Gazeta 77 News botimi nr 257

8
E DIELË, 18 NËNTOR 2012 MENDIMI POZITIV E DIELË, 18.11.2012 VITI I - NR.257 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al KLSH, marrëveshje me Turqinë për auditimin!......fq.3 Protestojnë romët në Ministri e Punës: Po jetojmë në kushte të vështira!.............................fq.4 Intervistë me Abdulla Omurin: Si jetojnë invalidët me 2 dollarë në ditë!................fq.5 Promovohet në Kampusin "Vitrina" libri i autorit Agron Shehu!...................................fq.7 Propozimi i LSHR, Leza: Llogaritja e taksës mbi xhiron, i jep fund manipulimit me shifrat!...........................fq.8 ...>>fq.2 Si të identifikoni personalitetin e të tjerëve! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Qendra e Mendimit Pozitiv Rivarroset në mauzoleumin e familjes mbretërore! Rivarroset në mauzoleumin e familjes mbretërore! Ç do njeri është unik në mënyrën e tij. Por ndërsa koha zhvillohet, njerëzit bëhen me të etur për të përqafuar indivi- dualitetin dhe vetë- përmirësimin. Këto ndodhin për të formuar mënyrën sesi njerëzit veprojnë, mënyrën se si ata perceptojnë dhe mendojnë. Njeriu edhe pse ka formuar individualitetin e tij, nuk bën gabim nëse përfiton dhe nga zakonet e mira të tjerëve për të përmirësuar veten dhe jetën e tij. Kur vjen puna për të ndryshuar dhe për të përfituar zakonet më të mira nga të tjerët, njerëzit marrin zakonet më të këqija. Ju duhet të bëni një listë ku të shkruani nevo- jat dhe prirjet tuaja, ju duhet të përpiqeni që të përmirësoni veten tuaj duke marrë zakonet më të mira nga të tjerët. Një shembull: Një njeri, çdo herë para se të shkonte për të fjetur, shkonte njëherë te oborri i shtëpisë për të parë ujin e qetë në lëndinë. Duke parë ujin se sa i qetë ishte, ai ishte në gjendje për të rikujtuar çfarë kishte ndodhur gjatë ditës. Në këtë qetësi absolute, ai largonte shqetësimet dhe stresin e ditës dhe qetësohej duke dëgjuar tingujt e ujit dhe aromën e luleve. Kjo gjë bënte që i gjithë niveli i stresit të binte menjëherë para se ai të shkonte për të fjetur. Siç thamë dhe me lart, ju duhet të merrni nga të tjerët vetëm zakonet e mira. Është gjë pozitive nëse njerëzit mund të mësojnë ose të shkëmbe- jnë përvojat dhe zakonet më të mira nga njëri- tjetri në mënyrë që të bëhen më individualiste dhe pozitiv në jetën sociale dhe ndërpersonale. Siç mund ta shikoni, duke u përpjekur për të formuar zakone më te mira për hir të përmirë- simit të vetes dhe rritjes... >> VIJON NË FAQEN 2 Nderohet mbreti Zog!

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes SHqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi nr 257

Page 1: Gazeta 77 News botimi nr 257

E DIELË, 18 NËNTOR 2012

MENDIMI POZITIVE DIELË, 18.11.2012 VITI I - NR.257

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

KLSH, marrëveshje me Turqinë për auditimin!......fq.3 Protestojnë romët në Ministri e Punës:

Po jetojmë në kushte të vështira!.............................fq.4 Intervistë me Abdulla Omurin:

Si jetojnë invalidët me 2 dollarë në ditë!................fq.5 Promovohet në Kampusin "Vitrina"

libri i autorit Agron Shehu!...................................fq.7 Propozimi i LSHR, Leza: Llogaritja e taksës mbi xhiron,

i jep fund manipulimit me shifrat!...........................fq.8

...>>fq.2

Si të identifikoni personalitetin e të tjerëve!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Qendra eMendimit Pozitiv

Rivarroset në mauzoleumin e familjes mbretërore!Rivarroset në mauzoleumin e familjes mbretërore!

Çdo njeri është unik në mënyrën

e tij. Por ndërsa koha zhvillohet, njerëzit bëhen me të etur për të përqafuar indivi-dualitetin dhe vetë-përmirësimin. Këto

ndodhin për të formuar mënyrën sesi njerëzit veprojnë, mënyrën se si ata perceptojnë dhe mendojnë.

Njeriu edhe pse ka formuar individualitetin e tij, nuk bën gabim nëse përfiton dhe nga zakonet e mira të tjerëve për të përmirësuar veten dhe jetën e tij. Kur vjen puna për të ndryshuar dhe për të përfituar zakonet më të mira nga të tjerët, njerëzit marrin zakonet më të këqija.

