Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, homazhe në Varrezat e ... · ushtria zyrtare E prEmtE, 8 maj 2015 3...

16
aa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 18 (82619) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 maj 2015 “CIMIC Key Leader” KDS Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti në takim shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral lejtënant Werner Freers, i cili po merr pjesë në Konferencën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, që po zhvillohet këto... Në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak të FARSH me Gardën Kombëtare të New Jer- sey-it, zhvilloi një vizitë pune një ditore në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stër- vitjes delegacioni i Gardës së New Jersey-it, i kryesuar nga gjeneral brigade... Werner Freers, vlerëson Forcat tona të Armatosura. “Adaptimi i CIMIC me sfidat e reja të Aleancës” Delegacioni i Gardës së New Jersey vizitoi komanda dhe njësi ushtarake HISTORI USHTARAKE Mihal Jegorov, ushtari që ngriti flamurin mbi Rajshtang Beteja e fundit për Berlinin Kthesat kulmore historike të Luftës së Dytë Botërore http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] 9 MAJI 1945, DITË SIMBOLIKE PËR EUROPËN Më 9 maj të vitit 1945, me nënshkrimin e ka- pitullimit të pakusht të Gjermanisë naziste, zyr- tarisht iu dha fund Luftës së Dytë Botërore. Në këtë luftë morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2,1 miliardë banorë apo 96 për qind e popul- latës në botë dhe ku u morën më shumë se 50 milionë jetë njerëzish. Ka një fakt historik përsa i përket festimit të kësaj date. Ajo festohet më 8 maj në Perëndim, sepse akti i kapitullimit të Gjermanisë naziste u nënshkrua në Berlin më 8 maj, në orën 22:45 p.m (sipas orës europi- ane), kurse në Rusi, ora shënonte 01:45 a.m, domethënë sapo kishte aguar dita e 9 majit. Radio Moska do ta transmetonte lajmin e kapitullimit nëpërmjet valëve të saj. Humbjet e ish-Bashkimit Sovjetik ishin tragjike. Mbi 30 milionë ushtarë e civilë kishin vdekur. Pasuria kombëtare kishte humbur në 1/3 e saj, kurse përsa i përket qytetit ku u zhvilluan... faqe 4 » faqe 2-3 » 5 MAJI faqe 10 » Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut faqe 11-13 » Përfundoi stërvitja e planëzimit “Rozafa 2015-1” me kursantët e KTHOSH Sulmet Kibernetike, Ekipi i Reagimit të Shpejtë i NATO-s (RRT) faqe 6 faqe 14 KTHOSH NATO “Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura faqe 6 » REKRUTIMI faqe 3 »

Transcript of Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, homazhe në Varrezat e ... · ushtria zyrtare E prEmtE, 8 maj 2015 3...

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 1

aa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 18 (82619) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 8 maj 2015

“CiMiC Key Leader”

Kds

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti në takim shefin e Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral lejtënant Werner Freers, i cili po merr pjesë në Konferencën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, që po zhvillohet këto...

Në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak të FARSH me Gardën Kombëtare të New Jer-sey-it, zhvilloi një vizitë pune një ditore në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stër-vitjes delegacioni i Gardës së New Jersey-it, i kryesuar nga gjeneral brigade...

Werner Freers, vlerëson Forcat tona të Armatosura. “Adaptimi i CIMIC me sfidat e reja të Aleancës”

Delegacioni i Gardës së New Jersey vizitoi komanda dhe njësi ushtarake

HIstorI UsHtArAkeMihal Jegorov, ushtari që ngriti flamurin mbi rajshtangBeteja e fundit për Berlininkthesat kulmore historike të Luftës së Dytë Botërore

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

9 Maji 1945, ditë siMBoLiKE për EuropëNMë 9 maj të vitit 1945, me nënshkrimin e ka-pitullimit të pakusht të Gjermanisë naziste, zyr-tarisht iu dha fund Luftës së Dytë Botërore. Në këtë luftë morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2,1 miliardë banorë apo 96 për qind e popul-latës në botë dhe ku u morën më shumë se 50 milionë jetë njerëzish. Ka një fakt historik përsa i përket festimit të kësaj date. Ajo festohet më 8 maj në Perëndim, sepse akti i kapitullimit të Gjermanisë naziste u nënshkrua në Berlin më

8 maj, në orën 22:45 p.m (sipas orës europi-ane), kurse në Rusi, ora shënonte 01:45 a.m, domethënë sapo kishte aguar dita e 9 majit. Radio Moska do ta transmetonte lajmin e kapitullimit nëpërmjet valëve të saj. Humbjet e ish-Bashkimit Sovjetik ishin tragjike. Mbi 30 milionë ushtarë e civilë kishin vdekur. Pasuria kombëtare kishte humbur në 1/3 e saj, kurse përsa i përket qytetit ku u zhvilluan...

faqe 4»

faqe 2-3»

5 Majifaqe 10»

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut

faqe 11-13»

Përfundoi stërvitja e planëzimit “Rozafa 2015-1” me kursantët e KTHOSH

Sulmet Kibernetike, Ekipi i Reagimit të Shpejtë i NATO-s (RRT)

faqe 6

faqe 14

KthOsh

natO

“Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të armatosura

faqe 6»

rekrUtIMI

faqe 3»

ushtriaE prEmtE, 8 maj 20152 zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DARDHA

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’Ark”

Graphic Designer:Afërdita HySAj

Redaktore/Korrektore:Anila DODA

Gazetarë:Mimoza GOliKjA

Albert ZHOli

Gazetarë:saimir AlijAetleva SMAçi

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, priti në takim shefin e Shtabit të Komandës

së Aleancës për Operacionet (ACO), gjeneral lejtënant Werner Freers, i cili po merr pjesë në Konferencën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, që po zhvillohet këto ditë në vendin tonë.

Ministrja Kodheli ka falënderuar gjenereal lejtënant Freers për or-ganizimin e kësaj konference të rëndësishme në vendin tonë dhe për pjesëmarrjen e tij dhe të për-faqësuesve të shumë strukturave të NATO-s në këtë aktivitet. Ministrja Kodheli diskutoi me gjeneralin e NATO-s lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Europë dhe në kufijtë e saj. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth rreziqeve që i vijnë Aleancës nga Lindja dhe Jugu, si dhe për masat që janë marrë dhe po merren për paran-dalimin e tyre.

Më tej, ministrja Kodheli e njohu ushtarakun e lartë të NATO-s, gjen-eral lejtënant Freers, me punën që po bëhet për modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shq-ipërisë, duke u ndalur veçanërisht në përgatitjen dhe modernizimin e Batal-ionit të Dytë të Këmbësorisë si repart prioritar në angazhimet në NATO, si dhe me projektet e mëtejshme të zhvillimit në fushën e modernizimit të FA Shqiptare.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Op-eracionet (ACO), gjeneral lejtënant Werner Freers, falënderoi ministren e Mbrojtjes Kodheli për pritjen që i rezervoi dhe masat që janë marë për zhvillimin me sukses të Konferencës së NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”. Në mënyrë të veçantë gjeneral lejtënant Freers vlerësëoi maksimalisht kontributin e Shqipërisë dhe Forcave të saj të Armatosura në kuadër të misioneve të NATO-s, duke theksuar se Shqipëria ka treguar dhe po tregon një vazhdimësi për tu admiruar në këtë fushë.

Në konferencën e NATO-s “CIMIC Key Leader Conference”, marrin pjesë rreth 60 përfaqësues të strukturave të SHAPE&NATO, drejtues të lartë të SHAPE&NATO, si dhe përfaqësues të lartë të struk-turave të FA të Shqipërisë. Konfer-enca i mbyll punimet sot, më më 8 maj 2015.

Werner Freers, vlerëson forcat tona të Armatosura

Komuniteti i CIMIC (Civil-Military Cooperation) i Aleancës së Atlan-

tikut të Veriut, prej ditës se merkure po zhvillon në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm Konferencën e Liderëve të CIMIC (CIMIC Key Leader Conference). Më shumë se 60 përfaqësues të strukturave të SHAPE dhe NATO, si dhe përfaqë-sues të lartë të strukturave të FA janë bërë pjesë e audiencës ndjekëse të kësaj konference. Sesionit kryesor të kësaj konference ju bashkuan edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneralmajor Bazo dhe shefi i Shtabit të Komandës së Aleancës për Operacionet, gjener-allejtënant Werner Freers.

Në hapje të konferencës drejtori i CIMIC në SHAPE, gjeneral brigade Bardhyl Hoxha, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit, u shpreh ndër të tjera se zhvillimi i kësaj konference në Tiranë tregon angazhimin e Shqipërisë për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve të rëndësishme të Aleancës. “Kjo konfer-encë është një rast shumëdomethënës, e cila tregon nevojën për të analizuar dhe vlerësuar të gjithë së bashku rolin aktual të CIMIC, si dhe për të qenë të gatshëm për t’ju përgjigjur sfidave të mundshme të së ardhmes”. Me një përshëndetje të veçantë pjesëmarrësve në konferencë ju adresua dhe SHSHP

të FA, i cili u ndal në rolin dhe vendin e CIMIC jo vetëm në operacionet e sotme të Aleancës, por dhe në ato të së ardhmes. Këtë e reflekton më së miri edhe vetë fokusi i konferencës: “Adaptimin e CIMIC me sfidat e reja të Aleancës”.

“Të gjithë e kanë kuptuar madje edhe vetë ne ushtarakët se vetëm operacionet ushtarake nuk mjaftojnë për të përmbushur misionin tonë në operacionet ku jemi përfshirë. Por gjithashtu është e vërtetë se akoma

nuk kemi zbuluar ‘formulën’ e zgjid-hjes që nuk përfshin operacionet ushtarake, thënë ndryshe ushtrinë” – u shpreh gjeneralmajor Bazo. Më tej ai theksoi se: “përgjigjja ndaj krizave komplekse për të cilat ne mar-rim përgjegjësinë t’i zgjidhim është komplekse. Qasja e duhur në këtë rast është gjithëpërfshirja dhe CIMIC është si ‘ngjitësi’ që mundëson vep-rimin e përbashkët e të koordinuar të të gjithë aktorëve e faktorëve të përfshirë në operacionet e Aleancës.

Liderët e CIMIC pa dyshim janë aseti dhe mjeti më i mirë për ta bërë një gjë të tillë në interes të kauzës së përbashkët. Operacionet e Aleancës përfshijnë një gjeografi të gjerë po ashtu edhe spektri i këtyre opera-cioneve është i tillë. Ndërkohë që operacionet kinetike të NATO syn-ojnë vendosjen e paqes, një numër jo i vogël i ushtarakëve të Aleancës sonë është i përfshirë në operacione jokinetike - u shpreh gjeneral Bazo. - Kush më mirë se komuniteti i CIMIC në NATO mund t’i planifikojë e drejtojë më mirë këto operacione? E them me siguri, askush” - tha gjeneralmajor Bazo.

Më pas shefi i Shtabit të Ko-mandës së Aleancës për operacionet, gjenerallejtënant Werner Freers iu adresua audiencës duke e vënë theksin në tre elemente kryesorë, të cilët komuniteti i CIMIC në Aleancë, por jo vetëm, duhet t’i ketë në kon-siderate: relevancën, integrimin dhe adaptimin. Konferenca tre ditore e përfaqësuesve të CIMIC të NATO, po i zhvillon punimet në tre sesione të veçanta, me fokus në detyrat e Samitit të Uellsit, si dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme të përftuara prej mësim-eve të nxjerra nga operacionet e kryera vitet e fundit nga NATO.

Ministrja Kodheli diskutoi me gjeneralin e NATO-s lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë në Europë dhe në kufijtë e saj. Të dy bashkëbiseduesit diskutuan edhe rreth rreziqeve që i vijnë Aleancës nga Lindja dhe Jugu, si dhe për masat që janë marrë dhe po merren për parandalimin e tyre.

Zhvillohet në vendin tonë Konferenca e NATO-s, “CIMIC Key Leader”

“Adaptimi i CIMIC me sfidat e reja të Aleancës”

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 3zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, homazhe në Varrezat e dëshmorëve të atdheut

Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjen-eralmajor Jeronim Bazo zhvilluan homazhe dhe vendosën kurorë me lule pranë monumentit “Nënë Shq-ipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut.

Pas përfundimit të ceremonisë, para monumentit “Nënë Shqipëri”, ministrja e Mbrojtjes Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralma-jor Bazo bënë homazhe dhe ven-dosën kurora me lule pranë varrit ku prehet Dëshmori i Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës gjatë kryerjes së misionit paqerua-jtës në Kandahar të Afganistanit, më 20 shkurt të vitit 2012.

Gjithashtu, ministja Kodheli dhe gjeneralmajor Bazo, të sho-qëruar nga zv.komandanti i Forcave Ajrore, kolonel Mehmet Metko, kryen homazhe pranë varrezave ku prehen trupat e pilotëve që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura

Është me të vërtetë e mrekul-lueshme, pasi ndërsa gjeneral Hoxha shprehej në fjalën e vet, mua më dukej si diçka

ireale. Dhe a e dini pse? Imagjinoni një gjeneral shqiptar nën “ombrellën e NATO” të flasë për NATO përpara një audience të NATO, këtu në Tiranë, ndërkohë që pak dekada më parë të flisje për NATO ishte një blasfemi.

Është kënaqësi që ndodheni këtu, pasi ndihem i privilegjuar që kam rastin t’ju përshëndes gjatë punimeve të konferencës treditore “CIMIC Key-Leader”. Audienca e kësaj konference është e gjerë dhe e larmishme ashtu siç do të duhej të ishte dhe padyshim të bën të ndihesh mire për faktin që Tirana është zgjedhur për ta mirëpritur atë. Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, si dhe personalisht, kam kënaqësinë t’ju përcjell të gjithëve ju një mirëseardhje të ngrohtë. Unë shpresoj që ju të gjendeni si në shtëpinë tuaj.

Gjeneral Hoxha përmendi ndër të tjera disa prej çështjeve që unë do të thosha, ndaj unë nuk do të ndalem më tej në to. Sidoqoftë, unë mendoj se është e rëndësishme që të fokusohemi në temën që na ka sjellë të gjithëve sot së bashku: Përshtatjen e CIMIC ndaj sfidave të reja të NATO.

Unë pata rastin që të vizitoja SHAPE pak ditë më parë, ndaj është e kuptueshme që angazhimet e Aleancës ishin pjesë e diskutimeve të përbashkëta me komandantin e ACO, gjeneralin Breedlove. Çështja e ekzistencës së Aleancës është trajtuar shpesh, si dhe

supozime nga më të ndryshmet janë ngritur qysh prej përfundimit të luftës së ftohtë. Tashmë një çerek shekulli pas përfundimit të saj dilema e ekzistencës është fashitur, sidoqoftë është përballur dha ka përjetuar sfidat e kohës.

Operacionet e shkuara dhe ato ak-tuale të Aleancës sonë kanë treguar se lufta ka ndryshuar në mënyrë dramatike dhe në këtë mënyrë ka ndryshuar edhe përqasja me të cilën NATO është për-ballur në secilin prej këtyre operacio-neve. Nga Afganistani në Kepin e Af-rikës, nga Libia në Ballkan, gjeografia e operacioneve të ndërmarra nga NATO është zgjeruar në mënyrë të tillë, që t’u përgjigjet spektrit të operacioneve. Ashtu sikundër operacionet tona kine-

tike synojnë të përforcojnë paqen dhe të ulin kërcënimet, një numër i madh i ushtarëve tanë është i angazhuar në operacione jokinetike që synojnë të ndihmojnë në “shtet - ndërtimin”. Kush tjetër përveç njerëzve të CIMIC mund të kryejë më mirë këto lloj operacionesh? Unë do të thosha asnjë.

Ata nuk shohin tek NATO vetëm shpresën për paqe, ata shohin gjithashtu shpresën për një jetë më të mirë. Një ushtar i NATO që duket si “terminator” është veçse ai të cilin njerëzit në nevojë kërkojnë. Ata mund të transmetojnë me-sazhin e duhur të operacioneve të ndër-marra nga ana e Aleancës. Ne të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se lufta duhet luftuar dhe përballuar me sukses.

Ne e konsiderojmë këtë aktivitet të rëndësishëm si një rast të veçantë për të analizuar dhe vlerësuar rolin aktual të CIMIC, si dhe për të qenë të përgatitur në përballjen me sfidat e së ardhmes. Ky gjithashtu do të jetë një rast dhe mundësi, veçanërisht për strukturat e CIMIC në FA, në mënyrë që të njohin nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e tyre të përgjegjësisë dhe të interesit. Në të njëjtën kohë, do të siguroja angazhimin maksimal të stafit tim, me qëllim që aktiviteti të zhvillo-het në përputhje me pritshmëritë tuaja. Unë ju uroj gjithashtu që të punoni së bashku si një skuadër dhe që të ndiheni si në shtëpitë tuaja. Të gjithë ne jemi të ndërgjegjshëm për ndryshimet dra-

matike me të cilat po përballet bota. Kjo tendencë e re globale e ngarkon NATO me përgjegjësi të reja të cilat në axhendën tonë të përbashkët duhet të përkthehen në faza të përshtatjes strategjike dhe operacionale. Ndry-shimet globale duhet të përkthehen në gatishmëri, edukim dhe stërvitje. Vetëm në këtë mënyrë NATO do të jetë në gjendje që të përballet me sfidat e paparashikueshme të së nesërmes. Ne do të vazhdojmë të jemi vigjilentë pikërisht në sajë të këtyre sfidave, që pa dyshim duhet të menaxhohen me burime të limituara financiare.

Duke sjellë në mendje Deklaratën e Samitit të Uellsit që përcakton qartë se “ne qëndrojmë të gatshëm për të vepruar së bashku, të vendosur për të mbrojtur lirinë dhe vlerat e përbash-këta, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, Forcat tona të Armatosura do të qëndrojnë krah për krah me aleatët, për të siguruar paqen dhe stabilitetin kudo në botë. Forcat tona të Armatosura, edhe pse prej pak kohësh në NATO, janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në mënyrë që të jenë në të njëjtën linjë me FA homologe të vendeve të NATO.

