Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14...

16
aaaa USHTRIA Viti i 69-të i botimit Nr. 46 (82647) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 nëntor 2015 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 6-7 » SIGURIA GLOBALE Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë Stërvitje që i shërben përballimit të akteve terroriste që mund të vijnë nga deti Standardizimi dhe dialogu, e vetmja rrugë për të bërë përpara faqe 4 faqe 12 “JONI-15” NATO faqe 8-9 » USHTARAKë Të SHQUAR NDëR VITE faqe 2 » Ibrahim Gaxholli, një ushtarak që ka lënë pas respekt dhe mirënjohje MINISTRJA E MBROJTJES KODHELI Në KOMISIONIN E SIGURISë KOMBëTARE Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka ra- portuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për projekt-buxhetin për mbrojtjen për vitin 2016. Në alën e saj ajo, ndër të tjera, ka sqaruar se shpenzimet totale të buxhetit në Min- istrinë e Mbrojtjes për vitin 2016 parashikohen të jenë në masën 14.2 milirdë lekë të reja, ose 0,93% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje nga viti 2015 me rreth 12%. “Shpresojmë shumë që me disa rialokime që draftbuxheti do të ketë, të mundet që shifrën 0,93% të Produktit të Brendshëm Bruto ta rrisim, me synimin që në fund të vitit 2016 harxhimet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA të jenë në nivelin 1%”, - ka theksuar ministrja Kodheli. Në vjim, zonja Kodheli ka nënvizuar se, pas mbylljes së kontratës disavjeçare të qeverisë shqiptare me kompaninë gjermano-franceze lidhur me helikopterët Cougar, tashmë të... faqe 3 » Sa herë që vjen 28-29 Nëntori... faqe 14 » Ceremonia Nën/kol. Irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në alën e saj përshëndetëse theksoi se, kur më njoftuan për zhvillimin e aktivitetit të sotëm, përveç kënaqësisë, pata dhe një moment reflektimi lidhur me atë që ju, nënoficerë të FA të Republikës së Shqipërisë, bëni dhe... Gratë ushtarake futen shpesh në steriotipin e grave të forta. Ka nga ata që pëlqejnë t’i quajnë burrnesha, ka edhe më keq kur i quajnë “burra”. Por në fakt gratë ushtarake brenda uniformës së tyre ruajnë dhe përcjell- in gjithë feminiletin dhe ngrohtësin... Tetar Denis Gërbi, nënoficeri më i mirë i vitit 2015 Për ushtarakun ndjenja e përgjegjësisë ndaj Atdheut është mbi gjithçka faqe 3 »

Transcript of Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14...

Page 1: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 1

aaaa

ushtriaViti i 69-të i botimit Nr. 46 (82647) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 27 nëntor 2015

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

faqe 6-7»

siguria gloBalEMinistrja Kodheli në Forumin

Ndërkombëtar të Sigurisë

Stërvitje që i shërben përballimit të akteve terroriste që mund të vijnë nga deti

Standardizimi dhe dialogu, e vetmja rrugë për të bërë përpara

faqe 4

faqe 12

“JONi-15”

NatO

faqe 8-9»

Ushtarakë të shqUar ndër vite

faqe 2»

ibrahim gaxholli, një ushtarak që ka lënë pas respekt dhe mirënjohje

MiNistrja E MBrojtjEs KodhEli Në KoMisioNiN E sigurisë KoMBëtarEMinistrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka ra-portuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare për projekt-buxhetin për mbrojtjen për vitin 2016. Në fjalën e saj ajo, ndër të tjera, ka sqaruar se shpenzimet totale të buxhetit në Min-istrinë e Mbrojtjes për vitin 2016 parashikohen të jenë në masën 14.2 milirdë lekë të reja, ose 0,93% e Produktit të Brendshëm Bruto, me një rritje nga viti 2015 me rreth 12%. “Shpresojmë shumë që me disa rialokime që draftbuxheti do

të ketë, të mundet që shifrën 0,93% të Produktit të Brendshëm Bruto ta rrisim, me synimin që në fund të vitit 2016 harxhimet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA të jenë në nivelin 1%”, - ka theksuar ministrja Kodheli. Në vjim, zonja Kodheli ka nënvizuar se, pas mbylljes së kontratës disavjeçare të qeverisë shqiptare me kompaninë gjermano-franceze lidhur me helikopterët Cougar, tashmë të...

faqe 3»

sa herë që vjen 28-29

nëntori...faqe 14»

Ceremonia

Nën/kol. irela Nebiaj:

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se, kur më njoftuan për zhvillimin e aktivitetit të sotëm, përveç kënaqësisë, pata dhe një moment reflektimi lidhur me atë që ju, nënoficerë të FA të Republikës së Shqipërisë, bëni dhe...

Gratë ushtarake futen shpesh në steriotipin e grave të forta. Ka nga ata që pëlqejnë t’i quajnë burrnesha, ka edhe më keq kur i quajnë “burra”. Por në fakt gratë ushtarake brenda uniformës së tyre ruajnë dhe përcjell-in gjithë feminiletin dhe ngrohtësin...

tetar denis Gërbi, nënoficeri më i mirë i vitit 2015

Për ushtarakun ndjenja e përgjegjësisë ndaj atdheut është mbi gjithçka

faqe 3»

Page 2: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 20152

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli mori pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtar

të Sigurisë që u mbajt në Halifax të Kanadasë, në 20-21 nëntor 2015. Në fokus të punimeve të këtij forumi ishin çështjet e sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca dhe shtetet e tjera, të cilat kanë përqafuar vlerat e përbashkëta të saj. Pjesëmarrësit në këtë forum diskutuan për rreziqet e sotme që vijnë nga Lindja dhe Jugu, si dhe nevojën për të unifikuar qëndrimet. Ministrja Kodheli e vuri theksin tek domosdoshmëria për bashkëpunim mes të gjithë aktorëve. Kodheli theksoi se angazhimi nuk duhet të jetë i unifikuar vetëm në planin ushtarak, por dhe në atë poli-tik dhe ekonomik. Sipas saj rreziqet duhen trajtuar njësoj nga të gjithë.

Në këtë kuadër, ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, z. Robert O. Work. Zyr-tari amerikan falënderoi Shqipërinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes për an-gazhimin dhe mbështetjen e dhënë në Afganistan, si dhe kontributet me materiale ushtarake në luftën kundër terrorizmit në Irak dhe Siri. Ministrja Kodheli e siguroi zëvendëssekre-tarin amerikan të Mbrojtjes për ven-

zyrtare

stafi Kryeredaktor:Muharrem DarDha

AdresA: Ministria e Mbrojtjes,

Bulevardi “Zhan D’ark”

Graphic Designer:Afërdita hySaj

redaktore/Korrektore:Anila DoDa

Gazetarë:Mimoza GoliKja

Albert Zholi

Gazetarë:saimir alijaetleva SMaçi

Ministrja Mimi Kodheli mori pjesë në Forumin

Ndërkombëtar të Sigurisë

Bashkëbisedimi i ministres Kodheli me moderatoren e panelit për emigrantëtModeratorja: Zonja Kodheli, doni të komentoni fjalët e sekretarit,

i cili përmendi se shqiptarët përbëjnë grupin e dytë për nga madhësia të personave që kërkojnë azil në Gjermani: janë gati 50 000. A mund të na shpjegoni ç’po ndodh me vendin tuaj, sa e shqetësuar është qeveria juaj për këtë rrjedhë qytetarësh që largohen dhe çfarë po bëni për këtë çështje?

Ministrja Kodheli: Më lejoni të nis me një thënie: Pasi kemi parë çfarë u shfaq në dokumentarin tuaj, ne duhet të na vijë turp si qenie njerëzore, me çfarë po u ndodh qenieve të tjera njerëzore. Së dyti, duhet të falenderojmë të gjithë vendet që kanë mbështetur dhe janë kthyer në strehë për të gjithë llojet e refugjatëve, qeverinë turke, atë gjermane, kanadeze dhe të gjitha të tjerat, të cilat po ndihmojnë këta refugjatë, që së pari janë njerëz dhe jo djallëzorë, siç janë terroristët. Pse shqiptarët? 25 vjet më parë shqiptarët ecën nëpër të njëjtat shtigje, duke u larguar nga një diktaturë aq e egër sa e jona dhe gjetën strehë në vendet fqinje, Itali, Greqi dhe Gjermani. Sot, pas 25 vjetësh, ata janë të integruar plotësisht, kanë ngritur bizneset e tyre, fitojnë të ardhura, madje më shumë edhe se disa nga vendasit dhe janë shndërruar në qytetarë të mirë evropianë. Pra, integrimi është një çështje shumë e rëndësishme, por mbase ende i papërshtatshëm të diskutohet, sepse nevoja e menjëhershme për këta njerëz është streha dhe më pas integrimi.

Po nëse themi se qytetarët tuaj janë bërë problem për vendet ku shkojnë, të cilët janë të tejmbushur?

Më lejo të të them se, në shumë raste, ambasadori gjerman dhe qeveria e tij kërkojnë njerëz të kualifikuar në profesione si infermierë, etj. në të cilat Gjermania ka mangësi besoj, dhe kanë ftuar qytetarët tanë të shkojnë në Gjermani. Sigurisht që jo të gjithë janë infermierë, por kjo ishte vetëm një shtysë që shumë njerëz të marrin rrugën, sepse shumë prej tyre janë të varfër. Unë vij nga një vend i varfër, me demokraci të re dhe të brishtë. Ne ende na duhet të përmirësojmë shumë gjëra, por mes tyre dhe refugjatëve sirianë nuk ka absolutisht asnjë lloj krahasimi. Shqiptarët kërkojnë më shumë mundësi dhe shanse për të jetuar në një vend më të mirë. Në disa raste ka edhe abuzues, që shkojnë atje sepse e dinë se qeveritë e vendeve përkatëse i paguajnë pasi kanë marrë statusin e refugjatëve dhe rrinë pa

bërë asgjë, më vjen keq që po e them këtë, por ky është realiteti. Çështja është gjithsesi shumë komplekse, por ne si qeveri po përpiqemi ta menaxhojmë, por që nuk ka fare lidhje me çështjen e refugjatëve sirianë.

Zonja Kodheli, ka pasur raporte që në Ballkan, përgjatë rrugës së emigrantëve, ka vende të cilat po i ndalojnë refugjatët e disa kombësive të kalojnë dhe kështu, ata do të ngelen masivisht në ato pak vende që i pranojnë, pasi përballen me ngritjen e mureve në kufijtë e disa vendeve si: Sllovenia, Bullgaria, Hungaria, madje edhe Maqedonia. Sa të shqetësuar jeni për pasojat e kësaj situate? Raportimet thonë që kjo krijon terren për një konflikt tjetër ballkanik?

Më lejoni të kthehem në vitin 1999, kur 2 milion refugjatë kosovarë u futën në Shqipëri. Ne shqiptarët vetë jemi 2 milion e ca dhe pritëm 2 milion kosovarë. Thjesht i pritëm duke hapur dyert, duke ngritur strehë dhe iu dhamë gjithçka mundëm.

Si e ndryshoi kjo vendin tuaj?Sigurisht që ndryshuam, u bëmë më të fortë. Është e vërtetë që ne jemi një

kombësi e ndarë më dysh, ne flasim të njëjtën gjuhë dhe Shqipëria është kombi amë. Sigurisht që nuk e bëmë sepse donim të quheshim heronj, por sepse u

bazuam në historinë tonë të afërt të emigracionit. Edhe vende si Kanadaja dhe SHBA janë ndërtuar nga emigracioni, prandaj ne e dimë qasjen e duhur dhe nuk do të kemi frikë nga pritja e refugjatëve sirianë. Sigurisht, qeveria jonë po bashkëpunon me qeveritë e vendeve fqinje si Italia, Mali i Zi, Kroacia, që konsiderohen si rruga e mundshme e kalimit të këtyre emigrantëve. E dimë që ata synojnë të shkojnë në Gjermani dhe Shqipëria do jetë vetëm rrugëkalim, por në vendin tonë do të gjejnë shumë mikpritje.

A nuk duhet që të jetë niveli më i lartë i Kombeve të Bashkuara që të trajtojë këtë çështje. Siç e thamë, nuk është vetëm Siria, është po ashtu Afganistani, Eritrea etj. Prandaj, a nuk është ky ekzaktësisht momenti që të përballemi siç duhet me këtë çështje dhe ta trajtojmë në nivelin më të lartë të Kombeve të Bashkuara?

Faleminderit për komentet. Shpresoj që të jetë UN udhëheqësi real. Nuk e di nëse është Evropa apo pjesa tjetër që po drejtojnë për momentin, por ka ardhur koha që Kombet e Bashkuara të marrin në dorë drejtimin, sepse, jam dakord me ju, ky nuk është vetëm një problem sirian. Që të drejtojmë, duhet së pari të dimë si ta bëjmë, duke luftuar stereotipet dhe injorancën, përndry-she, dikush do ndihet sikur është më i mirë se tjetri dhe pikërisht këtu do të shfaqen problemet. Nëse mundem një ndërhyrje: para viteve ’90, shumë pak shqiptarë lejoheshin të dilnin jashtë kufijve. Unë isha një prej fatlumëve. Kur prezantoja veten si shqiptare në atë kohë, njerëzit më shihnin gjithë mëdyshje dhe më thoshin “Ti s’je shqiptare, ti as nuk ngjan si e tillë!”. Dhe unë thosha: “Pse, si duhet të duket një shqiptar?”. Unë nuk thashë që jam kineze, për hir të Zotit! Stereotipet! Ata kishin frikë për arsye të ndryshme, mbase nga padija. Ne ende kemi frikë nga sirianët dhe nga pjesa tjetër. Në këtë pikë, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të mos harrojmë çështjet e sigurisë. Çfarë ndodhi në Paris është serioze dhe duhet të përballemi me këtë fenomen seriozisht, por të mos i ngatërrojmë këto dy çështje: ISIS po vret më shumë myslimanë sesa të krishterë, prandaj fjala kyç është udhëheqja. Nëse mund të vazhdoj me një metaforë: besoj e dini se turbulencat ndodhin për shkak të ndryshimit të presionit të ajrit; e njëjta gjë edhe me ujërat e turbullta. Një këngë e famshme thotë “Ura mbi ujëra të turbullta”. Pra, është e rëndësishme të ndërtojmë ura, sepse ujërat e turbullta do të jenë gjithmonë prezente.

dosmërinë e palëkundur të Shqiperisë për të vazhduar në luftën kundër armiqve të vlerave euro-atlantike.

Ministrja Kodheli mori pjesë gjithashtu në një takim të veçantë të organizuar me ministrat e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s dhe atyre

partnere. Në praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Hollandës, Polonisë, Lituanisë, por dhe Kosovës, Gjeorgjisë dhe Maqedonisë, u diskutua për sfidat me të cilat po përballet sot siguria globale.

Ministrja Kodheli takon homologun kanadez, Harjit Singh Sajjan

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila ndodhet në Kanada në punimet e Samitit Ndërkombëtar të Sigurisë, zhvilloi një takim

me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, z. Harjit Singh Sajjan. Të dy homologët diskutuan çështje që lidhen me sfidat aktuale të sigurisë, zhvillimet në kufijtë e Aleancës, si dhe sfidat që po vijnë nga Lindja e Mesme. Ministri kanadez i Mbrojtjes dhe ministrja Kodheli nënvizuan nevojën për të thelluar më tej bashkëpunimin në interes të ruajtjes së paqes dhe sigurisë. Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes Kodheli falën-deroi homologun e saj kanadez për ndihmën e dhënë Shqipërisë vitin e shkuar në transportimin e armatimit për forcat peshmerga në luftën kundër ISIS në Irak. Gjithashtu, znj. Kodheli ka përshëndetur nismën e Kanadasë për të pranuar dhe sistemuar disa mijëra refugjatë sirianë, që largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës. Mes dy bashkëbiseduesve u vlerësua sidomos roli i Shqipërisë si faktor stabiliteti rajonal. Ministrja e Mbrojtjes Kodheli ishte e pjesë e diskutimit në panelin “Responsibility to Ëelcome: Yours, Mine, Ours”. Ky panel ngriti pyetjen: ku do të shkojmë prej këtu? Një nga çështjet më të ndjeshme të momentit që pati interes të madh tek audienca është ajo krizës së refugjatëve. Për disa refugjatët janë “barrë”, ndërsa për disa të tjerë “përgjegjësi”. Ministrja Kodheli, si pjesë e këtij paneli, u shpreh se “Çfarë ndodhi në Paris është serioze dhe duhet të përballemi me këtë fenomen seriozisht, por të mos i ngatërrojmë këto dy çështje: ISIS po vret më shumë myslimanë sesa të krishterë, prandaj fjala kyç është udhëheqja”.

Kodheli: Duhet të falenderojmë të gjithë vendet që kanë mbështetur dhe janë kthyer në strehë për të gjithë llojet e refugjatëve, qeverinë turke, atë gjermane, kanadeze dhe të gjitha të tjerat, të cilat po ndihmojnë këta refugjatë, që së pari janë njerëz dhe jo djallëzorë, siç janë terroristët

Page 3: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 3

tona të Armatosura.Ministrja Kodheli theksoi gjithashtu

se, ne do të vazhdojmë të mbajmë të njëjtat angazhime të premtuara më parë me NATO-n. Angazhimet tona tashmë janë bërë të ditura dhe nga viti 2016 deri në vitin 2018 do të jenë ato të cilat janë premtuar në raport me NATO-n dhe ky

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ka ra-portuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë

Kombëtare për projekt-buxhetin për mbrojtjen për vitin 2016. Në fjalën e saj ajo, ndër të tjera, ka sqaruar se shpen-zimet totale të buxhetit në Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2016 parashikohen të jenë në masën 14.2 milirdë lekë të reja, ose 0,93% e Produktit të Brend-shëm Bruto, me një rritje nga viti 2015 me rreth 12%. “Shpresojmë shumë që me disa rialokime që draftbuxheti do të ketë, të mundet që shifrën 0,93% të Produktit të Brendshëm Bruto ta rrisim, me synimin që në fund të vitit 2016 harxhimet për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA të jenë në nivelin 1%”, - ka theksuar ministrja Kodheli.

Në vjim, zonja Kodheli ka nën-vizuar se, pas mbylljes së kontratës disavjeçare të qeverisë shqiptare me kompaninë gjermano-franceze lidhur me helikopterët Cougar, tashmë të ardhur në Shqipëri, na jep një frymë-marrje të re dhe për pasojë 76% e të gjithë investimit që parashikojmë të bëjmë për vitin 2016 në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë për armatim, municion dhe modernizim të Forcave

buxhet do të bëjë vetëm mundësimin me suport financiar, me burime financiare të këtyre angazhimeve.

