafton mërgimi i tij politik me shenjue Poetin si njeri qi pasqyron në vetvete punë kushte gjallese të cilat Shqiptarët, me rradhë, njoften”.

Kjo do të ishte një tjetër arsye që tërhiqte vëmendjen e Koliqit, dhe jo vetëm, një tjetër arsye për ta studiuar më me vëmendje e për të kuptuar arsyen e disa sjelljeve dhe qëndrimeve të tij, të cilat, pa asnjë dyshim, do të udhëhiqeshin nga parimet thelbësore të virtytit dhe të moralit. Në memorien e Koliqit kanë mbetur të paharruara disa nga qëndrimet e Dantes, me të cilat është njohur gjatë studimeve më të thelluara, dhe prej të cilave pohon se duhet të nxjerrim mësime të dobishme, të tilla, si ata që shpreh në esenë me titull Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante, po në revistën Shejzat. Mes të tjerash Koliqi do të theksonte: “Dante na mëson se dhuna, urrejtja, lakmija e teprueme e sundimit... përbuzja e trashëgimive stërgjyshore, mospërfillja e mendimeve të tjerëve nuk mkambe nji atdhe” e më poshtë vazhdon përsëri “ Na mëson edhe se duhet, po, të dashunojmë ma parë vendin ku u lindëme prej të cilit muerëm zanafillen edhe emnin, por tue mos harrue se synimi i njeriut të ndritun do të jetë krijesa e një votre së madhe rreth të cilës të mblidhen në paq e në vllazni mbarë njerzimi”. Edhe nga jeta e Dantes rrjedh një mësim tjetër i rëndësishëm, që, sipas Koliqit, do të na ndihmojë të ecim përpara, pa mbetur pre e kohës së tashme:

“... nuk duhet me u fosilizua në rrethanat e së tashmes... na mëson me marrë nga kalesa ajkën e pasunis tradicionale... e me drejtue syt kah ardhëmënia së cilës të të mërguemët duhet t’ia dorëzojnë trashëgimin stërgjyshuer qi ata ruejtën me kujdes në nji mot pështjellimi e zvetënimi.”44

Duket nga përmbajtja se kemi të bëjmë me mësime të cilat Dantja i nxori nga mërgimi tij i gjatë, madje i përjetshëm, dhe për të cilat më shumë se kushdo tjetër, do të kishte nevojë një i mërguar i tillë si Koliqi. Ai u ofron atyre një mundësi mbijetese në një vend të huaj, një mbijetesë me plot krenari dhe dinjitet, ashtu siç i ka hije një burri. Fiorentini i madh i mërguar, la përsëri shembuj të tjerë për ata që rrahën rrugën e mërgimit, dhe pësuan zhgënjimin e madh të vendit të tyre. I mërguari, sipas tij, mund të arrijë në “nji ngadhënjim moral me qindrim plot ndere dhe dejsi në vend të huej sepse n’asht se i hueji, tue vrejtë në të urti e ndiesi fisnike edhe et drejtësie, bindet qi ka përpara nji njeri me vlera të njimendëta njerëzore edhe vetvetiu i epet shkasi me mendue se sa dam i sjell popullit prej kah doli largesa e tij, atëherë fitoren e ka te dera.”45 Koliqi bashkohet me këto mësime të Dantes, të nxjerra nga vetë eksperienca e jetës së tij, që, tek e mbramja, nuk duket shumë më e ndryshme se ajo e poetit të madh. Ai i konsideron ato si mësime të çmuara që duhet të udhëheqin njeriun në rrugëtimin e tij rraskapitës larg atdheut, që duhet ta udhëheqin atë vetë në mënyrë që të dijë të përballojë me shumë dinjitet faktin e të qenit i huaj, e aq më tepër i dëbuar. Suksesin e arriti me shumë sakrifica, me shumë përkushtim dhe besim në punën e tij, për t’ua lënë pastaj si dhuratë të

44

Po ai, Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante, f. 292. 45

Po aty.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

154

çmuar qytetit të tij të dashur, atdheut dhe gjithë shqiptarëve që sot e nderojnë dhe vlerësojnë si një nga poetët e parë moderne shqiptarë. Këtë mbështetje të ndërgjegjshme në teoritë dhe parimet bazë që ndriçuan jetën e Dantes e gjejmë jo vetëm në shkrimet e tij publicistike apo esetë e shumta mbi moralin, mërgimin, politikën apo vlerat e përjetshme njerëzore, që i ndeshim faqeve te revistës më prestigjioze të kohës, në mërgim, Shejzat, por edhe në rreshtat e krijimtarisë së tij letrare, brenda vargjeve të poezive apo edhe rreshtave të prozës. Duket sikur e gjen ngado nëpër krijimet e tij pak Dante, sikur gjen një forcë besimi që buron qoftë edhe thjesht nga prania e kësaj figure tejet frymëzuese, diku aty mes rreshtave. Të tilla janë disa nga radhët e Pasqyrave të Narçisit, ku Danten e lidh tashmë me një atmosferë krejt tjetër, të ndryshme nga ajo që krijon përjetimi i asaj brenge të përbashkët poetësh, me një atmosferë parajse, të cilën mund ta gjente vetëm në vendin e tij dhe në qiejt hyjnorë të Dantes: “Edhe Dante në vetmin prendverore të parrizit të tokës, për me përshkrue të cilin shkrini të gjitha ngjyrat, të gjithë tingujt muzikorë, të gjitha amshimet qi në kujtim të fuqishëm i a kish grumbullue përvoja e shiseve të stërholla, vuni si stoli t’atij visi të mrekullueshëm nji vashë qi këndonte tue mbledhë lule, Matelden plot mister qi s’dihet mirë shka shembullen në poem hyjnuer”.46 Duket sikur Koliqi përpiqet të na e sjellë herë pas here fiorentinin e madh, atmosferën që ai krijon nëpër shkrimet e tija, ashtu siç i vjen në frymëzimin e tij poetik, duke na rrëfyer në këtë mënyrë se është Dantja ai që pëlqen mes klasikëve të tjerë, se i pëlqen ideja e vashës së bukur, si stoli e çmuar në një livadh të madh me aroma dhe lule të tjera shumëngjyrëshe.

Por, nga ana tjetër, na tregon se është më i ndryshëm se ai dhe se Matelda e tij nuk është aq e mistershme sa ajo e poemës hyjnore, nuk është aq e lumtur dhe aq pa halle e derte, sa për të shëtitur livadheve duke mbledhur lule me ngjyra “Por kjo Matelda e ime arbnore s’erdh nëpër livadh të lulzuem tue vallzue si ajo e Dantes me lule të purpurta e të verdha ndër duer, por...”47 erdhi në gjithë lakuriqësinë e realitetit të saj “ e kuqun dhe e dersun prej mundit... me kraharor të njomë i cili ulej e çohej ndërmjet litarëve të ngarkicës që ia shtrëngojshin sqetullat.”48 Dhe kjo përshtypje, mbase, nuk vjen e formuluar rastësisht, nga një instinkt i momentit, por vjen si për të na njohur me anën tjetër të receptimit të ideve danteske, të cilat do të ishin shumë hyjnore dhe tepër të papranueshme për realitetin tonë të vrazhdë. Këtu më vijnë në mendje fjalët e Koliqit, kur tregonte mbi përshtypjet e nxënësve të tij, kur lexonin kantikët e Komedisë Hyjnore, mes të cilëve Ferrin dhe deri diku Purgatorin, kuptoheshin dhe shijoheshin krejt mirë prej tyre, ndërsa “mjaft ma pak, për mos me thanë aspak kuptohej Parajsa”. Kjo tregon se psika shqiptare e ka shumë më të lehtë të receptojë dhe të kuptojë skenat e ferrit sesa atë muzikore dhe krejtësisht hyjnore të parajsës. Në një nga shkrimet kritike të Koliqit mbi letërsinë shqipe, me titull “Fryma autoktone dhe ndikimet e huaja në letërsinë shqipe” do të gjejmë paragrafë me përshkrime që ngjajnë me ato të Ferrit dantesk, që përçojnë po ashtu drithërima e ndjesi

46 E Koliqi, Pasqyrat e Narçisit, f. 341. 47

Po aty. 48 Po aty, f. 342.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

155

që vetëm rrathët e ferrit të vërtetë mund t’i shkaktojnë. Por me sa duket edhe shqiptarët vetë kapërcyen shpesh herë nëpër ato rrathë, kaluan përmes përbuzjes dhe ndëshkimesh njerëzore, po aq të fuqishme sa edhe ato hyjnorë të Dantes.

Këtë krahasim Koliqi e bën me vetëdije të plotë, sepse kjo ishte një ngjashmëri më shumë sesa e Koliqit, e vetë malësorëve të maleve, të cilët i nënshtroheshin me përvuejtësinë më të madhe atij kodi të lashtë të maleve shqiptare që ishte Kanuni. Fryma e atyre ligjeve do të vepronte deri vonë, mbase edhe deri sot, në impulset psikike të çdo shqiptari. Koliqi do të besonte se është një Dante nga Dukagjini, i cili do të na përcjellë përshkrime nga më tronditëset e një realiteti të jetuar njerëzor: “Mes aheve të pyllit përreth ai pa Katallani, të tmerrshëm, që në mes të flakës e të tymit torturonin pa mëshirë keqbërësit. Shumë ndër ta njohu Dantja i Dugagjinit. Ata dënoheshin pse kishin vrarë për të vjedhur, pse nuk kishin ndrequr trupin e armikut të vrarë që sipas zakonit duhet të kthehet me fytyrë nga qielli e t’i vendoset pushka në krah. Por ndëshkimin më të rëndë e merrte kush kish thyer besën, kush kish prishur mall e pasuri të tjetrit që ia kish lënë amanet dhe kush nuk i ishte bindur urdhrave të të parit të shtëpisë e të këshillit të vëllazërisë.”49

Edhe më e rëndë do të shfaqej përshkrimi i një femre të zhveshur, e cila do të merrte ndëshkimin e saj sipas veprës së rëndë që kishte kryer, gjë që do të përfshin menjëherë dhe në mënyrë instiktive të kujton Danten gjatë rrugëtimit të tij nëpër rrathët e dhimbshëm e marramendës të arkitekturës së tij të përkryer të Ferrit. Po aty Koliqi përshkruan vizionin e frikshëm që i shfaqet Sokolit të Dukagjinit: “Mes dy pemëve Sokoli vuri re një grua lakuriq të përshkuar në një hell të gjatë që rrotullohej ngadalë nga dy Katallanë të përbindshëm mbi një zjarr thëngjish të përndezuar që nuk shuhej kurrë. Aty pranë rridhte një burim uji. E njohu të dënuarën, një nga vajzat më të bukura të Dugagjinit që kish vdekur ca vite më parë, e quanin Sugare Uka. Ajo iu lut me një zë përgjërues: Një pikë ujë... më jep një pikë ujë o burrë i

malsisë... Sokol Kola nuk mund të prekte asgjë veç i tha: Ke pirë shumë në burimet e

kënaqësisë Sugare prandaj të djeg fyti tani... Por ajo iu përgjigj: Këtë ndëshkim të ashpër

nuk e kam ngaqë hiret e mia i shkapërdredha me rioshët më të pashëm të Dugagjinit.

Mëkati im është më i rëndë; përdhosa afrinë shpirtërore të Shën Gjonit, ju dhashë

kumbarit tim...” Ky vizion i Dantes primitiv shqiptar shpalos konceptin që kanë, ose të paktën

kishin deri para pak vitesh malësorët për të mirën e të keqen”.50 Për këtë arsye Koliqi e ndjente aq pranë Danten dhe veprën e tij, e në mënyrë të veçantë Ferrin, vendin më të ashpër e më të egër ku mund të shkelë ndonjëherë këmbë njerëzore. Duke shfletuar përsëri vargjet e Koliqit, nuk mund të mos gjenim elemente të tjera që tregojnë se Dantja është i pashmangshëm, se zë një vend të merituar në poezi e në prozë, të tillë që nuk mund ta ketë askush tjetër si ai. Në një poezi kushtuar At Gjergj Fishtës, poetit tonë të madh, nuk mund të mungonte edhe modeli dantesk, që do të

49 E Koliqi, Ese të letërsisë shqipe, (përkthyer nga origjinali nga Dh. Shehri: Saggi di letteratura albanese, Olschki, Firenze, 1972 ), IDK, Tiranë, 2009, f. 209 – 2010. 50

Po aty.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

156

përbënte rrafshin krahasues, mbi të cilin do të krijonte përqasjen e Shqipnisë, e cila merr formën e një figurë femërore dhe figurës femërore tashmë të njohur të soneteve të Dantës, Beatriçes: Mbi rrath’t e epër t’dritës Ku Danti Beatriçen pat naltue Ndër vargje e ngjite at grue ... Malli i një jete, e vetmja dashuni: E i thon o Fisht, Shqipní.51 Në këtë rast dashuria e Fishtës për Shqipërinë e tij nuk njeh kufij, ajo është e vetmja dashuri e madhe që nuk mund të shuhet asnjëherë, e vetmja që mund të krahasohet me dashurinë hyjnore, të pastër, të sinqertë dhe të përjetshme. Në këtë rast Koliqi gjeti një dashuri shumë fisnike që kishte gjithë fuqinë e gjithë dritën e nevojshme për t’u lartësuar e për t’u krahasuar me atë të poetit për Beatriçen, që ishte dashuria e Fishtës për atdhe. 4.4. Soneti si forma më perfekte klasike Tingëllima apo soneti shfaqet si një formë e përsosur poetike, që u përjetësua me gjenialitetin e këtyre poetëve të mëdhenj. Sonetet e Dantes e Petrarkës, si formë krijimi artistik ku përjetësohet dashuria për vajzën e bukur, ishin një shembull gjenial dhe një frymëzim konkret. Për Koliqin, soneti ishte një formë perfekte poetike për të shprehur atë lloj dashurie hyjnore dhe njerëzore njëherësh, ashtu siç e sollën klasikët e mëdhenj italianë. Duhet përmendur këtu fakti që Koliqi kishte një formim me drejtim klasik, sepse që në fillim kishte studiuar në kolegjin e jezuitëve të Shkodrës, të cilët i kishin dhënë një kulturë të fortë klasike. Mbase duhet kërkuar edhe në këtë drejtim simpatia e tij e madhe për Danten dhe Petrarkën. Fillimisht është Dantja ai që shkruan sonete, më e bukura ndër të cilat mbetet ajo kushtuar Beatriçes, e më pas Petrarka me sonetet e njëpasnjëshme kushtuar një tjetër figure femërore, Laures. E prandaj, pse të mos e provonte edhe Koliqi një eksperiencë të tillë letrare, pse mos të shkruante edhe ai si poet sonete kushtuar dashurisë së madhe, si ndjenjë e të gjithë njerëzimit. Kështu, Koliqi vendos të sprovojë talentin e tij në këtë formë edhe pse është një shkrimtar me një ndjeshmëri më moderne dhe me prirje drejt temave më urbane të kohës. Ai e quajti tingëllimë dhe shkroi disa të tilla një prej të cilave ishte pikërisht ajo që ia kushton vetë sonetit. Dhe me kaq dashuri e përkushtim flet për tingëllimën sa me shumë ëndje shprehet për: “ ... vargjet qi kunor’ shkoj tue i a endë ...”.

Një nga studiuesit kosovarë, që do të shkruante mbi zhvillimin e sonetit në poezinë shqipe theksonte edhe praktikën e Koliqit në këtë drejtim: “Atë qëndrim subtil

51 E.Koliqi, Për At Gjergj Fishtën, Vepra 1, f. 210.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

157

ndaj sonetit si formë poetike Ernest Koliqi e konkretizon në ciklin Tingëllimet e

dashurisë, i cili përbëhet nga pesë njësi sonetike. Eshtë një cikël në të cilin poeti ka shqiptuar ndjenja dashurie djaloshare, në pajtim me idealin e tij krijues që të shkruante për të dashurën e tij si poetët e mëdhenj Aligieri e Petrarka.”52 Një tjetër studiues po nga Kosova, do të thoshte se Tingëllimit është një krijim që lidhet me konceptet klasiciste dhe tradicionaliste të Ernest Koliqit, që paraqet shumë interes, dhe që “besoj se është i vetmi me këtë tematikë në letërsinë tonë, në të cilën ai shpreh tërë adhurimin për këtë formë standarde dhe sidomos për dy kryemjeshtrit e saj Dante Aligerin dhe Françesko Petrarkën.”53 Tingëllimat e dashurisë do të jenë të përfshira në veprën e tij rinore të vitit 1933 Gjurmat e stinëve, vepër kjo që përçon “trillime të holla ndiesinash e elegjije; armonina elegjije. Nji radhitje zemërake ngjyrash të rrethuese me frymë katërqindshi romantik; thomi për Tingëllimat e Dashurisë”.54 E me të drejtë në sonetin me titull Tingëllimit shohim praninë e Dantes dhe Petrarkës si motive të forta që nxisin dëshirën e Koliqit për të sjellë dy figurat e gdhendura me kaq përsosmëri e dashuri Beatriçen e Laurën. Ai, siç duket, pëlqen mënyrën se si ata i kënduan femrës së dashur, se si ata e lartësuan bukurinë dhe përvuajtësinë e tyre, duke i përjetësuar në sonete që tashmë janë pjesë e kënaqësisë së mbarë njerëzimit. Këta poetë “qi rrojnë sa bota e dielli”, e ngërthejnë Koliqin në një vorbull dashurie e ëmbëlsie, aq sa nuk mund t’u shpëtojë dot.

Aq i bukur është soneti i Dantes, sa ai nuk mund t’i rezistojë më gjatë, aq perfekt është gjesti i saj, sa ai ia ndjen ofshamën, deri thellë në shpirt: Tingëllim, bukuria kurr s’t’humbasë qyshse Danti t’amshoi me të madhen lyrë: prej dashunije fshan gjithnji kur hasë Beatriçen kah përshndet’ me aq t’ambël mënyrë;55

Dantja i këndoi Beatriçes, siç shkruan Kadare, ashtu si s’ishte shkruar për asnjë grua tjetër në botë. Por në atë mesjetë të errët, të mbushur me konflikte dhe pështjellime të brendshme, Dantja nuk do mbetet i vetmi këngëtar i dashurisë. Petrarka, me gjithë madhështinë e dashurisë së tij, do të vijë menjëherë pas tij dhe do ta bëjë dashurinë, qendrën e veprës së tij të njohur Kanconiere. Koliqi është një ndër ata që do ta lakmojë këtë dashuri në të gjitha valëzimet e saj shpirtërore, do ta adhurojë këtë formë poetike të sonetit, përmes të cilit qan e vajton si në pasqyrën e një kroni. Petrarka është poeti tjetër, të cilit do të donte t’i ngjante dhe Laura është personazhi me fytyrën e hijshme, që do të mrekullojë pa masë shpirtin e poetit. ....n’ty ende qan Petrarka e vaji n’gjasë

52 M.Krasniqi, Soneti në poezinë shqipe, Pen, Prishtinë, 2005, fq 154. 53

H.Matoshi, Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Prishtinë, 2008, f. 255. 54 Pa autor, Nji tjetër libër: Gjurmat e stinve, Ilyria, 15 prill, 1934, f. 8. 55

E.Koliqi, Vepra 1, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 77.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

158

t’nji kroni rrjedh ku qartas si n’pasqyrë prap bota vron me mrekulli t’pamasë Lauren qimjare t’hijshme ketej n’ftyrë...56

Koliqi gjen mënyrën që, përmes kësaj poezie, që ia kushton sonetit, bukurisë së formës së tij, të përshëndesë gjenitë që e krijuan dhe e përjetësuan në vargje. Poezia e tij shkon më tepër “në krahët e përmallimit dhe të kërkimit të një forme të përsosur dhe klasike”, ai i këndon himn Tingëllimit duke e kërkuar formën e tij që në gjenezë, tek Dantja dhe Petrarka, për të thurur me të poezitë më të bukura të dashurisë. Sabri Hamiti është i mendimit se “poezitë më të vlefshme janë ata që janë thurur në formën e tingëllimës, një formë klasike e poezisë lirike, kaq e lëvruar në poezinë shqipe të qarkut shkodran, sidomos mbas shkëlqimeve tingëllimore të Ndre Mjedës.”57 Po kështu do të shprehej edhe një nga studiuesit e sonetit në gjuhën shqipe: “Brenda perimetrit kulturor e letrar të Shkodrës, afiniteti i poetëve me sonetin, mbeti nëpër rrjedhë të kohës, si njëfarë pengu dhe si njëfarë konfirmimi i vetëdijes poetike.”58 Por Koliqi do të marrë përsipër të shkruajë sonete dhe do t’ia dalë të shprehë gjithë frymëzimin e tij në ato vargje, megjithëse tingëllima e tij nuk do buronte nga forma e lëvruar në poezinë shqipe. Duket qartë se ai i këndon sonetit të klasikëve italianë, origjinës së tij të vërtetë, sipas konceptit të qartë se është një formë perfekt poetike, aty ku buroi dashuria e zjarrtë hyjnore, me gjithë afshin e pashuar të ndjenjës për të bukurën.

