Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

33
Projekti I Qytetarise Te drejtat e njeriut ne Shqiperi

description

Te drejtat e njeriut ne Shqiperi/ Slide 2 Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;  mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;  mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;  mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;  mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë; Per info komentoni me pshte :)

Transcript of Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Page 1: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Projekti I

Qytetarise

Te drejtat e njeriut ne Shqiperi

Page 2: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Shkolla Teknik Ekonomike

Tema : Te drejtat e njeriut ne Shqiperi Çfarë janë të drejtat e njeriut? Si janë zhvilluar të drejtat e njeriut? Zbatimi politik në kuadrin e shteteve kombëtare Realizimi universal politik (Kombet e Bashkuara)  Të drejtat personale   Të drejtat politike dhe të drejtat civile  Të drejtat sociale dhe ekonomike Të drejtat e brezit të tretë  Cili është dallimi mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave

themelore? A e kushtëzojnë të drejtat e njeriut demokracinë dhe anasjelltas? Të drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit dhe demokracia  Shkeljet e të drejtave të njeriut Çfarë janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe si bëhet shkelja e tyre? A janë të drejtat e njeriut vetëm një ide e bukur?  

Page 3: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

HYRJE Mbasi njohja e dinjitetit të lindur të të drejtave të barabarta dhe

të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore është themeli i lirisë, drejtësisë dhe paqes në botë;

mbasi mosrespektimi dhe përbuzja e të drejtave të njeriut ka çuar drejt akteve barbare, të cilat kanë ofenduar ndërgjegjen e njerëzimit, dhe mbasi krijimi i botës në të cilën njerëzit do të gëzojnë lirinë e fjalës, të besimit dhe lirinë nga frika e skamja është proklamuar si dëshira më e lartë e çdo njeriu;

mbasi është e nevojshme që të drejtat e njeriut të mbrohen me dispozita juridike, kështu që njeriu të mos jetë i shtrënguar që në pikën e fundit t'i përvishet kryengritjes kundër tiranisë dhe shtypjes;

mbasi është e nevojshme që të nxitet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore midis kombeve;

mbasi popujt e Kombeve të Bashkuara vërtetuan përsëri në Kartë besimin e tyre në të drejtat themelore të njeriut, në dinjitetin dhe vlerën e personit të njeriut dhe barazinë midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosën që të nxitin përparimin shoqëror dhe të përmirësojnë nivelin e jetës në liri të plotë;

Page 4: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

mbasi shtetet anëtare u detyruan që, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin e përgjithshëm dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore;

mbasi kuptimi i përbashkët i këtyre të drejtave dhe lirive është më i rëndësishëm për realizimin e plotë të këtij detyrimi;

ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall Këtë DEKLARATE TE PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre.

Page 5: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Çfarë janë të drejtat e njeriut?

Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të lindur me të drejta dhe dinjitet të barabartë" -  kështu fillon neni 1 i "Deklaratës së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut". Të gjithë ne, që sa lindim, kemi të drejta të caktuara, të quajtura të Drejtat e Njeriut. Këto të drejta i takojnë çdonjërit dhe janë të patjetërsueshme, d.m.th., ato nuk mund t'i mohohen askujt. Tekstet në vazhdim paraqesin dy përkufizime tipike të të drejtave të njeriut, të nxjerra nga fjalorë të ndryshëm:

Të drejtat e njeriut janë të drejtat e individit për mbrojtje ndaj ndërhyrjeve të shtetit, që i janë dhënë atij për shkak të ekzistencës si qenie njerëzore, Këto të drejta janë të përhershme dhe nuk mund të kufizohen nga shteti. Nga koha e luftës kundër absolutizmit rrjedh edhe karakterizimi i tyre si të drejta "të lindura" dhe "patjetërsueshme". 

Thelbi i të drejtave themelore apo i të drejtave të njeriut, janë dinjiteti i njeriut, e drejta e shprehjes së personalitetit, trajtimit të barabartë dhe barazisë para ligjit, liria e besimit dhe ndërgjegjes, e mendimit, shtypit, informimit dhe e mësimit, liria e mbledhjes dhe e bashkimit, zemërgjerësisë,,liria e profesionit dhe e punës, pacenueshmëria e banesës, garantimi i pasurisë dhe i të drejtës së trashëgimisë, e drejta e strehimit politik dhe e peticionit, si dhe të drejtat juridike, si garanci kundër arrestimit të padrejtë.

