Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

24
C M Y K Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected] Tg Tg NA NDIQNI DHE NË RRJETET SOCIALE NJË TELEGRAM PË TY ÇDO TË PREMTE Telegram për ty * Drejtor/Editor. Brahim Shoshi SONDAZHET: FITUESIT NË 61 BASHKITË “ZGJEDHJET” NE INTERNET/ Rezultatet e votimeve on-line. Ja kandidatën më të favorizuar në garën e 21 qershorit Kur rrezikohesh nga kanceri i zorrës së trashë Faqe 2-3 SEKRET-1956: FATI I “ARMIQVE” PAS KONFERENCËS SË TIRANËS Faqe 15 Faqe 20 QYTETI IM Durrësi i nëndheshëm sekreti i madh i komunizmit PROFIL/ANA LUSHI Shqiptarja që ktheu parlamentin italian në skenë Flet presidenti i Urdhrit të Mjekut, Dr. Fatmir Bajramaj SHQIPËRI – KOSOVË Nga tregtia e skrapit te Akademia e unifikuar FENOMENI Eksodi i ri i shqiptarëve, shkaqet përtej politikës Faqe 18-19 Faqe 9 Faqe 4-5 MIRANDA RIRA NJË DEPUTETE PËR PËRRENJASIN Faqe 10-11 Serbia “vulos” zgjedhjet vendore Faqe 6-7 Faqe 8 Faqe 16-17 Viti II i botimit Nr. 11 E premte 1 maj 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 € Si po vepron presidenca serbe e OSBE-së ndaj procesit të 21 qershorit. Politika me grupet e monitorimit të standardeve. Raporti për mjedisin politik para zgjedhjeve. Numri i vëzhguesve në vite Ricertifikimi, çfarë do të ndodhë me mjekët pa kredite EKSKLUZIVE Pak e çuditshme duket, por standardet e zgjedhjeve do t’i “vulosin” serbët. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: Serbia mban presidencën e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bash- këpunim Europian (OSBE). Në këtë cilësi, presidenca serbe ka jo pak në dorë për të nd- jekur apo “djegur” procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri; që nga përgatitja, dërgimi i misioneve të vëzhgimit, përzgjedhja...

description

Gazeta Telegram Viti II Botimi 11 E Premte 01 Maj 2015

Transcript of Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

Page 1: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

C M Y K

Redaksia: Rr. “3 Dëshmorët”, pall. Lorena TR2, Shkalla “C”, Hyrja 7/1, Yzberisht-Tiranër. tel/fax+35545200045 Marketing: Cel: +355673533435 e-mail: [email protected]

Tg

NA

ND

IQN

I DH

E N

Ë RR

JETE

T SO

CIAL

EN

JË T

ELEG

RAM

TY Ç

DO

PREM

TE

Telegrampër ty

* Drejtor/Editor. Brahim Shoshi

SonDazHeT: FiTueSiTnë 61 baSHkiTë

“zgjeDHjeT” ne inTeRneT/Rezultatet e votimeve on-line. ja kandidatën më të favorizuar në garën e 21 qershorit

•Kur rrezikohesh nga kanceri i zorrës së trashëFaqe 2-3

SekReT-1956: FaTi i “aRMiqve” paS konFeRenCëS Së TiRanëS

Faqe 15Faqe 20

qYTeTi iM

Durrësi i nëndheshëmsekreti i madh i komunizmitpRoFiL/ana LuSHi

Shqiptarja që ktheuparlamentin italian në skenë

Flet presidenti i urdhrit të Mjekut, Dr. Fatmir bajramaj

SHqipëRi – koSovë

Nga tregtia e skrapit teAkademiaeunifikuarFenoMeni

Eksodi i ri i shqiptarëve, shkaqet përtej politikës

Faqe 18-19

Faqe 9

Faqe 4-5MiRanDa RiRa

një DepuTeTe pëR pëRRenjaSin

Faqe 10-11

Serbia “vulos”zgjedhjet vendore

Faqe 6-7

Faqe 8

Faqe 16-17

Viti II i botimit Nr. 11 E premte 1 maj 2015 Çmimi 50 Lekë, 1,00 €

Si po vepron presidenca serbe e OSBE-së ndaj procesit të 21 qershorit. Politika me grupet e monitorimit të standardeve. Raporti për mjedisin politik para zgjedhjeve. Numri i vëzhguesve në vite

Ricertifikimi,çfarëdotëndodhë me mjekët pa kredite

ekSkLuzive

Pakeçuditshmeduket,porstandardetezgjedhjevedo t’i “vulosin” serbët. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: Serbia mban presidencën e radhës së

Organizatës për Siguri dhe Bash-k ë p u n i m E u r o p i a n (OSBE). Në këtë cilësi, pres idenca serbe ka jo pak në dorë për të nd-

jekur apo “djegur” procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri; që nga përgatitja, dërgimi i misioneve të vëzhgimit, përzgjedhja...

Page 2: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

2 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram FokuS

21 QERSHOR 2015ANËTARËT E MISIONIT TË VLERËSIMIT PARAPRAK

Dr. Richard LappinKa mbaruar studimet në Universitetin Katolik të Luvenit në Belgjikë dhe kapërvojë11vjeçaresiekspertdhekëshilltariprocesevezgjedhorepranëODIHR-itoleksii LychkovakhKëshilltarzgjedhjesh,lindurnëUkrainë.Mepërvojë17vjeçarenëproce-set zgjedhore dhe ekspert i proceseve të votimit elektronik. aleksey gromov Ai është nga Rusia dhe është diplomuar në Shën Petërburg në vitin 2000. Aiështëekspertzgjedhjeshdhekastudiuarpërçështjetndërkombëtare

zgjedhjet vendore me vulë serbeSerbia ka kryesimin e radhës së OSBE-së e cila pritet të fusë në filtërpërmesODIHR-itstandardete procesit të 21 qershorit. Të dhëna edhe për anëtarët e misionit të vlerësimit të situatës parazgjedhore. Historitë e komplikuara për lobimin me misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri

nga albert gjoka

Pak e çuditshme duket, porstandardet e zgjedhjeve do t’i “vulosin” serbët. Kjo për një

arsye shumë të thjeshtë: Serbia mban presidencën e radhës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europi-an (OSBE). Në këtë cilësi, presidenca serbe ka jo pak në dorë për të ndjekur apo “djegur” procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri; që nga përgatit-ja, dërgimi i misioneve të vëzhgimit, përzgjedhja e drejtuesve të mision-eve afatshkurtra dhe afatgjata, por edhe në qëndrimin politik që do të mbajë kjo organizatë dhe ODHIR-i si strukturë e varësisë, për zgjedhjet vendore. Nëse nuk do të kishte pasur sherre dhe akuza në Shqipëri ndër vite, askush nuk do ta merrte në kon-sideratë këtë fakt. Por ndër të tjera, jemi në Ballkan. Po ashtu, debatet e shumta që kanë shkaktuar misionet e fundit zgjedhore në Shqipëri, për-plasjet, kontestimet dhe ndërhyrjet e herë-pas-hershme të presidencave të OSBE-së, domosdoshmërisht vënë në pikëpyetje edhe qëndrimin që

pritet të mbajë kryesuesja e organiza-tës. Kjo përkon edhe me një raport politik tejet kritik të marrëdhënieve mes Tiranës me Beogradin, që pas ndeshjes mes kombëtareve të të dy vendeve në tetorin e vitit të kaluar. Por, edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama e kanë ndezur konfliktinmes dy vendeve. Padyshim që Beo-gradi do të bëjë politikën e tij me mje-tin që ka në dorë këto momente. Kjo u duk edhe në programin që lançoinë fillimin e këtij viti shefi i diplo-macisëserbeIvicaDaçiç,iciliikaloinë mënyrë të përciptë prioritetet që kishin të bënin me reformat dhe ax-hendën integruese të vendeve të Ball-kanit Perëndimor në BE dhe u foku-suanëçështje të tilla si luftakundërterrorizmit, “luftëtarët e huaj” etj., të cilat në vetvete përbëjnë një shqetë-sim real edhe për Ballkanin edhe për vetë Europën. Edhe në takimet që ka organizuar si kryesuese e trojkës së OSBE-së, edhe me organizata të tjera ndërkombëtare, nuk ka ngurruar që të shprehë qëndrimin e saj kundër kur është diskutuar për Kosovën, apo të refuzojë vijimin e procesit të anëtarë-simit të saj në këtë organizatë.

MiSioneT e vLeRëSiMiT Zyra për Institucione Demokratike

dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e OSBE-së merret me certifikiminteknik të proceseve zgjedhore dhe e ka qendrën në Varshavë të Polonisë. Kjo zyrë e ka nisur punën me zg-jedhjet vendore të 21 qershorit duke dërguar misionin e parë faktmbledhës në terren. ODIHR ka përzgjedhur ekspertëtesajpërçështjetzgjedhore;Richard Lappin nga Belgjika, Oleksii Lychkovakh, nga Ukraina dhe Alex-ey Gromov nga Rusia. Delegacioni është takuar me drejtuesit e insti-tucioneve, partive politike dhe KQZ-në dhe ka përgatitur raportin e parë për vlerësimin e mjedisit para zgjed-hjeve dhe për përgatitjet që po bëhen për procesin e 21 qershorit. Padyshim që secili prej ekspertëve të përzgjed-hur nga zyra në Varshavë nuk mund të paragjykohen pasi secili prej tyre ka një përvojë të gjatë në ODIHR dhe në monitorimin e proceseve zg-jedhore në 57 vendet anëtare të OS-BE-së. Akoma më shumë nuk mund të gjykohen kur nuk kemi ende emrat e drejtuesve të misioneve afatshkurtër dhe afatgjatë. Këtu kanë qenë edhe

TAKIMETBasha ankohet te misioni për presion ndaj KQZ-së

Kryetari i partisë më të madhe në opozitë, Lulzim Basha anko-het te misioni faktmbledhës i ODIHR-it, i cili ka mbërritur në

Tiranë për zgjedhjet e 21 qershorit, për presione ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “ si një akt i rëndë që dëmton frymën e këtij procesi”. Burimet zyrtare pranë selisë blu bënë të ditura detajet e takimit dhe ankesat që bëri PD, sidomos në lidhje me reformën administrativo-territoriale, e cila sipas Bashës është bërë me lloga-ri të thjeshta elektorale. “Blerja e votave në zgjedhjet e pjesshme lokalenëKorçë,dheamnistimiqëibërimazhorancakësajveprepenale, dëshmojnë se Rama dhe Meta e kanë pjesë të skemës së tyre shitblerjen e votave”, - thuhet në deklaratën për mediat. Kryetari i Partisë Demokratike i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha tha se prania sa më e mad-he e vëzhguesve do të ndihmonte për ruajtjen e standardeve dhe shmangien e pasojave që mund të vijnë nga cënimi i votës së qytet-arëve. Një tjetër problem i ngritur ka qenë ai për dekriminalizimin. Misioni faktmbledhës ka nisur takimet me krerët e partive politike dhe institucioneve në kuadrin e procesit monitorues të zgjedhjeve të 21 qershorit të vitit 2015.

Page 3: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

3E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramFokuS

Shqipëria do të ketë më pak vëzhgues të huaj se asnjëherë tjetër në zgjedh-

jet e 21 qershorit 2015. Kjo e dhënë del nga shifrat. Menjëherë pasi u bë publike e dhëna se vendet anëtare të OSBE-së, misioni i vlerësimit të mjedisit para zgjed-hjeve ka propozuar që ditën e zgjedhjeve të ketë 250 monitorues afatshkurtër dhe 24 vëzhgues afatgjatë. Ndonëse sfidatjanë të mëdha dhe problemet pritet të shtohen për shkak të hartës së re admin-istrativo-territoriale dhe ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të bërë në javët e fundit, kësaj radhe syri i huaj duket se do të jetë

TË DHËNA RRETH MISIONEVEZGJEHDJET VENDORE TË 18 SHKURTIT 2007

Kryetar i Misionit të ODIHR-it, Jorgen Grunnet nga Danimarka

11 vetë nga stafi i OSBE në Tiranë

20 vëzhgues afatgjatë

400 vëzhgues afatshkurtër Misioni i hap më 13 dhjetor dhe u mbyll më 19 shkurt 2007

zgjeDHjeT paRLaMenTaRe Të 29 qeRSHoRiT 2009Kryetare e misionit të ODIHR-it, Odrey Glover nga Britania e Madhe

14 ekspertë të vendosur në Tiranë

26 vëzhgues afatgjatë në të gjithë vendin

400 vëzhgues afatshkurtër të kërkuar nga vendet anëtare të OS-BE-sëMisioni u hap më 8 maj dhe u mbyll më 29 qershor

zgjeDHjeT venDoRe Të 8 MajiT 2011 Kryetar i Misionit të ODIHR-it, Jonathan Stonestreet nga SHBA

15 veta në ekipi thelbësor të misionit

24 vëzhgues afatgjatë të vendosur në të gjithë vendin

298 vëzhgues afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE në ditën e zgjedhjeve Misioni u hap ë 29 mars dhe dha konkluzionet paraprake me 10 maj 2011

zgjeDHjeT paRLaMenTaRe Të 23 qeRSHoRiT 2013Kryetar i Misionit të ODIHR-it Conny B. Mccormack nga SHBA

15 veta ekipi thelbësor i misionit të ekspertëve

30 veta vëzhgues afatgjatë të shtrirë në të gjithë vendin

400 veta vëzhgues afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE-sëMisioni u hap më 15 maj dhe u largua nga Shqipëria më 9 korrik 2013

zgjeDHjeT venDoRe Të 21 qeRSHoRiT 2015 Ka ardhur misioni faktmbledhës

24 vëzhgues afatgjatë

250 vëzhgues afatshkurtër nga vendet anëtare të OSBE-së

problemet e mëdha që kanë dalë në proceset zgjedhore që janë bërë në Shqipëri.

Në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013 ka qenë në misionin e vlerësim-it të nevojave edhe eksperti Richard Lappin që kësaj radhe kryeson mi-sionin, por ai ka qenë në cilësinë e anëtarit. Ndërsa grupi drejtohej nga Nicola Schmidt, zëvendës kryetar i Departamentit të Zgjedhjeve të OSCE/ODIHR dhe Steven Mar-tin, këshilltar zgjedhjesh. Gjithse-si duhet thënë se ky mision ka në shumicën dërrmuese ekspertizë me “përfaqësim lindor” në ndry-shim nga herët e tjera që ka qenë në masën dërrmuese me ekspertizë me “përfaqësim perëndimor”.

DebaTeT Me DeLegaCioneT Në zgjedhjet parlamentare të vitit

2013 misioni vëzhgues i zgjedhjeve u

drejtua nga Conny B.Mçormack qëvinte nga SHBA-të ndërsa zëvendësi i misionit ishte danezi Harald Jepsen. Edhe në vitin 2011 misionin e ka dre-jtuar një tjetër amerikan, Johnatan Johnstreet, ndërsa në vitin 2009 ka pasur në krye të grupit të misionit af-atshkurtër deputetin e djathtë austriak Grosruk, i njohur për mbështetjen e hapur që i dha Berishës në zgjedh-jet e vitit 1996 dhe më pas i përfolur për interesat e tij në tenderime pas vitit 2008 në Shqipëri si projekti për ndërtimin e godinës së re të Kuvendit apo edhe investime të tjera në fushën e energjisë. Edhe Odrey Glover ishte në shënjestër të kritikave si drejtuese e misionit afatgjatë të ODIHR-it në vitin 2009, sepse pikërisht kjo ek-sperte e njohur e zgjedhjeve ka qenë një ndër kritiket më të mëdha të stan-dardeve të zgjedhjeve në vitin 1996. Madje, britanikes Glover iu krijua

fillimisht një pengesë në komunikimdhe verifikim edhengaKQZnë atëperiudhë por pas ndërhyrjeve të bëra nga ndërkombëtarët misioni e vijoi punën në normalitet për të përgatitur terrenin për zgjedhjet e 29 qershorit të vitit 2009.

DebaTeT pëR pReSiDenCaT e oSbe-SëNjë ndër debatet më të dis-

kutueshme por asnjëherë të provuara ka qenë diskutimi për presidencën greke të OSBE-së në vitin 2009. Zg-jedhjet përfunduan me një rezultat të ngushtë mes mazhorancës dhe opozitës dhe negociatat paszgjedhore krijuan një konfigurim tjetër politik.LSI iu bashkua koalicionit të djathtë, ndërsa PS në opozitë ngriti kauzën për hapjen e kutive të votimit, e cila nuk u bë e mundur edhe për shkak të mosmbështetjes nga OSBE dhe

presidenca greke. Ndër pikat e debat-ueshme në lobingjet e bëra në këtë organizatë ka qenë edhe roli i Asam-blesë Parlamentare të OSBE-së, ku nënkryetar ka qenë deputeti austriak Grosruk. Në radhët e kësaj organizate por edhe të Këshillit të Europës apo të BE-së ka pasur diskutime të forta për sa i përket standardeve të zgjed-hjeve në Shqipëri dhe refuzimit për pranim rezultati nga partitë politike shqiptare.

Pikërisht për këto arsye, duket se edhe standardet e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit do të presin vulën serbe. Edhe nëse presidenca serbe nuk do të ndërhyjë, si përherë, do të kërkojnë partitë politike shqiptare që kjo organizatë apo të tjerët të tregojnë megishtsekushifitoizgjedhjetdhekush i shkatërroi zgjedhjet. Pra, do të jetë arbitri. Mos ndodhtë kështu edhe kësaj radhe.....