Duke folur për investimet, ministrja Kodheli theksoi se, me krenari mund të themi që përqindja e realizimit të investimeve në vitin 2014 ka qenë 99 %, një nga treguesit më të lartë

karahasuar me çdo institucion tjetër. “E kemi planifikuar dhe besoj që kjo do të jetë dhe analiza jonë finale që jemi në të njënjtat nivele 98-99 % të realizimit të investimeve edhe për këtë vit. Kjo do të thotë për publikun dhe për ju që çdo para e ardhur e hyrë në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes

do të jetë e harxhuar në drejtimin e duhur dhe besoj që e njëjta gjë do të jetë edhe për vitin 2016, me qellimin, e theksoj dhe njëherë, të një rritjeje cilësore të gatishmërisë, operacionalitetit dhe modernizimit të FA”, - është shprehur ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

zyrtare

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën e saj përshëndetëse theksoi se, kur më njoftuan për zhvillimin

e aktivitetit të sotëm, përveç kënaqësisë, pata dhe një moment reflektimi lidhur me atë që ju, nënoficerë të FA të Republikës së Shqipërisë, bëni dhe përfaqësoni. Më pas, duke u ndalur në vëndin dhe rolin që ka trupa e nënoficerëve në FA, ministrja Kodheli u shpreh: “Si nënoficerë, ju duhet të njihni dhe udhëhiqni çdo ush-tar nën komandën tuaj. Së pari, duke dhënë shembullin tuaj personal. Por edhe duke patur kujdes për të gjitha detajet, të mirat dhe dhe të këqijat e njerëzve që keni nën komandë. Ju punoni me njerëz të cilët duhet të jenë të aftë jo vetëm fizikisht për të kryer detyrat, por dhe që e kuptojnë atë që duhet të bëjnë”.

Më pas, ministrja Kodheli ka theksuar se, gjatë këtyre 25 viteve demokraci është folur shumë, por është bërë pak për trupën e nënoficerëve. Roli i tyre ka qenë minimal, kjo e trashëguar edhe nga e kaluara. Në këtë kontekst, ajo i është drejtuar trupës së oficerëve për të vleësuar më shumë nënoficerët. “Oficerë të nderuar, jepuni më shumë kompetenca mbështetësve tuaj më të mirë, nënoficerëve. Pres nga ju procedura të qarta dhe angazhim më të madh për ta, bërë nënoficerin një vlerë të padiskutueshme të Forcave tona të Armatosura”, - është shprehur ministrja e Mbrojtjes Kodheli. Në fund të fjalës së saj ministrja Kodheli ka theksuar se na duhet të punojmë më shumë, si për rritjen e profesionalizmit tuaj, por dhe për përmirësimin e kushteve të punës dhe modernizimin e armatimit dhe pajisjeve. Ajo ka fëlenderuar edhe një herë dhe i

ka uruar suksese në karrierën e tij tetar Denis Gërbi, si nënoficeri më i mirë i vitit 2015 në Forcat e Armatosura.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Je-ronim Bazo, i dorëzoi tetar Denis Gërbit certifikatën e vlerësimit “Nënoficeri i vitit 2015” në Forcat e Armatosura. Gjithashtu tetar Gërbit iu dorëzua edhe Kodi i Nderit të Nënoficerit.

Përzgjedhja e nënoficerit më të mirë është bërë tashmë një traditë e përvitshme në FA. Edhe këtë vit procedurat e testimit për përzgjed-hjen e nënoficerit më të mirë ishin shumë rigoroze dhe u zhvilluan në të gjithë komandat e Forcave dhe strukturat e tjera të Forcave të Armatosuara. Në këtë proces morën pjesë rreth 1200 nënoficerë nga grada n/tetar deri në gradën rreshter. Në përfundim të këtij procesi në njësi e reparte u përzg-jodhën 26 nënoficerët më të mirë, të cilët iu nënshtruan një konkurrimi final para Bordit të Vlerësimit në nivel FA. Nga ky konkurrim i paanshëm dhe transparent Denis Gërbi, specialist kartoteke në De-gën e Personelit të Komandës

Mbështetëse, u shpall nënoficeri më i mirë i vitit 2015 në FA. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandantët e Forcave, gjeneralë dhe ushtarakë të tjerë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, si dhe efëktivë nga trupa e nënoficerëve.

tetar denis gërbi, nënoficeri më i mirë i vitit 2015Tetar Denis Gërbi, specialist kartoteke në Degën e Personelit të Komandës Mbështetëse është shpallur nënoficeri më i mirë i vitit 2015 në FA

Ministrja e Mbrojtjes Kodheli në Komisionin e Sigurisë Kombëtare

Kodheli: Shpresojmë shumë që me disa rialokime që draftbuxheti do të ketë, të mundet që shifrën 0,93% të Produktit të Brendshëm Bruto ta rrisim, me synimin që në fund të vitit 2016 harxhimet

për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FA të jenë në nivelin 1%.

Page 4: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 20154 zyrtare

Lufta kundër terrorizmit është bërë sot një çështje shumë e rëndësishme mbarë botërore. Në këtë kuadër, situata në

të cilën kalon NATO dhe Shqipëria si vend anëtarë i saj, sidomos përballë kërcënimit terrorist të ISIS, po ndiqet me shume kujdes nga efektivi i reparteve dhe nënreparteve të Forcës Toksore. Kjo situatë e rrezikshme për paqen dhe sigurinë në rajon dhe në botë kërkon një përgatitje profesionale për çdo kohë dhe situatë, veçanërisht për forcat tona speciale.

Për t`iu përgjigjur këtyre situatave kërcënuese, nga data 9 deri më 21 nëntor 2015 në Bazën Detare në Pashaliman, Vlorë, u zhvillua stërvitja e përbashkët e koduar “JONI-15”. Në këtë stërvitje morën pjesë efektivë të Kompanisë së Katërt të Aksioneve Speciale Direkte të Batalionit të Forcave Speciale, të Qën-drës së Zhytjes dhe Flotiljes Detare në Vlorë të Forcës Detare.

Stërvitja e përbashkët “JONI-15” kishte si qëllim rritjen e kapaciteteve operacionale nënujore të efektivave pjesëmarrës për përballimin e situatave për këtë luftë asimetrike, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Qëndrës Kombëtare të Zhytjes dhe Batalionit të Forcave Speciale në spektrin e operacio-neve ujore dhe nënujore.

Në vazhdën e kësaj situate temat që u trajtuan ishin të drejtuara në:

- Kontrollin nënujor të bankinave, - Mënyrat e kontrollit nënujor të

anijeve nga eksplozivet e mundshëm që mund të vendosen nga elemente ter-roriste,

- Zbulimin, çaktivizimin dhe demon-timin e minave nënujore.

Stërvitja u organizua dhe u zhvillua në rajonin e Bazës së Pashalimanit në tri faza.

Faza e parë, e cila zgjati 3 ditë, kishte si fokus kryesor kontrollin e bankinës së Dokut për të lejuar akostimin sigurt të anijeve; kontrollin e fundit të detit, afër-sisht 200 m2 dhe kontrollin vertikalisht të bankinës deri në siperfaqe të ujit.

Faza e dytë zgjati 3 ditë dhe fokusi kryesor ishte kontrolli i sipërfaqeve nënujore me qëllim gjetjen e minave dhe eksploziveve nënujore. Kjo fazë përfshiu edhe një ditë stërvitje gjatë natës për kontrollin e një sipërfaqe nënujore

Stërvitje që i shërben përballimit të akteve terroriste që mund të vijnë nga deti

Pranë bustit të Dëshmorit të Atdheut, pilotit Niko Hoxha, në Komandën

e Forcës Ajrore në Rinas, u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora

me lule me rastin e 50-vjetorit të rënies në krye të detyrës, ku morën pjesë

dhe familjarë të dëshmorit, përfaqësues së shoqatës “Familjet e Dëshmorëve

të Aviacionit”, përfaqësues së Shoqatës së Aviatorëve të Shqipërisë dhe ush-

tarakë të Forcës Ajrore. Më pas aktiviteti ka vijuar në shkollën 9-vjeçare në

Vailas që mban emrin e dëshmorit Niko Hoxha. Nga drejtoria e shkollës ishte

organizuar një ceremoni përkujtimore për nder te jetës dhe veprës së tij.

Piloti i talentuar, koloneli i aviacionit ushtrak shqiptar Niko Hoxha, ra

në krye të detyrës, më 20 nëntor 1965, në Aerodromin Ushtarak të Rinasit,

në kuadrin e zhvillimit të një qitjeje luftarake, me aeroplan reaktiv të tipit

“MiG-17 F”. Tragjedia ndodhi përpara efektivëve të Regjimentit dhe ush-

tarakëve të Akademisë së Shtabit të Përgjithshëm. Komandant Niko Hoxha

u largua nga jeta në kulmin e vrullit, të moshës, të talentit, kur aviacioni

luftarak shqiptar ishte në ngritje e konsolidim. Ai ra në krye të detyrës bashkë

me pasionin e shembullin e rrallë, duke mbetur shembull i atdhetarizmit,

krenarisë dhe dinjitetit. Në këtë përkujtimore i gjithë efektivi i Forcës Ajrore

shprehu respekt dhe nderim për jetën dhe veprën e tij.

Përkujtohet 50-vjetori i rënies në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut,

Niko Hoxha

për gjetjen dhe asgjesimin e një mine nënujore.

Ndërsa faza e tretë zgjati 4 ditë dhe fokus kryesor kishte kontrollin me metal kërkues dhe kontrollin me sy të lirë të një sipërfaqeje prej 5000 m2 . Ky kontroll do të realizohej për gjetjen dhe zbulimin e mjeteve lundruese dhe amfibe, të cilat kryejnë zbarkime nënujore të trupave armike apo grupeve terroriste.

Programi i stërvitjes së përbashkët “JONI-15” integroi situata të cilat mund të ndodhin realisht në hapsirën detare të Re-publikës së Shqipërisë ku përfshihen anije luftarake të Forcave Detare Shqiptare ose anije luftarake të huaja që lundrojnë nga një bankin në tjetrën. Kjo stërvitje synonte eleminim e mundësive që anijet tona të mos bien në mina ose kurthe të ndryshme terroriste gjatë ankorimit të tyre. Për këtë qëllim grupet e zhytësave të specializuara në këto lloj detyrash bëjnë kontrollin dhe sigurimin nënujor.

Objektivat që këto efektiva i vunë vetes për ti realizuar gjatë kësaj stër-vitje ishin:

- Përmirësimi i aftësive të zhytësave për garantimin e sigurisë nënujore të anijeve dhe zbarkuesve.

- Futja në procesin e planizimit të stërvitjes të elementeve të stërvitjes të zhvilluar me forcat pjesmarrëse duke iu

bazuar planifikimit standard për operacio-net nënujore standarde të NATO-s bashkë me specifiken që kërkon situata e tanishme e luftës asimetrike.

- Aftësimi i drejtuesve të operacionit (Qëndrës së Zhytjes dhe bFS) në koordin-imin dhe kryerjen e veprimave të sinkroni-zuara në rritjen e sigurisë nënujore.

Përgjatë gjithë stërvitjes së përbash-kët “JONI-15” u evidentua koordinimi i veprimeve midis reparteve të ndryshme për kryerjen e detyrave të ngarkuara, si në zbulimin e objekteve të panjohur dhe të rrezikshëm, ashtu edhe në eleminimin e tyre. Kjo stërvitje u bashkedrejtua nga Kapiten i Rangut të Dytë Lace Hilaj (QZh) dhe Kapiten Resul Fejzo nga Batalioni i Forcave Speciale. Drejtimi me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë i të tri fazave të stërvitjes së përbashkët “JONI-15” nga drejtuesit dhe pjesëmarrësit e saj bëri të mundur që të arrihet suksesi i kërkuar dhe të përmbushen plotësisht objektivat e vendosura që në fillim. Gjithashtu kjo stërvitje ishte një tjetër tregues i masave që janë marrë dhe po merren nga strukturat e FA për parandalimin dhe pëballimin e akteve terroriste që mund të kërcënojnë vendin tonë nga deti, por edhe në drejtime të tjera.

Kapiten Edvin ZGURO

Page 5: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 5speciale

Përgjatë historisë se njerëzimit janë zhvilluar rreth 14.500 beteja të armatosura, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e rreth 3.5 miliardë njerëzve. Që nga viti 1816 janë zhvilluar qindra luftëra ndërkombëtare, të brendshme dhe koloniale, në varësi të mënyrës së përcaktimit të luftës. Por ndërsa dilema e sigurisë shpjegon pse shtetet nuk ndjehen të sigurtë nuk shpjegon përse shpërthejnë luftërat. Analiza e çdo lufte, si Lufta Franko-Prusiane, Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Vietnamit, lufta në Angola, në Kamboxhia etj., do të evidentojnë një sërë arsyesh përse kanë shpërthyer.

Shkaqet e luftës

Bota ka ndryshuar shumë në mënyrë dramatike, shkruan Karen A. Mingstnë më librin “Bazat e marrëd-

hënieve ndërkombëtare”, duke e vendosur problemin në qasjet teorike të marrëdhënieve ndërkombëtare, në kontekstin historik të tyre, në luftërat dhe konfliktet etj. Ndër çështjet e shumta në të cilat janë përfshirë aktorët në marrëdhëniet ndërkombëtare, ato të sigurisë janë më të rëndësishmet, më dominueset dhe realisht më të vështirat. Shtetet ekzistojnë në një botë anarkike. Ndërsa mund të ketë rregulla zyrtare dhe jo-zyrtare të cilat mundësojnë lindjen e një strukture sistemi ndërkombëtar, nuk ekziston asnjë autoritet suprem ndërkombëtar, asnjë qeveri e centralizuar me kompe-tenca për të administruar apo kontrol-luar veprimet e elitave individuale, shteteve sovrane, apo organizatave ndërqeveritare. Vetë shtetet kanë disa rrugë alternative, si të drejtën dhe organizatat ndërkombëtare, por këto janë alternativa të dobëta.

Në Greqinë e lashtë, kur Melosi u rrethua fizikisht nga flota e Athinës, e armikut kryesor të tij, ishulli i Melosit kishte pak altenativa. Ai mund t’i bënte thirrje për ndihmë një aleati të largët, një tjetër qytet-shteti, interesat e të cilit mund të kenë qenë thelbësisht të ndry-shme nga ato të Melosit, ose mund të mbështetej në burimet e tij, në fuqinë ushtarake dhe në burrat e gratë e ishul-lit. Sikurse Melosi, edhe shtetet, në një sistem anarkik, janë përgjegjës në fund të fundit për sigurinë e tyre.

Përgjatë historisë se njerëzimit janë zhvilluar rreth 14.500 beteja të armatosura, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e rreth 3.5 miliardë njerëzve. Që nga viti 1816 janë zhvilluar qindra luftëra ndërkombëtare, të brendshme dhe koloniale, në varësi të mënyrës së përcaktimit të luftës. Por ndërsa dilema e sigurisë shpjegon pse shtetet nuk ndjehen të sigurtë nuk shpjegon përse shpërthejnë luftërat. Analiza e çdo lufte, si Lufta Franko-Prusiane, Lufta e Dytë Botërore, Lufta e Viet-namit, lufta në Angola, në Kamboxhia etj., do të evidentojnë një sërë arsyesh përse kanë shpërthyer. Prandaj, për të shpjeguar përse në rastet kur lufta ndodh dhe në rastet kur lufta nuk ndodh, duhet të merren parasysh disa nivele të analizës. Për të shpjeguar shkaqet e luftës duhet të njihen, studio-hen dhe analizohen tre nivelet e saj.

Individi, interpretimet realiste dhe liberale. Për shpërthimin e luftës janë akuzuar karakteristikat e udhëheqësve të veçantë. Disa udhëheqës janë agresiv dhe luftënxitës, duke përdo-rur pozitën e tyre për të çuar më tej

kauzën që përfaqësojnë. Kështu, sipas realistëve dhe liberalëve, lufta ndodh për shkak të karakteristikave personale të udhëheqësve kryesore. Megjithatë është shumë e vështirë të provohet vërtetësia e kësaj pikëpamje. Shtrohet pyetja: a do të kishin ndodhur luftërat nëse në pushtet do të kishte njerëz të tjerë, ndoshta me paqësorë? Nëse nuk janë të metat në karakterin e individëve ato që shkaktojnë luftën, a ekziston mundësia që individët t’u nënshtrohen perceptimeve të gabuara?

Ekzistojnë disa lloj perceptimesh të gabuara që mund të të çojnë në luftë. Një nga perceptimet e gabuara që haset më shpesh është ekzagjerimi i armiqë-sisë së kundërshtarit, duke besuar se kundërshtari është më armiqësor, se është në fakt, apo që kundërshtari ka kapacitete më të mëdha ushtarake apo ekonomike sesa ka në të vërtetë. Kjo përllogaritje e gabuar mund të bëjë që një shtet të reagojë, duke kryer veprime për shtimin e armatimeve dhe duke bërë nga ana tjetër që kundërsh-tari ta shoh si veprimtari armiqësore. Keqkuptimet mund të rriten, situata mund të përshkallëzohet duke rritur

mundësinë e fillimit të luftës.Megjithatë lufta nuk ndodh gjatë

gjithë kohës, ajo është një ngjarje e pazakontë dhe jo norme. Karakter-istikat dhe cilësitë e mëshiruara tek individi nuk mund të jenë i vetmi shkak i luftës. As shpjegimi se natyra njerëzore ka ndryshuar rrënjësisht nuk mund të qëndrojë pasi luftërat vazhdojnë të ndodhin. Kështu niveli individual i analizës nuk mund të ofrojë të vetmin shkak të luftës, as madje atë parësorë. Në fund të fundit individët organizohen në shoqëri dhe shtete.

Shteti dhe shoqëria, shpjegimet liberale dhe radikale. Një nivel i dytë shpjegimi argumenton se luftërat ndo-dhin për shkak të strukturës së brend-shme të shtetit. Shtetet ndryshojnë nga njeri-tjetri dhe kanë karakteristika të dallueshme. Atëhere lindin pyetjet: si ndikojnë karakteristikat e shteteve për mundësinë e luftës? Cilat struktura shtetesh janë më të lidhura me prirjen drejt luftës? Shpjegimet rreth shtetit dhe shoqërisë janë ndër më të vjetërit. Platoni pohonte se lufta është pak e mundshme ku popullsia është unike

dhe ka nivel të lartë mirëqenie. Duke u mbështetur në këndvështrimin e Kantit, liberalët pohojnë se regjimet republi-kane (ato me qeveri përfaqësuese dhe pushtete të ndara) kanë më pak mundësi që të zhvillojnë luftë. Demokracitë janë paqësore pasi normat dhe kultura demokratike e pengojnë udhëheqjen që të ndërmarrë veprime që të çojnë në luftë. Shtetet liberale janë më të priruara për të shmangur luftën dhe për të nxitur paqen. Mirëpo për radikalët shtetet liberale kapitaliste kërkojnë zgjerimin e tregjeve jashtë territoreve të tyre duke synuar gjetjen e tregjeve apo kontraktuesve të jashtëm. Kjo mund të çojë shtetet në luftë, pasi do të kon-siderohet nga ana e tyre si kolonizim, imperializëm, pushtim etj.

Një lidhje tjetër me luftën është se shtetet kapitaliste nuk shpenzojnë vetëm për mallra konsumi, por edhe në forcat ushtarake duke nxitur garë në mes shtetesh, e cila mund t’i çojë në luftë. Ata që argumentojnë se kontradiktat në mes strukturave të shteteve janë shkak themeltar i luftës, kanë identifikuar një tjetër shpjegim për shpërthimin e luftërave. Shumë luftëra civile janë zhvilluar për kontrollin nga grupe, ideologji dhe udhëheqës të qeverisë së shtetit. Lufta civile amerikane (1861-1865) ndërmjet Veriut dhe Jugut, lufta civile në Rusi (1917-1919) ndërmjet liberalëve dhe socialistëve, lufta e Kinës (1927-1949) ndërmjet naciona-listëve dhe komunistëve janë ilustrime të qarta.

