Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

31
1 Historia Treva e Shqipërisë së sotme, e shtrirë përgjatë pjesës veriore të bregdetit Jon dhe pjesës jugore të bregdetit Adriatik si dhe në brendësi rreth pjesës perëndimore të aksit të rrugës Egnatia, merrte pjesë drejtpërdrejt në brumëzimet politike e shpirtërore të tri perandorive të njëpasnjëshme: romake, bizantine dhe osmane. Njëkohësisht, u bë objekt sulmesh e plaçkitjesh barbare nga popuj të ndryshëm (hunët, gotët, normanët, serbët, bullgarët, venedikasit etj.), të cilët synonin territorin e saj. Qendrat më kryesore mitropolitane, gjithmonë kishin përbërje shumetnike, me praninë e elementit ilir, helen e romak, por dhe herë pas here me mbetje të tjera pushtuesish të ndryshëm. Në bazë të juridiksionit kishtar të krahinave të Shqipërisë së sotme, dallojmë këto periudha: 1) Nga vitet apostolike deri në vitin 731 –gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vikariatin roman të Selanikut.

Transcript of Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

Page 1: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

1

Historia

Treva e Shqipërisë së sotme, e shtrirë përgjatë pjesës veriore të bregdetit Jon dhe pjesës jugore të bregdetit Adriatik si dhe në brendësi rreth pjesës perëndimore të aksit të rrugës Egnatia, merrte pjesë drejtpërdrejt në brumëzimet politike e shpirtërore të tri perandorive të njëpasnjëshme: romake, bizantine dhe osmane. Njëkohësisht, u bë objekt sulmesh e plaçkitjesh barbare nga popuj të ndryshëm (hunët, gotët, normanët, serbët, bullgarët, venedikasit etj.), të cilët synonin territorin e saj. Qendrat më kryesore mitropolitane, gjithmonë kishin përbërje shumetnike, me praninë e elementit ilir, helen e romak, por dhe herë pas here me mbetje të tjera pushtuesish të ndryshëm.

Në bazë të juridiksionit kishtar të krahinave të Shqipërisë së sotme, dallojmë këto periudha:

1) Nga vitet apostolike deri në vitin 731 –gjenden në Kishën vetadministruese të Ilirikut lindor, nën Vikariatin roman të Selanikut.

Page 2: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

2

2) Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI –nën Patriarkanën e Konstandinopojës.

3) Nga fillimi i shek. XI deri në vitin 1767 –shumica e episkopatave gjenden nën Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit.

4) Nga viti 1767 deri në vitin 1937 –nën Patriarkanën e Konstandinopojës.

5) Nga viti 1937 deri në ditët tona –Autoqefale.

Nga vitet Apostolike deri në vitin 731

Apostull Pavli, duke i shkruar bashkësisë së Romës nga Korinthi (në vitet 55 – 57 pas Krishtit), thotë se ai veproi me zell hyjnor, "kështu prej Jerusalemit e përqark e gjer në Ilirik, kam predikuar Ungjillin e Krishtit" (Rom. 15: 18-19). "Gjer në Ilirik" tregon se mund të përfshihet edhe Iliriku, i cili në shek. I pas Krishtit ishte provincë e Maqedonisë. Nën dritën e vargut që pason "kështu jam munduar të predikoj Ungjillin jo aty ku njihej Krishti, që të mos ndërtoja mbi themelin e ndonjë tjetri" (Rom. 15: 20), kemi të drejtë të supozojmë se Apostull Pavli, personalisht ose nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, mbolli i pari farën e Ungjillit edhe në zonën gjeografike të Shqipërisë, së cilës po i referohemi. Prania e tij në Nikopojë (Nikopoli), pak më në jug të Shqipërisë së sotme, është e pakundërshtueshme (Titit 3: 12); ashtu si edhe veprimtaria apostolike e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Titit, në Dalmaci, pak më në veri të Shqipërisë së sotme (2 Timoteut 4: 10). Sipas një tradite të hershme tregohet se apostull i zonës ka qenë Qesari, një nga të 70 apostujt, kurse sipas një tradite tjetër që bie dakord me të, tregohet se Pavli vendosi Qesarin si episkopin e parë të Dyrrahut (Durrësit).

Dëshminë më të qartë rreth pranisë së komunitetit kishtar në Durrës, e tregon martirizimi i episkop Astit në vitin 98 pas Krishtit. Në librin e Mujores së Kishës Orthodhokse (Minologion), shkruhet: “Më 6 korrik Shën Asti, episkop i Durrësit,

Page 3: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

3

mbaroi jetën e tij mbi kryq, i lyer me mjaltë dhe i thumbuar nga bletët”. Një ditë më vonë, më 7 korrik, kremtohet kujtimi i disa shenjtorëve: i Peregrinit dhe atyre që ishin me të, Lukianit, Pompeit, Hesikit, Papiut, Saturninit e Gjermanit, me origjinë latine, të cilët i mbyti në det guvernatori i Durrësit, Agrikola.

Durrësi, Epidamni i vjetër, koloni e hershme e kerkirasve (të ardhurve nga Korfuzi), ishte porti kryesor i Adriatikut, portë prej së cilës romakët hynë në Ballkan dhe me anë të rrugës Egnatia, në Thesaloniki (Selanik) dhe Konstandinopoli (Konstandinopojë). Në këtë udhëkryq ishte e natyrshme të zhvillohej që në shekujt e parë të Krishterimit një Kishë kozmopolite, e cila ndonëse vuajti në mënyrë të përsëritur pushtimet, tërmetet, zjarret, gjithnjë ripërtërihej e riorganizohej.

Në kohën e Dioklitianit (284 – 305) zona veriore e Shqipërisë së sotme, me qendër Shkodrën, përbënte një pjesë të krahinës së Prevalitanës (Praevalitana); zona qendrore deri në lumin e Vjosës, me qendër Durrësin, përbënte krahinën e Epirit të Ri (Epirus Nova) dhe zona nga Vjosa deri në gjirin e Ambrakisë përbënte atë të Epirit të Vjetër (Epirus Vetus). Kur Perandoria Romake, me vdekjen e Theodhosit të parë në vitin 395, u nda në Lindje dhe Perëndim, territori i Shqipërisë së sotme kaloi në varësinë e krahinave lindore. Deri në kohën e Konstandinit të Madh, ajo varej politikisht dhe kishtarisht nga Roma. Më pas varej vetëm politikisht nga Konstandinopoja, ndërsa kishtarisht mbeti në juridiksionin e vjetër deri në vitin 731.

I gjithë Iliriku Lindor ishte një kishë vetadministruese nën mbikqyrjen e lartë të Romës, nëpërmjet Vikariatit të Selanikut. Midis nëntë episkopatave të Vikariatit, mitropoliti i Durrësit radhitej i pesti. Tek “Synekdimos i Herakliut”, i shek. VI, përmenden qytete që sot gjeografikisht i përkasin Shqipërisë, kështu në Epirin e Ri: Dyrrahu, Skampa (Elbasani), Apollonia, Bylis, Amantia, Pulkeriopoli (Berati), Avlona (Vlora), Listra dhe Skipon; në Epirin e Vjetër: Evria, Finiqi, Adrianopoli, Ankiasmos dhe Butrotos (Butrinti). (Emrat e qyteteve dhe episkopatave përmenden në burime të ndryshme me mjaft ndryshime). Më në jug, nga viti 429, ishte

Shën Asti (hierodëshmor) (Episkop i Durrësit në vitin 98 pas Krishtit) Ikonë e sotme në Kishën e Ungjillëzimit, Tiranë.

Page 4: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

4

episkopata e Driinupolit (Drinopolit), me seli fillimisht diku afër Koricës së Dropullit e më vonë (në vitin 558) në Episkopi (Peshkëpi). Shpeshherë selitë episkopale zhvendoseshin për shkak të vështirësive politike e të luftërave në këtë zonë. P.sh. kur episkopatat e Ankiasmos dhe e Finiqit u shkatërruan nga sulmet e gotëve të Totilës (552) selia e episkopatës së Ankiasmës u zhvendos në Himarë dhe ajo e Finiqit përkohësisht në manastirin e Mesopotamit e më pas në Delvinë, ndërsa selia e Evrias fillimisht në manastirin e Soronias dhe më vonë u bashkua me episkopatën e Butrintit.

Kishë paleokristiane Butrint, Sarandë.

Të dhënat historike për këtë periudhë janë shumë të kufizuara. Dëshmi të tjera plotësuese sjellin gjetjet arkeologjike dhe – si gurë të çmuar mozaiku – disa emra shenjtorësh e episkopësh. Por këto nuk mjaftojnë për rikompozimin e mozaikut të historisë së Kishës lokale. Varret e krishtera që u gjetën në portikun jashtë mureve të Butrintit (ndoshta të shek. II), janë elementët më të hershme të pranisë së komunitetit të krishterë në Shqipërinë e sotme. Në vende të ndryshme janë zbuluar bazilika paleokristiane (shih Arti - Arkitektura), kryesisht të shek. V – VI, të cilat dëshmojnë me përmasat e tyre se i shërbenin komuniteteve të krishtera me numër të madh besimtarësh dhe përbëjnë dëshmi serioze rreth lulëzimit të Krishterimit në këto vende.

