ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1...

16
DIMENSION/ XHEMAL MURAJ Ushtarakët e përjetshëm E premte, 26 gusht 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084) USHTRIA KDS AKEDEMIKUS MIRËNJOHJE ZJARRET Gjithçka gati për të filluar qetësisht Vitin e Ri Akademik Integrimi në NATO dhe zhvillimi i Doktrinës Forca Tokësore, në ndihmë të komunitetit për shuarjen e zjarreve në Shkodër faqen 6 faqen 5 faqen 12 faqen 15 Trëndafil mbi pentagram www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] Berisha: Shqipëria e gatshme për operacionet humanitare e paqësore, në Libi Rënia e Tripolit përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë. Rënia e bllokut ishte ekzekutimi politik i kolonelit famëkeq Në vizitën zyrtare, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë takoi ministrin Imami dhe kryeministrin Berisha Imami-Besimi: Bashkëpunimi mes dy vendeve, faktor për sigurinë në rajon faqen 3 faqe 8-9 Si është e mundur që përpara të kem një njeri kaq energjik, kaq të mbushur me jetë të idealizuar dhe me fuqi të pashter- shme. Tek ai dallohet një sintezë perfekte e mjeshtërisë së tij të lidhur në mënyrë të përjetshme me muzikën. Misteri i aventurave dhe i udhëtimeve e ka tërhequr gjithmonë. Kjo ndjesi të krijohet kur ballafaqohesh me kronologjinë e jetës së Xhemal Murajt. Muzikanti me jetë shumë intensive, atë që quhet lidhje bionivoke me muzikën e ka krijuar në vitin 1966. “I vogël dhe imcak si isha u regjistrova në pallatin e pioniereve për t’i rënë trompës. Këtë rrugëtim galaktik e fillova nën kujdesin e Prokop Nishkut dhe mjeshtërit të madh Robet Radoja” -thotë ai... faqet 8-9 Prefekti Maxhit Cungu: “Efektivat ushtar- ake në operacion kanë treguar gatishmëri dhe akte heroizmi, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe pyjet si pasuri kombëtare...” Kryeministri përshënde në emër të qeverisë forcat opozitare libiane SHBA vlerëson rolin e FA shqiptare në operacionet paqeruajtëse TAKIMI MISIONARËT IMAMI: PROJEKTI I RËNDËSISHËM PËR TURIZMIN Paqeruajtja, profesioni i ri i ushtarakut Ministria e Mbrojtjes mbështet kampingun rinor në Qeparo faqen 13 faqen 5 Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve në fokusin RM së SHPFA INTERVISTA/ FLET NENKOLONEL BESNIK SYLA Gjatë këtij takimi, ambasadori Arvizu vlerësoi maksimalisht kontributin e trupave tona në misionet e paqes, duke cituar: ”Siç e dimë të gjithë, paqja e ka një çmim”. Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, e siguroi ambasadorin e SHBA-së , z. Arvizu, se do të ketë të gjithë mbështetjen e tij për një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat ushtarake me SHBA-në faqen 4 faqen 7 PROF. ASOC. DR. ZAHO GOLEMI MSC. VALBONA CARKANJI faqen 2

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 1

dimension/ xhemal muraj

Ushtarakët e përjetshëm

E premte, 26 gusht 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

Ushtria

kds

akedemikus

mirënjohje

zjarretGjithçka gati për të filluar

qetësisht Vitin e ri akademik

integrimi në NatO dhe zhvillimi i Doktrinës Forca Tokësore, në ndihmë

të komunitetit për shuarjen e zjarreve në Shkodër

faqen 6

faqen 5

faqen 12

faqen 15

Trëndafil mbi pentagram

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Berisha: shqipëria e gatshme për operacionet humanitare

e paqësore, në LibiRënia e Tripolit përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë.

Rënia e bllokut ishte ekzekutimi politik i kolonelit famëkeq

Në vizitën zyrtare, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë takoi ministrin Imami dhe kryeministrin Berisha

Imami-Besimi: Bashkëpunimi mes dy vendeve, faktor për sigurinë në rajon

faqen 3

faqe 8-9

Si është e mundur që përpara të kem një njeri kaq energjik, kaq të mbushur me jetë të idealizuar dhe me fuqi të pashter-shme. Tek ai dallohet një sintezë perfekte e mjeshtërisë së tij të lidhur në mënyrë të përjetshme me muzikën. Misteri i aventurave dhe i udhëtimeve e ka tërhequr gjithmonë. Kjo ndjesi të krijohet kur ballafaqohesh me kronologjinë e jetës së Xhemal Murajt. Muzikanti me jetë shumë intensive, atë që quhet lidhje bionivoke me muzikën e ka krijuar në vitin 1966. “I vogël dhe imcak si isha u regjistrova në pallatin e pioniereve për t’i rënë trompës. Këtë rrugëtim galaktik e fillova nën kujdesin e Prokop Nishkut dhe mjeshtërit të madh Robet Radoja” -thotë ai... faqet 8-9

Prefekti Maxhit Cungu: “Efektivat ushtar-ake në operacion kanë treguar gatishmëri dhe akte heroizmi, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe pyjet si pasuri kombëtare...”

Kryeministri përshëndeti në emër të qeverisë forcat opozitare libiane

SHBA vlerëson rolin e FA shqiptare në

operacionet paqeruajtëse

TakiMi

misionarët

imami: projekti i rëndësishëm për turizmin

Paqeruajtja, profesioni i ri i ushtarakut

Ministria e Mbrojtjes mbështet kampingun rinor në Qeparo

faqen 13

faqen 5

Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve në fokusin RM së SHPFA

intervista/ flet nenkolonel besnik syla

Gjatë këtij takimi, ambasadori Arvizu vlerësoi maksimalisht kontributin e trupave tona në misionet e paqes, duke cituar: ”Siç e dimë të gjithë, paqja e ka një çmim”. Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, e siguroi ambasadorin e SHBA-së , z. Arvizu, se do të ketë të gjithë mbështetjen e tij për një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat ushtarake me SHBA-në faqen 4

faqen 7

prof. asoc. dr. zaho Golemimsc. valbona carkanji

faqen 2

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 20112 zyrtare

Imami-Besimi: Bashkëpunimi mes dy vendeve, faktor për sigurinë në rajon

Dy përfaqësuesit më të lartë të Mbrojtjes kanë diskutuar dhe për gjendjen e sigurt politike në rajon si dhe për mundësitë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit të shkëlqyer e të vendosur mes dy ministrive dhe armatave. Po kështu, dy homologët e Mbrojtjes kanë hedhur ide dhe kanë shkëmbyer men-dime në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të policisë ush-tarake rajonale, si në rastin e Kroacisë nën udhëheqjen e Forcave të Armatosura përkatëse të të dy vendeve, në mënyrë që këto kapacitete aktualisht kombëtare, mund të jenë të shfrytëzueshme nga të dyja palët.

Në vizitën zyrtare, Besimi takoi ministrin Imami dhe kryeministrin Berisha

Ministri i Mbrojtjes së Re-publikës së Shqipërisë, z. Arben Imami, priti të hë-

nën në një takim zyrtar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, homologun e tij, ministrin e Mbrojtjes së Maqe-donisë, z. Fatmir Besimi, së bashku me delegacionin që e shoqëronte. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zёvendёs shefi i Shtabit të Përgjith-shëm të FA-së, gjeneralbrigade Sandër Lleshi, zёvendёs komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes, gjeneralbrigade Vladimir Qiriazi si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe MM. Kjo është vizita e parë e ministrit së Mbrojtjes të Maqe-donisë në vendin tonë që nga marrja e kësaj detyre nga ana e tij. Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Besimi dhe ministri i Mbrojtjes, z. Arben

Imami, kanë diskutuar gjatë takimit dypalësh në lidhje me mbështetjen që ministria e Mbrojtjes i ka dhënë dhe po i jep në vazhdimësi stabilitetit politik të Maqedonisë me qëllim integrimin e saj në strukturat euroat-lantike. Dy përfaqësuesit më të lartë të Mbrojtjes kanë diskutuar dhe për gjendjen e sigurt politike në rajon si dhe për mundësitë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit të shkëlqyer të vendosur mes dy min-istrive dhe armatave. Po kështu, dy homologët e Mbrojtjes kanë hedhur ide dhe kanë shkëmbyer mendime në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të policisë ushtarake rajonale, si në rastin e Kroacisë nën udhëheqjen e Forcave të Armatosura përkatëse të

të dy vendeve, në mënyrë që këto kapacitete aktualisht kombëtare, mund të jenë të shfrytëzueshme nga të dyja palët. Më pas, dy homologët dolën edhe në një konferencë të përbashkët për shtyp duke bërë një përmbledhje të takimit zyrtar. Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes Shqiptare, z. Imami, pasi i uroi homologut të tij suksese në detyrën e re dhe mirëseardhjen në Tiranë, u shpreh se: “Sikurse është gjë e njohur, Republika e Shqipërisë ka mbështetur në mënyrë të vijueshme stabilitetin politik të Maqedonisë si dhe të gjitha integrimet e bëra atje. Po kështu edhe Maqedonia gjatë këtyre viteve e ka mbështetur këtë stabilitet, ka mbështetur integrimet dhe një nga sukseset tona të përbashkëta ka qenë

padyshim, arritja për të vendosur vendet tona në pragun e anëtarësimit. Besojmë që së shpejti kjo do ta ndi-hmojë shumë Maqedoninë, rajonin, por edhe NATON që të gjejë një zgjidhje të pranueshme për palët, e cila do të mundësojë integrimet e mëtejshme. Gjithashtu, prioritet për vendet tona është dhe ngritja e emergjencave civile duke pasur para-sysh faktin që këto emergjenca janë problematike për vende shumë më të mëdha se ne. Ngritja e kapaciteteve të përbashkëta do të ulte kostot e përballimit të këtyre emergjencave dhe padyshim, do të çonte në efek-tivitetin dhe zgjidhjen e situatave të mundshme. “Ky sens bashkëpunimi do të mbizotëronte edhe në fusha të tjera, gjë që ka filluar aktualisht edhe

në vendet e rajonit”, nënvizoi minis-tri Imami. Ndërkohë, nga ana tjetër ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Fatmir Besimi, pasi shprehu falënderimet e rastit për mikpritjen dhe zhvillimin e vizitës në vendin tonë, u shpreh se: “është kënaqësi për mua që vizitën e parë me detyrën si ministër i Mbrojtjes po e zhvilloj në Shqipëri, i cili është një vend anëtar i NATO-s. Kjo është një mundësi që të shohim si duket Shqipëria pas NATO-s dhe si do të duket Maqedo-nia në NATO. Kishte rëndësi për mua dhe stafin nga Maqedonia që sot me ju të ndajmë këto përvoja për vendet anëtare të NATP-s. Gjithashtu, më vjen mirë që kjo korrespondon me mandatin tuaj në kuadër të A-5, në të cilën tashmë Shqipëria bën pjesë.

Kjo vizitë na shërbeu për të disku-tuar iniciativat bilaterale rajonale në kuadër të A-5, të cilat do të jenë në favor të bashkëpunimit të shkëlqyer, i cili ka qenë deri më tani. Ky bash-këpunim është vetëm një mundësi për ne që të shikojmë drejt mundësive të reja dhe ajo që është me shumë rëndësi janë disa struktura në të cilat ne do të kontribuojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë për paqen në rajon, qëllimi i së cilës do të ndihmojë që rajoni të zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë. Maqedonia po punon dhe vazhdon të realizojë reformat e saj për anëtarësim të plotë në NATO, për të qenë vend në kuadër të të barabar-tëve në aleancën euroatlantike dhe ky është një prioritet themelor. Ne do të realizojmë të gjitha reformat me të gjitha kapacitetet politike, që në këtë mёnyrё Maqedonia gjatë këtij mandati të qeverisjes të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur anëtare e NATO-s dhe nëse të gjitha këto angazhime do të japin rezultatin e vet shpresojmë që deri në samitin e ardhshëm të NATO-s, ne të jemi së bashku në tavolinën e aleancës së Atlantikut të Veriut”, ka përfunduar ministri Besimi. Në fund të takimit, ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami e siguroi homologun e tij z. Besimi, se Shq-ipëria si vend anëtar i NATO-s do ta ndihmojë Maqedoninë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe në strukturat e tjera euroatlantike.

Dy ministrat kanë diskutuar gjatë takimit dyp-alësh në lidhje me mbështetjen që ministria e Mbrojtjes i ka dhënë dhe po i jep në vazhdimësi stabilitetit politik të Maqedonisë me qëllim integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Dy përfaqësuesit më të lartë të Mbrojtjes kanë dis-kutuar dhe për gjendjen e sigurt politike në rajon si dhe për mundësitë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit të shkëlqyer të vendosur mes dy ministrive dhe armatave

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 3zyrtare

Berisha: Mbështesim integrimin e

Maqedonisë në NATONë takimin mes kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes së

Maqedonisë u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon, duke u ndalur në zhvillimet në Kosovë

Edhe kryeministri Berisha priti në një takim ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë z. Fatmir Besimi, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen,

Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për t’i përcjellë Kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të BDI-së zotit Ali Ahmeti përshëndetjet më të përzemërta dhe i uroi qeverisë së re të koalicionit suksese në misionin e saj. Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, zoti Fatmir Be-simi, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit Nikolla Gruevski dhe të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe u ritheksua vendosmëria dhe angazhimi i të dy qeverive e vendeve për të ndërtuar infrastrukturën më të mirë ligjore dhe rrugore për të zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat. Në këtë kontekst, ministri Besimi e informoi Kryemi-nistrin Berisha, se edhe qeveria maqedonase është duke punuar për projektin e segmentit hekurudhor me qëllim mundësimin e lidhjes me infrastrukturë hekurudhore të dy vendeve dhe se ka parashikuar në programin e saj për këtë mandat projekte rrugore për të bërë të mundur lidhjen me rrugën e Arbrit, e cila është duke u ndërtuar në Shqipëri, duke bërë të mundur kështu që distanca ndërmjet dy kryeqyteteve të shkurtohet. Në takim u vlerësua edhe rëndësia jetike e Korridorit 8 për bashkëpunimin midis dy vendeve, por dhe atë rajonal. Për sa i përket bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ministri Fatmir Besimi u shpreh shumë i lumtur dhe krenar që vizitën e tij të parë zyrtare e zhvillon në Shqipëri, vend i NATO-s dhe shembull frymëzues për të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Kryeministri Berisha rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe, duke vlerësuar faktin që Maqedonia ka plotësuar kriteret ushtarake dhe të tjera për tu bërë vend anëtar i Aleancës, uroi gjetjen e një zgjidhjeje midis të dy vendeve fqinje e mike për çështjen e emrit, në mënyrë që t’i hapet rruga anëtarësimit të plotë të Maqedonisë në NATO. Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në rajon, duke u ndalur në zhvillimet në Kosovë. Kryeministri Berisha rishprehu mirënjohjen e tij dhe të qeverisë shqiptare për qëndrimin që qeveria maqedonase mbajti ndaj zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, duke theksuar se respektimi rigoroz i kufijve aktual në rajon, konsolidimi i shtetit të së drejtës në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës është një kusht themelor për stabilitet dhe siguri në rajon, si dhe për luftën e suksesshme ndaj krimit e trafiqeve të paligjshme. Gjithashtu, u rikon-firmua se e ardhmja evropiane dhe euroatlantike e rajonit është dhe mbetet projekti më i shkëlqyer për të ardhmen e popujve të këtyre vendeve, paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit në rajon.

