Gazeta 77 News Botimi Nr.169

8
77 NEWS MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 22.08.202 VITI I - NR.69 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Opinion/Artur Nura: Relativiteti i të qenit vetvetja në politikë dhe organizimet e reja!.........................f.2 Panariti: Shqipëria favorizon investimet kineze!....f.3 Berisha-Thaçit: Bashkëpunim mes forcave politike!.f.3 Intervistë/Faik Basha: Ky vit, me nivelin më të lartë të papunësisë!.....................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Elona Hasimllari: Mësimdhënie cilësore në shkollën e mesme!.........f.7 T ë gjitha mendimet, të këqijat dhe të mirat, të gjitha kanë tendencën për të men- duar si materialist. Kjo është dhe arsyeja sepse ne duhet të mësojmë të jemi pozitiv dhe të bëhemi edhe më shumë. Zhvillimet dhe eksperiencat e shumta në jetë, janë si rezultat i zakoneve dhe i mendimeve do- minuese. Mendimet negative na tregojnë rreth disa gjërave që ne duhet të tregojmë kujdes. Gji- thashtu mendimet të shpien në zbulimet e nevo- jshme që duhet të ndodhin, por vetëm një mund të jetë i kujdesshëm për atë çka duhet të ndodhë, negativ apo pozitiv qoftë ai. Shumë njerëz dësh- tojnë ta shohin negativitetin e një dukurie kur janë duke mësuar eksperienca të ndryshme, ata pastaj fillojnë të ndihen viktima dhe pa ndihmë, sulmojnë të tjerët për çka ata ndjejnë në vetvete. Hapat: Largo influencat negative! 1. Shmang influencat negative. Edhe pse një anëtar i familjes apo një mik i afërt nuk do të toleronte, manovro qetësisht dhe askush nuk do të ketë rrëshqitje tek ty. 2. Zëvendëso mendimet negative me diçka pozitive. Shiko për dobi në çfarëdolloj situate. Ka shumë situata të ndryshme në jetë që ti mund të zgjedhësh dhe mund të fokusohesh. Nëse ti mendon për diçka që vërtet nuk është e këndshme, mendo opozitën e saj. Nëse e bën këtë mjaftueshëm gjatë, ajo do të bëj një diferencë të madhe. Thuaj unë mundem më shumë nga çfarë s’mundem. 3. Buzëqesh. Buzëqeshja do të çlirojë nga të gjitha mendimet negative dhe ajo do të përhapë pozitivitetin rreth çdo kujt që të rrethon. Rrethoje veten me influencë pozitive!... >> VIJON NË FAQEN 2 Si të jesh pozitiv! Qendra e Mendimit Pozitiv Jemi tre invalidë në shtëpi, prej një viti jetojmë në çadër! Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina. Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471 CLUB Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77. Shërbimet që ofrohen: - Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik). - Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale). - Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift. - Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë. Jeto Shëndetshëm Tarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm” është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit. Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër. Kryefamiljari: Myzafer Lato...>>fq.4

description

Gazeta 77 News e përditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News Botimi Nr.169

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

77 NEWS

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 22.08.202 VITI I - NR.69BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Opinion/Artur Nura: Relativiteti i të qenit vetvetja në politikë dhe organizimet e reja!.........................f.2 Panariti: Shqipëria favorizon investimet kineze!....f.3 Berisha-Thaçit: Bashkëpunim mes forcave politike!.f.3 Intervistë/Faik Basha: Ky vit,

me nivelin më të lartë të papunësisë!.....................f.5 Projekti ‘’Vitrina në Kampus’’/Elona Hasimllari:

Mësimdhënie cilësore në shkollën e mesme!.........f.7

Të gjitha mendimet, të këqijat dhe të

mirat, të gjitha kanë tendencën për të men-duar si materialist. Kjo është dhe arsyeja sepse ne duhet të mësojmë

të jemi pozitiv dhe të bëhemi edhe më shumë. Zhvillimet dhe eksperiencat e shumta në jetë, janë si rezultat i zakoneve dhe i mendimeve do-minuese. Mendimet negative na tregojnë rreth disa gjërave që ne duhet të tregojmë kujdes. Gji-thashtu mendimet të shpien në zbulimet e nevo-jshme që duhet të ndodhin, por vetëm një mund të jetë i kujdesshëm për atë çka duhet të ndodhë, negativ apo pozitiv qoftë ai. Shumë njerëz dësh-tojnë ta shohin negativitetin e një dukurie kur janë duke mësuar eksperienca të ndryshme, ata pastaj fillojnë të ndihen viktima dhe pa ndihmë, sulmojnë të tjerët për çka ata ndjejnë në vetvete.

Hapat: Largo influencat negative!1. Shmang influencat negative. Edhe pse një

anëtar i familjes apo një mik i afërt nuk do të toleronte, manovro qetësisht dhe askush nuk do të ketë rrëshqitje tek ty.