Pas dy katrenave të strukturës së tingëllimës, me të cilat u njohëm më lart, do të shohim edhe dy tercetat që pasojnë, të cilat mbyllin strukturën klasike të tingëllimës. Edhe tercetat do të transmetojnë të njëjtën atmosferë, të njëjtën këngë të dashurisë ashtu si edhe poetët e mëdhenj. Kisha me dashtë edh’ unë me i a përmendë59 S’dashunes s’ime emnin larg ndër mote Porsi poett qi rrojn’ sa bota e dielli por vargjet qi kunor’ shkoj tue ia endë veç nji prendver mâ s’ngjasin n’ftyr t’kësaj bote; aq kohë sa lulet qi çel drandofilli. Aq shumë e dashuron Koliqi këtë lloj forme klasike, sa do të donte që edhe tingëllimës shqipe të mos i mungonte asnjë element, i tillë siç është emri i vajzës së dashur, ose duke e menduar aq të përkryer si formë mendonte se mund ta meritonte edhe një vashë e bukur shqiptare. Për sa kohë u përjetësua në sonete emri i Beatriçes së Dantës dhe i Laures së Petrarkës, mund të përjetësohej edhe emri i vashës së Koliqit, emri i një

56 Po aty. 57

S.Hamiti, Letërsia moderne shqipe, Maluka, Tiranë, 2009, f. 341. 58

M.Krasniqi, Soneti në poezinë shqipe, Pen, Prishtinë, 2005, f. 152. 59 Të gjitha sonetet e lartpërmendura të Koliqit janë marrë nga Ernest Koliqi, Vepra 1, Prishtinë, 2003.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

159

vajze shqiptare, që të rrojë sa motet, sa vetë poetët “qi rrojn sa bota e dielli”. Kjo tingëllimë do të përbënte një hyrje në tingëllimet e tjera të dashurisë e të mallit, të cilat me një harmoni tingëllore e strukturore do të përçojnë emocione të fuqishme poetike e gati-gati hyjnore. 4.4.1 Tingëllima e parë e dashurisë dhe Tanto gentile e tanto onesta pare

( Dante dhe Beatriçe)

Nuk do të kemi vetëm lirikën klasike të lartpërmendur kushtuar tingëllimës, ku do të gjejmë lidhjen e drejtpërdrejtë dhe të shprehur haptazi nga vetë Koliqi për këto dy klasikë italianë, por këtë adhurim do ta shohim të shtrihet edhe më gjerë, jo vetëm në nivel të elemente të përmbajtjes, por edhe në nivel përzgjedhjeje teknikash shprehëse. Tingëllimet e dashunisë siç i quan Koliqi, vijnë në vitin 1933 menjëherë pasi sjell në gjuhën shqipe me një përkthim dinjitoz të vitit 1932 poezi të zgjedhura nga Poetët e mëdhenj të Italisë.

Sonetet e para që shkroi erdhën menjëherë pas përkthimeve, menjëherë pas punës së madhe dhe të përkushtuar për të sjellë në shqip sonetet e klasikëve më të mëdhenj dhe këto ishin tingëllimat e dashurisë e të mallit, të përmbledhura në veprën rinore Gjurmat e

stinve. Si pasojë jo vetëm e admirimit të shprehur për ta, por edhe e një periudhe kaq të shkurtër që i ndante krijimet nga përkthimet, ai kishte mbartur me vete, me sa duket, përveç përkthimit edhe emocione të jashtëzakonshme, ndjesi aq të veçanta dhe drithëruese, saqë iu desh t’i shfrente me shumë ëmbëlsi në sonete shqiptare apo tingëllima siç pëlqen t’i quajë ai. “Nëpërmjet shqiptimit të kësaj ndjenje që shpërthen “me hov hyjnor” autori depërton në botën e brendshme të femrës, në poret më të fshehta të shpirtit të saj. Këtë gjë synon ta bëjë duke shkuar gjurmëve të poetëve të mëdhenj Dantes e Petrarkës për ta pavdekësuar të dashurën dhe dashurinë për të, që shpreh në esencë edhe të bukurën.”60 Shprehet kështu studiuesi koliqian A.Berisha. Fakti që i adhuronte pa masë shihet qartë jo vetëm në këtë formë poetike që atij i pëlqen dhe e përzgjedh për vargjet e dashurisë dhe të mallit, por edhe nga brendësia e tyre, nga përzgjedhja e fjalëve dhe formulimi i ideve që duket sikur thërrasin kujtimin e Beatriçes e të Laurës.

60 A.N.Berisha, Ernest Koliqi, poet dhe prozator, Toena, Tiranë, 1997, fq 51.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

160

Soneti i parë që hap Tingëllimet e dashunisë na njeh me atë që do të trajtojë dhe për mënyrën se si do të na e përcjellë. Po t’i referohemi sonetit të Dantes Tanto gentile e

tanto onesta pare, kushtuar Beatriçes, do të dallonim lehtësisht se edhe Koliqi e koncepton sonetin e dashurisë në të njëjtën mënyrë me Danten, pothuajse me të njëjtën strukturë ideore, me vajzën e tij të zemrës që shëtit dhe kalon para syve të tij, duke i dhënë shpirtit të dridhura të reja. Konkretisht duke iu referuar përmbajtjes, që zhvillohet e gjitha rreth Beatriçes, shohim se ajo kalon nëpër qytet, “e gjint ajo përshndetë” dhe ngjall tek poeti ndjesi, që as ai vetë nuk është i zoti t’i shprehë me fjalë, sepse asnjë fjalë nuk do të ishte më e fortë se emocioni që përcillte ajo krijesë njerëzore. Nuk është aspak më e ndryshme vasha e Koliqit, e cila gjithashtu kalon rrugës duke ecur, e poeti befas e shikon në një nga ato ditë “tue shëtit” me gjithë nurin e bukurisë së saj: Koliqi 61 Dy vetlla të holla e i bishtalec i zi Qi befas pash n’kto dit unë tue shëtit E shpejt kaluen përpara syve t’mi Si re mëngjesi q’era davaritë, m’i dhanë shpirtit si nji t’dridhun t’ri Dante 62 Aq e njerzishme e aq e hijshme gjanë Tanto gentile e tanto onesta pare Grueja e eme kur gjint ajo përshndetë la donna mia quando ella altrui saluta Sa qi gjuha, tu’u dridh, pa folun mbetë ch’ogne lingua deven tremando muta E sytë për me shikue guxim nuk kanë e li occhi non l’ardiscon di guardare. Pranëvënia e këtyre strofave tërheq edhe më shumë vëmendjen mbi elemente të përbashkëta. Dantja ndjehet pothuajse në të gjithë atmosferën e vargjeve koliqiane. Dhe më konkretisht, shohim se të dy katrenat e para fillojnë me dy elemente përshkruese të të dashurave të tyre të zemrës, elemente të pajisura në mënyrë të natyrshme me një ngarkesë të lartë emocionale, janë dy mbiemra që përcaktojnë cilësi të jashtme apo edhe në rastin tjetër cilësi të karakterit: “vetulla të holla e ‘i bishtalec i zi” dhe “aq e njerëzishme dhe aq e hijshme gjanë” të cilat na tregojnë që në fillim se sa e fisshme në trup dhe në shpirt është ajo vajzë. Pastaj tek të dyja strofat kalohet menjëherë në një veprim konkret, vajza kalon rrugës para syve të poetit që e shikon rrëmbimthi si në rastin e Koliqit apo që nuk guxon të ngrejë sytë për ta parë, si në rastin e Dantes, edhe pse, në të vërtetë, e ndjen shikimin e saj. Sytë janë elementi që nuk mund të mungojë në një tingëllimë dashurie, ata krijojnë marrëdhënien e parë pamore me bukurinë, e cila përcjell një ndjeshmëri të lartë dhe shkakton një emocion të paprovuar më parë.

61

Tingëllimet e dashurisë, në Gjurmat e stinve, Ernest Koliqi, Vepra 1, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 78. 62 Përkthimi i soneteve të Dantes është i E.Koliqit. Poetët e mëdhenj t’Italisë, Tiranë, 1932.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

161

Sidoqoftë, tek të dy poetët, pasoja është e njëjtë, një ndjenjë drithëruese që në çastin e parë, një ndjenjë marramendëse që bën fjalën të ngeci sepse “gjuha, tu’u dridh, pa folun mbetë” e përsëri më thellë e ndjen Koliqi, shpirti i të cilit provon “si nji t’dridhun t’ri” që nuk mund të jetë tjetër veçse dashurisë së thellë që ushqen zemrën e trazuar për këtë vajzë të bukur. Edhe në tercinat e fundit, tek të dy tingëllimat, kemi të njëjtën përmbyllje me të njëjtat elemente: Koliqi E kjo zemër qi lngon ka me m’u shndoshë Veç kur ajo t’mbuzqeshi me ambëlsi Tue m’a ter me një rreze t’tan kët vajë Dante E thue sikur në buz’t e saj shëtitë e par che della sua labbia si mova Nji fllad i kandshëm, plot me dashuni, un spirito soave pien d’amore Qi shkon tue i thanun shpirtit: - Psherëtijë. che va dicendo a l’anima: Sospira. Zgjidhja e sonetit qëndron në idenë se shpëtimi i poetit vjen vetëm nga buzët e të dashurës. Në të dy tercinat buzët “e ambla” apo “plot me dashuni” mund të shërojnë shpirtin e nënshtruar që lëngon vetëm nga malli i dashurisë. Duket se kemi të bëjmë pothuajse me të njëjtën përmbajtje, ku elementet që e ndërtojnë: shpirti, buza, flladi i ëmbël i dashurisë dhe psherëtima e shpirtit janë pranëvënë në mënyrë të natyrshme, sikur janë të destinuar të përçojnë vetëm atë lloj mesazhi, i cili nuk mund të perceptohet më nga asnjë bashkim tjetër fjalësh. Ata mbajnë gjithë ngarkesën e sonetit dhe të ndjenjës. Shpirti vuan sepse nuk mund ta ketë pranë, por buzëqeshja e saj, që është si një fllad i ëmbël, do të shuajë vajin dhe psherëtimën e shpirtit të poetit. Kjo është tingëllima e parë ndër tingëllimat të dashurisë që përcjell një mesazh të plotë pasioni rinor, me një leksik të

përkushtuar e të ëmbël, që duket sikur buron nga Dolce stil nuovo. Duke vazhduar më tej me tingëllimat e tjera të dashurisë, shohim se imazhi i Beatriçes nuk përfundon tek soneti i parë, ku siç e pamë është e shtrirë në të gjitha strofat, por shfaqet edhe në një tingëllimë tjetër me titull Ringjallje. Siç e dimë tashmë, Dantja e sheh Beatriçen jo vetëm sa ishte e gjallë në jetë, imazh të cilin na e përcjell përmes sonetit Tanto gentile e tanto onesta pare, por figura e saj shfaqet edhe pas vdekjes, në jetën e përtejme, në Parajsë dhe konkretisht në këngën e pestë të saj “Quivi la donna mia vid’io sì lieta”. Koliqit i pëlqen kjo zgjedhje poetike, kjo vazhdimësi jete, sepse në këtë mënyrë do të gëzohej siç nuk kishte mundur të gëzohej më parë dhe do të fliste fjalë që as kishte guxuar t’i përmendte më parë. “Befas kujtimi u zgjue... prap ndeshe vashën qi n’nji ver gzim – plote / me ty përkundi deti”63.

63

Ringjallje, Vepra 1, f. 83.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

162

Kështu, Koliqi duhej ta takonte përsëri vashën e tij, ashtu siç e takoi poeti i madh klasik, por ky takim nuk mund të ndodhë më në tokë. Ajo dashuri pothuajse hyjnore duhej të ringjallej e në këtë ringjallje takimi mes tyre nuk është më i pamundur. Dantja e takon Beatriçen e ringjallur, dhe ajo e udhëheq nën shkëlqimin e një drite rrezëllitëse e të njëjtën zgjedhje bën edhe Koliqi. “Andrra e tij ka ... m’u ba jetë” dhe ai do të kthehet “ mbi parzëm t’saj i lum e i ri”. Këtu hyn elementi hyjnor, element mbizotërues në gjithë poezinë klasike të mesjetës, e cila bën të mundur ringjalljen, ashtu siç bën të mundur edhe kthimin e moshës së rinisë. Tek të dy sonetet kemi të njëjtën hapësirë narrative, që është brendësia e shpirtit dhe ligjërimi ndodh vetëm brenda kësaj hapësire. Ky ligjërim i brendshëm shfaqet si zbulim i një vlere, e cila ka ndriçuar jetët e poetëve. Kjo do të thotë se “dimensioni horizontal, dimensioni historik i kohës është i tejkaluar nga ai vertikal dhe komunikimi i vazhdueshëm i një realiteti që merr kuptim absurd shkon përtej rrjedhjes së ditëve.”64 Kjo lidhet me mënyrën e konceptimit të kësaj ndjenje të lartë e fisnike, në atë periudhë të largët, e cila nuk mund të ishte ndryshe veçse hyjnore. Në funksion të kësaj ideje ndihmon edhe leksiku i përzgjedhur me kujdes nga Koliqi. Përmes fjalëve të caktuara ai krijon atmosferën më të përshtatshme danteske, atmosferë që ndjell ndjesi dhe emocione të pazakonta. Për këtë ai përdor dendur fjalën hyjnor, si fjalën kyç për të gjitha interpretimet e mundshme. Në këto pak tingëllima dashurie të Koliqit l fjalën hyjnor, edhe pse në forma të ndryshme, e gjejmë të përdorur në këto kombinime që pothuajse të çojnë gjithnjë tek një dashuri hyjnore, të tillë si në shprehjet: shpërthen në shpirt me hov hyjnor, kur hyjnueshëm t’ban me fol dashnija, flakën hyjnore dashunis qi t’fala, e krahin ia shtrëngon për mos me të ikë/ hyjnohe n’gëzim, Rini, Rini, o stin’ tri her’ hyjnore. Veç kësaj fjale, me një ngarkesë të veçantë bie në sy edhe përdorimi i fjalës i ambël apo ambëlsi dhe konkretisht e gjejmë në kombinime të tilla si: përshëndet me aq t’ambël mnyrë, t’m’buzqeshi me ambëlsi, kuvende t’ambla, e pakrahasueshme asht ambëlsija.. Me gjithë këto elemente të pranishëm në tingëllimet e Koliqit, ne shohim se ai i këndon vashës shqiptare, të cilën e quan “mbretëreshë mbi vajzat tjera”, i këndon me një dashuri tokësore dhe njerëzore shumë të pasionuar, me gjithë tërheqjet e dukshme nga dashuria hyjnore e Dantes, e cila e mahnit dhe këtë e shpreh fare hapur. Për këto tingëllima të dashurisë dhe për atë që do të përmbanin, Koliqi na paralajmëron që në vargjet e para kushtuar vetë tingëllimës.Veçse e dashura e zemrës së Koliqit ngelet gjatë gjithë kohës e panjohur për lexuesin, pa identitetin e natyrshëm që mbartin Beatriçja e Laura. Ajo ngelet vetëm një vajzë me sy engjullorë e me buzëqeshje të ambël, megjithëse poeti do të donte që edhe atë ta njihnin e ta adhuronin të gjithë. Nuk duhet harruar edhe fakti tjetër i përbashkët, që është mosha e re tyre në momentin që i shkruan këto sonete kushtuar dashurisë. Tanto gentile e tanto onesta pare është një poezi që i takon rinisë së hershme të Dantes dhe bën pjesë në përmbledhjen Vita Nuova, ashtu siç i takojnë edhe këto tingëllima të dashurisë një moshe të re të Koliqit

64

M.Pazzaglia, Scrittori e critici della letteratura italiana, f. 233.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

163

4.5 Il Canzoniere e Petrarkës 65 si një tjetër model klasik Françesko Petrarka gjithashtu përbën për Koliqin një figurë kolosale dhe një shembull të vërtetë të të kënduarit për bukurinë dhe për dashurinë. Atë e impresionon mënyra petrarkeske e të thururit vargje, një mënyrë më e ndryshme nga ajo e Dantes, pararendësit të tij. Petrarka përfaqëson një energji dhe një fuqi të tillë, që do të përbënte përgjatë shekujve një pikë referimi për njerëzit e çdo vendi evropian, edhe përtej atyre që i përkasin botës letrare, përmes dhe kundër kushtëzimeve shoqërore, kulturore dhe etnike. Vepra e tij më mbresëlënëse mbetet Il Canzoniere ose ndryshe Rerum volgarium

fragmenta, që përbëhet nga 366 poezi, mes të cilave 317 sonete, 29 këngë, 9 sestina, 7 balada dhe 4 madrigale. Kjo poezi rezulton e vështirë për t’u përkthyer, prandaj nuk janë të shumtë ata që i kanë hyrë një sipërmarrjeje të tillë. Pastaj duhet thënë se Petrarka është një poet që i rishikon gjërat shumë herë, i korrigjon sërish shumë herë të tjera, duke mbetur gjithmonë i pakënaqur, dhe duke iu rikthyer gjithmonë një momenti të ardhshëm. Ai ishte poeti që “ gjente gjithmonë vargje dhe fjalë të veçanta që nuk e kënaqnin plotësisht veshin e tij vigjilent dhe ndërgjegjen e tij letrare tepër skrupoloze.”66 Në gjuhën shqipe janë përkthyer disa pjesë të Canzoniere-s dhe Koliqi ishte i pari që u mor me përkthimin e këtyre pjesëve më 1932-shin. Në qendër të saj qëndron uni i tij dhe bota e tij shpirtërore, iluzioni zhgënjimi, vetmia dhe dashuritë që nuk korrespondojnë. Këto lirika i kushtohen Laurës, gruas së dashur, prania e së cilës e bën të provojë ndjenja nga më ekstremet, dashuria e pastër që provon nga njëra anë dhe nga krahu tjetër mundimet e pasionit dhe tundimet e mishit. Por emri Laura, sipas studiuesve të Petrarkës mund të konsiderohet edhe si një dëshirë e madhe për famë e për madhështi. Vetë fjala Laura mund të interpretohet L’aura, që do të thotë dafinë, një kurorë dafinash që zakonisht vihet në kokën e poetit për të treguar madhështinë e tij. Duket sikur Il Canzoniere e Petrarkës dhe Vita Nuova e Dantes janë përmbledhje lirikash, që kanë në qendër figrat femërore të Laurës dhe Beatriçes, por, megjithëkëtë, ata kanë ndryshime thelbësore mes tyre. Lirikat e Dantes janë të shoqëruara nga pjesë narrative, ku vargjet ishin të alternuara me prozën, ndërsa ata të Petrarkës do të përbënin arketipin e përmbledhjes së lirikave e do të modelonin të gjithë traditën e poezisë perëndimore. Duhet theksuar fakti se ajo përbën një biografi të jetës së poetit dhe është konceptuar në dy pjesë In vita di Madonna Laura dhe In morte di Madonna Laura.