Ju duhet të bëni një listë ku të shkruani nevo-jat dhe prirjet tuaja, ju duhet të përpiqeni që të përmirësoni veten tuaj duke marrë zakonet më të mira nga të tjerët. Një shembull:

Një njeri, çdo herë para se të shkonte për të fjetur, shkonte njëherë te oborri i shtëpisë për të parë ujin e qetë në lëndinë. Duke parë ujin se sa i qetë ishte, ai ishte në gjendje për të rikujtuar çfarë kishte ndodhur gjatë ditës. Në këtë qetësi absolute, ai largonte shqetësimet dhe stresin e ditës dhe qetësohej duke dëgjuar tingujt e ujit dhe aromën e luleve. Kjo gjë bënte që i gjithë niveli i stresit të binte menjëherë para se ai të shkonte për të fjetur.

Siç thamë dhe me lart, ju duhet të merrni nga të tjerët vetëm zakonet e mira. Është gjë pozitive nëse njerëzit mund të mësojnë ose të shkëmbe-jnë përvojat dhe zakonet më të mira nga njëri-tjetri në mënyrë që të bëhen më individualiste dhe pozitiv në jetën sociale dhe ndërpersonale.

Siç mund ta shikoni, duke u përpjekur për të formuar zakone më te mira për hir të përmirë-simit të vetes dhe rritjes... >> VIJON NË FAQEN 2

Nderohet mbreti Zog!

Page 2: Gazeta 77 News botimi nr 257

2 77 NEWS E DIELË, 18 NËNTOR 2012

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nderohet mbreti Zog, rivarroset në mauzoleumin e familjes mbretërore!

AKTUALITET

68-vjetori i çlirimit të Tiranës, Basha: Sakrifica e të rënëve, frymëzon për bashkim!

<< VIJON NGA FAQJA 1 personale, njerëzit humbasin shumë kur bie fjala për të mësuar rrugën me të lehtë. Për të qenë më social, njerëzit duhet të pranojnë këshillat që iu jepen ose ndoshta të kthejnë vështrimin në jetën e dikujt tjetër që ka një jetë të qetë dhe të suksesshme për të ndjekur po të njëjtën rrugë si ata. Të adoptosh zakonet më të mira nga njerëz të tjerë.

Provoni të shoqëroheni me njerëz që kanë zakone të mira, në mënyrë që ju të përfitoni më të mirën për veten tuaj. Qëndroni me njerëz nga të cilët keni çfarë të mësoni dhe që kanë një ndikim pozitiv mbi jetën tuaj.

Zbuloni tiparet që ju mungojnë dhe kërkojini ato tek personat e tjerë. Pastaj përpiquni të diagnostikoni se cilat zakone mund të kopjoni në mënyrë që këto zakone të përshtaten me karakterin tuaj. Nëse ju zbuloni një zakon të mirë tek një miku juaj, mos hezitoni për ta zbatuar atë.

Unë ju propozoj që të shoqëroheni me persona të cilët kanë një perceptim të qartë të gjërave që kërkojnë në jetë, kjo do ndikojë për mirë në mirëqenien tuaj. Duke qenë se mendjet njerëzorë ngjasojnë, ka shumë shanse që këto zakone të marra nga jeta e të tjerëve të përshtaten më së miri më stilin e jetës së njerëzve.

Shkëmbimi i zakoneve nga njëri-tjetrin, jo vetëm do rrisë produktivitetin e indi-vidualitetit tuaj por do iu shtyjë përpara drejt të qenit më i shkathët në jetë. Men-doni mirë si mund të fitoni zakonet dhe njohuritë më të mira nga të tjerët, për inte-resin tuaj individual dhe gjithashtu duke i dhënë mundësinë dhe personave të tjerë që ju rrethojnë, që të mësojnë nga shem-bulli juaj.

Zakonet e mira mund të mësohen, kopjo-hen dhe të shërbehen si një shembull për të tjerët.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Mbreti Zogu I pasi është rikthyer në atdhe, është nderuar përmes

një ceremonie të veçantë që ka nisur me homazhet në Pallatin e Brigadave. Në cere-moninë e homazheve morën pjesë edhe personalitete të politikës shqiptare dhe personalitete nga Kosova e Maqedonia. Të pranishëm në homazhe ishin presidenti i republikës Bujar Nishani, Kryeparla-mentarja Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe shumë personalitete të tjera.

