MJEDISI BIZNESOR

36
MJEDISI BIZNESOR Rregullat në biznes? Sinergjia=1+1>2 ? Ç`është Biznesi familjar Biznesi familjar Është ajo ndërmarrje ku kapitalin bazë e kontrollojnë apo menaxhojnë dy apo më tepër anëtar të familjes, me tendenca të qarta për t`u trashëguar në gjeneratat që vijnë, në mënyrë që të ruhet pasuria në familje. Biznesi familjar Një biznes do të llogaritet si familjar nëse do të plotësojë njerin nga këto tri kritere : Më tepër se 50% e pasurise i takon familjes ; Më tepër se 50% e administrimit është në duart e një familjeje ; Numri më i madhë i Bordit udhëheqës i përket një familjeje ; Biznesi familjar Bizneset familjare janë shtylla kryesore në rritjen e shumë ekonomive. Për shkak të natyrës së tyre, bizneset familjare ballafaqohen me më shumë sfida shtesë në krahasim me bizneset jo familjare. Duke ju referuar këtij fakti, vijmë në përfundim se kemi të bëjm me nje fushë që meriton vëmendje më të madhe. Anët e forta dhe të dobëta te Biznesit Familjar Si përparesi kryesore renditet dedikimi tepër i larte i rritjes së biznesit, mirëqenia dhe dorëzimi i punës brezave më të rinj. Shumë anëtarë të një familjeje identifikohen me kompaninë dhe në të njëjten kohe janë të gatshëm të punojnë më tepër dhe ta riinvestojne fitimin e tyre në biznes, duke përparuar zhvillimin në një mënyre më afatgjate. Sipas studimeve të kryera, për shkak të ruajtjes së emrit që është i lidhur me produktet dhe shërbimet që ofrohen, pjesetarët e këtij biznesi mundohen që të rrisin cilësine e prodhimit, si dhe të ruajne marrëdheniet me partnerët e tyre. Një nga anët e dobëta, këto biznese në shumicen e rasteve dështojne në punen e tyre për nje periudhe afatgjate. Sipas të dhënave dy të tretat e deri në tre të katërtat e bizneseve familjare dështojne ose shiten nga themeluesit e tyre gjatë zoterimit. Vetem 5% deri në 15% vazhdojnë punën në duart e gjenerates së tretë. 1

Transcript of MJEDISI BIZNESOR

Page 1: MJEDISI BIZNESOR

MJEDISI BIZNESOR

Rregullat në biznes? Sinergjia=1+1>2 ?

Ç`është Biznesi familjar

Biznesi familjar

Është ajo ndërmarrje ku kapitalin bazë e kontrollojnë apo menaxhojnë dy apo më tepër anëtar të familjes, me tendenca të qarta për t`u trashëguar në gjeneratat që vijnë, në mënyrë që të ruhet pasuria në familje.

Biznesi familjar

Një biznes do të llogaritet si familjar nëse do të plotësojë njerin nga këto tri kritere :

Më tepër se 50% e pasurise i takon familjes ;

Më tepër se 50% e administrimit është në duart e një familjeje ;

Numri më i madhë i Bordit udhëheqës i përket një familjeje ;

Biznesi familjar

Bizneset familjare janë shtylla kryesore në rritjen e shumë ekonomive. Për shkak të natyrës së tyre, bizneset familjare ballafaqohen me më shumë sfida shtesë në krahasim me bizneset jo familjare. Duke ju referuar këtij fakti, vijmë në përfundim se kemi të bëjm me nje fushë që meriton vëmendje më të madhe.

Anët e forta dhe të dobëta te Biznesit Familjar

Si përparesi kryesore renditet dedikimi tepër i larte i rritjes së biznesit, mirëqenia dhe dorëzimi i punës brezave më të rinj. Shumë anëtarë të një familjeje identifikohen me kompaninë dhe në të njëjten kohe janë të gatshëm të punojnë më tepër dhe ta riinvestojne fitimin e tyre në biznes, duke përparuar zhvillimin në një mënyre më afatgjate.

Sipas studimeve të kryera, për shkak të ruajtjes së emrit që është i lidhur me produktet dhe shërbimet që ofrohen, pjesetarët e këtij biznesi mundohen që të rrisin cilësine e prodhimit, si dhe të ruajne marrëdheniet me partnerët e tyre.

Një nga anët e dobëta, këto biznese në shumicen e rasteve dështojne në punen e tyre për nje periudhe afatgjate.

Sipas të dhënave dy të tretat e deri në tre të katërtat e bizneseve familjare dështojne ose shiten nga themeluesit e tyre gjatë zoterimit.

Vetem 5% deri në 15% vazhdojnë punën në duart e gjenerates së tretë.Përqindja e lartë e dështimeve ka një sërë shkaqesh, si drejtimi i gabuar, financa të

pamjaftueshme, kontrolli jo adekuat i biznesit ,industria jo fitimprurëse etj.

Konfliktet në Biznesin Familjar Konfuzion në role

Pritja

Vetitët e fëmijërisë

Trashëgimia

Kultura organizative e BF

1

Page 2: MJEDISI BIZNESOR

Njihja kulturën që të njohësh organizatën-Schein

Kultura e organizatës paraqet një sistem specifik dhe të vazhdueshëm të sjelljeve , vlerave, besimeve, normave dhe traditave të cilat përcaktojnë sjelljet në organizatës dhe u drejtohen të gjitha aktiviteteve, të gjithë individëve dhe grupeve në organizatë.Autorët Gallo dhe Cappuyns zbulojnë se kultura në BF bazohet në vlera që kanë vendosur themeluesit dhe përcillen në brezat që pasojnë. Ata dallojnë pesë vlera që paraqesin”ELISA”,(exellence, lobor ethic, initiative, simplicity, austerity)që është një akronim.

Excellence në kryerjen e punëve dhe përkushtimin në punë. Në BF tentohet që prodhimi apo shërbimi të kryen në mënyrën më të mirë të mundshme. Përkushtimi në punë është maksimal.

Lulëzim i biznesit, sepse një gjë të tillë e mundëson përkushtimi maksimal si dhe investimi në zhvillim. Ata sakrifikojnë shumë që të shohin se biznesi i tyre lulëzon.

Iniciativa për diç të re është gjithmonë prezentë në punën dhe sjelljet e të punësuarve në BF. Aty gjithmonë gjurmohet për mënyra të reja të punës dhe avancimin e sajë.

Trashëgimia e biznesit është gjithmonë preokupim, posaçërisht për ata BF që janë të suksesshëm. Pronarët e BF të suksesshëm janë thellësisht të interesuar që biznesin e tyre ta trashëgojnë pasardhësit e tyre.

Ashpërsia në sjelljen e vendimeve për investime të reja si dhe në lidhje me gjithçka që ka të bëjë me pasurin e biznesit.

Britanezët-bisedojnë për biznes duke pirë dhe ngrënë. Japonezët-nuk punojnë kur drekojnë, vetëm dua të njohin njëri tjetrin. Ata shkojnë në

negociata me një grup pune dhe vendimet i marrin në grup.

Gjermanët- preferojnë të bisedojnë për biznes para darkës. Ata besojnë shumë në relacionet në biznes dhe i respektojnë me përpikëri kontratat.

Francezët- së pari të ushqehen e pastaj të bisedojnë për biznes. Amerikanët- dua të sillen shumë në mënyrë të lirë në zyrën e tyre, i vëjnë këmbët mbi

tavolinë kur bisedojnë në telefon. Por kur shkojnë në negociata marrin avokatin me vete.

Myslimanët (kryesisht të botës arabe) –e llogarisin të premten si ditë jo pune dhe në festa nuk e marrin bashkëshorten.

Shqipëtarët??

„Me që janë familje unë e dijë saktë se si mendojnë”

Suksesi

Si të definohet ai?

Rezultatet pozitive! Po, por a mjaftojnë?

Fitimi

Shëndeti

Dashuria

Biznesi konsiderohet i sukseshëm nëse është efektiv dhe efikas në shtigje të shkurta dhe të gjata të ekzistencës së tij.

2

Page 3: MJEDISI BIZNESOR

Faktorët që ndikojnë në suksesin e BF Struktura organizative

„Struktura e definon sjelljen ne organizatë“

Sruktura organike

Sruktura mekanike

Struktura organizative

Struktura mekanike

Specializimi individuale:Punonjësit punojnë ndaras dhe të specializuar në një detyrë Mekanizmat : Hierarkia e autoritetit të mirë-përcaktuar

Centralizimi: Vendim-marrje nga lartë. Komunikimi është më vertikale.

Standardizimi: Përdorimi i gjerë dhe përbëhet nga rregullat dhe Standarde. Komunikimit me shkrim

Zakonisht çdo personi korrespondon me një detyrë

Struktura organizative

Struktura Organike Specializimi përbashkët: Punonjësit punojnë së bashku dhe koordinojnë detyraMekanizma : Task Force dhe ekipet janë primare në integrimin e mekanizmaveDecentralizimi: Autoriteti për të kontrolluar detyrat e deleguara.Komunikimi horizontalRregullimi i ndërsjellë: Ballë për ballë kontaktoni për koordinimin. Komunikimi verbalOrganizata është një rrjet i personave ose ekipeve. Njerëzit punojnë nëkapacitete të ndryshme në të njëjtën kohë.

Dallimet ndërmjet sistemeve organike dhe mekanistike Përfundim

1. Formimi i asociacioneve të BF në vendin tonë 2. Formimi i klasterëve brenda në BF të cilat kanë veprimtari të njëjtë me qëllim që të

gjithë të jenë më konkurrent në tregun botërorë, për shkak se ne jemi vend i vogël dhe individualisht nuk mund ti kënaqin kërkesat botërore për prodhim apo shërbim të caktuar.

3. Shfrytëzimi i energjisë së madhe që fshihet në BF nga ana e shtetit. 4. Problemi i trashëgimisë në BF duhet ta preokupojë shtetin dhe shkencën, sepse më

efikase është të vazhdohet BF se sa të rifillohen biznese të reja të cilat duhet të testohen a do të funksionojnë në treg dhe rrethinë.

