TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

47
UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEGA FINANCE TEMA : Tregu i Sigurimeve ne Shqiperi

Transcript of TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Page 1: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

UNIVERSITETI I TIRANESFAKULTETI I EKONOMISE

DEGA FINANCE

TEMA : Tregu i Sigurimeve ne Shqiperi

PUNOI : UDHEHEQESE:MATJOLA CEQI ETLEVA BAJRAMIPËRMBAJTJA

Page 2: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Qëllimi i temës............................................................................................................................

1. Kapitulli I Prezantim me tregun e sigurimeve................................................................6

1.1. Historiku i zhvillimit të Sigurimeve në Shqipëri ....................................................

1.2. Perse kane lindur sigurimet? Perse jane te rendesishme?

2. Kapitulli II Ndarja e tregut te sigurimeve....................................................................17

2.1. . Sigurimi i detyrueshem…………………………………………………………

2.1.1. Polica kufitare

2.1.2. Kartoni jeshil

2.1.3. Polica e sigurimit TPL

2.2. Sigurimi vullnetar

2.2.1. Te jetes

2.2.2. Jo te jetes

2.2.3. Sigurimi Kasko

3. Kapitulli III Tipet e policave te sigurimit

3.1.Tipet baze te policave te sigurimit te jetes 22

3.1.1. Policat e sigurimit te jetes me afat3.1.2. Polica te sigurimit pergjate gjithe jetes3.1.3. Sigurimi i perkohshem3.1.4. Polica e sigurimit jete-vdekje3.1.5. Sigurimi i jetes me kthim te primeve3.1.6. Polica e sigurimit martese, lindje

3.2. Tipet baze te policave te sigurimit te prones3.2.1. Policat qe sigurojne nje mbulim te pjesshem te prones3.2.2. Policat qe sigurojne nje mbulim te plote te prones3.2.3. policat e sigurimit te bujqesis dhe blektorise3.2.4. Si i aplikon sigma sh.a policat e sigurimit te prones3.2.5. Kompania e sigurimt interalbanian

3.3. Sigurimi i pergjegjesise3.3.1. Mbulimet3.3.2. Perjashtimet

2

Page 3: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

3.3.3. Limiti i demshperblimit3.3.4. Primi i sigurimit

4. Kapitulli IV Pershkrimi i gjendjes aktuale te tregut te sigurimeve për 2010

4.1. Ecuria e tregut te sigurimeve ne vite

4.2. Gjendja aktuale e tregut te sigurimeve

4.3. Arritjet qe ka bere tregu i sigurimeve ne Shqiperi

4.4. Problematikat qe ka hasur ky treg ne gjithe jetegjatesine e tij

Nuk dine te blejme dhe...nuk dime te shesim?

4.5. Konkluzione & Rekomandime

4.6. Literatura & Referenca

3

Page 4: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Qellimi i temes

Mora shkas te trajtoja kete teme sepse tregu i sigurimeve ne vendin tone, eshte nje treg ne

zhvillim dhe me nje moshe te re ne krahasim me vendet e tjera te botes. Kjo teme eshte

interesante per ta trajtuar sepse jemi njekohesisht edhe aktore te ketij tregu ,edhe vezhgues ne

menyre eksplicite. Jeta eshte ne cdo rast e kercenuar nga faktore te ndryshem, gjithashtu edhe

pasuria jone. Cdo dite qe kalon ky treg peson ndryshime brenda vetes, eshte nder te paktat tregje

ne vendin tone ku cmimet percaktohen nga vete tregu dhe jo te diktohen nga faktore te tjere.

Rritja ekonomike, zgjerimi i konditave te jeteses se qytetareve te vendit e bejne te domosdoshme

nevojen e ketij tregu. Ne kemi mundesine te zgjedhim produktin qe deshirojme ne gamen e gjere

te kompanive te sigurimt. Industria e sigurimeve në Shqipëri, është një industri e re dhe si e tillë

ajo kërkon domosdoshmërisht mbështetje dhe iniciativa, politika orientuese dhe harmonizim

legjislativ në përafrimin e impaktit të saj drejt standardeve rajonale, evropiane dhe me gjerë. Roli

i saj i padiskutueshëm dhe i pranuar nga organizmat publikë e shtetëror, në zhvillimin e

ekonomisë dhe mbështetjes së sistemit financiar në tërësi, janë arsye të qenësishme për të krijuar

një klimë reale zhvillimi dhe mirëkuptimi institucional ndaj sfidave të zhvillimit të kësaj

industrie. Ne kete teme do te trajtojme jo vetem arritjet e kësaj industrie, por edhe problematikat

qe ka hasur kjo industri, ne lidhje me klientet dhe organizmat e shtetit.

4

Page 5: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

1- Kapitulli I Prezantim me tregun e sigurimeve

1.1. Historiku

Historiku i sigurimeve fillon qe ne kohet e hershme, qe ne Babilonine e lashte tregtare. Ne ate

kohe sigurimi kryesisht kishte lidhje me mbrojtjen nga vjedhjet gjate transportit te mallrave.

Ndersa sot, sigurimi modern ofron nje numer produktsh te komplikuara te projektuara per te

mbrojtur te ardhurat dhe mjetet.

Akti i parë ligjor në fushën e sigurimeve shoqërore, që disponon ISSH-ja, është Ligji "Pensionet

Civile", Nr. 129, datë 28.10.1927. Vendosja e një sistemi më të plotë të sigurimeve shoqërore ne

Shqiperi përkon me Gushtin e vitit 1947. Ne kete periudhe sigurimet u zhvilluan ne dy sisteme,

njeri per te punesuarit e sektorit shteteror dhe tjetri per anetaret e koopertivave bujqesore. Por,

mes ketyre dy grupeve personash viheshin re diferenca te medha ne te ardhura, gje qe nuk duhet

te vazhdonte gjate sepse do te conte ne nje degradim te skemes se pensioneve.

Keshtu, sistemi i sigurimeve pas viteve ‘90 u perfshi ne nje proces te thelle reformues, per

vendosjen e nje rrjeti social te qendrueshem dhe te ndertuar me kujdes si e vetmja shprese per të

përballuar jo vetëm problemet emergjente të periudhës, por dhe qe t’i rezistonte kohës e t'u

shërbente brezave të ardhshëm.

Ne vitin 1991, u krijua kompania e parë e sigurimeve në Shqipëri “INSIG” SH.A, kjo me

miratimin e ligjit nga Parlamenti Shqiptar për krijimin e Institutit te Sigurimeve, duke e ndarë atë

nga Instituti i Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve.

