Hyrje - Keshilla...

10

Transcript of Hyrje - Keshilla...

Pyjet dhe ekoturizmi| 1

Hyrje

Qeveria e Republikës së Kosovës ka krijuar masa për harmonizimin e legjislacionit dhe poli-tikave zhvillimore të sektorëve të ndryshëm në përafrimin me standardet e BE-së, ku përmes tyre pritet që të ndërtoj ekonominë dhe ri konstruktimin modern të tyre. Programi qeveritar është orientuar për zhvillimin e zonave rurale dhe zvogëlimin e varfërisë, duke krijuar mundësi për rritjen e të ardhurave në familje të zonave rurale apo malore. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me qëllim zhvillimin e programit qeveritar, ka nxjerrë Planin për Bujqësi dhe Zhvillim Ruaral 2007-2013, përkatësisht 2010 - 2013. Har-timi për Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Ekoturizmit, rrjedh nga objektivat apo masat për zhvillim rural si: masa 2 – Mjedisi; masa 5 - Përmirësimi i menaxhimit me resurse natyrore; masa 6 - Diversifikimi i fermave dhe aktivitetet alternative; masa 8 - Përmirësimi i infrastrukturës rurale dhe ruajtja e trashëgimisë në zonat e thella malore.

Pyjet

Pyjet përbëjnë një atraksion mjaft të madh bazuar në funksionet si ekosisteme komplekse përmes llojshmërisë/biodiversitet, përbërjes, shtrirjes dhe pozicionit që mbajnë në natyrë, larmisë së peizazheve dhe ngjyrave në vjeshtë, rëndësinë dhe mundësitë që ofrojnë si vend-banime për kafshët e egra, rregullimin e kushteve hidrologjike - ujërave, pastrimin e ajrit nga ndotjet përmes thithjes së dyoksidit të karbonit (CO2), dhe përfundimisht ndikojnë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë të jetës.Mbështetur në rolin shumë dimensional, pyjet duhet të menaxhohen në mënyrë të drejtë dhe të mençur në bazë të parimeve të menaxhimit të qëndrueshëm me qëllim që të ofrojnë shër-bime të shumëfishta direkte dhe indirekte. Mbi këtë bazë, institucionet, pronarët e pyjeve, organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillimin e turizmit, mbrojtjen e pyjeve dhe mje-disit duhet t’i kushtojë rëndësi zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në pyje dhe toka pyjore. Ekosistemet pyjore do të mundësojnë mirëmbajtjen dhe ruajtjen e shumëllojshmërisë së tyre biologjike (biodiversietit), prodhimtarinë, kapacitete ripërtëritëse, vitalitetin dhe potencialin e tyre, me qëllim që të përmbushin në vazhdimësi funksionet kryesore ekologjike, ekonomike dhe sociale, në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global.

- Funksioni ekologjik

Këtë funksion pyjet e përmbushin duke qenë një ekosistem kompleks dhe një habitat për zh-villimin e jetës së organizmave të gjallë, duke luajtur një rol jetësor dhe mbrojtës ndaj florës, faunës së egër, pastrimin e ajrit - ndotja nga emetimi i gazrave mbytës si dyoksidi i karbonit, ru-ajtjen e burimeve gjenetike, rregullimin e regjimit te reshjeve, rregullimin e kushteve hidrolog-jike, mbrojtjen e tokës nga erozioni, mbrojtjen e kulturave bujqësore etj.

- Funksionin social

Pyjet përmbushin shumë funksione, duke qenë një mjedis i pasur me një larmi të madhe kushtesh për ushtrimin e veprimtarive të ndryshme argëtuese, çlodhëse, shëndetësore, sport-ive, edukative, estetike, peisazhore, kërkimore-shkencore dhe turistike.