65

Françesko Petrarka lindi në Arezo më 1304. Më 1312 trasferohet me familjen në Avinjonë, ku edhe njihet me gruan e zemres, Laura, për të cilën nuk dihet pothuajse asgjë. Më 1341 kurorëzohet poet në Kampidolion e Romës. Kjo e bën Petrarkën edhe më të pakënaqur dhe thellon distancën e tij me idealet e mbështetura në kulturën klasike. I ngarkohen detyra diplomatike dhe bën udhëtime të shumta, të cilat i mundësuan edhe një njohje më të thellë në Firence me Bokaçion. Vepra që e bëri të njohur ishte Il Canzoniere, një përmbledhje me lirika që e shkroi në vulgare gjatë gjithë viteve të jetës. Pastaj vjen I Trionfi, për të cilin punoi nga viti 1356 deri në fund. Mes veprave të shkruara në latinisht kujtojmë De vita solitaria, Familiarium serum libri, etj. Më 1368 vendoset në Arqua, qëndron deri në fund të jetës. Vdiq më 1374. 66 R. Amatturo Petrarca, Latera, Bari, 1996, f. 247.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

164

Këto të dhëna mbi këtë përmbledhje poetike na ndihmojnë të qartësojmë shumë prej pikave të errëta që shfaqen, pikërisht për shkak të kundërshtive të shumta që do të jenë një karakteristikë e veçantë e Petrarkës. Është e natyrshme që Koliqi të ushqejë një admirim të veçantë për Petrarkën, për lirikën e tij; ajo është aq e zjarrtë në pasion, sa është e dhimbshme në vuajtje. Koliqi sapo kishte përkthyer Petrarkën, mes klasikëve të tjerë, dhe kjo në mënyrë të natyrshme do të ketë lënë gjurmë të thellë në kujtesën dhe në ndërgjegjen e tij. I ka lënë shijen e një përjetimi të veçantë të dashurisë, jo vetëm të një ndjenje a të një iluzioni që ushqen kënaqësitë e shpirtit, por edhe të një zhgënjimi të madh që mbjell trishtim dhe dhembje. Është e qartë edhe nga përqasja e Koliqit me Danten, se poeti ynë tërhiqet me shumë endje nga pasioni i madh hyjnor i dashurisë, dashurisë krejtësisht hyjnore të Dantes dhe asaj hyjnore dhe tokësore njëkohësisht të Petrarkës. Kjo e fundit do të ishte më mbresëlënësja. Gjatë një vizite në shtëpinë e klasikut të madh, në Arkua, Koliqi zhytet në një vorbull mendimesh dhe reflektimesh, të cilat i sjellin para syve fragmente jete dhe poezie. “Miku i papve dhe i mbretënve”, shkruan Koliqi, i gjendur në atë shtëpi, “bajlozi i shkëlqyeshëm qi vuni paq me gojtari të bindshme ndërmjet principatave në luftë, vjerrshtari mâ i nderuem i çdo kohe, kaloi pleqnin në nji banim të vogël e të thjeshtë. Pasunija e madhe e asaj shtëpije përbahej nga horizontet plot dritë qi zgjatoheshin para çdo dritorje e çdo ballkoni.”67 Duket se pasuria e vetme e poetëve, sado të mëdhenj qofshin ata, mbetet vepra e tyre, mbetet historia vendit të tyre, që u është shumë mirënjohëse edhe qindra vjet pas vdekjes. E në këtë kontekst më vijnë fare natyrshëm pyetjet retorike të Koliqit, të cilat më pëlqen t’i citoj: “Po kur mund të quhet i gjallë nji poet? Sa merr frymë e shklet baltat e kësaj bote dhe nuk njifet prej askujt...? Apo kur i shtrim në vorr shekulluer then heshtjen e moteve dhe reshë gjithnji ambëlsi e mësim në nji mbrâmje vjeshte, qinda e qinda vjetësh mbas mbrëmjes qi qe e fundit në jetën korpnore të tij? “68. 4.5.1 Petrarka si model i shpalosjes së uni-t të tij shpirtëror

Egualmente mi spiace morte e vita

In questo stato son donna, per vui ...

67

E. Koliqi, Dafinat e shtëpis së Petrarkës, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 521. 68

Po aty, f. 524.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

165

Që Petrarka është poeti që qan e ofshan për dashurinë, kjo tashmë dihet botërisht, po edhe që është Laura shkak i tronditjeve të tija të rënda shpirtërore, po edhe kjo është lehtësisht e kuptueshme; interesante do të na dukej fakti, që përmes këtyre përjetimeve pasionante të dashurisë ai na rrëfen për veten e tij, aq sa duket sikur e shfrytëzon këtë figurë femërore për të na njohur me përjetimet e brendësisë së tij, me mungesën e një ekuilibri të brendshëm, i cili shfaqet gjithmonë nga të qenit kontradiktor. Kjo është arsyeja që e bën atë të vuajë e të lëngojë, që e bën të psherëtijë në vetminë e shpirtit dhe t’i nënshtrohet tërësisht fuqisë dhe pushtetit të pasionit. Dhe me këtë mllef në zemër, dhe në këtë gjendje të mjeruar, fillon të shkruajë edhe sonetin e parë të librit të këngëve: Voi ch’ascoltate in rime sparse il suono Ju qi ndëgjoni në vjersha të shpërdame Di quei sospiri ond’io nudriva ‘l core69 tingullin e atyne pshërtimeve me të cilat Unë ushqejsha zemrën.70 Petrarka konsiderohet si poeti që me një shpirt të copëtuar psherëtin mes shpresave të vakëta, pa mundur asnjëherë të marrë asgjënë në këmbim. Të tillë e përshkruan edhe Koliqi në sonetin kushtuar tingëllimit: N’ty ende qan Petrarka e vaji n’gjasë T’nji kroni rrjedh ku qartas si n’pasqyrë ... Lauren qimjare t’hijshme kejet n’ftyrë Krahasimin me Lauren e Petrarkes, Koliqi e shfrytëzon edhe në kontekstin e një poezie tjetër kushtuar At Gjergj Fishtës. Ai hedh idenë se psherëtimat e ofshamat e Petrarkës ngjajnë me ato të Fishtës ndërsa kujton Shqipnin e tij, “mallin e nji jete, e vetmja dashuní”. Edhe këtu gjen rastin dhe afron në vargjet e tij poetin klasikun dhe vashën e tij. ... E fshâne ti mbas saj Njinji sikur Petrarka Për Laurën qi pa koh’ grabiti Parka.71 Është normale që një ndjenjë e tillë të përshkojë pothuajse të gjitha tingëllimat e Koliqit, sado që ata i kushtohen një vashe që nuk ka emër, sado që i kushtohen dashurisë që ka për të, ai përsëri transmeton trishtim, vuajtje dhe psherëtima pa fund, transmeton një gjendje shpirtërore që ka vendosur të na e tregojë që në tingëllimën e parë të dashurisë: E nji smundje t’çuditçme m’a kan’ ngjitë Sa qi kurrkund, kurrkund nuk gjej qetí,

69 R.Amatturo, vep. e cit. f. 254. 70 E.Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italis, f. 113. 71

Për At Gjergj Fishten, në Vepr a 1, f. 210.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

166

E puna e miqt e librat m’janë mërzitë. Shka m’pat pëlqye mjê sot, mà nuk më joshë, E rrnesa e ime m’duket si nji errsí Qi s’ka tjetër agim përveç asajë; Pra, duket se ekuilibri shpirtërore i poetit shqiptar është tronditur dhe ai e ndjen këtë dhe e quan “nji smundje t’çuditçme”. Leksiku i vargjeve është i ngarkuar me fjalë që përçojnë një ngarkesë të madhe negative, dhe detyrimisht edhe një gjendje të vështirë shpirtërore. Në dy tercinajanë nëntë fjalë që tregojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kontekstin e brendshëm të unit (nji smundje t’çuditçme, kurrkund, kurrkund, nuk gjej, mërzitë, nuk, errsí, s’ka) dhe lidhjet e tjera që e nënkuptojnë atë. Koliqi flet për veten e tij, përshkruan brendësinë e ndjenjave, përshkruan gjendjen në të cilën ndodhet dhe këtë e shpreh më së mirë duke përdorur veten e parë. Po ashtu edhe sonetet e Petrarkës janë të shkruara në vetën e parë, në ndryshim nga klasiku tjetër Dante Aligieri, i cili vendos t’i shkruajë në vetën e tretë. Pra duket se është një parapëlqim i Koliqit në këtë kontekst për të vendosur nëse duhet t’i shkruajë ato në vetën e parë apo të tretë. Koliqi duket sikur na njeh me një pjesë të shkurtër të jetës së tij, duke bërë një biografi të një periudhe të caktuar që lidhet me moshën e rinisë. Ai mëson të transmetojë përmes figurës së vashës, uni-n e tij si poet dhe si njeri, mëson të na njohë me përjetimet që po kalon dhe me mënyrën se si po reagon shpirti, se si po reagon mendja e tij, se si po perceptohen ato ngjarje emocionale aspak të zakonta për karakterin e tij. “Poezija është kryengritje e rrezes hyjnore që secilit njeri i fle në shpirt,”72 do të shprehet Koliqi në një nga esetë e tij, duke bërë të zgjohet vrulli nga thellësia e ndjenjave e të tregojë gjithçka mban në botën e tij. Kemi të bëjmë me një analizë psikologjike që Koliqi i bën vetes së tij, të njëjtë me atë që bën Petrarka. Por, nëse Petrarka73na njeh në tërësi me atë që ai ishte në të vërtetë gjatë gjithë jetës së tij, Koliqi na njeh vetëm me një periudhë të caktuar të zhvillimit të tij shpirtëror. Dhe këtu Koliqi duket sikur e ndërpret vazhdimësinë me unin shpirtëror të Petrarkës. Vjen një çast tjetër pas përjetimit të këtyre vuajtjet shpirtërore dhe që përkon me sonetin e pestë, ku Koliqi shfaq natyrën e tij të vërtetë, unin e tij që do ta karakterizojë edhe në krijimet e tij në vazhdim. Koliqi reagon, i bindur se nuk mund t’i nënshtrohet më asaj vuajtjeje të përhershme, i bindur se nuk mund të mposhtet nga ndjenjat dhe pasionet. Karakteri i tij i fortë duhet të fitojë ekuilibrin e humbur dhe të përtërihet ashtu si ripërtërin pranvera gjithë natyrën. Koliqi jo vetëm që nuk dëshiron më ta shohë as në ëndërr atë që i shkaktoi aq shumë vuajtje, por dëshiron të zhdukë që në rrënjë edhe kujtimin e saj.

72

E.Koliqi, Misioni i shkrimtarëve të rinj, Leka, Shkodër, VIII, nr. 22, 1931, f. 73. 73 Il Canzonire do të përbënte një përmbledhje të copëzave të shpirtit të tij, një përmbledhje të gjitha fragmentet e jetës, të gjitha gjendjeve përmes të cilave kaloi shpirti njerëzor, të cilat fatkeqësisht dominoheshin nga një lëkundje e madhe që shkaktohej nga kënaqësitë e mëdha të pasionit hyjnor dhe pamundësisë së një realiteti që nuk mund t’i ofronte gjë tjetër veç zhgënjimit. Këtë kuptim ka edhe titulli i saj në latinisht Rerum volgarium fragmenta.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

167

Vuej por s’pajtohem mâ. Qe, lott i tera: Pikën e lotit s’e qes ma për tye. ... Ti duej kê t’duesh teshti qi u çel prendvera Pse kurrja mâ s’na lidh: u zgjidh ky nye. ... Kujtimin t’and me rrânjë un due m’e zhbí74. Poeti shqiptar duket i ashpër në këtë qëndrim, aq sa ishte i nënshtruar dhe i butë në pjesën më të madhe të soneteve. Por ky do të ishte vetëm një reagim i shkurtër, pasi pas këtij soneti do të pasojë edhe soneti që do të kërkojë Ringjallje-n e kujtimit të saj, duke realizuar në këtë mënyrë vazhdimësinë e asaj dashurie, ashtu si edhe poeti klasik, që nuk mundi të jetonte asnjë çast të jetës pa praninë e asaj gjendjeje, e cila e karakterizoi përjetësisht unin e tij shpirtëror. Koliqi, me gjithë qëndrimin e prerë, do t’i kthehet sërish dashurisë dhe do të bjerë pre e të njëjtës gjendje të pashmangshme prej ëndërrimtari të pashpresë: Befas kujtimi u zgjua qi për gjasht mote N’lymbet e errta t’shpirtit ndeji fjetë: ... E andrra e jote ka me t’lulzue ndër duer e m’u bâ jetë75. Ndërsa sonetet e Petrarkës i kushtohen Laurës, ato të Koliqit i kushtohen një vashe pa emër. Kjo nuk mendoj se është e rastësishme; mungesa e këtij detaji përbën një zgjedhje personale të Koliqit dhe për më tepër jep një efekt të caktuar. Duke mos pasur një emër, por vetëm disa të dhëna të shkurtra për paraqitjen e saj, do të thotë se për Koliqin ishte më i rëndësishëm prezantimi i vetës së tij, i ndodhur në një situatë shpirtërore të ngjashme me Petrarkën, do të ishte më e rëndësishme një njohje me e thellë me qëndrimet e tij se si ai do të përballej me situata të tilla shpirtërore. Duke qenë disa sonete, të cilave ai nuk do t’u kthehet më, ata ngjajnë me një provë, së cilës Koliqi preferon t’i nënshtrohet. Nëse do të kishte zgjedhur një emër, gjë për të cilën shpreh dëshirën që në fillim, ai mbase do të kishte përjetësuar figurën e një personazhi dhe do të kishte lartësuar imazhin e saj, ashtu siç ndodhi shekull pas shekulli me Beatriçen dhe Laurën. Por kjo ndoshta nuk do ta ndihmonte në shpalosjen e plotë të vetes së tij dhe të atij karakteri që ai përfaqëson. Këto sonete do të kujtohen si sonetet e dashurisë së Koliqit, dhe jo si sonetet e Beatriçes dhe Laurës, do të kujtohen si sonete që i kushtohen kujtimit të poetëve të mëdhenj dhe dashurive të tyre gati hyjnore, dhe jo të një dashurie të

74

Tingëllima e dashurisë V, f. 82. 75

Ringjallje, f. 83.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

168

vërtetë tokësore të cilën do të na e tregojë me tërë realitetin e mundshëm në krijimet e mëvonshme. 4.5.2 “De oppositis” - si një teknikë e përbashkët stilistikore Libri i këngëve të Petrarkës konsiderohet si mbretëria e antitezave, e fjalëve dhe ndjenjave të kundërta, e pranëvënieve që habisin me forcën e imagjinatës, konflikteve të shumta që lindin mes kënaqësive të jetës njerëzore dhe ndërgjegjësimit se ato kënaqësi nuk mund të jenë tjetër veçse një zhgënjim. Kjo shkakton luhatje të brendshme me ulje e ngritje shpirtërore, të cilat vështirë se mund të gjejnë paqe gjatë gjithë lirikave. Kjo e bën edhe më tërheqëse poezinë e tij, e bën që njeriu ta ndjejë më pranë, e pse jo, ta marrë edhe si një model poezie. Kjo është edhe arsyeja pse Koliqi guxon t’i quajë moderne këto lirika sepse: “Në të pasqyrohet shpirti ynë modern plot rrymba kundërshtare në vetvete.... në të Ai dashuron dhe pendohet, tregohet i pasigurtë ndër mbresa dhe ndër ndieja, robnohet ndër mëkate me shpirt plot dhimbë të prirun kah pastrija e humbun, kthen rishtas me mundim në pastin e shpirtit tue sjellun kryt përmallshëm kah bukurija e mëkatit. Në një trajtë shkëlqimtarisht kristalore, ajo poezi vlon e turbullt, shqetësuese, e trishtueshme.”76 Në këtë përmbledhje të Koliqit, prej tetë sonetesh ,të quajtura Tingëllimat e

dashurisë figura e kundërshtisë është më e pranishme se kurrë, aq sa duket sikur pa praninë e saj nuk do të mund të përçohej i njëjti efekt tek lexuesi, nuk do të mund të realizoheshin gjendjet shpirtërore, që krijojnë boshtin rreth te cilit vërtiten lirikat e Canzoniere-s. Janë të shumta sonetet dhe vargjet ku këto kundërshti mbizotërojnë dhe luajnë një rol themelor edhe për sa i përket anës kuptimore. Kemi të bëjmë jo vetëm me kundërshti fjalësh e shprehjesh brenda vargut, por edhe kundërshti vargjesh. Soneti karakterizohet nga një përdorim i dendur i kësaj figure, e cila e bën këtë sonet gati mbretërinë e saj. Që në titull Pace non trovo e non ho da far guerra (Paqe nuk gjej e luftë s’kam me njeri) ne e kuptojmë atë që do të vijë më pas. Kjo është një nga sonetet më të bukura dhe me një ngarkesë të madhe figurative, që shkakton gjendje shpirtërore që luhatet nga njëri ekstrem tek tjetri. Por, do të shpjegonte një nga studiuesit e Petrarkës “non sense-i, për të cilën duket se aludon struktura e të kundërtave dhe oksimoroneve përkon me kuptimin përfundimtar, që tregon gjendjen e një nënshtrimi ekstrem të shpirtit të poetit,”77gjë që më poshtë do të bëhet një teknikë tepër e rëndësishme edhe për Koliqin: Pace non trovo e non ho da far guerra; Paqe nuk gjej, e s’kam luftë për të bamun; E temo e spero, et ardo e sono un ghiaccio; hem drue hem shpresoj; e digjem e jam akull E volo sopra ‘l cielo, e giacio in terra; e fluturoj nalt në qiell e gjindem i shtrim për E nulla stringo, e tutto ‘l mondo abbraccio dhé; e kurrgjë nuk rroki e krejt botën përqafi ...

