Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

50
Revista: Këshilla Mjeksore Botimi 5. Prill 2013. Ndrysnimi I Orës Biologjike Mund Të Ndikojë Në Ekuilibrin Psiko-Fizik 7 Pytjet Që Duhet Të Ju Bëni Nënave Tuaja. 5 Hapa Per Nje Buzqeshje Me Te Bukur… Ushqimet Antistres Qe Keshillohet Te Perdorni! Sindromi Cushing. Menopauza. [email protected]

description

E pergaditur nga www.keshillamjeksore.com

Transcript of Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Page 1: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 1

Revista: Këshilla Mjeksore

Botimi 5.

Prill 2013.

Ndrysnimi I Orës Biologjike Mund Të Ndikojë Në Ekuilibrin Psiko-Fizik

7 Pytjet Që Duhet Të Ju Bëni Nënave Tuaja.

5 Hapa Per Nje Buzqeshje Me Te Bukur…

Ushqimet Antistres Qe Keshillohet Te Perdorni!

Sindromi Cushing.

Menopauza.

[email protected]

Page 2: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 2

Përmbajtja Nr

fq

1 Ndrysnimi i orës biologjike mund të ndikojë në ekuilibrin psiko-fizik 4

2 7 pytjet që duhet të ju bëni nënave tuaja! 5

3 Ushqimet antistres qe keshillohet te perdorni! 8

4 5 hapat për një buzëqeshje më të bukur… 11

5 Pilulat vetëm me progestin (PVP-të). 14

6 Metoda e amenorresë nga laktacioni MAL. 16

7 Apnea Obstruktive e gjumit në shtatzani. 18

8 Vitamina C për trurin e bebit! 20

9 Disa rregulla që duhen pasur parasysh gjatë ushqyerjes me gji. 21

10 Përparsitë e qumshtit të gjirit për fëmijën dhe nënën.

22

11 Hani peshk më shumë për të luftuar depresionin pas lindjes! 24

12 Menopauza 25

13 Cianoza dhe shkaqet. 26

14 Si duhet kuptuar që një Pneumoni është për tu kuruar në spital apo në shtëpi? 29

15 Sindromi Cushing. 31

16 Sindromi Klinefelter. 33

17 SMA (Atrofia Muskulare Spinale), si sëmundje gjenetike.

35

18 SST dhe udhëtimi. 38

19 Pemfigus vulgaris 40

20 Pemfigoidi buloz 41

21 Urtikaria. 42

22 Cfarë duhet të dini rreth bruksizmit (kërcitja e dhëmbëve)

44

23 Shkaktaret e afteve 46

24 Duhanpirja dhe shendeti oral.

47

25 Anestezia Epidurale. 48

Page 3: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 3

STAFI.

1 Dukagjin Zeqiraj Kryeredaktor.

2 Delfina Ukaj Lektore e portalit.

3 Edita Bilali Antare e portalit

4 Eriselda Marku Antare e portalit

5 Gerta Sinaimeri Antare e portalit

6 Jona Canaj Antare e portalit

7 Kristina Brajniku Redaktore.

Page 4: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 4

I. Ndryshimi i orës

biologjike mund të

ndikojë edhe në

ekuilibrin psiko-fizik…

Ndryshimi i oreës këtë vit erdh me 31

Mars. Akrepat e orës do të spostohen

para një orë, por nuk duhet harruar që

edhe organizmi ynë ka një orë

bilogjike, sipas të cilës ritmet duhet të

respektohen nëse duam të kemi një

gjëndje të përgjithshme të mirë. Me

ndryshimin e orës duhet të përshtatet

edhe organizmi ynë, ku jo rrallë si

pasojë e ndryshimit të orës shfaqen

shqetësime.

Ndryshimi i orës ndikon tek

gjumi:

Ndryshimi i orës mund të ndikojë tek

cikli i gjumit që mund të shoqwrohet

me: ankth, dhimbje koke, dhimbje

muskulare dhe artikulacionesh, humor

i keq, vështirësi për të fjetur,

ndryshimi i orës mund të qojë në

shfaqejn e një Insomnie (pagjumësi),

të gjitha këto ndikojnë në një cilësi të

keqe të gjumit, dhe si rezultat i

studimeve të bëra rezulton që cilësia e

gjumit ka aq rëndësi sa dhe sasia e tij.

E gjith kjo mund të shmanget duke u

relaksuar para gjumit dhe duke bërë

ushtrime të

frymëmarrjes

para se të bini

të flini.

Ndryshimi i orës vë në rrezik

shëndetin e zemrës.

Ndryshimi i orës ndikon edhe në

shëndetin e zemrës. Një kërkim në

Universitetin e Albama di

Brimingham ka vënën në dukje që

ndryshimi i orës rrit rriskun për të

kaluar një infarct tek personat që

përveç këtij faktori kanë veprojnë

dhe faktorë të tjerë predispozues të

Infarktit.

Gjithashtu ndryshimi i orës

ndikon edhe në sistemin

imunitar të organizmit.

Ndryshimi i orës ndikon në

humor, mund të shfaqet

irritabilitet, vështirësi për të

menaxhuar stresin.

Punoi: K. Brajniku

Page 5: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 5

ii. 7 pytjet që

duhet të ju bëni

Nënave tuaja!

Po të shfrytëzoni e të pysni nënat

tuaja për këto 7 gjëra mund të

ndodh që dhe të zgjasni jeten tuaj.

Shumë sëmundje kanë një bazë

gjenetike dhe kanë tendencë për tu

shfaqur dhe tek ju. Sa më shumë që të

dini për shëndetin e familjes tuaj, sa

vjeç vdiqen, nga çfarë vdiqen, aq më

shumë do t’i jepni vetës dhe mjekut

tuaj mundësi për tu mbrojtur më

shumë. Nëse p.sh në familjen tuaj

kishte persona me kancer të gjirit,

probabiliteti që ju të keni kancer gjiri

është shumë e madhe. Duke e ditur

këtë ju mund të mbroheni nga ky lloj

kanceri. Ky është momenti kur

familja juaj ju hy në punë shumë.

Pytjet që duhet të ju beni nënave

tuaja janë:

1. A ka histori familjare për

sëmundje kardiovaskulare:

probabiliteti që përgjigjja të jetë

PO është e madhe. Pyesni

prindërit tuaj se

sa anëtarë të

familjës suaj

kishin probleme

kardiovaskulare, sa të vjetër

ishin ata kur u shfaqen këto

probleme.

2. A ka histori familjare për

Hipertension: dhe për këtë

pyetje probabiliteti që përgjigjja

të jetë PO është e madhe. Të

rinjët e rritur, duhet të bëjnë

kontroll për gjakun 1 herë

brënda vitit, ndërsa ata që janë

mbi 50 vjet duhet të bëjnë 2

kontrolle brënda vitit.

3. A ka histori familjare për

Diabet: kjo është një sëmundje

Page 6: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 6

vrasëse, duhe ditur që kjo

mund edhe të mos ketë histori

gjenetike, mund të shfaqet si

shkak i obezitetit apo faktorëve

të tjerë. Nëse ka predispozitë

për diabet, kjo duhet luftuar me

dietë të shëndetëshme dhe

peshë ideale. Një ulje e 10% të

peshës së trupit tuaj ul rrezikun

për një diabet të mundshëm.

Nëse ju jeni diagostikuar për

diabet dhe humbni 10% të

peshës suaj, kjo bën që të ulet

niveli i gulukozës në gjak.

4. A ka histori familjare për

kancer gjiri: nëse janë prezent

gjenet: BRCA1, BRCA2 rritet

rrezikun për kancer gjiri dhe atë

ovarian. Rreziku rritet nëse

kanceri i gjirit është tek

familjaret tuaj është paraqitë në

moshë të re. Duhet të keni

parasysh se kanceri i gjirit ka

edhe karakter sporadik, por ky

karakter sporadik mund të jetë

dhe familjarë. Faktorë tjerë të

rrezikut janë dhe: mbipesha,

shtatëzania e vonuar,

konsumim i alkoolit. Brenda

vitit duhet të bëni mamografinë

kur të jeni mbi 40 vjetë.

5. A ka histori familjare për

melanom: melanoma është

kancer i lëkures, kjo nuk duket

që ka baza fikse gjenetike, por

nëse vertetohet që dikush në

familjen tonë kishte melanoma,

ne mbrohemi nga dielli duke

përdorur: kapele, veshje të

gjata, syze dielli, pra nuk duhet

të ekspozohemi në rrezet e

diellit.

6. A ka histori familjare për

osteoporozë: osteoporoza vjen

si shkak i humbjës së kalciumit,

Page 7: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 7

ka bazë gjenetike. Nëse dikush

nga familja jonë kishte

oseteoporozë ne aplikojmë

masat mbrojtëse si p.sh: një

dietë të pasur me calcium,

ushtrime fizike, kjo fortëson

eshtrat tuaja. Osteoporoza

shfaqet pas menopauzës.