Page 5: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

5

Zonën tonë e vaditën me gjakun e tyre këta shenjtorë: Elefteri, “episkop i Vlorës dhe i Ilirikut” dhe nëna e tij Anthia (në vitin 120); Donati e Therini (në Butrint, në vitin 250); Danaksi (në shek. III); Isauri, Vasili, Inocenti, Feliksi, Hermia e Peregrini (në Apolloni, në shek. III); Trifoni (nga Sheqishta e Beratit, në vitin 313); Donati, episkop i Evrias (në vitin 387) etj. Nga Aktet e Sinodeve Ekumenike (Kuvendeve Mbarëbotërore Kishtare) njohim disa episkopë: Eukarin e Durrësit dhe Feliksin, “episkop i qyteteve të Apollonisë e Bylisit”, të cilët morën pjesë në Sinodin III Ekumenik (në Efes, në vitin 431); Lukën (e Durrësit), Eusebin “e Apollonisë së Epirit të Ri”, “Petron e Ekineut”, në serinë e episkopëve të Epirit të Ri dhe Pelegrinin e Finiqit, Klaudin (ose Kladeo) e Ankiasmës, që morën pjesë në Sinodin IV Ekumenik (në Halkedoni, në vitin 451); Sisinin (e Durrësit), në Sinodin e V-VI (Penthekt ose Quinisext) “nën Kupolë” (në Konstandinopojë, në vitin 691/692). Gjithashtu, në raste të tjera përmenden edhe episkopë të tjerë: Hipati, në Sinodin lokal të Epirit, në vitin 516; Eftihi (ose Efstohi) në vitet 449 – 451; Konstandini, në vitet 523 – 529; Valeriani, episkop i Finiqit në kohën e perandorit Leont; Filipi, në vitin 516 dhe Eustathi, në vitin 586.

Nga viti 731 deri në fillim të shek. XI

Periudha e dytë (nga viti 731 deri në fillim të shek. XI) fillon me bashkimin e Ilirikut Lindor me Patriarkanën e Konstandinopojës, nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri dhe arrin deri në vartësinë e shumë episkopatave të Shqipërisë së sotme nën Kryepiskopatën Autoqefale të Ohrit. Tronditjet në këtë vend ishin të vazhdueshme dhe popullsia e krishterë përballoi sprova të mëdha. Më e vështira nga këto ishte pushtimi i Durrësit nga

bullgarët, në vitin 896. Pas betejash të ashpra Vasili II mundi të vendosë (1014 – 1018) sundimin bizantin në këtë zonë.

Kisha e Fjetjes së Hyjlindëses Mari Ndërtuar në shek. X mbi rrënojat e një kishe të shek.VI. Ndodhet në Labovë të Kryqit, Gjirokastër.

Page 6: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

6

Të dhënat historike për jetën kishtare të kësaj periudhe janë gjithashtu të pakta. Dëshmitë më të besueshme mbeten emrat e dokumentuar të episkopatave dhe episkopëve. Tek “Taktikon” e Leonit III (733), ashtu si tregohet në “Parisinus Codex”, rajoni i Ilirikut me mitropoli Durrësin (në të cilën varen 8 episkopata: e Thamnit, e Skampës, e Liknidhës, e Amantias, e Bylisit, e Atradhës, e Avlonës (Vlorës) dhe e Akrokeravnisë) zë vendin e 15–të në listën e Patriarkanës Ekumenike. Më vonë, në “Kushtetutën kishtare” të perandorit Leon Sofos (i Dituri), në fillim të shek. X, mitropoliti i Durrësit renditej në vendin e 43–të (përpara mitropolitit të Smirnës [Izmirit]), me 15 episkopë në varësi të tij: të Stefaniakës, Ko(u)navisë, Kroonit (Krujës), Elisus (Lezhës), Diokleas, Shkodrës, Drivashtit, Polaton, Glavenicës ose Akrokeravnisë, Avlonës, Liknidhës, Antivarit (Tivarit), Çernikës, Pulkeriopolit (Beratit) dhe Gradicës. Kjo gjë lë të kuptosh, se kishte organizim të zhvilluar kishtar. Gjithashtu tregon se krijohen episkopata të reja dhe se prej të vjetrave disa mbeten të qëndrueshme, ndonëse ndryshojnë vendin në renditje, ndërsa të tjera shfaqen me emra të rinj.

Si mitropolitë të Durrësit të kësaj periudhe përmenden: Niqifori, që shfaqet në Aktet e Sinodit të VII Ekumenik në Nikea dhe Lukiani, që firmos në Aktet e Sinodit të madh në kohën e Fotit, në Konstandinopojë në vitin 879. Gjithashtu ruhen edhe emrat e kryepriftërinjëve të episkopatës së Drinopolit, ndërmjet të cilëve: Kozmai (754 – 787), që përfaqësoi Epirin në Sinodin e VII Ekumenik dhe Vasili I (822). Në shek. X ose në fillim të shek. XI veproi e u martirizua pranë Elbasanit Shën Joan Vladimiri, lipsanet e të cilit u ruajtën në manastirin me të njëjtin emër.

Nga fillimi i shek. XI deri në vitin 1767

Në këtë periudhë dallojmë dy faza kronologjike, me vijë ndarëse kohore pushtimin osman.

Për formimin e Kryepiskopatës së Akridhës (Ohrit), në vitin 1018 – pas rënies së shtetit bullgar të Samuelit – perandori bizantin Vasili II nxori tre sigjile (vendim perandori për çështje kishtare), duke i dhënë asaj në varësi gjithsej 32 krahina kishtare. Kështu, u krijua një Kryepiskopatë e pavarur shumë e madhe, nga e cila vareshin këto episkopata që bëjnë pjesë në Shqipërinë e sotme: e Glavenicës –

Page 7: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

7

Akrokeravnisë, e Belegradit – Pulkeriopolit (Beratit), e Çernikës, e Adrianopolit dhe e Butrintit.

Mitropolia e Durrësit në shek. XI – XIII vazhdon të varet nga Patriarkana e Konstandinopojës. Midis kryepriftërinjëve që e drejtuan, shquhen: Laurenti (1025), Konstandin Kavasila (1180), Romanoi (1240). Hera e fundit ku përmendet mitropoliti i Durrësit nën varësinë e Konstandinopojës është viti 1280, ku më pas shfaqet nën varësinë e Kryepiskopatës së Ohrit. Se si hyri nën juridiksionin e saj, kjo nuk është e qartë. Durrësi ishte vendi i lindjes së muzikantit të madh bizantin Shën Joan Kukuzelit (në shek. XII ose sipas disa të tjerëve në shek. XIV), i cili jetoi në Malin e Shenjtë (Athos). Në Malin e Shenjtë gjithashtu asketuan edhe Shën Nifoni nga Lukova e Himarës dhe Shën Nili Erihioti nga Kanina.

Pas copëtimit të Perandorisë Bizantine nga latinët në vitin 1204, zona e Epirit të Ri e të Vjetër u ndikua nga planet ekspansioniste të mbretërve anzhuinë të Napolit dhe nga planet tregtare të venedikasve. Me formimin e Despotatit të Epirit (1267 – 1479), shumë episkopata që ndodhen në truallin e Shqipërisë së sotme u gjendën përballë ndikimeve të ndryshueshme, por që nuk është e mundur të përmenden në këtë diagramë të shkurtër e përmbledhëse historike.

Nga fundi i shek. XI, Kisha Romano-Katolike shtoi përpjekjet për të shtrirë influencën e saj më në jug (me krijimin e episkopatave të Krujës, Antibarit (Tivarit), Shkodrës etj.). Veçanërisht nga shek. XIII, pas sundimit latin (1204 – 1474), pjesa veriore e Shqipërisë së sotme u ndikua fuqishëm nga Romano-Katolicizmi. Në vitin 1273, pas vdekjes së mitropolitit orthodhoks të Durrësit, pas një tërmeti, u vendos në qytet një episkop romano-katolik. Pushtimi serb në shek. XIV shkaktoi shkretim në shumë krahina. Në të njejtën kohë familjet shqiptare (Topiajt, Balshajt, Shpatat, Muzakajt) formojnë principata të vogla. Në vitin 1335, perandori

Kisha e Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses

Mari Kishë e shek. XIII. Kishë në formë kryqi

me kupolë.Ndodhet në Apolloni, Fier

Page 8: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

8

bizantin Androniku i Ri ndërmerr një fushatë ushtarake nga Konstandinopoja dhe, nëpërmjet Selanikut, arrin në Durrës, duke i imponuar zotërimin bizantin nënshtetasve të tij kryengritës. Më vonë udhëheqësit e fuqishëm lokalë të familjes së Topiajve ua dorëzojnë Durrësin venedikasve, të cilët do ta mbajnë nën kontroll qytetin nga viti 1392 deri në vitin 1501. Në fund të fazës së parë shkëlqen figura heroike e Gjergj Kastriot Skëndërbeut, i cili me luftërat e tij (1451-1468) bëhet simbol i qëndresës së fundit të krishterë ndaj osmanëve. Së fundi, edhe Durrësi bie në duart e turqve, më 1501 dhe kështu kryhet plotësisht pushtimi osman. Gjatë kohës së varësisë së mitropolisë së Durrësit nën atë të Kryepiskopatës së Ohrit, krahina e Durrësit përmendet herë nën një mitropolit me titullin “i Durrësit, Gora-Mokrës”, dhe herë dallohet në mitropoli “e Durrësit” dhe episkopata e “Gora-Mokrës”. Emra të njohur të mitropolitëve të Durrësit të kësaj periudhe janë: Danieli (1693), që më pas bëhet i Korçës (1694); Kozmai (1694), “mitropolit i Durrësit dhe i Dalmatëve”; Neofiti (1760); Grigori (1767).

Përsa i përket kohës së themelimit të Mitropolisë së Belegradit (Beratit), nuk kemi dëshmi. Emërtimi Belegrad shfaqet në fillimet e shek. XIV. Ky qytet, që u quajt edhe Berat, u pushtua prej osmanëve në kohën e Sulltan Muratit, në vitin 1431. Përmenden 20 emra kryepriftërinjsh, nga të cilët më të njohurit janë: Ignati (1691 – 1693), që bëhet më vonë Kryepiskop i Ohrit; dhe Joasafi I (1752 – 1760 dhe 1765 – 1801), kur gjatë viteve të tij krahina kishtare e Belegradit u rikthye në fronin e Konstandinopojës.

Zona e Korçës, madje përpara se të ndërtohej qyteti, në vitin 1490, përfshihej në Mitropolinë e Kastorias (Kosturit), dhe kjo vetë ishte nën vartësinë e Kryepiskopatës së Ohrit. Mitropolia e Korçës u themelua në fillim të shek. XVII, duke mbledhur rreth saj episkopatat e Kolonjës, Devollit dhe Selasforit (Svesdas). Episkopi i parë i njohur i Korçës është Neofiti (1624 – 1628). Në vitin 1670, Kryepiskopi i Ohrit Partheni, nga Korça, e ngriti vendlindjen në rang mitropolie, me titullin Mitropolia e Korçës, Selasforit dhe Moskopolit (Voskopojës).