5

Page 6: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Po ne vitin 1993, u krijua Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), si institucion publik, shtetëror

dhe i pavarur per t’iu përgjigjur nevojave të ngutshme të mbrojtjes sociale për kategori te

ndryshme te popullsise.

Viti 1999. Krijohet kompania e parë private e sigurimeve në Shqipëri "SIGMA" SH.A. , e

ndjekur pak muaj më vonë nga krijimi i kompanisë së sigurimeve "SIGAL" SH.A. , aktualisht

kompania më e madhe në tregun e sigurimeve në vend. Themelimi i Shoqërisë së Sigurimeve

"Sigma" SH.A. shënoi edhe fillimin e proçesit të liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri,

treg i cili ka evoluar dhe është plotësuar përgjatë viteve si në gamën e produkteve që ofron ashtu

edhe në mënyrën e funksionimit të tij duke dhënë gjithashtu kontributin e saj si një ndër bizneset

më të fuqishme.

Viti 1999 - e në vazhdim. Zgjerohet konkurrenca në treg, por jo vetëm edhe rritja e tij, nëpërmjet

krijimit të kompanive të tjera private në fushën e sigurimeve si më poshtë:

"ATLANTIK" SH.A. . "INTERALBANIAN" SH.A.

"INTERSIG" SH.A. "EUROSIG" SH.A.

"ALBSIG" SH.A

6

Page 7: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

1.2. Perse kane lindur sigurimet ?

Perse ato jane te rendesishme?

Te gjithe ndodhen para ngjarjesh dhe situatash te pasigurta te cilat sjellin rreziqe te ndryshme:

pronaret, sipermarresit, administratoret, investitoret, fermeret, tregtaret, udhetaret, punetoret,

specialistet, studentet, nxenesit, te rinjte dhe te moshuarit. Eksperienca e vendeve te zhvilluara ka

provuar se zgjidhja e vetme dhe efikase nga cdo e prapritur ne jete mbetet kontributi i cdo njerit

prej nesh per te qene te mbrojtur nga ana sociale.

Te gjithe deshirojne te mbrohen nga situata te pasigurta, madje duke paguar, demet mund te

paguhen dhe te zevendesohen nga kontributet e te riskuarve. Sigurimet jane skema solidariteti,te

cilat u vine ne ndihme individeve ne veshtirsi.

Njeriu ne jete ka tre gjera te shtrenjta :

Jeten

Pasurine

Pergjegjesine

Jeta ne cdo rast eshte e kercenuar nga : fatkeqesite natyrore, puna dhe per shkaqe fiziologjike. Sa

me shume te modernizohet jetesa, sa me shume ne ti plotesojm konditat per te organizuar

jetesen, aq me shume shtohen burimet e riskut qe na kercenojne jeten. Edhe pasuria eshte

gjithnje e rrezikuar : nga shkaqet natyrore, pakujdesite apo veprimet keqdashese. Njeriu eshte

gjithnje pergjegjes ndaj te treteve : punedhenesi ndaj punemarresit, prodhuesi per produktin e

vet, avokati ndaj klientit, mjeku ndaj pacientit. Risku eshte i barabarte me rrezikun qe shkakton

deme.

Vec risqeve te sigurueshme ka dhe shume risqe qe nuk mund te sigurohen, sepse siguruesi nuk

mund ti marre persiper keto risqe. Nuk mund te llogaritet me saktesi madhesia e demit te

7

Page 8: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

shkaktuar ose e humbjeve te shkatuara. Cdo individ mund te sigurohet nga aksidentet,

pamvaresisht nga mosha apo aktiviteti i perditshem qe kryen, mund te jete nxenes apo student,

mund te jete sportist amator apo profesionist, mund te punoje ne thellesite e nentokes(minator),

ne ndertim te kullave shumkateshe, apo ne dhjetra mijera sipermarrje private dhe shteterore ne

vend.

Sigurimet sjellin :

Siguri dhe qetesi te i siguruari

Garanci dhe qendueshmeri te ekonomia

Siguri dhe risk te ulet per investitoret

Rritje ekonomike dhe vende te reja pune

2- Kapitulli II Ndarja e tregut te sigurimeve

8

Page 9: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Tregu i sigurimeve është një pjesë tepër e rëndësishme e sistemit financiar. Në të përfshihen

shoqëritë private dhe shtetërore të cilat realizojnë procesin e sigurimit të individëve apo

bizneseve. Për të përfituar nga ky shërbim individët dhe bizneset paguajnë prime sigurimi për

t’u mbrojtur nga një ngjarje specifike, dhe në rast të ndodhjes së ngjarjes, përfitojnë një

shumë të caktuar që në fillim nga kontrata me shoqërinë e sigurimit.

Sigurimi shoqeror i detyrueshem

Sigurimi shoqeror vullnetar

2.1. Sigurimi i Detyrueshëm

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,565 milionë lekë, ose rreth 4.23% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti MTPL e brendshme  gjatë periudhës janar-maj  të vitit 2011 pati një ulje prej 23.28% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 0.79% krahasuar me periudhën janar-maj  të vitit  2010.

Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar-maj  2011 pati një ulje prej 1.45% për primet e shkruara bruto shoqëruar dhe me uljen e numrit të kontratave prej 11.21% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-maj  2011 pati një rritje prej 62.60% për primet e shkruara bruto, shoqëruar dhe me rritjen e numrit të kontratave prej 41.37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

2.1.1. Polica Kufitare

9

Page 10: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Është Sigurimi i detyrueshëm nga shteti për përgjegjësinë civile ndaj palëve të treta për mjetet

motorike me targa te huaja qe qendrojne ne Shqiperi, i cili mbulon përgjegjësinë për dëmet

trupore dhe materiale të palëve të treta.

Burimi : AMF- Departamenti i Kerkimit, TI dhe Statistikes

2.1.2. Kartoni Jeshil

Kartoni jeshil është një policë sigurimi, e cila garanton mbulimin e përgjegjësisë së mbajtësit të

mjetit motorrik për dëmtimet materiale apo shëndetësore të shkaktuara nga përdorimi i këtij

mjeti jashtë territorit shqiptar.Pajisja me një policë të tillë është e detyrueshme për të gjitha

automjetet e targuara në Shqipëri dhe që udhëtojnë jashtë territorit shqiptar.Periudhat e mbulimit

me sigurim variojnë nga 15 ditë (minimumi) deri në një vit. Primet e sigurimit gjithashtu

variojnë në bazë të ditëve të mbulimit nga 40 Euro deri në 400 Euro.

