Gazeta 77 News Botimi Nr.312

8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 12.01.2013 VITI II - NR.312 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Ritvan Bode: Pse qeveria është kundër heqjes së taksës për biznesin e vogël?................................fq.3 62-vjeçarja F.A: Zyra rajonale më ka bllokuar pensionin e invaliditetit!........................................fq.4 Emigranti nga Gjermania: Ministria e Punës të paguajë dritat dhe qeranë për të varfrit!............fq.5 Në Kampusin "Vitrina", seminar me temë "Sfidat në art dhe televizion"!.................................fq.7 LSHR, prioritet për të rinjtë-si e ardhmja e vendit!.fq.8 ...>>fq.2-8 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al LSHR: Koalicion bashkëqeverisës për Shqipërinë e Re, të Zhvilluar dhe të Begatë! Si të jeni të motivuar! Qendra e Mendimit Pozitiv E dhe pse e gjeni veten tërësisht të mërzitur në kohë të caktuara dhe pastaj e gjeni veten plotësisht të motivuar në kohë të tjera duhet ditur se cilët janë faktorët që kontrollojnë këto pre- zenca. Përpara se të mësoni si ta luftoni mërzinë ju fillimisht duhet të dini... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News e perditshme inforamative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News Botimi Nr.312

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 12.01.2013 VITI II - NR.312 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Ritvan Bode: Pse qeveria është kundër heqjes së taksës për biznesin e vogël?................................fq.3 62-vjeçarja F.A: Zyra rajonale më ka bllokuar

pensionin e invaliditetit!........................................fq.4 Emigranti nga Gjermania: Ministria e Punës

të paguajë dritat dhe qeranë për të varfrit!............fq.5 Në Kampusin "Vitrina", seminar me temë

"Sfidat në art dhe televizion"!.................................fq.7 LSHR, prioritet për të rinjtë-si e ardhmja e vendit!.fq.8

...>>fq.2-8

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

LSHR: Koalicion bashkëqeverisëspër Shqipërinë e Re, të Zhvilluar dhe të Begatë!

Si të jeni të motivuar!

Qendra eMendimit Pozitiv

Edhe pse e gjeni veten tërësisht të

mërzitur në kohë të caktuara dhe pastaj e gjeni veten plotësisht të motivuar në kohë të tjera duhet ditur se cilët janë faktorët që kontrollojnë këto pre-

zenca. Përpara se të mësoni si ta luftoni mërzinë ju fillimisht duhet të dini... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E SHTUNË, 12 JANAR 2013

Vlerësohen koalicionet bashkëqeverisëse të LSHR!

<< VIJON NGA FAQJA 1 nga ju vjen kjo mërzi. Secili nga ne ka zhvilluar energji të caktuara gjatë fëmijërisë së tij të cilat ndikojnë sjelljen e tij edhe sot. Një i rritur është thjeshtë një person i cili përmbush të njëjtat dëshira të fëmijërisë së tij por në një mënyrë ndryshe.

P.sh një fëmijë kur rritet, duhet të fillo-jë të mbledhë rezerva të tilla si para në mënyrë që të ndjehet i sigurt. Ky veprim ndryshon sepse ai është rritur por qëllimi mbetet i njëjti. Por si ka të bëjë kjo më luftimin e mërzisë?

Mërzia është një emocion që shfaqet kur mendja juaj zbulon që veprimi që po bëni nuk do t`iu ndihmojë ju të përmbushni

dëshirat tuaja më të rëndësishme. Le të supozojmë që si rezultat i mënyrës se si ju jeni rritur, ju zhvilloni nevojën për t'u bërë i fuqishëm ose i famshëm. Nëse ju i injoroni këto dëshira për ndonjë arsye atëherë ekziston një mundësi e madhe që ju do të përjetoni mërzi kurdo që ju bëni diçka që nuk ju ndihmon ju të arrini këto qëllime. Në anën tjetër nëse bëni diçka që ju çon afër këtyre qëllimeve, ju do ta ndjeni veten shumë të motivuar. Kështu që hapi i parë për luftimin e mërzisë është të kup-toni dëshirat tuaja të thella dhe nevojat e pavetëdijshme dhe ju do të punoni për t`i përmbushur ato. Pse dështojnë njerëzit në luftimin e mërzisë? Nëse luftimi i mërzisë

