Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

14
Bukuroshj a e durresit Eshtë mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot. Ka permasat 5.1 X 3m dhe është realizuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule zambaku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi. [1] Motive zbukurimi të ngjashme me këtë mozaik, kanë mozaikët bashkëkohës të Pelas

Transcript of Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

Page 1: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

Bukuroshja e durresit

Eshtë mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot. Ka

permasat 5.1 X 3m dhe është realizuar me gurë zalli

shumëngjyrësh. Ne qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule

zambaku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë

sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë

ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi.[1] Motive zbukurimi të ngjashme me këtë mozaik, kanë mozaikët bashkëkohës të Pelas

(Maqedoni e Lashtë)

Page 2: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• Arkeologët e kanë zbuluar një bust të periudhës romake të shekullit të dytë, që sipas ekspertëve, është zbulimi më i rëndësishëm arkeologjik në 50 vitet e fundit në Shqipëri.

“Është një zbulim i jashtëzakonshëm, më i rëndësishmi në 50 vitet e fundit në Shqipëri, pasi ende është i paprekur”, tha profesori francez, Jean-Luc Lamboley, i cili i ka udhëhequr gërmimet në Apolloni, së bashku me arkeologët shqiptarë.

Ekspertët thonë se busti i atletit të panjohur i gjetur në Apolloni, 120 kilometra nga kryeqyteti Tirana, ishte në gjendje shumë të mirë.

Apollonia është njëri nga terrenet më të mëdha arkeologjike në Shqipëri.

Sipas tij, busti “për shkaqe të sigurisë, ishte dërguar në Muzeun Arkeologjik të Tiranës, pasi muzeu Apollonia ende nuk e ka të vendosur sistemin e sigurisë”.

Page 3: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• FIER - Një zbullim arkeologjik është realizuar sot në Apoloni. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje ë periudhës romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari ë periudhës romake. Vepra mendohet se I përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një atleti dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë. Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar. 

Page 4: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• FIER-Një zbulim i madh dhe i rrallë është bërë sërish në parkun e Apolonisë në Fier. Pas bustit që dyshohet se i përket një aristokrati të periudhës romake, një tjetër bust njeriu është zbuluar ditën e sotme nga ekpi shqiptaro-francez.Bëhet fjalë për një bust femre që i përket sërish periudhës romake që përkon me shekullin e II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Busti i femrës është gjetur shumë prane vendit që u zbulua busti prej mermeri i burrit të lashtë.

Ekspedita shqiptaro-franceze që po gërmon këto ditë në Apoloni, zbuloi pak ditë më parë një statujë. Statuja është busti i një romaku ndoshta aristokrat dhe sipas ekspertëve është gjetur në gjendje shumë të mirë.Vetë ekspertët, flasin për një zbulim spektakolar duke iu referuar vjetërsisë së saj, përmasave të mëdha dhe gjendjes së mirë në të cilën është zbuluar.

Po kështu ditët e fundit, zbulimeve iu shtua dhe gjetja e një tjetër vepre antike me vlera të shumta historike e kulturore. Një këmbë bronxi, pjesë e një statuje romake është zbuluar nga gërmimet që kreu ekspedita shqiptaro-franceze. Nga format dhe mënyra e krijimit duket se këmba e statujës i përket një luftëtari romak. Vepra mendohet se i përket shekullit të II ose të III pas lindjes së Krishtit.

Page 5: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• Elbasan: Zbulohen dy relieve antikeDy relieve antike,që i takojnë fillimit të shekullit të I të erës sonë janë zbuluar gjatë pastrimit të kullës së Zindanit në kalanë e Elbasanit, nga një person që po kryen një investim brenda mureve të këtij monumenti."Këto dy relike kanë lidhje me Scampinin e hershëm,(emri i vjetër i Elbasanit),para se të ndërtohej kalaja", tha arkeologu Neritan Ceka. Sipas tij, e reja e këtyre zbulimeve është se një prej relieve tregon figurën e një qytetari të Scampinit të hershëm, me emrin ilir Grikus, i dëshmuar dhe në Durrës. Relievi tjetër mban emrin Tata, emër gruaje i njohur në Durrës, që dëshmon se vendbanimet romake në rrugën Egnatia u populluan nga ilirët.

