Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

16
Law. Fiscal. Accountability Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 1 AL-Tax Center Dokumente Fiskale, Nr. 2012/11/11 www.al-tax.org [email protected] Datë 09.11.2012 Tiranë, Shqipëri Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në Shqipëri për 2011 dhe krahasimi me vendet e rajonit ballkanik dhe në botë: Analiza dhe përshkrimi i metodologjisë Barra tatimore më e ulët dhe më e lartë në Shqipëri dhe Botë

description

Sqarimi i barres tatimore per tatimpaguesit shqiptare sipas ndarjes territoriale, si dhe nje krahasim me tatimpaguesit ne vendet e Ballkanit dhe ne vendet e zhvilluara...

Transcript of Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Page 1: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 1

AL-Tax Center

Dokumente Fiskale,

Nr. 2012/11/11

www.al-tax.org

[email protected]

Datë 09.11.2012

Tiranë, Shqipëri

Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në

Shqipëri për 2011 dhe krahasimi me vendet e

rajonit ballkanik dhe në botë:

Analiza dhe përshkrimi i metodologjisë

Barra tatimore më e ulët dhe më e lartë në Shqipëri dhe Botë

Page 2: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 2

AL-Tax Dokumente fiskale

Nëntor 2012

Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në Shqipëri për 2011 dhe krahasimi me

vendet e rajonit ballkanik dhe në botë: Analiza dhe përshkrimi i metodologjisë

Pregatitur dhe shpërndarë

nga Aurela Gjokutaj

PËRMBLEDHJE

Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë dokument përpjekjen për herë të parë, për

vlerësimin e barrës tatimore qendrore dhe vendore, sipas renditjes për qarkun me barrën më të ulët deri te qarku

me barrën tatimore më të lartë, si dhe renditjen e 12 bashkive që janë qendra të rretheve me barrën më të ulët

dhe 12 bashkive me barrën më të lartë. Kjo barre krahasohet edhe ne aspketin nderkombetar me vende te rajonit

ballkanik dhe shtetet me te medha ne bote.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve që

mund të mos pëlqejnë këtë vlerësim apo kanë pyetje në lidhje me metodologjinë.

Bazuar në të dhënat që janë marrë nga burime të ndryshme, u përdorën mënyrat e llogaritjes dhe përdorimi i

raporteve të të dhënave.

Fjalëkyç: barra tatimore, shqiperia, tatime, taksa, tvsh, qark, bashki, ballkan, 2011

Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e AL-TAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të

kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet në

zbatimin e praktikave të tyre.

Autorësia është e ©AL-TAX dhe nga cdonjëri që do të përdorë këtë matërial, kërkohet të shënojë autorësinë si

referencë në materialet që do të përdorë.

Dokumenti gjendet te faqja në internet www.al-tax.org

Nëse keni kërkesa dhe pyetje dërgojini te [email protected]

Page 3: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 3

Përshkrim

Ky dokument prezanton rezultatet e metodologjisë së përdorur nga ekspertët e AL-Tax për vitin

2011. Një vlerësim i kësaj natyre është hera e parë që publikohet në ambjentin ekonomik-fiskal

në Shqipëri. Objekti i analizës është niveli i barrës tatimore nga njëri qark në tjetrin, si dhe nga

njeri rreth në tjetrin duke treguar për aftësinë që duhet të mbartin në rritjen e të ardhurave,

me qëllim financimin e shpenzimeve, që vijnë më së shumti nga rezidentët dhe mund të

transferohet nëpërmjet lëvizjes së tyre nga njeri vend në tjetrin.

Një analizë e tillë është vlerë e shtuar për transaparencë në debatin mbi barrën tatimore të

qarkut dhe rrethit, duke u mundësuar politikëbërësve, kërkuesve, analistëve, medias, si dhe

qytetarëve për të parë se si shpërndahet barra tatimore në zonat pranë tyre. Kjo mënyrë e

renditjes jep mundësinë për të vazhduar më tej barrën me shpenzimet publike të kryera në

kuadër të transparencës së financave publike. Në këtë analizë, ku vendoset për bazë krahasimi i

zonave administrative shërben për të parë se kush grup apo zonë gjeografike është ngarkuar

më shumë, dhe cila industri apo zonë duhet të ketë një barrë të ndryshme nga ajo që rezulton.