76 E.Koliqi, Vepra 6, Faik Konica, Prishtinë, 2003, fq 522. 77

R.Amatturo, f. 309.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

169

Veggio senz’ occhi e non ho lingua e grido Shof pa pasun sy; s’kam gjuhë e vrras; E bramo di perir e cheggio aiuto; këndej dëshiroj me sharrue andej lypi ndihmë Et ho in odio me stesso ed amo altrui. Vetveten e kam në mëni edhe due tjetërkend; Pascomi di dolor, piangendo rido; ushqehem me idhnim; qeshem tue qa; si deka Egualmente mi spiace morte e vita. si jeta njinji më neveritën: në kët gjendje, In questo stato son donna, per vui78. zojë, jam për shkak të juej79. Tek Koliqi, gjithashtu, të bie në sy përdorimi i kësaj figure kundërshtie, të cilën e përdor për të kryer të njëjtin funksion dhe për të përçuar të njëjtën gjendje shpirtërore me Petrarkën. Ai e konsideron këtë figurë si mjetin më të përshtatshëm për të realizuar konfliktet e brendshme, të cilat i përjeton edhe Koliqi, pothuajse me të njëjtin intensitet, në mënyrë që edhe ai të krijojë sonete po aq jetëgjata sa edhe ato të klasikut italian. Edhe Koliqi tregon kujdes në realizimin e këtyre kundërshtive duke u përpjekur që ata të krijohen mes dy vargjeve ose edhe brenda të njëjtit varg, ashtu siç ndodh edhe në sonetin petrarkesk: E rrnesa ime m’duket si nji errsí Qi s’ka tjetër agim përveç asajë80; ... Veç kur ajo t’m’bëzqeshi me âmbëlsi Tue mâ ter’ me nji rreze t’tan kët vajë. Befas kujtimi u zgjua qi për gjasht mote N’lymbet e errta t’shpirtit ndenji fjetë

81: Përveç këtyre kundërshtive që krijohen mes dy vargjeve, të tjerat krijohen brenda vargut, duke dhënë idenë e një vargu me dy pjesë që kundërshtojnë njëra-tjetrën:

1. E kjo zemër qi lngon ka me m’u shëndoshë

2. Kur rrezet qi flejnë n’tâ do t’jen të zgjueme

3. E qe se syt me lot zune me t’qeshë. 4. Dielli me rreze mbas shiut prillit veshë

5. Vuej por s’pajtohem mâ

6. Pse kurrgjë mâ s’na lidhë: u zgjidh ky nye. 7. Gzime e vuajtje mâ t’mdhaja e pré mâ t’mira.

Të gjitha këto kundërshti, që nuk janë të pakta në numër për të qenë pjesë e tetë soneteve, vijnë më së miri në gjuhën shqipe dhe inkorporohen në mënyrë krejt të 78 F.Petrarka, Pace non trovo e non ho da far guerra, në R.Amatturo, Petrarca, f. 308. 79 Përkthimi është i E.Koliqit, në Poetët e mëdhej t’Italis, f. 132. 80

Tingëllimat e dashurisë, 1, f.78. 81 Ringjallje, f. 83.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

170

natyrshme në sonetet shqiptare. Por është e qartë se ai përpiqet ta bëjë këtë sipas një modeli të pagabueshëm petrarkesk. Kjo gjendje shpirtërore e Koliqit ndoshta vjen menjëherë pas shfrimit të një pasioni dashurie të vërtetë të cilën ai e përjetoi në të njëjtën mënyrë tronditëse me klasikun italian, por s’ka pse të mos mendojmë se vjen edhe pas një leximi pasionant të një dashurie që bëri të humbë ekuilibrin e shpirtit të Petrarkës së dashuruar përjetësisht. 4.5.3 Aliteracioni Aliteracioni është një figurë stilistikore që bie në sy, për shkak të një përdorimi të dendur, tek të dy poetët. Kjo figurë konsiston në përsëritjen e disa tingujve të njëjtë ose të rrokjeve të njëjta brenda një a më shumë vargu në mënyrë që të rritet fuqia e tyre shprehëse, ose edhe të prodhohet një harmoni imitative. Petrarka do të shkruante një nga vargjet më të bukura ku dominon aliteracioni “Di me medesimo meco mi vergogno”, në të cilin shohim një përsëritje të vazhdueshme të tingullit m brenda të njëjtit varg.82 Një përsëritje e tingullit n bie në sy tek soneti me titull Movesi il vecchierel canuto e bianco, ku n-ja gjendet e shoqëruar kryesisht nga a-ja: Che vede il caro padre mancare Quindi, trascinando il vecchio corpo per le ultime giornate della sua vita quando più si iuta dalla buona volontà rotto dalla fatica e, e stanco peri l camino E giunge a Roma seguendo il desiderio ... Così stanco talora io vado a cercare per quante mi è possibile la donna in qualqun’altra la desiderata vostra imagine. Te Koliqi, gjithashtu, nuk është e vështirë të gjesh aliteracione të herëpashershme, të cilat, të përdorura nëpër vargjet e tingëllimave, duket sikur thërrasin kujtimin e Petrarkës. Sipas Smaqit83 aliteracioni është një nga figurat e parapëlqyera të Ernest Koliqit. Duke iu referuar vargjeve shohim një përsëritje të grupeve të tingujve pr, zb, apo tingullit sh. Sy-ulun m’prite e ata qerpik’ paprâ T’rrihshin kur erdha e u zbeve por nuk bzâne E si thupur m’u dridh shtatin t’a bâne

82

A.Dani, Petrarka në shqip përmes penës së Koliqit, Buletini i Shkencave shoqërore, Universiteti i Shkodrës, 83

L.Smaqi, vep e cituar, f. 36.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

171

Fjal’t e para q’un thâsh me t’fiktin zâ E përsëri më poshtë gjejmë një përsërije kryesisht të tingullit m, dhe atij j në vargun e parë: Si kâng’ zane Kumbojshin fjal’t qi t’lum si hyj m’kan’ bâ. Mandej nise me qa kot, pa arsye E t’rrodhi loti mollzavet heshtueshëm. Për me t’pajtue t’a vuna dorën n’krye. E qe se syt me lot zune me t’qeshë. Si drandofille u duke at her’ qi gzueshëm Dielli me rreze mbas shiut prillit veshë. Këto janë disa shembuj mes shumë të tjerëve, të cilët na njohin me teknikat e përdorura nga poetët për të ndërtuar vargjet poetike dhe për të krijuar efekte të caktuara tingëllore. 4.5.4 Gjethe Lari si shenjë lavdie për artin poetik

Një tjetër sonet nga tingëllimat e dashurisë mban titullin Rini, Rini..., dhe natyrisht i kushtohet moshës rinore, që përkon edhe me kohën kur shkruhen këto sonete. Koliqi është 29 vjeç, në një moshë “plot me flatra, me rreze e me muzikë” dhe, sigurisht, që i vlon në shpirt dëshira që të arrijë majat më larta. Petrarka ishte ndër poetët e mëdhenj që u kurorëzua në Kampidolion e Romës, në Olimpin më të lartë të letrarëve me kurorën e dafinave. Kjo do të thoshte një lavdi e madhe për poetin e Laurës, për poetin e drithërimave të shpirtit. Dhe ky ishte suksesi që kërkonte rilindasi italian, mbase e gjithë vepra e tij ishte një përpjekje e madhe për të merituar këtë kurorë të shenjtë dafinash. Një dëshirë e tillë e madhe për lavdi ndjehet edhe në sonetin e Koliqit, i cili, i mbushur me ideale të zjarrta rinore, kërkon të prekë emocionin e fitoreve të mëdha: Zjarrm idealesh qi kurrgjë nuk fikë E shtyn me shkelun majet mâ madhështore84, Koliqi është i frymëzuar nga lavdia e klasikëve, shpirtin e ka të mbushur plot me ëndrra dhe dëshira, e prandaj kërkon ta realizojë atë përmes soneteve të tij. Mendon se soneti është një formë perfekte, që mund t’ia ofrojë këtë fitore të shpejtë, e për më tepër

84

Soneti “Rini,rini…”, fq 84.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

172

rinia duke qenë një periudhë e vrullshme dhe e gëzueshme, do ta hyjnojë gëzimin e tij dhe do t’i ndez dëshira të mëdha. Kur ia ngjet gishtat t’shpejtave fitore E krahin ia shtrëngon për mos me t’ikë ... Dëshir i rí lavdije t’a ndez prore85

Por, çelësin i interpretimit ideor të sonetit e gjejmë në tercinën e fundit, e cila shpjegon dhe përmbledh gjithë ambicien e madhe që përfaqësojnë vargjet e mësipërme. Ajo është një shprehje që mban një ngarkesë të veçantë semantike dhe një ngarkesë të madhe emocionale. Është vargu koliqian ... ballin rrethue n’gjeth lari...86 ... ku jo vetëm fjala lari e cila mbart mbi vete një ambiguitet tjetër semantik, por edhe i gjithë veprimi i kryer do të ishte pa diskutim një element tejet domethënës për krijimin e tij letrar. Të rrethosh ballin me gjethe lari, do të thotë të kalosh të njëjtën eksperiencë që kaloi Petrarka dhe poetët e mëdhenj të rilindjes italiane. Balli i Petrarkës u rrethua me një kurorë dafinash, dhe u vesh me një lavdi gati hyjnore, që e bëri të pavdekshëm emrin e tij dhe atë të veprës së shkruar. ... Difendi or l'onorata / e sacra fronde87 ... Vetë dafina përfaqëson një pemë të shenjtë, një pemë që u shenjtërua nga vetë arti poetik. Fjala dafina vjen nga Dafne, e cila në italisht do të korrespondojë me lauro (alloro) dhe që tek Canzoniere e Petrarkës do të na çojë tek Laura. Dafne u dashurua me Apollon, ashtu siç u dashurua Petrarka me Laurën. Dafne ishte një nimfë e re që jetonte në qetësinë e pyjeve duke gjuajtur. Me të u dashurua Apollo, perëndia i poezisë. Miti i Dafnes dhe Apollos përfaqëson një dashuri të palumtur e të pafat, sepse nuk mundi të realizohej asnjëherë. Kjo ishte dashuria që përkonte me dashurinë e Petrarkës, e prandaj edhe Laura do të ishte një Dafne. Dafne-ja, për të shpëtuar nga ndjekjet e Apollos shndërrohet në një pemë dafine, e kështu edhe Laura, duket sikur nuk është vetëm një vajzë, por është një lojë e vazhdueshme fjalësh, laura mund të jetë l’auro e l’aura, por mund të jetë edhe lauro dhe alloro, që do të thotë dafinë. Kjo lloj rime ndjehet për më tepër gjatë gjithë Kanconieres dhe emri i vashës kumbon pareshtur nga njëri sonet tek tjetri: ... L’aura che ‘l verde lauro et l’aureo crine

85 Po aty. 86 Po aty. 87

Apollo, s’ancor vive il bel desio, në R.Amatturo, f. 269.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

173

Pastaj, pjesa tjetër luhet në një zinxhir mitosimbolik, mes Laures dhe Dafnes, mes pasionit për dashurinë dhe pasionit për poezinë. Që këtu kuptohet lidhja tjetër e Petrarkës me Laurën, dhe natyrshëm mendojmë se të njëjtën gjë kërkon të arrijë edhe Koliqi, falë vashës së sonetit. Koliqi mendon për fitoret e mëdha e për lavdet që do t’i vijnë nga pas, por gjithnjë duke ndjerë në krah praninë e vashës së bukur dhe duke shijuar ndjenjën e ëmbël të dashurisë, sepse edhe kjo do të ishte një triumf tjetër më vete i moshës rinore. E t’kande prej ngadhënjimeve tue kthye Ballin rrethue n’gjeth lari m’e mbështetë Mbi ndoj krahnuer të njom qi rreth për tye. Ne mendojmë se kjo ndjenjë e thellë dëshire dhe etjeje për lavdi, është e përkohshme dhe e shkurtër, në krahasim me pjesën tjetër të krijimtarisë që do vijë më pas, ku suksesin e padiskutueshëm të veprës e përcaktoi lexuesi dhe koha. Këto ndjenja të asaj periudhe buronin nga një receptim i kujdesshëm i soneteve të Petrarkës, pas kontaktit të detajuar që pati me atë vepër. Është vetë Kanconierja që gjeneron “me gjakun e saj të pashuar, me dritën e saj krijuese të pashtershme, një afrim thelbësor të autondërgjegjes së poezisë ( përtej poezisë) me të gjithë lidhjet e saj,”88 shkruan Andrea Zanzoto, një tjetër shkrimtar i letërsisë italiane të Nëntëqindës. Kjo fazë e krijimtarisë, e veçanërisht Tingëllimat e dashurisë, karakterizohen nga ndikimi i menjëhershëm i poetikave klasike, nga adhurimi i deklaruar ndaj tyre, dhe dëshira e zjarrtë për të provuar të njëjtat ndjenja fisnike, si një ushqim i mirë për shpirtin e poetit dhe për artin e tij.

4.5.5 Një qasje e shkurtër ideore vargjeve të Koliqit me ato të Petrarkës

Pasi pamë elementet e veçanta që ndihmuan Koliqin të ndërtonin sonetin klasik, na tërhoqi vëmendjen në rrafshin ideor dhe përmbajtjesor edhe një pjesë e vargjeve. Ato janë vargje që burojnë nga një kontekst i pazakontë për Koliqin, pasi nuk krijojnë atmosfera që ne do t’i ndjejmë fare të natyrshme si në veprat e tjera. Ai e përjeton dashurinë në një mënyrë të ndryshme nga ajo që do të vijë më vonë, prandaj të bën përshtypje mënyra e të arsyetuarit, mënyra e të ndjerit, mënyra e të përjetuarit, të cilat duken të largëta me atë që do të ishte realisht Koliqi. Ndikimi i një konceptimi të ri të dashurinë dhe përjetimeve të brendshme të saj, pasqyrohet jo vetëm në elemente të veçanta siç e pamë më lart, por edhe në mënyrën e thurjes së vargjeve, të lidhjes së ideve dhe formulimit të një përmbajtjeje të caktuar. Koliqi duket i sigurt në mënyrën e shtrimit të vargjeve, pasi ai tashmë e ka të qartë, që do t’i referohet një modeli klasik të pavdekshëm ndër shekuj e të pëlqyer ndër breza.

88

A.Zanzotto, Petrarca fra il palazzo e la cameretta, në F.Petrarca, Le rime, Rizzoli, Milano, 1998, f. 16.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

174

Koncepti i dashurisë së Koliqit të asaj periudhe luhatej mes një rrafshi tokësor dhe një rrafshi hyjnor. Rrafshi hyjnor do ta afronte më shumë me Danten, ndërsa dualiteti, përjetimet e dyfishta, do ta afronin më shumë me Petrarkën. Por, gjithsesi, ai e ka vendosur tashmë të qëndrojë mes tyre dhe nuk ka shumë rëndësi se nga cili u ndikua më shumë e nga cili më pak. E rëndësishme është që ai i deklaron si modelet e tij, dhe këtë e shohim edhe në formulimin e vargjeve. Nuk është aspak e vështirë t’i afrohesh rrafshit hyjnor, sepse shohim vargje të tëra ku mbizotëron fjala hyjnor, e cila e shpjegon në mënyrë të drejtpërdrejtë, pa qenë nevoja e ndonjë hamendësimi apo interpretimi të mundshëm. Fjala hyjnor gjendet vazhdimisht e lidhur me konceptin e dashurisë dhe e përcakton atë si të tillë, si një dashuri që mund të shijohet vetëm nga larg, “si nji smundje e çuditshme”, që e bën shpirtin të dridhet e të psherëtijë thellë. Konkretisht, po t’u referohemi vargjeve, do ta ndiejmë menjëherë atmosferën hyjnore që përshkon sonetin, e cila na bën të perceptojmë një vashë që do të kishte një bukuri të pakrahasueshme dhe një mënyrë të sjelli që do të mjaftonte për të shkaktuar ndjenjën hyjnore të dashurisë. Kështu do të veçojmë:

1. E pakrahasueshme âsht âmbëlsija e zânit t’and, qi zemren m’a rrmben fare

kur hyjnueshëm të bân me fol dashnija.

2. Flakën hyjnore, dashunis qi t’fala ...

3. Fjalët mâ t’para qi dhuron dashnija kur befas shpërthen n’shpirt me hov hyjnor? 4. Si kang zane kumbofshin

fjal’t qi t’lum si hyj m’kan bâ.

5. Riní, Riní, o stin tri her hyjnore plot me flatra, me rreze e me muzikë,

6. Hyjnohe n’gzim, por gjakun n’dej fisnikë Deshi i ri lavdijet’a ndez prore

7. ... Krenisht rrotull i sjell sytë engjullorë. Këto janë vargje që shprehin në mënyrë të hapur atë lloj dashurie dhe krijojnë atë lloj atmosfere që merr si model Danten dhe Dolce stil nuovo-n, nga ku buron soneti i tij. Por, përveç këtij termi që sqaron në një farë mënyre natyrën e kësaj ndjenje, ne ndeshemi edhe me vargje, brendësia e të cilave të thërret në mendje vargjet petrarkeske, të kujton mënyrën e të shprehurit dhe mënyrën e të krijuarit të situatave të ndryshme. Petrarka ndjehet më i pranishëm në sonetet e Koliqit dhe mënyra e tij e të konceptuarit dashurinë është shumë më tepër e perceptueshme për të. Megjithatë në tingëllimën e parë Koliqi

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

175

na prezanton me një vashë që duket gati hyjnore, me një vashë që ngjan më shumë me Beatriçen se sa me Lauren. Është një vashë që ne e njohim dhe e kuptojmë më shumë nga efekti që ajo shkakton tek poeti, qenia e saj dhe ajo çfarë bën janë vazhdimisht të interpretuara nga poeti dhe mbase edhe të deformuara nga këndvështrimi i tij subjektiv. Gjestet e veprimet e saj duket sikur nuk kanë vlerë në vetvete, por vetëm për reagimin dhe ndjeshmërinë që ngjallin tek autori. Nëse ajo do të dalë shëtitje, shpirti i tij do dridhet nga emocioni, nëse ajo do të buzëqeshi me ëmbëlsi, “zemra qi lngon ka me m’u shndoshë” dhe ka me ter “t’tan kët vajë”. Ajo ngjan me një objekt dëshire gati të paarritshme, madje shfaqet e pandjeshme ndaj kësaj lloj vuajtjeje të poetit. Në tingëllimën e dytë dhe tek të tjerat që vijnë pas, kjo vashë do të marrë një dimension tjetër dhe do të shndërrohet në një krijesë më njerëzore, ku elemente të veçanta na japin të dhëna për të, dhe vetë prania e saj duket më e perceptueshme dhe më e ndjeshme. Kjo gjë ndodh tek Petrarka, ku Laura do të jetë do të jetë një figurë më shumë tokësore se sa hyjnore, sepse ajo do të ketë disa karakteristika të sajat dhe ne do të fillojmë ta njohim atë përmes tyre:

1. Fuor i biondi capelli allor velati Flokët e artë s’pranuan më shikime89 2. Per rimembranza de le trecce bionde Gërshetat kur m’kujtoi si i ka pasur90 3. Erani i capei d’oro a l’aura sparsi, Flokët shpërdredhur kish Laura në ajri

Che’n mille dolci nodi gli avolgea E me ‘i mijë nyja të ëmbla i kapërthente91

4. E ‘l bel guardo sereno Shikimi i kthjellët e i bukur 92 5. Ov alberga onestade e cortesia Ku jetojnë ndershmëria dhe sjellja e mirë

93 Edhe vasha e Koliqit do të ketë karakteristika më njerëzore dhe këtë ai do të na e bëjë të ditur që në tingëllimën e parë, ku do të na njohë me cilësitë e para të paraqitjes fizike të saj, duke na dhënë neve imazhin e një krijese të vërtetë dhe të një historie dashurie reale:

1. Dy vetulla t’holla e ‘i bishtalec i zi 94

2. M’duket kah ec si lule qi lot era Kur shkon kah shkolla ajo me libra n’dorë;95

3. Sy-ulun m’prite e ata qerpik paprâ 96

t’rrihshin kur erdha...

