Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

27

description

Pergaditi: www.keshillamjekesore.info

Transcript of Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

Page 1: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

1

Page 2: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

2

Përmbajtja Nr fq

Editoriali 3

Muaji Shkurt, muaji i Dashurisë 4

I. Çfarë është kanceri? Përhapja e kancerit tek meshkujt dhe femrat 5

II. Kanceri i kockave 8

III. Kanceri i kolonit 10

IV. Zbulohen 6 substanca natyrale të afta për “ të vrarë ” 100 % të qelizave të kancerit 14

V. Ulja apo humbja e dëgjimit! 15

VI. Shpjegime ne lidhje me perdorimin e pikave për vesh 19

VII. Barnat OTC, vetemjekimi, perkujdesjet 10

VIII. Difekti interatrial (DIA) dhe Difekti interventrikular (DIV) 22

IX. Trajtimi i reaksionit anafilaktik 24

X. Aspirina 25

Page 3: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

3

Stafi

Kryeredaktor: Dukagjin Zeqiraj

Redaktore: Kristina Brajniku

Antare e stafit: Edita Bilali

Antar i stafit: Ylber Kallja

Antare e stafit: Hatixhe Kashari.

Antare e stafit: Ela Zhabjaku

Antare e stafit: Ylberzë Osmani

Ditet Ndërkombetare të percaktuar nga OBSH per muajin shkurt:

4 Shkurt: Dita e kancerit.

14 Shkurt: Dita e ndergjegjesimit te anomalive te lindura, defektet kardiake.

28 Shkurt: Dita e semundjeve te rralla.

Page 4: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

4

Muaji Shkurt, muaji i Dashurisë…

Muaji Shkurt, muaji i Dashurisë, urojmë t’iu ketë gjetur të gjithve të dashurar. Të dashurar me jetën, te dashuruar

me familjen tuaj, të dashuruar me profesionin që keni, të dashuruar me punën që bëni, dhe pse jo të dashuruar me

personin e ëndrrave të tua (dashurisë së cilës i kushtohet dhe ky muaj). Thonë dashuria shëron dhe ndryshe nga të gjitha

medikamentet dhe ndërhyrjet mjeksore që për të shëruar kanë nevojë për objektivitet ajo është kaq e mahnitshme dhe kaq efikase saqë shëron duke

qënë vetë subjektive. Shëron nga stresi, shëron nga mos dashuria ndaj jetës, shëron nga humori i keq, shëron nga mendimet pesimiste, shëron nga ndjesia

e të qënit të sëmurë. Dashuria bën mrekullira, të bën të vraposh duke qënë i/e sëmurë, e si mund të themi që nuk shëron atëherë, ajo të bën te harrosh

sëmundjen, të bën të harrosh të keqën. Eshtë një ndjenjë përrallore që jetohet në realitet, është ndjenja më hyjnore, gjëndja më e ëmbël që ekziston. Fluturat në bark, rrahjet e shpeshta të zemrës që nuk kishin shpjegim, netët

pa gjum, pa arsye konkrete, vetëm duke menduar për atë, malli që nuk shpjegohej… edhe kto të shërojnë … Na ngelet vetëm t’iu themi Gëzuar dhe

DASHURONI GJITHMONË, është ndjenja që të shëron nga çdo e keqe e jetës, e nësë nuk të shëron 100%, të jësh i/e sigurtë që për aq sa do jetosh

duke dashurar, do jetosh i/e lumtur! Sa më shumë dashuri në zemrat tuaja dhe në familjet tuaja!

Me shumë dashuri Stafi i Këshilla Mjeksore!

Page 5: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

5

I. Çfarë është kanceri? Përhapja e kancerit tek

meshkujt dhe femrat.

Kanceri është një term i përdorur për

sëmundje në të cilat qelizat anormale ndahen

në mënyrë të pakontrolluar dhe pushtojnë

inde të tjera.Qelizat kancerogjene mund të

përhapen në pjesë të tjera të trupit permes

gjakut dhe sistemit limfatik.

Kanceri nuk është thjesht një sëmundje por

një mori sëmundjesh. Janë më shumë se 100

lloje të kancerit. Shumica e tyre emërtohen

sipas organit apo tipit të qelizës nga e marrin

origjinën, psh: kanceri që e merr origjinën

nga koloni quhet kancer i kolonit, ai që e

merr origjinën nga qelizat e lekurës që

emertohen si melanocite (qe liza që

prodhojnë pigmentin që i jep ngjyrën

lekurës, tipikisht nishaneve) quhet

melanoma.

Tipet e kancerit ne i grupojmë në kapegori

më të përgjithshme ku më kryesorët janë:

Karcinoma – kancer që e merr

origjinën nga lëkura ose në indet që

veshin organet e brendshme,ndryshe

themi se origjinon nga indi

epithelial.Nënlloje apo nëntipe të

karcinomes

janë:adenocarcinoma,carcinoma

bazale,carcinoma skuamoze dhe

carcinoma e epitelit tranzitor.

Sarkoma - kancer që fillon në

kocka,kartilagje,ind

dhjamor,muskuj,enë gjaku,ind

lidhor.

Leukemia - kancer që fillon në indet

“gjak-formuese” si palca e kockave

dhe shkakton krijimin e një numri të

madh qelizash anormale të gjakut.

Limfoma dhe mieloma - kancer i

qelizave të mbrojtjes imunitare.

Kancer i sistemit nervor qëndror -

kancer i indit trunor dhe medules

spinale(palca e shtylles kurrizore)..

Origjina e kancerit.

