Gazeta 77 News Botimi Nr.216

8
P ër shumicën e njerëzve, mendi- met janë burimet më të fuqishme që ata kanë. Njerëzit kanë formuar jetët e tyre përmes mendimeve të tyre dhe nëse shiko- ni ngjarjet si ka rrjedhur, do kuptoni se jeta juaj është reflektimi i mendimeve tuaj. Ne mund të kemi shumë mendime. Ato mund të jenë mendime për varfërinë, për pasurinë, shëndetin, sëmundjet, për të qenë një njeri nega- tiv, për të qenë një njeri i dobët, për të qenë i sigurt, i pasigurt, për të qenë një viktimë, i frikë- suar, trim, për të qenë i lumtur ose i trishtuar dhe kjo listë vazhdon. Këto mendime kthehen në një ndjenjë dhe pastaj kjo ndjenjë shprehet duke u bërë pjesë e jetës suaj. Atëherë kur ju ta përjetoni këtë ndjenjë do të kuptoni sesa ndikon gjendja juaj shpirtërore në mënyrën e jetëses tuaj. Ndaj duhet të mendoni sa më pozitivisht, të besoni dhe ta ndjeni fuqishëm ketë ndjenjë, që ajo të realizohet. Besimi dhe ndjenja për diçka është vetëm një mendim që ju e mendoni në mënyrë të përsëritur. Në qoftë se ju do ndryshoni men- dim, gjithashtu do ndryshojnë dhe ndjenjat dhe përvojat tuaja. Ju mund të mbani një mendim thellë në mendjen tuaj, në mënyrë që të tërhiqni rreth vetes tuaj atë që dëshironi ose atë që ju dëshironi të përjetoni. Fuqia e mendimit është një dhuratë që na është dhënë. Ndaj përdorni mendjet tuaja për të formuar mendime sa më pozitive, që të krijoni jetën tuaj dhe të përjetoni eksperienca të ndryshme në jetë, ashtu siç dëshironi ju vetë. Mendimet tuaja duhen të jenë shumë ngulmuese dhe të palëkundura që të arrijnë rezultatin e kërkuar. > > VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E HËNË, 08.10.2012 VITI I - NR.216 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Vlashaj: Na udhëheq solidariteti për njerëzit në nevojë, begatia e vendit dhe lufta kundër korrupsionit!.....fq.2 Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurimeve: Kompanitë paguajnë më pak për dëmet e qytetarëve!...........fq.3 Deputetja kosovare, Time Kadrijaj e ftuar në Kampusin Universitar ''Vitrina''!......................fq.7 Flet 70-vjeçarja nga Vora: Shes lule në rrugë për të ushqyer 6 persona në familje!.....................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv Merkel në Tiranë Fuqia e mendimeve! ...>>fq.5 Ambasadori shqiptar në Berlin: Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! për 100-vjetorin e Pavarësisë!

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News Botimi Nr.216

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

Për shumicën e njerëzve, mendi-

met janë burimet më të fuqishme që ata kanë. Njerëzit kanë formuar jetët e tyre përmes mendimeve të tyre dhe nëse shiko-

ni ngjarjet si ka rrjedhur, do kuptoni se jeta juaj është reflektimi i mendimeve tuaj.

Ne mund të kemi shumë mendime. Ato mund të jenë mendime për varfërinë, për pasurinë, shëndetin, sëmundjet, për të qenë një njeri nega-tiv, për të qenë një njeri i dobët, për të qenë i sigurt, i pasigurt, për të qenë një viktimë, i frikë-suar, trim, për të qenë i lumtur ose i trishtuar dhe kjo listë vazhdon.

Këto mendime kthehen në një ndjenjë dhe pastaj kjo ndjenjë shprehet duke u bërë pjesë e jetës suaj. Atëherë kur ju ta përjetoni këtë ndjenjë do të kuptoni sesa ndikon gjendja juaj shpirtërore në mënyrën e jetëses tuaj. Ndaj duhet të mendoni sa më pozitivisht, të besoni dhe ta ndjeni fuqishëm ketë ndjenjë, që ajo të realizohet.

Besimi dhe ndjenja për diçka është vetëm një mendim që ju e mendoni në mënyrë të përsëritur. Në qoftë se ju do ndryshoni men-dim, gjithashtu do ndryshojnë dhe ndjenjat dhe përvojat tuaja.

Ju mund të mbani një mendim thellë në mendjen tuaj, në mënyrë që të tërhiqni rreth vetes tuaj atë që dëshironi ose atë që ju dëshironi të përjetoni. Fuqia e mendimit është një dhuratë që na është dhënë. Ndaj përdorni mendjet tuaja për të formuar mendime sa më pozitive, që të krijoni jetën tuaj dhe të përjetoni eksperienca të ndryshme në jetë, ashtu siç dëshironi ju vetë.

