Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)

15
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së Dr. sc. Gazmend Qorraj Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara Fakulteti Ekonomik Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

description

Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)

Transcript of Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)

Ekonomia e Kosovës dhe BE-së Dr. sc. Gazmend Qorraj

Pyetje dhe përgjigje nga provimet e kaluara

Fakulteti

Ekonomik

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Ekonomik

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

2 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

1. Komponentet e fondeve të IPA-s janë?

a) Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale,

b) Bashkëpunimi ndërkufitar,

c) Zhvillimi rajonal,

d) Zhvillimi i resurseve humane,

e) Zhvillimi rural.

2. Shpjego Politikën e Linjave Kreditore?

Politika e Linjave Kreditore si instrument i Politikës Monetare të Bashkimit Evropian, nënkupton

sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Likuiditeti është një nga aspektet

shumë të rëndësishme për një sistem të caktuar ekonomik, posaqërisht për sektorin financiar.

3. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes tek Politika Fiskale?

Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të

Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së.

Kjo përfshinë disa rregulla të cilat janë:

Vendet duhet të tentojnë të arrijnë bilancin buxhetor.

Vendet që tejkalojnë rregullën e deficitit buxhetor prej 3% të BPV-së do të penalizohen

deri në 0.5% e BPV-së.

Përjashtim do të ketë vetëm për vendet që përjetojnë ndonjë katastrofë natyrore.

4. Kriteret e Konvergjencës (Shpjego)?

Traktati i Mastrihtit përfshinë 5 kritere të Konvergjencës:

1) Norma e Inflacionit:

- Nuk është më e lartë se 1.5% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët

të inflacionit në BE.

2) Norma afatgjatë e Kamatës:

- Nuk është më e lartë se 2% e mesatares së tri vendeve që kanë normë më të ulët të

kamatës në BE.

3) Pjesë e ERM:

- Së paku dy vite në ERM dhe nuk ka përjetuar një devalvim dy vite para se të hyjë në

Union.

4) Deficiti Buxhetor:

- Deficit më pak se 3% e GDP.

5) Borxhi Publik:

- Borxhi më pak se 60% e GDP.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

3 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

5. Përmendi përparësitë ekonomike nga aspekti i integrimeve në BE?

Rëndësia fundamentale e integrimeve është se ndikon në rritjen e konkurrencës aktuale dhe

potenciale;

Rritet sasia e ofruar në tregun e integruar,

Zvogëlohet niveli i çmimeve,

Rritet mirëqenia për shoqërinë,

Krijohet një treg më i madh.

6. Politika e Tregut të Hapur nënkupton?

Politika e Tregut të Hapur nënkupton shitjen dhe blerjen e letrave me vlerë në tregun e hapur.

Politika e shitjes dhe blerjes së letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në rritjen ose

zvogëlimin e ofertës monetare.

7. Politika e Linjave Kreditore arrihet duke?

Politika e Linjave Kreditore, si instrument i politikës monetare të Bashkimit Evropian nënkupton

sigurimin e likuiditetit nga ana e Bankave Qëndrore Nacionale. Ky likuiditet nga ana e Bankës

Qëndrore Evropiane arrihet më rastin kur kjo bankë u akordon kredi Bankave Qëndrore të

vendeve anëtare të BE-së.

8. Politika Fiskale e BE-së bazohet në tri parime?

1) Diciplina fiskale,

2) Autonomia fiskale dhe autorizimi,

3) Koordinimi fiskal.

9. Dallimi mes Politikës Fiskale dhe asaj Monetare të BE-së?

Politika Fiskale e BE-së ndryshon prej Politikës Monetare dhe kryesisht bazohet në

kompetencën e vendeve anëtare, d.m.th. është e decentralizuar, krahasuar me Politikën

Monetare të BE-së e cila kryesisht është e centralizuar.

10. Çka nënkuptoni me Diciplinë Fiskale të BE-së?

