ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga...

16
Deklaron Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, ministër i Mbrojtjes, në Mbretërinë e Arabisë Saudite U zhvillua ditën e hënë, më 10 tetor, në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej”, ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekru- timet e reja në Forcat e Armatosura. Për të përcjellë rekrutët e rinj, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Forcat e Armatosura, hapen portat për 317 fitues Kodheli në Mbretërinë e Arabisë Saudite Një fillim i mirë për marrëdhënie ushtarake USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 43 (82688) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 14 tetor 2016 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 6 » Shkolla e Trupës në Bunavi Ceremonia U zhvilluar ditën e martë, datë 11 tetor, në garnizonin e Zall-Herrit, ceremonia e fillimit të Stërvitjes së përbashkët “JCET-2016” me pjesëmarrjen e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, Grupit të X-të të Forcave Speciale Amerikane dhe Komisariatit Spe- Starton stërvitja “JCET-16” në Forcën Tokësore faqe 5 » 72 efektivë për të përballuar përmbytjet në veri Taktikat ushtarake në Kryengritjet Popullore të viteve 1847-1848 faqe 6 faqe 14 KOMANDA MBËSHTETËSE HISTORI NATO AMBASADORI AMERIKAN DONALD LU, LEKSION PëR TERRORIZMIN Në KURSIN E LARTë Të SIGURISë DHE MBROJTJES faqe 8 » Ka ende sfida në Afganistan faqe 5 » Ambasadori i ShBA-së zoti Donald Lu zhvilloi më datë 7.10.2016, një leksion mbi çështje të terrorizmit, krimit të organizuar dhe luftës kundër tij me kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Zoti Lu theksoi se:- “Rritja e kontigjenteve të rekrutuarëve për tu bërë pjesë e gru- peve dhe organizatave terroriste që ve- projnë kryesisht në Siri, Irak, etj, është një shqetësim serioz. Ky numër ka qënë në rritje nga vendet ballkanike, kryesisht Shqipëri, Ko- sove, Maqedoni etj. Rekrutimi i terroristëve ka baza ideologjike dhe ekonomike, e cila e bënë më të vështirë luftën kundër tyre. Mbështetja dhe asistenca nga institucionet Amerikane të sigurisë do të jetë e vazhdueshme... faqe 3 » “Albanian Lion 16” Stërvitja e përbashkët e koduar shqiptaro-britanike faqe 4 »

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 1

Deklaron Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, ministër i Mbrojtjes, në Mbretërinë e Arabisë Saudite

U zhvillua ditën e hënë, më 10 tetor, në sheshin kryesor të garnizonit “Skënderbej”, ceremonia e nisjes drejt Shkollës së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekru-timet e reja në Forcat e Armatosura. Për të përcjellë rekrutët e rinj, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro

Forcat e Armatosura, hapen portat për 317 fitues

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli nëpërmjet një konference për mediat njof-toi më 13 maj se Shqipëri do të ngrihet një Qendër Ekselente e NATO-s, për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj. Ashtu siç tha

Kodheli në Mbretërinë e Arabisë SauditeNjë fillim i mirë për

marrëdhënie ushtarake

uShtriAViti i 70-të i botimit Nr. 43 (82688) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 14 tetor 2016

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

Shkolla e trupës në Bunavi

Ceremonia

U zhvilluar ditën e martë, datë 11 tetor, në garnizonin e Zall-Herrit, ceremonia e fillimit të Stërvitjes së përbashkët “JCET-2016” me pjesëmarrjen e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, Grupit të X-të të Forcave Speciale Amerikane dhe Komisariatit Spe-

Starton stërvitja “JCET-16” në Forcën Tokësore

faqe 5»

72 efektivë për të përballuar përmbytjet në veri

Taktikat ushtarake në Kryengritjet Popullore të viteve 1847-1848

faqe 6

faqe 14

Komanda mbështetëse

histori

nATo

AMBASAdori AMEriKAN doNAld lu, lEKSioN për tErrorizMiN Në KurSiN E lArtë të SiguriSë dhE MBrojtjES

faqe 8»

Ka endesfida në Afganistan

faqe 5»

Ambasadori i ShBA-së zoti Donald Lu zhvilloi më datë 7.10.2016, një leksion mbi çështje të terrorizmit, krimit të organizuar dhe luftës kundër tij me kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.Zoti Lu theksoi se:- “Rritja e kontigjenteve të rekrutuarëve për tu bërë pjesë e gru-peve dhe organizatave terroriste që ve-

projnë kryesisht në Siri, Irak, etj, është një shqetësim serioz. Ky numër ka qënë në rritje nga vendet ballkanike, kryesisht Shqipëri, Ko-sove, Maqedoni etj. Rekrutimi i terroristëve ka baza ideologjike dhe ekonomike, e cila e bënë më të vështirë luftën kundër tyre. Mbështetja dhe asistenca nga institucionet Amerikane të sigurisë do të jetë e vazhdueshme...

faqe 3»

“Albanian Lion 16”Stërvitja e

përbashkët e koduar shqiptaro-britanike faqe 4»

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 20162

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona të shkëlqyera

Shqipëri-ArAbiA SAudite

zyrtare

stafiDeD Kola

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

ADReSA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySaj

Redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert ZHoli

Gazetarë:Saimir alija

Ilir lame

Ambasadori i Arabisë Saudite, ka theksuar se Shqipëria është një vend mjaft tërheqës për investimet e huaja. Shqipëria,

u shpreh ai, është një vend me burime natyrore të bollshme dhe me një pozicion tepër të favorshëm gjeopolitik, gjë që i mundëson afërsinë me tregjet evropiane. “Këto potenciale të mëdha dhe krahu i lirë i punës e bëjnë Shqipërinë një vend mjaft tërheqës për investime”, ka nënvizuar diplomati i Arabisë Saudite.

Zoti Ambasador, duke ju uruar për festën tuaj Kombëtare, më lejoni t’ju shpreh edhe ndjenjat e mia dhe komplimentat për punën dhe misionin tuaj në Shqipëri. Si do e vlerësonit ju këtë moment të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe si i parashikoni ato në të ardhmen?

Fillimisht më lejoni t’i shpreh Agjen-cisë Telegrafike Shqiptare, falenderimet e mia për urimet e sinqerta me rastin e Ditës Kombëtare te Mbretërisë së Arabisë Saudite, ditë e cila shënon unifikimin e territoreve arabe në vitin 1932 nën drejtimin e Mbretit të atëhershëm, Abdu-laziz Al Saud, në një shtet të vetëm pas përpjekjeve që zgjaten 32 vjet. Marrëd-hëniet midis dy vendeve tona mike, do t’i përshkruaja si të shkëlqyera, sidomos me zhvillimet intensive që kanë njohur kohët e fundit, me realizimin e një sërë projek-tesh infrastrukturore të mundësuara me mbështetjen e Fondit Saudit për Zhvillim dhe Bankës Islamike për Zhvillim. Kam besim të plotë së Arabia Saudite, si një përkrahëse e pakursyer e vendeve mike por jo vetëm, do të jetë e pranishme më projekte të tjera në Shqipëri dhe mendoj se dy vendet do të vazhdojnë të konsoli-dojnë bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët, nën dritën e marrëdhënieve të shkëlqyera që bashkojnë dy vendet dhe popujt tanë.

Lartësia e Tij Mbretërore, Princin Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud i Arabisë Saudite vizitoi Shq-ipërinë në fillim të muajit shtator, ku u takua me krerët më të lartë të vendit. Cilat ishin disa nga temat kryesore që u diskutuan në këto takime?

Sikurse është e ditur, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë midis vendeve luan një rol kyç e të rëndësishëm një zhvil-limin dhe intensifikimin e marrëdhënieve mes tyre. Pikërisht në këtë kontekst erdhi vizita e Princit Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al Saud në Shqipëri në fillim të muajit shtator. Gjatë takimeve mes Princit Sultan dhe krerëve të lartë të shtetit Shqiptar u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, duke vënë në pah rolin pozitiv dhe efikasitetin e projekteve

zhvillimore të mbështetura nga Arabia Saudite, si dhe nevojën e shfrytëzimit më të mirë të potencialeve të investimeve dhe prezencës së investitorëve saudite në vend. Një tjetër çështje e diskutuar në kuadër të kësaj vizite ishte nxitja e bash-këpunimit dypalësh veçanërisht në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore. Gjithashtu, bashkëpunimi dypalësh në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ishte një nga temat e rëndësishme që u

diskutuan gjatë takimeve, ku autoritetet shqiptare vlerësuan rolin e Arabisë Saudite në këtë aspekt si dhe kontributin e saj në drejtim të ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë.

Arabia Saudite është një vend që ka ndihmuar Shqipërinë përgjatë viteve të tranzicionit. Cilët sipas jush janë sektorët ku ka vend për rritje të

Intervistë me Sh.T.Z.Talat Salem Radwan, Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite, rezident në Tiranë

bashkëpunimit?Arabia Saudite ka qëndruar në krah

të Shqipërisë gjatë viteve të vështira të tranzicionit dhe katastrofave natyrore me ndihma humanitare dhe është prezente në Shqipëri me anë të Fondit Saudit për Zh-villim dhe Bankës Islamike për Zhvillim me një sërë projektesh për përmirësimin e standardeve të jetesës dhe kryesisht të infrastrukturës në vend.

Investitorët saudit janë prezent në Shqipëri, por jo në ato përmasa që do t’i jepnin vërtet një impakt të fuq-ishëm zhvillimi ekonomisë shqiptare. Mendoni se ka hapësira të tjera për ta rritur këtë prezencë dhe cilat mund të jenë ato?

Shqipëria është një vend me burime natyrore të bollshme dhe me një pozicion tepër të favorshëm gjeopolitik, gjë që i mundëson afërsinë me tregjet evropiane. Këto potenciale të mëdha dhe krahu i lirë i punës e bëjnë Shqipërinë një vend mjaft tërheqës për investime. Por nga ana tjetër investimet kanë nevojë për stabilitet ekonomik dhe politik si dhe ligje që ga-rantojnë mbrojtjen e tyre. Gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm drejt forcimit të shtetit të së drejtës, ndaj besoj se me miratimin e reformës në drejtësi si dhe me zgjid-hjen e disa çështjeve që lidhen me të drejtat e pronës private dhe garantimin e konkurencës së lirë, numri i investitorëve të huaj veçanërisht atyre sauditë do të njohë rritje të dukshme.

Z. Ambasador, keni ardhur në Shqipëri si përfaqësues diplomatik i vendit tuaj dhe keni takuar njerëz të politikës, ekonomisë, artit, kulturës. Si do ta përshkruanit eksperiencën e punës tuaj në Shqipëri?

Është një kënaqësi e veçantë për mua të punoj në një vend kaq të bukur dhe me njerëz kaq bujar e mikëpritës sa Shqipëria. Si përfaqësues i vendit tim, jam përpjekur të jap kontributin tim në forcimin dhe kon-solidimin e marrëdhënieve dypalëshe gjë që është bërë e mundur falë bashkëpuni-meve të frytshme me zyrtarët Shqiptarë. Gjatë qëndrimit tim prej dy vitesh në Shqipëri kam pasur mundësinë të vizitoj pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe jam mahnitur nga natyra e bukur si dhe jam njohur me larmishmërinë e zakoneve, traditave dhe historinë e vendeve që kam vizituar. Nuk mund të lë pa përmendur një nga aspektet më pozitive të shoqërisë shqiptare bashkëjetesën ndërfetare që për-bën një shëmbull të shkëlqyer të tolerancës dhe harmonisë në këtë botë të trazuar nga konfliktet.

Arabia Saudite si një nga prod-huesit më të mëdhenj të naftës, nga ulja e ndjeshme e çmimi të këtij produkti vitet e fundit, ka patur një ulje të ardhurave. Sa ka ndikuar kjo në ekonominë e vendit?

Siç edhe ju e cituat, Mbretëria e Arabisë Saudite është një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës dhe nënprodukteve të saj në botë. Duke qenë një vend ekonomia e të cilit varet në një mase të madhe nga të ardhurat e gjeneruara nga prodhimi i naftës, rrjedhimisht çdo luhatje në çmimet e karburanteve mbart efekte të prekshme për ekonominë e saj. Së fundmi, Arabia Saudite ka shpalosur një sërë reformash rrënjësore në kuadër të “Vizion 2030” që do të çojnë në diversifikimin e ekonomisë saudite dhe zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë, duke krijuar pavarësinë nga të ardhurat që vijnë nga karburantet.

ATSH-22 Shtator 2016

Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e Arabisë dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari, Emiratet

e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Ka dalje në Detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë. Mbretëria e Arabisë Saudite ka një sipërfaqe 2,1 milion km2 ose afro zotëron rreth 80% të Gadishullit të Arabisë. Mbretëria e Arabisë Saudite ka një popullsi prej rreth 30 milionë banorë, është ndarë në 13 rrethe administrative, kryeqytet është Riadi dhe gjuha zyrtare është arabishtja.

Në historinë e Arabisë Saudite, viti 1932 shënon unifikimin e territoreve arabe, nën drejtimin e mbretit të atëhershëm Abdul Aziz Al Saud.

Kjo ditë është shumë e rëndësihme, sepse kujtohet që mbreti Abdul Aziz, me iniciativen e tij, me perpjekjet e tij, arriti të bashkojë të gjitha trevat e Arabisë Saudite, nën emrin që ekziston që edhe sot, Mbretëria e Arabisë Saudite. Që prej asaj kohe Arabia Saudite ka njohur një zhvillim të shpejte në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën

ekonomike dhe shëndetësi.Arabia Saudite përkujton çdo vit me 23 shtator, shpalljen e theme-

limit të shtetit në vitin 1932 në territoret që njihet dhe sot. Në këtë vit, mbreti i dinastisë Al Saud shpalli unifikimin e vendit në një shtet të vetëm pas përpjekjeve që zgjatën 32 vjet, duke bashkuar krahinat e vendit nën një flamur për herë të parë në histori. Shtet i cili u themelua mbi principe islame, larg ngjyrave etnike e sektare. Kjo datë shënon jo vetëm bashkimin e territoreve arabe në mbretërinë e Saudëve, por edhe kthesën e fortë që mori vendi në rrugën e zhvillimit në të gjitha fushat, veçanërisht në infrastrukturë, shëndetësi e arsim, duke krijuar modele që më vonë u ndoqën edhe nga vende të tjera arabe e islame. Arabia Saudite vazhdon të njohë zhvillim të dukshëm nën drejtimin e mbretit aktual, Abdullah bin Abdul Aziz. Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e Arabisë dhe kufizohet nga Iraku, Jordania, Kuvajti, Omani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni. Ka dalje në Detin e kuq, dhe në gjirin e Persisë.

Mbretëria e Arabisë Saudite, viti i krijimit-1932

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 3zyrtare

Një fillim i mirë për marrëdhënie

ushtarake

Kodheli në Mbretërinë e Arabisë SauditeMinistrja e Mbrojtejs znj.

Mimi Kodheli gjatë viz-itës zyrtare në Mbretëri-në e Arabisë Saudite

zhvilloi më 10 tetor një takim me zëvendësprincin e Kurorës, zëvendës i dytë i kryetarit të Këshillit të Minis-trave dhe ministër i Mbrojtjes, lartës-inë e tij mbretërore, Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud. Gjatë këtij takimi të dy zyrtarët u ndalen tek marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit në fusha të rëndësishme dhe me interes të përbashkët.

Që në nisje të bisedës zëvëndësprin-ci i Kurorës theksoi faktin se jemi dy vende shumë mike, por deri tani nuk kemi marrëdhënie në fushën ushtarake dhe kjo vizitë është një fillim i mirë. Për ministren Kodheli, Shqipëria megjithëse një vend i vogël ka kon-tribut të madh për sigurinë dhe stabi-litetin në Ballkan. “Ne duhet të luftojnë armiqtë e përbashkët, duhet të jemi bashkë në tema dhe vlera të rëndë-sishme”, - nënvizoi znj. Kodheli.

