Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за...

60
Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Transcript of Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за...

Page 1: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Numri 93Korrik 2017

50 denarë

Page 2: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

ARM dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë gjithnjë kanë pasur bashkëpunim të frytshëm dhe efikas në situata të ndryshme të paparapara dhe në gjendje krize. Koordinimi dhe kompatibiliteti i

tyre mbahet nëpërmjet stërvitjeve të përbashkëta. Kësaj rradhe, nga Stadiumi Ushtarak në Shkup në mënyrë të shkëlqyeshme u realizua simulimi i një situata specifike të krizës gjatë një shpërthimi, në të cilën rol të rëndësishëm kishin edhe pjesëtarë të ARM-së edhe vullnetarë të Kryqit të Kuq të Maqedonisë. Bashkimi dhe lidhshmëria ishin

përgjigje e situatës së sajuar të krizës në të cilën kishte të lënduar nga shpërthimi. Pjesëmarrësit edhe nga rradhët e ARM-së edhe nga Kryqi i Kuq i RM-së treguan gatishmëri të lartë, koordinim, njohuri dhe shpejtësi në shpëtimin e të lënduarve. Ekipet e përbashkëta të ARM-së dhe Kryqit të Kuq deri në perfeksion i trajtonin të lënduarit, u bënin triazhë, i tërhqnin dhe i evakuonin der në institucione më të larta mjekësore. Në këtë stërvitje ishin të pranishëm zëvendës shefi i SHP të ARM-së gjeneral-majori Muhamet Racaj, gjenerali i brigadave Pavle Arsoski, si dhe sekretari

Stërvitje e përbashkët e ARM-së dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë

Page 3: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

3

Info

Intervistë me Robert Malezanskin

InfoNë Ditën e Brigadës Ajrore

ArmatimAnija „SEALION-II“

Armatim„Karambit“ - Thika bashkëkohore shumë dedikuese me prejardhje nga lashtësia

GlobalKomitetet e NATO-S

FejtonIdentiteti Maqedonas gjatë pushtimit Osman në Maqedoni

Armatim„Mi-8/17“ GlobalRrjetet sociale si mjet për menaxhim në kuadër të organizatave

GlobalSiguria globale e ushqimit dhe stabiliteti politik

Armatim„Tunguska“ - Sistemi raketor-artilerik rus i MKA

GlobalFinancimi i organizatave terroriste dhe i aktorëve të tyre

JubileFormimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë

6

11

5

22

26

32

40

44

54

16

30

18

36

i përgjithshëm i i Kryqit të Kuq të R. së Maqedonisë Sait Saiti, ndërsa në stadium ishte i pranishëm edhe një numër i madh i publikut dhe persona të uniformuar, por edhe civilë të cilët ngelën të kënaqur nga prezantimi i pjesëmarrësve në stërvitje në fund edhe duke i vlersuar të njejtët me daurtrokitje të forta. Të rikujtojmë se kjo stërvitje ishte paraparë të jetë si një lloj testi përfundimtar, e praktik, pas trajnimit katër javor për shpëtues të jetëve të pjesëtarëve të ARM-së dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, që u realizua pranë Qendrës për Trajnim Mjekësor dhe Qendrës Ushtarake Mjekësore të ARM-së.

Мitko Vasilevski

Stërvitje e përbashkët e ARM-së dhe Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë

përmbajt jaMBUROJA viti IX numri 93 korrik 2017

Page 4: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

4

Republika e Maqedonisë e formoi Qeverinë e re e cila shumë shpejtë i emëroi edhe ministrat e

ri në kabinetin e saj. Për ministre të mbrojtjes për herë të parë në historinë tonë u emërua një femër. Përpos këtij fakti, që personalisht më gëzoi tej mase dhe që është në favor të përpjekjeve tona për promovimin e femrës në sektorin e mbrojtjes, fakt është edhe ajo se në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është emëruar person me angazhim afatgjatë profesional e politik në drejtim të arritjes së qëllimeve më të rëndësishme strategjike të Republikës së Maqedonisë, e ato janë anëtarsimi i vendit në NATO dhe në BE. Në ditën e pranim-dorëzimit të detyrës, ministrja e re e mbrojtjes Radmilla Shekerinska deklaroi se tërësisht do të përkushtohet në ngritjen e imazhit dhe pozitës ndërkombëtare të vendit tonë dhe në përmbushjen e qëllimit të saj deklarativ e konsenzual, anëtarsimin në NATO dhe se do të përkujdeset për realizimin e reformave të nevojshme që do t’a ngritnin nivelin e sigurisë dhe që do të garantojnë armatë efikase dhe profesionale. Gjatë periudhës së shkurtër nga dita e emërimit të Radmilla Shekerinskës për ministre të mbrojtjes, hasëm në entuziazmin dhe në elanin e saj të pashoq. Së apri do të theksojmë se ajo për një periudhë të shkurtër kohore zhvilloi takim me pothuajse të gjithë ambasadorët e akredituar në Republikën e Maqedonisë, takime këto në të cilat merrej vesh

bashkëpunimi vijues më intenziv në fushën e mbrojtjes, si dhe disa çështje të rëndësishme në lidhje me mbrojtjen dhe sigurinë në suaza kombëtare, bilaterale dhe ndërkombëtare. Paralelisht zhvilloheshin takime edhe me shefin e SHP dhe me udhëheqësinë e Armatës, me përfaqësues të NATO-s dhe me ata të BE-së, me bashkësinë akademike të sferës së mbrojtjes dhe sigurisë, por ishim edhe dëshmitar të fjalimit të saj të parë para pjesëtarëve të Armatës, në Ditën e Brigadës Ajrore të ARM-së, të fjalës së saj në kuadër të fillimit të “Kampusit Veror” si dhe në disa aktivitete tjera të Armatës.Elokuencë, energji dhe këmbëngulje si atribute “tipike” femërore të plotësuara edhe me përqëndrim dhe motivim të fuqishëm në arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë, japin një dozë të madhe e të re të elanit dhe entuziazmit edhe deri te të gjithë ne – se jami duke lëvizur drejt rrugës së duhur dhe se së shpejti do t’a kthejmë tempon e humbur, por edhe do t’i përshpejtojmë të gjitha reformat e mbetura, imperativet dhe qëllimet për anëtarsim në NATO dhe në BE. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarsimit në NATO dhe BE dhe për këtë nevojitet që gjatë periudhës vijuese të gjthë ne me angazhimin tonë maksimal në kuadër të obligimeve dhe detyrave profesionale, të kontribojmë për arritjen sa më të shpejtë të këtyre qëllimeve dhe përcaktimeve të qarta.

Dr. Zhanet Ristoska

Arritja e qëllimeve

Çmimi i një kopjeje është 50 denarëAbonimi vjetor 600 denarë

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теlefon: 02 3128 276www.morm.gov.mk; E-mail: [email protected]

xhiro- llog 05001001 1678720(thirrje në numrin: 725939-10)

numri tataimor: 4030990271748ТС 100000000063095

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë

Botohet një herë në muaj

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë

Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktorë teknik), Mitko Vasilevski

(gazetar), Kristina Ilievska

(gazetare), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe) Aleksandar Atanasov

(fotograf)

Shtyp: „DATAPONS“

Shkup

Page 5: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

5

Info

Мinistrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska morri pjesë në Mbledhjen e Këshillit Veriatlantik,

kushtuar misionit “Resolutte Support”, e cila u mbajt në selinë e NATO-s në Bruksel dhe në të cilën morrën pjesë 39 ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare dhe vendeve partnere të cilat marrin pjesë në misionin “Resolutte Support” në Afganistan. Sipas deklaratave të ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska, qëllimi i kësaj vizite ishte që Maqedonia të shpreh mbështetjen e saj ndaj misionit “Resolutte Support”, e njëherit edhe të theksohen pritjet se vendi mund të llogaritë që në të ardhmen të bëhet pjesë e NATO-s. Në fokusin e diskutimit në kuadër të Mbledhjes së Këshillit Veriatlantik të NATO-s në Bruksel ishte situata e sigurisë në Afganistan dhe e ardhmja e misionit “Resulutte Support”, në përputhje me vendimin e shefave të vendeve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s

nga 25 maji, misioni “Resolutte Support” të vazhdojë edhe pas vitit 2018. Në këtë drejtim ministrja Shekerinska gjatë fjalës së saj para të pranishmive në Mbledhjen e Këshillit Veriatlantik theksoi se Republika e Maqedonisë që nga viti 2002 jep kontribut të vazhdueshëm në sigurinë e Afganistanit, përmes pjesëmarrjes së më shumë se 2.700 personave personel ushtarak në misionin ISAF, ndërsa nga 1 janari i vitit 2015 edhe me pjesëmarrje në misionin “Resolutte Support”. Për momentin Republika e Maqedonisë merr pjesë me 39 persona me personel ushtarak në kuadër të misionit “Resolutte Support” në Afganistan, gjegjësisht me pesonel shtabi, me njësi për mbrojtjen e forcave, me instruktorë dhe ekspertë trajniminë kuadër të komandave rajonale në Kabul dhe në Veri. Ajo gjithashtu i rikujtoi të pranishmit për krizën politike përmes së cilës kaloi Republika e Maqedonisë gjatë periudhës së shkuar dhe në përpjekjet e mëdha të cilat bëhen në planin e brendshëm për t’u tejkaluar problemet dhe

të zhvillohet demokracia e duhur e cila do të kontribojë në avancimin dhe stabilitetin e vendit. Në fjalimin e saj, ministrja ceku se Maqedonia me pjesëmarrjen e saj në kuadër të operacionet ndërkombëtare me vite, ka dëshmuar se është anëtare e denjë e bashkësisë ndërkomëbtare, e gatshme t’i ndërrmer të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë të cilat duhen përmbushur për të qenë pjesë e Aleancës. Vizitën e saj në Bruksel, ministrja e mbrojtjes së Republikës së Maqedoni e shfrytëzoi për të realizuar disa takime bilaterale me kolegët e saj – ajo u takua me ministrat e mbrojtjes së Italisë, Norvegjisë, Turqisë, Francës, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Malit të Zi, Shqipërisë dhe BeH. Shekerinska u takua edhe me drejtorin për planifikim të sigurisë në kuadër të NATO-s, Poll Severo, e më pas edhe me kryesuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, gjeneralin Petr Pavell, si dhe me komandantin e forcave aleate të NATO-s për Evropë, gjeneralin Majkëll Skaparoti.

Presim mbështetje për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO

Page 6: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

6

Duke pasur parasysh se në rradhët e ARM-së jeni që nga fillimet e saj, cilat periudha të zhvillimit të komponentës

ajrore të ARM-së do t’i përmendnit si më të rëndësishme?Sivjet bëhen 25 vjet nga formimi i FA të MKA, gjegjësisht të komponentës ajrore të ARM-së. Përgjatë këtyre 25 viteve komponenta ajrore kaloi nëpër-mjet disa periudhave të zhvillimit dhe tejkaloi një sërë sfidash, gjithnjë duke u shërbyer interesave të R. së Maqedo-nisë. Si periudha më të rëndësishme do t’i veçoja: Formimi dhe pajisja iniciale e komponentës ajrore u mundësua me anë të vendimit të komandantit suprem

të ARM-së (z. Kiro Gligorov) nga 10 prilli i vitit 1992 për formimin e komandës së FA të MKA me Brigdën e Aviacionit e përbërë nga skuadroni i aviacionit, ai luftarak, helikopteristik dhe ai trans-portues. Më 10 qershor 1992 u realizua fluturimi i parë mbi hapësirën e Maqe-donisë me ekupiazh nga Maqedonia të avionit “Utva-75” nga përbërja e brigadës së atëhershme ajrore. Në fakt këtë ditë e shënuam si ditë e Brigadës Ajrore. Gjatë periudhës së njejtë, në kushte të embargos për importin e armëve dhe pajisjes ushtarake, në vitin 1994 u blenë helikopterët e parë transportues të ARM-së me anë të së cilëve u mundësua fillimi i procesit të mbajtjes së trenazhit

Page 7: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

futures dhe e trajnimit të pilptëve. Në vitin 1996 u blenë edhe avionë shkollorë për trajnim. Deri në fund të vitit 2000 FA dhe MKA realizonin detyra të domenit të transportit të trupave, të evakuimit të të lënduarve dhe të vrarëve, fikje të zjarreve pyjorë, si dhe trajnim të pilotëve. Gjatë kësaj periudhe ishin të pranishme shumë sfida, si që ishin formimi dhe pajisja e njësive, sigurimi i kushteve bazike për jetë dhe punë të pjesëtarëve, furnizmi me pajisje dhe mjete për mirëmbajtjen dhe riparimin e fluturakeve. Periudha e rëndësishme vijuese në zhvillimin e komponentës ajrore filloi në vitin 2001, praktikisht gjatë konfliktit të armatosur në R. e Maqedonisë Vetëm pas 9 viteve nga formimi, praktikisht pa pajisje luftarake, komponenta ajrore e ARM-së filloi me veprimet për mbështetjen e njësive tjera të ARM-së. Në fillim të atij viti u realizuan edhe furnizimet më të mëdha të flutur-akeve luftarake dhe të pajisjes, kështu që nga 25 marsi i vitit 2001 FA dhe MKA e realizuan ballafaqimin e parë me sulmin e Kalasë së Tetovës. Gjatë kësaj periudhe armata u furniuza me helikopterë trans-portues desantë “Mi-8MT”, me helikop-terë luftarak “Mi-24” dhe me avionë sul-mues “Sy-25”. Njëkohësisht me sistemet raketore të llojit „Igla-1” dhe “Strella-10” e fuqizuan mbrojtjen kundërarjrore të Maqedonisë. Në ato ditë të rënda për

R. e Maqedonisë pjesëtarët e kompo-nentës ajrore gjithnjë me përgjegjësi dhe me kohë i realizonin detyrat e dhëna. Gjatë kësaj periudhe për herë të parë u formua njësia shkollore, skuadroni për trajnim dhe trenazhë i cili filloi me përzgjedhjen dhe trajnimin e pilotëve të rinj. Pas përfundimit të konfliktit, vazhdoi trajnimi intenziv i pjesëtarëve të rinj në të gjitha kategoritë. Gjatë kësaj periudhe gjithashtu pati disa sfida komplekse. Ishte e nevojshme që sa më shpejtë të vendoset në përdorim operativ pajisja e re. Jashtëzakonisht e rëndësishme ishte edhe ripërsëritja e njohurive dhe e shkathtësive, si dhe përpunimi i udhëzi-

meve metodike të nevojshme për fillimin e proceseve të trajnimit. Në vitin 1995 Regjimenti i RMRN për herë të parë siguroi radar hulumtues “NAR M-61”. Periudha e ardhshme e ruajtjes së nivelit të arritur të gjendjes së gatishmërisë nga viti 2004, vazhdon edhe sot. Gjatë kësaj periudhe do t’a cekja pjesëmarrjen aktive në kuadër të stërvitjeve ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjen në kuadër të mis-ionit ndërkombëtar të EUFOR-it, “Altea” në BeH nga viti 2006 deri në vitin 2008. Këtu vlen të përmendet edhe formimi i Qendrës për Trajnimin e Pilotëve në vitin 2010 që i ndërrmori obligimet në domenin e përzgjedhjes dhe të trajnimit fillestar të pilotëve të rinj për nevojat e kompo-nentës ajrore të ARM-së.

Cilat janë misionet më të rëndësishme të njësisë suaj? Me cilat sfida mund të ballafaqohet piloti ushtarak?Misioni bazik i Brigadës Ajrore është mbështetja ndaj njësive të ARM-së dhe e njejta është përshkruar në detaje në ueb faqen e ARM-së. Do të përmendja disa punë tjera lidhur me misionet e njësisë. Brigada Ajrore është njëra ndër njësitë e rralla të ARM-së e cila pose-don pajisje bashkëkohore teknologjike dhe me fluturake me fuqi sumuese që mundësojnë veprime të duhura dhe të njejtave u mundësojnë në vazhdimësi

varg në tërë territorin e RM-së. Mendoj se shpejtësia e reagimit në kombinim me vargun e veprimeve dhe fuqia e madhe potenciale sulmuese e definojnë Brigadën Ajrore jo vetëm si njërën nga el-ementet e rëndësishme të neutralizimit të kërcënimeve eventuale ndaj vendit tonë, por atë e definojnë edhe si element të rëndësishëm të parandalimit të rreziqeve e kërcënimeve eventuale. Për këtë arsye BA-ja dhe pjesëtarët e saj duhet gjithnjë të kenë nivel të lartë gatishmërie sa i përket personelit, trajnimit në drejti-min dhe përdorimin e teknikës dhe në mirëmbajtjen e së njejtës. Sa u përket sfidave me të cilat mund të ballafaqohet

7

Do të cekja se presim që periudha vijuese shumë e rëndësishme për Brigadën Ajrore duhet të fillojë gjatë këtij,

apo gjatë vitit të ardhshëm. Në fakt, shpresoj që do të vijë deri te rifreskimi i “Studimit për zhvillimin e komponentës ajrore”,

studim ky në të cilin numërohen nevojat për dhjetë vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për nisjen e disa proceseve për furnizim

me lloje të reja të fluturakeve, mjeteve të radarit dhe sistemeve kundërajrore. Për shkak se kemi të bëjmë me sisteme

komplekse, është normale që procesi i furnizimit të tyre dhe vënia në përdorim operativ do të jetë afatgjatë,e duke u nisur

nga kjo, paraqitet nevoja që sa më shpejtë të ndërmeren hapat e duhura në këtë drejtim

Page 8: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

8

piloti ushtarak, duhet ditur se ne para se gjithash jemi oficerë të ARM-së dhe se gjithmonë do t’a ndajmë fatin e kësaj Armate dhe të këtij vendi. Për këtë shkak, piloti ushtarak nevojitet që në çdo kohë të ketë njohuri të përgjithshme, ashtu si edhe secili i dyti oficer që i shërben ARM-së. Piloti ushtarak duhet të pose-dojë edhe njohuri profesionalo-specialiste në lidhje me fluturaken që do t’a drejtojë, duhet t’i njohë taktikat, teknikat dhe procedurat për përdorim luftarak të asaj fluturakeje dhe të armatimit të saj. Këtu do t’a shtoja edhe nevojën e kondicionit psiko-fizik dhe avancimin e përditshëm praktik në drejtim të ndjekjes së koncep-cioneve të reja për përdorimin e fuqisë së pajisjeve ajrore. Ne në ba synojmë që secili pjesëtar të posedojë nivel të lartë të integritetit, gjegjësisht të jetë në gjendje të veprojë drejtë edhe në rast kur i njejti nuk kontrollohet nga askush. Për t’u arri-tur këto vlera nevojitet që çdo pjesëtar t’i vendosë nevojat e Armatës, mbi nevojat personale. Brigada jonë nuk i do gabimet dhe secili rezultat më i dobët se rezultati i shkëlqyeshëm mund të shpie deri në pasoja të padëshirueshme.

Sa është e rëndësishme Qendra për Trajnimin e Pilotëve për Brigadën Ajrore të ARM-së?Nga viti 2001 deri në vitin 2010 përzgjed-hja dhe trajnimi i pilotëve të rinj realizo-hej në kuadër të skuadronit për trajnim dhe trenazhë në kuadër të FA të MKA. Me transformimin e fundit skuadroni i trenazhit dhe trajnimit u shpërbë, ndërsa nga ana e MM-së në vitin 2010 u formua Qendra për Trajnimin e Pilotëve (QTP). Detyra bazike e QTP është përzgjedhja dhe trajnimi i pilotëve të rinj të helikopter-ëve për nevojat e ba dhe të njësisë he-likopteristike pranë MPB-së. Momental-isht QTP është burimi i vetëm i pilotëve të rinj për nevojat e ba. Në kuadër të QTP dhe njësisë për simulatorë të fluturimit me simulatorë për helikopterë të cilat janë pjesë e ba. Janë zhvilluar programe dhe udhëzime metodike për përdorimin e simulatorëve dhe zbatimi i tyre ka ndikim të rëndësishëm në procesin e përgatitjes profesionale dhe specialistike të ekui-pazheve dhe në rritjen e nivelit të sigurisë sa i përket fluturimit në përgjithësi.

Si u zhvillua karriera juaj në kuadër të ARM-së?Shërbimi im në ARM filloi në shtator të vitit 1995 si pilot i avionit “Zlin 242L” më eskuadrilën e aviacionit. Që nga viti 1995 deri në vitin 2001 ushtroja detyra të ndryshme në këtë skuadron. Në vitin 2001 si oficer për operacione në kuadër të skuadronit të aviacionit fillova me fluturim të avionit sulmues “Su-25” e njëherit përfundova edhe kursin e instruktorëve të fluturimit. Në vitin 2005 pas marrjes së avionëve “Su-25”, kalova

Brigada Ajrore është njëra ndër njësitë e rralla të ARM-së e cila posedon pajisje bashkëkohore teknologjike dhe me fluturake me fuqi sumuese që mundësojnë veprime të duhura dhe të njejtave u mundësojnë në vazhdimësi varg në tërë territorin e RM-së. Mendoj se shpejtësia e reagimit në kombinim me vargun e veprimeve dhe fuqia e madhe

potenciale sulmuese e definojnë Brigadën Ajrore jo vetëm si njërën nga elementet e rëndësishme të neutralizimit të kërcënimeve eventuale

ndaj vendit tonë, por atë e definojnë edhe si element të rëndësishëm të parandalimit të rreziqeve e kërcënimeve eventuale. Për këtë arsye BA-ja dhe pjesëtarët e saj duhet gjithnjë të kenë nivel të lartë gatishmërie sa i përket personelit, trajnimit në drejtimin dhe përdorimin e teknikës

dhe në mirëmbajtjen e së njejtës

Page 9: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

9

në skuadronin luftarak helikopteristik si pilot i helikopterit luftarak “Mi-24”, ndërsa në vitin 2006 u emërova si zëvendës komandant i skuadronit. Në vitin 2008 u emërova komandant i skuadronit për trajnim dhe trenazh. Praktikisht, men-jëherë pas magjistrimit pranë akademisë së shtabit dhe komandimit në Maksuell të SHBA-së, u emërova si shef i sekcionit A-3,operacione dhe gjendje gatishmërie në kuadër të shtabit të ËING-ut. Në vitin 2011 u emërova zëvendës komandant i ba, ndërsa njëherit realizoja detyra si shef i shtabit të ba. Në vitin 2015 u dër-gova për të ndjekur shkollën e Mbrojtjes Kombëtare në Stamboll, ndërsa më 9 maj të vitit 2016 u emërova komandant i Brigadës Ajrore.

Sa janë FA dhe MKA e ARM-së kompatibile me vendet anëtare të NATO-s?Brigada Ajrore dhe njësitë e deklaruara

të përbërjes së saj kanë qenë lëndë e disa evaluimeve dhe vlerësimeve taktike të NATO-s. Të gjitha këto vlerësime kanë kaluar me nota të shkëlqyeshme apo me nota shumë të mira. Njësitë e ba kanë marrë pjesë në një sërë stërvitjesh ndërkombëtare në të cilat kanë punuar krah për krah me vendet tjera part-nere dhe vendet anëtare të NATO-s. Në mënyrë plotësuese ba deri në vitin 2008 ishte pjesëmarrëse edhe në misionin e EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë. Rezultatet e të gjitha angazhimeve ndërkombëtare dhe nivelet e ndërveprimit dhe kompatibilitetit janë vlerësuar si të plota apo si pjesërisht kompatibile. Kom-patibiliteti dhe ndërveprimi me vendet partnered he anëtare të NATO-s është në nivel të lartë në domenin e njohjes dhe përdorimit të procedurave operative standarde, të taktikave, teknikave dhe procedurave për përdorimin e njësive dhe për përdorimin e frazeologjisë angleze.

Për një kompatibilitet mund të flitet kur do të jemi anëtar i NATO-s, për faktin se sisteme të caktuara si PzM nuk janë për momentin në dispozicionin tonë. Niveli i lartë i kompatibilitetit dhe ndërveprimit arrihet me vazhdimësinë e përsosejes e avancimit profesionale në fushën e procedurave standarde operativ, me taktika dhe teknika, me anë të pjesë-marrjes në stërvitje ndërkombëtere dhe me zbatimin e përvojave në kuadër të operacioneve të përditshme ajrore në terren vendas. Në mënyrë plotësuese, të gjitha trajnimet dhe edukimet të cilat realizohen jashtë vendit, realizohen edhe në kuadër të forcave të armatosura të vendeve anëtare të NATO-s. Me një fjalë, qëllimet e vendeve partnere, pajisja e fluturakeve, njësitë e deklaraura, trajnimi dhe arritja e standardeve të Aleancës, e sollën brigadën në nivel kompatibiliteti me njësitë tjera ajrore të NATO-s.

A është e përfshirë Brigada Ajrore në procesin e modernizimit të ARM-së dhe në qoftë se është, cilat segmente të kësaj brigade janë të përfshira në këtë proces?Këtu kemi të bëjmë për disa periudha të modernizimit gjatë viteve të kaluara, sidomos në pjesën e modernizimit të një pjese të flotës helikopteristike. Gjatë viteve të fundit punohet në mënyrë aktive në udhëzimin e një pjese të flotës në riparim të përgjithshëm që zgjatë relativ-isht shumë dhe i cili kërkon vendosjen e trenazhit bazik të përbërjes pas kthimit nga riparimi teknik.

Cila është përvoja nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare?Përveç angazhimeve të shumta në kuadër të stërvitjeve ndërkombëtare, ba morri pjesë në misionin EUFOR “All-tea” në Bosnje e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2008. Në kuadër të këtij misioni angazhuam detashmentin transportues helikopteristik me ekuipazh

Page 10: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

10

dhe personel të veçantë për ruajtjen e elementit të shtabit në kuadër të oepra-cioneve ajrore pranë shtabit të EUFOR-it. Detyra parimore ishte mbështetja ajrore përmes transportimit të njësive të EU-FOR-it në kuadër të zonës së përgjegjë-sisë. Përvoja themelore pozitive është ajo se ne jemi të aftë të punojmë krah për krah me anëtarët tjerë të NATO-s edhe në nivel operativ edhe në atë taktik. Sfida kryesore për të cilën megjithatë gjetëm zgjidhje ishte organizimi i mbajtjes së fluturakeve larg bazës amë. Në këtë pjesë mendoj se duhet t’a përkujtojmë 12 janarin e vitit 2008 kur 11 pjesëtarë të ba humbën jetën duke u kthyer nga ky mision.

Procesi i edukimit duhet të jetë i vazhdueshëm. Sa në kuadër të Brigadës Ajrore i kushtohet vëmendje këtij procesi?Disa herë me rradhë e theksova nevojën e edukimit të vazhdueshëm dhe nevojën e avancimit profesional. Kjo nevojë në kuadër të ba është e theksuar për disa arsye. Së pari, ba ka të bëjë me teknikë bashkëkohore përdorimi dhe mirëmbajtja e së cilës është jashtëzakonisht kom-plekse. Për këtë shkak, procesi i mar-rjes së njohurive dhe shkathtësive për përdorimin dhe mirëmbajtjen e flutur-akeve nga ana e pjesëtarëve të rinj është jashtëzakonisht i gjatë, ndërsa i njejti nevojitet që në vazhdimësi të avancohet. Kjo është veçanërisht me rëndësi për njësitë fluturuese, ku nuk guxon të ketë gabime as në procesin e edukimit, e as në procesin e rifreskimit të njohurive. Nga e lartëcekura nënkuptohet se në ba i kushtohet vëmendje procesit të riedukimit dhe të rifreskimit të njohurive. Përfundi-misht, përpiqemi të ndjekim hapat bash-këkohorë të realizimit të operacioneve ajrore përmes edukimit të personelit në akademitë e shtabeve dhe në akademitë komanduese ajrore jashtë vendit.

Kishim artikull për ju dhe për sukse-sin tuaj pranë Universitetit të Forcave Ajrore në SHBA. Si ndiheshit në ato momente, kur u përzgjodhët në listën e më të mirëve të këtij universiteti? Universiteti i Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Kundërajrore në SHBA është një qendër edukative ku janë të koncentruara përvoja të mëdha dhe njohuri në fushën e forcave ajrore. Të qenurit në mes të më të mirëve të këtij universiteti është një nder i madh për mua personalisht, por njëherit paraqet edhe një mirënjohje për ARM-në dhe R. e Maqedonisë. Këtu përsëri dëshiroj të përmend kompatibilitetin dhe punën krah për krah me komandantët e forcave ajrore të vendeve anëtare të NATO-s.