89

Përkthyer nga F.Leka, f. 21 në Lirika të zgjedhura nga Canzoniere. 90

Po aty, f. 53. 91

Po aty, f. 57. 92 Si e debile il filo a cui s’attene. 93

Po aty. 94 Tingëllimet e dashunis, f. 78. 95

Po aty, f. 79. 96 Po aty, f. 80.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

176

Në tingëllimën e dytë tërheq vëmendjen vargu: ... E balli i saj shkëlqen n’rreze si borë,97 Atmosferën që krijon ky varg do ta gjejmë gati të njëjtë në sonetin e Petrarkës me numër CLXIV, i cili është përzgjedhur dhe është përkthyer nga Koliqi tek Poetët e mëdhej

t’Italisë, duke ruajtur krahasimin me borën dhe shkëlqimin që rrezaton ajo: Ajo qi borë e ka fytyrën...98 I tillë është edhe vargu tjetër i tingëllimës së dytë, që ngjall një tjetër ndjesi të ngjashme me atë të njërit prej vargjeve të këngës XI të Petrarkës. Kështu, duke i pranëvënë, ne marrim pothuajse të njëjtin përjetim të dashurisë që shkaktohet nga dy fjalë-kyçe që janë syri dhe dashuria. Syri i bukur i vashës me shikimin e të tij depërton thellë në shpirtin e poetit me hov të papërmbajtur dhe mbjellin veç “gzim dashnuer”, dhe lindin vetëm dashuri. Koliqi: Syt e bukur për kë do t’qesin shkëndija? Kujt do t’i sillen, vall, me gzim dashnuer

Petrarka Ku syni i saj dashnin n’zemër m’a lindi:99 Po të ecim më tej do të gjejmë një tjetër situatë që përsëritet, një mënyrë të shprehuri që mban haptazi gjurmën e vargjeve petrarkeske. Kemi të njëjtët protagonistë të kësaj situate të krijuar që i shohim të pozicionuar në të njëjtën mënyrë. Të dy poetët e vendosin vashën në një ambient të rrethuar nga shoqet dhe pastaj fare natyrshëm dhe krejt i pritshëm vijon krahasimi i saj me këto femra që e shoqërojnë. Koliqit do t’i ngjante me një mbretëreshë mbi vajzat e tjera e ndërsa Petrarka do ta quante si fytyrën më të bukur e më të hijshme ndër të gjitha gratë e tjera: Koliqi E sa mbrrȋn afër shoqeve ke dera krenisht rrotull i sjell sytë engjullorë. Asht si mbretneshë ajo mbi vajzat tjera

97

Tingëllima II, f.79. 98 E Koliqi, Poetët e mëdhej t’Italis, f. 136. 99

Po aty, f. 123.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

177

Petrarka Kur në mes grave tjera Dashuria, Quando fra l’altre donne ad ora ad ora Në të bukurën fytyrë zë vend te ajo, Amor vien nel bel viso di costei, Më pak e hijshme duket cilado,100 Quando ciascuna è men bella di lei, Duket sikur ideja përsëritet, sikur vetë fjalët ndihmojnë në krijimin e të njëjtës atmosferë. Megjithëse Koliqi përpiqet t’i largohet ndikimit, mbetet përsëri peng i një admirimi të pamasë për vargjet e njëpasnjëshme të Petrarkës. Dhe ai është tërësisht i ndërgjegjshëm për këtë tërheqje, për këtë fuqi të veçantë që ushtron klasiku italian në mendimet e tij, në botën e tij të brendshme. Ai e përjeton këtë lloj dashurie me gjithë mundësitë e shprehjes së saj dhe mundohet të na e japë në tërë vërtetësinë e mundshme. Koliqi i end ato vargje me të njëjtën dëshirë për të dhënë një sonet të denjë për një dashuri të madhe siç e meriton vasha mbretëreshë. Sepse edhe vasha e Koliqit duhet të lërë gjurmën e saj në historinë e sonetit, duhet të përmendet për bukurinë e hijeshinë e saj, duhet të qëndrojë mbi çdo figurë tjetër femërore. Një element i rëndësishëm petrarkesk që ndihmon në ndërtimin dhe përçimin e ndjenjës së dashurisë, është peizazhi natyror. Poeti e përdor shpesh herë si pikë referimi për të treguar gjendjet e ndryshme shpirtërore që i duhet të përjetojë për hir të Laurës. Natyrën e shohim si pjesëtare aktive në krijimin e shumë situatave, apo edhe si pjesëmarrëse të drejtpërdrejtë në pasqyrimin e fazave të ndryshme ku duhet të kalojë dashuria e Petrarkës. Një sërë vargjesh na ndihmojnë të kuptojmë sesi natyra merr pjesë në dashurinë e poetëve dhe për më tepër veçantinë dhe të përbashkëtat e secilit prej tyre. Për këtë do t’i referohemi tingëllimës CLXIV të Petrarkës e cila vjen e përzgjedhur dhe e përkthyer nga Koliqi, dhe tingëllimës IV, të Tingëllimeve të dashunis: Petrarka Të kënduemit e ri edhe të vajtuemit e zogjve kur gdhin dita bajnë me jehue lugjet, si edhe të pëshpëritunit e kristalave t’ujshëm poshtë nëpër çutra xhixhilluesa, t‘freskët e të zhdërvjellun ... Njishtu çohen me përshëndetë aferorën edhe Diellin q’asht me te, e mâ tepër at diell tjetër qi m’i muer sytë në vjetët e para edhe prap m’i merr101 Koliqi Sa i andshem kah pranvera âsht gurgullimi

100

Përkthimi është i F. Lekës, Lirika të zgjedhura nga Canzoniere, soneti XII, f. 22 – 23. 101

Poetët e mëdhej t’Italis, f. 136.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

178

i krojeve ku kndojn’ t’bardhat najade dhe pëshpëritja e gjethve qi me fllade kuvende t’âmbla bâjn’ kur zbardhë agimi shpirtin knaqë i bylbylave cërcrrimi kur, bashk’ me t’parat rreze dielli, n’nade derdhet i tingllueshëm npër livade ku me vjollca i përziem erson blerimi ... Por e pakrahasueshme âsht ambëlsija E zânit t’and, qi zëmrën m’a rrmben fare,102 ... Duket qartë tek të dy poetët lidhja e natyrës me përjetimin e dashurisë. Ajo është e pranishme që në kuartinat e para dhe shpreh gjendjen e gëzueshme të poetit, ajo përcjell peizazhe të bukura, sepse e bukur është edhe ndjesia që ata provojnë, ajo është e gëzueshme, sepse e gëzueshme është edhe kënga e tyre e dashurisë. Natyra është pjesë e përditshmërisë së njeriut dhe ai nuk ka përse t’i shmanget asaj, prandaj ajo ruan vendin e vet në tërësinë e protagonistëve që marrin pjesë në këtë histori dashurie. Kuartina e parë e Petrarkës përbën gati sintezën e dy kuartinave të Koliqit. Janë të njëjtët përbërës që krijojnë të njëjtën atmosferë të këndshme natyrore. Elementet që përbëjnë peizazhin natyror të Petrarkës janë zogjtë me cicërimat e tyre, është uji që rrjedh i kristaltë dhe i freskët poshtë nëpër çutra, pastaj vjen pëshpërima që krijohet nga rrjedhja e ujit dhe e gjithë kjo atmosferë shijohet vetëm në mëngjes, “kur gdhin dita” e re, kur gjithçka duket më e kthjellët e më e ripërtërirë. Kjo është e njëjtë me atë që sjell Koliqi, e njëjtë me panoramën natyrore që përshkruan në dy kuartinat e para. E më konkretisht janë bylbylat që cicërojnë e që janë një kënaqësi për shpirtin, është gurgullimi i krojeve që rrjedh aq këndshëm për shqisat e poetit, pastaj vjen përsëri zëri i pëshpërimës, i cili, megjithëse nuk është psherëtimë e ujit por e gjetheve, u bashkohet zërave dhe tingujve të tjerë që rilind natyra në çdo ditë të saj. Dhe përsëri këto elemente të natyrës poeti mund t’i shijojë vetëm “kur zbardh agimi”, kur këta zëra dëgjohen të kristaltë dhe më potentë se kurrë. Prandaj ne shprehemi të bindur se ngjashmëritë ekzistojnë, se shfrytëzohen të njëjtat elemente për të ndërtuar të njëjtën përmbajtje e për të përcjellë të njëjtin emocion të ngjashëm me atë që buron nga ajo dashuri e pastër rinore, që po provojnë poetët. Kjo do të bëhet më se e qartë në tercinën që vjen pas, e cila po ashtu do të trajtojë të njëjtën ide. Tashmë do të kuptojmë rolin e vërtetë të natyrës, do të kuptojmë se çfarë dëshiron të nënkuptojë me përshkrimet e atij mëngjesi pranveror. Natyra do të reflektojë gjendjen shpirtërore të poetit, i cili, gati i dehur nga dashuria, përshkruan një natyrë në pamjen më të bukur të saj e me elementet më të hareshme. Petrarka ndjehet i rrëmbyer nga natyra, ashtu siç ndjehet edhe i rrëmbyer nga dashuria. Sytë i merren nga shkëlqimi i vajzës dhe

102

Tingëllima IV, f. 81.

KREU IV: Përqasje mes Dantes, Petrarkës dhe Koliqit

179

nga dashuria që i buron e gjallë dhe e kristaltë si vetë natyra në lindjen e ditës së re. Koliqi po ashtu, na sjell përmes natyrës atë ndjenjë të çuditshme që e ka përfshirë të gjithin. Zemrën ia ka marrë ëmbëlsia e zërit të saj dhe ai thuajse mbetet peng i kësaj gjendjeje emocionale. Asnjë poet me emër nuk mund të shmangë Petrarkën dhe përjetimet e uni-t të tij. Ai është një nga ato hallkat e letërsisë së madhe, që nuk mund të anashkalohen, sepse në të kundërt do të krijonin një boshllëk të ndjeshëm në gjithë artin e të shkruarit poezi dashurie, e detyrimisht do të shkaktonin një zbrazëti emocionale, që do të ishte mëkat të mos e njihje në të gjitha dallgëzimet e saj.

Përfundimet

180

“Unë kam dëshira ma të gjana e ma të nalta.

Lumnija qi ju shijuet motit më duket e pakrypë.

Në ket breshnuar të marrun drite, unë due me

kundrue fëtyrën time të re e jo fytyrat e juaja të vjetra... “

( Ernest Koliqi )

Përfundimet

181

PËRFUNDIMET

Siç është pohuar në hyrje të punimit, objekt i hulumtimit është bërë krijimtaria letrare e Koliqit, përqasur në plan krahasimtar në rrafshe kohore me poetët e mëdhenj klasikë (jo vetëm në letërsinë italiane, por edhe në atë botërore), Danten e Petrarkën, nga njëra anë; kurse, nga ana tjetër, edhe me dy autorë modernë, pothuajse bashkëkohorë, Danuncio e Pirandelo. Të parët, autori ynë i kishte njohur dhe vazhdonte t’i njihte që gjatë shkollimit të tij nga programet liceiste (bile edhe pat përkthyer pjesë të mëdha prej krijimtarisë së tyre); duke i shndërruar shpejt në modele për t’u ndjekur e për t’u përshtatur në artin e tij poetik. Ndërsa për të dytët, Koliqi përjetoi në mënyrë të drejtpërdrejtë përhapjen e famës së tyre dhe ndikimin në mbarë letërsinë moderne italiane dhe më gjerë. Për të hyrë në thelb të kësaj paraqitjeje, mund të themi se konkluzionet e studimit tonë kanë të bëjnë me objektivat e synuara, me qëllimin e vënë që në nisje të përgatitjes së kësaj teze studimore letrare, për realizimin e përqasjes së dy figurave të letërsisë italiane të fundit të Tetëqindës dhe fillimit të Nëntëqindës (Pirandelo dhe Danuncio), si edhe dy poetëve të njohur klasikë (Dante e Petrarka), me emrin e personalitetin letrar të Ernest Koliqit, i cili megjithëse u njoh vonë nga mbarë lexuesi shqiptar, zuri një vend të veçantë dhe shpalosi gjithë përmasat e dimensionit të tij evropian. Kjo e bëri atë një shkrimtar tejet interesant për letërsinë shqipe, fakt që dëshmohet me botimet dhe ribotimet e shumta, deri tek publikimi i opusit letrar të plotë. Vetë formimi i tij duhet pranuar se ishte produkt i një edukimi të vazhdueshëm mes kulturash e mentalitetesh të dy vendeve fqinje.

Në këtë trajtesë, në përpjekje të vazhdueshme për të arritur në përfundime sa më të drejta e në analiza raportesh të pranëvëna sa më natyrshëm, na u desh të kalonim përmes shumë situatash e personazhesh te njohur e të panjohur, mes shumë veçantish e ngjashmërish që disa herë dukeshin të qarta e shumë herë të tjera të fshehura mes shtresime kohërash, kulturash dhe drejtimesh letrare. Në këtë tekst të endur pak e nga pak, muaj pas muaji, synuam të hidhnim dritë mbi marrëdhënie të caktuara autorësh, marrëdhënie të cituara edhe më përpara nga studime kritike letrare, por të mbetura në nivele të pathelluara e rrjedhimisht të pashtjellura. Këto raporte autorësh e kulturash të ndryshme letrare, përtej vështirësive e dyshimeve të vazhdueshme që ofronin, na ushqyen edhe me një kënaqësi të madhe, të tillë që mund ta ofrojë vetëm letërsia dhe të shijuarit e veprave të mëdha, në plan krahasimtar. Por, përtej kënaqësisë duhet thënë se ishte edhe një përgjegjësi jo e vogël t’u afrohesh emrave të këtyre autorëve të mëdhenj. Botët e tyre, megjithëse të gatuara në të njëjtën mënyrë si çdo shpirt tjetër njerëzor, ofruan një pasuri të jashtëzakonshme psikike që bëri për vete mbarë njerëzimin; prodhimi letrar i tyre karakterizohej nga gjenialiteti poetik i cili iu imponua letërsisë në formë prirjesh apo modelesh që u ndoqën nga breza të tërë shkrimtarësh të rinj, deri në kohët tona.

Duke shfrytëzuar metodën krahasimtare ne arritëm në një sërë përfundimesh, të cilat lidhen me marrëdhënien e hershme të letërsisë italiane me Koliqin. Mendojmë se fillimisht janë elementet biografike ato që e drejtuan formimin dhe rrugëtimin letrar të Koliqit nga kultura dhe letërsia italiane. Në Itali ai u arsimua, njohu thellë letërsinë këtij vendi dhe hyri në kontakt me

Përfundimet

182

veprat më të reja e me shkrimtarët më të njohur (me ata të traditës dhe ata modernë ). Duke e konsideruar Koliqin si një fenomen të shkëputur nga tradita letrare shqiptare e të zhvilluar kryesisht në ambientet kulturore e letrare italiane, na ndihmoi të përqendrohemi më në thellësi të krahasimeve individuale mes shkrimtarëve të cituar dhe të nxjerrim përfundimet e synuara. Kjo do të përbënte pa diskutim një shtysë të madhe për çdo studiues, për vetë faktin e shpalosjes së disa raporteve interesante që mund krijohen në jetën artistike të çdo shkrimtari që vihet në kontakt me një letërsi të huaj, me një traditë që, megjithëse është e tjetrit, krijon një lidhje të ngushtë e madje edhe afektive. Përmes pranëvënies së veprave që i konsideruam më të përafërta, qoftë si në leitmotive, qoftë si përmbajtje, qoftë si teknika rrëfimi, apo teori filozofike, ne arritëm të kuptonim veçantinë e secilit autor, dhe aq më tepër ato të veçanta që arritëm t’i hulumtojmë dhe t’i gjejmë të shtrira edhe në veprën e Koliqit, nëpër gjini të ndryshme.

Duke e njohur mirë letërsinë italiane, nëpër kolegjet dhe universitet e këtij vendi, dhe më pas prurjet evropiane të letërsisë, Koliqi duket sikur kërkon vetë të shkëputet nga ajo që përfaqësonte letërsia shqipe e asaj epoke, si një largim nga diçka e vjetër që nuk i shkonte më për shtat dimensionit të ri që kishte fituar dhe frymëzimeve të reja që po i ndjente shumë të afërta. “Unë kam deshira mâ të gjâna e mâ të nalta. Lumnija qi ju shijuet motit më duket e pakrypë. Në kët breshnuer të marrun drite unë due me kundrue fytyrën t’ime të re jo fytyrat e jueja të vjetra”1, do të shprehej Koliqi tek Pasqyrat e Narçisit. Ky është vizioni i një njeriu me mendje të hapur që e ka të nevojshme të kapërcejë kufij të caktuar, të hyjë në marrëdhënie të reja e të përballet me horizonte të panjohura. Kjo do të kishte qenë një pikënisje interesante dhe e sigurt për cilindo studiues të kësaj fushe.

I.

Në kapitullin e parë menduam të krijonim një panoramë të përgjithshme të disa prej fenomeneve dhe tendencave që u shfaqën në vitet e fundit të 1800-ës dhe fillimet e 1900-ës, kryesisht në Itali. Kjo na ndihmoi në sistemimin e shumë elementeve që, në ndryshim nga letërsia shqipe e kohës, vinin nga letërsia italiane dhe ajo evropiane, elemente të përmbajtjes dhe të stilit, me ndikime të tepër të ndjeshme në veprat letrare të kohës.

• Dekadentizmi është një nga shfaqjet më të ndjeshme që përshkon krijimtaritë e shkrimtarëve, në format më të ndryshme të saj, si individualizmi, estetizmi dhe supernjeriu.

Individualizmi lidhet me një gjendje të caktuar e cila bën që artisti të izolohet në vetvete dhe të përfshihet i tëri nga kulti i ndjeshmërisë dhe i kënaqësive personale të jashtëzakonshme. Zhytja në botën e instiktit dhe gjetja e elementeve të veçanta, unike, që e bëjnë një individ të pangatërrueshëm me një tjetër, zhvleftësimi i moralit dhe i arsyes, do të çonin drejt mitit të supernjeriut. Estetizmi është një aspekt tjetër i rëndësishëm i dekadentizmit, sipas të cilit arti konsiderohet si një vlerë supreme, që nuk ka asnjë lidhje me realitetin, madje edhe vetë jeta duhet të ndërtohet si një vepër arti ku sundojnë vetëm vlerat e së bukurës, duke qëndruar larg tashmë me kufizimet e moralit dhe të shoqërisë. Zhvillimet që mori psikologjia në atë

1 E.Koliqi, Pasqyrat e Narçisit, në Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 327

Përfundimet

183

fillimshekulli ishin të konsiderueshme, dhe me ndikime të jashtëzakonshme në krijimtaritë e artistëve.

• Zbulimi i elementeve të reja në ndërgjegjen e njeriut krijoi një klimë të re dhe një frymëmarrje tjetër për gjithë letërsinë e kohës.

• Teknikat e reja, si psikanaliza do të ndërgjegjësonin shkrimtarin për atë nevojë të brendshme të shpirtit njerëzor për të rrëfyer edhe të pandërgjegjshmen, edhe atë të pakapshmen e të parrëfyeshmen e shpirtit njerëzor. Letërsia, duke qenë tepër e ndjeshme, nuk mund të qëndronte indiferente ndaj ndryshimeve dhe rrymave, e sidomos ndaj ndryshimeve që ndodhin me vetë njeriun. Kjo klimë letrare do të ishte e pashmangshme edhe për shkrimtarin shqiptar Ernest Koliqi.

Ne mendojme se është shumë e rëndësishme marrëdhënia letrare me shkrimtarët bashkëkohorë italianë, Luixhi Pirandelon dhe Gabriele Danuncion, të cilët përfaqësuan tendencat e reja të kohës dhe ndikuan fare natyrshëm në veprën letrare koliqiane. Koliqi “asht nji poet i thalbit arbnor”, siç shprehet Martin Camaj, dhe kjo është e dukshme dhe tepër e ndjeshme gjatë gjithë veprimtarisë së tij letrare, një shkrimtar origjinal dhe një vlerë e padiskutueshme për letrat tona shqipe.

• Pranëvënia me këta shkrimtarë italianë mendojmë se vetëm na ndihmon në përcaktimin sa më të plotë të dimensionit të tij evropian, duke mos cenuar në asnjë moment individualitetin e tij letrar.

II.

Në kapitullin e dytë jemi përqendruar në një qasje konkrete mes Pirandelos dhe Koliqit. Kjo lloj qasjeje, aspak rastësore, të habit fillimisht me praninë e shumë elementeve biografike, të cilat padyshim na ndihmuan të kuptojmë më mirë disa zgjedhje dhe mendime që lidhen me konceptimin e jetës dhe të letërsisë.

