Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

33

Click here to load reader

description

Punuar nga staffi i www.keshillamjekesore.info

Transcript of Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

Page 1: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

2014

Mars

REVISTA

KËSHILLA

MJEKËSORE 10

Më pranë shëndetit tuaj!!!...

Page 2: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

2 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

STAFI DHE PËRMBAJTJA.

Kristina BRAJNIKU (REDAKTORE)

1.Cfar është epilepsia. 3-4

2.Kontrolli farmakologjik i epilepsisë. 5-7

Zeqiraj DUKAGJIN (KRYEREDAKTOR)

1.Vaksina antituberkulare. 8-9

Hatixhe KASHARI (ANETARE)

1.Llojet e glaukomës. 10-11

2.Glaukoma, vrasësi i heshtur i shikimit. 12-14

Edita BILALI (ANETARE)

1.Përdorimi i pikave në sy. 15-16

2.Përdorimi i pikave në hundë. 17-18

Ylber KALLJA (BASHKEREDAKTOR)

1.Disa këshilla të arta për ruajtjen e funksionit të veshkave. 19-21

Ela ZHABJAKU (ANETARE)

1.Truri i njeriut. 22-25

2.Sëmundjet e trurit. 26-29

Luida GJINAJ (ANETARE)

1.Si u vendos dita botërore e ujit. 30-32

Page 3: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

3 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

CFARË

ËSHTË

EPILEPSIA Kristina BRAJNIKU

UMT. Fakulteti Shkencave

Mjekësore Teknike, “Master

Shkencash”

pilepsia karakterizohet nga një grup crregullimesh kronike në funksionin

neurologjik, të shkaktuara nga anomali në veprimtarinë elektrike të trurit. Cdo

episod i crregullimit të funksionit neurologjik quhet krizë (atak).

Krizat mund të jenë konvulsive, kur ato

shoqërohen me shfaqje lëvizëse (motore), ose

mund të shfaqen me ndryshime të tjera në

funksionin neurologjik, psh: ndjesore, njohëse

(konjitive), emotive.

Epilepsia mund të fitohet si rezultat i një dëmtimi

neurologjik ose i një dëmtimi strukturor të trurit

dhe mund të ndodhë gjithashtu, si pjesë e shumë

sëmundjeve mjekësore sistemike.

Epilepsia mund të ndodhë në një formë idiopatike

në një individ pa anamnezë të një dëmtimi

neurologjik dhe pa ndonjë crregullim të dukshëm

të funksionit neurologjik.

E

Page 4: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

4 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

KLAIFIKIMI I KRIZAVE EPILEPTIKE:

1. Krizat e pjesshme ose

vatrore:

a. Krizat e pjesshme të thjeshta (me

shenja motore, ndjesore, vegjetative

ose psikike).

b. Krizat e pjesshme të ndërlikuara

(komplekse), (krizat psikomotore ose të

lobit temporal).

c. Krizat e pjesshme të përgjithsuara në

mënyrë dytësore.

2. Krizat e përgjithsuara në

mënyrë parësore:

a. Toniko-klinike.

b. Tonike.

c. Hutim ose sëmundja e vogël.

d. Hutim atipik.

e. Mioklonikë.

f. Atonikë.

g. Spazma foshnjore (infantile).

3. Gjendja epileptike (status

epileptik):

a. Gjendje toniko-klonike.

b. Gjendje hutimi.

c. Epilepsia e pjesshme e vazhduar.

4. Tablo klinike të përsëritura:

a. Sporadike.

b. Ciklike.

c. Reflektore.

Kriza të vecuara jo të përsëritura mund të ndodhin në individë krejtësisht të shëndoshë për

një varg arsyesh: në këto rrethana nuk thuhet se ky individ ka epilepsi.

Shfaqjet neurologjike të krizave epileptike janë të ndryshme dhe shkojnë nga një humbje e

shkurtër e vëmëndjes dhe deri në një humbje të zgjatur të vetëdijes, të shoqëruara me një

veprimtari lëvizëse (motore) jo normale. Klasifikimi i saktë i llojit të krizave që kalon individi

është i rëndësishëm për përcaktimin e një diagnoze të përshtatshme, për vlerësimin e

prognozës dhe për zgjedhjen e mjekimit.

Page 5: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

5 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

KONTROLLI

FARMAKOLOGJIK I

EPILEPSISË

Kristina BRAJNIKU

UMT. Fakulteti Shkencave

Mjekësore Teknike, “Master

Shkencash”

ënyra themelore për mjekimin e epilpsisë është ajo farmakologjike. Qëllimi

është që të mbrohet i sëmuri nga krizat, pa dëmtuar funksionin njohës

normal (ose tek fëmija zhvillimin e funksionit intelektual normal) dhe pa

prodhuar shfaqje anësore sistemore të dëmshme. Të sëmurit duhet t’i jepet doza më e

ulët e mundshme e një bari antikonvulsiv të vetëm.

Njohja e saktë e llojit të krizës që ka i sëmuri, spektri i

veprimit të barnave antikonvulsive efikase për disa

parime themelore farmakokinetike mund të cojnë në

kontrollin e plotë të rreth 65-70% të të sëmurëve me

epilepsi.

M

Shumë të sëmurë paraqesin rezistencë ndaj mjekimeve

ose shfaqin efekte anësore të panevojshme, për arsye

se mjekimet e zgjedhura nuk janë të përshtatshme për

llojin e epilepsisë ose nuk jepen në doza optimale.

Page 6: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

6 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Saktësimi i niveleve plazmatike të

barnave antikonvulsive bën të mundur

që të përmirësohet dozimi për të

sëmurët në mënyrë individuale dhe të

monitorizohet dhënia e medikamentit

përkatës.

Kështu të sëmurët mund të mbahen me

një mendikament dhe pas një periudhe

ekuilibrimi të mjaftueshëm (zakonisht

disa javë), sasia e medikamentit në

plazëm mund të përcaktohet dhe të

krahasohet me dozat standarde të

caktuara për cdo medikament.

Rregullimi i dozës sipas niveleve të barit

në gjak, mund të kompensojë

ndyrshueshmërinë e përthithjes ose të

metabolizmit të barnave për cdo të

sëmurë të vecantë në mënyrë

individuale.

