Tregu i punes ne Shqiperi

15
SHQIPËRIA NJË VLERËSIM I TREGUT TË PUNËS Punësimi është një nga problemet shqetësuese imediate për Shqipërinë. Ashtu si për shumicën e ish ekonomive të planifikuara, edhe për Shqipërinë modeli i kalimit nga një punësim totalisht i garantuar në një model punësimi mbi baza tregu është parë si I vështirë. Krjimi i vendeve të reja të punës në sektorin privat ka qenë në nivele të ulta. Sipas vlerësimeve të reja të parashtruara në këtë raport, në vitin 2004 ishte e punësuar vetëm 60% e popullsisë në moshë pune, shifër kjo më e ulët nga shumë vende të tjera të rajonit. Nivelet e papunësisë për vitin 2004 ishin mbi 13%, nga të cilat dy të tretat e këtyre personave kishin qenë të papunë gjatë së paku 12 muajve të fundit. Gjendja e tregut të punës është një faktor përcaktues i mirëqënies ekonomike dhe të qënit i papunë ose në një “punë të keqe” lidhet ngushtësisht me të qënit i varfër. Shqetësimi kryesor në lidhje me situatën e tregut të punës përqëndrohet në efektet e rritjes së punësimit informal dhe niveleve të larta të migracionit. Këto janë çështje serioze dhe janë pjesë e problemit më të gjerë të hapjes së vendeve të punës në tregun formal. Tre e katërta e krahut të punës është e punësuar në sektorin informal, ndërsa punësimi informal është i rëndësishëm si për ekonominë ashtu edhe për mirëqënien e shumë familjeve, këta të punësuar janë veçanërisht vulnerabël dhe shpesh janë të varfër. Për më tepër, shumë shqiptarë janë larguar nga atdheu për të gjetur

description

Veprimtari Praktike Ekonomi 12

Transcript of Tregu i punes ne Shqiperi

Page 1: Tregu i punes ne Shqiperi

SHQIPËRIANJË VLERËSIM I TREGUT TË PUNËS

Punësimi është një nga problemet shqetësuese imediate për Shqipërinë. Ashtu si për shumicën e ish ekonomive të planifikuara, edhe për Shqipërinë modeli i kalimit nga një punësim totalisht i garantuar në një model punësimi mbi baza tregu është parë si I vështirë. Krjimi i vendeve të reja të punës në sektorin privat ka qenë në nivele të ulta. Sipas vlerësimeve të reja të parashtruara në këtë raport, në vitin 2004 ishte e punësuar vetëm 60% e popullsisë në moshë pune, shifër kjo më e ulët nga shumë vende të tjera të rajonit. Nivelet e papunësisë për vitin 2004 ishin mbi 13%, nga të cilat dy të tretat e këtyre personave kishin qenë të papunë gjatë së paku 12 muajve të fundit. Gjendja e tregut të punës është një faktor përcaktues i mirëqënies ekonomike dhe të qënit i papunë ose në një “punë të keqe” lidhet ngushtësisht me të qënit i varfër.

Shqetësimi kryesor në lidhje me situatën e tregut të punës përqëndrohet në efektet e rritjes së punësimit informal dhe niveleve të larta të migracionit. Këto janë çështje serioze dhe janë pjesë e problemit më të gjerë të hapjes së vendeve të punës në tregun formal. Tre e katërta e krahut të punës është e punësuar në sektorin informal, ndërsa punësimi informal është i rëndësishëm si për ekonominë ashtu edhe për mirëqënien e shumë familjeve, këta të punësuar janë veçanërisht vulnerabël dhe shpesh janë të varfër. Për më tepër, shumë shqiptarë janë larguar nga atdheu për të gjetur një punësim fitimprurës. Remitancat që vijnë nga punësimi janë një burim vital të ardhurash, por emigrantët përfaqësojnë gjithashtu edhe fenomenin e “largimit të trurit” për vendin. Si informalizimi ashtu edhe migracioni janë pasoja të problemit fondamental që punësimi në përgjithësi nuk po vjen duke u rritur, dhe në veçanti kjo është më vërtetë për sektorin formal.