Diciplina Fiskale duhet të sigurojë që deficiti në sektorin publik të jetë brenda nivelit të lejuar,

d.m.th. deficiti deri në 3% të BPV-së dhe borxhi publik deri në 60% të BPV-së.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

4 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

11. Shpjego Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes dhe krahaso me SEECP – Procesin e Bashkëpunimit

Rajonal?

Qëllimi i këtij mekanizmi është që të kontrollojë funksionimin fiskal të shteteve anëtare të

Eurozonës, respektivisht deficitin buxhetor prej 3% dhe borxhin publik prej 60% të BPV-së.

Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore – SEECP, për dallim nga Pakti i Stabilitetit i cili ka

qenë fleksibil në raport me Kosovën, në këtë forum, pra në SEECP, Kosova nuk është

përfaqësuar për arsye të pengesave që ka bërë Serbia, por edhe për shkak të mosgatishmërisë

së vendeve të rajonit për mbështetje politike për Kosovën.

12. Shpjego Bankën Investive Evropiane dhe numëro objektivat e saj?

Kjo bankë nuk krijon profite dhe është e krijuar nga vendet anëtare të BE-së që të mbështesë

këto vende në rritjen e konvergjencës dhe stabilitetit të qëndrueshëm ekonomik.

Banka Investive Evropiane ka 6 objektiva:

1) Konvergjenca dhe Politikat e Kohezionit,

2) Mbështetja për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme,

3) Mbështetja për ambientin,

4) Zhvillimi i iniciativave për inovacione,

5) Zhvillimi i lidhjeve Trans-Evropiane të transportit dhe energjisë,

6) Sigurimi i i energjisë në nivel të qëndrueshëm.

13. Shpjego Gjykatën e Drejtësisë dhe funksionet e saj?

Funksioni themelor i saj është të sigurojë që legjislacioni i BE-së të jetë i interpretuar në mënyrë

të njëjtë nga secili vend anëtar.

Funksionet kryesore të kësaj gjykate janë:

1) Procedura preliminare e ligjvënies, që do të thotë se nëse një gjyq i një vendi dyshon në

interpretimin e ndonjë ligji të BE-së, mund të kërkojë instruksione nga Gjykata e

Drejtësisë.

2) Hulumtimin dhe vlerësimin e vendeve anëtare në përmbushjen e obligimeve konform

ligjeve të BE-së.

3) Anulimin e ligjeve të BE-së nëse ndonjë vend anëtar ka kryer veprime ilegale.

14. Shpjego 3 faktorët në bazë të të cilëve vlerësohet performanca e ndërmarrjeve në BE?

1) Krijimi i vendeve të reja të punës:

- Ndërmarrjet ndikojnë në rritjen ekonomike dhe në zvogëlimin e papunësisë.

2) Produktiviteti:

- Ndërmarrjet kontribuojnë në rritjen ekonomike përmes produktivitetit të punës,

d.m.th. performanca e ndërmarrjeve matet jo vetëm përmes profitabilitetit, por

edhe përmes vlerës së shtuar nga një anëtar.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

5 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

3) Eksportet:

- Indikatori i tretë për matjen e performancës së ndërmarrjeve janë edhe eksportet që

këto ndërmarrje mund të realizojnë. Kjo tregon për aftësinë e firmës që të

konkurrojë në tregjet ndërkombëtare dhe në ekonomitë e hapura.

15. Numëro Kostot e Unionit Monetar?

1) Hapja e një vendi ose shkalla e hapjes,

2) Fleksibiliteti,

3) Asimetria - problemet asimetrike.

16. Çka është Politika Monetare?

Politika Monetare e BE-së udhëhiqet nga Banka Qëndrore Evropiane dhe përveç qëllimeve të

përgjithshme për një zhvillim ekonomik, si qëllime specifike ka të:

1) Sigurojë stabilitetin e çmimeve,

2) Sigurojë nivelin e duhur të inflacionit,

3) Sigurojë nivel optimal të outputit.

17. Fazat e Integrimit Monetar?

Faza e parë, prej 1 korrik 1990 – 31 dhjetor 1993,

Faza e dytë, prej 1 janar 1994 – 31 janar 1998,

Faza e tretë, prej 1 janar 1999 – 1 janar 2002.