Shumë medikamente antikonvulsive

lidhen nga proteinat e gjakut, ndërsa

bari i palidhur ose i lirë është në

ekuilibër me hapësirat jashtëqelizore

brenda trurit.

Ky nivel është ai që lidhet më mirë me

kontrollin e krizës. Megjithatë,

medikamenti matet si total në plazëm

nëpërmjet analizash standarde. Në

shumicën e rasteve kjo është e

mjaftueshme për të përcaktuar nëse

antikonvulsivi është dhënë në dozën e

duhur.

Ndonjëherë niveli i antikovulsivëve

plazmatike është i lartë, ndërsa i sëmuri

vazhdon të ketë kriza pa ndonjë shfaqje

anësore farmakologjike të

antikonvulsivit.

Në këto raste ka mundësi që lidhja me

proteinën e serumit të jetë më e lartë

nga sa pritej dhe që i sëmuri të mos

ketë marrë dozën e duhur të

medikamentit përkatës, në krahasim me

sasinë e lirë që disponohet.

Shtimi i dozës mund të cojë në

kontrollin e krizave pa shkaktuar ndonjë

efekt anësor të patrajtueshëm

(pavarsisht se niveli plazmatik i barit

është mbi dozën mjekuese).

Po ashtu individët me crregullime të

funksionit të mëlcisë ose të veshkave

mund të kenë nivele të ulëta të

proteinave plazmatike ose të toksinave

qarkulluese, të cilat ulin aftësinë lidhëse

të medikamentit përkatës.

Në këtë rast efekti toksik mund të

shfaqet me nivele të ulëta në mënyrë jo

të zakonshme, për arsye të një niveli

relativisht më të lartë të barit të lirë.

Page 7: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

7 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Me të vërtetë shumë të

sëmurëve të tillë mund t’u hiqen

një ose disa nga medikamentet

e shumta që marrin pa pësuar

ndonjë pakësim të rezultateve

të tyre në kontrollin e krizave.

Video-monitorimi dhe rregjistrimi elektroencefalografik tepër i gjatë dhe intensiv kanë treguar se nëse tregohemi të kujdesshëm në zgjedhjen e barit dhe përcaktimin e sasisë së duhur mund të rrisim në mënyrë të ndjeshme kontrollin e krizave tek të sëmurit, kriza të cilat më parë mund të kenë qënë të patrajtueshme me medikamente antikonvulsivë të zakonshëm.

Page 8: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

8 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

VAKSINA

ANTI-

TUBERKULARE

(BCG)

Zeqiraj DUKAGJIN

UMP. Mjekësi e Përgjithshme

aksina BCG është vaksinë bakteriale e dobësuar e vetmja e këti lloj që përdoret në

Kosovë. Vaksina njihet si BCG në bazë të asaj që përmban dhe atyre që e kanë

zbuluar: B-Bacillus, C-

Calmette, G-Guerin, e

cila parandalon apo

dhe lunfton

Tuberkulozin.

V

KUR DHE KUSH DUHET TE VAKSINOHET:

Kryesisht aplikohet tek fëmijët gjegjësisht foshnjet e në

ditën e 3-7 të lindjes jo më gjatë se 1 vit. Vaksina mund të

aplikohet edhe në rast të indikacionit pra kur një rast nuk

mund të trajtohet me terapi, apo kur rrezikohet që të

përhapet dhe tek të tjerët. Grupe të tjera që duhet të

vaksinohen janë punëtoret shëndetësor dhe ata të cilët

punojnë në laboratoret përgjegjëse. Te ne në Kosovë

vaksinimi zakonisht bëhet në një dozë. Rivaksinimi duhet

bërë në moshën 7 vjecare, rivaksinimi i dytë në moshën 13

vjecare, në raste të veqanta dhe në moshën 19 vjecare.

Page 9: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

9 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

RREZIQET E BCG-ës

Mund të shkaktoj alergji lokale në vendin e

aplikimit, pra efektet e saj anësore janë:

Nyje limfatike të fryera.

Skuqje në vendin e injektimit.

Ethe.

Dhimbje gjat urinimit.

Dhimbje abdominale, vjellje.

Efekti më i rëndë anësor është vdekja

apo sëmundje serioze.

KUNDËRINDIKACIONET

Ata të cilët nuk guxojnë të marrin

këtë vaksinë janë:

Përsonat me imunitet të

dobësuar.

Përsonat me HIV-AIDS.

Ata të cilët kanë

transplantuar organe.

Shtatzënat.

Page 10: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

10 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

LLOJET

E

GLAUKOMËS

Hatixhe KASHARI

UMT. Mjekësi e Përgjithshme

laukoma është një sëmundje që dëmton nervin optik dhe përkeqësohet me kohën. Shpesh është e lidhur me tesionin e lartë intraoKular. Studimet kanë treguar se mund të ketë predispozita për të qenë e trashëgueshme dhe fshaqet

vonë në moshë. Tensioni i lartë intraokular dëmton nervin optik që trasmeton imazhet në tru. Nëse ndikimi i tensionit të lartë të syrit mbi nervin optik vazhdon për një kohë të gjatë glaukoma shkakton humbje të pakrikthyeshme të shikimit. Nëse lihet pa trajtuar,

kjo gjë do të ndodh Brenda pak vitesh.

LLOJET E GLAUKOMËS.

Dy llojet apo tippet kryesore të glaukomës janë

glaukoma primare ose kronike me kënd të hapur(POAG) dhe glaukoma akute me kënd të mbyllur.

(1) Glaukoma primare me kënd të hapur. Kjo lloj glaukome gradualisht redukton fushën

tuaj të të parit duke filluar nga periferia pa manifestuar simptoma të tjera. Nëse tensioni i syrit mbetet i lartë dëmtimi që vjen si pasojë e

POAG rritet deri sa shfaqet një gjendje që quhet tuneli i të parit dmth sheh vetëm çfarë ndodhet drejt për ballë.

G

Page 11: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

11 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

(2) Glaukoma me kënd të mbyllur. Simptomat shfaqen menjëherë si dhimbja e

syrit, e kokës, pupila të dilatuara, humbje shikimi, skuqje e syve, të përzjera dhe të

vjella.

