Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

38

Transcript of Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

Page 1: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut
Page 2: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

1Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e

zhvillimit lokal

(BIM - Mjeti 3)

Karin Lukas, Barbara Kühhas, Stojan MishevVjenë, dhjetor 2005,

Shkup, shtator 2010 (version i ripunuar)

financed by

Page 3: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

2 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Shkurtesa

RM - Republika e MaqedonisëBIM - Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriutFSHP - Federata e shteteve të pavaruraQBDNJ - Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriutPLZH - Plan lokal për zhvillimDNJ - Të drejtat e njeriutOZHM - Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçaritPKZH - Plan kombëtar për zhvillimSUV - Strategji për ulje të varfërisëRMAP - Projekt për planifikim dhe vlerësim të komunave të bazuar mbi të drejtat e njeriutSWOT (Analizë) - Fortësi, dobësi, mundësi, kërcnime (analizë)MPPS - Ministria për punë dhe politikë socialeTpT - Trajnim i trajnuesveOHCHR - Zyra e Komisionerit të lartë për të drejtat e njeriutUNDP - Programi zhvillimor i Kombeve të BashkuaraWHO - Organizata shëndetësore botëroreMHK - Metoda e Hapur e KoordinimitQPS - Qendra për punë socialeOJQ - Organizatë joqeveritareSHQ - Shoqatë qytetare

Page 4: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

3Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Përmbajtje

Hyrje 1. Zhvillim, varfëri dhe QBDNJ 1.1. Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit, Agjenda sociale e BE-së, Metoda e hapur për koordinim 2. Elementet kryesore të Qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut 2.1. Identifikim i të varfërve 2.2. Njohje e kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut 2.3. Barazi, jodiskriminim 2.4. Pandashmëria, ndërvarësia dhe ndërlidhshmëria e DNJ 2.5. Realizimi progresiv i të drejtave të njeriut 2.6. Pjesëmarrje dhe përforcim 2.7. Vëzhgim dhe përgjegjësi 3. QBDNJ në planifikimin e zhvillimit lokal – strategji lokale për përfshirje sociale dhe ulje të varfërisë 3.1. Ulja e varfërisë dhe përfshirja sociale në Maqedoni 3.1.1. Hapa paraprake të cilat duhet të ndërmerren 3.1.2. Analizë e situates 3.1.3. Formulimi i strategjive lokale dhe planeve vepruese 3.1.4. Zbatim dhe vëzhgim 3.1.5. Çështje tjera për konsiderim 4. Bibliografi

447

899

91010111213

13161927293033

Page 5: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

4 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Hyrje

Në këtë botim do të keni mundësi që të mësoni për qasjen e bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe zbatimi i saj praktik në procesin e planifikimit dhe përpilimit të strategjive, programeve dhe planeve në nivel lokal. Fokusi është i vënë mbi strategjitë lokale për përfshirje sociale dhe ç’rrënjosje të varfërisë së të varfërve dhe individëve të margjinalizuar në nivel lokal. Botimi i përfshin komponentat vijuese:

Pjesa 1 – Jep informata themelore për relacionin mes varfërisë dhe të drejtat e njeriut, si bazë për justifikimin dhe zbatimin e mëtejshëm të qasjes së bazuar në të drejtat e njeriut në strategjitë të cilat merren me ç’kyçjen sociale dhe uljen e varfërisë. I ndërlidh ato me përpjekjet zhvillimore, duke i inkorporuar si një pjesë përbërëse e strategjive zhvillimore. Duke i marrë parasyshë aspiratat e shtetit tonë për tu bërë pjesë integruese e BE-së, përpjekjet e ndërmarra në nivel të BE-së janë shqyrtuar veçmas.

Pjesa 2 – Shtjellon elementet kryesore të qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut në përgjithësi.

Pjesa 3 – Jep shtjellim të QBDNJ në strategjitë lokale për përfshirje sociale dhe ç’rrënjosje të varfërisë, të përshtatur në kushtet maqedonase. Përmban informata për atë se cilat hapa duhet të ndërmerren, duke filluar me parakushtet e nevojshme ose hapat paraprake të cilat duhen të përmbushen për realizim efektiv të procesit. Qasja pjesëmarrëse është e rëndësishme në aspektin e të qenit pika vendimtare për të arritur planifikim lokal efektiv dhe të qëndrueshëm.

1.Zhvillim, varfëri dhe QBDNJ

Kur flasim për QBDNJ dhe zbatimin e saj në strategjitë zhvillimore, është e nevojshme që shkurtimisht të sqarohet relacioni mes të drejtave të njeriut dhe varfërisë ose zhvillimit, duke marrë parasyshë se “ulja e varfërisë është elementi kryesor i një qëllimi më të gjërë – zhvillimit”.1

Në dy dekadat e fundit, në nivel ndërkombëtar, ka një tendencë të qartë që të ndërlidhet ulja e varfërisë ose përpjekjet zhvillimore me realizimin e të drejtave të njeriut. Nga perspektiva zhvillimore, hapa të rëndësishme, drejt ndërlidhjes së përpjekjeve për ulje të varfërisë dhe ato të drejtave të njeriut, janë bërë me themelimin e të ashtuquajturave qasje qendrore, qasje pjesëmarrëse dhe aftësuese të cilat “dallojnë në origjinat e tyre teorike por bashkëndajnë brengë të përbashkët me njerëzit, edhe si përfitues edhe si veprues në zhvillim. Që të dy qasjet, ajo pjesëmarrëse dhe aftësuese, e theksojn rëndësinë e veprimit njerëzor, çfarë mund të varfërit të bëjnë vetë, dhe rëndësinë e ‘fuqizimit’ njëlloj si fund dhe si strategji për ulje të varfërisë. Si strategji, këto perspektiva e njohin rëndësinë e zhvillimit ekonomik por gjithashtu i theksojnë strukturat e institucionalizuara në shoqëri si shkaktaret rrënjësore të varfërisë”.2

Varfëria në të njejtën kohë është edhe faktor për mosrealizimin e të drejtave të njeriut, por gjithashtu është edhe pasojë e mosrealizimit të këtyre të drejtave. Në njërën anë, pa një sasi minimale të resurseve material dhe të mirave fizike dhe sociale, është e pamundshme që të gëzohen të drejtat civile, politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Në anën tjetër, mospërmbushja e të drejtave të njeriut i parandalon

1. Operacionalizimi i qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut – Qasje e bazuar mbi të drejtat njerëzore në uljen e varfërisë, Raport nga pilot projektit, UNDP, 2007.2. Të drejtat e njeriut dhe strategjitë kombëtare për ulje të varfërisë, Sakiko Fukuda – Par, 2007.

Page 6: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

5Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

njerëzit që ti ikin varfërisë. Për shembull, gjatë vlerësimit të statusit të grave në shtetin tonë, është identifikuar një praktikë kur prindërit vendosin që ta vazhdojnë arsimin e djalit të tyre në dëm të vajzës të tyre. Në këtë situatë për shkak të mungesës së tyre financiare vajza nuk do ta gëzojë të drejtën e saj të arsimit. Në anën tjetër, mosrealizimi i të drejtës së arsimit mund në ardhmëri ta parandalojë atë për të gjetur një punë të denjëshme dhe të ketë standard të denjshëm, gjë e cila do ta mundësojë atë ti iki zingjirit të varfërisë.

S’mundemi të diskutojmë për një strategji efektive për ulje të varfërisë, nëse e njejta nuk inicon ndryshime dhe nuk i përmirëson kushtet jetësore të grupeve më të varfëra dhe të prekshme të popullatës. Për shkak të këtij qëllimi zbatohet qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut, duke e pasur në fokus përforcimin e të varfërve dhe të prekshmive në pajtim me të drejtat dhe liritë njerëzore ndërkombëtare, të cilat janë të garantuara. QBDNJ e kupton zhvillimin si proces për realizimin e të drejtave dhe lirive të njerëzve, duke i sfiduar “pozitat” egzistuese të cilat janë në favour të rritjes ekonomike, të cilat i mospërfillin sferat tjera prioritare. Të drejtat e njeriut në njërën anë mund të përdoren për të vlerësuar nëse përpjekjet zhvillimore e kanë përmirësuar jetën e njeriut dhe në anën tjetër, realizimi i të drejtave të njeriut ndihmon që programet zhvillimore të jenë më efektive dhe më të qëndrueshme. Veç kësaj, qasjet ekonomike në varfërinë e theksojnë dhe fokusohen në rritjen ekonomike dhe identifikimin e mungesës së të ardhurave, si problem qendror në këtë aspekt.Qasja holistike në zhvillim thekson se vëmendje duhet t’ju kushtohet të gjitha sferave, duke e veçuar zhvillimin social në këtë aspekt. “Nëse zhvillimi i sferës është i suksesshëm, duhet të zhvillohet barabarshëm në të gjitha aspektet e saj. Zhvillimi ekonomik më veti nuk do të sigurojë kualitet të lartë jetësor. Nëse nevojat e zhvillimit shoqëror dhe mjedisor janë të shqyrtuara paralelisht, progresi do të jetë më i butë dhe më i shpejtë”.3 Pra, përgatitja e strategjive për përfshirje sociale dhe ç’rrënjosje të varfërisë, duhet të jetë pjesë përbërëse e strategjive zhvillimore në përgjithësi, të cilat kanë për qëllim që ta arrijnë nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor dhe realizimin e plotë e të drejtave dhe lirive të njeriut për të gjithë.

Tabela më poshtë jep krahasim mes perspektivës së të drejtave të njeriut dhe perspektivave për ulje të varfërisë (në suazat e perspektivës zhvillimore është dhënë një shqyrtim i qasjes ekonomike dhe qasjeve të përqendruara mbi të drejtat njerëzore).

3. Dokument politik i UNDP, Si të bëhet zhvillimi lokal funksional, praktika të përzgjedhura nga Evropa dhe FSHP, 2002.

Page 7: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

6 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

P.sh. Matricë: Krahasimi i të drejtave të njeriut dhe perspektivave zhvillimore në strategjitë kombëtare për ulje të varfërisë

Perspektiva e të drejtave të njeriut

Perspektiva zhvillimore: ekonomike

Perspektiva zhvillimore: qasja aftësuese

Parime normative (Vlera e brenshme e të DNJ; DNJ si përfundime)

E fortë:Standardet ndërkombëtare e të drejtave të njeriut – ligji ndërkombëtar dhe kushtetutat kombëtare.Përgjegjësia e shtetit, aktorët joshtetëror dhe bashkësia ndërkombëtare.

E dobët:Tradita e vlerësimit të ekonomisë neutrale.Autonomia kombëtare.Neutraliteti politik i bashkësisë ndërkombëtare.

E fortë:Mirëqenia njerëzore si përfundim

Analizë: trend

Analiza: Shkaqe

Prioritete politike (Politika ekonomike, sociale dhe qeverisëse)

Trende për qasjen aftësuese por të cilat gjithashtu fokusohen mbi të varfërit dhe më të prekshmit.

Dokumentimi i rasteve individuale.

Refuzimi i të drejtave të njeriut dhe varfëria si shkak dhe pasojë.

Fuqizim i më të dëmtuarve dhe më të prekshmive.

Barazi.

Largim i diskriminimit.

Mbrojtje nga keqpërdorimet më të ashpra të drejtave të njeriut.

Qasja në drejtësi.

Trend: Shfaqja e varfërisë së të ardhurave, treguesit social, të dhënat kombëtare.

Faktorët ekonomik dhe social.

(pro të varfërve) Rritje ekonomike. Mjedis stabil makroekonomik.

Investim social jo domosdo në nivel primar.

Trend: Shfaqja e varfërisë së të ardhurave, treguesit social, të dhënat, Trende të shpërbëra sipas regjioneve, gjinisë, rurale/urbane, identitetit. Pabarazia dhe varfëria.

Faktorë ekonomik, social dhe politik, gjithashtu mungesa e fuqisë dhe zërit.

Zhvillimi i të varfërve.

Së pari investim social në shërbimet bazike.

Qasje në mjetet ekonomike, zë dhe përgjegjësi (Fuqizim dhe pjesëmarrje.)

Ulje e varfërisë dhe pabarazisë.

Mjete politike Ligji ndërkombëtar.Ligji kombëtar.Mobilizimi përkrahës dhe social.[Politikë publike]

Investime dhe stimulues.Politika publike – ekonomike, sociale dhe qeverisëse.

Investime dhe stimulues.Politika publike – ekonomike, sociale dhe qeverisëse.

