ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e...

16
William Perry: Shqipëria partner shumë i mirë strategjik i SHBA Dymbëdhjetë efektivë të kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM ), të Forcës Tokësore (FT), prej disa ditësh janë duke u trajnuar në shtetin e New Jersey, SHBA. Qëllmi i këtij kursi, që pritet të zgjasë rreth 2 javë, është njohja me... Kompania MADM: 12 efektivë trajnim në New Jersey Intervista: Ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së USHTRIA Viti i 70-të i botimit Nr. 36 (82680) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 12 gusht 2016 http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected] faqe 2 » Forca Tokësore Bashkëpunimi “Jemi krenarë që mund të ndihmojmë në sig- urinë e Shqipërisë. Si aleat i NATO-s, miq dhe partnerë, ne shohim sa përparim ka bërë ky vend në dy dekadat e fundit. Presim të kemi bashkëpunim në vazhdimësi në të gjitha aspektet e marrëdhënies tonë.” I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane Z. David Muniz tha gjatë... David Muniz: Krenarë për sigurinë e Shqipërisë faqe5 » Fatmir Lokaj, përfaqësues në ACT, Virxhinia, SHBA Boceti i Shqiponjës për dy pilotët “Dëshmorë të Atdheut” faqe 4 faqe 5 EMËRIME NË STRUKTURA NDËRKOMBËTARE SHOQATA “BIJTË E SHQIPES” NË FILADELFIA, SHBA NATO OPERACIONI “BLUZAT E BARDHA” PO “ÇLIRON” RIVIERËN NGA MBETURINAT faqe 3 » Anija e Flotës greke L173- 501, në portin e Durrësit faqe 10 » Prania e Turqisë nuk vihet në diskutim faqe 5 » Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bardha” për pastrimin e rivierës shqiptare, për sezonin turistik veror. Vetëm në ditët e para të këtij operacioni, FA kanë bërë të mundur heqjen e dhjetëra tonë mbeturinash nga akset rrugore të pjesës më të bukur të bregdetit shqiptar. Të ndarë në dy task-forca, rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po pastrojnë akset rrugore përgjatë rivierës, që nga Vlora deri në Butrint. Task-forca e parë e përbërë nga rreth 200 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, Forcës Detare dhe asaj Ajrore, po pastrojnë segmentin rrugor nga Vlora deri në Llogora, përfshirë plazhin e Orikumit. Aksi rrugor nga Palasa deri në Butrint, por edhe rrugët dytësore... faqe 6-7 » Operacioni mbështetet nga mbi 500 forca efektive dhe 65 mjete të rënda të FA-së WILLIAM PERRY: Kam patur rast të vizitoja Shqipërinë tre herë, gjë që është e paza- kontë për një Sekretar Amerikan të Mbrojtjes”

Transcript of ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e...

Page 1: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 1

William Perry: Shqipëria partner shumë i mirë strategjik i SHBA

Dymbëdhjetë efektivë të kompanisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM ), të Forcës Tokësore (FT), prej disa ditësh janë duke u trajnuar në shtetin e New Jersey, SHBA. Qëllmi i këtij kursi, që pritet të zgjasë rreth 2 javë, është njohja me...

Kompania MADM: 12 efektivë trajnim në New Jersey

Ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli nëpërmjet një konference për mediat njof-toi më 13 maj se Shqipëri do të ngrihet një Qendër Ekselente e NATO-s, për trajtimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj. Ashtu siç tha

ministrja Kodheli, një qendër e tillë ngrihet për herë të parë në vendin tonë.Qendrat e Ekselencës (COEs) janë organizatat ushtarake ndërkombëtare që trajnojnë dhe edukojnë liderë dhe specialistë nga vendet anëtare dhe

Intervista: Ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së

uSHtrIAViti i 70-të i botimit Nr. 36 (82680) Botim Qendror i Ministrisë së Mbrojtjes E premte, 12 gusht 2016

http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria e-mail: [email protected]

Forca tokësore

Bashkëpunimi

“Jemi krenarë që mund të ndihmojmë në sig-urinë e Shqipërisë. Si aleat i NATO-s, miq dhe partnerë, ne shohim sa përparim ka bërë ky vend në dy dekadat e fundit. Presim të kemi bashkëpunim në vazhdimësi në të gjitha aspektet e marrëdhënies tonë.” I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane Z. David Muniz tha gjatë...

David Muniz: Krenarë për sigurinë e Shqipërisë

faqe5»

Fatmir Lokaj, përfaqësues në ACT, Virxhinia, SHBA

Boceti i Shqiponjës për dy pilotët “Dëshmorë të Atdheut”

faqe 4

faqe 5

EmërimE në struktura ndërkombëtarE

shoqata “bijtë E shqipEs” në FiladElFia, shba

NATO

OpErAcIONI “BluzAt E BArdHA” pO “çlIrON” rIVIErëN NgA MBEturINAt

faqe 3»

Anija e Flotës greke L173-

501, në portin e Durrësit

faqe 10»

prania e turqisë nuk vihet në diskutim

faqe 5»

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bardha” për pastrimin e rivierës shqiptare, për sezonin turistik veror. Vetëm në ditët e para të këtij operacioni, FA kanë bërë të mundur heqjen e dhjetëra tonë mbeturinash nga akset rrugore të pjesës më të bukur të bregdetit shqiptar. Të ndarë në dy task-forca, rreth 500 efektivë të Forcave

të Armatosura të Shqipërisë po pastrojnë akset rrugore përgjatë rivierës, që nga Vlora deri në Butrint. Task-forca e parë e përbërë nga rreth 200 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, Forcës Detare dhe asaj Ajrore, po pastrojnë segmentin rrugor nga Vlora deri në Llogora, përfshirë plazhin e Orikumit. Aksi rrugor nga Palasa deri në Butrint, por edhe rrugët dytësore...

faqe 6-7»

Operacioni mbështetet nga mbi 500 forca efektive dhe 65 mjete të rënda të FA-së

William Perry: Kam patur rast të vizitoja Shqipërinë tre herë, gjë që është e paza-kontë për një Sekretar amerikan të mbrojtjes”

Page 2: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 20162 zyrtare

stafiDeD KoLA

Shef i Sektorit të Botimeve & Kryeredaktor

ADreSA: Rruga e Dibrës/

Garnizoni “Skënderbej”

Graphic Designer:Afërdita HySAj

Redaktore/Korrektore:Anila DoDA

Gazetarë:Mimoza GoLiKjA

Albert ZHoLi

Gazetarë:Saimir ALijA

Ilir LAme

Ndotja e territorit me muni-cione e mbetje eksplozive është ende problem në Shq-ipëri. Disa nga shkaqet e

kësaj ndotje janë shpërthimet e pa-pritura të depove të armatim-municionit në të gjithë vëndin gjatë trazirave të vitit 1997, mbetje të pa shpërthyera të luftës së dytë botërorë, si dhe ish rajone dhe poligone të asgjesimit të municioneve që duhet të pastrohen nga mbetjet eksplozive. Hot-Spotet me municione janë krijuar gjithashtu në disa nga ish zonat e asgjesimit të municioneve të dëpove të ushtrisë në poligonet e qitjeve( ish zonat e qitjeve dhe trajnimeve), të cilat janë mbyllur kohëve të fundit nga FASH.

Shumica e këtyre zonave ka nevojë për një pastrim të plotë nëntoksor në një thellësi deri 50 cm përpara se të dorzohen e përdoren nga autoritetet dhe komuniteti lokal.

Ministria e mbrojtjes dhe KNUD ka nënshkruar një memorandium mirkuptimi i cili përfshintë gjitha aspektet e ndihmës së donatorve nëpërmjet UNDP-së dhe kontributet përkatëse nga të dy palët. Ministria e Mbrojtjes dhe PNUD në zbatimin e programit të pastrimit tëHot-Spoteve në përputhje me memorandiumin e mirkuptimit mes MM dhe KNUD, zyra e AMMCO ka kryer vlersimet teknike dhe ndikimet social-ekonomike në 19 zona të vlersuara tëHot-Spoteve që në vitin 2011. Qëllimi i këtyre vlersim-eve ka qënë për të marrë një pasqyrë reale të rrezikut: vëndodhja e saktë , vlersimi i rrezikut për të përcaktuar detajet e kërkesave operacionale të pastrimit, ndikimin në komunitet si dhe propozimet dhe veprimet që duhet të ndërmerren. Më shumë se 2.3 milion m2 sipërfaqe u identifikun si të rrezikshme në këto hotspote, për shkak të pranisë së municioneve të paplasura. Numri i Hot-Spoteve të rrezikshme me municione të paplasura aktualisht është reduktuar në 7 nga 19 të identifikuara në fillim të 2011.

Këto Hot-Spote kërkojnë pastrim dhe përbëjnë një sipërfaqe totale të rrezikshme prej 1.600.581m2 dhe janë të shpërndara në të gjith teritorin. Sipas të dhënave të zyrës së AMMCO janë identifikuar 996 viktima të mjeteve shpërthyese(150 të vrarë dhe 846 të plagosur) të regjistruar në të gjith Shqipërinë gjatë përjudhës nga viti

1997- Korrik 2016.Zyra e Koordinimit të Minave

dhe Municioneve (AMMCO) është një ekip profesionistësh ndërtuar gjatë dekadës së fundit me mbështetjen e UNDP dhe donatorve të ndryshëm. AMMCO aktualisht po luan një funk-sion të rëndësishëm në koordinimin dhe monitorimin e pastrimit tëHot-Spove, edukimin ndaj rrezikut dhe aktivitetit të asistencës ndaj viktimave nga minat e municionet, në mbështetje të realizimit të planit të çmilitarizimit të MM. Zyra AMMCO financohet nga qeveria Gjer-mane nëpërmjet PNUD në Shqipëri.

Për pastrimin e zonave të ndotura me municione të paplasura, në gusht

2014 International Trust Fund(ITF) me mbështetjen financiare të qeverisëtë SHBA kontraktoi organizatën Norveg-jeze të pastrimit Norwegian Peoples AID(NPA) për të kryer operacionet e pastrimit në bashkëpunim me ekipin e EOD të FARSH, nën kordinimin dhe monitorimin e zyrës së AMMCO. NPA ka kryer pastyrimin nëHot-Spotet e rajonit Berat për përjudhën Nëntor 2014-Qershor 2016.

Të gjitha municionet e gjetura nëHot-Spotet e lartëpërmëndura ose janë asgjesuar në vënd nga EOD e FASH (ato të klasifikuara si të rr-ezikshme për tu trasportuar) ose janë transportuar në depot e përcaktuara

Shkolla e Trupës në patrimin e bregdetitEfektivët e Shkollës se Trupës Bunavi po marrin pjesë në fushatën sensi-

bilizuese për mbajtjen e zonave bregdetare pastër. Në këtë fushatë kanë marrë pjesë rreth 150 efektivë si dhe mjete për transportimin e mbetjeve. Efektivët janë duke u angazhuar përgjatë rrugës nga Uji i Ftohtë deri në Radhimë dhe Orikum deri Dukat,Vlore. Ku operacion i cili po zhvillohet prej datës 6 Gusht, do të vazh-dojë përgjatë gjithë muajit dhe ka për qël-lim kryesor, nxitjen e përgjegjësisë qytetare për të mbajtur pastër mjediset dhe pasuritë e përbashkëta naty-rore.

Kompania norvegjeze Norwegian Peopls Aid (NPA), AMMCO, Internacional Trust Tund Enhancing Human Security (ITF) dhe kompania e njohur e FARSH, EOD-I janë angazhuar për eleminimin e municioneve të paplasura nga ngjarjet e vitit 1997 dhe të Luftës së I-tëI Botërore.

Pastrohet Gjerovena, Polikeshti dhe Mbreshtani

Zonat e minuara

“Jemi krenarë që mund të ndihmojmë në sigurinë e Shqipërisë. Si aleat i NATO-s, miq dhe partnerë, ne shohim sa përparim ka bërë ky vend në dy dekadat e fundit. Presim të kemi bashkëpunim në vazhdimësi në të gjitha aspektet e marrëdhënies tonë.” I Ngarkuari me Punë i Ambasadës Amerikane Z. David Muniz tha gjatë ceremonisë së përfundimit të pastrimit nga minat në Gjeroven, Berat. Në Berat Z. Muniz u takua edhe me kryetarin e Bashkisë dhe zyrtarë të tjerë vendorë, përfaqësues të Këshillit të Qytetarëve, si edhe vizitoi fabrikën e prodhimit të vajit të ul-lirit Çuedari.

david Muniz: Krenarë për sigurinë e Shqipërisë

për ruatjen e municioneve.Ministria e mbrotjes si pjesë e

programit të çmilitarizimit ka qël-lim pastrimin e këtyre zonave në përputhje me standartet e sigurisë humanitare dhe rikthimin e tyre për përdorim civil.

Në përfundim të projektit për rajonin e Beratit me datën 03.08.16 në poligonin e Gjerovenit Berat u zhvillua ceremonia e çertifikimit të Hot - Spoteve: Gjeroven, Polikesht dhe Mbreshtan.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin, Zv. Ministri i Mbrojtjes Z. Petro Koçi, Komandanti i Komandës Mbështetëse Kolonel Fatmir Lokaj,

Drejtori i Drejtorisë nëSH-PFA Kolonel Ardian Bali, Prefekti i Beratit Z. Fadil Nasufi, Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sina,ZV Am-basadori Amerikan Z.David Muniz, përfaqsues nga Am-basada Amerikane, përfaq-sues të pushtetit vendor dhe të policisë së shtetit, për-faqsues të kompanisë ITF, AMMKO, EOD etj.

Drejtori i AMMCO-s Z. Arben Brahaj bëri një prezantim të shkurtër lidhur me aktivitetin e kompanive Norvegjeze NPA, asaj ITF, AMMCO, EOD në pastrimin e Hot-Spoteve nga municio-net e pa plasura të ngjarjeve të 1997, të luftës së dytë botërorë dhe nga poligonet e asgjesimit të municioneve që duhet të pastrohen nga nbetjet eksplozive.

Në këtë takim përshënde-tën Zv Ministri i Mbrojtjes zot i Koçi, Komandant i Lokaj, Drejtori i Shtabit të

Përgjithshëm të FA Kolonel Bali, Zv Ambasadori Amerikan Muniz, Prefekti Nasufi, Kryetari i Bashkisë Berat Sina, të cilët falenderuan MM, donatorët, kompanitë e angazhuara, struktuarat e FA dhe pushtetin vën-dorë që mundësuan realizimin e këtyre operacioneve kaqë të rrezikshme dhe që mundësojnë standarte sigurie për komunitetin.

Edhe më tej këto struktura do të vijojnë të angazhohen deri në elemin-imin përfundimtar të këtyre matrialeve të rrezikshme për komunitetin në përputhje me standartet e sigurisë humanitare.

Karafil Celibash

Page 3: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 3zyrtare

Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard-ha” për pastrimin e rivierës shqiptare, për sezonin turistik veror.

Vetëm në ditët e para të këtij operacioni, FA kanë bërë të mundur heqjen e dhjetëra tonë mbeturinash nga akset rrugore të pjesës më të bukur të bregdetit shqiptar. Të ndarë në dy task-forca, rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë po pastrojnë akset rrugore përgjatë rivierës, që nga Vlora deri në Butrint.

Task-forca e parë e përbërë nga rreth 200 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, Forcës Detare dhe asaj Ajrore, po pastrojnë segmentin rrugor nga Vlora deri në Llogora, përfshirë plazhin e Orikumit. Aksi rrugor nga Palasa deri në Butrint, por edhe rrugët dytësore që të çojnë në bregdet, po pas-trohen nga task-forca e dytë e përbërë nga 300 efektivë të batalionit Komando, batalionit të parë të këmbësorisë në Zall-Herr dhe batalionit të tretë të këm-bësorisë në Poshnje, Berat. Gjithashtu efektivët e angazhuar në këtë operacion mbështeten nga mbi 65 mjete të rënda të FA që ndihmojnë në pastrimin e masivëve të mbeturinave dhe trans-portin e tyre nëpër vendgrumbullimet. Gjatë inspektimit të punës së në terren, gjeneral brigade Nazmi Cahani, koman-danti i Forcës Tokësore, e cila po mban peshën kryesore të këtij operacioni, shprehu rëndësinë që ka ky aksion i FA, në radhë të parë për të sensibilizuar qytetarët, por edhe për të ndihmuar në pastrimin e zonave turistike.

Angazhimi i Forcave të Armatosura për pastrimin e territorit të bregdetit gjatë sezonit turistik është një nismë e marrë për sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër ambjentin e përbashkët që na rrethon, por dhe për shkak të një emergjence ambientale e cila prek drejtpërsëdrejti jo vetëm push-uesit në këtë zonë turistike por mbarë turizmin në Shqipëri.

Strukturat e Forcave të Armatosura të ndarë në dy task-forca, me rreth 500 efektivë të Forcës Tokësore b1K (Batalioni i I-re Këmbësorisë), b3K (Batalioni III i Këmbësorisë), Forcës Detare, Forcës Ajrore, Komandës Mbështetëse si dhe efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi.

Fillimin e operacionit të Forcave të Armatosura për pastrimin e territorit të bregdetit e ndoqi nga afër dhe Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, e cila falenderoi të gjithë efektivat e FA për punën e bërë, si dhe dërgoi një mesazh për të gjithë qytetarët: “Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet ta respektojnë më shumë njëri-tjetrin, duke hedhur mbeturinat atje ku është e caktuar, duke mos abuzuar me

luar 330 thasë më mbeturina.Në ditën e dytë të operacionit janë

angazhuar 513 forca dhe 57 mjete, ku u realizua pastimi i 4 km linear në segmentin rrugor Sarandë-Qafëgjashtë, 8 km linear në segmentin Jalë-Borsh si

dhe vija bregdetare uji i ftohtë Vlorë-Orikum ku janë grumbulluar dhe trans-portuar 47 ton inerte dhe mbetje.

Gjatë ditës së tretë të operacionit janë angazhuar 501 forca dhe 57 mjete, u pastruan 45 km aks rrugor dhe vijë bregdetare, si dhe u grumbulluan dhe transportuan 55 ton inerte dhe mbetje.

Dita e katër e operacionit të pastrimit ka vijuar me angazhimin e 493 farcave dhe 55 mjeteve, ku Task-Forcë 1 dhe Task-Forcë 2 kanë grumbulluar dhe zhvendosur nga rrugët dhe vija breg-detare 56 ton inerte dhe mbeturina, si dhe janë pastruar 30 km vijë bregdetare dhe akse rrugore.

Në ditën e pestë të operacionit janë angazhuar 70 forca dhe 9 mjete, u bë pastimi i 25 km linear aks rrugor, si dhe u grumbulluan dhe transportuan 5 m³ inerte dhe mbetje.

