· Web viewMidis paditesit dhe pales se paditur eshte lidhur nje kontrate porosie me 01.09.1999...

464
ÇËSHTJE CIVILE 1

Transcript of  · Web viewMidis paditesit dhe pales se paditur eshte lidhur nje kontrate porosie me 01.09.1999...

ÇËSHTJE CIVILE

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryetar

Bashkim Caka

Anëtar

Artan Hoxha Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Kristaq Ngjela

Anëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Tefta Zaka

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.7 qe i perket:

PADITËS:

Ruta Frok Prenga, datl.1932 banuese ne Lezhe perfaqesuar ne gjykim nga av. Zef Pjeter Brozi

I PADITUR:

Zef Gjon Miloti, datl.1949, banues ne Laç

OBJEKTI I PADISË:

Pavlefshmeri kontrate dhurimi.

Gjykata e Rrethit Mirdite,, me vendimin e saj nr.132, date 04.09.2001, ka vendosur:

Shpalljen e moskompetences tokesore dhe kalimin e akteve Gjykates kompetente te Rrethit Kurbin.

Kunder vendimit ka paraqitur rekurs paditesja e cila pretendon se:

· Ne baze te nenit 45 dhe 46 te Kodit te Procedures Civile gjykimi duhet te behet nga gjykata e rrethit ku ndodhet pasuria.

· Eshte shkelur norma proceduriale pasi seanca gjyqesore kishte filluar.

· Ne keto kushte kerkon prishjen e vendimit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetarit Agron Lamaj, perfaqesuesin e paditeses i cili kerkoi prishjen e vendimit dhe gjykimin e ceshtjes nga Gjykata e Rrethit Mirdite, si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Se vendimi i Gjykates se Rrethit Mirdite per zbatim te gabuar te normave proceduriale duhet te prishet dhe ceshtja t’i dergohet per gjykim gjykates se rrethit gjyqesor Mirdite, si gjykate kompetente.

Nga materialet e ndodhura ne dosje gjyqesore rezulton se paditesja nisur nga fakti se prova ndodhet ne territorin e gjykates se rrethit gjyqesor Mirdite i eshte drejtuar me padi kesaj gjykate.

Pjesemarresit ne proces kane lidhur ne vitin 1996 nje kontrate dhurimi, e cila i referohet nje prone te ndodhur ne rrethin Mirdite. Ne kete rast paditesja ka zgjedhur si gjykate kompetente ate te rrethit gjyqesor Mirdite. Ne kete drejtim paditesja i referohet nenit 45 te K.Pr.Civile. Rregullimi i kompetences tokesore eshte parashikuar ne nenet 42 e vijues te K.Pr.Civile. Parimi i pergjithshem procedurial eshte se padia ngrihet ne gjykaten e vendit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin e tij (neni 42 paragrafi 1) te Kodit te Procedures Civile. Ne kete kuptim gjykimi do te behej ne vendin e banimit te te paditurit. Kuptimi i gjykates kompetente eshte i lidhur me zgjidhjen e drejte te mosmarreveshjes dhe me pas edhe me ekzekutim te shpejte te vendimit te shpallur. Për këto arsye nga parimi i pergjithshem i cituar me lart kemi disa perjashtime te cilat percaktohen nga nenet 43 e vijues te K.Pr.Civile. Keshtu nje nga kriteret e caktimit te kompetences eshte dhe vendndodhja e prones se paluajtshme. Ne nenin 45 eshte percaktuar se ne rastet e padise per te drejta reale dhe sende te paluajtshme, keto ngrihen para gjykates ku ndodhet sendi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr.132, date 04.09.2000 te Gjykates se Rrethit Mirdite dhe dergimin e akteve asaj gjykate si gjykate kompetente.

Nr.7 i Regj.Themeltar.

Nr. 1 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryesues

Bashkim Caka

Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Metush Saraci

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Nikoleta Kita

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir BineriAnëtar

Vladimir MetaniAnëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Zamir Poda

Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001 moren ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS:

Prefektura Gjirokaster, ne mungese.

I PADITUR:

Bashkia Gjirokaster, ne mungese.

OBJEKTI:

Anullim te vendit te Keshillit te Bashkise Gjirokaster

nr.25, date 11.05.2000.

Baza Ligjore: Ligji 8405, date 17.09.1998

dhe neni 6 i ligjit nr.7608, date 22.09.1992

ndryshuar me ligjin 8209, date 22.04.1997 “Per Prefekturat”.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin nr.693, date 30.10.2000 ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor per shqyrtimin e ceshtjes civile nr.629 me pale paditese Prefektura Gjirokaster, i paditur Bashkia Gjirokaster, me objekt anullim vendimi.

Kunder vendimit ka paraqitur ankim te vecante pala paditese Prefektura e Qarkut Gjirokaster dhe ka kerkuar prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne gjykaten e rrethit Gjirokaster duke parashtruar keto shkaqe:

· Padia drejtuar gjykates bazohet ne nenin 6 te Ligjit 8209, date 22.04.1997 “Per Prefekturat”.

· Ceshtja hyn plotesisht ne juridiksionin e gjykates se rrethit sepse palet ndergjyqese jane ne Gjirokaster dhe objekti i konfliktit ndodhet po aty.

· Vendimi nuk duhej te bazohej ne nenin 10 te ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”. Eshte shkelur ligji 8116, date 29.03.1996.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relatimin e ceshtjes nga gjyqtari Thimjo Kondi, e pasi e bisedoi ate ne teresi,

V Ë R E J N Ë:

Keshilli Bashkiak Gjirokaster me vendimin nr.25, date 17.05.2000 ka miratuar dhenien e shesheve te ndertimit per disa qytetare ne qytetin e Gjirokastres.

Prefektura Gjirokaster ka ngritur padi prane gjykates se rrethit Gjirokaster duke kerkuar anullimin e vendimit te Keshillit Bashkiak mbeshtetur ne nenin 6 te ligjit “Per Prefekturat”, nr. 8209, date 22.04.1997. Shkak per anullimin e ketij vendimi jane shkeljet qe ky vendim u ka bere neneve 40 dhe 43 te Ligjit nr.8405, date 17.09.2000 “Per Urbanistiken”.

Gjykata e rrethit Gjirokaster ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor per shqyrtim te ceshtjes me arsyetimin se akoma nuk eshte konsumuar rruga administrative, pasi te gjitha pretendimet e pales paditese jane te karakterit teknik dhe ne baze te nenit 10 paragrafi 2 te ligjit “Per Urbanistiken” Prefektura ka mundesi administrative qe keto pretendime t`ia kaloje per shqyrtim Keshillit te Rregullimit te Territorit ne Republiken e Shqiperise si organ me i larte per miratimin e studimeve urbanistike.

Kunder ketij vendimi pala paditese ankohet duke pretenduar se neni 10 i Ligjit 8405, date 17.09.1998 ben fjale vetem per rastet kur verehen shkelje ligjore ne marrjen e vendimeve nga K.R.R.T. ne rastin kur pengohet realizimi i programeve te qeverise. Vendimi i Keshillit Bashkiak nuk ka te beje me realizimin e programeve te qeverise. Gjithashtu pala paditese pretendon se bazuar ne nenin 6 te ligjit 8209 date 22.04.1997 “Per Prefekturat” eshte e drejte e Prefektit qe kur veren akte te paligjshme te nxjerra nga organet e pushtetit vendor ti dergoje ato ne gjykate.

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë arrijne ne perfundimin qe vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Gjirokaster qe e ka nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor eshte i pabazuar ne ligj.

Gjykata ka bere interpretim te gabuar te nenit 10 te Ligjit nr.8405, date 17.09.1998 “Per Urbanistiken”. Sipas kesaj dispozite, “KRRTRSH-ja, kryesisht ose me kerkese te keshillave lokale, te prefekturave, ne rastet kur veren shkelje ligjore ne marrjen e vendimeve nga KRRT-te e rretheve dhe te bashkive kur pengohet realizimi i programeve te Qeverise, shqyrton dhe merr vendime, duke shfuqizuar vendimet e marra nga KRRT-te e rretheve dhe te bashkive.

Prefekturat sipas kompetencave territoriale te tyre kane te drejte qe te pezullojne zbatimin e vendimeve te KRRT-ve deri ne shqyrtimin e tyre ne KRRTRSH.”

Kjo dispozite parashikon te drejten e Prefektures per te bere kerkese kunder vendimeve te KRRT-ve te rretheve dhe te bashkive ne KRRTRSH (Keshillin e Rregullimit te Territorit te Republikes se Shqiperise), ne rastet kur verehen shkelje ligjore ne marrjen e ketyre vendimeve kur pengohet realizimi i programeve te Qeverise.

Ndersa ne rastin ne shqyrtim behet fjale per nje vendim te Keshillit te Bashkise Gjirokaster te marre ne zbatim te neneve 40 –43 te Ligjit “Per Urbanistiken”, por qe pretendohet se bie ne kundershtim me permbajtjen dhe kerkesat e ketyre dispozitave.

Ne kete rast Prefekti ka vepruar ne pajtim me kompetencat e tij te parashikuara ne nenin 6 te Ligjit nr. 8209, date 22.04.1997 “Per Prefekturat”. Sipas nenit 6 te ndryshuar te ketij ligji, “Organet e Pushtetit Lokal jane te detyruara te njoftojne prefektin per aktet e nxjerra prej tyre brenda 7 diteve nga dita e miratimit te aktit, njoftim qe vertetohet me vulen e prefektures.

Prefekti duhet te shprehet per ligjshmerine e aktit brenda 10 diteve nga dita qe eshte njoftuar.

Kur prefekti veren qe nje akt i nxjerre nga pushteti lokal eshte i paligjshem, ka te drejte t`ia ktheje organeve te pushtetit lokal per rishqyrtim ose ta dergoje ate ne gjykate.Ne keto raste pezullohet zbatimi i aktit.

Prefekti ka verejtur se vendimi i Keshillit te Bashkise i lartpermendur eshte i paligjshem, sepse, sipas tij, bie ne kundershtim me dispozitat e sipercituara te Ligjit “Per Urbanistiken”, dhe ka ushtruar kompetencen e tij alternative per ta derguar ate per shqyrtim ne gjykate.

Gjykata e rrethit gjyqesor Gjirokaster me ta marre kerkesen e Prefektit ishte e detyruar ta kalonte ate per gjykim dhe, me nje procedure te shpejtuar, te vendoste pranimin ose jo te kerkeses, duke konkluduar per bazueshmerine pse jo te vendimit te Keshillit te Bashkise ne nenet 40 – 43 te Ligjit “Per Urbanistiken”. Nuk ka asnje shkak per nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, ne baze te nenit 481/1 dhe 472, “d”, te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N:

Prishjen e vendimit nr.693, date 30.10.2000 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster dhe dergimin e ceshtjes per te vazhduar gjykimi ne ate gjykate.

Nr. 12 i regj.Themeltar

Nr. 2 i Vendimit.

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryetar

Ylvi Myrtja Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Kristaq Ngjela

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Bashkim Caka

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Nikoleta Kita Anëtare

Perikli Zaharia Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001, moren ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 2 qe i perket:

PADITËS:

Natasha Terpo, ne mungese

I PADITUR:

Drejtoria e Filialit, ne mungese

OBJEKTI I PADISË:

Detyrim per kthimin e shumes prej 12.950 leke.

Baza Ligjore: Neni 655 i K.Civil.

Gjykata e Shkalles se pare Kolonje, me vendimin nr. 132, date 14.09.1999, ka vendosur:

Pranimin pjeserisht te kerkese padise, duke njohur vleren jo 12.950 leke por vleren 12.818 leke, e detyrimin e pales se paditur t’i paguaje pales paditese shumen 12.818 leke, si pasoje e keqinterpretimit te ligjit 8098 date 28.03.1996 dhe VKM nr. 270 date 18.06.1997.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin Nr. 5, date 12.01.2000, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 132, date 14.09.1999, te Gjykates se shkalles se pare Kolonje dhe dergimin e ceshtjes per gjykim seksionit administrativ prane Gjykates se Rrethit Korce.