Të gjitha shfaqjet e kancerit origjinojnë nga

qeliza,njësia bazë e jetës.Për të kuptuar

kancerin duhet së pari të kuptojmë se çfarë

ndodh kur një qelizë normale shndërrohet në

kancerogjene. Trupi i njeriut është i ndërtuar

nga lloje të ndryshme qelizash.Këto qeliza

rriten dhe ndahen/shumohen në mënyrë të

kontrolluar për të ruajtur unitetin dhe

shëndetin.Kur qelizat plaken ose dëmtohen

ato vdesin dhe zëvendësohen nga qeliza të

reja. Por ndonjëherë shumimi i qelizave nuk

ndodh sipas procesit normal dhe kjo për

shkak se materiali gjenetik(ADN) dëmtohet

ose ndryshon duke dhënë mutacione që

prekin rritjen dhe shumimin qelizor.Në këtë

çast qelizat nuk vdesin atëherë kur duhet dhe

qeliza të reja prodhohen pa qenë nevoja dhe

në mënyrë të pakontrolluar.Këto qeliza

Page 6: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

6

shtesë mund të formojnë një masë që quhet

tumor. Jo të gjithë tumoret janë

kancerogjenë; tumoret mund të jenë beninj

ose malinj(kancerozgjen).

Tumoret beninj nuk janë

kancerogjene.Ata hiqen me

kirurgji dhe zakonisht nuk

krijohen më.Këto tumore nuk

përhapen dhe në inde të tjera

përvec organit të prekur.

Tumoret malinje janë

kancerogjene.Qelizat e këtyre

tumoreve janë të afta të pushtojnë

indet dhe organet e tjera të

trupit,ndryshe themi që

metastazojnë.

Disa lloje kanceri nuk shfaqen si masa ose

tumore psh leukemia është një kancer i

palcës së kockave dhe gjakut.

3 llojet kryesore të shfaqjeve të kancerit

(që kanë një incidencë më të lartë në të

sëmurë)

1 Karcinoma

Zënë 90% të shfaqjes së malinjitetit.

2 Sarcoma

Qelizat muskulare dhe të kockave janë më të

prekurat nga kanceri.

3Leukemia dhe limfoma

Kanceret ose tumoret malinje emërtohen

sipas organit që kanë prekur.Format më të

shpeshta janë:

Retinoblastoma – kancer i syve

Osteosarkoma – kancer i kockës

Melanoma – kancer i lekurës-

melanociteve

Kancer i mushkërive

Kancer i kolonit

Kancer i prostatës

Kancer i gjirit

Punoi: H. Kashari

Page 7: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

7

Përhapja e kancerit tek meshkujt dhe femrat.

Punoi: E. Bilali

Page 8: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

8

II. Kanceri i kockave

Kanceri i kockave është një lloj kanceri që

prek si të rriturit dhe femijët,megjithëse tek

fëmijët dhe adoleshentët është më i

zakonshëm. Kanceri i konckës mund të jetë

primar kur origjinon nga vetë kocka ose

sekondar kur është metastazë.Kanceri

sekondar ose që është shpërndarë nga inde të

tjera të prekura në kockë është më i

zakonshëm,ndërkohë që kanceri primar

konsiderohet i rrallë.Më poshtë do

diskutojmë kancerin primar të kockës ose

kancerin e vërtetë të kockës.

Ka disa tipe të kancerit primar të kockës:

osteosarkoma

kondrosarkoma

Eëing's sarkoma

histiocitoma fibroze malinje

fibrosarkoma

kordoma

Osteosarkoma, kondrosarkoma,dhe Eëing's

sarkoma janë më zakonshmit.Në kockë

mund të shfaqen dhe forma të tjera malinje

si limfoma dhe mieloma multiple.Limfoma

është tipike për gjëndrat limfatike,por mund

ta marrë fillesën edhe në kockë.Mieloma

multiple prek qelizat e palcës së kockave

dhe jo vetë qelizat kockore kështu që nuk

konsiderohet si kancer i mirëfilltë i kockës

Shkaqet:

Disa gjendje të trashëgueshme mund ti rrisin

mundesitë për kancer kocke megjithëse

shkaku I vërtetë ende nuk dihet.Në këto

sëmundje të trashëgueshme përmendim:

Exostoses multiple

Sindroma Rothmund-Thomson

Retinoblastoma hereditare

Sindroma Li-Fraumeni

Sëmundja Paget

Terapitë e mëparshme të radiacionit mund të

japing predispozitë për kancer kockash.Kjo

lidhje është më e fuqishme nëse ekspozimi

ndaj radiacionit ka ndodhur në fëmijëri.Por

kjo nuk do të thotë që radioterapia si metodë

kuruese për kancerin është e padobishme

dhe e pasigurt.Për shumicën e sëmurëve me

kancer të kockave përfitimi nga radioterapia

është shumë më i madh se dëmi

imundshëm.Por kujdes me ekspozimet e

shumta ndaj rrezeve-X.

Page 9: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

9

Simptomat

Janë të ndryshme në varësi të llojit të

kancerit të kockës,por dhimbja është

gjithmonë e pranishme.Ky kancer zakonisht

prek kockat e gjata(të krahëve dhe

këmbëve).Duhet patur parasush që jot ë

gjithë tumoret e kockave janë malinj,disa

janë beninj.Dhimbja e kockave është më

tepër e lidhur me një formë beninje se sa

malinje.Simptoma të tjera:

Zbutje e kyçeve ose inflamacion

Fraktura si pasojë ee dobësisë

kockore

Simptoma të tjera jo

specifike:temperature,humbje

peshe,lodhje,anemi.

Diagnoza

Simptomat sëbashku me gjetjet në

ekzaminimin fizik mund të identifikojnë

kancerin e kockës,por duhen bërë dhe

ekzaminime të tjera për të vërtetuar

diagnozën.