Angazhimi juaj profesional është shumë i pasur. A gjeni kohë të lirë për aktivitete tjera, për shoqëri me shokët

dhe mos vallë dikush nga anëtarët e familjes suaj, apo ndonjëri nga fëmijet, posedon karizmën tuaj të fluturimit, apo ata i keni drejtuar në drejtim tjetër?Është e vështirë, por përpiqem të gjej një barazpeshë në mes të obligimeve profesionale dhe obligimeve ndaj familjes dhe miqve. Si që e caka më lartë, mendoj se nevojat e shërbimit duhet të jenë mbi nevojat personale, gjithsesi me marrëd-hënie të mira familjare. Sa u përket fëmi-jëve të mi, mosha e tyre gjithnjë më obli-gon për t’u dhënë njohuri të përgjithshme për jetën dhe shoqërinë, me shpresë se një ditë do të kenë bazë të gjerë për një drejtim sa më objektiv të cilën do t’a përzgjedhin për të ardhmen e tyre.

Dr. Zhanet Ristoska

Brigada Ajrore dhe njësitë e deklaruara të përbërjes së saj kanë qenë lëndë e disa

evaluimeve dhe vlerësimeve taktike të NATO-s. Të gjitha këto

vlerësime kanë kaluar me nota të shkëlqyeshme apo shumë të mira. Njësitë e BA-së kanë

qenë pjesëmarrëse në një sërë stërvitjesh ndërkombëtare në të cilat kanë punuar krah për

krah me vendet tjera anëtare e partnere të NATO-s

Page 11: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

11

Tradicionalisht dhe tashmë sipas skenarit të njohur, nën rrezet e ndritura të diellit veror, në pistën para hangarëve ku janë të

vendosura fluturaket e ARM-së, solemnisht janë të rreshtuar pjesëtarët e Brigadës Ajrore. Orkestra Ushtarake qetë i përgadit instrumentet, ndërsa gardistët përdatiten për t’i vendosur flamujt. Ditë e bukur dhe atmosferë solemne. Masë njerëzish e përbërë nga familjarët dhe nga më të afërmit e pjesëtarëve të Brigadës Ajrore, një numër i madh i autoriteteve civile e ushtarake, mysafirë tjerë nga njësitë tjera, shumë civilë, thjeshtë, fotografi solemne e festive nga kazerma “Strasho Pinxhur” në Petrovec.Vite me rradhë, dita e nëntë e muajit qershor i kushtohet Brigadës Ajrore. Kjo është dita e saj – Dita e njësisë. Kemi realizuar shumë retrospektiva historike në këtë temë, e kemi shkruar biografinë e tërë,

kemi dhënë një portofolio të së njejtës. Është gjithçka e qartë, e si mund të mos jetë kur ARM-ja në përbërjen e saj posedon në të vërtetë një njësi të fuqishme ajrore, njësi me ndikim, e dekoruar, prezantuese, e denjë renomesë së saj, por edhe e denjë ndaj detyrimeve.Në praninë e ministres së mbrojtjes Radmilla Shekerinska – Jankovska, shefit të SHP të ARM-së gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski dhe para shumë të tjerëve nga kierarkia civile e ushtarake të MM-së dhe ARM-së, dita e njësisë u përgadit me skenar preciz në të cilin pjesa qëndrore qe paraparë për fjalimin e ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.Jashtëzakonisht reale, pragmatike, me një dozë të theksuar optimizmi, ministra Shekerinska-Jankovska, duke mos kursyer fjalë lavdëroi njësinë për të gjitha arritjet e deri tanishme. Duke i cekur segmentet

e shumta që karakterizojnë këtë njësi në funksionimin e saj, ajo tha se të gjitha trendet pozitive do të vazhdojnë në mënyrë edhe më intenzive, ndërsa problemve të caktuara të cilat gjithnjë do të paraqiten, do të gjejnë përgjigje të duhur me qëllim që Brigada Ajrore gjithnjë t’a ketë impulsion e nevojshëm punues dhe që në vazhdimësi të mund t’a zbukurojë dhe t’a ruajë qiellin e R. së Maqedonisë.Në kontekstin më të gjerë, në fjalën e saj ministrja Shekerinska i informoi të pranishmit se është tërësisht e njoftuar me situatën në sektorin e mbrojtjes në vend dhe së thellësisht ka hyrë në problematikën e Armatës, ku sidomos shprehu kënaqësinë që ajo e ka mundësinë të udhëheqë Ministrinë e Mbrojtjes dhe premtoi që si ministre do të ketë bashkëpunim të shkëlqyer me Armatën, me qëllim që më në fund të realizohet qëllimi strategjik – integrim i tërësishëm dhe anëtarsim në NATO. Si që tha ministrja Shekerinska, rruga drejt institucioneve euroatlantike duhet kaluar dhe duhet hapur në tërësi për R. e Maqedonisë dhe sa më parë vendi ynë të integrohet dhe anëtarsohet në NATO.Në fund të këtij solemniteti ndoqëm zborin taktiko-teknik dhe fluturimin reprezentativ të pilotëve, një gjë vërtetë impresive dhe e rrallë si përjetim për të gjithë të pranishmit. Më pas vijuan momentet e shoqërimit të relaksuar dhe të bisedave me pjesëtarët e Brigadës Ajrore, të cilët na treguan për përvojat e tyre personale, na rrëfyen anekdota dhe storie nga “lartësitë”… Pilotë, suksese në të ardhmen!

Мitko Vasilevski

Në Ditën e Brigadës Ajrore

Info

Page 12: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

12

Në vijën e parë

Britania e Madhe nën kërcënimin e terrorizmit vendor

Sipas hulumtimeve dhe analizave të bëra për vepra penale dhe per sulme të realizuara terroriste në Britaninë e Madhe, nga periudha

e vitit 1998 deri në vitin 2015, terrorizmi vendor i inspiruar nga “Shteti Islamik” – SHI, ngel edhe më tej kërcënimi dominant ndaj sigurisë kombëtare. Është evidentuar rritja e qelive të vogla dhe i sulmeve individuale, të cilat karakterizohen me kohëzgjatje më të shkurtër për përgaditje dhe realizim të sulmeve dhe me mundësi më të vogël për identifikimin e të njejtave. Gjithashtu, është evidentuar rritje e burrave më të ri ekzekutuesve, me shtetësi britanike, por pjesëmarrja nga ana e grave britanike viteve të kaluara pothuajse është rritur trefish më tepër. Analiza e mënyrave standarde të inspirimit dhe radikalizimit, i lehtësojnë dhe i mbështesin masat të cilat ndërmeren për një qasje të kufizuar deri te material ii dhunshëm ekstremist e terrorist në rrjetet sociale. Gjatë periudhës së viteve 2008-2015 janë indentifikuar 269 sulme terroriste të inspiruara nga ideologjia militante islamike. Është konstatuar se shumica e realizuesve të sulmeve janë nga Londra dhe nga Birmingami, ndërsa pjesa

Britania e Madhe momentalisht ballafaqohet me nivelin më të lartë të kërcënimit tërrorist që nga koha e sulmeve të Armatës Republikane Irlandeze (ARI) në vitet e 70’-ta. Më 23 maj të vitit

2017, pas një sulmi terrorist në Mançester, humbën jetën 22 persona, nga të cilët shumica ishin fëmijë, 59 të tjerë ishin të

lënduar, ndërsa niveli i kërcënimit nga terrorizmi në këtë vend u rritë nga “serioz” në nivelin më të lartë “kritik”. I dyshuari kryesor

për sulmin vetëvrasës në Mançester u identifikua si Salman Abedi, student 22 vjeçar, i cili me urretje të madhe ka shikuar drejt një imami të vdekur në qytetin e tij, imam i cili ka predikuar dritën e

jetës dhe e ka kritikuar Shtetin Islamik

Page 13: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

13

dërmuese e tyre jeton në shtëpi familjare me prindër, motra dhe vëllezër, bashkëshort dhe fëmijë. Shumica e keqbërësve kanë qenë myslimanë, ndërsa çdo i gjashti prej tyre ka qenë i konvertuar – person i cili e ka ndërruar fenë. Tre të katërtat e keqbërësve paraprakisht kanë qenë të njohur për organet e sigurisë, ndërsa një e katërta paraprakisht ka pasur akuzë për vepër penale. Secili keqbërës i pestë ka qenë i trajnuar me stërvitje terroriste ose ka qenë i angazhuar në luftë jashtë vendit para se të arrestohet. Sulmet terroriste janë realizuar nga ana e personave të moshës prej 14 deri në 52 vjeç. 46% prej sulmeve të realizuara në mes viteve 2011-2015 kanë qenë vepër e realizuar nga persona nën moshën 25

vjeçare, ka pasur rritje të vogël për dallim prej periudhës së viteve 1998-2010 kur ky numër ka arritur deri në 42%. Mosha më e shpeshtë gjatë dy periudhave ka qenë ndërmjet 21-24 vjet dhe 25-29 vjet. Më se 52% e keqbërësve janë me prejardhje aziate, për shembull me prejardhje britaniko-pakistaneze 25% dhe britaniko-bangladeshiane (8%). Të tjerët kanë pasur lidhje familjare nga Afrika, Lindjes së Afërt dhe në Ishujt Karibe. Rreth 65% e sulmeve janë realizuar nga perosna të lindur dhe të rritur në Britaninë e Madhe, ndërsa një e treta e tyre është realizuar nga persona të cilët kanë lindur jashtë vendit. Në dy periudhat, gjysma e kryerësve të veprave (50%) janë me vendbanim në Londrën lindore. Pak më tepër se një të katërtat (26%) e personave të cilët kanë realizuar sulme terroriste kanë ndonjë formë të arsimit të lartë. Më shumë se një e treta (36%) janë duke u shkolluar në shkollim të mesëm apo të lartë, përderisa 38% e janë me shkollim të papërcaktuar. Pothuajse gjysma e realizatorëve të sulmeve terroriste (47%) kanë qenë të punësuar (35%), apo studentë (12%). 38% e sulmeve janë

realizuar nga persona të papunë. 9% e tyre janë persona të liruar nga paraburgimi, persona të cilët e kanë lënë orarin e plotë të punës, shkollimin, apo janë kthyer nga ndonjë udhëtim disa mujor jashtë vendit. 16 % e sulmuesve janë individë të cilët janë konvertuar në islam. Për pesë persona është vërtetuar se janë konvertuar deri sa kanë qenë në burg ose në ndonjë institucion ndëshkimor përmirsues për të rinj. Më shumë se gjysma (55%) e sulmeve janë realizuar nga ana e individëve të cilët jetojnë me familjet e tyre, me partnerët apo me fëmijët (28%), apo jetojnë në shtëpi me prindërit, vëllezërit dhe motrat (27%).Gjatë periudhës nga viti 1998 deri në 2005 gjithsej janë ngritur 386 padi penale, nga

të cilat janë dhënë 264 aktvendime. Veprat më të shpesha penale janë përgaditje për akte terroriste, posedim/grumbullim i informacioneve të cilat përdoren për realizimin e sulmeve terroriste, grumbullim të mjeteve financiare, zgjerimin e publikimeve terroriste, komplote vrasjesh, si dhe komplote për aktivizimin e mjeteve shpërthyese dhe ndihmë ndaj realizuesve të sulmeve terroriste.

Caqet e sulmeve mund t’i ndajmë në katër kategori:– Civilë të përzgjedhur në mënyrë të veçantë sipas karakteristikave të caktuara (racë, orientim seksual), besim (religjion), sjellje (predikim, ose “dallime” tjera), persona publik (siguri dhe zbatim të ligjit, shërbimi shtetëror, politikan apo anëtar i familjes mbretërore) dhe gjithsesi civil të cilët kanë pësuar pa ndonjë përzgjedhje të caktuar. Në mënyrë proporcionale caqet civile rriten në mes të dy periudhave kohore (nga 30% deri në 40%).– Infrastruktura kritike – sektorët dhe institucionet infrastrukturore, kryesisht transporti, bankat dhe financat.

Page 14: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

– Caqet e buta urbane – rrethe në të cilat qytetarët rregullisht mblidhen në numër të konsiderueshëm për aktivitetet e zakonshme ose për raste të veçanta. Caqet e buta urbane kanë qenë më të shpeshta gjatë periudhës 1998-2010 (26%).– Caqe ushtarake jashtë vendit (duke përfshirë forcat britanike apo ato të koalicionit) dhe në vend (baza ushtarake dhe ushtarë). Caqet ushtarake gjithashtu ishin më aktuale gjatë periudhës 2011-2015 me 31%, se gjatë periudhës 1998-2010 me 20%.Gjatë vitit 2016, qeveria britanike publikoi raport vjetor për luftën kundër terrorizmit, ku sulmet terroriste, të miratuara apo të inspiruara nga ISIS paraqesin kërcënimin më dominant për sigurinë kombëtare dhe për interesat britanik jashtë vendit. Më 29 gusht 2014 kërcënimi i terrorizmit në Britaninë e Madhe u rrit nga “i konsiderueshëm” (që do të thotë se ekziston

mundësi më e madhe për sulm terrorist), në “të besueshme” që do të thotë se sulmi merret si realisht i realizueshëm. Në nëntor të 2016, drejtori i përgjithshëm i MI5, deklaroi se gjatë tre viteve të kalura janë parandaluar 12 sulme terroriste, një për qindje më e madhe se sa në 30 vitet e kaluara dhe gjendje në të cilën ai e pershkroi si “brengosëse dhe vijuese”. Kërcënimi nga “Al-Qaeda” dhe filialet e saj, gjithashtu vazhdon të zgjerohet dhe ti sulmojë interesat perëndimore.

Përfshirja e britanikëve në procesin e radikalizimit dhe regrutimitKërcënimi i terrorizmit i inspiruar nga islamizmi militant nuk është i kufizuar vetëm në sulme në Britaninë e Madhe dhe ndaj interesave të tyre jashtë vendit. Shërbimet e sigurisë vërtetuan përfshirjen e britanikëve në radikalizim dhe regrutim të individëve në aktivitete terroriste, përfshirjen e tyre në rrjete terroriste, në grumbullimin e mjeteve financiare për mbështetjen e terrorizmit dhe ndihmë gjatë dërgimit të personave në trajnim dhe stërvitje e shkathtësi të veçanta duke i përfshirë këtu edhe njësitë xhihadiste në tërë botën.Në vitin 2011, me fillimin e konfliktit në Siri “Al-Qaeda” pësoi dy humbje serioze: nga ana e komandove të SHBA-së më 2 maj të vitit 2011 u vra Osama Bin Laden dhe me sulm me anë të fluturakeve pa pilot në SHBA në shtator të vitit 2011 u vra Al Avlaki. Ajman Al Zafahiri, pasuesi i Bin Ladenit që nga ajo kohë lufton ta ruajë autoritetin e grupit dhe të filialeve të saj. Formimi i “Al Nusra” si element sirian i “Shtetit Islamik” në Irak (ISIS), pasuese e “Al-Qaedës” dhe e ish franshizave të saj. Në prill të vitit 2013, lideri i “Al Nusras”, Mohamed Al Xholani refuzoi thirrjen e ISIS-it duke i premtuar besnikëri Al Zavahirit dhe Al-Qaedës. Në shkurt të vitit 2014, Zavahiri edhe zyrtarisht ndërpreu lidhjet e “Al-Qaedës” me ISIS-in dhe me “Shtetin Islamik” në Irak dhe në Siri, ku më pas dy grupet të fillojnë ballafaqimin e armatosur në mes vete. Në kuadër të rivalitetit në mes të “Al Nusras” dhe ISIS-it, shumica nga “luftëtarët e jashtëm” të cilët kishin arritur në Siri, i janë bashkangjitur ISIS-it të inspiruar nga Deklarata e Kalifatit që u publikua në qershor të vitit 2014 dhe nga (ribrendimi i “Shtetit Islamik”). Në tetor të vitit 2016, vlerësimet zyrtare kanë qenë se deri më 850 ekstremistë islamik nga Britania e Madhe kanë udhëtuar për në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e militantëve dhe grupeve të tyre në ato vende. Gjysma prej tyre nga ajo koho llogaritet të jenë kthyer në Britaninë e Madhe, ndërsa në ndërkohë edhe 600 luftëtarë nga Britania e Madhe janë ndaluar të udhëtojnë në Siri dhe Irak duke iu ndaluar në këtë mënyrë që të njejtët t’u bashkangjiten grupeve militante.Të kthyerit nga fushëbetejat janë prioriteti për sigurinë në vendet perëndimore. Viteve të fundit ndodhën disa sulme të inspiruara

14

Interneti është burimi kryesor i inspirimit të

keqbërësve. Njëkohësisht, shumica e thyesve të rregullave të tij, janë

pjesë e rrjeteve sociale, me profile personale në

internet, në rreth me familjarë dhe me miq. Vetëm një nga dhjetë

vepra penale është realizuar nga ana e dikujt që ka vepruar krejtësisht

vetë, ndërsa i njejti nuk ka pasur lidhje ekstremiste

Page 15: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

nga ISIS: në nëntor të 2015, militant të cilët kanë luftuar në Siri realizuan sulme vetëvrasëse terroriste me bombë në Paris, në të cilën u vranë 130 persona, sulmi në aeroportin e Brukselit dhe i metrosë së Brukselit në mars të 2016 ku ngelën të vrarë 32 persona. Gjithashtu, në një sulm të realizuar nga një terrorist individual, më 12 qershor 2016 i cili hapi zjarr në një klub natë në Orlando të Floridës u vranë 49 persona. Në korrik të 2016, në Nicë të Francës një kamion u drejtua kah popullata e cila festonte Ditën e Bastiljes, 86 persona humbën jetën. Gjithashtu ka pasur edhe një sërë sulmesh të vogla, duke përfshirë këtu edhe vrasjen e një shefi të policisë franceze me bashkëshorten e tij, sulmi ndaj klerikut fetar frances, dhe disa sulme me të vogla që ndodhën në korrik të 2016. Në Britaninë e Madhe sipas shërbimeve të sigurisë dhe intelegjencës kërcënimi

kryesor ndaj sigurisë kombëtare vjen nga propaganda dhe inkurajimi i individëve për realizimin e sulmeve të dhunshme, si dhe personat e rikthyer nga fushëbetejat me përvojë luftarake, të trajnuar për realizimin e sulmeve terroriste të profilit të lartë me viktima të shumta. Për shkak të numrit

evident të militantëve fetar në Evropë, të cilët prodhojnë dhe nxjerrin vullnetarë për xhihad, qeveritë e vendeve perëndimore më në fund filluan t’a kuptojnë faktin dhe atë që myslimanët tjerë orvaten t’a sqarojnë viteve të fundit: islami është religjion i paqes dhe se grupet militante dallojnë me esencën e islamit si religjion. Ekstremistët nuk janë aleatë në luftën kundër ekstremizmit.Qeveria britanike i rifreskoi programet e saj për luftën kundër ekstremizmit dhe parandaloi me dhjetra grupe islamiste në financimin e grupeve të tyre. Pas 11 shtatorit 2001, Evropa morri mësim të mirë rreth islamit perëndimor: ai është përzierje e disa sekteve politike e fetare që në vete përfshinë ekstremistë të dhunshëm dhe paqësor, por asnjë grup nuk mund t’i përfaqësojë të gjithë myslimanët e vendeve perëndimore. Kostoja e izolimit të myslimanëve dhe bashkësive të tyre në demokracitë perëndimore paguhet nga ana e dhjetra mijra myslimanë të readikalizuar të cilët u bashkangjiten grupeve ekstremiste në tërë botën. Tensionet qytetare janë në rritje, ndërsa Evropa mësoi se pasojat e ekstremizmit janë po aq të dëmshme sa aktet vetëvrasëse të terrorizmit.

Dr. Nenad Taneski

15

Kërcënimi nga terrorizmi i inspiruar nga islamizmi militant nuk është i kufizuar vetëm në sulme në Britaninë e Madhe dhe në interesat e saj jashtë kufijëve. Shërbimet e sigurisë vërtetuan

lidhshmëri të britanikëve në radikalizim dhe regrutim të individëve në aktivitete terroriste, përfshirjen e tyre në rrjete terroriste,

grumbullimin e mjeteve financiare për mbështetjen e terrorizmit dhe ndihmë gjatë orientimit të personave për t’u trajnuar në

shkathtësi të veçanta duke i përfshirë këtu edhe inkuadrimin në njësi xhihadiste në tërë botën

Page 16: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

16

Anija „SEALIONII“ posedon formë unikale të konstruksionit i cili mundëson lundrim të qetë gjatë shpejtësive të mëdha. Në pjesën

NSW(Naval Special Warfare- të luftuarit e veçantë nga ana e marinës), më saktësisht nga ana e marinës së SHBA-së, është lundruesja e vetme me hapësirë të mbyllur të kondicionuar dhe të kontrolluar për pasagjer dhe për mallra, me qëllim të mbrojtjes dhe sigurisë në kushte të ndryshme atmosferike, duke mundësuar angazhimin e saj në tërë botën. Forma unikale e konstruksionit posedon hapësira të rrafshëta, ndërsa gjatë konstruktimit janë përdorur materiale të cilat e reduktojnë rrezatimin e nxehtë dhe tingujt akustik të anijes gjatë funksionimit të saj. Njëra ndër karakteristikat specifike të “SEALION” është edhe mundësia e tij për gjysmëfundosjen e kontrolluar të konstruksionit të anijes gjatë lundrimit. Këto karakteristika përdoren në atë moment kur anija kalon në ujërat bregdetare të pales tjetër, me qëllim të detektimit më të vështirë të radarit, atij akustik dhe vizuel. Gjatë projektimit të anijes janë marrë parasysh dimenzionet dhe pesha e anijes të jenë në kufijtë që do të lejonin transportimin e saj me anë të avionëve transportues “C-17” dhe “C-5”. Por çfarë do të thotë shkurtesa e “SEALION” (në përkthim bukval, luan deti)? Katër shkronjat e para SEAL kanë të bëjnë me njësitë speciale detare të SHBA-së dhe kanë domethënien e Sea, Air and Land/ det, ajër dhe tokë, gjegjësisht gatishmëria e tyre për të vepruar në hapësirat e lartëcekura, përderisa tre shkronjat ION janë shkurtesë e Insertion, Observation and Neutralization/ prurje, obsevim dhe neuralizim. Anija posedon disa njësi edhe atë: kabina menaxhuese-kontrolluese, kabina për prodhimin e energjisë elektrike, kabina qëndrore e motorit si dhe hapësira bartëse. Kabina menaxhuese-kontrolluese është e pajisur me 7 ulëse dhe me hapësirë në të cilën mund të qëndrojnë 4 persona. Në pjesën qëndrore të kabinës është e vendosur shtiza tërheqëse në majën e së cilës është i vendosur radari digjital “FURUNO DSR4D”. Kabina në fjalë është e pajisur me tabelë bashkëkohore kontrolluese me displej me ngjyra i vendosur në kulmin e anijes që ka pike hapëse. Pas

kabinës menaxhuese-kontrolluese gjendet kabina për prodhimin e elektricitetit, në të cilën janë të vendosura 2 gjeneratorë„Fisher Panda Mini-12 AC“, ndërsa pas kësaj kabine, gjendet kabina e motorit në të cilën janë të vendosur dy dizel motorë 10 cilindrik MTU 10V 2000 M93 me nga 22,3 litra, secili me fuqi prej 1.500 ks. Këta motorë janë në kombinim me transmisionin e modelit „Invertitore ZF-2060“. Në kuvertë është i vendosur topi gjirostabilizues FLIR i cili është i pajisur edhe me ngjyra dhe me kamera IC duke përfshirë këtu edhe matësin në distance dhe shënjestruesin. Në pjesën e pasme të anijes gjendet hapësira bartëse në të cilën mund të vendosen 8 komandosë SEAL apo dy barka gome “Zodiac F470” (njëra e gatshme për lundrim, ndërsa tjetra e shfryrë e cila mbahet në depo) barka këto të pajisura me motorë 35 ks apo me një motor ujor “Yamaha 2016 FX Cruiser SHO”, i modifikuar për nevojat e SEAL skuadrave. Kjo hapësirë ka dy hapje, njëri prej të cilëve gjendet në kuvertën e sipërme (nëkulm), ndërsa tjetri paraqet barricade të madhe desante e vendosur në pjesën e pasme të hapësirës për bartje, e cila mundëson hyrje-dalje të shpejtë nga hapësira me barkë apo me motor në ujë. Nën kabinën në fjalë gjenden ballast rezervuarët. Këta rezervoar i janë dedikuar fundosjes së kontrolluar të anijes deri në një shkallë të caktuar të konstruksioit, gjatë realizimit të operacioneve sekrete, me qëllim të reduktimit të mundësisë për detektim vizuel dhe detektim radari. Nën këtë kabinë njëherit janë të vendosur edhe 2 motorë raktiv„Rolls Royse Kamewa A3-40“,të pajisur me reaktorë të kontrolluar të vektorit të cilët anijes i mundësojnë lëvizje të shkëlqyeshme manovruese. Sa i përket navigacionit, anija është e pajisur me sistemin FURUNO GPS, ndërsa sa i përket komunikimit anija posedon antenat SATCOM, UHV dhe VHF. Nga anija deri më tani për nevojat e NSW të marines së SHBA-së janë porositur„SEALION-I“dhe„SEALION-II“, mes të cilëve ka dallime të caktuara në formën e jashtme si dhe në vendosjen e pajisjes elektronike, ndërsa në vitin 2018 pritet porosia edhe e anijes „SEALION-III“.