Në zhargonin politik, përkufizimi 'të drejtat e njeriut' paraqet në radhë të parë tërësinë e atyre të drejtave, të cilat individi mund t'i kërkojë vetëm për shkak të ekzistencës së tij si qenie njerëzore, dhe që duhet të sigurohen me ligj nga bashkësia për arsye etike. Në këtë kontekst bëhet fjalë edhe për të drejtat 'natyrore', 'parashtetërore', 'të lindura' apo 'të patjetërsueshme', në respektimin dhe sigurimin e të cilave legjitimohet një bashkësi politike.

Page 6: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Si janë zhvilluar të drejtat e njeriut? Rrënjët filozofike  -   Ideja e barazisë së të gjithë njerëzve (e drejta

natyrore), e cila vlen për të gjithë, është zhvilluar qysh në filozofinë antike greke, pra para më shumë se 2000 vjetësh. Në krishtërimin e hershëm dhe në fetë e tjera, kjo traditë e të drejtave të njeriut është zhvilluar më tej: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe të gjithë kanë detyrime të barabarta përpara tij. Këto dy parime përbëjnë rrënjët e idesë së të drejtave të njeriut. Megjithatë, në atë kohë, ato nuk kishin të bënin shumë me realitetin politik. Ato pasqyronin më shumë mendime filozofike, të cilat edhe pse në fakt kishin ngritur kërkesa universale, zbatimin praktik në jetën politike e përjetuan hap pas hapi në fillim të Epokës së Re.

Page 7: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Zbatimi politik në kuadrin e shteteve kombëtare  

-  Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatë këtij zhvillimi. E ashtuquajtura ›Magna Charta Libertatum", qysh në vitin 1215 i kufizoi mbretit disa të drejta, ›Petition of Rights" i vitit 1628, siguroi paprekshmërinë e qytetarëve, ndërsa dosja ›Habeas-Corpus" e vitit 1679 shënoi kalimin vendimtar në fazën e shpalljes së idesë së të drejtave të njeriut si të drejta të shprehura me ligj, në të drejtën konkrete të shtetit. Në të, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshëm: Detyrimi për t'u sjellë para gjykatësit brenda 20 ditëve i të arrestuarit.

Këto të drejta vlenin edhe për kolonitë angleze, si p.sh.. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në kuadrin e luftës për pavarësi, duke u mbështetur në idenë e Xhon Lokut, u formulua edhe katalogu i parë në histori i të drejtave të njeriut, ›Virginia Bill of Rights" i vitit 1776, i cili bashkë me Deklaratën Amerikane të Pavarësisë të po të të njëjtit vit,  numërohen si dokumentet më të rëndësishme në historinë e të drejtave njeriut. Të dyja këto janë të përgatitura si dokumente, të cilat ia vlen të lexohen.  Ã¢â‚¬ÅŸVirginia Bill of Rights" ngriti të drejtat e shënuara më poshtëë si të drejta të patjetërsueshme të njeriut, të cilat që nga ajo kohë përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut: E drejta për jetë, liri dhe pasuri; Liria e mbledhjes dhe liria e shtypit; E drejta e peticionit; E drejta për mbrojtje juridike; E drejta e votës

Page 8: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Realizimi universal politik (Kombet e Bashkuara) 

-  Përpjekjet për realizimin e vlerës universale të të drejtave të njeriut në tërë botën i përshpejtoi krimi i tmerrshëm i Luftës së Dytë Botërore. Ajo që kishte ndodhur në këtë luftë, nuk duhet të përsëritej më. Të gjithë njerëzit në botë duhet të gëzonin të drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njëherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit të Kombeve të Bashkuara. Përmes bashkimit të të gjitha shteteve, të drejtat e njeriut synohej të mos mbeteshin më vetëm çështje e shteteve përkatëse, por çështje e bashkësisë së shteteve ndërkombëtare. Kjo gjë u garantua me nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet shteteve, nëpërmjet të ashtuquajturës Karta e Kombeve të Bashkuara, e cila u aprovua më 26 qershor të vitit 1945. Me këtë kartë, të gjitha shtetet anëtare detyrohen për bashkëpunim të ndërsjellë, dhe po ashtu çdo shtet i veçantë është i detyruar të bashkëpunojë me OKB-në, me qëllim që të arrihen qëllimet e saj (neni 56). 