do të ishte kaq i lehtë atëherë përse shu-mica e njerëzve dështojnë në zgjidhjen e problemit të mërzisë? Shumë njerëz i lënë qëllimet e tyre në vend që t`i ndjekin ato, derisa i harrojnë fare ato. Shumë njerëz nuk përpiqen t`i përmbushin dëshirat e tyre më të rëndësishme dhe thjesht për-piqen të largohen duke bërë diçka tjetër që i shpërqëndron ato nga këto qëllime dhe kjo e intensifikon ndjenjën e tyre të mërzisë.

Luftimi i mërzisë kërkon shumë kurajë sepse ju duhet të përballeni me faktin që jeni larguar nga qëllimet tuaja të rëndë-sishme.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Jasmina Çoçja me profesion ekonomiste, ishte sot pjesë e takimeve të zhvilluara

në qytetin e Shkodrës, të organizuar nga përfaqësuesja e LSHR, Aida Marku. Ishte një takim tejet interesant ku u preken pjesa më e madhe e pikave të platformës. Ajo u interesua për të ditur më shumë rreth koa-licioneve që LSHR ka me partitë politike në Shqipëri, ku vlerësoi bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Gjithashtu, mjaft me interes, sipas saj, është vlerësimi që i është bërë rolit të femrës në platformën politike të LSHR. "Unë mendoj, u shpreh ajo, se ka ardhur koha që femra të fitojë pozicionin e saj në shoqërinë shqiptare dhe sidomos në vendimmarrje", u shpreh ajo.

Për më tepër: www.77news.al

Më shumë mundësi për të rinjtë me shpirt sipërmarrës!

Takimi i rradhës i organizuar nga për-faqësuesja e LSHR Mirgita Margjini u

zhvillua me disa të rinj të rrethit të Mirdi-tës. Në këtë takim ata diskutuan me shu-më seriozitet platformën politike të kësaj lëvizjeje dukë vënë theksin tek punësimi i të rinjve si një mënyrë kundër korrupsio-nit dhe mbështetjen që LSHR ka në fokus për vetëpunësimin e të rinjve me shpirt sipërmarrës. Ata gjithashtu ngjallën mjaft interes në lidhje me një nga pikat e kësaj platforme që ka të bëjë me heqjen e ko-rrupsionit në arsim siç është dhe krijimi i agjencisë së supervizimit. "LSHR është forca politike për të cilën ka nevojë sho-qëria shqiptare dhe rinia në veçanti", u shprehën ata në fund të këtij takimi.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Kompania FINAL ofron vend pune Specialiste Kredie. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE SHTUNË, 12 JANAR 2013

Ritvan Bode: Pse qeveria është kundër heqjes së taksës për biznesin e vogël?

ISKSH:

Karta e identitetit do të shërbejë edhe si kartë shëndeti!

Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, znj.Elvana Hana

bëri të ditur se në regjistrimin elektronik, karta e identitetit do të jetë në përdorim dhe do të shërbejë edhe si kartë shëndeti për qy-tetarët. Kjo deklaratë u bë gjatë konferencës për shtyp që dha përfaqësuejsa e ISKSH në të cilën u diskutua mbi kontratat e reja që do të realizohen me qendrat shëndetësore dhe farmacitë. Drejtoresha e ketij institucioni theksoi se farmacitë do të bëjnë të gjithë deklarimin e të dhënave të tyre online, ndërsa shtoi se do të merren masa të rrepta ndaj farmacive të ndryshme që kryejnë abu-zime në çmimet e shitjeve apo në përdorim medikamentesh të palicensuara.

