Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

50
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTIT EDUKIMI FIZIK SPECIAL 100 PYETJE DHE PËRGJIGJE NGA Luan M. Jaha, MD, PhD DORACAK PËR STUDENTË Prishtinë, 2015

description

Autor: Luan M. Jaha, MD, PhDViti i botimit: 2015Doracak për studentët e Fakultetit të Edukimit fizik dhe Sportit

Transcript of Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

Page 1: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I EDUKIMIT FIZIK DHE SPORTIT

EDUKIMI FIZIK SPECIAL 100 PYETJE DHE PËRGJIGJE

NGA

Luan M. Jaha, MD, PhD

DORACAK PËR STUDENTË

Prishtinë, 2015

Page 2: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

2 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i edukimit fizik dhe sportit Doracak për studentë EDUKIMI FIZIK SPECIAL 100 PYETJE DHE PËRGJIGJE NGA Luan M. Jaha, MD, PhD Koautorë: Prof.assoc. Bilbil Shehu, PhD Prof.assoc. Sadik Krasniqi, PhD

Ky doracak është përgatitur që t’u shërbejë si studentëve të Fakultetit të edukimit fizik dhe sportit për të fituar njohuri themelore nga lënda e edukimit fizik special. Inkurajojmë studentët që për njohuri shtesë t’i referohen literaturës që ndodhet në faqet e organizatave të shumëta të personave me aftësi të kufizuara, programeve të dizajnuara në mënyrë speciale për të plotësuar nevojat e personave me aftësi të kufizuara të kolegjeve dhe institucioneve parauniversitare dhe universitare anëmbanë Botës si dhe librave dhe doracakëve që mbulojnë këtë fushë.

Page 3: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

3 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

HYRJE

Sporti ndihmon integrimin dhe mirëqenien e personave me nevoja të veçanta në dy mënyra – duke ndryshuar mendimin që kanë të tjerët për personat me nevojat të veçanta dhe duke ndryshuar mendimin që personat me nevoja të veçanta kanë për vete. Duke bërë të parën, sporti lufton stigmatizimin dhe diskriminimin e personave me nevoja të veçanta, ndërsa, duke bërë të dytën, i jep fuqi këtyre personave, i bënë ata të vetëdijshëm për aftësitë që kanë dhe u jep kurajo që të luftojnë më shumë për vendin e tyre në shoqëri.

Edukimi fizik special është edukim fizik i dizajnuar që ti ndihmojë personave me nevoja të veçanta arritjen e këtyre objektivave përmes aktiviteteve të edukimit fizik special. Disa nga këto aktivitete janë adaptime që instruktorë të ndryshëm i kanë bërë aktiviteteve të zakonshme, ndërsa disa të tjera janë disciplina sportive që udhëhiqen nga rregullat e komiteteve dhe federatave nacionale dhe ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa nga shtetet e Bashkimit Evropian, instruktorët e dukatës fizike marrin njohuri të nevojshme dhe i mësojnë shkathësitë e duhura edukim fizik special në kurse të dizajnuara në mënyrë të posaçme për t’i shërbyer këtij qëllimi dhe më pas çertifikohen ga bordet nacionale. Në Republikën e Kosovës oranizime të tilla, aktualisht, nuk ka. I vetmi institucion që merret me atësimin e instruktorëve për edukim fizik special është Fakulteti i edukimit fizik dhe sportit i cili e ka këtë edukim pjesë të obligueshme të kurrikulumit të studimeve bachelor.

Doracaku “Edukimi fizik special – 100 pyetje dhe përgjigje” është përmbledhje e njohurive elementare nga kjo fushë. Në pjesën parë ai shpjegon aktivitetin fizik, rëndësinë e tij për ruajtjen dhe përparimine shëndetit, rekreacionin dhe sportin, disa prej kufizimeve më të shpeshta të aftësive fizike, sensorike, intelektuale, mendore dhe perversive si dhenevojat e veçanta që kanë personat me këto kufizime. Pjesa e dytë merret me aktivitete të veçanta dhe sporte. Ndërsa pjesa e tretë merret me sportet paraolimpike.

Autori

Page 4: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

4 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

EDUKIMI FIZIK SPECIAL (100 PYETJE DHE PËRGJIGJE) Luan M. Jaha, MD, PhD

1. Çka është aktiviteti fizik?

Çdo lëvizje e trupit e shkaktuar nga kontraksioni i muskujve quhet aktivitet fizik. Ecja, puna në kopsht, vrapimi, futbolli, vallëzimi, etj. etj janë shembuj të aktivietit fizik.

Figura 1. Lloje të ndryshme të edukimit fizik

2. Pse është i mirë aktiviteti fizik?

Aktiviteti i rregullt fizik është i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Njerëzit që praktikojnë aktivitet të rregullt fizik: jetojnë më gjatë, ndihen më mirë, kanë shumë pak gjasa që biejnë në depresion, flejnë mirë natën, kanë peshë trupore normale dhe kanë më shumë vetëbesim. Ata janë gjithashtu më të shoqërueshëm.

Është vërteruar se personat që nuk kanë aktivitet të rregullt fizik kanë më shumë gjasa që të sëmuren nga sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut, sëmundje e sheqerit, tensioni i lartë i gjakut, të kenë më shumë yndyrë (kolesterol) në gjakun e tyre dhe të marrin sulm në tru (inzult cerbrovaskular).

Figura 2. Fitnes është aktivitet fizik shumë i popularizuar

Page 5: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

5 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

3. Kush ka shëndet të mirë fizik?

Shëndet të mirë fizik ka personi i cili ka fuqi dhe qëndrueshmëri të muskujve, fleksibilitet të nyjeve dhe kapacitet kardiorespirator të mjaftueshëm për të përballuar aktivitetet e zakonshme ditore.

4. Kush ka shëndet të mirë motorik?

Shëndet të mirë motorik ka personi i cili është në gjendje që ta bëjë një aktivitet fizik në mënyrë efikase dhe të shkathtë. Komponentet motorike janë: shpejtësia, agjiliteti (aftësia për ta ndryshuar brenda çastit drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes), fuqia (aftësia për të nxjerrë fuqinë maksimale brenda një kohe sa më të shkurtë), drejtpeshimi (aftësia për ta mbajtur drejtpeshimin duke iu kundërvënë gravitetit) dhe koordinimi (aftësia për të bërë bashkë disa lloje të ndryshme të lëvizjeve në një model të vetëm).

5. Çka janë funksionet motorike bazike?

Funksionet motirike bazike janë lëvizjet e zhvilluara në fëmijërinë e hershme të cilat kur kombinohen prodhojnë shkathësi të caktuara për lojë ose sport. Funksionet e tilla janë: gjuajtja, pranimi (i topit psh.), vrapimi, goditja, kërcimi në largësi, kërcimi në lartësi, shkelmimi dhe kështu me radhë.

6. Çka është edukimi fizik?

Edukimi fizik është aktiviteti fizik i ndërmarrë me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit fizik dhe mental të individit dhe interaksionit me njerëzit e tjerë.

Figura 3. Edukimi fizik rekreacional. Fëmijët në në natyrë dhe në orën e karatesë

Page 6: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

6 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

7. Cilat janë format e aktivitetit fizik?

Aktiviteti fizik mund të praktikohet në formë të aktiviteteve të rekreacionit, edukimit fizik dhe të garës.

8. Çka është rekreacioni?

Aktivitet i rekreacionit është aktivitet fizik i realizuar në kohën e lirë dhe në kushte joformale. Këto aktivitete janë zakonisht aktivitete grupore dhe meqë nuk kanë karakter garues, bëjnë që njerëzit të ndihen mirë dhe më afër njëri tjetrit. Aktivitetet e rekreacionit mund të jenë sporte rekreative (psh. futbolli, basketbolli, volejbolli, tenisi, etj) ose lojëra.

Figura 4. Aktivitete rekreacioni – familja me bicikleta dhe volejboll në plazh

9. Çka është aktiviteti fizik edukativ?

Edukimi fizik edukativ ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe shkathësive të pëgjithshme fizike, psiqike dhe sociale të pjesëmarrësve. Aktivite të tilla mund të jenë lojëra ndividuale ose grupore në hapësira të hapura (luhatja, shilara, lëshimi i balonave) ose lojërat në hapësira të mbyllura (shahu, letrat, domino, cic-mic dhe ngjajshëm).

10. Çka është aktiviteti fizik me karakter garues?

Aktivieti fizik me karakter garues është aktivitet që zhvillohet sipas rregullave strikte që përcaktojnë jo vetëm si zhvillohet ky aktivitet, por edhe kush de kur mund të marrë pjesë në të (mosha, gjinia, pesha, etj). Këto aktivitete janë të akrediatuara nga një organizatë kombëtare ose ndërkombëtare. Aktiveti më i madh fizik me karakter garues është olimpiada.

Page 7: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

7 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 5. Ora e edukatës fizike

11. Çka është sporti?

Sporti është aktivitet fizik i organizuar sipas rregullave dhe kushteve të caktuara më parë që mund të ketë, por jo me çdo kusht, karakter garues. Sporti ndikon pozitivisht në gjendjen fizike, shëndetin mendor dhe interaksionin social të sportistëve dhe zhvillohet si lojë, zbavitje, si sport i organizuar ose si sport tradicional.

Figura 6. Disa lloje të sporteve të popullarizuara

12. Cilat janë të mirat e sportit?

Sporti ndikon në mirëqenien fizike, psiqike dhe shoqërore të njerëzve. Në sport njerëzit gjejnë zbavitje, me sportin ata rriten, zhvillojnë dhe bëjnë më të fuqishëm trupin e tyre, mësojnë dhe bëhen bashkë me njerëzit e tjerë.

Page 8: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

8 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

13. Kush janë personat me aftësitë kufizuara?

Sipas nenit 1 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e personave me nevojat e veçanta, që është në fuqi prej vitit 2008, “Personat me aftësi të kufizuara konsiderohen personat me kufizim fizik, mendor, intelektual ose senzorik për shkak të cilit, në ballafaqim me barierat e ndryshme, nuk mund të marrin pjesë në mënyrë të plotë dhe të sukseshme në jetën shoqërore si personat e tjerë”.

Nga aspekti legal “me aftësi të kufizuar” mund të konsiderohen të gjithë personat që kanë kufizim serioz në realizmin e një ose më shumë aktiviteve jetësore. Ketë aktivitete janë kujdesi për veten, manipulimi me duar, shikimi, dëgjimi, ushqimi, fjetja, ecja, qëndrimi në këmbë, ngiritja, lakimi përpara, të folurit, marrja frymë, mësimi, leximi, koncentrimi, mendimi, komunikimi dhe puna.

