NOV Brochure 11 - Keshilla...

12
CILËSIA E QUMËSHTIT Working for a World Free of Poverty THE WORLD BANK Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural REPUBLIKA E KOSOVËS PUBLIKUAR NË MAJ 2013 PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Transcript of NOV Brochure 11 - Keshilla...

PUBLIKUAR NË MAJ 2013

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

CILËSIA E QUMËSHTIT

Working for a WorldFree of Poverty

THE WORLD BANKMinistria e Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

REPUBLIKA E KOSOVËS

PUBLIKUAR NË MAJ 2013

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Qumështi është ushqim! Edhe pas gjithë proceseve duhet të mbetet ushqim!Nëse gjiri i lopës nuk është i infektuar, qumështi në të është pothuajse steril. Ai kontaminohet gjatë mjeljes, ftohjes dhe ruajtjes, dhe mbi të gjitha qumështi është vendi i përshtatshëm për rritjen e baktereve të cilët janë kontaminuesit me të zakonshëm. Rritja e tyre e shpejtë, sidomos në tem-peraturë të larte të ambientit shkakton prishjen e dukshme të qumështit duke e bërë atë të pa mundur për ta konsumuar në treg si qumësht apo për ta përpunuar në produkte të tij. Mirëpo kjo mund të parandalohet duke përdorur disa mënyra të thjeshta për pastrimin e produkteve të qumështit.

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Standardet e aprovuara për cilësi të qumështit në Kosovë

Ngarkesë bakteriale (CFU/ml qumësht)

Viti Klasa Ekstra Klasa I Klasa II Klasa III

2007 < 100.000 < 200.000 < 500.000 > 500.000

2008 < 80.000 < 100.000 < 200.000 < 500.000

2009 < 50.000 < 80.000 < 100.000

Numri i qelizave somatike (SCC/ml qumësht)

Viti Klasa Ekstra Klasa I Klasa II Klasa III

2007 < 400.000 < 500.000 < 600.000 > 600.000

2008 < 300.000 < 400.000 < 500.000 < 600.000

2009 < 200.000 < 300.000 < 400.000

*Momentalisht aplikohet standardi për cilësi të qumështit sipas vitit 2008.

Infeksioni i gjiritKërkesat bazë janë:

• Të mbajmë gjirin larg mundësisë së infeksionet (p.sh. mastiti)• T’i pastrojmë lopët në mënyrë që gjiri dhe thimthat të jenë të pastërta• T’i mjelim në mënyrë që të parandalojmë sa më shumë kontaktin me

baktere• Ta ruajmë qumështin në enë të pastërta dhe nëse është e mundur në

temperaturë e cila nuk lejon rritjen e baktereve.

Praktika bujqësore e thjeshtë dhe me shpenzime të ulëta lejon që qumështi të prodhohet me një numër bakteresh me pak së 50,000 për ml/qumësht.

Ligji i artë i prodhimit të qumështit të pastër është

“Parandalimi është më i mirë së kurimi”

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

12 rregulla të arta për mjeljePara mjeljes

Monitoro shëndetin e gjirit rregullisht

Mënyrë mjeljes Pastro thimthat Fillo mjeljen ne thimthat e para

Rishikoni rregullisht shëndetin e gjirit dhe cilësinë e qumështit.

I përshtatshëm Kalifornia Testi i Infl amacioni (CMT).

Pavarësisht nga sistemi i strehimit apo madhësia e tufës, se pari mjelë lopët në laktacion të parë.

Mjelë lopët e sëmura të fundit dhe pastaj lajë dhe dezinfekto sistemin e mjeljes.

Kontrolli i infl amacionit të gjirit dhe prodhimi i qumështit me cilësi të lartë kërkon që lopët të kenë gji të pastërta dhe të terur në momentin kur makina mjelëse vendoset. Pastroni çdo thimthë duke përdorur letër ose leckë (peshqir një për lopë).

Hiq 2-3 skurrilat e para.

Mjelja në thimthat e para jep një sinjal të fuqishëm për të iniciuar rrjedhjen e qumështit dhe ofron një mundësi për të zbuluar dhe parandaluar qumështin e kontaminuar (infektuar) para hyrjes në laktofriz.

Kurrë mos fi llo procedurën e mjeljes me pastrimin e thimthave. Arsye është se mikrobet që janë prezentë në kanalin e thimthës mund të zhvendosen më tej deri në brendësi të gjirit. Gjithmonë fi lloni me largimin e skurrilave të para.

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Gjatë mjeljes

Kontrolloni sistemin e mjeljes

Bashkëngjitë makinën e mjeljes në kohën e duhur

Shmangeni mbimjeljen

Siguro largimin e duhur të makinës mjelëse

Gjithmonë kontrolloni nivelin e vakumit në fi llim të çdo mjelje.