Zëvëndësprinci i Kurorës, ministri i Mbrojtjes Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud u ndal tek zhvilli-met në Lindjen e Mesme, ku nënvizoi se ka një sërë problemesh. “Ka shtete që kanë rënë, shtete që po bien si dhe ideologji ekstremiste dhe si rrjedhim, të gjitha këto reflektohen në të gjithë botën”,- u shpreh ai. Zëvëndësprinci i Kurorës nënvizoi se duhet sa më shumë bashkëpunim në të kuptuarit e shkaqeve të radikalizmit dhe Shqipëria është një vend i rëndësishëm duke qenë vend NATO. Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndau bindjen se ka nevojë për më shumë ura mes dy botëve dhe nëse ne përmirësojmë gjendjen ekonomike të njerëzve, arsimimin dhe forcojmë bashkëpunimin me miqtë e mirë në botë do të ulim ndjeshëm praninë e terroristëve. Gjatë qëndrimit të saj në Mbretërinë e Arabisë Saudite, ministrja Kodheli vizitoi struktura të ndryshme ushtarake dhe disa të tjera që lidhen me sigurinë.

Deklaron Muhammad bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, ministër i Mbrojtjes, në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Më 2 dhjetor të këtij viti mbushen 24 vite nga ven-dosja e marrëdhënieve

diplomatike midis dy vëndeve. Kështu marrëdhëniet diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite janë vendosur më 2 dhjetor 1992. Mar-rëdhëniet politike mes dy vendeve konsiderohen si shumë të mira. Që nga hapja e përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Riad, është punuar në drejtim të intensifikimit të marrëd-hënieve politike, forcimit të dialogut politik, thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe plotësimit të kornizës lig-jore të bashkëpunimit me Mbretërinë e Arabisë Saudite. Ndërmjet të dy vendeve ka shkëmbime vizitash të niveleve të ndryshme, kryesisht nga pala jonë: Kryetarë të Kuvendit, Ministra të Jashtëm, etj. Nga pala saudite kanë vizituar Shqipërinë, Ndihmës Ministri i Jashtëm saudit, Presidenti saudit i Çështjeve të Rinisë dhe Sporteve dhe i disa Komiteteve Olimpike Ndërkombëtare, Princi Nauaf bin Faisal. Po ashtu, edhe Kryetari i Parlamentit të Arabisë Sau-dite Dr. Abdullah Al Sheik në krye

Ministrja shqiptare e Mbrojtjes ndau bindjen se ka nevojë për më shumë ura mes dy botëve dhe nëse ne përmirë-sojmë gjendjen ekonomike të njerëzve, arsimimin dhe forcojmë bash-këpunimin me miqtë e mirë në botë do të ulim ndjeshëm praninë e terroristëve.

Shqipëri-Arabia Saudite; 24 vjet marrëdhënie diplomatike të një delegacioni parlamentar saudit ka vizituar Shqipërinë. Kjo ka qenë vizita e parë e Kryetarit të Parlamentit të Mbretërisë së Arabisë Saudite (Max-hlis Shura) në Tiranë. Apo vizita më e fundit tre ditore në Tiranë më 6 Shtator 2016, nga Lartësia e Tij Mbretërore, Princ Sultan bin Salman bin Abdulaziz Al-Saud, President i Komisionit për Turizmin dhe Trashgiminë Kombëtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite I cili u prit nga Presidenti Nishani, Kryeministri Rama, Kryeparlamentari Meta, kryestari i Bashkisë së Tiranës Velija, etj. Midis dy vendeve janë zhvilluar edhe takime me funksionarë të lartë politikë, grupe të interesit e të biznesit saudit etj. Janë zhvilluar takime me Kreun e Korporatës për Zhvillimin e Sektorit Privat të Grupit të Bankës Islamike për Zhvillim (BIZH), autoritetet e trashëgimisë kulturore etj. Në të gjitha këto takime është kërkuar forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, si dhe është nënvizuar in-teresi i vendit tonë për të çuar më tej marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe tekniko-shkencore me Arabinë Saudite. Është promovuar Shqipëria si destina-cion tërheqës për investimet e huaja. Në të gjitha nivelet ekziston një klimë

pozitive dhe e favorshme përsa i përket mundësisë së investimit në Shqipëri.

Pala saudite është ofruar dhe ka kontribuar në financimin e projektit të rrugës Durrës-Morinë, Tiranë-Elbasan apo rrugës Qukës-Plloçë punimet për të cilën vazhdojnë, si dhe nëpërmjet Fondit Saudit të Zhvillimit një sërë projektesh të tjera në Shqipëri. Kushtet e financimit kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë të favorshme.

Pala Saudite nëpërmjet Bankës Islamike për Zhvillim ka financuar dy herë realizimin e Konferencës “Për

Investimet e Huaja” në vendin tonë.Nga të dy palët i është kushtuar

vëmendje plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve. Shqipëria i mbulon marrëdhëniet me Arabinë Saudite nga Ambasada e RSH-së në Riad, Ambasa-dor Sami Shiba, kurse Arabia Saudite i mbulon nëpërmjet Ambasadës së saj në Tiranë, Ambasador, Talat Salem Rad-wan. Konsull nderi i RSH-së në Xhedah është Sheikh Abdulaziz Muhamad AL NOËAISER.Midis dy vendeve janë firmosur një sërë marrëveshjesh të rëndësishme mbi bazën e të cilave janë

ngritur dhe veprojnë marrëdheniet tona. Kështu janë firmosur: Në vitin 1992 është firmosur Protokolli mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite; Mar-rëveshja e përgjithshme e bashkëpunim-it ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, më 28.06.2004; Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Re-publikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Ara-bisë Saudite, më 28.06.2004; Protokolli i Bashkëpunimit Ndërqeveritar në vitin 2012; Marreveshje bashkepunimi nder-mjet Ministrisë së Turizimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Shqipërisë dhe Presisdencës së Përgjithshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite në fushën e rinisë dhe sporteve, nënshkruar më 9.12.2012; Marrëveshja e huasë, ndërmjet Republikës së Shq-ipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Ndërtimi i rrugës së mbikalimit të Durrësit” 2009, si dhe projektit “Qukes-Qafe Plloce”; Memorandumi i mirëkuptimit për bash-këpunimin kulturore etj. ndërsa një sërë marrëveshjes të tjera janë në proces.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 20164 zyrtare

TaKimi

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, gjeneralmajor Jeronim Bazo, priti në një takim të veçantë ambasadoren e Republikës Çeke, në vendin tonë, sh.s. znj. Bronislava Tomášová.

Gjeneral Bazo pasi ka vlerësuar nivelin aktual të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, u shpreh ndër të tjera se: “Forcat tona të Armatosura janë të lidhura ngushtë me NATO dhe bashkëpunimi dypalësh midis vendeve tona është gjithmonë e më shumë në rritje. Dua të veçoj këtu punën e Forcave të Armatosura çeke të anga-zhuara në misionin e KFOR dhe në RSM, duke treguar profesionalizëm dhe disiplinë të lartë”. Më tej gjatë takimit gjeneral Bazo ka falënderuar ambasadoren Tomášová për lidershipin e treguar nga kry-etari i Komitetit Ushtarak të NATO, gjeneral Peter Pavel.

Nga ana e saj , znj. Tomášová, falënderoi gjen-eral Bazon për mikpritjen e ngrohtë si dhe vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit midis vendeve tona në fushën e Mbrojtjes gjë e cila mund të pasqyrohet edhe me vizita të lidershipit ushtarak të Republikës së Çekisë në Tiranë.

Gjeneralmajor Bazo, priti

ambasadoren Çeke, Tomasova

Ambasadori i ShBA-së zoti Donald Lu zhvil-loi më datë 7.10.2016, një leksion mbi çështje

të terrorizmit, krimit të organizuar dhe luftës kundër tij me kursantët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Zoti Lu theksoi se:- “Rritja e kontigjenteve të rekrutuarëve për tu bërë pjesë e grupeve dhe or-ganizatave terroriste që veprojnë kryesisht në Siri, Irak, etj, është një shqetësim serioz. Ky numër ka qënë në rritje nga vendet ballkanike, kryesisht Shqipëri, Kosove, Maqedoni etj.

Rekrutimi i terroristëve ka baza ideologjike dhe ekonomike, e cila e bënë më të vështirë luftën kundër tyre. Mbështetja dhe asis-tenca nga institucionet Amerikane të sigurisë do të jetë e vazh-dueshme jo vetëm për Shqipërinë

Ambasadori amerikan Donald LuLeksion për terrorizmin në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

Më 7 tetor 2016, Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli zhvil-

loi një takim me ambasadorin e Polonisë në Shqipëri, z.Karol Bachura, të cilit i uroi mirëseardhjen në vendin tonë dhe suksese në detyrën e re. Dy bashkëbise-duesit vlerësuan nivelin aktual të bash-këpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe theksuan rëndësinë e thellimit të mëte-jshëm të këtij bashkëpunimi, veçanërisht

në fushën e Mbrojtjes. Në këtë drejtin, ministrja Kodheli dhe ambasadori Bachu-ra biseduan mbi mundësinë e mëtejshme të thellimit të bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe stërvitjeve të përbash-këta midis dy Forcave të Armatosura. Më herët, në qershor të këtij viti, Shqipëria mori pjesë me një kompani në një stër-vitje ushtarake në kuadër të NATO-s, të zhvilluar në Poloni “Anakonda – 16”.

Kodheli, priti ambasadorin e polonisë, Karol Bachura

‘ “Forcat tona të Armatosura janë të lidhura ngushtë me NATO dhe bashkëpunimi dypalësh midis vendeve tona është gjithmonë e më shumë në rritje. Dua të veçoj këtu punën e Forcave të Armatosura çeke të angazhuara në misionin e KFOR dhe në RSM, duke treguar profesionalizëm dhe disiplinë të lartë”.

Gjeneralmajor Bazo

por edhe rajonin dhe me gjerë”.Takimi vijoi me pyetje nga të

pranishmit. Komandanti i AFA Kolonel Ruzhdi Kuçi, i dha zotit ambasador Çertifikatën “Për

kontributin në performancën e zhvillimit të kursit të KLSM si lektor nderi’’, si dhe një libër me përmbledhje të temave dhe leksio-neve të zhvilluara në KLSM.

“Rritja e kon-tigjenteve të rekru-tuarëve për tu bërë pjesë e grupeve dhe organizatave terror-iste që veprojnë krye-sisht në Siri, Irak, etj, është një shqetësim serioz. Ky numër ka qënë në rritje nga vendet ballkanike, kryesisht Shqipëri, Kosove, Maqedoni etj.

Ambasadori amerikan Donald Lu:

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 5

Stërvitja e përbashkët e koduar shqiptaro-britanike

“AlbAniAn lion 16”

Morën pjesë 1750 trupa, 1500 prej të cilëve britanikë dhe 250 shqiptarë

zyrtare

U zhvillua më 7 tetor, dita e Vizitorëve të Shquar e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-britanike e kodu-

ar “Albanian Lion 16”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cah-ani, deputetë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare si dhe ushtarake të lartë të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo u shpreh:” Është hera e dytë që brenda pak ditësh gjendemi pranë ush-tarakëve britanikë dhe shqiptarë pjesë-marrës në “Albanian Lion 16”, pas vizitës në Bizë që kryem me ministren e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe sekretarin britanik z. Michael Fallon, ardhja në Tiranë e të cilit dëshmon jo vetëm nivelin e shkëlqyer të bash-këpunimit në fushën e mbrojtjes, por edhe vlerësimin për këtë stërvitje.

Nga Biza, më 29 shtator, sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar z. Michael Fallon vlerësoi rëndësinë e kësaj stërvitjeje për forcat e arma-tosura të të dy vendeve, në kuadër të Task Forcës së Gatishmërisë Shumë të Lartë (Very High Readiness Joint Task Force, VJTF), e cila vitin e ardhshëm do të jetë nën komandën e Mbretërisë së Bashkuar. Task Forca e

Gatishmërisë Shumë të Lartë përbëhet nga rreth 5000 trupa dhe Shqipëria do të jetë pjesë e kësaj task force me një

togë, e gatshme për t’u dislokuar brenda një kohe të shkurtër, në çdo vend të Aleancës. Kurse ministrja Kodheli u

shpreh e kënaqur për mundësinë që këto stërvitje i japin Forcave tona të Armatosura për të bashkëpunuar dhe stërvitur me forcat aleate, duke veçuar stërvitjet “Joint Effort - 16”, e cila i lë vendin asaj “Albanian Lion - 16“.

Në vijim gjeneralmajor Bazo u shpreh se “duke qenë vendi pritës i “Albanian Lion 16”, e cila vijon për të pestën herë në kuadër të bashkëpunimit bilateral, jam i kënaqur me konstatimin se përtej infrastrukturës kombëtare, terreneve dhe rajoneve interesante të stërvitjes, forcat tona kanë ofruar edhe ekspertizën dhe mjeshtërinë e tyre në kryerjen e veprimeve luftarake. Kjo gjë dëshmon rritjen e profesion-alizmit të FA përtej përmirësimit të kapaciteteve operacionale dhe rritjes së gatishmërisë.

Në përmbushje të detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive të Aleancës, integrimi i skenarëve të

U zhvillua ditën e hënë, më 10 tetor, në sheshin kryesor të garnizonit “Skënder-bej”, ceremonia e nisjes drejt Shkollës

së Trupës në Bunavi e 317 fituesve të testit për rekrutimet e reja në Forcat e Armatosura. Për të përcjellë rekrutët e rinj, në ceremoni morën pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.

Në fjalën e tij përshëndetëse, zëvendësmin-istri i Mbrojtjes, z. Petro Koçi u shpreh se kjo ceremoni nuk është e veçantë vetëm për rekrutët e rinj apo familjarët e tyre, por edhe për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, sepse nga sot ata do të nisin një kurs të ri të jetës së tyre dhe brenda një kohe të shkurtër ata do të përfundojnë një proces, i cili do t’i bëjë përfundimisht pjesë e Forcave të Armatosura.

Më tej z. Koçi duke iu drejtuar rekrutëve të rinj tha: “gjatë stërvitjes dhe trajnimit në Shkollën e Trupës në Bunavi dhe në fund të këtij procesi, nuk do të jeni vetëm ushtarakë të mirë, por

stërvitjes “Albanian Lion” me stërvitjen “Join Effort 16”, i shërben përgatitjes për të arritur integrimin dhe ndërve-prueshmërinë në VJTF 2017, pasi vitin tjetër, FARSH do të veprojnë së bashku me forcat e Mbretërisë së Bashkuar.

Kjo stërvitje ndikon drejtpërsë-drejt në konsolidimin e procedurave standarde dhe rritjen e ndërvepruesh-mërisë së anijes patrulluese të klasit “Iliria”, e cila do të dislokohet në kuadër të operacionit të NATO-s në Detin Egje, për të kontribuar në përballimin e krizës së emigrantëve, duke zhvilluar aktivitete të zbulimit dhe monitorimit, në mbështetje të përpjekjeve të aleatëve të BE..

Në stërvitjen e përbashkët shqipta-ro-britanike “Albanian Lion 16”, e cila u zhvillua nga ishullin e Sazanit në Bizë dhe nga Kepi i Palit në Kuçovë, morën pjesë 1750 trupa, 1500 prej të cilëve britanikë dhe 250 shqiptarë.

do të jeni më të mirë edhe profesionalisht. Nuk do të jeni vetëm më të shëndetshëm edhe më të zotë, por do të jeni njëkohësisht edhe njerëz më të mirë, sepse të bëhesh pjesë e Forcës së Armatosur, do të thotë të jesh pjesë e elitës qytetare të republikës sonë. Prandaj, ne ju mirëpresim dhe duam që kontributet dhe vlerat tuaja të rrisin cilësinë e Forcës sonë të Armatosur”. Gjithashtu zëvendësministri Koçi shprehu kënaqësinë që 22 prej rekrutëve të rinj janë me arsim të lartë. 317 fituesit, nga të cilët 22 janë vajza, do t’i nënshtrohen Stërvitjes Individuale Bazë 10-javore në Shkollën e Trupës në Bunavi, përpara se të titullohen ushtarë të Forcave të Armatosura.