Në shumë raste lufta ndërmjet sistemeve konkurruese ekonomike dhe grupeve që rivalizojnë për burimet e pakta brenda shtetit ilustron më tej idenë se përgjegjëse për shpërthimin e luftës janë dinamikat e brendshme, megjithatë në çdo rast të sipërmendur, as tiparet e shtetit dhe as strukturat e tij nuk janë përgjegjës të vetëm për shpërthimin e luftës pasi struktura e shtetit mishërohet në tiparet e sistemit ndërkombëtar.

Sistemi ndërkombëtar, interpretimet realiste dhe radikale. Për realistët, sistemi anarkik ndërkombëtar përshko-het vetëm nga një rend i dobët ligjor,

i cili mund të flaket tej kur shtetet për-caktojnë se është në interesin e tyre ta bëjnë këtë. Sistemi ndërkombëtar është i barazvlefshëm me gjendjen e luftës kur nuk ekzistojnë instrumente imponuese që t’i detyrojnë shtetet të bashkëpunoj-në. Në këtë mënyrë janë shtetet që kur kërcënohen vendosin të hyjnë në luftë kundër shteteve të tjera të gjendur në situatë të ngjashme. Sipas realistëve, lufta shpërthen sepse shkak është struk-tura anarkike e sistemit ndërkombëtar. Në fund të fundit shteti duhet të mbrojë veten. Në një sistem anarkik mund të ketë pak rregulla mbi vendimmarrjen rreth pretendimeve të kundërta. Një nga kategoritë kryesore të pretendimeve të kundërta është territori. Me mijëra vjet mosmarreveshja në mes hebrenjëve dhe arabëve qëndron në pretendimet rivale mbi Palestinën. Në Kepin e Afrikës vihet në pikëpyetje aspirata territoriale të popullit somalez. Sipas shpjegimit që bazohet në nivelin sistemik të analizës, nuk ekzistojnë arbitra autoritarë dhe të legjitimuar për mosmarrëveshje të tilla mbi çështje territoriale. Nuk ekziston gjithashtu një arbitër efikas për preten-dimet e ndryshme rreth vetëvendosjes. Kush vendos nëse janë të ligjshme kërkesat e çeçenëve për pavarësi? Kush vendos nëse ia vlejnë ose jo të merren në konsideratë pretendimet e kurdëve ndaj Turqisë dhe Irakut?

Në mungesë të një arbitri ndërkom-bëtar të legjitimuar, autoriteti u jepet vetë shteteve, ku më të fuqishmit shpesh bëhen arbitra vendimtare. Edhe për radikalët përgjegjës për luftën është struktura e sistemit ndërkom-bëtar. Shtetet kapitaliste dominuese brenda sistemit ndërkombëtar, duke dashur të zgjerohen ekonomisht shkojnë në luftë me vendet në zhvil-lim për kontrollin e burimeve natyrore dhe të tregjeve të punës. Dinamika e ekspanisionit si pjesë e pandashme e sistemit kapitalist ndërkombëtar, është shkaku kryesor i luftërave, sipas men-dimit liberal. Megjithatë mbështetja në një nivel shpjegimi është i thjeshtëzuar. Luftërat shkaktohen zakonisht nga grumbullimi i një sërë faktorësh nga të tre nivelet e analizës.

Nënkolonel NikOliN lazristudent në klO

Rubrika: Flasin studentët e Kursit të Lartë

të Oficerit në AFAStudentët pjesëmarrës në KLO kanë nisur realizimin e

detyrave individuale, sipas temave të lëndës “Teori të

luftës dhe strategjisë”, nën drejtimin e petagogut Prof.

Asoc. Dr. Bernard Zotaj. Me këtë rast, gazeta “Ushtria”

çel rubrikën “Flasin studentët e Kursit të Lartë të Oficerit

në AFA” nëpërmjet së cilës do të pasqyrojë herë pas here

esse, recensa dhe opinione të përzgjedhura nga studentët

pjesëmarrës në këtë Kurs, të cilat gjykojmë se vlejnë të nji-

hen dhe studiohen edhe nga ushtarakë të tjerë të niveleve

të ndryshme të Forcave tona të Armatosura.

Page 6: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 20156 portret

“U bëra ushtarake për të plotësuar ëndrrën e tim eti, por më pas u dashurovame këtë profesion aq sa është bërë pjesë e shpirtit dhe gjakut tim”

Për ushtarakun ndjenja e përgjegjësisë ndaj

atdheut është mbi gjithçka

Irela Nebiaj:Nënkolonele

Nënkolonele Irela Nebiaj

luleve të qytetit të saj t’i kthente në pëlhura shumëngjyrshe. Dhe në fakt në pjesën e parë të shkollimit edhe Irela ëndërronte të bëhej e tillë. Mirëpo, nganjeherë ëndërrat e një 18 vjeçareje mund të gjejnë burim e të mbështeten në ëndërrat e një më të rrituri. Irela e gjeti këtë burim te ëndërra e prerë në mes e të atit të saj. Ai kishte shërbyer si ushtarak për disa vite ne Gardën e Republikës, por më pas ishte larguar për shkak të familjes që jetonte në Përmet. Kishte jetuar vazhdimisht me brengën që kishte hequr dorë nga profesioni i ushtarakut, kështu që jo në pak raste e këshillonte vajzën e vogël të familjes të

ndiqte shkollimin ushtarak. Ishte pak e vështirë të vendosje të bëheshe ushtar-ake, në kushtet kur mungonin modelet qoftë në familje, qoftë në shoqëri. Në qytetin e Përmetit gratë ushtarake numëroheshin me gishta. Një prej atyre që Irela e ka fort të ngulitur në mendje është majore Liri Miti, kjo edhe për shkak të ndihmës së pakursyer që ajo

i dha kur filloi punën si ushtarake. E megjithatë tashmë vendimi ishte marë. Shkollimi ushtarak do të ishte parësi, jo thjesht një plotësim dëshire.

Të “thyesh” rregullat, për 2 cm më pak

Në vitin 1987, shkolla ushtarake kishte një traditë 20 vjeçare në pranimin e vajzave, kështu që edhe rregullat e pranimit ishin forcuar mbi kritere të gjithashme dhe më të forta, parametrat truporë, përgatitja fizike, nota mesatare etj. Gjatësia 160 cm ishte e detyruar për vajzat që do të pranoheshin në Shkollën

e Lartë të Oficerëve. Kjo ishte surpriza e “pakëndëshme” me të cilën u ndesh 18 vjeçarja nga Përmeti. Parpritur dyert e shkollës që kishte ëndërruar gjatë gjithë verës u gjendën të mbyllura për të. Por ajo nuk mund ta pranonte një “JO” edhe pse e dinte që në këtë rast refuzimi kishte të bënte me kriteret e pranimit, të cilat ishin gati tabu në këtë shkollë.

Por vendosi të mos tërhiqej dhe t’i shkonte deri në fund kësaj rruge. Kërkoi takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes Bajram Mane. Edhe sot i jeton po njëlloj emocionet e atij takimi që do të ndryshonte gjithë rrjedhën e jetës së saj. Por jo vetëm të sajën. Pasi i dëgjoi arsyet e skualifikimit, zëvendësministri e pyeti për notën mesatare dhe notën e marë në provimin e matematikës. Këtu ajo kishte se çfarë të tregonte dhe zvëndësministri vetëm kishte qeshur. Nuk i ktheu përgjigje menjëherë, por nuk vonoi shumë dhe doli urdhëresa nga Ministra e Mbrojtjes, ku përcaktohej se maturantët me notë mesatare mbi 9.5 dhe notën e matematikës 9 pranoheshin në shkollë edhe në rastin kur parametrat e tyre fizik, nuk plotësonin kriterin. Kjo ishte fitorja e parë në mjedisin ushtarak. Atë vit në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në kompaninë e vajzave u pranuan 27 të reja, nga e gjithë Shq-ipëria. Ishte koha kur uniforma ishte e vetmja veshje dhe të ndodhte që pasi e kishe larë në mbrëmje, duhej të përdorje të gjitha fomat rrethanore për ta tharë e për ta veshur ditën e nesërme. Specialiteti që ndoqi gjatë viteve të studimit ishte ai i këmbësorisë, një specialitet i vështirë dhe jo fort i pëlqyer nga femrat. Por sa më shumë i afrohej kohës së diplomimit aq më shumë i forcohej bindja se profesioni që kishte zgjedhur ishte i duhuri. Nuk pati hezitime, nuk ndryshoi drejtimin e

karrierës edhe atëherë kur e kuptoi se të ishe ushtarake, do të thoshte privim jo thjesht në paraqitjen e jashtme, por edhe në kohën e dashurinë shpesh të munguar me familjen, me miqtë etj.

Një fillim i bukur

Përmeti do të bëhej vendi i parë mikripritës në profesionin e saj si ush-tarake. Një vit i kaluar në divizionin e Përmetit është i mbushur me aq shumë kujtime e mirënjohje sa edhe sot pas 25 vjetësh i ngjallin po të njëjtat emocione. U largua nga Përmeti si një vajzë e brishtë, e ndrojtur dhe po kthehen si nëntogere, me një uniformë që i jepte një vlerësim të merituar në sytë e njerëzve. Ajo që vlerëson nënkolonele Nebiaj është sa vendimtare është në ndërtimin e karrierës, gjetja e njerëzëve që të mbështetin. Një prej tyre, që e udhëhoqi me mençurinë e një kolegu, por edhe kujdesin e një prindi ishte shefi i Degës së Stërvitjes Ligor Koreveshi. Nuk kishte asnjë detyrë, apo veprimtari ku ai të mos tërhiqte edhe mendimin e saj. Mendimi i të rinjve ishte po aq i vyer sa edhe ai i ushtarakëve me një barrë përvojë mbi supet e tyre. Brenda një viti mori gradën togere dhe detyrën e komandantes së kompanisë. I ka pëlqyer gjithmonë puna në Forcën Tokësore, edhe për vetë specialitetin e saj, por nuk ka ngurruar të kryejë detyra të ndryshme edhe në struktura të tjera të

Gratë ushtarake futen shpesh në steriotipin e grave të forta. Ka nga ata që pëlqejnë t’i qua-

jnë burrnesha, ka edhe më keq kur i quajnë “burra”. Por në fakt gratë ushtarake brenda uniformës së tyre ruajnë dhe përcjellin gjithë feminiletin dhe ngrohtësinë e duhur. Kështu na ndodh edhe me të ftuarën e rubrikës së sotme “Portret”, nënkolonele Irela Nebiaj. Buzagazi që i ndriçon gjithë qënien saj, është mënyra më e mirë e mikpritjes për t’u ndier komod. Është një ditë e zakonshme pune, një ditë që që prej hyrjes në zyrë e deri në përfundim shoqërohet me ndërprerje të vazhdueshme, herë një telefonate, herë një koleg që sjell një material, herë një takim i shkurtër me ndonjë nga personeli i drejtorisë etj. Jo të gjitha ndërprerjet janë të qeta, por buzagazi ngelet i njëjtë. Ndoshta kjo është arma më e fortë e nënkoloneles, të komunikojë me durim me njerëzit, të jap zgjidhje edhe aty ku duket e vështirë se mund të jetë një e tillë, pa pritur të marrë falenderime, pasi jeta ushtarake e ka mësuar se detyra nuk pret “shpërblim”.

Nga bota plot ngjyra e tekstilit në të gjelbrën ushtarake

Karakteri i butë dhe i qeshur duket se është një dhuratë e vendlindjes për nënkolonele Irelën, Përmetit të njohur për njerëzit e urtë e punëtor, qytetit të luleve e glikove të famshme. Sa shumë gjëra të bukur mund të ëndër-ronte një vajzë përmetare në moshën 18 vjeç. Një ëndërr ishte të bëhej inxhiniere tekstili. Gjithë motivet e

EtlEva smaçi

Këto copëza të bukura jete, pune dhe përgjegjëshmërie morëm nga takimi aq i ngrohtë dhe aq njerëzor që bëmë me nënkolonele Irela Nebiaj këto ditë fundnëntori. Me siguri që do të takohemi e do të flasim sërish me të, sepse ajo ka shumë për të treguar për vete, familjen dhe gjithçka që lidhet me punën dhe shërbimin e saj më se 30 vjeçar në Forcat e Armatosura. Ndaj dhe, teksa ndahemi me Irela Nebiaj, mar-rim me vete buzëgazin e saj, një buzëgaz i çiltër, që spikat pozitivitet dhe padyshim shumë dashuri.

Page 7: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 7portret

Forcave të Armatosura. Në harkun kohor për më se 10

vjeçar, 1992-2003, Irela ka shër-byer në Brigadën e Këmbësorisë në Yzberisht ose siç njihej në ato vite në ish-Brigadën e Parë, një njësi kjo elitare e ushtrisë shqiptare në vite. Këtë periudhë ajo qe quan me të drejtë si një shkollë të vështirë, por që i dha asaj fizionominë e plotë të një ushtarakeje të mirëfilltë karriere. Ka kryer në këto vite detyra të ndryshme, që nga ko-mandante toge, kompanie, instruktore dhe specialiste stërvtjeje, është ndeshur me vështirësi të shumta dhe i ka përbal-luar ato me përkushtim dhe disiplinë. Këto vite i shërbyen Irela Nebiaj si një prolog paksa i gjatë për t’i hapur udhën një karriere të suksesshme më pas.

Përvoja në Arkivin Qendror të FA ka qenë një ndër detyrat që e ka fort për zemër. Gjatë 4 viteve të punës në Arkiv, me dokumentet administrative dhe të klasifikuara, jo vetëm u përkush-tua për të zbatuar të gjitha rregullat e arkivimit dhe të mirëmbatjes së sekretit shtetëror, por në mënyrë vullnetare, me mjete që mund të konsiderohen rrethanore, ndërtoi tre salla model. Falë disiplinës ushtarake, e ka konsid-eruar arkivin si një pasuri të Forcave të Armatosura dhe në 45-vjetorin e tij, pikërisht këto salla modeste, por sinjifikative për punën e bërë, u bënë një shembull për t’u ndjekur në gjithë veprimtaritë arkivuese. Në raportet me punën, me detyrën, për nënkolonele Irela Nebiaj nuk ka ekzistuar kurrë fjala punë e lehtë, punë e vështirë. Pas çdo trajnimi ka ardhur një gradë e re, pas çdo përpjekje një pozicion i ri, ndoshta jo i lehtë, por i vlerësuar për kontributet. Me përfundimin e Kursit të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm që prej vitit 2010 fil-loi punë pranë Qendrës së Bashkuar Operacionale. Një qendër e cila gjatë 24 orëve ndjek të gjitha zhvillimet operacionale e raporton për to. Detyra si specialiste në këtë qendër për vetë specifikat e saj e ka detyruar shpesh-herë të jetë aty ku ndodh emergjenca, të marrë pjesë në stërvitje dhe për asnjë çast nuk e ka diferencuar veten nga gjinia, por ka qenë një ushtarake ak-tive, aty ku detyra e ka kërkuar. Grada e nënkoloneles është një gradë që

kërkon punë, por mbi të gjitha kërkon dinjitet në ushtrimin e profesionit. Me vite Irela ka fituar guximin për të kërkuar më të mirën nga vetja, sepse ajo e di që mundet. Një tjetër sfidë ishte përfundimi i Kursit të Lartë të Oficerit, me një mesatare të lartë, por edhe me një veprimtari shkencore aktive, duke u bërë pjesë e botimeve ushtarake. Leximi një pasion i hershëm i saj e ka shoqëruar në të gjithë përgatitjen shkencore dhe padyshim librat ushtarak, doktrinat ush-tarake janë ato që nuk mungojnë qoftë në bibliotekën familjare, qoftë në zyrën e punës. Nëse dikur thotë ajo, literatura ushtarake ishte e kufizuar vetëm në lit-eraturën lindore, sot për fat të mirë një pasuri botimesh të NATO-s mundësojnë çdo ushtarak që ka nevojë për informa-cion e dije të hapë dritare të reja mbi mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare. Por edhe këtu ka qenë e nevojshme të bëhet një punë këmbëngulse për mësimin e gjuhëve të huaja, anglishten fillimisht e së fundmi gjermanishten. Ndihet mirë që edhe këtë vështirësi e ka kapërcyer, sidomos me gjuhën angleze. Aktualisht si përgjegjëse e Sektorit për Menax-himin e Personelit Oficer në Shtabin e

Përgjithshëm (Drejtoria e Personelit), përballet çdo ditë jo vetëm me një sërë praktikash proceduriale standarde të emërimit të personelit, por edhe me problematikat që burojnë nga ato. Si çdo punë na thotë nënkolonele Irela, edhe puna me personelin ka anët e mira dhe anët jo të mira. Anën pozitive ajo e sheh në dhënien e ndihmës për të gjithë ata që kërkojnë të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura, sepse si një njohëse e mirë e FA ajo e di që ky profesion

kërkon përkushtim. Por nga ana tjetër, jo në pak raste, ndjehet zemërthyer kur sheh dikë që t’i kërkojë plotësimin e dokumentacionit për largimin nga FA, e sidomos kur kërkuesit janë të rinj. Përvoja gati tridhjetë vjeçare e ka bin-dur se nuk është stimuli material, apo

detyra që kryen ajo që të bën ta duash profesionin ushtarakut. Ky profesion të bëhet i dashur nëse ndjenja e përgjegjsh-mërisë ndaj atdheut është mbi gjithçka, ndoshta edhe mbi veten tënde.

Familja, vatër e ngrohtë edukimi dhe dashurie

Familjet e ushtarakëve janë një traditë e bukur në Forcat e Armatosura. Ato janë ndër shembujt më të mirë të

bashkëpunimit, respektit e dashurisë. Kështu ka ndodhur dhe me çiftin Nebiaj. Që prej njohjes me Manushin, ata kanë ecur krah për krah jo vetëm në jetën familjare, por edhe si dy oficerë, ushtarakë karriere. Kanë kaluar bashkë vitet e para të vështirësisë së rritjes së

dy fëmijëve, Stelës dhe Fabios. Si ushtarakë në detyra të ndryshme, jo në pak raste u është dashur që të ngrihen nga gjumi në mesnatë nga sinjali i alarmit, të veshin pajimet dhe të paraqiten në detyrë, duke i lënë fëmijët vetëm në shtëpi, në mjediset e hotelit të ushtarakëve, aty ku ishte edhe banesa e tyre e parë. Irela është ajo që ndihet ndoshta pak më shumë “fajtore” për kohën e munguar nga fëmijët që jo në pak raste i është dashur t’i lërë me “xhaxhi rojen e kopshtit”. Por fëmijët e saj nuk e kanë “gjykuar” kurrë nënën e tyre, sepse ata janë rritur dhe ushqyer që në fëmijëri me ndjenjën e sakrificës dhe të dashurisë. Edhe sot që ta janë të rritur ata nuk do të deshën që nëna e tyre të ndryshonte në asgjë, sido-mos në përkushtimin ndaj detyrës. Për ta ajo është burim adhurimi dhe frymëzimi, ndaj gjithmonë e inkura-jojnë të pranojë çdo betejë që jeta ushtarake i jep, sepse e dinë që është fitimtare. Manushi, bashkëshorti nge-let dhe miku i saj më i mirë. Askush tjetër nuk do ta kuptonte më mirë, se në profesionin e ushtarakut sakrifica është një përditshmëri. Duket sikur brenda familjes së vogël ushtarake ekziston një garë e heshtur. Në fakt nuk është aspak garë, por një ecje profesionale ku secili kërkon të arrijë në shkallën më të lartë të hierarkisë dhe të ndajë suksesin e përbashkët. Mirënjohja është një vlerë e rëndësishme njerëzore. Dhe këtë nënkolonele Irela e vlerëson së tepërmi dhe dëshiron ta shpreh më së pari miërnjohjen ndaj shokut të jetës për mbështetjen pa kushte që i ka dhënë asaj, mirënjohje për fëmijët e saj që e kanë nderuar si nxënës të shkëlqyer (Stela sapo ka përfundura Bachelor-in për Informatikë Ekono-mike dhe po aplikon për Master në Gjermani, ndërsa Fabio vazhdon gjimnazin “Çajupi”). Por mirënjohja e saj shkon më tej. Shkon për ato qin-dra gra e vajza që janë pjesë e FA dhe i përkushtohen detyrës plot dinjitet; shkon për kolegët, të cilët që në ditët e rinisë e deri më sot e kanë bërë ta dojë profesionin e ushtarakut, pa pa-sur frikën e të qënit grua, por përkun-drazi të ndihet tepër e vlerësuar si një grua ushtarake që e bënë detyrën po aq mirë sa edhe kolegët burra. Padyshim mirënjohje ndien për gjithë politikën mbështetëse në promovimin e grave që ndiqet nga ministrja e Mbrotjtjes, znj. Mimi Kodheli, jo si mbështetje e një grupimi gjinor, por si një mbështetje e grave të afta që kanë lënë gjurmë në çdo sektor të FA. Gratë ushtarake ndoshta nuk janë të shumta në numër, por ka një brez grash ushtarake, ku bën pjesë edhe nënkolonele Irela Nebiaj, që me modestinë e tyre, ashtu fjalëpaka e punëshumta, meritojnë vëmendje, meritojnë respektin tonë. Gati 30 vjet karrierë ushtarake janë një ar-ritje e madhe, janë një vlerë edhe në aspektin historik të kontributit të gruas shqiptare në emancipimin e shoqërisë dhe ecjes saj përpara. Por të gjitha këto marrin një vlerë të pamatë, kur bashkohen me vlera njerëzore aq të domosdoshme në çdo profesion.