18. Këshilli Evropian merret me çështjet si:

1. Reformat e politikave kryesore të BE-së,

2. Analizon planin buxhetor të BE-së,

3. Ndryshimet e marrëveshjeve, traktateve të BE-së,

4. Kushtet dhe apektet e zgjerimit të BE-së.

19. Politika industriale dhe e ndërmarrësisë bën pjesë në Politikat Sektoriale të BE-së dhe ka

të bëjë me rregullimin e tregut të përbashkët në pruduktet industriale (tregtinë e lirë,

përshtatjen e ligjeve, taksave etj). Politika e ndërmarrësisë ka të bëjë me përgatitjen e NVM-ve

që të përshtaten me rregullat e tregut të brendshëm të BE-së.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

6 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

20. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Përparësitë:

Pjesëmarrje aktive në PSA përmes MPSA-së,

Implementimi i Partneritetit Evropian,

Pjesëmarrja në iniciativat rajonale,

Qëndrimi pozitiv i institucioneve ndaj BE-së,

Prezenca dhe asistenca e institucioneve ndërkombëtare,

Fillimi i përafrimit të ligjeve me asquis communautaire,

Pozita gjeografike,

Potenciali njerëzor: popullatë e re (njohja e gjuhëve të huaja),

Angazhimi institucional për përmirësimin e pozitës së minoriteteve,

Përdorimi i euros (€),

Administratë e re.

21. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Dobësitë:

Mosnjohja nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së (pamundësia e hyrjes në marrëdhënie

kontraktuale me BE-në),

Zhvillimi i ulët ekonomik dhe shkallë e lartë e papunësisë,

Mungesë e implementimit të ligjeve,

Mungesa e koordinimit të donacioneve nga ana e institucioneve,

Qasja jo-proaktive e minoriteteve ndaj proceseve shoqërore në Kosovë,

Administratë e re dhe relativisht e papërvojë,

Mungesa e përgjithshme e njohurive për BE-në,

Situata e tanishme jo e volitshme energjetike,

Mungesa e përfaqësimit në qendrat evropiane, posaqërisht në Bruksel.

22. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Mundësitë:

Zgjidhja pozitive e Statusit Përfundimtar,

Përfshirja e Kosovës në Procesin e Stabilizim-Asociimit,

Shkrirja e standardeve të Kosovës në standardet evropiane – PVPE,

Qasja e Kosovës në iniciativat e Procesit të Stabilizim-Asociimit, përfshirë IPA,

Prezenca ndërkombëtare në Kosovë,

Raportet e mira me vendet fqinje,

SPZHK në pajtueshmëri me standardet e BE-së,

Mundësi e shfrytëzimit të diasporës.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

7 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

23. SWOT Analiza e Integrimit të Kosovës në BE – Kërcënimet:

Vonesa në njohjen e shtetit të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së,

Zbehja e përkushtimit të BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE,

Regjimi i vizave,

Hezitimi për bashkëpunim rajonal nga fqinjët,

Mosgatishmëria e minoritetit serb në integrim,

Konkurrenca e jashtme,

“Braindrain” (ikja e trurit).

24. Pse efekti i diversionit shmangies nga tregtia është negativ?

Diskriminimi – tenton të zvogëlojë mirëqenien – Trade diversion.

Efekti i diversionit – shmangies ndodh atëherë kur diskriminimet ndaj vendeve të treta

shkaktojnë që produktet e tyre me kosto më të ulët të zëvendësohen me prodhime me kosto

më të lartë nga vendi i parë.

25. Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik të BE-së?

Dallimi në mes të Unionit Monetar dhe Unionit Ekonomik është se tek Unioni Monetar nuk i

kemi unifikuar politikat ekonomike sikurse tek Unioni Ekonomik.