2 | Pyjet dhe ekoturizmi

- Funksionin ekonomik

E përmbushin duke qenë prodhuesit dhe furnizuesit kryesor me biomasë për prodhimin e energjisë në ngrohje, prodhime te ndryshme nga industria e drurit, prodhime jo drunore si: bimëve mjekësore dhe aromatike, eterovajore, mishit, frutave malore, inerteve etj.Kosova është mjaft e pasur me pyje. Mbështetur në të dhënat statistikore nga inventarizimi i dytë kombëtar i pyjeve (2012/13) rrjedhë se rreth 44.7 % apo 481 000 ha të sipërfaqes së përgjithshme të vendit është e mbuluar me pyje, ku 38 % e tyre janë pyje me pronësi private dhe 62 % janë pyje në pronësi publike.

Fig 1. Peisazh nga Liqeni i Batllavës

Në kontestin e pyjeve marrin pjesë edhe dy parqet kombëtare dhe dy parqe rajonale, të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës si zona të mbrojtura. Parku kombëtar Sharri përfshinë një sipërfaqe deri në 53 469 ha, ndërsa ai i Bjeshkëve të Nemuna rreth 62 488 ha. Që të dy parqet, zënë sipërfaqe prej 24 % të pyjeve të Republikës së Kosovës. Mbështetur në kërke-sat dhe zhvillimin e turizmit, këto parqe paraqesin një atraksion me vlera të shumta turistike, duke mundësuar në zhvillimin e turizmit malor apo ekoturizmit. Këtu mund të përmendim gër-shetimin e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe atyre kulturore/tradicionale, të cilat përbëjnë themelin kryesor për zhvillimin e turizmit malor. Popullata e zonave malore dhe atyre rurale, ka filluar të tregoj një interesim mjaft të madh në zhvillimin e ekoturizmit. Kjo mbështetet në faktin e prezencës së vlerave të trashëgëmisë natyrore. Bazuar në këtë mund të theksojmë prezencën e pyjeve nga ultësira e zonave kodrinore deri në bjeshkët e me maja të zhveshura (maja mbi 2000 m mbi nivelin e detit), me bimë të shumta endemike, prezencën e thyerjeve dhe grykave përgjatë lumenjve, prezencën e ultësirave, fushave kodrinore, sipërfaqeve të mbuluara me pyje, shtrirjen e kullosave etj. Një rol mjaft të rëndësishëm për zhvillimin e ve-primtarisë së ekoturizmit paraqesin edhe vlerat e trashëgimisë kulturore që ka vendi përmes ekzistimit të trashëgimisë etnokulturore, fetare dhe trashëgimisë me vlera historike dhe tradi-cionale. Pra, gërshetimi i vlerave të trashëgimisë natyrore me ato kulturore, të cilat konsidero-hen si të pa prekshme nga popullata në nivel vendi dhe karshi vendeve tjera do të ndikoj në zhvillimin e ekoturizm. Vende të shumta të Evropës dhe kontinenteve tjera janë duke orientu-

Pyjet dhe ekoturizmi | 3

ar politikat e tyre zhvillimore, për rritjen dhe përmirësimin e jetës në zonat e thella malore dhe ato rurale, në promovimin e inovacioneve të reja për ngritjen e vetëdijes, përmes zhvillimit të veprimtarisë eko turistike, dhe me këtë mbrojtjen e mjedisit. Kjo, tek popullata e këtyre zonave do të ndikoj në rritjen e të hyrave në aspektin e zhvillimit ekonomik, por njëkohësisht përmirësimin e cilësisë së jetës duke aplikuar një lloj turizmi ekologji, i cili do të ndikoj në ruajtjen e mjedisit nga ndotja duke shmangur përdorimin e transporti ajror, tokësor, ujor etj.

Fig. 2 Peisazh turizmi malor, pyjet ne Liqenin e Batllaves

Në shoqërinë moderne ekoturizmi sot është një veprimtari mjaft komplekse, e cila ne vendet e zhvilluara është shndërruar në një lloj industrie të plotë. Zhvillimi i këtij sektori, ka rëndësi të shumëfishtë bazuar në efektet që ndërlidhen si në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe trashëgimor, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, rritjen e të hyrave, promovimin e vlerave kulturore dhe trashëgimore, me ç’rast ndikon në rritjen e pjesëmarrjes në GDP.

