Numrat në matematikë, numërori në gramatikë · Numrat në matematikë, numërori në...

7
Pa të sa vëllezër kam, nuk e di. Pa të sa motra kam, nuk e di. Pa të sa vjet i kam, nuk e di. Pa të çfarë nota kam në matematikë e letërsi, nuk e di. Por se është shumë i rëndësishëm, këtë e di! Pra gjejeni se kush është, o fëmijë! Gjëegjëzë Matematikë Gjuhë shqipe Numrat në matematikë, numërori në gramatikë • Numrat dhe numërorët kanë rëndësi në jetën e përditshme, pasi që as një ditë nuk kalon pa numra. • P.sh. shkojmë në një datëlindje dhe shkruajmë një kartolinë, aty do të jetë data me numërorë. • P.sh. shkojmë në një shitore dhe blejmë diçka. Neve na nevojiten paratë, të cilët duhet t’i numërojmë, pra na nevojiten numrat. Rëndësia e numrave dhe numërorëve Bashkësitë e numrave Bashkësitë e numrave Simboli Numrat Numrat natyrorë 1,2,3..... Numrat e plotë ...-3,-2,-1,0,1,2,3.... Numrat racionalë { ; m є Z ; n є Z } n 0 Numrat realë ...-3,-2,-1,0,1,2,3.... m n m n

Transcript of Numrat në matematikë, numërori në gramatikë · Numrat në matematikë, numërori në...

• Pa të sa vëllezër kam, nuk e di. Pa të sa motra kam, nuk e di. Pa të sa vjet i kam, nuk e di. Pa të çfarë nota kam nëmatematikë e letërsi, nuk e di. Por se ështëshumë i rëndësishëm, këtë e di! Pra gjejeni se kush është, o fëmijë!

GjëegjëzëMatematikë

Gjuhë shqipe

Numrat në matematikë, numërori në gramatikë

• Numrat dhe numërorët kanë rëndësi në jetën e përditshme, pasi që as një ditë nuk kalon pa numra.

• P.sh. shkojmë në një datëlindje dhe shkruajmënjë kartolinë, aty do të jetë data me numërorë.

• P.sh. shkojmë në një shitore dhe blejmë diçka. Neve na nevojiten paratë, të cilët duhet t’i numërojmë, pra na nevojiten numrat.

Rëndësia e numrave dhe numërorëve Bashkësitë e numrave

Bashkësitë e numrave Simboli NumratNumrat natyrorë 1,2,3.....

Numrat e plotë ...-3,-2,-1,0,1,2,3....

Numrat racionalë { ; m є Z ; n є Z } n ≠ 0

Numrat realë ...-3,-2,-1,0,1,2,3....

mn

mn

Përkufizimi i numrave natyrorë në matematikë:• Numrat natyrorë quhen elementet e çdo

bashkësie jo të zbrazët N në të cilën ështëpërcaktuar relacioni "vjen drejtpërdrejt pas" qëplotëson disa aksioma.

• Numrat natyrorë janë numra të plotë si 1,2,3... dhe për këta numra vlen rregulla "vjen drejtpërdrejt pas" ndër këta numra nuk llogaritet numri zero.

Numrat natyrorë

• Numrat si i pari, i dyti, i treti …etj. nëmatematikë quhen numra rendorë ndërsa në gramatikë kanëfunksionin e mbiemrave.

• Këta numra përdoren shumë në jetën e përditshme

Numrat rendorë

• Numrat e plotë janëtë gjithë numrat natyrorë pozitivë e negativë si dhe zeroja. Këta numra së bashku me disa veti krijojnëbashkësinë e numrave të plotë.

Numrat e plotë

• Numrat racionalë janë të gjithë numrat që mund të shkruhen si thyesa.

• Numrat iracionalë janë të gjithë numrat që nuk mund të shkruhen si thyesa.

• Numrat realë përfshijnë numrat racionalë dhe iracionalë.

