ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e...

16
REPORTAZH/ BATALIONI I TRANSPORTIT Ushtarakët e përjetshëm E premte, 2 shtator 2011 Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes Viti i 66-të i botimit Nr. 32 (8085) USHTRIA RAJON ACADEMICUS MIRËNJOHJE DITARI I FORCAVE SPECIALE Nju Jork, zhvillohet seanca për Kosovën në KS Ndërtimi i partneritetet në operacionet e paqes Pastrimi i rrugëve dhe depërtimi në mentalitetin e vendasve faqen 7 faqen 11 faqen 15 Karvanarët e kohëve moderne www.mod.gov.org.al/gazetaushtria (tel. 16-57) e-mail: [email protected] FA angazhim dhe kontribut maksimal në shuarjen e zjarreve në vend Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FASH gjeneralbrigade, Xhemal Gjunkshi, priti ekipin amerikan të ekspertëve Gjunkshi: Rishikimi i dokumentit strategjik, moment i rëndësishëm në fushën e Mbrojtjes faqen 3 faqe 8-9 Mëngjesin e fillojnë duke udhëtuar. Dreka i zë duke udhëtuar. Në darkë përsëri në udhëtim. Por edhe natën e kalojnë në udhëtim. Nga 100, rrallë takon që 100 të mos jenë në ud- hëtim. Kjo për faktin se po të mos ishin në udhëtim nuk do të plotësonin dot 990 mijë kilometra rrugëtim. Kur e pyesim komandantin e Batalionit të Transportit nënkolonel Riza Sheqerukaj se, ky rrugëtim ku do të mbërrijë në fund të vitit ai thotë se:”Vështirë ta them një 1,5 milion kilometra apo 2 milionë. Sapo mbaron një detyrë e vështirë ne nisim një tjetër detyrë. Kilometrazhin e kemi gjithmonë në xhiro rrotullim. 100 drejtuesit e makinave të rënda për çdo ditë kanë nga një plan të ri dhe një rrugëtim të ri... faqet 8-9 Në këtë muaj nga data 09-12 u krye një operacion 72 orësh. Ky operacion u krye në zonën operacionale të dy kompanive të batalionit 1-38. Në këtë operacion u përfshi pothuajse i gjithë kontingjenti... Bashkëpunim i shkëlqyer me Emergjencat dhe Pushten Vendor Shkëlqim Berisha: NAMSA, një mundësi e artë për ushtarakët shqiptarë SI MUND TË APLIKONI MË 4 SHTATOR, 50-VJETORI I AD LETËR FALENDERIMI GJUNKSHIT DHE BËRDAJ Akademia Detare, shtylla vertebrale e detarisë shqiptare Zjarret, prefektura Shkodër vlerëson ndihmën e FA faqen 10 faqen 2 Ushtarakët në ndihmë të fëmijëve talasemikë FORCAT TOKËSORE DHUROJNË GJAK NAMSA është NATO Maintenance and Supply Agency (Agjencia e mirëmbajtjes së furnizimit te NATO-s) dhe është një prej institucioneve shumë të rëndësishme të kësaj aleance. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dy vjet më parë, NAMSA konsiderohet si një mundësi shumë e mirë për të aplikuar për shumë ushtarakë të rinj shqiptarë të cilët jo vetëm që janë shkolluar në perëndim por zotërojnë disa gjuhë të huaja”... faqen 4 faqen 5 Nga SELMAN RAMA faqen 2 Zjarret që kanë përfshirë vendin, ka bërë që angazhimi i Forcave të Armatosura, në ndihmë të strukturave të emergjencave civile të jetë prioritar faqen 14

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 1

reportazh/ Batalioni i transportit

Ushtarakët e përjetshëm

E premte, 2 shtator 2011Botim Qendror i Ministrisë së MbrojtjesViti i 66-të i botimit Nr. 32 (8085)

Ushtria

rajon

aCaDEMiCus

MirënjohjE

Ditari i ForCavE spECialENju Jork, zhvillohet

seanca për Kosovën në Ks

Ndërtimi i partneritetet në operacionet e paqes Pastrimi i rrugëve

dhe depërtimi në mentalitetin e vendasve

faqen 7

faqen 11

faqen 15

Karvanarët e kohëve moderne

w w w. m o d . g o v. o r g . a l / g a z e t a u s h t r i a ( t e l . 1 6 - 5 7 ) e - m a i l : g a z e t a u s h t r i a @ m o d . g o v. a l

Fa angazhim dhe kontribut maksimal në shuarjen

e zjarreve në vend

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FASH gjeneralbrigade, Xhemal Gjunkshi, priti ekipin amerikan të ekspertëve

Gjunkshi: Rishikimi i dokumentit strategjik, moment i rëndësishëm në fushën e Mbrojtjes

faqen 3

faqe 8-9

Mëngjesin e fillojnë duke udhëtuar. Dreka i zë duke udhëtuar. Në darkë përsëri në udhëtim. Por edhe natën e kalojnë në udhëtim. Nga 100, rrallë takon që 100 të mos jenë në ud-hëtim. Kjo për faktin se po të mos ishin në udhëtim nuk do të plotësonin dot 990 mijë kilometra rrugëtim. Kur e pyesim komandantin e Batalionit të Transportit nënkolonel Riza Sheqerukaj se, ky rrugëtim ku do të mbërrijë në fund të vitit ai thotë se:”Vështirë ta them një 1,5 milion kilometra apo 2 milionë. Sapo mbaron një detyrë e vështirë ne nisim një tjetër detyrë. Kilometrazhin e kemi gjithmonë në xhiro rrotullim. 100 drejtuesit e makinave të rënda për çdo ditë kanë nga një plan të ri dhe një rrugëtim të ri... faqet 8-9

Në këtë muaj nga data 09-12 u krye një operacion 72 orësh. Ky operacion u krye në zonën operacionale të dy kompanive të batalionit 1-38. Në këtë operacion u përfshi pothuajse i gjithë kontingjenti...

Bashkëpunim i shkëlqyer me Emergjencat dhe Pushtetin Vendor

Shkëlqim Berisha: NAMSA, një mundësi e artë

për ushtarakët shqiptarë

si Mund të aplikoni

Më 4 shtator, 50-vjEtori i aD

lEtër FalEnDEriMi gjunkshit DhE bërDaj

akademia Detare, shtylla vertebrale e detarisë shqiptare

Zjarret, prefektura shkodër vlerëson ndihmën e Fa

faqen 10

faqen 2

Ushtarakët në ndihmë të fëmijëve talasemikë

ForCat tokësorE Dhurojnë gjak

NAMSA është NATO Maintenance and Supply Agency (Agjencia e mirëmbajtjes së furnizimit te NATO-s) dhe është një prej institucioneve shumë të rëndësishme të kësaj aleance. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dy vjet më parë, NAMSA konsiderohet si një mundësi shumë e mirë për të aplikuar për shumë ushtarakë të rinj shqiptarë të cilët jo vetëm që janë shkolluar në perëndim por zotërojnë disa gjuhë të huaja”... faqen 4

faqen 5

nga sElMan raMa

faqen 2

Zjarret që kanë përfshirë vendin, ka bërë që angazhimi i Forcave të Armatosura, në ndihmë të strukturave të emergjencave civile të jetë prioritar

faqen 14

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 20112 zyrtare

Rishikimi i dokumentit strategjik, moment i rëndësishëm në fushën e Mbrojtjes

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FASH gjeneralbrigade, Xhemal Gjunkshi, priti ekipin amerikan të ekspertëve

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

gjeneralbrigade Xhemal Gjunk-shi, priti të mërkurën ekipin e ekspertëve amerikanë të kryesuar nga zoti Sakoda, i cili po asiston në rishikimin strategjik të mbrojtjes. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Xhemal Gjunkshi, pasi vlerësoi kontributin e shkëlqy-er që po jep ky ekip në procesin e rishikimit të dokumentit strategjik të mbrojtjes, ndër të tjera u shpreh: “Ky dokument përbën një moment mjaft të rëndësishëm në thellimin e reformës në fushën e mbrojtjes.

Jam i kënaqur që ky proces po ecën i lidhur ngushtë me Strategjinë e Sigurisë Kombëtare”. Tashmë, dokumenti për rishikimin Strategjik të Mbrojtjes në bazë të një plani të mirë detajuar ka mbërritur në fazën e tretë të implementimit të tij, pra në atë të zhvillimit të skenarëve, një fazë kjo mjaft e rëndësishme, ku përveç shumëllojshmërisë së tyre, kërkohet edhe një vizion sa më strategjik për ti përafruar ato me situatë reale. Në këtë proces

janë angazhuar një numër insti-tucionesh ndër dikasteriale edhe jashtë Forcave të Armatosura, por ku strukturat e Forcave të Arma-

tosura kanë një rol mjaft specifik. Pikërisht në këtë kontekst, gjeneral Gjunkshi gjatë takimit kërkoi që, përveç njohjes dhe shfrytëzimit të

eksperiencave të mëparshme, të gjithë ekspertët e angazhuar në këtë proces të shohin mundësinë për një pjesëmarrje sa më të gjerë, jo vetëm

në nivel komandash, specialistësh, por edhe në nivele akademike. Nga ana e tij zoti Sakoda, pasi uroi gjeneral Gjunkshin për emërimin në detyrën shumë të rëndësishme të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, shprehu konsideratat më të larta për ekipin e ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA. Zoti Sakoda në fjalën e tij vlerësoi punën e de-ritanishme dhe shprehu bindjen për suksesin e realizimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm. Ai u shpreh gjithashtu se bashkëpunimi dypalësh do të thellohet edhe më tej në të ardhmen. Duke përfunduar gjeneral

Gjunkshi siguroi ekipin e ekspertëve amerikanë edhe në emër të ministrit të Mbrojtjes se: ”Nga ana e min-istrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm do të ketë mbështetje, vëmendje dhe angazhim të veçantë për përfundimin e procesit për rishikimin e dokumentit strategjik të mbrojtjes”. Në takim ishin të pranishëm gjithashtu edhe shefja e kabinetit të ministrit të Mbrojtjes, znj. Donika Çapi, e cila kryeson ekipin tonë në këtë proces.

Zoti Sakoda në fjalën e tij vlerësoi punën e deritanishme dhe shprehu bindjen për suksesin e realizimit të këtij procesi mjaft të rëndësishëm. Ai u shpreh gjithashtu se bashkëpunimi dypalësh do të thellohet edhe më tej në të ardhmen

”Gjeneral Gjunkshi siguroi ekipin e ek-spertëve amerikanë edhe në emër të minis-

trit të Mbrojtjes: ”Nga ana e ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm do të ketë mbështetje, vëmendje dhe angazhim të

veçantë për përfundimin e procesit për rishi-kimin e dokumentit strategjik të mbrojtjes”

LETra E FaLENDErIMIT DrEjTuar shEFIT Të shTabIT DhE koMaNDaNTIT Të ForcavE TokësorE

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër në cilësinë

e kryetarit të emergjencave civile të qarkut Shkodër

dhe në emër të gjithë banorëve të zonës së Nënsh-

kodrës, të cilët u prekën nga fatkeqësia e zjarrit të

datave 19-20 gusht 2011, falënderon strukturat e

Forcave Komando dhe Batalionin e Këmbësorisë Ma-

lore Vau Dejës veçanërisht komandant nënkolonel Ali

Malaj, major Nikolin Lazri, kapiten Ardian Brahimi,

kapter Zyhdi Hidri, rreshter Prek Deja, nëntetar Al-

ban Hoxha dhe profesionistët Fabion Ibraj, Fran Biba

për kontributin, aftësitë profesionale dhe guximin që

treguan në luftën ndaj zjarrit për shpëtimin e jetës së

njerëzve dhe të objekteve të antenave në Tarabosh dhe

të shtëpive të komunitetit në fshatin Shirokë. Institu-

cioni i Prefektit ju shpreh Juve konsideratat më të larta

dhe mirënjohjen më të thellë për angazhimin e të gjitha

strukturave tuaja dhe ju uron suksese të mëtejshme

në punën fisnike që bëni në ndihmë të komunitetit në

rastet e fatkeqësive natyrore.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për solidaritetin dhe

bashkëpunimin.

Me respekt Fatbardh Sheqi

Sekretari i Përgjithshëm.

Zjarret, prefektura Shkodër vlerëson ndihmën e Foracave të Armatosura

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 3emergjenca

FA angazhim dhe kontribut maksimal në shuarjen e zjarreve në vend

Bashkëpunim i shkëlqyer me Emergjencat dhe autoritetet e Pushtetit Vendor

Stina e nxehtë e verës dhe tempraturat e larta kanë bërë që mjaft vatra zjarri të përhapen në pyje në mjaft qarqe të vendit. Ministria

e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, i janë përgjigjur pozitivisht më 12 gusht kërkesës së bërë nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile , për ndë-rhyrjen e Forcave të Armatosura, në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë gjatë kësaj periudhe zona të ndryshme të territorit të Shqipërisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral brigade Xhe-mal Gjunkshi, në takimin që pati me Ministrin e Brendshëm, Z. Bujar Nishani dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, z. Alfred Olli, shprehu gatishmërinë e plotë që kanë Forcat e Armatosura për t’u ardhur në ndihmë të gjithë banorëve, pyjeve dhe kullotave të cilat janë të rrezikuara nga flakët e zjarreve. “Ne jemi të gatshëm dhe ofrojmë të gjitha forcat dhe mjetet tona që kemi në dispozicion, për menaxhimin e situatave të emergjencave civile të krijuara nga zjarri, duke bërë të mundur që situata të nor-malizohet sa më shpejt, nënvizoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Gjunkshi, gjatë takimit që pati me kreun e Ministrisë së Brendshme dhe kreun e Emergjencave.

Kontributi i Forcave të armatosuraForcat e Armatosura vazhdojnë të jenë të anga-

zhuara si dhe të japin kontributin e tyre maksimal dhe ndihmën konkrete për shuarjen e zjarreve, duke koordinuar masat me Pushtetin Vendor, nëpërmjet kontakteve të vazhdueshme me to, me repartet e saj të vartësisë që mbulojnë drejtpërsë-drejti zonat e rrezikuara dhe të mbuluara nga flakët. Për këtë janë vënë në dispozicion forca dhe mjete, për shuarjen e zjarreve në të gjithë territorin Re-publikës së Shqipërisë. Muaji gusht, për Brigadën e Mbështetjes Rajonale ka qenë një muaj me një veprimtari tepër intensive. Kanë qenë detyra të planëzuara në matricën e aktiviteteve vjetore për muajin, detyra të ardhura nga MM e SHSHPFA, kërkesa për mbështetje ndaj komunitetit civil, por mbi të gjitha intensiteti i punës është përqendruar në emergjencën e zjarreve. Zjarret e shumta që kanë përfshirë pothuaj gjithë vendin, kanë bërë që angazhimi i forcave dhe mjeteve të Brigadës së Mbështetjes Rajonale, në ndihmë të strukturave të emergjencave civile dhe komunitetit civil të zonave të përfshira, të jetë prioritar e maksimal. Krijimi i një përvoje pozitive në vite, (trajnime, stërvitje e raste konkrete), konsolidimi i strukturës dhe përkushtimi i vazhdueshëm i të gjithë personelit të BrMR-së, së bashku me repartet vartëse të saj, rritja e kapaciteteve operacionale në përgjigje të emergjencave civile kombëtare, ka ndikuar ndjeshëm, në rritjen e një fryme të shkëlqyer bashkëpunimi me strukturat e qeverisjes vendore e lokale, në drejtim të përballjes me situatën e krijuar. BrMR e konsideron mbështetjen ndaj komunitetit civil, jo vetëm një detyrim që rrjedh nga misioni i saj, por edhe një obligim moral, për t’i ardhur në ndihmë këtij komuniteti. Të gjithë strukturat e brigadës, duke filluar nga G1 e deri tek G9, kanë qenë në operacionalitet të plotë, në ndjekje të situatës. Menjëherë janë marrë masat paraprake. Vënia dhe mbajtja në gatishmëri e sistemit të lajmërimit te personelit, organizimi i grupeve të emergjencës, nisja në detyrë duke mbajtur kontakte të vazhdueshme, koordinimi i punës me organet e qeverisjes vendore, duke përcaktuar deri në detaje, pikat e bashkëpunimit, por dhe duke marrë kontakte të drejtpërdrejta me to, kanë qenë elementet kryesorë që forcat dhe mjetet e brigadës, të vepronin e të veprojnë me efikasitet të plotë, duke u përgjigjur në kohë reale. Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë në të gjitha ato zona, ku

BrMR-ja ka repartet e veta të varësisë. Ka qenë efektivi i Komandës së Mbështetjes

