Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë...

23
1

Transcript of Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë...

Page 1: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

1

Page 2: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

2

Të njohësh brailin

Botimi i këtij materiali është mbështetur nga Qendra Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve të Shqipërisë.

Titulli: Të njohësh Brailin

Punoi:Nora Islami

Korrektoi: Nora Islami

Adresa: Rruga”Nikolla Lena”Nr.62,Tiranë

Tel: + 355 4 22 59 636

Fax. + 355 4 22 59 611

E-mail: [email protected] [email protected]

Page 3: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

3

Përmbajtja

I. Origjina e fjalës brail.

II. Si shkruhet braili & alfabeti,numrat brail.

II.I. Pajisjet tifloteknike për përdorimin e shkrimit brail.

II.II. Karakteristikat e shkrimit brail.

III. Rëndësia e shkrimit brail.

III.I Përdorimi i shkrimit brail në Shqipëri.

IV. Shtrirja gjeografike e kurseve të shkrimit Brail.

V. Braili në fokusin e imazhit për të verbërit.

VI. Strategjia për vazhdimësinë dhe mbrojtjen e

shkrimit brail.

Page 4: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

4

I. Origjina e fjalës brail.

hkrimi dhe leximi brail e mori emrin nga Louis Braille (emri i tij origjinal)

i cili ka lindur më 4 janar 1809, në qytetin francez të Coupvray pranë

Parisit. Babai i tij, një punëtor lëkure, përdorte shpesh vegla pune të

mprehta, në punën e tij. Ndërsa duke luajtur në dyqanin e babait të tij,

kur ai ishte vetëm tre vjeç, Louisi lëndon syrin e tij të plagosur në një mjet të

mprehtë. Me gjithë kujdesin e mirë, infeksioni i syrit kaloi nga njëri sy tek të dy

ku ai mbetet plotësisht i verbër. Fatmirësisht, prindërit Louis, së bashku me

priftin e komunitetit ku ai jetonte dhe mësuesin e tij , ishin të bindur tek

aftësive superiore që ai mbarte si nxënës po ashtu dhe si fëmijë.Ndaj siguruan

çdo mundësi për shërimin dhe zhvillimin e mëtejshëm në jetën e tij.

Louis ishte një fëmijë shumë i shkathët dhe kureshtar, pavarësisht paragjykimit

në klasë i parë si nxënës i verbër , ai shumë shpejt u shndërrua si lideri i klasës.

Louis ishte shumë intelegjent dhe kreativ, dhe kur ai ishte dhjetë vjeç, ai u

dërgua në Institutin Royal të të Rinjve të Verbërve në Paris ku mësimi

zhvillohej përgjithësisht me anë të dëgjimit. Louis gjithnjë ka treguar një talent

të konsiderueshëm për muzikën, së pari në piano dhe pastaj në organo.

S

Page 5: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

5

Më 1821 një ish ushtarak i quajtur Charls Barbier de la Serre shpiku bazat e

përdorimit teknik të ngritjes së pikave për mësimin dhe leximin në reliev.

Objektivi i tj ishte të lejonte ushtarët e tij të hartonin dhe të lexonin mesazhe

natën pa nevojën e ndriçimit.Më vonë Barbier e përshati dhe e prezantoi pranë

Institutit të të rinjve të verbër duke shpresuar se ato do ta njohin zyrtarisht atë.

Instituti e pranoi atë paraprakisht ,kurse Louis vendosi ta studiojë atë me një

itensitet dhe vullnet të paepur. Së shpejti ai kishte zbuluar edhe potencialin e

idesë themelore që qelizën presj 12 pikash ta shndërroj në gjashtë pika. Ndaj në

moshën 15 vjeçare Louis e zhvilloi këtë sistem që sot njihet si shkrimi brail. Ai

gjithashtu vazhdoi të përfaqësoj muzikën në shkrimin brail.

Në vitin 1829 publikoi librin e parë në brail ”Të këndosh këngë dhe të luash

muzikë nëpërmjet pikave”. Më vonë më 1937 L.Brail shtoi simbolet për muzikën

dhe matematikën. Ai ishte një mësues i dashur dhe shumë i përkushtuar ndaj

nxënësve të tij. Edhe sot shkrimi Brail njihet në të gjitha gjuhët e botës (sipas

gjuhës amtare të çdo vendi).

