Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

download Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

of 12

Transcript of Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    1/12

    1KORRIK 2015 NGJALLJA

    NGJALLJANr. 7 (270) Viti XXIII i botimit KORRIK 2015 Çmimi 20 lekë

    Periudha e verës është një

    gëzim i veçantë për të rinjtë dhe të

    rejat orthodhokse. Është bekim i

    madh që ata marrin pjesë në një

    nga veprimtaritë më të rëndësishme

    dhe tradicionale që Kisha Ortho-dhokse Autoqefale e Shqipërisë

    organizon çdo vit prej dy dekadash

    për argëtimin, formimin dhe eduki-

    min e brezit të ri, në kampet verore

    për fëmijë e të rinj. Ato nisën më 2

    dhe 4 korrik dhe do të përfundojnë

    në fund të muajit gusht, të ndarë

    në tri turne, sipas moshave, fëmijë,

    gjimnazistë dhe studentë, të ardhur 

    nga Kryepiskopata dhe Mitropolitë.

    Tema e përbashkët shpirtërore

     për këtë vit është “Udhëto me

    Zotin”. Ajo do të përqendrohet në

    shembullin që na jep jeta e ApostullPavlit dhe do të zhvillohet me ve-

     primtari e referate, në mënyrë që

    edhe të rinjtë ta kuptojnë se si,

    ashtu si Apostulli, të mund të ecin

    së bashku me Perëndinë në rrugë-

    timin e tyre në jetë. Kampet do të

    kenë edhe veprimtari të tjera të

    larmishme, si shfaqje artistike e

    konkurse, aktivitete sportive, ek-

    skursione, shkuarje në plazh etj.

    Kampet zhvillohen nën kujdesin

    dhe me mundësitë e krijuara nga

    Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi

    Anastas, i cili i konsideron ato si“shkolla verore”.

    Dy turnet e para të kampit të

    djemve do të zhvillohen afër qytetit

    të Durrësit, në mjediset e bukura

    dhe të pajisura me të gjitha kushtet

    të Manastirit të ri të Shën Vlashit

    dhe Akademisë Teologjike “Ngjallja

    e Krishtit”, ndërsa kampi i tretë, ai

     Filluan kampet verore për fëmijët dhe të rinjtë orthodhoksë.

    Ato janë quajtur nga Kryepiskopi Anastas si “shkolla verore”.

    “Udhëto me Zotin”

    me studentët, do të zhvillohet mes

    natyrës së mrekullueshme të breg-

    detit në Manastirin e Shën Jorgjit,

    në Çukë, afër Sarandës.

    Të tri kampet e vajzave do të

    zhvillohen në mjediset e bukura dheme të gjitha kushtet të Manastirit

    historik të Shën Joan Vladimirit,

    afër Elbasanit.

    Deri tani janë zhvilluar dy

    kampet e para për djem, ku morën

     pjesë 180 fëmijë dhe të rinj dhe dy

    kampet e para për vajza, ku morën

     pjesë 170 kampiste.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    2/12

    2 NGJALLJA KORRIK 2015

    Shembulli dhe vlerat e bashkë- jetesës shembullore në vendin tonë po vlerësohen e promovohen gjith-një edhe më tepër edhe në veprim-tari jashtë Shqipërisë. Një aktiviteti tillë ishte edhe ai që u mbajt më 2korrik 2015, në Milano të Italisë, nëPallatin e Medias (Circolo della sta-mpa), me pjesëmarrjen e një publikutë gjerë dhe të përfaqësuesve të tëgjitha komuniteteve fetare të vendit

    tonë. Tema e konferencës ishte“Shqipëria: një shembull i bashkë- jetesës ndërfetare në Evropë”.

    Konferenca u organizua nga“Dialog Milano”, mbështetur ngadisa institucione të tjera dhe u mbajtnë kuadër të një prej ekspozitavemë të mëdha në botë, EXPO 2015,e cila zhvillohet po në Milano.Konferenca u moderua nga z. Al-

     berto Quattrucci dhe u përshëndetedhe nga konsullja e Shqipërisë nëMilano.

     Në emër të Kishës Orthodho-kse Autoqefale të Shqipërisë foliEpiskopi i Krujës, Hirësia e TijAndoni, i cili bëri një retrospektivëtë shkurtër historike të kushtevedhe faktorëve të ndryshëm që kanëndikuar në kulturën dhe psikologjinëshqiptare në kultivimin e ndjenjëssë tolerancës dhe harmonisë ndër-fetare në vend. Këto vlera tek shqip-tarët janë vënë re dhe vlerësuar nga vizitorë dhe historianë të ndry-shëm ndër shekuj, të cilët me si-mpati kanë shprehur habinë dheadmirimin e tyre për mënyrën se sishqiptarët kanë ditur të ruajnë

    Shqipëria: një shembull i bashkëjetesës ndërfetare në Evropë

    - Konferencë në Milano, Itali, e zhvilluar në kuadrin e EXPO 2015 -

    ekuilibrat e bashkëjetesës paqë-sore, me gjithë situatat e vështiraose rastet e veçuara të konstatuara.

     Ndër të tjera ai përmendi rolin po-zitiv dhe konstruktiv që kanë dhënëdrejtuesit e Komuniteteve Fetarehistorikisht, por dhe gjatë viteve tëvështira të rindërtimit të institucio-neve fetare, ku të gjithë u gjendënnë kushte tepër të vështira. Inicia-tiva të ndryshme bashkëpunimi

    gjatë këtyre viteve të shkëmbimittë vizitave, aktiviteteve të përba-shkëta etj., kanë forcuar edhe mëtepër marrëdhëniet e mira ndër-fetare mes komuniteteve fetare nëvend. Gjithashtu ai u ndal edhe në

    sfidat që i duhet të përballen ko-munitetet fetare në Shqipëri, siedhe shoqëria shqiptare në përgji-thësi, me fenomenet e reja dhe të

     padëgjuara më parë, si ai i terroriz-mit fetar dhe i pjesëmarrjes së shqip-tarëve në këto konflikte. Gjithashtu,ai trajtoi edhe probleme të qenësi-shme për komunitetet fetare, si ai ikthimit dhe kompensimit të pro-nave, që edhe pas 25 vjetësh nuk ka

    gjetur ende zgjidhje, çështje kjo elidhur ngushtë me pavarësinë eko-nomike të komuniteteve fetare sidhe të ruajtjes së integritetit të tyredhe njëkohësisht të domosdoshme

     për përmbushjen e misionit të tyre

    fetar dhe humanitar. Një shqetësim,shtoi ai, mbetet ende kthimi i kisha-ve në pronësi të Kishës Orthodho-kse që janë monumente kulture,duke shmangur në këtë mënyrë një

     padrejtësi, por edhe raste të abuzi-mit ose keqpërdorimit të tyre. Në

     përfundim, ai u ndal në vlerën e bashkëjetesës fetare, si një kusht i përjetimit fetar, ku respekti për tjetrin është një ndër urdhërimet

    dhe parimet bazë të Krishterimit.Kumtesa mbajtën edhe përfa-

    qësues të komuniteteve të tjerafetare të vendit tonë tonë, të cilëtkanë folur për vlerat e harmonisëndërfetare te shqiptarët.

    Me www.orthodoxalbania.org

    do tëgjeni nëinternet K ishën Or thodhokse Autoqefale tëShqipërisë 

    Shihemi, lexohemi e dëgjohemi në moment dhe kudo në të gjithë globin me

    www.orthodoxalbania.org

    Kisha jonë Orthodhokse me faqen e sajzyrtare përpiqet të përcjellë mesazhin dhe

    informacionin e saj edhe në internet.Ajo i njeh vizitorët e saj me:

    - besimin e krishterë orthodhoks,- organizimin dhe veprimtarinë e strukturave

    institucionale,- lajmet më të fundit,- arsimin, edukimin dhe shërbimin social e

    kulturor që ofron në shoqëri,- ndërtimin dhe restaurimin e kishave dhe

    manastireve,- botimet kishtare etj.

    Teksti këtu ndërthuret me fotografi, mesazh zanor,muzikor e filmik.

    Këtë informacion do ta gjeni në tri gjuhë: shqip,anglisht e greqisht.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    3/12

    3KORRIK 2015 NGJALLJA

    Kisha e re e qytetit të Gramshit,

    pak para kremtimit të festës së saj,Metamorfozës së Shpëtimtarit, ukompletua edhe me ikonostas. Kjokishë është një dhuratë e Kryepi-skopit Anastas për besimtarët ekësaj enorie, sepse ka qenë Fort-lumturia e tij që bëri të mundur mbledhjen e fondeve të nevojshme,realizimin e një projekti të bukur dheqë e ndoqi me shumë interesim epërkushtim ndërtimin dhe plotësi-min e saj me të gjitha pajisjet kish-tare, për të vazhduar kështu traditat

    e pasura orthodhokse të kësaj zone.Ikonostasi është realizuar prejdru panje të përzgjedhur dhe ështëi gjithi i gdhendur me dorë, me orna-mente kishtare me nivel të lartë ar-tistik, siç ka qenë gjithnjë tradita jo-në orthodhokse. Ndërtimi i këtijikonostasi u realizua në punishtene posaçme të gdhendjes së drurit,në “Nazaret” - Kompleksi i puni-shteve të Kishës sonë Orthodho-kse, dhe është vazhdim i realizimit

    Një dhuratë për orthodhoksët e Gramshit

    - Në kishën Metamorfoza e Shpëtimtarit u vendos ikonostasi i ri i gdhendur me dorë nga mjeshtrat tanë -

    të disa ikonostaseve të vendosuranë kishat e reja të ndërtuara në zo-na të ndryshme të vendit.