Më pak vëzhgues të huaj më 21 qershor ODIHR pritet të caktojë ekipet e vëzhguesve afatshkurtër dhe afatgjatë që do të vijnë në Tiranë për të monitoruar zgjedhjet ven-dore. Të dhënat krahasuar me proceset e kaluara. Ende nuk ka të dhëna për krerët e mision-eve. Si do të monitorohet votimet kësaj radhe...

nënvizojnë ekspertët të cilët shtojnë se “shumë bashkë-bisedues të misionit të ODIHR-it shprehën drojën se mosbesi-mi politik mes partive mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet shihen gjerësisht si një provë e rëndësishme për reformën e qeverisjes vendore dhe statusin kandidat në BE të marrë së fundmi nga Shqipëria”, shkruhet në raport.Misioni vë në dukje se “reforma admin-istrativo-territoriale dhe ndryshimet e lidhura me të në Kodin zgjedhor u mirat-uan pa mbështetjen e opozitës. Opozita dhe disa parti jo parlamentare u ankuan se procesi i reformës nuk ishte gjithëpërf-shirës dhe se ndarja e re është bërë sipas linjave partiake”. Ndërkohë përfaqë-suesit shqiptarë me të cilët kanë biseduar ekspertët kanë vlerësuar “përmirësimin e bashkëpunimit mes anëtarëve të Komis-ionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë ata nënvizuan se Komisioni Qendror, sikundër dhe komisionet e niveleve të tjera më të ulëta, mbeten vulnerabël nga trysnisë politike dhe nuk gëzojnë ende besim të plotë”, lexohet në raport. Si-pas tyre në Shqipëri, “disa shqetësime u shprehën mbi trysninë e mundshme mbi zgjedhësit, abuzimet me burimet shtetërore apo blerjen e votës”.Në raport theksohet se bashkëbiseduesit e misionit “ e konsideruan të domos-doshëm vëzhgimin e zgjedhjeve nga OS-BE-ODIHR dhe disa prej tre kërkuan angazhimin e një numri sa më të madh të mundshëm për të mbuluar të gjitha fazat e procesit zgjedhor që nga fushata te procesi i numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit”.Zgjedhjet vendore pritet të ndiqen nga afër dhe nga një numër i madh vëzh-guesish vendas. Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar se po mbështet disa organizata jo fitimprurëse shqiptare, tëangazhuara me procesin zgjedhor. Shtete e Bashkuara kanë ofruar gjysmë milioni dollarë, ndërkohë që personali shqiptar dhe amerikan i ambasadës në Tiranë por dhe të ambasadave amerikane në vendet fqinje me Shqipërinë, do të angazhohen në vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve.

më i reduktuar se herët e tjera. Misioni i ekspertëve të ODIHR-it, i cili qëndroi në Tiranë nga 15 deri 17 prill, publikoi më 27 prill raportin e vlerësimit, duke i propozuar vendeve anëtare të OSBE-së dhe ODIHR-it në Varshavë numrin e nevojshëm të monitoruesve që do të duhet të ndjekin procesin ditën e votimit dhe më pas numërimin dhe nxjerrjen e rezultatit. Gjithsesi ky numër mund të shtohet në varësi të interesit të vendeve anëtare të organizatës apo të kërkesave që mund të vijnë nga Shqipëria për shtimin e ekipeve monitoruese. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të akreditohen të gjithë vëzhguesit e huaj, të cilët do të jenë në mision më 21 qershor edhe me qindra vëzhgues vendas. Për këta të fundit nuk ka ende asnjë të dhënë sesa do të jetë numri i tyre pasi të shifrat zyrtare jepen nga KQZ.MoniToRiMi paRapRakRaporti vlerëson se “mjedisi politik është i polarizuar mes Partisë socialiste dhe Partisë demokratike, e cila vetëm së fundi i dha fund bojkotit të parlamentit”,

zgjeDHjeT

Page 4: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

4 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram venDoRe 2015

Sondazhet, demokratët fitojnë “betejën” e parë

nga alket aliu

“pëRbaLTja” DHe “pëRnDRiTja”Përbaltja e kundërshtarit është një strategji e vjetër. E kanë përdorur në Shqipëri në kohë dhe rrethana të ndryshme, por e reja e viteve të fundit është përdorimi i internetit për të tilla fushata denigrimi. Interneti ofron mundësi të panumër-ta, duke llogaritur se sa komentues janë të paidentifikuardhe sa profile false mund të përdorën në rrjetet sociale.Ngre një hipotezë që dëmton apo përbalt kundërshtarin dhe e shpërndan në mënyrë anonime, duke llogaritur se gjithmonë e keqja përhapet më shumë se e mira. Nga ana tjetër, një tjetër figurë profesionale ka nisur të përhapet së fundmi në Shqipëri, ajo e “komentuesve profesion-istë”. Të fshehur pas anonimitetit dhe duke shfrytëzuar adresa të ndryshme e-maili dhe nickname të ndryshëm, këta komentues të paguar hyjnë në faqet on-line më të vizituara dhe lënë komentet e tyre në të cilat “ngrihet në qiell” kandidati-punëdhënës ose sulmohet kundërshtari. Të njëjtët njerëz pilotohen edhe në sondazhet on-line, duke votuar për kandidatët që i paguajnë. Qëllimi është të krijohet “efekti ortek” dhe si rrjedhim kandidati i preferuar të “ngjisë” te votuesit.

“piLoTiMi” i SonDazHeveNjë dukuri e tillë u konstatua disa ditë më parë nga redaksia e gazetës “Panaorama”, e cila ka gjithashtu një nga faqet on-line më të vizituara në Shqipëri. Sip-as denonmcimit të bërë nga redaksia, ishin konstatuar

dy IP, njëra në Tiranë dhe tjetra në Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, që votonin vazhdimisht për llogari të kandidatit të pavarur, Gjergj Bojaxhi. “Konstatimi i kësaj parregullsie shkaktoi bllokimin e procesit të votimit, derisa situata u vu nën kontroll”, raporton e përditshmja më e madhe në treg.

SonDazHeT e MeDiaveDisa prej medieve më të rëndësishme në print dhe on-line kanë zhvilluar sondazhet e tyre për të përcaktuar trendin e votuesve në zgjedhjet e 21 qershorit. Më poshtë, gaze-ta “Telegram” ju paraqet një tabelë të votave për kan-didatë të ndryshëm në bashki të ndryshme në sajtet më të frekuentuar, atë të gazetave “Panorama” dhe “Shqip-tarja.com” si dhe agjencive të lajmeve “Balkanweb” dhe “NOA”. Situata është fotografuar në mëngjesin e datës 28 prill, vetëm pak orë përpara mbylljes së votimit në gazetën “Panorama”.

TenDenCa e voTueSveSikurse mund të shikohet nga tabela e paraqitur më posh-të, në përgjithësi parashikohet një fitore e thellë e Partisë Domokratike, madje edhe në zona-bastion të së majtës, sikurse është Lushnja, Fieri, Berati, Vlora, Përmeti dhe Gjirokastra, por edhe në ato zona ku përgjithësisht fi-torja e së majtës quhet “punë e kryer” prej shumë vitesh sikurse është Elbasani dhe Durrësi. Përkundrejt fitores

“Luftë” fansash në Facebook, por edhe “betejë” me sondazhet on-line. Kandidatët për kryetarë të bashkive nuk po përplasen vetëm në terren. “Beteja” në internet në këtë fazë të parë është më e ashpër se sa ajo në përplasjen e programeve dhe platformave. Është beteja për imazhin që përcillet në rrugë nga më të ndryshmet, duke shfrytëzuar gjithë mjetet që ofron informatika

Page 5: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

5E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramvenDoRe 2015

Kandidatët Panorama BWeB noa ShqiPtarja Tiranë:Halim Kosova (PD) 66% 2226 4746 11641 44,46%Erjon Veliaj (PS) 20% 670 3659 6737 49,61%Gjergj Bojaxhi (i pav.)9% 307 1703 5579Asnjë 2% 63Sazan Guri (i pavarur) 2% 61 137Arben Tafaj (i pav.) 1% 31 76

DurrësGrida Duma (PD) 80% 1749 4647 47,03%Vangjush Dako (PS) 17% 311 1832 50,24%Asnjë 5% 81

Shkodër:Voltana Ademi (PD) 71% 1673 4809 42,51%Keti Bazhdari (PS) 26% 613 3011 54,92%Asnjë 3% 77

DibërIlir Krosi (PD) 74% 1278 3335Shukri Xhelili (PS) 20% 352 1262Asnjë 6% 104

KukësBashkim Shehu (PD) 76% 1274 3509Hasan Halili (LSI) 19% 311 1647Asnjë 5% 81

ElbasanArdian Turku (PD) 77% 1320 3828Qazim Sejdini (PS) 19% 330 1387Asnjë 4% 57

FierEnkelejd Alibeaj (PD) 75% 1304 3680Armando Subashi (PS) 21% 371 1321Asnjë 4% 55

KorçëGjergji Mero (PD) 76% 1196 3530Sotiraq Filo (PS) 19% 301 1583Asnjë 5% 69

BeratKasem Mahmujaj (PD) 77% 1050 3390Petrit Sina (LSI) 18% 249 1467 Asnjë 5% 64

GjirokastërIgli Kokalari (PD) 79% 1109 3428Zamira Rami (LSI) 17% 241 1737Asnjë 4% 50

Kandidatët Panorama BWeB noa ShqiPtarja

VlorëGenc Deromema(PD) 73% 1064 3745Dritan Leli (PS) 23% 332 2322Asnjë 4% 52

LezhëFran Frrokaj (PD) 79% 1023 3567Viktor Tushaj (LSI) 16% 213 1838Asnjë 5% 61

ShijakRedi Saraçi (PD) 80% 967Ardian Kokomani (PS) 6% 197Asnjë 4% 39

KrujëHamdi Pasha (PD) 80% 943Artur Bushi (PS) 16% 194Asnjë 4% 48

LibrazhdFadil Brazhda (PD) 79% 903Kastriot Gurra (PS) 16% 184Asnjë 5% 50

LushnjëDarien Xhindoli (PD) 79% 907Fatos Tusha (PS) 18% 202Asnjë 3% 33

PogradecEduard Kapri (PD) 80% 938 3354Diana Mile (LSI) 18% 210 1388Asnjë 2% 27

PërmetNiko Shupuli (PD) 79% 868Gilberto Jaçe (PS) 18% 198Asnjë 3% 34

SarandëKreshnik Bozho (PD) 79% 912 3223Floriana Koka (PS) 18% 209 1347Asnjë 3% 28

KamzëXhelal Mziu (PD) 69% 895 3290Safet Gjici (PS) 23% 303 1762Asnjë 8% 94

së thellë të Partisë Demokratike në këto zona, të parashi-kuar nga votuesit e sajteve lehtësisht të djathta si “Pan-orama” dhe “Balkanweb”, mbizotëron një tendencë e kundërt në votimet në një numër të kufizuar qytetesh nga lexuesit e “Shqiptarja.com”, media e rreshtuar majtas. Madje “Shqiptarja.com” parashikon fitoren edhe të kan-didates socialiste në Shkodër, fitore të cilën e konsideron më të thellë se sa atë të Vangjush Dakos në Durrës.

kRYeqYTeTiEdhe më interesante janë shifrat e paraqitura nga me-dia tëndryshmepërTiranën.Përveçatyre tërreshtuaramajtas dhe djathtas, një sondazh për kryeqytetin është zhvilluar edhe nga agjencia e lajmeve “NOA”, sondazh i ciliparaqetedhenumrinmëtëmadhtëvotuesve.Përveç“Shqiptarja.com” e cila parashikon një fitore të ngushtë të kandidatit të mazhorancës, Erjon Veliaj, të gjitha son-dazhet e tjera nxjerrin fitues kandidatin e djathtë, Halim Kosova, madje me diferencë të thellë. E pamundura duket e mundur në këto sondazhe.

CiLëT janë voTueSiT?Padyshim votuesit në të gjitha këto sondazhe janë anonimë. Madje një pjesë e tyre mund të mos jenë votues të drejt-përdrejtë në bashkitë ku kanë votuar on-line, sikurse një

pjesë mund të jenë emigrantë që nuk vijnë për votime apo edhe shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi. Përafërsisht te këta votues mund të arrihet vetëm të përcak-tohet një brez i përafërt moshe, duke marrë në konsideratë moshat tipike përdoruese të internetit. Duke përjashtuar moshatderinë25vjeçqëjanëtëinteresuarakryesishtpërinformacione nga rrjetet sociale dhe lajmet rozë, ajo pjesë e publikut që e merr informacionin on-line janë kryesisht të moshave25-45vjeçdhekryesishtintelektualë.Dukellogari-tur moshat e tjera votuese dhe banorët jopërdorues masivë të internetit, kategoria që merr pjesë në sondazhet on-line mund të thuhet se nuk është përcaktuese e saktë e rezultatit. Marzhi i gabimit luhatet në shifra të konsiderueshme.

beTeja FinaLeSondazhet on-line mund të shërbejnë për t’u dhënë zemër kandidatëve dhe mbështetësve të tyre, por pady-shim nuk janë përcaktuese. Beteja sapo ka filluar dhe akti final do të konsumohet të dielën e 21 qershorit në kutitë e votimit. Deri atëherë, ka ende shumë rrugë dhe gjithshka mund të përmbyset. Por gjithsesi, shifrat paraprake janë tepër larg pretendimeve të një qeverie të porsainstaluar në pushtet që ka arritur një fitore dër-rmuese dy vjet më parë dhe që tashmë kërkon të kon-firmojë se ajo nuk ishte një fitore e rastësishme.

deKriminaLiZimi

PD kërkon ndryshime në Kodin ZgjedhorProjektligji i firmosur nga kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, kërkon ndalimin e regjistrimit tëkandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhjet vendore të 21 qershorit

Projektligji i ardhur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbi disa ndryshime tranzitore në Kodin Zgjedhor që synon ndalimin e regjistrimit

të kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në Kodin Zgjedhor parashikohet të shtohet një nen i cili thotë: Për zgjedh-jen e pushtetit vendor te vitit 2015 nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen persona të cilët kanë rekorde kriminale , të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për: kryerjen e një krimi të rëndë parashikuar në kodin penal dhe ata për të cilët gjykata ka dhënë një vendim deri në 2 vite burg. Por në draft parashikohet që nuk do të jenë pjesë e kandidimit edhe ata persona që kanë kryer me dashje një krim, por që kjo vepër nuk përfshihet te krimet e renda. Nga e drejta e kandidimit përjashtohen edhe ata individë te cilët janë nën hetim për një vepër penale dhe ndodhen në arrest me burg, ose arrest shtëpie. Në këtë pikë mund të themi se drafti përjashton automatikisht dy deputetët që aktualisht janë në arrest shtëpie dhe burgu, Tom Doshin dhe Mark Frroku. “Për zgjedhjen e pushtetit vendor 2015 nuk mund të kandidojnë e as të zg-jidhen edhe personat për të cilën është vendosur masa e sigurimit personal “arrest “ me burg ose arrest shtëpie dhe /ose janë shpallur në kërkim ndër-kombëtar, brenda apo jashtë territorit të Shqipërisë.”-shkruhet në draft. Po ashtu amendamenti parashikon te ndaloje edhe personat të cilët janë në listën shumëemërore dhe që përfitojnë nga vakanca e krijuar në Kuvend për shkak të kandidimit për kryetarë njësish vendorë të deputetëve të tjerë.Ky projektligj pritet të merret në shqyrtim nga Komisioni i Ligjeve.

Page 6: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

6 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram poLiTikë

Kampet politike shqiptare janë ndarë mëdysh edhe për çështjeneazilantëve.Opozita

kritikon qeverinë duke thënë se është fajtore për përkeqësimin e gjendjes ekonomike që nxit shqiptarët të kërko-jnë një jetë më të mirë. Mazhoranca, thotë se pjesa më e madhe e të ikurve janë nga zona që në pushtetin lokal kontrollohen nga opozita.

pReSiDenTi i bën THiRRje Të njëkoHSHMe qeveRiSë DHe qYTeTaRëveKomuna e Shishtavecit në Kukës,

po zbrazet ditët e fundit nga ikjet ma-sive të njerëzve. Nëse në vitet ’90 ata synonin Tiranën, tani duan të ikin fare nga vendi. Shumë prej tyre janë nisur drejt Gjermanisë. Presidenti i Repub-likës, Bujar Nishani, shkoi këtë të diel pikërisht në komunën e Shishtavecit për t’u takuar e biseduar me banorët e

eksodi i ri i shqiptarëve, debat i ashpër politik

Braktisja e Shqipërisë në kërkim të një shprese ka ndezur debatin politik. Opozita dhe mazhoranca akuzojnë njëra-tjetrën. Deklarata e kontestuar e ministrit Veliaj dhe mbështetja e Kryeministrit Rama. Aventura e të rinjve në kampet e Gjermanisë deri në riatdhesim

nga edison kurani

Vetëm në këto muajt e parë të

vitit 2015, rreth 20 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në përpjekje për tëfituarazilekonomik në

Gjermani. Shifra konsiderohet seri-oze dhe autoritetet

shqiptare janë vënë në

lëvizje për ta frenuarkëtëfluks.

Ditët e fundit, zyrtarisht thuhet se ka një rënie të dukshme të

njerëzve që lëvizin me këto qëllime. Gjithsesi,fluksinuk

është ndërprerë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një keqkuptim që po shfrytëzohet deri në abuzim:

Gjermania shpalli kohët e

fundit, kërkesën për 45 000 të huaj, por, me profesione të caktuara dhe për arsye të caktuara të

ekonomisë gjermane

zonës dhe përfaqësuesit lokalë dhe të Qarkut të Kukësit. Qëllimi i takimit, për të folur rreth fenomenit të eksodit, të rishfaqur kohët e fundit. Presiden-ti shprehu shqetësimin “për largimet masive familjare qe kanë prekur edhe këtë zonë të Shqipërisë, ashtu sikurse shumë zona të tjera të vendit”. Ai bëri apel për mosbraktisjen e shtëpive, fshatrave e qyteteve. Presidenti thotë se në këtë vizitë konstatoi “trondit-jen e thellë të besimit dhe mungesën e shpresës”. Nisur nga këto, Nishani i bëri thirrje qeverisë që “të lërë urgjent zyrat dhe t’u ndodhen pranë qytetarëve të vendit të dëgjojnë shqetësimet dhe t’u japin zgjidhje problemeve të tyre”. Ai sugjeron që “zgjidhja të mos shihet tekmbylljaekufirit,por tekdhëniaealternativave dhe zgjidhjeve konkrete”. Kryetari i shtetit, thotë se do të kërkojë nga kryeministri, “marrjen e politikave qeverisëse urgjente për ndalimin e kësaj hemorragjie me përmasa kombëtare”.

baSHa: RaMa, kRYeMiniSTRi TuRiST i një popuLLi ReFugjaT!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, thotë se largimet masive janë shndër-ruar në dukuri alarmuese për vendin. Ai fajëson qeverinë për këtë situatë që thotë se po përsëritet si në vitet ’90, por me një ndryshim sipas tij, jo më kryesisht grupe të rinjsh por familje të tëra. “Një brengë e vjetër po rikthehet si një dramë e re, familje të tëra po ikin në kërkim të shanseve për një jetë që nuk e gjejnë këtu. Në këto dy vite kanë humbur çdo shpresë”. Sipas z.Basha,ndërsa qytetarët si pasojë e keqeverisjes së Rama-Metës kanë marrë rrugët e emigrimit, kryeministri sillet si turist çdofundjavërrugëvetëEuropës.“EdiRama është kryeministri turist i një populli refugjat për te cilin as nuk do t’ia dijë. Si mendoni ju se do të hap-in vende pune, duke iu rritur taksat e dukeblerëpalma,dukeurriturçmimine energjisë e duke ndërtuar kulla kor-rupsioni?”.

veLiaj: aziLanTëT ikin nga koMunaT që konTRoLLin opoziTa

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, sugjeron se numri më i madh i personave që largohen është nga bash-ki dhe komuna që kontrollohen prej opozitës. Ai madje akuzoi drejtuesit e pushtetit lokal të së djathtës se qël-limisht nuk po shpërndajnë ndihmën ekonomike, për t’i shtyrë shqiptarët të ikin. Ministri që u shpall edhe kandi-dat për kryetar bashkie të Tiranës nga mazhoranca, përmend disa raste që pagesa e ndihmës sociale është vonu-ar disa muaj. Veliaj ndalet te komunat e Kukësit, nga ikin edhe më shumë azilkërkues nga Shqipëria. “Surroi, Topojani dhe Shishtaveci, kanë muaj që nuk shpërndajnë ndihmë ekono-mike, mungesa e së cilës po i detyron njerëzit që të largohen nga vendi”, - thotë z.Veliaj. Ndërsa opozita, e akuzoi se sajon gjëra të paqena.