5. BF të financohen dhe të ndihmohen nga ana e shtetit. Shumë më e sigurt është kur shteti financon një BF

6. Shkenca më shumë të merret me këtë problem. 7. Rregullativa ligjore të përputhet me ata të vendeve me traditë në biznes dhe në atë

të figurojë edhe termini BF.

Pergaditja e gjeneratës së re

3

Page 4: MJEDISI BIZNESOR

Mesoni femijet tuaj per te ruajtur para dhe per ti investuar ato ne biznes ,këtë bejeni ne moshat sa me te hershme te tyre. Pershembull, prinderit munde ti hapin nje llogari femijeve te tyre per investime dhe më pasë te lejoje qe ata te marrin vendime per tregëtin.

Regjistrojeni fëmijët tuaj në kurset e biznesit, në shkollat e larta progresive.

Inkurajuar femijet që të bashkohen juve në takimet e biznesit dhe të tjera ngjarje të lidhura me kompaninë.

Ofroju mundësi fëmijeve për të punuar si brenda dhe jashtë biznesit te familjes. Le ta vendosin nëse janë apo jo ata me të vërtetë duan të punojnë në biznesin e familjes. Pas të gjitha, është e rëndësishme që pasuesit kanë një interes të vërtetë dhe pasion për biznesin .

Tregon tregime per bizneset e trashëguara , fëmijet i duan tregimet ne veqanti kur ato jane menaxhuar me sukses nga fëmijët e tjerë.

Këshilla për pronarët e BF-ve

1.Mendoni për trashëgimtarin sa më herët, momenti është që tani. 2.Balanconi punën, kohën e lirë dhe familjen. 3.Bëni deklaratë për përkushtim familjar. 4.Bëni një plan strategjik për zhvillim. 5.Planifikoni dhe zvogëloni pagesën në kesh. 6.Përcillni trendin e ndryshimeve për biznesin tuaj. ato gjithsesi do të ndodhin. 7.Formalizoni marrëdhëniet (në mënyrë të shkruar). 8.Respektoni me përpikëri rregullat e vendosura. 9.Profesionalizoni biznesin. 10.Ta doni biznesin tuaj

Këshilla për trashëgimtarët e BF

1. Zhvilloni stilin tuaj në menaxhim. 2. Veproni me kujdes. 3. Qartësoni rolin e themeluesit në biznes. 4. Modernizoni mënyrën e punës.5. Mos iu kundërvini ndryshimeve. 6. Vlerësoni vetveten.7. Mbani ritmin e njëjtë të mësimit. 8. Bëhuni shembull për disiplinë. 9. Dëgjoni këshillat e themeluesve të biznesit. 10. Doajeni biznesin tuaj.

Nëse nuk menaxhohet mirë?! From stalls to stars to stalls (English)

Dalle stalle alle stelle alle stalle (Italian)

Quien no lo tiene, lo hance: y quien tiene,

lo deshance (Spanish )

4

Page 5: MJEDISI BIZNESOR

First generation Build

Second generation “milks”Third must either auction or start all over again

Ose Gjyshi i pasur

Babi playboy

Djali (nipi) i varfër

Dihet se kush e ndërtonë, por nuk dihet se kush e gëzon

PËRMBAJTJA E PLANIT TË BIZNESIT

Përmbledhja ekzekutive (bëhet në fund mirëpo renditet e para)

Historia e ndërmarrjes

Çfarë biznesi ndërmarrja është duke bërë tani

Cilat produkte dhe shërbime do t’i ofrojë në treg dhe do t’i blejë

Të dhënat e kërkimit të tregut, oferta, kërkesa, çmimet, konkurenca

Materiali dhe lënda e punës, pasjisjet, shpenzimet e punës, procesi i punës

Të dhënat mbi aspektet financiare dhe parashikimet financiare: bilanci, rrjedha e parasë, fitimi etj.

Objektivat e ligjëratës

Pse studiohet biznesi?

Cili është roli i biznesit në shoqëri?

Cilat janë format e organizimit të biznesit?

Dallimi ndërmjet ndërmarrësve dhe menaxherëve të biznesit?

Fazat e rritjes së një biznesi dhe menaxhimi?

Studimi i biznesit bëhet:

Për të qenë një konsumator dhe investitor i informuar mirë.

Për të qenë një punonjës më i mirë dhe më konkurrent në treg

Për të hyrë në biznes si sipërmarrës.

Për të qenë në menaxher i suksesshëm.

Objektivat e sektorit publik

Nuk kanë gjithmonë profitin si objektiv

Objektivat e tyre janë:

o Aksesi/qasja

o Cilësia e shërbimeve/produkteve

o Mundësia për ti siguruar shërbimet/produktet sa më kualitative të pranueshme për klientët (qytetarët)

Ju mund ta krijoni një biznes në shumë mënyra. Forma kryesore të pronësisë mbi biznesin janë:

5

Page 6: MJEDISI BIZNESOR

1. Biznese individual

2. Biznes familjar

3. Ortakëri

4. Korporatë

Nisja e një biznesi individual mund të jetë e lehtë. Ju mund ta ofroni një shërbim për shtypjen e teksteve, mund ta hapni një qendër për riparimin e veturave, ta hapni një restorant, apo të provoni t’i përmbushni kërkesat dhe nevojat e tjera të komunitetit tuaj.

1. Biznes individual quhet një biznes që zakonisht është në pronësi dhe menaxhim të një personi.

Kjo është forma më e shpeshtë e pronësisë së një biznesi.

2. Ortakëri (partneritet) quhet forma e biznesit kur dy ose më shumë njerëz ligjërisht pajtohen që të bëhen bashkëpronarë të një biznesi.

Shumë njerëz nuk kanë para, kohë apo dëshirë që ta udhëheqin vetë biznes e tyre, prandaj preferojnë që ta kenë edhe dikë tjetër apo një grup njerëzish si bashkëpunëtor me të cilët do ta ndajnë rrezikun dhe fitimin.

3. Korporatë është një entitet ligjor që ka autoritet për të vepruar dhe të ketë përgjegjësi të ndara nga pronarët .

Krijimi i një biznesi që është i ndarë nga pronarët e vet i ka përparësitë e veta

Bizneset individuale janë forma më e lehtë e biznesit që ju mund ta eksploroni në përpjekjet tuaja për karrierë interesante.

Secili qytet e ka nga një biznes individual të cilin ju mund ta vizitoni, nëse diskutoni me disa nga pronarët e këtyre bizneseve për të mirat dhe të këqijat e punës individuale, shumica e tyre do t’ju përmendin përparësinë e të qenit shef i vetvetes dhe vetë-caktimin e të orëve të punës.

Përparësitë e tjera dallojnë prej njërit biznes në tjetrin, apo edhe nga personaliteti i afaristit, megjithatë ne do t’i grupojmë ato në disa kategori

1. Lehtësia e hapjes dhe mbylljes së një biznesi – Krejt ajo që ju duhet për nisjen e një biznesi individual është blerja apo marrja me qira e pajisjeve të nevojshme (p.sh. e një sharre, një procesori të teksteve, një traktori, një makine për kositjen e barit) dhe vendosja e disa lajmërimeve për shërbimet që kryeni. Është po aq e thjeshtë të dilni nga ky biznes; ju thjesht vendosni të mos punoni më. Nuk keni nevojë të ballafaqoheni dhe të konsultoheni me askënd për vendime të tilla. Ndoshta do të ju duhet ta merrni një leje apo licence nga qeveria vendore, por shpeshherë kjo nuk përbën problem.

2. Të qenit shef i vetvetes – “Të punosh për të tjerët thjesht nuk është aq ekzaltuese se sa të punosh për veten tënde.” Kështu ndihen pronarët e bizneseve individuale. Ju bëni gabime, por ato janë gabimet tuaja – dhe e njëjta gjë vlen edhe për shumë sukseset e vogla që i përjetoni çdo ditë.

3. Krenaria mbi pronësinë – Njerëzit që janë pronarë dhe menaxhues të bizneseve të tyre me të drejtë janë krenar për punën e tyre. Ata e meritojnë gjithë respektin për marrjen e rreziqeve dhe ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të nevojshme.

4. Mbajtja e profiteve – Përveç kënaqësisë për të qenit shef i vetvetes, nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të dish se mund të fitosh para aq sa është e mundur dhe nuk duhet t’i ndash ato para me dikë tjetër (përveç qeverisë dhe tatimeve të saja)

5. Pa tatime speciale – Të gjitha përfitimet e një biznesi individual tatimohen si të ardhura personale të pronarit, dhe pronari e paguan tatimin normal në të ardhura për këto para. (Megjithatë pronarët duhet të japin raporte mbi kthimet tatimore dhe të bëjnë pagesa katër herë në vit)

Jo gjithkush është i aftë të jetë pronar dhe menaxhues i biznesit. Shpeshherë është e vështirë të ruhen para për të nisur dhe mirëmbajtur një biznes. Kostot e inventarit, furnizimeve, sigurimit, reklamimit, qirasë, shërbimeve publike, mund të jenë të papërballueshme nga një individ i vetëm. Pronësia individuale e biznesit i ka edhe disavantazhe tjera

6

Page 7: MJEDISI BIZNESOR

1. Përgjegjësitë e pakufizuara – rreziku i humbjeve. Kur punoni për të tjerët, është problem i tyre nëse biznesi nuk është profitabil. Kur jeni pronar i biznesit tuaj ju dhe biznesi i juaj konsideroheni si një dhe e njëjta gjë. Ju mbani përgjegjësi të pakufizuara; pra, çfarëdo borxhi apo dëmi që ka shkaktuar biznesi juaj duhet të paguhet nga ju vetë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet ta shisni shtëpinë, veturën, etj. Ky është një rrezik serioz, dhe një rrezik që kërkon mendim dhe diskutime me avokatë, agjentë të sigurimit dhe të tjerë.

2. Resurset e kufizuara financiare - Fondet në dispozicion të bizneseve kufizohen në fondet që mund t’i mbledh pronari. Meqë sasia e parave që një person mund të mbledh është shumë e kufizuar, atëherë ortakëritë dhe korporatat e kanë gjasa më të mëdha për të mbledhur financat e nevojshme për nisjen dhe mbarëvajtjen e një biznesi.