7. A ka histori familjare për

Alzheimer: shërimi i kësaj

sëmundje është pothujse e

pamundur, duke perjashtuar

teknikat e reja rreth trajtimit të

saj. Nëse dikush i familjës suaj

kishte këte sëmundje

probabiliteti që ju te keni këte

sëmundje është i madh.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 8: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 8

IIi. Ushqimet

antistres që

këshillohet të

perdorni!Stresi është reagimi i trupit ndaj disa

faktorëve të tillë si: jeta nën tension

në punë apo në shtëpi. Në momentin

në të cilen zhvillohet një proces i

stresit janë të përfshirë të gjitha

aparatet dhe organet për tu përshtatur

me këtë lloj situate të re. Sistemi

endokrin për shembull reagon duke

rritur prodhimin e hormoneve të

caktuara (adrenalina dhe

noradrenaline, kortizoli, hormoni i

rritjes dhe prolaktina). Hormonet e

seksit, nga ana tjetër kanë tendencë të

bien, ndërsa sheqeri në gjak

kolesteroli dhe trigliceridet kane

tendencë të rriten. Stresi mund të

luftohet me disa mjete natyrore dhe

homeopatike. Për shembull, sporti

është ideal për të zvogëluar dhe për të

parandaluar stresin. Megjithatë, edhe

të ushqyerit luan një rol vendimtar.

1. Brokoli ndihmon për të

luftuar

stresin dhe lodhjen për shkak të

përmbajtjes te acid folik në

këto perime.

2. Çokollata e zezë është e

përkryer për të luftuar stresin.

Është

stimulator

më i

fuqishëm i

endorfines

dhe

përmban

mbi 300 artikuj emocionues.

3. Një filxhan çaj. Si në traditën

e përsosur angleze çaj

ndihmon

për të

luftuar

stresin

për

Page 9: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 9

shkak se lehtëson tensionin.

Studiuesit britanikë kanë gjetur

gjithashtu se çaji ul nivelet e

kortizolit (hormon stresi).

4. Portokalle. Këto fruta agrume

janë veçanërisht të pasura me

vitaminë C, e cila në periudha

stresi konsumohet shumë

shpejt. Prandaj duhet të

konsumoni më shumë fruta me

përmbatje vit C, si

kivi dhe

luleshtrydhja.

5. Bananet. Janë burime të

shkëlqyeshme të kaliumit, një

mineral që ndihmon ne

ruajtjen e lëngjeve të trupit ne

ekuiliber dhe mban nënn

kontroll presionin e gjakut .

6. Uji. Deidratimi

shkakton dhimbje

koke, nervozizëm,

letargji dhe lodhje.

Pra duhet të pini

shumë ujë çdo ditë

për të parandaluar

shfaqjen e këtyre

simptomave që

nxisin dhe nxjerrin në pah

stresin.

7. Gjeli i detit përmban

triptofanin, një nga substancat

me efekte pozitive në humor.

8. Fruta të thata, arra, bajame,

lajthi dhe frutat e thata në

përgjithësi janë të pasura në

vitaminë (antioksidant), folate,

Page 10: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 10

magnez (relakson muskujt),

fibra dietetike dhe acidet

yndyrore esenciale. Në veçanti,

arra përmban dhe triptofan.

9. Salmoni. Veçanërisht i pasur

me omega 3, lehtëson

prodhimin e serotoninës dhe

ndihmon për të reduktuar

kortisolin dhe adrenalinen

(zakonisht shumë e lartë në

individët e stresuar).

10. Qumështi. Një filxhan

qumësht (mundësisht i

ngrohtë) favorizon gjumin ,

sepse peptidet që rrjedhin nga

tretjet e tij luajnë një një rol

qetësues.

11. Makaronat dhe buka. Këto

ushqime janë veçanërisht të

pasura me karbohidrate qe

ndikojne pozitivisht ne

humorin.

Punoi G. Sinaimeri

Page 11: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 11

Iv. 5 hapa për një buzëqeshje më të

bukur! .

Sekreti i një buzëqeshjeje të bukur

janë thjeshtë disa hapa të cilat mund ti

bëjë çdo njeri dhe çdo ditë.

1. Gjeni pak më shumë

kohë për ti kushtuar

dhëmbëve kujdesin që

meritojnë.

A e dini se duhen 2 deri ne 3

minuta për të bërë një furcim

adekuat të dhëmbëve por

shumica e njerëzeve shpenzojnë

më pak se 30 sek për larjen e

tyre?

Pse një furçim i gjatë është kaq

i rëndesishem? E gjitha kjo ka

te bëj me bakteriet.Miliona

bakterie jetojnë,punojnë dhe

luajnë brenda gojës. Ato

ushqehen me ushqimin e ngelur

në gojën tuaj pas ngrënies.

Acidi është produkti kryesor i

tyre. Është pikërisht ai që

shkatërron smaltin duke

formuar kavitete. Furcimi

(larja) e dhëmbëve largon

bakteriet nga dhëmbët kështu

që ato nuk do të prodhojnë më

acid. Është e rëndësishme të

largohen bakteriet nga të gjitha

siperfaqet e dhëmbëve. Kjo

kërkon 2-3 min.

2. Bëni flosimin

(përdorimi i fillit

dentar).

Besoj keni dëgjuar që duhet

përdor filli dentar, por a e dini

pse? Edhe kjo ka të bëj me

Page 12: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 12

bakteriet. Këto batkterie mund

të fshihen midis dhëmbëve për

t’i shpëtuar pastrimit me furçë.

Këtu ato vazhdojnë të ushqehen

nga ushqimi që vendoset aty

duke çliruar acid.

Nësë leojni këto bakterie të rrin

midis dhëmbëve për një kohë të

gjatë ,ato shkaktojnë probleme

të mishrave të dhëmbeve si dhe

të kockes alveolare dhe

ligamentit periodontale ku

mbështen dhëmbët.Flosimi i

dhëmbëve largon këto baterie

dhe kështu ulet risku ndaj

këtyre problemeve.

3. Nuk janë vetëm

karamelet të

rrezikshme për

dhëmbët tuaj.

A e dini se shumë ushqime të

tjera perveç karameleve mund

të shkaktojnë karies? Bakteriet

ushqehen me sheqerin e

karameleve duke cliruar acid.

Gjithashtu ato mund të

ushqehen me çdo ushqim tjetër

që përmban sheqer apo ndonjë

lloj tjetër karbohidrati. Mund të

përmendim frutat, patatinat,

kokoshkat etj.Veçanërisht më të

rrezikshme mund të jenë

ushqimet të cilat ngjiten në

dhëmbët dhe nuk pastrohen

lehtë.

Çfarë mund të bëni për të

mbrojtur dhëmbët tuaj? Një

larje e mirë e dhëmbëve pas

konsumimit të ushqimit duke

larguar të dyja: bakteriet dhe

pjesët e ushqimeve që kanë

ngelën në dhëmbë.Nëse nuk

mund t'i lani për momentin

përpiquni të paktën të shpërlani

gojen dhe dhëmbët me ujë në

mënyrë që të ngelet sa më pak

ushqim nëpër dhëmbë. Përtypja

e çemçakizave pa sheqer mund

të ndihmojë gjithashtu sepse

stimulon pështymen. Pështyma

shërben si një substancë

natyrale që lufton dhe pastron

pllakën bakteriale.

4. Mos i fërkoni dhëmbët

me forcë të madhe.

Page 13: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 13

Rreth 2 deri në 3 individë

dëmtojnë dhëmbët e tyre duke i

fërkuar fort. Duhet pak presion

për të hequr bakteriet, ushqimet

dhe pllakën nga sipërfaqja e

dhëmbeve. Ky dëmtim

përfshinë: mishrat, dhëmbët

bëhen sensitive, zgjerohen

kavitet etj.

5. Reduktoni varësinë tuaj

ndaj kafes.

E besoni apo jo kafja është një

nga produktet më kërcenuese

për buzëqeshjen tuaj. Kafja

njollos dhëmbet duke

shkatërruar bardhësinë natyrale.

Sheqeri që ajo përmbanë

ushqen bakteriet. Gjithashtu

kafja mund të shkaktojë

fraktura në dhëmbë. Kjo ndodh

kur dhëmbët tentojnë të

zgjerohen dhe kontraktohen si

rezultat i përdorimit të

ushqimeve dhe lëngjeve të

nxehta .Këto cikle të nxehta

dhe të ftohta ndodhin kur pini

kafe të nxehtë. Pas një kohe të

gjatë këto do të krijojnë krisje

në dhëmbë.

Nëse keni zbatuar këto 5 hapa,

tani mund të buzëqeshni!

Punoi: J. Canaj

Page 14: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 14

v. Pilulat vetëm me progestin (PVP-të).

Pilulat vetëm me progestin përmbajnë

dozë shumë të ulët progestine të

ngjashme me progesteronin, hormone

natyral në trupin e gruas. Nuk

përmbajnë estrogjen, kështu që mund

të përdoren gjatë gjithë periudhës së

ushqyerjes me gji edhe nga gratë të

cilat nuk mund të përdorinmetodat me

estrogjen. Pilulat vetëm me progestin

(PVP) quhen edhe “minipilula” apo

contraceptive vetëm me progestin.