10

Insig10.19%

Sigma16.61%

Sigal20.49%

Atlantik 11.45%

Intersig12.32%

Eurosig8.92%

Interalbanian9.63% Albsig

10.39%

Kufitare / Border

Page 11: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Karton Jeshil / Green CardInsig8,51%

Sigma18,37%

Sigal25,70% Atlantik

12,50%

Intersig13,23%

Interalbanian11,62%

Albsig10,07%

Burimi : AMF- Departamenti i Kerkimit, TI dhe Statistikes

2.1.3. Polica e sigurimit TPL

Ky sigurim bën pjesë në klasën e sigurimeve të detyrueshme.

Sigurimi i mbajtësve të mjeteve motorrike për Përgjegjësinë ndaj Palëve të Treta (TPL) është një

kontratë sipas së cilës Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, merr përsipër të

dëmshpërblejë palët e treta për humbjet financiare, që këtyre të fundit mund t'iu shkaktohet nga i

siguruari brenda një periudhe të dhënë (zakonisht 1 vit) si rezultat i përdorimit të mjetit motorrik

brenda territorit shqiptar.

Sigurimi i automjeteve për Përgjegjësinë ndaj Palëve të Treta (TPL) mbulon përgjegjësitë e

mbajtësve të automjeteve me targa shqiptare për dëmet që mund ti shkaktohen palëve të treta si

rezultat i përdorimit të mjetit motorik brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Dëmet që mund t'u shkaktohen palëve të treta mund të jenë:

- dëme materiale, si: automjete, shtëpi, dyqane, mure rrethuese, etj;

-dëme shëndetsore, si: dëmtime të kalimtarëve, çiklistëve, pasagjerëve etj.

-dëme morale

Primi i sigurimit është i përcaktuar nga Ministria e Financave dhe është i njëjtë për të gjitha kompanitë e sigurimit.

11

Page 12: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

 

Burimi : AMF- Departamenti i Kerkimit, TI dhe Statistikes

2.2. Sigurimi Vullnetar

2.2.1. Sigurimi jetes

Në harkun kohor të pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me një strukturë të përmirësuar në favor të sigurimeve vullnetare, në 3 - mujorin e parë të vitit 2011, arritën rreth 1,279 milionë lekë, ose 10.74% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por dhe me një katërfishim të numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me  janar-marsin  e vitit 2010.

Sigurimi vullnetar realizohet mbi bazen e nje akt-marrveshje qe realizohetmidis personit te

ineresuar dhe agjencive rajonale te sigurimeve. Sigurimi vullnetar aplikohet per shtetasit

Shqipetar qe punojne jashte shtetit,per te papunet ne vend mbi moshen 18vjec,por jo per te

papunet ne zonat rurale qe kane toke. Sigurimet vullnetare behen per arsye pensioni qe individet

te perfitojne kur te mbushin moshen e caktuar. Kjo e drejte u njihet te vetepunesuarit dhe te

punedhenesit,por vetem pasi te kene kontribuar nje vit ne skemene detyrushem dhe perpara

lindjes se te drejtes per perfitime. Primi qe paguhet per sigurimet vullnetare eshte i ndryshem ne

baze te profesioneve,nivelit te te ardhurave dhe policave te ndryshme qe mbulojne sigurimet

vullnetare. Skema shteterore e sigurime vullnetare per pensionet nuk eshte me e vetme sepse disa

kompani sigurimesh private kane krijuar si produkte per klientet skema pensioni. Keto skema i

12

Page 13: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

ofrojne individeve ose subjekteve te ndryshme mundesine e zgjedhje ku mund ti derdhin

kontributet e tyre per te perfituar ne te ardhmen shumen e nevojshme te te ardhurave. Ne

kategorit e pensioneve ,kemi pensione pleqerie,pensione invaliditeti, pensione shkollimi qe u

lidhen femijeve nga prinderit per te ju garantuar shkollimin e tyre ne te ardhmen. Fondet

alternative te investimeve mund te gjenerojne shanse per nje menaxhim me te mire ose per te

zvogeluar riskun total te portofolit duke diversifikuar asetet,dhe duke lejuar fondet e pensioneve,

si investues afat gjate , perfitojne prej primit te likujditeti qe mund te shoqeroje instrumentet me

pak likuide. Nje fond pensionesh vete ka pergjegjesine te realizojnemenaxhimin adekuat te riskut

per investime alternative dhe te permbushe cdo dispozite statusore. Specifikimet e termave

adekuate te kontratave varen nga karakteristikat e fondev te pensioneve investimeve nen

shqyrtim.

2.2.2. Sigurimet te jo jetës gjatë periudhës janar-mars  2011 patën rritje me rreth 2.47% kundrejt janar- marsit të vitit 2010.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 614 milionë lekë në total, vendin e parë e zuri sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtesë, me rreth 44.81%, i pasuar nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 20.89% .

Në Janar - Shkurt të vitit 2010, Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-mars  2011 arritën 269 milionë lekë, ose rreth 58.97% më shumë se janar-marsi  i vitit të kaluar.

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2011 ndihet një rritje prej 21.55% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 4.63% e volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me janar- marsin e vitit 2010.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit gjatë periudhës janar-mars 2011 arritën në rreth 254 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 208.70% në krahasim me janar-marsin e vitit 2010. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 90.69% të të ardhurave të këtij grupi.

2.2.3. Sigurimi KASKO

13

Page 14: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Sigurimi KASKO është një kontratë sigurimi vullnetar, qëllimi i seë cilës është të kompesojë të

gjitha dëmtimet apo humbjet e pjesshme ose të plota që mund të pësojë vetë mjeti motorrik sipas

mbulimeve të specifikuara në kontratën e sigurimit duke e kthyer atë në gjendjen e mëparshme.

Vec mbulimit te pales se demtuar ne raste kur zoteruesi i sigurimit kaskos eshte fajtor,kjo polic

mbulon te dyja palet,si dhe te tretet.

Kasko / Casco

Insig11,10%

Sigma14,93%

Sigal30,08% Atlantik

11,71%

Intersig0,99%

Eurosig6,33%

Interalbanian21,88%

Albsig2,97%

Burimi : AMF- Departamenti i Kerkimit, TI dhe Statistikes

3-

Kapitulli III Tipet e policave te sigurimit

14

Page 15: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

3.1. Policat e sigurimit te jetes

3.1.1. Policat e sigurimit te jetes me afat ( Polica e Sigurimit te jetes nga

aksidentet )

Ky sigurim përdoret për të siguruar kompesime në rastet e vdekjes apo dëmtimeve trupore

serioze të shkaktuara aksidentalisht duke lehtësuar humbjen financiare të individit, i cili është i

paaftë të ndjekë punën e zakonshme.