3. Vështirësitë në menaxhim – Të gjitha bizneseve u nevojitet njëfarë niveli i menaxhimit; pra, dikush duhet të mbajë të dhëna mbi inventarin, kontabilitetin, të dhënat mbi tatimet, etj. Shumë njerëz të cilët janë të aftë t’i shesin gjerat apo ta ofrojnë një shërbim nuk janë të aftë që t’i mbajnë librat e të dhënave. Bizneset individuale ndodh që s’e kanë askënd për t’ju ndihmuar. Shpeshherë është e vështirë të gjinden njerëz të mirë dhe të kualifikuar për ta udhëhequr një biznes. Bizneset individuale shpesh ankohen se e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë të mirë.

4. Kushtimi i kohës – është e vështirë që të keni kohë të lirë në jetë nëse jeni pronar i një biznesi, sepse duhet ta menaxhoni atë dhe duhet ti trajnoni njerëzit. Kjo është e vërtetë për çdo biznes, por sidomos për një afarist individual sepse ai nuk ka me kë ta ndajë barrën. Pronari duhet të kalojë orë të gjata duke punuar. Pronari i një dyqani për shembull ndodh që duhet të punojë 12 orë në ditë për së paku gjashtë ditë në jave. Kjo është gati dyfish më shumë sesa punëtori që punon për rrogë. Imagjinoni se s’i ky kushtim i kohës ndikon në jetën e pronarit të biznesit individual.

Tim De Mello, themeluesi i kompanisë së suksesshme Wall Street Games Inc. flet në emër të një numri të madh të afaristëve individualë kur thotë se:

“Biznesi individual nuk është një punë, nuk është një karrierë, por është një mënyrë e jetesës.”

5. Përfitimet e vogla anësore – Nëse jeni shef i vetvetes, ju i humbni përfitimet e vogla dytësore që vijnë nga puna për të tjerët. Ju nuk keni sigurim shëndetësor, nuk keni sigurim për paaftësitë, nuk keni pushim mjekësor, pushim me pagesë, etj. Këto përfitime mund të përbëjnë deri në 30% të të ardhurave të punëtorit.

6. Rritje e kufizuar – Nëse pronari bëhet i paaftë për të punuar, biznesi shpesh mund të mbetet i bllokuar. Zgjerimi i biznesit është zakonisht i ngadalshëm sepse biznesi individual mbështetet në pronarin e saj për pjesën më të madhe të kreativitetit, njohurive dhe financimit.

7. Jetëgjatësia e kufizuar – Nëse pronari i biznesit individual vdes apo del në pension, biznesi më nuk ekziston përveç nëse shitet apo merret përsipër nga trashëgimtarët e pronarit.

Ortakëria

Bisedoni me disa sipërmarrës vendas mbi problemet që i kanë pasur nga të qenit të vetëm në afarizëm. Ata me siguri kanë shumë ngjarje interesante për t’ju treguar, si për shembull problemet me marrjen e kredisë, problemet me vjedhjet, dhe problemet me mirëmbajtjen e biznesit. Për shkak të këtyre problemeve shumë afaristë individual vendosin që të zgjedhin partnerë me të cilët do ta ndajnë rrugën bashkë.

Ortakëria është një formë ligjore e biznesit me dy ose më shumë pronarë. Ekzistojnë disa lloje të ortakërive.

1. Ortakëri e përgjithshme

2. Ortakëri e kufizuar

3. Ortakëri Master e kufizuar

Një ortakëri e përgjithshme është ortakëri në të cilën të gjithë pronarët i ndajnë përgjegjësitë për operimin e biznesit si dhe përgjegjësitë për borxhet e biznesit.

2 Ortakëri e kufizuar

Një është një ortakëri me një ose më shumë ortak të përgjithshëm dhe një ose më shumë ortakë të kufizuar. 7

Page 8: MJEDISI BIZNESOR

Ortak i përgjithshëm është pronari (partneri) i cili mban përgjegjësi të pakufizuara dhe është aktiv në menaxhimin e firmës.

Ortak i kufizuar rrezikon investimin e tij në kompani, por gëzon përgjegjësi të kufizuara dhe nuk mund të ndihmojë ligjërisht në menaxhimin e kompanisë. Përgjegjësi e kufizuar do të thotë se ortakët e kufizuar nuk janë përgjegjës për borxhet e biznesit përtej sasisë që kanë investuar – përgjegjësitë e tyre (borxhet që duhet të paguajnë) janë të kufizuara në sasinë e parave që ata i fusin në kompani; asetet e tyre personale nuk janë të rrezikuara.

ORTAKERIA MASTER

Është një formë e re ortakërie, ortakëria master e kufizuar (OMK) i ngjan shumë formatit të korporatës për shkak se ajo funksionon si korporatë dhe tregtohet në bursë si e tillë, por tatimohet si një ortakëri dhe prandaj nuk i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat e korporatave.

Përparësitë e ortakërisë

Ekzistenca e një apo më shumë partnerëve në biznes sjell shumë përparësi. Shpesh është shumë më e lehtë të zotërohet dhe menaxhohet një biznes me një apo më shumë pronar. Partneri i juaj mund të ju zëvendësojë kur ju jeni të sëmurë apo kur ikni në pushim.

Partneri i juaj mund të jetë i aftë në kontrollin e inventarit dhe në kontabilitet, ndërsa ju mund të jeni të aftë në shitje dhe servisim. Një partner gjithashtu mund të ju ofrojë para shtesë, mbështetje dhe ekspertizë.

Disa nga njerëzit që sot i gëzojnë përparësitë e ortakërive janë doktorët, avokatët, dentistët dhe profesionistët e tjerë. Ortakëritë zakonisht i kanë përparësitë vijuese

1. Më shumë resurse financiare – Kur dy ose më shumë njerëz i mbledhin bashkë paratë dhe kreditë e tyre është më e lehtë të paguhen qiraja, shërbimet publike dhe faturat e tjera të biznesit. Një ortakëri e kufizuar është e dizajnuar për të ndihmuar rritjen e kapitalit (parasë). Siç edhe u përmend më herët, një partner i kufizuar investon para në një biznes por ligjërisht nuk mund të mbajë përgjegjësi menaxhuese dhe ka përgjegjësi të kufizuara.

2. Përgjegjësitë e ndara në menaxhim dhe bashkimi i njohurive – është thjesht më e lehtë që të menaxhohen aktivitetet e përditshme të një biznesi me partnerë të zgjedhur me kujdes. Partnerët i japin njëri tjetrit kohë të lirë nga biznesi dhe ofrojnë njohuri dhe perspektiva të ndryshme. Për disa njerëz partneri më i mirë është bashkëshortja. Prandaj edhe rastis të shohim shpesh restorante, dyqane shërbyese dhe biznese të tjera që menaxhohen nga ekipe burrë-grua,

3. Jetëgjatësia më e madhe – Një studim i raportuar në Forbes gjeti se nga 2,000 bizneset e nisura që nga viti 1960, ortakëritë kishin katër herë më shumë gjasa për sukses se bizneset individuale. Pasja e një partneri mund t’i ndihmojë një biznesmeni për t’u disiplinuar1. Përgjegjësitë e pakufizuara – Secili ortak i përgjithshëm është përgjegjës për borxhet e kompanisë, pa marrë parasysh kush ishte fajtor për shkaktimin e këtyre borxheve. Ti je përgjegjës për gabimet e partnerit njëjtë si për gabimet e tua. Njësoj sikur biznesmenët individual, ortakët e përgjithshëm mund t’i humbin shtëpitë e tyre, veturat, dhe çdo gjë tjetër që është në pronësi të tyre nëse biznesi i tyre paditet nga dikush ose nëse bankroton. Shumë shtete po i lejojnë ortakët që të krijojnë Ortakëri me Përgjegjësi të Kufizuara (OPK) në mënyrë që ky disavantazh të mos ekzistojë më. 2. Ndarja e profitit – Ndarja e rrezikut do të thotë ndarje edhe e profitit, dhe kjo mund të shkaktojë konflikte. Për shembull dy njerëz e krijojnë një ortakëri dhe njëri investon më shumë para kurse tjetri më shumë orë. Secili mund të ndihet se është e drejtë e tij për të kërkuar më shumë para nga profiti. Imagjinoni konfliktet rezultuese !!3. Mospajtimet në mes të partnerëve – Mospajtimet për para janë vetëm një nga shembujt e konfliktit potencial brena një ortakërie. Kush ka autoritet përfundimtar mbi punëtorët? Kush i punëson dhe i largon nga puna punëtorët? Kush punon sa orë? Çka nëse një partner nuk

8

Page 9: MJEDISI BIZNESOR

pajtohet? Ka shumë konflikte që mund të ndodhin. Për shkak të problemeve të tilla, të gjitha kushtet e ortakërisë duhet të përcaktohen në të shkruar në mënyrë që të gjitha palët të mbrohen dhe t’i minimizojnë keqkuptimet. 4. Vështirësitë për ta mbyllur biznesin - Kur ju jeni angazhuar në një ortakëri nuk është edhe aq e lehtë të dilni nga ajo. Sigurisht, ju mund ta përfundoni një ortakëri thjesht duke thënë “UNË PO IKI”. Megjithatë, pyetjet mbi ndarjet e aseteve dhe mbi atë se çka do të ndodh në të ardhmen shpesh zgjidhen me vështirësi kur biznesi është i mbyllur. Për befasinë e të gjithëve, marrëveshje të gabueshme ortakërie arrijnë edhe vetë firmat ligjore dhe ndarja është e vështirë edhe për ato. Si mund ta hiqni qafe një partner të cilin nuk e pëlqeni? Më së miri do të ishte sikur këtë vendim ta merrnit në fillim të marrëveshjes suaj për themelimin e ortakërisë

Të supozojmë se juve ju nevojiten para dhe dëshironi ta mirëmbani biznesin tuaj, dhe vendosni që ta merrni një partner. Ju e dini se ortakëritë janë si martesat dhe ju nuk do ta njihni krejtësisht personin tjetër para se të jetoni me të. Si të zgjidhet partneri i duhur?