Deklarata e Veliajt se azilantët ikin për shkak të opozitës, në rrjete sociale ngjalli shumë debat orët e fundit. Disa e quanin lajthitje, disa si të pamor-alshme didsa disa të tjerë si të pabazë. Në këtë debat u përfshinë edhe analistë

Page 7: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

7E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegrampoLiTikë

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një kërcënim për Europën strateg-

jinë e ndjekur nga Presidenti rus Vladimir Putin, duke vlerësuar se Europa duhet të përgjigjet. Këto komente mbi Rusinë, vijnë për herë të parë kaq të ashpra nga kryeministri shqiptar. Ai foli mbi këtë çështje, për mediat gjermane gjatë njëvizite këtë fundjavë në Shtutgart. “Putin ndoqi një strategji që është një kërcënim absolut në Europë. Kjo është një strategji e shfrenuar që u konkretizua me anek-simin e Krimesë dhe nga ana tjetër, ndë-rhyrja në Ukrainën lindore nuk ka fund”, - tha z.Rama.

Disa analistë ndërkombëtarë vlerësojnë se presidenti rus Vladimir Putin po punon që të bëjë në anën e tij vende të tilla si Mali i Zi, Greqia, Hungaria dhe Serbia. Porçdotëndodhënësekeminjëpërçarjenë Europë?Kryeministri shqiptar, sugjeron se Eu-ropa do të duhet të përgjigjet dhe se ajo ka nevojë për një strategji të guximshme dhe agresive për zgjerim. “Europa do të duhet të përgjigjet. Dhe Europa ka ende çështjetëtjera:terrorizminndërkombëtardhe radikalizmin islamik. Prandaj, Bash-kimi Europian ka nevojë për një qasje për Ballkanin. Ajo ka nevojë për një strategji

DEKLARATA

Qeveria shqiptare mban qëndrim të hapur kundër Rusisë

të guximshme dhe agresive për zgjerim. Më shumë, jo më pak, kjo është përgjigje e drejtë në këtë kohë”, - thotë z.Rama, duke iu referuar procesit të anëtarësimit të ven-deve të rajonit ballkanik në Bashkimin Eu-ropian. Prononcimet publike të Shqipërisë për Rusinë janë të rralla. Por heshtja është e shoqëruar me vepra. Qeveria shqiptare i rri larg lidhjeve diplomatike intensive me Moskën dhe vizitat e krerëve të shtetit të dy vendeve janë shumë të rralla.Pak ditë më parë, Shqipëria refuzoi ftesën për të marrë pjesë në paradën ushtarake të Rusisë për të festuar 70-vjetorin e përfun-dimit të Luftës së Dytë Botërore. Ftesës së Presidentit rus, Vladimir Putin, Tirana iu përgjigj negativisht, duke qenë në të një-jtën linjë me qëndrimin e partnerëve strate-gjikë. “Në ceremoni të tilla ftohen krerët e shteteve. Gjithsesi, qeveria shqiptare e ka dënuar ndërhyrjen ruse në territorin ukrainas dhe i është bashkuar komunite-tit euro-atlantik në qëndrimet e mbajtura. Ne jemi në të njëjtën linjë me partnerët

tanë strategjikë”, thonë burime zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Ftesa për “su-perparadën” e 9 majit është refuzuar nga liderët e BE-së, Angela Merkel dhe David Cameron, për shkak të krizës së Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë. Kancelarja gjermane i ka thënë “jo” kësaj ftese që në datën 11 mars. Ndërkohë që BE kërkon të

dalë me një konkluzion të qartë, por nego-ciatat vijojnë ende. Kurse Presidenti serb, TomislavNikoliçdhekomandantiiPërg-jithshëm i Forcave të Armatosura e kanë pranuar ftesën e ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergey Shoigu dhe kanë rënë da-kord që ushtarët serbë të marrin pjesë në paradën ushtarake të 9 majit.

që më së shumti e quajtën deklareatën si të papërgjegjshme. Për të mbështetur Veliajn dhe idenë e tij, ndërhyri kryem-inistri Edi Rama. Ai argumenton se sh-kaqet nuk janë aktuale por të bartura.: “Pse ikin shqiptarët? Është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve t’u thuhet se ajo çka po ndodh në këto javë tëfundit është e lidhur me ndonjë rënie të ekonomisë”. Rama pohon se e njëjta gjë ndodhi edhe në Kosovë. “Largimet në Kosovë sot janë amortizuar. Çfarë ka ndodhur, ka ndryshuar ekonomia e Kosovës brenda këtyre javëve? Jo! Ështëfrenuarfluksiistimuluarngael-ementët kriminalë”.

Kryeministri ndalet te fenomeni në vend dhe akuzon opozitën për abuzim me situatën: “Fakti që ka zona të var-fra, sidomos në verilindje të vendit, fakti që ka njerëz që e kanë jashtëza-konisht të vështirë të nxjerrin bukën e gojës sot, sigurisht që është i pamo-hueshëm. Askush nuk e ka mohuar dhe është turp për opozitën, që këtë fakt ta lidhë me këtë qeveri”.

avenTuRa e DY DjeMve pëRFunDoi pa SukSeSAndueli dhe Odisea janë vetëm

dy nga plot të rinj shqiptarë që këto muajt e fundit janë përpjekur të shkojnë në Gjermani, me shpresën se do të fitonin azil. Që të dy ata kanë dështuar në përpjekjen e tyre, por pohojnë se nëse do të krijohej sërish terreni ose do të përflitej një mundë-si, do ta provonin sërish.

Anduel Ramadani, një djalë 23 vjeçarngaFieri,kabërëshkollëpro-fesionale për zdrukthtari por nuk arriti ndonjëherë të gjejë punë. I riu fierak, tregon si kreu udhëtimin për në Gjermani. “U nisa nga Fieri me autobus për në Greqi. Ndejta një natë në një hotel në Athinë. Shkuam në aeroport dhe morëm avion për në Mynih, Gjermani. Nuk gjenim dot daljen. Na panë policët dhe na sho-qëruan në komisariat sa morën vesh që ishim shqiptarë. Na mbajtën atje dhjetë orë. Pastaj na kthyen në aero-port dhe na dërguan për në Shqipëri.

Andueli tregon se u interesua për të fituar azil, por kuptoi se një gjë e tillë ishte e pamundur, sepse nuk plotësonte kriteret. “Na thanë që nuk plotësonim kriteret për të përfit-uar azil. I pyetëm cilat janë këto krit-ere, na u përgjigjën: “Duhet të jesh i përndjekur nga politika shqiptare ose duhet të jesh në hasmëri”.Odisea, është një djalë 24 vjeçar

nga Vlora. Ai tregon se ka përfun-duar studimet për inxhinieri mjedisi në Tiranë. Pasi përfundoi universite-tin, e vetmja punë që arriti të gjente ishte kamerier 4 orë në ditë. Odisea rrëfen historinë që nisi në ditën e të dashuruarve të këtij viti. “Më 14 shkurt vendosa të largohem nga Shqipëria. Mora tragetin nga Vlora dhe shkova në Bari. Mora trenin dhe shkova në Milano. Atje mora trenin dhe shkova në Zvicër. Atje mora një tjetër tren dhe shkova në Hanovër, Gjermani. Atje u interesuam se ku janë kampet e azilantëve. Shkuam në polici. Atje na morën pasaportat dhe na çuan në një kamp.Na plotësuandisa dokumente”, - tregon djali 24 vjeçarngaOrikumiiVlorës.Aithotëse ishte bashkë me dy të tjerë në këtë udhëtim të gjatë. “Na futën në një kurs gjuhe për një javë, mësuam gjëra bazike. Për punë nuk bëhej fjalë, nuk gjenim dot”. I riu thotë se jetonte në kapanon dhe shteti gjerman i jepte ndihmë sociale çdo muaj 140 euro.

Me ato, përpiqej të shtynte muajin, pasi ushqimi në mencën e kaparonit nuk ishte fort i mirë.

aMbaSaDoRi gjeRMan: nuk Do Të pRanoHeT aSnjë këRkeSë aziLiTre muajt e fundit janë rreth 20

mijë që po provojnë fatin në ven-det më të zhvilluara të BE si Gjer-mania, Franca, Belgjika, etj.Gjysma e azilkërkueseve që shkojnë nga vendet e Ballkanit në Gjermani, janë shqiptarë.

Ambasadori i Gjermanisë në Ti-ranë, Hellmut Hoffman, po inten-sifikon daljet publike për të bindurshqiptarët që mos provojnë aventurën për azil. Ai thotë se në Gjermani nuk ekziston e drejta e azilit ekonomik. Ai shkoi në doganën e Morinës në Kukës që lidh Shqipërinë me Kosovën. Prej Kukësit janë larguar shumë shtetas shqiptar kohët e fundit. Z. Hoffman bën apel që askush mos marrë vendim për një udhëtim të tillë pasi të gjithë ata që kanë mbërritur apo do të mbërrijnë në kampet e azilantëve do të kthehen mbrapsht brenda tre muajsh. “Muajt e fundit kemi konstatuar se pikërisht këtë gjë e kanë bërë shumë qytetarë shqiptarë, më duhet ta ripërsëris edhe njëherë për ata shqiptarë që tentojnë të kërkojnë të lënë Shqipërinë për azil. Për të gjitha rastet do të ndërmerren procedura tëndërlikuara tëverifikim-

it të cilat në rastin më të përgjithshëm zgjasin 2-3 muaj. Jemi duke tentuar t’i shkurtojmë këto procedura, por gjithsesi në pjesën më të madhe, e dër-rmuese të tyre, thuajse në të gjitha ras-tet, të gjithë këta shtetas do të duhet të rikthehen në vend. Nuk ia vlen të qëndroni atje vetëm për një periudhë disamujore dhe do t’u duhet të rikthe-heni sërish këtu për t’ia filluar sërishnga e para”.

qeveRia, MaSa pëR TëMbajTuR nën konTRoLL SiTuaTënVetëm në këto muajt e parë të vi-

tit 2015, rreth 20 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi në përpjekje për të fituar azil ekonomik në Gjermani.Shifra konsiderohet serioze dhe au-toritetet shqiptare janë vënë në lëvizje për ta frenuarkëtëfluks.Ditëte fun-dit, zyrtarisht thuhet se ka një rënie të dukshme të njerëzve që lëvizin me këto qëllime. Gjithsesi, fluksi nukështë ndërprerë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një keqkuptim që po shfrytëzohet deri në abuzim: Gjer-mania shpalli kohët e fundit, kërkesën për 45 000 të huaj, por, me profesione të caktuara dhe për arsye të caktuara të ekonomisë gjermane.

Qeveria shqiptare është duke bërë atëçkakanëmundësitëeveta,pikër-isht për të mbajtur nën kontroll këtë fenomen, qoftë edhe me ndalimin e

daljes nga vendi. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të ndjekur ngushtësisht këtë proces, duke apli-kuar një proces intervistimi në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Njëkohësisht,strukturat policore po përpiqen të bien në gjurmët e kompanive dhe agjencive tëveçantatëudhëtimettëcilatenxisinkëtë lloj fenomeni. Pasi mes tyre për fat të keq ka edhe elementë të tillë të cilët përpiqen të shfrytëzojnë fatin e tr-ishtëtënjerëzvepërtëfituarmëtepërpara.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, thotë se qytetarët shqiptarë nuk duhet t’i hyjnë një aventure, duke u larguar nga Shqipëria për të gjetur azil në ven-det e Bashkimit Europian. Sipas tij, kjo është, në të gjitha rastet, tërësisht e pamundur. “Nisja e tyre me shpresën për të gjetur azil në vendet e Bashkim-it Europian është një përpjekje që më shumë shpenzon energjitë dhe paratë e tyre, sesa mund të hapë ndonjë rrugë për një të ardhme ndryshe”, - pohon ministri. Tahiri thotë se jo vetëm ag-jenci udhëtimi por edhe individë janë përfshirë në këtë aferë. “Po punojmë me të gjitha agjencitë shtetërore dhe qeveria në tërësi është angazhuar për të shkuar pas të gjithë atyre që abuzojnë me qytetarët shqiptarë, duke u premtu-ar padrejtësisht dhe në mënyrë krimi-nale udhëtim me qëllim azil-kërkimi në vendet e BE. Kjo vlen për agjencitë e udhëtimit, të cilat në rast se evidento-het një fenomen i tillë do të humbasin edhe licencën dhe do t’i nënshtrohen procedimeve penale. Kjo vlen dhe për të gjithë ata që shërbejnë si sek-serë, duke marrë me mashtrim paratë e qytetarëve shqiptarë dhe pastaj duke i lënë në fatin e tyre që, në të gjitha rastet, është të kthehen në Shqipëri pa përfituarnëasnjëmomentazilnëasnjënga vendeve të BE”.Ministri Tahiri, pohon se këtë fil-

limjavë do të jetë në Gjermani, për të kërkuar rishikimin e procedurave të rishqyrtimit të kërkesave për azil, “në mënyrë që ato të jenë sa më të shkurtra dhe të mos shërbejnë si faktorë ftues ose tërheqës për qytetarët shqiptarë”.

Page 8: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

8 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram SpeCiaLe

Rrugën e bëmë, tani duhen bërë shqiptarët. Kjo është çështjaqë shtrohet kur flitet për bash-

këpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos në planin ekonomik. Investimi rreth 2 miliardë euro nuk po justifikonshkëmbimet tregtare. Për vitin 2014 ek-sportet shqiptare drejt Kosovës kanë qenë vetëm 176 milionë euro, ndërsa nga ato të Kosovës drejt Shqipërisë, vetëm 43 mil-ionë euro.

Kosovarët eksportojnë skrap ndërsa nga Shqipëria ndërsa importojnë materiale ndërtimi,kryesishtçimentodhehekur.Mëshumë mallra dhe më pak ide dhe komu-nikime kulturore. Shifrat janë kokëforta, ndërsa të gjithë pohojnë se ka shumë fjalë dhe pak punë.

Ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali pati thënë në kohën e inaugurim-it të sistemit unik doganorë se “ne jemi vëllezër, por kosovarët bëjnë biznes me Serbinë”. Edhe kosovarët të njëjtën gjë thonë për vëllezërit e tyre të Shqipërisë, duke u përgjigjur se biznesin e bëjnë me italianëtdhegrekët.Por,çfarëpondodh?

baSHkiMi Si MiT DHe Si Re-aLiTeT

Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës janë pasionantë dhe nostalgjikë për mitet dhe të shkuarën e tyre. Ato, bashkë me simbolet, i mbajnë fort në pasion, ndër-sa jeta konkrete, shkëmbimet ekono-mike-tregtare, bashkëpunimet akademike dhe shkencore, etj., ecin me një ritëm tejet të ngadaltë. “Kuq e zi je ti” është dëshmia më e gjallë. Himni i Kombëtares shqiptare i ka ndezur gjakrat e shqiptarëve të këndej dhe andej kufirit. E ka shtuar sasinë eiracionalitetit dhe për rrjedhojë, ka ngjal-lur xhelozi të këqija përtej kufirit. Këtëgjë paralajmëron edhe “Stratfor” në një raport që bëri për marrëdhëniet shqipta-ro-serbe. Ata i shohin si rrezik për të ar-dhmen mënyrën e shtet-ndërtimit në të dy vendeve dhe paralajmërojnë se Kosova do të afektojë pasoja të forta për Shqipërinë si në aspektin social edhe për sigurinë.

Ndonëse janë dy shtete të ndara deri më sot ka pasur një sjellje paternaliste të Tiranës zyrtare mbi Prishtinën, por tashmë që ka dy shtete, udhëheqësit e dy anëve bëjnë thirr-je për maturi. Ish-ministri Enver Hoxhaj thotë se duhet të çlirohemi nga sindroma“prind-fëmijë” dhe duhet kaluar marrëdhëni-et mes “vëllezërve të zotë”, në bashkëpunim, bashkërendim dhe dialog të strukturuar, dhe të pakushtëzuar mes dy vendeve.

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme thotë se Tira-na zyrtare duhet të bëjë më shumë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si Këshilli i Europës, BE, OSBE dhe OKB, ndërsa apelon se duhet lënë retorika populiste dhe duhet kaluar në veprime konkrete.

Ndërsa nënkryetari, deputeti Aldo Bumçithotëseshkëmbimettregtare janërritur 10 herë, duke ia dedikuar një gjë të tillë Rrugës sëKombit. Sipas tij, çdo vitkalojnë në këtë aks 1.2 milionë kosovarë. Ish ministri i Jashtëm Bumçi kërkon qëkrahas bashkëpunimit në nivel qeveritar, një rol tëveçantë tëkenëKuvendetedyshteteve dhe monitorimi i ecurisë së an-

SHqipëRi - koSovë

nga tregtia e skrapit te Akademia e unifikuar

Raportet ekonomike dhe politike mes dy shteteve shqiptare. A ia ka vlejtur investimi 2 miliardë euro në rritjen e shkëmbimeve mes dy vendeve? Ekspertizë nga Harvardi për maksimalizimin e interesave dhepërfitimevemesshqiptarëvedheproblemiqëkanëelitatrespektive

nga albert gjoka

gazhimeve që ndërmerren.Shqipëria dhe Kosova deri më tani kanë

nënshkruar 96 marrëveshje që pas përfun-dimit të luftës në vitin 1999. Marrëveshja e parë ekonomiko - tregtare ufirmos nëvitin2003.Ndërsaish-shefiidiplomacisëkosovare, Enver Hoxhaj kujton si mo-mentetërëndësishmevitin2008kurufir-mos marrëveshja për “Abetaren” dhe vitin 2013 kur u nënshkrua Protokolli i Bash-këpunimit Shqipëri - Kosovë. Ai kujton si nënzëseumormodeliidokumentittëfir-mosur mes Shqipërisë dhe Bullgarisë për të hartuar draftin. Marrëveshjet mbeten në letër, por shumëkush thotë se Marrëvesh-jaePrizrenit,kuufirmosdokumentipërpartneritet strategjik ka hapur një rrugë të re. Ende nuk ka të dhëna konkrete se cili është rezultati i këtij bashkëpunimi të thelluar, ku qeveritë e të dy vendeve kanë bërë deri më tani dy takime dhe pritet të bëhet një i tretë pas pak muajsh. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë se në mbledhjen e dytë kemi reflektuar, dukelënë fjalët dhe punuar në gjëra konkrete: Po punojmë që kufijtë administrativëmesdyvendeve tikthejmënëkufijvir-tual dhe po punohet në drejtim të zbati-mittëstandardevetëunifikuara”,-thotëAhmetaj. Sipas tij, “qëllimi është për të pasurdyshtetedhenjëtreg”.Kjofilozo-fipoecënpërkrahprocesittëBerlinit, icili po kërkon të bashkojë në një tregjet e vogla të Ballkanit Perëndimor dhe të re-alizohet një konektivitet infrastrukturor

në mënyrë që t’iu hapet rruga investi-meve të mëdha. Rruga e Kombit dhe Rruga e Arbrit e kthejnë Shqipërinë në një nyje të madhe rajonale. Edhe depu-teti kosovar, Hoxhaj thotë se ka strategji të mëdha me nuanca të vogla prandaj kërkon që partneriteti strategjik mes dy vendeve duhet të shihet në kuadrin e bashkëpunimit rajonal dhe europian.

