Gazeta 77 News botimi Nr 262

8
MENDIMI POZITIV E PREMTE, 23.11.2012 VITI I - NR.262 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv Përmirësimi i klimës së biznesit, qeveria ndryshon shtatë taksa!.............................fq.2 Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian miraton rezolutën për Shqipërinë!.........................fq.3 Flet Mezini: Po më shkatërrohet shtëpia prej depozitave, bashkia të më ndihmojë!.........................................fq.4 Pranvera Kamani: Ministria po përgatit udhëzimin për mësuesit e fëmijëve autikë në shkolla!.............fq.5 100 vjet Pavarësi me "77Club"!..............................fq.7 Lëvizja Shqipëria e Re, marshim paqësor para Parlamentit Vlashaj: Miratoni sa më parë ligjet e Integrimit Europian! gjithmonë më të mirën! Ju kërkoni M ësoni ta doni veten mjaf- tueshëm në mënyrë të tillë që kur dikush që iu trajton jo mirë, të futet në jetën tuaj, ju të keni mundësi mbroni veten tuaj dhe fuqinë për t'u përballur me ta. Ju mund të mësoni që nuk ka asnjë... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi Nr 262

MENDIMI POZITIV

E PREMTE, 23.11.2012 VITI I - NR.262 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Përmirësimi i klimës së biznesit, qeveria ndryshon shtatë taksa!.............................fq.2 Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian

miraton rezolutën për Shqipërinë!.........................fq.3 Flet Mezini: Po më shkatërrohet shtëpia prej depozitave,

bashkia të më ndihmojë!.........................................fq.4 Pranvera Kamani: Ministria po përgatit udhëzimin

për mësuesit e fëmijëve autikë në shkolla!.............fq.5 100 vjet Pavarësi me "77Club"!..............................fq.7

Lëvizja Shqipëria e Re, marshim paqësor para ParlamentitVlashaj: Miratoni sa më parë ligjet e Integrimit Europian!

gjithmonë më të mirën!

Ju kërkoni

Mësoni ta doni ve ten mja f -

tueshëm në mënyrë të tillë që kur dikush që iu trajton jo mirë, të futet në jetën tuaj, ju të keni mundësi mbroni veten tuaj

dhe fuqinë për t'u përballur me ta. Ju mund të mësoni që nuk ka asnjë... >> VIJON NË FAQEN 2

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E PREMTE, 23 NËNTOR 2012

Përmirësimi i klimës së biznesit, qeveria ndryshon shtatë taksa!

Qeveria ka ndryshuar shtatë taksa me synim përmirësimin e klimës së

biznesit, lehtësimin e barrës fiskale dhe burokratike dhe rritjen e transparencës. Këto ndryshime apo ndërhyrje nisin që nga heqja e doganës, ulja e akcizës për kafenë dhe rritja e gjobave për ata që

mbajnë punonjës në të zezë. Konkretisht akciza e kafesë së pjekur nga 140 lekë zbret në 60 lekë për kilogram. Tarifa doganore për kafenë nga 10 përqind bëhet zero. Rritet pesëfish masa e gjobës, në rastet e konstatimit të punonjësve të pasiguruar, apo në rastet e mosdeklarimit nga tatim-

paguesit e regjistruar si subjekte, të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fiti-min. Nga 1 janari, procedura për blerjet e vogla bëhet tërësisht dixhitale. Përjashto-hen nga detyrimi i ligjit "Për tatimin mbi të ardhurat", të ardhurat e përfitimit nga dëmshpërblimet e marra me vendim të formës së prerë të gjykatave, si dhe të kom-pensimit të kostove gjyqësore, të ardhurat e përfituara nga institucionet shtetërore për arritje në shkencë, sport, kulturë. Qar-tësohet nocioni i të ardhurës bruto për të vetëpunësuarit, sipas të cilit, e ardhur bruto për këtë kategori do të konsiderohet vlera 20 përqind e të ardhurave vjetore bruto, nga zhvillim i aktivitetit ekono-mik, tregtar apo shërbimi. Regjistrimi dhe çregjistrimi i përfaqësuesit tatimor do të kryhet pranë Drejtorisë Rajonale të Tati-meve dhe jo pranë Agjencisë Kombëtare të Regjistrimit, siç ndodh aktualisht.