EkoturizmiKosova është një vend i cili shquhet për prezencën e vlerave të rralla të trashëgimisë naty-rore dhe kulturore. Këtë vend e bëjnë mjaft atraktiv që mban pozita gjeografike, relievi i cili është nga fushor në kodrinor dhe malor (bjeshkët e larta), klima e butë gjatë vegjetacionit dhe e ashpër gjatë dimrit, prezenca e shumtë e burimeve ujore natyrore, prezenca e peisazhve të larmishme, kanionet, ujëvarat, grykat, licence glaciale dhe arificiale, shpellat e shumta dhe atraktive si dhe bota e pasur bimore dhe shtazore, të cilat konsiderohen elementet kryesor dhe të rëndësishëme për zhvillimin e llojeve të ndryshme të ekoturizmit. Në Kosovë dukuria e ekoturizmit dhe zhvillimi i saj është shumë e re, e cila sapo ka filluar të zë vend në vep-rimtaritë turistike, por në vende të ndryshme të botës ky lloj turizmi është një shtyllë e mirë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe ato të thella malore.

4 | Pyjet dhe ekoturizmi

Fig. 3 Turizmi rural, fshati Kerpimeh

Ekoturizmi, i cili njihet ndryshe si turizmi ekologjik është një lloj turizmi i cili ka për qëllim udhëtimin e vizitorëve në vende të pa prekura natyrore, zona të mbrojtura ose atraksione tjera natyrore duke synuar zakonisht të minimizojnë ndikimin në mjedis. Njëherazi, ai ka për objektivë të promovojë edukimin mjedisor, sigurimin e fondeve për ruajtjen e natyrës, fuqizimin e komuniteteve lokale, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë jetës të ko-muniteteve që jetojnë në zonat rurale dhe zonat e thella malore si dhe të nxisë respektin për kulturat vendeve të ndryshme.Ky lloj turizmi tërheq zakonisht vizitorë të kategorive të ndryshme, të cilët janë të intere-suar të vizitojnë vende pak të shkelura apo vende natyrore “thesare” të rralla që ti shohin, dhe të shijojnë kuzhinat tradicionale. Është lloj i turizmit që i cili zakonisht tërheq të gjithë ata të cilët e kanë pasion ndaj turizmin dhe që janë të dhënë pas bukurive natyrore, larm-isë së botës bimore dhe shtazore, zhvillimin e aktiviteteve rekreative si çiklizmi, ngjitjet në maja dhe shkëmbinj, kalërim, noti, kampingjet dhe udhëtimi nëpër shtigje të ndryshme rurale dhe malore. Sot në botë ekoturizmi konsiderohet si një nga format e ruajtjes dhe konservimit të mjedisit, duke mos e cenuar këtë në mënyrë të drejtpërdrejt me përdorimin e mekanizimit për transport (aeroplan, anije, tren, makina etj.). Pra, me zhvillimin dhe ushtrimin e ekoturizmit synohet në ngritjen e vetëdijes dhe përgjegjësisë të qytetarëve, në mbrojtjen e mjedisit, duke bërë promovimin e transportit të thjeshtë (çiklizmi, kalërim, ecje, vrapimit etj.), ruajtjen dhe pastrimin e burimeve ujore si dhe pastrimin e mjedisit nga ndotjet e ndryshme.

Pyjet dhe ekoturizmi | 5

Fig.4 Gryka e Rugovës-Bogë

Pra, ekoturizmi është një term i gjerë që përfshin shumë lloje të udhëtimit që përdorin objektivat e ngritjes të vetëdijes kulturore dhe mjedisore duke respektuar ndikim minimal mjedisor, si dhe ruajtjen dhe përmirësimin e jetës të popullatës lokale në mbarë botën.Si duhet ta zhvillojmë?Në mbarë botën, çështja e ekoturizmit është duke u trajtuar si një mundësi e re për zhvillimin e komunitetit ne zonat rurale, të thella malore dhe malore, prandaj është më se e nevojshme studimi për zhvillimin e tij.