    Specialistët tanë të kualifikuar  për punimin dhe gdhendjen e drurit,

    si: Albert Janku, Vladimir Golemi, Nikollaq Çala dhe Eduard Karaj, tëndihmuar dhe nga punonjësit esektorëve të tjerë të “Nazaretit”,veçanërisht nga ikonografi Kristo

    Papanikollau, kanë arritur të japinnjë vepër të re funksionale me vleraartistike.

    B.

     Ndërroi jetë, më 20.06.2015, në moshën 89vjeçare, “Nderi i Psaltëve të Kishave të Beratit”,Z. Sotir Tapia, një shembull përkushtimi, talenti,

     besimi e dashurie ndaj Krishtit Perëndisë tonëdhe Kishës së tij.

    U lind më 20 korrik 1926 (ditën e Shën Ilias),në lagjen Kala, në një familje të thjeshtë za-natçinjsh (rrobaqepës). U pagëzua vetëm tri ditë

     pas lindjes, sepse u sëmur rëndë dhe e ëma,

    Llambrinia, e cila ishte një grua shumë besim-tare, vendosi ta pagëzonte për çdo të papritur.Atë Theodhori u propozoi prindërve të gjyshitta pagëzonin me emrin Sotir (Shpëtimtar), meqëmjekët nuk u kishin dhënë shpresa për foshnjën.Zoti Sotir ka filluar të punojë në moshën 13-vje-çare. I ati, Kici, i cili ishte gjithashtu rrobaqepës,e merrte në dyqanin e tij për t’i mësuar zanatin,

     profesion të cilin e vazhdoi me pas në Ndër-marrjen Tregtare Lokale Artizanale, më vonënë Ndërmarrjen Riparim - Shërbimi si prestar,

     përgjegjës sektori, derisa doli në pension më1986. Që i vogël, kur shkonte në kishë qëndronte

     pranë psaltëve duke mësuar tropare. Më pas u

     bë psalt në kishën e kalasë (në vitet 1944-1967). Në kohën e diktaturës e mbajti besimin duke

    vazhduar të festonte në fshehtësi, të kremtet emëdha të Kishës sonë. Që nga 12 dhjetori i vitit1990 e deri ditën e fjetjes së tij më Zotin, Sotir Tapia nuk zbriti kurrë nga psaltiri, duke dhënëvullnetarisht kontributin e tij në ringritjen dhe

     përparimin e kishës.Z. Sotir ishte një njeri i veçantë e plot vlera,

    i cili deri në fund të jetës, zbatoi me përpikëri betimin e psalmistit, që thotë: “Do ti këndoj Zotitsa të rroj, do t’i psal Perëndisë tim, sa të jemgjallë!”. Jeta e tij tokësore u ndërpre tragjikisht

    nga një aksident rrugor, për të vazhduar të psalëme engjëjt në jetën e pasosur.

    Fjeti Z. Sotir Tapia, “Nderi i Psaltëve të Kishave të Beratit”

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    4/12

    4 NGJALLJA KORRIK 2015

    Etërit dhe Mësuesit Ekumenikë të Kishës

    I përmbilavdëruar je, o Kr isht,

    Perëndi a ynë, qëthemelove mbi 

    dhéndr içues, Etërit tanë, dhe, me anën e tyre, na dr ejtove tëgj ithëve 

    nëbesimin e vërtetë, o i shumë- 

    mëshirshëm, lavdi mëTy.

    (Përlëshorja e Etëve të Shenjtë)

     Ndërgjegjja e Kishës njohu si “Etër të Ki-shës” disa nga drejtuesit shpirtërorë, shkrimtarëdhe theologë të Kishës. Në Dhiatën e Re termat

    “atë” dhe “bir” kanë zakonisht një kuptimharizmatik. “Ati” nënkupton një veçori jo vetëm priftërore, por më tepër shpirtërore. Ai ështëinterpretuesi dhe predikuesi i së vërtetës nëKrisht, i cili i rilind njerëzit dhe i radhit ata nëtrupin e Krishtit, në Kishë, me mësimdhënien etij origjinale (autentike) dhe të drejtë, si dhe me

     jetën e tij të shenjtë. Apostull Pavli përpiqet t’ushpjegojë korinthasve për këtë atësi duke ushkruar atyre: “në qoftë se keni 10.000 mësuesnë Krishtin, por nuk keni shumë Etër; sepseunë, me anë të Ungjillit në Krishtin Jisu, ju linda”(I Kor 4: 10-15).

    Me këtë mënyrë, Kisha Orthodhokse vazh-don t’u japë titullin e “Atit të Kishës” të gjithëatyre personave që kanë hirin e Kryepriftërisëose të priftërisë, akoma edhe tek murgjit ethjeshtë (p.sh. shën Andoni, i cili nuk dinte asshkrim, as këndim) dhe udhëheqin në Krisht po-

     pullin e Zotit në shpëtim, me autoritetin e Mësim-dhënies Orthodhokse dhe shenjtërinë e tyre.

    Etërit dhe Mësuesit e Kishës, me ndriçimine Shpirtit të Shenjtë, ndihmuan në njohjen dhe

     përhapjen e së vërtetës dhe gjithashtu në formu-limin e besimit të krishterë në dogmë ose meveprat e tyre, ose me pjesëmarrjen e tyre nëpër 

    Sinodet e Kishës. Duke pasur si themel dhe bazë Shkrimin e Shenjtë, ata hapën me mendi-min e tyre rrugë për qartësimin dhe zbulimin edritës së vërtetë. Kështu, sa largohemi nga vitetapostolike dhe nga dëshmitarët e drejtpërdrejtëtë predikimit të krishterë, rezulton nevoja për 

     përcjelljen e rregullt dhe origjinale të Mësim-dhënies dhe të përmbajtjes së besimit. Pikërishtkëtë punë ose detyrë e marrin përsipër Etërit eKishës.

    Fillimisht termi “Atë” iu dha Episkopëve, sidrejtues shpirtërorë dhe Mësues, të cilët lidhenme të krishterët - bijtë e tyre shpirtërorë me një

    lidhje të njëjtë si Ati = prindi - fëmija, osemësuesi - nxënësi. Me këtë mënyrë, nëpërmjetEtërve trashëgohet besimi te brezat e rinj tëçdo kohe. Kjo lidhje siguron mirëmbajtjen dheruajtjen e saktë dhe të përpiktë të besimit tëdrejtë (Orthodhoksisë) dhe i vendos Etërit dësh-mitarë të besueshëm të Traditës së Kishës. Qëkëtu buron autoriteti dhe origjinaliteti i Etërve,meqë dëshmia e tyre vërtetohet dhe riprodhon

     parimet e besimit, të cilat përfundimisht nadrejtojnë te predikimi apostolik. Pra, të rregulltdhe të saktë konsiderohen ata Etër, mendimettheologjike të të cilëve jehojnë dhe përputhen

     plotësisht me traditën apostolike (“Ky është besimi i Etërve, ky është besimi i Apostujve”.Vendimi Sin. VII Ekumenik).

    Shfaqja e mendimeve të shtrembra dhe he-retike, e mospërputhjeve dhe e mosmarrë-veshjeve në bisedat dhe debatet rreth çështjesTriadhologjike (shek. IV), që kishte munduar 

     jashtë mase botën e krishterë që në shekujt e parë, drejtoi në nevojën e mbështetjes dhe paraqitjes së besimit të drejtë (Orthodhoksisë)gjithmonë sipas Shkrimit dhe Traditës sëShenjtë. Ndihmues në këtë detyrë të vështirëtë Kishës u gjendën Etërit e Kishës.

     Në këtë kohë përmbajtja e termit “Atë”zgjerohet edhe më tej. Ai përmban edhe burrat

    e ndriçuar kishtarë (jo vetëm episkopët), të cilëtu dalluan për ndeshjet e tyre kundër ideve dheteorive heretike dhe ndihmuan në formulimin ekanoneve të besimit të drejtë nëpër SinodetLokale dhe Ekumenike. Siç rezulton nga proces-verbalet e këtyre Sinodeve, prania e Etërve nëto ishte përcaktuese dhe vendimtare. Veçoridalluese qëndron fakti se gjatë formulimit tëvendimeve dogmatike të Sinodeve Ekumenikeafirmohet si frazë fillestare: “Duke ndjekur Etërit e Shenjtë...” (Vendimi dogmatik i Sin. IVEkumenik).

    Kushti i rëndësishëm i autoritetit dhe origji-

    nalitetit të një “Ati” të Kishës është jeta e tij eshenjtë. Njohja e origjinalitetit dhe e autoritetit

    të një Mësuesi të Kishës ka si kusht kryesor qëshpjegimi dhe interpretimi i Shkrimit të Shenjtëqë ai bën dhe Mësimdhënia e tij nuk bien në

    kundërshtim me Mësimdhënien zyrtare tëKishës dhe Traditën e saj dhe gjendet në për- puthje të plotë me opinionin dhe me besimin eEtërve të tjerë, të cilët janë të njohur nga Kisha.

