REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e...

1253
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 452 (00-2014-2822) 09.09.2014......Trashëgim Hajdini kundër Kiҫo Çuni 453 (00-2014-2512) 11.09.2014........Arben Dervishi kundër Shoqëria e Sigurimeve "Uniqa Group Austria", "Sigal" Sh.A,.......... 454 (00-2014-2645) 11.09.2014..........Liri Kaba (Preza), Xhilda Koka (Preza), Sair Preza kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave................................ 455 (00-2014-2843) 11.09.2014..........Myslym Nelaj kundër Kompania e Sigurimeve “Eurosig” Sh.A......................... 456 (00-2014-2842) 11.09.2014............Ylli Shehu kundër Dhimtër Guçaj 457 (00-2014-2925) 11.09.2014.......Avram Zoto në mungesë kundër Çez Shpërndarje në mungesë............................. 458 (00-2014-2924) 11.09.2014........Kërkues: Ali Dautaj, Bujar Dautaj, Vero Dautaj 459 (00-2014-2926) 11.09.2014..........Nijazi Dervishi në mungesë kundër Shoqëria “OSHEE” sh.a. Tiranë (ish -“Çez Shpërndarje” sh.a.) 460 (00-2014-2928) 11.09.2014.........Lavdije Serjanaj në mungesë kundër “Çez Shpërndarje” sh.a. (ish OSSH) në mungesë 461 (00-2014-2927) 11.09.2014..........Rexhina Daçolli në mungesë kundër Banka ProCredit sh.a. Tiranë................................. 462 (00-2014-2632) 11.09.2014.....Kërkues:Resul Taksin në mungesë kundër Agim Velaj............................. 463 (00-2014-2685) 11.09.2014........Bajram Meminaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit 1

Transcript of REPUBLIKA E SHQIPERISE - Gjykata e...

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

452 (00-2014-2822)09.09.2014Trashëgim Hajdini kundër Kiҫo Çuni

453 (00-2014-2512)11.09.2014Arben Dervishi kundër Shoqëria e Sigurimeve "Uniqa

Group Austria", "Sigal" Sh.A,

454 (00-2014-2645)11.09.2014Liri Kaba (Preza), Xhilda Koka (Preza), Sair Preza

kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave

455 (00-2014-2843)11.09.2014Myslym Nelaj kundër Kompania e Sigurimeve

“Eurosig” Sh.A

456 (00-2014-2842)11.09.2014Ylli Shehu kundër Dhimtër Guçaj

457 (00-2014-2925)11.09.2014Avram Zoto në mungesë kundër Çez Shpërndarje

në mungesë

458 (00-2014-2924)11.09.2014Kërkues: Ali Dautaj, Bujar Dautaj, Vero Dautaj

459 (00-2014-2926)11.09.2014Nijazi Dervishi në mungesë kundër Shoqëria

“OSHEE” sh.a. Tiranë (ish -“Çez Shpërndarje” sh.a.)

460 (00-2014-2928)11.09.2014Lavdije Serjanaj në mungesë kundër

“Çez Shpërndarje” sh.a. (ish OSSH) në mungesë

461 (00-2014-2927)11.09.2014Rexhina Daçolli në mungesë kundër Banka ProCredit sh.a.

Tiranë

462 (00-2014-2632)11.09.2014Kërkues:Resul Taksin në mungesë kundër

Agim Velaj

463 (00-2014-2685)11.09.2014Bajram Meminaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Ekonomisë

Tiranë

464 (00-2014-2738)11.09.2014Polo Çakalli kundër Zyra e Përmbarimit Tiranë,

Agjencia e Trajtimit të Kredive

465 (00-2014-2644)18.09.2014Xh. A. në mungesë kundër F. A. në mungesë

466 (00-2014-3233)18.09.2014Mentor Sula, Festim Sula kundër Tofik Uka

467 (00-2014-3234)18.09.2014Elona Banda, Erkin Banda, në mungesë kundër

Shoqëria “LANI” shpk, Ali Haçioglu në mungesë

468 (00-2014-2840)18.09.2014Viktor Breshani në mungesë kundër Shoqëria Tregtare

“G&Xh” sh.p.k. në mungesë

469 (00-2014-2841)18.09.2014E. H. në mungesë kundër S. M. në mungesë

469/1 (00-2014-3041)25.09.2014Kërkues: Hasan Gjatoja kundër

470 (00-2014-3261)18.09.2014Shoqëria “Ndërtim-Montim” sh.a Patos,

Shoqëria “Rubin Petrol” sh.a Patos kundër

Servete Tirana (Vrioni), Hedije Hoxha (Vrioni),

Zija Vrioni, Arshi Vrioni, Sonja Vrioni, Altin Vrioni,

Saimir Vrioni dhe Grabon Vrioni, K.K.K.P. pranë

Këshillit të Qarkut Fier

Kërkues: Altin Vrioni, Saimir Vrioni, Grabon Vrioni,

Servete Tirana (Vrioni) Hedije Hoxha (Vrioni),

Zija Vrioni, Arshi Vrioni

471 (00-2014-2912)18.09.2014Nazif Xhameni (Sukseduar në këtë proces gjyqësor nga

trashëgimtarët: Roland Xhameni, Xhevri Dyrmishi,

Lindita Xhameni, Alfred Xhameni, Majlinda Stërgu,

Kimete Xhameni) kundër Komisioni i Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave ish Pronarëve pranë

Prefekturës së Qarkut Berat; Neim Xhameni

(Sukseduar në këtë proces gjyqësor nga trashëgimtarët:

Fatime Xhameni, Feruze Xhameni (Habibasi),

Agron Xhameni, Liri Xhameni, Saimir Xhameni,

Anita Xhameni); Sokol Hasko, Albert Musabelliu,

Nazif Xhameni (trashëgimtarët); Neim Xhameni

472 (00-2014-2913)18.09.2014Bajram Farruku kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Polikseni Shehu,

Liljana Kajana, Thanas Kajana, Kiti Kajana

473 (00-2014-2914)18.09.2014Ardit Metaj, Petrit Metaj, Natasha Metaj, Eva Metaj

kundër Shoqëria “Albsig” Sh.A.

474 (00-2014-3071)18.09.2014Pavllo Lena në mungesë kundër Pandeli Haxhi

në mungesë, Zyra Vendore e Pasurive të Paluajtshme

Korçë në mungesë

475 (00-2014-3196)18.09.2014Gjon Ndreca kundër Zef Ndreca në mungesë,

Lazer Ndreca në mungesë

476 (00-2014-3076)18.09.2014Islam Bona kundër Shefik Haka në mungesë,

Latif Haka në mungesë

477 (00-2014-2739)18.09.2014Martine Vlashi kundër Zyra e Administrimit dhe

Mbrojtjes së Tokës Kurbin, Drejtoria e Shërbimit

Pyjor Kurbin - Komuna Milot

478 (00-2014-2686)18.09.2014Gëzim Begolli, Fatiko Begolli kundër

Shoqëria “Sigal” sh.a.

479 (00-2014-3151)24.09.2014Nezir Jata kundër Haxhi Jata

480 (00-2014-2974)25.09.2014Adriatik Biçaku kundër Qazim Çela, Ferrik Ferra

në mungesë

481 (00-2014-3428)25.09.2014Kastriot Guri kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

482 (00-2014-3425)25.09.2014Tefta Pëllumbi kundër Roland Pëllumbi,

Violeta Pëllumbi, Shoqëria “Vega” Sh.p.k.

483 (00-2014-2812)25.09.2014Mariana Spendiopulo, Zhulieta Spendiopulo,

Apostol Spendiopulo, Pavli Spendiopulo kundër

Ministria e Financave (Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronës Publike) në mungesë, Dhurata Hoxha

484 (00-2014-3390)25.09.2014Qamil Fortuzi; Ilir Fortuzi; Nexhmije Fortuzi;

Lejla Fortuzi; trashëgimtarë ligjorë të Daut Fortuzit;

kundër Shoqëria “Ferar” sh.p.k., Afërdita Isufi

485 (00-2014-3556)30.09.2014Julian Benusi kundër Flora Malaj, Musa Malaj,

Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave

Publike pranë Ministrisë së Financave

Çështje Penale

177 (00-2014-).09.2014Të pandehur:

178 (00-2014-1943)17.09.2014I pandehur: Dritan Domi

179 (00-2014-1931)17.09.2014Kërkues: Magelan Quku kundër Prokuroria e Rrethit

Gjyqësor Tiranë

180 (00-2014-).09.2014Të pandehur:

181 (00-2014-).09.2014Të pandehur:

182 (00-2014-1938)24.09.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

I pandehur: Panajot Mandi

183 (00-2014-1771)24.09.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë

I pandehur: Ilirjan Arapi

184 (00-2014-1873)24.09.2014Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër

I pandehur: Alqi Kosta

185 (00-2014-).09.2014Të pandehur:

Çështje Administrative

452 (00-2014-3081)11.09.2014Shoqëria “Kurum International” sh.a. kundër Dega e

Doganës Elbasan, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

453 (00-2014-4005)11.09.2014Shkëlqim Bleta kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Durrës, Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë

454 (00-2014-3986)16.09.2014Trashëgimtarët e Fran Brukës kundër Bardhyl Lika,

Fitnete Allmani, Aleksandër Gjoni Zyra e Regjistrimit

të Pasurive të Paluajtshme – Kurbin, Bashkia Laç

455 (00-2014-3074)16.09.2014Ermira Dervishi kundër Qendra e Publikimeve Zyrtare

456 (00-2014-).09.2014 kundër

457 (00-2014-3077)18.09.2014Gëzim Seiti kundër Bashkia Tiranë, Policia Bashkiake

Tiranë

458 (00-2014-2918)18.09.2014Astrit Avdulaj kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Tatimeve

459 (00-2014-3483)23.09.2014Marika Xhyheri në mungesë, Aida Kume në mungesë,

Florinda Mëhilli në mungesë, Arjan Xhyheri

në mungesë kundër Vasilika Braho, Eno Braho,

Erald Braho në mungesë, Bashkia Vlorë në mungesë

460 (00-2014-3921)23.09.2014Fjodor Mezuraj kundër Ministria e Financave Tiranë,

Dega e Buxhetit Vlorë

461 (00-2014-3016)23.09.2014Luan Xhemali kundër Bashkia Memaliaj, Tepelenë

462 (00-2014-3939)23.09.2014Elis Hyshmeri kundër Zyra Vendore e Pasurive të

Paluajtshme Elbasan, Avokatura e Shtetit

463 (00-2014-4065)23.09.2014Osman Basha kundër Ministria e Ekonomisë Tregtisë

dhe Energjetikës në mungesë, Drejtoria e Shitjes dhe

Administrimit të Pronave Publike në mungesë,

SH.A. Shpërndarja e Librit Shkollor “Shoqëri në

likuidim e sipër” në mungesë, Avokatura e Shtetit

në mungesë

464 (00-2014-3014)25.09.2014Eduart Kolani kundër Komuna Pojan

465 (00-2014-3926)25.09.2014Muhamet Trepci kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Bashkia Shkodër

466 (00-2014-3647)25.09.2014Shoqëria “Telecom Albania” sh.p.k kundër Korporata

Elektroenergjitike (KESh) sh.a., Operatori i Sistemit të

Shpërndarjes- Drejtoria Zonale Berat

467 (00-2014-3649)25.09.2014Marije Marku kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

468 (00-2014-3650)25.09.2014Shoqëria “Siemens” s.p.a. kundër OST sh.a.