Zonat jugore vazhduan të vareshin nga Patriarkana e Konstandinopojës. Prej 18 episkopëve të Delvinës që njihen, ku më i hershmi është Manasiu (1270), shquhen: Sofroni (1540), intelektual i dëgjuar; Zaharia (1670 – 1682), mëshirues dhe predikues i palodhur; Manasiu (1682 – 1695), ndërtues shkollash në fshatrat e krahinës së tij, pararendës në këtë aspekt i Shën Kozmait të Etolisë. Dëshmitë për

Page 9: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

9

episkopatën e Drinopolit (shek. XI – XVIII) janë më të shumta. Nga 41 emrat e ditur të episkopëve të saj shquhen: Sofiani (1672-1700), luftëtar heroik kundër kthimeve në myslimanë (islamizimeve); Mitrofani (1752 – 1760), i përgatitur dhe muzikolog i shquar; dhe Dositheu (1760 – 1799), i cili u kujdes për ndërtimin e rreth 70 kishave.

Gjatë periudhës së sundimit osman problemi më serioz për Kishën ishte kthimi i vazhdueshëm masiv në myslimanë. Më shumë ndikohet popullsia shqiptare –përveç të tjerave, edhe për arsye të mungesës së literaturës së

krishterë në gjuhën amtare shqipe. Në të njejtën kohë, në zonën bregdetare të Himarës veprojnë misione të ndryshme propagandistike romano-katolike. Për mbështetjen e orthodhoksëve, nga shek. XVII, në shumë zona ndërtohen manastire të reja, të cilat zhvillohen edhe në qendra të qëndresës orthodhokse, kultivimit shpirtëror, arsimimit dhe aktiviteteve të dobishme sociale, p.sh. manastiret e Raveniës, Pepelit, Drianit, Çepit, Poliçanit, Çatistës, Kamenës, Leshnicës, Kakomisë, Palasës, Himarës, Dhërmiut, Qeparoit, Hormovës, Kodrës, Ardenicës (Ardevusës), Apollonisë, Joan Prodhromit (Pararendësit) në Voskopojë, etj. Gjatë kësaj kohe shumë klerikë punuan me entuziazëm për fuqizimin e popullsisë orthodhokse. Nga këta shquhet hieromonaku (prift murg) Nektar Terpo nga Voskopoja, aktiviteti i të cilit shtrihej në zonën e Beratit e të Shpatit, nga viti 1710 – 1730. I përndjekur u strehua në Itali, ku edhe botoi veprën e tij “Besimi”, për të ndaluar islamizimin e orthodhoksëve.

Në shumë vende të Shqipërisë së Jugut qëndresa orthodhokse fuqizohet me ngritjen e kishave dhe organizimin e shkollave. Një nga qendrat më të rëndësishme orthodhokse ishte Voskopoja, e ndërtuar në një rrafshnaltë, të vështirë për të shkuar. Në shek. XVIII ajo kishte rreth 60.000 banorë dhe njihte një lulëzim të mahnitshëm ekonomik e shpirtëror. Famë të madhe morën: “Akademia e Re” (1744), bibilioteka dhe shtypshkronja e saj. Qytetin e zbukuronin 20 kisha. Deri në vitin 1670 Voskopoja varej drejtpërdrejt nga Kryepiskopi i Ohrit, më pas hyri në Mitropolinë e Korçës. Pas plaçkitjes që iu bë në vitin 1771, sepse kishte marrë

Lindja e Krishtit Ikonë e shek. XVI. Vepër e ikonografit Onufër Neokastritit, nga Elbasani. Ikonë nga kisha e Evangjelistrias, Berat. Sot në Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë.

Page 10: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

10

pjesë në kryengritjen e Orlofit, filloi rënia e saj, që arriti kulmin në vitin 1916, kur u dogj nga çeta kaçakësh.

Që të shmangnin islamizimin e dhunshëm dhe në të njëjtën kohë të mbanin identitetin e origjinës së tyre, grupe të robëruara në shumë vende të Perandorisë Osmane preferuan të bëheshin "kripto krishterë" (të krishterë të fshehtë). Në jetën e tyre publike shfaqeshin me emra myslimanë dhe silleshin si të tillë, por në jetën e tyre familjare mbanin traditat e tyre orthodhokse. Në Shqipëri shembulli më tipik i kriptokrishterimit është ai i toskëve të Shpatit, zonës malore në jug të Elbasanit. Ky fenomen zgjati nga fundi i shek. XVII deri në fund të shek. XIX. Nuk munguan në këtë zonë edhe dëshmorët e rinj: oshënar-dëshmor Nikodhimi në vitin 1722 (përmendet nga Elbasani, por është nga Vithkuqi dhe u martirizua në Berat) dhe Kristo kopshtari ose arvanitasi, nga zonat përqark lumit Shkumbin, martirizuar në Konstandinopojë në vitin 1748.

Nga viti 1767 deri në vitin 1937

Periudha e katërt (1767 – 1937) shtrihet nga shfuqizimi i statusit të Autoqefalisë së Kryepiskopatës së Ohrit deri në dhënien kanonike të statusit të Autoqefalisë Kishës së Shqipërisë. Ngjarja e veçantë dhe vendimtare në këtë periudhë është formimi i shtetit shqiptar, më 1912.

1) Në këtë periudhë riorganizohen mitropolitë dhe episkopatat, ndërtohen kisha të reja dhe herë pas here bëhen përpjekje sistematike për zgjimin shpirtëror të orthodhoksëve. Figura më e madhe e kësaj kohe ishte Shën Kozmai i Etolisë, i cili edhe veproi në këto zona nga viti 1775 deri 1779, duke përfunduar veprimtarinë e tij misionare historike me martirizim, në vitin 1779, në Berat. 30 vjet më pas, një tjetër shenjt, Nikita Arvaniti "nga vendet e Arvanitia-s (Arbërisë)", ndoshta nga Shpati, predikoi Krishtin dhe u martirizua në zonën e Serres dhe Drama-s (në Greqi), në vitin 1809.

Gjatë shek. XVIII dhe XIX u bënë përpjekje serioze për përkthimin në shqip të Shkrimit të Shenjtë. I pari që përmendet është hieromonaku Grigor Konstandinidhi (më pas mitropolit i Durrësit), i cili përktheu Dhiatën e Vjetër e të Re, me gërma të një alfabeti shqip që e kishte shpikur vetë. Fatkeqësisht, ky përkthim humbi. Në shek. XIX Grigor Gjirokastriti, (episkop i Evias), botoi një përkthim të Dhiatës së Re në shqip, me gërma greke. Më vonë dolën përkthimet e Konstandin

Page 11: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

11

Kristoforidhit, në gegërisht (1869) dhe në toskërisht (1879), fillimisht me gërma greke. Kryepriftërinj të shquar në këtë periudhe ishin mitropolitët e Durrësit: Grigor Konstandinidhi, Voskopojari, (1767 – 1772) dhe Krisanthi nga Madita (1821 - 1823), një nga shpikësit e metodës së re të muzikës kishtare (bizantine); mitropolitët e Drinopolit: Dositheu (1760 – 1799), Gavriili Sifniosi (1799 – 1827), Joakimi nga Hios (1828 – 1835), i cili u ngjit 2 herë në fronin ekumenik (1860 –

1863 dhe 1873 – 1878); dhe mitropolitët e Beratit: Joasafi II (1802 – 1855) dhe Anthim Aleksudhi (1855 – 1887).

2) Me krijimin e shtetit shqiptar, në vitin 1912, fillon një fazë e re për Kishën Orthodhokse. Me arritjen e pavarësisë politike u shtrua me ngulm kërkesa e pavarësisë e të gjitha komuniteteve fetare nga qendrat, që ndodheshin në shtete të tjera. Rol vendimtar luajti diaspora shqiptare në Amerikë dhe në Evropë, me shoqatat e tyre të ndryshme, si p.sh. shoqëria “Drita”, e themeluar në Bukuresht, në vitin 1886. Veçanërisht e rëndësishme ishte edhe veprimtaria e Fan Nolit (Theofan Stiljan Nolit ose Mavromatit), i cili përktheu shumë tekste kishtare në shqip, duke ngulmuar që këto të përdoreshin në adhurim; më pas ai zuri vende drejtuese, fillimisht në Kishë, si mitropolit i Durrësit, dhe më pas në Shtetin Shqiptar, si ministër i jashtëm dhe kryeministër, në vitin 1924.

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë u shpall Autoqefale fillimisht nga Kongresi i Beratit, më 10 – 12 shtator 1922. Vendimet e tij i njohu qeveria shqiptare, e cila dhe e kishte shtyrë atë që të zhvillohej. Në Kongres u caktua Këshilli i Lartë Kishtar, që do të drejtonte përkohësisht Kishën. Në shkurt 1929 u formua Sinodi i Shenjtë i përbërë nga: Visarioni (Xhuvani) (që ishte dorëzuar në episkop, në Serbi më 1925) si Kryepiskop i Shqipërisë dhe mbikqyrës i mitropolisë së Korçës, Agathangjeli (Çamçe) mitropolit i Beratit, Ambrozi (Ikonomi) mitropolit i Drinopolit dhe Efthimi (Kosteva) ndihmës i Kryepiskopit. Në 29 qershor 1929, në

Dhuruesi Haxhi-Jorgji Afresk i vitit 1726. Vepër e ikonografit David Selenicës. Në kishën e Shën Nikollës, në Voskopojë, Korçë

Page 12: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

12

Kongresin e Dytë Kleriko-laike që u mbajt në Korçë, u votua “Statuti i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”. Patriarkana Ekumenike refuzoi të pranonte këto veprime jokanonike, por u tregua e gatshme për t’i dhënë vetadministrim dhe paralelisht përdorimin e gjuhës shqipe në adhurim, predikim dhe në arsimimin kishtar. Për shkak të zhvillimeve politike dhe rreziqeve të ndryshme nga Perëndimi, Patriarkana pranoi të diskutonte gjithashtu edhe çështjen e Autoqefalisë. Madje, ajo dërgoi në Shqipëri për bisedime me autoritetet shqiptare Mitropolitin e shquar të Trapezundës, Krisanthin, që më vonë u bë Kryepiskop i Athinës. Krisanthi u shpreh pro dhënies së Autoqefalisë dhe sugjeroi ecurinë në vazhdim.