Ata vendosën kurora me lule në nderim të figurës së mbretit Zog. Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe përfaqë-sues nga Lugina e Preshevës. Kryeministri Sali Berisha pasi nderoi figurën e Mbre-tit Zog I, u shpreh se të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Ahmet Zogut. “Sot mbarë kombi shqip-tar, shqiptarët në të gjitha trojet etnike e kudo që ndodhen, nderojnë e përulen para veprës dhe kontributit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi Pavarësinë e Shqipërisë”, është shprehur kryeministri.

Presidenti Bujar Nishani theksoi rëndë-sinë e figurës së mbretit Zog. “I dha shtetit shqiptar kodin civil e penal dhe vendosi mbretërimin e ligjit, forcoi monedhën vendase, shtoi premisat për një shtet mo-

dern”, theksoi kreu i shtetit. Ndërsa Presi-dentja e Kosovës Atifete Jahjaga vlerësoi kontributin e Mbretit Zog I në përpari-min e vendit. Ajo shprehu mirënjohjen që mbreti Zog mirëpriti kosovarët e larguar me dhunë dhe kontribuoi për sundimin e ligjit.

Pas homazheve në Pallatin e Brigadave makina funebre u nis drejt Mauzoleumit të familjes mbretërore, i cili u përuruar në një ceremoni të veçantë me praninë e Presidentit Nishani, Kryeministrit Berisha, Kryeparlamentares Topalli dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo ceremoni nisi me fjalimin e pjesëta-rit të Familjes Mbretërore Princi Leka, e cila u pasua nga një fjalim i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe në fund nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Ceremonia e vendosjes së eshtrave në banesën e fundit u shoqërua me të shtëna nga pushkatarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Për më tepër: www.77news.al

Tirana ka festuar 68-vjetorin e çliri-mit. Autoritetet e qeverisjes vendore

të Tiranës dhe deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, janë përulur me respekt për-para sakrificës së atyre që dhanë jetën 68 vjet më parë për çlirimin e Tiranës, krye-qytetit të shqiptarëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, nënkryetarët e Bashkisë, Kryetari i Këshillit Bashkiak, Kryetari i Këshillit të Qarkut, përfaqësues të Prefekturës, kryetarët e njësive bash-

kiake, deputetë të Tiranës dhe veteranë kanë kryer homazhe në Varrezat e Dësh-morëve të Kombit. Basha ka theksuar se sakrifica e atyre që dhanë jetën për çliri-min e kryeqytetit, duhet të shërbejë sot si burim frymëzimi për bashkim dhe jo përçarje.

“Në këtë 100 vjetor, unë uroj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që sakrifica e atyre që ranë për çlirimin e kryeqytetit, të shërbejë si një burim frymëzimi për bashkim dhe

jo për përçarje. Sot, kur një pjesë e ënd-rrave dhe idealeve të tyre për një Shqipëri demokratike, të përparuar, evropiane janë realizuar apo janë kaq pranë realizimit, detyra jonë është të mos përsërisim gabi-met e së shkuarës, por të bashkohemi të gjithë për t’i dhënë qytetit tonë, vendit tonë, popullit dhe kombit tonë atë që meriton”, është shprehur Kryetari i Bash-kisë Lulzim Basha.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi nr 257

77 NEWSE DIELË, 18 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 760 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 22 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

RT Design Group ofron vend pune Professional PHP Developer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KLSH marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë për auditimin!

Ligjet me shumicë të cilësuar, Patozi: Votoni ligjet, ndryshe do të na gjykojë historia dhe shqiptarët!

POLITIKË

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj, nënshkroi një marrëve-

shje bashkëpunimi me homologun e tij, Presidentin e Gjykatës së Llogarive të Tur-qisë, Recai Akyel. Marrëveshja parashikon

shkëmbimin e eksperiencës dhe infor-macionit dhe shërben si një mjet i mirë ndihmues për institucionet më të larta të auditimit, për të përmbushur detyrat e tyre kushtetuese. Dokumenti i nënshkruar

është shumë i rëndësishëm për KLSH-në, sepse Gjykata Turke e Llogarive është një ndër institucionet më të mëdha dhe të zh-villuara të auditimit në Evropë. Nëpërmjet mbështetjes së parashikuar në marrëveshje, KLSH dhe Gjykata e Llogarive e Turqisë do të shkëmbejnë eksperiencë në auditi-min financiar, atë të përputhshmërisë dhe të performancës, si dhe në certifikimin e deklaratave financiare. Në dhjetor 2012, një grup prej 15 audituesish nga KLSH do të trajnohen në Ankara pranë Gjykatës turke për auditimin e performancës dhe gjatë vitit 2013 do të zhvillohen një sërë trajnimesh në Turqi . Marrëveshja u përga-tit në bazë të parimeve të respektit, besimit dhe bashkëpunimit dypalësh të Organiza-tës Ndërkombëtare të Institucioneve të Auditimit Suprem (INTOSAI) si edhe të Organizatës Europiane të Institucioneve të Auditimit Suprem (EUROSAI), nën moton e INTOSAI “Eksperienca e përbashkët ju shërben të gjithëve.