Para se të futeni në ndonjë partneritet, bëjini këto gjëra:1. Bisedoni me njerëz që kanë qenë pjesë e ortakërive të suksesshme dhe të

pasuksesshme. Pyetini se si janë zgjidhur problemet dhe se si janë marrë vendimet. 2. Intervistojeni partnerin tuaj perspektiv me shumë kujdes. Çfarë aftësish ka ky

person? A janë këto aftësi të njëjta me tuajat apo i kompletojnë ato? Çfarë kontaktesh, resursesh apo atributesh speciale do t’i sjellë ky person biznesit? A ndiheni njësoj për atë që anëtarët e familjes të punojnë për biznesin tuaj? A e ndani të njëjtin vizion për të ardhmen e kompanisë?

3. Vlerësoni partnerin dhe vendimmarrësin tuaj potencial. Pyeteni veten, “ a do të mundem unë ta ndaj me këtënjeri autoritetin për të gjitha vendimet e mëdha të biznesit?”

Njëjtë si shumica e martesave të mira, mënyra më e mirë për t’i evituar konfliktet është komunikimi i sinqertë mbi atë se çka presin partnerët të japin dhe të përfitojnë nga ortakëria.

Nuk është e vështirë të formohet një ortakëri, por çdo partner perspektiv duhet të marrë këshilla nga avokatët me përvojë në marrëveshje të tilla. Shërbimet e avokaturës janë zakonisht të shtrenjta, kështu që partnerët mund t’i lexojnë të gjitha gjërat mbi ortakëritë dhe të arrijnë disa marrëveshje themelore para se ta thërrasin avokatin.

Për mbrojtjen e vetës suaj, siguroni që marrëveshja e juaj e ortakërisë arrihet me shkrim.1. Emri i biznesit. Shumë shtete kërkojnë që emri i biznesit të regjistrohet te zyrtarët e

shtetit dhe të shihet nëse emri i firmës është tjetër nga ai i partnerëve të tjerë. 2. Emrat dhe adresat e të gjithë partnerëve.3. Synimi dhe natyra e biznesit, lokacioni i zyrave qendrore dhe çfarëdo lokacioni tjetër ku

biznesi do të operojë.4. Data kur ortakëria do të fillojë dhe koha sa do të zgjasë. A do të ekzistojë për një

periudhë të caktuar kohore apo do të përfundojë kur njëri nga partnerët vdes ose nëse njëri nga partnerët vendos të tërhiqet ?

5. Kontributi i dhënë nga secili partner. A do të kontribuojnë disa partnerë para, të tjerët patundshmëri, pronë personale, ekspertizë, apo punë? Në çfarë date duhen dhënë kontributet? 6. Menaxhmenti i përbërë nga partnerët. A do të kenë partnerët fuqi të barabartë në menaxhim apo do të ketë partnerë senior dhe junior?7. Obligimet e secilit partner.8. Rrogat dhe xhirollogaritë rrjedhëse të secilit partner.

9

Page 10: MJEDISI BIZNESOR

9. Dispozita për ndarjen e profiteve dhe humbjeve. 10. Dispozita për procedurat e kontabilitetit. Kush do t’i mbajë librat? Cilat metoda të mbajtjes së të dhënave dhe të kontabilitetit do të përdoren? Kudo të mbahen librat?

11. Kushtet për pranimin e ortakëve të rinj.

12. Ndonjë kufizim special, e drejtë apo obligim i caktuar ndaj ndonjë partneri.

13. Një dispozitë për partnerët që dalin në pension.

14. Një dispozitë për blerjen e aksioneve të një partneri të vdekur apo të dalë në pension.

15. Një dispozitë për atë se si do të zgjidhen ankesat.

16. Një dispozitë për atë se si të shpërndahet ortakëria dhe të ndahen asetet në mes të partnerëve. KorporataNjë gjë e përbashkët në mes të biznesit individual dhe ortakërisë është frika nga humbja e çdo gjëje që posedoni në rast se biznesi humb para apo dikush ju padit. Shumë biznesmenë përpiqen t’i ikin kësaj dhe disavantazheve të tjera të biznesit individual dhe ortakërive duke krijuar korporata.Ndonëse fjala korporatë i shtyn njerëzit që të mendojnë për biznese TË MËDHA si General Motors, IBM, Ford, Exxon, etj, të qenit kompani e madhe nuk është parakusht për korporatizim. Është e qartë se shumë korporata janë në fakt kompani të mëdha. Megjithatë, korporatizimi mund të jetë i dobishëm edhe për bizneset e vogla. Një korporatë konvencionale (C) është një entitet ligjor të cilit shteti i jep autoritetin që të veprojë dhe të ketë përgjegjësi të ndara nga pronarët e saj. Për pronarët e korporatës (aksionarët) kjo do të thotë se ata nuk janë përgjegjës për borxhet apo problemet e korporatës përtej parave të cilat i investojnë në kompani. Pronarët nuk kanë nevojë që të brengosen për humbjen e shtëpisë, veturës, apo pronave të tjera për shkak të ndonjë problemi me biznesin – ky është një benefit i rëndësishëm. Korporata jo vetëm që i kufizon përgjegjësitë e pronarëve, por u mundëson njerëzve që të kenë aksione në pronësinë (dhe profitet) e biznesit pa punuar kurrë aty apo pa pasur kurrfarë obligimesh ndaj sajShumica e njerëzve nuk janë të gatshëm të rrezikojnë gjithçka për të hyrë në biznes. Por që një biznes të rritet dhe të përparojë shumë njerëz duhet të jenë të gatshëm t’i investojnë paratë e tyre. Mënyra për ta zgjidhur këtë problem është themelimi i një krijese artificiale, një entiteti që ekziston vetëm në sytë e ligjit – një korporate. Le t’i shikojmë disa nga përparësitë: 1. Më shumë para për investime – Për të mbledhur më shumë para, një korporatë i shet aksione çdokujt që është i interesuar ti blejë ato. Kjo do të thotë që miliona njerëz mund të jenë pronar aksionesh në kompani të mëdha si p.sh. IBM. Nëse një kompani shet 10 milionë aksione për 50$ dollarë, kjo do të thotë se ajo ka 500 milion dollarë në dispozicion për të ndërtuar fabrike, të blej materiale, të punësojë njerëz, të prodhojë produkte, etj. Kjo sasi e parave nuk mund të mblidhet përmes asnjë formati tjetër ligjor të biznesit. Korporatat mund ta kenë më lehtë edhe të marrin kredi sepse dhënësit e kredive e kanë më të lehtë t’i vendosin një çmim kompanisë kur e shohin se me çfarë çmime tregtohen aksionet e saja. 2. Përgjegjësitë e kufizuara – Një përparësi e madhe e korporatave është përgjegjësia e kufizuar e pronarëve. Korporatat në Angli dhe Kanada i kanë shkronjat LTD pas emrit të tyre, si psh British Motors, LTD. LTD është “limited liability” (përgjegjësi e kufizuar) dhe është ndoshta përparësia më e rëndësishme e korporatave. Mbani mend se përgjegjësi e kufizuar

10

Page 11: MJEDISI BIZNESOR

do të thotë se pronarët e biznesit janë përgjegjës për humbjet vetëm për sasinë e parave që e kanë investuar. 3. Madhësia – Kjo fjalë i përmbledh shumë nga përparësitë e disa korporatave. Për shkak se ato e kanë aftësinë për të mbledhur sasi të mëdha të parave me të cilat mund të investojnë, korporatat mund të ndërtojnë fabrika të mëdha me pajisjet më të reja. Ato mund t’i punësojnë ekspertët ose specialistët më të mëdhenj në të gjitha fushat e operimit. Për më tepër, ato mund t’i blejnë korporatat e tjera që operojnë në tregje tjera në mënyrë që ta shpërndajnë rrezikun. Kjo do të thotë se korporatat mund të përfshihen në shumë biznese në të njëjtën kohë, kështu që nëse njëra dështon, efekti në korporatën në tërësi është më i vogël. Shkurt thënë, një përparësi e madhe e korporatave është se ato e kanë madhësinë dhe resurset për t’i shfrytëzuar mundësitë për afarizëm kudo në botë. Nuk është e thënë që korporatat do të jenë të mëdha në mënyrë që t’i gëzojnë përfitimet e korporatizimit. Shumë doktorë, avokatë dhe individë, si dhe partnerë të bizneseve të ndryshme janë korporatizuar. 4. Jeta e vazhdueshme – Për shkak se korporatat janë të ndara nga pronarët e tyre, vdekja e ndonjërit prej tyre nuk e mbyll korporatën. 5. Lehtësia e ndryshimit të pronësisë – është e lehtë që ndryshohen pronarët e korporatës. Thjesht një pronar aksionesh ia shet aksionet dikujt tjetër.

6. Lehtësia e tërheqjes së punëtorëve të talentuar – Korporatat mund të tërheqin punëtor të aftë duke ofruar benefite si p.sh. opsione mbi aksionet (të drejtën për të blerë aksione të korporatës për çmime fikse).