Për më tepër: www.77news.al

Projektbuxheti i vitit 2013, prezantohet në Konferencën e Kryetarëve!

Konferenca e Kryetarëve është njohur me projektbuxhetin e vitit 2013 dhe

ka miratuar me konsensus axhendën e shqyrtimit të tij në komisione parlamen-tare dhe seancë plenare. Zëvendësministri i Financave Nezir Aldeda ka prezantuar shtyllat kryesore të projektbuxhetit. Ai ka bërë me dije se borxhi publik do të arrijë në 62.6 % për vitin që vjen. Buxheti prej 409 miliardë lekësh i 2013-s, parashikon rritje të shpenzimeve, ku pjesa më madhe e të cilave shkon për investimet publike. "Borxhi publik parashikohet të arrijë në nivelet 62.6 % e PBB. Shpenzimet kapitale,

ose investimet për 2013, parashikohen në masën 71.4 miliardë lekë, ose 5 % në raport me PBB", tha Nezir Haldedaj, zv.ministër i Financave. Ai deklaroi përpara Konfe-rencës së Kryetarëve në Kuvend se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë më e lartë se 2012, me gjithë efektet e krizës në rajon. "Ne projektojmë një rritje ekono-mike rreth 4 %, një normë inflacioni prej 3 %, importet e mallrave parashikohen të rriten në rreth 6.4 %, eksporti rreth 15 %. Ky draft buxhet mund të realizojë një politikë fiskale me fokus kryesor nxitjen e rritjes ekonomike, që është kryefjala e këtij

buxheti ", deklaroi Haldedaj. Draftbuxheti i vitit 2013 parashikon si çdo vit edhe rri-tjen e pagave dhe pensioneve. "Do të vijojë rritja e përvitshme tashmë e pagave dhe pensioneve, e cila prek një pjesë të madhe të familjeve shqiptare dhe rrjedhimisht ka impakt shtesë, pozitiv në kërkesën agregate dhe stimulimin e rritjes ekono-mike", informoi zv. ministri i Financave. Të ardhurat në total në buxhetin e vitit që vjen planifikon në 366.6 miliardë lekë. Investimet publike do të thithin një vlerë sa 5 % e PBB-së.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 problem nëse i thoni jo të gjithë atyre që nuk ju trajtojnë me respekt dhe dashuri. Kini kurajon të largoheni nga çdo gjë që nuk iu shërben. Kërkoni më të mirën.

Ju ndoshta po mendoni tani: "Si mund ta bëj këtë kur nuk kam gjërat që më këna-qin?" Ajo që duket në botën e jashtme, nuk është asgjë më tepër se një pasqyrim i asaj që po ndodh së brendshmi. Pra, ndrysho-jeni vizionin e brendshëm të asaj se si duket bota juaj, futuni brenda saj dhe ndrysho-jeni, pastaj edhe vizioni i jashtëm do të pasqyrojë ndjenjat e brendshme. Kuptoni që çdo rrugë e re ka një fillim dhe një hap

të parë. Për të ndjekur çdo gjë të re, duhet ta bëni këtë duke bërë nga një hap. Nëse mësoni të ndjeni dhe të besoni që ne kemi çfarë duam dhe dëshirojmë në jetë dhe ta pranojmë atë që ajo na ofron, do të na vijë më shumë.

Ka të bëjë gjithçka me vlerësimin dhe mirënjohjen. Nëse ju do të mësoni të vlerë-soni dhe të jeni mirënjohës duke u fokusuar në atë që është më e mirë për jetën tuaj, do të merrni më shumë mirësi si rezultat. Nëse ankoheni gjatë gjithë kohës që nuk i keni disa gjëra që ju i mendoni të nevojshme, atëherë do të fokusoheni pikërisht në këtë aspekt dhe do të filloni të tërhiqni po të

njëjtat mendime negative. Nëse mendoni të keni jetën që dëshironi, të veproni dhe të silleni sikur në fakt po e jetoni, atëherë një gjë e tillë do të shfaqet.