Mendimet tuaja duhen të jenë shumë ngulmuese dhe të palëkundura që të arrijnë rezultatin e kërkuar. >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 08.10.2012 VITI I - NR.216BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Vlashaj: Na udhëheq solidariteti për njerëzit në nevojë, begatia e vendit dhe lufta kundër korrupsionit!.....fq.2 Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurimeve: Kompanitë

paguajnë më pak për dëmet e qytetarëve!...........fq.3 Deputetja kosovare, Time Kadrijaj e ftuar

në Kampusin Universitar ''Vitrina''!......................fq.7 Flet 70-vjeçarja nga Vora: Shes lule në rrugë

për të ushqyer 6 persona në familje!.....................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

Merkel në Tiranë

Fuqia e mendimeve!...>>fq.5

Ambasadori shqiptar në Berlin:

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

për 100-vjetorin e Pavarësisë!

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

2 77 NEWS

“Solidariteti, begatia e vendit dhe lufta kundër korrupsionit janë vlerat krye-

sore që udhëheqin Lëvizjen Shqipëria e Re”. Me këto fjalë e ka nisur takimin me degën e “21 Dhjetorit”, kryetari i Lëvizjes Shqipëria e Re, Edmond Vlashaj. Përpara nisjes së dis-kutimit për platformën politike, ai ka bërë një prezantim të iniciativave kryesore të Lëvizjes Shqipëria e Re, mes të cilave ka veçuar solidaritetin e treguar ndaj zonave të mbuluara me borë përmes mbështetjes së tyre me ndihma ushqimore, promovi-min e turizmit përmes fushatës “Welcome to Albania”, angazhimin për Shqipërinë e pastër më 20 prill si dhe tryezat e rrumbu-llakta për korrupsionin në drejtësi.

Vlashaj theksoi se platforma politike e Lëvizjes Shqipëria e Re, ka marrë frymë-zim nga reformat e kryeministrit turk Erdogan. Një nga këto pika është anga-zhimi në administratë i njerëzve të rinj në moshë. Sipas tij, personat mbi 45 vjeç duhet të angazhohen në sipërmarrje pri-vate dhe në administratë duhet të anga-zhohen të rinjtë, pasi kështu Shqipëria do të shkonte drejt zhvillimit. “Të vjetrit kanë jetuar një epokë tjetër ku iu humbi koha. Me pretekstin e kapjes së kohës së humbur, ata justifikojnë çdo veprim të paskrupullt dhe për këtë arsye Shqipëria ka shumë korrupsion”, është shprehur Vlashaj.

Më tej ai është ndalur tek punësimi që sipas tij mund të rritet përmes dy politikave kryesore, nxitjes së investimeve të huaja e sipërmarrjeve si dhe reformimit të sistemit tatimor.

Qiraja tatimore e ndarë sipas kategorive të biznesit, si një sistem i ri fiskal që ndikon në fuqizimin e sipërmarrjeve shqiptare dhe shmang evazionin e korrupsionin, është ajo që sipas Vlashaj i duhet Shqipërisë. “Të maj-tët nuk kërkojnë përmirësimin e sistemit, por karrigen e kryeministrit. Ne kërkojmë përmirësimin e sistemit, prandaj edhe në zgjedhje ne do të jemi në koalicion me të djathtët, pra me Partinë Demokratike”, ka theksuar kreu i LSHR-së.

Fuqizimi i institucioneve arsimore, shën-detësore dhe ato të përkujdesjes sociale, si-pas platformës politike të LSHR-së, mund të realizohet duke përjashtuar nga taksat për një periudhë 10 vjeçare investimet private në këtë sektor.

Nga Denisa PlakaPër më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 Ky është çelësi që duhet përdorur, që mendimet tuaja të jenë sa më të fuqishme.Në qoftë se ju ndry-shoni mendjen tuaj shpeshherë, atëherë ju do humbisni fuqinë e mendimit tuaj.

Por në qoftë se ju përqendroheni fuqishëm në një mendim, mendimet tuaja do forco-hen duke realizuar eksperiencen e dëshiruar të ndodhë në jetën tuaj.

Mendimet ndahen në dy nivele: të ndër-gjegjshëm dhe nëndërgjeshëm. Nivelet e vetëdijes dhe të pavetëdijes janë ato që ju duhet t'i kushtoni shumë vëmendje.

Mendimet e pandërgjegjeshme janë ato që krijohen më shumë nga ndikimet e jashtme. Ju merrni një infomacion në mendjen tuaj, formoni një besim rreth tij dhe pastaj ai bëhet pjesë e procesit të mendimeve tuaja. Ky mendim i pandërgjegjshëm pastaj do

pasqyrohet në jetën tuaj nëpërmjet ekspe-riencave tuaja. Nëse ju nuk jeni të vetëdij-shëm për materialin, që ndodhet tek mendja juaj, atëherë ju keni lejuar që mendimet dhe besimet tuaja të formohen nga dikush tjetër.

