Bimesia ne Shqiperi dhe Kosove

32
FLORA shqipëri. •Tipare te pergjithshme te bimesise ne trevat shqiptare. •Renditje e parqeve kombetare, lagunave dhe gjireve, bimesia tipike dhe te vecantat ne to. •Fauna shqiptare e studiuar sipas territorit dhe te zbulimeve te fundit. •Renditje e bimeve te Kosoves. •Rreziqet qe i shkaktohen bimesise sone sot. •Pamje te faunes e pyjeve shqiptare.

description

Tiparet e botes bimore ne territorin shqiptar. Llojet e bimeve dhe bime endemike.

Transcript of Bimesia ne Shqiperi dhe Kosove

FLORA në shqipëri.

•Tipare te pergjithshme te bimesise ne trevat shqiptare.

•Renditje e parqeve kombetare, lagunave dhe gjireve, bimesia tipike dhe te vecantat ne to.

•Fauna shqiptare e studiuar sipas territorit dhe te zbulimeve te fundit.

•Renditje e bimeve te Kosoves.

•Rreziqet qe i shkaktohen bimesise sone sot.

•Pamje te faunes e pyjeve shqiptare.

BIMESIA

Ne Evrope trevat shqiptare radhiten ne vendet me llojshmeri bimore me te madhe, qe lidhet me ndryshimet e klimes, te tokave, te relievit etj. Ne rajonet perendimore dhe bregdetare mbizoterojne llojet mesdhetare te bimesise (mareja, shqopa, ilqja etj.), kurse ne brendesi te tyre, bimet e Evropes Lindore dhe Qendrore (dushku, ahu, bredhi, pisha e zeze etj.). Gjithashtu jane te shumta bimet endemike, pra bimet qe rriten vetem ne trevat shqiptare. Vetem ne Republiken e Shqiperise rriten rreth 30 te tilla.Per shkak te mbizoterimit te relievit kryesisht kodrinoro-malor, qe kushtezon ndryshime te dukshme te klimes dhe te faktoreve te tjere, bimesia eshte e shkallezuar ne drejtim vertikal ne kater breza: brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare; brezi i ahishteve dhe i haloreve dhe brezi i kullotave alpine.Brezi i shkurreve dhe i pyjeve mesdhetare (deri rreth 700 m. Lartesi) gjendet ne trevat perendimore dhe jugperendimore. Pjesen e poshtme te tij e zene shkurret me gjelberim te perhershem (makiet) si: mareja, shqopa, xina, gjineshtra, dafina etj. Se bashku me keto shkurre rriten edhe disa drure te larte, si: selvia, valanidhi, pisha e bute dhe e eger etj. qe, ne disa raste, formojne pyje te vogla. Pjesen e siperme te brezit te shkurreve mesdhetare e zene shkurrct qe i rrezojne gjethet gjate stines se dimrit, si: shkoza e bardhe dhe e zeze etj.Brezi i dushqeve shtrihet mbi brezin e shkurreve mesdhetare deri ne rreth 1000 m lartesi. Ka perhapje me te madhe se brezat e tjere bimore, sidomos ne brendesi te trevave shqiptare. Bimet me karakteristike te ketij brezi bimor jane: disa lloje dushqesh, bliri, frashri, malleza, panja, geshtenjna etj.Brezi i ahut dhe i haloreve shtrihet mbi brezin e dushqeve deri ne rreth 1600 - 1800 m lartesi. Ahishtet, duke kerkuar me shume lageshti, jane me te perhapura ne malet e trevave veriore dhe lindore shqiptare dhe ne shpatet perballe veriut dhe lindjes. Ne shume zona ahishtet jane te perziera me haloret (bime qe e kane gjethen ne formen e gjilperes), si: pisha, bredhi etj. Ne kete brez ndodhen pyjet me te dendura, qe perbejne fondin kryesor te lendes se drurit.Brezi i kullotave alpine shtrihet mbi brezin e ahut dhe te haloreve, ku, per shkak te temperaturave shume te uleta, rritet vetem bimesi barishtore dhe shume rralle shkurre te uleta. Zhvillimin me te mire bimesia barishtore e ka ne rajonet malore te trevave shqiptare veriore dhe lindore.Pyjet me bimesi dhe bote shtazore me interesante e me mire te ruajtura jane shpallur parqe kombetare, ne te cilat eshte e ndaluar me ligj dhe prerje dhe nderhyrje e njeriut. Ne sektore te caktuar te tyre mund te behen vetem vizita turistike per te shijuar natyren e paster. Parqe te tilla ka ne Shqiperi (Thethi, Lura, Liogaraja etj.), ne Kosove (Berzovica etj.), ne trevat shqiptare ne Maqedoni (Galicica, Pelisteni) etj.

Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. Lagunat janë dukuri karakteristike për bregdetet e ulëta ranore (Gjiri Meksikan, bregdeti i Kamçatkës, i Baltikut, etj.) Shembuj tipik të lagunave dhe kënetave paraqiten në bregdetin shqiptar (Karavastaja, Narta, Pashalimani,Patoku, etj).Lagunat në Shqipëri shtrihen duke filluar nga laguna e Viliunit në Velipojë deri tek ajo e Butrintit në jug. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre është mbi 130 km2, janë me ujë të kripur, shtrihen paralel me detin dhe kanë kanale komunikimi me të.