Page 6: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• TIRANË- Një instrument muzikor fyell i shekullit të parë para Krishtit, që i përket periudhës romake, është zbuluar një vit më parë në qytetin e Lezhës dhe po restaturohet pranë Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit. Drejtori i këtij Instituti, Frederik Stamati, u shpreh të mërkurën në një prononcim për mediat se, "gjatë vitit të kaluar në Lezhë është zbuluar një mori fragmentesh prej kocke, të cilat nuk kishin asnjë formë, por disa indikacione që treguan se ishte një instrumet muzikor, një fyell i shek të parë para Krishtit, ose i shekullit të parë pas Krishtit që i përket periudhës romake". 

"U desh një punë shtatëmujore që të arrihej në restaurimin e këtyre fragmenteve, mbi 200 copë dhe që krijuan këto fragmente me të mëdha", tha Stamati, duke shtuar se, "nga shqyrtimi i materialit rezulton që këtu mund të ketë qënë ose një punishte që prodhonte instrumenta muzikore, ose një dyqan ku shiteshin këto instrumenta, por kjo nuk është përcaktuar akoma, dhe do të dojë ende gërmime te tjera arkeologjike që të përcaktohet me saktësi". 

Duke u ndalur te rëndësia e këtij objekti, drejtori i Institutit të Arkeometrisë dhe Konservimit, Frederik Stamati tha se, "është hera e parë që zbulohet një objekt i tillë me një grumbull të tillë fragmetesh prej kocke që i përkasin instrumentave muzikore". Sipas tij, "në Shqipëri kemi dy raste analoge të këtij tipi, pasi në vitin 1975 është zbuluar në Apolloni një grup kockash të ngjashme me këto, të futura në një enë bronxi dhe rasti tjetër është ai i një viti më parë në Lezhë". 

Ai shtoi më tej se, "ne mendojmë që të mos jetë vetëm nëj instrument muzikor, por disa dhe duhet që në të ardhmen të angazhohen disa specialistë të historisë së veglave muzikore, në mënyrë që japin një të dhënë të saktë për këtë çështje".

Page 7: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• Në Tiranë ekspozohet busti i atletit të panjohurArkeologët shqiptarë ekspozuan sot në kryeqytet bustin e atletit të panjohur, që u zbulua disa ditë më parë në qendrën histroike të Apollonisë, pranë Fierit. Vepra mendohet se i përket gjysmës së dytë të shekullit të dytë pas erës së re. Busti po studiohet me kujdes nga ekspertët për vlerat e mëdha artistike dhe historike. Vepra nuk ka asnjë dëmtim fizik dhe është gjetur e plotë dhe e ruajtur mirë, ashtu siç është ekspozuar në Apolloni mbi 18 shekuj më parë. Kryeministri Sali Berisha ishte sot në Muzeun Arkeologjik në Qendrën e Studimeve Albanologjike, për të parë nga afër zbulimin arkeologjik më të fundit të bërë në Apolloni.Berisha, vlerëson lartë zbulimin më të fundit në ApolloniKryeministri Sali Berisha ishte sot në Muzeun Arkeologjik në Qendrën e Studimeve Albanologjike, për të parë nga afër zbulimin arkeologjik më të fundit të bërë në Apolloni. Arkeologët shqiptarë në bashkëpunim me arkeologë francez, kanë zbuluar bustin e një aristokrati nga Apollonia, që i përket gjysmës së dytë të shekullit të II pas Krishtit.Ky prezantim iu bë Kryeministri Berisha nga Profesor Jean-Luc Lamboley, bashkëdrejtori francez i ekspeditës së përbashkët shqiptaro – franceze të Apollonisë, i cili theksoi se ky zbulim, fryt i një bashkëpunimi të gjatë shqiptaro – francez në këtë qendër arkeologjike, është një kryevepër, një nga skulpturat më të bukura të repertorit botëror të periudhës romake të shekullit të dytë të erës sonë dhe një dëshmi tjetër e zhvillimit të lartë kulturor të Apollonisë në kohën e artë të lulëzimit të saj në shekullin e dytë pas Krishtit.