2. Zëvendëso mendimet negative me diçka pozitive. Shiko për dobi në çfarëdolloj situate. Ka shumë situata të ndryshme në jetë që ti mund të zgjedhësh dhe mund të fokusohesh. Nëse ti mendon për diçka që vërtet nuk është e këndshme, mendo opozitën e saj. Nëse e bën këtë mjaftueshëm gjatë, ajo do të bëj një diferencë të madhe. Thuaj unë mundem më shumë nga çfarë s’mundem.

3. Buzëqesh. Buzëqeshja do të çlirojë nga të gjitha mendimet negative dhe ajo do të përhapë pozitivitetin rreth çdo kujt që të rrethon.

Rrethoje veten me influencë pozitive!... >> VIJON NË FAQEN 2

Si të jesh pozitiv!

Qendra eMendimit Pozitiv

Jemi tre invalidë në shtëpi, prej një viti jetojmë në çadër!

Adresa: Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”, tek Kampusi Universitar Vitrina.Tel: +355 42 39 10 31, Cel: +355 68 57 79 471

CLUB

Paketa “Jeto Shëndetshëm” = çajra dhe ushqime bio, që zëvendësojnë dy vakte: mëngjesin dhe darkën për secilin prej anëtarëve të Klubit 77.

Shërbimet që ofrohen:- Qendra Multidisiplinare e Terapisë Pozitive (Këshillimi Psikologjik).- Qendra e Dietologjisë (Këshillime Nutricionale).- Këshillim për Shëndetin Riprodhues dhe marrëdhënies në çift.- Dizenjimi dhe Arredimi i Ambientit ku Jetojmë.

Jeto ShëndetshëmTarifa për Paketën “Jeto Shëndetshëm”

është 30 euro/muaj ose 300 euro/vit.Për të regjistruarit e muajit Gusht-Shtator do të organizohet një Udhëtim në Zvicër.

Kryefamiljari:

Myzafer Lato...>>fq.4

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

2 E MËRKURË, 22 GUSHT 201277 NEWS OPINIONBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

<< VIJON NGA FAQJA ...1. Përdor ligjin e tërheqjes. Gjatë akti-

vitetit tënd, mendimet e tua pozitive apo negative janë si magnet. Siç ti provon të shmangesh nga një problem, atëherë ai fillon ashtu siç është, ose bëhet edhe më keq, negativiteti yt mund të sundojë ditën. Por kur ti fillon të mendosh pozitiv atëherë do të jesh proaktiv në sjelljet e tua dhe do të presësh që të kalosh nëpër rrugët e suksesit. Do të pranosh opsionet pozitive dhe ajo do sjellë bashkë me veten edhe suksesin.

2. Rrethoje veten me aktivitete pozi-tive. Edhe në qoftë se mendimi mund të jetë duke parë një film apo ka dalë për shoping me një mik, provoje ta vazhdosh të tillë mendimin, dita jote do të shkoj

mirë. Për shembull, argëtimi është gjith-monë pozitiv, një film komedi të bën të qeshësh, e ndërsa një film dramatik apo tragjedik do të bëjë të qash dhe të ndihesh në dëshpërim.

3. Gjej dhe mbaj shprehje optimiste. Ose siç mund të themi mbaji ato në portofolin tënd dhe ruaji në xhep për gjithë kohën.

4. Fokusohu në imagjinatën tënde dhe bëhu njeri pozitiv. Është shumë e lehtë të kesh efekte dhe të ndryshosh, kjo ndodh vetëm nëse ti vendos në kokën tënde ndryshimin. Ne nuk mund t’i kontrollo-jmë gjithmonë gjërat që ndodhin përg-jatë jetës tonë. Por ne kemi disa mundësi, me kontrollin e mendimeve në mendjen tonë.

5. Krijo jetën tënde. Nëse ti dëshiron më

shumë sukses, fokusohu në të gjitha rrugët që ti je i suksesshëm. Nesë do më shumë dashuri, fokusohu tek të gjithë personat që kujdesen për ty dhe tregoje dashurinë tënde tek ata, nëse ti do të kesh një shëndet më të mirë, fokusohu në të gjitha mënyrat që të bëjnë ty më të shëndetshëm.

6. Imagjino që ti je një person pozitiv dhe e do jetën tënde. Gjëja e vetme mes jush dhe dëshirës suaj për të qenë i lumtur është vetëm një fakt: Ti nuk je i lumtur për nga mënyra se si mendon. Ky fakt i ditur dhe kaq i vogël dihet nga të gjithë që pengon suksesin drejt lumturisë. Nëse ti vazhdon të thuash “jetë koti” atëherë jeta jote do të duket vërtet e tillë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

MENDIMI POZITIV

Para disa vitesh një personalitet politik në moshë të re biologjike, i kujtonte

një ish-partneri të tij politik moshatar, se tashmë ishte vënë në radhë me politikanë të vjetër ndaj të cilëve bashkë dikur kishin menduar se nëse ata do të largoheshin nga politika, shoqëria do të ndiente çlirim!