• Pikësëpari, ajo që bie në sy është aspekti i thelluar psikologjik. Janë përshkrimet e zhveshura nga çdo lloj paragjykimi a mentaliteti shoqëror, janë përshkrime të detajuara të një mekanizmi shpirtëror që jepen me vërtetësinë më të madhe të atij realiteti që pasqyronte koha.

Kjo analizë e brendshme psikologjike e shpirtërore e çoi atë pranë Pirandelos, i cili, me mendimin e tij filozofik, parashtroi dyshime të pafundme, humbjen e shumë ekuilibrave, duke na dhënë një ndërgjegje të re moderne. Për të kuptuar më mirë këtë kontekst letrar, u përpoqëm të ndërtonim atë lloj raporti të ngushtë dhe të natyrshëm që u krijua mes letërsisë dhe psikologjisë, e aq më tepër një prej metodave të saj të studimit, psikanalizës. Pirandelo ishte shkrimtari që e pasqyroi më thellë këtë psikologji të re, që u rrit në këtë ambient dhe me gjithë mjeshtërinë e tij, mësoi aty të ndërtojë një personalitet, me të gjitha elementet e shpirtit, mësoi ta kuptojë atë në raport me veten dhe sidomos me të tjerët, të cilët shpeshherë u bënë edhe përcaktues të fatit të individit, duke kuptuar thellë shkaqet që çuan në reagime nga më indiferentet tek ato më të vrullshmet.

Përfundimet

184

• Koliqin e ndjejmë më pranë Pirandelos, kryesisht në mënyrën e konceptimit të situatave, në mënyrën e rrëfimit, në tema e motive që lidhen me trajtime të ndryshme teorish filozofike dhe me funksionimin e mekanizmave të caktuar psikologjikë, me personalitetin e shumëfishtë, tonin humoristik e përshkrimet e hollësishme të përjetimeve psikologjike.

• Vetëm përmes kësaj psikologjie moderne pirandeliane Koliqi mundi t’i hynte një analize të ndjeshme të jetës shqiptare, duke e zhveshur atë deri në paragjykime dhe tabu, duke zbuluar mekanizmat e mendjes dhe labirintet e shpirtit, për të kuptuar pse-në e problemeve të shumta ekzistenciale.

Kjo do të përbënte edhe këshillën e tij ndaj brezave të rinj të shkrimtarëve, të cilët duhet “me studjue thellë psikologjin e panjohun të rracës s’onë dhe me u dhanë zhdrivillim problemeve të gjalla shpirtënore të jetës s’onë të përditshme” se vetëm kështu mund të ndihmonte shqiptarët të kuptonin të vërtetën e tyre. Gjurmimet në thellësitë psikologjike të njeriut, lidhjet e tij me mjedisin e jetës dhe kushtëzimet morale na sjellin si tek Pirandeloja e në të njejtën mënyrë edhe te Koliqi, një jetë mbizotëruar nga keqkuptimet, nga absurditeti, ku gjithçka zhvillohet kundër çdo lloj pritshmërie a logjike të mundshme. Këtë do ta realizonin përmes novelave, kësaj gjinie narrative të shkurtër por të shpejtë për të komunikuar dhe për t’u kuptuar nga të tjerët.

• Pirandeloja do të shkruante novela gjatë gjithë jetës së tij, ndërsa Koliqi do të arrijë përmes novelës pjekurinë e tij më të lartë letrare dhe, sipas kritikëve, do të zërë vendin e “krijuesit të novelës shqipe”.

Duke hyrë më në brendësi të tekstit, në nivelin e përmbajtjes së ideve, do të ndeshim filozofi të caktuara të cilat përtakojnë të dy shkrimtarët.

• Trajtimi i vdekjes, si një kurth i pashmangshëm, që vjen në çastin më të papritur të mundshëm, bashkon novelat La trapola e A t’a laçë... . Vetëm ideja e pranisë së saj, diku në kohë e hapësirë, nuk lë asnjë që të jetojë i qetë, nuk lë asnjë që të çojë deri në fund lojën e jetës, sepse ajo është aty, dhe ne nuk mund të hiqemi për të kundërtën.

Ajo shfaqet në pjesën më të bukur të jetës, në forma nga më të ndryshmet, në një çast që ti as nuk e mendon.

• Motivi i vetëvrasjes si shenjë e krizës së ndërgjegjes vjen i ndërthurur me motivin e vetësakrifikimit përmes shitjes së trupit, në novelat Il coppo, L’uomo solo dhe Volare dhe në novelën e Koliqit Rrokoll. Humbja e ekuilibrit të brendshëm i bën personazhet të besojnë se janë tërësisht të pafuqishëm për të ndryshuar situatën e aq më tepër për ta kontrolluar atë.

Në këtë rast njeriu përballet me një luftë të egër mbijetese, me një ndërgjegje të pastër e me një bindje të plotë mbi pamundësinë e një zgjidhjeje tjetër, veç asaj të shitjes së trupit. Shohim një luftë të thellë psikologjike që duhet të mposhtë çdo paragjykim e çdo tabu, zërin e brendshëm të së vërtetës, e cila thërret e çirret në emër të një jete që duhet jetuar. Motive të tjera e filozofi të tjera jete përshkojnë novelat e të dy shkrimtarëve, siç janë:

• Nënshtrimi ndaj realitetit si dorëheqje e hapur ndaj mundësive të së ardhmes. • Motivi i femrës si shndërrim dhe si viktimë e pashmangshme e shoqërisë.

Përfundimet

185

• Motivi i kënaqësisë që buron nga gjërat e vogla.

• Toni humoristik si shprehje e ndjenjës së të kundërtës.

• Personaliteti i shumëfishtë dhe varësia nga një ambient intim.

Koliqi vazhdon me të njëjtën forcë të Pirandelos të gërmojë shpirtrat e mendjet e personazheve. Vetëm përmes një psikologjie moderne ai mund t’i hynte një analize të ndjeshme të jetës shqiptare, personazheve të ngërthyer në konflikte të vazhdueshme me të tjerët e mbi të gjitha me veten, problemet e krijuara, mbase edhe ato tepër të hershmet, të strukura nëpër skutat e errëta të pavetëdijes, kishin nevojë për një artist, për një shkrimtar që t’i bënte të fliste, t’i bënte të rrëfenin pa asnjë paragjykim çdo pjesë të ekzistencës së tyre.

Koliqi e kuptonte se kjo ishte mënyra më e mirë për të depërtuar në shpirtin e pasur, por tepër të mbyllur e jo komunikues të shqiptarit, madje kishte bindjen e thellë se ishte strategjia e vetme që duhej të ndiqte për të përmbushur misionin e tij si shkrimtar, për të kuptuar pse-në e problemeve të shumta ekzistenciale, ashtu siç kishte mësuar viteve të gjata të studimit në Itali, ashtu edhe siç po bënte edhe vetë letërsia italiane e atyre viteve.

Na duket e drejt dhe e mbështesim atë që mendonte edhe Plasari: “... sa i përket tregimit psikospektiv, Koliqi është pikësëpari nxënës i Pirandelos... me novelistin e madh italian e lidh prirja e theksuar antiracionaliste për ta shndërruar tregimin në një satirë kundër konceptimit të vjetër të personalitetit apo të psikes njerëzore”2. Kjo lloj teorie do t’u jepte novelave te Koliqit, një frymëmarrje të re dhe një element më shumë që do ta çonte drejt modernitetit, gjë që do të sulmohej nga kritika si tepër e parakohshme për realitetin e lexuesit shqiptar. Prandaj, atë që nuk e gjeti në letërsinë shqipe, e gjeti në librat e letërsisë italiane që po studionte, e gjeti tek mënyra e të menduarit dhe e të shkruarit e këtij nobelisti të të gjitha kohërave.

III. Por një përqasje tjetër me një tjetër shkrimtar na bëri të kuptojmë një marrëdhënie letrare mjaft të veçantë e një pikëtakim interesant, për të cilin flet me adhurim edhe vetë Koliqi. Është raporti i njohur me Danuncion dhe tërheqja e jashtëzakonshme, gati intriguese që i ngjallte vepra e në veçanti stili i tij. Misioni artistik i Koliqit na shpaloset shumë pranë atij danuncian, ambiciet e tij letrare duhet të gjejnë vetëm mjetet e duhura për ta realizuar atë.

• Poeti dhe biografia e tij poetike shfaqen si mënyra më e mirë për të njohur veten gjatë procesit të krijimit, e pikërisht tek Il Fuoco dhe Pasqyrat e Narçisit

Elementi autobiografik është thelbësor në të dy veprat sepse mbi të ndërtohet e gjithë struktura, e gjithë ajo që mund të quhet ngjarje. Por, nga ana tjetër, e dimë shumë mirë se autobiografia përbashkon shumë vepra të letërsisë botërore dhe sigurisht që nuk mund të konsiderohet si një ndikim i veçantë nga një autor i caktuar. Ajo që e bën të veçantë, pikërisht lidhjen e këtyre dy autobiografive, është poetika, është fakti se ajo i kushtohet pikërisht poezisë, artit, procesit të krijimit në përgjithësi. Poeti ndodhet në qendër të këtij krijimi artistik, të cilit i duhet të pasqyrohet herë pas here në mënyrë që të shohë fytyrën e tij dhe pastaj të njohë në atë reflektim fytyrën e vërtetë të poetit. Dhe në këtë mënyrë poeti nuk u lë shumë vend zërave të tjerë, dëshiron të monologojë dhe të përballojë pothuajse i vetëm të gjitha nevojat e veta narrative

2 A. Plasari, vep e cituar, f. 13

Përfundimet

186

• Uji është pasqyra që ndihmon poetët për të njohur fytyrën e tyre të vërtetë

Pasqyrat dhe pasqyrimi duket se janë një element thelbësor në gjithë këtë proces krijimi që shoqëron rrugëtimet e dy poetëve. Danuncio do të rrugëtojë nëpër kanalet ujore të Venecias, e cila do të jetë një pikë referimi tepër e rëndësishme për poetin italian. Danuncio është nga ata poetë që pëlqejnë të flasin për veten dhe për botën e tyre, e madje ai do të thoshte edhe se “io non so parlare se non di me”. Ai gjithashtu kërkon t’i ngjajë një miti që ta përfaqësojë, një miti të denjë për një poet të tillë të dashuruar me veten e me artin e tij, mitin e Narçisit. E për këtë ai zgjedh elementin ujë, elementin e domosdoshëm dhe të vetmin ku u krijua ky mit, pasqyrën ujore ku mund të shihet, e përmes së cilës të njohë veten e tij të vërtetë, e përmes saj fytyrën e veprës së tij. Vepra e Koliqit gjithashtu përshkohet nga ujërat, të cilat do ta ndihmojnë në procesin e pasqyrimit të vetvetes dhe të njohjes me fytyrën e tij të vërtetë. Këtë dëshirë për pasqyrim e shpreh që në fillim të veprës: “Dashunova prrallën e Narçisit me të tanë hovin e gjakut t’im prendveruer. E gjithkund e gjithkah kërkojshem pasqyra ku m’u pasqyrue”.

• Natyra si komunikim i brendshëm dhe sugjestionues për ndjeshmërinë e shqisave

Tek të dy veprat Il Fuoco dhe Pasqyrat e Narçisit do të gjejmë radhë të tëra me përshkrime të hollësishme dhe mjaft elegante, të krijuara përmes ritmit të brendshëm të një poezie ndjenjash dhe një harmonie shqisash. Përshkrimet do të ndjekin një tjetër logjikë, logjikën e një tjetër shqise, që është e vetme për llojin e shkrimtarëve dhe që është ajo e të krijuarit, e të bërit art. Kontakti me natyrën do të shkaktonte në shpirtin poetik një ngacmim edhe më të madh nga ai që mund të shkaktonte vetë prania e elementit “njeri”. Ajo që është e veçantë për dy shkrimtarët është njohja e aftësive perceptuese në lidhje me çdo element sado i parëndësishëm qoftë ai, njohja me efektin sugjestionues që ata mund të shkaktojnë. Natyra është sugjestionuese jo vetëm për shkak të asaj që paraqet në dukje, përveç të asaj që përçohet në një kontakt të parë me secilin prej përbërësve dhe formave të shfaqjes së tyre, por kryesisht për shkak të asaj që ata përmbajnë në brendësinë e tyre, e për ta thënë si Koliqi, për shkak të asaj që zbulojnë nga “gjini i msheftë” i gjërave, sepse, nga ana tjetër, thënë si Danunzio, “tutte le cose avevano un eloquenza profonda” (të gjitha gjërat kishin një forcë të madhe shprehëse). Këtë shprehje të brendshme, që vjen nga shpirti i gjërave, mund ta dëgjojnë vetëm shkrimtarët, sepse vetëm ata mund ta njohin gjuhën e tyre të fshehtë. Koliqi arrin të depërtojë mjeshtërisht jo vetëm në thellësinë e psikes njerëzore, por, falë D’Annunzio-s, edhe në thellësinë e fshehur të shpirtit të elementeve të natyrës.

• Melograno (shega) dhe lisi si metamorfozë e trupit dhe e shpirtit.

Një tjetër procedim artistik, që e shohim të pranishëm tek të dy shkrimtarët e që përbën një element të prozës moderne është edhe metamorfoza e trupit dhe e shpirtit. Ky lloj shndërrimi, sipas një kushti të vetëkuptuar, duhej të ndodhte vetëm me elementet e natyrës, kjo mbase edhe për shkak të një lidhjeje të jashtëzakonshme që krijuan poetët me atë lloj panorame thellësisht sugjestionuese për shqisat. Ky shndërrim i dëshiruar nuk ndodh thjesht për arsye poetike, por për një ringjallje të brendshme, për një impuls të ri që i nevojitet trupit e shpirtit. Poeti është i tillë, që i duhet të ndjejë freskinë e origjinës deri në plac, deri në gjak që të mund ta përjetojë, ta kuptojë e t’ua transmetojë atë gjithë të tjerëve, me të njëjtën vërtetësi të origjinës. Për të realizuar këtë, poeti ka nevojë për këtë lloj metamorfoze, për këtë lloj sekreti, i cili, sipas teorisë danunziane, ndihmon “për t’i dhënë një pjesë të freskisë së origjinës, shpirtit tonë pak të tharë”.

Përfundimet

187

Secili prej tyre do të zgjidhte nga një lloj peme, e me të do të mishërohej duke e konsideruar si elementin më të denjë për të përfaqësuar figurën e një poeti, elementin më solid e më të qëndrueshëm, ku çdonjëri prej tyre gjen ambiencien dhe energjinë e një jete që do të shkonte përtej njerëzores. D’Anunzio do të shpehej kështu: “E kam provuar se çfarë e mire na vjen ne nga komunikimi i vazhdueshëm me diçka tokësore. Duhet që shpirti ynë, herë pas here, të bëhet i ngjashëm me atë të nimfës së pyllit, në mënyrë që të ndjejë brenda vetes qarkullimin e energjisë së freskët të pemës me të cilën jeton”. Pothuajse në këtë formë dhe me të njëjtin përkushtim e me të njëjtën bindje të thellë, Koliqi krijon marrëdhënien e tij të veçantë me natyrën, e veçanërisht me natyrën e vendit të tij. Besimi i tij pagan tashmë është shtrirë gjërësisht në vepër dhe përmes kësaj lloj energjie poeti përçon artin e tij.“Mrekullija bimore e metamorfozave pagane më pushtoi gjithunji. Paganizmi i pyllit ngadhënjente në mue. Për nji ças e ndjeva veten bimë, landë, bre... Erna të papritura më rrethuen e më shkundën. Majat e mija të blerta u valëviten në qiell shqiptar. Langjet e dheut shqiptar u ngjiten e rrëshqiten gjatë mishit t’im…”

• Kopshti është një element i vazhdueshëm biografik dhe simbolik që shfaqet gjatë gjithë krijimtarisë

Natyra për të cilën folëm ka një tjetër element të përbashkët që është kopshti. Ai shfaqet si një element biografik i lidhur shumë ngushtë me botën e tyre poetike. Kalon nga një vepër në tjetrën, duke mos ngelur pjesë strukturuese vetëm e një vepre letrare.

Kopshti i D’Annunzio-s është shumë i rëndësishëm, sepse është i famshëm, dhe shumë i dashur për të gjithë italianët. Jo i famshëm, por kaq i rëndësishëm është edhe kopshti i shtëpisë së Koliqit. Ai do të përfaqësonte njërin nga kujtimet më të vyera që Koliqi do të merrte me vete në mërgim, për të ëndërruar sa herë që të ndjente mall për tokën e tij, qytetin e dashur e shtëpinë me kopsht ku kishte luajtur kur kishte qenë fëmijë.

• Harmonizimi i elementeve do t’i ngjajë një orkestre vagneriane për D’Anuncion dhe një darsme (shkodrane) për Koliqin

Ky lloj kopshti do të shfaqet tërësisht i veçantë, si një kopsht i mrekullueshëm ku nuk mungon asgjë, si parajsë e tokës, ku gjithçka është në harmoni të plotë me vetë jetën. Të duket sikur kemi të bëjmë me një kopsht të Edenit, sikur poeti kërkon të arrijë atë bashkësi përfekte elementesh të natyrës, atë bashkësi elementesh të gjalla që do ta bënin atë kopsht të duket si një organizëm i vetëm, të cilit nuk i mungon as frymëmarrja e as ndjenja. Të dy shkrimtarët përçojnë ngrohtësi ngjyrash dhe tinguj nga më të larmishmit, krijojnë zhurma dhe efekte, fëshfërima dhe dridhje, krijojnë atmosferë dhe ndjesi të veçantë dhe realizojnë atë mënyrë të shkruari, atë lloj stili që do të kishte “elementë kaq të ndryshëm dhe kaq të vlefshëm sa mund të konkurrojnë me orkestrën e madhe vagneriane, duke ofruar vetëm atë që Muzika mund t’i ofrojë shpirtit modern”.. Poeti italian ka përzgjedhur fjalën orkestër, duke i dhënë një ton më të fortë dhe një vlerë më përfaqësuese e gjithpërfshirëse. Kjo fjalë përfaqëson një bashkësi të tërë elementesh që në harmoni të plotë me njëri-tjetrin realizojnë atë lloj muzike a simfonie që duhej t’i ngjante asaj të Ëagnerit, muzikantit më të madh të kohës. Në të njëjtën mënyrë e mendon edhe Koliqi: “Secila krahinë ka veti të veçanta… secili lum zanin e vet e secili mal nji jehonë të posaçme. Kjo simfoni e madhe harmonish e disarmonisht, kjo fantazmagori e ylbertë, ku hijet e rrezet përzihen, duhet të kalojë prej jetës ndër letrat e jona” duke ia këshilluar edhe letrarëve të rinj. Koliqi zgjedh fjalën dasëm, e cila ashtu si

Përfundimet

188

fjala orkestër do të ketë shumë përbërës të tillë si muzika me tingujt e veglave të ndryshme, me tingujt e zërit, me vetë emocionin që përçon një ceremoni e tillë njerëzore, dhe që është gërshëtimi më i mirë artistik dhe atmosfera më e bukur. “Ndigjova. I u ngjita luginave të blerta ku jehon e qartë kanga e Kirit edhe arrijta në kërthizë të

Dukagjinit. Qe nji darsëm për shiset e mija”. Përpjekja e D’Annunzio-s për të arritur nivelet e një gjuhe që shpreh më shumë sugjestion se sa komunikim, gjeti tek Koliqi nxënësin më të mirë

• Poeti dhe figura femërore do të përbëjnë personazhet “e pamunguar” të kopshtit. Kujtimet e largëta të kopshtit na rrëfejnë edhe për ekzistencën e një personazhi tjetër të rëndësishëm, i cili, megjithëse i lënë pas krahëve dhe gati i harruar, mbetet një personazh thelbësor, diku në një nga shtresat emocionale të shpirtit, aq sa mjafton edhe ngacmimi më i vogël për ta bërë atë të gjallë, e me një ndikim të jashtëzakonshëm. Figura e poetit do të ishte e mangët pa praninë e një figure të dashur femërore. Por edhe vetë kopshti, për të qenë i realizuar në tërësinë e simbolikës që përfaqëson, vetë natyra për të arritur dimensionin e harmonisë përfekte që duhet të ketë një Eden i vërtetë, ka nevojë për dy personazhe: femrën dhe mashkullin (Adamin dhe Evën – krijuesit e botës njerëzore). Prania e tyre do të përbënte një kusht të domosdoshëm si për pasurimin e botës së brendshme shpirtërore të poetëve, ashtu edhe për procesin e tyre të krijimit letrar.

