Gazeta 77 News Botimi Nr.303

8
MENDIMI POZITIV E ENJTE, 03.01.2013 VITI I - NR.303 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Të rinjtë durrsakë: Mbyllja e lojërave të fatit, një hap i domosdoshëm!............................................fq.2 Enti Kombëtar i Banesave: Përfitojnë shtëpi 105 familje të pastreha në Korçë, Shkodër dhe Kavajë!................fq.3 Paraplegjiku 28-vjeçar: Jam aksidentuar në 1997, apeloj për ndihmë!..........fq.4 Përkrahet platforma e LSHR për fuqizimin e sipërmarrjeve duke zbatuar politika lehtësuese!.....fq.6 Infrastruktura rrugore, mundësi për punësim!........fq.8 ...>>fq.2-8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv dhe sipërmarrës në të gjitha qytetet shqiptare! Platforma e LSHR, takime intensive me të rinj Si t'i realizoni projektet tuaja! I a vlen të përsërisni që ju jeni perfekt nga ana shpirtërore, por ajo që bëni nuk është gjithmonë per- fekte. Ajo që bëni mund të dështojë ose të ketë sukses, por mund ta shkëpusni veten nga rezultatet duke mbajtur mend që nuk... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News Botimi Nr.303

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

MENDIMI POZITIV

E ENJTE, 03.01.2013 VITI I - NR.303 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Të rinjtë durrsakë: Mbyllja e lojërave të fatit, një hap i domosdoshëm!............................................fq.2 Enti Kombëtar i Banesave: Përfitojnë shtëpi 105 familje

të pastreha në Korçë, Shkodër dhe Kavajë!................fq.3 Paraplegjiku 28-vjeçar:

Jam aksidentuar në 1997, apeloj për ndihmë!..........fq.4 Përkrahet platforma e LSHR për fuqizimin e

sipërmarrjeve duke zbatuar politika lehtësuese!.....fq.6 Infrastruktura rrugore, mundësi për punësim!........fq.8

...>>fq.2-8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

dhe sipërmarrës në të gjitha qytetet shqiptare!Platforma e LSHR, takime intensive me të rinj

Si t'i realizoni projektet tuaja!

Ia vlen të përsërisni që ju jeni perfekt

nga ana shpirtërore, por ajo që bëni nuk është gjithmonë per-fekte. Ajo që bëni mund të dështojë ose të ketë sukses, por

mund ta shkëpusni veten nga rezultatet duke mbajtur mend që nuk... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E ENJTE, 03 JANAR 2013

Të rinjtë durrsakë:

Gjoni: Jam pro rikthimit të dënimit me vdekje!

Mbyllja e lojërave të fatit, një hap i domosdoshëm!

<< VIJON NGA FAQJA 1 mund të jeni të dë-shtuar ose të suksesshëm, bazuar në atë që keni ose atë që bëni. Nuk ka asnjë shans që ju të dështoni si person. Ju nuk jeni të ndërtuar në atë mënyrë. Nëse urreni veten për gjërat që keni ose nuk keni bërë, ose urreni persona të tjerë për çfarë nuk ju kanë dhënë, do të vuani shumë.

Vuajtja është një mënyrë për të zhvle-rësuar veten. Është një mënyrë për t’u zemëruar me veten. Nëse zemëroheni dhe ndiheni keq, vuani dhe nuk jeni të lumtur vjen nga të qënurit të zhgënjyer me veten pasi nuk keni jetuar disa pritshmëri. Duke punuar me njerëz që kanë sjellje vetshka-tërruese, shkaku kryesor i kësaj sjelljeje ësh-

të urrejtja e vetes. Shumë njerëz e gjykojnë veten nga ajo që kanë ose nuk kanë, nga ajo që kanë arritur ose nuk kanë arritur. Ata ndihen që kur janë të dështuar, kanë zhgënjyer veten dhe të tjerët.