Mekanizmi i funksionit.

Trashin murin e cerviksit (kjo

bllokon spermen nga takimi me

vezën)

Ndërpresin ciklin menstrual

duke përfshirë edhe

parandalimin e lëshimit të

vezës nga ovaret (ovulimi).

Efektshmëria.

Efektshmëria varet nga

përdoruesi: Rreziku për

shtatzëni është më i lartë nëse

pilulat merren me vonesë ose

harrohen fare.

Përfitimet kontraceptive.

Janë të efektshme kur merren

çdo ditë në të njëjtën orë.

Janë menjëherë të efektshme.

Ekzaminimi pelvic nuk është i

nevojshëm para fillimit të

përdorimit.

Nuk ndërhyn në mardhëniet

seksuale.

Nuk ndikon në ushqyerjen me

gji të foshnjëes.

Fertiliteti rikthehet menjëherë

kur ndërpritet metoda.

Kanë shumë pak efekte

anësore.

Të lehta për t’u përdorur.

Klientja mund të ndalojë

përdorimin kur të dëshirojë.

Nuk përmban estrogjen.

Përfitimet jokontraceptive.

Mund të zvoglojnë dhimbjet

menstruale.

Mund të zvoglojnë hemoragjinë

menstruale.

Mund të përmirësojë aneminë.

Page 15: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 15

Zvoglon rrezikun e kancerit të

endometrit.

Zvoglojnë rrezikun e

sëmundjeve beninje të gjoksit.

Zvoglojnë rrezikun e

shtatzanisë ektopike (barrës

jashtë mitre).

Kufizimet.

Kërkon përdorim të përditshëm.

Duhet të merren çdo ditë në të

njëjtën orë.

Harresa rrit rrezikun e dështimit

të metodës.

Në pjesën më të madhe të

femrave mund të shkaktojë

ndryshim të ciklit menstrual

(hemoragji të

çrregullt/fillimisht vetëm disa

pika).

Mund të shkaktojë ulje ose

shtim të peshës trupore.

Duhet të ketë gjithmonë

furnizim.

Efektshmëria e tyre mund të

ulet kur klienti merr mjekime të

caktuara për epilepsinë (feniton

dhe barbiturat), ose tuberkuloz

(rifampicinë).

Nuk mbrojnë nga IST-të dhe

SST-të.

Punoi: K. Brajniku

Page 16: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 16

Vi. Metoda e amenorresë nga laktacioni

MAL.

Metoda e amenorresë nga laktacioni

është një metodë e përkoheshme e

planifikimit familjar, E cila bazohet

tek efekti natyral që ka ushqyerja e

foshnjes me gji mbi fertilitetin.

(“Laktacion” do të thotë që lidhet me

ushyqerjen me gji. “Amenorre” do të

thotë ndërprerje e menstruacioneve).

Për përdorimin e metodës së

amenorresë nga laktacioni (MAL)

duhet të përmbushen 3 kritere. Të

treja kriteret duhet të plotësohen

njëherazi.

1. Foshnja duhet të ushqehet

vetëm me gji, sipas kërkesës së

saj, si ditën si natën.

2. Nënës nuk i janë rikthyer

menstruacionet.

3. Foshnja duhet të jetë më pak se

6 muaj.

Ushqyerje vetëm me gji do të

thotë që: Foshnjes nuk i jepet

asnjë lloj lëngu apo ushqimi,

përveç medikamenteve apo

vitaminave dhe vaksinave.

Ushqyerje pjesërisht me gji do

të thotë: Foshnja krahas

ushqimit me gji ushqehet dhe

me ushqime të tjera.

Mekanizmi i funksionimit.

Funksionon kryesisht duke penguar

daljen nga vezorja (ovulimin).

Ushqyerja e shpeshtë me gji pengon

në mënyrë të përkohshme çlirimin e

hormoneve natyrale që shkaktojnë

ovulimin.

Efektshmëria.

Efektshmëria varet nga përdoruesja:

Rreziku ndaj shtatzanisë është më i

lartë kur një grua nuk është e aftë ta

ushqej foshnjen e saj vetëm me gji.

Përfitimet kontraceptive:

Ndihmon në mbrojtjen ndaj

shtatzanisë

Page 17: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 17

Përfitimet jokontraceptive:

Nxit shembujt më të mirë të

ushqyerjes me qumësht gjiri

dhe ka efekte pozitive si për

shëndetin e foshnjes ashtu edhe

për atë të nënës.

Është metoda natyrore e

planifikimit familjar.

Nuk ka kosto ndaj ushqyerjes

me gji për planifikimin familjar

apo për ushqyerjen e fëmijës.

MAL (Metoda Amenorresë nga

Laktacioni) mund të përdoret pa asnjë

problem nga të gjitha gratë që

ushqejnë fëmijët me gji, Por nësë disa

gra gjenden në rrethanat e mëposhtme

do të ishte më mirë të përdornin një

metodë tjetër kontraceptive.

1. Nëna është duke marrë mjekim

gjatë ushqyerjes me gji

2. Ushqyerja me gji është e

vështirë për shkak të gjëndjes

së të porsalindurit

3. Nëna është e infektuar me HIV,

përfshi AIDS-in.

Punoi: K. Brajniku

Page 18: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 18

vii. Apnea Obstruktive e gjumit në

shtatzani.

Ankesat për gjumin janë të

zakonshme te gratë shtatëzëna;

sidoqoftë regjistrime

polisomnografike të kufizuara janë të

mundshme për të investiguar

sistematikisht shkaqet e këtyre

ankesave.

Në shtatëzani fiziologjia respiratore

alterohet nga ndryshime hormonale

dhe fizike që mund të ndryshojnë

thellësisht frymëmarrjen gjatë gjumit.

Niveli i lartë qarkullues i

progresteronit gjatë shtatezanisë rrit

nxitjen ventilatore, e cila ka një efekt

protektiv potencial. Obeziteti

predispozon për çrregullime të

frymëmarrjes gjatë gjumit, shtimi në

peshë dhe obstruksioni nazal i rritur

gjatë shtatzanisë, konsiderohen

kontribues në çrregullimet e

frymëmarrjes të lidhura me gjumin.

Shtatëzania nëqoftëse komplikohet

nga apnea obstruktive e gjumit

shoqërohet me efekte të pafavorshem

potenciale si për nënën ashtu edhe për

fetusin. Gërhitja në vetvete nuk

shoqërohet me risk për fetusin.

Përgjithesisht apnea dhe hipopnea

janë të pazakonta në shtatezani për

shkak të efekteve stimulues

respiratore të progresteronit.

Hipoksemia nokturne mund të prekë

fetusin, është dokumentuar rritje jo e

mirë fetale në pacoentet me këtë

gjendje.

Trajtimi me presione të vazhdueshem

Page 19: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 19

pozitive nazale duhet te vendoset pas

kryerjes së investigimit të duhur, si

studimi polisomnografik.

Punoi: E. Marku

Page 20: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 20

viii. Vitamina C për trurin e bebit!

Më shumë se një nga 10 femra kanë

mungesë të vitaminës C. Kjo mangësi

mund të dobësoj kockat tuaja, traktin

gastrointestinal, rrit tensionin e

gjakut, rrit rriskun për astmë. Por

mungesa e kësaj vitamine është

veçanërisht e rrezikshme për fetusin

tuaj.

Gjatë kërkimeve që u bënë në

Universitetin e Kopenhagenit erdhi në

përfundim që gratë shtatzëna të cilat

kanë mungesë të vitaminës C,

probabiliteti që bebi i tyre të vuaj nga

dëmtimet në tru është shumë i madh.

Studiuesi Jens Lykkesfedlt thotë:

vitamina C është margjinale në

zhvillimin e kujtesës së bebit tuaj,

prandaj mungesa e saj nga 10 deri në

15% shkakton moszhvillimin e trurit

të bebes.

Jens Lykkesfedlt thotë se: dëmtimet

që shkaktohen në tru nga mungesa e

kësaj vitamine, janë të pa kthyeshme

edhe nëse ordinohet vitaminë C pas

lindjës së bebit.

Ky problem mund të zgjidhet me

marrjen e vitaminës C gjatë

shtatëzanisë e jo pas saj, kuptohet

gjithmonë nësë ka nevoje për të.

Vëtëm në këtë mënyrë mund t’i ikim

lëndimeve ireverzibile që ndodhin në

trurin e bebit.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 21: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 21

ix. Disa rregulla që duhen pasur parasysh

gjatë ushqyerjes me gji.

1. Qumshti i gjirit është i

domosdoshëm për 6-mujorin e

parë, I nevojshëm për vitin e

parë dhe mundësisht të zgjatet

dhe në vitin e dytë.

2. Nuk duhet të përdoret asnjëherë

biberon rrenc.