Për më tepër: www.77news.al

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi, i ka bërë

sërish ftesë opozitës për të shqyrtuar 3 ligjet e integrimit të vendit. Në një deklaratë për mediat kreu i grupit kuvendor demokrat është shprehur se PD është e hapur për t’i bërë çdo lëshim opozitës në funksion të marrjes së statusit kandidat. “PS mos ta shndërrojë në peng statusin e vendit kandidat. Jemi të gatshëm të shqyrtojmë 3 ligjet e integrimit, të mbledhim komi-

sionet përkatëse për 3 ligjet. Kuvendi është vendi ku gjendet zgjidhja politike. Jemi të hapur për çdo lëshim me opozitën. Ftoj opozitën të votojmë dy ligjet dhe refor-mën parlamentare”, ka apeluar Patozi. Ai ka shtuar se mosvotimi i 3 ligjeve "burgos" integrimin e vendit dhe është goditja më e rëndë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar. “Mosvotimi i ligjeve do të ishte goditja më e rëndë për 100 vjetorin. Askush s’do të na gjykojë si e nderuam Ismail Qemalin apo

si e festuam 100 vjetorin e pavarësisë, por se çfarë bëmë ne në funksion të integri-mit të vendit. Vetëm kështu do nderonim realisht 28 nëntorin”, tha Patozi. Seanca parlamentare e së enjtes u mbyll pa mira-tuar tre projektligjet e vendosura si kusht nga Brukseli për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa shpresa e fundit mbetet arritja e një konsensusi përmes negociatash deri në 19 nëntor.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi nr 257

77 NEWS E DIELË, 18 NËNTOR 2012

Kompania Shekulli ofron vend pune Drejtor Marketingu. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

HOTEL BALLKANRestorant Piceri Bar Diskotekë

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Protestojnë romët në Ministri:

Po jetojmë në kushte të vështira!

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

“Bota ka dhënë miliona lekë për stre-himin tonë. Ku janë? Ne jetojmë si

qeni, pa ujë dhe pa drita”. Përfaqësuesja e komunitetit rom prej 8 familjesh me 45 anëtarë, që ka mësyrë në dyert e Ministrisë së Punës, ka ngritur dyshimin se përderisa kushtet e premtuara nuk janë realizuar, fondet e adresuara për ata, nuk përdoren. Liri Metushi, 60 vjeçe, tregon se godinat e ushtrisë ku janë vendosur që nga pranvera janë pa ujë të pijshëm dhe pa drita. “Më shumë rrimë rrugëve se atje nuk mund të qëndrohet, thotë ajo. Para një muaji na vdiq një fëmijë 3 muajshe. Nga kushtet e këqija na vdiq. Po na vdesin edhe këta të tjerët, atëherë do vijmë dhe do t’i sjellim këtu në ministri”, thotë më e moshuara e fisit. Pjesëtarët e tjerë të këtij komuniteti ankohen se kapanonet nuk kanë as dritare dhe as dyer, ndërkohë që provat fotografike dëshmojnë se në fillim godina ka qenë e pajisur, ankohen se uji i pusit është i ndotur dhe se dyshekët dhe batanijet e sjella nga

Ministria ishin shumë të vjetra. “Këta po na përrallisin, na thonë do t’ju biem ujë, ujë nuk ka, na thonë do t’ju biem drita, drita nuk ka, na sjellin dysheqe të vegjël për fëmijë shumë pis”, shprehen të irrituar këta banorë. Natasha Bajramaj tregon se për shkak të kushteve të këqija, tri vajzat e saj i ka çuar në jetimoren e Shkodrës dhe pret që t’i marrë, por kur? “As krevat e asgjë nuk ka. Flemë mbi çimenton e shtruar që nga koha e Enverit”. Banorët ankohen edhe për rrugën. “Na kanë degdisur në mal, na duhet një orë e gjysmë rrugë për të dalë deri tek dyqanet”. Ministria: “Nuk pranojnë të punojnë për 10 mijë lekë në muaj”.