Rajonale të Gjirokastrës, efektiv i përbërë prej 20 vetësh, 1 zjarrfikëse dhe 2 automjete transporti, që, nën drejtimin e komandantit, nënkolonel Pëllumb Shalari, ka marrë pjesë intensivisht për shuarje dhe izolim të vatrave të zjarrit në fshatin Arshilengo të komunës së Antigonesë; në fshatin Jorgucat, komuna e Dropullit të Poshtëm; në fsha-tin Pec-Kardhikaq (Syri i Kaltër), komuna e Mes-opotamit; në fshatin Peshkpi, komuna Dropulli i Sipërm. Ka qenë i gjithë ekuipazhi i zjarrfikëseve, me komandantin e saj, rreshter Fatmir Mene, nëntetar Engjëllush Shalari, Devoll Gjolleshi, Klodian Shkreli etj., të cilët kanë treguar shpe-jtësinë e veprimeve, profesionalizmin e tyre në situatat e krijuar. Nuk janë ndërprerë për asnjë moment, kontaktet e drejtpërdrejta, nëpërmjet takimeve në mbledhjet e prefekturës, për grupin e emergjencave, puna e përbashkët me shefin e emergjencës për Qarkun e Gjirokastrës, z. Jorgo Nikolla; komandantin e zjarrfikëseve të qytetit, z. Lefter Qirici; pikën e kontaktit për emergjencat civile Panajot Papapano. Nga ana e strukturës së BCU, në bashkëpunim me mediat lokale e private, është përgatitur dokumentari televiziv, mbi punën e strukturave ushtarake të Gjirokastrës, në ndihmë të komunitetit civil për shuarjen e zjarreve. Prefek-tja e Qarkut të Gjirokastrës, znj. Mimoza Çomo, gjatë një takimi në prefekturën e Gjirokastrës, ka shprehur vlerësimet dhe mirënjohjen e saj, për strukturat ushtarake, për punën e bashkëpunimin e tyre të frytshëm. Edhe vetë banorët e fshatit Peshkpi, të cilët pak ditë më parë u izoluan nga disa vatra zjarri, kanë shprehur mirënjohjen e respektin e tyre për efektivat e KMR, në ndihmë të tyre, duke organizuar me këtë rast dhe një ceremoni të vogël mbresëlënëse. Për zjarret e rëna në Qarkun e Kukësit, është angazhuar drejtpërsëdrejti Komanda e Mbështetjes Rajonale Kukës. Nën drejtimin e komandantit, nënkolonel Muharrem Toçilla, efektivi i KMR-së, i përbërë prej 30 vetësh dhe 2

automjete transporti, kanë marrë pjesë për shuarje dhe izolim të vatrave të zjarrit në Qafe-Kom të ko-munës Surroj; në Qafe-Zbinec të komunës Zapod; Mali i Gjallicës po të komunës Zapod. Komandanti i kompanisë kapiten Arif Onuzi, rreshter Gëzim Beluli së bashku me shokët e tyre, ishin ata që u gjendën në mes të flakëve, duke luftuar me to. Pa-varësisht kushteve të vështira të terrenit, efektivat arritën që me profesionalizmin e trajnimin e tyre, të izolonin e shuanin vatrat e zjarrit. ashkëpunimi me Prefektin e Qarkut, z. Elez Maci; me përfaqësuesin për Emergjencat Civile për Qarkun e Kukësit, z. Azem Tema kryetarin e Komunës Zapod, z. Dan Koloshi; me përfaqësuesit e policisë pyjore e zjar-rfikëseve, ka qenë tepër konstruktiv e i frytshëm gjatë të gjithë kohës. Strukturat e BCU të Brigadës të gjendur në terren edhe në Kukës, kanë bash-kërenduar detyrat. Nga ana e tyre është përgatitur një reportazh, i shfaqur në kanalin lokal “TV-Kukës”, mbi kontributin e efektivave ushtarakë, duke pasqyruar frymën e mirë të bashkëpunimit të trupave ushtarake me ato civile. Komandanti i KMR Kukës, nënkolonel Muharrem Toçilla, është shprehur se: “Puna e mirë dhe në kohë, e efekti-vave të KMR, ka ngjallur respekt e mirënjohje jo vetëm nga strukturat civile të pushtetit vendor e lokal, por edhe nga vetë banorët, gjë e cila është shprehur edhe në reportazhin e transmetuar në televizionin lokal”. Zjarret e rëna në Qarkun e Korçës, kanë angazhuar menjëherë edhe strukturat e Komandës së Mbështetjes Rajonale Korçë. Në zonën e lartësive të kurrizit të Moravës, në vendin e quajtur Pylli i Hoçishtit, në dt. 18.08.2011, nën drejtimin e komandantit të KMR Korçë, nënkolo-nel Arjan Qasolli, një efektiv prej 20 vetësh, u angazhua në dispozicion të pushtetit lokal për shuarjen e zjarrit të rënë. Dhe në zonën e Vosko-pojës, në vendin e quajtur Pylli i Krushovës në fshatin Bode; në zonën e komunës së Hoçishtit, përkatësisht në fshatrat Hoçisht, Baban, Gracë: në komunën Liqenas, fshati Goricë e madhe, në zonën e quajtur “Pylli i Prespës”, për disa ditë me

radhë, ishin forcat dhe mjetet e KMR Korçë, të cilët u angazhuan në ndihmë të pushtetit vendor, për izolimin e shuarjen e zjarreve. Bujar Vila, sekretar për emergjencat civile në Prefekturën e Qarkut, në daljen e tij në kanalin shtetëror TVSH, ka shprehur konsideratat, vlerësimet e mirënjohje maksimale, për të gjithë efektivat e KMR Korçë, për kontributin e tyre në ndihmën ndaj pushtetit vendor, strukturave të emergjencave civile e komunitetit, për shuarjen e zjarreve. Vlerësimet ishin konkrete për major Sokol Bode; rreshter Luan Mujollari, prII. Marsel Dulo, të cilët së bashku me shokët e tyre iu përgjigjën në kohë reale situatës kritike të krijuar. Për izolimin e shuarjen e zjarreve të rëna pasditen e 4 gushtit, në teatrin e mirënjohur ‘Skampa” të qytetit të Elbasanit; në Kodër-Krastë; në Pyllin e Krastës; zona e Ullishteve në rrethinat e qytetit; fshati Grishan, Labinot-Fushë; komuna Pajot-Peqin, u angazhuan 30 forca e mjete të Komandës së Mbështetjes Rajonale Elbasan. 5 operacionet e shuarjes së zjarreve, të drejtuara nga komandanti nënkolonel Petrit Goxhaj, ashtu sikurse dhe herët e tjera, treguan më së miri shkallën e lartë të për-gatitjes e profesionalizmit të efektivave ushtarakë. Nuk munguan as bashkëpunimet e frytshme e të vazhdueshme me përfaqësuesit e pushtetit lokal; me shefin e zyrës së emergjencave civile, z. Mustafa Arapi, me policinë pyjore e zjarrfikëset e qarkut. Djegia e pyjeve në Parkun Kombëtar të Lurës, e cila vazhdon prej tre ditësh, duke përf-shirë sipërfaqe të tëra, ka bërë që në vendngjarje të gjenden menjëherë dhe 40 efektiva ushtarakë të Komandës së Mbështetjes Rajonale Burrel. Operacioni për shuarjen e zjarrit, u drejtua nga komandanti i KMR Burrel, nënkolonel Agim Musta dhe shefi i operacioneve e stërvitjes, ma-jor Rasim Ndoi. Pavarësisht se gjendja u paraqit emergjente për shkak të temperaturave të larta, të cilat favorizuan përparimin e flakëve, ajo u arrit të shuhej falë ndërhyrjes së menjëhershme të efektivave ushtarakë të Burrelit, si dhe bashkëren-dimit të detyrave me përfaqësuesit e emergjencave civile. Nga ana e strukturave të BCU, por edhe ato operacionale, është bashkëpunuar ngushtësisht me Prefektin e Qarkut të Dibrës, z. Genci Sharku; me Kryetarin e komunës Lurë, z. Haki Gjokola, me Drejtorin e Shërbimit Pyjor, z.Gafur Gazid-ede; bashkëpunim që rezultoi tepër i frytshëm e konstruktiv. Gjatë një mbledhje të zhvilluar me shtabin e brigadës, për vlerësimin e punës së kry-er, në përballimin e situatës së zjarreve, koman-danti i BrMR, Gjeneralbrigade Abaz Lleshi, pasi vlerësoi punën e mundin e treguar nga të gjitha strukturat në këtë situatë, shtoi se: “Angazhimin e forcave dhe mjeteve të brigadës për shuarjen e zjarreve duhet ta kuptojmë dhe vlerësojmë si element të rëndësishëm të misionit kushtetues që ka brigada. Këto situata të na shërbejnë si “lesson learned”, të bëhen objekt analizash nëpër reparte, me qëllim për t’u paraprirë situatave të ndryshme në të ardhmen. Këto lloj situatash janë një testim për gatishmërinë operacionale të forcave dhe mjeteve te Brigadës. Plotësimi i tyre nënkupton kalimin me sukses të testimit”-përfundon gjeneral Lleshi. As mbingarkesa, as kushtet e vështira të terrenit nuk i kanë lodhur efektivat e BrMR, përkundrazi impenjimi ka qenë maksimal, për fak-tin domethënës se për të gjithë forcat pjesëmarrëse në operacion kontributi në ndihmë të komunitetit është konsideruar jo vetëm detyrim që buron nga misioni, por edhe reflektim i ndjenjave të larta të solidaritetit njerëzor dhe përcjellje mesazhi për të gjithë se: “BrMR është e gatshme dhe e aftë në çdo moment për të përballuar çdo operacion sado i komplikuar qoftë”. Forcat dhe mjetet e BrMR-së, vazhdojnë të jenë në krye të detyrës.

Nënkolonele Alda Sula

Avion nga Italia dhe Turqia dhe Mali i Zi për zjarret

Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile kanë mbërritur në vendin tonë për të mbështetur operacionin për shuarjen e zjarreve përkatësisht: Një avion “CANADER” nga Italia,

një avion “CANADER” nga Turqia dhe tre avionë “M-18” nga Mali i Zi. Avioni italian, “CANADER”, ka kryer fluturime për shuarjen e zjarreve në Qarkun e Vlorës dhe të Korçës. duke mbështetur operacionin e Emergjencave Civile. Avioni turk, CANADER”, ka kryer fluturime në operacion në zonën e Lurës, në Qarkun e Dibrës, duke mbështetur operacionin e Emergjencave Civile. Tre avionët malazezë, “M-18” kanë kryer fluturime në rajonin e Kukësit, duke mbështetur operacionin e Emergjencave Civile.

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 20114 intervistë

Një mundësi e artë për ushtarakët shqiptarë

NAMSA ësh t ë NATO Maintenance and Sup-ply Agency (Agjencia

e mirëmbajtjes së furnizimit te NATO-s) dhe është një prej insti-tucioneve shumë të rëndësishme të kësaj aleance. Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dy vjet më parë, NAMSA konsiderohet si një mundësi shumë e mirë për të aplikuar për shumë ushtarakë të rinj shqiptarë të cilët jo vetëm që janë shkolluar në perëndim por zotërojnë disa gjuhë të huaja”. Ky është prononcimi i zotit Shkëlq-im Berisha, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Mbështetjes në Ministrinë e Mbrojtjes për gazetën “Ushtria”. Kjo agjenci është formuar pak koha pas krijimit të NATO-s sqaron më tej zoti Shkëlqim Ber-isha. Shqipëria ka që më 1 janar 2010 qe është anëtare me të drejta të plota në ketë Agjenci dhe ky është një sukses i madh që u jep mundësi ushtarakëve tanë të re-flektojnë në praktikë dhe në detyra të rëndësishme të kësaj agjencie në mbarë botën. Anëtar i parë i Bordit të Drejtorëve (për Shqipërinë) në këtë Agjenci është zoti Shkëlqim Berisha dhe ai thotë se të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s kanë nga një përfaqësues ose Lia-son Oficer ku qëndrojnë atje gjate gjithë vitit. Nga Shqipëria shumë shpejt do të vendosë anëtarin e saj të përhershëm në NAMSA. Ai sqaron se Bordi i drejtorëve është struktura më e lartë e NAMSA-s , pastaj vjen grupi i Logjistikes, i Financës dhe shumë struktura të tjera të rëndësishme. Drejtori Shkëlqim Berisha thotë se: “Lid-hjet me NAMSA-n kanë filluar shumë më përpara në disa projekte për të partneritetit që NAMSA ka bërë me Shqipërinë, kryesisht në fushën e demilitarizimit. Të gjitha këto projekte janë realizuar me shumë nivel të lartë dhe me shumë kompetencë duke dëshmuar se dhe ushtarakët shqiptarë dhe ata që specialistë që kanë marrë pjesë në këto projekte kanë marrë vlerësime të larta. Por më e rëndë-sishmja në raportet e ushtarakëve shqiptarë me NAMSA janë kriteret e fillimit të punës. Zoti Shkëlqim Berisha thotë se : “Kriteret e fil-limit të punës në NAMSA janë të ndryshme sipas vendit vakant që del. Pagesat janë në bazë të ligjit të Luksemburgut dhe nuk paguhet nga Buxheti i shtetit tonë. Pra nuk janë pagesa shqiptare. Për punësimin nuk është i caktuar as-një drejtor në ministri por për çdo aplikim nqs janë të plotësueshme si kritere duhet të mare një letër nga MM. Si anëtar i BOD që unë jam, normalisht unë i ndihmoj në lehtësimin e proçedurave nqs apro-vohen”. Duke analizuar mënyrën e punësimit arrin në përfundimin se është një mundësi e artë që ushtarakët shqiptarë të punësohen në NAMSA dhe ekzistojnë dhe të gjithë formularët e aplikimit.

Drejtori Shkëlqim Berisha thotë se: “Ekziston një numër i madh oficerësh që dalin edhe në lirim, të cilët janë trajnuar nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes dhe që i kapin shumicën e pikëve për pu-nësim”. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Mbështetëse i fton të gjithë ushtarakët që të aplikojnë për tu punësuar në NAMSA. Zoti Shkëlqim Berisha thotë se : “Të gjitha detyrat e drejtorisë që ai drejton janë realizuar me shumë përgjegjësi dhe sipas afateve të caktuara. Ai vjen pas një përvojë si drejtor i Drejtorisë së Menax-himit të Instalimeve dhe të Buri-meve të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes. Stafi i kësaj drejtorie është trajnuar mirë dhe në gjendje të përballoje ndryshimet dhe ristruk-turimet në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo është provuar në këto vitet e fundit dhe sidomos pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ku janë realizuar detyra të shumta dhe në kohë të shkurtër. Përkushtimi i këtij drejtori dhe i stafit të tij e radhisin drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse ndër drejtoritë pararojë të ministrisë. Mbi të gjitha standardi dhe niveli i punës është shumë bashkëkohor në të njëjtin nivel me atë të vendeve anëtare të NATO-s.

Bejdo Malo

NAMSAShërbimi: Divizioni i Shërbimeve Informatike Pozicioni: Kryeteknik Grada: B-6Përgjegjësitë: Kandidati përgjigjet para Shefit të Degës për

kryerjen e detyrave të mëposhtme:

Kërkesa të përgjithshme:- Të kryejë studime, sipas rastit, për të përcaktuar koston/

përfitimet dhe mundësinë e zhvillimit/vënies në punë të sistemeve të përmirësuara apo përdorimit racional të atyre ekzistuese.

- Të përgatisë raporte me shkrim ku të përshkruhen rezultatet e studimeve, me rekomandime të justifikuara për Sistemet, Shërbimet dhe Produktet (SSP), Operacionet dhe Teknologjinë (OT), etj.

- Të mbështesë kryerjen e projekteve të vogla dhe atyre të mesme në përputhje me standartet e menaxhimit të projekteve të NAMSA-s, duke garantuar që problemet teknike, kënaqësia e përdoruesit dhe raporti shpenzim/përfitim janë marrë parasysh si duhet.

- Të përllogarisë kohën dhe burimet e nevojitur për çdo projekt dhe të përgatisë një plan të zbatimit të kërkesave të aprovuara, duke marrë parasysh edhe prioritete të tjera dhe burimet në dispozicion.

- Të monitorojë planet e projekteve duke përllogaritur rezultatet përkundrejt objektivave të dhëna dhe të marrë masa rregulluese në rast nevoje.

- Të bashkëpunojë me anëtarë të tjerë në nivel dege/divizioni duke garantuar integrim të sistemit të degës/divizionit sipas rastit si dhe të zhvillojë dhe mbajë dokumentacion standard të përditësuar.

Kërkesa specifike:- Zbatimi dhe monitorimi në mënyrë profesionale të mjedisit të

SSP dhe OT të NAMSA-s, duke përfshirë aspekte të gjendjes, performancës, dokumentimit, dhe cilësinë e aktiviteteve nën mbikëqyrje.

- Analizimi i nevojave të SST dhe OT të NAMSA-s, dhe përcak-timi apo implementimi i proçedurave të menaxhimit në mënyrë

direkt apo në bashkëpunim me pjesën tjetër të stafit. - Zbatimi në mënyrë profesionale të aktiviteteve që lidhen me

menaxhimin e sistemit të të dhënave, analizimi i nevojave të teknologjisë informatike (IT) dhe sistemeve informatike (IS); angazhimi në projektimin dhe vënien në punë të zgjidhjes së problemeve IT, kontrollimi dhe certifikimi i instalimeve, etj.

- Zbulimi dhe zgjidhja e çështjeve që lidhen me sigurinë, dhe përmirësi-mi i sigurisë me qëllim shmangien e defekteve të identifikuara të sigurisë, në bashkëpunim me degën që mbulon sigurinë IT.

Kualifikime të kërkuara:

Të përgjithshme:- Diplomim në arsimin e mesëm apo ekuivalent.- Eksperiencë në njohjen mjedisit të IS dhe SSP, normalisht të ar-

ritshme pas 7-10 vjet punë si teknik në NAMSA apo organizatë të ngjashme.

- Kapacitet ndërpersonal dhe organizativ për të punuar në mjedise ndërkombëtare, për të zgjidhur çështje teknike të ndërlidhura dhe komplekse.

- Aftësi për të komunikuar qartë në mënyrë verbale dhe me shkrim, në mënyrë që çështjet teknike të shprehen qartë tek kolegët, klientët dhe menaxherët.

- Aftësi për të punuar i pavarur, për të qenë i motivuar, për të punuar nën stres dhe me afate të shkurtra.

- Njohuri të mirë të njërës nga gjuhët zyrtare të NATO-s dhe njohje të termave që lidhen me punën të gjuhës tjetër.

- Certifikatë sigurie e nivelit “NATO SEKRET” .

Specifike:- Arsimim i mëtejshëm teknik, arsim në fushën e përdorimit të siste-

meve kompjuterike, të menaxhimit të sistemit të të dhënave, etj. - Njohje të mirë të fushës së IT (përfshirë rrjetet kompjuterike,

teknologjinë e internetit, teknologjinë e sistemeve operative, sistemet e sigurisë etj).