Samiti i Uellsit u fokusua veçanër-isht në sfidat e kontinentit tonë dhe që sigurisht përbëjnë sfida të reja edhe për vizionin e paqes dhe të lirisë në Evropë. Këto sfida tregojnë se NATO është duke ndërmarrë masat e nevojshme për të përmbushur me sukses detyrat thelbësore të tilla si mbrojtja kolektive, bashkëpunimi për sigurinë dhe menax-himin e krizave.

Fjala përshëndetëse e SHSHPFA, gjeneralmajor Jeronim Bazo në konferencën “CIMIC KeyLeadersConference”

Forcat tona të Armatosura do qëndrojnë krah për krah me aleatët

dhe kanë dhënë jetën e tyre në krye të detyrës.

Më pas, ata u takuan me famil-jarë dhe të afërm të dëshmorëve të Forcave të Armatosura, që kishin ardhur për të bërë homazhe dhe përkujtuar të afërmit e tyre.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 20154 zyrtare

Kurse funksionale dhe institucionale në Qendrën stërvitore të KM

Në kuadrin e bashkëpunimit ushtarak të FARSH me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, zhvilloi një viz-

itë pune një ditore në mjediset e Ko-mandës së Doktrinës dhe Stërvitjes delegacioni i Gardës së New Jersey-it, i kryesuar nga gjeneral brigade Steven Ferrari, zv.komandant i Divizionit të 42-të të Këmbsorisë së Gardës së New Jersey-it. Qëllimi i këtij aktivitetit ishte njohja me ecurinë e implemen-timit të programit pilot të arsimimit të oficerëve të rinj, klasa “Black Eagle 002”, që aktualisht po zhvillohet në Akademinë e Forcave të Armatosura, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eks-periencave midis dy vendeve, puna e bërë në vazhdim të takimeve të mëpërarëshme për implementimin e gërshetimin e sistemit të rekrutimit të oficerëve të rinj në Gardën Kombëtare në sistemin tonë arsimor të rekrutimit të oficerëve të rinj; të programeve që përdoren nga Garda Kombëtare e New-Jersey-it dhe implementimi e përdorimi edhe në sistemin tonë arsimor profesional ushtarak.

Në këtë vizitë punë një ditore del-egacioni amerikan zhvilloi një takim me drejtuesit e institucioneve të varë-sisë së KDS, i drejtuar nga zv/koman-danti i KDS, kolonel Ruxhdi Kuçi. Kolonel Kuçi, pasi u uroi mirseard-hjen në KDS, falënderoi SHBA-në dhe Gardën Kombëtare të New Jersey-it për ndihmen dhe bashkëpunimin e ofruar në të gjitha drejtimet dhe sidomos në drejtim të gërshetimit të sistemit arsimor ushtarak, dha një panoramë përmbledhëse për institu-cionin e KDS, si institucioni kryesor i sistemit të edukimit, arsimimit dhe trajnimit të FA, i cili mban peshën kryesore në aplikimin dhe realizimin e këtij programi pilot.

Delegacioni i Gardës së New Jersey-it, nëpërmjet një prezantimi të mbajtur nga kapiten Redion Qiriazi, u njoh më në detaje me programin trajnues të oficerëve të rinj për klasën “Black Eagle 002”, me gjëndjen ak-tuale të zhvillimit të kursit, masat e marra nga ana e institucionit të KDS dhe strukturave të varësisë së saj në drejtim të përzgjedhjes së trupës së instruktorëve dhe kandidaturave pjesë-marrëse në këtë program, hartimit të programit trajnues, masat mbështetëse logjistike e infrastrukturore për ako-modim, jetesë, përgatitje fizike e bazë materiale didaktike e kancelerike.

Në fund, zv/komandanti i KDS,

kolonel Ruxhdi Kuçi, bëri konk-luzionet përmbyllëse të takimit, duke falënderuar edhe njëherë ekipin amer-ikan për ndihmesën dhe kontributin që japin në këtë partneritet të vlerë-suar dhe rëndësishëm, në forcimin e mëtejshëm të marrëdhenieve midis dy palëve, si dhe në krijimin e lehtësirave në punën e përbashkët, nëpërmjet an-gazhimit maksimal të të gjithë struk-turave arsimore në mbështetje efikase të realizimit me sukses të të gjitha fazave të programit trajnues, përgjatë gjithë kohës së zhvillimit të tij.

Nga ana e tij, gjeneral brigade Ferrari, falënderoi kolonel Kuçin për pritjen e ngrohtë dhe miqësore që u rezervua, si dhe vlerësoi punën

e arritjet e deritanishme, duke dhënë edhe sygjerimet e tij për përmirësime të mëtejshme në funksion të rritjes së bashkëpunimit të përbashkët institu-cional në fushën e sistemit arsimor ushtarak.

Zv/komandanti i Gardës së New Jersey-it, gjeneral brigade Steven Fer-rari dhe delegacioni që e shoqëronte, vizitoi dhe Qëndrën e Simulimit. Nëpërmjet prezantimit të mbajtur nga komandanti i QS, n/kolonel Arben Cenolli, ekipi amerikan u njoh nga afër me misionin e Qëndrës, vendin që zë ajo në strukturën organizative të KDS. Gjeneral brigade Ferrari u njoh dhe me programet stërvitore që kjo qëndër zhvillon me efektivat e FA të

RSH, si JACT, VBS2, JEMM, në vija të përgjithshme me stërvitjen e radhës “Joint Reaction”, si dhe ndjekjen nga afër të zhvillimit të një moduli stërvi-tor të Kursit Themelor të Oficerit që aktualisht po zhvillohet në Qëndrën e Simulimit.

Në Komandën e Forcës AjroreMë datë 29 prill 2015 zhvilloi një

vizitë në Komandën e Forcës Ajrore delegacioni i Gardës Kombëater të New Jersey-it kryesuar nga gjeneral brigade Steven Ferrari, zëvendësko-mandanti i Divizionit 42- të të Këm-bësorisë së Gardës Kombëtare të New Jersey-it. Në përbërje të këtij delegacioni ishin edhe kolonel John Didonna, nënkolonel Carmen Tucker, kryekapter Edëard Santiago, si edhe zëvendësshefi i Zyrës Amerikane të Bashkëpunimit Ushtarak, major Karcher. Qëllimi i vizitës ishte njohja me Forcën Ajrore Shqiptare, në kuadër të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të New Jersey-it. Delega-cioni u prit në takim nga shefi i Shtabit i Forcës Ajrore, kolonel Flamur Ha-dushi dhe shefi i Degës së Sigurisë së Fluturimit, nënkolonel Ndrec Llusku. Gjatë kësaj vizite kolonel Hadushi e njohu delegacionin e Gardës së New Jersey-it me historikun, misionin, detyrat, aktivitetin aktual dhe planet e zhvillimit dhe modernizimit të Forcës Ajrore. Një vend të rëndësishëm gjatë takimit zuri edhe diskutimi mbi projektet e bashkëpunimit që Forca Ajrore ka pasur, por edhe që mund

të iniciohen në të ardhmen me Gardën Kombëtare të New Jersey-it, kryesisht në fushën e trajnimit dhe arsimimit.

Gjeneral brigade Steven Ferrari, falënderoi drejtuesit e Forcës Ajrore për mikpritjen, si dhe vlerësoi ar-ritjet e kësaj Force në procesin e modernizimit në teknikë, pajisje, trajnim personeli, duke rritur kapac-itetet operacionale dhe standardet. Gjeneral Ferrari shprehu dëshirën që bashkëpunimi mes Gardës së New Jersey-it dhe Shqipërisë të thellohet edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit ushtarak.

Në Komandën e Mbështetjes Në mjediset e Batalionit të

Xhenios në vartësi të Komandës së Mbështetjes zhvilloi vizitë pune një delegacion i lartë i Gardës Kom-bëtare të New Jersey-it, i kryesuar nga gjeneral brigade Steven Fer-rari, zëvendëskomandanti i Diviz-ionit 42 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të New Jersey-it, i sho-qëruar nga kolonel John Didonna, nënkolonel Carmen Tucker, major Karcher, si dhe kryekapter Edëard Santiago. Delegacioni shoqërohej nga zëvendëskomandanti i AFA kolonel Roland Berzani.

Ekipi amerikan u prit nga ko-mandanti i Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Batalionit të Xhenios kolonel Gasper Lala, si dhe koman-danti i Kompanisë EOD, nënkolonel Ajet Dalti. Komandanti i Komandës Mbështetëse gjeneral brigade Yl-ber Dogjani, i uroi mirëseard-hjen delegacionit dhe falënderoi zëvendëskomandantin e Gardës së New Jersey-it për këtë vizitë pune, kontributin dhe ndihmën e dhënë në modernizimin, arsimimin dhe trajnimin e efektivave të EOD. Takimi vijoi me dy brifingje të shkurtëra në lidhje me misionin, organizimin, përgjegjësitë dhe pu-nën e bërë nga Kompania EOD, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Gardën Kombëtare të New Jersey-it për modernizimin, arsimimin dhe trajnimin e personelit të Kompa-nisë EOD. Gjeneral brigade Steven Ferrari siguroi që bashkëpunimi me FA të Republikës së Shqipërisë do të thellohet në të gjitha fushat e bashkëpunimit ushtarak, me fokus të veçantë arsimimin, trajnimin dhe modernizimin e Kompanisë EOD.

Në KOMANdëN e dOKTrINëS dHe STërvITJeS

Delegacioni i Gardës së New Jersey vizitoi komanda dhe njësi ushtarake

Në mjediset e Qendrës Stërvitore para pak ditësh u zhvillua ceremonia e fillimit të kurseve funksionale

dhe institucionale të Komandës Mbështetëse (KM). Në këtë ceremoni ka qenë I pranishëm komandanti i Ko-mandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Qendrës Stërvitore (QS) kolonel Shkëlqim Çela, komandanti i Batalionit të Mbështetjes Rajonale kolonel Ardian Bali etj. Fjalën e hapjes e mbajti ko-mandanti i Qendrës Stërvitore të KM, kolonel Shkëlqim

Çela, i cili falënderoi komandantin e KM për pjesëmar-rjen në këtë ceremoni të fillimit të këtyre kurseve, si dhe garantoi mbështetjen e pakursyer të Qendrës Stërvitore për realizimin me sukses të misionit të saj. Më pas, ai përshëndeti dhe uroi kursantët pjesëmarrës me rastin e fillimit të kursit, duke iu kërkuar atyre përkushtim, disi-plinë të lartë dhe devotshmëri në realizimin e këtij kursi shumë të rëndësishëm për karrierën e tyre në Forcat e Armatosura. Në fjalën e tij përshëndetëse komandanti i

Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ylber Dogjani, ka falënderuar komandantin e QS, kolonel Çela, për masat e marra për fillimin mbarë të këyre kurseve, si dhe vlerë-soi përkushtimin e personelit të kësaj Qendre për punën e deritanishme. Ndërkaq gjeneral brigade Dogjani ka kërkuar prej kursantëve rezultate sa më të larta në përfundimin e këtij kursi me qëllim që ata të jenë sa më të denjë në de-tyrat funksionale që ata kanë dhe të barabartë në përkrah kolegëve të tyre Aleancës Euroatlantike.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 5forca tokësore

Stërvitja “Saber Junction”, e cila u zhvillua përgjatë gjithë muajit prill, kishte në objek-tiv të saj bashkëpunimin dhe

ndërveprimin midis Forcave Kon-vencionale dhe Forcave Speciale në veprime të përbashkëta ushtarake, si dhe sinkronizimin e veprimeve në një spektër të plotë operacional ndërmjet vendeve aleate të NATO-s për rritjen e mundësive dhe kapaciteteve reale për një reagim të shpejtë ndaj sfidave aktuale, kërcënimeve dhe rreziqeve që paraqiten sot në botë. Në këtë stërvitje FA kishte të angazhuar një efektiv prej 42 vetësh të Batalionit Special të organizuara në dy Task-Forca Speciale (SOTG), ku njëra ishte Task-Forca polako-hungareze dhe tjetra e përbërë nga Forcat Speciale shqiptare, ameri-kane, bullgare dhe moldave.

Stërvitja ishte e organizuar në dy faza. Në fazën e parë, e cila u zhvil-lua në bazën e Grafenëoer ku ishin të përqëndruar edhe poligonët e qitjes, u zhvillua stërvitje familjarizuese dhe vlerësuese për të dyja Task-Forcat, si dhe u bë një paraprirje detyrash për stërvitjen e madhe ku do merrnin pjesë 28 shtete, si dhe u përcaktua roli që do merrte kjo Task-Forcë në mbështetje të një Brigade me trupa konvencionale për çlirimin e një shteti të pushtuar nga kundërshtari. Në këtë fazë u zhvilluan pothuajse të gjitha llojet e ushtrimeve stërvitore me qitje standarde dhe jo-standarde. Veçori e kësaj stërvitjeje ishte shkëmbimi i eksperiencave midis këtyre forcave, si dhe ndryshimi i drejtimit dhe organizimit të stërvitjes nga forcat pjesmarrëse duke kaluar me rotacion drejtimin e stërvitjes nga çdo shtet pjesëmarrës. Në këtë fazë u realizuan qitje me armët e këmbësorisë ditën dhe natën, qitje me snajper deri 1500 m distancë ditën dhe natën, si dhe ushtrime të avancuara me municion luftarak në “shtëpinë taktike”. Forcat Speciale Shqiptare duke qënë të orga-nizuara me tre grupe speciale dhe me një shtab Task-Force Speciale nga S-1 deri te S-6 u integruan plotësisht në këtë stërvitje duke treguar vlerat mak-simale operacionale, cilësitë trajnuese dhe duke demonstruar standarde dhe nivel të lartë taktik dhe operacional, rezultat ky i arritur në saj të stërvitjes paraprake qu u zhvillua përpara dis-lokimit në Gjermani në Batalionin Special, duke u trajnuar në një situatë të ngjashme me stërvitjen “Saber Junc-tion” me të njëjtat detyra dhe situata operacionale.

Në të njëjtën kohë gjatë kësaj faze u arrit sinkronizimi dhe integrimi i plotë me të gjitha forcat pjesmarrëse për procedurat standarde të punës në poligone dhe drejtimit të stërvitjes bazuar kjo edhe në specifikën dhe dinamikën që përdorej nëpër poli-gonet e bazës së Grafenëoer, duke marrë edhe eksperiencën e duhur për ta implementuar këtë procedurë edhe në interes të stërvitjeve që do zhvil-lojme në vendin tonë. Në këtë fazë nuk mungoi as hedhja me parashutë

e Forcave Speciale, ku vlen për tu përmendur hedhja me parashutë e ofi-cerit shqiptar toger Saimir Cuka, i cili në datën 10 prill së bashku me Forcat Speciale Amerikane u hodhën me parashutë për infiltrim nga ajri në një mision të improvizuar në prapavijë të kundërshtarit. Ky operacion sherbeu si një vlerësim e nxitje e madhe për Forcat tona Speciale dhe në të njëjtën kohë obligim në të ardhmen për mundësimin e krijimit te trupave parashutiste edhe në Batalionin Special. Faza e dytë kon-sistoi në fillimin e veprimeve ushtarake të Brigadës 113 ndaj shtetit ARIANA të improvizuar për stërvitje dhe integ-rimi në situatë i Forcave Speciale në varësi direkte të Regjimentit të Dytë të Kavalerisë, ku në përbërje të shtabit të Rregjimentit ishte dhe Komanda e Forcave Speciale (SOCC) nga ku varej direkt Task-Forca speciale. Mbështetur në detyrat themelore bazë të NATO-s, si mbrojtja kolektive, menaxhimi i krizave apo bashkëpunimi për sigurinë edhe urdhri operacional ishte i përpi-luar në një mënyrë të tillë që futja e menjëhershme e Forcave Speciale në operacion të jepte një impakt pozitiv për forcat tona, si dhe goditje të rëndë psikologjike kundërshtarit për t’i para-prirë fillimit të veprimeve luftarake nga Forcat Konvencionale. Duke qënë se Forcat Speciale ndryshojnë nga ato konvencionale në saj të kapaciteteve të

tyre unike, zhdërvjelltësisë në veprime, fleksibilitet dhe pavarësisë mbështetëse në operacione, ishte pikërisht kjo edhe arsyeja që përdorimi i Task-Forcës Speciale mori një dimension të veçantë në këtë operacion. Të gjitha detyrat e ngarkuara nga Komanda e Bashkuar e Forcave Speciale ishte e mbështetur në detyrat bazë të FS si: zbulim special, detyrë direkte dhe trajnim i ushtrive të huaja. Nuk munguan as detyra si: kërkim-shpëtim në fushë betejë, shpëtim pengjesh apo kapje/asgjësim objektivash të rëndësishëm me pla-nëzim në kohë të kufizuar. Të gjitha këto detyra u realizuan nëpërmjet një sinkronizimi forcash në luftime ku

operacion, por që fatmirësisht kaluan pa pasoja të rënda. Të gjitha veprimet u zhvilluan me mbështetjen e plotë nga Forcat Ajrore dhe në kushtet e pamjes së kufizuar, ashtu siç edhe ndodh në situata reale.

Elementë tjetër mjaft i rëndësishëm për këtë stërvitje ishte angazhimi i drejpërdrejtë i n/oficerëve në drejtim të planzimit dhe ekzekutimit të detyrave. Roli i n/oficerit merr një rëndësi të madhe në Forcat Speciale, sepse të gjithë operatorët e një grupi special kanë organikë specifike për mbulimin e të gjitha detajeve opercaionale, duke filluar nga specialistë operacioni, zbu-limi, armatimi, ndërlidhje, xhenio dhe shëndetësie.