Sigurimi nga Aksidentet Personale mbulon aksidentet që pëson i siguruari gjatë:

1.ushtrimit të veprimtarisë profesionale të treguar në policën e sigurimit,

2. çdo veprimtarie tjetër të të siguruarit që nuk ka karakter professional apo

3. gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak, si dhe

4. aksidente të tjera që mund të pësojë i Siguruari.

Polica e Sigurimit të Aksidenteve Personale lëshohet për persona të moshës 16-65 vjec, në

marrëdhënie pune ose jo, që gëzojnë shëndet normal dhe që nuk kërkojnë kujdes mjekësor të

përhershëm.

Kjo policë sigurimi dëmshpërblen për rastet si më poshtë:

- Paaftësia e përhershme e plotë – që do të thotë humbja e plotë e aftësisë së të siguruarit për të

kryer detyrat në profesionin e tij ose në çdo profesion tjetër, shkaktuar nga aksidenti, e vërtetuar

si e tillë nga autoriteti mjeksor kompetent.

- Paaftësia e përhershme e pjesëshme - që do të thotë humbja e pjesëshme e aftësisë për punë,

shkaktuar nga aksidenti me pasojë humbjen anatomike apo dëmtimin funksional të përhershëm të

një ose disa organeve apo gjymtyrëve të të siguruarit.

- Paaftësia e përkohshme e plotë - që do të thotë humbja e plotë e aftësisë së të siguruarit,

shkaktuar nga aksidenti për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.

15

Page 16: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

- Paaftësia e përkohshme e pjesëshme - që do të thotë humbja e pjesëshme e aftësise së të

siguruarit, shkaktuar nga aksidenti për të përmbushur përkohësisht detyrat në profesionin e tij.

- Vdekja - Konsiderohet pasojë si rezultat i një aksidenti dhe jo më vonë se 12 muaj nga data e

ndodhjes së aksidentit.

Ky sigurim garanton për të gjitha rastet e ndodhjes së një aksidenti nëpërmjet shpërblimeve

ditore dhe mjekësore. Ndryshe nga sigurimet shëndetësore shtetërore që paguhen dhe

dëmshpërblejnë në varësi të pagës suaj, ky sigurim dëmshpërblen në bazë të shumave të

sigurimit të zgjedhura nga vete personi. Në policën e sigurimit standarte shumat e sigurimit

variojnë nga 100.000 lekë deri në 5.000.000 lekë, të cilat përbëjnë shumën maksimale të

dëmshpërblimit. Rast pas rasti aplikohen edhe shuma më të mëdha sigurimi, kjo në vartësi të

nevojave të klienteve.

Sigma Sh.a. per shembull, pjesë e Vienna Insurance Group, paguan dëmshpërblim për pasojat e

drejtpërdrejta dhe ekskluzive të shkaktuara nga aksidenti.

Primi i Sigurimit përcaktohet në bazë të shumës së sigurimit të zgjedhur nga ju, pra të masës së

dëmshpërblimit total dhe ditor të zgjedhur, si dhe të profesionit që ushtroni, i cili specifikohet

dhe në policën e sigurimit. Primi që duhet të paguani është simbolik krahasuar me përfitimet.

Polica e sigurimit nga Aksidentet Personale mund të jetë individuale ose kolektive.

Bizneset që operojnë në bazë të parimeve moderne, ku punonjësit konsiderohen pasuria më e

çmuar, i mbrojnë ata nga të gjitha rreziqet. Me një prim sigurimi simbolik, i cili varion nga 1.000

leke deri 10.000 leke.

3.1.2.Polica te sigurimit pergjate gjithe jetes ( Policat e Sigurimit te shendetit)

Perse duhet te blejme nje sigurim shendetesor

16

Page 17: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Çdonjëri prej nesh është i ekspozuar ndaj rreziqeve të shumta që ndikojnë në shëndetin dhe jetën

tonë. Jeta eshte e kercenuar nga semundjet apo aksidentet e ndryshme qe mund te demtojne

shendetin tone.

Organizimi i procesit të Trajtimit, Kurimit dhe Rehabilitimit kërkon kohë dhe mund.

Trajtimi, Kurimi dhe Rehabilitimi në Institucionet Private Shëndetësore është i kushtueshëm.

Kush e perfiton nje sigurim shendetesor

1.Individët

2.Familjet

3.Grupe Punonjësish në Sektorin Privat dhe atë Shtetëror

Çfare ofron nje sigurim shendetesor

Mundësi diagnostikimi,kurimi dhe trajtimi pranë Institucioneve Shëndetësore më prestigjoze në

Shqipëri, Turqi, Itali, Greqi, Gjermani, USA dhe mbarë Botën.

Shërbim Mjekësor Profesional

Rimbursimi i shpenzimeve për kujdesin mjekësor sipas planeve përkatëse.

Asistencë në përzgjedhjen e Institucionit Shëndetësor, organizimin dhe tranferimin në spitale

brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kompanite qe operojne ne tregun shqiptar te sigurimeve e kane

zgjeruar shume gamen e perfshirjes se elementeve shtese ne keto produkte. Si per shenbull

kompania Sigal per kete lloj police ka nxjerre produktet karta gold, karta e argjendt dhe karta e

zakonshme te cilat mbulojne shpenzimet shendetesore ne nivele te caktuara pagese.

3.1.3. Sigurimi i perkohshem ( Polica e Sigurimit te shendetit ne udhetim )

Për të gjithë ata që udhëtojne jashtë Shqipërisë :

- Për punë

- Për pushime

-Per studime

Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim - ofron mbulimin e shpenzimeve emergjente mjeksore dhe

spitalore që rezultojnë nga një sëmundje akute apo aksident, që mund të ndodhë gjatë periudhës

së udhëtimit/qëndrimit në një shtet të huaj (jashtë territorit të Shqipërisë).

17

Page 18: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Gjithashtu ky produkt mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit të personit të siguruar nga vendi

ku ka ndodhur sëmundja apo aksidenti për në Shqipëri, në rast humbje jete apo një sëmundje, që

ka rezultuar me paaftësi totale të tij dhe riatdhesimi këshillohet nga mjeku.

Rast konkret eshte rasti i Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, përmes rrjetit të saj,

tashmë të mbështetur nga Kompania më e madhe e Sigurimeve në Europën Lindore dhe

Qendrore, Vienna Insurance Group, si edhe trajtuesit e saj kryesor të dëmeve shëndetësore -

IMA Deutschland, kompenson 100 % të faturave për të gjitha shpenzimet e arsyeshme të

kurimit dhe trajtimit në çdo spital apo qendër shëndetësore në të gjithë botën, sipas seksioneve

përkatëse deri në 100.000 Euro.