Ivica Dameski

Armatim

Anija „SEALION-II“

1. Hapësira për bartje2. Hapësira e sipërme që është në dispozicion deri tek hapësira e bartjes3. Sistemi elektronik luftarak FLIR 4. Hapësira për vendosjen e gjeneratorëve5. Shtiza tërheqëse e radarit me radar FURUNO DSR4D6. Ulëse „Ullman Daytona“7. Tabela menaxhuese - kontrolluese e anijes8. Hapja9. Hapësira e kaninës me gjithsej 7 ulëse (për ekuipazhin dhe pasagjerët)10. Gjeneratorë11. Hapësirë për vendosjen e motorit

1718

19

Page 17: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

17

2

6

9

3

1

KARAKTERISTIKATTAKTIKO-TEKNIKETË SEALION-II

ЕKUIPAZHI 7+ 12 SEAL komandosë me pajisjeGJATËIA 24,4 m

GJERËSIA 4,4 mLARTËSIA 2,9 m

PESHA E ANIJES SË ZBRAZËT 29 tonDEPLASMANI 36 tonKARBURANTI 1.400 galonë

MOTORI

2 dizelmotorë„MTU 10V 2000 M93“, secili me fuqiprej 1.500 ks+2 motorëreaktivujorë„Rolls Royse Kamewa A3-40“

SHPEJTËSIA GJATË LUNDRIMIT 30 nyje ( sipas burimeve jozyrtare ka të dhëna edhe për shpejtësi deri në 60 nyje)

12. Dizel motor „MTU 10V 2000 M93“ 10 cilindrik 22,3 litërsh me fuqi prej 1.500 ks13. Kutia e marshit „Invertitore ZF-2060“14. Rrotulluesja motorike15. Ballast rezervoaret nën kuvertë16. Motori reaktiv ujor „Rolls Royse Kamewa A3-40“17. Reaktorë orientues të motorit reaktiv ujor18. Barikada e pasme bartëse e hapësirës për bartje19. Motori ujor„Yamaha 2016 FX Cruiser SHO“, i modifikuar për njësitë speciale

8

10

1112

1516

1314

7

Page 18: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

18

Armatim

Ushtarët bashkëkohor të cilët ballafaqohen me kërcënimin e vazhdueshëm të kontaktit të afërt në mjedis kundërshtar,

mbështeten vetëm në dy punë të rëndësishme për mbijetesën e tyre: në stërvitjen dhe në pajisjen e tyre. Si rezultat i stërvitjes, për pjesëtarët e njësive speciale është dizajnuar armë në bazë të dizajneve tradicionale të prerëseve. Në këtë mënyrë ka ardhur deri te “Karambiti” i modifikuar i cili pas heqjes dorë nga arma personale, përdoruesve do t’u mundësojë një armë tjetër plotësuese. Shpesh herë gjatë vëzhgimeve të mjedisve urbane, pjesëtarët e patrullës mund të jenë të rrethuar me pjesëtarë të forcave kundërshtare të bashkësisë së mjedisit, të cilët edhe pse në shikim të parë nuk duken të armatosur, ata do t’a pengojnë realizimin e mëtejmë të misionit, do t’a kufizojnë lëvizjen apo në mënyrë tjetër, do të pengojnë në realizimin e detyrave. Në këtë skenar, përdorimi i fuqisë së menjëhershme vdekjeprurëse nuk duket si opcioni më i mirë, por në një mënyrë duhet të bindet masa të bëjë diçka tjetër. Në rast se punët nuk shkojnë mirë, aftësia për t’u ballafaquar me kërcënimin potencial të luftës nga afër, pa pasur mundësi të përdorim armatimin personal

është i madh. E lehtë për bartje dhe për përdorim thika “Karambit” me aftësitë e saj mbrojtëse dhe me dizajn, i mundëson përdoruesit në mënyrë mjaft të shpejtë t’i përgjigjet kërcënimit duke pasur mundësi që me dorë të kapë armën në anën të cilën e ka vendosur atë. Karambit” e aftë për të shkaktuar dëm edhe në rast të vetëmbrojtjes, sepse njihet si armë legale në disa vende të botës për shkak të gjatësisë së shkurtër të tehut mprehës. Si te të gjitha armët më të vogla për vetëmbrojtje, edhe për armën në fjalë nevojitet stërvitje dhe trajnim plotësues. „Karambiti“ është thikë e shkëlqyeshme shumë dedikuese, që i dedikohet sigurisë së përdoruesit, është precize dhe efikase në çfardo detyre dhe rasti. Dizajni prej drurit dhe prejardhja e thikës mund të njihen kohë me parë, që nga Sumatra, Java dhe Malezia, në përputhje me historinë gojore të transmetuar dhe të treguar nga gjenerata në gjeneratë. Për shkak të variacioneve regjionale, gjithnjë thika ka pasur dallim në dizajn, varësisht se nga cili ishull dhe në cilin vend është prodhuar e njejta. Për shembull, për „Karambitin“ nga Pullau Llomboku, ishull në arkipelagun indonezian dhe për atë nga fqiu i saj verilindor, nga ishulli Sumbava, thuhet se

„KАRAMBIT“

Thika bashkëkohore shumë dedi-kuese me prejardhje nga lashtësia

„Karambiti“ është thikë e shkëlqyeshme shumë dedikuese, që i dedikohet sigurisë së përdoruesit, është precize dhe efikase në çfardo detyre dhe rasti. Dizajni prej drurit

dhe prejardhja e lashtë e thikës mund të njihen kohë me parë, që

nga Sumatra, Java dhe Malezia, në përputhje me historinë gojore të transmetuar dhe të treguar nga

gjenerata në gjeneratë. Për shkak të variacioneve regjionale, gjithnjë

thika ka pasur dallim në dizajn, varësisht se nga cili ishull dhe në cilin vend është prodhuar e njejta

Page 19: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

19

tradicionalisht ka qenë thikë më e madhe luftarake, në krahasim me atë të ishullit Java, e dedikuar për përdorim personal. Sipas historive gojore, ekziston edhe një variacion i “Karambitit” që vjen nga Pullau Madura, ishull ky i cili gjendet në juglindje të Javës, tradicionalisht thikë më e madhe dhe më e shtrëmbër, e njohur ndryshe edhe si “Klluret”. Gjithashtu ekzistojnë edhe disa forma dhe dizajne të ndryshme të thikës luftarake prej druri “Karembit”, si që është thika “Raxhavali” (në formë të kokës së shpendit) dhe thika tjera që përfshijnë forma të mamuzëve të dalë, të cilat përdoren për këputjen e mishit në valën e luftimit – performaca të dëshiruara të mprehseve në botën drurore. Sot këto karakteristika përdoren si dizajn modern edhe në disa raste të gravurave ceremoniale. Salduesit e Javës prej druri herët e kanë kuptuar se natyra tashmë ka zhvilluar gjatësi dhe gjeometri përkatëse të thikës, kështu që ata vetëm se e kanë kopjuar të njejtën. Thonji i tigrit është marrë si skemë për evaluimin e mjetit prerës i cili edhe sot nuk ka nevojë për modifikime. Ajo është forma origjinale, që ka qenë e emituar nga ana e dizajnuesve të parë të thikës “Karembit”.Java dhe Sumatra kanë qenë pikënisje e ndikimit kulturor të nënkontinentit indian gjatë mileniumit të parë dhe të dytë të erës sonë. Judizmi ka pasur ndikim të madh dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin javan. Gjeometria origjinale e prerëses së thonjit të tigrit në kombinim me armën e dorës së fytyrave të epikës së Shën Skritit “Mahabhara” dhe “Ramajana” është zhvilluar në atë që në kohërat e sotme njihet si “Karambit”. Tashmë kjo thikë është e pranuar ndërkombëtarisht si armë malaje. Thuhet se në kohërat e lashta, prerësja e “Karambitit” shpesh herë është lyer me një lloj helmi vdekjeprurës, që ka pasur efekt të menjëhershëm, pas depërtimit në gjak edhe me prerjen më të vogël në trup, prerje kjo që ka mjaftuar që helmi të hyjë në gjak. Domethënia dhe

përdorimi i helmeve të ardhura nga llojet e ndryshme të bretkocave helmuese, të akrepëve, gjarpërinjve dhe marimangave, është llogaritur si element esencial nga arsenali i shkathtësive të një luftëtari në luftrat nga afër. Këto helme menjëherë kanë ndikuar në sistemin qëndror nervor duke shkaktuar vdekje të shpejtë dhe më së shumti, ndërsa më shumë njerëzit kanë shfaqur drojë nga fuqia e tyre momentale. Për t’i shfrytëzuar përparsitë e helmeve, “Karambitët” personal, parimisht kanë qenë të dizajnuar për ti drejtuar ata kah nervat dhe nyjet. Duke i pasur parasysh gjatësitë prej miniature të thikës dhe reduktimin e përshtatshëm të sipërfaqeve prerëse të “Karambitëve” më të vegjël, shumica e tyre nuk kanë mundësi të bëjnë prerje më të thella për të vrarë dikend përnjëherë, gjë që është arsye “Karambiti” të llogaritet për armë personale për vetëmbrojtje, e jo për armë ofenzive. Përkundër kësaj, prerësja e “Besar Karambit” (version më i madh apo lloj luftarak i “Karambitit” është më e gjatë, e me këtë shkakton edhe prerje më të thellë në trup. Sipas luftëtarëve të lashtë, “Karambiti” për luftë, më është preferuar më tepër jo vetëm për shkak

të gjatësisë së tij superior, por edhe për faktin se me të ka mundur të “çahet” barku i armikut). Sidoqoftë, me daljen në skenë të armëve të zjarrit, ngjajshëm më rrethanat e Perëndimit, armët e ftohta në fushëbetejë filluan të llogariten si mjete të vjetra, sidomos në Lindjen e Largët dhe përdoreshin në mënyrë praktike si shumica e thikave që kemi sot. Shpesh herë e përdorur si vijë e fundit e mbrotjes, në kohërat e hershme, kur shpata e madhe nuk ka qenë shumë funksionale, thikat më të vogla “Karambit” i kanë pasur si cak sytë, testikujt, dhembrën e Akilit, arterian kartoide, bicepsët, nënbërylin, si dhe nyjet e kundërshtarit. Sidomos cak shumë i keq në kohërat e vjetra ka qenë ashti kryesor i kundërshtarit. Sipas traditës së fiseve Madi, kur kjo është bërë në mënyrë të përkryer, luftëtari me “Karambit” ka kërcyer në ajër duke e drejtuar prerësen e pjerrët në pjesën e sipërme të trupit të kundërshtarit, duke e përdorur forcën e përshpejtuar dhe peshën e tij. Nën trysni dhe ngarkesë, luftëtari me “Karambit” ka prekur ashtin qënror, ndërsa rezultati ka qenë frakturë e ashtit, asgjësimi i pleksusit brakial dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar paralizimin e dorës

E lehtë për bartje dhe për përdorim të shpejtë, thika “Karambit” me

aftësinë e saj për mbrojtje, siguri dhe dizajn përdoruesit i mundëson shpejt t’i përgjigjet kërcënimit në

anën në të cilën ajo për të është më e kapshme. “Karambit” e aftë për të shkaktuar dëm edhe në rast të

vetëmbrojtjes, sepse njihet si armë legale në disa vende të botës për shkak të gjatësisë së shkurtër të

tehut prerës

Page 20: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

20

së kundërshtarit në të cilën ai e ka pasur armën. Në luftë, pjerrtësia e prerëses ofron mundësi për sulm fluid dhe kundërsulm në një lëvizje dhe mundësi për ndryshim të lehtë dhe të shpejtë të kahjes së lëvizjes dhe forcës së përdoruesit në drejtim të kundërshtarit. Kjo i jep përparsi luftarake përdoruesit të “Karambitit”. Përveç kësaj, “Karambiti” mund të ketë disa sipërfaqe të mprehta ose maja të tilla, të dizajnuara në konfiguracione të ndryshme, nga të cilat secila prej tyre ofron përparsi dhe përfitime të ndryshme për përdorim taktik apo të përditshëm. E dizjanuar në mënyrë të veçantë si armë për vetëmbrojtje, thikat “Karambit” vështirë janë vërejtur në duart e atyre që kanë qenë të trajnuar mirfilli, për shkak të metodës së përdorimit dhe mënyrës së fshehjes së tyre në mes të

gishtave, të mbledhur në shuplakën e dorës. Kërcnuese ka qenë edhe ajo se përdoruesit nuk kanë pasur mundësi të heqin dorë nga ajo, për shkak të dizajnit të dorëzës së saj – ajo që sot njihet si “unza e sigurisë”. Ky funksion ka qenë i vetmi në atë kohë dhe ka shprehur faktin se thika mund të përdoret edhe në luftë nga afër edhe në luftë ekstreme pa pasur parasysh faktin e distancës me kundërshtarin. Përdoruesi thjesht e ka mbajtur me lakim të gishtit të parë në hapjen në majën e dorëzës, kështu që prerësja e saj e pjerrët është para fundit të shuplakës së dorës. Më pas përdoruesi i mbyll gishtat e tij rreth dorëzës duke e mbajtur fortë atë. Më pas ai e mbledh gishtin tregues rreth unazës. Dhe më në fund gishti tregues është i mbyllur rreth gishtërinjëve tjerë duke formuar

grusht. Ajo ka qenë gjithashtu thika e vetme e cila është përdorur në luftë, e që ka pasur mundësi të presë dy herë me një gjuajtje e tentativë me dorë. Të gjitha thikat tjera të kohës kanë qenë të kufizuara jo vetëm në një prerje, por edhe në një lëvizje të dorës. Thika e lashtë “Karanbit” ka qenë unikal për faktin se nuk është zbuluar lehtë nga kundërshtari, ka qenë vështirë të merret, i lahtë për të ndryshuar kahjen pa lëvizur trupin dhe me të ka pasur mundësi të bëhen dy sulme në një lëvizje duke u përdorur njëkohësisht me sistemet tjera të armëve. Disa nga këto thika, posedojnë edhe unazën e dytë të sigurisë e cila gjendet në dorëzën menjëherë pas prerëses së thikës, që u mundëson shtypje edhe më të madhe. Unaza e sigurisë parimisht është paraparë për parandalimin e rrëshqitjes së prerëses nga dora e përdoruesit, përderisa ky i fundit ka punuar në kushte të jashtëzakonshme. Në luftë, unaza e sigurisë, siguron shtypje të fortë dhe të sigurt në të gjitha kushtet dhe në të gjitha sitatat e papritura. Unaza e sigurisë e bën “Karambitin” thikë e cila është vështirë të hiqet apo të ketë efekte negative ndaj përdoruesve të vet, e gjithashtu e njejta i mundëson përdoruesit mbajtje të lehtë të armës pa e shtrënguar aq shumë grushtin. Pa marrë parasysh se shuplaka e dorës së përdoruesit është e mbyllur ose e hapur, lëviz ose mbahet e palëvizur në vend, falë unazës së sigurisë, thika gjithnjë është në pozicion të sigurt dhe optimale për përdorim. Më në fund, siguria e shtrëngimit dhe mbajtja e armës në dorë, vlen kur arma është e mbulura me pluhur, baltë, ujë ose gjak, apo kur përdoret në kushte të rënda gjatë përleshjes. Për përdoruesit me përvojë të “Karambitit”, aftësia për manovrim të lehtë me thikën në pozicione të ndryshme, sidomos gjatë ndonjë lufte të paparashikueshme, pa pasur frigë nga humbja e kontrollit në atë, është shumë e rëndësishme dhe me vlerë. Përderisa thika parimisht ka qenë vetëm mjet shumë dedikues prej druri, në stilin e thikës ushtarake të sotme zviceriane, në luftë, “Karambiti” nga fshatrat indoneziane dhe ato filipine, lehtë gjeti përdorim edhe në fushëbeteja tjera. Edhe pse thika në fjalë është një armë e mirë dhe më pamje të jashtëzakonshme, përdorimi i saj primar në erën moderne, para se gjithash është si mjet shumë dedikues. Edhe përkundër faktit se e njejta përdoret gjithashtu edhe nga ana e artistëve luftarak, në disa raste mund të përdoret edhe si mjet për mbrojtje personale, sepse është vetëm një prerëse e vogëldhe nuk është tashmë i përshtatshëm për dhënien e goditjeve vdekjeprurëse.

Aleksandar Stojçevski

Page 21: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

„STRONG EUROPE TANK CHALLENGE 2017“

Info

21

Armata e SHBA-së në Evropë dhe Armata e Gjermanisë në maj të 2017 ishin nikoqire të garës së dytë me rradhe të

llojeve të tankseve STRONG EUROPE TANK CHALLENGE 2017, i cili u mbajt në poligonin e stërvitjes „Grafenwoehr“ në Gjermani. Kjo garë është ngjarje vjetore e paraparë të paraqesë një prani dinamike, një inkurajim për partneritet ushtarak, promovim të ndërveprimit dhe sigurim të kushteve për shkëmbimin e taktikave, tehnikave dhe procedurave gjatë realizimit të detyrave Në këtë garë morën pjesë regjimente të tankseve nga gjashtë shtete, me gjashtë lloje të ndryshme të tankseve si „Аmbrams“ М1А2 SEP v2 (i cili ka hyrë në përdorim në vitin 2011.) - SHBA, „Leopard“ 2А4 - Аustri, „Leopard“ 2А5 - Poloni, „Leopard“ 2А6s - Gjermani, АМH „Leklerk“ - Francë dhe „Т-64“ ВМ - Ukrainë.Regjimentet e tankseve iu nënshtruan testimit në disa stërvitje reale ku i demonstronin shkathtësitë e tyre, taktikat dhe procedurat. Gjegjësisht i prezantonin shkathtësitë e tyre në vetë tanksin dhe shkathtësitë jashtë tij. Gjithashtu u prezantuan edhe mundësitë teknike të tankseve përmes një sërë ngjarjesh si që janë klasifikimi i automjeteve, vlerësimi i dëmeve dhe preciziteti gjatë realizimit të stërvitjeve ushtarake. Ekipi i Austrisë, vend i cili për herë të parë merr pjesë në

këtë garë, me anë të tanksit “Leopard” 2A4 u rradhit në vendin e parë më garën e sivjeme. Gjermania me tankset “Abrams” u rradhit e dyta dhe SHBA-ja arriti në vendin e tretë me tanksin “Abrams” M1A2 SEP v2. Regjimentet bënin gara mes vete në realizimin e verpimeve ofenzive dhe defanzive (regjimentet realizuan qitje me municion intern), njohjen dhe identifikimin e forcave aleate dhe armike (u testuan mundësitë për identifikimin e 30 automjeteve të forcave armike dhe aleate), caktimin e distancës deri në 6 pa përdorim të matësit lazerik në largësi dhe pa përdorimin e pajisjes shënjestruese të tanksit, raportim preciz, (regjimentet u testuan sa i përket shkathtësisë të realizojnë qitje precize, përderisa patrulla gjendet në mjedis urban, si dhe në qitje të anëtarve të ekuipazhit me armatim personal (anëtarët e ekuipazhit qitën disa herë ndaj disa caqeve me armët e tyre personale jashtë tanksit). Në këtë ngjarje regjimentet e tankseve garuan edhe në riparimin e difektit të simuluar të tanksit në kushte të sulmit ABH, në evakuim dhe në dhënie të ndihmës së parë të anëtarit të plagosur të ekuipazhit dhe thirrje për evakuim mjekësor, thirrje për të hapur zjarr artilerik/aviacioni për mbështetje me qitje nga afër dhe në ngasje precize të tanksit me periskopë të fshehtë te shoferi, gjegjësisht me anë të drejtimit, udhëzimit të komandantit të tanksit. Ekuipazhet gjithashtu u dëshmuan

edhe përmes testit fizik i cili përfshinte kalim nëpër barrier të këmbësorisë dhe vrapim me pjesë të tanksit (pjesë të shkëndive, zinxhirëve për tërheqje të tanksit, rrotave rezistuese të tanksit, perdha për top dhe me kuti municioni për mitraloz).Vitin e kaluar në vendin e parë u rendit regjimenti tankist nga Gjermania me anë të përdorimit të tanksit “Leopard” 2A6. Për vitin vijues në kuadër të kësaj gare pjesëmarrjen e saj e ka paralajmruar edhe regjimenti tankist nga Suedia, i cili do të garojë me siguri me llojin e avancuar të tanksit “Strv 122”. Ekziston mundësia që vitin e ardhshëm të bashkangjitet edhe Britania e Madhe me “Challenger” 2 dhe Kanadaja me “Leopard “2 (2А6 ose 2A4M).

Zoran Stojanovski

Page 22: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Komitetet e NATO-S

Global

Secila nga 28 vendet anëtare të NATO-s është e përfaqësuar në të gjitha nivelet e strukturës së komiteteve të cilat vendosin për

një spektër të gjerë të çështjeve në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. NATO posedon rrjet të gjerë të komiteteve të cilat mbulojnë çështje nga ato politike e teknike e deri tek ato operative. Çdo ditë ekspertë kombëtarë udhëtojnë drejtë selisë së NATO-s në Bruksel në mënyrë që të jenë pjesëmarrës në mbledhjet e komitetit me personel nga Sekretariati Ndërkombëtar dhe nga Shtabi Ndëkombëtar Ushtarak. Parimi i vendimarrjes është në bazë konsenzusi që zbatojet në çdo nivel të strukturës së një komisioni. Këshilli Veriatlantik është organi kryesor politik i vendimarrjes në NATO dhe ai është komiteti/komisioni i vetëm i cili është formuar në bazë të marrëveshjes së formimit (neni 9).

Komitetet qëndroreKëshilli Veriatlantik është i krijuar me autorizim të vendosë “trupa ndihmës” që do të jenë të nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes. Me kalimin e viteve, Këshilli ka vendosur rrjet të komisioneve me qëllim

që t’a lehtësojë punën e Aleancës në mënyrë që kjo e fundit t’u bëjë ballë të gjitha sfidave. Komitetet qëndrore të NATO-s janë: Këshilli Veriatlantik, Grupi i Planifikimit Bërthamor dhe Komiteti Ushtarak. Komiteti i Planifikimit të Mbrojtjes i cili gjithashtu ishte njëri ndër trupat e rëndësishëm të vendimarrjes në NATO, u shpërbë me reformën e komisioneve në qershor të vitit 2010 dhe funksionet e tij u morrën nga ana e Këshillit Veriatlantik.

Këshilli Veriatlantik – North Atlantic Council (NAC) është organi kryesor i NATO-s për vendimarrje, i formuar në përputhje me Marrëveshjen Veriatlantike gjatë formimit të NATO-s. Të gjithë anëtaret kanë të drejtën e barabartë t’i shfaqin qëndrimet e tyre dhe të marrin pjesë në vendimarrje me konsenzus. Vendimet janë sjellur në bazë të pajtueshmërisë dhe pajtimit të përbashkët. Nuk ekziston votim ose vendim i shumicës. Kjo do të thotë se vendimet politike të Këshillit Veriatlantik janë të mbështeura dhe janë shprehje e vullnetit kolektiv të të gjitha vendet sovrane të cilat janë anëtare të Aleancës. Këshilli Veriatlantik takohet më shpesh dhe përfshinë gamë të më madhe të përgjegjësive. Quhet këshill për shkak të ekzistimit të më shumë trupave ndihmës të cilat janë nën përgjegjësinë e tij. Në përputhje me këtë, shpesh herë shquhet edhe si trup kryesor apo qëndror i NATO-s për vendimarrje. Përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s kanë vend në Këshillin Veriatlantik. Ai mund të mblidhet në nivel të “përfaqësuesve të përhershëm” (ose ambasadorë), në nivel ministrash të jashtëm dhe të mbrojtjes, gjegjësisht në nivel të

Komitetet e NATO-s formojnë pjesën integrale të procesit të vendimarrjes në kuadër

të Aleancës. Ato e sigurojnë kornizën në të cilën vendet

anëtare mund të shkëmbejnë informacione për tema të

ndryshme, mund të konsultohen me njëra-tjetrën dhe të

marrin vendime në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta

dhe të konsenzusit

Page 23: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

23

shefave të shteteve dhe të qeverive. Me këshillin kryeson sekretari i përgjithshëm, ndërsa në mungesë të tij zëvendësi i sekretarit të përgjithshëm. Ambasaorët ulen rreth dyshemesë të vendosur sipas kombësisë, sipas rradhitjes alfabetike të gjuhës angleze. Procedura e njejtë ndiqet edhe në strukturën e NATO-s sa i përket komiteteve. Puna e Këshillit është e përgaditur nga ana e komiteteve të caktuara me përgjegjësi ndaj fushave konkrete të veprimit. Për shembull, kur këshilli takohet në nivel ministrash të mbrojtjes ose merret me çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe me çështjet lidhur me strategjinë e mbrojtjes, komitetet e larta si që janë: Defence Policy и Planning Committee mund të përfshihen si trupa kryesor këshilldhënës. Në përgjithësi, i tërë personeli i shtabit e përkrah punën e Këshillit në mënyrë të drejtpërdrejtë apo tërthorazi dhe ndihmon në

implementimin e vendimeve të Këshillit.Grupi për Planifikim Bërthamor - Nuclear Planning Group (NPG) vepron si trup i lartë për çështje bërthamore në kuadër të NATO-s dhe diskuton çështje specifike lidhur me forcat bërthamore. Politika bërthamore e Aleancës është nën kontroll të vazhdueshëm, ndryshon dhe përshtatet në përputhje me situatat e reja. Ministrat e mbrojtjes të të gjitha vendeve anëtare (përveç Francës), takohen në interval të rregullta në kuadër të Grupit për Planifikim Bërthamor ku bisedojnë për çështje konkrete lidhur me forcat bërthamore. Ato takohen në nivel vjetor në format “27 anëtare (pa Francën), ndërsa kur është e nevojshme, takohen edhe në nivel ambasadorësh. Diskutimet në grup përfshijnë një spektër të gjerë çështjesh nga politika bërthamore, duke i përfshirë sigurinë dhe stabilitetin e armëve bërthamore, komunikimin dhe sistemet e informimit, si dhe çështje për vendosjen e tij. Ato gjithashtu prekin çështjet e interesit të përbashkët, si që janë kontrolli bërthamor i armëve. Vendimet merren me konsenzus, ndërsa me grupin kryeson sekretari i përgjithshëm i NATO-s.Komiteti Ushtarak - Military Committee (МС) është organ ushtarak i NATO-s dhe njëri

ndër trupat më të vjetër ekzistues të NATO-s pas Këshillit Veriatlantik. Dy komitetet kanë qenë të formuara disa muaj pas formimit të Aelancës. Komiteti Ushtarak është burim primar i këshillave ushtarak për trupat civil për vendimarrje në kuadër të NATO-s – Këshillit Veriatlantik dhe Grupit për Planifikim Bërthamor. Këshillat e këtij komiteti kërkohen para se të jepet çfardo miratim për aksion ushtarak dhe në vazhdimësi të kësaj paraqet hallkën bazë në mes të proceseve politike gjatë vendimarrjes në strukturën ushtarake të NATO-s. Aëntarët e këtij trupi takohen rregullisht (më së paku një herë në javë në sesione formale ose joformale) në nivel të përfaqësuesve ushtarak dhe tre herë në vit në nivel të ministrave të mbrojtjes. Oficerët e lartë ushtarak të vendeve anëtare të NATO-s dhe përfaqësuesit civil nga Islanda të cilët shërbejnë si përfaqësues të vendit të tyre në NATO, i përfaqësojnë ministrat e mbrojtjes nga vendi i tyre. Me këtë komitet kryeson kryetari i Komitetit

Ushtarak i cili nominohet me mandate tre vjeçar. Roli kyç i komitetit është që të sigurojë konsenzus për politikën ushtarake dhe për strategjinë e Këshillit Veriatlantik dhe ti caktojë drejtimet e komandantëve strategjik të NATO-s. Këshilla nga Komiteti Ushtarak kërkohen para autorizimit nga ana e Këshillit Veriatlantik për aktivitetet apo punët ushtarake të NATO-s. Trupi paraqet lidhje esenciale në mes të proceseve politike gjatë vendimarrjes dhe strukturës komanduese ushtarake të NATO-s dhe është pjesë përbërëse e vendimarrjes së Aleancës. Komiteti është përgjegjës për përkthimin e vendimit politik në drejtime ushtarake të NATO-s për dy komandantët strategjik: Komandantin suprem aleat për operacione dhe për komandantin supreme aleat për transformim (Supreme Allied Commander Operations and Supreme Allied Commander Transformation).