Kur nuk i arrini pritshmëritë e prindërve, punonjësve, shokëve ose miqve, do të arrini në përfundimin që nuk jeni të mirë. Kjo nji-het si një gjykim i vetes. Kur do të filloni ta gjykoni veten, është e sigurt se do ta gjykoni si jo të mirë. Në momentin që do të ndiheni keq për diçka që keni ose nuk keni bërë, për diçka që nuk ka funksionuar, ose për një situatë ku keni zhgënjyer dikë tjetër, do të ndiheni shumë keq. Ky lloj gjykimi shërben për të thërrmuar edhe atë pak vetëvlerë-

sim që keni pasur. Nuk bën asnjëherë mirë, vetëm shkatërron!

Është e vërtetë që gjithsecili nga ne ka gjëra në jetë për tu penduar, por në një farë pike duhet të mos ndaleni dhe të pendo-heni, por të bëni përpara.

Nuk mund të jeni kurrë me njeri përde-risa jeni kundër vetes suaj. Të jeni kundër të tjerëve do të thotë të jeni kundër vetes. Kjo është një e vërtetë shpirtërore dhe psiko-logjike. Gjëja më e ulur që mund të bëni është të gjykoni dikë tjetër. Ta poshtëroni dhe të hiqni gjallërinë atij, është gjëja më negative që një njeri mund të ketë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Të rinjtë nga qyteti i Durrësit Përparim Gjura, Ervin Kalemi dhe Shkëlqim

Çuka janë njohur me platformën poli-tike të Lëvizjes Shqipëria e Re. Përfaqë-sues të LSHR-së Sonada Gurra, Ershela Hazizi dhe Odeta Biçaku kanë folur me këta të rinj mbi pikat e kësaj platforme. Atyre u pëlqeu idea e ndryshimeve që kjo platformë politike kërkon të sjellë. Pikat mbi familjen, të rinjtë në administratë, korrupsionin, sipërmarrjen dhe heqjen e të gjitha lojërave të fatit ishin ato të cilat u diskutuan më së shumti.

Për më tepër: www.77news.al

Platforma Politike e LSHR-së çdo ditë e më shumë po prezantohet dhe dis-

kutohet me qytetarë të ndryshëm. Takimi

tjetër i Kryetares së FRLSHR-së, Kërçiku u realizua me Kristinën dhe Gjonin. Të dy kryeqytetasit ishin informuar mbi këtë

forcë politike me anë të organit të Lëvizjes Shqipëria e Re, Gazeta” 77 News”. Kris-tina në vijim të bisedës citoi se “ E lexoj pothuajse çdo ditë gazetën “77 News”, ku kam pasur mundësinë të mësoj dhe diç-ka më shumë rreth lëvizjes tuaj”, ndërsa përsa i përket platformës së LSHR-së ajo u shpreh se shumë prej pikave janë tepër të rëndësishme për funksionimin e një shoqërie të demokratizuar.

“Jam plotësisht dakord me rikthimin e dënimit me vdekje për një periudhë të caktuar kohore, pasi në këtë mënyrë masa do të jetë më e kontrolluar”, për-fundoi ajo. I riu tjetër, Gjoni theksoi se fakti që LSHR është një lëvizje social-po-litike është shumë pozitive, duke kthyer dhe njëherë besimin e njerëzve drejt një partie politike.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

ADD HR ofron vend pune Agjent Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE ENJTE, 03 JANAR 2013

Enti Kombëtar i Banesave:

Emigrantët, më pak valutë në festat e fundvitit!

Përfitojnë shtëpi 105 familje të pastreha në Korçë, Shkodër dhe Kavajë!