3. Kohëzgjatja e ushqyerjes shkon

nga 15-20 min. Mbajtja më

gjatë mund ta përgjumë, të

shtojë aerofaginë, të dëmtojë

majën e gjirit të nënës, por

asnjëherë nuk duhet të hiqet me

forcë nga gjiri, sepse porcionet

e fundit të qumshtit të gjirit

janë të pasura me acidet

yndyrore që ndihmojnë në

maturimin e trurit.

4. Vendoset njëherë në njërin gji

pastaj në tjetrin për të marrë

qumështin deri në fund.

E kuptojmë që fëmija është ngopur

nga:

E zë gjumi.

Nuk qan.

Shton në peshë.

Defekon normalisht.

Në qumështin e nënës ndodhen Ig G,

Ig A, Ig M, ka dhe enzima siç janë

lipaza, laktoferrina, lizozima, anti dhe

interferoni, përmban të gjitha

vitaminat me përjashtim të vitaminës

D dhe Fe (Hekurit).

Punoi: K. Brajniku

Page 22: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 22

x. Përparsitë e qumshtit të gjirit për

fëmijën dhe nënën.

Ushqyerja me gji duhet të fillohet sa

më shpejt, që në orët e para pas

lidnjes, gjë e cila nxit shtimin e

qumështit, ndihmon të porsalindurin

për eliminimin e mekonjumit. I jep

energjitë e nevojshme për rritjen dhe

zhvillimin.

Përparsitë e qumështit të gjirit për

fëmijën janë:

1. Qumësht i përshtatshëm sepse

është i species.

2. Plotëson nevojat ushqimore dhe

psiqike të fëmijës.

3. Realizon afeksionin nënë-

fëmijë.

4. Nxit florën bakteriale të aparatit

tretës, në nevojshmëri për

organizmin, sidomos

bacteriumbifidum.

5. Kanë më pak mundësi të kenë

infeksione gastro-intestinale,

respiratore, optike.

6. Njihen si faktorë mbrojtës ndaj

alergjive.

7. Kanë më pak karies dentar.

8. Ulet rreziku i enteroacideve

ulçero nekrotike.

9. Ulet rreziku i vdekjeve të

papritura.

10. Sëmuren më pak nga Diabeti

Mellitus apo sëmundjet

malinje.

11. Kanë zhvillim më të mirë të

inteligjencës.

Përparsitë e ushqyerjes me gji për

nënën.

1. Nuk kushton, ka përbërjen e

duhur, ka temperaturën e duhur,

është i freskët dhe nuk ka

nevojë për përpunim.

2. Nëna lodhet më pak.

3. Gruan e bën të ndjehet nënë.

4. Oksitocina ka efekt tkurrës në

mitër, gjë e cila bën ndalimin e

hemoragjisë dhe kthimin e

uterusit në përmasa normale.

Page 23: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 23

5. Ushyqrja me gji vonon ardhjen

e menstruacioneve, nën efektin

e prolaktinës duke e mbrojtur

atë nga një shtatzëni e afërt.

6. Nënat që ushqejnë fëmijët me

gji preken më pak nga kanceri i

gjirit apo i ovareve.

Punoi: K. Brajniku

Page 24: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 24

xi. Hani peshk më shumë për të luftuar

depresionin pas lindjes!

Depresioni pas lindjes më shumë

është si efekt anësorë i lindjes.

Luftimi i këtij depresioni tashmë është

në doren tuaj. Hulumtimet tregojnë së

nëse hahet peshk i pasur me acid

yndyrorë të quajtur omega-3, mund të

ndihmoj për ta luftuar ndjenjën e

mërzisë pas lindjes.

Gratë janë shumë të rrezikuara që të

kenë depresion pas një lindjeje, kjo

vjen si shkak i: problemeve që mund

të viejnë gjatë lindjës, problemeve

shëndetësore të bebit.

Omega-3 përveçse që ka efekte të

mira për gruan, ka efekte mjaft të

mira dhe për bebin, bebi omega-3 e

merr nga nëna e tij me anë të

qumështit të gjirit.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 25: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 25

xii. Menopauza

Menopauza është përcaktuar si

një mungesë e menstruacioneve

për 12 muaj. Kjo është koha kur

funksioni i vezoreve pushon, në

jetën e një gruaje.

Procesi i menopauzës nuk

ndodh brenda natës, por është

një proces gradual.

Kjo e ashtuquajtura periudha e

tranzicionit perimenopausal,

është një përvojë e ndryshme për

çdo grua.

Mosha mesatare e fillimit

menopauzës është 51 vjeç, por

menopauza mund të ndodhë më

shpejt që tek të '30-at, apo më vonë

në të '60-at. Nuk ka asnjë provë të

besueshme laboratorike që të

parashikojë se kur një grua do të

përjetojë menopauzën. Mosha në

të cilën një femre i fillojnë

menstruacionet, nuk është e lidhur

me moshën e fillimit të

menopauzës.

Simptomat e menopauzës mund të

përfshijnë gjakderdhje abnormale

vaginale, afshe të nxehtë,

simptoma urinare dhe vaginale,

dhe ndryshime humori.

Komplikacionet që gratë mund të

zhvillojnë pas menopauzës

përfshijnë osteoporozën dhe

sëmundje të zemrës.

Trajtimit për menopauzën janë të

përshtatura për çdo grua.

Trajtimet janë të drejtuara drejt

zbutjes së simptomave të

pakëndshme apo shqetësuese.

Punoi: E. Marku

Page 26: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 26

xiii. Cianoza dhe

shkaqet. Cianoza është një njollë në ngjyrë blu e

lëkurës, thonjve dhe mukozës.

Normalisht hemoglobina trasporton

shumicën e oksigjenit në gjak. Ky

kapacitet quhet saturim i oksigjenit.

Pasi është në inde hemoglobina liron

oksigjenin dhe kthehet përsëri më e

errët e deoksgjenuar nga gjaku që

trasportohet nga venat. Ky gjak me i

errët udhëton në mushkëri për tu

rimbushur me oksigjen të freskët që

vjen nga frymëmarrja dhe kthehet në

zemër për tu pompuar përsëri në

arteriet. Kur hemoglobina e

deoksigjenuar në gjak arrin 4-6 gm /dl

cianoza mund të shihet. Ky gjak është

kaltërosh ose ngjyrë vjollcë dhe i jep

lekurës pamjen e tij. Afërsisht 80-87%

e saturimit me oksigjen do të rezultojë

në cianozë klinikisht të qartë.

Megjithatë, në rastet e anemise, ku

nivelet e hemoglobinës janë të ulëta,

saturimi i ulët mund të paraqitet si

cianozë. Një nivel i hemoglobinës 6 g

/dl me cianzozë mund të tregojë që

niveli i saturimit ka rënë nën 60%.

Cianoza mund të jetë në dy tipe: -

Qendrore dhe Periferike.

Cianozë qëndrore.

Cianoza qëndrore është shkaktuar nga

sëmundje të mushkërive apo të zemrës

apo nga llojet e hemoglobinës të

parregullta si metaglobina etj. Kjo

vihet re zakonisht si njollë blu ose

ngjyrë

vjollcë e gjuhës. Mund të jete e

shoqëruar me cianozë periferike. Në

rastet kur nuk ka cianozë periferike,

gishtat e duarve dhe gishtat e këmbës

janë të nxehtë po të preken. Mund të

ketë karakteristika të tjera të tilla si

dispne, frymëmarrje të shpejtë, etj.

Cianoza periferike

Cianoza ndodh kur gjaku i

deoksigjenuar qarkullon në enët e

vogla të gjakut të gishtave dhe gishtave

të këmbëve. Kjo mund të shihet në

insufiçencën kardiake, te shoku, te

ekspozimi në temperatura të ftohta dhe

sëmundjeve të qarkullimit të

gjakut.Gjymtyrët duken kaltëroshe në

blu dhe zakonisht janë të ftohta në

prekje. Cianoza periferike është më

intensive në nivelet e thonjve.

Shkaqet te të sapolindurit.

Në foshnjat cianoza qëndrore është

parë në rastet e problemeve serioze me

frymëmarrje ose zemrës dhe

Page 27: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 27

qarkullimit. Në këto fëmijë cianoza

kërkon vlerësim të menjëhershëm dhe

korrigjim nëse është e mundur.

Menjëherë pas lindjes shfaqet një

cianozë tranzitore e cila zhduket pas

disa minutave. Shkaqet e cianozës

qëndrore në foshnjat janë quajtur

sëmundje cianotike te zemrës ose

sëmundje kongjenitale të zemrës. Në

këtë grup përfshihen :

1. Zhvendosja e arterieve të mëdha,

2. Tetralogjia e Fallot,

3. Truncus arteriosus,

4. Qarkullim fetal i perhershem etj

Këto kushte mund të ndodhin në qoftë

se fëmija ka një çrregullim gjenetik të

tillë si sindromi Doën, Turner sindromi

Marfan sindromi Noonan, etj.

Mund të shihet edhe në qoftë se tjetër

mamaja vuan nga nje semundje

infektive si fruthi gjerman apo rubeola

gjatë shtatzënisë.Gratë me diabet gjatë

shtatzënisë dhe ato qe perdorin ilace te

demshme kanë një rrezik të lartë të

lindjes te një fëmijë me një defekt në

zemër.