Llojet e bimeve na lagunen e KaravastaseNe brendesi te zones Divjake-Karavasta ndeshen ekosisteme te ndryshme te dallueshme, qe mund te klasifikohen

ne sisteme tokesore, ujrash te embla dhe ligatinore. Brenda ekosistemit tokesor ndeshen duna ranore te

dallueshme, pyje pishash Mesdhetare, Makie dhe friganas (shoqerime bimore mesdhetare). Dunat ranore nuk jane

te mirezhvilluara. Bimesia shfaqet ne nje distance prej 15- 20 m nga bregdeti. Lloje pionere, te tilla si Brokra

Bregdetare, Kembekuqja, jane zevendesuar gradualisht nga bimesi tipike dune mbizoteruar me shumice nga Elimi i

mbushur, dhe me ralle ngaAmofila e ranishteve. Pylli Mesdhetar i pishave eshte vendosur ne jug te deltes se

Shkumbinit deri ne jug te deltes se lumit Seman duke mbuluar nje zone prej rreth 1100 ha. Pylli i Divjakes

perfaqeson nje ekosistem te rendesishem dhe interesant fale diversitetit te struktures se tij dhe bukurise se mjedisit

te vet shplodhes. Fizionomia e ketij pylli eshte krijuar nga llojet e pishave Pisha e eger dhe Pisha e Bute, te cilat tek

tuk perzihen me peme gjetherenese dhe ne vecanti Vidhin e vogel, Rrenjen, Plepin e bardhe, Verrin e zi. Shkurret

perfaqesohen nga lloje tipike Mesdhetare, te cilat, sipas rastit, formojne kacube shume te dendura. Llojet me te

perhapura te ketij formacioni shkurror jane: Mersina, Shqopa e eger, Xina, Dellinja e Kuqe. Ne shumicen e rasteve

pylli shoqerohet me nje numer lianash si Morenxa e eshper, Urthi, Kulpra e bute. Interes te vecante paraqesin llojet

endemike si Asteri shqiptar, Salepi shqiptar sikurse dhe nje forme hibride Salepi (O. albanica x O. coriophora).r

Laguna e Patokut

Gjate bregut shqiptar te Adriatikut, Kompleksi Ligatinor i Patokut përfaqëson një nga bukuritë natyrore me interesante te këtij bregu. I ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishem në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri te larte habitatesh : laguna e brendshme dhe e jashtme (480 ha), pylli (200ha), tokat bujqësore (450ha) dhe blegtorale (150ha). Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga një zone e mëparshme prej 4200 ha që ka kaluar një proces interesant zhvillimi, për shkak te faktorëve natyrore dhe aktiviteteve njerëzore.

Shumëllojshmëria e bimësisë është një nga karakteristikat me spikatese te këtij kompleksi. Nga bimët detare, në pjesën perëndimore, me te zakonshmet janë livadhet nënujore te Fucus virsoides dhe Posidonia oceanica. Bimësia ujore e lagunës karakterizohen nga sasi e madhe e mikroalgave, sepse ka rritje te shpeshte te trofise si rrjedhoje e rritjes se azotit dhe fosforit. Një nga treguesit e kësaj gjendjeje është edhe sasia e larte e diatomeve.

Makroalgat e lagunës i përkasin algave te gjelbra (Chlorophyta) dhe algave te murrme (Pheophyta). Livadhet e fanerogameve mbulojnë rreth 40 % te fundit te lagunës. Ato përbehen nga Zostera noltii, por në ujëra te ceket dhe te qete gjendet gjithashtu Ruppia spiralis. Kjo fitocenoze ka një rol shume te rëndësishëm në lagune.

Bimësia higro dhe hidrofile mbulon një zone te konsiderueshme te pjesëve periferike te lagunës. Ato dominohen nga 3 shoqërime kryesore te kallamishtes (Phragmites), shavarit (Thypha) dhe shqirrës (Scirpus).

Bimësia halofile është me e prajshme në pjesën veriore dhe jugore te lagunës. Kjo bimësi i përket disa shoqërimeve, nga te cilat me te rëndësishme janë ato me Arthrocnemum dhe Juncus.

Bimësia e dunave gjendet kryesisht në pjesën perëndimore, me një numër te larte llojesh. Shkurret në brigjet e lagunës dominohen nga marina (Tamarix), konopica (Vitex) dhe manaferra (Rubus).

Sipërfaqja pyjore me e rëndësishme i përket pyllit te Fushe-Kuqes, në pjesën lindore te lagunës. Aktualisht ka mbetur vetëm gjysma e sipërfaqjes se pyllit dikur te famshëm, ku mbizotërojnë verri (Alnus glutinosa), frasheri (Fraxinus angustifolia) dhe me pak vidhi (Ulmus campestre), rrenja (Quercus robur), plepi i bardhe (Populus alba), pisha e bute (Pinus pinea) dhe pisha e egër (Pinus halepensis). Sipërfaqe te vogla me plep dhe akacie janë pyllëzuar artificialisht prej disa dhjetëra vitesh.

Laguna e Nartes

Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij. Pamja e parë mbi to mund të 

Me interes të vecantë për tu vizituar janë edhe dunat e Nartës. Ato gjenden në perëndim të lagunës së Nartës, në brezin rënor që ndan lagunën me detin. Përfaqëson një grup dunash rënore, të formuara nga veprimi i erës. Gjatësia e brezit me duna arrin disa km, deri në Poro. Kanë lartësi deri në 5 – 6 m e gjerësi deri 20 – 30 m. Mbi to ka bimësi barishtore, por edhe shkurre kripëdashëse të vogla. Në një pjesë të tyre rreth 30 vjet më parë janë mbjellë bimë drurore si pishë dhe akacje. Rritja e tyre dhe gjëndja është e mirë. Dunat kanë vlera shkencore (gjeomorfologjike), estetike, turistike dhe ekonomike, pasi mbrojnë tokat arë në lindje të mbulohen me rërën që sjell era nga plazhi etj. Vizitohen duke ndjekur intinerarin qyteti i Vlorës – Kriporja – bregdeti i Nartës – Hidrovori.

