Komunizmi ne Shqiperi

18
Projekt kurrikular Lenda:Histori Komunizmi ne Shqiperi

Transcript of Komunizmi ne Shqiperi

Page 2: Komunizmi ne Shqiperi

Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.

Page 3: Komunizmi ne Shqiperi

Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes

Page 4: Komunizmi ne Shqiperi
Page 5: Komunizmi ne Shqiperi

Për sigurimin e mjeteve financiare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standard relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.

Programi Enverist për modernizmin dhe transformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë mënyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vërtete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit.

Page 6: Komunizmi ne Shqiperi
Page 7: Komunizmi ne Shqiperi
Page 8: Komunizmi ne Shqiperi

Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës

Page 9: Komunizmi ne Shqiperi
Page 10: Komunizmi ne Shqiperi

Vitet nën komunizëm panë një industrializim të gjerë e të shpejtë si pjesë e strategjisë ekonomike staliniste. Në Gjirokastër u ndërtua një uzinë metalike që prodhonte pjesë të vogla si komplete  për ngrënie dhe çadra, fabrika këpucësh, veshjesh, cigaresh, frigoriferësh dhe produktesh të tjera të lehta industriale.  Gjirokastra u shpall qytet-muze nga regjimi më 1961 në përpjekje për të ruajtur trashëgiminë kulturore unike të qytetit.  Veç specialistëve, një forcë e madhe pune, përfshirë edhe fëmijë u angazhuan në brigada vullnetare për të mirëmbajtur qytetin e vjetër. Rrjeti i gjerë i kalldrëmeve është një nga shembujt më domethënës së punës së tyre.       Fushata e vitit 1967  për të zhdukur fenë pati një ndikim shumë të madh në Gjirokastër. Gjatë periudhës osmane qyteti kishte 15 xhami, 13 nga të cilat mbijetuan deri në kohën e komunizmit, kur të gjitha, veç njërës, u shkatërruan.  Thuhet se edhe ajo që mbijetoi u arrit të shpëtohej për shkak të statusit të saj si monument kulture. Në vitet që pasuan ndalimin e fesë ajo u përdor nga akrobatët e cirkut meqë kishte edhe kube të lartë. Pranë saj sot është Medreseja (shkolla myslimane), e cila më parë ka qenë teqe bektashiane. Ndërtuar më 1727 ajo u mbyll më 1967. Pikturat murale të kishës së Shën Sotirës u shkatërruan plotësisht . Ato u zëvendësuan me ikona të pikturuara sot, shumica nga artistë lokalë. Kur regjimi komunist ra më 1990, ekonomia e Gjirokastrës ishte tashmë në rënie të shpejtë. Për të siguruar shkallë të plotë punësimi, komunistët mbipunësuan komplekset e vjetra dhe joefektive industriale. Rënia e komunizmit u shoqërua me humbjen katastrofike të vendeve të punës në Gjirokastër. Me mijëra shkuan në Tiranë ose emigruan jashtë vendit në kërkim të punës. Në trazirat sociale që pasuan Muzeu Kombëtar i Armëve u grabit ndërsa statuja e madhe e Enver Hoxhës u rrëzua. Aty tani ndodhet  parkimi i një restoranti.

Vitet komuniste në Gjirokastër  

Page 11: Komunizmi ne Shqiperi

Muzeu Kombëtar i Armëve me statujën e Enver Hoxhës

Page 12: Komunizmi ne Shqiperi

Gjatë periudhës komuniste regjimi mendoi të siguronte mbijetesën e vet në rast sulmi nga SHBA dhe Bashkimi Sovjetik (pas viteve të para 1960 të dy konsideroheshin armiq). Duke përdorur edhe katakombet ekzistuese, në Gjirokastër u ndërtua një kompleks i gjerë i nëndheshëm për të mbrojtur aktivitetin e institucioneve partiake dhe ushtrisë nga sulmet nukleare. Një numër tunelesh dhe galerish për popullsinë e qytetit janë ndërtuar edhe në kodrat rreth e rrotull. Regjimi ndërtoi në gjithë Shqipërinë mbi 600 000 bunkerë betoni, shumë nga të cilët mund të shihen si kërpudha rreth e rrotull Gjirokastrës.

Tunelet dhe bunkerët komuniste

Page 13: Komunizmi ne Shqiperi

Një formë hekuri e përdorur gjatë komunizmit për ndërtim bunkerash.

Bunkerë të periudhës së komunizmit, një pamje karakteristike në luginën poshtë qytetit të Gjirokastrës

Page 14: Komunizmi ne Shqiperi

Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.

Rënia e komunizmit

Page 15: Komunizmi ne Shqiperi

Masë pas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.

Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten.

Page 16: Komunizmi ne Shqiperi

Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.

Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoheshin dhunës serbe në Kosovë.

Page 17: Komunizmi ne Shqiperi
Page 18: Komunizmi ne Shqiperi

Punoi :Denis Lezo Klasa XII-D