Gazeta 77 News botimi Nr 281

8
MENDIMI POZITIV E MËRKURË, 12.12.2012 VITI I - NR.281 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al PD feston 22-vjetorin, Berisha: Së shpejti do të bëhet realitet ëndrra europiane e shqiptarëve!...............fq.3 Statusi, Sequi: Do ta merrni, pasi të plotësohen tre kushtet e KE-së!..................fq.3 72-vjeçari: Kam 5 vjet që sorollatem në gjykatë, kërkoj pronën time!................................................fq.4 B.B. qytetarja nga Pogradeci: Ime motër nuk merr KEMP, edhe pse i takon me ligj!.........................................fq.5 Praktikë mësimore në Kopshtin Botanik e Zoologjik!.fq.7 ...>>fq.8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv A ndodh tek ju varësia emocionale? LSHR, më shumë të rinj në administratë! Diskutohet platforma politike në Durrës V arësia emocio- nale do të thotë që disa persona kanë nevojë për t’u mbus- hur nga brenda dhe të largojnë boshllëkun brenda tyre. Kush besoni ju që është për- gjegjës për mirëqenien tuaj emocionale? Ka forma të shumta... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi Nr 281

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 281

MENDIMI POZITIV

E MËRKURË, 12.12.2012 VITI I - NR.281 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

PD feston 22-vjetorin, Berisha: Së shpejti do të bëhet realitet ëndrra europiane e shqiptarëve!...............fq.3 Statusi, Sequi: Do ta merrni,

pasi të plotësohen tre kushtet e KE-së!..................fq.3 72-vjeçari: Kam 5 vjet që sorollatem në gjykatë,

kërkoj pronën time!................................................fq.4 B.B. qytetarja nga Pogradeci: Ime motër nuk merr KEMP,

edhe pse i takon me ligj!.........................................fq.5 Praktikë mësimore në Kopshtin Botanik e Zoologjik!.fq.7

...>>fq.8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

A ndodh tek ju varësia emocionale?

LSHR, më shumë të rinj në administratë!Diskutohet platforma politike në Durrës

Varësia emocio-nale do të thotë

që disa persona kanë nevojë për t’u mbus-hur nga brenda dhe të largojnë boshllëkun brenda tyre. Kush besoni ju që është për-

gjegjës për mirëqenien tuaj emocionale?Ka forma të shumta... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 281

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITET E MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

Nishani-Llallës:

Reforma në prokurori, për të rikthyer besimin tek drejtësia!

<< VIJON NGA FAQJA 1 të varësisë emocio-nale:

Varësia nga substanca të tilla si droga, alkooli ose ushqimi, në mënyrë për të mbushur boshllëkun dhe gjithashtu për të larguar dhimbjet.

Varësia nga shpenzime të tilla si kumari apo televizori për të mbushur zbrazëtinë dhe për të larguar dhimbjet.

Varësia për t’u ndjerë i dashuruar, i mira-tuar në shoqëri ose për t’u ndjerë i denjë, i përshtatshëm, i dashur dhe i sigurt.

Kur ju nuk merrni përgjegjësinë për të krijuar ndjenjën tuaj të brendshme të sigurisë, pse kërkoni të jeni i përshtatshëm, i denjë dhe i sigurt nga jashtë? Ajo çfarë iu mungon nga brenda, ju e kërkoni tek substancat, alkooli dhe zakone të tjera ne-gative. Varësia emocionale është e kundërta e përgjegjësisë personale për mirëqenien emocionale të personit. Megjithatë shumë njerëz nuk e pranojnë se kjo është përgje-gjësia e tyre, që ato t’i largohen veseve të këqija si kumari, droga dhe të fillojnë të gjejnë zakone pozitive që i mbushin ata nga brenda, në mënyrë që të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Çfarë do të thotë të bëhesh më i përgje-

gjshëm emocionalisht sesa të jesh emocio-nalisht i varur?

Kryesisht, kjo do të thotë që ne të prano-jmë se ndjenjat tona vijnë nga mendimet, besimet dhe sjelljet tona, në vend që të vijnë nga të tjerët ose nga rrethanat. Pasi ju të keni pranuar që keni krijuar ndjenja nga mendimet, besimet dhe sjelljet pozi-tive, atëherë ju mund të filloni ta quani veten të përgjegjshëm emocionalisht.