- Afati i mbledhjes së kandidaturave: 6 Tetor 2011- Për më shumë hollësi vizitoni faqen e internetit http://www.

namsa.nato.int/vacancies/vacancies_e.htm ose kontaktoni redak-sinë tonë.

NJOFTIM

Shkëlqim Berisha, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Mbështetjes në Ministrinë e Mbrojtjes

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 5forca tokësore

Ushtarakët në ndihmë të fëmijëve talasemikë

ForCat tokësorE Dhurojnë gjak

Përfaqësuesja e Kryqit Kuq Shqiptar, Xhuljeta Muçollari, shprehet se: “Nuk është hera e parë që zhvillohet ky akt në Forcë Tokësore. Efektivat ashtu siç janë Ambasadorë të Paqes, do i cilësoja edhe Ambasadorë të shpëtimit të jetëve. Gjatë këtyre viteve kemi pasur disa bash-këpunime dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen të kemi bashkëpunime të tjera”

Të dhurosh gjak shpëton jetë njerëzish”, kjo është motoja e Forcës Tokë-sore, e cila vitet e fundit

ka qenë tepër aktive duke dhuruar sa më shumë gjak për njerëzit në nevojë, sidomos për të sëmurët ta-lasemik. Në kuadër të sensibilizimit për dhurimin vullnetar të gjakut me 17 gusht 2011, si na informon shefi i MCU i Batalionit Special, kapiten Dritan Malaj, në garnizonin e Zall Herrit, Batalioni Komando dhe Batalioni Special pati një ditë dhurimi gjaku. Në këtë kuadër pati 27 dhurues, nga të cilët 4 oficerë, 10 nënoficerë dhe 13 ushtarë pro-fesionistë të këtyre reparteve. Ky projekt u realizua në Bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Kryqin e Kuq Austriak dhe Qendrën e Dhu-rimit të Gjakut. Këto dy reparte, struktura vartëse të Forcës Tokësore që nga krijimi si struktura e deri me sot kanë njëmbëdhjetë vjet që bëhen pjesë e aksioneve humanitare “Kush dhuron gjak shpëton jetë njerëzish”. I pyetur për gazetën “Ushtria” si do ta vlerësoni këtë angazhim dhe gatishmëri të efektivave të Forcës Tokësore, për dhurim gjaku në mënyrë vullnetare, dr. Beqir Guri, specialist shëndetësie shprehet se, Forca Tokësore ka vite që dhuron gjak dhe në këtë kuadër efektivat janë treguar të gatshme të bëhen pjesë e këtij kontributi human. Referuar shifrave, thotë ai, vetëm në 6-mujorin e parë të këtij viti Forca Tokësore përfshirë komandën dhe shtabin e FT-së, repartet dhe nënrepartet vartëse, ka pasur mbi 350 dhurues. “Dhurimi i gjakut, shpjegon specialisti i shëndetësisë, nuk është aspak i dëmshëm për trupin e njeriut. Ai pohon se shumë efektiva kanë dhuruar gjak një ose dy muaj para nisjes për mision në Afganistan, çka tregon gatishmërinë dhe humanizmin e tyre. Një sh-embull i tillë është edhe Batalioni Këmbësorisë së Motorizuar, Bata-lioni Komando, Special, ai i Vaut Dejës Shkodër dhe Poshnje Berat.

Kryqi i Kuq Shqiptar dhe Qendra e Transfuzionit të Gjakut, herë pas herë kanë bërë apel për dhurim gjaku për njerëzit që kanë nevojë, mungesa e të cilit kërcënon jetën e tyre. Këtij sensibilizimi efektivat e FT-së, i janë përgjigjur në vazh-dimësi, duke u treguar të gatshëm për t’u bërë pjesë e iniciativave të tilla. Ai pohon se në repartet tona është kthyer në një traditë dhurimi i gjakut dhe Komanda e FT-së ka bashkëpunim të ngushtë më kry-qin e Kuq Shqiptar dhe Qendrën e

Transfuzionit të Gjakut, me të cilët ka projekte konkrete jo vetëm në drejtim të dhurimit të gjakut, por edhe për trajnim të efektivave mbi procedurat, mënyrat dhe rregullat e dhurimit të gjakut. Për të përm-bushur më së miri këtë detyrim human nga personeli shëndetë-sor dhe sektorët e bashkëpunimit civilo-ushtarak në FT e reparte janë marrë masa për sensibilizim të efektivit, duke afishuar në ambiente të dukshme, postera dhe broshura, ku personeli si ushtarak dhe civil ka marrë informacionin e duhur për këtë qëllim. Një praktikë e tillë është ndjekur në vazhdimësi, ku si nga Kryqi i Kuq dhe Qendra e Transfuzionit të Gjakut, janë ofruar specialistë, të cilët kanë kryer tra-jnimin e efektivit. Zëvendëskoman-danti i Batalionit Komando, major Besim Bali, në ditën e dhurimit të gjakut me datë 17 gusht shprehet: “Çdo 6 mujor efektivi komando dhe special ka dhurues gjaku ndaj dhe ne gjithnjë kemi qenë të gatshëm të bëhemi pjesë e kontributeve të tilla, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë dhe të sëmurëve talasemik. Ai pohon se kemi pasur edhe raste të tjera kur efektivat kanë dhuruar gjak për kolegët e tyre ushtarakë kur kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore”. Ai falën-deron Kryqin e Kuq dhe Qendrën e Gjakut për bashkëpunimin dhe njëkohësisht falënderon efektivat për kontributin human që japin, se duke dhuruar gjak ata shpëtojnë jetë njerëzish. Përfaqësuesja e Kryqit Kuq Shqiptar, Xhuljeta Muçollari, shprehet se: “Nuk është hera e parë që zhvillohet ky akt në Forcë Tokë-sore. Efektivat ashtu siç janë Am-basadorë të Paqes, do i cilësoja edhe Ambasadorë të shpëtimit të jetëve. Gjatë këtyre viteve kemi pasur disa bashkëpunime dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen të kemi bash-këpunime të tjera”. Ndërsa Jonida Perigu, përfaqësuese e Qendrës së Dhurimit të Gjakut, vlerëson kontributin e Forcave të Armato-sura. “Është për t’u vlerësuar ky bashkëpunim, pasi sa herë na është kërkuar e domosdoshme të kemi dhurues, këtë gatishmëri e kemi gjetur tek efektivat ushtarake dhe sidomos tek Forca Tokësore si në Zall Herr tek komandot, specialet, në Poshnje Berat, në Vau Dejës Shkodër, këtu në garnizon, ndaj dhe i falënderoj këto efektiva”. Kjo tregon se është rritur ndërgjegjësimi i njerëzve për të dhuruar gjak për fëmijët talasemik, të cilët e kanë shumë të domosdoshme gjakun pasi mjekimi i kësaj sëmundje bëhet vetëm me gjak.

Major Nexhbedin BashaSpecialist BCU

Zëvendëskomandanti i Batalionit Komando, major Besim Bali, në ditën e dhurimit të gjakut me datë 17 gusht shprehet: “Çdo 6 mujor efektivi komando dhe special ka dhurues gjaku ndaj dhe ne gjithnjë kemi qenë të gatshëm të bëhemi pjesë e kontributeve të tilla, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që kanë nevojë dhe të sëmurëve talasemik. Ai pohon se kemi pasur edhe raste të tjera kur efektivat kanë dhuruar gjak për kolegët e tyre ushtarakë kur kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore”

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 20116

Libi, momente të një ndryshimi

madhor

nato

Misioni i NATO-s është i rëndësishëm, ai ka qenë i efektshëm dhe është ende i nevojshëm për të mbrojtur civilët. Për sa kohë që kërcënimet të jenë të pranishme, ka akoma punë për të bërë. Misioni do të vazhdojë, në përputhje të plotë me mandatin e Kombeve të Bashkuara për aq kohë sa është e nevojshme dhe asnjë ditë më shumë

Nga Oana Lungescu, zëdhënësja e NATO-s dhe kolonel Roland Lavoie, zëdhënësi ushtarak i operacionit

“Mbrojtësi i Unifikuar”.

Oana Lungescu (zëdhënëse e NATO-s): Mi-sioni i NATO-s është i rëndësishëm, ai ka qenë i efektshëm dhe është ende i nevojshëm për të mbrojtur civilët. Për sa kohë që kërcënimet të jenë të pranishme, ka akoma punë për të bërë. Misioni do të vazhdojë, në përputhje të plotë me mandatin e Kombeve të Bashkuara për aq kohë sa është e nevojshme dhe asnjë ditë më shumë. Javën e kaluar ne kemi parë kujtime të gjalla se nga kanë ardhur kërcënimet. Ne kemi parë të gjitha fotografitë e Tripolit dhe deklaratat e varreve masive, të burgosurit e ekzekutuar dhe një spital plot me pacientë të vdekur. Ne kemi parë raporte se si regjimi ka përdorur xhamitë, shkollat dhe sheshet si mburojë për armët e tij. Ne duhet të siguro-hemi se ato kërcënime janë zhdukur, derisa civilët dhe qytetet në Libi të jenë të sigurt. Në këtë mënyrë populli i Libisë mund të ndërtojë një të ardhme të re, të bazuar në demokracinë e në sundimin e ligjit. Pasi detyra e NATO-s të përfundojë, të tjerë do e marrin rolin ud-hëheqës në mbështetje të Libisë. Ne presim që Kombet e Bashkuara të marrin rolin udhëheqës dhe ne e kemi parë se ato e kanë luajtur tashmë këtë rol. Javën e kaluar, Këshilli i Atlantikut Verior ra dakord se çdo rol i mundshëm mbështetës i NATO-s në të ardh-men duhet të përmbushë tre kritere: një nevojë të provueshme, një bazë të shëndoshë ligjore dhe mbështetje të gjerë rajonale. Unë theksoj se asnjë vendim nuk është marrë dhe fokusi tani mbetet që puna të kryhet nën mandatin aktual të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm do të udhëtojë ditën e enjte, më datë 1 shtator për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Libi. Siç e dini, ai ka marrë pjesë në takimet e Grupit të Kontaktit në Doha, Londër, Romë dhe Stamboll. Kjo do të jetë një mundësi për një mbështetje të mëtejshme të koordinuar ndërkombëtare për popullin libian, të cilët më në fund kanë filluar ta kenë vetë në dorë të ardhmen e tyre.

Kolonel Roland Lavoie: Regjimi i Gedafit po bie dhe po humbet me shpejtësi kontrollin në shumë fronte. Disa ditë më parë, ne ishim dëshmitarë se si populli i Tripolit çliroi qytetin e vet. Tani porti është i arritshëm për anijet tregtare dhe humanitare, ashtu siç është porti fqinj i Az Zawiyah. Dy aeroportet metropoli-tanë janë të sigurt. Autoritetet e reja janë në gjendje të garantojnë sigurinë e përgjithshme të qytetit. Këshilli i Përkohshëm Kombëtar ka treguar aftësinë dhe udhëheqjen e tij për të filluar koordinimin e furnizimit me shërbime për popullatën. Në të vërtetë, këto janë shenja mjaft inkurajuese. Forcat e Gedafit janë shtyrë jashtë sipërfaqes së Tripolit. Pavarësisht nga mbeturinat e regjimit, rajoni i Tripolit në thelb është i lirë, me tërheqjen e forcave të pro Gedafit në zonën e Bani Walid, në juglindje të kryeqytetit, ku ata nuk përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për popullsinë e Tripolit. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm që prej javës së kaluar është hapja e rrugës bregdetare verip-erëndimore që lidh Tripolin me kufirin tuniz-

ian. Ndërsa situata e përgjithshme e sigurisë përmirësohet, kjo lidhje jetike gradualisht do të lejojë për më shumë lëvizje, që do të thotë më shumë ushqim, ujë, lëndë djegëse, mjekësi dhe furnizime të reja. Vëmendja jonë kryesore tani është përqendruar drejt korridorit mes Beni Walid dhe skajit lindor të Sirtes, ku forcat e pro Gedafit po ruajnë një prani të ndryshme në disa qytete bregdetare dhe fshatra, një prani që është raportuar edhe në brendësi, deri në zonën e përgjithshme të Jufrah Al.

Tani, më lejoni të them disa fjalë për mi-sionin e NATO-s, për të cilin disa mund të pyesin veten nëse ka ende nevojë për praninë e saj në mbrojtjen e Libisë.

Nga një perspektivë e komponentit ajror, NATO është ende shumë e përfshirë në monitorimin e situatës dhe të ndërhyrjes, me shumë kujdes e saktësi, atje kur dhe ku ne identifikojmë kërcënime kundër popullatës. Avionët tanë goditën disa kërcënime dhe automjete të shumta ushtarake në afërsi të Sirtes, e cila konsiderohet si bastioni i fundit i regjimit të Gedafit. Gjithashtu, është e rëndë-sishme të theksohet se komponenti ajror i Aleancës po ndjek lëvizjet e shumta ajrore dhe tokësore, të cilat përfshijnë lëvizjet e ndihmës humanitare që janë me rëndësi kritike në këtë fazë të shërimit të konfliktit. Që prej fillimit të misionit të NATO-s, ne kemi ndjekur e koordinuar mijëra lëvizje ajrore e tokësore për të mundësuar dërgimin e 870 shpërndarjeve të ndihmave humanitare nga organizatat ndërkombëtare dhe ato jo qeveritare. Këto shifra mund të tingëllojnë si abstrakte, por ato reflektojnë një realitet shumë konkret për ata të cilët u mungojnë nevojat themelore. Nga një perspektivë e komponentit detar, NATO është ende duke zbatuar embargon e armëve, duke siguruar që kjo të bëhet me minimumin e bezdisë për anijet e mallrave humanitare

të ndihmës. Ne gjithashtu sigurojmë bash-këpunimin detar dhe udhëzime për anijet. Me rikthimin e sigurisë, portit të Tripolit po i rikthehet gjendja e tij normale. Trafiku tregtar po ndryshon brenda e jashtë dhe nivelet e anijeve po rriten, duke përfshirë dhe ndihmën humanitare. Anijet e NATO-s vazhdojnë të ga-rantojnë një prani të përgjithshme të sigurisë dhe gjithashtu, sigurojnë ndihmë urgjente kur është e nevojshme. Shembulli i fundit ishte javën e kaluar, kur iu dha ndihmë mjekësore një anijeje që udhëtonte nga Tripoli në Mi-suratah, me 32 ish të burgosur e burgut Abu Salim në bord. Ndërsa kombet individuale, operatorët tregtarë dhe OJQ-të e specializuara janë më të përshtatshme dhe të pajisura për të kryer operacione të tilla, NATO do të vazhdojë të veprojë si një “mundësues”, veçanërisht me praninë e sigurisë në det dhe me një monito-rim të ngushtë të hapësirës ajrore të Libisë. Pra, mesazhi im është se pavarësisht rënies së regjimit të Gedafit dhe kthimit të sigurisë për shumë libianë, misioni i NATO-s ende nuk ka përfunduar. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar në misionin tonë dhe në mbajtjen e presionit mbi mbeturinat e regjimit të Gedafit, derisa ne të mundemi që të themi se popullsia civile e Libisë nuk është më e kërcënuar.

Udhëheqësit rebelë ditën e dielë hodhën poshtë një ofertë të supozuar nga Gedafi për të negociuar një tranzicion një qeveri. Musa Ibrahim, një zëdhënës për qeverinë e përm-bysur të Gedafit, thërriti selinë e Associated Press të Nju Jorkut, për të ofruar bisedime në lidhje më “transferimin e pushtetit”, duke thënë se udhëheqësi Saadi do të zhvillojë ne-gociatat. Ai tha se Gedafi mbetet në Libi, por nuk specifikon se ku, por një zyrtar i lartë i Këshillit të Përkohshëm Tranzicional e hodhi poshtë këtë ofertë. “Ne nuk bëjmë negociata

me Gedafin dhe ne mund t’i ofrojmë atij dy gjëra: sigurinë dhe një gjykim të drejtë”, tha Ahmad Darrat, që thuhet të jetë ministri i ardhshëm i brendshëm i qeverisë rebele që do të marrë frenat e pushtetit në Libi.

“Nuk ka negociata”, i tha gazetarëve Mahmud Shamman, në zëdhënës i qeverisë së përkohshme në Tripoli. “Nuk ka pasur negociata as më parë. Ata janë kriminelë që i shmangen drejtësisë. Ne nuk dot flasim me të, por do ta arrestojmë”. Tripoli tani vuan mungesën e ushqimit dhe të ujit dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon ka paralajmëruar për një krizë hu-manitare në kryeqytet dhe në rajonin e malit të Nafusës të kontrolluar nga rebelët. Rebelët që kanë hyrë në kryeqytet kanë gjetur trupat e dhjetëra viktimave të dhunës së ditëve të fun-dit në spitale dhe në bazat ushtarake. Dhjetëra libianë të plagosur kanë kaluar në Tunizi për të kërkuar trajtim, sipas radios tuniziane. Rebelët duket se kanë asgjësuar bastionet e fundit të armatosur të Gedafit në kryeqytet dhe po konsiderojnë një ofensivë kundër qytetit të Surtit, një bastion i mbetur i Gedafit. “Me aq sa di unë, negociatat po procedojnë ende”, tha Shamman. “Koha po na bën presion. Ne do të donim një Libi të unifikuar sa më shpejt dhe nuk do të presim deri në pafundësi”. Faisal Gerbab, një zyrtar i qeverisë së përkohshme, i tha gazetarëve se “një ekip stabilizimi” po udhëton rreth kryeqytetit për të vlerësuar nevojat humanitare. Zyrtarët thanë se 70% të banorëve të Tripolit u mungon uji. Gerbab tha se një milionë cisterna uji kanë arritur në portin e Tripolit dhe së shpejti qeveria e përkohshme do të fillojë shpërndarjen e tyre nëpër xhamia. Një tjetër cisternë që mban benzinë ka arritur në portin e Zawiya, në perëndim të Tripolit. “Më shumë dërgesa gazi dhe karburant për gatim do të mbërrijnë së shpejti. Ne shpre-sojmë se situata e karburantit do të stabilizohet ditët në vazhdim”, tha ai. Zyrtarët njoftuan gjithashtu planet për rihapjen e bankave bren-da 30 ditëve, në mënyrë që banorët të tërheqin para dhe punonjësit e qeverisë të mbledhin pagat. Gjithashtu, po bëhen plane për rihapjen e stacioneve të policisë për të parandaluar rr-eziqe të ndryshme. Shamman tha se qeveria e përkohshme mund të kërkojë asistencë teknike nga vendet e tjera arabe ose islamike. “Ne nuk duam të përsërisim gabimet e Bagdadit apo Kabulit”, tha ai.