Polica te tjera te sigurimit te jetes qe tregtohen ne

Shqiperi jane:

3.1.4. Polica e sigurimit jete-vdekje

Kjo police mbulon sigurimin e jetes per te mbijetuar deri ne nje moshe te caktuar, sigurimin per

vdekjen, sigurimin per mbijetese deri ne nje moshe te caktuar. Humbja e jetes shkakton uljen e

nivelit te te ardhurave dhe nivelit te jeteses se familjes. Per kete arsye na vine ne ndihme keto

lloje policash. Perjashtohen nga mbulimi kesaj police rastet kur humbja e jetes shkaktohet nga

lufta,kryengritjet,infektimet radioaktive,permbytjet termetet,vullkanet. Vetvrasje qe kryen i

siguruari brenda dy viteve qe hyne ne fuqi kontrata. Semundjet e gjakut(gjenetike) apo mbartes i

virusit HIV por i pa deklaruar. Drejtimi i mjeteve motorike pa pasur deshmin perkatese.

3.1.5. Sigurimi i jetes me kthim te primeve

18

Page 19: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

I siguruari paguan primet rregullisht cdo vit.Kjo vazhdon psh 25 vjet.Nese nuk ndosh vdekja

brenda kohes se percaktuar kthehen primet.

3.1.6. Polica e sigurimit martese, lindje

E cila mbulon shpenzimet per martese ose per lindjen e femijeve. Investimi qe bejne familjet per

te rritur nje femije deri ne maturim quhet kapital njerzor. Per te mbrojtur kete kapital njerzor

familjet perdorin keto polica sigurimi.

Format e sigurimit te jetes :

1-Sigurimi individual,kur kontributi vjene nga personi vetem apo edhe nga nje nderrmarrje e

vetme.

2-sigurimi shoqeror,kur kontributi dhe siguria vjen nga shteti.

3.2. Policat e sigurimit te prones

3.2.1. Policat qe sigurojne nje mbulim te pjesshem te prones

Keto lloje policash mbulojne ne menyre te pjeseshme sigurimin e prones, pavarsisht madhesise

se saj apo karakterit qe ka. Perdoren nga klient ose individ qe duan te sigurojne vetem nje pjese

dhe pjesen tjeter ato mund ta sigurojne vete -pjesa e prones ku nuk mund te llogaritet vlera.

3.2.2. Policat qe sigurojne nje mbulim te plote te prones

Policat qe mbulojn plotesisht pronen,jane polica qe perdoren per sigurimin e

banesave,tokave,subjekteve tregtare,veprave te artit,orendive te banesave dhe cdo lloje prone te

ciles mund ti llogaritet vlera reale.

3.2.3. Policat e sigurimit te bujqesis dhe blektorise

19

Page 20: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Keto lloje policash mbulojne:

-Te gjitha sendet e levizshme te bujqesis, makinat bujqesore dhe veglat bujqesore jo vete

levizese, te gjitha paisjet e tjera teterheqjes, plehu artificial, mjetet mbrojtese, paisje te bletarise

dhe produkteve te ngjashme.

-Te gjitha shtazet e oborrit te fermerit, si nje thundraket, gjedhi, bagetit e imta, lepujt e bute,

shpendet shtepiake dhe bletet.

-Te gjitha produktet(drithrat me kokerr,kashta,ushqimi i shtazeve,vera ,raki dhe produkte te tjera

bujqesore).

-Serat dhe kulturat bujqesore.

-Vreshtat dhe te mbjellat.

● Si i aplikon sigma sh.a policat e sigurimit te prones:

Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, merr përsipër të dëmshpërblejë deri në limitin e

përgjegjësisë për të gjitha dëmtimet që mund t'i shkaktohen objektit të siguruar (banesa,ndërtesa

industriale apo administrative) nga zjarri, eksplozioni, vjedhja si edhe kundrejt risqeve të tjera, si

tërmeti, përmbytja, breshëri, erërat e forta, rrëshqitja e tokës, dëbora etj.

Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, me anë të sigurimit nga zjarri dhe rreziqet shtesë

mbron pronën dhe pasurinë tuaj nga rreziqet natyrore që cënojnë ato.

Sigurimi i pasurisë përfshin sigurimin e shtëpive, dyqaneve, magazinave, zyrave apo objekteve

të tjera, makinerive, pajisjeve dhe inventarit të tyre ekonomik si dhe sigurimin e formave të tjera

të pasurisë suaj nga rreziqet natyrore si:

- Zjarri, Eksplozioni, Rrufeja, rënia e avionëve, - Tërmeti, - Përmbytja, - Breshëri, - Stuhia,

- Tufani, - Rrëshqitja e tokës, - Dëbora, - Orteku i Dëborës, etj.

Sigma Sh.a., pjesë e Vienna Insurance Group, ofron sigurimin nga grevat, demostratat apo

trazirat dhe turbullirat civile, të cilat mund të jepen si shtojcë e mbulimit të mësipërm.

● SIGMA ofron dy mundësi sigurimi për pasurinë tuaj:

20

Page 21: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

• Mbulimin e pjesshëm të saj, ku ju paguani dhe mbuloheni me sigurim për pjesën e mbulimit, që

keni zgjedhur për pasurinë tuaj.

• Mbulimin e plotë , ku ju paguani dhe mbuloheni me sigurim për vlerën e plotë të pasurisë suaj.

Në këtë rast vlera e pasurisë suaj që përkon me shumën e sigurimit është e barabartë me çmimin

e tregut të pasurisë suaj.

Në rast se ndodh një fatkeqësi natyrore, ju dëmshpërbleheni për vlerën e nevojshme të

zëvendësimit të dëmit, vlerë që është e barabartë me rikthimin e pasurisë suaj në gjendjen para

ndodhjes së fatkeqësisë, si dhe për shpenzimet dhe përpjekjet tuaja për minimizimin e dëmit deri

në masën 3% të shumës së sigurimit, në rast të një fatkeq ë sie të mundshme.

Tarifat (çmimet) e sigurimit përcaktohen në bazë të mbulimit të zgjedhur nga ju, llojit të pasurisë

suaj (apartament, shtëpi banimi, zyra, njësi tregtare, makineri, pajisje, instalime, lëndë e parë,

stock, etj), natyrës së vetë pasurisë suaj (mënyra si është ndërtuar prona juaj, përbërja e

makinerive, pajisjeve, instalimeve, inventarit ekonomik etj), vendndodhjes së pasurisë suaj, duke

shqyrtuar mundësitë për minimizimin e dëmit të mundshëm, masave të sigurisë të marra nga ju

për vetë parandalimin e një fatkeqsie të mundshme natyrore etj.