Shkolla e Trupës në Bunavi

Forcat e Armatosura, hapen portat për 317 fitues Nga 317 fituesit, 22 janë vajza dhe 22 të rinj janë me arsim të lartë

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 20166 zyrtare

U zhvilluar ditën e martë, datë 11 tetor, në gar-nizonin e Zall-Herrit, ceremonia e fillimit të

Stërvitjes së përbashkët “JCET-2016” me pjesëmarrjen e batalionit të Forcave Speciale të Forcës Tokësore, Grupit të X-të të Forcave Speciale Amerikane dhe Komisariatit Special të MPB “RENEA”.

Në këtë ceremoni, përveç trupave pjesëmarrëse, morën pjesë Shefi i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes (G-3/7) në ForcësTokësore, Kolonel Riza Zaja, Oficer Shtabinë G-3/7 FT, N/Kolonel Behar Mara, Drej-tori i Forcave Lëvizëse Operacio-nale Drejtues i Parë Niko Brahimaj, Komandanti i Komisariatit Special të MPB “RENEA” Drejtues Sokol Poçari, Komandanti i bFS kolonel Ekland Dauti, i cili mbajti dhe fjalën e hapjes së ceremonisë.

Në fjalën e tij kolonel Dauti thek-soi se “JCET” tanimë janë kthyer në një rutinë stërvitore për forcat special shqipëtare, si ato ushtarake edhe ato policore. Ato kanë rritur dukshëm njohuritë dhe aftësitë e specialëve tanë në mënyrë të tillë që ata të jenë në gjendje të aplikojnë aftësitë e tyre të fituara rishtas drejt arritjes së suksesit për realizimin e misionit te tyre.

Kjo stërvitje, është një mundësi e shkëlqyer për forcat e sigurisë dhe organet ligj zbatuese shqiptare, për të bashkëvepruar me specialët amerikanë, si dhe për të ndarë njohuritë, praktikat dhe procedurat

standarte të veprimit më të mira, të nxjerra nga fushëbetejat, apo nga operacionet jotradicionale.

Rritja e ndërveprueshmërisë,

është çelësi i suksesit për sfidat dhe rreziqet që i kanosen sigurisë kombëtare dhe asaj globale në këto momente, prandaj këto lloj stër-

do të marrin pjesë gjithësej 73 Forca Speciale nga të cilët 37 nga bFS, 11 nga FS Amerikane dhe 25 veta nga Reparti “RENEA”.

Stërvitja, do të zhvillohet nga data 10 Tetor deri me date 28 Tetor 2016, në ambientet e garnizonit të Zall-Herrit, bFS. Objektivat dhe fokusi kryesor do të jenë:

Përditësimi i teknikave të qitjes dhe i veprimeve taktike në luftimin në distance të afërta CQB; Veprimet taktike të njësive të vogla (Small Unit Tactics); Planizim Opera-cionesh (MDMP); Stërvitje jashtë terreneve të repartit në ambjente reale (aeroporte, porte, qendra tregtare, institucione shtetërore apo publike) të cilat mund të jenë në të ardhmen objektivi mundshëm i sulmeve të llojeve të ndryshme kryesisht ato terroriste; Improvizimi dhe koordinimi real me njësi opera-cionale, apo komanduese si komandë eprore apo drejtuese të operacioneve ne terren. Në mënyre që kjo t’i shër-bejë standartizimit apo përmirësimit të veprimeve dhe koordinimeve në të ardhmen.

Starton stërvitja “JCET-16” në

Forcën Tokësore

Kapiten edvin Zgurospecialist i bCu, bFs

vitjesh janë një domosdoshmëri dhe një mundësi e artë që na ofrohet, prandaj le të japim sëbashku maksi-mumin.Në stërvitjen “JCET-2016”

“Me kërkese të Drejto-risë së Përgjithshme të Emergjencave Civile,

në ndihmë të popullsisë së rrezikuar nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shumta, në Bashkinë e Kurbinit, Ko-manda Mbështetese më 10 dhe 11 tetor ka angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit, për evakuimi e banorëve nga rreziku, largimin e ujërave nga banesa, si dhe forcim të argjinaturave dhe di-siplinimin e ujërave sipërfaqësore në kanalet e kullimit,”, thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj Komande.

Sipas njoftimit pë shtyp: “Efektivët e Komandës Mbështetëse konkretisht batalioni i mbështetjes rajonale dhe batalioni i transportit të angazhuar në operacion kanë punuar për forcimin e argjinaturave në fshatin Shullaz, duke bërë të mundur me anë të vendosjes së 500 thasëve me rërë disiplinimin e ujërave në ndihmë të komunitetit të kësaj zone, si dhe janë angazhuar trupa dhe mjete për mbushje thasësh me rërë për sigurimin e argjinature në afërsi të stacionit të trenit në Milot. Operacioni u drejtua nga komandanti i Komandës Mbështetese Kolonel Ardian Bali. Ko-manda Mbështetëse në këtë operacion ka angazhuar 50 efektivë, 30 mjete dhe 3 gomone, si dhe në mbështetje nga Forca Tokësore 22 efektivë dhe 2 mjete”.

Ndërkohë në raportimin mbi ngjar-jen, Emergjencat bëjnë të ditur se një person ka humbur jetën aksidentalisht në Laç. Personi që ka humbur jetën është Kolë Menga 48 vjeç, babai i tre

72 efektivë për të përballuar përmbytjet në veri

KoMAndA MbëShtetëSe

fëmijëve. Ka pasur dëme në banesa, bagëti dhe prodhime bujqësore. Në operacionin në zonën e Laçit janë an-gazhuar 152 punonjës, 30 mjete dhe 10 motobarka. Në Kurbin janë përmbytur 30 banesa në zonën e stadiumit, 20 banesa në lagjen “Demokracia”, si dhe

disa banesa në lagjen Sanxhak. Në obor-ret e banesave poshtë kanalit të ujrave të larta ka pasur prezencë uji, kurse në tokat bujqësore ka dëme të kulturave bujqësore të stinës.

Në Shullaz dhe në Malbardhë, në Njësinë Administrative Milot, situata ka

qënë më e vështirë sepse dalja e ujrave të përroit ka sjellë përmbytjen e rreth 50 banesave. Në afërsi të autostradës me ndihmën e forcave të policisë janë evakuar 6 familje, më të rrezikuarat. Në fshatin Delbënisht janë dëmtuar segmente të rrugës kryesore, duke

ndërprerë lëvizjen e mjeteve.Edhe në këtë Njësi Administrative

forcat e ushtrisë dhe të policisë janë angazhuar intensivisht për të ndihmuar komunitetin dhe largimin e ujërave nga banesat.

Në të gjithë qarkun e Lezhës hidro-voret po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në fshatin Lurth, të Mirditës për shkak të reshjeve intensive ka patur dëmtime të banesave, në bagëti dhe në prodhime bujqësore. Janë evakuuar 2 familje, por niveli i ujrave më pas ka rënë. Ndërsa në Dibër, në Komsi, për shkak të reshjeve intensive ka ndodhur një rrëshqitje dheu duke dëmtuar një banesë. Gjithashtu, në këtë njësi për shkak të daljes së ujrave të përroit nga shtrati ka patur edhe në zonën përreth Uzinës rrezikim të banesave. Bashkia Mat ka evakuuar vetëm 1 familje.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjen-cave Civile Shemsi Prençi ka monito-ruar situatën e krijuar duke koordinuar veprimet e forcave operacionale.

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 7

firmave te shquara boterore te pijeve dhe produkteve te tjera. Radio Tirana transmeton ne menyren klasike nje lloj sic degjojme ne kanalet tona radiofonike. Aty ketu ne maja shkembinjsh shikojme bunkeret e famshem shqiptar te luftes se ftohte. Thuhet qe ka kaq shume sa mund te ruante gjithe popullsine e vendi kur te hidhej bomba atomike. Ne dalje te Elbasatit hyjme ne autostraden e re e cila eshte aq e re, sa nuk e ka harta e jone e paperditesuar e GPS. Autostrada e cila akoma nuk ka perfunduar plotesisht. Gjysem ore udhetim permes fshatrave dhe pas nje tjeter e tatepjete i afrohemi Tiranes. Distanca nga Sofia eshte afersisht 550 km.

Nje qender e madhe tregtare na mirpret dhe ne te cilen gjen dyqane madheshtore me ushqime dhe mallrat te firmave me te medha boterore te njohura edhe ne vendin tone. Cmimet jane njelloj si ne Bullgari ndersa larmishmeria e pafund. Standarti i njejte: salcicet jane me mish, djathi kackavall me qumesht te fresket natyral, buka me miell bore te bardhe. Pra pergjithsisht mund te themi se eshte parajse cmimesh dhe cilesie.

Ecim perms qytetit dhe afrohemi qendres. Tirana ka nje popullsi prej rreth 800 000 banoresh dhe habitemi qe megjithse ka gjysmen e popullsise se kryeqytetit tone kemi ndjesine se i gjithe qyteti ne kete ore eshte duke udhetuar me makina. Me ne fund jemi ne sheshin qendror te qytetit i cili mban emrin dhe shtatoren e Heroit Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu, i cili ne shekullin e 15 per nje cerek shekull largoi zgjedhen osmane. emër i njohur ne historinë ballkanike dhe europiane si symbol i luftes per te larguar zgjedhen e pushtimit te huaj. Ne krahun tjeter te sheshit Skenderbej ndodhej xhamia e Etem Beut e ndertuar diku nga shekulli i 19,

ndersa ne anen tjeter shkelqen kupola madheshtore e katedrales ortodokse. Kambanarja e saj ka forme unikale e shoqeruar me kater kulla me te vogla ne formen e qirinjve te ndezur.

Ne shqiperi ndesh fene islamie, ortodokse dhe ate katolike.Mire ose keq, popullsia nuk eshte e ngarkuar me overdoze

ideologjie fetare. Gjate qendrimit nuk pame asnje grua te mbuluar dhe as turma neper tempuj. Ne Tirane njerezit nxitonin neper rruge per hallet e perditshme te veshur te gjithe me veshje moderrne. Te rinjte njelloj si te kosesi ne gjithe boten nxitonin me smartfone ne duar dhe me kufje ne vesh madje pa pare se ku shkelnin, thjesht jetonin boten virtuale.

Dhe ne ndalojme dhe fotografojme.Ngjitur me xhamine ndodhet emblema e dyte e qytetit, kulla

e sahatit.Me tej ndodhej opera si dhe nje nga hotelet me te famshem

te qytetit.Perballe gjendej muzeu historic kombetar. Ne fasaden e te cilit

gjendej nje mozaik mural madheshtor i cili paraqiste perpjek-jet e shqiptareve per liri dhe per nje jete me te mire. Ne qytet gjenden edhe shume muze, galeri dhe ek-spozita nepermjet te cilave turistet kane mundesi te zbulojne me shume per Shqi-perine. Rreth gjysem

ore nga qendra eshte stacioni i teleferikut i cili per gati 20 minuta ud-hetim te con ne malin e Dajtit. Pushojme ne nje nga parqet e mbajtura ne menyre te shkelqyer te Tiranes dhe shofim kalimtaret qe levizin ne drejtime te ndryshme.

Ndihemi si ne shtepine tone.Prej stereotipeve nuk ka mbetur asgje. Per ne Shqiperia u

shnderrua ne nje zbulim të ndritshem. Vend i bukur. I admirueshme. Me kryeqytetin simpatik me shikimin nga e ardhmja.

Botuar në gazetën “Ushtria Bullgare”, date 28 prill 2016.Perktheu: Major Sulo MUSTAFARAJ

organizmat ndërkombëtarë të sigurisë. Nga ana e tij, ambasadori i Shqipërisë z. Minxhozi falënderoi ministrin Demolli për pritjen, si dhe rikonfirmoi edhe një herë vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes dy shteteve dhe dy ministrive. Ai u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë që ta mbështes Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në, në rrugën e saj të zhvillimit profesional dhe inkuadrimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë të Sigurisë. Kolonel Ahmet leka, atashe i ri i akredituar në Republikën e Kos-ovës u shpreh mëse i lumtur që është emëruar atashe në Republikën e Kos-ovës. Ai falënderoi ministrin Demolli si dhe stafin udhëheqës të MFSK-së dhe FSK-së dhe u shpreh për bashkëpunim të shkëlqyer si dhe përkrahjen që do ta ketë gjatë punës dhe qëndrimit të tij në Kosovë.

forcat e armatosura

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK), z. Haki Demolli priti më 10

tetor, në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Repub-likën e Kosovës, z. Qemal Minxhozi i cili shoqërohej nga kolonel Ahmet Leka, atasheu ushtarak i mbrojtjes i akredituar për Kosovë. Ministri Demolli me këtë rast, falënderoi am-basadorin Minxhozi si dhe përmes tij, Qeverinë e Shqipërisë dhe Ministrin e Mbrojtjes për ndihmën e vazhdueshme që Shqipëria dhe Ministria e Mbrojtjes po japin për FSK-në, dhe në veçanti falënderoi ministren Mimi Kodheli për përkrahjen e saj, në të gjitha aktivitet regjionale dhe ato ndërkombëtare, që po bënë për Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në.

Ministri Demolli përshëndeti dhe i uroi detyrën e re, atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, kolonel Ahmet Leka, duke i shprehur besimin për bashkëpunim të dyanshëm të suksesshëm në të ardhmen.

Ministri Demolli dhe ambasadori i Shqipërisë z. Minxhozi, biseduan edhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit në të ardhmen, në përkrahjen profesionale të FSK-së, si dhe angazhimin e shtetit shqiptar për pranimin e FSK-së, në

Shqipëria mbështet Ministrinë e FSK-së dhe FSK-në

Tirana një zbulim i shndritshëmShtypi i huaj ushtarak për Shqipërinë

Ministri Haki Demolli priti ambasadorin Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi dhe kolonel Ahmet Leka, atasheu ushtarak në Kosovë

Nga Ohri nisemi drejt kufirit me Shqiperine i cili eshte vetem 20 km larg por te mbarsur nga

koha e steriotipeve per kete vend. Duke kujtuar perrallat e dikurshme per klonin shqiptar, raketat shqiptare, djemte qe gjuanin me llastiqe, per nendetset shq-iptare dhe levizjen si nusoidale qe me rrema mund te shndrroheshin ne aero-plane dhe mbi te gjitha çdo gje shqiptare ishte e supozuar arkaike dhe e prapambetur. Me vone pas ndryshimeve, perseri erdhen thashethemet per mafien shqiptare dhe zullumet e tyre.

Levizim ne zbritjet e malit te Jabllanices, dhe me vone pyesim per te shkuar atje, drejt te panjohures. Por konfirmojme se nuk kemi degjuar gje te keqe per Shqiperine kohet e fundit por perkun-drazi. Vendi eshte anter i NATO ne ndryshim nga Maqedonia, nuk heziton te kerkoje me kembengulje anetaresimin ne BE. Me keto mendime ne koke akoma me i fuqishem behej argumenti i inercise per te shkuar atje dhe tashme kjo nuk ka kthim pas. Une i jap gas makines. Per pak minuta jemi ne piken e kalimit kufitar. Nuk ka radhe dhe trafik dhe kalojme shpejt.Vendi i Shqiponjave

Para nesh shfaqen kthesat. Pamjet e peisazhit natyror, det me maja malesh me me lugina, te thepisura si dhe aty-ketu fshatrat. Papritur fillojne kthesat dhe dysheza. Rruga eshte e gjere dhe e asfaltuar pra cilesore. Kthesa pa fund. Rruges takojme grup tur-istesh-me bicikleta te cilet heroikisht luftojne me ma-loren. Malorja e fuqishme pak nga pak po zvogelo-het.

Shume kohe orvartje te timonit majtas-djathtas, si dhe alternime gaz-frena Por fatmire-sisht rruga dhe asfalti i saj eshte shume i mire. Kalojme permes disa fshatrave te vendosur mbi shkembinj, duke vijuar permes qyteteve neper lugine, dhe stereotipet me kalimin e kohes shfaqen.