Mbi 200 vjet, pas shpikjes së bërë nga Louis Braille me sistemin gjashtë

pikësh, përfitimet nga kjo shpikje mbeten të pakrahasueshme me çdo

teknologji të mëvonshme - edhe pse ekzistojnë kompjutera, sinteza zanore që

japin shembullin kryesor për të plotësuar dhe kontribuar në shkrimin brail.Pra

shkrimi Brail që sot njihet si shkrim i përdorur për personat me mungesë të

theksuar shikimi ka marrë emrin pikërisht nga L.Brail.

-

Page 6: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

6

II. Si shkruhet braili , alfabeti & numrat brail.

Shkrimi brail është një sistem pikash në reliev që përdored nga personat me

mungesë të theksuar shikimi,për të shkruar dhe lexuar.Baza e Brailit është një

qelizë drejtkëndore,ku brenda saj mund të realizohen 6 pika të pozicionuara në

dy kolonat vertikale nga tre pika secila, lartësia e pikave është 0.02 inch ose 0.5

mm. Ky sistem braili është rezultat i mundit,mençurisë dhe fantazisë së Luis

Brailit. Ai me punën e tij ndryshoi përfundimisht metodën e të shkruarit dhe të

të lexuarit të verbërve.

Çdo gërmë e alfabetit është simbolikisht e identifikuar me një kombinacion të

caktuar pikash nga qeliza drejtkëndore 6 pikëshe. Kështu alfabeti shqip me 36

shkronjat e tij ka gjithsej 64 kombinacione pikash për secilën. Përsa iu përket

numrave ata janë identifikuar me gërmat e radhës duke iu paravendosur

prefiksin ose siç quhet ndryshe shenjën e numrit.

Si dhe çdo kod tjetër shkrimi brail është një sistem pikash i bazuar në një

logjikë të caktuar sistemi 6 dhe 8 pikësh. Kjo e bën brailin të jetë jo një gjuhë por

një nga mënyrat e identifikimit të gjuhës,së çdo vendi.

Numrat arab në brail.

Page 7: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

7

Alfabeti i gjuhës shqipe në Brail.

Alfabeti shqip në gjuhën e pikave (në brail) është përgatitur nga Dilaver Zgjani

dhe Liri Kamberi bazuar në alfabetin francez të Luis Brailit. Ky alfabet është

miratuar nga Ministria e Arsimit në vitin 1963 si alfabeti zyrtar i të verbërve në

Shqipëri. Shenjat në shkrimin brail përftohen duke u kombinuar me

gjashtëdhjetë e katër kombinacionet e lartëpërmendura. P.sh nëse shkronja a

shkruhet vetëm me pikën 1 ne, këtë shkronjë për t’a veçuar si shkronjë të madhe

i vendosim para pikën katër dhe gjashtë. Po kështu përftohen të gjitha kodet

apo shenjat të të gjitha disiplinave në sistemin Brail.

-

Page 8: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

8

II.I. Pajisjet tifloteknike për përdorimin e shkrimit brail.

Ashtu si për shkrimin normal që përdoret letër dhe stilolaps apo një mjet

tjetër që shkruan,në të njëjtën mënyrë shkruhet dhe shkrimi brail.Veçse në këtë

rast pajisjet nuk janë më letra dhe stilolapsi por biza dhe pllaka. Para se të

flasim për pllakën dhe bizën theksojmë se letra të cilën shkruhet brail,nuk është

një letër e zakonshme por letër me një peshë specifike për të shkruar këtë

shkrim. Pllaka është një mjet metalik,por jo vetëm e cila kryen funksionin e

mbajtjes së letrës,me anë të disa kunjave që ndodhen në një krah të pllakës,ku

këto do të puthiten me vrimëzat e tyre në anën tjetër të pllakës. Pllaka është e

formave dhe madhësive të ndryshme. Biza është një mjet i pandashëm i

pllakës,pra pllaka dhe biza përdoren bashkë për të shkruar shkrimin brail.Biza

është një mjet tifloteknik ku maja e saj është e përbërë prej hekuri,dhe doreza

mund të jetë prej druri,kauçuku etj.,por mund të jetë dhe në forma të

ndryshme,ku personi i verbër vendos gishtat për të shkruar në letër.