Shkaqet e cianozë qendrore janë:

1. Lendim gjate lindjes ose asfiksi,

2. pneumatoraks,

3. edemë pulmonare,

4. Hernia e diafragmës,

5. Versament pleural,

6. Fistule e esofagut ose trakese

7. pengimin ne rruget e siperme te

frymemarrjes etj

8. Cianoza qendrore në foshnjat

mund të shkaktohet dhe si

pasojë e sheqerit te ulet ne gjak ,

apo dhe magnezit po ashtu dhe

për shkak të infeksioneve ose

nga epilepsia..

9. Cianoza qendrore në të rriturit

është shkaktuar për shkak të

ndonjë sëmundjeje të rënda të

frymëmarrjes, si:edemë

pulmonare,

10. Tromboemboli polmonare,

11. Pneumoni e rëndë,

12. Azma akute

13. Sëmundje kronike obstruktive e

mushkërive

14. Shumëllojshmëri të

hemoglobinës te parregullta

mund të çojnë në cianozë.

Methemoglobinemia mund të

shkaktohet për shkak të

anomalive gjenetike ose

medikamente të tilla si ilace per

Malarian ose antibiotikë

sulfonamide.

Page 28: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 28

Shkaqet e cianozës periferike :

1. Cianozë qendrore dhe shkaqet e

saj janë të lidhura me cianozë

periferike

2. Sëmundjet e qarkullimit të tilla

si trombozë ose emboli.

3. Shtrëngim të enëve të gjakut në

gjymtyrë, gishta dhe gishtat e

këmbëve. Kjo mund të jetë për

shkak të:Ekspozimi ndaj të

ftohtit,Fenomeni Raynaud

së,Spazma te arterieve dhe

kapilareve si dhe Eritocianoze qe

ndodh te grate e reja si efekt

anesor i perdorimit te beta

bllokusve per trajtimin e

hipertensionit.

Punoi G. Sinaimeri

Page 29: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 29

XIv. si duhet

kuptuar qe një

Pneumoni është për

tu kuruar në spital

apo në shtepi?

Pneumonia eshte nje proces serioz

patologjik i tipit infiamator i

mushkërive që mund të shkaktohet

nga faktorë të ndryshem.

Ka disa mënyra të klasifikimit të

pneumonisë.Një klasifikim i parë

interesant është ai që merr parasysh

etiologjinë specifike, duke u bazuar

në këtë kriter ne mund të flasim per :

1. pneumonia bakteriale

2. pneumonia virale

3. pneumonia protozoale

Nje klasifikim tjetër është ai anatomo-

patologjik që i ndan pneumonitë në

intersticiale, alveolare, intersti-

alveolare dhe nekrotizante. Por kriteri

më i përdorur aktualisht është ai

epidemiologjike në përputhje me atë .

Pneumonia ndahet në:

1. Pneumoni e fituar ne komunitet

(CAP).

2. Pneumonia e fituar ne

spital(HAP).

Pneumonia tipike zakonisht prek

mushkëritë, ajo perfshin një segment

të një lobi të mushkërive apo edhe nje

lob te tere (pneumonia lobar).

Pacientët kanë kollë, temperaturë,

dispne (vështiresi në frymëmarrje),

cefale, diarre, të vjella, dhimbje

artikolare etj. Disa nga këto shënja

mungojnë dhe kuadri klinik është kaq

aspecifik sa mund të flitet për një

pneumoni atipike. Pacientët mund të

kenë dhe dhimbje në mes, si pasojë e

përfshirjes së pleures parietale në

procesin infiamator. Për diagnozën e

Page 30: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 30

saktë duhet të bëhet një analizë gjaku

me emokrom ku leukocitet do jenë

>10000, një RX e toraksit një

emokulture ku të shikohet saktsëisht

se kush e ka shkaktuar si dhe një

espektorat e një anamzesës e saktë për

një diagnozë të diferencuar.

CURB 65

C-confusion (konfuzion corientim).

U-urea (bun >20mg/dl).

R-respirtory (>30) (frekuenca

respiratore).

B-blood pressure (presioni i

gjakut).

65 years old (mosha mbi 65 vjeç).

Në qoftëse plotësohen një ose dy nga

këto pacienti duhet shtruar në spital,

në qoftëse nuk plotëson asnjë i jepet

terapi në shtëpi dhe nëqoftëse

plotëson 3 ose 4 duhet të shtrohet

urgjentisht në terapi intensive.

Punoi: G. Sinaimeri

Page 31: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 31

XV. Sindroma

Cushing.

Kjo sëmundje është pasojë e

hipersekretimit për një kohë të gjatë të

hormonit kortizol në sasi të mëdha.

Ky i fundit është një hormon

hiperglicemik i cili pengon sekretimin

e insulinës dhe ndalon hyrjen e

glukozës në qelizë. Ai shkakton

shpërndarje anormale të yndyrnave.

Biologjikisht kolesteroli jep

hiperkolesterolemi. Ai shkakton

katabolizëm proteinik dhe ky

fenomen është përgjegjës për

simptomat e sindromës Kushing. Ajo

u zbulua për herë të parë në vitin 1932

nga Harvey Cushing.

I sëmuri ka shenja dalluese të tipit:

fytyrë të fryrë, skuqje të saj,

rrumbullakosje (si hënë e plotë), kjo si

pasojë e shpërndarjes së gjëndrave

dhjamore. Qafa është e dhjamosur, e

trashë dhe ngjan si qafë bualli. Nuk

vërehet depozitim i dhjamit në krahë,

kofshë e vithe. Sytë janë të dalur

jashtë. Të sëmurët ankojnë për ulje të

forcës muskulare. Lëkura është e

hollë dhe infektohet lehtë. Në bark,

rrëzë kofshëve e krahëve dhe në

pjesën e sipërme të gjoksit vërejmë

strija me ngjyrë rozë në të kuqe që

janë të gjata e me shtrirje horizontale.

Vërejmë dhe një shtim të qimeve. Të

sëmurët kanë hipertension arterial si

dhe të dhëna për diabet. Gjithashtu ato

kanë osteoporozë, madje mund të

bëjnë dhe fraktura spontane. Femrat

janë ato që vuajnë më shpesh me këtë

sindromë dhe karakterizohen nga

mungesë menstruacionesh ndërkohë

që meshkujt paraqesin impotencë

seksuale. Të sëmurët mund të jenë

euforikë ose depresivë.

Page 32: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 32

Shkaqet e shfaqjes së kësaj

sëmundjeje mendohet të jenë të

jashtme ose endogjene.

Ndër ato ekzogjene rëndisim:

Marrjen e preparateve

glukokortikoide ( shkaku

kryesor ) si në rastet psh të

astmës apo artritit reumatoid.

Tjetër shkak mund të jetë dhe

përdorimi i medroksi

progesteronit apo

kontraceptivëve oral me

përmbajtje të miksuar

estrogjeni dhe progesteroni.

Ndër shkaktarët e brendshëm

listojmë:

Mikro dhe makro adenomat

hipofizare, kanceri i tiroides e i

gjëndrës mbiveshkore etj.

Trajtimi konsiston në:

-Ndërprerjen e marrjes së

barnave glukokortikoide.

- Ndërhyrje kirurgjikale

- Mjekim me radioterapi ku

rrezatohet gjëndra e hipofizës.

- Përdorimi i preparateve

antimykotike të cilët si veprim

sekondar të tyrin paraqesin

inhibimin e sintezës së

kortizolit ( ketokonazol,

metyrapone)

- Së fundmi, në vitin 2012 u

miratua dhe përdorimi i

mifepristonit si preparat që

pavarësisht efektit të tij primar

në abort, vepron dhe si

antagonist i fuqishëm i

receptorëve glukokortikoid,

përgjegjës për sekretimin e

kortizolit.

Punoi:E.Bilali

Page 33: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 33

xvi. Sindromi Klinefelter.

Ndryshe njihet dhe si sindromi XXY

apo 47 XXY. Është zbuluar në vitin

1942 nga Harry Klinefelter. Ai është

një crregullim gjenetik që prek

kromozomet seksuale. Në këtë

sindromë është i pranishëm një

kromozom X ekstra në kariotipin

normal të meshkujve, pra 47

kromozome, në krahasim me 46 të

tillë që gjënden tek njerëzit normal.

Në bazë të të dhënave, 1- 500 deri në

1 -1000 lindje mund të përmbajë

kromozomin e tepërt X, por shumica e

këtyre njerëzve nuk i shfaqin

simptomat. Ato më së shumti kanë

mundësi të duken sidomos në fazën e

pubertetit. Efektet fillestare përfshijnë

hipogonadizmin (aktivitet funksional i

pjesshëm i organeve gjenitale) dhe

fertilitetin e reduktuar. E vetmja

metodë që identifikon një sindromë të

tillë është testimi i kariotipit në

laborator gjenetik. Për sa kohë që janë

të vegjël, meshkujt XXY mund të

kenë muskuj të dobët e forcë fizike të

reduktuar. Ndërkohë që rriten, vërehet

një humbje e pjesshme e kontrollit të

lëvizjeve motorike, krahasuar me

bashkëmoshatarët. Tipari që fillimisht

bie më në sy është rritja e theksuar në

gjatësi. Gjithashtu vërehen tipare të

tjera për nga paraqitja sic janë: legeni

i ngushtë, prania e qimeve të pakta në

fytyrë dhe trup, dobësi e kockave,

mungesë energjie dhe gjoks i

zhvilluar (gjinekomasti).