Ekspertja e INDEP-it, Learta Hol-laj sjell në vëmendje konstatimet se më shumëkanëpërfituarserbëtsesashqip-tarët me investimin 2 miliardë euro të rrugës Durrës - Kukës - Prishtinë, teksa iu referohet shifrave. Tregtia për produkte të tilla si qumështi, mielli, çimento, bar-nat, etj., kanë rënë viktima të barrierave që ekzistojnë në sistemet e të dy vendeve. Ato janë kthyer më shumë sesa një prob-lem për bizneset, teksa qeveritë e dy ven-deve nuk i adresojnë zgjidhjen e tyre me shpejtësinë që kërkon koha. Në peshën e eksporteve të Kosovës drejt Shqipërisë, 43 përqind e zë skrapi. Ndërsa importet e sajngaSerbiajanëgati4-fishimeatomesivllezërit shqiptarë. Një raport i përgati-tur nga ekspertët e Institutit të Studimeve Ndërkombëtare thotë se qeveritë e dy ven-deve duhet të investojnë bashkërisht në projekte strategjike. Vlerësohet ideja, por mbeti në letër nisma për realizimin e ter-mocentralit “Kosova e Re”.

Në studimet e bëra jepen rekomandime konkrete për harmonizim të legjislacionit dhe standardeve tregtare, ndjekjen e nismave

të përbashkëta, ngritjen e grupeve që ndjekin praktikat tregtare, investime të përbashkëta strategjike, fushata të përbashkëta edukative për konsumimin e mallrave shqiptare, komu-nikim dhe ndërveprim kulturor, pse jo, edhe njëAkademitëunifikuar.

Sipas drejtorit të Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, Albert Rakipi, sfida më emadhe sot është që ta kthejmë tregun etnik në një treg konkurrues dhe të ashtuquajturën “çështjeshqiptare”tashndërrojmënënjëag-jendë integruese në familjen europiane.

a janë pRobLeM eLiTaTNdërkombëtarët shqetësohen gjithnjë

e më shumë nga deklaratat e elitave poli-tike për Shqipërinë e madhe, por miqtë e vërtetë të shqiptarëve shqetësohen gjithnjë e më shumë për demokracitë e dy ven-deve, për brishtësinë e ligjit, korrup-sionin dhe krimin e organizuar. Në një pamundësi të tillë edhe qeveria shqiptare ka kërkuar ekspertizë nga Universiteti i Harvardit në mënyrë që Shqipëria dhe Kosovatëdinëqëtëpërfitojnëngapër-katësia shqiptare. Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj thotë se rekomandimet që do të dalin do të materializohen në nisma konkrete nga të dy vendet.

Por, tashmë është e qartë se sa më të varfër të jenë shqiptarët e të dy vendeve, aq më i rrezikuar është stabiliteti dhe siguria: Aq më shumë gjen mbështetje nacionalizmi dhe ekstremizmi fetar. Të gjithë janë të shqetësuar për praninë e

grupeve fondamentaliste dhe “luftëtarët e huaj” në të dy vendet.

Këto fenomene ndodhin edhe në kohën kur elitat e Tiranës dhe Prishtinës shkojnë në drejtim të kundërt me ato që duan dhe kërkojnë qytetarët e dy anëve. A nuk ishin raporte të tensionuara mes Berishës dhe Nanos në njërën anë, me Rugovën dhe Thaçin në anën tjetër?!A nuk janë xhelozira absurde dhe ve-prime të pamatura ato që po ndodhin këto ditë për UÇK-në dhe protago-nistët e asaj kohe?! A nuk janë të mpre-hta komunikimit kulturore mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qoses?! A e keni parë sesa mosbesim dhe dyshime ka mes elitave të biznesit të Shqipërisë dhe Kosovës?! Legjitimiteti i këtyre el-itave rezulton të jetë i papastër përballë sinqeritetit të shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës që e duan bashkimin, së pari si mjet për përmirësimin e jetës së tyre dhe së dyti për të vënë në vend një padrejtësi historike. Por, koha ka bërë të veten. Larg syve, larg mendjes. Bashkimi nukështëmë çështjedëshire.Tashmëqë rrugët janë bërë dhe dokumentet strategjike janë firmosur, duhet të realizohet ndërveprimi njerëzor dhe kulturor, duhet të shkëmbehen idetë dhe duhen edukuar qytetarët se ëndrrat dhe mitet bëhen realizohet nga njerëz realitet dhe elita të afta shtet-formuese që e duan me veprime dhe jo me dema-gogji vendin e tyre.

Page 9: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

9E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramvenDoRe 2015

ReDakSia Botues: Brahim Shoshi; Drejtor: Albert Gjoka Kryeredaktor: Alket Aliu Redaktore: Era ÇelaRedaksia: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2; Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë; Tel/Fax: +35545200045; Shpërndarja dhe Shitjet: 0693933301; Web: www.telegram.al; E-mail: [email protected]; E-mail: [email protected]; Gazeta “Telegram”, është e rregjistruar në QKR me NIPT L42026006N

Klienti ___________________, abonohet me gazetën javore “Telegram”, botim i kompa-nisë “Telegram”, me NIPT: L42026006N, me adresë: Rruga “3 Dëshmorët, Pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë.Çmimi i një gazete është 50 (pesëdhjetë ) lekëKohëzgjatja e abonimit: 12 muaj (1 vit) Numri në total i ekzemplarëve të abonuara: 50

pagesa bëhet CaSH, tek menaxheri i gazetës, ose në numrin e llogarisë së mëposhtmeAdresa ku do të dërgohen gazetat:Emër/Mbiemër____________________Rr. ________________________________________________Qyteti_____________________________________Nr. Tel. ___________________________________E-mai: _____________________________________________(Ju lutem, shënoni saktë të dhënat tuaja në mënyrë që të mos ketë probleme në dërgimin e gazetës në adresën e kërkuar)

Gazeta vjen në adresën e shtëpisë ( ose zyrës tuaj) brenda 48 orësh nga dalja e botimit, përmes Posta Shqiptare: Klientët mund zgjedhë abonim on-line dhe merr përmes e-mail-it formatin elektronik të gazetës. Shuma për t’u paguar 2500 (dymijepesëqind) lekë

pëR inFoRMaCione, apo SqaRiMe, MunD Të na konTakToni në:

gazeta “Telegram”e-mail: [email protected] interneti: www.telegram.alCel:0693933301nipT-i i “Telegram”: nipT L42026006n Redaksia: Rruga “3 Dëshmorët, pallati Lorena TR2, Hyrja 7/1, Yzberisht - Tiranë. Tel/Fax: +35545200045banka Tirana, nr. Llogarisë, 0180 – 548888 – 001 euroiban: aL87 2061 1080 0000 0180 – 548888 – 001

FoRMuLaR aboniMinjë telegram - pëR TY

Kandidatja për bashkinë e Përrenjasit, Miranda Rira, së bashku me shtabin elek-

toral, ka vijuar prezantimin me banorët e fshatit Gurrë të komunës Qukës. Gjatë prezantimit të saj, banorët u njohën nga afër me kandi-daten Rira dhe alternativat e saj për përmirësimin e jetës në këtë zonë. Banorët ngritën disa nga problemet me kryesore të këtij fshati, ku ndër të tjera më shqetësueset dolën mung-esa e ujit të pijshëm, uji për vaditje, mungesa e rrugës si dhe më emerg-jente mungesa e dritave, mungesa e banjës së shkollës si dhe rrethimi i shkollës 9-vjeçare të fshatit Gurrë.Ky ishte edhe një problem shqetësues për banorët pasi, sipas tyre, mungesa e murit rrezikon jetën e fëmijëve pasi mund të rrëzohen. Një tjetër prob-lem që u diskutua nga banorë ishte dhe mosvajtja e faturave të energjisë

elektrike prej katër muajsh, duke iu shtuar kështu dhe kamata,përndry-she u duhet të zbresin në drejtorinë e CEZ-it në Librazhd. Gjithash-tu nga banorët e zonës u ngrit dhe shqetësimi i ndihmës ekonomike dhe i kërkuan kryetares së re që ta mirëmenaxhojë dhe t’i kontrollojë të gjithë personat që marrin ndihmë ekonomike, pasi, sipas tyre, ka edhe njerëz që e marrin të pa meritu-ar. Pasi kandidatja Rira u njoh me të gjitha shqetësimet e banorëve të fshatit Gurrë, mori përsipër që të fil-lojë punë para zgjedhjeve të 21 qer-shorit për të të bërë ndriçimin, rre-thimin dhe banjën e shkollës si dhe një pjesë të rrugës që lidh një lagje të fshatit Gurrë me rrugën kryesore të komunës Qukë. Gjithashtu kandi-datja premtoi se do t’i shikojë me ku-jdes të gjitha problemet e banorëve, pasi ajo të marrë drejtimin e bashkisë

së re. Po në vazhdën e prezantimit të kandidates, vijuan takimet edhe në fshatin Bërzeshtë të komunës Qukës. Edhe këtu, pasi banorët u njohën nga afër me kandidaten Mi-randa Rira, ngritën problemet e tyre më shqetësuese. Edhe këtu, pjesa më e madhe e banorëve problem kishte mosfurnizimin me ujë të pijshëm, ujit për vaditje, mungesën e rrugës, problemet me ndihmën ekonomike si dhe probleme të ndryshme që lid-hen me bujqësinë dhe blegtorinë. Një tjetër problem që doli gjatë diskuti-mit me banorët e fshatit Bërzeshtë ishte ura lidhëse me shkollën e fsha-tit, ku nxënësit rrezikonin pasi ura ishte me dërrasa dhe kishte ditë që dërrasat hiqeshin dhe fëmijët mbe-teshin pa shkuar në shkollë. Edhe këtu, kryetarja e re e bashkisë së Përrenjasit premtoi se pas fitores së 21 qershorit do të kishte më shumë

Miranda Rira, një deputete për përrenjasin

investime për bujqësinë, si një ndër prioritetet e qeverisë Rama, duke ga-rantuar se do të jetë gjithmonë me hallet dhe kërkesat e banorëve si dhe dotëzbatonteçdoprojektteshkruarnë programin e saj. Kandidatja Rira tha se Bërzeshta, Qukësi dhe i gjithë Përrenjasi do të ketë një fytyrë te re pas 21 qershorit.

Ndërkohë dje kandidatja Miranda Rira ka dorëzuar mandatin e depu-tetes në Kuvendin e Shqipërisë, duke deklaruar se nga ky moment do t’i dedikohet vetëm banorëve të terri-torit të bashkisë së re të Përrenjasit, përtëqenëçdoditëpranëtyre.

eRa ÇeLa

Page 10: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

10 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram SoCiaLe

UMSH: Çfarë do të ndodhë me mjekët që nuk kanë plotësuar kreditetEKSKLUZIVE/ Flet Dr. Fatmir Bajramaj, president i sapozgjedhur i Urdhrit të Mjekut për procesin e zgjedhjeve dhe për raportet mes UMSH dhe institucioneve të tjera shëndetësore. Pikëpyetjet që dalin nga procesi i testimit dhe shkaktarët që sollën problemet në edukimin në vazhdim të bluzave të bardha

Më shumë se 1/4 e bluzave të bardha nuk kanë plotësuar standardet e edukimit në vazh-dim dhe një pjesë e tyre do

ti nënshtrohen testimit, por ka edhe shumë pikëpyetjetëtjera.Tëgjithakëtoçështjeishpjegon përmes një interviste ekskluzive presidenti i sapozgjedhur i Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë, Dr. Fatmir Bajramaj. Për herë të parë ai ka shpjeguar për median procedu-rat e përzgjedhjes, por edhe problemet që kanë urdhrat profesionalë shëndetësorë në vendin tonë. Në këtë periudhë ka një raport të tensionuar mes urdhrave dhe institucione-ve shëndetësore, sidomos nga Ministria e Shëndetësisë.Përtëgjithakëtoçështje,juftojmë që të ndiqni intervistën me presi-dentin e ri të Urdhrit të Mjekut, Dr. Fatmir Bajramaj.

Dr. Fatmiri. pas një periudhe të gjatë drejtimi të urdhit të Mjekut nga prof. Dine abazi, tashmë jeni zgjedhur ju. a mund të na shpjegoni procedurat deri në zgjidhjen tuaj?Procesi për zgjedhjen e presidentit të Urdhrit të Mjekut iu nënshtrua procedurave të për-caktuara në ligjin e ri për urdhrat e profe-sionistëve si dhe pas mbarimit të mandatit të presidentit, Prof. Dine Abazi. Po ashtu, nga Urdhri i Mjekut doli më vete Urdhri i Stomatologëve. Mbështetur mbi ligjin e ri, UMSH bëri dy udhëzues të cilat i pat aprovuar në Këshillin Kombëtar. Sipas tyre u bë edhe fushata për zgjedhjet e strukturave drejtuese në të gjitha nivelet. Dua të them se procedurat ishin mëse të hapura dhe trans-parente. Nga ky proces dolën asambletë rajonale. Ne vendosëm kritere të qarta [ër anëtarët e këshillave rajonale dhe drejtuesit e Asamblesë së Përgjithshme. Pikërisht në mbledhjet e para të këshillave u zgjodhën edhe presidentët në nivel qarqesh. Më tej procedura vijoi duke mbledhur Asamblenë e Urdhrit të Mjekut, më datë 17 prill të këtij viti. Prej këtej u kaluan në proces përzgjedh-jeve të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar, i cili përbëhet nga 25 anëtarë. Përmes një propozimi të votuar në bllok u vendos që të futeshin automatikisht si anëtarë të Këshillit Kombëtar 12 presidentët e UM në qarqe dhe presidenti që ka qenë në detyrë deri në

momentin e zgjedhjes së pasardhësit. Tre anëtarë të tjerë vijnë nga struktura të tjera si Fondi i Sigurimeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Unviersiteti i Mjekësisë.Sapo doli Këshilli i ri u bë votimi për pres-identin e Urdhrit të Mjekut të Shqipërisë. Në garë kanë qenë Dr. Maksim Basho, Dr. Zamira Sinojmeri e cila u tërhoq, Dr, Valbo-naDoçidheunë.Nëmbylljetëvotimit,unëkam marrë shumicën dërrmuese, 17 vota, duke u zgjedhur në këtë mënyrë në mënyrë legjitime, konform ligjit dhe rregullores, president i Urdhrit të Mjekut.

ju jeni mjek pediatër, por cila është historia e juaj në raport me këtë urdhër profesional?Që nga krijimi i UM unë kam qenë në Komisionin e Disiplinës në UMSH dhe për dy mandate kam qenë kryetar i Këshillit Rajonal të Vlorës. Dua të shtoj se kam qenë në të paktën 20 takime të urdhrit jashtë Shqipërisë dhe në një trajnim në Britani për mënyrën e funksionimit të urdhrave të tillë

të profesionistëve të shëndetësisë. Unë e kam përjetuar dhe e kam prekur evolucionin që ka pësuar Urdhri i Mjekut të Shqipërisë ndër vite dhe sot e shoh të qartë perspek-tivën e tij. Dua të theksoj se UMSH ka mbe-tur një strukturë profesionale, jo-politike, një trupë vetërregulluese e profesionistëve mjekësorë dhe e pavarur. Po ashtu, ne jemi të gatshëm për të qenë në partneritet aktiv dhe strategjik me institucionet shëndetësor, urdhrat e tjerë, shoqatat mjekësore, univer-sitetet, etj.

Si kanë ndikuar ndryshimet ligjore dhe rregullative në pavarësinë e urdhrit?Ligji na e jep këtë pavarësi. Kjo gjë është e garantuar edhe në ndryshimet ligjore dhe vendimet e tjera. Por, implementimi në prak-tikë i këtij kuadri ka ndeshur me mentalitete të tjera dhe me keqkuptime, të cilat kanë ardhur edhe nga institucionet, por edhe nga publiku.

Cili është misioni juaj gjatë ushtrimit të

detyrës?Së pari unë jam zotuar që të ruaj arritjet e deritanishme të UMSH, por edhe të sjell prurje të reja dhe partneritete që i shërbe-jnë zhvillimit të këtij urdhri profesional. Qëllimi kryesor që kam është që Urdhri të bëhet “Shtëpia e mjekëve”. Së dyti, kemi në objeksion për të zbutur krizën e besimit që ekziston në publik për bluzat e bardha. Së treti, por edhe një ndër pikat më të rëndë-sishme është nxitja e mekanizmave që rrisin cilësinë e shërbimit dhe përmirësimit të kujdesit shëndetësor. Ne e kemi në fokus të punës tonë që të shmangim sa më shumë që të jetë e mundur ketrajtimin mjekësor.Le të ndalojmë pak këtu. Ka pasur një nismë ligjore për trajtimin e gabimeve

Ministri Beqaj nuk “uron” kreun e ri të UMSH

Tashmë kanë kaluar dy javë që nga zgjedhja e presidentit të Urdhrit të

Mjekut të Shqipërisë dhe nuk ka asnjë reagim nga institucioni më i lartë i politikave shëndetësore në Shqipëri. Ministri Ilir Beqaj nuk ka dërguar asnjë sinjal në lidhje me këtë proces dhe përzgjedhjen e presidentit të ri, duke mos e ndryshuartraditënkonfliktualeqëkakrijuarmeurdhrat këto 19 muaj. Tashmë janë të njohura përplasjet mediatike mes ministrit Beqajt dhe ish-presidentit, Dine Abazi, i cili e ka akuzuar për ndërhyrje në pavarësinë dhe integritetin e urdhrit. Pika kritike e refuzuar ka qenë testimi i buzave të bardha, por janë shtruar edhe një sërë pikash të tjera. Ministria e Shëndetësisë i ka akuzuar urdhrat, sidomos UMSH për shkelje të statutit dhe ligjit në mënyrën e funksionimit të brendshëm dhe procesin e zgjedhjeve të strukturave drejtuese.

veÇojMë

Dine Abazi

Page 11: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

11E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramSoCiaLe

uRDHRi i MjekuT Detyrat e UMSH sipas ligjit të ri (Neni 4)Misioni

1. Misioni i Urdhrit të Mjekëve është ruajtja e standardeve të larta në formimin dhe ushtrimin e profesioneve në fushën e mjekësisë dhe mbrojtja e pacientëve dhe publikut nga kequshtrimi i profesionit të mjekut.2. Për të përmbushur misionin e tij, Urdhri i Mjekëve ushtron këto kompetenca:a) jep dhe heq licencën individuale të ushtrimit të profesionit;b) vendos standarde etike dhe deontologjike, tëdetyrueshmepërçdomjekdhemonitoronzbatimin e tyre gjatë ushtrimit të profesionit;c) rivlerëson periodikisht kompetencën dhe performancën profesionale të anëtarit të Urdhrit përballë standardeve të vendosura;ç) nxit arritjen e standardeve të larta në edukimin dhe formimin profesional dhe etik të anëtarëve të Urdhrit;d) bashkëpunon me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, institucione të tjera shkencore dhe arsimore për të siguruar standard të larta në Edukimin e Vazhdueshëm Mjekësor,kualifikimetdhespecializimetpasuniversitare të Urdhrit;dh) mban Regjistrin Themeltar të Urdhrit dhe menaxhon sistemin e administrimit dhe përditësimit të tij;e) mbron të drejtat e anëtarëve të Urdhrit, integritetin moral dhe profesional të tyre e të profesionit mjekësor.3. Cilët janë hapat që duhet të ndjekin profesionistët për t’u përfshirë në programin e ricertifikimit?Së pari, të gjithë mjekët, stomatologët dhe farmacistët, shtetas shqiptarë dhe të huaj, që ushtrojnë profesionin e tyre në Republikën e Shqipërisë, sipas legjislacionit në fuqi, në institucionet publike ose private të kujdesit shëndetësor (qendra shëndetësore, ambulanca, poliklinika, spitale, institucione akademike), duhet të regjistrohen në programin e ricertifikimit.QKEV-jadotëkrijojënjëregjistër elektronik, i cili do të ruajë të dhënat për të gjithë profesionistët e regjistruar. Këta profesionistë duhet të kontaktojnë QKEV-në si për regjistrimin e tyre në program, ashtu edhepërverifikiminetëdhënavepërkatësenëlidhjemekreditetepërfituarangaaktiviteteteedukimit në vazhdim.Së dyti, profesionistët duhet të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme të edukimit në vazhdim, të zgjedhura nga ata vetë, nisur nga nevojat e tyre personale dhe institucionale dhe në përmbushje të kritereve të kërkuara në programinericertifikimit;sidhenëvarësitëaktiviteteve të ofruara gjatë një viti ose gjatë një cikli brenda ose/dhe jashtë vendit.Kreditet e marra nga pjesëmarrja në këto aktivitete duhet të njihen dhe regjistrohen nga QKEV-ja, sipas procedurave të njohjes dhe regjistrimit të krediteve të përshkruara në vijim.Së treti, mbi bazën e krediteve të regjistruara për secilin profesionist nga QKEV-ja, BKRAja vendospërricertifikiminetijdhelëshondëshminë përkatëse për rofesionistët që kanë plotësuar kërkesat e programit.