26. Programi e Tregut të Përbashkët nënkupton?

1. Liria e tregtisë në mallëra,

2. Liria e tregtisë në shërbime,

3. Liria e tregtisë në kapital,

4. Liria e qarkullimit të fuqisë punëtore.

27. Cilat komponente të fondeve të IPA-s akordohen edhe për Kosovën?

1. Komponenti “Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale” dhe

2. Komponenti “Bashkëpunimi ndërkufitar”.

28. Shitja dhe blerja e letrave me vlerë në tregun e hapur ndikon në?

Rritjen ose zvogëlimin e ofertës monetare, dhe

Në nivelin e normave të interesit.

29. Komponentet e lëvizjes së lirë të personave?

1. Kushtet e punës dhe punësimit,

2. Eliminimi i avantazheve sociale dhe tarifore,

3. Trajtimmi i njëjtë i të drejtave të sindikatave të punëtorëve,

4. Nevoja për njohjen e kualifikimeve profesionale.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

8 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

30. Çka përfshinë Tregu Unik tek Integrimi i Tregut?

Tregu Unik tek Integrimi i Tregut përfshinë unionin doganor me lëvizje të lirë të njerëzve dhe

investimeve.

31. Politikat Horizontale të BE-së janë?

1. Politikat e zhvillimit rajonal,

2. Politikat e progresit social,

3. Politikat e taksave,

4. Politikat e konkurrencës,

5. Politikat e ambientit.

32. Cilat komponente përfshinë IPA 2007-2013?

1. Ndihma për tranzicion dhe mbështetje institucionale,

2. Bashkëpunimi ndërkufitar,

3. Zhvillimi rajonal,

4. Zhvillimi i resurseve humane,

5. Zhvillimi rural.

33. Kriteret Politike të Kopenhagës për integrim në BE?

1. Demokracia dhe sundimi i ligjit,

2. Mbrojtja e të drejtave humane dhe minoriteteve,

3. Intensifikimi i Bashkëpunimit Rajonal.

34. Dallimi në mes të Komisionit Evropian dhe Këshillit të Bashkimit Evropian?

Komisioni Evropian është një forcë shtytëse e procesit të integrimit evropian, ndërsa Këshilli

Evropian është një nga institucionet më në influencë, anëtarët e Këshillit janë liderët e kombeve

të tyre.

35. Dallimi në mes të Unionit Doganor dhe Unionit Monetar të BE-së?

Përderisa tek Unioni Doganor të gjitha barrierat eliminohen në Union si dhe krijohen tarifa

unike të jashtme, dallimi është se tek Unioni Monetar vlen edhe valuta e përbashkët.

36. Elementet kyçe të Procesit të Stabilizim – Asociimit janë?

1. Procesi i Bashkëpunimit Rajonal,

2. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë,

3. CEFTA,

4. Iniciativat tjera rajonale në kuadër të Paktit të Stabilitetit.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

9 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

37. Aspektet që duhet t’i adresojnë institucionet në kuadër të CEFTA-s janë?

Masat sanitare dhe Fitosanitare,

Rregullat e origjinës,

Konkurrenca,

Ndihma shtetërore,

Anti-dumping dhe mbrojtja,

Shërbimet,

Investimet,

Prokurimet qeveritare,

Të drejtat e pronësisë intelektuale.

38. Shpjego papunësinë në Kosovë tek sektori real?

2001: 57.1% (ILO).

2003: 40% - 45%.

29 000 – 30 000: punëkërkues të rinj (çdo vit).

Punësimi: vetëm rreth 5000 vende të reja pune në vit.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

10 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

39. Përshkruani në pika të shkurtëra institucionet kryesore te BE-së?

Parlamenti Evropian:

Është organi i vetëm i zgjedhur me anë të zgjedhjeve. I ka 785 anëtarë të parlamentit

(deputetë), ka rol aktiv në hartimin e legjislacionit, posaqerisht legjislacionit që miratohet me

anë të procedurës së përbashkët (parlamenti së bashku me këshillin) si dhe luan rol të

rëndësishëm sa i përket buxhetit të BE-së.