Kur iu ndodh ndonjë ngjarje e pakëndshme, nëse do të kërkoni për një dritë në mes të reve të zeza, ju do të mësoni që e mira është me bollëk nëse do të arrini ta shikoni. Kur të përqafoni të mirën që vjen nga një re e furishme shiu, ju po trans-formoni energjitë tuaja nga ajo që ju më parë e kishit menduar si negative në diçka pozitive.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

377 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

Z Group Sh.p.k ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE PREMTE, 23 NËNTOR 2012

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë!

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evro-pian rekomandon që Shqipërisë t'i je-

pet pa vonesa të mëtejshme statusi i vendit kandidat në BE. Deputetët në këtë komision miratuan me 61 vota pro, 1 kundër dhe dy

abstenime rezolutën me këtë rekomandim. Deputetët e Komisionit të Jashtëm të Par-lamentit Europian u shprehen se zgjedhjet parlamentare të 2013-ës do të jenë një test i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri.

Në rezolutën për Shqipërinë, ata i bëjnë thirrje partive politike që të kryejnë një fushatë të mirë dhe të punojnë së bashku për të përmirësuar klimën politike në vend. Ata kërkojnë nga politika shqiptare që të finalizojë një proces zgjedhjesh të lira e të drejta. Rezoluta po ashtu u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin për zgjedhjet. Një rëndësi të veçantë,në këtë rezolutë, i kush-tojnë edhe lirisë së mediave, ku theksohet se duhet të jetë i standardeve ndërkombëtare dhe zbatimi i plotë i legjislacionit. Depute-tët e Komisionit të Jashtëm të PE, shprehën rezervat e tyre mbi progresin e ngadaltë që ka bërë Shqipëria në drejtim të reformës në gjyqësor duke theksuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor transparent, të pavarur dhe të pakorruptuar.

Për më tepër: www.77news.al

Berisha: Shqipëria dixhitale, objektiv madhor i qeverisë!

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Shoqata

Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), me tematikë “Rrëfim stafetë mbi zhvillimin e TIK në Shqipëri”. Eventi i organizuar në kuadrin e aktiviteteve të 100 vjetorit të Pavarësisë paraqiti para të pranishmëve, në mënyrë kronologjike etapat e zhvillimit të sektorit të TIK në Shqipëri dhe shpalosjen e perspektivave për të tashmen dhe të ardhmen e zhvilli-mit të këtij sektori. Kryeministri Berisha shprehu nderimin për komunitetin e fu-shës së teknologjisë së informacionit dhe personalitetet e saj në vite. Duke theksuar

se objektivi i qeverisë është Shqipëria di-xhitale, ai ka bërë një krahasim të pene-trimit aktual të internetit dhe të para 6 vi-teve. “Po të kthehemi së bashku 6 vite më parë, treguesi i përdorimit të internetit në Shqipëri ishte ndër më të ulëtit në botë, 4,8 % , telefonia celulare ishte 38 %. Sot, këta tregues nuk janë dy apo trefishuar, por janë rritur shumë e shumë herë. Sot penetrimi i internetit në Shqipëri, është mbi 60 %. Sot, telefonia celulare arrin në 86 %. Sot shqiptarët në “Facebook” ko-munikojnë me më shumë se 17 kombe të tjera të BE. E gjitha kjo është vepër e juaja. Pa diskutim qeveria ka patur dhe

ka qëllim madhor Shqipërinë dixhitale, por pa përkushtimin tuaj, pa aftësitë tuaja, këto objektiva do të kishin qenë dhe do të mbeteshin të pamundura për tu realizuar”, është shprehur Berisha. Ai vlerësoi matematicienin Kristian Buku-roshi, si një akademik të përkushtuar dhe vizionar, i cili së bashku me figura të fushës, hodhën baza solide të kësaj dege, që po bëhet gjithnjë e më shumë degë kryesore në Shqipëri. Më pas, kryeminis-tri Berisha i dha zotit Kristian Bukuroshi titullin e nderimit “Mirënjohje për vlera të dalluara”.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

Kompania Brunes ofron vend pune Prezantuese. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

BAR KAFE

7 YJET

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Flet Ilirjana Mezini:

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E PREMTE, 23 NËNTOR 2012

Po më shkatërrohet shtëpia prej depozitave, bashkia të më ndihmojë!