Mendimet e pandërgjegjshme janë ato mendime që kalojnë nëpër mendjen tuaj, ndërkohë që ju jeni i pandërgjegjshëm pasi ju e keni lejuar veten të ndikohet nga men-dimet e të tjerëve.

Mendimet e ndërgjegjshme janë ato që ju i formoni natyrisht me vetëdije. Jeni ju ata që vendosni për veten tuaj se çfarë do mendoni dhe çfarë zgjedhjesh do bëni në jetën tuaj.

A e keni dëgjuar ndonjëherë veten tuaj? Jeni habitur ndonjëherë me veten se nga ku iu erdhi ky mendim? E pra, ndoshta ju nuk e dini nga ju erdhi mendimi, por vendimi për ta mbajtur ose për ta ndryshuar është i juaj.

Ndërsa ju bëheni më të ndërgjegjshëm për mendimet që ju keni, më vonë do bëheni dhe më të vetëdijshëm për të gjitha mendi-met dhe besimet rreth jush dhe do bëni një zgjedhje të duhur se çfarë do lejoni të hyjë në mendjen tuaj dhe çfarë jo.

Mendimet e ndërgjegjshme dhe të pan-dërgjegjshme janë të impresionuara nga subkoshienca. Subkoshienca ndodhet aty ku fuqia e vërtetë vjen për të krijuar jetën tuaj.

Mendimet i krijoni ju dhe ju duhet t'i mbani ato. Mendja e njeriut është një gje-nerator i fuqishëm që zotëron njeriu. Ju janë dhënë këto burime të mrekullueshme për të krijuar veten tuaj dhe të bëni zgjedhjet tuaja në jetë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 8 TETOR 2012POLITIKËE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Vlashaj: Na udhëheq solidariteti për njerëzit që kanë më shumë nevojë, begatia e vendit dhe lufta kundër korrupsionit!

“Të majtët nuk kërkojnë përmirë-simin e sistemit, por karrigen e

kryeministrit. Ne kërkojmë përmirë-simin e sistemit, prandaj edhe në zgjedhje ne do të jemi në koalicion me të djathtët, pra me Partinë Demo-kratike”, ka theksuar kreu i LSHR-së

Kreu i LSHR-së diksuton platformën politike me kryesinë e degës së "21 Dhjetorit"

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

77 NEWS

Kompanitë e sigurimeve paguajnë më pak dëme ndaj qytetarëve, në raport

me primet e arkëtuara. Pagesa e me-njëhershme e dëmit është vetëm 36 për qind e totalit të primeve që sigurojnë kom-panitë. Mati Pepa, nëndrejtor i Autoriteti

të Mbikëqyrjes Finaciare (AMF) tregon se si qëndron raporti prime-dëme, në tregun e sigurimeve.

"Raporti prime-dëme shihet në dy aspekte, pra ka dëmet që paguhen në momentin që ndodhin ka dhe dëme që rezervohen. Për vitin që shkoi raporti prime-dëme ka qenë 36 për qind, kurse raporti i kombinuar varion nga 80-98 për qind. Ne jemi të kënaqur në kushtet kur raporti prime-dëme shkon 50 me 50, ra-port i pastër", thotë Mati Pepa, nëndrejtor i AMF-së.

Pamundësia e pagesës së dëmeve, është përdorur nga kompanitë e sigurimeve si justifikim për të rritur herë pas here tarifën e sigurimit të detyrueshëm motorrik, i cili në 2012 është rritur afro 17 përqind. AMF-ja nga ana tjetër garanton se tregu i sigurimeve ka aftësi të plota paguese ndaj dëmeve.

"Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurimeve ka detyrimin ligjor për t'i mbikqyrur këto kompani nëse i plotëson kushtet për page-sat e dëmeve. Nëse kanë rezerva të siguri-mit të mjaftueshme, në këtë pikëpamje, autoriteti e ka situatën nën kontroll. Tre-gu i sigurimeve në Shqipëri në kuptim të garancive financiare për përballimin e dëmeve është i sigurtë", thotë Mati Pepa, nëndrejtor i AMF-së.

Nga data 1 shtator kompanitë e sigu-rimeve rritën me afro 6 deri në 8 për qind tarifën e sigurimit të detyrueshëm motorrik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta, ose TPL-në. Çmimi për sigurimin e automjeteve deri në 1600 kubikë ka arri-tur në 15,000 lekë, ndërsa për mjetet me motorr mbi 1600 kubikë çmimi i ri është 15,600 lekë.