Që të normalizoheshin marrëdhëniet me Patriarkanën Ekumenike, u mblodh në Korçë, në maj 1936 Kongresi Kleriko-laik, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga të 4 dioqezat (krahinat kishtare). Kongresi kërkoi falje nga Patriarkana; u bënë bisedime në Athinë (13 mars 1937) dhe një komision i përbërë nga shqiptarë shkoi në Konstandinopojë për të rregulluar përfundimisht çështjen. Kjo anomali e zgjatur kishtare ishte shumë e vështirë e jo e favorshme për zhvillimin e jetës shpirtërore kishtare të orthodhoksëve të Shqipërisë. Kleri vuajti mjaft si rezultat i trysnive të ndryshme dhe vështirësisë ekonomike. Populli mbeti i përçarë për një kohë të gjatë, duke qenë se trazirat kishin përmasa kombëtare të komplikuara. Nga rrëmuja u përpoqën të përfitonin Uniatët dhe grupet protestante.

Nga viti 1937 deri në ditët tona

Njohja kanonike e Autoqefalisë nga Patriarkana Ekumenike, në kohën e Patrikut Beniamini I, hap një periudhë të re për Kishën e Shqipërisë. Më 17 prill 1937 u dha Tomos-i Patriarkal dhe Sinodal “mbi bekimin e Autoqefalisë së Kishës Orthodhokse në Shqipëri”. Sinodi i parë pas zgjedhjeve kanonike në Patriarkanën Ekumenike u formua nga: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Kristofori (Kisi), episkopi i Korçës Evlogji (Kurila), episkopi i Beratit Agathangjeli (Çamçe) dhe episkopi i Gjirokastrës Pandeleimoni (Kotoko). Dy mitropolitë u bënë episkopata, kurse episkopata e tretë (e Gjirokastrës), u formua nga enoritë e Mitropolisë së hershme të Drinopolit, që ndodheshin brenda Shqipërisë. Dy veçoritë e Kishës Orthodhokse të Shqipërisë fshihnin probleme të veçanta. E para, origjina etnike e popullsisë orthodhokse (shqiptarë, grekë, vllahë dhe sllavë). E dyta, fakti se orthodhoksët nuk përbënin shumicën, si në vendet e

Page 13: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

13

tjera të Ballkanit, por vetëm 23% të popullsisë. Kështu kundërshtimet politike, ideologjike dhe sociale që ekzistonin përbrenda Shqipërisë, por edhe turbullirat e luftës në rajon kishin pasoja të shumta në jetën e Kishës.

a) Pushtimi italian

Me hyrjen e ushtrive italiane, më 7 prill 1939, Shqipëria u bë pjesë e Italisë fashiste. E si rrjedhojë, menjëherë, u vunë në zbatim plane edhe për bashkimin analog fetar. Paralelisht me vendosjen e urdhrave misionarë romano-katolike në zona të ndryshme në jug të vendit, ekzistonte edhe plani strategjik i thithjes së orthodhoksëve me anën e Uniatizmit. Propaganda theksonte se bashkimi i gjithë të krishterëve shqiptarë nën mbrojtjen e Vatikanit dhe shtetit italian, do të ndihmonte në zhvillimin e vendit. Sipas disave, Kryepiskop Kristofori kishte pranuar të bashkohej me arbëreshët e Italisë (Uniatë), sipas të tjerëve, ai po përpiqej të fitonte kohë, duke e shtyrë çështjen. Megjithatë, mungesa e shumicës absolute në organet ekzekutive të Kishës Orthodhokse përmbysi planet e bashkimit me Uniatizmin, të cilat u shkatërruan përfundimisht me kapitullimin e Italisë, në vitin 1943.

b) Përndjekja ateiste

Pas largimit të gjermanëve, në nëntor 1944, në Shqipëri u vendos plotësisht regjimi komunist dhe filloi persekutimi fetar. Në 23 vitet e para të tij kishte formën klasike, ashtu si në Rusi dhe në vendet e tjera të Ballkanit. Më 25 dhjetor 1948 Kryepiskop Kristofori u detyrua të largohej dhe Kryepiskop i ri u vu Pais Vodica, që në atë kohë ishte episkop i Korçës (kishte mbetur i ve). U lejua gjithashtu të mbahet në Tiranë, nga 5 – 10 shkurt 1950, Asambleja Kleriko-laike e Kishës Orthodhokse, që të votohej Statuti i ri, i cili në disa pika përmirësoi Statutin e vitit 1929. Hierarkia e Kishës, pas vitit 1952, përbëhej nga Kryepiskopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Paisi (Vodica), episkopi i Gjirokastrës Damiani (Kokoneshi), i Korçës Filotheu (Duni), i Beratit Qirili (Naslazi) dhe ndihmës episkop Sofroni

Page 14: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

14

(Borova). Kryepiskopi kanonik Kristofori, u mbajt nën arrest shtëpie dhe më 19 qershor 1958 u gjet i vdekur (sipas versionit zyrtar pësoi atak kardiak). Në mars 1966 Paisi vdiq dhe në prill erdhi në fronin kryepiskopal Damiani. Në këtë kohë filloi përpjekja për nëpërkëmbjen e fesë dhe përfaqësuesve të saj; po kështu dhe trysnia me internime, burgime dhe vrasje ndaj besimtarëve klerikë dhe laikë.

Shqiptarët orthodhoksë të vendosur në Amerikë, ishin ndarë në dy grupe. Njëri nën drejtimin e Theofan Nolit e më vonë nën atë të episkop Stefan Laskos, që mbanin lidhje me Kishën e Shqipërisë, ndërsa tjetri, nën drejtimin e episkopit të Lefkës, Marko Lipa, që varej nga Patriarkana Ekumenike. Pas vdekjes së Nolit, në mars 1965, u bënë përpjekje (1966 – 1967), për pajtimin e dy grupimeve, por pa rezultat.

Më 4 prill 1967 u dha sinjali për persekutim të plotë. Me një dekret të publikuar më 22 nëntor 1967 Shqipëria u shpall zyrtarisht shteti i parë dhe i vetëm ateist në botë dhe në histori, në të cilin u ndalua me Kushtetutë çdo shprehje fetare. Qindra kisha u rrafshuan, të tjera u kthyen në fabrika, magazina, stalla, kinema, klube. Pothuajse të gjithë manastiret u shkatërruan ose u kthyen në kazerma ushtarake. Në atë kohë Kisha e Shqipërisë kishte përveç Kryepiskopatës edhe tri episkopata, 19 zëvendësi arkieratike, 330 enori dhe 25 manastire. Klerikëve u hoqën rason, shumë prej tyre i burgosën ose i internuan dhe disa i martirizuan. Midis tyre, ish-Kryepiskopi Visarion u burgos dhe Ndihmës-episkopi i Apollonisë, Irineu (Banushi), u internua. Kryepiskop Damiani nuk u përndoq, ai vdiq në shtëpi në Pogradec, më 18 tetor 1973. Në këtë persekutim të përgjithshëm, të përndjekurit dhe përndjekësit i përkisnin të gjitha komuniteteve etnike dhe fetare të Shqipërisë. Në nëntor 1990, qeveria shqiptare, e ndikuar nga ndryshimet ndërkombëtare, vendosi të zbuste masat kundër fesë.

c) Riorganizimi

Inisiativën për riorganizimin e Kishës së Shqipërisë e mori Patriarkana Ekumenike me një sërë veprimesh vendimtare. Në janar 1991, Patriku Ekumenik Dhimitri dhe Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës caktuan profesorin e Universitetit të Athinës,

Page 15: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

15

episkopin e Andrusës (Drejtor i Përgjithshëm i “Shërbimit Apostolik” të Kishës së Greqisë dhe vëzhgues i Mitropolisë së Shenjtë të Irinopolit), Anastasin, si eksark patriarkal (të dërguar të Patriarkanës), me mision që të shkonte në Shqipëri për t’u takuar me orthodhoksët dhe autoritetet e vendit. Pas kundërshtimeve shumëmujore të shtetit shqiptar, Eksarku (i dërguari) i Patriarkanës arriti në Tiranë, më 17 korrik 1991. Gjatë udhëtimit të tij në vend konstatoi shkretimin e tmerrshëm që kishte shkaktuar përndjekja e pamëshirshme. Ishin shkatërruar 1608 kisha dhe manastire. Veprimi i parë i Eksarkut ishte krijimi i një strukture thelbësore kishtare për përfaqësimin e Kishës lokale. Për riformimin e strukturës kishtare, Eksarku i Patriarkanës mblodhi Asamblenë e Përgjithshme Kleriko-laike 1 – 2 gusht 1991, me pjesëmarrjen e 15 klerikëve dhe 30 laikëve, nga të gjitha dioqezat e Shqipërisë, në të cilën u studiua gjendja pas regjimit komunist dhe perspektiva, në fund u zgjodhën 4 këshilltarë (epitropë) arkieratikë dhe Këshilli i Përgjithshëm Kishtar Kleriko-laik me 13 pjesëtarë. Përfaqësia e Kishës së Shqipërisë vizitoi Patriarkanën Ekumenike (5 – 8 qershor 1992), për herë të parë pas persekutimit dhe kërkoi zgjedhjen e Eksarkut të Patriarkanës si primat të Kishës së Shqipërisë.