● Kompania e sigurimt interalbanian:

21

Page 22: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Kjo kompani ofron nje produkt te vecante ku i ka bashkuar, prona, banesa, shendeti, automjeti,

aksidentet, shpenzimet spitalore, individe, pasuri, ne nje te vetme dhe quhet paketa 3A.

Me paketen 3A perfitoni

-Kthimin e baneses dhe paisjeve ne gjendjen e meparshme,ne raste zjarri,termet apo deme nga uji

etj.

-Kthimin e automjetit ne gjendjen e meparshme ne raste perplasje me nje mjete tjeter ose

zevendesimin me mjete tjeter te njejte,kur automjeti eshte i pa riparushem.

-Kompensim per shpenezimet mjekesore ne spital dhe shperblime ditore nga 1000 deri 3000 leke

ne dite,per qendrimin ne spital.

-Shperblime per paaftesine e perhershme te pjeseshme dhe paaftesine e perkohshme.

-Shperblimne rast humbje te jetes dhe paaftesis se perhereshme totale.

-Shperblim ne raste te disa semundjeve kritike.

-Cdo femije i lindur gjate periudhes se siguruar eshte automatikisht i siguruar.

-Klienti anetare i grupit te siguruar i behet konpensimi i te ardhurave nga kontrata e punes, ne

raste te paaftesise se perkoheshme te mbuluar nga ky sigurim.

-Klienti i paketes 3A,perfiton bonuse dhe lehtesi ne sigurime te tjera.

Sa duhet te paguani per paketen 3°

Cmimi i paketes 3A ,varet nga vlera e prones tuaj dhe nga shuma e sigurimit qe deshironi te

perfironi ne raste aksidenti apo semundje.

3.3. Sigurimi i pergjegjesise

22

Page 23: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Ne legjislacion ne “Detyrimet qe rrjedhin nga shkaktari i demit” ne nenin 608 thuhet:

“ Personi qe ne menyre te paligjshme dhe me faj i shkakton nje dem ne personin

ose ne pasurine e tij, detyrohet te shperbleje demin e shkaktuar”.

Ne keto kushte cenimi i legjislacionit sjell pergjegjesi per shkaktarin qe mund te jete penale,

administrative ose civile. Pergjegjesia civile mund te jete kontraktuale dhe jashte kontraktuale.

Por ne te njejten kohe ekziston mundesia per te paguarper kompensimin e demit qe shkaktohen

nga aktet, veprimet e nje personi ne kushtet e nje mirekuptimi. Kjo eshte e pajtueshme me ligjin,

por duhet te plotesohen ne kushtet e vullnetit, kater principet:

- Mirebesimi

- Interesi i sigurueshem

- Demshperblimi

- Subrogimi

Pjesa a pare e sigurimit: Polica e sigurimit realizon pagesen per humbjen e ndodhur ne perputhje

me rrezikun e specifikuar pa patur lidhje me fajin e polic mbajtesit. Kerkesat baze jane vetem

interes i sigureshem dhe kjo ne menyre llogjike ben qe per te sigurarin ngjarja te jete e papritur.

Pjesa e dyte e sigurimit: Polica e sigurimit garanton qe siguresi te paguaje demin nese i sigurari

ka pergjegjesi ne baze te ligjit nga pershkrimi i rrethanave ne police per te kompensuar per

cdonjerin i cili nuk eshte pale ne kontrate. Edhe ketu si ne pjesen e pare interesi i sigureshem

duhet te ekzistoje dhe ngjarja duhet te jete e papritur.

Ekzsitojne disa menyra per te cilen i siguruari mund te jete pergjegjes ne baze te ligjit (Kodit

Civil):

- Neglizhenca - Pergjegjesia direkte

- Shqetesimi - Pergjegjesia e lindur nga ligji

- Cenimi - Pergjegjesia kokntraktuale

Tiparet kryesore te policave te sigurimit te pergjegjesise publike

Mbulimet:

23

Page 24: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

- Vdekja ose demtimet trupore te pales se trete

- Demet materiale pronesore te pales se trete.

-Risku i moshes se pensionit.

Perjashtimet:

- Jane te perjashtuara te gjitha demet shendetesore dhe pronesore qe jane te mbuluara nga polica

te tjera te pergjegjesise. Perjashtohen te gjitha risqet qe eshte e pamundur llogaritja e saktesis se

demit. Risqet e pasigureshme jane.

1-Risku i tregut

2-Risku politik

3-Risku i prodhimit

4-Risku personal

Limiti i demshperblimit:

- Vendosja e nje shume sigurimi qe quhet limiti i pergjegjesise dhe eshte kufiri i siperm i

sigurimit. I siguruari duhet te zgjidhe me kujdes limitin e pergjegjesise

per te qene i bindur ne mjaftueshmerine e mbulimit.

Primi i sigurimit:

-Primi eshte “cmimi”i nje produkti jo material. Primi i sigurimit llogaritet mbi bazen e limitit te

siperm dhe rrezikut. Pergjithsisht i siguruari paguan nje prim - depozite dhe pastaj axhustohet ne

fund te periudhes vjetore te polices sipas deklarimeve mbi zbritjet totale te bisnesit. Primi

perbehet nga disa element,primi i paster eshte pika e nisjes ne teknikat e llogaritjes se primit.

Gjashte elementet perberes te primit:shtesa per risqet, (plus) shpenzimet administrative

(plus,minus)perfitimet,(plus,minus) karakteristikat e klientit,(minus) bonus per munges demi

(plus) malus per deme te shpeshta. Jane pese lloje te primit,primi i paster,primi neto,primi

bruto,primi kontraktual dhe pimi i faturu

4- Kapitulli IV Pershkrimi i ecurise ne vite te tregut te

sigurimeve

4.1. Ecuria e tregut te sigurimeve ne vite

24

Page 25: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Fillimet e sfidave te liberalizimit te tregut te sigurimeve jane qe ne 1992, por vetem ne 1996 u

krijua infrastruktura e nevojshme e ligjore per krijimin dhe sigurimin e ketij tregu. Ishte pikerisht

ky ligj qe i hapi rruge iniciatives se lire private ne kete sekstor te rendesishem te tregut financiar

si edhe percaktoi rregullat dhe standartet e zhvillimit te tij. Duhet te kujtojme ketu, se deri ne

kete periudhe ky sektor ishte i monopolizuar nga ekzistenca e se vetmes kompani sigurimi

INSIG, me kapital 100% shteteror. Ne vitin 1999 filluan te licensoheshin te parat kompani

private sigurimesh me kapital 100 vendas.

Duke qene nje treg ne zhvillim, edhe ecuria e tij u rrit gradualisht.