Për më tepër: www.77news.al.

E HËNË, 8 TETOR 2012

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 440 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 8 Tetor.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

AKTUALITET

llukani ofron vend pune Help Desk. Për më shumë informacion na vizitoni në: http://www.albredstone.com/puna/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Papunësia vijon të jetë një nga pro-blematikat më shqetësuese për mjaft

qytete dhe qyteza shqiptare. Për këtë shkak, në qytetin verior të Kukësit ka bërë që pjesa dërmuese e familjeve të jetojnë vetëm me pensionet e prindërve, ndërsa më shumë se 12 mijë të tjerë me ndihmë ekonomike që nuk kalon 25 mijë lekë te vjetra në muaj. Në kushtet kur familjet janë zgjeruar, sërish prindërit mbeten shtylla kryesore e të ardhurave.

Por ata rrëfejnë se pensioni nuk u mjaf-ton as për ushqim e as për ilaçe, pasi rimbur-

simi i tyre është shumë i ulët. Duke qenë se mbështetja kryesore dhe e sigurtë në famil-jet e varfra mbeten pensionet, të moshuarit kërkojnë rishikimin e masës së tyre.

"Pensionet e moshës së tretë janë shumë të ulëta. Janë shumë pak, po t'i krahasosh me rrogën e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i bie që atë që marr unë në 48 muaj, ai e merr në një muaj",thotë një i moshuar. "Puna është se çfarë do të bëjë rinia, pa le për pleqtë. Koha jonë iku",-thotë një tjetër. "Për punën e ilaçeve, rimbursi-met janë të kufizuara. Nuk kemi mundësi

jetese sa duhet", shprehet një tjetër pen-sionist.

Në rrethin e Kukësit aktualisht numri i të papunëve arrin në 4700 persona, prej të cilëve 2600 janë nën 35 vjeç, 2200 të papunë janë femra, ndërsa 2100 janë kryefamiljarë. Ndërkohë, në shkallë rrethi, numri i të punësuarve arrin në rreth 4400 persona, prej të cilëve në sektorin shtetëror rreth 3200 persona dhe në sektorin privat rreth 1200 të tjerë.

Për më tepër: www.77news.al.

Papunësia, një plagë e ndjeshme në qytetin verior të Kukësit!

Kompanitë paguajnë më pak për dëmet e qytetarëve!

Mati Pepa

Autoriteti i Mbikqyrjes së Sigurimeve:

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

77 NEWS

Vendi ynë vazhdon të mbetet parajsa e super makinave të grabitura. Kë-

shtu në nëntë muaj vetëm nga policia e Tiranës janë sekuestruar rreth 100 mjete luksoze të vjedhura në vendet e Europës dhe të trafikuara në vendin tonë. Blutë e Tiranës kanë ngritur një task forcë për të ndalur këtë fenomen. Në këtë taska forcë janë përfshirë thuajse të gjitha strukturat e policisë dhe detyra e saj është që vendi ynë të mos jetë pjesë e hartës ku trafiko-hen mjete luksoze. Bedri Hasanaj, shef i

patrullës në policinë e kryeqytetit sqa-ron se aksionet për të zbuluar makinat e vjedhura do të jenë të përhershme. Gji-thashtu në këtë aksion janë të përfshira edhe policitë e vendeve kufitare dhe ato europiane, pasi janë ato që japin infor-macionin e parë se këto makina kanë hyrë në vendin tonë dhe më pas i takon policisë shqiptare për t'i gjurmuar, e më pas për t'i sekuestruar këto super makina.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 8 TETOR 2012

AKDIE ofron vend pune Inspektor Monitorimi në terren. Dërgoni CV në adresen e emailit: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

METROPOLE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VOA. Ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës sapo ka përfunduar ndërtimin e 3 rrje-

teve të mëdha të transmetimit të ujit të pij-shëm në Kashar, Laknas dhe rruga "Siri Ko-dra", të cilat do të furnizojnë me ujë banorët e Unazës së Re, Yzberishtit, Bregut të Lumit, deri tek lagjet pranë trenit. Investimet e reja furnizojnë normalisht me ujë rreth 30 mijë

familje. Ndërkohë është ndërtuar edhe një depo e re uji pranë Qytetit "Studenti".

“Të gjitha investimet po bëhen me syni-min e vetëm që të zgjaten oraret e furnizimit deri në furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm në familje”, thotë Luan Peti, drejtues i depar-tamentit inxhinierik.

Në bllokun e Selitës janë 1100 pallate që po pajisen me matësa dhe linja të reja. Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Sahit Dollapi, thotë se “investimet e konsiderueshme që po kryhen janë duke ecur paralel me prerjen e lidhjeve të paligjshme, vendosje sahatësh, shtrirje lin-jash të reja dhe mbledhjen e parave të debi-torëve përmes firmosjes së kontratave të reja”.

