Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

8
MENDIMI POZITIV E SHTUNË, 04.05.2013 VITI II - NR.424 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Qendra e Mendimit Pozitiv Nishani: Vëmendje maksimale për qytetarët!........fq.3 Otjela Lubonja: Ta vëmë formimin tonë akademik në politikat që sjellin Zhvillim dhe Drejtësi!..........fq.4 QDS, kërkesë Shërbimit Social Shtetëror për strehimin e të moshuarit Ethem Hasani!.........fq.5 Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare duhet të përshpejtojë tranzicionin në Siri!...........fq.7 Nënshkruhet marrëveshja e praktikave mësimore për studentët e "Vitrinës" në Universitetin e Bursës!.fq.8 ...>>fq.2 Vlerësojini ëndrrat tuaja! Mijëra simpatizantë të rinj nga Tirana, i bashkohen PLSHR: Projekti i Shqipërisë së Re, fitues në 23 qershor! Ë ndrrat mund t’ju japin një tje- tër këndvështrim të mrekullueshëm të gjendjes tuaj aktuale të vibrimit. Ajo që ju mbani mend nga ën- drra është shpjegimi fizik i sekuencave të men- dimeve jo-fizike me të... >> VIJON NË FAQEN 2

description

Gazeta 77 News, e Përditshme Politike, Organ Informativ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Transcript of Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

Page 1: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

MENDIMI POZITIV

E SHTUNË, 04.05.2013 VITI II - NR.424BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

Qendra eMendimit Pozitiv

Nishani: Vëmendje maksimale për qytetarët!........fq.3 Otjela Lubonja: Ta vëmë formimin tonë akademik

në politikat që sjellin Zhvillim dhe Drejtësi!..........fq.4 QDS, kërkesë Shërbimit Social Shtetëror

për strehimin e të moshuarit Ethem Hasani!.........fq.5 Erdogan: Bashkësia ndërkombëtare

duhet të përshpejtojë tranzicionin në Siri!...........fq.7 Nënshkruhet marrëveshja e praktikave mësimore

për studentët e "Vitrinës" në Universitetin e Bursës!.fq.8

...>>fq.2

Vlerësojini ëndrrat tuaja!

Mijëra simpatizantë të rinj nga Tirana, i bashkohen PLSHR:Projekti i Shqipërisë së Re, fitues në 23 qershor!

Ën d r r a t m u n d t’ju japin një tje-

tër këndvështrim të mrekullueshëm të gjendjes tuaj aktuale të vibrimit. Ajo që ju mbani mend nga ën-

drra është shpjegimi fizik i sekuencave të men-dimeve jo-fizike me të... >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

POLITIKË E SHTUNË, 04 MAJ 2013

MENDIMI POZITIV

Projekti i Shqipërisë së Re, fitues në 23 qershor!

<< VIJON NGA FAQJA 1 cilat ju jeni akti-vizuar në ëndrrën tuaj. Kur ju flini gjumë, ju ktheheni sërish në energjinë jo-fizike dhe ju bëni biseda (jo biseda me fjalë, por me vibrime). Pastaj, kur ju zgjoheni, ju e përktheni atë grup mendimesh në një ekui-valente fizike.

Disa herë, kur ju keni dashur diçka për një kohë të gjatë, por ju nuk shikonit asnjë rrugë zgjidhjeje për atë që të ndodhë, ju mund të keni pasur një ëndërr ku ajo që dëshironit ka ndodhur. Pastaj, me kujtimin e ëmbël të ëndrrës ju zbusni rezistencën e vibrimit tuaj dhe pastaj dëshira juaj realizohet.

Një shembull i shkurtër; dy njerëz të cilët janë të përfshirë së bashku në një biznes,

asnjëherë nuk e kishin parë njëri-tjetrin me syrin se mund të binin në dashuri së bashku. Midis tyre nuk kishte asnjë ndjenjë roman-tike sepse asnjëri prej tyre nuk ia kishte lejuar vetes së tyre që as të mendonin për këtë fushë.