Kunder vendimit nr. 5, date 12.01.2000 te Gjykates se shkalles se pare Kolonje, ka ushtruar rekurs i padituri Drejtoria e Filialit Elektrik Erseke, duke parashtruar keto shkaqe:

· Ne rastin konkret nuk kemi te bejme me akt administrativ, por thjeshte me nje padi detyrimi.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetarit Zamir Poda,

V Ë R E J N Ë

Vendimi nr. 5 date 12.01.2000 i Gjykates se Apelit Korce, eshte rrjedhoje e zbatimit te gabuar te ligjes. Per pasoje ai duhet te prishet dhe ceshtja i duhet derguar per rishqyrtim po asaj gjykate.

Eshte vertetuar se paditesja Natasha Terpo, ka qene dhe eshte invalide e grupit te dyte, me gjendje shikimi te pjesshme, gje qe ka sjelle edhe paaftesine e saj per pune.

Ne perputhje me kerkesat ligjit nr. 8098, date 28.03.1996 dhe vendimit nr. 277, date 18.06.1997 “Per perfitimet nga statusi i te verberit”, ajo perfiton ne pagesat mujore per energji elektrike, duke u detyruar te paguaje vetem 20% te vleres se energjise se harxhuar.

Mbi kete baze paditesja ka kerkuar qe per periudhen 1996,1997 dhe shkurt- mars-prill 1999, t’i kthehet diferenca e mbajtur nga i padituri dhe konkretisht mbi 20% te pageses mujore.

Gjykata e shkalles se pare Kolonje, ka vendosur pranimin e kerkeses duke detyruar te paditurin te ktheje shumen prej 12.818 leke.

Gjykata e Apelit Korce, duke gjykuar ceshtjen mbi ankimin e te paditurit, ka vendosur prishjen e vendimit te mesiperm dhe dergimin e ceshtjes per ta gjykuar seksioni administrativ i Gjykates se Rrethit Korce. Ne kete vendim ajo aresyeton se kemi te bejme me mosmarreveshje administrative.

Ky qendrim i gjykates se apelit eshte i gabuar. Paditesja i ka kerkuar pales se paditur per t’i kthyer shumen e perfituar prej tij padrejtesisht dhe meqenese kjo e fundit ka refuzuar, i eshte drejtuar gjykates per zgjidhjen e mosmarreveshjes, duke e mbeshtetur padine ne kerkesat e nenit 655 te K.Civil.

Sic shihet ne rastin konkret nuk kemi te bejme me mosmarreveshje administrative, ashtu sikunder arsyeton gjykata e apelit, mbasi nuk kerkohet shfuqizimi apo ndryshimi i nje akti administrativ, ose kundershtim i refuzimit te miratimit te nje akti administrativ, sic parashikohet ne kerkesat e nenit 324 te K.Pr.Civile. Per rrjedhoje Gjykata e shkalles se pare Kolonje ishte kompetente per te gjykuar mosmareveshjen ne fjale.

Te njejtin qendrim ka mbajtur edhte vete Gjykata e Apelit Korce me vendimin nr. 162, date 04.06.1999 ne nje rast teresisht te njejte.

Nga sa u tha me lart arrihet ne perfundimin se ndodhemi para kerkesave te parashikuara nga neni 472 te K.Pr.Civile, te cilat bejne vendimin te cenueshem.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenet 481 dhe 485/c te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr. 5 date 21.01.2000 te Gjykates se Apelit Korce dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne po ate gjykate me tjeter trup gjykues.

Nr. 2 i Regj. Themeltar.

Nr. 3 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryesues

Bashkim Caka Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Ylvi Myrtja

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.6 qe i perket:

PADITËS:

Namik Seitaj, lindur me 1928 ne Gorishove te Fierit e banues po aty

TË PADITUR:

1. Komuna Cakran

2. Bashkim Seitaj

3. Hysnie Seitaj, Bilbil Seitaj, Stoli Seitaj, Arben Seitaj, Muhamet Seitaj

OBJEKTI I PADISË:

Kthimin e nje siperfaqe toke buqesore prej 13.500

dhe shperblimin e demit

ne baze te neneve 296 e 608 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.761, date 04.07.2000, ka vendosur:

Te nxjerre jashte juridiksionit ceshtjen civile me pale Namik Seitaj, te paditur Komuna Cakran, Bashkim Seitaj etj. me objekt kthim toke dhe shperblim demi.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Fier ka ushtruar ankim te vecante paditesi i cili kerkon prishjen e tij dhe dergimin e ceshtjes per gjykim po asaj gjykate, duke parashtruar keto shkaqe:

· Gjykata e rrethit nuk ka patur parasysh faktin qe une jam pronar i ligjshem i siperfaqes se tokes se kerkuar e cila me ka kaluar ne pronesi ne baze te ligjit nr.5001, date 19.07.1991 “Per token” megjithese nuk kam asnje dokument qe te vertetoje marrjen ne dorezim te saj dhe regjisrtimin perkates.

· Qe jam pronar i asaj toke e vertetoje me dy vendime gjyqesore. Toka me eshte dhene ne vitin 1991 por me pas kur ndryshoi perberja e komisionit te ndarjes se tokes, siperfaqja prej 13.500 m2 ju dha te paditurve.

· Vendimi i gjykates bie ne kundershtim me dispozitat ligjore per juridiksionin, injoron rolin e gjykates ne zgjidhjen e mosmarreveshjeve dhe faktin se procedurat administrative i nenshtrohen kontrollit gjyqesor.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e gjyqtarit Kristaq Ngjela, si dhe pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Vendimi i Gjykates se Rrethit Fier nr.761, date 04.07.2000 qe ka vendosur nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor ceshtjen me arsyetimin se ceshtja duhet te shqyrtohet ne baze te ligjit “Per token” dhe V.K.M nr.230, date 22.07.1991 “Per krijimin e komisionit te tokave” nga Komisioni i ndarjes se tokave ne rreth eshte i pambeshtetur ne ligj, e ne fakt per kete fakt ai duhet te prishet.

Ne kundershtim me objektin e padise , pretendimet e paraqitura gjate gjykimit nga paditesi Namik Seitaj e provat e marra, gjykata e ka drejtuar ceshtjen si nje problem administrativ qe duhet te zgjidhet nga komisionet e ndarjes se tokave ne nje kohe qe nga paditesi ne asnje rast nuk eshte kerkuar kundershtimi i vendimeve te atyre komisioneve. Sipas ligjit nr.5001 “Per token” toka buqesore e ish kooperativave buqesore u ndahet familjeve anetare te cilet kthehen ne pronare te kesaj toke. Pervec kritereve per ndarjen, rregjistrimin vleresimin e tokes etj. qe parashikohen ne ligj me vendimin te Keshillit te Ministrave eshte percaktuar organi qe do te merret me ndarjen e tokes (Komisioni) kompetencat e tij, menyra e funksionimit te komisioneve dhe rruga qe duhet ndjekur per zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe mund te lindin ndermjet komisioneve dhe individeve lidhur me siperfaqen e tokes buqesore, vendin etj. Duke patur parasysh aktet e mesiperme ligjore del qarte se ndarja e tokes ne rruge administrative realizohet nga komisionet e ndarjes se tokes dhe se ne rruge administrative do te trajtohen kerkesat e individeve per mosmarreveshjet me komisionin e ndarjes se tokes duke ju drejtuar komisionit te ndarjes se tokes ne rreth. Nga sa me siper arrihet ne perfundimin se nga komisioni i ndarjes se tokes ne rreth shqyrtohen ato mosmarreveshje qe lidhen me veprimtarine e funksionet e komisionit te ndarjes se tokes dhe jo cdo lloj mosmarreveshje qe mund te linde midis organeve te ndryshme e personit apo midis shtetasve per probleme qe kane te bejne me token.

Duke ju referuar V.K.M nr.230 “per krijimin e komisioneve te tokave”, dalin qarte kompetencat e komisioneve te ndryshme si dhe kategoria e mosmarreveshjeve qe ato kane te drejte te shqyrtojne. Keshtu ne kreun e II/a germa “c” percaktohet se komisioni i tokes ne komune “shqyrton mosmarreveshjet qe kane lindur ndermjet komisionit te tokes se fshatit dhe individeve” apo ne kreun II. “Komisioni i tokes ne rreth” percaktohet e drejta dhe detyra e tij ne piken 2 per te zgjidhur mosmarreveshjet qe kane lindur ndermjet individeve dhe komisionit te tokes ne fshat.

Nga keto percaktime, kufizohen edhe te drejtat e detyrat e komisioneve te tokes te cilat nuk mundet te trajtojne e zgjidhin mosmarreveshje qe nuk kane lidhje me komisionet e tokes dhe individeve sikurse ka arritur ne perfundim gjykata e rrethit me vendimin e saj pasi ne rastin konkret nuk kemi te bejme me mosmarreveshje te lindura midis paditesit dhe komisioneve te tokes dhe as me detyrimin e atyre organeve qe disponojne lidhur me kerkesat e tij.

Fillimisht paditesi Namik Seitaj ka paraqitur kerkesepadine duke kerkuar nga i padituri Komuna Cakran qe te ktheje siperfaqen e tokes prej 13.500 m2 dhe t`i shperbleje demin e shkaktuar nga mos perdorimi i saj. Me pas ai te njejten kerkese e ka bere ndaj te paditurve Bashkim Seitaj e trashegimtareve te Sami Seitaj si dhe ka kerkuar qe krahas rivendikimit te tokes te detyrohet zyra e kadastres qe te fshije rregjistrimet e bera ne emer te te paditurve Bashkim Seitaj e Sami Seitaj e te regjistrohet ne emer te tij.

Gjykata e rrethit Fier, padrejtesisht i trajton keto brobleme e kerkesa te paditesit si mosmarreveshje te lindura midis komisionit te tokes e paditesit qe duhet te zgjidhen nga komisioni i tokes ne rreth pasi sic del nga objekti i padise, paditesi nuk ka ngritur asnje problem qe ka te beje me funksionimin dhe verpimtarine e komisioneve te tokes por ka ngritur padi per te kerkuar kthimin e siperfaqes se tokes prej 13.500 m2 qe pretendon se e ka ne pronesi dhe qe sipas tij e posedojne, persona te tjere jo pronare.

Ne keto kuhte duke u ndodhur para faktit qe paditesi nuk kerkon zgjidhjen e ndonje mosmarreveshje ne komisionet e tokes dhe as detyrimin e tyre per te disponuar per kerkesat e tij, zgjidhja e ceshtjes duhet te behet nga gjykata e rrethit.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/e te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr.761, date 04.07.2000 te Gjykates se Rrethit Fier dhe dergimin e ceshtjes per vazhdimin e gjykimit po asaj gjykate.

Nr. 6 i Regj.Themeltar.

Nr. 4 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryetar

Bashkim Caka

Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Artan Hoxha

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Nikoleta Kita

Anëtare

Kristaq Ngjela

Anëtar

Perikli Zaharia Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.11 qe i perket:

PADITËS:

Sofokli Nako Puleri

TË PADITUR:

Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit te Luftes prane Ministrise se Mbrojtjes

OBJEKTI I PADISË:

Kundershtimi i vendimit te Komisionit Qendror

te Statusit te Veteranit te Luftes Nr.116, date 15.06.2000.