Testet radiologjike si rrezet-X,rezonanca

MRI dhe CT skaneri identifikojnë saktë

kancerin e kockës.Teknikë tjetër

diagnostikuese është dhe një skanim i

kockës perms mjekësisë nukleare që i lejon

mjekut të shohë aktivitetin metabolik të

kockës.Kjo teknikë do të dallojë zona rritjeje

kockore ose fraktura. Së fundmi biopsia e

kockës është vendimtarjaPor të marrësh

biopsy nga një pacient me kancer primar të

kockës mund të rrezikojë metastazat,kalimin

e qelizave kancerogjene në gjak.Kjo biopsy

duhet të merret nga një kirurg me mjaft

përvojë në këtë drejtim

Trajtimi

Janë tre forma standarte të trajtimit të

kancerit të kockës:

Kirurgjia: Kancei I kockave më shpesh

është I trajtuar me kirurgji.Ky trajtim bëhet

në rastet kur nuk kemi metastaza dhe përveç

indit kancerogjen hiqet dhe një zonë e vogël

rreth e pëeqark lezionit malinj.Mund të jetë

e nevojshme dhe një radio apo kimioterapi

pas kirurgjisë

Radioterapia: uPërdor tufat e rrezeve me

energji të lartë për të shkrirë tumoret dhe për

të eleminuar qelizat

kancerogjene.Radioterapia demton ADN

qelizave kanceroze duke mos i lejuar ato të

shumohen,por mund të dëmtojë edhe qelizat

e dhëndosha përreth.Qelizat kanceroza janë

shumë të ndjeshme ndaj radiacionit dhe

vdesin,kurse qelizat e shëndosha edhe nëse

dëmtohen janë në gjendje që të rikuperojnë

veten..

Kimioterapia: I eleminon shpejt qelizat

kanceroze që shumohen shumë shpejt,por në

trupin e njeriut ka dhe qeliza të tjera që

shumohen shpejt si psh ato të folikulit të

flokut,keshtu edhe qelizat e shendosha do

preken nga medikamentet kimioterapeutik

duke dhenë efektet anesore si psh renia e

flokëve.

Punoi: H. Kashari

Page 10: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

10

III. Kanceri i kolonit

Kanceri i kolonit ose kanceri kolorektal

është kanceri që prek zorrën e trashë ose

fundin e saj(rektumin).Ekzistojnë dhe tipe të

tjerë kanceri që mund të prekin kolonin si

psh.limfoma,tumoret karcinoide,melanoma

dhe sarkomat,që janë më të rrallë në zorrën e

trashë.Më poshtë po përshkruajmë vetëm

karcinomën e kolonit si shfaqje tipike që

origjinon direkt nga ky organ.Ndryshe

emërtohet dhe si adenokarcinoma e kolonit.

Shkaqet

Pothuajse të gjitha format e kancerit të

kolonit e kanë fillesën në disa gjendra të

vogla në submukozën e zorrës.Në shkaqet e

këtij kanceri numërohen disa.Fillimisht ai

shfaqet si një formë jokancerogjene pra

beninje në formën e polipeve të cilët ngadalë

fillojnë dhe zhvillohen në kancer ose

ndryshe në formë malinje.

Risk të lartë për zhvillimin e këtij kanceri

kanë personat që:

Janë mbi 60 vjec

Janë afrikano-amerikanë ose nga

Europa Lindore

Konsumojnë shumë mish të kuq dhe

mishra të konservuara

Kanë polipe në zorrën e trashë

Kanë sëmundje inflamatore të zorrës

si sëmundja Krohn ose koliti

ulcerativ.

Kanë histori familjare të kësaj

sëmundje

Kanë histori personale të kancerit të

gjirit.

Sëmundje të trashëgueshme mundet të rrisin

mundësitë e shfaqjes së kësaj patologjie si

psh:

Sëmundja polipoze adenomatoze

familjare(FAP-Familial adenomatous

polyposis)

Sindroma Lynch ose ndryshe kanceri

kolorektal jopolipoz i trashëguar

(Hereditary nonpolyposis colorectal

cancer-HNPCC).

Në riskun e shfaqjes së këtij kanceri ndikon

shumë dhe dieta ushqimore pasi ka të dhëna

që ky kancer mund të lidhet me një dietë me

fibra të pakta,të yndyrshme dhe të konsumit

të shumtë të mishit të kuq.Megjithatë lidhja

me dietën nuk është bërë ende shumë e qartë

nga studimet e bëra.Gjithashtu duhanpirja

dhe alkooli janë faktorë favorizues të

shfaqjes së kancerit.

Simptomat

Shumë shfaqje të kancerit janë fare pa

simptoma,megjithatë disa simptoma mund të

tregojnë për një kancer të mundshëm si psh.:

Dhimbje abdominale dhe humbje e

tendosjes në fundin e barkut.

Gjakrrjedhje anale

Page 11: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

11

Diarre,konstipacion dhe çrregullime

të tjera të tretjes

Humbje peshe pa ndonjë arsye të

dukshme.

Shenjat dhe ekzaminimi

Një ekzaminim radiologjik mund ta

identifikojë kancerin para shfaqjes së

simptomave dhe ky është momenti kur

kanceri është më i kurueshëm.Mjeku do të

bëjë një ekzaminim fizik së pari duke

kontrolluar abdomenin.Ky ekzaminim

vështirë të vërë në dukje ndonjë problem me

perjashtim të rastit kur mjeku arrin të

palpojë një masë të çuditshme në

bark.Ekzaminimi rektal mund të identifikojë

një kancer rektal,por jo një të kolonit.Një

test i feçeve për gjurmë gjaku do të dalë

pozitiv.Si ekzaminim i mëtejshem aplikohet

kolonoskopia ose sigmoidoskopia për

diagnozë të saktë.Vetem kolonoskopia mund

ta shohë të gjithë zorrën e trashë dhe është

ekzaminimi më i mirë për vënien në dukje të

problemit.Bëhen gjithashtu dhe analiza të

gjakut për të kontrolluar praninë e ndonjë

anemie dhe funksionin e mëlçisë. Nëse jeni

diagnostikuar me kancer kolorektal më

shumë teste dhe ekzaminime do të bëhen për

të parë nëse është përhapur kanceri.Mund të

bëhen CT,MRI dhe PET skanerat.