Këto simptoma mund të zgjasin për pak

orë pastaj zhduken dhe rifshaqen sërish në një raund të dytë.

(3) Glaukoma me tension normal syri. Është një lloj i glaukomës me kënd

të hapur e cila çon në humbje të fushave të të parit nga dëmtimi i nervit optik. Tensioni i syrit ruan vlerat

normale. Dhimbja është e rrallë dhe simptomat shfaqen vonë kur sëmundja ka progresuar. Shkaku është i panjohur

por besohet se lidhet me një mosfurnizim të mirë me gjak të nervit optik.

(4) Glaukoma pigmentare. Kjo

formë e rrallë e glaukomës shkaktohet nga bllokimi i këndit të drenazhit nga pigmenti i irisit. Reagimi inflamator i

këndit dëmton sistemin e drenimit. Vështirë të vihen re simptomat herët,

ndoshta pak dhembje dhe mjegullim i

shikimit pas ndonjë eforti fizik.

(5) Glaukoma sekondare. Një

dëmtim apo lëndim i syrit si psh një infeksion i syrit, inflamacion, tumor ose

zmadhim i lenteve nga katarakti mund të çojnë në shfaqjen e asaj që quhet glaukomë sekondare.

(6) Glaukoma kongenitale ose e lindur. Është formë e trashëgueshme e

glaukomës, shfaqet që në lindje dhe rreth 80% e rasteve diagnostikohen që

para moshës nën 1 vjeç. Këta fëmijë kanë lindur me një defect në sistemin e drenazhit ose me kënde të ngushtë.

Nëse shihni një sy të zmadhuar me njolla të zbardhura ose si të mjegulluar ju lutem konsultoni me mjkekun

specialist! Kjo formë e glaukomës ndodh më tepër tek meshkujt se sa tek femrat.

Page 12: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

12 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

GLAUKOMA

VRASJA E HESHTUR

E SHIKIMIT

Htixhe KASHARI

UMT. Mjekësi e Përgjithshme

laukoma është një term që i referohet një grupi të çrregullimeve okulare me etiologji multifaktoriale, por që lidhen gjithmonë me hipertensionin intraokular shoqëruar me neuropati të nervit optik. Termi hypertension okular përdoret për individët që vazhdimisht kanë një presion intraokular të rritur (IOP) të pa

shoqëruar me dëmtim të nervit optik. Ndërkohë termat glaukomë me tension normal ose të ulet përdoren për ata individë të cilët kanë dëmtim të nervit optik (pra edhe dobësim/humbje shikimi), por që tensinin e syrit e kanë normal ose relativisht të ulët.

Dëmtimi i nervit ndodh si pasojë e humbjes së qelizave ganglionare të retinës. Të gjitha format apo tipet e shfaqjes së glaukomës konsiderohen si një

formë neuropatie e nervit optik.

Një glaukomë e patrajtuar çon në dëmtime të

parikthyeshme të nervit optic dhe humbje të fushave të shikimit deri në verbim. Glaukoma ndahet në dy tipe kryesore: me ‘kënd’ të mbyllur

dhe të hapur (open/closed angle).

Kënd

G

Një presion

intraokular mbi 21mmHg

konsiderohet faktor risku për

shfaqje të glaukomës në një

kohë të dytë. Megjithatë ka

individë që jetojnë për vite me

radhë me hypertension okular

dhe nuk zhvillojnë kurrë

glaukomë sikurse ka raste ku

glaukoma shfaqet në terrenin

e një tensioni normal të syrit

ose relativisht tëulët.

Page 13: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

13 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Këndi i në këtë rast i referohet hapësirës midis irisit dhe kornesë, përmes së cilës

lëngu kalon për në kanalin trabekular. Glaukoma me kënd të mbyllur mund të shfaqet papritur, me dhimbje dhe

humbja e shikimit progreson shpejt. Ajo me kënd të hapur zhvillohet më gradualisht dhe i prekuri mund të mos e

vë re sëmundjen pa arritur një stad të avancuar.

Kur sinusi venoz i sklerës është i dëmtuar lëngu qelqor i syrit (aqueous

humor) nuk reabsorbohet siç duhet kështu që shtohet sasia e lëngut gjë që rrit presionin brenda syrit. Ky

hipertension do ushtrojë trysni Brenda syrit mbi murin e brendshëm të tij duke shtypur shtresat indore strukturale të

syrit. Lëngu ushtron presion mbi trupin virtios i cili shtyp retinën mbi shtresën koroide dhe kjo e fundit shtyp enët e

gjakut që furnizojnë retinën duke ulur furnizimin me gjak që sjell vdekjen e qelizave. Me reduktimin e furnizimit me

gjak qelizat retinal vdesin dhe nervi optik atrofizohet.

Glaukoma ndryshe është quajtur dhe ‘hajduti i padukshëm/i heshtur i shikimit’

për shkak se humbja e shikimit ndodh gradualisht për një kohë të gjatë dhe simptomat shfaqen kur sëmundja

tashmë ka avancuar mjaft. Humbja e shikimit është e parikthyeshme kështu që trajtimi që bëhet pas zbulimit të

patologjisë synon thjesht parandalimin e

dëmtimeve të mëtejshme. Në mbarë botën glaukoma është shkaku i dytë i

verbërisë pas kataraktit.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT

Glaukoma me ‘kënd’ të hapur pa dhimbje, humbje graduale e shikimit,

ndryshime të nervit optik (që vihen re në një ekzaminim të fundusit).

Glaukoma me ‘kënd’ të mbyllur: dhimbje syri e papritur, të parit e hijeve të

errëta rreth burimeve të dritës, sytë e skuqur, hypertension okular më i lartë se 30mmHg , të përziera dhe të vjella,

rënie e menjëhershme e shikimit, bebe e syrit gjithmonë gjysmë e dilatuar. (ndonjëherë bebja e syrit merr edhe

formë ovale).

Rasti i dytë përbën emergjencë

mjekësore dhe ka të bëjë sigurisht me njëbllokim akut të drenazhit të lëngut intraokular.

ETIOLOGJIA DHE FAKTORËT E RISKUT

Si faktor risku kryesor konsiderohet hipertensioni okular, megjithëse jo gjithmonë glaucoma shfaqet në kushtet

e një tensioni të lartë të syrit.