mjekësore përmes një skeme të sigurimit të mjekëve. Çfarë po bëhet në këtë drejtim?Po është e vërtetë. Urdhri i Mjekut ka qenë mbështetës i nismës që u mor nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Me sa mbaj mend u kaluan në hapa konkretë nga drejtuesit respektiv në atë periudhë për finaliziminekuadritligjorpërasiguracioninprofesional. Por kjo nuk varet nga Urdhri i Mjekut, ndonëse ne e kemi mbështetur si iniciativë. Ne jemi të vetëdijshëm për gabimet që ndodhin në trajtimin e pa-cientëve por të gjithë duhet të kuptojmë se gabimi ndodh së pari për shkak të shkencës evolutive të Mjekësisë, së dyti për shkak të sistemit dhe së fundi për shkak të mjekut.

para pak ditësh u mblodh bordi i Riçer-tifikimit, me drejtues të institucioneve shëndetësore dhe të urdhrave. a kanë dalë rezultatet e krediteve të mbledhu-ra deri më tani nga mjekët për periud-hën 2010 - 2014?Që kur është marrë vendimi dhe deri më tani ne jemi duke ndjekur me korrektësi të gjithë procedurën që të verifikohen të gjithë mjekët që kanë plotësuar shumën prej150krediteshpërperiudhën5-vjeçareqë po bëhet kontrolli. Me sa di, janë mbi 250 mjekë që rezultojnë të mos kenë asnjë kredit në këtë periudhë kohore. Këtyre profesionistëve të sistemit iu pezullohet automatikisht vendi i punës dhe i nënsh-trohen menjëherë testimit. Nëse e marrin këtë testim, rikthehen në vendin e punës, në të kundërt atyre iu ndërpriten mar-

rëdhëniet e punës. Po ashtu, rezultojnë rreth 1500 mjekë që nuk kanë plotësuar sasinë e krediteve të kërkuara, pra 150 të tilla. Këtu është edhe problemi më i madh. Të gjithë mjekëve që nuk e kanë plotësuar numrin e domosdoshëm të krediteve do t’u jepen 6 muaj kohë që të plotësojnë kreditet dhe t’i nënshtrohen testimit në rastet kur nuk e arrijnë një kuotë të tillë.

përse ka kaq shumë mjekë që nuk kanë arritur kreditet e përcaktuara?Dua të ndaj me ju dhe lexuesit se fenomeni është shqetësues. Pra, sipas statistikave janë 1/4 e të gjithë mjekëve të Shqipërisë që nuk kanë marrë kreditet. Por, fenomeni është kompleks. Mendoj se problemi nuk qëndron te përgjegjësia e Urdhrit, por së pari tek insti-tucionet shëndetësore dhe strukturat përgjeg-jëse. Ato e kanë për detyrë që të bëjnë kon-trollet e personelit dhe të krijojnë mundësitë dhe kushtet për trajnimin dhe edukimin në vazhdim të bluzave të bardha. Edhe ne kemi qenë të shqetësuar. Por, më lejoni që të ndaj me ju një praktikë që e kam hasur në Kroaci, një vend ballkanik, i anëtarësuar së fundi në Bashkimin Europian. Atje të gjithë mjekët që nuk plotësojnë kreditet e kërkuara përballeshin mesanksionefinanciare.Kësajkategorieiuhiqejnjë përqindje e rrogës deri në momentin që ata realizonin kreditet e kërkuara. Por, në Shqipëri, ky është një problem.

Do të doja që të dija se kush është institucioni përgjegjës që organizon testimin?

1. Regjistrimi i profesionistit në regjistrinkombëtartëricertifikimit2. Njohja dhe regjistrimi i krediteve personale sipas procedurave të përcaktuara qartë.3.Ricertifikimiosemarrjaedëshmisësëricertifikimit.

veÇojMë Hapat e profesionistit përricertifikim

Për mua në këto momente kjo është një pyetje që nuk mund të jap përgjigje. Do t’iu adresoja që të shkonit tek Ministria e Shëndetësisë.

Së fundi, cilat janë planet për të ardhmen si president i ri i urdhrit të Mjekut të Shqipërisë?Dua të theksoj se Urdhri i Mjekut dhe unë personalisht jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë. Institucionet shëndetësore të të gjitha niveleve për ne janë partnerë strateg-jikë.Por,përveçtyrenejemitëgatshëmtëpunojmë fort edhe me shoqatat mjekësore, me urdhrat profesionalë, me Universitetin e Mjekësisë, me qendrat kërkimore, por pse jo, edhe me median. Përmes këtij bashkëpunimi të gjithanshëm ne synojmë lartësimin e mi-sionit të mjekut dhe përmirësimin e shërbi-meve shëndetësore.

Page 12: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

C M Y K

12 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 17 prill 2015

Gazeta Telegram RekLaMë

Telegram, edhe aktivitet botimesh librash Ftojmë shkrimtarët që të sjellin librat e tyre për botim

nëSe Doni Të boToni një LibëR, “TeLegRaM” ëSHTë SHTëpia që ReaLizon pRojekTin Tuaj.

këshillojmë çdo të enjteTg

telegram.alclick në:

Suplementi më i ri për zgjedhjet e 21 qershorit

vendos 2015

keni një bizneS DHe keni venDoSuR Të bëni uLje ÇMiMeSH Të kon-SiDeRuSHMe?Gazeta “Telegram”, për të inauguruar rubrikat e shtojcës të saj Tellalli dhe në veçantirubrikën“SKONTO”,Mundësonpa pagesë njoftimin tuaj të parë tek gazeta jonë.

“njoFTiM pa pageSë”Na dërgoni njoftimin tuaj me të dhënat në [email protected] në adresën: “Rr. 3 Dëshmorët”, Pall. Lorena TR2, Shkalla C, Hyrja 7/1, Yzber-isht Tiranë. [email protected]

konkuRS pikTuRë pëR FëMijëBëhufituesiçmimit“PiktorigazetësTele-gram”Rregullat e lojës janë të thjeshta: Mjafton të kesh talent, dhe pse të tjerët nuk e shi-kojnë talentin tënd ne do ta vlerësojmë atë. Tema do të jetë e lirë. Fituesit, pasi do të jenitëgjithëfitues,duhettëmosjenëmëtëmëdhenjse12vjeç.Veprattëcilatdot’ire-alizoni do të bëhen pjesë e përditshmërisë të lexuesve tanë në faqen e internetit www.telegram.alhttps://www.facebook.com/pages/Gaze-ta-Telegram/873244949387290

konkuRS FoTo LajMGazeta Telegram ofron mundësinë e kan-didimit të gjithë atyre që janë të apasionuar pasfotografisëdheartittëtëbërit“foto-lajm”Fotoja nuk duhet të jetë e publikuar në me-dia apo social network por ekskluzive për gazetën “Telegram”. Të gjitha fotot do të publikohen dhe votohen në sajtin zyrtar: www.telegram.alFotoja më e mirë do të përzgjidhet nga një juri profesionistësh dhe do të publikohet në gazetë, shoqëruar me një artikull mbi autorin e saj.

njoFTiM puneSiMiGazeta Telegram kërkon disa figura pro-fesionale me eksperiencë në fushën e mar-ketingut:Roli: Lidhës kontratash në terren. Kandi-datët duhet të jen në gjendje të lidhin kon-trata me të gjithë. Të jenë të hapur për të dialoguar me klientët, pavarësisht seksit të tyre, duke ofruar disponibilitetin e tij/saj përtakimenëambienteteçdondërmarr-jeje apo biznesi. Të ketë patentë të paktën Klas “B” dhe të disponojë mjetet e nevo-jshme të transportit personal.

Page 13: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

C M Y K

13E premte, 17 prill 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegrampeRgaMen

Ndoshta është nga më tipikët e shekullit të XIX-të për sa i takon mo-tivevetëpunëvetëtij.Mjerishtpërtëflitetshumëpak,megjithësenukresht asnjëherë interesimi për punën e tij dhe kjo për shkak të trajtesës dhe tematikës. Zakonisht në tablotë e tij është skalitur jeta e varfër në zonat rurale të Gjermanisë dhe jo vetëm.

Bota e fëmijëve, dëlirësia e kësaj magjie parakalon kaq ndjeshëm përmes toneve dhe dritës në punët e tij, sa të rrëmben me befasinë dhe ëndjen e përgjith-monshme të kësaj moshe, dëshirat e shpenguara për t’u shoqëruar me kafshët shtëpiake, për të qëndruar pranë tyre, për t’i ushqyer ato. Dallon këtu, madje dominon lepuri. Butësia dhe delikatesa e marrëdhënieve të kësaj kafshe me fëmi-jët është kaq e prekshme dhe e kudogjendur në punët e Schlesinger, përfshi këtu edhe macen, qeni më pak. Pakkush, pavarësisht moshës, i ka shpëtuar kurthit të rikthimit në afshin e dëshirave fëminore, teksa ka përcjellë këto punë. Megjithëseaiepërshkruannëçdodetajfshatin,varfërinënëpetkatefëmijëve,penelata e Schlesinger e skalit me kaq forcë dhe kaq ton ngjyre dhe drite, shën-detin dhe hiret e tyre, thua se ata i përkasin një jete mes ëndrrash. Felix Schlesinger (1833 -1910 ) ishte një gjerman piktor i të Shkollës Düssel-dorf-it Ai është një nga piktorët më të njohur të fëmijëve motive që ishin të kërkuar njohje ndërkombëtare në shekullin e XIX dhe të mbledhura kryesisht në Angli dhe Amerikë. Trajnimi i tij më tej u zhvillua në qendrat bashkëkohore botërore tëpikturësfigurative:nëAntwerp,nëDusseldorf dhenëParis.Nga1861-1863,ai ka punuar në Frankfurt, pastaj është vendos në Mynih. Punët e tij janë përbal-lur me publikuan nëpër ekspozita të hapura në Dresden, Berlin dhe Vjenë me imazhet e fëmijëve në vend. Ai mbetet në kuadrin e shijes së audiencës gjermane dhe ndërkombëtare me një instinkt të pagabueshëm në kumtimin e botë së fëmijëve. Pakkush nga mjeshtrit e telajos e ka njohur dhe ka patur një afeksion kaq insistuesndajbotëssëfëmijëve.Aijetoiçdoçastmekëtëdëshirëflakataredhetë dlirë të asaj moshe që jeton me ne dhe rijeton pambarimisht në gjeneratat që bëhen pjesë e dritës më ndritëse të syve tanë.

aLbeRT vaTaj

FELIX SCHLESINGER,penelata magjike e botës së fëmijëve

Page 14: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

14 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram RekLaMë

Page 15: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

15E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramLiDeR

Artistja shqiptare që këndoi në parlamentin italian

Jeta dhe historia drejt suksesit e Ana Lushit. Sopranoja italo-shqiptare flet për “Telegram”-in. Nga festivalet për fëmijë në Shkodër deri në Itali. Një jetë plot surpriza dhe sfida

Kësaj radhe lideri ynë gjendet në brigjet matanë Adriatikut. Bash-këpunëtorja jonë Valentina Gjoni

gjeti sopranon Ana Lushi. Zonja vjen nga Shkodra qyteti i artistëve të mëdhenj. Ana është rritur me talent dhe ëndrra në festivalet e famshme për fëmijë dhe sot vazhdon karri-erën në vendin fqinj, falë talentit, mjeshtërisë dhe përkushtimit. Ajo ka korrur duartrokitje të shumta jo vetëm në Itali por edhe në ske-nat e tjera të botës; duke ecur në traditën e mirë të divas së madhe Inva Mula, apo sopra-nosErmonelaJaho.AnaLushikaç’tëtregojëjo vetëm si artiste, por edhe si nënë. “Telegram” sjell bisedën që bëri pak ditë më parë në Romë me artisten shqiptare e cila është një tjetër ambasadore e kulturës shqip-tare në vendin fqinj.

Ju tashmё jeni njё kёngёtare lirike mjaft e njohur, do tё doja tё dija pak pёr fёmi-jёrinё tuaj dhe kur keni filluar tё kёndo-ni? Si ka qenё debutimi i juaj i parё pёr-para publikut?Unë kam lindur nё Shkodёr kumora edhe

Nga Valentina Gjoni/Romёs t u d i m e t e para. Tёkёndoj kamfilluar nё njёmoshё krejttё vogёl. Kujtoj kur nё moshёn 12-vjeçarefitovanё festivalin kombёtar tё fёmijёvenёShkodёrçmimtёparё.Qёatёherёkamkёn-duarnёshtёpitёpionieritkubёheshinshumё

koncerte dhe kishte shumё gjallёri. Kёngadheskenapёrmuajanёgjithçka.

Jeni diplomuar nё liceun muzikor “Prengё Jakova” nё vitin 1991, pas diplomimit keni vazhduar tё kёndoni nё teatrin “Migjeni” e mё pas edhe jashtё Shqipёrisё? Si u bë e mundur ardhja juaj nё Romё ?UnёtёthemtёvёrtetёnasqёekishamenduarsedotёvijanёRomёpornёvitin2000fitovanjёbursёstudimikudo tёvazhdojastudimetpёr Letёrsi – Filozofi nё “La Sapienza” dheparalelishtduhejtёndiqjastudimetpёrkanto.Aty m’u propozua tё kёndoj nё shumё te-atroepastajajoqёmёmbajtinёRomёishtenjohjamebashkёshortintim.Asokoheishimtёfejuaresotjemiprindёrtёlumtur.

Mund tё mё tregoni disa nga çmimet qё keni marrё dhe te-atrot ku jeni prezan-tuar kohёt e fundit?Kam fituar disaçmime si nё teatrinGoldoni nё Livor-no ku u zhvillua njё konkurs pёr so-pranot. Unё ishae vetmja e huaj qёmerrja pjesёdhe fi-tova çmim tё tretё.Kam qenё fituesee shumё çmimevespeciale nё shumё

teatro tё operёs nё Romё e Athinё, nёrolin e Kostancёs; nё teatrin Argjentina,meoperёne“DonXhovanit”,Mozart,nё“Masterclass”, “Flauti magjik”, “Madamë

Butterfy”, “Ratto dal Serraglio”, Mozart e shumёroletёtjera.Unё di qё jeni njё nёnё shumё e ku-jdesshme dhe njё bashkёshorte e pёrkryer dhe muzikёn e keni trashёguar tek vajza juaj, mund tё na tregoni diçka më shumë?Oh,faleminderit!Po,unёkamdyvajzadhevajza e madhe kёndon, pastaj qё kur ishtekrejtevogёlunёemerrjanёprova.Sotёshtё13-vjeçe, ёshtё ende fёmijё por i dedikohetkёngёs e muzikёs. Sot shumё gjёra nё artkanёndryshuar,nukmjaftonvetёmbravurae individit janёedheshumёgjёratёtjeraqёfshihenpasskene,unёsinёnёnukiaadmirojpornёsenesёrajodotёzgjedhёrrugёneartitunёdotandihmojmesatёmundem.

Shumё artistё shqiptarё janё larguar nga Shqipёria. Si e shihni sot artin e veçanërisht kёngёn nё Shqipёri?Shqipёriaёshtёnjёvend iciliduhetpunuarnёshumёdrejtimepornёseatynukmbetetfuqi punёtore, nuk ka kush ta ndёrtojё. Tёflasёsh pёr muzikёn, kjo varet tek shtёpitёdiskografikedhekompozimetqёbёhen.Sip-asmendimittim,duhetmёshumёkritikёpёrt’i rritur profesionalisht edhe talentet e reja.

Merni pjesё nё shumё aktivitete, nё shumё teatro. Cilat janё planet e tua pёr tё ardhmen?Duke qenë nënё dhe familjare nuk bёjshumë plane profesionale. Mё thёrrasintёkёndojdheunёshkoj.Kyёshtёtashmёprofesioni im. Edhe sot them nëse kёn-gamё zgjodhimua apo e zgjodhaunё atë.KohёtefunditishaeftuarsikёngёtareedhenёParlamentin Italian. Ishtehera eparёqёparlamentiitalianhaptedyertkёngёsemuz-ikёs.KytakimubёimundurngaambasadashqiptarenёRomё,ecilaorganizoinjё takimmes miqsh, politikanё shqiptarё dhe italianё.Unёkёndovanёtёdyjagjuhёtdhe,pёrveçdu-artrokitjeve, janё edhe emocionet e papёrsh-krueshmeqёartistinёskenёndjen.Unёjamrriturmemuzikёn,mekёngёn.Pastaj,Shko-draduatёthemsekaqenëvatraekulturёs,eartit dhe ashtu jemi krijuar.

Karrierёn tёnde ia dedikon ndokujt veçanërisht?Uadedikoj prindёrve tёmi tё cilёt nukmёkanёfrenuarasnjёherё;uadedikojmёsuesvetёparёqёekuptuanvokalintim.Sotiaded-ikojedhefamiljestimetёreqёkamkrijuar.

Edhe sot them nëse kёnga mё zgjodhi mua apo e zgjodha unё atë.

Kohёt e fundit isha e ftuar si kёngёtare edhe nё Parlamentin Italian. Ishte hera e parё qё parlamenti italian hapte dyert kёngёs e muzikёs. Ky takim u bё i mun-dur nga ambasada shqiptare nё Romё, e cila organizoi njё takim mes miqsh, politikanё shqiptarё dhe italianё. Unё kёndova nё tё dyja gjuhёt dhe pёrveç

duartrokitjeve janё edhe emocionet e pa-pёrshkrueshme qё artisti nё skenё ndjen. Unё jam rritur me muzikёn, me kёngёn.