Objekti i krahasimit të të dhënave janë të ardhurat e paguara për llogari të buxhetit të shtetit

nga rezidenmtët dhe jorezidentët. Fjalori i përdorur në këtë dokument i referohet termave të

ligjit të procedurave tatimore. Tatimet që përfshihen në këtë analizë janë tatimet që

administrohen nga administrata tatimore qendrore (përfshirë edhe kontributet e sigurimeve

sociale) dhe taksat dhe tarifat që administrohen nga administratat tatimore vendore. Të dhënat

për rajonet dhe bashkitë janë objekt edhe i deduktimeve sipas krahasimit të të dhënave të

programeve buxhetore, niveli i realizimit dhe burime të ndryshme.

Rezultatet e këtij studimi analizë janë të bazuara mbi të ardhurat e realizuara nga rezidentët

sipas rezidencës ku ata janë, pa përjashtuar edhe të ardhurat tatimore nga tatimpaguesit e

mëdhenj të vendit (të përfshira sipas adresës së rezidencës), të cilët plotësojnë afër 50% të

gjithë totalit të të ardhurave tatimore për të dy nivelet e administrimit tatimor.

Struktura e këtij dokumenti përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e parë është prezantim i të dhënave

statistikore në nivel ndërkkombëtar. Pjesa e dytë është një analizim dhe komentim i renditjes

dhe klasifikimeve rajonale.

Page 4: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 4

Sqarim termash

1 Barrë

Tatimore

Shuma totale e tatimeve të paguara (përfshihen tatimet mbi të ardhurat, mbi kapitalin dhe mbi punën) nga një grup i caktuar tatimpaguesish, industrie, rajoni, shteti etj., të krahasueshme me çfarë paguajnë grupet, industritë, rajonet, shtetet, etj.

2 Tatimet mbi të ardhurat

Një tatim direkt mbi të ardhurat. Megjithëse termi përgjithësisht zbatohet për një tatim mbi individët (ku ai mund të përcaktohet si tatim mbi të ardhurat personale ose tatim mbi të ardhurat individuale), ai gjithashtu përdoret në disa vende për një tatim mbi personat juridikë, si p.sh. shoqëritë. Tatimi përgjithësisht zbatohet në bazë vjetore, d.m.th. mbi të ardhura të nxjerra në, ose lidhur me, një vit fiskal të caktuar. Mund të dallohen dy sisteme kryesore të tatimit mbi të ardhurat: një sistem tatimor global dhe një sistem tatimor tabelar mbi të ardhurat. Megjithatë, edhe në sistemet e tatimit global, në pikëpamjen e përkufizimeve të ndryshme teorike të të ardhurave, shumica e vendeve i specifikojnë postet që përbëjnë të ardhura për qëllime tatimore. Shkallët e tatimit mbi të ardhurat mund të zbatohen me shkallë progresive ku shkalla e tatimit rritet me rritjen e të ardhurave ose me shkallë fikse. Mund gjithashtu të vendoset një mbipagesë. Shumica e vendeve vendosin tatim mbi të ardhurat për totalin e të ardhurave në shkallë botërore të rezidentëve dhe për të ardhurat nga burime brenda vendit në rastin e jorezidentëve. Disa vende, megjithatë, e kufizojnë tatimin mbi të ardhurat në të ardhurat me burim të brendshëm si për rezidentët ashtu edhe për jorezidentët sipas parimit të territorit. ©IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

3 Tatimet mbi

kapitalin

Ky term përdoret në një kontekst qeveritar ose ndërkomunitar qeveritar për t’iu referuar grupimeve specifike të tatimeve që aplikohen në lidhje me kapitalin. Termi përdoret për qëllime statistikore nga Kombet e Bashkuara për t’iu referuar “detyrimeve kapitale (d.m.th. ato tatime të vendosura në intervale të parregullta dhe shumë të rralla mbi vlerat e aktiveve ose pasurinë neto në pronësi të njësive institucionale) dhe tatimeve mbi transferimet e kapitalit (d.m.th. tatimet mbi vlerat e aktiveve të transferuara ndërmjet njësive institucionale si rezultat i trashëgimisë, dhurimeve me gjallje (inter vivos) (d.m.th. kur donatori është gjallë) ose transferime të tjera”. Në disa vende (p.sh. MB) termi gjithashtu përfshin tatimet mbi shtimet e kapitalit. ©IBFD. Fjalori fiskal (www.ibfd.org)