Parku kombetar i Llogarase

Ndodhet rreth 40km ne juglindje te Vlores ne kufirin midis detit Adriatik dhe Jon. Parku fillon ne nuje lartesi prej 470 m per tu ngjitur deri ne 2018 m. Ne qafen e Llogarase ndeshesh me peme dhe skembinj te formave interesante, kjo per shkakun e ereva qe vijne nga deti. Nje shembull i mrekullieshem eshte "Pisha Flamur", monument natyror me vlera shkencore dhe turistike. Ky park te ofron peisazhe te bukura dhe terheqese dhe panorama terheqese te para nga pika te larta.Bimesia ketu eshte e perbere kryesisht nga peme halore si pisha e zeze dhe frasheri. Parku i Llogarase ka nje rendesi te madhe si destinacion turistik, por edhe si ure per ne bregdetin e Jonit. Ky park ofron mundesi te medha per eko-turizmin, sportet e ajrit, eskursionet dhe marshime. Parku eshte nje vend klimatik per shkak te perzjerjres se ajrit te fresket te malit me ate te detit. Per apasionuesit te sporteve te ajrit ka pika akomoduese.

Pisha Flamur, LlogoraGjendet në parkun Kombëtar të Llogarasë, pak më në veri të qafës me të njejtin emër, 910 m mbi nivelin e detit. Ka formën e flamurit si rezultat i veprimit të erërave të

forta të juglindjes. Pisha i përket llojit Pinus nigra. Druri ka lartësi rreth 20 m, diametër të trungut 75 cm dhe moshë rreth 100 vjet. Ky monument ka vlera shkencore, biologjike, estetike dhe turistike. Disa degë po thahen nga faktorët natyrorë. Për të vajtur tek ky monument merret rruga automobilistike Vlorë – Dukat -Llogora deri pra se të dalësh në qafën e Llogorasë, në të djathtë të rrugës, pasi keni kaluar fshatin turistik). 

Bredhi i HotovësBredhi i Hotovës është park kombëtar, ndodhet në jug të Shqipërisë pak kilometra nga qyteti i Përmetit, dhe mund të cilë sohet si mushkria natyrore e Shqipërisë Jugore.

Me një shtrirje prej 1200 hektarësh dhe një masiv të mrekullueshëm të përbërë kryesisht nga Bredhi Maqedonas, ky park kombëtar është një nga perlat turistike të Shqipërisë, që ofron surpriza të këndëshme në çdo stinë të vitit, si në dimër, ku ai është i mbuluar nga dëbora por dhe në verë ku mund të shijosh freskinëe tij.

Vendnodhja

Ai ndodhet në zonën e Frashërit, rreth 35 kilometra nga qyteti i Përmetit, në verilindje të tij.

Pamja madhështore e parkut të shfaqet nga hyrja e luginës së Lumicës e deri afër majës së malit të Kokojkës. Në Bredhin e Hotovës mund të shkosh me çdo lloj mjeti pavarsisht se rruga nga kthesa e Piskovës, është e paasfaltuar. Por udhëtimi me mjete fuoristrada të krijon lehtësinë për të hyrë sa më thellë në pyll. Në brendësi të pyllit ka një sërë burimesh natyrore më ujë të ftohtë.

Flora

Bredhi i Hotovës konsiderohet një nga reliket bimore mesdhetare më të rëndësishëm në vend dhe është një nga parqet më të mëdhenj në Ballkan me Bredh Maqedonas.

Aty përveç bredhit gjen disa lloje panjash, shkozë e zezë, ilqe, dëllinjë e kuqe dhe e zezë, mjedëretj.

Në lartësinë 800-1000 metra takohen livadhe e vende të sheshta të rrethuar nga drurë shekullorë të përmasave të mëdha. Parku formon një kurorë të gjelbërt gjigande me kontraste të dukshme nga njëra-tjetra.

Flora ne liqenet e LuresBimesia e shumellojshme. Tipi i pare perbehet nga drure gjethe gjere, qe i leshojne fletet gjate stines se dimrit, dhe ne lartesite e medha nga druret halore te tipit subarktik. Keto jane masivet pyjore me te medha te Lures si dhe te vendit.Brezi i dushkut shkon deri ne 700-800m dhe ne jug deri ne 1000m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.Brezi i ahut fillon nga 900-1000m deri ne kufinjte me te larte te pyllit, 1900-2000m mbi nivelin e detit. Ai ka bimesi me te dendur dhe formacioni kryesor eshte ai i ahut, i cili ka dhe dendesine me te madhe. Ne brezin e ahut rriten dhe formacione halore dhe pikerisht pisha e zeze qe formon pyje te vecanta ne tokat me te varfera, kryesisht ne shkembinjte magnetike te Lures. Pervec pishes se zeze, ne keto lartesi takohet dhe bredhi i bardhe, i vetmuar ose ne grupe me pyllin e ahut, por aty-ketu formon pyje me vete ne Lure, Bjeshket e Oroshit…Mbi brezin e ahut takohen pyjet e 

rrobullit dhe arnenit, qe formojne pyjet me te perhapura te vendit tone. Pyjet e rrobullit takohen ne Lure. Pyjet me arne kane pamje me te kufizuar dhe takohen ne malin e Runjes, Lures, Dejes.