Page 8: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

7Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

1.1. Objektivat zhvillimore të mijëvjeçarit, Agjenda sociale e BE-së, Metoda e hapur për koordinim

Ç’rrënjosja e varfërisë është qëllimi primar i mijëvjeçarit të ri. Qeveritë kanë marrë përsipër që të ndërmarrin veprime përmes strategjive dhe programeve të cilat kanë për qëllim ulje të varfërisë.4

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian ka themeluar një kornizë për zhvillimin e strategjive kombëtare për tejkalim të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale përmes metodës së hapur për koordinim (MHK) për mbrojtje sociale dhe përfshirje sociale. Metoda e hapur për koordinim – MHK, është themeluar si mjet i strategjisë së Lisbonit (2000), si pjesë e politikës për punësim. Shtetet anëtare të BE-së e kanë njohur rëndësinë e përforcimit të përpjekjeve të tyre në sferën e tejkalimit të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale, dhe në këtë mënyrë duke e themeluar MHK-ën si bazë për këtë qëllim.

“Është një proces vullnetarë për bashkëpunim politik i bazuar në qëllime të përbashkëta dhe tregues të përbashkët, të cilët tregojnë se si progresi drejt këtyre qëllimeve mund të matet. I përfshin shtetet anëtare gjithashtu duke i përgatitur ato për këtë qëllim.” Qëllimet ndërharkore të metodës së hapur për koordinim për mbrojtje sociale dhe përfshirje sociale kanë për qëllim që të promovojnë:

• kohezion social, barazi mes burrave dhe grave dhe mundësi të barabarta për të gjithë përmes sistemeve mbrojtëse sociale dhe politikave sociale për përfshirje adekuate, të cilat janë të qasëshme, financirisht të qëndrueshme, të përshtatshme dhe efikase;

• bashkëveprim efektiv dhe i ndërmjetshëm mes qëllimeve të Lisabonit për rritje më të madhe ekonomike, më shumë vende pune dhe më të mira dhe më tepër kohezion social me ato të strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të BEsë;

• qeverisje e mirë, transparencë dhe përfshirje e partnerëve në përpilimin, zbatimin dhe vëzhgimin e politikave.5

Një nga sferat prioritare të agjendës social të rishqyrtuar është tejkalimi i varfërisë dhe ç’kyçjes sociale dhe diskriminimit. Në këtë aspekt, Komisioni e thekson krijimin e mundësive, qasjes dhe solidaritetit si bazë për realizimin e qëllimeve dhe objektivave të përcaktuara. Krijimi i mundësive arrihet përmes përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin e më shumë dhe më të mirave vende të punës, dhe në këtë mënyrë rritet mirëqenia e popullatës. Kërkon që të ndalohen pengesat, mobilizimin e secilit aktor relevant në nivel lokal, promovimin e barazisë gjinore, tejkalimin e varfërisë dhe ç’kyçjes sociale. Me qëllim që individët ti shfrytëzojnë mundësitë, atyre duhet t’ju mundësohet qasje në to – qasje në arsim, mbrojtje shëndetsore, shërbime sociale etj. Njerëzit duhet aktivisht të kyçen dhe të integrohen në jetën sociale. Solidariteti do të thotë se disa individë të caktuar ose grupe kanë nevojë që të qasen veçmas, me qëllim që të përforcohen ato për tu përballuar me ndryshimet. Duhet të përforcohen përpjekjet për tejkalimin e varfërisë dhe ç’kyçjes sociale dhe të ketë një qasje proaktive dhe përkrahje për individët.6

4. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, OHCHR 20025. http://ec.europa.eu6. Agjenda sociale evropiane e rishqyrtuar

Page 9: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

8 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

2. Elementet kryesore të qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut

Qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut nuk paraqet një metodologji më veti. Është një proces i cili zbatohet për përmirësimin e qasjeve metodologjike të cilat janë më në përdorim. Është një proces i cili garanton se prioritetet, masat dhe aktivitetet në strategji dhe plane vepruese do të krijohen në bazë të situatës faktike dhe nevojave të vërteta të njerëzve. Një proces i cili posaçërisht fokusohet në fuqizimin e njerëzve të varfër dhe të prekshme, që ato të kenë mundësi ti shprehin nevojat dhe brengat e tyre përpara vendim-marrësve.

Tiparet kryesore të një qasje të bazuar mbi të drejtat e njeriut në uljen e varfërisë janë të ardhshmet:

• Liria dhe dinjiteti njerëzor janë thelbësore• Identifikim i të varfërve• Njohje e kornizës ligjore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare • Pjesëmarrje dhe përforcim• Barazi dhe jodiskriminim • Realizim progresiv i të drejtave të njeriut• Vëzhgim dhe përgjegjësi

Për ta siguruar këtë, është e rëndësishme që (1) të gjitha grupet e prekshme të identifikohen gjatë grumbullimit të së dhënave dhe analizës së situatës dhe problemit; (2) themelohen iniciativa për të siguruar mobilizim dhe pjesëmarrje sociale me veprime të cilat i targetojnë ato grupe të cilat zakonisht janë të ç’kyçura dhe nuk marrin pjesë aktivisht në proceset e zhvillimit të politikave; (3) duhet të themelohet një sëre specifike e shënjestrave dhe treguesve lidhur me realizimin e të drejtave të njeriut përgjat procesit, me qëllime afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata; (4) mekanizma efektive për vëzhgim dhe përgjegjësi për tu siguruar se bartësit e detyrave mund të merren për të qenë përgjegjës, posaçërisht në rast të keqpërdorimit të resurseve.7 Çdo plan lokal për zhvillim duhet ti ketë këto elemente forte të ngulisura në fazën e planifikimit dhe zbatimit. Edhe pse mund të duket një përpjekje e vështirë për ti përfshirë këto kritere në tërësi, një plan lokal për zhvillim përfshirës nuk mund të jetë i mundshëm pa ta.

Parimet, siqë janë të renditura më lartë ndihmojnë për ta garantuar qasjen në procesin zhvillimor, institucione dhe informata dhe inkorporimin e mekanizmave të korrigjimit dhe përgjegjësisë. Në bazën e këtij koncepti është parimi i jokeqësimit8 , i cili kërkon që niveli egzistues i mbrojtjes së të drejtave të njeriut duhet të mirembahet dhe realizimi i të drejtave duhet progresivisht të përmirësohet. Nga aspekti i planeve zhvillimore ekonomike, autoritetet qeveritare në të gjitha nivelet, kanë për detyrë që ta ruajn nivelin egzistues mbrojtës, mos lejojnë kurrëfar tregtimi dhe të garantojnë me efekt të mënjëhershëm ndonjë nivel të caktuar minimal të gëzimit të disa të drejtave njerëzore.

7. Shih gjithashtu Renate Frech, Qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut në zhvillimin regjional, f. 5.8. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, OHCHR 2002, Udhëzimi 4: Realizimi progresiv i të drejtave të njeriut; Tregues dhe etapa, paragraf. 73-74.

Page 10: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

9Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

2.1. Identifikimi i të varfërve

Ka për qëllim identifikimin e të varfërve, të diskriminuarve ose përndryshe grupeve të margjinalizuara në shoqëri. Vëmendje e veçantë duhet ti jepet identifikimit në aspekt të asaj nëse egzistojnë nëngrupe të prekshme në suazat e grupit kryesor të identifikuar ose nëse diskriminimi i shumëfisht bën që një grup i veçantë të jetë mbas gjase i prekur më shumë nga çështja/problemi sesa një grup tjetër ose popullata e përgjithshme.

2.2. Njohje e kornizës relevante ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

Bashkësia ndërkombëtare, perms dokumenteve ndërkombëtare ka bërë ndikim domethënës në njohjen, përmirësimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Një ndikim i tillë nga ana e dokumenteve ndërkombëtare, drejtëpërdrejtë ose jo drejtëpërdrejtë ndikon mbi krijimin e sistemit ligjor kombëtar në Republikën e Maqedonisë. Ratifikimi i dokumenteve ndërkombëtare është një pjesë integrale e rregullit juridik në Republikën e Maqedonisë. Ndikim jo i drejtëpërdrejtë është dhënë nga rekomandimet e dhëna nga organizatat ndërkombëtare në të cilat Republika e Maqedonisë është anëtarë (KB dhe agjencitë e saj, Këshilli i Evropës).

Baza fundamentale e QBDNJ është ajo që është themeluar në bazë të instrumenteve ndërkombëtare dhe regjionale të së drejtave njerëzore, instrumentet legalisht detyruese, të cilat duhet të respektohen nga shtetet të cilat i kanë ratifikuar ato. Mu këtu qëndron fuqia kryesore e QBDNJ. Bazuar mbi këto instrumente, shtetet (në të gjitha nivelet e autoritetit) kanë detyrë ti respektojnë, realizojnë dhe mbrojnë të drejtat njerëzore të garantuara me instrumentin e posaçëm. Të drejtat e caktuara në këto instrumente të së drejtave njerëzore dhe detyrat të cilat burojne nga ato, barabartë vlejnë edhe për të drejtat civile dhe politike si dhe ato ekonomike, sociale dhe kulturore.

Duke e pasur ndërmend orientimin politik të shtetit drejt integrimit evropian, legjislacioni kombëtar i të drejtave të njeriut pjesërisht është i ndërtuar dhe po ndërtohet në pajtim me situatën e definuar kombëtare dhe nevojat e posaçme, por është në një masë të madhe nën ndikimin e hapshmërisë së shtetit për proceset globale integruese, dhe posaçërisht me regjionin evropian dhe nën regjionin e Bashkimit Evropian, të cila procese drejtëpërdrejtë ndikojnë mbi krijimin e legjislacionit kombëtar. Sipas kësaj, të drejtat e njeriut janë të themeluara në sistemin egzistues juridik, i cili është nën ndikim të dokumenteve ndërkombëtare, deri në atë masë ku ato janë bërë pjesë e rendit ligjor kombëtar ose po bëhen pjesë, d.m.th. deri në atë masë sa kanë qenë apo po integrohet në organizata dhe struktura të posaçme ndërkombëtare. Kështu që, zhvendosja e instrumenteve ligjore ndërkombëtare në legjislacionin kombëtar mund ta luaj rolin e një korrigjuesi dhe ta përshpejtojë procesin e përmirësimit të së drejtave njerëzore përmes legjislacionit dhe praktikës kombëtare.

2.3. Barazi dhe jodiskriminim

Të gjithë individët janë të barabartë nga vetë vyrtyti i të qenit qenie njerëzore. Të gjitha qeniet njerëzore e kanë të drejtën e të drejtave të tyre njerëzore pa kurrëfar diskriminimi i çfarë do lloji siqë është, raca, ngjyra, seksi, gjinia, mosha, gjuha, religjioni, besimi, mendimi politik ose ai tjetër, origjina kombëtare ose sociale, paaftësia, prona, lindja, statusi shëndetsor, orientimi seksual dhe status tjetër (lista është

Page 11: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

10 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

gjithëpërfshirëse dhe e hapur), siqë janë themeluar nga traktatet për të drejtat njerëzore dhe të interpretuara nga organet traktore të së drejtave të njeriut. Kjo do të thotë se njerëzit duhet ti gëzojnë të drejtat e tyre në bazë të barabartë. Barazia nuk do të thotë trajtim i barabartë, disaherë për të arritur tek barazia duhet t’ju jepet (në një moment të caktuar) disa grupeve/individëve trajtim i ndryshëm ose preferues. Kjo do të thotë se është e domosdoshme që t’ju kushtohet kujdes grupeve të prekshme në shoqëri, nëse shtetet duan që të arrijnë barazi për të gjithë banorët e tyre. Vlen që të përmendet se kur flasim për grupe të prekshme në shoqëri, mendojmë të prekshmit nga shkeljet e të drejtave njerëzore, të cilat shkelje do të jenë të ndryshme në kohë të ndryshme për shkak të evoluimit ose demokratizimit të shoqërive. Avancimi i të drejtave njerëzore edhe për burrat edhe për grate në bazë të barazisë është një kërkesë absolute.

2.4. Pandashmëri, ndërvashmëri dhe ndërlidhshmëri e DNJ

Të drejtat e njeriut janë të pandashme. Qoftë civile, politike ose ekonomike, sociale dhe kulturore, të gjitha ato janë të qenësishme për dinjitetin e çdo personi. Të gjitha ato kanë status të barabartë si të drejta, dhe s’mund të radhiten. Në vlerësimin se nëse ky parim respektohet, duhet ta pyesim veten nëse disa të drejtave ju jepet trajtim ose kujdes preferues për dallim të tjerave.