4 Tatimet mbi

punën

Në këtë grup përfshihen tatimet që lidhen drejpërdrejt me të ardhurat e krijuara nga puna. Të ardhura të tilla janë tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributi i sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. © DPT. Statistika Tatimore 1994-2011, Tatimet mbi punën

Page 5: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 5

5 Mesatarisht

Kjo fjalë sqaron kuptimin e përdorur në këtë dokument duke përfaqësuar mesataren aritmetike. Mesatarisht është vlera e mesme e numrave të dhënë në rend zbritës, që rezulton si raport i shumës së numrave me sasinë e tyre (p.sh. (5+2+3+4+1)5 = 15/5 = 3)

6 TVSH Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

7 TAP Tatim mbi të Ardhurat Personale

8 Tatime indirekte

Tatimet indirekte nuk lindin nga personi që ja paguan ato administratës tatimore, por ato zhvendosen nga një person i tatueshëm te tjetri derisa paguhen nga blerësi më i fundit, që e konsumon të mirën matëriale (mall ose shërbim). Zhvendosja e tatimit realizohet nëpërmjet vendosjes së çmimit mbi mallrat ose shërbimet, deri sa gjithë vlerat që i janë shtuar mallit ose shërbimit nga një shitës te tjetri blihen nga konsumatori që e konsumon atë dhe ka blerë mallin ose shërbimin edhe me vlerat e shtuara dhe tatimin indirekt brenda çmimit. Në këtë dokument tatimet indirekte përfshijnë TVSH, Akcizë dhe Taksat doganore

9 Tatime direkte

Tatimet direkte janë ato që ne i paguajmë personalisht, ose kur punëdhënësi jonë paguan për llogari tonë në administratën tatimore. Këto tatime janë një përqindje detyrimi mbi të ardhurat apo aktivet tona, por që nuk mund t’i zhvendosen një tjetri. Tatimi direkt kur paguhet mbartet nga ai që e paguan. Tatimi mbi pagën është përfaqësuesi më i kuptueshëm për këtë grup tatimi direkt. Në këtë dokument tatimet direkte përfshijnë tatim fitimin, tatimin mbi të ardhurat personale, taksat nacionale, taksat vendore, dhe kontributet e sigurimeve

Page 6: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 6

I

Barra tatimore në Ballkan dhe në Botë

Në këtë pjesë analiza përqëndrohet te fakti se kush nga shtetet paguan më shumë dhe më pak tatime

përgjatë vendeve të Ballkanit dhe si e mbartin barrën tatimore rezidentët e shteteve të mëdha, të shprehura

në vlerë dhe në përqindje (milion US.Dollarë).

Nëpërmjet, të dhënave në këtë tabelë të ndarë në dy grupe: (a) vendet e rajonit të Ballkanit dhe (b) 10

vendet me prodhimin e brendshëm më të madh mund të diskutohet se si barra tatimore ka rënduar nga njeri

vend në tjetrin, si dhe mundësitë për të bërë krahasime midis vendeve dhe grupeve.

PBB e gjithë botës për vitin 2011 (vlerësim i Fondit Monetar Ndërkombëtar) është në shumën 69.9 triliard

US.Dollarë. Pesha e 10 vendeve ballkanike

është sa 1% e PBB-së botërore. Pesha e

10 vendeve me PBB më të mëdha është

sa 65% e PBB-së botërore. Pesha e

vendeve anëtare të Bashkimit Europian

(BE) është sa 25.2% e PBB-së botërore.

Peshën më të madhe si shtet e mbajnë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)

me 21.6% të PBB-së botërore, e ndjekur

nga Japonia dhe Kina me peshat

respektivisht sa 10.4% dhe 8.4% të PBB-së

botërore (188 shtete). Grafiku te Shtojca.

Barra tatimore në rajonin e Ballkanit

është mesatarisht sa 29.8 përqind e

Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).Në

vlerë, barra tatimore është 208.87 miliard

US.Dollarë. Në raport me barrën tatimore

botërore pesha e tatimeve dhe taksave të

paguara nga Ballkanasit është sa 1% e

pagesave të tatimeve dhe taksave të

tatimpaguesve të gjithë botës

(tatimpaguesit në mbarë botën mbajnë

një barrë tatimore rreth 19.92 triliard

US.Dollarë). Peshën më të ulët të barrës

tatimore e mbajnë Kosova dhe Shqipëria

(23.1%). Peshën më të lartë të barrës tatimore e mban Bosnjë-Hercegovina (41.2%). Grafiku te Shtojca.