Page 9: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Ndër qëllimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është edhe vënia në jetë e të drejtave të njeriut. Sipas këtij neni, çdo anëtar i Kombeve të Bashkuara është i detyruar të respektojë të drejtat e njeriut. Anëtarë të organizatës, sot janë thuajse të gjitha vendet e botës. Për të përkufizuar saktë të drejtat e njeriut, është përpiluar edhe "Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut", e cila është aprovuar në dhjetor të vitit 1948. Në të është bërë numërimi dhe ndarja në grupe e të drejtave të njeriut.

"Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" gjendet e plotë në faqen përkatëse të materialeve. Ajo shënon fillimin e përpjekjeve për universalizimin e zbatimit politik dhe juridik të të drejtave të njeriut. Deklarata në fjalë, synon mënjanimin e kontradiktës mes kërkesës për vlefshmëri universale të të drejtave të njeriut nga njëra anë, dhe si të drejta kombëtare nga ana tjetër. Zbatimi i kësaj ideje ka para vetes një rrugë të gjatë, flitet për mbikqyrjen e të drejtave të njeriut, gjenden edhe shembuj të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Në temën shtjelluese Etika botërore, flitet për përpjekjet e heqjes së dyshimeve rreth universalitetit të të drejtave të njeriut të zhvilluara në Evropë, dhe të të drejtave të njeriut, të dala nga botëkuptimi i krishterë. Përmes dialogut mes kulturave dhe besimeve, bëhet përpjekje për krijimin e vlerave të përbashkëta për tërë njerëzimin.

Page 10: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Të drejtat personale   -  Grupi i parë përbëhet nga të ashtuquajturat të drejta

personale. Ato janë të drejtat, të cilat kujdesen për mbrojtjen e njerëzve si të tillë nga ndërhyrja e shtetit, si dhe për paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor. Si shembuj në këtë kontekst shërben e drejta për jetën, si kusht elementar për të gjitha të drejtat e tjera, si dhe e drejta e shprehjes së lirë të personalitetit. Se çfarë ndikimi kanë në jetë të drejtat personale, bëhet e qartë nga fakti se dënimi me dhunë fizike në rastet e shkeljes së ligjit, deri në shekullin e kaluar praktikohej edhe në vendet demokratike. Jo shumë dekada më parë, ishte normal edhe ndëshkimi i nxënësve me rrahje nga mësuesit, për shkak të sjelljes jo të mirë! Të drejtat personale përbëjnë thelbin e të drejtave të njeriut. Ato i gjejmë në të gjitha dokumentet për të drejtat e njeriut.

Page 11: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Të drejtat politike dhe të drejtat civile

-  Përballë të drejtave personale, të drejtat politike dhe të drejtat civile apo qytetare, përbëjnë grupin e dytë të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është garantimi i pjesëmarrjes së lirë të secilit në jetën politike të shoqërisë ku ai jeton, pa pa pasur frikën e një dënimi.  Në këtë kontekst, e drejta e shprehjes së lirë të mendimit dhe e drejta e shtypit luajnë rol të rëndësishëm. Në to pasqyrohen qëndrimet e njerëzve ndaj qeverive të tyre. Nëse pengohet shprehja e lirë e qëndrimeve në fjalë, atëherë qeveria e humb të drejtën e përfaqësimit demokratik të interesave të qytetarëve të saj.

Page 12: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Të drejtat sociale dhe ekonomike

-  Të drejtat sociale dhe ato ekonomike përbëjnë një grup tjetër të të drejtave të njeriut. Qëllimi i tyre është sigurimi i çdo personi me gjërat elementare, të nevojshme, të paktën për sigurimin e ekzistencës së tij. Këtu hyn edhe e drejta për arsim. Duke u nisur nga fakti se për një jetë dinjitoze, përveç sigurimit të ushqimit, është e nevojshme edhe përmbushja e kërkesave të tjera, atëherë bëhet i domosdoshëm edhe krijimi i kushteve elementare për zhvillim.