Nuk ka, vertet nuk ka shtepi te shkaterruara ashtu sic shpesh gjen tek ne. Ndertesat jane te reja, rreth 20 vjecare, te suvatuara dhe te lyera me bojra me tone te ndezura. Nuk shofim mushka dhe gomare as karroca. Veturat dhe kamionet ne rruge nuk jane me te vjetra se ato qe qarkullojne ne rruget tona. Mjaft institucione anes rruges nje lloj si tek ne pra gjithcka, serviset dyqanet pikat e karburantit. Megjithese jemi ne nje province te thelle shohim shume reklama te

nga andrej rangeLoV

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 20168

Ka ende sfida në Afganistannato

Pas mbëritjes, në Konferencën e Brukselit për Afganistanin, më 5 tetor 2016, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens

Stoltenberg riafirmoi angazhimin e NATO-s për sigurinë e Afganistanit.Ai theksoi se përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare për zhvillimin dhe pro-movimin eAfghanistanit dhe përpjekjet e NATO-s për të forcuar sigurinë shkojnë dorë për dore.“Pa siguri nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm dhe pa zhvillim nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme”, tha ai.Stoltenberg theksoi angazhimin e Aleancës për të mbështetur forcat afgane të sigurisë.Në Samitin e Varshavës, aleatët ranë dakord për të mbështetur misionin Resolute Support të NATO-s përtej vitit 2016, me rreth 13.000 trupa dhe të vazhdojnë të financoj-në forcat e ushtrisë dhe të sigurisë afgane për vitin 2020.Sekretari i Përgjithshëm theksoi se luftimet e fundit në Kunduz dhe Helmand tregojnë rëndësinë e trajnimit të forcave lokale afgane. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të konferencës, Sekretari i Përgjithshëm nderoi trimërinë e forcave të sigurisë afgane dhe të gjithë ata që shërbejnë në kuadër të misionit Resolute Support tëNATO-s. Ai inkurajoi komu-nitetin ndërkombëtar në vazhdimin e mbështetjes së qeverisë së Afganistanit dhe i bëri thirrje udhëheqjes afgane për të qëndruar e fortë dhe e bashkuar dhe të zbatojë reformat e nevojshme.

Duke u ndalur në përpjekjet e fun-dit për paqe, Stoltenberg tha se ishte inkurajuar shumë nga marrëveshja midis Qeverisë afgane dhe Hezb-i-Islami.“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në procesin e paqes dhe pajtimit dhe e domosdoshme për një marrëveshje afat-gjatë të besueshme të paqes”, shtoi ai.

NaTo do të ndihmojë afganistanin për të siguruartë ardhmen e tij

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, në deklaratën e tij në konferencën e Bashkimit Evropian, të organizuar në Bruksel për Afganista-nin, tha “Të gjithë e dime se NATO ka qenë e pranishme në Afganistan për shumë vite dhe ne kemi qenë atje së bashku me Bashkimin Evropian, së bashku me Kombet e Bashkuara dhe me komunitetin e gjerë ndërkombëtar.

Përpjekjet e NATO-s për forcimin e sigurisë së Afganistanit kanë kaluar dorë më dorë me përpjekjet e komu-nitetit të gjerë ndërkombëtar për të nxitur zhvillimin në Afganistan.Sepse pa siguri nuk mund të ketë zhvillim dhe pa zhvillim nuk mund të ketë siguri të qëndrueshme.Pra, ato varen nga njëri-tjetri dhe përforcojnë njëri-tjetrin, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse NATO ka punuar aq ngushtë së bashku me BE-në, OKB-në dhe shumë institucione të tjera e organizata në Afganistan.

Vitin e kaluar, në Afganistan ka-luam në epërsi, ndërsa forcat afgane morën përgjegjësinë e sigurisë në vendin e tyre.NATO është ende duke ofruar mbështetje dhe mendoj se sulmet që kemi parë këtë javë në Helmand dhe në Kunduz tregojnë se forcat afgane janë në gjendje të përgjigjen dhe janë profesionale dhe të përkushtuara në detyrë.

Unë do të doja për të nderuar bur-rat trima dhe gratë e forcave afgane

të Sigurisë dhe forcave të Mbrojtjes, për të gjithë ata që shërbejnë si pjesë e misionit tonë të Resolute Support.Tre muaj më parë, kryetarët e shteteve dhe të qeverive të NATO-s u mblodhën në Varshavëdhe aty ne kemi vendosur, së bashku me partnerët, për të vazhduar mbështetjen tonë për Qeverinë e Unitetit Kombëtar të Afganistanit dhe forcat e saj të sigurisë.

Ne ramë dakord për të mbështetur misionin Resolute Support përtej vitit 2016 me rreth 13.000 trupa. Misioni do të vazhdojë të ofrojë trajnime, këshilla dhe ndihmë, por me rritjen e fleksibi-litetit, si dhe sigurimin e mbështetjes ku

është më e nevojshme.Ne ramë dakord që të vazhdojmë të

financojmë forcat Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare afgane deri në fund të vitit 2020, duke qëndruar me angazhimin tonë për të ndihmuar Afganistanin për të zhvilluar një arkitekturë të qëndrueshme të sigurisë.Ne kemi rënë dakord për të forcuar Partneritetin e Qëndrueshëm në mes NATO-s dhe Afganistanit dhe për të zhvilluar më tej partneritetin tonë afatgjatë përmes dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik.

Populli i Afganistanit duhet të jetë i sigurt në të ardhmen e vendit të tij. Kjo do të thotë se siguri më e madhe, është rritur në qasjen në shkolla, zhvillimin e infrastrukturës dhe institucioneve të sigurta dhe të besueshme të qeverisë. Ata duhet të jenë të sigurt se të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e grave dhe fëmijëve, do të respektohen plotësisht.

Unë inkurajoj të gjithë këtu për të vazhduar të mbështesë qeverinë e Af-ganistanit.Së bashku, NATO dhe BE-ja dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkom-bëtar mund të ofrojmë një paketë të vërtetë të plotë dhe komplimentariteti të mbështetjes.

Qeveria e Unitetit Kombëtar duhet të qëndrojë e fortë dhe e bashkuar, dhe të zbatojë reformat e nevojshme. Jam i inkurajuar shumë nga marrëveshja mid-is Qeverisë afgane dhe Hezb-i Islami.

Ky është një hap i rëndësishëm përpara në procesin e paqes dhe të pajtimit dhe e domosdoshme për një marrëveshje afat-gjatë të besueshme të paqes.

Më lejoni të përfundoj duke thënë se unë jam i bindur se me përpjekje të kombinuara të qeverisë afgane dhe komunitetit ndërkombëtar, ne do të ndihmojmë Afganistanin siguruar një të ardhme të qëndrueshme”.

Pa siguri nuk mund të ketë zhvillim të qendrushëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,Jens Stoltenberg, ndërsa po hynte për-

në konferencën e Bashkimit Evropian, të organizuar në Bruksel përAfganista-nin më 05 tetor 2016, dha një deklaratë për mediat. Ai tha se “marr pjesë në Konferencën e BE-së për Afganistanin, duke kërkuar përpara. NATO ka qenë e pranishme në Afganistan për shumë vite. Ne kemi qenë atje së bashku me Bashkimin Evropian dhe me bashkësinë ndërkombëtare” dhe se “përpjekjet e

bashkësisë ndërkombëtare për të nxitur zhvillimin dhe përpjekjet e NATO-s për të forcuar sigurinë Afganistanit shkojnë dorë për dore.Sepse pa siguri nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm, dhe pa zhvillim nuk mund të ketë siguri të qën-drueshme”. Duke përmendur Samitin e NATO-s në muajin korrik, ai tha se“ne

kemi vendosur që të vazhdojmë praninë tonë në Afganistan me misionin tonë të trajnimit ndihmës dhekëshillave”, ai tha se NATO do të ketë rreth 13.000 trupa në Afganistan dhe se gjithashtu të vazh-dojë të financojë forca të ushtrisë dhe të sigurisë afgane për vitin 2020. “Siç ju e dini që ne kemi përfunduar operacio-net tona luftarake në Afganistan,ajoqë duhettë bëjmë tani është që të mbësh-tesim forcat afgane”, duke theksuar se kjo është e rëndësishme.“Ne kemi parë këtë javë në Kunduz, por edhe në Helmand rëndësinë e trajnimit të forcave lokale afgane. Duke u lejuar atyre të marrin përgjegjësinë e plotë për sigurinë në vendin e tyre, ne do të vazhdojmë të mbështesim ato, sepse kemi parë se ka sfida dhe kërcënime, kemi parë gjithashtu se talebanët janë ende të pranishëm në Afganistan dhe për këtë arsye ne duhet të vazhdojmë të mbështesim e forcat e sigurisë af-gane”.Pas deklaratës së tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s iu përgjigj pyetjeveqë iu drejtuan, të cilat po i sjellim më poshtë.

Si është tani situata në Kunduz dhe Helmand? A e kontrollojnë Forcat e Sigurisë afgane atë? A jeni i shqetësuar në lidhje me ato që bëjnë talebanët?

Raportet që ne jemi duke marrë nga misioni ynë Resolute Support, trupat tona dhe gjeneralët, komandantët në Afganistan, është se forcat afgane kanë rifituar kontrollin mbi Kunduz, dhe ajo që ne kemi parë është se ata kanë qenë në gjendje për të zmbrapsur sulmet, ne kemi parë gjithashtu se forcat afgane

janë profesioniste, ato janë të dedikuara dhe mbështetja jonë, trajnimi ynë i ndihmoi ato që të kenë kontroll dhe të jenë në gjendje të sprapsin sulmet nga talebanët. NATO është e pranishme, Resolute Support është i pranishëm në Kunduz, por në një rol mbështetës. Ne ndihmojmë, ne këshillojmë, dhe ky

është roli i NATO-s tashmë, të mos angazhohet në operacione luftarake, por për të mbështetur afganët, siç e kemi parë në Kunduz.

A besoni se kthimi i refugjatëve në Afganistan vë në rrezik paqen dhe stabilitetin në Afganistan?

Jo, unë mirëpres përpjekjet e bëra edhe nga Bashkimi Evropian dhe të tjerët për të punuar më ngushtë me Afganistanin mbi kthimin e refugjatëve, si dhe sa më të suksesshëm të jemi në ofrimin e sigurisë aq më e lehtë do të jetë për të stabilizuar Afganistanin dhe adresuar shkaqet eemigrimit dhe krizës së refugjatëve. Pra, ka një lid-hje të ngushtë në mes të asaj që bën Bashkimi Evropian, ajo që NATO bën në Afganistan, dhe përpjekjet për të zvogëluar numrin e refugjatëve, emigrantëve, që vijnë nga Afganistani, por edhe duke bërë të mundur që të kthehen emigrantët në Afganistan. Më lejoni të shtoj se arsyeja pse NATO është në Afganistan është se kjo është pjesë e përpjekjeve për të luftuar ter-rorizmin ndërkombëtar. Arsyeja pse kemi shkuar në Afganistan dhe arsyeja pse ne ende jemi në Afganistan, është për të parandaluar Afganistanin që të bëhet një strehë e sigurt për terroristët ndërkombëtarë dhe kjo është arsyeja, pse është e rëndësishme për ne për të forcuar forcat afgane në mënyrë që ata mund të luftojnë talebanët, Al -Qaedën, dhe organizatat e tjera terroriste.

Në lidhje me misionin tuaj në Irak?

Ne kemi filluar tashmë trajnimin e oficerëve irakianë në Jordani, ne së shpejti do të fillojmë për të trajnuar zyrtarë irakianë në Irak, dhe ne do të fillojmë të ofrojmë mbështetje me avionë AWACS të vëzhgimit në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS. Të gjithë aleatët e NATO-s marrin pjesë në koa-licionin ndërkombëtar, NATO ofron mbështetje në mënyra të ndryshme dhe ne do të hapim deri trajnimin tonë në Irak, unë u takova me kryeministrin al-Abadi dhe ai nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve trajnuese të NATO-s në Irak, sepse kjo do tu mundësojë atyre për të luftuar ISIS dhe për të stabilizuar vendin.

NATO ndoshta do të marrë pjesë pikërisht në betejën në Mosul në muajin e ardhshëm?

NATO nuk do të jetë pjesë e op-eracioneve luftarake. Ajo që NATO është duke bërë është se ne jemi për të trajnuar forcat dhe ne do të bëjmë më shumë për këtë, sepse ne besojmë se në afat të gjatë është më mire që forcat lokale, forcat irakiane, të jenë në gjendje për të luftuar vetë ISIL në vend të operacioneve të mëdha luftarake të NATO-s.

Kjo ështëpo ashtu ajo që unë men-doj, se një nga mësimet që kemi mësuar nga Afganistani, është se për shumë, shumë vite, ne kemi kryer operacione të mëdha luftarake në Afganistan, por që nga viti 2015 ne kemi qenë vetëm në mbështetje, në ndihmë dhe nërolin e këshillimit, dhe unë besoj fuqishëm se kjo është më e qëndrueshme, më e qëndrueshme për të mundësuar forcat lokale për të stabilizuar vendet e tyre, në vend që NATO të angazhohet në operacione të mëdha luftarake. Në rregull?

mimoZa goLiKja

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 9

NATO thellon bashkëpunimin me Republikën e Koresë

nato

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg mirëpriti Ministrin e Jashtëm Yun Byung-se të Republikës së

Koresë në Shtabin e NATO-s, për herë të pare më6 tetor 2016. Ata diskutuan për thellimin e partneritetit të Aleancës me Seulin, angazhimin e tyre të va-zhdueshëm në Afganistan, dhe ndanë shqetësimet mbi Korenë e Veriut.

Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi Republikën e Koresë për mbështetjen politike dhe praktike për Afganistanin, duke theksuar kontributet e mëdha fi-nanciare të Seulit për forcat afgane. Ai vuri në dukje se NATO do të mbështesë misionin e saj Mbështetje vendimtare përtej 2016 dhe do të vazhdojë të fi-nancojë forcat afgane të sigurisë të vitit 2020.Sekretari i Përgjithshëm dënoi-gjithashtu provokimet e vazhdueshme të Koresë së Veriut dhe shkeljet e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që minojnë sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.Ai vuri në dukje mundësitë për thellimin e partneritetit të Aleancës me Seulin, përfshirë në fushën e mbrojtjes kibernetike dhe stërvitjet.

Gjatë vizitës së tij, Ministri i Jashtëm Yun Byung-se mori pjesë edhe në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të kryesuar nga Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Alexander Vershbow. Këshilli diskutoi situatën e sigurisë në gadishullin Korean dhe ra dakord mbi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të Aleancës me Seulin.

marrëdhëniet me Republikën e Koresë

Republika e Koresë është një prej “partnerëve në të gjithë globin”, të NATO-s. Duke u bazuar në dialogun dhe bashkëpunimin që është zhvilluar që nga viti 2005, marrëdhëniet u thelluan me nënshkrimin e Programit Individual të Partneritetit dhe Bashkëpunimit në shta-tor 2012. Afganistani ka qenë një fokus i rëndësishëm i bashkëpunimit në vitet e fundit, sidomos me vendosjen nga ana e Republikës së Koresë së një kontingjenti të madh për të mbështetur operacionin e udhëhequr atje nga NATO. NATO është duke zhvilluar marrëdhëniet me një sërë vendesh përtej zonës Euro-Atlantike, të cilat ndajnë shqetësime të ngjashme strat-egjike dhe vlerat kryesore të Aleancës.Koncepti Strategjik i Aleancës, i miratuar në Samitin e Lisbonës të vitit 2010, hapi rrugën për një ofertë më fleksibël të poli-tikave të partneritetit me të gjithë partnerët mbi të njëjtën bazë të bashkëpunimit dhe dialogut.Krijimi i një programi të vetëm për Bashkëpunim Partneriteti, i hapur për të gjithë partnerët e NATO-s, ka mundësuar Republikën e Koresë për të

mimoZa goLiKja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thek-soi rëndësinë e bashkëpunimit midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian në debatin “Menschen in Europa”, në Passau, Gjer-mani, më 10 tetor 2016. Ai mori pjesë në një panel diskutimi mbi të ardhmen e Evropës me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Presidentin e Parlamentit Europian Martin Schulz, ku Stoltenberg theksoi se “një Evropë e fortë ofron një NATO të fortë”. Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti përpjekjet për të forcuar mbrojtjen evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e komplementaritetit dhe jo dyfishimin. Ai theksoi se duke punuar së bashku, NATO dhe Bashkimi Evropian mund të trajtojnë në mënyrë më efektive sfidat e sigurisë nga çdo drejtim.Ai më tej theksoi rëndësinë e një lidhje të fortë dhe të qëndrueshme transatlantike.

