Përgjigje nebil el auadit

27
Përgjigje Nebil al-’Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij Shejh Hamad al-’Atik (Allahu e ruajtë) Përgjigje Nebil al-Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij Vërtetë, i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë, dhe Atij i lutemi që të na fal. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë të humbur nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Për të vazhduar më tej vëllezër e motra: E lus Allahun që ta bekojë këtë tubim që daton këtë të diel me 16 të muajit Muharrem 1433 H ( 11 dhjetor 2011) 1 dhe paraqes për të diskutuar disa gjëra që janë thënë nga shejh dr. Nebil Awadi, Allahu i dhentë sukses në rrugën e Tij të drejtë. Shejh Nebil el-Awadi në një intervistë ditën e premte e cila ishte në kanalin Halijieh dhe kanalin ar-Risala, përmendi disa gjëra, të cilat sipas asaj që unë besoj, ka 1 E enjte 15 Dhjetor 2011 CE/20 Muharrem 1433 H, mund ta shikoni këtu: http://www.safeshare.tv/w/ehCRtsAKXh http://www.youtube.com/watch?v=slE9Fbwb2Z0 1

Transcript of Përgjigje nebil el auadit

Page 1: Përgjigje nebil el auadit

Përgjigje Nebil al-’Awadit dhe fjalëve të tij kundër Damaxhës dhe dijetarëve Selefij

Shejh Hamad al-’Atik (Allahu e ruajtë)Përgjigje Nebil al-Awadit dhe fjalëve të

tij kundërDamaxhës dhe dijetarëve Selefij

Vërtetë, i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, Atij i kërkojmë

ndihmë, dhe Atij i lutemi që të na fal. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb

dhe atë që Allahu e lë të humbur nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që

meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob dhe i

dërguari i Tij. Për të vazhduar më tej vëllezër e motra:

E lus Allahun që ta bekojë këtë tubim që daton këtë të diel me 16 të muajit Muharrem

1433 H ( 11 dhjetor 2011)1 dhe paraqes për të diskutuar disa gjëra që janë thënë nga shejh

dr. Nebil Awadi, Allahu i dhentë sukses në rrugën e Tij të drejtë.

Shejh Nebil el-Awadi në një intervistë ditën e premte e cila ishte në kanalin Halijieh dhe

kanalin ar-Risala, përmendi disa gjëra, të cilat sipas asaj që unë besoj, ka kundërshtuar

Librin e Allahut dhe Sunetin e profetit, sal-Allahu alejhi we selem; duke e kundërshtuar

realitetin.

Në intervistën e tij e cila zgjati rreth tridhjetë minutave, ai foli rreth një sekti i cili sipas tij

e kundërshton Ehli Sunetin dhe xhematin2 dhe janë të përjashtuar nga vatha e Ehli Sunetit

1 E enjte 15 Dhjetor 2011 CE/20 Muharrem 1433 H, mund ta shikoni këtu:

http://www.safeshare.tv/w/ehCRtsAKXh

http://www.youtube.com/watch?v=slE9Fbwb2Z0

2 Ky akuzim për irxha i cili përsëritet ad nauseam është një argument i gabuar nga një mori

aspektesh, gjithashtu përmban një gradë mashtrimi. Dallimi në mes të Murxhive dhe Ehli

Sunetit është sqaruar nga Imam Sufjan Theuri (Rahimullah) i cili ka thënë: “Ne themi se

imani është fjalë dhe vepër, kurse ata (Murxhiat) thonë se imani është fjalë por jo vepër. Ne

themi se imani rritet dhe zvogëlohet, kurse ata thonë se imani as nuk rritet as nuk

1

Page 2: Përgjigje nebil el auadit

dhe Xhematit andaj edhe i njollosi me emrin “Murxhitë e epokës sonë”, e më këtë kishte

për qëllim se ata nuk janë nga Ehli Suneti dhe Xhemati prandaj edhe e meritojnë këtë

emër. Ai, Allahu i dhëntë sukses në rrugën e drejtë, përmendi disa parime të cilat ai

beson se Murxhiet e kohë sonë e kundërshtojnë Ehli Sunetin dhe Xhematin. Për

shembull, intervistuesi e pyeti dr. Nebil el-Awadin:

“Çfarë kanë vonuar ata? [d.m.th Murxhiat?”]

Përgjigja nga Nebil el-’Awadi :

“Irxha’ që do të thotë se ata kanë vonuar veprimet e imanit dhe prandaj sipas tyre

nuk ndonjë gjë që mund ta bëjë ndonjë njeri qafir. Për aq kohë që ke iman në

zemrën tende, ti je besimtar në nivelin e tasdikut, për aq kohë sa ti beson në Allahun

dhe Ditën e Gjykimit, atëherë çfarëdo që ti bën nuk të nxjerr prej imanit. Kjo nuk

është akideja e Ehli Sunetit dhe Xhematit. Ata nuk janë kështu me të gjithë,

megjithatë ata janë murxhi me disa Tawaghit. Përfytyrojeni o shejh, el-Gadafin,

lëre Zejnul Abidinin, më vonë do të flasim për të...”