Këshilli i Bashkimit Evropian:

Organi më i lartë vendimmarrës. Përbëhet prej kryetarëve ose kryeministrave të shteteve

anëtare (këshilli evropian) si dhe prej ministrave të fushave përkatëse (këshilli).

Votimi zakonisht bëhet me unanimitet dhe me konsensus. Numri i votave në këshill ndahet në

bazë të madhësisë së vendit (më së shumti vota kanë: Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e

Bashkuar). Presidenca e këshillit është me rotacion dhe zgjatë 6 muaj.

Komisioni Evropian:

Komisioni Evropian është organi më i rëndësishëm sa i përket BE-së dhe ka karakter

supranacional. Komisioni ka rol të pazëvendësueshëm ne inicimin e legjislacionit dhe po ashtu

ka rol edhe në mbikëqyrjen e legjislacionit, i cili në raste të shkeljeve inicion procedurën para

gjykatës evropiane të drejtësisë. Momentalisht i ka 27 komisionerë (një për çdo vend anëtar)

dhe njëri prej tyre është president i komisionit, i cili dominohet nga parlamenti.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë:

Gjykata Evropiane e drejtësisë është organi kryesor i gjyqësisë në BE, sa i përket çështjeve të

Bashkimit Evropian. Gjykata ka dy funksione kryesore dhe atë: shenjën e vendimit meritor si

dhe dhënien e opinioneve preliminare, në rastet kur gjykatat vendore kërkojnë një gjë të tillë

nga GJED. Gjykata me vendimet e saja ka luajtur rol shumë të rëndësishëm edhe si burim i të

drejtës në BE. Rastet para gjykatës ngriten nga komisioni evropian apo nga shtetet anëtare dhe

se individët nuk kanë të drejtë të bëjnë padi në GJED.

Gjykata e Auditorëve:

Përkundër emrit, ky organ nuk ka funksion gjyqësor. Roli primar i këtij institucioni është

rishikimi i buxhetit të BE-së dhe mënyrën e implementimit të këtij buxheti. Përbëhet prej 27

gjyqtarëve (momentalisht), një gjyqtar për vend anëtar.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

11 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

40. Cilat nga këto Institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni)?

• Parlamenti Evropian,

• Këshilli i Bashkimit Evropian,

• Komisioni Evropian,

• Gjykata Evropiane e Drejtësisë,

• Gjykata e Auditorëve.

41. Cilat janë institucionet financiare të BE-së, përshkruani karakteristikat themelore të tyre? Banka Investive e BE-së, Fondi Investiv Evropian, Banka Qëndrore e BE-së. 42. Si ndahen Organizatat Ndërkombëtare? Cilat nga organizatat ndërkombëtare janë prezente në Kosovë? Organizatat Ndërkombëtare ndahen në ndërqeveritare dhe joqeveritare. Në Kosovë janë prezente të dyja keto: Ndërqeveritare (UN, OSCE, FMN, BB, etj) dhe ato joqeveritare; Kryqi i Kuq Ndërkombëtar (KKN), Amnesty International, e shumë të tjera. Po ashtu, kemi edhe organizata rajonale dhe globale. 43. Vendet e Balkanit Perëndimimor janë (rrumbullaksoni)? • Sllovenia, • Kroacia, • Bosna dhe Hercegovina, • Shqiperia, • Serbia, • Maqedonia, • Rumania, • Mali i zi, • Kosova, • Turqia. 44. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë fituar statusin e vendit kandidat? (Shëno vendet)? Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi. Shqipëria e ka dorëzuar kërkesën dhe është në pritje të statusit në fjalë.