Gjatë ditëve të operacionit ekipet e Forcave të Armatosura janë inspektuar nga Zv/MM z.Petro Koçi i shoqëruar nga Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Kolonel Ard-ian Bali.

mjedisin, duke mos abuzuar me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin, sepse vetëm në këtë mënyrë ambjenti ynë i përbashkët do të jetë një tjetër”, u shpreh ajo.

Gjatë ditës së parë të operacionit

janë angazhuar 36 forca si dhe një mjet tip ASTRA. Fillimisht puna ka nisur në pastrimin e aksit rrugor dhe vijës bregdetare në Dhërmi, Bashkia Himarë, ku janë pastruar 2 km linear rrugë dhe 2 km vijë bregdetare dhe janë grumbul-

Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura nisën aksionin për pastrimin e territorit si dhe sensibilizimin e qytetarëve. Ky vendim vjen për shkak të një emergjence ambientale e cila është shqetësuese jo vetëm për pushuesit, por edhe një problem për turizmin në Shqipëri.

Ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, ndoqi nga afër punën e efektivëve në terren dhe i falenderoi ata për të gjithë punën e bërë. Ndërkohë znj. Kodheli ndau miqësisht edhe një mesazh, i cili siç ajo tha, duhet t’i shkojë çdo qytetari:

“Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet ta

respektojnë më shumë njëri – tjetrin, duke hedhur hedhurinat atje ku është e caktuar, duke mos abuzuar me mjedisin, duke mos abuzuar me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin, sepse vetëm në këtë mënyrë ambjenti ynë i përbashkët do të jetë një tjetër”, u shpreh ajo. Akset në të cilat FA do të zhvillojnë aksionin e tyre shtrihen përgjatë rivierës shqiptare, nga Vlora në Ksamil. FA do të jenë deri në fund të sezonit pranë qytetarëve për pastrimin e territorit të bregdetit. Në aksion do të angazhohen efektivët e KDS (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes), Komandës Mbështetëse, B1K (Batalioni i I Këmbësorisë), B3K (Batalioni III i Këmbësorisë), Shkolla e Trupës në Bunavi etj.

ushtria në aksion për pastrimin e territorit

Operacioni “Bluzat e bardha” po “çliron”

rivierën nga mbeturinatOperacioni mbështetet nga mbi 500 forca efektive

dhe 65 mjete të rënda të FA-së

Forcat e Armatosura po vijojnë nga Vlora deri në Ksamil operacionin për pastrimin e territorit, i cili veç pastrimit, qëllim kryesor ka sensibilizimin e qytetarëve dhe bizneseve, që të mbajnë pastër mjedisin.

Zëvendësministri i Mbrojtjes z. Petro Koçi ka inspektuar përgjatë aksit rrugor Himarë-Borsh, punën e efektivëve të batalionit “Komando”, të angazhuar në këtë operacion. Z. Koçi përgëzoi efektivët për përkushtimin dhe sakrificën e tyre, dhe u njoh me planin e operacionit të pastrimit.

Ai shprehu keqardhje për ndotjen e mjedisit në Shqipëri, të cilën ai e konsideroi si emergjente. “Fatkeqësisht ndotja e mjedisit mbetet një emergjencë aktive në Shqipëri, kjo edhe për shkak të një ndërgjegje shumë të ulët shoqërore që kanë qytetarët tanë, sidomos ata që lëvizin me mjete në rrugët e Republikës sonë. Dua t’i shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin çdo njeriu me uniformë që

është angazhuar në këto ditë pushimesh për të tjerët, për të punuar në mënyrë që ky operacion të zbatohet me sukses, por kjo gjendje “bëj pis se pastron ushtria” nuk mund të vazhdojë pa fund.” – theksoi zëvendësministri Koçi, i cili kishte një mesazh edhe për organet e pushtetit vendor. “Dua t’i bëj thirrje

organeve të pushtetit vendor që të jenë më bashkëpunuese me FA në zbatimin e këtij operacioni. Ky bashkëpunim është shumë domethënës për realizimin me sukses të të gjithë aksionit.”

Në operacionin e nisur për shkak emergjencës mjedisore, janë angazhuar efektivë nga pothuajse të gjitha njësitë, strukturat dhe repartet e Forcave të Ar-matosura. Gjithashtu në këtë operacion janë përdorur edhe mjete të rënda të FA për zhvendosjen e thasëve të mbushur me mbeturina. Operacioni i Forcave të Arma-tosura për pastrimin e rivierës shqiptare, për sezonin turistik veror, për vitin 2016, do të vijojë përgjatë gjithë muajit gusht.

“Komandot” në pastrimin e aksit Himarë-Borsh

Page 4: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 20164 zyrtare

Kolonel Fatmir Lokal, nuk do të jetë më Komandant i Ko-mandës Mbështetëse. Ai ka marrë një emërim të ri. Ai

nuk do të përfaqësojë efektivët e Ko-mandes Mbeshtetese, ne raportimet per punët perballë titullarëve të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtatbit të Përgjithshëm apo edhe komunitetit, etj. Ai është emëruar përfaqësuesi ynë ushtarak në ACT, Virxhinia, SHBA, ku tashmë atje do të përfaqësojë Forcat tona të Armatosura: përfaqësuesi ushtarak i Republikës së Shqipërisë.

Ai u ka drejtuar një pershendetje, efektivave me të cilët punoj prej 8 muajsh, “të gjithë personelin e Ko-mandës Mbështetëse për kontributin në arritjen e objektivave të vendosura në fillim të vitit”.

“Bashkarisht, shkuan Lokaj, re-alizuam shumë operacione; disa mjaft të vështira, duke i ardhur në ndihmë shoqërisë në emergjencat e përmbytjeve dhe zjarreve, pastrimin e zonave dhe rajoneve të kontaminu-ara me municione të rrezikshme të paplasura, lëvizëm, transportuam dhe përqëndruam mijëra ton municione, kontribuam në rregullimin e infrastruk-turës në njësitë e repartet ushtarake dhe kualifikuam e përgatitëm ushtarë e nënoficerë për të përmbushur sa më mirë misionin e tyre ushtarak. Në fil-lim të vitit planifikuam dhe vendosëm prioritete të cilat falë besimit, përkush-timit dhe vendosmërisë tuaj arritëm që çdo objektiv që vendosëm e realizuam me sukses. Ju patët durimin, dhatë ndihmesën e çmuar dhe krijuat tek unë një respekt të jashtëzakoshëm se bash-karisht mund të arrijmë nivele të larta në realizimin e detyrave. Sukseset që Komanda Mbështetëse ka arritur në këtë periudhë janë frut i punës tuaj të palodhur. Ju faleminderit dhe sukese në realizimin e detyrave tuaja të ardh-shme në Forcat e Armatosura”.

***Komanda Mbeshtetëse ka si mis-

sion sigurimim e kapaciteteve për mbështetjen me logjistikë, infrastruk-turë, shërbim shëndetësor dhe shër-bime të tjera të FA në interes të plotësimit të misionit të tyre kushtetues si dhe sigurimin e kapaciteteve të nevojshme operacionale për kryerjen e operacioneve luftarake, emergjencave civile, kërkim-shpëtimit, operacioneve humanitare dhe ato në ndihmë të komu-nitetit në bashkëpunim me strukturat e tjera të FA. Kjo strukture e FA ka për detyrë: të sigurojë në çdo kohë aftësi operacionale dhe gatishmëri luftarake në kapacitetet e nevojshme, për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në realizimin e misionit kushtetues. Të mbështesë aktivitetet e Forcave të Armatosura të RSH me të gjitha klasat e furnizimit (1-5) dhe me shërbime logjistike. Të sigurojë kapacitete të nevojshme operacionale për kryerjen e operacioneve luftarake, emergjencave civile, kërkim - shpëtimit, operacio-neve humanitare dhe ato në ndihmë të komunitetit në bashkëpunim me strukturat e tjera të FA. Të sigurojë kapacitete të nevojshme operacionale për përmirësimin e infrastrukturës së FA të RSH. Të sigurojë kapacitete të nevojshme operacionale për kër-kimin, zbulimin, çminimin dhe as-gjësimin e municioneve të rrezikshme dhe lëndëve plasëse në operacionet brenda dhe jashtë vendit. Të sigurojë mbështetjen e strukturave të FA me riparime, mirëmbajtje të përgjithshme të specializuara të mjeteve motorike tokësore, në operacione brenda dhe

jashtë vendit në kohë paqe, krize, lufte e emergjence civile. Të mbështesë me transport strukturat e FA brenda dhe jashtë vendit. Të sigurojë mbështetjen shëndetësore të personelit ushtarak aktiv në rezervë dhe pension, familjeve të

tyre si dhe punonjësve civil të FA. Të administrojë, menaxhojë municionet, armatimin, teknikën dhe pajisjet rezervë të FA të RSH. Të ruajë, administrojë materialet, vlerat monetare, pajisjet në përdorim e rezervë, sipas klasave

dhe niveleve të furnizimit. Të sigurojë nëpërmjet BCU, trajnimin dhe për-gatitjen e personelit ushtarak dhe civil për detyra specifike që dërgohen me misione jashtë vendit. Të arsimojë, trajnojë, stërvisë të kualifikojë oficerët,

nënoficerët dhe ushtarët e strukturave të FA në specialitetin furnizim, trans-port, mirëmbajtje, xhenio, personel-administratë, armatim - municion dhe shëndetësi në interes të përmbushjes së misionit të tyre.

Fatmir Lokaj, përfaqësues në ACT, Virxhinia, SHBA

emërime në struktura ndërkombëtare

Komanda Mbeshtetëse ka si mission sigu-rimim e kapaciteteve për mbështetjen me logjistikë, infrastrukturë, shërbim shëndetësor dhe shërbime të tjera të FA në interes të plotësimit të misionit të tyre kushtetues si dhe sigu-rimin e kapaciteteve të nevojshme operacionale për kryerjen e operacio-neve luftarake, emergjen-cave civile, kërkim-shpëtimit, operacioneve humanitare dhe ato në ndihmë të komunitetit në bashkëpunim me struktu-rat e tjera të FA.

Ushtria angazhohet për fikjen e zjarreve në Frakull

Forca Detare shpëton një jaht gjerman

30 efektivë pjesë e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë (b3k) të Forcës Tokësore, janë angazhuar më 4 gusht për fikjen e zjarrit të rënë në fshatin Frakull, Bashkia Fier. Operacioni nisi rreth orës 16:00 me marrjen e urdhërit dhe përfundoi rreth orës 20:00 të datës 04.08.2016, me vënien nën kontroll dhe shuarjen përfundimtare të vatrës së zjarrit në fshatin Frakull. Ky operacion u drejtua dhe u ndoq nga fil-limi deri në përfundim të tij, nga vetë komandanti i b3k nënkolonel Gëzim Marku. Efektivi i angazhuar, ishte pjesë e Kompanisë së I të Këmbësorisë (k1k) e drej-tuar nga kapiten Klevis Kalemaj.

I gjithë personeli i b3k pjesëmarrës në këtë op-eracion tepër të rëndësishëm për ruajtjen e zonës, por mbi të gjitha e jetës së popullisë civile, tregoi disiplinë, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe profesionalizëm në realizimin e detyrës, duke marrë mirënjohjen dhe respektin e pushtetit lokal, si dhe të banorëve të zonës. Vlen të theksohet se gjatë gjithë operacionit, u bashkëpunua ngushtësisht me autoritetet lokale dhe banorët e zonës.

Përsëri në Himarë. Më 8 gusht, Anija P 03 e Rojës Bregdetare shqiptare ka shpëtuar një mjet lundrimi luksoz, i cili për shkak të motit të keq ishte shkëputur nga bankina e Batonit në Himarë. Jahti “Capricorn” me flamur gjerman, pa njerëz në bord dhe lundronte në gjendje të lirë 1.5 milje travers Himarës. Evakuimi i jahtit u bë në Porto Palermo dhe rreth orës 03:00 iu dorëzua pronarit, Konrad Josef Woller me kombësi austriake.

Page 5: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 5

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Forcave të Armatosura të RSH dhe atyre të Republikës së Greq-

isë për vitin 2016, nga data 9 deri më 11 gusht, zhvilloi një vizitë portuale në Durrës, anija zbarkuese e Flotës Greke, L173-501{HNS CHIOS}. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja e marinarëve të rinj të shkollës greke me bregdetin dhe qytetin e Durrësit si dhe zhvillimi i stërvitjes “PASSEX” me anije të Forcës Detare Shqiptare. Mëngjesin e datës 9 gusht, anija greke u prit në ujërat tona territoriale nga anija jone patrulluese “ARCHANGEL-04” me Komandant KapitenLejtnant Alket Cullaj dhe më pas në molin 4 të Portit, nga kuadro të Forcës Detare, Kapitanerisë së Portit Durrës dhe Autoritetit Portual. Pilotimi i anijes ushtarake greke u bë nga Kapiten Lulëzim Hate. Në vijim të programit, Komandanti i anijes HNS CHIOS, Commander V. Chalatsis i shoqëruar nga Lieutenant Commander A. Tselepis H.N, zhvilluan një vizitë në Komandën e Forcës Detare, ku u pritën nga Ko-mandanti i FD, Gjeneralmajor Ylber Dogjani, Zv.Komandanti, Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj dhe Shefi i Shtabit i FD, Kapiten i Rangut të I-rë, Arsen Mullaj. Fillimisht Gjeneralmajor Dogjani i uroi mirëseardhjen në vendin tonë Kapiten Chalatsis dhe qëndrim sa më të këndshëm në Durrës, bashkë me ekuipazhin e HNS CHIOS. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për nive-lin e fushat e bashkëpunimit midis dy flotave tona si dhe zhvillimin e tyre në të ardhmen, ku patrullimi i anijeve tona në Egje do shtojë dukshëm këtë bash-këpunim. Gjithashtu u trajtuan cështje të arësimimit e kualifikimit të detarëve, zbatimi i standarteve të NATO-s gjatë stërvitjeve e trajnimeve të ndryshme dhe procedurat që do zbatohen gjatë stërvitjes “PASSEX” midis anijes greke dhe grupit të II-të Patrullues të Forcës Detare. Më pas ushtarakët grekë zhvil-luan një vizitë në Bashkinë e Durrësit ku u pritën nga Nënkryetari i kësaj bashkie Arbër Braho dhe zyrtarë kryesorë. Zoti Braho prezantoi rolin e turizmit e transportit detar e tokësor të qytetit të Durrësit dhe perspektivën e zhvillimit të tyre në të ardhmen. Po ashtu u nënvizua bashkëpunimi midis qytetarëve të dy vendeve, ku vecohet bashkëpunimi me bashkinë e Selanikut, shprehje e të cilit është fakti se, një shesh në Durrës, është emërtuar “Sheshi i Selanikut”. Ndër-kohë kryetari i Bashkisë së Selanikut si

midis dy popujve e dy shteteve tanë, ku bashkëpunimi ushtarak në kuadrin e NATO-s ka rëndësi të vecantë. Këtyre mardhënieve i paraprijnë marrdhëniet e vendosura midis qytetarëve të dy vendeve në këto vite, të cilat nxisin konsolidimin në plan shtetëror në të ardhmen, theksoi zoti Xhelilaj. Gjatë takimit, Kapiten Chalatsis sqaroi të dhënat dhe qëllimin e vizitës së anijes që drejton, ndërsa kapiten Chalatsis fal-enderoi autoritetet ushtarake dhe civile shqiptare për pritjen e organizuar dhe i ftoi ata të vizitojnë anijen bashkë me zyrtarët e institucioneve që drejtojnë. Anija ishte e vizitueshme për qytetarët durrsakë në orare të caktuara. Kadetët detarë grekë vizituan objekte muzealë, historikë e kulturorë të qytetit të Dur-rësit dhe Krujës. Mbas zhvillimit të stërvitjes “PASSEX” me anije të Forcës Detare, anija zbarkuese L173, {HNS CHIOS”, më datën 11 gusht u largua nga porti i Durrësit.

zyrtare

Më datën 5 gusht 2016, në Bazën Ajrore Farkë u zhvil-lua ceremonia e shpërndarjes të çertifikatave dhe boceteve të Shqiponjës dy “Dëshmorëve të Atdheut”, kapiten Flo-ran Delia dhe toger Donald Hoxha nga shoqata “Bijtë e Shqipes” me seli në Filadelfia, SHBA. Në këtë ceremoni merrnin pjesë komandanti i Bazës Ajrore kolonel Kuto Hasani, kryetari i shoqatës “Familjet e Dëshmorëve të Aviacionit”, z.Kujtim Serani, kryetarit i shoqatës “Bijtë e Shqipes” z. Tajar Domi, zëvendëskryetari i shoqatës z.Haki Kollaku, familjarë të dëshmorëve dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e rastit komandanti i Bazës Ajrore kolonel Kuto Hasani, falenderoi organizatorët e ceremonisë, përfaqësuesit e shoqatës për vëmendjen dhe interesin e kushtuar ndaj dy pilotëve të rënë në krye të detyrës. Gjithashtu u mbajt fjala e rastit nga kryetari i shoqatës

“Bijtë e Shqipes”, z.Tajar Domi dhe zëvendëskryetari Hali Kollaku të cilët shprehën ngushëllimet për humbjet e pazëvendësueshme të dy bijve të rënë në krye të detyrës dhe në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi ndaj detyrës që kryen dy pilotët shoqata iu dha familjarëve “Çertif ikatën e mirënjohjes” (pas vdekjes) shoqëruar me “Kokën e Shqiponjës” me motivacionin: “Kryesia e shoqatës Atdhetare – Kulturore “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia (SHBA), të gji thë antarët e saj dhe bash-këatdhetarët e tjerë, përulen me nderim para jetës dhe rënies në krye të detyrës të dy pilotëve të Forcave tona të Armatosura. Mirënjohja jonë për veprën e tyre, bashkohet me atë të të gjithë popullit Shqiptar, të afërmit të tyre, shokëve dhe miqve, kolegëve ushtarakë në trojet shqiptare dhe jashtë tyre . I paharruar qoftë kujtimi i tyrë”.

Boceti i Shqiponjës për dy pilotët “dëshmorë të Atdheut”

mik i shqiptarëve është shpallur Qytetar Nderi i Durrësit. Ushtarakët grekë u interesuan për vendet e objektet që mund te vizitojnë marinarët grekë gjatë

Anija e Flotës greke L173-501, në

portin e Durrësittre ditëve të qëndrimit në Durrës.