Page 8: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• Kryeministri tha se ky zbulim ka vlerë të paçmueshme dhe të jashtëzakonshme . “Vlerat e tij janë të jashtëzakonshme në rrafshin krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptarë” theksoi ndër të tjera Kryeministri.Në fjalën e tij Kryeministri Berisha tha se;“Dua të shpreh vlerësimin tim më të madh, mirënjohjen më të thellë ju dhe të gjithë ekipit shqiptaro-francez, që zbuloi këtë verë, një kryevepër të gjenisë krijuese në skulpturë të të gjitha kohërave.Ky zbulim, siç theksuat ju, ka vlerë të paçmuar të jashtëzakonshme. Vlerat e tij janë të jashtëzakonshme në rrafshin krijues, skulptural, artistik, në rrafshin historik, por gjithashtu janë akoma më të mëdha, si dëshmi e përjetësisë së kombit shqiptarë. Një përjetësi e bazuar në vlera të qytetërimit perëndimor.Shqipëria është një vend i vogël, por me një pasuri të jashtëzakonshme në gjirin e saj, ky territor ka njohur qytetërime të shumta, perandori dhe perandor, por ajo që e bën shumë të veçantë është se në të gjitha kohërat eci si një komb me identitetin e tij të sotëm.Dua të rikujtoj këtu një historian të shquar austriak, i cili ka shkruar njërin nga librat më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në mënyrë të përsëritur Johanes Hans shtron pyetjen, çfarë janë këta shqiptarët?Dhe ajo që është shumë mbresëlënëse shumë impresionuese ta jep përgjigja, se tek shqiptarët gjen element jo të paktë të kulturës helenike, të kulturës romake dhe dikush mund të mendojë se këto janë huazime të shqiptarëve nga këto kultura.Ky historian i shquar ka mendim tjetër, ai mendon së ilirët morën njëlloj si helene dhe romakët apo trashëgoi njëlloj si helenet dhe romakët nga popullata pre helene , pre romake, shumë nga ata element që sot u atribuohen helenëve apo romakëve.Komentet e mia nuk kanë lidhje me skulpturën e mrekullueshme, sepse të gjitha vlerësimet do t’ia bëni ju mbi kriteret më të sakta shkencore, por unë dhe njëherë dua t’ju shpreh mirënjohjen më të thellë, ju z. profesor, Qeverisë franceze, Ambasadores, për këtë ndihmë jashtëzakonisht të çmuar. Ky zbulim për qeverinë shqiptare ka edhe një dimension tjetër të frymëzimit të saj, të detyrimit të saj, për të fuqizuar mbështetjen për arkeologjinë shqiptare, për të fuqizuar bashkëpunimin me vendin tuaj mik dhe vendet e tjera mike në këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme në rrafshin kulturor në rrafshin historik dhe në tërësi. Dhe një herë faleminderit shumë, unë u mrekullova nga ky zbulim”.

