Metropol 26 korrik 2013

24
POSTET E DYTA BISEDA ME FULLANIN Rivlerësim situatës ekonomike me audituesit e huaj »2 KONTROLLI I MENDJES Teoritë e indoktrinimit në fe dhe në kulte, shpëlarja e trurit »20 TOKAT E 7501 Udhëzimi i ri për regjistrimin fillestar në hipoteka të pronës »4-5 »6 MATURA SHTETËRORE Afatet e regjistrimit në fakultetet private dhe kriteret e transferimeve Vendimi i plotë i publikuar në Fletoren Zyrtare. Zbatimi nis brenda muajit korrik, nuk do ketë efekt nga ndryshimi i pushtetit Magjepsja e përjetshme e kurorës, protokollet që ndiqen nga brezat Monarkitë »5 Nga NEBIL ÇIKA Dritëhijet e lidershipit Basha Nga XHEMAL DUKA Pa ferra nëpër këmbë »11 »11 Opinion »17 »8 Rilindasit e nderit, korifenjtë e arsimit Kristoforidhi dhe Xhuvani MASH publikon ndryshimet dhe rregullat që do të ndiqen për vitin akademik. Kritere dhe për nivelin e masterit E PREMTE 26 KORRIK 2013 VITI IX, NR. 3037 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Rama kërkon emrat për postet e aleatëve »3 DHUNA NDAJ GRAVE Gjykata ia lë nënës fëmijën, burri e dhunon në mes të togave të zeza NË PIKUN E SEZONIT TURISTIK Durrës, maskat i zënë pritë, dhunojnë e grabisin tregtaren e bizhuterive »9 Konfliktet në familje arrijnë kulmin në muajin korrik. Gjykatat ende pa dhënë masa të rënda ndëshkimore »4 Ndërtuesit: Bien shitjet e Banesave, ndryshon tregu Zyrat imobiliare: Në rënie kërkesa edhe nga emigrantët. Reflektohet në çmimet e Tiranës dhe në ato të Durrësit Mungon Gjinushi, pozicionet që do të marrin të vegjlit në qeveri Këngëtaret shqiptare nxitojnë të reklamohen në plazhe Më e bukura e Ballkanit, çon Fadil Berishën në Turqi Çiljeta kthehet me foto hot pas lindjes GOSSIP Ruçi te “Nimfa” garë për qëndrimin në ujë me Berishën »12-13

description

Rama me aleatet, tokat e 7501, studentet e privatit

Transcript of Metropol 26 korrik 2013

Postet e dyta

Biseda me Fullanin

Rivlerësim situatës ekonomike me audituesit e huaj»2

Kontrolli i mendjes

Teoritë e indoktrinimit në fe dhe në kulte, shpëlarja e trurit»20

tokat e 7501 Udhëzimi i ri për regjistrimin

fillestar në hipoteka të pronës

»4-5

»6

MaTuRa ShTeTëRoReafatet e regjistrimit në fakultetet

private dhe kriteret e transferimeve

Vendimi i plotë i publikuar në Fletoren Zyrtare. Zbatimi nis brenda muajit korrik, nuk do ketë efekt nga ndryshimi i pushtetit

Magjepsja e përjetshme e kurorës, protokollet që ndiqen nga brezat

Monarkitë

»5

nga neBil ÇiKa

Dritëhijet e lidershipit Basha

nga Xhemal duKa

Pa ferra nëpër këmbë

»11

»11

opinion

»17

»8

Rilindasit e nderit,korifenjtë e arsimit

Kristoforidhi dhe Xhuvani

MASH publikon ndryshimet dhe rregullat që do të ndiqen për vitin akademik. Kritere dhe për nivelin e masterit

E prEmtE26 korrik 2013Viti iX, Nr. 3037Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Rama kërkon emrat për postet e aleatëve

»3

dhuna ndaj grave

Gjykata ia lë nënës fëmijën, burri e dhunon në mes të togave të zeza

në piKun e sezonit turistiK

Durrës, maskat i zënë pritë, dhunojnë e grabisin tregtaren e bizhuterive

»9

Konfliktet në familje arrijnë kulmin në muajin korrik. Gjykatat ende pa dhënë masa të rënda ndëshkimore »4

Ndërtuesit: Bien shitjet eBanesave, ndryshon tregu

Zyrat imobiliare: Në rënie kërkesa edhe nga emigrantët. reflektohet në çmimet e

tiranës dhe në ato të Durrësit

Mungon Gjinushi, pozicionet që

do të marrin të vegjlit në qeveri

• këngëtaret shqiptare nxitojnë të reklamohen në plazhe• më e bukura e Ballkanit, çon Fadil Berishën në turqi• Çiljeta kthehet me foto hot pas lindjes

GossiPRuçi te “Nimfa”

garë për qëndrimin në ujë

me Berishën

»12-13

02 E premte 26 korrik 2013 •

« POLITIKË

KREU I PS KËRKON VLERËSIMIN REAL TË SITUATËS

Rama: Audit i huaj për të matur pasuritë

dhe INSTAT i pavarur

Të ruhet stabiliteti ekonomik dhe të zbuten pasiguritë e reformave

“Ruajtja e stabilitet makrofinanciar, zbutja e pasigurisë dhe reformat drejt BE-së janë shtyllat kyçe ku duhet të përqen-drohen reformat në sistemin financiar”, - ky ishte konstatimi i bërë dje publik nga guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Në analizën e tij mbi sistemin financiar Ful-lani vlerësoi faktin se ai është solid dhe një ndër elementet kryesore që ndikon në rritjen ekonomike. Sipas Fullanit, ekonomia po përballet me sfida që kushtëzohen nga pre-sioni i brendshëm, por dhe i jashtëm, të cilat sjellin jo pak pasiguri në ekonomi. Guvernatori e shfrytëzoi pjesëmarrjen në këtë tryezë edhe për të pasqyruar vizionin e Bankës së Shqipërisë mbi një situatë të tillë. “Përballimi i tyre kërkon një aksion të përbashkët, të koordinuar, të guximshëm dhe largpamës. Ekonomia shqiptare është duke u përballur me sfida të mëdha. Këto sfida kanë natyrë jo vetëm ciklike, por dhe strukturore. Dobësia ciklike e kërkesës agregate kufizon rritjen ekonomike të vendit në afat të shkurtër e të mesëm, ndërsa zgjidhja e problemeve strukturore do të përcaktojë zhvillimin afatgjatë të tij”, - vuri në dukje Fullani sa i takon kësaj çështjeje. Nga ana tjetër, sipas tij Banka ka programuar dhe propozimet përkatëse. “Banka e Shqipërisë gjykon se ky aksion duhet të mbështetet në katër kolona veprimi: ruajtja e stabilitetit makrofinanciar të vendit dhe ndjekja e politikave ekonomike stimuluese; zbutja e pasigurisë në ekonomi; vazhdimi i reformës strukturore dhe konvergjenca me Bashkimin Europian”, - deklaroi Fullani, që i sqaroi në detaje këto propozime.

FULLANI

Problematikat dhe shqetësimet me të cilat përballet sistemi bankar

dhe sfidat e së ardhmes ishin kryefjala e takimit që zhvilloi dje kryeministri i zgjedhur me guvernatorin Fullani dhe drej-tues të bankave të nivelit të dytë në vend. Në këtë tryezë kreu i PS-së, në cilësinë e kry-eministrit të ardhshëm, shpa-losi projektin e tij qeverisës për çështje që sipas tij shihen si problematike për ekonomi-në. Konkretisht, rikonceptimi i INSTAT-it, ndërhyrja me reforma për kreditë e këqija si dhe një formë e re auditimi për financat. Por duke garantuar një raport solid mes qeverisë dhe bankave, Rama bëri me dije dhe ngritjen e një strukturë të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipër-marrjes, duke e emëruar atë “Këshilli Ekonomik Kombëtar”.

Duket se në ndryshimet që Rama do të kërkojë të bëjë do të nisë fillimisht me një bazë reale të të dhënave. Ekspertët shprehen se nxjerrja e të dhë-nave, sado të këqija që të jenë, nuk do të ketë asnjë efekt në situatën aktuale politike, por do të jenë një element i rëndë-sishëm për katër vjetët e ardh-shëm, si dhe do të mbeten një element krahasues. Për këtë është kërkuar një INSTAT i pa-varur dhe një auditim i huaj për pasuritë shqiptare.

Takimi E kishte deklaruar që herët

se institucioneve shqiptare nuk u zë besë dhe tashmë këtë do ta faktojë pikërisht me ndë-rhyrje në rikonceptimin e tyre. Në vlerësimin e Ramës këto institucione pasqyrojnë një gjysmë të vërtetë, ndaj përballë bankierëve dhe guvernatorit Fullani, në cilësinë e kryemin-istrit të ardhshëm, bëri publik projektin qeverisës. “Kemi fil-luar punën, kontaktet e para, për të shkuar drejt asaj për të cilën jemi angazhuar publik-isht: pavarësimin e Institutit të Statistikave të vendit tonë. Sot është një institucion tërë-sisht i pabesueshëm, i kontrol-luar politikisht drejtpërdrejtë nga kryeministri. Ne duam që INSTAT-i të shkëputet një orë e më parë nga tutela e qeverisë dhe të kthehet në një institu-cion të pavarur. Për këtë beso-jmë shumë te dobia e një pro-jekti, në suazën e programeve të Bashkimit Europian, të bin-jakëzimit të INSTAT-it shqiptar me një INSTAT të një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe të marrjes së menaxhimit për një periudhë 5-vjeçare nga INSTAT-i i atij vendi”, - bëri me dije Rama. Gjithashtu për kryeministrin e ri është i nevojshëm dhe një auditim i plotë i sistemit të qeverisjes

dhe të administrimit. “Prandaj ne do të ndërmarrin edhe një hap që besoj do të jetë kom-plementar për të kërkuar nga një kompani ndërkombëtare auditimi që të na ndihmojë që një orë e më parë ne të kemi në tryezë të vërtetën dhe gjithë të vërtetën”, - deklaroi ai.

GaranciaQeveria “Rama” do të jetë

gjithnjë e më pranë sipër-marjes. “Do të ndërtojmë një

strukturë të ndërmjetme mes qeverisë dhe botës së sipër-marrjes, një Këshill Ekonomik Kombëtar, ku pjesëmarrja edhe e përfaqësuesve të shoqatës suaj është e domosdoshme. Ky Këshill Ekonomik Kombëtar do të funksionojë si një tryezë e përbashkët në një periudhë të historisë sonë, kur sfida është më shumë se asnjëherë e përbashkët: përballimi i gjithë faktorëve të krizës”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

KONKURSI “COMPANY OF THE YEAR 2013” NË LONDËR

Vodafone mbështet “HakunaMatata”, përfaqëson Shqipërinë

KY ËSHTË ANKANDI I TETË QË REALIZOHET NË EURO NGA MAJI I VITIT 2010

Shiten 9.35 milionë bono thesari në euroInteresi i yield-eve në ankandin e bankës ishte 3.9%

“Hakuna Matata”, Shoqëria Junior Achieve-ment nga shkolla “Petro Nini Luarasi”, fituese e konkursit dhe Panairit Kombëtar “Sipërmarrësit e Rinj”, ka qenë pjesëmarrëse në konkursin pan Evropian “”Company of the Year 2013” “, edicioni i 24 i tij, organizuar në Londër me 17-19 Korrik 2013. Hakuna Matata dhe produkti i tyre Përrallat dixhitale Piki, falë mbështetjes së Vodafone Albania, përfaqësuan denjësisht Shqipërinë në këtë pjesëmarrje të parë, duke u futur në 10-shen më të mirë të shoqërive pjesëmarrëse. Anëtarët e jurisë, janë impre-sionuar nga paraqitja e grupit të të rinjve nga shkolla “Petro Nini Luarasi” dhe nga produkti i tyre inovativ. Suksesi më i madh në këtë pjesë-marrje ishte përftimi i pjesëtarëve të grupit nga kjo përvojë unike, dhe praktikimi i aftësive

Banka e Shqipërisë realizoi një tjetër an-kand për shitjen e bonove të thesarit në euro. Sipas burimeve zyrtare, në ankandin e radhës u shitën 9.35 milionë euro nga 11 milionë euro që u nxorën në këtë ankand. Sipas rezultateve të ankandit, yield-i mesatar i ponderuar i kërkuar ka qenë 4.27%, ndërkohë që ai i pranuar ishte 3.9%. Yield-i (interesi) maksimal i kërkuar, rezul-toi në nivelin 5.35%, ndërkohë që ai i pranuar ishte vetëm 3.96 për qind. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është ankandi i tetë që realizohet në euro, që nga maji i vitit 2010. Ankandi i fundit në bono thesari në euro është zhvilluar në 24 dhjetor 2012, ku u shitën 20 milionë euro dhe yield-i mesatar i ponderuar rezultoi 5%, në rënie nga 5.26% që ishte në ankandin e gushtit të 2012-s dhe 6.05% që

sipërmarrëse në një ambient ndërkombëtar e me konkurrencë të lartë. Gjithashtu Presidenti i Hakuna Matata, Theodhor Kuro, dhe Drej-toresha e Burimeve Njerëzore, Migena Stafa, u nominuan për çmimin “Alumni Leadership Aëard”, pasi u pikasën nga juria për talentin dhe aftësitë e tyre në sipërmarrje dhe lider-ship. Klasa nga shkolla “Petro Nini Luarasi”, u shoqërua në këtë udhëtim nga mësuesja e tyre, Alma Mancaku, Drejtori Ekzekutiv i AADF, Z. Ian Schneider dhe Drejtori Ekzekutiv i Junior Achievement of Albania, Zj. Rezarta Godo. Fituesi i çmimit “Company of the Year 2013” në edicionin e 24 të tij, u shpall shoqëria “The little pigs” nga Estonia. Ata ofrojnë shfaqje shkencore për fëmijë të moshave 6-12 vjeç dhe kanë dhënë më shumë se 1000 shfaqje.

ishte në ankandin e parë të majit 2010. Në fund të qershorit qeveria organizoi një ankand të jashtëzakonshëm të bonove të thesarit. Në ankand u emetuan bono me maturim 3-mujor në vlerën e 1.2 miliardë lekëve, me një normë mesatare të ponderuar interesi prej 4.66%. Në ankandin e fundit ku qeveria pati marrë borxh me maturitet 3 mujor, muajin e kaluar, interesi ishte afërisht në nivel të njëjtë, 4.64%. Tregu financiar po e absorbon mirë kërkesën e qeverisë për para, edhe në rastet e huamarrjes së paplanifikuar, si ankandi i sotëm. Oferta për financim ishte 2 mil-iardë lekë, kundrejt shumës së shpallur për finan-cim prej 1.2 miliardë lekësh dhe interesi nuk njohu rritje të përfillshme. Në mungesë të kërkesës për kredi, likuiditetet e sistemit bankar po shko-jnë kryesisht për financimin e borxhit publik.

SEYHAN PENCABLIGILPër drejtues të bankave të nivelit të dytë shqetësimi kryesor mbeten kreditë e këqija dhe taksimi. Seyhan Pencabligil, shprehu shqetësimin për rritjen e nivelit të kredive të këqija, që tashmë kanë arritur në 25 %. Në gjykimin e tij, ndikimi i këtyre kredive në ekonominë e vendit është i madh. Për këtë arsye Pencabligil kërkoi një stabilitet në sistemin e taksave, pasi ndryshimet e shpeshta kanë ngjallur pasiguri tek investitorët e huaj. Përballë këtyre shqetësimeve Rama evidentoi nevojën për të ndërmarrë hapa të rëndësishëm, kurajozë e të domosdoshëm për të kapërcyer një situatë që nuk duhet të agravohet. “Është fakt që sistemi i bankave të nivelit të dytë në 15 vjetët e fundit ka financuar. Kjo e bën këtë sistem partner të domosdoshëm të qeverisë. Unë ju shpreh vullnetin e plotë për të ndërtuar një part-neritet solid, duke e mbajtur të hapur tryezën në mënyrë sistematike dhe jo sipas nevojës së momentit të palëve”.

03• E premte 26 korrik 2013

»POLITIKË

PR NUK ARRIN TË MARRË NJË MANDATE SHTESË, GABIMET NUK PREKIN NUMRIN

KQZ përfundon rinumërimin e kutiveKolegji Zgjedhor do të marrë vendimin për ankesën e LSI-së për Kukësin

KQZ mbylli rinumërimin e votave të qarkut të Shkodrës. Nga rinumërimi i tetë ZAZ-ve që ka ky qark nuk janë konstat-uar parregullsi apo shkelje që të kenë ndikim në rezultat. Nga rinumërimi PD-s iu shtuan 78 votaë, duke e ruajtur mandatin e saj, ndërsa PR-ja nuk arriti të fitonte mandatin e pretenduar. Kësaj force politike i duheshin 158 vota për të fituar mandatin në nisje të procesit, ndërsa tani ky rezultat thellohet në 236. Kutitë e Shkodrës u numëruan në sallën e mbledhjeve të KQZ-së nga tetë grupe me nga dy anëtarë, ndërsa procesi moni-torohet nga përfaqësuesit e partive politike. KQZ-ja ven-dosi rinumërimin e votave në Shkodër pas pranimit të ank-esës së Partisë Republikane,

që kërkonte pavlefshmëri në këtë zonë zgjedhore, duke pre-tenduar se i ishte marrë një mandat. Por kjo vendimmarrje e KQZ-së u ankimua nga PS-ja në Kolegjin Zgjedhor, i cili dje vendosi ta shtyjë shqyrtimin me themel të kërkesës në fjalë për më 26 korrik. Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ komen-toi procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Shkodrës. Sipas tij, ky proces, që nuk solli ndryshim në mandat, ashtu siç pretendonte PR-ja, ishte i drejtë dhe transparent. “Hapja e kutive i shërbeu transpar-encës, i shërbeu dyshimit që ngritën partitë. Rezultoi një përmirësim i rezultatit për PD-në. Nuk ndodhi ajo që priste PR-ja”, - tha Kosovrasti. Sipas tij, edhe pse KQZ-ja përfundoi

rinumërimin, ajo do të zbatojë vendimin që do të japë Kolegji Zgjedhor. “Vendimi i Kolegjit është i detyrueshëm të zba-tohet, tabela do të mbetet ajo e miratuar nga KQZ-ja”, - tha ai. Anëtari i KQZ-së Hysen Os-manaj në një prononcim për gazetarin Mariglen Mërtiri u

shpreh se rinumërimi i kutive të fundit për Shkodrën nuk do të ketë ndryshim mandati. “Janë parë me përpikëri shpërndarja e votave dhe gjendja paraqitet e mirë. Deformim vote ka në ZAZ nr. 1, por dhe tek të tjera kemi vërejtur ndryshime e devijime më të vogla.

Kolegji Zgjedhor do të vendosë sot mbi vendimin për ankimin

që LSI-ja bëri për rezultatin në qarkun e Kukësit. LSI-ja pretendon se i është marrë padrejtësisht një mandat de-puteti të fituar nga zgjedhjet

parlamentare të 23 qershorit. Relatori Valbon Çekrezi urd-

hëroi sekretarinë që të marrë nga ekspertët Ardian Pollo i LSI-së dhe Zamir Hoxha i PD-së aktet e ekspertimit dhe t’ua vërë në dispozicion palëve. Bëhet fjalë për një ekspertim të bërë në pamjet filmike gjatë procesit në numërimit të votave në 15 kuti. Si provë më të fortë LSI-ja paraqiti pamjet filmike të 15 qendrave të votimit në qarkun e Kukësit, ku tregohej mospër-puthja e numrit të votave me rezultatin e tabelave përmbledhëse. LSI-ja pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut të Kukës, ndërsa asaj i duhet vetëm 15 vota për të marrë një mandat në këtë qark. Nga ana tjetër, LSI-ja pretendon se ka 155 vota më shumë në qarkun e Kukësit. Fillimisht u fol për një ndarje mandatesh dy me dy mes koalicionit të djathtë dhe atij të majtë. KQZ më pas korrigjoi tabelat dhe e ndryshoi rezultatit 3 me 1 në favor të PD-së.

Ishte njoftuar një takim mes Ramës e aleatëve pasditen e djeshme në orën 17:00, por takimi i parë nisi me shtyrje, kjo për vetë faktin se drejtuesit e majtë të pranishëm në këtë orar zgjodhën që të kishin pjesë të tryezës të gjitha partitë që ishin pjesë e koalicionit të majtë, duke mos e pranuar thirrjen difer-encuese të lidershipit socialist. Kështu, krerët koalicionit që fitoi zgjedhjet më 23 qershor u rimblodhën pas dy orësh. Më shumë në numër, ndonëse përsëri jo të gjithë. Ky takim ishte informal, ndaj Rama u largua nga selia e PS-së pa pranuar të ndalej përpara medieve.

SHTY

HET

TA

KIM

I I P

AR

Ë

Në takim morën pjesë kreu i PDS-së, Paskal Milo, ai i PSV ’91, Petro Koçi, drejtuesi i G-99, Ervin Mete, Spartak Ngjela i PLD-së, Artur Dojaka i AP-së, Zef Bushati i ADK-së, Mark Froku i kristiande-mokratëve, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së kishte zgjedhur të mos ishte vetë pjesë e tryezës, duke dërguar një përfaqësues në këtë takim. U vu re ishte mungesa e kryetarit të PSD-së Skënder Gjinushi. Mungesa ishte si në takimin e parë, atë më të ngushtë, ashtu edhe në atë më të zgjeruar. Arsyet e kësaj mungese nuk u bënë të ditura.

MU

NG

ESA

E G

JIN

USH

ITNEGOCIATAT ME ALEATËT, KOORDINATOR PËR NDARJEN E PUNËS DHE POSTEVE

Rama kërkon emrat që do ofrojnë aleatëtKonkurs për drejtuesit, pavarësisht se do të vijnë nga koalicioni

REAGIMI

Berisha: Rama është frikësuar nga fitorja e Bashës

Kryeministri Berisha dje ka komentuar situatën në politikë pas zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së. “Të dashur miq, burime nga selia mavi bëjnë të ditur se zgjedhja e Lulzim Bashës në krye të PD-së, njeriut që e mundi Ramën në maj të vitit 2011, ka sëmurur dhe tmerruar Edi Ramën, i cili nga maji i vitit 2011 vuan komplek-sin e inferioritetit dhe e konsideron veten kurban të Bashës”, - shprehet Berisha në “Facebook”. Ndërkohë kryetari i sapozgjedhur i PD-së, Lul-zim Basha, ka falënderuar mbështetësit e tij. “Të dashur vëllezër dhe motra anëtare të familjes sonë demokrate, të nderu-ara zonja dhe zotërinj, militantë, mbështetës, simpatizantë dhe votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetarë e bashkëkombës, ju falën-deroj me mirënjohje të thellë për urimet, përgë-zimet dhe mbështetjen tuaj përmes mijëra mesazheve dhe postimeve. Të bashkuar dhe të vendosur le të ecim së bashku drejt sfidave që na presin dhe t’i kthe-jmë ato në shanse dhe mundësi për demokratët dhe gjithë shqiptarët. Për-shëndetje të përzemërta, Lulzim Basha”, - shprehet Basha ne “Facebook”.

Dita e djeshme startoi negociatat mes kryemi-nistrit të zgjedhur dhe

krerëve të aleatëve të majtë për jetësimin e marrëveshjes parazgjedhore të parlamen-tarëve të 23 qershorit. I foku-suar si një takim falënderues, biseda mes Ramës dhe drej-tuesve të majtë nuk plotësoi pritshmëritë e këtyre të fundit. Përkundrazi, aleatët morën mesazhet e qarta mbi pritsh-mëritë për përfaqësimin në qeverisje.

TakimiKryeministri i zgjedhur,

Edi Rama, thirri dje në takim krerët e partive pjesë e koa-licionit fitues të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Burime pranë selisë së PS-së saktësuan se ky takim, i pari pas zgjedhjeve, më së shumti ishte thirrur me qël-lim përcjelljen e mesazheve falënderuese për kontribu-tin në fitoren e 23 qershorit. Ndërkohë veç këtyre mesaz-heve mësohet se aleatët janë njohur dhe me qëndrimin e lidershipit socialist për ndar-jen e posteve në strukturën e re qeverisëse. Konkret-isht për aleatët është bërë e qartë se për postet politike në administratën e ekzeku-tivit do të ketë një përfshirje të tyre, ndërsa për postet drejtuese në nivel drejtorësh përfaqësimi do të jetë në bazë të meritokracisë, pasi çdo kandidaturë do t’i nënsh-trohet konkursit. E gjithë ko-rniza përfaqësuese do të jetë e qartë për aleatët në shtator, kur do të miratohet qeveria e re e drejtuar nga Rama. Ndër-kohë mes PS-së dhe LSI-së marrëveshja është pothuajse

e zyrtarizuar.

PritshmëritëNegociatat mes Partisë So-

cialiste dhe aleatëve do të jenë në nivel koordinimi. Në këtë mënyrë në takimin e djeshëm u vendos që Gjergj Ndoji të jetë koordinatori mes aleatëve dhe PS-së. Në përfundim të takimit mes Ramës dhe drejtuesve të koalicionit të majtë, i cili zgjati pak më shumë se një orë, disa nga përfaqësuesit e këtyre partive zgjodhën të bëjnë me dije disa detaje rreth bisedës. Kreu i Partisë Kristiande-mokrate, Mark Frroku, e cilësoi takimin mjaft të frytshëm. Një-

kohësisht Frroku bëri me dije se në mbledhje nuk u diskutua për ndarjen e posteve minis-trore, edhe pse kjo parti ishte në pritje të ndonjë sinjali të qartë për përfaqësim në poste ministrore në qeverinë e re. “Ishte një takim shumë i fryt-shëm, ishte rikonfirmim i mar-rëveshjes dhe marrëdhënieve tona. Kryeministri i ardhshëm foli me ne për formën dhe mënyrën e qeverisjes, duke na porositur për njerëzit që do të punojnë në administratë. Nuk diskutuam konkretisht për kabinete. U la që të kemi një koordinator brenda koalicionit”, - vuri në dukje Frroku gjatë

një prononcimi të shkurtër për shtyp. Kryetari i PSV ’91, Petro Koçi, i kontaktuar në telefon nga gazeta bëri të ditur se në takim u rikonfirmua angazhimi për bashkëpunim mes të gjitha partive të koalicionit fitues. “U përcaktuan disa drejtime të qarta lidhur me kontributin në qeverisje të partive. Praktika e deritanishme e katandisjes së shtetit në parcela partiake të mos jetë më. Partitë do të kenë kontributin e tyre në pjesën politike të administratës, ndër-sa pjesa tjetër do të jetë në përputhje me ligjin e nëpunësit civil”, - nënvizoi Koçi lidhur me një çështje të tillë.

04 E premte 26 korrik 2013 •

« EKONOMI

PROCEDURA EDHE PËR PASURITË QË FIGUROJNË TË REGJISTRUARA NË HIPOTEKË

Udhëzimi, si do të regjistrohentapitë e reja të tokës bujqësore

Qeveria ka miratuar udhëzimin për regjistrimin e pasurive të përfituara me anën e ATMP-ve

për tokën bujqësore. Udhëzimi është i datës 13 qershor të këtij viti dhe është botuar në Fletoren Zyrtare, ku është përcaktuar se hyn në fuqi menjëherë. Udhëzimi përcakton procedurat që do të ndiqen për regjistrimin e këtyre tapive kur pasuria e fituar me AMTP figuron ende në pronësi të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore ose trashëgimtarëve të tij, zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në rastet e trajtimit të kërkesave për shërbim të subjekteve të ndryshme verifikojnë ligjshmërinë e regjistrimit të kryer. Gazeta publikon të plotë udhëzimin ku gjithashtu për-caktohen edhe procedurat që duhet të plotësohen kur gjatë verifikimit re-zultojnë regjistrime me mangësi apo është kryer në kundërshtim me ligjin.

UDHËZIM

Nr. 2, datë 13.6.2013PËR MËNYRËN E PROCEDIMIT TË

ORGANEVE TË ADMINISTRATËS PUB-LIKE PËR PASURITË E PALUAJTSHME, TË FITUARA ME AKTIN E MARRJES SË TOKËS NË PRONËSI (AMTP)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 9 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titu-jve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, dhe të neneve 25 e 45 të ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, me propo-zimin e Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i MinistraveUDHËZON:

1. Regjistrimi i fitimit të së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajt-shme me aktin e marrjes së tokës në pronësi, në vijim AMTP, të nxjerrë në zbatim të ligjeve nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar, nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për ka-limin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar, nr. 8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, dhe të vendimit nr. 452, datë 17.10.1992 të Këshillit të Min-istrave “Për ristrukturimin e ndërmar-rjeve shtetërore”, të ndryshuar, bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme (ZRPP), në përputhje me nenet 25 e 45 të ligjit nr. 33/2012 “Për regjistrimin e pasurive të palu-ajtshme”, pas verifikimit nëse AMTP-ja përmban elementet e mëposhtme të formës dhe përmbajtjes:

a) Emrin dhe mbiemrin e përfituesit apo të përfaqësuesit të familjes bu-jqësore, përfituese të tokës bujqësore;

b) Identifikimin e organit që e ka lëshuar AMTP-në, duke përfshirë nën-shkrimin e kryetarit të komisionit të ndarjes së tokës;

c) Të dhënat identifikuese të pas-urisë/ve, të dhëna në pronësi, ku përf-shihen sipërfaqja dhe lloji i tokës bu-jqësore;

ç) Njërën nga vulat e mëposhtme:i) Vulën e komitetit ekzekutiv të

fshatit;ii) Vulën e kryeplakut;iii) Vulën e komunës/bashkisë;iv) Vulën e ndërmarrjes bujqësore;v) Vulën e këshillit të rrethit/këshil-

lit të qarkut.d) Përputhjen e llojit të pasurisë

së disponuar me AMTP me ndonjërën nga llojet e pasurive të kadastruara në zërin “Tokë bujqësore”, më 1.8.1991, të përcaktuara në shkronjën “a” të nen-it 1 të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar;

dh) AMTP-ja është origjinale apo e njësuar me origjinalin nga komuna, bashkia apo këshilli i qarkut.

2. Kur pasuria e përfituar me AMTP në kohën e hyrjes në fuqi të këtij ud-hëzimi, figuron e regjistruar në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajt-shme, veprohet, si më poshtë vijon:

2.1 Kur pasuria nuk figuron në pronësi të mbajtësit të parë të titul-lit të pronësisë mbi tokën bujqësore, si pasojë e transaksionit të realizuar me të tretë ose e shpronësimit për interes publik të kryer, me përjashtim të kalimit të pronësisë nëpërmjet ak-teve të trashëgimisë, e reflektuar kjo në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të tretët nuk ndalohen të kryejnë veprime, me përjashtim të rastit kur kjo pasuri krijon mbivendosje me një pasuri tjetër të paluajtshme, të cilat nuk rrjedhin nga e njëjta origjinë.