Është parë që kafeina rrit presionin

intraokular tek të prekurit nga glaukoma, kurse tek sytë e

shëndetshëm nuk ka asnjë ndikim.

Page 14: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

14 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Ka dhe faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë glaukomë, e quajtur

glaukomë sekondare meqënëse nuk origjinojnë nga problemet e vetë syrit. Këtu përmendim përdorimin e zgjatur të

steroideve, gjendjet të cilat ulin perfuzionin me gjak të syrit si psh. Retinopatia diabetike e avancuar dhe

glaukoma neovaskulare, traumat e syrit, uveitis. Shkaqe të tjera të glaukomës

përfshijnë dëmtimet me lëndë kimike, infeksionet e rënda të syrit, gjendje inflamatore të syve, dhe rrallë në rastet

e kirugjive të syve për një diagnozë tjetër. Zakonisht i prek të dy sytë njëlloj ose në shkallë të ndryshme.

DIAGNOZA DHE EGZAMINIMET

1.Tonometri: mat presionin e brendshëm të syrit.

2.Oftalmoskopia: bebja e syrit dilatohet perms medikamenteve me pika

në sy sa të jetë e mundur dhe shihet nervi optik (forma-ngjyra).

3.Perimetri: testi i fushave të të parit.

4.Gonioskopia: matja e këndit të syrit, aty ku irisi takon kornenë. 5.Pakimetri: mat trashësinë e kornesë.

TRAJTIMI Kirurgjia është trajtimi primar që u bëhet atyre me glaukomë të lindur. Kanaloplastia. Është një procedurë jo-

invazive që përdor një mikrokateter.

Bëhet një incision i vogël për të arritur

kanalin e Schlemm, futet mikrokateteri i

cili përms injektimit të lëndës visko-

elastike do të rrisë drenazhin e këtij

kanali. Duke hapur kanalin presioni

brenda syrit bie.

Kirurgjia me lazer. Trabekuloplastia

me lazer me argon mund të përdoret në

trajtimin e glaukomës me kënd të hapur

por është një zgjidhje e përkohshme

sepse nuk e ndreq problemin.

Page 15: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

15 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

PËRDORIMI I

PIKAVE NË SY

Edita BILALI

UMT. Master Shkencash

Farmaci.

1-Lajini mirë duart me ujë të

rrjedhshëm e sapun.

2-Mos prekni gjë tjetër me majën e

pikatores.

3-Shikoni lart.

4- Tërhiqeni poshtë kapakun e

poshtëm të syrit në mënyrë që të

formohet një e thelluar si “xhep”.

5-Afrojeni pikatoren sa më afër syrit,

por pa e prekur këtë të fundit.

Page 16: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

16 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

6-Pikoni solucionin në brendi të “xhepit”

të krijuar më parë, ndërkohë që shikoni

lart.

7-Mbajini sytë të mbyllur për afro 2

minuta. Mos i shtrëngoni shumë sytë.

Provoni të mbani kokën poshtë sikur të

ishit duke parë dyshemenë. Përpiquni të

mos i pulitni apo fërkoni sytë ndërkohë.

8-Sasia e tepërt e lëngut mund të

fshihet me pambuk ose shami të pastër.

9-Nëse në atë sy duhet të hedhim edhe

pika të tjera të një bari tjetër atëherë

duhet të presim së paku 5 minuta dhe

pastaj të veprojmë për hedhjen e pikave

të tjera.

10-Hedhja e pikave në sy mund të

shkaktojë një djegie të lehtë që zgjat

vetëm pak minuta por nëse djegia zgjat

më tepër, konsultohu me mjekun ose

farmacistin.

Page 17: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

17 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

PËRDORIMI I

PIKAVE NË HUNDË

Edita BILALI

UMT. Master Shkencash.

Farmaci.

1-Shfryjini hundët lehtësisht.

2-Lajini duart me ujë të rrjedhshëm dhe

sapun.

3-Qëndroni ulur me kokën e përkulur sa

më shumë prapa ose shtrihuni duke e

patur kokën drejt dhe jastëkun ndër

shpatulla.

Page 18: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

18 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

4-Futeni pikatoren 1 cm në vrimën e

hundës.

5-Hidhni numrin e duhur të pikave në

hundën tuaj.

6-Menjëherë ngrihuni në pozicionin

ndenjur dhe përkuleni kokën përpara

duke e ulur deri në nivelin midis

gjunjëve. Lehtësisht lëvizeni kokën

majtas-djathtas.

7-Pas pak sekondash drejtoni trupin.

Pikat do të rrjedhin në drejtim të

faringut.

8-Kur është e nevojshme, procedura e

mësipërme përsëritet edhe për anën

tjetër.

9-Pastroni pikatoren me ujë të zier.

10-Lajini sërish duart për të evituar

kështu medikamentin që mund t’ju ketë

përshkuar gishtërinjtë.

Page 19: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

19 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

DISA RREGULLA TË

ARTA PËR RUAJTJEN

FUNKSIONALE TË

VESHKAVE TUAJA

Ylber KALLJA

UMT. Fakulteti Shkencave

Mjekësore Teknike, “Master

Shkencash.

ëmundjet e veshkave janë njëkohësisht, të dëmshme dhe të shërueshme.

Prevalenca e sëmundjeve të veshkave është në rritje në mënyrë

dramatike dhe kostoja e trajtimit të kësaj epidemie në rritje paraqet një

barrë të madhe mbi sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën .

GRUPET E RISKUARA

Mosha mbi 60 vjeç ose më

të vjetër.

Prania e diabetit.

Prania e tensionit të lartë

të gjakut.( infarkt në zemër apo

sulm në zemër e kaluara ) dhe /

ose keni patur një goditje.

Kani një histori familjare

të sëmundjes së veshkave

Jeni mbi peshë ( Body

Mass Index BMI - mbi30. ). Jeni

duahan pires.

S A E DINI SE

Një Në 5 persona të moshës

65 ose më të vjetër kanë

sëmundje kronike të

veshkave .

Më pak se 10 % e njerëzve

me sëmundje kronike të

veshkave në të vërtetë janë

të vetëdijshëm për këtë !