Tabela 1

Milion US.D

Vlerë Përqindje

1 Greqia 89,783 30.0%

2 Rumania 53,327 28.1%

3 Bullgaria 18,419 34.4%

4 Kroacia 16,606 26.6%

5 Serbia 14,770 34.1%

6 Bosnjë-Hercegovina 7,460 41.2%

7 Maqedonia 3,119 29.3%

8 Shqipëria 2,999 23.1%

9 Kosova 1,492 23.1%

10 Mali i Zi 1,270 28.0%

208,872 29.8%

1 SH.B.A 4,055,350 26.9%

2 Japonia 1,660,231 28.3%

3 Kina 1,240,685 17.0%

4 Gjermania 1,464,590 40.6%

5 Franca 1,239,026 44.6%

6 Brazili 857,560 34.4%

7 Britania e Madhe 948,211 39.0%

8 Italia 936,660 42.6%

9 Rusia 682,798 36.9%

10 India 323,346 17.7%

13,408,456 32.8%

Burimi i Informacionit: Ministria e Financave, Fondi Monetar, Heritage Foundation

Raporti i të ardhurave tatimore ndaj Prodhimit të Brendshëm

Nr. Emërtimi2011

Ballkani

Vendet më të mëdha

Page 7: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 7

Barra tatimore në vendet me PBB-të më të mëdha është mesatarisht sa 32.8 përqind e Prodhimit të

Brendshëm Bruto (PBB). Në vlerë, barra tatimore është 14.89 triliard US.Dollarë. Në raport me barrën

tatimore botërore pesha e tatimeve dhe taksave të paguara nga Ballkanasit është në nivelin 67.3% (nga niveli

optimal 100%) e barrës së pagesave të tatimeve dhe taksave të tatimpaguesve të gjithë botës. Peshën më të

ulët të barrës tatimore e mban Kina (17%). Peshën më të lartë të barrës tatimore e mban Franca (44.6%).

Barra tatimore në BE është mesatarisht sa 36.3 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në vlerë,

barra tatimore është 6.39 triliard US.Dollarë. Në raport me barrën tatimore botërore pesha e tatimeve dhe

taksave të paguara nga tatimpaguesit e BE-së është sa 32.1% e pagesave të tatimeve dhe taksave të paguara

prej tatimpaguesve të gjithë botës. Peshën më të ulët të barrës tatimore e mban Lituania (20.9%). Peshën më

të lartë të barrës tatimore e mban Danimarka (48.1%).

Barrën tatimore më të lartë në botë e mbajnë tatimpaguesit e shtetit Kiribati me 69.7% (shtet ishull me 100

mijë banorë në oqeanin Paqësor, pranë Australisë), të ndjekur nga Zimbabve me 49.3%.

Barrën tatimore më të ulët në botë e mbajnë tatimpaguesit e Emirateve të Bashkuara Arabe me 1.4%, të

ndjekura nga Kuvajti me 1.5%.

Në tabelën më lart, të ardhurat fiskale në zonën e Ballkanit, nga njeri shtet në tjetrin kanë ndryshime midis

tyre. Në rastin e krahasimit të treguesit të barrës tatimore të Shqipërisë me Maqedoninë, Malin e Zi, Kosovën

dhe Serbinë ka një diferencë me 5 deri 11%.

Vini re!

Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve, pasi rregullat

dhe mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas kontinenteve, zonave dhe shteteve, por edhe sipas nivelit

të taksimit (qendror apo vendor) dhe tipit të tatimit.

Krahasimi i shkallëve

tatimore midis shteteve

edhe pse është një tregues

që tregon barrën sipas

përqindjeve që aplikohen

për tatime të ndryshme

është i vështirë dhe mbart

subjektivizëm në analizën

që bëhet. Arsyeja është te

legjislacioni tatimor që

ndryshon sipas shteteve,

por edhe politikat sipas

grupeve të popullsisë dhe

industrive të ekonomisë

kanë specifika në politikat

fiskale.