Në vijim të takimeve të planëzuara në program, drejtuesit e anijes greke zhvilluan një takim dhe në Prefekturën

e Durrësit, ku u pritën nga prefekti Roland Xhelilaj dhe stafi i tij. Zoti Xhelilaj vlerësoi vizitën e anijes greke si shprehje të frymës së miqësisë

Kompania MADM: 12 efektivë trajnim në New JerseyDymbëdhjetë efektivë të kompa-

nisë së Mbrojtjes nga Armët e Dëm-timit në Masë (MADM ), të Forcës Tokësore (FT), prej disa ditësh janë duke u trajnuar në shtetin e New Jersey, SHBA. Qëllmi i këtij kursi, që pritet të zgjasë rreth 2 javë, është njohja me pajisjet e reja të zbulimit kimik, në kuadër të projektit 1204b (ngritja e kapaciteteve për përgjigjen kundër rrezikut CBRN)

Trajnimi në fjalë, është vazhdim i trajnimit që trupat e kompainsë së MADM, filluan në Shqipëri në garnizonin e Zall-Herrit gjatë muajit Mars të këtij viti, ku nën drejtimin e një ekipi trajnues të lëvizshëm (CBRN mobile training team) in-

struktorësh amerikanë, të përbërë nga 7 ekspertë të kësaj fushe, për një periudhë 2 javore, këta efektivë, morën njohuri dhe u perfeksionuan në përdorimin e Sistemeve të Dekontaminimit Masiv.

Këtë radhë instruktorëve të New Jersey-it, iu janë bashkuar edhe specialistët e zjarrfikseve të New York-ut, të cilët do të transmetojnë tek pjesëmarrësit në trajnim eks-periencën dhe njohuritë e tyre të shkëlqyra në fushën e mbrojtjes ki-mike. Programi 14 ditor i trajnimit, parashikon njohjen me aparaturat e reja te zbulimit kimik dhe rrezatimit si dhe veprime praktike me to.

Sipas komandantit të kompanisë

së MADM, major Florenc Veliu, kursi që po zhvillohet në SHBA, ka një ndërthurje të shkëlqyer midis teorisë dhe praktikës, çka iu mundëson pjesëmarrësve t’i mësojnë gjërat me shpejt. Gjithashtu ai nuk le pa përmendur edhe rolin e instruktorëve amerikanë të cilët me eksperiencën dhe af tësi të profesionale që zotërojnë, kanë arritur t’i bëjnë gjërat shumë të thjeshta dhe shumë të kuptueshme për të gjithë pjësëmarrësit. Major Veliu, beson se ky trajnim do të shërbejë për thellimin e njohurive të efektivit që ai drejton dhe për rrjedhojë për rritjen e mëtejshme profesionale të tyre.

nga shEFqEt kërcElli

Shoqata “Bijtë e ShqipeS” në FiladelFia, ShBa:

Page 6: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 20166 intevista

Si ish Sekretar i Mbrojtjes amerikane, si i shikoni sot raportet e ShBa me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes?

Kur isha Sekretar i Mbrojtjes, para shumë vitesh, Shqipëria sapo kishte evoluar nga pjesë e Paktit të Varshavës, në një shtet me çështjet e veta të pavar-ura të sigurisë. Në atë periudhë, shpen-zova një kohë të konsiderueshme duke punuar me Presidentin e Shqipërisë si dhe Ministrin e Mbrojtjes, në mënyrë që të ndihmonim Shqipërinë të arrinte një mbrojtje kombëtare të pavarur, partnershipin me NATO-n dhe atë çka quhej Partnershipi për Paqe.

Shqipëria mori pjesë në disa ush-trime paqeruajtëse me forcat e NATO-s. NATO ndihmoi në profesionalizimin e ushtrisë sipas standardeve të shteteve demokratike. Shqipëria dërgoi indi-vidë, oficerë të rinj, në shkollat tona për trajnim në SHBA. Në atë kohë Shqipëria ishte duke avancuar në mënyrë të pëlqyeshme drejt krijimit të një ushtrie të përshtatshme për një shtet demokratik. Gjatë këtij proçesi, pata rast të vizitoja Shqipërinë tre herë, gjë që është e pazakontë për një Sekretar Amerikan të Mbrojtjes.

nëse më lejohet, a shikoni tek Shqipëria një partner të sigurtë dhe aleat të mirë përsa i përket strategjisë ushtarake?

Kam bindjen se po. Vendi juaj ka qenë definitivisht një partner shumë i mirë gjatë kohës që unë isha në këtë detyrë. Kishim marrëdhënie të afërta dhe oficerët shqiptarë vinin për trajnim në SHBA e oficerët amerikanë punonin me ta për të krijuar një program tra-jnimi të ngjashëm me programet tona në Fort Benning, Georgia. Më duhet të përmend këtu se nuk jam shumë i azhornuar me zhvillimet e 5 apo 10 viteve të fundit, por Shqipëria ka qenë një partner shumë i mirë në atë kohë dhe nuk ka arsye pse të mos vazhdojë të jetë kështu.

Sa dhe në çfarë mënyre ShBa, e ka mbështetur Shqipërinë në aspektin ushtarak?

Në kohën që isha në atë post, kishim një program shumë të fuqishëm për pjesëmarrjen shqiptare në programe ushtarake. Përfshi këtu oficerë shqiptarë që vinin për trajnim në USA si dhe oficerë amerikanë që punonin me ush-trinë shqiptare për programe trajnimi. Kishim një program të fortë Amerikë-Shqipëri, si dhe një program akoma më të fuqishëm ku Shqipëria mori pjesë në programin e NATO-s që quhej Partner-shipi për Paqe. Marrëdheniet midis dy vendeve kanë qenë shumë të afërta në ato kohë. Nuk mund të komentoj se si gjërat janë zhvilluar ndër vite, si dhe për gjendjen e tashme, pasi informacioni im nuk është i azhornuar.

Në një nga vizitat e mia në Shqipëri, mora me vete edhe bashkëshorten time. Ndërkohë që unë kryeja vizitat e mia me Presidentin dhe Ministrin e Mbrojtjes,

ajo kryente gjithashtu vizita me zyrtarë të tjerë e bashkëshortet e tyre. Vizituan një spital ushtarak që ishte në gjendje të mjerueshme për sa i përket pajisjeve dhe riparimeve. Kur ime shoqe u kthye në Amerikë, ajo u interesua që garda kombëtare amerikane, të shkonte në Shqipëri gjatë trajnimit të tyre veror.

Kështu që ata shkuan për gati 6 javë, me sa mbaj mend dhe ndihmuan në re-habilitimin e spitalit duke e konvertuar kështu nga një spital që kishte shumë nevojë për pajisje, në një spital modern. Pajisjet e radiologjisë erdhën nga bazat amerikane në Gjermani. Kjo nuk ishte një iniciativë zyrtare, por akte indi-

viduale qytetarie dashamirëse humane, duke përdorur pajisje zyrtare të forcave Amerikane që kishin tepruar në Gjer-mani, në kohën kur trupat amerikane po largoheshin nga Gjermania. Kështu që pajisjet i transferuan në Shqipëri. Garda amerikane që punonte atje, veproi nga zemra dhe bashkë arritën

të transformonin spitalin ushtarak, në një spital efektiv funksional modern. Qeveria shqiptare ishte shumë e kënaqur me atë çka arritëm të bënim në atë kohë dhe i dhanë sime shoqe medaljen “Nënë Tereza”, për të cilën ajo është shumë krenare. Ky ishte një nga kontaktet tona më të afërta me Shqipërinë ndër vite.

William Perry: Shqipëria partner shumë i mirë strategjik i SHBA

intervista: ish-sekretari i mbrojtjes i shba-së

“Kam patur rast të vizitoja Shqipërinë tre herë, gjë që është e pazakontë për një Sekretar amerikan të mbrojtjes”

William Perry ka qenë Sekretari i 19-të, i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga 3 shkurt 1994 deri 23 janar 1997, nën Presidentin Bill Klin-ton. Ai ka lindur në 11 tetor 1927 në Vandergrift-Pensilvani. Matematikan dhe inxhinier ai shërbeu gjithashtu si Zëvendëssekretar i Mbrojtjes (1993-1994) dhe Nënsekretar i Mbrojtjes për Kërkime dhe Inxhinierisë (1977-1981).

William Perry ishte Profesor në Universitetin e Stanfordit, bashkëpunëtor i lartë në Institutin “Freeman” dhe Institutit “Hoover”, dhe shërbeu si drejtor i Projektit të Preven-tivave të Mbrojtjes. Ai është një ekspert në politikën e jashtme, të sigurisë kombëtare dhe të kon-trollit të armëve të SHBA-sw. Ai ishte bashkë-drejtor i CISAC nga viti 1988 deri 1993, gjatë së cilës ishte edhe profesor me kohë të pjesshme në Stanford. Ai ka qënë pedagog me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës në Universitetin “Santa Clara” nga 1971 deri në 1977.

Më përpara ka punuar si drejtor i laboratorit të Përgjith-shmëm të Telefonisë dhe Elek-tronikës (1954-1964); theme-lues dhe president i ESL Inc. (1964-1977); nënkryetar ekze-kutiv i “Hambrecht&Quist Inc.” (1981-1985); themelues dhe kry-etar i Strategjive Teknologji & Aleancave (1985-1993). Ai është anëtar i Akademisë Kombëtare të Inxhinierisë dhe anëtar i Aka-demisë Amerikane të Arteve dhe

Kush është William Perry, ish-Sekretari i 19-të, i mbrojtjes i SHBA-ve

Shkencave.Nga viti 1946 deri 1947, Perry ishte specialist i thjeshtë në Korpusit të In-

xhinierëve të Ushtrisë, dhe ka shërbyer në Ushtri gjatë pushtimit të Japonisë. Ai iu bashkua Trupave Zyrtare të Reservave në vitin 1948 dhe ishte toger i dytë në rezervat e ushtrisë nga viti 1950 deri në vitin 1955.

William Perry në vitin 1997 mori Medaljen Presidenciale të Lirisë. Perry ka marrë shumë çmime të tjera, duke përfshirë nga Departamenti i Mbrojtjes “Medaljen e Shërbimit” (1980 dhe 1981), “Medalje të Shërbimit Civil” nga ushtria (1962 dhe 1997), si nga: Forca Ajrore (1997), Marina (1997), Agjencia e Inteligjencës Mbrojtjes (1977 dhe 1997), NASA (1981) dhe Roja bregdetare (1997). Ai mori Med-aljen e Shoqatës Elektronike Ameri-kane (1980), Çmimin Eisenhower (1996), Çmimin Marshall (1997), Medaljen Forrestal (1994), dhe Medaljen Stimson Henry (1994). Akademia Kombëtare e Inxhinierisë zgjedhur atë për Medaljen e Bueche Arthur në vitin 1996.

William Perry ka marrë deko-rata nga qeveritë e Shqipërisë, Bahreini, Franca, Gjermania, Hungaria, Japonia, Korea, Polo-nia, Sllovenia dhe Ukraina.

Si Sekretar i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Perry ka vizituar tre here Shq-ipërinë, “një gjë e pazakontë”, siç do të thotë ai.

Page 7: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 7intervista

Me siguri kjo nuk figuron nëpër rekorde zyrtare, pasi siç ju tregova, gjithçka u krye në mënyrë dashamirëse humane. Shqiptarët dhe amerikanët punuan nga afër për të arritur këto rezultate.

Kush ja akordoi Çmimin Zonjës tuaj?

Çmimi u lëshua nga Presidenti i Shqipërisë, i cili ngarkoi Ministrin e Mbrojtjes për akordimin e tij. Ministri erdhi në SHBA dhe gjatë një ceremonie që u mbajt në Pentagon, në emër të Presidentit të Shqipërisë e nderoi bash-këshorten time me medaljen “Nënë Tereza”.

Kur ka qenë vizita juaj e parë në Shqipëri?

Hera e parë në Shqipëri ishte në 1994, pasi isha emëruar Sekretar i Mbrojtjes së SHBA.

Kosova sot është e pavarur, por përsëri ka probleme madhore në veri të vendit veçanërisht në Mitrovicë. ju personalisht si i shikoni zhvillimet në Kosovë, sa është e gatshme ShBa për të qetësuar situatën atje dhe si janë raportet e mbrojtjes ShBa – Kosovë?

Nuk jam një burim i mirë për të përshkruar situatën e tashme atje, pasi nuk jam në qeveri tani, ndaj nuk marr informacione të detajuara siç merrja kur isha Sekretar i Mbrojtjes. Çfarë di, janë ato që lexoj nëpër gazeta. Kështu që nuk mund t’ju jap një koment të mirë-informuar.

Gjatë kohës që ishit Sekretar i Mbrojtjes amerikane keni patur rast të vizitonit Kosovën?

Jo, nuk kam patur rast me sa mbaj mend.

po në Shqipëri kur keni qenë për herë të fundit?

Gjatë kohës që isha ende Sekretar i Mbrojtjes së SHBA, në vitin 1996.

Keni plane ta vizitoni përsëri Shqipërinë?

Nuk kam plane për në Europë. Mosha bën të vetën dhe tashmë nuk udhëtoj më aq shpesh.

dr. perry, gjatë kohës kur ishit Sekretar i Mbrojtjes, keni kontaktuar disa herë me ish ministrin shqiptar të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Ç’mund të na thoni me konkretisht, se si e keni njohur Zhulalin?

Zhulali nuk kishte background profesional ushtarak, por ishte shumë inteligjent dhe njeri me integritet. Kemi punuar shumë nga afër së bashku. Ishte një eksperiencë e mirë të mësuari për të, se si të bëhej Ministër i Mbrojtjes së vendit meqënëse nuk kishte background të tillë. Ai punoi shumë në atë drejtim. Kisha një opinion të lartë për të. Përveç mar-rëdhënies të mirë profesionale kishim gjithashtu edhe një marrëdhënie të mirë personale.

Sipas jush, cili ishte roli i Zhu-lalit në transformimin e ushtrisë shqiptare drejt një ushtrie të stan-dardeve të nato-s?

Ai ishte Ministri i Mbrojtjes së vendit, kështu që ishte në krye të këtyre përpjekjeve. Por duhet për-mendur këtu se ishin edhe individë të tjerë ushtarakë profesionalë, gjener-alë, kolonelë, të cilët ishin shumë të vendosur të transformonin ushtrinë shqiptare në një ushtri moderne dhe efektive, e me padurim prisnin të shih-nin këto ndryshime. Ata punonin nën liderishipin e Ministrit, por ndërmer-rnin edhe iniciativa gjithashtu. Pra

ishte përpjekje e përbashkët me ush-tarakët profesionistë, të cilët punuan shumë në këtë drejtim.

Përveç Ministrit e Presidentit, u takova dhe krijuam relata të afërta edhe me shumë profesionistë të tjerë të fushës së mbrojtjes, që nga gjener-alët deri tek oficerët më të rinj. Viz-itova disa nga bazat e tyre ushtarake disa herë. Fola me trupat e mbajta fjalime. Pra marrëdhënia jonë nuk ishte vetëm me Ministrin por edhe me ushtrinë.

Me Zhulalin keni nënshkruar dokumentin e partneritetit për paqe. Si u arrit deri këtu?

Partnershipi për Paqe erdhi shumë herët në mandatin tim. Objektivi ynë kryesor ishte që të arrinim që shtetet e europës lindore që kishin qenë anëtare të Paktit të Varshavës, të bëheshin anëtare aktive në Partnership. Kështu që i vizitova të gjitha këto shtete dhe u takova me Presidentët përkatës, si dhe Ministrat e Mbrojtjes, e gjen-eralët, që t’i inkurajoja jo vetëm t’i bashkoheshin Partnershipit, por edhe të bëheshin anëtarë aktiv. Për disa nga këto vende, si psh për Shqipërinë në veçanti, qëllimi ishte edhe të sillnin disa nga oficerët e tyre të rinj më të

mirë për trajnim në SHBA.Mbaj mend se një oficer i ri shq-

iptar, mbase kapiten apo major (nuk më kujtohet emri pasi kanë kaluar shumë vite), ndoqi një trajnim rig-oroz “Rangers” në Georgia, SHBA. Ky është trajnim për ushtarakët elitë dhe i riu shqiptar e përfundoi kursin shkëlqyeshëm. Pasi u kthye në Shq-ipëri, implementoi një program trajni-mi të ngjashëm për ushtaret shqiptarë. Gjatë njërës prej vizitave të mia në Shqipëri, më ftoi në një demonstrim. Ai mblodhi të gjithë të rinjtë që po trajnoheshin dhe më kërkoi që të mbaja një fjalim për ta. Në momentin që unë u ngrita për të marrë fjalën, edhe ata brofën në këmbë e më për-shëndetën me të njëjtën mënyrë tipike siç bëjnë edhe Rangers në Amerikë. Ai i kishte trajnuar më së miri. Ndoqa nga afër një nga trajnimet e tyre që ishin gjithashtu shumë rigoroze dhe preçize si në Amerikë. Mbeta shumë i impresionuar.

Sot këtë bisedë po e zhvillojmë në një nga universitetet më pres-tigjoze në Kaliforni dhe amerikë. Ç’farë detyre mbuloni ju pranë këtij institucioni?

Prej 20 vitesh punoj këtu si

profesor, minus 4 vite që shkova në Washington, DC për të shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes së SHBA. Jam Profesor Emeritus pasi jam tërhequr nga detyra aktive. Vazhdoj të jap lek-tura por jo më rregullisht siç bëja më parë. Stanford-i është një vend shumë i dashur për mua. Këtu kam studjuar edhe unë. Siç e shihni edhe ju, është një kampus i mrekullueshëm. Zë një vend të veçantë në zemrën time. Kam jetuar këtu pothuajse gjithë jetën time së bashku me familjen, me dy shkëputje, e para në vitet 70-të për të shërbyer si NënSekretar i Mbrojtjes në fushën kërkimore dhe inxhinieri, dhe pastaj në vitet 90-të ku mora postin e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA. Përndryshe kam qenë gjithnjë këtu, qoftë në krye të një kompanie mbrojtjeje elektronike që kam krijuar (me seli jo larg prej këtu) ose duke punuar si profesor.

dmth pasi kryet studimet e lar-ta, iu dedikuat fushës së mbrojtjes pasi e ndjetë se mund të jepnit më shumë në këtë fushë?

Ishte viti 1954 me sa mbaj mend, gjatë kohës së Luftës së Ftohtë. Ishin vite të rrezikshme. Unë kisha qenë në ushtri dhe ndjeva një obligim për të shërbyer më tej, kështu që ju dedikova

kësaj fushe.a keni studentë shqiptarë pranë

këtij universiteti? Nuk kam të dhëna për këtë, por

me siguri që po. Kemi shumë studentë të huaj. Ecën nëpër kampus gjatë vitit akademik dhe të duket sikur je tek kombet e bashkuara, pasi ka njerëz nga mbarë bota këtu.

në ShBa po zhvillohet fushta për zgjedhjet e ardhshme presiden-ciale. Si e shikoni situatën?