Baza ligjore: Neni 4 i ligjit nr. 7874, date 17.11.1994,

“Per Statusin e Veteranit te Luftes kundra

pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar”.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster, me vendimin nr. 650, date 17.10.2000, ne zbatim te nenit 61 te K.Pr.Civile, ka shpallur moskompetencen e vet per gjykimin e kesaj ceshtje dhe ka vendosur

Kalimin e akteve per gjykim Gjykates se Rrethit Tirane, si gjykate kompetente mbasi ne Tirane e ka qendren e vet Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit te Luftes qe ka marre vendimin e mesiperm qe kundershtohet.

Kunder vendimit te Gjykates se Rrethit Gjirokaster, nr. 650, date 17.10.2000, ka paraqitur rekurs paditesi Sofokli Puleri, i cili kerkon prishjen e ketij vendimi dhe dergimin e ceshtjes per kompetence gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Gjirokaster duke parashtruar keto shkaqe:

· Ne nenin 4 te Ligjit nr. 7874, date 07.11.1994, thuhet se kunder vendimit te Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit te Luftes mund te behet ankim ne gjykaten e rrethit brenda 30 diteve nga marrja e vendimit. Meqenese ky nen percakton vetem ate qe ankimi behet ne gjykaten e rrethit pa u thene se ne cilen gjykate rrethi, duhet interpretuar se padia duhet te paraqitet ne gjykaten ku ka banimin paditesi.

· Edhe nga ana praktike duhet pranuar ky interpretim, pasi te gjithe ata qe kerkojne Statusin e Veteranit te Luftes jane te moshuar e nuk mund t’i ndjekin ceshtjet ne Gjykaten e Tiranes.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetareve Artan Hoxha dhe Vladimir Bineri, ne mungese te prokurorit te paleve apo avokateve te tyre dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjirokaster, qe ka shpallur moskompetencen e saj per gjykimin e ceshtjes gjyqesore civile me padites Sofokli Puleri e kalimin e saj per kompetence gjykimi, Gjykates se Rrethit Tirane eshte i drejte dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Lidhur me ceshtjen civile qe i perket paditesit Sofokli Puleri, rregullat per marrjen e Statusit te Veteranit te Luftes kundra pushtuesve nazifashiste te popullit Shqiptar jane percaktuar ne menyre te detajuar ne ligjin 7874 date 17.11.1994.

Ne nenin 4 te ketij ligji, percaktohet se kerkesa dhe dokumenti vertetues per kete status duhet te paraqitet ne komisionin perkates te ngritur ne rreth i cili ka vetem detyren e marrjes te dokumentave e percjelljes se tyre, ne Ministrine e Mbrojtjes duke dhene edhe mendimin e vet. Eshte komisioni perkates prane Ministrise se Mbrojtjes ai qe grumbullon keto dokumenta dhe qe vendos per njohjen ose mosnjohjen e Statusit te Veteranit te Luftes. Kunder vendimit te ketij komisioni, sipas paragrafit te dyte te nenit te mesiperm, i interesuari mund te beje ankim ne gjykaten e rrethit brenda 10 diteve nga marrja e njoftimit.

Duke i pare dy paragrafet e nenit te mesiperm, jo te shkeputur po lidhur me njeri tjetrin, del se edhe pse ne paragrafin e dyte thuhet se ankimi paraqitet ne gjykaten e rrethit, pa u shprehur se te cilit rreth, gjykata per te cilen behet fjale ne kete nen eshte gjykata e rrethit ku ka qendren e vet organi qe merr vendimin. Prandaj, meqenese organi qe vendos per Statusin e Veteranit te Luftes eshte Komisioni Qendror prane Ministrise se Mbrojtjes qe e ka qendren ne Tirane, e qe ka te gjithe dokumentacionin qe ka lidhje me vendimin e marre, gjykata ku duhet te paraqitet ankimi eshte Gjykata e Rrethit gjyqesor Tirane.

Kjo zgjidhje qe i jep neni 4 i ligjit nr. 7874 date 17.11.1994 te drejtes te ankimit ndaj vendimit te Komisionit Qendror te Statusit te Veteranit te Luftes, eshte ne perputhje te plote edhe me dispozitat e K.Pr.Civile. Keshtu, ne nenin 42 te ketij kodi qe ben fjale per kompetencen tokesore, vihet rregulli i pergjithshem se padite ngrihen ne gjykaten e rrethit ku i padituri ka vendbanimin ose vendqendrimin dhe me tej ne nenin 43 percaktohet se kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendimit ku personi juridik ka qendren e tij.

Ne keto rrethana, meqenese Komisioni Qendror i Statusit te Veteranit te Luftes prane Ministrise se Mbrojtjes qe ka dhe dokumentacionin perkates qe lidhet me vendimin e marre e ka qendren ne Tirane, me te drejte Gjykata e Rrethit Gjirokaster, ka vendosur moskompetencen e saj per gjykimin e padise te paditesit Sofokli Puleri duke e kaluar ceshtjen per kompetence gjykimi ne Gjykaten e Rrethit Tirane.

Eshte për këto arsye qe pretendimet e paditesit, ne rekurs nuk duhen pranuar mbasi ato vijne ne kundershtim me nenet 42 e 43 te K.Pr.Civile e nenin 4 te ligjit 7874 date 17.11.1994 qe rregullojne problemin e kompetences tokesore ne gjykimin e kesaj kategorie ceshtjesh.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës eë Lartë,ne baze te nenit 472 , 428 e 485 germa “a” te K.Pr.Civile,

V E N D O S Ë N

Lenien ne fuqi te vendimit te Gjykates se Rethit Gjirokaster nr. 650 date 17.10.2000.

Nr. 11 i Regj. Themeltar.

Nr. 5 i Vendimit

MENDIMI I PAKICES

Pakica ka mendimin se shpallja e moskompetences se gjykimit te çeshtjes nga Gjykata e Rrethit Gjirokaster nuk eshte e mbeshtetur ne ligj. Sipas ligjit Nr.7874, date 17.11.1994 “ Per statusin e veteraneve te luftes kunder pushtuesve nazifashiste te popullit shqiptar “, kerkesat se bashku me dokumentacionin perkates per te fituar kete status depozitohen ne komisionet e rretheve ku ka vendbanimin personi qe kerkon statusin e veteranit. Komisionet e rretheve kane per detyre qe pasi beje shqyrtimin paraprak te dekumentacionit te paraqitur, te jape mendim lidhur me sa kerkohet. Me tej komisionet, dokumentacionin perkates ia dergojne per vendim marrje Komisionit Qendror prane Ministrise se Mbrojtjes. Gjithashtu po sipas ketij ligji kunder vendimit te komisionit qendror mund te behet ankim nga i interesuari ne gjykaten e rrethit brenda nje afati 10 ditor nga marrje e njoftimit per vendimin.

Pakica ka mendimin se jo pa qellim ligjvenesi nuk eshte shprehur drejtperdrejt per kompetencen e gjykates se rrethit gjyqesor Tirane per shqyrtimin e kundershtimeve ndaj vendimeve te komisionit qendror. Pakica mendon se nje perqendrim i tille i çeshtjeve vetem ne nje gjykate do te ishte nje ngarkese e tepert dhe nje sorollatje e panevojshme per ata qe kerkojne statusin e veteranit. Jo pa qellim ligjvenesi ka krijuar komisionet e rretheve, per te evituar te gjitha keto humbje kohe e ne fund te fundit per te lehtesuar proçesin. Pakica mendon se ne kete fryme te vet proçedures se paraqitjes se dokumentave e te vendim marrjes, duhet te kuptohet ligji edhe per kundershtimin e vendimeve te Komisionit Qendror ne gjykatat e rretheve respektive.

Sa mesiper mendojme se ne rastin ne fjale jo vetem ne frymen e ligjit Nr.7874, date 17.11.1994, por dhe ne kuptim te nenit 43/2 te K.P.Civile, padia ne rastin e nje personi juridik siç eshte Komisioni Qendror mund te ngrihet edhe ne gjykaten ku ai ka nje ndertese, ose aktivitet. Komisionet e rretheve jane pjese e aktivitetit te komisionit qendror te cilat kane funksionet e percaktuara shprehimisht ne ligjin per statusin e veteranit dhe qe mosplotesimi i kerkesave te ligjit dhe i proçedures qe duhet ndjekur nepermjet ketyre komisioneve ben qe Komisioni Qendror te mos investohet per kerkesat e paraqitura.

Lidhur sa u parashtrua me, siper pakica ka mendimin se kompetente per gjykimin e kerkesave per kundershtimin e vendimeve e Komisionit Qendror prane Ministrise se Mbrojtjes, jane gjykatat e rretheve, te cilat pranojne kerkesat per fillimin e proçedurave per statusin e veteranit te luftes.

B. Caka A. Hoxha

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryetar

Bashkim Caka

Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Artan Hoxha

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Nikoleta Kita

Anëtare

Kristaq Ngjela

Anëtar

Perikli Zaharia Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 16.02.200,1 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr. 4 qe i perket:

PADITËS:

Dhimitraq Misha Korçe

TË PADITUR:

K.K. Pronave Bashkia Korçe

Marika Milo (Samara) Durres

Jorgaq Milo Korçe

OBJEKTI I PADISË :

Ndryshimi i vendimit te K.K.K.Pronave Nr, 1362, date 24.05.1996.

Baza ligjore: Neni 20 i ligjit “Per kthimin e kompensimin e pronave ish pronareve”

dhe udhezimi i Keshillit te Ministrave Nr. 3, date 21.06.1993.

Gjykata e Rrethit Korce, me vendimin nr. 430, date 18.03.1999, ka vendosur:

Pranimin e pjesshem te padise me padites Dhimitraq Mishen duke ndryshuar piken 3 te vendimit te K.K.K. Pronave si me poshte:

Perfitojne nga prona trashegimtaret ligjore Jorgaq Milo ¼ pjese te pandare te prones; Marika Milo (Samara) ¼ pjese dhe Vasillaq Misha, Dhimitraq Misha, Llazaraq Misha e Sotiraq Misha si trashegimtare testamentare te Aristidh Milos e trashegimtare ligjore te Violeta Milos trashegojne se bashku 2/4 pjese.

Gjykata e Apelit Korce, me vendimin Nr. 156, date 01.06.1999 ka vendosur:

Ndryshimin e vendimit nr. 430 date 18.03.1999 te Gjykates se Rrethit Korce dhe rrezimin e kerkese padise si te pambeshtetur ne prova e ne ligj.

Kunder vendimit te Gjykates se Apelit Korce, ka bere rekurs paditesi Dhimitraq Misha, i cili kerkon prishjen e vendimit duke parashtruar keto shkaqe:

· Eshte goditur vendimi i K.K.K.Pronave, sepse ai perben titullin e pronesise.

· Trashegimia me ligj ka vend te zbatohet kur trashegimlenesi nuk ka bere testament, kur testamenti eshte teresisht a pjeserisht i pavlefshem ose kur trashegimlenesi ka lene me testament nje pjese te pasurise se se tij.

· Nuk ekziston asnje dispozite qe te kufizoje te drejten e testamentarit qe edhe pasurine e ardhur pas vdekjes te mos e disponoje me testamentin e lene prej tij ne te gjalle.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte, me vendimin nr. 1358, date 13.12.2000, ka vendosur

Dergimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, per njehësim te praktikes gjyqesore duke shtruar si problem ligjor qe ne rastin kur trashegimlenesi me testament ja ka lene pasurine nje trashegimtari e ka perjashtuar trashegimtaret e tjere ligjore, duke u shprehur se i linte ne trashegim pasurine qe kishte dhe ate qe do ti vinte mbas vdekjes, ne rast perfitimi te pasurise pas vdekjes do te trashegojne trashegimtaret testamentare apo dhe trashegimtaret ligjore.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetareve Tefta Zaka e Kristaq Ngjela, perfaqesuesin e paditesit Avokat Ardian Nuni, qe kerkoi prishjen e vendimit te Gjykates se Apelit Korce si dhe pasi biseduan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Padia e ngritur nga paditesi Dhimitraq Misha, ka objekt anullimin e pikes 3 te vendimit te Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave nr. 1362, date 24.05.1996 ku thuhet: “Nga prona perfitojne keta trashegimtare”:

Jorgaq Milo 1/3 pjese te pandare te prones, Marika Samara 1/3 pjese te pandare si dhe Vasillaq Misha, Dhimitraq Misha, Llazaraq Misha e Sotiraq Misha se bashku 1/3 pjese te pandare te tokes.