7. Ndarja e pronësisë nga menaxhmenti – Korporatat mund të mbledhin para nga shumë investitorë të ndryshëm pa i përfshirë ata më menaxhim. Pronarët e zgjedhin Bordin e Drejtorëve. Bordi i zgjedh zyrtarët kryesor. Ata pastaj i zgjedhin menaxherët dhe punëtorët. Pronarët pra luajnë rol në zgjedhjen e udhëheqësit të korporatës por nuk kanë kontroll në punën e tij.Fakti se ka aq shumë biznese individuale dhe ortakëri në botë dëshmon se duhet të ekzistojnë disa disavantazhe të korporatizimit. Nëse nuk do të kishte, më shumë njerëz to t’i inkorporonin bizneset e tyre. Në vijim janë disa nga disavantazhet. 1. Kostoja fillestare – Korporatizimi mund të kushtojë mijëra euro dhe të kërkojë ndihmën e avokatëve dhe kontabilistëve të shtrenjtë. Ekzistojnë edhe mënyra më të lira për korporatizim, por shumica e njerëzve nuk kanë kohë dhe besim që ta ndjekin këtë procedurë pa ndihmën e avokatit. 2. Dokumentimi – Dokumentet e përpunuara për hapjen e një korporate janë vetëm fillimi. Ligjet e taksave kërkojnë që korporatat të japin prova se të gjitha shpenzimet dhe deduksionet e tyre janë legjitime. Një korporatë prandaj duhet të procedojë shumë dokumente. Një biznes individual ose një ortakëri mund të mbajë të dhëna të gjëra kontabiliteti, por një korporatë në anën tjetër duhet të mbajë të dhëna të detajuara, shënime nga takimet e shumë gjëra të tjera. 3. Kthimi i dyfishtë i tatimeve – Nëse një individ korporatizohet, ai ose ajo duhet të mbush një raport të tatimeve mbi korporatat si dhe atë për të ardhurat personale. Tatimi mbi korporatat mund të jetë shumë kompleks dhe zakonisht kërkon asistencën e një Kontabilisti të Certifikuar Publik (KCP)4. Madhësia – Kjo mund të jetë një prej përparësive të korporatave, por është edhe disavantazh. Korporatat e mëdha ndonjëherë bëhen shume jofleksibile dhe të ngurta për t’iu përgjigjur shpejt ndryshimeve në treg. 5. Vështirësitë e mbylljes së saj – Kur një korporatë të fillojë punën, është relativisht e vështirë që ajo të mbyllet... Tatimi i dyfishtë – Të ardhurat mbi korporatat tatohen dy herë. Së pari korporatat duhet të paguajnë tatime mbi të ardhurat para së tua shpërndajnë ato aksionarëve. Pastaj aksionarët

11

Page 12: MJEDISI BIZNESOR

paguajnë tatim mbi të ardhurat (dividend) që i marrin nga korporata. Ndonjëherë duhen paguar edhe tatime speciale që vlejnë vetëm për korporatat por jo për bizneset e tjera. 7. Konfliktet e mundshme me bordin e drejtorëve – Mund të lindin konflikte nëse aksionarët zgjedhin një bord të drejtorëve që nuk pajtohet me menaxhmentin aktual. Meqë Bordi i Drejtorëve i zgjedh zyrtarët e kompanisë, një sipërmarrës mund ta gjejë vetën të larguar nga kompania të cilën vetë e ka themeluar. Kjo i ka ndodhur Steve Jombs nga Apple Computer. Shumë njerëz dekurajohen nga kostot, dokumentimi dhe tatimet speciale që korporatat duhet t’i paguajnë. Partnerët mund të mendojnë se telashet e korporatizimit janë më të mëdha se përparësitë. Si të korporatizoheni ?

Procesi i korporatizimit dallon nga shteti në shtet. Hapat kryesorë që çojnë deri të korporatizimi janë:

Emri i korporatës Synimet e saja

Kohëzgjatja (zakonisht e përjetshme)

Sasia e aksioneve që mund të lëshohen në treg, të drejtat votuese, dhe çfarëdo të drejta tjera që kanë aksionarët

Minimumi i kapitalit të korporatës

Adresa e zyrës së korporatës

Emri dhe adresa e personit të përgjegjës për shërbimet ligjore të korporatës.

Emri dhe adresa e drejtorit të parë.

Çfarëdo informate tjetër publike që korporatizuesit dëshirojnë të përfshijnë.

Përveç pikave të përmendura më lart, një korporatë gjithashtu ka edhe ligje të brendshme. Këto ligje e përshkruajnë se si një firmë duhet të operohet nga pikëpamja ligjore dhe menaxhuese. Këto ligje merren me:

1. Si, kur dhe ku mbahen takimet e aksionarëve dhe drejtorëve,2. Sa është i gjatë mandati i drejtorëve.

3. Kompetencat e drejtorit

4. Detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve dhe kohëzgjatja e tyre në pozitë

5. Si jepen aksionet

6. Çështje të tjera, përfshirë edhe kontratat e punës

Zgjedhja e formatit të duhur pronësor?!

Struktura e duhur – korporatë, kompani me përgjegjësi të kufizuara, ortakëri ose biznes individual – varet nga ajo se kush do të ketë pronësi dhe menaxhim mbi biznesin.

Kur ju e nisni një biznes, ju duhet të vendosni se a do të jetë ai një biznes individual, biznes familjar, një ortakëri, një korporatë apo një kompani me përgjegjësi të kufizuara.

Se cila prej këtyre formave ligjore është më e mira për biznesin tuaj kjo varet nga lloji i biznesit që udhëhiqni, nga numri i pronarëve dhe nga kushtet financiare. Asnjëri opsion nuk i përshtatet secilit biznes: Pronarët e bizneseve duhet të zgjedhin strukturën që u përshtatët më së miri nevojave të tyre.

Disa nga faktorët më të rëndësishëm që duhen marrë parasysh, përfshirë:

12

Page 13: MJEDISI BIZNESOR

Rreziqet potenciale dhe përgjegjësitë e biznesit tuaj

Formalitetet dhe shpenzimet e përfshira në themelimin dhe mirëmbajtjen e strukturave të ndryshme afariste

Gjendjen tuaj me tatimin mbi të ardhurat personale dhe

Nevojat e juaja investueseRreziqet dhe përgjegjësitë Në masë të madhe, struktura më e mirë pronësore për biznesin tuaj varet nga lloji i shërbimeve apo produkteve që ai do të ofrojë.Nëse biznesi juaj do të angazhohet në aktivitete të rrezikshme – për shembull, tregtimi i aksioneve apo rregullimi i kulmeve – ju me siguri do të duheshit të krijoni një entitet afarist që ju ofron mbrojtje nga përgjegjësitë personale (“limited liability”), i cili i mbron asetet e juaja personale nga borxhet dhe detyrimet e biznesit. Në një rast të tillë për juve ndoshta zgjedhja më e mirë është korporatizimi apo krijimi i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuara (LLC). Formalitetet dhe shpenzimetThemelimi i bizneseve individuale dhe ortakërive është shumë i lehtë – ju nuk duhet të mbushni formularë special apo të paguani tarifa për ta nisur biznesin tuaj. Përveç kësaj, ju nuk duhet të ndiqni rregulla speciale të operimit. Shoqëritë me Përgjegjësit të Kufizuara (LLC) dhe korporatat në anën tjetër janë gati gjithmonë më të shtrenjta për tu krijuar dhe më të vështira për tu mirëmbajtur. Për ta krijuar një LLC apo një korporatë ju duhet ta paraqisni një dokument shtetit dhe ta paguani një tarifë e cila mund të jetë në mes të 40$ dhe 800$, varësisht nga shteti ku biznesi juaj operon. Përveç kësaj, pronarët e korporatave dhe LLC-ve duhet të zgjedhin zyrtarë (zakonisht, një kryetar, nënkryetar dhe sekretar) për ta udhëhequr kompaninë. Ata gjithashtu janë të obliguar që t’i mbajnë të dhënat mbi vendimet e rëndësishme afariste dhe të përmbushin formalitete të tjera. Nëse jeni duke e nisur biznesin tuaj nga fillimi, mund të jetë e arsyeshme që ta regjistroni si formë më e thjeshtë biznesi – një biznes individual ose një ortakëri. Përveç nëse do të merreni me ndonjë aktivitet të rrezikshëm, nuk ia vlen që ta themeloni një LLC-së apo korporatë për shkak të kostove dhe punëve dokumentuese që janë të nevojshme për mirëmbajtën e tyre

Kur vendosni për formën e biznesit duhet pas parasysh:

1. Kostoja. Një biznes individual ose një ortakëri e përgjithshme mund të themelohet shumë lirë. Themelimi i një ortakërie të kufizuar dhe një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara kushton më shtrenjtë. Themelimi i një korporate mund të jetë një veprim shumë i shtrenjtë.

2. Lehtësia. Një biznes individual themelohet lehtë; ndonjëherë krejt çka duhet është hapja e një kontoje bankare biznesi. Njëjtë është edhe me ortakërinë e përgjithshme, edhe pse këtu është i nevojshëm krijimi i një marrëveshjeje ortakërie. Një ortakëri e kufizuar, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuara dhe një korporatë kërkojnë më shumë punë. Meqë të tria entitetet duhet të pranohen nga shteti, është me rëndësi që ato t’i përmbushin në mënyrë strikte të gjitha kërkesat e shtetit ose përndryshe do të rrezikojnë që t’i humbin përparësitë që ky format ligjor i biznesit u ofron.

3. Mbyllja. Disa entitete biznesi automatikisht mbyllen pas rasteve si vdekja, tërheqja e një partneri apo edhe divorci. Veç kësaj, disa bizneseve u lejohet të ekzistojnë vetëm për një periudhë shtesë të mandatuar nga shteti.