45. Cilat janë Traktatet e BE-së? Traktati për Thëngjill dhe Çelik, Traktati për Komunitetin Evropian, EURO Atomi, Single European Act, Traktati për Unionin Evropian. 46. Përshkruani në pika të shkurtëra rrethanat më të rëndësishme që kanë ndikuar në formulimin e qartë të asaj që quhet Ideja Për ‘Evropën e Bashkuar’? Ideja për Evropën e Bashkuar ka ekzistuar shumë vite para krijimit të Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, si rrethana më e rëndësishme që ka luajtur rol në formulimin e idesë për Evropën e Bashkuar ka luajtur Lufta e Dytë Botërore dhe vuajtjet dhe shkatërrimet të cilat i ka përjetuar

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

12 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

posaqërisht evropa gjatë kësaj lufte. E gjitha ka filluar me qëllim të futjes nën kontroll të dy industrive të cilat kanë luajtur rolin kyq në furnizimin e makinerisë luftarake të Gjermanisë, atë të çelikut dhe thëngjillit. Krejt ka filluar më 1951 kur edhe për herë të parë u nënshkrua edhe Traktati për Thëngjill dhe Çelik, suksesi i të cilit prodhoi efekt në fushat e tjera ‘spillover effect’. Po ashtu, duhet të theksohet edhe roli i Adenauerit (kancelarit Gjerman) i cili po t’i pranonte propozimet e Stalinit në fillim të 50-ave, sigurisht se Evropa nuk do të ishte kjo që është sot. 47. Parlamenti Evropian – roli dhe kompetencat? Parlamenti Evropian luan një rol të rëndësishëm në formimin e politikave evropiane. Po ashtu, duhet të theksohet edhe fakti se Parlamenti është organi i vetëm i zgjedhur nga populli në BE, dhe në bazë të kësaj ka rol shumë të rëndësishëm edhe në aspektin e demokracisë. Parlamenti Evropian nuk është menduar të jetë ky që është sot në kohën kur është themeluar dhe në bazë të kësaj edhe kompetencat e tij kanë evoluar gjatë kalimit të kohës. Kompetencat më të rëndësishme të PE-së janë në fushën e Legjislacionit, Aprovimin e Buxhetit të BE-së, Anëtarësimit të vendeve të reja, në emërimin e Komisionit (por jo edhe në propozimit e tij), si dhe ka disa kompetenca në fushën e mbikëqyrjes. 48. Cili nga institucionet e Bashkimit Evropian ka kompetencat më të gjera vendimmarrëse? Arsyetoni pse? Këshilli Evropian dhe Këshilli i Ministrave kanë kompetencat më të gjera në vendimmarrje. Arsyeja për këtë mund të spjegohet me faktin se shtetet anëtare ende nuk janë të gatshme që t’i transferojnë shumë përgjegjësi në Institucionet e BE-së. Përmes marrjes së vendimeve në Këshill, shtetet anëtare (posaqërisht ato më të rëndësishmet) kanë më shumë mundësi të kontrollojnë vendimmarrjen në BE. Kjo mund të spjegohet edhe me mënyrën e vendimmarrjes. 49. Cilat janë kriteret e Kopenhagës (1992)? Përshkruaj shkurtimisht kriterin e katërt! Kriteret e Kopenhagës janë: Kriteri Politik, Kriteri Ekonomik dhe Aqcuis Communautaire (AC). Kriteri i katërt: Marrja e obligimeve të anëtarësimit dhe qëllimeve politike ekonomike dhe të unionit monetar (d.m.th. që nga v. 1993 kush dëshiron të bëhet anëtar duhet t’i përmbush obligimet për ta ndërruar valutën kombëtare me EURO, e që nuk ka qenë kusht më herët). Britania, Danimarka dhe Suedia nuk janë pjesë e Eurozonës. 50. Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian? Qëllimi i krijimit të Bashkimit Evropian (nëse është fjala për Bashkimin Evropian e jo për Komunitetin Evropian, Bashkimi Evropian u krijua më 1993) mund të përshkruhet më së miri në nenin 2 të TEU. 51. Përshkruani shkurtimisht procesin e antarësimit të njërit nga vendet e ballkanit perëndimor në BE?