Jam i shqetësuar për disa nga deklaratat që një nga kandidatët për President, Z. Trump, është duke bërë. Ndër të tjera, ai ka sugjeruar se NATO nuk është e rëndësishme. Mbase kjo nënkupton një keqkuptim për të mirat që NATO ka bërë, për disa prej të cilave folëm këtu sot. Shpresoj që nëse do të zgjidhej Presi-dent i SHBA, Z. Trump do të ketë oportunitetin të ndryshojë pikëpamjet e tij mbi këtë çështje. Nuk kam ndonjë koment tjetër përsa i përket proçesit zgjedhor në SHBA.

duke përfunduar bisedën këtu me ju dr. perry, ç’farë do t’i uronit Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo ndodhen?

Do t’ i uroja Shqipërisë që demokracia e tyre të stabilizohet në mënyrë të palëkundur, ekonomia të përmirësohet, dhe njerëzit të jenë të lumtur, të kenë prosperitet e të jenë të lirë. Shqipëria është një vend shumë i bukur. Kam vizituar dhe udhëtuar nëpër shumë pjesë të vendit. Shqiptarët që kam njohur janë njerëz shumë të zotë, shumë inteligjentë, për të cilët kam një opinion të lartë. Shqipërisë dhe shqiptarëve që kam njohur, i dër-goj përshëndetjet e mia më të ngrohta. I uroj një të ardhme të lumtur. Keni kaluar kohëra shumë të vështira në të shkuarën. Nga vendet e Traktatit të Varshavës, Shqipëria në veçanti ka pasur një qeverisje shumë të egër. Por njerëzit janë shumë të fortë dhe të qën-drueshëm, kështu që i keni mbijetuar atyre vështirësive. Besoj se Shqipërinë e pret një e ardhme e shkëlqyer.

Mimoza dajçiKaliforni, Korrik 2016

Shqipërisë dhe shqiptarëve që kam njohur,

i dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta. I uroj një të ardhme të lumtur.

Keni kaluar kohëra shumë të vështira në të shkuarën.

Nga vendet e Traktatit të Varshavës, Shqipëria në veçanti ka pasur një qeverisje shumë të egër.

Por njerëzit janë shumë të fortë dhe të qëndrueshëm, kështu që i keni mbijetuar atyre vështirësive. Besoj se Shqipërinë e pret një e ard-

hme e shkëlqyer.

Page 8: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 20168

Kjo rregullore është miratuar me Urdhrin e Ministres së

Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Nr.32, datë 12.1.2016.

speciale

Ne mbeshtetje te pikes 4, te nenit 102, te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, te ndryshuar, te shkronjes”

f; te pikes 2, te nenit 13, te ligjit nr.64/2014 “Per pushtetet dhe auto-ritetet e drejtimit dhe komandimit te Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar dhe te pikes 3, te nenit 19, te ligjit nr.59/2014 “Per karrieren ushtarake ne Forcat e Arma-tosura te Republikes se Shqiperise”, te ndryshuar, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka firmosur me 12 janar të këtij viti “Rregullore e vleresimit vjetor te punes te ushtarakut”.

Sistemi i vleresimit synon te ar-rije disa qellime: te vendose stan-dardet e vleresimit te rezultateve dhe pritshmerine per vleresuesit; te vleresoje periodikisht rezultatet e ar-ritura nga cdo ushtarak, cilesite dhe aftesite e demonstruara ne realizimin e detyrave; te mbeshtese sistemin e perparimit ne grade dhe karriere; te mbeshtese ushtarakun ne zhvillimin e cilesive, aftesive dhe kompetencave nepermjet trajnimit dhe kualifikimit te nevojshem; te mbaje ushtaraket me te mire; te nxite ushtaraket qe nuk arrijne rezultate te kenaqshme per te marre objektiva ne funksion te permbushjes se misioneve dhe detyrave, si dhe zhvillimit te metejshem intelektual, kulturor e profesional te tyre; te do-kumentoje vleresimin e ushtarakut, si dhe te mbeshtese veprimtari te tjera te personelit. Per te arritur keto qellime sistemi i vleresimit perqendrohet ne vleresimin e rezultateve te arritura nga ushtaraket gjate ushtrimit te detyres. Vleresimi i ushtarakut eshte gjithashtu i rendesishem per zhvillimin e cilesive dhe aftesive te lidershipit, trajnim-kualifikimin e promovimin ne grade dhe karriere.

oëllimi Kjo rregullore percakton kriteret

dhe procedurat qe do te ndiqen e do te zbatohen per vleresimin e rezultateve te punes dhe cilesive apo aftesive te ushtarakeve te Forcave te Armatosura. Referencat ne hartimin e kesaj rregul-lore jane: Ligji 59/2014 “Per karrieren ushtarake ne Forcat e Armatosura”; Strategjia e Menaxhimit te Burimeve Njerezore 2015-2019; Ligji 9887, date 10.3.2008, i ndryshuar” Per mbrojtjen e te dhenave personale”; Rregullore per mbrojtjen, perpunimin, ruajtjen dhe sigurine e te dhenave personale, miratuar me Urdher te Ministrit te Mbrojtjes nr.1369, date 25.8.2015.

përkufizimet Per qellime te kesaj Rregulloreje,

termat e meposhtem kane kete kuptim: vleresimi i rezultateve te punes, nenkup-ton procesin e vleresimit te realizimit te objektivave te punes per cdo ushtarak dhe vleresimin e cilesive dhe aftesive te

“Rregullore e vlerësimit vjetor të

punës të ushtarakut”Armatosura, personelin ushtarak, si dhe personelin civil qe drejton personel ush-tarak ne keto struktura. Komandat dhe drejtuesit ne keto struktura, ne cilesine e eproreve te drejtperdrejte, eproreve te ndermjetem dhe eproreve me te larte jane pergjegjes per te siguruar zbatimin dhe mbarevajtjen e procesit te vleresimit te ushtarakeve.

Strukturat zbatuese dhe përgjegjësitë Drejtoria e Burimeve Njerezore dhe

Zhvillimit te Personelit (DBNJZHP) ndjekzbatimin e kerkesave te Rregul-lores se Vleresimit, merr informacion per ecurine e procesit te vleresimit dhe ben propozime per rishikime dhe plotes-ime. Kontrollon zbatimin e kerkesave te rregullores se vleresimit nga strukturat ne FA. Drejtoria e Personelit ne Shtabin e Pergjithshem (Jl), eshte pergjegjese per zbatimin e kerkesave, parimeve dhe procedurave te percaktuara per vleresimin e rezultateve vjetore te punes se ushtarakeve, me qellim mbeshtetjen e autoriteteve perkatese per shqyrtimin dhe perzgjedhjen e ushtarakeve ne funk-sion te procesit te emerimit, gradimit, kualifikimit e trajnimit.

Komandat e të gjitha niveleve, drejtoritë dhe qendratPergjigjen per zbatimin e kerkesave

te kesaj rregulloreje; planezojne masa per njohjen dhe zbatimin e kerkesave te Rregullores se Vleresimit, si dhe per trajnimin e vleresuesve; sigurojne qe raportet e vleresimit te pergatiten ne perputhje me kerkesat e rregullores se vleresimit; planifikojne kontrollin e zbatimit te detyrave, keshillimin me vartesit dhe vleresimin me shkrim te realizimit te detyrave te caktuara per secilin prej tyre; kerkojne raporte me shkrim nga strukturat vartese per ecurine e procesit te caktimit te ob-jektivave individuale dhe vleresimit te ushtarakeve; kerkojne qe eproret e drejtperdrejte te bejne mbikeqyrjen e perditshme ndaj vartesve te tyre per ecurine e zbatimit te detyrave te ngarkuara; sigurojne transparencen e vleresimit per te gjithe ushtaraket e vleresuar; nuk lejojne te behen ndry-shime ne vleresim jashte procedurave te parashikuara ne kete rregullore; kontrollojne dhe sigurojne qe vleresimet perfundimtare te ushtarakeve te behen te sakta, ne kohen e duhur dhe sa meobjek-tive; kontrollojne/sigurojne mbylljen e vleresimeve te eprorit per vartesit ne rastet e levizjes-emerimit ne njedetyre tjeter; Komandat e akademive-shkollave ushtarake, pergjigjen per vleresimin e ushtarakeve qe arsimohen, kualifiko-hen e trajnohen ne keto institucione; pergjigjen per dergimin brenda afateve te raporteve te vleresimit ne Qendren e PersonelRekrutimit.

ushtarakut; i vleresuari, ushtaraku i cili i nenshtrohet vleresimit te rezultatet te punes; vleresuesi, eprori i drejtperdrejte i ushtarakut, i cili ben vleresimin e rezul-tateve te punes se tij; vleresuesi i nderm-jetem, eshte ushtaraku ose nepunesi civil ne linjen e komandim-drejtimit nga varet ushtaraku qe vleresohet dhe eshte eprori i drejtperdrejte i vleresuesit; vleresuesi me i larte, eshte ushtaraku-nepunesi civil i cili eshte eprori i drejtperdrejte i vleresuesit te ndermjetem. Periudha e vleresuar, nenkupton periudhen per te cilen vleresohen rezultatet e punes se ushtarakut dhe perfshin periudhen nga 1janari deri me 31 dhjetor; periudha e vleresimit, nenkupton periudhen gjate se ciles kryhet procedura e vleresimit te rezultateve ne pune dhe zgjat nga 1 deri 31 dhjetor tevitit tevleresuar; vetevleresimi, wenkupton pjese-marrjen aktive te te vleresuarit ne procesin e vleresimit. Ushtaraku qe vleresohet duhet te vleresoje veprim-tarine e vet per rezultatet e arritura, si dhe cilesite, aftesite dhe kompetencat eshfaqura ne realizimin edetyrave. Vlere-simi i pjesshem, nenkupton vleresimin per nje periudhe te caktuar kohe, jo me pak se 90 dite. RWP, nenkupton Raportin e Vleresimit Vjetor te Punes te Ushtarakut. RVA, nenkupton Raportin e Vleresimit Akademik per kursantet e KKSHP-se dhe KLO-se.

parimet dhe kërkesat e sistemit të vlerësimit të ushtarakëve Vleresimi i rezultateve te arritura

dhe aftesive potencialeve te ushtarakeve

eshte nje nga pergjegjesite me te rende-sishme te komandanteve dhe drejtuesve te te gjitha niveleve. Vleresimi i ush-tarakut perfshin teresine e vlerave dhe cilesive morale, te karakterit, profesion-ale, intelektuale e kulturore ne kryerjen e detyres funksionale dhe realizimin e objektivave, si dhe potencialet e tij per te ardhmen. Vleresimi i ushtarakeve te jete i matshem, i drejte, i paanshem, objektiv, i besueshem dhe i ballafaquar me detyrat, arritjet konkrete sipas ob-jektivave dhe jo ne baze te perceptimeve individuale te autoriteteve vleresuese. Vleresimi perfundimtar te jete produkt i ndjekjes se vijueshme te ecurise se ushtarakut. £do ushtarak ka nje histori vleresimi dhe jo vetem nje vleresim perfundimtar. Vleresimi eshte nje pro-ces keshillimi ekomunikimi ivijueshem midis eprorit qe vlereson dhe ushtarakut qe vleresohet, me qellim qe ky ifundit te ndergjegjesohet per detyrimet qe ka dhe te marre pjese ne procesin e hartimit dhe realizimit te detyrave dhe objekti-vave. Kjo menyre pune do t’i sherbeje eprorit te ndermjetem dhe eprorit me te larte per njohjen nga afer te gjendjes, per te ndikuar ne realizimin e misionit dhe detyrave te njesise-repartit, per te vleresuar/drejtuar e zhvilluar vartesit, si dhe per inkurajimin e zhvillimit te metejshem te ushtarakut qe vleresohet. Vleresimi duhet te jete i plote, per te gjitha rubrikat eparashikuara dhe jo i pjesshem, apo i cunguar. Ai duhet te niset nga faktet per te mberritur ne vleresimin final dhe joe kunderta, te nisesh nga vleresimi final dhe pastaj

tekerkosh fakte per tajustifikuar ate. Raportet e vleresimit duhet te jene te sakta, te drejta, te jepen ne kohe, me qellim qe te sigurohet mbeshtetja e au-toriteteve perkatese per perzgjedhjen, perparimin ne grade dhe karriere, mbajtjen dhe emerimin ne detyre te ushtarakeve me cilesore. Raporti i vleresimit vjetor te punes te ushtarakeve duhet te permbaje aftesite, dobesite dhe mundesite qe natyrshem ka çdo ushtarak. Persosmeria eshte nje synim legjitim per te gjithe, por normalisht, jo te gjithe jane te perkryer. Prandaj, nuk mund te kete vleresime pa asnje te mete. Ushtaraku duhet te ndergjegjesohet per cilesite, vlerat, mangesite e dobesite e tij, me qellim qe te permiresohet e zhvillohet me tej. Procesi i vleresimit te ushtarakeve dhe raportet e vleresimit vjetor te punes nuk mund te perdoren si mjete disiplinore, presioni e frike ndaj ushtarakut qe vleresohet. Raporti i vleresimit duhet te plotesohet ne nje periudhe kohe mundesisht sa me te shkurter, me verifikimin e shkaqeve ose arsyes per perpilimin e tij. Raportet e vleresimit duhet te jene autonom, te pavarura njeri nga tjetri. Keto parime dhe kerkesa mundesojne nje vleresim te drejte dhe lejojne ushtaraket qe te kuptojne me lehte se cfare kuptimi ka cdo pike e marrene vleresim.

Fusha e zbatimit Kerkesat e rregullores se vleres-

imit jane te detyrueshme per te gjitha strukturat e Ministrise se Mbrojtjes, Shtabit te Pergjithshem, Forcave te

Page 9: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 9speciale

Strukturat e personelitAgazhohen ne vijimesi ne zbatimin e

procedurave te vleresimit te ushtarakeve nepermjet njoftimeve, komunikimeve, kujtese te afateve te vleresimit, vete-vleresimit, perfundimit dhe dorezimit te vleresimeve. Verifikojne saktesine eplotesimit te raportit te vleresimit, evi-dentojne problematiken dhe informojne me shkrim eproret e tyre. I kushtojne vemendje te vecante plotesimit te ra-portit te vleresimit ne rastet e levizjeve dhe emerimeve te ushtarakeve. I u sug-jerojne eproreve kryerjen e vezhgimeve dhe kontrolleve ne lidhje me zbatimin e kerkesave te rregullores se vleresimit nga ana e strukturave te varesise.

qendra e personel-Rekrutimit (qpR) QPR-ja pergjigjet per administrimin

e RVVP-ve, vjetore ose te pjesshme-te veçanta dhe koordinon me komandat per sigurimin e tyre brenda afateve te percaktuara ne kete rregullore; kontrol-lon saktesine e hartimit te Raporteve te Vleresimit ne perputhje me instruksio-net perkatese dhe kur veren mangesi i kthen prane komandave perkatese per saktesimet ose korrigjimete nevojshme. Kur jane permbushur kerkesat e me-siperme, administron dhe pasqyron raportet e vleresimit perfundimtar te ushtarakut nedosjen elektronike e fizike te ushtarakut. Administron dhe man raportet e vleresimit ne baze te rregullave ne fuqi. Siguron qe mbrojtja e te dhenave qe burojne nga Raportet e Vleresimit te behet ne perputhje me ligjin aktet ligjore dhe nenligjore, si dhe ne kerkesat e rregullores per mbrojtjen, perpunimin, ruajtjen dhe sigurine e te dhenave personale, miratuar me urd-her te Ministritte Mbrojtjes nr. 1369, date 25.08.2015. Per cdo RVVP te ushtarakut, hedh ne bazen e te dhe-nave te automatizuara te personelit: daten e fillimit te vleresimit; daten e perfundimit te vleresimit; emri, atesia, mbiemri i eprorit te drejtperdrejte; vleresimin e bere nga eprori i drejtper-drejte; emri, atesia, mbiemri i eprorit te ndermjetem; vleresimin e bere nga eprori i ndermjetem; vleresimin e bere nga eprori me i larte. Administron dhe verifikon saktesine e perpilimit te Pasqyrave permbledhese te shpern-darjes te renditjes se ushtarakeve te se njejtes grade, te vleresuar nga eprori me i larte per te gjithe ushtaraket e Forces-njesise-repartit sipas kategorive te personelit per te gjitha llojet egradave, mbeshtetur ne nenin 17 “Kufizime ne nivelet evleresimit” te kesai rregullore, sipas Modelit “B”. Ben statistika dhe analiza ne lidhje me vleresimet ebera per ushtaraket ne FA. Informon Shefin e Shtabit te Pergjithshem te FA-se, ne fund te muajit mars ne lidhje me mb-ylljen e procesit te vleresimit, perpunim e informacionit dhe problematikat e konstatuara.

autoritetet e vleresimitte ushtarakut RVVP-ja eushtarakut behet nga

eprori i drejtperdrejte dhe i nenshtrohet gjykimit te jo me shume se dy eproreve me te larte. Autoritet e vleresimit jane autoritete ushtarake-civile nga i cili ush-taraku varet sipas linjes se komandim-drejtimit. Autoritetet e vleresimit jane eprori i drejtperdrejte, eprori i ndermje-tem dhe eprori me i larte. Ne struktura te vecanta te Forcave te Armatosura eprori i ndermjetem mund te mos jete parashikuar ne organike (TOP). Eprori i drejtperdrejte, eshte ushtaraku-civili nga i cili varet drejtperdrejt ushtaraku qe vleresohet. Epror i ndermjetem eshte ushtaraku-civili komandues apo drejtues i nje niveli me lart nga i cili varet eprori i drejtperdrejte. Eprori

me i larte eshte ushtaraku-civili ko-mandues apo drejtues nga i cili varet eprori i ndermjetem. Vleresimi i tij eshte vleresimi final-perfundimtar per ushtarakun e vleresuar. Ne mungese te eprorit te drejtperdrejte ose te njerit prej autoriteteve me te larta, vleresimi perpilohet nga autoritetet e tjera qe jane te pranishme.

Vlerësimi i rezultateve në punë Sistemi i vleresimit vjetor te punes

se ushtarakut ne Forcat e Armatosura perbehet nga: vleresimi i objektivave te arritur dhe vleresimi i cilesive-aftesive te demonstruara gjate realizimit te tyre. Vleresimi eshte nje proces i va-zhdueshem dhe ciklik qe perseritet cdo vit. Periudha minimale e vleresimit te punes se dokumentuar eshte 90 dite kal-endarike, ndersa periudha maksimale eshte 1 vit kalendarik.