    Etërit dhe MësuesitEkumenikë

    Termi “Mësues Ekumenik” që u jepet Etërveme të njëjtin kuptim si në Lindje, ashtu edhe nëPerëndim, gjatë shekujve të parë u përket teori-kisht atyre Etërve emrat e të cilëve përkujtohennë procesverbalet e Sinodheve Ekumenike, të

    cilat njihen si të përbashkëta si në Kishën Li-ndore, ashtu edhe në atë Perëndimore. Kështu,në procesverbalet e Sinodit V Ekumenik (553)quhen Etër të Kishës: Athanasi, Hilari, Vasili iMadh, Grigor Theologu, Grigori i Nisës, Au-gustini, Theofili, Joan Gojarti, Kirili i Alek-sandrisë, Leoni i Romës, Prokli etj. Është njërenditje në të cilën numërohen pa dallim emrate Etërve Lindorë dhe Perëndimorë. Shumë ngakëta Etër të Mëdhenj të Kishës, të cilët jetuangjatë shekujve IV-V dhe u dalluan për betejat etyre kundër herezive, në formulimin e dogmavetë besimit dhe në zgjidhjen e problemeve të

    ndryshme kishtare, u njohën nga tërësia e Ki-shës dhe u quajtën: Mësues Ekumenikë.

    Problemi i pranimit të përbashkët të Etërve,si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim, lindikryesisht në shek. IX-XI e më pas, si pasojë elargimit gradual dhe të skizmës së madhe midisdy kishave.

    Patrologët perëndimorë, duke u bazuar tekushti i lashtësisë, thanë se Etërit e Kishëskufizohen deri në shek. VIII. Sipas tyre, Ati ifundit në Lindje është Joan Damaskini. Pikë-

     pamja Orthodhokse për këtë çështje është endryshme dhe e kundërt. Kisha është vendi ku

    shfaqet vazhdimisht veprimi shenjtërues iShpirtit të Shenjtë dhe vazhdimisht dalin Etër.Këtë e fuqizon edhe fakti se Kisha Orthodhoksenjeh shumësi Etër të Kishës që kanë jetuar pasDamaskinit, si p.sh. Foti i Konstandinopojës,Simeoni Theologu i Ri, Grigor Pallamai, Niko-dhim Ajoriti etj. Kisha është organizëm i gjallë,i cili evoluon dhe nuk është diçka statike, evdekur, që i përket së shkuarës së lashtë dhe tëlargët. Ajo ka gjithmonë autoritet dhe ështëaktuale brenda kohës, meqë Shpirti i Shenjtë i

     jep jetë, e rinovon dhe e drejton me po të njëjtinrezultat si në lashtësi.

    Arkimandri t Kozma Sovjani 

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    5/12

    5KORRIK 2015 NGJALLJA

    Shën Andrea, më i madhi ishenjtorëve ikonografë, lindi rrethvitit 1360. Disa supozojnë se kaloi

    disa kohë në Bizant kur ishte i ri,por ajo që dihet mirë ësh të semësoi artin e ikonografisë në Rusinga Theofan Greku. U bë murg nëManastirin e Shpëtimtarit të Më-shirshëm në Moskë, themeluar ngashën Androniku (1360), dishepull ishën Sergjit, jetoi në Lavrën eTrinisë së Shenjtë, nën drejtiminshpirtëror të shën Nikonit (17nëntor), nën hijen e shën Sergjit.Gjatë këtij qëndrimi, i ngarkuanafrskimin e kishës së Shën Trinisë,

    i shoqëruar nga bashkëdishepullidhe vëllai më Krisht, Danieli i Zi.Punuan së bashku në Moskë dhedekoruan Katedralen e Fjetjes sëVladimirit.

    Të dy murgjit ikonografë kresh-monin dhe luteshin dhe ishin tëmbushur me hirin hyjnor. Mendjendhe shpirtin i kishin të kthyera drejtdritës hyjnore që shkëlqente në ze-mrat e tyre, duke përçuar në ngjyrambi muret dhe pllakat, reflektimete kësaj soditjeje të brendshme. Të

    dielave kur nuk merreshin me pik-turë, qëndronin përpara ikonave qëkishin pikturuar paraardhësit e tyre,me gëzim dhe dritë hyjnore. Pra-ndaj dhe Perëndia i lavdëroi në orëne tyre të fundit: Andrea fjeti i pari

    Kujtimi i oshënarit ANDREA RUBLEV

    (rreth 1427), pastaj Danieli u sëmur dhe, para se të braktiste këtë jetë,

     pa shokun e tij në lavdi të madhe, icili e thërriste për lumturinë e

     përjetshme dhe të pafund.Të gjitha ikonat e pikturuara nga

    shën Andrea janë plot me hir, dhedisa janë dhe mrekullibërëse, me-gjithatë pa asnjë dyshim më e fam-shmja është ajo e Shën Trinisë,

     pikturuar në kishën e Lavrës sëShën Sergjit, me urdhër të Nikonitdhe që Sinodi i 100 Kapitujve eshpalli modelin e ikonës ortho-dhokse (1551). Shenjti paraqet meart të rrallë dhe fuqi të pakraha-sueshme teologjike dashurinë e pa-masë që bashkon Personat hyjno-rë. Lëvizja qarkore që paraqet uljae kokës së Engjëjve dhe pema nëfund të skenës, e bëjnë besimtarinqë qëndron me shpresëtari përparakësaj “ikone të ikonave” dhe të

     bëhet pjesëmarrës i këtij kori hyj-nor. Edhe ai ftohet të marrë pjesënë këtë tryezë ku dallohet një kaf-shë e flijuar, simbol i banketit euka-ristik.

    U kanonizua nga Patriarkana e Moskës, më 1988, me rastin e Mijëvjeçarit të Pagëzimit të Rusisë, por ishte nderuar si shenjtor në Lavrën e Shën Sergjit, me Danielin e Zi, që prej shekullit XVI.

     Një theolog i madh rus, Pavël Florenski, tha: “Trinia e Rublevit ekziston, pra Perëndia ekziston.”

    Sipas interpretimit të P. G. Bunge, kjo ikonë është paraqitja e Pentikostisë sipas Ungjillit të shën

     Joanit (Jn. 14.16): Birin, në qendër, duke i treguar Atit potirin e sakrificës së tij, i kërkon të dërgojë 

    Shpirtin e Shenjtë, jo më si “fuqi”, por si Person.

    Kujtimi i martirit të ri

    KRISTODHULI i KASANDRËSgrushte dhe me shpatat që kishin dhe të

    gjakosur e çuan zvarrë te gjykatësi. Meqenëse

    i kundërshtonte propozimet e magjistratit, e

    dënuan me varje. E nxorën përsëri në gjyq, i

    dhanë 204 goditje me shkop dhe pastaj e çuan

     për ta ekzekutuar. Rrugës u kërkoi të falur të

    krishterëve që takonte.

    E varën, më 28 korrik 1777, para portës

    së kishës së Shën Minait. Trupin e zbritën

    vetëm pas dy ditësh. Pasi e varrosën, u bënë

    shumë shërime nga pjesët e litarit që kishte

    shërbyer për ta varur, si dhe pjesë nga këmishae tij.

    Shën Kristodhuli ishte me origjinë nga

    gadishulli i Kasandrës dhe që në moshë të re u

     bë rrobaqepës në Selanik, i specializuar në

    qepjen e pelerinave prej leshi të trashë. Një

    ditë pa një të krishterë bullgar që u bë

    mysliman, vajtoi për humbjen e shpirtit të tij

    dhe mori vendim të martirizohej. Rrëfeu

    mëkatet, doli në rrugë me kryq në dorë dhe

    hyri në një kafene, ku fendëruari bashkë me

    disa jeniçerë po festonte me bujë rrethprerjen

    e tij. Kristodhuli i zgjati kryqin që ta puthte

    dhe e pyeti se përse e kishte mohuar Shpëtim-tarin. Jeniçerët u sulën mbi të dhe e rrahën me

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    6/12

    6 NGJALLJA KORRIK 2015

    Si çdo kulturë gramatologjike edhe gjuhashqipe, siç e dimë, filloi të hedhë hapat e parëdhe të emancipohet më së shumti nga nevoja enjerëzve për të kuptuar dhe njohur Shkrimet eShenjta. Në këtë kontekst punimi synon të hedhëdritë mbi një figurë të rëndësishme të filologjisëdhe përkthimit, Grigor Gjirokastritin, për të cilinnuk dihet pothuajse asgjë, përveçse emrit të tij.Vepra e tij, përkthimi i Dhiatës së Re në gjuhënshqipe, përbën një ndër monumentet e para filo-logjike e religjioze të plotë të gjuhës shqipe(1824). Në këtë këndvështrim vepra e tij është

     parë në kontekst me rrethanat historike dhe si produkt i lëvizjes kulturore arsimore të shqip-folësve të Korfuzit dhe ishujve jonianë në përgji-thësi në fillim të shek. XIX, numri i të cilëve urrit me instalimin këtu të shqiptarëve nga Sulidhe Parga. Gjithashtu këtu bëjmë të njohur njëfigurë të rëndësishme që kontribuoi fuqishëmnë këtë përkthim, atë Andrea Idromenon, njëintelektual shqiptar nga Parga, doktor nderi iAkademisë Joniane dhe anëtar i Shoqërisë Bi-

     blike Joniane që mundësoi këtë përkthim. Meto-da hulumtuese sjell fakte dhe argumente nga

    një bibliografi e hershme, e rrallë dhe e mirë-qëmtuar, ku përmendet edhe studiuesi EvlogjioKurilla si autor i parë i një punimi për të (1933).Punimi hedh dritë mbi vlerat e këtij përkthimi,shtysat që e mundësuan, situatat dhe kushtethistorike, si dhe mbi fakte të reja të jetës dheaktivitetit të Grigor Gjirokastritit.

    Hyrje

     Në këtë punim bëhet fjalë për të dhëna tërëndësishme në lidhje me Grigor Gjirokastritin,figurë e gramatologjisë dhe filologjisë shqiptare,me kontributin e tij në në botimin e parë të

    Dhiatës së Re në gjuhën shqipe, me të cilënhidhen themelet e filologjisë shqiptare.