2.2 Kur pasuria e fituar me AMTP figuron ende në pronësi të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore ose trashëgimtarëve të tij, zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në rastet e trajtimit të kërkesave për shërbim të subjekteve të ndryshme verifikojnë ligjshmërinë e regjistrimit të kryer dhe veprojnë, si më poshtë vijon:

a) Nëse rezulton se regjistrimi është kryer në përputhje me ligjin, atëherë vijohet me realizimin e shërbi-mit të aplikuar.

b) Kur gjatë verifikimit rezulton se regjistrimi ka mangësi apo është kryer në kundërshtim me ligjin, konstatimet e kryera nga punonjësit, që përpuno-jnë praktikat, i referohen regjistruesit në formë të shkruar, duke treguar hol-lësisht mangësitë e konstatuara. Reg-jistrimi në origjinë i tokës bujqësore ka mangësi apo është kryer në kundër-shtim me ligjin në rastet kur:

i) është kryer në bazë të akteve të marrjes së tokës në pronësi, me mungesë të një apo më shumë el-ementeve të përcaktuara në shkronjat “c” dhe “d” të pikës 1 të këtij udhëzimi;

ii) është kryer në bazë të AMTP-së, me shënimin “dublikatë”;

iii) aktet e marrjes së tokës në pronësi nuk administrohen në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajt-shme ose administrohen fotokopje; iv) sipërfaqja e çdo pasurie e dhënë me AMTP del më e vogël ose më e madhe se sipërfaqja e kësaj pasurie, e dalë gjatë regjistrimit fillestar të pasurisë dhe e pasqyruar në kartelën e pasurisë.

c) Kur janë konstatuar një apo më

shumë nga mangësitë e përmendura në nënndarjet “i” dhe/ose “ii” të shk-ronjës “b” të kësaj pike, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e konstatimit, me anë të një relacioni, çështja i dër-gohet komisionit vendor të verifikimit të titujve të pronësisë mbi tokën bu-jqësore, në vijim KV. Relacioni duhet të përmbajë pjesën përshkruese të faktit, argumentimin e mangësive/pa-ligjshmërive të konstatuara dhe propo-zimin për verifikimin e ligjshmërisë së krijimit të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore, me qëllim marrjen e një vendimi sipas nenit 9 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titu-jve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar. Relacionit detyrimisht i bashkëlidhet edhe një kopje e AMTP-së, kur gjendet në zyrën e regjistrimit, dhe e akteve/dokumenteve, që kon-statojnë këto mangësi, si dhe një kopje e kartelës së pasurisë së mba-

jtësit të fundit të titullit të pronësisë, së bashku me gjenealitetet e tij dhe adresën, në rast se këto të dhëna ad-ministrohen në zyrën e regjistrimit.

ç) Kur në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme AMTP-ja ad-ministrohet në fotokopje ose mungon, ZVRPP-ja, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e konstatimit u drejtohet mbajtësit të parë të titullit të pronë-sisë, komunës/bashkisë dhe DAMT-së, pranë Këshillit të Qarkut, me kërkesën që, nëse disponojnë kopjen origjinale të AMTP-së, ta paraqesin në ZVRPP. Mbajtësi i parë i titullit të pronësisë, komuna/bashkia dhe DAMT-ja pranë Këshillit të Qarkut kthejnë përgjigje brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalen-darike. Nëse komuna/bashkia nuk disponon kopjen origjinale të AMTP-së, i paraqet ZRPP-së, nëpërmjet një relacioni shpjegues, çdo të dhënë apo informacion që disponon lidhur me këtë AMTP. Në çdo rast, ZVRPP-ja bën shënimin në kartelën e pasurisë lidhur me mungesën e AMTP-së dhe të dhënat apo informacionin e ardhur nga komuna/bashkia. Nëse brenda afatit 30-ditor në ZVRPP dërgohet AMTP-ja origjinale, ZVRPP-ja verifikon përputhjen e të dhënave të këtij akti

me të dhënat në fotokopjen e AMTP-së dhe/ose kartelës, që ndodhet në zyrën e regjistrimit. Kur nga verifikimi konstatohet mospërputhje ndërmjet të dhënave, çështja i dërgohet KV-së, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e konstatimit, sipas procedurës së para-shikuar në shkronjën “c” të kësaj pike.

d) Kur sipërfaqja e çdo pasurie e dhënë me AMTP del më e vogël ose më e madhe se sipërfaqja e kësaj pas-urie, e dalë gjatë regjistrimit fillestar të pasurisë dhe e pasqyruar në kartelën e pasurisë, ZVRPP-ja, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e konstatimit, u drejtohet mbajtësit të parë të titullit të pronësisë dhe komunës/bashkisë për të bërë saktësimin e planvendosjes sipas sipërfaqes së çdo pasurie të dhënë në AMTP. Në këtë rast, komuna/bashkia konfirmon planvendosjen dhe e përcjell atë brenda 15 (pesëmbëd-hjetë) ditëve pranë ZVRPP-së, sho-qëruar me relacionin përkatës dhe

deklaratën noteriale të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë ku shpre-het se është dakord me saktësimin e bërë. Nëse mbajtësi i parë i titullit të pronësisë nuk dorëzon deklaratën no-teriale që është dakord me saktësimin e bërë dhe ZVRPP-ja ka lëshuar më parë certifikatën e pronësisë për këtë pasuri të paluajtshme, regjistruesi bën shënimin në kartelën e pasurisë për mospërputhjen midis sipërfaqes së përcaktuar në AMTP dhe sipërfaqes sipas hartës kadastrale. Nëse mbajtësi i parë i titullit të pronësisë nuk dorëzon deklaratën noteriale që është dakord me saktësimin e bërë dhe ZVRPP-ja nuk ka lëshuar më parë certifikatën e pronësisë për këtë pasuri të palu-ajtshme, regjistruesi bën shënimin në kartelën e pasurisë për mospërputhjen midis sipërfaqes së përcaktuar në AMTP dhe sipërfaqes sipas hartës kadastrale dhe nuk lëshon certifikatën e pronësisë, duke i argumentuar me akt të shkruar mospërputhjet e konstatuara.

3. Kur pasuria, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, nuk figuron e regjistruar në pronësi të përfituesit me ATMP, regjistrimi i saj do të bëhet:

a) gjatë procesit të regjistrimit fill-estar sistematik të zonës kadastrale,

ku ndodhet gjeografikisht pasuria;b) me “kërkesë për regjistrim”, kur

pasuria ndodhet në zona kadastrale, për të cilat ka përfunduar regjistrimi sistematik i pasurive;

c) me “kërkesë për regjistrim në raste të veçanta”, kur pasuria ndodhet në zona kadastrale, ku nuk ka filluar procesi i regjistrimit sistematik të pas-urive.

3.1 Për rastin e parashikuar në shk-ronjën “a” të pikës 3, ZVRPP-ja proce-don me regjistrimin e saj në favor të përfituesit me AMTP, duke ndjekur rregullat e mëposhtme:

a) Për AMTP-të e lëshuara nga komisionet e ndarjes së tokës përpara datës 15.8.2008, pasi të plotësohen njëherësh këto kushte:

i) AMTP-ja të përmbajë të gjitha el-ementet e formës dhe të përmbajtjes, të përcaktuara në pikën 1 të këtij ud-hëzimi; ii) AMTP-ja të mos jetë “dub-likatë”. Nëse nuk plotësohen kushtet e përmendura në këtë pikë, ZRPP-ja nuk procedon me regjistrimin dhe brenda 2 (dy) ditëve pune me anë të një rela-cioni çështja i dërgohet komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pro-nësisë (KV), për rastet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Relacioni duhet të përmbajë pjesën përshkruese të faktit, argumentimin e mangësive/paligjshmërive të konstatuara dhe propozimin për verifikimin e ligjsh-mërisë së krijimit të titullit të pronë-sisë mbi tokën bujqësore për marrjen e një vendimi sipas nenit 9 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titu-jve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar. Relacionit detyrimisht i bashkëlidhet edhe një kopje e AMTP-së dhe e akteve/dokumenteve, që përmbajnë këto mangësi.

b) Për AMTP-të e lëshuara nga komi-sionet vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, në zbatim të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë”, pasi të plotësohet kushti që AMTP-ja përmban elementet e përcaktuara me vendimin nr. 224, datë 19.2.2009 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e krijimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si pasojë e kor-rigjimeve të kryera nga Komisioni ven-dor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë (KV)”. Nëse nuk plotësohen kushtet e përmendura në këtë pikë, ZRPP-ja nuk procedon me regjistrimin.

3.2 Për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 3, ZVRPP-ja procedon me regjistrimin e saj në favor të përfituesit me AMTP, duke ndjekur rregullat e mëposhtme: a) Për AMTP-të e lëshuara nga komi-sionet e ndarjes së tokës përpara datës 15.8.2008, pasi të plotësohen njëherësh këto kushte: i) AMTP-ja të përmbajë të gjitha elementet e formës dhe të përmbajtjes, të përcaktuara në pikën 1 të këtij udhëzimi; ii) AMTP-ja të mos jetë “dublikatë”; iii) ATMP-ja të përcillet zyrtarisht për regjistrim nga komuna/bashkia, së bashku me planrilevimin/planvendosjen dhe certifikatën e përbërjes familjare në datën 1.8.1991, për ish-kooperativat bujqësore dhe në datën 1.10.1992, për ish-ndërmarrjet bujqësore; iv) Sub-jekti, në favor të të cilit është lëshuar AMTP-ja, të ketë aplikuar për regjistrim pasurie në ZVRPP. Nëse nuk plotëso-

05• E premte 26 korrik 2013

»EKONOMI

hen kushtet e përmendura në këtë pikë, ZRPP-ja procedon me refuzimin e regjistrimit, sipas rregullave të parashikuara në legjislacionin në fuqi. Brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e refu-zimit të regjistrimit të AMTP-së, me anë të një relacioni çështja i dërgohet komisionit vendor të vlerësimit të titujve të pronësisë (KV), për rastet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Relacioni duhet të përmbajë pjesën përshkruese të faktit, argumentimin e mangësive/paligjshmërive të konstatuara dhe propozimin për verifikimin e ligjshmërisë së krijimit të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore për marrjen e një vendimi sipas nenit 9 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar. Relacionit detyrimisht i bashkëlid-het edhe një kopje e AMTP-së dhe e akteve/dokumenteve, që përmbajnë këto mangësi. Një kopje e relacionit i dërgohet për dijeni komunës/bashkisë që ka paraqitur AMTP-në për regjistrim. b) Për AMTP-të e lëshuara nga komisionet ven-dore të vlerësimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, në zbatim të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë”, pasi të plotësohen njëherësh këto kushte:

i) AMTP-ja të përmbajë elementet e përcak-tuara me vendimin nr. 224, datë 19.2.2009 të Këshillit të Ministrave “Për procedurat e kri-jimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore

në pronësi, si pasojë e korrigjimeve të kryera nga komisioni vendor i vlerësimit të titujve të pronësisë (KV)”;

ii) AMTP-ja të jetë përcjellë së bashku me planvendosjen përkatëse nga komuna/bashkia;

4. AMTP-të e lëshuara nga komisionet e ndarjes së tokës përpara datës 15.8.2008, të cilat nuk janë dorëzuar në ZRPP, duhet të për-cillen për regjistrim nga komuna/bashkia në ZVRPP-në përkatëse vetëm pasi të verifikohet nëse përmbushen kushtet e mëposhtme:

a) Përfituesi me AMTP të ketë qenë subjekt i trajtimit me tokë bujqësore, që provohet me sho-qërimin e AMTP-së me certifikatën e gjendjes civile të familjes përfituese në datën 1.8.1991 për territoret e ish-kooperativave bujqësore, si dhe në datën 1.8.1991 dhe ndryshimet deri më 1.10.1992 për territoret e ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas njërit nga aktet, ligjore e nënlig-jore, të mëposhtme:

i) ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, të ndryshuar;

ii) ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalim-in në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”, të ndryshuar;

iii) ligjit nr. 8312, datë 26.3.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”;

iv) vendimit nr. 452, datë 17.10.1992 të Këshillit të Ministrave “Për ristrukturimin e ndër-marrjeve shtetërore”, të ndryshuar.

b) AMTP-ja të përmbajë të gjitha elementet e

përcaktuara në pikën 1 të këtij udhëzimi.4.1 Nëse plotësohen kushtet e përcaktuara

në shkronjat “a” dhe “b”, komuna/bashkia konfir-mon planvendosjen për pasurinë e paluajtshme.

4.2 Nëse nuk plotësohet ndonjëra nga kushtet e përmendura në shkronjat “a” dhe “b” të pikës 4 të këtij udhëzimi, komuna/bashkia nuk e përcjell AMTP-në për regjistrim. Brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e refuzimit të dërgimit për regjistrim të AMTP-së, me anë të një relacioni çështja i dërgohet komisionit vendor të veri-fikimit të titujve të pronësisë (KV), për rastet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Relacioni duhet të përmbajë pjesën përshkruese të fak-tit, argumentimin e mangësive/paligjshmërive të konstatuara dhe propozimin për verifikimin e ligjshmërisë së krijimit të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore për marrjen e një vendimi sipas nenit 9 të ligjit nr. 9948, datë 7.7.2008 “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar. Relacionit detyrimisht i bashkëlidhet edhe një kopje e AMTP-së dhe e akteve/doku-menteve që përmbajnë këto mangësi.

5. Në rastet kur në ZRPP pasuria figuron e reg-jistruar si pasuri shtetërore dhe AMTP-ja ndodhet në ZRPP, procedohet, si më poshtë vijon:

a) ZRPP-ja dërgon në komunën/bashkinë përkatëse një kopje të njësuar me origjinalin të AMTP-së;

b) Komuna/bashkia kryen veprimet sipas

pikës 4 të këtij udhëzimi.6. Në çdo rast, nëse ZRPP-ja konstaton se

lloji i pasurisë së dhënë me AMTP nuk për-puthet me llojin e pasurisë që figuron i regjis-truar në kartelën e pasurisë së paluajtshme, me kërkesë të mbajtësit të titullit të pronësisë, pas konfirmimit të marrë nga komuna/bashkia, procedon me korrigjimin e llojit të pasurisë, duke e saktësuar atë sipas llojit të përcaktuar në AMTP.

7. Komisioni vendor i verifikimit të titujve të pronësisë, me marrjen e kërkesës nga ZVRPP-të apo komuna/bashkia, shqyrton ligjshmërinë e krijimit të titullit të pronësisë mbi tokën bu-jqësore (AMTP), sipas legjislacionit në fuqi.

8. Udhëzimi nr. 2, datë 8.4.2009 i Këshillit të Ministrave “Për mënyrën e procedimit të organ-eve të administratës publike për pasuritë e palu-ajtshme, të fituara me aktin e marrjes së tokës në pronësi (AMTP)”, shfuqizohet.

9. Ngarkohen Ministri i Drejtësisë, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsuma-torit, drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës pranë këshillave të qarqeve, zyrat e regjis-trimit të pasurive të paluajtshme dhe komisionet vendore të verifikimit të titujve të pronësisë për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fle-toren Zyrtare.

KRYEMINISTRISali Berisha

Brikena Dervishaj

Sektori i shitjeve të apar-tamenteve prej shumë kohësh gjendet në nivele

minimale. Kjo situatë vijon prej vitesh dhe sipas ndërtuesve është vënë re një ulje edhe sa i përket zonave bregde-tare, duke konfirmuar efektet e krizës financiare. Orientimi i qytetarëve drejt kursimit dhe mosulja e çmimeve të aparta-menteve, siç ndodh në vendet e tjera gjatë kohës së krizës, ka bërë që një numër i lartë i këtyre pasurive të paluajt-shme të mbeten stok. Në fund të vitit të kaluar, Shoqata e Ndërtuesve vlerësonte se në të gjithë vendin janë rreth 12 mijë apartamente të pashitura.

NdërtuesitSipas ndërtuesve, në kra-

hasim me disa sezone më parë, shitjet e apartamenteve kanë rënë si në zonat bregde-tare, ashtu edhe në kryeqytet. Më tepër mund të flitet për një rritje të kërkesës për qira, qoftë nga vetë sezoni, qoftë dhe nga pa mundësitë e emigrantëve të kthyer për të blerë një pronë. “Ndër-tuesit nuk po orientohen dot në shitjen e apartamenteve verore . ka një lulëzim shumë të madh tregu i qirave sepse shumë emigrantë janë kthyer duke preferuar që të qëndro-jnë përkohësisht në Shqipëri”, - thotë Ilir Hebovija, nëndrej-tori i shoqatës së ndërtuesve. Ndryshe nga disa vite më parë, ajo pak kërkesë për të blerë pasuri të patundshme është zhvendosur për në pjesën e bregdetit të jugut, ku dhe çmimet janë më të larta. “Zona më problematike ku

ZYRAT IMOBILIARE: NË RËNIE KËRKESA EDHE NGA EMIGRANTËT

Ndërtuesit: Bien shitjet ebanesave, në Durrës rënia 50%

rëniet janë nën 50 për qind është zona e Durrësit, e cila nuk prodhon më të ardhura për banesat që janë. Ndryshon interesi në Vlorë, ku është in-teresi në rritje, por mundësia për blerje është më e vogël dhe nuk i afrohet dot tregut”, - thekson Hebovija. Edhe pse në disa raste ndërtuesit janë detyruar që të ulin çmimet për zona të caktuara në kryeqytet, qendra dhe ish-blloku sërish mbajnë tavanin e lartë me

çmime 1500 – 2000 euro për metër katror. Rënia e migrimit të brendshëm, kriza në shtetet fqinjë si Italia dhe Greqia, por dhe shtrëngimi i kushteve për miratimin e kredive janë të tjerë faktorë për frenimin e shitjes se banesave.

Sektori imobiliarMenaxherja e një zyre imo-

biliare në kryeqytet, Armela Spahiu, shprehet se 6-mujori i parë i këtij viti ka regjistruar

kërkesa për blerje, kryesisht në zonat kryesore të Tiranës, të cilat nuk janë finalizuar nër shkak të çmimeve jo të kënaqshme për qytetarët. Ndërsa zonat jashtë unazës, edhe pse çmimet janë në nivele të ulëta, vlerësohen si jo të preferuara. Në ndryshime me shitjet, sipas Spahiut, çmimet e qirave për banesa kanë pësuar ulje 10-20 për qind, ndërsa kërkesat më të larta janë për ambiente komerciale.

PRECEDENTET

Në sondazhin më të fundit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë, i cili është publikuar pak ditë më parë, nënvizohet situata e vështirë në të cilën ndodhet sektori i shit-blerjeve të pasurive të paluajtshme. Konk-retisht sipas këtij sondazhi, treguesit e besimit në sektorin e ndërtimit shënuan rënie me 6.0 pkë përqindje gjatë periudhës prill-qershor 2013. Ndërtuesit, veç shitjeve gjenden në krizë edhe për leje ndërtimi. Miratimi i planit rregullues të Tiranës pritet të zhbllokojë dhënien e lejeve të reja në tregun më të madh të vendit. Por, numri i pakët i lejeve dëshmon mbi të gjitha krizën e thellë që po kalon sektori i ndërtimit. Sipas Institutit të Statistikave, në tremujorin e dytë 2012 sektori ra 18.4% me bazë vjetore, ndërsa në tremujorin e tretë xhiroja e sektorit ra me 15.8% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Periudha e afishimit vazhdon 45 ditë kalendarike

Nis afishimi publik i regjistrimitfillestar të pasurive në Orikum

Në vijim të ndërtimit të sistemit të ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka nisur afishimi publik për një zonë kadastrale në qyte-tin e Orikumit. Ky afishim i bërë publik dje nga Hipoteka bëhet saktësisht për zonën kadastrale Nr. 2832, Orikum – Vlorë, në adresën, bule-vardi “Princesha Rugjine”, Dyqani Fatbardha Limoj, Kati 2. Periudha e Afishimit Publik do të vazhdojë 45 ditë kalendarike. Qeveria ka iniciuar Projektin e Admin-istrimit dhe Menaxhimit të Tokës pak kohë më parë. Si pjesë e këtij projekti, në Sh-qipëri po ndërtohet sistemi i ri i regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në këtë kuadër, të gjitha subjektet private dhe shtetërore që kanë të drejta pronësie, ose të drejta të tjera reale mbi pasuritë e paluajtshme në Zonën Kadastrale Nr. 2832, janë të ftuar të verifikojnë Regjistrimin Fillestar të pasurive të tyre. Në këtë

fazë të këtij procesi, siaps burimeve nga Zyra Qendrore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme është i rëndësishëm bashkëpunimi i ngushtë i të gjithë per-sonave, që kanë të drejtë mbi pasurinë, me ekspertët, duke verifikuar të dhënat në listat e afishuara. Në rast se gjatë kësaj faze konsta-tohen mangësi në informa-cionin e afishuar, atëherë pronari, si dhe personat që kanë interesa të tjera mbi pasurinë, duhet të bëjë plotësimet e nevojshme dhe t’i paraqesë vetë ato, brenda afatit të afishimit publik, në ambientin e afishimit, pranë specialistëve të ngarkuar me këtë detyrë te Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë. Të gjitha pretendimet do të shqyr-tohen dhe do të paraqiten në listat e afishuara brenda periudhës së Afishimit Publik. Procesi i Regjistrimit Fillestar është falas për të gjithë pronarët dhe personat që kanë të drejta mbi pasur-itë e paluajtshme.

06 E premte 26 korrik 2013 •

« SOCIALE

Afati përfundimtar më datën 2 gusht 2013

Bashkia hap tenderin për rehabilitimin e lumit të Tiranës

Ngacmimet seksuale në punë

AP: Të dënohen eprorët gacmues me 5-10 vjet burg

Fillojnë regjistrimet për praktikë

Studentët e fizioterapisë ende nën Urdhrin e Infermierit

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin ndërkombëtar për “Rehabilitimin e lumit të Tira-nës dhe punimet respektive civile”. Në një njoftim të saj Bashkia thekson se dorëzimi i aplikimeve të parakualifikimit përfundon më datën 2 gusht. Punimet për zbatimin e projek-tit të bulevardit verior dhe reha-bilitimin e lumit të Tiranës do të financohen nga marrëveshja e huas ndërmjet qeverisë së Sh-qipërisë dhe Fondit të Zhvillimit “Abu Dhabi”, firmosur më datën 21 prill 2013, me vlerë 55 milionë euro. Bashkia e Tiranës me vendim të Këshillit të Min-istrave të datës 21 maj 2013 është përcaktuar si autoritetit kontraktor për projektin e mësipërm. Në bazë të studimit të realizuar studioja arkitek-

Ngecmini seksual apo dhuna seksuale në punë nuk konsid-erohen vepra penale në vendin tonë, ashtu siç konsiderohet abuzimi seksual në familje. Në Shqipëri nuk ka të dhëna mbi këtë fenomen, sepse viktimat kanë frikë të denoncojnë, druajnë për humbjen e vendit të punës dhe nuk kanë besim në gjetjen e një zgjidhjeje, pasi kanë denoncuar një rast të tillë. Vetëm dy ditë më parë në një studim të publikuar nga Min-istria e Mbrojtjes u raportuan 14 raste të abuzimit seksual nga kolegët e tyre në radhët e Forcave të Armatosura. Raporti nënvizonte se 11 ishin femra dhe 3 meshkuj. Nisur nga ky fenomen i fshehur, i padenon-cuar, institucioni i Avokatit të Popullit i ka rekoman-

Studentët e fizioterapisë kanë filluar regjistrimet për të kryer praktikën, mirëpo ende janë nën mbikëqyrjen e Urdhrit të Infermierit. Deklaratat e Urdhrit të Infermierit janë se tani janë tepër të ngarkuar me studentët e infermierisë, ndërkohë edhe Shoqata e Fizi-oterpistëve Shqiptarë kërkon shkëputjen nga ky Urdhër, duke pretenduar se do të ngrenë vetë një urdhër. Kreu i SHFSH-së, Faton Daci, është shprehur në përkrahje të studentëve të fizioterapisë, të cilëve nuk u kushtohet shumë rëndësi në praktikën dhe kualifikimin e tyre në provimin e shtetit, se këtyre studentëve dhe fizioterapistëve në Shqipëri u duhet Urdhri i Fizioterapistëve. Kreu i Shoqatës pretendon

turore “Grimshaw Architects” do të mundësojë ndërhyrjen në sistemin e shtratit të lumit të Tiranës përgjatë 8 km, do të ndërtohen dhe sistemohen skarpatet e lumit. Përgjatë lumit të Tiranës do të krijohen zona rekreative. Zbatimi i këtij objekti përfshin ndërtimin e disa urave mbi këtë lumë, që do të bëjnë lidhjen midis pjesës jugore me atë veriore, duke krijuar njëkohësisht mundësinë e zhvil-limit ekonomik, social dhe kultu-ror të tyre. Ky është tenderi i dytë ndërkombëtar për projek-tet strategjike që hapen nga Bashkia e Tiranës pas atij për ndërtimin e bulevardit të ri. Në fazën e parë të punimeve për bulevardin, që nis nga stacioni i trenit, përfshihet edhe një parkim i madh nëntokësor.

duar Ministrisë së Drejtësisë që punëdhënësi që ngacmon seksualisht vartësit të dënohet me 5 deri në 10 vjet heqje lirie. Ekspertja në institucionin e Avokatit të Popullit Juliana Cici tha se konsiderimi i ngacmimit seksual dhe moral punëdhënës-punëmarrës si një vepër penale do të frenonte raste të tilla, ndërkohë një denoncim i tyre do të bënte të mundur minimizimin e rasteve. E ndërsa në Shqipëri nuk ka statistika për denoncime të tilla, në botë raportet e fundit tregojnë se 91% e viktimave të ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale janë femra dhe 9% janë meshkuj. Raporti i fundit i Departamentit të Drejtësisë në SHBA ka vlerësuar se 8% e ngac-mimeve apo abuzimeve seksuale ndodhin në vendin e punës.

gjithashtu se studentët e fizi-oterapisë arrijnë rezultatet më të dobëta në provimin e shtetit sepse nuk u jepet një mundësi e mirë praktikimi, si dhe spitalet në vendin tonë dhe qendrat spi-talor nuk kanë ambientet dhe aparaturat e përshtatshme për praktikën e tyre. Ai shpjegon se, duke qenë se është dega më e re në mjekësi, normalisht ajo nuk ka shkuar në parametrat e duhur, por kjo nuk do të thotë se studentëve që i përkushtojnë kësaj dege të ardhmen e tyre do t’u ndërpriten rrugët kështu dhe do të lihen në harresë. Daci thekson se për ta duhet një mbështetje e fortë, duhet t’u jepet rëndësi dhe t’u lehtëso-hen kushtet, duke u vlerësuar edhe në bazë të kushteve në të cilat kanë bërë praktikën.

REGJISTRIMET E STUDENTËVE FILLOJNË MË DATËN 1 GUSHT

Procedura e transferimeve dhe regjistrimeve, kriteret e arsimit privat Erta Bode

Institucionet e arsimit të lartë kanë deklaruar se më datën 1 gusht fillojnë regjsi-

trimet në këto universitete. Gjithashtu bëhet me dije se do të ketë edhe transferime studimesh në këto institucione për vitin akademik 2013-2014. Ndërkohë afati i fundit i regjistrimeve mbetet data 15 nëntor 2013, duke pritur që më 30 dhjetor të jetë afati i fundit kur AKP-ja u dorëzon in-stitucioneve private të arsimit të lartë numrin e matrikullimit të çdo studenti. Duke qenë se arsimi i lartë privat nuk i nënsh-trohet asnjë provimi paraprak në regjistrimin në institucion, data 1 gusht është parë si e arsyeshme për fillimin e regjis-trimeve. Ndërkohë në Shqipëri janë të shumta rastet e trans-ferimi nga universitete publike në ato private. Ajo çka mbetet shqetësuese është konvertimi i diplomës si dhe fakti se nuk duhet të ndodhë e kundërta, pra nga një universitet privat të transferohesh në publik, kështu kandidati privohet nga e drejta e konkurrimit, duke i shpëtuar eliminimit.

Kriteret e regjistrimitKandidati që ka përfun-

duar shkollën e mesme dhe ka shlyer detyrimet e dy provimeve të detyruara të maturës shtetërore si dhe të dy provimet e lëndëve me zgjedhje duke rezultuar kalues në 4 provimet do të paraqesë për regjistrim në çdo institu-cion privat të arsimit të lartë diplomën e maturës shtetërore bashkë me certifikatën e notave ose fotokopje të no-terizuar. Nëse kandidati ka përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, duhet të paraqesë dëftesën e pjekurisë bashkë me vërtetimin e re-zultateve të dy lëndëve me zgjedhje, bashkëngjitur lëndën dhe notën. Në qoftë se kandi-dati nuk ka dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lësh-uar nga drejtoria e shkollës, bashkë me listën e notave si dhe vërtetimin e dhënies me sukses të lëndëve me zgjed-hje. Gjithashtu ky kandidat duhet të dorëzojë fotokopje të një dokumenti identifikimi, si pasaportë ose certifikatë, dhe 2 fotografi. Ndërsa kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Republikës së Shqipërisë duhet të paraqesin diplomën e shkollës ku kanë mbaruar të njehsuar si të barasvlershme me diplomën e maturës në Shqipëri, mjet identifikimi si dhe 2 fotografi. Shtetasit e huaj që duan të ndjekin një arsim të lartë pri-vat në vendin tonë, duhet të paraqesin diplomën e njehsuar si të barasvlershme me atë të shkollës së mesme në Shqipëri,

lejen e qëndrimit në këtë vend, dokumentacionin e njohjes së gjuhës shqipe, ose dokumen-tacionin e njohjes së gjuhës së huaj në të cilën zhvillohet mësimi, në rast se kjo nuk është gjuha e tij amtare.

Kriteret e transferimitTransferimi i studentëve

nga arsimi i lartë publik në ar-simin e lartë privat ka kërkuar një sërë procedurash, të cilat janë të pavarura nga secili universitet dhe nga mundësia e një njehsimi më të thjeshtë të diplomës. Gjithashtu kjo varet edhe nga mundësitë e ofrimit të universitetit pritës, që në rastin konkret është universiteti privat. Transferimi i studimeve do të kruhet në dy faza. Faza e parë do të jetë 1 gushti 2013 deri më 15 nëntor 2013 dhe faza e dytë do të jetë 15 shkurti 2014 deri më 15 mars 2014. Për sa u përket dokumenteve që duhet të dorëzojnë, çdo student që është i interesuar për transferim nga një univer-sitet publik në privat duhet të shkojë në sekretarinë e këtij të fundit dhe të interesohet për procedurat. Ndërkohë u kujtojmë studentëve që gjatë transferimit të koalidojnë ekzaktësisht kreditet si dhe të intereson për licensimin dhe akreditimin e universitetit ku po transferohen.

AFATIAfati për t’u regjistruar në institucionet e arsimit të lartë privat në vendin tonë fillojnë më datën 1 gusht 2013 dhe përfundojnë më 15 nën-tor. Për sa i përket kompletimit të studentëve vet universiteti, pasi të dorëzojë listën emërore më datën 1 dhjetor në AKP, do të marrë deri më datën 31 dhjetor 2013 listën përkatëse me numrat e matrikullimit të çdo studenti.