Pastaj, Shkodra dua tё them se ka qenë vatra e kulturës,

e artit dhe ashtu jemi krijuar

Page 16: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

16 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram SpeCiaLe

Pas daljes nga Traktati i Varshavës, në një kohë që linja komuniste nuk kishte gjasa për të ndryshuar kursin e vet që kishte nisur menjëherë pas çlirimit, shteti mendonte marrjen emasave shtesë për përballimin me sukses të sulmeve armike nga jashtë. Qëllimi ishte që Shqipëria t’i bënte ballë sulmeve ushtarake, bombave ato-mike, por edhe katastrofave natyrore që mund të shkaktonin dëme të kon-siderueshme ekonomike dhe paralizim të jetës normale. Në fillim të viteve’80 Këshilli i Ministrave ngarkoi një drejtori të veçantë, atë të MbrojtjesCivile për ndërtimin e tuneleve dhe vendbanimeve të nëndheshme që do të shërbenin në kohë emergjence në ndihmë të popullatës. Tunele të pafundme nisën të ndërtohen në të gjithë vendin, të cilat kanë kushtuar shuma të mëdha lekësh. Për to kishte dijeni vetëm Këshilli i Ministrave dhe Komiteti Qendror i PPSH-së, ndërsa nuk kursehej asgjë për të siguruar pop-ullsinë civile në rast lufte apo fatkeqë-sish. Për shtetin e Enver Hoxhës, jeta e njeriut ishte mbi të gjitha.Vendbanimet e nëndheshmeNjë numër i madh tunelesh ose vend-banimesh të nëndheshme janë ndër-tuar edhe në Durrës, të cilat dukej se kishin projektuar Durrësin e nënd-heshëm që do të funksiononte në rast lufte.Projektetuhartuannëfillim tëviteve ’80 dhe puna u ndërpre pas 10 vitesh, kur në vendin tonë u rrëzua diktatura komuniste. Ndërtimet që janë bërë duke nisur nga viti 1981 deri në 1991 janë të projektuara për t’i bërë ballë edhe goditjeve më të fuqishme që

Durrësi i nëndheshëm, sekreti i madh i komunizmit Pak njerëz dinë në qytetin e Durrësit se poshtë rrugëve ku kalojnë përditë shtrihet një tjetër qytet i nëndheshëm, i projektuar dhe i ndërtuar në vitet e fundit të komunizmit për strehimin e popullatës në kohë lufte apo fatkeqësish natyrore. Një spital me kapacitet 500 shtretër, furrë buke për gjithë qytetin, frigorifer për produktet ushqimore, stalla lopësh, fabrika dhe impiante industriale

nga aleks kalemasi mund të vinin nga rrugë të ndryshme. Këto ndërtime kishin një mision të caktuar, që do të thotë se jeta duhet të vazhdojë edhe në kohë lufte apo katastrofash.

DHjeTë TuneLeT Vendi për ndërtimin e tuneleve të nëndheshme u zgjodh që të ishte në rrëzë të kodrave të ndryshme të qyte-tit. Në kodrën e vilës gjenden dy të tillë. Sipër lagjes “Stan” është ndërtuar i pari tunel gjigant si vendstrehim për parkimin e më shumë se 300 autom-jeteve. Ky tunel gjigant që i bie që të jetë disa metra në thellësi të vilës së

Zogut, ka në brendësi 6 tunele të tjera. Më pas është ndërtuar tuneli që do të shërbente si vendkomanda e rrethit. Ai është ndërtuar tek kodra e Ko-komanëve dhe është një objekt i madh që përbëhej nga 85 dhoma të vogla, kryesisht të përshtatura si ambiente zyrash. Ky objekt është i përfunduar dhe aktualisht hyrja e tij është mbyllur me anë të një dere të rëndë prej bet-oni. Ndërtimi i tretë dhe që mund të konsiderohet më i madhi, është spitali nëntokësor. Ai është ndërtuar në afërsi të ish-repartit të tankeve dhe u projek-tua me një kapacitet prej 500 shtretër gjithsej. Për këtë spital përfundoi hapja

e tunelit, betonimi i tij, krijimi i ambi-enteve për të gjitha shërbimet si dhe ndërtimi i depos së ujit që do të fur-nizonte për një muaj nevojat e spitalit. Spitali konsiderohet i papërfunduar, pasi mungon rrjeti hidraulik, elektrik, sistemi i aspirimit dhe kondicionim-it. Objekti i katërt është frigoriferi. Ai është ndërtuar tek vendi që quhet “depoja e Vangjelit” dhe ka kapacitet ruajtës të ushqimeve në masën 300 tonë. Frigoriferi është përdorur për disa kohë në fund të viteve ’80 dhe aty mbahej djathi, mishi, perimet dhe zarzavatet. Është në gjendje pune, me të gjitha pajisjet dhe gjendet përballë

Page 17: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

17E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramSpeCiaLe

komandës së marinës. Matanë liqenit që ndodhet në këtë vend, gjendet mag-azinat e nëndheshme të tregtisë së asaj kohe. Ai është një tunel shumë i madh, i ndarë në shumë xhepa brenda tij.

STaLLa DHe FuRRa bukeNjë objekt tjetër i ndërtuar në këto vite ka qenë edhe stalla e lopëve, me kapac-itet për mbarështimin e 500 krerë lopë. Ky tunel u ndërtua poshtë kodrës, aty ku ka qenë bateria kundërajrore tek reparti i tankeve. Aty ka tunele të përfunduara për ruajtjen e lopëve dhe ipajisurmaajrimdhegjithçkatënevojshme. Fabrika e bukës gjendej përkarshi stallës së lopëve. Edhe kjo u përfundua në pjesën më të madhe të saj dhe u provua funksionimi i saj, por mbeti pa ndërtuar vetëm oxhaku që do të dilte mbi tokë. Kjo fabrikë ishte llogaritur që të furnizonte me bukë qytetin e Durrësit me mbi 80 mijë banorë. Afër fabrikës u ndërtua edhe fabrika e blojës, e betonuar dhe e pajisur me mjetet e domosdoshme. Në

kodrën e Vilës janë ndërtuar edhe dy tunele të tjera që do shërbenin si repar-te rrobaqepësie dhe këpucarie në kohë lufte ose katastrofash. Të gjitha këto tunele pritej të merrnin jetë sapo të jepej alarmi nga komanda e lartë, e cila gjithashtu kishte vendin e saj të stre-himit nën dhe. Shumica e tyre sot kanë mungesë vetëm të sistemit të ajrimit dhe aspirimit dhe mund të vihen në punë për qëllime të ndryshme.

nDëRpReRja e puniMeve në viTin 1991Për ndërtimin e këtyre objekteve të rëndësishme është përdorur hekur dhe beton i cilësisë më të mirë që kishte vendi ynë në atë kohë. Hekuri i për-dorur në këto tunele ka qenë i njëjtë me atë që u përdor për hidrocentralin e Fi-erzës, ndërsa betoni ishte i markës 400 e sipër. Objektet në fjalë ishin në varësi të drejtorisë së Mbrojtjes Civile, e cila varej nga Këshilli i Ministrave. Ndër-timi i tyre u bë nga kantieri i mbrojtjes civile i ngritur posaçërisht për këtë

punë, por ai ishte edhe në varësi të ndërmarrjes komunale. Në lidhje me fondet për këto ndërtime, çdo ndër-marrje punonte për fondin rezervë që shkonte për sigurimin e miliona me-tra kub beton dhe ton hekur. Me këtë mënyrë ishte menduar që të mos rën-dohej buxheti i shtetit, ndërkohë që kjo rrugëfinancimikishtebërëqënëkëtolloj punimesh të mos ndihej fare kriza që kishte nisur të trokiste në periudhën pas vdekjes së Enver Hoxhës. Kant-ieri i ngritur në Durrës përbëhej nga rreth 60 punëtorë, specialistë dhe in-xhinierë. Teknikët dhe punëtorët kanë qenëshumëtëkualifikuarpërpunimetë brendshme nëntokësore. Ata kishin marrë përvojë në ndërtimet e hidro-centraleve të Shkopetit dhe Bistricës dhe pas tyre erdhën në Durrës. Në lidhje me teknikën e ndërtimit duhet thënë se nuk ka qenë ndonjë teknikë moderne. Janë përdorur traktorë gër-mues për hapjen në thellësi të tuneleve që u siguruan nga reparti i xhenios së ushtrisë. Etapat e tjera të punës për

hapjen e tuneleve kryheshin me baro-mina,shpërthime,plasjeetj.Nëfillimtë viteve ’90 u pezullua komplet puna për ndërtimin e mëtejshëm të tyre, pasi ndryshuan destinacionet e ndërmar-rjeve, ndërkohë që vendi hyri në një krizë të thellë ekonomike me rrëzimin e sistemit socialist.

koSToja e nDëRTiMiTNuk dihet se sa kanë kushtuar hapja dhe ndërtimi i të gjithë tuneleve që gjenden në Durrës. Nga një llogari që është bërë nga grupi që drejtonte punimet në atë kohë, vetëm spitali i nëndheshëm i Durrësit kishte kush-tuar rreth 7.8 milion lekë (të vjetra) të asaj kohe, në rast se kjo shumë kon-vertohet me vlerën e dollarit në vitet e socializmit, llogaritet që vetëm spit-ali i nëntokësor të ketë kushtuar 105 mijë dollarë amerikanë. Projektet për ndërtimin e tyre janë marrë nga ven-det nordike, kryesisht Suedia dhe Nor-vegjia. Më pas ato janë përshtatur dhe zbatuar për ndërtim në Durrës dhe zona të tjera të vendit. Për këto projek-tepunonteposaçërishtInstitutinr2iveprave ushtarake.

Si MunD Të pëRDoRen?Porçfarëmundtëbëhetnëkëtëkohëme këto objekte që duket se kanë mbe-tur në mëshirë të fatit? Shteti mund t’i shfrytëzojë për magazinim, kantina verërash, parkingje, fabrika dhe pun-ishte të llojeve të ndryshme, komplekse për rritjen e kërpudhave etj. Në vitin 1991, kur puna për ndërtimin e tyre sapo ishte ndërprerë, ka pasur kërkesa nga subjekte të ndryshme që aty të kri-joheshin komplekse serash për rritjen e kërpudhave. Aktualisht nuk dihet se cila ministri i ka në inventar këto ndër-time që kanë kushtuar qindra milionë lekë në atë kohë, pasi në shumë raste në hyrjet e këtyre tuneleve janë ndërtu-ar shtëpi, apo janë bërë mure dhe am-biente të llojeve të ndryshme. Në atë kohë Këshilli i Ministrave me sforcime dhe mundim arriti që të krijojë reg-jimentin e mbrojtjes civile dhe bëri të pamundurën për të pajisur me mjetet e

duhura këtë sektor jetik në raste përm-bytjesh, zjarresh, tërmetesh apo dhe lufte. Sot nuk ka asnjë interes dhe nuk vlerësohet sa duhet sektori i mbrojtjes civile, në një kohë që në shumë shtete ekziston më vete ministria e mbrojtjes civile.

MaRS 1987Situata emergjente në Shkodër

Në mars të vitit 1987 në qytetin e Shkodrës shpërtheu në erë mjaft e fortë. Fortunali bëri që në zonën e Koplikut të rrëzohen 5-6 shtylla elektrike të tensionit të lartë që vinin nga hidrocen-trali i Vaut të Dejës. Kjo linjë furnizonte me energji elektrike Shkodrën dhe Lezhë dhe rrëzimi i shtyllave nga era e fortë bëri që dy qytetet e mësipërme të pezullohet tërësisht. Nga masat jo të plota që ishin marrë për të siguruar energji elektrike në rrugë paralele, ose me gjeneratorë, Shkodra mbeti pa bukë. Qeveria në Tiranë vuri alarmin dhe për të furnizuar me bukë këtë qytet, iu ngarkua detyrë Durrësit që të mbante në gjendje pune për 24 orë furrat e bukës. Për afro tre javë në Durrës bëheshin dy plane shtesë bukë që shkonin në Shko-dër, e cila në këto ditë të vështira është furnizuar me bukë edhe nga Shijaku, Kavaja dhe Lushnja pjesërisht. Në këtë kohë krize u prodhuan bukë edhe në furrën e nëndheshme në afërsi të repartit tëtankeve,çkaishtenjërastimirë për të testuar këtë furrë të krijuar për raste lufte.

Page 18: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

18 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram kujTeSë

(vijon nga numri i kaluar)

16- Të punohet më me kujdes për edukimin e aparatit dhe të sek-retarëve të organizatës bazë me qëllim që ato të kryejnë më mirë detyrat. Të zbatohet program i sem-inareve për edukimin e aparatit dhe të sekretarëve të organizatës bazë të partisë. Të luftohet që temat të zhvillohen me kualitet të lartë dhe të organizohet më mirë shkëmbi-mi i eksperiencës së mirë në punë. Në kursin 2 mujor dhe 5 mujor të partisë të dërgohen më shumë sekretarë të organizatave bazë dhe anëtar të byrove.Brenda vitit 1956 të kalojnë në këto kurse të gjithë sekretarët e organiza-tave bazë të qendrave të prodhim-it që nuk kanë kaluar deri tani. Me qëllim që të përmirësohet përbërja e aparatit të Komitetit të Partisë me kuadro nga radhët e punëtorëve, të dërgohen më shumë komunistë të prodhimit për të studiuar në shkollën1dhe3-vjeçaretëPartisë.17- Komiteti Partisë, byroja dhe or-ganizatat bazë të partisë të luftojnë që të zbatohet me rigorozitet parimi Marksist –Leninist, mbi zgjedhjendhe vendosjen e kuadrit. Për këtë të mbahen parasysh në mënyrë të vazhdueshme kërkesat dhe porositë e K.Q të Partisë, për këtë prob-lem. Organizatat e Partisë punën me kuadrin ta konsiderojnë si një

nga çështjet themelore të punësorganizative të Partisë. Të forco-het kërkesa e llogarisë në punë. Punaeçdopunonjësitëaparatittëvlerësohet me rezultatet konkrete të ndihmës së tij në bazë. Të përdoret më shumë ndihma dhe kontrolli në bazë me anë grupesh shokësh nga të pleniumit, të byrosë, të aparatit dhe të aktivitetit.18- Të përmirësohet puna për pranimet në parti. Komiteti Par-tisëtëndjekënëmënyrëtëveçantëkëtë problem në të gjitha organi-zatat bazë të partisë, të qendrave të prodhimit, për të përmirësuar përbërjen e partisë me element nga klasa punëtore. Gjatë vitit 1956 të ndihmohen më shumë organizatat që janë më mbrapa me këtë prob-lem, veçanërisht organizata parkutautomobilistik, N.I.L. Prodhime të ndryshme të zdrukthtarisë Mis-to Mame, organizatat e ndërmar-rjeve të ndërtimit dhe ato të ko-

operativave të artizanatit. Për të përmirësuar cilësinë e pranimeve të punohet më shumë për edukim-in e punonjësve dhe në mënyrë të veçantë të punohet për edukimine rinisë punëtore dhe të aktivit pa parti.19- Komiteti i Partisë dhe orga-nizatat bazë duhet të punojnë më shumë për të forcuar më tepër lidh-jet e partisë me masat. Për këtë të forcohet udhëheqja e organizatave të partisë me organizatat e ma-save. Të punohet për të gjallëruar më shumë organizatën profesio-nale dhe organizatën e B.R.P.SH. Të rritet më shumë roli drejtues i komunistëve në të gjithë organi-zatat e masave dhe të punohet që këto organizata të kryejnë më mirë edukimin dhe mobilizimin e të gjithë punonjësve për realizimin e detyrave ekonomike. Të konsidero-het si detyrë shumë e rëndësishme për antarët e pleniumit, kontakti i

konferenca e Tiranës në vitin 1956: vendimet që u morën pas goditjes së “armiqve”

DokuMenTeTe SekReTe

gjallë me masat punonjëse të qytetit tonë. Anëtarët e plenumit herë pa here organizojnë takime dhe biseda me punonjësit në qendra pune20- Komiteti ekzekutiv i qytetit dhe i lagjeve të forcojnë lidhjet e tyre me masat dhe të vlerësojnë më tepër propozimet, vërejtjet dhe kritikat e tyre.21- Në të gjitha organizatat shtetërore, ndërmarrjet ekonomike dhe organet e sigurimit të shtetit, të forcohet puna për zbatimin e drejtë të ligjshmërisë socialiste. Të dëno-het ashpër çdo shkelje e ligjeve tështetit dhe organet e prokurorisë të luajnë rolin e tyre në drejtim të mbrojtjes së ligjshmërisë. Komiteti Partisë Brenda 3 mujorit të tretë të analizojë problemin e zbatimit të ligjshmërisë.22- Organizatat bazë të Partisë të forcojnë udhëheqjen dhe kontrol-lin për edukimin marksist-leninist të komunistëve. Kujdes i veçantëti kushtohet ngritjes së nivelit të njohurive ekonomike të kuadrove drejtuese, studimit të materialeve të Kongresit të III-të të P.P.SH, që do të mbahet së shpejti si dhe vendi-meve të plenumeve dhe Konferen-cave të Partisë.23- Deri më datën 10 Maj 1956 me të gjithë propagandistët të jenë punuar temat kryesore për shp-jegimin e materialeve të Kongresit të Kongresit të 20-të të P.K të B.S. Të vazhdojë punimi i materialeve të Kongresit të XX-të në të gjithë

punonjësitdhetëpërfitohetsamëshumë për përmirësimin e punës tonë në të gjitha drejtimet.24- Me qëllim që puna ideologjike të influencojë direkt në realizimindhe tejkalimin e planit të shtetit të rishqyrtohen programet për vitin e ri arsimor të Partisë duke marrë parasysh veçoritë e sektorëve tëndryshëm.25- Duke filluar nga muaji prillnë universitetin e natës të mark-sizëm-leninizmit të fillojnë leksio-net dhe seminaret për punimin e materialeve të Kongresit të XX-të të P.K.B.S, dhe të bëhet redaktimi i programeve për lëndët e ndryshme.26- Duke filluar nga muaji Maj,organizatat bazë të Partisë të men-dojnë për caktimin e komunistëve në format e arsimit në parti për vitin 1956- 1957, në bazë të nivelit të secilit duke ruajtur gjithmonë parimin vullnetarizmit. Të puno-het gjithashtu, që vitin e ardhshëm arsimor më tepër komunistë dhe pa parti të regjistrohen në shkollat 7-vjeçaretëmesmeeinstitutetëlar-ta duke patur parasysh orientimin që regjistrimi në shkolla të bëhet në bazëtëprofilittëpunësosesektoritku ato punojnë, sepse vetëm kështu shkolla do ti ndihmojë më tepër në punën praktike të përditshme.27- Organizatat bazë të Partisë të shkollave 7- vjeçare, të mesme etë larta dhe drejtoritë e tyre të ku-jdesen vazhdimisht për përmbajt-jen ideo-shkencore të mësimeve,