     Nën dritën e të dhënave të reja që botohenkëtu për herë të parë, mësohet më shumë për aktivitetin e tij, si dhe të bashkëpunëtorit të tij,fare i panjohur për lexuesin shqiptar, AndreaIdromenon, shqiptar nga Parga, emri i të cilitlidhet edhe me lëvizjen për emancipim kulturor të arvanitasve të ishujve të Jonisë, të cilët sy-nonin shkrimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe.

    Të dhëna për Grigor Gjirokastritin(Argjirokastritin) dhe aktivitetin e tij

     Në kuadrin e vlerave të përgjithshme që ukrijuan në shekuj, në fushën e gramatologjisë

    Grigor Gjirokastriti dhe gramatologjia shqiptare

    dhe filologjisë shqipe, një vend të rëndësishëmzë edhe Grigor Argjirokastriti, apo Gjirokastritisiç jemi mësuar ta quajmë, me botimin e

     përkthimit të Vangjel Meksit të Dhiatës së Renë gjuhën shqipe, që për nga rëndësia përbënnjë ndër monumentet e para filologjike dhereligjioze të plotë të gjuhës shqipe. Dhe kjo për arsyen se përkthimi shqip i Dhiatës së Re, i bërësipas të gjithave gjasave nga Vangjel Meksi nëStamboll ose në Selanik, ishte një arritje e rë-

    ndësishme pas shumë përpjekjesh të mëdha, qëe kanë zanafillën nga Anonimi i Elbasanit,Dhaskal Todhri dhe Grigori i Durrësit.

    Përkthimi i Shkrimit të Shenjtë në gjuhën evendit është nisma e parë e kultivimit dhezhvillimit të gjuhës shqipe, dhe në këtë aspekt

     prurja dhe kontributi i Grigorit është i madh. Ndërkohë që vepra e tij është e njohur dhe estudiuar nga albanologë dhe gjuhëtarë tëndryshëm, për botuesin e këtij përkthimi në fjalënuk dihej asgjë përveç emrit të tij dhe mbiemritqë përcaktonte vendin e tij të origjinës. Për herëtë parë për të, një studim serioz dhe të plotë ka

     bërë studiuesi Evlogjio Kurilla i cili i shtyrë prejmikut të tij Mit’hat Frashëri*, boton një studim

     për të në periodikun “Theo-logjia”, në Athinë në vitin 1933.

    Mit’hat Frashëri duke njohur kapacitetin e E. Kurillës sistudiues dhe dijet e gjeraenciklopedike që dispononte, ilutet atij të shkruajë për të, nëmënyrë që të dihet diçka mëtepër se emri i Grigor Gjiro-kastritit*. Ndërkohë që për 

     publikun shqiptar pothuajseasgjë nuk është thënë për të,

     për aktivitetin dhe rrethanat nëtë cilat ai punoi, për të nadhënë botimin e këtij varianti

    të hershëm dhe korrekt tëShkrimit të Shenjtë në gjuhënshqipe. Megjithëse EvlogjioKurilla mendonte se këtë ve-

     për e kishte përkthyer tërë-sisht Grigor Gjirokastriti, ndër-sa Vangjel Meksi ka qenë ve-tëm një redaktues i tij, inici-ativa e tij për të sjellë në dritëtë dhëna të panjohura për jetëndhe veprimtarinë e Grigor Gjirokastritit, përbën një vlerëtë madhe, pasi kontributi i tijqoftë edhe si redaktues, re-

    censues dhe botues i Dhiatëssë Re ka qenë i rëndësishëmdhe vendimtar.

    Por cili ishte Grigor Gjirokastriti?

    Të dhëna biografike për GrigorGjirokastritin, Episkop i Paramithisë (1779)

    Grigori mendohet të ketë lindur në qytetin eGjirokastrës, aty nga vitet 40 të shek. XVIII,qytet i cili i në atë kohë i përkiste mitropolisë sëDrinupolit, prej të cilit kanë dalë burra të mëdhenjdhe klerikë të dëgjuar, ku mund të përmendim

     patrikun e Konstandinopojës, Joasafin e Madh(1555 - 1565), mitropolitin e Tërnovës, Josifin, icili ndërroi jetë në manastirin e Lavrës në Maltë Shenjtë, ku ende ruhen dorëshkrime tëveprave të tij, midis të cilave edhe përkthimi i

     psalmeve, mitropilitin e Korçës, Neofitin (1845-1896), Neofit Derkon, një ndër figurat më tërespektuara të Fanarit, mitropolitin e Larisës,

     Neofitin e Dytë (1875-1896), mitropolitin ePogonianisë dhe Delvinës, Vasil Papahriston etj.

    Për Grigor Gjirokastritin, bir i kësaj treve, në“Katalogun historik të episkopëve të parë dhetë kryepiskopëve e mitropolitëve të Athinës”,

    hartuar nga arkimandrit Panaret Kostandinidhu,më pas mitropolit i Mesinisë, shkruhet: “Burrë i

    Dr. Dion Tushi 

     Departamenti i Gjuhë - Letërsisë,Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë 

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    7/12

    7KORRIK 2015 NGJALLJA

    virtytshëm, i përkushtuar në besim dhe arsim-dashës”. Nga të dhënat që jep ai vetë mësojmëse në atdheun e tij u dorëzua fillimisht si episkopi Paramithisë. Nga të dhëna historike mësojmëse ai gjatë përpjekjeve të përgjakshme të suljo-tëve kundër Ali Pashës ka luajtur një rol të rë-ndësishëm, duke shërbyer si shembull i guximitdhe vetësakrifikimit, si dhe iniciatorit të hedhjesposhtë të kushteve që iu propozoi Ali Pashai,luftëtarëve suljotë, nëpërmjet ndërhyrjes sëmitropolitit të atëhershëm të Janinës Jerotheut,që të dorëzoheshin dhe ai do të falte pengjet,midis të cilëve ishin edhe të afërmit e tij së ba-shku me nënën e tij, përndryshe ata dotë vriteshin nga Ali Pashai.

    Me vdekjen e kryepiskopit të Evjas,Jerotheut nga Naksosi, në vend të tijnë fund të shek. XVIII (1799-1827)dhe në fillim të shek. XIX vendosetGrigor Gjirokastriti, që siç thamë ishteepiskop i Paramithisë, qytet ku njënumër të konsiderueshëm zinin në atëkohë shqipfolësit. Pas një periudhe tëgjatë pimantike më se njëzetvjeçare, mefillimin e kryengritjes së vitit 1821,kundër turqve në zonën e Evjas, upërfshi edhe Grigor Gjirokastriti, për kontributin e tij në këtë luftë, si koma-ndant i kryengritjes për pjesën jugoretë Evjas, të dhëna të rëndësishme për të jep një nga kapedanët e kësaj lë-vizjeje Aleks Kryeziu, arbëresh (ar-vanitas). Si rezultat i këtij aktiviteti jeta

    e tij rrezikohet. Shumë herë kapet robnga Rushit Pasha, lirohet me ndërhyrjene Aleks Kryeziut dhe rrezikohet të bur-goset përsëri. Në këto rrethana, nëkorrik të vitit 1823 Grigori tërhiqet nëishullin e Korfuzit, ku qysh nga viti 1819,kur ky ishull u vu në zotërimin e Anglisë,atje mbretëronte paqja dhe qetësia.Ambienti tërësisht i ndryshëm nga ailuftarak që lë pas, është më se i për-shtatshëm për misionin e ri në fushën eletrave që do të ndërmarrë ai. Nëishullin e Korfuzit, ai takohet me shumëintelektualë grekë dhe arbëreshë(arvanitas) të vendosur këtu, midis të cilëvepërmendim priftin e kulturuar Andrea Idromenonga Parga dhe të birin e tij Panajot Idromenon,që së bashku me historianin e njohur të SulitKristofor Perevos, jepnin mësim këtu në shkollëne parë të hapur që në vitin 1805, rektor i së cilësishte Joan Kapodistria.

    I ndodhur në këtë ambient mes miqve dhepatriotëve të tij Grigori ndihej mirë. Shumë tënjohur të tij shqiptarë nga Parga ishin vendosur në Korfuz, gjithashtu, mbas marrjes së Sulit prejAli Pashës në vitin 1803, një pjesë e madhe esuljotëve u vendosën në Pargë dhe në Korfuz.Kështu në vitin 1803, krijohet regjimenti i njohur 

    i “luftëtarëve shqiptarë” i përbërë kryesisht ngasuljotë dhe himarjotë, që nën drejtimin e Rusisëushtronte aktivitetin kryesisht në Eptanisa (ishujt

     jonianë), kjo trupë luftoi në Napoli, Dalmaci,madje u ftua edhe nga Napoloni i Madh dheluftoi përkrah tij. Me fillimin e Kryengritjes greketë vitit 1821, 300 luftëtarë shqiptarë nga Parga,shkuan dhe luftuan për çlirimin e Pargës ngaturqit, por nuk ia arritën dot, kështu që në fundgjetën strehë dhe u vendosën në Korfuz. Me

     pak fjalë numri i shqiptarëve apo shqipfolësvenë këtë periudhë në Korfuz, ishte rritur sëtepërmi.

    Kontributi i atë Andrea Idromenos ngaParga në përkthimin e Dhiatës së Re.