Ilirjana Mezini e lindur dhe e rritur në Rrugën “Hamit Shijaku” pranë Ministrisë

së Drejtësisë në kryeqytet, prej disa vitesh sorollatet në dyert e ndërmarrjes së Ujës-jellës Kanalizimeve dhe Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dëmshpërblimin prej 300 mijë lekësh (të vjetër) për dëmin e shkak-tuar nga rrjedhja e depozitave të ujit, të një prej fqinjëve të saj. Ky problem i ka shkatër-ruar thuajse plotësisht shtëpinë. Ilirjanën e takojmë diku në zonën e ish bllokut. Kur i afrohemi dhe i rrëfejmë se jemi gazetarë të “Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet” ajo na buzëqesh dhe na thotë se kërkon ndihmë pasi gjendet në mes të katër rrugëve, duke kërkuar zgjidhje për problemin e rrjedhjes së një prej depozitave të ujit, në pallatin ku ajo banon. Muret e rëna dhe suvaja që ka pushtuar çdo cep të shtëpisë ka krijuar jo pak probleme edhe në shëndetin e nënës së Ilirjanës. Ilirjana prej disa vitesh është orva-

tur dyerve të institucioneve shtetërore, duke dërguar dhjetëra ankesa me shkrim në Bash-kinë e Tiranës, pranë Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve, si edhe pranë Institucionit të Avokatit të Popullit, por askush nuk e ka zgjidhur problemin e kësaj qytetareje. Problemi

Ilirjana rrëfen se një prej banorëve të pa-llatit edhe pse qëndron shumicën e kohës jashtë shtetit depozitën e ujit e lë të hapur dhe gjithë uji rrjedh në hapësirën e mureve të shtëpisë ku jeton 60-vjeçarja bashkë me nënën e saj. Prej grasisë së krijuar ndër vite dhe lagështirës që ka mbuluar gjithë muret e shtëpisë Ilirjana dhe nëna e saj nuk mund të banojnë më në këtë shtëpi dhe janë shpër-ngulur në shtëpinë e vëllait të Ilirjanës. “Jam banore në një pallat të ndërtuar në vitin 1982, mbasi jemi një ndër familjet më të vjetra tiranase. Në katin e parë të shkallës ku unë banoj është shtëpia e një fqinji i cili ka futur qiraxhinj (pall.6,hyrja 2), ky banor thuajse gjithë kohës e lë depozitën e ujit ha-pur (emrin e këtij qytetari nuk mund ta bëj publik pasi jam orvatur disa herë të komu-nikoj me të dhe më ka trajtuar shumë keq). Ilirjana thekson faktin se nga neglizhenca e paprecedentë e këtij qytetari lagështira po i shemb shtëpinë e ndërtuar me mund dhe djersë. Sipas saj depozita është 24 orë në 24 e hapur dhe uji shpërthen ngado në të gjithë hapësirën e shtëpisë së saj. Sipas Ilirjanës, ajo i ka rregulluar mbi dhjetëra herë muret e shtëpisë dhe paratë që ka harxhuar për këtë problem nuk numërohen.

Apeli “Nëna ime është e moshuar, e sëmurë me

zemër, tani ka zënë dhe shtratin, sëmundje e ardhur nga zoti, por dhe nga shqetësimet e herë pas hershme që na ka sjellë pakujde-sia e këtij personi. Ilirjana dëshmon se të gjithë banorët e shkallës janë dëshmitarë të pakujdesisë dhe indiferentizmit total të argjendarit që e lë depozitën e ujit hapur kohë e pa kohë. “Jam ankuar te ujësjellësi, tek dega e ankesave në drejtorinë e për-gjithshme të UKT, ku një punonjëse më tha se ne nuk na duhet gjë nëse uji rrjedh, ne marrim paratë nga ky qytetar”!, shprehet Ilirjana. Ndërsa bën apel për zgjidhjen e problemit të saj, Ilirjana shpjegon se nëse institucionet shtetërore nuk e ndihmo-jnë, atëherë ajo do ta dërgojë çështjen në gjyq, pasi nuk mund ta lërë shtëpinë e saj në këtë gjendje. “Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” do ta ndjekë këtë çështje hap pas hapi, duke u përpjekur të marrë edhe opinionin e personit që disponon depozitën e ujit në pallatin e Ilirjanës. Shpresojmë se do të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunimin e frytshëm për zgjidhjen e problemit të qytetares Ilirjana Mezini me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve dhe Bashkinë e Tiranës.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Pamje nga shtëpia