Ka disa pikëpamje për këtë. Fillimisht, shejh Nebili, Allahu e udhëzoftë, e përmend

vetveten në fillim të intervistës:

“Fillimisht, ata përveç vetes së tyre akuzojnë shumë grupe (xhemate) se janë

havarixh. Nëse dallon prej tij atëherë ti je havarixh. Jam i inatosur me ty, andaj ti je

prej havarixhëve! Nëse kritikon ndonjë udhëheqës, edhe nëse ndonjë udhëheqës të

zvogëlohet.” Shih Al-Iman ( Maktabah al Islamijeh) faqe 184.. Gjithashtu nga shenjat e

murxhiave sipas Selefeve është se pikëpamja e murxhieve ndaj udhëheqësve është që të mos

u binden atyre. Shih transmetimin i cili ka zinxhir autentik të transmetuesve se Ahmed bin

Said er-Rabati ka thënë se Abdullah bin Tahir atij i ka thënë se njerëzit të cilët i urren më së

shumti janë Murxhiet për shkak të mendimit se nuk duhet t’u binden udhëheqësve, shih Imam

es-Sabuni “Akidul Salaf wa ashabul Hadith” faqe 109. Gjithashtu referoju transmetimit të

Sufjan Theurit i cili ka thënë: “Si mund të jem Murxhi kur unë nuk mendoj se duhet përdorur

shpata ( për t’i larguar udhëheqësit shtypës.” Transmetohet nga Ibn Shahini në Kitabul-Latif

faqe 15, me zinxhir të saktë transmetuesish.

2

Page 3: Përgjigje nebil el auadit

lejon ta kritikosh, qoftë në parlament apo diku tjetër, në njëfarë mënyre, atëherë

për aq kohë sa e ke kritikuar udhëheqësin, ti je prej havarixhëve. Pikëpamja e tyre

është se kushdo që e kritikon udhëheqësin është prej havarixheve tregon se ata nuk

e kuptojnë kuptimin e havarixhëve, Usulin dhe akiden e tyre. Kjo është çështja e

parë që tregon se ata fillimisht duhet të studiojnë akiden e saktë...( ka dallim) në

mes akidës së Havarixhëve dhe atyre që i punojnë disa nga veprat e tyre. Nëse jo,

atëherë disa nga Sahabet do të ishin Havarixh, disa nga tabi’inët do të ishin

havarixh, Seid bin Xhubejri do të ishte havarixh, Abdullah bin Zubejri do të ishte

prej havarixhëve? ( duke qeshur) Shumë prej imamëve të udhëzimit do të ishin prej

havarixhëve!”

Nebil el Awadi i damkosi ata se janë “Murxhiet e kohës sonë” ngase ata nuk bëjnë tekfir

disa nga udhëheqësit e Tagutit. Si kënd për shembull? Ai solli shembullin e Zejnul-

Abidinit dhe Gadafit.

Andaj ju pyes: Ata që ju i keni akuzuar si “Murxhiet e kohës sonë” a i kundërshtojnë

bazat e Ehli Sunetit dhe Xhematit në çështjet e imanit? Ata thonë se imani është besim,

fjalë dhe vepër, dhe se shtohet me bindje ( ndaj Allahut) e pakësohet për shkak të

mosbindjes. Mirëpo, në pasimin e Librit të Allahut dhe Sunetit të të dërguarit, sal-Allahu

alejhi we selem, janë të kujdesshëm në akuzimin e ndonjë personi të veçantë se është

qafir përveç pasi kur kushtet janë vendosur në vend dhe janë marr rrethanat parandaluese.

Zbatimi i kushteve dhe vendosja e rrethanave parandaluese është prej gjërave me të cilat

njerëzit mund të dallojnë, prapë se prapë ata ( d.m.th ata të cilët ai thotë se nuk bëjnë

tekfir mbi Zejnul Abidin bin Ali dhe Gadafin) pajtojnë me Ehli Sunetin dhe Xhematin në

bazat e tij.

3

Page 4: Përgjigje nebil el auadit

Figura 1 [Kardavi dhe Kolonel Gadafi?!]

4

Page 5: Përgjigje nebil el auadit

Unë dhe ti o shejh Nebil, pajtojmë se Gadafi është kafir dhe për të cilët kanë gjykuar

ulematë. Mirëpo, a është çdokush që nuk bën tekfir mbi Gadafin, murxhi?! Ti mund të

thuash:”A ka kuptim për ndonjë njeri të zgjuar të mos bëjë tekfir mbi këta udhëheqës?!

Unë them: Kardavi është koka e atyre që ata e quajnë Bashkimi Ndërkombëtar i

Dijetarëve Musliman, ai shkonte tek ai, e takonte atë dhe e lavdëronte atë?

Figura 2 [Kardavi dhe Bashir Asadi!?]

A ishte Kardavi murxhi në atë kohë?! Dr Selman el-’Audeh, para rënies së Tunizisë shkoi

atje dhe e lavdëroi sistemin Tunizian dhe tha se po përparonte drejt Islamit dhe se atje

kishte perspektivë Islame dhe arabe?! Audeh gjithashtu Shkoi edhe në Libi dhe e lavdëroi

sistemin Libanez duke thënë se atje kishte përparim dhe se po zhvilloheshin përparime

materiale dhe se në muajt e ardhshëm bashkimi do të ndodhte nga duart e inxhinier Sejful

Ismail el Gadafit!? Dhe se mbase ata kishin mbase aeroportin më të mirë arab në botë!?3

A ishin ata të cilët ju i lavdëruat në intervistën tuaj dr Nebil, siç është shejh Selmani, ata

të cilët ju kur i lavdëruat thatë: “Murxhiet e kohës sonë flasim për çdo thirrës të

famshëm” pastaj e quajtët atë murxhi? Sipas jush a ishte Kardavi murxhi? Sipas jush a

ishte Selman Aude murxhi, dhe pastaj u pendua tek Allahu kur zërin e tij ia bashkoi

3 Intervista një orëshe me Selman Aude mund të shikohet në Youtube këtu:

http://www.youtube.com/watch?v=our5IQBTpx0&feature=fvst

5

Page 6: Përgjigje nebil el auadit

revolucionit?! Kjo është çështja e parë, çështja e dytë është se ju o shejh Nebil, Allahu u

dhëntë sukses drejt drejtësisë, dijeni se pikëpamja e shumë njerëzve është se kushdo që

gjykon me ligj tjetër përveç asaj që Allahu ka shpallur, është kufër i madh i cili e nxjerr

njeriun nga feja.