Personalisht besoj se e keqja nuk qën-dron në këtë fakt të cilin e transmeton me të drejtë politikani i ri në moshë në atë kohë dhe sot jo më aq i ri, por te politika e vjetër, e cila nuk ka të bëjë me moshën e individëve por me modelin e politik-bërjes! Askund dhe ndaj askujt nuk ke të drejtë t’i kërkosh ta largosh nga politika pa pushtetin e votës, sigurisht sepse nuk

do të ofroje kështu një model i ri politik, të paktën në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike!

Në fakt, në arenën politike shqiptare të këtyre viteve të pluralizmit politik kanë dalë në dritë publike shumë parti, të cilat arrijnë deri në një numër të ekzagjeruar, ndonëse me shumë pak anëtarë. Ajo që të bën përshtypje është pjesa më e madhe e tyre janë e të njëjtit mentalitet dhe model organizimi. Të voglat parti kritikojnë dy të mëdhatë sepse sipas tyre janë jo demo-kratike dhe uzurpojnë të gjithë hapësirën demokratike pa të drejtë. Sigurisht që një konstatim i tillë nuk është abstrakt, por referimi i demokracisë lë për të dëshiruar, kur mendon se pjesa më e madhe e tyre janë ndërtuar tek i njëjti mentalitet-mo-del: ai i partisë së kryetarit!

Drejtuesit e këtyre organizimeve poli-tike në çdo dalje publike kur i referohen partisë së tyre dhe iniciativave përkatëse nuk harrojnë të njësojnë përemrin “Unë” me vet partinë! “Unë-partia ime-partia...”, kanë thënë, thonë edhe sot Rama, Berisha, Gjinushi, Mediu, Meta, etj., kur bëjnë me dije pozicionimet e partive të tyre ndaj temave, apo programeve të caktuara pu-blike. Për fat të keq kështu po bëjnë edhe drejtuesit e “Aleanc Kuq e Zi” dhe “Fryma e Re Demokratike”, dy organizime të reja politike dhe sipas perceptimit tim perso-nal, jo drejtuesit e “Lëvizja Shqipëria e Re”!

Modeli politik i individit në diktaturë...Një skepticizëm i tillë ndaj këtyre figu-

rave publike bëhet më i fortë kur kemi të

bëjmë me një shoqëri në zhvillim, e cila vjen pas dekadash materialiste të një ko-munizmi specifik, ku roli kryesor i jepej gjithmonë dhe për gjithçka partisë dhe udhëheqësit të saj komunist, i cili ishte “Zoti” i ri i tokës. Jo në pak raste, indi-vidë të caktuar merreshin nga periferira gjeografike, urbanistike dhe kulturore dhe viheshin në krye të partisë dhe pus-htetit dhe nga “askushi” përfundonin në “dikushi” i cili, ose e cila, kishte mundësi të rregullonte familjen dhe farefisin në një jetë më të mirë dhe në qendër të vëmend-jes së publikut. E gjitha kjo “arritje” e pai-magjinueshme më parë për ta, vinte papri-tur vetëm në saje të udhëheqësit të madh ateist, i cili bëhej “Zot i tokës” për ta dhe familjet e tyre që pa dyshim e adhuronin atë tashmë më shumë se Zotin e vërtetë. Askush nuk mund t’ua shante, kritikonte atyre “Zotin e ri” sepse rrezikonin të denon-coheshin, burgoseshin, torturoheshin dhe vriteshin! “Zoti i ri”, diktatori pra, ishte i paprekshëm dhe i pathyeshëm në atë kohë pikërisht prej kësaj kategorie njerëzish, të cilët duke u kujdesur për diktatorin, rua-nin atë çka kishin tashmë të tyren në mëny-rë të pamerituar. Po, ndoshta ata kishin humbur shumë nga qetësia shpirtërore e mëparshme, por kishin fituar kryeqytetin, shtëpi, pushtet, krenari ndaj familjarëve dhe fëmijëve të tyre, të cilët nëse i humbin të gjitha këto “arritje” pa dyshim që do t’i urrenin prindërit e tyre pas kësaj...

Nga Artur NuraPër më tepër: www.77news.al

Relativiteti i të qenit vetvetja në politikë dhe organizimet e reja!

Artur Nura

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

E MËRKURË, 21 GUSHT 2012 77 NEWSPOLITIKËE duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Wine & spirits kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv në adresën: [email protected]/për më tepër: www.njoftime.com

Kryeministri Berisha priti dje në një takim kryetarin e Partisë Demokratike

Shqiptare në Maqedoni z. Menduh Thaçi. Gjatë këtij takimi kryeministri Berisha i shprehu edhe njëherë ngushëllimet më të sinqerta z. Thaçi për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të kësaj partie, Arbën Xhaferri. Gjithashtu z. Thaçi e informoi kryeministrin Berisha rreth zhvillimeve më të fundit politike në Maqedoni, si dhe qëndrimet politike të PDSH-së.