Dragan Pavllovski

Propozimi i komiteteve të NATO-s u shqyrtua në qershor të vitit 2010, në mënyrë që t’i

ndihmojë Aleancës të përgjigjet në mënyrë më efikase duke

pasur parasysh shqetësimin e vendeve anëtare rreth sigurisë si dhe të përgjigjet ndaj nevojës së disa procedurave të integruara

dhe fleksibile

Page 24: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Pjesëmarrësit më garë, përfaqësues të organizatave komunale të OORRM-së nga e gjithë Maqedonia, me furgonë dhe me makina mbërrnin

në fshatin Orizare e Poshtme në Veles, ku gjendet vendqitja e ARM-së dhe e garnizonit të Velesit, aty ku edhe gjatë viteve të kaluara, por edhe sivjet do të mbahen gara. Pjesëtarët e OORRM-së mbërinin, ndërsa ata janë të gjeneratave të ndryshme, ata më të vjetrit dhe më me përvojë dhe ata më të rinjtë të cilët janë edhe e ardhmja e OORRM-së. Të gjithë kanë ardhur për të garuar dhe për t’u shoqëruar. Ata më me përvojë t’i përsërisin dhe avancojnë njohuritë, ndërsa më të rinjtë për herë të parë të mësojnë, ose t’a përsërisin atë që për herë të parë e kanë mësuar vitin e kaluar, apo gjatë viteve të kaluara, e që nga ky vit janë pjesë e organizatës edhe në këto gara.Të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët së pari i drejtohen vendit të paracaktuar për stërvitje. Kapetani Dragan Llabakoski, me prejardhje nga Resnja, i punësuar në garnizonin e Velesit të ARM-së është përgjegjës për qitje dhe së pari të pranishmive u mban ligjerata, e më pas edhe praktikisht u demonstron se si shkon procedura e qitjes. Ai i rikujton më të vjetrit dhe u sqaron

24

Gara shtetërore në qitje me revolver

24 orë

Organizata e Oficerëve Rezervë të Maqedonisë (OORRM), në bashkëpunim me një organizatë në Veles dhe me mbështetjen logjistike të ARM-së nga garnizoni i Velesit, me miratim nga ana e SHP të ARM-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, më 3 korrik në poligonin e ARM-së në

Orizare të Poshtme, në rrethinën e Velesit, e mbajti garën tradicionale shtetëror në qitje me revolver 7,62 nga 75 mm për oficerët dhe për

nënoficerët rezervë

Page 25: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

25

të rinjëve, pjesëtarëve të OORRM-së për karakteristikat e këtij lloji të revolverit me të cilin do të gjuajnë. Ai u sqaron se çfarë është me rëndësi të dijnë gjatë qitjes, por së pari ua tërheq vëretjen sa i përket sigurisë së tyre, se para se gjithash duhet të jenë të disciplinuar dhe duhet t’i dëgjojnë dhe zbatojnë urdhërat e tij dhe instruksionet e kolegëve të tij të ARM-së të përfshirë në procesin e qitjes. “Më e rëndësishme për qitjen është fakti se duhet që pjesëmarrësit të stërviten mirfilli, për këtë qëllim edhe orvatem që sa më mirë t’ua sqaroj procesin e tërë, si dhe atë se ata patjetër duhet që të dëgjojnë me kujdes instruksionet dhe këshillat e kolegëve të mi të ARM-së. Ata gjithashtu kujdesen që gjithçka të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme që në fund të kemi një qitje të sigurt”, potencoi kapetani Llabakoski.Së bashku me të këtu janë edhe kolegët Goçev dhe dhjetari Kasim Lativov nga Jabollçishta e Velesit, të punësuar në kazërmën e Velesit, ata të cilët pjesëmarësve ua ndajnë municionin. Në këtë punë u ndihmon edhe Goce Jovanovski, përfaqësuesi i OORRM-së nga Shkupi, i përfshirë në numërimin e goditjeve dhe caqeve dhe në mbledhjen e rezultateve së bashku me kolegët e tij. Dalngadaë realizohen

përgatitjet e fundit dhe gara mund të fillojë: secili pjesëmarrës nga 13 grupet e përbëra nga nëntë vetë, ka në dispozicion nga 3 qitje provuese dhe nga 5 qitje vlerësuese, me mundësi për të fituar maksimalisht 50 pikë. Për rregullësinë e armëve kujdeset Marijanço Vellkovski pushkar nga garnizoni i ARM-së së Velesit. Ai me krenari potencon se njohuritë rreth këtij profesioni specifik i ka fituar pranë

shkollës së lartë profesionale artilerike në Zagreb, ndërsa këtë punë me përgjegjësi dhe punë të mundimshme si pushkar e punon më se 30 vjet. “Detyra ime është që të kujdesem për rregullësinë e armëve, gjë që është e rëndësishme në mënyrë që sigurt dhe sipas rregullit të realizohet qitja. Kjo do të thotë që më rast të stagnimit, unë duhet të reagoj shumë shpejt. Shpesh herë ndodhë që plumbi të ngec në gyp dhe të mos del nga arma. Për këtë shkak ai që është duke qitur, në rast të ngecjes së municionit, nevojitet që menjëherë armën ta lë në tavolinë. Më pas unë i qasem punës për t’a nxjerur plumbin nga gypi dhe në këtë mënyrë pjesëmarrësit t’i mundësoj që në mënyrë të sigurt t’a vazhdojë garën e qitjes”, sqaron Vellkovski. Si që deklaroi për “Mburojën”, prof. dr. Gjorgji Mallkovski, kryetari i OORRM-së, qëllimi i këtyre garave është që oficerëve dhe nënoficerëve t’u munëdsohet shkathtësi ushtarake dhe profesionale në qitje me revolver dhe me armë të tjera të parapara për gara, në përputhje me programin vjetor të punës së OORRM-së. „Kjo është një mundësi që oficerët dhe nënoficerët e organizatave bazë të cilët nuk posedojnë vendqitjet e tyre, t’i kontrollojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në praktikë dhe njëherit me këtë t’a

kontrollojnë edhe nivelin e profesionalizmit si oficerë dhe nënoficerë rezervë të ARM-së”, sqaroi profesori Mallkovski. Në garat në mes 13 skuadrave të OORRM-së të organizatave komunale të tërë Maqedonisë, vendin e parë në qitje me revolver e fitoi skuadra nga Shkupi në përbërje: Dejan Stankovski, Hristijan Nikollvoski dhe Pero Trajanovski, vendi i dytë i takoi ekipit të Sveti Nikoles, ndërsa e treta u rradhit skuadra nga Kërçova. Në intervistën për revistën tonë, pjesëtarët e rinj të skuadrës nga Shkupi të cilët zunë vendin e parë, na thanë se janë të lumtur me rezultatin dhe se ky vend i parë për ta do të jetë një inkurajim që të garojnë edhe në të ardhmen dhe të fitojnë njohuri dhe shkathtësi të reja. Vendin e parë në garë individuale me 47 pikë të shkëlqyeshme nga 50 të mundshme e zuri Valerija Vaneva nga skuadra e Sveti Nikoles, i dyti u radhit Zoran Mirçevski nga Kërçova me 41 pikë, ndërsa Ivana Naçarova

nga Shkupi me 40 pikë përfundoi në vendin e tretë. Për “Mburojën” 27 vjeçarja Valerija Vaneva, njërit fituesja e garës individuale, e disponuar deklaroi se ndihet shumë e lumtur për rezultatin e arritur. Ky çmim i parë për të nuk është i rastësishëm, sepse në të njejtën garë vitin e kaluar ajo u radhit e dyta. Ajo e ka kryer fakultetin e sigurisë dhe punon në MPB në Shtip. “Është mirë të jesh pjesë e kësaj gare, njëherit duke i avancuar shkathtësitë dhe aftësitë e qitjes me revolver, një gjë e rëndësishme për të gjithë ne që jemi pjesë e OORRM-së. Njëherit njoftohemi dhe krijojmë shoqëri të reja duke shkëmbyer përvoja të ndryshme. Sa i përket qitjes, më e rëndësishme është që të kesh koncentrimin dhe teknikën e duhur”, potencoi Vanova.Çmimet dhe mirënjohjet pjesëmarrëve iu ndanë në solemnitet rasti në garnizonin e Velesit, solemnitet ky që përfundoi me një drekë të përbashkët – fasule tradicionale ushtarake. Gjatë pushimit pjesëmarrësve iu ndanë edhe revistat “Oficer” e OORRM-së dhe dy numrat e fundit të revistës “Mburoja”, revista këto të cilat filluan me interesim të madh të shfletohen nga pjesëmarrësit dhe të pranishmit tjerë.

Antoanella Dimitrievska

Qëllimi i garave në fjalë është që të mundësohet shkathtësi ushtarake dhe profesionale e oficerëve dhe nënoficerëve rezervë në qitje me

revolver dhe me armë tjera të parapara për gara, në përputhje me programin vjetor të punës së

OORRM-së

Page 26: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

26

Në Konferencën e Londrës, qeveria osmane ka dhënë propozim që Maqedonisë t’i jepet autonomi nën sovranitetin e sulltanit dhe

nën administrimin e drejtëpërdrejtë të princit ortodoks. Ai do të zgjidhej nga familjet që sundojnë në ndonjë shtet neutral dhe me mundësi që i njejti të jetë protestant. Ai do të zgjidhej nga ana e aleatëve dhe do të zgjidhej nga ana e Portës së Lartë. Këto propozime të shtruara nga ana e qeverisë osmane me të cilat do të ruhej integritetit e uniteti territorial i Maqedonisë si dhe kompaktiviteti i zhvillimit të identitetit maqedonas nuk janë pranuar mirë nga Lidhja Ballkanike për faktin se kanë qenë në kundërshtim me planet e Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë të cilat qysh para fillimit të Luftës së Parë Ballkanike kanë udhëhequr politikë për ndarjen e Maqedonisë dhe për asimilimin dhe denacionalizimin e popullatës maqedonase. Me nënshkrimine Marrëveshjes Paqësore të Londrës më 30 maj 1913, shteti osman ia la Lidhjes Ballkanike territoret në perëndim të vijës Enos-Midija në qeverisje si një kondomium të përgjithshëm, duke përfshirë

IDENTITETI MAQEDONAS gjatë pushtimit

Osman në Maqedoni

Fejton

Page 27: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

këtu edhe tërë territorin e Maqedonisë së bashku me Selanikun. Të ballafaquar me politikat mohuese ndaj identitetit dhe përgatitjen e ndarjes së thelbit kombëtar maqedonas, veprimtarët maqedonas u janë drejtuar edhe qeverive të fuqive të mëdha duke dëshmuar me argumente të fuqishme identitetin maqedonas dhe duke kërkuar nga ata mbështetje për atdheun e tyre. Delegatët e kolonisë maqedonase në Petrograd, dr. G. K Konstantinoviq, D. Çupovski, N. Dimov dhe A. Vezenkov më 1 mars 1913 e kanë nënshkruar (në gjuhën frënge dhe në atë ruse) Memorandumin për pavarësinë e Maqedonisë të dorëzuar nga kolonia maqedonase e Peterburgut deri tek ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe, sir. Eduard Grej dhe deri tek ambasadorët e fuqive të mëdha pranë Portës së Londrës, memorandum ky i botuar dhe i shtypur në mënyrë separative dhe i publikuar në tërësi apo në disa pjesë në shumë gazeta ruse dhe në disa gazeta në tërë Evropën. Në Memorandum, përpos luftës së popullit maqedonas për liri dhe për shtet si dhe theksimit të pjesëmarrjes së maqedonasve në Luftën e Parë Ballkanike si palë e

barabartë ushtarake, thuhet se : ‘’…Ndarja e Maqedonisë nga ana e vëllezërve të saj është akti më i papranueshëm në historinë e kombeve, është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe turp për të gjithë sllavët…Për këtë shkak në mënyrën më energjike kërkohet : ‘’1. Maqedonia në kufijtë e saj gjeografik, etnografik dhe ekonomiko-kulturor të mbetet e bashkuar, e pandashme dhe të mbetet vend i pavarur ballkanik. 2. Sa më shpejtë që është e mundur në bazë të votimit të përgjithshëm, të mblidhet Kuvendi Popullor Maqedonas në Selanik për shkak të shqyrtimit të detajizuar dhe rifreskimit të organizatës së brendshme të shtetit dhe për shkak të përcaktimit të marrëdhënieve me vendet fqinje.“ Njëkohësisht Dimitrija Çupovski e ka përgatitur dhe e ka publikuar (me ngjyra) ‘’Hartën e Maqedonisë sipas programit të kombit maqedonas ‘’, që u publikua në gjuhën maqedonase kah fundi i muajit mars dhe menjëherë u dërgua së bashku me Memorandumin në Londër, deri te përfaqësuesit e fuqive të mëdha dhe të vendeve ballkanike, si dhe deri te shtypi rus i kohës. Përveç dërgimit të Memorandumit

Në dhjetor të vitit 1912 pas marrveshjes së paqes në kuadër të Luftës së Parë

Ballkanike u vendos që në Londër të mbahet konferencë për vendet

ballkanike, me qëllim që të vendoset paqja nën patronazhin e fuqive të

mëdha. Fuqitë e mëdha organizuan konferencë ambasadorësh detyra e të cilëve ka qenë të gjinden zgjidhje

për krizën ballkanike në lidhje me konferencën paqësore të delegatëve ballkanike dhe delegatëve të Portës së Lartë. Bisedimet kanë hasur në vështirësi, aq më tepër që palët e

konfliktuara gjithnjë i kanë mbajtur në gatishmëri armët në mënyrë që të njejtat të përdoren përsëri në Ballkan

sipas nevojës

27

Në vigjile të fillimit të Marrëveshjes Paqësore të Bukureshtit më 24 dhe 27 qershor dhe më 2 korrik të 1913, u mbajt diskutim

maratonik në Shoqatën Juridike në Petrograd në të cilën D. Çupovski ashpër e ka kundërshtuar marrëveshjen bullgaro-serbe, e sidomos konventën sekrete për ndarjen e Maqedonisë. Ai mes

tjerash ka deklaruar se maqedonasit luftën e tyre e kanë llogaritur si luftë çlirimtare dhe në asnjë mënyrë nuk kanë menduar rreth

synimeve të Serbisë dhe Bullgarisë për t’a ndarë atdheun e tyre. Ai ka qenë i bindur se secili maqedonas do t’a mbrojë pandasinë e saj dhe e ka bindur masën se vetëm me autonomi të Maqedonisë do të mund të ketë paqe në Ballkan, paqe që u nevojitet aq shumë të

gjitha vendeve ballkanike

Page 28: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

deri tek qeveritë e fuqive të mëdha dhe tek ambasadorët në Londër, ‘’të autorizuarit ‘’ e kolonisë Maqedonase në Peterburg D. D Çupovski, G. A Geogriev, N. D Dimov, dr. K. Konstantinoviq, dhe teknologju i inxhinjerisë J. Georgieve kanë nënshkruar Memorandumin e maqedonasve deri tek qeveritë dhe deri te opinioni publik te vendet aleate ballkanike, memorandum në të cilin përsëri precizohet programi kombëtar maqedonas në atë moment historik, në vigjile të fillimit të Luftës së Dytë Ballkanike të ‘’aleatëve ‘’ (për shkak ndarjes së Maqedonisë), me apel që ‘’menjëherë të krijohet shtet i pavarur i Maqedonisë’’, e më tej në mënyrë energjike kërkohet që : ‘’Në emër të së drejtës, në emër të historisë, në emër të tërësisë praktike,u lutemi juve, vëllezërve, që ta keni parasyesh këtë : 1. Maqedonia është e banuar me një popull të fisit sllav që ka historinë e vet, qenien e vet, shtetësinë e dikurshme, idealet e veta dhe të drejtën e vetëvendosje. 2.

Maqedonia në kufijtë e saj etnik, gjeografik dhe kulturoro-historik duhet të jetë vend sovran me qeveri përgjegjëse para kuvendit popullor. 3. Shteti maqedonas duhet të përfaqësojë njësi ndarëse të barabartë pranë aleancës ballkanike në kuadër të kufijve të përbashkët doganor. 4. Në raport me kishën nevojitet që në Maqedoni të riparohet kisha shumë shekullore autoqefale e Ohrit që do të ishte në lidhje kanone edhe me kishat tjera ortodokse : me atë greke, ruse, bullgare, serbe, rumune dhe atë siriano-arabe. 5. Për shkak të rregullimit të brendshëm shtetëror të Maqedonisë, duhet që sa më parë, nën patronazhin e fuqive të mëdha, në Selanik të mblidhet përfaqësia kombëtara (Kuvendi Themelues Kombëtar), i zgjdhur me votat e përgjithshme.”Në vigjile të fillimit të Marrëveshjes Paqësore të Bukureshtit më 24 dhe 27 qershor dhe më 2 korrik të 1913, u mbajt diskutim maratonik në Shoqatën Juridike në Petrograd në të cilën D. Çupovski ashpër

e ka kundërshtuar marrëveshjen bullgaro-serbe, e sidomos konventën sekrete për ndarjen e Maqedonisë. Ai mes tjerash ka deklaruar se maqedonasit luftën e tyre e kanë llogaritur si luftë çlirimtare dhe në asnjë mënyrë nuk kanë menduar rreth synimeve të Serbisë dhe Bullgarisë për t’a ndarë atdheun e tyre. Ai ka qenë i bindur se secili maqedonas do t’a mbrojë pandasinë e saj dhe e ka bindur masën se vetëm me autonomi të Maqedonisë do të mund të ketë paqe në Ballkan, paqe që u nevojitet aq shumë të gjitha vendeve ballkanike. D. Çupovski ka deklaruar se Maqedonia para se gjithash duhet të jetë autonome dhe se në rastin konkret, as që mund të bëhet fjalë për vendosjen e serbëve në këtë territor. Gjithashtu, Çupovski i kritikoi ashpër emisarët bullgarë të pranishëm në

kuvend, gjegjësisht profesorët Miletiq dhe Georgov sepse ata me udhëtimet e veta në tërë Evropën dhe në daljet e tyre e kanë bindur opinionin publik se maqedonasit dëshirojnë të bashkohen me Bullgarinë, e që në fakt asgjë nga kjo nuk është e vërtetë ‘’. Profesorit serb A. Beliq (i cili ka qenë në mision special të qeverisë serbe në kryeqytetin rus), Çupovski në artikullin e titulluar ‘’Maqedonia dhe Serbia’’, thekson se ‘’Maqedonia duhet të pavarësohet, e nuk duhet të kemi shtet artificial edhe për faktin se në Maqedoni nuk ka serbë, as bullgarë, e as grekë, por atje jetoj një popull tjetër’’, sepse : ‘’asnjë marrëveshje mes aleatëve për ndarjen e Maqedonisë në atë apo në këtë pjesë, nuk i obligon maqedonasit, sepse Maqedonia pasqyron unitet dje një trup unik që nuk mund të amputohet pa

Pas luftrave ballkanike Lëvizja Çlirimtare

Kombëtare Maqedonase i ka vazhduar tradicionalisht

marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit me lëvizjen progresive të turqve të rinj.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja të cilën e ka pasur Organizata Revolucionare Maqedonase nga ana e Mustafa Qemal

– Ataturkut në kohën kur ai është emëruar për atashe

ushtarak i shtetit osman në Sofje më 1913. Ataturku e

ka mbështetur aktivitetin e forcave majtiste të OROM

(Organizatës Revolucionare Odriane Maqedonase) të

kryesuar nga Jane Sandanski

Page 29: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

pëlqimin e popullit që jeton në Maqedoni…’’. Si rrugëdalje Çupovski edhe njëherë preferon që : ‘’Nëse aleatët nuk dëshirojnë që në Ballkan të kemi trazira të reja dhe në qoftë se ata nuk dëshirojnë vëllavrasje në të cilën fatkeqësisht është shumë afër, e në rast se nuk dëshirojnë se një nga një të bëhen vazal i Austrisë – ekzisotn vetëm një mënyrë : Maqedonia e pavarur dhe e pandashme të hyjë në federatën e fuqishme ballkanike me të drejta të barabarta.“Përveç artikujve të shumtë përmes të cilëve veprimtarët maqedonas me argumente e kanë vërtetuar identitetin maqedonas, ata ia kanë dalë që programin kombëtar maqedonas t’a dërgojnë deri në parlamentin rus. P.N Muljukov mes tjerash ka thënë : ‘’Sido që të jetë popullata që jeton në Maqedoni, ajo është një dhe e bashkuar në territorin e gjithë vendit dhe të jepet mundësi për ndarje në këtë organizëm të gjatë në disa pjesë, do të thotë se duhet të kthehemi në kohën e diplomacisë, kohë e cila karakterizohet me masat e Kongresit të Vjenës para 100 viteve. Zgjidhja më e mirë do të ishte ajo zgjidhje që Maqedonisë do t’i kishte dhënë autonomi të plotë. Fatkeqësisht, ajo zgjidhje tashmë është e pamundur, për faktin se u realizua akti barbar i ndarjes me marrëveshjen e 29 shkurtit, akt që u realizua fshehurazi nga opinioni publik i të dy palëve. Me këtë ndarje të imponuar, duhet llogaritur që mos të shkohet më tej me ndarje, duke e lënë jashtë Maqedonisë këndin apo pjesën veriperëndimore, por mos të ndahet vendi në dy apo tre pjesë. Këtu nuk është mirë të kontestojmë se çfarë janë maqedonasit, apo se kush më herët e kush më andej, ka qeverisur me Maqedoninë. Këtë t’ua lëmë etnografëve, historianëve dhe filozofëve. Për politikanin kjo çështje zgjidhet me një konsultim të thjeshtë : se si llogariten në këtë moment vetë maqedonasit.“Në fjalën e Miljukovit në Dumën e Rusisë është përgjigjur përfaqësusi i partisë socialdemokrate ruse, gjeorgjiani A. I Çhenkeli ku në mënyrë eksplicite e ka cituar Memorandumin e maqedonasve nga data 1 mars 1913. Çhenkeli shpalos qëndrimin e partisë së tij ndaj kësaj çështjeje: „Ne, çdo herë i kemi përshëndetur dhe i përshëndesim synimet e Maqedonisë drejt lirisë kombëtare, por e hedhim poshtë atë që ajo liri i garantohet përmes ndarjes së territorit të saj mes vendeve grabitqare ballkanike. Ne e akuzojmë luftën ballkanike që morri me mijëra jetë njerëzish, që shkaktoi dëm dhe dhunë më mes masave të gjera të palëve të konfliktuara, që masat e njejta i solli deri në shkallën e robërisë politike dhe ekonomike ndaj plutokracisë dhe vendeve tjera ushtarake. Në qëndrojmë pas autonomisë së Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe jemi për krijimin e një republike demokratike federative, të krijuar nga bashkimi i të gjitha kombeve dhe territoreve të Gadishullit Ballkanik. Këtë qëndrim nuk e ndajnë vetëm socialdemokratët rus, por edhe socialistët e

vendeve ballkanike mes të cilëve edhe ata nga Maqedonia dhe Turqia. Këtë qëndrim, siç e dini, e mbështesin me përgjegjësi të gjithë socialistët, sidomos pas mbledhjes së Internacionales që u mbajt në Bazel...”Меgjithatë, qeveria ruse dhe politika e saj ballkanike, ashtu si edhe fuqitë tjera të mëdha, të ngarkuar nga interesat e tyre nuk kanë pasur shumë halle, e as ndenja rreth vuajtjeve dhe thirrjeve të popullit maqedonas. Ata me qëndrimet e tyre jo vetëm qe e kanë mbështetur egoizmin e vendeve fqinje, por kanë qenë edhe iniciatorë për ndarjen e Maqedonisë. Marrëveshja e Bukureshtit më 10 gusht 1913 i dha fund tërësisë dhe unitetit të Maqedonisë dhe popullit të saj, por jo edhe luftës së popullit maqedonas për bashkim, liri dhe identitet. Populli i Maqedonisë Luftën e Dytë Ballkanike e priti si subjekt me vetëdije të formuar historike, me identitet të njohur i cili gjatë periudhës së kryengritjes së Ilindenit dhe të Kresnjës kanë qenë të vendosura demarkacionet bazike të aksionit programor kombëtar, por para aksioneve të aleatëve pretendentë, populli ishte i pafuqishëm t’a mbrojë identitetin dhe integritetin territorial të vendit. Lufta ballkanike në raport me Maqedoninë edhe njëherë u vlerësua si e dëmshme për nga karakteri i saj. Ajo u bë shkalla fillestare e fatit në prishjen dhe humbjen e unitetit të vendit dhe të popullit, e jo vetëm që ishte një katastrofë kombëtare për Maqedoninë, por edhe një detonator i vazhdueshëm dhe i rrezikshëm për paqen dhe mirëqenien e Ballkanit dhe Evropës. Pas luftrave ballkanike Lëvizja Çlirimtare Kombëtare Maqedonase i ka vazhduar

tradicionalisht marrëdhëniet e mira të bashkëpunimit me lëvizjen progresive të turqve të rinj. Është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja të cilën e ka pasur Organizata Revolucionare Maqedonase nga ana e Mustafa Qemal – Ataturkut në kohën kur ai është emëruar për atashe ushtarak i shtetit osman në Sofje më 1913. Ataturku e ka mbështetur aktivitetin e forcave majtiste të OROM (Organizatës Revolucionare Odriane Maqedonase) të kryesuar nga Jane Sandanski. Mustafa Qemal Ataturku e ka njohur Jane Sandanskin që nga viti 1909. Ata kanë qenë së bashku në Armatën Operative në marshin për shuarjen e kontrarevolucionit në Stamboll. Me qëllim që t’a ndihmojë OROM, Ataturku nga arka e shtetit kësaj organizate i ka dhënë 2000 lira të arta turke. Takimet në mes të përfaqësuesve të OROM dhe Ataturkut janë zhvilluar në pijetoren “Batenberg” ose në klubin “Amerika e Re” në Sofje. Mbështetja ka qenë e ndërsjellë. Si që do të deklarojë Alltan Deliorman “Shpesh herë ndodhte kur dikush nga revolucionarët maqedonas i pëshpëriste diçka në vesh Ataturkut, për të mos kaluar sonte apo nesër përmes lagjeve të caktuara, sepse do të ndodhë diçka, të nesërmen me të vërtetë mësohej se në ndonjërën prej rrugëve të lagjeve dikush është vrarë…Të gjithë e dinin kush është vrarë, pse është vrarë, por vrasësin, gjegjësisht vrasësit nuk zbuloheshin asnjëherë. Në Sofje në atë kohë, përderisa mbi kokat e njerëzve kishte aromë me erë vdekjeje, Mustafa Qemal Ataturku ishte i sigurt sepse atë e mbronin pjesëtarët e OROM dhe Perandoria Osmane.“

Dr. Aleksandar Stojçev

Përveç artikujve të shumtë përmes të cilëve veprimtarët maqedonas me argumente e kanë vërtetuar identitetin maqedonas, ata ia kanë dalë

që programin kombëtar maqedonas t’a dërgojnë

deri në parlamentin rus. P.N Muljukov mes tjerash ka thënë

: ‘’Sido që të jetë popullata që jeton në Maqedoni, ajo

është një dhe e bashkuar në territorin e gjithë vendit dhe të jepet mundësi për ndarje në këtë organizëm të gjatë në disa pjesë, do të thotë se duhet të kthehemi në kohën

e diplomacisë, kohë e cila karakterizohet me masat e

Kongresit të Vjenës para 100 viteve

Page 30: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

30

Helikopteri „Мi-8/Мi-17“ përdoret si helikopter transportues dhe është njëri ndër helikopterëve më të prodhuar në botë,

ndërsa përdoret në më se 50 vendet të botës. Duke filluar nga viti 2015, ai është helikopteri më operativ dhe më i shitur në botë. Kompania “Mill” nga Rusia për prodhimin e helikopterit ka filluar me punë në Moskë në vitin 1947 si “Byro dizajnuese për zhvillimin e helikopterëve”, nën udhëheqjen e Mihaill Leontieviq Mill. Para Luftës së Dytë Botërore, objekti i kompanisë ka qenë një fabrikë e vjetër për mobilje, ndërsa gjatë luftës punëtori për përpunimin e krahëve prej druri për avionë. Qëllimi i prodhimit të një lloji të ri të helikopterit ka qenë zëvendësimi i helikopterit të atëhershëm Mi-4. Gjatë vizitës zyrtare në SHBA në shtator të vitit 1959, politikani dhe burrështetasi sovjetik Nikita Hrushçov për herë të parë ka fluturuar me helikopterin presidencial “S-58” dhe ka ngelur i impresionuar. Pas kthimit në BRSS dhe për shkak të vizitës së paralajmëruar të presidentit amerikan,

Hrushçovi ka urdhëruar prodhimin e një helikopteri të ngjajshëm, i cili do të ishte i gatshëm për vizitën e kolegut të tij amerikan. Në maj të vitit 1960, Mihaill Millit i është dhënë urdhër që t’a krijojë helikopterin. Byroja që e ma pranuar detyrën për prodhimin e motorëve ka qenë e njohur si “Sergei Isotov Design”.Ekzistojnë disa lloje, ndërsa ky helikopter përdoret për: transport, për fikjen e zjarreve, kërkim dhe shpëtim, për evakuim mjekësor, për punë me njësi speciale, për pengim elektronik, si në vend komandues, për aterime, për qitje, për reketim dhe bombardim të caqeve në tokë, etj. Lloji i modifikuar i “Mi-8M” për herë të parë te blerësit e huaj është prezantuar si “Mi-17” në ekspozitën e fluturakeve në Burzhe të Francës në vitin 1981. Ky prototip ka fluturar në vitin 1975, ndërsa prodhimi serik ka filluar dy vite më vonë. Prodhues të “Mi-17” janë fabrikat “Kazan” (Kazan Helicopter Plant) dhe “Ullan Ude” (Ulan-Ude Aviation Plant). Llojet bazike të këtyre dy fabrikave janë llojet “Mi-171” dhe “Mi-172”.

„Mi-8/17“

Armatim

Helikopteri „Мi-8/Мi-17“ (më emërtimin nga ana e NATO-s „Hip“) parimisht ka qenë i dizajnuar gjatë

kohës së Luftës së Ftohtë nga ana e Bashkimit Sovjetik. Fluturimin e parë e ka realziaur më 17 shtator 1962 dhe ka

qenë i testuar nga ana e Nikollaj Ilushinit. Fillimi i

prodhimit serik do të fillojë tre vite më vonë, nga viti

1965. Caktimi i “Mi-17” për eksport, ndërsa forcat e

armatosura ruse e quajnë „Мi-8MT“

Njëri ndër helikopterët më operativ të botës

Page 31: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Përmirësimet e helikopterit për dallim nga llojet e mëparshme kanë të bëjnë me forcën dhe transmisionin, me sistemin e ri të rotorit, me avionikën komplekse, me sistemin e ri të mirëmbajtjes, etj.Të gjitha sistemet vitale në kuadër të helikopterit “Mi-8/17” janë të dubluara me sistem qëndror dhe me sistem ndihmës. Në rast të ndaljes së njërit prej motorëve, motori tjetër siguron operim të mëtejmë. Jozyrtarisht, më 16 gusht 2013, Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës shpalli se njëri nga helikopterët e tyre “Mi-8” ka vendosur rekord botëror për fluturim në lartësi mbidetare deri në 9150 metrash. Lloji standard transportues mund të transportojë 24 pasagjerë me pajisje të plotë, gjegjësisht me 12 predha me bartëse. Mund të bartë peshë të jashtme deri në 3000 kg gjegjësisht peshë të brendshme deri në 4000 kg. Kabina e pilotit mund të jetë pjesërisht e blinduar, ndërsa helikopteri të jetë i pajisur me IC mashtrues për mbrojtje nga predhat. Interesat është edhe zhvillimi i llojit arktik i njohur ndryshe edhe si „Mi-

8AMTSh-VA“ për përdorim në hapësirë ekstreme verirore gjeografike, duke përfshirë teknologji unikale të nxehjes te sistemi i vajit dhe transportimit. Ky sistem mundëson start të shpejtë të motorëve në temperature të ulëta deri më -60 °C pa përdorur hangarë. Helikopteri në fjalë është i pajisur me rezervarë të jashtëm plotësues për karburant në mënyrë që të rritet kohëzgjatja e fluturimit, izolimi i nxehjes dhe pajisjet, sistem për mbikqyrjen e hapësirës ajrore, rrypë të shpëtimit dhe costume specifike për pilotë. Me qëllim të realizimit të detyrave në mjedise pa pika referuese dhe detyra gjatë natës polare, në helikopter ka sisteme inerciale, automatike dhe digjitale të navigimit të cilat punojnë në mungesë të sinjaleve satelitore.Në maj të vitit 2008 në Kinë filloi prodhimi i licencuar i “Mi-17” nën kontrollin e “Mil

Moscoë Helicopter Plant JSC”. Po në këtë vit janë prodhuar 20 helikopterë “Mi-171”, “Mi-17V5” dhe “Mi-17V7”. Trajnimi i personelit realizohet në „Novosibirsk Aircraft Repair Plant“ në Rusi. „Russian Helicopters“ gjatë vitit 2012, nënshkruan marrëveshje për MRO shërbime (mirëmbajtje, riparim dhe remont) për helikpterë të blerë nga ana e vendeve afrikane. Më vonë, përpos qendrave të servisimit në Spanjë, Kanada, Brazil dhe Kore të Jugut, të njejta planifikohen të happen edhe në Azerbejxhan, më vonë në Egjipt më 2017 dhe në Indi në vitin 2018. Momentalisht më se 400 helikopterë rus operojnë në Amerikën Jugore dhe në rajonin e Karaibeve, nga të cilët 320 janë “Mi-8/17”.