Page 13: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Të drejtat e brezit të tretë 

-  Të ashtuquajturat Të drejtat e brezit të tretë, janë futur relativisht vonë në grupin e të drejtave të njeriut. Ato kujdesen që të drejtat e njeriut të mos konsiderohen si një ligj i ngurtë, por si të drejta të cilat zhvillohen dhe ndryshohen. Përveç kësaj, ato pasqyrojnë edhe faktin e ekzistencës së problemeve të reja, të cilat rrezikojnë të drejtën e personit për të jetuar.

Përveç të drejtave për zhvillim, të cilat kanë për qëllim zvogëlimin e ndarjes mes të varfërve dhe të pasurve në botë, si të drejta të brezit të tretë konsiderohen në radhë të parë edhe të drejtat e ambjentit. Ato kanë për detyrë sigurimin e kushteve për mbrojtjen nga dëmtimi i tepërt, apo nga shkatërrimi i hapësirës natyrore jetësore të njeriut. Që nga Konferenca Botërore e Mbrojtjes së Ambjentit të Jetesës, e mbajtur në Rio de Zhaneiro në vitin 1992, është në rritje e sipër rëndësia e të drejtave, si e drejta e njeriut për një ambjent të shëndetshëm -  sidomos për brezat e ardhshëm. Siç shihet, të drejtat e njeriut nuk janë statike, por ato zhvillohen, dhe kjo mundëson reagimin ndaj sfidave të reja, si ajo e problemit global për mbrojtjen e ambjentit, me të cilat përballet njerëzimi.

Page 14: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Cili është dallimi mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore?

Pasi kemi njohur të drejtat që hyjnë në kategorinë e të drejtave të njeriut, lind pyetja se cili është dallimi mes të të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore. Kemi parë se të drejtat e njeriut të dala nga filozofia, që nga shekulli XVII kanë gjetur hyrje në kushtetutat shtetërore. Ato kanë rrjedhur në një formë të caktuar dhe u janë garantuar shtetasve si të drejta konkrete themelore. Njeriu abstrakt i filozofisë u shndërrua në këtë mënyrë në qytetar konkret i miratuesve të kushtetutës. Të drejtat themelore kishin funksionin e mbrojtjes së qytetarëve nga ndërhyrja e shtetit dhe ishin pjesë përbërëse e filozofisë së liberalizmit. 

Page 15: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Siç shihet, të drejtat themelore, për nga përbërja e tyre nuk ndryshojnë. Dallimi ndërmjet  tyre qëndron në aspektin formal. Të drejtat themelore janë të drejta që një shtet ua garanton qytetarëve të vet dhe që janë të shënuara në kushtetutën e tij. Zbatimin e tyre, qytetari mund ta kërkojë para gjyqit. Ndërsa të drejtat e njeriut përbëjnë idenë themelore prapa këtyre të drejtave themelore. Deri në mesin e shekullit të kaluar, të drejtat e njeriut ishin të drejta morale, të cilat duhet të zbatoheshin nga çdo lloj mënyre e organizimit shtetëror, pra si të drejta natyrore. Me "Deklaratën e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut" të Kombeve të Bashkuara, është bërë përpjekje për konkretizimin e idesë filozofike dhe vendosjen e tyre si të drejta të patjetërsueshme me kriter botëror.

Page 16: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

A e kushtëzojnë të drejtat e njeriut demokracinë dhe anasjelltas?

Në kushtetutat moderne demokratike, të drejtat e njeriut janë të futura si të drejta elementare themelore. Shtrohet pyetja: A janë strukturat demokratike kusht për zbatimin e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut?. Ose më mirë: A mund të quhet demokratik një shtet, në të cilin nuk realizohen të drejtat në fjalë? Teksti në vazhdim është nxjerrë nga nga një libër i cili trajton temën në fjalë, thekson lidhjen e ngushtë dhe të patjetërsueshme mes demokracisë dhe të drejtave të njeriut;

Page 17: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Të drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit dhe demokracia 

-  Thelbi i iluminizmit politik të kohës së re është unitetiti mes të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë. Efekti real i të drejtave të njeriut kushtëzon vlerën e tyre juridike, e kjo e dyta kushtëzon nga ana tjetër ndarjen e pushtetit. Pushtetari është i lidhur me zbatimin e të drejtave të njeriut, vetëm nëse ai vetë është i lidhur me drejtësinë. Me drejtësinë, ai është i lidhur vetëm në sistemin e ndarjes së pushtetit, ku instanca ekzekutive as nuk e sundon drejtësinë, e as nuk mund ta shkelë atë. Asaj i është caktuar funksioni nga instanca ligjvënëse dhe kushtetuese, sipas së cilës janë ata gjyqtarët e pavarur që kontrollojnë respektimin e drejtësisë.