Këto të dhëna mbi punësimin janë në veçanti zhgënjyese sidomos duke patur parasysh kontekstin e një zhvillimi ekonomik relativisht të shëndoshë. Rritja vjetore reale e GDPsë arriti mesatarisht në pothuajse 8% gjatë periudhës nga viti 1998 në vitin 2004. Megjithatë, ky zhvillim ekonomik nuk solli në vetvete rritje të nivelit të punësimit. Megjithëse mungesat e të dhënave, apo të dhënat jo të sakta gjithmonë e bëjnë të vështirë një vlerësim të saktë të panoramës së tregut të punës të përpara vitit 2001, sipas të dhënave të INSTAT-it, totalit i punësimit (formal dhe informal) ishte vetëm 11,000 persona më shumë në vitin 2004 nga ç’kishte qënë vetëm tre vjet më parë.

Page 2: Tregu i punes ne Shqiperi

Krahu i punës ende po rritet dhe mund të përfaqësojë një burim të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Por n.q.s Shqipëria nuk arrin të përmirësojë nivelin e krijimit të vendeve të reja të punës, kjo “dhuratë demografike” potenciale mund ta agravonte edhe më tej problemin e papunësisë. Gjatë dekadës së ardhshme, popullsia në moshë pune do të rritet me afërsisht 5% në vit dhe në vitin 2015 do të pëfaqësojë dy të tretat e gjithë popullsisë. Nivelet rezultuese të ulta të dipendencës do të krijojnë një “dhuratë potenciale demografike”. Megjithatë, realizimi i këtij potenciali do të kërkojë përmirësime sinjifikative në kapacitetin e ekonomisë për hapjen e vendeve të reja të punës.

Nxitja e punësimit është një sfidë komplekse për çdo qeveri sepse hapja e vendeve të reja të punës është një fenomen multisektorial që përfshin politika të zbatueshme në mënyrë të ndërsjellë në një numër fushash. Politikat e shëndosha makroekonomike dhe kushtet e favorshme të biznesit janë elementë esencialë për rritjen ekonomike që nevojitet për nxitjen e punësimit. Politikat arsimore dhe një kuadër efikas I mbrojtjes sociale janë gjithashtu elementë kritikë për të siguruar një krah pune të aftë profesionalisht dhe të përshtatshëm për profesionet që nevojiten.

Page 3: Tregu i punes ne Shqiperi

KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË TREGUT TË PUNËS NË SHQIPËRI, 2011-12

Anketa e Forcave të Punës (AFP) është një anketë që kryhet pranë familjeve me qëllim mbledhjen e informacionit mbi situatën e tregut të punës lidhur me punësimin dhe papunësinë. Gjatë vitit 2012 në Shqipëri 65.5 përqind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 56.7 përqind ndërsa për meshkujt 74.4përqind. Krahasur me vitin 2011, pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është ulur me 3.6 përqind ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është ulur me 1.7 përqind.Shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve 15-24 vjeç në tregun e e punës në vitin 2011 ishte 44.8 përqind. Në vitin 2012 shkalla e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës u ul me 7.4 përqind. rreth 65.5 përqind e të rinjve të moshës 15-24 vjeç nuk ishin pjesëmarrës aktivë në tregun e punës për arsye se ata ishin duke ndjekur shkollën. Grupmosha 25- 54 vjeç për të dy gjinitë, ka shkallën më të lartë të pjesëmarrjes në tregun e punës (81.7 përqind në vitin 2011 dhe 79.6 përqind në vitin 2012. Shkalla e punësimit për popullsinë e moshës 15-64 vjeç në vitin 2012 ishte 56.4 përqind. për meshkujt e kësaj grupmoshe shkalla e punësimit është më e lartë sesa për femrat. Sipas vlerësimet të marra nga anketa e forcave të punës, në vitin 2011 në Shqipëri 45.4 përqind e të punësuarve ishin të angazhuar në aktivitete të bujqësisë, ndërsa në vitin 2012 ka një rritje të punësimit në këtë sektor prej 2 përqind. Krahasuar me vitin 2011, numri i të punësuarve në sektorin e ndërtimit gjatë vitit 2012 është ulur me 3 përqind. Në vitin 2012, 50.8 përqind e femrave të punësuara ishin punëtore pa pagesë të familjes, 31.3 përqind të punësuara kundrejt një page, dhe rreth 17 përqindtë vetë-punësuara pa të punësuar kundrejt një page. Ndërsa një në katër meshkuj të punësuar ishin punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes dhe 41.6 përqind ishin të punësuar me pagë. Shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në Shqipëri për vitin 2012 ishte 13.9 përqind. Shkalla e papunësisë afatgjatë e cila statistikisht përcaktohet nga një kohëzgjatje papunësie prej 12 muajsh e më shumë, në vitin 2012 ishte 10.8 përqind.