Page 9: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• Për të ditur ekzistencën e një populli apo edhe lashtësinë e tij duhet shohësh edhe objektet e tij kulturore. Por për të gjetur vlerat kulturore të popullit tonë duhet të shkosh në shtete të tjera, pasi monumentet e kulturës janë vjedhur dhe janë dërguar në muzetë e huaja. Daton në vitin 1418 vjedhja e parë e monumenteve tona të kulturës. E duket se arkeologu Kiriaku i Ankonës e ka pasur dorë "të mbarë", pasi vjedhjet e kulturës sonë të lashtë kanë vazhduar edhe vite më pas, duke pasuar njëra-tjetrën qoftë edhe në vlera monetare. Por duket se tashmë këto monumente të vjedhura do të rikthehen në vendin e origjinës. Madje për këtë ministri aktual i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ka bërë një sërë kërkesash në vendet ku janë gjetur monumentet tona të kulturës, që ato të rikthehen në Shqipëri. Ky proces i nisur do të vazhdojë më tej për të rikthyer në vendin tonë objektet kulturore shqiptare.VjedhjetKanë kaluar afro 600 vjet kur Kiriaku i Ankonës kreu ekspeditën e parë arkeologjike në Shqipëri. Që nga viti i largët 1418, nëntoka shqiptare ka shërbyer si një truall i mirë për studiues, shkencëtarë e trafikantë, jo vetëm për të gjetur thesaret e kohës së vjetër, por edhe për t'u pasuruar me tregtinë e tyre. Shqipëria në këtë drejtim, mund të quhet pa frikë si e vjedhura e madhe e Evropës. Sipas drejtorit të Qendrës Kombëtare të Inventarizimit, janë rreth 1700 objekte kulturore të vjedhura, ku disa prej tyre priten të kthehen në Shqipëri.Qendra e InventarizimitQendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore është ngritur në vitin 1995, me detyrë krijimin e katalogut informativ të trashëgimisë kulturore. Më pas, në vitin 2003 del ligji për trashëgimin kulturore, i cili vë detyra të rëndësishme jo vetëm në fushën e Regjistrit të Trashëgimisë Kulturore të vendit, por edhe në mbrojtjen dhe menaxhimin e saj në mënyrë bashkëkohore. Në Qendrën Kombëtarë është krijuar katalogu "Onufri", i cili përmban trashëgiminë kulturore, të dhëna nga institucionet gjatë periudhës. Katalogu tjetër përmban të regjistruara të gjitha pasuritë kulturore që nuk e kanë marrë statusin si të tillë, por do ta marrin me kalimin e kohës. Është një katalog që ka një rëndësi shumë të madhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që është krijuar para 15 vjetësh e vazhdon të krijohet ende. Regjistrimi në këtë katalog i veprave të artit apo objekteve të tjera që krijohen sot, të cilat qarkullojnë lirshëm brenda dhe jashtë vendit, por duke qenë të pajisura me kartelë nga ky institucion, mbrohen kryesisht nga të gjithë fenomenet negative. Ndërsa katalogu i tretë është i objekteve të humbura. Në këtë katalog janë të gjithë vjedhjet e objekteve që kanë ndodhur nga 1991 e deri ne 1997 nga denoncimet që janë bërë në polici. Por tani në këtë katalog do të jenë të gjitha objektet e humbura edhe në vitet në vazhdim. Ky katalog është krijuar nga Qendra në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Page 10: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• Objektet që pritet të kthehen në atdhe

Shtatorja e Artemisit të Nikesë, e grabitur në Finiq, është objekt i shek III p.k. e lartë 125 cm, e punuar në mermer. Është gjetur në Finiq, Sarandë. Është grabitur në mars 1997 në Butrint. Statujës i mungojnë dy krahë, koka dhe ka shumë dëmtime në sipërfaqe. Perëndesha e Nikesë ka veshur një mantel të gjatë të palosur, ku nën gjoks krijon një apoptygma. Paraqitet në lëvizje. I përket periudhës helenike. Shtatore djali (Apolloni), grabitur në Butrint, shek. II e.re. Është e lartë 138 cm, e punuar në mermer. Perëndia Apollon paraqitet i zhveshur, me trupin e mbështetur mbi këmbën e djathtë; e majta është e avancuar përpara. Aktualisht statuja është acefale, por koka është punuar më vete dhe tani ruhet në Muzeun Arkeologjik të Tiranës.

Monumentet e vjedhura

1418Në Shqipëri kryhet eksplorimi i parë arkeologjik nga Kiriaku i Ankonës. Gjatë gërmimeve të kryera u gjetën një sërë objektesh kulturore që i përkisnin vendin tonë. Por këto objekte nuk u shënuan në listën e monumenteve kulturore, duke sjellë kështu edhe marrjen e tyre nga vet arkeologu.