Janë 4600 të pastrehë që presin të marrin një banesë të ndërtuar nga Enti Kom-

bëtar i Banesave (EKB), me kosto të ulët. Enti ndërton banesa me kosto të ulët si dhe jep kredi me interesa të buta, për këto kategori. Drejtori i EKB, Ylli Pirro, tregon

se shpesh njësitë vendore abuzojnë me lis-tat e të pastrehëve, duke lënë jashtë tyre ata që kanë realisht nevojë. "Në total janë rreth 4600 kuota për të gjithë vendin dhe mund të them se 1500 janë kërkesat e plo-tësuara. Problematika kryesore qëndron te

vendimarrja që bëjnë këshillat bashkiakë, bashkitë respektive, sepse nuk listohen realisht qytetarët e pastrehë të cilët kanë dhe mundësi të lidhin kontratë me ban-kën, por listohen njerëz të cilët mund të jenë detyrime të formave të tjera dhe për oportunizëm futen në lista", tha Pirro për një televizion kombëtar. Problematika e listave shpesh bëhët shkak që BKT-ja të mos miratojë kreditë dhe kështu numri i të pastrehve që marrin shtëpi të mbetet i ulët. "Një pjesë e rëndësishme e EKB për vitin 2012 ka qenë përfundimi me sukses i ndërtimit të tri pallateve në qytetet e Kor-çës, Shkodrës dhe Kavajës, respektivisht secili prej këtyre pallateve ka 35 aparta-mente dhe 2 kate janë lokale shërbimi. Ne kemi vendosur që shitjen e tyre ta bëjmë me koston reale të ndërtimit", theksoi ai. Nga tre objektet e ndërtuara në qytetet e Korçës, Shkodrës dhe Kavajës do të përfito-jnë shtëpi 105 familje të pastreha.

Për më tepër: www.77news.al

Viti 2012 mbyllet me një monedhë ven-dase të zhvlerësuar kundrejt valutave

të huaja. Fundi i dhjetorit nuk e ka zhvle-rësuar euron, ashtu si kundër ka ndodhur vitet e kaluara, pasi sasia e valutës që kanë sjellë emigrantët ka rënë. Kriza ekonomike ka dhënë efektin e saj negativ në Greqi dhe Itali, vende ku janë perqëndruar kryesisht emigrantët shqiptarë. Ndaj shumë prej tyre

nuk kanë ardhur të festojnë në Shqipëri, ose edhe ata që kanë ardhur, kanë sjellë më pak para. Gjatë gjithë dhjetorit euro ka qendruar në pozita të forta dhe nuk është këmbyer më pak se 139 lekë. Sipas kursit zyrtar të Ban-kës së Shqipërisë, ditën e fundit të vitit euro është kuotuar në nivelin e 139.58 lekëve. Ndërsa në agjenci të këmbimit valutor euro është këmbyer këto ditë me 140 lekë.

Monedha europiane ka fituar vazhdimisht terren gjatë javëve të kaluara, duke konfir-muar qendrueshmërinë dhe fortësinë e saj në treg. Luhatja e pakët e kursit të euros këtë vit konfirmohet edhe nga ekspertët e këmbi-mit valutor. Sipas tyre, këtë vit oferta e euros në treg duket të jetë më e pakët dhe kërkesa për këmbime në këtë kah është më e ulët.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

77 NEWS

Devidevi ofron vend pune Kuzhinier/e dhe Kamarier/e. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Sheshi: "Çerçiz Topulli"Gjirokastër - AlbaniaTel.: +355 (0) 8426 9010Fax: +355 (0) 8426 9009Cel.: +355 (0) 67 264 3431Email: [email protected]: www.cajupi.com

KompleksiKompleksiKompleksiKompleksi

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E ENJTE, 03 JANAR 2013

Paraplegjiku 28-vjeçar:

Jam aksidentuar në 1997, apeloj për ndihmë!