Nëse ju jeni emocionalisht i varur, ju mund të ndjeheni i refuzuar dhe kjo mund të vijë si pasojë e zemërimit të dikujt tjetër që shpërthen zemërimin e tij mbi ju. Ju gjithashtu mund të ndjeheni i lënduar, i frikësuar dhe i pamjaftueshëm nga zemëri-met e të tjerëve.

Megjithatë, nëse jeni emocionalisht për-gjegjës, gjëja e parë që duhet të bëni është t’i tregoni vetes se zemërimi i një personi tjetër nuk ka të bëjë fare me ju. Çfarëdo arsye që të jetë, mos harroni se zemërimi i tjetrit është i tjetrit dhe jo i juaj. Një njeri emocionalisht përgjegjës nuk kopjon sjell-jen e dikujt tjetër. Çdokush është përgjegjës për ndjenjat dhe sjelljen e tij, ashtu siç jeni dhe ju për veten.

Një person emocionalisht i përgjegjshëm

mund të jetë i dhembshur për personin e zemëruar. Për shembull, ju mund të thoni, “Mua nuk më pëlqen zemërimi juaj, por unë jam i gatshëm për të ndihmuar që të kuptoni se çfarë po ndodh brenda jush”. Një person emocionalisht përgjegjës për-qafon ndjenjat e vetmisë me mirëkuptim dhe dhembshuri dhe i trajton ato sikur do të mbajë një fëmijë të trishtuar. Kur ju pranoni dhe përqafoni ndjenjat e vetmisë, ju lejoni që ato të lëvizin nëpërmjet jush shpejt, kështu që ju mund të lëvizni përsëri në paqe.

Në vend të të qenit një viktimë e sjelljes së tjetrit, ju merrni përgjegjësinë emocianale për veten tuaj. Në vend që të qëndroni të mbërthyer në ndjenjën e zemërimit, frikës dhe ankthit, ju mund të lëvizni veten për-sëri në ndjenjën e sigurisë dhe të qetësisë.

Kur ju të kuptoni që ndjenjat tuaja janë përgjegjësia juaj, ju mund të shkëputeni nga varësia emocionale. Kjo do të bëjë një ndryshim të madh brenda jush. Marrëd-hëniet lulëzojnë kur një person shkëputet nga varësia emocionale dhe përqafon për-gjegjësinë emocionale.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti në një takim Prokurorin e Për-

gjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llallën, i cili sapo ka marrë detyrën pas miratimit të dekretit në Kuvendin e Shqipërisë. Duke e uruar zotin Llalla për detyrën e re në krye të organit të akuzës, Presidenti Nishani

e siguroi për mbështetje maksimale në luftën kundër korrupsionit, trafiqeve dhe krimit të organizuar, Kreu i Shtetit thek-soi se institucioni i Prokurorisë duhet të jetë i pavarur dhe jashtë çdo ndikimi nga politika, apo aktorë të saj, në mënyrë që vendimmarrja të jetë e drejtë dhe në zba-

tim të Kushtetutës dhe ligjit. Presidenti i Republikës nënvizoi domosdoshmërinë e kryerjes së reformave në Prokurori si pjesë e reformës në drejtësi, me synim rritjen e besimit të qytetarëve dhe vetë prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Krye-prokurori Llalla shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe dakordësinë e tij me Presidentin Nishani, se në këtë sfidë të rëndësishme do të ketë prioritet pikërisht forcimin e besimit të opinionit publik për këtë institucion, si dhe forcimin e besi-mit te puna e njerëzve që kryejnë çdo ditë detyra delikate në përballje me shkelësit e ligjit. Prokurori i Përgjithshëm e siguroi Kreun e Shtetit se në këtë detyrë do të jetë garant i vlerave më të larta morale dhe integritetit në radhët e prokurorëve dhe të gjithë punonjësve që ushtrojnë funksione të tjera në organin e akuzës, si dhe do të ushtrojë funksionin e lartë me përkushti-min maksimal për ta vënë institucionin e Prokurorisë në shërbim të së mirës më të madhe publike.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 281

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Valiant13 ofron vend pune Analist Programator Java. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKËE MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

PD feston 22-vjetorin e themelimit, Berisha:

Së shpejti do të bëhet realitet ëndrra europiane e shqiptarëve!