Për më tepër: www.77news.al

Ministri i Financave Ridvan Bode e ka cilësuar 2012-ën si vitin më të

vështirë kur ekonomia shqiptare pësoi një rritje modeste si pasojë edhe të ndiki-mit nga kriza globale. Ndërsa ka bërë një analizë të vitit që lamë pas, ministri Bode theksoi se papunësia në vend kap shifrën prej 13.4 përqind, ndërsa inflacioni mbe-tet i stabilizuar. Gjithashtu ministri Bode theksoi se ekonomia shqiptare e kapër-ceu krizën dhe vijon të kooperojë në një terren pozitiv. “Ekonomia shqiptare e kapërceu krizën dhe inflacioni është në nivele të ulëta historike. Inflacioni është 2 përqind krahasuar edhe me të njëj-tën periudhë të një viti më pare dhe ky inflacion mbetet i stabilizuar. Norma e

papunësisë e cila ka një luhatje ulje-ngitje është 13.4 përqind, pra është i njëjti nivel edhe në periudhat paraardhëse. Deficiti buxhetor është 3.2 përqind i prodhimit të brendshëm bruto”, tha Bode.

Ministri Bode, në fund të konferencës për shtyp, iu përgjigj edhe pyetjeve të ga-zetarëve. Pyetjes së gazetarit të 77news, Çerçiz Loloçi, në lidhje me kundërshti-min nga qeveria të heqjes së taksës për biznesin e vogël, propozim ky i opozitës, ministri Bode iu përgjegj se kjo do të sillte mjaft probleme në ekonominë shqiptare, pasi të gjitha bizneset do të synonin të ktheheshin në të volga dhe askush nuk do të paguante taksa.

Për më tepër: www.77news.alRidvan Bode

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

77 NEWS

Billa & Co Shpk ofron vend pune Shitës/e. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E SHTUNË, 12 JANAR 2013

62-vjeçarja F.A:

Zyra rajonale më ka bllokuar pensionin e invaliditetit!

Të moshuarën me orgjinë nga Dibra e takojmë në zyrën rajonale të pensio-

neve në afërsi të Drejtorisë së Policisë, tek pret në radhë për t'u sqaruar për shqetësi-min e saj lidhur me pensionin e invalidite-tit. Sapo e takojmë, 62-vjeçarja shpërthen në lot duke thënë se sot duhet të kishte marrë pensionin, por nga zyrat e postës i është thënë se nuk mund t`i marrë paratë pasi dosja e saj gjendet në zyrat rajonale të pensioneve duke u shqyrtuar. Sapo i themi se jemi gazetarë të “77 News” dhe Qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet dhe duam ta ndihmojmë, e moshuara me lot në sy na tregon se në datën 25 dhjetor, një javë më parë ka dorëzuar pranë zyrës rajonale të ISSH-së një kërkesë për të hequr nga pensioni i saj kompensimin e bashkëshortit të saj prej 3500 lekë (të

vjetra) që ia jep ISSH.Problemi

Sipas të moshuarës kompensimi që e merr prej vitesh bashkëshorti i saj për shkak se ka qenë i papunë, duhet të ndër-pritet meqenëse ai ka mbushur moshën e pensionit, por pikërisht kjo gjë është bërë shkas që të moshuarës nuk i është dhënë pensioni i invaliditetit. “Kur aplikova në 26 dhjetor për pension për bashkëshortin, më thanë se duhet të kërkoja heqjen e kompensimit prej 3500 lekësh(të vjetra) që e merr burri im, më thanë se mjafton vetëm një firmë por ende asgjë nuk është zgjidhur. Më sorollatin pa arsye dhe nuk e dinë që unë me atë pension invaliditeti mbaj frymën me bukë”, shprehet me lot në sy e moshuara. “As vitin e ri nuk e kam festuar si gjithë të tjerët, se s`kam para. Sot duhet të blija ilaçet dhe shkova tek zyra e pensioneve si gjithmonë për të marrë paratë, kur më thanë që dosja është në ISSH jam tronditur shumë, ndaj i bëj apel zyrës së pensioneve të firmosin heqjen e kompensimit që të mund të marr pensio-nin tim”, apelon 62-vjeçarja.Zgjidhja