BIMESIA NE ZONEN E DUMRESEBimësia natyrore e Dumresë aktualisht është shumë e varfër dhe të vjen keq që kanë mbetur vetëm korije të degraduara dushku e shkurresh në jug, veçanërisht në rrethinat e fshatit Dëshiran. Në fshatrat e kësaj zone dhjetëra vite më parë ekzistonin masivet shekullore të dushkajave; pylli e nënpylli i harlisur; kullotat dimërore e verore; bimësia e pasur liqenore e bregliqenore; shumëllojshmëria e botës shtazore ujore e tokësore që gëlonte dikur në brigjet liqenore,buronjat e shumta etj. Ato formonin një areal të papërsëritshëm për nga lloji e pasuria në Shqipëri e më gjerë që ja vlen të shpenzohet e të investohet për të gjeneruar të ardhmen. Në periudhën 1951-1970 filloi prerja e dushkajave si dhe hapja pa kriter e tokave të reja që solli erozionin. Një dëm i madh konsiderohet edhe shfrytëzimi i pakontrolluar dhe intensive i ujërave të liqeneve për ujitje si urbanizimi duke shkelur rregullat që janë shoqëruar me çrregullim të ekosistemit. Banorët e Dumresë nga ana tjetër janë të motivuar për krijimin e hapësirave jetike duke u vënë vetë në mbrojtje të hapësirave mjedisore. Ata kanë filluar ta mbrojnë natyrën me fanatizëm.

Pasuritë bimore të liqenit të ShkodrësAna lindore e liqenit, që lag brigjet shqiptare, është e pasur me lloje të shumta bimësh ujore. Ato gjenden nga bregu dhe deri në 3 m, ndërsa në vende të ndryshme gjenden livadhe nënujore, të përbëra kryesisht nga algat e gjelbra. Në liqen ekzistojnë rreth 700 lloje mikroalgash dhe 250 lloje algash. Ndër bimët ujore me gjethe që dalin mbi ujë dhe gjethe notuese, janë kallamishtja, zunkthi, zambakët e ujit të bardhë dhe të verdhë, zhavori etj., që gjenden 1 m afër bregut. Flora drunore e këtij liqeni është dëmtuar shumë vitet e fundit, si pasojë e ndërhyrjeve pa kriter. Në sipërfaqe të vogla gjenden drurë të tillë si

shelgu, plepi, frashëri etj. Në zonat pranë liqenit ndodhen pylli i Rragamit, pylli i Dobraçit, pylli i Zabelit etj. 

Bimesia e lumit te Bunes sot

Nderkohe edhe bimesia pyjore pergjate lumit eshte shume e rendesishme, megjithe se prerja e paligjshme e pyjeve ka lene gjurme ne fondin pyjor te zones. Kjo gjithashtu ka sjelle edhe ndikim te madh ne rritjen e kercenimit ndaj erozionit te tokes. Kjo bimesi perbehet kryesisht nga shelgje, plepa, akacie e me pak marine, nderkohe qe ne Bune dhe ujerat qe lidhen me te gjenden edhe disa lloje bimesh te kercenuara.

 Bimesia ne Puke

Bimesia ne rrethin e Pukes eshte e shumellojshme, fale larmise

litologjike, relievit dhe kushteve klimatike jane mjaft te perhapura

pisha, bredhi, ahu, dhe shkurret. Druret frutore qe kultivohen nga

popullisa e Pukes jane geshtenja,. arra, molla, qershia e kumbulla si

dhe vreshtat.

Pervec kesaj mjaft te zhvilluara jane dhe kullotat natyrore te cilat

perdoren per ushqyerjen e bagetive. Gjate viteve te trazicionit eshte

demtuar bimesia nga shfrytezimi pa kriter i pyjeve dhe kjo ka sjell per

pasoje rritjen e erozionit. Duhet thene se kurora e Pukes megjithe

demtimet e pjesshme ne pergjithesi eshte e pa demtuar dhe perbehet

nga pyjet te mbjellura ne menyre artificiale 40 vjet me pare.

FLORA NE JUG TE SHQIPERISEZona jone eshte nje zone shume e pasur me bimesi dhe diversitet te larte habitatesh dhe shoqerime bimesh te nje rendesie te vecante kombetare , nga pikpamja shkencore dhe ekonomike.nje numer i llojeve bimore i perkasin listes kombetare te llojeve te rralla , nje numer i konsiderueshem bimesh kane