Shqipëria e gatëshme për operacionet humanitare e paqësore, në LibiRënia e Tripolit përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë. Rënia e bllokut ishte ekzekutimi politik i kolonelit famëkeq

Të martën kryeministri Berisha përshëndeti rënien e Tripolit, kryeqytetit të Libisë, nga sulmi i gjithanshëm i luftëtarëve të opozitës,

duke shënuar kështu fundin e regjimit diktatorial, shtypës, gjysmë shekullor të Muhamer Gedafit dhe një fitore historike për popullin libian, NATO-n, vendet anëtare dhe miqtë e tjerë të lirisë së tij, në mbarë botën. “Shqiptarët që kanë përjetuar për rreth gjysmë shekulli regjimin më barbar në Europën e pasluftës së Dytë Botërore të diktatorit gjakatar Enver Hoxhës, ndajnë me popullin mik libian kënaqësinë e kësaj fitoreje të madhe që shënon për libianët daljen nga epoka e shtypjes dhe terrorit shtetëror dhe hapjen e rrugës për ndërtimin në liri të shtetit ligjor, të bazuar në respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të in-dividit, barazinë para ligjit, epërsinë morale të pajtimit kombëtar si kushte sine qua non, për një të ardhme të ndritur që qytetarët libianë meritojnë” – tha shefi i ekzekutivit shqiptar. Ndërkohë sërish një ditë më pas të mërkurën kryeministri përshëndeti edhe një herë në mbledhjen e KM, në emër të qeverisë shqiptare, forcat opozitare, të cilat i dhanë fund regjimit diktatorial 42 vjeçar në Libi. Rënia e Tripolit, tha Kryeministri duke folur nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë, njëkohësisht, një fitore për të gjithë kombet liridashëse, mike të kombit libian. Kryeministri Berisha shprehu gatishmërinë që qeveria shqiptare të marrë pjesë në të gjithë opera-cionet e tjera humanitare dhe paqësore në Libi. Në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë, tha Kryeministri, duhet të ndërmarrin të gjithë hapat për të përgatitur ekipe shëndetësore, qoftë spital fushor me të gjitha pajisjet e nevojshme, për të mbështetur këtë vend, i cili përjetoi një muaj të tërë lufte e masakrash, por që triumfoi. Më gjerësisht, Kryeministri u shpreh: - “Në emër të qeverisë, dua të përshëndes edhe një herë forcat opozitare të Libisë, të cilat i dhanë fund me sakrificën e tyre, regjimit diktatorial 42 vjeçar të kolonelit dikta-tor, Muhamer Gedafi. Dje, libianët përjetuan, ndonëse në momente dhimbjeje e sakrifice të pakrahasueshme, 20 shkurtin e vitit ’91. Me guximin, trimërinë, bur-rërinë, sakrificën e tyre, por edhe mbështetjen eficente të fuqisë ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut në mbrojtje të jetës e të drejtave të civilëve libianë, forcat e opozitës çliruan edhe strofullën e fundit të pushtuar nga diktatori, në kryeqytetin e tyre, atë që ishte bërë tmerri e ferri i qytetarëve libianë për 42 vite me radhë, njëlloj si tmerri e ferri shumë herë më i madh për shq-iptarët, bllokun”. Sipas z. Berisha, qeveria shqiptare ka mbështetur që në fillim koalicionin që u krijua e më pas vendimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut për të përdorur fuqinë e saj ajrore në mbrojtje të civilëve, të cilët po sulmoheshin barbarisht nga forcat mercenare të kolonelit mizor. Qeveria shqiptare nuk ka pasur potencialet e mjaftueshme të merrte pjesë vetë direkt në operacionet ajrore, detare, por ne i ofruam të gjitha lehtësitë aeroportuale Aleancës dhe vendeve të veçanta, në rast se ato do të nevojiteshin për operacionet, në zbatim të rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të kërkesës së Lidhjes Arabe. “Qeveria shqiptare ka njohur që në fillim Këshillin Kombëtar të Tranzicionit dhe unë dua të përshëndes gjithashtu, përfaqësinë libiane në Shqipëri, e cila prej kohësh ka ndërprerë çdo lidhje me regjimin gjakatar të Gedafit

dhe është vënë në dispozicion të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit. Qeveria shqiptare mbetet e gatshme të marrë pjesë në të gjithë operacionet e tjera humani-tare dhe paqësore, në ndihmë të këtij kombi e vendi. Ndaj, gjithnjë në kuadrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, Ministria e Mbrojtjes dhe e Shëndetësisë duhet të ndërmarrin të gjithë hapat për të përgatitur ekipe shëndetësore, qoftë edhe spital fushor, me të gjitha pajisjet e nevojshme, për të mbështetur këtë vend, i cili përjetoi një muaj të tërë lufte e masakrash, por që triumfoi. Rënia e Tripolit përbën një fitore historike për qytetarët e Libisë. Rënia e bllokut ishte ekzekutimi politik i kolonelit famëkeq. Kjo është një fitore e madhe e lirisë, me gjithë çmimin që ishte ndofta i pashmang-shëm për t’u paguar, por kjo është njëkohësisht, një fitore për të gjithë kombet liridashëse, miqtë e kombit libian. NATO konsolidoi e zhvilloi më tej dimensionin e saj të mbrojtjes së lirive e të drejtave të njeriut. Pa fuqinë ajrore të NATO-s, koloneli gjakësor do mund të kishte zhdukur edhe një milion qytetarë të tij, për fajin e vetëm se kërkonin liritë. Përveç Aleancës së Atlantikut të Veriut, Lidhja Arabe ka një meritë të veçantë, e cila u bë një organizatë që qëndroi në krye të kërkesës për të mbrojtur civilët libianë dhe një seri vendesh arabe morën pjesë direkt, u bashkëngjitën me koalicionin, në mbrojtje të jetës së qytetarëve libianë, të cilët u bënë pre e breshërive të armëve të të gjithë kalibrave” – tha kreu i ekzekutivit shqiptar. Më tej zoti Berisha shtoi se: - “Qeveria shqiptare mbështet plotësisht deklaratën e Presidentit Barack Obama se diktatori tjetër që lau me gjak popullin sirian, që tregoi se është i biri i të atit, Asadi junior, duhet të largohet. Ky proces i përmbysjes së klikave diktatoriale është një zhvillim historik jo vetëm për kombin e madh arab, por edhe një zhvillim historik e frymëzues për mbarë popujt e shtypur”.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 20114 shpfa

Gjatë këtij takimi, ambasa-dori Ar vizu vlerësoi maksi-malisht kontributin e trupave tona në misionet e paqes, duke cituar: ”Siç e dimë të gjithë, paqja e ka një çmim”. Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbri-gade Xhemal Gjunkshi, e sig-uroi ambasadorin e SHBA-së , z. Ar vizu, se do të ketë të gjithë mbështetjen e tij për një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat ushtarake me SHBA-në

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sё Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipёrisё, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, priti në një takim kortezie ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Alexandër Arvizu

SHBA vlerëson rolin e FA shqiptare në operacionet paqeruajtëse

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipёrisё, gjen-

eralbrigade, Xhemal Gjunkshi, priti në një takim kortezie ambasadorin e SHBA-sё, z. Aleksandër Arvizu. Ambasadori amerikan Arvizu sho-qërohej dhe nga atasheu amerikan i akredituar në vendin tonë CDR Glen Brën. Ky takim u zhvillua me rastin e marrjes së detyrës së re të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Repub-likës së Shqipёrisё, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, të emëruar vetëm pak javë më parë në këtë post. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Armatosura, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, pasi i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit ameri-kan z. Arvizu, u shpreh se: “Është kënaqësi për mua që t’ju kemi pranë nesh dhe të bashkëpunojmë me ju. Sapo mora detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm së Forcave të Arma-tosura, rruga e parë që kisha jashtë Shqipërisë ishte Konferenca Bienale e Partneritetit me Gardat Kom-bëtare të SHBA-së, e organizuar nga Komanda Amerikane në Europё, e zhvilluar në Garmish, Gjermani, për të cilën falënderoj në mënyrë të veçantë zyrën e ODISI-së”.

Ndërkohë, nga ana e tij am-basadori amerikan, z. Arvizu, u shpreh se: ”Ju uroj përzemërsisht gjeneral Gjunkshi për detyrën e re, për sfidat që na presin përpara për të dy vendet tona si partnere të Aleancës së Atlantikut për të siguruar paqen dhe stabilitetin në botë”. Më tej, gjatë fjalës së tij ambasadori amerikan vuri theksin në detyrat, sakrificat, përgjegjësitë e ushtarakëve si dhe nё sakrificat e familjeve ushtarake për të lehtësuar detyrat e tyre dhe të bashkëshort-ëve të tyre. Ambasadori vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e demontimit, bashkëpunim ky që do ti shërbejë në të ardhmen sigurisë dhe stabilitetit në botë.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, ambasadori Arvizu vlerësoi maksi-malisht kontributin e trupave tona në misionet e paqes, duke cituar: ”Siç e dimë të gjithë, paqja e ka një çmim”. Nga ana e tij shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, e siguroi ambasa-dorin e SHBA-së , z. Arvizu, se do të ketë të gjithë mbështetjen e tij për

një bashkëpunim të shkëlqyer në të gjitha fushat ushtarake me SHBA-në. Gjeneral Gjunkshi nënvizoi se prioritet momentalisht janë struk-turat e Forcave Speciale, të cilat kanë shërbyer në misione luftarake jashtë vendit, të tillë si kontingjenti i OMLT-së, i cili vazhdon aktualisht detyrën me misionin e tij në Afgani-stan dhe përgatitja e kontingjentit të dytë që do ta zëvendësojë atë, duke cilësuar se e gjithë kjo është arritur

falë mbështetjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në. Gjithashtu, gjeneral Gjunkshi duke vlerësuar ndihmën dhe bashkëpunimin që kanë dhënë në procesin e demon-timit zyra e ODS, zyra e atasheut ushtarak amerikan dhe NAMSA, u shpreh se ky proces do të vazhdojë njëlloj si më parë, si në rrugë in-dustriale, ashtu dhe në rrugën e as-gjësimit në poligonet e Forcave të Ar-matosura. Nga ana e tij, ambasadori

amerikan duke e cilësuar procesin e demontimit si një punë mjaft të rrezikshme dhe të vështirë, prem-toi kontakt të vazhdueshëm për të gjitha aktivitetet e përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë. Gjeneral Gjunkshi e siguroi ambasadorin Amerikan për rritjet e masave të sigurisë në procesin e demontimit duke zbatuar masat e sigurisë për të shmangur premisat për ngjarje të jashtëzakonshme. Në fund të

takimit, në shenjë mirënjohje gjen-eral Gjunkshi i dhuroi ambasadorit amerikan “Emblemën e Shtabit të Përgjithshëm”, të dedikuar me emrin e tij. Më pas, ambasadori amerikan la përshtypjet e tij në “Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm”, ku Gjeneral Gjunkshi theksoi se: “Për mua është një privilegj që në “Librin e Nderit të Shtabit të Përgjithshëm, i pari që lë përshtypjet e tij jeni Ju, z. ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 5vizita

Gjithçka gati për të filluar qetësisht Vitin e Ri AkademikKomanda e doKtrinës dhe stërvitjes:

nënkolonel kasem saliasi

Fillimi i vitit të ri akademik ka vënë përpara detyra të reja për komandën, shtabin dhe institucionet e Komandës së Doktrinave dhe të Stërvitjes. Nëse gjatë vitit 2011, Komanda e Doktrinës dhe

e Stërvitjes, në zbatimin e planit afatgjatë të arsimimit dhe stërvitjes ka marrë një rol kryesor në trajnimin dhe arsimimin e personelit oficer, student, nënoficer, ushtar profesionist dhe civil të një force me të vërtete profesioniste, ky konceptim do të përshkojë boshtin e programeve të institucioneve ushtarake edhe për vitin akademik 2011-2012.

Me qëllim që edhe viti i ri akademik të jetë i suksesshëm, KDS është fokusuar totalisht në plotësimin e synimeve kryesore nё radhë të parë.

Arsimimi e stërvitja e oficerëve, studentëve, nënoficerëve e ushtarëve profesionistë si pjesëtarë të NATO-s edhe për këtë vit akademik, do të jetë synimi më i rëndësishëm i kësaj komande. Objek-tivi i kësaj komande është që nëpërmjet një pro-grami të posaçëm në bashkëpunim me ministrinë e Mbrojtjes e shtabin e Përgjithshëm të identifikojë dhe trajnojë një bërthamë personeli oficerësh, që të jenë të gatshëm për të marrë përsipër ato detyra që do t’i përkasin Shqipërisë në shtabet e NATO-s.

Në bazë të Ligjit të Arsimit të Lartë është parë me përparësi cilësia e programeve dhe teksteve mësi-more. Për këtë, në bazë të konsultave të ndryshme është tërhequr mendimi i përparuar intelektual i elitës ushtarake. Tërheqja e këtyre mendimeve ka shërbyer që tekstet e programet të kenë një integrim më të plotë me programet homologe të vendeve të NATO-s.

Për këtë do të bëhet ri-formatimi i programeve mësimore e stu-dimores si dhe rritja e nivelit të personelit mësimdhënës e trajnues, dy objektiva të tjera themelore, të pandara nga njëri-tjetra dhe për këtë do të synohet që të punuarit në Komandën e Doktrinave e të Stërvitjes të konsiderohet si përgjegjësi e veçantë dhe si privilegj në radhët e personelit të saj.

Për të arritur këto nivele, përveç tërheqjes së mendimit iu la hapësirë debatit e mendimit alternativ. Këto konsulta kanë qenë të efektshme nё Akademinë e Mbrojtjes. Duke biseduar me kolonel Qetsor Orhani, zëvendëskomandant i Akademisë së Mbrojtjes, ai na thotë se: “Për të pasur një vit mësimor akademik të mbarë, në radhë të parë do të thotë të kesh një trupë pedagogjike të formuar. Akademia e Mbrojtjes tashmë ka në gjirin e saj mësimdhënës me emër të mirë në këtë fushë, profesorë dhe doktorë shkencash. Mirë-menaxhimi i këtyre kapaciteteve njerëzore dhe intelektuale do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e mësimdhënies.

Përveç trupës pedagogjike, një rёndёsi e veçantë i ёshtё kushtuar per-sonelit ndihmës dhe bazës didaktike, apo mjedisit ku kryhet mësim. Si rrjedhim, është arritur që tashmë Akademia e Mbrojtjes të ketë auditorë modernë, bibliotekë dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm për formimin e gjithanshëm të kursantëve.

Për të arritur synimet e mësipërme, kolona e dytë ku mbështetet Komanda e Doktrinave dhe e Stërvitjes, pas asaj të arsimimit e stër-vitjes, është përpunimi i mendimit ushtarak shqiptar, të tilla si hartimi i kolonës doktrinare të Forcave së Armatosura, kryerja e studimeve e të analizave me subjekt nga fusha e sigurisë, mbrojtja dhe menaxhimi i procesit të kërkimit në Forcat e Armatosura. Sigurisht që kjo është një fushë e gjerë e komplekse, e cila mund të konsiderohet si zona më problematike e Komandës së Doktrinave e Stërvitjes dhe Forcave të

Armatosura, por si edhe në planin kombëtar kjo fushë mbetet deficitare.

Përpunimi i mendimit ushtarak, përqasja e plotë e tij me Interesat Strategjike Kombëtare, përgatitja e liderëve ushtarakë dhe politikë, nё mёnyrё që ata ta kenë të qartë se ku jemi, nga duhet të shkojmë, ku dhe kur do të mbërrijmë, mbetet një sfidë sa e vështirë po edhe aq e pa eksploruar.

Qendra e Analizave të Mbrojtjes, Qendra e Dok-trinave, por edhe kurset e larta në Akademinë e Mbrojtjes si, Kursi i Lartë i Oficerit dhe Kursi i Lartë i Sigurisë parashikohet që për këtë vit akademik, sikurse shprehet edhe komandanti i KDS-së gjener-albrigade Agim Lala, të jenë vatra e zjarrit ku do të përgatiten materialet, ku do të hidhen e zhvillohen koncepte ushtarake, politike, të nivelit Strategjik,

të Interesave Kombëtare dhe rajonale. Ne duhet të kuptojmë thotë gjeneral Lala, por mbi të gjitha të fitojmë të drejtën, për të qenë pjesë e tavolinave të rëndësishme ku projektohen fatet e së ardhmes së vendit tonë. Ne duhet të punojmë që udhëheqja që po përgatitet në shkol-lat tona, qoftë kjo ushtarake apo civile, gjenerale apo diplomate e së ardhmes, të kuptojë se konceptet përpunohen në këtë institucion dhe ato nuk i përkasin individëve, pavarësisht nga pozicionet shtetërore që mbajnë në një moment të caktuar, ato nuk mund dhe nuk duhet të deklarojnë, me mendjet e tyre, në podiume apo konferenca të niveleve të ndryshme qëndrimin shtetëror, pa pasur më parë qëndrimin in-stitucional të këtyre qendrave. Natyrisht, e gjithë kjo arrihet nëse ne bëhemi faktor i domosdoshëm në tavolinën shkencore apo ambientin e sigurisë në të cilin jetojmë.

Të gjitha objektivat e mësipërme do të arrihen duke punuar në sin-ergji të gjitha institucionet në varësi të Komandës së Doktrinave dhe të Stërvitjes. Megjithëse mbeten akoma dhe tre javë nga fillimi i vitit të ri akademik, çdo ditë në KDS dhe nё institucionet e saj punohet sikur ky vit do të filloj ditën e nesërme.