Stadet e zhvillimit të kancerit:

Stadi 0: faza më e hershme në

shtresën më të brendshme indore të

zorrës.

Stadi I: kanceri ka prekur shtresat e

brendshme

StadiII: kanceri është përhapur në

shtresën muskulare të zorrës

Stadi III: kanceri ka prekur nyjet

limfatike

Stadi IV: kanceri ka prekur organet e

tjera

Ka teste të gjakut që mund të identifikojnë

markerë tumorale si psh. antigjenin

karciembrionik(CEA) dhe CA 19-9.

Page 12: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

12

Trajtimi

Trajtimi apo kurimi varet nga shumë faktorë

duke përfshirë stadin e avancimit të

sëmundjes dhe perfshin:

Kirurgjinë ose kolonektomia për

hequr qelizat kanceroze(hiqet një

pjesë e zorrës).

Kimioterapia për të vrarë qelizat

kanceroze

Radioterapia për të shkatërruar indin

kanceroz

Kirurgjia

Nëse kanceri është në stadin 0 mund të

trajtohet me heqjen e qelizave kanceroze me

ndihmën e kolonoskopisë.Për stadet më të

avancuar I,II,III kërkohet kirurgji më e

gjerë duke hequr të gjithë pjesën e zorrës së

prekur,pra bëhet një rezeksion i kolonit.Nëse

jemi në stadin IV gjendja është e pashpresë

dhe i sëmuri i ka ditët e numëruara.

Kimioterapia Pothuajse të gjithë pacientët në stadin e III

duhet të bëjnë kimioterapi pas kirurgjisë për

6-8 muaj-ndryshe kjo emërtohet kirurgji

adjuvante.Medikamenti 5-fluorouracil mund

të rrisë shanset për kurim në pacientë të

vecantë. Kimioterapia gjithashtu përdoret

për përmirësimin e simptomave dhe për të

zgjatur sado pak jetën e të sëmurit me

kancer në stad IV.

Irinotecan,oxaliplatin,capecitabine

dhe 5-fluorouracil janë

medikamentet më të përdorshëm

kimioterapeutik.

Antitrupa monoklonale si

psh.cetuximab

(Erbitux),panitumumab

(Vectibix),bevacizumab (Avastin),

dhe droga të tjera përdoren vetëm

ose në kombinim me kimioterapinë.

Mund të jepet vetëm njëri prej këtyre

medikamenteve ose një kombinim i tyre.Ka

një diskutim nëse pacientet në stad II të

bëjnë apo jo kimioterapi pas kirurgjisë

megjithatë kjo duhet konsultuar me

onkologun për rastin e veçantë.

Radioterapia Radioterapia përdoret në pacientë në stad

III me kancer koloni shpesh në kombinim

me kimioterapinë.Për pacientë në stadin e

IV ku kanceri është përhapur dhe në

mëlçi,përdoren procedura që trajtojnë direkt

mëlçine si psh.:

Diegie e masës kanceroze-ablacion.

Përqëndrim i kimioterapisë dhe

radiacionit direkt në mëlçi.

Ngrirje e masës kanceroze-

krioterapia

Kirurgjia

Prognoza

Në shumicën e rasteve kanceri i kolonit

është i kurueshëm kur kapet herët në

kohë.Se sa mirë shkojnë gjërat varet nga

shumë faktorë veçanërisht nga stadi i

sëmundjes.Kur kapet dhe trajtohet në fazë të

hershme shumë pacientë mbijetojnë të

paktën 5 vjet nga koha e

Page 13: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

13

diagnostikimit.Nëse kanceri nuk rishfaqet

më pasi kanë kaluar 5 vjet ateherë pacienti

konsiderohet i sheruar.Stadet I,II,III të

kancerit konsiderohen mundësisht të

kurueshëm ndërkohë që stadi IV është i

pashpresë.

Komplikacionet

Bllok i kolonit duke shkaktuar

obstruksion të zorrës.

Shpërndarja e kancerit në organe të

tjera

Zhvillimi i një vatre tjetër kanceri

Kërko ndihmë mjekësore nëse vë re:

Fece të errëta

Gjak

Çrregullime të traktit tretës

Humbje peshe e pashpjegueshme.

Punoi: H. Kashari

Page 14: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

14

IV. Zbulohen 6 substanca natyrale të afta për “

të vrarë ” 100 % të qelizave të kancerit ...

Ekspertët kanë kohë që e thonë tashmë: një

mënyrë jetese e shëndetshme dhe një dietë e

pasur ushqimore luajnë një rol të

rëndësishëm në parandalimin dhe luftën

kundër kancerit. Së fundmi vjen një

konfirmim i ri që duket i pabesueshëm: 6

substanca natyrore që gjënden në ushqime

dhe specie të ndryshme, të kombinuara

ndërmjet tyre, përbëjnë një “kokteil” efektiv

që mund të vrasë 100 % të qelizave

kancerogjene të tumorit në gji.

Studimi u udhëhoq nga Madhwa Raj,

studiues dhe profesor i obstetrikës dhe

gjinekologjisë në qëndrën e kërkimeve

shkencore LSU në New Orleans dhe i

qëndrës kërkimore për kancerin, Stanley S.

Scott. Rezultatet u botuan në numrin e

nëntorit të revistës shkencore : Journal of

Cancer.

Studimi. Stafi i kërkimit shkencor testoi

10 substanca, të njohura tashmë per efektin

mbrojtës, të pranishme në ushqime si

brokoli, rrushi, soja, shafrani i Indisë dhe

molla, përpara vendosjes së 6 komponentëve

më të mirë për të përdorur. Në mënyrë më

specifike ato ishin: 1) isoflavonet nga soja,

2) curcumin nga shafrani i Indisë, 3) indol-

3-carbonoli nga cruciferet (lule tipike me 4

petale), 4) phycocyanina C nga Spirulina

(cianobakter), 5) resveratroli nga rrushi dhe

6) një flavonoid (quercetin) që gjëndet në

fruta, perime dhe çaj. Këto gjashtë substanca

janë administruar më pas si në qelizat e

kancerit ashtu dhe në një grup të qelizave të

kontrollit, si veç dhe në kombinim ndërmjet

tyre. Rezultati ishte i papritur nga

studiuesit: në qoftë se substancat ishin të

paefektshme të administruara më vete, të

administruara së bashku u bënë shumë të

fuqishme dhe mund të vrisnin 100% të

qelizave të kancerit.