Vlerësimi i objektivave Objektivat jane prioritetet e punes

se ushtarakut dhe perfshijne detyrat qe duhen realizuar deri ne fund te periudhes se vleresimit. Vleresimi i realizimit te objektivave behet ne baze te planit te veprimit, i cili hartohet ne perputhje meprioritetet e percaktuara nga struktura ku ben pjese dhe persh-krimi i detyrave. Objektivat duhet te jene specifike, te matshme, te arrit-shme, realiste dhe te orientuara ne kohe. Vleresimi per realizimin e objektivave tepunesperben 60% te rezultatit final te vleresimit. Vleresimi i objektivave behet me pike nga 1 deri ne 5, bazuar ne shkallen e realizimit te objektivave sipas tabeles perkatese.

Vlerësimi i cilësive dhe aftësive Vleresimi i cilesive dhe aftesive

bazohet ne vleresimin e cilesivefizike, morale dhe te karakterit, ne vleresimin e cilesive intelektuale dhe kulturore, si dhe ne vleresimin e aftesive pro-fesionale. Vleresimi i cilesive dhe aftesive perben 40% te rezultatitfinal te vleresimit.

Vleresimi i cilesive fizike morale dhe te karakterit perfshin: pamjen e jashtme; fuqine fizike; fuqine mendore dhe aftesine per t’u perqendruar; shem-bullin personal; forcen e karakterit dhe vendosmerine; kurajen; besnikerine; aftesite per te krijuar autoritet.

Vleresimi i cilesive intelektuale dhe kulturore perfshin: aftesite per te zgjidhur problemet; aftesite komuni-kuese; prirjet per perditesim kulturor; angazhimin per te mesuar dhe per te perdorur gjuhet e huaja.

Vleresimi i aftesive profesionale perfshin; pergatitjen profesionale; menaxhimin e personelit; aftesite or-

ganizuese; marredheniet me njerezit ne pune; motivimin dhe perkushtimin ne pune; besueshmerine; initiatives; aftesite vendimmarrese; prirjet koman-duese; kujdesin per ruajtjen e sekretit; ndjenjen e disiplines; kurset e kualifi-kimit; vartesine nga autoritete te tjera; rendimentin. Vleresimi i cilesive dhe aftesive behet me pike nga 1 deri ne 5, duke u bazuar ne arritjet ne baze te standardeve te vleresimit.

Fazat e dhe procedurat eprocesit të vlerësimit Procesi i vleresimit perfshin fazat

e meposhtme: perpunimi i objektivave dhe i kritereve te vleresimit; caktimi i objektivave dhepercaktimi iplanit te veprimit; vetevleresimi; vleresimi i ndermjetem; vetevleresimipara vlere-simitfinal; vleresimifinal; feedback-u (reagimi-pergjigje per nje proces ose aktivitet te caktuar, njoftim vlere-sues).

Perpunimi i objektivave dhe i kri-tereve te vleresimit perben fillimin e procesit te vleresimit. Ai behet brenda muajit nentor dhe perfshin percaktimin dhe korrektimin e objektivave individu-ate ne perputhje me objektivat makro, si dhe percaktimin e kritereve per vleresimin e tyre, parametrat, peshen, treguesit etj.

Brenda dates 31 dhjetor behet caktimi i objektivave dhe percaktimi i planit te veprimit. Objektivat individu-ate percaktohen mbi bazen e objektivave te percaktuara nga strukturat eprore dhe nga struktura ku ben pjese. Ato diskutohen dhe miratohen nga eprori i drejtperdrejte me qellim qe te jene ne koherence me objektivat e njesise apo repartit-nenrepartit dhe me karakteris-tikat specifike te funksionit. Zakonisht caktohen 3-4 objektiva. Ne fazen e ko-munikimit dhe ndarjes se objektivave,

vleresuesi duhet te beje te qarta rezul-tatet e pritshme ne aspektin e arritjeve, cilesive-aftesive dhe kompetencave, si dhe peshen e rendesise qe ijepet cdo rezultati. Ne kete faze diskutohen edhe planet e veprimit per arritjen e objektivave, menyrat perkatese te kon-trollit, hapat e metejshem te procesit te vleresimit, dhe ne fund komunikimi ne menyre te qarte i aspekteve qe do te konsiderohen dhe menyrat qe do te ndiqen per vleresimin perfundimtar. Aktivitetet ne kete faze realizohen nepermjet nje bashkebisedimi individual te ushtarakut qe vleresohet me eprorin e drejtperdrejte. Eshte e rendesishme qe ushtarakut t’i komunikohet qarte procedura e vleresimit dhe t’i tregohen standardet qe do te perdoren. Eshte e vlefshme te krijohet nje klime e favor-shme per shkembimin e opinioneve dhe gjykimeve ndermjet te vleresuarit dhe vleresuesit, per sai perket rezultateve, kritereve specifike dhe parametrave tevleresimit. Pas pranimit te objekti-vave te percaktuara plotesohet fleta Al e RVVP-se (ne te cilen perfshihen pjeset I, II, III dhe IV), si dhe hartohet plani i masave konkrete per zbatimin e objektivave. Ato nenshkruhen nga eprori i drejtperdrejte dhe nga ushtar-aku qe vleresohet. Nje kopje e fletes Al dhe planit te veprimit administrohet ne dosjen fizike te ushtarakut ne struk-turen ku sherben, nje kopje e mban eprori i drejtperdrejte dhe nje kopje e mban ushtaraku qe do te vleresohet.

Kjo procedure ndiqet ne te gjitha rastet kur raportet e ushtarakut me eproret ndryshojne sipas percaktimeve ne kete rregullore. Ne keto raste afati i caktimit-pranimit te objektivave perfundon per nje periudhe prej 30 ditesh.

VetëvlerësimiEprori i drejtperdrejte i kerkon

ushtarakut te beje vetevleresimin. Ky proces kryhet nga ushtaraku qe vlere-sohet para vleresimit te ndermjetem dhe para vleresimitfinal Ushtaraku qe vleresohet duhet te vleresoje veten per realizimin e objektivave dhe aftesite e shfaqura. Vetevleresimi favorizon pjesemarrjen aktive te te vleresuarit ne procesin e vleresimit. Ai kryhet 1-15 qershor dhe 1-15 dhjetor, duke perdorur RVVP (Modelin A) dhe administrohet ne strukturen ku sherben nga eprori i drejtperdrejte. Vetevleresimi kerkohet edhe ne rastet kur ushtaraku lirohet nga detyra dhe emerohet ne nje detyre tjeter dhe ka ne vijimesi mbi 90 dite pune epror/vartes.

Vlerësimi i ndërmjetëmEshte procesi i verifikimit dhe

vleresimit periodik, ne realizimin e objektivave te caktuar dhe aftesive, nepermjet aktivizimit te momenteve te caktuara te verifikimit. Ushtaraku qe vleresohet ftohet te paraqese ne menyre sintetike situaten etij, duke treguar

veshtiresite e mundshme ne lidhje me realizimin e objektivave. Kjo veprimtari ka si qellim te percaktoje problematikat e ndryshme, duke korrektuar planet e veprimit ose duke ripercaktuar objek-tivat e dhena. Ne rast te ndryshimit te nje ose me teper objektivave, kjo duhet te shenohet ne RVVP, duke riplotesuar fleten Al. Eprori i drejtperdrejte brenda dates 30 qershor ploteson nje raport te vleresimit te ndermjetem sipas Modelit A, i cili administrohet ne dosjen fizike te ushtarakut ne strukturen ku sherben.

Vlerësimi final Procesi i vleresimit final mbyllet

brenda muajit janar te vitit pasardhes me vleresimin e pergjithshem te rezul-tateve te arritura dhe cilesive-aftesive te shfaqura. Fillimisht ushtaraku qe vleresohet procedon me vetevleresimin e rezultateve te arritura dhe aftesite e treguara. Vleresuesi kryen vleresimin e tij ne baze te rezultateve te arritura nga i vleresuari dhe aftesive-cilesive tetreguara, duke perdorur per kete qel-lim RVVP-ne.

Feedback-u Komunikimi i vleresimit eshte nje

moment ballafaqimi ndermjet vlere-suesit dhe te vleresuarit, i cili eshte thelbesor per te qartesuar motivet qe kane percaktuar vleresimin, problemet, mangesite e verejtura, aspektet pozitive, permiresimet e bera dhe aspiratat pro-fesionale. Ai qendron ne komunikimin e konsekuencave pozitive ose negative te lindura nga rezultatet ose sjelljet e tij mbi nje person ose grup tjeter. Ai krijon mundesine qe t’i vihet ne dukje nje personi se çgje ka bere mire, ose ku duhet te permiresohet ne te ardhmen. Keshillohet qe ai te perqendrohet mbi fakte te veçanta dhe vezhgime dhe jo mbi pershtypje te tij.

teknikat e Vlerësimit Per formulimin e vleresimeve,

vleresuesit perdorin RVVP, i cili sher-ben si nje instrument vleresimi dhe eshte njekohesisht edhe nje dokument zyrtar ku pasqyrohet vleresimi i ushtarakut per nje periudhe te caktuar, zakonisht 1 vjecare. Plotesimi i tij kerkon kor-rektese, saktesi e pergjegjshmeri nga te gjithe ushtaraket ose punonjesit civile qe vendosen ne rolin e vleresuesve.

Raportet e vleresimit jane te ndry-shem per kategori te ndryshme ushtar-akesh: Per vleresimin e oficereve me grade nentoger deri kolonel perdoret RVVP, ModeliA Modeli A perdoret edhe per vleresimin e nenoficereve dhe ushtareve, me disa vecori, te cilat nuk jane te aplikueshme. Per vleres-imin e ushtarakeve qe kryejne kurse kualifikimi mbi 90 dite perdoret RVVP, Modeli A. Pervec raportit te vleresimit, pjese e dokumenteve te vleresimit te ushtarakut do te konsiderohet edhe raporti i vetevleresimit.

Raporti i vleresimit perbehet nga 6 pjese: pjesa e parë, te dhena administra-tive; pjesa e dytë, sutoritetet vleresuese; pjesa e tretë, detyrat dhe pergjegjesite; pjesa e katërt, objektivat-standardet akademike dhe vleresimi i tyre; pjesa e pestë, vleresimi i aftesive e cila perfshin tre nenndarje: vleresimin e cilesive fizike, morale dhe karakterit; vleres-imin e aftesive intelektuale dhe kultur-ore; vleresimin e aftesive profesionale; pjesa e gjashtë, hapesire ne dispozicion te autoriteteve vleresuese; fleta e Ko-munikimit te vleresimit perfundimtar. Raporti i vleresimit plotesohet per te dokumentuar periudha sherbimi jo me pak se 90 dite deri ne 1 vit. Plotesimi i RVVP-s te ushtarakut behet nga auto-ritetet perkatese sipas specifikimeve te meposhtme:

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Page 10: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 201610

dhe 1313, Dante Alighieri shpresonte për krijimin e një fuqie të fortë imperi-ale, në gjendje të limitonte sovranitetin e mbretërive të vecanta si dhe të nxiste bashkëpunimin e tyre paqësor. Peran-doria universale përkonte me Europën

fokus

Ideja e Europës, më e lashtë se kombet që e përbëjnëE shkruante Dante Alighieri

tek “Monarkia”, mes viteve 1310 dhe 1313. Por ideja që nevojitej një autoritet mbi

kombet e vecantë është edhe më e vjetër. Por, vetëm në kohën e poetit të madh iu hap rrugë dy koncepte që ndryshonin mes tyre: “federaliste” dhe “konfederaliste”

Uniteti europian si projekt politik ka lindur gjatë Nëntëqindës, në vijim të katastrofave që shkaktuan dy luftërat botërore, të cilat shumë historianë i kanë konsideruar “një luftë civile europiane”. Por, ideja e Europës ka një histori shumë më të gjatë. Në një libër të titulluar jo pa domethënie, “Vingthuit siecles d’Europe”, Denis de Reugemont ka hedhur një numër mbresëlënës dëshmish, që nga He-siodi e deri tek mesi i Nëntëqindës, për të demonstruar që “Europa është shumë më e lashtë se sa kombet që e përbëjnë, por rrezikon që të zhduket për faj të mosmarrëveshjeve të tyre si dhe iluzionit për të ruajtur sovranitetin absolut. Në të kundërt, unioni i tyre do të ruante Europën, duke shpëtuar në të njëjtën kohë, atë që mbetet vitale në diversitetin e saj të frutshëm”.

Historianët kanë gjithmonë tundi-min që të vihen në kërkim të parar-endësve, edhe pse këta, qofshin ide apo persona, shfaqen zakonisht pas faktit të kryer. Eshtë një fatalitet, sepse ndërkohë që historia ndodh, askush nuk e di rezultatin përfundimtar dhe vetëm koha përzgjedh atë që ka qenë e rëndë-sishme dhe atë që nuk ka patur peshë. Por deri kur duhet të hidhemi pas në kohë, për të gjetur fillesat e Europës? Tek miti i Europës, nimfa e bukur që u josh prej Jupiterit? Tek Tucididi, që shkruan: “Kur medët ishin larguar nga Europa, të mposhtur prej grekëve në tokë dhe në det…”? Apo tek Aristoteli, i cili e klasifikon me saktësi natyrën e europianëve, sipas vendit ku jetojnë, në Veri, në Jug apo në zonën e mesit të Kontinentit të Vjetër?

Në fillim ishte një ide e pasigurtë.Të zgjatesh me fjalë apo copëza frazash aty-këtu nëpër tekstet e lashtë mund të jetë corientuese, sepse nuk kuptohet me saktësi cfarë ka patur në mendje autori.Në vitin 767, duke përshkruar betejën e Poitiers, Isidori i Riu fliste për ushtrinë e Carlo Martellos si një ushtri “europianësh” (“Në mëngjes, duke dalë nga shtëpitë e tyre, euro-pianët sulmuan cadrat e mirëreshtuara të arabëve”). Po sa ishte e gjallë mes ushtarëve dhe vetë kronistit vetëdija e të qënurit “europianë”? Duket më e mundshme që shkrimtari iberik e ka patur fjalën për një entitet gjeografik të papërcaktuar dhe që ushtarët nuk kanë dëgjuar asnjëherë të flitet për Europën.

Ndoshta ekzagjeron edhe Carlo Curcio kur saktëson: “Nëse me Eu-ropë nënkuptohet një njësi kulturore apo një njësi politike, mund të fiksohet origjina e saj në epokën Karolingiane, por, nëse me Europë nënkuptojmë një shumëllojshmëri harmonike popujsh që kanë vetëdijen e tyre, një “shoqëri kombesh”, atëherë origjina është shumë më vonë, mes shekujve XIII dhe XIV, në mos më vonë. Problemi më i rëndë-sishëm është që të përcaktohet nëse atëherë, ata kanë patur një ide të caktuar për Europën, nëse i kanë dhënë një emër, si në rastin e Charlemagne”.

Edhe pse Charlemagne ka qenë krijuesi i parë i “unionit monetar eu-ropian” me futjen e lirës, të parave dhe monedhave-një sistem monetar, i destinuar të zgjaste për më shumë se një mijë vite-ajo dritëz bashkimi që ai kish mundur të realizonte u zhduk shumë shpejt me shpërbërjen e perandorisë. Përshtypja që krijohej, po të anali-zosh me saktësi shkrimet e juristëve, njerëzve të Kishës, këshilltarëve të oborreve, kronistëve që kanë jetuar në atë kohë, është që Europa ka qenë dicka e paqartë, që përgjithësisht ngatërrohej me Respublica Christiana, e cila për-bënte lidhjen më të ndjerë mes njerëzve në atë kohë. Ajo nisi të përvijohet në fillimet e Treqindës, atëherë kur morën rrugë dy koncepte që sot do i quajmë “federalist” dhe “konfederalist”. Tek “Monarkia”, shkruar mes viteve 1310

dhe projekti i Dantes, ndonëse aty-këty me tipare utopistë, kishte një identitet të qartë politik.Këtij i kundërvihej projekti, i hartuar disa vite më herët nga Pierre Dubois, një jurist i famshëm francez, që parashikonte krijimin e një Lidhjeje princërish të pavarur nga Papa dhe nga perandori, që do të kishte një këshill dhe një ansamble përfaqësuese të “republikave më kristiane”. Nuk është e vështirë të dallosh në këtë lidhje – në të cilën princërit ruanin sovranitetin e tyre të plotë, një projekt jo shumë të largët nga Europa e “mëmëdheve” aq e dashur për gjeneralin De Gaulle, dhe as Bashkimin Europian të sotëm në të cilin, përtej fasadës, sovranet e vërteta janë qeveritë.

Historia europiane vazhdoi përgjatë rrugës së parashikuar nga Dubois, dhe nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse nuk ekzistonin ende kushtet për bash-kimin e popujve që mendonte Dante, ndërkohë që ishte më urgjente nevoja për të konsoliduar shte-tin përreth një fuqie absolute, në gjendje të impononte autoritetin e saj, mbi një mijë feudet në të cilat ishin ndarë rajonet perëndimorë. Pasi u fuqizuan, Anglia, Franca, Spanja dhe Perandoria e Hab-

sburgëve, u shndërruan në kolonat e atij që në fund të Shtatëqindës, Uilliam Robertson e quajti sistemi europian i shteteve. “Asnjë princ”, shkruante historiani anglez, “nuk ishte kaq u fuqishëm në krahasim me të tjerët, që sforcot e tij të ishin të parezistueshme, apo pushtimet të lehtë. Avantazhet që kishte një shtet, kundërbilancoheshin prej rrethanave më të favorshme të të tjerëve, dhe kjo pengonte secilin prej tyre të ar-rinte një superioritet që do të kish rezultuar fatal për të gjithë. Kombet e Europës, atëherë ashtu si sot, ishin si një familje e madhe”.Një familje “jo e bashkuar dhe në grindje, pa dyshim”, shton Jean Baptiste Duro-selle, “por një familje, gjithësesi.Po lindte një Europë e re, prej shteteve më të fuqishëm dhe koherentë”.

Në çdo sistem, pjesët e vecanta dhe e tëra janë të dallueshme qartë. Kështu, Luigji XIV mund të men-donte për madhështinë e Francës dhe të fliste, sic bënte shpesh, për “interesa” të Europës, për “paqe europiane”. Di-vergjencat dhe konfliktet që kanë shen-juar historinë në ata shekuj, nuk mund ta fshihnin idenë që europianët ishin të bashkuar prej një fati të përbashkët.

Prania e Turqisë në NATO nuk vihet në diskutim, deklaroi me 10 gusht, zëdhënësja e Aleancës, Oana Lungescu, në një komunikatë duke reaguar ndaj spekullimeve në media mbi këtë çështje. “Prania e Turqisë në NATO nuk vihet në pyetje dhe NATO-ja mbështetet në kontributin e vazhduar të Turqisë, që mund të besojë në solidaritetin dhe mbështetjen e or-ganizatës,. Turqia duhet të jetë plotësisht e pranishme në vendimet e bazuara për konsensus të Aleancës. Nuk është çështje diskutimi anëtarësia e Turqisë në NATO”, thekson Oana Lungescu.