Përdorim OperativHelikopterët “Mi-17” janë përdorur gjatë vitit 1996 për ofenzivën e autoriteteve kamboxhiane. Kanë qenë të pajisura me raketa 57 mm kundër caqeve të Djajve të Kuq. Në maj të vitit 1999 gjatë operacionit të forcave të armatosura

indiane, helikopterët “Mi-17” janë përdorur kundër forcave militante dhe forcave të rregullta pakistaneze, ku një “Mi-17” është rrëzuar me predha të dorës. Edhe forcat e armatosura të SHBA-së dhe agjencitë tjera i përdorin në shumë raste helikopterët “Mi-8” dhe “Mi-17” të cilët janë dëshmuar si shumë efikas në Afganistan. Porositë për “Mi-17V-5”, helikopterët ushtarako-transportues të forcave të armatosura afgane kanë përfunduar në vitin 1014, me githsej 63 helikopterë të prodhuar dhe të porositur sipas marrëveshjes së bashkëpunimit të kompanive ruso-amerikane. Helikopterët janë porositur nga ana e Komanda e Forcave Ushtarake të SHBA-së në përputhje me tre marrëveshje. Qëllimi ka qenë ekipimi i forcave të sigurisë afgane me helikopterë transportues të aftë për fluturime në klimë të papërshtatshme

dhe në vise malore. Në fakt, ky lloj për Afganistanin “Mi-17V-5”, në Rusi është e njohur edhe si “Mi-8 MTV-5”, e zhvilluar nga „Мi-17“ (Мi-8MT) helikopteri i mesëm shumë dedikues. Autoritetet në Afganistan mundësojnë luftë kundër prodhuesve dhe distribuesve të narkotikëve dhe arritjen e asaj që vështirë se do të mund të arrihej, në pjesët e terreneve më të rënda të disa vendeve në Afganistan.Më 24 nëntor 2015, një helikopter rus “Mi-8AMTsh” është detyruar të aterojë në momënti që është qëlluar nga zjarri mitraloz i kryengritësve përgjatë misionit të shpëtimit të ekuipazhit të avionit rus “Su-24”, i cili u rrëzua nga ana e forcave ajrore turke. Një ushtar rus humbi jetën, ndërsa anëtarët tjerë të ekuipazhit ishin shpëtuar nga ana e një helikopteri tjetër. Për operacionet e veta, helikopterin në fjalë e kanë përdorur edhe vende tjera si: Shri Llanka, Kolumbia, Maqedonia, Malezia, Angola, Meksika, Sllovakia, Libia, etj.

Dragan Pavllovski

31

Page 32: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

32

Përfshirja dhe përdorimi i rrjeteve sociale në vendin e punës, në shikim të parë paraqet vendim i cili negativisht do të ndikojë në

produktivitetin e të punësuarve dhe në efikasitetin gjegjësisht në koncentrimin e tyre. Është krejtësisht normale që shumica e menaxherëve ta kenë këtë përshtypje, duke pasur parasysh se për një kohë relativisht të shkurtër e a.q “hyrje” në rrjetet sociale u bë aktiviteti i dytë me rradhë në kohë të shpenzuar gjatë një dite, menjëherë pas shikimit të televizionit. Në fakt, mesatarisht çdo njeri në ditë kalon nga 2 orë në rrjete sociale – edhe pse ky numër ndryshon varësisht nga grupmoshat, sidomos kur kemi të bëjmë adoleshentët të cilët mesatarisht kalojnë rreth 9 orë në ditë në rrjetet sociale. Menaxherët dhe liderët e

sotëm në organizatat e tyre kërkojnë dhe dëshirojnë fuqi punëtore me nivel të lartë motivimi gjë që do të jetë mbështetësi më i madh dhe bartës në arritjet e qëllimeve brenda organizatës. Praktikat e reja innovative, flasin se pikësynimi, informimi dhe vendimarrja rreth një sërë aktivitetesh në bazë ditore realizohet pikërisht nëpërmjet rrjeteve sociale, të modifikuara apo të prodhuara pikërisht për shkak të komunikimit intern në organizata apo për të a.q rrjeteve sociale organizative – Enterprise Social Netëorks. Në vazhdimësi të zhvillimit të këtyre rrjeteve sociale organizative, theksi në vend se tek rrjetet sociale, fillon të vendoset në të a.q “biznes social”, i cili paraqet një përzierje e mediave sociale dhe metodologjive dhe proceseve sociale brenda organizatës.

Global

Rrjetet sociale e ndryshojnë fatin e botës dhe të shteteve

për disa dekada me rradhë. Ato tërësisht i ndryshojnë strukturat

politike të vendeve, ku ku njëherit shkaktojnë ndryshime në

skenën gjeopolitike, aq sa edhe shkaktojnë ndryshime në vetë

shtetet. Vetëm një fotografi, një video që në mënyrë “virale” do të shpërndahet nëpër të gjitha

rrjetet sociale mund të shkaktojë ndërrmarje të hapave të caktuara edhe në skenën ndërkombëtare

Rrjetet sociale si mjet për menaxhim në kuadër të organizatave

Page 33: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

33

Rrjetet sociale, të punësuarit dhe oraganizatat: kush është i miri, kush është i keqi e kush i gërditshmi ?Rrjetet sociale në vendet e punës karakterizohen me pesë kritere bazike të cilat e definojnë vendin e tyre si pjesë e procesit të punës, karakteristika këto të cilat secili menaxher duhet t’i merr parasysh gjatë marrjes së një vendimi cilësor rreth (mos)përdorimit të rrjeteve gjatë orarit të punës. Në fakt, kemi të bëjmë me vizibilitetin, vazhdimësinë, mundësinë për editim, asociacionin (komunikimin) dhe shpejtësinë. Vizibiliteti ka të bëjë me shkathtësinë, karakterin, sjelljen, dëshirat, nevojat, njohuritë dhe preferencat e të punësuarve, të dallohen para të punësuarve tjerë apo para menaxhmentit të organizatës. Shembull më i mirë për këtë është fakti se përmes ndjekjes së profileve të të punësuarve në një organizatë menaxhmenti mund të vërtetojë se mos vallë ata ballafaqohen me vështirësi të caktuara në vendin e punës, a kanë ndonjë vëretje, apo lëvdata lidhur me mjedisin e vet profesional dhe analogjikisht të marrin vendime të cilat do t’i anulojnë negativitetet dhe do të mbështesin gjërat pozitive tek të punësuarit. Vazhdimësia lejon që përmbajtja e vendosur paraprakisht nga ana e përdoruesve të rrjeteve sociale të jetë gjithnjë në dispozicion për lexim dhe shpërndarje përmes rrjeteve sociale pa ndonjë kufizim kohor. Ajo që është me rëndësi sa i përket të punësuarve, lidhur me këtë karakteristikë është fakti se e njejta lejon

analizë për ndryshimin e shprehive dhe të mendimeve të të punësuarve në një periudhë të caktuar kohore. Gjithashtu, kjo është një lloj ndihme gjatë vërtetimit të efikasitetit dhe efektivitetit të masave dhe aktiviteteve të ndërmara për korekcion të aspekteve negative dhe për mbështetje të aspekteve pozitive të punës, në drejtim të avancimit të motivacionit dhe produktivitetit të të punësuarve. Мundësia për editim paraqet mundësi për ndryshim të përmbajtjes nga ana e përdoruesve ose fshirje të qëllimshme të së njëjtës për të cilën pjesëmarrësit në këto rrjete në mënyrë kolektive kanë vërtetuar se përmbajtja është e pavërtetë është gjysëm e vërtetë ose e pa saktë. Kjo i përshtatet proceseve të zhvillimit të kulturës korporative, lidhshmërisë, konsolidimit dhe transferimit të njohurive dhe përvojave, si dhe risive të ndryshme. Аsociacioni (komunikimi) do të thotë se rrjetet sociale në kontekst intern kanë mundësi të zhvillojnë dhe të mbajnë kontakte dhe marrëdhënie pune në mes të etnive dhe personave të ndryshëm. Komunikimi mund të jetë i llojit rrjetor – gjegjësisht nëpërmjet rrjetit social të organizatës të vendosen kontakte në mes të të gjithë të punësuarve në pozicione dhe në nivele të ndryshme, si dhe kontakte njëlineare, ku një informacion përçohet nga një person dhe në të njëjtin lidhen apo i bashkohen përdoruesit tjerë të rrjetit me kontributin e vet. Shpejtësia si karakteristikë flet shumë. Procesi i sotëm i menaxhimit kërkon marrjen e vendimeve relativisht të shpejta të cilët kërkojnë implementim aq më të shpejtë. Natyra e funksionimit të organizatave e kërkon një

Rrjetet sociale si mjet për menaxhim në kuadër të organizatave

Page 34: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

34

gjë të këtillë, në rast se qëllimi i saj nuk është vetëm mbijetesa, por edhe zhvillimi i proceseve internet të punës. Rrjetet sociale janë ndoshta mjetet e vetme të komunikimit (në rast të atij intern), të cilat karakterizohen me shpejtësi aq të madhe të përçimit të informacionit. Gjithsesi se kjo mund të shihet edhe si perspektivë e rrezikut për organizatën duke pasur parasysh se gabime kanë ndodhur dhe do të ndodhin. Këto gabime thjeshtë mund të shpeshtohen edhe në të ardhmen dhe të jenë si arsye për krizë brenda organizatës, sidomos të a.q krizë e komunikimit e cila në rast se nuk trajtohet në mënyrë të shpejtë dhe efikase në raste të shpeshta shkakton edhe krizë brenda organizatës. Nga ana tjetër, rrjetet sociale interne kanë mundësi të parandalojnë pasoja të caktuara gjatë paraqitjes së krizave të organizatës, qoftë ajo nëpërmjet informimit të shpejtë dhe ndërprerjes së mundësive për zhvillimin e spekulimeve dhe të pavërtetave, ose nëpërmjet drejtimeve për veprim të shpejtë ndaj arsyeve për një krizë të organizatës në kohë reale e cila shpesh herë në mënyrë efikase zgjidhet në rast se ndaj saj veprohet sa më shpejtë që është e mundur. Pas definimit të karakteristikave në rrjetet sociale dhe lidhshmëria e mundshme e tyre me menaxhmentin e organizatës, vlen të theksohet mënyra me të cilën tash për tash organizatat e “praktikojnë” përdorimin e këtyre rrjeteve nga ana e të punësuarve. Një analizë gjithpërfshirëse e politikave të organizatave sa i përket rrjeteve sociale dëshmon se 91% e rregulloreve të rrjeteve sociale në kuadër të organizatave përbëhen nga drejtimet e të punësuarve në bërjen e distinksionit mes jetës profesdionale dhe private në kuadër të rrjeteve sociale, ku 89% kanë elemente të a.q “këshillit redaktues”, gjegjësisht

“çfarë gjuhe të përdorim kur përdоren këto rrjete”, ndërsa 84% përmbajnë këshilla rreth asaj se cila informatë mund të plasohet dhe të bëhet publike dhe si duhet të sillen të punësuarit ndaj informatave spekulative. Rregulloret përmbajnë edhe drejtime “çfarë të mos publkohet në rrjetet sociale”, si të ruhet ndjenja e përkatësisë e bashkësisë së caktuar (e organizatës), “përgjegjësi për të punësuarit gjatë përdorimit të rrjeteve sociale”, përdorimin e porosive të caktuara kyçe “si organizata sheh vlera të mëdha në rrjetet sociale”, etj. Raporti i organizatave sa i përket përdorimit të rrjeteve sociale nga ana e të punësuarve me kalimin e kohës evaluoi. Propozimet dhe kufizimet e para nga deri atëherë, mekanizma të njohura si “drejtimet redaktuese” apo nga nevoja për “ndjekjen e rregullave të vendosura gjenerike të sjelljes” në fushën e rrjeteve sociale. Në politikat e mëvonshme lidhur me rrjetet sociale, filluan

Rrjetet sociale, të inspiruara dhe të mbështetura nga teknologjia informative në dispozicion e cila në masë të madhe është pasqyrë e

jetës sonë private dhe profesionale, me tërë forcën e saj, hyri edhe në organizatat dhe në kompanitë e të gjitha profileve dhe industrive. Faktet flasin se numri i personave të cilët janë pjesëmarës të drejtpërdrejtë në këto rrjete sociale vazhdimisht është në rritje, gjë që për një organizatë

e cila ka për qëllim të kominikojë me palët e interesuara njëkohësisht paraqet mundësi dhe sfidë të re. Si mundësi paraqiten pikërisht këto 2,31 miliard njerëz në planet të cilët janë të pranishëm dhe

munden t’a pranojnë dhe t’a përçojnë informacionin, përderisa si sfidë paraqitet numri i lajmeve, informatave, mendimeve dhe përmbajtjeve

multimediale të cilat ¬çdo ditë janë të pranishme në rrjetet sociale

FILLIMET: Definimi i rrjeteve sociale

Nominimi i përdorimit të rrjeteve sociale në përputhje me dokumentet e miratuara në kuadër të organizatës

Profesionalizimi i përdorimit të rrjeteve sociale, përdorimi i tyre proaktiv dhe orientimi i tyre në mbështetjen e qëllimeve organizative. Mbështetja e të punësuarve në qasjen ndaj rrjeteve sociale në përputhje me rregullat, të vendosura në raport me specifikimet.

Page 35: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

35

të merren parasysh edhe karakteristikat e këtyre mjeteve të komunikimit. Në fakt, “lidhshmëria e personit me organizatën”, kahjet për atë se çfarë duhet të postohet e çfarë nuk duhet” kanë të bëjnë me shikueshmërinë dhe vazhdimësinë e informacioneve në rrjetet sociale.Parë nga perspektiva e sotme, politikat e organizatave në raport me rrjetet sociale gjithnjë u janë përshtatur mundësive për reduktimin e rreziqeve lidhur me përfshirjen e të punësuarve të tyre në këto rrjete. Qasja në të shumtën e rasteve është edhe individuale – “në qoftë se s’jeni të sigurt se një sjellje paraqitet si akseptibile, atëherë konsultohuni me menaxherin e organizatës”, ndërsa njëkohësisht është i drejtuar kah vendosja e përgjegjësisë së tërësishme personale për secilin punëtor në raport me sjelljen e tij në kuadër të rrjeteve sociale. Megjithatë politikat e organizatave ndryshojnë në vazhdimësi dhe kjo mund të shihet qartë nga mënyra me anë të së cilës i organizojnë udhëzuesit e tyre. Në esencë, të gjithë udhëzuesit që kanë dalë në një periudhë relativisht të shkurtër pas paraqitjes së rrjeteve sociale, fillojnë duke u sqaruar gjëra rreth tyre, ndërsa shpesh herë të njejtat japin edhe definicion pedagogjik të të njejtave, duke i karakterizuar si një terren, të ri dhe të panjohur për praktikat e komunikimit. Si që e cekëm më lartë, këto politika në fillimet e tyre përfshinin kahje apo zgjidhje të cilat organizatat i kishin të përfshira në tashmë dokumentet ekzistuese si “kodekse etike”, si “plane të komunikimit”, etj.Gjatë periudhës së mëvonshme, ndryshimet ishin të dukshme. Organizatat morrën parasysh karaktersitikat e vendosura të rrjeteve sociale, ndërsa trendi lëvizte në drejtim të profesionalizimit dhe rregullimit të përdorimit të rrjeteve sociale. Në vazhdimësi të kësaj, në kuadër të organizatave filloi të ndryshon edhe person përgjegjës apo ndihmës rreth të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e rrejteve sociale. Përderisa në fillim ky person njihej si përgjegjës, më vonë i njejti kaloi në rolin e “menaxherit për rrjete sociale”. Ndoshta ndryshimi më i madh sa i përket perceptimit ndaj rrjeteve sociale erdhi në momentin kur organizatat arritën një nivel pejkurie dhe këto rrjete më nuk ishin një lloj rreziku i pashmangshëm i cili do t’u sillte shumë probleme, por si mundësi e cila do të sillte zhvillimin në kuadër të organizatës. Ndryshimi më evident në propozimet e të a.q “postim” nga ajo “çfarë të mos postohet” deri te “çfarë të postohet”.

mr. Simeon TrajkovskiIvan Petrushevski

Rrjetet sociale, parë nga aspekti cilësor dhe kuantitativ kanë

kapacitete të pakontestueshëm të na e modelojnë jetën. Nga aspekti i fakteve të cilat i referohen të a.q “mediave të reja” ose “Ueb 2.0” në vetëvete janë impresive – nga rreth 7,3 miliardë njerëz të planetit, 3,42 miliardë janë të pranishëm në internet, përderisa 2,31 miliardë janë pjesë e ndonjërës nga rrjetet sociale globale. Elementi cilësor, e matë ndikimin e rrjeteve sociale ndaj jetës – private apo profesionale, ndaj ekzistimit shoqëror dhe ndaj mjedisit të punës dhe ndaj mundësive të përdorimit të tërësishëm të kapaciteteve dhe shkathtësive personale. Pikërisht për këtë arsye nevojitet të bëhet analizë për atë se sa është në të vërtetë kapaciteti e rrjeteve sociale në raport me komunikimin intern. A thua vallë qasja deri te rrjetet sociale [ i cili në fakt mohohet në të shumtën e rasteve në kuadër të organizatave në Republikën e Maqedonisë] ka efekt pozitiv apo negativ ndaj mjedisit dhe ambientit të punës dhe ndaj produktivitetit të të punësuarve?

Përfundimisht, si ky konglamerat i r ii mjeteve të cilat u imponuan si kruciale për të jetuarit bashkëkohor mund të ndihmojnë në të a.q “matjen e realizimeve” te të punësuarit në kuadër të procesit të “fidbekut inovativ 360 shkallesh”? Kur kemi të bëjmë me rrjete sociale, me ato thjeshtë nuk mund të lejojmë që të sillemi si me “elefantin në dhomë”. Momentalisht ato tashmë përfshijnë një pjesë të madhe të interaksionit tonë social dhe trendi i tyre i zhvillimit lëviz në vijë gjithnjë e më të mirë. Çështja është se a thua vallë, organizatat moderne, zhvillimi i të cilave mbështetet në menaxherë bashkëkohorë, të edukuar dhe të motivuar dhe ndoshta edhe fakti më i rëndësishëm, në menaxherë të cilët janë të hapur për ndryshime dhe risi, do të dijnë di dallojnë përfitimet, [por edhe mangësitë] e platformave të pashmangshme, si që janë rrjetet sociale dhe me këtë do të kontribuojnë drejt funksionimit të të mirë të të njejtëve dhe drejt prodhimeve dhe shërbimeve më të mira për qytetarët.

Mesatarja e kohës që kalojmë në platformat sociale (persona deri në 19 vjet): 9 orë

Mesatarja e kohës që kalojmë në platformat sociale: 2 orë

Page 36: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Siguria globale e ushqimit dhe stabiliteti politik

Mjedisi jetësor me dinamikën e tij ekologjike, politike dhe demografike e rrethon sigurinë globale të ushqimit. Për

këtë shkak edhe ai është zëvendësim për një sërë inicuesish të jostabilitetit dhe brishtësisë. Për faktin se siguria e ushqimit merret si indeks i brishtësisë, e njejta mund të hulumtohet, të matet dhe të parashikohet. A ka mundësi që siguria e ushqimit të përdoret si njësi për paralajmërim të hershëm dhe si sinjal paralajmërimi të jostabilitetit politik dhe konflikteve është pyetje që shtrohet shpesh nga ana e sektorit të sigurisë dhe nga ana e sektorit të zhvillimit. Në fakt, siguria sa i përket ushqimit është njëra ndër faktorët destabilizues të cilat mund të shpien drejt një keqësimi gjeopolitik, konflikti ndërkombëtar, por edhe deri tek jostabiliteti rajonal. Në raste ekstreme, pasiguria e ushqimit ka potencial të shkaktojë destabilizim dhe konflikte. Për këtë arsye edhe rrija e menjëhershme e çmimeve botërore të ushqimit në vitet 2007 dhe 2008 shkaktoi trazira dhe demonstrate

nëpër rrugët e më se 40 vendeve të botës. Duke u nisur nga ky fakt, vijmë te nevoja e të qenurit të kujdesshëm për këtë çështje, sepse e njejta duhet të shërbejë si imperativ për shtetin.Në fakt, ashtu si që siguria e ushqimit mund ta intenzifikojë konfliktin, ashtu edhe vetë konflikti mund ta përkeqësojë sigurinë e ushqimit. Për shembull mund të merret fakti se akterë shtetëror dhe joshtetëror janë duke e manipuluar dispozicionin e ushqimit në interes të regrutimit të luftëtarëve të rinj duke e frikësuar popullatën lokale. “Al-Qaeda” dhe trashëgimtarët e saj, “Shteti Islamik” në Irak dhe në Siri, talebanët, “Hamasi” dhe “Boko Haram” e përdorin sigurinë e ushqimit në njërën apo në mënyrën tjetër, si mjet për regrutim. Disa e pengojnë transportin dhe sjelljen e ushqimit, duke i kushtëzuar civilët që t’u bashkangjiten rradhëve ushtarake, sepse në të kundërtën familjet do u ngelin pa ushqim. Të tjerët, i monopolizojnë resurset ushqimore, i dëbojnë civilët lokal nga shtëpitë e tyre në kërkim të një sigurie dhe stabiliteti më të mirë. Ka edhe të

Global

Page 37: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

37

atillë që shkatërrojnë shtëpi dhe biznese, infrastrukturë, vjedhin bagëti dhe të grurë. Bashkësitë e fuqishme me infrastrukturë stabile për menaxhim kanë mundësi ti qëndrojnë jostabilitetit e lidhur me ushqimin në mënyrë më efikase, ndërsa njëkohësisht të njejtët janë gjithnjë e më pak të ndikuar nga këto faktorë dhe nga këto ndikime. Rezistenca mund të krijohet përmes aktiviteteve për ndërtimin e kapaciteteve dhe programeve të cilat mundësojnë funksionimin e mekanizmave për ballafaqim me situatat të cilat janë krijuar nga vetë shoqëria. Thatësia e tanishme në Etiopi është shembull i qëndrueshmërisë sa i përket sigurisë së ushqimit. Qeveria e Etiopisë në koordinim me Programin për Rrjete Produktive dhe të Sigurta si dhe me anë të Programit Botëror të Ushqimit, i ndjek dhe i prioritizon ato rrethe të cilat kanë nevojë për ndihmë.

Të dhënat gjeohapësinore dhe siguria e ushqimitTë dhënat gjeohapësinore përdoren në kuadër të sektorëve të sigurisë dhe

të zhvillimit pothuajse gjysëm shekulli. Gjatë kësaj periudhe të gjitha aspektet e zinxhirit të vlerave të të dhënave si që është zbulimi i të dhënave, integrimi, eksploatimi dhe evaluimi janë tejet të avancuara. Gjetja e të dhënave përfshin grumbullimin dhe deponimin e të dhënave nga burime të ndryshme të të dhënave. Për nevojat e sigurisë së ushqimit, pakoja e të dhënave vjen nga fusha e metorologjisë, hidrologjisë, migracionit, të çmimeve në treg, si dhe nga raportimet cilësore nga burimet e hapura (si për shembull nga rrjetet sociale). Vlerësimi i të dhënave paraqet një proces kompleks, ndërsa jo të gjitha të dhënat janë të dobishme dhe të besueshme. Këto sfida janë të grumbulluara dhe të paraqitura në formë të 4Vs (volum, shpejtësi, saktësi dhe shumëllojshmëri apo sasi, cilësi, si dhe forma e të dhënave të cilat duhet të procesohen). Për këtë shkak, ekzistojnë një numër i madh lëshimesh, gjegjësisht pikash të dobëta të cilat duhet të shmangen që të mundësohet përdorimi efikas i të dhënave, mes të cilave si më

Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike (Center for Strategic and International Studies - CSIS), është organizatë

joprofitabile me seli në Uashington e cila numëron 220 të punësuar dhe posеdon rrjet të gjerë të bashkëpunëtorëve – hulumtues të cilët bëjnë hulumtime dhe analiza dhe zhvillojnë nisma për politika me të cilat mund të shohim drejt së ardhmes, por edhe me të cilat mund

të parashikohen disa ndryshime. Kjo qendër mes tjerash, e hulumton edhe lidhshmërinë në mes të sigurisë globale të ushqimit, grumbullimin gjeohapësinor të të dhënave dhe analizave, si dhe jostabilitetin politik

Page 38: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

38

esenciale sipas rëndësisë së tyre për një analizë efektive dhe për krijimin e politikave ku bëjnë pjesë integriteti dhe besueshmëria e të dhënave dhe burimeve. Të dhënat demografike, ekonomike dhe politike, informatat si dhe analizat mund të integrohen me anë të të dhënave gjeohapësinore dhe në këtë mënyrë të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse e cila është shumëdimenzionale me dobi të ndërsjellë për analistët nga fusha e zhvillimit dhe sigurisë dhe nga palët e konfrontuara operative. Sfida qëndron në lidhshmërinë, interpretimin dhe transmetimin e dallimeve të shumta të të dhënave në kohë reale në suaza të propozimeve të duhura politike. Eksploatimi i të dhënave gjeohapësinore përfshin procesin e analizës së të dhënave për qëllime të vendimarrjes, duke përfshirë këtu edhe planifikimin strategjik dhe atë operativ. Për shkak të rëndësisë, shpejtësisë dhe dizpozicionit të më shumë të dhënave, këto produkte analitike vazhdojnë të rrisin nivelin e popullaritetit. Përveç kësaj, ky eskploatim mund të përdoret për dizajnimin dhe zhvillimin e përpjekjeve për reduktimin e rrezikut. Megjithatë, çelësi nuk qëndron në harduerin apo në softuerin që përdoret në platformën e grumbullimit të të dhënave, por në atë se vallë këto të dhëna janë transmetuar, gjegjësisht a janë trasferuar në një analizë reale.

Si dhe në çfarë mënyre qeveria e SHBA-së përdor të dhëna për të siguruar ushqim të sigurtQeveria e SHBA-së e ka për detyrë që shqyrtimet dhe vrojtimet analitike ti shëndrrojë në politika të cilat shpien drejt një sigurie më të madhe të ushqimit.

