E dashur familje, - Glencoe/McGraw-Hill...E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë...

1
E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë kapitullin 2 në lidhje me eksponentët, faktorët, shumëfishat dhe numrat e thjeshtë. Eksponentët mund të mendohen si një metodë për shkurt në shprehjen e shumëzimit të përsëritur. Për shembull, 4 · 4 · 4 është e njëjtë me 4 3 . Baza është 4, i cili është numri që duhet shumëzuar. Eksponenti është 3, i cili është numri i 4-ve që shumëzohen së bashku. Koncept kyç—Eksponentët Nxënësit do të përdorin një model makinerie për të mësuar për eksponentët. Makineritë zgjatëse janë një model shumëzimi. Ato e zgjasin sendin sipas numrit të vënë në makineri. Kjo makineri e zgjat diçka 4 herë. Le të supozojmë se futët në makineri një copë çamçakëz një inç të gjatë. Sa i gjatë do jetë çamçakëzi kur të dalë nga makineria? Makineria përsëritëse është një lloj i veçantë makinerie zgjatëse që është shëmbëlltyrë e eksponentëve. Shikoni makinerinë përsëritëse në të djathtë. E zgjat një send 4 herë, pastaj 4 herë të tjera dhe përsëri 4 herë të tjera. Një copë çamçakëz një inç e gjatë kalon 3 herë nëpër makinerinë ×4 duke patur gjithsej 64 zgjatje dhe del me gjatësi 64 inç. Fjalori i kapitullit bazë shumëfishi më i vogël i përbashkët faktor i përbashkët shumëfish shumëfish i përbashkët radha e veprimeve numër i përbërë fuqi eksponent faktorizim i thjeshtë faktor numër i thjeshtë çift faktorësh ligji i prodhimit të eksponentëve faktori më i madh i përbashkët relativisht i thjeshtë Aktivitete shtëpiake Kërkojini nxënësit që të mendojë për përdorime të zakonshme të eksponentëve. Nxitini ata që të përdorin eksponentë për të paraqitur numra të mëdhenj si për shembull borxhi kombëtar amerikan. dhënat Rezultatet × 4 3 × 4

Transcript of E dashur familje, - Glencoe/McGraw-Hill...E dashur familje, Klasa po përgatitet të fillojë...

E dashur familje,Klasa po përgatitet të fillojë kapitullin 2 në lidhje me eksponentët, faktorët, shumëfishat dhe numrat e thjeshtë. Eksponentët mund të mendohen si një metodë për shkurt në shprehjen e shumëzimit të përsëritur. Për shembull, 4 · 4 · 4 është e njëjtë me 4 3 . Baza është 4, i cili është numri që duhet shumëzuar. Eksponenti është 3, i cili është numri i 4-ve që shumëzohen së bashku.

Koncept kyç—EksponentëtNxënësit do të përdorin një model makinerie për të mësuar për eksponentët. Makineritë zgjatëse janë një model shumëzimi. Ato e zgjasin sendin sipas numrit të vënë në makineri. Kjo makineri e zgjat diçka 4 herë. Le të supozojmë se futët në makineri një copë çamçakëz një inç të gjatë. Sa i gjatë do jetë çamçakëzi kur të dalë nga makineria?

Makineria përsëritëse është një lloj i veçantë makinerie zgjatëse që është shëmbëlltyrë e eksponentëve. Shikoni makinerinë përsëritëse në të djathtë. E zgjat një send 4 herë, pastaj 4 herë të tjera dhe përsëri 4 herë të tjera. Një copë çamçakëz një inç e gjatë kalon 3 herë nëpër makinerinë ×4 duke patur gjithsej 64 zgjatje dhe del me gjatësi 64 inç.

Fjalori i kapitullit

bazë shumëfishi më i vogël i përbashkët

faktor i përbashkët shumëfish

shumëfish i përbashkët radha e veprimeve

numër i përbërë fuqi

eksponent faktorizim i thjeshtë

faktor numër i thjeshtë

çift faktorësh ligji i prodhimit të eksponentëve

faktori më i madh i përbashkët relativisht i thjeshtë

Aktivitete shtëpiakeKërkojini nxënësit që të mendojë për përdorime të zakonshme të eksponentëve. Nxitini ata që të përdorin eksponentë për të paraqitur numra të mëdhenj si për shembull borxhi kombëtar amerikan.

Tëdhënat Rezultatet

× 4

3× 4