Ky tipar i fundit është i dukshëm në

10 % te rasteve me Sindromin

Klinefelter dhe ngandonjëherë është

aq problematik saqë meshkujt

detyrohen ti nënshtrohen ndërhyrjeve

kirurgjikale. Nivelet e hormonit

testosteron jane të ulta ndërkohë që

ato të hormonit luteinizues (LH) dhe

folikulostimulues (FSH) janë të larta.

Duke qënë se predominojnë disa

tipare të dukshme femërore, këta

meshkuj shfaqin dhe probleme që

kanë lidhje me këtë gjini sic mund të

përmendim: kancerin e gjirit,

osteoporozën etj. Shkaku i këtij

sindromi mbetet mutacioni gjenetik.

Sa i përket diagnozës, rreth 10 % të

Page 34: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 34

rasteve zbulohen në sajë të testimit

prenatal, 25 % gjatë pubertetit si

pasojë e dimensioneve të reduktuara

të organit gjenital dhe 64% e

zbulojnë në mënyrë krejt rastësore.

Me sindromin Klinefelter janë 3,1% e

meshkujve steril. Vitet e fundit janë

shtuar rastet dhe kjo përbën dhe një

problem social pasi një pjesë e mirë e

të prekurve kalojnë faza depresioni si

pasojë e paraqitjes së tyre, mbyllen në

vetvete, kanë vështirësi në shkollë dhe

nuk gjejnë mirëkuptimin apo

përkrahjen e duhur…

Punoi: E. Bilali

Page 35: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 35

XVIi. SMA (atrofia

muskulare spinale),

si sëmundje

gjenetike.

Në botë ekzistojnë mbi 6000 lloje

sëmundjesh gjenetike. Një ndër to

është dhe Atrofia Muskulare Spinale

(SMA).

Kjo e fundit është e tipit I (e rëndë), II

(e ndërmjetme), III (e lehtë).

Tipi I: fillon që nga lindja deri në 6

muaj, në këtë periudhë mund të

hetohet, dallohen shenjat klinike, ku

karakteristike është pozicioni jo ulur

dhe ky tip nuk mbijeton me shume se

në moshën 2 vjec.

Tipi II: fillon nën 18 muaj,

karakteristike është mosqëndrimi drejt i

fëmijës dhe nuk jeton dot mbi moshën

12 vjec.

Tipi III: fillon mbi 18 muaj,

karakteristike është qëndrimi vetëm

drejt, individi jeton mesatarisht deri në

adoleshencë.

Për të tre tipet e SMA ka dhe

përjashtime në jetëgjatësi.

SMA I (forma e rëndë)

Fëmija me këtë sëmundje është në

dukje i lodhur, frymëmarrja e tij është e

shpejtë dhe sipërfaqësore si dhe ka

vështirësi në përtypje. Në fakt, vdekja

vjen në vitin e parë të jetës nga

mungesa e mundësisë së frymëmarrjes.

Mosha mesatare e vdekjes rezulton të

jetë për fëmijën rreth 8 muajsh dhe në

99% të rasteve ndodh brenda 18

muajsh. Funksioni frymëmarrës i

fëmijëve të sëmurë me SMA (tipi I)

ndërlikohet mjaft për shkak të

përfshirjes së muskulaturës

ndërshpatullore që nuk stabilizon

kafazin e kraharorit dhe nuk lejon

zgjerimin e tij, ndaj vendoset një

presion ndërshpatullor negativ gjatë

aktit frymëthithës i krijuar nga

kontraktimi i diafragmës. Pak pacientë

mbijetojnë përtej vitit të parë të jetës

dhe zakonisht me ndihmën e

vintilatorëve mekanikë.Vendimi i

marrë në lidhje me përdorimin e këtyre

të fundit hap një problem të madh etik

meqë rrallë prindërit e përkrahin idenë

Page 36: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 36

e kësaj zgjidhjeje. Ndërkohë duhet

krijuar edhe një ekuilibër kalorik sepse

azotimi negativ ndikon negativisht si

nga pikëpamja e përgjithshme dhe nga

pikëpamja muskulare. Megjithëse janë

shumë të rrallë, ekzistojnë subjekte me

delecion identik në krahasim me

individet me SMA por që klinikisht

janë të shëndetshëm. Së fundmi, është

mjaft e habitshme të zbulohet, nga

takimet me familjarët, edhe pse pas

vdekjes së fëmijëve, që kujtimi i lënë

nga ato është jetësor dhe pozitiv.

SMA II (forma e ndërmjetme)

Në formën e ndërmjetme, mundësia për

të jetuar është shumë e ndryshme nga

tipi I. Në të vërtetë kemi përballë një

fëmijë me probleme të rënda motorike

(të lëvizjes) . Në këto raste është mjaft

e rëndësishme që vec aspektit praktik

të konsiderohet edhe lidhja e fortë që

ekziston mes zhvillimit motorik dhe

emotiv të fëmijës. Nuk është e mundur

që të parashikohet nëse fëmija do mund

të qëndrojë në këmbë me ndihmën e

kujdestarit dhe as sa i rëndë do jetë

fenotipi por është e rëndësishme të

përfshihet në seancë me fizioterapistë

gjë që lehtëson rikthimin e mundshëm

të lëvizjes së fëmijës dhe të kontrollit të

pjesshëm të trupit. Një pjesë e fëmijëve

me SMA II vazhdojnë të përmirësojnë

në kohë aftësitë përkatëse motorike

ndonëse me vonëse në krahasim me

fëmijët e shëndetshëm. Këshillohet, sa

më shpejt e mundur, përdorimi i

karocës elektronike gjë që do krijonte

një autonomi nga adulti dhe një kontakt

të mundshëm me bashkëmoshatarët.

Këto karoca mund të përdoren rreth

moshës 3-4 vjec dhe prindërit e tyre

mbështeten dhe inkurajohen në këtë

zgjedhje megjithëse kanë shumë

vështirësi në pranimin e idesë që fëmija

i tyre nuk do mund të ecë. Diafragma

“kursehet” nga sëmundja dhe për

rrjedhojë realizohet frymëmarrja. Është

e rëndësishme të vendoset një raport i

mirë mes terapistit dhe fëmijës mbi të

gjitha sepse terapisti do e shoqërojë

gjatë gjithë jetës. Komplikimet e

frymëmarrjes nuk janë të shpeshta por

është e rastit që fëmija të vaksinohet

cdo vit kundër gripit dhe të bëhet një

kontroll periodik i funksionit

frymëmarrës në gjumë dhe zgjim.

Ndërsa nuk bëhet fjalë për ndërlikime

kardiake. Në fakt kemi të bëjmë me

fëmijë të shkathët dhe inteligjentë që

arrijnë një integrim të mirë social dhe

që vazhdojnë me rezultate të mira

shkollore.

SMA III (forma e lehtë)

Në formën III situata është përsëri e

ndryshme. Në momentin e diagnozës

fëmija tashmë ka filluar të ecë edhe pse

me vështirësi. Për rrjedhojë diagnoza

formulohet pas një periudhe zhvillimi

normal. Aspekti pozitiv është mundësia

e një jete normale, pa probleme

frymëmarrjeje dhe kardiake. Në formën

III vërehet në fakt njëhumbje e lehtë

Page 37: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 37

por progresive e funksionale. Nuk

është vërtetuar kurrë nëse ekziston

vërtet një humbje e forcës muskulare

apo nëse humbja e funksioneve varet

në fakt nga modifikimi progresiv i

përmasave trupore në kohë. Në raste të

ndryshme, femra me SMA II dhe SMA

III kanë patur një shtatzani që

përmbyllej me një lindje cezariane pa

komplikime.

Meqë flitet për sëmundje autosomike

recesive, risku i shpeshtisë gjenetike

është i ulët. Gjithsesi duhet bërë një

diagnozë prenatale. Frekuenca e

bartësve është 1:6000. Pacientët duhen

ndjekur në kohë (jo

domosdoshmërisht) për tu dhënë atyre

mbështetje dhe përkrahje emotive.

Atrofia Muskulare Spinale (SMA)

karakterizohet nga crregullime

neuromuskulare autosomike recesive

që cojnë në degjenerimin e qelizave të

brëndshme të shtyllës kurrizore. Për

rrjedhojë kemi një dobësim të

muskujve dhe atrofizim të tyre. SMA

është e dyta sëmundje gjenetike letale

autosomike më e zakonshme për racën

kaukaze, pas fibrozës cistike që

rënditet e para.