TRIPOLI: Rebelët libianë të mbështetur nga NATO u gjendën ditën e hënë në rrethinat e vendlindjes së Gedafit në Sirte, ndërsa mb-yllën betejën e madhe nga lindja dhe perën-dimi për kontrollin e të gjithë Libisë.

Sirte është bastioni i fundit i Gedafit pasi rebelët thyen forcat e tij në Tripoli dhe morën selinë e tij në Bab al-Aziziya. Luftime të ashpra vazhdonin në perëndim të vendit. Megjithëse vendndodhja e Gedafit mbetet ende një mis-ter, janë përhapur spekulime se ai është fshe-hur në Sirte, 360 kilometra në lindje të Tripolit, në mesin e përkrahësve fisnorë atje. “Ne jemi duke negociuar me fiset për një dorëzim paqësor në Sirte”, tha Fortiya, komandanti i rebelëve në Misrata, duke shtuar se vetëm udhëheqësit e fiseve ishin të përfshirë dhe se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me Gedafin. Sirte ka qenë në shënjestër nga avionët e NATO-s, të cilët gjatë ditëve të fundit kanë shkatërruar më shumë se 50 automjete ushtarake, dy strehë ushtarake dhe një pikë vrojtimi ushtarake. Sulmet vijuan gjithashtu nga avionët bombardues britanikë kundër një bunkeri që ndodhej në Sirte. Në bastionin rebel të Bengazit, zëdhënësi ushtarak, kolonel Ahmed Omar Bani, u tha gazetarëve se janë liruar më shumë se 10.000 robër nga burgjet e Gedafit që prej rënies së Tripolit, por pothu-ajse 50.000 të tjerë nuk gjenden akoma. “Ne shpresojmë që Gedafi të jetë ende në Libi, kështu ne mund të shpëtojmë botën prej këtij insekti”, tha ai. “E vetmja mënyrë për ta tra-jtuar këtë të keqe është ta bësh atë përgjegjës për të gjitha krimet në Libi”.

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 7rajon

Në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, policia e misionit EULEX

së bashku me forcat paqeruajtëse dhe policinë e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion në veri të Kosovës në përpjekje për të arrestuar personat përgjegjës, që shkaktuan dhunë më datën 25 korrik, atëherë kur policia e Kosovës ndërhyri për të marrë nën kontroll dy pikat kufit-are 1 dhe 31 në kufirin Kosovë-Serbi. Operacionin e sotëm që po zhvillohet në veri të Kosovës e konfirmon për DW, zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti. “Ky është një operacion kontrolli në disa lokacione, që ka fil-luar policia e misionit EULEX, KFOR-i, së bashku me policinë e Kosovës në fshatin Zupiç, në komunën e Zubin Potokut. Deri tani nuk kemi informacion për ndonjë person të arrestuar, ndërsa si kundër reagim kemi tubime të ban-orëve lokalë serbë të Zubin Potokutë, të cilët kanë bllokuar rrugën magjistrale Mitrovicë-Zubin-Potok dhe po ashtu rrugët anësore, që lidhin fshatrat e Zubin Potokut me ato të komunës së Mitrovicës. “Aksioni ende po vazhdon”, thotë zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti. Zyrtarët e misionit EULEX dhe ata të policisë së Kosovës më herët patën deklaruar se ata kanë identifikuar personat që shkaktuan dhunë më datën 25 korrik në veri të Kosovës, ku për pasojë një polic kosovar, Enver Zymberi, mbeti i vrarë.

Shumica e ambasadorëve të vendeve anëtare të KS të OKB-së nënvi-zuan se gjendja në tremujorin e

fundit në Kosovë ishte e qetë deri më 25 korrik. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të bllokuar mallrat serbe, për shkak të bllokimit të mallrave kosovare nga Serbia dhe dërgimit të njësisë speciale për të vendosur ren-din dhe ligjin edhe në veri të vendit, në dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë filluan incidente. Kjo rezultoi me vrasjen e një polici dhe me dëme të konsiderueshme materiale.

Ftesat për heqje dorë nga dhuna dhe për dialog.Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i ka bërë thirrje palëve që të përmbahen nga aktet e dhunës dhe të kthehen në tavolinën e bisedimeve. Ndërsa zëvendësshefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, tha se “retorika e Beogradit dhe Prishtinës e kohëve të fundit nuk i kontribuon qetësimit të gjendjes”. Am-basadori gjerman Peter Wittig theksoi se problemi më i madh në Kosovë ka të bëjë me kriminalitetin e organizuar. Ai kërkoi që gjendja me strukturat paralele në veri të trajtohet edhe në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, duke shtuar se pavarësia e Kosovës nuk mund të kon-testohet. “Gjermania do të vazhdojë me promovimin e perspektivës europiane të Kosovës, ndërsa qëllimi i saj është paqja dhe stabiliteti në mbarë rajonin”, thek-soi ambasadori gjerman. Zëvendësmin-istrja e Jashtme amerikane Rosmari di Karlo tha se: “Kosova ka të drejtë të shtrijë sundimin në tërë territorin”. Ajo kërkoi heqjen e strukturave paralele serbe dhe largimin e forcave policore serbe nga Kosova. Përfaqësuesi britanik dhe ai francez kërkuan nga palët të jenë konstruktive dhe t’i kthehen dialogut. Ndërsa ambasadori rus, Vitalij Çurkin, dënoi ndërhyrjen e policisë kosovare në veri të Kosovës, duke shtuar se vendi i tij e mbështet plotësisht integritetin territorial të Serbisë.

refuzohet kërkesa ruse.KS i OKB-së refuzoi kërkesën e Rusisë që me një deklaratë presiden-ciale të dënohet ndërhyrja e policisë kosovare në veri të Kosovës. Kundër këtij propozimi ishin ambasadorët e vendeve perëndimore, të cilët bllokuan iniciativën ruse. Në këtë takim, ishin edhe ministrat e Jashtëm të Kosovës

Në Nju Jork u zhvillua seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Ministri i jashtëM kosovar, EnvEr hoxhaj, DEbaton ashpër ME hoMologun E tij sErb jErEMiç

dhe Serbisë, Enver Hoxhaj dhe Vuk Jeremiç. Ministri i Jashtëm kosovar fa-jësoi Serbinë për ndërprerjen në verë të dialogut për çështjet teknike. Beogradi ishte ai që ka bojkotuar takimet e para-shikuara të zhvillohen në verë dhe nuk ka pranuar vulat e Kosovës dhe e ka de-tyruar qeverinë e Kosovës të ndërmarrë masat e reciprocitetit ndaj mallrave të Serbisë. Si pasojë, erdhi vendimi për

dërgimin e njësisë speciale policore në veri të Kosovës.

Forcat serbe përdorën armët. “Ne dërguam këto forca në kufijtë e ver-iut jo për t’i trazuar qytetarët apo për t’i sulmuar ata, por për të përforcuar masat e reciprocitetit në tregti, pasi që më parë dështuan të gjitha përpjekjet për të nego-ciuar çështjen”, nënvizoi Hoxhaj duke e

quajtur këtë si sfidën më të madhe për paqen në Ballkan në vitet e fundit. Sipas tij, strukturat ilegale serbe kanë përdorur eksplozivë, armë automatike dhe sna-jperë kundër policisë kosovare, policisë së EULEX-it dhe KFOR-it. Një polic i Kosovës u vra nga këta ekstremistë dhe kriminelë, të cilët financohen nga Beogradi dhe aktivitetet kontrabandë. Status quoja dhe vazhdimi i konflikteve

nuk janë aspak të pranueshme. Nuk ka më kthim në situatën para 25 korrikut. “Pas 12 vitesh ka ardhur koha që Serbia të shpërbëjë strukturat paralele dhe të kuptojë se duhet të vendosë raporte me një shtet të ri, si shtet partner dhe fqinj”, theksoi Hoxhaj duke shtuar se policia e Kosovës nuk ka përdorur dhunë. “Ka qenë qeveria e Serbisë ajo që ka kryer akte dhune përbrenda territorit të Kos-ovës”, theksoi ai.Zhvillimet pozitive në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, foli edhe për gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Ai tha se: “Kosova është sot një shtet funksional shumetnik dhe me më shumë stabilitet politik në Ball-kan”. Përparime janë shënuar sipas tij edhe në aspektin ekonomik, sundimin e ligjit dhe lëmi të tjera. Kosova tani pret edhe fillimin e procesit të liberal-izimit të vizave. Përsa i përket pozitës diplomatike në botën e jashtme, ai tha se Kosovën e kanë njohur ndërkohë edhe disa vende të tjera si Andora, Republika Qendrore Afrikane, Nige-ria, Guinea Konakri, Benini dhe Shën Luçia. Hoxhaj tha se Kosova është dhe do të jetë vend i lirë për të gjithë kosovarët, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare.

Sekretari i përgjith-shëm i OKB-së, Ban Ki Moon, në raportin e tij tha se gjendja në tremujorin e fundit ishte e qetë, deri në mesin e korrikut, por trazirat në veri të Kosovës filluan vetëm dhjetë ditë më vonë

Kuper në Prishtinë në prag të raundit të ri të bisedimeve Prishtinë-Beograd

bIsEDIMET

Raundi i ri i bisedimeve mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës për çështjet teknike duhet

të zhvillohet më 2 shtator në Bruksel. Për këtë qëllim ndërmjetësi i BE-së, Robert Kuper, po qëndron në rajon. Përfaqësuesi i baroneshës, Kethrin Eshton në bisedimet Kosovë - Serbi, Robert Kuper, ka qëndruar sot në Prishtinë dhe është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Kuper, pas takimit, është larguar pa dhënë ndonjë deklaratë. Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, tha se krerët e qeverisë së Kosovës zhvilluan një takim konsultativ me Robert Kuperin, para vazhdimit të bisedimeve me Serbinë, në fillim të shtatorit. Ky është një takim konsultativ që sot ka zhvilluar me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. “Gjithashtu, është një takim parapërgatitor”, do të thosha, “për dialogun që do të zhvil-lohet më 2 shtator”. Natyrisht, që aty do të shprehen qëndrimet e Kosovës dhe me siguri që do të ketë harmonizim të qëndrimeve edhe me përfaqësuesin e BE-së”, deklaroi Kuçi. Këto komente zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, i bëri pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të pagjetur të luftës, që u mbajt në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 30 Gushtit, ditës ndërkombëtare të të zhdukurve. Fati i këtyre personave pritet të jetë një nga temat e radhës në bisedimet Ko-sovë – Serbi. Bisedimet e radhës do të zhvillohen pas trazirave të fundit në veri të Kosovës, ku pati edhe një polic të vdekur si dhe dëme të konsiderueshme materiale. Situata është ende e tendosur, ndërkohë që edhe takimi i radhës nuk do të jetë në një atmosferë të qetë si më parë. Pala kosovare ka deklaruar disa herë gjatë trazirave dhe bllokimit të rrugëve prej serbëve se do të shqyrtojë madje

edhe mundësinë e bojkotimit të takimeve me përfaqësuesin serb, Borisllav Stefanoviç, për shkak të futjes së tij ilegale në territorin e Kosovës. Megjithatë, bisedimet do të zhvil-lohen sipas të gjitha gjasave, në përbërje të njëjta sikur deri tani: Edita Tahiri kryeson delegacionin nga Prishtina, ndërsa Stefanoviç atë nga Beogradi. Ky i fundit pas takimit ditën e hënë në Beograd me të ngarkuarin e BE-së në këto bisedime, Robert Kuper, deklaroi se në raundin e ardhshëm

të bisedimeve nuk do të flitet për institu-cionet serbe në veri të Kosovës. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, gjatë vizitës së saj të fundit në Beograd ka kërkuar nga Beogradi që të ndërpresë financimin e institucioneve paralele. Stefanoviç tha se për këto institucione nuk mund të flitet, sepse ato janë sipas tij, të ligjshme dhe kushtetuese. Sidoqoftë, temat e takimit të ardhshëm do të jenë kadastrat, vulat në dogana dhe telekomunikacioni. Gjithashtu, është e mundur që të hapet edhe çështja e furnizimit me energji elektrike, theksoi

Stefanoviç. Përsa i përket vulave që përdoren në dogana, pala serbe shpreson se zgjidhja do të jetë në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, që do të thotë se në vula nuk duhet të përdoret titulli Republika e Kosovës apo ndonjë simbol i shtetit të pavarur. Stefanoviç tha se bisedimet me Kuperin ishin shumë konstruktive, duke shtuar se tani varet nga qëndrimet e Prishtinës, nëse raundi i ri do të mbahet më 2 shtator. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Prishtina është në një pozitë më të mirë përsa i përket bisedimeve të ardhshme, prandaj nuk ka asnjë shkak pse të refuzojë pjesëmarrjen. Në parlamentin e Kosovës ai u shpreh se: “Tani është demaskuar deri në fund ideja e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Uashingtoni dhe Bruk-seli e kanë mbështetur integritetin territorial të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.

Misioni

aksion i EULEX-it, KFOrit dhe policisë së Kosovës në veri të vendit

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 20118 reportazh

Mëngjesi i ditës së fundit të gushtit 2011 komandantin dhe stafin e tij i ka zënë në Pezë të Vogël buzëmbrëmja do ti zërë në Sinanaj, Bigas, Mezhgoran, Elbasan, Gjegjan, Pukë, Poliçan, Gramsh, Martanesh Macukull dhe Voskopjë

Batalioni i transportitKarvanarët e kohëve moderne

nga: bEjDo Malo

Mëngjesin e fillojnë duke ud-hëtuar. Dreka i zë duke ud-hëtuar. Në darkë përsëri në udhëtim. Por edhe natën e

kalojnë në udhëtim. Nga 100, rrallë takon që 100 të mos jenë në udhëtim. Kjo për faktin se po të mos ishin në udhëtim nuk do të plotësonin dot 990 mijë kilometra rrugëtim. Kur e pyesim komandantin e Batalionit të Transportit nënkolonel Riza Sheqerukaj se, ky rrugëtim ku do të mbër-rijë në fund të vitit ai thotë se:”Vështirë ta them një 1,5 milion kilometra apo 2 mil-ionë. Sapo mbaron një detyrë e vështirë ne nisim një tjetër detyrë. Kilometrazhin e kemi gjithmonë në xhiro rrotullim. 100 drejtuesit e makinave të rënda për çdo ditë kanë nga një plan të ri dhe një rrugëtim të ri.” Mëngjesi i ditës së fundit të gushtit 2011 komandantin dhe stafin e tij i ka zënë në Pezë të Vogël buzëmbrëmja do ti zërë në Sinanaj, Bigas, Mezhgoran, Elbasan, Gjegjan, Pukë, Poliçan, Gramsh, Mar-tanesh Macukull dhe Voskopjë. Ata e kanë në pëllëmbë të dorës tërë Shqipërinë gjatë 24 orëve. Janë reparti më i specializuar që dinë të lexojnë më mirë se sa pëllëmbën e dorës së tyre rrugët e Shqipërisë. I kam takuar 100 herë këta njerëz dhe 100 herë më janë dukur të ndryshëm. Shpirti i tyre ndryshon sipas konfiguracionit të rrugëve që ata përshkruajnë. Këta fjalë butë dhe me duar të ashpërta më të mprehur në jetën e tyre kanë veshët për të dalluar zhurmat e padëshiruara të motorit të makinës që drejtojnë dhe sytë që duhet ti bëjnë katër. Gjysmën e drejtimit të maki-nerive të rënda duhet ta bëjnë në rrugë të paasfaltuara dhe në gryka lumenjsh dhe qafa malesh. Kjo ka prodhuar solidarite-tin. Ata më të rëndësishëm se veten e tyre kanë shokun e tyre që udhëton 35 metra para tyre dhe atë që udhëton 35 metra pas tyre sipas rregullit të rejsit. Këta karvanarë të kohëve moderne kanë botën e tyre te komunikimit dhe te reciprocitetit. Ajo është e lidhur ngushtësisht më punën e tyre. Këtë filozofi e kupton më lehtë kur takon rreshterin Besnik Nuhellari. Ky kuksian ka 42 vjet që ka veshur uniformën ushtarake dhe mund të quhet pa frikë ikona e mekanikës ushtarake të Forcave të Armatosura. Ai ka hyrë në postbllokun

e kësaj kazerme në vitin 1979 dhe e përsërit këtë ritual edhe në vitin 2011. Trupakët me një cigare në dorë ai e përm-bledh në 10 fjalë tërë jetën e tij. E di për-mendësh atë që duhet të bëj dhe kam pirë më shumë benzinë dhe naftë se sa ujë në jetën time. Si xhenerik ai ka operuar me qindra herë këto makineri të rënda dhe kur shumë “doktorë” të kësaj fushe nuk kanë dhënë shpresë. Besniku i ka mbetur besnik jo vetëm uniformës por dhe pa-fundësisë së sekreteve të profesionit të tij. Askush më mirë se sa ai nuk i njeh këto

makineri. Ai të jep targën dhe kur makina ndodhet një kilometër larg. Këtë zbulim ai e bën vetëm nga mënyra e rrahjes së valvulave dhe punës së agregateve të motorit. Çekiçi i veshëve të brendshëm të tij është i njëjësuar me zhurmën e këtyre motorëve. Nënkolonel Pëllumb Cani e çmon shumë punën e Besnikut dhe të tërë mekanikëve të batalionit. Ata janë mjekët, infermierët dhe duarartët e këtyre maki-nave. Përgjegjësia e madhe është një dhe ne jemi pjesë e saj ndaj dhe kemi realizuar rreth 20 mijë udhëtime në këto 9 muaj.