Hulumtimet kanë treguar se administrimi i

këtij “ kokteili ” substancash ka qënë në

gjëndje për të reduktuar qelizat e kancerit në

mënyrë të konsiderueshme: më shumë se

80%. Në qelizat mostra u vu re një proces që

çoi në eliminimin prej 100% të qelizave të

kancerit. Përveç kësaj, studimet e mëtejshme

të shkencëtarëve nuk kanë zbuluar efekte

anësore të dëmshme në qelizat e kontrollit.

Këto përbëjnë lajme të mira që mund të

çojnë me kalimin e kohës në zhvillimin e

trajtimeve më pak invazive se ato që

ekzistojnë për momentin.

Punoi: E. Bilali

Page 15: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

15

V. Ulja apo humbja e dëgjimit!

Anatomia e veshit.

Veshi është organi i dëgjimit. Anatomikisht

ndërtohet nga tri pjesë:

1) Veshi i jashtëm.

2) Veshi i mesëm.

3) Veshi i brendshëm.

1) Veshi i jashtëm ndërtohet nga:

Aurikula (llapa e veshit) dhe

Kanali i jashtëm i dëgjimit, e

kufizuar nga membrana timpanike

(daullja e veshit).

Kanali i jashtëm ka një gjatësi prej 2.5cm.

1/3 e jashtme e tij përbëhet nga ind

kartilagjenoz i cili përmban ciliet (qimet)

dhe glandulat (gjëndrat) e dyllit me funksion

mbrojtës ndaj infeksioneve. Ndërsa 1/3 e

brendshme përbëhet nga indi kockor i

mbështjell nga një lëkurë shumë e hollë.

2) Veshi i mesit kufizohet nga membrana

timpanike gjerë tek koklea apo labirinthi

(kërmilli). Ai përfshin:

Membranën timpanike.

Kavitetin (hapesirën) timpanik.

Kockat e dëgjimit [Maleus, ikus dhe

stapes, të cilat lidhen me daullen e

veshit nga njera anë dhe me koklean

(kërmillin) në anën tjetër, duke vën

në lëvizje likidin koklear dhe duke e

shëndrruar tingullin mekanik në

tingull neurosensorial nëpërmjet

nervit statoakustikus apo

vetibulocochlear (nervi i dëgjimit

dhe ekuilibrit)].

Tubi i Eustachain, i cili lidh veshin e

brendshëm me nazo-faringsin,

përgjegjës për ajrosjen e veshit të

brendshëm duke eleminuar

infeksionet.

Pjesën timpanike të nervit facial dhe

qelizat mastoidea.

3) Veshi i brendshëm përbëhet nga:

Labirinthi, koklea (kërmilli).

Kanalet semicirkulare.

Kanali i brendshëm i dëgjimit ku

kalon nervi statoakustikus.

Humbja apo ulja e dëgjimit është dy llojesh:

1) Shurdhësia konduktore

(transmisive), dëmtime të cilat

lokalizohen në veshin i mesit dhe të

jashtëm. Janë dëmtime të

rigjenerueshme dhe të rikthyeshme.

2) Shurdhesia neurosensoriale e lidhur

me dëmtimet e nervit të dëgjimit,

janë lezione të parikthyeshme.

Page 16: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

16

Shkaqet e përgjithshme të uljes dhe

humbjes së dëgjimit.

1) Shaqet e shurdhësisë konduktore janë:

Otitis media acuta et chronic

(Infeksioni akut dhe kronik i veshit

të brendshëm).

Otitis serosa (Infeksioni seroz i

veshit).

Otitis externa (Infeksioni i veshit të

jashtëm).

Otoschlerosis ( Karakteristika klinike

e së cilës është dëgjimi në ambjente

me zhurmë dhe paaftësia për të

dëgjuar në ambjent të qetë).

Dëmtimet e mebranës timpanike.

Bllokimet e kanalit të jashtëm të

veshit nga procese të ndryshme si

polipet, furunkulat, etj.

Futja aksidentale e trupave të huaj në

vesh.

Barotraumat (otohematomat).

Shkaqet e shurdhësisë neurosensoriale:

Presbiacusia (shurdhësia për shkak të

procesit të plakjes).

Otoschlerosis medikamentoz.

Humbja e lindur apo e trashëguar e

dëgjimit.

Dëmtimet e nervit statoakustikus

(shoqërohet gjithmonë me humbje të

dëgjimit dhe marrje mendësh).

Diagnoza e shurdhësisë.

Diagnoza e uljes dhe humbjes së dëgjimit

bëhet me anë të:

Vlerësimit klinik.

Provave komertonale.

Audiometrisë.

Otoscopys.

Tinutus (zhurmat ne vesh).

Tinitus përkufizohet si zhurma në vesh.

Është mjaft i zakonshëm dhe shumë i

vështirë për tu trajtuar.

Page 17: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

17

Mund të jetë i vazhdueshëm dhe i ndërprerë,

me intensitet të ndryshëm dhe është më

shqetësuese në ambjentët e qeta, gjatë

lodhjes, ankthit, stresit etj.

Shkak i saj mund të jetë secila patologji e

lartpërmëndur. Trajtimi i saj në shumë raste

është i pamundur, por mund të qetësohet me

përdorimin e sëdativëve si β-Histina (β-

sterik).

Përmbledhje!