Figura 7. Aktiviteti fizik me karakter garues

14. Sa është numri i njerëzve me aftësi të kufizuara?

Sipas Bankës Botërore afërsisht 700 milion njerëz ose 10% të popullatës botërore kanë aftësi të kufizuara, 80% prej të cilëve jetojnë në vendet në zhvillim. Nëse numërohen familjet e pesonave me aftësi të kufizuara mund të thuhet se numri i personave të prekur në mënyrë të drejtpërdrejt nga paaftësitë është rreth 25% të popullatës botërore.

Page 9: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

9 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 8. Femijet me sindromën Down, Femija me paralizë cerbrale, Femija me amputim të të dy ekstremiteteve

15. Kush janë personat me aftësi të kufizuara fizike?

Aftësi të kufizuara fizike kanë të gjithë personat që kanë kufizime në lëvizje të ekstremiteteve.

Figura 9. Themeluesit e organizatës “Të amputuarit në aksion”

(Amputees in Action) dhe garuesja shurdhëmemece e garës së Bukurisë

16. Kush janë personat me aftësi të kufizuara sensorike?

Aftësi të kufizuara sensorike kanë të gjithë personat që kanë kufizime në perceptimine botës përmes shqisave të të parit dhe të dëgjuarit.

17. Kush janë personat me aftësi të kufizuara intelektuale?

Aftësi të kufizuara intelektuale, ngecje në zhvillimin intelektual ose çrregullim të përgjithshëm të mësimit kanë të gjithë ata persona me funksion të çrregulluar intelektual dhe të adaptimit. Një term i përdorur më herët për këtë çrregullim ka qenë retradimi intelektual. Shenja të çrregullimit janë vonesat në të folur, pengesat në

Page 10: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

10 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

mbamendje, mospërshtatja rregullave të sjelljes në shoqëri, vështirësitë në zgjidhjen e problemeve, moskujdesi për vete, paaftësia për të kontrolluar sjelljet.

Shkaqet për kufizim të aftësive intelektuale mund të jenë të lindura (psh. sindromat Down, Klinefelter, etj), të fituara gjatë shtatëzënësisë (psh rubeola, sindroma e fetusit të alkoolizuar etj), gjatë lindjes (hipoksia), sëmundjet infektive të fëmijërisë (parotiti, varicela, meningjiti), helmimet me plumb dhe zhivë, mungesa e jodit (hipotireoza dhe kretenizmi), mosushqyeshmëria (fëmijët, sidomos vajzat në Etiopi psh), etj.

18. Kush janë personat me aftësi të kufizuara mendore dhe emocionale?

Çrregullime mendore dhe emocionale janë sjellje që demonstrojnë individët që nga pjesa më e madhe e shoqërisë kuptohen si jo normale. Ndryshe quhen sëmundje mendore ose sëmundje psikiatrike. Sëmundje të tilla janë anksioziteti, fobitë e ndryshme, çrregullimet obsesive-kompulsive, manitë e ndryshme, depresioni, shizofrenia dhe kështu me radhë. Në këtë kategori hyjnë edhe çrregullimet e ushqimit (psh. anorexia neurosa), çrregullimet e gjumit, etj, etj.

Figura 10. Fëmija me sindromë Down dhe grujaa me anorexia

neurosa

19. Kush janë personat me çrregullime pervesive të zhvillimit?

Çrregullime pervesive të zhvillimit karakterizohen në mospërputhje në zhvillimin e më shumë funksioneve elementare si janë socializimi dhe komunikimi.

Shembuj të çrregullimeve të tilla janë autizmi dhe sindroma Asperger. Karakteristikë e të sëmurëve me këto çrregullime janë vështirësitë për të artikulur fjalët dhe për të kuptuar të tjerët, për ti shikuar në sy, për të treguar drejtimin, për të reaguar me mimikë, lojë jo e zakonshme me lodra ose objekte të tjera, vështirësitë për t’u përshtatur në ndryshimet në rrethin familjar, lëvizje të përsëritura trupore, ankth ose sjellje agresive, etj.

Page 11: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

11 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 11. Fëmija me autizem dhe personalitete të famshme me autizëm (Albert Einstein) dhe sindromë Asperger (Angelina Jolie)

20. Cili është dallimi në mes të parezës dhe të paralizës?

Paraliza është humbja e funksionit të plotë një muskuli ose të një grupi të muskujve e shkaktuar më së shpeshti për shkak të dëmtimit të boshtit të kurrizit, por edhe për shkak të inzultit cerebrovaskular (pikës në tru), paralizës së fëmijëve, paralizës cerebrale, sklerozës multiple, sëmundjes Parkinson, sklerozës multiple amielotike, spinës bifida, sindromës Gullian-Barre ose për ndonjë arsye tjetër.

Pareza është dobësimi i lëvizjeve ose humbje e pjesëshme e lëvizjeve të vullnetshme të ekstremiteteve dhe në këtë aspekt është më e lehtë se paraliza.

Figura 12. Pareza vs. Paraliza

Pareza është humbje parciale e funksionit të një ekstremiteti për të bërë lëvizje të

vullnetshme

Paraliza është humbje e plotë e funksionit të një ekstremiteti për të bërë lëvizje të

vullnetshme

21. Çka janë monopareza, parapareza, hemipareza dhe kuadripareza?

Monopareza është parezë e vetëm një ekstremiteti, parapareza është parezë e të dy ekstremiteteve të poshtme, hemipareza është parezë e dorës dhe këmbës së të njejtës anë, ndërsa kuadripareza është parezë e të katër ekstremiteteve.

22. Çka janë monoplegjia, paraplegjia, hemiplegjia dhe kuadriplegjia?

Monopplegjia është paralizë e vetëm një ekstremiteti, paraplegjia është paralizë e të dy ekstremiteteve të poshtme, hemiplegjia është paralizë e dorës dhe këmbës së të njejtës anë, ndërsa kuadriplegjia është paralizë e të katër ekstremiteteve.

Page 12: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

12 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 13. Hemiplegjia, paraplegjia dhe kuadriplegjia

23. Cili është dallimi në mes të amputimit dhe desartikulimit të një ekstremiteti?

Amputimi i ekstremitetit është shkurtim i tij, traumatik ose i bërë nga mjeku për shkaqe shëndetësore, nëpër asht. Desartikulimi, nga ana tjetër, është shkurtim i ekstremitetit në nyje, që, gjithashtu, mund tëjetë traumatik ose i bërë për shkaqe shëndetësore.

Desartikulimi i krahut

Amputimi transhumeral Amputimi transhumeral

Amputimi transradial Desartikulim i i bërrylit

Amputimi i shuplakës

Desartikulilmi koksofemoral

Amputimi transfemoral Amputimi transfemoral

Desartikulimi i gjurit

Amputimi transtibial

Desartikulimi talokrural

Amputimi Syme

Figura 14. Nivelet e ndryshme të amputimeve dhe desartikulimeve

24. Cili është dallimi në mes të protezës dhe ortozës?

Proteza është shtojcë artificale që i ngjitet trupit për të zëvendësuar një pjesë të humbur të tij. Ortoza nga ana tjetër është shtojcë artificiale që i ngjitet trupit për të

Page 13: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

13 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

ndihmuar funksionin e sistemit të lëvizjes. Kjo bëhet duke ndihmuar në lëvizjet, duke i kufizar lëvizjet në të gjitha drejtimet (imobilizim) ose vetëm në drejtime të caktuara, duke shpërndarë peshën e trupit ose duke korrigjuar derformimet e lindura ose të fituara të trupit.

Figura 15. Ortozat dhe protezat

25. Cilat janë arsyet për amputimin e ekstremiteteve?

Shkaqet më të shpeshta për amputim të ekstremiteteve janë aksidentet, sëmundjet e ndryshme dhe malformacionet e lindura të enëve të gjakut.

Shkaqet e amputimeve ndryshojnë në varësi nga shteti. Në shtetet e zhvilluara sëmundjet, sidomos diabeti dhe sëmundjet e enëve të gjakut, janë shkaqe kryesore të amputimeve. Në vendet ku ka konflikte të armatosura, si janë disa vendet të Afrikës dhe Azisë, shkaqet më të shpeshta të amputimeve janë lëndimet me mina dhe ato me armë zjarri.

26. Çka përcakton nëse një ekstremitet duhet të amputohet apo jo?

Fati i një eskstremiteti, respektivisht përgjigja nëpytjen nëse ekstremitet duhet të amputohet apo jo varet nga shkalla e dëmtimit të tij, nga kualiteti i qarkullimit të gjakut në të, nga gjendja e shëndetësore e të lënduarit ose të sëmurit (gjendja e ushqyeshmërisë, mosha, sëmundjet e zemrës, diabeti, gjendja e ekstremitetit të anës së kundërt) dhe mundësitë që ka ai për rehabilitim.

27. Në sa faza bëhet rehabilitimi mjekësor i personave me amputim të ekstremiteteve?

Rehabilitimi mjekësor i personave me amputim të ekstremiteve fillon para amputimit, zgjatë gjatë vetë aktit të amputimit dhe vazhdon deri në integrimin e tij të plotë në shoqëri dhe aftësimin për punë.

Page 14: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

14 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Ky rehabilitim, për shkaqe didaktike është ndarë në nëntë faza, secila me përmbajtje të veçantë, të cilat i kemi paraqitur në vazhdim:

Faza Përmbajtja

1 Preoperative Vleresimi i gjendjes fizike dhe medicinale, edukimi, diskutimi i nivelit te amputimit, shpjegimi i kufizimeve funksionale, shpjegimi i dhimbjes fantom

2 Faza e amputimit Percaktimi i gjatesise se cungelit, mbulimi mioplastik, perkujdesja per nervin, formimi i cungelit, lidhja rigide

3 Faza drejtperdrejtë pas amputimit Sherimi i plages, kontrolli i dhimbjes, mbeshtetja emocionale

4 Faza preprostetike Modelimi i cungelit, rritja e fuqise muskulore, aftesimi i te semurit per te rikthyer kontrollin e levizjeve

5 Pershkrimi dhe fabrikimi i protezes Marreveshja ne ekip per protezen

6 Ushtrimet me proteze Adaptimi ne proteze dhe shfrytezimi maksimal i saj

7 Integrimi ne familje dhe shoqeri Rimarrja e vendit ne familje dhe shoqeri, pershtatja situatave, aktivitetet rekreacionale

8 ehabilitimi profesional Vleresimi i aftesise per pune dhe riaftesimi ose riedukimi eventual

9 Percjellja Kujdesi afatgjate per protezen, mbeshtetja e vazhdueshme emocionale dhe medicinale

28. Çka është niveli K?