Page 20: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

20 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

SI TI MBANI VESHKAT TUAJA TË

SHËNDETSHME?

Jini të aftë dhe active.

Rritja e veprimtarisë së përditshme

fizike, ndihmon në zvogëlimin e tensionit

të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e

semundjeve kronike të veshkave.

Kontrolloni lëngjet në organizmin tuaj.

Lëngjet rregullojnë temperaturën e

trupit tuaj me anë të djersës, veshkat

largojnë mbeturinat përmes urinës.

Furnizimet e freskëta me lëngje janë të

nevojshme çdo ditë , megjithatë , nuk

ka sasi të vendosur për të pirë çdo ditë

për të shmangur dehidratimin .

Uji është lëngu që rekomandohet për

etjen dhe është zgjedhje e natyrës , pasi

nuk ka kalori, është i gatshëm dhe

gjithashtu mund të përmbajnë fluor që

është i mirë për dhëmbët .

Mbani nën kontroll të rregullt niveli e

sheqerit në gjak , lipideve dhe

parandaloni aneminë.

Rreth gjysma e njerëzve që kanë diabet

zhvillojnë dëmtime në veshka , kështu

që është e rëndësishme për njerëzit me

diabet të ketë analiza të rregullta për të

kontrolluar funksionin e tyre të

veshkave. Dëme të veshkave nga

diabeti mund të reduktohet ose të

parandalohet nëse zbulohet herët .

Monitoroni presionin e gjakut

,reduktojeni atë.

Kur ulet presioni i gjakut, ngadalsohet

funksioni renal. Edhe pse shumë njerëz

SIMPTOMAT E FUNKSIONIT TË

REDUKTUAR TË VESHKAVE

1. Presioni i lartë i gjakut.

2. Ndryshimet në sasinë e urinës dhe

numrin e herëve të urinimit.

3. Ndryshime në pamjen e urines.

4. Dhimbje në zonën e veshkave.

5. Erë e keqe dhe me shije metalike në

gojë.

Page 21: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

21 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

janë të vetëdijshëm për presionin e lartë

të gjakut që mund të çojë në një goditje

apo sulm në zemër , pak e dinë se ajo

është edhe shkaku më i zakonshëm i

dëmtimit të veshkave. Presion i lartë i

gjakut veçanërisht mund të shkaktojë

dëmtime në veshka , kur ai është i

lidhur me faktorë të tjerë , si diabeti ,

kolesteroli i lartë dhe sëmundje

kardiovaskulare .

Hani shëndetshëm dhe kontrolloni

peshën tuaj.

Kjo mund të ndihmojë në parandalimin

e diabetit , sëmundje të zemrës dhe

kushteve të tjera që lidhen me

sëmundjet kronike të veshkave (CKD) .

Kufizoni sasinë e ushqimit të përpunuar

dhe reduktoni përdorimin

e kripës në ushqim.

Mos pini duhan.

Pirja e duhanit

ngadalëson rrjedhën e

gjakut në veshka.

Duhanit kufizon aftësinë

e veshkave për të

funksionuar si duhet .

Pirja e duhanit gjithashtu

rrit rrezikun e kancerit të

veshkave me rreth 50% !

Nëse pini duhan - gjëja

më e mirë për të bërë

për shëndetin tuaj ,

është që të lini atë !

Eleminoni përdorimin rregullt të

drogave.

Droga të zakonshme droga të tilla si jo –

steroidët, anti - inflamator si ibuprofen

janë të njohur për të shkaktuar dëmtime

në veshka dhe sëmundje nëse ato

merren rregullisht . Medikamente të tilla

ndoshta nuk përbëjnë rrezik të

ndjeshëm në qoftë se veshkat tuaja janë

relativisht të shëndetshme dhe kur ato

përdoren rrallë. Nëse keni të bëni me

dhimbje kronike të tilla si artrit ose

dhimbje prapa ,këshillohuni me mjekun

tuaj për të gjetur një mënyrë për të

kontrolluar dhimbjen, pa vënë veshkat

tuaja-në-rrezik.

Page 22: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

22 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

TRURI I

NJERIUT

Ela ZHABJAKU

UMT. Farmaci.

ruri është organi më kompleks në trupin e njeriut. Prej tij merr origjinën çdo

mendim, veprim, kujtim, ndjesi apo eksperiencë në jetën tonë. Kjo masë indi, në

dukje xhelatinoze, peshon rreth 1,4 kg, duke përbërë rreth 2% të peshës trupore

dhe përmban një qind bilion qeliza nervore, të quajtura neurone. Kompleksiteti i

ndërlidhjes mes qelizave nervore është i

paperceptueshëm. Secili neuron mund të krijojë

kontakte me mijëra qeliza të tjera, përmes

strukturave të quajtura sinapse. Truri ynë

formon një milion lidhje të reja në çdo sekond të

jetës sonë. Modeli dhe fortësia e lidhjeve

ndryshon në mënyrë të vazhdueshme.

ANATOMIA

Pjesën më të madhe të trurit e përbën

Cerebrumi (truri i madh). Poshtë tij shtrihet

Trunku Cerebral (trunku i trurit) dhe në pjesen e

pasme pozicionohet Cerebelumi (truri i vogël).

Shtresa më e jashtme e trurit quhet korja e

trurit (cortex cerebri).

Korja e trurit, që mbështjell në siperfaqe të gjithë trurin, konsiderohet “vendi’ i

mendimit kompleks.

Cerebrumi konsiderohet si struktura më

e evoluar, që merret me aktivitetet

konjitive(njohëse) më komplekse. Ai

ndahet në dy hemisfera, hemisfera e

T

Page 23: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

23 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

djathtë dhe hemisfera e majtë, të cilat

lidhen mga një strukturë e quajtur trupi

kalloz (corpus callosum). Më tej

hemisferat ndahen në lobe:

lobi oksipital, në pjesën e pasme

të trurit -- ushtron kontroll mbi

shikimin

lobi parietal, mbi atë pksipital --

kontrollon lëvizjet, pozicionimin,

orietimin hapësinor dhe

përllogaritjet.

lobet temporale, shtrihen pas

veshëve e tëmthave -- kanë të

bëjnë më të dëgjuarit, të folurit,

të kuptuarit e disa aspekte të

kujtesës.