Ministria e Mbrojtjes mbështet kampingun rinor ekologjik në Qeparo

ministri imami ka nënvizuar rëndësinë e veçantë të këtij projekti për promovimin e turizmit

Në kuadrin e nismave që qeveria ka ndërmarrë për turizmin, kryesisht për tur-

izmin e kampingjeve, ministria e Mbrojtjes për të dytin vit radhazi po mbështet këtë iniciativë, duke vënë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë, që kanë përzgjedhur kampingun në natyrë për të kaluar pushimet në komunën Qeparo, 20 çadra për një kapacitet mikpritës prej100 vendesh. Ministri i Mbrojtjes, z. Arben Imami, gjatë vizitës që bëri në kampingun rinor ka takuar organizatorin e këtij projekti, Spiro Cura, të rinj pushues dhe banorë të komunës Qeparo. Gjatë vizitës në kamping, ministri Imami ka nënvizuar rëndësinë e veçantë të këtij projekti për të rinjtë shqiptarë, promovimin e turizmit, por edhe për ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare. Në fjalën e tij ministri Imami theksoi se: “Ne po përpiqemi ta krijojmë këtë traditë në mënyrë që edhe studentët, djemtë dhe vajzat e ushtarakëve tanë mund ta gëzojnë këtë kënaqësi. Kjo është ideja e një bashkëpunimi të mirë midis ushtrisë, kësaj organizate dhe pushtetit lokal. Kjo na vlen ne, ju vlen edhe këtyre, sigurisht edhe për një emër e një kamping më të mirë e të qetë”, nënvizoi ai. Megjithëse projekti nuk është iniciuar nga min-istria që ai drejton, ministri Imami theksoi se: “Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për strategjinë dhe doktrinën bashkëkohore të bashkëpunimit midis ushtrisë dhe publikut”. Ndërkohë nga ana tjetër, menaxheri i kampingut nuk flet për një biznes, por për një kamp-agor, ku të rinjtë shohin dhe shijojnë mrekullinë e natyrës. Sipas z. Curra, mbështetja që Ministria e Mbrojtjes po i jep kësaj iniciative është mjaft e rëndësishme, duke i dhënë këtij lloj turizmi një projekt me kosto minimale për të rinjtë, për t’ju of-ruar atyre argëtimin e nevojshëm. I pyetur për bashkëpunimin me min-istrinë e Mbrojtjes z. Curra u shpreh se: “Është një kontribut i ri i cili i of-ron vendit më shumë bashkëpunim me ushtrinë dhe me shoqërinë civile si dhe me komunitetin, për të pasur në të ardhmen bashkëpunime të frytshme për të gjitha grup moshat

për të rinjtë, pse jo edhe për famil-jarët e ushtarakëve në pension për të krijuar sipas modeleve të reja një shkrirje të realiteteve të qytetarisë me forcat e ushtrisë apo dhe me format të tjera të organizimeve shtetërore. Në të kaluarën ushtria shikohej si një ishull i mbyllur, në kazerma apo në forma të bunkeri-zuara të jetës së saj. Sot koncepti ka ndryshuar, anëtarësimi në NATO krijon mundësi të reja në mënyrë që ushtria, komuniteti, qytetaria dhe realitetet turistike të jenë e të punojnë bashkë, drejt Bashkimit Europian dhe të krijojnë resurse dhe më të mira për vetveten dhe më gjerë”, nënvizoi Cura. Në këtë kamping ishte edhe nënkryetari i bashkisë së Himarës Viron Zoto, i cili ka theksuar rëndësinë që ky

projekt po i jep Qeparosë për zhvil-limin e turizmit, duke e kthyer atë në një vend të preferuar jo vetëm për të rinjtë shqiptarë, por edhe për ata të huaj. Nga ana tjetër, pushuesit e këtij kampi janë shprehur mjaft entuziastë duke pohuar se po ka-lojnë pushime të mrekullueshme në rivierën shqiptare. Në mbrëmje (QKMBM) Qendra e Kulturës, Me-dias dhe Botimeve të Mbrojtjes ka organizuar një program artistik, me pjesëmarrjen e veçantë të ministrit të Mbrojtjes, z. Arben Imami, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, etj. Të ftuar të këtij koncerti ishin këngëtarët Ervin Bushati dhe Fa-tima, të cilët për disa orë dhuruan emocion dhe argëtim për pushuesit e kampit rinor të Qeparosë.

Në kuadrin e nismave që qeveria ka ndërmarrë për tur-izmin, kryesisht për turizmin e kampingjeve për të dytin vit radhazi ministria e Mbrojtjes e mbështet këtë iniciativë, duke vënë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë, që kanë përzgjedhur kampingun në natyrë për të kaluar pushimet në komunën Qeparo, 20 çadra për një kapacitet mikpritёs prej 100 vendesh

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 20116

Forca Tokësore, në ndihmë të komunitetit për shuarjen e zjarreve në Shkodër

emergjenca

Prefekti Maxhit Cungu: “Efektivat ushtarake në operacion kanë treguar gatishmëri dhe akte heroizmi, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe pyjet si pasuri kombëtare...”

Në operacion në ndihmë të komunitetit morën pjesë 180 trupa dhe 14 mjete nga

batalioni i Këmbësorisë Malore Vau Dejës, Shkodër dhe batalioni Ko-mando Zall-Herr Tiranë, strukturë e Forcës Tokësore. Në këto ditë të nxehta vere, kur pjesa më e madhe e qytetarëve kanë “shtegtuar” për pushime në plazhe, një pjesë e efektivave të Forcave Tokësore, kanë ndërprerë lejen e zakonshme dhe janë drejtuar për në Shkodër në ndihmë të banorëve të përshirë nga flakët në zonat Oblik, Mali Tarabosh, Zues, Zogaj, Shirokë, Xhaferaj, Rezervuari Shkodër, Gur i Zi, Rragam, Bardhaj etj. Janë 180 efektiva të Forcës Tokësore dhe 14 mjete, që u angazhuan në kryerjen e këtij operacioni humanitar të emergjencave civile, prej të cilëve 90 trupa të batalionit të këmbësorisë malore Shkodër dhe 90 trupa të batalionit Komando Zall Herr Ti-ranë, të cilët kanë vepruar direkt në operacion. Ndërsa toga logjistike e Batalionit të Këmbësorisë malore ka bërë mbështetjen logjistike të operacionit me ujë, ushqim, mjete pune, medikamente shëndetësore, ambulanca etj. Në lidhje me këtë operacion të efektivave ushtarake na informon nga Shkodra, Major Viktor Filipi, shefi i Marrëdhënieve Civilo-Ushtarake të Batalionit të Këmbësorisë Malore Vau Dejës Shkodër, i cili shprehet; Gjatë kry-erjes së operacionit për shuarjen e zjarrit efektivat ushtarake të Forcës Tokësore, kanë pasur një bash-këpunim të mirë me punonjësit e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor të Prefekturës së Qarkut Shkodër dhe me drejtuesit e pushtetit lokal në këto zona. Major Filipi dhe rreshteri Basri Çullina, operator dhe kamera-man i këtij batalioni e kanë ndjekur nga afër këtë operacion, kanë evi-dentuar atë duke kryer filmime dhe fotografime në zonat e përfshira nga zjarri, duke pasuruar historikun e repartit të tyre. Po kështu sektori i MCU ka bashkëpunuar edhe me median në zonë dhe ky aktivitet i efektivave ushtarake ka gjetur pasqyrim në shumë media lokale dhe kombëtare. Në krye të këtij op-eracioni ka qenë Kryetari i Komitetit të Emergjencave Civile në Shkodër, prefekti i Qarkut të Shkodrës, Maxhit Cungu. Ai ka vlerësuar

kontributin e Forcave të Armato-sura, duke shprehur konsideratë të lartë për efektivat ushtarake në operacion, të cilat kanë treguar gatishmëri dhe akte heroizmi, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre për

të shpëtuar jetët e njerëzve dhe pyjet si pasuri kombëtare. Ai, shprehet se kam pasur fatin të bashkëpunoj në këtë operacion me dy komandantë ushtarak nënkolonel Ali Mali dhe nënkolonel Behar Marra, me të

cilat kam bashkëpunuar edhe më parë në operacionet e përmbytjeve të Qarkut të Shkodrës në vitet 2010 dhe 2011, si dhe në shumë rast të tjera, ndaj dhe e çmoj kontributin e FA në ndihmë të komunitetit.

Ky operacion ka nisur me datë 20 gusht 2011, ora 15.30 dhe ka vijuar deri me datë 23 gusht ora 19.20. Efektivat ushtarake edhe pse ka rënë nata kanë qëndruar deri në orët e vona të natës për të penguar përhapjen e vatrave të zjarrit nëpër zonë. Komuniteti i zonës gjatë kësaj periudhe është angazhuar përkrah ushtarakeve dhe kanë shprehur konsiderata e mirënjohje për efek-tivat ushtarake që u janë gjendur pranë. Në këtë operacion ka mbetur në kujtesë të banorëve veprimi i ushtarëve në fshatin Krepaj, Komu-na Ana e Malit, ku megjithëse fshati ishte braktisur nga banorët, efekti-vat duke marrë me vete edhe riskun e rrezikut ndërhyn për të neutrali-zuar përhapjen e zjarrit. Ndonëse u dogjën 4 shtëpi, efektivat ushtarakë me punën e palodhur të tyre dhe profesionalizmin e treguar arritën të shpëtojnë nga djegia pjesën tjetër të banesave të këtij fshati. Detaje të tjera nga ky operacion ka shumë. Por edhe një fakt tjetër nuk mund të anashkalohet. Kështu me datë 20 gusht, ora 20.50, Kapiten Ardian Brahimi, shef i zbulimit të batalionit me të marrë detyrën së bashku me efektivin e tij dhe shoferin PR2 Fran Biba, kanë shkuar mes flakëve për t’i dhënë ndihmë pikës së zbulimit në Tarabosh, ku në afërsi të saj ishin përhapur vatra të mëdha zjarri dhe përhapja e tij mund të përbënte rrezik për nënrepartin. Me punën e tyre këto efektivat bënë të mundur të parandalojnë përhapjen e zjarrit brenda territorit të repartit. Nënkol-onel Mali dhe nënkolonel Marra, shprehen se kryerjes me sukses të këtij operacioni i kanë shërbyer edhe trajnimet e kryera me efekti-vat në repart tona dhe stërvitjet e zhvilluar me tema për përballimin e emergjencave civile dhe në rast rënie zjarri. Ndaj edhe sipas tyre kjo situatë në Shkodër nuk i gjeti efektivat e tyre të pa papërgatitura për përballimin e kësaj emergjence. Nisur dhe nga situata e krijuar e eksperienca e punës në ndihmë të popullsisë dhe komunitetit në rast fatkeqësie natyrore nga drejtuesit e reparteve u morën të gjitha masat për përballimin e kësaj situate, operacion i cili u krye me sukses. Në repartin e Vaut të Dejës u ngrit Qendra Operacionale për drejtimin e menaxhimin e operacionit, e cila ka funksionuar gjatë gjithë periud-hës dhe ka evidentuar, pasqyruar e kryer raportime të herë pas hershme tek PGI në Forcë Tokësore dhe QBO Shtabi i Përgjithshëm i FA. Gjatë kësaj periudhe në këto zona janë shuar disa vatra zjarri të përshirë në një sipërfaqeje 62 ha. Efektivat e Forcës Tokësore janë pjesëmarrëse në disa operacione humanitare të emergjencave civile, si në raste të përmbytjeve, të shuarjes së zjarreve, të zhbllokimit të rrugëve nga bora etj. Edhe angazhimi i këtyre ditëve është pjesë e misionit të Forcës Tokësore.

Ushtarakët përgatiten për luftë, por aspirojnë më shumë se kushdo tjetër për paqen”. Kjo thënie tregon qartë atë që ushtarakët synojnë të fitojnë,

mbështetjen e publikut, jo thjesht nga betejat luftarake, por sidomos nga angazhimet në emergjencat humani-tare, ku “luftohet’’ njësoj për çështje jetësore. Përvoja e angazhimit të forcave e mjeteve të brigadës ndaj popul-latës në vetvete është “përgjigje e nevojave jetësore të saj në raste emergjence” dhe vërteton dhe njëherë më së miri se në situatat e sotme, operacionet ushtarake nuk mund të bëjnë përjashtim nga aspektet njerëzore. Parë në këtë këndvështrim, në BrMR është synuar krijimi i një strukture elitare për përballimin e emergjencave civile. Për këtë është punuar për sigurimin e kapaciteteve operacionale të duhura dhe konsolidimin e strukturave të saj për t’i bërë ato të ndër-veprueshme dhe efiçente. Bazuar në misionin e tyre kushtetues, Direktivën e ministrit të Mbrojtjes të këtij viti, gjatë këtij muaji, forcat dhe mjetet e BrMr-së kanë dhënë një kontribut të madh në mbështetjen e popullsisë civile, duke kontribuar për shuarjen e zjarreve në shumë zona e prefektura të ven-dit. Këtë angazhim, BrMR-ja e konsideron jo vetëm një detyrim që rrjedh nga misioni i saj, por edhe një obligim moral, për t’i ardhur në ndihmë popullit. Në funksion të realizimit të detyrave, Shtabi i Brigadës, ato të reparteve vartëse të saj si dhe gjithë trupa e oficerëve dhe ushtarëve në çdo moment i janë ndodhur pranë komunitetit, duke bashkërenduar dhe bashkëvepruar me pushtetin vendor për të realizuar misionin e vet. Komandanti i Brigadës së Mbështetjes Rajonale gjeneralbrigade Abaz Lleshi, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e strukturave të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, thekson se: “Tashmë BrMR ka zënë vendin që i takon, për t’u kthyer në struk-turë drejtuese të FARSH, në përballimin e emergjencave civile si dhe kryerjen e operacioneve në ndihmë të komu-nitetit dhe në interes të strukturave të Forcave të Arma-tosura, për përmirësimin e infrastrukturës së tyre”. “ Në këtë kuadër”, vijon gjenerali, “synimi kryesor vazhdon të jetë mbajtja e kapaciteteve operacionale të plota tё struk-turave të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, nё mёnyrё që të jenë të afta të plotësojnë misionin e tyre dhe detyrat që kanë si dhe rritjen e kontakteve të bashkëpunimit me

Të gatshëm për të përballuar emergjencat e stinës së verës

Brmr PërKUshtim dhe ProFesionaLiZëm, në ndihmë të KomUnitetit e PUshtetit vendor, Për shUarjen e Zjarreve

strukturat vendore, ku do të angazhohen strukturat e Brigadës së Mbështetjes Rajonale”. “Po kështu”, thekson shefi i Shtabit të Brigadës, kolonel Halilaj, “po kërkojmë që të gjitha strukturat e vartësisë të kenë në çdo moment gatishmërinë e plotë për angazhimin e tyre efektiv për shuarjen e zjarreve”. Kjo është plotësisht e arritshme pasi kemi mjetet dhe personelin e kualifikuar për këtë qëllim”. Aktualisht, angazhimi i BrMR dhe i reparteve vartëse të saj në ndihmë të komunitetit është i konsiderueshëm dhe i prekshëm në një pjesë të mirë të territorit të vendit tonë. Kështu, forcat dhe mjetet e brigadës janë angazhuar në Qarkun e Korçës, për shuarjen e zjarreve në lartësitë e Moravës, në zonën e Voskopojës si dhe pranë fshatrave Bode, Hocisht, Baban, Gracë, Liqenas, Goricë e Madhe. Në Qarkun e Kukësit, forcat dhe mjetet e KMR Kukës janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në zonat e Qafe-Kom të komunës Surroj si dhe Qafe-Zbinec të komunës Zapod. Në Qarkun e Gjirokastrës, forcat dhe mjetet e KMR janë angazhuar për shuarjen e zjarreve të rëna pranë fshatrave Arshilengo, Jorgucat, Pec-Kardhikaq dhe Peshkopi.

Në Qarkun e Elbasanit, forcat e KMR Elbasan janë angazhuar, për shuarjen e zjarreve të rëna në rrethinat e qytetit, në godinën e teatrit “Skampa”, për shuarjen e menjëhershme e profesionale të vatrave të zjarrit. Forcat dhe mjetet e KMR, Burrel janë angazhuar për shuarjen e zjarrit të rënë në Parkun Kombëtar të Liqeneve të Lurës. Duhet theksuar se këto operacione janë kryer në kushte të vështira të terrenit dhe me ngarkesë të plotë pune. Krahas mjeteve speciale për shuarjen e zjarreve, janë në gatishmëri dhe mjete të tjera si fadroma, ekskavatorë, mjete vetëshkarkuese, etj.

Gjatë këtyre operacioneve, është evidentuar edhe njëherë gatishmëria e mjeteve, profesionalizmi dhe përkushtimi i personelit. Pavarësisht nga puna e bërë, nga strukturat përgjegjëse në shtabin e Brigadës dhe repartet vartëse, aktualisht po punohet për rishikimin e mbajtjen në gatishmëri të sistemit të lajmërimit, orga-nizimin e grupeve të emergjencës, nisjen në kohë në op-eracion të forcave e mjeteve si dhe mbajtjen e kontakteve me strukturat vendore.

Nёnkolonele Alda Sula

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 7interviste

Shtëpitë e Pushimit të Ushtarakëve në fokusin e komandantit të RM së SHPFAZ.Nënkolonel, cili është vendi dhe

funksioni i Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve në strukturën e Regji-

mentit të Mbështetjes?Në kuadër të kalimit në strukturën e re

të Forcave të Armatosura, në Regjimentin e Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm funk-sionon dhe Qendra e Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve. Kjo qendër tashmë ka në administrim Shtëpitë e Ushtarakëve Dur-rës (ish-Kavaloshenca), Jalë dhe Pogradec. Deri në këtë moment Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve Pogradec funksionon si sho-qëri aksionere, e për rrjedhojë ende nuk ka kaluar në administrim të plotë të Qendrës së Pushimit të Ushtarakëve. Synimi ynë është që kjo shtëpi pushimi të vihet në efiçencë të plotë vitin që vjen duke ndihmuar në këtë mënyrë në rritjen e trajtimit të personelit të Forcave të Armatosura; për ti shpërblyer ata për mundin dhe djersën e derdhur gjatë gjithë vitit.

Ndërsa po synoni efiçencën për Shtëpinë e Pushimit Pogradec, si po funksionojnë dy të tjerat ?

Në kohën kur këto shtëpi pushimi kaluan në administrim të Regjimentit të Mbështetjes, ato mbartën mjaft probleme. Të pozicionu-ara njëra në gjirin e qytetit më të madh bregdetar, ndërsa tjetra në bregdetin joshës Jonian, këto shtëpi pushimi kishin mbetur ende pika interesante referimi e relaksi për shumicën e familjeve të ushtarakëve, ndër-kohë dhe një dëshirë e lakmi për ata pushues që nuk e kishin privilegjin për ti shijuar aty pushimet e tyre. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nga personeli i këtyre shtëpive pushimi, infrastruktura ka qenë një pikë e dobët e cila sikur i ka kufizuar ata për një shërbim më cilësor në drejtim të pushuesve. Mjafton të sjellim në vëmendje faktin se Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve Durrës është i vetmi kamp në zonën e plazhit që nuk ka ujë të pijshëm, por mbahet me ujë pusi, pa përmendur elementë të tjerë të cilët mund të jenë të parëndësishëm në dukje por që ndikojnë në efiçensën e këtyre shtëpive pushimi.