Niveli K është klasifikim i njerëzve me aftësi të kufizuara sipas mundësisë së tyre për t’u rehabilituar. Sipas këtij klasifikimi personat me aftësi të kufizuara klasifikohen prej 0 deri 4. Personat në nivelin K zero nuk kanë mundësi të lëvizin pa përkrahjen e personit tjetër, madje edhe me pritezë. Personat në nivelin K1 kanë mundësi që duke përdorë protezën të lëvizin në sipërfaqe të rrafshta, kryesisht brenda shtëpisë. Personat në nivelin K2 kanë mundësi që duke përdorë protezën të lëvizin edhe në sipërfaqe me nivele si pengesat e vogla dhe shkallë të ulëta. Personat me nivelin K3 kanë mundësi që duke përdorë protezë të lëvizin me lehtësi dhe të kalojnë barierat e zakonshme, por nuk mund të merren me sport. Personat me nivelin K4 kanë mundësi që duke përdorë protezën të bëjnë lëvizje që kërkojnë fuqi dhe shkathësi të tilla që u lejojnë të merren me aktivitete rekreative dhe sport.

Ky klasifikim është i kompanisë së sigurimeve (Medicare) në SHBA.

Page 15: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

15 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

29. Cilat janë ushtrimet bazike për për të përmirësuar funksionin e cungelit?

Ushtrimet për të përmirësuar funksionin e cungelit janë ushtrimet për forcimin e muskujve që mbledhin gjurin , ushtrimet për zgjatjen e kërdhokullës, ushtrimet për muskujt që mbledhin dhe zgjasin bërrylin dhe ushtrimet dhe muskujt që mbledhin dhe zgjasin krahun.

Figura 16. Ushtrimet bazike për cungel

30. Çka janë ushtrimet funksionale?

Ushtrimet funksionale janë ushtrimet që vendosin trupin në pozita në të cilat stimulohen muskujt përmes imitimit të lëvizjeve që bëjmë në jetën e përditshme dhe sport. Ushtrimet e tilla janë ushtrimet për pozitë neutrale të kurrizit, lëvizjet alternative të dorës dhe të këmbës, pompat, trajnimet e balansit, ushtrimet e ngritjes nga karriga dhe uljes në karrigë dhe kështu me radhë.

31. Cilat janë ushtrimet e avansuara për për të përmirësuar funksionin e cungelit?

Ushtrimet e avansuara për të përmirësuar funksionin e cungelit janë ushtrimet për rritjen e fuqisë së cungelit (uljet në bisht, pompt ulur, pjerrjet e komblikut) dhe ushtrimet e balansit (bartja e peshes, ecja në gjunjë e në bërryla, shkelmimi i topit, ngritja e kërdhokullës, ecja në sipërfaqe jo të rrafshta) ushtrimet e agjilitetit (ecja në gërsheta, ecja në rreth, loja me top), ushtrimet e qëndrueshmërisë (bicikleta e palëvizshme).

Page 16: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

16 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Qëndrimi i drejtë në këmbë Ushtrimet për muskujt e pelvikut (lartë) dhe lëvizjet alterantive këmbë-dorë (poshtë)

Pompat ushtrimet e ngritjes së dorës dhe të këmbës

Ushtrimet e balancit Ngritje nga karriga dhe uljet Ushtrimet e balansit

Figura 17. Ushtrimet funksionale për personat me amputim të ekstremitetit të poshtëm

32. Cili ka qenë statusi i personave me aftësi të kufizuara në të kaluarën?

Historikisht, personat me aftësi të kufizuara janë margjinalizuar, janë privuar nga e drejta për barazi me të tjerët, madje edhe janë vikrimizuar. Viktimizimi i fëmijëve me vdekje ka qenë karakteristikë e shoqërive primitive por edhe i civilizimeve të Greqisë antike dhe Spartës si dhe të Romës. Këta të fundit e konsideronin jo të drejtë të vritnin fëmijë. Në vend të kësaj ata i linin në mal me besimin se nëse janë të vlefshëm të jetojnë do t’i shpëtojnë zotërat. Në mesjetë fëmijët me aftësi të kufizuara janë konsideruar vepra të satanës prandaj janë konsideruar të fajshëm dhe të këqinj.

Page 17: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

17 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Ushtrimet e avansuara për funksionin e cungelit

Figura 18

Ushtrimet e avansuara për funksionin e cungelit

Në shekullin e XVIII dhe XIX pikëpamjet kanë filluar të ndryshojnë duke bërë që shoqëria të ndjejë më shumë përgjegjësi për personat me aftësitë kuifizuar. Kjo, zakonisht, ka nënkuptuar të idrejtën për strehim dhe ushqim.

Këto botëkptime kanë ndryshuar në shekullin e XX dhe vazhdojnë të ndryshojnë edhe në këtë shekull. Me ndryshimin e botëkuptimeve ka ndryshuar edhe emri që përdoret për personat me aftësi të kufizuar. Në gjuhën shqiper termi ka evoluar nga invalid (që dmth i pavlefshëm), përmes “i paaftë” deri te me “aftësi të kufizuar” dhe “me nevoja të veçanta”.

Figura 19. Soranusi i Efesusit – gjinekolog i famshëm, obtetricist dhe vrasës në masë.

Soranusi i Efesusit, ka jetuar në fund të shekullit të 1rë dhe fillimin e shekullit të 2të të erës sonë. Një prej mjekëve më të famshëm Grek në botën e vjetër

romake. Ai ka qenë mjek, gjinekolog dhe obstetricist që ka kryer numër të madh të lindjeve të vështira. Libri i tij “Gjinekologjia” ka qenë një prej librave më të famshëm të mjekësisë të Perandorinë Romake. Në një kapitull të këtij

libri, Soranus jep këshilla për mënyrën e vrasjes së një të posalinduri të lindur me deformime trupore: “vi (xxvi). Si ta dalloni fëmijën që vlen të rritet”

Page 18: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

18 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

33. Cili është roli i sportit në jetën e të sëmurëve me aftësi të kufizuara 1?

Sporti, sidomos gjimnastika, është përdorë për herë të parë nga fundi i viteve 1800 në Suedi, si formë e terapisë për personat me aftrësi të kufizuara. Sot ekzitojnë më shumë se 17 gara ndërkombëtare në sport në të cilat janë të përfshirë personat me aftësi të kufizuara, përfshirë tri olimpiada – olimpiadën për personat me të dëgjuarit e dëmtuar (Deaflympics), olimpiadën për personat me aftësi të kufizuara fizike dhe të të parit (Paralympics) dhe olimpiadën speciale për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Sot, gjithashtu, botohen më shumë se 50 revista akademike, periodike që merren me problemin e sportit dhe personave me aftësi të kufizuara.

34. Cili është roli i sportit në jetën e të sëmurëve me aftësi të kufizuara 2?

Sporti ndihmon integrimin dhe mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në dy mënyra – duke ndryshuar mendimin që kanë të tjerët për personat me aftësi të kufizuara dhe duke ndryshuar mendimin që personat me aftësi të kufizuara kanë për vete. Duke bërë të parën, luftohen stigmatizimi dhe diskriminimi. Ndrësa, duke bërë të dytën, i jep fuqi personave me aftësi të kufizuara, i bënë ata të vetëdijshëm për aftësitë që kanë dhe u jep kurajo që të luftojnë më shumë për vendin e tyre në shoqëri. Duke pasur ndikim në shoqërinë dhe në individin, sporti lufton izolimin e personave me aftësi të kufizuara dh i itegron ata në mënyrë më të polotë në bashkësi.

35. Çka është edukimi fizik special?

Edukimi fizik i dizajnuar në mënyrë speciale që ka për qëllim ruajtjen dhe përparimin e shëndetit fizik dhe mendor të personave me aftësi të kufizuara, quhet edukim fizik special. Edukimi fizik i përshtatur është sinonim për edukimin fizik special.

FIgura 20. Format e ndryshme të edukimit fizikspecial

36. Çka përfshin edukimi fizik special?

Edukimi fizik special është fushë multidisiplinare që përfshin: rehabilitimin dhe terapinë, rekreacionin dhe lojërat, edukimin fizik dhe sportin në të gjitha nivelet.

Page 19: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

19 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

37. Cilat janë qëllimet e edukimit fizik special

Qëllimet e edukimit fizik special janë përparimi i shëndetit, i pavarësisë individuale, i cilësisë së jetës dhe i pjesëmarrjes në shoqëri të personave me nevoja të veçanta.

38. A mund të inkuadrohen të gjithë personat me aftësi të kufizuara në edukimin fizik special?

Po. Por niveli i pjesëmarrjes dallon. Për të marrë pjesë në lojërat në ujë, vallëzim, lojëra individuale, lojëra në grup dhe sport, personat me aftësi të kufizuara duhet të demonstrojnë shkathësi elementare motorike funksionale (të plota ose gati të plota) për pjesëmarrje.

39. Kush merret me edukimin fizik të personave me nevoja të veçanta?

Në edukimin fizik të personave me nevoja të veçanta merren: terapeuti fizikal (fizioterapeuti), terapeuti i profesionit dhe instruktori i edukimit fizik special.

40. Cili është dallimi në mes të terapeutit fizikal, terapeutit të profesionit dhe instrukturit të edukimit special kur bëhet fjalë për personat me nevoja të veçanta?

Terapeuti fizikal vlerëson dhe angazhohet për realizimine nevojave për terapi fizikale, terapeuti i profesionit vlerëson dhe angazhohet për realizimine nevojave për ushtrimin e profesionit, ndërsa instruktori i edukimit fizik special vlerëson dhe angazhohet për realizimine nevojave për edukim fizik të personave me nevoja të veçanta.

41. Cilat janë qëllimet që synon ti realizojë një terapeut fizikal kur janë në pyetje personat me nevajat e veçanta?

Terapeuti fizikal angazhohet për rritjen, qëndrimin në këmbë, qëndrimin ulur, kontrollit të lëvizjes së kokës, ecjes dhe funksioneve motorike të nevojshme për pavarësinë e mundshme maksimale të personave me nevoja të veçanta, rritjen e fuqisë, parandalimin e deformimeve dhe të gjendjes së përgjithshme shëndetësore. Me pak fjalë, ta bëjë një person me nevoja të veçanta sa më të aftë për jetë.

42. Cilat janë qëllimet që synon ti realizojë një terapeut i profesionit kur janë në pyetje personat me nevajat e veçanta?

Terapeuti i profesionit angazhohet për funksione motorike precize si kapje me dore, mbajtje në dorë, aktivitetet që kërkojnë koordinim të dy duarve dhe të syve, ushqim, veshmbathje, shkrim, përdorim të kompjuterit, lojë dhe shkathësi të tjera akademike e të profesionit. Me pak fjalë, ta bëjë një person me nevoja të veçanta sa më të aftë për shkollë dhe punë.

Page 20: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

20 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

43. Cilat janë qëllimet që synon ti realizojë një terapeut i profesionit kur janë në pyetje personat me nevajat e veçanta?

