Nr. 2, Shkurt 2018 Newsletter -...
Transcript of Nr. 2, Shkurt 2018 Newsletter -...
TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT.Në kuadër të transparencës në marrëdhëniet me publikun si edhe të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, organizoi në ambientet e Premium Beach Hotel-Golem me datën 19 Shkurt 2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë: “TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT”.
NewsletterBuletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë
Nr. 2, Shkurt 2018
NË KËTË NUMËR
TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT.
* * *ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2017.
* * *TREGUESIT KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO -JETË.
SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISËRr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë TiranëEmail: [email protected]. shoqatasiguruesve.al
Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në tregun e sigurimeve dhe parashtroi disa nga sfidat me të cilat po përballet ky treg aktualisht dhe në të ardhmen.Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, nëpërmjet prezantimeve të tyre, paraqitën në mënyrë të përmbledhur informacione bazë për produktet kryesore të këtij tregu.
Sigurimi i pronës dhe nevoja e zgjerimit të këtij tregu, si pjesa kryesore e sigurimit vullnetar, ishin çeshtjet e trajtuara nga z.Plarent Hamzaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Sh.A. Sigurimi i pronës vazhdon të jetë në nivele jashtëzakonisht të ulëta dhe në pjesën më të madhe të tij ai është i lidhur me proçesin e kredimarrjes nëpër banka.
Z.Abdyl Sarja, Drejtor i Departamentit Juridik dhe Përputhshmërisë i Sigal Uniqa Group Austria u ndal tek problematikat që hasen sot lidhur me Sigurimin e Përgjegjësive. Pavarësisht se ekziston kuadri ligjor për këto lloj sigurimesh, përmbushja në praktikë e kërkesave dhe detyrimeve lë mjaft për të dëshiruar si pasojë e indiferencës së organeve shtetërore përgjegjëse për zbatimin e tyre. Pjesëmarrësit në diskutim theksuan domosdoshmërinë e koordinimit më të mirë të veprimeve të shoqërive të sigurimit me organizmat përkatës shtetërore.
Promovojmë praktikat dhe
standartet më të larta në fushën
e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të
konsumatorëve.
Promovojmë praktikat dhe
standartet më të larta në fushën
e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të
konsumatorëve.
Në prezantimin e saj, zj.Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu në Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, u ndal tek disa aspekte në lidhje me Sigurimin e Shëndetit. Ndonëse kjo pjesë e tregut ka shënuar rritje vitet e fundit, megjithatë mbetet shumë për t’u bërë pasi një pjesë mjaft e vogël e popullsisë është e përfshirë në skemat vullnetare të sigurimit të shëndetit.
Nr. 2, Shkurt 2018
ANËTARËT E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË
Kryetari i SHOQATËS SË SIGURUESVE TË JETËS, TË PENSIONEVE E FONDEVE TË INVESTIMIT, z. Naim Hasa përshëndeti pjesëmarrësit në emër të tregut të sigurimeve të jetës si edhe parashtroi disa alternativa lidhur me zgjerimin e tregut të pensioneve private në Shqipëri.
Dëmet në tregun e sigurimeve vazhdimisht kanë ndezur debate lidhur me afatet dhe shumat e likujduara. Duke përjashtuar disa raste të periudhave të kaluara që lidhen me praktika gjyqësore, vihet re që nga viti në vit vlera e dëmeve të paguara nga tregu i jo-jetës ka ardhur duke u rritur. Z.Ilir Duro, Drejtor i Shitjeve dhe Marketingut i Atlantik Sh.A.paraqiti në mënyrë kronologjike dinamikën në rritje të pagesave për dëmet dhe trajtoi me profesionalizëm disa nga problematikat që vërehen në këtë pjesë të tregut.
Zhvillimet e tregut të sigurimeve gjatë këtyre 25 viteve tranzicion janë paraprirë dhe mbështetur me rishikimin dhe kompletimin e kuadrit përkatës ligjor. Në prezantimin e tij, z.Gedeon Dudushi, Drejtor i Departamentit Juridik ne Insig Sh.A., parashtroi objeksionet e tij në lidhje me boshllëqet që vërehen aktualisht dhe kërkesat për plotësimin e kuadrit legjislativ drejt përmbushjes së standarteve europiane.
Në takim ishin prezent rreth 30 përfaqësues të mediave, të cilët debatuan dhe shkëmbyen opinione lidhur me gjendjen dhe problematikat e tregut të sigurimeve, vlerësuan arritjet si dhe propozuan alternativa për përmirësimin e këtij tregu.
ZHVILLIME KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2017
• Gjate vitit 2017 tregu i sigurimeve kapasur një
rritje prej 5.38%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 826,038 mijë lekë duke arritur shifrën 16,193,678 mijë lekë.
• Numriikontratavearritinë1,261,238dukeshënuarnjë rritje me 11.99% krahasuar me vitin 2016.
• Volumiiprimevetëshkruarabrutonëveprimtarinëe Jo-Jetës kapi shifrën 14,907,715 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.21% krahasuar me vitin 2016.
• Numri i kontratavenë sigurimineJo-Jetëskapishifrën 1,087,274 duke shënuar një rritje në masën 7.38% krahasuar me vitin 2016.
• Volumiiprimevetëshkruarabrutonëveprimtarinëe Jetës kapi shifrën 1,204,267 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 23.15% krahasuar me vitin 2016.
• Numri ikontratavenësigurimineJetësarritinë173,917 duke shënuar një rritje në masën 53.08% krahasuar me vitin 2016.
• Gjatëvitit2017,janëpaguargjithsej5,514,171mijëlekë dëme ose 15.80% më shumë se gjatë vitit 2016.
• Numri i dëmeve të paguara në vitin 2017 ështërritur me 12,538 dhe arriti shifrën 43,954 nga të cilat 42,390 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,564 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.
Burimi: Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare
TREGUESIT KRYESORE TE TREGUT TE SIGURIMEVE JO-JETE
Viti 2017 ne mije leke
Janar-Dhjetor
2016
Janar-Dhjetor
2017
Ndryshimi ne %
Primet e shkruara bruto
14,305,843 14,907,715 4.21
nga kjo :
Përgjegjësi motorrike ndaj palëve të treta
9,505,643 9,962,578 4.81
MTPL e brendshme
7,372,062 7,808,083 5.91
Kartoni Jeshil
1,510,131 1,576,394 4.39
Kufitare 623,450 578,101 (7.27)
Dëmet e paguara gjithsej
4,062,675 4,525,135 11.38
Numri i kontratave te nenshkruara
1,012,595 1,087,274 7.38
Numri i dëmeve të paguara
30,273 42,390 40.03
Burimi: Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, si përfaqësuese legjitime e shoqërive të sigurimit të jo-jetës, ka programuar të zhvillojë gjatë këtij viti dhe në vazhdim veprimtari të tilla edhe mbi baza rajonale, me synimin për ta shtrirë kulturën e sigurimeve kudo ku jetohet dhe punohet.