Bizë braili për pika të mëdha,me dorezë kauçuku,me majë metali

realizon pika braili të përmasave të mëdha,ku funksioni i saj bën që

materiali të jetë më i lehtë dhe më i shpejt për tu lexuar.

Page 9: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

9

Bizë braili në formë kërpudhe. Me majë metali,dhe dorezë prej druri.

Bizë braili e thjeshtë.Kjo është një bizë e zakonshme braili,pikat me të

cilat shkruhen nga kjo bizë janë standarte.Është e përbërë prej doreze

kauçuku dhe majë metali.

Bizë braili në formën e qafës së malit, kjo bizë është më komode për t’u

përdorur, sepse e ka shumë të theksuar vendosjen e gishtit tregues,ku

personi me të cilën shkruan ushtron presion mbi fletë pa vështirësi.

Page 10: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

10

Braille Note

Gjithashtu për të shkruar dhe lexuar Brail kemi pajisjen BrailleNote e cila na

ofron një zgjidhje shumë komode dhe bashkëkohore.Kjo pajisje është e përbërë

nga 32 qeliza braili,dhe me nëntë çelësa tastiere.Braille Note shërben për të

nxjerrë informacion dhe në ekran me anë PC-së.

Brailliant 32

Ekziston dhe braili 32, i cili të jep akses për të përdorur usb-në,po ashtu

shërben dhe si një terminal Braili për lexuesit në ekran të PC-së.Është i

pajisur me bluetooth(blututh),mban bateri deri në 30 orë.Edhe ky lloj

është i përbërë nga 32 qeliza brail,ashtu siç dhe emërtohet.

Makina e shkrimit brail është një lloj tjetër pajisje tifloteknike, që përdoret

për të shkruar në shkrimin brail. Kjo pajisje shkruan më shpejt se sa me

pllakë dhe me bizë. Kjo të lejon që të shkruash në mes të rreshtit,në fund

të rreshtit apo dhe fletës. Madje të jep akses për të lënë hapësirat e

Page 11: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

11

dëshirueshme në tekst,duhet theksuar se mënyra e vendosjes së letrës

dhe heqjes së saj është më komode.

Pajisjet e paraqitura më lart, janë mjetet e punës për nxënësit,studentët dhe çdo person me mungesë të theksuar shikimi,që njeh shkrimin Brail.

-

II.II. Karakteristikat e shkrimit brail.

Ashtu si çdo gjuhë ka karakteristikat e veta fonetike,pra ka drejtshkrimin e vet

dhe ligjet e veta fonetike,morfologjike dhe sintaksore edhe braili që është

identifikimi i gjuhës së çdo vendi ka karakteristikat e tij në uniform me brailin e

çdo gjuhe të botës.

Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se me anë të shqisës së të parit qenia

njerëzore merr 90 përqind të informacionit.Në mungesë të kësaj shqise personat

e verbër kryesisht të grupit ta parë( verbëria ndahet në dy kategori:1.Verbëri e plotë

& 2.Verbëri e pjesshme)marrin informacion duke vënë në funksion me efiktivitet

të plotë të gjitha shqisat e mbetura.Si shqisën e dëgjimit,prekjes etj.,për këtë tek

këta persona është zhvilluar shumë shqisa e të prekurit.Ku ata marrin

informacione të shkruara në Brail,nëpërmjet mollëzave të gishtave ,ku dhe ata

lexojnë me anë të gishtërinjve.

Page 12: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

12

Karakteristikat e shkrimit Brail

Braili lexohet nga shqisa e të prekurit.

Personat e verbër, lexojnë me anë të mollëzave të gishtave,ku me anë të

ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat

dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

Madhësia e pikave është e standardizuar dhe nuk mund të ndryshohet si

në shkrimin e rrafshët (normal),që mund ta ndryshojmë madhësinë e

shkrimit me një të shtypur të mausit. Gjithashtu dhe veçoritë e shkrimit

bold,italik kuptohen me anë të një kodi që i vihet para

Një karakteristikë tjetër e brailit është hapësira që ai zë kur

transkriptohet. Kjo është pyetja ku njerëzit shpesh habiten, sesi një libër

apo një tekst çfarëdo mund të dalë dy- tre herë më shumë kur ai

transkriptohet. Për këtë të gjitha tekstet në brail printohen në të dyja anët

e fletës.Kjo për të kursyer fletë,dhe kohë.