Ne vendimin e tij K.K.K.Pronave, ka kaluar kompetencat mbasi krahas njohjes se prones per ish pronarin trashegimlenes percakton edhe trashegimtaret e pjeset e tyre dhe duke qene nje vendim i tille mund te kundershtohet nga personat qe jane trashegimtare testamentare apo ligjore, mbasi percakton komisioni personat qe trashegojne, zgjeron apo ngushton rrethin e tyre.

Nga studimi i materialeve te ceshtjes rezulton se mbi bazen e vendimit te Komisionit te Kthimit e Kompensimit te Pronave, personat e permendur ne piken 3 te vendimit kane bere para noterit nje kontrate pjestimi vullnetar te pasurise duke percaktuar seicili pjeset ne natyre dhe shprehen se i japin fund bashkepronesise ( kontrate kjo e bere me daten 31.10.1996) dhe kane bere rregjistrimin e prones ne zyren perkatese.

Problemet qe trajtohen lidhur me personat qe duhet te trashegojne me testament apo me ligj, te vlefshmerise se veprimit juridik te pjestimit vullnetar te pasurise te efekteve te testamentit qe ka lene i ndjeri Aristidh Milo dhe ne se do te pranohet apo jo qe prona qe nuk e dispononte trashegimlenesi ne momentin e berjes se testamentit a do te trashegohet sipas testamentit apo nga trashegimtaret ligjore nuk perbejne objekt te ketij gjykimi dhe Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, nuk i hyjne shqyrtimit ne themel te ceshtjes perderisa nuk duhet te trajtohen problemet qe u parashtruan me siper per zgjidhje juridike, prandaj ceshtja duhet t’i kaloje per shqyrtim Kolegjit Civil te Gjykates se Larte.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë

V E N D O S Ë N

Kalimin e ceshtjes per shqyrtim Kolegjit Civil te Gjykates se Larte, mbasi nuk ka shkaqe per te nxjerre vendim unifikues.

Nr. 4 i Regj. Themeltar.

Nr. 6 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryesues

Bashkim CakaAnëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Zamir Poda

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Valentina KondiliAnëtare

Artan Hoxha

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Metush Saraçi Anëtar

Vladimir BineriAnëtar

Vladimir MetaniAnëtar

Perikli Zaharia

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Agron Lamaj

Anëtar

ne seancen gjyqsore te dt. 14.02.2001, mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr 14, qe i perket :

PADITËS :

Misim Hyseni, i biri i Ibrahimit, datelindja 1942,

banues ne Yzberish, Tirane.

I PADITUR :

Njesia e Menaxhimit te Projektit, per PVSRPP, prane Institutit te Studimit te Tokave Laprake.

ME OBJEKT:

Permbushjen e detyrimit nga Njesia e Menaxhimit te Projektit

per PVSRPP, prane Institutit te Studimit te Tokave Laprake,

per te me kthyer shumen prej 120 122 leke.

Baza Ligjore : Neni 913 e vijim te Kodit Civil.

Gjykata e Rrethit Tirane me vendimin e dates 13.06.2000 ka vendosur :

Deklarimin e moskopetences lidhur me ceshtjen civile nr. 3306 akti.

Urdherohet sekretaria e gjykates pasi vendimi te marre forme te prere te beje dergimin e akteve per gjykim ne gjykaten e rrethit Kurbin.

Kunder ketij vendimi ka bere rekurs Iipadituri i cili kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per gjykim prane Gjykates se Rrethit Tirane duke parashtruar keto shkaqe :

· Ne baze te nenit 54 te K Pr C, e drejta e zgjedhjes ndermjet shume gjykatave kompetente me takon mua paditesit.

· Nuk duhet te merret si absolut paragrafi i fundit i kontrates pasi palet nuk mund te bejne percaktime kategorike per kompetencen.

· Ne rastin konkret jemi para nje padie reale qe duhet te behet ne vendin ku ndodhen sendet.

· Jemi para nje padie per permbushje detyrimi qe realizohet atje ku ka qendren pala e paditur.

· Ekzekutimi i ketij do te kryhet ne Tirane.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetarit Ylvi Myrtja dhe pasi biseduan ceshtjen

V Ë R E J N Ë :

Midis paditesit dhe pales se paditur eshte lidhur nje kontrate porosie me 01.09.1999 per pergatitjen e hartave treguese te pasurive te paluajtshme nepermjet rilevimit dhe te librit te ngastrave per zonen kadastrale Malbardhe nr. 2580.

Paditesi pretendon se nga ana e tij, kontrata e pershkruar me lart, eshte respektuar me perpikmeri gje qe nuk eshte bere nga pala paditur kundrejt paditesit. Sipas paditesit, nga pala e paditur nuk eshte bere pagesa e plote per punen e kryer prej tij.

Ne keto kushte paditesi i eshte drejtuar gjykates se rrethit Tirane me kerkese padine me objekt : permbushje detyrimi, kthimin e shumes 120122 leke.

Ne kryerjen e veprimeve pergatitore ka rezultuar se ne kontraten e porosise qe kane lidhur palet ndergjygjese eshte parashikuar : se mosmarreveshjet qe do te lindin, ne rast se nuk do te zgjidhen me bisedime midis paleve do te gjykohen ne gjykaten e rrethit Kurbin. Gjyqtari i vetem me kerkese te pales se paditur ka vendosur : Deklarimin e moskompetences lidhur me ceshtjen civile me nr. 3306 akti dhe dergimin e akteve per gjykim ne gjykaten e rrethit Kurbin me aresyetimin se ne rastin konkret jemi para kerkesave te nenit 52 te K Pr C qe parashikon se kompetenca tokesore mund te ndryshohet me marreveshje me shkrim midis paleve. Palet e kane parashikuar vete me mareveshje kompetencen tokesore te gjykates.

Ne keto rrethana vendimi i gjykates se rrethit Tirane per deklarimin e moskopetences per gjykimin e ceshtjes objekt gjykimi eshte i drejte dhe ne pajtim me ligjin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ne baze te nenit 62 te kodit te procedures civile

V E N D O S Ë N

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 3306 akti date 13.06.2000 te Gjykates se Rrethit Tirane dhe dergimin e ceshtjes ne Gjykaten e Rrethit Kurbin per vazhdimin e gjykimit.

Nr. 14 i Regj. Themeltar

Nr. 7 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte të përbërë nga :

Thimjo Kondi

Kryesues

Bashkim Caka

Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Natasha SheshiAnëtare

Tefta Zaka

Anëtare

Valentina KondiliAnëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Zamir Poda

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

në seancen gjyqësore te dates 14.02.2001 mori ne shqyrtim çështjen civile me palë:

PADITËS:

Kristofor Koça, Tiranë

TË PADITUR:

Kadri Ahmetaj, Esat Disha, Sali Ahmeti, Tiranë

OBJEKTI I PADISË :

Kallzim i një punimi të ri, pushim cenimi, etj.

Baza Ligjore: Nenet 302 e 303 te Kodit Civil

Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin nr.367, date 06.02.1998 ka vendosur:

Pushimin e gjykimit të çështjes për mungesën e legjitimimit aktiv.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.1470, date 06.11.1998 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.367, date 06.02.1998 të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin nr.2015, date 24.06.1999 ka vendosur:

Rrëzimin e kërkesëpadisë, si të pabazuar në prova e në ligj.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.222, date 07.03.2000 ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr.2015, date 24.06.1999 të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.

Gjykata e Rrethit Tiranë me vendimin nr.3133, date 16.10.2000 ka vendosur:

Shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e çështjes civile me nr.3985, date 19.07.2000, me paditës Kristofor Koça, të paditur Kadri Ahmetaj etj. dhe me objekt pushim cënimi.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka bere rekurs te drejtperdrejte paditësi, i cili kërkon rregullimin e kompetencës dhe deklarimin e gjykatës kompetente, duke parashtruar keto shkaqe:

· Gjykata ka zbatuar keq ligjin, konkretisht nenet 61 dhe 64 të K.Pr.Civile për “Dërgimin e çështjes gjykatës kompetente”.

· Gjykata në kundërshtim me nenin 61 të K. Pr. Civile nuk ia ka dërguar aktet asnjë gjykate.

· Përderisa kjo çështje i është dërguar për rigjykim nga një gjykatë më e lartë, gjykata e rrethit duhej ta pranonte dhe t’i përmbahej parimit të sanksionuar në paragrafin e dytë të nenit 64 të K. Pr. Civile se: “Konfliktet për moskompetencë mes gjykatave nuk lejohen”. Kjo do te thote se gjykata e rrethit nuk duhej të shpallte moskompetencën.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e gjyqtarit Perikli Zaharia, përfaqësuesin e paditesit, av.Haki Kraja, i cili kërkoi rregullimin e kompetencës, ne mungese te pales se paditur dhe si biseduan çështjen në tërësi,

V Ë R E J N Ë

Vendimi nr.3133, date 16.10.2000 i Gjykates se Rrethit Tirane per shpalljen e moskompetences eshte dhene ne zbatim te gabuar te ligjit dhe konkretisht te nenit 64 te Kodit te Procedures Civile, prandaj duhet te prishet.

Ceshtja eshte kthyer dy here per rigjykim nga gjykata e apelit.

Pas kthimit per here te dyte nga kjo e fundit, Gjykata e Rrethit Tirane ka vendosur shpalljen e moskompetences per rigjykimin e çështjes.

Ky qendrim eshte ne kundershtim me nenin 64 te Kodit te Procedures Civile, qe ben fjale per detyrimin e gjykates per pranimin e çështjes per gjykim.

Sipas ketij neni, çeshtja qe dergohet per shqyrtim nga nje gjykate ne nje gjykate tjeter te se njejtes kategori ose nga nje gjykate me e larte, duhet te pranohet dhe te shqyrtohet nga gjykata se ciles i dergohet.

Ne keto rrethana, perderisa kjo çështje i eshte derguar per shqyrtim Gjykates se Rrethit Tirane nga nje gjykate me e larte, pra nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin nr.222, date 07.03.2000, duhej te pranohej dhe te shqyrtohej nga vete ajo gjykate rrethi.

Gjithashtu, gjykata e rrethit te mesiperm nuk mund te shpallte moskompetencen, sepse, siç del nga paragrafi i dyte i atij neni, konflikte per kompetence midis gjykatave nuk lejohen.

Por Gjykata e Rrethit Tirane, mbeshtetur ne kete dispozite, pa nderprere gjykimin e çështjes, mund t’i parashtronte qendrimin e saj Gjykates se Larte, e cila vendos per rregullimin e kompetences.

Ne keto rrethana gjykohet qe te prishet vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Tirane dhe te vazhdoje gjykimi i çështjes nga ajo gjykate.

I behet verejtje Gjykates se Apelit Tirane per vendimin nr.222, date 07.03.2000 qe e ka dhene haptazi ne kundershtim me nenin 467/a te Kodit te Procedures Civile. Sipas ketij neni, Gjykata e Apelit kur prish vendimin nuk mund ta ktheje çështjen per rigjykim per te dyten here, por e shqyrton vete si gjykate e shkalles se pare.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykates se Larte mbeshtetur ne nenin 63 te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr.3133, date 16.10.2000 të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe vazhdimin e gjykimit nga po kjo gjykatë rrethi.