E veçanta e kësaj femre tek të dy poetët, qëndron në përmbushjen e rolit të saj. Një femër që provon të njëjtën ndjenjë, që nuk mund të realizohet, të njëjtën ndjenjë që do të mbetet peng e një shpirti të lodhur nga koha e gjatë e pritjes. Kjo pamundësi për të ardhmen shfaqet që në emrat e tyre. D’Annunzio e quan Perdita, “unë për veten time ju konsideroj si të humbur, dhe me emrin me të cilin më pëlqen t’ju thërras dëshiroj të shpreh këtë ndërgjegjësim tim”. Pikëtakimet e Koliqit me D’Annunzion kanë lidhje më shumë se sa me tematikën, me shprehjen e veçantë të stilit, pasi kjo ishte edhe dëshira e deklaruar e Koliqit.

� Përkujdesja e madhe ndaj gjuhës dhe formave të saj të shprehurit. � Harmonizimi i elementeve të veçanta si ngjyrës, tingullit dhe përzgjedhja e fjalës. � Shndërrimi në një element të natyrës dhe depërtimi në gjirin e fshehtë të tyre.

IV.

Kapitulli i katër do të përbëjë një qasje tjetër mes poetësh, mes Koliqit dhe Dantes e Petrarkës. Sado që mund të na duket e largët epoka e Rilindjes evropiane, ajo mbetet një pikë e përhershme referimi, mbetet një epokë e madhe që la gjurmë në historinë e kulturës së mbarë njerëzimit, një themel i fortë, i të gjitha letërsive dhe i të gjithë shkrimtarëve.“Me hi me folë per ta” – shkruan Ndre Mjeda ndërsa i referohet shembujve të mëdhenj të kësaj letërsie – “ kishte me kênë si të dote kush me i ndimue me një shkrepës të ndezun diellit qi shkëlqen madhshtuer në pikë të mjesditës”. Prandaj nuk është aspak e çuditshme që këta dy emra kolosësh të mëdhenj gjenden të pranëvënë Koliqit. Më 1932 Koliqi përkthen Poetët e mëdhej t’Italisë, mes të cilëve Danten dhe Petrarkën. U tregua një përkthyes i suksesshëm, pasi njohu në thellësi jo vetëm veprën origjinale, por edhe jetën e secilit autor, kontekstin kulturor, politik dhe letrar kur ai jetoi, e sidomos tregoi një njohje përfekte të gjuhës. Ato do të ishin shumë të rëndësishëm për artin e tij poetik e veçanërisht për poezinë.

Përfundimet

189

Veprat janë të lidhura gjithnjë me vetëdijen e poetit, me jetën e me çdo gjë tjetër që lë gjurmë në ndërgjegjen e tij. Elementi biografik shpeshherë ndikon edhe në vepër. I tillë është rasti i Dantes dhe i Koliqit.

• Brenga e Dantes dhe e Koliqit është një brengë shekullore të dëbuarish.

Të dy shkrimtarët, me një distancë pothuajse prej tetë shekujsh, i përndoqi e njëjta brengë. Fati e deshi që poeti i madh italian, të dëbohej nga qyteti i tij i lindjes, Firence, e të syrgjynosej për gjithë pjesën e mbetur të jetës. Ky ishte edhe fati që përndoqi Koliqin, i cili dëbohet me kushtin e prerë për të mos u kthyer më kurrë, deri në fund të jetës. Historia përsëritet në një vend të vogël, fqinjë të Italisë, përsëritet me të njëjtën formë e për të njëjtat arsye politike. Është politika e gabuar, ose zgjedhja e kahut të papërshtatshëm, jashtë interesave të klaneve sunduese, që përcaktojnë në mënyrë arbitrare fatet e poetit.

Koliqi e ndjen shumë pranë Danten, dhembjen e hidhërimin e tij, aq sa gjen ngushëllim vetëm në vargjet e Komedisë

Ndoshta m’ka marrun gjumi tue lexuemun, O Dant, poemin t’and me duer ndër tâmtha, pse nesër n’klasën t’ime më vjen rendi t’zhvilloj at vargun plot me lot, at vargun e mërgimit: “Sa fort i ndihet krypa bukës së huej edhe sa shteg i ngurtun asht zbritja e ngjitja nëpër shkalla t’hueja...” Un sakt jam n’andërr e mërgimi Dantit M’ban t’a shof veten n’nji dhe t’huej mërgue... Muzg mërgimi, Vepra 1, f. 126 Koliqi e kishte zgjedhur si udhëheqësin e tij shpirtëror, si shembullin e një morali të lartë njerëzor, si një mjeshtër të madh , si mësues për të gjithë brezat e ardhshëm të mbarë botës.

• Disa nga parimet dhe teoritë që udhëhoqën rrugëtimin dantesk u bënë mësime të rëndësishme edhe për Koliqin.

Veç mënyrës së jetesës së përbashkët, Koliqi adhuronte edhe shumë teori dhe qëndrime tepër dinjitoze dhe burrërore që udhëhiqnin rrugëtimin e Dantes në jetë dhe në art, qëndrime shumë të afërta me moralin shqiptar, mësime të çmuara që duhet të udhëheqin njeriun në rrugëtimin e tij rraskapitës larg atdheut. Ishin teoritë e një enciklopediku të madh që duhet të udhëhiqnin vetë Koliqin, në mënyrë që të dinte të përballonte me shumë dinjitet faktin e të qenit i huaj, e aq më tepër i dëbuar.

� Karakteri i fortë burrëror dhe këndvështrimi mashkullor, sipas të cilit vlerësonte vesin dhe virtytin njerëzor, ishin të ngjashëm me natyrën e shqiptarit, e për këtë e tërhiqte edhe poetin tonë.

� Situata politike në kohën kur jetoi Dantja nuk ishte më e ndryshme se ajo që po kalonte vendi ynë në kohën e Koliqit.

Përfundimet

190

� “Dante na mëson se dhuna, urrejtja, lakmija e teprueme e sundimit... përbuzja e trashëgimive stërgjyshore, mospërfillja e mendimeve të tjerëve nuk mkambe nji atdhe” do të shkruante Koliqi.

� Koliqi përpiqet të na e sjellë herë pas here fiorentinin e madh, atmosferën që ai krijon nëpër shkrimet e tij duke na rrëfyer në këtë mënyrë se është Dantja ai që pëlqen mes klasikëve të tjerë, se i pëlqen ideja e tij e vashës së bukur si stoli e çmuar në një livadh të madh.

“Edhe Dante në vetmin prendverore të parrizit të tokës, vuni si stoli t’atij visi të

mrekullueshëm nji vashë qi këndonte tue mbledhë lule, Matelden plot mister… “

� Prania e Dantes nuk mund të mungonte as në poezi.

Mbi rrath’t e epër t’dritës Ku Danti Beatriçen pat naltue Ndër vargje e ngjite at grua. Malli i një jete, e vetmja dashuni: E i thon o Fisht, Shqipní.

Koliqi do të shkruajë sonete për dashurinë, ashtu siç i kënduan klasikët Beatriçes dhe Laures. Tingëllimet e dashunisë, siç i quan Koliqi vijnë në vitin 1933, menjëherë pasi sjell në gjuhën shqipe me një përkthim dinjitoz të vitit 1932 përmbledhjen Poetët e mëdhej t’Italisë.

Duke vënë përballë sonetin Tanto gentile e tanto onesta pare, kushtuar Beatriçes, dhe tingëllimën e dashurisë do të dallonim lehtësisht se edhe Koliqi e koncepton sonetin e dashurisë në të njejtën mënyrë me Danten, duke i dhënë pothuajse të njëjtën strukturë ideore.

Dy vetlla të holla e i bishtalec i zi Tanto gentile e tanto onesta pare Qi befas pash n’kto dit unë tue shëtit donna mia quando ella altrui saluta E shpejt kaluen përpara syve t’mi ch’ogne lingua deven tremando muta Si re mëngjesi q’era davaritë, e li occhi non l’ardiscono di guardare m’i dhanë shpirtit si nji t’dridhun t’ri Tek të dy sonetet vargu I, përfshin mbiemra që përcaktojnë një cilësi të jashtme, kanë ngarkesë të lartë emocionale, tregojnë sa e fisshme në trup dhe në shpirt është ajo vajzë.

� Në vargun e dytë kalohet menjëherë në veprim konkret.

� Sytë janë elementi tjetër që nuk mund të mungojnë në një tingëllimë dashurie.

� Tek të dy poetët pasoja është e njëjtë, një ndjenjë drithëruese, që bën që të ngeci fjala dhe shpirti të provojë “nji t’dridhun t’ri”

Strofa e fundit po ashtu është e njëjtë:

E kjo zemër qi lngon ka me m’u shndoshë e par che della sua labbia si mova Veç kur ajo t’mbuzqeshi me ambëlsi un spirito soave pien d’amore

Përfundimet

191

Tue m’a ter me një rreze t’tan kët vajë che va dicendo a l’anima: Sospira Kemi pothuajse të njejtat elemente. Elementet që e ndërtojnë: shpirti, buza, flladi i ëmbël i dashurisë dhe pshërëtima e shpirtit janë pranëvënë në mënyrë të natyrshme, sikur janë të destinuar të përçojnë vetëm atë lloj mesazhi, i cili nuk mund të perceptohet më nga asnjë bashkim tjetër fjalësh. Ata mbajnë gjithë ngarkesën e sonetit dhe të ndjenjës. Shpirti vuan sepse nuk mund ta ketë pranë, por buzëqeshja e saj, që është si një fllad i ëmbël, do të shuajë vajin dhe psherëtimën e shpirtit të poetit.

� Imazhi i Beatrices shfaqet edhe në një sonet tjetër Ringjallje.

Figura e saj shfaqet edhe pas vdekjes, në jetën e përtejme në Parajsë . Koliqit i pëlqen kjo zgjedhje poetike, kjo vazhdimësi jete, prandaj bën që edhe vasha e tij të vazhdojë të jetë pjesë e dashurisë hyjnore.

� Petrarka përbën një model të shpalosjes së uni-t shpirtëror.

Që Petrarka është poeti që qan ofshan për dashurinë, kjo tashmë dihet botërisht, po edhe që është Laura shkak i tronditjeve të tija të rënda shpirtërore, po edhe kjo është lehtësisht e kuptueshme; interesante do të na dukej fakti, që përmes këtyre përjetimeve të dashurisë ai na rrëfen për veten e tij, për mungesën e një ekuilibri të brendshëm, i cili shfaqet gjithmonë nga të qënit kontradiktor. Petrarka konsiderohet si poeti i psherëtimave, e të tillë e përshkruan edhe Koliqi:

N’ty ende qan Petrarka e vaji n’gjasë T’nji kroni rrjedh ku qartas si n’pasqyrë Lauren qimjare t’hijshme kejet n’ftyrë

Një ndjenjë e tillë përshkon pothuajse të gjitha tingëllimat e Koliqit, ai gjithashtu transmeton trishtim, vuajtje dhe psherëtima pa fund dhe na e tregon këtë që në tingëllimën e parë të dashurisë.

E nji smundje t’çuditçme m’a kan’ ngjitë Sa qi kurrkund, kurrkund nuk gjej qetí, E puna e miqt e librat m’janë mërzitë. E rrnesa e ime m’duket si nji errsí Qi s’ka tjetër agim përveç asajë;

� “De oppositis” shfaqet si një teknikë e përbashkët stilistikore

Libri i këngëve i Petrarkës konsiderohet si mbretëria e antitezave, e fjalëve dhe ndjenjave të kundërta.

Pace non trovo e non ho da far guerra; E temo e spero, et ardo e sono un ghiaccio; E volo sopra ‘l cielo, e giacio in terra; E nulla stringo, e tutto ‘l mondo abbraccio

Përfundimet

192

Tek Koliqi gjithashtu të bie në sy përdorimi i kësaj figure kundërshtie, i cili konsideron

këtë figurë si mjetin më të përshtatshëm për të realizur konfliktet e brendshme. Tregon kujdes në realizimin e këtyre kundërshtive duke u përpjekur që ata të krijohen mes dy vargjeve ose edhe brenda të njëjtit varg, ashtu siç ndodh edhe në sonetin petrarkesk.

E rrnesa ime m’duket si nji errsí Qi s’ka tjetër agim përveç asajë; Veç kur ajo t’m’bëzqeshi me âmbëlsi

Tue mâ ter’ me nji rreze t’tan kët vajë. Befas kujtimi u zgjua qi për gjasht mote N’lymbet e errta t’shpirtit ndenji fjetë

Për ta mbyllur, mund të themi se këto pranëvënie na ndihmuan të kuptojmë raportet e krijuara mes shkrimtarëve të dy letërsive të ndryshme. Fakti i të qenit Koliqi një shkrimtar mes dy botëve letrare, me gjithë origjinalitetin e tij të pamohueshëm dhe me gjithë palcën e tij autentike shqiptare, na u duk një element tepër interesant të cilit mund t’i referoheshim në një studim të tillë krahasimtar. Pas një analize të tillë të thellë dhe të hollësishme, duke u ndalur në të gjitha elementet e mundshme që dolën në pah, arritëm në përfundimin se Koliqi përshkohet nga disa rryma dhe tendenca letrare që shfaqen gjatë viteve të para të nëntëqindës, në përgjithësi në letërsinë evropiane dhe në veçanti në letërsinë italiane. Kjo e fundit, duke qenë ushqimi i tij i përditshëm shpirtëror, do të shtresëzohej pak nga pak në formimin e tij letrar dhe kulturor për t’u shfaqur pastaj në mënyra të ndryshme dhe në nivele të ndryshme brenda veprave të caktuara. Shkrimtarët italianë të lartpërmendur do të ishin shembujt më të mirë të pasqyrimit të këtij ndikimi, i cili u shkri në mënyrë krejt organike gjatë gjithë shtrirjes së veprës. Në këtë drejtim Shqipëria do të ishte e largët për të, letërsia e saj do të ishte e varfër për shijet e tij tashmë shumë më të larta, tepër e vjetruara për fytyrën e tij të re. Ajo me të cilën po përballej ishte një frymëmarrje e re, e për të kishte nevojë arti i tij, ishte një udhë e re të cilën kërkonte ta përshkonte me kuriozitetin më të madh, duke zbuluar hap pas hapi elementet e rëndësishme mbi të cilët do të mund të ndërtonte veprën e tij e bashkë me të edhe suksesin e një shkrimtari të një dimensioni evropian.

Mënyra e perceptimit të një vepre duket e ndryshme kur ajo është më e largët apo më e afërt në kohë. Atë që i përket një epoke më të afërt mund ta ndjejmë më pranë dhe atë që i përket një epoke tejet të largët mund ta kundrojmë më me kënaqësi. Gjithsesi hapësira dhe koha nuk janë ata që i ndajnë shkrimtarët, janë ata që na tregojnë se ne mund të lëvizim lirshëm në botën e letrave dhe të gjejmë aty kënaqësinë e pafundme që na ofron ky tempull i shenjtë i letërsisë.

Bibliografia

193

BIBLIOGRAFIA

Lista bibliografike e cituar apo e konsultuar në hartimin e kësaj pune kërkimore strukturohet në disa burime kryesore të cilat lidhen me teorinë e letërsisë dhe me letërsinë e krahasuar në përgjithësi, e pastaj me secilin nga shkrimtarët e trajtuar në veçanti. Gjatë punës e gjykuam të nevojshëm edhe konsultimin me vepra të tjera që lidhen me psikologjinë dhe me stilistikën e prandaj menduam t’i klasifikojmë sipas seksioneve përkatëse. Kemi shfrytëzuar gjithashtu edhe katalogë e burime të tjera në internet. Letërsi dhe letërsi e krahasuar

AKADEMIA E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË, Fjalor i gjuhës shqipe, Toena, 2002 ASOR ROSA. A., Letteratura italiana. Il novecento, Einaudi, Torino, 1995 BASSNETT. S, Introduzione critica alla letteratura comparata, Lithos, Roma, 1996 BRUSCAGLI, CARETTI, LUTI, Storia della letteratura italiana con saggi critici,

Mursia, Milano, 1980 CAPELLI.V., Ottocento e novecento. Un percorso di lettura, Jaca Book, Milano, 1998 CAVALLINI, MARGUATI, CARLETTO, Letteratura italiana. Il novecento, Bulgarini,

Firenze, 1977 CECCHI.E., SAPEGNO.N., Storia della letteratura italiana. Il novecento, Garzanti,

Milano, 1979 DE SANCTIS. F., Storia della letteratura italiana, Orsa Maggiore, Vicenza, 1994 DEBENEDETTI. G., Il romanzo del novecento, Milano 1998 DIZIONARIO della Letteratura Mondiale del 900, Edizione Paoline, Roma, 1980 DIZIONARIO Bompiani delle opere e dei personaggi, volume 6, Milano, 2005 ECO. U, Për letërsinë, Dituria, Tiranë, 2000 ENCICLOPEDIA della letteratura, Garzanti, Itali, 1999 FERRONI. G., Storia della letteratura italiana. Il novecento, Einaudi, Milano, 2000 FLORA.F., Storia della letteratura italiana. Il secondo ottocento e il novecento, Arnoldo

Mondadori, Verona, 1966 GNISCI. A, Biblioteca interculturale, GNISCI. A, SINOPOLI. F, Letteratura comparata, Bruno Mondadori, Milano, 2002 GNISCI. A, SINOPOLI. F, Manule storico della letteratura comparata, Meltemi, GUGLIELMINETTI. M., Lineamenti di storia della letteratura italiana (dalle origini ai

giorni nostri), Le Monnier, Firenze, 1980 GUGLIELMINI, GROSSER, L’immaginario letterario, Il novecento, Principato, GUILLEN. G, L’uno e il molteplice. Introduzione alla letteratura comparata, Mulino,

1993 JACOBBI. R., L’avventura del novecento, Garzanti, Milano, 1983

Bibliografia

194

KROCE. B., Estetika si shkencë e shprehjes dhe e gjuhësisë së përgjithshme, Apollonia, Tiranë, 1998

LEKA. F.,PODGORICA. F., HOXHA. S., Fjalor shpjegues i termave të letërsisë, Tiranë, 1972

LOTMAN. J., Kultura dhe bumi, Shtëpia e librit dhe e komunikimit, Tiranë, 2004 MONTANARI, PUPPO, Storia della letteratura italiana ( l’ottocento e il novecento),

Societa Editrice Internazionale, Torino, 1972 PASQUALI, BALESTRERI, Terzuoli, La società e le lettere, Principato, Milano, 1979 PAZZAGLI.M., Testi e critica con lineamenti di storia letteraria. Il novecento, Zanichelli,