“Sapo përfunduam një takim të rëndë-sishëm me zotin Menduh Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqe-doni. I shpreha edhe njëherë ngushëllimet e mia më të sinqerta, për ndarjen nga jeta të Presidentit të Nderit të kësaj Partie, Arbën Xhaferri, i cili la një trashëgimi të shkëlqyer në mendimin politik shqiptar

dhe në mendimin shqiptar në tërësi. Një trashëgimi, e cila do të frymëzojë shqiptarët në mbrojtjen e idealeve dhe interesave të tyre. Zoti Menduh më informoi mua mbi zhvillimet e fundit dhe disa qëndrime të forcës politike që drejton. Unë e garantova se për ne avancimi i mëtejshëm i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni është dhe mbetet një përparësi madhore, sikundër paqja dhe stabiliteti i këtij vendi, kanë një rëndësi kryesore. Në këtë kontekst ne mbështesim fuqishëm përpjekjet për bashkëpunim midis forcave politike shqip-tare dhe midis forcave politike të etnive të ndryshme në këtë vend, si interesi më i mirë i paqes, stabilitetit dhe integrimit të Maqedonisë”, tha Berisha.

Nga ana e tij kreu i PDSH-së Menduh Thaçi theksoi se e ka informuar kryeminis-

trin Berisha për zhvillimet e fundit politike në Maqedoni, për përpjekjen e PDSH-së që të vendosë ura bashkëpunimi me forca po-litike, qoftë shqiptare qoftë maqedonase, të cilat do ta përshpejtojnë procesin integrues të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian. “Është një brengë e përbashkët, jo vetëm e PDSH-së, por e të gjithë dasha-mirësve të Maqedonisë që ky proces duhet të ecë. Ashtu si edhe më parë garantova kryeministrin se PDSH do të udhëheqë një politikë të drejtë, këmbëngulëse shqiptare dhe gjithmonë konstruktive në vijim të procesit demokratik dhe procesit rajonal që zhvillohet për ta integruar gjithë Ballka-nin në Bashkimin Europian dhe në NATO”, tha Thaçi.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-Kinë në fusha konkrete, si në energjitikë, në

industrinë e minierave, turizmit, në zonat e lira me status “Park Industrial”, kanë qenë në fokus të bisedimeve mes ministrit të

Jashtëm Edmond Panariti dhe homologut të tij kinez, Yang Jiechi. Gjatë vizitës së tij në Kinë, Panariti ka garantuar se qeveria shqiptare favorizon investimet kineze nëpërmjet të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor. Ministri Panariti ka kërkuar nga Republika Popullore e Kinës, të luajë rolin e saj në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm kinez, Yang Jiechi duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve mi-dis dy vendeve, është shprehur se ato janë mjaft premtuese, jo vetëm për shkak të tra-ditës, vullnetit politik, por edhe për faktin që realiteti i zhvillimeve të vendeve tona ofron një potencial të madh për ta ngritur këtë bashkëpunim, sidomos në fushën eko-

nomike, në një stad të ri. Në bisedime është diskutuar edhe për bashkëpunimin shumë-palësh dhe është mbështetja reciproke në organizatat ndërkombëtare. Gjithashtu të dy ministrat diskutuan për zhvillimet rajonale dhe globale. Gjatë vizitës në Kinë, ministri Panariti zhvilloi një vizitë në kompaninë e njohur kineze në fushën e telekomunikacionit Huawei, ku u prit nga zëvendëspresidenti i kësaj kompanie Qu Wenchu. Huawei është një kompani me një aktivitet të shtrirë në shumë vende të botës dhe e pranishme në Shqipëri që nga viti 2008.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Panariti: Shqipëria favorizon investimet kineze!

Berisha-Thaçit: Bashkëpunim mes forcave politike!

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

E MËRKURË, 22 GUSHT 201277 NEWS

Një Zanat, Ta bën Jetën të Begatë!

Bëhu Praktik! Krijoje dhe priji vetë Fatit Tënd!

Paketë Zanatesh për ju që besoni në Ngritjen tuaj personale dhe profesionale nëpërmjet punës dhe prakticitetit.

Regjistrimet vazhdojnë deri më 27 gusht 2012

Kurs profesional 10 mujor për Mekanik, Xhenerik, Elektroauto.Kurs profesional 10 mujor për Hidraulik, Elektricist, Marangoz. Kurs profesional 10 mujor për Saldator, Berber, Teknik Kompjuteri, Kurs Profesional 10 mujor për Grafik Designer, IT, Teknik KompjuteriKurs profesional për Parukeri-Estetikë, Rrobaqepësi, Pastiçeri-Kuzhinë. Tarifa e regjistrimit fillestar është vetëm 250 euro.

Bëhu Praktik!