Nr. 8 i Regj. Themeltar

Nr. 8 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryesues

Bashkim Caka

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Tefta Zaka

Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.9 qe i perket:

PADITËS:

1. Liko Paja i biri Islamit, datl. 1936 banues ne Patos

2. Lutfije Paja e bija e Arizit, datl 1941 banues ne Patos

I PADITUR:

Xhelal Shperdhea, i biri i Lekos datl. 1939 banues ne Patos

OBJEKTI I PADISË :

Lirim e dorezim toke buqesore

neni 22 i Ligjit “Per token”.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin nr.1142, date 02.11.2000, ka vendosur:

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor te ceshtjes civile me nr.531/1533 regjistri, date 14.07.1999.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi Liko, duke parashtruar keto shkaqe:

· Eshte zbatuar gabim ligji “Per token” neni 22 i ketij ligji i jep te drejte pronarit t'i drejtohet gjykates me padi per mbrojtjen e detyrave te pronesise.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetarit Bashkim Caka, ne mungese te paleve dhe pasi e bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Paditesi duke pretenduar se i padituri i ka zene forcerisht nje siperfaqe toke prej 2000 m2 ka kerkuar ne gjykate kthimin e kesaj siperfaqe duke e bazuar kerkesepadine ne nenin 296 te K.Civil.

Gjykata e shkalles se pare Fier, me vendimin nr.504, date 09.04.1999 ka vendosur nxjerrjen e ceshtjes jashte juridiksionit gjyqesor duke i kaluar aktet per shqyrtim Keshillit te Bashkise Patos, i cili me vendimin nr.63, date 22.06.1999 ka vendosur te mos miratoje kerkesen e paditesit duke e konsideruar ceshtjen jashte objektit te Keshillit te Bashkise.

Paditesi pas kesaj i drejtohet perseri gjykates duke kerkuar lirimin dhe dorezimin e tokes ne baze ligjore te padise nenin 22 te Ligjit “Per token”.

Gjykata e shkalles e pare, megjithese ne vendimin e saj shprehet se paditesi e ka marre token ne pronesi ne baze te ligjit per token, e nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor me arsyetimin se sipas nenit 21 te Ligjit 7501 “Per token” Keshilli Bashkiak Brenda 15 diteve nga marrja e denoncimit prej paditesave duhet te vendoste per zgjidhjen e mosmarrveshjes.

Vendimi i gjykates eshte i pabazuar ne ligj prandaj duhet te prishet.

Nese paditesi e ka marre token ne pronesi ne baze te ligjit (sic shprehet gjykata ne vendim) atehere ai ne baze te dispozitave te Kodit Civil si pronar ka te drejte te ngreje padi per te kerkuar sendin e tij nga cdo posedues ose mbrojtes (neni 296) dhe mosmarreveshja e krijuar ne kete rast ndermjet paleve eshte me natyre te qarte juridiko civile dhe per rrjedhoje eshte ne juridiksion gjyqesor.

Gjykata i eshte referuar nenit 21 te Ligjit per token, sipas te cilit pronaret dhe perdoruesit e tokes kane te drejten e denoncimit ne rastet e pushtimit, demtimit si dhe ndertimeve te paligjshme, ne keshillin e bashkise apo te komunes i cili vendos brenda 15 diteve dhe nuk ka mbajtur parasysh nenin 22 te ketij ligji, qe ne menyre te qarte percakton se “Kur toka merret, zihet ose demtohet nga nje person i trete, pronari ose perdoruesi ka te drejte t`i drejtohet gjykates”. Sic del nga keto dispozita, pronari ose perdoruesi i tokes ka dy mundesi ligjore per mbrojtjen e te drejtave te tij; t`i drejtohet organit administrativ ne perputhje me kerkesat e nenit 21 ose ne menyre te drejteperdrejte gjykates me padi per mbrojtjen e pronesise ne rast se eshte pronar i tokes me padi per mbrojtjen e posedimit si posedues. Ne kushtet kur ligji nuk ka parashikuar ndonje procedure tjeter detyruese para se paditesi t`i drejtohet gjykates, e drejta e zgjedhjes se cilit organi do t`i drejtohet per te mbrojtur te drejtat e cenuara i takon vetem paditesit. Eshte pra ky edhe nje shkak tjeter ligjor, qe duhet te vleresohej nga ana e gjykates per te mos e nxjerre ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 481 e 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr.1142, date 02.11.2000 te Gjykates se Rrethit Fier dhe dergimin e ceshtjes ne ate gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nr. 9 i Regj.Themeltar.

Nr. 9 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Bashkim Caka

Kryesues

Ylvi Myrtja Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 13.2.2001 moren ne shqyrtim ceshtjen qe i perket:

KËRKUES:

Ridvan Shkembi, perfaqesuar nga avokat Pirro Totozani.

KUNDER:

Këshillit të Larte të Drejtesisë, perfaqesuar

nga Alfred Progonati e Gjovalin Pernoca

OBJEKTI :

Anullimin e vendimit Nr. 99 date 20.12.2000

te Keshillit te Larte te Drejtesise per shkarkimin

nga detyra e gjyqtarit prane Gjykates se Rrethit Tirane.

Baza Ligjore: Ligji Nr. 8436 date 28.12.1998.

Keshilli i Larte i Drejtesise, me vendimin nr. 99 date 20.12.2000, ka vendosur

Shkarkimin nga detyra e gjyqtarit ushtarak te Gjykates se Rrethit Tirane, kerkuesin Ridvan Shkembi per shkelje te disiplines ne pune ne formen e veprimeve te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres parashikuar nga neni 41/7 i Ligjit Nr. 8436 date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise”.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur padi kerkuesi Ridvan Shkembi, i cili parashtron keto shkaqe per prishjen e tij:

· Vendimi i KLD eshte marre ne kundershtim me nenin 147/b te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, i cili parashikon se gjyqtari mund te shkarkohet nga detyra per kryerjen e nje krimi, per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskreditojne poziten dhe figuren e gjyqtarit ose per pamjaftueshmeri profesionale dhe une nuk plotesoj asnje nga keto kerkesa kushtetuese;

· Vendimi i KLD vjen ne kundershtim me konventen “Per parimet themelore ne lidhje me pavaresine e drejtesise ne piken 4 te se ciles theksohet se “drejtesia ushtrohet jashte cdo nderhyrje ose perzierje te pajustifikuar dhe vendimet e gjykatave nuk i nenshtrohen revizionit;

· Me vendimin nr. 73 date 4.3.2000, KLD ka vendosur miratimin per ndjekjen time penale dhe me ka pezulluar nga detyra e gjyqtarit. Ceshtja penale nuk ka perfunduar dhe nuk mund te merret mase disiplinore pa pritur perfundimin e ceshtjes penale.

· Ne te gjitha rastet, ne marrjen e vendimeve, jane respektuar kerkesat ligjore. Vendimet jane te formes se prere dhe asnje organ nuk ka te drejte t’i shqyrtoje ato ne themel.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin e anetareve Kristaq Ngjela e Metush Saraci, perfaqesuesin e kerkuesit avokatin Pirro Totozani, i cili kerkoi pranimin e kerkeses, perfaqesuesit e Keshillit te Larte te Drejtesise qe kerkuan lenien ne fuqi te vendimit te Keshillit te Larte te Drejtesise e pasi shqyrtuan ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Vendimi i Keshillit te Larte te Drejtesise nr. 99 date 20.12.2000 me te cilin eshte vendosur shkarkimi nga detyra i gjyqtarit Ridvan Shkembi eshte ne perputhje me kerkesat ligjore dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Nga shqyrtimi gjyqesor i ceshtjes rezulton se kerkuesi Ridvan Shkembi ka qene me detyren gjyqtar ushtarak ne Gjykaten e Rrethit Tirane dhe duke qene ne kete detyre, ne disa raste, sikurse del nga dokumentet e administruara dhe vendimet gjyqesore ne cilesine e gjyqtarit apo te kryesuesit ka kryer veprime qe vijne ndesh me kerkesat ligjore dhe permbushjen e rregullt te detyres. Me vendimin nr. 61 date 13.10.1999, Gjykata e Rrethit Tirane ne perberjen e se ciles ka qene kerkuesi Ridvan Shkembi, ka pranuar kerkesen e te denuarit Ardian Lamaj per lirimin para kohe me kusht per pjesen e pavuajtur te denimit prej 3 vjet 5 muaj e 23 dite, ka urdheruar lirimin e tij te menjehershem nga vendi i riedukimit duke pezulluar ekzekutimin e atij denimi per nje kohe prej dy vjetesh.

Gjate gjykimit te ceshtjes se siperme, rezulton se Ardian Lamaj, me vendimin nr. 93 date 12.8.1992 te Gjykates se Rrethit Berat ka qene denuar me 14 vjet burgim per krimin e marredhenieve seksuale me dhune dhe se deri me 13 mars te vitit 1997 ka qene duke vuajtur denimin e ne kete date eshte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit dhe nuk eshte paraqitur me per te vazhduar vuajtjen e tij. Ne gjykimin e kesaj ceshtje jane shkelur rende kerkesat ligjore, si ato proceduriale penale edhe ato te parashikuara nga ligji material. Nuk jane respektuar afatet proceduriale per zhvillimin e gjykimit te parashikuara nga neni 333 i K.Pr.Penale duke mos bere njoftimet perkatese per pjesemarrjen e paleve ne proces dhe jane kaluar pa ju nenshtruar vleresimit dokumentet e paraqitura nga avokati i te pandehurit, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve dhe Institucioni i Riedukimit Vaqar per te arritur ne konkluzione ne se kerkuesi Ardian Lamaj plotesonte kriteret e percaktuara ne nenin 64 te Kodit Penal per lirimin para kohe me kusht. Pavaresisht se veprimet paraprake ishin kryer nga ish gjyqtari Shyqyri Dylgjeri, kerkuesi Ridvan Shkembi, si anetar i trupit gjykues, ishte i detyruar te shqyrtonte dokumentet dhe provat shkresore qe u paraqiten diten e gjykimit si dhe te vleresonte te dhenat qe dolen ne gjykim per personalitetin e te pandehurit, kohen e vuajtjes se denimit, diten e paraqitjes per te vazhduar vuajtjen e denimit dhe rrethanat qe lidheshin me faktin ne se i ishte arritur qellimit te riedukimit si nje nder kerkesat kryesore per te arritur ne perfundimin ne se duhej vendosur lirimi para kohe me kusht.

Duke ju referuar dokumentacionit qe permban dosja gjyqesore dhe verifikimeve te bera me pas, ka dale se Ardian Lamaj nuk ishte paraqitur ne Burgun e Vaqarit per te vazhduar vuajtjen e denimit te mbetur dhe ne vend te tij, dy dite para gjykimit ishte paraqitur vellai i tij, por si pasoje e mospermbushjes se rregullt te detyres nga ana e gjyqtareve ne gjykimin e ceshtjes dhe e lejimit te mjaft shkeljeve proceduriale nuk u zhvillua nje gjykim i rregullt dhe ne perputhje me kerkesat e ligjit material e procedurial. Aktet e administruara nuk i jane nenshtruar vleresimit te vertetesise e saktesise se tyre dhe per pasoje jane pranuar akte te paverteta duke mos i trajtuar te tilla ne kohen e dorezimit per t’ja bashkengjitur dosjes si p.sh. deshmia e leshuar nga Zyra e Gjendjes Gjyqesore prane Ministrise se Drejtesise me nr. 3/77 date 17.5.1999 per te denuarin Ardian Lamaj ku thuhej se “me kete identitet nuk kemi te denuar” (kur ne fakt Ardian Lamaj kerkonte lirimin para kohe me kusht nga vuajtja e metejshme e denimit) apo deklarata noteriale e dates 20.6.1998 e paraqitur si prove ne gjykim sipas se ciles e demtuara deklaronte para noterit se e kishte falur kerkuesin qe me nje kujdes minimal do te konstatohej se nuk duhej pranuar si prove nga gjykata pasi ishte e parregullt, i mungojne numrat e rregjistrimit tek noteri, gje qe e ben ate te pavlefshme.