Pasi ka përfunduar të gjithë rrjetin e trans-metimit nga burimet në depo, ujësjellësi i Tiranës ka nisur edhe sistemimin e rrjetit kapilar të shpërndarjes pranë çdo banese,

sidomos tek pallatet e vjetra mbi 30-50 vje-çare, të cilat kanë tubacione të rrezikshme për shëndetin. Aty po shtrohen tuba të reja dhe po vendosen matësa të rinj me kontrata të reja, në mënyrë që furnizimi me ujë të jetë sa më cilësor. Për vite më radhë, Tirana ka vuajtur nga furnizimi i pakët me orar i ujit të pijshëm.

Specialistët pohojnë se burimet natyrore të ujit të pijshëm që rrethojnë Tiranën janë të mjaftueshme për të mbajtur edhe dyfishin e banorëve ekzistues në kryeqytet me furni-zim të rregullt, por tani ndërmarrja po mirë-menaxhohet dhe problemi kryesor mbetet mosdëmtimi i rrjetit të ri me ndërhyrje të paligjshme dhe mbledhja e parave nga fatu-rat e papaguara.

Për më tepër: www.77news.al

Tiranë, ndërtohen tri rrjete të mëdha të ujit të pijshëm në Kashar, Laknas dhe rrugën "Siri Kodra"!

Makinat e vjedhura, 100 mjete të ndaluara në 9 muaj në kryeqytet!

Bedri Hasanaj

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

77 NEWS

Zoti Valter Ibrahimi, me 2 Tetor mbu-shen 25 vjet nga vendosja e marrëdhë-nieve diplomatike gjermano-shqiptare. Në çfarë pozicioni është sot Gjermania në krahasim me vendet e tjera në BE përsa i përket rolit të saj në Shqipëri dhe për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së?

Megjithëse kanë kaluar vetëm 25 vjet, duken sikur flasim për dy epoka historike të ndryshme dhe shumë të largëta nga njëra-tjetra. 25 vjet më parë, mes dy ven-deve diskutohej vendosja e marrëdhënieve diplomatike, të cilat ishin kushtëzuar deri atëherë mbi baza ideologjike apo përfitime ekonomike. Ndërsa sot, marrëdhëniet mes dy vendeve janë marrëdhënie të hapura e të shkëlqyera miqësore, marrëdhënie par-tneriteti, bashkëpunimi dhe interesi reci-prok. Gjermania është një vend mik, një vend që prej më se 20 vjetësh ka dhënë një

kontribut të jashtëzakonshëm, fillimisht për rimëkëmbjen e vendit pas rënies së komunizmit dhe më pas për zhvillimin e qendrueshëm të tij. Duke mos e ekzagje-ruar aspak, mund të them se shqiptarët i janë mirënjohës Gjermanisë për atë çka ajo ka bërë në këto 20 vjet, për kontributin në rimëkëmbjen e jetës ekonomike e sociale të Shqipërisë. Gjermania është një prej dona-torëve kryesorë të Shqipërisë, që në këta 25 vjet e ka mbështetur vendin tonë me mbi 1 miliardë euro, duke kontribuar direkt apo indirekt në zhvillimin e vendit dhe arritjen e standardeve të nevojshme për një anëtarë-sim të ardhshëm në BE. Gjithashtu edhe niveli i shkëmbimit të vizitave të ndërsjellta e shpreh më së miri këtë bashkëpunim të shkëlqyer. Të gjithë zyrtarët e lartë të Shqipërisë e kanë vizituar Berlinin në këta tre-katër vitet e fundit. Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë në mënyrë të vazhdueshme vijnë për vizita zyrtare apo pune në Gjer-mani. Një numër i madh ministrash kanë vizituar Berlinin apo Lande të tjera të Gjer-manisë. Po kështu Kryetari i Bundestagut gjerman, Ministri për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim dhe një numër zyrtarësh të tjerë të lartë gjermanë, kanë

qenë së fundmi në Shqipëri. Bashkëpunimi ndërparlamentar është institucionalizuar tashmë me vizita të ndërsjella të grupeve parlamentare të miqësisë. Edhe vizitat në nivele ekspertësh të fushave të ndryshme janë të panumërta.Sa është prezente Shqipëria në kuptimin jo vetem diplomatik, por edhe më gjerë në Berlin?