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

HISTORI NJERËZOREBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

2mconstruction.al kërkon të punësojë arkitekt. Të interesuarit të dërgojnë Cv në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Invalidi i pastrehë, Myzafer Lato, ka rreth një vit që jeton në një çadër të

ngritur mbi truallin e tij, bashkë me bashkëshorten e sëmurë dhe dy vajzat e mitura. Tre nga katër anëtarët e familjes Lato gëzojnë statusin e invalidit dhe jeto-jnë në kushte të një varfërie ekstreme, por aktualisht më emergjente për ta

është strehimi. Kryefamiljari detyrohet çdo ditë të shkojë tek “Bregu i Lumit” ku mbledh copa tullash e tjegullash, me qëllim që t’i ketë gati për të ndërtuar një dhomë sa për të strehuar fëmijët e tij. Ndërkohë babai i dy fëmijëve, ka dy muaj që i është drejtuar Bashkisë Tiranë me qëllim që t’i japë një lejë ndërtimi për të kryer punimet e banesës, akoma pa filluar dimri i lagësht, gjë që do të rre-zikonte seriozisht jetën e dy të miturave (njëra prej tyre e sëmurë). Ja sesi u shpreh kryefamiljari për “77 News” nëpërmjet kësaj interviste, menjëherë sapo doli nga zyrat e bashkisë së kryeqytetit. Ku banoni dhe prej sa kohësh jetoni në çadër?

Unë banoj prej 6 vitesh në Njësinë Bashkiake nr. 7 në Tiranë dhe jam me origjinë nga Korça. Jam i martuar me dy fëmijë, që aktualisht janë në klasë të tretë. Bashkëshortja, unë dhe njëra nga vajzat jemi invalidë dhe jetojmë vetëm me pen-sionin e invaliditetit. Jemi pa shtëpi dhe aktualisht jetojmë në një çadër. Më parë banonim sa nga një i afërm tek tjetri, por duke qenë se ata ndiheshin të shqetësuar nga prezenca jonë, sepse kishin familjet e tyre, ne u detyruam që të jetojmë (një vit) jashtë në çadër. Përse i jeni drejtuar bashkisë dhe çfarë kërkoni konkretisht nga ky institucion?

Në fakt prej dy muajsh kam bërë

kërkesë për leje ndërtimi në bashki për të zgjidhur problemin e strehimit. Për fat të mirë, trruallin e kam timin me dokumumenta të rregullta, por mungon vetëm leja e ndërtimit. Po vjen dimri dhe fëmijët rrezikojnë seriozisht shëndetin, nëse ata ngelen jashtë dhe vazhdojnë të jetojnë në çadër. Nuk dua që të zvarri-ten procedurat dhe dua sa më parë që ta zgjidh këtë problem. Çdo ditë shkoj te "Bregu i Lumit" dhe mbledh copa tullash e tjegullash, me qëllim që t’i kem gati për të ndërtuar një dhomë sa për të strehuar fëmijët. Si e përballoni jetesën?

Ne jemi një familje shumë e varfër. Një vakt buke e hamë tek “Misto Mame”, sepse na e jep bashkia falas, kurse dy vakte të tjera na i japin njerëzit që na njohin. Ata na ndihmojnë me ndonjë lek sa për të mbajtur frymën gjallë. Fëmijët shko-jnë në shkollë dhe janë me rezultate shu-më të mira dhe falënderojmë komshinjtë tanë, të cilët na kanë dhënë ndonjë lek sa për të blerë librat dhe çantat. A jeni përpjekur për të gjetur punë?

Ne jo vetëm që nuk jemi të aftë për punë, por përkundrazi jemi me shëndet shumë të keq dhe pensionet e invalidi-tetit që marrim nuk na dalin as për të paguar ilaçet.

Nga Kondi Ilia Për më tepër: www.77news.al

Kryefamiljari: Jemi tre invalidë në shtëpi, prej një viti jetojmë në çadër!

Myzafer Lato

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

E MËRKURË, 21 GUSHT 2012 77 NEWS

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Kërkohet të punësohet farmaciste me eksperiencë pune. Të interesuarat të kontaktojnë në numrin e tel: 0694446042/ Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTË

“Arsimi, punësimi, shërbimet sociale, ide dhe perspektiva 2012-2021” në Krujë!

Qytetarët e Krujës evidentojnë si pro-bleme kryesore në qytetin e tyre,

punësimin dhe infrastrukturën. Qytetari Faik Basha shprehet për “77 News”, se ky vit ka qenë më i vështiri për punësimin dhe se turizmi nuk po shfrytëzohet siç duhet, pasi mungon infrastruktura. Ai e sheh me shqetësim edhe nivelin e arsi-mit. Sipas Bashës mësuesit neglizhojnë dhe nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur nxënësve. Si paraqitet niveli i punësimit në qyte-tin e Krujës?

Punësimi është në rënie. Ky vit ka qenë më i vështiri, pothuajse në të gjithë sek-

torët. Të gjitha punët janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe nëse një nga punët është në rënie, bien edhe të tjerat. Cilat janë potencialet e Krujës, për të hapur vende të reja pune?