Procesi i anëtarësimit të vendeve të BE-së është paksa më i veçantë, ku kjo veçanti përshkruhet

edhe me procesin e stabilizim asocimit, që është i veçantë për vendet e ballkanit përendimor. Pas kësaj, vendi aplikon për anëtarësim ku e merr statusin e kandidatit, Këshilli Evropian dhe Parlamenti (procedura bashkëvedosëse) në bazë të rekomandimit të Komisionit vendosin.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

13 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

52. Çka paraqet Konventa për Qymyr dhe Çelik? Kjo konventë paraqet themelimin e komunitetit-tregut të përbashkët për thëngjill dhe çelik. Kjo konventë ka paraparë treg, objektiva si dhe institucione të përbashkëta për vendet nënshkruese. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka qenë zgjerimi ekonomik, zhvillimi si dhe rritja e punësimit me qëllim të rritjes së kualitetit të jetesës. 53. Kur u nënshkrua marrëveshja për themelimin e BE-së? Më 1992 në Mastriht, dhe vendi i fundit qe e ka ratifikuar ka qenë Gjermania pas procesit në Gjykatën Kushtetuese. 54. Cilat janë tri komponentet e BE-së? 1. Komponenta e Komunitetit (Komisioni Evropian) (Shtylla e 1-rë), 2. Komponenta për Politikë të Perbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (Shtylla e 2-të), dhe 3. Komponenta për Bashkëpunim në Fushën e Policisë (Shtylla e 3-të). 55. Sa është numri i vendeve anëtare të BE-së? Përshkruaj shkurtimisht valët e zgjerimit! Momentalisht BE ka 27 anëtarë. Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Letonia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007 Bullgaria dhe Rumania. 56. Cilat janë angazhimet e BE-së në Kosovë? BE në Kosovë mometalisht është e angazhuar me misionin më të madh të saj, EULEX, mision për monitorim në fushën e sundimit të ligjit, po ashtu edhe me Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ish Agjencia për Rindërtim) si dhe po ashtu edhe me projekte binjakëzimi të financuara nga BE. Këto janë angazhimet më të theksuara të BE-së në Kosovë. 57. Përshkruani në pika të shkurtëra idenë për themelimin e Bashkimit Evropian? BE u inicua fillimisht me idenë e formimit të një lloj federate/konfederate, mirëpo për shkak të mosgatishmërisë së shteteve anëtare për transferimin e përgjegjësive në institucionet supranacionale, atëherë kjo kjo nuk u plotësua, sidoqoftë u prezentuan shumë risi, si p.sh. qytetaria (shtetësia) Evropiane, Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë etj. Të gjitha këto nën moton “Union sa më i afërt” (ever closer union). 58. Cilat janë kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare? Kriteret themelore për themelimin e një organizate ndërkombëtare janë: anëtarësia, statuti (ose traktati i cili parasheh arritjen e objektivave të caktuara).

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

14 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

59. Çka i parapriu Bashkësisë Ekonomike Evropiane (1958)? BEE-së i parapriu traktati për thëngjill dhe çelik si dhe teknokratët e përfshirë në këtë projekt si Robert Shuman. Suksesi i këtij traktati prodhoi të ashtuquajturin “efekti spërkatës” (spillover effect). 60. Cilat janë kushtet për anëtarësim në BE? Duhet të jetë pjesë e kontinetit evropian, të respektojë parimet e demokracisë, respektojë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore si dhe sundimin e ligjit, t’i plotësojë kriteret e Kopenhagës si dhe të hamonizojë legjislacion me legjislacionin e BE-së. 61. Cilat nga këto institucione të BE-së kanë karakter supranacional (rrumbullaksoni) : • Parlamenti Evropian, • Këshilli i Bashkimit Evropian, • Komisioni Evropian, • Gjykata Evropiane e Drejtësisë, • Gjykata e Auditorëve. 62. Kur dhe si është përcaktuar përspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE? Në vitin 2003, në Samitin e Selanikut u përcaktua përspektiva e Ballkanit përendimor në BE. Kjo u rikonfirmua me anë të deklaratës së Këshillit në dhjetor 2007 ku thuhet se e ardhmja e Ballkanit Përendimor është në BE. 63. Cilat nga vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen për Stabilizim Asocim me BE-në? Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Kosova ka Mekanizmin Përcjellës të Asocimit. 64. Çka kuptoni me parimin e Konsolidimit, Kushtëzimit dhe Komunikimit? Këto parimi janë prezantuar nga BE me qëllim të rritjes së kualitetit të zgjerimit. Parimi i parë i konsolidimit nënkupton konsolidimin e veprimeve të vendit kandidat dhe BE-së për anëtarësim. Kjo nënkupton që përveç vendit kandidat edhe BE duhet të jetë e gatshme për ta pranuar atë vend si dhe paraprakisht BE duhet t’i përmbahet përkushtimeve të saja. Parimi i kushtëzimit nënkupton kushtëzimin e BE-së për vendin kadidat për t’i plotësuar disa kushte të caktuara me qëllim që të pranohet në BE, si p.sh, kriteret e Kopenhagës, harmonizimin e legjislacionit etj. Parimi i tretë i komunikimit nënkupton mënyrën e komunikimit në mes të BE-së dhe vendit kandidat si dhe qytetarëve. 65. Parimet e lartpërmendura (Konsolidimit, Kushtëzimit, dhe Komunikimit) aplikohen në (rrumbullakëso përgjigjen e sakt)? • Vendet kandidate, • Vendet anëtare, • Vendet kandidate dhe vendet anëtare.