    Para se të flasim për punën e Grigor Gjiro-kastritit si botues i Dhiatës së Re, është mirë tëndalemi te figura, tërësisht e panjohur më parë,e priftit nga Parga, Andrea Idromenos, pasi, sipasstudiuesit Evlogjio Kurilla, nga ai mori shkas

     përkthimi dhe botimi i Dhiatës së Re në gjuhënshqipe prej Grigor Gjirokastritit. Përsëri nga disa

     burime historike, mësojmë se ai ishte më i rë-ndësishmi ndër intelektualët e Pargës dhe figurësimbol për bashkatdhetarët e tij me një aktivitet

    të madh intelektual dhe patriotik, që pasi iushkroi mbretërve dhe personaliteteve më të rë-

    ndësishëm të Evropës për të ndihmuar në çliri-min e atdheut të tij, kur nuk pati më shpresa,

     braktis Pargën dhe vendoset në vitin 1804 famil- jarisht në Korfuz. Në vitin 1824 senati i Akade-misë së Jonit i themeluar nga lordi Françesk Guilford e shpalli Andrea Idromenon doktor nderinë Teologji të kësaj Akademie, duke e emëruar njëkohësisht edhe profesor në këtë Akademi.Studentë të tij kanë qenë shumë figura të rëndë-sishme të gjeopolitikës dhe kulturës në vende tëndryshme të Ballkanit*.

    Lëvizja e shqiptarëve përemancipim kulturor në Korfuzdhe ishujt e Jonisë, në fillim të

    shek. XIX.

    Me Andrea Idromenon, Grigor Gjirokastriti lidhet me një miqësi tësinqertë dhe të dy impenjohen për 

    kultivimin shpirtëror të bashkëpa-triotëve të tyre. Në këtë kohë nëKorfuz vërehet një lëvizje arsimore dhekulturore ndër refugjatët shqiptarë tëatjeshëm. Për këtë gjë do të thoshimse ndihmoi rritja e vetëdijes së tyrekombëtare. Kështu bëmat heroike tësuljotëve dhe banorëve të Pargës ishin

     përhapur në Evropë, që nga viti 1803deri në vitin 1824, kur botohet pjesa e

     parë e përkthimit të Dhiatës së Re nëfjalë, në Perëndim u botuan shumë libraqë trajtonin historinë e shqiptarëve tëSulit dhe Pargës, por që evokoninnjëkohësisht edhe periudhën e luftë-tarëve të hershëm të Epirit, të para-rendësve të tyre. Kështu në vitin 1803dhe 1815 botohet në Paris dhe nëVenedik  Histori e shkurtër e Suli t dhe Pargës nga Kristo Perevu në dyvëllime. Në këto botime shtohen dheepigrame, jambe dhe elegji të shkruaranga Andrea Idromeno, ku përjetësohenartistikisht historitë heroike dhe tragjiketë maleve të Sulit. Në vitin 1812 nënkujdesin e Evgjenio Vulgarit, njëiluministi të shquar grek me origjinë

    arbëreshe, botohet në Moskë  Histor ia eSkënderbeut . Në vitin 1819 Akademia e Vjenës

     boton veprën  Historia e Epirit të Ri dhe të Vjetër dhe jeta e Pirros së Epirit , të profesorittë helenistikës në Universitetin e VjenësAthanas Stagjiritit. Në Paris në vitin 1824 ngaMihail Sqina botohet libri  Epitaf për Marko

     Boçarin  etj.

     Një prirje e veçantë për kultivimin edhe tëgramatologjisë shqipe, që u vu re në fillimet eshek. XIX, edhe tek arbëreshët (arvanitasit) eishujve jonianë, sipas disa studiuesve, u frymë-zua më së shumti nga jehona e Revolucionit

    Francez dhe impaktit të tij në fushën etnokul-(vijon në faqen 8)

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    8/12

    8 NGJALLJA KORRIK 2015

    turore. Kështu u shkruan fjalorë dhe disa punimetë thjeshta filologjike, prej të cilave mund të për-

    mendim ato të Kunduriotit, A. Vretos, G. Ru-cadhit dhe mbi të gjitha fjalorin e mirënjohur greqisht - shqip të Marko Boçarit, të cilin filologui mirënjohur grek S. Llambru e zbuloi në vitin1876 në bibliotekën e Parisit në Kodikun Sup-

     plement Grec 251. Ky fjalor përbëhet prej 244faqesh dhe në pjesën e dytë të tij, duke filluar nga faqja 136 deri në faqen 244 përfshin njëkoleksion tematiko-grafik greko-shqiptar, si dhenjë fjalor të shkurtër franko-shqiptar. S. Llambru,i cili e studioi dhe foli i pari nëpërmjet botimit tënjë artikulli studimor, mbi këtë fjalor, mendon sefjalori i Boçarit është shkruar në prag të fillimittë kryengritjes greke të vitit 1821 dhe ka pasur si qëllim të ndihmojë në marrëveshjen midisgrekëve dhe shqiptarëve kryesisht arvanitas nëluftën e përbashkët kundër pushtuesve turq. Nëkëtë atmosferë pra, fillon edhe përkthimi i këtijmonumenti të parë të filologjisë shqiptare prejmjekut labovit Vangjel Meksi, autor edhe i një“Gramatike të Shqipes” në këtë kohë, e cila për-mendet më 1819, por që nuk është gjendur deritani.

    Shoqëria Biblike Joniane, iniciuese epërkthimit të Dhiatës së Re në gjuhën shqipe.

     Një shtysë e rëndësishme në zhvillimin erilindjes shpirtërore të Eptanisit, në fillimet eshek. XIX, fillimisht në Korfuz dhe më pas nëishujt e tjerë jonianë ka qenë Shoqëria BiblikeJoniane, me misionarë anglezë dhe amerikanë,e cila me iniciativën e saj bazuar në kontributet

     private, kishte si qëllim përhapjen e Shkrimit tëShenjtë, nëpërmjet botimit në gjuhë të ndryshmedhe shpërndarjes falas të tij. Këtë qëllim dheiniciativë të Shoqërisë Biblike në fjalë e mbë-shteti në atë kohë për vetë kushtet dhe rrethanatedhe Kisha Orthodhokse, nëpërmjet mbështetjesmorale që i dha kësaj shoqërie Patriku Ekumenik Grigori i Pestë, i cili e bekoi themelimin e saj.

     Nga të dhënat historike mësojmë se presidencëne kësaj shoqërie biblike e mori baroni EmanuelTheotokis, i cili ishte kryetar i Senatit Jonian mekatedër në Korfuz. Korfuzi ka qenë një qendër e rëndësishme e intelektualëve në krye të tëcilëve, në këtë kohë qëndronte atë AndreaIdromeno, i përmendur veçanërisht për kulturëne gjerë, si dhe për krijimtarinë e epigrameve dheodeve pindarike në greqishten e vjetër. Gjithashtumësohet se Andrea Idromeno ka qenë anëtar ikëshillit drejtues të Shoqërisë Biblike Jonianedhe ishte ai që bindi Patrikun, Grigorin e Pestë

     për të dhënë lejen dhe mbështetjen morale për  botimin në gjuhën shqipe të Dhiatës së Re. AtëIdromenoja ka qenë gjithashtu për një kohë edhe

    redaktues i librave kishtarë, i caktuar nga Patri-kana e Konstandinopojës, supozojmë se ai mundtë ketë qenë recensuesi kryesor, mbas Grigor Gjirokstritit, i këtij përkthimi kaq të rëndësishëmsi në aspektin shpirtëror religjioz, për arvanitasit(arbëreshët) e Greqisë, shqiptarët e më gjerë,ashtu edhe në atë kulturor filologjik. Kështu mendërhyrjen dhe iniciativën e kësaj shoqërie umundësua përkthimi dhe botimi në gjuhën shqipei kësaj vepre nga Grigor Gjirokastriti, me ndih-mën dhe mbështetjen e Andrea Idromenos i ciliishte ai që e futi edhe Grigorin në këtë shoqëri.

    d.m.th. origjinalin në greqishten e vjetër, por njëtekst tjetër në greqishten e re, i quajtur “Mak-simin”, për shkak të përkthyesit të tij Maksimittë Kalipolitit. Ky tekst është në dy gjuhë, në ori-gjinal dhe në përkthimin e greqishtes së re të asajkohe dhe është shtypur në Gjenevë në vitin 1638.

    Pavarësisht faktit se përkthyesi nuk i ështëreferuar origjinalit, dhe kjo vetëkuptohet, për tëminimizuar shkallën e vështirësisë, kemi të bëjmëme një përkthim të kujdesshëm në dialektinlabërisht të kohës dhe nga pikëpamja e interpre-timit orthodhoks konsiderohet prej specialistëvemjaft i mirë, gjë që tregon edhe vëmendjen evetë episkopit dhe atë Andrea Idromenos nëkëtë drejtim, si dhe përgatitjen e tyre të thellëteologjike. Kështu përfaqësuesi i ShoqërisëBiblike Pinkertoni shkruan se përkthimi u bë nën

    mbikëqyrjen e njërit prej peshkopëve ortho-dhoksë shqiptarë më të ditur e më të respektuar.

     Në përkthim është përdorur alfabeti grek.

    Grigor Gjirokastriti, është episkopi i dytëshqiptar pas Grigor Kostandinidhit ose të quajtur ndryshe Grigori i Durrësit, që pas botimit tëDhiatës së Re në gjuhën shqipe, gradohet ngaPatrikana Ekumenike e Konstandinopojës, aizgjidhet mitropolit i Athinës.

    Grigor Gjirokastriti për pak kohë,si mitropolit i Athinës.