Ndër të tjera në deklaratën ku theksohet se Alean-

ca është e formuar mbi parimet e mbrojtjes kolektive dhe demokracisë, lirisë individuale, të drejtave të nje-riut dhe sundimit të ligjit thuhet gjithashtu se “NATO i beson vazhdimisht kontributeve të Turqisë dhe Turqia mund ti besojë solidarizimit dhe mbështetjes së NATO-s.” Gjithashtu në deklaratë është rikujtuar se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg natën e tentativës së puçit dhe më pas ka kryer bised-ime me Presidentin Erdoğan dhe ministrin e Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, duke ripërsëritur se e dënojnë tentativën e puçit dhe duke konfirmuar mbështetjen për institucionet demokratike të Turqisë.

NAtO: prania e turqisë nuk vihet në diskutim

Obama mbi partneritetin me Rusinë në Siri

Presidenti Barak Obama ka hedhur dyshime ekstreme nëse SHBA mund të ketë besim tek Rusia si partnere për t’i dhënë fund luftës civile siriane. “Nuk jam i bindur se mund t’u besojmë rusëve dhe Vladimir Putinit, prandaj na duhet të provojmë nëse mund t’i japim fund konfliktit aktual”, i tha president Obama gazetarëve në Pentagon të enjten pas takimit me anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar luftën kundër grupit Shteti islamik.

Presidenti tha se Rusia mund të mos jetë në gjendje të ndihmojë për t’i dhënë fund dhunës “ose për shkak se nuk do, ose sepse nuk ka ndikim të mjaftueshëm mbi presidentit sirian Bashar al- Assad”. “Pikërisht këtë po vëmë në provë”, tha president Obama. Qeveria siriane dhe aleatët e saj rusë po luftojnë rebelët për kontrollin e një zone rreth Aleppos, në ato që vëzhguesit i përshkruajnë si disa prej luftimeve më të ashpra në muaj. Luftimet shpërthyen më shumë se dy muaj më parë, dhe Observatori Sirian i të Drejtave të Njeriut njofton se të paktën 6,000 njerëz janë vrarë ose plagosur në 80 ditët e fundit. Presidenti tha se administrata e tij e di mirë se Rusia ka qenë e gatshme për të mbështetur një “regjim vrasës dhe një individ si Assadi që ka shkatërruar vendin e

tij vetëm për të qëndruar në pushtet.” President Obama tha se çdo ndërprerje e konfliktit në Siri duhet të përfshijë fundin e bombardime ajrore dhe metodave të tjera të përdorura nga regjimi sirian për vrasjen e civilëve. Për gati dy vjet, SHBA ka mbështetur forcat lokale në Siri dhe Irakun fqinj ndërsa ata luftojnë për të sprapsur terroristët e Shtetit Islamik. SHBA nisi sulmet kundër ISIS në Afganistan në janar dhe filloi të mbështesë forcat lokale pro-qeveritare në Libi këtë javë, të cilat luftojnë për të rimarrë qytetin Sirte i konrolluar nga ISIS. Ata janë pranë arritjes së qëllimit dhe ne jemi duke ndihmuar,” u tha gazetarëve këtë jave zëdhënësi i Pentagonit Jeff Davis. Presidenti mbajti një mbledhje një orëshe me udhëheqësit ushtarakë në Pentagon në lidhje me luftën kundër Shtetit Islamik. Më vonë ai u tha gazetarëve se ISIS në Irak dhe Siri është dobësuar, por pohoi se grupi ekstremist ende përbën kërcënim për Shtetet e Bashkuara ndërsa përdor taktikat të reja për të rekrutuar anëtarë, për stërvitjen e tyre dhe për të inkurajuar sulme nga persona që veprojnë në formë të pavarur. Ndërsa këto sulme mund të rezultojë në më pak vrasje, presidenti Obama tha ISIS ende mund të krijojë “atë lloj frike dhe shqetësimi që i jep më shumë emër organizatës”.

Page 11: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 11

FSK-ja triumfon në kampin ,”Bondsteel’’

kosova

Ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kiliç e falënderoi ministrin Demolli për pritjen si dhe për bashkëpunimin e deritashëm në mes dy Shteteve dhe dy ministrive; Ministrisë për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Turqisë, gjithashtu edhe për solidaritetin e Qeverisë së Ko-sovës dhe Ministrisë së FSK-së me Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë edhe me popullin turk në përgjithësi.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës(MFSK), z. Haki Demolli priti më

5 gusht, në vizitë zyrtare në ministri, ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilcim Kilic e cila shoqërohej edhe nga atasheu ushtarak i Turqisë në Republikën e Kosovës, kolonel Necdet Ozdemir.

Ministri Demolli e falënderoi am-basadoren Kilic për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Qeveria e Re-publikës së Turqisë dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë kanë dhënë dhe po japin për Ministrinë e Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Më tej, ministri Demolli duke i shprehur ngushëllime Ambasadores turke për humbjen e jetëve të njerëzve, tha se: ”Republika e Turqisë është një partner i yni strategjik dhe për këtë ne duam që ajo të jetë stabile dhe në paqe’’.

Në fund, Ministri Haki Demolli duke konfirmuar se bashkëpunimi bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes

të Turqisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, shprehu solidaritetin me popullin e Turqisë, të cilët, siç tha Ministri, mbrojtën demokracinë dhe lirinë në vendin e tyre.

Nga ana e saj, ambasadorja e

Turqisë në Republikën e Kosovës, znj. Kiliç e falënderoi ministrin Demolli për pritjen si dhe për bash-këpunimin e deritashëm në mes dy Shteteve dhe dy ministrive; Minis-trisë për FSK-në dhe Ministrinë e

Mbrojtjes së Turqisë, gjithashtu edhe për solidaritetin e Qever-isë së Kosovës dhe Ministrisë së FSK-së me Qeverinë dhe Min-istrinë e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë edhe me popullin turk në përgjithësi.

Znj. Kilic u shpreh optimiste se Republika e Turqisë do të dalë edhe më e fortë nga situata e krijuar dhe se bashkëpunimi me Ko-sovën dhe Ministrinë e FSK-së, do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në fund, ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës, zonja Kilic

u shpreh se: ,,Ne duam që Kosova e bukur të ketë të ardhme të ndritur dhe marrëdhëniet tona, në mes të dyja shteteve dhe dy popujve, të in-tensifikohen në të ardhmen në të gjitha segmentet e jetës”.

Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të Ministrisë për FSK-në dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë dhe konform Urdhresës dhe marrëveshjes në mes të dy ministrive, nënkolonel Haki Hoti (Departamenti për Politika dhe Plane në Ministrinë e FSK-së) për 18 muaj ndoqi shkollimin në Kolegjin e Luftës në Akademinë e Mbrojtjes në Hamburg të Gjermanisë. Kolegji i Luftës në Akademinë e Mbrojtjes të Gjermanisë është institucioni me i lartë për përgatitjen e oficerëve të lartë për Lidership, Menaxhment dhe Udhëheqje në nivelet Operative dhe Strategjike.

Bazuar në raportin e vlerësimit dhe të Diplomës të Kolegjit të nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes dhe komandanti i Akademisë gjeneralmajor Lidsba, tregon se performanca e nënkolonel Hotit, është e shkëlqyeshme. Ai është një oficer me inteligjencë shumë të lartë, me karakter të fortë dhe mirë të formësuar e të balancuar dhe me ambicie të shën-detshme. Përkushtimi, Vendosmëria, Disiplina dhe Vullneti janë karakteristikat dalluese të tij që në çdo kohë shkëlqejnë.

Sipas raportit nënkolonel Hoti ka treguar dhe përformuar kapacitete intelektuale të gjykimit të shëndoshë edhe në kohë me presion të lartë, ai ar-rin rezultate të shkëlqyeshme të punës, dhe tregon shpirtin dallues dhe të shquar ekipor dhe aftësi të mëdha komunikimi. Në aspektin e paraqitjes, nënkolonel Hoti është një person me vetëbesim të madh, i sjellshëm dhe i thjeshtë. Gjatë debateve ai mbron mendimet e veta objektivisht dhe në mënyrë të argumentuar. Vendi i tij duhet të jetë shumë kre-

nar sepse ai është krenar që është një oficer i FSK-së. Nënkolonel Hoti është i aftë të veprojë në mënyrë shumë konfidente në mjedise internacionale, i cili në një mënyrë shumë të veçantë integroi vetën me studentet tjerë in-ternacional të kolegjit. Ai ishte gjithmonë i gatshëm t’i ndihmojë kolegët e tij, gjithashtu ai gëzonte një simpati të veçantë dhe ishte më i respektuari dhe më popullor mes kolegëve të tij.

Bazuar në qëndrimin, paraqitjen, sjelljen dhe suksesin e shkëlqyeshëm të treguar gjatë takimeve të

niveleve të ndryshme, qofshin; seminareve, prezan-timeve, provimeve dhe punimeve të seminareve, nënkolonel Hoti përfaqësoi denjësisht Forcat e Armatosura dhe shtetin e tij. Ai është një ushtarak i motivuar me aftësi të shkëlqyeshme dhe të veçanta, i cili ka dhënë një performancë të mrekullueshme përgjatë kolegjit. Pjesëmarrja e tij në Akademinë e Mbrojtjes edhe vizita në Bruksel ka qenë sh-embullore. Ai ishte nder i madh për Akademinë e Mbrojtjes, gjatë gjithë kohës. Ai u familjarizua shumë lehtë me procesin e marrjes së vendimeve dhe procesin e Planifikimit të Forcave Tokësore të Ushtrisë Gjermane ato të NATO-s dhe të OKB-s. Gjatë ushtrimeve fushore në nivel Brigade, Di-vizioni dhe Korpusi me skenar të Operacioneve të intensitetit të lartë, të mesëm dhe forma të ndryshme të Operacioneve ai performoj shkallë të lartë të aftësive dhe të Liderit. Duke marrë parasysh performancën dhe personalitetin e tij, ai përmbushi me sukses të veçantë si shembull për të tjerët të gjitha kriteret e Kolegjit të Luftës. Në modulin e fundit të Kolegjit që kishte të bëjë me Sigurinë Evropiane dhe NATO-n, (një pjesë e të cilit u realizua në selinë e NATO-s dhe BE-s), përformanca e tij ishte mbresëlënëse jo vetëm për Kolegjin dhe mësimdhënësit por edhe për oficerët madhor të NATO-s pranë Shtabit të Përgjithshëm dhe Parlamentarëve Evropian në Bruksel. Nënkolo-neli Haki Hoti më 17 korrik 2016, diplomoi dhe iu kthye punës së rregullt në Departamentin për Poli-tika dhe Plane në Ministrinë e FSK-së) ku vazhdon me sukses kryerjen e detyrave të përgjithshme.

AKADEMIA E MBROjTjES në GjERMAnI

nënkolonel Haki Hoti diplomohet nga Kolegji i Luftës

Demolli: Turqia është partneri i ynë strategjik

Ekipi i futbollit i Batalionit të parë të Brigadës për Reagim të Shpe-jtë (BRSH) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) fitoi garën, zuri ven-din e parë, pasi që në finale mundi ekipin e futbollit të Kontingjentit portugez të KFOR-it, në turneun e organizuar në Kampin ushtarak të Brigadës Shumëkombëshe Lindje të KFOR-it, ,,Bondsteel’’ në Sojevë të Ferizajt. Pjesëtarët e Batalionit të parë të BRSH-së, kishin fituar vendin e parë edhe në garat e organizuara me 4 Korrik, për nderë të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, në Kampin Bondsteel.

Gara e futbollit ishte e organizuar me sistem eliminimi, në të cilin morën pjesë shtatë ekipe, siç ishin: ekipi i futbollit i Kontingjentit ameri-kan në kuadër të KFOR-it, Kon-tingjentit gjerman, portugez (me dy ekipe), turq dhe atij kroat, të gjitha të stacionuara në Kampin ,,Bondsteel’’ si dhe një ekip tjetër i futbollit nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së. Në ndeshjen finale ekipi i futbollit i Batalionit të parë të BRSH-së, mundi ekipin e futbollit të Kontingjentit portugez të KFOR-it, me rezultat 2:1.

Tri vendet e para u shpërbly-en me medalje nga organizatori, gjithashtu vendi i parë (BAT 1) për-pos medaljeve është shpërblyer edhe me një trofe. Me këtë rast, Batalioni i Parë falënderoi organizatorin, pra Kampin ,,Bondsteel’’ për mundësin e dhënë që edhe të jenë pjesë e këtij turneu, si dhe falënderoi të gjitha eki-pet e KFOR-it, që garuan në turnir për mikpritje dhe lojë ,,fer- play’’. Organizimi dhe mbajtja e aktiviteteve të tilla sportive ka për qëllim të mbajë formën fizike, moralin dhe kalitjen e pjesëtarëve që shërbejnë në uniformë, të institucioneve pjesëmar-rëse. Vlen të theksohet për fund se bashkëpunimi si dhe organizimi i ak-tiviteteve të përbashkëta me kampin ,,Bondsteel’’ janë të vazhdueshme dhe në fusha të ndryshme qoftë në aspekt të trajnimeve ashtu edhe në ato të rekreacionit.

Page 12: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 201612 maqedoni

Ministri Jolevski theksoi se për Republikën e Maqedonisë është shumë i rëndësishëm anëtarësimi në NATO dhe mbështetja e SHBA-së për anëtarësim në NATO është më e nevojshme se kurrë. Përveç kësaj, Jolevski kërkoi mbështetje më të madhe nga zyrtarët amerikanë lidhur me investimet në biznesin strategjik në mbrojtjen e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë vizitës së punës n ë SHBA, m i n i s -tri Mbrojtjes, Zoran Jolevski mes tjerash

në Pentagon u takua me zëvendës ndihmësin e sekretarit të Mbrojtjes, Michael Carpenter. Në takim, temë kryesore e bisedës ishin sfidat e sigurisë në rajon dhe ndikimi i tyre në stabilitetin dhe sigurinë evropiane dhe botërore. Të dy ranë dakord se rajoni luan një rol kyç në stabilite-tin evropian, por edhe se Shtetet e Bashkuara duhet të rrisin fokusin dhe mbështetje për rajonin.

Ministri Jolevski theksoi se për Republikën e Maqedonisë është shumë i rëndësishëm anëtarësimi në NATO dhe mbështetja e SHBA-së për anëtarësim në NATO është më e nevojshme se kurrë. Përveç kësaj, Jolevski kërkoi mbështetje më të madhe nga zyrtarët amerikanë lidhur me investimet në biznesin strategjik në mbrojtjen e Republikës së Maqe-donisë. Carpenter shprehu pajtuesh-mëri për idenë e Jolevski dhe theksoi gatishmërinë për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për përfshirje më të madhe dhe mbështetjen e zyrtarëve nga Pentagonit dhe SHBA-të për procesin e vazhdueshëm të modern-izimit të ushtrisë dhe mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë.

Për Maqedoninë me rëndësi antarësimi në nATO

ARM: Krenar për efektivat tanë në Afganistan

Delegacioni i ARM udhëhequr nga shefi i Shtabit lejtnant Metodi Veliçkovski zhvilloi më 2 gusht një vizitë zyr-tare dy ditore pranë paqeruajtësve të Maqedonisë dhe

komandën e misionit “Resolute Support” në Kabul, Afganistan. Veliçkovski General gjatë vizitës në Afganistan zhvilloi një takim zyrtar me komandantin e misionit “Resolute Support” General John Nicholson, si dhe pati takime me zyrtarë në komandën e trajnimit dhe këshillimit (KOSAGG).

Lidhur me pjesëmarrjen e kontingjentit të Maqedonisë në misionin, Gjeneral Nicholson u shpreh se ata “kanë një profesion-alizëm të lartë, kanë demonstruar njohuri dhe aftësi në kryerjen e detyrave të caktuara në pozitën që ata janë vendosur. Ndër të tjera, Veliçkovski u informua për situatën aktuale të sigurisë në Afganistan, aktivitetet aktuale dhe të planifikuara për të ardhshmen në misionin “Resolute Support”.

Gjatë qëndrimit të tij në Afganistan, më 2 gusht, delegacioni ushtarak i Maqedonisë së bashku me të gjithë anëtarët e Ushtrisë

së këtij rotacioni që janë në misionin “Resolute Support” festuan festën e Ilinden kombëtar si një lloj mbështetje për trupat ushtarake si një kontribues aktiv për paqen dhe sigurinë në nivel global.

Kjo është vizita e parë pranë paqeruajtësve të Maqedonisë dhe komandën e misionit të udhëhequr nga NATO “Resolute Support” nga udhëheqja e lartë ushtarak të Ushtrisë që nga fillimi i saj në janar 2015.

Kontigjenti maqedonas i përbërë 39 pjesëtarët e ARM të cilët kryejnë detyra në kuadër të forcave KOSAGG për të siguruar komandën kryesore të misionit “Resolute Support” në Kabul dhe trajnimin e komandës dhe në veri të ndihmës këshillim.

Në 14 vitet e fundit, ushtria është pjesë e kualicionit më të madh ushtarak e cila është përgjegjëse për më shumë se 2,800 prej anëtarëve të saj, të cilat janë në shumë mjedise komplekse cka tre-gon kontributin e Maqedonisë në ndërtimin e paqes, demokracisë dhe sigurisë në Afganistan.

Legjitimiteti, njohja dhe konfirmimi i sigurt, të besueshëm, të

trajnuar, por mbi të gjitha një partner i barabartë i NATO-s, ka fituar një demonstrim të angazhimit për performancë të lartë të detyrave të ngarkuara. Mësimet e nxjerra nga pjesëmarrja në ISAF, shkalla e madhe janë përdorur gjerësisht në misionin paqeruajtës të tanishëm “Resolute Support”.

ARM është krenar prej anëtarëve të saj, të cilët në këtë peri-udhë nuk është vetëm të ruanin sovranitetin e Republikës së Maqe-donisë, por në të njëjtën kohë dhe ambasadorët e tij të paqes.

ARM përfshihen në përballimin e përmbytjeve

Presidenti i Maqedonisë dhe komandant suprem i Forcave të Armatosura Gjorge Ivanov, për shkak të stuhisë dhe permbytjeve që përfshinë Shkupin, nxorri urdhërin për nxjerrjen e ushtrisë, me të gjitha pajisjet e nevojshme për përballimin e pasojave te krijuara nga pasojat e stuhisë.

Shefi i Shtabit të ushtrisë Metodi Veliçkovski, menjëherë urdhëroi dërgimin e njësive speciale të Ushtrisë dhe mjetet për ofrimin e ndihmës për popullatën e prekur dhe që kanë të bëjnë me pasojat e stuhisë.