77 NEWS

Factcall123 ofron vend pune Data Entry. Dërgoni CV-në tuaj në adresën e-mail: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Pranvera Kamani, specialistja e MASH:

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE PREMTE, 23 NËNTOR 2012

Ministria po përgatit udhëzimin për mësuesit e fëmijëve autikë në shkolla!

Ditë më parë “77 News” ka publikuar shqetësimin e disa prindërve të

nxënësve të klasës së parë B në shkollën “Hasan Vogli”, se fëmijët e tyre reflekto-nin në shtëpi sjellje hiperaktive dhe nuk përfitonin si duhet nga programi mësimor. Shkaku? Sjellja e një nxënësi autik në klasë. Pas prononcimit të drejtorisë së shkollës e më pas edhe të Drejtorisë Arsimore të Ti-ranës, gazeta kërkoi një përgjigje tek Minis-tria e Arsimit, pasi këta prindër kërkojnë vendosjen e mësuesit mbështetës për fëmi-jën autik dhe masa të tjera që të normalizo-het ora e mësimit. Ligji i ri dt. 12.6.2012 Nr. 69 /2012 “Për Arsimin Parauniversitar”, neni 65 pika 3, parashikon që “Nxënësve me aftësi të kufizuara u sigurohen mësues ndihmës dhe shërbim rehabilitues, sipas kritereve të përcaktuara me udhëzim të ministrit…”. Edhe pse ligji parashikon mësues mbësh-tetës në shkollat e zakonshme, faktikisht ata mungojnë. Arsyen për këtë situatë e jep specialistja e MASH e cila po drejton një

grup pune të ngritur posaçërisht për këtë problem. Fatmir Vejsiu, drejtor i Departa-mentit të Arsimit Parauniversitar në MASH thotë se, Ligji i ri i Arsimit Parauniversitar ka vënë në punë një ekip të Ministrisë i cili po merret me nxjerrjen e akteve nënligjore. “Duhet të kuptoni, se për momentin ka një vakum ligjor që po plotësohet se si do të traj-tohen rastet e fëmijëve autikë në shkolla. Ne nuk mund të japim zgjidhje për një rast të vetëm, si ai i shkollës “Hasan Vogli”. Zgjidhja kur të vijë, do të vijë për të gjitha rastet, kudo ku ka fëmijë autikë. Por sidoqoftë, edhe për rastin që ju prezantoni, nuk mund të jap një përgjigje individuale. Ne do ta shqyrtojmë si grup pune.” Ndërsa Pranvera Kamani, spe-cialistja e kurrikulës që drejton komisionin e MASH, thotë: “Është e vërtetë se mësuesit mbështetës parashikohen me ligj. Është një ligj i ri që e kemi përgatitur ne, por nuk kanë dalë aktet normative se si do të zbatohet. Psh.: Cilat do të jenë rolet funksionale të mësuesit mbështetës? Do të jetë një mësues që merret me anën mësimore apo për t’i shërbyer nevojave të nxënësit, domethënë një shoqërues?” Specialistja e MASH tha se më e rëndësishme se nxitimi, është që aktet nënligjore të jenë të mirëparashikuara dhe ta bëjnë ligjin funksional. Ligji është bazuar në rezultatet e një projekti të pilotuar në 6 rrethe të mëdha të vendit. E pyetur se kur parashikohet të nisë zbatimi i ligjit, znj. Kamani tha se ka filluar që nga momenti i përfshirjes së nxënësve autikë në shkolla. Kamani shtoi se që tani në DAR-et e rretheve