470 (00-2014-2496)25.09.2014Isuf Bardhi kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë kundër

471 (00-2014-3104)25.09.2014Kërkues: Ragip Selmani kundër Inspektoriati

Ndërtimor dhe Urbanistik Shkodër, Valdete Pirani,

Kydrete Osja, Zeqije Kastrati, Fehmi Kruja,

Shpëtim Kruja, Besnik Kastrati

472 (00-2014-3013)25.09.2014Shefqet Filja kundër Zyra Vendore e Pasurive të

Paluajtshme Durrës, Zyra Qendrore e Pasurive të

Paluajtshme Tiranë

473 (00-2014-3090)25.09.2014Ardit Mimaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit

Pasurive të Paluajtshme Shkodër

474 (00-2014-3068)25.09.2014Sali Noka kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër

475 (00-2014-3069)25.09.2014Fehmi Dema kundër Drejtoria Rajonale Sigurimeve

Shoqërore Dibër, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

476 (00-2014-4078)30.09.2014Petrit Stojani në mungesë kundër Këshilli i Ministrave

Tiranë, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit

Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Tiranë

në mungesë

477 (00-2014-4043)30.09.2014Shoqëria “Vrioni (Mustafaj)” Shpk në mungesë kundër

Shërbimi i Kontrollit të Energjisë Elektrike, Dega e

Shërbimit të Kontrollit të Energjisë Elektrike Tiranë

478 (00-2014-).09.2014 kundër

479 (00-2014-).09.2014 kundër

480 (00-2014-4158)30.09.2014Trashëgimtarët e Ibrahim Dibrës Bukurie Dibra kundër

Qatibije Dërguti, Vildane Dërguti, Vahid Dërguti,

Qamil Dërguti, Hatixhe Dërguti, Myrvete Dërguti,

Avdyl Dërguti, Zyber Dërguti, Safet Dërguti,

Fejzi Dërguti, Rohane Dërguti, Servete Dërguti,

Fatbardha Dërguti, Zyra Derguti, Belkize Dërguti,

Fatmir Dërguti, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes

së Pronave Publike në Ministrinë e Financave

481 (00-2014-).09.2014 kundër

482 (00-2014-3401)30.09.2014Isa Ahmeti kundër Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik,

Bashkia Tiranë

483 (00-2014-3458)30.09.2014Roza Cako kundër Administratorët e Shoqërisë

“VEFA” sh.p.k

484 (00-2014-3402)30.09.2014Kujtim Shqopa kundër Z.R.P.P Durrës

485 (00-2014-3529)30.09.2014Sibuel Durrësi kundër Ministria e Financave (Drejtoria

e Thesarit) Dega e Thesarit Shkodër, Prokuroria e

Rrethit Gjyqësor Shkodër

486 (00-2014-3887)30.09.2014Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kundër

Hysni Elezi

487 (00-2014-).09.2014 kundër

(00-2014-).09.2014 kundër

Moskompetenca Civile

00-2014-224909.09.2014Martin Tirtja kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Lezhë

00-2014-225609.09.2014Komuna Mesapotam, Rrethi Delvinë kundër Agjencia

e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-226409.09.2014Osman Selimi, Orgil Selimi, Zoje Bushi, Drane Lleshi,

Hike Mehmeti, Dallandyshe Pasha, Liljana Preni,

Paulin Preni, Lule Preni, Vitore Gjonaj, Lubica Popi,

Gjelina Perpali, Vera Xeka, Frange Kolziu,

Vitore Gjoni, Arben Gjinaj, Dile Pasha, Marte Gjinaj,

Mhill Gurra, Flora Gjikolaj, Marte Gjoka,

Gjele Korriku, Violeta Marku, Age Rrjolli,

Gjok Bushi, Agron Kalthi, Fitime Demiri,

Prene Demiri, Qemal Pasha, Gjon Gjinaj,

Bukurie Selimi kundër Bashkia Laç, KRRT pranë

Bashkisë Laç,

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Kurbin; Trashëgimtarët e të ndjerit David Noka:

Nikoll Noka, Prene Shota, Marte Rica, Dave Cara,

Lize Noka, Natalina Noka

00-2014-226709.09.2014Dhimitraq Lapa, Valter Lapa kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,

Melpomeni Demi (Zeno), Fotini Zeko (Zeno), Këshilli

i Rregullimit të Territorit të Bashkisë Sarandë

00-2014-226809.09.2014Enton Doga kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave; Trashëgimtarët ligjorë të

Ahmet Velaj: Petrit Velaj;

Trashëgimtarët ligjorë të Fehmi Velaj i biri i Ahmetit:

Hane Velaj, Yllka Velaj, Arbi Velaj, Selaudin Velaj,

Vera Mema (Velaj), Dhurata Dauti (Velaj), Liri Velaj,

Ergys Velaj, SonilaVelaj, Ulsi Velaj, Mexhit Haxhiu,

Pellumbesha Haxhiu, Napolon Haxhiu

00-2014-227009.09.2014Xhemal Hoti kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-234716.09.2014Mehmet Gjoni kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

00-2014-234916.09.2014Marash Fiçina kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Lezhë

00-2014-235116.09.2014Mustafa Qojle kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

00-2014-235716.09.2014Prefekti i Qarkut Tiranë kundër Ismail Greca

00-2014-239416.09.2014Bukurie Troshani, etj. kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

00-2014-239516.09.2014Kudret Shqipe kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

00-2014-239816.09.2014Avokatura e Shtetit kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Rita Koçi-Pistuli;

Aleksandër Pistuli

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-245523.09.2014Aleks Raci, Palokë Dodaj, Mark Dodaj, Fran Dodaj,

Ndrek Dodaj, Tone Dodaj, Emirila Loro Ndoka

(Dodaj), Flojarta Loro Simoni (Dodaj), Arnisa Loro

Gazulli (Dodaj) kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë, Komuna Bushat-

Qarku Shkodër

00-2014-245623.09.2014Pashk Palaj kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-246623.09.2014Mirjana Babamusta, Fatbardha Hoxha, Nereida Hoxha

kundër Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave

00-2014-246723.09.2014Bejtullah Sakurti, Gjyle Belba, Zenepe Alibeu

(Sakurti), Naxhije Sulce (Sakurti), Osman Kurti,

Nazmi Kurti, Saje Xhaferri (Sakurti) kundër Agjencia e

Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë,

Myhrie Zaganjori, Jahja Zaganjori, Edmond Zaganjori,

Isuf Zaganjori, Ramazan Zaganjori, Ajet Zaganjori,

Skënder Deliaj, Aferdita Marini, Liljana Macaj,

Banush Leka, Fatmira Kuli

00-2014-246823.09.2014Avokatura e Shtetit kundër Agjencia e Kthimit e

Kompensimit të Pronave Tiranë, Alush Shkodra,

Eduart Shkodra, Alemsha Shkodra, Sajmira Spagnolo

(Shkodra), Fiqiret Shkodra, Albert Shkodra, Bukuroshe

Musa, Teuta Ekmeciu, Majlinda Mëhalla, Ahmet

Kadzadej, Zyra Çiftja (Kadzadej), Hysen Kadzadej,

Fatmir Kadzadej, Valentina Hasekiu, Qazim Hasekiu,

Leonora Hasekiu, Merita Hasekiu, Arta Shkodra,

Veronika Hasekiu, Vojsava Shabani, Drita Kadzadej,

Arta Hasekiu, Qamil Shkodra

00-2014-246923.09.2014Thodhori Hysenaj, Arushe Danushaj (Hysenaj),

Ventiqar Hysenaj kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë,

Trashëgimtarët e Mefail Hysenaj: Kacadone Hysenaj,

Luan Hysenaj, Edmond Hysenaj, Edlira Hysenaj,

Fatmira Hysenaj, Arshi Hysenaj

00-2014-247123.09.2014Sazan Brahimaj kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-247223.09.2014Avokatura e Shtetit kundër Agjensia e Kthimit dhe

Kompensimit te Pronave Tiranë, Vasilios Stefanidhi,

Llazo Stefanidhi, Evgjeni Ngjele, Foti Stefanidhi,

Apostol Ristani, Vitori Janollari (Ristani),

Ligor Ristani, Kristofor Stefanidhi, Spartak Stefanidhi,

Merita Stefanidhi

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-247711.09.2014Vaso Kondi kundër Safet Habip, Bardhoshe Habip,

Altin Habip, Julian Habip, Marije Sheno,

Panajot Sheno, Emanuela Tona, Monika Toska

00-2014-247811.09.2014Misir Koçi kundër Zyra e Gjendjes Civile të Bashkisë

Vorë

00-2014-248311.09.2014Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë

kundër Drini Malile, Zyra e Përmbarimit Tiranë,

me përmbarues Xhafer Sadiku

00-2014-251309.09.2014Refit Rezhda kundër Ndërmarrja e Shërbimeve

Publike, Bashkia Korçë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-251511.09.2014Tone Prenga kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë, Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Tiranë

00-2014-256011.09.2014Sherife (Sheqere) Domi (Alushi) kundër Bujar Alushi,

Drejtoria e Drejtimit të Pronave Publike pranë

Ministrisë së Financave Tiranë

00-2014-256111.09.2014Drejtoria e Shërbimit Pyjor Tiranë kundër Besim Gjika

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-256618.09.2014Gerti Ibi kundër Zyra e Gjendjes Civile të Rrethit

Pogradec; Zyra e Gjendjes Civile Komuna Çerrave,

Pogradec

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-260111.09.2014Zenel Bako kundër Drejtoria e Administrimit dhe

Shitjes së Pronave Publike

00-2014-260211.09.2014Ilia Llakmani, Rajmonda Llakmani, Gentian Llakmani,

Eva Llakmani kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-260411.09.2014Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Tiranë kundër

Shoqëria “Italy Agri Food” Shpk

00-2014-260511.09.2014Ferrik Hizmo kundër Vangjel Xhani, Bashkia Sarandë,

ALUIZNI Sarandë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-267011.09.2014Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a kundër

Komuna Bradashesh

00-2014-272218.09.2014Lulzime Allushi kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Komuna Zall-Herr

00-2014-285411.09.2014Konstandin Prendi, Panajot Prendi kundër Zyra e

Gjendjes Civile Komuna Roshnik, Berat

00-2014-285618.09.2014Farushe Nazeri kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë

00-2014-285718.09.2014Farie Shini kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

00-2014-285811.09.2014Agime Legisi kundër Shoqëria “Ujësjellësi” Sh.a

Kurbin

00-2014-285911.09.2014Edmond Zeneli kundër Zyra e Gjendjes Civile e

Bashkisë Vlorë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-290611.09.2014Hamide Bami kundër Zyra e Gjendjes Civile Njësia

Bashkiake Nr.2 Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e

Zyrës së Gjendjes Civile pranë Ministrisë së Brendshme

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-296023.09.2014Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë Fier kundër Zyra e