Në fund të stërvitjes u zhvillua analiza e gjithë spektrit të veprimeve ushtarake sidomos për pjesën e Task-Forcës Speciale, ku u vunë në dukje anët pozitive të kësaj stërvitjeje, di-mensionet ushtarake të përdorura në operacion, si dhe u përcaktuan nevojat për një rritje të mëtejshme operacionale për t’iu përgjigjur në kohë zhvillimeve politiko-ushtarake sot në mbarë botën. Si përfundimi, mund të themi se kjo stërvitje mbarti në vetvete vlera mjaft të veçanta për Forcat Speciale, pasi duke qënë e para në llojin e vet me një pjesëmarrje kaq të madhe nga 28 shtete, u krijuan ura lidhëse ndërmjet këtyre forcave, u shkëmbyen ekperi-enca dhe u hodhën ide si për përsonelin ashtu edhe për paisje dhe teknologji, që ndihmojnë jashtë mase Forcat Speciale në operacione, duke siguruar informacion në kohë rekord dhe duke zbutur në maksimum dëmet kolaterale në këto veprime ushtarake. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj stërvitjeje u standardi-zuan më tej procedurat taktiko-teknike në operacione, si dhe u rrit ndjeshëm shkalla e ndërveprimit operacional, që në një të ardhme të afërt të krijohen Task-Forca Speciale me forcat aleate të NATO-s që do bashkëpunojnë ngushtë për sinkronizim veprimesh në kohën dhe vendin e duhur. Mënyra e organizmit të një qendre operacionale speciale, veprimet me helikopter për kërkesë me mbështëtje nga ajri, si dhe operacione të tjera të këtij lloji në bashkëpunim të plotë me Forcat Kon-vencionale ishin një eksperiencë mjaft e madhe që u dokumentua plotësisht nga ana jonë dhe do të intergrohet në trajnimet apo detyrat e ardhshme që mund të kryejë Batalioni i Forcave Speciale.

ndërsa Forcat Speciale Bullgare ishin në zbulim special dhe jepnin pa ndërprerje informacion mbi objektivin, Grupet tona Speciale përgatiteshin për detyrë direkte mbi objektivin me qëllim kapje/asgjësim të tij. Detyrat e planëzuara me kohë të kufizuar filluan nga data 18 deri me datën 23 dhe më pas të dyja Task-Forcat speciale kaluan në mbështetje të plotë të Forcave Konvencionale me operacione kërkimi dhe shpëtimi në fushëbetejë, si dhe shpëtim pengjesh në prapavijë të kundërshtarit të humbur në betejë apo të zënë rob lufte. Situata ishte e improvizuar shumë afër realitetit gjë që u tregua edhe nga lëndimet shumta ndërmjet forcave pjesmarrëse në këtë

Batalioni Special i FT kurorëzoi me sukses stërvitjen “Saber Junction” në GjermaniMajOr agrOn KutaKapiten ervin hODO

Njoftim për studime ushtarake në Kosovë Qendra e Personel Rekrutimit e Forcave të Armatosura kërkon të rekrutojë studentë për studime ushtarake pranë Qendrës për Studime Universitare të FSK dhe studime universitare në Univer-sitetin Amerikan në Kosovë, 2 (dy) të drejta studimi.

Afati kohor për dorëzimin e doku-mentacionit pranë QPR ( Adresa: Rruga e Dibrës, Garnizoni Skën-derbej, Tiranë tel: +355 42348588) është deri më 15 Qershor 2015. Kandidatët për regjistrim duhet të paraqesin pranë Zyrës së Re-krutimit dhe Pranimit Tiranë.

Për kriteret e pranimit të kandi-datëve, dokumentet e nevojshme për regjistrim, datat e testimit dhe formularin e aplikimit i gjeni në linket e mëposhtme:Njoftimi i plotë në formatin pdfFormulari me të dhënat personale (Aneksi A)

ushtriaE prEmtE, 8 maj 20156 forcat e armatosura

Përfundoi stërvitja e planëzimit “Rozafa 2015-1” me kursantët e KTHOSH Në vijim të programimit

mësimor, nga data 14- 29 prill 2015, me kursantet e Kursit Themelor të

Oficerit të Shtabit (KTHOSH) u zhvillua stërvitja e planëzimit “Ro-zafa 2015-1”. Stërvitja u realizua në bashkëpunim me Qendrën e Simulimit në përputhje me procedurat e për-caktuara në Direktivën e Stërvitjes të NATO-s Bi-SC 75-3, Direktivën e Stërvitjes DS-7 dhe Standardet Kombëtare. Fokusi kryesor i kësaj stërvitje ishte aplikimi në praktikë i njohurive teorike mbi procedurat e vendimmarrjes në nivel batalioni të përfituara nga kursantët gjatë procesit mësimor në AFA.

Qëllimi i stërvitjes ishte aftësimi i kursantëve të KTHOSH për të kryer procedurat e vendim marrjes ushtar-ake dhe të planëzimit operacional në nivel shtabi batalioni, si dhe njohja dhe ambjentimi i tyre me dinamikën e zhvillimit të luftimit.

Në stërvitje morën pjesë: Depar-tamenti i Operacioneve, Departamenti i Kurseve, si dhe pedagogë të De-partamentit të Lidershipit. Stërvitja e planëzimit u ndoq nga afër nga komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, kolonel Idriz Haxhiaj, dekani i Fakultetit të FSM, kolonel Roland Berzani, shefi i Departamentit të Operacioneve, shefi i Departa-mentit të Kurseve, shefi Departa-mentit të Lidershipit dhe Shkencave Shoqërore, përfaqsuesi i CUBIC-ut pranë Qëndrës së Simulimit, z. Dee Espling, si dhe përfaqsues të Qën-

drës së Simulimit. Grupet mësimore punuan të ndarë në tre sindikata, njëra në QS për përvetësimin e programit JCTS, ndërsa me dy sindikatat punuan për procesin e vendimmarjes.

Për rreth dy javë e gjysmë kursan-tet e KTHOSH nëpërmjet kësaj stër-vitje aplikuan në praktikë njohuritë teorike të përfituara gjatë procesit mësimor të zhvilluar në AFA duke ekzekutuar nëpërmjet programit JCATS vendimin e marrë nga vetë kursantet në përfundim të procesit të vendimmarrjes ushtarake të zh-villuar pranë AFA. Gjatë fazës së ekzekutimit nga Qendra e Simulimit dhe AFA u sigurua një mjedis mësimi real, i cili ndikoi në përmirësimin e njohurive dhe aftësive të kursanteve të KTHOSH për t’i aftësuar ata për të vepruar si oficer shtabi në repartet ku ata kryejnë detyrat.

Objektivat kësaj stërvitje ishin: 1. Aplikimi në praktikë i njohurive

teorike të përfituara, në lidhje me procesin e vendim marrjes ushtarake dhe planëzimit operacional në nivel batalioni, në rolin e oficerit të shtabit. Vlerësimi konkret i veprimtarisë ven-dim marrëse dhe planifikuese nëpërm-jet programit kompjuterik.

2. Vlerësim objektiv i pjesëmar-rësve në stërvitje në aplikimin në

praktikë të njohurive të fituara si dhe aftësimi në planizimin dhe zhvillimin e luftimit të bk në mbrojtje.

3. Njohja, përvetësimi dhe apliki-mi në stërvitje i programit JCATS.

4. Identifikimi i problemeve dhe mësimeve të nxjerra për përmirësimin e programit dhe mënyrën e zhvillimit të kësaj stërvitjeje. Stërvitja u zhvil-

lua në tre faza: Faza e planëzimit operacional.

Gjatë kësaj faze, e cila u zhvillua në ambjetet e Akademisë së Forcave të Armatosura kursantët zhvilluan pro-cesit të vendimmarrjes ushtarake dhe në fund të tij morën vendimin mbi zhvillimin e operacionit “ROZAFA 2015-1”, i cili u ekzekutua në fazën e tretë. Procesi u zhvillua nga vetë kursantët nën mbikëqyrjen e AFA dhe Qendrës së Simulimit.

Faza e dytë ishte trajnimi dhe njohja me programin JCATS. Gjatë kësaj faze, e cila u zhvillua në ambien-tet e Qendrës së Simulimit, kursantët u njohën nga instruktorët e QS me programin JCATS dhe mënyrën se si do të zhvillohej faza e tretë. Faza e ekzekutimit u zhvillua në ambien-tet e Qëndrës së Simulimit. Gjatë kësaj faze kursantët e KTHOSH kryen detyrat e Oficerit të Shtabit të Batalionit në pozicione të ndryshme. Gjithashtu në këtë fazë u angazhuan pedagogë dhe personel drejtues i AFA, të cilët për të krijuar një mjedis sa më real kryen detyra në kuadër të shtabit të brigadës. Qëndra e Simulimit, ekipi i CUBIC pranë saj, si dhe pedagogët e AFA bënë të mundur vëzhgimin dhe vlerësimin e stërvitjes “ROZAFA 2015-1” me profesional-izëm. Ky ekip gjithashtu dha shpesh asistencën e tij gjatë gjithë procesit duke ndjekur hap pas hapi shkallën e përvetësimit dhe zbatimit të objektivave të trajnimit dhe të stërvitjes.

Major Gent BardhiMajore Merita Alimuçaj

Në kuadër të punës sensibilizuese që po bën Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës

së Shqipërisë për ngritjen në një stad më të lartë të rekrutimit në FA, Qendra e Personel Rekrutimit zhvilloi një fushatë rekrutimi për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura, e cila i parapriu fazës së dytë të rekrutimeve, që do të zhvillohet gjatë muajve shtator-tetor të këtij viti. Më datë 6 maj, u zhvillua takimi me nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemalit” në kryeqytet. Në këtë takim ishin të pranishëm, komandanti i Qendrës së Personel Rekrutimit, kolonel Leonard Çoku, shefi i sektorit të Rekrutimit, nënkolonel Nderim Çizmja, psikologja e sektorit të rekrutimit, kapitene Manjola Kondili si dhe sektori i marketingut pranë Qendrës së Kulturës, Medias, Botimeve të Mbrojtjes, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit, me përfaqësues shefin e këtij sektori, z. Aleksandër Gjonaj si dhe nëndrejtoresha e gjimnazit “Ismail Qemali”.Kolonel Leonard Çoku i njohu gjimnazistët me mundësitë dhe përfitimet që ata do të kenë nëse i bashkohen radhëve të FA. “Puna është e fokusuar në fushatat promovuese, me grupet e interesit, mbi mundësinë që ofrojnë FA për një karrierë dhe jetë të sigurt për të rinjtë e të rejat që dëshirojnë të bëhen pjesë e jona. Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në NATO, kalimi në një ushtri tërësisht profesioniste, ka krijuar hapësira dhe avantazhe për të gjithë shtetasit. Kjo i ka bërë Forcat e Armatosura të jenë më tërheqëse për të rinjtë e të rejat, për faktin se nëse rekrutohesh dhe bëhesh pjesë e FA, përftimet dhe mundësitë janë më të mëdha, pasi bëhet pajisja me një kontratë pune të rregullt dhe të sigurt, përfitohet shërbim shëndetësor falas për vete dhe familjen, krijohet mundësi arsimimi dhe kualifikimi brenda e jashtë vendit pa pagesë, fitohen aftësi të reja profesionale, bëhet pajisja me vlerën e ushtarit pro-fesionist, i cili përfiton të gjitha të drejtat që parashikon Statusi i

Ushtarakut të Republikës së Shqipërisë. Çdo shtetas që dëshiron të bëhet pjesë e FA, do të shërbejë në një institucion serioz ku njerëzit respektohen dhe vlerësohen për kontributin e tyre”. Ndër të tjera, ai u shpreh: “Takimi i parë që u zhvillua me ju ishte mjaft frytdhënës dhe kërkesat për t’ju bashkuar radhëve të FA u shtuan shumë pas këtij takimi. Personat që testuam në muajin shtator sot ndjekin Stërvitjen Individuale në Bunavi, Vlorë, si fitues të garës dhe do fillojnë punë në Forcat e Armatosura, dikush si specials, dikush në Policinë Ushtarake, dikush për karrierë ushtarake dhe në muajin mars të vitit që vjen do të jenë pjesë e kontingjentit që

“Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të armatosura Fillon fushata për fazën e dytë të rekrutimit për ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura

do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u promovuar oficer”.

Në përfundim të këtij takimi, gjimnazistëve ju shpërn-danë çanta dhuratash, të cilat përmbanin një bluzë, një kapele dhe një stilolaps me logon e Qendrës së Personel Rekrutimit me moton “Bëhu edhe ti pjesë e Forcave të Armatosura”, përgatitur nga Sektori i Marketingut në Qendrën e Kulturës, Medias, Botimeve, Muzeut dhe Shtëpive të Pushimit me miratimin e komandantit të QPR, kolonel Leonard Çokut.

Alba Musaraj

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 7forcat e armatosura

Më datë 23-30.04.2015, në ambjentet e garnizonit ushtarak “Skënderbej” u zhvillua Kampionati

i Parë i Shahut në radhët e FARSH. Kampionati u zhvillua në mes të ekip-eve finaliste të dala nga kampionatet dhe takimet gjysmë finale të zhvilluara më parë në njësitë dhe repartet e FA.

Në këtë aktivitetet morën pjesë 8 ekipe përfaqësuese të FARSH:

- Shtabi i Pergjithshem i FA - Komandës së Forcës Tokësore- Komandës së Forcës Detare- Komandës së Forcës Ajrore- Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes- Komandës Mbështetëse- Batalionit të Mbështetjes së SHPFA- Policisë UshtarakeNdeshjet u zhvilluan për 6 ditë

rradhazi dhe me sistem rrethi. Ekipet u përfaqësuan me nga 4 katër lojtarë për çdo ekip. Gjate gjithë kohës gara u udhëhoq nga ekipi i KDS i përbërë nga kolonel Rushdi Kuëi, major Edvis Spahi, major Gëzim Bilali dhe kapiten Endri Papa.

Në përfundim të Kampionatit të Parë të Shahut të organizuar në FA, vendin e parë dhe titullin kampion në Forcat e Armatosura e meritoi ekipi i KDS, i cili grumbulloi 13 pikë dhe mori edhe Kupën e Kampionit.

Në vëndin e dytë u rendit ekipi i FT me 11 pikë. Ekipi i FT përbëhej nga nëntetar Bedri Hidri, major Latif Bajraktari, major Ilir Doci, kapiten Nazmi Rama.

Në vëndin e tretë u rëndit ekipi i PU me 9 pikë. Ekipi i PU përbëhej nga rreshter Ardian Drace, nëntoger Besmir Xhaxhollari, rreshter Arian Xhaka, rreshter Haredin Pira.

Gjatë garës u bë edhe vlerësimi për performancën më të mirë të shahistëve si individ, sipas pikëve të grumbul-luara, ku u shënuan këto rezultate: zëvëndëskomandanti i Komandës së Doktrines dhe Stervitjes, kolonel Rushdi Kuci, i cili grumbulloi 7 pikë nga 7 pikë të mundshme. Përfaqësuesi i Policisë Ushtarke, rreshter Hajredin Pira grumbulloi 7 pikë, nga 7 pikë të mundshme. Përfaqësuesi i KDS, major Edvis Spahi, i cili gjatë garës grumbulloi 6,5 pikë nga 7 pikë të mundëshme. Përfaqësuesi i Komandës se Forces Detare, kapter Xhevahir Elezi, i cili gjatë garës grumbulloi 6,5 pike.

Shahistëve me performancën më të mirë iu shpërndanë medalje dhe certi-fikatat perkatëse. Federata e Shqiptare e Shahut në fund të aktivitetit dhuroi disa libra për shahistët që grumbulluan më shumë pikë në këtë aktivitet.

Në ceremoninë e mbylljes mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjith-shëm i FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo, i cili përgëzoi organizatorët e këtij kampionati dhe siguroi që Shtabi i Përgjithshëm do të jetë gjithmonë mbështetës i aktiviteteve të kësaj natyre. “Më pëlqeu paralelja që bëri nënkolonele Driza mes fushës së shahut dhe fushës së ushtrisë, - u shpreh gjeneralmajor Bazo-, dhe pa frikë do ta quaja si sport i ushtarakut. Ka shumë ngjashmëri në mes taktikës dhe strategjisë ushtarake dhe taktikës

dhe strategjisë së lojës së shahut, si dhe lojës së shahut dhe drejtuesit ushtarak. Jam dyfish i kënaqur që zhvilluam kampionatin e parë të shahut në FA dhe që kemi mbështetjen e Federatës Shqipëtare të Shahut, si dhe të kemi të pranishëm Profesor Ilir Seitajn”, ka theksura gjeneralmajor Bazo.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm nderoi me Certifikatë Mirënjohje z. Ilir Seitaj, me motivacionin: “Për pjesë-marrje dhe kontribut në Kampionatin e Shahut në FA të RSH-së”. Po kështu edhe Sekretaren e Përgjithshme të Fed-eratës Shqipëtare të Shahut, znj. Pilinci e cila ishte e pranishme në ceremoninë përmbyllëse të këtij aktiviteti të bukur sportiv. Gjithashtu një Certifikatë Mirënjohjeje gjeneralmajor Bazo dha edhe ekipit fitues të KDS.

Simultane me Mjeshtrin Ndërkombëtar ilir Seitaj

Ç’ka e bëri më të veçantë këtë turne në ditën e fundit, më datë 30.4.2015, ishte edhe zhvillimi i një simultane me një nga figurat më të njohura të shahut në Shqipëri, Mjeshtrin Ndërkombëtar dhe 4 here Kampion Kombëtar, Ilir Seitaj. Ambjenti i Palestrës në garni-zonin ushtarak “Skënderbej” paraditen e kësaj dite u vendos në dispozicion të Mjeshtrit Ndërkombëtar Ilir Seitaj. Shahisti i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë vendit, me një karrierë të shkëlqyer në sportin e shahut, zhvilloi një simultane me lojtarët më të mirë të dalë nga Kampionati i Shahut të Forcave të Armatosura, si dhe pjesetarë të tjerë të FA që kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në këtë simultane.