Për kushtet e 8 familjeve rome, dikur tek kasollet e Trenit, në Ministri na thonë: “Vëmendja që u kemi kushtuar këtyre fa-miljeve, ka qenë kaq e madhe, saqë na ka marrë pjesën e përkujdesjes për romët e tjerë. Këto familje janë strehuar, janë shu-më më mirë sesa tek çadrat e tyre, godina ka qenë e kompletuar me dritare dhe me dyer (shihni fotot), i kemi pajisur me tua-lete, ka ujë, por nuk ka ujë të pijshëm. U kemi ofruar ndihma ushqimore herë pas here si dhe furnizime me batanije, jorganë, dysheqe dhe enë kuzhine, por ata ankohen vazhdimisht. Përfundimisht problemin do ta zgjidhim duke vendosur roje. Për gjend-jen e furnizimit, zyra e shtypit sqaron se rezervat e shtetit nuk kanë mallra të reja, ato kanë qenë të ushtrisë etj. dhe janë të përshtatshme për përdorim. “77 News”

letër Avokatit të Popullit për mosfurni-zimin me energji.

Për mungesën e ujit dhe të dritave, Klevis Bita, këshilltar i kabinetit të ministrit, u ka sqaruar banorëve romë se “duhet të presin, pasi me këtë nuk merret direkt Ministria e tyre, por janë CEZ dhe UKT që shtrijnë rrjetin e furnizimit dhe të dyja këto ins-titucione janë njoftuar, por pika e lidhjes nuk është afër”. “77 News” i është drejtuar me një letër Avokatit të Popullit i cili e ka ndjekur hap pas hapi fatin e këtij komuni-teti për të ndërhyrë, pasi për këtë kategori të paaftë për të aplikuar si konsumator për furnizim, nuk janë kryer procedurat dhe pagesat, pasi lidhjet e reja nuk zgjasin më shumë sesa tre muaj, (afati përfundimtar i parashikuar në rregulloret e CEZ), ndërsa romët presin të ndriçohen prej 6 muajsh. Pak kohë më parë, kujtojmë se Avokati i Popullit i është drejtuar UKT për “të marrë masat e nevojshme për furnizimin pa ndër-prerje me ujë të pijshëm, të ambienteve të Repartit Ushtarak Sharrë, Kombinat, Tiranë, ku janë strehuar disa familje të komunitetit rom”, ndërsa zgjidhja minis-trore e premtuar para pak ditëve, ishin autobotet.

Për më tepër: www.77news.al «Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,

Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi nr 257

577 NEWSE DIELË, 18 NËNTOR 2012

Univers Promotions ofron vend pune Ekzekutivë Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Cel : +355 68 20 70 107/ +355 69 20 70 107/ +355 69 20 70 106Tel & Fax :+355 218 22481 e-mail : [email protected]

Peshkopi , Albania

Korabi

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Po jetojmë në kushte të vështira! Omuri: Si jetojnë invalidët me 2 dollarë në ditë!Intervistë me kryetarin e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Shqipërisë

DREJTËSI DHE SOLIDARITET

“Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet” në mbështetje të personave me probleme

të forta sociale, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke ndjekur hap pas hapi çdo problem të këtyre kategorive që nuk kanë mbështetje financiare dhe juridike. Në vazhdën e këtij misioni të rëndësishëm, gjatë një interviste me kryetarin e Shoqatës Kombëtare të Invalidëve të Shqipërisë z. Ab-dulla Omuri, ai bën të ditur fakte tronditëse se si mund të jetojë sot një invalid shqiptar vetëm me 2 dollarë në ditë, ndërsa prej disa muajsh nuk jepet nga Ministria e Punës as ndihma ekonomike. Çfarë problemesh dhe nevojash imediate kanë sot kategoritë e invalidëve?

Shoqata e Invalidëve të Punës të Shqipërisë është miratuar me 06.12.1991. Ajo ka mbi

55 mijë anëtarë. Një invalid i plotë merr një pension mesatar mujor 13607 lekë në muaj + 3300 lekë ndihmë paaftësie = 16 907 lekë në muaj. Ndërsa invalidi i pjesshëm merr një pension mesatar mujor 9503 lekë në muaj. Nga ana tjetër pagesa mujore për energji elektrike, për ujë, për bukë, për ush-qime dhe për ilaçe të detyrueshme shkon në total 42030 lekë në muaj. Duke iu referuar të ardhurave që përmendëm më lart, jemi të detyruar të pranojmë se invalidët e punës jetojnë në varfëri ekstreme, që do të thotë, jetojnë me të ardhura poshtë 2$ në ditë për frymë. Kërkohet detyrimisht përmirësimi i gjendjes ekonomiko-financiare të kësaj shtrese. Ka disa muaj që ndihma ekonomike e in-validëve është ndërprerë, cili është apeli juaj?

Theksojmë se invalidët e punës janë ajo pjesë e shtresave në nevojë që kanë qenë kontribues në skemë dhe sot aktualisht për-fitojmë më pak se kategoritë e tjera.