Sinodi i Patriarkanës Ekumenike, me iniciativën e Patrikut Ekumenik Bartolomeut, për rikrijimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, zgjodhi më 24 qershor 1992, me vota unanime, Kryepiskop të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë mitropolitin e Andrusës, Anastasin dhe mitropolit të Korçës arkimandritin Kristodhul Mustakas, të Gjirokastrës arkimandritin Aleksandër Kalpakidhis dhe të Beratit, Vlorës e Kaninës arkimandritin Ignat Triandis; ku edhe këto episkopata tashmë u ringritën në rang mitropolie. Qeveria shqiptare kundërshtoi me forcë, sepse e konsideroi këtë imponim të jashtëm të udhëheqjes greke ndaj njërit prej tre komuniteteve të mëdha fetare. Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i shprehu pakënaqësinë e tij delegacionit të Patriarkanës Ekumenike, që erdhi më 4 korrik 1992, dhe që përbëhej nga mitropoliti i Pergës Evangjelos, mitropoliti i Filadelfias Melitoni dhe protopresviteri me origjinë shqiptare Ilia Katre. Përfundimisht, Presidenti shqiptar deklaroi se pranon vendosjen e Kryepiskopit Anastas, por nuk bëhet fjalë të diskutohet, që të pranohen të gjithë mitropolitët orthodhoksë të Shqipërisë me origjinë greke. Kryepiskopi i ri, pasi dërgoi Mesazhin e Madh në Fanar (Patriarkanë), më 12 korrik 1992, u fronëzua në Kishën Katedrale të Tiranës më 2 gusht 1992, në prani të të gjithë përfaqësuesve klerikë e laikë të krahinave të Shqipërisë. Qarqe të caktuara shqiptare tentuan ta

Page 16: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

16

dëbonin atë me një sërë mënyrash, akoma dhe përgatitje projektligjesh, për arsye të prejardhjes së tij greke. Në një mbledhje të jashtëzakonshme kleriko-laike në Durrës, më 21 janar 1993, të gjithë përfaqësuesit deklaruan njëzëri se nuk bëhej fjalë të toleronin një diçka tillë (largimin e Kryepiskopit). Në vjeshtën e vitit 1994, u tentua me projektkushtetutën e re, largimi përfundimtar i Kryepiskopit; por së fundi ajo u hodh poshtë në referendumin e 6 nëntorit 1994.

Në korrik 1996, pa ndonjë marrëveshje me palën shqiptare, u bënë në Konstandinopojë dorëzimet në mitropolitë të kandidatëve të zgjedhur në vitin 1992, për mitropolitë në fjalë. Autoritetet shqiptare e refuzuan kategorikisht hyrjen dhe vendosjen e tyre në Shqipëri. Përfundimisht, pas diskutimesh këmbëngulëse ndërmjet përfaqësuesve të Patriarkanës Ekumenike, Kishës Autoqefale të Shqipërisë dhe Autoriteteve shqiptare (nga nëntori i vitit 1997 deri në korrik të 1998), çështja e formimit të Sinodit të Shenjtë u arrit me pranimin e skemës që ai të përbëhej nga dy kryepriftërinj me origjinë greke dhe dy me origjinë shqiptare. U fronëzua mitropoliti i Beratit, Ignati, ndërsa mitropolitët e Gjirokastrës, Aleksandri, dhe i Korçës, Kristodhuli, paraqitën dorëheqjen e tyre. Mitropolit i Korçës u zgjodh arkimandriti Joan Pelushi dhe episkop i Apollonisë u zgjodh ikonomi at Kozma Qirjo.... (për më tepër kliko këtu)

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe deri më sot, pavarësisht nga mundimet, trazirat e përgjithshme politiko-shoqërore dhe rrënimi i ekonomisë së vendit, u rimëkëmb nga rrënojat dhe, duke jetuar në atmosferë ngjalljeje, u zhvillua me ritme shumë të shpejta. ... (për më tepër kliko këtu)

Arti - 1. Arkitektura & Mozaikët

Për sa i përket artit, mendojmë se është më mirë vështrimi i tij sipas periudhave kulturore. Dallojmë këto periudha:

1) Periudha paleokristiane (shek. IV – mesi i shek. VIII)

2) Periudha bizantine (mesi i shek. VIII – XV)

3) Periudha pasbizantine dhe e sundimit turk (1501 – 1912).

Page 17: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

17

Arkitektura

1) Periudha paleokristiane

Gërmimet arkeologjike të dekadave të fundit, nxorën në dritë kryesisht monumente që i përkasin shek. V – VI, si p.sh. bazilika e gjetur në Tepë, jashtë Elbasanit, që mund të jetë e shek. IV. Tipat më të njohur të arkitekturës kishtare të kësaj periudhe janë bazilikat trenefëshe.

Nefet anësore ndahen me kolona (si në Arapaj të Durrësit, Bylis, Amantia) ose kolona me seksion katrorë (në Elbasan, Butrint), ose një kombinim i të dyjave (Sarandë); disa prej tyre janë me 3 absida (harqe pranë altarit) (në Ballsh, Lin). Bazilika njënefëshe u gjetën në Antigone, Apolloni, Durrës dhe Sarandë. Gjithashtu ruhen edhe pagëzimore paleokristiane (rrethore, katrore, ose tetëkëndëshe), p.sh. në Finiq, Lin (bregun jugor të Ohrit) dhe më e bukura dhe më e kompletuara në Butrint.

2) Periudha byzantine Kishat e shek. X paraqesin forma të reja në ndërtimet kishtare. Në disa vende ndërtohen kisha njënefëshe (si

e profetit Ilia në Bual të Përmetit, e së Tërëshenjtës Mari në Çerskë të Leskovikut, e Shën Sergjit dhe Bakut në Himarë), në të

tjera vazhdon tradita e bazilikës (si e Shën Stefanit në Dhërmi etj.). Në fillimet e periudhës pasbizantine ruhet ende tipi i veçantë i bazilikës së Shën Nikollës në Perondi të Beratit. Kryesisht në këtë periudhë përurohet një tip i ri kishe në formë kryqi të brendashkruar me kupolë (në Peshkëpinë e Sipërme, Kosinë). Shumë kujdes i kushtohet edhe pjesës së jashtme të kishës (kupolë, dekoracione në kornizat e dritareve, kombinime të tullës dhe gurit). Një shembull karakteristik

Pagëzimore. Periudha paleokristiane formë rrethore. Butrint, Sarandë.

Page 18: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

18

është kisha e Hyjlindëses në Labovë të Kryqit e shek. X, sipas disa të tjerëve e shek. XIII, me vlerë të veçantë artistike. Në shek. XIII e XIV shfaqet një lulëzim i ri arkitektonik. Në zonën e Shkodrës gjatë shek. XIII shihet një ndikim i arkitekturës perëndimore (si në atë të Shën Sergjit e Bakut pranë lumit Buna, atë të Vaut të Dejës). Shpesherë gjejmë të gërshetuara tiparet bizantine me ato romake. Kishat bizantine paraqesin ndikime romake, ndërsa piktura bizantine dominon edhe në ndërtesat e stilit romak. Në jug vazhdojnë të ndërtohen kisha njënefëshe (e Shën Joanit në Boboshticë), bazilikat bëhen më të rralla dhe stili në formë kryqi të lirë me kupolë mbizotëron (p.sh. në Marmiro të Vlorës, në Manastirin e Hyjlindëses në Zvërnec)E Tërëshënjta e Vllahernës (e restauruar në shek. XVI) dhe kisha e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë), në Berat, janë veçse një tip i thjeshtë kryqi i brendashkruar i të njëjtit stil; ndërsa kisha e Manastirit të Hyjlindëses, në Apolloni, i përket një tipi të ndërthurur. Një monument i veçantë bizantin, si nga kompozimi arkitekturor dhe ai dekorativ, është kisha e Shën Nikollës në Mesopotam, ndoshta e shek. XIII.

3) Periudha pasbizantine

Ndërtimi i kishave u ndërpre plotësisht në fillim të pushtimit osman. Në shek. XVI, paralelisht me qytetet e vjetra, zhvillohen edhe qytete të reja në zona malore, si p. sh. Moskopoli (Voskopoja), Vithkuqi dhe Nica, ku dhe ndërtohen kisha që shquhen për nga thjeshtësia arkitektonike dhe modestia e formës së tyre. Nga mesi i shek. XVI shfaqen forma arkitektonike të zhvilluara nëpër manastire, të cilat ndërtohen kryesisht në vende të veçuara. Ndërtime karakteristike të shek. XVI janë:

kisha e Metamorfozës së Shpëtimtarit (Sotirit), në Tremisht të Përmetit (1540 – 1560); kisha e Shën Athanasit në Mazhar të Poliçanit (1513), e Shën Dhimitrit (1526), e Manastirit të Profetit Ilia në Jergucat, e

Hyjlindëses Mari në Zervat (1569), në Kamena dhe Vrahogoranxi. Nga shek. XVII

Kisha e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë) Ndërtuar në shek. XIII. Zbukuruar me afreske, në shek. XVI, nga Onufër Neokastriti, nga Elbasani. Kishë në formë kryqi, me kupolë tetëkëndëshe. Ndodhet pranë murit jugperëndimor të Kalasë së Beratit.

Page 19: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

19

shquhen kishat e manastireve: të Shën Joan Prodhromit në Voskopojë (1632) dhe e Tërëshenjtës Mari në Barmash të Kolonjës etj. Një sërë manastiresh ndeshim edhe gjatë bregdetit të Jonit –gjiri i Kakomies (1672), në Krorizi, në Krimorovë, në Piqeras (1672).