Një natë, vajza ëndërron sikur djali ulet në gjunjë dhe e puth në faqe, ashtu sikurse në përralla. Kjo ëndërr ishte e jash-tëzakonshme për të sepse dhe ndjenja që pati në ëndërr ishte e pa imagjinueshme. E që prej asaj dite, ajo nuk ishte në gjendje ta shihte djalin sikurse para se të shihte ënd-rrën. Kjo ëndërr e la atë me një ndjenjë që ajo nuk e kishte provuar më parë. Ishte kaq e ëmbël saqë ajo mundohej ta shihte atë

ëndërr gjithnjë e më shumë. Ajo donte që gjithmonë të kapte ndjenjën që i dhuroi ajo ëndërr. Ky vibrim ishte katalizatori që i solli këta dy njerëz së bashku.

Vajza gjithmonë mendonte gjëra si: Dua të jetoj gjithmonë e lumtur; dua një partner që të më vlerësojë; dua të jetoj eksperienca të bukura në jetë. Ndërkohë që ajo men-donte këto, edhe pse jetonte me mungesën e tyre, qenia e saj e brendshme, duke dëgjuar dëshirat e saj, i dhuroi asaj diçka vizuale dhe me ndjenjë, diçka të cilën ajo nuk mund ta harronte lehtë dhe diçka po aq e fuqishme, e cila gjithmonë do ta tërhiqte.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Mijëra simpatizantë të rinj nga Tirana, i bashkohen PLSHR:

Takimi i së enjtes mblodhi mbi një mijë simpatizantë të rinj të Partisë Lëvizja

Shqipëria e Re, në Tiranë, të cilët janë bërë bashkëudhëtarë të projektit më të ri “Treni i solidaritetit” dhe “Multimedia 77”. Nën moderimin e Fabiola Kajanës, kandidatë për deputetë të PLSHR, për qarkun e Ti-ranës si: Çajup Çangollari, Vilma Kërçiku, Çerçiz Loloçi, Zamira Greva, Mira Përlala, Lisana Subashi dhe Fejzo Nikollari për-shëndetën njëri pas tjetrit, duke shpjeguar dymbëdhjetë synimet e kësaj force politike, për katër vitet e ardhshme. Oratorët thanë ndër të tjera se, PLSHR paraqitet me një platformë prej shtatë pikash dhe me një pa-

ketë synimesh për katër vitet e ardhshme që po njihen në çdo skaj të vendit, si dhe ka një ekip simpatik në projektin për Shqipërinë e Re. Një përshëndetje e veçantë iu bë të pranishmëve në emër të kreut të PLSHR, z. Edmond Vlashaj, që ndodhet për një vizitë disaditore në Turqi, duke realizuar takime të rëndësishme me partinë e krye-ministrit Erdogan, për degën e Stambollit. Së shpejti, u tha në takim, dyqind liderë të rinj të kësaj force politike do të marrin pjesë si të ftuar të partisë së kryeministrit Erdogan, në takimin rinor që zhvillohet në Stamboll, me pjesëmarrje nga disa rajone të botës. PLSHR, megjithëse forcë e re poli-

tike, garon në dymbëdhjetë qarqet e vendit, duke sjellë emra të rinj krahasuar me par-titë e tjera, duke pasur një pjesëmarrje të konsiderueshme grash dhe përfaqësues të botës akademike dhe që të 140 kandidatët marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje parlamentare. Momente interesante dhe mbresëlënëse në këtë takim rinor ishin edhe dhënia e çmimeve të garës së projek-tit “Treni i Solidaritetit” dhe “Multimedia 77”, që i morën të rinjtë dhe të rejat: Kljadi Koroni, Blerim Terziu, Mirdash Koleci, Mentor Bytyçi, Ela Caka dhe Vladimir Gosturani.