Partia Demokratike feston sot 22-vjeto-rin e krijimit. Më 12 dhjetor të vitit

1990 u themelua Partia Demokratike e Shqipërisë, forca e parë politike opozitare. Vetëm 4 ditë pas nisjes së Lëvizjes Studen-tore, më 8 Dhjetor, intelektualët, studentët, punëtorët vendosën mbledhjen e firmave që më pas u depozituan në Ministrinë e

Drejtësisë për legalizimin e PD-së. Azem Hajdari ishte i pari drejtues i Partisë Demo-kratike, pasi ai u vu në krye të komisionit nismëtar. Në shkurt të vitit 1991, kryetari i partisë u zgjodh Sali Berisha, njeriu i cili e drejton këtë forcë politike edhe sot. “Themelimi i PD-së mund të quhet dita e shpëtimit dhe e shpresës së madhe, dita e

rilindjes së vërtetë të dytë kombëtare, sepse Partia Demokratike u themelua si parti e lirive dhe të drejtave njerëzore në vendin ku ato ishin të ndaluara me Kushtetutë, e vokacionit perendimor dhe integrimit Euro–Atlantik dhe Evropian të saj, si parti e interesit kombëtar dhe çështjes shqiptare. Asokohe, ky vizion dukej thjesht një utopi, mbasi vendi kishte përjetuar izolimin më të thellë, mjerimin më të madh. Shqiptarët jashtë Shqipërie në Rajon përjetonin pus-htimin më të egër. Por sot, pas 22 vitesh, ëndrra e tyre, e një shoqërie të lirë, e shqip-tarëve të lirë kudo që ata jetojnë, e antarë-simit në NATO, është bërë e vërtetë. Kam bindjen se nuk do të vonojë së shndërruari në realitet edhe shembja e murit të blloki-mit dhe avancimit të madh të integrimit evropian”, është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Për më tepër: www.77news.al

Shqipëria do ta marrë statusin e vendit kandidat, vetëm pasi të ketë miratuar

tre ligjet e mbetura pezull në Kuvend. Një fakt i tillë është bërë i ditur nga ambasa-dori i Bashkimit Europian Ettore Sequi, gjatë një prononcimi për mediat. Ai ka theksuar se vetëm pasi të plotësohen tre kushtet e Komisionit Europian, do të jepet rekomandimi për t'i dhënë Shqipërisë sta-tusin. “Në tetor, komisioneri Fule tha se KE-ja rekomandon statusin kandidat për Shqipërinë, por gjithnjë me t'u plotësuar disa kushte. Siç e mbani mend, kjo ka pasur

të bëjë me ligjin për Gjykatën e Lartë, rre-gulloren e parlamentit. Por, përveç këtyre, është kërkuar të tregohet një vullnet i qartë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Komisioneri Fule tha se KE do të përgatisë edhe një raport tjetër për Shqipërinë sapo të ishin plotësuar këto kushte. Kjo do të thotë se kur të plotësohen këto kushte, në këtë moment Komisioni Evropian do të bëjë rekomandimin, në atë moment shte-tet anëtare do të marrin një vendim”, ka theksuar Sequi. Mbi këtë çështje ka reaguar edhe ministrja e Integrimit Majlinda Bre-

gu, e cila ka theksuar se qeveria shqiptare nuk do të tolerojë më bllokimin e refor-mave. “Nuk mund të tolerohet nëse ka bllo-kim. Sfida e qeverisë është të mos lejojë asnjë bllokim. Të ftojmë dhe të riftojmë çdo ditë opozitën dhe liderin e opozitës të mos vazhdojnë bllokimin e integrimit”, ka deklaruar Bregu. Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi dhe Ministrja e Inte-grimit Majlinda Bregu, i ka bërë deklaratat e tyre në përfundim të konferencës qeveri-donatorë.

Për më tepër: www.77news.al

Statusi, Sequi: Do ta merrni, pasi të plotësohen tre kushtet e KE-së!

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 281

77 NEWS

IceTheme ofron vend pune Web Designer. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

72-vjeçari nga Tirana:

Kam 5 vjet që sorollatem në gjykatë, kërkoj pronën time!