E lartëpërmendura është në sajë të ndërvashmërisë dhe ndërlidhshmërisë së të drejtave të njeriut. Realizimi i një të drejte varet nga realizimi i të drejtave të tjera. Shkelja e një të drejte shkakton shkelje të së drejtave tjera. Dhe anasjelltas, mbrojtja, promovimi dhe respektimi i njërës mund të çoj kah e njejta për të drejtat tjera. Për shembull, realizimi i të drejtës shëndetësore mund të varet nga realizimi i të drejtës për informim, ushqim dhe të ushqyerit, ujë të pishëm dhe higjienizim, informim, arsim, privatësi etj.

Nëse duam që të varfërit të marrin pjesë në strategjitë për ulje të varfërisë, ato duhet të jenë të lirë për tu organizuar pa kurrëfar kufizimesh (e drejta e bashkimit), të mblidhen pa pengesë (e drejta e tubimit) dhe të thonë çfarë të duan pa kërcnim (e drejta e shprehjes). Më tej, ato duhet ti dinë faktet relevante (e drejta e informimit) dhe duhet të gëzojnë një nivel elementar të sigurisë ekonomike dhe mirëqenies (e drejta e standardit të arsyeshëm jetësor dhe të drejtat tjera të ndërlidhura).

PARIMET DHE UDHËZIMET E KB – QBDNJ PËR ULJE TË VARFËRISË

2.5. Realizimi progresiv i të drejtave të njeriut

Ligji i të drejtave të njeriut pranon se mungesa e resurseve mund ta pengoj realizimin e të drejtave të njeriut.9

Edhe Konventa ndërkombëtare për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore thekson se shtetet duhet ti përdorin të gjitha resurset e disponueshme për realizimin progresiv e të gjitha të drejtave njerëzore. Edhe përpos asaj që shteti mund të ketë mungesë të resurseve ose mund ta keqmenaxhojnë shpërndarjen e tyre, në çdo rast, duhet të veprojë me shpejtësi prej njërës pike në tjetrën për realizimin

9. Operacionalizimi i qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut në uljen e varfërisë, Raport nga pilot projekti, UNDP, 2007.

Page 12: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

11Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

e të gjitha të drejtave njerëzore. Mungesa e resurseve nuk është arsyetim nëse shteti stangnon, qoftë edhe në bërjen e përpjekjeve për realizimin e plotë të së drejtave njerëzore. Disaherë është e nevojshme vetëm dëshirë dhe devotshmëri për ti ndryshuar gjërat. Tabela më poshtë i paraqet detyrat e natyrës së mënjëhershme të cilat duhet të ndërmerren nga shteti.

Detyrat shtetërore të cilat duhet të ndërmerren në aspekt të realizimit progresiv të së drejtave njerëzore:

• Mos bëhet diskriminim mes grupeve të ndryshme të njerëzve;• Shteti duhet të ndërmarri hapa drejt realizimit të DNJ;• Të vëzhgohet progresi i bërë drejt realizimit.

2.6. Pjesëmarrje dhe përforcim

QBDNJ e trajton pjesëmarrjen si të drejtë më veti. Secili person ka të drejtë t’ju bashkangjitet proceseve ku sillen vendimet të cilat do të ndikojnë mbi jetën e tij/saj në ardhmëri.

Përse është pjesëmarrja e rëndësishme?

• Pjesëmmarja u jep transparencë proceseve. • Pjesëmarrja e rrit nivelin e përgjegjësisë së bartësve të detyrave.• Pjesëmarrja e rrit qasjen tek informatat. • Pjesëmarrja i bën njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të vlefshëm.• Politikat dhe strategjitë i reflektojnë nevojat reale të njerëzve.• Nëse njerëzit përfshihen në proces dhe janë mirë të informuar, ka më shumë gjasa se ato do ta

aprovojnë dhe përkrahin agjendën e autoriteteve lokale dhe qendrore.

Pjesëmarrja duhet të jetë aktive dhe domethënëse, dhe me qëllim që të mundësohet kjo, autoritetet lokale duhet ti identifikojnë dhe eliminojnë pengesat të cilat i ndalojnë njerëzit që të përfshihen në proces në një mënyrë të tillë. Është thelbësore që autoritetet lokale të krijojnë mekanizma të posaçëm për përfshirjen e të varfërve në proces. Për këtë qëllim, duhet të ndërmerren veprime të drejtuara drejt informimit të tyre për të drejtat e tyre dhe përforcimin e tyre.

Qasja në informata është kyçe për pjesëmarrje aktive dhe domethënëse. Institucionet relevante me mandatin legal për të vepruar lidhur me ndonjë çështje të caktuar, janë të detyruar që ta informojnë popullatën për të drejtat e garantuara dhe sistemet e themeluara për mbrojtje. Autoritetet lokale, qendrat për punë sociale, shoqatat të cilat japin shërbime të drejtëpërdrejta etj., duhet ti informojnë të varfërit dhe të prekshmit për të drejtat e tyre, mekanizmat për mbrojtjen e tyre, ti korrigjojnë mekanizmat nëse të drejtat e tyre janë shkelur. Nëse bëhen këto përpjekje, do të mundësojnë një përforcim fillestar të së varfërve dhe të prekshmive, drejt mundësimit të tyre për ti shfaqur pikëpamjet e tyre dhe brengat dhe të kontribuojnë domethënshëm drejt procesit të zhvillimit të politikave lokale. Për shembull, pas krijimit të ligjit për dhunë shtëpiake, strukturat profesionale të qendrave për punë sociale, policia dhe shoqatat të cilat ishën në kontakt të drejtëpërdrejtë me vikatimat, ishën institucionet të cilat e promovonin sistemin formal për mbrojtje të viktimave të dhunës shtëpiake, në pajtim me mandatin e tyre të themeluar me

Page 13: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

12 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

amandamanet e kodit penal10 dhe të ligjit për familje në Republikën e Maqedonisë.11 Përpos kësaj QBDNJ parashikon përpjekje tjera për tu ndërmarrë, duke e përfshirë edhe themelimin e mekanizmave për përfshirje të së varfërve dhe të prekshmive në proces. Për shembull, ndërmarrje e aktiviteteve specifike nga institucionet relevante siqë janë: intervista, forume, fokus grupe etj.

Pjesëmarrja nuk ka të bëjë me dhënien e zgjidhjeve të përgatitura dhe kërkesën e përgjigjes kthyese rreth strategjive dhe planeve vepruese të cilat janë më të përgatitura. Kjo do të thotë, të krijohet pjesëmarrja formale pa pasur mundësi për të ndikuar domethënshëm në prioritetet, objektivat, masat dhe aktivitetet më të definuara. Nëse e zbatojmë procesin në këtë mënyrë mund të mos përfshihen nevojat reale te njerëzve. Prandaj, është thelbësore që pjesëmarrja të shihet dhe pranohet si parim i cili duhet të mundësojë që zgjidhjet e problemeve të njerëzve të planifikohen në bazë të nevojave reale të atyre strukturave të popullatës të cilat janë më të prekshëm dhe të diskriminuar.

2.7. Vëzhgim dhe përgjegjësi

Përgjegjësia më tej përforcohet nga një QBDNJ me idenifikimin e qartë dhe dallimit të bartësve të së drejtave dhe bartësve të detyrave, në aspekt të realizimit të të drejtave njerëzore konkrete. Shtetet dhe organet e tyre, autoritet lokale dhe ato të tjera, bashkësitë dhe individët (bartësit e të drejtave dhe bartësit e detyrave) të gjithë janë përgjegjës për realizimin e të drejtave të njeriut edhe pse jo në të njejtin nivel. 12 Pra, sfera është më e gjërë sesa vetëm shteti dhe organet e tij. Kur flasim për përgjegjësi mendojmë për obligimet e të drejtave njerëzore, bazuar mbi të gjitha parimet e përmendura paraprakisht (përdorim i përpikt i kornizës së të drejtave njerzore, pjesëmarrje, jodiskriminim etj.). Kur flasim për përgjegjësi, mendojmë për role dhe detyra të qarta, transparencë, qasje në informata, korrigjim.

Pjesa tjetër e përgjegjësisë është vëzhgimi i veprimeve të shtetit. Meqenëse sovraniteti i shtetit buron nga sovraniteti i njerëzve, atëherë është vëzhgimi të cilin njerëzit e bëjnë ajo që është një pjesë e pandashme e qeverisjes së mirë. Shtetet duhet të krijojnë korniza ligjore të përshtatshme, brenda cilave shoqatat e qytetarëve dhe individët mund të luajn një rol të pavarur vëzhgues. Në veçanti, shtetet duhet të ndërmarrin hapa të mënjëhershme për të realizuar një sërë të së drejtave të ndërlidhura, siqë janë e drejta e informimit, fjalimit të lirë dhe bashkimit, pa të cilat vëzhgimi i pavaruar nuk është i mundur.

Qeveria duhet ti plotësojë veprimet preventive në sferën e të drejtave të njeriut me vëzhgimin e vazhdueshëm të jurisprudencës të Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut. Një numër i ndryshimeve në disa ligje kombëtare është inspiruar pikërisht nga interpetimet e dhëna nga Gjyqi evropian në raste të procesuara në Strasburg kundër shteteve tjera, anëtare të Këshillit të Evropës.

Qeveria luan një rol të rëndësishëm në zbatimin dhe vëzhgimin e përmbushjes së përgjegjsive nga konventat ndërkombëtare. Megjithatë, saqë i takon zbatimin të drejtëpërdrejtë të traktateve ndërkombëtare brenda sistemit ligjor kombëtar, roli kryesori i është dhënë gjyqit. Kështu që, koncepti kushtetues i qeverisjes së ligjit insiston në pozitën e pavarur të gjyqeve ku gjatë procesimeve dhe mjeteve ligjore në procedurat ligjore, realizohet mbrojtje e të drejtave dhe lirive bazike dhe autoriteti politik kontrollohet përmes ligjit. Këtu është e rëndësishme të theksohet lidhja e pathyeshme mes

10. Kodi penal i Republikës së Maqedonisë, Gazeta Zyrtare e R.M., nr. 38/2004.11. Ligji për familje, Gazeta Zyrtare e R.M., nr. 19/200412. Individët kanë vetëm për detyrë që ti respektojnë të drejtat e njeriut dhe jo ti mbrojnë ose ti përmbushin ato.

Page 14: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

13Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

mjeteve për të mbrojtur një të drejt të dhënë dhe të drejtën më veti. Instrumentet efikase për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive duhet të ndërlidhen me dispozitat e theksuara.

Përpos sistemit gjyqsor të rregullt, një rol të rëndësishëm në mbrojtje e të drejtave njerëzore i është besuar Gjyqit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, Avokatit të popullit dhe Komisionit hetues për të drejtat e njeriut në Parlamentin e Republikës së Maqeonisë. Njohja e sistemit të institucioneve ku të drejtat realizohen, duke e përfshirë edhe të drejtën e jodiskriminimit, d.m.th. ato institucione të cilat shërbejnë për ti mbrojtuar ato të drejta, kontribuon kah facilitimi i qasjes së të prekshmive dhe grupeve sociale të margjinalizuara drejt atyre institucioneve, me qëllimin përfundimtar për ti realizuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre.

Republika e Maqedonisë e ka njohur të drejtën për të ngritur peticione individuale në organet e autorizuara të Kombeve të Bashkuara për ndonjë shkelje të pretenduar të së drejtave të garantuara me konventat ndërkombëtare.

Gjatë ratifikimit të Konventës evropiane për mbrojtje të së drejtave dhe lirive themelore, Republika e Maqedonisë dorzoi deklaratë me të cilën e vërtetoi autoritetin e Gjyqit evropian për të drejtat e njeriut, në pajtim me nenin 34 të Konventës. Në këtë drejtim, është e nevojshme të promovohet dhe përdoret mundësia që ju është dhënë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, për tu qasur në mekanizmat evropiane, siqë është Gjyqi evropian për të drejtat e njeriut, pasiqë ti kenë harxhuar mekanizmat ligjore kombëtare. Gjithashtu, gjyqet në RM, brenda kornizës së përgjithshme të autoritetit të tyre dhe përgjegjësisë për ti mbrojtur dhe realizuar të drejtat e qytetarve dhe entiteve ligjore, duhet të jenë senzitiv për çështjet e varfërisë dhe ç’kyçjes sociale dhe ti përdorin më shumë dokumentet ndërkombëtare të ratifikuara si burim i ligjit për praktikën e tyre ligjore.