Bologna, 1992 PULLEGA. P, Scrittori e idee in Italia, Il novecento, Zanichelli, Bologna, 1975 RAMAT. S., Storia della poesia italiana del novecento, Mursia, Milano, 1982 SOUILLER. D, TROUBETZKOY. W, Letteratura comparata, vol.1, Armando,Roma,

2000 STELLA. V., L’intelligenza della poesia, Bonacci, Roma, 1990 SULA. L, “Tjetri” në formësimin e modernitetit, Mehr Licht, nr. 27, Idear, 2006. TELLINI.G., Il romanzo italiano dell’ottocento e novecento, Bruno Mondadori, Milano

1998 Psikologji

BRENNER. Ch., Breve corso di psicoanalisi, Martinelli, Firenze, 1990 FREUD S., Pesë leksione mbi psikoanalizën, Botimet Dritan, Tiranë, 2004 FREUD S., Psikanaliza e artit dhe e letërsisë, Dituria, Tiranë, 2000 FREUD. S., La psicoanalisi, Newëton, Roma, 1971 JUNG. C.G., Mbi psikikën njerëzore, Plejad, Tiranë, 2002 Ernest Koliqi (Vepra & Kritika)

AKADEMIA E SHKENCAVE, Gramatika e gjuhës shqipe, Tiranë, 1997 BERISHA. N.A., Ernest Koliqi poet e prozator, Adia, Kosencë, 1995 BERISHA. N.A., Larmi vëzhgimesh letrare, Faik Konica, Prishtinë, 2012 ÇAPALIKU. S, Artisti si auto-da-fe, Studime shqiptare 3, Universiteti i Shkodrës, ÇAPALIKU. S, Ernest Koliqi, në Hanë gjaku, Apollonia, 1995 ÇAPALIKU. S, Estetika moderne, Shblu, Tiranë, 2006 ÇAPALIKU. S, Parathënie, në E. Koliqi, Djepi arit, Shkodër, 1992 ÇAPALIKU. S, Prijës për gjeografinë dhe sociologjinë e letërsisë shqiptare, Hylli i

dritës, 1997 CELA. Z, Kjo “HANA” e Koliqit, “Drita”, 28 maj 1995 CIPO. K, Sintaksa, Akademia e shkencave, 1952 CRITICUS, Vallime letrare – Hija e maleve, Hylli i dritës, nr. 2, 1930

Bibliografia

195

ELSIE. R., Historia e letërsisë shqiptare, Tiranë –Pejë, Dugagjini, 2001 ELSIE. R., Letërsia shqipe. Një histori e shkurtër, Skanderbeg boks, Tiranë, 2006 ERCOL, Pendat e reja, Fenomeni i avanguardës në letërsinë shqiptare, (akte te seminarit shkencor), Arbëria,

Tiranë, 2004 FISHTA. GJ, Parathanie, botuar në “Poetët e mëdhenj t’Italis”, vëllimi i parë, Tiranë,

1932, f. VII - XIV GRADILIONE. G, Altri studi di letteratura albanese, Bulzoni, Roma, 1974 GURAKUQI. K, Ernest Koliqi, “Shenjzat”, 1963, nr. 5-8 GURAKUQI. K, Letër e hapun, Botuesit të revistës “Shejzat”, “Shejzat” nr. 2-3, 1957 GUZETTA. A, Ernesto Koliqi un poeta sociale, Tipografia Missioni Estere, Milano,

1968 HAMITI. S, Letërsia moderne shqiptare, Alb-ass, Tiranë, 2000 HOXHA. F., Motive personale në veprën e Ernest Koliqit, në Rrjedhave të letërsisë së

traditës, Camaj-Pipaj, Shkodër, 2003 ISMAJLI. R., Etnia e tradita te Koliqi, në Etni e modernitet, Dugagjini, Pejë, 1994 KADARE. I, Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Shtëpia botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1991 KADARE. I, Dantja i pashmangshëm, Onufri, Tiranë, 2005 KOLIQI. E, Misjoni i letrarëve të rinj, “Leka”, nr.2, Zoja e papërlyeme, Shkodër, 1931 KOLIQI. E, Hija e maleve, Pakti, Tiranë, 2009 KOLIQI. E, Letra të hapuna nji të riut letrar, “Shenjzat”, nr. 1-3, 1970 KOLIQI. E, Saggi di letteratura albanese, Olschi, Firenze, KOLIQI. E, Vepra 1, Faik Konica, Prishtinë, 2003 KOLIQI. E, Vepra 2, Faik Konica, Prishtinë, 2003 KOLIQI. E, Vepra 3, Faik Konica, Prishtinë, 2003 KOLIQI. E, Vepra 4, Faik Konica, Prishtinë, 2003 KOLIQI. E., Albanologjia dhe kongreset ndërkombëtare, Shejzat, 9-10, 1963 KOLIQI. E., Atdhedashuri dhe patriotizëm, Shejzat, 5-6, 1964 KOLIQI. E., Komb dhe njerzim, Shejzat, 7-8, 1966 KOLIQI. E., Politika dhe kultura, revista Shejzat, N. 7-8, 1965 KOLIQI. E., Tradita dhe kultura, Shejzat 5-6, 1966 KOLIQI. E., Vlerat e përjetshme, Shejzat, 11-12, 1963 KRYEZIU. R, Nga lindja në perëndim, Prishtinë, 2008 KURTI. L, Dimensione të mendimit kritiko-estetik shqiptar. Në kohë dhe tipologji... ,

Camaj-Pipaj, Shkodër, 2009 Letërsia si e tillë, probleme të vlerësimit të trashëgimisë sonë letrare (akte konference)

Toena, Tiranë, 28-29 mars 1996 LLOSHI. XH, Stilistika e gjuhës shqipe, Albas, Tiranë, 2005 MARASHI. A., Pole koliqiane, Studime shqiptare 3, Universiteti i Shkodrës, 1995 MATOSHI. H., Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Prishtinë, 2008

Bibliografia

196

MATOSHI. M, Studimet krahasimtare në letërsinë shqipe, në Studime 5,6,7, Prishtinë MJEDA, N., E. Koliqi- Poetët e madhej t’Italisë, vëll. 1, “Leka”, shtator 1932, nr 9 MJEDA, N., Parathanje, - Vorret, Ugo Foscolo (përkthye nga Ernest Koliqi), Zoja e

Papërlyeme, Shkodër, 1935 MUHAMETAJ. E, Mendimi letrar shqiptar 1939 – 1944, nr 7, Bota shqiptare, Tiranë,

2008 MUHAMETAJ. E, Ndihmesa të Koliqit në mendimin teoriko-letrare shqiptar, Tiranë,

2008 NDOJA. M, E.Koliqi – Poetët e madhej t’Italisë, vëll. 2, “Cirka”, Shkodër, 6 qershor

1937, nr. 22- 23 OROSHI. J, Nji pishtar i letërsisë e i kulturës shqiptare fiket, “Shenjzat” 1978 PA AUTOR, Harti letrar e morali, “Hylli i dritës”, dhjetor 1935, nr. 12 PLASARI. A, Koliqi pa alibi, “Drita”, 28 maj 1995 PLASARI. A, Panteoni i gjymtuar, “Nëntori”, 1991, nr.4 PRENDI. A., Tekste në kontekste, Tiranë, 2011 Revista “SHEJZAT”, nr përkujtimor kushtuar Ernest Koliqit, 1979 Revista “SHEJZAT”, nr. 3-4, mars-prill 1963 Revista letrare “Jeta e re”, Prishtinë, 1995 S. B., Një libër novelash – “Tregtar flamujsh”, Illyria, 31 dhjetor 1935 SCHIRO’ Junior. G, Storia della letteratura albanese, Nuova Accademia, Milano, 1959 SHALA. K., Shekulli i letërsisë shqipe, Buzuku, Prishtinë, 2006 SHEHRI, DH, (përkthyer nga) Ese të letërsisë shqipe, IDK, Tiranë, 2009 SHEHRI, DH., Përralla si tregim brenda tregimit, Akte te Konferencës shkencore

Letërsia si e tillë, Toena, 1996 SHEHRI. DH, Koliqi mes malit e detit, Onufri, Tiranë 2006 SHUNDI. S, E. Koliqi – Një i ri, “Minerva”, Tiranë, shtator 1932, nr. 2 SHUNDI. S., E.Koliqi – Një i ri, Minerva, Tiranë, shtator 1932, nr.2 SHUTERIQI. DH., Për një drejtim letrar, në revistën “Përpjekja shqiptare”, nr. 8, Tiranë,

1937, f. 103 SMAQI, L., Zbulimi i vetvetes n’pasqyrë t’letravet. Proza e shkurtër e E.Koliqit, Maluka,

2009 SMAQI. L, Figura mitologjike, mednësi e ligjërim etnozakonor në prozën e shkurtër të

Ernest Koliqit, në Studime për autorë të ndaluar, Fan Noli, Tiranë, 2008 SMAQI. L, Peisazhi në letërsinë shqiptare me frymë simboliste të viteve ’30, Studime

filologjike, 2000, nr. 3-4 SMAQI. L, Proza e shkurtër e Koliqit. Veçori të ligjërimit artistik, Konferencë shkencore

albanologjike “Autorët e trevës së veriut të traditës në vështrim gjuhësor, letrar dhe historik”, Studime shqiptare 14, Shkodër, 2007

SMAQI. L, Receptimi i veprës së Ernest Koliqit në vitet ’30, Studime filologjike, nr. 2-3, 1998

SPASE. S, Kthimi i shkrimtarit, “Donika”, 20 mars 1939, nr. 1

Bibliografia

197

SUTA. B, Pamje të modernitetit në letërsinë shqipe, Onufri, Tiranë, 2004 TAHIRI. L, Monologu, personazhi dhe autori, Kosova Pen Center, Prishtinë, 2006 TAMBURI. P, I “Kangjellat e Rilindjes” del Koliqi, “Shenjzat”, nr 9-10, 1959 TAMBURI. P, La vovazione al romanzo in E.Koliqi, “Shenjzat”, nr. 7-8, 1960 TONUZI. E, Shtatë pasqyrat e Narçizit – Ernest Koliqi, Mehr Licht, nr. 31, Ideart, 2007 TRINITAS, Dy fjalë z. Koliqit, “Besa”, 11 korrik 1934, f. 3, nr. 897 VILZA. H, Në vis ku tingullojnë lahutat, “Shenjzat”, nr. 11-12, 1960 XHIKU. A, Letërsia shqipe si polifoni, Dituria, Tiranë, 2005 Gabriele Danuncio (Vepra & Kritika)

ANDREOLI. A, Introduzione, në D’Annunzio, Tutte le novele, Mondadori, Milano, 1992 COSTA. S, D’Annunzio funambolo del moderno, Editice Gutenberg, Verona, 1991 D’ANNUNZIO.G, Il fuoco, Oscar Mondadori, Milano, 1967 D’ANNUNZIO.G, Prose di romani 1, Mondadori, Milano, 1996 D’ANNUNZIO.G, Prose di romani 2, Mondadori, Milano, 1996 GIANOLA. E, Gabriele D’Annunzio, në Letteratura italiana, storia e antologia, Librex,

Milano, 1992

KOLIQI. E, Gabriele D’Annunzio e shqiptarët, në Vepra 5, Faik Konica, Prishtinë, 2003 KOLIQI. E, Gabriele D’Annunzio, “Shenjzat”, nr.1-2, 1958 KOLIQI. E, Njëqind vjetori i lindjes së Gabriele D’Annunzio-s, “Shenjzat”, nr. 3-4, 1963 LUGNANI. E.S, D’Annunzio, Laterza e Figli, Bari, 1990 OLIVA. G, D’Annunzio prozatore, (introduzione), në L’Innocente, Neëton, Milano, 1994 PALI. G, Arti kallximtar danuncian, “Shkëndija” nr 2-3, 1941 RAIMONDI. E, Alla ricerca del romanizo moderno, në D’Annunzio, Prose di romanzi,

Mondadori, Milano,1988 RAIMONDI. E, La forma romanzo, në D’Annunzio, Prose di romanzi, Milano,1989 GIORGIO BÁRBERI SQUAROTTI, Gabriele d'Annunzio tra Italia e Inghilterra,

Rassegna dannunziana, Anno 2004 - N°45 - Pag. 55. PIERO PIERI, "La fiaccola sotto il moggio" in Corazzini, Moretti, Palazzeschi e Govoni.

La sorprendente alleanza crepuscolare di D'Annunzio, Poetiche, Anno 2004 - N°2 - Pag. 145-236 ALESSANDRO GAUDIO, La macchina e il fantasma. Lo stile al bivio della

significazione nell'ultimo romanzo di Gabriele d'Annunzio, Critica Letteraria, Anno 2004 - N°2 - Pag. 211-249 ANGELO R. PUPINO, L'artista del dilettantismo (come Croce leggeva d'Annunzio), Strumenti critici, Anno 2004 - N°1 - Pag. 95-120 FRANCO DI TIZIO, D'Annunzio e il figlio Gabriellino (Carteggio inedito 1925 - 1927), Rassegna dannunziana, Anno 2004 - N°45 - Pag. 3 – 2 EURIALO DE MICHELIS, Dante nella letteratura del Novecento: Pascoli, D'Annunzio,

i

Bibliografia

198

vociani, Rassegna dannunziana, Anno 2004 - N°45 - Pag. 25 - 38

Dante Aligieri dhe Petrarka (Vepra & Kritika)

ALIGHIERI. D., Komedia hyjnore . Përkthyer nga Pashko Gjeçi. Tiranë, 1960 ALIGHIERI. D., La divina Commedia, L’Inferno. (a cura di U.Bosco,G.Reggio), Le

Monnier, Firenze, 1997 AMATURO. R., Petrarca, Laterza, Bari, 1996 ARIANI. M., Petrarca, Salerno Editrice, Roma, 1999 AUERBACH. E., Studi su Dante, Feltrinelli, Milano, 1984 CAMAJ. M., “Ferri” e para kantikë e Komedis Hyjnore në gjihë shqipe, Shejzat, nr. 5-6,

1962 CAMAJ. M., “Purgatori” e dyta kantikë e Komedis Hyjnore në gjuhën shqipe CATALDI. P., (a cura di), La divina commendia, questioni, temi e ricerche, Le Monnier,

Firenze, 1993 DADO. F., Ferrparajsa danteske nga Prof. Alfred Uçi, në Intuitë dhe vetëdije kritike,

Onufri, Tiranë, 2006 DANI. A., La traduzione di Petrarca tra Ernest Koliqi e Ferdinand Leka, akte te

Konferencës Ndërkombëtare “ La traduzione dalle varianti linguistiche alle varianti culturali”, Bulzoni, 2009

DANI. A., Në gjurmët e klasikëve italianë, Buletini i shkencave shoqërore nr 59, Universiteti i Shkodrës, 2009

DANI. A.,La molteplice personalita e la dipendenza dall’ambiente intimo, Mediterranean Journal of social sciences, vell 3, nr 2, Romë, maj 2012

FILIPI. Y., Dante –Migjeni – Kadare , trekëndëshi infernal universal, Albas, Tiranë, 2012

FISHTA. A.Gj., Parathanie, Poetët e mëdhenj t’Italisë, Nika, Tiranë, 1932 FUBINI. M., BONORA. E., Antologia della critica dantesca, Petrini, Torino, 1968 FUBINI. M., Critica e poesia, Bonacci, Roma, 1973

GRADILONE. G., Gli studi danteschi di Domenico Mauro GUARDINI. R., Linguaggio, poezia, interpretazione, Morcellina, Bresci, 1971 GUGLIELMINETTI. M., Lineamenti di storia della letteratura italiana. Dalle origini ai

giorni nostri, Le Monnier, Firenze, 1980

GUGLIELMINO/ GROSSER, Il sistema letterario. Duecento e Trecento. Principato, Milano, 1992

KOKONA. V., Mbi përkthimin, me përkthyesin, Tirane, Botimet Kokona, 2003 KOLIQI. E., Ahmarrja e të mërguemit qi quhej Dante KOLIQI. E., Dante e noi albanesi KOLIQI. E., Poetët e mëdhenj t’Italisë, Tiranë, Nika 1932 KUON. P., L’aura dantesca, Franco Cesati Editore, Firenze, 2004

Bibliografia

199

LEKA. F., Shkrime gjuhësore, letrare, sociale, Tiranë, Infbotues, 2007 MANDELSHTAM. O., Kuvendim mbi Danten, Aleph, Tiranë, 2005, fq. 156

MINEO. N., Dante, Laterza, Bari, 1996 PAZZAGLIA. M., Dal medioevo all’umanesimo, Zanichelli, Bologna, 1993 PAZZAGLIA. M., Scrittori e critici della letteratura italiana 1, Zanichelli, Bologna,

FERRONI. G., Storia della letteratura italiana. Dalle origini al quattrocento, Einaudi, Milano, 1991

PAZZAGLIA. M., Testi e lineamenti di letteratura italiana ed europea 1, Zanichelli, Bologna, 1976

PERSE. S.J., Për Danten, Aleph, Tiranë, 2005, fq, 53

PETRARCA.F., Rime, (a cura di G.Bezzola), Rizzoli, Milano, 1998 PIPA. A., Mbi përkëthimet, në “Kritika. Ese 1940 – 1944”, Princi, Tiranë, 2006 PIPA. A., Montale dhe Dante, Princi, Tiranë, 2007

QIRJAKU. N., Dante Alighieri dhe shpirti shqiptar SCALA. R., Viaggiare in Dante, Fratelli Ferrano Editore, Napoli, 1991 SHEJZAT, nr. 9-10, shtator-tetor 1965, numër përkujtimor në shtatëqind vjetorin e

lindjes së Dantes UÇI. A., Ferr-Parajsa danteske, Argeta – LMG, Tiranë, 1998 Luixhi Pirandelo (Vepra dhe kritika)

BARILLI R., Una rivoluzione culturale, Mursia, Milano, 1986 DANI. A., Novela si mjet komunikimi letrar ( mes Pirandelos dhe Koliqit), akte të

Konferencës Ndërkombëtare, Universiteti i Shkodrës DANI. A., Psikologjizmi si ndikim në letërsinë e viteve të para të 1900-tës, Buletini i

shkencave shoqërore nr 61 , Universiteti i Shkodrës, 2011 DANI. A., Toni humoristik si shprehje e ndjenjës së të kundërtës, Buletini i shkencave

shoqërore nr. 62, Universiteti i Shkodrës, 2012 DI PIETRO. A, Luigi Pirandello, nw I contemporanei, Marzorati, Milano, 1977 GIOVIALE F., La poetica narrativa di Pirandello, Patron Editore, Bologna, 1984 LAURETTA. E., (nën kujdesin e ) Pirandello e la cultura del suo tempo, LAURETTA. E., (nën kujdesin e ) Pirandello e la lingua, Mursia, Milano, 1994 LAURETTA. E., (nën kujdesin e ) Pirandello e la parola, Centro Nazionale di Studi

Pirandelliani, 2000 LAURETTA. E., (nën kujdesin e) Pirandello e la sua opera, Palumbo, Milano,1997 LAURETTA. E., (nën kujdesin e) Pirandello e le avanguardie, Centro Nazionale di Studi

Pirandelliani, 1999 PIRANDELLO. L., L’umorismo, Newton, Milano, 1993 PIRANDELLO. L., Novelle per un anno, Newton, Roma, 1993

Bibliografia

200

Katalogë virtualë dhe burime të tjera në internet

Bibliotekë virtuale me vepra të letërsisë italiane në gjuhën italiane. Internet:

http://www.liberliber.it/biblioteca/ Faqe interneti kushtuar shkrimtarit Luixhi Pirandelo në gjuhën italiane. Internet:

http://www.pirandelloweb.com/ Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Internet: http://www.bksh.al/ Faqe interneti kushtuar shkrimtarit Gabriele Danuncio www.gabrieledannunzio.it www.vittoriale.it