Muharrem Ferrja është pensionisti 72-vjeçar nga Tirana. Edhe pse i së-

murë dhe i sapo dalë nga spitali, pas një operacioni të vështirë në prostatë, i mosh-uari orvatet të nxjerrë bukën e gojës duke lyer këpucë në rrugë. Muharremin e tako-jmë diku në rrugët e kryeqytetit dhe sapo i rrëfejmë që jemi gazetarë nga 77 News dhe Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet, ai vë buzën në gaz e thotë se është i lumtur që na takon, pasi ka një problem shumë të madh me pronën e trashëguar nga i ati. Që prej vitit 2008, Muharremi është përpjekur duke e çuar çështjen edhe në gjykatën e Elbasanit. Pas një sërë sorollatjesh nga ky institucion ende nuk ka asnjë zgjidhje për problemin me pronën e tij. “Kam 5 vjet që sorollatem nga Gjykata e Elbasanit dhe nga hipoteka për pronën që babai im ma ka lënë me do-kumentacion të rregullt, kërkoj vetëm të

më rikthehet prona ime që po e gëzojnë të tjerët, pasi hipoteka e ka kaluar në pronësi të personave të panjohur, ky është turp i madh”, shprehet Muharremi, ndërsa i ten-sionuar na tregon se deri sa të ketë frymë nuk do të reshtë së luftuari për pronën e trashëguar nga babai i tij. Historia

I moshuari nga kryeqyteti tregon se nuk ka as dy muaj që ka dalë nga spitali pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që ka pasur për shkak të shqetësimeve nga sëmundja e pros-tatit. Ai tregon se ende mban kateterin në këmbën e djathtë, dhe sipas mjekëve, për disa muaj nuk duhet të lëvizte nga shtrati derisa shëndeti i tij të rikuperohej plotësisht. Por kjo gjë nuk e ka ndalur të moshuarin t’i rikthehet punës, pasi ai ka dalë të punojë për faktin se ka katër persona në shtëpi për të mbajtur. Muharremi rrëfen se puna që ai bën duke lyer këpucët e njerëzve të ndry-shëm në rrugë është e vetmja mundësi jete dhe i vetmi burim financiar për të mbajtur me bukë bashkëshorten dhe vajzat e tij. Mu-harremi tregon se me lyerjen e këpucëve në rrugë mund të nxjerrë vetëm 2 ose 3 mijë lekë të vjetër, me të cilët mund të blejë ve-tëm bukë thatë. 72-vjeçari thotë se edhe pse ai ka dalë në pension, sërish është i detyruar të punojë pasi familja e tij do të ushqehet. “Dy vajzat i kam me shkollë të mesme, por nuk gjejnë dot punë, jam njeri i ndershëm por fati jonë është i damkosur pasi racizmi në këtë vend është i pashmangshëm, vajzat nuk mi marrin në punë për shkak të ngjyrës

që ne kemi, a thua se ne nuk jemi njerëz që duam të jetojmë”, shprehet i moshuari rom, ndërsa shqetësimi i tij më i madh është zgjidhja e problemit të pronës që nuk ka mundur ta gëzojë dot kurrë.Apeli

Muharrem Ferrja i bën apel Gjykatës së Elbasanit t’i japë zgjidhje njëherë e mirë problemit të pronës së tij që padrejtësisht po gëzohet nga të tjerë persona që nuk e meri-tojnë me ligj këtë pronë. Sipas të moshuarit ai disponon të gjithë dokumentacionin për-katës, se ajo pronë i përket vetëm familjes së tij me trashëgimi dhe me ligj. 72-vjeçari tregon se në lidhje me këtë pronë Gjykata e Elbasanit ka hapur një gjyq përpara disa viteve dhe pa marrë parasysh pronarët e vër-tetë të kësaj prone, e duke mos i ballafaquar ata në seancat gjyqësore me palën tjetër, ia ka dhënë tokën në përdorim personave të panjohur që nuk kanë asnjë lidhje farefis-nore me familjen e të moshuarit. “Derisa të më dalë shpirti do luftoj për atë tokë sepse e kam trashëgimi dhe amanet nga babai, që tua lë vajzave një pasuri e të mbajnë frymën gjallë, kaq dua, ndaj bëj apel për ndihmë”, shprehet me lot në sy i moshuari, ndërsa në përfundim të rrëfimit tregon se familja e tij mbahet vetëm me pensionin që ai merr prej 134 mijë lekësh (të vjetra).