“Literatura ushtarake ishte e kufizuar vetëm në literaturën lindore, sot për fat të mirë një pasuri

botimesh të NATO-s mundësojnë çdo ushtarak që ka nevojë për informacion e dije të hapë dritare të reja

mbi mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare”

Page 8: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 20158 reportazh

Ushtarakë të shquar ndër vite

IbRAhIM GAxhOLLI, një ushtarak që ka lënë pas

respekt dhe mirënjohje

muharrEm DarDhahysEN tabaku

Ibrahim Gaxholli

Atje ku janë rrënjët e fisitFisi Gaxholli në fshatin Kërpicë

është i dëgjuar jo vetëm në zonën e thellë të Tomorricës, por në të gjithë rrethin e Gramshit. Ai njihet qysh herët për patriotizëm, për mikpritje, besë e trimëri. Ka qënë djep i atdhetarizmit prandaj dhe pinjollët e tij vazhdimisht kanë përkrahur dhe janë përfshirë në lëvizjet patriotike për liri e pavarësi, që në moshë të re kanë rrëmbyer pushkën dhe patriotizmin e kanë përcjellë si stafet nga brezi në brez. I tillë ishte Kapo Gaxholli, një figurë e njohur në fillimet e shekullit 20-të, i cili braktisi ushtrinë osmane, ku ishte rekrutuar si nizamë i saj dhe kthehet në atdheun e tij për tu bashkuar me kryengritësit shqiptarë për të luftuar kundër tiranisë osmane dhe shpalljen e pavarësisë. Ai mori pjesë aktivisht në kryengritjen e vitit 1912, ku me luftëtarët kryengritës të Elbasanit dhe të Gramshit, më 6 gusht 1912, hynë triumfalisht dhe ngritën flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare në qytetin e Elbasanit. Po kështu Kapo Gaxhollin do ta gjeje në ballë të rezistencës me bashkfshatarët kundër forcave andarde greke që kishin zaptuar një pjesë të madhe të Shqipërisë së Jugut, duke i prerë rrugën në Kërpicë dhe duke i përzënë nga fshati dhe krahina e tyre. Mete Gaxholli është një tjetër pinjolli këtij fisi, trim dhe i besës, cili luftoi në krah të Selam Mu-sait në Luftën e Vlorës të vitit 1920, së bashku me rreth 300 bashkëkrahinor të tij gramshiotë. Ndërsa xhaxhai tjetër, Kajo Gaxholli, me dy bashkëfshatarët e tij, Laze Deliu dhe Zybo Zybaj, kanë marë pjesë me armë në dorë në revolu-cionin demokratiko-borgjez të qershorit 1924, drejtuar nga Fan Noli.

Fisi Gaxholli, ashtu si gjithë populli i zonës, e priti me urrejte dhe indin-jatë të thellë pushtimin e Shqipërisë nga fashistët italianë më 7 prill 1939. Kështu Rexhep Gaxholli u bashkua që në fillim me çetën e Mestan Ujanikut dhe më pas u inkuadrua në rreshtat partizane të Brigadës 16-të Sulmuese të UNÇl deri në çliririmin e plotë të vendit. Kurse Haki Gaxholli u zgjodh sekretar i këshillit nacionalçlirimtar të fshatit Kërpicë dhe më vonë anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtarë të krahi-nës së Tomorricës deri në 1945. Kjo shtëpi me burrat e saj trima ishte bazë e LANÇ-it, këtu qysh në fillim komanda e çetes partizane gjeti mbështetje me strehim, furnizime me ushqim e vesh-mbathje dhe informacione për përbal-limin e situatës në atë zonë.

Pas çlirimit të vendit, nga ky fis dhe në atë ambient patriotësh e fisnikësh në breza, lindën dhe u rritën me traditat më të mira dhe më të të vyera edhe dy vëllezërit, Ibrahim dhe Eqerem Gax-holli, të cilët më pas, secili në fushën e tij, bënë emër dhe i shërbyen atdheut me besnikëri dhe devotshmëri. Eqeremi

në fushën e diplomacisë, ndërsa Ibrahi-mi në atë të mbrojtjes, si një ushtrarakë i lartë i Ushtrisë Shqiptare.

Fëmijëria dhe udhësia e arsimimit

Ibrahim Haki Gaxholli lindi në vitin 1941 në fshatin Kërpicë të Gramshit. Që në fëmijëri ai spikati si një djalë i urtë, i sjellshëm, që i respektonte dhe i dëgjonte më të mëdhenjtë, që kishte etje për dituri dhe arsim. Shkollën 7 - vjeçare e kreu në vendlindje, më pas shkon për studime në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, të cilën e përfundoi në vitin 1963. Karrierën ushtarake e nisi si komandant toge dhe komandant baterie në grupin e Artilerisë Tokësore në Ballsh në vitin 1963. Më pas karriera e tij do të njihte vetëm ngjitje: shef zbulimi brigade, komisar grupi të artilerisë së mortajave në Roskovec, komandant grupi i artil-erisë së obuzave 122 mm në Lushnjë dhe në vitin 1973 emërohet komistari i Regjimentit të Artilerisë Bregdetare në Durrës deri në vitin 1975. Në vitin 1975, me vendim të emërtesës më të lartë të asaj kohe, emërohet komisar i Komandës së Forcave të Mbrojtjes së ishullit të Sazanit, ose shkurt komisar i ishullit të Sazanit. Me riorganizimin e ushtrisë dhe kalimin nga struktura e Korpusve në Divizione, në shkurt të vitit 1983, emërohet komisar i Diviz-ionit të Vlorës, detyrë të cilën e kreu deri në vitin 1991. Në vitin 1992 del në rezervë me gradën kolonel. Ndërkohë, Ibrahim Gaxholli, duke qenë oficer i ri nuk ndërpreu dëshirën për arsimim të mëtejshëm: kreu gjimanzin në Lushnje, ndërsa në vitet 1971-1976 përfundoi edhe Universitetin e Tiraëns, në degën juridike pa shkëputje nga puna. Më pas ai kryen studimet e larta ushtarake në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm

dhe kursin e lartë të Filozafisë. Gjithë këtë arsimim, ushtarak dhe civil, ai i kreu me sukses dhe me vlerësime të larta. Pas daljes në pension, Ibrahimi nuk mund t’i nënshtrohej fatit të keq. Kjo jo vetëm sepse ishte ende në një moshë të re dhe brenda vetes së tij kishte potenciale që ia jepte kultura dhe arsimimi i gjithanshëm që zotëronte, por edhe sepse nevojat e familjes ishin te mëdha, fëmijët i kishte ende të par-ritur mirë, nxënës dhe studentë. Provoi dhe arriti të fitojë licencën si avokat dhe gjatë viteve 1994 - 2011 punoi në këtë profesion, ndërsa në vitet 2000-2004 ai punoi si avokat në Departamentin e Veteranëve të LANÇ-it pranë Minis-trisë së Mbrojtjes.

Kudo ku punoi dhe në të gjitha de-tyrat që kreu, në ushtri dhe jashtë saj, Ibrahim Gaxholli është shquar për cilësi të larta morale dhe profesionale, për sjellje shëmbullore me njerëzit, urtësi

dhe zemërgjërësi, përherë i respektuar dhe i sakrificës. Për punën, qëndrimin dhe arritjet e tij në jetë Ibrahim Gaxholli është vlerësuar me shumë dekorata dhe medalje. Kështu ai mban Medaljen e Shërbimit Ushtarak, urdhërin “Ylli i Kuq” të klasit të tretë, Urdhërin “Për shërbime të shquara në fushën e mbrojtjes” të klasit të dytë, urdhërin e “Skënderbeut” të klasit të tretë etj.

Në krye të drejtimit në ishullin e Sazanit

Pas diplomimit oficer karriere, Ibrahim Gaxholli edhe pse në një moshë të re, u rrit shpejt në karrierë dhe iu besuan njëra pas tjetrës detyra të rëndësishme. Por ajo që spikat në tërë këtë karrierë të gjatë ushtarake më se 30 vjeçare, padyshim që është detyra e komisarit të ishullit të Sazanit, detyrë të cilën e kreu me nder dhe përkushtim për më se 8 vjet rresht, 1975 - 1983. Të caktoheshe në krye të punëve dhe të drejtimit të ishullit të Sazanit në atë kohë nuk mund të ishte kurrsesi një rastësi apo një përzgjedhje nepotiste. Ishulli i Sazanit ishte një pikë e një rëndësie të veçantë ushtarake, ndofta më e veçanta dhe më e rëndësishme e mbrojtjes së vendit. Sazani ishte karakolli i avancuar i mbrojtjes sonë bregdetare dhe si i tillë, në krye të tij duhet të ishin kuadro të zgjedhur, të aftë, por edhe të sakrificës. Dhe Ibrahim Gaxholli e kishte treguar këtë qysh herët në detyrat e ulta dhe të mesme që kishte kryer si ushtarak kar-riere. Natyrisht, periudha e shërbimit në Sazan për të është periudha që ai e vlerëson mbi të gjitha segmentet e tjera të karrierës së tij më shumë se tre dekada në ushtri.

Kur flet për ishullin e Sazanit ai ndjen një dobësi që i shfaqet dukshëm në sy dhe në tonin e zërit. Ka mall e nostalgji për atë kohë, për dhjetëra, qindra e ndofta mijëra njërëz, oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe punonjës civil me të cilët ai ka punuar e shërbyer në atë vend të vështirë, të izoluar, ka ndarë me ta gëzimet dhe hidhërimet që të fal jeta. Atje ai ka lënë një pjesë

të mirë të shpirtit të tij, të jetës së tij. Atje, së bashku me bashkëshorten e tij të shtenjtë, të ndjerën Elisabetë, ka rritur fëmijët e tij të dashur, Ylli dhe Erjena, duke i edukuar me dashurinë për atdheun dhe me shpirtin e sakrificës dhe të solidaritetit.

“Ishulli i Sazanit ka qenë dhe mbetet një fortesë e rëndësishme gjeostrat-egjike euro-ballkanike. Ai ka njohur pushtime të shumta, qysh nga koha e romakëve, - tregon me nostalgji Ibra-himi. - Ka “rënkuar” nën pushtimin e venedikasve, turqve, francezëve, grekëve etj., por nuk është nënshtruar! Edhe atëherë, me siguri që duhet të ketë patur gjallëri dhe nuk është braktisur. Ashtu si i mbarë vendi edhe Sazani u çlirua në tetorin e vitit 1944. Tashmë ai nuk mund të lihej i braktisur apo i harruar. Nisur edhe nga situatat rajonale dhe më gjerë, shteti i ri i ktheu sytë tek ai dhe nisi ta bëjë një bazë ushtarake, që gradualisht erdhi duke e forcuar dhe armatosur deri në dhëmbë. Jam i bindur që kjo nuk ishte gabim. Ishte koha e Luftës së Ftohtë dhe si një pozicion strategjik që kishte në Mesdhe, ishulli ynë ishte i detyruar të “duronte” peshën e rëndë të armëve, të mbante “malin” e betoneve mbi trupin e tij! Ishte i armatosur, por ishte edhe krenar. Jeta atje gumëzhinte nga gjallëria, nga rregulli dhe disiplina, nga gatishmëria e lartë për ta mbrojtur brenda disa minutave, në qoftë se dikush guxonte të prekte qoftë edhe një pëllëmbë toke apo deti!”...

Dhe rrëfimi i tij për Sazanin nuk ka të sosur. Komisar Ibrahimi e konsideron atë si vëndlindjen e tij të dytë, pasi atje ka lënë dhe ka marë kaq shumë kujtime sa që mund të shkruash

Page 9: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 9reportazh

Ibrahim Gaxholli, i përkushtuar kurdoherë në detyrë, i kreu me nder e dinjitet ato, me moralin e lartë të nje-riut të punës, të përkushtuar për çështjen kombëtare.

jo një, por disa libra. Por ajo që të bën përshtypje është fakti që nga ky njeri e ke shumë të

vështirë të nxjerrësh apo të qëmtosh sadopak nga puna apo shëmbulli i tij i drejtëpërdrejtë. Modestia dhe thjeshtë-sia e tij është e admirueshme. Por me këtë rast, po kujtoj një fakt që e ruaj nga kirurgu i famshëm ushtarak Ismail Feta, vite me parë. Nga fundi i viteve ’70-të, kur kirurgu duarartë kryente stazhin e caktuar për mjekët ushtarakë në Sazan, një natë të vonë ai ishte njoftuar se komisari i ishullit ndodhej në gjëndje kritike shëndetësore. Nga konsulta që bëri, apendesiti i tij ishte acaruar dhe paraqeste rrezikshmëri për jetën. Bashkë me komandantin e ishullit kishin vendosur të lajmëronin një helikopter të Bazës së Farkës për ta transportuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por komisar Ibrahimi kishte kundërshtuar. “- Ju lutem, më bëni ndërhyrjen këtu, në spitalin e ishullit, - kishte kërkuar ai, duke shtuar: - Dy ditë më parë kështu u veprua edhe me një ushtarë, apo jo doktor?!”... Dhe Ismail Feta nuk kishte kundërshtuar, por menjëherë kishte ve-pruar sipas kërkesës së komisarit…

Komisari i Divizionit të VlorësNë shkurtin e vitit 1983 në ushtrinë

shqiptare u bënë disa reforma të thella, të cilat u konkretizuan në një strukturë të re, duke kaluar nga struktura e Kor-pusve në atë të Divizioneve. Pikërisht në këtë kohë mbi bazën e ish-Korpusit të Katërt të Fierit u krijuan tre divizione: Divizioni i Fierit, Divizioni i Lush-njes dhe Divizioni i Vlorës. Ibrahim Gaxholli, tashmë një drejues i lartë dhe i pjekur emërohet në detyrën e komisarit të Divizionit të Vlorës. Ai ishte tashmë edhe një njohës i mirë i bregdetit shqiptar dhe i profilizuar në organizimin dhe drejtimin e mbrojtjes sonë bregdetare. Pas një pune më se 8 vjeçare në ishullin e Sazanit, tashmë ai do të merte një detyrë më të lartë dhe ky ishte një vlerësim tjetër që i bëhej punës dhe kontributit të tij si një ush-tarak karriere. Vlora ishte një drejtim strategjik kryesor, i dyti pas atij të Dur-rësit dhe Ibrahimi do të vinte në krye të kësaj njësie të madhe ushtarake që do të mbulonte pikërisht këtë drejtim nevralgjik të mbrojtjes sonë. Divizioni i Vlorës mori emrin e Selam Musait dhe kjo do të ishte për komisar Ibrahimin një koencidencë e bukur, sepese dikur një xhaxha i tij, Mete Gaxholli, kishte luftu-ar bashkë me Selam Musanë në luften e Vlorës më 1920 kundër pushtuesve italianë. Kështu pra u bashkuan sërish në Vlorën e Flamurit Selam Musai me Gaxhollët, por këtë herë me nipin e

Metes, për të mbajtur dhe ngritur më lart nderin e lavdinë e Heroit, por dhe për të forcuar konsoliduar ushtrinë shqiptare dhe për të mbrojtur atë tokë të vaditur me gjakun e Selam Musait dhe qindra e mijëra dëshmorëve të tjerë. Në këtë detyrë të lartë Ibrahim Gaxholli do të qëndronte deri në vitin 1991, vit të cilin ushtria shqiptare nisi një reformim krejtësisht të ri, diktuar edhe nga ndryshimet demokratike që ndodhën në Shqipëri.