Kostoja,është karakteristika apo dhe “problemi” më i madh në brail. Një

libër shkollor për një nxënës të verbër arrin një kosto disa herë më të

madhe sesa kostoja për një libër të zakonshëm. Kjo lidhet me koston e

letrës pasi volumi dhe pesha e një libri tekst brail është disa herë më e

Page 13: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

13

madhe se ajo e një libri normal. Gjithashtu, cilësia e letrës është ekstra

duke u prodhuar posaçërisht për këtë lloj specifik shkrimi.

-

Page 14: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

14

III. Rëndësia e shkrimit brail.

Edhe në një botë të teknologjisë së lartë, braili është dhe mbetet një mundësi

për arsimin dhe edukimin e personave të verbër.

Braili është ekuivalente me shkrimin e rrafshët për personat me mungesë të

theksuar shikimi.

Sipas shtypit Kombëtare të Brailit , asgjë nuk e zëvendëson aftësinë për të lexuar

në brail.Kasetat ,CD-të e regjistruara dhe sintezat zanore janë mjete të dobishme

dhe të përdorshme, por ato asnjëherë nuk mund të zëvendësojnë aftësinë për të

lexuar dhe shkruar.

Statistikat e punësimit dëshmojnë se të përdorësh shkrimin brail është

thelbësore për të jetuar në mënyrë produktive dhe të pavarur për njerëzit që

janë të verbër.

Rritja e përdorimit të leximit Brail, rrit punësimin për ata që janë të verbër në të

njëjtën kohë duke hapur mundësi për pavarësi personale dhe financiare.

Brail mundëson një individ të:

- Qëndron në një nivel të barabartë me persona jo të verbër në shkollë dhe

në vendin e punës duke pasur të njëjtën qasje, siç ka personi jo i verbër

me materialet e shkruara në shkrim të rrafshët.

- Mëson matematikë dhe shkencë nga të lexuarit dhe shkruarit në brail të

numrave, ekuacioneve, formulave dhe statistikave në vend që të

mbështetesh vetëm në kujtesë,(t’i mësojnë me anë të kujtesës).

- Mëson gjuhë të huaja me anë të ortografisë, theksit të fjalës,dhe

derivimeve të fjalës.

- Absorbon materiale komplekse duke i përjetuar atë hapësirë.

Braili u jep individëve të verbër mundësinë për të mësuar shkronja, fjalë,

numra dhe koncepte në të njëjtën mënyrë si i mëson një individ jo i verbër.

Page 15: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

15

Përse duhet të mësojmë brailin?

Braili është një sistem pikash që paraqet informacionin e shkruar. Ai është i

barabartë me shkrimin e rrafshët. Alfabeti, numrat, simbolet në muzikë, dhe

çdo simbol tjetër që shfaqet në tekst apo libër mund të transkriptohet dhe në

brail por me rregullin apo me parimin e kombinimit të gjashtë pikave Brail

brenda qelizës.

Braili është I barabartë me punësim.

Disa studime kanë treguar se njerëzit që janë të verbër dhe e dijnë

alfabetin kanë shumë më shumë gjasa që të jenë të punësuar se sa ata që

mbështeten në sintezat zanore. Edhe pse përparimet teknologjike tani u japin

njerëzve shumë ndihmë ata nuk e zëvendësojnë nevojën për mësuar brail.

Një person i cili e di alfabetin është statistikisht më shumë i preferuar që të

jetë i punësuar. Kjo është e vërtetë sot dhe do të vazhdojë të jetë e vërtetë

përgjithnjë. Teknologjia është e mrekullueshme,dhe gjithnjë përballemi me risi

të reja por theksojmë se ajo nuk do të jetë një zëvendësim për aftësi themelore

shkrim e këndim.

Braili është i barabartë me Pavarësi.