Në simultane morën pjesë 18 lojtarë ushtarak dhe civilë pjesë e FA-së. Në

fund të simultanes Mjeshtri Seitaj arriti të fitojë 14 takime dhe të barazojë 3 takime përkatësisht me kolonel Ruzhdi Kuçi, kapter Xhevahir Elezi dhe civil Gjergji Ndoi. Nëntetar Bedri Hidri ishte i vetmi që arriti të shënonte një fitore kundrejt mjeshtrit Seitaj.Roli i shahut në zhvillimin e per-sonalitetit të njeriut dhe ngjash-mëritë e tij me artin e luftës

Loja e shahut nuk është thjesht një dëfrim bosh; por një lojë që të ngulit, rrënjos disa cilësi shumë të vlefshme të mendjes të dobishme në rrjedhën e jetës së njeriut, të cilat fitohen dhe forcohen nga kjo lojë dhe në vijim të bëhen zakon. Vetë jeta është një lloj loje shahu, thotë GM (Gross Master) Edu-

është një lojë shumë e frekuentuar. Duke ushtruar sportin e shahut

ne mund të mësojmë:- Parashikim, për të ardhmen dhe

marrja në konsideratë e pasojave që mund të ndjekin gjatë një veprimi.

- Maturi në të menduar dhe ve-pruar.

- Kujdes që të mos bëni lëvizje me shumë ngut.

Oficerët, nënoficerët si njerëz që përgatiten për betejë gjejnë shumë gjëra të përbashkëta në mes të artit të të luftuarit dhe betejës në fushën e sha-hut. Shahu është një betejë e vertetë në një mini fushë të improvizuar siç është tabela e shahut. Ka kaq shumë ngjash-mëri në mes të taktikës dhe strategjisë ushtarake dhe taktikës dhe strategjisë në lojën e shahut. Parime të luftës janë të njëjta si në betejë të vërtetë edhe në fushën e shahut. Lidhje dhe analogji të ngushta gjenden midis lojës së shahut dhe drejtuesit ushtarak, shahut dhe zhvillimit të luftës.

Nga hulumtimet e kryera në këto fusha, ekziston një lidhje e shkëlqyer midis teorisë së shahut dhe betejës ush-tarake. Shahu në të gjitha variacionet e tij ka qenë përdorur historikisht për të ilustruar taktikat e betejës dhe për-dorimit të strategjive të reja. Edhe sot asgjë nuk ka ndryshuar. Marrëdhënia midis shahut dhe strategjisë ushtarake, shahut dhe zhvillimit të aftësive men-dore, shahut dhe zhvillimit të person-alitetit është shumë e vjetër.

Është e njohur se shahu ështe një lojë ushtarake, komandanti ushtarak dhe lojtari i shahut, i referohen të njëjtëve terma: Taktika dhe strategjia, iniciativë, rrugëdalje, sulm, mbrojtje, kundërsulm, lëvizshmëri, centraliz-imi, të njëjtave parime: “Mbrojtja më e mirë është sulmi”, “Sulmi i kundërshtaritnë pikën më të dobët”, “Kupto njësinë tuaj dhe të përpiqu për të maksimizuar potencialin e tyre”, “Shmangni dobësitë e panevojshme”. “Freno kundërshtarin tuaj dhe prej linjat e tij të furnizimit”. “Në mes të kaosit, ka gjithashtu mundësi”. Janë pikërisht këto lidhjet që kanë vertetuar që ushtarakë me famë botërore kanë luajtur shumë mirë edhe lojën e shahut.

Nisur nga ky këndvështrim dhe i rëndësisë që ka ky sport në botë edhe në NATO çdo vit organizon kampionat shahu në mes të vendeve anëtare të saj. Në ta ardhmen po mendohet seriozisht që në këtë aktivitet të ketë pjesëmarrje edhe nga FARSH. Por kjo kërkon një përgatitje serioze, me programe të hartuara posaçërisht për tu zhvilluar me më të mirët dhe të apasionuarit e sportit të shahut për mundësinë e një prezantimi dinjitoz të FARSH në këtë aktivitet. Dhe këtë besojmë se do ta arrijmë së shpejti.

ard Gufeld në të cilën ne kemi shpesh pikë për të fituar, qëllime për të arritur dhe konkurrentë apo kundërshtarë për të luftuar me to. Ka një shumëllojsh-mëri të madhe të ngjarjeve pozitive dhe negative, që në një farë mase kërkojnë efektin maturi.

Përveç faktit se në Shqipëri shahu është mjaft i përhapur dhe luhet masiv-isht nga shumica e qytetarëve shqiptar, sporti i shahut në Shqipëri gjithnjë është konsideruar, ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga sportet më elitare. Si një nga sportet më popullore në Shqipëri dhe si pjesë e sporteve më të vjetra e tradi-cionale ne vendin tonë janë të shumtë ato që e lozin këtë sport qoftë edhe për kënaqësi. Edhe nga ushtarakët tanë

Kampionati i Parë i Shahut, një risi për Forcat e Armatosura

nënKOlOnele arta Driza, specialiste në Drejtorinë e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në SHPFA

Nënkolonele Arta Driza mundësoi inicimin dhe zhvillimin e këtij turneu në FA. Është një fakt tashmë që kontributi i nënkolonele Driza është shumë i njohur në vite për shahun në Shqipëri. Ajo ka arritur rezultate të larta në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare si: Kampione Kombëtare, fituese e dy Medaljeve të Arta në spartakiada kombëtare, fituese e dy titujve të akorduar nga Federata Botërore e Shahut FIDE: Womën Candidat master (WCM) dhe Albitre Nderkombetare në sportin e shahut. ‘

ushtriaE prEmtE, 8 maj 20158

Flet dr.doc. kolonel ® Mikado Shakohoxha, kryetar i shoqatës kombëtare “Skënderbegasi”

Kurdoherë kam mbajtur mbi supet e mia përgjegjësinë e

detyrave si ushtarak karriereShkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” dhe Shkolla e

Bashkuar të Oficerëve kanë nxjerrë oficerë të aftë dhe me ndjenja të theksuara atdhetare

intervista

U lind në Vranisht të Vlorës, në janar të vitit 1943, në një vatër atdhetare, nga gjiri i së cilës doli luftë-

tari legjendar Zenel Çelo, i njohur nga vargjet e këngës “Janino” dhe e spikatur për nëntë pjesëtarë e të afërm të familjes në LANÇ, midis të cilëve të rënë pesë Shakohoxhaj në tre breza (4 vetë në një ditë), si dhe vëllai i nënës, vëllai i gruas, janë Dëshmorë të Atdheut. Pas mbarimit të arsimit 7 vjeçar në vendlindje, Mikado vijoi studimet në shkollën e mesme ush-tarake “Skënderbej”, në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve”, më pas në Akademinë e Shtabit të Pëgjithshëm, në ish-Shkollën e Lartë të Partisë dhe në Kursin e Larte të Filozofisë. Mban gradën shencore ”Doktor” dhe titul-lin shkencor “Docent”. Ka shërbyer si ushtarak në shumë rrethe të vendit dhe ka kryer detyra të rëndësishme në Shtabin e Përgjithshëm, shef Shtabi në Korpusin e Tiranës dhe komandant në Divizionin e Elbasanit. Për vite me rradhë ka qenë pedagog në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm dhe karrierën ushtarake e mbylli me detyrën e shefit të Sektorit Shkencor të Ushtrisë, në vi-tin 1992 kur e ashtuquajtura “reformë” e nxori në lirim në moshën 48 vjeçare me gradën “Kolonel”. Në veprimtarinë e tij përfshihen një mori studimesh dhe referatesh, mbajtur në konferenca shkencore, punime për histori briga-dash e divizionesh, oponenca, si edhe udhëheqje disertacionesh në fushen ushtarake. Mban disa dekorata, urdhëra e medalje. Është kryetar i shoqatës “Skënderbegasi” dhe autor i librave: “Maskra e Vranishtit”, “S’ka njeri pa histori”, “Historiku i Vranishtit të Vlorës” (me bashkautorë) dhe ka dy libra të tjerë në proces botimi.

Shkollimi juaj si skënderbegas e më pas si oficer ka lënë gjurmë të thella. Si do ta përcillnit tek lexuesi i gazetës “Ushtria” shkollimin tuaj ushtarak?

Eh, jeta ime në shkollat ushtarake ka qenë tejet e vështirë, por po kaq dhe e bukur, interesante, plot ngjarje dhe mbresa! Me dëshirën time vesha rrobën ushtarake pa mbushur moshen 14-vjeçare. Nisa një rrugë, të cilën nuk mund ta merrja me mend se do të kërkonte aq shumë sakrifica; se pref-esioni i ushtarakut do të më shoqëronte tërë jetën. Këtë profesion nuk ma la babai, si shumë të tjerëve, por mjaft

kushërinj e bashkëfshatarë, si Eqeremi, Ramadani, Simoni, Tajari, Shabani, Maksi etj. Ata vazhdonin shkollën “Skënderbej”, ku fillimisht uniforma e bukur dhe edukata e tyre ushtarake më tërhoqi shumë. Në fakt fillimi qe pak i vështirë, sepse në kohën kur makina me disa bashkëfshatare si Piroja, Is-lami, Brahimi, Mamani, Myrdari, etj po nisej për në Tiranë mua më zbritën nga makina dhe me hoqën nga lista. M’u desh të kthehesha në Vranisht që të sqaroja arsyen të cilën s’e gjeta kurrë, por vëllai im, Shefiti, më nisi për në Tiranë nga Vlora. Godo Meh-meti më ndihmoi për të më çuar kadet. Sidoqoftë, sot mendoj që, në qoftë se u bëra dikushi, krahas familjes, meritë ka edhe shkolla “Skënderbej”, e cila, sa ç’ishte shkollë ushtarake, ishte edhe një gjimnaz i mirëfilltë. Kujtoj me respekt e dashuri mësuesit e oficerët komandues, që na krijuan kushte ideale për jetesë, mësim dhe edukim të gjithanshëm. Shkolla “Skënderbej” e nisi jetën e sajë më 28 mars 1945 me pionierët parti-zanë, fëmijët e dëshmoreve dhe të rinj të tjerë, në kushte shumë të vështira dhe vijoji për dekada të tëra. E lidha jetën me ushtrinë dhe e ndjej veten me fat që punova si oficer. Shkolla ‘Skënderbej” krijoi një traditë. Ajo ka lënë gjurmë në Ushtri, për sot dhe për të ardhmen, sepse i dha Ushtrisë për kohën modelin e oficerit të aftë e të përkushtuar, me formim demokratik dhe, për rrjedhojë, në transformimet e viteve 1991-1992 spikati bindshëm figura e oficerit qytetar të emancipuar dhe patriot. Nuk mund të le pa përmendur faktin që në

vitin 1957 nga shkolla 7-vjeçare “Hy-sen Çino” e Vranishtit, Vlorë, shkuan në shkollën “Skënderbej” shtatë vetë nga një klasë: Feim Xhebra, Brahim Hitoalia, Bardhosh Llani, Islam Haxhia, Namik Hasani, Piro Hysi dhe Mikado Shakohoxha, te cilët ndër vite u bënë kuadro kryesore të Ushtrisë. Gjej rastin gjithashtu të kujtoj me dashuri, respekt e mirënjohje dhe t’u uroj mbarësi në jetë shokëve të klasës në Vranisht si Hasko Shkurti, Lefter Guri, Lefter Brahimi, Lesko Çeloleskaj, Islam Lloi, Tefta Duka (Ribaj), Xhelal Çinaj, Bilbil Haxhiaj, Rami Memushi, Bashkim Gjonbrati, Muhamet Boçi, Gjolekë Me-mushi, Çizje Ribaj, Binjar e Kanan Hysi nga Kallarati, si edhe Bolenasit Rruzhdi Bajrami, Banush Bega, Bari Dervishi, Fejzo Tartari, Bodo Caci, Nase Leskaj, Fadil Koçiu etj. Sidoqoftë, koha e shkollës dhe kujtimet e saj ndoshta janë pjesa më e bukur dhe më e rrallë, mosha që duhet respektuar më shumë në këtë Botë, mosha e resurseve intelektuale dhe shpërthimit të talenteve.

Në rrugëtimin tënd si ushtarak mendoni se keni qenë disi i privi-legjuar?

Besoj se jo! Mendoj se në jetë e në punë kam mbajtur pjesën më të rëndë mbi supet e mia. Mbas titullimit oficer më emëruan në Brigadën e Tropojës së bashku me ish-skënderbegasit Azis Bulica, Bardhosh Llani, Tomor Hila dhe ata të Brigadës më emëruan në Lekbibaj. Më larg nuk kishte më në Ushtrine Shqiptare. Isha me fat që banorët e Nikaj-Mërturit ishin shumë të përkushtuar ndaj stërvitjeve ushtarake.

Krenarë dhe dinjitozë, si edhe bujarë, nderuan veten edhe mua. Me kompan-inë time të Lekbibajve në inspektimin vjetor të Ushtrisë zumë vendin e parë në qitje luftarake me të gjthia armët e këmbësorisë dhe efektivi u propozoi gjeneralëve të pranishëm gradim jashtë radhe. Që këndej Hito Çako më mori adjutant në Shkodër…Shokët e kursit e dinë mirë se në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm më mbajtën pedagog gjitharmësh, nisur nga rezultatet e larta që arrita, pa asnjë mbështetje familjare, miqësore, apo financiare…

Por keni qenë edhe pranë ish-udhëheqejes së Ministrisë, me cilin keni punuar më afër?

Siç thashë, nga Batalioni i Lekbibajt të Tropojës, pas një ispektimi vjetor të suksesshëm në rang ushtrie, më transferuan në shtabin e Korpusit të Shkodrës. Më pas kam qenë më afër Hito Çakos e familjes se tij si adjutant. Më vonë natyrisht kam qenë më rrallë pranë tij, por lidhjet nuk i ndërpreva, madje edhe tani. Kam qenë në Shtabin e Përgjithshëm në vitet 1972-1974, i pranishëm në shumë analiza e detyra që shtronte Petrit Dumja. Në muajt e fundit të jetës së tij kam qenë shumë pranë në të gjitha mbledhjet në Tiranë e Durrës që bëheshin për dënimin e tij me shokët e mënxyrës. Ata kanë mbaj-tur qendrim dinjitoz dhe nuk doli asgjë armiqsore e tyre. Mbaj mend që ditet e fundit ai erdhi e më takoi atje ku bëja punën fizike me Xhelon e Çumanin, dy shokët e mi të vjetër, si edhe me Luto Haxhiu e Xhevat Alibalin dhe më porositi të takoja e të falanderoja Sul Domin për qëndrimin që mbajti në Aktivin e Durrësit. Petrit Dumja dhe Hito Çako janë simboli dhe inkona e Ushtrisë Shqiptare. Me qëndrimin e vet Hito Çako e mori vetë hakun e tij në Aktivin e Durrësit. Kuadrot krye-sore të Ushtrisë, Beqiri, Petriti, Hitua, Rrahmani, Vehbiu, Arifi, etj, u ngjitën aty, jo thjesht se i ngjiti koha, por koha i zgjodhi dhe Ushtria i pranoi në ud-hëheqje. Me Beqir Ballukun rrallë herë kam pasur lidhje. Nuk e pruri rasti që mua, me detyrat që kryeja, të me lidhte puna me të. Vetëm disa herë kam pasur kontakte të shkurtra (thuajse më këmbë) në çastet kur i kam dorëzuar ndonjë hartë të Drejtorisë Operative, a për diçka tjetër kësaj natryre. Di që gëzonte simpati të madhe në Ushtri, jo vetëm se kombinonte bukur kompetencat si minister me aspektin human e social të raporteve me oficerët, por falë edhe përvojës së tij graduale (si komandant i Njësiteve Guerrile të Tiranës; të bata-lionit Krujë-Ishëm, të Br.II Sulmuese,

të Divizionit të Korçës; si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrise, si anëtar i Byrosë Politike qysh nga Kongresi i Parë i PPSH - së dhe si zëvendëskryetar i parë i Këshillit të Ministrave. Kontakti me të ishte frymëzues e mësimdhënës.

Edhe sot flitet për të ashtuqua-jturat “materiale të zeza”. Ju keni pasur një detyrë jo pak me rëndësi në Ministrinë e Mbrojtjes. Kush i hartoi dhe pse iu dha kaq shumë rëndësi këtyre materialeve? Kush i shkroi ato dhe kush e pësoi prej tyre?

Kam qenë në Shtabin e Përgjithshëm në vitet e dënimit të ashtuquajtur grupit armiqësor, madje në një organizatë bazë partie me Petrit Dumen, Rrahman Parllakun, Muhamet Prodanin etj. Deri në vitet ’60, kur ishim me rusët e Trak-tatin e Varshavës, ishte në përdorim Arti Ushtarak i tyre, i gërshetuar me përvojën e LANÇ-it. Në vitet 1962-1963 u përpilua dhe u vu në përdorim në ushtri i ashtuquajturi “Referati i Ministrisë së Mbrojtjes” i përgatitur nga gjeneralët Spiro Shalësi, Ernest Jakova

albErt Z. ZHOlI

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 9intervista

e Thoma Xhixho. Në vitin 1967, me porosi të Komandantit të Përgjithshëm, Mehmet Shehu paraqiti tezat e Këshil-lit të Mbrojtjes ku paraqiteshin idetë e kuadrove kryesore dhe Planifikimi, por ekzagjeroheshin Fortifikimi dhe mundësitë e Forcave Vullnetare, si edhe vihej për herë të parë si një kapitull më vete “Operacioni i kalimit nga lufta ne front të rregulltë në atë partizane”. Më pas u krijuan disa grupe pune. Në vitin 1971 ai me Spiro Shalësin, Agron Çomon, Ilo Furxhinë dhe Hysen Burbën; ndërsa në janar të vitit 1972 u krijua komisioni i ri i kryesuar nga Beqir Balluku në përbërje të të cilit ishin Rrahman Parllaku, Spiro Shalësi dhe Ernest Jakova. Më përpara kishte punuar me këtë material shefi i Sektorit Shkencor të Ushtrisë Elami Hado, ish-atasheh ushtarak në Kinë. Pastaj filloi “sherri’’ Petrit- Beqir. Për mua Grupet e Punës kanë punuar me përkushtim e profesionalizëm, sipas porosive të udhëheqjes politike, por siç duket ud-hëheqja politike kërkonte “sebepe” për t’i dënuar dhe ato i sajoi.