Këta karvanarë të kohëve moderne kanë botën e tyre te komunikimit dhe te reciprocitetit. Ajo është e lidhur ngushtësisht më punën e tyre. Këtë filozofi e kupton më lehtë kur takon rresh-terin Besnik Nuhellari. Ky kuksian ka 42 vjet që ka veshur uniformën ushtarake dhe mund të quhet pa frikë ikona e mekanikës ushtarake të Forcave të Armatosura

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 99reportazh

Batalioni i transportit

Tavolina e “kuvendit” të komandant Rizait është në grykën e ofiçinës së Bata-lionit. Një gjysmë ore kuvend i përditshëm mban brenda tërë rrugëtimin e 100 autom-jeteve. Specialisti i teknikës kapiten Kevis Xhepa oficer i gjeneratës së re të tregon detaje dhe ndodhi nga jeta e këtyre rrugëtarëve. Ai thotë se këta tërë stafi i ushtarakëve që vë në lëvizje këto makina dhe që ka kryer detyra shumë të vështira në kushte terreni dhe moti në këto 9 muaj kanë transportuar mbi 13 mijë tonë muni-cione dhe llogaritet thjesht se sa mund, djersë, sakrificë dhe përkushtim kërkon ky volum i madh pune. Të duket sikur këta burra mbajnë male mbi supe dhe nuk mund të kuptohen pa udhëtimet e tyre. Nëse do të flasësh me ta fjala e tretë shkon atje ku atyre u “dhëmb” dhëmbi. Si mund ti bihet më shkurt dhe pa shumë telashe për të shkuar në Mezhgoran, për të shkuar në Macukull, në Burrel apo në Gjegjan të Pukës. Nëse i shton dhe rrezikun që ka transporti i këtij municioni atëherë arrin në përfundimin se këta ushtarakë janë njerëz të një “bote” tjetër. Është bukur ti shikosh ata në njëshkolonë me makina të ndezura me nga një cigare në dorë dhe se si në harkun e dy minutave shkëmbejnë të mirat dhe të këqijat e ditës që shkoi dhe dy fjalë për atë që i prêt në rrugëtimin e radhës. Janë burra që fatin e jetës së tyre e kanë lidhur me uniformën e blertë dhe me profesionin e shoferit. Por shumë punë të vështira në këtë batalion kryhen nga oficere që karrierën e tyre e kanë filluar nga “vija e pare” e frontit. Logjistika në gjuhën e përditshme quhet dhe vija e parë e frontit në shumë manuale ushtarake. Emanuela Hasa është një prej këtyre ofi-cerëve që duhet të përballet me një volum të madh pune. Aty mes këtij “mali” bur-rash kjo oficere duhet që të zgjidhë shumë e shumë probleme të përditshme. Edhe pse këto probleme nuk mbarojnë asn-jëherë përgjigjen e ka shumë domethë-nëse. Ditë e re, dritë e re. Ajo, Emanuela Bregasi dhe Eleonora Metolli kanë krijuar fizionominë e tyre në autoritetin e këtij batalioni. Këto togere janë sfidante të mbi 300 burrave. Në pesë vjetët e karrierës së tyre ato kanë dëshmuar se shumë punë e detyra luftarake dhe detyra të emergjen-cave nuk mund ti menaxhojë më mirë se sa ato. Drejtuesit e katër kompanive të transportit kapitenët Adriatik Breçani, Geret Kamberaj, Arshin Kajka dhe Daniel Haka të cilët konsiderohen si vertebrat e funksionimit të këtij reparti të vështirësisë së lartë kanë mënyrën e tyre shumë njerë-zore të komunikimit me rejstarët. Ata e bëjnë rikonjicionin me shumë përgjegjësi dhe kanë shumë e shumë kohë që i kanë harruar ngjarjet e jashtëzakonshme. Ku-jdesen për detajet dhe respektojnë person-alitetin e vartësve të tyre. I kanë bashkëpu-nëtorë sa herë që ua kërkon detyra dhe e respektojnë hierarkinë atëherë kur duhet të zgjidhen probleme të komplikuara. Mjetet e katër kompanive janë të sigurta dhe të afta që të mbulojnë çdo operacion transporti në Forcat e Armatosura. Këtë e

kanë dëshmuar në operacionin më mad-hor të Forcave të Armatosura atë të grum-bullimit e transportimit dhe asgjësimit të municioneve të tepërta në depot e ush-trisë. Një operacion që pothuajse pjesën e luanit e kanë mbajtur këta burra mbi supe. Punën e tyre e ka vlerësuar shumë e shumë herë dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami por dhe të huajat që monitorojnë këtë operacion të vështirë. Një tjetër anë e medaljes së meritave të tyre janë dhe operacionet e emergjencës. Ata kanë mbërritur atje ku i ka kërkuar emergjenca civile sa hap e mbyll sytë duke privuar dhe shumë të drejta personale. Kanë shpë-tuar jetë, prona dhe pasuri dhe këtë punë e bëjnë më së miri sa herë që u kërkohet. Këta mekanizatorë shoferë dhe oficerë drejtues të specialitetit të transportit kanë që kanë mëtuar eksperiencën e tyre kilo-metër për kilometër nëpër rrugët nacio-nale dhe rurale të Shqipërisë. Zakonisht çdo mëngjes dalin nga postblloku i Pezë-Helëmësit 60-70 makina sepse pjesa tjetër ndodhet në rrugëtim. Ka dhe muaj që duhet të dalin të 100 automjetet në punë. Këta katër kapitenë janë dhe përgjegjësit për mbarëvajtjen e udhëtimeve për sig-urinë rrugore për sigurinë e ngarkesave dhe gjithmonë duhet të jenë në krye të karvanëve. Kapitenët janë topografë, har-tografë, disenjatorë por dhe piktorë të re-lievit shqiptar. Ata i prekin si dielli si retë si shiu si bora rrugët e Shqipërisë malet e saj përshkruajnë rrugë pyjore dhe përbal-lojnë kapriçot e motit të lumenjve dhe të makinave që drejtojnë. Së fundmi këta karvanarë duhet të shkojnë në çdo komunë dhe bashki të Shqipërisë. Ata do të zba-tojnë detyrën e radhës në favor të Institutit të Statistikave. Gjithmonë detyrës i kanë ndenjur në kokë dhe në raste emergjencash dhe detyrimesh shtetërore ata mobilizohen dy herë më shumë. Sekreti i tyre është shkëmbimi i eksperiencës dhe përvojës. Nënkolonel Rizai është për vete një rrugëtar i përjetshëm. Ai vihet shpesh në krye të këtyre karvanëve dhe kujdeset sidomos që puna të ketë mbarëvajtje atje ku municioni do të ngarkohet në tunele të vështira kur municioni është i vjetër dhe rrugët janë malore të pa asfaltuara. Tërë shtabi i batalionit mbulon nga një au-tokolonë sipas drejtimit të punës. Nëse komandanti është në Jug në Veri do të shkojë zëvendësi i tij. Pez-Helëmësi thotë Mirfilda Kamberaj kapitenia e marrëd-hënieve me publikun është një vend me shumë histori. Kjo luginë ku është dislo-kimi i përhershëm i këtij batalioni dhe ky përrua i veshur më këtë pyll të përjetshëm e ka binjakëzuar historinë e tij me këtë batalion. I thonë mbi 85 vjet bashkëjetesë midis tyre. Ajo të flet për punën e dhjetëra pasardhësve të komandantëve dhe ofi-cerëve të efektivit aktual. Është një traditë prej tetë dekadash që kalon si stafetë nga njeri brez në tjetrin. Ka ditarë të viteve pesëdhjetë, komunikata të viteve gjashtëd-hjetë, urdhra dite të viteve shtatëdhjetë e shumë e shumë sekrete të tjera nga jeta dhe puna e këtyre ushtarakëve ndër vite.

Drejtuesit e katër kompanive të transportit kapitenët Adriatik Breçani, Geret Kamberaj, Arshin Kajka dhe Daniel Haka të cilët kon-siderohen si vertebrat e funksionimit të këtij reparti të vështirësisë së lartë kanë mënyrën e tyre shumë njerëzore të komunikimit me rejstarët. Ata e bëjnë rikonjicionin me shumë përgjegjësi dhe kanë shumë e shumë kohë që i kanë harruar ngjarjet e jashtëzakonshme

” Kapitenët janë topografë, hartografë, disenjatorë por dhe piktorë të relievit shqiptar. Ata i prekin si dielli si retë si shiu si bora rrugët e Shqipërisë malet e saj përshkruajnë rrugë pyjore dhe përballojnë kapriçot e motit të lumenjve dhe të makinave që drejtojnë. Së fundmi këta karvanarë duhet të shkojnë në çdo komunë dhe bashki të Shqipërisë

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 201110 forcat detare

Periudha maj-shtator 1961 shërbeu për përgatitjen e programeve, ku punuan kuadrot më me përvojë që kishin mbaruar shkolla e Akademi në ish BS, të cilët do të ishin edhe pedagogët e parë të kësaj shkolle

Pas viteve ’90 kur tashmë vendi ynë është hapur me botën, kuadrot e dala nga

Akademia Detare janë prezantuar të aftë, të zotë profesionalisht në një nivel me kolegët e tyre të flotave të Perëndimit. Kjo është manifestuar në dhjetëra stërvitje të përbashkëta të Flotës Shqiptare me anijet luftarake italiane, greke e amerikane.

Më 4 Shtator 1961 në Vlorë, (pikërisht ku e pati parashikuar dijetari i shquar Sami Frashëri “Shkolla e anijerisë duhet të jetë më pranë detit, ku të jenë edhe anijet e luftës, në Durrës, e në Ujët e Ftohtë, afër Vlorës” – vepra, fq.108) u hap për herë të parë në historinë e ven-dit tonë Shkolla e Lartë e Marinës, e cila fillimisht u quajt Shkolla e Oficerëve të Flotës Luftarake De-tare, sot Akademia Detare.

Krijimi i shkollës së detarisë ishte domosdoshmëri, pasi tashmë vendi ynë kishte në përbërje të Flotës Luftarake dhjetëra anije luftarake, ishte fuqizuar Flota Tregtare dhe ajo e Peshkimit, për drejtimin e të cilave kërkohej parasëgjithash kompletimi me kuadro të afta detare.

Para çlirimit, duke mos pa-sur shkolla detarie përgatitja e kuadrove është bërë jashtë atdheut, si në Itali, Turqi, etj. Pas çlirimit, në fillim kuadrot u dërguan në ish-Jugosllavi e më pas në shkol-lat e larta detare të ish-Bashkimit Sovjetik. Por në vitin 1960, mar-rëdhëniet shtetërore midis Shq-ipërisë e BS u acaruan si rezultat i mosmarrëveshjeve politike midis udhëheqjeve respektive të asaj kohe. Mbi këtë bazë, në maj 1961, BS ndërpret marrëdhëniet diplo-matike me Shqipërinë dhe çdo lloj ndihme ekonomike, përfshi këtu edhe të drejtat e studimit për stu-dentët shqiptarë që studionin në shkollat e larta civile e ushtarake të BS. Kështu, studentët që studionin në shkollat e larta detare të Bakus, Sevastopulit, Petërburgut, Rigës u kthyen në atdhe pa mbaruar studi-met. Në këto kushte, kur tashmë, siç e theksuam Flota Luftarake, Flo-ta Tregtare dhe e Peshkimit kishin një numër të konsiderueshëm anijesh, kur kishte filluar ndërtimi i anijeve në vend, qeveria e asaj kohe mori vendimin që të hapej Shkolla e Lartë e Marinës në Vlorë.Periudha përgatitore...

Periudha maj-shtator 1961 shër-beu për përgatitjen e programeve, ku punuan kuadrot më me përvojë që kishin mbaruar shkolla e Aka-demi në ish BS, të cilët do të ishin

edhe pedagogët e parë të kësaj shkolle. Kështu vlen të përmend-et puna e palodhur e pedagogëve të lundrimit detar Petrit Hysi, Mi-hallaq Milkani, Aleko Stoli, peda-gogëve të armëve të nënujshme Qemal Hysi, Tetem Mahmutaj; artilerisë Bedri Hankollari, elek-tromekanikës e teorisë së anijes Tahir Hoxha, Llukan Shyti, të radiondërlidhjes e r/llakacionit Et’hem Shkëmbi e Petrit Cukalla, etj., grupe që udhëhiqeshin nga shefi i degës mësimore Shaqir Kapexhiu i cili kryente edhe de-tyrën e komandantit të shkollës deri në vitin 1964 kur në këtë detyrë emërohet kuadri me për-vojë me dy akademi detare Azis Hasa, i cili qëndroi në këtë detyrë deri në daljen në pension duke dhënë një kontribut të çmuar në përgatitjen e kuadrove të marinës detare.

Ndërsa për lëndët e kulturës së përgjithshme Matematikë, Fizikë, Kimi, Elektronikë, Me-

kanikë Teorike, gjuhët e huaja: anglisht, rusisht, ekonomi politike e filozofi u bazuan në programet e Universitetit të Tiranës. Me këto programe punoi pedagogu Astrit Isarai. Në saj të kësaj pune u bë e mundur që gjithçka të ishte gati për fillimin e procesit mësimor.

Kështu, më 4 shtator 1961 çelet Shkolla e Lartë e Marinës, datë e cila tashmë njihet si data e krijimit të Akademisë Detare.Nga akademia Detare janë diplomuar mbi 1200 kuadro

Studentët e parë ishin ata që nuk arritën të mbaronin studimet në ish BS, të ndarë në tre kurse, përkatësisht 18 studentë në vitin I-rë, 37 në vitin e dytë dhe 15 në vitin e tretë (sipas viteve ku kishin ndërprerë studimet jashtë).

Në shtator të vitit 1962 fillon përgatitja e kuadrove direkt nga shkollat e mesme të vendit, grupi i parë 24 vetë e kështu në vazhdim deri më sot kur u mbushën 45 vjet nga hapja e saj.

Gjatë këtyre viteve u bënë përpjekje për modernizimin e programeve, përsosjes së kabi-neteve, laboratorëve, literaturës së nevojshme, etj; u plotësuan të gjitha kushtet për përgatitjen e studentëve sipas standarteve të kohës.

Nga Shkolla e Lartë e Marinës (Akademia Detare) janë diplomuar mbi 1200 kuadro me një mesatare vjetore 25 studentë në vit, duke plotësuar më së miri nevojat për kuadro, jo vetëm për Flotën Luf-tarake Detare, por edhe për Flotën Tregtare e të Peshkimit. Kuadro e dala nga Akademia Detare kanë qenë dhe janë shtylla vertebrale e detarisë shqiptare, mjeshtër të artit të lundrimit, të përdorimit taktik të armëve e mjeteve teknike të anijeve luftarake. Aftësitë lundruese e drej-tuese janë manifestuar më së miri në drejtimin e anijeve luftarake e tregtare. Në krye të reparteve e nënreparteve të Flotës Luftarake Detare janë pikërisht kuadrot që kanë mbaruar këtë Akademi Detare. Gjithashtu ata që ishin kontingjent i Ministrisë së Trans-porteve kanë drejtuar me sukses anijet Transoqeanike “Vlora”, “Tirana”, “Arbëria”, “Shkodra” me tonazh 12-16 mijë ton, në lundrime të gjata deri në Kinën e largët e Amerikën Latine, duke treguar nivele ndërkombëtare.

Kuadrot e dala nga kjo akademi do t’i gjesh në drejtimin e kapita-nerisë së porteve Durrës, Vlorë, Shëngjin e Sarandë duke drejtuar me kompetencë e profesional-izëm. Pra, si në drejtim të zbatimit të detyrave të mbrojtjes së vendit, ashtu edhe në transportin detar e të peshkimit roli i kuadrove që kanë mbaruar Akademinë Detare meriton respektin e duhur.

Pas viteve ’90 kur tashmë vendi ynë është hapur me botën, kuadrot e dala nga Akademia Detare janë prezantuar të aftë, të zotët profe-sionalisht në një nivel me kolegët e tyre të flotave të Perëndimit. Kjo është manifestuar në dhjetëra stërvitje të përbashkëta të Flotës Shqiptare me anijet luftarake ital-iane, greke e amerikane. Tashmë në kushtet e ekonomisë së tregut e të hapjes me botën flota tregtare, e peshkimit kanë marrë një zhvillim akoma më të madh; janë krijuar kushte për zhvillimin e turizmit detar. Ndaj i takon Akademisë Detare të perfeksionojë më tej programet për të çuar më përpara traditën tona detare, që kjo traditë e bukur e krijuar gjatë këtyre 50 viteve të ekzistencës së saj të mos venitet kurrë, por të shkojë drejt përsosjes së mëtejshme.