Në shek. XVIII ndërtohen më shumë kisha, me arkitekturë e dekoracion të përmirësuar. Rëndësi i jepet kryesisht ambientit të brendshëm, ndërsa nga jashtë ndërtesa mbetet e thjeshtë, që të mos provokojë pushtuesit që kishin tjetër besim. Në këtë shekull kemi një zhvillim të konsiderueshëm ekonomik e shoqëror, fuqizim të feudalëve shqiptarë dhe situatë relative të qetë politike. Në të njëjtën kohë shtohet kthimi në myslimanë dhe ligjet e rrepta ndalojnë ndërtimin e kishave të krishtera. Prandaj, në qytete e në fshatra kishat ndërtohen në mënyrë të tillë që të përzihen arkitektonisht me shtëpitë. Shembull karakteristik i kishës pasbizantine në Berat është kisha katedrale e së Tërëshenjtës Mari (1797). Në Myzeqe mbizotëron Manastiri i Ardenicës (Ardhevusës), në të cilin ndërtesat e sotme (të shek. XVIII) janë ndërtuar mbi rrënojat e një manastiri të periudhës bizantine. Nga mesi i shek. XVIII deri në mesin e shek. XIX, u ndërtuan kisha pothuajse në çdo fshat të Myzeqesë. Modeli përfaqësues është stili bazilik trenefëshe, me kolona druri dhe tavan të sheshtë, siç është kisha e Shën Gjergjit, në Libofshë (1776). Edhe në Voskopojë 7 kishat që ekzistojnë sot paraqesin një formë arkitekturore unikale të mrekullueshme, veçanërisht ambjentet e brendshme të stilit bazilik janë me kupolë dhe janë ndërtuar me ndjeshmëri të veçantë. Nga shek. XIX ruhen gjer më sot pak kisha (si p.sh. e Shën Nikollës, në Toshkëz (1811) dhe kisha e Manastirit të Shën Kozmait, në Kolkondas të Fierit (1813 – 1814), e cila është bazilikë trenefëshe me kupolë.

Mozaikët

Bashkë me monumentet arkitektonike, ruhen edhe mozaikë me vlerë (në Tiranë, Arapaj të Durrësit, Bylis, Sarandë, Antigone etj.). Tematika e tyre nuk është nga Shkrimi i Shenjtë; ata, duke ndjekur traditën njerëzore formojnë relieve, figuracione bimësh, zogjsh, kafshësh e skena barinjsh. Mozaiku më i rëndësishëm nga ata të dyshemesë së bazilikës së Mesaplikut, që ruhet në Muzeun e Tiranës, paraqet portretin e një burri në profil me mbishkrimin: APARKEAS. Disa mozaikë

Page 20: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

20

duken disi të thjeshta, por megjithatë ato kanë vlera të mëdha artistike si p.sh. mozaiku në pagëzimoren rrethore të Butrintit. Mozaikët e vetëm muralë që janë gjetur deri tani janë ato të kishëzës (kapeles) së amfiteatrit të Durrësit, (ku paraqiten Shën Stefani, një figurë perandoreshe – ndoshta e së Tërëshenjtës Mari –, kryeengjëjt, dhuruesit) që paraqesin mjaft ngjashmëri me mozaikët e Selanikut.

Arti - 2. Miniaturat & Ikonografia

Miniaturat

Modelin më të hershëm të ikonografisë e përbëjnë miniaturat e Kodikut të famshëm të Purpurt të Beratit, e një dorëshkrimi Ungjilli, (ndoshta i shek. VI), i shkruar me gërma të mëdha. Miniaturat më të shumta të dorëshkrimeve datojnë nga shek. IX – XIV dhe shquhen për bukurinë e shkrimit me gërma të arta. Modele të stilit të shkëlqyer bizantin gjenden edhe në dy kodikët e Vlorës (fundi i shek. XI, fillim i shek. XII). Këta na kujtojnë vepra të ngjashme me ato të Konstandinopojës të shek. X.

Ikonografia

1) Periudha bizantine

Ikonat më të vjetra në Shqipëri i përkasin shek. XII – XIV. Ikonat e së Tërëshenjtës Mari (Odhigjitrias) në Mborje të Korçës dhe e së Tërëshenjtës në Blasti, në shpellën e liqenit të Prespës së Madhe, konsiderohen nga më të bukurat e artit bizantin. Stili i kohës së dinastisë së Maqedonëve e veçanërisht të Paleologëve (mesi i shek. XIII – fundi i shek. XIV), që lulëzoi në Konstandinopojë e në Selanik, ndikoi thellësisht veprat që gjenden në vend. Mjaft mbreslënëse për nga bukuria është imazhi i kryeengjëllit Mihail në kishën e Mborjes, në Korçë (shek. XIV).

Modele mjaft me vlerë të afreskeve (pikturave murale) bizantine, kanë mbijetuar në vende të izoluara, si shpellat në Vllastonjë, Letmi e Kallmet, afër Lezhës (shek. XII). Në shek. XIII e XIV u krijuan vepra të rëndësishme, midis të cilave afresket e manastireve të Apollonisë dhe të Rubikut (në juglindje të Shkodrës), të kishës së Vaut të Dejës (përsëri në Shkodër), në Malingrad (ishulli i vogël i Prespës së

Page 21: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

21

Madhe) dhe të kalasë së Beratit. Stili i pikturës paraqet ndikime vendase, bizantine por edhe perëndimore. Prirja më e theksuar drejt modeleve të lashta klasike duket në afresket e menxës së Manastirit të Apollonisë (fundi i shek. XIII – fillim i shek. XIV), që shquhen për nivelin e lartë artistik (p.sh. lutja në Getsemani). Afreske të shkëlqyera të një ikonografi anonim të shek. XIV ruhen në muret e jashtme e të brendshme të kishës, në ishullin e Malingradit të Prespës së Madhe (1345-1369).

2) Periudha pasbizantine

Onufër Neokastriti nga Elbasani, në shek. XVI, duke vlerësuar me gjenialitet të gjitha traditat e mëparshme, shfaqet si ikonografi më i rëndësishëm i Shqipërisë. Nga veprat e tij shpëtuan ikonat e ikonostasit të kishës së Evangjelistrias (eTërëshenjtës Mari) dhe Shën Dhimitrit, në kalanë e Beratit; afresket e kishës së Shën Nikollës në Shelcan të Elbasanit dhe Shën Theodhorëve, në Berat. Ky artist i madh i familjarizuar me traditën bizantine, asimilon në mënyrë krijuese arritje të suksesshme të artit perëndimor të kohës së tij. Në veprat e Onufrit të bëjnë

përshtypje lidhja armonike e ngjyrave të ngrohta me tone të fuqishme dhe transparencë, ndryshimi i rregullave tradicionale, fuqia psikologjike e fytyrave, kontrasti dritë-hije si dhe elementi dramatik që përshkon afreskët e tij. Shpirti artistik i Onufrit formon një shkollë ikonografike në Shqipëri, të cilën do ta quanim “Shkolla e Beratit”. Ata

që e pasuan, i biri i tij, Nikolla, Joani, bashkëpunëtori i Nikollës, më vonë Onufër Qiprioti dhe anonimë të tjerë, që pikturuan kisha në zona të ndryshme të Shqipërisë, janë ndikuar mjaft nga ai, por pa arritur dot në lartësinë e tij.

Në shek. XVII krijimtaria artistike vazhdon dhe shumë kisha zbukurohen me ikona dhe afreske p.sh. zona e Beratit, fshatra të Myzeqesë, Voskopoja, Vithkuqi, Lubonja, Postenani, Radova dhe Lunxhëria. Në vitin 1622, Onufër Qiprioti pikturon kishën e së Tërëshenjtës në Vrahogoranxi, me stil të qetë, të ekuilibruar, ku tregohet artist i talentuar, por që nuk të emocionon mjaft si artisti tjetër me të njëjtin emër. Afresket me mbishkrime në greqisht ruajnë e na tregojnë emrat e mjaft ikonografëve si të: Mihail Linotopit e të shokut të tij Nikollës, në kishën e

Metamorfoza e Krishtit Ikonë e shek. XVI. Vepër e ikonografit Onufër Neokastritit, nga Elbasani. Ikonë nga kisha e Evangjelistrias, Berat.Sot në Muzeun e Artit Mesjetar, Korçë.

Page 22: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

22

Profetit Ilia të Stegopolit (1653); Mihail dhe Konstandin Gramozit dhe Mihail Zermas. Shumë kisha u pikturuan nga anonimë, si p.sh. Manastiri i Shën Joan Prodhromit (Pararendësit), në Voskopojë (1659).

Midis ikonografëve vendas të shek. XVIII dhe XIX shquhen: David Selenica (nga Selenica e Kolonjës), Konstandin Shpataraku (nga Shpati), Konstandin dhe Athanas Zografi (nga Korça) bashkë me bijtë dhe nipërit, Gjergj dhe Joan Çetiri (nga Grabova) bashkë me bijtë dhe nipërit, Nikolla Gunga (nga fshatrat e Myzeqesë). Kështu, pra, pas “Shkollës së Beratit”, të shek. XVI – XVII, do të mund të flisnim edhe për grupin e ikonografëve të “Shkollës së Korçës”, të shek. XVIII – XIX. Tek veprat e këtyre artistëve është i dukshëm ndikimi i ikonografisë së Malit të Shenjtë, por edhe i stilit perëndimor. Tek veprat e artistëve korçarë Konstandin e Athanas Zografi (mesi i shek. XVIII) vërehen edhe tendenca të stilit barok, portretet kanë më plasticitet dhe shumë elemente etnografike. Mjaft shprehëse shfaqet pasuria e afreskeve pasbizantine në 7 kishat e Voskopojës, që ruhen gjer më sot. Veçanërisht në muret e kishës së Shën Nikollës, që i pikturoi David Selenica (1726), hasim 2000 figura me kompozicion të larmishëm. Në veprat e tij ato që të lënë mbresa janë: ngjyrat, kompozimi lakonik, dëshira e tij realiste, interesimi për ambientin dhe perspektivën, përpjekja për t’i bërë sa më familjarë shenjtorët gjatë kishërimit (pjesëmarrjes në adhurim), p.sh. fytyra e kryedhjakonit Stefan. Afreske interesante ruhen dhe në zona të tjera, si p.sh. në Manastirin e Shën Triadhës (Trinisë së Shenjtë) në Pepeli, që u pikturua nga Adam Theotoqi (1754), i Tërëshenjtës në Pecë (1770), i Shën Spiridhonit në Vuno (në fund të shek. XVIII). Në të njëjtën kohë u pikturuan shumë kisha në Myzeqe, si p.sh. e Shën Gjergjit në Libofshë (1782), që u pikturua nga korçari Kostandin dhe i biri i tij Terpo, e Shën Nikollës në Vanaj (1795) dhe e Shën Athanasit në Karavasta (1797) nga vëllezërit Gjergj dhe Joan Çetiri.