13

Page 14: MJEDISI BIZNESOR

4. Informimi publik. Sa informata keni dëshirë që publiku ti dijë për biznesin dhe financat tuaja? Një korporate i kërkohet që t’i ofrojë shtetit shumë më tepër informata, të cilat më pas i ofrohen publikut, sesa një shoqërie me përgjegjësi të kufizuara apo një ortakërie të kufizuar. Bizneset individuale dhe ortakëritë e përgjithshme u ofrojnë individëve të përfshirë një nivel shumë më të lartë të privatësisë. 5. Rreziku. Nëse biznesi ka të bëjë me aktivitete të rrezikut të atëherë biznesi individual apo ortakëria e përgjithshme mund të jenë ideja të këqija sepse pronari dhe partnerët e përgjithshëm janë personalisht përgjegjshëm për borxhet dhe obligimet e biznesit. 6. Funksionimi. Forma e entitetit afarist mund të diktojë metodën e funksionimit. Nëse dëshironi kontroll total, atëherë një biznes individual i ofron afaristit nivelin më të madh të kontrollit (dhe nivelin më të lartë të rrezikut potencial)7. Kapitalizimi. Një biznes i nën-kapitalizuar mund të rezultojë me humbjen e mbrojtjes të ofruar nga entiteti afarist. Veç kësaj, disa formate ligjore të pronësisë e bëjnë më të lehtë që të mblidhet kapital i ri kur ekziston nevoja. 8. Shitja. Një biznes individual shitet lehtë; zakonisht shiten asetet e biznesit dhe biznesi më nuk ekziston. Shitja e një aksioni të ortakërisë ose të një aksioni në shoqëri me përgjegjësi të kufizuara mund të jetë e ndërlikuar sepse kërkon aprovimin e partnerëve dhe anëtarëve të tjerë. 9. Tatimet shtetërore. Disa shtete kanë filluar të caktojnë taksa në vetë entitetet afariste. Kjo gjë po shkakton probleme të mëdha te shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara. Para se ta themeloni biznesin tuaj, ju duhet të dini nëse shteti i juaj do ta tatojë atë.10. Zgjërimi. Secili sipërmarrës ka dëshirë të jetë i suksesshëm. Disa entitete afariste janë të kufizuara në numrin e aksionarëve që mund t’i kenë. Një biznes individual në momentin që pronari i vetëm e merr një partner. është me rëndësi që ta zgjidhni një format biznesi që ju lejon hapësirën më të madhe për tu rritur nëse kjo është ajo që ju parashihni. Edhe pse forma e biznesit mund të ndryshohet, kjo përfshin shpenzime shtesë dhe energji shtesë të shpenzuar

BËNINjoftohuni me përgjegjësitë tatimore dhe personale të një entiteti afarist para se ta merrni vendimin tuaj. Zhvillojeni një plan biznesi. Plani i juaj i biznesit mund t’i diktojë kushtet që i keni për zgjedhjen e një formati të biznesit. Përmbushni në mënyrë strikte kërkesat e shtetit nëse entitetit tuaj afarist i kërkohet që të dorëzohen dokumente mbi organizimin e kompanisë. Pyeteni avokatin tuaj nëse nuk kuptoni diçka. Avokati juaj punon për ju, dhe duhet të ju ndihmoj që ta kuptoni secilën pjesë të procesit për krijimin e biznesitMos i filloni operacione te biznesit tuaj para se ta përcaktoni formatin e tij. Operimi si biznes individual me synimin për të krijuar shoqëri me përgjegjësi të kufizuara ose korporatë nuk do të ju mbrojë nga përgjegjësitë personale për detyrimet dhe borxhet që i krijoni para formatimit si shoqëri me përgjegjësi të kufizuara ose korporatë. Mos mendoni se entiteti afarist që zgjidhni ju është i autorizuar të operojë edhe në shtete tjera. Përderisa bizneset individuale dhe ortakëritë e përgjithshme mund të jenë të lira që të punojnë në shtete të tjera, entitetet e tjera mund të mos njihen jashtë kufijve të shtetit tuaj. Kjo ju heq mbrojtjen që entiteti afarist ju jep juve si pronar. Si kërkesë minimale, ortakëritë e kufizuara, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuara dhe korporatat duhet të regjistrohen në shtetet ku do të bëjnë biznes. Mos bëni panik. Zgjedhja e një formati ligjor për biznesin tuaj mund të jetë gjë e komplikuar. Një avokat mund të ju sigurojë se do të bëni zgjedhjen që është e drejtë për ju. PËRKUFIZIMI I NDËRMARRËSISË

14

Page 15: MJEDISI BIZNESOR

Veshtiresite : ka shume autore dhe qasje

Cilat elemente duhet te merren ne konsiderim per te dhene nje perkufizim te qarte ? Cilat jane specifikat qe e dallojne ndermarresine nga aktivitetet e perditshme biznesore?

Cilat jane (atributet) e ndërmarrësit ?

Wickham ( 2003) numron disa nga keto attribute:

Rreziku ( risku)

Efektiviteti dhe eficienca - ndermarresi siguron eficience ekonomike nepermjet krijimit te fitimit e qe paraqet nje shpaguarje/kthim te investimeve- shperblimin per sakrificen

Efektiviteti - Arritja e objektivave

Eficienca -Te realizosh objektivat me kosto minimale

Inovacioni - Implementimi praktikë i idesë në një paisje apo proces të ri

Howard ( 1998) numron kater karakteristika qenesore te ndermarresit :

Njohja e shansave ne treg

Gadishmeria per pranimin e rrezikut

Aftesia per te siguruar resurset ( burimet) per investim

Aftesia per te menaxhuar bzinesit

Në realitet karakteristika kryesore është qëndrimi proaktiv i ndërmarrësit në ndryshimin e asaj që ekziston duke përfshirë hyrjen në tregje të reja, arritjen e metodave tjera në krijimin e produketeve dhe sherbimeve, duke përfshirë ndryshimin e mënyrës së krijmit të produketeve dhe sherbimeve

Atributet e profilit te ndërmarrësit :

- Dëshira per marrjen e pergjegjesise

- Preferenca per nje rrezik te menaxhueshem- nje rrezik i kalkulueshem

- Vetebesimi i larte ne aftesine per sukses

- Deshira per nje pergjegje te shpejte ndaj aksioneve - feed back, lidhje e - serishme prapavajtese e shpejte

PROFILI I NDËRMARRËSIT

Energji e madhe, orari i zgjtaur i punes

- Preokupim i madh me idenë

- Orientimi kah ardhmeria

- Aftesia per te kapur shansat, me pak brengosen per te kaluaren (menaxheret me shume merren me menaxhimin e resureseve egzistuese qe kane ne disponim, ndermarresit me shume deshirojne te perfitojne nga shansat dhe mundersite qe u krijohen)

Kush janë Ndërmarrësit

o Personat që fillojnë dhe operojnë biznesin.

o Individët të cilët identifikojnë nevojat e tregut dhe lancojnë ndërmarrjen që të plotësojnë ato nevoja.

o Pranojnë rrezikun dhe që nxisin ndryshimet, inovacionet dhe progresin.

15

Page 16: MJEDISI BIZNESOR

o Të gjithë pronarët/menaxherët aktiv (pronaret ose/dhe menaxheret e bizneseve të vogla)

Kush janë menaxherët

Për ndryshim nga ndërmarrësi, i cili kryesisht është i orjentuar në fitim, menaxheri kryen këto punë:- Përcakton qëllimet e ndërmarrjes

- Siguron realizimin e këtyre qëllimeve

- Organizon dhe koordinon afarizmin

- Zgjedh kuadrin përkatës

- Analizon punën e njerëzve dhe e vlerëson atë

- Bartë detyrat dhe autorizimet dhe kontrollon punën

Menaxherët, Pronarët/Menaxherët, Ndërmarrësit

MOTIVET PER THEMELIMIN E BIZNESEVE

Ndër motivet nxitëse mund te numrohen:

Dëshira per pamvarësi

Dëshira për të shfrytëzuar shansat

Dëshira per te matrializuar përvojën në biznes

Motivet finanaciare

Tradita familiare

Zvogëlimi i shansave për punësim

Humbja e vendit te punës

Konfliktet në vendin e punës

Çka është biznesi?

"Paraqet çdo aktivitet komercial i cili dëshiron të realizon fitim duke ofruar produkte apo shërbime të tjerëve në këmbim për para” (Betty J. Brown, 2008, Introduction to Bussinesss)

Puna në biznes të hauj

Puna në biznes vetanak (“heronjt e popullit”)

Dora e padukshme?

16

Page 17: MJEDISI BIZNESOR

“Esenca e kësaj teorie bazohet në përshkrimin e procesit i cili shndëron përfitimet individuale ne përfitime ekonomke të përgjithshme” Adam Smith

Çka na bënë të lumtur? (aspekti ekonomik)

Standardi jetësor - Fuqia blerëse Kualiteti i jetës – ambienti ku jetojmë

Nevojat, dëshirat dhe rrallësia

Nevojat? Përmbledhja e të gjitha kërkesave që i parashtron njeriu ndaj rrethinës ku jeton dhe

vepron i quajmë nevoja njerëzore (Nuri Bashota)

Nevojat materiale dhe

Nevojat jomateriale.

Dëshirat

Janë diç pa të cilën njeriu mund të jetojë, por ata ja zbukurojnë jetën, kushtet e jetës etj.

Dëshirat materiale dhe

Dëshirat jomateriale

Rrallësia

Koncept themelor në ekonomi. Mungesa e faktorëve të prodhimit (tokës, kapitalit, punes, (dija)

Personi?

Ndërmarrësi nxit vetë aktivizimin e burimeve njerëzore, të kapitalit njerëzor për zhvillim dhe e ve zhvillimin në vend kryesor brenda një shoqërie.

Ndërmarrësi është krijues ideve të reja për krijimin e bizneseve të reja, gjen shtigje të reja për zgjerim të biznesit duke u ballafaquar me rrezikun, duke synuar realizimin e fitimit dhe rritjen e biznesit, duke përfituar nga shanset dhe aftësia për të siguruar dhe menaxhuar resurset.

10 D

Dreamer -Ëndërues (don të ëndërrojë) 2) Decisiveness –Bindës (Bindshmëri) 3) Doer- Bërës (i një pune) 4) Determination -I vendosur (vendosshmëri) 5) Dedication-i përkushtuar (Përkushtim) 6) Devotion- Besnik 7) Details -detalist 8) Destiny- me fat 9) Dollars -para (lek) 10 Distribution – distributor (i funksioneve etj.)

17

Page 18: MJEDISI BIZNESOR

Ideja

Tregu i ri -Produkte/Shërbime që nuk ekzistojnë në treg por ekzistojnë diku tjetër. Teknologjia e re – risit teknologjike.

Përfitimi i ri – funksione të vjetra me mënyra të reja.

Forma e shoqërisë tregtare

a) Bizneset Individuale; b) Shoqëritë Kolektive;

c) Shoqëritë Komandite;

d) Korporatat (Shoqëritë Aksionare dhe Shoqëritë me Përgjegjësi të Kufizuar).

a. Bizneset Individuale

b. Bizneset Individuale nuk mund të vlerësohen si persona juridik pavarësisht prej regjistrimit, posedimit të ndonjë licence apo emrave tregtar. Secili biznes individual llogaritet si person fizik.

c. Përgjegjësia

d. Personi fizik që kryen veprimtari si një ndërmarrje individuale afariste mban përgjegjësi për të gjitha borxhet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij me gjithë pasurinë e tij. Pasuria që nuk përdoret për zhvillimin e biznesit individual nuk guxon të ndahet nga pasuria e që përdoret për këtë qëllim, përpos në rastet kur ligji parasheh përjashtime.

b) Shoqëria kolektive

Shoqëria kolektive është rezultat i bashkimit të dy a më shumë personave me qëllim të zhvillimit të veprimtarive tregtare. Personat që bashkohen në këtë mënyrë quhen “ortakë të pakufizuar”. Për themelimin e kësaj shoqërie nuk është e domosdoshme marrëveshja me shkrim.