Për marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë, Sekretari i Përgjith-shëm përshkroi qasjen e dyfishtë të Aleancës, të mbrojtjes të fortë dhe të dialogut, duke e quajtur para-kusht këtë të fundit. Ai shpjegoi se NATO ka realizuar përforcimin e saj më të madh të mbrojtjes kolektive në një brez,jo për të provokuar konfliktin, por për të parandaluar një të tillë.

Lidhur me kërcënimet nga jugu, Stoltenberg përshëndeti pro-gresin e Koalicionit Global për të luftuar ISIL, koalicion të cilit i përkasin të gjithë aleatët e NATO-s. Më tej, ai theksoi rëndësinë e ndërtimit të forcave lokale për të stabilizuar vendet e tyre, sikurse NATO po bën në Afganistan. Duke përdorur trajnimin e oficerëve irakianë në Jordani si një shembull tjetër të Aleancës, Sekretari i Përgjithshëm e quajti ndërtimin e kapaciteteve të mbrojtjes pjesë e një “praktike, zgjidhje afatgjatë”.

Një Evropë e fortë është në interesin tonëSeKReTaRi i PëRGjiTHSHëm i NaTo-S Në PaSSau:

hyrë në një gamë të gjerë të aktiviteteve të bashkëpunimit me Aleancën dhe për të formalizuar marrëdhëniet e saj me NATO-n përmes zhvillimit të Programit të Partneritetit dhe Bashkëpunimit indi-vidual të përshtatur për interesat e vendit. Programi i ri i partneritetit i miratuar në shtator të vitit 2012 promovon dialogun politik dhe bashkëpunimin praktik në një numër fushash prioritare të përbashkëta,

duke përfshirë përgjigje të terrorizmit, op-eracionet shumëkombëshe në mbështetje të paqes dhe rritjen e ndërveprimit, si dhe bashkëpunimin në kuadër të Programit të NATO-s të Shkencës për Paqen dhetë Sigurisë.

Bashkëpunimi praktikRepublika e Koresë është një kon-

tribues i rëndësishëm në përpjekjet për

stabilizimin në Afganistan. Nga viti 2010 deri në vitin 2013, ajoudhëhoqi një ekip civil-ushtarak provincial, Ekipi i Rindërtimit Provincial (PRT) me një numër personeli 470, në Parwan Province, i cili ndihmoi në ndërtimin e kapaciteteve të qeverisë provinciale në fushat e shëndetësisë, arsimit, zhvillimit rural dhe qeverisjes. Si pjesë e procesit të tranzicionit përgjegjësinë për sigurinë

në Afganistan në udhëheqjen prej afga-nëve, PRT ishte faza kur përgjegjësitë e sajiu dorëzuan autoriteteve afgane. Pjesa më e madhe e kontigjentit Korean është riinvestuar në Bagram, në vend që të tërhiqet. Në takimin e ministrave të jashtëm të ISAF kontribuar nga kombet, në prill 2011, Republika e Koresë njof-toi planin e saj për të kontribuar me një shumë bujare 500 milionë $ US gjatë pesë viteve për të mbështetur zhvillimin e Forcave Kombëtare afgane të sigurisë dhe zhvillimit socio-ekonomik të Af-ganistanit.Nën këtë angazhim, rreth 75 milion$ US është dhuruar për Fondin e Mirëbesimit të Ushtrisë Kombëtare Afgane mes viteve 2011 dhe 2012. Në bashkëpunim me NATO-n në ndalimin e kërcënimit të piraterisë në Gjirin e Adenit, forcat detare të Republikës së Koresë kanë kryer përcjellje të anijeve tregtare që kalojnë nëpër ujërat jashtë brigjeve të Afrikës.

Dialogu politikNATO dhe Republika e Koresë

kanë nisur dialogun në vitin 2005. Në atë kohë, ish ministri i Jashtëm Ban Ki-Mun iu drejtua Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe që atëherë, marrëdhëniet kanë evoluar nëpërmjet dialogut të rregullt të nivelit të lartë të autoriteteve me Republikën e Koresë. Në nëntor të vitit 2012, Ndihmës i NATO-s Sekretari i Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Siguri, Dirk Brengelmann, udhëtoi për në Seul në mbajtje të raundt të pestë të bisedimeve vjetore të stafit të nivelit të lartë me ministrinë e Jashtme, e cila u përqendrua në ecjen përpara në zbatimin e Partneritetit Individual dhe Programit të Bashkëpunimit. Në prill të vitit 2013, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen bëri një vizitë tre-ditore në Republikën e Koresë, për bisedime me Presidentin Park Guen-hye dhe anëtarët kryesorë të qeverisë së saj për të shqyrtuar mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit. Gjatë udhëtimit të tij, Sekretari i Përgjithshëm përsëriti dënimin e fortë të retorikës provoka-tive të Koresë së Veriut dhe veprimet, të cilat paraqesin një kërcënim serioz ndaj paqes rajonale dhe ndërkom-bëtare, sigurinë dhe stabilitetin e NATO-s, dhe përfundoi udhëtimin e tij me një vizitë të shkurtër në zonë e demilitarizuar.

dodhja e 17 avionëve Boeing E-3A.Në përgjigje të aneksimit të

paligjshëm të Krimesë nga Rusia në mars 2014, NATO filloi fluturime zbulimi mbi Evropën Lindore për të monitoruar situatën në Ukrainën fqinje.

Këto AWACS mundësojnë survejim ajror dhe mbikqyrje të zgjeruar të sit-uatës duke ndihmuar për të siguruar aleatët në krahun lindor të NATO-s. Fluturimet e vëzhgimit operojnë në hapësirën ajrore të vendeve anëtare të NATO-s dhe nuk kalojnë në hapë-sirën ajrore ukrainase ose ruse.

Flota e 16 aeroplanëve AWACS të NATO-s vepron nga baza ajrore në Gajlenkirchen, Gjermani. Këta avionë të teknologjisë së lartë i sigurojnë ajrit dhe detit të Aleancës mbikqyrjen dhe aftësitë esenciale. Ata gjithashtu mund të kryejnë funksionet e komandës dhe të kon-trollit.

NATO solidaritet me pjesën lindore të Aleancës

Moment historik, 1000 futurime mbi Evropën LindoreAvionët zbulues AWACS të

NATO-s kryen fluturimin e tyre të 1000-të mbi Evropën Lindore më 5 tetor 2016. Ky moment historik dër-gon një sinjal të fortë të solidaritetit të NATO-s me aleatët në pjesën lindore të Aleancës.

NATO vepron me një flotë avioni E-3, të Paralajmërim-it Ajror&Sistemit të Kontrollit (AWACS), të cilat i ofrojnë Aleancës menjëherë në dispozicion një ko-mandë ajrore dhe të aftësive të kon-trollit, ajrit dhe mbikqyrjes dhe me-naxhimit battlespace në funksionet detare. Baza Ajrore Geilenkirchen, Gjermani, e NATO-s, është vendn-

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 201610 kosova

Prova e FSK-s: Kërkim - shpëtimi në male

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes të FSK-së, gjeneral brigade Enver Cikaqi, vizitoi ushtarët e FSK-së, pjesëmarrës në kursin

e “kërkim-shpëtimit në male” i cili po zhvillohet në Strazhë të Kaçanikut.Qëllimi i mbajtës së këtij trajnimi është që ushtarët e FSK-së të përga-

titen rreth përdorimit të teknikave sa më profesionale për ndihmë viktimave në male, siç është teknika me litar e cila mundëson ngritjen dhe uljen e viktimave sipas nevojës, qoftë nga vendet e larta në të ulëta dhe anasjelltas, qoftë nga vendet e izoluara. Me këtë rast, komandanti i KDS-së, gjeneral Cikaqi i përgëzoi kursantët dhe instruktorët e FSK-së, si dhe i sigurojë ata për mbështetjen e pakursyer të KDS-së për realizimin e këtij trajnimi. Gjeneral Cikaqi gjithashtu kërkoi nga kursantët që të angazhohen maksimalisht në përvetësimin e njohurive të reja, kurse nga instruktorët e tyre angazhim pro-fesional për aftësimin e kuadrove. Kapteri Mustaf Lika, udhëheqës i trajnimit, shtoi se kursantët e rinj po tregojnë përkushtim të veçantë në përvetësimin e aftësive dhe mësimin e teknikave të specializuara për kërkim-shpëtim në male. Ndërsa ushtari Rinor Baftiu është shprehur mjaft i kënaqur me mbarëvajtjen e përgjithshme të kursit, si dhe me përvojën dhe njohuritë e fituara gjatë tij në përdorimin e pajisjeve dhe teknikave të shumta për shpëtimin dhe evakuimin e të aksidentuarve në male.

Diplomohen kadetë nga komuniteti serb dhe boshnjak

Më 10 tetor në akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostollski” të Shkupit, diplomuan 36 studentë-kadetë të rinj, nga Maqedonia, Bosnja

Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova. Në mesin e tyre edhe katër kadetë të FSK-së. Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë familjarë të kadetëve, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski, komandanti i Akademisë Ushtarake kolonel Orce Popovski, si dhe oficerë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë, atashe ushtarak, përfaqësues të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, Ibrahim Shala drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe nënkolonel Hasan Hoxha.

Në këtë ceremoni diplomuan 36 studentë, prej tyre 29 kadetë, në mesin e tyre edhe katër kadetët të FSK-së, nga radhët e komunitetit serb dhe atij boshnjak. Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, z. Zoran Jolevski, në fjalimin e tij, ndër të tjera tha; “Në Akademinë Ushtarake jepet mundësia e jashtëzakonshme për të mësuar prej profesorëve dhe instruktorëve më të mirë që të arrini dije dhe shkathtësi më bashkëkohore si dhe të aftësoheni për mendim kritik dhe vlerësues. Këto studime kanë shërbyer që të arrini aftësitë drejtuese dhe udhëheqëse të liderit, aftësi këto që ju do t’i vëni në shërbim në vendet prej nga vini”. Në emër të Ministrisë së FSK-së, znj. Azemina Qullum, shefe e Zyrës për Komunitete, falënderoi Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë për ndihmën e vazhdueshme në shkollimin e ka-detëve të FSK-së. Ajo pos tjerash, tha: “ Duke ju falënderuar marrëveshjes për bashkëpunim bilateral në mes të MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë të vitit 2012, është afruar mundësia për pjesëtarët e FSK-së, pjesëtarë të komunitetit serb dhe boshnjak që të shkollohen në nivel të lartë në Akademinë tuaj Ushtarake pa barriera gjuhësore të fitojnë dije, dhe përvojë profesionale nga kolegët maqedonas dhe atë ta bartin në vendin e tyre, e krejt kjo me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në regjion. Më tej, z. Qullum, vazhdoi: “,..., veçanërisht është e rëndësishme të theksoj se këta janë oficerët e parë nga radhët e komuniteteve pakicë të Kosovës, të cilët të shkolluar dhe profesionalisht të përgatitur do t’i bashkohen trupës së oficerëve të FSK-së“.

Delegacioni i oficerëve të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) të Akademisë Ushtarake të Forcave të Ar-matosura të Republikës së Shqipërisë, qëndroi më 11 tetor, për një vizitë zyrtare në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë të Kosovës.

Në fillim të këtij muaji, Koman-danti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama, nga

data 1 e deri më 5 tetor 2016, mori pjesë zyrtarisht në konferencën vjetore të Shoqatës të Ushtrisë Amerikane, e cila u mbajt në Washington D.C/të ShBA-së. Kjo është konferenca më e madhe ushtarake që organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Komandanti i FSK-së, gjeneralle-jtënant Rrahman Rama gjatë vizitës në ShBA është pritur nga koman-danti i Gardës Kombëtare të Ajovës gjeneral majori Thimoty Orr, me të cilin kanë biseduar rreth vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Gjithashtu, komandanti i FSK-së pati takime edhe me personalitete të larta ushtarake pjesëmarrëse në konfer-encë, ku vazhdimisht ishte i shoqëruar

edhe nga gjeneral majori Thimoty Orr. Gjeneral Rraham Rama së bashku me bashkëpunëtorët e tij, kolonelin Ilir Qeriqi-drejtor i Departamentit për Bash-

këpunim dhe Siguri dhe majorin Berat Shala-oficer në kabinetin e tij, në kuadër të konferencës, vizituan edhe panairin e armëve dhe sistemeve mbrojtëse.

Një delegacion i oficerëve të Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM) të Akademisë Ushtarake të

Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, qëndroi më 11 tetor, për një vizitë zyrtare në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Forcën e Sigurisë të Kosovës. Oficerët e lartë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia dhe Ko-sova, të cilët po marrin pjesë në Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë në Tiranë i priti drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi me bashkëpunëtorë.

Gjeneral brigade Zymer Halimi, me këtë rast, oficerët e lartë (grada kolonel dhe nënkolonel) i njoftoi me të arriturat e përgjithshme të FSK-së; me theks të veçantë për bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtarë; duke theksuar bashkëpunimin e mirë me NATO-n, dhe partneritetin me Gardën Kombëtare të Ajovës. Kurse, drejtori i Departamentit për Transformim, Modernizim dhe

Standardizim (DTMS), nënkolonel Agron Bajrami përmes një prezantimi të shkurtër i njoftoi oficerët e lartë nga Shqipëria për FSK-në; dhe perspektivën e saj duke u fokusuar në “misionin dhe detyrat e FSK-së, ministrinë e integru-ar, strukturën e FSK-së, edukimin dhe trajnimet, më fokus të veçant operacio-net dhe partnerët ndërkombëtar” si dhe për ndryshimin e misionit dhe strukturës nga FSK në Forcat e Armatosura të Ko-

sovës (FAK). Delegacioni i oficerëve i Kursit të Lartë nga Shqipëria vazhdoi vizitat në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore, ku u pritën nga zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli i cili, delegacion e ofi-cerëve të kursit të lartë nga Shqipëria e njoftoi me të arriturat e përgjithshme të Komandës së Forcave Tokësore dhe të njësive tjera të FSK-së.

Gjeneral Rama në konferencën e

ushtarakëve në SHBA

Kursi i Lartë i Sigurisë viziton Ministrinë për FSK-në

nga tirana në prishtinë

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 11maqedoni

maqedoni- Bosnjë Hercegovinë

Shkëmbimi i përvojës në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Aleancën e NATO-s, realizimi i stërvitjeve dhe trajnimive të përbashkëta, si dhe

vazhdimi i bashkëpunimit të shkëlqyer në fushën e arsimit ushtarak të ishin temat mbi të cilat diskutuan ministrat e Mbrojtjes të Republikës së Maqe-donisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Jolevski dhe Marina Pendes në takimin e zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes në Shkup. „Jam krenar që kadetë nga Bosnja dhe Hercegovina janë pjesë e Akademisë Ushtarake në Shkup, i cili është një institucion arsimor që vlerësohet lartë në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon,” theksoi ministri Jolevski në takim. Ministrja Marina Pendesh, nga ana tjetër, theksoi se është e kënaqur me nivelin e lartë të bashkëpunimit dhe kontakteve të intensifikuara midis dy ministrive dhe dy ushtrive. Republika e Maqedonisë dhe e Bosnjë dhe Hercegovinës në fushën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 2006, ku u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit. Aktualisht, në Akademinë Ushtar-ake janë duke u arsimuar nëntë kadetë nga Bosnja dhe Hercegovina, dhe njëkohësisht është jashtëzakonisht aktive edhe në projektin ndërkombëtar “Kampusi Veror”, që mbahet çdo vit në Republikën e Maqedonisë.