Zhvillimi i të drejtave nga ana tjetër kushtëzon edhe demokracinë, d.m.th. lirinë e popullit për formulimin e ligjeve të tij dhe kontrollimin publik të të tri instancave të pushtetit. Në këtë mënyrë mbyllet rrethi i lidhjeve ndërmjet idesë së të drejtave të njeriut, ndarjes së pushtetit dhe demokracisë. Ato janë një njësi institucionale ligjore. Realiteti i tyre politik është kusht për humanizëm, drejtësi, liri dhe dinjitet për çdo individ. Rënia e njërit prej këtyre tri elementeve shkakton edhe rënien e dy elementeve të tjera.

Page 18: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Shkeljet e të drejtave të njeriut

Që nga Lufta e Dytë Botërore, në çështjen e të drejtave të njeriut  janë arritur aq shumë rezultate nga Kombet e Bashkuara, saqë për shumë njerëz në botë, respektimi dhe zbatimi i tyre është bërë i vetëkuptueshëm. Ata kur dëgjojnë për shkeljet e të drejtave të njeriut mendojnë për të ashtuquajturën ›Bota e tretë", apo për diktaturat e largëta. Por shkeljet e të drejtave të njeriut nuk janë të kufizuara vetëm brenda kufijve të kontinenteve, sistemeve të caktuara politike, normave apo feve të caktuara. Nuk ka thuajse asnjë vend në botë, ku gjatë një viti të mos  ndodhin shkelje të të drejtave të njeriut.

Page 19: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Çfarë janë shkeljet e të drejtave të njeriut dhe si bëhet shkelja e tyre?

Në pjesën e një libri, i cili merret me temën e sipërpërmendur, shkeljen e të drejtave të njeriut e kupton si krim të shtetit mbi qytetarët. Ai thekson edhe  instrumentet të cilat mund të pengojnë këtë formë të rëndë;

Përkufizimi i shkeljes së të drejtave të njeriut nuk është asgjë tjetër, veçse një formë e zbutur e krimit të rëndë që ushtron shteti mbi qytetarët. Shkeljet e të drejtave të njeriut si krim i lejuar, i duruar, i porositur apo i mbrojtur nga qeveritë, rrezikon në masën më të madhe paqen e brendshme dhe të jashtme të një organizimi shtetëror. E kaluara ka treguar se me ndarjen e pushtetit për të kontrolluar monopolin e pushtetit në legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe me zgjedhjet e përgjithshme, të lira, të fshehta, që përsëriten në mënyrë periodike, është krijuar një instrument i përshtatshëm i shtetit juridik. Shtetet e qeverisura nga diktaturat nuk njohin instrumente të tilla. Ato shkelin të drejtat e njeriut dhe rrezikojnë në këtë mënyrë paqen në botë. Ato helmojnë klimën politike, duke krijuar rrethana të tilla, në të cilat të drejtat e njeriut dhe paqja kanë pak mundësi për t'u realizuar."

Page 20: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

A janë të drejtat e njeriut vetëm një ide e bukur?  

-  Duke pasur parasysh numrin aq të madh të shkeljeve të të drejtave njeriut, lind pyetja: a nuk është ky dështim i institucioneve kompetente  për mbikqyrjen e tyre?  Mos vallë të drejtat e njeriut janë vetëm një ide e bukur? 

Për të mbrojtur institucionet kompetente, në këtë aspekt duhet theksuar se pa to, numri i rasteve të njohura të shkeljeve të të drejtave të njeriut do të ishte edhe më i madh dhe pjesa më e  madhe e tyre sipas të gjitha gjasave do të mbetej gjithmonë e pazbuluar. Vetëm falë Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të ndryshme që bashkëpunojnë me to, është bërë i mundur zbulimi i rasteve të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ky është një hap i parë i rëndësishëm drejt frenimit të shkeljeve të këtyre të drejtave, por mbetet ende shumë për t'u bërë. Ne ndodhemi akoma në fillim të një mbrojtjeje të efektive ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Megjithatë, arritjet në këtë drejtim që nga Lufta e Dytë Botërore - kohë pra relativisht e shkurtër - lejojnë një parashikim optimist për të ardhmen. Sot, të drejtat e njeriut janë shumë më tepër se sa një ide e mirë dhe është duke u punuar shumë, me qëllim që  njerëzit t'i gëzojnë ato si të tilla.  