Si do t’i përcaktoje ndëshkimet e tyre?

Unë mendoj se “Grupi puçist” në ushtri u sajua për t’u goditur me para-mendim. Udhëheqja politike me atë ushtarake përgjithësisht kudo në botë, vijnë dhe evidentohen në një kohë që përplasen midis tyre për nivele, merita, aftësi, reputacione, besueshmeri, kon-tribute etj. Atëherë politika vendos t’u priten kokat disave që janë në krye të Ushtrisë në mënyrë që të mbledhin mendjen të tjeret. Kështu që ata ia futën pa përjashtim njëri-tjetrit duke menduar se nga këto qëndrime personale nuk do t’u vinte rradha edhe vetë atyre. Nga udhëheqja politike kërkohej që ne të fshihnim me “fshesë të hekurt” çdo ndikim te tyre. Ne u solidarizuam me vendimet e partisë duke thënë e stërthënë sa e sa gabime dhe faje të tyre, pavarësisht se ndoshta nuk kishim pasur kontakte direkte me ta. Vendimi i Gjykatës së Lartë, përgjigja e Presidi-umit të Kuvendit Popullor dhe pushka-timi në një ditë, me gjithë kërkesën për falje, fletë shumë. Per vite të tëra atyre nuk u dihej varri. S’ka gjë më të rëndë

se të jesh varrhumbur!. Mallkimi “Të humbtë varri” u qëlloi atyre burrave si Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Cako, me gjithë ato merita, por që u vunë para pushkatimit në buzën e një grope kolektive në Linëz të Tiranës dhe u varrosën në Vranisht të Vlores në fshehtësi të madhe, së bashku me rro-bat e trupit edhe me hekura ndër duar. Ata ishin heronj të Luftës Antifashiste, oficerë të lartë të shkolluar në akademitë më të mira të ish-Bashkimit Siovjetik, që kishin ngritur një ushtri të fortë dhe heroike…Ata u zëvendësuan shpejt, por dhe sot nuk ka dalë asnjë Lidership që të mbulonte boshllëkun që lanë pas ata. E vërteta është se për disa gjëra i kishim duart të lidhura, jashtë integritetit tonë moral e profesional. Ngjarjet e vitit 1974 qëndrojnë si një testament i madh për oficerët e ardhshëm, që të mbajnë baraspeshim, si me eprorët, ashtu edhe me vartësit.

Mund të veçosh diçka për paradat ushtarake dhe punën në Shtabin e Përgjthshëm?

Në paradën ushtarake të vitit 1964 kam qënë me kuadratin e Tropojës dhe zumë vendin e parë. Paradat ishim madhështore. Në Shtabin e Përgjthshëm qëndrova pak deri te dalja e të ashtuquaj-turit “Grup armiqesor” dhe për largimin tim është një vendim i Byrosë Politike ku thuhet shprehimisht: “Të largohen nga Ministria e Mbrojtjes Rrahman Parllaku, Mikado Shakohoxha, Ernest Jakova dhe Spiro Shalësi”. Këta tre të tjerët ishin nga gjeneralët më me emër në Ushtri. Në Korpusin e Tiranës, ku vajta nga ministria, qëndrova rreth 10 vjet. Nuk besoj të ketë qëndruar kaq shumë dikush në një funksion të tillë si shef shtabi Grupimi (korpusi). Pastaj u emeraovë komandant i Divizionit në Elbasan. Këtu mora familjen brenda dy javësh. Sikur të ndodhte ajo që nuk mund të ndodhte, po të filloja prapë punë, do të kërkoja të punoja në El-basn. Elbasani i ka dhënë historisë një pjesë të lavdishme dhe mban një emër historik, sidomos për arsimin, kulturën dhe shkencën. Qytet i bukur me emër të madh; njerëz të mrekullueshëm që e kanë nderuar gjithmonë. Mendoj se kam qenë një epror i pranueshëm, por

një vartës i vështirë, jo i pëlqyer për dikë për opinionet e kundërta që jepja, të cilat i vërtetoi jeta. Shpesh bëja për-pjekje për të kontrolluar zemërimin kur revoltohesha. Nuk më ka brejtur krimi i ambicjes personale për vend, gradë, apo pozitë, pasi kam qenë i shtytur gjithmonë nga motoja e veprimit dhe jo e shpërblimit. Provimet pasuniver-sitare dhe graden shkencore “Kanditat i Shkencave Ushtarake” e kam marrë nga puna dhe pasioni im dhe nuk më ka privilegjuar kush. Nuk mund të harroj elbasanasit e mrekullueshëm Bashkim Paeshti, Bardhyl Çullhaj, Sami Gjini, Syrja Hasani, Petrit Qazolli, Rifat Marsela, Veri Lumshi, Demir Hyskja, Milianov Kallupi, Vehap Xhindoli etj.

Kur u krijua dhe cili ka qenë synimi i shoqatës “Skënder-begasi”?

M ë 1 9 9 7 u k r i j u a s h o q a t a ‘’Skënderbegasi’’si simbol i unitetit tonë atdhetar dhe gazeta periodike “Skënder-begasi”. Aty në atë shkollë u përvijuan më së miri prirjet, talentet e pasionet; aty moren rrugë profesionet e ar-dhshme; aty u formuan lidhje shoqërore pune e profesioni, miqësi të sinqerta e të pan-dërprera në vite. Jam krenar që nga fshati im aty kanë qenë 106 vetë dhe dy komisarë nga më dinjitozët Mitat Duka dhe Fejzi Alia. Në atë shkollë kemi pasur një rini për t’u lakmuar, një kulturë dhe ëndërr evropiane. Historia e asaj shkolle është një fill i pashkëputur mësimi dhe edukimi, formimi kulturor, atdhetar dhe ushtarak; është vepra më e arritur e atij sistemi që lamë pas. Ve-primtaria e skënderbegasve dhe jeta e tyre lidhet me organizimin, reformimin dhe drejtimin e ushtrisë etapë pas etape; në çdo armë dhe sektor; madje edhe në jetën civile. Ata edhe sot i gjen si president republike, gjeneralë, ministra, juristë, sportistë, gazetarë, kryetarë sho-

qatash, deputetë, diplomatë, inxhinierë etj. Kjo shkollë do të mbetet gur themeli në historinë e Ushtrisë Shqiptare. Nuk thonë kot se emri “Skënderbegas” vlen më shumë se një dekoratë, medalje, titull, apo gradë. Skënderbegas: Emër që më shumë ngjan me një emër epik, me legjenda mesjetare shqiptare. Sho-qata “Skënderbegasi” tashmë është bërë shtëpia jonë e përbashkët, ndërsa gazeta sofra ku gjejmë ngrohtësi, apo ngushël-lim për çdo formim e moshë. Sot kemi humbur një shkollë, por kemi fituar një legjendë. Shoqata, krahas ruajtjes së traditave, vlerësimit të figurave, boti-meve, përhapjes së përvojës, aktivizimit të ish - krijuesve të vet, ka realizuar një sërë eskursionesh mbresëlënëse në Ko-

sovë, Mal të Zi, Maqedoni dhe në disa qytete të vendit si në Sarandë, Vlorë, Shkodër, Dardhë etj.

Keni dy djem, po asnjerin nuk e ke bërë ushtrakë.

E gjithë familja ime ka qenë dhe është e lidhur me ushtrinë. Të gjithë na lidh ajo vatër e ngrohtë në vite e në breza dhe na mban fortë si pjesëtarë të një familjeje të madhe. Kjo krenari na ndoqi e do të na ndjekë gjithë jeten. Krahas mjaft të afërmve të mi e të bashkëshortes, Aferdita, edhe njëri nga djemtë e mi, Shkëlqim Shakohoxha, sot avokat në Londer, dikur ka përfunduar

shkollën “Skënderbej”. E kishte me dëshirë, por vitet kur ai përfundioi këtë shkollë ishin të vështira dhe jeta e tij mori një drejtim tjetër. Ndërsa djali tjetër, Dritani, është marrë shumë me sport dhe tani është një gazetar i njohur sportiv, një profesion që ngjason jo pak edhe me atë të ushtarakut, apo jo?…

Me fëmijët ruan edhe një detaj…Si e ndjetë veten kur djemtë tuaj hynë në Grevën e Urisë në shkurtin e vitit 1991?

Tani më duket se ndjehem krenar, por atëherë ishte ndryshe (qesh). Fil-limisht mund t’ju sqaroj se në atë grevë urie u futën të dy Dritani dhe Shkëlqimi. Në fillim u hutova, u traumatizova dhe shkova me gjithë gruan te “Qyteti Studenti”. Shumë njerëz më njihnin, sidomos ata të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe disa instruktorë të Komitetit të Partisë së Tiranës, me të cilët kisha punuar për shume kohë. Ndërkohë ata vinin vërdallë nëpër studentët me laps e bllok nëpër duar duke “gjuajtur” pjesëtarë e të afërm të familjeve të pjesëmarrësve në Grevën e Urisë. Unë u bëra objektiv i shënjestrës së tyre, duke më fotografuar, regjistruar dhe raportuar në Ministrinë e Mbrojtjes, në Ministrinë e Brendshme dhe në Komitetin e Partisë. Për rrjedhojë, përgojimi qe i paparë dhe i papërbal-lueshëm. Madje ka edhe ndonjë nga ata që vazhdon të flasë edhe sot, sepse, me sa duket, e ka mjet jetese këtë zanat. Nuk isha dakord fillimisht me një vep-rim të tillë të djemve të mi në atë kohë. Shokët e mi të afërt më qetësuan duke i quajtur veprime pozitive ato të djemve të mi. Madje dy prej tyre çuan edhe djemtë e vet. Ndërsa ndonjë individ i veçantë na përgojoi atëherë, ndërsa tani flet ndryshe, bile ka pasur edhe më shumë favore. S’ka gjë. Në demokraci fitojnë të gjithë??!! Duke parë masiv-itetin e studentëve, të familjeve të tyre dhe të qytetarëve të Tiranës për rreth klubit “Studenti”, entuziazmin e papër-shkruar, si edhe mbështetjen e madhe të shokeve të mi e të të afërmeve (që s’do t’ua harroj kurrë) reflektova shpejt duke menduar se edhe djemtë e mi ishin stu-dentë si gjithë të tjerët e në këtë kuptim nuk mund të përbënin përjashtim nga shokët. Edhe ata kishin të njëjtat ëndrra

e deshira si shokët e tyre, të njëjtat viz-ione që kishte mosha e tyre e asaj kohe për atë se si duhet të ishte Shqipëria. Prandaj edhe unë fillova ta ndjej veten si të gjithë prindërit e atyre studenteve të tjerë. Koha tregoi se djemtë e mi, si shumë të tjerë, nuk u futën atje për in-teresa e përfitime presonale. Shumë nga studentët humbën si individë, por vendi e populli fitoi shumë nga sakrificat e tyre, prandaj ata duhet të jenë krenarë. Konkluzioni është se rinia, sidomos ajo universitare di çfarë bën, se i njeh vijat kufitare dhe di çfarë kërkon prandaj duhet ta mbështesim gjithmonë.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 201510 70 vjetori

Më 9 maj të vitit 1945, me nënshkrimin e kapitul-limit të pakusht të Gjer-manisë naziste, zyrtarisht

iu dha fund Luftës së Dytë Botërore. Në këtë luftë morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2,1 miliardë banorë apo 96 për qind e popullatës në botë dhe ku u morën më shumë se 50 milionë jetë njerëzish. Ka një fakt historik përsa i përket festimit të kësaj date. Ajo festohet më 8 maj në Perëndim, sepse akti i kapitullimit të Gjermanisë naziste u nënshkrua në Berlin më 8 maj, në orën 22:45 p.m (sipas orës europiane), kurse në Rusi, ora shënonte 01:45 a.m, domethënë sapo kishte aguar dita e 9 majit. Radio Moska do ta transmetonte lajmin e kapitullimit nëpërmjet valëve të saj. Humbjet e ish-Bashkimit Sovjetik ishin tragjike. Mbi 30 milionë ushtarë e civilë kishin vdekur. Pasuria kombëtare kishte humbur në 1/3 e saj, kurse përsa i përket qytetit ku u zhvilluan betejat më të egra, Stalingradit, në kuptimin figurativ ai u cilësua “një qytet me peizazh hënor”.

Kapitullimin në emër të Komandës Supreme Gjermane e nënshkruan feld-mareshali Vilhem Kajtel, gjenerali Hans Jirgen Shtrumf dhe admirali Hans Georg fon Frideburg. Nga ana e aleatëve mar-rëveshjen e nënshkruan mareshali rus Georgi Zhukov dhe gjenerali britanik Artur Teder. Në fakt nënshkrimi i Ber-linit erdhi si pasojë e pakënaqësive të Josif Stalinit, i cili kërkoi që protokolli i Reimsit, për kapitullimin e Gjerman-isë, i mbajtur më 7 maj 1945, në orën 23:01 p.m dhe që hyri në fuqi më 8 maj 1945, të konsiderohej paraprak. “Sot, në Reims,gjermanët nënshkruan aktin paraprak për një dorëzim pa kushte. Kontributi kryesor, megjithatë, është dhënë nga populli sovjetik dhe jo nga aleatët, prandaj kapitullimi duhet të nënshkruhet para Komandës Supreme të të gjitha vendeve të koalicionit antihitlerian dhe jo vetëm përballë Komandës Supreme të forcave aleate. Për më tepër, unë nuk pajtohem sepse kapitullimi nuk u nënshkrua në Berlin, që ishte qendra e agresionit nazist. Ne kemi rënë dakord me aleatët të marrin në konsideratë protokollin e Reims si paraprak” (J.Stalin). Sipas tij ky kapitullim duhet të bëhej vetëm në prezencën e të dërguarit rus, në këtë rast marshallit Zhukov, që për këtë episod flet në kujtimet e tij. Kjo është edhe në tjetër arsye përveç, ndryshimit të orës, që ka përcaktuar faktin, përse shumica e vendeve perëndimore njohin datën 8 si ditën e fitores. Përvec fakti të festimit në dy data të ndryshme që erdhi duke u thelluar gjithmonë e më shumë me rënien e Perdes së Hekurt, që shënoi edhe fillimin e Luftës së Ftohtë, kjo datë na kujton sot faktin se aleatët e mëdhenj të kësaj lufte tragjike nuk u gjendën më kurrë bashkë në të njëjtin front. Edhe pas 70 vjetësh mes Perëndimit dhe Rusisë “acari” është i ndjeshëm, aq sa në këtë 9 maj pjesa dërrmuese e kancelarive perëndimore do të bojkotojnë paradën e Moskës, si pasojë e zhvillimeve të fundit në Ukrahinë. Madje nuk kanë munguar as ide-propozimet për t’i zhvendosur festimet më datën 8 maj në një vend tjetër dhe jo më në Sheshin e Kuq, Moskë ku është bërë traditë. E tillë ka qenë ideja e hedhur nga presidenti polak Komorovski, për ta kujtuar ditën e fitores më 8 maj në Gdańsk ku dhe shpërtheu lufta më 1939. Në fakt këto propozime tingëllojnë sa absurde, aq edhe një formë ndëshkimi që kërkohet

70 vjetori i fitores mbi fashizmin, Shqipëria në krah të fitimtarëve

9 Maji 1945, ditë simbolike për EuropënAshtu si veteranët e Lindjes apo Perëndimit që do të kujtojnë këtë ditë të rëndësishme,

edhe veteranët shqiptarë kanë të drejtë të ndihen krenarë, sepse sakrifica e tyre iu bashkua sakfrificës mbarëbotërore, sakrificës së një Aleance Madhore Çlirimtare

etleva sMaçi

t’i jepet politikës së Moskës, që vazhdon të ngelet trashgimtarja e vetme e BS. Pavarësisht përpjekjeve të liderit rus Putin për ta menaxhuar këtë situatë si një kartë fituese për lavdinë tashmë të humbur të ish–BS të shpërbërë, ka një të vërtetë të pamohushme. Në 9 Maj në Sheshin e Kuq, edhe njëherë tjetër do t’u jepet mundësia veteranëve të parakalojnë, edhe pse të pakësuar ndër vite, për t’i dëshmuar Rusisë moderne se kjo është një ndër gjërat për të cilat ata duhet të ndihen krenarë. Sepse në sajë të këtyre burrave dhe grave, sakrificës së tyre u realizua një ndryshim i vërtetë në botë.