Cdo shurdhësi konduktore pavarësisht

shkakut, përvec shkaqeve kongenitale (të

lindura) apo të trashëguara, nëse

diagnostikohen saktë dhe trajtohen në kohën

e duhur dhe në mënyrën e duhur, duke

eleminuar shkakun janë dëmtime të

rikthyeshme të cilat shërohen plotësisht. Cdo

shurdhësi neurosensoriale, pavarsisht

shkakut dhe që shoqërohen me dëmtime të

parikthyeshme të nervit statoakustikus, me

gjithë trajtimin e mundur dëmtimet nuk janë

të rikthyeshme, gjithmonë duke u bazuar në

stadin e lezionit (psh një proces infeksioz i

leht i sapo nisur i këtij nervi, me trajtimin e

duhur rigjenerohet, stadet e avancuara mund

të jenë të parikthyeshme).

Pyetje dhe përgjigje!

1.Nëse nervi statoakustikus është i dëmtuar,

sa është mundësia e riparimit???

Nëse nërvi është i dëmtuar në stadin e

parikthyeshme mundësia e riparimit është e

pamundur. Nëse lezioni i nervit sapo ka

filluar, mund të prandalohet dëmtimi i

mëtejshëm i tij si dhe të rigjenerohet në një

nivel të papërcaktuar saktësisht.

2. Nëse ju operoheni për sinusitis dhe

praninë e një kocke të devijuar apo polipi në

hundë, a do keni permirësim në dëgjim???

Trajtimi i sinuseve, eleminimit të polipit dhe

të kockave devijuese në hundë në këtë rast

bëhet për rritjen e cilësisë së jetës tuaj dhe

për të parandaluar komplikacionet që mund

të cojnë në shfaqjen e patologjive që bëhen

shkak për humbjen e dëgjimit. Pra trajtimi i

tyre parandalon shfaqjen e këtyre

komplikacioneve duke mos lejuar humbjen e

dëgjimit. Por prania e një kocke të devijuar,

polipi apo sinusitis nuk mund të jetë shkak

për ulje të dëgjimit.

3. Cilët mund të jenë shkaqet e sekrecioneve

të vazhdueshme nga goja dhe hunda???

Prania e sekrecioneve të vazhdueshme më

shumë se 6 muaj nga goja dhe hunda mund

të jetë pasojë e sinusistis chronic, pharingitis

chronic, tonsilitis chronic (bajameve),

rhinitis allergic, otitis externa, otitis media,

otitis interna etj.

Sugjerime!!!

1. Mos neglizhoni në asnjë rast

praninë e shqetësimeve të

vazhdueshme lidhur me këto

patologji, por edhe në patologji të

tjera.

2. Eleminoni stresin, ankthin dhe

frikën, merruni me aktivitete

fizike, sociale dhe kulturore.

3. Eleminoni ambjentet me zhurmë

të lartë dhe qëndroni në ajër të

pastër.

4. Eleminoni përdorimin e gjatë të

kufjeve, sidomos me zë të lartë.

Page 18: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

18

5. Konsultohuni me një mjek

otorinolaringolog (ORL) me

experiencë të gjatë në këtë fushë.

6. Vjerësojeni dhe kujdesuni më

shumë për veten, tashmë edhe

disa tumorë shërohen nëse ato

trajtohen në kohën e duhur dhe

me efikasitet.

7. Cdo gjë edhe nëse është pak

komplekse e ka një zgjidhje,

ashtu sic cdo shkak e ka një

arsye!

Punoi: MSc. Ylbi KALLJA

Page 19: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

19

VI. Shpjegime ne lidhje me perdorimin e pikave

per vesh

1- Lajini mire duart me uje te rrjedhshem e

sapun.

2- Pastrojeni veshin tuaj paraprakisht me

nje nape sterile.

3- Para se ti hedhim pikat në vesh, mbahet

shishja per disa minuta ne dore qe te ngrohet

ne temperaturen e trupit. Nuk duhet ngrohur

duke u futur ne uje te ngrohte ose ngrohje

me menyra te tjera sepse temperatura mund

te rritet ne menyre te pakontrolluar.

4- Nese pikat jane ne trajte suspensioni,

tundeni shishen per rreth 10 sekonda.

5- Ia perkulim te semurit koken anash ose e

shtrijme anash me veshin e semure te

pozicionuar nga lart.

6- Terheqim lehte majen e veshit ne drejtim

te majes se kokes (prapa dhe siper) ne

menyre qe kanali i veshit te duket me mire.

7- Hedhim ne kanalin e veshit sasine ose

numrin e rekomanduar te pikave. Shtypim

lehte bulben e veshit me gisht, ne menyre qe

te orientojme drejtimin e pikave nese nuk

jane hedhur fiks ne vendin e duhur.

8- Qendrohet ne ate pozicion 5 minuta dhe

pastaj nese kerkohet, mund te pikojme edhe

veshin tjeter.

9- Veshi mbyllet me pambuk vetem ne rastet

kur ky veprim kerkohet. Per kete lexo fleten

shoqeruese te barit.

10- Djegia qe shkakton hedhja e pikave ne

vesh nuk duhet te zgjase per shume minuta.

11- Lajini edhe njehere duart per te hequr

medikamentin qe mund t’ju kete rene ne

kontakt me gishterinjte.

Punoi: E. Bilali

Page 20: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

20

VII. Barnat OTC, vetemjekimi … perkujdesjet …

Barnat OTC përbëjnë grupin e

preparateve qe mund te merren ne farmaci

pa receten e mjekut. Ato kane veti te

perndryshojne funksionet e organizmit, te

trajtojne apo te parandalojne semundje.

Duke qene se sigurohen me lehte, barnat

OTC preferohen shpesh ne rastet e

dhimbjeve me origjine te ndryshme (

dhimbje koke, dhembi, shpine…), ne rast

temperature, ne trajtimin e konstipacionit

(kapsllekut), te diarrese, nauseas apo te

kongjestionit ( bllokimit) te hundeve, ne

alergji, kolle e problem te lekures.