AFATIAfati për t’u regjistruar në master në univer-sitetin privat fillon më datën 15 gusht 2013 për fazën e parë dhe përfundon më datën 15 mars 2014 për fazën e dytë, e cila fillon pas provimeve të shkurtit. Ndërsa regjistrimet për transferime do të bëhen në dy faza. E para fillon më 1 gusht 2013 dhe përfundon më 15 nëntor, faza e dytë fillon më 15 shkurt 2014 dhe përfundon më 15 mars 2014.

Kriteret e regjistrimit në masterAplikimi për regjistrim në pro-

gramet e studimit të ciklit të dytë “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master profesional” në institucionet private të arsimit të lartë do të kryhet për semestrin e parë deri në datën 15 nëntor dhe për semestrin e dytë deri në datën 15 mars. Për aplikim kandidati, shtetas shqiptar që ka për-funduar ciklin e parë të studimeve në një institucion të arsimit të lartë shqiptar (publik ose privat), duhet të dorëzojë kopje të noterizuar të diplomës së lëshuar në përfundim të pro-grameve të studimeve të ciklit të parë të shoqëruar me listën origjinale të notave, dokument identifikimi si dhe 2 fotografi. Shtetasit e huaj përveç dokumentacionit shkollor (diplomës së lëshuar në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë të shoqëruar me listën origjinale të notave, ose fotokopje të noterizuar të saj), dokumentit të identifikimit, duhet të paraqesin dhe lejen e qëndrimit në Shqipëri (kopje e noteri-zuar). Në rast se shtetasi i huaj ka përfunduar studimet e ciklit të parë jashtë vendit, ai duhet të paraqesë diplomën e fituar jashtë vendit, të njësuar nga Komisioni i Njësimit të Diplo-mave në MASH, të shoqëruar me listën origjinale të notave ose fotokopje të noterizuar të saj. Studentët që kanë për-funduar studimet e ciklit të parë në të njëjtën IAL private ku aplikojnë për t’u regjistruar në programet e studimit “Master i shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master pro-fesional” nuk janë të detyruar të dorëzojnë dokumentacionin e mësipërm. Këta studentë, nëse nuk kanë fituar diplomën “Bachelor” mund të regjistrohen në programin “Master profe-sional” ose “Master i shkencave” edhe nëse kanë provime të mbartura të ciklit të parë, por jo më shumë se 3 të tillë.

CIKLI I DYTË

07• E premte 26 korrik 2013

»AKTUALITET

Në Tiranë

Pranga, në kërkim përfalsifikim dokumentesh

Një i kërkuar për falsifikim dokumentesh është pran-gosur së fundmi nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik. Kështu, në Buelevardin “Zhan D’Ark” nga shërbimet e këtij seksioni, u bë kapja e personit në kërkim Denis Shala, 34 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Ndaj tij, Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhërin e datës 1 korrik për ekzekutimin e Vendimit Penal të qershorit, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dnuar me 6 muaj burg për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Një 23-vjeçar

Aksidentoi teksa ishte nëgjendje të dehur, pranga

Nga komisariati nr.4 Tiranë u arrestua në flagrancë shtetasi Stiv Bitri, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërkohë që ka qenë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin e tij tip “BMV”, me targa AA 932 BB, ka aksidentuar shtetasin Ervin Bregu, 33 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Sadik Petrela, me arsim të mesëm, i cili u dërgua në S.Q.U, në gjëndje të rëndë për jetën. Materialet i’u kaluan Prokurorise se rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale te “Shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugore” dhe “Drejtimi i mjetit në gjëdje të dehur”. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Ngjarja në Domje

Nëna qëllon me thikëdjalin, pasi bënë sherr

Dje një nënë ka goditur me thikë djalin pas një grindje në familje duke e lënë të plagosur në shpatull. Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në fshatin Domje. Nga hetimet paraprake mësohet se Ramazan Loka pas një sherri në familje me nënën e tij kjo e fundit e ka goditur me thikë në shpatull. Ka qenë bashkëshortja e të plagosurit që ka lajmëruar e alarmuar policinë, e cila ka bërë shoqërimin e nënës në komisariat. I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital, ndër-kohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Nuk bëri rezistencë

Pranga me armë një 30-vjeçari te Filiologjiku

Forcat e policisë së komisariatit nr.1 në kryeqytet kanë arrestuar dje një 30-vjeçar për armëmajtje pa leje. Sipas burimeve të policisë, 30-vjeçari Mario Lushnja me origjinë nga Durrësi u arrestua në flagrancë. Mësohet se forcat e policisë kanë mundur ta arrestojnë këtë të fundit pranë Fakultetit të Filologjikut në Tiranë. Ai nuk ka bërë rezistencë.

Aksioni në kryeqytet

Rrugorët, 203 gjobanë 24 orë për shkelje

Vetëm 24 orët e fundit nga shërbimet e policisë së kryeqytetit, janë vendosur në total 203 masa administra-tive, kryesisht të vendosura për moszbatim të sinjalistikës dhe ecje tej normave të lejuara. Shërbimet e policisë do të ndëshkojnë pa hezitim të gjithë ata drejtues të mjeteve, të cilët shkelin dispozitat e qarkullimit rrugor, si: parkime të ga-buara, parkime dyshe, mos zbatim të sinjalistikës, parakalimet e gabuara, qarkullim pa leje drejtimi, për ecje tej normave të lejuara, për përdorim alkooli etj. Ndërkaq, prej 2 ditësh ka hyrë në fuqi edhe vendimi për heqjen pikëve të patentës.

Ditën e djeshme Gjykata e Apelit ka pezulluar gjykimin për “21 Janarin”, çështje që ka ngjallur akuza të ndërsjellta mes opozitës dhe pozitës. Relatori e vendosi pezullimin e çështjes përkohësisht pas kërkesës së Prokurorisë, e cila kërkoi largimin e gjyqtarit Astrit Haxhialushit, me pretendimin se ka qenë pjesë e dy trupave gjyqësore që ka dënuar dy nga demonstruesit e 21 janarit. Prokuroria tha se përfshirja e gjyqtarit Haxhialushi ‘cenon’ integritetin e gjykimit. Tashmë pritet që një tjetër gjykatës të vendosë për largimin ose jo të njërit prej anëtarëve të treshes gjykuese, e cila do të shqyrtojë çështjen e 21 Janarit. Nga ana tjetër, po dje Gjykata e Apelit hodhi sot shortin për caktimin e dy gjykatësve të rinj për të shqyrtuar dosjen e “21 Janarit”. Ervin Metalla dhe Evjeni Sino-imeri do jenë dy gjyqtarët e

Mariglen Mullai

Burri ka dhunuar gruan në gjykatë, pasi nënë mori kujdestarinë e fëmijës.

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, teksa në katin e tretë të kësaj go-dine zhvillohej procesi i ku-jdestarisë së fëmijë mes çifit Sefa. Sipas rrëfimit të gruas së dhunuar në komisariatin Nr. 2 Tiranë, mësohet se A.Sefa u dhunua nga bashkëshorti i saj Genci Sefa 38 vjeç, pasi gjykata vendosi që ajo të mba-jë fëmijët. Gjykata vendosi që fëmijën 6-vjeçar ta rriste nëna 25-vjeçare pas ndarjes nga bashkëshorti.

Dhuna në familjePardje, gjykata e Tiranës e

la në burg 27-vjeçarin që theri të shoqen, ai përveçse shfaqi pendesë shfaqi edhe një anë tjetër të ngjarjes, pasi sipas tij ishte e fejuara ajo që e qëlloi e para me thikë. Gjykata e Ti-ranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Ersnik Gjoshin, 27-vjeçari, i cili pak ditë më parë goditi me thikë në zemër bashkëshorten, Anxhela Hado, 17 vjeçe, duke i shkak-tuar asaj vdekjen. Para pak ditësh, një 23-vjeçare nga Fieri arriti ta therte të shoqin dhe pardje u la në burg nga gjykata, teksa ditët e fundit është shënuar një rekord i rasteve të dhunës ekstreme në familje. Mjafton të kujto-het fakti që vetëm në Tiranë, këto javët e fundit janë vrarë 4 gra nga bashkëshortët e tyre,

PEZULLIMI PAS KËRKESËS SË PROKURORISË, QË KËRKOI LARGIMIN E GJYQTARIT HAXHIALUSHI

Përplasjet e gjyqtarëve, Apeli pezullon “21 janarin”Hidhet shorti për caktimin e dy gjykatësve të rinj të procesit

DHUNA EKSTREME NË GJYKATËN E TIRANËS. RASTET E DITËVE TË FUNDIT

Gjykata ia lë nënës fëmijën ai e dhunon mes togave të zeza

rinj që do të ndjekin çështjen e 21 Janarit në Apel duke zëv-endësuar gjykatësit, Fatos Qato dhe Agron Papajani. Se-anca e dytë, për shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit, u zhvillua me dyer të mbyllura. Seanca e parë e mbajtur më 19 korrik nisi me dorëheqjen e gjyqtarit Agron Papajani shqyr-

timi i dosjes së “21 Janarit” në Gjykatën e Apelit ndaj dy gard-istëve të akuzuar për vrasjen e katër protestuesve në 21 Janar të viti 2011. Ndërkohë, pak ditë më votë u përjashtua gjykatësi Fatos Qato. Kërkesa për përjashtimin e Qatos u nga Genci Gjokutaj, avokati i të pandehuri Ndrea Prendi,

ish-komandant i Gardës së Re-publikës, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes së demon-struesit Faik Myrtaj. Edhe pse nuk dihen argumentet e përdorura për përjashtim në kërkesën e tij, avokati Gjokutaj përdori si argument faktin se bashkëshortja e gjykatësit Qato, Mirela Qato është anë-tare e Partisë Socialiste dhe ka qenë një ndër organizatoret e protestës së 21 janarit, ku në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u vranë katër demon-strues. Ndrea Prendi, ish-shef i Gardës, akuzohet për vrasjen e Faik Myrtajt, ndërsa Agim Llupo, ish-gardist, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda. Të dy janë shpal-lur të pafajshëm nga gjykata e Tiranës, me arsyetimin se fakti nuk provohet. Ndërkaq, për Margarit Kumen, shoferi per-sonal i ish-kryegardistit Prendi, është tërhequr akuza.

ndërsa një ndër motivet krye-sore ka qenë xhelozia, por nuk përjashtohen edhe kushtet ekonomike, grindjet dhe depre-sioni që kalojnë këto çifte me problem. Të paktën 600 gra, këtë vit, kanë kërkuar urdhër-mbrojtje nga gjykata, pasi dhu-nohen nga burrat, teksa ek-

spertët besojnë se një numër i madh i grave që jetojnë krye-sisht në zonat rurale nuk i de-noncojnë bashkëshortët e tyre. Nga fillimi i vitit në Tiranë tele-fonata “për denoncimin e dhu-nës në familje janë evidentuar gjithësej 381. As ashpërsimi i dënimeve që parashikohen në

Kodin Penal për dhunën në familje, nuk mundi ta ndalte këtë valë ekstreme të dhunës që mesa duket, tradicional-isht shoqërinë shqiptare e ka shoqëruar, por më së shumti ky fenomen është vënë re në muajt më të nxehtë të vitit, pra korrik dhe gusht.

08 E premte 26 korrik 2013 •

« SPECIALE

Pergatiti: ARTUR AJAZI

Kostandin Kristoforidhi dhe Aleksandër Xhuvani, mbeten pa asnjë mëdyshje

Rilindasit e Nderit jo vetëm për El-basanin, por edhe për kombin. Roli dhe kontributet, veprimtaria dhe trashëgimia që ata kanë dhënë dhe lënë për brezat është e shumë e çmuar. Vepra e tyre ka qenë dhe mbetet ende objekt i studiuesve të fushës së gjuhë-sisë, por edhe temë doktora-ture për pedagogët e sotëm.

Kush ishte Kostandin Kristoforidhi

Kostandin Kristoforidhi nji-het si lëvrues dhe studiues i shquar i gjuhës shqipe, si vep-rimtar i Rilindjes Kombëtare, i arsimit dhe i kulturës. Ai lindi në Elbasan, dhe më pas ndoqi nga viti 1847 gjimnazin Zo-simea të Janinës, ku ndihmoi J. G. Hanin për të studiuar shqipen e për të hartuar një fjalor shqip-gjermanisht. Shkoi në Stamboll më 1857 dhe për të treguar nevojën e një pune të re me përkthimet shqip, dhe hartoi një Mernorandum për gjuhën shqipe. Kristofori-dhi qëndron në Maltë deri më 1860 në një seminar protes-tant, ku ndërkohë përfundoi përkthimin e Dhjatës së re toskërisht e gegërisht. Para-qiti disa nga idetë e rilindësve për njësinë e Shqipërisë auto-nome, për lashtësinë e virtytet e shqiptarëve, si edhe gjendjen e arsimit e të dialekteve të shqipes në punimin Shënime mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shen-jta (1860). U vendos mësues në Tunis deri më 1865, kur hyri në marrëdhënie me për-faqësuesin e Shoqërisë Bib-like të Londrës në Stamboll. Botoi më 1866 përtkhimin e parë gegërisht Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve dhe vi-joi për shumë vjet përkthimet: Psallmet (1868 toskërisht, 1869 gegërisht), Dhjata e re (gegërisht 1869, toskërisht 1879), Të bërët dhe të dalët (toskërisht 1880), Nomi i dytë (toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (toskërisht 1884). Ka lënë dorëshkrim Krijesa dhe të dalët gegërisht, si edhe disa shkrime të tjera që nuk janë gjetur. Udhëtoi disa herë nëpër Sh-qipëri që nga viti 1870 për të mbledhur fjalë e shprehje nga goja e popullit, për të përhapur librat e vet dhe për t’u mësuar bashkatdhetarëve shqipen le-trare. Shoqëria Biblike i ndër-preu marrëdhëniet me të më 1874 pa paralajmërim, sepse u vërtetua që ai nuk besonte në frymëzimin hyjnor të Biblës. U detyrua të shiste dru e qymyr e të hapte një pijetore në Tiranë,

KRISTOFORIDHI E XHUVANI, Rilindasit e Nderit, korifenjtë e arsimit

por jepte fshehurazi mësime të shqipes. U vendos përfundim-isht më 1884 në Elbasan, ku vijoi të jepte shqipen fshehura-zi derisa vdiq. Veprimtaria e tij themelore ishte në dy fusha të lidhura ngushtë: për gjuhën dhe për shkoIlën shqipe. Botoi më 1867 Abetaren gegërisht, më 1868 toskërisht dhe libra të vegjël për nxënësit. Bashkë me atdhetarë të tjerë mori pjesë në Komisionin për alfa-betin e për arsimin më 1867 në Stamboll dhe i vazhdoi më pas përpjekjet e përbashkëta për alfabetin. U përpoq me Hasan Tahsinin e të tjerë të ngrinte shkollën shqipe. Idetë më të rendësishme i ka shpre-hur në një letër Nikolla Naços më 1888. Vepra themelore e Kostandin Kristoforidhit, për të cilën punoi gjithë jetën, është Fjalori i gjuhës shqipe . Më 1882 botoi Gramatikën e gjuhës sh-qipe sipas dialektit toskë; ka lënë edhe disa dorëshkrime me shënime gjuhësore. Përkrahte teorinë për prejardhjen pellazge të shqipes. Nxori në dritë vlera të shumta të visareve të gjuhës së popullit, dha ndihmesë të veçantë për pastërtinë e gjuhës dhe dëshmoi se dialektet e shqipes nuk kishin dallime të mëdha. Me lëvrimin që i bëri

gjuhës shqipe në përkthimet e në veprat e tjera ndihmoi për themelimin e gjuhës letrare kombëtare. Provoi prozën me tregimin e shkurtër Gjahu i malësorëve (botuar më 1902). Punoi për një sistem arsimor kombëtar, të mbështetur në një pedagogji e didaktikë për-parimtare demokratike. Në pikëpamjet politiko-shoqërore Kostandin Kristoforidhi ishte iluminist demokrat. Shpresën për lirinë e Shqipërisë e mbështeste te vegjëlia, si rrugë kryesore shihte zgjimin kombëtar nëpërmjet shkollës e kulturës dhe gjuhën amtare e shihte si mjetin më të rëndë-sishëm për përparimin kom-bëtar. Ishte ndër përfaqësuesit e parë që u bënë shprehësit ideorë të lëvizjes kombëtare dhe bëri përpjekje për ta vënë në jetë programin e rilindësve në fushën e kulturës e të ar-simit. Disa prej veprave të K.Kristoforidhit janë Tituj të veprave, Mernorandum për gjuhën shqipe (1857), Shëni-me mbi Shqipërinë, gjuha dhe përkthimi i shkrimeve të shen-jta (1860) , Katër Ungjijtë dhe punët e Apostujve (përkthim: gegërisht 1866), Psallmet (përkthim: toskërisht 1868, gegërisht 1869), Dhjata e re

(përkthim: gegërisht 1869, toskërisht 1879) Të bërët dhe të dalët (përkthim: toskërisht 1880) Nomi i dytë (përkthim: toskërisht 1882) Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë (përkthim: toskërisht 1884) Krijesa dhe të dalët (dorëshkrim: gegërisht) Abetare (gegërisht 1867, toskërisht 1868) Alfa-beti i Stambollit - antar komi-sionit (1870) .

Biografi e shkurtët e Aleksandër Xhuvanit

Aleksander Xhuvani mbetet nje nga figurat më të nderu-ara të historisë së shkollës e shkencës shqiptare. Por ashtu si çdo mendimtar i shquar, ai ishte gjithashtu dhe veprimtar i njohur shoqëror e politik. Em-rin e tij e mban sot Universiteti i Elbasanit, megjithatë pak e njohin veprën e tij në dobi të kombit. Veprimtaria e tij nisi në periudhën e Rilindjes Kom-bëtare dhe arriti zhvillimin më të madh pas çlirimit. Alek-sandër Xhuvani ka lindur ne vi-tin 1880 dhe studimet e larta filologjike i kreu në Universite-tin e Athinës. Pas kryerjes së studimeve jep mësim në shkol-len e parë të mesme kombe-tare, në Normalen e Elbasanit (dhjetor 1909). Historia dhe

përparimi i kësaj shkolle dhe ndihmesa e rëndësishme që i dha ajo ngritjes dhe zhvillimit të arsimit tonë janë të lidhura ngushtë me veprimtarinë që shtjelloi Xhuvani për periudha të gjata kohe si mësues dhe si drejtor i Normales. Deri në Kongresin e Lushnjës, në vitin 1920, Normalja e Elbasanit u mbyll dhe u hap 5 herë, si pasojë e represionit të push-tuesve xhonturq. Krahas Xhuvanit, drejtorë të tjerë të kësaj shkolle kanë qenë edhe Luigj Gurakuqi e Sali Ceka, ndërsa pedagogët e parë ishin Sotir Peci, Kostaq Cipo, Simon Shuteriqi, Kahreman Ylli, Qamil Guranjaku, etj. Por veçanarisht Aleksandër Xhuvani kreu një pune të madhe e shumë të vlefshme për krijimin e pas-urimin e letersisë mësimore, pajisi shkollën me një sërë tek-stesh, të gjuhës, të letersisë, të shkrimeve pedagogjike etj. Ai luftoi për një shkollë kombë-tare e laike, për përmirësimin e vijueshëm dhe ngritjen e mëtejshme të saj. Pas çlirimit, Aleksandri dha një ndihmesë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit ( viti 1946-1951), për organizimin e drejtimin e jetës shkencore si drejtues i seksionit të Gjuhës e Letër-sisë të Institutit të Studimeve i quajtur më vonë si Instituti i Shkencave (janar 1947- shta-tor 1953), si dhe anëtar i Presi-dumit të tij (1947-1957). Kra-has arsimit, fushë themelore e veprimtarisë së tij, që gjuhësia. Shtjelloi një veprimtari sis-tematike, të shumanshme, të gjerë e të frytshme si levrues e studiues i gjuhës shqipe. Puna e tij shkencore u karakteri-zua nga një vështrim i qartë e objektiv i çështjeve, nga një njohje e gjerë e gjuhës shqipe, e strukturës gramatikore dhe leksikore të saj, nga lufta këm-bëngulëse për një gjuhë shqipe sa më të pastër, të pasur e të paqortueshme, për të ngritur gjithnjë e më lartë përpunimin e gjuhës letrare. Në vitin 1905 Xhuvani shkruante në një ar-tikull të revistës “ALBANIA” të KONICËS se gjuha e vetme le-trare duhet të ketë bazat në di-alektin e toskërishtes. Atëherë ishte koha kur gjuha shqipe ishte në rrezik, dhe grekët e serbët nxitonin që të hapnin shkolla të huaja në tokat sh-qiptare. Qëllimi i kësaj ideje të Xhuvanit sipas tij ishte shpëti-mi i kombit, pra të njehsohej gjuha letrare. Ndoshta arsyeja që ka ndikuar që Xhuvani të mbështetej te toskerishtja, sipas një studiuesi është se jugu i Shqipërisë ishte disi më i zhvilluar dhe njerëzit më të etur për të lexuar, ndryshe nga veriu. Edhe më pas, Xhuvani luftoi e punoi për njehsimin e gjuhës letrare të folur e të shkruar, për një gjuhë letrare të përbashkët për gjithë pop-ullin shqiptar. Drejtoi hartimin e udhëzuesve të njëpasn-jëshëm drejtshkrimore (1949, 1951, 1954, 1956) që zgjeruan gjithnjë e më shumë rrethin e çështjeve që gjetën rrugën për njehsimin e plotë të drejt-shkrimeve të gjuhës shqipe më vonë. Aleksandër Xhuvani gjatë gjithë jetes bëri luftë këmbën-gulëse për pastërtinë e gjuhës shqipe, për pasurimin e saj në bazë të veçorive e të ligjeve që e karakterizojnë. Ky ka qenë filli

që ka përshkruar tejembanë gjithë veprimtarinë e tij prej lëvruesi të gjuhës shqipe. Në vitin 1956 ai botoi posaçërisht librin “Për Pastërtinë e Gjuhës Shqipe”. Xhuvani kreu një punë të vyer për pasurimin e gjuhës letrare, sidomos për përpunimin e terminologjisë të mjaft degëve të dijes sidomos të gramatikës, letërsisë dhe shkencave pedagogjike. Ai ndi-hmoi në veprimtarinë, që nisi të shtjellohet në vendin tonë pas çlirimit në fushën e termi-nologjisë, drejtoi punët e para që u bënë për terminologjinë shkollore. Gjithashtu ai shtjel-loi një veprimtari kërkimore të gjërë e të frytshme në fusha të ndryshme të gjuhës shqipe. Ishte ndër studiuesit e parë të fjalëformimit, të morfolog-jisë e sintaksës. Për vite me rradhë hartoi punime e stu-dime për kategori e çështje të ndryshme të gramatikës. Mund të përmenden punimet për pjesoren e paskajoren, mono-grafia parafjalë etj. xhuvani i madh në bashkëpunim me Eqrem Çabejn, hartuan dy tra-jtesat Parashtesat (1956) dhe Prapashtesat e Gjuhes Shqipe (1962), të cilët karakterizohen nga vështrimi i gjërë, sinkronik e diakronik, nga pasuria e mad-he e të dhënave, e vëzhgimeve dhe mendimeve. Ato botime pasqyrojnë njohuritë e thella të Xhuvanit për leksikun e gjuhës shqipe e sidomos leksikun popullor. Ai ishte njohësi më i mirë i visarit leksikor të gjuhës shqipe. Mblodhi me durim e pasion nga gjuha e popul-lit shumë fjalë e shprehje, të cilat u përpunuan pas vdekjes së tij në formë të një fjalori. Xhuvani një botim të dytë të sistemuar shkencërisht të Fjal-orit të Gjuhes Shqipe të Kristo-foridhit (1961) dhe i dha këtij fjalori një jetë të re. Xhuvani dha nje ndihmesë të vlefshme edhe për Fjalorin e Gjuhes Sh-qipe (1954). Një ndihmesë të mirë i ka dhënë leksikologjisë shqipe dhe teorisë e praktikës së leksikografisë sonë me shkrime e punime të ndryshme me artikuj e recensione, ndër të cilat mund të përmendim Kritike mbi Fjalore të Shqipes (1934), Çështja e Fjalorit të Gjuhës Shqipetare (1957). Ai dha mendime me vlerë për çështje të gramatikës historike e të leksikologjisë historike të shqipes. Një ndihmesë të vyer ai solli me studime për letërs-inë, e sidomos për letërsinë e vjetër dhe arbereshe me tek-stet, antologjite, artikujt e re-censionet që botoi. Aleksandër Xhuvani punoi tërë jetën me dashuri për ngritjen e përpa-rimin e arsimit kombëtar, për levrimin e gjuhës shqipe, për kulturën shqiptare. Ai vazhdon të mbetet një figurë e rëndë-sishme edhe më pas duke u zgjedhur anëtar i Asamblesë Kushtetuese (dhjetor 1945), dhe deputet i Kuvendit Popul-lor dhe deri në fund të jetës ai ishte nënkryetar i Presidiu-mit të Kuvendit Popullor gjatë regjimit komunist. Xhuvani u nda nga jeta në vitin 1961 dhe 19 vite më pas, pra me 1980, u botua vëllimi i parë i veprave të tij me 6 vellime, nën kujdesin e Akademisë së Shkencave. Ky botim është një nga literaturat më të vlefshme për studimin e gjuhës shqipe.

09• E premte 26 korrik 2013

»AKTUALITET

Tre persona hyjnë me dhunë në banesë

Tepelenë, dhunohen dhe grabiten 2 vëllezër të moshuar

Dy vëllezër të moshuar nga Tepelena janë dhunuar dhe grabitur në të gdhirë së ditës së enjte, rreth orës 3:00 në banesën e tyre në në fshatin Arrëz e Madhe të komunës Luftinjë. Blutë e Tepelenës japin detaje për ngjarjen, duke bërë të ditur se mbi bazën e provave të grumbulluara në vendngjarje është arritur në konkluzionin se kanë qenë tre persona që kanë hyrë në banesë rreth orës 3.30 të mëngjesit të sotëm, duke grabitur një sasi të konsider-ueshme lekësh e duke dhunuar brutalisht 2 vëllezërit e moshuar, të cilët jetonin bashkë. Mësohet se të moshuarit pasi i kanë rrahur dhe i kanë vjedhur i kanë lënë në një cep të shtëpisë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mosha e thyer e tyre e ka bërë të pamundur lëvizjen për të kërkuar ndihmën e fiqnjëve, çka ka bërë që ngjarja të merret vesh vetëm rreth orës 6 të mëngjesit. Ndërkohë sipas të dhënave nga spitali i Tepelenës, mësohet se njëri prej të moshuarve mësohet se ka marrë plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Policia e Tepelenës, e cila mbërriti rreth 6 orë pas ngjarjes, bën të ditur se për këtë ngjarje është arrestuar shtetasi 24-vjeçar S. Shehu dhe tashmë po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy bashkëpunëtorëve të tij.

Pakujdesia dhe shkelja e rregullave të qarkullimit

Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen 3 anëtarë të një familje

Pese persona u plagosen dje në orët e paraditës në dy aksidente rrugore të ndodhur në Elbasan dhe Fier. Në aksin Elbasan – Librazhd, dy automjete u përplasen në afërsi të fshatit Mirakë, ku të plagosur mbeten drejtuesit e tyre. Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë shpjetësia mbi normat e lejuara të dy automjeteve si dhe një parakalim i gabuar i njërit prej tyre. Megjithatë, mësohet se dy per-sonat e plagosur në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që në aksidentin tjetër të ndodhur në aksin rrugor Levan – Tepelenë janë plagosur tre anëtarët e një familjeje. Edhe kjo ngjarje ndodhi gjatë paradites së djeshme, në vendin e quajtur Varibob, ndërsa të plagosur kanë mbetur babai, nëna dhe djali i tyre 5-vjeçar. Sipas të dhënave të policisë lokale tre familjarët udhëtonin me një motorr, i cili është përplasur me bordurën e rrugës. Bëhet me dije se familjarët janë dërguar në spitalin e Fierit menjëherë pas aksidentit, ku aktualisht në gjendje më të rëndë ndodhet kryefamiljari Sabri Troka, i cili ka qenë edhe drejtuesi i motorit të përfshirë në aksident, ndërsa gruaja dhe djali i tyre 5 vjecar kanë marrë plagë më të lehta.

Kishin aplikuar për legalizimin

Përmbarimi i prish objektin kur familja nuk ndodhej në shtëpi

U prishet shtëpia kur nuk ndodheshin aty, familja mbetet në qiell të hapur. Punonjës të përmbarimit bashkë me policinë kanë hedhur poshtë shtëpinë duke përfituar nga momenti ku në shtëpi nuk ndodhej njeri. Familja Hasa ka ndërtuar shtëpinë e saj në vitin 1992 duke ardhur nga zonat e thella dhe me fillimin e procesit të legalizimit ka aplikuar për ta bërë të ligjshme shtëpinë, por kjo nuk ka ndodhur për shkak se trualli ka pronar të vjetër, të cilët kanë ndjekur çështjen në gjykatë. Shkaku për shembjen e shtëpisë së Sabire Hases, është një problem pronësie, pasi toka në të cilën është ndërtuar shtëpia ka pronarë të tjerë. Sipas pronares së shtëpisë zonjës Sabire Hasa, shtëpija është në proces legalizimi. Ajo thotë se nuk i kanë paralajmëruar për shembjen e shtëpisë, por kanë ardhur për ta shembur atë në momentin që askush nuk ndodhej aty. E zonja e shtëpisë thotë se tani ato janë në mes të katër rrugëve dhe kërcënon me vetëflijim nëse nuk do të vendoset drejtësia. “Kemi aplikuar për legalizim por nuk na pranuan sepse ne nuk na përkrah njeri. Si gjithë të tjerët kemi ardhur në Elbasan e kemi ndërtuar një strehë sa për të futur kokën dhe kur të tjerët ndërtojë për ditë ne na prishet një shtëpi të ndërtuar në vitin 1992. Kjo është e padrejtë. Të gjithë janë të korruptuar dhe përfitojnë ngaqë jemi të varfër e pa mbështetje”. Edhe banor të lagjes dhe të afërm të familjes Hasa shprehen se prishja është bërë pa pritur dhe pa asnjë paralajmërim për pjesëtarët e kësaj familje, e cila jeton në varfëri të plotë me tre pjestarë in-validë. Toka i është kthyer pronarit të vjetër sipas përmba-ruesve dhe gjykata ka vendosur për prishjen e shtëpisë. Përmbaruesit shprehen se ata kanë zbatuar një vendim ligjor brenda të gjitha rregullave.