10 vite bashkëpunim në fushën e mbrojtjes

Dita e Vizitorëve të Shquar“Shkëlqimit të maqedonisë -12”

Më 7 tetor, në Poligonin Ushtarak (PU) „Krivollak” në kuadër të pro-gramit për Ditën e Vizitorëve të Shquar, u mbyll stërvitja e „Shkëlqimit të Maqedonisë -12”. Gjatë realizmit të stërvitjes u demonstrua trajnueshmëri e lartë përmes demonstimit të procedurave dhe situatave luftuese të cilat ishin pjesë e përmbajtjeve të vlerësimit të NATO-s, Niveli-1. Vlerësimi i NATO-s, Niveli 1 për detashmentin e deklaruar të renxherëve u realizua sipas Konceptit për Aftësi Operative të NATO-s, ndërsa u zbatua nga ekipi vlerësues i përbërë nga përfaqësues të armatave nga vendet anëtare të NATO-s dhe Partneritetit për Paqe (PpP).

Krahas ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Zoran Jolevski dhe shefit të SHP të ARM-së gjener-al-nënkolonel Metodija Veliçkovski aktiviteti u ndoq edhe nga gjeneralë të ARM-së, komandantë të njësitëve, përfaqësues nga Zyra Ndërlidhëse e NATO-s, asociacioni i atasheve ushtarak të akredituar në Republikën e Maqedonisë dhe mysafirë tjerë të shquar. Në stërvitje morrën pjesë 250 pjesëtarë nga 21 shtete të NATO-s dhe PpP, ndërsa gjatë mbajtjes së stërvitjes u realizua edhe „Kursi i 32 për trajnimin e vlerësuesve të NATO-s, sipas konceptit për aftësi opera-tive.” Stërvitja „Shkëlqimi i Maqedonisë 12” paraqet vazhdimësi të ciklit të stërvitjeve të cilët i kryen pjesëtarët e ARM-së në periudhën e deritanishme dhe një sukses tjetër i madh i ARM-së dhe konfirmim për përmbushjen e standardeve të NATO-s.

Ministri Jolevski ofroi poligonin ushtarak “Krivollak”, që është unik sipas ofertës për stërvitje në terrene të ndryshme, Qendrën për Trajnim të Pilotëve e cila është një nga qendrat më moderne të këtij lloji në Evropën Juglindore, si dhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, si qendër e parë e partneritetit për ar-simim në Republikën e Maqedonisë.

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski priti më 5 tetor në Shkup në një takim bilateral

ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Serbisë, Zoran Gjorgjeviç ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer midis dy vendeve. Në takim gjithashtu u diskutua kriza e emigrantëve dhe nevoja për koordinim dhe komunikim edhe më të ngushtë mes dy vendeve.

Ministrat Jolevski dhe Gjorgjevik theksuan se janë të kënaqur me nivelin e kontakteve deri tani dhe shprehën gatishmërinë për intensifikimin e tyre, sidomos në pjesën e përdorimit të ndërsjellë të kapaciteteve rajonale të cilat zhvillohen në të dy vendet. Në këtë kontekst, ministri Jolevski ofroi poligonin ushtarak “Krivollak”, që është unik sipas ofertës për stërvitje në terrene të ndryshme, Qendrën për Trajnim të Pilotëve e cila është një nga qendrat më moderne të këtij lloji në Evropën Juglindore, si dhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publi-kun, si qendër e parë e partneritetit për arsimim në Republikën e Maqedonisë. Nga pala serbe qenë ofruar Qendra

Hapet në Shkup “Task-forcat mjekësore të Ballkanit”

Në javën e parë të mua-jit tetor 2016, në ka-zermën “Ilinden” në

Shkup u hap zyrtarisht selia e përhershme e Forcave të Dedi-kuara Mjekësore Ballkanike, një organizatë rajonale vendet anëtare të së cilës janë-Repub-lika e Maqedonisë, Serbia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Sllove-nia, dhe shtetet mbështetëse, Norvegjia dhe Shtetet e Bash-kuara të Amerikës.

„Ky projekt i rëndësishëm rajonal, ka për qëllim të ndërtojë objekte rajonale mjekësore që do të jenë në gjendje të reagojnë shpejtë në një spektër të gjerë të situatave të krizës, si që janë fatkeqësitë natyrore,” tha ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Ishin të pranishëm ministrat e Mbrojtjes të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sllovenisë dhe Serbisë, Marina Pendes, Andreja Katiç dhe Zoran Gjorgjeviq. Ministrat e mbrojtjes ranë dakord se

Rajonale për AABK, Qendra për logjis-tikë, si dhe Qendra për Trajnimin e Forcave Fokësore. Gjithashtu, ministrat ranë dakord për nevojën e mbajtjes së më shumë stërvitjeve të përbashkëta me çka do të rritet ndërveprueshmëria midis dy pjesëtarëve të Armatave.

Ministri Gjorgjevik në takim shpre-

bëhet fjalë për një projekt tepër të do-bishëm për shkak se të gjitha vendet në rajon përballen me fatkeqësitë natyrore, sidomos me përmbytjet të përmasave të mëdha, si disa vjet më parë në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe kohët e fundit në Maqedoni.

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Gjorgjeviq, theksoi se sfidat e ngjashme me të cilat përballen vendet në rajon duhet kërkojnë një përgjigje të përbashkët.

Për ministren e Mbrojtjes të Bosnjë dhe Hercegovinës, Marina Pendesh, organizmi i Forcave Ballkanike Mjekë-sore nga gjashtë ministritë e mbrojtjes është bazë për mënyrën se si duhet të punohet në të ardhmen. Ky projekt është ushtarak, theksoi minis-trja e Mbrojtjes së Sllovenisë, Andreja Katiq, por është mirë që ju dedikohet civilëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë në fatkeqësitë e

mundshme natyrore.Ambasadori i Norvegjisë Arne Sannes

Bjornstad, nga ana tjetër, theksoi se krijimi i një Forcave Ballkanike Mjekë-sore është një kthesë dhe një ngjarje e rëndësishme për të ardhmen. Serbia është shteti i parë që morri përsipër komandën e 86 anëtarëve të Forcave Ballkanike Mjekësore. Komanda e Forcave Ball-kanike Mjekësore do të ndryshohet në baza rotacioni për çdo dy vjet.

Zoran Jolevski- Zoran Gjorgjeviç

Maqedoni-Serbi: Bashkëpunim intensiv në mbrojtje

hu mirënjohjen e tij për rolin e Repub-likës së Maqedonisë në themelimin e selisë kryesore të Forcave Mjekësore Ballkanike në Shkup dhe theksoi faktin se ky projekt është i një rëndësie të madhe për Serbinë, një vend nga i cili vjen komandanti i selisë kryesore deri në vitin 2019.

Nisma “Task-forcat mjekësore të Ballkanit” është projekt i inicuar nga Mbretëria e Norvegjisë dhe SHBA-ve, ndërsa vendet e kyçura janë

Maqedonia, Serbia, Bosnjë e Hercegobina, Sllovenia, Mali i Zi dhe Shqipëria

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 201612

Pas takimit me Jean-ine Hennis-Plashart, ministre e mbrojtjes e Holandës e cila

zhvilloi një vizitë zyrtare më Bullgari më 7 tetor, Minis-tri i Mbrojtjes i Bullgarisë, z. Nikolai Nençev, tha se: “Midis dy intitucioneve tona të mbrojtjes do të vazh-dojë dialogu i hapur në një sërë çështjesh që lidhen me mbrojtjen dhe parashikojnë masa të përbashkëta për sa i përket trajnimit, shkëmbimit të ekspertizës dhe informa-cionit që është e nevojshme për partneritetin tonë”. Ai shpjegoi se gjatë bisedimit dypalësh janë diskutuar si marrëdhëniet e mira ushtar-ake tradicionalisht midis dy vendeve, por dhe çështje që lidhen me mbrojtjen kiber-netike dhe sigurinë kiberne-tike. U diskutua gjithashtu pozicioni i përbashkët i Bashkimit Evropian në lidhje me marrëveshjen me Afgani-stanin. Ministri bullgar i Mbrojtjes, Nençev informoi lidhur me përpjekjet që po bën Ministrja Hennis-Plashart që Bullgaria dhe në veçanti Ministria e Mbrojtjes, të përballojë krizën e

bullgaria

Bullgarët me Forcat ushtarako-

Detare GrekeOficerët detarë bullgarë do të mund të marrin pjesë në operacionet

e Forcave Ushtarako-Detare të Greqisë, bëri të ditur komandanti i Forcave Ushtarako-Detare – kundëradmirali Mitko Petev pas nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit për këmbim personeli me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave-Ushtarako Detare të Greqisë-nënadmiralin Georgios Jakumakis.

Sipas fjalëve të Petevit, këto do të jenë operacione në kuadrin e NATO-s dhe BE-së. Ai vuri në dukje se ky bashkëpunim do të jetë shumë i dobishëm për Forcat Ushtarako-Detare të Bullgarisë, sepse ato do të marrin dituri suplementare dhe do të pasurohet përvoja e oficerëve bullgarë.

Nënadmirali Georgios Jakumakis vuri në dukje se qëllimi i vizitave të tij është forcimi i bashkëpunimit mes forcave ushtarako-detare të dy vendeve në kushtet e rreziqeve të reja, si presioni i migracionit, trafikimi i njerëzve dhe terrorizmi.

Ministrja e Mbrojtjes e Hollandës: Ne ishim të një mendimi rreth pozitës se bota sot është e mbushur me vështirësi e sfida dhe për përballimin e tyre është e nevojshme të bashkohen forcat dhe kjo është ajo që ne po bëmë sot në takimin tonë”.

Ministrja e Mbrojtjes e Hollandës në Bullgari

Ngjarja vendimtare jo vetëm për Bullgarinë, por dhe për Ev-ropën rastisi gjatë ditës së enjte

të javës që kaloi në pikën kufitare Kapi-tan Andreevo në kufirin bullgaro-turk. Aty zyrtarisht u inaugurua Agjencia e re evropiane për një mbrojtje kufitare dhe bregore. Për rëndësinë e ngjarjes flet prania, përveç e kryeministrit Borisov dhe e ministrit të brendshëm Rumjana Bëçvarova, por dhe e komis-arit evropian për migracionin, punët e brendshme dhe shtetësisë Dimitris Avramopullos, të drejtorit të përgjith-shëm të FRONTEKSIT Fabris Lexheri, të ministrave nga vendet në Bashkimin Evropian dhe persona zyrtar nga Turq-ia. Starti i strukturës së re të Evropës pikërisht në Bullgari flet për vlerësimin e rolit të saj për përballimin e krizës së emigrantëve. “Disa vjet Bullgaria luftonte vet, duke kryer me përpikëri angazhimin e vet ndaj Bashkimit Ev-ropian. Gëzohem shumë se këtu është valiu i Edrenesë. Nuk duhet të pranohet se shartimi i sotëm i Agjencisë është i drejtuar kundra Turqisë. Përkundrazi, duhet të jetë shenjë ndaj të gjithëve në Evropë për rëndësinë e marrëveshjes me Turqinë. Nuk ka një polici kufitare

. e cila të mund të përballojë disa mil-ionë imigrantë. Turqia duhet të mbetet partnerja tonë strategjike”, deklaroi kryeministri bullgar Borisov. Dhe me të vërtetë, sipas fjalëve të komisarit

evropian Avramopullos, agjencia do të ketë dhe oficer për lidhje në Ankara. Ajo do të mund të mbështetet mbi një buxhet prej 320 milionë euro. Do të ngulmohet mbi operacione në detin

Mesdhe, të cilat janë të drejtuara drejt sigurisë të Italisë dhe Greqisë. Ministrja Bëçvarova theksoi sesa të rëndësishme për Bullgarinë janë të gjitha rrobat e nevojshme, teknika, qenët e mësuar

Starton struktura evropiane për mbrojtje kufitare

Agjenci e re e be-sëdhe të stërvitur në mënyrë të posaçme dhe kamerat termike të imazhit. Sipas fjalëve të saj vendi kontribuon për punën e zyrave, që të mund të krijohet ky kapacitet, ky numër i oficerëve, të cilët do të jenë të domosdoshme për të gjitha kufijtë.

Struktura do të disponojë me 1500 veta personel, kurse aksenti në punën e tij do të jenë operacionet në pikat e zjarrta me probleme me presionin e migracionit. Ajo do të ketë një pajisje personale-anije lundruese, mjete ajrore lundruese dhe automobila. Detyrë e saj do të jetë dhe ndihma gjatë readmi-simit dhe imigrantëve ilegal. Drejtori i deritanishëm i FRANTEKSIT Fabris Lexheri, i cili tanimë kryeson strukturën e re, nga ana e vet sqaroi se, ajo do ti përkushtohet krejtësisht detyrës për një drejtim efektiv të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian, por do të mund të zhvillojë dhe vendime operative, të cilat prekin shtetet më të prekshme-anëtare. Nga vetvetja kuptohet se, Bullgaria është një nga më të prekshmet në vijë të parë, kurse struktura e re është sin-jal për “lëvizje dhe një vibracion” në brendësinë e Evropës, ku në fakt rrjedh lumi i migracionit.

migrimit. “Ne ishim të një men-dimi rreth pozitës se bota sot është e mbushur me vështirësi e sfida dhe për përballimin e tyre është e nevojshme të bashkohen forcat dhe kjo është ajo që ne po bëmë sot në takimin tonë “, tha ministrja e Mbrojtjes e Hol-landës. Ajo vuri në dukje rreziqet

me të cilat përballet pjesa jugore dhe lindore e NATO-s. Ministri Hennis-Plashart theksoi se “takimi i sotëm është hapi i parë drejt marrëdhënieve më të plota, aktive dhe të suksesshme midis Bullgarisë dhe Holandës, e cila është e nevojshme mes sfidave të njëjta me të cilat përballemi”.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 13ndërkombëtare

ministri i jashtëm Gjerman, Steinmeier:

Situata aktuale është më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë, deklaroi ditën e shtunë kreu i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier për të përditshmen ”Bild”, ndërsa tensionet janë në rritje midis SHBA-së dhe Rusisë. “Është iluzion të besosh se bëhet fjalë për ish-Luftën e Ftohtë. Periudha e tanishme është më ndryshe, shumë më e rrezikshme”, deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme për të përditshmen më të lexuar në vend. “Rreziku i një përballje ushtarake është i konsiderueshëm”, pohoi ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i cili ka patur funksionin e ndërmjetësit të OSBE-së për Ukrainën, cituar në të njëjtin artikull. ”Rreziku nuk ka qenë kurrë në këto përmasa prej dekadash dhe besimi midis Perëndimit dhe Lindjes kurrë më parë kaq i ulët”, thekson ai. Shtetet e Bashkuara të Amerikës pezulluan në fillim të javës bisedimet e tyre me Rusinë mbi armëpushimin në Siri duke akuzuar dje Moskën dhe Damaskun për krime lufte në Alepo.