Instruktori i edukimit fizik special angazhohet për mirëqenien fizike, zhvillimin e funksioneve motorike themelore (psh. vrapim, kërcim, hidhje, gjuajtje, kapje, not, vallëzim, pjesëmarrje në aktivitetet grupore, marrje me sport)

44. Cilat janë format e edukimit fizik special?

Edukimi fizik special mund të jetë i rregullt dhe special, respektivisht të ofrohet në shkolla dhe universtite të rregullta ose në institucione speciale.

45. Kush mund të jetë instruktor i edukimit fizik special?

Kjo çështje në Republikën e Kosovës nuk është e rregulluar. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Bashkimit Evropian, instruktori i edukimit fizik special mund të bëhet vetëm ai person që ka kaluar shkollim special dhe është ceritifikuar për këtë punë nga ana e një bordi nacional. Derisa kjo të rregullohet Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit ka bërë përpjekje që të përcjellë te studentët e tij njohuritë bazike nga kjo fushë.

46. Kush vlerëson cilat janë nevojat e veçanta të një personi?

Nevojat e veçanta të personave vlerësohen nga mjeku, që mund të jetë specialisti i lëmive si ortopedi (sistemi i levëzijes), neurologji (sistemi nervor), oftalmologji (shqisa e të parit), otorinolaringologji (vesh, hundë dhe grykë) dhe ngjajshëm, psikologu, terapeuti fizikal dhe terapeuti i profesionit.

Figura 21. Shërbimet mbështetëse: logopedi, audiologu dhe psikologu

47. Në cilat pyetje duhet të jepen përgjigjet para se të merret vendimi që dikush ti nënshtrohet edukimit fizik special ?

Fillimisht duhet të vlerësohet nëse personi me nevoja të veçanta mund të marr pjesë në aktivitetet fizike me nxënësit ose studentët e tjerë? Nëse jo, vlerësohet cilat janë nevojat e tij të veçanta, a mund të realizohen ato në një klasë të rregullt, me nxënësit e

Page 21: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

21 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

tjerë apo është e nevojshme që për të krijohen kushtet e veçanta? Në këtë rast duhet të merret vesh edhe nëse personi ka nevojë për shërbime mbështetëse?

48. Cilat janë shërbimet që mbështesin edukimin fizik special?

Shërbimet që mbështesin edukimin fizik special, ndryshe shërbimet plotësuese, janë shërbimet e transportit, të logopedisë dhe audiologjisë, psikologjisë, të këshillimit, shërbimet mjekësore etj.

49. Cilat janë mënyrat e përshtatjes së edukimit fizik për një person me nevoja të veçanta në ekipe me lojtarë të tjerë, pa nevoja të tilla?

Janë katër mënyra që edukimit fizik t’i përshtatet individëve me mënyra të veçanta: (1) të ndryshohen pajisjet për të gjithë pjesëmarrësit, (2) të ndryshohet loja për të gjithë pjesëmarrësit, (3) të ndryshojë mënyra e lojës së një lojtaro në secilin ekip, në mënyrë që lojtarët me nevoja të veçanta të mos penalizohen ose (4) ti bëhen lëshime speciale personave me nevoja të veçanta.

50. Cilat janë shembujt e ndryshimit të mënyrës së lojës dhe pajisjeve që mund të bëhen në mënyrë që ajo t’i përshtatet personave me nevoja të veçanta në ekipe me lojtarë të tjerë, pa nevoja të tilla?

Shembuj të ndryshimit të mënyrës së lojës që ajo t’i përshtatet individëve me nevoja të veçanta janë nëse të gjithë lojtarët luajnë duke qëndruar në gjunjë ose ulur në dysheme, nëse luajnë me vetëm një dorë, nëse të gjithë luajnë shtritë mbi skutera me katër rrota (scooter board), nëse për lojë përdorin pajisje të modifikuara si psh. top më të lehtë, rrjetë më ulët ose nëse për personat me nevoja të veçanta kërkohet numri më i vogël i pikëve për të fituar.

Figura 22. Modifikemet e mënyrës së lojës dhe pajisjeve

Lëvizja mbi skuter me katër rrota Skateboardi modifikuar Modifikimi i topit

Page 22: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

22 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 23. Modifikemet e mënyrës së lojës dhe pajisjeve

Modifikim i topit Modifikim i koshit Modifikim i shkopit

51. Çka janë lojërat paraolimpike?

Lojërat paraolimpike janë garë ndërkombëtare në shumë sporte në të cilën marrin personat me aftësi të kufizuara fizike, respektivisht personat me fuqinë muskulore të dëmtuar (paraplegjikët, kuadriplegjikët, personat me distrofi muskulore, personat me sindromë pas polios, personat me spina bifida), mungesë të ekstremitetit (ampoutim ose dismelia), personat me difrencë në gjatësinë e ekstremiteteve, personat me shtat të shkurtër, personat me hipertoni, personat me ataksi, personat me atetozë, personat me çrregullim të të parit dhe personat me çrregullim të intelektit.

Të gjitha garat rregullohet nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik.

52. Cilat janë adaptimet e përgjithshme që praktikohen gjatë edukimit fizik special

Në mënyrë që edukimi fizik special t’i përshtatet personave me aftësi të kufizuara bëhen adaptime në pajisje dhe në rregullat e lojës. Adaptimet më të shpeshta në pajisje konsistojnë në përdorimin e shkopinjëve më të lehtë dhe më të mëdhenj, topit më të lehtë, më të butë dhe më të madh, portës më të madhe dhe më të ulët, përdoren shporta në shkop për kapje, dyshemetë janë më të sigurta, fushat e lojës janë më të vogla, shënohen pozitat e lojtarëve në fushë, nuk vendosen kufizime kohore, lojtarët ndihmohen nga partnerët, lojtarëve u jepen komanda me gojë, ka më shumë hapësirë ndërmjet lojtarëve dhe kështu me radhë, në varësi nga lloji i lojës dhe kapacitetet e lojtarëve.

53. Cilat janë përshtatjet e përgjithshme që mund të bëhen në mënyrë që personat e verbër të përfshihen në aktivitetet e edukimit fizik special?

Përshtatjet e përgjithshme që duhet të bëhen në mënyrë që personat e verbër dhe ata me dëmtim të të parit të përfshihen në edukim fizik special janë: zvogëlimi i madhësisë

Page 23: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

23 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

së fushës, ngadalësimi i lojës (psh përdorimi i balonit në vend të topit), përdorimi i objekteve më të mëdha të lojës në mënyrë që të shihen më mirë, ndriçimi më i mirë dhe kontrasti më i fortë, përdorim i i zileve, kufizimi i fushës me material që ndryshon nga vetë fusha që personat me dëmtim të të parit të kuptojnë kur janë afër vijës anësore, paralajmërimi me zë nga asistenti ose me zile për veprimet, përdorimi i litarit, përdorim i koneve dhe kështu me radhë.

Figura 24.

Pamje nga faqje zyrtare e Lëvizjes paraolimpike me sportet paraolimpike (www.paraolympics.org)

54. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të luajnë futboll?

Në mënyrë që loja e futbollit t’i përshtatet personave me aftësi të kufizuara është e mundshme bë bëhen dista përshtatje: loja mund të bëhet duke ecur dhe jo duke vrapuar, fusha e lojës mund të jetë më e vogël, numri i lojtarëve në lojë mund të jetë gjashtë në secilën anë, nëse lojtratët janë në karroca atyre mund t’ilejohet që topin ta mbajnë në preherë derisa e drejtojnë

Page 24: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

24 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

atë, mund të përdoret topi i shfryrë, topi më i madh dhe më i butë, portat mund të jenë më të mëdha ose më të vogla, koha e lojës mund të jetë më e shkurtë dhe kështume radhë.

Figura 25. Modifikimet e mënyrës së lojës dhe pajisjeve

Modifikim i topit Modifikim i portës Pamje nga loja

55. Cilat janë shkathësitë që u mësohen lojtarëve në lojën e futbollit?

Duke luajtur futboll lojtarët mësojnë ta godasin topin, të pasojnë, ta udhpheqin topin, ta gjuajnë topin, ta presin topin, të vrapojnë, të punojnë në ekip dhe të mendojnë për strategji të ndryshme për të fituar. Personat me aftësi të kufizuara jo rrallë janë edhe trajner të ekipeve ose refer të ndeshjeve të futbollilt.

56. Trego disa shembuj të organizimit të lojës së futbollit me personat me aftësi të kufizuara – Loja “Knock Em Down”?

Një formë praktike e lojës së futbollit me personat me aftësi të kufizuara është loja “rrëzoji” (“Knock Em Down”). Në fushën e lojës vendosen 6 birila në distancë me nga 50cm në mes veti. Lojtarët do ta godasin topin për ta rrëzuar birilën. Loja bëhet më interesant nëse ndryshojnë largësia nga e cila gjuhet topi dhe këndi i gjuajtjes.

Figura 26. Loja e futbollit e tipit “Knock Em Down”

Page 25: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

25 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

57. Trego disa shembuj të organizimit të lojës së futbollit me personat me aftësi të kufizuara – Loja Pass and Shoot?

Një formë tjetër praktike e lojës së futbollit me personat me aftësi të kufizuara është loja “paso dhe gjuaj” (“Pass and Shoot”). Në fushën e lojës vendosen 3 kone me ngjyra të ndryshme. Koni me ngjyrë të gjelbërt vendoset 1 deri 1,5 metra para portës, koni i kaltërt vendoset 5 metra nga koni i parë, ndërsa koni i kuq do të vendoset në mes të konit të parë dhe të dytë në diagonale për të formuar një trekëndësh. Kërkoni nga lojtarët, që qëndrojnë te koni i kaltërt, t’ua gjuajnë topin juve, që qëndroni te koni i kuq. Ata pastaj duhet të lëvizin deri te koni i gjelbërt ku ju ua ktheni topin që ata të gjuajnë në portë. Nëse ndryshoni numrin e pasimeve, këndin e pasimit dhe shpejtësinë e pasimit mund ta bëni lojën më komplekse dhe ta përshtatni përparimit të lojtarëve.

Figura 27. Loja e futbollit e tipit “Pass and Shoot”

58. Trego disa shembuj të organizimit të lojës së futbollit me personat me aftësi të kufizuara – Loja Target Shoot?

Një formë tjetër praktike e lojës së futbollit me personat me aftësi të kufizuara është loja “gjuaj cakun” (“Target Shoot”). Në shtrojën e shtratit formoni tre hapje të formave të ndryshme. Kufizoni secilën prej formave me shirit ngjitës. Pastaj kërkoni prej lojtarëve që të qëllojnë format në shtrojë duke e shkelmuar topin.

Figura 28. Loja e futbollit e tipit “Target shoot”

Page 26: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

26 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

59. Çka ëstë futbolli paraolimpik?

Futbolli paraolimpik është futboll i cili është i bazuar mbi rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Futbollilt (FIFA) të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara. Këto përshtatje kanë të bëjnë me fushën, pajisjet, numrin e lojtarëve dhe disa rregulla të lojës.