Megjithese te sigurta kur perdoren ashtu

sic duhet, barnat OTC mund te shkaktojne

edhe efekte te padeshiruara. Nese vendosni

te vetemjekoheni , gjithmone sigurohuni per

5 gjera:

1- Eshte bari i duhur

2- Per personin e duhur

3- Ne dozen (sasine) e duhur

4- Per periudhen (kohen) e duhur

5- Ne rrugen e duhur

Ju nuk do te anashkalonit udhezimet e

mjekut gjate perdorimit te medikamenteve te

pershkruara ne recete, keshtu qe nuk duhet

te anashkaloni as etiketen qe shoqeron cdo

bar OTC. Etiketa ju informon per:

Lenden vepruese (barin kryesor)

Qellimet e perdorimit

Perkujdesje te vecanta

Udhezime te ndryshme

Perberesit joveprues

Mbani parasysh:

Mundohuni te evitoni cdo lloj bari,

qofte edhe OTC nese jeni shatazane

apo ushqeni femijen me gji.

Femijet nuk jane thjesht te rritur “te

vegjel” (small adults), prandaj jo te

gjitha barnat OTC jane te

pershtatshme per ato.

Aspirina duhet shmangur te femijet,

pervec ndonje rasti te vecante te

rekomanduar nga mjeku.

Ekspertet mjekesore nuk

rekomandojne perdorimin e

preparative kunder kolles te femijet

nen 6 vjec.

Evitoni alkoolin nese merrni barna

anti-alergjike, preparate kunder

kolles qe permbajne

dekstrometorfan, ose barna kunder

pagjumesise.

Mos perdorni barna OTC

gjumesjelles nderkohe qe merrni

medikamente qetesuese te

rekomanduara nga mjeku.

Page 21: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

21

Konsultohuni me mjekun para se te

perdorni nje preparat me permbajtje

aspirine, nese merrni hollues gjaku,

nese vuani nga diabeti apo guta

(podagra).

Mos perdorni laksative nese keni

dhimbje stomaku, nausea apo te

vjella.

Konsultohuni me mjekun para se te

perdorni dekongjestionues nazal

(zhbllokues hundesh) nese vuani nga

tensioni i larte i gjakut, depresioni,

diabeti apo keni probleme me

zemren, tiroiden ose prostaten.

Shmangni preparatet me permbajtje

te pseudoefedrines, klorfeniramines

te femijet nen 2 vjec.

Diabetiket duhet te kene kujdes

pasi ne shume preparate OTC ka

permbajtje sheqeri.

Punoi: E Zhabjaku

Page 22: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

22

VIII. Difekti interatrial (DIA) dhe Difekti

interventrikular DIV

Përbën rreth 7 % të kardiopative

kongenitale, predominojnë femrat me një

raport 2:1. Një DIA është një difekt i

semptumit interatrial i vendosur më shumë

në qëndër në regjonin e formamen ovale.

Komunikimi interatrial mund të provokojë

një shunt majtas – djathtas, që mund të jetë i

rëndësishëm. Hipertensioni arterial

pulmonar që është i moderuar, mund të

bëhet i madh me krijimin e rezistencave

pulmonare deri në moshën 20 – 30 vjec.

Klinika: Shënjat funksionale varen nga

madhësia e DIA. Në rast të një difekti

mesatar shënjat janë pak të rëndësishme.

Shenjat varen nga vonesa e kapjes së

difektit. Kur difekti është i madh,

përballohet keq në moshën 6 – 12 muaj.

Diagnoza:

Radiografia e toraksit tregon një

kardiomegali, vaskularizimi pulmonar është

i theksuar. Në EKG ka pak ndryshime, vihet

re bllok inkomplet i degës së djathtë, më

vonë shfaqet edhe hipertrofia atriale.

Në ekokardiografi me doppler vihet në një

përqindje të madhe diagnoza e DIA.

Kateterizimi nuk është gjithmonë i

nevojshëm.

Ecuria e DIA: Difektet e këtij lloji

zakonisht janë të tolerueshme deri në

moshën adulte 20 – 30 vjec.

Mjekimi është kirurgjikal. DIA të mbyllura

në fëmijëri duhet të konsiderohen si të

shëruara. Observimi kërkon një ekzaminim

kardiologjik cdo 2 – 3 vjet.

Punoi: K. Brajniku

Page 23: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

23

Difekti interventrikular DIV

Takohet në rreth 25 % të kardiopative

kongenitale. Shoqërohet me anomali

kromozomike e sidomos trizominë 21,

sindromin alkolofetal. Në formimin e tij

zakonisht komunikimi është vendosur në

pozicionin lart dhe përpara të pjesës

membranoze të septumit interventrikular,

ose me rrallë në pjesën muskulare poshtë

septumit.

Shunti majtas – djathtas mbingarkon

mushkëritë, atriumin e majtë dhe ventrikulin

e majtë . Ai është përgjegjës për shënjat

respiratore, hipervaskularizimin e

mushkërisë dhe dilatacionin e atriumit të

majtë e të arterieve pulmonare.

Ecuria e DIV: Kur difekti ka dimensione të

vogla shkon drejt mbylljes, për ato mesatare

drejt reduktimit të madhësisë. Ky evolucion

natyror, maksimumi zgjat vetëm gjatë vitit

të parë të jetës.

Diagnoza e një DIV suspektohet nga

auskultimi i zemrës. Zhurma sistolike që

dëgjohet është intense, latero – sternale e

majtë, mjaft poshtë që iradiohet në të gjitha

drejtimet. Zhurma mund të jetë e lehtë ose e

ëmbël, kur komunikimi interventrikular

është shumë i vogël. Nganjëherë zhurma

mungon në rastet e difekteve shumë të gjëra

dhe në këto raste dëgjohen të forcuara tonet

e zemrës.