Ekipet e kërkimit dhe nxjerrjes të pajisura me pajisje speciale dhe kamionë gjatë natës, u angazhujan rreth fshatit Stajkovci dhe unazës së qytetit të Shk-upit, duke bashkëpunuar së bashku me ekipet e Ministrisë së Brendshme dhe subjekteve të tjera për kërkim në terren, u angazhuan në nxjerrjen e njerëzve të prekur, të bagëtive dhe automjeteve të dëmtuara dhe të përmbytura. Gjatë fillim helikopterët e trans-portit MI të Ushtrisë dhe përfaqësues të zonës së prekur nga stuhia kontrol-luan terenin dhe përcak-tuan nevojat për angazhim të mëtejshëm.

ARM vunë në dis-pozicion të gjitha kom-petencat e nevojshme dhe burimet financiare për t’u angazhuar në trajtimin me pasojat e stuhisë, e cila është duke angazhuar staf shtesë, numri i automjeteve dhe burimeve materiale për të kërkuar në terren, nxjerrjen e trupeve te mbytur dhe për të ndihmuar popullsinë lokale me furnizimin me ujë dhe ushqime qe mbeten të domosdoshme, Për këtë qëllim një përfaqësues i ushtrisë eshte në selinë e krizës në Shkup, për shkak të nevojave të menjëhershme në përmirësimin e koordinimit dhe angazhimin e mëtejshëm të numrit të nevojshëm të personelit dhe burimeve.

Page 13: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 13bullgari

Projekti për linjën hekurudhore midis Detit të Zi dhe Detit Egje është prem-tues për shkak të faktit, se pala greke tashmë punon mbi trasenë e vet midis Selanikut dhe Aleksandrupolisit, ndërsa për palën bullgare – tashmë ka pajtueshmëri operative me hekurudhat greke. Një pjesë prej trasesë greke lidhja tashmë është e realizuar. Idetë do të konkretizohen në shtator në nivel të Ministrive të Transportit dhe të Administratave Detare dhe Hekurudhore me qëllim që projekti të aplikohet për financim në kuadrin e planit “Junker”.

Në mes të verës, gjatë kësaj jave Kryeministri i Greqisë Aleksis Cipras vizitoi Sofjen. Vizita pritej në qershor, por për arsye

të panjohura ajo u realizua tani. Mbledhja e tretë e përbashkët e qeverive të Bull-garisë dhe të Greqisë, që u mbajt gjatë vizitës, shkaktoi një gjallërim në mar-rëdhëniet e dyanshme pas një amullie prej katër vjetësh. Mbledhja e parë ishte në vitin 2010, e dyta – në 2012. Është fakt in-teresant, se edhe në tre mbledhjet e zhvil-luara deri tani Bullgaria ishte përfaqësuar nga i njëjti kryeministër – Bojko Borisov, ndërsa Greqia –nga tre kryeministra me radhë – Georgios Papandreu, Andonis Samaras dhe Aleksis Cipra.Amullia prej katër vjetësh pas dy mbledhjeve të fundit i detyrohet kryesisht krizës ekonomike. Siç shënoi vetë Aleksis Cipras, ajo preku më tepër Greqinë, se sa Bullgarinë. Gjatë këtyre viteve te dy shtetet u prekën edhe nga kriza me refugjatët. Në bisedimet në Sofje kryeministrat shprehën kënaqësi, se për fat të mirë kriza e tretë lidhur me sigurinë e cila ka pushtuar botën, nuk e ka prekur Greqinë dhe Bullgarinë.

Shkaku për amullinë relative katërvjeçare në dialogun e dyanshëm është dallimi në orientimin politik të qeverive në Sofje dhe Athinë – ajo bull-gare përkufizohet si e djathë konservatore, ndërsa qeveria greke si e majtë radikale. Sipas Kryeministrit Borisov, me gjithë përkatësinë e tyre në familje të ndryshme politike, qeveritarët në Sofje dhe Athinë “ndajnë unanimitet në të gjitha sferat kritike” dhe në kushtet e krizës gjithmonë e kanë përkrahur njeri tjetrit.Siç pritej, vëmendja kryesore në bisedimet në Sofje iu kushtua çështjeve ekonomike dhe konkretisht bashkëpunimit në fushën e energjetikës dhe infrastrukturës. U disku-tua projekti për transport të gazit natyror drejt Bullgarisë nga porti grek Aleksan-drupolis, ku do të ndërtohet terminal për gaz të lëngshëm. Pala bullgare, e cila ka dëshirë të marrë pjesë në ndërtimin e ter-minalit, e konsideron projektin si i lidhur me interkonektorin midis dy shteteve dhe është e mendimit, se ai duhet të jetë në afërsi me të. Këto synime nuk janë të reja, por u bënë sidomos aktuale pasi testimet e interkonektorit bullgaro-grek në treg treguan, se kërkesat për përdorimin e tij tejkalojnë kapacitetet e projektimit. Me siguri, përshtypje më të fortë shkaktoi synimi i deklaruar për ndërtimin e linjës së shpejtë hekurudhore midis portit bullgar Burgas dhe portit grek Aleksandrupolis. Kjo ide nuk është e re, por gjatë vizitës së Ciprasit u zhvillua më tej dhe u plotësua me projekte për ndërtimin e dy qendrave të mëdha logjistike. Projekti për linjën hekurudhore midis Detit të Zi dhe Detit Egje është premtues për shkak të faktit, se pala greke tashmë punon mbi trasenë e vet midis Selanikut dhe Aleksandrupolisit, ndërsa për palën bullgare – tashmë ka paj-tueshmëri operative me hekurudhat greke. Në pjesë prej trasesë greke lidhja tashmë është e realizuar. Idetë do të konkretizo-hen në shtator në nivel të Ministrive të Transportit dhe të Administratave Detare dhe Hekurudhore me qëllim që projekti të aplikohet për financim në kuadrin e planit “Junker”. Në vjeshtë do të zgjidhet edhe problemi me bllokadat kronike të kufirit nga fermerët protestues grekë. Çështja është me rëndësi, sepse gjatë dimrit shkaktoi tension midis Sofjes dhe Athinës. Zgjidhja e çështjes pritet në muajin shta-tor, pas takimeve të autioriteteve greke

me fermerët dhe sindikatat. Pala bullgare nga ana e saj dha premtim, që në lidhje me përmbytjet në Greqi, të shkaktuara nga lumi Marica, liqenet artificiale në

territorin bullgare të jenë të plota deri në 80%. Ndërkohë Bullgaria do të punojë suplementarisht mbi sistemet e lajmërimit të hershëm.

Agjencia Evropiane për kufijtë e jashtëm “Fronteks” do të forcojë kontrollin nëpër kufijtë e Bullgarisë me Turqinë dhe Serbinë. Vendimi është pranuar me kërkesë të autoriteteve bullgare. Agjencia do të vendos oficerë, makina patrulluese, mikrobusë për një vërejtje termike dhe ekipe me qen, që të mund tu ndihmojë autoriteteve bullgare të mund të zbulojnë dhe verifikojnë njerëzit e fshehur nëpër makina, autobusë dhe tren, sqaroi zëvendësdrejtori ekzekutiv i “Fronteksit” Bernd Kjorner. Agjencia do të ndihmojë dhe për përcaktimin e kombësisë të imigrantëve të cilët mbërrijnë. Para pak ditesh kryeministri i Bullgarise, Bojko Borisov i kerkoi kancelares gjermane Angela Merkel, pikerisht ndihmen e “Fronteks” per kontrollin e kufijve te bullgarise. Konkretisht që “Fronteks” të kontribuojë për sigurimin e teknikës, anijeve, helikopterëve.

“Fronteks” kontroll në kufijtë me Turqinë

dhe Serbinë

Muzeu i Spirancave – nëpër gjurmët e kohësNë qytetin më jugor të bregdetit të

Bullgarisë, në Detit të Zi-Ahtopoll, gjendet një muze relativisht i ri, por interesant dhe i pasur me zbulimet e veta dhe me rregullimin-“Historia e spirancës”. Ekspozita është krijuar si një koleksion publik të Bashkimit “Stranxha e Detit të Zi” me kryetar inxhin-ieri Petër Kënev. Drejtoria shkencore e pro-jektit i është dhënë si ngarkesë historianit Atanas Oraçev. Çfarë përmban ekspozita e muzeut? “Spiranca të mëdha, të vëna nëpër sheshet me barrë të cilat janë krye-sisht nga shekulli i XIX dhe i XX- shënon doktor Oraçev. Ekspozita e brendshme tregon vetë historinë e spirancës. Në të janë vendosur në praktikë pothuajse të gjitha llojet e kësaj pajisjeje bazë të anijeve, të cilat takohen në Detin e Zi që nga mesi i mijëvjeçarit të dytë përpara Krishtit deri në gjysmën e parë të shekullit të XX-të. Në vitrinat dhe nëpër podiumet mund të shikohen dhe gërmime të ndryshme nga anijet e fundosura. Koleksioni qe i mbledhur për 6 vjet dhe është një nga më të mëdhenjtë në botë si tip dhe lloje. Zbulimet në fakt janë nga ekuatori midis kepit Maslen dhe Rezovo. Kurse ky bregdet doli se është më i rrezikshëm për lundrimin e anijeve në përgjithësi në Detin e Zi.” “Ky bregdet është i prerë shumë dobët, është kompozuar kryesisht prej shkëmbinjve vullkanik, posaçërisht bregdeti nga qyteti Ahtopoll e në jug. Kurse lart nëpër të ka dhe shkëmbinjsedimentarë (ata janë mjaft

më të butë). Dhe prandaj për shembull në qytetet Primorsko dhe Kiten ka duna të mëdha prej rëre, kurse këtu, duke përjashtuar gjirin verior, ku ka një vijë të madhe plazhi, vija të ngjashme ka deri në jug nga Rezovo. Me fjalë të tjera ky është një breg i pjerrët vertikal. Dhe kur një anije nga epoka e lundrimit me vela bie në era dhe stuhi të rrezik-shme, ai nuk ka se ku të fshihet. Prandaj këtu ka më tepër anije të mbytura.”

Në ekspozitë ka dhe fragmente përfaqësive të hartave evropiane, të cilat zbulojnë etapat bazë në njohjen e Detit të Zi dhe të bregdetit të Stranxhës. Dhe akoma diçka tjetër: çdo vit këtu në një nga sal-

lat vjen për vizitë me pronësitë e veta ndonjë nga muzetë buzë bregut. Sivjet artefaktet e veta i paraqet muzeu në qytetin Bjalla. Bohet fjalë për sende të gjetura nga kalaja e antikitetit në kepin Shën Atanas. Aty, për shtatë vjet, arkeologu docenti Valeri Jotov tregon sesi duhet të punohet për socializmin e një objekti dhe për kthimin e tij në një nga atraksionet më të vlefshme turistike, ve në dukje Atanas Oraçev. Përveç spirancave dhe mbeturinave të tyre, shumë monedha dhe sende të tjera, të gjetura në ujërat e Detit të Zi, në muze ka një përmbledhje, e cila prezanton historinë e qytetit Ahtopoll dhe të banuesve të tij. Duke shikuar ekspozitën, vizituesit mund të informohen në 3 gjuhë: bullgarisht, anglisht dhe rusisht. Muzeu është koleksioni i parë publik i krijuar në Bullgari. Financohet krejtësisht prej dhuruesve dhe hyrja është e lirë.

Gjallërohen marrëdhëniet

bullgaro-greke

Cipras në sofje

Page 14: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 201614 Histori:

Provokacionet Gusht 1949 dhe komandant

Memo nexhipiShteti shqiptar, pas përfundimit

të Luftës së Dytë Botërore, me përparësi po vëzhgonte veprimet armiqësore të shteteve

fqinj, të cilët në vijimësi po organizonin e kryenin provokacione në kufijt e ven-dit. Nga faqet e historikut të Forcave të Kufirit vetëm gjatë vitit 1949 janë kryer mbi 700 provokacione nga ana e ish-Jugosllavisë dhe monarko-fashistëve të Greqisë në kufirin tokësor, ajror e detar, ku nga këto 600 ishin kryer në kufirin me shtetin Grek. Gjatë muajve prill-korrik, monarko-fashistët grekë kryen mbi 120 provokacione të ndry-shme ajrore dhe tokësore në rajonin e Bilishtit, Leskovikut, Sarandës, Konispolit etj. Vlerësimi i këtyre provokacione nga shteti shqiptar i paraprinte masave për një agresioni të mundshëm kundër vendit. Qeveria e kohës ndërmori një sërë masash për të forcuar vigjilencën dhe rritur gatishmërinë luftarake të Forcave të Armatosura dhe të popullit. Nga shteti filluan përgatitjet në të gjithë vendin si nga ana politike, ekonomike dhe ush-tarake me qëllim mbrojtjen e atdheut, të lirisë dhe të pavarësisë së vendit. Kështu u morën masa që të mos lejoheshin monarko-fashistët grekë të futeshin në tokën shqiptare ose ta pushtonin për ta përdorur për rrethimin dhe azgjësimin e forcave të Ushtrisë Demokratike Greke, që mbroheshin në malet e Greqisë në kufi me vendin tonë.

Komanda e Përgjithshme mori një seri masash organizative. Detyrë ju vu menjëherë ushtrisë, njësive e reparteve dhe forcave të kufirit që të forcohej gatishmëria luftarake, të organizohej vrojtim e zbulim i pandërprerë përgjatë kufirit juglindor e jugor të vendit, si dhe të kryheshin e përsoseshin punimet xheniere fushore. Forcave të Kufirit ju vu detyrë për të moslejuar dhe ndaluar çdo lloj veprimi luftarak të armikut, për t’u futur në brendësi të kufirit shtetëror. Ndaj Komanda e Përgjithshme përpiloi planin e operacionit mbrojtës dhe në bazë të tij, vuri në lëvizje rezervat e saj strategjike në drejtim të Korçës. Për sigurimin dhe drejtimin e opera-cionit, krijoi grupimin për drejtimin e Armatës me kuadro të Komandës së Përgjithshme, si dhe sigurimin dhe mbajtjen e ndërlidhjes së pandërprerë. Masa u morën për furnizimin materialo-teknik dhe për furnizimin e njësive e të reparteve me ushqime, veshmbathje, armatim e municion, etj. Masat e marra nga shteti dhe Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë, bënë të mundur përgatitjen e të gjitha kushtet që agresioni i mund-shëm i ushtrisë manoarko-fashiste greke të përballohej me sukses.

Veprimet luftarake në rajonin e Vidohovës

Komanda monarko-fashiste greke, për të mashtruar forcat demokratike greke në Malin e Viçit, si dhe për të kapur objekte të rëndësishme në drejtim të Dradhës, filloi veprimet luftarake në drejtim të Vidohovës. Pas një përgatitje të fuqishme me artileri më 2 gusht 1949, në orën 05.00, tri batalione monarko-fashistë të përforcuara me artileri e të mbështetur nga 15 aeroplanë “Spitfeier” sulmuan tokën shqiptare në piramidat nr. 54 dhe 55, në një front 700-800 m dhe pas 7 orë luftime me forcat e rojes së kufirit të Divizionit të Mbrojtjes së Popullit, mundën të përparojnë 300-400 m në tokën tonë. Armiku mori masa për mbrojtjen e lartësisë, duke u përforc-uar dhe me manovër krahëmarrëse e shpinëmarrëse sulmoi të merrte lartësi

të tjera, por u detyrua të ndalet në orën 13.00 të kësaj dite.

Me fillimin e veprimeve luftarake për pushtimin e lartësisë 1309 m, batalioni këmbësor i vendosur në ra-jonin e Sulit, filloi lëvizjen drejt kësaj lartësie dhe nën mbështetjen e fuqishme të zjarrit të një grupi morta-jash kundërsulmoi, ku dhe pas luftimesh të ashpra e të përgjakshme, rivendosi situatën. Armiku ndërmori një zjarr të fuqishëm me artileri e aviacion dhe me një sulm tjetër, i dety-roi forcat tona të lëshojnë pozicionet e të tërhiqen në bazën e nisjes. Armi-ku ndërmori edhe sulme të tjera, por si rezultat i mbrojtjes me këmbëngulje dhe të kundërsulmeve të herë pas hershme të forcave tona, nuk mundi ta merrte lartësinë 1309 m. Armiku u përforcua në lartësinë 1425 m, ku veç përshtatjes së disa QZ ekzistuese, bëri transhe e hendeklidhje.

Më 7 gusht, në orën 16.00, pas një breshëri zjarri deri në dhjet minura, Forcat e Ushtrisë shqiptare me tri toga sulmuan për marrjen e lartësisë. Mes luftimeve të ashpra, forcat e krahut të djathtë ar-ritën të kapin 3 QZ, por në pamundësi të përfaqësohen, u tërhoqën në bazën e nisjes. Sulmi u përsërit në orën 24.00 pa mbështejen e artilerisë, por nuk pati sukses. U organizuan dy grupe sulmi, njerit prej tyre, që mori detyrë të vepronte në krahun e majtë, iu dha në përforcim një togë xheniere. U organizua ndërlidhja me këto forca, si dhe për sigurimin e sulmit u organizua PAM, ku mori pjesë edhe AKA me qitje të drejtpërdrejt. Në orën 18.00 të datës 8 gusht forcat u hodhën në sulm. Me luftime të përgjakshme, që arritën deri trup me trup, dhe bashkëveprimi i mirë të forcave dhe i mbështejes me zjarrin e artilerisë, u arrit të marrin lartësinë 1425 m dhe të rivendosin situatën në kufirin shetëror.

Monarko-fashistët për të shpërthyer mbrojtjen e forcave tona të kufirit, përqëndruan një sasi të konsiderueshme forcash dhe mjetesh. Kështu, për push-timin e lartësisë 1309 m, ku mbrohej një togë kufitare me një efektiv 36 vetë, armiku sulmoi me dy batalione me rreth 1.000 vetë të mbështetur nga një RA dhe aviacioni.

Gjatë veprimeve luftarake për push-timin e lartësive forcat tona kufitare përdorën me mjeshtëri manovrën krah-marrëse e shpinëmarrëse edhe në terren malor. Forcat e Kufirit, si rezultat i vendosmërisë, heroizmit, organizimit

të mirë të zjarrit, të kundërsulmeve të njëpasnjëshme, e detyruan armikun në ditën e pare, të mësynte me një temp mesatar të ultë, prej 40-50 m në orë duke përparuar 300-400 m në thellësi të tokës sonë. Gjatë 5-6 ditë luftimesh me forcat monarko-fashiste forcat tona thyen mezatarisht çdo ditë 1-2 sulme. Veprimet luftarake të tyre në mbrojtje u karakterizuan nga një aktivitet i lartë, ato dhanë deri 2 kundërsulme në ditë, më të dëndura në data 2-3 dhe 5-7 gusht. Sidomos për marrjen e pozicioneve në lartësitë e kodrave ku armiku kishte marrë masa për t’u përforcuar dhe forti-fikuar, kundërsulmet u dhanë me grupe sulmi, në përbërje të të cilëve morën pjesë efektiva nga nënrepartet xheniere. Në tërësi, gjatë dhënies së kundërsul-meve, u organizua edhe bashkëveprimi ndërmjet llojeve të armëve dhe mbajtja e tij deri në plotësimin e detyrës. Përveç armëve të këmbësorisë, veprimet xheniere dhe zjarrit të artilerisë që u përdorën me intesitet nga forcat tona në këto luftime, për mbështetjen e sulmit të këmbësorisë u përdorë edhe artileri KA me qitje të drejtpërdrejtë.