Është e rëndësishme të përmendet se QBDNJ nuk është vetëm mjet për ti përforcuar kapacitetet e bartësve të së drejtave për ti kërkuar të drejtat e tyre, por gjithashtu si mjet për ti përparuar kapacitetet e bartësve të detyrave për ti plotësuar detyrat e tyre, që do të thotë se disaherë autoritetet do të kenë mungesë të resurseve ose mundësi për ti interpretuar të drejtat e njeriut ose ta përdorin QBDNJ, kështu që përforcimi i kapaciteteve të tyre do ta përmirësoj gjithashtu edhe përgjegjësinë. 3. QBDNJ në planifikimin e zhvilimit lokal – strategji lokale për përfshirje sociale dhe ulje të varfërisë

3.1.Ulja e varfërisë dhe përfshirja sociale në Maqedoni Pas pavarsisë në 1991, Republika e Maqedonisë është ballafaquar me një proces të gjatë të tranzicionit “të dhimbshëm”, i cili rezultoi në rritjen e varfërisë dhe shkallës së papunsisë, duke e zgjeruar grupin e personave socialisht të ç’kyçur. Ne vitet e fundit, problem i varfërisë dhe ç’kyçjes sociale ishte venë në një shkallë të lartë të agjendës politike të qeverisë së Maqedonisë.

Zbulimet e fundit të Entit shtetëror statistikor tregojnë se shkalla e varfërisë për 2009 ishte 31.1%, që do të thotë se secili person i tretë në Maqedoni jeton në varfëri. Këto të dhëna alarmuese e justifikojnë nevojën për prioritizim të ç’rrënjosjes së varfërisë dhe ç’kyçjes sociale në nivelin më të lartë të agjendës politike.

Page 15: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

14 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Strategjia kombëtare për harmonizim të Republikës së Maqedonisë me legjislacionin e BE-së, e inkorporon miratimin e strategjive, politikave, ligjeve dhe akteve tjera konkrete ligjore të cilat duhet të miratohen nga shteti ynë në rrugën e tij drejt BE-së. Në këtë aspekt, miratimi i ligjeve, strategjive dhe planeve vepruese është pjesë përbërëse e përpjekjeve të ndërmarra nga autoritetet maqedonase. Kjo është në përputhje me aspiratat e BE-së të shtetit tonë dhe përkrahjen e Memorandumit të përbashkët për përfshirje, “i cili shërben për ta përgatitur shtetin kandidat për metodin e hapur për koordinim në momentin e bashkangjitjes. Memorandumi jep një përmbledhje të shkurtër për sfidat më të rëndësishme gjatë trajtimit të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale. I paraqet masat politike kryesore të cilat shteti duhet ti ndërmarri për ti futur qëllimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian në politikat kombëtare”. 13

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të performansit të përgjithshëm formal shtetëror drejt varfërisë dhe ç’kyçjes sociale, ishte miratimi i Strategjisë kombëtare për tejkalim të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale në R.M. dhe Strategjisë kombëtare për mbrojtje sociale 2011-2021 (në fazë të miratimit gjatë përgatitjes së këtij botimi). Këto dokumente strategjike, paralel me strategjitë dhe programet egzistuese të drejtuara drejt grupeve konkrete të prekshme, siqë janë Romët, gratë, fëmijët etj., janë një bazë e fortë strategjike për mbrojtjen e grupeve të ndryshme të prekshme në shoqërinë tonë dhe tejkalimin e fenomenit të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale.

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TEJKALIM TË VARFËRISË DHE Ç’KYÇJES SOCIALE NË R.M.

Definicione të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale

Thuhet se njerëzit jetojnë në varfëri nëse të ardhurat dhe resurset e tyre janë aq joadekuate saqë i parandalojnë ato nga të pasurit një standard jetese i cili konsiderohet i pranueshëm në shoqërinë në të cilën ato jetonë.

Ç’kyçja sociale është një proces multidimenzional dhe kompleks i cili i ç’rrënjos lidhjet mes individit dhe shoqërisë. Kërkesa e zgjidhjeve për përfshirje të personave socialisht të ç’kyçur, grupeve apo bashkësive është e ndërlidhur me themelimin e një qasje konstruktive në nivelin e shoqërisë dhe pranimin e orientimit strategjik drejt nevojave vazhdimisht të shprehura.

Qëllimi kryesor strategjik

Ç’rrënjosja e varfërisë dhe ç’kyçjes sociale në Republikën e Maqedonisë përmes përdorimit më të mirë të resurseve njerëzore dhe material të disponueshme, kushte punuese dhe shoqërore për të gjithë qytetarët, angazhim sistematik dhe institucional drejt zhvillimit të përshpejtuar, standard më të lartë jetësor dhe kualitet të jetës.

13. Drejt rrugës në BE: Një kontribut i sektorit të shoqërisë civile në krijimin e politikës për përfshirje sociale në Republikën e Maqedonisë, Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut, 2008.

Page 16: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

15Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Strategjia kombëtare për tejkalm të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale i identifikon dhe më tej i rregullon sferat e ardhshme prioritare:

1. Punësim2. Ekonomi joformale dhe përforcim i sipërmarrësisë3. Treg i punës4. Varfëri dhe ç’kyçje sociale5. Mbrojtje shëndetësore6. Kujdes afatgjatë7. Arsim8. Mbrojtje sociale9. Transport10. Komunikim11. Banim12. Mbrojtje fëminore13. Mundësi të barabarta mes burrave dhe grave14. Senzitivitet publik për përfshirjen sociale.

Masa dhe aktivitete konkrete, nën secilën nga sferat prioritare janë një pjesë integrale e listës së ligjit vendor, të cilat inkorporojnë prioritete të ndryshme të strategjisë, në pajtim me sferën të cilën e rregullojnë. Për shembull, lista vendore ligjore për punësim i inkorporon masat dhe aktivitetet të definuara në këtë sferë brenda strategjisë kombëtare për tejkalim të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale. Mund ti gjeni si shtesa në këtë botim.

Strategjia kombëtare për mbrojtje sociale 2011-2021 edhe përpos se është në fazë të miratimit, luan një rol të rëndësishëm për promovimin e sistemit të tërë, duke i përfshirë ndryshimet e nevojshme nga ky aspekt. Problemet e përmendura më lartë, siqë është: papunësia, varfëria, standardi jetësor i zvogluar etj., e kanë justifikuar nevojën për të ndërmarrë reforma në sferën e mbrojtjes sociale, imponimin e parimeve të reja dhe metodologjinë punuese e cila duhet të zbatohet. Tjetër zingjir i cili i stimulonte reformat, janë dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të quajtura Objektiva zhvillimore të mijëvjeçarit. Agjenda sociale evropiane luan një rol të rëndësishëm në këtë aspekt, posaçërisht për krijimin e udhëzimeve për zhvillim dhe promovim të sistemit për mbrojtje sociale në shtetin tonë. “Krijimi i një sistemi për mbrojtje sociale i cili do ballafaqohet me sfidat shfaqëse të mileniumit të ri, në të njejtën kohë është në përputhje me qartësisht të definuarat aspirata të Republikës së Maqedonisë për tu bërë pjesë e BE-së. Në këtë aspekt, Republika e Maqedonisë i ka harmonizuar dokumentet strategjike të saj me standardet e themeluara brenda Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, direktivat e BE-së të cilat ndalojnë praktika diskriminuese dhe promovojnë trajtim të barabartë14 , si dhe Strategjia për modernizim të mbrojtjes sociale.

14. Direktiva 2000/43/EC dhe Direktiva 2000/78/EC.

Page 17: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

16 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

A. Faza e planifikimit të zhvillimit lokal Procesi është ai i cili është i rëndësishëm!

Krijimi i strategjisë dhe planit për përfshirje sociale nuk është qëllimi ynë përfundimtar, por ndryshimi të cilin e aspirojmë. Për shembull, strategjia lokale e cila e trajton përfshirjen sociale të njerëzve me hendikep nuk është qëllimi të cilin e synojmë, por qasja e përmirësuar në shërbime shëndetësore për ta, përfshirja e tyre në proceset e rregullta arsimore, realizimin e të drejtës së tyre për punësim etj., mund të jetë ndikimi të cilën ne e dëshirojmë. Dokumentet strategjike janë baza për ti arritur këto ndryshime ose përmirësime të kushteve jetësore të popullatës lokale.

Në këtë aspekt, është e rëndësishme të vihet re se kualiteti i çdo faze të procesit varet nga realizimi i fazës paraprake. Kështu që, nëse e mospërfillim pjesëmarrjen e të varfërve dhe të prekshmive, ka shumë gjasa se zgjidhjet e ofruara në letër nuk do të jenë në pajtueshmëri me nevojat reale. Kjo është ajo se përse QBDNJ promovon dhe fokusohet në mënyrën sesi bëhet vetë procesi, edhe pse nuk e bën më pak të rëndësishëm sesa ndikimin të cilin e synojmë.

3.1.1. Hapa paraprake të cilat duhet të ndërmerren

Hapa paraprake ose përgatitëse duhet të ndërmerren drejtë mundësimit të efikasitetit të procesit dhe eliminimit të pengesave të mundëshme të cilat mund të shfaqen më vonë.

Procesi pjesëmarrës – krijimi i partneriteteve dhe aleancave

Pushteti lokal(Përfshirë edhe

institucionet lokale nën pushtetin qëndror)

Sektori i shoqërisë civile (OJQ lokale përfshirë OJQ kombëtare aktive në nivel

lokal)

Biznes sektori(Kompanitë lokale)

Page 18: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

17Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Procesi duhet të jetë përfshirës dhe pjesëmarrës, kështu që është i nevojshëm krijimi i partneriteteve dhe bashkëpunimit në mes të gjitha palëve relevante. Së pari, partneritete duhet të krijohen mes institucioneve qeveritare (nën jurisdiksion të autoriteteve qendrore dhe lokale) dhe organizatave të shoqërisë civile lokale, aktive në sferën e përfshirjes sociale të grupeve të ndryshme të prekshme, si një “kusht paraprak për pjesëmarrje”.15 I treti “zingjir” i cili e përfundon rrethin është biznes sektori. Aleancat me biznes sektorin janë të rëndësishme në veçanti për qëndrueshmërinë e strategjive dhe planeve vepruese dhe në këtë mënyrë duke kontribuar drejt përgjegjsisë sociale në nivel lokal. Biznes sektori gjithashtu duhet ti bashkangjitet edhe procesit të zbatimit, duke përkrahur OJQ lokale në zbatimin e mikro-projekteve.

Përfitime nga pjesëmarrja e OJQ-ve në proces:

• Pjesëmarrja e tyre e rrit transparencën dhe përgjegjësinë e procesit.• Ato i bashkëndajnë qëllimet e njejta si edhe shteti dhe autoritetet lokale, dhe në këtë mënyrë e

plotësojnë punën e tyre.• Ato janë në kontakt të drejtëpërdrejtë me të varfërit dhe të prekshmit dhe në këtë aspekt mund ta

sigurojnë mobilizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në proces.• Janë shumë mirë të informuar për grupet e prekshme të cilat ato i përfaqësojnë.• Shpesh e kanë ekspertizën dhe kredibilitetin e nevojshëm (disa probleme të caktuara u trajtuan

nga sektori i shoqatave civile shumë më përpara reagimit formal të shtetit dhe në këtë mënyrë duke i bërë ato “pionierë” në fushën e dhënë).

Për përpilimin e strategjive lokale për përfshirje sociale dhe ç’rrënjosje të varfërisë, duhet të krijohen Grupe bashkëpunuese lokale, të cilat përfshijnë përfaqësues të Komunës, qendrave për punë sociale, shoqatave qytetare lokale, biznes sektorit, agjencive për punësim, institucioneve shëndetësore, institucioneve arsimore etj.

Këto grupe ose institucionet të cilat i përfaqësojnë ato, duhet të inkurajojnë dhe kërkojnë që pjesëmarrja e drejtëpërdrejtë e të varfërve dhe të prekshmive të mirëmbahet. Për shembull, për nevojat e zbatimit të një analize të situatës, QPS-ët ose OJQ-ët, si dhënës të shërbimeve mund të ndihmojnë që të identifikohen përfaqësues të së varfërve dhe të prekshmive për tu bashkangjitur në fokus grupet të cilat duhet të organizohen, ose ato mund të identifikojnë dhe përfshijnë personat të cilët do të intervistohen gjatë procesit të vlerësimit. Kjo do të mundësojë që zëri i të varfërve dhe të prekshmive, i cili shpesh është i harruar që të ndëgjohet, brengat dhe nevojat e tyre të shprehen dhe e gjithë kjo me një qëllim – ato të bëhen pjesë integrale e strategjive dhe planeve vepruese më vonë të krijuara.