A është pikëpamja juaj se kushdo që gjykon me ligj tjetër përveç se me atë që Allahu e

ka shpallur është jobesimtar, apo se ka rrethana parandaluese të cilat detyrojnë që të

mos behët tekfir mbi të? Kjo është nëse themi se të gjykuarit me ligj tjetër përveç asaj që

Allahu ka shpallur është kufër. Ne nuk themi se gjykimi me ligj tjetër përveç asaj që ka

shpallur Allahu është tërësisht kufër, mirëpo themi se është kufër nëse pikëpamja e atij

( që gjykon me ligj tjetër) është më e mirë se ligji i Allahut, i ngjashëm me ligjin e

Allahut ose se është e lejuar të gjykohet me ndonjë ligj tjetër përveç ligjit të Allahut. Sa i

përket atij që gjykon për shkak të tekave e dëshirave atëherë ky nuk është kufër i madh

siç ka thënë Ibn Abasi në lidhje me thënien e Allahut:

“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është shkelës i vërtetë .”{Maide (5): 44

“Kufër më pak se kufri”. Megjithatë, ata të cilët thonë se kjo është kufër i madh kanë

kundërshtuar Sahabet, dhe mendoj se ju dr Nebil e keni këtë mendim. Kjo është ajo që

unë mendoj e që mund të jetë i pasaktë, mirëpo shejhu juaj, shejh Abdurrahman

Abdulhalik., është prej atyre që kanë këtë mendim dhe vazhdimisht flet për Tauaghit dhe

ata të cilët nuk gjykojnë me atë që Allahu la shpallur. Shejh Nebil a mendoni se

udhëheqësi i Kuvajtit, Allahu i dhëntë sukses, është qafir ngase ai nuk gjykon me atë që

ka shpallur Allahu? Apo në mendjen tuaj ka kushte të cilat pengojnë ta gjykosh atë

kështu?! Nëse ju, apo studentet e tjerë në Kuvajt, mendojnë se gjykimi me ligj tjetër

përveç atij që ka shpallur Allahu është kufër mirëpo ju nuk bëni tekfir mbi udhëheqësin

për shkak të disa rrethanave parandaluese, atëherë ju duhet ti shfajësoni ata të cilët

pajtojnë në kufrin e bërë nga Gadafi siç është refuzimi i tërësishëm i Sunetit dhe

konsensusit, mirëpo dije se kishte rrethana parandaluese të cilat ndalonin të bërit tekfir

mbi të.

Më në fund o shejh Nebil, ju pyes juve: a është çdokush që bie në kufr qafir sipas jush?

Ju sfidoj të thoni po, nuk është e mundur që ju ti thoni po kësaj. Ngase ka njerëz që bien

6

Page 7: Përgjigje nebil el auadit

në kufr por ka rrethana të cilat na parandalojnë në të bërit tekfir mbi ta. Për shembull,

Hasan el-Banna themeluesi i Vëllazërisë Muslimane, thoshte, siç transmeton prej tij

vëllai i tij Abdurrahmani, kur ata e festonin ditëlindjen e profetit ( ai thoshte) :

“Profeti është i pranishëm dhe ka falur të gjithë për atë që ka ndodhur dhe ka kaluar.” Që

do të thotë: i dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi we selem ishte i pranishëm në mbledhje

dhe ua ka falur gjynahet e tyre.4

Umar et Tilismani, Murshidi i cili erdhi pas Hasan el Benas, i cili është i njohur për

lejimin e kërkimit ndihmë nga të vdekurve në varre, Allahu na ruajt nga kjo. Andaj a

mendoni se ata të cilët nuk bëjnë tekfir Hasan el Benan dhe Umer et Tilismanin të jenë

Murxhi? Apo nuk bëni tekfir mbi ta aq sa të thoni se nuk behet tekfir mbi ta për shkak

të rrethanave parandaluese? Frikësoju Allahut o shejh Nebil dhe gjyko me drejtësi. A

nuk mendoni se Khomeini është nder mohuesit më të mëdhenj të Allahut? Atëherë cili

është mendimi juaj ndaj atyre që nuk bëjnë tekfir për të? Siç është Hamasi që vajti në

Iran5 dhe vendosi trëndafila mbi varrin e tij dhe të cilin e konsiderojnë si “babai

shpirtëror” i davetit të tyre. (!?):

4(Sh.p) Kjo përmendet nga Xhabir Rizku në librin e tij “Hasan al-Bena bi-Aklam Talam dhatihi wa

Mu’ sirihi [Hasan el-Bena në Lapsat e bashkëkohësve dhe nxënësve të tij], (al-

Mansurah, Egjipt:

Dar ul-Wafa’, n.d.), faqe.70-71.

Ka edhe shumë dëshmi të tjera nga vet kujtimet e tij dhe shkrimet të cilat tregojnë qartë

se Hasan el Bena ishte prej Sufive të mbledhur Hasafijeh. Shih për shembull Risala ut

Talim dhe al-Matharat, në librin e dytë pikëpamja e tij se dhikri me zë të lartë është e

lejuar me Sunet?!