Një tregtare bizhuterish është bërë pre e gra-bitjes në mesin e ditës

së djeshme në qytetin e Dur-rësit. Sipas të dhënave të policisë së qytetit bregdetar, tregtares i kanë zënë pritë dy persona të maskuar dhe armatosur teksa kthehej në banesën e saj. Mësohet se per-sonat e paidentifikuar i kanë rrëmbyer me dhunë çantën ku mbante bizhuteritë dhe janë larguar në drejtim të paditur. Tregtarja e grabitur ushtronte aktivitetin e saj tek Tregu Industrial, ndërsa pohon se asnjëherë nuk ka pasur prob-leme të këtilla. Ajo kishte një dyqan në tregun industrial të qytetit dhe ashtu siç do ditë kur mbyllej aktiviteti në këtë treg bizhuteritë që tregëtonte i merrte me vete në banesë duke mos i lënë në dyqan dhe i sillte sërish në mëngjes për ti tregëtuar. Lavdije Kena, tregëtarja e grabitur, tregon shumë e tronditur se ngjarja ka ndodhur afër banesës së saj tek ish vila e Zogut. “Isha me djalin tim dhe dy shoqet në makinë. Grabitësit na bllokuan rrugën në zonën e depos së ujit. Ishin dy persona dhe armë që na ndaluan”, tregon ajo. Ajo pohon se fillimisht është trembur dhe se nuk i ka shkuar mendja se personat kishin dalë për t’i grabitur duke qenë se në makinë kanë qenë katër per-sona. Por pavarësisht hutimit të tregëtares grabitësit janë treguar të shpejtë dhe kjo tr-egon se kanë planifikuar prej kohësh grabitjen pasi kanë vepruar shumë shpejt sepse njëri prej tyre e ka goditur në kokë me tytën e pistoletës për t’i marrë çantën. Ndërkohë per-soni tjetër që ka qenë edhe pa maskë ka qendruar pak metra më mbrapa, duke qenë i gad-shëm të ndihmonte grabitësin nëse do të reagonin personat që ndodheshin në makinë. Kena sqaron më tej se, bi-zhuteritë e grabitura kapin një

Një i dënuar për vrasje lar-gohet me leje 7 ditore nga bur-gu i Rrogozhinës e nuk rikthe-het më aty. Burime nga ky burg bëjnë të ditur se 33-vjeçari Maksim Cenokaçi, i dënuar me 22 vjet burg për vrasje me dashje dhe vjedhje me armë në bashkëpunim, kishte përfituar një leje 7 ditore nga drejtori i burgut të Rrogozhinës më 15 korrik, ndërkohë që ai duhej të ishte rikthyer në qelitë e burgut të hënën, por ende nuk është paraqitur për vijimin e vuajtjes së dënimit. Policia e shtetit dhe ajo e Gjirokastrës, ku banon familja e Cenokaçit, kanë ndërmarrë një sërë kon-trollesh në zonë, por deri në këto momente mësohet se nuk ka asnjë gjurmë nga

VUANTE DËNIMIN PËR VRASJE NË RROGOZHINË

Arratiset një i dënuar nga burgu i doli me leje, nuk u kthye më

33-vjeçari, duke bërë që ai të shpallet i arratisur. Babai i të dënuarit Sulo Cenokaçi, ka dënuar aktin e të birit, të cilit i mbeteshin edhe pak vite nga përfundimi i dënimit, ndërkohë që tashmë mbi të rëndon edhe një tjetër vepër penale. Ky nuk është rasti i parë i arratisjes së të burgosurve, përmes lejes disa-ditore për të takuar të afërmit. Sipas të dhënave, bëhet e ditur se Maksim Ce-nokaçi, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjirokastër, është dënuar nga Gjykata e Tepele-

nës në vitin 2000 me 22 vjet burg. Ai akuzohet për ngjarjet e vitit 1999, kur ka kryer një vrasje dhe vjedhje me armë në bashkëpunim, e cila mbeti në tentativë. Mësohet se drej-tori i burgut të Rrogozhinës ka miratuar lejen e të riut për të shkuar disa ditë në shtëpi, në Gjirokastër, më datë 15 kor-rik. Sipas vendimit, Cenokaçi duhej të ishte kthyer në qeli para mesditës së djeshme, pasi i mbeten dhe rreth 7 vjet burg për të kryer. Ndonëse është tentuar të kontakto-

het me të dënuarin, ai nuk është bërë më i gjallë. Nga ana e burgut të Rrogozhinës i është kërkuar ndihmë Poli-cisë së Gjirokastrës për t’u interesuar për të dënuarin e dalë me leje. Inspektorët e rendit kanë kontaktuar me të atin e 33-vjeçarit, i cili ka konfirmuar se i biri kishte dalë nga shtëpia rreth orës 10:00, me qëllim kthimin në burg. Në vitin 2010, falë amnistisë së firmosur nga presidenti Bamir Topi, Cenokaçit iu falën 2 vjet nga dënimi i mbetur.

REAGIMI I ATIKRIMIT EKONOMIK

Valë arrestimesh në Ksamil,pranga pronarëve të paligjshëm

Policia e Komisariatit të Sarandës vë në pranga një person për shkatër-rim të pronës dhe ndërtim të paligjshëm. Mësohet se mbrëmjen e dy netëve më parë nga strukturat e seksionit kundër krimit ekonomik është ekzekutuar masa e arrestit nga gjykata e rrethit gjyqësor Sarandë, në ngarkim të shtetasit Sotir Dhiamanti Vito vjeç 40

banues në Ksamil për veprat penale shkatërrim i pronës dhe ndërtim i paligjshëm. Ky shtetas kishte ndërtuar një objekt pa leje lokal, të cilin e shfrytëzonte në bashkpunim me disa përsona të tjerë në një nga ishujt e Ksamilit duke shkatërruar seriozisht atë. Masa e sigurisë arrest me burg për këtë shtetas dhe për një shtetas tjetër të shpallur në kërkim nga

komisariati i policisë Sarandë, është lëshuar nga gjykata e rrethit gjyqësor Sarandë pas hetimeve 6-mujore, në lidhje me ndërtimet pa leje në ishu-jt e Ksamilit dhe shkatërrimin me pasoja të pariparueshme që janë shkaktuar atyre nga individë të ndryshëm në kohë të ndryshme. Gjithashtu në kuadër të veprimeve hetimore për këtë problem nga struktu-rat e komisariatit të policisë Sarandë është bërë arrestimi në flagrancë për moskallëzim krimi dhe refuzim për të tre-guar dhe për shtetasin Altin Sami Zeneli, vjeç 34 banues në lagjen nr. 1 Sarandë.

MASKAT SHFAQEN NË ZONËN BREGDETARE NË PIKUN E SEZONIT TURISTIK

Durrës, i zënë pritë, dhunojnë e grabisin tregtaren e bizhuterive

vlerë prej 35 milionë lekësh. “Më grabiten çantën ku brenda kisha bizhuteri floriri që arrinin në vlerë rreth 35 milionë lekë”, deklaroi ajo. Mësohet se kanë qenë vetë tregëtarja ajo që ka telefonuar menjëherë policinë duke kërkuar ndihmë pasi ishte grabitur. Foorcat e poli-cisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa e dëm-tuara deklaroi se ka arritur të shikojë një prej grabitësve, pasi ka qenë pa maskë. Sipas përshkrimeve që i kanë poli-cisë, mësohet se personi ka

qenë rreth 45 vjeç. Vetë Kena thekson se tregëton bizhuteri që nga viti 1998, hera e parë që më grabisin, pavarësisht se muajt e vitit 1998 kanë qenë shumë të vështirë tregëtarët”. Ajo ka deklaruar në polici se nuk ka dyshime tek ajo person, ndërsa policia po heton tek personat që kanë dijeni lidhur me aktivitetin e tregëtares së grabitur. Kjo pasi sasia e flo-rit të grabitur është e madhe, sepse tregëtarja, duke qenë muaj dasmash kishte marrë furnizim, pasi kërksat për un-

aza dhe varëse floriri janë të mëdha nëë këtë periudhë. Ndërkaq, burime të policisë bëjnë me dije se po punojnë për identifikimin e grabitësve dhe kapjen e tyre. Tashmë janë marrë gjurmët e gishtrinjve në makinën e të dëmtuarve dhe policia shpreson që të gjejë ndonjë gjurmë të vlefshme nga grabitësit në mënyrë që të bëjë krahasimin me kontigjentin e personave të skeduar që kanë precedent pe-nal në Drejtorinë e Policisë së qarkut Durrës

10 E premte 26 korrik 2013 •

« opinion

para disa ditësh një lajm i veçantë kaloi në mediet shqiptare, kur, siç shkruante Afrim Krasniqi në opinionin e tij, “Markus Burger, qytetar gjerman, vjen në Shqipëri dhe nderon viktimat e Luftës së Dytë Botërore në Borovë. Arsyeja: babai i tij ishte ushtar në ushtrinë gjermane të Hitlerit dhe pjesë-marrës në vrasjet masive të 6 korrikut 1943 në Borovë. Atë nuk e ka detyruar askush të vijë dhe

të flasë përveç ndërgjegjes së tij. Ai nuk ka asnjë detyrim ndaj banorëve të sotëm të Borovës, por sillet, reagon, flet dhe të bind se ka ardhur të kërkojë ndjesë për diçka për të cilin nuk ka pasur as dijeni, as lidhje direkte. Babai ishte ushtar, zbatoi urdhrin dhe nuk është fajtori direkt, sidomos në kohë të çmendur lufte. Gjith-sesi, midis babait dhe viktimave zgjedh viktimat kur shprehet: “Nuk jam këtu të zvogëloj dhimbjen dhe keqardhjen. E vetmja gjë që unë jam i aftë të bëj është që ta përkujtoj këtë ngjarje bashkë me ju dhe t’ju kërkoj falje për atë që ka bërë babai im këtu.” Janë fjalë humane, njerëzore, dinjitoze të një qytetari gjerman, euro-pian, të lirë dhe me integritet të lartë moral”.

E bukur dhe e gjetur, e saktë dhe e vërtetë, një shembull që duhet të jetë një memorial për të gjithë ata që kanë bërë krime ndaj këtij populli, po aq sa edhe vetë diktatura dhe trashëgimtarët e tyre duhet të kërkojnë falje për krimet që i bënë këtij populli.

Kur mora vesh se ish-kryeministri anglez Toni Bler do të jetë këshilltari personal i Edi Ramës në cilësinë e kryeministrit të ar-dhshëm, përnjëherë vetiu më erdhi në mendje fakti se pikërisht në këtë muaj 100 vjet më parë u vendosën fatet e kombit sh-qiptar që të ndahej në 6 pjesë. A do të bëjë një gjest të tillë, pra të kërkojë të falur ky përfaqësues i shtetit anglez, që ka qenë kryeministër për disa mandate? Ende nuk di gjë, por për hir të së vërtetës po bëj me dije faktin se, nëse një gjerman i thjeshtë vjen një ditë të bukur pas 70 vjetësh që t’u kërkojë falje një fshati dhe në tërësi shqiptarëve për një vrasje me 100 viktima, Konferenca e Londrës kreu një krim shekullor dhe vrau një komb të tërë për 100 vjet. “History repeat it self” (Historia përsëritet), - na mëson historia, që e thotë anglishtja e Toni Blerit.

HistoriaPara se të vinte 29 korriku 1913, kur diplomacia europiane foli

në Konferencën e Londrës, duke i marrë tokat e shqiptarëve në Veri, në Lindje dhe në Jug, duke ua dhënë ato fqinjëve, tragjeditë antishqiptare të fqinjëve tani e lanë me gjak atë Konferencë. Ishte koha kur grekë e serbë kryenin njëra pas tjetrës aktet e shfarosjes masive të popullatës vendase, si dorë e lirë që u la mendjelehtësia europiane këtyre antishqiptarëve. Njëherazi pas kësaj Konference në fakt do të shkaktoheshin luftëra të përdit-shme ndaj atyre shteteve nga ana e shqiptarëve për të mbrojtur tokën e tyre. Këtë fakt e ka dhënë dukshëm edhe G. Uilliams në librin “Shqiptarët” në botimin e vitit 1934 në Tiranë, faqe 37.

Përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Londër (kryenegociatori Rasih Dinon, djali i Abedin pashë Dinos, Mehmet Konica dhe Filip Noga) e bënin me dije Europën se kombi shqiptar edhe në të kalu-arën ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë e koncepteve të tija politike. Tek shqiptarët interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren sa dhe sa konflikteve dhe luftërave fetare. Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tek-stualisht: “Populli shqiptar është i lindur, qe në rregullimin e konfliktit të sotëm, Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…” (AQSH, Tiranë, fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34 )

Mithat Frashëri në librin e vet “Shqiptarë dhe sllavë” përpos të tjerave shkruan sak-tësisht: “A mund të merret me mend që Sh-qipëria e kufizuar nga Konferenca e Londrës më 1913 të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide? Asaj i janë privuar tokat më të

mira që kishte, fushat më të bukura, qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë. Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës, kullat e famshme të Çamërisë iu dhanë Gre-qisë…” (Mithat Frashëri”, Shqiptarë dhe sllavë”, botuar në frëngjisht në Lozanë (Zvicër) më 119 dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61).

Pikërisht kur dihej se çfarë përfundimesh do të sillte Konfer-enca e Londrës, 27 marsi 1913 i dha vulën e fillimit padrejtësive së diplomacisë europiane, sa andartët grekë bënë masakrën e Përroit të Selanit, ku u therën si bagëtia 72 krerët e Çamërisë, që do të vazhdonte vit pas viti e kohë pas kohe deri sot e kësaj dite, kur Greqia juridikisht është në luftë me Shqipërinë.

Në një prononcim të tyrin anëtarë të komunitetit çam nga Par-amithia, ku u bë masakra e parë greke ndaj shqiptarëve, Nexhat Merxhushi dhe Mehmet Minga e kanë cilësuar këtë si “masakra e pashembullt e Selanit për shkombëtarizimin dhe spastrimin etnik të popullsisë çame”. Është një letër që hedh dritë mbi skenarin ogurzi të shfarosjes së krerëve çamë drejtuar komandës italiane në Paramithi më 1917. Për realizimin e misionit të helenizimit, të shkombëtarizimit dhe spastrimit etnik sipas “Megali Idesë” pas ndarjes së kufijve në vitin 1913, një ushtri me grekër, e organi-zuar dhe e maskuar me njerëz civilë (banda andartësh) u dërgua në Çamëri dhe në thellësi të territorit shqiptar, ku bëri krime e masakra të llahtarshme duke vrarë e duke djegur. Për këto krime dëshmon historiania dhe shkrimtarja angleze Edit Durham në librin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”.

Ka mbetur proverbiale thënia kur një gjyshe sheh një fëmijë që vrapon shumë dhe nga meraku që ka se mos rrëzohet dhe vritet i thotë: “Ç’ke, more bir, që vrapon kështu sikur të ndjek greku prapa?”, çka nuk ka nevojë për koment. Ndoshta për këto fakte dhe për atë se Paramithia u bë djepi i atdhetarizmit, por dhe i masakrave, ajo mund të quhet me plot gojën si “qyteti i gjenocidit grek”. 100 vjet më parë u vranë 72 krerët e Çamërisë dhe Konferenca e Londrës u bë parathënia e asaj fatkeqësie, duke i përfunduar punimet më 29 korrik 1913. Mostrajtimi zyrtar, mospërmendja dhe moszgjid-hja me konsiderimin si një masakër tipike dhe si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, ndoshta do të bindte edhe vetë Toni Blerin që të bënte një gjest moral për të kërkuar falje edhe në emër të kryeqytetit të vendit të tij, ku u zhvillua kjo konferencë famëkeqe dhe ogurzezë për shqiptarët, por falje edhe në emër të viktimave që pasuan gjatë dhe pas asaj konference. Ai i pa me sytë e tij pasojat e Konferencës së Londrës më 1999 në Kosovë, çka kam të drejtën ta dyfishoj kërkesën për faljen publike

Konferenca e Londrës”Diplomacia mendjelehtë europiane duke marrë tokat e sh-

qiptarëve në Veri, Lindje dhe Jug e duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve.” (G. Uilliams, “Shqiptarët”, Tiranë 1934, faqe 37.)

Ndërsa sa u përket kufijve, deklarimi i përfaqësuesve të qever-isë së Vlorës ishte tejet i vendosur: “Kufijtë që ne kërkojmë janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht, me gjithë rrethinat përkatëse, qytetin e Pejës, të Mitrovicës, Prishtinës, Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë, duke u ruajtur këtyre kufijve e sotëm deri në Prevezë. Duke kërkuar këtë

caktim kufijsh populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mba-jtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme. Pavarësisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm, është e kuptueshme se duke e zvogëluar atë dhe duke e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj Europa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet, duke mos pasur kështu në pikëpamje ekonomike burimet e domosdoshme për zhvillimin e tij normal.” (Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë, fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34).

Ndoshta zoti Bler duhet të dijë se kombi shqiptar ekziston jo se në krye të qeverisë pas shtatorit do të jetë Edi Rama, por ka ekzistuar që nga lashtësia me pellazgët dhe Pirron e Epirit e deri tek ilirët e më pas dardanët e kështu deri në ditët e sotme, ashtu si dhe para 100 vjetësh, kur u bë Konferenca e Londrës. Ky komb do të ekzistojë edhe pas Edi Ramës dhe historia nuk fal, sepse history repeat it self (“historia përsëritet”).

Kështu, në një protestë që populli i Lushnjës i dërgonte Sër Eduard Greit në ato momente, për më tepër ndër të tjera thuhej: “Nga gazetat merret vesh se në Çamëri, e cila si nga pikëpamja e gjuhës, ashtu dhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikë-pamja e jetesës si dhe pozita historike dhe gjeografike është pa dyshim Shqipëri, po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërrimin dhe zhdukjen e këtij vendi. Të drejtat e Shqipërisë, që ekzistojnë brez pas brezi në këtë vend, nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i Çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha. Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatërresa të përhershme, të cilat fu-qitë e mëdha kërkojnë t’i evitojnë. Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi populli, i madh e i vogël pa dyshim feje, sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet konferencës, duke iu lutur me lot zie në sy që Çamëria, në të cilën banon një pjesë me rëndësi të shqiptarëve dhe që sot po vajton nën këmbët e dërrmuese të armikut, të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut.” (Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë, fondi 245, dosja 11-19, faqe 67.)

Në mënyrë shumë të përmbledhur në librin “Shqiptarët”, lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër Uilliams do të shprehej: “Diplomacia mendjelehtë europiane duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri, Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqin-jëve të tyre në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve.” (G. Uilliams, “Shqipatrët”, Tiranë 1934, faqe 37.)

Që history repeat it self (historia përsëritet) këtë nuk duhet ta harrojë asnjë shqiptar që kaloi një diktaturë nga më çnjerëzoret dhe po aq nuk duhet harruar se Konferenca e Londrës vrau një komb të tërë shqiptar brez pas brezi dhe sot vendi i këtij kombi është i ndarë padrejtësisht jo si një mëkat prej Zotit, por si një dëshirë antihumane, antinjerëzore e kryer me dashje dhe që fat-keqësisht do të vazhdojë derisa të humbë plotfuqishmërinë e saj kjo Konferencë dhe një tjetër të vërë në vend dinjitetin e një kombi si shqiptarët. Studiuesi shqiptar, i mirënjohur për botimet e tij historike dhe ekologjike, e gjen të udhës të japë një opinion të tijin, që vlen të konsiderohet edhe si një mesazh për të ardhmen kur shprehet se “gjashtë fuqitë e mëdha në Konferencën e Lon-drës (filloi më 1912 dhe u mbyll më 1913) për të mbrojtur intere-

sat e tyre dhe të fqinjëve tanë të pangopur më 29 korrik 1913 morën një vendim të pa-drejtë duke njohur me pak se gjysmën e ter-ritorit dhe më pak se gjysmën e popullsisë si principatë sovrane të Shqipërisë. Duke ma-sakruar tokat shqiptare këto shtete morën mbi vete aktet kriminale që u kryen mbi sh-qiptarët për një periudhë njëshekullore, që vazhdoi deri në ditët e sotme me gjenocidin mbi popullsinë myslimane dhe me mohimin e të drejtave më elementare dhe asimilimin e dhunshëm ndaj popullsisë ortodokse sh-qiptare. Ka ardhur koha që Konferenca e Londrës të konsiderohet një organ kriminal kundër njerëzimit në nivel ndërkombëtar”.

Konferenca e Londrës dhe padrejtësia që kërkon të mohohet

Nga Hyqmet ZANe

Kur do t’i kërkohet të falur kombit shqiptar për Konferencën Londrës?

11• E premte 26 korrik 2013

»opinion

një ndër arsyet e plebishitit të qershorit ishte nevoja për drejtësi. Demokracia është “paketë” dhe pa drejtësi vota e lirë, sipërmarrja, prona, ndarja e pushteteve, liria e individit etj. mbeten retorikë. Dhe nëse duam drejtësi, fillohet nga koka.

Shumë pak, shumë vonë Nëse arritjet në sistemin e kaluar (që nuk justifikojnë kurrsesi

abuzimin gjatë tij) u argumentuan si atribut i kohës (do të ndodhnin, gjithsesi), kjo vlen dhe në demokraci. Në këtë rast merita apo abuzimi i politikës është se sa qëllimisht apo rastësisht ia hap apo ia mbyll më tej derën shansit historik, jo thjesht duke e lënë kohën të bëjë të sajën, por dhe duke e përshpejtuar atë.

Vota dhe fjala e lirë, NATO-ja, liberalizimi i vizave, mundësitë për pasurim vetjak dhe pro-nësim etj. janë shumë pak, shumë vonë dhe deri farsë (ushtri e NATO-s e intimiduar politikisht, prona në kaos perpetum, kosto e lartë e fjalës së lirë, pasiguri e pasurisë, ligj i kapur prej nepo-tizmit, habitati urban i degraduar nga lëvizja kaotike migratore etj.). Ndryshe nga ish-kampi lindor, demokracia jonë ka humbur sistematikisht shanset për integrim dhe zhvillim afatgjatë dhe çdo arritje bart kosto ekstreme për qytetarin e thjeshtë të kapur në morsën e tranzicionit pa fund, ndërkohë që qytetarët e ish-Lindjes ndërtojnë jetën kudo.

Pa përjashtuar efektin e gjeopolitikës me zanafillë vitin 1913, tersi mbetet brenda. Si askund në Lindje, qëllimisht apo rastësisht, masivisht apo njëkohësisht, u shkatërrua gjithçka në emër të antikomunizmit, u krijua një ushtri e papunë pas “terapisë shok”, u fut prona në kaos, u zhbë administrata, duke aplikuar nepotizëm politik, u gropos kursimi i qytetarit në pi-ramida klienteliste, u cenua vota dhe u çimentua korrupsioni elitar, u hapën depo armatimesh pa fund, qindra mijë bunkerë u sfumuan nga qindra mijë ngrehina në geto urbane, u trajtua pasuria publike si plaçkë etj., deformime të pashembullta për standardin demokratik.

Nga kjo perspektivë klasa politike e tranzicionit dhe së fundi qeverisja e PD-së, duke humbur me dashje apo pa dashje kaq shpesh trenin e historisë, la në baltë aspiratat e Lëvizjes së Dhjetorit dhe çdo trumbetim për arritje më tepër sesa aset politik është dëshmi e pazotësisë apo e vonimit

të qëllimshëm, që i shkon për shtat vetëm axhendës antishqiptare në rajon. Nga tejzgjatja e in-tegrimit europian, anëtarësimi i vonuar në NATO, cenimi i sovranitetit, prona jofunksionale etj.

Dilema për drejtësi është dilemë për demokraciDemokracia nuk është garanci për mosabuzim, por garanci për ndëshkim. E para gjë që

pritet nga “Rilindja” është promovimi i kushteve për një drejtësi funksionale, të verbër dhe imediate ndaj abuzimit politik pa dallim, pavarësisht nëse ajo vihet në lëvizje nga qeveria apo individi i thjeshtë. Kjo sepse:

a) Paqtimi dhe kohezioni kombëtar i dëmtuar prej ndasive politike nuk ngjizet duke to-leruar abuzimin e politikanit, por duke e ndëshkuar atë. Nëse ka një nevojë që bashkon, është ajo për drejtësi. Dhe në ka vend për amnisti, së pari duhet të ketë fajtorë.

b) “Rilindjes” iu dha një shans në qershor, sepse opozita denoncoi dhe premtoi drejtësi (Gërdeci, 21 janari, abuzimi elektoral, buxhetor, koncesionet klienteliste, intimidimi i admin-istratës, pakti i ujërave, shndërrimi i vendit në landfill të botës etj.). Asnjë arsye gjeopolitike proshqiptare nuk mund të justifikojë tolerimin e abuzimit sa kohë demonstrimi i shtetit ligjor është pritshmëri e vetë Perëndimit zyrtar.

c) Precedentët e ballafaqimit me drejtësinë nuk mungojnë, pavarësisht motivimit dhe degradimit përkatës (operacioni “Pelikan”, 2 prilli, gjyqi i kafeve etj.). Dhe haset kudo ku in-spirohet dhe ndërtohet demokraci. Së fundi në Kroaci (jo rastësisht në BE).

d) “Sot unë, nesër ti” nuk duhet t’i referohet më detantës “më lër, të të lë” (nëse bëjmë analogji me detantën e luftës së ftohtë, kërcënimi bërthamor në këtë rast është njohja recip-roke e pikës së dobët të tjetrit dhe shantazhi përkatës) dhe arkivimit të mëkatit politik të palëve në kutinë e Pandorës, ku çdo palë ka drynin e saj.

e) Nëse “frika e ruan vreshtin”, duke promovuar drejtësi për abuzimet 8-vjeçare, qeveria e “Rilindjes” futet në “gjak” me opozitën, duke e shtyrë vetë qeverinë të matet mirë tani e tutje sa kohë u krijua precedenti i ndëshkimit dhe kali i pushtetit të hedh një ditë.

f) Vakumi i drejtësisë, sikurse dëshmoi periudha pas ’97-s, stimulon si një qasje agresive opozitare (të imunizuar tashmë nga ndëshkimi), ashtu dhe një qeverisje arrogante të tunduar

ndaj abuzimit pas precedentit të mosndëshkimit reciprok në politikë, që shpie në riciklim të së vjetrës, sikurse e tregoii viti 2005.

g) Ajo përbën një test për vetë moralin politik të qeverisjes së “Rilindjes”, motiveve të af-rimit PS-LSI, duke qenë gur prove i seriozitetit të premtimeve për transparencë dhe dhënie fund të abuzimit politik.

h) Nëse kërkohet drejtësi, ajo duhet vënë në kohë. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mo-huar, gjë që nuk është as në interesin e shoqërisë, as të opozitës në çlirimin prej pengut të së shkuarës (përçarja nuk do të ishte fundi, po shpëtimi i saj sa kohë është ndarje me abuzi-min), por dhe vetë qeverisë. Kjo e fundit, nëse e zgjat shumë, e ekspozuar tashmë në rutinën e qeverisjes, do të shndërrohet vetë në objekt kritikash dhe akuzash për abuzim dhe në këtë rast goditja ndaj abuzimit të djeshëm do të paragjykohej si lëvizje politike për të devijuar vëmend-jen e opinionit publik prej abuzimit të ri qeveritar.

i) Aq sa drejtësia nuk duhet të merret peng prej tabuve dhe komplekseve të së shkuarës, po aq ajo nuk duhet personalizuar dhe, nëse duhet hakmarrje, ajo bëhet vetëm në emër të shoqërisë. Drejtësia nuk është opsion, por detyrim dhe droja se promovimi i saj ndaj abuzimit të djeshëm mund të fabrikojë heronj apo cenon stabilitetin demokratik, është e pavend, deri fatale për prognozën e “Rilindjes”, sa kohë drejtësia respekton ligjin dhe politika i rri larg asaj. E nëse ka rezerva për kapjen e drejtësisë, është koha për ta testuar dhe jo paragjykuar atë.

j) Argumentimi se për të qenë i besueshëm ndaj tjetrit bën mirë ta fillosh nga vetja, aq sa parimor, mbetet utopik deri në absurd, sepse do të ishte po njëlloj sikur t’i kërkosh opozitës të merret me veten e saj sesa me qeverisjen përballë. Aq sa qeveria e ka për detyrë denoncimin pa vonesë të korrupsionit të djeshëm, po aq edhe opozita dhe mbarë shoqëria e ka detyrim denoncimin e abuzimit qeveritar. Sa kohë çdo palë bën të vetën, demokracia funksionon.

 E nisur për shtet ligjor, qeveria e “Rilindjes” së pari duhet të hapë shtegun drejt tij. I parra-hur gjatë dhe i mbuluar nga ferrat e tranzicionit, ai sot ka humbur nga sytë. Pastrimi i “ferrave” largon dhe “gjarpërinjtë” dhe çdo qeveri e nesërme ecën e qetë më pas. Sikur kaq të bëjë, për hir të shoqërisë apo për hir të vetes, vetë apo duke ua mundësuar të tretëve, ka bërë mjaft për të hyrë në histori.