“Telegram” publikon vendimet që mori Konferenca e Partisë së Punës, dega e Tiranës. Si i mbylli punimet konferenca e famshme, pas goditjes së kundërshtarëve brenda partisë që shkaktuan “rebelimin” që i prishi pushimet Enver Hoxhës

konferenca e Tiranës viti 1956 - pRojekT-venDiMi

Page 19: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

19E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramkujTeSë

29- Duke filluar nga muaji tetor1956 me propagandistët të zhvillo-het në bazë të një plani të aprovuar nga Byroja e Partisë qytetit tema të ndryshme të ekonomisë konkrete. Për mbajtjen e këtyre leksioneve të aktivizohen drejtues të partisë, shtetit dhe ekonomisë. Leksionet të synojnë në përmirësimin e punës për realizimin e planit, për përhap-jen e eksperiencës së përparuar në industri, ndërtim e gjetke dhe të shoqërohen me fakte e shembuj lokale.30- Komiteti i Partisë duhet t’i kushtojëkujdestëveçantëedukimittë intelektualëve, sipas profesioneve duke përfshirë këtu edhe sportistët. Në muajin Nëntor 1956, byroja e komitetit të partisë të analizojë këtë

prob lem dhe të përcakto-jë masat k o n k -rete për përmirë-simin e punës.31- Or-ganizatat bazë të p a r t i s ë në bash-këpunim me or-ganizatat profesio-

nale dhe ato të shoqërisë, miqësisë, të organizojnë në qendrat tyre një aktivitet më të mirë artistik e kultur-al që të përfshijë gjithë punonjësit. Të praktikohen herë mbas here takime me njerëzit e artit e shkencës e të letërsisë sonë si dhe me punon-jësit epara rojës.Kujdes i veçantë

ti kushtohet përhapjes së eksperi-encës Sovjetike dhe për këtë qëllim, të aktivizohen sidomos shokët që kanë mbaruar në B.S.32- Komiteti Ekzekutiv, organiza-ta e gruas dhe ajo e rinisë Brenda datës 15 Maj të përcaktojnë masat konkrete për krijimin e konditave më të mira për edukimin e fëmijëve, në sheshe, kënde e parqe sportive.Drejtoritë e qendrave të punës e prodhimit të kujdesen më tepër për edukimin e fëmijëve të punonjësve të tyre. Organizatat bazë të Par-tisë të vlerësojnë drejt problemin e edukimittëfëmijëvengaanaeçdokomunisti dhe në rast nevoje e si-pas rastit të analizojë këtë problem edhe organizata bazë.33- Të gjithë komunistët dhe punonjësit e kryeqytetit të ndihmo-jnë në punësimin e folklorit të qytetit tonë. Shtëpia e krijimtarisë popullore të ndihmojë nga ana metodike anëtarët e rinj dhe të or-ganizojnë një ndihmë më të madhe dhe të vazhdueshme në drejtim të fshatit.34- Komiteti i Partisë dhe gjithë organizatat bazë të Partisë t’i kush-tojnë më tepër kujdes përhapjes së librit në masat, frekuentimit të bibliotekave, muzeumeve dhe qen-drave të ndryshme në kryeqytet. T’i propozohet Komitetit Qendror të P.P.SH-së,që të shqyrtohetçështjae kostos së librit që është akoma i lartë.35- Institute i shkencave të bëjë më tepër në drejtim të prodhimit, ko-munistët e Institutit të Shkencave të forcojnë lidhjet më ndërmar-rjet ekonomike të kryeqytetit, të ndihmojnë punonjësit në prodhim me anën e konsultave, referateve dhe përdorimin e metodave të reja

që rrisin prodhimin dhe rendimen-tin në punë.36- Komunistët e lidhjes së shkrim-tarëve dhe gjithë shkrimtarët e qytetit tonë duhet të prodhojnë më tepër dhe me kualitet më të mirë. Ato duhet të pasqyrojnë realitetin e vendit tonë, t’u përgjigjen kërkesave të masave punonjëse, shkrimtarët që kalojnë një pjesë të mirë të kohës në kryeqytet duhet të shkruajnë më tepër edhe për jetën, vrullin në punë të punonjësve të qytetit tonë.37- Organizatat bazë dhe drejto-ria e teatrit dhe Filarmonisë duhet t’i kushtojë kujdes më të madh edukimit të aktorëve dhe artistëve tonë. Të rritet kërkesa dhe për përmirësiminekualitetittëçfaqjevedhe të vlerësohen më shumë pjesët me karakter nacional.38- E gjithë propaganda e Partisë, duhet të karakterizohet nga fry-ma luftarake. E mbështetur fuqi-misht dhe udhëhequr nga parimet e Marksizëm- Leninizmit, ajo duhet të luftojë me vendosmëri kundra çdoshfaqjemikroborgjeze,kundraideologjisë borgjeze dhe të huaj për partinëtonënëçdoformëqëajotëparaqitet.Ështëdetyraeçdokomu-nisti të studjojë vazhdimisht Mark-sizëm- Leninizmin dhe të zbatojë atë në praktikë në konditat e vendit tonë.39- Ngarkohet Komiteti i Partisë qytetit Tiranë për zbatimin e këtij vendimi, Konferenca e III-të e Par-tisë Punës Shqipërisë për qytetin e Tiranës ka besim që organizata e Partisë qytetit Tiranë nën ud-hëheqjen e Komitetit Qendror do të kryejë me nder të gjitha detyrat dhe sidomos detyrat e rëndësishme që do të caktojë Kongresi III-të i P. P. Shqipërisë.

t’i kushtojnë veçanërisht kujdesarsimit politeknik dhe studimit të çështjeve konkrete të ekonomisë.Të rritet dhe forcohet roli i këshil-lave pedagogjik, të forcohet lidhja e shkollës me jetën, me prodhimin.28- Komiteti i Partisë të ushtrojë kontroll për leksionet që dërgo-hen në bazë. Ato duhet të trajtojnë

problem aktuale dhe të lidhen gjith-monë me detyrat e punonjësve në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, arsimit, kulturës etj. Në qendrat e prodhimit dh në lagjet, leksionet të punohen në grupe të vogla dhe në forma bisede. Në këtë mënyrë efek-ti do jetë më i madh dhe mbledhjet do të jenë më të gjalla.

Konferenca e Partisë së Tiranës në vitin 1956 është konsideruar tashmë si përpjekja e parë serioze për demokraci në vend dhe për shkund-jen e sistemit që nisi të instalonte Enver Hoxha. Këtë e kanë komen-tuar historianë por edhe figura që ekanë njohur mirë të kaluarën komu-nistetëShqipërisë.Porrealisht,çfarëvendimesh janë marrë në atë konfer-encë? Dokumenti përmban 39 pika. Kjo dosje del për herë të parë për publikun, pasi është marrë nga Arkivi Qendror i Shtetit. Më poshtë jepet dokumenti i plotë. Ndërsa fotot janë faksimile e dokumentit origjinal që ndodhet në Arkivin e Shtetit.Konferenca e Tiranës i mbylli pun-imet në prill të vitit 1956, por pa-sojat dhe jehona e saj vazhduan për shumë vjet. Goditja që mori diktat-ura në ditën e parë të Konferencës, ngjalli shumë shpresa, por kundër-goditjet e Enver Hoxhës ndaj dis-identëve të vërtetë, në ditët vijuese treguan para së gjithash se Shqipëria ishte në një udhëkryq pa semaforë dhe pa rrugëdalje. Në këtë mënyrë, ndëshkimet e rënda që u dhanë ndaj protagonistëve të Konferencës, e rik-thyen vendin tonë shumë vite prapa, duke mos i hapur rrugë zhvillimeve të shpejta demokratike.Në konferencën e Tiranës, të zh-villuar më 14-20 prill 1956 morën pjesë 454 delegatë dhe 39 me votë konsultative. Munguan në konfer-encë për arsye të ndryshme 27 del-egatë. Konferenca e Tiranës është hapur me raportin e përbërë prej 52 faqesh, mbajtur nga sekretarja e parë e komitetit të partisë së rrethit të Ti-ranës, Fiqret Shehu, e cila theksonte se konferenca i zhvillonte punimet në

frymën dhe jehonën e vendimeve të kongresit të XX të KQ të PKBS-së. Raporti është paraqitur në emër të një byroje të përkohshme, për shkak të përputhshmërisë të organizimeve ad-ministrative vendore me ato partiake. Mbledhja e parë u drejtua nga Vasil Miçi.Aimbajtinjëfjalë,kutheksontese kjo konferencë mbahej pas kongre-sit XX të PKBS-së dhe në pragun e kongresitIIItëPPSH-së,planifikuarmë 25 maj 1956. Sipas folësit, këto vendime kishin një rëndësi të madhe historike jo vetëm për PKBS, por për të gjitha partitë komuniste, dhe në këtë mënyrë konferencë do të bëhej bilanci i punës nën frymën e kritikës. Në emër të përfaqësisë ai propozoi kryesinë prej 15 vetash: Beqir Balluku - anëtar i Byrosë Politike dhe i dele-guar i KQ; Dashnor Mamaqi - sek-retar i organizatës bazë të Ministrisë së Arsimit; Deko Rusi - profesor në institutin e lartë ekonomik; Fiqret Shehu, sekretare e parë e Komitetit të Partisë së Tiranës, Harun Dajaka - sekretar i organizatës bazë të koop-erativës shërbimmetali; IrfanÇoço-li - përgjegjëse e gruas së qytetit; Ilia Misja - punëtor në centralin elektrik e sekretar i organizatës bazë; Jahja Hat-ibi - nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të qytetit; Jorgji File - stakanovist në ndërmarrjen “21 dhjetori”; Merzi-je Meçe - punëtore në kombinatine tekstileve “Stalin”; Mihal Pojana - punëtor në uzinën “Enver”; Halim Ramohito - shef i Drejtorisë së Or-ganizimit në Drejtorinë Politike të Ushtrisë; Qatip Dervishi - nëndrejtor i Drejtorisë së Punëve të Brendshme e sekretar i organizatës bazë; Vasil Miçi,XhavitAga-inxhinieredrejtori fabrikës së leshit të KT “Stalin”.

Për lexuesin

Page 20: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

20 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram

TOP SHËNDET

Një prej problemeve më të rën-da me të cilat përballet aparati tretës në organizmin e njeriut,

është kanceri i zorrës së trashë. Një problem shqetësues në mbarë botën, incidencë e kësaj sëmundjeje është më shumë se 1 milion të prekur të rinj çdovit,kurse sa ipërketvdekshmërisëvjetore nga sëmundja, ajo llogaritet në

më shumë se 500 mijë raste. Kanceri kolorektal renditet i dyti në listën e tu-moreve, përsa i përket vdekshmërisë në të dy sekset, por me një incidencë më të lartë tek meshkujt. Risku për kancerin e zorrës varion nga njeri vend në tjetrin, brenda të njëjtit vend, si dhe nga individi në individ, nga faktorët trashëgimtarë, gjenetikë, stili i jetesës, dieta, konsumimi i duhanit etj. Është sëmundja e tretë më e diagnostikuar ndër sëmundjet tumorale dhe zë vendin e dytë për vdekjet nga tu-mori në burra dhe gratë, ndërsa kanceri anal përbën rreth 4% të rasteve të diag-nostikuar me kancer të zorrës së trashë. ÇFaRë ëSHTë kanCeRi i zoRRëS Së TRaSHë?Kanceri është formacion tumoral me qeliza atipike që rritet në paretin e zor-rës së trashë dhe duke u zhvilluar, prek gradualisht gjithë murin e saj dhe përha-pet lokalisht dhe në distancë në organe të tjera të trupit. Rreth 95% e rasteve, janë adenokarcinoma dhe pjesa tjetër limfo-

ma dhe karcinoma skuamoze qelizore.

FakToRëT e RiSkuT Të SëMunDjeS• Mosha mbi 50 vjeç, seksi mashkull,konsumimi i tepruar i yndyrave, i mishit të kuq, alkoolit, obeziteti, pirja e duhanit etj.•Disasituatatëtrashëgueshmesipolipo-

za adeno¬matoze familjare (FAP) që zë rreth 1% të rasteve me kancer kolorektal apo sindroma Lynch (HNPCC) që zë rreth 3% të rasteve me kancer kolorektal.•Anamnezëpersonalepërpoliptëzor-rës së trashë apo për kancer të ovarit, gjoksit, apo të endometriumit.•Historifamiljarepërkancertëzorrëssëtrashë. Këta persona janë 2-3 herë më të predispozuar të zhvillojnë kancer se per-sonat pa histori familjare.

kanceri i zorrës së trashë - sëmundja që vret!

je i stresuar? pi lëngje të ëmbla

Ndiheni nën presion, për shkak të stresit dhe nervozizmit? Do të ishte mirë të ruanit qetësinë dhe ta ndih-monit veten duke konsumuar lëngje të shijshme e të shëndetshme.Hulumtuesit ofruan 11 shishe me pije të sheqerosura dhe tetë pije të ëmbla me sheqer artificial. Nëfund, pas këtij testi, rezultoi se ata që kishin konsumuar pije me

sheqer, kishin nivele më të ulëta të hormonit të pështymës, i cili ishte sekretuar gjatë stresit, se sa ata që pinëpijetëëmblaartificialisht.“Kjo është dëshmia e parë që kon-sumi i sheqerit mund të lehtësojë stresin te njerëzit”,- ka thënë Kevin Laugero, përfaqësues i studimit dhe profesor në Universitetin e Kalifor-nisë.

MjekëSia aLTeRnaTive

SHënDeT

• Sëmundjet inflamatore të zorrës sëtrashë. Simptomat e kancerit varen nga lo-kalizimi i tumorit dhe nga shkalla e përhapjes së tij.Shenjat më klasike të tumorit të zorrës së trashë janë:•Hemoragjiangazorra•Ndryshimenëmënyrënejashtëqitjes•Dhimbjedhefryrjetëbarkut•Uljetëoreksitqëpasqyrohetmerënienë peshë të pacientëve, nauze ose të vjel-la.•Lodhjeeshprehurtrupore•Dhimbjeanale•Kanceriizorrëssëtrashëulcilësinëejetës së pacientëve. Diagnoza e kanCeRiT koLoRekTaL•Kolonoskopi&biopsieformacionittëgjetur në zorrën e trashë.• Imazheri e avancuar si skaneri (CT),PET, rezonanca magnetike (MRI) torako abdomino-pelvike për të parë shtrirjen e sëmundjes dhe për të bërë ndarjen në stade të saj.•Kompletimimebilancetbiokimikedhemarkuset tumorale CEA, C 19-9 i jep kirurgut një pikturë reale të gjendjes së pacientit.Trajtimi i kancerit kolorektalTri janë shtyllat ku bazohet protokolli i trajtimit të kancerit kolorektal: Trajtimi kirurgjikal + Kemioterapi + Radioterapi. Kirurgjia: Për tumoret e lokalizuara ap-likohet operacioni kirurgjikal, i cili bën heqje kirurgjikale komplet të tumorit në kufij tëpastërpër të arritur shërimin epacientit. Kjo realizohet me laparatomi ose laparaskopi. Nëse ka metastaza të lokalizuaranëmëlçiaponëmushkëriatomund të hiqen.Kemioterapia mund të përdoret para operacionit sidomos në kancerin e rek-tumit, por aplikohet dhe pas operacionit kirurgjikal si terapi ndihmëse. Nëse tu-

mori ka metastaza gjerësisht, atëherë ter-apia është paliative.Radioterapia kombinimi i kemioterapisë dhe radioterapisë kryesisht aplikohet për kancerin e rektumit. Ashtu si kemioter-apia, radioterapia përdoret si terapi pre-operatore në stade të caktuara të kancerit rektal. Për shkak të sensitivitetit që kanë zorrët ndaj radiacionit, përdorimi i saj nuk është rutinë në trajtimin e kancerit të kolonit.

MaSaT paRanDaLueSe- Disa kancer të zorrës së trashë mund të parandalohen nëse rritet mbikëqyrja dhe zakonet e jetesës.- Rekomandimet për ndryshimin e mënyrës së ushqyerjes konsistojnë në konsumimin e drithërave, perimeve, fru-tave dhe reduktimin e mishit të kuq. Ak-tivitetifizikndikonrelativishtmëpak.-Marrja e aspirinës dheOnsenal (ilaçqëfutetnëgrupineanti-inflamatorëvejosteroide dhe ul incidencën e polipeve

kolorektale). Marrja e Vitaminës D, është e shoqëruar me incidencë të ulur të kan-cerit kolorektal.

konTRoLLi Me ekzaMiniMe Të zoRRëS∙Me tepër se80%ekancerit të zorrësvjen nga polipet adenomatoze, të cilat identifikohen nga kolonoskopia dhenëse ato kapen 2-3 vjet para se të shfaqet kanceri simptomatik, vdekjet nga tumori ulen deri në 60%.∙ Kolonoskopia, sigmoidoskopia fleksi-bile,feçegjakokultndihmojnënëdiag-nostikimin e hershëm të polipeve.∙Ngamosha50-75vjeçrekomandohettëbëhetçdodyvjetfeçegjakokult,sig-moidoskopiçdo5vjet,kolonoskopiçdo10 vjet. Në rastet me rrezik të lartë, ek-zaminimiduhettëfillojëpasmoshës40vjeç.Pasmoshës75vjeçkontrolletreko-mandohen në varësi të situatave prob-lematike që mund të paraqiten.

/Telegrafi/

Page 21: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

21E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta TelegramSi Ta bëj

(vijon nga numri i kaluar)15. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore,nëçdorast,nëpërgjegjësinëe tij, i dërgon mendimin e argumen-tuar, brenda 5 (pesë) ditëve, prefek-tit të qarkut, nëse është dakord apo kundër vendimit të këshillit të njësisë së qeverisjes vendore. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore vlerëson nëse në listënesubjektevepërfituese,tëmirat-uar nga këshilli i njësisë së qeverisjes vendore, janë përfshirë subjekte që nuk plotësojnë kushtet, sipas ligjit, apo janë përjashtuar subjekte që i plotëso-jnë ato. Mendimi i tij për parregullsitë e konstatuara shoqërohet edhe me do-kumentacionin provues. 16. Prefekti shprehet për rregull-shmërinë ligjore të vendimit të këshil-lit të njësisë së qeverisjes vendore, në përputhje me pikën 2, të nenit 14, të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, pasi ka marrë mendimin e kryetarit të njësisë së qeverisjes ven-dore, brenda afatit të përcaktuar në pikën 14, të këtij vendimi. Në rastet kur këshilli i njësisë së qeverisjes ven-dore ka marrë vendim në periudhën 1 tetor 2013 deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit nr. 171/2014, “Për përfun-dimin e procesit të kalimit të tokës bu-jqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, prefektii qarkut do të shprehet për rregull-shmërinë ligjore të këtij vendimi, sipas përcaktimeve të ligjit nr. 57/2012, “Për përfundimin e procesit të kalimit në pronësipërfituesvetëtokësbujqësoretë ish-ndërmarrjeve bujqësore”. 17. Vendimi i këshillit të njësisë së qeverisjes vendore, pasi ndjek proce-durat ligjore për miratim nga prefekti i qarkut, afishohet menjëherë në vendepublike të njësisë së qeverisjes vendore dhe u përcillet, zyrtarisht, institucioneve që merren me drejtimin dhe kontrollin eprocesit tëverifikimit tëvlefshmërisëligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, si: a) Komisionit Qeveritar të Tokës dhe sekretariatit teknik pranë tij; b) Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë prefektit të qarkut; c) DAMT-it, pranë këshillit të qarkut; ç) Agjencisë së Kthimit dhe Kompen-

vendimi: ja si do të kalojë toka e NB-ve te përfituesit

Këshilli i Ministrave miratoi procedurat për kryerjen e procesit të kalimit të tokës sëish-ndërmarrjevebujqësorenëpronësitëpërfituesve.Mënyrateaplikimitdheroli i institucioneve vendore dhe qeveritare. Afatet e kalimit të pronësisë

simit të Pronave. 18. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 7 (shtatë) ditëve pas realizimit të procedurave ligjore për miratimin e ven-dimit të këshillit të njësisë së qeverisjes ven-dore nga prefekti i qarkut, formon dosjen e secilitpërfitues,ecilapërmban:a) certifikatën familjare, të lëshuarnga zyra e gjendjes civile e njësisë së qeverisjes vendore, ku pasqyrohet numriianëtarëvetëfamiljespërfitueseose individi, në favor të të cilit do të lëshohet AMTP-ja, sipas gjendjes më 1 gusht 1991, me ndryshimet deri më 1 tetor 1992, të cilët nuk kanë ndryshuar vendbanimin e tyre që prej kësaj date; b) dokumentacionin që vërteton se është përfitues i tokës bujqësore nëpronësi, si rezultat i lëvizjes nga qendra etijebanimit,mevendimetëveçantatë Këshillit të Ministrave;c) dokumentacionin kadastral, hipo-tekor, arkivor apo gjyqësor që provon pronësinë mbi tokën bujqësore para reformës agrare dhe që vërteton se është përfitues i tokës bujqësore nëpronësi, si bashkëthemelues i ish-ndër-marrjesbujqësore,sidhecertifikatënegjendjes familjare në kohën e dorëzim-it të tokës bujqësore;ç) planvendosjen e ngastrës/ave që subjek-tipërfituespërdorpërqëllimebujqësore,me nënshkrimin e kryetarit të njësisë së qeverisjes vendore dhe të vulosur me vulën e njësisë së qeverisjes vendore; d) korrespondencën shkresore të real-izuar me institucionet, sipas pikës 11, të këtij vendimi.