Tabela 2

TVSH Tatim fitimi TAP

1 Kosova 16% 10% 4% - 8% - 10%

2 Maqedonia 5%; 18% 10% 10%

3 Bullgaria 7%; 20% 10% 10%

4 Shqipëria 10%; 20% 10% 10%

5 Mali i Zi 17% 9% 15%

6 Bosnjë-Hercegovina 17% 10% 10%

7 Kroacia 10%; 25% 20% 15% - 40%

8 Greqia 6.5%: 13%; 23% 25% 15% - 40%

9 Serbia 8%; 18% 10% 15%

10 Rumania 5%; 9%; 24% 16% 16%

18.2 % 13% 16%

Burimi i Informacionit: IOTA, www.atk-ks.org

BALLKANI

SHKALLET TATIMORE, 2011

Shkallët tatimore Ballkan, 2011

Nr. Emërtimi

Page 8: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 8

Në tabelë jepen shkallët tatimore për 10 shtete të Ballkanit, për tre tatimet kryesore të sistemeve tatimore të

shteteve. Kosova ka shkallët më të ulta tatimore në Ballkan. Kroacia dhe Greqia ka shkallët më të larta.

Shqipëria ndodhet në këtë renditje në vend të katërt.

Nga kryqëzimi i barrës tatimore ndaj PBB me shkallët tatimore që zbatohen në shtetet e Ballkanit nuk ka

përkueshmëri midis tyre. Kjo mospërputhje e të njëjtit shtet e renditjes që mban sipas barrës tatimore me

shkallët tatimore është rezultat i përjashtimeve tatimore, politikës së taksimit, si dhe barazisë në

shpërndarjen e barrës që kanë sistemet tatimore.

Page 9: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 9

II

Barra Tatimore në Shqipëri, 2011

Në përgjigjen e pyetjes se kush nga tatimpaguesit shqiptarë paguan më shumë tatime në buxhet, e shprehur

si përqindje e tatimeve dhe taksave e tarifave të paguara ndaj PBB-së do të sqarojmë paraprakisht ndikimet e

faktorëve që bëjnë vlerëimin të mundshëm.

Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e madhësisë së

qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj), por as nuk është matje e gjithë detyrimeve që mbart një

tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).

Pesha e të ardhurave tatimore gjithsej në

buxhet

Raporti i tatimeve, detyrimeve doganore,

taksave nacionale, taksave lokale dhe

tarifave lokale, si dhe kontributeve

shoqërore është sa 23.1% e PBB-së.

Vetëm detyrimet tatimore qendrore dhe

doganore përbëjnë një barrë fiskale në vend

sa 17.9% e PBB-së. Barra tatimore nga

administrimi tatimor vendor (administratat

lokale) është sa 0.9% e PBB-së. Ndërsa

kontributet shoqërore përbëjnë një barrë

fiskale sa 4.3% e PBB-së.

Raporti i barrës tatimore të pushtetit

qendror (17.9%) ndaj totalit të barrës

tatimore (23.1%) është 77%. Raporti i barrës

tatimore të pushtetit vendor (0.9%) ndaj

totalit të barrës tatimore (23.1%) është 4%. Ndërsa, raporti i kontributeve shoqërore (4.3%) ndaj të totalit të

barrës tatimore (23.1%) është 19%.

Nga llogaritja e shpërndarjes së barrës tatimore sipas strukturës së tyre (tatime indirekte dhe tatime direkte),

ka një proporcion shpërndarje në raportin 55% barrë tatimore nga tatimet indirekte me 45% barrë tatimore

nga tatimet direkte. Nëpërmjet këtij raporti, shikohet se barra kryesore në Shqipëri është drejt zhvendosjes

së barrës mbi konsumin te të ardhurat personale. Në këtë mënyrë, barra tatimore ka një shpërndarje që prek

masivisht gjithë popullsinë, nëpërmjet çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë përditë, por

Tabela 3

1Pesha e Totalit të të ardhurave tatimore

ndaj PBB23.1%

2Pesha e të ardhurave nga tatimet dhe

doganat ndaj PBB17.9%

2.a

Pesha e të ardhurave nga tatimet

qendrore ndaj PBB (pa kontributet

shoqërore)

8.8%

2.bPesha e të ardhurave nga doganat ndaj

PBB9.1%

3Pesha e të ardhurave nga pushteti lokal

ndaj PBB0.9%

4Pesha e të ardhurave nga kontributet

shoqërore ndaj PBB4.3%

Burimi i Informacionit: INSTAT, Ministria e Financave

Raporti i të ardhurave tatimore ndaj Prodhimit të Brendshëm

Nr. Emërtimi 2011

Page 10: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 10

edhe duke tentuar të shpërndahet mbi tatimet nga kapitalet dhe kursimet e individëve dhe shoqërive

tregtare.