Për realizimin e këtij qëllimi është me rëndësi të veçantë bashkëpunimi i të gjithëve ne së bashku. Është detyrë e secilit prej nesh respektimi i të drejtave dhe i dinjitetit të njerëzve, me të cilët jetojmë, për të parandaluar në mënyrë të menjëhershme shkeljet e të drejtave të njeriut. Secili prej neshmund të kontribuojë në këtë drejtim në rrethiin e tij, apo duke marrë  pjesë në fushatat e INGO-ve, duke i përkrahur apo duke bashkëpunuar me to. Hapja e faqeve të internetit të këtyre organizatave tregon se sa e lehtë është një gjë e tillë. Siç e kemi përmendur edhe më parë, adresat përkatëse janë të radhitura në linklistën tonë. 

Page 21: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Të Drejtat e Njeriut 

Të Drejtat e Njeriut përshkruajnë një koncept sipas të cilit të gjithë njerzve iu takojnë që nga lindja të drejtat universale njerëzore.

Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut. Mbas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet anëtare që ta shpallin tekstin e Deklaratës dhe të përpiqen që të përhapet, paraqitet, lexohet dhe të shpjegohet, sidomos në shkolla dhe institucione të tjera edukuese, në të gjitha vendet dhe shtetet pa marrë parasysh statusin e tyre politik. Asambleja e Përgjithshme shpalli këtë deklaratë si ideal të përgjithshëm të cilin duhet ta arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, në mënyrë që çdo njeri dhe çdo organizëm shoqëror, duke pasur parasysh gjithmonë këtë Deklaratë, të përpiqet që, me anë të mësimit dhe edukimit, të ndihmonte në respektimin e këtyre të drejtave dhe lirive dhe që, me anë të masave progresive kombëtare dhe ndërkombëtare, të sigurohej njohja dhe zbatimi i tyre i përgjithshëm dhe i vërtetë, si midis popujve të vetë shteteve anëtare , ashtu edhe midis popujve të atyre territoreve që janë nën administrimin e tyre. Në këtë deklaratë spikat universaliteti, karakteri i pandashëm dhe i patjetërsueshëm i të drejtave dhe lirive, i standardeve ndërkombëtare të drejtave të njeriut; legjislacioni ndërkombëtar i të drejtave të njeriut; të drejtat e trashëguara; institucionet dhe procedurat për zhvillimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Page 22: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 1. Të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe të barabartë në dinjitet dhe në të

drejta. Ata kanë arsye dhe ndërgjegje dhe duhet të sillen ndaj njëri tjetrit me frymë vëllazërimi.

Neni 2. Secili gëzon të gjitha të drejtat dhe liritë e parashtruara në këtë

Deklaratë pa kurrfarë kufizimesh përsa i përket racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose tjetër, origjinës kombëtare a shoqërore, pasurisë, lindjes ose tjetër.

Asnjë dallim nuk do të bëhet në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të shtetit ose vendit të cilit i përket çdo njeri, qoftë kur shteti ose vendi është i pavarur, qoftë nën kujdestari, qoftë jo vetëqeverisës ose që gjindet në çfarëdo kushtesh të tjera të kufizimit të sovranitetit.

Neni 3. Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak. Neni 4. Asnjeri nuk duhet të mbahet si skllav ose çifçi; skllavëria dhe tregtia e

skllevërve janë të ndaluara në të gjitha format. Neni 5. Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër,

jonjerëzor ose poshtërues.

Page 23: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 6. Gjithkush ka të drejtë që t'i njihet kudo personaliteti juridik. Neni 7. Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe kanë të drejtë pa asnjë diskriminim

të mbrohen barabar nga ligji.Të gjithë kanë të drejtën për t'u mbrojtur barabar kundër çdo diskriminimi që cënon këtë Deklaratë, si dhe kundër çdo nxitje për një diskriminim të tillë.