Krahasur me vitin 2011, duket sikur shkalla e papunësisë ka mbetur në të njëjtat nivele. Vihet re një rritje e shkallës së papunësisë së meshkujve me 1.2 përqind nga viti 2011 në 2012, ndërsa për femrat ky tregues është ulur me 1.6 përqind

Page 4: Tregu i punes ne Shqiperi

Raporti i të rinjve 15-24 vjeç të papunë ndaj popullsisë së të njëjtës grupmoshë në vitin 2012, përbënte mesatarisht 10.4 përqind.PagatGjatë vitit 2012 paga mesatare bruto për një të punësuarnë sektorin shtetëror ishte 50,092 lekë. Krahasur me vitin 2011 në terma nominalë ka një rritje të pagës mesatare mujore prej 7.3 përqind. Rritja reale e pagës mesatare mujore për një të punësuar në sektorin shtetëror nga viti 2011 në vitin 2012 ishte 5.2 përqind.

Rezultate kryesore nga Anketa Tremujore e Forcave të Punës 2012-2013

PUNËSIMI Gjatë tremujorit të parë 2013 në Shqipëri 63.2 përqind e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte 55.3 përqind ndërsa për meshkujt 71.8 përqind. Krahasur me tremujorin e katërt 2012, pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është rritur me afro 1 përqind ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është ulur me 1.2 përqind (shih Tabelën 1). Në tremujorin e parë 2013 shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ishte 41.2 përqind ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç ky tregues ishte 75.3 përqind.

Page 5: Tregu i punes ne Shqiperi

Për popullsinë në moshë pune (15-64 vjeç) vihet re një rënie në shkallën e punësimit nga 58.8 përqind në tremujorin e parë 2012 në 54 përqind në tremujorin e parë 2013 (shih Tabelën 2). Kjo rënie erdhi kryesisht si rezultat i rënies në sektorin e ndërtimit. Shkalla e punësimit për meshkujt është më e lartë sesa për femrat duke shënuar kështu një diferencë mesatare prej 12 përqind. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç gjatë tremujorit të parë 2013 shkalla e punësimit ishte 31 përqind ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç ky tregues ishte 66.8 përqind.

Struktura e punësimit sipas statusit në punësim. Në tremujorin e parë 2013 të punësuarit me pagë përbënin 38.4 përqind të të punësuave. Krahasuar me tremujorin e parë 2012 numri i të punësuarve me pagë u rrit me 0.5 përqind, ndërsa nga tremujori i katërt 2012 u shënua një rritje prej 1.6 përqind. Përqindja e të punësuarve me pagë meshkuj në tremujorin e parë 2013 ishte 41.8 ndërsa të punësuarat me pagë femra përbënin 34.5 përqind të të punësuarave. Ndërsa vihet re që meshkujt e vetëpunësuar pa të punësuar kundrejt një page

Page 6: Tregu i punes ne Shqiperi

përbënin 30.8 përqind të totalit të të punësuarve meshkuj dhe punëtorët pa pagesë të familjes 25 përqind. E kundërta ndodh në punësimin e 3 femrave, ku 47 përqind e të punësuarave femra janë punëtore pa pagesë në biznesin e familjes dhe 17 përqind e tyre janë të vetëpunësuara pa të punësuar kundrejt një page.

Page 7: Tregu i punes ne Shqiperi

Ndër të rinjtë e punësuar (15-29 vjeç) 41.7 përqind ishin të punësuar me pagë, 1.5 përqind ishin të vetëpunësuar me të punësuar kundrejt një page, 44.7 përqind punonin në biznesin e familjes si punëtorë pa pagesë, ndërsa pjesa tjetër ishin të vetëpunësuar pa të punësuar kundrejt një page.

Struktura sektoriale e punësimit. Sipas të dhënave të ATFP-së, në tremujorin e parë 2013 rreth 35 përqind e personave të punësuar (të punësuar me pagë dhe të vetëpunësuar) punuan në sektorin e shërbimeve. Punësimi në këtë sektor mbetet pothuajse i njëjtë që nga tremujori i dytë 2012 me disa luhatshmëri të vogla. Punësimi në sektorin e shërbimeve të tregut si tregtia, transporti, aktivitetet financiare, etj, përbënte 19.3 përqind të punësimit total, në sektorin e shërbimeve jo të tregut punësimi zinte afro 16 përqind të punësimit total dhe në sektorin e bujqësisë përbënte 48.7 përqind të punësimit.