Zgjedhjet në PD përfunduan dhe pavarësisht entuzi-azmit të Berishës e kontestimit të Olldashit  vë-mendja e opinionit publik është përqendruar tek ajo që lideri i ri i PD-së do të arrijë të bëjë gjatë kryes-imit apo lidershipit të tij. Zgjedhjet, por dhe karriera politike e zotit Basha është e mbushur me mo-mente një pjesë e mirë e të cilave duhen sqaruar e saktësuar, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë

është ndjekja me vëmendje e veprimtarisë së tij në krye të PD-së. Zoti Basha e mori PD-në në një situatë tejet të vështirë jo vetëm për shkak të humbjes drastike në zgjedhjet politike të 23 qershorit, por dhe për gjendjen në rënie të lirë në të cilën ndodhet aktualisht ajo për arsye objektive e subjektive, që do t’i diskutojmë më poshtë. Fushata brenda partisë nuk e konsumoi shumë zotin Basha dhe duket se përgjegjësia për shijen e keqe të procesit të kontestuar zgjedhor do t’i ngelet kryetarit atëherë në detyrë, zotit Berisha, i cili nuk mund të thuhet se humbet ndonjë gjë të madhe nga kjo në kushtet kur ka marrë përsipër përgjegjësinë e humbjeve të zgjed-hjeve politike. Fushata brenda PD-së e zotit Basha ishte e thjeshtë, për të mos thënë e thatë, gjë që, edhe pse i mjaftoi për të fituar garën, ka lënë në anëtarësi, elektorat e publik shumë enigma e py-etje pa përgjigje, çka zoti Basha pritet ta bëjë tashmë jo më me premtime, por me veprimet e tij si lidership. Siç tashë më lartë, PD-ja që pas zgjedhjeve vazhdon të jetë në rënie të lirë dhe zgjedhja e shpejt e lidershipit të ri është një mundësi e mirë për ta ndalur rënien e për ta ripozicionuar atë në vendin e duhur të orbitës poli-tike shqiptare. Fillimi sa më shpejtë prej zotit Basha i ushtrimit të detyrës së lidershipit besoj se është parë si emergjencë, gjë që ka justifikuar edhe zgjedhjet e shpejta e me probleme në PD. Them “me emergjencë” pasi çdo vonesë në fillimin e ushtrimit të detyrës prej tij do ta shtonte shpejtësinë e rënies së lirë e do ta vështirë-sonte ndalimin dhe stabilizimin politik të PD-së. Por fillimi i ush-trimit të detyrës nga zoti Basha pritet me interes për të parë edhe aftësitë e tij si lidership aq të lidhur me mundësinë për ringritjen e një partie si PD-ja. Nga qartësia politike dhe karakteri më shumë se politik i zotit Basha pritet të varen zhvillime të rëndësishme të rindërtimit të PD-së si filozofia politike, përcaktimi i bazës elekto-rale e sidomos burimet njerëzore, hallka që ka funksionuar më keq se gjithçka në PD që nga themelimi i saj e dreri më sot. Që të tria këto janë detyra të vështira, por jo të pamundura për t’u realizuar. Për të shkuar në një sukses të pretenduar zotit Basha në lider-shipin e PD-së i duhet një plan e projekt i detajuar, që duke nisur nga gabimet e së shkuarës të ndërtohet një e ardhme e sigurt dhe e suksesshme. PD-ja është një parti që lindi bashkë me tranzicionin shqiptar nga diktatura në demokraci dhe, si e tillë, ka ndryshuar e pritet të ndryshojë deri në stabilizimin e plotë të demokracisë sh-qiptare. Ndryshimi ka qenë çelësi i suksesit edhe për vende me

demokraci të konsoliduar prej kohësh e jo më për Shqipërinë dhe demokracinë e saj, nëse kemi luksin ta quajmë të tillë. Nuk e di si e ka menduar lidershipin e tij zoti Basha, por besoj se shumica e sh-qiptarëve, veçanërisht të djathtët, presin ndryshimin e munguar. Nëse do të mund të shprehesha qartë, ajo që kërkohet e pritet nga zoti Basha quhet “EPOKË”. Nëse do ta ndanim në kohë për ta kup-tuar më mirë, pjesa nga 1990 e këtej është pa dyshim epoka “Ber-isha”, që të paktën zyrtarisht ka përfunduar me zgjedhjen e zotit Basha në krye të PD-së. Fundi e epokës “Berisha” shënon fillimin e epokës “Basha”, nëse  vërtet do të ketë një të tillë. Sigurisht që kushtet politike, shoqërore e sidomos ato historike për të bërë epokë janë optimale dhe gjithçka është në dorën e zotit Basha. Besoj se ai e ka vënë re që shumica e medieve të majta e konsid-erojnë atë jo pa kënaqësi si një hije apo kukull të zotit Berisha, gjë që, nëse do të ishte e vërtetë, shkonte në favor të kundërshtarëve politikë të PD-së, në dëm të drejtpërdrejtë të elektoratit të djathtë e sidomos të karrierës dhe mundësive të shkëlqyera politike të zo-tit Basha. Kur flas për një ndryshim midis dy lidershipeve, sigurisht që kam parasysh diferencën që zoti Basha duhet të bëjë nga zoti Berisha në shumë prej gjërave, nëse do të nderojë veten e për më tepër të shpëtojë këtë ngrehinë politike që quhet “Partia Demokra-tike”. Ajo që i ka munguar PD-së dhe që zoti Basha duhet ta përcak-tojë urgjentisht është filozofia e qartë politike e PD-së. Përcaktimi i saj ndoshta përpara analizës së humbjes së zgjedhjeve do t’i bënte shumë punë zotit Basha, pasi edhe përgjegjësitë për humb-jen, por dhe perspektiva do të nderoheshin në të njëjtën linjë. Në kushtet e një filozofie politike të përcaktuar mirë edhe shtresat shoqërore, grupet e interesit dhe individët do të ndërtonin një mar-rëdhënie më të drejtë e më të sinqertë me PD-në. Kjo do të bënte që ekipet drejtuese e përfaqësuese të PD-së të ndërtoheshin pikërisht mbi këto grupime e interesa në përputhje me filozofinë politike dhe të programeve elektorale të PD-së, gjë që deri tani nuk mund të thuhet se ka ekzistuar as edhe si ide e lidershipit. Mendoj se burimet njerëzore janë pika më e rëndësishme e më delikate për çdo lidership, në mënyrë specifike për zotin Basha, i cili merr në dorë në makineri politike të dërrmuar e për më tepër të paprojek-tuar, drejtuar e mirëmbajtur deri tani nga ai. Katarsisi në PD ka qenë një proces që duhej nisur me kohë, por për 23 vjet zoti Beri-sha nuk e bëri, apo nuk mundi ta bëjë dot atë. Sot PD-ja është një konglomerat perfidi politik, ku në të njëjtat strukturë, nga seksio-net deri në kryesi, gjen përfaqësues nga ish-të burgosurit politikë e deri te kupola e diktaturës komuniste. Në programet e saj politike e elektorale janë si ligji nr. 7051 e legalizimi i pronave të grabitura, edhe kthimi e kompensimi i pronave të zotëve legjitimë, trajtimi me pensione speciale i ish-ushtarakëve të Sigurimit të Shtetit dhe dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve politikë. Pra, siç shihet, PD-ja ka pak apo aspak ndryshim nga ish-Partia e Punës, kundër të cilës

ajo u krijua, sidomos që kur kjo e fundit ka hequr dorë teorikisht nga marrja me dhunë e pushtetit. Mbeturina të dyshimta të së kaluarës komuniste, por dhe figura të konsumuara politikisht, mor-alisht e ndoshta edhe ligjërisht janë sot pjesë e strukturave drej-tuese të PD-së, njëherazi edhe përgjegjëse për humbjen e sidomos degradimin politik e moral të saj. Një pjesë e mirë e tyre u panë të angazhuar fort pro zotit Basha në fushatën e garës për kryetar dhe mund të thuhet se përbëjnë pikat më të forta të dyshimit dhe skepticizmit ndaj lidershipit të tij. Nuk mund të thuhet se këta janë thirrur apo orientuar nga zoti Basha në lobingun e tyre politik, gjë për të cilën zoti Basha nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi, pasi nuk kishte as interes e as mundësi ta ndalonte dot. E rrezik-shme do të ishte nëse zoti Basha do të kishte një marrëveshje paraprake me ta, gjë që nuk besoj të ketë ndodhur, por që mund të verifikohet lehtë nga qëndrimi i tij ndaj tyre këtej e tutje. Në një letër të hapur këto ditë njëri prej shqiptarëve të gjallë më të shquar, Ph.D. Sami Repishti, e këshillonte qartë zotin Basha: “Ka-peni këtë moment! Punoni për nji Shqipëri që ndërton të nesërmet plot kangë, e çlirueme nga hijet e zeza të së kaluemes!” Një me-sazh, njëherazi edhe një kërkesë e shumicës së shqiptarëve, sido-mos mbështetësve idealistë të PD-së, që përbën edhe thelbin e asaj që mund të quhet “epoka Basha”, nëse vetë ai ka vendosur ta bëjë një të tillë. Duke u kthyer te zoti Rrepishti dhe porosia e tij për Bashën, mendoj se zoti Basha i ka të gjitha mundësitë për ta bërë një gjë të tillë. Ai nuk ka ndonjë lidhje të dyshimtë personal-isht dhe familjarisht me diktaturën komuniste, ka formim perëndi-mor dhe lidhje personale e politike me individë e qarqe perëndi-more qartësisht antikomuniste, gjë që përbën një mundësi të madhe për ta pastruar PD-në nga e kaluar komuniste. Nuk mund të pretendosh një Shqipëri “të çlirueme nga hijet e zeza të së kalueses” pa çliruar më parë PD-në prej tyre.

Besoj se përveç zhvillimeve brenda PD-së një politikë e ngjashme duhet aplikuar edhe me aleatët dhe kundërshtarët politikë. Një nga akuzat apo përfoljen ndaj zotit Basha në këtë fushatë ishin “lidhjet e afërta të tij me LSI-në”, të krijuara ndoshta edhe për shkak të bashkëpunimit të afërt me ta në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Një qëndrim i qartë politik ndaj kësaj force politike, sot në pushtet, do të sqaronte një nga pikat më të dys-himta të lidershipit të ri të PD-së. Sigurisht që një analizë e asaj që mund e duhet të bëjë zoti Basha në krye të PD-së nuk mund të konsumohet me pak reshta në gazetë, por besoj se këtë që po diskutojmë janë disa enigma që kërkojnë përgjigje emergjente për të ngjallur shpresën e humbur për një rikthim, apo më mirë të themi për një riformatim të PD-së sipas modeleve popullore euroatlantike si e vetmja shpresë e shpëtimit politik e elektoral të saj, gjë që pritet me padurim nga opinioni si e vetmja mundësi edhe për karrierën personale të lidershipit të ri të PD-së.

Pa ferra nëpër këmbë

Dritëhijet e lidershipit Basha

NgA XHemAl D. DUKA

Nga Nebil ÇiKA

12 E premte 26 korrik 2013 •

« thashethemevip

kryetari i grupit parlamentar të Partisë Social-iste, Gramoz Ruçi, duket se ka kërkuar të sfidojë ish-kryetarin

demokrat Sali Berisha për qëndrimin në ujë në këtë stinë të nxehtë. Por ndryshe nga Berisha, Ruçi nuk ka marrë fotograf nga mbrapa dhe as ka matur kohën për qëndrimin në det. Fotografi Hamza Hatika ka arritur ta hasë Ruçin teksa ka qenë duke pushuar në plazhin e Vlorës. Kreu i parlamen-tarëve socialist ka zgjedhur hotelin “Nimfa” për të pushuar këto ditë të nxehta të verës, ndoshta duke qëndruar dhe jashtë bisedimeve për qeverinë e re. Madje së fundi Ruçi nuk ka preferuar të jetë as pjesë e de-bateve në publik për politikën.

Çiljeta Xhilaga me disa foto të tjera të nxehta

Çiljeta Xhilaga përpiqet të godasë sërish. Ajo ka vendosur të ndërrojë fotograf, ose më saktë të pajtojë një fotograf dhe i zgjedhur i saj është një i pasionuar, Juxhin Kurti, të cilin ajo po e promovon në faqen e saj të rrjetit social Facebook. Më poshtë po sjellim disa foto të Çiljetës, në disa prej të cilave ajo shfaqet shumë seksi e në të tjera si mami e përkushtuar me djalin e saj. Nuk mungojnë në këto foto as foto të babait të djalit bashkë me vogëlushin. 

era Rusi, kënaqësi pranë detitKëngëtarja shqiptare Era Rusi duket se po i kalon shumë bukur dhe po i shijon këto ditë të nxehta vere. Ajo ka pos-tuar në faqen e saj në facebook disa foto, ku ka komentuar “Just perfect” (Thjesht perfekte), duke u zhytur në ujin e kthjellët dhe të pastër, mbase diku në Jug të vendit apo me shumë gjasë në Greqi, ku ka jetuar për shumë vite.   

Disa prej artisteve më seksiJanë disa prej artisteve femra më të përfoluara për momentin, jo vetëm për famën dhe talentin e tyre, por edhe për bukurinë fizike dhe tërheqëse. Emra si: Çiljeta Xhilaga, Nora Istrefi, Altuna Sejdiu etj., janë vetëm disa prej artisteve, emri i të cilave lakohet në botën e shou-bizit. Më poshtë do të sjellim disa prej fotove të tyre, të bindur se nuk janë domosdoshmërish më përfaqësueset dhe se ka edhe artiste të tjera po kaq të bukura dhe seksi.

nora istrefimbulohet për të vizituar xhaminëKëngëtarja Nora Istrefi, e cila këto ditë ishte në vendet arabe, duket se ka ndërruar stilin. Gjatë qëndrimit në Abu Dhabi, ylli i skenës shqiptare ka vizituar një xhami, ku për t’u futur brenda i është dashur që të mbulojë të gji-tha pjesët e trupit, siç e do edhe kultura islame. Duket se veshja tradicionale myslimane, i ka bërë shumë përshtypje këngëtares, pasi sapo ka mbaruar vizitën ka postuar menjëherë në rrje-tet sociale foto të vizitës së saj. Sigurisht që tani që jemi edhe në muajin e Ramazanit kjo vizitë është një mundësi e artë e Norës për të afruar sa më shumë fansa rreth vetes.

korab Jetishi martohet me GentënKorab Jetishi i ka thënë lamtumirë beqarisë. Ai ka lidhur kurorë me vajzen e quajtur Gentiana. Dasma e Korabit, i cili është djali i vetëm i këngëtarit të njohur të muzikës popullore Shkëlzen Jetishi, është mbajtur mbrëmë në “Res-taurant Xeni Imperial”. Restorant është hapur së fundi nga vet Shkëlzen Jeti-shi. Bëhet e ditur se gjatë mbrëmjes, mysafirët i ka argëtuar edhe vetë Xeni.

Autoriteti Portual Durrës, ka bërë përfundimisht funksionale Qendrën e Trainimit “Jörn Steuslaff ” duke u liçensuar nga Qendra Kombëtare e Liçensave. Trainimi i nivelit të mesëm të punonjësve të gjithë sektorëve portual do të bëhet bazuar në programet e miratuara nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit.

Rregjistrimet fillojnë me datë 29.07.2013 për 15 kurse si më poshtë: Këto Kurse me kohëzgjatje të ndryshme kanë për qëllim aftësimin e individëve në

këto fusha:

Oraret e rregjistrimit jane nga ora 09.00-13.00 nga e Hëna në të Premte, pranë zyrës së Qendrës së trajnimeve në A.P.D-ës. Afati i fundit i rregjistrimit është data 26.08.2013.

Për më shumë informacion mund të vizitoni faqen tonë të internetit www.apdurres.al.com/ “Qendra e Trajnimit” ose “Marrëdhënie me Publikun – Zyra e Shtypit”.

DURRES PORT AUTHORITY

1. Trainim bazë për njohjen e portit2. Stivador i kualifikuar3. Brigadier stivadorësh4. Përgjegjës anijesh (foreman)5. Caktim personeli-pajisjesh6. Planifikues operacionesh me anijen7. Inspektor sheshi spontator

ngarkim-shkarkim

8. Inspektor Logjistike- dispecer evadimi9. Planifikues terminali, sheshi dhe pozicioni10. Menaxher kryesor terminali11. Trainim per personelin e Sigurisë së

Fasilitetit Portual12. Manovrator elektrovinçier13. Manovrator reach stacker14. Manovrator karreli Fork Lift

Ruçi garë me Berishën për qëndrimin në ujë?

13• E premte 26 korrik 2013

»thashethemevip

alanya ka qenë des-tinacioni

i zgjedhur nga Rovena stefa për pushimet e sivjet-shme. këngëtarja shqiptare, që prej kohësh është zhvendosur me banim në kosovë, shfaqet provokue-se në këto foto.

Harris e ka krahasuar te dashurën e tij Rita Ora, as më pak e as më shumë... Te paktën ky është mendimi i Calvin Harris-it, të dashurit të saj aktual. Harris e ka krahasuar të dashurën e tij Rita Ora, as më pak e as më

shumë me legjendën e ekranit, personifikimin më simbolik të vajzës së agjentit mitik James

Bond, Ursula Anderss. Mesa duket shkëndija për këtë krahasim i ka lindur teksa e shihte Ritën te dilte nda deti ne bregdetin e Barcelonës ku çifti është duke kaluar disa dite pushim. Me një kostum banjoje që sigurisht për rastësi ka qenë shumë i ngjashëm me atë të Anderss këtu e 51 vjet më parë, për sytë e Calvin Rita ka qenë një sozi e vërtetë e Bond girl-it mitik. Gjithsesi, tani është radha juaj për të dhënë edhe ju mendimin tuaj për këtë ngjashmëri.

Genta dhe leonora aspak rivale dhe shumë mike

Janë të dyja të bukura, të famshme, të suksesshme, dhe të dyja këngëtare. Genta Ismaili dhe Leonora Jakupi janë emrat e dy vajzave me të cilat Kosova krenohet. Do të ishte nor-male që dy bukuroshet për shkak të qëllimeve të njëjta që synojnë, të ishin rivale e të ndienin konkurrencën e njëra-tjetrës. Mirëpo nuk ndodh aspak kështu. Ato janë mikesha prej vitesh dhe as që e llogarisin konkurrencën.

Xhesika Berberi cilësohet më e bukura në Ballkan

Xhesika Berberi, bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipëri-në para dy vitesh në “Miss Universe”, ka realizuar një fotose-sion në Turqi, së bashku me modelin turk Tarik Ediz dhe model-en shqiptare, Afërdita... Xhesika Berberi, bukuroshja shqiptare që përfaqësoi Shqipërinë para dy vitesh në “Miss Universe”, ka realizuar një fotosesion në Turqi, së bashku me modelin turk Tarik Ediz dhe modelen shqiptare, Afërdita Dreshaj. Disa prej fotove janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe kanë tërhequr vëmendjen, duke e cilësuar Xhesikën si një nga femrat më të bukura në Ballkan. Vitin e kaluar, Berberi u bë imazh i stilistes së njohur Sherri Hill, duke prezantuar edhe koleksionin e saj, të shoqëruar me një set fotosh të realizuara në studion e fo-tografit Fadil Berisha. Veçantia e saj është që si modele iden-tifikohet me fustane të gjatë në stilin klasik. Në profilin e saj në facebook, modelja ka postuar dhe foto me të dashurin e saj, pranë të cilit ka pohuar se ndihet shumë e lumtur.

këngëtaret ‘lakuriqe’ më shumë fansa

se aurelaNjë artist që njihet për një grup të dëgjuar muzikor në Prishtinë mes tjerash kishte shkruar kështu në rrjetin e tij social. “Për-derisa Eventet-Koncertet e disa 90% të ” Këngëtarëve” (Që këndojnë duke recituar, që bëjnë skandale edhe gjithçka tjetër përveç muzikës) sallat janë krejt të mbushura , fatkeqësisht Eventi i një artisteje – Këngëtareje për mua të pakrahasushme në krejt trojet shqiptare, përcillet prej 200 vetave në sallën ku i nxen rreth 3000 veta. Eshtë për të të ardhur keq se qysh nuk vlerësohet një artiste kaq e madhe një këngëtare me një zë dhe talent të jashtëzakonshëm për me kriju art”. Por për cilën artiste e kishte fjalën? Pikërisht për këngëtaren Aurela Gaçe e cila në një nga diskot më të mëdha në Prishtinë e hapur këtë verë, pikërisht ku një javë më parë kishte bërë namin re-peri amerikan Tugy, artistja shqiptare është pritur keq, madje vetëm 200 vetë kanë qenë në një sallë gjigande, megjithëse ajo ka bërë show si zakonisht. Ndryshe ka ndodhur një natë më vonë ku ka qenë i ftuar Flori dhe Andy DJ, sërish klubi ka qenë super i mbushur.

Rovena Stefa, pushime në Turqi

Rita Ora, ‘bond girl’ si Ursula andress

14 E premte 26 korrik 2013 •

«

Ja kush i dëmton

flokët

Bentley prodhon makinën e parë 4×4

Kompania e prodhimit të makinave Bentley pritet të prodhojë makinën e saj të parë 4×4. Me motorin e saj me 570 kuaj fuqi,

makina 4×4 do të jetë më e fuqishme se Mercedes-Benz AMG, si dhe Porsche Cayenne Turbo S, të cilat kanë motor me 550 kuaj fuqi. Sipas drejtuesve të kompanisë reagimi i kon-sumatorëve për një makinë 4×4 ka qenë i lartë dhe kompania s’do të kursejë asgjë në automjet të ri, duke krijuar mbi 1000 vende pune. Makina pritet të dalë në treg në vitin 2016.

kylie, në super formë Kanë kaluar 13 vjet që kur Kylie Minogue bëri bujë e veshur me pantallonat e saj të shkurtra ngjyrë floriri, që i tregonin linjat perfekte. Tani, në moshën 45-vjecare ajo vendos të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram një foto ku duket se është ende në super formë. Kylie shfaqet në foto e veshur me një kostum banjoje leopard-print, duke shijuar pamjen e oqeanit, por nuk është e vështirë të kuptohet se cila pjesë e fotos tërhoqi më shumë vëmendjen e fansave. Në komentin përbri fotos, Kylie shkruan: ”Gati për t’u nisur, drejt blusë”.

Hugh Jackman lë aktriminAktori Hugh Jackman ka njoftuar se do të lë aktrimin për një kohë. Ylli i filmit “The Wolverine”, ka thënë se do të pushojë për një kohë nga industria e filmit pasi ai ndjehet “i lodhur” pas roleve të realizuara në katër filma të njëpasnjëshëm. “Do të largohem një kohë, nuk e di nëse do të pushoj një vit. Ky film është i katërti me radhë. Po bëhem shumë lakmitar”, ka thënë Jackman gjatë emisionit “The Kyle and Jackie O Show”. Aktori 44 vjeçar është dashur që të tregojë trupin e tij në filmin e ri “The Wolverine” që është pjesë e “X-Men”, por ai ka thënë se nuk shqetësohet për këtë gjë, pasi sipas tij është detyrë e aktorit që të bëjë këto gjëra. “Besoj se i njihni burrat që kanë dëshirë të zhvishen, unë nuk jam njëri prej tyre, por nuk e kam problem pasi aktorët duhet ta bëj-në këtë. Kjo është pjesë e profesionit”, ka thënë Jackman.

toni Braxton beqare Këngëtarja Toni Braxton edhe zyrtarisht është beqare pasi ka finalizuar shkurorëzimin nga burri i saj, Keri Lewis, me të cilin ishte e martuar për 12 vite. “Çifti kishte një ndarje miqësore dhe të dy do përfshihen në rritjen e dy djemve të tyre, Denimit, 11, dhe Duezelit, 10”, ka thënë përfaqësuesi i këngëtares përmes një komunikate. Braxton, 45, që ishte martuar në vitin 1998, në muajin tetor të vitit të kaluar gjatë emisionit “Behind the Music” kishte thënë se ndarja nga Lewis në vitin 2009 i shkak-toi shumë probleme. “Më duhej të bëja plane për jetën time pa përfshirë atë”, kishte thënë ajo. “Isha e hidhëruar me të gjithë. Nuk mund të besoja se kjo po më ndodhte mua. Mendoja se ishte një person që mund të përballej me problemet dhe ja ku erdhi ky(ndarja nga Lewis)”, kishte komentuar Braxton.

Gossip

Më mirë të parandalosh sesa të kuro-sh”, kjo thënie vlen edhe për flokët. Për profesorin Paradi Mirmirani, nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, “të kesh flokë të shën-detshëm është e mundur të dish se si të kujdesesh për ta përpara dhe pas stilimit”. Ja se cilët janë

armiqtë që e dëmtojnë atë dhe ndaj të cilëve duhet të bëni shumë kujdes! Përdoreni sa më rrallë pjastrën. Mos e mbani pjastrën për një kohë të gjatë në të njëjtën pjesë floku. Do të ishte e mjaftueshme një apo dy sekonda, sepse nxehtësia i dëmton seriozisht flokët.

Shmangni tharësen. “Ideale do të ishte t’i thanit me një peshqir ose t’i linit të lirë në ajër, siç ndodh në verë, sidomos kur ju keni flokë të shkurtër. Tharësja tenton t’i thajë shumë dhe t’i privojë nga substancat e tyre ushqyese. Por përveç kësaj, kur janë të lagur ata bëhen më të brishtë për t’u këputur në momentin që krihen me furçë apo krehër”, thotë prof. Mirmirani. Lidhjet e forta i bëjnë flokët të bien. Kapja shtrënguar i dëmton shumë flokët, kështu që shmangeni sa më shumë, nëse doni që të keni përherë flokë të shëndetshëm. Bëni kujdes me xhelin dhe llakun. Duhet të bëni kujdes në atë se çfarë blini. Duhet të shkoni te një tregtar që i njeh shumë mirë produktet e kujdesit të flokëve.

15• E premte 26 korrik 2013

»

Brad pitt merr mësime tankuAktori është duke mësuar mekanizmat e mjetit ushtarak tankut, për rolin e tij si një ushtar amerikan në filmin “Fury”. Kështu ai është duke u trajnuar për të ngarë tankun. Mësimet Pitt po i merr në Wiltshire, në Jug të Anglisë dhe në Gjermani. Filmi është me regji të David Ayer dhe pritet të dalë në Nëntor të 2014. Filmi përqëndrohet tek komandanti i tankut, Sherman, i cili luhet nga Brad, dhe ekuipazhi i tij që e gjejnë veten prapa rrethinave të armikut nazist gjerman në prill 1945 , kur lufta është drejt fundit.

albumi i Beyonce do të dalë në kohëSpekulimeve se albumi i divas Beyonce do të vonohej i`u është treguar e kundrëta. Be-yonce është duke punuar për albumin e rradhës dhe ajo ka siguruar vetë fansat se çdo gjë të jetë në kohë. Ajo është duke u përkushtuar shumë për albumin, por ende nuk ka ndonjë datë se kur albumi do të lancohet. Bey ka luajtur me muzikën e saj duke e perfor-muar atë në tur si dhe duke e vendosur kolonë zanore të fushatës së saj për H&M dhe Pepsi. Ky album pritet të jetë një sukses i rradhës për Bey.

Bëhet publike emri i bebes mbretëroreFëmija i Kate dhe William do të quhet George Alexander Louis! Ky emër është zgjedhur sipas të jatit të mbretëreshës, Mbretit George IV. Ai tani do të jetë Princi George i Kembrixh. Kate dhe William janë drejtuar për në shtëpinë e Kate Middleton. Çifti është parë i lumtur teksa largoheshin me makinën e tyre. Kate është parë pa make-up duke mbuluar fytyrën me një palë syze të mëdha.

Natalie PortmaN

pRovon në ReGJi

Natalie Portman ka vendosur që të jetë edhe regjisore. Aktorja 32-vjeçare, me origjinë izraelite do të drejtojë filmin e saj të parë në Jeruzalem. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të kinematografisë izraelite. Ideja e aktores është që të sjellë në ekranin e madh romancën autobiografike të shkrimtarit izraelit Amos Oz, “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, shkruar në vitin 2002. “Yoram Honig Film Fund” e Jeruzalemit, njofton se Port-man ka shkruar skenarin dhe do të jetë edhe protagonistja e filmit në rolin e nënës së përvuajtur të Oz. Natalie do të shkojë në Izrael në tetor për të takuar aktorët e tjerë. Pas një faze të parë organizative, puna për realizimin e filmit do të nisë në 2014. Nuk dihet ende nëse gjuha që do të përdoret do të jetë angleze apo ajo hebraike. Fondacioni ‘Honig’ do të ofrojë një fond prej 400 mijë dollarësh për këtë film.

ShakiRatrUP PerfeKt

6 mUaJ Pas LiNDJes

Gossip

ajo frikësohej se “nuk do të ishte kurrë më një femër seksi”, pasi lindi fëmijën e saj të parë në janar të këtij viti. Por, Shakira ka treguar se, vetëm 6 muaj më vonë, ajo ruan sërish forma të tonifikuara në një shkallë mahnitëse. Këngëtarja 36-vjeçare kolumbiane tregoi një pamje perfekte të shtatit të saj e mbi të gjitha një stomak të sheshtë të përkryer, në dy veshje

të ndryshme bikini. Gjatë pushimeve në Hawaii, ajo shoqërohej nga bashkëshorti i saj, futbollisti i Barcelonës, Gerard Pique.

16 E premte 26 korrik 2013 •

« Bota

presidenti Barak Obama mbajti mbrëmë fjalimin e parë në një seri fjalimesh

të rëndësishme që synojnë të tërheqin vëmendjen mbi përpjekjet e administratës për të përshpejtuar rimëkëmbjen ekonomike. Në një universitet në qytezën Galesburg të Ili-noit, Presidenti Obama u kujtoi amerikanëve se ai mbetet i angazhuar për të ndihmuar të varfrit dhe klasën e mesme të rimëkëmben: “E vetmja gjë që më intereson është si të shfrytëzoj çdo minutë të 1276 ditëve që i mbeten mandatit tim për të garantuar që ky vend të funksionojë përsëri për punonjësin amerikan”.

Ky është i pari ndër tre fjalime që do të mbajë këtë javë Presidenti lidhur me ekonominë. Këto janë përpjekjet më të freskëta të Shtëpisë së Bardhë për të rigjallëruar ekonominë. Zoti Obama akuzoi republikanët në Kongres se po pengojnë planet e tij ekonomike për arsye politike: “Me këtë paradë të pafundme çorientuese, me skandale të sajuara, Uashing-toni ka humbur përqëndrimin nga tema parësore. Kam ard-hur këtu për të thënë se këto gjëra duhet të marrin fund”.

Ashtu si në të kaluarën, Presidenti theksoi nevojën për përmirësime në infrastrukturë, kodin fiskal, sistemin e kredive për shtëpi, arsimin dhe pagat minimale, si dhe zbatimin e reformave të tij në sistemin e kujdesit shëndetësor, të cilin republikanët duan ta anulojnë.

Anketat tregojnë se ameri-kanët janë të shqetësuar nga plogështia e ekonomisë. Steve Bell kryeson studimet ekono-mike në Qendrën e Politikave Dypartiake në Uashington: “Afërsisht dy herë më shumë amerikanë mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar, krahasuar me ata që e shohin pozitivisht situatën. Ka 6-7 vjet që vazhdon kjo gjend-je”. Zoti Bell thotë se amerika-nët e shohin se rimëkëmbja e ngadaltë nuk po ndjehet nga klasa punëtore: “Pak nga pak, amerikanët e ndjejnë në palcë se gjërat në komunitetet e tyre nuk po ecin mirë”.

Por ai shton se planet e Presidentit hasin po aq rezistencë nga republikanët sa më parë. Para se Presidenti të mbante fjalimin, kreu i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell i hodhi poshtë planet e administratës. “Kjo përbën një shpërdorim kolosal energjie dhe kohe – burime që mund t’i përdornim në bashkëpunim dypartiak në Kongres për të rritur ekonominë dhe për të hapur vende pune”. Pavarësisht nga kundërshtitë, Presidenti shpreson të shtojë presionin e publikut mbi Kongresit për të ndalur përplasjet lidhur me taksat dhe politikat buxhetore gjatë muajve të ardhshëm.

 Detroiti, shkëlqimi dhe rënia

Nofkën e ka “Qyteti i Maki-nave,” por shumë nga fabrikat e makinave që i dhanë këtë

eKoNomia

obama nis fushatën për rimëkëmbjen

Planet e Presidentit hasin po aq rezistencë nga republikanët sa më parë. Para se Presidenti të

mbante fjalimin, kreu i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell i hodhi poshtë planet e

administratës. “Kjo përbën një shpërdorim kolosal energjie dhe kohe – burime që mund t’i përdornim

në bashkëpunim dypartiak në Kongres për të rritur ekonominë dhe për të hapur vende pune”

emër Detroitit, është e vështirë të gjenden tani brenda kufijve të qytetit. Kriza financiare e Detroitit lidhet me eksodin e industrisë së makinave dhe pamundësinë e qytetit për të krijuar një shumë-llojshmëri ekonomike, një gjë që ndihmoi qytetet e tjera t’i shmangen falimentimit. Në mesin e shekullit të XX-të, gjatë lulë-zimit të Detroitit, kjo fabrikë prodhonte makina Packard dhe punësonte rreth 40,000 njerëz. Premtimi i një page të

mirë dhe i vendeve të punës nëpër fabrika të ngjashme rreth qytetit, tërhoqi njerëz si George McGregor, me origjinë nga shteti Tenësi, në vitet 1960. Sot, ai është presidenti i sindikatës së punonjësve të prodhimit të makinave në Detroit. “Kur erdha për herë të parë këtu, në fabrikën e makinave i lutnin njerëzit që të vinin të punonin. Paga ishte pak a shumë 3 dollarë e një çerek për orë”. 