Komandant Memo NexhipiMemo Nexhip Bejko lindi në Dukaj

të Tepelenës, më 1 prill 1929. Babai, Nexhipi mori pjesë në luftën kundër andartëve grekë, në vitin 1914 dhe në Luftën e Vlorës 1920. Me këto tradita atdhetare u edukua që në fëmijëri, ku dallohej midis shokëve në zellin për të mësuar dhe në shkathtësinë e ve-primeve. Nga kushtet e ekonomike familjare e detyruan Memon që në

moshën 14 vjeç të shkonte në Vlorë, për t’u punësua në fabrikën e vajit dhe alk-oolit, duke bërë vetëm tri klasë fillore. Me fillimi i LANÇ-it, Memo Nexhi u gjend nga të parët aktivistë dhe partizan në çetat e para të Tepelenës. Ai u dallua si organizator dhe trim në të gjitha aksionet luftarake. Në shtator 1943 forcat par-tizane të batalionit “Baba Abaz”, batalionit territorial të Kurveleshit dhe çetat e fshatrave e çliruan qytetin e Tepelenës më 15 shtator. Në luftimet e Shkallës së Zezë, në shtator-tetor 1943, ku ju bë një pritë autokolonës gjermane të ardhur nga Janina, e që shkonte për në Vlorë, partizani Memo Nexhipi tregoi trimëri të rrallë.

Memo Nexhipi u caktua nga luftëtarët e Tepelenës për luftëtar në radhët e Brigadës II Sulmuese, në nëntor 1943. Në ditët e Operacionit armik të Dimrit (1943-1944), Memua me disa shokë u ngarkuan me

detyrë që të vepronin në territorin e Tepelenës. Në shkurt të vitit 1944, Memo rreshtohet luftëtar në batalioin e dytë të Grupi të Parë të Kurveleshit, ku u njoh me shumë luftëtarë, ku ju ngarkua detyra e zëvendëskomandantit të kompanisë. Në luftime u shqua si luftëtar trim, por dhe organizator e komandant i aftë. Në maj të vitit 1944, Memo shkon përsëri në Brigadën II Sulmuese, në radhët e së cilës qëndroi deri në çlirimin e plotë të Atdheut. Pas çlirimit u emërua në radhët e Ushtrisë Popullore. Batalioni ku shërbente Memo u përqëndrua në fshatin Hoçisht të Devollit. Memo si komandant i thjeshtë kishte fituar respektin e ushtarëve të batalionit. Atij i dëgjohej me vëmendje fjala dhe i zbatonin urdhërin luftarak. Ku vepronte ky batalion lëviznin herëpasherë bandat diversioniste. Njëra prej tyre i vrau në befasi komandantin e batalionit, e që Memo si mik e shok e dëshpëroi shumë, por shtoi forcat dhe urrejtjen për armiqtë e pabesë. Nga veprimet diversioniste, provokacionet greke në kufijtë e jugut arritën në shkallën e një agresioni ushtarak.

Më 2 Gusht 1949 monarko-fashistët grekë kaluan në sulm të hapur në sektorin e Vidohovës me forca të shumta, të përforcuara me artileri dhe të mbështetura nga aviacioni luftarak. Provokacionet u shtrirë edhe në sektorë të tjerë të kufirit, si në Trestenik, në Kapshticë, në Vernik dhe deri në sekto-rin e Leskovikut. Forca e parë luftarake që u shkoi në ndihmë kufitarëve trima

të Vidohovës ishte kompania që koman-dohej nga kapiteni Memo Nexhipi dhe nëntogeri Ferit Bregasi. Komandant Memos në këto luftime iu dha e drejta të komandonte gjithë batalionin. Pozi-cionet e luftimit u zunë së bashku me kufitarët. Armiku ishte gozhduar në vend brenda tokës sonë dhe po groposej në llogore. Memoja dhe Feriti vendosën të sulmonin.

Urdhri i komandant Memos u përhap me shpejtësi në të gjithë vijën e kufirit. Ushtarët u përgatitën për sulm. I pari u ngrit Memo e pastaj e gjithë kompania u sul e para. Sulmi i vrullshëm bëri që monarko-fashistët të thyheshin shpejt. Duke lënë të vrarë e të plagosur, armiku u tërhoq. Koman-dant Memo vëmendjen e përqendroi te vendosja e luftëtarëve në pozicionet më të përshtatshme, ku zjarri i armëve të ishte sa më i efektshëm mbi armikun që përgatitej për sulm. Përsëri në mes-ditën e 2 gushtit monarko-fashistët, të mbështetur nga aviacioni, përsëritën disa herë sulmet, duke u munduar të hynin në tokën tonë, por kufitarët trima qëndronin me gjakftohtësi pa u tundur nga vendi e nuk i lëshonin armikut asnjë pëllëmbë tokë. Kodra e Vidohovës ishte ndezur flakë. Ushtarët, me në krye komandant Memo, luftonin heroikisht, duke i vënë detyrë vetes të mos thyheshin, armiku nuk duhej të ka-lonte kufirin shtetëror. Beteja vazhdoni e ashpër. Memo luftonte me mitraloz dhe nisi t’i vinte shirit tjetër, por nuk arriti, sepse aty midis komandantit dhe komisarit, plasi një predhë e fuqishme artilerie. Pasi u shpërnda pluhuri dhe u qartësua pamja, ushtarët panë kapiten Memon të gjakosur nëfytyrë, me kokën të mbështetur te mitralozi dhe dukej sikur po flinte. Komisar Feriti ishte përplasur pak më tutje i copëtuar, kurse një ushtar i vdekur ndodhej i rënë pranë komandantit të tij. Një oficer i ri i afro-het komandantit, e ngre në shpatulla dhe i thërret i ngashëryer. Memoja ngadalë hapi pak sytë, pa oficerin dhe me zë që mezi i dëgjohej i përsëriti: “Merr komandën, kujdes, ata sulmojnë!” Aktet e guximshme e burrërore të Heroit të Popullit Memo Nexhipit, të oficerit Ferit Bregasit, të ushtarëve Tafil Ferhati, Shy-qyri Avdia, Ibrahim Fetahu e të shumë të tjerëve, të cilët ranë fli në mbrojtjen e Atdheut, tregojnë më së miri cilësitë e shkëlqyera moralo-luftarake me të cilat ishin brumosur efektivi i ushtrisë, të cilët kur është çështja për të mbrojtur Atdheun ishin të gatshëm të mbrojnë me gjak çdo pëllëmbë tokë, duke mos kursyer as jetën, duke vdekur për të qenë i pavdekshëm.

Kështu e dha jetën komandanti trim Memo Nexhipi, ky bir i lavdishëm i popullit. Për meritat e tij në LANÇ, si ushtarak e kuadër i vendosur deri në flijimin e jetës për mbrojtjen e Atd-heut, Memo Nexhi ju dha titulli “Hero i Popullit”.

prof. asoc. dr. bErnard Zotaj

Page 15: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 2016 15

Super Strakosha, U-21 barazon me Italinë

futboll u 21sport

STADiUmi “LoRo BoRiçi” i RiLinDUR

Gati për kolaudim në miqësoren e 31 gushtit me marokun

eURoPA LeAGUe

Partizani përballë rusëve të Krasnodarit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dje disa foto nga ndërtimi I stadiumit të ri “Loro Boriçi” në Shkodër. “Loro Boriçi” i rilindur. Gati për kolaudim në miqëso-ren e 31 gushtit me Marokun dhe për ndeshjen e parë prej vërteti të Kuqezinjve me Maqedoninë në 5 shtator për eliminatoret e Botërorit 2018””, shkruan Rama. “Një stadium europian për Shqipërinë dhe Shkodrën, ku do të luajë eliminatoret e Botërorit edhe Kombëtarja e re e Kosovës”, vijon kreu i qeverisë. “Në këtë vepër është investuar nga Qeveria Shqiptare për futbollin 18 herë më shumë se në 23 vjet (1990-2013) të marra së bashku. Rilindje Shqipëria e GjeneratësTjetër”, përfun-don postimin e tij kryeministri Rama.

Me shortin i cili është hedhur në Nyon, janë përcaktuar çiftet e play-offit në Europa League, ndërkohë që fituesit e përballjeve kualifikohen për garën në grupe. Ekipi i Partizanit ka si kundërshtar ekipin rus, Krasnodar. Kurse ekipi shqiptar tetovar i Shkëndijës, do të përballet me belgët e Gentit.

Nga ekipet e rajonit të cilat marrin pjesë në garën eliminatore, Hajduku i Splitit do të ketë për kundërshtar ekipin Maccabi nga Tel Avivi, ndërsa Crvena Zvezda e Beogradit do të luaj kundër ital-ianëve të Sassuolos.

Çiftet e play-offit të Europa League janë: Gent (Belgjikë) – Shkëndija (Maqe-doni), Krasnodar (Rusi) – Partizani (Shqipëri), Astana (Kazakistan) – BATE Borisov (Bjellorusi), AEK Larnaca (Qipro) – Liberec (Çeki), Dinamo Tbilisi (Gje-orgji) – PAOK (Greqi), Arouca (Portugali) - Olympiakos (Greqi), Midtjylland (Dani-markë) – Osmanlispor (Turqi), Austria Vjenë (Austri) – Rosenborg (Norvegji),

Beitar Jerusalem (Izrael) – Sent Etienne (Francë), Lokomotiva Zagreb (Kroaci) – Genk (Belgjikë), Vojvodina (Serbi) – AZ Alkmaar (Holandë), Trenčin (Sllovaki) – Rapid Vjenë (Austri), Maribor (Slloveni) – Qabala (Azerbajxhan), Istanbul Basaksehir (Turqi) – Shakhtar (Ukrainë), Astra (Rumani) – Ëest Ham (Angli), Sonderjyske (Danimarkë) – Sparta Prag (Çeki), Fenerbahce (Turqi) – Grasshoppers (Zvicër), Sassuolo (Itali) –

Crvena zvezda (Serbi), Goteborg (Suedi) – Qarabag (Azerbajxhan), Brondby (Dani-markë) – Panathinaikos (Greqi), Maccabi Tel Aviv (Izrael) – Hajduk (Kroaci), Slavia Prag (Çeki) – Anderlecht (Belgjikë).

Ndeshjet e para do të luhen më 18 gusht, në të cilat Shkëndija dhe Partizani do të luajnë në teren si mysafir, ndërsa ndesh-jet e kthimit luhen një javë më vonë. Ekipet më të suksesshme në këto përballje do tu bashkëngjiten 16 ekipeve që kanë siguruar plasmanin direkt në garën e grupeve, si dhe 10 ekipeve të cilat do të humbin në play offin për Ligën e Kampionëve.

Shqipëria e të rinjve ka bara-zuar ditën e mërkure, me 10 gusht 2016, në një ndeshje miqësore përballë Italisë,

në të cilën mediat italiane i kanë thurur shumë elozhe 21-vjeçarëve kuqezi. Ishte mbrëmja e Strakoshës, të riut Tomas, që ka shkëlqyer mes shtyllave, por dhe Bares, Manajt e Qazim Laçit.

Takimi është mbyllur në rezul-tatin e bardhë 0-0, ku vendasit e drejtuar nga ish-mesfushori i Interit, Di Biagio, kishin inciativat më të mira per të shënuar me sulmuesin e Sassuolos, Berardi, si dhe Cataldon e Rossetin. Por, akrobacitë e Stra-koshës i kanë mohuar golin në më shumë se 4 raste italianëve.

Në fundin e takimit, trajneri Di Biagio u shpreh se skuadra e tij bëri ndeshje të mirë, edhe pse kjo është një periudhë ku futbollistët nuk mund të shprehin më të mirën. Me nota pozitive e ka vlerësuar ndeshjen dhe trajneri Jupi, që vlerësoi kolek-tivitetin e kuqezinjve dhe paraqitjen brilante të portierit Strakosha.

italia (4-4-2): Donnarumma (Cragno); Conti, Biraschi (Cala-bresi), Caldara, Murru; Berardi (Ricci), Verre (Grassi), Cataldi (Capezzi), Garritano (Gagliaridini); Rosseti (Parigini), Cerri (Monach-ello). (Meret, Somma, Romagna, Morosini). Tr. Di Biagio.

ShqipëRia (4-2-3-1) Stra-kosha; Gurishta, Lulaj, Shkalla (Karriqi), Hoxhallari; Laci, Gjini; Fili (Uzuni), Bare, Latifi; Manaj. (Teqja, Domgjoni, Toli, Durmishaj, Qerfozi, Zenuni). Trajner Redi Jupi.

euroBasket 2017:Shqipëria, me

“këmbë në tokë” përballë grupit “F”

Shqipëria e ka pranuar hapur pozicionin e saj të pafavorshëm në radhët e grupit F, për kualifikimet për në Kampionatin Europian të Basketbollit, EuroBasket 2017. E ndodhur përballë Gjeorgjisë, Malit të Zi dhe Sllovakisë, kompeticioni, që merr jetë më 31 gusht, përbën një çast vendimtar për vendin tonë. Pas një periudhe përgatitore 4-vjeçare, trajneri i Shqipërisë Antonis Con-stantinides ka zgjedhur paraprakisht 19 lojtarë, 12 prej të cilëve do të për-faqësojnë kombëtaren në këtë proces. Pjesëmarrja në garat e kualifikimit do të jetë qershia mbi tortë për revo-lucionin që ka marrë jetë së fundmi në basketbollin shqiptar, shkruhet në faqen fibaeurope.com. “Këtë verë, Shqipëria do të marrë pjesë për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar për të gjitha grup-moshat, për meshkuj dhe femra”, ka deklaruar Constantinides. “Ob-jektivi ynë në këto momente është të formojmë një grup lojtarësh të rinj dhe të ndërtojmë atë që do të jetë bërthama e ekipit në vitet e ar-dhshme”, ka sqaruar tekniku. 19 të përzgjedhurit e Constantinides janë: Marsel Aliaj, Besnik Bib-eraj, Denis Deda, Elvisi Dusha, Herion Fasllija, Algert Gjonaj, Abdel Gjyzeli, Julian Hamati, Endri Hysenagolli, Mired Jani, Aldo, Kola, Genti Lasku, Dod Lekndreaj, Robert Shestani. Gerti Shima, Celis Taflaj, Adriano Topalli, Red Vogli dhe Franci Zeneli.

Figura të rëndësishme të sportit, artit dhe politikës i kanë dhënë lam-tumirën e fundit futbollistit të njohur të Partizanit dhe kombëtares së viteve ‘60, Lin Shllaku, i cili ndërroi jetë të hënën. Pas homazheve që u mbajtën në ambientet e Agjencisë Kombëtare të Sporteve, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka e cilësoi si një humbje të madhe për sportin tonë ndarjen nga jeta të Shl-lakut. Në homazhe morën pjesë edhe shumë ish-futbollistë të asaj kohe me të cilët Shllaku ka luajtur me fanelën e kombëtares së atyre viteve. Lin Shllaku pati një karrierë të pasur. Me fanelën e Partizanit ai fitoi disa tituj kampion dhe 7 Kupa Republike. Në 70-vjetorin e themelimit, Klubi Partizani i akordoi atij edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.

përgatiti: ilir lame

Futboll, i jepet lamtumira ikonës

Lin Shllaku

Page 16: ushtria 1 E prEmtE, 12 gusht 2016 uSHtrIA · ushtria zyrtare E prEmtE, 12 gusht 2016 3 Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë vijuar operacionin “Bluzat e bard - ha” për

ushtriaE prEmtE, 12 gusht 201616

Adresa: Rruga e Dibrës/ Garnizoni “Skënderbej” http://www.mod.gov.al/index.php/publikime/gazeta-ushtria

“Bluzat e bardha” po “çlirojnë” rivierën

Operacioni “Bluzat e bardha” i FA, është angazhuar për pastrimin e rivierës shqiptare, për sezonin turistik veror, që do zgjasë deri ne

fund te muajit gusht 2016 ku janë angazhuar rreth 500 forca dhe 65 mjete ushtareke: efektivë të Forcës Tokësore b1K (Batalioni i I-re Këmbësorisë), b3K (Batalioni III i Këm-bësorisë), Forcës Detare, Forcës Ajrore, Komandës Mbështetëse si dhe efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi.Gjatë ditës së parë të operacionit u angazhuar 36 forca si dhe një mjet tip ASTrA. Fillimisht puna nisi në pastrimin e aksit rrugor dhe vijës bregdetare në Dhërmi, Bashkia Himarë, ku janë pastruar 2 km linear rrugë dhe 2 km vijë bregdetare dhe janë grumbulluar 330 thasë më mbeturina.Në ditën e dytë të operacionit u angazhuar 513 forca dhe 57 mjete, u realizua pastimi i 4 km linear në segmentin rrugor Sarandë-Qafëgjashtë, 8 km linear në segmentin Jalë-Borsh si dhe vija bregdetare uji i ftohtë Vlorë-Orikum ku u grumbulluar dhe transportuar 47 ton inerte dhe mbetje.Gjatë ditës së tretë u an-gazhuan 501 forca dhe 57 mjete, u pastruan 45 km aks rrugor dhe vijë bregde-tare, si dhe u grumbulluan dhe transportuan 55 ton inerte dhe mbetje.Dita e katër u angazhuan 493 farcave dhe 55 mjeteve, ku u zhven-dosën 56 ton inerte dhe mbeturina, si dhe u pastruan 30 km vijë bregdetare dhe akse rrugore.Në ditën e pestë të operacionit janë anga-zhuar 70 forca dhe 9 mjete, u bë pastimi i 25 km linear aks rrugor, si dhe u grumbulluan dhe transportuan 5 m³ inerte dhe mbetje.Angazhimi i Forcave të Armatosura për pastrimin e territorit të bregdetit gjatë sezonit turistik është në zbatim të VKM-së, një nismë e marrë për sensibilizimin e qytetarëve për të mbajtur pastër ambjen-tin e përbashkët që na rrethon, por dhe për shkak të një emergjence ambientale e cila prek drejtpërsëdrejti jo vetëm push-uesit në këtë zonë turistike por mbarë turizmin në Shqipëri.