9 Maji në ShqipëriNë Shqipëri 9 maji është kuj-

tuar gjithmonë si Dita e Fitores kundër Fashizmit, pasi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore vendi ynë u rreshtua në kampin socialist, ku bënin pjesë shumë vende të tjera të Europës Lindore. Për një traditë që është e vështirë të cënohet pasi prek një brez të tërë pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, kjo datë ka nge-lur e tillë edhe në ditët e sotme, por duke i veshur edhe një tjetër atribut shumë të rëndësishëm, atë të ditës së Europës së Bashkuar, e cila lidhet me deklaratën e ministrit të Jashtëm francez, Robert Shuman, më vitin 1950. Qëndrimi ndaj datës 9 maj në vendin tonë nuk ka ndry-shuar edhe pse vendi është anëtarësuar në NATO që prej 6 vitesh, aleancë me të cilën Shqipëria komuniste ishte në armiqësi jo vetëm gjatë kohës që ishte anëtare e Traktatit të Varshavës, por edhe në kohën e izolimit të saj të plotë, deri në fillim të viteve ’90-të të shekul-lit të kaluar. Por ajo që është e rëndë-sishme në të gjithë këtë histori lidhet me faktin se data 9 maji 1945 e rreshton Shqipërinë në krah të koaliconit fitues të Luftës së Dytë Botërore dhe e bën Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (1939-1944) një luftë të drejtë dhe heroike. E megjithatë, kjo nuk ka mundur ende që të zgjidhen dhe

të konfigurohen qartë disa dilema dhe kundërshti që kanë shoqëruar në stu-dime dhe diskutime të ndryshme rolin e rezistencës antifashiste në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mosnjohja gjatë luftës së Dytë Botërore e Shqipërisë si një vend aleat

Një ndër sinjalet e para për vlerësimin e rezistencës së popullit shq-iptar ndaj pushtuesve italianë e gjejmë në deklaratën e SHBA të paraqitur nga Cordell Hull më 1942. Me nota simpatie shihej kjo luftë edhe nga aleati tjetër i madh, Bashkimi Sovjetik, ku vlerë-sohej lufta e guximshme çlirimtare e patriotëve shqiptarë. E megjithatë doku-mentet vërtetojnë se aleatët, pavarësisht se e vlerësonin qëndresën e shqiptarëve ndaj fuqive të Boshtit, ata nuk e morën atë në konsideratë si të barazvlefshme me rezistencën e fqinjëve, Jugosllavisë dhe Greqisë.

Në këtë pikë, në mënyrë të veçantë përgjatë viteve të komunizmit, u përpu-nua dhe u bë zotëruese ideja se Shqipëria ka qenë një vend aleat, edhe pse realisht nuk ekziston të paktën deri më tash asnjë dokument ku ajo të ketë firmosur për

përfshirjen e saj në radhët e Kombeve të Bashkuara, apo që ajo të kishte një qeveri, e cila njihej prej Aleatëve të Mëdhenj. Arsyeja e krijimit të këtij opionin nuk mund t’i mvishet vetëm ideologjisë dhe propogandës komuniste. Është fakt real dhe i pamohueshëm se populli ynë zhvilloi një luftë heroike dhe në krah me aleatët kundër push-tuesve italianë dhe gjermanë. Kjo luftë u mbështet fuqishëm nga misionet britanike dhe amerikane dhe mori vlerësimet e tyre. Kaq e qartë ka qenë kjo bindje që në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, sa mund të konsiderohet si një ndër përbashkësitë mes Frontin Antifashisht Nacionalçlirimtar dhe Bal-lit Kombëtar. Prandaj që në këtë kohë këmbëngulej për bërjen pjesë të Shq-ipërisë anëtare e Kombeve të Bashkuara. Njihet tanimë promemorja e Mit’hat Frashërit dërguar misionit amerikan të OSS në Shqipëri, në 15 korrik të 1944, në emër të Komitetit Qendror të Ballit Kombëtar. E megjithatë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Aleatët e Mëdhenj, Shqipërisë nuk ju njoh statusi “i vendit aleat”, apo “fuqi shoqe”, siç ndodhi me shumë prej vendeve që më parë kishin qenë anëtare të Lidhjes së Kombeve.

Kthesa historikeJo vetëm për rëndësinë që pati Lufta

Antifashiste Nacionaçlirimtare për çlir-imin nga okupatori nazi-fashistë, por më së pari për sigurimin e sovranitetit territorial të saj, Shqipëria do të njihej si “fuqi shoqe” gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së Parisit në vitin 1946. Gjithashtu, pavarësisht vonesave, vendi ynë u ftua të mer-rte pjesë në Konferencën e Parisit të Reparacioneve me Gjermaninë në periudhën nëntor–dhjetor 1945. Studiuesit vendas (shih H.Kaba) kanë arritur në përfundime se prania e Shqipërisë në këto dy Konferenca, në 1945 dhe 1946, pa pasur statusin e kombit aleat apo aleat i shoqëruar do të

thoshte pranim i faktit se Shqipëria nuk bënte pjesë tek të mundurit, por te shtetet fitimtare. Por mungesa e këtij statusi në këtë periudhë u shfrytëzua negativisht nga qeveria greke, që synonte ta fuste Shqipërinë në vendet humbëse, e për rrjedhojë duhet t’i nënshtrohej rregul-lave për këto vended he me këtë rast Greqia të mund të realizonte ëndërrat e saj të vjetra ankesioniste të Vorio Epirit. Kjo ka bërë që në historiografi gjithmonë të ketë dilema midis faktit se Shqipëria nuk ishte vërtetë një shtet humbës, por as fitues juridikisht. Por nuk ka pasur kurrë dilemë se Lufta Antifashiste Nacional–Çlirimtare e shq-iptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore ka qenë një ngjarje e shënuar dhe e vlerësuar nga Fuqitë e Mëdha. Që prej kohës së themelimit të shtetit shqiptar më 1912, kjo do të ishte hera e parë ku shqiptarët, jo vetëm do të angazoheshin në një luftë me përmasa botërore, por ajo që më shumë se gjithçka i jepte vlerë kësaj pjesëmarrje ishte renditje e tyre në krah të fitimtarëve. E kemi përmendur edhe më lartë se vlerësimi i rezistencës shqiptare, gjeti konkretizim me dërgimin e misioneve aleate gjatë luftës. Është e provuar tashmë se qëllimi i këtyre misioneve ishte mbështetja dhe rritja e rezistencës antifashishte në vend. Po ashtu, pavarësisht drejtimit politik që mori vendi pas luftës për interesat e ngushta të udhëheqjes komuniste, shpallja e aleancës me Koalicionin e Madh Antifashist ku përfshiheshin Bri-tania e Madhe, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bë që në fillim nga Fronti Nacionalçlirimtar. Por fakti i mospasjes së një qeverie të ligjshme, të njohur nga aleatët, qoftë kjo ajo e propozuar nga Zogu në emigra-cion, qoftë qeveritë e Frontit Naciona-lçlirimtar të krijuara në Përmet e Berat, bëri që kontributit të Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore nga ana e tyre t’i jepej një vend periferik, nisur edhe nga arsyetimi se Shqipëria ishte “më e vogël dhe me rëndësi strategjike më të pakët se Greqia e Jugosllavia” ( shih H. Kaba). Ky arsyetim ka parasysh atë që ndodhi 70 vjet më parë, por me daljen në dritë të dokumenteve të arkivave britanike dhe amerikane, tashmë askush nuk e vë në dyshim rolin antifashist dhe çlirimtar që luajti Ushtria Nacionalçlirimtare. Andaj me të drejtë, ashtu si veteranët e Lindjes apo Perëndimit që do të kujtojnë këtë ditë të rëndësishme, edhe veteranët shq-iptarë kanë të drejtë të ndihen krenarë, sepse sakrifica e tyre iu bashkua sakfri-ficës mbarëbotërore, sakrificës së një aleance madhore çlirimtare. Në kalvarin e gjatë të mohimeve dhe padrejtësive, Shqipëria e ka merituar të jetë edhe në këtë 70-vjetor një partnere e denjë e Aleancës së Madhe, NATO-s.

Ushtarët amerikanë duke lexuar në gazeten “Star and Strip”, lajmin e kapitullimit të Gjermanisë

Marshalli Zhukov duke lexuar aktin e kapitullimit të Gjermanisë

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 11Histori usHtarake

Dita e Fitores së Madhe mbi mbi fashizmin

Në fillim të vitit 1945 Gjermania naziste kishte humbur në frontin e Lindjes, Budapestin dhe një pjesë të Hungarisë. Bullgaria dhe Rumania i shpallën luftë Gjermanisë. Polonia u bë një fushëbetejë çlirimtare për ush-trinë fitimtare sovjetike drejt Berlinit. Në janar 1945 ajo me 4 armata filloi ofensivën drejt Berlinit me një shpe-jtësi 30-40 km në ditë dhe arriti në lindje të Berlinit, përgjatë lumit Oder. Kundërsulmi me Grupin e Armatës Naziste “Vistola” nën komandën e Hemlerit dështoi. Armatat e tre fron-teve të Ushtrisë së Kuqe nën komandën e gjeneralëve: Zhukov, Rokosofski dhe Konjev, vunë përpara armatën naziste të komanduar nga gjenerali Gothard Hei dhe më 9 prill fronti gjerman nuk ekzistonte më. Në kohë që Hitleri dhe Eva Braun po helmonin veten me cin-aur, gjenerali Eidling, kryekomandant i mbrojtjes së Berlinit e dorëzoi qytetin tek sovjetikët më 2 maj 1945. Admirali Dentiz drejtoi marrëveshjen e kapitul-limit me të tre Aleatët e Mëdhenj: Anglia, Bashkimi Sovjetik dhe SHBA, më 8 maj 1945 dhe më 9 maj u shpall si Dita e Fitores mbi Nazifashizmin. Kështu lufta në Europë mbaroi, po kështu mbaroi dhe Rajhu III, Hitleri, që për 12 vjet i shkaktoi Europës 60 milionë të vdekur.

Shqipëria dhe populli shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Boëtrore u vra dhe u gjymtua në 7.3 % të banorëve, u dogjën 21 % e shtëpive, u asgjësuan 1/3 e gjësë së gjallë. Gjithashtu iu grabitën shumë rezerva të mëdha ari, mijëra shqiptarë u masakruan në kam-pet e shfarrosjes si brenda dhe jashtë vendit në Mathauzen, Bukenvald, Dakau, Austevic, ku lanë jetën mbi 1.642 shqiptarë. Shqipëria i dha luftës 28.000 dëshmorë, dëmi i përgjithshëm që iu shkaktua vendit tonë arriti në 3 miliardë dollarë me kursin e vitit 1938.Ushtari që ngriti flamurin mbi Rajshtang, Berlin

Mihail Jegorov një hero shumë i njohur i Luftës në Stalingrad ka hyrë në të gjitha enciklopeditë e botës. Unë kam qenë studentë ushtarak tankist në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe kam pasur fatin e rrallë që këtë hero e kam parë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Sovjetike në Kiev, gjatë ceremonisë në festën e fitores të Luftës së Dytë Botërore, më 9 maj 1958.

Jegorovi mbante kostum ushtarak me ngjyrë kafe. Në gjoks i shkëlqenin një numër me dekorata të ngjyrave e madhësive të ndryshme dhe mbi të gjitha Yllit i Artë i Heroit të BS. Ishte me gjatësi mesatare, shpatullgjerë, i fuqishëm, sy të shkruar, flokë të drejtë. Në ballë në anën e djathtë, aty ku fillonin flokët, binte në sy shenja që kish lënë një plagë e dikurshme gjatë luftës. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur të ftuar nga të katër anët e BS dhe shumë prej pjesëmarrësve ndofta e shihnin për të parën herë nga afër ushtarin që ngriti flamurin mbi

Rajshtang, prandaj dhe të gjithë dëshi-ronin t’i jepnin dorën dhe të këmbenin dy fjalë me të. Ai i filloi kujtimet e tij fare thjesht, por rrjedhshëm dhe nuk ishte nevoja për të bërë pyetje. Kujtimet ai i filloi, duke falënderuar në radhë të parë oficerët dhe studentët ushtarakë për pjesëmarrjen e tyre në 13 vjetorin e fitores të Luftës së Dytë Botërore, më 9 maj 1945-1958. Brohoritjet ishin të fuqishme duke u ngritur në këmbë dhe me thirrjen: Jegorov, Jegorov…Ai qeshte dhe përshëndeste. Pastaj e nisi tregimin: “Jam lindur më 5 maj të

vitit 1923, në fshatin Ermoshenski në krahinën e Smolenskut. Edhe gjyshi dhe të dy prindërit e mi ishin fshatarë. Kur na sulmoi Gjermania naziste isha 18 vjeç, kisha mbaruar shkollën 8 vjeçare dhe punoja në kolkoz. Krahina jonë u pushtua shpejt. Në vitin 1942 u futa në një repart partizan, në prapavijën e armikut dhe më ngatërruan me detyrën e zbuluesit. Në dhjetor të vitit 1944 njësiti ynë partizan e ndiqte armikun edhe në territorin polak. Aty u bashkuam me ushtrinë e rregullt. Gjatë luftës për çlir-imin e Varshavës më dekoruan me një

sillnin jo vetëm automjete të shkatër-ruara, por edhe kufoma me njerëz. Ato kufoma ishin të dy palëve luftuese. Më datën 29 prill 1945, reparti ku bëja pjesë arriti në zemër të Berlinit. U strehuam në llogoret e braktisura nga ushtria na-ziste gjermane, fare pranë Rajshtangut. Transhetë vinin radhë njera pas tjetrës, me lidhje të brendshme. Mbi transhe dhe në hyrjet e tyre bini aq shumë predha sa mund të vriteshim njëqind herë në minutë. Zjarre, krisma, ajri ishte ngopur me tym baroti, me plumba, me aromë benzine etj. Ne vazhdonim të mbaheshim në front, në pikën më të lartë afër Rajshtangut. Tashmë s’na bënte më përshtypje se ç’farë ndodhte në katet e poshtme dhe kush qëllonte, por puna ishte se ku do ta vendosnim flamurin e fitores.

Reparti ynë ishte tashmë 100 m afër Rajshatngut dhe togës tonë të zbulimit i ishte caktuar detyra të futej e para në ndërtesën e parlamentit nazist. Blinda-zhi ynë ishte ballëpërballë me njerën nga hyrjet në Rajshtang. Për të shkuar atje duhej kaluar përmes ferrit…”.

Ishte 2 maj 1945, ora 21.30 minuta. Ushtari rus Mihail Aleksejeviç Jegorov, me flamurin sovjetik në dorë ecën drejt majës më të lartë të Rajshtangut për të ngritur flamurin e fitores, që nuk mundën ta vendosnin me qindra shokë të tij, të cilët u vranë nga plumbat e snajperve nazistë gjermanë.

Në këtë ditë dhe orë bie Rajshtangu nazist!

medalje, prej aty bashkë me Armatën I të Frontit të Bjellorusisë, shkela në tokën gjermane. Kur u afruam 30 km afër Berlinit, luftimet u dëndësuan aq shumë sa që e ndjeje edhe tronditjen e tokës nën këmbë. Në rrethimin e Berlinit, në çdo 4 m2 kishte një armë artilerie. Gjatë gjithë natës, madje edhe ditën, qiellin e përshkronin vetëtimat. Këto ishin “Katjushkat”, ajri ishte tepër i rënduar. Era e barutit të zinte frymën. Dita dhe nata sikur ishin bërë një. Ishte tepër tronditëse kur shikoje ujrat e lumit shpesh që

Mihal Jegorov, ushtari që ngriti

flamurin mbi Rajshtang

rexhep gani aliMeMajIsh-student ushtarak

tankist në Kiev, Ukrainë

Mihail Jegorov një hero shumë i njohur i Luftës në Stalin-grad ka hyrë në të gjitha enciklopeditë e botës. Unë kam qenë studentë ushtarak tankist në kryeqyte-tin e Ukrainës, Kiev dhe kam pasur fa-tin e rrallë që këtë hero e kam parë në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë Sovjetike në Kiev, gjatë ceremonisë në festën e fitores të Luftës së Dytë Botërore, më 9 maj 1958.

Zjarre, krisma, ajri ishte ngopur me tym baroti, me plumba, me aromë benzine etj. Ne vazh-donim të mbaheshim në front, në pikën më të lartë afër Rajshtangut. Tashmë s’na bënte më përshtypje se ç’farë ndodhte në katet e poshtme dhe kush qël-lonte, por puna ishte se ku do ta vendosnim flamurin e fitores.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 201512 Histori usHtarake

Fati i Luftës së Dytë Botërore ishte vendosur prej kohësh, por ajo ende s’kishte për-funduar, kur Ushtria e Kuqe

filloi më 16 prill 1945 mësymjen e vet kundër kryeqytetit të Raihut të Tretë. Pothuajse 2,5 milionë ushtarë sovjetikë sulmuan rreth 800.000 ushtarë të Ver-mahtit, të trupave SS dhe të forcave territoriale, të cilët ishin të pashpresë e inferiorë edhe nga ana materiale. Në këtë kohë jetonin ende rreth 2,7 milionë njerëz në Berlin, i cili pas 85 sulmeve ajrore në vetëm njëmbëdhjetë javët e mëparshme ishte kthyer në një gërmadhë. Kur qyteti kapitulloi më 2 maj, kishin rënë në betejë 170.000 ushtarakë nga të dyja palët dhe kishin vdekur dhjetëra mijëra civilë, kurse rreth 500.000 ishin plagosur.

Deri sot shumë gjermanë pyesin veten se përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia lanë Ushtrisë së Kuqe që ta pushtonte kryeqytetin gjerman. Duke pasur parasysh përparimin e shpejtë të trupave të aleatëve perëndimorë, që e kishin kapërcyer lumin Rin dhe ndod-heshin në mes të territorit të Raihut të III, Uashingtoni mund t’i drejtohej fare mirë Berlinit. Kryekomandanti i trupave amerikane, gjenerali Dwight D. Eisen-hower po luante prej një farë kohe me këtë mendim. Megjithatë, kur këshill-tarët e njoftuan se për këtë gjë do të duhej të llogariste humbjen e rreth 100.000 ushtarëve, atij iu duk tepër i lartë ky çmim.Sidoqoftë shërbimi sekret amerikan “zbuloi” pothuajse në të njëjtën kohë një fortesë të mund-shme gjermane në Alpet e Bavarisë. Pas kësaj Eisenhoweri i urdhëroi tru-pat e veta të ktheheshin drejt jugut dhe ia la Berlinin, siç ishin marrë vesh, aleatëve sovjetikë. Në Uashington besonin se do të kishin ende nevojë për Moskën si aleate në fushëbetejat e rajoneve të oqeanit Paqësor. Atje trupat japoneze po tërhiqeshin duke luftuar me kokëfortësi.