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 281

77 NEWS

Porche Albania Sh.p.k ofron vend pune IT Assistant. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Gjatë një vëzhgimi të bërë nga Qen-dra për Drejtësi dhe Solidaritet në

spitalin Infektiv, të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", u ndeshëm me disa pacientë që presin të shqetësuar KEMP-in. Kjo problematikë ka vështirë-suar edhe jetën e familjarëve, të cilët ndi-hen të detyruar të ndihmojnë të afërmit e tyre që gjenden në kushte të vështira shëndetësore. Qytetarët shprehen se orva-tjet midis QSUT-së dhe spitaleve të qyte-teve prej nga vijnë, tashmë janë bërë të zakonshme.

Megjithatë ata rrëfejnë se të zgjidhësh "hallin" do të thotë të japësh para, ndry-she gjithçka bëhet e vështirë. B.B. është një prej familjarëve të shumtë që tregon për këtë problematikë. Motra e saj shtrohet

çdo vit në këtë pavijon pasi vuan nga reu-matizma. Në një intervistë për "77 News" qytetarja rrëfen orvatjet prej tre vitesh që i janë bërë të motrës, e cila në bazë të ligjit duhet ta kishte marrë prej vitesh KEMP-in. Në lidhje me këtë rast Qendra për “Drejtësi dhe Solidaritet” do të ndjekë të gjitha procedurat e duhura për të veri-fikuar shqetësimin e qytetares, e më pas do t’i drejtohet institucioneve përkatëse nëpërmjet shkresave zyrtare, me qëllim zgjidhjen e këtij problemi. Kjo qëndër do vazhdojë të jetë pranë qytetareve dhe të bëjë publik rastet e tyre duke i ndihmuar deri në zgjidhje. Nga vini dhe cila është problematika që ju shqetëson?

Vij nga Pogradeci. Çdo vit motra ime Z.B. shtrohet dhjetë ditë në këtë pavijon. Ajo vuan tashmë prej pesë vitesh nga reu-matizma, e cila e ka bllokuar tërësisht. E shoqëroj dhe e ndihmoj, pasi bashkëshorti i saj punon në Greqi për të përballuar së-mundjen dhe shpenzimet e përditshme. Ka një djalë të vogël dhe mua. Në spitalin e Pogradecit mjekët prej kohësh na kanë thënë, se motra e meriton KEMP-in me ligj. Por, aktualisht kemi tre vjet që orva-temi dhe nuk po gjejmë zgjidhje.

Ndërkohë që vetëm ilaçet që merr ime motër kushtojnë 120 mijë lekë të vjetra në muaj, të mos llogarisim edhe shpen-zimet e analizave të cilat duhet të bëhen rregullisht.Çfarë ju kanë thënë këtu në spital lidhur

me KEMP-in? Nuk japin një përgjigje konkrete. Kemi

bërë disa analiza tek privati pasi në shtet nuk bëhen. Doktoresha na dërgoi në një klinikë andej nga Materniteti. Paguam 120 mijë lekë të vjetra. Ime motër ka punuar dikur në ndërmarrjet e sistemit të dikurshëm dhe aktualisht është 43 vjeç, ende nuk e ka mbushur moshën për të marrë pensionin e pleqërisë. Keni dhënë para nën dorë pasi e keni shtruar motrën në këtë pavijon?

Mjekët nuk na kanë kërkuar para. Por mungesa e medikamenteve është e dukshme. Çdo barnë ne e blejmë jashtë spitalit me paratë tona. Kështu është reali-teti në spitalet e vendit tonë. Jemi të dety-ruar t’i blejmë edhe pse nuk na takon, pasi paguajmë sigurimet shëndetësore.Kujt i bëni apel?

Mendoj se ka ardhur koha të investohet seriozisht në shëndetësi. Të gjithë jemi të prekshëm nga sëmundjet. Njerëzit si ime motër të cilët vuajnë e që nuk gëzojnë akoma pensionin duhet të shihen me prioritet pasi nëse me ligj u takon Kem-pi, nuk dyhet të ketë vend për sorollatje. Ka shumë të tjerë që s'kanë përkrahje, që sipas tyre i bie që ata të vdesin?

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

B.B. qytetarja nga Pogradeci:

Ime motër nuk merr KEMP, edhe pse i takon me ligj!

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 281

77 NEWS

Si të mbrojmë sytë nga efektet e kompjuterit?