19. Kryetari i njësisë së qeverisjes ven-dore plotëson AMTP-të për subjektet përfituese,tëpërcaktuaranëvendimine këshillit të njësisë së qeverisjes ven-dore,iciliështëkonfirmuarsinëpër-puthje me ligjin nga prefekti i qarkut. 20. AMTP-ja plotësohet në 4 (katër) kopje origjinale, për çdo ngastër tëdhënë në pronësi. Në këtë dokument shkruhen të gjithë bashkëpronarët dhe pjesa e tyre e bashkëpronësisë. 21. AMTP-ja ka ngjyrë të verdhë dhe përmban të gjitha elementet dhe formën, sipas lidhjes 1, bashkëlidhur këtij vendimi. Këto akte prodhohen me shpenzimet e njësisë së qeverisjes vendore, sipas modelit të AMTP-së, i cili merret zyrtarisht në Komisionin Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, pranë prefektit të qarkut. Njësia e qeverisjes vendore është e de-tyruar të përdorë vetëm këtë model. 22. Secila kopje e AMTP-së shoqërohet, bashkëlidhur, me planvendosjen e ngastrës, të përgatitur nga një subjekt i licencuar, si-pas kërkesave të sistemit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, ku pasqyrohen sipërfaqja, kufijtë e saj dhekufitarët, dhepërmban nënshkrimin dhe vulën e kryetar-it të njësisë së qeverisjes vendore. 23. Njësia e qeverisjes vendore mban një regjistër të veçantë për secilinfshat, për regjistrimin e AMTP-ve që ajo lëshon, i cili përmban emrat e sub-jekteve përfituese të tokës bujqësore,vendndodhjen e saj, sipërfaqen, ku-fijtë dhe kufitarët për çdo ngastër,sipas lidhjes 2, që i bashkëlidhet këtij

vendimi. Regjistrat përgatiten nga vetë njësitëeqeverisjesvendore.Çdofletë(jo faqe) të ketë numrin e saj rendor, që,përçdofshat,fillongjithmonënganumri 1. Pas përgatitjes, regjistrat i dër-gohen prefektit të qarkut, i cili nënsh-kruan e vulos të gjitha fletët, bashkëme kopertinën. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore dhe prefekti i qar-kut mbajnë procesverbal ku pasqyro-jnë sa regjistra dhemenga safletë unënshkruan. Procesverbali mbahet në dy kopje, të cilat ruhen një në njësinë e qeverisjes vendore dhe një në prefek-turë. Regjistri i çdo fshati, së bashkume hartën përmbledhëse, ku janë të pasqyruara të dhënat për të gjitha ngas-trat e kaluara në pronësi, arkivohet. 24. Njësia e qeverisjes vendore arkivon një kopje të AMTP-së, të shoqëruar me planvendosjen e saj dhe dokumenta-cionin përkatës, sipas pikës 18, të këtij vendimi. Kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga plotësimi i AMTP-ve, në bazë të pro-cedurave të njoftimit, sipas ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Proce-durave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, i dërgon, me shkresë, përfituesit/përfaqësuesit me prokurëtëpërfituesve,AMTP-në,tëshoqëruarme planvendosjen, për secilën ngastër. 25. Çdo ankim për AMTP-të, nga indi-vidë apo institucione, kur vlerësohet se ato janë krijuar në kundërshtim me lig-jin, paraqitet brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Komisionin Vendor të Vlerë-simit të Titujve të pronësisë (KV), pranë

prefektit të qarkut, duke vënë në dijeni kryetarin e njësisë së qeverisjes ven-dore. KV-ja merr vendim për ankimet dhe njofton, menjëherë, ankuesin dhe kryetarin e njësisë së qeverisjes vendore. 26. Kryetari i njësisë së qeverisjes ven-dore, brenda 5 (pesë) ditëve nga për-fundimi i afatit të ankimit, u dërgon, me shkresë, AMTP-të, të shoqëruara me planvendosjet për secilën ngastër,: a) kërkuesit/përfaqësuesit me prokurë tëpërfituesve;b) DAMT-it, pranë këshillit të qarkut, për evidentimin e pronësisë së re mbi tokën bujqësore;c) ZVRPP-së përkatëse, për të kry-er procesin e regjistrimit në regjistrin publik të pasurive të paluajtshme. 27. ZVRPP-ja, pasi verifikon vetëmelementet formale të AMTP-ve të paraqitura për regjistrim, procedon brenda 10 (dhjetë) ditëve, nga data e marrjessëtyre.Kurregjistrimifillestarnuk kryhet nga vetë ZRPP-ja, kjo e fundit, brenda 5 (pesë) ditëve, vë ak-tet në dispozicion të subjekteve të kontraktuara për të kryer procedurën e regjistrimit fillestar, sipas parashiki-meve të ligjit nr. 33/2012, “Për regjis-trimin e pasurive të paluajtshme”, dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij. 28. Nëse ZVRPP-ja, gjatë verifikimitformal, konstaton praktika abuzive apo korruptive të organeve të qeverisjes vendore, paraqet, menjëherë, kallëzim penal në prokurorinë kompetente. 29. Kryetari i njësisë së qeverisjes ven-doreraporton,çdomuaj,përecurinëekryerjes së këtij procesi dhe, në përfun-dim të tij, te prefekti i qarkut. 30. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Drejtësisë, Komis-ioni Qeveritar i Tokës, komisionet ven-dore të vlerësimit të titujve të pronë-sisë, pranë prefekturave, Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompen-simit të Pronave, prefektët, njësitë e qeverisjes vendore, drejtoritë e admin-istrimit e mbrojtjes së tokës, drejtoritë e urbanistikës, pranë këshillave të qarqeve, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, drejtoritë rajonale të ALU-IZNI-t dhe drejtoritë rajonale të bujqë-sisë për zbatimin e këtij vendimi.

Page 22: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

22 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram

FunDjava

AK

TIV

ITE

TE

kineMaMenSakaAmbasada e Spanjës në Tiranë ju fton të shihni film-in “Mensaka” të regjizorit Salvador García Ruiz, ditën e premte, në datën 1 Maj, ora 19:00, pranë Akademisë së Fil-mit dhe Multimedias Marubi.Hyrja: FalasTitulli: MensakaViti: 1998Kohëzgjatja: 105 min.Shteti: SpanjëRegjizor: Salvador García RuizSkenari: Luis Marías (Novela: José Ángel Mañas)Muzika: Pascal GaigneFotografia:TeoDelgadoGjinia: Dramë / AdoleshencëSinopsis: Gjatë një vjeshte, jeta e disa të rinjve pëson një transformim radikal. Jetojnë në një qytet të madh, dhe megjithëse i përkasin klasave të ndryshme sociale, ndjehen të bashkuar përsa i përket disa lidhjeve të padukshme të cilat sa vijnë e bëhen më të ngushta derisa formojnënjëbotëshumëtëveçantë,shumëmëtëvogëlse ajo që imagjinonin.

KonCert“hana”

Data: 03/05/2015Orari: 20:00 to 21:30

Për herë të parë, kantautori Vlashent Sata vjen me një koncert recital audiovizual në sallën e Univer-sitetit të Arteve ku do të luajë këngët e albumit të tij të ri “Hana”.Të ardhurat e koncertit u shkojnë fëmijëve jetimë duke u mundësuar kurse instrumentash dhe muz-ike.Shoqëruar nga:GentRushi–Fizarmonikëdhee-pianoArmendXhaferri–KitarëEnesBajramlliqi–BateriKirilTufekcievski–BasdheKontrabasErmalRodi–KlarinetëdheSaks

kineMaeSCobaR: paRaDiSe LoST

30.04.2015-14.05.2015Zgjatjaefilmit:120MinutaShteti/Viti: USA/2014Lloji: Triller, RomancëAktorë: Josh Hutcherson, Benicio Del Toro, Brady Corbet, Claudia Traisac, Carlos BardemRegjisori: Andrea Di StefanoSinopsi: Për Pablo Escobar (Benicio Del Toro), familja është gjithçka. Kur sërfisti iri Nick (Josh Hutcherson) bie në dashuri me mbesën e Escobar, ai e gjen jetën e tij të tërhequr në botën e rrezikshme të biznesit familjar.

“Nokia”: Nuk rikthehemi në tregun e celularëveTeknoLogji

Pse një pjesë e aplikacioneve falas po konsumojnë baterinë e smartfonëve?

Pas qarkullimit të lajmeve javën e kalu-ar se Nokia ka në plan të bëhet sërish

pjesë e tregut të smartfonëve, kompania finlandeze i ka hedhur poshtë të gjitha këto supozime. Në një mesazh të publikuar në uebfaqen e saj, Nokia deklaron qartë se nuk ka asnjë plan për të ndërtuar apo për të hedhur në treg telefonë për konsumatorët. Për më tepër shkruhej se të gjitha raportet që qarkullojnë janë të rreme duke përfshirë këtu dhe komentet që supozohet se i përka-sin një ekzekutivi të kompanisë.Ka kaluar një vit që nga momenti kur Nokia i shiti biznesin e saj të smartfonëve kom-panisë Microsoft. Por dhe pas kësaj vazh-

dojnë të qarkullojnë supozime se Nokia do të bëhet sërish pjesë e këtij biznesi. Ishte media e njohur Recode javën e shkuar që raportoi se Nokia po përgatitej të ndërton-te sërish telefonë për konsumatorët. Rapor-ti ishte i bazuar në dy burime të brendshme të kompanisë por të paemërtuara.Duhet të përmendim se Nokia e ka të nda-luar përdorimin e markës së saj në smart-fonë deri në vitin 2016, sipas marrëveshjes të firmosur me Microsoft. Bazuar në ko-mente më të hershme të kompanisë, ka të ngjarë që kompania të liçensojëmarkën esaj tek prodhues të. Por tani për tani këto plane duken të largëta.

Po përpiqeni të ngarkoni baterinë e smart-fonit në atë masë sa të mund të qëndrojë

për një ditë të tërë aktiv? Mbase pamundësia për të mbajtur telefonin në gjendje funksio-nale si rezultat i reduktimit të jetëgjatësisë së baterisë vjen prej reklamave që shfaqen në aplika-cionet falas. Të pa-ktën kështu thotë një hulumtim i ri.Megjithëse këto reklama janë burimi i vetëm i të ardhurave për zhvilluesit e ap-likacioneve falas, hulumtuesit po paralajmërojnë për një tjetër kosto të fshe-hur të këtyre reklamave të cilat përveçsepërpijnëmëshumëtrafikmobiltëinternetitnë celular gjithashtu zënë edhe hapësirë dhe RAM në telefon. Një studim i ri nga Instituti

i Rochester i Teknologjisë në Kaliforninë e jugut së bashku me Universitetin Mbretëror në Kanada kanë arritur në përfundimin se aplikacionet falas që përmbajnë reklama shfrytëzojnë 33 % bateri më shumë sesa

aplikacionet që nuk kanë rekla-ma.Sipas hu-lumtuesve, këto reklama janë në gjendje të ulin jetëgjatësinë e baterisë nag 2.1 deri në 2.5 orë në ditë. Këto aplikacione falas që përmbajnë

reklamapërdorin79%mëshumëtrafiksesaato pa reklama. Ky hulumtim do të prezan-tohet formalisht në Konferencën Ndërkom-bëtare të Inxhinierisë Softuerike muajin e ardhshëm në Itali.

zbaviTje

Nëse ju jeni duke menduar të blini një Nexus 7 atëherë harrojeni sepse

tableti 7 inç prodhuar nga Google nukështë më e disponueshme për blerje në dyqanin online të Goo-gle.Nëse ju klikoni mbi faqen e Nexus 7 në Google Store, aty do t’ju shfaqet një mesazh ku shkruhet se Nexus 7 nuk është më i dis-ponueshëm për blerje. Nuk është e qartë nëse ky mesazh do të thotë se kompania Google nuk do të shesë më këtë produkt apo njësitë e sto-kut të tij kanë përfunduar për momentin. Ka të ngjarë që Google të sjellë dhe një version të rifreskuar të kësaj pajisje.Pas lançimit në vitin 2013, Nexus 7 ucilësua si tabletimë emirë 7 inç për tëcilën ja vlenin të shpenzoheshin para, kjo më së shumti për shkak të ekranit

të saj me rezolucion të lartë. Por që nga ai moment, Google nuk solli asnjë për-ditësim për Nexus 7 ndaj interesi i au-diencës ndaj kësaj pajisje ra ndjeshëm.

Aktualisht Google ofron për blerje, tabletin Nexus 9 me ekran më të madh se Nexus 7 dhe smartfonin 6 inçNexus6.Dalja jasht tregut e Nexus 7 ndoshta është një shen-jë që tregon se gjëra të reja po vijnë në horizont

ose demonstron pafuqinë që kanë table-tat e kësaj përmase për tu ballafaquar në treg me smartfonët me ekran relativisht tëmadhsiçështëiPhone6Plus.Nësejuzotëroni një smartfonme ekran 5-6 inçatëherë nuk e keni të domosdoshme të blini një tablet 7 inç. Gjithsesi këto ar-sye janë supozime të cilat Google akoma nuk ka marrë iniciativën ti pohojë apo ti hedhë poshtë.

“Google” nuk do të shesë më tabletin “Nexus 7”

Page 23: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

23E premte, 1 maj 2015www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

Gazeta Telegram

teaterGRUaja në dRItaRE

Nga autorja Arta Arifi dhe me regji të Rovena Lules do të vijë në skenën e Teatrit Kom-bëtar, premiera e dramës “Gruaja në dritare”, më 2 dhe 3 maj, ora 19:00.Drama na paraqet një grua ëndërrimtare, një burrë ko-prac dhe të papunë që “me dashje” shkakton vdekjen e paralajmëruar. Një tjetër antagoniste e fuqishme që me ngulm ruan tokat e vël-lait të zhdukur, një koleksionist kujtimesh, një nxitës dinak dhe një avokat gjerman, vijnë së bashku në rrethana të jashtëzakonshme, të cilët përmes kujtimeve, intrigave, gënjeshtrave, shkatërrojnë përfundimisht raportin perfekt të shtirjes që mban të fshehur sekretet e fëmijërisë dhe jetës së tyre.Interpretojnë aktorët: Karafil Shena; Yllka Mujo; Olta Daku; Dritan Boriçi; Neritan Liçaj dhe Gert Ferra.

AK

TIVITE

TE

teateraRtURo UI

Teatri i Metropolit (Qendra Kul-turore Tirana) do të shfaqë dramës “Arturo Ui”, ne fundjave, ora 20:00. Kjo dramë i kujton qytetarit detyrën e tij ndaj kom-bit, me autor Bertolt Breht dhe regji nga Armando Bora. Inter-pretojnë aktorët: Alfred Trebicka, Suela Konjari, Rozi Kostani, Violeta Trebicka, Kastriot Ramollari, Armela Demaj, Laura Nezha, Shyqyri Caushaj, Bru-na Borova Çlirim Denaj, Aleksander Nikolli dhe Erin Kujofsa. Skena dhe kostumet janë të Laedia Haj-darit; Mjeshter koreograf është Arjan Sukniqi; kurse Mjeshtër i lëvizjes skenike dhe arteve marciale është Enver Cakiqi. Drejtues muzikor i shfaqjes është Oleg Arapi.Drama vjen në skenën e Metro-polit në formën e një shfaqje ku muzika e kabaresë, kërcimi dhe teknikat e arteve marciale ndërthuren me interpretimin mjeshtëror të kësaj satire politike. “Arturo Ui” e shkruar nga Breht në vitin 1941 flet për shkëlqimin e Ui, një kriminel i njohur i Çikagos.

teatermaKina e KohëSKëtë fundjavë vjen shfaqja për fëmijë “Makina e kohës” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ora 10:30.Teksti & Regjia – Nelson MullaVideo Animation – Renato AliçkolliKostumografia – Stela LaknoriSkenografia – Beqo NanajAktorët: Ilirda Bejleri, Aldjon Matarangasi, Erlin Visha, Rezart Barjoti, Anderson GurraSinopsi: Një udhëtim fantastik me plot aventura i mirëpret heron-jtë në këtë histori të magjishme. E vecanta: nuk bëhet fjalë për një udhëtim të zakonshëm, por për një zhvendosje në dimensionin “kohë”. Pasi bien në kontakt me Makinën e Kohës, ata arrijnë të shkojnë në epoka të ndryshme, duke takuar personazhe nga më të çuditshmit, që nga faraonët të çmendur pas arit, tek banorët komik Jeshil të “Planetit Jeshil”, tek kinezët me vështirësinë e tyre në të komunikuar, e deri tek dinosaurët. Madje pjesë e së tërës bëhen edhe personazhe të njohur për publikun e vogël siç janë: Sidi e Mamuthi. Po robotët-njerëz, si shihen në imagjinatën e fëmijëve? Të gjitha këto e më shumë, ju ftojmë t`i ndiqni në këtë udhëtim në kohë, me plot surpriza të këndshme, situatë komike, fantazi, argëtim e sigurisht mesazhe për gjithë publikun e vogël.

zbaviTje

Page 24: Gazeta Telegram Viti II Botimi 11

24 www.telegram.al

[email protected]

TelegramGazeta e pamvarur Javore Drejtor. Brahim Shoshi

E premte, 1 maj 2015

Gazeta Telegram

C M Y K

Filozofia jonë në projektim është thjeshtësia

www.studio-aid.it Mos hezitoni të kontaktoni në e-mail [email protected]

Arkitektura? ...Nuk është një luks, por një nevojë e cila do të ekonomizojë proceset e ndërtimit tuaj

...ëndrrat janë të bukura, por me ne do t’i transformoni ato në projekte konkrete!

Mjaft keni shpenzuar! ...transformoni shpenzimet tuaja në investime

Studio projektimi A.I.D Shërbime arkitekture Inxhinierie Design