Page 11: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• 1435Në Shqipëri kryhet eksplorimi i dytë po nga Kiriaku i Ankonës. I cilësuar si një nga udhëtarët më të mëdhenj të asaj kohe. Kiriaku i Ankonës raporton nga udhëtimet e tij në detin Mesdhe të dhëna të shumta, vizatime dhe kopje të teksteve të vjetra. Madje disa prej tyre janë marrë nga vet ai gjatë gërmimeve në Shqipëri.1798Një nga vjedhjet që është kryer te ato të cilësuara monumente kulture janë edhe gurët e një amfiteatri antik në vendin tonë, atë të Apolonisë. Kështu që nga gërmadhat e Apolonisë, Ibrahim Pasha i Beratit në vitin 1798 merr 70 qerre me gurin e amfiteatrit për të ndërtuar sarajet e veta.1859Një nga arkeologët francezë merr nga vendi ynë monumente kulture për t’i dërguar më pas në vendin e tij. Kështu në vitin 1859 merret në Apoloni dhe dërgohet në Muzeun e Luvrit një satiri. Arkeologu Goltier de Klabri kishte bërë të njëjtën gjë edhe me një statujë të Votories në muret e Manastirit të Pojanit.1861Arkeolog të shumtë kanë mbërritur në vendin tonë duke gërmuar vende të ndryshme antike dhe duke nxjerrë prej tyre monumente nga më të ndryshme dhe më me vlerë. Në vitin 1861 dërgohen në Muzeun e Luvrit mbishkrime e skulptura nga Apolonia dhe Durrësi. Arkeologu francez Leon Hëzej ndërmori një ekspeditë në Shqipëri me këtë qëllim.

Page 12: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Page 13: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Page 14: Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)

• 1872Janë nxjerrë nga dheu apo janë vlerësuar nga arkeologë të huaj. Por edhe pse janë pjesë e vendit tonë, skulptura të ndryshme apo edhe mbishkrime të vjetra që i përkasin kohës së antikitetit janë dërguar në muze të vendeve të huaja. Kështu në Luvër dërgohet një figurinë bronzi e gjetur në Gur të Zi në Shkodër e quajtur “Një damë antike shqiptare”.

1880Dihen që janë monedha shqiptare, por edhe pse kanë mbishkrimin e shqiponjës dy krenare nuk kanë qëndruar në këtë vend. Pasi në vitin 1880 Artur Evans grabiti një thesar monedhash. Por jo vetëm kaq, së bashku me to edhe një shpatë bronzi dhe objekte të tjera, të marrë në Selcë të Shkodrës.1894Në vitin 1894 zbulohen në qytetin e Durrësit 50 copë drahme. Këto lloj monedhash nga studimet e shumë historianëve janë përdorur nga viti 400 i erës sonë e deri në mesin e vitit 300 para erës sonë. Por këto drahme pasi zbulohen nuk shkojnë në Muzeun tonë Kombëtar, por dërgohen në Muzeun e Vjenës.1899Një arkeolog francez me emrin Dëgran zbulon disa objekte në Kalanë e Dalmacës dhe i dërgon në Muzeun Sen-Zhërmen në Paris. Por jo vetëm ky, pasi po në këtë vit një arkeolog gjerman i quajtur Treger zbulon pas disa gërmimesh në Kalanë e Dalmacës shumë objekte të cilat i dërgon më pas në Muzeun e Berlinit.

1902Nëse janë objekte me vlerë, këtë fare mirë e dinë arkeologët e huaj, të cilët kanë shëtitur shpeshherë vendin tonë dhe kanë marrë prej tij jo pak objekte apo monumente kulture me vlerë. Në zonën e Peqinit zbulohet një thesar. Është interesant fakti se pjesët e tij dërgohen në muzeumet e Stambollit, Parisit dhe Nju Jorkut.