Çfarë ka interesante kur Ju përshkruani këto shtëpi pushimi si pika referimi ?

Ish-Kavaloshenca, sot Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, është e lidhur pazgjidhshmërisht me çdo hap e zhvillim të Forcave tona të Armatosura, sepse këtu jo vetëm është pushuar, por ushtarakët e gradave e niveleve të ndryshme kanë shkëm-byer mbase më lirshëm mendime për punën, detyrat e jetën e tyre. Këtu ata kanë medituar, janë qetësuar nga stresi që i krijonte qëndrimi larg familjes, kanë krijuar këtu poezi e miqësi të reja, e këto pak ditë pushimi shënoheshin në kalendarin e jetës së ushtarakëve si luks i kohës dhe vlerësim për punën. Jo vetëm kaq por në sallat e ambientet e kësaj shtëpie pushimi janë zhvilluar mbledhje të rëndë-sishme, janë përpunuar teori dhe strategji të ndryshme, madje dhe janë marrë vendime për fatin e mjaft ushtarakëve shqiptarë, kujtojmë se vendimi për “Tezat e Lira”, apo dënimi i ushtarakëve të lartë shqiptar që nga ish-Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku (e grupi i ashtuquajtur puçist), është marrë pikërisht në këto ambiente. Shtëpia e Pushimit të Ush-tarakëve Durrës e shëndrruar tashmë në një qytezë e mirëfilltë pushimi, për disa vite ka

shërbyer si strehë për Komandën e NATO-s në Shqipëri (NHQT 1999-2003).

Sezoni i pushimeve po shkon drejt për-fundimit, cila është përshtypja që pushuesit po marrin prej këtej ?

Në fakt personalisht kam kërkuar nga drej-tuesit e Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve Durrës dhe Jalë, që në fund të sezonit të kenë kryer një vëzhgim me përshtypjet e ushtarakëve, familjeve të tyre e qytetarëve të tjerë që kaluan pushimet këtë sezon veror në këto shtëpi pushimi. Ky vëzhgim do të shërbejë si referencë e planizimit të veprim-tarisë së mëtejshme të Qendrës së Pushimit të Ushtarakëve. Nëse do të ndaleshim më konkretisht për të përshkruar se çfarë bëmë ne për t’i mbajtur në funksion të plotë këto shtëpi për këtë vit, janë një sërë aktivitetesh dhe veprimtarish të programuara dhe ndjekura me përgjegjësi nga personeli ynë. Gjatë sezonit të pushimeve të vitit 2010 në këto shtëpi pushimi, pati disa mangësi që kryesisht kishin të bënin me furnizimet me ujë të pijshëm, energji elektrike, kompletimin me materiale e pajisje etj. Në tetor të vitit 2010 në Regjimentin e Mbështetjes u ngritën grupe të posaçme pune, të cilat verifikuan imtësisht gjendjen dhe përcaktuan bazën e nevojshme materiale që nevojitej për kompletimin dhe kryerjen e riparimeve dhe shërbimeve për të dy shtëpitë e pushimit. Vështirësitë që kishte Regjimenti i Mbështetjes për kryerjen e shërbimit të ushqimit, si dhe kryerjen e mirëmbajtjes dhe kompletimit me materi-ale e pajisje të shtëpive të pushimit, morën zgjidhje me urdhërin Nr.633 datë 14.04.2011, të ministrit të Mbrojtjes “Për funksionimin e Shtëpive të Pushimit të Ushtarakëve Dur-rës dhe Jalë”, ku përgjegjësia për kryerjen e shërbimit të ushqimit dhe hotelerisë i’u kalua Hotelit të Ushtarakëve, ndërsa Regjimenti i Mbështetjes ngarkohej me administrimin e përgjithshëm, ruajtjes dhe sigurisë, furniz-imit me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Posaçërisht nga ana jonë vëmendje të veçantë

i kemi kushtuar problemeve të sigurisë dhe ruajtjes të këtyre kampeve të pushimit. Kështu personeli i angazhuar në këtë detyrë është përzgjedhur dhe trajnuar posaçërisht për të shërbyer në ambiente të tilla. Ky shër-bim disiplinon, kontrollon dhe evidenton hyrjen dhe daljen e personave dhe autom-jeteve sipas rregullave të përcaktuara nga komandantët e shtëpive të pushimit. Vlen të theksojmë se në këtë pikë nuk kemi patur shqetësime të pushuesve, përpos vlerësimit nga ana e tyre në lidhje me efiçencën e plotë të sigurisë dhe ruajtjes. Përsa i përket shërbimeve të mirëmbajtjes dhe furnizimit me energji elektrike dhe ujë, konkretisht në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Dur-rës u mundësua furnizimi me ujë për 24 orë i godinave të hotelerisë nëpërmjet vendosjes së sistemit të pompave, ndërsa sa i përket ujit të pijshëm po kryhet me autobot nga Ndërmarrja e Ujsjellës Kanalizime Durrës. Plugimi i rërës së plazhit, infrastruktura si rrugë, lulishte, eleminimi i difekteve të çastit, janë prioritet i punës së përditshme të personelit. Në Shtëpinë e Pushimit të Ush-tarakëve Jalë, u krye zgjerimi dhe riparimi i rrugës që lidh këtë shtëpi pushimi me fshatin Jalë, gjithashtu u riparua rruga që zbret në bregun e detit, ndërsa u nxor në sipërfaqe dhe u zëvendësuan 450 metra lineare tub që furnizon me ujë këtë shtëpi pushimi nga rrjeti i furnizimit të fshatit Vuno, ndërkohë që u riparua dhe linja dytësore e furnizimit me ujë që vjen nga fshati Livadh.

Nëse shohim përpara cili është synimi që Ju keni për këto shtëpi pushimi?

Në dukje ambicioz, por me besimin se do të gjejmë mbështetjen e duhur të eprorëve tanë, ne kemi si objektiv që këto shtëpi pushimi, ashtu si edhe ato në shumë vende të tjera, të jenë në shfrytëzim gjatë gjithë vitit. Gjej rastin të falënderoj ministrin e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm për ndihmën pa rezerva që na kanë ofruar që ne të mundësojmë një shërbim sa më cilësor

për pushuesit, të cilët i garantojmë që jemi në përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar edhe më tej punën tonë, vetëm që të bëjmë të mundur që kalimi i pushimeve në shtëpitë tona të pushimit të jetë një eksperiencë e këndshme dhe që pushuesit të kthehen në punë me më shumë energji, të ndihen të vlerësuar dhe pse jo, të punojnë më shumë që sezonin tjetër të vijnë përsëri.

Si dhe çfarë keni parasysh më konkretisht kur përmendni një synim të tillë ?

Një objektiv i tillë nuk është aspak i lehtë, por gjithësesi dhe jo i pamundur. Për të tre shtëpitë e pushimit ka nevojë për një strategji dhe plan prespektiv për t’i bërë ato të konkurueshme me të gjithë operatorët e tjerë të zonës bregdetare. Infrastruktura dhe ambientet e këtyre shtëpive të push-imit ofrojnë mundësi pa fund hapsirash për shumëllojshmëri shërbimesh, të tilla si hoteleri, salla, kinema vereore, ambiente sportive, parking, qendra interneti, zyra e ambiente për delegacione VIP, fushë për ulje helikopterësh, sipërfaqe të gjelbëruara, e mbi të gjitha siguri e qetësi brilante. Në fokusin e zhvillimit të mëtejshëm të Forcave tona të Armatosura, kërkesës në rritje për cilësinë e shërbimit ndaj personelit, ndërveprimit dhe mardhënieve me partnerët, do të ishte me vend të hidheshin hapa konkret për t’i shëndrruar këto shtëpi pushimi në funksion të plotë jo vetëm për pushimin sezonal të ushtarakëve por dhe për shërbime të tjera. Ta zëmë për shembull këtu do të mund të akomodohen delegacionet ushtarake që vijnë në vendin tonë, mund të zhvillohen aktivitete trajnimi e bashkëpunimi në kuadër të mard-hënieve me NATO-n, për të mos thënë që pas çdo misioni ushtarakët të kishin mundësinë e argëtimit dhe pushimit sezonal si shpërblim e vlerësim për misionin e kryer. Guidat turis-tike që do të nisnin këtu ku dhurata e natyrës e shfrytëzuar dhe ndërtuar mrekullisht nga dora njerëzore do ta bënin Durrësin, Krujën, Apolloninë etj, si vende më të fotografuara të ushtarakëve të vendeve të ndryshëm të NATO-s.

Nga ana Juaj si drejtues i Regjimentit të Mbështetjes, po bëhet diçka më konk-retisht ?

Siç ju thashë dhe më lart ne tashmë e kemi kaluar atë që mund të quhej si plani emergjent, e pa modesti kemi pse të jemi kërkues. Aktualisht po bashkëpunojmë me grupe ushtarakësh të cilët kanë patur mundësinë të vizitojnë qendra të tilla push-imi në Europë e gjetkë. Nëpërmjet shfrytëz-imit të informacionit që serviret nga faqet e internetit të qendrave të tilla të NATO-s, po hulumtojmë pandërprerë, me synimin që së shpejti të kemi një strategji të mirëfilltë dhe plan konkret për t’ia paraqitur strukturës vendimmarrëse.

E në këtë projekt janë të përfshira jo vetëm infrastruktura por dhe personeli ku kryesisht ky i fundit mbetet promotori i finalizimit të projekteve të tilla konkuruese e ambicioze. Paraprakisht ajo ç’ka ne po vlerësojmë është se nëpërmjet këtij menaxhimi të menduar të shtëpive të pushimit jemi vetëm e vetëm të fituar ekonomikisht, moralisht të vlerë-sueshëm dhe besueshëm në mundësitë dhe shërbimet që do ofrohen si për ushtarakët ashtu dhe qytetarët.

Intervistoi Azem PARLLAKU

FLet nënKoLoneL BesniK sYLaj Komandant i regjimentit të mBështetjes shPFa

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 20118 dimension

Kur vjen fjala për Himnin Kombëtar Xhemali Muraj e quan një ndër interpretimet më të dashura dhe më me shumë përgjegjësi. Këtë pjesë e kam luajtur 1500 herë, por e kam shumë të vështirë të them se kur e kam luajtur më mirë. Njësoj jam emocionuar dhe mbushur shpirtërisht në të gjitha herët. Kjo për faktin se magjia e pentagramit është si kozmos, një galaktikë pas galaktike me një pafundësi. Një vijë e drejtë që nuk mund të mbyllet asnjëherë

Misioni i çmuar

të pathënat e ushtarakëveTrëndafil mbi pentagram

nga: bejdo malo

Si është e mundur që përpara të kem një njeri kaq energjik, kaq të mbushur me jetë të idealizuar dhe me fuqi të pashtershme. Tek ai

dallohet një sintezë perfekte e mjeshtërisë së tij të lidhur në mënyrë të përjetshme me muzikën. Misteri i aventurave dhe i udhëtimeve e ka tërhequr gjithmonë. Kjo ndjesi të krijohet kur ballafaqohesh me kronologjinë e jetës së Xhemal Murajt. Muzikanti me jetë shumë intensive, atë që quhet lidhje bionivoke me muzikën e ka krijuar në vitin 1966. “I vogël dhe imcak si isha u regjistrova në pallatin e pionier-eve për t’i rënë trompës. Këtë rrugëtim galaktik e fillova nën kujdesin e Prokop Nishkut dhe mjeshtërit të madh Robet Radoja” -thotë ai. “Ai u kujdes, më mbajti dhe më trajtoi në mënyrë speciale si një djalë që kishte lindur me gishta që nxirrte nga trompa muzikë të arrirë. I rritur në një familje punëtorësh me problemet dhe hal-let e kohës, iu përkushtova trompës. Mbasi mbarova 8 -vjeçaren në shkollën e muzikës ushtarake nga ministria e Mbrojtjes, mu duk sikur ëndrrat e mija u stopuan. Viti 1975 ishte i mbushur me ngjarje shumë të trishtuara për ushtrinë shqiptare. Me rënien e të ashtuquajturës kastë kjo shkollë u shkri dhe unë vijova studimet në liceun artistik të Tiranës së bashku me talentet e asaj kohe si; Artan Hidi, Bujar Matraku klarinetist, si dhe mjeshtrit Arne Goxhi dhe Ferdinand Mandia. Pas një viti stazh

në Librazhd, në kantierin e Xhyrës, në korrik konkurrova në Institutin e Arteve. Aty fitova një bursë pas një konkurrence shumë të fortë me 22 konkurrues. Këtë bursë e fitova me talentin tim pa ndihmën e askujt. Me mbarimin e Institutit të Lartë të Arteve, emërohem në Ansamblin e Ushtrisë ku vazhdova për shumë e shumë vite. E thënë ndryshe një jetë të tërë.” Kur atij i kujtojmë emrin e dirigjentit dhe muziko-logut Kujtim Laro, mbushet me frymë dhe nuk rresht së treguari. “Me Kujtim Laron njihem që në vitin 198. Ai pa tek mua disa cilësi të spikatura dhe mbi të gjitha më afroi dhe trajnoi duke me futur në kulturën që kishte ai për artin në përgjithësi. Kujtim Laro ishte si vëlla për mua. Kam inter-pretuar nën dirigjimin e tij, prej njeriu të hekurt të mbrujtur me ëmbëlsinë e notave muzikore, në shumë kolona zanore fil-mash me Orkestrën e RTSH për llogari të Kinostudios. Duke filluar me filmin “Liri a Vdekje”, “Militanti”, “Udha e Shkronjave” e disa filma të tjerë. Kam përjetuar një botë me plot mrekulli dhe mistere. Cilësi e lartë interpretimi, aftësi dhe bashkëpunim muz-ikor që rrallë përsëritet. Një pjesë brilante e jetës sime. Kjo është dhe një prej dashurive të mëdha që kam përjetuar unë” - thotë virtuozi Muraj. “I dashuruar me muzikën dhe plot adrenalinë falë kjo, aftësive dhe talentit të mjeshtërit dhe koreografit Gëzim Kaçeli, që ishte një njeri me kulturë dhe bagazh të gjerë, isha aq kurioz sa e pyesja si merreshin elementet e si zgjidheshin ato . Po tregoj një episod shumë të vogël, se si ai me tregoi si konkurronin dhe regjistro-

heshin fëmijët në shkollat koreografike në Rusi. Kam bërë qindra turne me profesor Gëzimin dhe kur dilnim në turne rrinte në fund të autobusit me mua. Por nuk mund të harroj dhe zotin Pandi Zguro, Artist i Merituar”. Qe një këngëtar shumë serioz dhe shumë i aftë. Kujtim Laro shkruante kantanta, që kishin mjaft vlera muzikore, dhe Pandi i këndoi me shumë nivel dhe shumë mjeshtëri. Ditët e tij janë gjithmonë të zëna. Mjafton një fakt. “Për 13 vjet me këta profesorë dhe këngëtarë të nderuar kam dhënë 180 koncerte në vit. Një ditë po një ditë jo. Kudo një atmosferë shumë in-teresante. Dhuronim muzikë, na dhuronin kënaqësi dhe jetë”. Jeni një mjeshtër dhe çdo të thotë të jesh mjeshtër, a ka fund magjia e muzikes?“Pyetje që përmbledh brenda tërë filozo-finë e jetës sime. Këtë e gjykon publiku, artdashësit. Këtë t’ia lëmë kohës ta dimen-sionojë dhe ridimensionojë, ç’mendim kanë pasur, kanë dhe do të kenë kolegët dhe ata që ndjekin muzikën, ata që shijojnë muz-ikën dhe interpretimin tim. Muzika nuk ka asnjëherë fund, është një oqean i madh me një larmi të jashtëzakonshme. Sa më shumë krijon njohuri për të, aq më shumë të duket sikur të kanë ngelur dhe shumë të panjohura dhe s’ke mësuar asgjë. Muzika është një pafundësi, një oqean, një vullkan, një cunam ashtu si vetë tekat dhe magjitë e natyrës”. Ai kërkon që të përmendë disa nga momentet më të bukura. Por është shumë e vështirë që një muzikant t’i veçojë ato. Nëse ka amalgamë të përzierjes së gëzimit me emocionin dhe hidhërimin

këtë mund ta prodhojë vetëm muzika. Ai thotë se: “Momentet më të bukura janë në vitin 1991 kur kam dalë jashtë shtetit me bandën e bashkisë së Tiranës. Bëmë një sërë koncertesh në Jugun e Francës me drejtues Syri Rroin. Vërtet demokracia kishte një vit që kishte mbërritur dhe unë ende nuk isha i qartë çfarë bëhej jashtë. Aty kuptova se ç’ është jeta dhe të jetosh si njeri. Mu duk vetja sikur u futa në botën e çudirave. Veç orkestrës frymore dhe Ansamblit të Ushtrisë dhe me orkestrën e RTSH, kam bërë 400 koncerte nga 1994 deri ne 2009. Me këtë orkestër kanë ardhur mjeshtra të mëdhenj nga e gjithë bota. Këta dirigjentë sollën kulturën mjaft të zhvilluar, ku për ne ishte jo vetëm shkollë por dhe njësoj sikur të bëje një master. Aty ishin cilësitë e drej-tuesve bashkëkohorë të muzikës modern dhe asaj klasike të kompozitorëve më të mirë të kohërave. Ata gjithmonë vërenin me syrin e tyre mjeshtëror, që kjo orkestër paska vlera të jashtëzakonshme dhe këtë ne nuk e dinim. Ata me mjeshtërinë e tyre dhe kulturën e tyre nxirrnin në pah vlerat e kësaj orkestre. Tek kjo orkestër fitova një kulturë të madhe në interpretim dhe ekzekutim. Më pëlqen muzika simfo-nike operistike, muzika e lehtë dhe etnike, muzika e kulluar shqiptare por dhe muzika e popujve të Ballkanit. Unë në vitin 2001 u mundova dhe krijova një informacion me vegla të frymës, instrumente dhe përgatitëm një repertor me muzikë etnike ballkanike. Kemi një aktivitet me 200 kon-certe në gjithë Evropën. Në veçanti dua të citoj vlerën e këngëtarit Hysni Zela . Ai