58 përqind e femrave të punësuara ishin të angazhuara në aktivitete bujqësore e blegtorale, 15.6 përqind në aktivitete të tilla si tregtia me shumicë dhe pakicë, hotele dhe restorantet ndërmjetësimi monetar dhe financiar, etj. Në tremujorin e parë 2013, 41 përqind e meshkujve të punësuar punonin në sektorin e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, (shih tabelën 3).

Page 8: Tregu i punes ne Shqiperi

Nëse analizojmë punësimin në sektorë sipas gjinisë, në aktivitetet industriale si ndërtimi dhe industria nxjerrrëse dominojnë të punësuarit meshkuj ndërsa industrisa përpunuese mbetet një nga sektorët e mbizotëruar nga të punësuarit femra. Kështu në sektorin e shërbimeve të orientuara drejt tregut 75 përqind e të punësuarve ishin meshkuj. Në sektorin e shërbimeve jo të tregut 52 përqind e të punësuarve ishin femra.

PAPUNËSIA Sipas vlerësimeve të marra nga ATFP, gjatë tremujorit të parë 2013 shkalla e papunësisë për popullsinë 15-64 vjeç në Shqipëri ishte 14.5 përqind (shih Tabelën 4). Shkalla e papunësisë afatgjatë ishte 11 përqind. Krahasur me tremujorin e parë 2012 shkalla e papunësisë është rritur me 1.1 përqind. Shkalla e papunësisë vlerësohet të jetë më e lartë për meshkujt sesa për femrat, duke reflektuar një nivel më të lartë të kërkimit të punës nga ana e meshkujve dhe një nivel më të lartë inaktiviteti në lidhje me tregun e punës nga ana e femrave. Për meshkujt shkalla e papunësisë ishte 15.8 përqind dhe për femrat 12.9 përqind.

Page 9: Tregu i punes ne Shqiperi

Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç shkalla e papunësisë në tremujorin e parë 2013 ishte 24 përqind. Krahasuar me tremujorin e katërt 2012 shkalla e papunësisë për të rinjtë u ul me 1 përqind. Raporti i të rinjve 15-29 vjeç të papunë ndaj popullsisë së të njëjtës grupmoshë në tremujorin e parë 2013 ishte mesatarisht 10.3 përqind. Për popullsinë 30-64 vjeç në tremujorin e parë 2013 shkalla e papunësisë ishte 11.3 përqind dhe shkalla e papunësisë afatgjatë ishte 9.1 përqind. Shumica e të papunëve u drejtohen të afërmve apo miqve/shokëve për të gjetur një punë. Kjo metodë e kërkimit për punë është e kombinuar dhe me aplikimin direkt tek një punëdhënës si dhe me vendosjen e lajmërimeve në gazeta, studimin e lajmërimeve për vende të lira pune në gazeta etj.

POPULLSIA EKONOMIKISHT JO-AKTIVE Gjatë tremujorit të parë 2013, popullsia e moshës 15-64 vjeç e klasifikuar si ekonomikisht jo-aktive përbënte 36.8 përqind të popullsisë në moshë pune. Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan që ishin se ishin nxënës/studentë ose në trajnim përbënin 39 përqind të popullsisë ekonomikisht jo aktive. Ndërsa brenda grupit të të rinjve ekonomikisht jo aktivë 68 përqind ishin nxënës/studentë ose në trainim. Në tremujorin e parë 2013, 16 përqind e popullsisë ekonomikisht jo aktive të moshës 15-64 vjeç ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake. Ndër femrat e klasifikuara si ekonomikisht jo-aktive, 24.9 përqind deklaruan që nuk ishin aktive në tregun e punës sepse po përmbushnin detyrat shtëpiake. Ndërsa tek meshkujt, këtë status e kanë vetëm 0.9 përqind e tyre. Në tremujorin e parë 2013, sipas vlerësimeve të ATFP-së, 14.2 përqind e popullsisë (15-64 vjeç) ekonomikisht jo-aktive deklaruan që nuk po kërkonin punë për arsye se besonin që nuk ka punë të disponueshme. Ndër të rinjtë (15-29 vjeç) ekonomikisht jo aktivë 11 përqind e tyre klasifikohen si të papunë të dekurajuar ndërsa në popullsinë më të rritur të moshës 30-64 vjeç ky grup përbënte 18.3 përqind të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grupmoshe. 11 përqind e popullsisë ekonomikisht jo-aktive të moshës 15-64 vjeç ishin në pension ndërsa pak më shumë se 5.7 përqind ishin në paaftësi të përhershme.

Page 10: Tregu i punes ne Shqiperi