Lobi frontal, i pozicionuar përpara

-- konsiderohet më i zhvilluari;

përgjigjet për mendimet më

komplekse, marrjen e vendimeve,

planifikimin, konceptimin,

vetëkontrolli, mendimin llogjik e

abstrakt. Gjithashtu kontrollon

emocione komplekse si

keqardhja, morali e ndjeshmëria.

Trunku i trurit përbëhet nga :

Medula oblongata.

Pons varoli.

Mezencefaloni.

Trunku i trurit kontrollon ato funksione

të organizmit të cilat ne i realizojmë në

mënyrë të pavullnetshme si,

frymëmarrja, rrahjet e zemrës, presioni i

gjakut, gjumi e vetëdija. Ndër

funksionet kryesore të trunkut të trurit

është edhe transmetimi i informacionit

ndërmjet trurit e trupit dhe stimulimi i

disa nga nervat e kokës e të fytyrës.

Ndërmjet cerebrumit e trunkut të trurit

shtrihet sistemi limbik, i cili është

përgjegjës për emocionet e dëshirat.

Emocionet janë të lidhura me struktura

të quajtura Amygdala, Nukleus Kaudat

dhe Nukleus Lentiformis. Kjo e fundit

përbëhet nga Putameni e Globus

Palidus. Struktura të tjera të

rëndesishme të sistemit limbik janë

edhe:

Hypokampusi – i cili është

esencial për kujtesën.

Talamusi – një stacion i

transmetimit të ndjeshmërisë;

transmeton sinjalet ndijore e

motore tek korja e trurit dhe

përfshihet në rregullimin e

vetëdijes, të gjumit e të

vigjilencës.

Hipotalamusi i cili lidh sistemin nervor

qendror me sistemin endokrin (aty ku

prodhohen hormonet); rregullon

funksionet e organizmit nepërmjet

hormoneve të çliruara nga gjëndra e

hipofizës; luan roj në metabolizëm e në

ruajtjen e homeostazës në organizëm.

Cerebelumi shtrihet nën cerebrum dhe

ka rëndësi në kontrollin motor. Ai luan

rol në koordinimin e balancimin e

funksioneve të organizmit. Madje mund

të ketë edhe disa funksione konjitive

(njohëse).

Page 24: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

24 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Të gjitha strukturat e trurit përbëhen

nga substanca e bardhë dhe substanca

gri. Substanca e bardhë përmban

aksonet e dentrite (zgjatime që dalin

nga trupi i qelizave nervore për tu lidhur

me neuronet e tjera), kurse substanca

gri përbëhet nga trupat e neuroneve.

Truri ka në ndërtimin e tij edhe qeliza të

tjera si qelizat gliale, të cilat njihen për

rolin e tyre në amplifikimin e sinjalive

nervore dhe në llogaritjet mendore.

FUNKSIONIMI

Struktura e trurit merr formë pjesërisht

prej gjeneve, por kryesisht nga përvojat

jetësore. Truri ka një fluks të zhvillimit

në vitet e para të jetës, gjatë pubertetit

dhe në periudhën e pjekurisë. Këto

flukse zhvillimi ndërthuren me periudhat

e konsolidimit, kur shkurtohen lidhjet e

tepërta.

Plakja e trurit ndikohet nga gjenet por

edhe nga stili i jetesës. Ushtrimi i trurit

dhe dieta e shëndetshme janë të

rëndësishme si për trurin edhe për

pjesën tjetër të trupit.

Neuronet komunikojnë ndërmjet tyre

përmes lëshimit e kapjes së

neurotransmetueseve kimikë si:

Glutamati, Dopamina, Acetilkolina,

Adrenalina, Noradrenalina, Serotonina e

Endorfinat. Disa neurotransmetues

veprojnë në sinapse, duke transmetuar

mesazhe specifike nga zonat e lëshimit

tek vendet e kapjes së sinjaleve, të

quajtur receptorë. Të tjerë shpërndajnë

ndikimin e tyre më gjerë, si valë radioje,

duke i bërë zonat e trurit më shumë apo

më pak të ndjeshme.

Neurotransmetuesit janë aq të

rëndësishëm, sa që mungesa e tyre

predispozo për sëmundje të caktuara.

Defiçiti i dopaminës në ganglionet

bazale, që kontrollojnë lëvizjet, çon në

shfaqjen e sëmundjes së Parkinsonit.

Mungesa e serotoninës, e

rëndësishme në rajonet që kontrollojnë

emocionet, lidhet ndjeshëm me

depresionin dhe çrregullimet e humorit.

Pakësimi i acetilkolinës në koren

e trurit bëhet shkak për sëmundjen

Alzheimer.

ORGANIZIMI

Truri është i ndarë në dy hemisfera, të

cilat janë shumë të ngjashme, por jo

identike. Thuhet shpesh që gjysma e

djathtë është më krijuese, ndërsa e

majta përgjigjet për llogjikën e veprimet

aritmike. Megjithëse realiteti është i

ndërlikuar dhe nuk bëhet fjalë për një

ndarjë preçize, hemisferat kanë

specializimet e veta në funksionet që

kontrollojnë. Hemisfera e majtë ushtron

kontroll mbi muskujt e anës së djathtë

të trupit, ndërsa hemisfera e djathtë

kontrollon anën e majtë të trupit. Njëra

hemisferë mund të jetë lehtësisht

dominuese mbi tjetrën, siç ndodh në

rastin e dorë-djathtëve apo

mëndjerashëve (dorë-majtëve).

Page 25: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

25 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Disa diferenca të rëndësishme midis dy

hemisferave:

Pjesa e majtë e trurit ka zona

përgjegjëse për të folurin (zona Broka e

zona Vernika).

Gjysma e majtë përgjigjet për

veprimet matematikore dhe

argumentimin e fakteve.

Pjesa e djathtë e trurit luan rol në

funksionin e të shikuarit dhe të

dëgjuarit.

Gjysma e djathtë ushtron kontroll

mbi orientimin hapësinor, aftësitë

artistike, edhe pse në këto funksione

mund të përfshihen shpesh të dyja

hemisferat.

Page 26: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

26 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

SËMUNDJET E

TRURIT

Ela ZHABJAKU

UMT. Farmaci.