Një veprim shumë i gabuar ishte VKM nr. 96 dt.07.02.2012 për përjashtimin e invalidëve të punës nga skema e ndihmës ekonomike. Kemi dërguar disa shkresa në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe personalisht Ministrit Ksera për proble-min e ndihmës së paaftësisë sepse invalidët kanë 2- 3 muaj pa marrë ndihmën e paaftë-sisë dhe ende asgjë nuk është zgjidhur. A duhet përmirësuar legjislacioni aktual i invalidëve?

Qeveria si prioritet ka integrimin e kësaj

shtrese në shoqëri. Në këtë rast mund të përmendim Ministrinë e Arsimit e cila ka vlerësuar gjendjen e kësaj shtrese duke gjetur hapësira për t’i integruar në jetën e përditshme. Kështu që me propozim të këtij dikasteri u bë i mundur edhe dalja e VKM për përjashtimin e fëmijëve të invalidëve të punës nga taksa e shkollës. Për vitin aka-demik kanë arritur të shkojnë në shkollë të lartë nga rrethet 822 fëmijë të invalidëve të punës. Një problem tepër shqetësues për invalidët e punës është edhe rimbursimi i il-açeve për diagnozën që kanë. Aktualisht kjo e drejtë nuk realizohet. Një problem shumë shqetësues është punësimi i invalidëve të punës. Aktualisht invalidë të pjesshëm me të drejtë pune janë 19700 invalidë.Cili është propozimi juaj për një trajtim më të mirë të invalidëve?

Në të vërtet Qeveria Shqiptare po mun-dohet të ratifikojë Konventën e OKB-së për personat me aftësi të kufizuara. Mendoj se do të jetë një hap i mirë. Mendoj se pro-jektligji aktual bie ndesh me shumë ligje të tjera që ishin dhe janë efiçentë për kate-goritë e personave me aftësi të kufizuara. Po kështu ky projektligj prish standardet e krijuara deri tani për invalidët e punës dhe kategoritë e tjera.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Abdulla Omuri

Page 6: Gazeta 77 News botimi nr 257

77 NEWS E DIELË, 18 NËNTOR 2012

Aroma e bukës së pjekur, efekt që nuk e prisni!

Ja 3 shenjat që nuk gabojnë kurrë për të njohur një ziliqar!

Hotel Vila Alba ofron vend pune Recepsionist. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE

Janë tre shenja që s’gabojnë kurrë. Për të njohur dikë që ushqen një zili të paparë

ndaj jush edhe pse mund t’iu hiqet si mik i mirë. Nëse i njeh ato, arrini ta zotëroni atë ndjenjë, e cila mund t’iu bëjë edhe keq, përveçse ju krijon shqetësim dhe shpifje ndërsa e vini re.

1- Nuk ju sheh kurrë në sy. Është shumë e vështirë për një ziliqar të ketë forcën për t’u përballur me sytë tuaj, nëse ai ndjen ligësi ndaj jush. Gjithmonë një njeri i tillë sheh anash, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe shumë të pabesë.

2- E ka shmangien në gjak. Ai ka lindur bashkë me të, me shmangien, mënyrën më të mirë për të, që të mos shfaqë atë që ndjen vërtet ndaj jush. Për shembull, nuk iu jep kurrë dorën, shmang takimet me ju si edhe dhënien e informacioneve ndaj jush.

3- Është formal dhe pak spontan. Mëny-ra e tij e kontaktit me njerëzit e tjerë, është përgjithësisht e ftohtë dhe shumë spon-tane.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

Është si një lloj terapie me aromë. Aroma që lëshon buka e sapo dalë nga furra bën që të lëshojë goja

lëng, por duket se ndikon në përmirësimin e humorit, mirëqenies dhe i bën njerëzit më të ndjeshëm dhe më të predispozueshëm ndaj të tjerëve. Është e vështirë të gjendet ndonjë njeri që nuk provon ndjesi pozi-tive nga aroma e bukës së sapo pjekur, pasi avulli i saj zgjon mendime dhe ndjesi pozitive. Ky zbulim u bë nga Universiteti i Bretagna në jug të Francës, të cilët ndërmorën një studim për të vlerësuar efektet e aro-mave te personat, jo vetëm në aspektin fizik por edhe në atë emocional. Përfundimet e studimit u publikuan në Journal of Social Psychology, ku u vu re se personat përveç humorit të mirë nga aroma e bukës, përjetonin edhe një ndjesi bujarie. Kjo lloj “terapie” tregon se par-fumet dhe aromat e kësaj natyre, mund të stimulojnë ndjenja pozitive dhe sjellje më të mira.