Nga llogaritja e shpërndarjes së barrës tatimore sipas muajve të vitit 2011 ka një proporcion të barabartë

shpërndarje. Çdo muaj barra tatimore është në nivelin e 8% të totalit të barrës tatimore. Më e ulët është në

muajin Shkurt me peshë sa 7% e totalit të barrës tatimore vjetore. Më e lartë është në muajin Dhjetor me

peshë sa 10% e totalit të barrës tatimore vjetore.

Barra tatimore e pushtetit vendor është më e ulët në muajin Qershor me peshë sa 4% e totalit të barrës

tatimore vendore. Më e lartë është në muajin Prill me peshë sa 18% e totalit të barrës tatimore vjetore.

Pesha e të ardhurave nga administratat tatimore qendrore dhe vendore

Tabela 4 prezanton një panoramë të veçantë të vitit fiskal 2011 që tregon barrën tatimore (qendrore dhe

vendore) ku përfshihen llogaritja e tatimeve të paguara në adresë të buxhetit të shtetit nga secili qark

(prefekturë) ndaj PBB-së së vendit. Në këtë renditje nuk mund të shihet barra tatimore për rezidentë, por

vetëm sipas nivelit të qarkut.

Në këtë kategori të ardhurash përfshihen

barra tatimore qa mbajnë tatimpaguesit për

llogari të administratës tatimore qendrore

(Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve dhe

drejtoritë rajonale tatimore), si dhe

administratat tatimore vendore (Bashkitë

dhe komunat). Për gjithë qarqet kjo barrë

tatimore peshon sa 13.6% e PBB-së.

Qarku i Kukësit mban barrën tatimore më të

ulët në raport me PBB-në e vendit, me

peshë 0.12%. Qarku i Tiranës mban barrën

tatimore më të lartë në raport me PBB-në e

vendit, me peshë 9.45%.

Pesha specifike që kanë qarqet e vendit,

sipas numrit të banorëve me barrën

tatimore ka një dallueshmëri dhe shërben si

një shtysë për diskutime më specifike në

lidhje me zhvendosjet e barrave tatimore

aty ku shihet ngarkesë më e ulët, në varësi të karakateristikave industriale, përbërjes gjinore, strukturës së

popullsisë, arsimimit, burimeve natyrore nëntokë dhe mbitokë, pasurive individuale dhe aktiveve të krijuara

në këto dy dekada, si dhe elementëve të ambjentit dhe investimeve me fonde publike dhe private duke

përfshirë edhe planet e zhvillimit zonal. Grafiku te Shtojca.

Tabela 4

1 Kukës 0.12% 2%

2 Dibër 0.18% 4%

3 Lezhë 0.22% 5%

4 Gjirokastër 0.23% 3%

5 Berat 0.26% 5%

6 Shkodër 0.38% 8%

7 Korçë 0.39% 8%

8 Elbasan 0.44% 11%

9 Vlorë 0.46% 7%

10 Fier 0.51% 12%

11 Durrës 0.94% 10%

12 Tiranë 9.45% 25%

Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, Ministria e Financave

Totali i të

ardhurave

Tatimore /

PBB

QarqetPesha sipas

PopullsisëNr.

Barra Tatimore sipas qarqeve, 2011

Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, Ministria e Financave

Page 11: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 11

Arsyet e barrave tatimore të ndryshme për qarqe të ndryshme përfshijnë në vetvete edhe mbartjet historike

të zhvillimit ekonomik nga e kaluara, zhvendosjet e rezidentëve nga njera-zonë në tjetrën, por edhe arsye të

politikave vendore dhe niveleve të ndryshme të administrimit fiskal vendor, çështjeve të pronësisë fizike mbi

trojet dhe objektet, me dallime nga njeri qark në tjetrin.

Tabela 5 tregon barrën tatimore sipas kontributit që mban qarku në dy nivelet e administrimit tatimor,

qendror dhe vendor. Barra tatimore e çdo qarku është llogaritur si peshë specifike në raport me totalet

respektive të pushtetit qendror tatimor dhe

ati vendor.