Misioni i Orkestrës Frymore së Forcave të Armatosura është mbulimi i anës muzikore në ceremonitë zyrtare protokollare, pranë presidentit

të Republikës, kryeministrit të Shqipërisë, ministrit të Mbrojtjes dhe të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. “Këtë mision e kemi përmbushur me shumë përkushtim”, thotë komandanti i Orkestrës Frymore, major Nure-din Oruçi. Po ashtu sipas komandantit një detyrë shumë e rëndësishme është dhe pjesëmarrja në ekzekutimin e marsheve funebër, në funeralet sipas protokollit të Lartë të Shtetit. Në aktivitetin muzikor të kësaj orkestre përfshihen himne, marshe shqiptare dhe të huaja, pjesë klasike botërore, vokale-instrumentale, koncerte, uvertura, valle rapsodi të kompozitorëve shqiptarë dhe të huaj. “Orkestra Frymore e FA”, thotë major Oruçi “kryen mbi 90 aktivitete në vit, për të cilat duhet një përkushtim dhe përgjegjësi e madhe”. Majori thotë për gazetën “Ushtria” se cilësia e kësaj orkestre është shumë e lartë. Majori i emëruar vetëm pak kohë më parë si ko-mandant i këtij formacioni, vjen pas një serie të gjatë kualifikimesh dhe është zotërues i dy gjuhëve të huaja. Ai ka një platformë shumë të qartë se si do të përmirësohet puna dhe tërë aktiviteti i këtij institucioni shumë prestigjioz, me një përvojë shumë të gjatë pune që daton që nga viti 1917. “Kjo traditë e shkëlqyer do të çohet më tej”, thotë ai “dhe bashkëpunimi me dirigjentin Altin Babameto dhe tërë shërbimin logjistik të Orkestrës Frymore, do të ngrejë shumë numrin e aktiviteteve, cilësisë dhe seriozitetit të tyre në ceremonitë zyrtare. Orkestra Frymore e FA është e përbërë nga profesionistë të klasit të parë, të cilët e njohin mjaft mirë muzikën dhe janë shumë virtuozë në mjeshtërinë e tyre të lojës. Instrumentet e vitit 2011 vijnë me një performancë krejtësisht të re, shumë bashkëkohore e cilë-sore. Përveç ceremonive zyrtare, ata janë të aftë të mbulojnë dhe shumë e shumë aktivitete të rëndësishme e mjaft prestigjioze. Falë përkushtimit të gjithë këtij stafi major Nuredin Oruçi konfirmon se të gjitha detyrimet do të kryhen në kohën e duhur. Ky komandant shumë i përgjegjshëm për sfidat që e presin e di mirë se ku do ta përqendrojë punën e tij. Këtë e vë re sapo kapërcen pragun e këtij institucioni në lagjen “21 dhjetori” në Tiranë. Të gjithë këta virtuozë paraqiten këtu herët në mëngjes dhe fillojnë aktivitetin e tyre.

Xhemal Muraj

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 99dimension

Më pëlqen muzika simfonike oper-istike, muzika e lehtë dhe etnike, muzika e kulluar shqiptare por dhe muzika e popujve të Ballkanit. Unë në vitin 2001 u mundova dhe krijova një informacion me vegla të frymës, instrumente dhe përgatitëm një reper-tor me muzikë etnike ballkanike. Kemi një aktivitet me 200 koncerte në gjithë Evropën. Në veçanti dua të citoj vlerën e këngëtarit Hysni Zela

”të pathënat e ushtarakëve

na afroi me vlerat e kësaj muzike. Mund të them se çdo muzikë ka vlerat e saj, por ne muzikën tonë mund ta sjellim në kohë të larmishme me interpretimet e kohës duke pasur eksperiencën e muzikës së huaj. Ne jemi përpjekur ta modernizojmë muzikën tonë. Në orkestrën frymore të FA-së ka një nivel të lartë. Midis tyre ka dhe disa instrumentistë që kanë vlera të veçanta dhe virtuozitet. Mbetesh i mahnitur nga aftësitë dhe mjeshtëria e Orjeta Nishanit,

flautiste, nga saksofonisti Fatbardh Capi, baritonistin Pëllumb Xhepi, spalin e klarinetistëve të dytë Gezim Haxhiaj e të tjerë. Jemi harmonizuar dhe kemi arritur një nivel shumë të lartë. Kur vjen fjala për Himnin Kombëtar ai e quan një ndër inter-pretimet më të dashura dhe më me shumë përgjegjësi. Këtë pjesë e kam luajtur 1500 herë, por e kam shumë të vështirë të them se kur e kam luajtur më mirë. Njësoj jam emocionuar dhe mbushur shpirtërisht në

të gjitha herët. Kjo për faktin se magjia e pentagramit është si kozmos, një galaktikë pas galaktike me një pafundësi. Një vijë e drejtë që nuk mund të mbyllet asnjëherë. Xhemaliu ka ndërruar mbi 20 ministra mbrojtjeje. Duke filluar nga zoti Beqir Bal-luku në vitin 1975 e deri më sot”. Për zotin Arben Imami ai thotë se: “Është një fat që ministri ynë është një artist. Gjithmonë kemi pasur kujdesin e tij dhe na ka vlerë-suar shumë. Por edhe tërë shefat e Shtabit

kanë krijuar një raport bashkëpunues dhe frytdhënës dhe doja të veçoja zotin Pël-lumb Qazimi. Gjeografia e këtij mjeshtëri është e pafundme. Por ai aeroportin e quan si një vend të bekuar, ku kjo orkestër ka pritur dhe përcjellë tërë udhëheqësit e botës që kanë vizituar Shqipërinë. Si moment kulmor ai quan vizitën e zotit Berluskoni, kryeministër i Italisë. Duar-trokitje të dedikuara vetëm për mjeshtërinë e interpretimit. I tha ish- kryeministrit shqiptar që falënderoni orkestrën tuaj të mrekullueshme për atë interpretim brilant që i bëri himnit Italian. Ky mjeshtër thotë se: “Në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes e ka luajtur mbi 800 herë himnin kombëtar”. Ai risjell në vëmendje rastin kur vdiq ish-amabasadori i SHBA Jozef Limpreht. Më thirrën dhe unë bashkë dirigjentin Halim Teqja ekzekutova si solist një pjesë që pala amerikane e quante “Nderi i e heronjve”. Më bëri përshtypje një element. ATSHU-u ushtarak pasi më dha notat e muzikës më pyeti se: “A e bën dot”. -E bëj - ju përgjigja sapo preka pentagramin. -Pa ta dëgjojmë pakë. -U emocionova. Mendova se nuk kishin besim tek unë . Më thër-ritën ta verifikojnë E ekzekutova . Ngeli jashtëzakonisht i kënaqur por më tha se e dua pakë me më shumë ritëm dhe kur unë e ekzekutova pjesa doli jashtëzakonisht e shkëlqyer. Xhemali është një mjeshtër që ditën e fillon që në orët e para të mëngjesit duke bërë “gjimnastikë” me pentagramin me melodi dhe variacione nga Karnavalet e Vencias nga Belini nga “Norma” e të tjera e të tjera perla të muzikës. Por ai është dhe një mjeshtër i luajtjes së muzikës së cer-emonive përkujtimore dhe atyre funebër. Që nga 1993 e më mbrapa ai ka luajtur muzikën për të rënët britanike në tokën shqiptare tek Memeoriali i tyre tek Kodra e Liqenit Artificial të Tiranës. Ai thotë se: “Luaj dy sinjale solo ku të pranishëm janë Presidentë, Ministra dhe gjithë Am-basadorët e Akredituar në Shqipëri . Këtë mrekulli kam 17 vjet që e kryej . Të njëjtën ftesë e kam dhe nga Ambasada Gjermane në Memrorialin e të rënëve gjermanë po në kodrën e Liqenit. Kur vjen fjala për iso-polifoninë ai thotë se: “Gjunjëzohet nga kënga e Katërshes Hormovite që këndoi në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës që u quajt perlë e Polifonisë shqiptare”. Thotë se: “Veten më ngushtë në jetën time e kam ndjerë në tragjedinë e Otrantos kur kemi marshuar nga lagja Skelë deri tek varrezat e Vlorës ku ishte një gjatësi prej tetë kilo-metrash. Mu prish vegla muzikore dhe e kam lidhur me lidhësen e këpucës për t’ia dalë mbanë. Një jetë si një trëndafil mbi pentagramin muzikor. E mbushur plot me perla të muzikës dhe me plot sakrifica dhe përkushtim”.

Xhemal Muraj

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 201110 aleanca

NATO dëshiron që populli libian të jetë në gjendje të vendosë për të ardhmen e tij në liri dhe në paqe. Sot, ai mund të fillojë ndërtimin e së ardhmes

Regjimi i Gedafit së shpejti do të shkatërrohet. Sa më shpejt që Gedafi ta pranojë

që nuk mund ta fitojë betejën kundër popullit të ti j , aq më mirë është. Në këtë mënyrë do të kursehet gjakderdhja dhe vuajtja në Libi. Populli i Libisë ka vuajtur tmerrësisht nën regjimin e Gedafit për më shumë se katër dekada. Tani ata kanë një shans për një fillim të ri. Tani është koha që të gjitha kërcënimet kundër civilëve të ndalojnë, ashtu siç kanë kërkuar Kombet e Bashkuara të Këshillit të Sigurimit. Tani është koha për të krijuar një Libi të re, një shtet të bazuar në liri dhe jo në frikë, në demokraci dhe jo në diktaturë, dëshirat e të shumtëve dhe jo tekat e disave.Ky tranzicion duhet të vijë në mënyrë paqësore. Ai duhet të vijë tani dhe duhet të udhëhiqet e të përcaktohet nga populli libian. NATO është gati të punojë me popullin libian dhe me Këshillin e Përkohshëm Kombëtar, i cili mban një përgjegjësi të madhe. Ata duhet të sigurojnë se tranzicioni do të jetë i qetë e gjithëpërfshirës, se vendi do të qëndrojë i bashkuar dhe se e ardhmja do të themelo-het duke pajtuar e respektuar të drejtat e njeriut. Gjithashtu, një përgjegjësi të madhe kanë dhe aleatët e forcat e mbetura të Gedafit. Ka ardhur koha për t’i dhënë fund karrierës së tyre të dhunës. Bota po i vëzh-gon ato. Kjo është mundësia e tyre për të përkrahur popullin libian dhe të zgjedhin anën e djathtë të historisë. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë njësitë ushtarake dhe objektet e rëndësishme, siç kemi bërë që nga muaji mars dhe nëse shohim ndonjë lëvizje të rrezik-shme kundrejt popullit libian, ne do të veprojmë në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Qëllimi ynë në këtë konflikt ka qenë mbrojtja e popullit libian dhe kjo është ajo që ne po bëjmë, sepse e ardhmja e Libisë i përket popullit të saj dhe është detyrë e Komunitetit Ndërkombëtar për t’i ndihmuar ata, së bashku me Kombet e Bashkuara dhe me Grupin e Kontaktit, të cilët luajnë një rol udhëheqës. NATO dëshiron që populli libian të jenë në gjendje të vendosin për të ardhmen e tyre në liri dhe në paqe. Sot, ai mund të fillojë ndërtimin e së ardhmes.

Rasmussen: Popullit libian duhet t’i kursehen gjakderdhjet e mëtejshme

Oana Lungescu (zëdhënëse e NATO-s): Kjo ka qenë një javë e shquar. Ne kemi parë forcat e Gedafit të humbin

kontrollin e tyre mbi qytetet të cilët ata kanë kërcënuar për kaq shumë kohë dhe kemi parë gjithashtu njerëz të gëzuar në Tripoli për shkatërrimin e regjimit të Gedafit. Ata kanë jetuar nën kërcënimin e dhunës për dekada të tëra. Tani, ata mund të shpresojnë për një fillim të ri. NATO dhe partnerët tanë kanë zhvilluar një fushatë mjaft efektive në mbështetje të popullit të Libisë nën mandatin e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Gjatë pese muajve të fundit, ne kemi degraduar në mënyrë të vazhdueshme një makinë lufte, e ndërtuar në mbi më shumë se 40 vjet. Sot, ne do të kalojmë momentin historik me më shumë se 20.000 mësymje fluturimesh. Ne kemi dëmtuar ose shkatërruar pothuajse 5.000 objektiva legjitime ushtarake, duke përf-shirë mbi 800 tanke dhe pjesë artilerie dhe ne e kemi bërë këtë me mjaft saktësi e duke treguar një kujdes të madh për të minimizuar rrezikun për civilët. Për regjimin e Gedafit, ky është kapitulli i fundit. Fundi është afër dhe ngjarjet po lëvizin shpejt. Ajo që është e qartë për të gjithë është se Gedafi është histori dhe sa më shpejt ai ta kuptojë këtë, aq

Konferencë shtypi mbi Libinëmë mirë është. Popullit libian duhet t’i kursehen dhimbjet e gjakderdhjet e mëtejshme. Mbeturinat e regjimit janë të dësh-përuara. Ata mund të përpiqen të luftojnë sa andej këtej, por do të luftojnë një betejë të humbur. Hedhja e një rakete tjetër e tipit Scud, para disa ditësh kundër Misratës, është provë se ne nuk mund ta ndalojmë mbikëqyrjen tonë. Përdorimi i një arme kundër një qyteti, tregon sepse misioni ynë për të mbrojtur civilët mbetet i nevojshëm. Roli udhëheqës në peri-udhën post Gedafi në mbështetjen e popullsisë libiane është ai i Kombeve të Bashkuara dhe Grupit të Kontaktit. NATO do të jetë në një rol mbështetës. NATO nuk do të ketë trupa në ter-ren dhe çdo rol i mundshëm në Libi i NATO-s në të ardhmen, përveç atij të operacionit Mbrojtësi i Unifikuar, duhet të jetë sipas kërkesës. Që nga fillimi,komuniteti ndërkombëtar është bashkuar për të përballuar krizën e Libisë. Ne do të vazhdojmë të koordinojmë me të gjithë aktorët relevantë ndërkombëtarë për t’i dhënë fund sa më parë kësaj krize, në mënyrë që populli libian të marrë të që meriton.

Kolonel Roland Lavoie (zëdhënësi ushtarak i operacionit Mbrojtësi i Unifikuar): Në ditët e fundit, ne kemi vënë re ndryshime e përparime të rëndësishme si dhe vrull të forcave

kundër Gedafit, në fronte të shumta, në portin strategjik të qytetit të Bregës, përreth Misratës, në Zlitan dhe madje edhe në vende që më parë ishin njohur si të populluar nga forcat e pro Gedafit, të tillë si Badr. Nuk ka dyshim, se forcat pro Gedafit janë dëmtuar rëndë dhe kanë dezertuar ose janë kapur. Vendimmarrësit kryesorë janë dëbuar nga pozitat strategjike ushtarake dhe më e rëndësishmja, kanë humbur aftësinë për të shtypur popullin libian në një numër të madh qytetesh dhe fshatrash. Kryengritja e Tripolit është pa dyshim një arritje historike dhe pse ende nuk është kapitulli i fundit i konfliktit të Libisë. Ai është ende vendi i përplasjeve të shumta mes forcave pro dhe kundër Gedafit dhe tensioni do kohë që të mbarojë. Misioni ynë mbetet mbrojtja e popullsisë civile kundër kërcënimeve të sulmeve, zbatimi i embargos së armëve si dhe zonës së ndalim fluturimit të urdhëruar nga Kombet e Bashkuara. Ne do të vazhdojmë monitorimin e njësive ushtarake dhe objekteve të rëndësishme siç kemi bërë që nga muaji mars. Nëse do të shohim ndonjë lëvizje të rrezik-shme kundër popullit libian, ne do të veprojmë në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Ky ka qenë dhe vazhdon të mbetet një operacion 24 orë për 7 ditë të javës.