Përmbaruesit Privat “Prestige Bailiff Services” Shpk

00-2014-296125.09.2014Ilir Salia, Girando Koti kundër Bashkia Përmet,

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Përmet, Zyra e Tatim

Taksave pranë Bashkisë Përmet

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-303411.09.2014Edmond Kokalari kundër Bashkia Gjirokastër, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Gjirokastër, Dhimitër Zhonga

00-2014-303511.09.2014Eduart Shehu kundër Zyra Përmbarimore Fier

00-2014-303611.09.2014Skënder Hakrama, Shqipe Hakrama kundër

Agim Cani, Kujtim Kryeziu, Vjosa Skendo,

Elton Skendo, Hegla Skendo, Drejtoria e

Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike

00-2014-303730.09.2014Naste Dhima kundër Agjencia e Kthimit të Pronave

Tiranë, Bashkia Sarandë, Zyra e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Sarandë

00-2014-303830.09.2014Juljan Greku kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut

Berat

00-2014-303911.09.2014Afesa Gega kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Pasurive të Paluajtshme Berat

00-2014-304030.09.2014Pjerin Bushati kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-304318.09.2014Abdulla Ramadani, Valdete Ramadani,

Fatmir Ramadani, Osman Ramadani kundër Zyra e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë,

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

Tiranë, Nezihat Malosmani (Meneri), Shyqyri Meneri,

Fatmir Meneri

00-2014-304425.09.2014Kërkues: Xhaferr Rraklli kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Tiranë, Agjencia Kavajë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-311525.09.2014Ermal Halimi kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-3116.2509.2014Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Tiranë

kundër Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore

“Stratti Bailiff Office”

00-2014-311725.09.2014Digitalb sh.a., Top Channel sh.a., Media 6 sh.a. kundër

Autoriteti i Mediave Audiovizive (“AMA”)

00-2014-311825.09.2014Pelush Isufaj kundër Arkivi Qendror i Forcave të

Armatosura pranë Regjimentit të Mbështetjes së

Shtabit të Përgjithshëm, në Ministrinë e Mbrojtjes

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-313211.09.2014Kërkuese: Amantia Hajdini

00-2014-313411.09.2014Arben Meti kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Sokol Ademi,

Leka Ademi, Vjollca Pici (Ademi), Dolores Furxhi

(Ademi), Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave Tiranë

00-2014-313611.09.2014Shoqëria “Breshani” Shpk. kundër Ndërmarrja e

Ujësjellësit Vlorë sh.a

00-2014-313811.09.2014Shoqëria Tregtare “LRC Products Limited” kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave,

Shoqëria Tregtare “ARSENI” sh.p.k.

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-316225.09.2014Artan Byberi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-318125.09.2014Merushe Sejdi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Vlorë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-328325.09.2014Shoqëria Fushë Kruja Cement Factory sh.p.k. kundër

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria

Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-345330.09.2014Bujar Kokona kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-348411.09.2014Kërkues: Bledar Zake

00-2014-348511.09.2014Bujar Çelçima kundër Bashkia Durrës, Ardian Tahiri,

Mahmude Zela

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-350311.09.2014Marinaqi Llupi, Donika Xhema kundër

Komuna Qendër Fier

00-2014-350423.09.2014Shoqëria “Mondan Cleaning” Sh.p.k kundër Drejtoria e

Apelimit Tatimor Tiranë

00-2014-350530.09.2014Ndrek Marku kundër Zyra e Gjendjes Civile e

Bashkisë Kamëz Tiranë

00-2014-350630.09.2014Drita Dollani kundër Bashkia Çorovodë-Skrapar,

Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Çorovodë-Skrapar

00-2014-350818.09.2014Hane Noka kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Dibër

00-2014-350911.09.2014Servete Byberi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

00-2014-351011.09.2014Genc Celi kundër Hasan Mojsi Agolli, Fiqirete Abdyl

Bilali, Edlira Bajram Alimehmeti, Gëzim Shyqyri

Bilbili, Nazmie Haki Bilbili, Hysnije Caushi,

Ana Dhimitër Noti, Hedije Islam Çekani,

Adrian Fisnik Lukaj, ZVRPP Tiranë, Enti Kombëtar i

Banesave, Bashkia Tiranë, Agjencia e Privatizimit-

Dega Tiranë

00-2014-351218.09.2014Dallandyshe Hoxhaj kundër Drejtoria Rajonale e

Sigurimeve Shoqërore Vlorë

00-2014-371518.09.2014Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë

kundër Shoqëria Përmbarimore “Debit Collection”,

Dhimitraq Priftuli

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-382218.09.2014Nikolla Binaj kundër Zyra e Gjendjes Civile, Bashkia

Patos-Fier

00-2014-382518.09.2014Shefqet Vasjari kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-389525.09.2014Petrit Bermeta kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Tiranë

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-392311.09.2014Servet Minarolli kundër Arkivi Shtetëror Vendor –

Dega Korçë, Zyra e Gjendjes Civile - Bashkia

Pogradec

00-2014-.09.2014 kundër

00-2014-408025.09.2014Enti Kombëtar i Banesave, Drejtoria Rajonale Elbasan

kundër Fiqirete Sula

ÇËSHTJE CIVILE

Nr.11118-00095-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2512 i Vendimit (453)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Guxim ZenelajKryesues

Mirela FanaAnëtare

Medi BiciAnëtar

Në seancën gjyqësore të datës 11.09.2014 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:ARBEN DERVISHI, përfaqësuar nga Ilir Alushi

E PADITUR:SHOQËRIA E SIGURIMEVE "UNIQA GROUP AUSTRIA" "SIGAL" SH.A, përfaqësuar nga juristja Albana Papajani dhe av. Abdyl Sarja

OBJEKTI I PADISË:

Detyrimi i palës së paditur të shpërblejë dëmin real

të ndodhur në mjetin motorik marka "Benz" modeli E210CDI.

Baza Ligjore: Nenet 450,640 e vijues te K.Civil.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr.6039, datë 06.07.2009, ka vendosur:

Pranimin e kërkesëpadisë.

Detyrimin e palës së paditur “Uniqa Group Austria SIGAL” sh.a. ti dëmshpërblej paditësit Arben Dervishi, dëmin material të shkaktuar si pasojë e aksidentit të ndodhur më datë 26.11.2007, në vlerën monetare 1.121.400 (një milion e njëqind e njëzetë e një mijë e katërqind) lekë.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1855, datë 13.10.2010, ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr.6039, datë 06.07.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe rrëzimin e kërkesë padisë.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Arben Dervishi i cili kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit me tjetër trup gjykues, duke parashtruar se:

1. Trupi gjykuesi i Gjykatës së Apelit Tiranë në mënyrë te njëanshme, si dhe me shkelje procedurale, pasi shtyn qëllimisht dhe pa asnjë argumentim tre seanca gjyqësore vetëm me qëllimin për te ndihmuar palën e paditur ditën e gjykimit me date 13.10.2010, pasi kishte ndryshuar edhe orarin e gjykimit zhvillon seancën pa praninë tonë, si palë paditëse.

1. Pretendimet tona në lidhje me ndryshimin e orarit të seancës gjyqësore e vërtetojmë me faktin se nga ana jonë si palë paditëse nuk ishte nënshkruar asnjë dokument ose proces-verbal për ditën dhe orën e gjykimit, provë kjo e cila nuk ekziston në dosjen objekt gjykimi, duke shkelur kështu procedurat dhe mënyrën e njoftimit pasi ishin shtyrë disa seanca gjyqësore dhe njoftimet për ditën dhe orën e gjykimit duhet të ishin nënshkruar nga palët e pranishme qe kishin marre dijeni.

1. Mosrespektimi i kësaj procedure le vend për njëanshmëri të procesit dhe tendencë për zhvillimin te procesit ne mungese te palës ku s’ka marre dijeni zyrtarisht.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, përfaqësuesin e palës paditëse, i cili kërkoi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, përfaqësuesin e palës së paditur, i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi;

V Ë R E N

Se, rekursi i paraqitur nga paditësi Arben Dervishi nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë cenimin e vendimit nr.1855, datë 13.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Rezulton se, paditësi Arben Dervishi është pronar i një automjetit tip “Benz” dhe më datë 26.11.2007, ndërsa udhëtonte në segmentin rrugor nga Kruja për në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Ura e përroit të Halilit” është goditur nga mjeti motorik që drejtohej nga shtetasi Ferdinand Musteqja, me targë TR 4983C.

Sipas Proces-verbalit të konstatimit të shkeljes, datë 26.11.2007 të Komisariatit të Policisë Rrugore Krujë, mjeti shkaktar i dëmit, ishte pikërisht mjeti i drejtuar nga shtetasi Ferdinand Musteqja dhe aksidenti kishte ndodhur për shkak se nuk ishte respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

Meqenëse mjeti shkaktar i aksidentit ka qenë i siguruar pranë palës së paditur, paditësi i është drejtuar me kërkesë për shpërblimin e dëmit motorik të shkaktuar mjetit në pronësi të tij.

Pala e paditur më datë 16.04.2008 ka refuzuar shpërblimin e demit me argumentin se, nga dokumentacioni i paraqitur, shkaktar i dëmit ishte paditësi.

Në këto kushte, paditësi i është drejtuar gjykatës, duke kërkuar dëmshpërblimin për shkak të aksidentit. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Shkallës së Parë Tirane me vendimin nr.6039, datë 06.07.2009 ka pranuar padinë. Ky vendim është ndryshuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin e saj nr.1855, datë 13.10.2010, duke u rrëzuar padia. Të dyja gjykatat e faktit, kanë dhënë vendime të ndryshme në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes, duke analizuar e vlerësuar në mënyrë të ndryshme, provat e administruara në gjykim.

Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë, ka ushtruar rekurs pala paditëse Arben Dervishi, i cili kërkon prishjen e këtij vendimi dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim, duke pretenduar për shkelje procedurale të kryera në gjykimin e çështjes në gjykatën e apelit.

Në shqyrtim të tërësisë së gjykimit të kësaj çështje, të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve, objektit dhe shkakut të padisë, pretendimeve e prapësimeve të palëve, të vendimeve të gjykatave të faktit, shkaqeve të rekursit, si dhe parashtrimeve në seancë gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se, arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykata e apelit është rrjedhojë e respektimit dhe zbatimit të kërkesave të ligjit material dhe atij procedural.

Ky kolegj evidenton se gjykata e apelit ka zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi, si dhe iu ka dhënë përgjigje të gjitha kërkimeve dhe pretendimeve të palëve të ngritura në gjykim dhe në ankim.

Gjykata e apelit ka bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i K.Pr.C); i ka çmuar ato, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e rrethanave të çështjes duke zgjidhur mosmarrëveshjen konkrete në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi (neni 16 i K.Pr.C).

Ndryshe nga sa pretendohet në rekurs, gjykata e apelit nuk ka kryer shkelje procedurale gjatë gjykimit të çështjes. Sipas germës “b” të nenit 472 të K.Pr.C, kërkohet që nga ana e gjykatës së shkallës së parë dhe ajo e apelit të ketë shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i K.Pr.C).