Braili është si një gur ndërtimi i të lexuarit. Leximi dhe shkrimi brail është

një gur ndërtimi i pavarësisë,në jetën e një individi të verbër.

Për fëmijët e verbër ku shikimi nuk lejon që ato të lexojnë dhe të shkruajnë në

libër, Braili është rruga për shkrim e këndim.Fëmijët të cilët mësojnë alfabetin

herët, zakonisht bëhen jashtëzakonisht të shpejtë dhe kompetent në leximin

brail. Fëmijët kanë një avantazh nga të rriturit ata mësojnë më shpejt. Për të

lexuar pa njohjen e shkrimit Brail, një person që është i verbër është plotësisht

i varur nga kompjuterat me sintezë zanore,regjistrimet apo shoqëruesi i tyre i

cili i lexon atij tekstet në Brail.Përveçse duke u përdorur për të lexuar të gjitha

llojet e teksteve shkollore dhe dokumenta, Braili është i dobishme në mënyra

të tjera të ndryshme. Braili mund të përdoret në shtëpi për etiketë, për

Page 16: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

16

shembull, kaseta, CD, rroba, fije, erëza, kanaçe e ushqimit, shishe vere,dhe

disqe kompjuteri. Në shkollë, një student i cili ka probleme të të parit dhe e

njeh shkrimin brail mund të marrë shënime duke përdorur pllakën dhe

bizën. Fëmijët mund të shkruajnë mesazhe personale dhe të lënë shënime për

prindërit,miqtë të afërmit e tyre.

Braili është i barabartë me zgjedhje.

Sado që teknologjia përparon mësimi i shkrimit brail është i

pazëvendësueshëm është si të mohosh një gjuhë, dhe pse braili është

identifikimi i një gjuhe. Fëmijët të cilëve u është mohuar Braili u është

mohuar një mundësi e barabartë për t’u shkolluar. Ne duhet ti japim çdo

fëmije që ka vizion të ulët dhe çdo fëmijë të verbër shansin për të mësuar

shkrimin brail.

III.I Përdorimi i shkrimit brail në Shqipëri.

Megjithëse përdorimi i alfabetit brail në botë i ka fillesat që në shekullin 19-të në

Shqipëri ai filloi të përdorej shumë më vonë. Për herë të parë në Shqipëri sipas

të dhënave jo zyrtare braili filloi të përdoret në mënyrë sporadike në vitin

1941.Ky shkrim u soll nga një student shqiptar i verbër që kish mbaruar

studimet e larta për piano në Athinë. Nga fundi i këtij viti nëpërmjet një kursi

privat mësuan të shkruajnë dhe të lexojnë në sistemin brail dy të verbër nga

qyteti i Korçës Rexhep Zemblaku dhe Petrit Koprencka. Gjatë viteve 50 u rrit

relativisht numri i të verbërve që përdorin brailin.

Braili kryesisht përdorej për plotësimin e nevojave të të verbërve në drejtim të

shkollimit të tyre, për mbajtje shënimesh, për transkriptim të lëndëve të

ndryshme në mënyrë të shkurtuar,për mbajtje ditaresh, për letërkëmbime midis

të verbërve por dhe me persona të verbër jashtë vendit. Mjaft të verbër

ushtronin profesionin e këngëtarit apo të instrumentistit. Kështu opinioni i gjerë

pranoi se të verbërit janë të aftë në fushën e muzikës dhe për pasojë edukimi i

tyre në këtë fushë nuk përbënte ndonjë lloj problem.

Prezenca e këtyre shembujve në opinionin publik si dhe informacionet e

ardhura nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera të ish kampit socialist i shtynë

Page 17: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

17

drejtuesit e Ministrisë së Arsimit të asaj kohe që të mendojnë për krijimin e

Institucioneve të posaçme arsimore ashtu siç ekzistonin dhe në këto vende.Hapi

i parë u bë në vitin 1958 me dërgimin në Bashkimin Sovjetik dhe në vende të

tjera të studentëve shqiptarë për të studiuar për defektologji.