     Nga Korfuzi Grigori shkoi në qytetin e Athi-nës. Patriku Ekumenik Agathangjel, që zëve-ndëson patrikun e mëparshëm, Grigorin e Pestë,të përmendur më sipër, të cilin turqit e varën nëKonstandinopojë, i propozon Sinodit të Shenjtë,që fronin vakant të mitropolisë së Athinës, tazërë Grigor Gjirokastriti, apo Grigori i Katërt siçdo të quhej që tani e në vazhdim. Kështu më 16shtator të vitit 1827, ai zgjidhet mitropolit iAthinës dhe qëndron në fron deri fund të jetëssë tij, më 4 prill të vitit 1828. Megjithëse qëndroifare pak muaj si mitropolit i Athinës, kontributi itij është i madh për sa i përket mbledhjes dheruajtjes së librave, dorëshkrimeve dhe objektevetë tjera me vlerë materiale e shpirtërore të mitro-

     polisë së Athinës, manastireve përreth dhe shko-llave të qytetit, mbas largimit nga qyteti të forca-ve turke, dhe marrjes së tij në dorë nga kryengri-tësit grekë. Kështu me të drejtë Grigori i Katërt

     përmendet në analet e historisë greke si ringri-tësi i bibliotekës së Mitropolisë së Athinës.

    Pra nga sa thamë me të drejtë ai është kon-sideruar jo vetëm si një intelektual i mirëfilltë ikohës së tij, por edhe një njohës dhe konservuesi vlerave në përgjithësi.

    Botuar nërevistat “Kërkim”, “Tempull i” etj.

    Grigor Gjirokastriti dhe gramatologjia shqiptare(vijon nga faqja 6-7)

    Të dhëna mbi tekstin e përkthyer dhe

    botimin e Dhiatës së Re.Kështu episkop Grigor Gjirokastriti boton në

    Korfuz më 1824 Ungjillin sipas Mattheut dhenë vitin 1827 krejt Dhiatën e Re, të përkthyer nën kujdesin e tij. Ky botim pati një përhapje tëgjerë në orthodhoksët e Shqipërisë dhe në arbë-reshët e Greqisë, aq sa më 1858 u ndje nevoja eribotimit të tij në Athinë. Gjithashtu shtojmë këtuse Vretoja dëshmon se Vangjel Meksi përktheudhe botoi Ungjillin sipas Mattheut në vitin 1814,

     por nuk ka asnjë gjurmë apo të dhënë, që tavërtetojë këtë dëshmi. Gjithashtu nga disa

     burime të tjera historike mësojmë se Vangjel

    Meksi e mbaroi së përkthyeri Dhiatën e Re nëvitin 1821, pas 16 muajsh nga nënshkrimi i kon-tratës me Shoqërinë Biblike Britanike. Janëndoshta këto të dhëna të karakterit kohor, disimospërputhëse, që na shtyjnë të mendojmë sendoshta kemi të bëjmë me dy përkthime të ndry-shme dhe për pasojë me dy përkthyes të ndry-shëm, duke marrë në konsideratë edhe hipotezëne hedhur nga studiuesi Evlogjio Kurilla se

     përkthyesi i Dhiatës së Re në fjalë është Grigor Gjirokastriti dhe jo Vangjel Meksi, gjithsesi kymbetet ende një problem i hapur për t’u parënga studiuesit.

    Përkthyesi në këtë përkthim, nuk ka përdorur  për përkthim tekstin zyrtar të Dhiatës së Vjetër,

     Këtë qëllim dhe iniciativë të 

    Shoqërisë Biblike në fjalë e

    mbështeti në atë kohë për vetë 

    kushtet dhe rrethanat edhe

     Kisha Orthodhokse, nëpërmjet 

    mbështetjes morale që i dha

    kësaj shoqërie Patriku Ekumenik 

    Grigori i Pestë, i cili e bekoi

    themelimin e saj.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    9/12

    9KORRIK 2015 NGJALLJA

     Në kishën “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, në 

     Durrës, pas Liturgjisë Hyjnore të dt. 22 maj 2015,

    u krye shërbesa e përshpirtjes me rastin e përvje-

    torit të fjetjes të atë Erazmi Jorgo.

    Atë Erazmi lindi në vitin 1902, në fshatin Lin tëPogradecit, nga një familje orthodhokse dhe atdhe-tare. Që fëmijë shërbente në kishën e fshatit dhe udallua nga prifti i enorisë për përkushtimin ndaj

     besimit, për zërin e të bukur e kumbues etj. U martuashumë i ri dhe po shumë i ri u dorëzua prift (22 vjeç),

     pas studimeve në theologji në Seminarin e Manastirit.Fillimet e tij si prift i pati në Vrakë të Shkodrës. Pak vite më vonë, me propozimin e tregtarëve, erdhi si

     prift në qytetin e Durrësit, ku në vitin 1924, ImzotTheofan Noli i dha titullin Ikonom i kishës së ShënSpiridhonit, në të cilën shërbeu me përkushtimv për 43 vjet.

    Për të vlerësuar dhe nderuar figurën e tij Bashkiae qytetit i dha në vitin 1992 titullin “Qytetar Nderi”,së bashku me dy klerikëve të tjerë nderuar, bashkë-kohës të tij, Mons. Vinçenc Prendushit dhe MyftiMustafa Varoshit, me motivacionin për kontributine tyre shumë të çmuar në harmoninë fetare. Të trekëta klerikë të nderuar dilnin së bashku në rrugët eqytetit, duke u bërë shembull i bashkekzistencës dheharmonisë fetare.

    Gjatë periudhës së Luftës II Botërore, kur gjer-manët arrestuan rreth 300 burra durrsakë, për t’iinternuar më pas në kampet e përqendrimit në Pri-shtinë dhe kampe të tjera në zonën e Ballkanit, atë

    Erazmi arriti të mblidhte shumë para nga tregtarëte Durrësit, nga të afërm të këtyre personave, madjeduke kontribuar edhe nga të ardhurat e kishës dhe

     paguan gjermanët, duke bërë të mundur që ata tëkthehen pranë familjeve.

    Atë Erazmi Jorgo dhe atë Petro Nani ishin dyklerikët e vetëm orthodhoksë të qytetit të Durrësitnë meshimin e fundit, të 17 marsit 1967, datë pas sëcilës u ndalua ushtrimi i besimit fetar nga regjimi iegër ateisto-komunist. Një nga dëshmitarët e paktëokularë, Mihal Kostoli, që ishte i pranishëm atë tëdiel në kishën e Shën Spiridhonit, thotë se në portëne kishës ishin vendosur parulla që shkruanin: “Ai qëhyn në kishë, është armiku i partisë”. Në kishëishin atë Erazmi Jorgo, atë Petro Nani, Vasil Lekallari,kishtarët Stefan Lipja dhe Spiro Bacja dhe vetëmdy familje besimtarësh. Gjatë gjithë meshës grupenxënësish vinin përqark oborrit të kishës, dukehedhur parulla kundër fesë. Kjo ishte dhe e diela qëatë Erazmi Jorgo kreu meshimin e tij të fundit.Rrugës për në shtëpi papa Razma bëri një urim:“Një ditë Kisha do të hapet përsëri. Dëshiroj tëmeshoj edhe një herë e pastaj le të vdes”. Fatke-qësisht nuk arriti ta plotësonte këtë dëshirë, pasindërroi jetë 2 vjet përpara hapjes së kishave.

    Me gjithë informacionet e pakta që disponojmë, papa Razma kryente shërbesa fetare edhe gjatë pe-

    riudhës së ndalimit të ushtrimit të besimit. Nëmënyrë të fshehtë ka pagëzuar në shtëpi nipërit dhembesat e tij. Gjithashtu, siç dëshmon e bija, çdo natëmbyllej në dhomë, vishte stolitë priftërore e kryenteshërbesat fetare.

    Si besimtarë orthodhoksë, si qytetarë të Durrësitdhe ne si klerikë të këtij qyteti jemi krenarë që kemi

     pasur një bari të tillë të nderuar e të respektuar ngatë gjithë.

    AtëSpir o Kostol i 

    Ata që punuan për kishën tonë

    Atë Erazmi Jorgo

    * Në prologun e studimit në fja-lë ndër të tjera E. Kurilla shkruan:

    “Penën time për këtë nismë mavuri në lëvizje miku im z. Mit’hatFrashëri, diplomati i shquar, i njo-hur në rrethet e Athinës; për ar-

    sye se ka qenë ambasadori i parëi Shqipërisë në Athinë (1922-1925),i cili pasi i shërbeu në raste të ndry-shme atdheut si diplomat, tashmë

     jeton në Tiranë ku ka filluar boti-min e periodikut “Dituria”, një pe-riodik i shkëlqyer filologjik, të ciline kishte ndërprerë që në vitin 1909.Për hir të tij, pasi disa muaj më

     parë veç të tjerash më kërkoi të dhë-na për kryepiskopin e Evjas Gri-gorin, përkthyesi i parë i Dhiatëssë Re në gjuhën shqipe, vendosa

    që me të gjetur mundësinë tashkruaj. Kjo dhe për arsye se nuk është e mundur që këtë lutje tëshkëlqesisë së tij ta refuzoj. Mekëtë rast dua dhe unë të kontri-

     buoj në këtë nismë kaq fisnike për këtë kultivues të gjuhës shqi- pe. Me të drejtë zoti Mit’hat dheshqiptarë të tjerë shprehin indi-njatën se si nuk ka mundësi që tëdinë diçka më tepër se emri i këtij

     burri, i cili ishte i pari që nxori nëdritë përkthimin e plotë të Dhiatëssë Re në gjuhën shqipe. Kjo ve-

     për e cila përbën monumentin e parë religjioz dhe filologjik, ka për shqiptarët një vlerë të pallogarit-shme. Nga sa thamë ai me të drej-të mund të konsiderohet si theme-lues i filologjisë shqiptare. Kështuqë shqiptarët e kanë detyrim ko-mbëtar restaurimin e kujtimit tëkëtij mirëbërësi të atdheut, i cilime anën e këtij përkthimi kadashur t’u përçojë patriotëve tëtij doktrinat e hyjshme dhe të mbi-natyrshme të Ungjillit. Por këtë

     borxh këtij kleriku të madh nuk ia kanë vetëm shqiptarët, por edhe

     bota helene. Grigori dallohet mi-dis klerikëve heronj të vitit 1821,me pjesëmarrje aktive në luftëgjatë kryengritjes së Evjas, ku

     pësoi shumë. Më pas ai ka qenëedhe mitropolit i Athinës...”.