Numrat racionalë, iracionalë dhe realë

• Numrat romakë e kanë prejardhjen që nga koha antike e Perandorisë Romake.

• Sistemi i numërimit romak është i tipit mbledhës (shtues) ose më mirë, çdo simbol shoqërohet me një vlerë dhe numri i përfaqësuar jepet nga shuma e vlerave të simboleve.

Numrat romakë

I = 1 XIII = 13 XXIX = 29 CC = 200

II = 2 XIV = 14 XXX = 30 CD = 400

III = 3 XV = 15 XL = 40 D = 500

IV = 4 XVI = 16 L = 50 DC = 600

V = 5 XVII = 17 LIX = 59 M = 1000

VI = 6 XVIII = 18 LX = 60 MDLVIII = 1558

VII = 7 XIX = 19 LXX = 70 MDCXXV = 1625

VIII = 8 XX = 20 LXXX = 80 MDCCCIV = 1804

IX = 9 XXIII = 23 XC = 90 MCM = 1900

X = 10 XXIV = 24 C = 100 MCMLXII = 1962

XI = 11 XXVII = 27 CI = 101 MCMXCIX = 1999

XII = 12 XXVIII = 28 CL = 150 MM = 2000

• Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh: një, dy, tre, dy zogj, tri lule, katër burra, njëzetmetra, dhjetë karrige

• Numërorët japin nocione të veçanta që nuk janëtë lidhura me sende reale, por me numrat nëmatematikë.

• Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore tëmbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.

Numërori në gramatikë

• Numërorët përdoren për të treguar:- datën, vitin:Me sa jemi sot? - Me 19 Mars.- një periudhë të caktuar kohe:Kur ke qenë në Londër? Nga 1994 deri më 2004.- përmasa ose përqindje: 0.5 m, 50 përqind etj.- notat në shkollë:Çfarë more sot ? - Pesë.

• Kur përdoret me nyjën e përparme të, numërori ka kuptim përmbledhës: Erdhën të dhjetat.

Përdorimi i numërorit

• Numërori për mos ta përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar:Ç'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?

• Numërori përdoret i emërzuar edhe në veprime matematike:Pesa te dhjeta hyn dy herë.Rrënja katrore e nëntës është treshi.

• Përdoret në emërtimin e viteve: A është anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit?

• Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë tëprapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

Përdorimi i numërorit

• Kur në datat e plota muaji shkruhet me shifra (arabe ose romake), pas shënimit të datës dhe të muajit vihet një pikë:19.III.2007 ose 19.3.2007

• Por është gabim të shkruash:19/3/2007 ose 19-III-2007 etj.

• Kur në datat e plota muaji shkruhet me shkronja, nuk vihet asnjë shenjë midis ditës, muajit dhe vitit:

• 1 qershor 2007, 28 nëntor 1912, 14 nëntor 1908 etj.

Shkrimi i datave

• Në shkrimin e datave, pas emrit të vendit vihet presje dhe para shifrës që shënon datën, nëshkresat zyrtare, vihet parafjala më:

Prishtinë, më 19.III.2007 etj.

• Parafjala më shkruhet kurdoherë para datave, kur ato përdoren si plotës kohe brenda një fjalie.

Shkrimi i datave

• Numërorët shkruhen zakonisht me shifër, por mund të shkruhen edhe me fjalë.

• Shkruhen njësh numërorët 11-19: njëmbëdhjetë,dymbëdhjetë etj., ato që tregojnë dhjetëshe: tridhjetë, pesëdhjetë etj.

• Shkruhen mbas numërorët që kanë ndërmjet e: tridhjetë e një, pesëdhjetë e një etj., si dhe ato qëkanë në përbërje mijë, milion, miliard: pesë mijë, dy milionë etj.

Kujdes me drejtshkrimin!

• Numërorët janë :

- fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;- fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;- fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;- shprehje: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

Veçoritë e numërorit

• Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinëgramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.

• Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës: Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).Sa vajza erdhën ? Të dyja(të tria).

• Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:Sa djem ishin ? Tre.Po vajza sa ishin ? Tri.

Kategoritë e numëroritNumërorët kur tregohen si tregues tëemrave, marrin kategorinë gramatikore tërasës:

RASA Numërori Mashkullore Femërore

Emërore dy të dy të dyja

Gjinore i,e dyve i,e të dyve i,e të dyjave

Dhanore dyve të dyve të dyjave

Kallëzore dy të dy të dyja

Rrjedhore dyve të dyve të dyjave

Ese

• Më 20 Mars 2007, nxënësit e shkollës sime dhe unë do tëshkojmë në Strugë. Nisja bëhet nga tregu i vjetër në orën 10:00. Do të vijnë të gjithë tetë klasat, por pothuajse ngaçdo klasë do të mungojnë përafërsisht nga dy nxënës. Nëdhoma do të jemi të vendosur dy deri në tre nxënës. Sipas llogaritjeve tona del se do të jenë katër autobusëdhe në secilin autobus do të jenë të vendosura nga dyklasë. Udhëtimi me siguri do të jetë i mrekullueshëm

• Në Prishtinë do të kthehemi pasi që ta kalojmë njëaventurë fantastike, të premten më 23 Mars 2007

• Klasët e VII-ta : ( 23 + 22 + 23 ) – ( 3·3 ) = 68 –9 = 59 nx.

• Klasët e VI-ta : ( 24 + 24 ) – ( 2·2 ) = 48 – 4 = 44 nx.

• Klasët e V-ta : ( 19 + 19 + 18) – ( 3·4 ) = 56 –12 = 44 nx.

• Të gjitha klasët : 59 + 44 + 44 = 147 nx.

Operacion matematikor lidhur me esenë

• Koha ka ikur kaq shpejt sa edhe vetë jemi çuditur. Kemi kaluar kaq shumë kohë në shkollë. Jemi miqësuar me shokët tanë, jemi përpjekur të mësojmë gjëra të reja, t'i hapim dritaret e diturisë. Do të kalojnë njëqind e tetëdhjetë e katër ditë deri në fund të vitit shkollor. Nëçdo njërën nga këto ditë do të mundohemi ta shfrytëzojmë çdo minutë e çdo sekondë për suksese tëmëtejshme. Sipas llogaritjeve tona, do të kalojmë njëzet e tetëmijë e treqind e njëzet minuta, të cilat po t’i kthejmënë sekonda do të arrijmë në përfundim se do t’i kalojmëpesë milion e dyqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e dyqind sekonda . Ndërsa sekondat e llogaritur deri në ditën e sotme (3,657,600 sekonda) na kanë sjellë deri në ditën e sotme, në ditën kur ne po prezantojmë projektin për numrat.

Ese

• Deri në fund të vitit:

• 127 ditë + 57ditë = 184 ditë• 184 ditë x 8 orë = 1,472 orë• 1,472 orë x 60 minuta = 28,320 minuta • 1,472 orë x 3600 sekonda = 5,299,200 sekonda

• Deri në ditën e sotme:

• 127 ditë x 8 orë = 1016 orë• 1016 orë x 60 minuta=60960 minuta• 1016 ora x 3600 sekonda= 3,657,600 sekonda

Operacion matematikor lidhur me esenë

Të shkojmë në Orbitë

• Matematikë e GramatikëDy lëndë me logjikëNe do t’i mësojmëSe s’bën, pikë .

Numrat në MatematikëNa shërbejnë çdo ditëSë bashku me numërorëtMund të shkojmë dhe në Orbitë.

Numrat dhe NumërorëtDuhet t’i mësoni, pikëPo nuk i mësuatNuk shkoni në Orbitë.

• Nita Skenderi• Doresa Kabashi• Blerina Zhitija

• Ardit Orana• Rozafa Maliqi

• Rron Gashi

Punuan