Jeta e 28-vjeçarit paraplegjik, Kujtim Pre-la, i ngjan një seriali dramatik ku vuajtjet

e kanë shoqëruar djaloshin që prej moshës së mitur e deri tani që është në moshën më të bukur të rinisë, por që nuk mundet t’i gëzohet jetës për shkak të karrocës në të cilën është ulur që prej 15 vjetësh. Ka qenë viti i mbrapshtë 1997 kur Kujtimi, atëherë një djalë fare i ri student, është plagosur rëndë me plumb në kokë dhe ka qëndruar në koma për 6 muaj. Kujtimin e takojmë diku në ambientet përpara Ministrisë së Punës bashkë me disa invalidë të tjerë para dhe tetraplegjikë, duke kërkuar të drejtat e tyre të mohuara prej vitesh. Sapo i afro-hemi, Kujtimi reagon menjëherë. “Çfarë s’do të jepja që të çohesha edhe një herë të vetme në këmbë, prej shiut jam lagur krejt dhe filluan të më dhembin këmbët, pran-daj u mblodha me batanije dhe i vendosa në karrocën e shokut, ja në këtë gjendje na

ka lënë Ministria e Punës”, rrëfen 28-vjeçari. Sapo i themi që jemi gazetarë nga Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, Kujtimi nis të flasë për jetën e tij të vështirë, ndërsa i bën apel institucioneve shtetërore që të ndihmojnë invalidët dhe kryesisht para dhe tetraplegjikët, pasi kjo kategori është në vështirësi të mëdha.Historia

Historia e Kujtimit është rrëqethëse sepse pavarësisht vuajtjeve djaloshi 28-vje-çar duket se ka luftuar deri në fund me vdekjen, pasi ka mundur t’i mbijetojë një plumbi i cili për pak sa i mori jetën në kohën që ai ishte student. Në trazirat e vitit 1997 Kujtimi rastësisht është gjendur në një situatë të vështirë pasi një plumb rikoshet e ka prekur në kokë dhe për pasojë ka qëndruar në gjendje kome për 6 muaj. Më pas një operacion i vështirë e ka risjellë në jetë, por fatkeqësisht që prej asaj ditë Kujtimi shpëtoi nga plumbi në kokë por nuk mundi dot t’i shpëtonte dot fatit të tij pasi mbeti i paralizuar përgjithmonë. Edhe pse mjekët nuk i japin shpresa për tu ngri-tur në këmbë, sërish ai është këmbëngulës dhe merret vazhdimisht me ushtrime duke u munduar t’i aktivizojë këmbët. Kujtimi jeton me nënën, babain dhe vëllain e tij të vogël dhe jeta e tij është bërë shumë e vështirë vitet e fundit, pasi pensioni që ai merr prej 377 mijë lekësh (të vjetra) nuk i del për jetën e përditshme. “Mua në muaj më bëjnë vetëm ilaçet 160 mijë lekë, në fa-milje jetojmë vetëm me pensionin e pakët

të dy prindërve të mi, me zor na del për të ngrënë. Dua të integrohem në shoqëri, dua të punoj po ku, nuk më krijohet asnjë mundësi, pasi kudo që shkoj më shikojnë me karrocë e më paragjykojnë se nuk jam i aftë për asgjë”, shprehet i dëshpëruar Kuj-timi 28-vjeçar.Apeli

Së bashku me shokët e tij invalidë para dhe tetraplegjikë Kujtimi kërkon t’i jepet asistenca, ndihma ekonomike që ka prej disa muajsh që nuk shpërndahet nga Mi-nistria e Punës, pasi është hequr me një vendim të veçantë. Gjithashtu Kujtimi apelon që ky dikaster duhet të paguajë paketën mujore të shpenzimeve për ilaçet dhe mjekimet shëndetësore pasi para dhe tetraplegjikët kanë një paketë bazë që e blejnë privatisht duke kursyer në shumë raste bukën e gojës. Një tjetër kërkesë e invalidëve paraplegjikë është subvencio-nimi i karburantit nga 70-80 litra në muaj. Ndërsa rrëfen se ka edhe disa pagesa të prapambetura për invalidët që nuk janë dhënë ende nga Ministria e Punës, Kujtimi tregon se shumë prej shokëve të tij nuk e marrin mjekimin rregullisht pasi duhet që më parë t’iu heqin bukën e gojës fëmijëve të tyre e më pas të blejnë ilaçet e mjekimet. «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

77 NEWS

Al-Tur ofron vend pune Elektroauto. Kontaktoni në Tel. : 06585405333 / Për më tepër: www.njoftime.com

Adresa: Unaza e Re,Elbasan

Besmiri Sh.A, me një eksperiencë 15 vjeçare dhe pa konkurrentë, është distributori i 1-rë, Slovenoil (vajra lubriikant me shumicë dhe pakicë) dhe i 2-të, Johnson Diverse (produkte për pastrimhotelesh, fabrikash, pishina, spitale etj).