    * Për E. Kurillën, Grigor Gjiro-kastriti është jo vetëm botuesi,

     por edhe përkthyesi i tekstit tëDhiatës së Re.

    Gjimnazi “Kryqi i Nderuar” - zgjedhja juaj për të ardhmen!

     Nëse jeni me mëdyshje për shkollimin e fëmijëvetuaj, zgjedhja duhet të jetë gjimnazi “Kryqi i

     Nderuar”, i cili ndodhet në një kodër piktoreske nëSukth të Durrësit, buzë autostradës Tiranë - Durrës.

    Të gjithë maturantët e parë të këtij gjimnazi, nëvitin shkollor 2009 - 2010, fituan të drejtën e studimitnë universitetet e vendit.

    * Regjistrimi kryhet para datës 22 gusht 2015 dhenë këtë institucion arsimor pranohen vetëm djem, tëcilët në shkollën 9-vjeçare duhet të kenë pasur sigjuhë të huaj të parë ose të dytë, gjuhën angleze.

    Kusht për regjistrimin tuaj është dëftesa e lirimit.Testimi zhvillohet në ambientet e shkollës në datën

    22.08.2015, ora 10:00.

    Nr. kontakti: 057322080,cel. 0682005524, 0692340205e-mail: [email protected]

    Drejtor ia e shkol lës 

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    10/12

    10 NGJALLJA KORRIK 2015

     Më 23 prill të vitit 1995, në 

    ditën e Ngjalljes së Krishtit,

     Pashkës së Madhe, fjeti Ikonom

    Stavrofor Spiro Veli.

    Ai gjithë jetën ia dedikoi shër- bimit moral e shpirtëror të popullitorthodhoks kudo ku jetoi e shërbeume devotshmëri e përkushtim.

     Ndoqi rrugën e të atit, atë Athana-sit dhe në vitin 1936 përfundoi se-minarin orthodhoks “Apostull Pa-vli” dhe punoi për 8 vjet në qytetin

    e Durrësit me detyrën e mësuesittë fesë dhe të psaltit. Më 1 janar 1945 hirotoniset prift i dioqezës sëDurrësit, ku punoi së bashku me atëErazmi Jorgon, duke lënë mbresatmë të mira për urtësinë dhe nder-shmërinë e tij. Më 1951 emërohetnë dioqezën e Beratit dhe më pasnë qytetin e Elbasanit, ku jetoi dhe

     punoi deri në fund të jetës.Me prishjen e kishave nga furia

    ateiste, pësoi një goditje të rëndëshpirtërore, të cilën e mbajti tëfshehur në zemrën e tij, duke refle-

    ktuar një revoltë të heshtur. Gjatëkësaj periudhe punoi në punë të

    20 - vjetori i fjetjes së Ikonom Stavrofor Spiro Veli

    ndryshme ku e caktuan, si shitëskinkalerie, shitës tullash, duke qenëshembull në punë dhe në marrë-dhëniet me njerëzit.

    Kënaqësia e tij më e madheshpirtërore ishte hapja sërish e ki-

    Atë Grigor Aleksej Krizanovskij ka lindur në një familje aristokrate ruse në Moskë më1903. Kur u rrit, studioi theologji dhe më 1928 u

    hirotonis prift. Meshonte në kishat e Moskës, por më 1929, i persekutuar, si me prejardhje ngafamilje cariste, u largua nga Rusia dhe u vendosnë fshatin Haracan, pranë Sarajevës të BosnjeHercegovinës, ku ishte vendosur një kolonirusësh të bardhë. Shërbeu aty, si prift deri më1949, kur u përzu nga regjimi jugosllav (sepsenuk pranoi të ndërronte dokumentet identifikues)dhe erdhi në Shqipëri bashkë me disa rusë të

     bardhë të tjerë. U vendos në Tiranë. Me lejene Kryepiskop Paisit shërbeu si prift në kishat eTiranës, kryesisht në Kishën e Shën Prokopit.

     Në rrethet shoqërore njihej si “prifti rus”. Merr-

    te pjesë pothuaj në tërë meshimet kryesore.Shërbeu në Kishën tonë Orthodhokse për 13vjet.

    Më 6 shkurt 1962, me prishjen e marrëdhë-nieve politike me BS, ai u detyrua të largohejfamiljarisht nga Shqipëria, duke pësuar kështudhe një dramë familjare, te familja e të birit (qëla gruan dhe të bijën këtu), ashtu siç e pësuan

    Një prift rus shërbeu në kishën tonë

    të gjithë familjet, që kishin një bashkëshort tëardhur nga vendet e Lindjes. U vendos përsërinë Moskë, ku shërbeu si prift deri në fund të

     jetës së tij.Ishte një prift shumë i përgatitur, i devotshëmnë detyrë dhe mjaft i komunikueshëm, familjar shembullor, shumë i rregullt në paraqitje dhe

     psalte me një zë të plotë dhe kumbues. Ishtemjaft komunikues jo vetëm me priftërinjtë ekohës, por edhe me besimtarët. Fitoi simpatinëe besimtarëve tanë.

    Për kulturën që kishte dhe shpesh për mendimet e njëjta, si dhe njohjen e gjuhës sllavenga disa klerikë u lidh me ta. Më i afërt ishteme episkop Irineun, pavarësisht se ky i funditkalonte pak kohë në Tiranë, sepse shihej me sy

     jo të mirë nga regjimi i kohës.Historikisht njihet se konsullatat ruse në

    territorin shqiptar, në të shkuarën kanë ndihmuar në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit ortho-dhoks, sidomos gjatë perandorisë osmane, por edhe në pajisjen e veprave të kultit.

    Kri stofor Beduli 

    shave. E ndjeu veten krenar që je-toi të hapte sërish kishën e ShënMarisë në lagjen Kala të qytetit tëElbasanit, ku shërbeu për shumëvjet. Shtëpia e tij u bë qendra e taki-meve të katekizmit me gratë e

    qytetit dhe me murgeshat, takimetë cilat në atë kohë ndiqeshin ngashumë besimtarë të etur për tënjohur besimin orthodhoks.

    E priti me shume dashuri dhe përkushtim ardhjen e KryepiskopitAnastas, duke e mbështetur në tëgjitha hapat që ndërmori pë ringri-tjen e Kishës nga gërmadhat.

    Shërbeu për 5 vjet në kishën eShën Marisë dhe në datën 23 prilltë vitit 1995, ditë Pashke, zemra e

    tij pushoi së rrahuri. Po në këtë kishë,nën drejtimin e KryepiskopitAnastas u organizua ceremonia evarrimit duke psalur “Krishti u ngjallsë vdekurish…”, ku morën pjesëmijëra besimtarë e qytetarë, të cilëte përcollën për në banesën e fundit.

    Me vdekjen e tij familja humbinjeriun më të dashur e populli priftine urtë, të ndershëm dhe të devot-shëm dhe sipas fjalëve të Kryepi-skopit Anastas “Kisha Orthodho-kse Autoqefale e Shqipërisë, fitoinjë martir”. Kisha e Hyjlindëses Mari në Lagjen Kala, në Elbasan, ku atë 

    Spiro shërbeu, e cila u okupua me dhunë pas vdekjes së tij dheende këmbëngulet t’u mohohet besimtarëve orthodhoksë.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    11/12

    11KORRIK 2015 NGJALLJA

    Kalendarii Liturgjive Hyjnore,

    GUSHT 2015

    1 E Shtunë † Dalja e Kryqit. 7Makabejtë. Oshdg. Elesa. (Fillon 

    Kreshma.) 2 E DIEL † 9 MATEUT. Transf.i lips. të Sh. Stefanit, dësh. i I -rë,kryedhjak.6 E Enjte † #  Metamorfoza eShpëtimtarit (Sotirit).8 E shtunë † Omol. Emiliani iKizikës. Mironi i Kretës. Dësh. i riTriandafili.

    9 E DIEL † 10 MATEUT. Ap. Matia.10 dësh. në Portën e Bronxtë.13 E Enjte Mbyllja e Metamor-

     fozës. Transferimi i lips. të MaksimOmologjetit.15 E shtunë † Fjetja e Hyjlindë-ses Mari. Dësh. Tarsizi në Romë.

    16 E DIEL † 11 MATEUT. Transf.i peshqirit të Zotit Krisht. Dësh.Alkiviadhi.22 E Shtunë † Dësh. Agathonikuetj. Mbretëresha Ariadhni. Dëshg.Jona.