5 ( Sh.p) Shiko: http://www.youtube.com/watch?v=1EY98LPOU2I

7

Page 8: Përgjigje nebil el auadit

Figura 3 [Udhëheqësi i Hamasit, Ismail Hanijeh dhe Khalid Mesh’al duke vizituar varrin e Homeinit!? 2010]

Figura 4 [Ismail Hanijeh i Hamasit duke bërë dua tek varri i “Ajetullah” Homeinit! 2010

8

Page 9: Përgjigje nebil el auadit

Figura 5 [Udhëheqësi i Hamasit Khalid Mesh’al me “Ajetullahun e Madh” Ali Homeini, Shkurt 2009]

Figura 6 [Ismail Hanijeh i Hamasit tek varri i “Ajetullah” Homeinit ]

9

Page 10: Përgjigje nebil el auadit

A janë ata Murxhi sipas teje për shkak të kësaj? A i konsideroni ata Murxhi ngase ata nuk

bëjnë tekfir mbi ata Rafidij? Apo mos është ky gjykim vetëm për Ehli Sunetin, Selefet?

Kërkojmë strehim tek Allahu.

Çështja e dytë të cilën shejh Nebil el-Auadi e thotë rreth të ashtuquajturve “Murxhi të

erës sonë” është se ata mendojnë se nuk ka xhihad, dhe se ata nuk thanë se ka xhihad deri

pas luftimeve dhe shtypjes që u ndodhi disa Selefeve në Damaxhe. Nebil el Auadi tha:

“Pretenduesit e Selefizmit nuk kanë kurrfarë baze! O shejh kjo është

kundërthënëse. Ju vet e mbani mend, se për 20 vitet e fundit,

Amerika sulmonte Afganistanin dhe ishin kundër Muxhahidinëve.

Iraku ishte i pushtuar, gjaku derdhej dhe mesxhidet shkatërroheshin,

dhe ata ishin kundër muxhahidinëve?! Ata nuk e lejuan xhihadin për

njerëzit kundër pushtuesit, qoftë në Çeçeni, Kashmir, Afganistan,

Irak e madje edhe në Palestinë! Ata e anuluan xhihadin në të gjitha

këto vende, derisa u erdhi në Damaxh! (duke qeshur)6. Vini re! Ata

filluan të bërtisnin “Ku është xhihadi”?! Përse njerëzit nuk po i

ndihmojnë ata?”7.

6 ( sh.p) Kjo është shpifje kundër Selefeve dhe krizës në Damaxhe. Fakti që Nebil Auadi buzëqeshte dhe gati duke qeshur, kjo gjithashtu tregon urrejtjen që këta Ihvan Tekfiris kanë kundër karakterit dhe metodave të Selefit.

7 (sh.p) Kjo është gënjeshtër zhurmëmadhe në të cilën ka hile. Është e qartë se Nebil el-

Awadi urren Selefet me pasion i cili po e shpie atë në çrregullime të tilla, pohime të

pasakta dhe irrituese. Udhëheqësi i Darul- Hadith në Damaxhe, shejh Jahja el

Huxhuri, mendonte se gjykimi i përgjithshëm është se afganët kanë të drejtë ta

mbrojnë vetveten dhe se për ta është xhihad i armatosur kundër armiqve të tyre,

dhe se muslimanët duhet të luten për ta. Dhe që askush të mos përpiqej të

bashkonte në mes asaj çfarë shejh Jahja ka thënë me ekstremizmin, ai gjithashtu u

pyet rreth atyre që shpërthejnë pronën e jo myslimanëve në tokat myslimane dhe

ato jo myslimane dhe shejh Jahja thotë se veprimet e tilla nuk janë të lejuara në

islam ngase edhe jo muslimanët janë të sigurt dhe kanë të drejta mbi pronën e tyre

të cilat janë të përligjura dhe e keqja mund të ndryshohet nëse nuk ndodh ndonjë e

keqe më e madhe. Shih: al-Axhauib al-Haxhurijeh alal-Asilah al-Hadithijeh, e cila

mund të shkarkohet këtu brenda pesëdhjetë minutash.:

http://www.sh-yahia.net/show_sound_48.html

10

Page 11: Përgjigje nebil el auadit

U them juve o shejh Nebil, se ju takon të jeni të drejtë. Ata të cilët ju i përshkruani

si murxhiet e kohës sonë janë të atillët siç është shejh Rabi bin Hadad el Medhkhali

(hafidhullah). Shejh Rabiu mendonte se ka xhihad në Afganistan në disa pjesë e në disa

pjesë jo. Në të vërtetë, shejh Rabiu vajti dhe luftoi përkrah shejh Xhamil ur-Rrahmanit

(Rahimullah) në Afganistan. Shejh Bin Bazi (Rahimullah) mendonte se ka xhihad në

Afganistan dhe se në Palestinë duhet të ketë një marrëveshje .

Xhihadi sipas dijetarëve o shejh Nebil është akt adhurimi i cili ka kushte, veprime dhe

shtylla të detyrueshme dhe nëse kushtet përcaktohen qartë, atëherë bëhet obligim njësoj si

edhe namazi. Nëse dikush dëshiron të falet para kohës së namazit, a do i lejohet atij të

falet? Nuk do ti lejohej që të falet. Ngjashëm dijetarët pajtojnë për kushtet por ata

dallojnë në zbatimin e rrethanave. Për Shembull, shejh Abdul Aziz bin Bazi (Rahimullah)

mendonte se këto kushte plotësoheshin në rastin e Afganistanit, ashtu siç mendonte edhe

shejh Rabiu dhe shejh Xhamil ur-Rrahaman (Rahimullah).