Përgjegjësia Ortakët mbajnë përgjegjësi kolektive dhe individuale për borxhet dhe detyrimet e tjera

të shoqërisë kolektive me tërë pasurinë e tyre. Shoqëria nuk është person juridik, por ajo mund të lidhë kontrata, të ketë pasurinë e saj dhe të padisë apo të paditet në emër të saj, si dhe në emër të ortakëve të saj. Çdo gjykim kundër shoqërisë është i zbatueshëm si ndaj pasurisë së përbashkët të shoqërisë ashtu edhe ndaj pasurisë private të të gjithë ortakëve. Ortakët në shoqërinë kolektive duhet të japin kontributin e tyre për përballimin e barabartë të humbjeve eventuale që rrjedhin nga veprimtaria tregtare e shoqërisë. Fitimi ndahet në mënyrë të barabartë.

c) Shoqëria komandite

Shoqëria komandite është shoqëri tregtare e përbërë nga të paktën një ortak i pakufizuar dhe një ortak i kufizuar. Ajo themelohet me regjistrimin e aktit të themelimit të shoqërisë komandite në agjencinë e cila është e autorizuar të regjistrojë shoqëritë tregtare. Akti i themelimit i shoqërisë komandite duhet të përfshijë emrin e plotë dhe adresën e vendbanimit të secilit ortak të pakufizuar që është person fizik si dhe emrin dhe selinë e secilit ortak që është person juridik.

Përgjegjësia

Ortakët e pakufizuar kanë përgjegjësi të pakufizuar për detyrimet e shoqërisë komandite, ndërsa ortakët e kufizuar mbajnë përgjegjësi deri në kufirin e kontributit të tyre në shoqërinë komandite.

Kapitali

18

Page 19: MJEDISI BIZNESOR

Kapitali themelor i shoqërisë komandite përbëhet nga kontributet e ortakëve të pakufizuar

e. Korporatat

Korporata është shoqëri tregtare, kapitali i së cilës ndahet në një numër të caktuar aksionesh me të njëjtën vlerë nominale. Korporata është person juridik dhe mund ta zotërojë pasurinë në emrin e vet. Një ose më shumë persona fizikë ose juridikë mund të themelojnë një korporatë dhe të zotërojnë aksionet e saj.

Përgjegjësia Aksionarët e korporatës nuk mbajnë përgjegjësi për detyrimet e shoqërisë. Pasuria e

korporatës është e veçantë nga pasuria e themeluesve dhe aksionerëve të korporatës.

Korporata përgjigjet për detyrimet e veta me të gjithë pasurinë e saj. Korporata nuk përgjigjet për detyrimet e themeluesve apo aksionarëve të saj. Aksionarët fillestarë të cilët nënshkruajnë aksionet për korporatën janë bashkërisht dhe individualisht përgjegjës për detyrimet e korporatës, në qoftë se nuk kanë derdhur kontributin e tyre në kapitalin themelor të korporatës.

Korporata mund të jetë

Shoqëri Aksionare ose Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar.

Shoqëri Aksionare (Sh.A.)

quhet korporata, pronarët e së cilës mund t’i transferojnë aksionet e tyre pa miratimin e aksionarëve të tjerë ose të shoqërisë.

Shoqëria Aksionare mund të bëjë një ofertë publike për aksionet e saj sipas kushteve të parashikuara me ligj.

Kapitali

Shuma minimale që duhet investuar për regjistrimin e një Shoqërie Aksionare është 25.000 euro.

Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar

(SH.P.K.) quhet korporata, aksionet e së cilës shpërndahen vetëm ndërmjet themeluesve të saj ose ndërmjet personave të tjerë të përcaktuar paraprakisht. Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar nuk mund të bëjë ofertë publike për aksionet e saj e as t’ia ofrojë këto aksione në ndonjë mënyrë tjetër një numri të pakufizuar personash. Numri i aksionarëve në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar nuk duhet të jetë më i madh se pesëdhjetë. Nëse ky numër tejkalohet, atëherë kjo shoqëri duhet të riorganizohet dhe të marrë formën e Shoqërisë Aksionare.

Kapitali

Shuma minimale që duhet investuar për regjistrimin e një Shoqërie me Përgjegjësi të Kufizuar është 2.500 euro.

Pse biznes i ri?

Për vetëpunësim dhe pavarësi. Për të fituar lek (para)

Që të punësohen anëtarët e familjes.

Shfrytëzimi i kushteve ekzistuese në treg

19

Page 20: MJEDISI BIZNESOR

Sfidë?????

Burimet e suksesit të sipërmarrësit

E papritura Papërshtatja (papajtueshmëria)

Nevoja e procesit

Struktura e industrisë dhe e tregut

Demografia

Shanset në perceptim

Diturit e reja

sipas Drucker-it

Blerja e biznesi ekzistues?

Pse pronari e shet biznesin? Gjendja fizike e kapaciteteve punuese (objekti ndërtimore dhe pajisjet)

Gjendja në treg

Gjendja financiare e biznesit.

Korniza ligjore për blerje

Kompleksiteti teknologjik???

Kuadri etj.

Franshiza

Marrja e së drejtës për tu angazhuar në: ofrimin, shitjen, shpërndarjen e produkteve/shërbimeve në një format paraprakisht të caktuar nga dhënësi i franshizës.

Marrja e së drejtës nënkupton:Emri Teknikat e prodhimitMetodat e trajnimitMbështetja e eksperiencësMarketingu etj Biznesi familjar

është ajo ndërmarrje ku kapitalin bazë e kontrollojnë apo menaxhojnë dy ose më tepër anëtarë të familjes, me tendenca të qarta për t`u trashëguar në brezat që vijnë, në mënyrë që të ruhet pasuria në familje.

(Bedri Ademi)Financat

Sigurimi i financave? Burimet:

-Para të kursyera apo të familjes -Kredi bankare

-Institucione shtetërore për financimin e biznesit të vogël

-Kapital i rrezikshëm (Venture capital)

20

Page 21: MJEDISI BIZNESOR

-Biznes engjëjt

-Kredi nga furnizuesit

-Bashkësi kreditore

-Biznes partner

-Fonde dhe fondacione.

Ndërmarrësit janë shumë të pasur me ide por kanë pak para?

Kuadri

Human resource management (HR) Analiza e nevojave

Regrutimi

Selektimi

Adaptimi

Trajnimi dhe zhvillimi

Vlerësimi dhe shpërblimi

Ndihma nga shteti

Ligje që do ta mbrojnë pronësinë Biznes klima

Luftë kundër kriminalitetit dhe korrupsioni

Politikë fiskale stimuluese

Privatizim korrekt dhe deri në fund

Politika doganore stimuluese

Mirëmbajtja e infrastrukturës

Politikë monetare stabile

Siguri i mjeteve me interes të vogël

Formimi i agjencive për zhvillim

Luftimi i monopolit

Liberalizimi i çmimeve dhe lejimin e tregtisë së lirë

Luftimi i ekonomisë “së zezë”.

Standardizimi i prodhimeve, shërbimeve etj.

Biznes plani

Nevojitet:

-Fillimin e biznesit të ri. -Rritjen e biznesit ekzistues.

-Zhvillimin e një prodhimi të ri.

-Për të siguruar mjete financiare.

-Sjelljen e vendimeve menaxheriale.

-Kontroll më të mirë të punës.

21

Page 22: MJEDISI BIZNESOR

Marketingu

Sipas Organizatës Amerikane për Marketing, Marketingu është procesi i planifikimit dhe ekzekutimit të koncepteve, principeve për formimin e çmimeve, promocionin dhe shpërndarjen e ideve, prodhimeve dhe shërbimeve, me qëllim që të krijohet qarkullim, që i kënaq qëllimet e individëve dhe organizatës.

Marketingu është proces i transformimit të klientëve indiferentë në klient lojal .

Маrketing Mix 4P

Menaxhmenti

Planifikimi-Nje proces qe perfshin, te percaktosh objektivat, te vendosesh strategjite dhe te zhvillosh planet per te kordinuar aktivitete

Organizimi- Percaktimi i detyrave qe jane per tu bere kush do ti beje, cilat aktivitete jane per tu grupuar, kush i raporton kujt dhe ku merren vendimet.

Udhëheqja- Funksion qe perfshin motivimin e punonjesve, te drejtosh te tjeret, te seleksionosh kanalet me te mira te komunikimit dhe te zgjidhesh konfliktet.

Kontrolli- Te monitorosh aktivitetet per tu siguruar se ato po realizohen sipas planeve dhe te korrigjosh devijimet me rendesi.

Marketing 2

Marketing is social and managerial proces by which individuals and groups obtain what thought creating and exchanging value with other.

Amstrong and Kotler

Fitimi ?

Qëllimi i ekzistimit të çdo biznesi? Por duke menduar vetëm për fitim shumë organizata bankrotojnë.

Pse?

Semafori në basket!?

LIGJERATA - IV

Përkufizimi i mjedisit të biznesit Objektivat e ligjëratës

Rëndësia e mjedisit në n biznes

Faktorët që përcaktojnë e mjedisin përgjithshme (makro)

Megamjedisi dhe elementet e tij

Mikromjedisi dhe elementet e tij

Mjedisi intern dhe elementet e tij

22

Page 23: MJEDISI BIZNESOR

Ndikimi ndaj mjedisit

Organizata dhe mjedisi

Çka është organizata?

Sipas teorisë së sistemeve organizata është një sistem i hapur social që vazhdimisht ndikohet nga mjedisi, konsumon resurse nga ai.

Mjedisi paraqet të gjitha elementet jashtë organizata por edhe brenda sajë që ndikojnë dhe ndikohen nga ajo.