Në rastin konkret nuk rezulton që, gjykata e apelit, të ketë gjykuar çështjen në mungesë të palëve. Gjykimi në apel është shtyrë dy herë, për mosparaqitje për shkaqe të arsyeshme të përfaqësueses së palës paditur. Për se ancën gjyqësore date 13.10.2010, përfaqësuesi i palës paditëse kishte dijeni, pasi kishte qenë i pranishëm në seancën paraardhëse, prandaj edhe është paraqitur edhe në seancë në momentin që do të shpallej vendimi, pasqyruar ky fakt në proces-verbalet e seancave gjyqësore të datës 22.09.2010 dhe 13.10.2010. Pra, pretendimet e paditësit në rekurs nuk gjejnë pasqyrim në aktet procedurale të dosjes civile.

Nga ana tjetër, vendimi i gjykatës së apelit është marrë duke u bazuar, mbi aktet e gjykimit të shkallës së parë, pasi nuk është riçelur hetimi gjyqësor në gjykimin në apel. Gjykata e apelit si gjykatë fakti, ka marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës së shkallës së parë, mbi ankimin e paraqitur nga pala e paditur dhe në përfundim ka konkluduar se, nga analiza e provave të administruara dhe të nënshtruara debatit gjyqësor në gjykimin në shkallë të parë, paditësi nuk ka arritur të provojë pretendimet e tij.

Në këto kushte, kur gjendet i pabazuar pretendimi për shkelje të rënda të normave procedurale nga gjykata e apelit, nuk ka vend për cenimin e vendimit të saj, i cili duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.C,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1855, datë 13.10.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 11.09.2014

Nr.11243-02582-00-2014 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2645 i Vendimit (454)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga :

Majlinda AndreaKryesues

Mirela FanaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

Admir ThanzaAnëtar

Artan BrociAnëtar

ne seancën gjyqësore të datës 11.09.2014 mori në shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:LIRI KABA (PREZA), XHILDA KOKA (PREZA), SAIR PREZA

I PADITUR:AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE

OBJEKTI I PADISË:

Ndryshimin e vendimit nr.66, datë 28.12.1994 i KKKP Vlorë

me të cilin është vendosur:

1. Të njohë si ish pronar të kësaj prone z.Hysen Beshiri;

a) Të njohë një sipërfaqe trualli prej 7200 m2 në lagjen “Muaradie”

b) Të kompensojë sipërfaqen e truallit prej 5000 m2.

Kthimin fizik të pasurisë së paluajtshme me sipërfaqe trualli prej 7200 m2

në lagjen Muaradie dhe sipërfaqen e truallit prej 5000 m2

trashëgimtareve ligjorë të Hysen Beshiri.

Baza Ligjore: Nenet 154, 156, 32 e 324 të K.Pr.C,

nenet 10, 14,22 të ligjit nr.9235, datë 29.07.2004

“Për kthimin dhe kompensimin e pronës”,

vendimin nr.27, datë 26.05.2010, i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2185 Akti, datë 03.06.2014 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes civile nr.2185 regjistri Themeltar, jashtë juridiksionit gjyqësor.

Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur, e cila ka parashtruar se:

1. Pala paditëse me pretendimin se, gjendja juridike e pronës ka ndryshuar, i është drejtuar ZRKKP Qarku Vlorë për ndryshimin e vendimit të KKKP Vlorë. Me ndryshimet ligjore të ligjit nr.9235/2004, për shkak të suprimimit të zyrave rajonale, dosjet e pashqyrtuara, midis tyre dhe kërkesa e palës paditëse, kanë kaluar në administrim të AKKP.

1. Pala paditëse, pa përfunduar shqyrtimi në AKKP i është drejtuar gjykatës.

1. Pala paditëse nuk paraqiti prova në gjykim të provojë se ka konsumuar rrugën administrative, më parë se t’i drejtohej gjykatës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Guxim Zenelaj, dhe pasi bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Se ankimi i veçantë i paraqitur nga pala e paditur nuk përmban shkaqe ligjore që motivojnë vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Rezulton se, paditësat Liri Kaba (Preza), Xhilda Koka (Preza), Sair Preza me pretendimin se janë trashëgimtarë ligjorë të ish pronarit Hysen Beshiri, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit të KKKP pranë Bashkisë Vlorë nr.66, date 28.12.1994, me të cilin është vendosur:

1. a Të njohë si ish pronar të kësaj prone z. Hysen Beshiri. Të një sipërfaqe trualli prej 7200 m2 në lagjen “Muradie” me kufij përkatës.

1. b të kompensojë sipërfaqen e truallit prej 5000 m2, sipas disponibilitetit që do të ketë komisioni në bazë të nenit 16 të ligjit nr.7698, date 15.04.1993.

Në gjykim nga pala e paditur është kërkuar nxjerrja jashtë juridiksionit gjyqësor të çështjes me pretendimin se, pala paditëse i është drejtuar me të njëjtin kërkim organit administrativ dhe pa ezauruar rrugën administrative i është drejtuar gjykatës, ndërkohë që nuk është rasti kur parashikohet ankim i drejtpërdrejtë në gjykatë.

Pala paditëse ka kërkuar rrëzimin e kërkesës për nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit me pretendimin se, organi administrativ nuk është shprehur për kërkesën e paraqitur brenda afatit ligjor të parashikuar në ligj, prandaj ka lindur e drejta për t’ju drejtuar gjykatës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.2185 Akti, datë 03.06.2014 ka, rrëzuar kërkesën për nxjerrjen e çështjes, jashtë juridiksionit gjyqësor. Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim të veçantë pala e paditur.

Ky Kolegj, vlerëson se, ndryshe nga çfarë pretendohet në ankimin e paraqitur nga pala e paditur, pala paditëse ka ezauruar ankimin administrativ. Pala paditëse ka paraqitur kërkesë pranë ZVRPP Vlorë më datë 14.08.2008 për ndryshimin e vendimit nr.66, datë 28.12.1994 të KKKP Vlorë dhe nga AKKP pa asnjë shkak të ligjshëm deri më datë 05.02.2013 nuk është shprehur në lidhje me kërkesën e paditësve.

Me të drejtë, gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar se, paditësit e kanë ezauruar ankimin administrativ, mungesa e vullnetit të organit administrativ për tu shprehur në lidhje me kërkesën e subjekteve të shpronësuara, që janë trajtuar njëherë nga ky organ administrativ nuk ju heq të drejtën këtyre subjekteve për t’ju drejtuar gjykatës për zgjidhjen e çështjes.

Vetëm nëse, pala paditëse do të bënte ankim drejtpërdrejtë në gjykatë, pa paraqitur më parë ankim pranë AKKP-së, atëherë nuk do kishte ezaurim të rrugës administrative. Por nëse, si në rastin konkret, subjekti ka ndjekur procedurën ligjore të përcaktuar në ligj për ankimin administrativ, pa ju shmangur asaj, prezumohet se ka kryer detyrimin ligjor, e për pasojë rruga administrative quhet e ezauruar.

Pala paditëse në realizimin e të drejtave të pretenduara ka shprehur vullnetin e saj, duke zbatuar detyrimin ligjor për ndjekjen e rrugës administrative, duke paraqitur ankimin ndaj vendimit të KKKP-së pranë AKKP-së. Është ky momenti që konsiderohet se, ka ezauruar rrugën administrative, duke ndjekur një procedurë të qartë ligjore. Ezaurimi i rrugës administrative lidhet gjithnjë me kryerjen e detyrimit ligjor të palës kërkuese dhe jo me qëndrimin që do të mbajë organi administrativ.

Sa më sipër, Kolegji Civil arrin në konkluzionin se, përderisa, gjykatës i ka rezultuar se, jo për faj të paditësve çështja nuk është shqyrtuar nga organi administrativ, atëherë në zbatim të nenit 42 të Kushtetutës, nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, që garantojnë një proces të rregullt ligjor, është e detyruar të shqyrtojë çështjen në themel, duke qenë ajo që ka juridiksionin për shqyrtimin e çështjes.

Prandaj, vendimi nr.2185 Akti, datë 03.06.2014 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i marrë në zbatim të ligjit, duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në nenin 485/a të K.Pr.C

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.2185 Akti, datë 03.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, më 11.09.2014

Nr.11241-00065-00-2011 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2843 i Vendimit (455)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda AndreaKryesues

Mirela FanaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

në datën 11.09.2014, mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11241-00065-00-2011 Regj. Themeltar, që i përket palëve :

PADITËS: MYSLYM NELAJ, përfaqësuar në gjykim nga av. Sajmir Kola.

I PADITUR: KOMPANIA E SIGURIMEVE “EUROSIG” SH.A., përfaqësuar në gjykim nga av. Delo Isufi.

OBJEKTI:

Detyrimin e të paditurit të përmbushë detyrimet

e kontratës individuale të punës si më poshtë:

Të paguajë diferencën e pagës për periudhën 01.09.2008

deri në datë 28.02.2009 prej 70.000 lekë në muaj.

Pagimin e diferencës së pagës për periudhën prej datës 01.03.2009

deri në datë 31.03.2009 prej 88.305 lekë.

Pagimin e pagës prej 170.000 lekë në muaj

për periudhën prej 01.04.2009 deri në datë 01.01.2012

që është afati i vlefshmërisë së kontratës individuale të punës.

Shpërblimin për vjetërsi në punë të barabartë me pagën e tre muajve

për efekt të vjetërsisë në punë mbi gjashtë vjet.

Baza Ligjore: Nenet 31 e 32 të Kodit të Procedurës Civile,

Nenet 656, 662, 690 të Kodit Civil.

Nenet 11, 12, 21, 23/1, 2, 110, 119, 121, 140,

145, 146/1/a, 2, 3 e 155/1 të Kodit të Punës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.9935, datë 26.11.2009, ka vendosur:

“Rrëzimin e kërkesë padisë si të pabazuar në ligj dhe në prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit...”

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1960, datë 27.10.2010, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.9935, datë 26.11.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Kundër vendimit nr.1960, datë 27.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs paditësi Myslym Nelaj, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.1960, datë 27.10.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.9935, datë 26.11.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e rrethit gjyqësor me tjetër trup gjykues, për këto shkaqe:

-Gjykatat nuk kanë përcaktuar drejt natyrën e mosmarrëveshjes në gjykim.

-Vendimet e dy gjykatave dhe arsyetimi i tyre bie ndesh me të gjitha provat e depozituara në dosjen gjyqësore.

-Nga të gjitha aktet që janë depozituar në dosjen gjyqësore rezulton se jemi përpara rastit të zgjidhjes së kontratës së punës nga punëdhënësi në mënyrë të menjëhershme pa shkaqe të arsyeshme, në kundërshtim me ligjin, pasi punëmarrësi nuk ishte dakord për ndryshimin e kushteve të kontratës së punës. Me anë të këtyre kushteve paditësit i ulej rroga dhe pozicioni dhe ai në kuptim të nenit 21 të K.Punës nuk ka pranuar këtë situatë. Menjëherë pas refuzimit nga ana e tij është zgjidhur kontrata e punës duke qenë një zgjidhje pa shkaqe të arsyeshme sipas nenit 146, paragrafi 1/a i Kodit të Punës.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e palës paditëse që kërkoi prishjen e vendimit nr.1960, datë 27.10.2010, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.9935, datë 26.11.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e rrethit gjyqësor me tjetër trup gjykues, përfaqësuesin e palës së paditur që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.1960, datë 27.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë si një vendim i bazuar në ligj dhe prova, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi

V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

1. Paditësi Myslym Nelaj ka qenë punëmarrës pranë palës së paditur Shoqërisë së sigurimeve “Eurosig” sh.a. Fillimisht marrëdhënia e punës mes palëve është rregulluar nga kontrata individuale e punës e datës 02.01.2008. Kjo kontratë ka qenë e lidhur për një afat 4 (katër) vjeçar dhe specifikonte pozicionin e paditësit në cilësinë e Zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Shoqërisë me një pagë prej 170.000 (njëqind e shtatëdhjetë mijë lekë) në muaj.