interes te madhe shkencor, ndersa shume prej tyre kane vlera te vecanta ekonomike si bime mjeksore , bime etero – vajore, bime industriale , bime dekorative. Bimesia e zones Llogara – Karaburun eshte shume e pasur ; 1500 lloje bimesh te larta ( perfaqesojne 42.2% te bimesise te gjithe vendit) . Kjo shifer e larte shpjegohet me poziten gjeografike te zones , orografine shume te thyer dhe formacionet e ndryshme gjeologjike , si dhe tipet e ndryshme te mikroklimave qe hasen ne zonen tone . Ne zonen tone hasen shume lloje endemike dhe relike te Terciarit , si Hypericum haplophyloides , Leucojum valentinum subsp , macrolepsis . Zona jone perfaqesone nje kryqezim te rendesishem te rrugeve migruese te flores se rajonit te Ballkanit . nje numer llojesh takohen ketu me kufijte e tyre me verior te shperndarjes , si Quercus ithaburensis subsp ,macrolepsis , Abis borisii – regis . Lloje te tjere si Petteria ramentacea , kane ketu kufirin me jugor te perhapjes se tyre . Disa lloje si AESCULUS HIPPOCASTANUM , kane ketu kufirin me perendimor , ndersa disa te tjera (Teucrium fruticans , Brassica incana) kane ketu kufirin e tyre me lindor .Rrethe 68 specie bimesh ose 21.25% e gjithe llojeve te rralla dhe te rrezikuara ne Shqiperi (330 lloje) takohen ne zonen tone . Flora e zones tone ka afersi te fuqishme floristike me shumicen e vendeve te Ballkanit jugor ; me shume se 24 lloje te gjetura ne Greqi , e kane pjesen me te madhe te arealit te tyre verior ne kete zone.Nga ana klimatike ne kete zone perfshihen te gjitha zonat fitoklimatike ,nga ajo e ultesirave bregdetare (lauretum) deri ne zonen e kullotave alpine.Llojet dominante te drureve buze rrjedhave te vogla brenda zones se Parkut Kombetar te Llogarase jane: Platanus orientalis, Salix alba, Salixeleagnos, Alnus glutinosa, Rhamnus saxatilis, shpesh e ngateruar me bimen kacavjerrese Clematis vitalba, forme e eger e Vitis vinifera, Hedera helix, etj. Pyjet e dominuar nga Pinus leucodermis (Assoc. Pinetum leucodermis typicum) Perfaqesojne pyje te hapur ne nivel subalpin. Pisha e malit (Pinus leucodermis) formon shpesh pyje te hapur, por ne lartesi te uleta (1300 –1700 m mbi nivelin e detit) ajo rralle mund te perzihet me Pinus nigra dhe Abies borisii – regis. Keto pyje jane te perhapura ne malet e Qores dhe Çikes (shpatet perendimore) ne lartesite 1300- 1700 m mi nivelin e detit. Mbulesa e drureve eshte 40 – 50 %, lartesia 10-12 m. Ne male, Pinus leucodermis formon formon kufirin e siperm te pyllit. Dallohet per vegjetacionin e pasur ne lloje per shak te shkurreve te hapura, te perbera nga Rhamnus alpinus subsp. fallax, Junipers communis, Daphne oleoides (mbulesa e shkurretave 50-60 %), si dhe flores se pasur te perhereshme barishtore si Sideritis raeseri, Senecio squalides, Euphorbia cyparissias etj. (mbulesa bimore 60 %).Mbi kufirin e siperm te pyllit (nga 1700-2045 m, Mali i Çikes), ka nje shumelloshmeri habitatesh qe perfshijne livadhet, shqopishtet me bar, peisazhe dhe shkembinj; lloji i vegjetacionit dhe permbajtja llojore ndikohen shume nga shtrati shkembor, zakonisht i dominuar nga bari (lloje si Festuca, Sesleria, Poa, Stipa, Phleum, Alopecurus etj.). 

Flora ne Sarande

Perhapja e bimesise eshte e kushtezuar nga disa faktore, sic jane: temperatura, llojet e tokave, dhe ndikimi i njeriut etj. Bimesia me e perhapur (sidomos pergjate bregut te detit Jon) jane makiet mesdhetare me perfaqesues: helmesi, pambuku i eger, qumeshtorja drusore, kocimareja, xina, mretja, mersina, shqopa, dafina, thana, lofata, bezga, sherebeli, driza, bajamja e eger, gorrica, murrizi, grilli etj. Shume bime te kesaj zone duke pasur vlera industriale, aromatike, mjekesore dhe kullosore (sidomos per bletet) kane rendesi te drejtperdrejte ekonomike. Drunori me i perhapur qe rritet bashke me makjen, eshte ilqja, e cila parapelqen lugjet e perrenjte nen hije, qe mbajne lageshtine edhe gjate veres.

Dy bimët e rralla

Në Shqipëri ekzistojnë dy bimë të rralla që nuk gjenden në asnjë vend të botës. Botanistët i ruajnë me krenari këto specie të rralla që askush në botë nuk i ka. Bëhet fjalë për dy lloje bimësh të specifikuara me emrat: Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, Leucojum ionicum. Këto specie janë të rralla për shkencën dhe botanikën tonë. Gjithashtu edhe për studimet që bëhen në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Bima e parë është gjetur në zonën e Elbasanit, ndërsa Leucojum ionicum ose ndryshe Bilbilbardhë e Vlorës, është gjetur në zonën e Vlorës. Emrat e bimëve janë në gjuhën latine dhe njëra e ka edhe në shqip emrin e saj. Por edhe Gymnospermium altaicum (Pallas) Spach subsp. Scipetarum, që jo kushdo e kupton se çfarë domethënie ka, fjala e fundit “Scipetarium” tingëllon më shqip se kurrë. Çka do të thotë se ka në përbërjen e saj fjalën “shqiptar”.