Por industria e makinave

ndaloi së luturi njerëzit për të punuar kur kërkesat për maki-nat amerikane u ulën dhe u rrit

interesi për makinat e huaja.Firma Packard u zhduk dhe

gumëzhitja e dikurshme e saj

është zëvendësuar nga hes-htja. Këto ndërtesa të rrënuara janë pjesë e kompleksit më të madh industrial të boshatisur në botë. Ato simbolizojnë his-torinë e Detroitit, nga shkëlqimi në rënie. “Kishte rreth 20 fab-rika makinash dhe punëdhënës të mëdhenj, por me kalimin e kohës ato janë mbyllur dhe tani ka mbetur vetëm një”, thotë ekonomisti Eric Scorsone, nga universiteti i Miçiganit.

Ai thotë se edhe pse firma General Motors krenohet me grupin më të shquar të ndërte-save në qendrën e Detroitit, industria e makinave tani luan një rol shumë më të vogël në ekonominë e qytetit. “Në fakt, sektori i kujdesit shëndetësor është sektori me më shumë punëtorë në qytet sot”.

Në vitet 1950, në Detroit kishte rreth 300,000 vende pune në industrinë e makinave dhe popullsia e qytetit ishte rreth 1,8 milionë. Sot, ka më pak se 27,000 vende pune në fabrikat e firmave Chrysler dhe General Motors dhe pop-ullsia është pak më shumë se 700,000 banorë.

“Kemi tre kazino dhe dy fabrika makinash. Kaluam nga prodhimi industrial tek bixhozi për punë”, thotë zoti McGregor. Sindikata që drejtohet nga George McGregorit përfaqë-son punonjësit në fabrikën Hamtramck (Hemtremik) të firmës General Motors që është ende e hapur. Ai thotë se shumë nga ata që punojnë aty nuk jetojnë në qytet.

“Në këtë fabrikë mendoj që rreth pesëdhjetë për qind jeto-jnë në qytetin e Detroitit dhe pesëdhjetë përqindshi tjetër jeton në zonat përreth”.

Zoti McGregor thotë se ai kishte mundësinë të largohej kur të tjerët u larguan nga qyteti, por vendosi të qën-dronte. Ai nuk pendohet për këtë vendim edhe pse tani lajmi ka dalë që qyteti ka falimentuar. “Unë punova dhe jetova në këtë qytet, dhe planifikoj të qëndroj këtu, dhe shpresoj që gjërat të përmirësohen”. Ekonomistët thonë se ka mundësi që pop-ullsia e Detroitit të mos arrijë kurrë majat e mëparshme. Dhe nëse qyteti rimëkëmbet, pas falimentimit, do të ketë nevojë ta ri-përcaktojë veten si diçka ndryshe nga “Qyteti i Makinave”.

17• E premte 26 korrik 2013

»Bota

Ja çfarë është monarkia në Evropë: një marramendje kolektive, një rrëmujë

e gëzueshme djerse dhe aromash, kontaktesh me trup, festash në rrugë. Dhe 35 gradët e Londrës, që kurrë më parë nuk kish qenë kaq e nxehtë, masin nevojën jetësore të identitetit dhe të identifikimit që në këtë rast është edhe fetar, sepse Mbretëresha nuk është vetëm simboli i historisë së theklë të secilit prej anglezëve, por ajo ka edhe fuqi spirituale. Ndaj është i nxehtë prej alegrisë termometri i fantazisë intele-ktuale dhe popullore më të lashtë. Dhe ndoshta sepse në Evropë nuk ka asgjë më të vjetër se sa alegria.

Edhe Kurora angleze do të kish hyrë në krizë pa përrallën e Princërve të Kaltër, me të riun Uillliam ushtarak që merr lejë dhe Kate, nëna rrezat-uese që, në mënyrën më natyrore dhe më chic, solli në jetë George, trashëgimtarin e trashëgimtarit të trashëgim-tarit që turma e ka quajtur menjëherë trashëgimtarin tout court, duke kurorëzuar Kate, mbretëreshën e ardh-shme borgjeze. Kështu është edhe në monarkitë e tjera të Evropës: nuk kanë gjak blu Charlene (tashmë në fronin e Principatës së Monakos), Mary në Danimarkë, Daniel që është martuar me Victorian e Suedisë dhe Maxima në Holandë, Mette në Norvegji, Letizia në Spanjë... I vetmi përjashtim është Mathilde në Belgjikë. Në Evropën demokratike monarkia nuk bëhet më me politikë dhe as është e dominuar prej de-monëve dinastikë të Zonjës Makbeth, por nga ndjenja popullore që transformon ceremonitë, protokollët dhe etiketat në shpërthime ir-racionalë gëzimi të masave, edhe më mirë se sa një koncert i Rolling Stones.

“Lëvizja e kalit” e Mad-hërive është karizma demokratike, mbi të gji-tha e grave. Nuk kanë më rëndësi sjellja, toni i zërit, pakapshmëria, distanca dhe ftohtësia aristokratike. Monarkia rigjenerohet përmes virtuteve borgjezë të grave moderne, por joshëse, nëna dhe bashkëshorte, por të ndjeshme ndaj anktheve të dëshirës, jo heroina roman-tike plot pasion që humbiste vetveten në krah të dikta-torëve të nëntëqindës, në krah të Duçes, fyhrerit, babait të vogël, timonierit të madh, perandorit, jo më të dashuru-ara të zjarrta, por një markë e vërtetë dhe e dallueshme e simpatisë popullore si molla e

Lindja e princit të vogël, i cili tani pas gjyshit të tij Charles dhe babait të tij William është numri tre në fronin britanik,

u shoqërua me një procedurë të rreptë të familjes mbretërore. Para se lajmi i lindjes të bëhej publik, duhej të informoheshin mbretëresha dhe Kryeministri. Vetëm atëherë njoftimi i lindjes u vendos mbi një këmbalec piktori në portën e artë të Buckingham Palace, i nënshkruar nga mjekët e mbretërisë.

Foshnja u përshëndet në kryeqytetin britanik edhe me të shtëna topash: 62 të shtëna nga kulla e Londrës dhe 41 nga Parku i Gjel-bërt. Në gjithë Britaninë e Madhe u ngrit në ndërtesat qeveritare flamuri i mbretërisë së bashkuar. Royal Baby do te quhet George Alexander. Pas lindjes së Williamit në qershor të vitit 1982, zgjati një javë, derisa u bë i ditur emri i tij. Në rastin e babait të tij, princit Charles, britanikëve u është dashur të prisnin një muaj. E sigurtë është se fëmija do të mbajnë titullin «princi i Kembrixhit”. Titulli korrekt i tij do të jetë “lartmadhëri mbrëtërore”.

MONaRkiTËmagjepsja e përjetshme e KurorësPop-i, që po transformon edhe shenjtërinë e Papatit ku ka zëvendësuar meditimin me duartrokitjet nuk ka më nevojë për mbretër mbi kuaj, por për modelë në harmoni, të mirë për Ralph Lauren, jo më parada ushta-rake, por bamirësi dhe shkëlqim, besnikëri demokratike dhe virtyte borgjeze. Ja përse trashëgimtari i trashëgimtarit të trashëgim-tarit u regjistrua direkt si trashëgimtar jo nga analet e pluhurosur të monarkisë, por nga syri kolektiv, që është burimi i legjitim-itetit të çdo spektri, gjykatësi i çdo kurore

Apple, si Sëoosh e Nike apo si fjala Coca Cola.

Në gëzimin popullor për abdikimin e Albertos dhe Paolas në Belgjikë është legjitimimi masiv i xhestit më fisnik që është heqja mënjanë sepse vazhdimësia e pyllit varet nga masa e pemëve, që do jenë ose hijerënda, ose të lodhura. Duke braktisur fronin, mbreti rikonfirmohet mbret siç nuk ka qenë asnjëherë. Të lodhur e të padenjë për shkak se janë jobesnikë ndaj vendit apo se përfshihen në ndonjë skandal popullor, mbretërit evropianë vënë menjëherë në rrezik monarkinë. Pa tur-mën, pa miratimin e masave, magjepsja e vjetër dhe anakronike e institucionet ndryshon menjëherë e kthe-het në të kundërtën e vet dhe monarkia shfaq fytyrën e saj patetike, false, dhe në fund reaksionare. Dhe kjo po ndodh sot në Spanjë dhe në Suedi.

Vetëm abdikimet, si dorëheqje, e shpëtojnë in-stitucionin, vendosin dallimin mes Mbretërisë dhe Mbretit, por edhe mes republikës dhe Presidentit dhe është e njëjta edhe mes species dhe individit. Kurrë më parë mbretëresha Beatrice e Holandës nuk ka qenë kaq e dashur sa 23 prillin që kaloi, kur vendosi të heqë dorë nga froni për t’ia lënë të birit Alexander dhe Maximas (që është argjentinase).

Madje edhe Papati pati nevojë për një stafetë spektakolare. Ratzingeri hoqi dorë dhe Papati rilindi. Nga ana tjetër është e vërtetë që republikat më të mëdha të Evropës, nga Gjermania në Francë, janë krenare që kanë patur mbretër. Dhe ka një bukuri të mungesën e ak-tualitetit të Monarkisë edhe për italianët që, bij të bindur të republikës dhe të njollosur prej tradhëtive të Savojës kemi vetëm vallëzimin e maces dhe shohin të humbur mitin, ëndrrën e vendeve të qytetëruar si një vlerë që u është mohuar. Popi, që po tranbsformon edhe shenjtëri-në e Papatit ku ka zëvendësu-ar meditimin me duartrokitjet nuk ka më nevojë për mbretër mbi kuaj, por për modelë në harmoni, të mirë për Ralph lauren, jo më parada ushta-rake, por bamirësi dhe shkël-qim, besnikëri demokratike dhe virtyte borgjeze. Ja përse trashëgimtari i trashëgimtarit të trashëgimtarit u rregjis-trua direkt si trashëgimtar jo nga analet e pluhurosur të monarkisë, por nga syri kolektiv, që është burimi i legjitimitetit të çdo spektri, gjykatësi i çdo kurore.

pRotokoll i RReptë

18 E premte 26 korrik 2013 •

« DossieR

Nga Albert KOtiNi

Lufta për Plavën e GucinëMalësia e Gjakovës kishte filluar kryengritjen

qysh në luftën e Krasniqes në vitin 1860, ku ushtria turke u kthye duke lënë mijëra të vdekur. Konferenca e Berlinit e vitit 1878 ndër të tjera i lëshoi Malit të zi Plavën e Gucinë. Me Lidhjen e Prizrenit populli kishte filluar të ndiente kom-bësinë e vet. Prej ngatërresave të Stambollit dhe për të shuar mbledhjet e Kosovës në vitin 1879 u dërgua Mehmet pasha në krahinat tona. Shqiptari e mban besën, por kjo besë kushtoi gjak shumë, pse të vrarët dhe të varrosurit qenë më shumë se 400. Kushtrimi kishte qenë dhënë se pasha turçeli kishte ardhur për të shkatërruar lidhjen e Perëndimit.

Lufta e ShtimjesLufta e Gjakovës, sado vëllazërore, kishte

bërë një përshtypje të madhe në Stamboll, aq më tepër që pas gjakderdhjes në Gjakovë ishe venduar një komision popullor. Anadolli nuk ishte dakord e ndau këtë punë për të shkatër-ruar një herë e përgjithmonë Lidhjen e Prizrenit, për të shuar zjarrin e lirisë kombëtare, që ishte duke u ndezur ndër zemra të shqiptarëve. Në vi-tin 1881 Porta e Lartë urdhëroi Dervish pashën që të nisej me njëzet taborë ushtarë për të shty-pur lëvizjen e Kosovës. Komisioni popullor u mor vesh dhe duke i pritur Dervish pashën në Shkup dhanë menjëherë kushtrimin.

Gjakova ishte gjithmonë çerdhe e shtypjeve të besatuara e populli ishte gjithmonë gati për luftë. Ushtria turke kishte mbërritur në Shtimje dhe ishte bërë gati për luftë. Kosovarët ikin në ushtrinë turke, të cilët i gjejnë gati. Lufta ishte e tmerrshme. Të vdekurit qenë të pamasë nga të dy krahët. Ku mbetet edhe Mic Sokoli me shokë. Dervish pasha nuk gjeti më kundërshtim as në Prizren e as në Gjakovë.

Lufta e Urës FshajtGati e gjithë Kosova kishte njëfarë lirie pasi

punët shiheshin prej parsimit të vendit. Stam-bolli për të treguar që ishte i fortë bënte here pas herë operacione në Kosovë, sa për të dukur ndër sy të skllavëve. Në vjeshtën e 1887 dër-goi një ushtri nën komandën e Vesel pashës. Askush nuk u doli përpara deri në Prizren. Këtej dyndet një ushtri në Gjakovë. Dy ditë e dy net shkoi lufta rreptësisht, por Vaseli ia doli mbarë në Gjakovë. Sundimi i tij nuk zgjati shumë dhe pas 6 muajsh iu desh ta linte Gjakovën prapë në dorë të komisionit të vendit.

Lufta e VrenocitNë kohën që Vesel pasha qëndroi, në Gjakovë

kishte hyr grindje ndër parsim e më pas një vël-lavrasje që u shkaktua në Malësinë e Gjakovës ndërmjet fiseve për të pushtuar të voglin pa ngri. Hikin Bajram Curri me Man Avdi dhe disa djem prej Krasniqes në Mal të Zi.

Kishte synim për të marrë Prizrenin në atë kohë ai kishte bërë edhe një vjershë. Por Ba-jram Curri sa kujtohet ai mbledh djemtë e tij dhe shkon në shtëpinë e Ali Bajraktarit në Vrenoc. Lajmërohet

Mustafa Çerkezi në Pejë, mbledh ushtrinë dhe halli e rrethon Vrenocin për të mbytur ose për të nxënë të gjithë parsimin që kishin ardhur për të parë Bajram Currin.

Kur Afërdita mbronte qytetin e Durrësit, Mërkuri ç’rol luante?

Të gjithë mund të kishin ankime kundër Mërkurit, por durrsakët e vjetër jo kurrë. Ka qenë me të vërtetë kavalier Merkuri kundrejt tyre, kurse kishte plot arsye që të paraqitej krejt i kundërt. E mbrojti tregtinë e Durrësit kaq shumë, saqë skela e qytetit u bë në pak kohë një nga skelat më të lëvizshme të botës dhe treg-tarët meqë nuk kishin ku t’i shpenzonin fitimet e

Bashkëpunimi për Pavarësinë

Përpjekjet e shqiptarëve për të arritur pavarësinë

qejfin Afërditës. Por këto janë supozime dhe në supozime të tilla nuk mund të bazohet njeriu për të parashikuar përfundimin e një lufte. Shkuan më tepër se dy shekuj që Durrësi jeton në qetë-si dhe në begati. Tregtia me kalimin e kohës shtohej më tepër. Merkuri vazhdonte të sillej herë për kavalier dhe Durrsakët nga ana e tyre vazhdonin të adhuronin perandoreshën e tyre të bukur. Për herë të parë duket se zhveshën shpatën më 229 p. K, por edhe këtë herë u desh duke patur në krah një aleatë të fortë; Romën. Shkakun e dhanë piratët Ilirianë në të cilët iu kishin rënë havale gjemive që lundronin në bregdet. Mbretëresha Tefta nuk rezistoi dot për-para fuqive të aleatëve. Në këtë disfatë duhet të ketë gisht edhe Nemesi. Romakët në fakt para se të merrnin pushkët i dërguan një përfaqësi për t’u marrë vesh me të mirë, por Tefta jo vetëm që nuk pranoi propozimin paqësor, por urdhëroi dhe vrasjen e përfaqësuesve romakë. Kaloi përsëri një kohë qetësie Durrësi. Një kohë që i shtoi edhe më tepër lulëzimin fama shkoi tani gjer te Filipi III i Maqedonisë. Një ditë të mirë vendos që ta shtierë në dorë, e mori vesh Roma dhe Romës nuk i leverdiste që maqedonasi të shtinte pushtetin e tij gjer tek bregu i Adriati-kut. Lufta midis tyre nuk u mënjanua dot. Dhe u zhvillua e rreptë. Filipi u kthye dhe Durrësi këtej e tutje bën pjesë në perandorinë Romake. Asgjë s’i preku Roma Durrësit. Vetën emrin i ndryshoi. Nga “Epidhamnos” që e kishin pagëzuar korf-jatët kur e krijuan, tani njihej me emrin “Dyraçhi-um”. Afërdita vazhdonte të qëndronte si më parë patronesha e qytetit dhe Merkuri i gjorë të jepte gjithnjë përkrahjen e tij për zhvillimin e tregtisë, e cila në këtë epokë arriti kulmin.

Disa pretendojnë se në këtë kohë u bë ten-tativa që edhe Mërkurit t’i rezervonin të paktën një ditë për ta nderuar dhe për të therur ndonjë kurban. Por fakti është se ai nuk u nderua kurrë. Dikush ka thënë se Mërkuri ka qenë shqiptar. S’e besoj. Nuk është e mundur që një shqiptar të mos e prishë gjakun përpara një qëndrim të tillë të durr-sakëve dhe të mos nxirrte gjashtaren nga brezi për të shtrirë përdhe të paktën ndonjë duzinë.

Toka e KosovësFakte dhe episode të një historie shekullore

Krahina më e denjë për të hyrë në kufi-jtë e Shqipërisë është Kosova. Kjo është një tokë që megjithëse gjendet në anët ekstreme gjeografike të Shqipërisë me gjithë atë është një qendër kombëtare, vatra e irredentizmit, kështjella më rezistuese në çdo proces skllavi-

mëdha iu dhanë një jetë luksoze dhe jo kaq kor-rekte me profesionin e tregtisë. Për shkaktarin e një prosperiteti kaq të madh askush nuk u kujtua nga këta dhe kur erdhi koha që të vendosnin se cilin perëndi të zgjidhnin si mbrojtës të qytetit të gjithë dhanë votën për Afërditën. Mërkuri nuk e mori për keq e kështu vazhdoi njësoj përkrahjen. “Ka qenë budalla”, - do të thoni ju.

Gjer diku keni edhe të drejtë. Qëkurse bota është botë, kush ka bërë të mirë, në raste të shumta të keqe ka gjetur. dhe kush ka shpëtuar nga e liga, s’është larguar dot nga të sharat:

Ç’budalla i madh ka qenë!Por durrsakët e uruar nuk zgjodhën asnjë

perëndi tjetër, Poseidonin për shembull. Si qytet pranë detit që ishte mund të justifikoheshin në rast nevoje për prteferimin që i dhanë push-tuesit. Të dehur siç ishin nga fitimet kërkonin kalimin e kohës në nazet dhe përkëdheljet e Afërditës së bukur. Dhe duket se kjo i realizoi më së tepërmi dëshirat e admiruesve të saj. His-torianët e vjetër nuk japin hollësira. Paraqiten shumë prudentë mbi këtë pikë dhe kufizohen të shënojnë vetëm se patroneshë e Durrësit u preferua perëndesha e dashurisë. Duhej që të vinte këtu ciceroni për të zbuluar jetën që ka-lonte në atë kohë Durrësi.

“Qytet i këndshëm është Durrësi, - i shkru-ante dikujt në Romë, - po s’është për mua.”

Ciceroni atëherë ka qenë gjashtëdhjetë vjeçar. Historianët tregohen prudentë, por po-himi i ciceronit të gjorë me gjithë lakonicitetin e letrës, është kaq i dendur në kuptim, saqë mund

të plotësojë me lehtësi dhe me saktësi atë që nuk kanë dashur ta thonë, për këtë ose për atë arsye autorët e historisë të moçme të Durrësit.

Por Durrësin e ka shoqëruar për herë të parë fati i mirë. Kur më 435 përpara Krishtit korithi-anët bënë tentativë që ta shtinin në dorë Athin amë Spartën erdhën në grindje se njëra palë mbronte Durrësin dhe tjetra Korinthin. Dhe në vend që lufta të zhvillohej në Durrës, fushë betejë, përkundrazi, u bë në Heladë. Gjer në gju derdhej gjaku në Greqi. Të dy qytetet më të dëgjuar të Heladës loznin kartën e fundit. Njëzet e shtatë vjet zgjati kjo betejë, të cilën historia e përmend me kaptinën e veçantë “lufta pelo-ponisiake”. Dituria e Athinës nuk mundi dot të thyente fuqitë e armëve të Spartës dhe qyteti i Minervës u përul. Spartanët tashmë ishin Arbitër të Greqisë. Por Durrësi shpëtoi. I moçmi ka thënë kur kapen dy veta, i treti përfiton. Ndeshja midis këtij qyteti dhe Korinthit u shmang. S’dihet se ç’përfundim do të merrte sikur të ngjaste. Po të merret parasysh ndërkaq se Durrësi në atë kohë kishte një moshë vetën njëqind e tetëdhjetë vjeçare siç tregon Tukididi, kurse Korinthi ishte më i moçëm dhe ishte marrë gjithmonë me armë dhe me ndeshje luftarake, përfundimi i luftës do të ishte problematik për Durrësin. Afërdita natyrisht nuk do ta rrinte me duar të lidhura. Do paraqitej përpara Zeusit do ta binte në këmbë, ndofta do t’i falte dhe ndonjë buzëqeshje, për ta fituar ndërhyrjen e tij në favor të qytetit të saj. Dhe Zeusi ishte vërtet plak, por që mbahej më mirë nga Ciceroni mund edhe të mos ai prishte

19• E premte 26 korrik 2013

»DossieR

zimi ose orientalizmi të racës. Edhe historia shumë e komplikuar e botës ballkanike fiton këtu vijat caktonjëse më të sakta dhe më të sigurta dhe gjen midis këtyre maleve skenarët për disa nga rrethanat më të forta. Në mesjetë mbretëritë ballkanike bënë këtu qëndresën më të fundme kundër armatave turke, por pa mun-dur t’i ndalonin vetëm që patën kënaqësinë që t’i vrasin në betejat më të famshme, dy nga sull-tanët më të guximshëm: Muradin I më 1883 dhe Muradin II më 1448. Pasi u bë një vilajet i per-andorisë turke Kosova vazhdoi të regjistronte rebelizma dhe të lëkundej nga eksperienca të trishtuara në të cilat sundimi turk ka nënshtruar përherë popujt që kanë qenë nën thundrën e tyre. Nga pesëdhjetë e katër kryengritje që në katër shekuj kanë djegur krahinat e ndryshme të Shqipërisë kundër turqve. Edhe në Kosovë janë shënuar shumë kryengritje.

Fakt i habitshëm por jo vetëm në historinë e popujve një ndërgjegje e vërtetë kombëtare sh-qiptare është duke u formuar sidomos përmes ndeshjes që ata zhvillojnë për të ndihmuar lëvizjet irredentiste, dhe veçanërisht lëvizjen greke kundër pashallarëve dhe bashibozukëve të sulltanit. Kështu që ndër kohë që bota politike evropiane interesohej për lëvizjet irredentiste në popujt ball-kanikë dhe i shtyn dhe i ndihmon të drejtat e Sh-qipërisë për t’u bërë komb, gjaku i derdhur nga bur-rat shqiptarë mbetet në hije dhe pas dore. Serbët përkundrazi nuk humbasin rastin për të përgatitur opinionin evropian në rivendikimet e tyre pak a shumë legjitime, dhe ata shpikin që nga themeli emërtimin patetik dhe të paqenë kurrë “Stara Ser-bia” (Serbia e Moçme) e Kosovës.

Kongresi i BerlinitNë vitin 1877 Rusia pasi u mund nga Turqia në

Danub i impozoi traktatin e Shën Stefanit. Fuqitë e mëdha të alarmuara nga kushtet e këtij traktati kërkojnë thirrjen e kongresit në Berlin, ku u prit por nuk u dëgjua ose u dëgjua fare pak. Edhe një delegatë shqiptare e cila paraqiti një memoran-dum shumë të dokumentuar. Gjendemi në një çast kryesor të historisë kombëtare shqiptare.

Në Kosovë kryetarët duke parandier tradhtinë që po vihej në tavolinën e paqes bashkohen nën Hysen pashën vali i Shkodrës dhe lidhin paktin që pastaj mori emrin historik “Lidhja e Prizrenit”.

Betimi i tyre nuk pranon mjete gjysmake nuk e sjell çështjen në gjëra prozore. Është vetëm një britmë heroike ringjalljeje dhe lirie, që përm-bledh në një të vetme lidhje për vdekje dhe për jetë, të gjitha vullnetet dhe të gjitha energjitë e vendit. Akti kushtetues i lidhjes thotë:

1. Lidhja shqiptare formohet për mbrojtjen dhe për rivendikimin e tokës kombëtare.

2. Ç’do shqiptar mund të bëjë pjesë në lidhje duke u betuar, në çastin që ai do të pranohet për të realizuar me çdo mjet autonominë e plotë të Atdheut.

3. Çdo anëtar i lidhjes që do të mungojë në detyrimet e tij do të konsiderohet tradhtar kun-drejt kombit dhe do të vritet pa mëshirë.”

Shpirti lidhjes nuk është fjalë për fjalë të kota që lindin në një çast ekzaltimi patriotik. Faktet që duhet të sanksionojnë nuk u lanë për më vonë. Malezezazit, të cilëve konferenca e Berlit u kishte caktuar tokat e Kushit dhe të Plavës, gjetën po në ato vende një qëndresë të tillë nga ana e sh-qiptarëve me armë sa që u detyruan të heqin dorë nga pushtimi i tyre. Ndërsa në Berlin çështja vihej përsëri mbi tavolinë. Por pasi u vendos që të anu-lohej vendimi i parë dhe të zëvendësoheshin ato me Antivarin dhe Ulqinin, edhe këtu malezezasit kur shkuan që t’i pushtonin u ndaluan nga qën-dresa shqiptare të cilën vetëm një demonstratë e fuqishme dhe kërcënuese e fuqive detare të fuqive të mëdha në Ulqin detyroi ta shpërndante. Akoma në Kosovë shqiptarët luftojnë kundër Tur-qisë. Në vitin 1910 kujtohet beteja e Kaçanikut dhe më 1912 fuqitë shqiptarët hyjnë në Shkup dhe rezistojnë akoma nën dëshpërim gjatë luftërave ballkanike për të shpëtuar ç’mund të shpëtonte nga konferenca e Londrës.

Kosova vazhdoi të jetë një pjesë e gjymtuar e atdheut dhe vazhdoi të luftoi kundër serbëve. Popullsia e saj prej shumë qindra mijë njerëzish u detyrua të presë akoma njëzet vjet para se për hir të ushtrisë italiane dhe gjermane të kryejë drejtë-sia. Paradoksi i një vendi që duhej të kishte më shumë se një milion njerëz jashtë kufijve të veta më së fundi u zhduk. Me Kosovën kthehem në Sh-qipëri tokat dhe djemtë e dashur dhe të zgjedhur.

Flasin dokumentet e okupatorit italian

Ne qemë viktima e parë e fashizmit në Ev-ropë, Shqipëria e provoi e para robërinë dhe paso-jat e saj të tmerrshme. Populli ynë megjithëse u tradhtua në mënyrën më të turpshme më 7 prill i tregoi botës se sa thellë e kishte të rrënjosur ndjenjën e lirisë. Ai e priti më plumb okupatorin. Mbas 7 prillit u organizua rezistenca e popullit tonë, që buçiti madhështore në Luftën NÇ. Lufta NÇ ka qenë aq e madhe aktet e heroizmit dhe të vet mohimit janë aq të shumta sa është mjaft e vështirë që ta pasqyrosh konkretisht. Në një nga vitrinat e kësaj ekspozite, paraqiten dokumente sekrete të kapura okupatorit, që dëshmojnë në mënyrë të qartë qëndrimin që mbajtën ushtarët

shqiptarë gjatë luftës italo-greke. batalioni “Tomori” refuzoj të luftonte dhe u

internua batalioni “Tarabosh” dezertoi në masë dhe u hodh në rreshtat e ushtrisë greke. Ja si fla-sin dokumentet e kapura okupatorit italian për rezistencën e popullit shqiptar, kundër planeve imperialiste të Musolinit. Shkresa nr. 495 pr. A. e komandës së mbrojtjes tokësore të Shqipërisë më datë 2. 2.1941 thotë sa vijon:

“I padis avokatit mbretëror të ushtrisë në vir-tyt të artikujve 137 dhe 163 nëntogerin I. M. i biri i Sinanit lindur në Dobër, efektiv i komp. E 2-të bat. “Tarabosh”, i cili në natën e 23 nën-torit gjatë qëndrimit të batalionit në afërsi të Pogradecit, u largua nga reparti së bashku me shumë ushtarakë të tjerë dhe u hodh në rreshtat e armikut”. Komanda e grupit “Skënderbeg” me shkresën nr. pr. op. P.M. 402 me datë 26 3. 1941 lajmëron: “Gjatë qëndrimit në Selenicë të ush-trisë kanë dezertuar 10 ushtarakë shqiptarë. Ja emrat e tyre: Hysen Tafili, Muhamed Sadiku, Seit Muharremi, Baki Musa, Arif Hasbi, Teme Tafili, Irakli Nikolla, Stavro Nikollaj, Vangjel Koço.”

Qendra e mobolizimit Gramozi. Korça në një listë shënon 127 emra ushtarakësh shqiptarë dezertorë me vendlindjen dhe vendbanimin e tyre. Jo vetëm kaq. Ndërsa okupatori italian luftonte kundër Greqisë, populli shqiptar kryente akte sabotazhi të rëndësishme dhe për prapavijat e armikut, sepse aty e ndiente që triumfi i boshtit do të shënonte patjetër robëri të përhershme, do ta rrënjoste thellë dhe për një periudhe kush e di se sa të gjatë fashizmin në vendin tonë. Përsëri ua lëmë fjalën dokumenteve të okupatorit, të cilët pasqyrojnë rrugën e popullit shqiptar që atëherë, luftë armikut fashist gjer në vdekje. Ja se ç’thotë shkresa nr. 14665 P/II që komanda e presd. ushtarak të Durrësit i drejtonte intend-encës superiore me datë 2 prill 1941 PM 22 A:

Kryesisht afër Durrësit shpesh herë vërteto-hen prerje telash telefonike. Nga sa merret vesh këto akte kryhen nga armiqtë tanë. Armiqtë e Italisë fashiste d. m. th. i gjithë populli shqiptar me përjashtim të klikave të shitura qëllonin atje ku i dhembte më shumë armikut. Populli sh-qiptar atëherë kryente aksione të mëdha dhe të studiuara mirë kundër okupatorit.

Dita e lirisë shqiptareLuani i Krujës kishte dhënë frymën e fundit.

Me zhdukjen e tij Turku të cilin trimi me fletë i shekujve shqiptarë e kishte mbërthyer në vend për fatin shqiptar dhe për fatin e Evropës nuk gjeti më pengime serioze për të shtruar Sh-qipërinë nën zgjedhën e tij. Shqiponja u robërua nga nga egërsia aziatike. Me gjithë atë shqiptari mundi ta ruante virgjërinë e tij kombëtare ndër shekujsh me radhë. Ishte rob por mbante akoma shpirtin që kishte patur.