Erisa Cakawww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi nr 257

777 NEWSE DIELË, 18 NËNTOR 2012

Krijoje vetë fatin tënd!Kurse profesionale 9-mujore për:

kuzhinier, pastiçier, shef kuzhine, vetëm 500 €

Regjistrimet deri më 19 Nëntor

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Pagesa mund të bëhet edhe me këste mujore.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ekziston mundësia që të konflik-toheni me persona të kundërt. Do t’ju du-ket sikur po iu vendosin pengesa në rrugë.

Demi: Mund t’ju lindë nevoja për t’i ka-nalizuar të gjitha energjitë në një projekt të rëndësishëm që do iu hajë shumë kohë.

Binjakët: Sot mund të keni disa ide bri-lante të cilat duhen vënë në zbatim përpara se të jetë shumë vonë.

Gaforrja: Sot ka shumë tension përreth jush dhe ndoshta iu krijohet përshtypja se askush nuk po ju dëgjon dhe se njerëzit po iu shterrojnë energjinë.

Luani: Të lindurit në shenjën tuaj sot kanë aftësinë për të shëruar dhe qetësuar të tjerët që ndodhen në situatë të tensionuar.

Virgjëresha: Sot do të mendoni nëse njerëzit iu duan më shumë apo më pak se në të kaluarën.

Peshorja: Zakonisht posedoni shumë energji, por sot mund të mos ndiheni shu-më i gjallë. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Akrepi: Mund të ndiheni i pakënaqur për mënyrën sesi po shkojnë gjërat, por është kalimtare.

Shigjetari: Duhet ta pranoni se ndo-njëherë nuk mund ta keni gjithçka nën kontroll.

Bricjapi: Sot mund t’i thoni ndal disa aktiviteteve të cilat i keni ndjekur prej një kohe të gjatë. Bëni mirë të vendosni rregull.

Ujori: Sot është dita ideale për të reali-zuar gjëra të cilat keni më shumë për zemër në jetë.

Peshqit: Keni tendencën për të bërë shu-më gjëra njëkohësisht, por në këtë mënyrë rrezikoni të mos bëni asgjë shumë mirë.

DajtiConstruxion ofron vend pune Arkitekt. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Promovohet në Kampusin "Vitrina" libri i autorit Agron Shehu!

VEPRIMTARI

Një takim i veçantë u mbajt sot në am-bientet e Sallës Gjergj Fishta pranë

SH.L.U.P. Vitrina. U promovua një libër fantastiko-shkencor, i një autori shqiptar që jeton prej vitesh në Kanada, Agron She-hu. Autori u prit nga zv. Rektori i SHLUP Vitrina, Dr. Teki Kurti, Koordinatore e Ban-kës së Ideve, znj. Kozeta Zavalani, si edhe u shoqërua në panel nga Prof. Dr. Bernard Zotaj, Pedagog i SHLUP Vitrina, znj. Fat-miroshe Xhemalaj, lidhje familjare me autorin dhe znj. Teuta Shehu, përfaqësuese e shtëpisë botuese "Filara". Takimi u hap nga znj. Kozeta Zavalani, Koordinatore e Unionit të Krijuesve dhe Artistëve pranë Bankës së Ideve në SHLUP Vitrina, e cila mirëpriti autorin në emër të Stafit Akade-mik dhe i dha fjalën zv. Rektorit, Dr. Teki Kurti, i cili përveç prezantimit të të ftuarit për studentët dhe pedagogët e pranishëm, prezantoi një cv të shkurtër të Kampusit

Universitar “Vitrina”. Takimin e përshën-detën me fjalën e tyre edhe Teuta Shehu, Bernard Zotaj dhe Fatmiroshe Xhemalaj. Në fjalën e tij për librin me titull "Tokësorët në Hapësirë-Kohë ... Ç'tronditje!", autori tregoi në vija të përgjithshme historinë e të shkruarit të librit, zhvillimit të ngjarjeve në libër dhe zbërtheu personazhet kryesorë. Në fillim ky libër u shkrua në anglisht dhe u botua në Amerikë. Pas suksesit të librit, autori e rishkroi në shqip dhe u botua nga Shtëpia Botuese "Filara". Në përfundim të këtij promovimi, përfaqësuesja e Shtëpisë Botuese "Filara", znj Teuta Shehu, e cila nga eksperienca shumëvjeçare me fëmijët e mo-shës 3-6 vjeç, ka botuar libra për fëmijë dhe 9 librat e serisë mësimore “Unë mësoj të …” i dhuroi për departamentin e Ciklit të Ulët dhe Arsimit Parashkollor në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në SHLUP “Vitrina”.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi nr 257

8 77 NEWS E DIELË, 18 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Leza: Llogaritja e taksës mbi xhiron, i jep fund manipulimit me shifrat!