Është e rëndësishme që të theksohet se partneritetet e krijuara duhet të bazohen në respekt dhe besim të ndërmjetshëm, kështu që secili duhet ta mirënjohë rolin dhe kontributin e dhënë nga vepruesit tjerë si esencial për krijimin e dokumenteve strategjike efektive dhe inicimin e ndryshimeve në bashkësi, posaçërisht për të siguruar qëndrueshmëri.

Në pajtim me kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, “sovraniteti në Republikën e Maqedonisë buron nga qytetarët dhe u takon qytetarëve. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë e ushtrojnë autoritetin e tyre përmes përfaqësuesve demokratikisht të zgjedhur, përmes referendumit dhe përmes formave tjera 15. të bëhet zhvillimi lokal funksional, Praktika të përzgjedhura nga Evropa dhe FSHP, dokument politik i UNDP, 2002.

Page 19: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

18 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

të shprehjes së drejtëpërdrejtë”.16 Kjo e bën pjesëmarrjen e njerëzve në proceset e vendim-marrjes si të drejtë kushtetuese të cilën ato e gëzojnë indirekt, përmes përfaqësuesve të zgjedhur prej tyre dhe drejtëpërdrejti përmes përfshirjes së tyre të drejtëpërdrejtë. Në këtë drejtim rregullimi kushtetuese mund të shihet si bazë për operacionalizimin e QBDNJ në praktikë, duke marrë parasyshë se kjo është qasja e cila vazhdimisht e inkurajon pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë të njerëzve në proceset ku sillen vendime të rëndësishme për jetën e tyre. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, garanton një sërë të plotë të së drejtave civile, drejtë mundësimit të pjesëmarrjes së njerëzve në vendim-marrje. E drejta e tubimit të qetë, liri të bashkimit, liria e mendimit të lirë, liria e shprehjes së lirë etj., të gjitha janë të dhëna në kushtetutën e Maqedonisë.

Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 52/91, 01/92, 31/98, 91/01 dhe 84/03) e definon të drejtën e bashkimit të qytetarëve për tubim të qetë dhe për shprehje përmes protestit publik pa regjistrim paraprak dhe leje të posaçme. Kjo e drejtë, mund të kufizohet vetëm në raste të emergjencës kombëtare ose luftës (neni 21 i Kushtetutës). E drejta e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për tubim publik, me qëllim të shprehjes publike të mendimit ose protestit publik rregullohet nga Ligji për tubime publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 55/59).

E drejta e tubimit është gjithashtu një nga të drejtat themelore dhe esenciale e qytetarëve e dhënë në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Neni 20 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë j’ua garanton qytetarëve lirine për tu bashkuar me qëllim të zbatimit dhe mbrojtjes të së drejtave dhe besimeve të tyre politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe të tjera. Me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, qytetarët munden lirisht të themelojnë shoqata qytetare ose parti politike, t’ju bashkohen ose ta braktisin anëtarsinë. Kushtetuta vetëm në disa raste të posaçme e kufizon formimin e shoqatave qytetare dhe partive politike.

Në pajtim me parimin e ndërvashmërisë dhe ndërlidhshmërisë, me qëllim që një të mund të marrë pjesë në proceset e vendim-marrjes, një sërë e posaçme e të drejtave duhet të gëzohet në plotësi. Qasja në informata është thelbësore me qëllim që njerëzit të munden plotësisht të marrin pjesë në proceset e tilla. Liria e shprehjes dhe fjalimit duhet të plotësohet, që njerëzit të ndjehen të lirë për ti shprehur problemet dhe nevojat e tyre. Gjithashtu, pjesëmarrja kërkon që njerëzit të kenë ndonjë nivel të denjshëm jete. E drejta e shprehjes së lirë garantohet me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në Nenin 16 si një e drejtë komplekse e cila i përmbledh komponentat e ardhshme: liria e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit (Neni 16 Paragrafi 1); e drejta e fjalimit, performancë publike, informata publike dhe themelimi i lirë i institucioneve për informim publik (Neni 16 Paragrafi 2); qasje e lirë në informata, liria për të marrë dhe transmetuar informata (Neni 16 Paragrafi 3); e drejta e përgjigjes në media për informim publik (Neni 16 Paragrafi 4); e drejta e korrigjimit në media për informim publik (Neni 16 Paragrafi 5); e drejta e mbrojtjes së burimit të informimit në media për informim publik (Neni 16 Paragrafi 6). Në plotësim të kësaj, Neni 16 Paragrafi 7 e ndalon cenzurën.

E drejta e mendimit të lirë garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë pa kurrëfar kufizimesh të çfarëdo lloji, së bashku me lirinë e besimit, ndërgjegjes, shprehjes publike të mendimit dhe religjionit, duke e ngritur në nivelin e një të drejte njerëzore fundamentale e cila nuk mund të kufizohet në raste të rrethanave të jashtëzakonshme (luftë ose emergjencë kombëtare).

16. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, Neni 2.

Page 20: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

19Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Në plotësim, këto liri dhe të drejta gëzojnë mbrojtje gjyqësore si dhe mbrojtje të drejtëpërdrejtë kushtetuto-gjyqësore nga Gjyqi kushtetues i Republikës së Maqedonisë.

Njohja e ligjeve dhe parimeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

Në pajtim me vendimin për ti respektuar dhe përmirësuar të drejtat dhe liritë njerëzore, si bazë për zhvillimin e demokracisë në shtet, Republika e Maqedonisë është bërë pjesë e një numri të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës, e cila gjithashtu e përfshin edhe pranimin e mekanizmave kontrolluese të krijuara me synim të zbatimit të këtyre konventave.

Në sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë, çështja e relacioneve mes ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar paraqet një çështje kushtetuese dhe juridike. Sipas nenit 118 të Kushtetutës, traktatet ndërkombëtare të ratifikuara në pajtim me Kushtetutën u bënë pjesë e rendit juridik kombëtar dhe nuk mund të ndryshohen me ligj. Në mënyrë të tillë, në renditjet hierarkike të normave juridike, normat ndërkombëtare janë mbi ligjet kombëtare.

Në periudhën pas shpalljes së pavarësisë së saj, Republika e Maqedonisë është bashkuar ose i ka ratifikuar dokumentet ndërkombëtare më të rëndësishme, siqë janë: Konventa ndërkombëtare e KB-ës për të drejta civile dhe politike, Konventa ndërkombëtare për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor, Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave, Konventa kundër torturës dhe trajtimit të ashpër, johuman dhe degradues dhe dënimit, Konventa evropiane për parandalim të torturës dhe trajtimit johuman ose degradues dhe dënimit, Konventa evropiane për të drejtat e njeriut dhe liritë fundamentale, Konventa kornizë për mbrotje të pakicave kombëtare dhe dokumente tjera evropiane dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Grupet bashkëpunuese lokale duhet të kenë dijeni për normat dhe parimet ndërkombëtare për të drejtat njerëzore, kornizën ligjore vendore dhe po ashtu edhe për planifimin strategjik. Kështu që, trajnime për konceptin e të drejtave të njeriut, QBDNJ, jodiskriminim, barazi gjinore dhe planifikim strategjik dhe menaxhim i ciklit projektor duhet të organizohet për ta. Informata për metodën e hapur për koordinim – MHK, Agjenda sociale e BE-së dhe praktika pozitive të BE-së dhe ato vendore do t’ju jepen GBL-ve. Ekspertiza e jashtme e dhënë nga Lludvig Bolltcman Instituti për të drejtat e njeriut, domethënshëm do të kontribuojë drejtë përforcimit të tyre në sferat e lartëpërmendura.

3.1.2. Analizë e situatës

Faza përgaditëse: Shqyrtim tavoline

Shqyrtimi në tavolinës është një aktivitet përgatitës, i cili i shqyrton të dhënat egzistuese nga shoqatat qytetare, institucionet shtetërore, organizatat ndërkombëtare etj., të nevojshme për ta bërë vlerësimin paraprak të situatës socio-ekonomike, politike dhe kulturore në një komunë ose regjion specifik. Të gjithë aktorët e përfshirë (QPS, OJQ, komuna, agjencitë për punësim etj.) duhet ti bëjnë të dhënat e tyre të disponueshme për këtë qëllim. Kjo përfshin të dhëna statistikore por gjithashtu edhe hulumtim empiric,

Page 21: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

20 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

duke përfshirë gjithashtu edhe të dhëna kuantitative dhe kualitative. Nëse dokumentet strategjike të ndërlidhura me sferën e interesit egzistojnë (mbrojtje sociale, mbrojtje shëndetësore, zhvillim ekonomik etj.), edhe ato gjithashtu i janë të nënshtruara shqyrtimit në tavolinë, kështu që në plotësim merren në konsiderim gjatë definimit të prioriteteve, objektivave dhe masave në fazën e mëtutjeshme të procesit.

Zbatimi i analizave në nivel lokal Përse zbatimi i analizës është i rëndësishëm?

Për shkak të mungesës së të dhënave kualitative për statusin e grupeve të prekshme dhe problemet me të cilat ato ballafaqohen në komunë, do të zbatohet analyze,17 për ti identifikuar grupet e prekshme, problemet dhe pengesat të cilat i bllokojnë ato që ti gëzojnë të drejtat dhe liritë e garantuara. Analizat do ta reflektojnë gjendjen e përgjithshme socio-ekonomike në komunë, kështu që do të japë informata për standardin jetësor, nivelin e varfërisë dhe strukturave si dhe informata për margjinalizimin dhe diskriminimin dhe format e ndryshme të ç’kyçjes sociale në komunë. Analiza do të fokusohet në identifikimin e problemeve dhe nevojave të kategorive të ndryshme të personave socialisht të ç’kyçur, shërbime sociale të llojeve të ndryshme dhe pengesat të cilat të varfërit i ballafaqojnë në procedurat për ti shfrytëzuar shërbimet sociale.

Në këtë aspekt është e rëndësishme që të theksohet pjesëmarrja e të varfërve dhe të prekshmive në këtë fazë të procesit. Analiza do të përfshijë aktivitete të posaçme të qëlluara drejt mundësimit të pjesëmarrjes aktive të së varfërve dhe të prekshmive, kështu që intervistat ose fokus grupet do të organizohen veçmas për kategori të ndryshme të personave të cilët socialisht do të përfshihen. Ideja pas përfshirjes së tyre të drejtëpërdrejtë në vlerësimin është e qartë, këto janë njerëzit të cilët ballafaqohen me varfëri dhe ç’kyçje sociale në shoqëri prandaj zëri i tyre duhet të ndëgjohet gjatë identifikimit të problemeve me të cilat ato ballafaqohen. • Identifikimi i të varfërve dhe të prekshmive

Kush janë të varfër dhe të prekshëm?Kush janë bartësit e të drejtave?Të drejtat e cilit janë më së shumti të shkelura?A janë ato pjesë e ndonjë grupi të posaçëm (burra, gra, bashkësi etnike, grupe religjioze dhe politike, persona me hendikep, persona të cilët jetojnë në vende të posaçme gjeografike siqë janë vendet rurale etj)?A ka individë ose grupe të cilat ballafaqohen me diskriminim të shumëfishtë? (Për shembull, gratë rome mund të diskriminohen në bazë të prapavijës etnike dhe në bazë të seksit).

Qeveria e Maqedonisë, në një masë të konsiderueshme, i ka identifikuar të varfërit e saj në raportin e saj të OZHM.18 Një grup i personave mbi të cilat duhet të përqëndrohet fokusi, janë personat të cilët përjetojnë diskriminim ose prekshmëri të shumëfishtë, siqë janë gratë rome dhe fëmijët me hendikep. Mjet për identifikimin e të varfërve dhe të prekshmive përpilohet nga BIM Viena (shih listën e grupeve të prekshme).

17. Projekti “Të drejtat e njeriut dhe përfshirja sociale në Maqedoni” e inkorporon zbatimin e analizës zbaraztinore dhe përpilimin e studimit bazik për varfëri dhe ç’kyçje sociale, si bazë për zhvillimin e strategjive lokale për përfshirje sociale.18. Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Raport për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Shkup 2005.

Page 22: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

21Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Ministria për punë dhe politikë sociale e Republikës së Maqedonisë – MPPS, në pajtim me mandatin e saj në sferën e mbrojtjes sociale ka identifikuar target grupe konkrete të cilat janë të prekshme, kështu që njësia e saj për përshirje sociale i adreson kategoritë e ardhshme të njerzive: viktimat e dhunës shtëpiake, personat pa shtëpi, përdoruesit e drogës dhe fëmijët në rrugë.