    23 E DIEL † 12 MATEUT. Mbyllja e Fjetjes. Irineu i Lionit,Irineu i Sirmiumit.24 E Hënë † Hierod. Kozmai ngaEtolia, në Kolkondas (Fier). Hie-

    rod. Eftihi.29 E shtunë † Prerja e kokës sëJoan Pagëzorit. Ep. Arkadi.(Kreshmë) (Vaj e verë) 

    30 E DIEL † 13 MATEUT. Alek-sandri, Pavli e Joani të Kon/pojës.Oshg. Vriena.

    NGJALLJA

    Kryeredaktor: Thoma Dhima

    Adresa:Kryepiskopata Orthodhokse,

     Rruga e Kavajës, Nr. 151Tiranë

    Tel: (04) 2234 117, 2235 095.Fax: 2232 109

    Shtypur në shtypshkronjën “Ngjallja”

    Organ i Kishës OrthodhokseAutoqefale të Shqipërisë

     Del nën kujdesin

    e Këshillit Botues

    Themelues:Kryepiskopi Anastas

    KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

    AKADEMIA TEOLOGJIKE “NGJALLJA E KRISHTIT”Shën Vlash - Durrës

    NJOFTIM

     Në datën 17 shtator 2015 zhvillohet konkursi për 

     pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike

    “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash. Kemi besim që

    do miratohet kërkesa jonë dhe viti akademik do të nisë

    si pjesë e Shkollës së Lartë “Logos”. Pyetjet e kon-

    kursit janë rreth  Dhiatës së Re dhe katër vëllimeve

     Besimi Orthodhoks.

    Kandidatët duhet:a. Të jenë të pagëzuar në Kishën Orthodhokse

    të paktën një vit më parë.

     b. Të jenë pjesëmarrës aktivë në kishën e zonës

    së tyre.

    c. Të kenë mbaruar shkollën e mesme.

    d. Të kenë një rekomandim nga Mitropoliti i

    Dioqezës.

    e. T’i nënshtrohen konkursit për pranim.

    Kandidatët duhet të paraqiten për konkurs

    më 17 shtator, në orën 10:00, ndërsa një javë

     para konkurrimit duhet të kenë dorëzuar në

    sekretarinë e Akademisë dokumentet përkatëse:

    1. Rekomandimi i Mitropolitit,

    2. Kërkesa me shkrim e kandidatit,

    3. Dëftesa e pjekurisë,

    4. Certifikata personale,

    5. Certifikata e pagëzimit,

    6. Vërtetimi mjeko - ligjor,

    7. Vërtetimi i prokurorisë së rrethit.

    Për hollësi të mëtejshme, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit

    Sekretaria 0692218928

    ose në adresën e e-mailit  [email protected]

    Maja e malit të Moravës, Korçë:

    Kryqi madhështor dhe kisha e

    Shën Konstandinit dhe Elenës.

  • 8/20/2019 Gazeta "Ngjallja" Korrik 2015

    12/12

    12 NGJALLJA KORRIK 2015

    Me shqetësim të madh mësuamdhe ndoqëm përmes TelevizionitPublik Shqiptar për organizimin eaktivitetit “Mis Shqipëria 2015”, nëdatën 5 qershor, i cili u zhvillua pranë kishës orthodhokse “Krye-engjëjt Mihail dhe Gavriil” në Vo-skopojë, njëkohësisht monumentkulture. Konkretisht, mbi murinrrethues të kishës u vendosën tri palë shkallë në të cilat kalonin vaj-zat që bënin sfilatë, aq më tepër me

    rroba banjo, duke shfrytëzuar obo-rrin e kësaj kishe. Madje shkallëtku kaluan vajzat ishin ngritur mbifaltoren kushtuar Shën Varvarës, ecila ndodhet ngjitur me murinrrethues.

     Një trajtim i tillë i një objekti ki-shtar kulti është krejtësisht i papra-nueshëm dhe i patolerueshëm, dhengjall tepër indinjatë dhe keqardhjenjë veprim i tillë, i cili shkon deri nëcaqet e përdhosjes së këtij objektikulti, duke lënduar kështu ndjenjat

    fetare të besimtarëve. Objektet ekultit nuk pushojnë së qeni të shenj-ta dhe nuk dalin nga qëllimi i tyre parësor, për të cilin janë ngritur,adhurimin dhe lutjen ndaj Zotit ngaana e besimtarëve.

    Sipas Marrëveshjes ndërmjetKëshillit të Ministrave dhe KishësOrthodhokse Autoqefale të Shqi- përisë, ratifikuar nga Kuvendi iShqipërisë më 22.01.2009, në nenin21 të tij thuhet:

    1. Ndërtesat dhe objektet që 

     shërbejnë për kryerjen e cere-

    monive fetare konsiderohen të 

     shenjta nga Kisha Orthodhokse

     Autoqefale e Shqipërisë. Ndër-

    hyrja e autoriteteve shtetërore në 

    to është e ndaluar, me përjashtim

    të rasteve të flagrancës, kur një 

     gjë e tillë kërkohet në zbatim të 

    një urdhri të prokurorisë, të një 

    vendimi gjyqësor ose titulli ekze-

    kutiv, ose në rast të kanosjes së 

    një rreziku të afërm.

    2. Paprekshmëria e hapësirës publike garantohet nga Shteti.

    Shteti mbron objektet dhe vendet 

    e caktuara fetare, në përputhje

    me Ligjin.

    Madje, vetëm ndërhyrja e auto-riteteve kishtare, në çastet e fundit,

     bëri të mundur, të paktën, shma-ngien e një përdhosje edhe më ek-streme - përdorimin e ambientevetë kishës, narteksit, për veshjen dhezhveshjen e vajzave! Kjo tregonedhe një herë se sa të pakujdes-shëm, të cekët dhe pa respekt për këtë trashëgimi të krishterë ortho-dhokse janë treguar organizatorët, si

    dhe organet që kanë dhënë lejet përkatëse. Fatkeqësisht raste të

    tilla të keqtrajtimit dhe shfrytëzimit pa kriter të objekteve të kultit

    orthodhoks ka pasur edhe në tëkaluarën (Kujtojmë p.sh. përdori-min e kishës historike të Labovëssë Kryqit për të xhiruar një filmkundër besimit orthodhoks). Inci-

    dente të tilla kërkojnë edhe një herënë mënyrë të ngutshme zgjidhjen e problemit të kthimit në pronësi tëKishës Orthodhokse Autoqefale tëShqipërisë të objekteve të saj të kul-tit dhe zbatimin e Marrëveshjes, ecila përcakton në nenin 22 të saj se:

    2. Shteti do t’i kthejë dhe ko-

    mpensojë Kishës Orthodhokse

     Autoqefale të Shqipërisë të gjitha

     pronat, me përparësi objektet e

    kultit tashmë të njohura nga të  gji thë, të cilat kanë qenë për 

    Përdhosje e vendit të shenjtë, e lejuar nga shteti

    - Ngjar ja e Voskopojës, me spektakl in “M is Shqipëria 2015” , ngjal l shqetësim 

    dhe shtron shumëçështje qëkërkoj nëzgj idh je  - 

    Ndërtesat dhe obj ektet që 

    shërbej nëpër kryer jen e ce- 

    remoni ve fetare konsidero- 

    hen tëshenj ta nga Ki sha Or - 

    thodhokse Autoqefal e e Shqi- 

    për isë. Ndërhyr ja e autor i - 

    teteve shtetëror e nëto është 

    e ndal uar , me përjashtim të 

    rasteve tëf lagr ancës, k ur 

    njëgjëe ti l lëkërkohet në 

    zbatim tënjëur dhri tëpro- kuror isë, tënjëvendimi gjy- 

    qësor ose ti tu l l i ekzeku ti v,

    ose nërast tëkanosj es sënjë 

    rreziku tëafërm.

    Papr ekshmër ia e hapë- 

    sirës publ ik e garan tohet nga 

    Shteti. Shteti mbron objektet 

    dhe vendet e caktuara f eta- 

    re, nëpërputh je me Li gj in.

     Neni 21 i Marrëveshjes,

     pika 1 dhe 2

    Shteti do t’ i kthejëdhe kompensojëKishës Or thodhokse 

    Autoqefal e tëShqipërisëtëgj itha pronat , me përparësi 

    objektet e kul ti t tashmëtënj ohura nga tëgj ithë, tëcilat 

    kanëqenëpër shekuj qendra shpirtërore dhe kultu rore të 

    komuni tet i t or th odhoks dhe përbëjnëhistor inëe këti j 

    komun iteti, si objektet e kul tit, manastir et e shenjta,

    pasur itë, arki vat e saj, tëkonfiskuara nga regjimi komuni st,

    nëpërputh je me legjislacionin nëfuqi.

     Neni 22 i Marrëveshjes, pika 2

     shekuj qendra shpirtërore dhe

    kulturore të komunitetit ortho-

    dhoks dhe përbëjnë historinë e

    këtij komuniteti, si objektet e

    kultit, manastiret e shenjta, pasu-

    ritë, arkivat e saj, të konfiskuara

    nga regjimi komunist, në për-

     puthje me legjislacionin në fuqi.

    Promovimi i vlerave të trashë-guara shpirtërore dhe kulturore tëvendit sigurisht që mbetet një për-

     parësi, por çdo gjë duhet të bëhetnë respekt dhe në harmoni të plotëme veçoritë që kishat e manastiretmbartin dhe transmetojnë.

    Shpresojmë që në të ardhmendo të ndërmerren hapat e nevoj-shëm për mospërsëritjen e tyre,duke ndryshuar mënyrën e qasjesndaj kësaj trashëgimie, por edheduke kuptuar se sa dëm i bëhet ma-rrëdhënieve me komunitetet fetaredhe besimtarët, duke treguar indi-ferencë për ndjeshmërinë e tyrendaj këtyre vendeve të shenjta.

     Kisha Orthodhokse e Shën Thanasit 

    në Voskopojë (monument kulture)