Studenti: Faton Bajrami | Prof.: Dr. Gazmend Qorraj

15 Ekonomia e Kosovës dhe BE-së

66. Përshkruani valët e zgjerimit të BE-së? Fillimisht kanë qenë 6 anëtarë që e kanë themeluar: Franca, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Holanda dhe Italia. Më pas, më 1973 u bashkua Mbretëria e Bashkuar, Irlanda dhe Norvegjia, më pas Greqia (1981), Spanja dhe Portugalia (1986), pastaj Austria, Finlanda dhe Suedia (1995). Në vitin 2004 ka ndodhur ai që quhet “Zgjerimi i Madh”, ku BE-së i’u bashkuan: Çekia, Sllovenia, Sllovakia, Polonia, Estonia, Hungaria, Latvia dhe Lituania. Me vonë ajo që quhet “Zgjerimi i Hershëm” (jo i menduar mirë) më 2007; Bullgaria dhe Rumania. 67. A ka Kosova marrëdhënie kontraktuale me BE-në, si quhet instrumenti juridik që i garanton Kosovës qasje në procesin e Stabilizim Asocimit? Kosova ka marrëdhënie kontraktuale me BE-në përmes Mekanizmit Përcjellës të Asocimit (STM). 68. Pjesët kryesore të Marrëveshjes së Mastrihtit janë? 1) Dispozitat e përbashkëta të Marrëveshjes, 2) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes për themelimin e Bashkësisë Ekonomike Evropiane me qëllim të formimit të Unionit Evropian, 3) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Thëngjill dhe Çelik, 4) Dispozitat që kanë të bëjnë me ndryshimet e Marrëveshjes mbi themelimin e Bashkësisë Evropiane për Energji Atomike, 5) Dispozitat që kanë të bëjnë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, 6) Dispozitat mbi bashkëpunimin në sferën e jurispodencës dhe të brendshme, 7) Dispozitat përfundimtare. 69. Rëndësia e Marrëveshjes së Mastrihtit? - Zhvilloi mekanizmin e tregut të brendshëm unik, - Funksionimi i tregut unik si një treg i brendshëm i vendeve anëtare - tregu i mallrave, shërbimeve, punës dhe kapitalit. 70. “Tri shtyllat” e bashkëpunimit të përfshira në Marrëveshjen mbi Unionin Evropian janë: 1. Tri Bashkësitë Evropiane, 2. Bashkëpunimi në politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë, 3. Bashkëpunimi në sferën e jurispodencës dhe punëve të brendshme të vendeve anëtare. 71. Parlamenti Evropian kryesisht ka: - Ka karakter konsultativ, - Është i autorizuar për kontrollin e Komisionit të BEE-së nga viti 1970- për kontrollin e të hyrave dhe të dalave.