Për më tepër: www.77news.al

Page 3: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE SHTUNË, 04 MAJ 2013

Kompania Sakuli Sign & Printing ofron vend pune Designer. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Nishani: Çdo ankesë e qytetarëve do të ndiqet me vëmendje dhe përgjegjësi maksimale!

Kreu i shtetit, njëherësh kreu i KLD ka vlerësuar vendimet më të fundit

të marra nga qeveria e miratuar në par-lament për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe ndryshimet në Kodin Penal e të Pro-cedurës Penale. Në fjalën e tij, në mble-dhjen e KLD-së, Nishani ka garantuar se

do të jetë në mbështetje për gjyqtarët e ndershëm dhe do të ndjekë me përparësi çdo ankesë të qytetarëve që kërkojnë dre-jtësi. “Çdo ankesë që do të depozitohet do të ndiqet me vëmendjen dhe përgjegjësinë maksimale dhe do të jenë pjesë e axhendës prioritare të KLD, inspektoratit në bashkë-

punim me të gjithë institucionet e tjera të shtetit”, - tha Nishani. Nishani ka dhënë vlerësimin maksimal për disa nga vendi-met dhe qëndrimet e fundit të qeverisë dhe parlamentit, që do të shërbejnë direkt për përmirësimin e imazhit të gjyqtarit tonë, por edhe të funksionimit të gjykatave. Rri-tja e nivelit të pagave të gjyqtarëve të Faktit dhe Apelit, jo vetëm se ishte një adresim nga ana e KLD ndaj qeverisë dhe parlamen-tit, por edhe çështje që u trajtua me shumë seriozitet. “Ky hap do t’i shërbejë gjyqtarëve të ndershëm e kurajozë. Mbetemi të bin-dur se sistemi ynë i gjyqësorit dominohet nga njerëz profesionist që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje e vlerësim. Ndaj mendimin se ky hap inkurajon pikërisht atë grup të madh të gjyqtarëve që duan të ofrojnë profesionalizëm, integritet, por edhe kërkojnë të ndihen të vlerësuar nga shoqëria dhe shteti”, -tha Nishani.

Për më tepër: www.77news.al

Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, në Tiranë!

Inspektorati i Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ndërmori një aksion për prishjen

e ndërtimeve pa leje pranë Korpusit Uni-versitar. Kreu i këtij inspektorati, Florenc Hoxha tha se edhe pse në proces legalizimi në disa prej objekteve është tentuar ngritja e shtesave pa leje. "Prishja e këtyre ndër-timeve është në kuadër të angazhimit dhe punës tonë të përditshme, në lidhje me nda-limin dhe goditjen e të gjithë ndërtimeve pa leje në territorin e Bashkisë së Tiranës.

U bëj edhe një herë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos tentojnë shkeljen e ligjit, duke bërë ndërtime pa leje, pasi të gjithë ndërtimet që do të bëhen në kundërshtim me ligjin do të kenë të njëjtin fat", - tha Florenc Hoxha. Hoxha ka qenë i prerë në qëndrimin e tij për të zbatuar ligjin, ndërsa shtoi se territori i bashkisë së kryeqytetit kontrollohet 24 orë nga shërbimet e ins-pektoratit.

Për më tepër: www.77news.alFlorenc Hoxha

Page 4: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

4 77 NEWS

AlphaColor ofron vend pune Menaxher Shitjesh. Kontaktoni në Cel. : +355682071739 /www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

SHQIPËRIA E RE NË FOKUS E SHTUNË, 04 MAJ 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

FITNESS

Orari:Hënë - Dielë:

9:00.PD - 9:00.MD

Otjela Lubonja: Ta vëmë formimin tonë akademik në politikat që sjellin Zhvillim dhe Drejtësi!