Flet sipërmarrësja për propozimin e LSHR

DREJTËSI DHE ZHVILLIM

Sipërmarrësja Dëshira Leza ka vlerësuar pozitivisht konceptin e qerasë tatimore.

Gjatë një interviste për "77 news", ajo e ka cilësuar këtë nismë të Lëvizjes Shqipëria e Re promotorë të barazisë përpara ligjit. Znj. Leza ka theksuar se duke u llogaritur taksat mbi xhiron dhe jo mbi fitimin, ulen ndjeshëm manipulimet e shifrave dhe çdo sipërmarrës paguan aq sa i takon. Vlerësime pozitive ajo ka shprehur edhe për motivi-min e qytetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, masë e cila aktualisht mungon në Shqipëri dhe që do të ndikonte dukshëm në uljen e informalitetit.Cili është mendimi juaj për qeranë tati-more?

Nga sa jam informuar për qeranë tati-more, më duket një nismë shumë pozitive sepse i kam të gjitha taksat të përmble-dhura. Që në momentin që unë vendos

për të hapur një biznes, jam në dijeni se sa janë tatimet që kam për të paguar në shtet. Kështu unë marr vendimin e duhur nëse duhet apo jo t’i futem një biznesi të caktuar. Gjithashtu më pëlqen që qeraja tatimore parashikon që të ketë vetëm një institucion që kontrollon. Mendoj se kjo do të ndikonte shumë në uljen e korrupsio-nit, që fatkeqësisht në ditët e sotme është shumë i lartë dhe është kthyer në një shqe-tësim serioz për biznesin. Koncepti i qerasë tatimore parashikon që taksa vjetore të paguhet 50% në fillim të vitit dhe 50% më këste gjatë gjithë vitit. A është e përballueshme nga sipërmarrësit e vegjël kjo mënyrë pagese?

Mua më lehtëson shumë fakti që taksën do ta paguajë me këste, një pjesë në fillim të vitit dhe pjesën tjetër gjatë muajve në vazhdim. Në këtë mënyrë tatimi nuk më rëndon shumë dhe unë e kam më të lehtë për të zhvilluar aktivitetin tim pasi më jepet mundësia që t’i shlyej detyrimet pak nga pak. Lëvizja Shqipëria e Re propozon që taksa të përllogaritet në bazë të xhiros dhe jo në bazë të fitimit, siç ndodh aktualisht. Mendoni se kjo formulë është më pak e manipulueshme?

Më pëlqen që taksa do të vendoset duke pasur parasysh xhiron që bën biznesi dhe jo fitimin siç është tani, sepse fitimin shu-më biznese kanë arritur ta manipulojnë. Aktualisht mungon barazia përpara ligjit, ca paguajnë shuma të mëdha dhe përba-llen me presione të vazhdueshme dhe ca të tjerë nuk paguajnë fare. Mendoj se ka ardhur momenti që të gjithë të jemi të ba-

rabartë dhe të gjithë të paguajmë. Qeraja tatimore mendoj se mund t’ia arrijë këtij qëllimi. A do të ndikonte në uljen e korrupsionit ekzistenca e një institucioni të vetëm që kontrollon mbarëvajtjen e sistemit?

Është mirë që të ketë vetëm një institu-cion që kontrollon dhe jo dy-tre siç është tani. Duke pasur vetëm një institucion që kontrollon mendoj se do të ketë më pak korrupsion, sepse në mënyrë të përsëritur përballemi me kontrolle nga institucione të ndryshme. Për të garantuar funksionimin e sistemit, Lëvizja Shqipëria e Re propozon edhe një masë ndërgjegjësuese, motivimin e qytetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, duke i kompensuar atyre 2% të shpenzimeve vjetore. Mendoni se një masë e tillë do të ndikonte në uljen e informalitetit?

Sigurisht që kjo masë do të ndikojë në uljen e informalitetit. Unë vetë e para do të ndërgjegjësohesha për të marrë kuponin tatimor për furnizimet që do të bëj sepse më intereson 2% që do të marrë shpërblim në fund të vitit. Po ashtu edhe klienti duke pasur interes për të marrë 2% e tij, do të më kërkojë kuponin për çdo blerje dhe unë do të jem e detyruar që ta japë atë. Mendoj se kjo masë është shumë e mirë sepse informaliteti është arsyeja kryesore e abuzimeve. Nëse do të arrihet të ulet infor-maliteti, të gjithë do të jemi të barabartë përpara ligjit dhe secili do të paguajë aq sa i takon.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Dëshira Leza