ëmundjet e trurit i përkasin kategorive të ndryshme: infeksione, trauma, goditje, tumore, kriza etj. Shkaqet për to janë të ndryshme si:

Stresi oksidativ, Inflamacioni i trurit, Mosha e avancuar,

Ndotja/ faktorët mjedisorë, Gjenetika, Dieta ushqimore e varfër,

Traumat e kokës.

Më poshtë paraqiten të listuara kategoritë më

të mëdha dhe sëmundjet përfaqësuese më të zakonshme.

INFEKSIONE

Meningiti inflamacion i cipave mbështjellëse të

trurit e të palcës kurrizore, që lidhet zakonisht

me një infeksion.

Encefaliti--inflamacion-,i,-indit,-të-,trurit

zakonisht falë një infeksioni. Meningiti

dhe encefaliti shpesh shfaqen

njekohësish, nën termin meningo-

encefalit.

S

Page 27: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

27 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Abscesi në tru (qelbëzimi) –

karakterizohet nga një vatër infeksioni,

zakonisht e shkaktuar nga bakteriet.

Nevojiten antibiotikë dhe drenazhimi

kirurgjikal për kullimin e abscesit

(qelbit).

KRIZA

Epilepsia – çrregullim i sistemit përçues

të impulseve në tru. Lindja e impulseve

jonormale shoqërohet me ndryshime në

lëvizje, sjellje, ndjesi e vetëdije.

TRAUMA

Tronditja – dëmtim i trurit, që shkakton

një çrregullim të përkohshëm në

funksionimin e tij. Nganjëherë

shoqërohet me humbje ndjenjash e

konfuzion.

Dëmtimi traumatik i trurit -- dëmtim i

përhershëm, pasojë e një lëndimi serioz

në kokë, që mund të shoqërohet me

probleme mendore, çrregullime të

personalitetit dhe ndryshime të humorit.

Hemorragjia cerebrale -- gjakrrjedhje

në brendësi të trurit, që mund të

ndodhë pas një dëmtimi traumatik ose

nga presioni shumë i lartë i gjakut.

TUMOR, MASA, PRESION I RRITUR

Tumori i trurit -- një masë indore

jonormale që rritet brenda në tru.

Pavarësisht nëse është malinje

(kanceroze) apo beninje (jokanceroze),

tumori në tru shoqërohet me shumë

probleme për shkak të presionit që

ushtron ndaj trurit normal.

Glioblastoma -- një tumor kanceroz,

agresiv i trurit. Përparon shpejt dhe

paraqitet i vështirë për kurim.

Hydrocefalusi -- një rritje jonormale e

lëngut cerebrospinal brenda hapësirës

së kafkës. Zakonisht ndodh kur lëngu

cerebrospinal nuk ka mundësi të

qarkullojë normalisht.

Hydrocefalusi në presion normal -- një

formë e hydrocefalusit , e cila

karakterizohet nga persioni normal,

pavarësisht sasisë së shtuar të lëngut

cerebrospinal. Kjo formë shoqërohet me

probleme në ecje, demencë dhe

mosmbajtje të urinës.

Pseudotumori i trurit -- rritje e presionit

brenda kafkës pa një arsye të dukshme.

GJENDJE VASKULARE

Goditja cerebrale -- ndërprerje e

papritur e fluksit të gjakut dhe të

oksigjenit në një zonë të trurit, e cila

pastaj vdes. Pjesa e trupit e kontrolluar

nga zona e dëmtuar e trurit shpejt fillon

të mos funksionojë si duhet.

Goditja iskemike -- në një arterie të

zonës së trurit ndodh papritmas mpiksja

e gjakut, duke bllokuar rrjedhjen e tij

dhe furnizimin e trurit.

Page 28: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

28 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Goditja hemorragjike -- gjakrrjedhje në

tru, që ushtron presion mbi indin normal

të trurit, duke dëmtuar rrjedhjen

normale të gjakut, çka sjell goditjen.

Aksidentet cerebro-vaskulare -- një

tjetër emërtim për goditjet

Ataku iskemik i përkohshëm -- një

ndërprerje e përkohshme e furnizimit

me gjak të një zone të trurit. Simptomat

janë të ngjashme me goditjen, por

rekuperimi është i plotë, pa e dëmtuar

në mënyrë përfundimtare indin.

Aneurisma e trurit -- në një arterie të

trurit zhvillohet një zonë e dobët që

fryhet (zmadhohet) si tullumbace.

Ruptura (çarja) e aneurismës shkakton

goditje, falë gjakrrjedhjes.

Hematoma subdurale -- gjakrrjedhje në

sipërfaqe të trurit. Një hematomë

subdurale mund të ushtrojë presion mbi

trurin, duke shkaktuar probleme

neurologjike.

Hematoma epidurale -- gjakrrjedhje

midis kafkës dhe cipës së jashtme, të

ashpër të trurit. Gjakrrjedhja lind nga

çarja e një arterie, zakonisht pas një

dëmtimi të kokës. Simptomat e lehta

fillestare progresojnë shpejt drejt

humbjes së vetëdijes e vdekjes.

Hemorragjia intracerebrale --

gjakrrjedhje në brendesi të trurit.

Edema cerebrale -- enjtje, zmadhim,

fryerje e indit të trurit, që mund të vijë

për shkaqe të ndryshme, përfshirë

dëmtimin e kokës apo disbalancën

elektrolitike.

GJENDJE AUTOIMUNE

Vaskuliti -- inflamacion i vazave të

gjakut në tru që shoqërohet me

konfuzion, kriza, dhimbje koke e humbje

të vetëdijes.

Skleroza multiple -- është një rast në të

cilin vetë sistemi imun i organizmit

atakon dhe dëmton nervat e trupit. Si

smptoma më tipike përmendim spazmat

muskulare, lodhjenn e dobësinë e

përgjithshme.

GJENDJE NEURODEGJENERATIVE

Sëmundja Parkinson -- karakterizohet

nga degjenerimi i ngadaltë i nervave në

një zonë qendrore të trurit, çka sjellë

probleme me lëvizjen dhe koordinimin e

veprimeve. Shenja më dalluese është

dridhja e duarve.