Ne pese vitet e para te tij, ne tregun shqiptar te sigurimeve operuan 5 kompani sigurimi me 54

dege dhe 560 agjente ne te gjithe territorin e Shqiperise. Niveli i primeve ne kete periudhe ishte

rreth 27 milione Euro, krahasimisht i ulet me vendet e tjera te rajonit si Bosnja, Maqedonia,

Greqia, Kroacia etj. Gjithashtu, ne kete periudhe vihet re nje model modest i primeve ne

sigurimin vullnetar qe kapte rreth 24.18% te totalit te tregut per vitin 2003, kurse sigurimi i jetes

ne kete periudhe zinte vetem 2.2% te tregut.

Ky nivel modest i ketij tregu per kete periudhe eshte lehtesisht i kuptueshem po te kemi parasysh

mungesen e kultures dhe tradites ne fushen e sigurimeve si dhe ekonomine shqiptare si nje

ekonomi ne zhvillim ku rritja e te ardhurave per fryme mbetet nje sfide. Ndonese ne nje klime jo

shume te favorshme per kete biznes, ne pergjigje te angazhimit maksimal e profesional ky treg

ka patur e ka tendenca ne rritje. Ne vitin 2004-2005 ka nje dyfishim te numrit te kompanive te

sigurimit te licensuara qe operonin ne treg. Pikerisht ne kete vit kemi edhe nje risi: krijimi

kompanive te sigurimit te Jetes.

Nje rendesi te vecante ne historikun e sigurimve perfaqeson pikenisja e prezences se

institucioneve nderkombetare financiare ne tregun shqiptar te sigurimeve. Behet fjale per

BERZH dhe IFC, partnere te kompanise Insig sha, Sigma sha, Sigal sha, Interalbanian sha etj.

Ne kete faze te re shteti krijoi autoritetin dhe infrastrukturen ligjore e rregullatore per t’iu

pergjigjur me se miri zgjerimit e konsolidimit te tregut. Krijimi i Autoritetit te Mbikqyrjes

Financiare ne 2006 eshte nje tjeter arritje.

Ne tabelat e meposhtme po japim ecurine e tregut te sigurimeve ne aktivitetin e jetes e te jo-jetes

ne pese vitet e fundit.

25

Page 26: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Vlera (ne mije leke)

Primet shkruara bruto 2006 2007 2008 2009 2010

Aktiviteti i Jetes 302 410 515 721 586

Aktiviteti i Jo-Jetes 4239 5538 6561 7156 5652

Gjithsej 4541 5948 7076 7877 6238

Vlera (ne mije leke)

Demet e paguara neto 2006 2007 2008 2009 2010

Aktiviteti i Jetes 12 445 45 79 43

Aktiviteti i Jo-Jetes 1275 1250 1526 1654 1538

Gjithsej 1287 1294 1571 1733 1581

Vlera (ne mije leke)

Primi i fituar neto 2006 2007 2008 2009 2010

Aktiviteti i Jetes 241 357 459 469 423

Aktiviteti i Jo-Jetes 3669 4348 5083 5596 4533

Gjithsej 3910 4705 5543 6092 5652

Burimi : AMF- Departamenti i Kerkimit, TI dhe Statistikes (perpunim personal)

Sic mund te vihet re edhe nga te dhenat e mesiperme, ne pergjithesi primet e shkruara bruto kane

ardhur ne rritje deri ne vitin 2009, nje renie te vogel ka patur ne 2010, rezultat ky i krizes

financiare ne mbare boten. Megjithate ne 6-mujorin e pare te vitit 2011, serisht vihet re rritje e

primeve te shkruara bruto.

E njejta gje ka ndodhur edhe me demet e paguara neto, e per rrjedhoje edhe me fitimn e

kompanive te sigurimit.

Gjithashtu interesi ne rritje i kompanive te sigurimeve te huaja per prezencen ne tregun shqiptar

nepermjet partneritetit te tyre te drejtperdrejte, na argumenton besimin se ecuria e tregut te

sigurimve ne Shqiperi eshte strukturuar e po zhvillohet ne menyre solide per te qene konkurrente

te denje ne tregun rajonal te sotem e global ne te ardhmen.

26

Page 27: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

4.2. Gjendja aktuale e tregut te sigurimeve

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar-prill 2011, arritën rreth 2,939 milionë

lekë, ose 8.22% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar-prill

2011 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 408,433 duke dyfishuar numrin e

kontratave krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por ky shpërpjestim i thellë

ndermjet numrit te kontratave te dyfishuara e primit me nje rritje prej vetëm 8% tregon se rritja

ka ardhur në kontratat me vlerë të vogël, kryesisht në ato të sigurimit të shëndetit në udhëtim,

kategori e lidhur ngushtë me udhëtimet jashtë vendit dhe me liberalizimin e vizave.

Vlera e dëmeve të paguara për katër muajt e parë të vitit ishte 683 milion lekë, me një rritje prej

rreth 8% krahasuar me një vit më parë. Norma e rritjes së dëmeve është dukshëm më e ulët

krahasuar me vitin 2010. Raporti mes dëmeve dhe primeve ka rënë dukshëm në 23.2%, nga

28.3% që ishte për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i

orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 87.97% të vëllimit të përgjithshëm të primeve,

duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 12.03%( por, duhet theksuar se ka trendin me te larte ne

rritje 3.3 % krahasuar me nje vit me pare) . Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit

të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë

56.66% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 43.34% të totalit të tregut.

Ndërkohë, për vitin aktual agjencia synon një forcim të mëtejshëm të sistemit të sigurimit të

depozitave, duke rritur kështu stabilitetin financiar në vend.

4.3. Arritjet qe ka bere tregu i sigurimeve ne Shqiperi

Industria e sigurimeve ,si nje industri me moshe te re ka perparuar shume ne ekonomine

Shqipetare. Duke e bere kete treg shume luajale me produktet qe ofron. Duke qene te siguruar

gjithe kush mund ta beje gjumin me te qete, sepse ka dike qe kujdeset per te.

27

Page 28: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Disa nga arritjet jane:

1- 80% e produkteve të sigurimit shiten online që nga viti 2006. Kjo nismë është gjeneruar dhe

investuar nga vetë industria.

2-Të gjitha produktet e sigurimit që ofrohen aktualisht janë të miratuara dhe të kontrolluara nga

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, institucion tek i cili raportohet online për shitjet e

produkteve motorike të detyrueshme dhe në mënyrë periodike për produktet e tjera.

3- Të gjitha transaksionet e aktivitetit të sigurimeve kryhen nëpërmjet bankave të nivelit të dytë.

4- Tregu i sigurimeve ka adaptuar në veprimtarinë e tij, standardet ndërkombëtare të

kontabilitetit.