Enti shtetëror statistikor i Republikës së Maqedonisë në hulumtimin e tij të fundit për varfërinë në 2009, duke zbuluar se 31.1% e popullatës është e varfër, i theksoi kategoritë e ardhshme si posaçërisht të prekshëm nga varfëria: familje me 5 dhe më tepër anëtarë, persona të papunësuar, familje ku koka e familjes nuk ka ose ka vetëm arsim fillor etj.

Është e rëndësishme të theksohet se QBDNJ kërkon dhe inkurajon përfshirjen e të gjitha grupeve të prekshme, kështu që lista e të prekshmive në proceset e planifikimit lokal do të duhet të zgjerohet me grupe synuese specifike ose nëngrupe.

Identifikimi i të varfërve dhe të prekshmive në nivel lokal duhet të bëhet në konsultim me të gjithë palët e rëndësishme, duke e theksuar edhe një herë rëndësinë e krijimit të një qasje pjesëmarrëse në fillim të procesit.

Janë dizenjuar lista referente kontrolluese për grupet e prekshme19 (shih shtojcën) për të ndihmuar në identifikimin e “grupeve potencialisht të prekshme dhe llojet e çështjeve me të cilat ato mund të ballafaqohen”. Ato mund të shërbejnë si bazë për analizën e situatës së grupeve të prekshme të ndryshme dhe problemet me të cilat ato ballafaqohen në nivel lokal. Lista kontrolluese përmban pyetje sipas kategorisë së personave. Për personat me hendikep per shembull duhet të përgjigjen pyetjet e ardhshme:20

• A shihen personat me hendikep si “objekte” të mbrojtjes, trajtimit dhe asistencës dhe jo si subjekte

të së drejtave? A janë ato të ç’kyçur nga shoqëria qendrore dhe ju janë dhënë shkolla speciale, punëtori të strehuara dhe banim dhe transport të posaçëm, në supozim se ato janë të paaftë për tu përballuar, qoftë me shoqërinë në përgjithësi, me të gjithë ose me shumicën e aktiviteteve jetësore kryesore?

• A është sistemi i përgjithshëm shoqëror, siqë është mjedisi fizik dhe kulturor, shërbimet sociale dhe shëndetësore, mundësitë arsimore dhe për punë, jeta kulturore dhe sociale, duke i përfshirë edhe paisjet sportive dhe rekreative, i qasëshme për të gjithë? Nëse jo, çfarë bën shteti për ti trajtuar pengesat e krijuara sociale për të siguruar respektim të plotë të dinjitetin dhe të drejtave të njeriut të personave me hendikep?

• A ballafaqohen gratë e hendikepuara me pengesa, stigma ose ç’kyçje plotësuese?

• Identifikoni problemet me të cilat ballafaqohen të varfërit dhe të prekshmit

Cilat janë problemet sunduese?Çfarë bëhet në nivel kombëtar lidhur me çështjen? (d.m.th. Në çfarë është e përfshirë ose me çfarë merret qeveria, OJQ-ët ose donatorët?)A ka pasur çfarë do incidentesh lidhur me këto çështje?

19. Projekt për planifikim dhe vlerësim të komunave të bazuar në të drejtat njerëzore, UNDP/UNHRC Bosnja dhe Hercegovina – RMAP.20. RMAP, f. 76.

Page 23: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

22 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Cilat të drejta njerëzore shkilen? (shëndetësi, arsim, informim)Cilat janë të drejtat e ndërlidhura? (punë, pjesëmarrje, mbrojtje ligjore etj.)Kush ndikohet nga kjo? (gra dhe burra, përdorues të drogës, seks punëtorë, keqpërdorimi seksual i fëmijëve etj.)A ka një palë njerëz më të prekshëm sesa të tjerë? (BSB21 , LGBT22 , të burgosur, përdorues të drogës, vajza, PJS23 )Cilat janë problemet e tyre?

Pas identifikimit të së varfërve dhe të prekshmive, hapi i ardhshëm është që të identifikohen problemet me të cilat ato ballafaqohen. Kjo detyrë e imponon përfshirjen e tyre të drejtëpërdrejtë si nevojë, pasiqë ato janë më së shumti të prekur nga problemet e identifikuara dhe i gjithë procesi bartet si një mjet për përmirësimin e kushteve jetësore të tyre. Kjo mund të bëhet përmes organizimit të fokus grupeve, forumeve, zbatimi i intervistave etj., duke pasur nevojë që të adresohen sfera specifike (probleme lidhur me banimin, arsimin, tregun e punës, mbrojtje sociale mbrojtje shëndetësore, qasje në drejtësi etj.). Logjika është shumë e qartë në këtë aspekt, njerëzit janë të vetëdijshëm për situatën në të cilën gjenden dhe i dinë nevojat e tyre, kështu që nëse punoni për ti zgjedhur problemet e tyre, përfshini ato në proces dhe pyetni ato.

Brenda identifikimit të problemit është e rëndësishme që të dini brenda cilit nivel po ndodh ai. Mund të identifikohet si:• mungesë e reagimit formal nga shteti (mungesë e rregullit ligjor për ndonjë çështje të caktuar,

për shembull mungesa e ligjit për antidiskriminim deri së shpejti në shtetin tonë);• problem i identifikuar si mungesë e zbatimit të egzistueses kornizë ligjore kombëtare (për

shembull, pas miratimit të rregullave ligjore për rregullim të dhunës familjare, strukturat profesionale të qendrave për punë sociale dhe policia u ballafaquan me vështirësi për ti zbatuar ato, si pasojë e mungesës së mekanizmave të qarta për zbatim, mungesë të kapacitetit mes tyre, josenzitivitet lidhur me çështjen etj.);

• problem mund të ndodhë në nivelin e besimeve, qëndrimeve, kulturës së njerëzve, kur pjesë të popullatës nuk e pranojnë zbatimin e disa provizioneve të caktuara ligjore të cilat nuk janë në pajtim me vlerat e tyre tradicionale, (për shembull, e drejta e grave për të votuar e cila zbatohet nga bashkëshortët e tyre në emër të tyre në komunitetin shqiptar, edhe pse e drejta e votës është e drejtë kushtetuese për secilin individë).

21. Meshkuj që kanë seks me meshkuj22. Lezbike, gej, biseksual dhe transeksual23. Persona të cilët jetojnë me HIV/SIDA

Page 24: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

23Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Nivele të identifikimit të problemit

Nivele të identifikimit të problemit

Niveli i dytë ku problem mund të ndodhë është atëherë kur të dhënat hulumtuese egzistuese tregojnë se “legjislacioni egzistues nuk zbatohet, gjë e cila mund të shihet në mungesë të programeve për çështjet e grupeve të prekshme. Edhe më shumë, nuk ka zbatim të strategjive, planeve vepruese dhe programeve të cilat janë më të miratuara”.24

• Identifikoni të drejtën e cila ndikohet nga problemi

Problemet të cilat të prekshmit dhe të varfërit i ballafaqojnë, janë shkelje ose rrefuzim i të drejtave dhe lirive konkrete të cilat u janë të garantuara. Kur identifikojmë një problem të posaçëm atë e ndërlidhim me ndonjë të drejtë specifike e cila është e garantuar me kornizën ndërkombëtare dhe kombëtare ligjore. Kështu që, kjo do të na mundësojë neve për të bërë dallim mes bartësve të së drejtave dhe të drejtat e tyre dhe bartësit e detyrave dhe obligimet e tyre. Për shembull, nëse gratë nga vendet rurale nuk mund të vizitojnë mjek për shkak se nuk ka asnjë institucion shëndetësor afër tyre, kjo do të thotë shkelje e qasëshmërisë së të drejtës shëndetësore, të garantuar nga korniza ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare.

Identifikoni cilat të drejta njerëzore të së varfërve dhe të prekshmive janë shkelur nga problemA janë këto të drejta të garantuara dhe të mbrojtura me kornizën ligjore vendore?Identifikoni nivelin në të cilin shkelja e tyre ndodh (mungesë e rregullimit ligjor në kornizën vendore, mungesë e zbatimit të legjislacionit i cili është në fuqi)Cilat janë kërkesat e bartësve të së drejtave përballë bartësve të detyrave?

24. Drejt rrugës në BE: Një kontribut i sektorit të shoqërisë civile në krijimin e politikës për përfshirje sociale në Republikën e Maqedonisë, Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut, 2008

Legjislacioni kombëtar në fuqi (ligje, urdhëresa,

strategji, plane vepruese etj.)

Zbatim i legjislacionit kombëtar (seanca të

institucioneve relevante)

Niveli kulturor (tradita, religjioni,

besimet)

Page 25: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

24 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

• Identifikoni kornizën relevante kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut

Një plan zhvillimor lokal duhet të jetë konsistent dhe i informuar me zotimet kombëtare dhe ndërkombëtar për të drejtat e njeriut të shtetit, për shkak se kjo do ta përparojë efikasitetin e planit dhe parandalojë që elementet e planit mos jenë të paligjshme. Standardet e ardhshme mundësojnë një kornizë të tillë:25

• Ligji dhe praktika kombëtare e të drejtave njerëzore, për shembull provizionet e të drejtave njerëzore nga kushtetuta, karta e të drejtave, ligjet antidiskriminuese, liria e legjislacionit informues si dhe e të drejtat njerëzore të praktikës mesatare kryesore;

• Instrumente tjera të rëndësishme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, siqë është Deklarata univerzale për të drejtat e njeriut, Konventa ndërkombëtare për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, Konventa ndërkombëtare për të drejta politike dhe civile, Konventa evropiane për të drejtat njerëzore dhe liritë fundamentale etj; Konventa për eliminim të diskriminimit ndaj grave – KEDNG etj.

• Zotimet të cilat i konfirmojnë të drejtat njerëzore të marra në konferencat botërore, përfshirë edhe Objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara (2000).

Këto të drejta dhe liri bëhen operacionale përmes sistemit ligjor kombëtar egzistues. Një analizë e nivelit të harmonizimit të legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare, duhet të bëhet pjesë integrale e reformave ligjore. Në këtë aspekt, ratifikimi i këtyre konventave nga ana e Republikës së Maqedonisë, nuk duhet të paraqesë vetëm një obligim formal dhe një qëllim më veti, më mirë thënë, duhet të bëhet pjesë e një procesi të vazhdueshëm të vërtetimit të standardeve ndërkombëtare në nivel lokal. Dokumentet ndërkombëtare e të cilave Republika e Maqedonisë është pjesë, ose kanë qenë të ratifikuara nga Republika e Maqedonisë, parashkruajnë një horizont të gjërë të drejtash të personave dhe qytetarëve (në jetë, liri, siguri, barazi, liri nga tortura, punë, standard jetësore i cili kontribon në shëndet dhe mirëqenie, respekt për privatësi, të drejta tjera civile, ekonomike, politike dhe kulturore). Dokumentet e përmendura, përfshirë edhe dokumentet e Bashkimit Evropian, paraqesin një përgjegjësi të qartë për shtetin, për të krijuar një klauzë të gjërë antidiskriminuese e cila do të kontribuojë drejt realizimit dhe ruajtjes të kontingjetit të përgjithshëm të së drejtave dhe lirive njerëzore.

Republika e Maqedonisë është e detyruar për ti zbatuar aktet ndërkombëtare të përmendura. Çështjet se sa këto dokumente janë të zbatuara janë tepër të rëndësishme, jo vetëm në nivelin e deklarimit formal, por gjithashtu në praktikë. Realizimi i të drejtave dhe lirive njerëzore është në shumicën e rasteve i penguar nga stigmatizimi i grupeve qytetare të margjinalizuara dhe socialisht të ç’kyçura dhe më tepër ndërlidhet me zbatimin praktik të akteve legale.

Identifikoni kornizën e përgjithshme të së drejtave njerëzore ose cilat të drejta njerëzore kombëtare dhe ndërkombëtare dhe dokumente juridike i referohen të drejtës/çështjes në fjalë. Përpos instrumenteve të përgjithshme legalisht detyruese, siqë janë konventa, traktate, protokole, do të jetë e rëndësishme që gjatë hulumtimit të përfshihen dokumentet jodetyruese, siqë janë raportet sqaruese ose komentet e përgjithshme. Rëndësia e të fundit është ajo se ato e japin interpretimin e standardeve për të drejtat e njeriut të cilat autoritetet duhet ti kuptojnë. Për shembull, saqë i takon qasëshmërisë së të drejtës për arsim, Komiteti për të drejta ekonomike, sociale dhe kulturore në Komentin e përgjithshëm 13

25. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, faqe 12, OHCHR 2002

Page 26: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

25Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

përcakton “ndonëse arsimi fillor do të jetë “falas për të gjithë”, palët shtetërore duhet që progresivisht të inicojnë arsim falas të mesëm dhe të lartë”. Në 2007, Qeveria e Republikës së Maqedonisë propozoi dhe Kuvendi miratoi ndryshime dhe amandmane lidhur me Ligjin për arsim të mesëm, duke e përcaktuar arsimin e mesëm si të detyrueshëm dhe falas. Ky ishte një hap pozitiv nga Republika e Maqedonisë, gjë e cila është në përputhje me ECSR Komentin e përgjithshëm 13 dhe standardin e krijuar për qasëshmëri ekonomike të së drejtës për arsim.