*Ish student i Akademisë Detare i vitit 1962.

nga sElMan raMa*

Më 4 shTaTor, 50-vjETorI I akaDEMIsë DETarE

Akademia Detare, shtylla vertebrale e detarisë shqiptare

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 11academicUs

Ndërtimi i partneritetet në

operacionet e paqes

nga kasEM saliasi

Ndryshimet e pas Luftës së Ftohtë kanë çuar në daljen e një shumëllojsh-

mërie të menaxhimit të krizës institucionale. Në plan të parë është fakti se aktorët duhet të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin si asnjëherë tjetër më parë. Megjithatë, marrëdhëniet ndër-institucionale nuk kanë çuar në krijimin e një arkitekture të administrimit të krizave apo ndër-mbyllje të sistemit. Janë disa arsye pse ndërtimi i part-neriteteve është dhe do të mbetet i vështirë. Së pari, organizatat rajonale janë mjaft heterogjene në mandatin e tyre, nga forma institucionale, burimet, pushteti politik dhe nivelin e zhvillimit, si aktorë të administrimit të një krize. Së dyti, marrëdhëniet ndër-institucionale janë karak-terizuar nga bashkëpunimi aq sa më shumë edhe nga konkurrenca midis organizatave të cilat duhet që përherë të demonstrojnë rëndësinë e tyre. Së treti, disa partneritete janë reflektime të një ndasie Veri-Jug që e karak-terizojnë sistemin ndërkombëtar dhe për këtë arsye del në pah politizimi i marrëdhënieve ndër-institucionale. Së katërti, në qoftë se bashkëpunimi ndër-institucio-nal dhe shpërndarja e ngarkesës është zhvilluar pjesërisht në bazë të avantazheve krahasuese të shfaqura nga çdo organizatë, fakti është se gati të gjitha in-stitucionet e aspirojnë për të përqafuar një spektër të tërë të aktiviteteve të administrimit të krizave, me pak perspektivë për daljen e një sistemi të bazuar në kompetencat e ndërprerjeve të ndryshme. Përfundimisht, edhe pse partneritetet janë nxitur zyr-tarisht nga të gjitha institucionet, koordinimi i brendshëm dhe koherenca janë për secilin detyra më e rëndësishme sesa ndërtimi i lidhjeve ndër-institucionale. Një konsensus duket se ekziston mbi nevojën për të trajtuar konfliktet bashkëkohore brenda shtetit nëpërmjet një shumëllojshmërie aktorësh të cilët shfaqin avan-tazhe krahasuese dhe nivele të ndryshme të ekspertizës. Për Kombet e Bashkuara, si dhe për organizatat rajonale të cilat, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, kanë dalë si aktorë të administrimit të krizave, bash-këpunimi do të vazhdojë të jetë rruga e së ardhmes. Si OKB dhe BE kanë drejtuar operacione të njëkohshme në Afrikë (Repub-lika Demokratike e Kongos, Çad) dhe Kosovë. Nëpërmjet tyre ato kanë institucionalizuar kryesisht bashkëpunimin midis tyre. OKB-ja nga ana e saj, mori përsipër operacionet e vendosura fillim-isht nga ana e Bashkimit Afrikan në Afrikën Perëndimore dhe në Burundi. Të dyja këto institu-cione krijuan një hibrid, misionin e OKB-BA (Bashkimi Afrikan) në Darfur. BE-ja është duke ndihmuar në ndërtimin e BA-së

kryesisht me forca dhe financa operacionet BA, BE, OSBE dhe NATO-s për një kohë kanë ndarë barrën e menaxhimit të sigurisë në Ballkan. Siç është krijuar Depar-tamenti i Operacioneve Paqerua-jtëse të OKB-së (DPKO), për të “përforcuar ndërveprimin me partnerët kryesorë duke mundë-suar rritjen e bashkëpunimit për sigurinë dhe ruajtjen e paqes globale. Në të njëjtën kohë, insti-tucionet mund të bashkëpunojnë për arsye të formësimit të vlerave të institucioneve të tyre, mbi ba-zën e normave dhe të kulturës, ato krijojnë tendencën e tyre dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me organizatat e tjera, sidomos kur këto organizata kanë qëllime të ngjashme. Bashkëpunimi midis tyre njëkohësisht mund të pasqy-rojë një konceptim të caktuar në fushën e veprimit ndërkombëtar. Për shembull, OKB dhe BE janë prezantuar si “partnerë natyror, të bashkuar nga vlerat kryesore të paraqitura që në vitin 1945 në Kartën e Kombeve të Bashkuara

dhe në vitin 1948 në Deklaratën Universale për të Drejtat e Nje-riut”. Të dyja këto institucione bashkëpunojnë për shkak se ato ndajnë vlera të caktuara, të tilla si besimi në virtytet e të drejtës ndërkombëtare dhe shumë-ansh-mëria, një preferencë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve si dhe në veprime tepër të matura në lidhje me përdorimin e forcës. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë konvergjenca është pjesë e dis-kursit zyrtar mbi natyrën e part-neritetit. Në praktikë, partneriteti është zhvilluar midis aktorëve të sigurisë gjatë dekadës së fundit. Bashkëpunimi OKB-BE është ndoshta bashkëpunimi më i in-stitucionalizuar, të shprehur në dy deklarata të përbashkëta për menaxhimin e krizave (2003 dhe 2007), në krijimin e një Komiteti të Përbashkët Drejtues, “rregulla-për-tavolinë” mbi bazën e tav-

olinës së dialogut dhe të disa përvojave në fushën e bash-këpunimit (në veçanti, në Ballkan dhe Afrikë). OKB-ja ka krijuar bashkëpunim edhe me Bashkimin Afrikan, përmes ndërtimit të ka-paciteteve, ndihmës teknike dhe asaj financiare. Departamenti i OKB-së për operacionet paqerua-jtëse dhe të Departamentit për Çështje Politike, po ndihmojnë Departamentin Operacional të Bashkimit Afrikan në mbështetje të paqes në fushën e planifikimit, menaxhimit të logjistikës dhe të burimeve njerëzore. Mbështetje direkt gjithashtu është dhënë, në operacionin e BA në veçanti në Somali, dhe nëpërmjet op-eracionit të OKB-BA “Hibrid” në Darfur, që mori përsipër misionin e BA në 2008. Organizatat e ash-tuquajtura rajonale kanë nisur edhe partneritete që të tërheqin në aftësitë e tyre përkatëse dhe të mandateve, si dhe të kontribuojnë në krijimin e një sistemit të me-naxhimit të krizës botërore. BE, NATO dhe BA janë të gjithë të angazhuar në një lloj partneriteti, me grada të ndryshme të insti-tucionalizimit rezultativ. Në të vërtetë, duke marrë parasysh qël-limin e administrimit të krizave tashmë ka ardhur koha që OKB, nën përgjegjësinë e saj t’jua ndajë barrën e saj sa, partneriteteve ndër-institucional, po aq edhe atij qendror. Edhe pse, krijimi i part-neriteteve midis institucioneve ndërkombëtare po përballet me vështirësi të rëndësishme poli-tike dhe teknike nuk ka gjasa për ndërprerje në perspektivë.Pse bashkëpunojë institucionet?

Bashkëpunimi ndërmjet insti-tucioneve bëhet kryesisht për motive interesash. Bashkëpunimi redukton kostot e transaksionit, por ofron qasje në informacion, ekspertizë, financa ose materiale sa institucionet janë të gatshëm për ti dalluar. Bashkëpunimi ndër-institucional mund tu lejoj atyre për transferimin e legjit-imitetit në mes të një institucioni dhe legjitimimin e një organizate e cila legjitimitetin e veprimit nuk e ka të prodhuar nga brenda. Ky proces legjitimimi mund të vijë nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u jep të dyja ligjshmërisë dhe legjitimit-etit të një operacioni paqeruajtës (paqeje), apo thjesht nga natyra shumë-organizative që ka një operacion. Për më tepër, partner-itetet mund të jetë një mënyrë për të fituar shikimin ose ndikimin brenda institucionit partner ose

më gjerësisht për të përmirësuar pozitën e vet (rritjen e besuesh-mërisë). Për BE, partneriteti me OKB-në apo me NATO-n është një mjet për të ndërtuar deri dhe statusin e saj si një aktor i sigurisë dhe për të treguar se koncepti i “shumë-anshmërisë efektive” është duke u zbatuar. Hapi i parë është i lidhur me: “Deklarata e përbashkët e OKB-BE, bash-këpunimi në Menaxhimin e Krizave”, Nju Jork, 23 shtator 2003. “Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe të Kryesisë së Këshillit të Bashkimit Evropian kanë mirëpritur ekzis-tencën e bashkëpunimit ndërmjet Kombeve të Bashkuara dhe Bash-kimit Evropian në fushën e ad-ministrimit të krizave civile dhe ushtarake. Ata ranë dakord që: Kombet e Bashkuara dhe Bash-kimi Evropian të bien në konsen-sus, për të krijuar një mekanizëm të përbashkët konsultativ për të gjetur mënyrat dhe mjetet për të zgjeruar bashkërendimin recip-rok dhe pajtueshmërinë në fushat

e mëposhtme:- Planifikimi: duke përfshirë

edhe ndihmë reciproke në mis-ionet e vlerësimit dhe kontakteve më të shpeshta dhe bashkëpunim-it midis ekipeve të planifikimit të misionit, posaçërisht në lidhje me alokimin e burimeve logjistike dhe të inventarit, si dhe ndërve-primin e pajisjeve;

- Trajnim: krijimin e standardeve të përbashkëta të trajnimit, pro-cedurave dhe të planifikimit të personelit ushtarak dhe civil, sinkronizimi i para-vendosjes, trajnim për policinë civile, oficerë ndërlidhës dhe vëzhgues ush-tarak, si dhe institucionalizimin e seminareve të trajnimit, konfer-encave dhe stërvitjeve;

- Komunikimi: rritja e tij gjith-monë në interes të bashkëpunimit deri në, shkëmbimin e oficerëve të komunikimit sipas kërkesave (ushtarak, polici civile, zyrtarë

politikë etj); krijimin e një zyre dialogu për këtë qëllim në Nju Jork dhe Bruksel;

- Praktikat më të mira: shkëm-bim të rregullt dhe sistematik të mësimeve të nxjerra dhe prak-tikave më të mira, e informacion-it, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit gjatë misionit dhe dorëzimin e tij brenda kufijve të ndërtimit të partneritetit.

Në këtë kontekst megjithatë, edhe pse operacionet e paqes janë bashkëkohore, në shumicën e ras-teve karakterizohet nga prania e njëkohshme e disa institucioneve ndërkombëtare, institucionaliz-imi i marrëdhënieve të tyre ka mbetur relativisht i kufizuar. Në të vërtetë, në qoftë se ndërtimin e partneriteteve për të rritur efektivitetin e operacioneve të paqes shumëdimensionale është teorikisht i domosdoshëm dhe i pranuar gjerësisht, në prak-tikë kjo përballet me vështirësi themelore dhe është penguar nga një seri faktorësh strukturorë që nuk do të trajtohen lehtë. Janë pesë arsye pse ndërtimi i part-neriteteve është dhe do të mbetet i vështirë.institucionet heterogjene

Së pari, organizatat rajonale janë mjaft heterogjene në manda-tin e tyre, formën institucionale, burimeve, pushtetin politik dhe për nga niveli i zhvillimit, si ak-torë të administrimit të një krize. OKB-ja zë një pozitë kyçe në fush-ën e administrimit të krizave dhe në zhvillimin e marrëdhënieve me organizatat rajonale. Ajo as-piron të luajë një rol qendror në përcaktimin e kushteve të part-neriteteve ndër-institucionale, si dhe në përpunimin e kornizës ligjore, politike dhe operative në të cilat aktorët rajonalë do të ve-projë. Megjithatë, institucionet siç janë BE, NATO, Bashkimi Afrikan apo OSBE-ja janë mjaft të ndry-shme për të bërë ndonjë trajtim të përgjithshëm për rolin e tyre në një sistem global për të ofruar opera-cionet e paqes. Ky ndryshim vihet re që në aspektin e kapaciteteve, përvojës apo mandateve, ku BE dhe NATO, vështirë se mund të krahasohet me Bashkimin Afri-kan apo ndonjë institucion tjetër rajonal. Për më tepër, disa rajone, si në të gjithë kontinentin aziatik, aktualisht janë të privuar nga çdo organ i sigurisë rajonale që të jetë në gjendje të marri pjesë në një përpjekje paqeruajtëse. Nga kjo rrjedh se krijimi i partneriteteve nuk është thjesht një qëllim në vetvete i një institucioni por, nëpërmjet partneriteteve institu-cionet zhvillojnë marrëdhëniet dypalëshe në të gjithë komplek-sitetin e specifikave të tyre, deri në përcaktimin e kushteve të ndërveprimit. Si rezultat, ajo që ne shohim janë partneritetet e pa-balancuara të karakterizuar nga reciprocitete të shpërndarë midis partnerëve, larg nga njëri tjetri për ndarjen e barrës globale apo një sistem ndërprerës të bazuar në pikat e forta të institucioneve ndërkombëtare përkatëse.

(Vijon)

Për Kombet e Bashkuara, si dhe për organizatat rajonale të cilat, që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë, kanë dalë si aktorë të administrimit të krizave, bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë rruga e së ardhmes

Bashkëpunimi OKB-BE është ndoshta bashkëpunimi më i institucionalizuar, të shprehur në dy deklarata të përbashkëta për menaxhimin e krizave (2003 dhe 2007), në krijimin e një Komiteti të Përbashkët Drejtues

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 201112 sigUria

Fuqia? Këtë pyetje e kanë ndër mend të gjithë studi-uesit e saj. Ja si përgjigjet

Robert Dahl për këtë pyetje: “Çfarë është “Fuqia”? Shumica e njerëzve kanë një nocion intuitiv në lidhje me kuptimin e saj. Por shkencëtarët nuk kanë formuluar akoma një përcaktim të konceptit të Fuqisë, për të qenë i përdorur në studimet sistematike të këtij fenomeni të rëndësishëm sho-qëror. Fuqia përcaktohet këtu në termat e një lidhje mes njerëzve dhe është e shprehur në një kup-tim simbolik të thjeshtë. Nga ky përcaktim është zhvilluar një përcaktim i krahasimit të Fuqisë, ose shkalla relative e Fuqisë e zotëruar nga një ose më shumë persona. Me këto koncepte është e mundur për shembull që të renditësh pjesëtarët e Senatit të SHBA-së sipas “Fuqisë” së tyre mbi legjislacionin në politikën e jashtme dhe në politikën fiskale dhe të taksave.”

Robert Dahl vazhdon të njëjtën qasje si Weber, si në përcaktimin e fuqisë edhe në veshjen e saj ndaj një faktori konkret njerëzor. Ndërsa Weber e shqyrtoi Fuqinë në kontekstin e organizimit dhe të strukturave të tij, Dahl e vendosi diskutimin mbi Fuqinë brenda kufijve të një komuniteti aktual. Megjithatë, rëndësia e madhe e Dahl është në zhvillimin e interesit të të kuptuarit të elitave drejtuese, të cilat dolën në pah pas Luftës së Dytë Botërore.

Dahl duket se e arrin ambicien e tij nëse sheh se ç’vend ka zënë vepra e tij “Who Governs? (Kush qeveris)” katër dekada pas publikimit të saj, duke u shndërruar në një vepër klasike. Ky është libri më influencues i Dahl dhe një nga tekstet më të lexuara të shkencave politike i cili ofron një interpretim të fuq-ishëm të lokalizimit të Fuqisë në komunitetet urbane ameri-kane. “Who Governs?” është deklarimi i Dahl, si një lider i qasjes pluraliste të politikës, ku shumë grupe interesi konkur-rojnë me njëri-tjetrin në sferën politike, dhe roli qeverisë është që të veprojë si një ndërmjetësues ndërmjet këtyre grupeve. Kur u

botua libri, Heinz Eulau, në një artikull të “American Political Sci-ence Review” do të thoshte: Dahl ka hedhur dritë mbi një çështje qendrore në shkencat politike, problemit se si njerëzit mund të qeverisin vetveten në shoqëritë komplekse... “Kush qeveris?”do të bëhet shumë shpejt një klasik”. Ai u bë një klasik.

Sipas teorisë së tij për Fuqinë e komunitetit, Fuqia është e ush-truar në një komunitet nga një individ i veçantë konkret, ndërsa persona të tjerë aktualë, janë të penguar që të bëjnë atë që ata duan të bëjnë. Fuqia ushtrohet, në mënyrë që të bëjë ata që janë sub-jekt i saj, që të ndjekin preferencat private të atyre që e posedojnë Fuqinë. Fuqia është prodhimi i bindjes ndaj preferencave të të tjerëve, duke përfshirë zgjerimin e preferencave të atyre subjekteve ndaj Fuqisë, në mënyrë që t’i gjithë-përfshijë ato preferenca. Ditët e sotme, shumica e studi-uesve që kanë të bëjnë me sjelljen organizative, trajtojnë përkufiz-imin e Dahl për Fuqinë: Fuqia si aftësi për të shtrënguar dikë që të bëjë diçka që ndryshe ai/ajo nuk do të kishte bërë.

Robert A. Dahl: Kush qeveris?bes dhe zhvilloi mendimin organi-zativ. Qasja e Weber ndaj Fuqisë, kishte kryesisht lidhje me interesin që ai kishte për burokracinë. Ai bëri lidhje konceptuale të Fuqisë me konceptet e autoritetit dhe shtetit. Weber e përcaktoi Fuqinë si mundësinë apo pozicionin që ka një aktor brenda një marrëdhënie shoqërore për të kryer vullnetin e tij, pavarësisht kundërshtimit që ai has. Pra, përdorimi i Fuqisë është i varur thjesht në vullnetin e një aktori, madje edhe sikur këtë vull-net ta kundërshtojë dikush tjetër. Weber kishte interes për ta parë Fuqinë si një faktor dominimi, e cila bazohet në interesat ekono-mike ose interesat për autoritet. Ai hulumtoi historikisht burimet e autoritetit zyrtar që aktivizon Fuqinë legjitime dhe identifikoi tre burime për legjitimitetin ose e thënë ndryshe akordimin e lejes nga shoqëria, për vënien në vep-rim të Fuqisë: (1) karizmatik, (2) tradicional dhe (3) racional-ligjor. Teoritë e Fuqisë që erdhën në periudhën pas-Weber, zhvilluan drejtimin e hetimit të Fuqisë së pa legjitimuar, pasi kjo zhvillohet brenda kornizave formale dhe të ligjshme të pushtetit hierarkik dhe burokratik si dhe drejtimin e kritikës së modelit burokratik të Weber (Merton).