Brenda 60-90 sekondave të të gjitha procedurat e përgatitjës së gjirit duhet të kryhen dhe të vendosen njësitë e mjeljes.

Rregullo njësitë e mjeljes në mënyrë që të jenë në formë të drejtë.

Mbimjelja është e dëmshme. Kur gjiri zbrazet, njësia e mjeljes duhet të hiqet. Kjo mund të zbulohet me vëzhgimin e syrit, ose për mes sistemit të sensorëve te cilët zbulojnë rrjedhjen e ulët dhe mundësojnë largimin automatik të njësisë mjelëse.

Kur përfundohet mjelja, vakumi mbyllet me dorë ose automatikisht. Lejo vakumin të bjerë tërësisht para se të hiqni njësinë mjelëse. MOS shtrydh gjirin duke tërhequr poshtë në njësinë mjelëse, kjo mund të çojë në hyrjen e ajrit.

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Pas mjeljes

Dezinfekto thimthat pas çdo mjelje

Pastro pajisjet e mjeljes menjëherë pas mjeljes

Ftohë qumështin në mënyrë të duhur

Monitoro cilësinë e qumështit dhe pajisjet e mjeljes, dhe të dhënat e performancës qumështore rregullisht

Sa më shpejt të jetë e mundur, pasi njësia mjelëse është hequr, dezinfekto çdo thimthë. Kjo është procedurë e vetme më efi kase për të parandaluar rritjen e baktereve dhe infl amacionin e gjirit (mastitin).

Pastroni sipërfaqet e jashtme të sistemit të mjeljes.

Pas çdo përdorimi, manualisht ose automatikisht pastro të gjitha pjesët e sistemit duke përdorur produkte të përshtatshme (detergjent dhe dezinfektues) në temperaturën e duhur. Lejo sistemin e mjeljes të thahet.

Kur është e nevojshme, dezinfekto sistemin e mjeljes para mjeljes së ardhshme duke përdorur materie dezinfektuese me hollim të duhur.

Kontrolloni temperaturat e ftohjes gjatë dhe pas çdo mjelje 40C.

Temperaturat e duhura të ftohjes në masë të madhe e ngadalësojnë rritjen e baktereve.

Shikoni të gjithë cilësinë e qumështit, përbërjen e qumështit, dhe të performancës së mjeljes.

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Është e pa mundur të parandalosh plotësisht infeksionin e mastitit por me disa mënyra të vogla ai mund të mbahet në shkallë të ulet. Në shumicën e rasteve mastiti është i fshehur dhe edhe pse nuk është zbuluar ende nga fermeri ai normalisht nuk e rritë numrin e baktereve të qumështit të fermës në përgjithësi mbi 50,000 për ml. Kur arrihet faza klinike, numri i baktereve mund të arrijë disa miliona për mL dhe edhe nëse vetëm një nga katër gjinjtë e lopës është i infektuar kjo do të infektojë qumështin e gjithë fermës dhe do ta bejë atë të pa përdorshëm. Ndaj është e rëndësishme të për-caktohen rastet klinike dhe qumështi i tyre të përjashtohet nga rezervuari.

Burime të tjera të kontaminimit

Dezinfektimi i thimthës së gjirit Kur lopët vendosen apo ushqehen në vende me shumë kashtë apo në livadh me barë të lartë, sipërfaqet e jashtme të gjinjve të tyre zakonisht kontaminohen me baktere. Çdo papastërti e dukshme në thimthat e tyre duhet të pastrohet me ujë të pastër para mjeljes. Pasi të pastrohen thimthat duhet të thahen. Picetat e letrës të cilat janë për një përdorim janë më të preferuara në këtë rast.

Pajisjet mobile për mjelje Filtrimi apo kullimi i qumështit largon papastërtitë e dukshme por jo bak-teret sepse ato kalojnë përtej kullueses. Sipërfaqet e pajisjeve për mjelje apo ftohje të qumështit janë burimet kryesore të kontaminimit dhe zakon-isht shkaku kryesor për përsëritje të herë pas hershme të numrit të lartë të baktereve. Ky lloj burim infeksioni mund të parandalohet me anë të pas-trimit apo dezinfektimit të thjeshtë të këtyre pajisjeve. Pjesët e këtyre pa-jisjeve të përbëra prej gome janë të domosdoshme të pastrohen mirë apo ndërrohen herë pas here.