do të ngrihen komisione të multidisipli-nave, me mësues, didakt (mësues karriere siç i quan ajo) psikologë e punonjës social si dhe mjekë shkollash. Këto komisione do të vlerësojnë çdo rast fëmije me raport mjeko-ligjor, gjendjen e tij kur vjen në shkollë dhe pritshmëritë prej tij. Mbi bazën e këtyre pritshmërive, do të orientojë prindërit se ku ta drejtojnë fëmijën, në një institucion gjithëpërfshirës apo në një institucion të specializuar, gjithnjë nisur nga interesi më i lartë i fëmijës autik. “Por edhe nga interesi i përgjithshëm i nxënësve të tjerë, pasi ka një parim që liria e gjithsecilit përfundon atje ku fillon liria e tjetrit”, thotë specialistja e kurrikulave. “Shkolla nuk mund të zëvendë-sojë punën e një institucioni të specializuar sepse jo më kot Ligji i ka parashikuar të dyja mundësitë, edhe arsimin gjithëpërfshirës edhe arsimin e specializuar”. Deri sa të dalë udhëzimi për mësuesit mbështetës, MASH udhëzon DAR-et të gjejnë zgjidhje duke pasur parasysh numrin e mësuesve, në mënyrë që të shfrytëzojnë mësuesit që kanë në maksimumin e normës mësimore. Gjithashtu MASH po parashikon edhe kos-tot financiare për mësuesit mbështetës, pasi numri i nxënësve autikë në shkolla është i konsiderueshëm.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Pranvera Kamani

6 77 NEWS

Një furçë rimeli, për rritje natyrale të qerpikëve!

Albita Sh.p.k ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E PREMTE, 23 NËNTOR 2012

Ëmbëlsirë me dardhë dhe me miell misri!

Gatimi:1. Në një tenxhere zieni qumështin, shto-

jini lëkurën e limonit, gjysmën e sheqerit dhe pak kripë.

2. Ngadalësojeni zjarrin, shtoni pak nga pak miellin dhe trazojeni vazhdimisht pa ndërprerje me lugë druri derisa të trashet, shtojini edhe pak gjalpë. Hiqeni enën nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.

3. Përgatitni një tavë me pak gjalpë dhe spërkateni me pak sheqer.

4. Hidhni brumin kurse gjalpin e mbetur shtojeni lart në kubike të vogla. Vendoseni në furrë për t'u pjekur për 15-20 minuta.

5. Lajini e pastrojini dardhët, pritini për-gjysmë dhe ziejini me sheqer si komposto. Lëngun e kompostos aromatizojeni me konjak ose rum dhe ziejeni edhe pak sa të trashet, të bëhet si shurup.

6. Kur të jetë gati vendosini dardhët sipër kekut të pjekur, shtoni shurupin dhe ven-dosini në furrë përsëri për rreth 10 minuta.

7. Servirini të ngrohta në pjata ëmbëlsire, të prera në formë rombi me nga një dardhë përsipër.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Përdorni një furçë rimeli të larë mirë. Lyejeni me vaj kokosi dhe aplikojeni

tek qerpikët njësoj siç aplikoni rimelin, nga rrënja deri tek majat. Në vend të rimelit, mund të përdorni pëllëmbët e duarve, por kujdes të mos shkaktoni tërheqje të lëkurës. Gjithashtu duhet patur kujdes, që vaji të mos depërtojë në sy pasi mund të shakktojë djegie ose acarime të lehta (në rast të tillë bëhet shpëlarje me ujë). Në vend të vajit të kokosit, mund të përdorni edhe: vaj lajthie (përmban 100% Vit E), vaj bajamesh, ose vaj lini. Thuhet se janë po aq efikase për dendësimin dhe zgjatjen e qerpikëve.

Aurora Seraniwww.77news.al

Përbërësit për 6 persona: - 600 g dardha, 360 g miell misri, 900 ml qumësht, gjalpë, 300 g sheqer ,1 gotë e vogël konjak ose rum, 2 kokrra lëkurë limoni, kripë

77 NEWS

Ofertë që ndodh1 herë në 100 vite!