Gazetari Artur Nura në emisionin "Shqipëria e Re në Fokus” vazhdon

prezantimin e kandidatëve për depu-tetë të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re në Kuvendin e pas 23 qershorit. Këtë radhë kishte të ftuar znj. Otjela Lubonja e lindur dhe rritur në qytetin e Tiranës ku dhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ndërtimin, dega Arkitekturë. Otjela tashmë arkitekte profesioniste, kandi-dohet për deputete me siglën e PLSHR në qarkun e Tiranës. Ajo po kryen dhe studimet e Doktoraturës me temën e Urbanistikës dhe dëshiron që të gjithë formimin e saj akademik ta vendos në shërbim të eksperiencës më të re të saj, atë të politikë-bërjes. “Doktoraturën që po kryej mbi urbanistikën e cila është një fushë sa e gjerë, e bukur dhe po aq

e nevojshme për zhvillimin e shoqërisë dhe vetë Shqipërisë, dua ta mirë-për-dor në shërbim të politikë-bërjes. Sipas meje, si profesioniste e fushës, ka vërtetë nevojë për reflektim të thellë profesional dhe politika të reja të cilat t’i përshtaten zhvillimeve marramendëse demografike në Kryeqytet, por jo vetëm", - tha Lubo-nja, duke shtuar se një dimension i tillë i shkonte mjaft përshtat programit politik të PLSHR, sepse sipas saj studimet e deri-tanishme tregojnë që përveçse nevojitet më shumë rregull urbanizimi në qytete e më gjerë, ky zhvillim i nevojshëm do afronte padyshim më shumë punësim, kryesisht për Rininë të cilën PLSHR e ka prioritet mbi prioritete. Otjela Lubonja, kandidatja e PLSHR në qarkun e Tiranës duke i qëndruar prioritetit të rinisë, shtoi

se platforma politike e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re ofron një reformë thelbë-sore në sistemin e vlerësimit të mësim-nxënies në shkollat dhe universitetet tona, reformë që sipas saj, me futjen e sistemit të vlerësimit "on line" do të eli-minonte në maksimum probabilitetin e korrupsionit në Sistemin Arsimor dhe sigurisht edhe subjektivizmin në auto-vlerësimin e punës së Mësuesit dhe Peda-gogut. Lubonja tha gjithashtu se besonte, se forcimi i familjes tradicionale shqiptare është një element tjetër i rëndësishëm i projektit politik të PLSHR ndaj, e vlerë-son këtë instrument bazë të shoqërisë, ashtu siç e meriton dhe ta promovojmë atë me energji pozitive. "Ne duhet të mbështesim këtë projekt politik specifik.Unë iu bëjë thirrje qytetarëve të më voto-jnë sepse i gjithë formimi im akademik, eksperienca dhe tradita ime familjare do të vihet në shërbim të interesit qytetar dhe se një gjë të tillë ashtu siç po vepron PLSHR, duke vendosur në listat e saj për deputetë gjithë-përfshirje profesionesh dhe grupesh të ndryshme interesi, vetëm se forcohet demokracia jonë në zhvillim", - tha kandidatja Lubonja, duke shtuar se kjo gjithë përfshirje padyshim është kontribut direkt për më shumë Drejtësi dhe më shumë Zhvillim në Shqipëri dhe se ajo e kishte perceptuar këtë mundësi si vlerësim, por edhe përgjegjësi të madhe.

Për më tepër: www.77news.al

Page 5: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

577 NEWS

Adresa: Dardhë, Korçë, Albania Cel: +35569 73 71 772

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE SHTUNË, 04 MAJ 2013

O2Bar ofron vend pune Kamarier. Kontaktoni në Cel. : 067 376 2571 / Për më tepër: www.njoftime.com

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

QDS, kërkesë Shërbimit Social Shtetëror për strehimin e të moshuarit Ethem Hasani!