Situata aktuale më e rrezikshme se Lufta e Ftohtë

Gjermania dhe Franca ngulën këmbë në takimin e minis-trave të Mbrojtjes, para pak ditësh në Bratistavë,

për më shumë bashkëpunim. “Bash-këpunimi në fushën e mbrojtjes evro-piane” është në agjendën e BE-së për gati njëzet vjet. Progresi ka qenë deri tani ka qenë minimal, të gjitha nismat e mëdha janë bllokuar nga Britania. Pas referendumit për Brexit-in Parisi dhe Berlini shohin një mundësi të re për një mbrojtje të fortë evropiane që e konsiderojnë si shqetësime të qytetarëve dhe një rrugë për përpa-rimin e BE-së. Prandaj Gjermania dhe Franca hodhën në takimin e ministrave të Mbrojtjes në Bratislavë propozimet të dikurshme të riformuluara në tryezë e bisedimeve, të mbështetura edhe nga Italia.Koordinim më i mire

“Kur shohim se sa personel dhe para janë në dispozicion, por sa pak janë të koordinuar jemi ne me njëri-tjetrin, atëherë ne mund të përmirëso-hemi shumë,” thotë ministrja federale e Mbrojtjes Ursula von der Leyen. Kolegu i saj francez Jean-Yves Le Drian shpreson për përparime të konsiderueshme në fund të vitit. Fillimisht ata të dy duan të krijojnë një komandë qendrore të BE-së për shërbimin mjekësor të ushtrisë dhe një qendër të përbashkët logjistike. Deri tani duhen muaj të tërë, deri sa evropianët të bëhen gati për projekte civile-ushtarake, qoftë në misionet e ndihmave në raste fatkeqësish apo për trupat paqeruajtëse si në Afrikë. Po

ashtu edhe për të përballuar migracionin nevojiten trupa civile-ushtarake ndër të tjera në kufijë e Evropës. Po ashtu Gjermania dhe Franca synojnë edhe forcimin e bashkëpunimit evropian në fushën e industrisë së armatimeve.Detyrat e mogherinit

Në takimin e Bratislavës filluan u dukën fraksionet e para: Spanja, Portu-galia dhe Greqia, si vendet evropiano-lindore si Hungaria dhe Republika Çeke i mbështesin propozimet gjermano-franceze. Kurse Polonia kërkon ga-ranci që mbrojtja e përbashkët ev-ropiane nuk bie ndesh me NATO-n. E ngarkuara e BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini pyet të gjitha shtetet anëtare se cilat dëshi-rojnë të angazhohen në politikën e përbashkët evropane të mbojtjes dhe të sigurisë. Ajo thekson se nuk është

Të bashkëpunojmë më mirë në fushën e mbrojtjes

fjala për ngritjen e një ushtrie evro-piane, por për korrdinim më të mirë në përputhje me NATO-n.Britanikët bllokues

Londra nuk është dakord me planet e propozuara. Ministri britanik i Mbrojtjes Michael Fallon tha në Bratislavë se “krijimi i strukturave të dyfishta ndaj atyre të NATO-s është rruga e gabuar dhe kjo do ta dobësonte NATO-n. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i hodhi poshtë rezervat britanike. Fjala është për përmirësimin e strukturave dhe jo për krijimin e strukturave të dyfishta ndaj atyre të NATO-s. Se sa e madhe do të jetë rezistenca dhe bllokada britanike ndaj këtyre planeve mbetet e hapur, edhe pse britanikët kanë theksuar se pas Brexit-it nuk do t’i pengojnë më me veton e tyre planet e BE-së.

NAto: perëndimi po humb luftën e informacionit Komandantët e NATO-s janë duke

i bërë thirrje Perëndimit të shtojë përpjekjet për t’iu kundërvënë betejës në fushën e informacionit që kanë hapur kundërshtarët. Komandantët parala-jmërojnë se vendet si Rusia po shfrytëzoj-në lirinë e shtypit në mediat perëndimore për të përhapur dezinformata.

Forcat që ishin në krye të marrjes me forcë nga Rusia të Krimesë në vitin 2014 ishin nga persona me uniforma pa shenja dalluese, por të armatosur rëndë. Moska fillimisht mohoi se ata ishin ushtarë rusë. Por pas disa javësh, njësi të ngjashme, të paidentifi-kuara u shfaqën në rajo-net lindore të Ukrainës.

Dislokimi i një-kohshëm i propagandës dhe fuqisë ushtarake është bërë i njohur me termin “lufta hibride.”.

Duke folur në Asam-blenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj, Presidenti ukrainas Petro Porosh-enko tha se taktika të tilla janë duke u përdo-rur kundër gjithë botës perëndimore. “Presioni politik, propaganda e hapur, ndërhyrjet në procesin zgjedhor, presioni ekonomik, operacionet e fshehta dhe të hapura ush-tarake, sulmet kibernetike, keqpërdorimi i masave diplomatike. Këto janë metodat moderne të luftës së padeklaruar.”

Në një konferencë mbi luftën e informacionit të organizuar nga Insti-tuti “Royal United Services” këtë javë

në Londër, Drejtori i Komunikimeve Strategjike të NATO-s Janis Sarts, tha se Perëndimi është mbrapa në këtë fushë.”Teknologjia është e jona. Kom-panitë më të mëdhe të reklamave janë në vendet tona. Megjithatë, ne po e disku-tojmë këtë çështje sepse jemi të detyruar nga një sërë aktorësh si Rusia, Shteti Islamik, dhe në një formë më delikate edhe nga Kina.”

Konferenca u përqëndrua tek zgjer-imin e medias shtetërore ruse si kanali 24 orësh i lajmeve, “Rusia Sot” ose RT,

i cili shpesh është akuzuar se është në shërbim të propagandës së Kremlinit. Redaktori i revistës “The Economist”, Edward Lucas thotë se kanalet si RTnuk duhet të konsiderohen si gazetari.

“Rusia vërtetë është përqëndruar në fushën e propagandës. Dhe ata gënje-jnë pa patur aspak turp. Ata i kuptojnë dobësitë e mediave tona në mjedisin e

pas-Luftës së Ftohtë, që përparësi kanë drejtësinë mbi të vërtetën”.

Zoti Lucas thotë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për atë që ai e quan ‘higjienë të medias sociale’. “Ka një problem real me komente në internet, dhe me llogaritë e rreme në mediat so-ciale, në veçanti në Twitter. Rusët janë duke shpenzuar shumë para në krijimin e dhjetëra mijëra llogarive të rreme për të shpërndarë propagandën e tyre.”

Zyrtarët e NATO-s thonë se Rusia e bërë strategjinë e informacionit një nga

shtyllat kryesore të plani-fikimit të konflikteve, ndërsa në Perëndim me informacionin mer-ren zyrat e veçanta të marrëdhënieve me publikun. Mark La-ity ështëShef i Komu-nikimit Strategjik në NATO.

“Ne jemi ende duke bërë një luftë të paefektshme, kur në fakt kostoja për të patur komunikimin e duhur është tepër të ulët në krahasim me kostot e

tjera.”Zoti Laity thekson se Rusia ka

përdorur strategjinë e disinformacionit dhe luftën hibride në ndërhyrjen e saj në Siri, siç ishte edhe rasti i fundit i disa ditëve më parë, i bombardimit të një autokolone ndihmash në Alepo. Ai shton se Perëndimi duhet të mësojë se si të kundërpërgjigjet.

VOA

Rusia, raketa bërthamore në dyert e NaTo-s

Rusia dislokoi sërish raketa Iskander me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore në enklavën e Kaliningradit, në kufi me dy shtetet e NATO-s, njoftoi më 9 tetor Vilnius, duke bërë të ditur se objektivi i Moskës është të marrë nga Perëndimi konsensusin për çështjen e Sirisë dhe Ukrainës. Sipas Lituanisë, dislokimi i sistemeve të raketave rrezikon të shkelë traktatin kyç për armët bërthamore. Polonia ka reaguar gjithashtu e indinjuar nga ky ve-prim. “Rusia po kryen aktualisht monovra ushtarake në Kaliningrad dhe ske-nari i saj parashikon dislokimin e sistemeve të raketave Iskander me mundësinë e përdorimit”, deklaroi për median ministri lituanez i Punëve të Jashtme, Linas Linkevicius. “Trajektorja e këtyre raketave me kapacitet për t’u pajisur me mbushje bërthamore është rreth 700 kilometra. Berlini duhet gjithashtu të jetë i kujdesshëm ndaj këtyre raketave, pasi kjo enklavë është plotësisht e izoluar nga territori rus që shtrihet midis Lituanisë dhe Polonisë”.Nga ana e saj, Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se ky zhvillim është pjesë e një stër-vitjeje ushtarake, që është kryer edhe më parë. Ministri polak i Mbrojtjes, Anto-ni Macierewicz i cilësoi vep-rimet e Rusisë si “shumë alar-mante”. Ndërsa një zyrtar i shër-bimeve sekrete amerikane tha pë r ag j enc i në “Reuters” se lëvizja mund të jetë shprehje e pakënaqësisë së Moskës ndaj NATO-s. Aleanca e atlantikut të Veriut po rrit praninë e saj në Poloni, Lituan, Letoni dhe Estoni duke dërguar 4 batalione vitin e ardhshëm. Por zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov deklaroi se vendosja e raketave “nuk është e jashtëzakonshme”.

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 201614

si kalorës 60 luftëtarë të tij. Me këtë togë u kalli frikën armiqëve, sepse kalorësit sulmonin në befasi ushtrinë armike, vrisnin prej tyre, rrëmbenin robër dhe pastaj largoheshin me shpejtësi.

Kryekomandanti osman nuk mund ta duronte këtë gjëndje, prandaj vendosi, që me gjithë ushtrinë e tij, të sulmonte kry-engritësit në fushë të Gjirokastrës dhe t’i shpartallonte. Ushtria e tij e shumtë që arrinte në disa mijëra u rreshtua në formë katrore, ndërsa kalorësia u nda në dy pjesë, njëra mbulonte krahun e djathtë dhe tjetra krahun e majtë, ndërsa artileria marrshonte në mes. Ushtria osmane u nis herët në mëngjes. Toka dridhen nga të rendurit e kuajve të kalorësve dhe nga tërheqja e topave, si dhe nga gjithë ajo mizëri që marshonte me hap të rregullt ushtarak. Festet e ushtarëve dukeshin nga larg si lulkuqe në fushën e gjerë, banda u binte marrsheve ushtarake që të motivonte ushtarët. Për-ballë kësaj ushtrie, kryengritësit u tërhoqën në vende bregore, ku me gjakftohtësi dhe vendosmëri u radhitën për luftim. Hodo me 500 luftëtarë në një breg të fshatit Terihat, ku gjendej një kala e lashtë, në të djathtë ishte Gjoleka me 300 luftëtarë dhe majtas Çapari me luftëtarët e tij deri në 400 veta. Osmanët sulmuan të parët, pashallarë dhe komandantë me shpata të nxjerra, motivonin ushtarët osmanë që të sulmonin duke bërtitur vazhdimisht në sulm, përpara! Por këta zëra të egër i bënë të pushonin qitësit e shkëlqyer të Gjolekës.

Snaiperët e Gjolekës

Gjoleka, në fillim të luftës, për t’i bërë ballë numërit shumë më të madh të armiqëve, me përvojën e tij ushtarake, përdori këtë tak-tikë. Nga gjithë luftëtarët e tij zgjodhi qitësit më të mirë (snaiperë), që e kalonin, si thuhej, plumbin “mes për mes unazës”. Me këta krijoi një çetë të zgjedhur dhe e mbante gjithnjë pranë tij. Kur gjatë luftimit, shfaqej nevoja, i urdhëronte të zinin vendin e përshtatur për të goditur, pa gabim, jo ushtarët e thjeshtë, por flamurtarët, bejlerët, pashallarët, që komandonin njësitë e ndryshme ushtar-ake, sepse me vrasjen e tyre tronditej sigurisht ushtria armike, që mbetej pa komandant. Edhe në këto ndeshje qitës ishin të vendosur pranë Gjolekës, të tjerë pranë Hodos dhe të tjerë pranë Çaparit dhe qëllonin mbi ushtarët flamurtarë dhe oficerë komandues të ushtrisë osmane. Bashkë me oficerë, ra i vdekur dhe një pasha. Me vrasjen e tij ushtarët osmanë që ishin nën komandën e pashait, u tronditën dhe menjëherë Hodua dhe njerëzit e tij, për të përfituar

nga kjo tronditje, nx-orën jataganin dhe sulmuan, ku ushtaraët osmanë filluan të lar-goheshin nga fusha e luftës. Por, mundi që të vinte në ndihmë të tyre kryekomandanti osman me ushtarë të shumtë dhe jo vetëm u ndalua tërheqja, por Hodo u rrezikua të kapej bashkë me luftëtarët e tij. Këtë gjendje të vështirë të kryengritësve e pikasi me një herë Gjoleka dhe bashkë me Ça-

parin sulmuan osmanët nga krahët. Në këtë çast u briti Gjoleka qitësve që mbante pranë, “ndë kal o ju djem”, duke nënkuptuar që duhej të qëllohej kryekomandanti osman. Me një herë atij ju godit kali, u vranë dhe oficerë e ushtarë të tjerë, ushtria osmane u trondit dhe ra boria për tërheqje. Hodua u shpëtua dhe beteja u fitua nga luftëtarët kryengritës.

Këto kryengritje pati karakter të kufizuar dhe për këtë arsye u shtyp nga fuqia e pushtuesit shekullor, që ndërmori më tej për hakmarrje, masa të egra kundër popullsisë shqiptare, që ngriti krye kundër Sulltanit. Në këto kryengritje, që shpunë në acarimin gjithnjë e më të madh të konfliktit shekullor me osmanët, shq-iptarët kanë përdorur me shkathtësi mjeshtërinë e luftës, befasinë dhe trimërinë e pashoqe që i kanë karakterizuar gjatë shekujve dhe veçanërisht gjatë luftërave të Skënderbeut, në kryengritjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kryengritjet e viteve 1911-1912, për të vazhduar në Luftën e Vlorës më 1920 dhe për të shkëlqyer gjatë LANÇ-it.

histori

Në Shqipërinë e Jugut kryengritja shpërtheu në krahi-nën e Kurveleshit. Popullsia e kësaj krahine merrej kryesisht me blegtori. Në një mbledhje të krahinës u betuan që të mos u jepte taksidarëve osman taksat e

xhelepit dhe të bagëtive. Në fillim të korrikut të vitit 1847 sipër-marrësit e xhelepit osman shkuan në Kurvelesh, ku u pritën me armë nga luftëtarët dhe u dëbuan prej andej. Krerët e Kurveleshit udhëheqës zgjodhën bashkëluftëtarin e tyre Zenel Gjolekën, një feudal i vegjëlisë ushtarake të krahinës, që ishte i dëgjuar dhe kishte autoritet për trimërinë dhe aftësitë e tij luftarake.

Vatra e kryengritjes në fillim u bë krahina e Delvinës që quhej Arbëri, dhe që përfshin Kurveleshin dhe Himarën, banorët e tyre ishin të dalluar si trima dhe të vendosur. Më tej kryengritja përfshiu gjithë Shqipërinë e Mesme dhe më poshtë gjer në Prevezë. Zenel Gjoleka me 300 kryengritës shkoi në Delvinë, në qendrën administrative dhe i kërkoi qeveritarit osman që në radhë të parë të përjashtoheshin fshatarët nga taksat e reja, sepse për shkak të varfërisë nuk mund t’i paguanin ato. Kërkesat e Gjolekës nuk u pranuan nga qeveritari osman. Kryengritësit përzunë administratën osmane nga Delvina dhe e gjithë krahina u bashkua me luftëtarët.

Zenel Gjoleka në fshatin Muzinë thirri parësinë e krahinës, myslimanë e të krishterë dhe në mbledhjen e bërë të gjithë u bashkuan me qëllimet e kryengritësve, pranuan të jepnin ndihma dhe u regjistruan si luftëtarë myslimanë e të krishterë. Ushtria e kryengritësve arriti brenda një kohe të shkurtër në afro 5.000 luftëtarë. Kryetrimi Gjoleka i ndau në çeta për të zënë të gjitha kryqëzimet e rrugëve që të çonin për Janinë, qendrën e vila-jetit, nga ku mund t’u vinin në ndihmë ushtarëve të bllokuar në Gjirokastër. Administrata osmane e Janinës nuk i kushtori rëndësinë e duhur në fillim kryengritjes dhe e lajmëroi me vonesë Stambollin. Zenel Gjoleka me luftëtarët e tij po përparonte.

Bërrucet kundër gjyleve

Nga Janina një ushtri e madhe osmane e pajisur me armatimin e kohës, nën komandën e Ismail Pashës mundi të arrinte gjer në Gjirokastër, në ndihmë të ushtrisë tjetër të Sulltanit, që ndodhej e rrethuar aty. Kryengritësit shqiptarë, duke marrë parasysh fuqitë që dispononin, nuk e kishin sulmuar qytetin e Gjirokastrës, por e mbanin të rrethuar atë dhe u mjaftuan me zotërimin e krahinës prej tyre në Delvinë dhe në të gjithë Çamërinë.