Diamond Dental ofron vend pune Mjeke Stomatologe. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

Yndyra, karrota dhe veza kurojnë infarktin!Yndyra e kafshëve, karrota dhe veza

kurojnë më mirë se ilaçet personat që kanë pësuar një infarkt, pasi ndihmojnë në rigjenerimin e elementëve kardio-vasku-larë. Kështu thotë një studim i laboratorit të Shkencave Mjekësore në Piza, që nxjerr në pah përfitimet nga disa ushqime të cak-tuara për ata që kanë pësuar një infarkt dhe që mund të evitojnë, ose të kufizojnë, konsumimin e ilaçeve. Projekti, ende në fazë zhvillimi, është ilustruar në ditën e parë të një seminari që po zhvillohet në qytetin italian dhe e ka marrë nismën nga studime që kanë treguar se si elementë jo

shumë plastikë, si zemra dhe truri, kanë aftësi autogjeneruese të ulët qelizash sta-minale. Megjithatë, si çdo organizëm, edhe qelizat staminale kanë një “kod personal” që mund të interpretohet dhe më pas të përkthehet në terapi. Studimi e zhvendos vëmendjen tek mundësia që në vend që të bombardosh organizmin me qeliza të tjera staminale, të arrihet përmes substancave ushqyese kontakti mes celulave që ekzisto-jnë, për të favorizuar një “dialog” direkt që të ketë ndikim pozitiv tek terapia.

Hëna Pajawww.banka-ideve.com

Qëndrimi i gjatë përpara monitorit të kompjuterit mund të ketë shumë

pasoja negative për sytë tanë. Madje ne shpesh vëmë re se pasi kemi qëndruar

për më tepër se dy orë para kompjuterit kemi lodhje të syve, skuqje apo dhe errë-sim të shikimit. Sipas studiuesve qëndrimi i gjatë para ekrani të kompjuterit rrezikon

të dëmtojë shikimin. Për këtë ata sugje-rojnë që gjithsecili të kujdeset për sytë e tij dhe të mos e lejojë veten që të mbetet para kompjuterit me orë të tëra. Sipas tyre duhet që të ulim nivelin e dritës të kom-pjuterit si dhe të fikim dritat e dhomës. Duhet që pas çdo ore punë në kompju-ter të bëjmë 5-10 minuta pushim duke lejuar sytë të shohin përreth në distanca të largëta. Gjithashtu mbas 15 minuta punë mbyllni sytë për 20 sekonda dhe qetësojini ata. Një tjetër këshillë është që të pastroni ekranin shpesh dhe përpiquni të mos punoni më shkrime të vogla apo fjalë të vështira që kërkojnë shumë për-qendrim.

Anjeza Kastratiwww.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 281

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)

pa asnjë detyrim tjetër.vetëm 320 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 17 Dhjetor

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Kujdes me shpenzimet sepse do të rrezikoni jashtë mase dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Demi: Influenca e yjeve në jetën sen-timentale të çifteve do jetë e favorshme. Përfitoni sa më shumë!

Binjakët: Do jeni më entuziastë sot dhe do e shihni me optimizëm të ardh-men me partnerin.

Gaforrja: Çiftet do i zgjidhin me mirëkuptim dhe qetësi mosmarrëve-shjet që kanë pasur kohët e fundit.

Luani: Marsi iu këshillon të mos nxi-toheni për asgjë nëse iu duhet të merrni vendime financiare.

Virgjëresha: Menaxhojeni me mençuri buxhetin sepse planetët do iu vënë përballë vështirësive të mëdha gjatë kësaj dite.

Peshorja: Ndjeshmëria e tepërt dhe etja për ngrohtësi do e ndërlikojnë ma-rrëdhënien me partnerin tuaj.

Akrepi: Në sektorin financiar do ndër-merrni rreziqe por do ia dilni mbanë me sukses.

Shigjetari: Do keni mundësi të riven-dosni dialogun dhe do të kaloni çaste të lumtura në çift.

Bricjapi: Në planin financiar duhet të tregoheni të kujdesshëm që të mos arrini fundin e detit.

Ujori: Qëndroni të gatshëm për të shi-juar momente të këndshme, të cilat do iu vijnë si një dhuratë nga yjet.

Peshqit: Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar. Mos i përshpejtoni gjërat.

Shaga Sh.p.k ofron vend pune Financiere (F). Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

Praktikë mësimore në Kopshtin Botanik dhe në Kopshtin Zoologjik!

Një ndër praktikat e shumta mësi-more ishte ajo e organizuar në Kop-

shtin Zoologjik dhe Kopshtin Botanik të Tiranës nga pedagogë dhe studentët të Vitit të 3 Cikël i Ulët-Mësuesi. Ishte një praktikë me karakter shkencor-edukativ, një praktikim i dijeve të marra në lëndën Biokimi dhe u udhëhoq nga Lektoria e kësaj lënde MSc. Vilma Piroli.