Shkalla e pa përcaktueshmërisë së mjedisit

e shihet:

Indeksin e ndryshimeve Niveli i ndëlikueshmërisë

Organizata që mëson (learning organization)???

Mjedisi biznesor

A Makromjedisi (rrethina e përgjithshme)B Mikromjedisi (rrethina e veçantë)C Mjedisi intern (rrethina e brendshme)

A) Faktorët që e përcaktojnë makromjedisi (rrethina e përgjithshme)

1. Faktorët ndërkombëtar

2. Faktorët teknologjik

3. Faktorët socio-kulturor

4. Faktorët ekonomik

5. Faktorët politiko- ligjor

Faktorët ndërkombëtar

Ndikojnë në biznesin kombëtar

Globalizimi

Ndikojnë në: paraqitjen e konkurrencës së re, blerës të ri, furnitor, trendet teknologjike

Faktorët socio-kulturor

Paraqesin kulturën e një vendi.

Zakonet, qëndrimet, sjelljet, pritjet, stilet e jetës, tradita etj

Faktorët socio - kulturor

·   Traditat·   Qëndrimet ndaj stilit të jetës·   Femrat në punë·   Institucionet sociale

23

Page 24: MJEDISI BIZNESOR

·   Liria në të shprehur·   Qëndrimi ndaj punës·   Besimi në qeveri·   Shprehje në blerje·   Qëndrim ndaj kursimit·   Qëndrimet ndaj të huajve·   Qëndrimet për derregulacionin·   Dendësia e komunikacionit

Faktorët ekonomik Rritja ekonomike, fuqia blerëse niveli i papunësisë, kamatat bankare, inflacioni, siguria

e bankave, investimet e huaja etj

Faktorët ekonomik

Bruto prodhimi kombëtar – GNP

·   Norma kamatore·   Oferta e parave·   Norma e influacionit·   Norma e papunësisë·   Të hyrat e popullatës·   Politika kreditore·   Konsumi·   Eksporti – Importi·   Paqëndrueshmëria e çmimeve·   Politika fiskale·   Politika ndaj UE- së·   Trendet e rritjes·   Defiçiti buxhetor·   Defiçiti – sufiçiti tregtar

Faktorët politiko- ligjor Sistemi politik, qeveria, proceset politike etj.

Shkalla e stabilitetit politik.

Faktorët politik

·    Gjyqësia·     Stabiliteti i qeverisë·     Sistemi politik·     Klima e përgjithshme politike·     Stabiliteti politik·     Marrëdhëniet e punës·     Norma e participimit të votuesve·     Zgjedhjet·     Kushtet politike në vendet fqinje·     Numri i protestave politike·     Grevat

24

Page 25: MJEDISI BIZNESOR

·     Legjislacioni zgjedhor·     Mbrojtja e ambientit·     Marrëdhëniet me fqinjët·     Ndikimi i ndërkombëtarëve

Faktorët teknologjik Era e komunikimit

Robotika

Interneti

Faktorët teknologjik

·  Robotët·  Automatika·  Patentat dhe licencat·  Teknologjitë e reja·  Laserët·  Inovacionet e materialeve·  Rrjeti satelitor·  Fijet optike·  Kompjuterët që mendojnë·  Telematika·  Bioenergjia·  Inxhinieringu kompjuterik

B. Mikromjedisi (rrethina e afërt, e veçantë, afariste)

1. Konsumatorët

2. Konkurrentët

3. Furnitorët

4. Oferta e fuqisë punëtore

Karakteristikat e Mikro Mjedisi (rrethina e veçantë, afariste)

1. Mikro Mjedisi i qëndrueshëm,

2. Mikro Mjedisi i ndryshueshëm

Mikro Mjedisi i qëndrueshëm,

Prodhimet dhe shërbimet nuk ndryshojnë shumë nga vitet e shkuara

Mungesa e inovacioneve teknologjike

Grup i qëndrueshëm i konkurrentëve dhe konsumatorëve me disa konkurrentë të rinj

Kushte të qëndrueshme ekonomike, politike dhe tatimore

Politikë qeveritare konzistente të ligjore dhe tatimore.

Mikro Mjedisi i ndryshueshëm

25

Page 26: MJEDISI BIZNESOR

Prodhimet dhe shërbimet ndryshohen vazhdimisht

Risitë teknologjike intensive e bëjnë të vjetërsuar teknologjinë ekzistuese

Aksionet e ndryshme të konkurrentëve dhe konsumatorëve

Aksionet dhe veprime qeveritare të paparashikueshme dhe të ndryshme

Ndryshimi i shpejt i vlerave të shumë individëve

Si të reagojmë ndajë Mikro Mjedisi i ndryshueshëm?

Identifikimi i mjedisit të organizatës dhe segmentimi i sajë

Identifikimi i faktorëve të mundshëm në secilim segment të mjedisit.

Verifikimi i indikatorëve të mjedisit që do të përfshihen në sistemin e planifikimit të organizatës.

Përpilimi i diagramit të ndikimit për indikatorët kritik të mjedisit

Krijimi i bazëz së të dhënave për mjedisin

Krijimi strukturës së radarëve për monitorimin e mjedisit dhe për interpretimin e sinjaleve të dobëta.

Krijimi i skenarit të bazuar në grupe të supozimeve për mjedisin

1 Konsumatorët

Ata që blejnë diçka nga organizata

Konsumatorët e përhershëm Konsumatorët e periodik

Konsumatorët jo profitabil!

2 Konkurrentët!

Konkurrenca në mes të bizneseve kurrë nuk ka qenë më e madhe se sot.

Disa kompani e kanë gjetur përparësinë e tyre konkurruese duke u fokusuar në prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë. Synimi i shumë kompanive është që të kenë standardin sigma 6 . Kompani si MOTOROLA në SHBA dhe TOYOTA në Japoni i janë afruar përmbushjes së këtij standardi.

Megjithatë, për ruajtjen e përparësisë konkurruese nuk mjafton vetëm prodhimi i një produkti cilësor. Sot kompanitë duhet të ofrojnë produkte CILËSORE dhe SHËRBIME të jashtëzakonshme me ÇMIME konkurruese.

Sot kompania General Motors (GM) po zhvillon fabrika për prodhimin e veturave në Argjentinë, Poloni, Kinë, Tajlandë. Kombinimi i cilësisë dhe krahut të lirë të punës me koston e minimizuar të distribucionit ka rezultuar me tregje më të mëdha dhe rritje afatgjate të GM-së

.

3 Furnitorët

26

Page 27: MJEDISI BIZNESOR

Individ apo organizata që e furnizojnë organizatën me lëndë të parë të nevojshme për procesin e prodhimit

4 Oferta e fuqisë punëtore

Sasia e fuqisë punëtore në treg

Profili (kualifikimi)

Çmimi i saj etj.

C) Mjedisi intern(rrethina e brendshme)

Të gjithë elementet në organizatë nga aspektet:

1. Organizative2. Kadrovike

3. Pozicioni ndaj tregut

4. Prodhimi

5. Financat

1. Aspekte organizative

Rrjeti i komunikimit

Struktura organizative

Hierarkia e qëllimeve

Politikat, procedurat dhe rregullat

Aftësia e ekipit menaxherial

2 Aspektet kadrovike

Marrëdhëniet në mes punëtorëve

Praktika e regrutimit

Programet e trajnimit dhe formimit

Vlerësimi i performancës?

Ndryshimi i fuqisë punëtore

3. Pozicioni ndaj tregut

Segmentimi i tregut

Strategjia e prodhimit

Strategjia e çmimeve

Strategjia e promocionit

Strategjia e shpërndarjes

4 Aspektet e prodhimit

27

Page 28: MJEDISI BIZNESOR

Vendosja dhe radhitja e kapaciteteve

Hulumtimi dhe zhvillimi

Shfrytëzimi i teknologjisë

Furnizimi me lëndë të para

Kontrolli i stoqeve

5. Aspektet financiare

Likuiditeti

Profitabiliteti

Aktiviteti

Aktivitet investuese

Strategjitë për përshtatje ndaj rrethinës

Tejkalimi i kufijve merr informata dhe paraqet interesin e organizatës

Parashikimi dhe planifikimi -bëhet proaktive –parashikon ndodhitë e ardhshme

Struktura fleksibile- struktura organike!! Shembull

Fuzionimi dhe Joint venture dy firma në një mënyrë bashkohen ??

Strategjia e ndikimit mbi rrethinën

Reklamimi - i prodhimeve për të ndikuar në rrethinë Raportet publike –ndikim në mendimin e publikut për kompaninë Aktiviteti politik – organizatat të ndikojnë në qeveri Asociacionet tregtare -bashkim për realizimin e interesave të përbashkëta

Përfundim

Analiza e mjedisit???

Disa pyetje për analizën e mjedisit

Cilës industri i takoni? Cilat kanë qenë shitjet për secilën industri në pesë vitet e fundit? Në çfarë drejtimi ato

po shkojnë?

Cilat ajanë trendet kryesore ekonomike, teknologjike, ligjore dhe politike në nivel nacional, regjional dhe ndërkombëtar?

Sa biznese te reja kanë hyrë në këtë industri në tri deri pesë vitet e fundit? Pse janë paraqitur produktet/shërbimet , respektivisht përmirësimet e tyre ( kërkesat e

tregut)?

Kush do të jetë konkurrenti i juaj kryesor? A po rriten shitjet e konkurrentëve të tuaj? Cilat ndryshime të theksuara i kanë bërë konkurrentët tuaj në dy vitet e fundit? Për çka janë më të mirë konkurrentët e tuaj dhe për çka ata janë më të dobët ? Si mund ta bëni biznesin tuaj më të mirë , më të dallueshëm, më të përshtatshëm se sa

që është biznesi i konkurrencës?

28

Page 29: MJEDISI BIZNESOR

Çka e karakterizon tregun tuja? Cilat janë trendet në vend tregjet të cilat ju i pretendoni t`i pushtoni?

Cili është segmenti i tregut që ju e synoni? Në çka ndryshon tregu i jua nga ai i konkurrencës?

29