Sapo njihemi me problemin e të mo-shuarës, pyesim në një prej sporteleve të zyrës rajonale të pensioneve dhe pu-nonjësja na sqaron se dosja e të moshuarës është ende në shqyrtim. Sapo e kupton që jemi gazetarë, punonjësja e zbut tonin e të folurës dhe sillet në mënyrë krejt të qetë me të moshuarit ndërsa në një moment të

dytë kur ne largohemi, e moshuara duke qarë i thotë se ajo po kërkon vetëm të ma-rrë pensionin për të blerë ilaçet e saj, pasi është operuar nga zemra duke e ngritur disi zërin. Punonjësja nga ana tjetër e ner-vozuar e ofendon të moshuarën. Më pas duke e marrë të moshuarën shkojmë në zyrën ku shqyrtohen dosjet e pensioneve të invaliditetit dhe aty gjejmë një vajzë të re, punonjëse e cila ishte në ditën e parë të punës. Ilda, punonjësja e re duke e parë të moshuarën tepër të shqetësuar e fut në zyrë dhe i thotë se do ta ndihmojë ajo për problemin që ka. Duke marrë në dorë librezën e pensionit vajza e re shkon dhe bisedon me disa prej kolegëve të saj dhe brenda 5 minutave vjen dhe i kthen një përgjigje që e gëzon shumë të moshuarën. “Të hënën është e zgjidhur kjo punë, do të hiqet kompensimi prej 3500 lekësh(të vjetra) dhe ti do të mund të marrësh pen-sionin e invaliditetit”, shprehet punonjës-ja e re, ndërsa të moshuarës i rikthehet buzëqeshja dhe e menduar nxjerr sha-minë dhe fshin lotët. Duke përgëzuar vajzën e re e cila e ndihmoi dhe i dha një zgjidhje problemit të 72-vjeçares ne lar-gohemi duke pritur nëse do të zgjidhet vërtet problemi i saj ditën e hënë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

77 NEWS

Paradise Garden ofron vend pune Specialist lulesh-kopshtarie. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 12 JANAR 2013

Emigranti nga Gjermania, Sokol Gradica:

Ministria e Punës të paguajë dritat dhe qeranë për të varfrit!

Një emigrant i ardhur këto ditë në Shqipëri për të kaluar pushimet

dimërore, tregon përshtypjet e tij mbi realitetin dhe shpreh se çfarë gjërash pret të ndryshojnë. Sokol Gradica i ardhur nga Gjermania, thotë se përshtypjet e para për Tiranën janë të mira. “Kam 20 vjet në kur-bet. Në Tiranë nuk kisha qenë prej 3 vitesh dhe disa gjëra i shoh të ndryshuara, rrugë janë bërë. Nëse do të jenë bërë rrugë me parametra, nuk do të prishen për 5 vjet. Shteti ka punuar për infrastrukturën, por nuk ka punuar me punësimin e njerëzve. Këtu ka mbetur në zero. Vetë njerëzit kanë ndërtuar, shumë bukur, por nuk kanë me se të jetojnë brenda shtëpive të bukura.

Këtu nuk marrin as shpërblim për lindjen e fëmijës, e them nga rasti im personal. Ndihmën ekonomike nuk e marrin fare shumë njerëz të varfër, por më mirë për ta do të ishte punësimi. Vëllai im dhe të gjithë njerëzit e mi janë të papunë dhe pa asnjë të ardhur nga shteti. Unë çoj vit pas viti lekë në Shqipëri që t’i mbaj dhe duke paguar taksat e larta ndaj shtetit gjerman për këtë shumë që sjell këtej”. Propozimi i emigrantit për paratë që hyjnë

Emigranti i ardhur nga Frankfurti thotë se shteti ynë duhet të bëjë të pamundurën, që paratë që fusin emigrantët në atdhe, të mos tatohen nga shtetet ku jetojnë, pasi kjo është në interes edhe të vetë shtetit. “Shqipëria duhet të bëjë një kërkesë në të gjitha vendet europiane ku ka emigrantë, që këto vende mos të na tatojnë. Edhe nëse kjo nuk ndodh me vende të tjera, nuk duhet menduar në mënyrë frenuese. Çdo njeri duhet të punojë që të bëhet më i aftë se një njeri tjetër, një shtet punon që të arrijë atë që të tjerët nuk e kanë arritur”. Shteti të paguajë dritat dhe qeranë për të varfrit