Shumica prej tyre nuk arritën ti mbarojnë studimet për shkak të rrethanave

historike që tashmë dihen duke u kthyer dhe duke i përfunduar studimet në

Shqipëri. Ndërkohë personat e verbër ishin bërë më insistues për t’u integruar

më mirë në arsim, ku në mjaft raste ata arritën të bindin autoritet e shkollave

dhe të pajisen me dëftesa si gjithë të tjerët dhe jo të marrin pjesë thjesht si

dëgjues. Me vendim qeverie numër 64 në Prill të vitit 1963 të qeverisë Socialiste

të Shqipërisë hapi “Institutin për fëmijët shurdhmemec dhe të verbërve”. Ku

me inisiativën e Shoqatës së të verbërve të Shqipërisë në vitin 1993 ky institut u

nda nga nxënësit shurdhmemec dhe mori emrin instituti i nxënësve që nuk

shikojnë:”Ramazan Kabashi” .Që nga viti 1963 e deri më sot ky institut ka në

përdorim literaturën në shkrimin brail. Duhet theksuar se përhapja e shkrimit

brail ka qenë gjithnjë në fokusin e shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Me

përpjekjet e veta herë pas here ka siguruar bazën teknike për shkrimin brail, por

kjo nuk mjaftonte. Në vitin 2002,u ngrit linja e prodhimit të librave Brail

financuar nga fondacioni “Effatha” në kuadër të projektit:”Njerëzit e verbër

pjesë e integrimit të Shqipërisë në Europë” . Për përhapjen e shkrimit brail në

Shqipëri QKRV-ja përgatiti alfa-abetaren,si tekst bazë për mësimin e shkrimit

brail në Shqipëri. Sot QKRV-ja bashkë me Shvsh-në,i kanë dhënë një rëndësi të

veçantë shkrimit brail,ku në kuadër të përhapjes dhe zhvillimit të këtij shkrimi

Shvsh-ja ka bashkëpunuar me fondacione të ndryshme për të zhvilluar më tej

këtë shkrim.Përmendim fondacionin Adra Albania,dhe fonadacionin:

“Vodafone Albania”i cili ka bashkëpunuar dhe më parë me shoqatën e të

verbërve të Shqipërisë,në kuadër të projektit “Hap një dritare”.Projekti mbi

unifikimin e shkrimit brail kishtë në thelb të tij pikërisht ndërgjegjësimin mbi

rëndësinë e këtij shkrimi.Shoqata e të verbërve të Shqipërisë tashmë ka në

objektivat e veta kryesore zhvillimin dhe nxitjen e shkrimit brail,ka hartuar

strategjinë mbi shkrimin brail,me qëllim që ky shkrim të ketë një jetë gjatësi dhe

një zhvillim sa më ta madh në komunitetin e personave me mungesë shikimi

,por jo vetëm.

-

Page 18: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

18

IV. Shtrirja gjeografike e kurseve të shkrimit Brail.

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë gjithnjë ka qenë në koherencë me

teknologjinë e printerave,ajo disponon lloje të ndryshme printerash.Përmendim

printerin 4 x4 i cili punon me letër A4(me shkëputje),Porta Thiel është një

printër shumë komod dhe i aksesueshëm në përdorim individual,por jo

vetëm.Rëndësi të veçantë në prodhimin e librave brail,ka pajisja me printerin

Impakto,i cili punon 800 faqe në orë.Shoqata e të verbërve të Shqipërisë në

bashkëpunim me të gjitha degët e saj nëpër rrethe kanë ngritur prej vitesh një

urë bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim,është në kuadër të integrimit të personave të verbër,në të

gjithë territorin e Shqipërisë. Edhe mbi përhapjen e shkrimit brail,Shoqata e të

Verbërve të Shqipërisë ka ngritur politika të tilla,ku personat e verbër mund të

mësojnë shkrimin brail falas pranë degës së tyre. Nëpërmjet kërkesës së

kryetarit të degëve të shoqatve të të Verbërve nëpër rrethe,pranë QKTV-së ata

mund të marrin falas njohuri mbi mësimin e shkrimit brail,kompjuterit etj.

Duke qenë një ndër objektivat kryesore të SHVSH-së mbrojtja dhe zhvillimi i

brailit, shoqata ka organizuar here pas here kurse braili në disa qytete të vendit.