Në Kopshtin Botanik të Tiranës studen-tët u njohën me llojet kryesore të florës Shqiptare të Familjeve Rosaceae, Legumi-nosae, Labiateae, Pinaceae, Compositae, Graminaceae etj; problematikat aktuale

të bimësisë në Shqipëri dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre; bimësinë jo native shqiptare që gjendet e kultivuar në këtë kopsht etj.

Në Kopshtin Zoologjik të Tiranës stu-dentët duke parë nga afër kafshë si ariu, shqiponja, luani, dhelpra, pëllumba, stru-ci, lama, etj, u njohën edhe më mirë me pozicionin sistematik të këtyre gjallesave; morfologjinë, biologjinë, etologjinë dhe ekologjinë e tyre; llojet në rrezik zhdukje dhe masat që duhen marrë për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 281

8 77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MËRKURË, 12 DHJETOR 2012

LSHR, më shumë të rinj në administratë!Diskutohet platforma politike në Durrës

Dega e Lëvizjes Shqipëria e Re në Du-rrës, ka zhvilluar një takim me të ri-

njtë e këtij qyteti në kuadër të diskutimit të platformës politike. Përfaqësuesit e kësaj lëvizjeje, Vilma Kërçiku, Çajup Çangollari dhe Lisana Subashi bashkëbiseduan me anëtarë, simpatizantë dhe të rinj durrsakë për një sërë problematikash që shqetëso-jnë shoqërinë shqiptare në përgjithësi dhe Durrësin në veçanti dhe paraqitën alter-nativat e LSHR-së për zgjidhjen e tyre. Përfaqësuesit e LSHR-së diskutuan mbi 7 pikat e platformës politike dhe mbi pro-blematikat që has shoqëria shqiptare në ditët e sotme. Kryetrja e Forumit Rinor të LSHR-sëVilma Kërçiku, gjatë diskutimit të saj e vuri theksin tek korrupsioni, një problem kryesor me të cilin po përballet shoqëria jonë. Ndërsa , Çajup Çangollari, nënkryetar i LSHR-së u përqendrua tek pika e forcimit dhe fuqizimit të sistemit

arsimor, shëndetësor dhe të përkujdesjes sociale. Çangollari deklaroi se krijimi i një agjensie kombëtare të vlerësimit të studen-tëve do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemin e korrupsionit në universitete. Valbona Xhaferri, koordinatore e Lëvizjes Shqipëria e Re për degën e Durrësit tha se kjo platformë mirëpret të rinjtë të japin ide dhe propozime për zgjidhjen e problema-tikave me të cilat përballen çdo ditë. Ajo shtoi më tej se platforma politike e LSHR-së ka si qëllim që çdo i ri apo e re të mund të bëhet pjesë e saj duke dhënë ide konkrete. Çangollari shtoi se punësimi dhe politikat e duhura për të rinjtë mungojnë në Shqipëri. Ai premtoi se Lëvizja Shqipëria e Re do të ndikojë në përfshirjen e sa më shumë të rinjve në administratë duke i bërë ata më aktivë në qeverisjen e vendit. Në për-fundim të takimit përfaqësuesit e LSHR-së garantuan se kjo forcë politike tashmë me

një vizion të qartë do të jetë zëri i rinisë. Të rinjtë e qytetit të Durrësit shprehën mbë-shtetjen e tyre për këtë forcë të re politike, duke u shprehur se e gjejnë veten në shumë pika të platformës së saj. Në mbyllje të këtij takimi Përfaqësuesit e Lëvizjes Shqipëria e Re falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre dhe theksuan se takime të tjera do të zhvillohen në ditët në vijim në Durrës dhe në qytete të tjera,ku do disku-tohet mbi platformën politike dhe ku do japin ide konkrete të rinjtë dhe të rejat e qyteteve të ndryshme për zgjidhjen e pro-blemeve. Gjithashtu, Valbona Xhaferri falënderoi pjesëmarrësit për mbështetjen e tyre,dhe shprehu mbështetjen e saj për nis-mat që Lëvizja Shqipëria e Re po organizon. Ajo tha se kjo lëvizje përmbush aspiratat e çdo të riu.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re