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUSE ENJTE, 03 JANAR 2013

Prifti: Të rinjtë janë energjia dhe e ardhmja e vendit!

Fuqizimi i familjes, ndër prioritetet kryesore të LSHR!

Takimet e Lëvizjes Shqipëria e Re vazhdojnë në kuadër të diskutimit

me qytetarët të platformës politike. Në takimin e parë për vitin 2013 anëtarja e kryesisë Blerina Gjoka i prezantoi platfor-mën politike zotit Vasil Prifti me profe-sion inxhinier ndërtimi, i cili punon në sektorin privat në Tiranë. Zonja Gjoka i shpjegoi propozimet që ka LSHR për ndërtimin e shtetit. Zoti Prifti konsideroi si një propozim mjaft të gjetur atë për punësimin e të rinjve në administratë duke deklaruar se të rinjtë janë energjia dhe ardhmja e vendit dhe atyre u duhet dhënë prioritet.

Për më tepër: www.77news.al

Përfaqësuesi i Lëvizjes Shqipëria e Re, Almir Balla zhvilloi një takim

me zonjat Bajaziti dhe Ymeri. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i platfor-mës politike të LSHR. Një nga pikat e diskutuara më tepër ishte “Fuqizimi i familjes shqiptare”. “Nga familja vjen e gjithë zanafilla e personalitetit të njeriut. Unë e përkrah programin e LSHR-së për fuqizimin e familjes shqiptare, i cili jep alternativa konrete dhe plotësisht të zba-tueshme”, u shpreh zonja Bajaziti. Sipas saj pikat e kësaj platforme, kryesisht për familjen janë të mirëstudiuara. Në fund ato përgëzuan LSHR-në për nismat që po ndërmerr, të cilat sipas tyre i bën njerëzit më të ndërgjegjshëm.

Për më tepër: www.77news.al

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

77 NEWS

Sipërmarrje Gjelbërimi

Ejal_Albania ofron vend pune Faqosës. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E ENJTE, 03 JANAR 2013

Shi meteorësh në tokën europiane!

Përkrahet platforma e LSHR për fuqizimin e sipërmarrjeve duke zbatuar politika lehtësuese!

Platforma politike e Lëvizjes Shqipëri e Re i është prezantuar sipërmarrë-

sit Sabri Allushi, administrator dhe pro-

nar i mobileri "Mondial". Përfaqësuesit e Unionit të Sipërmarrësve Shqiptarë, Sonada Gurra, Ershela Hazizi dhe Odeta

Bicaku e kanë njohur, z. Allushi me të gjitha pikat e Platformës së LSHR-së. Në fokusin e kësaj Platforme politike ndër të tjera janë sipërmarrjet dhe zhvillimi i mëtejshëm i tyre, nëpërmjet politikave lehtësuese si dhe aplikimi i një qeraje tatimore që e favorizon dhe e ndihmon akoma edhe më shumë fuqizimin dhe konsolidimin e bizneseve.

Nga ana e tij, z. Sabri Allushi, pasi ka shprehur vlerësimin për platformën e LSHR-së, për mënyrën se si në të trajtohet familja, lufta kundër korrupsionit, punë-simi i të rinjve, ndihma ndaj shtresave në nevojë etj., ai është treguar i gatshëm për të bashkëpunuar me Lëvizjen Shqipëria e Re.