Si komisari i Divizionit të Vlorës Ibrahim Gaxholli tregon se bashk-punimin me komandantin e Divizionit

dhe kolegun e tij Skënder Sera e ruan edhe sot si një vlerë të veçantë. Me të dhe me shtabin e Divizionit kanë pasur një unitet mendimi e veprimi, që spikaste në çdo veprim kolegjial dhe në çdo detyrë dhe arritje të përbashkët. Komisar Ibrahimi tergon se detyra luf-tarake e këtij Divizioni ishte mbrojtja e kufijve jug-perendior të vendit, duke filluar nga derdhja e Vjosës deri në Sarandë dhe në thellësi deri në kufi me Tepelenën dhe Gjirokastrën. Kjo njësi bashkëvepronte me divizionet e Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës. Divizioni i Vlorës ka qënë një nga Divizionet më të rëndësishëm të të gjithë ushtrisë shqiptare. Ai përbëhej nga disa njësi (brigada, regjimente) të këmbësorie (gjitharmëshe), artilerie tokësore, kundërajrore dhe bregdetare, njësi de-tare etj. Në kanalin e Otrantos, - tregon Ibrahimi, - lundronin vazhdimisht anije luftarake sovjetike dhe amerikane si kryqëzorë, fregata, nëndetëse etj. Pas largimit nga Baza e Vlorës, Flota Sov-jetike e Mesdheut ankorohej shpesh në portet detare të ish-Jugosllavisë, sido-mos në Split, Dubrovnik etj. Megjithëse

lundronin përgjatë dhe në afërsi me ujërat tona territoriale, ato nuk i shkelën ato. Këto lundrime të flotës sovjetike bëheshin me qëllime të caktuara: mba-jtjen nën vëzhgim të bregdetit shqiptar dhe të kanalit të Otrantos; lëvizje për qëllime zbulimi nëpërmjet mjeteve të radiozbulimit të situatës politike dhe ushtarake të vendit tonë, si dhe mbajtjen nën tension të mbrojtjes sonë bregdetare. Ne gjithmonë i shoqëronim ato me anijet tona luftarake, nëndetëset viheshin në gatishmëri. Po kështu edhe aviacioni. Pas ngjarjeve të viteve 1981-1984 (proceseve poltike të ndodhura

në vendin tonë) u intensifikuan rastet e prekjes së ujërave tona detare, prandaj dhe ne rritëm gatishmërinë luftarake. Divizioni i Vlorës, që përfshinte edhe ishullin e Sazanit, kishte në dorë të sigurtë ҫelsin e kanalit të Otrontos dhe siguronte mbrojtjen e bregdetit tonë nga ndonjë konflikt i mundshëm ushtarak në rajon dhe më gjërë. Ibra-him Gaxholli flet me shumë respekt dhe dashuri për popullin e Vlorës, në qytet dhe në fshatra. “Emrimin tim në krye të këtij Divizioni, - tre-gon ai, - fillimisht e prita pak si me shqetësim, sepse mendoja nëse do ta kryeja me sukses këtë detyrë të lartë e të rëndësishme, nëse do të mund t’i shërbeja me aq përkushtim dhe besnikëri popullit të Vlorës heroike. Por përvoja që kisha fituar në ishull më bënte optimist. E them me bindje se, cilido që ka shërbyer si ushtarak në Vlorë, në ҫdo rang apo detyrë që të ketë qenë, ka pasur një privilegj. Populli i Vlorës dhe në përgjithësi vlonjatët kanë një gjë të veҫantë, ata his-torikisht e kanë dashur ushtrinë, i kanë dashur dhe respektuar ushtarakët në të

gjithë kohërat. Dua të jem i ndershëm dhe korrektë me vlonjatët, pasi unë tek ata gjeta mbështetjen dhe përkrahjen e plotë të tyre në kryerjen e detyrës. Këtë e kisha provuar edhe në Sazan, por kur erdha komisari i Divizionit në Vlorë këtë të vërtetë dhe cilësi të rrallë të tyre e ndjeva më mirë. Dashuria dhe respekti ndaj ushtarakëve nuk është një gjë rastësore, përkundazi, është një gjë e kultivuar dhe e trashëguar nga brezi në brez, e cila lidhet me jetën dhe mbrojtjen e atdheut. Dhe vlonjatët këtë e kanë treguar sa herë që atdheu dhe fatet e tij janë rrezikuar”.

Vlerat patriotike populli i Vlorës dhe vlonjatët, - vijon rrëfimin e tij Ibrahimi, - i treguan edhe në ngjarjet e eksodit të vitit 1990. Ishin kohë të vështira, të panjohuar nga ne. Në Vlorë erdhën edhe shumë njerëz nga qytetet e tjera të vendit dhe donin të rrëmbenin edhe anijet luftarake për të emigruar. Ishte gjendje e vështirë, ushtria mbajti një qëndrim patriotic, ajo nuk u përfshi në këto ngjarje, por u përpoq që të ruaj anijet dhe pasurinë shtetërore, pa ushtruar dhunë dhe pa prekur asnjë qytetar. Urdhëri ynë dhe i drejtuesve të Ministrisë së Mbrojtjes ishte të mbronim mjetet ushtarake. Mobilizimi i disa njësive rezerviste u përgjigjën për ruajtjen e mjeteve dhe depove, por jo të qëllonin mbi popullin. Nuk kishim eksperiencë dhe nuk kuptonin se emigrimi ishte një rrugë për një jetë më të mirë. Perendimi kishte emigruar 300 vjet më parë në Amerikë për një jetë më të mirë…

Komisar fjalëmbël dhe shpirtmadh

Ibrahim Gaxholli, i përkushtuar kurdoherë në detyrë, i kreu me nder e dinjitet ato, me moralin e lartë të njeriut të punës, të përkushtuar për çështjen kombëtare. Është e vërtetë që ai ar-riti të ngrihet në detyra të larta duke mbajtur për shumë kohë funksionin e komisarit. Ky funksion ishte i nderuar në kohën e epopesë më të lavdishmë të popullit shqiptar, LANÇ-it dhe i tillë u trajtua edhe më pas. Për fat të keq, sot nga disa elementë keqdashës, figura e komisarit anatemohet, si një funksion që kryhej nga njerëz të ideologjizuar të sistemit monist, por kjo është sa e gabuar aq edhe e dëmshme. Figura e komisarit simbolizonte njeriun e mirë, të dashur me njerëzit, punëtor e atdhetar dhe të tillë kishte plot ushtria jonë e asaj kohe. Komisarët e niveleve të ndyshme ishin njerëz të mirëarsimuar, të aftë profesionalisht dhe që gëzonin respekt dhe autoritetin e duhur para vartësve. I tillë ishte edhe Ibrahim Gaxholli. Ai ka

qënë kuadër drejtues aktiv, që ka lënë emër, mbresa dhe kujtime të pahar-ruara në masat e gjëra të ushtarakëve me të cilët ka punuar. Gjithnjë me një personalitet dhe figurë të devotshme, me veti e cilësi të larta moralo-politike, e karakterizonte thjeshtësia e ndersh-mëria dhe lidhjet e ngushta me masën e ushtarëve, oficerëve dhe popullin kudo ku shërbeu. “Gjatë karrierës time, - tregon ai, - kam punuar poth-uaj me të gjithë lidërshipin ushtarak të kohës, duke filluar nga gjeneralët e luftës B.Balluku, P.Dume, H.ҫako, M. Shehu, R.Parllaku, por edhe më të tjerë si P. Murra, K. Mustaqi, V.Llaka, K.Karoli etj. Vlerësimi im për ta është mjaft pozitiv, secili prej tyre ka kontributin e tij në forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit tonë. Po kështu janë shumë e shumë kuadro të lartë ushtarakë që kanë punuar me përkushtim për forcimin e mbrojtjes së rajonit të Vlorës. Dua të përmend disa nga ata që kanë drejtuar njësitë e repartet ushtarake të dislokuara në Vlorë e në distriktin e saj detarë si: kundëradmiralët A. Mati, Z. Mero dhe T. Sejko, oficerët e lartë N. Muho, Festim Tefa, Vladimir Beja, S. Abazi, Ilo Thimjo, Ilir Hoxha, Sali Shirka, Hasan Oparaku, Nexhip Shkëmbi dhe kuadro të tjerë ushtarakë të lartë, të cilët drejtuan më vonë njësitë ushtarake në Vlorë dhe, në pamundësi për t’i përmendur emrat, u dërgoj përshëndetje të sinqerta atyre dhe familjeve të tyre të respektuara kudo ku janë”. Pikërisht nga shumë nga këta kuadro të mirënjohur ush-tarakë, Ibrahimi mori shprehinë dhe staturën e një organizatori, takticieni dhe drejtuesi të lartë i njësive ush-tarake. Edhe autorët e këtij shkrimi e kanë njohur nga afër Ibrahim Gaxhollin dhe ruajnë për të konsid-eratë dhe vlerësim të veçantë, si një kuadër ushtarak i kulturuar dhe me aftësi profesionale, i thjeshtë, shumë komunikues dhe zemërgjërë. I tillë ishte ai edhe kur kryente detyra të ulta, edhe kur arriti në detyra të larta. I tillë ka mbetur edhe sot. I nderuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që e kanë njojhur në punë dhe në jetë. Ndonëse po i afrohet 75 viteve dhe shëndeti ka filluar t’i rëndohet, Ibrahim Gaxhollit nuk i janë zbehur cilësitë e tij më të mira njerëzore, ai ka mbetur ashtu siç e kemi njohur, i dashur dhe i respek-tuar, fjalëmbël e shpirtëmadh, që i do njerëzit pa interes, e don jetën dhe përpiqet ta përballojë atë me kurajon dhe optimizmin që e ka karakterizuar përherë.

Jetë të gjatë komisar Ibrahimi!

Page 10: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 201510 intervista

Seit Jonuzaj ka lindur në vi-tin 1928 në fshatin Kallarat të Vlorës. Pjesëmarrës në LANÇ që nga viti 1942 deri

në Vishegrad të ish-Jugosllavisë. Fill pas luftës kadet në shkollën ushtarake “Skënderbej”, më tej studentë në shkollën ushtarake të detarisë në Split të Kroacisë, studentë në akademinë detare “Kirov” në ish-BS (Azerbajx-han), Baku. Në vitin 1952 fillon punë si komandant i anijes motosiluruese në Sazan. Pas një kualifikimi pranë shkollës së lartë të oficerëve të detarisë në Leningradm, shërben në detyrën e shefit të lundrimit detar në komandën e Flotës Ushtarake Detare. Në vitin 1958 anëtar i delegacionit qeveritar për bisedime me delegacionin grek për marrëveshjen për çminimin e ngushticës së Korfuzit nga minat e vendosura që nga Lufta II Botërore, ndërsa si specialist lundrimi drejtoi operacionin me anijet minaheqëse për çminimin e ngushticës dhe të zonës sonë bregdetare nga Himara deri në kepin e Stilos në jug të vendit. Më pas ka kryer detyra të tjera si shef i shtabit të Brigadës së Anijeve të Mbrojtjes së Ujërave në Sazani, shef i Shërbimit Hidrografik të Forcave Detare, shef i lundrimit në Komandën e FLD, pedagog në Akademinë Ushtarake dhe në Akademinë e Detarisë në Vlorë. Në vitin 1985 del në pension. Ka një veprimtari të gjërë krijuese, duke përkthyer, përshtatur e përpiluar shumë tekste, rregullore e instruksione tekniko-detare në shërbim të anijeve, ekuipazheve e specialistëve të detarisë si: librin “Udhëzues lundrimi për detin Adriatik e Jon”, bashkautor kryesor i hartimit të Fjalorit 4-gjuhësh të termave të detarisë (shqip-anglisht-italisht-rusisht) me mbi 8000 terma, librin “Parandalimi i përplasjeve në det” etj. Mban mbi 10-12 urdhëra e medalje lufte e pune.

Diçka nga vitet e fëmijërisë dhe çfarë mban mend nga Lufta Naciona-lçlirimtare?

Kam lindur në Kallarat të Kurve-leshit të Poshtëm më 1928. Fëmijëria ime ishte një fëmijëri e zymtë në kushtet e varfërisë dhe të prapam-betjes së skajshme, siç ishte i tërë fshati dhe krahina para Luftës. Me fillimin e LANÇ-it, prindërit e mi u lidhën ngushtë me të që në fillim, duke e shndërruar shtëpinë në bazë lufte, ndërsa babai im Maze Jonuzaj, u rreshtua me armë në dorë që në formacionet e para partizane. Në këtë mjedis familjar të lidhur me luftën për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj, u përfshiva edhe unë duke u

Me ish-ushtarakun e lartë të FLD-së dhe ish-pedagogun e lundrimit dhe astronomisë, Seit Jonuzaj

“Flotës Ushtarake Detare i kam kushtuar tërë jetën time”

bërë fillimisht aktivist i organizatës së rinisë antifashiste e më vonë u rresh-tova në Brigadën e 8-të S, në radhët e së cilës arrita deri në Vishegrad të Jugosllavisë.

Kur shkove në shkollën shkollën ushtarake “Skënderbej”?

Në pritje të urdhrit për të sulmuar forcat naziste në Vishegrad, mbërriti në Brigadë urdhri i Komandës së Përgjith-shme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që pionierët partizanë të kthehen në Tiranë për shkollim. Komandat e batalioneve rreshtuan partizanët në pozicionet ku ishim, na komunikuan urdhrin, na nxorën nga rreshtat, na grumbulluan dhe na bashkuan me të gjithë pionierët e brigadave të Divizionit të 6 S dhe na nisën për në Shqipëri. Mbërritëm në Tiranë javën e parë të marsit 1945. Aty gjetëm edhe pionierët e grumbulluar në garnizonin e Tiranës nga formacionet e tjera partizane. Nga fundi i muajit (28 mars) na çuan në ndërtesat ku sot ndodhet Ministria e Mbrojtjes. Atje na pritën tre oficerë, kapiten Thoma Frashri, një toger dhe aspiranti Hamdi Shahini. Kapiten Thomai na komunikoi urdhrin e Komandës së Përgjithshme se aty për ne pionierët e luftës do hapej shkolla e pionierëve. Kështu u quajt ajo fillimisht, pastaj u quajt shkolla e kadetëve dhe pastaj mori emrin “Skën-derbej”.

Si ishin kushtet në shkollë, kush ishte komandant dhe si zhvillohej stërvitja?

Fillimisht kushtet ishin të vështira, sepse Shqipëria sapo kish dalë nga lufta.

Ushqimi ishte i varfër, nuk kishte klasa të mobiluara e as personel mësimor. Por me interesimin e drejtpërdrejtë të Shtabit ë Përgjithshëm shumë shpejt u krijuan të gjitha kushtet e nevojshme, u sigurua personeli pedagogjik, u pajisën klasat me mjetet e duhura, u kompletua shkolla me kuadro koman-duese, u përmirësuan kushtet e fjetjes dhe ushqimi etj. Komandant shkolle erdhi major Vangjel Doga, kuadër i shkolluar dhe komisar kapiten Skënder Kumbaro (nëse nuk gaboj për mbiemrin e komisarit). U organizuam në kompani e batalione (2 batalione) me në krye komandantë e komisarë kompanie e batalioni. Më vonë komandant shkolle erdhi Kapiten Halim Xhelo dhe komisar kapiten Bedri Gjergji. Nxënësit u ndanë nëpër klasa sipas nivelit shkollor që kishin kryer para luftës. Kishte edhe analfabetë që aty mësuan shkrim e këndim, kishte me fillore të pa

shkak riorganizimi që bëri Flota. Në janar 1965 e deri dhjetor 1967 isha shef i Shërbimit Hidrografik të Flotës. Nga janari 1968 deri më 1972 kalova përsëri shef lundrimi në komandën e Flotës pranë MMP. Në vjeshtën e vitit 1972 u emërova pedagog për taktikën e përdorimit të forcave detare në mbrojtje të bregdetit në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm në Tiranë. Pas tre vitesh, në korrik 1975 u emërova pedagog i lundrimit dhe i astronomisë lundrimore në Shkollën e Marinës në Vlorë derisa dola në pension më 1985.

Sa baza ushtarake detare kishte Shqipëria?

Fillimisht Shqipëria, me krijimin e Forcës Detare pasçlirimit, kishte vetëm bazën detare në Durrës. Më 1953 u krijua Baza e Sazanit, më 1958 Baza e Pashalimanit, më vonë u krijua Baza e Shëngjinit, pastaj e Sarandës dhe Baza e Portopalermos. Pra, Shqipëria arriti të ketë 6 baza ushtarako-detare. Nga këto, Baza e Pashalimanit dhe ajo e Palermos shërbyen kryesisht për nëndetëset, kurse të tjerat për anijet mbiujëse.

Cili ishte dispozitivi luftarak i FLD shqiptare?

Aty nga fundi i vitit 1958, Flota Luftarake kishte:

1. Brigada e nëndetëseve në Bazën e Pashalimanit me 4 nëndetëse dhe një grup anijesh ndihmëse;

2. Brigada e anijeve të mbrojtjes së rajonit të ujërave në Bazën e Sazanit

me këto grupe:- Grupi i motosilurueseve me 6

anije;- Grupi i gjuajtësave detarë me 4

anije, - Grupi i minaheqëseve me 6

anije;- Grupi i anijeve ndihmëse me disa

anije shërbimi të ndryshëm.Përveç këtyre forcave Flota kishte

edhe një varg repartesh në tokë si: Shkolla e Instruksionit për detarët e rinj, Qendra e Nndërlidhjes, Shërbimi Hidrografik, depo minash detare etj.

Pas prishjes së marrëdhënieve me ish-Bashkimin Sovjetik, Flota u shtua me anije të tjera që erdhën nga Kina duke arritur në këto shifra:

- Motosiluruese rreth 80 anije;- Anije patrullimi bregdetar rreth

10-12;- Minaheqëse, rreth 8 anije;- Anije ndihmëse, rreth 12.Me këto armatime që kishte FLD

në atë kohë a ishte e sigurt mbrojtja nga deti?

Forca detare shqiptare në gjysmën e dytë të viteve 50’-të e në vazhdim arriti të bëhej një forcë solide me anijet e saja të shpejta e me fuqi goditëse të fuqishme siluruese, me anijet e patrul-limit bregdetar, anijet minaheqëse dhe nëndetëset e pajisura me silura të fuq-ishme. Me anijet mbiujëse të lehta e të manovrueshme, Flota jonë u doli zot ujërave detare shqiptare, duke vendosur një regjim operativ në to, saqë asnjë

Seit Jonuzaj

albErt z. zhOli

Page 11: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 11intervista

mbaruar ose të plotë, kishte edhe me 1-2 vjet gjimnaz. Unë isha me tre klasë fillore se aq kishte

fshati im para lufte, por mësoja me zell dhe isha nxënës i përparuar sa arrija të merrja edhe dy klasë brenda vitit gjë që lejohej në ato vite të asaj shkolle. Mësimi e stërvitja zhvilloheshin nga mësues e kuadro të mirëpërgatitur. Shkolla ushtarake “Skënderbej” u bë një nga shkollat e mesme më të mirat e më të lakmuarat e vendit.

Më pas shkuat për studime jashtë vendit, mund të flisni diçka për këtë kohë?

Fillimisht unë së bashkë me një grup prej 25 skënderbegasish të zgjedhur në vjeshtën e vitit 1947 u nisëm për në shkollën ushtarako-detare jugosllave në periferi të Splitit të Kroacisë. Pasi mbaruam vitin mësimor 1947-1948 në atë shkollë, për shkak të prishjes së marrëdhënieve me Jugosllavinë, i ndërpremë studimet atje. Kujtoj se nga autoritete e shkollës patëm presione që të mos largoheshim, të dënonim qeverinë tonë si fajtore për prishjen e marrëdhënieve dhe të qëndronim në Jugosllavi si azilantë politikë. Ne të gjithë e hodhëm poshtë me neveri këtë ofertë dhe dënuam këtë veprim dhe politikën jugosllave ndaj vendit tonë. Kështu që u kthyem në Shqipëri, por jo me anije siç vajtëm, por me tren Split-Zagreb-Beograd-Nish-Novi Sad-Shkup-Strugë. Në Strugë erdhi një kamion i shkollës ushtarake “Skënderbej” dhe na pruri në Tiranë. Në vjeshtën e vitit 1948 grupi ynë i kthyer nga Jugosllavia (me përjashtim të dy vetave) u nis me avion Tiranë-Budapest-Lvov-Moskë, nga ku me tren vazhduam udhëtimin për në akademinë ushtarako-detare në kryeqytetin e republikës sovjetike të Azerbajxhanit, Baku. Si djem të rinj e të padalë, udhëtimi na u duk interesant se po udhëtonim për herë të parë me avion, ndrësa nga Moska në Baku kemi udhëtuar me tren për rreth një javë nëpër fushat pambarim të Rusisë ku nuk shihje asnjë mal derisa iu afruam maleve të Kaukazit.