Në fillim të shek. XIX Joan Çetiri dhe nipi i tij, Nikolla, pikturojnë kishën e Shën Gjergjit në Strumë; Nikolla Çetiri kishën e Shën Nikollës në Krutje të Lushnjës (1811); Joan Çetiri dhe djali i tij, Naumi, kishën e Shën Nikollës në Toshkëz të Lushnjës (1813). Joani dhe nipi i tij, Nikolla, kishën e Shën Theodhorit në Kadipashaj (1801). Kërkimi metodik ndoshta mund të përcaktojë edhe një prirje të tretë të ikonografisë ”Shkollën e Myzeqesë”.

Page 23: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

23

Libra historikë të kohërave më të hershme përshkruajnë thesare shumë të çmuara të punimit artistik të metaleve, të gdhendjeve të imta dhe qëndisjeve. Prej gjithë këtyre krijimeve artistike kishtare ruhen mjaft punime gdhendjeje: ikonostasesh, amvonesh, fronesh dhespotikë, ndenjësesh epitropësh etj. (ikonostase në Korçë, Voskopojë, Ardenicë, Labovë, Gjirokastër, Libofshë, Berat, Elbasan, Leusë, Lashovë, Sopik dhe Vithkuq); punime argjendarie e punim metalesh: enë të shenjta (disk e potir), kapakë ungjilli; dhe punime qëndistarie (p.sh. Epitafi i Gllavenicës). Gjer më sot këto nuk janë studiuar aq sa duhet.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë tregon një interesim të veçantë, duke dhënë kontributin e saj për studimin, regjistrimin dhe restaurimin e monumenteve orthodhokse të ruajtura gjer më sot. Shumë kisha e manastire, kryesisht në zona të veçuara malore, të pasura me afreske, të kërcënuara nga koha dhe kushtet e disfavorshme atmosferike, presin studiues dhe restaurues. Thesaret e vyera orthodhokse të artit të këtij rajoni skajor perëndimor të Perandorisë Bizantine e më vonë të Perandorisë Osmane, ato që nuk u grabitën nga pushtuesit e ndryshëm të kohërave të ndryshme, mbeten pasuri kulturore të Shqipërisë, por dhe në përgjithësi monumente të rëndësishme të krijimtarisë artistike ballkanike e evropiane.

Vështrim i përgjithshëm 1991-2012

Vështrim i përgjithshëm 1991-2012

Me rifitimin e lirisë së besimit , pas persekutimit të egër shumëvjeçar (1945-1991), dhe me ardhjen e Kryepiskopit Anastas Janullatos, e drejtuar dhe organizuar prej tij, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, u ngjall përsëri.

Megjithë pengesat e shumëllojshme që ka përballuar herë pas here, ajo u ringrit nga gërmadhat dhe me hirin e Perëndisë dhe dhuratat bujare të shumë e shumë njerëzve, u zhvillua e po zhvillohet me ritme të shpejta dhe me zhvillim të pandërprerë e të gjithanshëm. Ajo duke jetuar me vështirësitë, shqetësimet dhe vuajtjet e popullit, u përpoq duke kontribuar edhe në rimëkëmbjen shoqërore e shpirtërore të vendit.

Page 24: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

24

Ngritja e strukturave

Menjëherë u krijuan dhe u organizuan enoritë (famullitë) në shumicën e qyteteve, fshatrave dhe krahinave me popullsi orthodhokse. Po zhvillohet veprimtaria liturgjike, predikuese dhe katekiste me pjesëmarrjen e klerikëve dhe laikëve. Janë organizuar lidhjet e Grave, të Rinisë dhe të Intelektualëve, të cilat ndihmojnë në veprën kishtare.

Në vitin 1998, u formua Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i

përbërë nga Kryepiskopi Anastas, Mitropoliti i Beratit Ignati, Mitropoliti i Korçës Joani, Episkopi i Apollonisë Kozmai (i fjetur në vitin 2000) dhe me Kryesekretar Protopresviter Jani Trebicka.

Në vitin 2006 u dorëzuan edhe tre episkopë të rinj: Arkimandrit Dhimitër Sinaiti, Mitropolit i Gjirokastrës, Arkimandrit Nikolla Hyka, i cili mori titullin Episkop i Apollonisë dhe Arkimandrit Andon Merdani, i cili mori titullin Episkop i Krujës (dy të fundit janë episkopë ndihmës të Kryepiskopit).

Nga 3-4 nëntor 2006, në Manastirin e Shën Vlashit, në Durrës, u mblodh posaçërisht Asambleja Kleriko-Laike e Kishës, e përbërë nga 257 anëtarë, e cila shqyrtoi nen për nen dhe pranoi unanimisht Statutin e ri të Kishës. Më 6 nëntor, u mblodh Sinodi i Shenjtë, i cili aprovoi Statutin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Më 24 nëntor 2008, u nënshkrua marrëveshja, sipas Kushtetutës, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella midis Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave, marrëveshje që u aprovua nga Kuvendi i Shqipërisë dhe më pas u bë rregjistrimi zyrtar në gjykatë.

Përgatitja e kuadrove dhe arsimimi kishtar

Page 25: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

25

Krahas klerikëve moshuar që kishin mbetur gjallë (viti 1991 vetëm 22, sot vetëm 2), u përgatit një brez i ri klerikësh. Sot shërbejnë 146 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, të diplomuar në Akademinë Teologjike Orthodhokse "Ngjallja e Krishtit", që funksionon që prej vitit 1992. Po në këtë shkollë përgatiten edhe kuadro të rinj për katekizëm dhe shërbime në

aktivitete të ndryshme të Kishës.

Ndërkohë po kualifikohen më tej në universitete të njohura teologjike jashtë vendit dhe studentë të tjerë.

Kryepiskopi Anastas, duke parë nevojën e edukimit kishtar të moshës së re, bëri të mundur hapjen e dy shkollave të mesme për djem. Në shtator të vitit 1998, u hap në Gjirokastër Shkolla e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, e vendosur në një kompleks ndërtesash me kushte bashkëkohore e me konvikt; dhe në shtator të vitit 2007, u hap në Sukth të Durrësit shkolla e dytë e Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, e vendosur në një godinë me kushte bashkëkohore dhe me konvikt.

Vepra ndërtuese

Nën drejtimin e Zyrës Teknike, e ngritur në vitin 1992, janë ndërtuar nga themelet 150 kisha të reja (të mëdha e të vogla), janë restauruar 70 kisha e manastire-monument kulture dhe janë riparuar mbi 160 kisha.

Janë ngritur dhjetëra ndërtesa të reja dhe janë blerë e rikonstruktuar mjaft godina për qëllime të ndryshme (kopshte, shkolla, qendra rinore, qendra shëndetësore, seli mitropolitane,

shtëpi pritjeje, punishte, mensa për të varfërit etj.). Gjithsej 70 godina.

Ndër këto mund të përmendim Manastirin e Ri të Shën Vlashit, pranë Durrësit në territorin e të cilit ndodhet kompleksi i Akademisë Teologjike "Ngjallja e

Page 26: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

26

Krishtit" dhe "Shtëpia Orthodhokse e Shpresës"; Selia Kryepiskopale në Tiranë; selitë e Mitropolive të Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës; Shkollat e Mesme në Gjirokastër dhe Sukth të Durrësit, në Mesopotam të Delvinës; konvikti i vajzave në Bularat të Gjirokastrës; shkollat 9-vjeçare në Tiranë e Durrës; 17 kopshte për fëmijë në qytete të ndryshme; Qendra Diagnostike “Ungjillëzimi” në Tiranë dhe disa poliklinika në disa zona, Instituti i Formimit Profesional “Frymë Dashurie” në Tiranë dhe në Gjirokastër; Qendra Arsimore dhe Shpirtërore në Lushnjë dhe në Tiranë; qendra rinore dhe shtëpi pritjeje në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tiranë, Berat, Gjirokastër etj; mensat për të varfrit në Korçë dhe Tiranë dhe Berat; kompleksi i punishteve "Nazaret" në Tiranë, që përfshin: shtypshkronjë, fabrikë qirinjsh, zdrukthëtari, punishte për gdhendjen e drurit, si dhe studiot e ikonografisë dhe të restaurimit.

E tërë vepra ndërtuese arrin në 450 ndërtesa.

Vepra ndërtuese e Kishës sonë ka kontribuar njëkohësisht edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, në një mënyrë të heshtur e dinjitoze, duke ofruar punë dhjetëra firmave ndërtuese vendase dhe qindra punëtorëve.

Për disa vjet rresht prej vitit 1995 funksionoi edhe një kurs arkitekture, ku çdo vit merrnin njohuri të ndryshme për ndërtimet dhe arkitekturën kishtare 40 të rinj.

Shtypi dhe botimet

Kisha Orthodhokse ka shtypshkronjën e saj me makineri moderne dhe boton gazetën e përmuajshme "Ngjallja", revistën për fëmijë "Gëzohu!", revistën rinore "Kambanat", libra të ndryshëm liturgjikë, shpirtërorë, shkencorë etj., gjithsej rreth 100 tituj. Në vitin 2009 nisi të botohej edhe revista periodike

"Kërkim", me artikuj në teologji, shkencë, kulturë, aktualitet.

Në Korçë, që prej vitit 2000, botohet revista “Tempulli”, revistë periodike kulturore, ndërsa në Gjirokastër buletini “Enoria Jonë” dhe në Akademinë Teologjike buletini studentor “Fjala”.

Kujdesi shëndetësor

Page 27: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

27

Kryepiskopi Anastas duke parë nevojën e madhe që kishte populli ynë në vitet e para të demokracisë, për ndihmë mjekësore si në vizita mjekësore, ilaçe, u bë e mundur hapja e klinikës së parë orthodhokse me emrin ''Shën Llukai'', në vitin 1994. Në nëntor të vitit 1999 kjo klinikë u zëvendësua nga Qendra Orthodhokse Diagnostike “Ungjillëzimi, një

poliklinikë moderne në të gjithë kushtet dhe shërbimet që ofronte.