Ditën e djeshme Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet i është drejtuar Dre-

jtorisë së Shërbimit Social Shtetëror me qëllim vendosjen e qytetarit Ethem Hasanit në “Shtëpinë e të Moshuarve”, Tiranë. Ky i fundit para disa kohësh ka kërkuar nga qen-dra të ndihmohet me qëllim që të shkojë në Azilin e të Moshuarve, pasi në të kundërt rrezikonte që të mbetej në rrugë. Jo vetëm kaq, por 78-vjeçari u shpreh se vajza e vogël i ka marrë shtëpinë me vendim gjyqësor, pa ndjerë keqardhje për babain e saj.Përpilimi i dokumentacionit

Menjëherë juristët e qendrës për Drejtësi dhe Solidaritet bazuar ne nenin 20/4 te ligjit Nr.9355 datë 10.03.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”(i ndryshuar) dhe në Kreun 3 të VKM Nr.425, datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumenta-

cionit të nevojshëm, për pranimin e perso-nave në institucionet rezidenciale, publike dhe jopublike, të përkujdesit shoqëror”, plo-tësuan dokumentacionin e të moshuarit me qëllim strehimin e tij.Kërkesa

Në praninë e rrethanave të mësipërme, bazuar në VKM dhe në vërtetimin e Zyrës Rajonale Pranë Shërbimit Social Shtetëror, Tiranë, kërkojmë ndërhyrjen tuaj për zgji-dhjen e problemit të z.Ethem Hasani, me qëllim vendosjen e tij në institucionin rezi-dencial publik, "Shtëpia e të Moshuarve", Tiranë, thuhej në kërkesën e qendrës.Historia

Ja sesi shprehet i moshuari në lidhje me problemin e pronësisë: “Unë kam 70 vite që jetoj në Tiranë. Që fëmijë kam ardhur nga qy-teti i Përmetit. Bashkëshortja më ka vdekur

para shumë vitesh. Nga martesa jonë, erdhën në jetë tre vajza, por asnjëra nuk u kujdes për mua. Ato janë të gjitha jashtë shtetit. Unë kam punuar si mekanik rreth 43 vite dhe e marr pensionin 140 mijë lekë. Gjithashtu dua të theksoj se Ish-Parku i Autobusëve më futi në një ambient 48 metra2, dhomë dhe kuzhinë. Aty linda fëmijët dhe i rrita. Por një nga vajzat, e vogla, që në kohën që edhe bashkëshortja ishte gjallë, kërkonte pronë-sinë mbi shtëpinë. Fatkeqësisht bashkëshor-tja vdiq nga kanceri i gjirit dhe jetoi veç 8 vite me këtë sëmundje. I thashë vajzës së vogël sesi mund ta nxjerrësh babain jashtë, por ajo m'u përgjigj: “S’je as i pari dhe as i fundit”.Apeli

Në lidhje me këtë situatë emergjente në të cilën ndodhet i moshuari, ai ka ardhur sërish ditën e djeshme në ambientet e qendrës ku është shprehur se kërkon të shkojë në "Azilin e të Moshuarve", sepse nuk do të donte që të përfundonte në rrugë. "Shoku më ka thënë që do të më mbajë dhe disa ditë jo më tepër. Ku të shkoj unë i shkreti", - tha i moshuari. Në këto kushte, kërkojmë që institucioni për-gjegjës të reagojë sa më shpejt për zgjidhjen e rastit të të moshuarit, i cili kërkon një të drejtë që ia njeh ligji.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Ethem Hasani

Page 6: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

77 NEWS

Eurocar Sh.p.k ofron vend pune Operator. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E SHTUNË, 04 MAJ 2013

Ja përse shërben poçi i llambës!

Suada Sulaj: Krijimi i Zonave të lira Ekonomike dhe Qendrave Komunitare, do të rrisë shërbimin dhe zhvillimin e vendit!

Sekretarja e Forumit Rinor për Partinë Lëvizja Shqipëria e Re Vinjola Lleshaj

realizoi një takim me të renë Suada Sulaj, ku u diskutua gjerësisht rreth platformës

politike të PLSHR. Fokus kryesor i këtij takimi ishin krijimi i Zonave të lira Ekono-mike dhe krijimi i Qendrave Komunitare, që do të jenë pikë referimi për Komunitetin në Fshatra apo Lagje qytetesh. Sulaj theksoj faktin se përqendrimi i të gjitha shërbimeve komunitare në një qendër do të sillte shu-më kursim përsa i përket shpenzimeve në energji dhe në ruajtjen e godinave. Njëko-hësisht bëhet i mundur edhe shndërrimi i kësaj qendre në një pikë referimi shumë të verifikueshme prej shtetit dhe prej komu-nitetit për efikasitetin dhe eficiencën e shër-bimeve të ofruara dhe atyre të caktuara në misionin dhe vizionin e këtyre qendrave.