Në fakt unë kam kryer dy herë

studime në ish-Bashkimin Sovjetik: herën e parë, 1948-1952, kreva Aka-deminë Ushtarake Detare në Baku dhe herën e dytë, 1955-1957, kreva kuali-fikimin pasuniversitar në specialitetin e lundrimit detar në Leningrad (sot Sant-Peterburg). Në të dy këto shkolla, në Baku e Leningrad, mësimet zhvil-loheshin me nivel të lartë shkencor nga pedagogë të kualifikuar, me përvojë e me tituj e grada shkencorë në fushën e detarisë. Shtator-qershor mësimet zhvilloheshin në auditor, ndërsa korrik-gusht në praktikën verore në det me anije luftarake. Pedagogët ishin shumë kërkues ndaj nesh për përvetësimin e lëndëve që jepnin në auditor dhe në praktikën me anijet në lundrim. Por edhe na respektonin e na ndihmonin pa u kursyer me konsultime. Nuk e teproj, por për ne shqiptarët dhe për vendin tonë rusët, por edhe kolegët tanë stu-dentë, ashtu edhe qytetarët me të cilët na binte rasti shpesh të kontaktonim, kishin respekt të veçantë. Na ftonin edhe në aktivitete kushtuar ngjarjeve historike dhe unë disa herë, në emër të grupit të shqiptarëve, kam mbajtur edhe fjalë përshëndetëse dhe jam duartrokitur nga publiku pjesëmarrës.

Si i mbanit lidhjet me atdheun?Gjatë gjithë viteve të studimeve

asnjë herë nuk kam ardhur në atdhe për pushime verore, kjo sepse udhëtimi

me tren e anije zgjaste një muaj, aq sa ishte leja. Kështu që edhe pushimet verore i kalonim në shtëpitë e pushimit të ushtrisë sovjetike. Lidhjet me atdheun i mbanim vetëm me letra. Na vinte edhe gazeta “Zëri i Popullit”. Por letrat e gazetat na vinin me vonesë jo më pak se njëmujore. Rrallë mund të lidheshim me telefon nga Shën Peterburgu, por me vështirësi të madhe se mezi e dëgjonim njëri-tjetrin e me ndërprerje për shkak të largësisë dhe kalimit nëpër disa centrale telefonike përmes Beogradit. Lidhjet me atdheun shpesh i realizonim na takimet që bënim me atasheun ushtarak shqiptar në Moskë. Mbaj mend se në Baku (Azerbajxhan) na vinte vetëm atasheu ushtarak, kapiten Vasil Skorovoti, i cili na takonte e bisedonte për problemet tona. Në Leningrad, përveç atasheut ushtarak, kolonel Hajdar Aranitasi që vinte herë pas here për të na takuar

e biseduar dhe pothuajse çdo javë lidheshim edhe me telefon me të për ta informuar apo për të marrë ndonjë porosi prej tij. Por kishte raste që kur në Moskë vinin delegacione qeveritare, ndonjë nga anëtarët e delegacionit vinte edhe në Leningrad për të takuar studentët shqiptarë etj.

Si jeni ndjerë kur filloi prishja e marrëdhënieve me BRSS? Si ju

trajtonin në atë periudhë a patët provokime?

Prishja e marrëdhënieve me ish-BS më gjeti në Shqipëri. Në atë kohë unë isha shef i lundrimit në komandën e Flotës dhe bashkë me komandën dhe kolegët e mi të shtabit ishim të angazhuar me përballimin e situatës së tensionuar, duke e përqendruar punën kryesisht në Bazën e Pashalimanit, por edhe në komandën e flotës ku kishim këshilltarë rus. Shtuam gatishmërinë dhe vigjilencën ndaj çdo veprimi e pro-vokimi të sovjetikëve, ndiqnim ngjarjet hap pas hapi, duke vepruar me maturi e qëndrim të palëkundur për mbrojtjen e dinjitetit të shtetit tonë.

Pas kthimit në atdhe ku fillove punë? Në cilën bazë?

Pas kthimit në atdhe, Ministria e Mbrojtjes më emëroi në Flotiljen Detare në Durrës, si komandant i minaheqëses nr. 14, një anije druri tip motopesh-katoreje, por që ishte më e madhja e grupit të minaheqëseve. Shënoj se në atë kohë Flotilja përbëhej prej disa anijeve druri tip motobarke peshkimi dhe 2-3 grupe motoskafësh druri që quheshin gjuajtësa. Pas një viti, në nëntor 1953, kalova në dispozicion të repartit të ri që do të krijohej në bazën e ishullit Sazan, në pritje të anijeve të lehta bashkëko-hore metalike të shpejta e me fuqi të madhe goditëse, motosiluruese. Me mbërritjen e këtyre anijeve që u quajtën katera silurues dhe me organizimin e tyre në skuadrilje prej 6 anijesh të tilla, në shkurt të vitit 1954, u emërova komandantë i njërës prej tyre.

Ndërsa pas kualifikimit të dytë në u emërova shef i lundrimit pranë ko-mandës së Flotiljes dhe në vijim i Flotës që u bë më 1958. Në vjeshtë 1957 dhe përgjatë dimrit 58 u mora me përgatitjet në terren për çminimin e ngushticës së Korfuzit që parashikohej të kryhej në bazë të kërkesës së qeverisë greke. Javën e parë të shkurtit, me cilësinë e anëtarit të delegacionit qeveritar shqiptar që kryesohej nga Abdi Mati, një nga drejtuesit kryesorë të forcave detare, mora pjesë në bisedimet me delegacionin përkatës grek në Korfuz për arritjen e marrëveshjes për çmin-imin e përbashkët të ngushticës. Gjatë muajve mars-gusht 1958, si specialist lundrimi drejtova punimet me grupin e posaçëm të anijeve minaheqëse për çminimin e ngushticës dhe të zonës sonë bregdetare nga zona e Himarës deri në kepin e Stilit në jug të ven-dit. Pas përfundimit të kësaj detyre u ktheva në Vlore pranë komandës së Flotës që tashme kishte kaluar në Vlorë. Në mars 1963 u emërova shef i shtabit të Brigadës së MRU në Sazan, deri në dhjetor 1964 që kjo brigadë anijesh mbiujëse u shkri për

anije e huaj, civile apo ushtarake, nuk guxonte të shkelte ujërat tona pa lejen e autoriteteve shqiptare. Nëndetëset tona konkurronin edhe shtete të mëdha si Italia, e cila vetëm 6 nëndetëse kishte, kurse ne një shtet i vogël kishim 4 nëndetëse.

A kishte raste të shkeljve të kufirit tonë detar dhe si vepronit në këto raste?

Natyrisht që ka pasur jo pak raste. Në vitet 60, pas largimit të sovjetikëve nga baza e Vlorës, ka pasur dy raste futjeje nëndetësesh në gjirin e Vlorës. Janë diktuar e ndjekur nga gjuajtësit tanë detarë, duke i bombarduar, por kanë mundur t`i shpëtojnë goditjeve dhe me manovrime të nënujshme ar-ritën të dalin nga gjiri i Vlorës. Ndërsa anije zbulimi, peshkimi e transporti e të tjera që shkelnin ujërat tona janë të shumta që janë kapur dhe u janë dorëzuar autoriteteve të kufirit për t`u marrë me to. Unë me motosiluruesen time gjatë viteve 1954-55 kam kapur në ujërat tona territoriale dhe dorëzuar rreth 5-6 motopeshkatore italiane, një motobarkë turke, anijen italiane të zbu-limit “Leuna I”, një jaht anglez etj

Çfarë ndodhi me FLD kur do lar-goheshin rusët që donin të merrnin nëndetëset?

Kur do largoheshin rusët nga Baza e Pashalimanit, repartet e FLD u vunë në gatishmëri. Tërë shtabi dhe komanda e Flotës ishim të angazhuar drejtpërdrejt me situatën e krijuar dhe problemet që shkaktoi acarimi i marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike. Kryesisht u përqendruam në Bazën e Pashalimanit, duke shtuar vigjilencën për çdo veprim të sovjetikëve. Ndiqnim hap pas hapi të gjitha veprimet e tyre. Mua më ishte vënë detyra nga komandanti i Flotës, në atë kohë Hito Çako, të fotografoja djegien e asgjësimin e literaturës teknike që bënin oficerët sovjetikë dhe hedhjen në det të pjesëve teknike të ndërrimit etj. për të mos na i lënë neve. U morën masa, duke bllokuar me anije ndihmëse daljen nga baza për të bërë të pamundur rrëmbimin me forcë të 4 nëndetëseve tona. U përgjigjeshim me kujdes, por prerë provokacio-neve e akuzave që bënin sovjetikët ndaj palës sonë, duke bërë fajtore udhëheqjen e shtetit shqiptar. Kështu që, me masat e marra dhe me veprimet e me gatishmërinë tonë, ne paralizuam çdo veprim të sovjetikëve për të marrë me forcë nëndetëset tona.

Tashmë keni vite në pension, cili është aktiviteti juaj në këtë periudhë?

Që kur dola në pension jam marrë e merrem me veprimtari shoqërore. Jam pa vese alkooli, duhani e kafeje, as i dominove e i letrave, prandaj nuk më pëlqen shumë të qëndroj nëpër kafene dhe as lulishteve duke përpla-sur dominotë apo për t`u marrë me thashetheme. Pas daljes në pension, si veteran lufte, vazhdoj të militoj në Organizatën e Veteranëve të LANÇ, ku nga viti 2011 e deri sot jam i zgjed-hur kryetar i Komitetit të Veteranëve të LANÇ të rrethit Vlorë. Po kështu, jam aktivist i shoqatës KA “Labëria” dhe i shoqatës KA “Kallarati”, duke përgatitur dhe botuar edhe gazetën “Kallarati”, si kryeredaktor i saj. Pra, përpiqem të jem sa më aktiv, të shkruaj dhe të botoj kujtime nga jeta ime, por edhe nja historia e LANÇ-it dhe e Flotës sonë Detare të cilës i kushtova tërë jetën time.

ish-pEdagogume krijimin e Forcës detare pasçlirimit, kishte vetëm bazën detare në durrës. më 1953 u krijua Baza e sazanit, më 1958 Baza e pashalimanit, më vonë u krijua Baza e shëngjinit, pastaj e sarandës dhe Baza e portopalermos.

Page 12: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 201512 nato

Standardizimi dhe dialogu, e vetmja rrugë për të bërë përpara

Serbia dhe NATO do të përfitonin nga bashkëpunimi më i ngushtë, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg më 20 nëntor

2015, pas bisedimeve me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç, zyrtarë të tjerë dhe qeveritarë të lartë në Beograd. Stoltenberg tha se vizita e tij ishte pjesë e një “fillim të ri” në marrëdhëniet mes NATO-s dhe Serbisë. “Kjo është më e rëndësishme se kurrë ndërsa ne përbal-lemi me shumë sfida të përbashkëta të sigurisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm. “Bashkëpunimi është një fitore. Puna jonë së bashku, e mban popullin serb të sigurt, ajo i mban njerzit në kombet aleate shumë të sigurt”, tha ai. Stoltenberg diskutoi marrëdhëniet NATO-Serbi dhe sfidat aktuale të sigurisë në takimet me kryeministrin Vuçiç, ministrat e Mbrojtjes dhe Min-istrisë së Brendshme, Bratislav Gasic dhe Nebojsha Stefanoviq. Ai u takua edhe me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Sekretari i Përgjithshëm për-shëndeti rolin e rëndësishëm të Serbisë në ndërtimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, në Evropë, dhe në mbarë botën. Ai vuri në dukje se Serbia pret mijëra refugjatë dhe promovon paqen aktuale siç e dëshmon OSBE, kontribuon në sigurinë ndërkombëtare përmes përfshirjes së saj në Kombet e Bashkuara dhe në misionin e Bash-kimit Evropian. Stoltenberg përgëzoi vendosmërinë e madhe të Serbisë në dialogun Beograd-Prishtinë. “Stan-dardizimi dhe dialogu është e vetmja rrugë përpara. I inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë në këtë rrugë”, tha ai. Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti hapat e mëtejshëm të Serbisë për të ndërtuar marrëdhënie me fqinjët e saj në Ballkan, promovimin e bash-këpunimit dhe integrimit. NATO dhe Serbia kanë rënë dakord për Planin e Veprimit të Partneritetit Individual në janar. “Kjo ofron një mundësi të re për të forcuar dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, tha Stoltenberg. Ai vuri në dukje fillimin e një fondi të ri të besimit për të ndihmuar Serbinë në shkatërrimin e deri në 2.000 ton municioneve të tepërta dhe bëri të ditur se “KFOR-i do të relaksohet plotësisht në zonën e sigurisë së ajrit, që ka qenë në vend që nga viti 1999”, në kufirin administrativ në Kosovë.Serbia luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës së tij në Serbi, dha një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic, ku ai e përgëzoi atë për përkushtimin e fortë personal për të kontribuar në stabilitetin e rajonit. “Sot, Serbia luan rol të rëndësishëm në ndërtimin e sigurisë në Ballkanin Perën-dimor, në Evropë dhe në mbarë botën”, tha Stoltenberg. Vend pritës i mijëra refugjatëve, duke promovuar paqe dhe stabilitet aktual si dhe “duke kontribuar në sigurinë ndërkombëtare nëpërmjet trupave për misionet e OKB-së dhe BE-së”. Sekretari i Përgjithshëm, përgëzoi kryeministrin serb dhe tha se “përgëzoj angazhimin tuaj të fortë për

mimOza GOlikJa

dialogun Beograd-Prishtinë. Kjo është e rëndësishme për të gjithë dhe ne jemi shumë të inkurajuar nga përfshirja e fortë personale. Standardizimi dhe dialogu është e vetmja rrugë përpara. I inkurajoj të dyja palët që të vazhdojnë në këtë rrugë. Gjithashtu unë mirëpres hapat e rëndësishëm që keni ndërmarrë ju për të ndërtuar marrëdhëniet tuaja me fqinjët e Ballkanit. Për të promovuar bashkëpunimin dhe integrimin”. Duke folur për të shkuarën lidhur me ndjesh-mërinë ndaj NATO-s, Stoltenberg tha “të shikojmë të ardhmen, duke vënë në dukje të kaluarën”, ai tha “se unë e di se ka ndjenja të forta në Serbi dhe Beograd në lidhje me NATO-n”. Ai tha se “gjithashtu unë jam i vetëdijshëm për ndjeshmërinë në Serbi ndaj aleancës. Fushata jonë e ajrit nuk ishte kundër popullit serb. Ajo ishte në lidhje me ndalimin e veprimeve të papranueshme nga qeveria e Millosheviqit, të cilat janë dënuar nga komuniteti ndërkombëtar”. Ndërhyrja e NATO-s “i dha fund viteve të konfliktit në Ballkan. Gjatë fushatës ajrore të NATO-s, ne kemi bërë çdo përpjekje për të shmangur humbjen e jetëve të pafajshme”. Ai tha se “çdo humbje e jetëve të pafajshme në vitin 1999 ishte një tragjedi” dhe ngushëlloi familjet e viktimave në të dy palët e konfliktit, “unë ofroj ngushëllimet e mia për familjet në të dyja anët e konf-liktit dhe të gjithë ata që kanë humbur të dashurit”. Stoltenberg tha se “Sot, unë jam këtu si pjesë e një fillim të ri të ri në marrëdhëniet midis NATO-s dhe Serbisë. Kjo është më e rëndësishme se kurrë, pasi ne përballemi me shumë sfida të përbashkëta të sigurisë” dhe ky bashkëpunim është “në përfitim të NATO-s dhe në dobi të Serbisë”. NATO dhe Serbia kanë rënë dakord mbi Planin e Veprimit të Partneritetit Individual që në janar dhe Stoltenberg tha se kjo ofron një mundësi të re për të forcuar dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, por gjithashtu duke punuar së bashku jo vetëm populli serb është më i sigurt por “kjo i mban njerëz-it në kombet aleate shumë të sigurt”. Ai tha se “si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, besoj fuqimisht në poten-cialin e marrëdhënieve NATO-Serbi, duke respektuar plotësisht politikën tuaj të neutralitetit. I mirëpres përpjekjet tuaja për t’u bërë anëtare e Bashkimit

Evropian, sepse Serbia është anëtare e familjes evropiane”, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dhe bashkëpunimin politik e praktik midis NATO-s dhe Serbisë.NaTo aleancë e kombeve të lira dhe demokratike

NATO është aleancë e 28 kombeve dhe shoqërive, tha Stokltenberg në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Beogradit në Serbi gjatë fjalës së tij më 20 nëntor 2015, që do të thotë edhe se ka mendime të ndryshme brenda NATO-s. “Ne nuk kemi gjithmonë saktësisht opinione ose pikëpamje të njëjta për gjëra të ndryshme, duke përfshirë edhe çësht-jet ndërkombëtare. Sepse në shoqëritë demokratike me qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike të partive të ndryshme politike me prejardhje të ndryshme historike natyrisht do të ketë mendime të ndryshme. Por kjo tha ai “nuk është shenjë e dobësisë në men-dimit tim, kjo është shenjë e forcës, që ne jetojmë me mendime të ndryshme, tendenca të ndryshme politike në një aleancë të madhe dhe të fortë të 28 kombeve”.

Ne ndajmë, tha Stoltenberg “disa vlera themelore të lirisë, të demokra-cisë, që kemi besim në njerëz dhe në shoqëri të hapura demokratike, dhe këto janë pikërisht vlerat e njëjta që Ser-bia tani po zbaton duke u përpjekur për të realizuar në vendin tuaj”, ju përgëzoj tha ai. Stoltenberg foli gjithashtu lidhur me anëtarësimin në aleancën e NATO-s, duke thënë se NATO nuk ka detyruar asnjë vend që do të bashkohet me aleancën, “NATO në fakt është shumë e vendosur për të theksuar përsëri dhe përsëri se çdo popull ka të drejtën e sovranit për të vendosur për rrugën e vet dhe se e çfarë lloji të marrëveshjeve të sigurisë ai dëshiron të jetë pjesë”. Ky është një vendim sovran i çdo vendi. Ai tha se kur është fjala për Malin e Zi, “ne jemi fokusuar në dialogun intensiv me Malin e Zi në lidhje me nëse ne do të ftojmë Malin e Zi për t’u bashkuar me aleancën” dhe natyrisht këtë e ven-dosin të 28 aleatët. Askush nuk është përpjekur “për të detyruar Malin e Zi në aleancë dhe kjo është saktësisht e njëjtë për Serbinë”.

Për sa kohë “që ju vendosni të qëndroni neutral, ne do të vazhdojmë

të përpiqemi për zhvillimin, forcimin e bashkëpunimit tonë me Serbinë si vend neutral”, tha Stoltenberg dhe kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë dhe kjo është e shkëlqyer. Stoltenberg nënvizoi arsyen, “ jam këtu, sepse ne duam të zhvillojmë marrëdhëniet, bashkëpunimin ndërmjet Serbisë si shtet neutral dhe NATO-s, si aleanca e 28 shteteve demokratike në Veri-Amerikë dhe në Evropë”. Ai tha se “unë e di sa e diskutueshme është NATO në Serbi”, lidhur me mendimet e ndryshme dhe qëndrimet e ndryshme kur është fjala për NATO-n në Serbi, që sigurisht është e lidhur me çështje të ndryshme dhe me shkaqet që gjithashtu janë “në lidhje me atë që ndodhi në vitin 1999”. Por ai tha se “fushata ajrore e NATO-s e cila filloi në vitin 1999 nuk ka qenë kurrë kundër popullit të Serbisë. Ajo ishte në lidhje me ndalimin e veprimeve të papranueshme nga qeveria e Mil-losheviqit të cilat u dënua nga bash-kësia ndërkombëtare dhe intervenimi i NATO-s i dha fund në fakt viteve të dhunës dhe konfliktit”. Gjatë fushatës ajrore “kemi bërë çdo përpjekje të mundshme për të shmangur humbjen e jetëve të pafajshme, çdo humbje e jetëve të pafajshme në vitin 1999 ishte një tragjedi”. Ai tha se “ofroj ngush-ëllimet e mia për familjet në të dyja anët e konfliktit dhe të gjithë atyre që humbën të dashurit. Unë mendoj se është e rëndësishme të thuhet kjo, sepse qëllimi ynë ishte të shmangnim humbjen e jetëve të pafajshme, por ne e dimë se kjo ka ndodhur dhe unë do të përcjell ngushëllimet e mia më të thella dhe ndjenjat e mia më të thella dhe mbështetje të gjithë atyre që vuajtën gjatë fushatës ajrore në vitin 1999” .

