E dashur familje, - Glencoe/McGraw-Hill, Inc. · Gjeni shumën e 3-it dhe 2-it. I njëjti proces...

1
E dashur familje, Algjebra është pika kyçe e vetme e kapitullit 12. Në të kaluarën, nxënësit kanë punuar me thyesat dhe shprehjet algjebrike. Në këtë kapitull nxënësi tani do të vërë në zbatim të njëjtat aftësi dhe strategji për të punuar me thyesat algjebrike. Koncept kyç—Mbledhja e thyesave Si gjatë mbledhjes së thyesave të tilla si 1 _ 2 dhe 1 _ 3 ashtu dhe thyesave algjebrike, filloni duke gjetur emëruesin e përbashkët. 1 _ 2 + 1 _ 3 = 3 _ 6 + 2 _ 6 Përdorni emëruesin e përbashkët 2 · 3 ose 6. Shkruajeni 1 _ 2 si 3 _ 6 dhe 1 _ 3 si 2 _ 6 . = 3 + 2 _ 6 Shkruani një thyesë duke kombinuar numërorët. = 5 _ 6 Gjeni shumën e 3-it dhe 2-it. I njëjti proces mund të përdoret për mbledhjen e thyesave algjebrike. 1 _ 2x + 1 _ 3y = 3y _ 6xy + 2x _ 6xy = 3y + 2x _ 6xy Klasa do të përdorë një proces të ngjashëm për zbritjen e thyesave algjebrike. Përveç kësaj, nxënësi do të mësojë se si të zgjidhë ekuacionet që përfshijnë thyesa algjebrike. Së fundi, nxënësi do të eksplorojë ndryshimin midis zgjidhjeve matematikore dhe zgjidhjeve që kanë kuptim në situata të jetës së përditshme. Fjalori i kapitullit thyesë algjebrike Aktivitete shtëpiake Rishikoni proceset për thjeshtimin e thyesave dhe për gjetjen e shumave dhe diferencave të thyesave me emërues të ndryshëm. Kërkoni situata të jetës së përditshme si ajo që jepet në faqen që vijon e cila mund të paraqitet duke përdorur thyesa algjebrike.

Transcript of E dashur familje, - Glencoe/McGraw-Hill, Inc. · Gjeni shumën e 3-it dhe 2-it. I njëjti proces...

E dashur familje,Algjebra është pika kyçe e vetme e kapitullit 12. Në të kaluarën, nxënësit kanë punuar me thyesat dhe shprehjet algjebrike. Në këtë kapitull nxënësi tani do të vërë në zbatim të njëjtat aftësi dhe strategji për të punuar me thyesat algjebrike.

Koncept kyç—Mbledhja e thyesave

Si gjatë mbledhjes së thyesave të tilla si 1 _ 2 dhe 1 _ 3 ashtu dhe thyesave algjebrike, filloni duke gjetur emëruesin e përbashkët.

1 _ 2 + 1 _ 3 = 3 _ 6 + 2 _ 6 Përdorni emëruesin e përbashkët 2 · 3 ose 6.

Shkruajeni 1 _ 2 si 3 _ 6 dhe 1 _ 3 si 2 _ 6 .

= 3 + 2 _ 6 Shkruani një thyesë duke kombinuar numërorët.

= 5 _ 6 Gjeni shumën e 3-it dhe 2-it.

I njëjti proces mund të përdoret për mbledhjen e thyesave algjebrike.

1 _ 2x + 1 _ 3y = 3y

_ 6xy + 2x _ 6xy

= 3y + 2x

_ 6xy

Klasa do të përdorë një proces të ngjashëm për zbritjen e thyesave algjebrike. Përveç kësaj, nxënësi do të mësojë se si të zgjidhë ekuacionet që përfshijnë thyesa algjebrike. Së fundi, nxënësi do të eksplorojë ndryshimin midis zgjidhjeve matematikore dhe zgjidhjeve që kanë kuptim në situata të jetës së përditshme.

Fjalori i kapitullit

thyesë algjebrike

Aktivitete shtëpiake• Rishikoni proceset për thjeshtimin e thyesave dhe për gjetjen e shumave dhe diferencave të

thyesave me emërues të ndryshëm.

• Kërkoni situata të jetës së përditshme si ajo që jepet në faqen që vijon e cila mund të paraqitet duke përdorur thyesa algjebrike.