Më duhet të them se, nuk është aspak e lehtë të jesh prezent në Berlin, në kryeqytetin e një prej vendeve me më shumë peshë në arenën evropiane dhe atë botërore. Të gjitha vendet dhe të gji-tha përfaqësitë diplomatike rezidente në Berlin kërkojnë vëmendjen maksimale të Berlinit zyrtar, por për marrjen e saj ndikojnë një sërë faktorësh, si interesi i drejtpërdrejtë i vetë Berlinit, koniunktu-rat evropiane apo ato globale, mbështetja që vetë Berlini kërkon për iniciativat e tij, e shumë e shumë të tjera. Pra, me pak fjalë, konkurrenca për të qenë prezent është shumë e madhe. Sigurisht edhe Shqipëria, ndër vite përpiqet të forcojë dhe zgjerojë së më shumë të jetë e mun-dur bashkëpunimin dypalësh dhe të rrisë prezencën e saj në Berlin dhe në të gjithë Gjermaninë. Por, duhet të jemi racionalë dhe realistë, pasi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në më të shumtën e rasteve janë sa reciproke aq edhe proporcionale me interesat e ndërsjella.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 8 TETOR 2012

Shekulli ofron vend pune Gazetar. Dërgoni CV në adresen e emailit:[email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

INTERVISTËE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Ambasadori shqiptar në Berlin:

Valter Ibrahimi

Merkel në Tiranë për 100-vjetorin e Pavarësisë!Lidhur me vizitat e mundshme zyr-

tare, mund t'iu them me plot gojën se realisht ka një dëshirë të madhe të personaliteteve gjermane për të vizi-tuar Shqipërinë dhe veçanërisht të Kancelares dhe Ministrit të Jashtëm

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

6 77 NEWS

Me shtimin e përdorimit të kompjute-rit dhe televizorit dhe me kalimin e

moshës janë shtuar dhe problemet e syve tek të rriturit. Ndërkohë që disa probleme janë serioze dhe të paparashikueshme, disa të tjera mund të parandalohen me mbrojtjen e shëndetit të syve dhe një ushqyerje të shën-detshme.

Në një studim të publikuar në “Huffington Post” bëhet e ditur se konsumimi i luteins, acideve omega -3 dhe likopenit ul me 25 % rrezikun e krijimit të një degjenerimi maku-lar në sy. Specialistët mendojnë se dobitë

potenciale nuk kufizohen me kaq.Ushqyerja e shëndetshme ndikon në të

gjithë trupin tonë. Produktet e mëposhtme jo vetëm që krijojnë një efekt mbrojtës të syve tuaj, por edhe ndikojnë pozitivisht në sistemet tjera të trupit. Ja ushqimet të cilat mbrojnë sytë tuaj:

Spinaqi, lakra e zezë: janë antioksidues që mbrojnë dhe përkujdesen për qelizat e shëndetshme Lutein dhe zeaxanthin. Këta gjenden me shumicë tek zarzavatet me gjethe jeshile që mundësojnë një mbrojtje sikur sy-zet e diellit dhe filtrojnë dallgët e dëmshme

bojë-qielli.Kajsia: një burim i mirë betakaroteni dhe

likopeni. Trupi e shndërron beta karotenin në vitamin A në trup. Kjo vitaminë i bën len-tet e syrit, qelizat dhe indet më rezistente ndaj dëmtimit. Stresi oksidativ (rasti i cilësuar si stres oksidativ krijohet zakonisht në organi-zmat e gjalla dhe është një risk, i cili shtohet me kalimin e një doze të caktuar. Shkaku i këtij rreziku janë molekulat e quajtura si radikale të lira. Stresi oksidativ është një rast serioz dhe i rrezikshëm mund të shkaktojë degjenerim makular në katarakt ose të dëm-tojë gjakun i cili shkon në sy.

Mollë vendi: Molla e vendit krijon një efekt pozitiv mbi sytë. Nëse konsumoni një tas me mollë vendi mund të merrni edhe më shumë se nevoja ditore e juaja për vitaminë A. Krahas kësaj karrota dhe portokalli ndih-mojnë në mbrojtjen e syve tuaj.

Veza: veza e pasur me zink përmban dhe shumë acide omega-3 dhe lutein. Trupi ynë i tret më mirë këta antioksidues.

Përgatiti: Luljeta Hasaniwww.banka-ideve.com

E HËNË, 8 TETOR 2012KURIOZITETE

Gjendet fosili i një pinguini gjigant!

Produktet që mbrojnë sytë!