Andaj nëse thirret xhihadi për në ndonjë vend, dijetarët shqyrtojnë nëse plotësohen

kushtet apo jo. Pra, dijetarët mund të pajtojnë rreth kushteve lejojnë xhihadin, nëse

kushtet nuk plotësohen ata thonë se nuk ka xhihad. Ose ata mund të dallojnë nëse këto

kushte janë plotësuar apo jo që pastaj të japin gjykim nëse lejohet apo nuk Lejohet. Nebil

Auadi thoshte se për njëzetë vite ata nuk kanë thënë se ka xhihad përveç kur ata u

shtypen në Damaxhe. Frikësoju Allahut o shejh Nebil, ngase këtu është shejh Rabiu

bashkë me Shejh Xhamil ur-Rrahman të cilët mendonin se ka xhihad në Afganistan,

përse? Ngase ishin plotësuar kushtet. Përse ata nuk mendonin se kishte xhihad në Irak?

Ngase nuk ishin plotësuar kushtet dhe nga ajo që sot shohim del se Iraku, të cilin ju e

përkrahnit, nuk ishte as Xhihad i lejuar as i shenjtë8. Madje nuk u arrit as qëllimi i të

dërguarit të Allahut ( sal-Allahu alejhi ue selem) në vendosjen e fesë. Mirëpo njerëzit u

mashtruan, shpirtrat u humbën, pasuria dhe pronat iu morën për shkak të mungesës së

pjesëmarrjes në të që në fillim.

8 E përkrahte por sidoqoftë nuk mori vet pjesë në të!?

11

Page 12: Përgjigje nebil el auadit

Ata që shkuan në Irak çfarë arritën? Asgjë, përveç rritjes së numrit në vrasje, gjakderdhje,

marrjen e nderit të njerëzve, pronës dhe pasurisë, Allahu na ruajt. Ata që mendojnë se ka

luftë të ligjësuar në Damaxhe, ata mendojnë se janë plotësuar kushtet. Atëherë nëse ata

mendojnë se në një vend janë plotësuar kushtet kurse në një vend tjetër jo, a duhet që ata

për këtë të mos respektohen? Jo, betohem në Allahun, mirëpo kjo bazohet në kushtet të

cilat i ka vendosur Allahu dhe i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we selem, nuk bazohen në

emocione deri në atë nivel që vetëm se thua është xhihad atëherë është xhihad!?

Jo, aspak dhe shko se si shumë mysliman u lënduan nga thirrjet për xhihad i cili nuk pati

pasoja të tjera veçse Humbje për islamin dhe muslimanët. Çështja tjetër, Nebil Auadi

thotë:

“Përse ata vënë në qendër të vëmendjes thirrësit e mirënjohur?! Përmend ndonjë

thirrës të mirënjohur dhe do të shohësh se ata nuk i braktisin! Ata nuk pushuan së

kritikuari shejh Salih Megamisin, shejh Muhamed al-Arafin, shejh Selmanin, shejh

Nasirin...”

Sikur të kishte çështje personale në mes të atyre që ju i quani “Murxhiet e kohës sonë”

dhe këtyre të ashtuquajturve “thirrës të mirënjohur”. Të marrim shembullin e njërit të

cilin ju donit ta mbronit, Shejh Selmanin, dr Selman el Aude, të cilit ju iu referuat si

“shejh Selmani”. Ju thatë “Përse e refuzojnë atë? Përse flasin rreth tij?9 Subhan Allah, a

janë vetëm “Murxhiet e kohës sonë” ata që flasin për të? A nuk ka ndonjë dijetarë që nuk

flet për Selman el Aude? A nuk e di o shejh Nebil se ai i cili e udhëzoi ministrin e

atëhershëm të Punëve të Brendshme e cila udhëhiqej nga princi Naxhif të ndalonte hyrjen

e Selman el Aude dhe Sefer el Haualit si dhe grupin e pesë anëtarëve të Lexhnes në

vendin tonë ishte shejh Abdul Aziz bin Bazi? A nuk e di o shejh Nebil se Imam Albani

dhe shejh Abdul Muhsin el Abadi paraqiten librin e shejh Abdul Melik Ramadanit

Madarik un-Nadhr i cili përmban refuzimin dhe kritikimin e Selman Audes për shkak të

thënieve të tij revolucionare kundër atyre të cilët janë në pushtet? Andaj, përse nxjerr

përfundime se të vetmit njerëz të cilët i refuzojnë ata janë “Murxhiet e kohës sonë”?

9 Shih këtu vetëm një shembull të disa prej arsyeve për të cilat kritikohet Selman el Audeh:

http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Between.pdf

12

Page 13: Përgjigje nebil el auadit

Kjo do të thotë se Bin Bazi është “Murxhi i kohës sonë”, el-Albani është “Murxhi i

kohës sonë”, shejh Abdul Muhsin el Abadi është “Murxhi i kohës sonë”, etj?10

Ti mund të thuash “atëherë përse nuk i shohim ulematë të flasin për njerëzit?” Kush tha

se ata nuk flasin për njerëzit? Për më tepër, nëse ulematë e shohin të nevojshme të flasin

dhe ti kritikojnë njerëzit, edhe nëse këta njerëz konsiderohen dijetarë, thirrës nga grupet

islame ata atëherë i refuzojnë dhe paralajmërojnë njerëzit se në çfarë (gabimi) kanë rënë

ata.