Emigranti tregon ndikimin negativ që i ka lënë errësira që ka parë në shtëpitë pë-rreth në Bathore, ku ka familjen. Fakti që shumë familje janë pa drita dhe pa ujë, se nuk kanë të paguajnë, e ka tronditur. “Në Gjermani, të gjitha familjeve që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme, ua kompenson shteti këto shpenzime. Nuk mund të lësh

në të ftohtë, një familje që nuk ka bukë të hajë, tregon emigranti. Uji me ligj nuk lejohet të ndërpritet, veçse në raste të jash-tëzakonshme. Në Gjermani as një qen, as një mace nuk lihet pa bukë se quhet krim. Atje nuk pyetet as se nga vjen qytetari. Sh-teti i paguan ushqimin, ngrohjen, qeranë e shtëpisë”. Jam dakord që bixhozi të ndalohet

I pyetur se çfarë mendon për nismën e Lëvizjes Shqipëria e Re për ndalimin e bi-xhozit, emigranti thotë: “Do të ishte një gjë e mrekullueshme po të arrihet. Por nëse është e pamundur të ndalohet plotësisht, të paktën, të lejohet vetëm në pika të caktua-ra, larg vendeve të banuara, në mënyrë që të mos jenë të arritshme nga njerëzit e varfër”. Ndërsa për lokalet, ai tha se shumë kafe ka edhe në Frankfurt, por shteti duhet të bëjë një gjë: Të mos lejojë që në një distancë të caktuar të ketë më shumë se një numër të caktuar restorantesh e baresh, pasi kështu siç janë ngjitur, nuk do të mund të mbije-tojë asnjëri prej tyre. Shqipëria duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë që miratoi një ligj të ri, i cili detyron respektimin e distancave midis restoranteve dhe disa shër-bimeve të tjera, jo më afër se 1000 metra nga njëri-tjetri.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Sokol Gradica

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

77 NEWS

Jumbo shop ofron vend pune Kasiere. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E SHTUNË, 12 JANAR 2013

Ja me çfarë kuroheshin njerëzit para dy mijë vitesh!

Diskutimi i Platformës Politike të LSHR në Durrës!

Vijojnë takimet masive me të rinjtë e Durrësit. Përfaqësuesja e Lëvizjes

Shqipëria e Re, Hëna Paja në bashkëpunim me Sokol Meçollarin, takimin e rradhës e realizuan me z. Idajet Vrapi, i cili shprehu kënaqësinë për njohjen e kësaj Platforme të mirëfilltë Politike. Ai gjithashtu shprehu dëshirën për t'u angazhuar në këtë lëvizje politike për të dhënë kontributin e tij për zhdukjen e fenomenit korrupsion."Do mbështes Lëvizjen Shqipëria E Re në të gjitha nismat apo projektet e saj në të ardh-men sepse këtu gjej veten dhe është ajo që i duhej shoqërisë tonë", u shpreh Vrapi në fund të takimit.

Për më tepër: www.77news.al

Vaj ulliri, majdanoz, dyllë blete, rrëshirë pishe, këto ishin mes elementeve që të

lashtët përdornin për kurim. Ilaçet e më shumë se 2 mijë viteve më parë janë zbu-luar në disa rrënoja të një anijeje romane.

Arkeologët që kanë studiuar anijen në bri-gjet toskane, Itali, thanë se kanë gjetur një kuti me ilaçe që datonin ndërmjet viteve 140 dhe 130 para erës sonë. Ata besonin se ilaçi ishte një trajtim i lashtë i syve dhe thanë se zbulimi ofron një këndvështrim mbi zanafillën e ilaçeve. Analiza të pilulave, të cilat besohet se mbaheshin në sëndukun e një mjeku, zbuluan se ato përmbanin vaj ulliri, rrëshirë pishe, e cila ka elemente antibakteriale, dyllë blete dhe niseshte. Ato përmbanin gjithashtu një oksidues hekuri dhe yndyrë kafshësh, si dhe karotë, rrepa, majdanoz, selino dhe lakër. Studiuesja e parë në këtë kërkim, Xhana Xhaki, kimiste në Trashëgiminë Arkeologjike të Toskanës,