Në Qendrën Diagnostike Orthodhokse "Ungjillëzimi", në Tiranë (e cila festoi 10-vjetorin që nga hapja e saj), punojnë mjekë nga më të njohurit e vendit, që ofrojnë eksperiencën e tyre në më shumë se 24 specialitete dhe vizitohen çdo muaj më shumë se 6 mijë pacientë, pa dallim besimi. Qëndra ofron shërbime shëndetësore nga më bashkëkohoret, me aparatura të viteve të fundit, p.sh. Skaneri tomografik (Scanner, General Electric, Light Speed Pro 32), spiral, multidedektor, me 32 prerje në një rrotullim dhe me një shpejtësi shumë të madhe, që bën të mundur realizimin jo vetëm të analizave të thjeshta, por edhe të atyre të zemrës, në 12-15 sekonda, në imazhe 3-dimensionale në një kohë të shkurtër e me cilësi si dhe ekzaminimin e toraxit apo të abdomenit vetëm me një frymëmbajtje. Në vitin 2000, u krijua një staf dhe një sallë kirurgjie ditore (përvojë amerikane).

Poliklinika mjekësore funksionojnë në Kavajë, Korçë, Jorgucat dhe Lushnje. Ndërsa një njësi ambulante dentare ofron shërbimin e saj në qytete dhe fshatra (sidomos për fëmijë).

Zyra “Diakonia Agapes” (Shërbimi i Dashurisë) ka mjaft kohë që po kontribuon në shtimin e rolit të infermierëve dhe mamive, në zonat rurale, duke ofruar projekte trajnimi dhe ndihma, madje duke botuar edhe një libër praktik "Aty ku nuk ka mjekë", që jep informacion rreth ekzaminimit dhe trajtimit të sëmundjeve më të zakonshme, duke e shpërndarë falas në këto zona.

Arsimi

Përveç arsimit kishtar (Akademisë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, Shkollës së Mesme Kishtare “Kryqi i Nderuar”, Gjirokastër dhe

Page 28: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

28

Sukth të Durrësit) janë ngritur edhe institucione të tjera arsimore.

Në Tiranë funksionon prej vitit 2000 Instituti i Formimit Profesional "Frymë Dashurie", i pari i këtij lloji në vend. Aty pranohen me konkurs të rinj që kanë mbaruar shkollën e mesme, të cilët mund të përgatiten në gjashtë degë: Kuadër Menaxher, Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara, Informatikë, Specialist në Laboratorët Mjekësorë, Restaurim dhe Konservim Veprash Arti, Ikonografi Bizantine.

Një insitut i tillë është hapur, që prej vitit 2002, edhe në Gjirokastër në qendrën e re moderne “Emaus”, që përgatit studentë në katër degë: Specialist në Llogaritë e Kompjuterizuara, Administrim Ndërmarrjesh, Specialist i Enteve Turistike, Informatikë e Zbatuar.

Në fund të vitit 2009, u hap Universiteti “Logos”, me disa fakultete.

Në Mesopotam të Delvinës u hap në vitin 2005 Shkolla e Mesme Teknike “Apostull Pavli”, shkollë profesionale me disa degë: informatikë, instalime elektrike, instalime hidraulike dhe instalime frigoriferike-kondicionimi.

Janë hapur deri tani edhe tri shkolla 9-vjeçare: në Tiranë, Shkolla shqiptaro-amerikane “Protagonistët” (në vitin 2001); në Durrës, Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (në vitin 2005); në Gjirokastër, Shkolla shqiptaro-greke “Frymë Dashurie” (në vitin 2008).

Janë ngritur 17 përkujdesje ditore (kopshte), në Tiranë, Durrës, Kavajë, Korçë, Lushnjë, Elbasan, Gjirokastër (2), Sarandë, Dervician, Pogradec, Shkodër, Vlorë, Përmet, Berat, Tepelenë, Cërrik, ku kanë përparësi fëmijët e familjeve në nevojë.

Në mjediset e Manastirit të Shën Vlashit, në Durrës, funksionon shtëpia e fëmijës “Shtëpia Orthodhokse e Shpresës”.

Në Bularat të Gjirokastrës funksionon konvikti për vajza i shkollës së mesme.

U është dhënë mbështetje teknike e materiale shumë shkollave publike. Njëkohësisht u riparuan disa ndërtesa të shkatërruara universitare në Tiranë e Gjirokastër, u rikonstruktuan 10 shkolla, midis tyre edhe konviktin e fëmijëve që nuk flasin e nuk dëgjojnë, dhe 6 përkujdesje ditore (kopshte), si edhe sheshi sportiv i Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë.

Page 29: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

29

Veprimtari e gjerë sociale

Gjatë krizave të ndryshme që ka kaluar vendi (1992, 94, 97), Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka zhvilluar një veprimtari të gjerë sociale dhe humanitare, duke siguruar dhe shpërndarë mijëra tonë ushqime, veshmbathje, ilaçe etj., vetëm në vitin 1997 shpërndau 800 tonë ushqime dhe ilaçe.

Kisha jonë ka përkrahur një numër të madh programesh sociale, ku përfshihen projekte

zhvillimi për zonat malore, për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, ndërtime rrugësh e ujësjellësash, programe shëndeti dhe shoqërizimi për gratë në zonat rurale, program për edukimin shëndetësor të fëmijëve dhe ngritje qendrash shëndetësore në fshatra, kontributi për shkolla, jetimore, spitale, ndihma për institutet për persona me aftësi të kufizuara, azilet, për të burgosurit (p.sh. u financua ndërtimi i një serre, ku punojnë të burgosurit dhe të ardhurat u shërbejnë atyre, ndërtimi i një fushë lojërash (minikalçeto) dhe kompjutera për të burgosurit), dreka dhe ndihma për të varfrit etj.

Gjatë vitit 1999, kur vendi ynë priti valët e refugjatëve kosovarë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, në bashkëpunim me donatorë dhe organizma fetare ndërkombëtare (sidomos me programin ACT, të Këshillit Botëror të Kishave) organizoi një program të gjerë ndihme, prej më shumë se 12 milion dollarësh. U bë e mundur t'u qëndrohej afër më shumë se 33 mijë të ardhurve, nga Kosova, me ushqime, veshmbathje, ndihma shtëpiake, mjekësore, strehim (në dy kampe) etj. Kampi i fundit për strehimin e tyre, që u mbyll në qershor 2001, administrohej nga Kisha.

Kisha Orthodhokse dha kontributin e vet edhe për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga përmbytjet e jashtëzakonshme të vitit 2002, në rrethet e Lezhës, Beratit e Gjirokastrës dhe të vitit 2010 në qytetin e Shkodrës.

Gjatë vitit 2008, pas tragjedisë në fshatin Gërdec, Kisha jonë dha kontributin e saj material dhe njerëzor, që në çastet e para, si dhe bëri thirrje dhe mblodhi ndihma të ndryshme nga besimtarët orthodhoksë brenda dhe jashtë Shqipërisë, të

Page 30: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

30

cilat iu shpërndanë të dëmtuarve, si dhe u rindërtua plotësisht kopshti i fshatit Muçaj.

Kontributi për kulturën

Eshtë ngritur Zyra e Trashëgimisë Kulturore, e cila merret me objektet orthodhokse të kultit, që janë edhe monumente të kulturës kombëtare, për riparimin e të cilave Kryepiskopi Anastas ka siguruar deri më sot mbi 8 milionë euro.

U ngritën kore në mjaft kisha, si dhe u formua e funksionon një kor bizantin, që ka nxjerrë tashmë 6 kaseta/CD. Gjithashtu, ka dhe një program për rigjallërimin e muzikës

tradicionale kishtare.

Janë ngritur studio për realizimin dhe restaurimin e ikonave, për përgatitjen e një brezi të ri artistësh, që do të rigjallërojë traditën tonë shumë të pasur të ikonografisë.

Funksionon stacioni radiofonik "Ngjallja", i cili ka filluar transmetimet në vitin 1998, në valët FM 88.5 MHz. Ky stacion ofron programe të ndryshme kulturore, sociale dhe fetare.

Janë sponsorizuar botime të rëndësishme shkencore, realizimi i filmave dokumentarë, organizimi i simpoziumeve shkencore, ekspozitave të ndryshme si ato ikonografike, me punime të fëmijëve etj.

Kujdesi për mjedisin

Në marsin e vitit 2001 filloi "Programi për ruajtjen e mjedisit dhe përgatitjen e kuadrove". Ai përfshiu edhe formimin pasuniversitar të të rinjve shqiptarë, të diplomuar në biologji, inxhinieri pyjore dhe të mjedisit.

Page 31: Historia e Kishes Orthodhokse Ne Shqiperi

31

Programi përgatiti realizimin e projekteve për mbrojtjen e disa ekosistemeve të zonës së Zvërnecit, rrjedhës së Vjosës dhe parkut të Llogarasë, si dhe për administrimin e mbeturinave të ngurta në disa qytete.

Marrëdhëniet ndërkombëtare

Kisha jonë merr pjesë si e barabartë në jetën dhe veprimtaritë e Kishave Orthodhokse në tërë botë.

Ajo është anëtare e Konferencës Evropiane të Kishave (Kryepiskopi Anastas ishte zgjedhur zëvendëspresident për periudhën 2003-2009), anëtare e Këshillit Botëror të Kishave (në vitin

2006 Kryepiskopi Anastas u zgjodh një nga tetë Presidentët i tij), dhe e organizatës më të madhe ndërfetare në botë Konferencës së Feve për Paqen (Fortlumturia e Tij Anastasi u zgjodh në vitin 2006 President Nderi i saj), duke qënë kështu e pranishme në veprimtari të ndryshme ekumenike dhe duke kontribuar në përpjekjet për bashkëpunim paqësor dhe solidaritet në rajonin tonë dhe më gjerë.