Tani është koha për të parë për-para “dhe kjo është arsyeja pse unë jam këtu, është koha të shikojmë përpara në lidhje me se si ne mund të zhvillojmë bashkëpunim edhe më të mirë midis NATO-s dhe Serbisë”. NATO dhe Serbia janë duke punuar në fusha të ndryshme për të zhvilluar bashkëpunimin politik dhe praktik. “Ne jemi duke bërë që me zhvillimin e bashkëpunimit tonë praktik, të cilin e njoftoj sot, se jemi plotësisht të relak-suar në zonën e sigurisë ajrore e cila është përgjatë vijës kufitare administra-

tive ndaj Kosovës, që do të thotë se të gjitha kufizimet mbi aktivitetin e ajrit në atë zonë, ose në atë hapësirë ajrore, tani hiqen”.

Kjo ndodh pikërisht pas 16 viteve, “kjo ka implikime praktike por unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është se kur NATO dhe KFOR-i janë duke hequr kufizimet mbi veprimtarinë e ajrit përgjatë vijës kufitare administra-tive ndaj Kosovës, është një mesazh shumë i fortë politik që ne duam të normalizojmë, ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin praktik politik me Serbi-në”. “NATO dhe Serbia kanë potencial të madh për të punuar ngushtë” dhe konkretisht është trainimi i ushtarëve serbë që marrin pjesë në operacionet e OKB-së dhe BE-së, operacionet e paqes dhe misionet në të gjithë botën. Gjithashtu Stoltenberg foli për mundës-inë për të pënuar së bashku në krizën e refugjatëve dhe “në adresimin e një gjëje shumë praktike si shkatërrimi i municioneve të tepërta, që është një problem mjedisor dhe një problem që gjithashtu mund të shkaktojë situata të rrezikshme për njerëzit”, duke qënë se menaxhimi i municioneve të tepërta është një zonë shumë konkrete e zhvil-limit të bashkëpunimin praktik, për përmirësimin e marrëdhënieve politike mes Serbisë dhe NATO-s. “Kjo është e rëndësishme sepse kjo është mënyra e adresimit të stabilitetit, sigurisë në Serbi dhe në Ballkanin perëndimor, unë do të doja ta përgëzoj Serbinë si një komb që të çojë në nxitjen e stabilitetit dhe paqes në këtë pjesë të Evropës”. NATO është e angazhuar, “ne jemi në Kosovë, ne kemi forcat e KFOR-it atje dhe jemi aty për të krijuar siguri dhe stabilitet, sepse ne pamë mizoritë gjatë 1990, dhunën e luftës dhe askush nuk do të kthehet në të, prandaj ne duhet të punojnë së bashku, Serbia dhe NATO, NATO dhe vendet e tjera në këtë rajon për të nxitur pajtimin, paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Kjo është e rëndësishme sepse ne përballemi me kërcënime të reja të sigurisë dhe sfidave, ne sho-him terrorizmin, ne shohim dhunën në jug, ISIS, trazirat në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, sulmet ter-roriste në Paris”. Kjo vë në dukje tha Stoltenberg se sulmet janë ndaj vlerave dhe njerëzve të shoqërisë së lirë “të cilat ne të gjithë përpiqemi për t’i mbrojtur dhe duhet të ngrihemi për ato vlera, kur ato janë sulmuar nga ekstremistët dhe terroristët siç e pamë në Paris”. Ai tha se “Ne gjithashtu shohim mjedisin më sfidues të sigurisë në Lindje me Rusinë, aneksimin e Krimesë dhe destabilizimin e Ukrainën Lindore. NATO është duke iu përshtatur kësaj, NATO i është përgjigjur kësaj dhe është e rëndësishme se ne e bëjmë atë në një rrugë që është proporcionale, e cila është brenda detyrimeve tona ndërkombëtare, ne nuk jemi duke kërkuar një Lufte të re të Ftohtë, në të vërtetë, jemi duke luftuar për më shumë marrëdhënie bashkëpunuese dhe konstruktive me Rusinë, që duhet të bazohen në disa parime themelore”. Ai tha se një prej tyre është se çdo popull duhet të respektojë sovranitetin dhe in-tegritetin territorial të vendeve të tjera, duke përfshirë natyrisht fqinjët. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi për paqe, për bashkëpunim dhe për një mbrojtje të fortë kolektive në aleancën tonë.

Page 13: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 13nato

A do te funksionojë diplomacia?Presidenti rus Vladimir Putin

akuzoi Turqinë për “thikë pas shpine ndaj Rusisë” dhe për mbështetje të terrorizmit,

pas rrëzimit nga reaktivët turq F-16 të një avioni luftarak rus Su-24 në kufirin me Sirinë.

Kurse Ankaraja deklaroi se avioni u rrëzua të martën pasi shkeli hapësirën ajrore turke dhe nuk përfilli 10 parala-jmërime gjatë një kohe prej 5 minutash për t’u larguar nga kjo hapësirë. Ndërsa kryeministri turk, Ahmet Davutoglu tha se vendi i tij ka të drejtë të veprojë kundër cilitdo që shkel hapësirën ajrore të vendit.

Gjithashtu sipas VOA, një zëdhënës ushtarak amerikan konfirmoi njoftimet, se piloti turk e kishte paralajmëruar disa herë avionin rus dhe se nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Megjithatë zëdhënësi tha se ai “nuk është ende i qartë se në cilën anë të kufirit ndodhej avioni rus”.

Moska këmbëngul nga ana e saj se avioni rus në asnjë moment nuk u largua nga territori sirian dhe presidenti Putin pranoi se avioni rus u rrëzua nga një avion turk F-16, pas njoftimeve të mëparshme të zyrtarëve rusë se kundër tij ishte qëlluar nga toka. Por ai tha se avioni luftarak rus ndodhej mbi terri-torin sirian dhe një kilometër larg nga kufirit turk, kur u godit, dhe se “ai në asnjë moment nuk përbënte kërcënim për Turqinë”.

“Kjo ngjarje e kapërcen kuadrin e luftës së rregullt kundër terrorizmit”, tha Putin në një takim me mbretin e Jor-danisë Abdullah në qytetin jugor të Ru-sisë, Soçi. Humbja e sotme, tha ai, ka lidhje me një thikë pas shpine nga ana e bashkëpunëtorëve të terroristëve”. Ai tha se ngjarja do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet ruso-turke.

Videoja e marrë nga zona ku ndodhi ngjarja tregon dy pilotë duke rënë me parashutë. Më pas një grup kryengritës sirian publikoi një tjetër video, ku sipas tyre dukej njëri nga pilotët që kishte humbur jetën.

Agjencia ruse Interfax njofton se një prej dy pilotëve të avionit SU-24 u vra nga zjarri i ardhur nga toka në kohën që po zbriste me parashutë. Po ashtu sipas njoftimeve nga Rusia, një marins rus u vra kur një helikopter Mi-8, që u dërgua për të shpëtuar pilotët u ndesh me zjarrin e forcave kryengritëse.

Por zyrtarët turq kanë lëshuar paralajmërime të shumta për shkeljen e hapësirës ajrore të vendit të tyre gjatë luftës civile në Siri. Forcat turke rrëzuan një helikopter sirian në vitin 2013, ndërsa muajin e kaluar rrëzuan një mjet fluturues pa pilot që kishte hyrë në territorin e tyre. Turqia është ankuar në dy raste për shkeljen e hapësirës së saj ajrore nga avionët rusë. Rusia filloi një fushatë bombardimesh në Siri në muajin shtator. Në tetor ajo arriti një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të cilat drejtojnë koalicionin e vendeve që kryejnë sulme më Siri për mbajtjen e distancës dhe shmangien e përplasjeve në qiellin e Sirisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, bëri thirrje për qetësi dhe çtensionim pas rrëzimit të avionit rus nga Turqia. Stoltenberg deklaroi në Bruksel “se NATO qëndron në solidaritet me Turqinë dhe mbështet integritetin e saj territorial. Ai tha

se vlerësimet e anëtarëve të tjerë të NATO-s mbështesin versionin turk të ngjarjes”.

Presidenti i SHBA, Barak Obama i telefonoi presidentit turk Rexhep Taip Erdogan duke i shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s për Turqinë dhe të drejtën e saj në mbrojtjen e sovranitetit, pasi rrëzimit të avionit rus që kishte shke-lur hapësirën ajrore turke. Presidenti amerikan nga ana tjetër u shpreh dakord me qëndrimin e Erdogan për të evituar përshkallëzimin e situatës me Moskën, megjithëse kryeministri rus Mdevedev është treguar i prerë duke e cilësuar rrëzimin e avionit si “një veprim krimi-nel” dhe paralajmëroi një “frakturë” me NATO-n”. Sipas tij, kjo ngjarje do të sjellë “një distancim më shumë të Rusisë nga NATO”. Medvedev shtoi se “po krijohen themele për një përsh-kallëzim të rrezikshëm të marrëdhënieve të vendit të tij me aleancën euroatlana-

tike e cila nuk mund të justifikohet për asnjë interes, qoftë dhe me mbrojtjen e kufijve”.

Në solidaritet me Turqinë dhe në mbështje të integ-ritetit të saj territo-rial

S e k r e t a r i i P ë r g j i t h s h ë m i NATO-s, Jens Stol-t enberg, më 24 nëntor 2015, dha një deklaratë men-jëherë pas takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut, NAC, në nivel ambasadorësh, në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

“Këshilli i At-lantikut të Veriut ka mbajtur vetëm një takim, një mbledhje të jashtëzakonshme.

Ne kemi qenë të përditësuar nga am-basadori turk në ngjarjet e fundit. Kam folur edhe me kryeministrin Ahmet Davutoglu. Turqia informoi Aleatët për rrëzimin e një avioni rus të Forcave Ajrore në shkeljen e hapësirës ajrore turke.

Unë kam shprehur më parë shqetësimet e mia në lidhje me impli-kimet e veprimeve ushtarake të Feder-atës Ruse në kufijtë e afërt të NATO-s. Kjo thekson rëndësinë e të pasurit dhe e respektimit të marrëveshjeve për të shmangur incidente të tilla në të ardhmen. Siç kemi bërë vazhdimisht të qartë, ne qëndrojmë në solidaritet me Turqinë dhe mbështesim integritetin territorial të aleatit tonë të NATO-s, Turqisë.

Ne do të vazhdojmë të ndjekin shumë ngushtë zhvillimet në kufijtë Jug-Lindore të NATO-s. Unë pres për kontakte të mëtejshme mes Ankarasë dhe Moskës dhe bëj thirrje për qetësi dhe depërshkallëzim. Diplomacia dhe depërshkallëzimi janë të rëndësishme për të zgjidhur këtë situatë”.

Pas përfundimit të deklaratës, Stoltenberg iu përgjigj pytjeve të gazetarëve, të cilat po i sjellim më poshtë për gazetën “Ushtria”.

Rusët janë duke thënë se aero-plani u rrëzua mbi territorin sirian dhe se nuk shkoi kurrë në territorin turk. A jeni i bindur se ai u rrëzua vërtet mbi hapësirën ajrore turke dhe se hapësira ajrore turke është shkelur me të vërtetë?

Vlerësimet e aleate që ne kemi marrë nga disa aleatë gjatë ditës janë në përputhje me informatat që na janë dhënë nga Turqia. Pra, informacioni që kemi nga aleatët e tjerë është në përputhje me atë që kemi marrë nga Turqia.

Z.Stoltenberg, si mund të jetë situata dhe pozicioni juaj në qoftë se tensioni mes Rusisë dhe Turqisë është ngritur? Ju thatë se jeni ende duke parë zhvillimet.

mimOza GOlikJa

Unë mendoj se kam shprehur shumë qartë se ne jemi duke bërë thirrje për qetësi dhe depërshkallëzim. Kjo është një situatë serioze. Kjo është një situatë e cila bën thirrje që ne të gjithë të jemi të matur dhe që të gjithë të kontribuojmë për të depërshkallëzuar situatën. Kjo është edhe arsyeja pse unë mirëpres kontakte të mëtejshme midis Moskës dhe Ankarasë. Ka pasur kontakte dhe ne do të mirëpresim edhe më shumë kon-takte. Në njëfarë mase për të zgjidhur këtë incident konkret, por gjithashtu të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin dhe gjithashtu forcimin e mekanizmave për të shmangur këto lloje të situatës në të ardhmen.

Në fakt, brenda Aleancës ne jemi duke diskutuar se si ne mund të zh-villojmë masa më të mira dhe të përmirësuara për transparencën, për parashikueshmërinë dhe për reduktimin e rrezikut. Me qëllim për të shmangur këto lloj të incidenteve. Ne duhet të shmangim që situata, incidentet, aksi-dentet të dalin jashtë kontrollit. Dhe, për këtë arsye kjo është një situatë serioze, por unë mendoj se mjedisi i ri i sigurisë, me të cilin ne jemi përballur përgjatë kufijve të NATO-s, vetëm nënvizon rëndësinë për tu fokusuar më shumë në parashikueshmërinë, transparencën dhe masat të ndryshme për të zvogëluar rreziqet.

Çfarë do të thotë kjo në lidhje me aftësinë e aleatëve për të punuar së bashku me Rusinë në Siri? Vetëm taktikat janë shumë të ndryshme? Vetëm objektivat janë shumë të ndryshme?

Armiku i përbashkët duhet të jetë ISIS. Unë do të mirëpres të gjitha për-pjekjet për të luftuar ISIS. Dhe kjo është e rëndësishme që të gjithë ne, gjithashtu dhe Rusia, udhëhiqet nga qëllimi gjithëpërfshirës për të mposhtur ISIS. Ajo që ne kemi parë, është se shumica e sulmeve të Rusisë deri më tani ka qenë ndaj caqeve në pjesë të Sirisë ku ISIS nuk është i pranishëm. Pra, ne i mirëpresim të gjitha përpjekjet për të luftuar ISIS. Armiku ynë i përbashkët është ISIS, dhe për këtë arsye unë do të mirëpres të gjitha përpjekjet për të forcuar luftën kundër ISIS.

Dua të di nëse keni pasur ndonjë kontakt me rusët ose keni planifi-kuar kontakte me rusët mbi këtë incident?

Ka pasur kontakte midis Ankarasë dhe Moskës, Turqia dhe Rusia, por deri më tani nuk ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet NATO-s dhe Rusisë. Por ne kemi qenë në kontakt me Turqinë, një aleat i NATO-s, e cila ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet ruse.

A keni ndonjë qartësi më shumë se si aeroplani u qëllua në fakt, sepse kjo është e diskutueshme, nëse ajo ishte raketë ajër-ajër apo raketë tokë-ajër?

Unë do të jem i kujdesshëm duke shkuar shumë në specifika dhe shumë në detaje, por ajo që mund të konfirmoj është se vlerësimet që kemi nga aleatët janë në përputhje me atë që Turqia na informoi për më herët sot.

Page 14: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 201514 histori

Me rastin e 103-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë

Sa herë që vjen 28 NëNtORI

Nesër është 28 Nëntor. Një ditë dhe datë kjo që qëndron në krye të kurorës së lavdisë së historisë shqiptare. Një

ditë dhe një datë që na bën krenar, na mbush plot dashuri dhe mirënjohje pë ata burra patriotë dhe atdhetarë të mëdhenj që hodhën firmën e tyre në Aktin e Madh të Pavarësisë, në 28 Nëntorin e largët të vitit 1912, në Vlorë. Kanë kaluar 103 vjet që nga ajo ditë e largët, por ajo ka mbetur dhe do të mbesë shumë e afërt, madhështore dhe sublime për të gjithë shqiptarët, brez pas brezi.

Shpallja e Pavarësisë dhe krijimi i shtetit shqiptar më 28 Nëntor 1912, 103 vjet më parë, ishin akte të një rëndësie të madhe për popullin shqiptar. Për të siguruar një fitore të tillë, popullit shqiptar iu desh të bëjë një luftë të gjatë. Në luftën e tyre heroike dhe të pandërprerë për çlirim kombëtar, luftë që mbushi gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe fillimin e shekullit XX, populli shqiptar shprehu vullnetin e tij të pa-

tundur për të qenë me çdo kusht i lirë në tokat e banuara prej tij. Ky vullnet u shpreh me një forcë të veçantë në shkallë kombëtare në Lidhjen e Priz-renit dhe sidomos me kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912. Kjo lëvizje që përfshiu masat e gjëra të popullit shqiptar, u bë faktori vendimtar që çoi në shpalljen e Pavarësisë. Është merita e patriotëve largpamës shqiptarë dhe,

në mënyrë të veçantë, e atdhetarit të shquar diplomat, plakut të urtë Ismail Qemali, që duke u mbështetur në luftën popullore për çlirim kombëtar kundër Perandorisë Osmane, zgjodhën mo-mentin e përshtatshëm për të realizuar aktin e madhe të ngritjes së flamurit në Vlorë dhe shpalljen e pavarësisë. Por vendimi historik i 28 Nëntorit 1912 nuk ishte akt i një grupi të veçantë pa-

triotësh, ai ishte vendim i një Kuvendi Kombëtar të mbledhur në Vlorë, ku merrnin pjesë burra patriotë dhe per-sonalitete nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. 28 Nëntori 1912 hapi një etapë të re në historinë e Shqipërisë, etapën e shtetit të pavarur dhe të luftës së popullit shqiptar për mbrojtjen e lirisë e të pavarësisë së tij.

28 Nëntori 1912, Dita e Flamurit,

Më 28 Nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kom-

bëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së

Shqipërisë, e shkruar me dorë nga Luigj Gurakuqi dhe e

nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

“Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912”.

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat

tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të

gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të

bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme”.

muharrem DarDha, albert z. zhOli

është kthyer në një ditë simbol, ajo është bërë pjesë e krenarisë së shqiptarëve kudo që janë. Prandaj dhe ky jubile i 103-vjetorit të Ditës së Flamurit, përkujtohet dhe festohet në madhështi jo vetëm në kufijtë shtetëror të Shqiprëisë dhe të Kosovës, por edhe në të gjitha trojet shqiptare e në diasporë.

Kështu do të kremtohet vazhdi-misht!