1. Paditësi Myslym Nelaj ka punuar në detyrën e zv.Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë deri në muajin Gusht 2008 dhe është paguar për të gjithë këtë periudhë me pagën e rënë dakord në kontratë.

1. Në datën 02.09.2008 Këshilli Mbikqyrës i të paditurit me vendimin nr.6 ka miratuar strukturën dhe organigramën e re të të paditurit “Eurosig” sh.a, strukturë sipas së cilës pranë të paditurit nuk do të funksiononte më posti i Zv.Drejtorit të Përgjithshëm, por është shtuar në organikë dhe në strukturë posti i këshilltarit ekonomik, i cili i është ofruar paditësit Myslym Nelaj.

1. Në vijim të propozimit të mësipërm nga ana e palës së paditur, paditësi Myslym Nelaj e ka pranuar ndryshimin e kushteve të kontratës së punës dhe ka vijuar me kryerjen e detyrës së këshilltarit ekonomik prej datës në të cilën është miratuar organigrama dhe struktura e re prej Këshillit Mbikëqyrës deri në muajin Mars 2009. Kjo marrëdhënie e re pune ndërmjet palëve është vërtetuar nga organigrama dhe struktura e miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës si dhe nga listë pagesat përkatëse prej të cilave rezulton se paga e paditësit ka varjuar nga 70.000 në 100.000 lekë, me pagesën më të fundit në vlerën 100.000 lekë.

1. Në muajin Prill 2009 nga i padituri është vendosur hapja e Degës së shoqërisë Tirana-2 siç vërtetohet nga Vendimi nr.3 i datës 01.04.2009 të Këshillit Mbikëqyrës të palës së paditur. Në këtë vendim, ndër të tjera, përcaktohet se paditësi emërohet me detyrën e Drejtorit të Degës me pagë mujore 120.000 lekë.

1. Paditësi me anë të shkresës nr.313 prot., datë 11.04.2009, drejtuar të paditurit, ka kundërshtuar këtë pozicion të ri duke kërkuar rivendosjen në kushtet e kontratës së tij të parë të punës datë 02.01.2008 dhe duke kërkuar mbajtjen e pozicionit të tij sipas asaj kontrate, atë të Zv.Drejtorit të Përgjithshëm.

1. Pala e paditur në përgjigje të kësaj shkrese, ka informuar palën paditëse me shkresën nr.326 prot., datë 14.04.2009, se ndryshimi është bërë si rezultat i pranimit të këtij propozimi nga vetë pala paditëse, për formalizimin e të cilit u nxor pikërisht vendimi nr.3 i datës 01.04.2009 të Këshillit Mbikëqyrës të palës së paditur. Sipas kësaj shkrese, refuzimi i palës paditëse ndaj pozicionit të Drejtorit të Degës, pozicion i cili ishte pranuar prej tij përpara daljes së vendimit të Këshillit Mbikëqyrës, konsiderohet si dorëheqje nga ana e palës paditëse dhe ky i fundit detyrohet të kryejë dorëzimin e detyrës brenda datës 17.04.2009.

1. Pas këtij komunikimi, paditësi Myslym Nelaj, duke pretenduar se i padituri i ka zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën individuale të punës të datës 02.01.2008, i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

8.1. Gjatë gjykimit, pala e paditur Shoqëria “EUROSIG” sh.a., duke prapësuar ka parashtruar faktin se palët kanë ndryshuar me marrëveshje kontratën individuale me afat të caktuar, pasi ka qenë vetë paditësi i cili nuk e ka refuzuar këtë ndryshim dhe ka vazhduar të punojë në cilësinë e Këshilltarit Ekonomik që prej datës 02.09.2008 me pagë më të ulët. Sipas palës së paditur, kjo do të thotë se caktimi në detyrën e re të Drejtorit të Degës nr.2 Tiranë me pagë më të lartë se sa paga e mëparshme në datën 07.04.2009, nuk mund të konsiderohet zgjidhje e kontratës së datës 02.01.2008, pasi kjo kontratë ishte zgjidhur që më parë ndërmjet palëve. Po ashtu, kjo palë ka pretenduar në formën e prapësimit se ka qenë vetë paditësi i cili ka pranuar ofertën e re me pagë më të lartë të Drejtorit të Përgjithshëm dhe pikërisht për këtë shkak është marrë edhe vendimi nr.3, datë 07.04.2009, i Këshillit Mbikëqyrës të palës së paditur.

1. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.9935, datë 26.11.2009 ka vendosur: “Rrëzimin e kërkesë padisë si të pabazuar në ligj dhe në prova. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësit...”

9.1 Gjykata arsyeton se: “...vetë paditësi Myslym Nelaj ka pranuar ndryshimin e kushteve të kontratës së punës si për pozicionin e punës që do të mbante edhe pagën e re të ofruar në përputhje me pozicionin e ri të punës, pra atë të pretenduar prej përfaqësuesit të të paditurit, këshilltar ekonomik, i cili gjen pasqyrim edhe në aktet e dorëzuara në gjykim prej përfaqësuesit të të paditurit “Eurosig” sh.a.. Gjykata vlerëson se fakti që palët në marrëveshje midis tyre, apo në heshtje, ndryshuan kushtet thelbësore të kontratës së punës që kanë të bëjnë me pozicionin e punës dhe pagën, ata njëkohësisht kanë ndryshuar edhe kohëzgjatjen e saj pasi në fund të fundit marrëdhënia e punës është një marrëdhënie besimi reciprok midis punëdhënësit dhe punëmarrësit... ajo kontratë me atë kohëzgjatje dhe pagë ishte për pozicionin e zv/Drejtorit të Përgjithshëm e jo për çdo pozicion në të cilin do të punonte paditësi Mylsym Nelaj pranë të paditurit “Eurosig” sh.a.... Për zgjidhjen e kontratës Gjykata çmon se ajo ka ardhur si rezultat i zgjidhjes së marrëdhënieve të punës prej paditësit Myslym Nelaj në rolin e punëmarrësit e jo prej të paditurit “Eurosig” sh.a në rolin e punëdhënësit e në këto kushte i padituri nuk mund të detyrohet të paguajë dëmshpërblim për zgjidhje të marrëdhënieve të punës...”

1. Mbi ankim të palës paditëse Myslym Nelaj, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1960, datë 27.10.2010, ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë nr.9935, datë 26.11.2009”.

0. Gjykata e Apelit arsyeton se: “...Paditësi në proces nuk ka provuar pretendimin e tij në gjykatë, ndaj me të drejtë i është rrëzuar padia e ngritur...Pretendimi i paditësit në gjykatë është sa i pabazuar aq dhe jo logjik. Ai ka punuar në detyrën e re (atë të këshilltarit ekonomik) nga Shtatori i vitit 2008 deri në Prill 2009 dhe më pas pretendon për ndërprerje të marrëdhënies së punës, kur vetë i ka ndërprerë ato. ..”

1. Kundër vendimit nr.1960, datë 27.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë ka ushtruar rekurs paditësi Myslym Nelaj, me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.1960, datë 27.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr.9935, datë 26.11.2009, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në gjykatën e rrethit gjyqësor me tjetër trup gjykues, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

1. Dispozitat e Kodit të Punës në të cilat është parashikuar:

12.1 Neni 21 “Kontrata e punës mund të lidhet dhe ndryshohet me gojë ose me shkrim. Ajo mund të ndryshohet vetëm në marrëveshje midis palëve...”

12.2 Neni 146/ 1) 3) “1. Zgjidhja e kontratës nga punëdhënësi, konsiderohet pa shkaqe të arsyeshme kur: a. punëmarrësi ka pretendime që rrjedhin nga kontrata e punës; b. punëmarrësi ka përmbushur një detyrim ligjor; c. bëhet për motive të pandashme nga personaliteti i punëmarrësit, por që nuk kanë lidhje legjitime me raportet e punës. Konsiderohen si motive të tilla raca, ngjyra, seksi, mosha, gjendja civile, detyrimet familjare, shtatzënia, besimi fetar, bindjet politike, kombësia, gjendja shoqërore; d. për motive që lidhen me ushtrimin nga punëmarrësi, të një të drejte kushtetuese, por që nuk sjell shkeljen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës; e. bëhet për motive të anëtarësimit ose jo të punëmarrësit në sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose për shkak të pjesëmarrjes së tij në veprimtari sindikale në bazë të ligjit…; …3. Zgjidhja e kontratës pa shkaqe të arsyeshme është e pavlefshme. Punëdhënësi që ka zgjidhur kontratën pa shkaqe të arsyeshme, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim deri në një vit pagë, që i shtohet pagës që ai duhet të marrë gjatë afatit të njoftimit. Për punëmarrësit në administratën publike, kur ka një vendim gjykate të formës së prerë për kthimin në vendin e mëparshëm të punës, punëdhënësi është i detyruar të zbatojë këtë vendim.”

14.3 Neni 149/ 1) 2) “1) Kontrata me afat të caktuar përfundon në fund të kohës së parashikuar, pa zgjidhje paraprake. 2. Kur, mbas përfundimit të afatit të caktuar, kontrata zgjatet në heshtje tej këtij afati, ajo konsiderohet si kontratë me afat të pacaktuar…”

14.4 Neni 153/1“Punëmarrësi ka të drejtën e pagës që do të kish fituar, nëse marrëdhëniet e punës do të kishin përfunduar në fund të afatit të njoftimit të parashikuar në ligj ose me kontratë ose në përfundim të kontratës me afat të caktuar…”

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

1. Se rekursi i paraqitur nga pala paditëse Myslym Nelaj nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.1960, datë 27.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë i cili ka lënë në fuqi vendimin nr.9935, datë 26.11.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, çmon se vendimi nr.1960, datë 27.10.2010, i Gjykatës së Apelit Tiranë është rrjedhojë e respektimit të ligjit procedural dhe material e për këtë shkak duhet të lihet në fuqi. Ky Kolegj vlerëson të theksojë fillimisht se ndryshe nga pretendimet e ngritura në rekurs, në interpretim të nenit 472 të K.Pr.Civile dhe jurisprudencës së konsoliduar të Gjykatës Kushtetuese, në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen rastet e përcaktuara rigorozisht në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale. Ushtrimi i kontrollit rishikues të Gjykatës së Lartë nuk mund të konsistojë në një rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e faktit, për shkak se një rivlerësim i tillë bie ndesh me vetë natyrën e gjykimit në këtë Gjykatë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

1. Për çështjen objekt gjykimi, si Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po ashtu edhe Gjykata e Apelit Tiranë kanë konkluduar se padia e paditësit për kërkimin e dëmshpërblimeve për zgjidhjen e kontratës individuale të punës me afat të caktuar 4 (katër) vjeçar, është e pabazuar në ligj dhe në prova. Në qendër të argumentimit të të dyja gjykatave ka qenë fakti se paditësi me vullnetin e tij të lirë, në marrëveshje me palën e paditur ka vendosur ndryshimin e kushteve thelbësore të asaj kontrate duke pranuar të kryejë një funksion të ri, me një pagë të re, e pikërisht detyrën e Këshilltarit Ekonomik me pagë më të ulët se paga e përcaktuar në kontratën e mëparshme individuale të punës. Kjo marrëdhënie e re pune mes palëve nuk është kundërshtuar në asnjë moment prej palës paditëse, përkundrazi me anë të miratimit të strukturës së re të punëdhënësit, siç ka rezultuar e provuar me prova shkresore, si dhe me veprimet konkludente të vetë paditësit, është pranuar vazhdimësia e marrëdhënies së re të punës ndërmjet palëve.