Tjetër shembull është qasja në kujdes shëndetësor – e drejtë e rregulluar me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, dhe sa i takon financimit (si qasje financiare në kujdes shëndetësor) rregullohet me Ligjin për sigurim shëndetësor dhe urdhëresat të cilat e operojnë atë. Të drejtat e pacientëve (të drejtat e kujdesit shëndetësore) rregullohen në tjera dokumente ligjore të së ashtuquajturës «legjislacion i kujdesit shëndetësor» i Republikës së Maqedonisë. Ky ligj përmban më tepër se 20 e tepër rregullime, nga të cilat rëndësia më e madhe qëndron në Ligjin për shëndet mental dhe Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, të cilat bëjnë një progres të madh në aspekt të mbrojtjes të së drejtave të pacientëve. Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, i rregullon të drejtat e ardhshme të pacientëve (të drejta për kujdes shëndetësor): e drejta e pacientit për të marrë pjesë në vendim-marrjen e çfarë?; e drejta e informimit; e drejta e mendimit të dytë ekspert; e drejta për të pranuar ose rrefuzuar ndonjë intervenim mjekësor të posaçëm; e drejta e mbrojtjes në hulumtim shkencorë ose ligjerata mjekësore?; të drejta lidhur me operacione në genomin human; e drejta e qasëshmërisë në dosjen mjekësore; e drejta e mirëbesimit etj. Ligji për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve shpreson të japë kualitet dhe mbrojtje të vazhdueshme të kujdesit shëndetësor, bazuar në parimin e humanitetit dhe qasëshmërisë në pajtim me arritjet aktuale në kujdesin shëndetësore dhe medicinë, pa kurrëfar forme të keqpërdorimir psikologjik dhe fizik, me respekt të plotë të personalitetit të pacientit dhe në interesin më të mirë të tij. Ky ligj është edhe një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtës së kujdesit shëndetësorë dhe do të thotë kodifikim i më të rëndësishmeve “të drejta të kujdesit shëndetësor”. Edhepse është plotësues me të gjitha rregullimet në sferën e mbrojtjes të kujdesit shëndetësor, ky ligj e kompleton rregullimin e të drejtave të pacientëve për kujdes shëndetësorë, ku neni i gjërë antidiskriminues nga aspekti normativ nuk diskriminon asnjë. Me rregullimet të qenurit të miratuara, Republika e Maqedonisë i ka pranuar traktatet dhe konventat ndërkombëtare, të cilat i rregullojnë të drejtat e kujdesit shëndetësor, siqë janë “kriteret e Amsterdamit” lidhur me të drejtat e pacientëve. Kështu që, politikat dhe praktikat lidhur me shëndetësinë publike, duket se janë në plotësi të harmonizuara me dokumentet ndërkombëtare dhe praktikat e mira evropiane. Legjislacioni i kujdesit shëndetësorë i cili i bën këto politika funksionale, është shembull i praktikës së mirë, duke e shtruar themelin ligjor për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në sektorin e kujdesit shëndetësor. Ky legjislacion fitoi kualitet më të madh me miratimin e Ligjit për shëndet mental dhe Ligjin për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, të cilat ligje i nënvizojnë të drejtat njerëzore në sferat e medicinës dhe shëndetit.

Listat kontrolluese të kornizës ligjore kombëtare janë formuluar për sfera tematike: banim, arsim, punësim, mbrojtje sociale, mbrojtje shëndetësore, qasje në drejtësi etj. Në nivel politikash është e rëndësishme që dy dokumente strategjike lidhur me mbrojtje sociale, përfshirje sociale dhe ç’rrënjosja e varfërisë, të jenë në fazën e miratimit:

• Strategjia kombëtare për ç’rrënjosje të varfërisë dhe ç’kyçjes sociale• Strategjia kombëtare për mbrojtje sociale 2011 - 2021

Page 27: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

26 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Lista kontrolluese e të drejtave njerëzore dhe lista kontrolluese e ligjit vendor mund të gjenden si shtojca të këtij botimit.

Pyetje kryesore:

• Në cilat instrumente të DNJ është shteti pjesë e, lidhur me të drejtat e posaçme dhe ato të ndërlidhura?

• Cila është korniza kombëtare lidhur me të drejtat të cilat janë në konsiderim?• Cilat obligime burojnë nga ato?• Kush është i përgjegjshëm për këto obligime?• Cilat institucione janë të përfshira?• A ka të dhëna dhe a janë ato të grumbulluara sipas moshës, hendikepit, gjinisë etj?• A ishën pikëpamjet e fokus grupeve të përfshira në disa nga dokumentet/shpërndarjet buxhetare,

strategjitë ose informatat tjera?• Si është situata lidhur me mekanizmat vëzhguese, përgjegjësinë, transparencën dhe efikasitetin e

institucioneve të përgjegjshme?

Analiza e të drejtave dhe detyrave është pjesë e analizës së kornizës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kjo analizë kornizore do të përcaktojë cilat detyra i kanë autoritetet lokale dhe kombëtare dhe cilat janë të drejtat njerëzore të cilat qytetarët në nivel lokal dhe kombëtarë mund ti kërkojnë. Kjo do të mundësojë një dallim të qartë mes bartësve të së drejtave dhe bartësve të detyrave për secilën të drejtë ose obligim në pyetje. Një pjesë e kësaj analizë janë kompetencat shëndetësore dhe arsimore. Në Maqedoni për shembull, autoritetet kombëtare dhe lokale bashkëndajnë kompetenca në të dy sektoret në një nivel të ndryshëm: Neni 22 i ligjit për vetëqeverisje lokale, parasheh bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale me qeverinë qendrore dhe përfaqësimin e vetëqeveirsjes lokale në bordet e shëndetësisë. Analiza e të drejtave dhe detyrave do të dëshmojë nëse kërkesat ligjore janë në vend për ti determinuar detyrat e qeverisë lokale dhe qendrore përballë qytetarëve.

SWOT analiza jep një pikturë të detajuar të resurseve egzistuese brenda komunitetit, duke na mundësuar neve për ti identifikuar fuqitë, dobësitë, mudësitë dhe kërcnimet. Jep informata për anët e forta të institucioneve lokale, organizatave, individëve; ndihmon për ti identifikuar mundësitë egzistuese drejtë përmirësimit të situatës dhe na ndihmon për të qenë vetëdijshëm për kërcnimet përpara nesh.

Page 28: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

27Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Balancimi i masave strategjike: SWOT analiza e zbatuar (David, 1995)

Burim: UNDP politika të zhvillimit lokal, f.29

3.1.3. Formulimi i strategjive lokale dhe planeve vepruese

Në bazë të hapave të ndërmarra paraprakisht (të shqyrtuara më lartë) do të bëhet edhe formulimi i dokumenteve politike. Rezultatet e analizës së situatës (ID i të varfër dhe të prekshmive, ID i problemit, korniza ligjore relevante, analiza e të drejtave dhe detyrave, SWOT analiza) do të shqyrtohen në dokument. Hapat e ardhshme duhet të ndërmerren gjatë dizajnimit të politikave dhe strategjive për përfshirje sociale: • Krijimi i politikave dhe vendosja e prioriteteve• Jepni përparësi politikave të cilat sigurojnë realizim/përfshirje maksimale të së drejtave të varfërve

dhe të prekshmive

Nga perspektiva e bazuar mbi të DNJ, procesi i dhënies së përparësisë është një hap i rëndësishëm strategjik brenda zhvillimit të politikave dhe për së afërmi i ndërlidhur me parimet e pjesëmarrjes dhe përforcimit.26 Udhëzimi 5, i cili i referohet ‘pjesëmarrjes dhe përforcimit’, e përshkruan lidhjen mes pjesëmarrjes dhe shpërndarjen e resurseve të disponueshme: “Meqenëse sistemet e ndryshme të shpërndarjes së resurseve do t’ju shërbejnë interesave të grupeve të ndryshme të njerëzve në mënyrë të ndryshme, konflikti i interesit është i pandarë në çdo process të formulimit të politikave. Zgjidhja e këtij konflikti varet shumë nga ajo se cili mund të marrë pjesë efektivisht në proces. Tradicionalisht të varfërit lihen jashtë, për shkak se nuk posedojnë mjaft fuqi politike dhe financiare për ti bërë interest e tyre të vlefshme. Qasja e të drejtave njerëzore duhet të ndërmarrë hapa për ta ndryshuar këtë situatë, duke krijuar një kornizë legalo-institucionale në të cilën të varfërit mund të marrin pjesë efektivisht në formulimin e politikave”.27 26. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, faqe 16, OHCHR 200227. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, faqe 16, OHCHR 2002

Të brenshme

Të jashtme

Fuqi

Fuqi të sektorit/organizatës

Dobësi

Dobësi të sektorit/organizatës

Mundësi

Mundësi të cilat dalin jashtë sektorit/organizatës

Fuqi/mundësi, strategji (SO)

Si të përdoren fuqitë e sektorit/organizatës me qëllim që të shfrytëzohen mundësitë e disponueshme

Mundësi/dobësi strategji (WO)

Si të përdoren mundësitë brenda sektorit/organizatës me qëllim që të neutralizohen efektet e dobësisë

Kërcnime

Kërcnime të cilat dalin jashtë sektorit/organizatës

Fuqi/ kërcnimeStrategji (ST)

Si të përdoren fuqitë e sektorit/organizatës me qëllim që të anashkalohen kërcnimet

Dobësi/KërcnimeStrategji (WT)

Si të përmirësohen dobësitë brenda sektorit/organizatës

Page 29: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

28 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Udhëzuesit gjthashtu japin udhëzime për prioritetet në arsim, shëndetësi dhe të drejta tjera.28 Për shembull, sa u takon prioriteteve lidhur me realizimin e të drejtës së arsimit, Udhëzuesit i emrojnë të ardhshmet:

• arsim fillor falas për shumicën e grupeve të prekshme• institucione arsimore për të rritur, fokus mbi trajnimet profesionale• programe përkrahëse për të prekshmit për ta ulur shkallën e braktisjes (arsim fillor dhe i mesëm)

p.sh. përmes librave shkollore, transport, ushqime falas.

Në bazë të analizave të zbatuara në konsultim me autoritetet lokale dhe GBL do të themelohen prioritetet. Si pasojë e kësaj, objektivat duhet të themelohen në afat të shkurtër të mesëm dhe të gjatë, duke i marrë parasyshë grupet e ndryshme të prekshme të identifikuara në fazën e vlerësimit (shiqo tabelën më poshtë).

Shembull: Brenda analizës së situatës nëse identifikojmë, “mungesë të mbrojtjes shëndetësore për grupe të prekshme të ndryshme në një komunë të posaçme” (shkelje ose rrefuzim i të drejtës së shëndetit). Prioritet: Promovim i sistemit mbrojtës shëndetësor për të varfërit dhe të prekshmit. Objektivë (një prej tyre): Qasje e zmadhuar në shërbimet shëndetësore për grupe të ndryshme të cilat janë të prekshme.

Prioritizimi në aspekt të kornizës kohore për realizim të objektivave (afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata), duhet të bëhet në bazë të parimit të realizimit progresiv të drejtave njerëzore. Prioritetet lidhur me shumicën e të prekshmive dhe individëve të varfër dhe grupeve brenda komunës konkrete ose regjionit, do të jenë të parat të cilat duhet të adresohen. Nëse e marrim shembullin e kaluar lidhur me të drejtën e shëndetit (shih tabelën më lartë), dhe i identifikojmë gratë rurale si më të prekshme në ndonjë komunë të caktuar, realizimi progresiv i të drejtave njerëzore detyron që prioritet t’ju jepet atyre, kështu që “qasje e rritur tek shërbimet shëndetësore për gratë rurale” do të jetë e para të adresohet sipas objektivës së cekur më lartë. Në komunë tjetër varësisht nga rezultatet e analizës, prioritet mund t’ju jepet për shembull pleqëve që jetojnë vetë.