Neni 8. Gjithkush ka të drejtë për mjete juridike të frytshme para gjykatave

kompetente kombëtare për veprimet me të cilat shkelen të drejtat themelore të garantuara nga kushtetuta ose ligjet.

Neni 9. Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet arbitrarisht arrestimit, ndalimit ose

internimit. Neni 10. Gjithkush gëzon njëlloj të drejtën për një proces gjyqësor objektiv e publik

para një gjykate të pavarur e të paanshme, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të veta dhe për vendimin mbi çfarëdo lloj akuze penale.

Page 24: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 11. 1. Kushdo që është i akuzuar për një vepër penale ka të drejtë të

konsiderohet i pafajshëm deri sa të vërtetohet fajsia në bazë të ligjit dhe në një proces publik në të cilin ka pasur të gjitha garancitë e duhura për mbrojtjen e vet.

2. Asnjeri nuk duhet të dënohet për veprime ose mosveprime të cilat nuk përbëjnë një vepër penale, sipas ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, në kohën kur janë kryer. Gjithashtu nuk mund të vendoset një dënim më i rëndë nga ai që ka qenë zbatuar në kohën kur është kryer vepra penale.

  Neni 12. Asnjeri nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen,

banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal. Gjithkush ka të drejtën të mbrohet nga ligji kundër ndërhyrjeve ose sulmeve të tilla.

Neni 13. 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së qarkullimit dhe banimit brenda

kufijve të çdo shteti. 2. Gjithkush ka të drejtë të largohet nga cilido vend qoftë, përfshirë këtu

edhe të vetin, si dhe të kthehet në vendin e vet.  

Page 25: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 14. 1. Gjithkush ka të drejtë të kërkojë dhe gëzoje në

vende të tjera azil nga ndjekjet. 2. Këtë të drejtë nuk mund ta gëzojë askush në rast

se ndiqet për krime jopolitike ose për vepra në kundërshtim me qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara.

  Neni 15. 1. Gjithkush ka të drejtën e një shtetësie. 2. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga

shtetësia e tij si dhe as nga e drejta që të ndërrojë shtetësinë.

Page 26: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 16. 1. Burrat dhe gratë në moshë të pjekur kanë të

drejtë të lidhin martesë dhe formojnë familje, pa kurrfarë kufizimi për sa i përket racës, shtetësisë ose besimit. Ata kanë të drejta të barabarta si në rastin e lidhjes së martesës, gjatë martesës si dhe në rast shkurorëzimi.

2. Martesa duhet të lidhet vetëm me pëlqimin plotësisht të lirë të personave që do të martohen.

3. Familja është bërthama e natyrshme dhe themelore e shoqërisë dhe ka të drejtën e mbrojtjes nga shoqëria dhe shteti.

 

Page 27: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 17. 1. Gjithkush ka të drejtën të ketë pasuri, si vetëm ashtu edhe në

bashkësi me të tjerët. 2. Asnjeri nuk duhet të privohet arbitrarisht nga pasuria e tij.

Neni 18. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe

besimit; kjo e drejtë përfshin lirinë e ndryshimit të besimit ose bindjeve dhe lirinë që njeriu, qoftë vetë ose në bashkësi me të tjerët, të shfaqë publikisht ose privatisht, besimin ose bindjen e vet me anë të dhënies së mësimeve, kryerjes së kultit dhe ceremonive fetare.

Neni 19. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes; kjo

e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë.

Page 28: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 20. 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit paqësor. 2. Asnjeri nuk duhet të detyrohet të bëjë pjesë në ndonjë bashkim.   Neni 21. 1. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë në qeverisjen e vendit të vet,

drejtpërdrejt ose me anë të përfaqsuesve të zgjedhur lirisht. 2. Gjithkush ka njëlloj të drejtë të hyjë në shërbimet publike në vendin e

vet. 3. Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullnet duhet të

shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë, si dhe me votim të fshehtë ose sipas procedurës përkatëse të votimit të lirë.

  Neni 22. Si anëtar i shoqërisë, gjithkush ka të drejtën e sigurimit shoqëror dhe

realizimit të të drejtave ekonomike, sociale, kulturore të domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillimin e lirë të personalitetit, me ndihmën e shtetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në përputhje me organizimin dhe mundësitë e çdo shteti.