Qarku i Kukësit edhe pse mban peshën më

të ulët për tatimet dhe taksat nacionale,

mban një peshë më të lartë specifike për

taksat vendore. E njëjta logjikë e peshave

specifike vijon edhe për 8 qarqe të tjera, të

cilat kanë një peshë më të lartë specifike të

barrës tatimore për tatimet dhe taksat

vendore, në raport me peshën që mbajnë

në totalin e barrës tatimore për tatimet dhe

taksat nacionale.

Një tregues tjetër, që nxirret si konkluzion

nga kjo renditje është edhe përqëndrimi i

peshës në nivele ndërzonale. Në zonën e

qarkut të Tiranës, Durrësit mbahet një

barrë tatimore për të dyja nivelet e

tatimeve dhe taksave në volumin e 76.5% të

gjithë tatimeve dhe taksave që paguhen, ku:

- për tatimet dhe taksat qendrore barra

tatimore që mbajnë është sa 77.1% e totalit;

- për tatimet dhe taksat e tarifat vendore mbajnë një barrë tatimore sa 67.8% e totalit.

Këto raporte tregojnë nivelin e shpërndarjes së tatimpaguesve, sipas madhësisë që ata kanë (mikro, të vegjël,

të mesëm, apo të mëdhenj). Nga të dhënat e raporteve, mund të shihet se barra tatimore në qarqe mbahet

në nivelin sasior nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e bizneseve mikro

(vetëpunësimet) dhe të vegjël, se sa nga baza e tatimpaguesve rezidentë që përfshihen në kategoritë e

bizneseve të mesme dhe të mëdhenj.

Një tjetër faktor me ndikim në shpërndarjen e barrës tatimore është se ndaj cilës administratë tatimore,

qendrore apo vendore kanë prioritet më të madh tatimpaguesit që të paguajnë detyrimet? Një tjetër faktor

Tabela 5

Renditja sipas peshës Qarkut / Totalit:

Të ardhurave

Tatimore

Qendrore

Të ardhurave

Tatimore

Vendore

Totalit Të të

ardhurave

tatimore

1 Kukës 0.8% 1.4% 0.9%

2 Dibër 1.3% 2.7% 1.4%

3 Lezhë 1.6% 2.2% 1.6%

4 Gjirokastër 1.6% 2.5% 1.7%

5 Berat 1.8% 3.1% 1.9%

6 Shkodër 2.7% 3.5% 2.8%

7 Korçë 2.7% 4.2% 2.8%

8 Elbasan 3.1% 4.4% 3.2%

9 Vlorë 3.3% 4.6% 3.4%

10 Fier 3.8% 3.7% 3.8%

11 Durrës 6.7% 9.5% 6.9%

12 Tiranë 70.4% 58.3% 69.6%

Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, Ministria e Financave

Nr. Qarqet

Pesha e tatimeve të Qarkut ndaj Totalit të Tatimeve, 2011Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, Ministria e Financave

Page 12: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 12

ndikues lidhet me shpërndarjen e mallrave dhe shërbimeve për konsum, të cilat kanë një prirje të

konsumohen jashtë zonës në të cilën krijohen apo prodhohen drejt eksportit apo në zonat me dendësi

popullsie. Një shembull kuptimplotë është rasti i zonave ku nxirren pasuritë natyrore nëntokësore.

Zhvendosja e tyre drejt eksportit apo zonave me popullsi të dendur urbane bën në të njëjtën kohë edhe

zhvendosje të barrës nga njëra zonë e qarkut në tjetrën.

Nga ana tjetër, të barra tatimore që mbajnë jorezidentët, edhe pse ka një peshë specifike jo më shumë se 4%

në totalin e barrës tatimore ka një ndikim në zonat ku ata janë vendosur dhe krijojnë të ardhura brenda

territorit të Shqipërisë.

Bashkia me barrën tatimore më të ulët

Nga raporti midis tatimave dhe taksave të paguara në vitin 2011 me numrin e banorëve rezidentë sipas

regjistrit të popullsisë, barra tatimore më e ulët është në Bashkinë e Krumës. Kjo bashki ka një barrë tatimore

prej 17.400 lekë për banor e pasuar nga Bashkia e Koplikut me 18,200 lekë për banor. Të 10 bashkitë me

barrën tatimore më të ulët janë me përhapje në veri, verilindje, juglindje, perëndim.