Gjatë periudhës së fundit të luftës kishte filluar të shfaqej me kohë shkatërrimi psikik i udhëheqësit na-zist, Hitlerit. Qysh më 19 mars 1945 ai kishte lëshuar “urdhërin e tokës së djegur”, sipas të cilit me afrimin e armikut duhej të shkatërroheshin të gjitha objektet industriale, linjat e transporteve dhe të komunikimit etj, pa pyetur fare për mbijetesën e popullsisë civile pas lufte, sepse “... nuk ishte e nevojshme të vritej mendja për këtë gjë... xhanëm populli gjer-man e kishte dëshmuar veten si popul-li më i dobët dhe e ardhmja i takonte vetëm popullit më të fortë lindor”. Kur mori vesh më 12 prill për vdekjen e presidentit amerikan Ruzvelt, ai besoi në marrëzinë e vet se koalicioni antifashist do të shpërbëhej dhe se do

të përsëritej historia si me mbretin e Prusisë Frederikun e Madh, të cilin e kishte shpëtuar nga situata e pashpresë vdekja e careshës ruse më 5 janar 1762. Por historia nuk u përsërit. Asgjë nuk ndryshoi. Edhe nën presidentin e ri amerikan Harry S. Truman, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vazhduan luftën kundër nazizmit po me të njëjtën vendosmëri. Më 21 prill repartet e para të Ushtrisë së Kuqe depërtuan në Berlin dhe filloi kështu lufta e pamëshirshme shtëpi më shtëpi deri tek njeriu dhe fisheku i fundit siç kishte urdhëruar diktori

nazist. Edhe në Berlin, si kudo gjetkë, nuk doli asnjë komandant ushtarak që të merrte vendime kundër “Führerit” dhe në favor të mbijetesës së vartësve të vet dhe të popullsisë civile. Përkundrazi gjyqet e shpejta të luftës dhe skuadrat e pushkatimit i terrorizuan deri në fund trupat e veta dhe popullsinë civile. Më 23 prill, Hitleri që jetonte në botën e vet të çmendur, urdhëroi gjeneralin e tru-pave tankiste Walther Wenck që ta çante nga jashtë rrethimin e Berlinit duke ardhur nga jugu me Armatën e XII, e cila ekzistonte më shumë në fantazinë e marrë të diktatorit sesa në realitet, dhe

të kthente fatin e betejës. Por repartet e Ushtrisë së e Kuqe e mbyllën qysh më 25 prill rrethimin e Berlinit edhe nga ana perëndimore dhe duke luftuar në formë koncentrike depërtuan deri në qendrën e qytetit dhe ngritën në mbrëmjen e 30 prillit flamurin e kuq mbi Raihshtag, parlamentin gjerman. Hitleri i shpëtoi çdo përgjegjësie më 30 prill duke kryer vetëvrasje në bunkerin poshtë kancelarisë së vet, e cila ishte kthyer në gërmadhë. Më parë me formulime bombastike dhe njëkohësisht teatrale ai kishte larë duart nga çdo faj për luftën, të cilën

sipas tij e kishin nxitur ata burra shteti “që ose ishin me prejardhje hebreje ose punonin për interesat e hebrejve”. Po aq teatral dhe njëkohësisht mak-abër ishte edhe veprimi i tij i fundit, martesa me shoqen e jetës Eva Braun, pak orë para vetëvrasjes së bashku, më 30 prill 1945.

Më 2 maj komandanti gjerman i ngarkuar nga diktatori nazist për mbrojtjen e Berlinit nënshkroi ka-pitullimin e qytetit. Gjermania e kishte humbur përfundimisht luftën. Ushtarët amerikanë dhe ata sovjetikë i kishin dhënë tashmë dorën njëri-tjetrit

Beteja e fundit për Berlinin

gaqi KaraKashi, petagog i gjuhës gjermane në QGJH në AFA

Deri sot shumë gjermanë pyesin veten se përse Shtetet e Bashkuara të Amer-ikës ia lanë Ushtrisë së Kuqe që ta pushtonte kr yeqytetin gjerman. Duke pasur parasysh përparimin e shpejtë të trupave të aleatëve perëndimorë, që e kishin kapërcyer lumin Rin dhe ndodheshin në mes të territorit të Raihut të III, Uashing-toni mund t’i drejtohej fare mirë Berlinit.

Më 2 maj komandanti gjerman i ngarkuar nga diktatori nazist për mbrojtjen e Berlinit nënshkroi kapitullimin e qytetit. Gjermania e kishte humbur përfundimisht luftën. Ushtarët amerikanë dhe ata

sovjetikë i kishin dhënë tashmë dorën njëri-tjetrit dhe ishin përqafuar në lumin Elba në Torgau.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 13Histori usHtarake

Kthesat kulmore historike të Luftës së Dytë Botërore

dhe ishin përqafuar në lumin Elba në Torgau. Ishte një iluzion të besoje se amerikanët dhe rusët do të ndaheshin më dysh qysh në orën e fitores përfun-dimtare mbi nazizmin dhe se papritur amerikanët dhe britanikët bashkë me trupat e mbetura gjermane do t’i dë-bonin përsëri sovjetikët nga Europa Qëndrore. Por shumë gjermanë e shpresonin këtë gjë. Edhe admirali Dënitz, i ngarkuar nga Hitleri si pasardhës, si president i Raihut, i cili përpiqej ato ditë të drejtonte punët e qeverisë, për aq sa mund të thuhej, nga Veriu i Gjermanisë, e besonte këtë gjë. Dënitzi, i cili sapo i kishte njoftuar popullit gjer-man “vdekjen heroike të Führerit”, duke i falsifikuar me ndërgjegje faktet, nuk e kuptoi se aleatët në qëndrimin e tyre kundrejt Gjerman-isë i mbeteshin fort edhe pas vdekjes së Hitlerit kapitullimit pa kushte të saj, siç e kishin vendosur Çurçilli dhe Ruzvelti në janar të 1943 në Kazablanka. Sidoqoftë Dënitzi tentoi ta vononte nënshkrimin për kapitul-limin e pashmangshëm e të plotë, derisa një pjesë e madhe e trupave gjermane dhe e kolonave të refug-jatëve iku në perëndim duke i shpëtuar Ushtrisë së Kuqe. Kështu rreth 2 deri 3 milionë njerëz arritën të kalonin në zonën e aleatëve perëndimorë.

Kapitullimi i plotë i Raihut Gjer-man i kërkuar nga gjenerali amerikan Eisenhower u nënshkrua më 7 maj 1945 në Reims në Kuartierin e Përgjith-shëm Amerikan dhe më 8 maj 1945 me dëshirën e Stalinit u përsërit në Kuartierin e Përgjithshëm Sovjetik në Berlin-Karlshorst.

1 shtator 1939Më 1.9.1939 ushtria gjermane

(Wehrmacht) me urdhër të Adolf Hit-lert sulmoi Poloninë - me pretekstin si hakamarrje ndaj sulmeve polake, gjë që ishte një gënjeshtër lufte. Franca dhe Britania e Madhe, që ishin në aleancë me Poloninë, nga ana e tyre i shpallën luftë Gjermanisë pas 3 shtatorit, por nuk u implikuan në luftimet në Poloni. Polonia nuk mund t’i kundërvihej Wehrmacht-it të armatosur rëndë. Brenda pesë javësh trupat polake u mundën. Më 17.9.1939 Ushtria e Kuqe pushtoi lindjen e Polonisë, mbi bazën e marrëveshjes sekrete që Rajhu Gjerman dhe Bashkimi Sovjetik kishin vendosur një javë përpara sulmit të Gjermanisë ndaj Polonisë.

1940Wehrmacht-i në prill 1940 marshoi

në Danimarkë dhe e përdori këtë vend si trampolinë drejt Norvegjisë. Që andej vinin lëndë të para, që ishin të domosdoshme për ekonominë gjermane të luftës. Britania e Madhe donte ta ndërpirste këtë furnizim me lëndë të para dhe dërgoi ushtarë në Norvegji. Por edhe në Norvegji aleatët kapitul-luan në qershor. Ndërkohë kishte nisur fushata perëndimore. Tetë muaj ush-tarët gjermanë dhe francezë qendruan përballë njeri-tjetrit në perëndim, të fshehur në komplekse të fuqishme bun-kerësh. Por më 10 maj Wehrmacht-i sulmoi shtetet neutrale Holandën, Luksemburgun dhe Belgjikën, duke i pushtuar ato brenda pak ditësh dhe duke iu shamngur kësisoj komplekseve franceze të fortifikimit.

Gjermanët i sulmuan në befasi trupat franceze dhe depërtuan shpejt drejt Parisit, që u pushtua në mes të qer-shorit. Më 22 qershor Franca kapitulloi dhe u nda: Në një pjesë të pushtuar prej Gjermanisë së Hitlerit dhe në Francën e “Vichy”- që qeverisej nga një qeveri kukull nën gjeneralin Pétain.

Hitleri sulmoi edhe Britaninë e Madhe. Bombarduesit e tij bënë shkrumb e hi qytete si Coventry. Njëkohësisht avionët gjuajtës kryenin beteja nga ajri mbi kanalin e Lamanshit mes veriut të Francës dhe jugut të Ang-lisë. Aviacioni britanik Royal Air Force e mposhti aviacionin gjerman dhe në pranverën e vitit 1941 sulmet gjermane nga ajri u kufizuan dukshëm.

Pas humbjes së “betejës ajrore për Anglinë” Hitleri iu drejtua jugut dhe më vonë lindjes. Ai urdhëroi marshimin e Wehrmacht-it në veri të Afrikës, në Ballkan dhe në Bashkimin Sovjetik. Njëkohësisht shtete të tjera si Italia dhe Japonia u bashkuan në aleancën Fuqitë e Aksit Gjermani.

Në pranverë Hitleri urdhëroi sulmin ndaj Jugosllavisë, pasi ajo sërish kishte dalë prej paktit të tri fuqive. As Greqia, në të cilën ishin dislokuar njësitë britanike, nuk mbeti pa u prekur prej Wehrmacht-it. Një ndër operacionet më të mëdha nga ajri deri në atë kohë ishte sulmi i parashutistëve gjermanë ndaj Kretës në maj 1941.

1941Si “Aksioni Babarossa” hyri në

histori sulmi i gjermanëve ndaj Bash-

kimit Sovjetik më 22.6.1941. Qëllimi i fushatës ishte “zgjerimi i hapësirës së jetesës në Lindje”, siç e quante pro-paganda gjermane. Në të vërtetë kjo ishte një kryqëzatë shfarosjeje, gjatë së cilës ushtarët gjermanë kryen krime të panumërta lufte.1942

Fillimisht Ushtria e Kuqe bëri pak rezistencë. Megjithatë gradualisht marshimi i Wehrmacht-it në Rusi nisi të çalojë. Humbje të mëdha dhe rrugë të pasigurta furnizimi e dobësuan sulmin gjerman. Ndonëse Hitleri sundonte në mbarë Europën, pjesë të veriut të Af-rikës dhe Bashkimit Sovjetik, viti 1942 shënoi njëkohësisht edhe një pikëkthese për luftën.

Aleatja e Gjermanisë, Italia hyri në qershor 1940 në luftë dhe sulmoi trupat britanike në veri të Afrikës. Hitleri dërgoi në pranverë 1941 si përforcim “Afrikakorps”. Për një kohë të gjatë britanikët qëndruan të rezervuar - deri në betejën e El Alamain në vjeshtën e vitit 1942. Si rrjedhojë për gjermanët situata ndryshoi kryekëput dhe nisi tërheqja. “Afrikakorps” kapitulloi më 13 maj 1943.

Pas frontit të Lindje regjimi i Hit-lerit ndërtoi kampet e shfarrosjes si atë në Auschwitz-Birkenau. Mbi gjashtë milionë njerëz ranë viktimë e marrëzisë raciste të nacionalsocialistëve, ata u ekzekutuan, u dogjën në dhomat e gazit, u lanë të vdesin prej urisë ose sëmund-

jeve. Në këtë krim të njerëzimit ishin involvuar mijëra ushtarë gjermanë. 1943

Në vitin e katërt të luftës nisi kthesa. Lindja mobilizoi Ushtrinë e Kuqe për kundërsulm. Në Jug në Itali zbarkuan aleatët. Gjermania dhe aleatët e saj ishin të detyruar të tërhiqeshin. Simboli i kthesës së luftës u bë Stalingradi. Që nga korriku 1942 ushtria e 6-të e trupave të Hitlerit përpiqej të merrte qytetin rus. Kur komandantët në shkurt hoqën dorë prej luftës parrugëdalje, vetëm në këtë betejë ishin vrarë rreth 700.000 vetë, shumica ushtarë të Ushtrisë së Kuqe. Ky dështim e tronditi moralin e luftës tek shumë gjermanë.

Pas kapitullimit të trupave gjermane dhe italiane në Afrikë ishte hapur rruga për aleatët perëndimorë në Itali, për të luftuar në kontinentin europian kundër fuqive të aksit. Më 10 korrik pasoi zbarkimi në Siçili. Ndër aleatët bënin pjesë edhe SHBA-ja, që në vitin 1941 i kishin shpallur luftë Hitlerit.

Në shtator aleatët zbarkuan në ter-ritorin kontinental italian. Qeveria në Romë vendosi armëpushimin. Hitleri urdhëoi Wehrmacht-in të pushtojë Italinë. Ndërsa në jug alatët depërtonin ngadalë, trupat e Hitlerit në pjesën tjetër të vendit përhapnin frikë e tmerr.

1944Në Lindje Ushtria e Kuqe po i

sprapste gjithnjë e më shumë invazorët

gjermanë. Jugosllavia, Rumania, Bullgaria, Polonia...njëri pas tjetrit po binin në duart e sovjetikëve. Aleatët perëndimorë po përforconin gjithashtu ofensivën e tyre dhe zbarkuan në veri të Francës, si dhe pak pas kësaj edhe në jug të Francës.

Në orët e para të mëngjesit më 6 qershor trupat e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kanadasë dhe shteteve të tjera zbarkuan në plazhet e Normandisë në veri të Francës. Udhëheqja ushtarake gjermane kishte llogaritur me zbarkimin e forcave aleate, por në një zonë më largët në lindje. Aleatët perëndimorë mundën ta shtrijnë kryeurën e tyre duke e detyruar nga Perëndimi Hitlerin që të gjunjëzohej.

Më 15 gusht aleatët perëndimorë ndërmorrën një tjetër kundërofensivë në jug të Francës dhe zbarkuan në Provence. Trupat në veri dhe në jug shumë shpejt depërtuan në vend dhe më 25 gusht Parisi u çlirua prej pushtuesve gjermanë. Në fund të tetorit me Aachen-in aleatët morën qytetin e parë gjerman nën kontroll.

Wehrmacht-i i përqendroi trupat e veta për kundërsulm në perëndim në dimrin 1944/45. Por pas dështimeve fillestare në perëndim aleatët mundën ta thyejnë rezistencën dhe depërtuan pandalshëm drejt “Rajhut të madh gjer-man”, nga lindja dhe nga perëndimi.

1945Më 8.5.1945 Gjermania naziste

kapitulloi pa kushte. Hitleri më 30 prill kish kryer vetëvrasje, për t’i shpëtuar arrestimit. Europa pas gjashtë vjet lufte në pjesën më të madhe ishte mbuluar prej rrënojave. Gati 50 milionë njerëz gjetën vdekjen në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjeneral-marshalli Wilhelm Keitel në maj 1945 nënshkroi dokumentin ratifikues të kapitullimit në Berlin.

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Më 8.5.1945 Gjermania naziste kapitulloi pa kushte. Hit-leri më 30 prill kish kryer vetëvrasje, për t’i shpëtuar arres-timit. Europa pas gjashtë vjet lufte në pjesën më të madhe

ishte mbuluar prej rrënojave. Gati 50 milionë njerëz gjetën vdekjen në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjeneral-

marshalli Wilhelm Keitel në maj 1945 nënshkroi dokumen-tin ratifikues të kapitullimit në Berlin.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 201514 nato

MiMOza gOliKja

Përgjegjësia kryesore kiber-netike e NATO-s është të mbrojë rrjetet e veta, ndërsa aleatët mbrojtnë të tyret.

NATO gjithashtu ndihmon aleatët për të rritur mbrojtjen e tyre. NATO e bën këtë duke ndarë informacion në lidhje me kërcënimet, duke ndihmuar për të zhvilluar aftësitë, dhe nëpërmjet edu-kimit, trajnimit dhe ushtrimeve.

Krijimi i Ekipit të Reagimit të Shpe-jtë ishte rezultat i rishikuar i politikës së mbrojtjes kibernetike të Aleancës të vitit 2011, e cila ishte zgjeruar në Samitin e Uells në 2014 dhe tani është pjesë e kuadrit të mbrojtjes kolektive të Aleancës.

Sulmet kibernetike mund të arrijë në një nivel të tillë sa të paraqesin një kërcënim për prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin e shteteve euro-atlan-tike, ndikimi i tyre mund të jetë po aq katastrofik si një sulm konvencional. Në Samitin e Uells, udhëheqësit e NATO-s vendosën që një sulm kiber-netik mund të shkaktojë nenin 5, klau-zolë kolektive e mbrojtjes së Aleancës. Aftësia Kompjuterike e Incidentteve Reaguese të NATO-s (NCIRC) është përgjegjëse për mbrojtjen e sistemeve të komunikimit dhe të informimit të NATO-s.Cybermenët e NATO-s

Ata janë gjashtë. Të gjitha të veshur me të zeza si nëpër filmat e famshëm. Ata kanë shumë mundësi, por ata nuk janë duke e përdorur teknologjinë e tyre për të fshirë kujtesën tuaj. Emri i tyre: Ekipi i Reagimit të Shpejtë i NATO-s, ose RRT. Qëllimi i tyre: të ofrojnë ndihmën e NATO-s për kombet apo objektet që vuajnë nga një sulm kibernetik.