Për më tepër: www.77news.al

NASA thotë se pjesë të një asteroidi që rrotullohen rreth diellit për qindra vjet mund të shikohen

nga toka këtë javë. Meteorët e quajtur Quadrantid do ndizen në qiell kur të hyjnë në atmosferën e Tokës me shpejtësi rreth 145 mijë kilometra në orë dhe do të digjen 80 kilometra mbi sipërfaqen e Tokës. Ky është shiu meteor i parë i vitit dhe do të zgjasë vetëm disa orë. Kulmi i djegies është sot, më 3 janar, rreth orës 14.00 UTC (15.00, sipas kohës së Europës). NASA ka thënë se shikuesit në Azi do të kenë mundësinë për të parë numrin më të madh të këtyre meteorëve.

www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 200 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

Autoshkollë (A, B, C,)

të gjitha të përfshira.vetëm 200 euro

Krijoje vetë fatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 7 Janar

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Delegojini të tjerëve disa prej impenjimeve të tyre dhe mundohuni të pushoni paksa.

Demi: Në dashuri do të jetoni mo-mente euforie, të sigurt për ndjenjat tuaja dhe ndjenjat e partnerit tuaj.

Binjakët: Një dashuri që nuk ju kthehet plotësisht mund t’iu bëjë që të vuani dhe të mbylleni në veten tuaj.

Gaforrja: Mund ta lini veten të lirë tek ndjenjat pa pasur frikë që në të ardhmen mund të vuani. Shijoni momentin.

Luani: Influkset pozitiv do ju bëjnë që të afroheni me njerëz të veçantë dhe shumë interesantë.

Virgjëresha: Dita e sotme do të jetë shumë më rozë nga sa mendonit juve. Humori i keq i ditëve të kaluara po zhduket.

Peshorja: Disa keqkuptime mund të prishin atmosferën e krijuar në këto ditë.

Akrepi: Do të keni mundësi që të manifestoni mendimet tuaja me qetësi dhe të tjerët do tu dëgjojnë me kujdes.

Shigjetari: E rëndësishme është që miqtë tuaj ju qëndrojnë pranë, edhe pse nuk keni probleme shumë të mëdha.

Bricjapi: Partneri do ju ndjejë të fto-htë dhe të largët dhe do të ankohet për këtë. Në fakt nuk mund t'i vini faj.

Ujori: Vendosmëria dhe dëshira për të bërë dhe për të mësuar është pjesë e rëndësishme e karakterit tuaj.

Peshqit: Jeta juaj sentimentale do të jetë shumë e lumtur e deri në atë pikë sa të mbyllë të gjithë zërat dhe thashethe-met.

Kompania Brunes ofron vend pune Financiere. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KULTURËE ENJTE, 03 JANAR 2013

Të jesh një ditë mbret!Është e mrekullueshme të vesh kurorën për një ditë, të sjellësh bekimin e Zotit nëpër shtëpi dhe të mbledhësh para për një qëllim të mirë.

Sara është 15 vjeç dhe për të shtatin vit resht merr pjesë në këtë aksion: "Është

kënaqësi të shkosh tek njerëzit dhe të për-jetosh, se sa shumë gëzohen ata për këtë vizitë", thotë ajo. Jakob është 6 vjeç dhe merr pjesë për herë të parë në aksionin e Sternsinger. "Me paratë e mbledhura ne mund t' i shpëtojmë jetën një fëmije. Vërtetë!", thekson ai. Sara dhe Jakob nga Osnabryku janë vetëm dy nga rreth 500.000 fëmijë, në ditën e Epifanisë më 6 janar udh-tojnë nëpër qytete e krahina. Të veshur si Tre Mbretërit Shenjtorë ata shkojnë shtëpi më shtëpi dhe mbledhin para për fëmijët në vështirësi. 20 + C + M + B + 13 shkruajnë ata nëpër portat e shtëpive ku trokasin. Kjo do të thotë: Christus mansionem benedicat

– Krishti e bekoftë këtë shtëpi. Por që me këtë rast tre mbretërve u jepen pafund ëm-bëlsira e çokollata, ky është vetë një efekt i këndshëm anësor. "Njerëzit dhurojnë aq shumë ëmbëlsira, sa që kemi mundësi më pas t'ua dërgojmë ato fëmijëve në befor-trofe apo shtëpi jetimësh në Osnabryk", tregon Miriami njëmbëdhjetëvjeçare.