NATO dhe Libia, operacioni Mbrojtësi i UnifikuarMë 27 mars, aleatët e NATO-s vendosën

të ndërmerrnin të gjitha operacionet ushtarake në Libi nën Rezolutën e

vitit 1973 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i operacionit Mbrojtësi i Unifikuar është që të mbrojë civilët dhe zonat e populluara që janë nën kërcënimin e sulmit. NATO është duke zbatuar të gjitha aspektet ushtarake të Rezolutës së OKB-së.Të gjithë aleatët e NATO-s janë të angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të tyre sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara. Qëkur Rezoluta u miratua më 17 mars, aleatët kanë lëvizur me shpejtësi dhe me vendosmëri për të zbatuar embargon e armëve dhe zonën e ndalim fluturimit siç urdhëroi Rezoluta si dhe për të marrë masa të mëtejshme për të mbrojtur civilët dhe zonat e populluara civile nga sulmi.NATO po ndërmerr veprime si pjesë e për-pjekjeve të gjera ndërkombëtare dhe po pret që të punojë me partnerët e saj në rajon.

HistorikuPas kryengritjes popullore, e cila filloi në Ben-gazi më 17 shkurt 2011, Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara (OKB) miratoi Rezolutën 1970. Kjo themeloi një embargo armësh, ngriu pasuritë personale të udhëheqësve të Libisë dhe imponoi ndalimin e udhëtimeve të person-aliteteve të larta.Më 8 mars, me shqetësimin ndërkombëtar lidhur me krizën e Libisë që sa vinte e rritej, NATO rriti operacionet e saj të mbikëqyrjes në Mesdheun Qendror si dhe vendosi avionë AWACS për të siguruar mbikëqyrjen. Këta “sy të qiellit” i dhanë NATO-s informacione të detajuara për lëvizjet në hapësirën ajrore të Libisë.Më 10 mars, ministrat e Mbrojtjes së NATO-s mbështetën vendimin e SACEUR që të kishte anije aleate që të shkonin në të njëjtën zonë për të rritur përpjekjet e monitorimit.Më 17 mars, Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1973, e cila autori-zon shtetet anëtare dhe organizatat rajonale që

të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë civile në Libi. Më 22 mars, NATO iu përgjigj thirrjes së OKB-së për të nisur një operacion, i cili do të zbatonte një embargo armësh kundër Libisë. Më 23 mars, ky operacion filloi.Anijet dhe avionët e NATO-s veprojnë në Mesdheun Qendror për të siguruar që rrjedha e armëve drejt Libisë nëpërmjet detit është ndërprerë. Ata kanë të drejtë të ndalojnë e të kërkojnë çfarëdo anije për të cilën dyshojnë se ka armë apo mercenarë. Anijet e NATO-s nuk do të hyjnë në ujërat territoriale libiane. Ajo nuk ka ndërmend të dërgojë forca tokësore kudo në territorin libian. Më 24 mars, Aleanca ven-dosi të zbatojë mandatin e OKB-së të zonës së ndalim fluturimit mbi Libi. Rezoluta e OKB-së bëri thirrje për ndalim të të gjitha fluturimeve, përveç atyre me qëllim humanitar dhe ndihme, në hapësirën ajrore të Libisë, për të siguruar që civilët dhe vendet e populluara civile mos të jenë subjekt i sulmit ajror.

deklaratë nGa sekretari i përGjithshëm i nato-s për situatën në libi

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 11post gedafi

Evropa në kërkim të planit për rindërtimin e Libisë

E ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme Catherine Ashton në një konferencë shtypi në Bruksel prezantoi se si ajo e imagjinon të ardhmen e Libisë. Një qëndrim i përbashkët evropian nuk ekziston ende

Ndërkohë që e ngarkuara e BE-së me politikën e jashtme është duke pritur

konfirmimin zyrtar të ndryshimit të pushtetit në Libi, politikanët nga vendet anëtare të BE-së krijoj-në fakte. Ministri i Jashtëm italian, Frattini është siguruar nga rebelët libianë se marrëveshjet përfituese për koncernin italian të naftës Eni, të lidhura qysh në kohën e regjimit të Gaddafit, do të vlejnë edhe më tutje. Presidenti francez, Nikolas Sarkozy krijon përshtypjen se ishte ai që e bëri të mundur revo-lucionin e sukseshshëm në Libi me vendimet e tij që çuan deri tek veprimet ushtarake të Natos. Gjithashtu edhe ai dëshiron të ketë garanci që firmat franceze do të kenë ende kontrata fitimprurëse në Libi. Gjermania i dha Këshillit Tranzitor të Libisë një hua prej 100 milionë eurosh para se Bashkimi Evropian të ishte këshilluar për heqjen e sanksioneve. Kompanitë gjermane shpresojnë që shumë shpejt të kthehen në Libi. Edhe ministri i Jashtëm turk, Davutoglu nuk qëndron duarkryq. Ai ishte në Bengazi dhe organizoi të enjten në Stamboll konferencën e parë të Grupit të Kontaktit për Libinë. Po Bashkimi Evropian? Ai njëherë ishte me pushime. Si zakonisht në Belgjikë, Komisioni Evropian dhe Këshilli i BE-së shkojnë në gusht për pushime, në detyrë mbeten vetëm rojet, pra ca zyrtarë vartës të cilët duhet të reagojnë në raste urgjente. Nga fundjava e kaluar zyrtarët përgjegjës kanë filluar të kthehen në Bruksel. Catherine Ashton i është kthyer tavolinës së saj të punës dhe telefonon shumë. Para se të dal para gazetarëve dhe të paralajmëroj për planet për rindërtim ajo duhet të ketë rënë dakord me ministrat më të rëndë-sishëm të Bashkimit Evropian, më së miri me të 27-ët. Ministrat po ashtu kanë pushimet e tyre. Takimi i tyre i rregullt i radhës është planifikuar për 12 shtator. Më herët mbahet takimi jozyrtar tradicional i ministrave të Jashtëm në vendin që mban presidencën e radhës së BE-së, kësaj radhe më 2 shtator në Poloni. Catherine Ashton dëshiron që drejtimin e procesit të rindërtimit ta marrin

përsipër Kombet e Bashkuara të cilat sot (e premte) takohen një samit në Nju Jork. Fillimisht BE-ja tani dëshiron që të arrijë lir-imin e të gjitha llogarive të ngrira bankare libiane në mbarë botën. Këto para duhet t’i kalohen Këshillit Tranzitor. Mbështetja financiare për Libinë e pasur nuk është e nevojshme, tha baronesha Ashton. Përveç kësaj në Bruksel duan që të fillohet tani me zhvil-limin e një plani për mënyrën e organizimit për ndërtimin e një shteti demokratik, tha Ash-ton. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë në gjashtë muajt e fundit

në shtabin e zonjës Ashton? Pse një plan i tillë nuk është tashmë në sir-tar? Deri tani BE-ja ka hapur vetëm një zyrë të vogël ndërlidhëse në Bengazi, si shumë shtete anëtare të BE-së. Tani ajo do të shpërngulet në Tripoli dhe do të jetë një ambasadë e BE-së në Libi. Detyrë e BE-së është që të koordinojë masat ndihmëse të 27 vendeve të saj anëtare. Por qysh tani vërehet ashtu si në rastet e ngjashme në Afganistan apo në Irak që shumë shtete e bëjnë atë që mendojnë se është e duhur, pa dakordim me BE-në. Posaçërisht Italia si fuqi koloniale dhe Franca si partnere e rëndësishme ekono-

mike e regjimit të vjetër duan të sigurojnë ndikimin e tyre në Libi. Përveç kësaj Bashkimi Evropian dhe vendet e Mesdheut kanë një interes jetik që Libia të sigurojë shpejt kufinjët e saj. Refugjatët nga Afrika nuk duhet të përdorin Libinë si rrugë shpëtimi për në veri për të ardhur në Evropë. Regjimi i Gaddafit në marrëveshje me Italinë e kishte mbyllur breg-detin e saj dhe refugjatët i fuste në kampet e Libisë. Diçka të ng-jashme përpiqen të arrijnë tani edhe shtetet evropiane dhe ato të Detit Mesdhe. Bashkimi Evropian është aktiv me organizatën e tij

humanitare ECHO në një mision humanitar në kufirin libiano-tunizian. Atje nën përkujdesje janë rreth 90 mijë refugjatë. Bashkimi Evropian ka ndihmuar ndërkohë në riatdhesimin e 24 mijë punë-torëve nga Misrata. Së bashku me Kryqin e Kuq dhe Organizatën e refugjatëve të Kombeve të Bash-kuara, Bashkimi Evropian ka gjashtë muaj që ndihmon finan-ciarisht në këtë rajon. Kjo ndihmë duhet të vazhdojë. Gjithsejt deri tani BE dhe vendet e tij anëtare kanë shpenzuar 150 milionë euro për ndihma humanitare dhe masat e evakuimit.

Fuqitë botërore po ndërtojnë një strategji të re për

marrëdhëniet me Libinë

Vazhdojnë luftimet në Tripoli,asnjë gjurmë nga Gaddafi

Shtetet e Bashkuara thonë se do të paraqesin një Rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të zhbllokonte pasur-

itë libiane prej 1,5 miliardë dollarësh për t’u përdorur për nevoja humanitare. Këto pasuri ishin bllokuar për shkak të sanksioneve të OKB-së. Diplomatët francezë thanë se vendi po punon me aleatët që të hartojnë një rezolutë të OKB-së e cila mund të çlirojë pasur-itë e Libisë. Ato u bllokuan nga sanksionet e Këshillit të Sigurisë. Zyrtarët britanikë thanë sot gjithashtu se po studiojnë mënyrat se si të ndihmojnë Tripolin, nëse Moamar Gadafi nuk do të ketë më kontrollin e vendit. Presidenti rus Dimitri Medvedev tha se vendi i tij po shqyrton mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve me forcat kundër Gadafit. Në komentet e tij të para që kur forcat rebelë hynë me forcë në Tripoli, zoti Medvedev tha se Rusia do ta bëjë një gjë të tillë, nëse forcat rebele do të bashkojnë vendin. Nikaragua tha se do të vazhdojë të konsiderojë idenë e dhënies së strehimit për Gadafin. Por një ndihmës i presidenti të vendit Daniel Ortega tha dje se udhëheqësi libian nuk ka kërkuar ndihmë deri tani. Qeveria kineze tha se po kërkon që OKB-ja të marrë rolin udhëheqës në përpjekjet pas konfliktit në Libi. Ministri i jashtëm kinez i bëri thirrje Sekretari të Përgjithshëm të OKB-së të marrë rolin udhëheqës në situatën pas konfliktit atje. Kina e cila ka një tregti disa miliardë dollarëshe me Libinë, fillimisht mbajti strategjinë e mos ndërhyrjes në revolucionin në Libi dhe refuzoi të ndiqte shembullin e vendeve të tjera për të njohur rebelët libianë si qeveria e re e vendit.

Në Libi vazhdojnë luftimet mes kryengritësve dhe trupave të diktatorit Muammar al-Gaddafi. Në kryeqytetin Tripoli po zhvil-

lohen luftime tepër të ashpra në aeroportin ndërkombëtar. Po ashtu vendlindja e Gaddafit, Sirte ndodhet ende në duart e forcave qe-veritare. Për shkak të viktimave të shumta, spitaleve po iu mbarojnë ilaçet. Mjekët bëjnë fjalë për situatë kaotike. Sërish asnjë gjurmë

nga Gaddafi. Opozita libiane po ofron një shpërblim prej 1,67 milionë dol-larësh për kapjen e Muamar Gadafit. Ky njoftim u bë i njohur ndërsa vazh-duan përsëri luftimet në kompleksin e Kadafit në Tripoli, një ditë pasi forcat rebele morën kontrollin e kompleksit. Kreu i Këshillit Kombëtar kalimtar, Mustafa Abdel Jalil, tha se grupi i tij mbështet vendimin e biznesmenëve lokalë për të dhënë shpërblimin, në

përpjekje për të përshpejtuar kapjen e Muamar Gadafit. Në Libi edhe kanë vazhduar luftimet sporadike mes forcave rebele dhe përkrahësve të Gadafit në kompleksin ku ai banonte në Tripoli, një ditë pasi forcat rebele morën kontrollin e ndërtesave dhe fes-tuan për atë që ata e cilësuan një fitore të madhe. Rebelët morën armë dhe objekte të tjera si suvenire, si dhe vazhduan kërkimet për Gadafin në ndërtesë. Ndërkohë, udhëheqësi libian përmes një transmetimi të regjistruar në audio, i ka bërë thirrje banorëve të kryeqytetit të çlirojnë qytetin.

Opozita libiane ofron 1,67 milionë dollarë për kapjen e Muamar Gadafit

Deri tani BE-ja ka hapur vetëm një zyrë të vogël ndërlidhëse në Bengazi, si shumë shtete anëtare të BE-së. Tani ajo do të shpërngulet në Tripoli dhe do të jetë një ambasadë e BE-së në Libi. Detyrë e BE-së është që të koordinojë masat ndihmëse të 27 vendeve të saj anëtare

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 201112 academicus

Integrimi në NATO dhe zhvillimi i Doktrinës

kolonel ahmet leka

Ndryshimi i natyrës së konf-likteve në mijëvjeçarin e ri, shtron para nesh njohjen në

brendësi të rreziqeve dhe kërcëni-meve të reja, për sigurinë kom-bëtare dhe domosdoshmërinë e reflektimit e të pasqyrimit të tyre në doktrinat, manualet dhe rregulloret tona ushtarake. Zhvillimi i doktri-nës dhe arritja e ndërveprimit në operacione, është një kusht i domo-sdoshëm për integrimin e plotë në NATO. Mësimet e nxjerra drejtpër-drejte në operacione dhe stërvitje, si dhe pjesëmarrja në operacionet e përbashkëta shumëkombëshe jashtë vendit, përcaktojnë si do-mosdoshmëri për zhvillimin e vazhdueshëm të koncepteve dok-trinarë dhe standardizimin e termi-nologjisë së komandimit. Rreziqet e kërcënimet e reja për sigurinë e mbrojtjen dhe ndryshimi i formave të konfliktit: karakteri, përmasat dhe efektet e tyre, kërcënimet dhe rreziqet me natyrë jo kon-vencionale, si terrorizmi, siguria energjetike, kërcënimi kibernetik dhe ndryshimet klimaterike, sfidat dhe kërcënimet hibride: përhapja në rritje e luftës asimetrike, krahas me armët e taktikat konvencionale e jo-konvencionale në fushëbetejë, kërkojnë gjithnjë e më shumë një angazhim në rritje të Forcave tona të Armatosura dhe një qasje gjithëpërfshirëse ndaj operacioneve për përballimin e kërcënimeve e rreziqeve të reja, si dhe reflektim dhe ndikim në përmirësimin e doktrinës ushtarake.Përparimet e shpejta të FA drejt integrimit të plotë në NATO-s dhe në funksion të kësaj, konsolidimi dhe përsosja e reformës struktur-ore dhe konceptuale, do të shtrojë nevojën e ndryshimeve të domo-sdoshme në përcaktimin e filozo-fisë dhe strategjisë së zhvillimit të doktrinës sonë kombëtare. Në këtë aspekt, krahas fushave shumë të rëndësishme të reformimit, si personeli, arsimimi, stërvitja, infrastruktura dhe modernizimi, rëndësi të madhe merr zhvillimi i doktrinës, si përparësi kryesore dhe bashkudhëtare e zhvillimit të forcës. Doktrina tregon parimet themelore që udhëheqin Forcat e Armatosura ose përbërësit e saj për arritjen e objektivave kombëtarë, së bashku me taktikat, teknikat, procedurat dhe metodologjinë e zbatimit të këtyre parimeve doktrinarë. Doktrina është pjesë kryesore e mendimit që përfshin principet kryesore të drejtimit dhe mbështetjes së forcave ushtarake në përmbushjen e misionit të tyre. Ajo duhet të ndihmojë në mendimin analitik të nevojshëm për të drej-tuar një operacion si dhe të lejojë nismën, krijimtarinë dhe kushte të tjera që i krijojnë komandantit lirinë e nevojshme të veprimit për t’iu përshtatur kushteve konkrete e specifike. Zhvillimi i Doktrinës së Përbashkët të Forcave të Armatosura të RSH bëhet duke u bazuar në konceptet e Strategjisë Ushtarake në veprim-

tarinë e FA gjatë përgatitjes dhe zhvillimit të operacioneve. Kon-cepti strategjik ushtarak përbën bazën e Doktrinës së Përbashkët. Doktrina e Përbashkët e Forcave të Armatosura duhet të jetë një dokument i standardizuar për përdorim brenda këtyre forcave dhe, mbi bazën e tij dhe të nevojës strukturore për dokumente dok-trinarë, është e nevojshme hartimi dhe miratimi i tërë hierarkisë doktrinarë. Një ndikim të madh në hartimin e doktrinës janë mësimet e nxjerra dhe vërejtjet e bëra nga operacionet dhe stërvitjet. Mësimet e nxjerra njësohen nga operacionet që janë në zbatim e sipër, stërvitjet, kërcënimet aktuale dhe shembujt historikë. Mësimet e nxjerra nga operacionet që janë në zbatim e sipër sigurojnë një standard nga ku mund të gjykohet se çfarë shkon dhe çfarë nuk shkon mirë. Si përfundim logjik i kësaj, raporti i doktrinës me mësimet e nxjerra siguron që doktrina të jetë aktuale dhe e vlefshme. Doktrina e Për-bashkët, strukturon një mendim të unifikuar për shpjegimin e zba-timin e koncepteve të reja doktri-narë për operacionet e përbashkëta në përgjithësi dhe operacionet me fushë veprimi në veçanti, duke krijuar një bazë të shëndoshë për njësimin e terminologjisë tonë të komandimit me atë të NATO-s. Ndryshimet e thella në FA të RSH-së me objektivin për të krijuar një forcë efektive e të aftë profesion-alisht për t‘iu përgjigjur kërkesave të integrimit të plotë euroatlantik, diktojnë përherë nevojën e një ndryshimi dhe zhvillimi edhe të koncepteve doktrinarë dhe të men-dimit ushtarak në tërësi. Sot është

e qartë për të gjithë shoqërinë se, pas anëtarësimit të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, integrimi i plotë i saj në këto struktura është një objektiv kryesor strategjik i Republikës së Shqipërisë. Paranoja e këtij integrimi, padyshim që, janë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për arritjen e kriter-eve e standardeve të integrimit, Forcat e Armatosura përcaktojnë resurset njerëzore dhe materiale për kontributin real që duhet të japin në NATO, plotësimin e kërkesave për integrimin e plotë, përgjegjësitë dhe përfitimet që afron ky proces i mëtejshëm dhe i vazhdueshëm. Në këtë kuadër, planet dhe pro-gramet e transformimit të FARSH, janë orientuar drejt zhvillimit të kapaciteteve për një forcë të vogël, të manovrueshme, por të aftë që të përshpejtojë dhe përmbush ob-jektivat si vend anëtar i NATO-s, si objektiv kryesor i vendit. Përm-bushja e këtyre detyrimeve dhe përgatitja e vazhdueshme për të kontribuar në NATO kërkon ak-tivizimin e të gjitha strukturave të Forcave të Armatosura dhe natyrisht mbështetjen këtij pro-cesi me dokumente ligjorë dhe doktrinarë.Shndërrimi drejt këtij objektivi madhor, para së gjithash ka të bëjë me një reformë konceptuale tek të gjithë ushtarakët, si një domos-doshmëri e kuptimit, reflektimit, ndryshimit dhe zhvillimit drejt “Vizionit 2020 të Forcës”. Në këtë drejtim, një rol kryesor dhe shumë të rëndësishëm duhet të luajë zbër-thimi i koncepteve dhe doktrinave bashkëkohore në përputhje me zhvillimet politiko-shoqërore të vendit dhe të mjedisit të sigurisë.