Çfarë duhet të ketë një dezinfektant i thimthave:

• Efekt të fortë pastrues por i pa dëmshëm për lëkurën e gjirit• Rezistent ndaj ngarkesave organike (qumësht dhe papastërti)• Ngjyrë të dallueshme në mënyrë që personi që kryen mjeljen të mund

të shohë që produkti është aplikuar mjaftueshëm• Veprim të shpejt• Aftësi qetësuese për lëkurën

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Pastrimi i pajisjeve për prodhimin e qumështitËshtë e pa mundur që të largohen të gjitha mbetjet e qumështit nga sipër-faqet e pajisjeve që përdoren për mjelje dhe bakteret shumohen në këto sipërfaqe gjatë intervaleve ndërmjet mjeljeve. Ndaj nevojitet një pastrim i mirë dhe rutinor i tyre që përfshin:

• Të përdorim pajisje për mjelje që e kanë të lëmuar sipërfaqen e kontak-tit me qumështin dhe kanë sa me pak kënd

• Ujë të pastër për pastrim• Detergjent që të largohen mbetjet e qumështit

Furnizimi me ujëNë disa raste, uji i cili përdoret për pastrimin e pajisjeve për mjelje paraqet burim të kontaminimit të qumështit me baktere. Nëse tubacioni i ujit nuk është i përshtatshëm për pije mund të konsideroni së uji është i ndotur ndaj duhet t’i shtoni hipoklorur në nivelin 50 mg/L për të pastruar ujin. Uji i fortë, (që do të thotë i përbërë nga përqindje e lartë e kaliumit dhe kripërave të tjera) do të shkaktonte veshjen e sipërfaqes së enës me mërç dhe do të reduktojë pastrimin e duhur. Në raste të tilla, është e nevojshme që herë pas here të përdoret acid kundër mërçit.

Detergjentet dhe dezinfektantët Detergjentet janë të nevojshëm në pastrimin sa më të mirë të pajisjeve për mjelje dhe pajisjeve të tjera ndihmëse para dezinfektimit.

Detergjentet ndihmojnë në largimin e depozitave të qumështit dhe pa-pastërtisë. Efekti i detergjentit zakonisht ritet nëse pastrimi bëhet me ujë të ngrohtë, dhe nëse përdorim mjaftueshëm detergjent dhe bëjmë pastrimin në kohën e duhur. Ka shumë detergjent që janë të veçantë për këto lloj pastrimesh.

Dezinfektantët nevojiten për të shkatërruar bakteret e mbetura të cilat për pasojë shumohen ndonëse ena është pastruar. Alternativat për t’i shkatër-ruar janë me anë të nxehtësisë që aplikohet me ujë të nxehtë apo kimikate. Nxehtësia përshkon të gjithë enën dhe cepat e saj dhe i vret bakteret, duke mundësuar që temperatura e duhur të ruhet gjatë kohës së dezinfektimit. Efekti i kimikateve ritet me temperaturën por edhe kështu ato nuk kanë të njëjtin potencial depërtimi në sipërfaqet që janë vështirë të pastrohen.

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Kur përdoret vetëm ujë i nxehtë, është mirë që uji për fillim të mos jetë më pak së 85°C, në mënyrë që deri mbas 2 minutash shpërlarje temperatura e ujit për pastrim të jetë të paktën 77°C.

Shumë kimikate janë të përshtatshme si desinfektant, disa prej tyre të për-ziera me detergjent (psh. detergjent-sterilizues). Përdorini vetëm detergjent të kontrolluar dhe gjithmonë përmbajuni udhëzimeve të manualit për për-dorim.

Dezinfektantët e pajisjeve shiten si koncentrate prandaj shpesh janë gër-ryes dhe të dëmshëm për lëkurën dhe sytë. Në etiketat e tyre duhet të shkruhet përdorini me kujdes dhe mbajini larg fëmijëve. Dezinfektantët nuk duhet të përzihen pa u dhënë udhëzime të vecanta. Dezinfektantët në formë pudre duhet të mbahen në kushte të thatë. Nëse një detergjent ose/dhe dezinfektant i përqendruar bie në kontakt me lëkurën apo sytë zona e prekur duhet të shpërlahet menjëherë me ujë të bollshëm. Nëse përdoret acid mbani mend që acidi duhet shtuar në ujë dhe JO e kundërta.

Dhoma e mjeljesDhoma e mjeljes duhet të ketë një vend të veçantë të pajisur me:

• Gypat që furnizojnë me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë • Govatën për larje• Furça • Sipërfaqen e punës• Varëset dhe dollapët• Nëse është i nevojshëm një gyp vakumi• Termometër të qumështit (0°C - 100°C)• Dorëza të plastikës si dhe syza të cilat mund t’i vishni kur përdorni ki-

mikate

CILËSIA E QUMËSHTIT

PROJEKTI PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL (PBZHR)

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit RuralDepartamenti i Shërbimeve Këshilluese dhe Teknike (DSHKT)

Tel: +381 (0)30 200 386 04 / E-mail: [email protected]

Projekti për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR)Tel: +381 (0)38 224 966

Ky publikim është mundësuar përmes fondeve te Projektit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (PBZHR) dhe është përgatitur nga Kompania NOVUS Consulting në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe PBZHR-në. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Kompanisë NOVUS dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e MBPZHR-së dhe PBZHR-së.

Dizajnuar nga PIKA / [email protected]