Punoi: E Bilali

Page 38: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 38

XVIIi. SST dhe

udhëtimi.

20% e atyre që kanë udhëtuar thonë që

kanë pasë seks rastësor, pra sex me

partner të panjohur derisa ata ishin në

një udhëtim. Eksitimi i të qënit në

udhëtim mund ti nxisë ata të bëjnë

gjëra të cilat nuk do i bënin në shtepi,

rrisku aq më shumë rritet kur janë nën

ndikimin e alkoolit apo të drogës.

Udhëtarët të cilet kanë seks rastësor

qoftë: vaginal, anal apo oral janë të

rrezikuar për të marrë infeksione

seksualist të transmetueshme (SST), të

tilla si: HIV, herpes, gonorre, sifiliz etj.

Shumica e SST-ve janë të shërushme,

por janë shumë të bezdiseshme, e pse

mos t’i shmangim.

Si të parandalojmë një SST: mënyra

më e sigurtë është që të mos kryejmë

mardhënie seksuale me të panjohur. E

nësë vendsoni atëherë duhet të përdorni

masat mbrojtëse, të cilat janë:

Para së të niseni për udhëtim

merrni vaksinën kundër Hepatiti

A dhe B.

Pyesni mjekun tuaj për vaksinen

kundër Human Papilloma

Virusit.

Përdorni kondom një

përdorimsh gjatë mardhëniës

seksuale.

Mos bëni seks më puntorët

komercial edhe nësë

prostutucioni është i lejuar me

ligj në vëndin ku do të udhëtoni

ju.

Mos konsumoni alkool apo

droga rekreative.

Simptomat e SST-ve: janë të

shumëllojshme dhe varen nga

vëndlokalizimi dhe tipi i infeksionit.

Faktikisht shumica e SST-ve nuk japin

ndonjë simptomë të dukshme. Nëse ju

keni pasur një mardhënie bisedoni me

mjekun tuaj, tregoni sinqerisht atij

çfarë ka ndodhur për ta ndihmuar në

diagnostikimin e mundshëm të ndonje

sëmundje ngjitëse seksuale.

Page 39: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 39

Disa nga simptomat janë:

Veshtirësi në urinim.

Dhimbje gjatë seksit.

Njolla të pa shpjegushme

Verdhëza (lekurë e sy të

zverdhur).

Mendoj se kam SST, si të veproj?

Trajtimi i SST në fillim është i

rëndësishëm për të parandaluar

komplikacionet e rënda dhe afatëgjata.

Nëse mendoni se keni SST atëherë:

Ndaloni seksin (sepse mund të

infektoni të tjerët).

Vizito mjekun( për tu trajtuar

nëse eventualisht jeni infektuar).

Tregoni mjekut tuaj për

udhetimin që ishit (pasi disa

vende merren si epidemike për

sëmundje të caktuara).

Lajmëroni partnerin e fundit

seksual (nëse jeni diagnostikuar

për SST).

Punoi D.Zeqiraj

Page 40: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 40

xix. Pemfigus

vulgaris

Pemfigus vulgaris është një sëmundje

buloze autoimune akute dhe kronike e

lëkurës dhe e mukozave, që ka shpesh

përfundim fatal në rastet e

mostrajtimit adekuat.

Prek kryesisht moshat 30-60 vjec, por

mund te ndeshet dhe tek të rinjtë.

Faktorët shpërthyes të sëmundjes janë

infeksionet virale, djegiet,

medikamentet si kaptopril,etj.

Sëmundja fillon zakonisht me prekje

të mukozës orale ku shfaqen vezikula

ose bula. Mund të preken konjuktivat,

mukozat e aparatit gastrointestinal

dhe mukozat gjenitale. Vezikulat kanë

formë dhe madhësi të ndryshme. Janë

të flashkëta dhe përmbajnë lëng. Nga

carja e vezikulave krijohen erozione.

Gjendja e përgjithshme e të sëmurëve

në fillim është e mirë, kurse në fazën

shpërthyese të sëmurët kanë dhimbje,

djegie të mukozës së gojës dhe të

lëkurës.

Ecuria e sëmundjes është kronike me

recidiva të shpeshta.

Mjekimi duhet bërë në kushte

spitalore me kortizonikë,

imunosupresorë, plazmoferezë,

imunoglobulinë, antibiotikë.

Punoi: E. Marku

Page 41: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 41

xx. Pemfigoidi

buloz

Pemfigoidi buloz është një sëmundje

buloze autoimune kronike.

Prek moshat e vjetra mbi 60 vjec, por

mund të prekë dhe adultët e rinj, apo

moshat pediatrike në raste të rralla.

Sëmundja mund të fillojë me një

erupsion urtikarial, i cili më vonë

shoqërohet me shfaqjen e elementëve

vezikulo-buloze me madhësi të

ndryshme. Lokalizimet më të shpeshta

janë qafa, aksila, plikat inguinale,

pjesa e brendshme e kofshëve dhe

parakrahëve. Shpesh lokalizimi është

simetrik. Nga carja e vezikulave

krijohen erozione dhe më pas krusta.

Dekursi i sëmundjes është kronik me

remisione dhe recidiva me muaj dhe

vite.

Mortaliteti i sëmundjes është më i ulët

se në pemfigus vulgaris. Mortaliteti

ndodh si pasojë e infeksioneve

rekurente bakteriale,

bronkopneumonisë, septicemisë, etj.

Mjekimi kryesor sistemik është

kortikoterapia, dhe medikamentet më

të përdorshëm janë prednisoloni,

azatioprina, dapsoni, tetraciklina, etj.

Punoi: E. Marku

Page 42: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 42

xxi. Urtikaria

Është sëmundje alergjike e lëkurës që

zhvillohet në shtresën sipërfaqësore të

saj e që shoqërohet me ngritje të kuqe

si gunga dhe që kruhen. Urtikaria

paraqitet si papulë me formë vezake

ose të rrumbullakët e që ka një kufi të

crregullt por të qartë në dukje.

Urtikariet dalin në cdo pjesë të trupit,

që nga lëkura e kokës e deri tek

shputat e këmbëve, por vëndet më të

zakonshme janë anësitë, fytyra,

kapakët e syve e buza. Ato kanë

madhësi të ndryshme dhe kur

shoqërohen me kruajtje të forta, nuk

kalojnë pa u mjekuar e zgjasin disa

ditë. Mund të ndodhë që të zgjasin me

muaj të tërë pasi pa u zhdukur mirë

disa elemente, shfaqen të tjerë të rinj.

Më poshtë po listojmë disa nga

shkaqet e shfaqjes së urtikarieve:

1) Marrja e medikamenteve. (psh.

Penicilina, aspirina, sërumet, vaksinat

etj.)

2) Disa lloje ushqimesh ( veza,

qumështi, mishi i derrit, cokollatat)

3) Pluhurat apo polenet e luleve.

4) Infeksione virale, bakteriale a

mykotike. ( tonsilit, sinozit, hepatit

etj)

5) Kryerja e transfuzioneve ( psh

glukozë e precipituar, kur ajo nuk

është e freskët)

6) Faktorë të ndryshëm fizikë. Këtu

përfshihen:

Urtikaria akuagjene (reaksion

ndaj ujit)

Urtikaria kolinergjike (e

shkaktuar nga stresi emocional,

nxehja e trupit pas stërvitjes

apo një dushi të ngrohtë) .

Urtikaria nga të ftohtit

(uji,akulli apo ajri i ftohtë)

Urtikarie nga të nxehtit

(ushqimet apo objektet e

nxehta)

Dermatografizmi (reaksion qe

shkaktohet nga gërvishtja e

lëkurës).

Urtikarie e shkaktuar nga

rrezet e diellit.

Page 43: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 43

Sa i përket trajtimit të sëmundjes,

fillimisht kërkohet kryerja e testeve

lëkurore për të identifikuar alergenët

e mundshëm apo dhe kryerja e

analizave të gjakut për të zbuluar

shkaktarët si pasojë e ndonjë

sëmundjeje autoimune, probleme me

mëlcine apo tiroiden. Në format akute

përdoren antihistaminikë, të vetëm

apo të kombinuar me kortikosteroidë

oralë, ndërsa format kronike kërkojnë

terapi afatgjatë. Sidoqoftë, urtikariet

mund të eliminohen përfundimisht me

ose pa trajtim.

Punoi: E. Bilali

Page 44: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 44

xxii. Cfarë duhet të dini rreth bruksizmit

( kërcitja e dhëmbëve)?

Bruksizmi, i njohur më shumë si

kercitja e dhëmbëve ështe dicka që

e bejnë shumë individë. Ju mund ta

bëni por mund të mos e keni vënë

re pasi e bëni vetëm kur jeni duke

fjetur. Kur kërcisni dhëmbet i

rreshkisni ata pas dhe përpara me

njëri tjetrin gjatë gjithë kohës dhe

kjo bën që smalti i dhëmbeve tuaj të

zhvishet dalëngadalë. Shpesh gjatë

kërcitjes dëgjohet zhurma kërcitese.