- Eko-turizmi malor

Kjo qasje përfshinë strehimet që janë ndërtuar me vetëdije dhe ndërgjegje ose që janë thjesht përbrenda parametrave natyror. Opsionet e ndërtimit eko nuk ndryshojnë shumë nga hotele ose motele, shtëpiza të zakonshme, ato janë të ndërtuara me materiale të qën-drueshme ose alternative që shfrytëzohen si “vendpushime eko” në vende të largëta me qa-sje në aktivitete të tilla të vëzhgimit/vrojtimit, dhe të cilat ofrojnë mundësi për zhvillim, si për ecjen nëpër shtigje pyjore, ecjes me biçikleta, ngasjes së kuajve në shtigje pyjore, vlerësim të peizazheve, kajakut në lumenj, ngjitjen në maja dhe shkëmbinj etj. Pra, ekoturizmi malor ofron zhvillimin e ekspeditave dhe kampingjeve të ndryshme për ofrimin e një turneu lokal dhe tërheqës në natyrë.

6 | Pyjet dhe ekoturizmi

Fig. 5 Malesia e Gjakovës-Valbone

- Agroturizmi/ekoturizmi rural

Agroturizmi është një lloj i turizmit që kontribuon tek komunitetet në fermat rurale që zhvillojnë dhe që ofrojnë atraksionet turistike. Në disa vende agroturizmi është në funksion për të inkurajuar dhe mbrojtur komunitetet kërcënuar agrare-rurale në vende të pafavorshme dhe me mundësi të vogla të veprimtarisë bujqësore, ndërsa shumë vende tjera ofrojnë forma demonstruese për metoda e zhvillimit të qëndrueshme bu-jqësor me anë të përdorimit të produkteve pyjore jo drusore. Në këto zona agroturistike ofrohet mundësia për kultivimin e llojeve bimore dhe shtazore të veçanta dhe të cilat janë të njohura për zonën apo rajonin si zonë e veçantë kultivuese. Gjithashtu, në këto zona mund të promovohen tradita, zakonet, këngët, lojërat dhe ushqimet tradicionale. Këto paraqesin në vete një mundësi të mirë për promovimin e ekoturizmit në aspektin e trashëgimisë kulturore dhe tradicionale.

Fig. 6 Peisazh nga Shala Fig. 7 Fshati Kerpimehdhe Bajgora-Kaqandoll

- Ekoturizmi sportiv apo rekreativ

Ky lloj turizmi përfshinë ekskursione në vende ekzotike, rekreative dhe mjaft tërheqëse. Ekoturizmi për qëllime të rekreacionit, gjurmimit, sportit përfshinë një varg të gjerë të

Pyjet dhe ekoturizmi | 7

veprimtarive turistike, duke filluar ngjitjet në shkëmbinj, notim, hulumtimin e shpellave, ecjen me biçikleta, skijim, kalërim, zhvillimin e kajakut në lumenj të rrëmbyeshëm, gjuetisë etj., dhe që mund të përdoret për ngritjen e vetëdijes për rajone të veçanta që kërcënohet në aspektin mjedisor. Kjo mund të ndihmoj në ruajtjen e habitateve (vend-banimeve) me vlerë si resurse pyjore. Mbi këtë bazë shumë organizata që merren me zhvillimin e këtij lloji ekoturizmi japin mbështetje financiare në promovimin dhe zgjerim-in e shtrirjes së tij tek popullata lokale.