Sikurse me te drejte ka arritur ne perfundimin KLD, gjykata ne rastin e gjykimit te kerkeses se Ardian Lamaj ka zbatuar gabim edhe nenin 64 te K.Penal. Ne piken 2 te ketij neni parashikohet si kriter per lirim para kohe me kusht qe me te denuarin te jete realizuar edukimi i tij nepermjet sjelljes dhe punes gjate vuajtjes se denimit. Nga dokumentet qe ndodhen ne dosje del se ne rastin konkret kemi te bejme me nje person qe eshte larguar nga vendi i vuajtjes se denimit ne muajin mars te vitit 1997 dhe nuk ishte kthyer me per vazhdimin e vuajtjes se denimit megjithe thirrjet dhe kushtet lehtesuese ligjore qe u krijuan per ata qe paraqiteshin vullnetarisht per te vazhduar vuajtjen e denimit, fakt ky qe krijon bindjen se nuk i ishte arritur qellimit te riedukimit te tij gjate kohes qe vuajti nje pjese te denimit. Per me teper sipas akteve qe ndodhen ne dosje dilte se Ardian Lamaj kishte 3 dite qe ishte paraqitur per te vazhduar vuajtjen e denimit gje qe del nga shkresa e Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve e dates 12.7.1999 dhe ajo e Institucionit te Riedukimit te Vaqarit date 13.10.1999 nga del se i denuari ishte paraqitur aty me 11.10.1999 dokumente keto qe nuk i jane nenshtruar vleresimit nga gjykata.

Duke analizuar sa me siper, Kolegjet e Bashkuara arrijne ne perfundimin se ne gjykimin e kesaj ceshtje, ku gjyqtar ka qene edhe kerkuesi Ridvan Shkembi, jane lejuar veprime qe ne kuptim te nenit 41/7 dhe 44 te ligjit nr. 8436 date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” perbejne mospermbushje te rregullt te detyres dhe qe sherben si shkak per shkarkimin nga detyra.

Pervec qendrimit te parregullt ne gjykimin e ceshtjes me kerkues Ardian Lamaj me te drejte nga KLD eshte arritur ne konkluzionin se veprime e qendrime qe vijne ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres se gjyqtarit jane lejuar edhe ne disa ceshtje te tjera ku ai ka qene si kryesues apo anetar i trupit gjykues qe kane te bejne me dhenien e denimeve nen minimumin e parashikuar nga ligji ne kundershtim me kerkesat e nenit 53 te Kodit Penal, e me lirimet para kohe me kusht. Si raste te tilla trajtohen vendimi nr. 734, date 16.11.1999, me te cilin i pandehuri Artan Haxhiu, per krimin e vjedhjes me dhune te parashikuar nga neni 139 e 25 i Kodit Penal, eshte denuar me 10 muaj burgim, kur ligji parashikon ne minimum 10 vjet burgim; vendimi nr. 255 date 23.4.1999 me te cilin i pandehuri Lek Cuni eshte denuar me dy vjet e gjashte muaj burgim per krimet e mashtrimit e te fallsifikimit te monedhave parashikuar nga nenet 143 e 183 te Kodit Penal mase denimi kjo qe eshte ndryshuar nga gjykata e apelit duke e bere 5 vjet; me vendimin nr. 174 date 23.3.1999 eshte denuar i pandehuri Gazmend Mustafa per vepren penale te mbajtjes se lendeve narkotike parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal me pese muaj burgim ne nje kohe qe kjo dispozite parashikon denimin me 3 vjet burgim.

Edhe ne rastet e lirimeve para kohe me kusht nuk jane trajtuar me kujdes kerkesat e nenit 64 te Kodit Penal dhe jane dhene vendime lirimi me kusht edhe ne raste qe kerkuesit nuk plotesonin kushtet ligjore. Keshtu me vendimin nr. 32 date 24.5.1999 eshte vendosur lirimi para kohe me kusht i te denuarit Sitki Nuri denuar me 4 vjet burgim per krimin e vrasjes me dashje dhe armembajtje pa leje ndonese nga materialet dhe dokumentet e administruara ne gjykim dilte se per periudhen e qendrimit te tij ne vendin e vuajtjes se denimit nuk i ishte arritur qellimit te edukimit kerkese kjo esenciale e nenit 64 te Kodit Penal dhe e denimit ne pergjithesi.

Te tilla qendrime jane mbajtur nga gjykata e gjyqtari Ridvan Shkembi edhe ne rastet e gjykimit te ceshtjeve me objekt lirimin para kohe me kusht per te pandehurit Igli Kasa, Eduard Rajta e Arjan Halili persona keta te denuar per krime te renda si vjedhje me arme, vjedhje me dhune, ne te cilat nuk jane marre ne analize teresore gjithe rrethanat per te arritur ne konkluzionin ne se duheshin pranuar apo jo kerkesat e tyre per lirimin para kohe me kusht. Pretendimi i kerkuesit se arsyetimet e KLD nuk jane te drejta pasi ne rastet e gjykuara kane patur parasysh tri kerkesat e nenit 64 te Kodit Penal (te kete vuajtur gjysmen e denimit, te mos jete perserites e me kohen e vuajtjes se denimit i eshte arritur qellimit te riedukimit) nuk mund te pranohet si i bazuar pasi plotesimi i ketyre kushteve nuk e ve gjykaten perballe faktit te pranimit te kerkeses per lirim para kohe me kusht. Tri kerkesat qe u parashtruan duke u plotesuar, i japin te drejten te denuarit qe te realizoje kerkesen per lirim para kohe me kusht por nuk e detyrojne gjykaten qe te pranoje kerkesen pasi vete ligji thekson se i denuari me burgim mund te lirohet para kohe nga vuajtja e metejshme e denimit dhe i le te drejten e detyren gjykates qe nepermjet nje gjykimi te drejte e objektiv duke qartesuar te gjitha problemet qe lidhen me kerkesat e nenit 64 te Kodit Penal, me te pandehurin, rrezikshmerine e tij dhe te vepres duke i trajtuar me kujdes sidomos faktin nese i eshte arritur qellimit te riedukimit te vleresoje nese duhet te pranoje kerkesen per lirim para kohe me kusht.

Ne kundershtim me sa pretendoi kerkuesi Ridvan Shkembi keto raste edhe se ai vetem ne nje ceshtje ka qene kryesues e ngarkojne me pergjegjesine e shkeljes se disiplines ne pune ne formen e veprimeve te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres. Sigurisht, ne cdo gjykim kryesuesi apo relatori ka pergjegjesine e tij per drejtimin e seances, zbatimin e gjithe kerkesave proceduriale, kujdesit ne marrjen e trajtimin e provave por keto detyrime jane edhe per anetaret e tjere te trupit gjykues e sidomos kjo pergjegjesi behet me e dukshme ne gjykimin e ceshtjeve ne shkalle te pare.

I pabazuar eshte edhe pretendimi se duke marre mase ndaj tij KLD ka vepruar ne kundershtim me konventen “Per parimet themelore ne lidhje me pavaresine e drejtesise” pasi duke vene ne dukje shkeljet e ligjit e te metat e tjera te lejuara ne gjykimin e ceshtjeve e duke marre masa ndaj gjyqtareve qe kane lejuar shkelje nuk mund te pranohet se KLD nderhyn ne zgjidhjen e ceshtjeve dhe cenon pavaresine e gjykates pasi eshte detyre ligjore e saj te vere para pergjegjesise gjyqtaret qe veprojne ne kundershtim me ligjin e me permbushjen e rregullt te detyres se tyre pa ndikuar ne gjykimin apo zgjidhjen nga gjykata te nje ceshtje konkrete.

Me vendimin nr. 73 date 4.3.2000 KLD ka vendosur miratimin e kerkeses se prokurorit per ndjekje penale ndaj kerkuesit Ridvan Shkembi dhe e ka pezulluar ate nga detyra por ky vendim nuk e pengon ate qe te marre ne teresi ne analize shkeljen per te cilen u vendos pezullimi nga detyra e gjyqtarit bashke me shkeljet e tjera qe jane konstatuar e per te dale me nje mase disiplinore qe e cmon te arsyeshme.

I pabazuar eshte edhe pretendimi i kerkuesit se KLD ka dhene vendim disiplinor ndaj tij per vendime te formes se prere per te cilat asnje organ nuk ka te drejte t’i shqyrtoje ne themel pasi nuk ka ankime, se pari duhet theksuar se per asnje nga vendimet qe jane analizuar KLD nuk ka hyre ne themelin e ceshtjes por ka evidentuar shkeljet ligjore te kryera ne gjykimin e tyre dhe se dyti fakti qe vendimet kane marre forme te prere pa u ankimuar nuk do te thote se vendimet kane qene te bazuara ne ligj per efekt te shkeljeve ligjore qe perbejne shkak per procedim disiplinor ndaj gjyqtarit.

Ne kushtet e siperme, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë e konsiderojne te drejte e te bazuar vendimin nr. 99 date 20.12.2000 te Keshillit te Larte te Drejtesise per shkarkimin nga detyra te kerkuesit Ridvan Shkembi.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë ne mbeshtetje te neneve 42/6 e 46/2 te ligjit nr. 8436 date 28.12.1998 “Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise” dhe te nenit 485/a te Kodit te Procedures Civile

V E N D O S Ë N

Mospranimin e ankimit te paraqitur nga kerkuesi Ridvan Shkembi si te pabazuar ne ligj e ne fakt dhe lenien ne fuqi te vendimit nr. 99 date 20.12.2000 te Keshillit te Larte te Drejtesise per shkarkimin e tij nga detyra e gjyqtarit.

MENDIMI I PAKICES

Vendimi i shumices se anetareve te Kolegjeve te Bashkuara nuk eshte i bazuar sepse:

- Ne vendim ze nje vend te rendesishem analiza e vendimit te Gjykates se Rrethit Tirane nr. 61, date 13.10.1999, me te cilin eshte liruar para kohe me kusht kerkuesi Ardian Lamaj dhe ku anetar i trupit gjykues ka qene edhe Ridvan Shkembi.

Duke ju referuar dokumentacionit dhe procesverbaleve te mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise, rezulton se me vendimin nr. 73 date 4.3.2000, eshte vendosur miratimi per te zhvilluar ndjekje penale ndaj Ridvan Shkembit dhe pezullimi i tij nga detyra e gjyqtarit.

Ne kushtet e mesiperme kur sikurse u pranua nga perfaqesuesi i KLD ceshtja penale nuk ka perfunduar vendimi nuk duhet te rimerret ne analize e te sherbeje si shkak per marrjen e mases se shkarkimit nga detyra e kerkuesit.

- Arsyetimet qe behen ne vendimin e Keshillit te Larte te Drejtesise lidhur me caktimin e masave te denimit apo per lirimet para kohe me kusht jane te padrejta dhe cenojne parimin e pavaresise se gjykates ne ushtrimin e funksioneve te saj. Ne teresi arsyetimet kane te bejne me vleresimin e cmimit qe ka bere gjykata ne trajtimin e ceshtjeve konkrete dhe jo me veprime te parregullta apo te paligjshme te lejuara nga gjyqtaret ne gjykim. Ne se do t’u referohemi vendimeve per lirimet para kohe me kusht, del se ne te gjitha rastet gjykata ka patur parasysh kerkesat e nenit 64 te Kodit Penal dhe nuk paraqiten raste qe te jene dhene vendime ne kundershtim me ato kerkesa. Ne vendimin e KLD trajtohen si veprime te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres mosmarrja parasysh e rrezikshmerise shoqerore te veprave te kryera nga te denuarit dhe masat e denimit te caktuara nga gjykatat. Keto nuk jane kerkesa qe parashikohen ne ligj per rastet e gjykimit te lirimeve para kohe me kusht mbasi neni 64 i Kodit Penal, si kritere qe mund sherbejne per lirimin para kohe me kusht te te denuarve parashikon vuajtjen e me shume se gjysmes se denimit, t’i jete arritur qellimit te riedukimit dhe te mos jete perserites ne krim dhe vetem ne nenin 65 te Kodit Penal parashikohet se nuk lejohet lirimi para kohe me kusht per te denuarin me burgim te perjetshem.