Se për kë janë këto para fëmijët e dinë mjaft mirë. Sepse çdo vit shoqata Misio-

ni i Fëmijëve "Die Sternsinger" dhe Lidhja e të Rinjve Katolikë të Gjermanisë (BdKJ) si organizatorë të përbashkët të këtij aksioni publikojnë një material të përshtatur për fëmijët, përmes të cilit fëmijët mësojnë, se çfarë bëhet me këto para. "Ne gjithmonë në dhjetor kemi një takim përgatitor, ku shfaqen filma dhe fëmijët njihen si shem-bull me njërin nga vendet, ku dërgohen ndihmat", thotë Marion Gerdes, e cila si referente e komunitetit të Shën Elizabetës në Osnabryk është përgjegjëse për aksio-nin. "Unë përherë befasohem se sa me vëmendje ndiqet filmi nga fëmijët dhe sa përshtypje u bën atyre situata e fëmijëve në vendin përkatës që prezantohet." Sivjet si shembull prezantuam Tanzaninë. "Në Tanzani flitet kizuaheli", ka mësuar tashmë Jakobi. "Në vend që të thonë‚ Hallo!' atje thuhet‚ Jambo!'". Përveç kësaj ai ka mësuar, që në këtë vend afrikan ka shumë pak spi-tale, mjekë dhe medikamente. "Ndaj një spitali në Tanzani do t'i dhurohet nga Sternsinger një autoambulancë speciale - një autoambulancë fuoristradë".

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.303

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E ENJTE, 03 JANAR 2013

LSHR, takim në Kukës:

Infrastruktura rrugore në fshatra, mundësi për punësim dhe zhvillim!

Duhet të shtohen shërbimet online!

Përfaqësuesja e Lëvizjes Shqipëria e Re Shukrije Allaraj organizoi një takim

me disa nga banorët e fshatit Topojan. Të

pranishmit Fadil Allaraj, Gëzim Kordhaku, Ismen Kordhaku, Esat Kordhaku, Arben Basha, Kreshnik Kordhaku si dhe Shpend

Allaraj. Gjatë takimit z. Basha tha që një nga problemet kryesore dhe që ka nevoj për vëmendje është infrastruktura rrugore sidomos për zonat malore e më konkre-tisht rrugët lidhëse te fshatrave me qytetin e Kukësit. Z. Gëzim shpreh shqetësimin për arsimimin e fëmijëve Topojanas, shërbim ky që ofrohet nga mësues jo të profilizuar. Ndërsa z Fadil Allaraj shprehet i pakënaqur nga mospjesmarrja e femrave në adminis-tratën e komunës Topojan edhe pse ka një numër jo të vogël të femrave të arsimuara. Këta banorë u shprehën shumë të kënaqur me programin e partisë Lëvizja Shqipëria e Re dhe besojnë se do të jetë forca politike që do t’iu japë fund problemeve tona.

Për më tepër: www.77news.al

Takimi i organizuar nga Dorian Per-ndreca për prezantimin e Platformes

Politike të LSHR-së u bë me z.Orion Aga, Agjent Investimesh. Gjatë këtij takimi u bë i mundur diskutimi i gjithë platformës së kësaj lëvizjeje dhe më në fokus ishte shtimi i shërbimeve online, një mundësi për uljen e burokracisë, e cila bën të mun-dur ulje të ndjeshme të korrupsionit si dhe krijimin i një tregu konkurrues , nxitjen e bisnesve për investime,etj. Gjithashtu u diskutua edhe rreth konceptit të ri të LSHR-së për zbatimin e Qerasë Tatimore, e cila është një masë që ndikon pozitivisht te agjencitë ligjzbatuese, sipërmarrësit dhe qytetarët.

Për më tepër: www.77news.al