Sëmundja Huntingon -- çrregullim

nervor i trashëguar, që prek trurin.

Demencia dhe vështirësitë në kontrollin

e lëvizjeve janë simptomat kryesore.

Sëmundja Pick (Demencia fronto-

temporale) -- shkatërrim, ndër vite, i

zonave të gjera nervore në pjesën

ballore dhe anësore të trurit, falë

grumbullimit të një proteine jonormale.

Ndër simptoma përmendim çrregullimet

e personalitetit, sjelljet e

Page 29: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

29 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

papërshtatshme, humbjen e kujtesës

dhe e aftësisë intelektuale.

Skleroza amiotrofike laterale -- ka të

bëjë me shkatërrimin e qëndrueshëm, të

përhershëm, të nervave që kontrollojnë

muskujt. Sëmundja përparon shpejt

drejt paralizës e pamundësisë së

frymëmarrjes pa asistencë mekanike.

Funksionet konjitive nuk preken.

Demencia -- gjendje në të cilën qelizat

nervore degradojnë (degjenerojnë);

karakterizohet me rënie (dobësim,

përkeqësim) të funksioneve konjitive

(njohëse), që lidhet me vdekjen apo

keqfunksionimin e neuroneve.

Sëmundja Alzheimer -- degjenerim, për

arsye të paqarta, i neuroneve në zona të

caktuara të trurit, duke shkaktuar

humbje progresive të memories dhe të

funksioneve mendore. Grumbullimi i

masave jonormale në zonat e trurit, të

quajtura lëmsha e pllaka, mendohet të

kontribuojë për këtë sëmundje. Kjo

sëmundje është forma më e zakonshme

e,demencës.

Page 30: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

30 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

SI U VENDOS

DITA BOTËRORE

E UJIT

Luida GJINAJ

UMT. Fakulteti Shkencave

Mjekësore Teknike, “Master

Shkencas.

ë 22 dhjetor 1992, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi

që 22 marsin e çdo viti ta deklarojë si Ditën Botërore të Ujit, konform Axhendës

21 të konferëncës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin. Në

këtë ditë ftohen shtete të ndryshme për të kontribuar në nivel lokal (kombëtar) me

qëllim konkretizimin e aktiviteteve në lidhje me informimin publik, inicimin e tryezave të

rrumbullakëta, organizimin e seminareve dhe

ekspozimeve në lidhje me ruajtjen dhe zhvillimin

e burimeve ujore si edhe diskutimin e fazave të

rekomandimeve që shtrohen në Axhendën 21

në nivel lokal. Në mbështetje të kësaj iniciative

u hartua rezoluta e adoptuar nga Asambleja e

Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila

me anë të një vendimi shpalli datën 22 mars

2005 si dita që deklaron dhe fillimin e Dekadës

Ndërkombëtare 2005 – 2015 për veprim, me

temë “Uji për Jetën”. Shqipëria e njeh

deklaratën e Kombeve të Bashkuara, i mbështet

qëllimet e Kombeve të Bashkuara dhe objektivin e tyre të përgjithshëm “Ujë për të

Gjithë”.

N

Page 31: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

31 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Shumë besime fetare në botë e konsiderojnë ujin të shenjtë, të lidhur me rilindjen, pastërtinë dhe kthjellësinë. Dhe me të drejtë. E gjithë jeta siç e dimë bazohet tek uji. Ai

mbulon tre të katërtën e planetit tonë, por nga kjo sasi, vetëm një e katërta e një përqindëshit është pa kripë, dhe e mundur për t’u përdorur në çdo kohë.

UJI DHE ORGANIZMI I NJERIUT.

Sasia e ujit në trupin e njeriut varion nga 55% deri

në 78% ujë në varësi të madhësisë së trupit. Si

rregull pranohet se 2/3 e trupit përbëhet nga uji, i

cili komponenti kryesor i trupit të njeriut. A e dini

se indet dhe organet e tuaja janë bërë kryesisht

nga uji?

Muskuli përbëhet nga 75% ujë;

Truri përbëhet nga 90 % ujë; 2

Kocka përbëhet nga 22 % ujë;

Gjaku përbëhet nga 83% ujë.

FUNKSIONET E UJIT.

Transporton lëndët ushqyese

dhe oksigjenin në qeliza.

Ndihmon në proçesin e

metabolizmit.

Mbron organizimin tonë

jetësor.

Ndihmon organet tona për të

absorbuar ushqyes të mire.

Rregullon temperaturën e

trupit.

Heq helmet.

Mbron dhe lagështon

artikulacionet tona.

EFEKTET ANËSORE DHE SIMPTOMAT E

DEHIDRIMIT

Lodhje;

Migrenë;

Kapsllëk;

Dhimbje të muskujve;

Tension jo të rregullt të

gjakut;

Probleme në veshka;

Tharje të lëkurës;

Në rast se trupi arrin të

dehidratohet në masën 20%,

atëherë mund të ndodhë risku

i vdekjes.

Shumë njerëz e kanë atë me bollëk, por nuk është kështu për miliona të tjerë. 40 përqind e popullatës së botës nuk ka impjante për pastrimin e ujit. Joakim Harlin i Programit të Zhvillimit në Kombet e Bashkuara: "Kriza ka filluar. Sot kemi rreth 2 milion fëmijë çdo

vit që vdesin si pasojë e krizës së ujit. Ky është një numër i

madh që do të thotë rreth 5 mijë vdekje në ditë".

Page 32: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

32 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10

Sa ujë duhet të pijmë në

ditë për të shmangur

dehidratimin?

Rekomandohet që gratë

mesatarisht duhet të konsumojnë

2.2 litra ujë në ditë,

ndërsa meshkujt 3 litra ujë në

ditë.

Gratë shtatzëna duhet të

konsumojnë 2.5 litra ujë në ditë

dhe ato që kanë fëmijë

në gji: 2.5 – 3 litra ujë.

Gjithsesi sasia ditore e konsumit të ujit

ndryshon në varësi të disa faktorëve që

janë: aktiviteti fizik, kushtet shëndetësore,

temperature e mjedisit, mosha etj.

Page 33: Revista Keshilla Mjekesore Nr 10

www.keshillamjekesore.info

33 REVISTA “KESHILLA MJEKESORE” 10