XL WORLD XL WORLD a Xerox Company kërkon Operatori Telemarketing. Dërgoni CV në : [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SIDNEI– Mbetjet fosile të njërit prej pin-guinëve më të mëdhenj që kanë ekzistuar

ndonjëherë, një kafshë e bukur me gjatësi 1,3 metra dhe peshë 60 kg, janë gjetur në Zelandën e Re në harkun e 30 vjetëve. Paleon-tologët kanë arritur t’i bashkojnë, duke i dhënë formë zogut, të mbiquajtur Kairuku,

që jetonte 24-27 milion vjet më parë, kur Zelanda e Re ishte kryesisht e zhytur në ujë dhe konsistonte në disa shkëmbinj të izoluar që dilnin mbi ujë, të cilët ofronin ushqim të bollshëm dhe mbrojtje nga grabitqarët.

www.newnews.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

77 NEWS

Në mjediset e Kampusit Universitar “Vitrina” u organizua një tryezë e

rrumbullakët. E ftuar në këtë seminar ishte Znj.Time Kadrijaj, Deputete e Kuvendit të Kosovës, Zv.Kryetare e Komisionit të Shënde-tësisë, Punës e Mirëqënies Sociale si dhe ish luftëtare e U.Ç.K. Në këtë takim u diskutua rreth temës “Sfidat e gruas në demokraci”. Paneli i këtij takimi përbëhej nga Rektori i Universitetit prof. dr. Mario Kedhi, zv. rek-tori dr.Teki Kurti, zv. Rektore dr.proc. Anisa Subashi, përfaqësuese e Bankës së Ideve si dhe moderatore e takimit, znj. Kozeta Zava-lani. Së bashku me znj. Kadrija ishte dhe znj. Vitore Sefa, e ashtuquajtur “Mbretëresha e Diasporës Shqiptare”. Profesor Teki Kurti prezanton të ftuarën me një biografi të shkurtër si dhe për të gjithë të ftuarit për-shkruan misionet dhe vizionet e Universite-tit “Vitrina”. Znj. Time Kadrijaj u shpreh se ndihet e priviligjuar që ndodhet në këtë mje-dis kaq të ngrohtë. Ajo theksoi se femrat, me

të gjitha vështirësitë dhe problematikat që e karakterizojnë, krahas të tjerave marrin pjesë dhe në luftë madje kanë rënë dhe dëshmorë. Shembull konkret të grave mori ato që janë bërë pjesë në luftën e Kosovës. Gjithashtu, duke qënë deputete në Kuvendin e Kosovës u diskutua edhe për pjesëmarrjen e grave në Kuvend. Ajo u shpreh se ka mjaft vështirësi që të përparojë dhe të avancojë, por që me punë dhe vullnet arrihet gjithçka, të gjithë duhet të mendojnë për veten. Ndër të tjera, u shpreh se punësimi i grave në Kosovë është rritur shumë kohët e fundit. Duhet theksuar, shtoi ajo, që një shtet i ri si Kosova ka një presidente femër. Në këtë takim u diskutua dhe për partinë që ajo bën pjesë dhe përfa-qëson. Nuk munguan pyetjet nga auditori në lidhje me punësimin e grave dhe rolin e tyre në shoqëri. Në përfundim të takimit u organizua dhe një kokteil.

Për më tepër: www.77news.al

E HËNË, 8 TETOR 2012 VEPRIMTARI

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 650 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 8 Tetor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot do të keni një frymëzim të veçantë persa i perket aparencës.

Demi: Keni një mimikë të paparë përsa i perket shprehjes së saj tek të tjerët.

Binjakët: Jeni të fiksuar pas shprehjes se” bari i gjelbërt ndodhet gjithmonë pas gardhit” ndaj jeni në kërkim të vendeve të ndryshme për të gjetur qetësinë brenda vetes tuaj.

Gaforrja: Dita e sotme është pak a shu-më si një labirint për ju.

Luani: Jeni në një udhëkryq të vështirë ku kërkoni të gjeni zgjidhje të shpejta për të vepruar.

Virgjëresha: Ju këshillohet ta nisni këtë të hënë me disa ushtrime relaksuese në mengjes në mënyrë që të kthjelloni mendjen tuaj.

Peshorja: Sot iu këshillohet të bëni diçka humane.

Akrepi: Nëse jeni duke u marrë me një çështje serioze në projektet tuaja dhe gjërat fillimisht nuk po ecin siç prisnit, mos u dekurajoni dhe mos u dorëzoni.

Shigjetari: Ju duket sikur të gjithë rreth jush janë tepër të lumtur dhe kalojnë më së miri, ndërsa ju jeni në malore.

Bricjapi: Keni një veçanti në pikpamjen tuaj ndaj gjërave, pasi qëndrimi juaj neu-tral iu jep përparësi në arsyetimin e shumë çështjeve të ndryshme.

Ujori: Jeni duke fantazuar së shumti kohët e fundit gjë që ju ka bërë të dilni disi jashtë realitetit.

Peshqit: Vihuni në vend të dikujt tje-tër dhe gjykoni sjelljen që ju bëni ndaj të tjerëve.