Të marrim shejh Abdul Aziz bin Bazin (Rahimullah). Shikoji fetvatë e tij dhe shiko se sa

shpesh dhe sa shumë i refuzonte kundërshtarët, siç ishte Kardavi të cilin shejh Bin Bazi e

refuzoi në lidhje me çështjen e marrëveshjes me çifutët. Bin Bazi gjithashtu refuzoi shejh

Tantavin dhe nganjëherë ishte i ashpër me kundërshtarët. Për shembull ajo çfarë ka

përmendur shejhu (Rahimullah) në lidhje me el-Keutherin i cili njihet për përgojimet e tij

kundër Ehli Sunetit. Shejh Bin Bazi ishte i ashpër në refuzimin ndaj tij dhe në hyrjen e

librit të shejh Bekr ab Zejd thoshte se e refuzon el-Keutherin, edhe pse në botën islame

el-Keutheri njihet si dijetar islam. Shejh Bin Bazi ka thënë:

10 Gjithashtu mund të thuhet se disa nga këto elemente që rrinë pezull në orbitën e

së njëjtës metodologji si kjo e Nebil Auadit, i cilësojnë imam Albanin, Bin Bazin,

Uthejminin dhe Mukbilin si “Murxhiet e kohës sonë”, prapë se prapë ata nuk e

thonë këtë për arsye të dobive politike dhe për të mos e bërë të qartë dhe të

dukshme besnikërinë e tyre që kanë ndaj grupit Ikhwan Tekfir. Kjo është më se e

vërtetë për ata në perëndim që e teprojnë në rrugën e ngjashme me Nebil Auadin,

por që herë pas here kanë pasur guximin të akuzojnë dijetarët e moshuar për këto

gjëra si “mospajtim me dijetarët klasik” apo “mosqenie e tyre pikë referuese për

ngjarjet aktuale në politikë,” siç janë Jasir Kadhi, (student i doktoraturës në

universitetin e Jale-it), Shakil Beg, ( imam i dy qendrave Redbridge Islamic Centre

dhe Lewisham Islamic Centre, dhe ‘Murshid’ i sateliteve të qendrave të tyre në

Londër. Ebu Zubeir Salim Beg ( forumi islam dhe faqja në internet “Islamic

Awakening” Rizgjimi Islam, dhe në Teksas Vetë Selman Awan ( Ebu Beker bin

Nasir), që tani ndodhet në Universitetin Um ul-Kur. Për më shumë rreth tyre shih:

http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_ShakeelBegg.pdf

http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_Begg

http://salafimanhaj.com/pdf/SalafiManhaj_YasirQadhi

13

Page 14: Përgjigje nebil el auadit

“Kam hasur në librin e titulluar Pafajësia e Ehli Sunetit nga përgojimi i ulemave të

Umetit, i cili sqaron mëkatin kriminel të Muhamed Zahid el-Keutherit dhe sharjet e

thënieve të tij, përgojimin dhe shpifjen kundër njerëzve të dijës dhe imanit.”

Po ashtu ja ku e ke edhe kritikimin e ashpër të shejh Bin Bazit ndaj Muhamed el-Masar-

it, i cili jeton në Londër, Për të cilin shejhu ka thënë: “....ai është i urrejturi i padijshëm

që i ka shitur fenë dhe besimin e tij shejtanit..”,

Kjo gjendet në vëllimin e tetë, faqe 411 të Maxhm al Fatwa të Bin Bazit. Gjithashtu është

edhe Bin Ladeni, që është i famshëm, i shumë përmendur dhe që cilësohet të jetë prej

Muxhahidinëve etj. Prapë, a e di o shejh Nebil, se shejh Abdul Aziz ibn Baz, gjatë jetës

së tij, tërhiqte vëmendjen ndaj Bin Ladenit? Ka thënë shejh Bin Bazi:

Këto lutje nga al-Fakihu, al-Masari dhe thirrësit për në të keqe, batil ( të kotën) dhe

përçarjet duhet të shkatërrohen tërësisht dhe ndaj tyre nuk duhet treguar butësi. Është

detyrë të këshillohen në të vërtetën dhe të paralajmërohen nga ky batil. Nuk lejohet për

askënd të bashkëpunojë me ta në këtë të keqe, duhet të këshillohen dhe ti kthehen

udhëzimit të drejtë dhe ta lënë këtë batil. Dhe këshilla ime për al-Masarin, al-Fakihun,

Ibn Ladenin dhe ata të cilët e teprojnë në mënyrat e tyre, që t’i lenë këto rrugë të

rrezikshme, të kenë frikë Allahun dhe të paralajmërohen për Zemërimin e Tij, ti kthehen

rrugës së drejtë dhe të pendohen për atë që kanë bërë më parë.11

Prej kujt është ky refuzim? Shejh Abdul Aziz Bin Bazi, të cilin ju e keni lavdëruar për

sjelljen, karakterin dhe Bashkëpunimin me njerëzit të cilët janë kundërshtues, shiko se si

ishte ai i ashpër me kundërshtarin kur e kur e donte nevoja. Në Sheriat herë pas here ka

dobi në përdorimin e ashpërsisë ose butësisë, me kundërshtarin duhet përdorur

nganjëherë ashpërsi e nganjëherë butësi. Shejh Bin Bazi ka folur edhe për disa grupe

islame siç është Vëllazëria Muslimane të cilën shejhu, Allahu e mëshiroftë e ka kritikuar.

11 Abdul’Aziz bin Abdullah bin ’Abdu Rrahman bin Baz, Majm ’ Fataw wa Maqalat

Mutanawwi’ah (Buraydah, Saudi: D r Asd ’ al-Mujtama’, 1421 AH/2000 CE, botimi i

tretë), vëll.9, fq.100.