Duke ju referuar dispozitave ligjore per lirimet para kohe me kusht duhet pranuar se ceshtjet qe trajtohen ne vendimin e KLD i perkasin fazes se gjykimit te ceshtjeve dhe rrethanat qe duhet te kene parasysh gjykatat ne caktimin e mases se denimit por jo kerkesave ligjore per lirimet para kohe me kusht.

Gjithashtu caktimi i mases se denimit, eshte nje e drejte e gjykates qe duhet te realizohet ne perputhje me te gjitha rrethanat qe lidhen me kryerjen e krimit, rrezikshmerine shoqerore te vepres dhe te autorit dhe duke perjashtuar rastet kur me nje vendim te formes se prere te nje gjykate me te larte eshte arritur ne perfundimin se vendimi i gjykates se rrethit eshte haptazi i paligjshem, asnje organ tjeter nuk ka te drejte qe te jape mendime e vendime duke bere çmimin e qendrimit te gjykates ne caktimin e mases se denimit ne se nuk ka shkelje te ligjit qe e bejne ate te cenueshem. Ne se nje organ ben vleresimin e denimit te dhene nga gjykata, ky qendrim do te perbente nje precedent ne cenimin e pavaresise se gjykatave pavaresisht se nuk futet ne analizen ne themel te ceshtjes.

Ne kete aspekt duhet pare edhe vleresimi qe behet per rastet kur gjykata pranon kerkesat per zhvillimin e gjykimit te shkurtuar dhe nuk mund te pranohet trajtimi si veprim i kryer ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres nga gjyqtari kur pranohet kerkesa per gjykim te shkurtuar pasi ne nenin 404 te K.Pr.Penale thuhet shprehimisht se: “kur gjykata çmon se ceshtja mund te zgjidhet ne gjendjen qe jane aktet, vendos gjykimin e shkurtuar” qe do te thote se eshte nje e drejte qe eshte lene ne cmimin e gjykates qe gjykon ceshtjen e jo ne cmimin e organeve te tjera.

Duke patur parasysh sa me siper, pakica mendon se ne rastet e trajtuara si veprime te kryera ne kundershtim me permbushjen e rregullt te detyres per vendimet ku ka qene gjyqtar edhe kerkuesi Ridvan Shkembi, KLD ka bere vleresim te çmimit te gjykates ne zgjidhjen e ceshtjeve dhe nuk ka veprime e qendrime per te marre mase ndaj tij e per ta shkarkuar nga detyra e gjyqtarit e per pasoje kerkesa e Ridvan Shkembit duhej te pranohej e vendimi i KLD te anullohej.

Kristaq NgjelaPerikli Zaharia

Nr. 3 i Regj. Themeltar.

Nr. 10 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryetar

Ylvi Myrtja Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Bashkim Caka

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Tefta Zaka

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

ne seancen gjyqesore te dates 14.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 10 qe i perket:

PADITËS:

Pjeter Prendi, banues ne Kurbin

I PADITUR:

Ylli Ndoci, banues ne Kurbin

PERSON I TRETË: Zyra e Permbarimit Kurbin

OBJEKTI I PADISË:

Kundershtim i veprimeve permbarimore.

Pavlefshmeri e veprimeve juridike, te akt pronesise se tokes

Nr. 106, date 11.3.1993 te Ylli Ndocit dhene

nga Komisioni i Ndarjes se Tokes se fshatit Selite, Kurbin.

Baza ligjore: Neni 510 i K.Pr.Civile dhe neni 92-94 i K.C.

Gjykata e Rrethit Kurbin, me vendimin nr.12 date 24.1.2000, ka vendosur:

Pushimin e gjykimit te ceshtjes.

Te shpalle inkompetencen e saj per ceshtjen dhe kalimin e ceshtjes ne juridiksionin administrativ duke ja kaluar per kompetence Komisionit Qendror te Ndarjes se Tokes prane Keshillit te Rrethit Kurbin.

Kunder ketij vendimi ka paraqitur rekurs paditesi, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe vazhdimin e gjykimit te ceshtjes nga ana e gjykates, duke parashtruar keto shkaqe:

· Gjykata pa shkaqe te arsyeshme ka pushuar gjykimin e ceshtjes persa i perket pikes se pare te objektit te padise, per kundershtim te veprimeve permbarimore.

· Gjykata nuk ka administruar 2 prova te rendesishme per ceshtjen, sic jane deklaratat e kryepleqesise se fshatit. Gjykata nuk eshte shprehur per proven kryesore ne lidhje me pavlefshmerine e aktit te marrjes se tokes ne pronesi ne favor te paditesit Ylli Ndoci.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin perkates, palet ne mungese, si dhe shqyrtuan aktet ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Vendimi i Gjykates se Rrethit Kurbin eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj dhe si i tille duhet te lihet ne fuqi.

Me padine objekt gjykimi, paditesi ka kerkuar kundershtimin e veprimeve permbarimore si dhe pavlefshmerine e aktit te pronesise se tokes dhene te paditurit Ylli Ndoci me nr. 106 date 11.3.1993 nga Komisioni i Ndarjes se Tokes ne fshat.

Gjykata e Rrethit Kurbin, ka vendosur pushimin e gjykimit te ceshtjes, per kundershtimin e veprimeve permbarimore pasi vendimi gjyqesor eshte ekzekutuar ndersa per piken e dyte e ka nxjerr ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, pasi me pare duhet te shprehet Komisioni i Ndarjes se Tokave te rrethit Kurbin.

Ky konkluzion i gjykates eshte i drejte dhe i bazuar ne ligj.

Vendimi nr. 230 date 22.7.1991 i Keshillit te Ministrave ka percaktuar zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe lindin midis individit dhe Komisionit te Ndarjes se Tokave ne fshat apo komune. Pra fillimisht, paditesi duhet t’i drejtohet Komisionit te Ndarjes se Tokes ne Keshillin e Rrethit Kurbin, ne Komisionin Qeveritar te Tokes prane Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit, dhe pasi te kete konsumuar kete rruge administrative i lind e drejta per te ndjekur rrugen gjyqesore.

Shkaqet e paraqitura ne rekurs nga paditesi nuk jane nga ato te parashikuara nga neni 472 i K.Pr.Civile, per shkeljen e dispozitave per juridiksionin.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485/a te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 12 date 24.1.2000 te Gjykates se Rrethit Kurbin.

Nr. 10 i Regj. Themeltar.

Nr. 11 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryesues

Ylvi Myrtja Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Bashkim Caka

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Artan Hoxha

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Nikoleta Kita

Anëtare

Tefta Zaka

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 14.2.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen nr. 13 qe i perket:

PADITËS:

Bajram Troplini, Durres, perfaqesuar nga avokat

Gjergj Sauli.

I PADITUR:

Ramazan Xherai, Durres

PERSON I TRETE:Enkeleida Troplini, Durres perfaqesuar nga

avokate Aferdita Theodhosi.

OBJEKTI I PADISË :

Anullim vendimi nr. 5, date 5.10.1999 te Komisionit Qendror

te Ndarjes se Tokes te Keshillit te Rrethit Durres.

Detyrimin e te paditurit Ramazan Xherai

te me njohe pronar mbi 600 m2 toke bujqesore.

Baza Ligjore: Neni 296, 202 te Kodit Civil,

Nenet 324/a, 325 te K.Pr.Civile,

Ligji Nr. 7501, date 19.7.1991 “Per token”.

Gjykata e Rrethit Durres me vendimin nr. 1115, date 21.9.2000, ka vendosur

Nxjerrjen jashte juridiksionit gjyqesor, duke çmuar se kompetente per zgjidhjen e ketij konflikti eshte Komisioni Qendror i Tokes prane Ministrise se Bujqesise e Ushqimit Tirane.

Kunder ketij vendimi, ka paraqitur rekurs paditesi Bajram, i cili kerkon prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes per gjykim nga gjykata, duke parashtruar keto shkaqe:

· Gjykata nuk ka patur parasysh kerkesen time per te paraqitur provat me te cilen une mbeshtes kerkimet e mia. Ne dosje ndodhet dhe pergjigja e dhene nga Ministria e Bujqesise ne lidhje me ankimin kunder vendimit te Komisionit te Ndarjes se Tokave te Keshillit te Rrethit. Ne rastin konkret, gjykata eshte plotesisht kompetente per shqyrtimin e padise, pasi objekti eshte ne juridiksionin gjyqesor.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relacionin perkates, avokatin e pales paditese, Gjergj Sauli qe kerkoi prishjen e vendimit dhe dergimin e ceshtjes Gjykates se Rrethit Durres per vazhdimin e gjykimit, palen e paditur ne mungese, avokatin e personit te trete, Aferdita Theodhosi qe kerkoi lenien ne fuqi te vendimit,

V Ë R E J N Ë

Me padine objekt gjykimi, paditesi Bajram Troplini ka kerkuar detyrimin e te paditurit Ramazan Xherai ta njohe si pronar mbi nje siperfaqe toke prej 600 m2 (pemishte) si dhe anullimin e vendimit nr.5, date 5.10.1999 te Komisionit te Ndarjes se Tokes se Keshillit te Rrethit Durres, me te cilin eshte anulluar tapia e tokes se paditesit Bajram per siperfaqen 635,1 m2.

Gjykata e Rrethit Durres e ka nxjerr ceshtjen jashte juridiksionit gjyqesor, me arsyetimin se paditesi nuk ka ndjekur rrugen administrative, pasi nuk i eshte drejtuar Komisionit Qeveritar te Tokes qe ndodhet prane Ministrise se Bujqesise dhe Ushqimit.

Ky vendim i gjykates eshte i gabuar pasi ka vepruar ne kundershtim me dispozitat ligjore. Nga aktet e ndodhura ne dosje, del se kerkuesi e ka konsumuar rrugen administrative, ashtu sic parashikon ligji nr. 7501 date 19.7.1991 si dhe vendimi nr. 230 date 22.7.1991 i Keshillit te Ministrave. Ministria e Bujqesise me shkresen nr. 191 date 20.1.2000 i eshte pergjigjur paditesit Bajram ne lidhje me ankimin e tij per vendimin nr. 5 date 5.10.1999 te Komisionit te Ndarjes se Tokave te Keshillit te Rrethit Durres.

Ne keto rrethana, zgjidhja e mosmarreveshjes, paraqitur nga paditesi ne kerkese padi, eshte ne juridiksionin gjyqesor. Shkaqet e ngritura ne rekurs jane te drejta e te bazuara ne nenin 472/d te K.Pr. Civile.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr. 1115 date 21.9.2000 te Gjykates se Rrethit Durres dhe dergimin e ceshtjes kesaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.

Nr. 13 i Regj. Themeltar.