Figura 29.

Reprezentacioni i futbollit paraolimpik i SHBA. Kupa botërore

e vitit 2014. Meksiko.

60. Cilat janë rregullat e futbollit për personat me dëmtimit të të parit dhe të verbër?

Futbolli paraolimpik për personat me dëmtim të të parit dhe të verbër është futboll me ekipe me nga pesë lojtarë, përfshirë portierin, në secilën anë. Fusha e futbollit është më e vogël dhe e kufizuar me mure mbrojtëse. Secili ekip ka nga një asistent që qëndron jashtë fushë dhe me zë udhëzon lojtarët. Topi lëshon zë për të ndihmuar lojtarët që ta lokalizojnë. Luhen dy pjesë, secila nga 25 minuta. Pushimi në mes dy pjesëve është 10 minuta. Ky futboll njihet edhe si futbolli të “5-ve me një anë”.

Figura 30.

Detaje nga ndeshja Brazili – Argjentina. Finalja e Lojërave Parapan Amerikane Futbolli për 5 të mbajtura

në Rio de Janeiro.

Ndryshe Brazili ka qenë kampion i garave në vitet 1998, 2000 dhe 2010, ndërsa Argjentina në vitet 2002 dhe

2006.

61. Si klasifikohen lojtarët që luajnë futboll për të verbërit?

Në bazë të shkallës së dëmtimit të të parit ndahen në tri grupe. Grupin e parë e bëjnë personat me dëmtimit të plotë ose gati të plotë të të parit (B1). Grupin e dytë e bëjnë

Page 27: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

27 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

personat që janë në gjendje të shohin formën e shuplakës me qartësi prej 2/60 ose kanë fushë vizive më pak se 5 shkallë (B2). Grupin e tretë e bëjnë personat që janë në gjendje të shohin formën e shuplakës me qartësi në mes 2/60 dhe 6/60 ose me fushë vizive në mes 5 dhe 20 shkallë (B3).

Figruar 31.

Futbolli me “7-shen në ekip” ëshjtë i rregulluar nga Asociacioni ndërkombëtar i sporteve dhe rekreacionit

(International Sports and Recreation Association - CPISRA) dhe rregullave të modifikuara të International

Federation of Associated Football (FIFA). Faqja e internetit : www.cpisra.org

Ekzistojnë dy kategori të garave. Në kategorinë e parë mund të marrin pjesë vetëm lojtarët që i takojnë grupit të parë (B1), përveç portierit dhe asistentit që është jashtë fushës të cilët mund të jenë të të grupit B2, B3 ose fare të mos kenë çrregullim të të parit. Garën e llojit të dytë e bëjnë lojtarët e grupit B2 dhe B3. Në këtë kategori së paku dy lojtarë në fushë duhet të jenë të grupit B2.

62. Cilat janë rregullat e futbollit për personat me paralizë cerebrale?

Futbolli për personat me paralizë cerebrale njihet ndryshe edhe si futboll i “7-shes në ekip”. Përshtatjet që i janë bërë rregullave të FIFA në këtë futboll janë numri më i vogël i lojtarëve (nga shtatë në secilën anë), fusha më e vogël e futbollit, heqja e pozitës së jashtë lojës (off side) dhe lejimi që topi të hudhet në lojë nga jashtë fusha edhe me një dorë. Loja luhet dy herë nga 30 minuta me pushim prej 15 minuta ndërmjet.

63. Si klasifikohen lojtarët që luajnë futboll të personave me parelizë cerebrale?

Lojtarët që marrin pjesë në lojë janë të klasifikuar në katër grupe sipas shkallës së kufizimit të aftësisë që kanë. Grupin e parë e bëjnë personat që kanë vështirësi në ecje dhe vrapim por mund të qëndrojnë në këmbë dhe mund ta godasin topin (C5). Grupin e dytë e bëjnë personat me vështirësi në kontroll dhe koordinimit të ekstremiteteve të sipërme (duarve) sidomos gjatë vrapimit (C6). Grupin e tretë e bëjnë lojtarët me hemiplegji (C7). Grupin e katërt e bëjnë personat me kufizime minimale në shkathësi por kanë një kufizim fizik që ndikon në aftësinë e tyre për të luajtur futboll (C8).

Page 28: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

28 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Në mënyrë që loja të jetë e barabartë personat me këto kufizime përzihen në grupe në mënurë që në lojë të jenë së paku nga një lojtar i grupit të parë (C5) dhe të dytë (C6) dhe më së shumti një lojtar nga grupit i katërt (C8).

64. Çka është goalball?

Goalball është sport për atletë me dëmtim të të parit. Luhet nga dy ekipe me nga tre anëtarë dhe me top me zile brenda. Topi ka madhësinë e topit të basketbolit, por është dy herë më i rëndë se ai. Qëllimi i lojës është që të futet topi në rrjetën e kundrështarit, të cilën anëtarët e ekipit tjetër e mbrojnë me trupat e tyre.

Fusha e mbyllur ka vija taktike që i ndihmojnë lojtarëve të orientohen dhe ka madhësinë e fushës së volejbolit. Loja luhet pa portë qendrore, por me një rrjetë në secilën anë që është 9 metra i gjërë dhe 1.3 metra i lartë. Loja luhet në dy gjysma nga 12 minuta.

Loja luhet në qetësi në mënyrë që lojtarët të mund të përqëndrohen.

Figura 32.

Goalbal. Disipline

paraolimpike për personat me

dëmtim të të parit

65. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të luajnë basketboll?

Modifikmet që mund t’i bëhen lojës së basketbollit në mënyrë t’i përshtatet personave me aftësi të kufizuara janë përdorim i topave të ndryshëm (madhësi, peshë, ndërtim, ngjyrë), përdorimi i koshave më të mëdhenj dhe më të ulët, ngadalësimi i lojës, lejimi që topi të bartet, lejimi i driblingut me dy duar, mosaplikimi i kohës prej tre sekondave, lejimi i mbajtjes së topit në prehër (personave që janë në karroca gjatë kohës së lëvijes), përdorimi i topit me zile për personat me dëmtim të të parit.

Figura 33.

Basketbolli zhvillon shkathësitë e manipulimi t me karrocë, marrjes së topit nga dyshemeja, gjuajtjes,

pranimit të topit dhe driblimit, mbroijtjes dhe kështu me radhë.

Page 29: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

29 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

66. Cilat janë shkathësitë elementare që personat me aftësi të kufizuara i zhvillojnë gjatë lojës së basketboll?

Shkathësitë që personat me afëtisë të kufizuara i zhvillojnë gjatë lojës së basketbollit janë manipulimime karrocë, marrja e topit nga dyshemeja, gjuajtja, pranimi i topit, driblimi, mbrojtja, zbulimi për ta pranuar topin dhe kështu me radhë. Gjatë lojës, lojtari krijon raporte me anëtarët e tjerë të ekipit dhe zhvillon strategjinë e lojës. Personat me aftësi të kufizuara mund të jenë edhe referë dhe trajnerë të ekipieve të bashkebollit në karrocë.

Figura 34.

Detaje nga ndeshja e basketbollit paraolimpiknë mes të reprezentacvioneve të SHBA dhe Britanisë

së Madhe. Londër 2012.

67. Çka ëstë basketbolli paraolimpik?

Basketbolli paraolimpik është modifikim i lojës së basketbollit i përshtatur për personat në karroca. Fusha është e zakonshme dhe numri i lojtarëve është pesë nga secila anë. Lartësia e koshit është 3.05m. Loka ka 4 pjesë që zgjasin nga 10 minuta. Koha egjuajtjes është 24 sekonda. Karroca është speciale ndërsa lojtarëve nuk u lejohet në ngriten nga ajo. Karrocat mund të jenë me me 3, 4 ose 5 rrota. Lartësia e ulëses nuk guxon të jetë më e lartë se 53 centimetra nga dyshemeja dhe lartësia e mbajtësit të këmbëve jo më lartë se 11cm nga dyshemeja. Rregullat e lojët janë të caktuara nga Federata ndërkombëtare e basketbollit në karroca (Interantional Federation of Wheelchair basketball, (http://www.iwbf.org/).

68. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të luajnë volejbol?

Modifikimet që mund ti bëhen lojës së volejbollit për ta bërë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë përdorimi i topit më të madh, më të lehtë, më të butë dhe të ngjyrosur, lejimi që lojtarët ta mbajnë topin, lejimi që ta rregullojnë pozitën e gjuajtjes vetë, ulja e lartësisë së rrjetit, qëndrimi më afër rrjetës me rastin e servimit, lejimi që topi ta prekë topin një herë, mbajtja e topit që ta godisin lojtarët dhe kështu me radhë.

Page 30: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

30 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

69. Çka ëstë volejbolli paraolimpik?

Volejbolli paraolimpik është modifik i lojës së volejbollit në mënyrë që ajo t’i përshtatet personave me aftësi të kufizuara. Meqë luhej ulur, quhet edhe volejboli ulur. Ekipet përpiqen që ta gjuajnë topin mbi rrjetë në fushën e kundërshtarit. Kontakti me dyshemenë nuk guxon të ndërpritet në asnjë moment gjatë lojës. Fusha e sportit është më e vogël (10mx6m). Lartësia e rrjetës është 1.15m për burra dhe 1.05m për gra. Ekipi i parë që arrin 25 pikë është fitues i një seti me kusht që diferenca të jetë më e madhe se dy. Ekipi që fiton tri sete është fitues i lojës. Numrimaksimal i seteve është pesë. Nëse loja është e barabartë deri në setin e pestë, ekipi i cili i pari arrin15 pikë në setin e pestë, me kusht që diferenca të jetë dy pike, është fitues i lojës.

Pjesëmarrës në lojë janë kryesisht personat me ekstremitete të poshtme të amputuara. Por, pjesëmarrës mund të jenë edhe të tjerë me kufizime më të vogla të aftësive.

Figrura 35.

Modifikimi i lojës së volejbollilt për t’iu përshtatur personave me aftrësi të kufizuar - Volejbolli ulur

70. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të luajnë bowling?

Modifikimet që mund ti bëhen lojës së bowling për ta bërë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë zvogëlimi i numrit të hapave që bëhen para gjuajtjes së topit, përdorimi i dy duarve në vend të njërës, qëndrimi në pozicionin pa lëviz gjatë gjuajtjes, përdorimi i rampës, përdorimi i ndihmësit, udhëzimet me gojë.

Figura 36.

Disa modifikime të lojës së bowlingut për t’iu

përshtatur personave me aftrësi të kufizuar

Page 31: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

31 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

71. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të luajnë golf?