Shumë njerëz nuk janë në dijeni për

problemin që ata kanë deri sa dikush

tjetër ju tregon.

Bruksizmi është akoma një mister i

vogel për ekspertët, por të gjithë ata

janë dakort që shkaqet e tij mund të

përfshijne gjëra si stresi apo paftesia

për tu relaksuar para gjumit. Këto

shkaqe mund të përfshijne gjithashtu

nofullat ose dhëmbet e shtrembër.

Stresi mund të jetë një nga shkaqet

dhe bruksizmi bëhet një zakon në

njerëz të cilët shkojnë çdo natë të

stresuar në krevat. Dieta juaj mund të

jetë gjithashtu një faktorë kontribues.

Bruksizmi nuk është thjeshtë një

shqetësim për personin që fle

perkrahë jush kur kercitja është shumë

e zhurmshme dhe ndonjëherë e lë atë

pa gjumë, por një rol të rëndësishëm

në shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe

jo vetëm të dhëmbëve. Bruksizmi

shkakton sensitivitet të dhëmbeve,

dhimbje koke, dhimbje të veshit dhe

nofulla që dhëmbin pasi të jeni quar

nga gjumi. Efekte të bruksizmit të

zgjatur në kohë janë sensitiviteti i

dhëmbëve dhe një nevojë për të qenë

shumë konçize në zgjedhjen e

ushqimt që të mos ju shkaktojë

diskomforte. Dhimbja e nofullave

Page 45: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 45

mund të bëj të vështire deri dhe

hapjen dhe mbylljen e gojës.

Bruksizmi është një gjëndje serioze që

nevojitet të adresohet përpara se të

vështirësojë jetën tuaj. Një dentiste

mund t’ju ndihmojë për të përcaktuar

shkaqet dhe mund t’ju ofrojë trajtim

për ta kuruar këtë gjendje. Kjo nuk

është dicka që mund të pres derisa

efektet e bruksizmit të tejzgjatur në

kohë të rrezikojnë shëndetin tuaj.

Punoi: J. Canaj

Page 46: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 46

xxiii. Shkaktaret e afteve: Disa nga faktorët predispozues të

afteve (ulçera të vogla, të dhimbshme

në mukozën e gojës) janë:

1. Defiçencë hematinike. Mbi

20% e pacienteve me afte kanë

mungese te hekurit, acidit folik

apo vitaminës B.

2. Probleme gastrointesinale të

mos tretjes. Rreth 3% e

pacientëve vuajnë nga

çrregullimet gastrointestinale.

3. Ndërprerja e cigares. Kjo

mund të përshpejtojë ose

përkeqësojë aftet e formuara në

disa raste.

4. Stresi. Është vënë re se këto

ulçera mukozale shfaqen apo

përkeqësohen gjatë kohës së

provimeve në shkollë.

5. Trauma. Kafshimi i mukozes

dhe vendosja e punimeve

dentare mund të qojë në

firmimin e ulçerave. Aftet janë

të pazakonta në mukozën e

keratinizuar.

6. Faktorët endokrinë në disa

gra. Aftet jane të lidhura me

rënien e nivelit të progesteronit

gjatë fazës luteale të ciklit

menstrual, dhe ulçerat atëherë

mund të zvogëlohen

përkohësisht në shtatzani.

7. Alergjia ndaj ndonjë ushqimi. Pacientet me aftet sipas rastit,

mund të kenë alergji ndaj

qumështit të lopës.

8. Sodium lauryl sulphate

(SLS). Ky është një detergjent

në disa produkte për kujdesin

oral, i cili në disa raste mund të

agresojë ulçerat.

9. Iumnodeficenca. Ulçera teë

ngjashme me aftet mund te

shihen ne paciente me HIV,

neutropeni apo me defekte të

tjera imunitare.

10. Droga, sidomos disa lloje të saj

si nicorandil . Këto mund të

shkaktojnë ulçera.

Punoi: J. Canaj

Page 47: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 47

xxiv. Duhanpirja dhe shËndeti oral. Duhanpirja shkakton probleme të

gojës si:

1. Erë të keqe të gojës.

2. Diskolorim të dhëmbëve.

3. Inflamacion të gjëndrave të

pështymës që hapen pjesë e

sipërme të gojës.

4. Rrit grumbullimet e pllakës

bakteriale dhe gurzave në dhëmbë.

5. Rrit humbjen e kockës në nofull.

6. Rrit riskun për leukoplaki

(grumbullime të bardha në

mukozën e gojës).

7. Rrit rriskun për sëmundje të

mishrave, shkaktarë i mëtejshëm i

humbjes së dhëmbëve.

8. Mundësi më të ulura për suksese të

implanteve dentare.

9. Vones te proceseve sheruese te

heqjeve te dhembeve,trajtimeve te

periodontit apo kirurgjit ne goje

10. Rrit riskun për zhvillimin e

kancerit të gojës.

Punoi:J. Canaj

Page 48: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 48

xxv. Anestezia

epidurale Anestezia epidurale ose peridurale

është një mënyrë anestezie e cila

përfshin futjen e anestetetikëve

nëpërmjet një kateteri të pozicionuar

në hapësirën epidurale. Hapësira

epidural është një zonë disa milimetra e

trashë (3-6), në mes të ligamentit të

verdhë dhe dura madres.

Anestezia përcaktohet si loko-rajonale

pasi përfshin anestezi të mëdha të trupit

(p.sh: një gjymtyrë, një zonë të

kraharorit ose barkut, madje edhe në

thellësi), ndërsa me anestezinë lokale

“paralizon dhimbjen“ vetëm në një

zonë të kufizuar dhe në sipërfaqe.

Anestezia epidurale mund të përdoret

ose për qëllime anestezie ose

analgjezike: diferenca qëndron te

dozat e ndryshme të barnave të

përdorura. Përdoret SI ANALGJEZIK

gjate trvaljit të shtatzanisë për trajtime

postoperative dhe për trajtimin e

dhimbjes kronike (kryesisht me

origjinë neoplastike). Në rastin e

anestezisë përdoret në kirurgji (kirurgji

të toraksit, cesariane, barkut, vaskulare,

ortopedike etj ), qoftë vetëm ose si një

zëvendësues për anestezi të

përgjithshme, duke e bërë anestezine të

ashtuquajtur të integruar. Teknikë, e

cila ishte nisur nga Fidel një spanjoll, u

prezantua në Itali nga Prof Dogliotti

Achille Mario, kirurg dhe parësori i

Shkollës Italiane të Anesthesiology, 18

prill 1931 ai botoi në Buletinin e

Shoqërisë së Kirurgjisë Piemontese

(Vol.1 1931) këtë punë: "Një metodë

premtuese të anestezisë në studimin

tronkal segmental anestezi peridural

kurrizore" Dogliotti përshkruar me

saktësi ekzekutimin teknik të bllokut

epidural, e cila ka mbetur e

pandryshuar deri në ditët e sotme. Të

vetmet që kanë ndryshuar janë ilaçet që

përdoren, dmth anestetikët.

Teknika

Me pacient të ulur ose pozicion lateral

dekubitus, futet në hapësirën në mes të

Page 49: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 49

procesit spinoz (mes L2 dhe L3), një

gjilpërë e përshtatshme. Pasi arrihet në

hapësirën epidurale, kalohet në

brendësi një kateter i hollë i materialit

të butë plastik, i cili do të bëjë futjen e

mundshme dhe të përsëritur të ilaçeve.

Metoda është kryer nën anestezi lokale

dhe zakonisht nuk është e dhimbshme.

Ashtu si çdo praktikë invazive ka disa

të meta. Ato kryesore janë çrregullime

të koagulimit dhe prania e një

infeksioni të rëndë të përgjithësuar

(septicemia, meningjit) dhe lokal

(infeksion i lëkurës në zonën rreth

puntures). Kunderindikimet e tjera janë

gjakderdhje e madhe dhe defektet e

lindjes apo deformime të rënda të

shpinës kurrizore. Gjithashtu duhet të

theksohet se mund të ketë dhe

reaksione të rënda alergjike.

Nuk ka pasur studime të shumta për të

përcaktuar shkallën e komplikimeve

pas anestezise epidurale.

Më i fundit u shfaq në vitin 2009 në

British Journal of anestezionit. Në këtë

shqyrtim të plotë të 700.000 epidurals

(si kurrizore dhe që është pranë bishtit),

treguan të dhënat e mëposhtme:

Dëmtim të përhershëm neurologjike:

0,002-,0042%.

Vdekje ose paraplegji: 0,0007-

0,0018%.

Incidenca e komplikacioneve e ulët ka

ndodhur vetëm në fushën e obstetrikës.

Puna konkludon se "Të dhënat janë

siguruar dhe sugjerojnë se CNB

(Central Blloku Neuraxial) ka një

incidencë të ulët të komplikimeve të

mëdha, shumë prej të cilave zgjidhen

brenda gjashtë muajsh".

Punoi G.Sinaimeri

Page 50: Revista Keshilla Mjekesore Nr 5

Revista: Këshilla Mjeksore

Page 50