“RRT mund të veprojë në një kohë shumë të shkurtër nga marrja e njoftim-it, për t’u marrë me një sulm që ndikon në aftësinë operacionale të një sistemi të NATO-s gjatë një krize apo për të ndihmuar një shtet anëtar, me kërkesën e tij, në rast të një sulmi kibernetik të rëndësishëm në nivel kombëtar”, thotë Jean-François Agneessens, ekspert i sigurisë kibernetike në Komuniki-meve dhe Informacionit në Agjencinë e NATO-s (Ncia) në Mons, Belgjikë. Ai është një nga gjashtë anëtarët civilë të RRT të cilët mund të vendosen në vendet e NATO-s, në skenarë opera-tive ose në mbështetje të një aleati, në mënyrë që të sigurojnë ndihmë teknike ose përgjigje për incidentet e krijuara nga një sulm kibernetik.

Kërcënimet kibernetike po bëhen më intensive dhe komplekse. Çdo ditë, NATO menaxhon më shumë se 200.000.000 ngjarje; pas analizave, mesatarisht rreth dhjetë, janë sulme të sofistikuara që kërkojnë nga ana e

saj veprime korrigjuese.Sulmet kibernetike mund të kenë

pasoja shkatërruese, potencialisht aq serioze sa sulmet konvencionale me bomba dhe tanke. Për këtë arsye, mbrojtja kibernetike është konsideruar si pjesë e angazhimit kolektiv mbrojtës të Aleancës sipas Nenit 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut. Vendimi për të dërguar RRT për të ndihmuar një aleat është marrë nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, trupi më i lartë i vendim-marrjes politike të Aleancës.Profilet plotësuese te ekspertëve

Trajnuar në Akademinë Ushtarake Mbretërore Belge dhe ish-oficer i

ushtrisë, Jean-François është i njohur me të metat e sigurisë në protokollet e komunikimit të sistemeve të informa-cionit. Ai gjithashtu është i ngarkuar me grupin e ekspertëve kibernetikë për të përforcuar RRT.

Jean-François dhe anëtarët e tjerë të RRT kanë aftësi plotësuese: ekspertë në auditimin e sigurisë, testet e depërtimit të sistemit, mjekësinë ligjore apo ko-det kompjuterike. Ata punojnë jashtë qendrës së mbrojtjes kibernetike të NATO-s i cili ndodhet në Mons, Bel-gjikë dhe është përgjegjës për front-line mbrojtjes kibernetike të NATO-s.

Anëtarët RRT kanë të gjitha pajisjet për të cilat ata kanë nevojë në rastet e “çështjeve tw zeza”: kompjuter dhe pa-jisje të telekomunikacionit, instrumente për zbulimin e ndërhyrjes, për zbërthim të ligjshëm (sistemet e veçuara ose siste-met e prekura), shqyrtim vulnerabiliteti, rrjete të sigurisë, etj

Jean-François dhe kolegët e tij të trajnuar rregullisht me këto pajime personale veprojnë jashtë skenarëve të ndryshëm për ndihmë në rast të sulmeve kibernetike. “Ne përpiqemi të imagjinojmë se për çfarë ne mund të jemi thirur, çfarë pajisje do të jenë të nevojshme, çfarë aftësi do të jetë e nevojshme dhe ku ato mund të gjenden. Ne studiojmë të gjithë skenarët më të

mundshëm dhe përgjigjet”.Përmirësim i përgjegjshmërisë

Në mënyrë që të mbeten funksion-alë, anëtarët e RRT marrin pjesë në stërvitjet e NATO-s në të cilat ata mund të praktikojnë aftësitë e tyre për t’iu përgjigjur një krize, në kushte reale.

Jean-François ka testuar reagimin e tij gjatë ushtrimit ndërkombëtar “Shields Locked”, mbajtur më 22-23 prill 2015 dhe organizuar nga Qendra e Ekselencës e Bashkëpunimit Kibernetik të Mbrojtjes të NATO-s, mbrojtjes kibernetike think-tank të Aleancës. Gjatë kësaj loje luftarake 48-orëshe, e cila përfshiu 15 ekspertë nga 15 vende

pjesëmarrëse, ai dhe anëtarët e tjerë të RRT simuluan vendosjen e një vendi fiktiv nën një sulm kibernetik. Misioni i tyre ishte për të rikthyer objektin e kontrollit kryesor të avionit të teleko-manduar “të këtij shteti fiktiv anëtar të NATO-s” dhe për të ndihmuar e siguruar sistemin e kontrollit ndihmës

i cili mund të marrë komandën e dronit ushtarak.

Në nëntor të vitit 2014 gjatë një stër-vitje të quajtur “Koalicioni Kibernetik”, aktivistët në internet kanë arritur të mar-rin kontrollin e sistemit ajror, zbulimin e një avioni të vëzhgimit AWACS të NATO-s të vendosur në një operacion. RRT u dërgua në një bazë ajrore në Greqi për të identifikuar problemin dhe të vinte avionin përsëri në shërbim sa më shpejt që të ishte e mundur.

Mbrojtja kundër llojeve të tjera të sulmeve të sofistikuara kibernetike është testuar gjatë Exercise Cyber Coalition, që fillonte që nga vendosjet piraterike në smarphon, e deri në rrëmbimin e familjes së një zyrtari të lartë të NATO-s, në mënyrë që t’i bënte atij shantazh për të vjedhur mijëra informacione e të dhëna të klasifikuara në Rrjetet ushtarake Aleancës.

Vendosja e RRT nuk është plani-fikuar, kjo është masa e fundit. “Ne duhet të jemi të përgatitur për veprim në një mjedis të panjohur, ne nuk mund të dimë se me kë në rrjetin infrastrukturor, ose me çfarë software që do të balla-faqohemi me të gjitha këto të panjohura që e bëjnë të vështirë për ne që të jemi të përgatitur, por kjo vështirësi është ajo që e bën punën tonë edhe më tërheqëse” thotë Jean-François.Mbështetja e ekspertëve të jashtëm

“Spiunazh Cyber, apo kodet e fjetura të cilat mund të çaktivizojnë sistemet kombëtare apo të NATO-s, përbëjnë kërcënime të reja me një nivel

më të lartë të sofistikimit dhe Aleanca dhe kombet duhet të jenë të përgatitur mirë kundër tyre”, thotë Jean-François. Përveç kësaj, zhvillimi i mjediseve të tipit cloud, me shërbimet virtuale dhe makina, paraqet gjithnjë e më shumë probleme të sigurisë për të cilat NATO dhe sektori privat duhet të gjejnë zgjid-hje të përbashkëta.

Sulmet kibernetike me qëllim të keq të përdorura në të gjitha krizat e fundit tregojnë se është e rëndësishme për Aleancën që të ketë një qasje gjithëpërf-shirëse ndaj mbrojtjes kibernetike dhe të fitojnë aftësitë dhe mjetet e duhura.

“RRT është në fakt një burim mod-est, megjithatë, kjo përbën një aftësi strategjike kryesore e cila do të për-forcohet, sipas nevojës, nga ekspertë e kombeve, kur NATO i është përgjigjur një kërkese për ndihmë të një kombi”, thotë Sulejman Anil, Shef i Seksionit të Mbrojtjes Kibernetike në Divizionin Sfidat e reja të Sigurimit në Shtabin e NATO-s.

Këta ekspertë kombëtarë nga kompjuterat e Ekipeve të Reagimit të Emergjencave (CERT) nuk janë të vetmit të përfshirë në përforcim të tillë. “Ne punojmë me industrinë për të shkëmbyer informacion të sigurisë si dhe për identifikimin e profileve të ekspertëve në fusha të caktuara të teknologjisë të cilët mund të kontribuoj-në për ekipin”, thotë Jean-François. NATO-Industria Cyber e Partneriteti, rënë dakord me aleatët në Samitin e Uellsit në 2014, ndihmon për të forcuar këtë bashkëpunim me industrinë.

Sulmet Kibernetike, Ekipi i Reagimit të

Shpejtë i NATO-s (RRT)

ushtriaE prEmtE, 8 maj 2015 15nato

Integrim i Forcave të NATO-s, ndërveprim dhe gatishmëri përballë kërcënimeve të mundshme

Starton stërvitja “Dynamic Mongoose”, ushtrime luftarake me antinëndetëse NATO ka filluar më 4 maj

2015, ushtrimet e saj të mëdha luftarake me anti-nëndetëse këtë vit në Detin

e Veriut në brigjet e Norvegjisë. Kjo stërvitje është e fokusuar në zbulimin dhe mbrojtjen kundër nëndetëseve.

Qëllimi i ushtrimit është që të sig-urojë të gjithë pjesëmarrësit me trajnim të ndërlikuar dhe të vështirë luftarak që të përmirësojë ndërveprimin e tyre dhe aftësitë luftarake në anti-nëndetëse dhe aftësitë luftarake anti-sipërfaqësore.

Më shumë se një duzinë anijesh sipërfaqësore dhe katër nëndetëse po marrin pjesë në ushtrimet vjetore “Dynamic Mongoose”, por marrin pjesë gjithashtuë këtë stërvitje aero-planë dhe personel nga vendet aleate dhe vendet partnere. Dhjetë aleatëve iu është bashkuar këtë vit për herë të parë partneri i NATO-s Suedia. Kjo stërvitje e cila pritet të zgjasë dy javë, do të lejojë anijet nën komandën e NATO-s që të kryejnë një shumël-lojshmëri të operacioneve luftarake anti-nëndetëse. Çdo anije sipërfaqësore nën komandën taktike të SNMG2, do të kenë mundësinë për të kryer një shumëllojshmëri të operacioneve luf-tarake me nëndetëse. Nëndetëset do të koordinojnë nga afër përpjekjet e tyre në stërvitjen luftarake me pjesëmarrësit e ajrit dhe sipërfaqes.

“Kjo stërvitje ofron një mundësi të madhe për njësitë sipërfaqësore dhe njësitë e ajrit për të provuar af-tësitë e tyre, pajisjet dhe procedurat taktike jashtëzakonisht të afta”, tha kapiteni Iain Breckenridge, asistent i shefi të Shtabit për COMSUBNATO, “pjesëmarrësit tanë do të mësojnë duke përdorur taktika të trajnuara në një mjedis realist.”

“Stërvitja DYNAMIC Mongoose është një mundësi e madhe trajnimi për anijet tona SNMG2. Kjo do të na lejojë që të ushtrojmë aftësitë tona luftarake anti-nëndetëse në një mjedis kompleks dhe sfidues”, tha nënadmirali Brad Williamson, Komandanti i Përhershëm i Grupit të Dytë Detar të NATO-s, SNMG2. “Kjo do të na lejojë që të integrohemi më tej me forcat e tjera të NATO-s për të rritur ndërveprimin tonë dhe të jemi të gatshëm për t’iu përgjigjur në mënyrë efektive kërcëni-meve të mundshme”.

Nëndetëset do të kthehen duke u përpjekur që t’i afrohen dhe të synojnë anijet dalluar nga një sulm i simuluar.

“Prania e NATO-s në ujërat nor-vegjeze do të përmirësojë ndërveprimin dhe do të lejojë NATO-n që të njihet nga afër me ujërat norvegjeze”, tha kapiten Ole Morten Sandquist, koman-danti i Flotës Norvegjeze.

Nëndetëset nga Gjermania, Nor-vegjia, Suedia dhe Shtetet e Bash-kuara, nën kontrollin operacional të Komandës së Nëndetëseve të NATO-s, (COMSUBNATO),po marrin pjesë së bashku me 13 anije sipërfaqësore nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Spanja, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, Bashkuara nën

komandën e Përhershëm të NATO-s të Grupit Detar dy (SNMG-2) drejtuar nga nënadmirali Brad Williamson.

Anijet sipërfaqësore përfshijnë dy anije kërkimore, anijen kërkimore nor-vegjeze HUSVERDRUP II dhe anijen kërkimore të Aleancës së NATO-s

Norvegjia merr rolin udhëheqës në misionin e NAto-s të Policimit Ajror të Baltikut

Norvegjia ka marrë përgjegjësinë kryesore për misionin policor ajror të NATO-s mbi

shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë më 1 maj 2015. Mbretëria e Bashkuar do t’i rib-ashkohet misionit, ndërsa Italia dhe Belgjika do të vazhdojnë pjesëmarrjen e tyre. Ceremonia e dorëzimit u zhvillua më 30 prill 2015 në Šiauliai bazën ajrore në Lituani, ku Italia do transferojë zyrtarisht përgjegjësinë kryesore për misionin në Norvegji.

Aleatët marrin patrullat ajrore për një rrota-cion katër-mujor. Deri në fund të gushtit, aero-planët luftarakë nga Belgjika, Italia, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar do të jetë në detyrë. Norvegjia do të udhëheqë misionin nga Šiauliai baza ajrore në Lituani me katër avionë F-16. Ata do të bashkohen në Šiauliai me katër avionë italiane Euro-luftarakë. Katër avionë britanike Euro-luftarakë do të bazohen në Amari, bazë ajrore në Estoni, ndërsa Belgjika do të ofrojë katër avionë F-16, bazuar në Malbork në bazën ajrore në Poloni. NATO është në mbrojtje të qiel-lit baltik që nga viti 2004, kur Estonia, Letonia dhe Lituania u bashkuan me Aleancën. Misioni

ndihmon Aleatët baltikë të NATO-s që nuk kanë avion luftarakë roje, të hapësirës së tyre ajrore. Në përgjigje të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, misioni i policimit të ajërit të NATO-s u rrit me avionë shtesë pranverën e kaluar.

Avionët e NATO-s të Policimit Ajror të Baltikut shpesh ndërpresin avionët luftarakë ruse dhe sul-

muesit fluturues pranë shteteve baltike. Në vitin 2014, NATO kreu me avionët e saj më shumë se 150 herë fluturime në përgjigje të aktivitetit ajror ruse mbi Baltik, katër herë më shumë se në vitin 2013.

Mimoza GolikjaBurimi: Nato.int

Aleatët marrin patrullat ajrore për një rrotacion katër-mujor

NRV. Norvegjia, si vendi pritës për ushtrimet, ka ofruar mbështetje në Ba-zën Detare Haakonsvern dhe në Bazën Ajrore Sola, dy prej të cilave janë të vendosura pranë Bergen. Franca dhe Gjermania janë duke ofruar avionë të patrullimit detar për ushtrimin.

ushtriaE prEmtE, 8 maj 201516

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria Tel: +355 (04) 2226601/ (04) 2226602 1107

Batalioni Komando në pararojë të garave luftarakeKëto ditë, në ambientet e Batalionit Komando dhe Batalionit të Forcave speciale në Zall-Herr u zhvillua Kampionati i Pesëgarëshit Ushtarak me pjesëmar-rjen e të gjithë reparteve të Forcave Tokësore. Për të realizuar sa më mirë këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv nga ana e komandave të këtyre dy batalioneve u bë e mundur vënia në dispozicion të ambjenteve dhe infrastrukturës së duhur, ndërsa nga shtabi i Forcës Tokësore u morën të gjitha masat tekniko-organizative për organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij kampionati.ekipet përfaqësuese të reparteve konkuruan në këto disiplina sportive:- Kalim i brezit të kalitjes fizike, - Qitje me automatik në distancën 150 metra, - Hedhje granate në distancë dhe precizion, - Vrapim në distancën 8000 metra,- Not.Gjatë ditëve të zhvillimit të garave pjesëmarrësit e reparteve të FT demonstruan përgatitje të lartë fizike, psikologjike dhe ushtarake, si dhe intensitet e shpirt të lartë gare. Po kështu u tregua përkushtim si në realizimin dhe përfundimin e garave individuale, ashtu dhe ato në grup. ekipet erd-hën në këto gara pas një përzgjed-hje të bërë në repartet e tyre, gjatë konkurimit në nivel nënreparti. e gjithë kjo veprimtari sportive dhe luftarake u karakterizua nga një shpirt i lartë gare, displina e fortë dhe ndjenja e bukur e solidaritetit mes pjesëmarrësve. Në përfundim të tyre ekipet sipas rrezultateve të arritura u renditën si më poshtë.Në vendin e parë u rendit Bata-lioni Komando, në vend të dytë Batalioni i Forcave speciale dhe në vend të tretë Batalioni i dytë i Këmbësorisë. Në klasifikimin individual në të gjitha disiplinat vendin e parë e meritoi në-nëtetar Gëzim Cuçka, vendin e dytë U IV edmond doçi dhe të tretin toger Ajet Aliaj, të tre efektiv të Batalioint Komando. Në ceremoninë e dorëzimit të kupave dhe diplomave për më të mirët ishte i pranishëm zv.komandanti i FT, gjeneral brigade Muhamet Buçpapa. Nisur nga rezultatet e arritura del qartë se në Batalionin Komando është punuar më shumë në drejtim të përgatitjes fizike dhe luftarake, duke ruajtur traditën që ky repart elitë ka deri më tani. Komandnti i këtij reparti, nënkolonel Bersim Bala, pas përfundimit të aktivitetit dhe fitimin e vendit të parë u shpreh se ky trofe që ne fitojmë sot është fryt i punës dhe i djersës së derdhur çdo ditë në poligonin e qitjes dhe fushat e stërvitjes. Ndërsa përfaqësuesi i Forcës Tokë-sore në këtë aktivitet, nënkolonel Behar Mara, me eksperiencën dhe përvojën që ka me Forcat speciale në misione, e ndoqi dhe monitoroi me shumë profesionalizëm këtë aktivitet.

Nënkolonel ediand elezi