Bimët mjeksore.Zona është e pasur me shumë lloje bimësh mjekësore dhe aromatike. Gjenden rreth 57 lloje të cilat shfrytëzohen për vlera të ndryshme kuruese. Shumë prej tyre janë mjaft të njohura edhe nga popullsia vendase, e cila ka një traditë të gjatë në mbledhjen e këtyre bimëve. Zona është veçanërisht e rëndësishme për disa lloje bimësh mjekesore si rigoni (oryganum vulgare), caji i malit (Sideritis roeseri) etj. 

Valanidhi(Bime e kercenuar)Ravene-Karaburun

LLOJET E BIMEVE NE KOSOVE

Mendohet se në Kosovë mund të gjenden 2600 – 2800 lloje të ndryshme të bimëve të larta. Prej tyre rreth 22 lloje rriten vetëm në Kosovë dhe quhen bimë endemike të Kosovës, pra kanë një areal të shtrirjes vetëm brenda kufijve të Kosovës dhe askund tjetër në botë. Një lloj mund të jetë i përhapur pothuaj në të gjitha kontinentet, prandaj quhet kosmopolit. Kur një specie nuk ka shtrirje të gjerë, për të themi se është endemike. Barpezmi gjethemëndafsh (Achillea holosericea) është endemit i Ballkanit sepse është i pëhapur në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi; Ylli shqiptar (Aster albanicus) është endemit i Kosovës dhe Shqipërisë sepse është i përhapur vetëm në këto vende; Dredhja e Kosovës (Convolvulus cochlearis) është endemit i Kosovës. Bimët endemike të Kosovës mund t’i ndeshim në dy e më tepër lokalitete ose vetëm në një lokalitet të caktuar. Për këto të fundit themi se janë stenoendemike (gr. stenos – i ngushtë). P.sh. bishtmiu shqiptar (Micromeria albanica) ndeshet vetëm në grykën e lumit të Prizrenit. Bimët endemike të Kosovës janë një pasuri floristike dhe ndeshen kryesisht në Alpet Shqiptare dhe Malet e Sharrit. Në interes të Kosovës është të mbrohen me ligj nga zhdukja, sepse mund të dëmtohen nga mosdija. Këto bimë janë të rralla dhe njëherit krenari e Kosovës. Prej tyre 10 lloje janë përfshirë në këtë atlas: Stipa mayer, Aristolochia merxmuelleri, Convolvulus cochlearis, Bornmuellera dieckii, Achillea alexandri - Regis, Potentilla doerfleri, Micromeria albanica, Wulfenia blecicii, Plantago dardanae dhe Centaurea albertii.  

Kritike paraqitet gjendja lidhur me dëmet që po i shkaktohen florës spontane nga grumbullimi intensiv i bimëve mjekësore (Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për eksportimin e bimëve mjekësore). Grumbullimi jo sipas modaliteteve tekniko-shkencore dhe mungesa e një qëndrimi të ndërgjegjeshëm nga ana e mbledhësve privatë ka shkaktuar rrallimin e specieve të tilla si: Siderites raeseri (çaji i malit), në Llogara, Tomor, çajup; Salvia officinalis (sherebela), në malin e Shëngjinit e të Rencit; Satureja montana (trumza), në malin e Krujës e të Sarisatllëkut. Origanum vulgaris (rigoni), në zonën bregdetare ku vërehet dëmtimi i llojit për shkak të grumbullimit masiv e pa kriter të tij vitet e fundit. Drejt zhdukjes janë llojet të ndryshme të gjinisë Orchis (salepi) dhe Fucus virsoides (algë) e cila tashmë është zhdukur në Treport ku gjendet edhe kufiri jugor i arealit të saj. 

 Lycopodium selago L. – Likopodi selago Lycopodiaceae – Likopodiore Likopodi selago është bimë barishtore shumëvjeçare, 5 - 35 cm i lartë. Kërcejt janë të ngritur dhe të degëzuar. Gjethet janë të vogla dhe të radhitura si tjegulla, vizake - heshtore. Sporangjet janë si veshkë të vendosura në bazë të faqes së brendshme të gjethes. Verë. Rritet në shkëmbinj me lagështi të zonave të larta malore. Është bimë mjekësore.

 Equisetum arvense L. - Këputja e arave Equisetaceae - Kripthore 

Bimë barishtore shumëvjeçare. Ka rizomë e cila depërton thell në tokë. Në muajin mars nga rizoma zhvillohen së pari kërcej fertil. Janë 10 30 cm të lartë. Përgjatë tij gjenden 4 - 6 këllëfe. Këllëfet kanë 8 - 12 dhëmbë. Në maje të kërcellit qëndron kalliri sporangmbajtës. Rreth boshtit të tij gjenden sporangjet. Pas pjekjes ato çahen dhe sporet lirohen të cilat shpërndahen me anë të erës. Pastaj kërcejtë pjellor thahen dhe fillojnë të shfaqen kërcejtë shterp (foto) 10 - 80 cm të lartë. Rritet në ara, buzë rrugëve si dhe vende me lagështirë. Është bimë e helmët dhe mjekësore. 

 Equisetum palustre L. – Këputja e kënetave Equisetaceae – Kripthore 

Bimë shumëvjeçare, hollake, me rizomë të shogët. Kërcejtë të thjeshtë ose pak a shumë të degëzuar, 10-60 cm të lartë. Brinjët të trasha, të ashpra. Hulliza 6 – 10. Këllëfët të gjelbër, me majë të zeshkët, me buzë cipëthatë të gjerë, me një brinjë. Boqet 10 – 30 mm, shyta, ovoide – gjatore. Zhvillohen në majë të kërcellit. Majë - verë. 