Modifikimet që mund ti bëhen lojës së golfit për ta bërë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë përdorimi i klubit me kokë më të madhe, përdorimi i klubit më të shkurtër dhe më të lehtë, përdorimi i topave më të mëdhenjë dhe të ngjyrosur, shkurtimi i distancës deri te vrima, përdorimi i mbajtësit të topit (të ngulitur në tokë) për çdo gjuajtje dhe kështu me radhë.

Figura 37.

Disa modifikime të lojës së golfit për t’iu përshtatur personave me aftrësi të

kufizuar

72. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të luajnë softball?

Modifikimet që mund ti bëhen lojës së softball për ta bërë të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar janë përdorimi i topave nga velcro dhe dorëzat, përdorimi i shkopunjëve më të mëdhenj ose më të vegjël, përdorimi i mbajtësve në shkop (të ngulitur në tokë), zvogëlimi i distancës së bazës, përdorimi i topave të butë (incrediballs), zvogëlimi i distancës nga e cila bëhet gjuajtja (pitching), nëse lojtarët janë në karrocë të lejohen që të shtyjnë topun prej rampës, nga prehëri ose nga mbajtësi i topit i ngulitur në tokë. Modifikimet e tjera janë përdorimi i topave me alarm, lejim i i asistimit nga një person jashtë lojës dhe kështu me radhë.

Figura 38.

Disa modifikime të lojës së lojës

softball të bëra për t’iu përshtatur personave me

aftrësi të kufizuar

Page 32: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

32 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

73. Çka janë garat paraolimpike me kuaj?

Garat paraolimpike me kuaj janë gara që organizohen nga Federata Ndërkombëtare për Sporte me Kuaj (International Federation for Equestrian Sports, FEI) dhe përfshin dy gara: nje është dresimi paraekuestrian i cili organizohet sipas të njejtave rregulla si edhe dresimi konvencional, por me garues të ndarë në disiplina të ndryshme garuese, spipas aftësive të tyre funksionale. Gara e dytë është kalurimi paraekuestrian, që organizohet sipas rregullave të njejta të kalurimit, por, përsëri, në disiplina sipas aftësive funksionale të garuesve.

Figura 39.

Disa modifikime të garës me kuaj, të

bëra për t’iu përshtatur

personave me aftrësi të kufizuar

Dresimi vlerësohet me testin e ecjes, , testin e ecjes dhe vrapit të lehtë, testin e ecjes, vrapit të lehtë dhe gallopit dhe ecjes, vrapit të lehtë, gallopit dhe ecje anash në stil të lirë. Në këto disiplina gara bëhet në arenën ma madhësi 40x20metra. Garues më të avansuar garojnë edhe në gjysmë pirueta, vrapim 3 dhe 4 dhe në arena të madhësisë 60x20 metra.

74. Çka janë garat paraolimpike në qitje?

Garat paraolimpike në qitje janë adaptim i garës në qitje për garues me aftësi të kufizuara. Qitja është sprovë e saktësisë dhe kontrollit gjatë të cilës garuesit përdorin pistoleta dhe pushka për të gjuajtur në seri të ndryshme një cak të palëvizshëm. Secila gjuajtje merr maksimum 10 pikë ose vlerë decimale prej 10.9 pikëve. Garuesit përdorin pushkë të kalibrit 0.22, pistoleta dhe pushka ajroje të kalibrit .177 (me ajër të kompresuar ose pneumatikë).

Të gjithë personat me aftësi të kufizuara mund të marrin pjesë në garë. Gjuajtja bëhet nga distancat 10, 25 dhe 50 metra, ndërsa në gara marrin pjesë vetëm burrat, vetëm graftë ose edhe burrat edhe gratë.

Garat organizohen nga Komiteti Paraolimpik Ndërkombëtar (International Paraolympic Committee, IPC).

Page 33: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

33 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 40. Disa modifikime të garës së qitjes, të bëra për t’iu përshtatur personave me aftrësi të kufizuar

75. Çka janë garat paraolimpike në atletikë?

Garat paraolimpike në atletikë janë gara në atletikë të modifikuara në mënyrë që të përfshijnë personat me aftësi të ndryshme të kufizuara. Garues mund të jenë personat me proteza, garues me karroca invalidore ose garues të verbër. Garuesit nga grupi i fundit mund të ndihmohen nga një person jo i verbër ose të garojnë brenda litarëve.

Në garat e shpejtësisë, i pari është ai garues që arrin i pari në cak. Garat mund të bëhen edhe në stafetë.

Figura 41.

Disa modifikime të garës së atletikës,

të bëra për t’iu përshtatur

personave me aftrësi të kufizuar

76. Çka janë garat paraolimpike të gjuajtjes me shigjetë?

Garat paraolimpike të gjuajtjes me shigjetë janë modifikim i garës olimpike të gjuajtjes për t’iu përshtatur personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi i lojës është gjuajtja me saktësi e shigjetës në një cak me diametër prej 122 centimetrash në të cilën janë tëvizatuar 10 rrathë koncentrik. Vlera e këtyre rrathëve rritet prej qendrës kah periferia,

Page 34: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

34 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

respektivisht prej 10 pikëve drejtë 1 pike. Largësia e cakut prej garuesve është 70 metra, sa është edhe standardi i lojërave të rregullta olimpike.

Figura 42.

Garat paraolimpike me shigjetë

Garuesit klasifikohen në tre klasë funksionale. Klasa e parë (ST1) është klasa e garuesve që nuk kanë humbje të funksionit të duarve të tyre por kanë dëmtim të fuqisë muskulore, koordinimit dhe të lëvizjes së këmbëve. Këtu bëjnë pjesë garuesit me amputim të ekstremiteteve, paralizë cerebrale dhe ngjajshëm. Garuesit në këtë klasë mund të luajnë ulur ose në këmbë.

Ekziston edhe klasa W1 në të cilën garojnë atletët me tetraplegji ose dëmtim të ngjashëm. Këta atletë kanë lëvizje shumë të kufizuara dhe fuqi e kontrollë minimale të duarve dhe këmbëve të tyre. Këta garues garojnë në karroca.

Shigjetarët në kategorinë W2 kanë paraplegji ose dëmtim të ngjashëm. Garuesit kanë mobilitet të limituar të ekstremiteteve të poshtme. Shigjetarët e kësaj kategorie kanë funksion të plotë të duarve. Këta janë të lidhur për karroca në jetën e përditshme dhe ashtu edhe garojnë.

77. Çka është gara paraolimpike me boça?

Boccia luhet me një lojtar, çifti i lojtarëve ose ekipet nga tre lojtarë. Nëse luhet në ekip, secili ekip ka nga gjashtë topa. Ekipet janë të gjinive të përziera. Qëllimi ilojës është që të gjuhet një top prej lëkure – i ngjyrosur kuq ose kaltër (cili ekip merr cilën ngjyrë caktohet me gjuajtjen e monedhës), sa më afër një topi të bardhë, që quhet Jack.

Loja luhet në hapësira të mbyllura, në një fushë të madhësisë së fushës së badmintonit.

Lojtarët klasifikohen sipas shkallës së paaftësisë së tyre. Të gjithë lojtarët kanë të dëmtuar ose këmbët ose edhe këmbët edhe duart e tyre. Topi mund të goditet me duar ose me këmbë. Atyre u lejohet të kenë edhe një asistent i cili ua jep topin. Garuesit janë të gjinive të përziera.

Page 35: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

35 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 43.

Disa modifikime të garës me

boça, të bëra për t’iu

përshtatur personave me

aftrësi të kufizuar

78. Çka është çiklizmi paraolimpik?

Garat e çiklizimit për personat me aftësi të kufizuara luhen sipas të njejta rregullave sikur edhe garat për çiklistët e rregullt. Garat bëhet në shtigje prej 1 kilometri, tandem shprint, team shprint, garat në shtige prej tre dhe kater kilometra, garat në shtegun 6 kilometra, garat në shtegun 15 kilometra ose si gara rruge.

Garuesit klasifikohen në garues të kategorisë B që janë të verbër (Blind), garues të kategorisë H që garojnë duke i dhënë bicikletës me duar (Handcyclist), garues në kategorinë T që garojnë me tricikla (Tricyclist) dhe garues në kategorinë C që janë garues që garojnë me bicikleta.

Figura 44.

Çiklizmi paraolimpik

79. Çka është xhudo paraolimpik?

Xhudo paraolimpik është modifikim i xhudos i bërë për personat me dëmtim të të parit. Organizohet nën ombrellën e Federatës ndërkombëtare të xhudos (Internation Judo Federation).

Garuesit janë të ndarë në kategori sipas peshës. Shtatë kategori ekzistojnë për burra (- 60kg, - 66kg, - 73kg, - 81kg, - 90kg, - 100kg, + 100kg) dhe gjashtë për gra (- 48kg, - 52kg, - 57kg, - 63kg, - 70kg, + 70kg.).

Page 36: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

36 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Dallimet në rregulla janë minimale në krahasim me xhudon olimpike. Garuesit fillojnë lojën kapur për njëri tjetrin. Ndeshja zgjatë pesë minuta. Ai garues që fiton pikën maksimale (ipon) është fitues. Nëse asnjë prej garuesve nuk fiton ipon gjatë ndeshjes, fitues shpallet garuesi që ka akumuluar më së shumti pika falë yuko dhe waza-ari mbajtjeve dhe rrëzimeve. Dy waza-ari bëjnë një ipon.

Nëse nuk ka fitues deri në fund të ndeshjes luhet pika e artë, që do me thënë se i pari që fiton pikë është fitues. Nëse nuk ka fitues as pas tre minutave shtesë vendimin e marrin referi dhe dy gjyqtarët me votim.

Figura 45.

Judo paraolimpik.

Disipline paraolimpike për

personat me dëmtim të të

parit

80. Çka është para-kanu?

Para-kanu është modifikim i garës olimpike të kanusë i bërë për persona me kufizime të ndryshme të aftësive. Organizohet nga Federata ndërkombëtare e kanusë (International Canoe Federation). Garat bëhen në Kayak ose Va’a në distancë prej 200 metrave. Fitues është garuesi që del i pari. Aktualisht, garat mbahen në tetë discipilina të ndryshme.

Garuesit klasifikohen sipas aftësisë për t’i dhënë pedaleve në garuesit e kategorisë LTA (leg, trunk, arms) që do të thotë se këmbët, trupi dhe duart përdoren për ta vënë kanunë në lëvizje, në garuesit e kategorisë TA (trunk, arms) që do të thotë se vetëm trupi dhe duart përdoren për ta vënë kanunë në lëvizje dhe kategorinë A, që do të thotë se vetëm duart përdoren për ta vënë kanunë në lëvizje.

Figura 46. Kanu paraolimpik

Page 37: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

37 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

81. Çka është para kanu në ekip?