Të gjitha regjistrimet në Shkollën e Mesme

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

E Përgjithshme, - Mjekësore, - Ekonomike, Hoteleri - Turizëm - Elektronike - Korespodencë( )

vetëm 100 € regjistrimi fillestar + detyrimet e tjera.

Vetëm për 100 të regjistruarit e parë deri më 30 nëntor.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Shtojini dozat e romantizmit gjatë kësaj dite nëse doni që lidhja juaj të jetë edhe më e bukur.

Demi: Për ju ekuilibri financiar do të përmirësohet ndjeshëm. Sot mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Binjakët: Sot duhet të tregoheni më pak posesivë dhe do e shihni që gjërat do të shkojnë më mirë.

Gaforrja: Rutina do iu rëndojë shumë gjatë kësaj dite. Flisni me partnerin dhe ndryshojeni atë sa më parë.

Luani: Nuk do jeni në humor dhe do debatoni për çdo gjë, por gjithçka do të jetë kalimtare.

Virgjëresha: Do të jeni plot guxim në shpirt sot dhe kjo do ref lektohet si në dashuri ashtu edhe në fusha të tjera.

Peshorja: Nëse keni probleme finan-ciare kërkojuni ndihmë familjarëve por mos bëni gabim të merrni hua.

Akrepi: Që sot do fillojë një fazë e re për jetën tuaj në çift. Do bëni më shumë lëshime dhe do tregoheni më të kuptue-shëm me atë që keni në krah.

Shigjetari: Ditë mjaft e këndshme dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Shfry-tëzojeni sa të mundni atë.

Bricjapi: Kujdes, mos i shkëpusni në asnjë moment këmbët nga realiteti. Situata financiare do fillojë të stabilizohet.

Ujori: Sot është dita ideale që të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Peshqit: Ambienti në jetën tuaj në çift do varet nga mënyra se si ju do silleni me partnerin. Tregoheni më shumë tolerantë, në të kundërt do keni debate.

Tirana alb ofron vend pune Arkitektë. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE PREMTE, 23 NËNTOR 2012

100 vjet Pavarësi me "77Club"!

Një mjediset e Kampusin "Vitrina" u organizua një aktivitet argëtues dhe

festiv me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë. Prezenca e Bandës "Bon Bon" si dhe stilistes Maja, të ftur nga “77 Club" gjallëruan stu-dentë e pedagogë të këti kampusi, që kishin mbushur sallën e Bar - Restorant VITRINA. Përfaqësueset e 77 "Club" dhe organizatoret e këtij aktiviteti ishin: Msc.Elisabeta Gjonpa-laj, Koordinatore e QMTP dhe Koordinatore e projektit 77 Club Msc.Fabiola Dalipaj, Die-tologe e projektit 77 Club Msc. Esmeralda Hoxha, Përgjegjëse për Marketingun e 77 Club Dr. Proc. Juliana Imeraj, Financiere e 77 Club, Msc. Enxhi Millona, Psikologe e 77 Club. 77 Club është një projekt i cili promo-von jetesën e shëndetshme, duke u fokusuar në 3 objektiva:

1- Ushqyerjen në mënyrë të shëndetshme2- Mendimin pozitiv3- Arredimin harmonik të ambienteveKy projekt ka vetëm 5 muaj që po zhvillo-

het dhe është ideuar nga Z. Edmond Vlashaj,

kryetar i Lëvizjes "Shqipëria e Re". Më pas u dhanë disa prezantime me aktivitetet e zhvilluara nga ky projekt. Grupi artistik i Shkollës së Mesme "Vitrina" përshëndeti të ftuarit me vallen e katjushkës, koreografi e përgatitur nga Viliola Toroveci. Gjithashtu, performanca e Bandës Bon Bon ishte mahni-tëse. Një grup me djem ambicioz dhe profe-sionistë të talentuar, me pjesëmarrje të gjerë në evente nga më të ndryshme performuan në mënyrë të jashtëzakonshe, të cilët mah-nitën të gjithë publikun. 77 Club në bashkë-punim me stilisten Majanda Pëllumbi, me një eksperiencë të gjatë në fushën e modës, pjesëmarrëse në shumë aktivitete kulturore, solli ditën e sotme koleksionin e saj ndër vite të sfiluar bukur nga nxënëset tona. Për ta përmbyllur aktivitetin ashtu siç e ka zakon, 77 Club nuk mungoi të shpërndajë një tortë, të dizenjuar bukur si flamuri ynë, me ngjyrë të kuqe e me shqiponjën në qendër të saj, për të gjithë pjesëmarrësit në këtë festë.