Kjo çështje duhet parë që në themel. Ësh-të turizmi, por turizmi është i lidh-ur me shumë faktorë të tjerë. Nëse nuk investohet tek rrugët, parkingjet dhe infrastruktura, atëherë turizmi nuk ka si të zhvillohet. Cilat janë problematikat e arsimit që kanë nevojë për zgjidhje?

Arsimi është shumë problem. Unë personalisht e shoh shumë problema-

tik. Mësuesit nuk e bëjnë punën ashtu si duhet. Unë kam një vajzë të vogël, tre vjeç dhe që tani po e mendoj se ku do ta shkolloj. Mendoj ta çoj në shkollë private, por edhe ajo ka të mirat dhe të këqijat e veta. Shkolla publike nga ana tjetër nuk ka rregull, mësuesit mendojnë se si të bëjnë kurse private dhe nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur nxënësve. A janë në nivelin e duhur shërbimet sociale?

Mua më shqetëson shumë infrastruk-tura. Krijon një imazh shumë të keq dhe dëmton turizmin. Unë merrem me ndërtim dhe e shikoj me shqetësim, kur njerëzit në mënyrë të papërgjegjshme ndërtojnë mbi trotuar avllinë, apo murin e shtëpisë. Lëvizja Shqipëria e Re do të organi-zojë në ditët në vijim një tryezë debati me të rinjtë e qytetit të Krujës, ku do të diskutohet për këto problematika. Propozimet e të rinjve do të mblidhen në një platformë të vetme dhe do t’u adresohen institucioneve përgjegjëse për zgjidhjen e tyre. Mendoni se një iniciativë e tillë mund të ndikojë pozi-tivisht?

Unë gjithmonë kam qenë pro ideve të reja, iniciativave, mbledhjeve dhe grupi-meve të të rinjve. Mendoj se kjo iniciativë do të jetë pozitive.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

Faik Basha: Ky vit, me nivelin më të lartë të papunësisë!

Faik Basha

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

6 E MËRKURË, 22 GUSHT 201277 NEWS KURIOZITETEBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Një zg jedhje e gabuar e ngjyrës s ë f lokëve i hap r rugën shumë sëmundjeve. Dermatologët poho-jnë se ngjyrat e f lokëve pr i shin ekui l ibr in e lëkurës së f lokëve. Ndërkohë që theksohet se duhet t ë p a k ë s o h e t n u m r i i s e a n cave të lyer je s së f lokëve, pas i ng jy -rat kimike ashtu dhe ato të ci lat duken natyra le mund të shkak -tojnë plagë , sht imin e zb okthit ,

tharje dhe rënie të f lokëve të t i j.Te k n g j y ra t e f l o k ë ve g j e n d e n peroksid hidrogjen dhe amoniak, lëndë të cilat dëmtojnë shtresën e jashtme mbrojtëse të f lokëve dhe hapin rrugën e tharjes, humbjes së shkëlqimit , plagëve të lëkurës dhe rënies së f lokëve. Veçanërisht gratë shtatzëna në asnjë mënyrë nuk duhet t’ i lyejnë f lokët .

Për më tepër: www.newnews.al

Lyerja e flokëve shkakton sëmundje!

Qendra e kurseve inxhinierike Eurekacenter kërkon të punësojë pedagog/e fizike. Të interesuarit Cv në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

Macet e zeza nuk kanë qenë gjith-monë si objekte të supersticionit, të

frikshme apo qoftë edhe fat i keq. Në kohët e hershme Egjiptiane, rreth 3000 vite para krishtit, macet (duke përfshirë edhe ato të zeza) ishin gjallesat më të vlerësuara të botës

shtazore, mbaheshin me vlerësime të larta, madje vrasja e njërës prej tyre konsiderohej një krim i rëndë. Ishte periudha e mesjetës në Europë kur macet filluan të humbisnin madhështinë e tyre, madje edhe të lidheshin me të ashtuquajtura shtriga. Mendimi se shtrigat praktikonin magji të zezë sapo kishte filluar të godiste Europën dhe ato që kujdeseshin për macet e rrugëve ishin gratë e varfra të vetmuara, të cilat më pas u akuzuan si shtriga. Macet e tyre, disa prej të cilave ishin të zeza u quajtën po ashtu fajtore për magjitë. Ky lloj besimi u forcua pas një legjende të një babai dhe të birit të tij në Lin-colnshire në 1560, të cilët thuhet se një natë pa hënë një mace e zezë kaloi rrugën dhe po rrëshqiste. Ashtu siç do të vepronte çdo njeri ato e gjuajtën me gurë macen derisa gjallesa e gjorë ashtu e vrarë nga gurët vrapoi të fshi-hej në shtëpinë e një gruaje e cila dyshohej

se ishte shtrigë. Ditën e nesërme babai dhe i biri shkuan tek e njëjta grua dhe panë që ajo ishte e çalë dhe e goditur, për ta kjo ishte më shumë sesa një koinçidencë. Nga ajo ditë në Lincolnshire mendohet që shtrigat gjatë natës mund të kthehen në mace të zeza.Besimi që shtrigat transformoheshin në mace të zeza në mënyrë që të lëviznin rrugëve pa u vënë re, u bë diçka shumë e besueshme në Amerikë gjatë periudhës së gjuetisë së shtrigave. Madje edhe në ditët e sotme lidhja midis shtrigave dhe maceve të zeza është akoma e fortë sidomos gjatë Ha-lloween. Kështu një gjallesë e mbivlerësuar dikur është kthyer tashmë në simbol të dja-llit në disa pjesë të botës. Megjithatë akoma edhe sot në disa kultura macja e zezë është akoma e vlerësuar dhe simbol i së mirës.