Parakanu në ekip është garë e kanusë në ekip e përshtatur për të përfshirë personat me aftësi të kufizuara. Gara organizohet nga Federata ndërkombëtare e kanusë në ekip (Fédération Internationale des Sociétés d'Aviron, FISA).

Garuesit janë të ndarë në tre kategori.

Në kategorinë LTA (leg, trunk, arms) garuesit përdorin së paku një këmbë, trupin dhe duart. Në këtë kategori përfshihen edhe personat me dëmtim të të parit dhe çrregullimet intelektuale. Gara bëhet me kanu standarde dhe ulëse rrëshqitëse.

Në kategorinë TA (trunk and arms) garuesit përdorin vetëm trupin dhe duart. Kanutë kanë ulëse të fiksuara (që nuk rrëshqasin). Në kategorinë AS (arms and shoulders) përfshihen personat me kontrollë minimale të trupit. Kanu ka ulëse të fiksuara dhe arrin lartësinë e pjesës së sipërme të krahërorit për të lejuar vetëm lëvizjet e duarve dhe të krahëve.

Garohet në pesë disiplina dhe bëhet në 1000 metra, ndryshe nga garat e rregullta që bëhen në 2000 metra. Në ekipet e përziera gjysma e ekuipazhit duhe të jenë femra.

Figura 47. Kanu në ekip

82. Çka është biatlloni paraolimpik ose para – biatlloni?

Biatlloni paraolimpik është modifikim i biatllonit i përshtatur personave me nevoja të veçanta. Sporti është kombinim i skijimit dhe qitjes. Biatlloni ka versionin për atletë që qëndrojnë në këmbë, versionin për atletë që garojnë ulur (në karrocë) dhe versionin për atletë me dëmtim të të parit.

Page 38: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

38 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

83. Çka është para- triatloni?

Paratriatoloni është modifikim i garës së triatolonit i përshtatur personave me aftësi të kufizuara fizike. Garën e organizon Unioni ndërkombëtar i triatoloni (International Triathlon Union, ITU).

Gara përfshin notin në distancë prej 750 metrave, 20 kilometra të hendciklimit (ciklizmit me duar), biciklizmit ose biciklizmit në çift dhe 5 kilometra vrapim me karocë ose standard. Gara bëhet në gjashtë kategori në varësi nga natyra e kufizimit të aftësisë fizike që kanë garuesit.

Figura 48. Para-triatlon: 750 metra not, 20 kilimetra çiklizëm dhe 5 kilometra finale vrapim

84. Çka është lundrimi paraolimpik?

Lundrimi paraolimpik është garë lundrimi e përshtatur për pjesëmarrjen e garuesve me aftësi të kufizuara. Garues mund të jenë personat me çdo lloj kufizimi fizik dhe janë të klasifikuar në bazë të aftësisë për ta mbajtur stabilitetin, funksionit të duarve, lëvizshmërisë dhe të aftëtisë për të parë. Garohet në tre disiplina: anijeme vela me një lundrues, anije me vela me tre lundrues dhe anije me vela me dy lundrues.

Garohet në së paku 11 lundrime. Garuesit mbledhin pikë sipas vendit që e kanë zënë secilin lundrim. Në rast të thyerjes së rregullave garuesit penalizohen duke u kthyer në pozitën startuese.

Figura 49. Lundrimi per persona me aftësi të kufizuara

Page 39: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

39 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

85. Çka është noti paraolimpik?

Noti paraolimpik është përshtatje e garës së notit për garues me aftësi të kufizuara fizike. Noti paraolimpik është shumë i përhapur dhe garat në këtë disiplinë organizohen edhe jashtë garave paraolimpike. Organizohet nga Komiteti ndërkëmbëtar paraolimpik (International Paraolympic Committee).

Figura 50. Noti per persona me aftësi të kufizuara

Shumica e rregullave të notit paraolimpik janë të njejta si për notin olimpik. Dallimet kryesore qëndrojnë në pozicionet e startit dhe përshtatjet që janë bërë për personat me dëmtime në të parë. Garuesit mund të fillojnë nga platforma, ulur ose të zhytur në bazen. Garuesit me dëmtim të të parit kanë nga një asistent që u rreh shpinën kur arrijnë fundin e bazenit në mënyrë që ata ta bëjnë kthesën. Të gjithë garuesit në këtë garë mbajnë syze të errëta në mënyrë që garuesit me dëmtim të pjesëshëm të të parit të jenë të barabartë me garuesit që janë plotësisht të verbër.

Garuesit janë të kategorizuar në kategoritë prej 1 deri 10, duke pasur kategorinë një si me aftësi më të kufizuara. Garat bëhen në stil të lirë, në shpinë, flutur dhe bretkocë dhe në distanca prej 50 deri 400 metra. Ato organizohen në bazene standarde prej 50 metrash.

86. Çka është tenisi paraolimpik i tavolinës?

Tenisi paraolimpik i tavolinës është sport për persona me aftësi të kufizuara që bëhet sipas rregullave të Federatës ndërkombëtare të tenisit në tavolinë (International Table Tennis Federation, ITTF). Rregullat janë kryesisht të njejta, me modifikime për personat në karrocë.

Page 40: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

40 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 51.

Tenisi paraolimpik i tavolinës

Garuesit janë të ndarë në klasë prej 1 deri 10. Garuesit e klasit 1 deri 5 janë garues në karroca ndërsa garuesit e kategorisë 6 deri 10 janë garuesit që kanë aftësi të tjera të kufizuara por që mund të qëndrojnë në këmbë. Garuesit në klasin 11 janë garues me vështirësi të mësimit. Sa më i lartë është klasifikimi brenda këtyre ndarjeve aq më pak aftësi të kufizuara ka garuesi.

Luhen pesë sete, të cilat i fiton garuesi i cili i pari arrin 11 pikë. Diferenca në mes të garuesve duhet të jetë më e madhe se dy në mënyrë që seti të konsiderohet i fituar. Garuesi që servon ndërrohet pas dy pikëve.

87. Çka është tenisi paraolimpik në karrocë?

Tenisi në karrocë është një formë e tenisit e cila është përshtatur për personat me aftësi të kufizuara. Madhësia e fushës, e topit dhe reketi janë të njejtë me dy dallime kryesore nga tenisi pedestrian; lojtarët përdorin karroca me dizajn special dhe topi mund të dëbohet dy herë nga dyshemeja. Dëbimi i dytë mund të bëhet edhe nga jasht fushës.

Tenisi në karrocë është lojë paraolimpike por luhet edhe në Grand Slam. Loja bëhet në kategorinë e burrave, grave dhe të kuadriplegjikëve. Secila kategori luhet në turnamenti njëshe dhe dyshe. Kuadriplegjikët mbajnë reketa të fiksuar për duar dhe përdorin karroca me rrymë elektrike.

Organizata luhet sipas rregullave të Federata ndërkombëtare e tenisit (International Tennis Federation)

Gjatë servimit, servuesi duhet të jetë në pozitën në vend, por i lejohet që para se ta godas topin ta bëjë një shtyrje të karrocës. Loja luhet në tre sete me tie-break në secilin set. Garat bëhen në gjashtë kategori: burrat në njësh, gratë në njësh, burrat në dysh, gratë në dysh, kuadriplegjikët në njësh dhe kuadriplegjikët në dysh.

Page 41: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

41 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 52. Tenisi në karrocë – modifikim i lojës së tenisit i përshtatur për persoat në karrocë

88. Çka është lufta me shpata në karrocë?

Lufta me shpata në karrocë është version i luftës me shpata për persona me aftësi të kufizuara. Gara organizohet nga Federata ndërkombëtare e sporteve për persona me amputime dhe në karroca invalidore (International Wheelchair and Amputee Sports Federation)

Figura 53.

Lufta me shpata në karrocë

Pjesëmarrësit në garrë ndahen në tre kategori, bazuar në shkallën e kufizimit të aftësive të tyre. Grupin A e bëjnë garuesit me aftësi të plotë të lëvizjes së trupit dhe drejtëpeshim të mirë. Grupin B e bëjnë garuesit pa mundësi të lëvizjes së ekstremiteteve dhe dëmtim të funksionit të trupit dhe të drejtëpeshimit. Grupin C e bëjnë garuesit me paaftësi të të katër ekstremiteteve.

Karrocat janë të fiksuara për dyshemenë dhe e gjithë lufta bëhet me pjesët e sipërme të trupit. .

Page 42: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

42 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

89. Çka është ragbi në karrocë?

Ragbi në karrocë është sport ekipor i dizajnuar për lojtarë me aftësi të kufizuara. Luhet në 25 shtete dhe është pjesë e lojërave paraolimpike. Të gjithë lojtarët kanë kufizim të aftësive në së paku tre ekstremitete, ndërsa shumica janë kuadriplegjik.

Loja luhet në fushën e mbyllur ose të hapur. Fusha ka madhësinë e fushës së basketbollit, ndërsa ekipet janë me katër lojtarë në secilën anë. Topi me të cilin luhet është i bardhë dhe identik në madhësi dhe formë si topi i volejbollit. Ekipet janë me gjini të përziera.

Figura 54.

Ragbi në karrocë – ragbi i

përshtatur personave me

aftrësi të kufizuar

Luhen katër pjesë nga tetë minuta, ndërsa fitues është ekipi me numër më të madh të golave. Gol konsiderohet situata kur garuesi ka kaluar me karrocë vijën e golit të kundërshtarit me topin në posedim. Lojtarët duhet të driblojnë ose pasojnë topin çdo 10 sekonda për ta mbajtur topin. Nëse nuk e bëjnë këtë, referi ia jep topin kundërshtarit.

Rregullat e lojës janë përzierje të rregullave të basketbollit në karrocë, hokejit në akull, hendbollit dhe ragbit. Në fakt, ragbi në karrocë ka shumë pak ngjashmëri me ragbin e vërtetë, përveç për emër. Është sport i kontaktit, prandajkontakti fizik në mes të karrocave është pjesë përbërëse e lojës. Por, nëse lojtari godet karrocën e kundërshtarit në rrotën e pasme ose shkaktohet kontakt fizik me kundërshtarin, ai penalizohet. Penalizimi nënkupton marrjen e topit, penaltin një minutëshe ose diskualifikimin.

90. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në garat e skiimit?

Skiimi paraolimpik alpin është përshtatje e skijimit alpin për garues me aftësi të kufizuara. Sportin e drejton Komiteti ndërkombëtar paraolimpik (International Paraolympic Committee). Pajisja që përdoret për skiim janë skiat me bilancier, skiat me ulëse dhe mono skiat. Disciplina paraolimpike janë zbritja, super-G, sllallomi i madh, sllallomi, super kombinimi dhe snowboard.

Page 43: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

43 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Në mënyrë që garuesit të jenë të barabartë garuesit klasifikohen në kategori sipas shkallës së kufizimit të aftësisë që kanë. Ekzistojnë tre kategori të tilla: garues që garojnë në këmbë, garues që garojnë ulur dhe garues të verbër. Përveç kësaj ekziston edhe një sistem pikëzimi i cili lejon që garuesit të grupeve të ndryshme të garojnë në mes veti.

91. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në garat e hokeit në akull?

Hokej paraolimpik në akull është i dizajnuar që në mënyrë të veçant ti përshtatet personave me aftësi të kufizuara. Luhet me rregulla, gati të njejta, me atë të hokej standard në akull përveç se luhet me skiboard special (ice sledge) dhe shkopinj që ndihmojnë lëvizjen e lojtarëve mbi akull dhe goditjen e puck-ut.

Luhen tri pjesë, secila në kohëzgjatje prej 15 minuta. Për secilin ekip luajnë 6 lojtarë.

Figura 55. Skiimi alpin paraolimik

Figura 56. Hokej paraolimpik ne akull

92. Çka është skijimi paraolimpi cross-country?

Skijimi paraolimpik cross-country është adaptimi skijimit cross country për atletë me nevoja të veçanta. Ky është një preh dy disciplinave të skijimit nordik; disciplina e dytë është biatloni. Garat organizohen nga Komiteti Ndërkombëtar Paraolimik.

Page 44: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

44 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Ekzistojnë tri versione të skijimit paraolimpik crros-country: për personat me aftësi të kufizuar por me mundësi të qëndrimit në këmbë, për personat në karroca dhe për personat me dëmtim të të parit. Garat bëhen në versionin klasik dhe versionin e skijimit të lirë. Në versionin e parë, gara bëhet me dy skija që lëvizinë paralelisht nëpër shtegun e shënuar në borë, ndërsa në versionin e dytë, të quajtur edhe skate skiing, garuesit e shtyejnë vetën me shtaga dhe me skijat që drejtohen, jo paralelisht, por nën një kënd nga njëra tjetër.

Mbi skijat e rregullta ose skijat me ulëse (mono skijat) garohet në disanca prej 2.5 deri 20 kilimetra.

Figura 57. Skijimi paraolimpik cross country

– versioni me stil të lirë dhe versioni klasik

.

93. Cilat janë adaptimet që bëhen që personat me aftësi të kufizuara të marrin pjesë në garat e skijimit nordik (cross-country dhe biatlon)?

Skiimi nordik përbëhet prej dy disiplinave – skijimit në natyrë dhe biatlonit. Gara organizohet nga Komiteti ndërkombëtar paraolimpik.

Garohet në versionin në këmbë, versionin ulur dhe versionin për personat me dëmtim të të parit. Garuesit që garojnë ulur përdorin ulëse mbi dy skia nga materiali special të punuara në mënyrë speciale për secilin garues.

Garuesit me pengesa në të parë mund të asistohen nga një person tjetër. Këta garues në biatlon përdorin pushkë me syza elektro-akustike (një sistem optronik) i cili u mundëson të marrin në shenjë përmes zërit. Sa më afër cakut është e drejtuar tyta e pushkës, aq më i fortë është zëri. Zhurmat e ndryshme i lejojnë qitësit të marr cakun më saktë.

Page 45: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

45 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Garohet në distanca prej 2.5 Km deri 20 kilometra. Zakonisht në tri etapa skijimi nga 2.5Km (gjithësej 7.5 Km) dhe pas secilës etapë gjuajnë 10 caqe në largësi prej 10 metrave nga qitësi nga pushka ajrore e vendosur mbi një mbajtës.

Figura 57. Skijimi nordik përbëhet nga skiimi në natyrë dhe biatloni.

94. Çka është curling në karrocë?

Curling në karrocë është përshtatje e garës curling për garues me aftësi të kufizuara në ekstremitetet e poshtme ose pengesa në ecur. Gara udhëhiqet sipas rregullave të Federatës ndërkombëtare të curling dhe është pjesë e lojërave dimërore paraolimpike.

Gara bëhet me të njejtët gurë dhe mbi të njejtin akull si edhe në curling standard, me dallim se ato hudhen nga karroca. Gurët mund të gjuhen nga dora duke u përkulur mbi karrocë ose të shtyhen nga shtaga speciale. Qëllimi i lojës është që gurët të futen në cakun që quhet shtëpi.

Figura 58. Curling në karrocë

Ekipet janë me gjini të përziera. Secili ekip ka katër lojtarë: udhëheqësi, lojtari i dytë, lojtari i tretë (zëvendës skipi) dhe skipi.

Page 46: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

46 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Secili ekip ka luan maksimalisht nëntë pjesë. Pjesa e dhjetë luhet në rast të rezultatit të ngushtë.

95. Çka është ngritja paraolimpike e peshave?

Ngritja paraolimpike e peshave bëhet sipas rregullave shumë strikte dhe duke përdorur pajisje të dizajnuara në mënyrë speciale. Peshat janë të vendosura mbi dy shtylla. Garuesi, i ndihmuar ose pa ndihmë, duhet ti marr peshat (start), t’i zbres mbi krahërorë, t’i mbajë pa lëvizur (pauza) dhe pastaj t’i ngrijë lartë me duart e shtrira (rack). Ngritja e drejtë ose e gabuar vlerësohet nga tre gjyqtarë që mbajnë drita të bardha ose të kuqe.

Figura 59.Ngritja paraolimpike e peshave

Garuesit bëjnë tre ngritje gjatë garës duke ngritur peshat me së paku 1 kg ndërmjet tyre. Ata duhet ta lëshojnë platformën e garës brenda 30 sekondave nga përfundimi i ngritjes.

Ekzistojnë dhjetë kategori të ndryshme për burra dhe për gra. Garuesit ndahen sipas peshës trupore dhe mund të kenë kufizime të aftësive të llojeve të ndryshme.

96. Aktivitetitet e përshatura fizike në ujë?

Aktivitetet fizike në ujë janë konfirmuar si mënyrë e mirë për të mirëmbajtur dhe zhvilluar jo vetëm shëndetin fizik dhemotorik, por edhe për të krijuar raporte sociale dhe ngritur vetëbesimin e personave me aftësi të kufizuara fizike

Noti, si formë e aktivitetit fizik përmirëson punën e zemrës dhe të mushkërive, rrit shkathësitë motorike, zhvillon muskujt dhe funksionet e tyre. Nga aspekti psikologjik, duke u zhviluar në grup dhe nën kontrollin e një instruktori, ai krojnë ambient të sigurt i cili përmirëson vetëbesimin dhe intereaksionin social, ndërkaq që i bënë personat me aftësi të kufizuara fizike të performojnë me sukses në shoqëri.

Page 47: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

47 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Uji si ambient e bënë personin më të lehtë, i jep mundësi më të madhe të lëvizjes, përmirëson shëndetin e tij kardiovaskular, rrit qëndrueshmërinë dhe stimulon shqisat e tij të drejtpeshimit dhe senzorike. Nga ky aspekt është i përshttshëm për ushtrimin e ecjes para ecjes mbi tokë, riedukimin e muskujve, zvogëlon dhembjen, rrit relaksimin e muskujve dhe promvon tonusin normal të muskujve.

Uji gjithashtu ka ndikim në zvogëlimin e sjelljeve stereotipe, atyre të vetëlëndimit, agresionit dhe të mosbashkëpunimit.

Figura 60. Aktivitetet fizike të përshtatura në grup dhe në ujë

97. Si vendoset për llojin e aktiviteteve të përshtatura fizike në ujë?

Duke qenë se personat me aftësi të kufizuar dallojnë nga shkaku i kufizimit, programi i tyre i ushtrimit është individual. Programi zakonisht fillon me aftësimin për aftësitë bazike të notit si qëndrimi mbi ujë dhe noti. Pastaj aktivitetet modifikohen për t’i përmbushur nevojat e personit me aftësi të kufizuar fizike dhe pritjet e familjes dhe të rrethit.

Kulmi i planit të edukimif fizikal është pjesëmarrja në garat paraolimpike të notit.

98. Cilat janë këshillat të cilat duhet dhënë personave me amputim të ekstremiteteve në mënyrë që siguria e tyre në ujë të jetë maksimale?

Personat me amputim të ekstremiteteve duhet të mos notojnë vetëm. Nëse kanë amputim vetëm të një këmbe, nuk është e këshillueshme të kërcejnë në ujë për shkak se mund të rrëzohen, ndërkaq që mund të lëdojnë nyjet e këmbës së shëndoshë. Ata duhet

Page 48: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

48 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

të mbajnë mbathur këpuca noti për këmbën e shëndoshë, në mënyrë që ta ruajnë nga lëndimi mekanik dhe infeksioni.

Nëse notojnë në hapësira të hapura duhet të marrin masa të mbrojtjes nga Dielli. Nëse përdorin shtaga për lëvizje ato duhe të jenë të siguruara me goma që të mos rrëshqasin në sipërfaqet e lagështa. Nëse personat me amputime nuk janë të shkathët në notim, ata duhet të notojnë me pajisje mbrojtëse pneumatike.

Figura 61. Aktivitetet fizike të përshtatura grupore në ujë

Figura 62. Aktivitetet fizike të përshtatura

individuale në ujë

99. Çka është gara në vallëzim në karroca?

Gara në vallëzim në karroca është sport jashtëzakonisht elegant dhe me stil i dizajnuar për personat në karrocë. Bëhet me partner në karrocë ose me partner pa kufizim të aftësive fizike, si vallëzim individual, në çift ose në grup.

Vallëzimet standarde janë: valsi dhe valsi vienez, tango, foxrot dhe quick step. Vallëzimet latinoamerikane janë: samba, cha-cha-cha, rumba, paso double dhe jive.

Vallëzimi në karroca është sport paraolimpik.

Page 49: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

49 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

Figura 63. Gara e vallëzimit në karrocë me partner pa aftësi të kufizuar fizike dhe me partner në karrocë

100. Çka është gara në badmintoni paraolimpik?

Badmintoni paraolimpik ose para-badminton është badminton standard i përshatur për personat me aftësi të kufizuara. Garat organizohen nga Federata Botërore e Badmintonit. Gart bëhen sipas gjinive dhe në gjini të përziera në singl dhe në double.

Figura 64. Badminton paraolimpik

Page 50: Edukimi Fizik Special, Pyetje dhe përgjigje

50 | Luan M. Jaha, MD, PhD. Edukimi Fizik Special

EDUKIMI FIZIK SPECIAL 100 PYETJE DHE PËRGJIGJE Doracak për studentë NGA Luan M. Jaha, MD, PhD Koautorë: Prof.assoc. Bilbil Shehu, PhD Prof.assoc. Sadik Krasniqi, PhD Prishtinë, maj 2015

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Ndalohet reproduktimi ose transmetimki i këtij publikimi në formë elektronike, mekanike, fotokopje, regjistrim ose në cilëndo formë tjetër pa lejen paraprake të autorëve.