Për më tepër: www.77news.al

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E PREMTE, 23 NËNTOR 2012

Vlashaj: Miratoni sa më parë ligjet e Integrimit Europian!Lëvizja Shqipëria e Re, marshim paqësor para Parlamentit

Lëvizja Shqipëria e Re ka zhvilluar një marshim paqësor “Pro Integrimit”.

Me f lamurin kombëtar mbi supe dhe me pankarta në duar, qindra protestues i kanë bërë apel deputetëve të Partisë Socialiste dhe kryetarit të saj Edi Rama, që të votojnë tre ligjet prej të cilëve varet statusi. Ata janë mbledhur në parkun “Ri-nia” e më pas kanë marshuar paqësisht drejt parlamentit, ku po zhvillohej seanca plenare. Kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, z. Edmond Vlashaj, i ka bërë thirrje deputetëve socialist që të mos e blloko-jnë integrimin dhe të vendosin interesin kombëtar mbi atë partiak e personal. Ai i ka kujtuar politikanëve shqiptarë se 22

vite më parë studentët protestuan nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Eu-ropa”. Vlashaj ka theksuar se nuk mund të bllokohet aspirata e çdo shqiptari për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. “Ne besojmë se integrimi në Europë, do të na sjellë më shumë Drejtësi, më shumë qyte-tërim, më shumë garanci për të drejtat tona dhe më shumë mundësi për zhvilli-min tonë ekonomik dhe social”, është shprehur Vlashaj. Ai i ka bërë apel kreut të opozitës që të dëgjojë këshillat e alea-tëve historikë të shqiptarëve, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Kur akoma, edhe pas këshillave në formë shpulle tingël-luese pas veshit, që deri tani kujdesshëm

ia kanë dhënë miqtë tanë Amerikanë dhe Europianë, prapëseprapë rri e ngujohet në kullën e tij të egoizmit dhe arrogancës mospërfillëse, ndaj popullit të tij dhe ndaj aleatëve tanë më të mëdhenj në të gjithë Historinë tonë! Kjo është e pafalshme!”, ka theksuar kreu i Lëvizjes Shqipëria e Re.

Mesazhe të qarta kanë përcjellë edhe anëtarët e kryesisë së Lëvizjes Shqipëria e Re. Nënkryetari i LSHR-së Çerçiz Loloçi, përgjegjës për marrëdhëniet me mediat, ka theksuar se opozita është një vlerë për shqiptarët dhe duhet të sillet si e tillë, duke mbështetur aspiratën e tyre për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Ndërsa Ble-rina Gjoka, kryetare e forumit të gruas të Lëvizjes Shqipëria e Re, ka deklaruar se Shqipëria është pjesë e Europës gjeogra-fikisht dhe shpirtërisht, por jo institucio-nalisht. Ajo i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që ta bëjnë realitet këtë ëndërr të shqiptarëve.

Mesazh të qartë për t’i dhënë fund bllokimit, ka përcjellë edhe nënkryetari i LSHR-së Vullnet Domi, i cili ka theksuar nevojën për miratimin sa më parë të tre kushteve të KE-së. Kryetarja e organizatës së të rinjëve të LSHR-së Vilma Kërçiku ka përcjellë dëshirën e të rinjëve për të qenë pjesë e BE-së. Ajo ka theksuar se akush nuk mund të quhet lider pro europian, nëse tradhton aspiratën europiane të ri-nisë shqiptare. Shefqete Gosalci në emër të shqiptarëve të Kosovës, i ka bërë thirrje deputetëve socialistë të përmbushin aspi-ratën e çdo shqiptari për integrimin euro-pian.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re