Webster center ofron vend pune part time mësuese e gjuhës angleze e italiane. Kontaktoni në nr e Cel:069 58 64 200 /Për më tepër: www.njoftime.com

Deputetja kosovare në Kampusin ''Vitrina''!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.216

8 77 NEWS

Lule Goga 70 vjeçe nga Vora prej 5 vitesh shet lule në zonën e "Mys-

lym Shyrit" në mënyrë që të ndihmojë familjen e saj. Edhe pse e moshuar edhe e sëmurë ajo ka zgjedhur të shesë lule, pasi pensioni që merr prej 60 mijë lekësh dhe rroga e djalit të saj nuk i del as për ilaçet. E moshuara rrëfen se me shitjen e luleve arrin të ushqejë 6 persona në familje. 70 vjeçarja i bën apel organeve shtetërore, që të mendojnë për moshën e tretë që jeton në fshat, pasi kjo kategori është lënë në harresë. Si quheni dhe sa kohë keni që shisni lule në rrugë?

Emri im është Lule Goga, jam 66 vjeçe, vij çdo mëngjes nga Vora dhe shes lule në zonën e "Myslym Shyrit". Kam 5 vjet që shes lule në rrugë për të mbajtur familjen. Deri tani më ka mbajtur kjo punë dhe nxjerr 15-20 mijë lekë të vjetër në ditë, sepse pensioni që marr (60 mijë lekë të vjetër në muaj) nuk më del as për bukë thatë. Kam një copë tokë atje në Vorë

dhe e kam mbjellë vetëm me lule dhe me pemë. Gjithashtu, jam shumë e lidhur me lulet dhe që kur isha fëmijë i gëzohesha shumë, kur i mbillte në baçe nëna ime. Më dhimbsen kur i shes dhe kur ndodh që ato kalben apo vyshken mërzitem shumë, pasi këto lule që prej disa vjetësh janë i vetmi burim të ardhurash. Kam 7 vjet këtu dhe kam krijuar klientelën time, ka gra që marrin ditë për ditë lule për në shtëpitë e tyre, ka disa të tjera që i duan për ndonjë ditëlindje apo dasëm.Për çfarë arsye del dhe shet në rrugë?

Çfarë të bëj ska rrugë tjetër, jemi 6 vetë në shtëpi, bashkëshortin e kam të sëmurë dhe nuk lëviz, vetëm djali më punon, por ai ka familjen e tij, ka fëmijë dhe është e pamundur të ushqehemi vetëm me rro-gën e tij. Dy fëmijët e djalit janë të rritur dhe harxhojnë për t'u veshur, për shkollën është e pamundur të mbajmë frymën ve-tëm me një rrogë. Bashkëshorti nuk lëviz dhe shpesh i bëjmë analizat për sëmund-jen që ka, por edhe ato kushtojnë shumë.

A përfitoni pension nga shteti, po ilaçet i merrni të rimbursuara?

Unë vetë marr vetëm 60 mijë lekë, pen-sion që nuk na del as të ushqehemi me bukë. Nuk e di si do të jetonim nëse nuk do merrja mundimin, që të dilja këtu në rrugë për të shitur lule. Ndonjëherë nuk vi se jam e moshuar dhe më zë tensioni, ndodh që të sëmurem e të rri në shtëpi, por ndihem shumë keq, më dhimbset djali që vetëm me rrogën që merr të na mbajë 6 vetë në familje. Unë dhe bashkë-shorti i blejmë ilaçet dhe nuk i marrim me rimbursim, pasi ilaçet e rimbursuara nuk bëjnë efektin e duhur. Çfarë apeli i bëni organeve shtetërore?

Pensioni nuk na del pasi jemi në fshat, shteti duhet të mendojë pak më shumë për të moshuarit aq më tepër për ata që kanë jetuar në fshat e kanë punuar në punë bujqësie tërë jetën. Rritja e pensio-neve ka qenë qesharake, ndonjëherë më duket sikur tallen me ne. Thonë që na kanë rritur pensionet, por na japin vetëm 3 mijë lekë të vjetra çdo vit. Shteti duhet të vëjë dorën në zemër për të moshuarit dhe sidomos për ne që jemi në fshat, pasi lekët që na jep shteti nuk na dalin as për të mbajtur shpirtin me ushqim. Çmimet janë gjithmonë në rritje dhe është e pa-mundur të jetosh vetëm me atë pension që marrim, ndaj shteti duhet ta gjejë një zgjidhje.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E HËNË, 8 TETOR 2012

Shpërndahet 40.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

SOCIALEE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin! Tel: +355 69 46 14 134Facebook: Qendra Drejtësi dhe Solidaritetemail: [email protected]

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Shes lule në rrugë për të ushqyer 6 persona në familje!

Lule Goga

Flet 70-vjeçarja nga Vora: