Gazeta 77 News botimi Nr 294

8
MENDIMI POZITIV E MARTË, 25.12.2012 VITI I - NR.294 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Përurohet shtatorja e Zogu I, Berisha: Do të shërbejë si simbol i bashkimit të shqiptarëve!..fq.3 Flet mbesa e themeluesit të Shtëpisë së Fëmijës: Gjyshi im, Zyber Hallulli, u la pasuri edhe jetimëve!..fq.4 Dy vëllezërit e mitur: Jemi braktisur nga babai, lypim në rrugë për ushqim!.....................................fq.5 "Shqipëria në 100 vjet", në Kampusin "Vitrina"!.....fq.7 Takim me të rinjtë në Shkodër, Kërçiku: Platforma e LSHR lidhet me aspiratat e të rinjve!......fq.8 ...>>fq.2 E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Qendra e Mendimit Pozitiv Besojini vetes tuaj për zgjedhjet e duhura! LSHR takim me të rinjtë e Fierit, Çangollari: Alternativat tona, dimension i munguar në politikën shqiptare! K a shumë lloje stra- tegjish, mënyra se si të mendojmë, struktura për sjelljen dhe këshilla praktike për të përmirësuar jetën dhe ndjenjat tuaja, por janë shumë të tepruara nëse nuk do të kishte mbështetje. Këtë mbështetje e ofroni... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes Shqiperia e Re

Transcript of Gazeta 77 News botimi Nr 294

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 294

MENDIMI POZITIV

E MARTË, 25.12.2012 VITI I - NR.294 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Përurohet shtatorja e Zogu I, Berisha: Do të shërbejë si simbol i bashkimit të shqiptarëve!..fq.3 Flet mbesa e themeluesit të Shtëpisë së Fëmijës:

Gjyshi im, Zyber Hallulli, u la pasuri edhe jetimëve!..fq.4 Dy vëllezërit e mitur: Jemi braktisur nga babai,

lypim në rrugë për ushqim!.....................................fq.5 "Shqipëria në 100 vjet", në Kampusin "Vitrina"!.....fq.7 Takim me të rinjtë në Shkodër, Kërçiku:

Platforma e LSHR lidhet me aspiratat e të rinjve!......fq.8

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Qendra eMendimit Pozitiv

Besojini vetes tuaj për zgjedhjet e duhura!

LSHR takim me të rinjtë e Fierit, Çangollari:Alternativat tona, dimension i munguar në politikën shqiptare!

Ka shumë lloje stra-tegjish, mënyra

se si të mendojmë, struktura për sjelljen dhe këshilla praktike për të përmirësuar jetën dhe ndjenjat tuaja, por janë shumë

të tepruara nëse nuk do të kishte mbështetje. Këtë mbështetje e ofroni... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 294

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E MARTË, 25 DHJETOR 2012

<< VIJON NGA FAQJA 1 ju. Sekreti qëndron në faktin që duhet të keni besim për ta bërë një gjë të tillë dhe të tregoni atë që jeni.

Le të shohim më poshtë tre çelësa për të rritur vetëbesimin.

1. Njihni mirë vlerat tuaja!Vlerat tuaja janë një mijë metër thellë në

ju, fiks, në thelb të asaj që jeni dhe po ndër-tojnë blloqe, themele dhe bërthama për ju. Një vlerë është diçka tek vetja juaj, tek të tjerët ose në botë që ju e konsideroni më të rëndësishmen. Ajo mund të jetë respekti, progresi, familja, kënaqësia, natyra, arritja ose liria.

Përse ndodh shpesh që disa njerëz ose situata t’ju mërzisin, stresojnë, ose demotivo-jnë? Kjo ndodh sepse një ose disa vlera tuaja po mohohen, po shtypen ose ndrydhen dhe po e përjetoni si eksperiencë negative sepse po mohohet një pjesë themelore e asaj që

jeni. A i mbani mend ato kohë kur jeni ndje-rë të gjallëruar, mahnitës ose gumëzhues? Me siguri këto do të kenë qenë momentet kur vlerat tuaja janë respektuar. Ato vlera që keni janë vetëm tuajat dhe askush tjetër nuk mund t’ua marrë. Do të keni besim të plotë në ta sepse janë gjatë gjithë kohës duke pritur që t’i vini re dhe t’i përdorni. Kur të dalloni se cilat janë vlerat tuaja, mund të filloni të bëni zgjedhje dhe të drejtoni jetën drejt tyre. Është kaq e thjeshtë dhe mahnitëse sepse ajo që ka më shumë rëndësi është që ju po e lejoni veten të jetojë jetën e vërtetë.

2. Besojini vetes tuaj!Njerëzit harxhojnë shumë kohë duke

kontrolluar nëse po bëjnë gjënë e duhur dhe nëse janë në rrugën e duhur. Ndo-njëherë e bëjnë një gjë të tillë kur dëgjojnë që po përparojnë shumë në punë, kur një mik ose një njeri i dashur i inkurajon, ose

kur shikojnë që pasuria juaj materiale po shtohet. Por, në vend që t’i kërkoni nga larg këto shenja, a nuk do të ishte më mirë të shikoni se çfarë i thoni ju vetes tuaj? A nuk do të ishte më mirë nëse i besonit vetes tuaj për të bërë zgjedhjet më të mira? Po për t’ju besuar intuitës tuaj? Është vënë re që këto ide frikësojnë shumë njerëz dhe e dini përse? Sepse kjo iu bën përgjegjës për atë që merrni. Nëse i besoni vetes tuaj në mënyrë absolute dhe bëni zgjedhjen e gabuar, nuk mund të fajësoni askënd tjetër.

Të gjithë bëjnë dhe do të bëjnë gabime. Pra, si do të ishte nëse do t’i besonit vetes tuaj për të kapërcyer çdo gjë dhe për të bërë zgjedhjet që iu shërbejnë më shumë, edhe nëse disa herë e keni katranosur? Për këtë lloj besimi po flasim. Ky është vetëbesim i plotë.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

Alternativat tona, dimension i munguar në politikën shqiptare!

LSHR takim me të rinjtë e Fierit, Çangollari:

Në kuadrin e organizimit të struk-turave të LSHR-së, drejtues të lartë

të kësaj force politike ishin në një takim pune në qytetin e Fierit. Në këtë takim morën pjesë nënkryetari i LSHR-së Çajup Çangollari, anëtari i kryesisë Olsi Mino, sekretari i LSHR-së për këtë qark Ismail Goxhaj dhe dy nga sekretarët e degëve të

qarkut të Tiranës Orlen Muçaj dhe Pau-lin Zeqo. Nënkryetari i LSHR-së Çajup Çangollari, në fjalën hyrëse, tha se “ne iu drejtohemi shqiptarëve me një varg propozimesh që janë në të vërtetë një dimension i munguar i politikës aktuale shqiptare”. Të pranishmit diskutuan edhe për orga-

nizimin e strukturave në këtë qytet duke synuar jo thjesht që forumet drejtuese të partisë, të forumit rinor dhe të gruas të gjenden në qytetet e Fierit, Patosit, Ros-koveci dhe Ballshit, por edhe që të gjithë së bashku të punojnë për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në takim, një vend të veçantë zuri dis-kutimi i platformës politike të LSHR-së, e cila ka në thelb një sërë propozimesh ku e gjejnë veten të gjithë shqiptarët, por sidomos të rinjtë. Tre drejtuesit e LSHR-së, që kishin ardhur nga Tirana u shpre-hën se “ne jemi të rinj nga qyteti i Fierit dhe kemi ardh-ur sot këtu për të shpre-hur në radhë të parë mbështetjen tonë për LSHR-në dhe të ftojmë të gjithë të rinjtë e këtij qarku të rëndësishëm që të bëhen pjesë aktive e kësaj lëvizjeje sepse vlerat dhe interesat që ajo përfaqëson janë në interes për të gjithë shoqërinë shqiptare”. Ndryshe nga partitë e tjera parlamentare dhe joparlamentare, u tha në takim, LSHR i kushton një vëmendje të veçantë kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit, prej të cilëve merren shqetësi-met kryesore dhe më pas shndërrohen në alternativa për t’u zgjidhur.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 294

77 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Confindustria ofron vend pune Agjent Shitje. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE MARTË, 25 DHJETOR 2012

Konfindustria vlerëson vendimin e Qeverisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH-së!

Gjergj Buxhuku, administratori i për-gjithshëm i konfindustrisë, në një

njoftim për shtyp ka bërë me dije se konfin-dustria vlerëson si hap pozitiv përpara, ven-dimin e fundit të Qeverisë së Shqipërisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë e pajisjet për investimet, që janë mbi 50 milion lekë dhe që i shtohet vendi-mit të njëjtë për përjashtimin nga pagesa e TVSH për makineritë, pajisjet, lëndë të para, etj., që përdoren për ndërtimin e HEC-ve. Gjithashtu, konfindustria i kërkon ekzekutivit, që është e nevojshme, që pragu

i shtrirjes së zbatimit të vendimit të fundit të ulet deri në vlerën prej 15 milion lekë të vlerës së investimit.

Arsyeja e kërkesës së konfindustrisë për uljen e pragut të përjashtimit nga pagesa e TVSH për makineritë dhe pajisjet vjen nga fakti, se tashmë kur ekonomia shqip-tare po vuan rëndë pasojat e krizës është domosdoshmëri thithja e investimeve si-domos të huaja, si mjet i rëndësishëm për përballimin e gjendjes së vështirë. Ulja e rendimentit fiskal për 10 mujorin e parë të vitit 2012 me mbi 160 milion $ më pak të

ardhura për buxhetin e shtetit flet qartë për gjendjen e vështirë të ekonomisë shqiptare.

Është e nevojshme që të nxiten për të investuar në atdhe sidomos emigrantët tanë në Greqi dhe që nuk zotërojnë sasi të mëdha kapitali, por janë në numër të madh dhe në tërësi mund të përbëjnë një fluks të rëndësishëm investimesh. Në shumicë emi-grantët e ardhur nga Greqia janë të prirur të investojnë në shërbime dhe bujqësi, që praktikisht i takon biznesit të mesëm dhe të vogël.

Për më tepër: www.77news.al

Do të shërbejë si simbol i bashkimit të shqiptarëve!Përurohet shtatorja e Zogu I, Berisha:

Inaugurohet shtatorja e derdhur në bronz e Mbretit të parë të shqiptarëve,

Ahmet Zogu. Shtatorja mbërriti në

Shqipëri pas një muaji dhe u lartësua në fund të bulevardit që mban emrin e tij, mbi strukturën e ngritur, ku duhej të ven-dosej në kuadrin e festimeve të 100-vjeto-rit të Pavarësisë.

Pamja e shtatores u zbulua në një cere-moni zyrtare, nga Kryeministri Berisha dhe Princi Leka i II-të. Inaugurimi i bustit përkon me një datë historike të legalistëve. “Vendosja e bustit të Mbretit Zog përkon me 88-vjetorin e triumfit të Legalitetit. Më 24 dhjetor 1924, Ahmet Zogu riktheu legjitimitetin e fituar në zgjedhjet e dhje-torit 1923, njëherësh rrëzimi i qeverisë së Nolit”. Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores ishin të pranishëm Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Joze-fina Topalli, Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, Ministri i MTKRS-së Aldo Bumçi, anëtarë të familjes mbretërore dhe auto-ritete të larta shtetërore. Fjalën hapëse e

mbajti Princi Leka Zogu i II-të, i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se shtatorja do jetë shembull për të rinjtë. Kryeminis-tri Berisha i njohu meritat Leka Zogut për ndërtimin e shtetit të shqiptarëve, në një kohë kur në tryeza diplomatike po përgatitej shuarja e shqiptarëve nga harta politike e Evropës. Ndërkohë Kryeminis-tri Berisha u shpreh se: “Ahmet Zogu qën-droi i palëkundur në anën e shqiptarëve. Pas shpalljes së pavarësisë ky pasardhës i njërës prej familjeve më të shquara shqip-tare, në vitet më të vështira të vendit, do të qëndronte palëkundur në mbështetje të Ismail Qemalit, të ndërtimit të shtetit të shqiptarëve”.

Shtatorja e Ahmet Zogut ka një lartësi prej 3 metrash dhe është vendosur në fund të bulevardit “Zogu I”, pranë Sta-cionit të Trenit.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 294

4 77 NEWS

Univers Promotions ofron vend pune Graphic Designer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

non stop99 MHz Fm Stereo

Adresa: Mitrovicë, Kosovëe-mail: r_mitrovicë@yahoo.com

Cel: +377 44 540 063

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITET E MARTË, 25 DHJETOR 2012

Gjyshi im, Zyber Hallulli, u la pasuri edhe jetimëve!Flet mbesa e themeluesit të Shtëpisë së Fëmijës:

Në ditën e Krishtlindjeve, Tirana përku-jton veprën bujare të Zyber Hallullit,

themeluesit të strehës së parë vorfënore në Tiranë. Në këtë strehë që sot quhet “Shtë-pia e Fëmijës Zyber Hallulli”, përfaqësuesit e shtetit dhe të shoqërisë civile mblidhen të përcjellin mesazhin human të ndihmës për të varfrin, që siç thoshte kleriku Zyber Ha-llulli, “ka nevojë edhe për dinjitet”. Në prag të 85-vjetorit të vdekjes së tij, ne biseduam me mbesën e Zyber Hallullit dhe sot po ndajmë me lexuesit, momentet e asaj bisede që e pasuron dijen mbi këtë personalitet të qytetit, me detaje interesante. Zenepe Ha-llulli na tregon në fillim për brengën e saj që nuk mundi ta shikonte gjyshin, pasi ajo nuk kishte lindur ende. Por nga bisedat familjare kishte mësuar gjëra mbresëlënëse. “Babai dhe sidomos nëna më kanë treguar se gjyshi ishte njeri bujar dhe i drejtë. Kur u kthye nga Stambolli ku studioi për Teologji, ai ishte

bërë edhe më i ndjeshëm ndaj hendekut të thellë ekonomik dhe social të njerëzve. Nëna më thoshte se ai e kishte zakon të mos fliste për dhuratat që shpërndante por këto gjëra merreshin vesh nga persona të cilët ndërmje-tësonin në shpërndarjen e tyre. Zyber Ha-llulli nxiti tek njerëzia dëshirën për të ndih-muar. Ai ushqeu botëkuptimin se lumturia duhet kërkuar edhe përmes dhurimit. Këto gjëra ua thoshte edhe fëmijëve të tij. “Njeriu ka ardhur në botë për të bërë të mira”! Ishin këto mësime prej babai që vite më pas nxitën djalin e madh të Zyber Hallullit t’ia linte pasurinë e tij Kryqit të Kuq Shqiptar, si për të provuar shprehjen popullore, se dardha bie nën dardhë. Vetë Zyber Hallulli, në fundin e jetës së tij, i la me akt trashëgimie një pjesë të pasurisë së tij, fëmijëve jetimë të strehës që ngriti. Pas kësaj ai do të njihej edhe si “babai i fëmijëve jetimë”, edhe pse kishte 6 fëmijë me 10 nipa e mbesa.

Pakkush e di se kleriku e ngriti këtë strehë në vitet e pleqërisë, nga mosha 75-85 vjeçare dhe nuk e la asnjëherë veprën e filantropit, deri në ditën e fundit të jetës. Mbesa e tij tregon se gjyshi i bëri veprat më të mëdha bamirëse në kohën që nuk ishte më krye-tar i Bashkisë së Tiranës, me pasurinë e tij, jo me fondet e bashkisë. Shpejt, ai tërhoqi shumë tregtarë dhe intelektualë në këtë mision të mbajtjes në këmbë të jetimores. “Zyberi kishte merak të madh përveç ushqi-mit, mbathjen e fëmijëve. Ai donte që ata të dukeshin sa më mirë, sepse thoshte që edhe fëmijët duhet të kenë dinjitetin e tyre, tre-

gon e mbesa, Zenepja. Nëna ime, them nëna sepse me burrat flitej më pak, ata rrinin në odën e tyre sipas zakonit, ajo më tregonte se si gjyshi im kishte zgjedhur mësues të mirë për këta fëmijë të braktisur dhe kujdesej veçanërisht për dy gjëra: shëndetin dhe edukimin e tyre. Streha vorfënore në fillim u çel me 50 fëmijë, që nuk ishin vetëm nga Tirana, pasi gjyshi i mblodhi duke shëtitur në të gjithë Shqipërinë pa dallim krahine e feje”. Kështu, streha vorfënore u hap më 28 nëntor 1917 në një ndërtesë dykatëshe në rrugën e Kavajës, aty ky sot është Ministria e Punës. Një tjetër detaj interesant që ajo kujton, janë ndihmat që jepte për familjet e varfra qëkur ishte kryebashkiak. Kryetari i Bashkisë së Tiranës niste karrocat me dru drejt tyre dhe porosiste karrocierin që të thoshte se “janë të paguara”. Gjithashtu, e bëri zakon të ndihmonte familjet e varfra për t’i përgatitur një pajë vajzës që martonin, ashtu siç e donte zakoni. Ndërsa, shpirti i bujarisë kishte përfshirë gjithë qytetin, pasi shumë familje tiranase, në kohën e krizës së madhe ekonomike pas Pavarësisë, morën fëmijët jetimë dhe i strehuan në shtëpinë e tyre. Kryebashkiaku i Tiranës e bënte gjithë qytetin të jetonte me motivin se “Nuk jep ai që ka xhepin e madh, por jep ai që ka zemrën e madhe”.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Zenepe Hallulli

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 294

577 NEWS

Emtec ofron vend pune Mësues të Gjuhës Gjermane. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE MARTË, 25 DHJETOR 2012

Dy vëllezërit e mitur:

Jemi braktisur nga babai, lypim në rrugë për ushqim!

Ata i gjen gjithmonë të shtrirë në tro-tuar, ose në cepin e rrugës duke të parë

drejt e në sy e duke tu ngjitur nga pas për të kërkuar ndonjë monedhë. Janë Enea dhe Romeo, dy vëllezërit e mitur që lypin çdo ditë në zonën e Parkut Rinia. Ndërsa i afrohemi, më i madhi na lutet për lëmoshë duke na zgjatur duart e vogla që thuajse i janë mavijosur krejt nga i ftohti i dhjetorit. Vëllai i tij i vogël me zor ecën në këmbë dhe të dy fëmijët janë vetëm në rrugë të madhe. Ndërsa i afrohemi dhe i ulim dy fëmijët në një nga stolat e parkut, më i madhi ndër ta Romeo nis të flasë duke na thënë se nëna e tyre është në shtëpi me motrën e tyre të vogël që sapo ka lindur, ndaj edhe nuk ka ardhur sot të lypë bashkë me ta. Ndërsa hanë ushqimin, të uritur, dy të miturit buzëqeshin herë pas herë dhe na afrohen sërish. Romeo na falënderon e na thotë se ata dalin çdo ditë

për të lypur ushqim dhe para në rrugë, pasi babai i ka braktisur duke i lënë vetëm. “Babai pinte raki, ka ikur nga shtëpia sa lindi motra e vogël, ne dalim në rrugë për tu ushqyer dhe për të fituar para që t’i çojmë edhe mamasë të blejë qumështin për motrën”, tregon duke shpejtuar të hajë ushqimin Romeo 7-vjeçar. Ashtu i dobët dhe thuajse me rroba të rrec-kosura që mundohet t’i shtrëngojë herë pas herë pas trupit për tu ngrohur, i mituri mun-dohet tu ngjitet nga pas të gjitha kalimtarëve në rrugë ndërsa vëllai i tij i vogël qëndron i shtrirë në barin e parkut. Historia

Familja e dy vogëlusheve gjendet në rrugë pa asnjë ndihmë financiare dhe pa strehim. Romeo na tregon se mamaja me motrën e vogël jetojnë në një shtëpi që babai i tyre për-para se të largohej e ka bërë me plasmas dhe kartonë, e më pas i ka bërë dhe disa mure me tulla për t’i mbrojtur të vegjlit nga shiu. “Në shtëpi nuk kemi asgjë përveç disa batanijeve, një dollap të vogël, disa tenxhereve dhe dy krevate, jemi shumë të varfër, ndonjëherë kur biem për të fjetur pa ngrënë vëllai i vogël qan”, tregon i trishtuar 7-vjeçari. Familja e tij është zhvendosur nga një fshat i Korçës në Tiranë, pasi kryefamiljari babai i Romeos, atje kishte borxhe dhe e përzunë banorët e fshatit. I mituri rrëfen gjithashtu se ata nuk kanë asnjë të afërm në Tiranë dhe i vetmi person që kujdeset për ta është nëna e tyre e re, vetëm 22 vjeçe. “Kemi vetëm nënën, ajo kujdeset për ne, ndonjëherë ia lë komshies motrën dhe vjen të na shohë se ka merak

mos na merr ndonjë njeri ose na rrahin e na gjuajnë, ne lypim dhe i çojmë paratë në shtëpi, që të blejë për të ngrënë”, thotë duke folur shpejt 7-vjeçari rom. Apeli

Sipas Romeos, babai i tyre ka dorëzuar ca dokumente për të marrë para ose ndihma nga bashkia, por nuk është bërë gjë pasi ai nuk e ndoqi më këtë punë se filloi të pinte alkool dhe ka disa muaj që është larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet se ku është. “Dua të kthehet babai në shtëpi sepse e kemi shumë të vështirë të dalim ditë për ditë në rrugë që të lypim, kemi ftohtë, kemi frikë, ndonjëherë na rrahin pasi jemi të pambro-jtur, ndaj dua të vijë në shtëpi babai”, thotë duke u përlotur Romeo 7-vjeçar. Ai si të jetë i mësuar nga dikush më i madh për atë që do të thotë, i bën thirrje edhe personave që duan ta ndihmojnë familjen e tij, që të japin ndonjë ndihmë në veshje dhe ushqime. Qen-dra për Drejtësi dhe Solidaritet, në misionin e saj të madh për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në lidhje me rastin e mësipërm i bën një apel të drejtpërdrejtë Ministrisë së Punës që të marrë masa konkrete për të miturit që lypin në rrugë duke mos i lënë ata në mëshirë të fatit, duke lypur për ushqimin e përditshëm.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 294

77 NEWS

Energy System ofron vend pune Inxhinier Mekanik. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

KURIOZITETE E MARTË, 25 DHJETOR 2012

Përse mendohet që patkonjtë e kalit sjellin fat?

Aloe Vera, mjekësia në vazo!

Në vitin 1970, Henri Misson, një fran-cez që nuk kishte ardhur në Angli si

vizitor, pyeti disa fshatarë përse ata kishin vendosur patkonj mbi dyert e tyre. Fsha-tarët u përgjigjën se ata e bënin këtë për t’i mbajtur larg shtrigat. Ata janë prej hekuri dhe mendohej se fuqia e tyre mund t’i mbronte nga e keqja. Akoma edhe sot, ata përdoren për të sjellë fat të mirë dhe shumë nuse mbajnë patkonj të artë në dasmat e tyre. Por, vendosja e tyre ka shumë rëndësi. Ata duhet të drejtohen lart, si një filxhan në mënyrë që fati të mos bjerë prej tyre.

www.banka-ideve.com

Aloe Vera është një bimë shumë e dobishme dhe e preferuar. Sipas

shkencëtarëve “Aloe është një kurë e sigurtë për sëmundjet”. Në disa zona të botës si në Amerikën e Jugut, Aloe Vera quhet si bimë magjike, kurse në disa shtë-pi përdoret vetëm kjo bimë për të gjitha sëmundjet. Studimet e hershme (në fillim të ’900) konfirmuan vetitë e pabesueshme që ka kjo bimë dhe Kristofor Kolombo e përshkruan bimën si “Mjekësia në vazo”. Studimet klinike në 1935 raportuan në përdorimin e Aloe Vera për trajtimin e djegieve dhe rrezatimet. Në fakt, rastet e dokumentuara të djegieve nga rreza-timi me viktimat në Japoni, treguan se Aloe Vera shëroi djegiet më shpejt se çdo metodë tjetër. Që nga vitet ’70 kërkimet

mbi vetitë e saj medicinale janë rritur shumë, veçanërisht për të verifikuar fusha të ndryshme të përdorimit. U zbulua se Aloe Vera ka veti anti-leucemike dhe anti-tumoriale, anti-inflamatore, stimu-lon sintezën e ADN-së, zvogëlon nivelin e glukozës dhe përmirëson shëndetin e përgjithshëm. Studimet në vitet 90-të fi-lluan të hetonin përdorimin e Aloe Verës mbi lëkurën dhe demonstruan se reduk-ton inflamacionet e lëkurës. Një nga cilë-sitë e saj unike është se ju nuk keni për ta gatuar apo përgatitur atë për aplikimet e brendshme apo të jashtme, sepse ajo vjen nga gjethet si një xhel i gatshëm që mund të përzihet me ujë dhe konsumohet apo aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë.

www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 294

77 NEWS

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 500 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 31 Dhjetor, ora 16:00.

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Ambienti në jetën tuaj në çift do varet nga mënyra se si ju do silleni me partnerin.

Demi: Shtojini dozat e romantizmit gjatë kësaj dite nëse doni që lidhja juaj të jetë edhe më e bukur.

Binjakët: Për ju ekuilibri financiar do të përmirësohet ndjeshëm. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Gaforrja: Sot duhet të tregoheni më pak posesivë dhe do e shihni që gjërat do të shkojnë më mirë.

Luani: Do të jeni plot guxim në shpirt sot dhe kjo do reflektohet si në dashuri ashtu edhe në fusha të tjera.

Virgjëresha: Nuk do jeni në humor dhe do debatoni për çdo gjë, por gjithçka do të jetë kalimtare.

Peshorja: Që sot do fillojë një fazë e re për jetën tuaj në çift. Do bëni më shumë lëshime.

Akrepi: Ditë mjaft e këndshme dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja. Shfrytëzojeni sa të mundni atë dhe do ndiheni më së miri.

Shigjetari: Kujdes, mos i shkëpusni në asnjë moment këmbët nga realiteti. Si-tuata financiare do fillojë të stabilizohet.

Bricjapi: Sot është dita ideale që të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Ujori: Nëse keni probleme financiare kërkojuni ndihmë familjarëve por mos bëni gabim të merrni hua.

Peshqit: Rutina do iu rëndojë shumë gjatë kësaj dite. Flisni me partnerin dhe ndryshojeni atë sa më parë. .

FoodWay ofron vend pune Ndihmës Kuzhinier. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

VEPRIMTARIE MARTË, 25 DHJETOR 2012

"Historia e Shqipërisë në 100 vjet", në Kampusin "Vitrina”!

Studentë e pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Shkencave

Politike dhe të Fakultetit të Drejtësisë kanë ndjekur për 40 minuta Dokumen-tarin "Historia e Shqipërisë në 100 vjet" në mjediset e Kampusit “Vitrina”. Doku-mentari i prodhuar nga Arkiva Qendrore Shtetërore e Filmit me ndihmën e Arkivit të Italisë, Gjermanisë e Malit të Zi, përm-ban ngjarjet kryesore historike të shtetit shqiptar që nga krijimi i tij më 1912 e deri në fitoren e demokracisë. Fjalën e hapjes e mbajti zv.Rektori Dr.Teki Kurti, i cili bëri përshkrim të përmbajtjes së dokumentarit. Në këtë dokumentar u shpalos historia e

kombit tonë, nga viti 1912 deri në ditët e sotme. Të gjitha stacionet në të cilat ka ka-luar kjo periudhë historike. Dokumentari bazohej kryesisht në materialet origjinale, që transmetohen për herë të parë. U paraqi-tën disa nga pikat kyçe të historisë sonë në 100 vjet, si psh: Rrethimi i Shkodrës, ardhja e Princ Vidit, martesa e Mbretit Zog, pamja nga festimet e 25-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit Shqiptar, Lufta e Dytë Botërore, ven-dosja e diktaturës së proletariatit e terrori komunist, Revolucioni Ideologjik kundër Fesë, ardhja e Demokracisë dhe zhvillimi i proceseve Demokratike, etj.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 294

77 NEWS

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E MARTË, 25 DHJETOR 2012

Takim me të rinjtë e Forumit Rinor të LSHR-së në Shkodër

Kërçiku: Platforma e LSHR lidhet me aspiratat e të rinjve!

Forumi Rinor i Lëvizjes Shqipëria e Re, organizoi një takim me dhjetëra të rinj

në Shkodër. Të pranishëm ishin Kryetarja e FRLSHR, Vilma Kërçiku, si dhe koordina-torët e FRLSHR, Lisana Subashi dhe Ervis Caushi. Të rinjtë e pranishëm u njohën me Platformën Politike të Lëvizjes Shqipëria e Re, e cila u prezantua nga Kërçiku. Kryetar-ja e FRLSHR theksoi se kjo lëvizje politike ka në fokus të saj të rinjtë, sipërmarrësit dhe shtresat në nevojë. Ajo bëri me dije se Forumi Rinor i kësaj lëvizje do të jetë aktiv gjatë gjithë kohës, për të përfaqësuar sa më mirë rininë shqiptare. “Ne synojmë që Shqipëria të mos ketë më studentë të diplomuar pa vende pune. Objektivat tona lidhen ngushtësisht me aspiratat e të rinj-ve”, u shpreh Kërçiku. Gjatë këtij takimi u

fol për nismat që ka ndërmarrë LSHR, që në fillim të vitit 2012 e deri më sot, nisma të cilat lidhen me shtresat në nevojë, sipër-marrësit dhe të rinjtë, duke përmendur këtu, shpërndarjen e ndihmave në janar 2012, organizimin e tryezave me sipër-marrës, si dhe organizimin e tryezave me të rinj, duke iu dhënë atyre mundësinë të shprehin mendimet e tyre në lidhje me problematika të ndryshme që i shqetëso-jnë. Kërçiku theksoi gjithashtu se LSHR synon të marrë 12 deputetë, nga 1 deputet në çdo qark të vendit, si dhe synon të drej-tojë tri ministri, përkatësisht Ministrinë e Punës, Ministrinë e Turizmit dhe Minis-trinë e Diasporës. Sipas saj, këto tri ministri janë tri ministritë që kanë ndikimin më të madh në rritjen e vendeve të punës. Të rinj-

të e pranishëm, ku shumë prej tyre ishin studentë, u pajtuan me sistemin e vlerësi-mit online të provimeve, duke menduar se vlerësimi nga një pedagog i jashtëm do të ulte korrupsionin në sistemin e vlerësimit, pikë e platformës e cila ka ngjallur interes maksimal tek të pranishmit. Kërçiku thek-soi se LSHR propozon popullarizimin e energjisë, duke e menduar si një metodë mjaft ekonomike, e cila kufizon proble-met me energjinë dhe rrit ekonominë e vendit. Në fund të takimit, Kërçiku theksoi se Forumi Rinor i LSHR do të jetë sërish në Shkodër me të tjera takime dhe tryeza debati, për të qenë sa më pranë të rinjve dhe problemeve të tyre.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re