14

Page 15: Përgjigje nebil el auadit

Në vëllimin e tetë, faqe 41 të Maxhm Fatua, kur u pyet për Ikhwan ul-Muslimin dhe

aktivitetin e tyre në Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe si ata kanë vepruar për pesë vite, ai

e përmend këtë:

Ata kritikohen nga dijetarët ngase nuk kanë veprimtari në thirrjen e njerëzve në teuhid

dhe ta luftojnë shirkun dhe bidatet. Ata kanë metoda të veçanta të cilat janë të

pamjaftueshme për shkak të mungesës së davetit në rrugën e Allahut dhe akidës së pastër

të Ehli Sunetit dhe Xhematit dhe e lënë atë anash. Vëllazëria Muslimane duhet të

bashkëngjisin çështjen e davetit Selefij, Teuhidit dhe të luftojnë adhurimin e varreve,

kërkimin e ndihmës nga të vdekurit siç është kërkimi i ndihmës nga Husejni, Hasani dhe

al-Badaw.

Ata duhet ti japin më shumë rëndësi bazës së origjinës së fjalës la ilahe il Allah, e që

është baza e fesë dhe është Gjëja e parë në të cilën profeti, sal-Allahu alejhi we selem,

thirri gjatë kohës sa ishte në Mekë, teuhidin e La ilahe il la-llah. Shumë dijetarë kanë

kritikuar Vëllazërinë Muslimane për këtë shkak, sepse atyre u mungon aktiviteti në

thirrjen e njerëzve tek teuhidi i fjalës la ilahe il la Allah dhe të refuzojnë njerëzit e paditur

të cilët kërkojnë ndihmë nga të vdekurit, i thërrasin ata, zotohen në ta, therin për ta

kurban, e që e tërë kjo është shirk i madh. Ata gjithashtu kritikohen për mosdhënien

rëndësi Sunetit, për mos pasimin e Sunetit, hadithet fisnike, dhe atë më të cilën ishin

Selefet e Umetit në lidhje me rregullat dhe shpalljen hyjnore. Ka shumë gjëra që

dëgjohen nga Vëllazëria Muslimane për të cilën ata kritikohen, e lus Allahun t’u ndihmoj

dhe jap sukses ( në hak) dhe të pastroj gjendjen e tyre.

Pra ja tek e kemi shejhun ( Rahimullah ) duke qartësuar pozitën e Vëllazërisë Muslimane

dhe atyre njerëzve të famshëm të cilët janë të njohur për thirrjet e tyre në xhihad, siç është

shejh Selmani, Allahu e udhëzoftë dhe e ktheftë në rrugën e drejtë, dhe siç është Usama

Bin Ladeni të cilin shejhu e ka refuzuar për shkak të gabimeve të tij dhe i është lutur që

Allahu tu mjaftoj myslimanëve nga e keqja e tij. Andaj, a ishte shejh Bin Bazi

prej atyre “Murxhi të kohës sonë” o shejh Nebil!? Gjithashtu, ajo që mund të shihet është

se shejh Nebili, Allahu i dhëntë sukses në udhëzim, është se kur pyetësi i bëri disa pyetje

të veçanta, ai ose dështonte të përgjigjej siç duhet ose kalonte tek pyetja që madje fare

nuk është bërë!? Për shembull, prezantuesi përmend:

15

Page 16: Përgjigje nebil el auadit

Nganjëherë sektet e tjera siç janë esharitë dhe të tjerët të cilët nuk janë të njëjtë me

Ehli Sunetin, kurse ju flisni fjalë të buta me ta, ata ( të ashtuquajturit “Murxhi të

kohës sonë”) janë mbrojtësit e akidës së vërtetë.”

Po, o shejh Nebil! Çfarë është i tërë ky entuizazëm dhe ashpërsi me ata të cilët ju i quani

“Murxhiet e kohës sonë”?! A ju kanë kundërshtuar ata në Teuhidin Rububije? A ju kanë

kundërshtuar në Teuhidin Esama we Sifat? A ju kanë kundërshtuar në Teuhidin Uluhije?

A ju kanë kundërshtuar në çështje të imanit, Sahabëve, diturisë rreth së padukshmes,

Usulit të Kuranit, Sunetit, Ilmit e kështu me radhë? Besoj se ju pajtoni me ta në këtë

Usul. Andaj, pse e tërë kjo ashpërsi me ata që i braktisin ata që e kundërshtojnë Ehli

Sunetin në çështje serioze?! Për shembull, pse nuk e shohim këtë ashpërsi me xhematin

Teblig?! Të cilët me origjinë janë në Indi dhe janë Sufi, Allahu na ruajt.

Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me ta? Ata të cilët kanë besime të rrezikshme në

Rubibije, Uluhije dhe Sunet, Allahu na ruajt. Përse nuk e shohim këtë ashpërsi me

Vëllazërinë Muslimane, të cilët po ashtu kanë besime të rrezikshme?!

Siç u përmend me herët në lidhje me Hasan el Benan, për shembull, ajo që ka thënë

Hasan el Bena, është pasuar nga Vëllazëria Muslimane në formën e Gazalit dhe Kardavit

se “armiqësia në mes të myslimanëve dhe jahudive nuk është fetare, mirëpo ka të bëjë me

tokën.’ Cili është mendimi juaj për këto fjalë? A e kundërshtojnë këto fjalë atë çfarë ka

thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi we selem? Përse nuk e mohoni atë që

ata e thonë? Përse nuk e kritikoni Vëllazërinë Muslimane për bashkëpunimin e tyre me

njerëzit e bidateve? Ngase ata thonë “ne bashkëpunojmë në atë që pajtohemi dhe e

justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk pajtohemi”

Dhe ky parim nuk gjendet në sferën e Ehli Sunetit dhe nëse do gjendej atëherë nuk do

ishte i saktë, mirëpo ata e shfrytëzojnë këtë me njerëzit e bidateve si për shembull me

Rafidët. E dini se Vëllazëria Muslimane e lavdëroi Revolucionin e Khomeinit (1979) dhe

se Hasan el Bena punonte shumë që të bënte marrëveshje në mes Ehli Sunetit dhe

Rafidinjëve; përderisa shumica e kokave të Vëllazërisë Muslimane e lavdëronin

Revolucionin e Khomeinit, Revulucionion Safaw kundër Ehli Sunetit.