1. Kolegji Civil vlerëson të theksojë se, konkluzioni i mësipërm në të cilin është arritur nga gjykata e apelit dhe gjykata e rrethit gjyqësor, është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit. Konkretisht, neni 21 i Kodit të Punës garanton mundësinë e ndryshimit të kushteve thelbësore të marrëdhënies së punës me marrëveshje ndërmjet palëve. Ashtu sikurse ka rezultuar e provuar, palët në marrëveshje ndërmjet tyre kanë rënë dakord të ndryshojnë kushtet e kontratës së datës 02.01.2008 duke ndryshuar pozicionin e punës dhe pagën respektive. Për më tepër, mospërcaktimi në mënyrë eksplicite i një afati për marrëdhënien e re të punës ndërmjet palëve, e shndërron këtë marrëdhënie pune në një marrëdhënie pa afat të përcaktuar.

1. Ky Kolegj vlerëson gjithashtu se, sikurse ka rezultuar e provuar nga gjykatat e faktit, momenti kur është zgjidhur kontrata punës me afat të përcaktuar e lidhur ndërmjet palëve ka qenë pikërisht momenti i pranimit të vullnetshëm prej paditësit në shtator të vitit 2008, i detyrës së Këshilltarit Ekonomik pranë palës së paditur, detyrë kjo funksionalisht dhe financiarisht e ndryshme nga detyra e përcaktuar në kontratën e parë të punës së paditësit. Ndryshimi në muajin Prill të vitit 2009, pra rreth 8 muaj më vonë, i detyrës së paditësit nga pozicioni i Këshilltarit Ekonomik në pozicionin e Drejtorit të Degës me pagë më të lartë, nuk përbën zgjidhje të kontratës individuale të punës me afat të caktuar të datës 02.01.2008 nga ana e punëdhënësit, pasi kjo kontratë ka qenë e zgjidhur me vullnetin e palëve që në muajin shtator të vitit 2008.

1. Kolegji çmon të theksojë se, pikërisht për shkak të faktit të provuar se zgjidhja e kontratës individuale të punës së datës 02.01.2008 ka ndodhur me marrëveshje të palëve në muajin shtator të vitit 2008, si caktimi i paditësit në detyrën e Drejtorit të Degës në Prill të vitit 2009, po ashtu edhe refuzimi i tij për të kryer këtë detyrë, nuk mund të përbëjnë zgjidhje të një marrëdhënieje pune që kishte përfunduar kohë më parë me vullnetin e të dyja palëve. Maksimalisht, një ofertë e re pune, e cila refuzohet prej njërës prej palëve, përbën zgjidhje të marrëdhënies më të fundit të punës ndërmjet tyre, c`ka në rastin konkret ka qenë marrëdhënia e punës e paditësit me kohëzgjatje të pacaktuar në pozicionin e Këshilltarit Ekonomik.

1. Ashtu siç ka rezultuar e provuar në gjykim, paditësi si në kërkesëpadinë e tij, por edhe në pretendimet e ngritura përpara gjykatave të faktit, ka kërkuar që gjykata të disponojë sipas nenit 155/1 të Kodit të Punës duke detyruar punëdhënësin të paguajë pagat që do të ishin fituar deri në fund të afatit të kontratës. Një pretendim i tillë, do të mund të qëndronte vetëm nëse kontrata e fundit e punës mes palëve e zgjidhur pa shkak të justifikuar prej punëdhënësit, do të kish qenë kontrata me afat të caktuar dhe jo kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar sikurse dhe rasti objekt gjykimi. Në kushtet kur pala paditëse ka pretenduar qartazi vetëm dëmshpërblimet për zgjidhjen e kontratës me afat të caktuar, e cila ishte zgjidhur tashmë me vullnet të të dyja palëve, në mungesë të kërkimeve të tjera prej paditësit, të dy gjykatat e faktit me të drejtë kanë vendosur rrëzimin e padisë, duke respektuar plotësisht nenin 28 të Kodit të Procedurës Civile, sipas të cilit “Gjykata duhet të shprehet për të gjitha kërkesat që parashtrohen në padi, pa i kaluar kufijtë̈ e saj…”

1. Bazuar në argumentimin e mësipërm, ky Kolegj vlerëson se, si Gjykata e Apelit Tiranë, po ashtu edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë identifikuar saktë të drejtën që paditësi ka kërkuar të mbrojë, e pikërisht kërkimin e dëmshpërblimeve për zgjidhjen e kontratës së tij të punës së datës 02.01.2008, ashtu sikurse është kërkuar e pretenduar prej tij në mënyrë të përsëritur përgjatë gjithë procesit gjyqësor. Në të tilla rrethana, gjykatat me të drejtë kanë zgjidhur çështjen konform shkakut që evidentohet nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, ku ka rezultuar se nuk ekziston lidhja midis fakteve që pretendohen prej paditësit se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ai pretendon se i janë cenuar.

1. Në këto kushte, Kolegji Civil çmon se drejt ka vepruar Gjykata e Apelit Tiranë kur ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi rrëzimin e padisë së paditësit Myslym Nelaj, si të pabazuar në ligj dhe në prova.

1. Në analizë të sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.1960, datë 27.10.2010, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në bazë të nenit 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.1960, datë 27.10.2010 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë, më 11.09.2014.

Nr.11243-02199-00-2010 i Regj. Themeltar

Nr.00-2014-2842 i Vendimit (456)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda AndreaKryesuese

Mirela FanaAnëtare

Guxim ZenelajAnëtar

në datën 11.09.2014 mori në shqyrtim në seancën gjyqësore çështjen civile nr.11243-02199-00-2010 Regj. Themeltar, që i përket palëve:

PADITËS: YLLI SHEHU, përfaqësuar nga av. Idajet Çelaj.

I PADITUR: DHIMTËR GUÇAJ, përfaqësuar nga av. Lazer Sokoli.

OBJEKT:

Kthim shume të rrjedhur nga kontrata.

Baza Ligjore: Neni 32/b K.Pr.C,

neni 659 K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.395, datë 18.02.2008, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë së Ylli Shehaj kundër të paditurit Dhimitër Guxaj me objekt: Detyrimin e të paditurit që të përmbushë detyrimin që rrjedh nga kontrata për shumën 4.2 milion lekë si të pa mbështetur në ligj e prova.”

Gjykata e Apelit Vlorë me vendim nr.610, datë 16.06.2010, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.395, datë 18.02.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Pranimin e padisë së paditësit Ylli Shehu. Detyrimin e të paditurit Dhimitër Guxaj t’i kthejë paditësit Ylli Shehu shumën 4.228.160 lekë.”

Kundër vendimit nr.610, datë 16.06.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur Dhimitër Guçaj me anë të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.610, datë 16.06.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.395, datë 18.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për këto shkaqe:

1. Vendimi i gjykatës së apelit është i gabuar pasi nuk është rrjedhojë e një gjykimi objektiv, rrjedhojë e një vlerësimi të drejtë të provave të administruara në gjykimin e çështjes në shkallë të parë.

1. Paditësi fillimisht është paraqitur në marrëdhënie me të paditurin si huadhënës për shumën 11.600.000 lekë (sipas padisë të ngritur fillimisht) bazuar në nenin 1050 të K.Civil.

1. Arsyetimi i vendimit është bërë në mënyrë të njëanshme në favor të palës paditëse duke vlerësuar si kontratë bashkëpunimi të lidhur me gojë mes paditësit dhe të paditurit kur në fakt aktiviteti prodhues i paditësit nuk ka asnjë lidhje me të paditurit Dhimitër Guçaj. Ky i fundit është paraqitur si blerës i prodhimeve kundrejt çmimit dhe nuk ka asnjë provë të bashkëpunimit në investim siç arsyeton gjykata e apelit në vendim.

1. Akti ekspertimit që gjykata e apelit e mbivlerëson është realizuar mbi bazën e dokumenteve të njëanshme të paraqitur nga paditësi të pa firmosura nga i padituri të cilët nuk paraqesin një gjendje bashkëpunimi mes paditësit dhe të paditurit.

1. Gjykata Apelit i referon nenit 80 të K.C me arsyetimin se veprimi juridik mund të lidhet edhe me gojë, por ka lënë faktin që pala paditëse zhvillonte aktivitet të paligjshëm prodhues me nënproduktet e qumështit nga njëra anë dhe se marrëveshja me gojë mes palëve ka qenë vetëm që paditësi të blinte prodhimin kundrejt çmimit të tregut.

1. Gjykata apelit ka gabuar kur shprehet për ndryshimin e vendimit nr.395, datë 18.02.2007, kur në fakt vendimi nr.395 mban datën 18.02.2008, pra shtrohet pyetja se cili është vendimi i ndryshuar?

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relacionin e gjyqtares Mirela Fana, përfaqësuesin e palës së paditur av. L.Sokoli i cili kërkoi prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor përfaqësuesin e palës paditëse av.I.Çelaj i cili kërkoi lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së apelit, si diskutoi e analizoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

Rrethanat e Faktit

1. Paditësi Ylli Shehu dhe i padituri Dhimiter Guçaj janë njohur në vitin 2003, ku paditësi është vënë në dijeni se pala e paditur merrej me aktivitet privat në fushën e prodhimit dhe tregtimit të produkteve të qumështit në baxhot e Libofshës në Fier dhe të Ramicës në Vlorë, tashmë të kufizuar për shkak të mungesës së fondeve.

1. Pala paditëse Ylli Shehu i ka propozuar palës së paditur Dhimtër Guçaj për mundësi bashkëpunimi, për rindërtimin e baxhove, si dhe për blerjen e qumështit e nënprodukteve të tij përkundrejt 10% të fitimit dhe shumën e investuar.

1. Palët ndërgjyqëse, nga data 23.12.2003, deri në gusht të vitit 2004 rezulton se kanë investuar në punishte 1.160.000 lekë, dhe i padituri Dhimitër Guçaj i ka kthyer paditësit 7,4 milion lekë dhe mbas datës 17.08.2004 është ndërprerë kthimi i fitimit dhe fitimi i pritshëm.

1. Paditësi Ylli Shehu me pretendimin se pala e paditur nuk ka përmbushur detyrimin kontraktor në shumën prej 4.2 milion lekë i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë me kërkesë padinë objekt gjykimi.