• Planifikimi i aktiviteteve

Në bazë të prioriteteve dhe objektivave të themeluara, do të formulohen edhe masat dhe aktivitetet për arritjen e tyre. Secili aktivitet do të ndërlidhet me bartës të detyrave konkret për implementimin e tyre, kështu që është i nevojshëm koordinimi mes grupeve dhe institucioneve të ndryshme siqë janë OJQ, QPS, personeli lokal komunal, biznes sektori, agjencia e punësimit etj.

• Zotime dhe shpërndarje të resurseve

Është e rëndësishme që të sigurohemi se resurse adekuate janë të shpërndara për ti realizuar objektivat e të varfërve dhe të prekshmive. Resurset e nevojshme administrative, teknike, humane dhe financiare do të ndërlidhen me çdo aktivitet të inkorporuar brenda strategjive lokale, duke mundësuar zbatim efektiv të tyre.

28. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, faqe 25, OHCHR 2002

Page 30: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

29Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

• Vendosja e treguesve

Në esencë, nuk ka dallim të madh mes tregues të bazuar mbi të DNJ dhe treguesve socio-ekonomik, mirëpo ato burojnë nga normat e të drejtave njerëzore dhe përdoren për vëzhgim të asaj sesa bartësit e detyrave i respektojnë të drejtat njerëzore. Këshilli i Evropës në dhjetor 2001, ka krijuar tregues statistikor të përbashkët për varfëri dhe ç’kyçje sociale nën emrin Laeken tregues, të cilat kanë për qëllim ti koordinojnë politikat kombëtare sociale të shtetit. Megjithatë, është e rëndësishme që të dihet se gjatë përgatitjes së strategjive lokale për përfshirje sociale, treguesit duhet të krijohen dhe përshtaten me rrethanat lokale në çdo komunë. Prandaj, treguesit duhet të krijohen gjatë procesit të planifikimit lokal, gjë e cila e përjashton mundësinë që ato të krijohen përpara.

Shembuj të treguesve për të drejtat në ushqim, shëndet, arsim dhe të tjera mund të gjenden në Udhëzimet e KB (OHCHR): Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në strategjitë për ulje të varfërisë.

Përse treguesit janë të rëndësishëm?

• Ato na ndihmojnë për ta vëzhguar zbatimin e veprimeve të planifikuara.• Ato na ndihmojnë për ta vlerësuar performancën e çdo institucioni/organizate të përfshirë.• Ato na ndihmojnë për ta përmirësuar zbatimin e planeve vepruese lokale.

3.1.4. Zbatimi dhe vëzhgimi

Njëherit që dokumentet strategjike janë krijuar, hapi i ardhshëm është zbatimi i tyre. Siqë u theksua në fillim të këtij kapitulli, objektiva jonë nuk janë dokumentet strategjike më veti, por ndikimin të cilin duam që ta arrijmë me to, posaçërisht duke marrë parasyshë faktin se në Republikën e Maqedonisë një numër i madh i dokumenteve strategjike nuk janë zbatuar edhe përpos asaj se janë krijuar dhe janë miratuar. E njejta vlen edhe për strategjitë dhe planet vepruese, edhe në nivel kombëtar edhe në nivel lokal.29 Procesi i zbatimit duhet ti përfshijë të gjithë aktorët relevant, duke kërkuar që të sigurohet një nivel i mjaftueshëm i bashkëpunimit dhe koordinimit.

Të varfërit dhe të prekshmit duhet të përfshihen, gjithashtu edhe në këtë fazë të procesit. Vëzhgimi i procesit të zbatimit do të bëhet në bazë të treguesve paraprakisht të përcaktuar për këtë qëllim.

Gjatë vëzhgimit dhe zbatimit:• A marrin pjesë të varfërit dhe të prekshmit në procesin e zbatimit?• A janë marrë parasyshë objektivat e tyre?

Gjatë vlerësimi, duhet të merren parasyshë treguesit të cilët masin:• A kanë marrë pjesë të varfërit në procesin e planifikimit?• A janë marrë parasyshë objektivat e tyre?

29. Gjatë takimeve me personelin komunal, organizuar si pjesë e procesit të përzgjedhjes në projektin “Përfshirje sociale dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni”, është konfirmuar se ka mungesë të zbatimit të strategjive të përpiluara dhe miratuara për mbrojtje sociale, mbrojtje shëndetësore etj.

Page 31: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

30 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Kontrollë e prioriteteve

• A janë prioritetet të vendosura ashtu që çojn drejt realizimit të drejtave relevante të së varfërve dhe të prekshmive? A janë ato të balancuara me interesat e përgjithshme ekonomike?

• A janë bërë shpërndarje të resurseve adekuate për ti zbatuar këto prioritete?

Vëzhgim dhe përgjegjësi

Krijimi i një mekanizmi vëzhgues është esencial për arritjen e strategjive efektive dhe të qëndrueshme lokale. Autoritetet lokale dhe institucionet relevante duhet ta njohin rëndësinë e një mekanizmi të pavarur vëzhgues. Vëzhgimi duhet të bëhet nga aktorë të pavarur brenda komunitetit dhe të njihet roli i OJQ-ëve dhe për këtë qëllim duhet të krijohen mekanizma speciale vëzhguese.30 Kjo është ajo se përse është e rëndësishme që të krijohet një kornizë ligjore dhe ambient politik, që të mund OJQ-ët ta vëzhgojnë procesin e zbatimit.31

Gjithashtu, në këtë fazë të procesit kujdes duhet i kushtohet pjesëmarrjes së të varfërve dhe të prekshmive.

Një sistem vëzhgues efikas do ta rrisë nivelin e përgjegjshmërisë të çdo aktori relevant (bartës i detyrave), pra përmirësimi i realizimit të veprimeve të parashikuara dhe të inicohen ndryshime reale në jetën e të varfërve dhe të prekshmive.

3.1.5. Çështje tjera për tu marrë në konsiderim32 Rritje e vetëdijes, trajnim dhe ndërtim i kapaciteteve

Integrimi i qasjes së bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal është në përgjithësi një koncet i ri në Maqedoni. Kjo kërkon një arsim të gjërë dhe program për rritje të vetëdijes, i cili synon të gjitha grupet dhe sektoret e shoqërisë, në veçanti grupet e prekshme dhe të margjinalizuara, përfshirë edhe të varfërit dhe më pak të edukuarit.

Për ti arritur qëllimet e

• mobilizimit social të qëndrueshëm,• fuqizimin dhe zotërimin e të prekshmive, të margjinalizuarve dhe të varfërve

duhet një proces afatgjatë dhe me siguri se ka nevojë që në fillim të përkrahet nga jashtë. Nuk është e mjaftueshme që t’ju jepet trajnim udhëheqësve politik, social dhe ekonomik, për tu siguruar se ato e njohin qasjen e bazuar mbi të drejtat e njeriut, në veçanti është e rëndësishme që bartësit e të drejtave të jenë vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe kërkesat dhe gjithashtu sesi ti kërkojnë ato nga bartësit e detyrave.

30. Projekti “Përfshirja sociale dhe të drejtat e njeriut në Maqedoni” parasheh krijim të mekanizmave të tillë për vëzhgim të situatës në nivel lokal. Mekanizmat e tilla për grumbullimin e të dhënave do të funksionojnë në suazat e shoqatave qytetare duke e pasur ndërmend pavarësinë dhe paanësinë e tyre.31. Parime dhe udhëzime të QBDNJ në strategjitë për ulje të varfërisë, faqe 57, OHCHR 200232. Gjerësisht i bazuar në Renate Frech, Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në zhvillimin regjional, f. 29.

Page 32: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

31Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Grupe të cilat tradicionalisht kanë qenë pasive dhe kanë mbetur për gjatë kohë jashtë sferës politike, mund të mos dijnë sesi të përfshihen dhe domethënshëm të marrin pjesë në procesin e krijimit të politikave, ose si ti përdorin procedurat e përgjegjshmërisë dhe cilave institucione t’ju drejtohen për të kërkuar kompenzim. Veç kësaj, mobilizimi social dhe ndërtimi i kapaciteteve i cili për së afërmi është i lidhur me zhvillimin e resurseve njerëzore, mund të krijojë dhe përparojë një qasje prej poshtë lidhur me arsimin për të drejtat njerëzore, siqë qytetarët bëhen më së shumti të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe për mekanizmat që janë vendosur për ta siguruar realizim e këtyre të drejtave.

Page 33: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

32 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

Hapat e QBDNJ në planifikimin lokal

Analizë e gjendjes dhe problemit

Identifikim i të varfërve (Mjeti 1)

Analizë e kornizës ligjore (Mjeti 2)

Të përfshihen të drejtat dhe obligimet në SWOT analizën

Krijimi i politikave dhe vendosja e prioriteteve

A janë të përcaktuara prioritet për realizimin e të drejtave relevante?

A janë shpërndarë resurse?

Zbatim

Përfshirje e të varfërve në zbatim

Kontroll i prioriteteve bazuar në realizimin e të drejtave

Vëzhgim, Shqyrtim

Balancim i të drejtave të varfërve me interesat ekonomike

Përdorim i treguesve të bazuar mbi të drejtat e njeriut Të përfshihen OJQët në vëzhgim Të përfshihen mekanizma përgjegjësie

Page 34: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

33Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

4. Bibliografi:

• Këshilli i Evropës, Karta evropiane e vetëqeverisjes lokale, 1985.• Frech, Renate, Qasja e bazuar mbi të drejtat e njeriut në zhvillimin regjional (BIM Mjeti 4), Vjenë,

2005.• Qeveria e R.M., Raport për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, Shkup, 2005.• Hunt, Paul/Nowak, Manfred/Osmani, Siddiq, Skicë-udhëzime pë qasjen e bazuar mbi të drejtat

njerëzore në strategjitë për ulje të varfërisë, Gjenevë, 2002.• OHCHR, Të drejtat njerëzore dhe ulja e varfërisë. Kornizë konceptuale, Gjenevë, 2004.• OHCHR, profili shtetëror i DNJ në Maqedoni.• OHCHR/UNDP, Metodologji dhe mjete për vlerësim dhe analizë të bazuar në të drejtat njerëzore,

2004.• OHCHR/UNDP, RMAP – Projekt për planifikim dhe vlerësim të komunave, të bazuar mbi të drejtat

njerëzore.• Kuhhas Barbara/Lukas, Karin (BIM), Zbatimi i qasjes së bazuar mbi të drejtat njerëzore në uljen e

varfërisë duke e përkrahur përpilim e Programit kombëtar zhvillimor të bazuar mbi OZHM 2005-2015, Vjenë, 2005.

• Ligji për vetëqeverisje lokale i R.M., 2002.• Nowak Manfred, Qasja e të drejtave njerëzore në varfëri, Të drejtat njerëzore në zhvillim, 2002.• OSBE, Vlerësimi i marrëdhënieve ndër-komunale dhe roli i njësisë vetëqeverisëse fqinje, 2004.• UNDP, Si të bëhet zhvillimi lokal funksional. Praktika të përzgjedhura nga Evropa dhe FSHP,

Bratisllavë, 2002.• UNDP, Lokalizimi i Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit: Eksperianca me Shqipërinë.• Raport i konsoliduar i vlerësimit komunal në Bosnjë dhe Hercegovinë, 2004.• UNESCO, Mbizotërimi i të drejtave njerëzore. Qasja e bazuar mbi të drejtat njerëzore dhe sistemi i

Kombeve të Bashkuara, 2005.• Të drejtat njerëzore dhe strategjitë kombëtare për ulje të varfërisë – kornizë konceptuale për

analizimin e të drejtave njerëzore në strategjitë kombëtare për ulje të varfërisë dhe shqyrtime për Guatemalën, Liberinë dhe Nepalin, Sakiko Fukuda Parr, 2007.

Page 35: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

34 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

SHËNIME

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 36: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

35Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

SHËNIME

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Page 37: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut

36 Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë –Qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека “Св. Климент Охридски”, Скопје 352.071.2:364-22(497.7) LUKAS, Karin Si të bëhet zhvillimi lokal funksional për të gjithë : qasje e bazuar mbi të drejtat e njeriut në planifikimin e zhvillimit lokal : (BIM-mjeti 3) / Karin Lukas, Barbara Kühhas, Stojan Mishev. - Shkup :Institut për të drejtat e njeriut “Lludvig Bolltcman”, 2011. - 31 стр. : табели ; 21 см Фусноти кон текстот. - Библиографија: стр. 31 ISBN 978-608-65251-1-81. Kühhas, Barbara [автор] 2. Mišev, Stojan [автор]а) Локална самоуправа - Стратегии за социјална инклузија - МакедонијаCOBISS.MK-ID 86745610

Page 38: Lludvig Bolltcman Institut për të drejtat e njeriut