16

Page 17: Përgjigje nebil el auadit

Përse nuk e drejtoni entuziazmin dhe ashpërsinë tuaj kundër atyre të cilët u kundërshtojnë

në bërthamën e Usulit, jo ata të cilët u kundërshtojnë në disa çështje të tjera? Gjithashtu

kur prezantuesi u pyeti juve ( o dr Nebil):

“... a nuk i ndajnë vet fjalët tuaja radhët?”

Përgjigja nga Nebil Auadi:

“Jo! Përkundrazi, mirëpo unë po ua tërheq vëmendjen rreth faktit se ky grup ( i

ashtuquajtur “Murxhiet e kohës sonë”), ne duhet të distancohemi prej tij

përndryshe do t’i ndaj radhët e Myslimanëve. Ne duhet ta distancojmë veten nga

kjo fitne, dhe nuk kam përmendur askënd me emër. Mirëpo të gjithë ata të cilët e

kanë këtë përshkrim duhet të distancohen ngase kjo i ndan radhët e myslimanëve.”

Subhan Allah! Ju këtu përmendet përshkrim i cili është më i keq se sa vet fjalët, dhe të

gjithë e dinë se për kë aludohet! Ju keni për qëllim ara që quhen “Selefij”, të cilët disa

njerëz i quajnë “Xhamis” ose të cilët disa njerëz, si ju i quajnë “Murxhiet e kohës sonë.”

Të gjithë e dinë se ky është qëllimi juaj. Andaj përse i qortoni ata se kritikojnë grupet

islamike dhe pastaj ju vet i kritikoni dhe paralajmëroni kundër tyre!? A nuk do të ishte

më mirë për ju që të qëndronit në pikat për të cilat ju i kritikuat ata, ju keni thënë “ata

paralajmërojnë kundër njerëzve”, atëherë ju vet mos paralajmëroni kundër tyre.

Ju keni thënë: “ata i ndajnë radhët”, atëherë ju mos i ndani radhët! Kjo është

kundërthënëse o shejh Nebil!.

Në fund, vij në përfundim o vëllezër e motra, se duhet të dihet se ata të cilët sot quhen

“Murxhiet e kohës sonë”, sipas asaj që unë besoj dhe pasoj në fenë e Allahut, janë të

atillët siç është shejh Rabi bin Hadi, shejh Mukbil bin Hadad al-Wadi, dijetari i Jemenit

( Rahimullah), dhe dijetarët e tjerë të cilët janë të njohur në këtë davet siç është shejh

Muhamed bin Xhamah- ata nuk kanë ndonjë Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe

Xhematin, andaj si mund të thuhet se ata janë një sekt jashtë grupit të Ehli Sunetit kundër

të cilëve duhet paralajmëruar?

Për më tepër, për tërë atë që ata kritikohen, a është nga ndonjë mënyrë e veçantë apo janë

imamët e kohës sonë, dhe imamët e Selefit, të cilët e bënë të njëjtën gjë? Paralajmërimi

17

Page 18: Përgjigje nebil el auadit

kundër njerëzve të bidatit dhe të flasësh për ta, të dëgjosh ata që janë në pushtet, të

përhapesh akiden e vërtetë, teuhidin dhe Sunetin dhe çështjet e tjera të cilët ata

të ashtuquajturit “Murxhiat e kohës sonë” qortojnë edhe nëse ata pasojnë Selefus Salih

dhe imamët e kohës sonë.

Prandaj, betohem në Allahun, o vëllezër e motra, gjykoni njerëzit me drejtësh dhe dëgjoni

se çfarë ka thënë shejh Bin Bazi ( Rahimullah) për shejh Muhamed Aman al-Xhami,

çfarë ka thënë shejh Muhamed Nasurudin el Albani për shejh Rabiun duke e përmendur

me emër dhe çfarë ka thënë shejh Fawzani për shejh Rabi el Medk’halin.

Shejh Muhamed Aman al-Xhami dhe shejh Rabiu shpeshherë janë akuzuar se janë

“Murxhiat e kohës sonë”12, të mjafton të shikosh thëniet e disa dijetarëve rreth tyre për të

kuptuar nëse ata kanë apo jo Usul që e kundërshton Ehli Sunetin dhe Xhematin.

Gjithashtu në fund ia them disa fjalë edhe prezantuesit të emisionit që të ftojë shumë

rryma islame dhe ti lejoj që ata to shfaqin pikëpamjet e tyre. Përse nuk sillni edhe anën e

atyre që kritikohen, që njerëzit të dëgjojnë prej tyre të dy palët? Ngase, betohem në

Allahun se sjellja e vetme njërës palë dhe lejimi që ata ti paraqesin mendimet e tyre,

atëherë kjo është shtypje dhe teprim gjë që për Allahun shpresoj të mos jetë e këtillë.

Allahu na dhëntë ne dhe juve sukses drejt diturisë së hajrit dhe veprave të mira, Ai është

Mbrojtës dhe i Përhershëm, I tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botërave.

Përktheu: Ebu Ensarij Avni ibn Tahir Xhemajli

12 Siç është Imam el-Albani (rahimullah) dhe nxënësit e tij jordanez

18

Page 19: Përgjigje nebil el auadit

19