 Equisetum telmateia Ehrh. - Bargjani Equisetaceae – Kripthore 

Bimë barishtore shumëvjeçare. Ka rizomë e cila është pushlore. Prej tij çdo vit zhvillohen dy lloje të kërcejve: fertil dhe steril. Kërcejtë pjellor fillojnë të shfaqen gjatë muajit mars ose prill, pra përpara atyre shterpë. Në majë të kërcejve pjellor shohim të zhvilluara boçet me sporangje. Kërcejtë shterpë rriten deri 200 cm (foto). Kanë ngjyrë të bardhë si fildishi. Degëzimet janë të gjelbra. Rritet në vende me shumë lagështirë, buzë kanaleve etj. 

 Cheilanthes marantae (L.) Domin. – Heilanta Aspleniaceae – Aspleniore 

Bimë shumëvjeçare, me rizomë të trashë, zvarritëse të mbuluar dendësisht me luspa të murrme të çelëta. Gjethet në grupe, të qëndrueshme edhe gjatë dimrit. Bishti gati sa llapa, i kuq – i murrmë i errët, i hollë si tel. Llapa pendore. Pendëzat të sheshta ose të palosura, përsipër të shogëta, përposh dendësisht me luspa të murrme, majëholluara – trekëndëshe. VI - X. Rritet në vende me gur, shkëmbinj, sidomos serpentinor, kryesisht të zonave malore. 

 Gymnocarpium robertianum (Hoffm.) New. – Gimnokarpi i Robertit Aspidiaceae – Aspidiore 

Bimë shumëvjeçare, me rizomë hollake, zvarritëse. Gjethet zakonisht 15 – 60 cm. Llapa e gjelbër, opake, me bishta të shkurtër. Secili çift më i poshtëm pendësh më i vogël se pjesa tjetër e llapës Soret të vendosura gati në anë të llapës, të rrumbullakëta ose të zgjatura. Mbulesa epidermike e soreve mungon. Verë. Në shkëmbinj gëlqerorë, në vende me hije etj., të zonave malore. 

 Polystichum lonchitis (L.) Roth. – Polistika heshtake Aspidiaceae – Aspidiore 

Bimë barishtore shumëvjeçare, me rizomë të shkurtër dhe të trashë. Gjethet 15 - 60 cm, të qëndrueshme, të ngurta, të tufëzuara. Llapa pendore me 15 - 50 pendë në çdo anë, me buzë të sharruara. Soret janë rrotullare, në dy rreshta në anën e poshtme të gjethes, por vetëm kah maja e gjethes. VI - VII. Rritet në vende shkëmbore të zonave malore, e zakonshme. Në Kosovë e përhapur në Malet e Sharrit, Alpet Shqiptare etj. 

 Polystichum setiferum Woynar – Polistika Aspidiaceae - Aspidiore 

Është bimë shumëvjeçare me rizomë të trashur dhe të drunjëzuar. Gjethet janë 30 - 120 cm të mëdha , të buta, zakonisht jo të qëndrueshme. Llapa dyfishpendore. Pendëzat të sharruara, deri 40 në çdo anë. Soret janë rrotullare, të mbuluara me epidermë të hollë,shytake dhe rënëse. VI - VII. Rritet në pyje me hije,deri në zonat e larta malore. 

 Dryopteris filix – mas (L.) Schott – Fieri mashkull Aspidiaceae – Aspidiore 

Është bimë barishtore shumëvjeçare. Rizoma është e trashë dhe e gjatë 20 - 30 cm. me bishta deri 30 cm, nganjëherë të përkulura në maje. Soret janë në anën e poshtme të gjethes të shpërndara në dy rreshta paralele, induzia është e shogët dhe nuk e mbulon në tërësi sorusin. Verë. 

Rritet në vende me hije të pyjeve gjetherënëse dhe gjethembajtëse. 

 Polypodium vulgare L. – Fieri i murit Polypodiaceae – Polipodiore 

Bimë barishtore shumëvjeçare, me rizomë zvarritëse.Rizoma me luspa heshtore. Mund të rritet 10 - 50 cm. Gjethet me llapë pendore të çarë. Pendët shyta ose paksa të mprehta. Forma e gjetheve është heshtore deri vizake - heshtore. VII - IX. Rritet në shkëmbinj e pyje të lagëta, mbi drurë të vjetër, mure. Bimë mjekësore. 

 Pteridium aquilinum (L.) Kuhn – Fieri shqiponjë Hypolepidaceae – Hipolepidore 

Bimë barishtore shumëvjeçare me rizomë nëntokësore,e cila është e mbuluar me qime. Gjethet janë të mëdha 50 - 300 cm, nga poshtë leshtore, nga sipër të shogëta ose me pak qime, trefishpendore. Bishti i gjethit është i fuqishëm , i ndarë në bishta më të vegjël që bartin llapa gjethesh. Soret janë mbi nervurat anësore të mbuluara nga induzitë e qerpikëta dhe buzët e spërveshura të gjethes . Verë. 

Rritet në vendbanime të ndryshme, kryesisht në ahishtet e prera. Bimë shumë e përhapur, gati në tërë botën. Bimë e helmet. 