Nga Vilma PiroliPër më tepër: www.banka-ideve.com

Përse macet e zeza konsiderohen si fat i keq?

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

E MËRKURË, 21 GUSHT 2012 77 NEWSPROJEKTI ‘’VITRINA NË KAMPUS’’

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milionë vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

E duam Shqipërinë e Re të Zhvilluar dhe të Begatë!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

Electronic Line Apple kërkon të punësojë shitëse. Të interesuarat të dërgojnë Cv me foto në adresën: [email protected]/Për më tepër: www.njoftime.com

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Jupiteri do ndikojë në qiellin tuaj dhe do keni edhe për pak kohë vështirësi financiare. Tregohuni të matur.

Demi: Në planin sentimental të çifteve do ketë ndryshime rrënjësore dhe të gjitha falë pozicionimit të mirë të Jupiterit.

Binjakët: Dielli do ua zgjojë beqarëve dëshirën për aventura. Kujdesuni për finan-cat dhe shmangni tundimet shkatërruese.

Gaforrja: Ju çifte duhet të përgatiteni sot të shijoni momente të mrekullueshme të cilat do jenë dhuratë nga yjet.

Luani: Ka mundësi që të keni rritje të papritura të financave dhe situata do për-mirësohet ndjeshëm.

Virgjëresha: Në jetën sentimentale duhet të respektoni dëshirat tuaja, por edhe ato të partnerit.

Peshorja: Do bëni operacione financiare por edhe do fitoni nga ato. Me shpenzimet duhet maturi!

Akrepi: Kujdes me sektorin financiar. Nëse vazhdoni t’i shpenzoni paratë pa men-duar do ngeleni me xhepat bosh.

Shigjetari: Nuk do tundoheni fare nga aventurat sot por do i kushtoni gjithë kohën e duhur atij që keni në krah.

Bricjapi: Hidhini hapat një nga një pa u nxituar. Tregoni maturi me financat dhe nuk do keni asnjë problem me to.

Ujori: Planetet do bashkojnë forcat për të ndihmuar beqarët të kenë fat në dashuri. Do keni disa takime, por duhet të përfitoni!

Peshqit: Financat do të përmirësohen dhe ju do keni përfitime të mëdha. Çdo gjë do shkojë ashtu si e kishit menduar!

Administratorja e shkollës së mesme jopublike “Vitrina”, zonja Elona Hasim-

llari flet për atë çfarë ofron kjo shkollë në disa profile, metodat e mësimdhënies dhe programet jashtë kurrikulare. ''Shkolla e mesme jopublike “Vitrina” ofron disa pro-file, gjimnaz, Hoteleri-Turizëm, Elektronikë, Ekonomi- Biznes si dhe profilin tjetër Shër-bime sociale dhe shëndetësore'', shprehet zonja Hasimllari. Gjithashtu administrator-ja thotë që këtë vit është fituar edhe licensa për shkollën e mesme me kohë të pjesshme. E pyetur për metodën e mësimdhënies zonja Hasimllari shprehet se përdoren metoda bashkëkohore, me një mësimdhënie interak-tive. “Ne jemi shumë të kujdesshëm në ra-portet mësues-nxënës dhe kemi një bashkë-punim të ngushtë të stafit pedagogjik me atë administrativ, rëndësi e madhe i kushtohet edhe ruajtjes së një raporti të afërt me prin-

dërit e nxënësve”. Zonja Hasimllari thekson se studentët e shkollës së mesme jopublike “Vitrina” kryejnë edhe praktika mësimore në laboratorët që ofron vetë kampusi, por edhe në institucione të ndryshme. ‘’Përveç mësimit ne jemi të fokusuar edhe te veprim-taritë e ndryshme, përmend këtu krijimin e Ansamblit të Shkollës, për të vijuar më pas me veprimtaritë sportive dhe didaktike brenda dhe jashtë kampusit'', shprehet ad-ministratorja e shkollës së mesme jopublike “Vitrina”. Një tjetër pikë ku zonja Hasimllari u ndal ishte edhe nisma për promovimin e turizmit, duke theksuar edhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta në kampus, me të ftuar të ndryshëm dhe duke bërë pjesë të tyre shumë shkolla të mesme të qyteteve të ndryshme.