1. Pala e paditur Dhimitër Guçaj duke prapësuar ka parashtruar faktin se midis palëve ndërgjyqëse nuk ka pasur një kontratë të shkruar, marrëdhënia e tyre ka qenë marrëdhënie shit-blerje mbi bazën e kostos të prodhimit, ka kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë.

1. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.395, datë 18.02.2008, ka vendosur rrëzimin e padisë së Ylli Shehaj kundër të paditurit Dhimitër Guçaj me objekt: Detyrimin e të paditurit që të përmbushë detyrimin që rrjedh nga kontrata për shumën 4.2 milion lekë si të pambështetur në ligj e prova.

5. Gjykata arsyeton se:”...paditësi në gjykim nuk paraqiti asnjë kontratë të lidhur midis tij dhe të paditurit... pa patur kontratë për një aktivitet të tillë as mund të krijosh as të ndryshosh dhe as të shuash një marrëdhënie juridike.. gjykata nuk konstaton përmbajtjen e kontratës kur ajo nuk ekziston dhe për më tepër që të jetë brenda kufijve të legjislacionit në fuqi.. provat e paraqitura nga paditësi nuk janë sipas kërkesave të ligjit pasi ato janë të njëanshme të pakontabilizuara... dhe të firmosura nga llogaritësi ose arkëtari..”.

1. Mbi ankim të palës paditëse Ylli Shehu, Gjykata e Apelit Vlorë me vendim nr.610, datë 16.06.2010 ka vendosur ndryshimin e vendimit nr.395, datë 18.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt: Pranimin e padisë së paditësit Ylli Shehu. Detyrimin e të paditurit Dhimitër Guxaj t’i kthejë paditësit Ylli Shehu shumën 4.228.160 lekë.

6. Gjykata arsyeton se: “...sipas nenit 80 të K.Civil veprimi juridik pra edhe kontrata mund të kryhet me shkrim me gojë dhe çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit. Në rastin konkret palët kanë lidhur një kontratë bashkëpunimi në investim me gojë.. lidhja e të cilës ka dalë e provuar me shumë prova shkresore dhe dëshmitarë.. eksperti i thirrur nga gjykata pasi ka analizuar të gjitha provat shkresore me karakter financiar.. ka konstatuar se megjithëse dokumentat e paraqitura nga palët nuk janë dokumenta të mirëfillta financiare ato janë të gjitha të nënshkruara nga arkëtari ose llogaritari dhe nga paditësi Ylli Shehu. Madje eksperti ka parë nga afër edhe të dy baxhot objekt bashkëpunimi.. ka konkluduar se shuma për tu arkëtuar.. është 4.228.160 lekë...”

1. Kundër vendimit nr.610, datë 16.06.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë ka paraqitur rekurs pala e paditur Dhimitër Guçaj me anë të të cilit kërkon prishjen e vendimit nr.610, datë 16.06.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.395, datë 18.02.2008 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për shkaqet e përmendura në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

LIGJI I ZBATUESHËM

1. Dispozitat e Kodit Civil

8. Në nenin 79 të Kodit Civil është parashikuar shprehimisht: "Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile".

8. Neni 80 në të cilin parashikohet se: “Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me gojë dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit”.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË VLERËSON

1. Se, rekursi i paraqitur nga pala e paditur Dhimitër Guçaj nuk përmban shkaqe nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile që motivojnë cenimin e vendimit nr.610, datë 16.06.2010 të Gjykatës së Apelit Vlorë me anë të të cilit është ndryshuar vendimi nr.395, datë 18.02.2008, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë duke u pranuar kërkesë padia si e pabazuar në ligj e në prova.

1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.610, datë 16.06.2010, i Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e zbatimit të drejtë të ligjit material e procedural dhe për këtë shkak duhet të lihet në fuqi.

1. Ky Kolegj vlerëson të theksojë se, rekursi, si mjet për rishikimin e vendimeve, ushtrohet vetëm për gabime të ndryshme të shkeljes së ligjit. Gjatë gjykimit, kolegji rishikon gjykimin e bërë mbi çështjet e së drejtës, por ai nuk mund të interpretojë faktet e çështjes, sepse është i detyruar t’i konsiderojë ato të mirëqena ashtu siç janë vërtetuar, përshkruar e pranuar në vendimin e kundërshtuar. Nxjerrja e konkluzionit për provat në të kundërt me vlerësimin e dy gjykatave të shkallëve më të ulta nuk pajtohet me natyrën e gjykimit në Gjykatën e Lartë. (Vendimi nr.32, datë 28.12.2009; Vendimi nr.17, datë 30.04.2007 i Gjykatës Kushtetuese).

11. Kështu siç ka rezultuar e provuar në gjykimet e zhvilluar nga gjykatat e faktit, mbi propozimin e palës së paditëse Ylli Shehu për bashkëpunim, lidhur me rindërtimin e baxhove, si dhe blerjen e qumështit e nënprodukteve të tij përkundrejt 10% të fitimit dhe shumën e investuar, prej 1.160.000 lekë, pala e paditur Dhimtër Guçaj duke pranuar i ka dhënë palës paditëse shumën prej 7.4 milion lekë.

11. Pala paditëse Ylli Shehu me pretendimin se pala e paditur Dhimtër Guçaj nuk i ka kthyer shumën prej 4.2 milion lekë i është drejtuar gjykatës së rrethit gjyqësor me kërkesë padi duke kërkuar kthim shume.

11. Gjatë gjykimit, pala e paditur Dhimitër Guçaj duke prapësuar ka parashtruar faktin se midis palëve ndërgjyëse nuk ka pasur një kontratë të shkruar, marrëdhënia e tyre ka qenë marrëdhënie shit-blerje mbi bazën e kostos të prodhimit ka kërkuar rrëzimin e kërkesë padisë.

11. Gjykata e Rrethi Gjyqësor Vlorë, në përfundim të hetimit gjyqësor, duke rrëzuar kërkesë padinë ka mbajtur qëndrimin se në kuptim të neneve 660 e vijues të Kodit të Civil pala paditëse nuk ka paraqitur asnjë kontratë të lidhur me palën e paditur për të përcaktuar të drejtat dhe detyrimet reciproke.

11. Mbi ankim të palës paditëse Ylli Shehu, gjykata e apelit në ndryshimin e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor dhe pranimin e kërkesë padisë ka mbajtur qëndrimin se në kuptim e interpretim të nenit 80 të Kodit Civil kontrata mund të kryhet me shkrim me gojë dhe çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit. Në rastin konkret palët kanë lidhur një kontratë bashkëpunimi në investim me gojë e provuar me shumë prova shkresore, dëshmitarë dhe në mbështetje të aktit të ekspertimit pala e paditur duhet t’i kthejë palës paditëse shumë prej 4.228.160 lekë.

1. Kolegji Civil vlerëson të drejtë konkluzionet e gjykatës së apelit në kushtet kur me anë të provave të administruara gjatë procesit gjyqësor, në zbatim të parimit të përgjithshëm të sistemit model të kontratave, atë të lirisë së formave, kontratat mund të realizohen që nga deklarimet e shprehura deri në kontratat e heshtura, është provuar me veprime konkludente dhe akte të tjera shkresore vullneti i palëve ndërgjyqëse për të hyrë në një marrëdhënie detyrimi në formën e investimit të përbashkët.

1. Kështu, Ky Kolegj konstaton se, në ndryshim me sa pretendohet në rekurs nga pala e paditur Dhimtër Guçaj, nga Gjykata e Apelit Vlorë në përfundim të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin (neni 14 i K.Pr.Civile), është bërë një cilësim i saktë i fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi (neni 16 i K.Pr.Civile), ku ka rezultuar e provuar se vetë pala e paditur ka pranuar propozimin e palës paditëse mbi investimin e shumës prej 1.160.000 lekë, duke i kthyer kësaj të fundit shumën prej 7.4 milion.

1. Për sa më sipër, në kushtet kur është vërtetuar se midis palëve ka ekzistuar një marrëdhënie detyrimi, në formën e marrëveshjes për investim, në zbatim të nenit 224/a të K.Pr.Civile me të drejtë nga gjykata e apelit është marrë mendimi i ekspertit mbi dhënien përgjigje pretendimeve të palëve ndërgjyqëse mbi përcaktimin e vlerës së investimit të kthyer dhe diferencën së mbetur për tu shlyer nga pala e paditur.

1. Kolegji Civil vlerëson se pretendimet e parashtruara në rekurs nga pala e paditur Dhimtër Guçaj mbi cenueshmërinë e vendimit të gjykatës së apelit, lidhen kryesisht me analizën dhe vlerësimin e aktit të ekspertimit, kompetencë kjo vetëm e gjykatave të faktit.

1. Për rastin objekt gjykimi, Kolegji Civil evidenton se në rekurs nuk parashtrohen argumenta lidhur me mënyrën e marrjes dhe vlerësimit të kësaj prove, aktit të ekspertimit, i cili rezulton të jetë kryer në përputhje me kërkesat procedurale të nenit 224/a të K.Pr.Civile, duke u lënë mundësinë palëve të shprehim mendimet dhe pyetjet përkatëse përsa është shtruar për mendim.

1. Për më tepër, ky Kolegj konstaton se edhe pretendimet e tjera të paraqitura në rekurs nga pala e paditur nuk përben asnjë nga shkaqet e kërkuara nga neni 472 i Kodit të Procedurës Civile, dhe për rrjedhojë nuk duhen pranuar.

1. Sa më sipër, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se vendimi nr.610, datë 16.06.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë është rrjedhojë e respektimit të ligjit material dhe procedural, e për këtë shkak ai duhet të lihet në fuqi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, mbështetur në Nenin 485/a të K.Pr.Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.610, datë 16.06.2010, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 11.09.2014.

Nr.11243-02395-00-2011 i Regj.Themeltar

Nr.00-2014-2925 i Vendimit (457)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 11.09.2014, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS:AVRAM ZOTO, në mungesë

TË PADITUR:ÇEZ SHPËRNDARJE, në mungesë

OBJEKTI:

Pavlefshmëri e titullit ekzekutiv

“Fature tatimore shitje energjie” në emrin tim.

Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, me vendimin nr.75, datë 18.03.2011, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë te faturës së shitjes së energjisë elektrike të paditësit Avram Zoto, për muajin Nëntor 2010, me nr.serie 0064477354 që i korrespondon kontratës nr.H-24844, për zërin e detyrimit “energji e pamatur”, prej 20.000.00 kw/h në vlerën 307.732.80 (treqind e shtatë mijë e tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë) lekë, (256.444.00) lekë konsumi kw/h dhe 51.288.80 lekë TVSH.”

Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.309, datë 30.06.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.75, datë 18.03.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet si më poshtë:

Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

Pavlefshmërinë e pjesshme të titullit ekzekutiv për energjinë e llogaritur pa paguar për 4 muaj që kam shumën 13.880 kw/h (Janar-Maj 2010)

Detyrimin e paditësit t’i paguajë palës së paditur 17.124 kw në shumën 208.912 lekë.”