tha se “Studimi nxjerr në pah kujdesin, edhe në kohërat e lashta, në zgjedhjen e një miksimi kompleks produktesh, me qëllim që të marrin efektin e dëshiruar terapeu-tik dhe ndihmën në përgatitjen dhe apli-kimin e të njëjtit ilaç”. Ajo shtoi se forma e pilulave tregonte se ato përdoreshin për të mjekuar sytë. Alein Touveid, drejtor shkencor i Institutit për Ruajtjen e Tradi-tës Mjekësore, në Uashington DC, tha se këto pilula mund të përdoreshin edhe për të mjekuar plagët. Anija, e quajtur “Relitto del Pozzino”, u zbulua në vitin 1974 në Gjirin e Baratit dhe besohet se ishte anije tregtare që lundronte nga Greqia.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Ofertë e papërsëritshme!Një kurs nëntëmujor për:

pa asnjë detyrim tjetër.

Deri më 14 Janar

= 320 euro- Shef Kuzhine, - Kuzhinier,

- Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik,- Elektriçist,- Marangoz,- Berber,- Teknik Ndërtimi,

- Rrobaqepës, - Topograf,

- Administrator Rrjeti,

- Auto Servis, etj.

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Miqësia do luajë një rol shumë të rëndësishëm në jetën tuaj sot. Do keni mundësi të dilni nëpër takime.

Demi: Saturni do iu bëjë më kërkues sot kundrejt partnerit tuaj. Nuk do jeni me humor të mirë.

Binjakët: Plutoni do iu mbështesë në planin financiar. Gjithsesi nuk këshillo-het të shpenzoni pa limit.

Gaforrja: Jeta juaj në çift pritet të jetë më e qetë sesa zakonisht. Mos u qani, flisni për tema delikate.

Luani: Mundohuni të tregoheni më të kujdesshëm me financat, pasi është një periudhë jo shumë e mirë. Pritet te keni nje takim te rëndësishëm sot.

Virgjëresha: Dashuria kërkon edhe sakrifica. Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe do jenë joshës.

Peshorja: Më në fund jeta sentimen-tale e çifteve do jetë e qëndrueshme. Beqarët do kenë takime interesante.

Akrepi: Shpenzimet do jenë më të mëdha gjatë kësaj dite dhe kjo do sjellë tronditje të financave.

Shigjetari: Venusi dhe Marsi do iu mbrojnë dhe do krijojnë kushtet e favorshme që t’ia kaloni për mrekulli.

Bricjapi: Edhe pse financat do jenë të qëndrueshme është mirë të bëni një riorganizim.

Ujori: Tregohuni të arsyeshëm në pla-nin financiar sepse gabimi më i vogël do iu kushtojë shtrenjtë.

Peshqit: Do ndiheni më të dashuruar se kurrë sot dhe do ia shprehni ndjenjat hapur partnerit.

Europa Express Travel-Tours ofron vend pune Agjente Udhëtimi, turizmi. Dërgoni cv në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE SHTUNË, 12 JANAR 2013

Në Kampusin "Vitrina", seminar me temë "Sfidat në art dhe televizion"!

Unioni i Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë zhvilloi një aktivitet në

ambientet e Kampusit "Vitrina". I ftuari i këtij takimi ishte z.Alban Musa, aktor dhe moderator në UTV. Tema për të cilën u diskutua ishte “Sfidat në Art dhe Televi-zion”. Përfaqësuesja e Bankës së Ideve, znj.Irida Hazizi i uroi mirëseardhjen të ftua-rit dhe u shpreh se të flasësh për median dhe artin në veçanti është mjaft e vështirë. Fillimisht, z.Musa u shpreh se profesioni i tij i vërtetë është aktrimi, për të cilën ka mbaruar dhe shkollën por që pasioni dhe dashuria e tij për median e bën që të punojë në televizion. "Aktrimi do shumë kohë në dispozicion, duhet shumë punë për të arritur atje ku duhet. Ndërsa, televi-zioni ka gjëra të tjera, duhet të jesh pranë tij me patjetër. Gjatë prezantimit duhet të largosh problemet shëndetësore dhe