Nga Daniela SulaPër më tepër: www.77news.al

Elona Hasimllari: Mësimdhënie cilësore në shkollën e mesme jopublike “Vitrina”!

Elona Hasimllari

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.169

8 E MËRKURË, 22 GUSHT 201277 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................Email: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

Ofertë unike

- Krijoje dhe priji vetë, Fatit tënd! - Bëhu kreativ, produktiv, praktik dhe dinamik!

për regjistrimet në Shkollën e Mesme "Vitrina". Tarifa fillestare e regjistrimit vetëm 70 euro deri më datë 27.08.2012

Me profilet: -E Përgjithshme, -Mjekësore, -Ekonomike, -Hoteleri - Turizëm, -Elektronike

Kjo ofertë vlen vetëm për 37 personat e parë të regjistruar deri më datë 27.08.2012.

Adresa 1. Vitrina, Pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë, Adresa 2. Kampusi Universitar Vitrina, Autostrada Tiranë-Durrës, pranë “City Park”.

PROFILBëji Nder Vendit Tënd! Fto në Shqipëri sa më shumë Njerëz!Welcome to Albania! Welcome to Albania!Lëvizja

1 milion letra, 1 milion ftesa, 1 milion vizitorë më shumë në Shqipëri! LëvizjaWelcome to Albania! Welcome to Albania!

Komuna Markgegaj shtrihet në veri-perëndim të rrethit të Tropojës. Emri

Margegaj vjen nga emri i një fisi që banonte në këtë fshat, pra Mark Gega. Tipi i vendba-nimit këtu është gjatësor përgjatë luginës. Rruga nacionale kalon mes për mes ko-munës duke përbërë një element pozitiv për zhvillimin e kësaj komune. Relievi pa-raqet 2 pamje të ndryshme: Zona malore paraqitet me maja që lartësohen në formë kullash shumë të thepisura, shpesh me pamje fasadash që bien pingul mbi luginën e Valbonës, por të veshura me drurë e me cirqe të luginave me borë të përjetshme. Ndërsa zona fushore paraqet pamjen e tarracave lumore dhe lugina që zgjerohen dhe ngushtohen vazhdimisht. Kjo zonë ka klimë mesdhetare paramalore dhe ma-lore. Për vlerësimin e saj ajo konsiderohet e shëndetshme. Për sa i përket florës dhe faunës janë mjaft të larmishme. Në zonën fushore kultivohen mollët, kumbullat, qershitë, pjeshkët, arrat, rrushi, etj. Në bre-zin e dushqeve mbretëron gështenja, e cila është më e madhja në Ballkan. Pasuritë më të mëdha natyrore për banorët konsidero-hen bimët mjekësore dhe ato aromatike, si dhe zhvillimi me perspektivë i turizmit. Shtëpitë janë të ndërtuara me gurë dhe me tullë, 2 katëshe të tipit kullë, por më vonë është adoptuar edhe ndërtimi modern. Në pajisjet e brendshme alternohet tra-dita orientale me atë moderne europiane. Shtëpitë janë të rrethuara me mure dhe me gardh, por kanë edhe bahçe ose kopshte.Të gjithë këtë peizazh për turistët dhe vizitorët e këtij vendi e ofron shumë mirë hani i Z. Lazer Cardaku me përvojën, punën dhe shërbimin me një cilësi të lartë. Hani është i përbërë nga dy dhoma dhe i ndërtuar enkas për rehatimin dhe argëtimin e turistëve të

shumtë. Hani të ofron të gjitha mundësitë për të vizituar peizazhin më të bukur që keni parë ndonjëherë, malet me burime të bollshme ujore dhe livadhe plot me lule të rrethuara nga pemë ahu dhe pishe. Relievi me dy pamjet e ndryshme që ka kjo zonë ai malor dhe fushor, bëjnë që ju të kaloni pushime të këndshme në ajrin e freskët e të pastër të maleve, nën shoqërinë e veprim-tarive argëtuese të ofruara për vizitorët dhe pushuesit e tij nga Z. Cardaku si: shëtitjet e ndryshme në pyll, shëtitjet me kuaj në livadhet plot lule, kamping, etj. Kullotat malore dhe burime të tjera natyrore janë

vende të mrekullueshme për argëtim dhe çlodhje. Kënaqësinë ditëve tuaja ia shton ushqimi tradicional i zonës, si: qumësht, maze, mjaltë, vezë fshati, djathë i njomë, mish i pjekur në hell dhe në saç, lloje të ndryshme supash, fli, pite me rrathë ose e sheshtë, pula fshati, e shumë e shumë të tjera, të gjitha këto prodhime bio dhe të zonës. Kontakti për informacione dhe për sqarime me Z. Cardaku bëhet i mundur në adresën: Rrogam-Margegaj, Tropojë dhe tel: 00355 692311499.

Nga Arberora LetiPër më tepër: www.77news.al

Hani "Lazer Cardaku", peizazh piktoresk dhe ushqim tradicional!