Në kushtet e ndryshuara të mje-disit të sigurisë e të mbrojtjes si dhe në kushtet e të qenit një vend anëtar i NATO-s kërkon së pari që çdo zhvillim i Forcave tona të Armatosura, pra, edhe zhvillimi i doktrinës ushtarake, nuk mund të konceptohet dhe nuk mund të ndërmerret jashtë këtij konteksti. Nga këndvështrimi i zhvillimit të doktrinës, shtrohet para nesh disa detyrime më konkretisht, ratifikimi i botimeve doktrinarë të Aleancës dhe organizimi i njohjes më të gjerë të tyre nëpërmjet tërë procesit arsimor e stërvitor të personelit të forcave tona të armatosura, pasi vetëm kështu do të jemi në gjendje që në operacionet e përbashkëta shumëkombëshe ku marrim pjesë të jemi të ndërveprueshëm dhe të efektshëm. Parimet dhe konceptet e doktrinës sonë kombëtare, si dhe terminologjia e përdorur në të, duhet të jenë në pajtim me konceptet dhe terminologjinë e doktrinës së NATO-s. Efektsh-mëria e të qenit këmbëngulës me zhvillimet e reja të misioneve të integruara, kërkon reflektim dhe përqasjen e duhur në përgatitjen e materialeve doktrinarë, qoftë në aspektin konceptual, ashtu dhe atë formal. Si vend anëtar i Aleancës, ndërveprimi dhe standardizimi i kapaciteteve për misione të për-bashkëta përbën një nga çështjet më kryesore të FARSH.Nëse edhe për një farë kohe (për arsye ekonomike) nuk mund të arrijmë plotësisht ndërvepruesh-mërinë dhe pajtueshmërinë (in-teroperability & compatibility) me forcat e vendeve të tjera të NATO-s në fushën e teknologjisë e të arma-timit, të përpiqemi që ta arrijmë atë

të paktën në fushën e koncepteve (atje ku është e mundur) dhe të ter-minologjisë. Gjithashtu si anëtarë të Aleancës, duhet të angazhohemi drejtpërdrejt në zhvillimin dhe për-punimin e botimeve doktrinarë të NATO-s, si nëpërmjet pjesëmarrjes në grupet e punës që ngrihen për këtë qëllim nga Agjencia e Stan-dardizimit e NATO-s, ashtu dhe nëpërmjet dhënies së mendimeve e të sugjerimeve për përmirësimin e tyre në procesin e hartimit e të diskutimit të këtyre dokumenteve të rëndësishme. Në njërin nga re-komandimet e dhëna në konceptin e ri strategjik të NATO-s theksohet se “NATO duhet të jetë e përgatitur në të gjitha nivelet për të qenë pjesë e misioneve të integruara civile-ushtarake”. Drejtimi kryesor i pu-nës tonë dhe për të ardhmen e afërt, mendoj se duhet të jetë hartimi i politikave, strategjive, doktrinave dhe dokumenteve themelore, ku të paraqesin tërësinë e parimeve dhe synimeve themelore, mbi bazën e të cilave duhet të ristrukturohen FA, që të planëzojnë, organizojnë, standardizojnë, zhvillojnë e menax-hojnë të gjithë veprimtarinë në FA, për të gjitha nivelet e komandimit e drejtimit. Zhvillimi i dokumenteve doktrinarë, në NATO, bëhet sipas një hierarkie të caktuar. Hierarkia doktrinarë bazohet në sistemin standard të organizimit të shtabit.Në shtjellim të këtij koncepti, kemi hartuar strukturën e re hierarkike të zhvillimit të dokumenteve tona doktrinarë. Mbështetur në programet e zhvillimit të Forcave të Armatosura, në burimet e mund-shme, përvojën e FA dhe të ush-trive të vendeve të NATO-s, po bëhen përpjekje të mëdha për të përgatitur disa prej dokumenteve shumë të rëndësishëm të FA, duke filluar me Doktrinën e Përbashkët, si dokumenti kryesor në hierarkinë e materialeve doktrinarë. Lidhur me këtë, Komanda e Doktrinës dhe e Stërvitjes, nëpërmjet Qen-drës së Doktrinës dhe Manualeve, ka planëzuar në muajin nëntor, organizimin e një Konference shkencore me qëllim sinkronizimin e përpjekjeve e të gjithë faktorëve të interesit, në lidhje me mundësinë e ndryshimeve të Doktrinës së Për-bashkët, metodologjinë e zhvillimit te saj, zhvillimin e koncepteve të reja në operacionet e sotme, si ato të luftës elektronike, kibernetike, C4I, koncepti logjistik, harmo-nizimi dhe integrimi i koncepteve te reja doktrinarë në kuadrin e kontributeve si pjesëtar i operacio-neve luftarake të Aleancës (brenda artikullit 5) dhe në operacionet jo luftarake (jashtë artikullit 5) etj.Duke përfunduar analizën vlerë-sojmë se gjatë këtij procesi ndesh-emi me disa kërkesa themelore, së pari parimet dhe konceptet doktrinarë duhet të paraqesin realitetin e strukturave të Forcave të Armatosura, së dyti zhvillimi i dokumenteve doktrinarë duhet të bëhet në përputhje të plotë me ato të NATO-s dhe së treti hierarkia doktrinarë dhe terminologjia e saj duhet te zbatohen me rigorozitet nga te gjitha strukturat e FA.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13misionarët

prof. asoc. dr. zaho Golemimsc. valbona carkanji

Konfliktet janë sot n jë sëmundje e pashërueshme q ë p l a n e t i y n ë e k a

trashëguar në të gjithë kontinen-tet. Bota ka vuajtur e vazhdon të trashëgojë grindje, përplasje, luftëra nga më të përgjakshmet. Paqe-bërja dhe shuarja e konflik-teve është një plagë ende e pamb-yllur edhe pas shumë ndërhyrjeve të OKB-së dhe organizmave më prestigjioze të botës. Nxjerrja në pah e shkaqeve, skenave dhe prapaskenave që ”ushqejnë’’ konf-liktet ka bërë që roli i Forcave të Armatosura kudo në botë të ri-dimensionohet dhe të fokusohet edhe në ”paqe-ruajtje”. Megjithëse Tomas Fuller thotë se ’’e sotmja është nxënësja e së nesërmes’’. Le ta argumentojmë. Paqe-bërja dhe Paqe-ruajtja janë “profesioni” më i ri i ushtarakut shqiptar. Kur bota punonte për paqe-ruajtje e paqe-bërje shqiptarët ishin në kulmin e vetmisë së madhe. Nuk e lejonte as legjislacioni dhe praktikisht ishte krejt e pamundur. Por kur lindi në botë Paqe-ruajtja? Sigurisht që “të mëdhenjtë” e sigurisë së kombeve kanë menduar qysh herët dhe paqe-ruajtja e paqe-bërja i “kanë rrënjët në mençuri”, që kapërcen shekullin e XX të “luftës së ftohtë”, që kur filluan marrëveshjet dhe që në fakt ishin e kundërta e “mos-marrëveshjeve”. Termi “mosmar-rëveshje” në fakt është një term teknik, që në vështrimin e përgjith-shëm nënkupton “konflikt rreth një çështjeje të së drejtës ose një fakti, konflikt të qëndrimeve juridike ose të interesave midis palëve”. Mos-marrëveshjet janë situatat kur dy a më shumë shtete kanë mendime të ndryshme për ndonjë çështje të caktuar, që në periudhë kohore përkon me fundin e shekullin XIX, ku në literaturë dhe traktate bëhet dallimi midis mosmarrëveshjeve të natyrës juridike dhe atyre politike. Në zgjidhjen e tyre hyjnë faktorë juridik, politikë, diplomatikë dhe nganjëherë edhe ata ushtarakë, që është zgjidhja e fundit e mos-marrëveshjeve. Iluministi francez Zhan Zhak Ruso thoshte se, “Mos-marrëveshjet e natyrës juridike konsistojnë në mosmarrëveshje rreth zbatimit ose interpretimit të së drejtës ekzistuese”. Por në fakt shumë traktate të lidhur pas Luftës I Botërore e kanë hedhur poshtë këtë ndarje dhe në vend të saj ka “fituar qytetarinë” shprehja: ”të gjitha mosmarrëveshjet, të çfarëdo origjine qofshin” ose “mosmar-

rëveshjet e çfarëdo lloji qofshin” duke mos u kufizuar vetëm në natyrën “juridike”.Paqe-ruajtja dhe paqe-bërja i kanë burimet tek “e drejta ndërkom-bëtare”, që në fakt në kohët e vjetra, për zgjidhjen paqësore të mosmar-rëveshjeve përdornin negociatat, ndërmjetësimin, arbitrazhin. Në fakt dikur “e drejta ndërkom-bëtare” klasike nuk urdhëronte përdorimin e mjeteve për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve, por lejonte fillimin e luftës si mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Dokumentet bazal të planetit tonë që “ushqejnë paqen janë “Konventa mbi zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare e Hagës e viteve 1899 dhe 1907. Ky proces ka vijuar me aprovimin e Statutit të Lidhjes së Kombeve, Statutit të Gjykatës së Përhershme të DN, të Pro-tokollit të Gjenevës për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare të vitit 1924, të Aktit të Përgjithshëm të Gjenevës mbi zgjidhjen paqësore të mos-marrëveshjeve ndërkombëtare në 1928 si dhe të “marrëveshjes për heqjen dorë nga lufta”, që është Pakti Brian-Kellog, ose siç njihet “Pakti i Parisit”, që ishte për kohën kryeqendra e diplomacisë. Dësh-timi i “Lidhjes së Kombeve” dhe lindja e “OKB-së” bëri që të shpallej detyrimi i shteteve të heqin dorë nga “përdorimi i forcës” në mar-rëdhëniet e tyre ndërkombëtare.

Qëllimi ishte që “mosmarrëveshjet të zgjidheshin me mjete paqësore, në mënyrë që të mos rrezikohej paqja, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia. Synimi themelor ishte që shtetet pjesëmarrëse mosmar-rëveshjet, t’i zgjidhin me bisedime, ndërmjetësim, pajtim dhe arbitrazh duke ruajtur kështu paqen dhe sig-urinë. Është kjo arsyeja që në mjaft dokumente ndërkombëtare dhe akte të OKB zgjidhjet parashiko-hen paqësore si tek “Pakti i Lidhjes Arabe”, tek “Karta e Organizatës së Shteteve Amerikane (OAS)”, tek “Marrëveshja amerikane mbi zgjidhjen paqësore të mosmar-rëveshjeve ndërkombëtare”, tek “Karta e Organizatës së Unitetit Afrikan (OAU)” ose “Bashkimi Afrikan”, tek “Konventa Europiane mbi zgjidhjen paqësore të mos-marrëveshjeve” e vitit 1957, tek “Deklarata mbi paqen botërore dhe bashkëpunimin e shteteve të Kon-ferencës afro-aziatike e vitit 1955”. Pjesë e paqe-bërjes është edhe “Pro-grami për paqe dhe bashkëpunim i Konferencës së II të shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve të pa inkuadruara” mbajtur në Kajro në 1964; deklarata mbi parimet e të “drejtës ndërkombëtare” që lidhen me marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin midis shteteve në pajtim me Kartën e OKB e vitit 1970; deklarata mbi “parimet e marrëd-hënieve midis shteteve pjesëmar-rëse të Konferencës mbi Sigurinë dhe Bashkëpunimin Europian” e

Helsinkit e vitit 1975), etj. Fillim-isht “Lidhja e Kombeve” tentoi të zgjidhë me “Komision hetimor” rastet e konfliktit të Mosulit më 1924, konfliktin greko-bullgar më 1925, konfliktin kinezo-japonez më 1932, krizën e Greqisë në kohën e luftës civile, si dhe konf-likte të tjera në Palestinë, Kore, Hungari, etj. Amerikanët u bënë promotorë në afro 30 marrëveshje me procedura pajtimi që fillojnë me Rezolutën e Asamblesë së Lidhjes së Kombeve të 22 shta-torit 1922; Aktin e përgjithshëm mbi zgjidhjen paqësore të mos-marrëveshjeve ndërkombëtare, të Lidhjes së Kombeve të vitit 1928, Konventën e përgjithshme interamerikane mbi pajtimin 1929, Traktati i Bogotas të 30 prillit 1948, të marrëveshjes së Brukselit 1948, etj. Misionin e pajtueshmërisë e vijoi edhe OKB-ja me Konventën Europiane për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve të 1957, Konventën e Vjenës për drejtën e traktateve në 1969, Konventa e Montego Bay e vitit 1982 etj. Aktu-alisht planeti është më kompleks se kurrë. Logjika në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është paqja. Është kjo arsyeja që misioni i parë dhe thelbësor në Kartën e OKB është paqja. Në “Nenin 1 të Kartës së OKB-së thuhet: “Kombet e Bashkuara marrin përsipër të rua-jnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qël-lim, të marrin masa kolektive të

efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes“; ndërsa në Nenin 2 thuhet: “Të gjithë anëtarët i zgjidhin konf-liktet e tyre me mjete paqësore, në mënyrë të tillë që paqja botërore, siguria ndërkombëtare dhe drejtë-sia të mos rrezikohen“. Por kur shi-kohet se masat e marra nga Këshilli i Sigurimit janë të pamjaftueshme, atëherë ai mund të realizojë masat e nevojshme për ruajtjen apo rivendosjen e paqes botërore dhe të sigurisë ndërkombëtare duke përdorur forcat e armatosura tokësore, ajrore dhe detare. Këtu nuk përjashtohen demonstrimet e forcës, bllokada dhe angazhime të tjera të forcave të armatosura. Pra parimi makiavelist futet në veprim “qëllimi e justifikon mje-tin”. Kombet e Bashkuara janë “qeveri” e botës. OKB-ja mund të dirigjojë ndërprerjen e plotë ose të pjesshme të marrëdhënieve ekono-mike, të transportit hekurudhor, detar e ajror, të lidhjeve postare, telegrafike si dhe të mundësive të tjera të qarkullimit deri tek ndërprerja e marrëdhënieve diplo-matike. Në një farë mënyre është dirigjues se kur nis dhe kur mbaron një konflikt. Në gjysmëshekullin e kaluar kanë “hyrë në lojë” edhe ushtarakët, që aktualisht janë pjesë e rëndësishme e paqe-bërjes dhe paqe-ruajtjes kudo në planet. Po të heqim një paralele historike për dy shekujt e fundit shikojmë se tendencat e luftërave dhe e paqes kanë qenë bashkë-udhëtare. Le të hedhim shikimin tek idetë e Napolonit që, “Evropa do të bëhet një komb i vetëm” dhe “Topat dhe bajonetat nuk do të shërbenin më”. Këto u flakën dhe harruan që në Koncertin e Vjenës (1815) e më vonë në Kongresin e Eks-La-Shapel (1818). Pas tyre rrodhi “paqja 100 vjeçare” e përsëri bota u përfshi në konfliktet më të përg-jakshme të shekujve që ishte vetë shekulli i kaluar, që solli një paqe-bërje të sofistikuar, që shpesh pas çdo paqeje kishte interesa të fshe-hura apo të hapura. Personalitete të planetit që kanë bërë histori kanë sjellë paqe, por edhe luftëra shpesh edhe të pajustifikuara. Bota ka njohur politikë-bërës vendim-marrës që kanë çuar në fushëbetejë ushtarakët që të imponuar nga politika “kanë vrarë” dhe “janë vrarë në emër të paqes”.