Kurset e shkrimit brail kanë patur një përhapje gjeografike të konsiderueshme

në rrethe të tilla të Shqipërisë përmendim këtu Shkodër,Lezhë,Mirditë,Malësi e

madhe,Tiranë,Fier,Elbasan,Kavajë,Tepelenë,Pogradec,Burrel.

Gjithashtu përmendim kurset e financuara nga “Vodafone Albania”në degët

Korçë –Vlorë –Sarandë. Kursantët pjesëmarrës të këtyre kurseve kanë përfituar

revistën brail: ”Të njohësh shkrimin Brail” me katër numrat e saj. Këto kurse

janë me programe tre mujore,dhe me asimilimin e gjithë programit

pjesëmarrësit janë të aftë të lexojnë dhe të shkruajnë brail. Përfituesit e tyre

krahas njohurive pajisen dhe me materiale të ndryshme në brail,të cilët

informohen,tashmë me njohjen e shkrimit brail informohen në mënyrë të

pavarur.

Arsyet pse krijohen këto kurse janë ta shumta ,ku mund të përmendim:

Page 19: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

19

Integrimi i personave të verbër në shoqëri.

Rritjen e aksesit në informacion, dhe dëshirën për t’u informuar me

risitë,apo çdo gjë tjetër që na rrethon.

Përdorimi i teknologjive të ndryshme.

Edukimi/shkollimi.

Punësimi,ku me njohjen e brailit mundësitë për t’u punësuar janë më të

mëdha.

Rritja e vetëbesimit të tyre dhe pavarësisë në jetën sociale.

Të ridimensionojmë vlerat e brailit dhe të përdorimit të tij për personat e

verbër.

Rritja e numrit të të verbërve që do të njohin të shkruajnë dhe lexojnë

brajlin.

Rritjen e aftësive krijuese të të verbërve me ane të përdorimit të brajlit në

praktike në formën e etiketave, poezive, letrave e recetave, librave

telefonike etj.

Në këto kurse përpos moshave të vogla, marrin pjesë edhe mosha të mëdha ç’ka

tregon interes dhe jep një mesazh të fortë mbi rëndësinë e shkrimit

brail.Përfituesit e drejtëpërdrejtë të kurseve brail janë pjesëmarrësit e tyre,dhe

përfituesit indirekt janë familjarët,shoqëruesit,dhe miqtë e tyre. Madje nuk janë

të pakta rastet kur dhe media qoftë elektronike apo dhe e shkruar informohet

mbi shkrimin brail.

Pamje nga kursantë të ndryshëm që mësojnë shkrimin brail:

Page 20: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

20

Mësimi i shkrimit brail që në moshë të vogël,hap dyert drejt integrimit dhe

përfshirjes në jetën sociale, më shpejt sa sa një moshë madhore.

Njohja e shkrimit brail,është e vetmja mënyrë që të informohesh në çdo kohë në

mënyrë të pavarur.

Page 21: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

21

Njohja e brailit jep mundësinë të informohesh në mënyrë të pavarur,pavarësia sjell

vetëbesim.

-

Page 22: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

22

V. Braili në fokusin e imazhit për të verbërit.

Shkrimi brail është simbol i informimit të personave të verbër,kjo tashmë prej

shekujsh dhe dekadash.Dhe ky shkrim është një vulë e cila nuk do të zhduket

asnjëherë,sado që teknologjia po avancon dhe mrekullon mbarë njerëzimin me

çudirat e saj.

Mësimi i brailit për personat me mungesë të theksuar shikimi është njësoj si

mësimi i gjuhës amtare për personat jo të verbër.Çdo individ e ka detyrim

ligjor,dhe moral të mësojë gjuhën e vendit të tij. Neglizhimi i mësimit të gjuhës

së një vendi çon në analfabetizëm,dhe në të ashtuquajturën degradim social.