Ushtrisë së Sulltanit në Gjirokastër i erdhën me vonesë ndi-hmat, ku veç të tjerave, kishte dhe artileri e kavaleri. Ushtria osmane arrinte në katër batalione që ndihmoheshin dhe nga trupa të parregullta. Në ndihmë të kësaj ushtrie u urdhërua të shkonte dhe feudali shqiptar, guvernatori i Kastorisë, Shahin bej Kosturi. Ky u nis për Gjirokastër me 3.000 veta. Zenel Gjoleka e sulmoi rrugës para se të bashkohej në Gjirokastër me trupat e tjera të Sulltanit dhe e shpërndau ushtrinë e tij. Me gjithë këtë, Shahin beu mundi të mblidhte një pjesë të ushtrisë dhe të vazhdonte rrugën për në Gjirokastër. Por edhe kësaj herë Gjoleka nuk e la të qetë, i sulmoi ushtarët e tij në fshatin Goranxi, natën kur ata ishin duke ngrënë bukë dhe nisi lufta nga të dy anët. Gjoleka i ndau çetat e tij në dy pjesë, njerën çetë nën komandën e luftëtarit Hodo Nivica e maskoi në grykat e maleve pas shpellave dhe gërxhave, çetën tjetër e dërgoi të sulmonte nga afër ushtrinë e Shahin Beut.

Kur çeta të kundërsulmohej prej ushtrisë osmane të tërhiqej si “e mundur”. Dhe kështu ngjau. Ushtarët osmanë, duke ndjekur “të mundurit” hynë në grykat e maleve, ku u sulmuan nga të gjitha anët dhe u thyen keq. Në mëngjez u gjetën në gryka mbi 1.000 ushtarë osmanë të vrarë dhe shumë të plagosur. Shahin beu mundi të shpëtonte me një pjesë të vogël të ushtarëve të tij.

Nga kjo fitore kryengritësit morën guxim, sa që çdo natë sulmonin ushtrinë e sulltanit që kishte zënë vend në fushë afër Gjirokastrës. Në këto luftime osmanët përdornin dhe artileri, por luftëtarët i neutralizonin gjylet që u hidheshin. Ata kishin prurë nga Kurveleshi bërrucë, të cilat i lagnin me ujë dhe kur binin gjylet pranë tyre menjëherë i mbulonin ato dhe kështu nuk pëllcisnin sepse, siç thuhet, “leshi nuk ndizet lehtë kur është i lagur”. Artileria osmane e asaj kohe përdorte topa pa vijaska (një lloj si mortajat e sotme) dhe gjyle prej hekuri me mbushje të brendshme, që merrnin zjarr me anë të fitilit. Fitili ndizej me zbrazjen e topit dhe ishte llogaritur që ti jepte zjarr mbushjes së gjyles pas një kohe, kur ajo të arrinte objektivin. Por gjylja

mbulohej shpejt nga luftëtarët me anë të bërucit të lagur (uji mbyllte të gjithë poret e bërrucit) fitili shuhej për mungesë oksigjeni dhe për pasojë gjylja nuk shpërthente.

Ditët po kalonin dhe gjendja e kryengritësve bëhej më e vështirë sepse, dhe ato pak municione që kishin paksoheshin, megjithse i përdornin me kursim, Ndihma në fishekë ishte shtrënguar dhe nuk mund të plotësonte nevojat e përditëshme të luftës. Për këtë arsye Gjoleka mblodhi në një këshill ushtarake gjithë komandantët e tij. U vendos që të zinin të gjitha rrugët dhe rrugicat, dhe ato malore, që të shpinin sidomos në Janinë dhe të kapnin të gjitha ushqimet dhe municionet që dërgoheshin nga Janina dhe gjetkë për ushtrinë osmane që ishte rrethuar në Gjirokastër. U pa dhe e nevojshme t’u kërkohej fshatarëve që të jepnin një kontribut më të madh në fishekë.

Kanalet në fushë përdoreshin si tran-she

Ndërkohë, kryengritësit zunë të gjitha vendet, siç u tha më këshillin ushtarak. Ushtria e Gjolekës çdo ditë e shqetësonte armikun në fushën e Gjirokastrës, i ngrehte pusi dhe i rrëmbente ushqime dhe municione që i dërgoheshin. Ajo po orvatej gjithnjë që të kufizonte veprimtarinë e kalorësisë së tij. Kalorësia armike rendëte që nga Gjirokastra e gjer në Kushovicë dhe, veç që rrëmbente ushqime ku gjente, masakronte fshatarët e pa-fajshëm e të pambrojtur, që i takonte rrugës, duke pretenduar se ishin kryengritës dhe kështu merrte një lirë flori për kokë, sipas shpalljes që kishte bërë të kryekomandantit osman. Veprimtaria e kalorisë armike u kufizua mjaft me këto masa. Kryengritësit u porositën që kur sulmonin kalorinë kundërshtare të shtriheshin në tokë në kurriz, të mbushnin armët e tyre nga tyta dhe të hapnin zjarr. Për siguri më të madhe u urdhëruan luftëtarët e Gjolekës që të futeshin në kanalet e fushës dhe të qëllonin andej kalorësit turq për t’i dëmtuar sa më shumë.

Trimi Hodo Nivica, kur mësoi nga të dezertuarit osman se kalorsia armike kishte për qëllim të sulmonte kanalet, zgjodhi më guximtarët dhe më të stërviturit nga ushtarët e tij. Para se të afrohej kalorësia osmane, zuri të gjithë kanalet. Urdhëroi që luftëtarët të shtriheshin në kurriz, nga dy në çdo pozicion të caktuar dhe, kur të sulmoheshin nga osmanët, njeri të mbushte dyfekun dhe tjetri ta zbrazte në mënyrë që zjarri të ishte i paprerë. Kjo taktikë dha tepër rezultat. Në këtë luftim u vranë mbi 100 kalorës, u zunë 60 kuaj të osmanëve, të cilët Hodo Nivica i shpuri në komandën e kryengritësve. Hodo, që ishte dhe vetë kalorës i shkëlqyer, stërviti

Taktikat ushtarake në Kryengritjet Popullore të viteve 1847-1848Prof. asoc. dr. bernard Zotaj

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 2016 15sport

Ndeshja Shqipëri-Spanjë, zhvilluar ditën e enjte, 6 tetor 2016, ka përfunduar me rezultat 0:2, e vlefshme për eleminatorët e Botërorit “Rusi 2018”. Pjesa e parë megjithëse me epërsinë e skuadrës mike ka përfunduar pa prekur rrjetat. Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër me gjithë kohën me shi është mbushur me tifozë të cilët mbështesin Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Ndërkohë në pjesën e dytë kombëtarja spanjolle ka shënuar gol në minutën e 55-të me anë të Diego Costa dhe në minute e

63 me anë të Nolito-s. Një moment interesant ka ndodhur në minutën e 77-të të pjesës së dytë kur Iniesta la fushën. Spektatorët shqiptarë kanë duartrokitur këtë futbollist pasi siç dihet në këtë vend ka shumë tifozë të skuadrës ku ai aktivizohet, Barcelona. Kjo është ndeshja e tretë e Shqipërisë për Grupin G, pas fitoreve ndaj Maqedonisë dhe Lihtenshtejnit. Shqipëria ndeshet në grupin G në këto eleminatore me skuadra si; Spanja, Italia, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtajni.

“ruSi 2018”/ Shqipëria humb ndaj Spanjës me rezultatin 0:2

Adolfo Sormani nuk është më trajneri i Partizanit. Laj-mi bëhet i ditur nga klubi kryeqytetas në faqen zyrtare

të internetit, ku theksohet se divorci ka ardhur pasi palët kanë rënë dakord për të ndjekur rrugë të ndryshme.

“Klubi njofton se Adolfo Sormani ka ndërprerë aven-turën me të kuqtë. Traineri italian nga sot nuk do të jetë më në drejtimin e 15 herë kampionëve të vendit. Palët kanë gjetur gjuhën e për-bashkët, duke ndërprerë me mirëkuptim bashkëpunimin mes tyre. Në krye të ekipit emërohet Sulejman Staro-va”, thekson Partizani në komunikatën zyrtare.

Ishte data 1 korrik kur klubi kryeqytetas prezan-toi trajnerin italian Adolfo Sormani, por pas 2 muajve e gjysmë, 51-vjeçari nuk arriti të mbijetonte në sto-lin e skuadrës, pavarësisht kualifikimit historik në turin e tretë të UEFA Chamions League.

“LA GAZZeTTA deLLO SpOrT” Skuadra e de Biasit rezistoi gjatë pjesës së parë

“LufTë” Me ITALINë de Biazi: do tentojmë

për vendin e dytëNë një intervistë për mediat italiane, një ditë pas humbjes me Spanjën

në Shkodër, Xhani De Biazi ka analizuar edhe një herë këtë ndeshje, duke e konsideruar Spanjën si një skuadër shumë herë më të fortë nga ç’e kishte menduar. Por, duke e konsideruar si kapitull të mbyllur dhe që i përket së shkuarës, nuk ka lënë pa thumbuar rivalët që ende nuk kanë luajtur me Shqipërinë, në mënyrë të veçantë vendin e tij, Italinë. Në fillim, De Biazi veçon Spanjën edhe “Axurrët” si pretendentët kryesorë për të dalë nga grupi në këto eliminatore të Botërorit, por në fund shton se do të tentojë të luajë edhe për vendin e dytë në këtë grup.

Nuk kalojnë shumë orë nga kjo de-klaratë dhe përgjigjja i ka ardhur shpejt trajnerit italian të kuqezinjve. Është vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Karlo Tavekio ai që ka një mesazh për De Biazin. Në një kohë kur Italia është një nga pretendentët kryesorë për të dalë nga grupi, numri 1 i futbol-lit italian thekson: “Ventura do të na kualifikojë dhe e di ai se cila është më e mira e skuadrës. Madje, dua të shtoj se do të bëjmë të pamundurën për të përgënjeshtruar De Biazin”, mbyll deklaratën e tij 60-vjeçari Tavekio, i cili i ka dalë në mbrojtje trajnerit Ventura pas kritikave për ndeshjen e fundit të fituar në shtesë ndaj Maqedonisë.

Sfida mes Shqipërisë dhe Spanjës, e fituar nga kjo

e fundit 2-0, është pasqyruar gjerësisht në median spanjo-lle, që pranoi se “La Roja” hasi vështirësi në çarjen e mbrojtjes së kombëtares shq-iptare.

E përditshmja “AS”, në faqen e saj të parë shkruan: “Fitore pa shije. Spanja zgji-dhi ndeshjen me golat e Diego Kostës dhe Nolitos në një mbrëmje të mërzitshme dhe merr kryesimin e grupit së bashku me Italinë, që fitoi “in extremis” ndaj Maqe-donisë”.

Ndërsa për “Marca”, ky sukses e afron më shumë Spanjën me Botërorin: “Një hap më shumë drejt Rusisë. Golat e Diego Kostës dhe Nolitos i dhanë Spanjës një fitore të djersitur ndaj Shqipërisë. Spanja kryeson grupin me pikë të barabarta me Italinë, që fitoi me përmbysje ndaj Maqedonisë në minutën e 91”.

“El Mundo Deportivo” publikon

Sulejman Starova-trajneri i ri, largohet Sormani

ekipi i partizanit

artikullin: “Spanja fiton ndaj Shqipërisë dhe i afrohet Botërorit të Rusisë. Në Shqipëri, të besuarit e Lopetegit luajtën mirë, por nuk mundën të kalonin murin shqiptar deri në minutën e 55 me golin e Diego Kostës, që i hapi rrugën fitores së

Spanjës, një fitore që i kushtoi shumë, pavarësisht rezultatit”.

Tek “Sport” lexohet: “Spanja i rrëmben kreun e grupit Shqipërisë. Skuadra e drejtuar nga Lopetegi u desh të aplikonte ndryshime taktike për të

çarë murin e vendosur nga vendasit. Në fund, muri shq-iptar u shemb dhe si për çudi kjo ndodhi falë një gabimi të lojtarit më të mirë të saj në fushë, portierit Berisha”.

Përballja mes kombëtares shqiptare dhe asaj spanjolle u pasqyrua edhe në median ital-iane. Portali “Sportmediaset” shkruan: “Eliminatoret “Rusi 2018”, Spanja thyen De Bia-sin, fiton 2-0 ndaj Shqipërisë. “La Roja” kryeson grupin G së bashku me Italinë.

Ndërsa “La Gazzetta dello Sport” publikon: “Eliminator-et e Botërorit, Shqipëri-Spanjë 0-2, shënuan Diego Kosta e Nolito. Skuadra e De Biasit rezistoi gjatë pjesës së parë, por një gabim i Berishës i hapi rrugën sulmuesit të Chelsea.

Spanja në krye të grupit së bashku me Italinë”. Ndërsa te “Corriere dello Sport” flitet për një fitore të lehtë të Spanjës ndaj Shqipërisë: “Shqipëri-Spanjë 0-2, fitore e e lehtë e Spanjës që merr kreun e grupit”.

Real maDRiDProjekti për rinovimin e stadiumit

Është një nga stadiumet simbol, një ëndërr për shumë per-

sona. Por, në Spanjë po mendojnë ta rinovojnë, ta përmirësojnë dhe ta ristrukturojnë. Po flasim për stadiumin “Santiago Bernabeu”, shtëpinë e Realit të Madridit. Presidenti Florentino Perez ka prezantuar të marten në Bashkinë e Madridit projektin e ristruktu-rimit total të impiantit. Projekti është fryt i një marrëveshjeje mes klubit dhe bashkisë dhe bëhet fjalë jo për shtim vendesh, por vetëm për një “lifting” që do të kushtojë plot 400 milionë euro. E reja më e madhe do të jetë mbulimi i plotë i stadiumit, ndërsa muret e jashtme do të vishen me ekrane LED që do të japin imazhe dhe video.

Përgatiti faqen: Ilir Lame

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 14 tEtor 2016 uShtriA - mbrojtja.gov.al · të ardhurat që vijnë nga karburantet. ATSH-22 Shtator 2016 Mbretëria e Arabia Saudite ndodhet në gadishullin e

ushtriaE prEmtE, 14 tEtor 201616

adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

Dita e Vizitorëve të Shquar Stërvitja “Albanian Lion 16”

Morën pjesë 1750 trupa, 1500 prej të cilëve britanikë dhe 250 shqiptarë

Më 7 tetor, dita e Vizitorëve të Shquar

e stërvitjes së përbashkët shqiptaro-

britanike e koduar “Albanian Lion

16”. Të pranishëm në këtë aktivitet

ishin: shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së,

gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës

Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, deputetë

të Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare si

dhe ushtarake të lartë të Shqipërisë dhe Mbretërisë

së Bashkuar.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major

Jeronim Bazo u shpreh se: ”Është hera e dytë që

brenda pak ditësh gjendemi pranë ushtarakëve

britanikë dhe shqiptarë pjesëmarrës në “Albanian

Lion 16”, e të cila dëshmon jo

vetëm nivelin e shkëlqyer të

bashkëpunimit në fushën e

mbrojtjes, por edhe vlerësimin

për këtë stërvitje”.

“Duke qenë vendi pritës i “Al-

banian Lion 16”, e cila vijon për

të pestën herë në kuadër të

bashkëpunimit bilateral, jam

i kënaqur me konstatimin se

përtej infrastrukturës kom-

bëtare, terreneve dhe rajo-

neve interesante të stërvitjes,

forcat tona kanë ofruar edhe

ekspertizën dhe mjeshtërinë e

tyre në kryerjen e veprimeve

luftarake. Kjo gjë dëshmon

rritjen e profesionalizmit të FA

përtej përmirësimit të kapaciteteve operacionale

dhe rritjes së gatishmërisë”, tha gjeneralmajor

Bazo.

Kjo stërvitje ndikon drejtpërsëdrejt në konso-

lidimin e procedurave standarde dhe rritjen e

ndërveprueshmërisë së anijes patrulluese të

klasit “Iliria”, e cila do të dislokohet në kuadër

të operacionit të NATO-s në Detin egje, për

të kontribuar në përballimin e krizës së emi-

grantëve, duke zhvilluar aktivitete të zbulimit

dhe monitorimit, në mbështetje të përpjekjeve

të aleatëve të Be..

Në stërvitjen e përbashkët shqiptaro-britanike

“Albanian Lion 16”, e cila u zhvillua nga ishullin

e Sazanit në Bizë dhe nga Kepi i Palit në Kuçovë,

morën pjesë 1750 trupa, 1500 prej të cilëve bri-

tanikë dhe 250 shqiptarë.