Njëherit qeveria e SHBA-së mund ti orientojë përpjekjet globale për sigurinë e ushqimit në një politike të jashtme pozitive dhe stabile dhe në qëllime zhvillimore. Për këtë, zbulimi i hershëm i shenjave paralajmëruese mundësojnë zhvillimin e programeve të parandalimit dhe zbutjes para se në përgjithësi të mbretërojë krizë apo katastrofë në dy sektorët. Drejtoria e Zbulimit Kombëtar dhe Agjencia për Zhvillim Ndëkombëtar (USAID), Administrata Kombëtare Aeronautike (NASA), Ministria e Bujqësisë së SHBA-së, Agjencia e Hulumtimeve Gjeologjike dhe Ministria e Mbrojtjes së SHBA-së investojnë në zhvillimin e kapaciteteve për këtë qëllim. Me këtë, disa agjensi shkojnë edhe më larg duke i mapuar të gjitha nivelet e resurseve natyrore, si që janë për shembull dizpozicioni dhe disponimi i ujit të freskët e të ftohtë.Gjatë 30 viteve të kaluara, USAID i financon sistemet e rrjetit për paraljmërim të parakohshëm ndaj urisë (FEËS NET). Programi i USAID siguron informata të sakta, të besueshme dhe me kohë për vendimarrësit në përpjekjet për tu parandaluar uria dhe për tu zbutur mungesa e ushqimit. Kjo arrihet përmes kombinimit të burimeve të ndryshme duke përfshirë: vlerësimet në terren, hulumtime shkencore që kanë të bëjnë me ushqimin, konflikte, parashikimi i motit lidhur me

Ndikimi i sigurisë së ushqimit dhe jostabiliteti politik duke pasur parasysh vazhdimin

e konflikteve më mirë do të kuptohet përmes përdorimit të të dhënave gjeohapsinore dhe analizave në kohë reale

dhe nëpërmjet atyre historike. Në fakt, gjithnjë e më tepër

besohet se këto të dhëna kanë potencial të grumbullohen nga më tepëër burime, të

analizohen dhe të shpërndahen e shkëmbehen në mënyrë që

ti përgjigjen dinamikës në mes të sigurisë së ushqimit dhe

jostabilitetit politik

Page 39: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

39

shirat, vazhdimsitë tregtare, ndjekja e çmimeve në treg, etj. Megjithatë për të qenë e njejta më e dobishme për përdoruesit përfundimtar, duhet të investohet në modernizimin dhe në azhurimin e të dhënave dhe nevojitet parashikimi i shkathtësive dhe kapaciteteve. Në këtë drejtim, sektori i mbrojtjes në përpikmëri i shfrytëzon të dhënat satelitore. Për nevojat e sektorit u hartua program për mbështetjen e përpjekjeve për stabilizim në Irak në vitin 2003, i cili u quajt program si përgjigje e komandës për raste urgjente (CERP). Qëllimi i programit është të sigurojë përgjigje urgjente për popullatën irakene të goditur nga rënia e Sadam Huseinit. Programi parimisht i përdorte paratë e kthyera nga regjimi i Sadamit dhe në këtë mënyrë u formia CERP si strukturë programore për distribuimin e ndihmës së bashkësive lokale pas rënies së regjimit në Irak. Programi u prit mirë nga ana e popullatës dhe e njejta u zgjerua për përdorim dhe zbatim edhe në Afganistan por kësaj rradhe me ndihmën

e SHBA-së, gjegjësisht duke u financuar nga qeveria e SHBA-së, mjete të cilat ishin të dedikuara për zbutjen dhe uljen e nivelit të tensioneve. Në këtë mënyrë qeveria në Uashington dëshironte që ti “merr zemrat dhe trurin”, të bëjë strategji kundër kryengritësve në Afganistan.

Analizat vijuese të sektorëve për siguri, zhvillim dhe rekomandimSfidë kryesore për analistët është ajo që përmes domenëve të zhvillimit dhe sigursë t’a zbulojnë të panjohurën. Shumë nga këto variable të panjohura mund të zbulohen nëpërmjet analizës së përsëritur, përes indekseve për paralajmërim të hershëm dhe nëpërmjet analizës së paralajmërimit. Zbatimi i analizave të reja vendos themelet e përcaktimit të korelacionit dhe zbulimit të skemave dhe trendeve. Gjatë kësaj, paraqitet nevoja e avancimit të partneriteteve mes sektorëve për siguri dhe zhvillim që njëherit të avancohet grumbullimi potencial i të dhënave dhe eksperimentimi ku do të arsyetoheshin

mjetet për programet e ndryshme si dhe do të vendoseshin prioritetet vijuese të financimit. Nevojitet demokratizimi i platformave për analizimin e të dhënave ku do të iniciohej një shkëmbim optimal i informacioneve dhe shumë më mirë do të artikuloheshin implikimet kombëtare të sigurisë në raport të sigurisë së ushqimit. Demokratizimi i të dhënave gjeohapësinore gjatë 50 viteve të fundit solli deri tek dallimi i madh sa i përket cilësisë së të dhënave të analizuara dhe të grumbulluara. Niveli i klasifikimit dhe të dhënat e matura të arkivuara në kohë reale, si dhe analizat e përshtatshme paraqesin sfidë për secilën organizatë e cila punon me shumë informacione të rëndësishme të jostandardizuara.Përderisa qeveria vazhdon të dizajnojë dhe të implementojë mënyra të reja të përdorimit dhe analizës së të dhënave gjeohapësinore, risitë dhe ndjekja në kuadër të sektorit privat hapin mundësi të cilat ndoshta edhe mund të përdoren për qëllime qeveritare. Me qëllim të mbetjes në konkurencë, me qëllim të qenurit cilësor dhe efektiv, është i nevojshëm bashkëpunimi me sektorin privat. Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së tashmë ka miratuar disa programe dhe ka formuar disa organizata në mënyrë që të lehtësohet bashkëpunimi me sektorin privat. Duhet vazhduar së kërkuari kornizë preventive dhe një lidhshmëri e parashikuar në mes të sigurisë së ushqimit dhe jostabilitetit politik. Sistemet e ndryshme të bazuar në senzorë ndërsa të vendosur në satelitë, drone, fluturake pa pilotë, apo disa lokacione të stacionuara mund të detektojnë një mjedis të brishtë i cili është i “pjekur” për hulumtim. Në këtë mënyrë qeveria amerikane do të mund të zhvillojë korniza preventive me anë të së cilave do të mund t’i përfshinte këto mjedise dhe bashkësi të brishta, para se të njejtat të eruptojnë në uri apo në dhunë.

Mr. Biljana Popovska (e adaptuar nga “Report of the CSIS

GLOBAL FOOD SECURITY PROJECT”)

Siguria e ushqimit ekziston kur njerëzit në

çdo kohë, kanë qasje fizike dhe ekonomike deri te ushqimi i mjaftueshëm

sipas sasisë, te ushqimi i shëndetshëm dhe i sigurt

i cili i plotëson nevojat e tyre të dietetit dhe

preferencat për ushqim që nevojitet për një jetë të

shëndoshë dhe aktive

Page 40: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

40

S istemi raketor “Tunguska” siguron mbrojtje kundër ajrore të njësive dhe objekteve gjatë operacioneve ofenzive dhe defanzive, në

kushte të sulmeve ajrore, nga distance të vogla dhe të mëdha. Në përbërjen e tij sistemi përfshin mjete luftarake dhe mjete për mbështetje teknike. Automjeti autonom luftarak “BM ZSU 2S6” është i aftë që vet ti zbulojë caqet në ajër – në lëvizje dhe në vend të caktuar, ta përcaktojë përkatësinë e fluturakeve, ta vlersojë shkallën e rrezikut dhe të hap zjarr me paramendim të caktuar të asgjësimit. Në rast se ka nevojë, ky automjet luftarak ka aftësi të gjuajtjes me sukses ndaj forcës së gjallë dhe ndaj caqeve të lehta blinduese kundërshtare në tokë. Ky sistem paraqet kombinim të armatimit artilerik dhe raketor, të mjeteve rezistuese elektronike të zbulimit, të ndjekjes dhe kontrollit të zjarrit (zbulim të caqeve dhe ndjekjen e tyre me anë

të radarit, me radiovalë, pajisje optike, sistem digjital kompjuterik dhe sistem për hulumtim. Përveç kësaj, automjeti luftarak posedon monitorim të montuar të gabimit të harduerit, navigacion, komunikim, automatizëm, si dhe mbrojtje nga armët bërthamore. Armatimi dhe pajisja janë të montuara në shasinë e transportuesit shumë dedikues (MT-T), duke siguruar mobilitet të lartë, fleksibilitet dhe ngasje komode me shpejtësi deri në 65 km/h. Automjeti luftarak „ZSU“ përbëhet nga: topa 30 mm „2A38“ me sistem automatik për ftohje; raketa, tetë lansues të raketave zbuluese „9M311“ me encoder dhe harduer për zgjidhje të koordinatave; sistem radari me sistem të zbulimit, radar për ndjekjen e caqeve, radiovalë me antenë (IFF), pajisje optike dhe teknike me sistem për zbulim dhe stabilizim, pajisje të montuar për testim, pajisje navigacioni, sistem për ruajtjen e kushteve të mira për jetë,

„TUNGUSKA“ Sistemi raketor-artilerik rus i MKA

Sistemi artileriko-raketor „2K22 - Tunguska“ (me

shenjën e NATO-s „SA-19 Grison“) paraqet kompleks raketor shumë dedikues, të pavarur dhe mobil, që

dedikohet për luftë kundër avionëve, helikopterëve,

fluturakeve pa pilot, automjeteve të lehta

blinduese në tokë dhe në ujë, në mjedis kompleks me pengesë elektronike, në kushte të ndryshme

atmosferike, ditën dhe në kushte të natës

Armatim

Page 41: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

komunikime, automatizim, siguri, etj. Stacioni për zbulimin e caqeve paraqet radar koherent pulsi i cili punon me UHF varg frekuent (nga 300 MHz deri në GHz). Ai siguron zbulimin e caqeve në kushte të reflekseve intenzive në sipërfaqen e tokës. Stacioni për zbulimin e caqeve siguron të dhëna për distancën dhe aziumin e caqeve, në kushte të pengesave intenzive nga ana e kundërshtarit. Stabilizimi elektro-mekanik i antenës siguron punë operative të radarit dhe në lëvizje. Pranuesi i radarit është nga rradhët 2x10-14 W. Ai mundëson zbulimin e avionit-gjahtar me për qindje të sigurisë në 0,9 në lartësi nga 25 deri në 3500 metra, në distanca deri në 20 kilometra. Gabimet në përcaktimin e pozicionit të cakut nuk tejkalojnë 20 metra. Stacioni për ndjekjen e caqeve paraqet radal koherent pulsi me sistem për ftohje me distancë të dyfisht valore. Antena e stacionit është e montuar në pjesën e përparme të kupolës

dhe punon sipas regjimit automatik të targetimit dhe kërkimit të caqeve në sektor prej 120° pas aziumit dhe 0-15° pas elevimit. Antena arrinë fuqi të pranimit deri në 150 kË dhe ndjesi të pranuesit nga 3x10-13 W. Dy stacionet janë të afta të zbulojnë helikopterë të cilat sillen ose fluturojnë në distancë të ulët. Ata janë të pajisura me kripto-pajisje dhe janë të afta t’i ndjekin caqet edhe gjatë pengesave të fuqishme eletronike. Sistemi kompjuterik digjital është i dizajnuar ti automatizojë operacionet luftarake të automjetit “ZSU”, si dhe zgjedhja e mënyrës optimal të kontrollit të sistemit për hapje të zjarrit, zgjedhje e armëve dhe e regjimit të zjarrit, duke i pasur parasysh distancën dhe

shpejtësinë e cakut. Topi automati anti avionik me kalibër 30 mm, përdoret për goditjen e caqeve në radius prej 360° në ajër dhe në tokë në rrafsh vertikal gjatë elevimit deri nga -9° deri më + 85°, në të gjitha kushtet luftarake dhe klimatike. Shpejtësia e goditjes së topit është diku rreth 4810 granata në minutë. Secili nga dy topat mund të komandohet në distancë me anë të pajisjeve elektronike. Topat funksionojnë me sukses në temperaturë prej -50 ° deri në +50 ° C, gjatë kohës me shi, në situata me akull, dhe në kushte me terrene ku ka shumë pluhur. Shpejtësia e predhës në gyp është rreth 980 m/sek.Raketa me karburant më të fortë „9M311“

dedikohet për goditje të caqeve në ajër të cilët janë në pamjen e saj optike. Ajo posedon dopio skemë të zbulimit dhe sistem gjysëm automatik komandues me radio për ndjekjen e caqeve dhe regjim automatik në dalje të raketës në vijën e vizimit të cakut. Raketa gjatë fluturimit të saj, përdor të dhëna nga sistemi kompjuterik të automjetit luftarak “ZSU”. Sistemi i saj motorik është i dizajnuar si motor i lehtë startues në kuti plastike, i cili gjatë kohës që punon për 2,6 sekonda raketës i jep shpejtësi fillestare deri në 900 m/sek, ku edhe ndahet nga raketa. Motori i marshit peshon 18,5 kg dhe i njejti siguron shpejtësinë e nevojshme të raketës gjatë fluturimit. Caku asgjësohet nga ana

e fragmentëve të kokës së raketës, gjatë kontaktit ose me anë të ndezëses së afërt lazerike. Në mënyrë që të rritet efikasiteti, koka e raketës posedon shrapnel të imëta. Ajo peshon 9 kg dhe ka potencial që mjeteve ajrore/fluturakeve t’u shkaktojë dëme më të mëdha. Ndezësja lazerike posedon katër lazera me fotodetektues, ndërsa funksionon në distancë, në një kilometër nga caku. Këto ndezëse mundësojnë besueshmëri për një goditje të drejtëpërdrejtë të raketës dhe të caqeve të cilat janë në tokë ose në ujë. Në këtë rast, ndezësja lazerike fiket, sidomos para lansimit të raketës.

Тrajçe Dençevski

TË DHËNAT TAKTIKE DHE TEKNIKE

Distanca e detektimit të caqeve ajrore 18 km

Distanca e ndjekjes automatike të caqeve 10 km

DISTACA E PJERRËT DERI NË CAKRaketa 2,5-8 km

Top 0,2 – 4 kmLARTËSIA E FLUTURIMIT TË CAKUT

Raketa 0,01 – 3,5 kmTop 0 – 3 km

ARMATIMRaketa 8 copë.

predha 30 mm. 1904 copë.PESHA E RAKETËS:

Pa kontenjer 42 kgMe kontenjer 57 kg

Pesha e kokës raketore 9 kgShpejtësia e goditjes së topit 4000 – 5000 predha/min.

Këndi vertikal i goditjes me top nga - 10 deri + 87°Shpejtësia e predhës 960 m/s

Page 42: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Panhard VBL“ automjeti zbulues blindues është prodhuar në vitin 1998 dhe njëherit njihet edhe si M11. Është i dedikuar për forcat

franceze për reagim të shpejtë dhe për eksport jashtë vendit për blerësit e jashtëm. Ky automjet është udhëheqës i njësive blinduese franceze. Gjatë 15 viteve të kaluara automjeti ka vepruar me sukses në misione të ndryshme në Afrikë, Liban, Kosovë dhe në Afganistan, gjithashtu është pjesë e operacioneve të shumta ushtarake në botë. Më se 2300 automjete “Panhard VBL” janë automjete operative në 16 armata në tërë botën, duke përfshirë këtu 1600 automjete në kuadër të armatës franceze. Ekzistojnë një numër i madh i llojeve të specializuara të automjeteve të këtij lloji. Automjeti blindues “VBL” posedon trup integral të salduar blindues që mbron nga municioni me kalibër 7,62 mm, nga shrapnelët e predhave artilerike, si dhe nga minat anti këmbësorike. Trupi blindues ofron mbrojte në përputhje me STANAG standardin të nivelit 1. Por me blindues plotësues kompozit ofron mbrojtje nga kalibri 14,5 mm të plumbave çarës blindues,

që do të thotë se me blinduesin plotësues me të cilin është i pajisur sigurion mbrojtje edhe nga mitralozët e rëndë. Dyshemeja e automjetit e ka formën e shkronjës V në mënyrë që të sigurojë mbrojtje më të mëdha nga minat. Është i mbuluar me shtresë për mbrojtje kundër minave. Këto automjete blinduese janë të pajisura me NBC sistem për mbrojtje. Automjeti blindues është i armatosur edhe me mitraloz 7,62 mm apo me mitraloz 12,7 i montuar në kulmin e automjetit. Kompania „Panhard General Defense“ propozon më se 20 modele të “VBL” automjeteve blinduese të pajisura me lloje të ndryshme të armatimit, por armata franceze përdor vetëm disa prej tyre. Automjeti blindues “Panhard VBL” ka ekuipazh prej 2 personave dhe mund të sigurojë akomodim edhe deri në 7 ushtarë tjerë, varësisht misionit dhe llojit të automjetit. Automjeti „ATGW-Anti-Tank Guided Weapon“ me raketa ujore anti tankse përbëhet nga ekuipazhi me tre anëtarë. Armatimi i llojit bazik të këtij automjeti zbulues blindues është mitraloz 7,62 mm me b/k nga 3000 copë municion.Ky automjet përbëhet nga një trup i çeliktë

Armatim

42

Automjeti i lehtë blindues

„Panhard VBL-Vehicule Blinde Leger“ (automjeti i lehtë blindues) është automjet

terreni me rrota 4x4 i prodhuar nga kompania „Panhard

General Defense“ për forcat e armatosura franceze. Ky

automjet blindues parimisht përdoret për patrullim dhe

zbulim, por mund të përdoret edhe për disa detyra tjera si për hulumtim, kontrolle,

për skrining, për eskortimin e konvojeve, etj. Poashtu

automjeti mund të përdoret në detyrë si mbrojtje anti

tankse ose si mbrojtës kundër ajror

Page 43: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

i salduar në tërësi. Shoferi ulet në anën e përparme të kabinës së ekuipazhit nga ana e majtë, përderisa komandanti ulet afër tij në anën e majtë. Ekuipazhi mund të hyjë dhe të dalë në dyert të cilat janë të vendosura në të dy anët e automjetit. Pjesa e pasme arrihet nëpërmjet derës së madhe në këtë anë, derë e cila hapet në anën e majtë. Shoferi është i pajisur me periskop për raste urgjente. Një hapje njëkahëshe me kapak mbrojtës është i vendosur mbi pozicionin e shoferit. Komandanti gjithashtu është i mbrojtur me kapak rrethor njëkahësh me hapje mbrojtëse. Një dritare e vogël rezistente ndaj plumbave gjendet pas kabinës së ekuipazhit dhe siguron hulumtim nga ana e pasme. Kulmi i pjesës së pasme përmban hapje rrethore me kapak mbrojtës. Automjeti blindues „Panhard VBL“ lëviz me anë të turbo dizel motorit „Peugeot XD3T“ i cili zhvillon 105 hp ose „Steyr 125hp“ motor të pajisur me ZF marsh automatik me katër shpejtësi. Kapaciteti i rezervoarit është 100 litra. Shpejtësia maksimale në rrugë arrinë 95 km/h, shpejtësia amfibe në ujë është 4,5 km/h. Аutonomia e vargut është nga 600-

800 km. Pajisja standarde përfshin edhe „run-flat“ rrotat, (rrota të cilat funksionojnë edhe të shfryera) si dhe sistem qëndror për rregullimin e shtypjes së rrotave. Automjeti „Panhard VBL“ ka një lëvizshmëri të kënaqëshme në terren. Automjeti „Panhard VBL“ pas disa përgatitjeve të shkurtra është tërësisht automjet amfib. Automjeti mund të transportohet në rrugë ajrore me një numër më të madh të avionëve transportues të mesëm ushtarak si që janë C-160 dhe C-130.Specifikimet tjera të këtij automjeti blindues janë: gjatësia 4,809m; gjerësia 2 m; lartësia 1,7 m; pesha 3,55 t; ekuipazhi 2 apo 3 anëtarë; bartja: 2-2,5 t, varësisht nga lloji i automjetit; armatimi kryesor: mitraloz 7,62mm; motor „Peugeot XD3T turbo diesel“ ose „Steyr 125hp“; autonomi të vargut: 600-800 km; shpejtësi maksimale në rrugë: 95 km/h; shpejtsia maksimale gjatë lundrimit: 4,5 km/h: tejkalim barriere me 60%; tejkalim barriere anësore 40%; tejkalim hendeku: 0,5 m; tejkalim të barrerës vertikale: 0,5 m.Llojet e VBL: VBL MILAN, bartës i raketave anti tankse, me një lansues të raketave të

llojit MILAN dhe 6 predhave; VBL ERYX, bartës i raketave anti tankse me një lansues raketash të llojit ERYX dhe i 4 predhave; VBL TOW, bartës i raketave anti tankse me një lansues raketash të llojit TOW dhe i 4 predhave; VBL AT4CS, automjet anti tanks i cili bart AT4CS lansues raketash anti tankse. Këto armë janë dedikuar për varg shumë të shkurtër; VBL ALBI-MISTRAL, automjet i mbrojtjes kundër arjrore, me kupolë dopio në të cilën është e montuar raketa franceze tokë-ajër MISTRAL; VBL CANON, me kupolë në të cilën është i montuar topi 20 mm; VBL TOURELLE FERMEE, të pajisura me kupola me telekomandë, të armatosura me mitraloz 12,7/7,62 mm apo me 40 mm hedhës automatik të predhave VBL automjete për

komandë; VBL RECO automjete zbuluese me armatim mitraloz 12,7 mm; ULTRAV M11, NBC automjete zbuluese për ushtrinë e SHBA-së.Мinistria e Punëve të Brendshme punoi në Kuvajt në qershor të vitit 2008 duke porositur 20 automjete të llojit „VBL Mk2“, një version i avancuar i llojit VBL automjeti i lehtë blindues për pajisjen e njësive policore kuvajtiane dhe të njejtat janë marrë në tetor të vitit 2009. Ky lloj i automjeteve është i pajisur me motor 132hp, për hulumtim gjatë ditës dhe gjatë natës, me stacion të drejtuar me anë të komandës në kupolën me mitraloz. Automjetet blinduese “Panhard VBL” i posedojnë këto vende: Benini, Botsuana, Kamboxha, Kameruni, Xhibuti, Gaboni, Greqia, Indonezia, Kuvajti, Omani, Meksika, Nigeri, Nigeria, Portugalia, Katari, Ruanda, Togo, ndërsa pjesën më të madhe të tyre e ka në posedim Franca. Kompania “Panhard VBR”punon në zhvillimin e mëtejmë të këtyre automjeteve blinduese me dimensione dhe me bartje më të madhe.

Idriz Idrizovski

43

Automjeti blindues i llojit „VBL Mk2“ posedon kupolë „PL127“ në të cilën është i montuar mitraloz

i rëndë 12,7 mm. Pozicioni i shënjestruesit është i mbrojtur

shumë mirë. Automjeti gjithashtu në vend të mitralozit 12,7 mm,

është i pajisur me gjuajtës automatik të predhave 40 mm.

Llojet anti tankse janë të armatosur me sisteme për raketa ujore anti

tankse, si që janë „Milan“, „Kornet“, „Toë“ dhe „Ingëe“

Page 44: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

44

Financimi i terrorizmit në tërë botën, e sidomos në Evropë, merr dimenzione gjithnjë e më të mëdha, përgjegjësinë e së

cilës shpesh herë e ndërrmer ndonjëra nga organizatat terroriste. Gjatë viteve të kaluara në Evropë si përgjegjëse për sul-met terroriste paraqitet “Shteti Islamik”. Problemi qëndron në faktin se si të ndër-priten kanalet e financimit e organizatës terroriste, si të parandalohet vazhdimësia financiare e “Shtetit Islamik”, ajo se sa kushton realizimi i një sulmi terrorist, etj. Gjatë kësaj, duhet pasur paraysh fakti se paratë janë rruga qarkulluese e rr-jeteve terroriste dhe për këtë shkak për ata, zhvillimi i infrastrukturës financiare ka rëndësi esenciale, ndërsa qëllimi i grupeve terroriste është që të arrihet efekt makslimal me kosto sa më të ulët. Burime nga shërbimet sekrete amerikane njoftojnë se “Shteti Islamik” numëron diku

Global

Mekanizmat që do t’i përdornim në luftën kundër

financimit të terrorizmit janë të rëndësisë esenciale në korniza kombëtare dhe ndërkombëtare, për faktin se pa to këto procese as mund të detektohen, e

as mund të kontrollohen. Për këtë, theksi duhet të vendoset në një aksion

kolektiv dhe në propozime univerzale për parandalimin dhe ndërprerjen e financimit

të terrorizmit në nivel ndërkombëtar

Financimi i organizatave terroriste dhe i aktorëve të tyre

Page 45: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

45

nga 30000 deri më 100000 luftëtarë të cilët kanë të ardhura mujore nga 400 deri në 500 dollarë amerikanë, përderi sa oficerët-liderët e tyre ashtu si që i quajnë, marrin edhe deri në 3000 dollarë amerikan në muaj. Interesante për t’u analizuar janë edhe burimet e mjeteve, por gjithashtu edhe motivimi, plasmani, zbulimi i proceseve, shuma e kostove dhe e transakcioneve, cilat aktivitete financiare ndërmeren dhe si qarkullojnë paratë, e gjithë kjo vetëm me një qëllim përfundimtar – realizimin e suksesshëm të sulmit terrorist ku caku zakonisht dre-jtohet kah të pafajshmit, kah asgjësimi i objekteve të rëndësishme, frikësimi i popullatës, mbjelljen e frikës, pasoja tjera psikologjike, etj. Gjetja e përgjigjes së kësaj pyetjeje dhe vendosja e me-kanizmave për t’a parandaluar të njejtën ngjalli shqetësime serioze te liderët e nivelit më të lartë. Për këtë shkak kjo ishte njëra ndër temat kryesore në kuadër të mbledhjes së grupit G20 që u mbajt në Turqi në nëntor të vitit 2015, duke pasur parasysh analizat e sigurisë nga gjendja e përditshme dhe duke “parashikuar” të ardhmen me anë të miratimit të një sërë masash për këtë fenomen shoqëror negativ i cili në vazhdimësi i modifikon format e saja të veprimit dhe e cila seriozisht mund t’a destabilizojë sistemin politik, ekonomik dhe atë të sigurisë në një shoqëri.Duhet të pranojmë dhe të dallojmë se organizatat terroriste kanë tendenca që t’i fshehin lidhjet me sponzorët e tyre për një arsye të vetme – mbajtjen e or-ganizatës terroriste në kushte afatgjate. Është e qartë se nuk është në interes

të grupit të liderëve për t’i zbuluar këto sponzorë apo kanale për transmetimin e mjeteve deri te njësitë operative, në mënyrë që këto lidhje të mund të për-doren edhe për aktiviete vijuese terror-iste. Në këtë kupitm, zbulimi i financimit të terrorizmit është shumë i vështirë, ndërsa njohja me indikatorët është tejet e rëndësishme për faktin se nuk ekziston një profil i vetëm përpunues për financ-imin e terrorizmit. Mekanizmat që do të përdoreshin për luftë kundër financimit të terrorizmit janë të rëndësisë esenciale në suaza kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse pa to, këto procese as do të mund të detektohen, e as do të mund të kontrollohen. Për këtë, theksi duhet të vendoset në një aksion kolektiv dhe në propozime univerzale për parandalimin dhe ndërprerjen e financimit të terrorizmit në nivel ndërkombëtar, për shkak të kër-cënimeve të aspektit financiar, kulturor dhe atij të sigurisë. Vetëm për ilustrim “Shteti Islamik” posedon shumë të ma-jme parash, kapitali i të cilit varion diku rreth dy miliardë dollarë amerikan me tendencë rritjeje, por megjithatë askush nuk e di sakstësisht janë rezervat e tyre materiale. Burimet e financimit të “Shtetit Islamik” janë të ndryshëm, por disa prej tyre me siguri që i dimë, e ato janë: ven-dosja nën kontroll e hapësirave të naftës dhe trafikimi i saj, haraçi nga kidnapimet, vjedhja e bankave, grumbullimi dhe shitja e antikuiteteve, marrja klasike e tatimeve nga rajonet që i ka nën kontroll të cilat arrijnë vlerën nga 5 deri në 15% nga të ardhurat e përgjithshme, duke mos i harruar këtu edhe tatimet e veçanta për popullatën jomyslimane e cila është më e

„Shteti Islamik“ posedon shumë të majme parash,

kapitali i saj sillet diku nga dy deri në tre miliardë dollarë

amerikan me tendencë rritjeje, por megjithatë askush se di

saktësisht sa janë materialet e tyre rezerve. Burime nga

shërbimet sekrete amerikane njoftojnë se “Shteti Islamik” numëron diku nga 30000

deri më 100000 luftëtarë të cilët kanë të ardhura mujore nga 400 deri në 500 dollarë

amerikanë, përderi sa oficerët-liderët e tyre ashtu si që i

quajnë, marrin edhe deri në 3000 dollarë amerikan në muaj

Financimi i organizatave terroriste dhe i aktorëve të tyre

Page 46: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

46

pakët në numër, ndërsa shifra tatiomore është më e lartë; mos t’i anashkalojmë edhe tatimet e mëdha nga myslimanët e pasur sidomos në vendet e Gjirit Persik, ku në vend të parë gjendet Arabia Sau-dite. Lufta kundër financimit të terrorizmit është e vështirë sepse vazhdimësia financiare nuk rrjedh përmes kanaleve standarde bankare, por i njejti zhvillohet përmes sistemit paralel sipas parimit arab, përmes sistemit HAVALLA, i cili mbështetet në besim, ndërsa rrënjët e tij i hasim në sistemin nomadë. Në fakt, bëhet fjalë për fazën e dytë të financimit të terrorizmit-fshehjes së parave, fazë e cila vijon pas plasimit të parave, ndërsa i paraprinë fazës së tretë – integrimit të mjeteve financiare. Edhe pse fazat nuk mund të përkufizohen ato mund të definohen qartë dhe në mënyrë pre-cize dhe duhet t’a kemi të qartë se në luftën kundër financimit të terrorizmit më shumë mundë të arrihet në fazën e parë – në plasim apo investim, gjegjësisht shëndrrimin e parave të gatshme në para jo të gatshme, përmes pagesave në llogari të ndryshme.