Fig. 8 Ekoturizmi ne afërsi të Liqenit të Batllaves

- Ekoturizmi edukativo-shkencor

Ky lloj turizmi zhvillohet me qëllim të hulumtimeve dhe studimeve në aspektin pyjor, stu-dimeve mjedisore, peisazhore, floristike dhe faunistike etj, i cili zhvillohet kryesisht nga organizata kërkimoro- shkencore dhe edukative që për synim ka realizimin e studimeve të veçanta lidhur me çështje të ndryshme në aspektin studiues. Përveç organizatave edukative apo shkencore ky lloj turizmi përdoret individualisht nga nxënës, student, dhe hulumtues të fushave të ndryshme me qëllim të realizimit të çështjeve me të cilat ndërlidhet veprimtaria e tyre në hulumtimin e ekosistemeve të pa prekura pyjore, hu-lumtimin e shpellave, ujërave, ndotjen e mjedisit, hulumtimit të pasurive nëntokësore etj. Ky lloj ekoturizmi konsiderohet me mjaft vlerë shikuar nga qëllimi i realizimit, por mund të shërbejë si një mekanizëm shumë i mirë për promovimin e tij dhe vendit përg-jithësisht.

- Ekoturizmi njëditor familjar

Zhvillohet dhe organizohet kryesisht gjatë fundjavave nga vetë familjet apo individ në formë pikniku, ekskursioni apo kampingu. Ky lloj ekoturizmi është zakonisht një apo dy ditor, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e pushimit në fundjavë për të realizuar qëllimin rekreativ. Realizohet kryesisht në formë të organizuar në vende ekzotike, rekreative dhe shumë tërheqëse. Gjatë përdorimit të kësaj forme turizmi, frekuentohen ndeja familjare në pjesë të ndryshme të natyrës, vizita të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duke shijuar ushqimet tradicionale apo duke vrojtuar peizazhet apo natyrën në përgjithësi.

8 | Pyjet dhe ekoturizmi

PërfitimetEkoturizmi ofron një mundësi të veçantë për turistët për të kontribuar në ruajtjen eko-sistemeve pyjore, habitateve të mbrojtura, strehët për kafshët e egra dhe parqet. Në zonat zyrtarisht të rezervuara për ruajtjen e natyrës, qeveri të vendeve të ndryshme nuk kanë fonde të mjaftueshme për të menaxhuar dhe mbrojtur ato, prandaj paratë e shpenzuara nga turistët për të vizituar këto zona të mbrojtura natyrore ndihmojnë në mbledhjen e fondeve që mund të përdoren për vazhdimin e mbrojtjes së tyre për brezat e ardhshëm.Ekonomitë lokale mund të përfitojnë shumë nga ekoturizmi, kur industritë turistike janë të lidhura për të ndërtuar dhe mbështetur aktivitetet e ndryshme turistike. Me këtë veprimtari, agjencitë e udhëtimit, tregjet lokale dhe artizanale, hotele, restorante do të përfitojnë një ngritje te theksuar ekonomike. Prandaj, rritja e mundësive dhe kapac-iteteve ekoturistike, mundëson fuqizimin e komuniteteve lokale në vend dhe më gjerë për të luftuar kundër varfërisë dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm.

Një nga qëllimet kryesore të ekoturizmit është që të rrisë ndërgjegjësimin e turistëve për sensibilizimin në aspektin social, gjatë realizimit të një destinacioni të udhëtimit. Kushte të tilla si varfëria shpesh janë të fshehura nga turistët. Ekoturizmi ka për qëllim që përmes turistëve të vënë në dukje realitetin e klimës sociale, ekonomike, gjendjen e cilësisë të jetës së komunitetit lokal, ruajtjen e natyrës, ndikimin e mëtutjeshëm në edukim e udhëtarëve mbi marrëdhëniet në mes njerëzve dhe konservimit të natyrës, si dhe ndihmon në zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe jetës tek komunitetet e zonave rurale.Në aspektin arsimorë ekoturizmi ndihmon për të kombinuar përmes udhëtimit, mbi qëndrueshmërinë e dialogut, studimin dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm dhe konservimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore.Si përfundim mund të konkludojmë se ekoturizmi përqendrohet në vlerat e trashëgi-misë natyrore dhe kulturore, mbrojtjen dhe konservimin e natyrës në përgjithësi dhe fuqizimin e komuniteteve të kërcënuara nga industria, shpyllëzimet dhe produktet e tjera të zhvillimit global (modernizimit).

Fig. 9 Fshati Kovaçicë- Mitrovicë