Nr. 12 i Vendimit

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryetar

Artan Hoxha Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Metush Saraçi

Anëtar

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir MetaniAnëtar

Vladimir BineriAnëtar

Zamir Poda

Anëtar

Bashkim Caka

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Nikoleta Kita

Anëtare

ne seancen gjyqesore te dates 14.02.2001 mori ne shqyrtim ceshtjen civile nr.1 qe i perket:

PADITËS:

1. Kristo Gato banues ne Gjirikaster perfaqesuar nga

av. Fatmir Tartale

2. Kapo Sinani, banues ne Gjirokaster, ne mungese

I PADITUR:

Safo Qirko, banues ne Gjirokaster

PERSON I TRETË:1. K.R.T. Prane Bashkise Se Qytetit

2. Zyra e Urbanistikes prane Bashkise se qytetit Gjirokaster (ne mungese)

OBJEKTI I PADISË :

Detyrim i te paditurit te hapi rruge kalimin,

detyrimin e tij te liroje e ktheje Kristo Gatos truallin,

ndalimin e cenimit ne pronesi

ne baze te nenit 277,296 e 302 te K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjirokaster , me vendimin nr.410, date 29.06.2000, ka vendosur:

Rrezimin e padise se paditesave Kristo Gato per ndalim cenimin ne pronesi si te pambeshtetura ne prova dhe ne ligj.

Nxjerrjen jashte juridiksionit te objektit te padise persa i perket servitutit te kalimit te paditesave Kristo Gato e Kapo Sinani, pasi nuk e kane zgjidhur problemin administrativisht me KRT-ne e rrethit.

Kunder vendimit te gjykates se rrethit ka ushtruar rekurs pala paditese, duke parashtruar keto shkaqe:

· Vendimi i gjykates se rrethit qe ka vendosur moskompetencen e saj ne shqyrtimin e kesaj ceshtje eshte i padrejte dhe i pambeshtetur ne ligj.

· Kerkesa e paraqitur nga ana jone per te percaktuar servitut kalimin, eshte ne kompetence te gjykates.

· Qe ne caktimin e dhenies se shesheve per ndertim organeve perkatese (KRT-se dhe Urbanistikes) i kemi kerkuar zgjidhje per kete konflikt, zgjidhje te cilin nuk e kemi gjetur.

· Ne keto kushte i jemi drejtuar gjykates se rrethit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relatimin e ceshtjes nga gjyqtari Metush Saraci, e pasi bisedoi ceshtjen ne teresi,

V Ë R E J N Ë

Vendimi i Gjykates se Rrethit Gjirokaster me te cilin eshte vendosur:

Nxjerrja jashte kompetence e objektit te padise persa i perket servitutit te kalimit eshte i pambeshtetur ne ligj dhe si i tille ai duhet te prishet.

Nga dosja gjyqesore rezulton, se paditesat K.Gato e K.Sinani kane paraqitur prane gjykates se rrethit kerkesepadine me objekt zgjidhjen e mosmarreveshjeve qe kane me te paditurin S.Qirko, nder te tjera edhe lidhur me detyrimin e tij qe te lejoje servitutin e kalimit, bazuar ne nenin 277 te K.Civil.

Gjykata e rrethit ne kundershtim me dispozitat ligjore, e pikerishte me nenet 265 e 277 te K.Civil, ka vendosur moskompetencen e saj ne shqyrtimin e kesaj ceshtje.

Ne paragrafin e pare te nenit 265 te Kodit Civil shprehet se;”Pronari i nje prone qe ne baze te ligjit ka te drejte te kerkoje nga pronari i nje prone tjeter krijimin e nje servituti ne mungese te nje marreveshje, mund t`i drejtohet gjykates”.

Neni 277 te K.Civil, nder te tjera shprehet se; Pronari qe nuk ka dalje ne rrugen publike ka te drejte te kete rruge kalimi nga toka fqinje, per perdorimin e pershtatshem te prones se vet.

Gjykata ne trajtimin e kesaj ceshtje si moskomptence ne shqyrtimin e saj, ka vepruar ne kundershtim me dispozitat proceduriale, e pikerisht me nenet 59-60 te K.Pr.Civile. Ajo (gjykata), padrejtesisht ka vendosur moskompetencen, nderkohe qe ne zgjihjen e ceshtjes behet fjale per juridiksion gjyqesor apo administrativ.

Ne keto kushte, Kolegjet e Bashkuara, cmojne se ceshtja objek shqyrtimi eshte ne juridiksion gjyqesor, e per rrjedhoje ceshtja duhet te dergohet ne gjykaten e rrethit per te vazhduar gjykimin e ceshtjes.

PËR KËTO ARSYE

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë mbeshtetur ne nenin 472/d, 481 e 485 te K.Pr.Civile

V E N D O S Ë N

Prishjen e vendimit nr.410, date 29.06.2000 te Gjykates se Rrethit Gjirokaster lidhur me juridiksionin dhe dergimin e ceshtjes per rishqyrtim ne kete gjykate..

Nr. 1 i Regj.Themeltar

Nr. 13 i Vendimit

V E N D I M

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë te perbere nga:

Thimjo Kondi

Kryesues

Bashkim Caka

Anëtar

Agron Lamaj

Anëtar

Artan Hoxha

Anëtar

Kristaq Ngjela

Anëtar

Metush Saraci

Anëtar

Natasha SheshiAnëtare

Nikoleta Kita

Anëtare

Perikli Zaharia

Anëtar

Tefta Zaka

Anëtare

Valentina KondiliAnëtare

Vladimir BineriAnëtar

Vladimir MetaniAnëtar

Ylvi Myrtja

Anëtar

Zamir Poda

Anëtar

ne seancen gjyqesore te dates 16.02.2001 moren ne shqyrtim ceshtjen civile qe u perket:

PADITËS:

Magdalena Mjelli, ne mungese.

I PADITUR:

Brahim Mjelli, ne mungese.

OBJEKTI I PADISË :

Detyrim kthim sendi, salle bilardoje, koridori

e llozhe perreth saj dhe nje autoveture Audi.

Baza Ligjore: Neni 296 i K.Civil.

Gjykata e Rrethit Berat, me vendimin nr.336, date 14.06.1999 ka vendosur:

Pranimin e kerkese padise duke e detyruar te paditurin Brahim Mjelli t`i ktheje paditeses Magdalena Mjelli nje salle bilardoje, nje koridor dhe nje llozhe e ndertuar ne lagjen “1 Maji”, Kucove, dhe autoveturen tip “Audi”, me nr.shasie 059625, me targe KV 1086 A me kater vende ngjyre gri.

Pushimin e gjykimit per shperblimin e fitimit te munguar.

Gjykata e Apelit Vlore (mbi ankimin e pales se paditur) me vendimin nr.481, date 17.09.1999 ka vendosur:

Lenien ne fuqi te vendimit nr.336, date 14.06.1999 te Gjykates se Rrethit Berat.

Kunder vendimit te gjykates se Apelit Vlore ka bere rekurs pala e paditur e cila kerkon prishjen e vendimeve duke parashtruar keto shkaqe:

· Gjykimi ne apel eshte bere pa dijenine time.

· Vendimet jane te pa mbeshtetura ne ligj pasi lokali eshte ndertuar me kontributin e perbashket te tre djemve te mi.

Kolegji Civil i Gjykates se Larte me vendimin e dates 12.12.2000 ka vendosur kalimin e ceshtjes per shqyrtim ne Kolegjet e Bashkuara per unifikim te praktikes gjyqesore ne lidhje me fillimin e afatit te rekursit kunder vendimit te dhene ne mungese te pales qe ushtron rekursin d.m.th. ne se rekursi mund te paraqitet brenda 30 diteve nga dhenia e vendimit apo brenda 30 diteve nga njoftimi i vendimit.

KOLEGJET E BASHKUARA TË GJYKATËS SË LARTË

pasi degjuan relatimin e ceshtjes nga gjyqtaret Thimjo Kondi e Natasha Sheshi, e pasi e biseduan ate ne teresi,

V Ë R E J N Ë:

Gjate gjykimit te ceshtjes ne shkalle te pare e ne apel ka rezultuar si me poshte:

Paditesja dhe vajzat e saj Nurjeda dhe Greta Mjelli jane trashegimtare ligjore te radhes se pare te te ndjerit Flamur Mjelli (vendimi nr.130, date 02.10.1997 i Gjykates se Rrethit Kucove).

Trashegimlenesi ne vitin 1995 ka filluar ndertimin e godines objekt gjykimi ne perputhje me lejen e ndertimit nr.138, date 30.03.1995 te KRRT Kucove.

I ndjeri ka arritur te ndertoje nje lokal qe perdoret si salle bilardoje, nje koridor dhe nje llozhe. Ne perfundim te punimeve te kryera nga 05.03.1995 – 31.08.1995 eshte mbajtur nje situacion perfundimtar i firmosur prej tij. Paditesja ka paraqitur ne gjykim edhe vendimin nr.144, date 13.10.1997 te gjykates se rrethit Kucove me kerkuese paditesen, me person te trete zyren urbanistike prane Bashkise Kucove, sipas te cilit paditesja dhe femijet e saj jane bashkepronare te nderteses objekt gjykimi.

Gjithashtu rezulton se i ndjeri Flamur Mjelli ka qene pronar i automjetit tip. “Audi” me targe KV 1086 A, me nr.shasie 059625.

Aktualisht objekti dhe automjeti perdoren nga i padituri (babai i te ndjerit).

Ne gjykaten e apelit ceshtja eshte gjykuar me date 17.09.1999. Njoftimi per diten e gjykimit ne apel eshte bere me shpallje (neni 460/1 i K.Pr.Civile). I padituri nuk ka marre pjese gjate gjykimit ne apel.

Rekursi i te paditurit kunder vendimit te gjykates se Apelit eshte depozituar me daten 25.0.1999.

Dispozitat procedurale lidhur me afatin e rekursit jane formuluar si me poshte:

Ne baze te nenit 443/2 te K.Pr.Civile “Afati per te bere rekurs ne Gjykaten e Larte kunder vendimeve te gjykates se Apelit, eshte 30 dite”.

Fillimi i afateve te ankimit parashikohet ne nenin 444 te K.Pr.civile. Ne paragrafin e pare te ketij neni thuhet: “Afatet e percaktuara ne nenin 443 jane te prere dhe fillojne nga dita e shpalljes se vendimit perfundimtar. Kur ceshtja eshte gjykuar nga gjykata e shkalles se pare ne mungese te njeres pale, ky afat fillon nga dita e njoftimit te vendimit”.

Gjithashtu, rekursi ne Gjykaten e Larte, pavaresisht nga njoftimi nuk mund te behet mbasi ka kaluar nje vit nga shpallja e vendimit (neni 445 i K.Pr.Civile). Kjo dispozite nuk zbatohet kur pala ne mungese verteton se nuk ka qene ne dijeni te procesit gjyqesor per shkak te pavlefshmerise se njoftimeve.

Sipas nenit 460/3 te K.Pr.Civile: njoftimi per diten dhe oren e gjykimit te ceshtjeve behet nga gjykata e apelit me shpallje prane saj dhe ne gjykatat perkatese te shkalles se pare, jo me vone se 10 dite perpara shqyrtimit te ceshtjes.

Mosparaqitja e paleve ne gjykaten e apelit, per te cilat njoftimi eshte bere me shpallje, nuk pengon shqyrtimin e ceshtjes, me perjashtim te rastit kur jane njoftuar shkaqe te aresyeshme per mungesen (neni 461/2 i K.Pr.Civile).

Ndersa ne nenin 476/1 te K.Pr.Civile eshte parashikuar se: “Rekursi depozitohet ne sekretarine e gjykates qe ka dhene vendimin, ne afatin prej 30 ditesh nga njoftimi qe u eshte bere paleve”.

Krahas dispozitave te cituara me siper, ne K.Pr.Civile ka edhe nje dispozite te pergjitheshme per llogaritjen e afateve, sipas te ciles, “Kur afati eshte caktuar me dite dhe me ore, perjashtohet dita dhe ora ne te cilen ka filluar ngjarja ose koha nga e cila duhet te filloje afati (neni 148/1 i K.Pr.Civile)”

Lidhur me problemin per te cilin u ker