Robert K. Merton është në mënyrë të padiskutueshme një nga sociologët më influentë të kohës së tij. Ai ishte një figurë e tillë, sa që kontributi i tij i gjerë teorik dhe metodologjik u bë themelor për fushën. Mertoni është i mirënjohur për futjen e koncepteve të tilla si vetëdija e paparashikuar, struk-tura e oportunitetit dhe paradigma analitike. Puna e Mertonit është një kontribut me rëndësi mbi procesin dhe strukturën sociale, mbi soci-ologjinë e shkencës dhe të dijes. Sipas Piotr Sztompka-s, redaktori i veprës së tij “On social structure and science”, vështrimi i gjerë i Mertonit, del në pah si një sistem mendimi koherent, dinamik dhe i thellë, një burim i qëndrueshëm jetësor dhe përtëritës për soci-ologjinë aktuale e të ardhshme. Megjithatë, pavarësisht kontributit të gjerë që Merton ka dhënë, mund të thuhet se kritika e Weber u bë, pa të drejtë, sepse u kuptua sikur teoria e tij ishte një idealizim i organizimit burokratik. Por kjo gjë nuk qëndron pasi Weber e pa fuqinë organizative të burokracisë si burimin e mekanizimit dhe të shndërrimit në rutinë të jetës njerë-zore, dhe si një kërcënim për lirinë e shpirtit të njeriut. Ai parashikoi gjithashtu, se kjo formë organiza-tive, si një instrument Fuqie, do të sabotojë pamjen.

Kush qeveris? Kjo pyetje nënkupton pyetjen: Kush e zotëron fuqinë?

strukturimi i FuqisëAnthony Giddens, e zhvil-

loi qasjen e tij si një vazhdi-mësi – dhe gjithashtu edhe si një kritikë – për Foucault dhe paraardhësit e tij. Ai ndërtoi një teori sociale gjithëpërfshirëse që e quajti Strukturimi ose dualiteti i strukturës. Sipas pikëpamjes së tij, Fuqia është një kompo-nent i rëndësishëm – për të mos thënë ekskluzive – i strukturës sociale.

Fuqia është e ushtruar nga faktorë njerëzorë dhe gjithashtu është e krijuar nga ata, e ndikuar prej tyre dhe e kufizuar prej tyre. Me fjalë të tjera, Fuqia nuk është një cilësi, ose një burim i njerëzve, ose një pozicion në strukturën sociale, por një faktor social që ndikon të dyja këto kompo-nentë të shoqërisë njerëzore dhe gjithashtu, është e krijuar nga këto komponentë.

Ky studim i përmbledhur për-shkruan në vija të përgjithshme se si diskutimi i Fuqisë shpërthen nëpërmjet kufijve të organizimit dhe vendit dhe depërton në të gjitha fushat e diskursit sho-qëror. Rrënjët e konceptit janë të

bazuara në teorinë politike dhe në filozofinë politike. Në periud-hën pas Luftës së Dytë Botërore, Fuqia është një koncept qendror vetëm në shkencat politike.

Puna e Lukes dhe Giddens kon-tribuoi në krijimin e rëndësinë së konceptit të Fuqisë në diskutimin bashkëkohor sociologjik. Në sajë të Foucault, diskutimi i Fuqisë u bë një preokupim i gjerë intelek-tual. Foucault e hetoi konceptin në fusha të reja: mjekësi, psikiatri, penologji (shkenca e trajtimit të të burgosurve) dhe në lidhje me seksualitetin njerëzor. Të tjerët vazhduan punën e tij në kritikën e artit, letërsisë dhe filmit, në se-miotikë, në analizë feministe, në historinë sociale dhe në teoritë e planifikimit.

Kërcënimi nga fuqia e burokracisë

Pas Luftës së Dytë Botërore, shkencat shoqërore filluan të kishin një interes të kuptueshëm për Fuqinë. Në atë kohë, puna e Max Weber (1947) shërbeu si një pikë në lidhje me përpunimin e mendimit për Fuqinë. Kjo gjë ndo-dhi, sepse puna e tij vazhdonte lin-jën e të menduarit racional të Hob-

Dahl duket se e arrin ambicien e tij nëse sheh se ç’vend ka zënë vepra e tij “Who Governs? (Kush qeveris)” katër dekada pas publikimit të saj, duke u shndërruar në një vepër klasike

albErt hitoaliaj

Fuqia, përbërësi thElbësor i sigurisë

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 19 gusht 2011 13misionarët

proF. asoC. Dr. Zaho golEMiMsC. valbona Carkanji

Paqe-ruajtja, profesioni i ri i ushtarakut

paqE-ruajtja DhE paqEruajtësit shqiptarë

Paqe-ruajtja “moderne” botërore

Zakonisht paqja ka lindur si domosdoshmëri e elim-inimit të një shkatërrimi, e

triumfit të arsyes njerëzore. Është fakt se historia botërore e grindjeve dhe konflikteve është trashëguar fillimisht nëpër Mite e Legjenda të cilat janë evidentuar prej Gerold Dommermuth Gudrich, i cili ka zbuluar gjurmët konfliktuale nga antikiteti tek etniciteti dhe konflik-tualiteti. Shpesh thuhet se konflikti në botën moderne zakonisht ka lindur në vende ”të porositura qysh më parë”, pranë burimeve energjetike, në rajone ”të harruara” ku mbizotëron kaosi e përplasjet e shumta; në zonat ku OKB-ja nuk heziton të ketë prezencë me ”bereta të kaltra”, pra në zonat problema-tike të globit.

OKB-ja aktualisht punon për ”rregull në rendin botëror”, për eliminimin dhe shuarjen e grindjeve dhe konflikteve globale. Ndërvep-rimi “matet” përmes imazhit në zgjidhjen e problemeve të mprehta mbarë botërore për eliminimin e grindjeve shekullore. OKB-ja është përballur me mosmarrëveshje të akumuluar deri në qindravjeçarë, por edhe ato që ”kanë lindur” apo ’janë krijuar artificialisht”. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm për atë që flisnin athinasit para dymijë vjetësh se ”çdo njeri fsheh një 5 minutësh egërsi në ditë”, nënkupto këtu edhe shtete e kombësi që egërsia ka zgjatur për shekuj. Tashmë grindje shekullore midis shtetesh dhe gjeografia e shtrirë e ka pushtuar botën në hapësira gjeostrategjike, kontinentale, në tokë, në det dhe në ajër. Në këto situata del në plan të parë paqe-bërja dhe paqe-ruajtja. Por çfarë është paqe-ruajtja? Gjenerali Indar JitR Ktye ish-presidenti i Akade-misë së Paqes Internacionale, që ka marrë pjesë në disa misione për zgjidhje konfliktuale e përkufizon paqe-ruajtjen si, “parandalim, ku-fizim, moderim si dhe ndërprerje të armiqësive brenda shteteve, për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta, e cila është organizuar dhe drejtuar në nivele ndërkombëtare dhe u bën thirrje forcave ushtarake, policore dhe personelit civil për të rivendosur paqen”. Organizata SFCG, e cila analizon konfliktet ndërkombëtare, shekullin e XX e ka trajtuar me terma absolute si shekullin më të dhunshëm. Sipas analizave të bëra ajo ka specifikuar rreth 300 konflikte ndërkombëtare dhe më shumë se 3.750 konflikte që kanë pasur nevojë për ndërm-jetësim. Shtetet e Bashkuara dhe organizatat shumëpalëshe kanë ndihmuar me shumë diplomaci në këto konflikte, duke shmangur për-dorimin e forcës, duke negociuar dhe duke lehtësuar armëpushimin. Mbarimi i Luftës së Ftohtë solli ndryshime edhe për paqe-ruajtjen. Trazirat sot ndodhin më shumë brenda një vendi. Organizata e Shteteve të Bashkuara dhe Kultura

për Paqe (UNCP) shpjegon arsyet për sa u tha më lart. Teknologjia e avancuar e përhapjes së informa-cionit ka bërë që opinionet pub-like internacionale dhe qeveritë të informohen në një kohë shumë të shpejt se çfarë ndodh në botë. Për më tepër, në ditët e sotme sho-qëritë e civilizuara demokratike nuk mund t’i pranojnë formatet e reja të dhunës, qofshin ato për arsye etnike apo fetare edhe kur ato ndodhin në vendet me zhvil-lim demokratik të vonuar, ose me standarde jetese të ulët si rastet në, Ruanda, Bosnjë, Kosovë, etj. Agjen-citë paqeruajtëse janë të gatshme për të miratuar strategji që janë në përputhje me kulturën globale, si dhe për të kundërshtuar strategjitë që ata i shohin si normative të papërshtatshme.

Strategët e çdo rangu të epokës së globalizmit parashikojnë strategji për zgjidhjen dhe shmangien e konflikteve që lindin veçanërisht në periudhën e tranzicionit, madje edhe nëse strategjitë e refuzuara janë potencialisht për të përm-bushur qëllimet e paqeruajtësve.

Në normat ndërkombëtare tash-më ka ndryshime korresponduese në politikën paqësore, dhe zyrtarët e OKB-së “kanë refuzuar men-jëherë disa propozime për ruajtjen e paqes më efektive, duke përfshirë edhe idenë e krijimit të një sistemi ri-kujdestarie me baza të mëdha normative”. Këto vëzhgime tre-gojnë se kultura globale kufizon gamën e mundshme të politikave që paqeruajtësit realisht mund të

ndjekin. Midis të tjerave, kultura globale përcakton aktorët kryesorë në botën e politikës, mënyrën se si këta aktorë duhet të organizohen brenda vetes së tyre dhe se si ata duhet të sillen. Forcat e Armato-sura të vendeve më potenciale të botës kanë kohë që nuk “janë në qetësi”. “Tranzicioni” është një ristrukturim tërësor i makinerive moderne ushtarake, misioni i së cilave ka qenë parandalimi i konf-likteve e dhunës; ndërsa koncepti i ri strategjik i kërkon organizata post-moderne ushtarake, me mi-sion të posaçëm paqe-ruajtjen. Ky tranzicion vazhdon dhe është një proces historik ndryshimi që ka fil-luar mbas Luftës së Dytë Botërore e që vijon me forcat moderne të organizuara për parandalimin e konflikteve. Këto ndryshime në formatin organizativ normalisht kanë pasoja dhe një ndër to është kuptimi individual subjektiv i ushtarakut, se çfarë është duke bërë dhe përse vepron në këtë mënyrë. Ushtritë nga më modernet sot në botë janë ri-dimensionuar e ristrukturuar në funksion të përm-bushjes së detyrave të reja, është zëvendësuar shërbimi ushtarak i detyrueshëm me atë ushtrisë profesioniste, ide kjo e përkrahur nga shumë shtete europiane e më gjerë. Paqeruajtësit sot që mbajnë peshën në të gjitha vatrat e krizave janë padyshim nga vendet “që bëjnë ligjin” në rendin botëror, që kanë fuqi e potenciale ekonomike, ushtarake, diplomatike. Flamujt e tyre gjenden të parët aty ku kanë

qenë vatrat e konfliktit, por bota dhe paqe-ruajtja në të nuk mund të shikohet jashtë interesave dhe zonave të influencës. Për këtë kanë folur të gjitha operacionet paqeruajtëse në ndihmë të shuarjes së konflikteve.

Paqeruajtësit - aktorë dhe faktorë stabiliteti

Një ndër elementët thelbësorë të paqe-bërësit dhe paqeruajtësit është arti i negocimit. John F. Kennedy thoshte, “Kurrë të mos negociojmë pa pasur frikë; por kurrë të mos kemi frikë për të ne-gociuar”. Negociatat janë formë bisedore e komunikimit e dialogut dy ose shumëpalësh për zgjidhjen e problemeve të çfarëdolloj. Arti negociues është i vjetër sa vetë his-toria e njerëzimit. Negociatat janë në natyrën njerëzore të zgjidhjes së problemeve, janë rruga më e drejte për kapërcimin e kontradiktave, e divergjencave të ndryshme, janë afrimi drejt zgjidhjeve që ofrojnë palët drejt një kompromisi që pranohet prej tyre dhe konkludohet me marrëveshje. Negociatat gjejnë zgjidhje me më shumë fitues dhe më pak humbës. Detyra e paqeruajtësve fillon së pari tek aftësia negociuese me njerëzit apo grupe të caktuara kundërshtarësh. Janë të pafund këshillat, manualët, doracakët, librat që flasin për artin e sjelljes dhe të komunikimit të paqeruajtësve. Fakt është se planeti ynë i madh dhe i vogël njëkohësisht ka kaq larmi kul-turash e diversitetesh që ndryshojnë nga një kontinent në tjetrin, nga një

rajon në tjetrin, nga një civilizim në civilizime shpesh edhe të panjohur. Eksperienca botërore flet shumë për kultura e civilizime që të mëdhenjtë e globit edhe “i harrojnë”, por rrënja e civilizimeve pulson më shumë aty ku grindjet “harrohen”.

Paqeruajtësit ushtarakë janë krijesa lufte që janë kthyer nga krijesa të artit të shkatërrimit, që është lufta në krijesa me mision të fisnikëruar siç emërtohen “am-basadorë të paqes”. Le të ndalemi në një element të dukshëm siç është “dhënia e dorës”, që është edhe element i parë i takimit midis njerëzve. Tek paqeruajtësit por edhe më gjerë në jetën e shoqërisë njerëzore një ndër dallimet thelbë-sore kulturore është në “dhënien e dorës”. Tradita e popujve, racave dhe civilizimeve ndryshojnë nga njeri kontinent tek tjetri. Njohja tipareve të sistemit të mimikës dhe gjestikularitetit apo gjuhës trupore lidhet me atë që shpesh quhet “komunikimi jo-verbal”. Ky lloj komunikimi është kaq i larmishëm dhe i ndryshueshëm sa përmban magjinë e përcjelljes së mesazheve të kundërta ose kontradiktore. El-ementi i parë i takimit mes njerëzve është natyrisht “shtrëngimi i du-arve dhe tundja e tyre”. Por jo për të gjithë popujt, racat e kombësitë përcjell të njëjtat mesazhe. Për njërën palë mund të jetë mesazh i largimit ndërsa për palën tjetër mund të lexohet si mesazh pozitiv drejt arritjes së marrëveshjes. Është e nevojshme të njohim dallimet kulturore në treguesit kryesorë përpara se të kryhen negociatat. Në kultura të popujve aziatik, kon-takti fizik i duarve midis sekseve të ndryshme është dekurajues. Sjellja me këta popuj kërkon nga burrat shumë elegancë dhe kujdes, ndërsa kontaktohen fizikisht nëpërmjet dhënies e shtrëngimit të duarve me gra. Në kulturat e popujve perëndimorë gratë janë shumë të kujdesshme në dhënien e dorës ndaj burrave. Shtrëngimi i duarve, apo tundja e duarve krijon efekte jo pozitive tek burrat kur kryhet nga femrat. Dhe kjo duhet të mbahet në konsideratë për paqeruajtësit. Është fakt se dhënia e tundja e duarve me sens përgjithësisht i jep mesazhe pozitive kundërshtarit për zgjidhje. Dhënia e dorës me besueshmëri përgjithësisht tregon respekt, por edhe transparencë. Dhënia e dorës shtrënguese me tendencë ulëse tregon dominim apo përpjekje për imponim, por kur një dhënie dore lirshëm, e pa shtrënguar dhe me plogështi në lëvizje sigurisht lexo-het “indiferencë e pasivitet”. Kur dhënia e dorës nuk shoqërohet me kontakt sy më sy tregon mungesë respekti, por edhe tregon dyshim. Dhënia e dorës me vështrim gjetiu tregon mospërfillje; ndërsa kur dhënia e dorës shoqërohet me rrahje shpatullash tregon konfidencë të tepruar ose nënvleftësim të duk-shëm, prandaj edhe duhet lexuar mirë. Rasti kur shtrëngimi i dorës me dy duar tregon konsiderim maksimal, besueshmëri, respekt, vendosmëri dhe miqësi.