 

Page 29: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 23. 1. Gjithkush ka të drejtën për punë, të zgjedhë lirisht

profesionin, të ketë kushte të favorshme pune dhe të jetë i mbrojtur nga papunësia.

2. Gjithkush, pa kurrfarë diskriminimi, ka të drejtë që për punë të njëjtë të marrë rrogë të njëjtë.

3. Gjithkush që punon ka të drejtën për një shpërblim të drejtë dhe favorshëm, në mënyrë që t'i sigurojë atij dhe familjes së tij një jetë që i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe, në qoftë se do të jetë e nevojshme ky shpërblim të plotësohet edhe me mjete të tjera të sigurimit shoqëror.

4. Gjithkush ka të drejtë të formojë sindikatë and të bëjë pjesë në të për mbrojtjen e interesave të veta.

Page 30: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 24. Gjithkush ka të drejtë për pushim dhe kohë të lirë, duke

përfshirë kufizimin e arsyeshëm të orarit të punës dhe pushimin e paguar periodik.

Neni 25. 1. Gjithkush ka të drejtë për një nivel jetese të

mjaftueshëm i cili t'i përgjigjet shëndetit dhe jetës së përshtatshme si të atij personalisht, ashtu edhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjeksor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si edhe të drejtën për të qenë i siguruar në rast sëmundjeje, papunësie, vejanie, pleqërie dhe raste të tjera të humbjeve të mjeteve për jetesë për shkak të rrethanave të pavarura nga vullneti i tij.

2. Nënat dhe fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe ndihmë të posaçme. Të gjithë fëmijët, të lindur brenda ose jashtë martese, gëzojnë të njëjtat mbrojtje sociale.

 

Page 31: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 26. 1. Gjithkush ka të drejtën e shkollimit. Arsimi duhet të jetë falas, të

paktën në shkollat fillore dhe të ulta. Arsimi fillor është i detyrueshëm. Arsimi teknik dhe profesional duhet të zgjerohet e arsimi i lartë duhet t'u bëhet i mundshëm të gjithëve në bazë të aftësisë.

2. Arsimi duhet të drejtohet nga zhvillimi i plotë i personalitetit të njeriut dhe nga forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore. Ai duhet të nxisë kuptimin, tolerancën dhe miqësinë midis të gjithë popujve, grupeve të racave dhe besimeve, si dhe veprimtarinë e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes.

3. Të drejtën për të zgjedhur llojin e arsimit për fëmijët e tyre e kanë në rradhë të parë prindërit.

  Neni 27. 1. Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë lirisht në jetën kulturore të

bashkësisë, të gëzojë artet dhe të përfitojë nga përparimi shkencor dhe dobitë e tij.

2. Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare dhe artistike, autor i të cilave është ai vetë.

Page 32: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Neni 28. Gjithkush ka të drejtë për një rend shoqëror dhe ndërkombëtar në

të cilin mund të realizohen plotësisht të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë Deklaratë.

Neni 29. 1. Gjithkush ka detyrime vetëm ndaj asaj bashkësie në të cilën

është i mundur zhvillimi i lirë dhe i plotë i personalitetit të tij. 2. Në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të veta, gjithkush do t'u

nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë parashikuar me ligj, ekskluzivisht me qëllim që të sigurohet njohja dhe respektimi i nevojshëm i të drejtave dhe lirive të të tjerëve e që të plotësohen kërkesat e drejta të moralit, rendit publik dhe mirëqenies së përgjithshme në shoqërinë demokratike.

3. (3)Këto të drejta dhe liri nuk mund të zbatohen në asnjë rast kundër qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara.

Neni 30. Asgjë në këtë Deklaratë nuk mund të interpretohet si e drejtë e një

shteti, grupi apo personi për të kryer çfarëdo veprimtarie ose për të bërë një akt drejtuar kundër çdo të drejte ose lirie të shpallur në këtë Deklaratë.

Page 33: Te Drejtat e Njeriut ne Shqiperi

Bibliografia

http://www.ohchr.org/EN/UDHR/Documents/.../aln.pdfhttp://www.zeriyt.com/te-drejtat-e-njeriut-t26377.0.htmlhttp://sq.wikipedia.org/wiki/T%C3%AB_Drejtat_e_Njeriut 

 

Punoi: Kristian Shehu