Bota mund të çuditet se si një komb aq i vogël, si kombi shqiptar mundi të ruajë individualitetin e racës dhe kombësinë e tij nën një zaptues, që si respektoi asgjë. Sa nuk hoqi e vuajti populli shqiptar për mes shekujve. Besimi në rilindjen e shpëtoi Shqipërinë. Dhe ky virtyt përbëri ush-qimin e pa ndier në shpirtin kombëtar të dremitur në të gjithë kohën e robërisë. Dhe me këtë ndjejnë pasionale në shpirt e në zemër asgjë nuk mund të përmbyset, Besimi në çlirimin e vet e shpëtoi nga vdekja ndërgjegjen tonë kombëtare me të gjitha trivalitë e saj në marshin fatal të kohës.

Kur arriti dita e shënuar ndërgjegjja kom-bëtare nisi të zgjohet nga gjumi i gjatë dhe i rëndë. Vullneti kombëtar zuri të kundërshtoi me energji. Kongresi i Berlinit në vitin 1987 shënoi fillimin e përpjekjeve tona të rilindjes. Nisi të shkruhet epopeja shqiptare e gjakut heroizmit dhe dëshmorërisë. Gjaku i një race të gjallë foli nëpër të shkruarat misterioze të historisë, fjalën e tij të madhe dhe e ngriti në këmbë një komb. Dhe ky komb bëri një shtet. “Gjaku është një lëng i çuditshëm”, - thotë Gëtja. Bën mrekullira. Kur derdhet për lirinë e një popull, u flet drejt për së drejti instinkteve të tij më të thella. Dhe u flet me përfundime gjithmonë të mira. Kur në pllakën e historisë ora shqiptare shënoi çastin e çlirimit kombëtar, në Vlorën kreshnike u ngrit përsëri flamuri famëmadh i Kastriotit, simbol i krenarisë, besës dhe gjallërisë shqiptare. Atë ditë më 28 nëntor 1912 kombi i pavdekshëm shqiptar u ngjall përsëri.

Ishte orë! Dhe muza kombëtare me lyrën e saj të ëmbël, këndon bukur me tone patetike:

Shpresa, dëshira atdhesie,Ndjenja të larta, dashuri, Flamur e shenjë trimërie,

Të presim sot në Shqipëri.

Gjaku që ishte derdhur rrëke tridhjetë e katër vjet të tëra, e kishte bërë më të kuq fushën e kuqe të flamurit, që valëvitej atë ditë me krenari në qiellin e bukur shqiptar.

Atë ditë mbaronte me aureolën e lavdisë epopeja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare:

Flamuri i ShqipërisëFluturo të i rimti qiellShenj i shenjt i lyer me gjak, që të nderi na përcjell, duke ndezur djalë e plak. Ti je flamur i lirisëti je drita e Shqipërisë.

Kur të hapësh me aq forcë qeni armik të sheh ndër nebij të rreptësh arbërorëqë nuk patën shokë në dhe. Dridhet ngjethe duke e kujtuarsa të fortë i kemi shuar.

Ku ma e keqe lufta zien, sulen trimat si u qe thënëgjithë ata që rreth të bienTë bekojnë me të rënëSe për ty moj dashurivdesin pleq dhe të rinj.

Ngauj shqiptar të shtrenjtën gjellëep për ty pa u dhëmbur fare;si ndër tym e zjarr i shtjellëti mbi krye si shqype i vareQë kur mjegulla oshtin, bashkë me dredhën fëshkëllimë.

Punët tona aq të quanteTi rrëfen megjithëse fletE lavdin të paharruemetë atij divi të Krojës mbret, që i pa mundur po luftoi, e prej Turkut dheun liroi.

Mbi të dashurin vendin tonë Mbi këta male ditë dhe natë, mbi këta fusha për gjithmonë, vrishe sylen, si një uratë. se je ylli tri i lirisë, që i bën dritë Shqipërisë.

Flamuri shqiptarNë nëntor të vitit 1921 një grup anëtarësh

të vatrës iu lut Faik Konicës që t’u shpjegojë fl-amurin e kuq të Shqipërisë dhe shkabën me dy krerë. Me këtë rast Faik Konica shkroi në gazetën “Dielli” më 26 nëntor 1921. Popuj të ndryshëm që në kohëra më të vjetra kanë përdorur kaf-shë si shenja kombëtare në monedhat apo në flamujt e tyre, si. p. sh. Egjipti kishte gjarpinj, shteti i Athinës një kukuvajkë, Armenia një luan me kurorë në kokë. Por kafsha më e përdorur ka qenë shqiponja, e cila simbolizon forcën dhe madhështinë. Flamuri i Qyros mbretit të madh të Persisë ishte i zbukuruar me një shqiponjë Romakët kishin për çdo legio grup anëtarësh që mund të barabitet me regjimentet e sotme. një shqiponjë prej druri në majë të një stapi. Si cilado legio e kishte një formë të ndryshme, ca me krahë të hapura, ca me të mbyllura, ca me kokën të kthyer, dhe ca të drejtë. Pastaj në vend të drurit u përdor ergëndi. Në kohë të Jul Qesarit çdo legio e kishte shqiponjën e saj prej floriri të kulluar të rëndë. Imperatori ilirian Diok-letian, i cili mbretëroi që më 284 e gjer më 305 pas Krishtit e ndau mbretërinë romane në dy guverna. Perëndimin me kryeqytet Romën dhe lindjen me kryeqytet Bizantin. Pasuesit e tij në mbretërinë romane të lindjes nisën të përdorin kur u prish mbretëria e perëndimit, shqiponjat me dy krerë si shenjë që kishin të drejtë mbi të dy pjesët e mbretërisë romane. Forma e sh-qiponjave me dy krerë humbi pastaj kuptimin e parë, dhe nisi të përdoret në kohë të mesme si zbukurim edhe në armët e disa princërve nga më të vegjlit. Nga shtetet e mëdha Austria dhe Rusia kanë përdorur gjer në fund të monarkisë flamur me shqiponja dykrerëshe. Nuk është çudi që Skënderbeu ca nga kujtimi i Bizantit, ca nga armët që kishte parë në Itali ndoshta edhe shqiponja më dy krerë ka qenë (coat of arms) e shtëpisë së tij, dhe e përdori në flamur. Sa për ngjyrën e kuqe të këtyre s’duhet të ketë patur ndonjë kuptim të veçantë, ndofta u zgjodh si ngjyra më popullore e Shqipërisë.

(vijon numrin e ardhshëm)

20 E premte 26 korrik 2013 •

«

Kontrolli i Mendjes (i njohur ndryshe edhe si ndërrim pikëpamjesh, bindje shtrënguese, abuzim mental, vrasje e mendimit, mendim i kontrolluar, ose mendim i reformuar) i referohet një procesi në të cilin, një grup apo

individ “sistematikisht përdor metoda joetike manipulative për të bindur të tjerët në për-puthje me dëshirat e manipuluesit, shpesh në dëm të personit të manipuluar”. Termi është ap-likuar për çdo taktikë, psikologjike ose jo, e cila mund të shihet si shndërrim i perceptimit të një ose disa individëve, apo e kontrollit mbi të men-duarit e tyre, sjelljen, emocionet ose vendim-marrjen. Teoritë e ndërrimit të pikëpamjes dhe të kontrollit të mendjes janë zhvilluar fillimisht për të shpjeguar se si regjimet totalitare u duk të kenë sukses, që në mënyrë sistematike të indoktrinojnë të burgosurit e luftës, nëpërmjet teknikave dhe torturave propagandistike. Këto teori janë zgjeruar më vonë dhe modifikuar nga psikologët, duke përfshirë Margaret Singer, për të shpjeguar një gamë të gjerë të fenomeneve, sidomos shndërrimeve të lëvizjeve të reja fetare (LRF). Një teori e gjeneratës së tretë e propo-zuar nga Ben Zablocki fokusohet në shfrytëzi-min e kontrollit të mendjes për të mbajtur dhe indoktrinuar anëtarët e LRF-ve dhe kulteve. Sugjerimi se LRF-te përdorin teknika të kontrol-lit të mendjes ka rezultuar në një debat shken-cor dhe juridik.

Lufta Koreane dhe ideja e shpëlarjes se trurit

Edward Hunter, i cili ka punuar gjatë luftës së Koresë edhe si gazetar dhe si agjent i zbulimit amerikan, shkroi një seri librash dhe artikujsh mbi temën kineze të ndërrimit të pikëpamjes. Termi kinez 洗脑 (xǐ NAO, fjalë për fjalë “me la trurin”) është përdorur fillimisht për të përshkru-ar metodologjitë e bindjes shtrënguese të për-dorur nën regjimin Maoist në Kinë, të cilat kishin për qëllim që të transformonin individët me një mendim reaksionar imperialiste në “të menduar-it të drejtë-” nga anëtarët e sistemit të ri social-ist kinez. Për këtë qëllim regjimi zhvilloi teknika që do të prishnin integritetin psikik të individit në lidhje me përpunimin e informacionit, i cili ruhet në vlerat dhe mendjen individuale.

Teknikat e zgjedhura përfshinin depersonali-zimin e individëve duke i mbajtur ata në ndyrësi, privimi nga gjumi, privimi nga ndjeshmëritë pjesore, ngacmimi psikologjik, ngulitje e fajit dhe grupi i presionit social. Termi ndërtohej mbi zakonin Taoist të “spastrimit/ larje të zemrës/ mendjes”, para kryerjes së ceremonive të caktu-ara ose hyrjes në vendet e shenjta.

Hunter përdori termin kinez për të shpjeguar përse, ndryshe nga luftërat e mëparshme, një përqindje relativisht e lartë e ushtarëve ameri-kanë dezertoi në anën e armikut pasi u mba-jtën si të burgosur lufte. Besohet se kinezët në Korenë e Veriut përdorën teknika të tilla që të ndërprisnin aftësinë e trupave të kapur në mënyrë efektive për t’u organizuar dhe rezistuar në burgosjen e tyre. Pas luftës, dy studime të ri-atdhesimit të të burgosurve amerikanë të luftës nga Robert Jay Lifton dhe nga Edgar Schein ar-ritën në përfundimin se ndërrimi i pikëpamjes (i quajtur “Reforma mendimi” nga LIFTON dhe “bindje shtrënguese” nga Schein) kishin një efekt kalimtar.

Të dy studiuesit gjetën se kinezët kishin për-dorur kryesisht bindje shtrënguese që të pen-gojnë aftësinë e të burgosurve për t’u organi-zuar dhe për të ruajtur moralin dhe kështu për të shpëtuar, me vendosjen e të burgosurve nën kushtet e privimit fizik dhe social dhe përçarje e pastaj duke iu ofruar atyre kushte më të rehat-shme, si: gjumë të mirë, ushqim të mirë, rroba të ngrohta ose batanije. Kinezët kanë pasur sukses në marrjen e disa prej të burgosurve për të bërë deklarata anti-amerikane, megjithatë, shumica e të burgosurve sillen sikur ata vepruan në mënyrë që të shmangnin kërcënimet bindëse dhe abuz-

imet e skajshme fizike. Të dy hulumtuesit arri-tën në përfundimin se bindja shtrënguese pati sukses vetëm në një minoritet të burgosurve dhe se rezultati përfundimtar i detyrimit të tillë mbeti shumë i paqëndrueshem, pasi shumica e individëve u rikthyen në gjendjen e tyre të më-parshme shpejt, pasi ata u larguan nga mjedisi shtrëngues. Shkrimtarët më të fundit, duke përf-shirë Mikhail Heller kanë sugjeruar se modeli LIFTON i ndërrimit të pikëpamjes mund të hedhë dritë mbi përdorimin e propagandës masive në shtetet e tjera komuniste, të tilla si ish-Bashkimi Sovjetik. Në një përmbledhje të botuar në vitin 1963, Edgar Schein dha një histori të sfondit të origjinës pararendëse të fenomenit të ndërrimit te pikëpamjeve.

Reforma e Mendimit përmban elemente, të cilat janë të dukshme në kulturën kineze (theksi mbi ndjeshmërinë intrapersonale, të mësu-arit përmendsh dhe vetë-kultivimit). Metodat e nxjerrjes se rrëfimeve janë të njohura edhe në kohën e inkuizicionit të Papës (shekulli 13) dhe janë shtjelluar nëpër shekuj, sidomos nga policia sekrete ruse, në metodat e organizimit të burgjeve korrektuese, spitalet psikiatrike dhe institucionet e tjera për prodhimin e ndryshimit të vlerës, në metodat e përdorura nga sektet fetare, urdhërat vëllazërore, elitat politike apo shoqëritë primitive për konvertimin apo inicimin e anëtarëve të rinj. Në vitet e mëvonshme pati disa kritika rreth kontrollit të mendjes gjatë epokës së luftës së Koresë. Sipas psikologut mjeko-ligjor Dick Anthony, CIA shpiku konceptin e “ndërrimit të pikëpamjes” si një strategji për të minuar pretendimet e propagandës komu-niste, që të burgosurit amerikanë në kampet komuniste Koreane vullnetarisht kishin shpre-hur simpati për komunizmin. Anthony deklaroi se hulumtimet definitive demonstruan se frika dhe presioni, jo ndërrimi i pikëpamjes, shkaktuan bashkëpunimin e të burgosurve perëndimorë. Ai argumentoi se librat e Edward Hunter (të ci-lin ai e identifikoi si një specialist sekret i CIA-s për “luftë psikologjike”, që hiqet si një gazetar) shtyu teorinë e CIA-s të ndërrimit të pikëpam-jes mbi publikun e përgjithshëm. Ai më tej pohoi se për njëzet vjet, duke filluar në fillim të viteve 1950, CIA dhe Departamenti i Mbrojtjes ka kryer një hulumtim sekret (duke përfshirë sidomos Projektin MKULTRA) në një orvatje për të zhvil-luar teknika praktike të ndërrimit të pikëpamjes dhe se përpjekja e tyre dështoi.

Ushtria amerikane dhe qeveria ka hedhur akuzat e “ndërrimit të pikëpamjes”, në një për-pjekje për të minuar rrëfime të hollësishme të bëra nga personeli ushtarak i SHBA për krimet e luftës, duke përfshirë bioterrorizëm, kundër koreanëve.

Në vitin 1956 Departamenti amerikan i Ush-trisë publikoi një raport të titulluar “marrja në pyetje Komuniste, indoktrinimi dhe shfrytëzimi i të Burgosurve të Luftës”, i cili e quajti ndërrimin e pikëpamjes një “keqkuptim popullor”.

Raporti thekson se “hulumtimi i disa agjen-cive qeveritare ka dështuar të zbulojë qoftë edhe një rast të dokumentuar përfundimisht për “ndërrim pikëpamjesh” të një të burgosuri të luftës amerikane në Kore”. Ndërsa ushtarët e ka-pur nga Koreja e Veriut brutalizoheshin me uri, rrahje, marshime të detyruara vdekjeprurëse, ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme, de-tyrime në pozitat e stresit, mosdhënies së ku-jdesit mjekësor, abuzimi nuk kishte asnjë lidhje me indoktrinimin apo mbledhjen e informacionit të inteligjencës”, në të cilën Koreja e Veriut ka qenë veçanërisht e interesuar”. Në kontrast, ushtarët në kujdestarinë e komunistëve kin-ezë u përballën me marrjen në pyetje me një program të bashkërenduar dhe të indoktrinuar, por kinezët nuk aplikuan abuzime fizike të qël-limshme. Kinezët e nxorrën informacionin duke përdorur truke të tilla si pyetësorë me shkrim gjoja të padëmshme, të ndjekura nga intervista. Teknika “më e fshehtë” dhe efektive e kinezëve

sipas raportit të ushtrisë amerikane ishte një shfaqje e kënaqshme e miqësisë së rremë.

Kur një ushtar amerikan kapej nga kinezët, i jepej një shtrëngim duarsh i fuqishëm dhe një rrahje shpatullash. Armiku ’e prezantonte’ veten si një mik të “punëtorëve të Amerikës” ...Në shumë raste kinezet nuk i kontrollonin robërit amerikanë, por shpesh u ofronin atyre cigare amerikane. Kjo shfaqje e miqësisë e ka-pte shumicën e amerikanëve tërësisht të pam-brojtur dhe ata kurrë nuk e merrnin veten nga përshtypja fillestare e bërë nga kinezet. Pas kontaktit fillestar me armikun, disa amerikanë duket se besonin se armiku ishte i sinqertë dhe i padëmshëm. Ata relaksoheshin dhe e lejonin veten të binin pre e një kurthi të mirëmaskuar për të bashkëpunuar me armikun dinak. Ishte ky trajtim befasues, miqësor, i suksesshëm në një farë mase, në uljen e urrejtjes për komunistët në mesin e ushtarëve amerikanë, në bindjen që disa të nënshkruajnë rrëfime anti-amerikane dhe madje edhe duke çuar që disa të refuzojnë riatdhesimin dhe të mbeten në Kinën Komu-niste.

Kontrolli i mendjes në politikëPas Luftës së Koresë, aplikimet e teorive të

kontrollit të mendjes në Shtetet e Bashkuara u zhvendosen në fokus të fesë nga politika. Nga 1960 një numër në rritje i të rinjve amerikanë filluan të vihen në kontakt me lëvizjet e reja fetare (LRF), dhe disa nga të cilët konvertuan papritmas besimet e miratuara dhe sjelljet që ndryshonin shumë nga ato të familjeve dhe

miqve të tyre. Në disa raste ata lanë pas dore ose shkëputën çdo kontakt me të dashurit e tyre. Në vitin 1970 lëvizja anti-kult aplikoi te-orinë e kontrollit të mendjes, për të shpjeguar këto konvertime fetare të papritura dhe drama-tike. Mediat shpejtuan të ndjekin shembullin, si edhe shkencëtarët socialë në favor të levizjes anti-kult, të cilët ishin zakonisht psikologët, zh-villuan modele edhe më të sofistikuara të ndër-rimit të pikëpamjes. Ndërsa disa psikologë kanë qenë të hapur ndaj këtyre teorive, sociologët kanë qenë për pjesën më të madhe skeptikë në aftësinë e tyre për të shpjeguar konvertimin në LRF. Gjatë viteve janë propozuar teori të ndry-shme të konvertimit dhe mbajtjes së anëtarëve, si lidhja e kontrollit të mendjes me LRF dhe në veçanti ato lëvizje fetare të referuara si “kulte”, nga kritikët e tyre. Këto teori ngjajnë me teoritë origjinale politike të ndërrimit të pikëpamjes me disa ndryshime të vogla. Philip Zimbardo e për-cakton kontrollin e mendjes si “procesi me të ci-lin liria individuale ose kolektive e zgjedhjes dhe veprimit është i komprometuar nga agjentët apo agjencitë që modifikojnë ose shtrembërojnë, motivimin, perceptimin, të ndikojë në rezultatet e sjelljes” dhe ai sugjeron se çdo qenie njerëzore është e ndjeshme ndaj një manipulimi të tillë. Në një libër të vitit 1999, Robert Lifton aplikoi idetë e tij origjinale në lidhje me reformën e mendimit të Aum Shinrikyo, duke përfunduar se në këtë kontekst reforma ishte menduar të jetë e mundur pa dhunë apo shtrëngim fizik.

Margaret Singer, e cila gjithashtu kaloi kohë duke studiuar ndërrimin e pikëpamjes politike e

SPECIALE

KONTROLLI I MENDJES, teoritë e indoktrinimit

në fe dhe në kulte

21• E premte 26 korrik 2013

»të burgosurve të luftës koreane, u pajtua me këtë përfundim. Në librin e saj, kulti në mesin tonë, ajo përshkruan gjashtë kushte, të cilat do të krijojnë një atmosferë në të cilën reforma e mendimit është e mundur. Duke e afruar subjektin nga perspektiva e neuroshkencës dhe psikologjisë sociale, Kathleen Taylor sugjeron se manipulimi i korteksit prefrontal aktivizon “ndërrimin e pikëpamjes”, duke e bërë një person më të prirur për të menduar bardh e zi.

Ndërkohë, në ndikim, Shkenca dhe Praktika, psikologu social Robert Cialdini argumenton se kontrolli i mendjes është i mundur përmes shfrytëzimit të fshehtë të rregullave të pandërgjegjshme që formojnë shtresën bazë dhe mundësojnë ndërvep-rimet njerëzore të shëndetshme sociale. Ai thekson se rregullat e përbashkëta sociale mund të përdoren për të predominuar mbi pamaturinë. Duke përdorur kategoritë, ai ofron dy shembuj specifikë të kontrollit të mendjes, të butë dhe ekstrem (një për një dhe në grupe) dhe vë në dukje kushtet nën të cilat çdo rregull shoqëror është më i lehtë të shfrytëzohet për qëllime të rreme, dhe ofron sugjerime se si tu rezistosh me-todave të tilla.

MKULTRA u rrit në një ndërmarrje vi-gane. Natyra e hulumtimit përfshinte disa probleme specifike:

• A mund të krijojme me anë të kontrol-lit post-Hipnotik një veprim në kundër-shtim me parimet themelore morale të një individi?

• A mund të “ndryshojmë” personalitetin e një personi?

• A mund të garantojmë amnezi totale nën çfarëdo dhe në të gjitha kushtet?

• A mund të konfiskojmë një person me kon-troll post hipnotik dhe ta bëjmë atë që në hapë-sirën e një ore të rrëzoje një aeroplan?

• A mund të sajojmë një sistem për ti kthyer subjektet kundër dëshirës së tyre në agjentë të gatshëm dhe pastaj të transferojmë këtë kon-troll në agjentë të pastërvitur në terren duke përdorur kode ose shenja identifikuese?

Në një artikull të Science Digest në 1971 , Dr G.H. Estabrooks thekson se, ”Gjatë viteve 1920 hipnotistët klinikë mësuan të ndanin disa indi-vidë në personalitete të shumta si Jeckyl-Hydes. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai e aplikoi këtë teknikë me një toger detar të quajtur Jones. Ai e ndau personalitetin e tij në Jones A dhe B. Jones A, fillimisht ‘normal’, u bë krejtësisht i ndryshëm. Ai fliste për doktrinën komuniste dhe e besonte vërtet atë. Ai u prit me entuziazëm nga qelizat

SPECIALE

Ka gjithmonë një herë

të parë për të besuar

në informacionin e

saktë të një gazete. Për

t’u bindur abonohuni në

Për informacione:Tel: 04 2 233 991 Fax: 04 2 233 998

1. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtes së Konsumatorit, zhvillon proçedurën konkuruese për dhënien me qira të sipërfaqes së tokës prej 99.85 ha, në komunën Topojë, rrethi Fier.

2. Subjektet e interesuar mund të kërkojnë informacion për proçedurën konkurruese, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Person kontakti: Lauresha Grezda, email: [email protected]

3. Ofertuesit të paraqesin vetëm një ofertë, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për proçedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i proçedurës konkurruese. Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në proçedurën konkuruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Qiradhënës.

4. Ofertat duhet të shoqërohen nga dokumenta ligjorë dhe administrativë origjinalë ose kopje të no-terizuar, si provë e kërkesave kualifikuese të përcaktuara dhe të dërgohen tek Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Adresa Sheshi Skëndërbej, Nr. 2 – Tiranë.

5. Vlera fillestare e qirasë së tokës bujqësore në pronësi të shtetit për hapjen e proçedurës konkurruese është 640,850 (gjashtëqind e dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lek/vit (6,418.13 lekë/ha/vit). Ofer-tat me vlerë më të ulët se kjo vlerë fillestare do të skualifikohen.

6. Sigurimi i ofertës, që është në shumën prej 53,405 lekë, të dorëzohet së bashku me ofertën.7. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesmarrja në procedurën e konkurimit në bazë të shtetësisë.8. Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 21.08.2013, ora 10:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen. Ofertat do të hapen në Ministrinë e Bujqësisë, Ush-

qimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në Sallën e Mbledhjeve, Kati i Dytë, datë 21.08.2013, ora 10:00.

Përfaqësues të ofertuesve janë të ftuar të ndjekin hapjen e ofertave.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorit

FTESË PËR OFERTË

komuniste dhe iu dha qëllimisht një shkarkim i pandershëm. Jones B ishte personaliteti më i thellë, ai i dinte të gjitha mendimet e Jones A dhe u ‘shtyp’ për të mos thënë asgjë gjatë faza-ve të ndërgjegjshme. Pastaj doktori e hipnotizoi atë dhe arriti të merrte një kontakt me Jones B, i cili i dha një urë lidhëse drejt e në kampin komunist. Dr Jose Delgado, një neurokirurg dhe profesor në universitetin Yale, mori disa fonde për kërkime të elektrodave të trurit tek fëmijët dhe të rriturit. Në vitet 1950, ai zhvilloi një elek-trodë në miniaturë të vendosur brenda në kafkë, e aftë për marrjen dhe transmetimin e sinjaleve elektrike të një individi. Delgado ishte në gjend-je për të kontrolluar lëvizjet e subjekteve të tij duke i shtypur butonat në një transmetues të largët. Ai e demonstroi këtë duke bërë instalime elektrike në një dem të rritur. Me pajisjen në vend, Delgado u fut në ring me demin e ri. Kaf-sha u sul vrullshëm drejt eksperimentuesit dhe pastaj u ndal papritmas, vetëm pak para se të arrinte doktorin . Bisha e fuqishme ishte ndaluar me një veprim të thjeshtë, me një të shtypur të

një butoni në një kuti të vogël të mbajtur në dorën Delgados. Një dokument i klasi-fikuar i CIA datë 7 janar 1953 përshkruan krijimin e personalitetit të shumëfishtë në një vajzë 19-vjeçare. Këta subjekte kanë treguar qartë se ata mund të kalojnë nga një gjendje plotësisht zgjuar në një gjendje me të thellë, hipnozë e kontrolluar, me tel-efon, duke marrë diçka me shkrim, ose nga përdorimi i kodit, sinjalit, apo fjalëve dhe se kontrolli i atyre që janë të hipnotizuar mund të kalojë nga një individ tek tjetri pa ndonjë vështirësi të madhe. Eksperimenti gjithashtu ka treguar se këto vajza mund të veprojnë si korrierë të pavullnetshëm për qëllime informative. Një dokument i CIA-s, i cili daton më 10 shkurt 1954 përshkruan një eksperiment në krijimin e vrasësve që nuk dyshohen: Njëra nga vajzat u udhë-zua (pasi shprehu frikën për përdorimin e armëve të zjarrit) se ajo duhet të përdorë çdo metodë në dispozicionin e saj që të zgjojë vajzën tjetër (tani në një gjumë të thellë për shkak të hipnozës) dhe të mos dështojë. Befas ajo mori një pistoletë dhe hapi zjarr në drejtim të vajzës tjetër. Ajo ishte udhëzuar se nuk duhej të ngurronte për të “vrarë.” Vajza iu bind sugjestionimit për të qëlluar me armë zjarri (e cila ishte bosh) vajzën tjetër. Pasi u bënë disa sug-jestionime të tjera, të dyja vajzat u zgjuan dhe të dyja shprehën mohim absolut për gjithçka kishte ndodhur më sipër.

Abuzimi i politikës dhe psikiatrisë Në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, pro-

jektet e kontrollit të mendjes rezultuan në nje abuzim të gjerë të politikës dhe psikiatrisë. Mi-jëra individe u janë nënshtruar eksperimenteve joetike të kontrollit të mendjes nga ana e psiki-atërve kryesorë dhe shkollat mjekësore. Eks-perimentimi i kontrollit të mendjes jo vetëm që është toleruar nga profesionistët mjekësorë, por madje është botuar në revista mjekësore dhe psikiatrike. Dr William Sweet mori pjesë në të dy eksperimentet me implantim të elektrodës së trurit dhe injektimin e uraniumit në pacientët mjekësore në Universitetin e Harvardit. Mjekët e

ushtrisë ishin të përfshirë në testimin e LSD së paku deri në fund të 1970. Subjektet e eksperi-menteve LSD përfshinin fëmijë të moshes pesë vjeç dhe elektrodat e trurit ishin futur në fëmijë të moshës 11 vjeç. Linda MacDonald ishte një viktimë e Dr Ewen Cameron në eksperimente destruktive të kontrollit të mendjes në vitin 1963. Dr Cameron ishte president i shoqatave amerikane dhe botërore psikiatrike. Ai përdori një “trajtim” që përfshinte aplikimin intensiv të këtyre teknikave të ndërrimit te pikëpamjes; të dhënies së drogës, zgjatjes së gjumit dhe izolim të zgjatur psikologjik. Këto u kombinuan me TEK (terapi Elektro konvulsive). Shuma e energjisë elektrike futur në trurin e Lindës e tejkalonte me 76.5 herë shumën maksimale të rekoman-duar. Teknika e Dr Cameron rezultoi në amnezi të përhershme dhe të plotë.

Një padi kundër CIA-s për eksperimentet e MKULTRA .

Dr. Cameron u vendos nga gjykata për $ 750,000, të ndarë midis tetë paditësve në vitin 1988.

26 korrik 1963, Memorandumi Për: Drejtori i Zbulimit Qendror të inteligjencës Nga: CIA Ins-pektori i Përgjithshëm

Konceptet e përfshira në manipulimin e sjelljes janë gjetur nga shumë njerëz si brenda dhe jashtë Agjencisë [CIA] të jenë të pakënd-shme dhe joetike, megjithatë, ka pasur arritje të mëdha si në hulumtim dhe punësimin opera-cional. Gjatë jetës dhjetë-vjeçare të programit shumë nga rrugët shtesë për kontrollin e sjelljes njerëzore kanë qenë të caktuar sipas statutit MKULTRA, duke përfshirë, rrezatimin elektro-shokun, dhe substancat ngacmuese. Disa ak-tivitete ngrenë pyetje përsai perket ligjshmërisë së nënkuptuar në statutin burimor. Një fazë fi-nale e testimit vendos të drejtat dhe interesat e qytetarëve amerikanë në rrezik. Divizioni i Shër-bimeve Teknike inicioi një program për testimin e materialeve të fshehta për shtetasit e SHBA në mënyrë të paqëllimtë në vitin 1955. DST ka ndjekur një filozofi të dokumentacionit minimal në përputhje me ndjeshmërinë e lartë te projekteve. Disa dosje përmbajnë pak të dhëna ose aspak fare. Gjenden vetëm dy individë në DST, të cilët kanë njohuri të plotë të programit MKULTRA.