(Vijon)

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 201114 eagLe 2

Në këtë muaj nga data 09-12 u krye një operacion 72 orësh. Ky operacion u krye

në zonën operacionale të dy kom-panive të batalionit 1-38. Në këtë op-eracion u përfshi pothuajse i gjithë kontingjenti. Në këtë operacion u ngritën pika të zbulimit special u kryen detyra si patrullim dhe pikë kontrolli stabël, u kontrolluan me qindra persona dhe qindra makina. U kaluan në ‘hiide system’ rreth 300 veta. U shpërndanë ndihma të shumta për popullsinë vendase si dhe fletushka ku shpjegonin qëllim-in e pranisë së Forcave të Koalicionit dhe misionin e tyre. Gjatë këtij muaji vëmendja kryesore tashmë u zhven-dos nga autostrada 4 në fshatrat e zonës tonë operacionale. Takimet në fshatra të ndryshëm do të ishin të shumtë. Procedurat standarde të përdorura gjatë realizimit të de-tyrave ishin një ndihmë më shumë për të gjithë pjesëtarët e Forcave Speciale Shqiptare në operacion. Disa fshatra rezultonin të ishin stre-hë e talebanëve, ndërsa disa të tjerë kishin shenja të mbështetjes ndaj forcave të koalicionit apo policisë afgane. Hyrja në fshat parapëlqehej të bëhej nëpërmjet miratimit të kryeplakut apo mulla-it të fshatit. Por në shumicën e rasteve kjo nuk funksiononte pasi hyrja me forcë ishte zgjidhja më e mirë. Depërtimi në mes të fshatit do të bënte të mundur që më i vjetri i fshatit të vinte në takim. Shpesh herë takimet realizoheshin tek xhamia e fshatit, por disa fshatra kishin edhe vende të veçanta ku ishin të rrethuara me gurë në formë rrethi që e përdornin për takimet me fshatarët. Depërtimi në vendin e caktuar, sigurimi 360 gradë, thirrja nga altoparlanti i xhamisë që të vjetrit e fshatit të marrin pjesë në takim dhe më pas shfaqja e disa pleqve në drejtime të ndryshme njëherësh, do të ishin veprimet e para në takimet në fshat. Përshëndetja me ta sipas rregullave fetare, ulja në një qoshe, fillimi i diskutimit dhe arritja e një qëllimi të

caktuar nga biseda nën masa të rrep-ta sigurie nga pjesa tjetër e efektivit, ishte vazhdimi i aktivitetit. Shpesh herë bisedat ishin shumë të rënda dhe pa karar, pasi disa pleq me të parën kërkonin mbështetje në inves-time dhe në rregullimin e kushteve të jetesës së tyre. Ndërsa disa pleq në fshatra të tjerë ishin më të rafinuar pasi dinin si t’i kërkonin gjërat dhe në shenjë mirëbesimi kishte nga ato që ofronin edhe çaj për përfaqësuesit që merrnin pjesë në takim. Komu-nikimi me ta duhej të ishte shumë i matur dhe çdo gjë duhej të bëhej me vetëdije të plotë dhe me men-çuri. Shumë e rëndësishme ishte të merrje atë për çfarë ti ishe në takim. Ndodhte që në takimin e parë nuk kishte informacion, por mjaftonte ngritja e një ure komunikimi që do t’i shërbente takimeve të mëvonshme. Përshtatja sipas rregullave të tyre dhe sipas traditave që ato përdornin ishin veprime të pëlqyera. Me shumë falënderime dhe duke ju bërë lëv-data largoheshim nga takimi. Kup-tohet çdo kush kishte bërë punën e tij. Mbledhja e informacionit mbi fshatin ishte detyrë e specialistit të zbulimit, ndërsa specialisti i opera-cioneve e studionte atë në interes të operacioneve të mundshme e kështu me radhë. Muaji maj rezultonte të ishte edhe me pasoja. Grumbullojmë informacione se në Persha, Rabat rezultojnë të jenë vendosur mina përgjatë dy rrugëve që lidh Shadizi Kalay me Badurzai dhe Daman, si dhe Shadizi Kalay që lidhet me

Pastrimi i rrugëve dhe depërtimi në mentalitetin e vendasve

improvizuara.Në fillim të muajit qershor përsëri

Forcat Speciale do të jenë në Shadizi, kësaj radhe për të monitoruar nga afër këtë fshat. Marrja e feedbackut mbi vrasjen e talebanëve në këtë fshat dhe kontrolli e monitorimi mbi prezencën talebane ishin de-tyrat e Kontingjentit “Eagle 2”. Për këtë u kryen disa patrulla në fshatin Shadizi, disa takime me pleqtë e fshatit, si dhe zbulime speciale mbi 24 orësh në malin përballë fshatit. Rutina e patrullave në fshat ndër-pritet vetëm për 3-4 ditë pasi prishja e makinës rul na detyroi që patrul-lat të kryheshin në autostradë. Këtë muaj u bë pastrimi i të gjitha rrugëve në zonën tonë operacionale nga minat nga grupi i pastrimit të rrugëve kundër minave. Prezenca jonë 24 orësh në fshatrat e zonës tonë operacionale krijoi kushte të përshtatshme për besimin e një pjese të mirë të popullsisë ndaj forcave tona. Tashmë nëpër fsha-tra është krijuar besimi se ne jemi atje për të larguar rrezikun që ju kanoset dhe për një jetë më të mirë dhe më të sigurt për ta. Projektet që janë zhvilluar në zonën tonë opera-cionale krijuan një numër të madh vende pune duke rritur sadopak mirëqenin e një pjese të fshatarëve si dhe monitorimi i këtyre projek-teve nga afër ndihmoi që popullsia vendase të shikonte Kontingjentin “Eagle 2” si shpresa e vetme. Ndi-hmesa që ofronte në çdo rast “Eagle 2”, si dhe gatishmëria për çdo lloj të papritur ishte besueshmëria që fitoi. Prezenca talebane në zonën operacionale është pothuajse e pa pranishme. Por duhet akoma punë pasi popullsia është shumë e frikësuar ndaj talebanëve dhe bash-këpunimi me ta është akoma i gjallë. Po kështu këtë muaj nga “Eagle 2” është bërë vlerësimi i të gjitha pikave të kontrollit që kemi në zonën tonë si pika Nr. 3, 3.5, 4, 5, 6, 7, 9, 10, 70 dhe dy pikat rajonale të kontrollit CPR1 dhe CPR2. Në këto vlerësime përf-shihen gjeneralitetet e komandantit të pikës së kontrollit, si dhe futja e tij në sistemin ‘Hiide’, të dhëna për numrin e ushtarëve, n/oficerëve dhe oficerëve. Të dhëna për kualifikimet e ndryshme, pamje të pikave të kontrollit, llojet e armatimit, sasia që kanë në përdorim dhe sa duhet të kenë në fakt, kushtet e jetesës, makinat në përdorim, komunikimi, pajisjet e komunikimit, incidentet me ushtarët, korrupsioni, veprim-taria e tyre në një ditë (patrullat) si dhe përplasjet me talebanët. Duke bërë të mundur edhe mbylljen e këtij muaji me shumë patrulla nëpër fshatra dhe detyra, duke u futur në muajin korrik që rezulton të jetë edhe muaji i fundit të misionit.

Rabatin. Rrugët rezultojnë të jenë të pakalueshme, për këtë talebanët kanë informuar popullsinë lokale duke shpërndarë fletushka. Bazuar në informacionet e mbledhura me datë 27.05.2011 në orën 13:00 një grup special niset për detyrë duke pasur pjesë përbërëse të patrullës edhe një makinë të xhenios. Qëllimi i detyrës ishte pastrimi i rrugëve nga minat. Policët e pikës kontrol-lit na dërguan tek vendi ku kishim informacion, xhenierët dhe një grup nga forcat tona (grupi i dytë) filluan kontrollin duke patrulluar dhe duke kontrolluar njëkohësisht për shenja minash në rrugë. Patrullimi bëhej në këmbë pasi me mjete ishte e pamundur. Një grumbull shtëpish që ishin pranë nuk e pëlqenin fare prezencën tonë pasi edhe policia af-gane u mundua të fliste me ta dhe ti pyeste se ku janë konkretisht minat, por ata përgjigjeshin shumë ftohtë duke mos treguar asgjë madje nuk donin të flisnin.

Gjatë krehjes patrulla gjen disa shenja por vetëm dy shenja rezul-tojnë të jenë mina. Pas shpërthimit nga xhenierët të dy minave të para ku ishin përshkruar më shumë së 2 km patrullë krehje rruge, duke kërkuar për minën e tretë e cila dal-lohej shumë mirë në një distancë prej 10-15 m xhenierët dërguan robotin për verifikim. Meqë roboti nuk po ju përgjigjej komandave të dhëna u afrua ruli me makinën e xhenios, ndërsa pjesa tjetër e patrullës ishte pak me mbrapa. Në momentin e

afrimit makina e xhenios bie në minë tek dy gomat e prapme pasi dy të parat nuk realizojnë shpërthimin. Mina rezulton të ketë qenë rreth 15 cm jashtë gome por pesha e makinës ka bërë të mundur kontaktin e saj. Sipas xhenierëve mina artizanale kishte një peshë 30-35 kg. Për pasojë nga shpërthimi vetëm mitraljeri amerikan mori një goditje të lehtë dhe i gjithë efektivi tjetër nuk pati probleme. Pranë makinës së xhe-nios ndodhej ruli ku rezultoi të dalë jashtë përdorimi.

Të dy makinat rimorkiohen nga Grupi i Dytë Special deri në au-tostradë, ku na mori rreth 3 orë e gjysmë kohë për të përshkruar rreth 45 km. Në autostradë tek pika e kontrollit 6-të vjen grupi i gatshëm amerikan së bashku më mirëmba-jtjen. Ruli u ngarkua ndërsa makina e xhenios u rimorkiua për në bazë. Mina në të cilën ra makina e xhenios ishte një kurth minash pasi vetëm pas shpërthimit arritëm të dallo-nim. Talebanët kishin vendosur 2 mina përballë që ishin të dukshme lehtë ndërsa të gjithë rrugët që të dërgonin tek ato ishin me mina të maskuara mirë dhe të padukshme. Zona rezulton të jetë e mbushur plot me mina pasi talebanët e përdorin si mburojë për kalim të lirë për në drejtim të Rabatit. Fundi i muajit maj do të finalizohej edhe me një goditje nga ajri duke vrarë shtatë talebanë në zonën tonë operacio-nale (Shadizi) pasi ato ishin duke përgatitur mina shpërthyese të

Materiali i publikuar është përgatitur për botim, nga kapiten Ajet Jata, specialist i Zbulimit dhe i Sigurisë në kontingjentin “Eagle 2”, Spin Boldak, Kandahar, Afganistan. Në këtë material, i cili ngjan disi me një ditar, jepen frag-mente të misionit luftarak së Forcave Speciale në terrenin e vështirë të Afganistanit

nga: kapitEn ajEt jata

aFganistan, pjEsë nga Ditari i ForCavE spECialE

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 2011 15vLerësimi

Ushtarakët e përjetshëmKushtuar oficerëve që dolën në lirim/rezervë në periudhën maj-qershor 2011

Nënkolonel Gëzim Shefqet Myrto

Lindur më 29 janar 1959 në Tiranë. Pas përfundimit të shkollës së

mesme ushtarake “Skënderbej” në vitin 1979 filloi studimet e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi: Kurs i Funk-sionit të Shtabit etj.

Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant toge në Br.K Shkodër, shef Shtabi Batalio-ni dhe më pas instruktor stërvitje në Shkodër. Në vitin 1996 transferohet në Tiranë ku ka kryer detyrat: shef sekretarie, pedagog kujdestar Kursi 3 në KDS, specialist logjistike, shef i sektorit të sekretarisë, oficer shtabi në degën e planifikimit, shef seksioni administrimi dokumentesh dhe informacioni në KDS, shef i sekretar-isë, shifrës në degën e administrimit të dokumenteve në KDS.

Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA dhe nga komandanti i KDS. Është i martuar me dy fëmijë.

MIRËNJOHJE...

Mirënjohje. Vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin tuaj shumë të gjatë dhe të çmuar në radhët e Forcave të Armatosura. Ka-

luan në rezervë por mbeten përjetësisht ushtarakë. Në periudhën maj-qershor 2011 këta oficerë, të cilët për rreth 30 vjet i kanë dhënë karrierës së tyre ushtarake pjesën më të bukur më vitale të jetës. Të gjithë e filluan në moshë fare të re dhe rendën pas ëndrrës së bukur të uniformës së blertë. Të gjithë kishin ambicie, objektiva për të arritur dhe të gjithë i arritën. Nga adoleshentë u shndërruan në djem të rinj, pastaj në burra, në prindër nën uniformën e blertë. Të gjithë vunë në shërbim aftësitë e tyre mendore dhe fizike të mbarëvajtjes së Forcave të Armatosura. Bilanci i punës së tyre është shumë domethënës. E duan fort uniformën dhe janë të lidhur shumë ngushtë me të. Për të gjithë këta ushtria dhe karriera e tyre është jeta. Ata ja dolën mbanë. Këta oficerë, të cilët tërë jetën janë plotësuar, pjekur dhe rritur me uniformë, në jetën e tyre kanë bërë gjëra të vyera. Korrektë dhe të saktë. Fjalë pakë dhe të bindur ndaj urdhrit të detyrës. Nuk ka vend, fshat,

qytet, mal, fushë kodër, lumë, pyll e det që i përket Shqipërisë që të mos ketë shkelur këmba e tyre, që të mos kenë shkruar historinë modeste të jetës së tyre. Emrat e tyre janë të shkruar dhe në hapësirën ajrore të Shqipërisë. Mbi të gjitha kemi mirënjohje për ta se ishin një shembull i përpjekjeve për tu arsimuar, për të marrë sa më shumë dije. Janë shumë vite që ju dhatë një shembull special, janë shumë vite që ju kaluat jetën në tërë kilometrat katrorë të Shqipërisë dhe pas vitit 1990 ju ishit ambasadorët e blertë të këtij vendi në tërë vendet e Evropës dhe atje ku u kërkoi detyra e paqeruajtësit. Ku ka paqeruajtës më paqedashës se sa ju. Krijuat një traditë shumë domethënëse në Forcat e Armatosura. Një pjesë e juaja, fëmijët tuaj i keni bërë oficerë. Kjo është diçka magjike. Kjo është trashëgimia më e mirë, më e çmuar dhe stafeta shumëngjyrëshe e viteve që ju shërbyet. Ju shërbyet në të gjitha llojet e armëve të Forcave të Armatosura, në të gjitha misionet e Forcave të Armatosura, në të gjitha detyrat e vështira të Forcave të Armatosura sepse ishit më të mirët. Mirënjohje.

Nënkolonel Hazis Sadik Allgjata

Li n d u r m ë 1 8 Q e r s h o r 1958 në Al lg jatë , Tiranë.

Pas përfundimit të arsimit të mesëm në shkollën ushtarake “Skënderbej”në vitin 1978 filloi studimet e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Gjatë kar-rierës ka ndjekur kurse të ndry-shme kualifikimi si dhe ka marrë pjesë në seminare të ndryshëm: Kursi themelor i oficerit të shtabit etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1981 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: in-tendent batalioni në Tiranë, shef ushqimi, shef karburanti, special-ist karburanti e lubrifikantesh në Forcat Ajrore, shef logjistike në Forcat Ajrore, shef prokurimesh në KM, shef prokurimesh në Brigadën Logjistike. Gjatë karri-erës është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA nga komandanti i forcës. Ka njohuri në gjuhën italiane. Është i mar-tuar dhe ka një fëmijë.

Kapiten i Rang. II-të Gjergji Spiro Koço

Lindur më 10 shkurt 1959 në Vlorë. Pas përfundimit të arsimit të

mesëm në vitin 1980 filloi studimet e larta në shkollën e Marinës në Vlorë.

Pas viteve ‘90 ka kryer shkollën e Luftës së Marinës në Greqi. Gjatë karrierës ka ndjekur kurse të ndry-shme kualifikimi. Pas përfundimit të arsimit të lartë në vitin 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndry-shme: nënkomandant i OL-5 ND 650 Brigada e Nëndetëseve Vlorë, shef sekretarie në Himarë, më pas shef sekretarie, shef karburanti, shef per-soneli, shef zbulimi Vlorë, shef i degës së personelit F. Detare në Durrës, shef Shtabi FD Durrës, drejtor i kantierit Detar Pashaliman, zëvendësdrejtor i kantierit të ndërtimit të anijeve në Forcën Detare.

Gjatë karrierës është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA e nga komandanti i forcës. Komu-nikon në gjuhën e huaj anglisht, greqisht dhe italisht. Është i martuar me dy fëmijë.

Nënkolonel Gjet Mark Bushi

Lindur më 28 mars 1960 Rrësh-en. Pas përfundimit të shkollës

së mesme ushtarake “Skënder-bej” në vitin 1980 filloi studimet

e larta në shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Më pas ka ndjekur kurse të ndryshme kualifikimi: kursi themelor i oficerit të shtabit, kursi i funksioneve në shtab, kursi i oficerit të sigurisë etj. Pas për-fundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: komandant toge, komandant kompanie në divizionin e Pukës, shef operativ BFU Rrëshen, shef shtabi, shef operacionesh, komandant Bata-lioni në Borizanë, shef sektori i Operacioneve dhe stërvitjes në KM, komandant i rajonit të I-rë në Brigadën Logjistike. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga Komandanti i Forcës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Nënkolonel Gjok Ndue Lleshi

Lindur më 28 pr i l l 1957 në Mirditë. Pas përfundimit të

shkollës së mesme në vitin 1977 filloi studimet e larta ne shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Në vitet 1994-1996 kreu studimet në Aka-deminë e Luftës Ajrore në Turqi.

Gjatë karrierës ka kryer kurse të ndryshme kualifikimi: kurs për lig-jet e luftës, certifikuar në seminarin e traktateve të “Qiejve të Hapur”, kurs i operacioneve të përbashkëta të NATO etj. Pas përfundimit të arsimit të lartë nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndry-shme: komandant baterie, koman-dant toge në Regj. AKA në Tiranë, Komandant MKA në MM, pedagog për MA në KDS. Në vitin 1997 u ko-mandua në forcën shumëkombëshe në Tiranë më pas nga viti 2000 e në vazhdim ka kryer detyrat: special-ist planëzimi në FA, shef planëzimi në SHP, oficer shtabi komponentin ajror SHP, oficer shtabi operacio-neve gatishmërisë SHP. Gjatë karri-erës është vlerësuar me medalje nga ministri i Mbrojtjes, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA nga komandanti i forcës. Komunikon në gjuhët turq-isht dhe anglisht. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Nënkolonel Hamdi Ramadan Cara

Lindur më 15 pr i l l 1958 në Mirditë. Pas përfundimit të

Fakultetit ekonomik në Universite-tin e Tiranës në vitin 1983 titullohet

oficer aktiv. Më pas gjatë karrierës si oficer ka kryer kurse kualifikimi në SHBA: kurs për menaxhimin e programit të mbrojtjes, plani-fikimi i buxhetit integral, kursi ndërkombëtar i menaxhimit. Pas titullimit oficer aktiv nga viti 1983 e në vazhdim ka kryer detyra të ndryshme: shef plani në Br.K, shef llogarie njësie në Lezhë, specialist finance, shef i degës buxhetit, shef i sektorit statistikës, përgjegjës i sektorit të menaxhimit në drejtorinë e financës në MM, drejtor i drejto-risë së planifikimit në KFB, shef finance në Brigadën e Mbështetjes Rajonale. Për punë të mirë është vlerësuar me medalje nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA dhe nga komandanti i forcës. Komunikon në gjuhën angleze. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 2 shtator 2011 Ushtria · Gjeografia e angazhimit për izolimin e shuarjen e vatrave të zjarrit të rënë nëpër territorin e Shq-ipërisë, është e shtrirë

ushtriaE prEmtE, 2 shtator 201116

BrMR, në ndihmë të komunitetit