Kundër vendimit të mësipërm ka ushtruar rekurs paditësi Avram Zoto, i cili kërkon prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë, duke parashtruar shkaqet e mëposhtme:· Pala e paditur ÇEZ nuk ka asnjë të drejtë ligjore të më faturojë mua palës paditëse në faturën mujore të energjisë, një sasi energjie si “energji të pamatur” kur konstatohet se sistemi i matjes është jashtë funksionit, sepse ky faturim vjen në kundërshtim me ligjin nr.9072/2003 të ndryshuar me ligjin nr.9913/2008, vendimin nr.90, datë 15.11.2010 të ERE lidhur me moszbatimin nga ana e ÇEZ të vendimeve të ERE, i cili thotë në pikën 2: “Të gjitha faturimet e kryera nga ana e ÇEZ ndaj klientëve familjarë dhe jo familjarë, me emërtimin “dëm ekonomik” apo “Energji e pamatur” pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.9997, datë 22.09.2008, janë të paligjshme”.· Në të dy shkallët e gjykimit pala e paditur nuk mundi të vërtetojë faktin se unë si paditës isha fajtor për parregullsinë e matësit, pasi matësi ndodhet në katin e parë (dyqan) dhe disponohet nga vëllai im. Unë aktivitetin e zhvilloj në katin e dytë.· Kam qenë i rregullt, që në vitin 2002 kur unë kam lidhur kontratën me KESH, e cila është e vetmja kontratë që kam dhe nuk është bërë asnjë rinovim kontrate që të kenë ndryshuar kushtet e saj.· Si gjykata e apelit ashtu edhe pala e paditur në çdo sqarim apo interpretim i referohen kontratës individuale model të ÇEZ dhe jo kontratës që unë disponoj nga viti 2002.· Llogaritja nga ana e ÇEZ për faturimin e energjisë elektrike të pamatur është bërë në bazë të kapacitetit të matësit dhe jo në bazë të fuqisë së instaluar.· Llogaritja e pagesës për 8 muaj kundrejt ÇEZ është bërë në mënyrë abuzive duke lënë konsumatorin të pambrojtur, sepse përveç pagesës në fakt për vitin 2010, që është 204.370 lekë, nga ana e konsumatorit duhet të paguhet dubël edhe 270.840 lekë.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Paditësi ka paraqitur padi në gjykatë duke kërkuar pavlefshmërinë e titullit ekzekutiv faturës së energjisë elektrike lëshuar në nëntor të vitit 2010, pasi me këtë akt paditësit i është faturuar për t’u paguar veç konsumit dhe një dëm ekonomik si energji e pamatur 20.000 kw për periudhën 20.10.2010-08.11.2010.

2. Paditësi Avran Zoto me palën e paditur ÇEZ ka lidhur një kontrate furnizimi të energjisë elektrike dhe ka qenë paguar rregullisht energjinë e konsumuar.

3. Me datën 05.11.2010 në matësin e paditësit është ushtruar një kontroll nga inspektorët e palës së paditur. Nga kontrolli i kryer në matësin 3-fazor ka rezultuar se vula e boksit dhe e morseterisë kanë qenë të këputura. Aparati matës është fotografuar në gjendjen që është gjetur në prezencë të abonentit, i cili ka refuzuar të firmosë procesverbalin.

4. Për cenim të aparatit matës, paditësi është ngarkuar me pagimin e dëmit ekonomik që përfaqëson sipas CEZ, energji elektrike të konsumuar, por të pamatur.

5. Paditësi pretendon se nuk ka cenuar aparatin matës dhe për këtë ka bërë ankim administrativ pranë palës së paditur, e cila me shkresën datë 20.01.2011 ka vënë në dijeni paditësin se: “matësi juaj ka qenë jashtë kushteve teknike dhe për këtë është llogaritur energjia e pamatur”.

6. Ndërsa pala e paditur, ka pretenduar ndër të tjera se: - Në aparatin matës të paditësit janë gjetur të dëmtuara vula e boksit dhe e morseterisë, të cilat janë elementet kryesor të aparatit matës dhe mungesa e tyre bën që aparati matës të konsiderohet jashtë kushteve teknike, e për pasojë nuk është bërë faturimi i rregullt i energjisë elektrike; - Paditësi ka bërë ndërhyrje të qëllimshme tek matësi për të përfituar në mënyrë të padrejtë energji elektrike, prandaj furnizuesi në këto raste fluksin e energjisë së pamatur do ta llogarisë si dëm ekonomik bazuar në Kodin e Matjes; - Pavarësisht vendimit nr.90, datë 15.11.2010, në pikën 2 ku citohet se faturimet me emërtimin “dëm ekonomik” apo “energji e pamatur” janë të paligjshme me vendimin nr.94, datë 01.12.2010, Bordi i Komisioneve të ERE vendosi në pikën 2 të vendimit nr.90, datë 15.11.2010, të bëhet një ndryshim duke shtuar fjalët “Për ato raste kur nuk aplikohet në zbatim të pikës IV 9 të Kodit të Matjes”. Në zbatim të Kodit të Matjes është bërë përllogaritja e dëmit ekonomik.

7. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, me vendimin nr.75, datë 18.03.2011, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë.

Konstatimin e pavlefshmërisë të faturës së shitjes së energjisë elektrike të paditësit Avram Zoto, për muajin nëntor 2010, me nr.serie 0064477354 që i korrespondon kontratës nr.H-24844, për zërin e detyrimit “energji e pamatur”, prej 20.000.00 kw/h në vlerën 307.732.80 (treqind e shtatë mijë e tridhjetë e dy pikë tetëdhjetë) lekë, (256.444.00) lekë konsumi kw/h dhe 51.288.80 lekë TVSH.”

7.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “Pala e paditur nuk ka asnjë të drejtë ligjore të faturojë, palës paditëse në faturën mujore të energjisë elektrike një sasi energjie si “energji e pamatur” kur konstatohet se, sistemi i matjes është jo funksional. Kjo e drejtë i është hequr palës së paditur me ndryshimet që i janë bërë ligjit nr.9072, datë 22.05.2003 “Për energjisë elektrike” në vitin 2008 ...

Neni 46/1 ... (ku) janë parashikuar kundravajtjet administrative të cenimit të sistemit matës të energjisë elektrike ... është shfuqizuar me ligjin nr.9997, datë 22.09.2008 .... Pas shfuqizimit të nenit 46/1 ... palës së paditur i është hequr e drejta e sanksionimit të klientëve për kundërvajtjet administrative të cenimit të matësit ashtu edhe përcaktimi dhe detyrimi i klientëve për pagimin e dëmit ekonomik që ka ardhur si pasojë e këtij cenimi. Në këto kushte sasia e energjisë elektrike që i është faturuar paditësit me faturën e energjisë elektrike të nëntorit 2010 me ternim “energji e pamatur”, nuk përmban asnjë bazë ligjore të përcaktuar në faturë, por ajo është quajtur si “sasi energjie e pamatur si masë administrative për kundërvajtjet administrative dhe/ose rasteve te tjera të përcaktuara me aktet ligjore dhe nënligjore”. ...ky përkufizim nuk legjitimon palën e paditur, që të faturojë në faturën e energjisë elektrike dëm ekonomik në një kohë kur legjislacioni që parashikonte sanksionin e kundërvajtjes, për shpërblimin e dëmit është shfuqizuar. I padituri ...nuk mund ... t’u kërkojë konsumatorëve...të shpërblejnë dëmin ekonomik të përcaktuar nga ai. ... një veprim i tillë.... do t’i hapte rrugën një praktike abuzive dhe arbitrare ...

Gjykata çmon se në kushtet e mungesës së një legjislacioni të posaçëm që ligjëron të paditurin për të përllogaritur dhe sanksionuar dëmin ekonomik të pretenduar që i është shkaktuar nga veprimet e palës paditëse, i padituri duhet që të konstatoje faktin e shkaktimit të demit dhe t’i drejtohet gjykatës me padi për të detyruar shkaktarin e dëmit që të dëmshpërblejë dëmin jashtëkontraktore të shkaktuar atij. ... faturimi i një sasie energjie elektrike me termin “energji e pamatur” në mënyrë të njëanshme nga i padituri është i kundërligjshëm. ...

Pala e paditur nuk arriti të provojë faktin se matësi elektrik ishte dëmtuar nga paditësi dhe se detyrimi ligjor për ruajtjen e matësit elektrik nga dëmtimi ishte pikërisht i paditësit, duke patur parasysh edhe vendin ku ishte vendosur matësi elektrik. ...

Pala e paditur nuk përcaktoi ... mbi bazën e kujt vendimi të ERE ka nxjerrë formulën e matjes dhe llogaritjes së “dëmit ekonomik” në formën e energjisë së pamatur. ...

Pretendimi i palës së paditur ... me Vendimin nr.90, datë 15.11.2010 ... nuk qëndron pasi gjykata çmon se nuk jemi përpara parashikimeve të pikës IV.9 të Kodit të Matjes. Kjo sepse pala e paditur në faturën ... në emër të paditësit nuk i është referuar pasaktësive në matjet e bëra apo gabimit në matje por ka pretenduar se paditësi qëllimisht ka dëmtuar matësin për të përfituar padrejtësisht energji elektrike, gjë për të cilën normalisht duhej të kishte bërë edhe kallëzim penal por që nuk rezultoi që ta ketë bërë.”

8. Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin nr.309, datë 30.06.2011, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.5, datë 18.03.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet si më poshtë:

· Pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë.

· Pavlefshmërinë e pjesshme të titullit ekzekutiv për energjinë e llogaritur pa paguar për 4 muaj që kam shumën 13.880 kw/h (Janar-Maj 2010)

· Detyrimin e paditësit t’i paguajë palës së paditur 17.124 kw në shumën 208.912 lekë.”

8.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata arriti duke arsyetuar (ndër të tjera) se: “...Vendimi nr.90, datë 15.11.2010 i ERE është ndryshuar me vendimin nr.94 datë 01.12.2010, po të ERE, sipas të cilit në pikën 2 të vendimit nr.90, datë 15.11.2010, bëhet një ndryshim duke shtuar pas fjalëve “Energji e pamatur” shprehjen si më poshtë: “Për ato raste kur nuk aplikohet në zbatim të pikës IV të Kodit të Matjes”.

Në pikën 8.1 pika I të kontratës është përcaktuar se “në rastet e vërtetimit të marrjes së energjisë në mënyrë të parregullt prej abonentit, furnizuesi këtë fluks energjie të pamatur do ta llogarisë dëmin ekonomik që i është shkaktuar bazuar në vendimet e ERE nr.41/2008”.

Sipas ligjit nr.9072/2003 “Për sektorin e energjisë elektrike”, Kodit të Matjes dhe kontratës individuale, në vartësi të vendndodhjes së matësit, përcaktohet përgjegjësia për ruajtjen e mirëmbajtjen e tij. Kur matësi ndodhet brenda kufirit te pronësisë siç është edhe rasti konkret, përgjegjësia është e konsumatorit.

Provohet se aparati matës është i vendosur në faqen e murit të godinës ku ushtron aktivitetin privat paditësi. Fakti se aparati ndodhej i vendosur në katin e parë dhe aktiviteti kryhej nga paditësi në katin e dytë, nuk mund të bëjë jo përgjegjës paditësin. ...

Fakti q