Faza e dytë mbështetet në “biznese” që në masën më të madhe funksionojnë me paratë e gatshme të cilët hyjnë edhe në tregun e mjeteve të ndryshme gjë që e bën këtë fazë si më të rëndësishme, për faktin se tashmë mbulohen të gjitha gjurmët. Terroistët blejnë, gjegjësisht kontrollojnë biznese që përfshijnë shërbime lidhur me mjete të gatshme, si që janë siste-met për transferim të shpejtë të parave dhe sistemet për pagesë internet. Ata e përdorin “sistemin bankar nëntokësor” të a.q HAVALLA-sistem, por edhe trans-akcione ndërkombëtare të realizuara në bankomate për transferimin e mjeteve të financimit të terrorizmit, përderisa në vendet të cilat janë më të realaksuar nga kontrollet financiare, keqpërdoren edhe aktivitetet e organizatave bamirëse dhe humanitare.Sistemi HAVALLA është sistem tejet atraktiv dhe i lehtë për t’u përorur nga ana e organizatave terroriste për faktin se ka kosto të ulët (pa regjistrim biznesi, pa krijim kapitali, pa tatime, pothuajse pa shpenzime për kapital, pothuajse pa as-një teknikë bashkëkohore të sofistikuar);

me nivel të lartë fleksibiliteti (ky është pothuajse sistem inekzistent bankar, shmangja e sanksioneve, etj.); anonimi-tet (shmangje e tatimeve, fshehja nga të dhënat e doganës, shmangja e kontrol-leve devizore). „Rregullat bazike“ mbi të cilat mbështeten akerët gjatë financimit të terrorizmit mund të jenë: financimi i ter-rorizmit të realizohet apo të jetë i lidhur ngushtë me veprime të afërta inkrimin-uese, si që është tregtia me armë, tregtia me njerëz, me drogë, me mallëra akcize, etj. Financimi i terrorizmit gjithnjë realizo-het paraprakisht në mënyrë krejtësisht të organizuar, me paramendim paraprak, me një veprim solid sipas planit. Kjo përfshinë grumbullimin e të dhënave apo burimeve për materiale ose për dona-cione – përmbushjen dhe plotësimin e “buxhetit terrorist”, dhënien e parave apo vlerave në para në dobi të organizatës terroriste për realizimin e suksesshëm të aksionit dhe për arritjen e qëllimit; bërjen e propagandës për financimin e terrorizmit. Mjetet pagesore për financ-imin e terrorizmit mund të lëvizin përmes sistemit formal pagesor apo nëpërmjet sistemit joformal pagesor – sistemit HAVALLA, ndërsa ekziston sponzorimi i terrorizmit nga ana e vendeve të cilat i mbështesin veprimet terroriste.Ngjarjet e fundit terroriste evidentuan se realizimi i aksioneve mund të jetë edhe nga ana e buxhetit të ulët. Analiza e sulmeve të fundit terroriste në Paris, dëshmoi se sulmet e planifikuara dhe të realizuara pa mjete të tepërta financiare.Realizimi i sulmeve terroriste, të ndi-hmuara nga ana e financimit të terror-izmit, sjell rezikun për sektorin financiar global dhe atë të sigurisë me cënim ndaj integritetit të tyre, me cënim ndaj siste-mit financiar dhe sigurisë kombëtare të qytetarëve, kërcënimit ndaj demokracisë, etj. Pikërisht kjo duhet të jetë njëra ndër arsyet relevante të cilat e inkurajojnë sistemin financiar dhe atë të sigurisë për një aktivitet më të organizuar sa i përket parandalimit të lartëshkruarës nëse kemi parasysh se dy sektorët që përmendëm, janë mes shtyllave më të rëndësishme të sistemit financiar kombëtar.Kombinimi i vendosmërisë publike si dhe zbatimi efikas i ligjeve, sanksioneve, kanaleve ushtarak dhe diplomatik, së bashku me mbështetjen e sektorit privat, sidomos përmes shkëmbimit të të dhë-nave në mes të institucioneve financiare dhe jofinanciare, përmes shkëmbimit të informatave të intelegjencës në mes vendeve të ndryshme, bashkëpunimi dhe koordinimi i tyre i ndërsjellë, do të shërbejë që të përshpejtohet dështimi i organizatave terroriste.

Mr. Antoniella Stankovska

Page 47: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

47

Më 13 qershor, në kuadër të bashkësisë lokale në fshatin Llopushnik, 40 kilometra në perëndim të Kërçovës, u

shënua 74 vjetori i rënies së Kosta Stolev Racinit, luftëtar, revolucionar dhe poet i shquar i poezisë bashkëkohore maqe-donase. Inicues për shënimin e kësaj date të rëndësishme ishte OORRM-ja, ndërsa organizimin e përgjithshëm dhe përgaditjen programore të ngjarjes së shënimit të përvjetorit i takoi njësisë organizatike komunale (NJOK) të Kërçovës me të cilën udhëheq kapetani rezervë Zoran Nikodinoski. Para të pranishmëve të këtij rajoni dhe para mysafirëve nga rajoni i Ohrit, Prilepit dhe Demir Hisarit, fjalë rasti për jetën dhe veprën e Kosta Racinit mbajti profesori Dobre Nikoski. Historiani Dushan Ristoski shkurtimisht i shpalosi ngjarjet më të rëndësishme historike të cilat kanë ndodhur në Llopush-nik në vitin 1943. Me një recital rasti, nxënësit e sh.f “Hristo Uzunov” nga f. Drugovë shfaqën segmentet e krijimtarisë dhe veprës revolucionare të poetit të madh, ndërsa profesori Kris-tian Triçkovski e pasuroi atmosferën patriotike të shënimit të denjë duke e intonuar himnin shtetëror të Maqedonisë. Pranë pllakës përkujtimore të Kosta Racinit në 1.567 metra lartësi mbidetare, kurrora me lule të freskëta vendosën: OORRM, garnizoni i ARM-së në Kërçovë, vetëqeverisja lokale e Velesit, gjimnazi “Koço Racin” nga Velesi, nxënësit e shkollës fillore “Hristo Uzunov” nga f. Drugov, organizata qytetare – që ndero-jnë jetën dhe veprën e Kosta Racinit në Kërçovë, si dhe disa parti politike nga vendi.

Duke pasur parasysh nevojën e avancimit të vazhdueshëm të shkathtësive ushtarake në përdorimin e armëve

këmbësorike dhe në pajtim me udhëzuesin për qitje me armë këmbësorike, në vend qitjen “Osoj” në rajonin e Kërçovës, u realizua trajnim një ditor – qitje përdatitore me AP 7,62 mm me numër rendor 1. Në këtë trajnim dhe stërvitje praktike morrën pjesë rreth 100 oficerë dhe nënoficerë të rinj nga pjesa jugperëndimore e Maqedonisë dhe nga Shkupi, si dhe rreth 15 studentë nga Instituti për Paqe Mbrojtje dhe Siguri. “Studentët e institutit tanë nuk kanë pothuajse asnjë njohuri praktike rreth armëve, shkaku i të cilëve bëjmë përpjekje që në mënyrë të organizuar t’i përfshijmë në këtë lloj të stërvitjes praktike që e realizon OORRM-ja në bashkëpunim me MM dhe SHP të ARM. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi jo vetëm të njihen me karakteristikat taktiko-teknike të armëve, por edhe të fitojnë përvojë praktike në përdorimin e armëve të këmbësorisë”, deklaroi doc. Dr. Goran Zendellovski nga Instituti për Paqe Mbrojtje dhe Siguri. Në këtë stërvitje u arritën rezultate shumë të mira të cilat në pajtim me udhëzuesin, u evidentuan në ditarin e qitjeve. Për realizimin e suksesshëm të këtij trajnimi dhe stërvitjeje një ditore kontribut të rëndësishëm dha batalioni i 4. Këmbësorik dhe brigada e 1 e motorizuar këmbësorike e cila ofroi mbështetje të plotë logjistike.

Qitje e suksesshme

Nderim dhe dinjitet

Për të 24 herë me rradhe, në rajonin e Gjevgjelisë, nën patronazhin e KE të NJKM të OORRM-së dhe Shoqa-

tës së Alpinistëve “Kozhuv”, u organizua marshi memorial “Pero Ilievski”. Marshi në të cilin morrën pjesë 170 pjesë-marrës, mes të cilëve 31 anëtar i OORRM-së, u realizua në relacionin: f. Konsko-f.Huma dhe anasjelltas në dis-tancë prej 30 km. Në pjesën përmbyllëse të këtij aktiviteti një ditor, pjesëmarrësve iu drejtuan kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Ivan Frangov dhe kryetari i shoqetës së alpin-istëve “Kozhuv”, Risto Kartov. Marshi memorial alpinist u mbajt në shenjë falenderimi dhe respekti ndaj alpinistit të ndjerë Pero Ilievski dhe i njejti paraqet edhe një dëshmi të një bashkëpunimi të mirë dypalësh në mes vetëqeverisjes lokale, NJKM së OORRM-së dhe Shoqatës Alpiniste “Kozhuv” nga Gjevgjelia.

Marshi memorial i alpinizmit

OORRM – aktivitete

Zhivko Trajanovski

Page 48: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

48

Armët mini bërthamore gjith-një e më shumë bëhen mjet (armë) potenciale të terror-istëve. Me termin armë mini

bërthamore zakonisht nënkuptojmë një mjet me peshë dhe dimenzion të vogël, të cilën mund t’a mbajë një njëri dhe t’a lansojë me lansues dore ose t’a gropojë si minë bërthamore, ndërsa më pas të njëjtën t’a aktivizojë nga një largësi e sigurtë. Këtë lloj të armëve ter-roristët mund t’a përdorin në mënyrën më masive. Duke pasur parasysh se armët mini bërthamore mund të prod-hohen me dorë, me parashikimin se posedojmë material të nevojshëm bërthamor (plutonium, uranium), projek-tim të konstruksionit të mjetit të thjeshtë fizion-shpërthyes në kohën e sotme nuk merret si ndonjë detyrë jashtëzakonisht e vështirë. Materiale radioaktive dhe armë radioaktive mund të prodhohen aq më lehtë dhe më thjeshtë. Armët me radioaktivitet të lartë janë armë në vete,

Global

Mjetet të cilat përdoren në terrorizmin bashkëkohor

Page 49: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

49

por ato mund të përdoren edhe si mate-rie radioaktive të vendosura në mjete të thjeshta për dispersion, të cilat mund të punohen në çdo punëtori. Organizatat dhe grupet terroriste paraqiten si pose-dues potencial të materieve bërthamore. Edhe pse as në këto situata nuk mund të përjashtohet dobia financiare,si motiv për të cilin grupi terrorist do të huazojë ma-terial bërthamor, është dëshira e rritjes së shkathtësisë për përdorimin e forcës apo për të kërcënuar me forcë. Edhe pse dytësor, qëllim i rëndësishëm pë rata (për terroristët) është që ata të posedo-jnë një mjet efikas për frikësim. Në këtë mënyrë, grupi terrorist i cili posedon armë bërthamore do të ishte shumë më i rrezikshëm nga ai grupi i cili posedon vetëm armë konvencionale. Si armë mini bërthamore të cilën mund t’a përdorin dhe t’a kenë terroristët mund të veçojmë: bomba bërthamore e gabaritit të vogël “SUMMA” me energji ekuivalente në 1-2 kt, bombë të cilën mund t’a mbajë një

njeri. Minë bërthaore me ekuivalencë 0,02-0,1 kt, me masë të përgjithshmë 27 kgdhe me gjatësi 0,7 m. Fatkeqësisht deri më sot nuk janë vërejtur përpjekje për përdorimin e materieve radiokative, materie këto që mund të përdoren gjatë atentateve dhe aksioneve terroriste. Sa i përket përdorimit të mjeteve kimike do të themi se parë në këndvështrimin historik, terrorizmi i këtij lloji së pari është paraqitur si lloj atentati me anë të helmeve. Atentatet me helme janë fenomene tipike forma të veprimeve terroriste dhe jo vetëm terroriste, në të cilat përdoret mejte kimike për cënimin e shëndetit dhe jetës njerëzore me anë të imponimit dhe dhunës. Atentatet me helme janë të njohura qysh gjatë kohës së civilizimeve të vjetra të Sumerëve në ballafaqimin me perandorët, aturitetet dhe familjet e tyre. Në bazë të shembu-jve që janë të shum-ta në numër, mund të konkludohet se terrorizmi, gjegjë-sisht atentatet me matrie kimike deri më sot nuk kanë efekte tejet shkatër-ruese si armët e zjarrit. Megjithatë, terroristët në këtë mënyrë kanë men-duar se kjo vjen si pasojë e vlerës dhe efikasitetit të vetë mjetit, por kjo mund të ketë qenë edhe pasojë e paaftësisë së terroristëve për t’i përdorur të njejtat. Sipas kësaj, rreziku potencial i vepri-meve terroriste me mjete kimike ekzis-ton dhe i njejti është më i madh se sa rreziku i armëve të zjarrit. Këtë e dësh-mojnë të dhënat më të reja për përdori-min publik të mjeteve kimike në luftrat lokale. Përpos përdorimit të qëllimshëm të mjeteve kimike për të likuiduar njerëz-it, kafshët, kontaminimit të bimëve, ujin, ushqimin, ajrin dhe tokën – përdorimi publik i mjeteve në fjalë, mund ta karak-terizojmë si një lloj terrorizmi në vete.Kah fundi i shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX vjen deri te zbulime të rëndësishme shkencore dhe deri te avancimi i shkencave biologjike. Janë zbuluar dhe janë identifikuar shkaktarët e pothuajse të gjitha sëmnudjeve ngjitëse në formë bakteresh, virusesh, spiralesh

dhe rrjedhash. Për herë të parë botës i është thënë se sëmundjet vijnë nga mik-ro organizmat e padukshëm të cilët mund të izolohen nga sekretët e njerëzve dhe kafshëve të sëmurë dhe se mund të zgje-rohen në hapësira artificiale në të cilat ka ushqim. Kjo ka qenë një zbulim epokal dhe shumë bakteriologë kanë marrë mirënjohjet më të mëdha skencore, duke përfshirë këtu edhe çmimin Nobël. Kushtet specifike në të cilat veprojnë terroristët kërkojnë që të njejtët të jenë të armatosur me armë të dimensioneve dhe masës së vogël, me fuqi të madhe të zjarrit dhe të jenë efikas në distance të vogla, me silenciatorë gjatë qitjes, me shënjestrues optik dhe optoekeltronikë për veprim gjatë natës. Armatimi qitës i cili përdoret nga ana e terroristëve përfshinë revolverë, automatikë, pushkë automatike, pushkë snajperi, pushkomi-

tralozë, mitralozë, por mund të pajisen edhe me hedhës granatash, mina, minahedhës të lehtë dhe të mesëm, ra-keta antiblinduese, raketa të mbrojtjes ajrore – do të thotë me armë që barten më së lehti dhe me armë efikase sidomos në dis-tance të shkurtra. Përparsitë e armëve në fjalë gjenden në dimensioned e vogla, municionin e lehtë, shpejtësinë e madhe të lëvizjes të kokrrave drejt cakut, preciziteti dhe shpejtësia e qitjes, e kjo do të thotë edhe rritja e nivelit të fuqisë së qitjes te grupi ter-rorist. Për shkak të karakteristikave në fjalë, kjo armë është

e përshtatshme edhe për veprim nga automjetet, nga transportuesit blindues, nga helikopterët, si dhe nga mjetet lundruese. Kemi paralajmërime për një zhvillim të mëtejmë të përshpejtuar të armëve të lehta. Mes tjerash pritet edhe dalja në skenë e revolverit „Jet Shoot“, e minahedhësve për një përdorim me shtatë mina, qitës 12 gypor i predhave për goditjen e caqeve deri në 380 metra, si dhe përdorim të shënjestruesve lazerik të caqeve te revolverët dhe te pushkët automatike.

Rade Stojçevski

Organizatat terroriste në botë pandërprerë kujdesen për

t’u pajisur me armatimin më modern dhe më masiv dhe me

pajisje tjera që i përshtaten rolit dhe detyrave të tyre.

U bë rregull që ato të kenë mjete me të cilat efikasiteti i tyre të jetë në nivel të lartë. Në këtë numër të revistës do të shkruajmë për armët

bërthamore, kimike dhe biologjike, si armë potenciale për realizimin e aktiviteteve

terroriste, si dhe për disa lloje të armëve konvencionale, të

cilat më shpesh përdoren nga ana e terroristëve

Page 50: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

50

Roli ushtarak i qytetarit nuk është aspak i ri. Përkundrazi, i ri është trend ii luftës në mënyrë që t’i je-pet përgjegjësi një numri të vogël

të popullatës. Përgjatë historisë edhe gjatë periudhës së ekzistimit të formacioneve të organizuar profesionale ushtarake, se-cili që ka ditur të përdorë armën ka qenë luftëtar. Në mungesë të marrëdhënieve të sotme ndërkombëtare, të ligjeve dhe të të drejtave të njeriut, në të kaluarën shpesh herë të gjithë qytetarët është dashur që të luftojnë për faktin se disfata ka qenë e hidhur. Kur në vitin 309 romakët kanë rënë dakord t’i paguajnë galit Bern për të hequr dorë nga rrethimi e njëherit duke i thënë se kërkon shumë arë, ky i fund iu është përgjigjur shkurt: Vae victis! (mjerë hum-bësi). Në rast se ndonjë qytet ka rënë, më shpesh burrat janë vrarë, ndërsa gratë dhe fëmijët janë shitur për shfrytëzim. Motivi për të bërë rezistencë ka qenë i madh, më shpesh në kontekstin “liri a vdekje“.Përderisa trendi i formimit të ushtrive pro-fesionale në Evropë ka filluar nga mbreti suedez Gustav Adolf në shekullin e XVII, francezët i kanë bashkëkombasit e tyre me

vendosjen e shërbimit ushtarak obligativ (levée en masse). Mes faktorëve tjerë, suksesi i Napoleonit ka të bëjë edhe me rritjen e përnjëhershme të kapaciteteve ushtarake me forca të reja. Gjatë shekullit XIX shtetet evropiane kanë qenë të detyru-ara që t’i obligojnë qytetarët me detyrë që ata të luftojnë për vendin. Në disa luftra në mes të evropianëve, fitorja është varur nga shpejtësia e mobilizimit të ushtrisë dhe të transportimit të saj më anë të hekurud-hës deri në fushëbetejë. Ky rol i qytetarit si ushtar ka vazhduar edhe në shekullin XX, në dy luftrat botërore, por edhe gjatë Luftës së Ftohtë. Megjithatë, gjatë Luftës së Ftohtë, gjithashtu ka nisur trendi i rezistencës së popullatës civile në shumë vende drejt shërbimit ushtarak obligativ. Vëmendje të veçantë në ndërprerjen e regrutimit “të dhunshëm” të qytetarit në luftë, ka dalë nga lëvizja hipi në SHBA gjatë Luftës së Vietnamit. Për shkak të rezistencës ndaj veprimit të pamoralshëm dhe dërgimit të dhunshëm të qytetarëve në luftë, mijëra kilometra largë shtëpive të tyre, pa rrezik të drejtëpërdrejtë të sigurisë ndaj vendit,

Global

TERRORIZMI dhe qytetari - ushtar

Page 51: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

51

në SHBA është imponuar qëndrimi se lufta ku do të duhej t’u interesonte të gjithë qytetarëve, sidomos në qoftë se kërcënimi nuk është i drejtuar drejtpërsëdrejti ndaj atyre.Me shpërbërjen e BRSS-së, vendet ev-ropiane dhe vendet anëtare të NATO-s vendosën se kërcënimi nga ideologjia komuniste ka përfunduar dhe se tashmë nuk ka më nevojë që qytetarët të jenë në “gjendje gatishmërie”, si luftëtarë potencial-rezervistë. Në Evropë filloi trendi i reduk-timit të numrit të ushtarëve në armata si dhe heqja e shërbimit ushtarak obligativ dhe ngjalli shpresë se një numër shumë i vogël i profesionistëve do të mjaftojnë për të siguruar paqe. Në vendet e Evropës Perëndimore me qëndrime më liberale në shërbimin ushtarak obligativ shihet sin ë një “punë obligative” dhe si thyerje e të drejtave të njeriut. Edhe forcat rezerve të ushtrive të këtyre vendeve, profesional-izohet në bazë vullnetare. Kjo do të thotë se gjatë viteve të 90’-ta e këndej, lufta në demokracitë perëndimore është perceptuar si një problem i madh me të cilin duhet të merren vetëm një numër i vogël profe-sionistësh që vullnetarisht kanë pranuar nëse është nevoja edhe të sakrifikojnë për mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit. Njëherit me ndërprerjen e shërbimit ushtarak obligativ dhe me atë se në rast që është e nevojshme të bëhet ushtar, krijohet perceptimi se ushtari profesional është më i motivuar për luftë, se sa një qytetar i cili predendon të jetë ushtar. Megjithatë, njëlloj si para disa qindra viteve kur disfatën në luftë e kanë ndjerë të gjithë, sot terrorizmi bashkëkohor bën që të gjithë qytetarët të

ndjehen poashtu të kërcënuar dhe të cënu-ar. Kornizë problematike e terrorizmit është ajo se gjithë shoqëria është fushëbetejë dhe secili qytetar është viktimë potenciale e këtij lloji të të luftuarit. Duke u nisur nga ky fakt, parashtrohen dy pyetje: a mund të izolohet qytetari nga rreziku i terrorizmit kur më së shpeshti ai është cak dhe për faktin se të gjithë brenda shoqërisë janë të kërcënuar, a ka nevojë që të njejtët të kontribuojnë në luftën kundër terrorizmit? Mbrojtja e vendit nuk duhet dhe nuk mund të ngel në duart e një mase të vogël pro-fesionistësh, ushtarë dhe policë. Për faktin se të gjithë janë të kërcënuar, terrorizmi imponon atë që secili sipas shkathtësive të kontribuojë për sigurinë e përgjithshme. Disa vjet pasi Franca e ndërpreu shërbimin ushtarak obligativ, pas sulmeve terroriste të vitit 2015 përnjëherë u rrit për qindja e qytetarëve të cilët dëshirojnë të kryejnë shërbimin ushtarak dhe të bëhen ushtarë. E njejta ndodhi edhe në SHBA pas sul-meve të 11 shtatorit. Ky është një instikt i vjetër për mbijetesë – kur qytetari ndjehet i kërcënuar, ai vetë do të vendosë për të qenë ushtar. Me terrorizmin si rrezik i për-bashkët, rritet interesimi për të mbrojtur vendin.Aspekti unikal rreth konceptit qytetari-ushtar është përpunuar në kuadër të romanit shkencoro-fantastik të Robert Hajnlejnit në vitin 1959 “Ushtarët e Gjithë-sisë” (Starship Troopers). Edhe pse ky roman përmban në vete ide kontraverse, është interesante se sot preferohet si liter-aturë nëpër shkollat ushtarake të SHBA, ndërsa është obligativ për t’u lexuar edhe në kuadër të marinës amerikane. Për këtë

Sulmet e shpeshta terroriste në Evropë dhe projeksioni i NATO-s

se luftrat në dy dekadat vijuese do të zhvillohen në vendet urbane, paralajmëron që edhe njëherë të rishqyrtohet koncepti i rolit ushtarak të qytetarit. Së pari, lufta kundër terrorizmit është

luftë shterëse. Në mënyrë që të tempoja të mbahet, ndërsa të

shmanget kulminacioni, shtetet duhet të kthehen drejt gjenerimit të disa kapaciteteve më të mëdha

për t’i luftuar aktualet. Së dyti, lufta kundër terrorizmit nuk

është vetëm problem për një për qindje të vogël profesionishtësh ku ato janë të izoluar në secilën

fushëbetejë pak më larg nga shoqëria. Është e qartë se qëllimi

kryesor i terrorizmit është popullata civile, ndërsa fushëbeteja

mund të zhvillohet kudoqoftë. Armiku i ri zgjodhi që të mos

dallojë ushtarët nga civilët, që do të thotë se edhe ata qytetarë të

shoqërisë të cilët nuk dëshirojnë të luftojnë, lufta megjithatë do të vijë

te ata

Page 52: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

52

roman disikutohet sidomos kur temë janë obligimet dhe të drejtat e ushtarit dhe të marrëdhënieve ushtarako-civile. Kritikat janë sa negative aq edhe pozitive, me disa akuza se shoqëria të cilën e përshkruan Hajnlejni promovon militarizmin, fashizmin, utopizmin dhe racizmin. Në këtë roman ngritet lartë lufta dhe ushtria si institucion i nevojshëm për jetën e shoqërisë. Të gjitha shtetet janë të bashkuara rreth një federate shtetërore, rreth një kierarkie shoqërore në të cilën vetëm qytetarët të cilët i kanë shërbyer federatës njihen si “qytetarë” dhe të njejtët kanë të drejtë vote. Të gjithë të tjerët të cilët nuk kanë shërbyer në kuadë të federatës nuk kanë qytetarësi të plotë dhe llogariten si “civilë”, nuk kanë të drejta. Disa kritikë janë të mendimit se në roman ka racizëm sekret për faktin se armiqtë e njeriut janë insektet të cilat “patjetër duhen asgjësuar sepse njeriu është superior dhe i paracaktuar të dominojë gjithësinë“.Hajnlejni e kritikon demokracinë e cila si-pas historianëve (në të ardhmen), “njerëzi-min e ka shpier në kaos”. Në këtë roman kritikohet filozofia se punët më të mira në jetë janë falas si “halucinacioni tragjik i cili ka shpier deri në dekadencë dhe kolaps demokracinë – eksperiment fisnik që i ka kthyer njerëzit të besojnë se thjeshtë ata mund të votojnë për çfarë të duan dhe të njejtën t’a fitojnë pa kosto, djersë dhe lotë”. Fëmijët që nga bankat shkollore i mësojnë se “dhuna, forca e hapur, ka caktuar më shumë gjera përgjatë historisë, se sa cilido faktor tjetër nga të gjithë të a.q të drejta natyrore të njeriut, liria është më e shtren-jtë dhe pothuajse asnjëherë e falur.“Në këtë roman federate e shteteve civilëve u jep të drejtën e votës në rast se i shër-bejnë federatës më së paku dy vjet, e me këtë, “të mirën e grupit e vendosin para të mirës personale”. Edhe pse kjo nuk do të thotë se është shërbim ushtarak, prefero-het që vullnetarët të paraqiten në ushtri. Në këtë federatë theksohet meritokracia

si rrugë për të ardhur deri te shtetë-sia, sistem në të cilin përparohet sipas meritave. Hajnlejni qytetrimin e definon si: “qëndrim, mentalitet, bindje emocionale se shumica është më e rëndësishme se pjesët, ndërsa pjesa duhet me modesti të krenohet dhe të sakrifikohet në mënyrë që shumica të mund të jetojë” Për faktin se përgjegjësia sociale nga njeriu kërkon sakrifikim personal, të gjithë ata të cilët nuk i kanë shërbyer federatës llogariten si vetiakë dhe të papërgjegjshëm në aspektin social. E drejta e votës është ndoshta ele-menti më kontraverz i kësaj shoqërie futur-iste. Në këtë federatë vendesh mendohet se e drejta e votës nuk mund të merret në mënyrë natyrale sepse “diçka që u është falur nuk ka vlerë, ndërsa kur votohet zbatohet autoritet politik, përdoret forcë, ndërsa forca është dhunë, apo autoriteti

më i madh nga i cili dalin gjerat tjera.“Gjatë viteve të 50-ta’ dhe 60-ta’ të shekullit të kaluar në SHBA vjen deri te ekspanzioni i zhanrit shkencoro-fantastik. Shumë anal-istë sot mendojnë se ky trend jorastësisht është bërë i njohur në jehonën e Luftës së Ftohtë. Shkenca që ka të bëjë me fan-tazinë shërben për t’a parashikuar apo për t’a prezantuar të ardhmen, e cila mund të jetë ose utopike (e mirë) ose distopike (e ligë). Gjatë asaj periudhe ka dominuar prezenca distopike e së ardhmes, ndërsa temë e shpeshtë ka qenë edhe invazioni i fuqisë së jashtme e cila dëshiron t’a shkatrrojë njeriun. Shumëkush mendon se kjo është një alegori e paranojës antiko-muniste në SHBA apo që përmes të a.q libra të shkencës fantastike kanë qenë të projektuara porosi subliminale në mënyrë që të mbjellet frigë te popullata nga komu-nizmi. Romani i Hajnlenit e ndjek këtë for-mulë dhe për këtë armiqëtë e federatës së

vendeve janë prezantuar si “antropodë të cilët në mënyrë organizative, psikologjike dhe ekonomike përbëjnë etnitet komunal, apo një fis ultimativ e dictatorial”. Aku-zat për racizëm në këtë roman kanë të bëjnë pikërisht me përdorimin e emërtimit peorativ “bubrreca”, për shkak se i gjason ngjajshmërisë së emrave të ligë me të cilët është emërtuar shpesh herë armiku.Nëse bubrrecat kanë qenë simbolikë e komunistëve në atë periudhë dhe kontekst kohor, sot dhe në të ardhmen bubrrecat do të jenë një lloj tjetër i armikut. Porosia e përshtatjes filmike të romanit ka të bëjë me një “lloj të ri të armikut, me një lloj tjetër të luftës”. Në kontekstin bashkëkohor, ekstremistët fetar të cilët e zgjodhën ter-rorizmin si taktikë, zhvillojnë një luftë të pakufishme me perëndimin dhe përdorin metoda të pa kompromisë të terrorit, do të mund të kuptoheshin si bubrrecat e Hajn-lenit. Ata luftojnë për asgjësimin e rendit dhe për fitoren e tërësishme të ideologjisë së tyre. Lufta kundër terrorizmit gjithnjë e më tepër gjason në një luftë totale e cila kërkon pikëpamje të reja. Në qoftë se gjatë viteve 70’-80’ të shekullit të kaluar terror-istët kërkonin të ulen në tryezën e bisedi-meve, terroristët e sotëm nuk e kërkojnë këtë. Ata zhvillojnë luftë totale deri në fitoren përfundimtare, në formën e një ka-pitullimi të pakusht. Nëse fashizmi dhe komunizmi u shpal-lën si e keqja më e madhe e shekullit XX, është koha që armiqtë e demokracisë të cilët e përdorin terrorizmin, të shpallen si e keqja më e madhe e shekullit XXI. Lufta asnjëherë nuk ndalet dhe vetëm me forcë mund të mbrojmë rendin nga ç’rregullimi. Për shkak të kërcënimeve afatgjate nga terrorizmi, trendi i demilitarizimit mund t’i kushtojë shtrenjtë vendet evropiane. Ndoshta nevojitet shqyrtim i konceptit të qytetarit-ushtar dhe përsëri të vendoset kontributi i obligueshëm i secilit individ për sigurinë e shoqërisë.