Edhe për personat e verbër mos njohja e shkrimit brail përkthehet në

analfabetizëm. Për këtë është shumë e rëndësishme publikimi i këtij shkrimi,si

në ambjentet specifike por dhe publike.Publikimi i këtij shkrimi luan një rol

kryesor ndërgjegjësues,tek personat e verbër.Dhe pse shumë paradoksale për

vitin 2012 ku ne jetojmë,akoma ka njerëz që nuk dijnë se një person i verbër

lexon dhe shkruan.Madje shpesh pyeten personat shoqërues,për emrin apo

diçka në varësi të bisedës,sesa personat e verbër.Edhe pse biseda mund të

zhvillohet për të .Por këto tipe “sjelljesh” luajnë një rol negativ në imazhin e

personave të verbër.Dhe një imazh i tillë ndikon në integritetin e tyre,në

arsimimin,punësimin dhe në vetbesimin që ato kanë për veten e tyre.Për këtë

është e rëndësishme ngritja e urave të bashkëpunimit me mediat elektronike, e

të shkruar etj. Media është një katalizator shumë i fuqishëm,mbi publikimin e

imazhit të personave të verbër. Ajo ka forcën dhe pushtetin të ndikojë në mbarë

opinionin mbi imazhin e personat e verbër.Shkrimi brail i publikuar në vendet

publike por,jo vetëm si në bankomate,tabela informuese të institucioneve të

ndryshme,ashensor,kutitë e ilaçeve etj., ndikon në përmirësimin e imazhit të

personave të verbër.Edhe pajisja me literaturë brail në biblioteka apo librari

ndikon mjaf mirë në imazhin e personave të verbër. Transmetimi i emisioneve

të ndryshme me tematikë shkrimin brail ndikon më së miri në krijimin e

opinionit tek këta persona.Këto emisione ndërgjegjësojnë mbarë shoqërinë mbi

imazhin e personave të verbër. Se sa të aftë janë të afirmohen dhe të integrohen

në shoqëri dhe më gjerë.

Page 23: Të njohësh brailin - SHVSH njohesh brailin.pdf · ndjeshmërisë së të prekurit ata arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që është e shkruar në tekst.

23

VI. Strategjia për vazhdimësinë dhe mbrojtjen e shkrimit

brail.

Vizioni i Strategjisë për mbrojtjen dhe vazhdimësinë e shkrimit brail konsiston, në

mirë integrimin dhe arsimimin, e personave të verbër nepërmjet aksesit në

informacion.Gjithashtu me anë të kësaj strategjie synohet që personat e verbër të

zotërojnë vetbesim në marrëdhenie të ndryshme sociale dhe të jenë individ të pavaruar

në marrjen e informacioneve të ndryshme,nëpërmjet shkrimit Brail.Personat e verbër në

Shqipëri duhet të jenë të mbrojtur në mënyrë efektive nga mungesa e literaturës së

shkrimit brail. Gjithashtu në fokus të kësaj strategjie është angazhimi i plotë i

strukturave përgjegjëse shtetërore për marrjen e masave të nevojshme dhe krijimin e

kushteve të përshtatshme për mbrojtjen dhe vazhdimësinë e shkrimit brail,si mjet

kryesor për arsimimin e personave te verbër. Strategjia është financuar nga fondacioni:

”Vodafone Albania” në kuadër të projektitit mbi unifikimin e shkrimit brail.

Prioritetet strategjike mbi shkrimin brail

Ulja e numrit të personave të verbër që nuk njohin shkrimin brail,përmes:

Përmirësimit të mekanizmit që siguron mbrojtjen e të drejtës së informimit

nëpërmjet shkrimit brail, si dhe përfundimit të plotësimit të kuadrit rregullator

dhe ligjor.

Rritjes së përgjegjësisë dhe ndërgjegjësimit për identifikimin e herepashershëm

të personave të verbër(të çdo grup moshe)duke mbajtur kontakte të vazhdueshme

parneriteti dhe bashkëpunimi me instancat shtetërore përgjegjëse të qeverisjes

qendrore dhe vendore.

Përmirësimit të sistemit të menaxhimit të përdorimit të shkrimit brail.

-

Është bërë shumë mbi zhvillimin e shkrimit brail, ende ka shumë për t’ë bërë,të përhapësh brailin,dhe të kujdesesh për zhvillimin e tij është një revolucion”

"Një revolucion nuk është një lëndinë me trëndafila. Një revolucion është një luftë në mes të ardhmes dhe të kaluarës. "