ato personale, për të qenë sa më i prek-shëm për publikun që të ndjek", u shpreh i ftuari. Pasioni i tij është gazetaria. Ai tregoi sesi kanë qenë fillesat e para në rolin e një administruesi të vetëm së gazetës së shkollës. Diskutim zuri dhe roli i punës si asistent i një profesioni çfarëdo, duke thënë se është një punë mjaft e vështirë por që aty të jepet mundësia që të mësosh shumë gjëra, të jep avancë në shumë dre-jtime. Gjatë prezantimit live të një emi-sioni, ai u rekomandoi studentëve të gaze-tarisë se duhet të jesh mjaft i pregaditur dhe të komandosh momentet e vështira që mund të lindin rrugës, apo në momen-tin kur i ftuari nuk mund të vijë, etj. Një tjetër objekt diskutimi nga z.Musa, zuri dhe pyetja se si realizohet një emisioni, i cili u shpreh se target grupi është mjaft i rëndësishëm, boshti i diskutimit nga të ftuarit. Transmetimi i lajmeve, dhënia e tij sipas gazetarit është një eksperiencë më vete, duhet të jesh sa më stoik, por me punë dhe përpjekje arrin gjithçka. Gji-thashtu, u diskutua dhe për planet më të afërta në fushën e aktrimit ku u shpreh se do të marrë pjesë në shfaqjen “14 vjeç dhëndër” por me një tjetër strukturë, atë të një butafori. Emocionet e skenës janë të papërshkueshme. Aktrimi të jep mundësi të futesh në role të ndryshme, të bëhesh njeri tjetër dhe të mendosh ndryshe nga çka mendon tani, u shpreh ai.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr.312

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E SHTUNË, 12 JANAR 2013

LSHR, një ndryshim i duhur në shoqëri!

Takim me të rinj nga Qytet Studenti mbi Platformën Politike të LSHR!

Takimi i radhës për Kryetaren e Foru-mit Rinor për Lëvizjen Shqipëria e Re, Vilma Kërçiku vijoi me disa të rinj nga Qytet Studenti. Në këtë takim ishin të pranishëm Sueda Kokuelaj, Oksana Sa-llaku, Euxhens Xhaja, Eraldo Xhaja, Ols-jon Bregu, si dhe Elena Hoxha.

Të rinjtë treguan interes të madh mbi pikat e platformës së LSHR-së, pasi sipas tyre konkretizimi i këtyre pikave do sillte një ndryshim të menjëhershëm në sho-qëri. Ata u shprehën pro dënimit me vdekje në mënyrë që të ketë një ndërgje-gjësim të njerëzve duke qenë se po vriten mjaft të pafajshëm.

Për më tepër: www.77news.al

LSHR, prioritet për të rinjtë-si e ardhmja e vendit!

Vazhdojnë takimet e Lëvizjes Shqipëria e Re në kuadër të diskutimit të plat-

formës së saj politike me qytetarët. Anë-tarja e kryesisë Blerina Gjoka, në takimin e radhës iu prezantoi platformën politike zonjës Valentina Skënderaj, pensioniste, dhe vajzës së saj Ina Skënderaj, e sapodiplo-muar. Ajo bëri një shpjegim të hollësishëm të ideve, propozimeve dhe platformës që ka LSHR për ndërtimin e shtetit. Znj. Skën-deraj e konsideroi si një propozim mjaft të gjetur pikën e kësaj platforme që ka të bëjë me punësimin e të rinjve në administratë, duke deklaruar se të rinjtë janë energjia dhe ardhmja e vendit dhe atyre u duhet dhënë prioritet. Ajo gjithashtu mbështeti idenë që femra zë një vend të rëndësishëm në këtë platformë.

Për më tepër: www.77news.al

Takim mbi Platformën Politike me të rinj nga Qyteti Studenti