Gjorgji Veljovski

Aspekti unikal rreth konceptit qytetari-ushtar është

përpunuar në kuadër të romanit shkencoro-fantastik të Robert Hajnlejnit në vitin 1959 “Ushtarët e Gjithësisë”

(Starship Troopers). Edhe pse ky roman përmban në vete ide kontraverse, është interesante se sot preferohet si literaturë nëpër shkollat ushtarake të

SHBA, ndërsa është obligativ për t’u lexuar edhe në kuadër

të marinës amerikane. Për këtë roman diskutohet sidomos kur tema është për drejtësinë dhe

obligimet e ushtarit dhe për marrëdhëniet ushtarako-civile

Page 53: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Në Prishtinë në afërsi të aero-portit civilo-ushtarak “Sllatina” është e vendosur galleria e dytë me e madhe e avionëve n ëish

Jugosllavi. Lartësia mbidetare e aeroportit është 545 metra, ndërsa shtegu i fluturim-aterimit është i asfaltuar me gjatësi prej 2500 metra. Deri në galerinë nëntokësore shpiejnë dy shtigje. Objekti mban emrin e koduar “Morava”, ndërsa ndërtimi i tij përfundoi më 1965. Hangari-galeria nën-tokësroe për fluturake është ndërtuar në dedikim të kodrës së Goleshit. Brendësia e galerisë është e gjatë 300 metra dhe në të mund të vendosen 24 avionë, në rast se të njejtët rradhitën sipas rradhës, ndërsa në qoftë se rradhiten nën kënd (pjerrët), aty ka vend edhe për deri në 40 avionë. Në hangarin nëntokësorë ka disa segmente të cilat nevojiten për funksionim normal të këtij objekti, si që janë: depoja e armëve, departamenti i pilotëve, punë-toria, blloku ventilues, rezervoaret e kar-burantit, etj. Kulla e kontrollit në kuadër të pjesës ushtarake të këtij aeroporti ka qenë e vendosur në maje të kodrës së Goleshit, ndërsa arritja deri në të ka qenë e mundur vetëm nëpërmjet ashensorit i cili ka qenë në brendësinë e galerisë. Në kohën kur ka funksionuar objekti “Morava” në të ka qenë i vendosur regjimenti i 83 dhe skuadronet e tij gjuetar 123 dhe 124 të cilët kanë qenë të pajisur me avionët “MiG 21-BIS” dhe “MiG-21 UM”. Hyrja e avionëve në galeri çdo herë është bërë nga jugu përderisa dalja nga ana veriore

e hangarit nëntokësor. Objekti ka funk-sionuar deri në shpërbërjen e Armatës Popullore Jugosllave (APJ), ndërsa më 1999 është marrë nga njësitë parashut-iste ruse të cilët fillimisht ishin pjesë e KFOR-it. Vetëm 3 kilometra në perëndim të qytetit të Trogirit dhe në 350-400 metra nga aeroporit civil “Split” gjendet hangar nën-tokësor për avionë me emër të koduar “Cetina”. Galeria nëntokësore e avion-ëve është e lidhur me aeroportin me dy shtigje për lëvizjen e avionëve. Është tejet karakteristike se këto dy shtigje e prejnë magjistralen Trogir-Split dhe gjatë kalimit të avionit drejt apo nga hangar nëntokë-sor, komunikacioni ndërpritet. Forma e galerisë nëntokësore është si germa latine “U” dhe është e gjatë 200 metra. Në brendësinë e tij mund të pranojë 10-12 avionë të llojit “MiG-21”. Sot objekti është jashtë përdorimit edhe pse i njejti nuk ka

dëme të shumta dhe mund të bëhet funk-sional sipas nevojës. Në afërsi të avioba-zës “Gollubovci” është e vendosur ish gal-leria nëntokësore e avionëve nën emrin e koduar “Zeta”. Objekti gjendet 30 metra nën sipërfaqen e kodrës Shipçanik. Gjatë-sia e përgjithshme e galerisë është 365 metra me gjerësi prej 13,5 metrashdhe me një lartësi prej 7 metrash. Më 27 prill 1999 baza u bombardua nga ana e Ale-ancës ku u asgjësuan 26 avionë mes të cilëve shtatë prej tyre të llojit “G-4”, super pulëbardha nga akro grupi “Yllëzit flutu-rues”. Asgjësimi nuk ka ardhur si pasojë e konstruksionit të dobët, por për shkak të dyerve të objektit të cilat kanë qenë të hapura dhe për shkak të stërmbushjes së galerisë nëntokësore. Sot në objektin “Zeta” është e vendosur magaza e verës “Plantazhi 13 Korriku”.

Zllatko Bllazhevski

Hangarë nëntokësor –galeria në ish Jugosllavi

Hangarët nëntokësorë në sistemin e mbrojtjes së Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) ishin unaza e dytë e sigurisë, ndërsa të tretën e përbënin kaponarët nga betonët e armatura. Aeroporti ushtarak

“Zheljava” për të cilin shkruajtën në njërin nga numrat e mëparshëm të revistës “Mburoja” ishte njëri ndër punimet më të mëdha ushtarako-

inxhinerike të ish Jugosllavisë. Përveç këtij aeroporti, Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ) pati ndërtuar edhe disa hangar nëntokësor – galeri në disa vende në tërë territorin e vet edhe atë: në Split, në Prishtinë, në

Podgoricë, në Mostar, etj.

Përgjatë historisë

Page 54: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

54

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më 19.12.1991 miratoi Deklaratën e pranimit ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë si vend i pavarur

dhe sovran. Paralelisht me këtë filloi edhe procesi i formimit të ARM-së, ndërsa bazën e përbënin nënoficerët, oficerët dhe personat qytetarë që ishin të punësuar në APJ. Sipas disa të dhënave të caktuara gjatë periudhës së viteve 1991/92, në APJ ka pasur rreth 3.500 oficerë dhe po aq nënoficerë dhe rreth 2.500 persona civil nga Maqedonia. Kjo praktikisht ishte baza nga e cila vinte kuadri për Armatën e re të Maqedonisë. Kishte edhe mjaft gjeneralë dhe oficerë të lartë për t’a udhëhequr armatën dhe të cilët për kohë të shkurtër e ngritën të njejtën. Në nëntor të vitit 1991 në Maqedoni do të arrinin më se 200 eprorë nga Maqedonia të cilët e lanë APJ-në, ndërsa në dhjetor, fillon edhe transportimi i armatimit, teknikës ushtarake nga Maqedonia në Serbi. Komandimi i ri në ARM është bazuar mbi unitetin e komandimit gjatë përdorimit të forcave dhe mjeteve, njëeprorësinë dhe obligimin për realizimin e detyrave dhe zbatimin e vendimeve dhe urdhërave të përgjegjësve. Presidenti i RM-së si komandant suprem i forcave të armatosura do t’i miratojë strategjinë dhe planin e mbrojtjes,

vendimet për zbatueshmërinë e gatishmërisë, do t’a miratojë strukturën e formacionit dhe atë organizative të armatës, sjell dokumente për zhvillimin e saj, vendime për mobilizimin e saj, etj. Presidenti gjithashtu kryeson edhe me Këshillin e Sigurimit të Republikës së Maqedonisë. Këshilli i Sigurimit i shqyrton çështjet lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Maqedonisë dhe i jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë i mbikqyrë kompetencat e Qeverisë lidhur me mbrojtjen, merr vendime për ekzistimin e rrezikut nga lufta, shpall gjendje lufte dhe miarton buxhetin ushtarak. Përgjegjësi të ngjashme ka edhe komisioni kuvendor për mbrojtje dhe siguri. Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka kompetencat lidhur me miratimin e planit të mbrojtjes, propozimin për buxhetin për mbrojtje, etj. Ministria e Mbrojtjes e përgadit strategjinë e mbrotjejs, e përpunon vlerësimin e kërëcënimeve dhe rreziqeve eventuale, është përgjegjëse për sistemin e mbrojtjes, për stërvitjen dhe për gjendjen e gatishmërisë së forcave të armatosura, për pajisjen dhe zhvillimin, ajo e propozon buxhetin për mbrojtje, etj. Pas miratimit të akteve themelore ligjore të nevojshme për funksionimin e armatës, me Dekret të komandantit suprem u realizua

Formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë

Jubile

Më 15.2.1992 u miratua “Ligji për Mbrojtje”, i përbërë nga

135 nene të cilët e rregullonin materien kushtuar

mbrojtjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë. Me këtë

ligj, mbrojtja e RM-së organizohet si sistem i

mbrojtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial të RM-së. Pas kësaj, Qeveria e RM-së i fton eprorët maqedonas nga ish hapësirat e RFSJ-së t’u bashkangjiten rradhëve

të ARM-së dhe merr vendim për angazhimin e tyre

profesional duke përfshirë këtu edhe përkujdesjen financiare e banesore

Page 55: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë

55

vendosja e detyrave më të rëndësishme formative si që janë: Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, zëvendës shefi i SHP të ARM-së, shefat e drejtorive të SHP të ARM-së dhe komandantëve të korpuseve. Shumë shpejt, pas kësaj u realizua vendosja dhe emërimi i eprorëve tjerë – komandantëve të brigadave, batalionëve dhe njësive gjinore e shërbimeve tjera përkatëse.Si shef i parë i SHP të ARM-së u emërua gjeneral-major Mitre Arsovski, ndërsa si zëvëndës i tij gjeneral-majori Trajçe Krstevski,ndihmës i zëvnedës shefit të SHP të ARM-së për gjendje gatishmërie dhe për punë operativo-mësimore (POM), gjeneral-majori Trajko Postollovski, ndihmës i shefit të SHP të ARM-së për detyra, koloneli Lubomir Siljanovski, ndihmësi i SHP të ARM-së për financa dhe buxhet, koloneli Filip Koteli, ndihmës i SHP të ARM-së për punë personale dhe organizativo-moblizuese, koloneli Bllagoja Grujovski, komandant i korpusit të 1. të Kumanovës, koloneli Janakie Manasijevski, komandant i korpusit të 2. të Manastirit, koloneli Pande Petrovski dhe komandanti i korpusit të 3. të Shkupit, koloneli Boris Stojanoski.Në tremujorin e parë të vitit 1992 paralelisht zhvilloheshin dy procese të rëndësishme. Në të parin në mënyrë intenzive bëhej deportimi

i njësive të APJ-së nga Maqedonia, duke e marrë me vete pajisjen e tërësishme, armatimin, automjetet, inventarin, duke lënë kazerma të boshatisura, depo, objekte të dëmtuara, etj. Pjesëtari i fundit i APJ-së e lëshoi territorin e Maqedonisë më 28.03.1992, tre ditë më herët nga termini i paracaktaur me marrëveshjen e nënshkurar nga ana e presidentit të atëhershëm Kiro Gligorov dhe shefit të atëhershëm të SHP të APJ gjeneralit Bllagoje Axhiq.Në procesin e dytë punohej në mënyrë intenzive për t’u realizuar përgaditjet e nevojshme, për t’u riparuar e sanuar dëmet e objekteve të lëna ushtarake, të realizohet furnizim i inventarit të nevojshëm (krevatë, shteretër, mobilje, automjete), etj. Njëkohësisht zhvillohej pranim-dorëzimi në kufij dhe në karaullat kufitare të cilat i morrën njësitë e MT-së së Maqedonisë. Të gjitha këto përgaditje realizoheshin në mënyrë intenzive nga ana e eprorëve dhe civilëve të cilët ngelën dhe vinin në kuadër të ARM-së nga hapësirat tjera të ish Jugosllavisë. Qëllimi parimor ishte që nga data 1.4.1992 të fillohet me pranimin e regrutëve të parë nga Maqedonia. Atë ditë filloi pulsinimi i Armatës së vendit tonë.

Gjeneral i pensionuar Boris StojanoskiProf. dr. Marjan Dimitrijevski

Shefat e Shtabit të Përgjithshem të Armatës së Republikës së Maqedonisë

Gjatë kësaj periudhe 25 vjeçare në ARM kanë ndodhur shumë reforma dhe

transformime, qëllimi i të cilave ka qenë arritja e standardeve të NATO-s dhe anëtarsim të RM-së në Aleancë. Deri më tani me SHP e ARM-së kanë komandaur 10 shefa të SHP të ARM-së.

1. Gjeneral-major Mitre Arsovski (16.3.1992-3.3. 1993); 2. Gjeneral -nënkolonel Dragoljub Bocinov (3.3.1993-8.7.1996); 3. Gjeneral Trajçe Krstevski (9.7.1996- 11.2.2000); 4. Gjeneral - nënkolonel Јovan Andrevski (11.2.2000-12.6.2001), 5. Gjeneral Pande Petrovski (12.6.2001-17.9.2001) 6. Gjeneral -kolonel Меtodi Stamboliski (17.9.2001-12.3.2004); 7. Gjeneral -major Gjorgji Bojaxhiev (12.3.2004-6.7.2005), 8. Gjeneral -nënkolonel Mirosllav Stojanovski (6.7.2005-16.8.20011)9. Gjeneral - nënkolonel Goranço Kotevski (16.8.2011-17.8.2015) и 10. Gjeneral - kolonel Меtodija Veliçkovski (17.8.2015-)

Page 56: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

56

Film

Çfarë do të thotë të jesh ushtarë?Cila është friga më e madhe e këtyre “njerëzve sypatrembur”? Ushtari është gjithmonë i gatshëm të

ballafaqohet fyt për fyt, të ballafaqohet me vdekjen dhe me erën e gjakut, është i gatshëm për luftë me secilin armik, në çdo kohë. Por a është i gatshëm që të luftojë me vetëveten e tij?. Filmi “Mina” e hulumton pikërisht këtë çështje, se sa ushtari arrinë që t’a tejkalojë vetminë dhe idenë se është lënë në harresë dhe në mëshirë të vetes? Sa është vullneti i tij për të qëndruar në kushte ekstreme dhe të mos lejojë që mekanizmi i tij për jetën të ndërpritet? “Miu eksperimental” që do të na përgjigjet në këto pyetje është Armi Hamer, protagonist kryesor, fati i të cilit do të lidhet me një minë në të cilën ai do të shkel si pasojë e pakujdesisë dhe rrethanave fatkeqe në mes të shkretirës. Pa pasur mundësi të lëvizë, pa ndonjë gjasë për ndihmë të shpejtë nga ana e armatës, Hameri duhet të mendojë për opcionet dhe të sjell vendimin e duhur, para rreziqeve të shkretëtirës që mund të jenë vendimtare për

të dhe fatin e tij. Atij, thjesht askush nuk mund t’i ndihmojë.

Luftë pa armikNë qoftë se nuk e keni lexuar përmbajtjen e filmit “Mina”, ndërsa keni vendosur që t’a shihni, në këta rast përgadituni për befasi. Filmi ka zhvillim të jashtëzakonshëm, jashtë çdo rregulli të zhvillimeve klasike të një tregimi filmik. Ai fillon me një skenë intensive të tensionuar e cila në një mënyrë paralajmëron një zhvillim dinamik dhe energjik të zhvillimit të ngjarjeve, paralajmëron tashmë rrëmuja të njohura shumë herë deri më tani në mes të “mirëve dhe të “këqinjëve” dhe na orienton si shiques se çfarë do të mund të flitej në tregim, ku më pas t’a kthejë rrjedhën e ngjarjeve në një drejtim të papritur dhe kështu të shëndrrohet në diçka që i afrohet monodramës psikologjike. Në skenën e parë i shohim dy partnerët – snajperistin Armi Hamer dhe spoterin Tomi në finalen e një misioni të madh ushtarak: ata duhet të eliminojnë një terrorist të rrezikshëm që pas një kërkimi të gjatë,

më në fund e kanë në shenjestër. Vetëm një tërheqje e këmbëzës së snajperit dhe detyra do të jetë e kryer. Por, konsitiucioni mental ushtarak i snajperistit mjegullohet me ndjenjën e empatisë për shkak të faktit që caku do të jetë prezent në dasmën e djalit të tij dhe kjo fillon t’a “hajë krimbi” i ndërgjegjes në marrjen e vendimit për t’a vrarë cakun pikërisht aty në atë moment. Në ato pak sekonda të humbura për t’a shkrepur snajperin, Hameri gjithnjë e më tepër bindet se nuk do të mund t’a vazhdojë jetën me mendimin se pikërisht ai dasmën do t’a lajë me gjak, e për këtë shkak ai tërhiqet. Por, ai tashma do të bie në sy të armikur dhe do të detyrohet të ikë, ku të dy do të përfunojnë në fushë minash në mes të shkretirës afrikane. Tomi është viktima e parë, ndërsa në përpjekje për të arritur deri te radiovalët dhe t’i ndihmojë atij, Armi Hamer duke hapëruar mbi rërën do të dëgjoj se këmba e tij ka shkelur mbi copëzën e metalit. Një “klikim” i qetë dhe ai më nuk guxon t’a lëvizë këmbën sepse kjo shpie drejt vdekjes. I vendosur pranë elementeve në natyrë, në shkretirë, i

„Mina“

Page 57: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

57

ballafaquar me rreziqet e ndryshme të cilat nuk e kursejnë, duke u ballafaquar me luftën psikologjike dhe rënien fizike të trupit të tij pa ushqim dhe pa ujë, ky ushtarë duhet të gjej mënyrë të del nga kjo situatë, sepse ndihmë nuk do të gjej të paktën edhe për 48 orë tjera. Lufta e tij për jetë, fillon pikërisht në këto momente.

Film ushtarak tejet jotipikFilmi “Mina” paraqet një disekcion të shkëlqyer të psikologjisë së njeriut i cili ballafaqohet njëkohësisht me fuqinë e pandalshme të forcave natyrore, me ndjenjën e vetmisë dhe me instiktin e mbijetesës. I lënë në situatë në të cilën koha nuk kalon, njeriu ka shumë hapësirë për të menduar. Ndërsa kur mendon dhe kujtohet edhe demonët vijnë në vizitë. Nëpër një sërë halucinacionesh që vijnë si pasojë e lodhjes, Hameri përballet me demonët e tij personal dhe me shtyllat e rrëzuara të personalitetit të tij që dalin përpara shpritit të tashmë Tomit të vdekur, trupi i të cilit shtrihet afër tij, përmes zërit të dashnores së tij Xhenit, përes vajzës së vogël të fshatit më të afërt…Në disa momente edhe ne si shiques nuk jemi të vetëdijshëm se çfarë është është e çfarë nuk është reale, ashtu si edhe vetë roli që graviton nga një situatë e vetëdijes dhe përqëndrimit të tërësishëm për të gjetur rrugëdalje, deri tek spiralja e errët e pavetëdijes. Si pasojë e gjithë kësaj, e pashmangshme është edhe ndjenja dëshpruese e vetmisë, si dhe e anashkalimit prej momentit që përgjegjësi Hamerit ia kumton lajmin se ndihma nuk do të vijë shpejtë. Që në minutat e para,

filmi shëndrrohet në tregim për një rol, për një set filmik, për një situatë të sikletshme. I gjiruar në anët e Fuenteventurës në disa pjesë të ishujve Kanare që paraqesin ishull të paemërtuar në rajonin e Afrikës. Lokacioni i saktë është anashkaluar dhe pothuajse nuk përmendet, ashtu si edhe profili e emri i terroristit i cili duhet të likuidohe, por këto dy elemente edhe ashtu nuk janë sipërfaqësisht relevante. Nuk dimë shumë as për të kaluarën e protagonistit kryesor, por e dimë se përtej oqeanit e pret e dashura e tij me të cilën ka marrëdhënie të cunguara, por ekzistenca e së cilës është megjithatë një motiv plotësues për të mos u dorëzuar.

Si mungesë të madhe do t’a cekim faktin se Hameri paraqitet si patriot amerikan i cili aspak nuk e di se çfarë kërkon në atë luftë dhe se cili është qëllimi i tij që në masë të madhe e diskrediton si person. Atipik në shumë gjera, nga paraqitja e deritanishme në filmin “Mina”, tashmë dihet se bëhet fjalë për një film në të cilin nuk hasim në kundërshtar real. Megjithatë, tensioni i zhanrit ushtarak

është jashtëzakonisht i pranishëm. Vepra debutuese e dy regjisorëve Italian në fushën e filmit të metrazhit të gjatë edhe pse në aspektin përmbajtësor duke pothuajse e liruar nga veprimet tipike ushtarake, nuk bën pjesë në karakteristikat e një drame të luftës, por ia del që të ruajë nivelin e një trailer ushtarako-psikologjik.

Mospërputhja e praktikës ushtrakeKy film nuk e arrinë potencialin e një bllokbasteri holivudian dhe nuk do t’i kënaq pritshmëritë e dashamirëve të aksionit ushtarak. Në të nuk hasim në operacione, strategji, arsenal armësh, beteja epike, por

kemi të bëjmë në një ndalesë introperspektive dhe vlera e filmit qëndron pikërisht në këtë pikë, në atë se nuk mund të shihet sipërfaqësisht dhe pa analizë. Loja e aktoriale e rolit kryesor në shumë skena është sipërfaqësore dhe ekziston një diskontinuitet i dukshëm edhe te skenari. Filmi gjithashtu ka hasur në kritika edhe nga njohësit e taktikës ushtarake, të trajnimit dhe të teknologjisë, duke cekur se dukshëm nuk ka konsultim të mjaftueshëm me ushtarakë sa i përket zhvillimit të filmit. Shumë gjëra bazike janë anashkaluar, nga fjala e ushtarëve, garderoba, e deri te sjellja e cila nuk

përkon me praktikën ushtarake. Definitivisht kemi të bëjmë me një vepër e cila duhet të përpunohet, por duke pasur parasysh faktin se kemi të bëjmë me film debutues për regjisorët, shpresat janë se gabimet do të shërbejnë si mësim dhe përvojë e mirë dhe se të njejtat do të tejkalohen gjatë punës së tyre të mëtejme.

Еlena Gjorgjievska

5757

Skenari dhe regjia: Fabio Guaglione, Fabio Resinaro

Rolet: Armie Hammer, Annabelle Wallis, Tom Cullen

Muzika: Luca Balboni, Andrea Bonini

Kinomatografia: SergiVilanova

Viti: 2016

Vendi: SHBA / Spanjë / Itali

Kohëzgjatja: 106 minuta

Çmimet: I nominuar për regjisor më të mirë debutues për çmimin „David Di Donatello”, nominim për montazhin më të mirë me çmim „Golden Ciak”

Page 58: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë

Glloboçica është fshat në komunën e Strugës. Gjendet rrëzë malit Karaorman, në brigjet e lumit Glloboçica, liqen artificial i

lumit Drini i Zi, i cili gjendet rreth 20 km në veriperëndim të Strugës, ndërsa është ndërtuar në vitin 1965. Diga është ndërtuar prej gurri, lartësia e saj nga themeli është 90 m, ndërsa nga shtrati i lumit 82,5 m. Liqeni është i gjatë 12 km, ndërsa gjerësia më e madhe arrinë deri më 224 m. Eshtë i dedikuar për prodhimin e energjisë elektrike përmes hidrocentralit me fuqi prej 41,6 MË dhe për rregullimin e rrjedhës së Drinit të Zi dhe për nivelin e ujit të liqenit tjetër Shpilje, me anë të së cilit formon sistem të përbashkët elektroenergjetik.Menjëherë pas bregut të liqenit banorët e fshatit strugan Gllobo¬çica kanë vënë themelet për ndërtimin e kishës së re kushtuar shënjtorit Shën Ilisë. Në afërsi të këtij vendi dikur ka ekzistuar kishë, e banorët dëshirojnë t’a vazhdojnë traditën e festimit të ditës së fshatit Shën Ilija e cila festë është ndërprerë me ndërtimin e liqenit artificial Glloboçica në lumin Drini i Zi. Me ngritjen e

hidrocentralit Glloboçica në vitin 1964, fshati pothuajse është shkrirë. “Me këtë ndërtim edhe kisha e vjetër e fshatit ka ngelur nën ujërat e liqenit, ndërsa banorët kanë dashur që tradita ortodokse të vazhdojë dhe mos të shuhet. Kisha disa dekada pas zhdukjes së saj është pothuajse e paprekur perpos që ka dëme të vogla në konstruksionin e kulmit. Brendësia e saj i është nënshtruar dëmit më të madh, por ikonet dhe rekuizitet tjera kishtare janë dërguar në kishën e Shën Gjergjit në Strugë. Në kohën kur niveli i ujit të liqenit bie, një pjesë e kishës del në sipërfaqe, sidomos kulmi i saj. Kur uji i liqenit është i pastër, mund të shihet mirë një pjesë e kishës. Në kishën e re, së bashku me kryqin është vendosur edhe pllaka përkujtimore nga kisha e dikurshme e cila daton nga shekulli i XV dhe e cila është nxjerë nga fund i Liqenit të Glloboçicës nga ana e një skuadre zhytëse në maj të vitit 2012.Përmes lumit, banorët e Glloboçicës së dikurshme tashmë për dy dekata krijojnë jetën e re në një lagje të re me shumë aksione të punës të cilat banorëve ua kthen

ndjenjën e të qenurit të bashkura, ndërsa lagjes i jep pamje të bukur. Para më se 20 viteve ata e kanë rindërtuar edhe kishën “Shën Antonij” deri tek i cili të shpie një rrugice e vogël malore. Banorët e fshatit të dikurshëm Glloboçica janë dashamirë të vërtetë të natyrës e cila spikatë me bukurinë e saj. Liqeni i Glloboçicës ka formë të gjatë dhe disi të pjerrët, gjegjësisht uji është thjeshtë i robëruar si në ndonjë shtratë të gjerë lumi në mes të maleve të larta edhe pse akumulimi artificial vepron në mënyrë shumë natyrale dhe shumë të mira. Përveç dashamirëve të natyrës këtu parajsën e tyre do t’a gjejnë edhe peshkatarët, sidomos ata të cilët janë në kërkim të llojeve specifike, si që është ngjala. Uji në këtë liqen artificial është aq i errët edhe rrethina është e qetë gje që ndikon njëkohësisht për një disponim më të mirë, por edhe për momente me frikë. Fshati i vjetër që ka qenë i prekur nga vërshimet kur është ngritur diga nuk mund të vërehet lehtë, por tregimi për të vetëm e vetëm zgjon kurreshtje edhe më të madhe.

Kristina Ilievska

58

Glloboçica vendi që ofron një përjetim ndryshe

Bukuritë e Maqedonisë

Page 59: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë
Page 60: Numri 93 Korrik 2017 50 denarë - Министерство за одбранаmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2017/09/93-Shtit-alb.pdf · 2017-09-29 · Numri 93 Korrik 2017 50 denarë