Mjedisi Dhe Njeriu

22

Transcript of Mjedisi Dhe Njeriu

Përmbajtja:

•Ç'është mjedisi?•Mjedisi natyror.•Ndotja e mjedisit.•Foto te ndryshme.•Mbrojta e tij.•Puna vullnetare.

Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose grup organizmash, veçanërisht ndërthurja e kushteve të jashtme fizikore, natyrore që veprojnë dhe ndikojnë në rritjen, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Në lidhje me njeriun dallojmë këto mjedise:

•mjedisi shoqëror,•mjedisi kulturor•mjedisi natyror.

Mjedisi natyror është bashkësia e ndërveprimeve te përbërësve biotike dhe jobiotikë qe nxisin dhe ushqejnë jetën e gjalle ne toke, duke përfshirëë mjedisin biofizike, natyror te ajrit, te tokës, te ujërave etj.

Mjedisi eshte shum i rendesishem. Cdo veprim mbi mjedisin mund ta demtoje ate si dhe shendetin e njeriut.Shume semundje shfaqen dhe perhapen nga faktore te ndryshem mjedisor si:

•Ajri•Uji•Toka•Ndotjet, etj

Si ndotet mjedisi??????????

Problemi i ndotjes por dhe së mjedisit nuk po trajtohet me seriozitetin e nevojshëm. Përkundrazi vazhdon të jetë një problem shumë i rëndë në të gjitha nivelet dhe nuk po shoh asnjë strategji reale të shprehur dhe të zbatuar për mbrojtjen e mjedisit, i cili në Shqipëri është mjaft i ndotur, për mosmarrjen e masave reale për bllokimin e ndotjes së tij.

Ka një mungesë në sensibilizimin e opinionit në përfshirjen ne tij në mbrojtjen e mjedisit. Mjedisi shqiptar është kthyer në një mjedis me shumë probleme të mëdha që kërkon një zgjidhje sa më të shpejtë dhe një strategji sa më të shpejtë.

Sa kohë do qe të zgjidhet ky problem ????????

Unë mendoj se ndotja e mjedisit duhet parë në disa nivele për tu zgjidhur. Kemi të bëjmë me ndotjen nga gazrat toksike, që vijnë nga makinat dhe nga industri. Në këtë pikë, metalurgjiku vazhdon përsëri të jetë një ndotës i madh i ambientit .

Së dyti: ndotja e mjedisit vjen edhe nga mbeturinat plastike dhe nuk ka asnjë masë sensibilizuese ndaj opinionit publik.

Se treti: shkatërrimi i pyjeve

Njeriu është shkaktari kryesor ne ndryshimet drastike te klimës, njeriu është shkaku kryesor qe sot shume specie po rrezikohen te zhduken. Kështu nga studimet e ndërmara janë mbi 17, 291 gjallesa bimore si dhe rreth 47 677 shtazore qe rrezikohen te zhduken.  Kështu rezultohet se një nder katër bime mund te zhduket. Është studiuar gjithashtu se amfibet mund te zhduken me shpejt se çdo gjallese tjetër.

Ja cfare i bëjmë ne mjedisit ku jetojmë…

Por ç'mund te bëjmë?????????

• Duhet sensibilizuar opinioni publik.• Fabrikat duhet te nderohen jashtë zonave te banuara.• Makinat e vjetra duhet te hiqen nga përdorimi dhe njerëzit duhet te lëvizin me shumë me biçikleta, këmbë apo edhe me transportin publik.• Duhet te vendosen sa me shume kosha mbeturinash• Duhen vene me ne dukje dhe ne zbatim ligjet qe mbrojnë mjedisin• Duhen mbjelle sa me shume peme.• Duhet te ketë pune vullnetare, për pastrimin e mbeturinave apo edhe mbjedhjen e pemëve…etj

Puna vullnetare:

Një gjë është shume e qarte. Natyra ndotet shume lehte, por pastrohet me shume vështirësi.

Njerëzit duhen te ndërgjegjësohen, duhet te apelojnë për te mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve. Kujdesia ndaj mjedisit është obligim njerëzor për te evituar katastrofat ekologjike.

Njeriu duhet te jetoje ne harmoni me natyrën, duhet te kujdeset për atë, dhe te shfrytëzoje  me efikasitet te mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat qe do te vijnë.

PUNOI: ARLINDA RAMALLARI