Jani Minga, firmëtar i aktit të Pavarësisë

Një ndër firmëtarët e aktit më sublim, atij të Pavarësisë, ishte dhe intelek-tuali i shquar jani Minga. lindi në

fshatin Shënpjetër të Fierit më 1 gusht 1872. i ati, Kostandini, ka qënë mësues i shqipes në manastirin e apolonisë. E shoqja, ana rridhte prej familjes Topia të Beratit. Në Berat kreu shkollën fillore, ndërsa të mesmen në shkollën “Koto hoxhi” në Qestorat. Shkollën e lartë e kreu në Universitetin e Athinës, fakulteti filologjik. Njihte greqishten e vjetër dhe të renë, latinishten, italishten dhe frëngjishten. Pas largimit nga vendlindja, familja Minga ven-doset përfundimisht në Vlorë. jani Minga mori pjesë në të gjitha kongreset arsimore. ishte nismëtar për krijimin e klubit atd-hetar “labëria” më 1889 dhe i hapjes së shkollës së parë shqipe në Kaninë më 1909, ndërkohë hartoi edhe tekstet shkollore: “abetare kombëtare shqip përgatitore”, “abetare shqip këndimore”, “Gramatikë e gjuhës shqipe” etj. Në korrik 1911 mori pjesë në Kuvendin e Drashovicës, në mbështetje të Memorandumit të Gërçës. Ndërsa, në vitin 1912 fitoi të drejtën e të dhënit lëndën e historisë dhe gjeografisë, pas një konkursi në Janinë, të cilin e fitoi. Më 28 Nëntor 1912 jani Minga mori pjesë

në Kuvendin Kombëtar që shpalli pavarësinë dhe është një nga firmëatrët e këtij akti sublime. atë kohë, me hapjen e shkollës së Vlorës, u emërua drejtor i saj.jani Minga, së bashku me një çetë të Semanit, luftoi në luftën e Vlorës së vitit 1920. ai pati nderin të mbante fjalën e fitores në sheshin “Pavarësia”. Më 1922 mori pjesë në kongresin e arsimtarëve në Tiranë. ishte përkrah Nolit gjatë kryengritjes së qershorit 1924 dhe mba-jti fjalën e rastit kur trupat kryengritëse hynë në Tiranë. Vite më vonë iu përkushtua arsimit, si mësues e inspektor dhe kohë më kohë orga-nizonte aktivitete me frymë patriotike, si p.sh. përkujtimin e betejës së Mashkullores dhe figurën e Çerçiz Topullit etj. Jani Minga, vdiq më 7 maj 1947.Në nderim të figurës së tij një shkollë 9-vjeçare në Vlorë mban jani Minga. ajo është ndërtuar në vitin 2001, në saj të një investimi mjaft të zgjuar dhe frytdhënës të fondacionit “Soros”. Fillimisht kjo shkollë është çelur si një shkollë nëntëvjeçare dhe pedagogjike së bashku, por që prej vitit 2006 mjedisi i saj është ndarë në dy pjesë, duke bërë kështu ndarjen në dy drejtori të ndryshme. Njëra drejtori përfaqëson shkollën 9-vjeçare “jani Minga”, ndërsa drejtoria tjetër gjimnazin “jani Minga”.

Page 15: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 2015 15histori e lanÇ-it

Më kuadër të 71 vjetorit të Çlirimit

29 Nëntori 1944, dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistëNë fund të nëntorit 1944, pas

Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut,

mbetej të çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Pa Shkodrën e çliruar nuk kish e s’mund të kishte Shqipëri të çli-ruar. Shkodra nuk ishte vetëm një ter-ritor, ajo kishte qenë dhe ishte shpirti i Shqipërisë, kryqendra historike e Veriut të saj, kryeqyteti i lashtësisë së saj ilire. Në Shkodër armiku e kishte përgatur me kohë mbrojtjen. Shkodra ishte qendra e fundit në Shqipëri ku qenë grumbulluar rreth 3000-4000 gjermanë dhe 2500 bashkëpunëtorë të tyre. Informacionet e kohës japin të dhëna për kuislingë e bashkëpunëtorë të tjerë, ballistë, legalistë që u lar-guan nga Tirana bashkë me kolonën gjermane dhe që, bashkë me të tjerë, bajraktarë, të mbyllur në Shkodër, kishin krijuar madje edhe “qeveri” dhe forca të armatosura “kombëtare”.

Ky përqëndrim tepër i madh trupash në Shkodër kishte ardhur për shkak të vështërsive të mëdha që Gruparmata Gjermane “E” kishte hasur gjatë kalimit përmes një ter-reni të thyer malor në Mal të Zi dhe Bosnjë-Hërcegovinë. Në konceptin operativ dhe taktik gjermanët qenë në Shkodër sa në tërheqje aq dhe në mbrojtje. Shkodra kishte një fortifi-kim natyror, liqenin, Drinin, Bunën, Kirin, sistemin e kodrave të Berd-cës, Beltojës, të Bardhajve dhe vetë Kalanë e Shkodrës. “Pikëfundore”, “pozicion pengues”, (terma të tyre) më të sigurtë në pikëpamje natyrore, forcat gjermane nuk mund të kishin në rrugët e tërheqjes në territorin malor të Malit të Zi dhe të Bosnjës. Këtë ava ntazh ato s’do mend që do të përpiqeshin ta shfrytëzonin, aq sa të ishte e mundur.

Nënreparte të Korpusit të XXI të ushtrisë gjermane dhe disa qindra mercenarë shqiptarë kishin minuar terrenin dhe vendkalimet në periferi të qytetit deri afër Vaut të Dejës dhe Bushatit dhe qenë vendosur në qendra zjarri, në pikëmbështetje të fortifi-kuara, me detyrë “të mbanin sa më gjatë Shkodrën, me qëllim që të sig-uronin tërheqjen drejt Malit të Zi”.

Komanda e Përgjithshme të UN-ÇSH kishte ngarkuar shtabin e Korpar-matës së III (komanduar nga kolonel Tahir Kadare dhe kolonel Tuk Jakova) për drejtimin e mësymjes përfun-dimtare kundër grupimit të ushtrisë gjermane në Shkodër.

Sipas planit të operacionit në më-symje do të merrnin pjesë: Brigadat VI, VII dhe XXII të Divizionit të II, Brigadat e XXIII, XXIV dhe Grupi Partizan i Shkodrës. Ky grupim op-erativ, gjithsej 6000 parizanë, kishte për detyrë “të ndalonte tërheqjen e forcave gjermane, të rrethonte dhe asgjësonte grupimin e fundit armik të Shqipërisë dhe të çlironte qytetin e Shkodrës”.

Goditja kryesore do të jepej nga verilindja me forcat e Brigadës së XXII dhe të Grupit Partizan të Shkodrës, ndërkohë që Brigada VII do të mësynte drejt Shkodrës nga rajoni i Vaut të Dejës-Stajkë (nga jugëlindja),

Brigada XXIII dhe XIV nga rajoni i Beltojës e i Bërdicës (nga ana jugore), kurse Brigada VI do të vendosej në pritë, kundër forcave gjermane që do të mund të tërhiqeshin gjatë rrugës automobilistike Shkodër-Koplik-Podgoricë. Në realizimin e këtij ve-primi luftarak kalimi i Drinit, i fryrë nga rreshjet e shumta, ishte një detyrë e vështirë. Urat mbi Drin e në Vaun e Dejës i kishin shkatërruar gjermanët që më 21 nëntor, ndërsa Ura e Baçallëkut mbi Drin (në hyrje të Shkodrës nga jugu) ishte minuar dhe ruhej me një truprojë të veçantë.

Luftimet për çlirmin e Shkodrës filluan më 23 nëntor me veprimet luf-tarake të brigadave drejt objektivave të përcaktuar në urdhërin e luftimeve të Korparmatës III. Brigada XXII sul-moi dhe detyroi garnizonin gjerman të lëshonte, me të vrarë dhe të plagosur, Vaun e Dejës. Brigada VII, me ndih-mën e banorëve vendas kapërceu me varka Drinin dhe, nga një pozicion i vështirë taktik, sulmoi gjermanët në kodrat e Jubanit e të Sheldisë, doli në Gur të Zi, Rrenc dhe në kodrat e Bard-hajve përballë qytetit të Shkodrës.

Sulmet e kundërsulmet e batalion-eve të Br. XXIV dhe XXIII në kodrat e Beltojës dhe të Bërdicës për 4 ditë u zhvilluan nën goditjet e artilerisë së rëndë gjermane vendosur në Kalanë e Rozafës dhe kundërsulmeve të këm-bësorisë së tyre edhe natën. Më 28 nëntor në mbrëmje partizanët çliruan Bahçallëikun. Disa ditë më parë forca të Br.XXIV kishin zënë në Bunë, duke lundruar për të dalë në Adratik, një grup prej rreth 100 kuislingësh e mercenarësh. Në mbrëmjen e 26 nëntorit tre batalione të Brigadës XXII u futën në rajonin e Postribës dhe dolën në Drisht. Kullat e Boksit,Ura e Mesit-Kodrat e Bardhajve u kapën me luftime nga partizanët e Brigadës së XXII. Me këtë manovër grupimi i forcave të UNÇSH e mbylli armikun

në unazën e rrethimit. Luftimet për asgjësimin e forcave gjermane dhe për çlirimin e qytetit të Shkodrës hynë në fazën përfundimtare dhe u zhvilluan nga 24 deri me 29 nëntor 1944.

Forcat e Grupit Partizan të Shkodrës dhe të Brigadës XXII me 27 nëntor thyen forcat gjermane në kul-lat e Boksit, në Urën e Mesit dhe në Kodrat e Bardhajve dhe dolën në vijën Dragoç-Mes-Myselim-Bardhaj. Pastaj thyen edhe qëndresën e armiqëve në fushën e Shtojit e në Bardhaj dhe e dolën në vijën Golem- Varrezat. Po natën e 27-28 nëntorit një batalion i Grupit Partizan të Shkodrës dhe një

kompani e Br.XXII sulmuan armiqtë në pikmbështetjen e Urës së Mesit. Të nesërmen paradite një grup prej afro 100 hitlerianësh shoqëruar me 5 tanke, me një zjarr të dendur të artlerisë e të mortajave të rënda sul-moi egërsisht pozicionet e Grupit Partizan të Shkodrës, që mbrohet fort me sulme dhe kundërsulme në kodrën e Katrollit dhe i thyen armiqtë, të cilët buzë mbrëmjes tërhiqen përfundimisht në qytet. Dështoi tentativa e tyre për t’i larguar partizanët nga ky drejtim shumë i rrezikshëm për ta. Në këtë drejtim depërtuan forca të Brigadës XXII të cilat do t’i afroheshin qytetit nga verilindja. Natën e 28 nëntorit batalioni i parë i Brigadës XXII doli në Dobraç për të penguar tërheqjen e gjermanëve drejt Koplikut. Edhe forcat e Brigadës VII kishin depërtuar në lag-

jet e jashtëme të qytetit. Në mesnatën e 28 nëntorit 1944, pasi kishin hedhur në erë të gjitha urat e qytetit dhe kishin minuar depot e municioneve në lagjen “Perash”, gjermanët tentuan të hedhin në erë objekte të rëndësishme në qytet. Një pjesë e qytetarëve ishin larguar nga qyteti, të tjerët prisnin me ankth çdo të ndodhte. Ky plan i nazizteve pothuajse dështoi. Dy nga robërit ital-ianë, që kishn bërë bashkë me të tjerë minimin, me largimin e hitlerianëve i prenë lidhjet kryesore të eksplozivëve. Po ashtu njësitet guerile ç’minuan pjesën tjetër të rrjetit të minave. U shpëtua kështu fabrika e çimentos, centrali elektrik dhe spitali civil. “Pas mesnate të natës 28 nëndorit, plasje të tmerrshme tronditën Shkodrën. Ishin urat e Bunës e Bahçallëikut, që hid-heshin n’erë nga vandalët e shekullit XX”, - do të shkruhej ato ditë në një kronikë shkodrane. Një grup hitle-rianësh u rikthye në qytet, i kapi dy italianët, i varrosi të gjallë dhe vrau e plagosi disa qytetarë shkodranë .

Sulmi vendimtar për çlirimin e qytetit filloi natën e 28-29 nëntorit me goditje nga të gjitha drejtimet. Batalioni i parë i Br. XXII sulmoi tek ura e Maxharit ( (në portën veriore të Shkodrës) praparojën e kolonës gjermane, e shkëputi atë nga forcat kryesore, kapi robër 30 gjermanë dhe shkatërroi disa automjete. Pjesa kryesore e forcave gjermane, duke përfituar nga nata, u largua me shpe-jtësi në drejtim të Koplikut, ku do të sulmohej nga forca të Brigadës VI.

Të ndihmuar nga grupet partizane,

njesitet guerile dhe populli i qytetit të Shkodrës, forcat partizane përparuan me shpejtësi në qendrën e qytetit. Forcat e Br. XXII hynë të parat në qytet. Në mëngjezin e 29 nëntorit qyteti i Shkodrës u çlirua. Brigada XXIV dhe XXIII kaluan në mëngjes me varka lumin dhe hynë në qytet. Nje grup partizanësh të Br. XXIII u ngjit në Kalanë e Rozafës dhe ngriti aty Fla-murin Kombëtar. Në qytet hynë dhe u pritën me urime e brohoritje fitimtarët e UNÇ. Në drekë, në qendër të qytetit, Grupi Partizan i Shkodrës, i shtuar me partizanë të rinjë, përuroi krijimin e Bigadës XXVII, të komanduar nga Sadik Bekteshi dhe Qazim Kapisyzi.

Në luftë për çlirimin e Shkodrës dhanë jetën 44 partizanë nga shumë krahina të Shqipërisë. (sipas “Dësh-morët e Atdheut”, botim i Ministrisë

së Mbrojtjes, Tiranë, 2012). Për çlirimin e Shkodrës në arkivat shq-iptare ka plot dokumente, mbështetur në to dhe në kujtime të ish-drejtues e veteranë pjesmarrës në kët luftë, nga studjues janë shkruar mjaft libra. Po edhe nga ditaret e komandës gjermane del qartë se, tërheqja e tyre me 29 nëntor nga Shkodra dhe qarku i saj, ka qenë i detyruar dhe është bërë me luftë. Për datën 26 dhe 27 nëntor ata kanë shkruar për “presion të vazhdueshëm të bandave (forcave partizane S.O) në pozicionin pengues në jug të Shkodrës”. Fare qartë në këtë ditar shkruhet se “me 28 nëntor, nën presionin e bandave, ka filluar lëshimi i pozicionit pengues , Shkodrës”. Dhë për datën 29 nëntor: “Shkodra u lëshua”. Kjo veprimtari luftarake e njësive të UNÇSH, ky “presion” i detyroi hitlerianët të luftonin ash-përsisht, duke lënë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur, në pikëmbështetjet e fortifikuara jashtë qytetit të Shkodrës. Nga frika e ndonjë “Mushqetaje” dhe “Tirane” tjetër, komanda gjermane do të detyrohej të tërhiqte forcat pa qëndresë brenda në qytet (ndryshe nga ç’kish bërë në Elbasan dhe Tiranë), të gjente rrugëdalje dhe të kapte e rindërtonte me çdo sakrificë edhe urën e Bioçes në Mal të Zi.

Në mëngjes herët me 29 nëntor Komanda e Përgjithshme e UNÇSH në Tiranë do të njoftohej më radiogram për çlirimin e Shkodrës. Njofimin e Shtabit të Përgjithshëm e ka shpallur po atë ditë, me 29 nëntor, Nako Spiru në një miting të rinisë antifashiste që mbahej në Tiranë (në sheshin që sot mban emrin “Nënë Tereza”) dhe që e transmetonte drejtpërdrejt Radio Tirana. Të nesërmen, me 30 nën-tor, komiteti qarkor i Shkodrës do të shpërndante një trakt të posaçem në të cilin njoftonte çlirimin e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë. Me 30 nëntor 1944 në Buletinin e LNÇ në faqen e parë, lart, në një kornizë, me shkrim të theksuar, nën okelion “ora e fundit “ shkruhej: “ Shtabi i Përgjithshem i Ushtrisë Nacionalçlirimtare njofton: repartet e Ushtrisë Naçconalçlirimtare, që veprojnë në veri të Shqipërisë, çli-ruan Shkodrën”. Më 5 dhjetor 1944, Buletini i LNÇ, organ i Shtabit të Përgjithshëm botonte një kronikë të shkëlqyer për çlirimin e Shkodrës e të gjithë Shqipërisë me 29 nëntor nën titullin “Veprimet e korpusit të tretë për çlirimin e Shkodrës”. Me 7 dhje-tor 1944 gazeta “Mundimi”, organ i forcave ajrore anglo-amerikane, nën titullin “Shqipnija u çlirue” shkruante se “gjermanët e thyen qafën. Më 3 janar 1945 duke bërë bilancin e vitit 1944, Agjensia Telegrafike Shqiptare (ATSH) kujtonte se me 29 nëntor Radio Tirana transmetoi lajmin e çlirimit të qytetit të Shkodrës nga Ushtria NÇ dhe po atë ditë, me 3 janar, këtë e botonte edhe gazeta “ Bashkimi”. Po kështu gazeta e Ushtrisë “Luftëtari” me 10 korrik 1945, në një shkrim me titull “Brigadat që çliruen qytetet tona”, shkruante për çlirimin e Shkodrës me 29 nëntor 1944. Në shtator 1945, me vendim të organeve lokale, gjimnazi i Shkodrës mori emrin “29 nëntori”, ndërsa me 9 nëntor 1945 Kryesia e Këshillit Antifashist NÇ vendosi që 29 nëntori, si ditë e Çlirimit të Shq-ipërisë, të shpallej festë zyrtare. Kjo datë është shpallur festë zyrtare edhe me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë të kohës së Demokracisë dhe festohet e do të festohet gjithnjë, në shenjë nderimi për ata që dhanë jetën dhe luftuan për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

Me 9 nëntor 1945 Kryesia e Këshillit Antifashist NÇ vendosi që 29 Nëntori si dita e Çlirimit të Shqipërisë të

shpallej festë zyrtare. Kjo datë është shpallur festë zyrtare edhe me vendimin e Kuvendit të Shqipërisë të kohës së

Demokracisë dhe festohet e do të festohet gjithnjë, në shenjë nderimi për ata që dhanë jetën dhe luftuan për çlir-

imin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë.

sali ONuzi

Page 16: Ministrja Kodheli në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë ... · 28-29 nëntori... » faqe 14 Ceremonia Nën/kol. irela Nebiaj: Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, në fjalën

ushtriaE prEmtE, 27 NëNtor 201516

adresa: rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

50 rekrutë të Shkollës së trupës në bunavi dhurojnë gjak

Jeta është thesari më i çmuar që i është dhuruar njeriut, por jo gjithmonë është e lehtë për ta jet-

uar atë. Nëse shikoni në sytë e fëmijëve talasemikë, do të kuptoni se shtrohet një çëshje për jetë a vdekje. Gëzimi i tyre i vetëm është një qese gjaku, e bërë dhuratë prej dikujt me zemër të madhe, për ti dhënë më tepër jetë, më tepër shpresë për ta jetuar atë...Me zemër të madhe janë edhe këta 50 djem e vajza, rekrutë të shkollës së Trupës në Bu-navi që u treguan të gatshëm për tu bërë pjesë e dhurimit të lëngut të jetës për të sëmurët talasemikë. “Ne kemi gjetur një folezë të ngrohtë e mikpritëse këtu te shkolla e Trupes”, është shprehur një nga pjesëtarët e Kryqit të Kuq. dhe vërtetë, sa herë kanë ardhur këtu në shkollën e Trupës ata kanë siguruar jo pak njësi gjaku dhe kanë kanë rikthyer me mijra buzeqeshje.Qendra shëndetësore e shkollës së Trupës me stafin e saj u tregua e gatshme dhe ndihmoi në realizimin e gjithë procesit të dhurimit të gjakut, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq. Nëpërmjet gatishmërisë së tyre për të ndihmuar njerëzit në nevojë rekrutët ushtarakë të kësaj shkolle kanë të drejtë të ndjehen krenarë, si pjesa më e re e Forcave tona të Armato-sura.

Toger ervin dorda