5- Tregu i sigurimeve auditohet nga kompani audituese ndërkombëtare.

6- Tregu i Sigurimeve dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare kanë ngritur edhe regjistrin

elektronik të dëmeve për sigurimet e detyrueshme.

7-Kontratat e sigurimit të detyrueshëm janë miratuar dhe njihen si fatura tatimore.

4.4. Problematikat qe ka hasur ky treg ne gjithe

jetegjatesine e tij

Problemet me demeshperblimet:

Probleme hasen ne sigurimet e mjeteve motorike, sepse keto sigurime zene pjesen me te madhe

te tregut. Kompanite e sigurimeve ne vendin tone nuk e percaktojne ne menyre korrekte masen e

demshperblimit.

28

Page 29: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Kriza boterore ekonomike, ka tkurrur edhe tregun e sigurimeve:

Krahasuar me janarin e vitit 2009-të, të ardhurat nga sigurimet gjatë muajit të parë të këtij viti

ishin 5 % më pak

Problemet me organet tatimore:

Kompanite e sigurimeve , kohet e fundit kane pasur probleme dhe me organet tatimore per

vendosjen e kasave fiskale. Kete vendim te drejtorise se pergjitheshme te tatimeve shoqata e

kompanive te sigurimeve e quajti te pa drejte,per kete arsye i kerkuan nje takim me drejtusit e

drejtorise se pergjitheshme.

Nuk dine te blejme dhe...nuk dime te shesim?

Ne analizen e shoqerive mentaliteti negativ i klienteve dhe mungesa e kultures se sigurimeve

vullnetare eshte pengesa kryesore per zhvillimin e tregut te sigurimeve nga zjarri e fatkeqesive te

tjera natyrore; por une do te shtoja ketu se individet ndikohen edhe nga arsimimi ne vendimin qe

ata marrin per sigurimin. Gjithashtu mosperdorimi i sherbimit te sigurimit nga njerezit varet edhe

nga mjaftueshmeria apo jo e te ardhurave te tyre per tu siguruar. Por pavaresisht kesaj, faji nuk

qendron vetem ne njeri krah.

Kur nje produkt nuk shitet ne masen e duhur, faj ka edhe shitesi. Keshtu, kompanite e

sigurimeve, pervec marketingut, kur shesin eshte e domosdoshme te jene korrekte, sidomos kur

ndodh nje ose disa raste zjarri duke demshperblyer shpejt dhe me cilesi, pasi vetem ne kete

menyre krijohet besimi reciprok midis kompanive e klienteve. Per kete kompanite e sigurimit

duhet te vendosin standarte për diplomimin e agjentëve dhe profesionistëve të tjerë në sigurime.

Per te nxitur rritjen e ketij tregu nevojiten fushata aktive marketingu nga ana e kompanive te

sigurimit per te promovuar produktet e veta ne kete fushe. Duhet te punohet nepermjet medias se

shkruar e vizive, shperndarjes se fletepalosjeve per ndergjegjesimin e individeve e subjekteve per

sigurimin e prones se tyre nga zjarri e katastrofa te tjera natyrore. Nje tjter pike ku duhet punuar

jane zhvillimi i seancave te informimit në shkollat e mesme me qëllimin që nxënësit të marrin

29

Page 30: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

njohuritë bazë në sigurime, të kuptojnë rëndësinë e të qenit i siguruar dhe si mund të marrin më

mirë mbulimin, për të cilin kanë nevojë.

Vetem nepermjet sigurimit behet transferimi i rreziqeve nga individet ose firmat te kompanite e

sigurimit. Kjo i lejon te siguruarit te zhvillojne biznesin e tyre te qete. E vetmja “humbje” e

pakthyeshme per klientin eshte primi i paguar i cili eshte fare i vogel po te krahasohet me

shumen e demit ose me shumen rezerve per te perballuar fatkeqesite. Nga ana tjeter individet ose

bizneset ndihen te lire te investojne kapitalet e tyre pa pasur friken e ndonje demtimi, sepse edhe

po te ndodhe keshtu, kompanite e sigurimit do te kthejne cdo gje ne gjendjen e meparshme

financiare.

4.5. KONKLUZIONET

30

Page 31: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

1 ) Jeta e cdo kujt, ne cdo moment qe kalon eshte ne veshtiresi, gjithashtu edhe pasuria ! Per te

mbuluar keto rreziqe linden skemat e sigurimeve qe jane skema solidariteti qe i vine ne ndihme

individeve ne veshtiresi.

2) Ne tregun shqiptar mbizoterojne policat e sigurimit te mjeteve motorrike qe hyjne ne policat e

sigurimit te pegjegjesise.

4) Ne tregun shqiptar te sigurimeve ka pasur nje rotacion keto kohet e fundit , sigurimet

vullnetare dominojne tregun me shume se sigurimet e detyrueshme, kjo gje duket edhe nga

shuma e primeve te paguara gjate kesaj periudhe raportimi. Kjo ndodh sepse qytetaret jane

ndergjegjesuar per rendesine e te qenit te siguruar.

8) Tregu i siugurimeve ne Shqiperi, eshte zgjeruar dhe konsoliduar shume ne dekaden e

fundit,edhe pse eshte nje industri ne moshe relativisht te re.

9) Pavarsisht zhvillimeve pozitive ka ende shume per te bere ne drejtim te rritjes se besimit per

konsumatoret dhe permiresimit te sherbimeve ne teresi.

Sugjerime

Te papriturat ndodhin atehere kur ti nuk e mendon...

31

Page 32: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

Mendo me gjate per jeten tende e te femijeve te tu,per te ardhmen!

Tragjedite, zjarri e eksplozioni shkaterrojne gjithcka...

Mendo per shendetin, pleqerine, biznesin, banesen, per te tjeret!

Sigurohu!!!

BIBLOGRAFIA

http://amf.gov.al(autoriteti i mbikeqyrjes se financave); Dt aksesi 1 Qershor

32

Page 33: TREGU I SIGURIMEVE NE SHQIPERI

-http://sigma-al.com(vienna insurance group); Dt aksesi 1Qershor

-http://www.intersig.com.al; Dt aksesi 25 Maj

-http://www.sigal.com.al; Dt aksesi 21 Maj

-BUNDO.SH; 2009; Leksione “Sigurime”;Tema “Sigurimi i jetes”,Risku dhe

Sigurimet”.,2009

-http://www.noa.al/index.php/ekonomi/90-ekonomi/14484-shoqata-e-siguruesve-6-

kerkesa-per-tatimet; Dt aksesi 7 Qershor

http://www. Issh.gov.al

.http://shqiperia.com/

33