 Asplenium adiantum - nigrum L. – Fieri i zi Aspleniaceae – Aspleniore 

Bimë shumëvjeçare, me rizomë të përpjetme ose shkurtimisht zvarritëse. Gjethet 10 – 50 cm, me llapë deltoide, të gjelbër të errët, lëkurore, të shogët, dyfish – trefishpendore, të qëndrueshme edhe gjatë dimrit. Segmentet më të fundit heshtore, shyta në bazë, me dhëmbë të mprehtë. Bishti i gjethes gati sa llapa, i fryrë në vendin e bashkimit me rizomën, i kuqërremtë – i murrmë. Soret në afërsi të nervurave. Pranverë – vjeshtë. Rritet në shkëmbinj, pyje, mure etj., deri në zonat malore. 

 Asplenium trichomanes L. – Fier guri Aspleniaceae – Aspleniore 

Bimë barishtore shumëvjeçare, me rizomë tufore, me shirit qendror të errët. Gjethet 4 - 20 cm të gjata, të shogëta, rrallë me qime gjëndërore. Llapa pendore, heshtore - vizake, relativisht e trashë. Pendët 0.4 – 1.2 cm, gjatore, të afruara me bazë të cungët dhe asimetrike, me majë të rrumbulluar. Soret janë të vogla. Sporangjet kur piqen e mbulojnë pendën. 

Pranverë - verë. Rritet në shkëmbinj dhe mure, prej zonës kodrinore - malore deri te ajo alpine. 

 Ceterach officinarum DC. – Bar gjarpri mjekësor Aspleniaceae – Aspleniore 

Bimë shumëvjeçare, me rizomë të shkurtër, të trashë. Gjethet 5 – 25 cm, në tufa, të qëndrushme, gjatore. Llapa e gjethes lëkurore, nga sipër e blertë e hapur, nga poshtë e mbuluar me luspa të argjendta në ngjyrë ndryshku, të vendosura si tjegullat e çatisë. Midis tyre janë të fshehura grupet e sporangjeve. Segmentet e gjetheve të këmbyera, vezake ose gjatore, 9 – 12 në çdo anë, të plota ose me buzë ura-ura, të rrumbulluar në majë. Soret rreth 2 mm, vizake. Pranverë - verë. Rritet në shkëmbinj, mure etj, deri në zonat malore, e zakonshme. Bimë mjekësore. 

 Phyllitis scolopendrium (L.) Newman – Skolopendra Aspleniaceae – Aspleniore 

Bimë barishtore shumëvjeçare, me rizomë të shkurtër dhe të trashë. Gjethet janë 10 - 60 cm të gjata dhe 3 - 6 cm të gjera, të qëndrueshme, të valëzuara, të plota . Bishti i gjethit është gati sa gjysma e llapës. Soret janë vizake, 8 - 18 mm të gjata, zakonisht mbulojnë më shumë se gjysmën e gjerësisë së llapës, të vendosura në dy rreshta paralele. 

VII - VIII. Rritet në vende me hije, buzë ujërave të rrjedhshme të zonave kodrinoro - malore, deri te subalpine. 

 Abies alba Mill. - Bredhi i bardhë Pinaceae – Pishore 

Dru halor deri 50 m i lartë. Degëzat e reja me push të dendur dhe me sythe pa rrëshirë. Gjethet në trajtë halash. Në pjesën e poshtme kanë dy vija paralele të bardha, kurse përsipër janë me ulluk. Lulet në boqe të cilat shfaqen gjatë pranverës. Boqet femërore të ngitura, piqen gjatë verës dhe bien në fillim të vjeshtës. IV - V. Rritet në zona të larta shpesh i përzier me ah dhe pishë të zezë. I përhapur në Evropën e Mesme dhe Jugore. 

 Picea abies (L.) Karst. – Hormoqi Pinaceae – Pishore 

Hormoqi është dru deri 60 m i lartë. Gjethet janë në faqen e poshtme të degëve të vendosura djathtas e majtas si krehëri, të blerta të

errëta, 15 - 25 mm të gjata dhe deri 1 mm të gjera, therëse. Boçet 10 - 15 cm të gjata, 3 - 4 cm të gjera, të përkulura, me luspa të papalosura. Farat me flatra anësore. IV - V. Rritet në pyje halore. Në Kosovë është i përhapur në Malet e Sharrit dhe Alpet Shqiptare.

 Pinus heldreichii Christ – Arneni i kuq Pinaceae – Pishore 

Dru i lartë 20 - 30 m, me lëvore të përhime e të çarë pllaka - pllaka të vogla. Sythet pa rrëshirë. Gjethet dyshe, 6 - 8 cm të gjata, 1.5 mm të gjera. Boçet 7 - 8 cm të gjata, 2.5 cm të gjera, me nga një thumb të drejtë dhe shumë të vogël në mes. Farat me flatra. V - VI. Rritet kryesisht në substrate gëlqerore të zonës alpine. E ndeshim në Malet e Sharrit, Alpet Shqipëtare si dhe malet e Ballkanit dhe Kalabri të Italisë. 

 Pinus mugo Turra – Dredhaku Pinaceae – Pishore 

Është shkurre 3 - 4 m e lartë. Degët janë të trasha, të shtrira ose të drejta. Degëzat në fillim janë të blerta, më vonë bëhen të murrme. Sythet kanë shumë rrëshirë. Forma e tyre është vezake - cilindrike. Halat janë dyshe, të blerta - të çelëta. 

Boçet 2 - 5 x 1.5 - 2.5 cm, shyta, gati pa bisht,të shndritshme, apofiza me një gjemb të imët në mes. V - VI. Ndeshte në zonat subalpine dhe alpine të Alpeve Shqipëtare dhe Maleve të Sharrit. 

Tulipa Albanica

Bime e peme