Konfirmimi i diagnozës bëhet më

ekokardiografi me doppler. Kateterizimi nuk

është i domosdoshëm.

Mjekimi i vetëm i DIV është mbyllja e

difektit. Kjo mund të jetë spontane ose

kirurgjikale. Mjekimi medikamentoz

rezervohet në rastet kur shuntet majtas –

djathtas tolerohen keq. Në këto raste mund

të përdoret digoksina, lasiksi, kaptoprili ,

kineziterapi respiratore në rast të mbi

infeksioneve bronkiale.

Indikacionet e ndërhyrjes kirurgjikale janë:

DIV keq i toleruar, më pak se 6 muaj kur

tentativa me trajtim konservativ ka dështuar.

DIV me hipertension pulmonar më shumë se

50 mmHg, më shumë se 6 muaj.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale rezultatet janë

shumë të mira dhe flitet për shërim të

sëmundjes.

Punoi: K. Brajniku

Page 24: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

24

I X. Trajtimi i reaksionit anafilaktik

Një plan i suksesshëm i këti reaksioni

anafilaktik ka bazen në njohjen e

simptomave të këti reaksioni, duke ordinuar

medikamentet adekuate dhe në sasi

adekuate. Epinephrina është medikamenti i

parë që përdoret në trajtimin e reaksionit

anafilaktik. Ky medikament ka për bazë

menjanimin e simptomave të shfaqura dhe

stopon progredimin e reaksionit me tej. Nuk

lejohet të përdoret pa receten e mjekut, është

ideale që ky medikament të japet sa më heret

që dallohen këto simptoma. Antihistamina

është një grup tjetër i medikamenteve që

mund të përdoret tek reaksionet anafilaktike,

pothujse të njejtin rol e kanë dhe steroidet.

Antihistamina dhe medikamentet e astmës

mund të administrohen me epinephrinen por

kurr si të vetme.

Për një trajtim të suksesshëm është i njohur

rregull i 3-shit që është mirë ta zbatoj secili

mjek që ka të bejë me reakson anafilaktik:

1. Njohja e simptomave

2. Reagim i shpejtë

3. Rishikim se si ka ndodhë dhe të

ndalohet mundësia e përseritjës

Nëse dyshoni që një shok anafilaktik po

ndodh, mos humbni kohën, reagoni sa më

parë që mundeni për të mos lënë sëmundjen

të përfundoj me letalitet. Nëse ndodheni në

një vend ku dikush pëson reaksion

anafilaktik vepro në këtë menyrë: Ndiq

udhëzimet e mjekut tuaj dhe fillo me

mjekimin menjëherë, dhe lajmëro menjëherë

emergjencën dhe trego arsyen se pse është

duke u kërkuar emergjenca. Si përfundim

përsoni që ka pësuar reaksion anafilaktik sa

më parë duhet të dergohet në spital që të

marr mjekimin adekuat.

Punoi: D.Zeqiraj

Page 25: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

25

X. Aspirina….

E pranishme në në treg prej më shumë se

100 vitesh, aspirina, me emrin shkencor

acidi acetilsalicilik, mbetet një ndër barnat

më të përdorura me ose pa rekomandimin e

mjekut.

Aspirina rezulton e dobishme në :

Temperaturë

Dhimbje të lehta e të moderuara (

dhimgje koke, dhëmbi, dhimbje e

kockave apo muskujve, shqetesime

menstruale…)

Sëmundje reumatizmale ( artrit

reumatizmal, ethe reumatizmale,

inflamacion i nyjeve …)

Studimet të ndryshme e sjellin aspirinën

si një zgjidhje shumë të mirë për problemet

e zemrës dhe të mpikjes së gjakut. Gjithnjë e

më shumë, aspirina po rekomandohet në:

Parandalimin e atakut në zemër

Parandalimin e trombozave nga

mpikja e gjakut

Parandalimin e komplikacioneve pas

bypass-it , stenteve koronare

Aspirina vepron duke penguar

prodhimin e disa substancave në organizëm

që janë përgjegjëse për dhimbjet,

temperature, enjtjen apo mpiksjen e gjakut.

Me te njejtin mekanizëm, qe e bën të

dobishme, aspirina mund te shfaqë veprime

të padëshiruara nëse nuk respektohet doza

(sasia) dhe shpeshtësia në marrje. Më e mira

është të bëhet një konsultë me mjekun,

sidomos kur pretendohet që aspirina të

përdoret cdo ditë, për periudha të gjata

kohore.

Aspirina nuk përdoret te fëmijët nën

12 vjec, pervecse nën kujdesin e

mjekut për raste te vecanta.

Tek të rriturit, në rast temperature

apo dhimbje, rerkomandohet të

merret një tablet (500mg) cdo 4-6

ore. Kujdes !! Jo më shumë se 4g në

ditë.

Si pjesë e trajtimit në sëmundje

reumatizmale, doza e rekomanduar

është rreth 3g në ditë.

Si terapi për parandalimin e

problemeve kardiake apo te mpiksjes

së gjakut, aspirina merret rregullisht,

në doza të vogla, deri në 100 mg në

ditë.

Tabletat e aspirinës gëlltiten duke i

shoqëruar me një gotë të mbushur plot me

ujë , e preferueshme pas ushqimit, për të

parandaluar shqetësimet në stomak.

Këshillohet që ndërsa përdorni aspirinën

, të konsumoni mjaftueshëm lëngje, pasi

Page 26: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

26

aspirina mund të jetë e dëmshme në rast

dehidratimi.

Ndërprisni marrjen e aspirinës nëse

temperatura zgjatë më shumë se 3 ditë, nëse

dhimbja zgjatë më shumë se 10 ditë apo

nëse vëreni enjtje e skuqje në ndonjë zonë të

trupit, pasi mund të jenë situate që kërkojne

konsultë me mjekun.

Punoi: E. Zhabjaku

Page 27: Revista Keshilla Mjekesore Nr 9

27