E mërkurë 24 korrik 2013

22 E premte 26 korrik 2013 •

« SPECIALE

Fundi i luftës së përgjakshme ndaj drogës“The Economist”

Nga kapitali i shtetit të Kolorados në Denver mund të ecësh pak më në jug drejt njërit prej bulevardeve kryesore të qytetit të qua-

jtur “Broaduay” për ta gjetur veten në një zonë të njohur si Broadsterdam, një zonë përplot me shpërndarës droge që mbajnë emra popullorë si Fanja, Gurmet apo Farmacia e Gjithëgjelbër. Ata tregtojnë një duzinë llojesh të ndryshme mari-juane apo hashashi, për çdo banor të këtij shteti që ka një “karton të kuq”: një provë për rekomandim nga mjeku. “Pronarët e shtëpive në këtë zonë po vuanin”, thotë Uilliam Breathes (një pseudonim), i cili bën shkrime në një gazetë lokale dhe e cilëson veten si kritikun e parë të Amerikës që raporton mbi cilësitë dhe vetitë e marijuanës. Por banorët e kësaj lagjeje panë një mundësi rigjallërimi kur ky shtet e konsideroi të ligjshëm përdorimin e marijua-nës për arsye mjekësore në vitin 2010. Broadster-dam i vitit 2013, si dhe shumë vende të ngjashme me të në Amerikë dhe Evropë, do të qenë të paim-agjinueshme në Nju Jork më 1961-shin, kur diplo-matët farkëtuan konventën e vetme mbi drogën, me anë të së cilës u përpoqën të luftojnë “të keqen serioze” të varësisë. Ky traktat i nënshkruar nga 184 vende, sanksionon politikën prohibicion-iste që u zbatua për më shumë se një gjysmë shekulli. Megjithëse një debat ndërkombëtar për legalizimin thjesht sa ka nisur, eksperimentet sakaq po tregojnë sesi konsumimi i drogës mund të rregullohet me ligj. Ndryshimi po vjen, për shkak se “lufta kundër drogës” gjithnjë e më shumë po fitohet nga droga dhe grupimet e fuqishme krimi-nale që merren me këtë biznes. Që nga viti 1998, kur OKB-ja zhvilloi një takim me titull “Një botë e çliruar nga droga, ne mund t’ia dalim”, konsumimi i kanabisit dhe kokainës është rritur me mbi 50 për qind; për drogat e opiumit, konsumi vlerësohet se është trefishuar. Dhe një ortek ilaçesh sintetike që përdoren si drogë po trullos mendjen e njerëzve në mënyrë novatore. OKB-ja vlerëson se mbi 230 milionë njerëz përdorën droga ilegale gjatë vitit 2010. Ata dhe furnizuesit e tyre (zakonisht furni-zuesit e varfër), mbushin burgjet e kombeve të zh-villuara dhe të prapambetura. Dënimet për drogë zënë rreth gjysmën e të gjithë të dënuarve që janë aktualisht në burgjet amerikane.

Të djegur nga të dyja anët

Dhe ndërsa përpjekjet për të kufizuar kërkesën kanë qenë të pafrytshme, përpjekjet për të kon-trolluar furnizimet kanë qenë një disfatë shkatër-rimtare. Të ardhurat e industrisë ilegale të drogës janë rreth 300 miliardë dollarë në vit, sipas vlerësi-meve më konservatore të vetë OKB-së dhe këto para përfundojnë të pataksuara në xhepat e kriminelëve. Mafia e drogës arrin të korruptojë dhe të shkatërrojë vendin ku ajo operon. Nga tetë vendet me numrin më të lartë të vrasjeve në botë, shtatë gjenden në rrugën e trafikut të kokainës nga Andet drejt Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Vetëm zonat e luftës janë më të dhunshme sesa Hondurasi. Më shumë se 7 mijë, nga 8 milionë banorët e këtij vendi, vriten çdo vit. Në Bashkimin Evropian, me 500 milionë banorë, vrasjet janë vetëm 6 mijë në vit. Udhëheqësit e Amerikës Latine janë lodhur nga e gjitha kjo. “Për-pjekjet për ndalimin e drogës ngjajnë shumë me legjendën e Sizifit, i cili më kot përpiqet të ngjisë një gur përgjatë të përpjetës së malit sërish dhe sërish”, thotë Fernando Carrera, ministri i Jashtëm i Guatemalës. Në vitet e fundit vendi i tij ka arri-tur me shumë lodhje të pastrojë bimët e opiumit në Rajonin e San Markos dhe në fund ka parë se opiumi është mbjellë pesë herë më shumë në ra-jone të tjera. Presidenti i këtij vendi, Otto Pérez Molina, tashmë dëshiron që të hartohet një rreg-ullore ligjore për të gjitha drogat, nga hashashi te heroina dhe natyrisht, duhet të ketë kontrolle të rrepta. Juan Manuel Santos, Presidenti Kolumbisë, mbështet legalizimin, por thotë se vendi i tij nuk është në gjendje të udhëheqë në këtë drejtim. Vitin e kaluar, Felipe Calderón, Presidenti në ikje i Meksikës, deklaroi se është “e pamundur” të nda-losh biznesin e drogës dhe bëri thirrje për “alterna-tiva me mekanizma tregu”. Qeveria e Uruguait ka dërguar në kongres një ligj për legalizimin e shitjes së marijuanës përmes shpërndarësve shtetërorë. Drogaxhinjtë do të lejohen të blejnë deri në 40 gramë në javë, ndërsa të ardhurat do të përdoren për të financuar parandalimin e krimit dhe skemat e luftës kundër varësisë. Në disa pjesë të Shteteve

të Bashkuara, ndryshimi ka ardhur sakaq. Në nën-tor, votuesit në Kolorado dhe në Uashington mbështetën propozimet për ta legalizuar, taksuar dhe rregulluar kanabisin për përdorim qejfi. Zyr-tarët e këtij shteti janë duke punuar tashmë për të hartuar rregullat në praktikë. Më 28 shkurt, një grup pune i ngarkuar për prodhimin e rekomandi-meve për ligjvënësit në Kolorado, do të dorëzojë raportin e vet. Megjithëse ndoshta jo tërësisht e mirë, kjo do të jetë pamja e parë e botës ku kanabi-si është i ligjshëm, por i rregulluar, si shumë gjëra të tjera të këqija të botës, alkooli, duhani apo por-nografia. Megjithëse shumë vende (përfshirë edhe 15 shtete amerikane), kanë dekriminalizuar po-sedimin e kanabisit, në shumë raste trajtimi i prob-lemit nuk është më i rëndë sesa rregullimi i trafi-kut. Nga ana tjetër, askund nuk është legalizuar tërësisht furnizimi. Brenda një viti, i gjithë zinxhiri i furnizimit në Kolorado dhe në Uashington, nga kul-tivimi te përgatitja dhe shitja me pakicë, do të jenë brenda ligjit. Arka e shtetit do të fitojë taksa e të ardhura tarifore dhe do të kursejë burimet e zba-timit të ligjit (ndoshta me rreth 60 milionë dollarë në vit në rastin e Kolorados). Dyqane të licencuara do të shfaqen në rrugë. Kjo do të ndodhë gjithsesi nëse supozojmë se qeveria federale do ta lejojë. Marijuana mbetet ilegale sipas aktit të substan-cave të kontrolluara të SHBA-së, ligji i vitit 1970 që u hartua në kuadër të zbatimit të Konventës së OKB-së dhe që ende është themeli i politikës fed-erale mbi narkotikët. Ligji e ka vendosur marijua-nën në listën e parë, ku përfshihen substancat me të cilat abuzohet me lehtësi dhe për të cilat nuk njihen përftime mjekësore. (Një gjykatë federale e apelit së fundmi rrëzoi kërkesën për ta riklasifikuar atë.) Në dhjetor, Eric Holder, Prokurori i Përgjith-shëm në Departamentin e Drejtësisë, do të pub-likojë një përgjigje ndaj ligjeve të reja të shteteve “së shpejti”. Por tani për tani departamenti thotë vetëm se është në proces analizimi të iniciativave të shteteve dhe se marijuana mbetet ilegale sipas ligjit federal. Menjëherë pas deklaratës së Holder, Barak Obama i tha një intervistuesi televiziv se ai nuk do të ketë për prioritet të përndjekë penalisht konsumatorët e marijuanës në këto dy shtete. Por qeveria federale, në fund të fundit, nuk ka as bur-imet e nevojshme për të gjurmuar konsumatorët. Ajo merret vetëm me trafikantët e mëdhenj. Një ide për të ardhmen mund të krijohet gjithashtu duke parë 18 shtetet plus Uashington DC-në, ku marijuana është e ligjshme për qëllime mjekësore. Federalët kanë reaguar ashpër ndaj disa prod-huesve dhe shpërndarësve, ku ligjet e shteteve janë të dobëta. Më 1996-n, Kalifornia ishte shteti i parë që miratoi përdorimin e marijuanës për arsye mjekësore, por gjyqet kanë qenë të shumta dhe konsumatorët janë ende nervozë e të frikësuar. Në vende të tjera, më mirë të rregulluara (si Kolorado), autoritetet federale nuk kanë ndërhyrë shumë. Një problem i madh mund të jetë rrjedhja e marijuanës së ligjshme nga dy shtetet që e kanë legalizuar për qëllime qejfi në shtetet e tjera, ku është ende e paligjshme. Pasi u takua me Holder në janar, Jay In-slee, guvernatori i Uashingtonit, u tha reporterëve se shteti i tij do të kujdeset shumë që kjo gjë të mos ndodhë. Për disa, kjo është një përpjekje e kotë. “Ne do të bëhemi burimi për të gjithë pjesën tjetër të vendit”, thotë me trishtim Tom Gorman, nga një agjenci federale e luftës kundër drogës në Denver. Vitin e kaluar, ai zbuloi disa dhjetëra raste kur marijuana e destinuar për përdorim mjekësor është dërguar në shtete të tjera për përdorim për qejf. Në 23 shtete janë zbuluar raste të marijuanës së shitur në mënyrë të ligjshme në Kolorado dhe të konsumuara në mënyrë të paligjshme gjetkë. Legalizimi pritet ta shtojë shumëfish këtë praktikë. Megjithatë, fakti është që rrjedhja e marijuanës nga Kolorado te shtetet e tjera, ka gjasa që do ta bëjë jetën disi të vështirë për grupimet kriminale të Meksikës, të cilat vlerësohet se furnizojnë mes 40 dhe 70 për qind të të gjithë marijuanës së kon-sumuar në Amerikë. Tregtia e tyre sjell 2 miliardë dollarë përfitime në vit; fitimet e kokainës janë rreth 2.4 miliardë në vit. Një pjesë e këtij mod-eli biznesi është vrasja: rreth 70 mijë njerëz kanë humbur jetën gjatë pesë viteve të fundit. Tani ekspertët mendojnë se pasi Kolorado dhe Uash-ingtoni të ketë marijuanën e prodhimit vendas me bollëk, meksikanët do të humbasin gati tre të katërtat e konsumatorëve amerikanë, megjithëse vlerësimet janë të kritikuara. Shumë gjëra do të varen nga mënyra sesi ligjet e shtetit do të harto-hen dhe zbatohen. Kolorado sakaq po mendon të

lejojë shitësit me pakicë t’u shërbejnë edhe ameri-kanëve që nuk janë banorë të këtij shteti, ndoshta me sasi të kufizuara. Ky shtet dëshiron gjithashtu të lehtësojë shërbimet financiare për këtë industri. Shumë nga shpërndarësit nuk janë në gjendje as të marrin një kredi të vogël.

Në përpjekje për t’u përmbajtur

Jack Finlaë dhe Barbara Brohl, të cilët janë ngarkuar me detyrën për të hartuar rregullat e tregtisë në Kolorado, po mendojnë edhe për një “integrim vertikal” të rregullave, të ngjashme me ato që kanë karakterizuar ligjet e funksionimit të tregut të marijuanës mjekësore. Shpërndarësit janë të detyruar të prodhojnë vetë së paku 70 për qind të marijuanës që shesin. Disa e kultivojnë atë në kushtet e shtëpisë; shumica, në serra apo maga-zina. Kjo dëmton shpërndarjen dhe tregun me shu-micë. Rob Corry, një avokat pro legalizimit, e cilëson “absurde” një rregull të tillë. “Është njësoj sikur një supermarket të detyrohet të ketë nën pronësi një kopsht me mollë”, thotë ai. Si në çfarëdo biznesi, rregullat e ashpra përmbajnë kosto ekstra. Por këto rregulla kanë ndihmuar qytetarët të mësohen me këtë tregti të pazakontë. “Ne kemi treguar se mund të bëjmë një industri që të funksionojë këtu”, thotë Ean Seeb, një shpërndarës kryesor në Denver. Pra-nimi nga publiku, si dhe një fushatë e mençur, (e paguar nga të tjerët), solli fitoren në Kolorado. Industria e marijuanës mjekësore në Uashington është më e prapambetur, por mbështetësit e pro-hibicionizmit këtu qenë gjithashtu të mposhtur në garën për financimin e fushatave pro dhe kundër legalizimit. Ndryshime më të mëdha po ndodhin. Njësoj si me martesat gej, popullata po mbështet gjithnjë e më shumë legalizimin. Ndonëse kjo mund të ngjante tmerrësisht revoltuese disa vite më parë për amerikanët, sot më shumë se gjysma e tyre mbështet legalizimin. Aktivistët e legalizi-mit po shpresojnë për fitore të reja, veçanërisht në shtetet relativisht liberale të verilindjes. Disa guxojnë të shpresojnë se një ditë edhe ndalimi federal i marijuanës do të rrëzohet. Armiqtë e tyre kanë gjithashtu një industri, e cila konsiderohet si industria e prohibicionizmit: janë zyrtarët dhe burokratët që kanë shpenzuar jetën e tyre profe-sionale në luftë kundër drogës. Zyrtarët e luftës kundër drogës në agjencinë DEA i kanë shkruar një letër kryeprokurorit Holder, duke i kërkuar të lufto-jë për ligjin federal. Të tjerë kanë frikë se legalizimi i marijuanës do të rrisë konsumin e saj, në rast se fillon të reklamohet e marketizohet. Kjo krijon frikë për problemet shëndetësore dhe rreziqe të reja. Aktivistët pro legalizimit kundërargumentojnë, duke thënë se rritja e konsumit të marijuanës do të sjellë rënien e konsumit të alkoolit. Në fund të fundit, nëse njerëzit dëshirojnë të bëhen tapë, do ta gjejnë mënyrën, siç e gjejnë edhe në vendet ku alkooli është i paligjshëm, apo në ato vende ku konsumimi i drogës dënohet me vdekje. Për më tepër, marijuana legale mund të sjellë rënien e konsumit të drogave të rënda. Por këto janë vetëm argumente teorike. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me të vërtetë. Makthi i shëndetësisë pub-like është që një numër i madh njerëzish mund të rrinë gjithë ditën të droguar dhe as të mos e men-dojnë të shkojnë në punë. Politika ndaj kanabisit po ndryshon edhe në Evropë. Në dyqanin “Santa Maria”, në rrugën pranë spitalit kryesor të Madridit, blerësit kanë zënë radhë për të marrë pleh kimik dhe fara kanabisi të importuara nga Holanda. Pronari Pedro Pérez, plot gjallëri, paralajmëron klientët të mos e kryejnë mbjelljen deri sa të vijë fundi i marsit, kur largohet edhe ngrica, e cila mund ta vrasë bimën. Sjellja e Spanjës tashmë rivalizon atë të liberalëve pararojë holandezë. Megjithëse shitja e kanabisit është ilegale, blerja nuk është. Për rrjedhojë janë krijuar qindra “klube shoqërore” kanabisi, të cilat lejojnë anëtarët të ndajnë blerjet që kanë bërë. Kjo funksionon si një tip kooperative, ku anëtarët e rinj duhet të presin deri në gjashtë muaj, në mënyrë që bima e tyre kanabis të rritet para se të anëtarësohen. Tashmë këto gjysmëor-ganizata kanë mijëra “anëtarë” që blejnë kanabis. Një organizatë e tillë në Barcelonë bëri edhe një marrëveshje me vlerë 1.3 milionë euro me qeverinë e qytezës së Rasqueras për të rritur drogë në tokë publike, në një zonë që është më shumë e njohur për bajame. Eksperienca të ngjashme janë duke u zhvilluar edhe në Francë, Belgjikë, Itali e Gjermani. Dhe në shumicën e Britanisë, rreziku i përndjekjes ligjore për përdorimin e sasive të vogla të drogave të lehta është duke u zhdukur. Por politika më

gjithëpërfshirëse vjen nga Portugalia. Më 1997-n sondazhet e paraqisnin konsumin e drogës si prob-lemin më të madh shoqëror të vendit. Tashmë, 12 vite pas dekriminalizimit të përdorimit personal, ky është shqetësimi i trembëdhjetë i vendit. Të gjitha partitë tashmë mbështesin politikën e tra-jtimit të drogës si një problem shëndetësor, jo si një krim. Por dekriminalizimi nuk është njësoj si legalizimi. Portugalia përdor grupe pune të për-bërë nga mjekë, psikologë e specialistë të tjerë për bindjen e konsumatorëve të heqin dorë. Ata përpiqen të dërgojnë të droguarit nën varësi te trajtimi mjekësor dhe të ndalojnë përdoruesit ras-tësorë për qejf që të mos bien në varësi. Me raste ata mund të vendosin gjoba dhe të japin dënime për punë publike. Duke hequr “frikën dhe stigmën” e ndëshkimit kriminal, përdoruesit e drogës nxiten të kërkojnë ndihmën që kanë nevojë. “Brendan Hughes”, një qendër kërkimore për drogën dhe varësinë ndaj drogës me bazë në Lisbonë, agjenci e Bashkimit Evropian, thotë se Portugalia është shembulli pozitiv për masat e marra në këtë drejtim. Edhe vende të tjera po ndjekin këtë shem-bull. Më 2009-n, Çekia dekriminalizoi posedimin e drogës. Në dhjetorin e kaluar legalizoi përdorimin mjekësor të kanabisit. Plani është për importimin nga Holanda dhe Izraeli që duhet të shiten nëpër farmaci. Nëse kjo funksionon, atëherë do të licen-cohet një numër kompanish për të krijuar konkur-rencë në prodhimin vendas.

Molekulat eluzive

Novacioni tjetër i politikave në Evropë ka qenë reduktimi i masave ndëshkuese në rastet e varë-sisë nga heroina dhe kokaina, në këmbim të reduk-timit të varësisë. Por problemi më i madh qëndron në faktin se gjatë viteve të fundit, drogat ilegale po zëvendësohen me droga kimike, që shpesh shiten në farmaci, ose krijohen nga përzierje kimi-katesh lehtësisht të gjetshme në treg. Në Britani, përzierje të njohura si mefedrone dhe ketamine janë duke zaptuar tregun e jetës së natës. Këto janë kimikate shumë më të dëmshme sesa drogat ilegale dhe policia e ka shumë të vështirë të lufto-jë fenomenin. Regjimi ligjor i kokainës është më i debatueshëm. Disa vende, përfshirë Portugalinë, Meksikën dhe Kolumbinë, e kanë dekriminalizuar posedimin e dozave të vogla, duke i referuar ata që kapen te trajtimi mjekësor dhe jo te burgu. Por dëmi shëndetësor i kokainës dhe shkalla e lartë e varësisë që krijon, shoqëruar me vështirësitë e heqjes së varësisë, i ka futur qeveritë në dilema mbi mundësinë e legalizimit. Në lartësitë e An-deve, kultivimi i rregulluar për përdorim “tradicion-al” (gjethet e kokas japin një drithërimë të mesme si tip kafeine dhe mposhtin urinë, të ftohtin dhe sëmundjen e lartësisë), është një praktikë e njohur prej dekadash. Në Trinidad Pampa, një fshat i vogël në rajonin malor të Bolivisë, kodrat janë ndarë në tarraca të prera qartë dhe koka është mbjellë në tokë të pasuruar me hime orizi dhe rërë. I gjithë fshati është angazhuar. Edhe fëmijët ndihmojnë prindërit e tyre. Në vitin 1961, gjethet e kokas u ndaluan krahas kokainës. Por më 11 janar të këtij viti, Bolivia u bë vendi i parë që hapi bisedime për të mos respektuar pjesërisht Konventën Kundër Drogave. Ajo u ripranua me një shënim për gjethet e kokas. Presidenti i këtij vendi i quan ato “gjethet e shenjta”. Ai vetë vjen nga një sindikatë fer-merësh për rritjen e kokas dhe është i njohur se më 2008-n përzuri ambasadorin amerikan dhe zyrtarët e agjencisë kundër drogës, DEA. Në vitin 2004, në këtë vend protesta të ashpra nga rri-tësit e kokas, të udhëhequr nga Morales, (në atë kohë në opozitë), bënë që Bolivia të klasifikojë si të ligjshme mbjelljen e 28 mijë hektarëve me këtë bimë. Qeveria thotë se rritja e konsumit mes minatorëve dhe kamionistëve justifikon rritjen e sipërfaqes nën kultivim. Por e vërteta është se shumica e kokas shitet gjetkë. Gjethet mund të shiten në dyqane të kontrolluara nga shteti. Më 2011-n, këto dyqane blenë 18 mijë tonë nga fer-merët. OKB-ja vlerëson se prodhimi total duhet të jetë rreth 48 mijë tonë dhe diferenca dukshëm ka përfunduar në përpunim, për t’u koncentruar në kokainë dhe duke u kthyer në një nga drogat më të këqija e më me shumë varësi. Në fund, morali është që reformat e pjesshme krijojnë shumë prob-leme. Një reformë gjithëpërfshirëse ndërkombëtare ndoshta do të funksionojë më mirë. Ka gjasa që Kon-venta Ndërkombëtare Kundër Drogës po dobësohet pjesërisht, pak nga pak. Kjo përqasje e pakoordinuar mund të sjellë probleme përgjatë rrugës.

E mërkurë 24 korrik 2013

23• E premte 26 korrik 2013

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

SPORT

Ozil: Ançeloti trajneri i duhur për Realin

Mesut Ozil, lojtari i kombëtares gjermane si dhe i Realit të Madridit, është shprehur se ardhmja e Karlos Ançelotit në krye të pankinës madrilene do të ndikojë pozitivisht. “Murinjo ishte një trajner i madh, të gjithë e dimë këtë. Megjithatë, ar-dhja e Karlo Ançelotit padyshim do të ndikojë pozitivisht tek skuadra. Ançeloti është një trajner i cili e di mirë se çfarë do nga skuadra në mënyrë që të bëjë skemat të funksionojnë”,- u shpreh Ozil. Ai gjithashtu shprehet optimist për sezonin e ri. “Jam i bindur se do të kthehemi në krye të futbollit spanjoll. Në ligën e Kampioneve gjërat janë më të vështira, por ne do bëjmë përpjekjet tona maksimale”,- mbylli Mesut Ozil.

Mesi: Nuk e kam takuar kurrë Martinon

Leo Mesi, është shprehur se nuk ka ndikuar aspak në ar-dhjen e trajnerit të ri Martino në krye të pankinës së Bar-celonës. Madje, Mesi shkon deri aty sa thotë që nuk e ka takuar ndonjëherë Martinon. “Nuk kam ndikuar aspak në ardhjen e tij këtu, pasi nuk është kjo puna ime. Madje, në të vërtetë as nuk e njoh Martinon nga afër”,- është shprehur Leo Mesi. Nga ana tjetër, Martino ka mbërritur dje në Bar-celonë dhe menjëherë do të nisë punë me skuadrën e tij të re.

Benitez: Kishim nevojë për Higuainin

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez ka theksuar se Napoli e ka pasur të nevojshme të afrojë në skuadër Gonzalo Higuain-in pas largimit të Edinson Cavanit. Trajneri spanjoll ka një kon-sderatë të madhe për argjentinasin, pasi nuk heziton t´i thur elozhe duke u shprehur: “Ne kemi pasur nevojë për një lojtar si Higuain. Ne po kërkonim një lojtar të madh, dikë të nivelit më të lartë. Kemi siguruar shërbimin e një lojtari që vjen nga Real Ma-dridi, dhe i cili ka shënuar shumë gola. Ai do të përshtatet shpejt me ne. Por, Higuain nuk do të jetë goditja e fundit. Napoli po punon edhe për një blerje tjetër. Nuk dua të zbuloj emra, por mund të them se edhe goditja tjetër do të jetë e madhe.”

Maradona operohet në syDiego Armando Maradona ka operuar sytë në Mendoza të

Argjentinës, operacion që sipas mjekut të tij Roberto Zaldivar, është mbyllur me sukses. “Maradona është mirë. Ishte një ndë-rhyrje normale presbiopie që e praktikojmë shpesh. Ai u soll shumë mirë dhe ishte një pacient shumë i mirë”, tregoi Zaldivar. Kampioni i botës në vitin 1986 do t’i nënshtrohet një kontrolli rutinë dhe më pas do të mund të kthehet në Buenos Aires, ka saktësuar mjeku. Maradona, aktualisht 52 vjeç, jeton në Dubai ku është ambasador i sportit për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Red Bull: Emri i pilotit të ri, shumë shpejtPronari i skuderisë Red Bull, Dietrich Mateschitz,

ka deklaruar se pas Cmimit të Madh të Hungarisë do të njoftohet se kush do të jetë piloti që do të zëvendësojë Mark Ëebber, i cili do të largohet nga Formula 1 në përfun-dim të këtij sezoni. “Ende nuk është marrë asnjë vendim dhe po diskutojmë. Do e bëjmë të ditur emrin e pilotit të ri pas garës në Budapest”, tha Mateschitz për autosport.com. Kimi Raikonen (Lotus) dhe Daniel Rikiardo (Toro Roso) janë kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Vebber-in.

Fati i PSG-së për se-zonin e ri është në dyshim. Kjo pas largimit të Karlos Ançelotit që mesa duket pritet të sho-

qërohet me ndryshime të mëdha sezonin e ri. Edhe pse Karlo Ançeloti ka nisur aventurën e re me Real Ma-drid, në Paris ka nga ata që e “qajnë” largimin e trajnerit italian. Është pikërisht kapit-eni i PSG-së, Tiago Silva, ai që shpreh zhgënjimin e tij për largimin e Ançelotit në një intervistë për prestigjiozen “Lequipe”. Sipas brazilianit skuadra nën drejtimin e An-çelotit kishte bërë progres të jashtëzakonshëm, edhe pse shpreh besim ndaj trajnerit të ri Laurent Blank. “Blank ka qënë një mbrojtës i madh dhe do të jetë një përkrahës i am-dhe për ne që luajmë në mbro-jtje. Megjithatë largimi i Karlo Ançelottit është një zhgënjim i madh. Shpresoja që ai të qën-dronte, ashtu siç shpresoj të qëndrojë dhe Ibrahimoviç. Nuk di të them nëse jemi gati për të fituar Champions League, por vjet iu afruam shumë por u eleminuam nga Barcelona në çerekfinale. Bëmë edhe një sezon madhështor dhe mendoj

“Çmendet” Napoli, pasi po tregon se nuk ka frena në mer-kato. Skuadra e napolitane nuk di të ndalet në merkato pasi presidenti Aurelio de Lauren-tiis po e mban premtimin për të ndërtuar një skuadër të madhe për të dominuar në Itali. Pas shitjes së Kavanit për 63 milio-në euro te Paris SG, me Napo-lin u bashkua Gonzalo Higuain, por mesa duket, trajneri Rafael Benitez kërkon të ndërtojë një sulm ëndrrash. Objektivi i rad-

Tek Barcelona janë kundër njëri-tjetrit

Gjërat tek Barcelona duket se nuk po shkojnë edhe aq mirë që prej sezonit të kaluar. Gjithashtu, humbja në takimin miqësor ndaj Bajernit të Mynihut ka shtuar dyshimet se si do të jetë performanca e skuadrës për sezonin e ri. Shumëkush e ka argumentuar se epoka e Barcelonës ka përfunduar, dhe se tashmë është Bajerni i Mynihut në krye të futbol-lit evropian. Megjithatë, sikur të mos mjaftonin dyshimet e mëdha që kanë pllakosur, kundër ecurisë të skuadrës ka dalë edhe ish-presidenti La Porta. Sipas tij, presidenti aktual nuk është i përgjegjshëm për ato që bën. “Rosell përfaqëson “neonuñismo”. Punët e tij karakterizohen nga mungesa e transparencës. Eshtë i papjekur për të pasur një qëndrim të vetëdijshëm,” – tha ai në lancimin e revistës “Libero” 50.

Toti i bënë thirrje De Rosit të qëndrojë

Françesko Toti i ka dërguar shokut të skuadrës Daniele De Rosit një video-mesazh urimi për ditëlindjen e 30-të, duke i bërë thirrje të qëndrojë te Roma. Duke i folur me një dialekt roman, Toti i drejtohet De Rosit me këto fjalë: “Ciao Dani, urimet më të mira që ke mbushur 30, edhe pse tani po plakesh dhe praktikisht po mbaron!. Është më mirë nëse na jep të tashmen, andaj qëndro këtu te Roma dhe së paku të fitojmë diçka të madhe së bashku. Ciao bukurosh!”. De Rosi është lidhur me një varg klubesh këtë verë, përfshirë Paris SG, Real Madrid, Çelsin, Mançester Junajtid. Në vitet e fundit ai ka dëgjuar zëmrën, duke qëndruar tek Roma, por problemet me Romën në sezonin e fundit mund të bëjnë që mesfushori mund të largohet nga kryeqyteti edhe pse e dashuron këtë skuadër.

Napoli në sulm edhe për Martinezhës është sulmuesi i Portos, Jackson Martinez. Drejtori spor-tiv, Bigon u takua me menax-herin e lojtarit për të vendosur piketat e bashkëpunimit dhe pritet që gjatë ditëve të ardh-shme bisedimet të avancojnë. Kolumbiani ka një klauzolë lar-gimi prej 40 milionë eurosh, por sipas mediave italiane, marrëveshja mund të arrihet

për 32 milionë. Por ndërkohë që bisedimet janë përqendruar te sulmuesi i skuadrës por-tugeze, Napoli mban nën vëzh-gim edhe lojtarin e Juventusit, Alessandro Matri, i cili duhet të gjejë një destinacion të ri pas ardhjes së Tevez dhe Lorentes. Çelsi për të arritur tek Matri është Zuniga, për të cilin Ju-ventusi po insiston.

Tiago Silva: Largimi i Ançelotit, zhgënjim i madh

Tiago Silva shprehet i zhgënjyer nga largimi i Karlo Ançelotit nga pankina e PSG-së, ndonëse shpreson tek trajneri i ri Loran Blank

se jemi në gjendje të synojmë suksesin edhe në Evropë”, shprehet Silva. Kapiteni i kom-bëtares braziliane ka qënë objekt i dëshirave të Barcelo-nës, që tentoi ta blinte për të përforcuar mbrojtjen. Por ish milanisti që përfiton 12 mil-ionë euro në vit tek parizienët shuan spekullimet duke kon-

firmuar qëndrimin nën hijen e mrekullisë së kullës EIFFEL. “Nuk kam asnjë motiv për tu larguar nga Psg. Megjithatë ndjehem i lumtur për inter-esimin e Barcelonës, pasi kjo do të thotë që kam punuar mirë”, deklaroi braziliani. Me kombëtaren braziliane Tiago Silva triumfoi në Kupën e Kon-

federatave ndaj Spanjës, duke theksuar se ky sukses solli në vend dinjitetin e skuadrës bra-ziliane, pasi kishte humbur re-spektin në arenën ndërkom-bëtare. “Brazili e meritonte ta fitonte Kupën e Konfederat-ave. Me këtë fitore të gjithë na marrin më seriozisht tani”,- mbylli Tiago Silva.

24 E premte 26 korrik 2013 •

« Hipotekat