(Vijon)

Paqeruajtja, profesioni i ri i ushtarakut

paQeruajtja dhe paQertuajtësit shQiptarë

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 201114 ditari

Një ndër më të suksessh-mit ka qenë operacioni në rezidencën e shumë

të kërkuarit (.........) në fshatin Dabaray. Një operacion që në vet-vete kishte për qëllim kontrollin e kësaj rezidence dhe evidentimin e materialeve ilegale. Po kështu ky muaj ishte edhe muaji ku u kryen takime me nivele të ndryshme të policisë dhe ushtrisë afgane. Gjithashtu në këtë muaj Koman-danti i “Eagle 2” bëri takime edhe me pjesëtarë të ndryshëm anëtarë të (SHURA-s ) në Spin Boldak. Në javën e fundit të muajit mars erdhi edhe lajmi shumë i mirëpritur nga “Eagle 2” ku në muajin prill ne do të merrnim makinat e reja për patrullim. Për këtë një grup prej 25 vetash do të dërgohej në KAF për një trajnim disa ditor mbi ngjarjen e mjeteve, njohjen me sistemin e funksionimit të makinës, njohjen dhe përdorimin e aparaturave të ndërlidhjes dhe të komunikimit.

Marrja e makinave të reja tip MAXPRO ishte një siguri më shumë për efektivin e Eagle 2. Këto makina kishin një rezistencë shumë të mirë ndaj minave dhe ky fakt ndihmonte shumë në patrullimet në rrugët e zonës operacionale të mbushura me mina gjithandej. Ishin makina me një komoditet shumë të mirë, kishin pajisje që bllokonin valët në distancë, si dhe ishin të kom-pletuara me sisteme komunikimi të brendshëm dhe komunikim të jashtëm. Ishin makina shumë të sig-urta në krahasim me humvee-të.

Por ashtu siç kishin shumë anë të mira ato kishin vetëm një prob-lem shumë të madh, nuk ishin makina të dizajnuara për rrugë të vështira. Ishin makinat që mund të botoheshin më lehtë se asnjë makinë tjetër. Këto makina nuk të jepnin mundësinë për devijime rruge dhe kjo ndikonte shumë gjatë planëzimit për hyrje dhe dalje nga një zonë apo fshat i caktuar pasi përdorimi i një rruge kryesore në

vajtje dhe ardhje përbënte problem për sigurinë.

Muaji prill rezultoi të kishte më pak patrulla në krahasim me muajin mars pasi përgatitjet për përdorimin e makinave të reja zgjatën disa ditë, por rezultoi të ishte muaji me evenimente më të rëndësishme. Data 01 prill ishte një datë ku talebanët kishim bërë thirrje që të njihet si data e fillimit të luftimeve për sezonin e verës. Në proklamatën e tyre thuhej se do të përdorin çdo lloj arsenali ndaj Forcave të Koalicionit dhe të atyre që b/punojnë me ta. Djegia e Kuranit nga një pastor në Florida ndezi të gjithë botën myslimane dhe pjesë e kësaj ishte edhe Kanda-hari. Ky muaj rezultoi të ishte muaj i përgjakshëm, disa sulme ndodhën në qytetin e Kandaharit duke e kthyer atë në arenë luftimesh. Me qindra të plagosur dhe dhjetëra të vrarë në ditët e protestave kundër djegies së Kuranit. Prania e minave dhe e luftëtarëve talebanë u rrit gjithandej. Kërcënimet ishin të pranishme gjithkund dhe vetëm sa vinin e shtoheshin çdo ditë. Në këtë lloj situate të acaruar duhej vendosur autoriteti në vend, ndaj me dt. 07 prill kryhet një operacion në një ndër fshatrat më kryesor të zonës tonë operacionale. Ky fshat shtrihej në lindje të zonës tonë dhe vetëm shkretëtira e ndante nga Pakistani. Ishte fshati me popullsi më të madhe dhe me aktivitet më të madh të talebanëve. Por një-

Operacioni i kapjes së të arratisurve nga burgu i Kandaharit

një prerje me ndryshe dhe ngjyrë të caktuar, mungesa e parave në xhepa, mungesa e këpucëve, rripit, si dhe e bluzave poshtë rrobës së burgut etj. Ky operacion filloi nga data 25 prill dhe zgjati deri me datë 8 maj dhe ne arrestuam disa prej të burgosurve.

Gjatë kësaj kohe me datë 27 prill ne u vizituam nga një delegacion i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes i krye-suar nga Shefi i Shtabit të Përgjith-shëm gjeneralmajor Maksim Malaj dhe komandanti i Forcës Tokësore gjeneral-brigade Viktor Berdaj si dhe stafi që i shoqëronte. Vizita e tyre dukej si një shpresë mes gjithë atyre peripecive që kishim kaluar. Ata kishin marrë një rrugë të gjatë dhe të lodhshme deri në kufi me Pakistanin për të ardhur tek ne në një bazë të vogël që quhej Spin Boldak. Vizita e tyre pranë Eagle 2 ishte shumë mbresëlënëse. Delega-cioni solli me vete besimin, kurajën dhe mbështetjen për Kontingjentin “Eagle2”. Tashmë Tirana ishte shumë afër madje e pranishme edhe këtu. Trupa ndihej mirë dhe kjo vizitë tek bisedat e tyre përkthe-hej si përkujdesje dhe vlerësim.

Muaji maj rezultoi të ishte një muaj shumë i ngjeshur me pa-trulla dhe misione të rëndësishme. Njoftimi se me datë 1 maj talebanët e kishin filluar fushatën operacio-nale kundër të gjithë forcave të koalicionit dhe atyre afgane, si dhe njoftimi mbi vrasjen e Bin Laden, tensionuan më tej situatën. Gjatë javës së parë të muajit maj talebanët filluan sulmin, u sulmua Pallati i Qeverisë Provinciale, Drej-toria e Sigurisë Kombëtare afgane, Shtabi i Forcave të Policisë afgane, stacione policie si dhe Akademia e Policisë në Kandahar. Gjatë sulmit u përdorën armë të tilla si: GHLK, Mitraloz i lehtë 7.62 mm, raketa (supi), automatikë, makina bombë si dhe kamikazë. Nga sulmi i drejtpërdrejtë dhe në ndjekjen e talebanëve rezultonin të vrarë 23 guerilë, 2 policë afganë, 25 policë dhe 15 civilë të plagosur. Forcat e Koalicionit dhe ato afgane rritën më tej nivelin e gatishmërisë dhe kundërvepruan me efika-sitet kundër veprimeve luftarake talebane. Po kështu në këtë muaj MSHI-të nuk ditën të ndalen, çdo ditë kishte njësi që binte në mina dhe falë teknologjisë mbijetesa sigurohej. Ky muaj rezulton të jetë muaji më i përgjakshëm që kur ne filluam misionin. Në këtë muaj ne shtuam tempin e patrullave dhe të detyrave. U kryen detyra dhe patrulla të ndryshme, u kryen operacione të suksesshme dhe u mbajtën fshatrat nën kontroll.

kohësisht ishte fshat udhëkryq për rrugët e infiltrimeve të talebanëve nga Pakistani për në Afganistan. Në këtë fshat ndodheshin rezidencat e shumë liderëve talebanë që ishin në listën e shumë të kërkuarve. Ky fshat bënte të mundur mbështetjen e parë të luftëtarëve që vinin nga Pakistani, ku ato gjenin mik-pritjen e popullit, mbështetjen me ushqime dhe strehim. Këtu ishte pikënisja e këtyre luftëtarëve për të kryer veprimtarinë e tyre në zona të caktuara. Ky fshat ishte tashmë i njohur për prezencë talebanësh dhe i njohur që kundërshtonte hapur forcat e koalicionit. Mirëpo kur dëshira mungon vendin e saj e zë përdorimi i forcës dhe në mëngjesin e ditës 07 prill “Eagle2” në bashkëpunim me një Kompani të Skuadronit 1-38 kishin zbarkuar në fshatin Shadizi nga dy drejtime kryesore, nga veriu dhe jugu. Forcat Speciale shqiptare ishin ndarë në dy grupe ku detyrë parësore kishin kontrolli i disa rezidencave dhe ob-jekteve kyçe si dhe krehja e zonave të rrezikshme. Kontrolli rezultoi të ishte i suksesshëm, u kontrolluan rezidencat apo kampet kryesore të liderëve talebanë, u kontrolluan me dhjetëra shtëpi dhe më dhjetëra km katrorë u bë krehje zone. Në mbrëmje i gjithë fshati ishte kon-trolluar dhe materialet ilegale të gjetura tashmë ishin evidentuar dhe grumbulluar në një makinë për t’u sjellë për ekzaminim më pas. Ajo cfarë të bënte më shumë përshtypje

ishin arat e pafundme të mbjella me opium dhe tani kishte fazën që lulëzonte. Sipas fshatarëve kjo ishte e vetmja mbijetesë për ta.

Po kështu në këtë muaj kon-tingjenti “Eagle 2” u përfshi në operacionin e madh të kapjes së të burgosurve të arratisur nga burgu i Kandaharit. Operacioni u zhvil-lua në nivele të mëdha ku morën pjesë pothuajse të gjitha njësitë që ndodhen në Provincën e Kanda-harit. Patrullat rezultonin të ishin të gjata dhe të lodhshme, grupeve speciale ju duhej të qëndronin për më shume se 8 orë në një pikë kontrolli. Kontrolli i makinave, kontrolli dhe marrja në pyetje e të dyshuarve, kalimi i tyre në Hiide Sistem, evidentimi i tyre ishe ak-tiviteti në pikat e kontrollit. Ndërsa qëndrimi për një kohë të gjatë në një vënd ishte rreziku që mbartnin me vetë pjesëtarët e forcave spe-ciale. Gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e të burgosurve të ar-ratisur dita e parë rezultoi të ishte e suksesshme ku kapen dy veta, një nga këto rezulton të ishte i arratisur nga burgu ndërsa tjetri një lider taleban i nivelit të mesëm. Kapja e një të burgosuri na ndihmoi shumë për të identifikuar shenjat se si mund të dallohej lehtë një i burgo-sur. Së pari ishin flokët e shkurtra që afganët nuk i kishin zakon t’i mbanin të tilla, shenjat e prangave në duar apo tek këmbët, kalimi në ‘Hide system’ dhe identifikimi i tyre, rrobat e burgut që kishin

afGanistan, pjesë nGa ditari i forcave speciale

Materiali i publikuar është përgatitur për botim, nga kapiten Ajet Jata, specialist i Zbulimit dhe i Sigurisë në kontingjentin “Eagle2”, Spin Boldak, Kandahar, Afganistan. Në këtë material, i cili ngjan disi me një ditar, jepen frag-mente të misionit luftarak së Forcave Speciale në terrenin e vështirë të Afganistanit

nga: kapiten ajet jata

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 2011 15vlerësimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

Kapiten Rangut II Fatmir Ismail HOXHAJ

Lindur më 24 Prill 1960 në Bis-han, Vlorë. Pas përfundimit të

shkollës së mesme ushtarake “Skën-derbej” në vitin 1980 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të ofi-cerëve. Më pas në vitet 1990-1992 ka kryer Akademinë Ushtarake. Gjatë karrierës ka ndjekur kurse të ndry-shme kualifikimi. Pas përfundimit të studimeve të larta fillon karrierën ushtarake si pedagog në shkollën e Bashkuar të Oficerëve, më pas emërohet komandant i repartit ush-tarak 5155 në Durrës duke vijuar më tej me detyrat shef seksioni operativ në Br.K në Manëz, komandant bri-gade në Shijak, zv/shef rajoni PU në Durrës, shef disipline, shef i rajonit të policisë ushtarake në Durrës, shef i degës së Policisë Ushtarake në FD në Durrës, përgjegjës i sektorit të operacioneve detare QBO në SHPFA. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA nga komandanti i forcës. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim aftësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

N/Kolonel Gëzim Adem BEQIRI

Lindur më 18 dhjetor 1959 në Muriqan, Shkodër. Pas për-

fundimit të shkollës së mesme ush-tarake “Skënderbej” në vitin 1979 filloi studimet e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Më pas gjatë karrierës ka kryer kurse te ndry-shme kualifikimi: kursi themelor i oficerit të shtabit, kursi i funksio-neve në shtabi etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant baterie, komandant grupi AT, shef shtabi grupi AT, komandant batalioni AT, shef operacioneve dhe i stërvitjes në Br.AT në Shkodër, komandant batalioni në Br.AT në Shkodër. Në vitin 2004 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat: shef logjistike batalioni, shef i trupës mësimore planëzimit, shef i sektorit admin-istrimit të stërvitjes në Shkollën e Trupës, specialist i sigurisë fizike informacionit në degën e zbulimit në FT. Për punë të mirë është vlerë-suar me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga Ko-mandantët e Forcave. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

N/Kolonel Fatos Kareman ALIAJ

Lindur më 3 qershor 1960 në Tiranë. Pas përfundimit të shkollës së

mesme në vitin 1980 filloi studimet e larta në shkollën e aviacionit në

Vlorë. Në vitet 1992-1998 ka ndjekur studimet në Fakultetin Juridik, Uni-versiteti i Tiranës, 2004-2005 Instituti i Studimeve të SHP në Romë. Në vitin 2006 titullohet Avokat. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: si teknik avioni, koman-dant toge, shef sekretarie, shifre, shef i MKK, pedagog i konstruksionit në Shkollën e Aviacionit në Vlorë, shef i trupës mësimore, zv/komandant shef arsimimi në Shkollën e Trupës, shef e pedagog në sektorin e didaktikës në Akademinë e Mbrojtjes Tiranë, oficer shtabi për arsimimin në KDS. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga Komandanti i Forcës. Gjuhë e huaj: italisht, anglisht. Është i martuar me 2 fëmijë.

N/Kolonel Flamur Halit HOXHA

Lindur më 19 janar 1960 në Berat . Pas përfundimit të shkollës së

mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1978 filloi studimet e larta në shkollën e aviacionit. Në vitet 2003-2005 kreu studimet në Akademinë e Mbrojtjes. Pas përfundimit të studi-

meve të larta nga viti 1981 e në va-zhdim ka kryer detyra të ndryshme: një vit stazhier, pilot në Vlorë, ko-mandant ekuipazhi, pilot në Kuçovë, zv/komandant skuadrilje, koman-dant katërshe, komandant i AK në Forcat Ajrore në Vlorë, komandant i Fakulteti në Akademinë e Forcave Ajrore, komandant grupi mësimor, shef shtabi i Akademisë Forcave Ajrore, përgjegjës i sektorit të strat-egjisë në drejtorinë e planifikimit ushtarak në SHP, zv/komandant i Bazës në Kuçovë. Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga koman-danti i forcës. Komunikon në gjuhen e huaj anglisht. Është i martuar me dy fëmijë.

N/Kolonel Florenc Baze DYRMISHI

Lindur më 16 qershor 1959 në Shkodër. Pas përfundimit të

shkollës së mesme ushtarake “Skën-derbej” në vitin 1979 filloi studimet e larta në shkollën e bashkuar të oficerëve. Më pas gjatë karrierës ka ndjekur kurse të ndryshme kualifi-kimi. Pas përfundimit të studimeve

të larta në vitin 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme. instruk-tor përgatitje në Shkollën e Lirë Ushtarake në Shkodër, komandant baterie në DK Shkodër, komandant batalioni këmbësorie në Shkodër, shef i operacioneve dhe stërvitjes batalioni në Tiranë, shef i operacio-neve dhe stërvitjes në Qendrën e R/Zbulimit në Tiranë, komandant batalioni koordinimit V.Sh, shef i degës administrimi mbështetje, shef seksioni i mbështetjes në QRZ në SHIU Tiranë. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA, dhe nga Komandanti i Forcës. Ka njohuri në gjuhën e huaj anglisht.

N/Kolonel Gëzim Tajar BAZE

Lindur më 16 qershor 1954 në Tiranë. Pas përfundimit shkollës

së mesme në vitin 1975 filloi studi-met e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1979 e në va-zhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant toge, sekretar rinie në Divizionin e Tiranës, instruktor kuadri në MM, shef stërvitje në

BrK në Tiranë. Në vitin 1993 del në lirim. Në vitin 1997 riemërohet dhe nga kjo periudhë e në vazhdim ka kryer këto detyra: specialist për përkujdesjen në MM, shef dege, zv/drejtor shef i emërimit në drejtorinë e menaxhimit të burimeve njerëzore në MM, shef i degës së personelit në KFB, shef shtabi për komponentin ajror, shef zyre komandantit Forcave Ajrore, shef specialist parashikimi meteorologjik në Forcat Ajrore. Gjatë karrierës është vlerësuar me med-alje nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga Komandantët e Forcave. Është i martuar me një fëmijë.

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 26 gusht 2011 Ushtria · 2011-12-21 · ushtria E prEmtE, 26 gusht 2011 1 dimension/ xhemal muraj Ushtarakët e përjetshëm Viti i 66-të i botimit Nr. 31 (8084)

ushtriaE prEmtE, 26 gusht 201116

Sezoni turiStikkamping në qeparo