Tabela 6

Bashkitë me barrën tatimore më të ulët , 2011

lekë

1 Krume 17.400

2 Koplik 18.200

3 Librazhdi 19.200

4 Lushnje 19.700

5 Kucova 20.200

6 Ballshi 21.100

7 Peqini 23.400

8 Laci 24.600

9 Puka 25.100

10 Bilishti 26.200

Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, M.F

Nr. BashkiaBarra

Tatimore

Page 13: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 13

Bashkia me barrën tatimore më të lartë

Nga raporti midis tatimave dhe taksave të paguara në vitin 2011 me numrin e banorëve rezidentë sipas

regjistrit të popullsisë, barra tatimore më e lartë është në Bashkinë e Tiranës. Kjo bashki ka një barrë tatimore

prej 64.500 lekë për banor e pasuar nga Bashkia e Durrësit me 62.800 lekë për banor. Të 10 bashkitë me

barrën tatimore më të lartë janë me përhapje në veri, verilindje, juglindje, perëndim, kryesisht në Bashkitë

më të mëdha në vend si: Tirana, Durrësi, Vlora, Korca, Shkodra, Gjirokastra.

Tabela 7

Bashkitë me barrën tatimore më të lartë , 2011lekë

1 Tirana 64.500

2 Durresi 62.800

3 Vlora 52.000

4 Gjirokastra 46.500

5 Saranda 43.900

6 Bajram Curri 40.900

7 Korca 38.900

8 Shkodra 38.500

9 Kukesi 37.000

10 Tepelena 36.900

Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, M.F

Nr. BashkiaBarra

Tatimore

Page 14: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 14

Konkluzione

Në mbyllje të këtij dokumenti metodologjik dhe statistikor, duke u bazuar në termat e përmendura në fillim

të tij, si dhe duke shfrytëzuar gjithë të dhënat e burimeve të ndryshme dhe të përpunuara sipas raporteve të

përfshira përgjatë dokumentit mund të shprehemi se matja e barrës tatimore për një shtet, qark apo bashki

brenda një shteti nuk mund të prezantohet thjesht me të dhënat e të ardhurave tatimore të mbledhura nga

administratat qendrore dhe vendore. Ajo që është e rëndësishme në këtë dokument lidhet me synimin për të

paraqitur një informacion të konsoliduar dhe të strukturuar që mbështet diskutimin e të gjithë palëve të

interesuara nëpërmjet krahasimit të të dhënave të natyrës së ngjashme.

Në radhë të parë dokumenti u vlen politikëbërësve, por edhe politikë zbatuesve, si dhe medias dhe

studiuesve të ekonomisë dhe fiskalitetit lidhur me zhvillimin e zonave duke studiuar mundësinë e

zhvendosjeve të barrës tatimore nga një rajon i mbingarkuar te tjetri, si një element efektiv për të

përmirësuar atë çfarë ka dallim të dukshëm brenda vendit dhe në aspekt ndërkombëtar.

Page 15: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 15

Shtojca

www.al-tax.org

Law. Fiscal. Accountability [email protected]

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

25.0%

30.0%

35.0%

40.0%

45.0%

26.9% 28.3%

17.0%

40.6%44.6%

39.0%42.6%

36.9%34.8%

Pe

sha

PB

B

Barra Tatimore në shtetet e mëdha, 2011

Burimi i Informacionit: Ministria e Financave, Fondi Monetar, Heritage Foundation

Page 16: Barra Tatimore (Tax Burden) ne Shqiperi, 2012_AL-Tax

Law. Fiscal. Accountability

Kush ka barrën tatimore më të ulët dhe më të lartë në Shqipëri dhe Botë? 16

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

25.0%

30.0%

35.0%

40.0%

45.0%

23.1%

41.2%

34.4%

26.6%23.1%

30.0% 29.3% 28.0% 28.1%

34.1%29.8%

Pe

sha

PB

B

Barra Tatimore në Ballkan, 2011

Burimi i Informacionit: Ministria e Financave, Fondi Monetar, Heritage Foundation

9.9%

0.9% 0.4% 0.4%0.4%

0.4%

0.3% 0.2% 0.2% 0.2% 0.2%

0.1%

25%

10%

7%

12% 11%

8% 8%

5% 5% 4%3% 2%

0.0%

5.0%

10.0%

15.0%

20.0%

25.0%

30.0%

Pesha e qarkut në popullsi dhe Prodhimin e Brendshëm, 2011

Totali i të ardhurave Tatimore / PBB Pesha sipas Popullsisë

Burimi i të dhënave: Burime të ndryshme, INSTAT, Ministria e Financave