Për më tepër: www.77news.al

Pak njerëz e dinë se çfarë rruge të gjatë ka kaluar qelqi i llambës me vajguri

para se të arrinte në formën e sotme. Roli kryesor i qelqit të llambës është rritja e qartësisë së flakës, shpejtimi i procesit të djegies. Ashtu si oxhaqet e furrave ose uzi-nave ai ndihmon ardhjen e ajrit tek flaka, forcon tërheqjen. Kolona e ajrit që ndodhet brenda qelqit, nxehet nga flaka shumë më shpejt se sa ajri që rrethon llambën. Mbasi nxehet dhe rrjedhimisht, mbasi bëhet më i lehtë, ajri në bazë të ligjit të Arkimedit, shtyhet lartë nga ajri i panxehur, i cili është më i rëndë. Ky ajër futet që nga poshtë

lart, e cila vazhdimisht largon produktet e djegies dhe sjell ajër të freskët.

Sa më i lartë të jetë qelqi , aq më i madh është ndryshimi në peshën e kolonës së nxehur dhe të panxehur të ajrit të fres-kët dhe si rrjedhim, aq më shpejtë bëhet djegia. Këtu ndodh e njëjta gjë si dhe në oxhaqet e larta të uzinave. Prandaj dhe oxhaqet bëhen aq të larta. Është intere-sante se që atëherë studiuesit i përfytyro-nin qartë këto fenomene. Siç shihet, për shpikjen e llambës së qelqit kanë punuar dhjetëra breza.

www.banka-ideve.com

Page 7: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

77 NEWS

Autoshkollë (A, B, C,)të gjitha të përfshira.vetëm 160 euro

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Deri më 8 Maj

Gëzohuni duke bërë DIÇKA TË RE!

Polo Market ofron vend pune Shitëse. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE SHTUNË, 04 MAJ 2013

Me një ceremoni organizuar në Stamboll, ku mori pjesë edhe Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan, u vlerësuan me çmim 148 firma të suksesshme në eksport dhe punë-sim. Turqia po përparon në rrugën për të realizuar objektivin që i ka vendosur vetes, për 500 miliardë dollarë eksporte në vitin 2023. Një rol të madh në realizimin e këtij objektivi luajnë edhe firmat eksportuese. Kompanitë që kontribuojnë në rritjen ekonomike dhe të punësimit stimulohen edhe më shumë me anë të shpërblimeve dhe çmimeve. Në këtë kuadër, në Stamboll u organizua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve “Yjet e Eksportit”, që jepen nga Unioni i Eksportuesve të Tekstilit dhe Konfeksioneve të Stambollit. Zafer Çalla-jan, në fjalën e rastit u ndal edhe në pro-cesin e zgjidhjes që ka për qëllim fundin e terrorit. Çallajan dha mesazhe uniteti dhe solidariteti. Ai u bëri thirrje biznesmenëve të investojnë edhe në krahinën lindore dhe juglindore të vendit. Në këtë ceremo-ni u vlerësuan kompani të suksesshme që ushtrojnë aktivitet në sektorët e konfeksio-neve, tekstilit, përpunimit të lëkurës dhe sixhadeve e qilimave. Me çmim u vlerësua edhe Ministri i Ekonomisë, Zafer Çallajan për përkrahjen dhe mbështetjen që i jep këtij sektori.

Për më tepër: www.77news.al

500 miliardë $ eksporte në 2023!Turqia përparon drejt objektivitErdogan: Bashkësia ndërkombëtare

duhet të përshpejtojë tranzicionin në Siri!

Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan në një reportazh për gazetën japoneze

“Nikkei” para vizitës që do të fillojë sot në Turqi Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, tha se Bashkësia ndërkombëtare duhet ta përshpejtojë sa të jetë e mundur, proce-sin e tranzicionit në Siri. Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, pas përfundimit të vizitave në Rusi dhe Lindje e Mesme, do të vijë në Turqi. Kontaktet zyrtare në Ankara lideri japonez do ti fillojë nesër dhe do të takohet me Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan. Në reportazhin për gazetën japo-neze “Nikkei” para realizimit të kësaj vizite, Kryeministri Erdogan u bëri një vlerësime temave aktuale. Kryeministri Erdogan përmendi vizitën që do të bëjë në Shtetet

e Bashkuara të Amerikës, ndërsa tha se çë-shtjen e armëve kimike do ta bisedojë edhe në takimin me Presidentin Obama. “Dihet që regjimi i Easadit i ka përdorur këto (ar-mët kimike). Opozita dominon në terren, por regjimi përdor armë kimike, avionë dhe helikopterë luftarakë. Regjimi është supe-rior ndaj opozitës vetëm në ajër. Regjimi tani ka ardhur në ditët e fundit, por nuk mund të parashikojmë se kur do të rrëzohet ky regjim. Kjo do të jetë një situatë që do të krijohet papritur. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta përshpejtojë sa të jetë e mundur procesin e tranzicionit në Siri”, - u shpreh shefi i qeverisë turke. Në lidhje me centralin nuklear që ka në plan të ndërtojë Turqia, kryeministri Erdogan tha se është arritur në

fazën e marrëveshjes me Japoninë. “Vazhdo-jnë punimet për përcaktimin e vendit ku do të ndërtohet centrali i 3-të.

Për më tepër: www.77news.al

Rexhep Tajip Erdogan

Page 8: Gazeta 77 News, Botimi nr 424!

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E SHTUNË, 04 MAJ 2013

Nënshkruhet marrëveshja e fillimit të praktikave mësimore për studentët e "Vitrinës" në Universitetin e Bursës!

Një delegacion i lartë i universitetit "Vitrina", i kryesuar nga themeluesi

i tij zoti Edmond Vlashaj, që ndodhet për një vizitë pune, disaditore në Turqi, është pritur në një takim të veçantë nga drejtue-sit e universitetit të Bursës në Stamboll. Në këtë takim është rënë dakord, si dhe është nënshkruar marrëveshja që studentët e Uni-versitetit "Vitrina" të kryejnë praktikat mësi-more në universitetin e Bursës. I dërguar i gazetës "77 News", pas këtij takimi, i mori një prononcim themeluesit të universiteti

"Vitrina", z. Edmond Vlashaj i cili u shpreh si më poshtë: - "Sot, nënshkrimi i marrëve-shjes mes Universitetit të Bursës, Turqi si dhe Universitetit "Vitrina", Shqipëri, i ka dhënë jetë një shkëmbimi kulturor, akademik dhe njerëzor shumë më intensiv mes të rinjve shqiptare dhe të rinjve turq e më tej, i ka dhënë jetë miqësisë dhe vëllazërisë mes dy kombeve tona. Praktikat mësimore, sidomos për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, por edhe të fakulteteve të tjera të Universitetit "Vitrina", do të jenë një investim i mirë dhe

shumë konkret në këtë drejtim. Duke qenë krenar në profilin dhe dimensionin tim si Themelues i Universitetit "Vitrina" shpreh njëkohësisht falënderimin më të madh për popullin vëlla turk, si dhe qeverinë turke, për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë kombit tim, e në veçanti për gjithë mbështetjen që i ka dhënë Universite-tit "Vitrina" në këto vite sfidash, për rritjen e kapaciteteve tona dhe njëkohësisht cilësisë së procesit mësimor-akademik".

Për më tepër: www.77news.al