Doktoratura Alma Zisi 2014

download Doktoratura Alma Zisi 2014

of 140

Transcript of Doktoratura Alma Zisi 2014

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    1/140

     

    © Copyright

    Alma ZISI

    Viti, 2014 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    2/140

     

    Udhëheqësi i Alma ZISI vërteton se ky është version i miratuar idisertacionit të mëposhtëm:

    NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJA

    DIREKTE NË RRITJEN EKONOMIKE

    DHE

    FAKTORËT NXITËS NË PËRTHITHJEN E TYRE

    Rasti i Shqipërisë

    Udhëheqës shkencor

    Prof. Dr. Luljeta MINXHOZI 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    3/140

     

    NDIKIMI I INVESTIMEVE TË HUAJADIREKTE NË RRITJEN EKONOMIKE

    DHE

    FAKTORËT NXITËS NË PËRTHITHJEN E TYRE

    -Rasti i Shqipërisë

    Përgatitur nga MSc. Alma Zisi

    Disertacioni i paraqitur nё

    Fakultetin e Biznesit

    Universiteti “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

     Nё pёrputhje tё plotё me kёrkesat

    Pёr gradёn “Doktor”

    Universiteti “Aleksandёr Moisiu”, Durrёs

    Shtator, 2014

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    4/140

     

    Përkushtim

    Prindërve

    dhe

     familjes sime

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    5/140

     

    M irënjohje

     Punimi i doktoraturës i ngjason një rrugëtimi, gjatë të cilit herë ndien shpresë dhe

    optimizëm për të ecur përpara, dhe herë vështirësi që të duken të pakapërcyeshme.

    Tani që kam arritur në fund, dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkpëpunëtorët dhe miqtë e

    mi më të mirë pa ndihmën e të cilëve do ta kisha patur të vështirë ta arrija.

     Një falenderim për rrugënisjen e këtij punimi, e kam për Prof. Dr Esmeralda Uruçin, që,

     për fat të keq, nuk ndodhet më mes nesh.

     Falenderoj thellësisht Prof. Dr. Luljeta Minxhozin që tregoi përkushtim dhe optimizëm

     për të më ndihmuar. Falë këshillave, nxitjes dhe besimit që më dha, sot së bashku kemiarritur në fund të këtij rrugëtimi.

     Falenderoj të gjithë profesorët e U niversitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës , të cilët me

     përkushtim dhe këmbëngulje na udhëhoqën në rrugën e pafundme të dijes.

     Falenderoj për ndihmën e pakursyer specialistët e Agjencisë AIDA dhe në veçanti Mileva

     Meksi dhe Genard Dylqeshi.

     Falenderoj në veçanti të gjithë kolegët e mi, të cilët më ndihmuan dhe më këshilluan në

    mënyrë të vazhdueshme për realizimin e këtij punimi.

    Gjithmonë i lëmë për në fund, por jo për nga rëndësia dhe vlerat që mbartin. Falenderoj

     familjen time, prindërit dhe motrën, pa mbështetjen e të cilëve nuk do t’ia kisha dalë

    mbanë. Me zemër falenderoj bashkëshortin dhe të dyja vajzat e mia që më mirëkuptuan

    në çdo moment duke ma bërë më të lehtë përfundimin e këtij punimi.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    6/140

     

    Emri Mbiemri

    Deklaroj se kjo tezë përfaqëson punën time origjinale dhe nuk kam përdorur burime tëtjera, përveç atyre të shkruajtura nëpërmjet citimeve.

    Të gjitha të dhënat, tabelat, figurat dhe citimet në tekst, të cilat janë riprodhuar prejndonjë burimi tjetër, duke përfshirë edhe internetin, janë pranuar në mënyre eksplicide si

    të tilla.

    Jam e vetëdijshme se në rast të mospërputhjeve, Këshilli i Profesorëve të UAMD-së

    është i ngarkuar të më revokojë gradën “Doktor”, që më është dhënë mbi bazën e kësaj

    teze, në përputhje me “Rregulloren e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë(Doktoratë) të UAMD-së, neni 33, miratuar prej Senatit Akademik të UAMD-së me

    Vendimin Nr. 16, datë 28.3.2013

    Durrës, më _________________

    Firma

    Alma ZISI

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    7/140

     

    Përmbledhje

    Shqipëria ka treguar interes në rritje për investimet e huaja direkte. Nga ana e qeverive

    shqiptare janë hartuar dhe janë zbatuar një sërë politikash nxitëse për të inkurajuar

    investitorët e huaj. Është kjo arsyeja pse vendosa të studioj rolin e investimeve të huaja

    direkte në një vend të vogël si Shqipëria.

     Në qendër të këtij punimi kam vendosur dy çështje kryesore. Së pari,  ndikimin e

    investimeve të huaja direkte në Shqipëri dhe,  së dyti,  faktorët kryesorë që ndikojnë në përthithjen e tyre.

     Ndikimi i investimeve të huaja direkte në rritjen ekonomike është matur nëpërmjet

    modeleve të ndryshme ekonometrike. Për të parë ndikimin e IHD-ve, u mbështeta në

    funksionet e rritjes ekonomike që rrjedhin nga modelet e zhvilluara nga Solow (1957),

    Mankiw, Romer dhe Weil (1992), Borenstein, De Gregorio dhe Lee (1998) dhe nga

    Easterly (2001). Të dhënat e përdorura i përkasin periudhës kohore 1990-2011. Zbatimi i

    këtyre modeleve në Shqipëri tregon se IHD-të kanë ndikim pozitiv, por të papërfillshëm

    në rritjen ekonomike.

    Faktorët kryesorë që ndikojnë në përthithjen e IHD-ve në vendin tonë, analizohen

    nëpërmjet këndvështrimit nga ana e investitorëve të huaj. Ky vrojtim u realizua ngaAgjencia AIDA nёn drejtimin e UNCTAD-it, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën e

    Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe me PNUD-in. Firmat e intervistuara kanë

    dhënë një ndihmesë të vlefshme për mënyrën se si ato e perceptojnë mjedisin tonë për tëinvestuar dhe si ndikojnë faktorët mikro dhe makroekonomikë në planet e tyre afatmesme

    dhe afatgjata.

    Duke u mbështetur në flukset hyrëse në rritje të investimeve të huaja direkte në Shqipëri,shpresojmë që në të ardhmen vendi ynë të bëhet lider në fushën e IHD-ve në Evropën

    Juglindore.

     Fjalë kyçe: Investimet e huaja direkte, rritja ekonomike, përcaktuesit e IHD-ve, teoritë e

     IHD-ve.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    8/140

     

    Summary

    Albania has recently demonstrated an increasing interest on foreign direct investment.

    Therefore, the Albanian Government has drafted and implemented several policies to

     promote and stimulate foreign investments in the country. Since it is an interesting and

    hot topic of the moment, it is why decided to dedicate this study to the foreign directinvestments in a small country such as Albania.

    This study focuses on two main issues.  First,which are the effects of foreign direct

    investments in Albania, and  second, which are the main factors that influence into their

    absorption.

    The impact that foreign direct investments have on economic growth has been measured by means of different econometric models. Thus, in order to measure the impact of FDI, Iused the economic growth functions deriving from the models developed by Solow

    (1957), Mankiw, Romer and Weil, (1992), Borenstein, De Gregorio and Lee (1998), and

    from Easterly (2001). The data used belong to the period of time from 1990-2011. The

    application of such models in Albania reveals that FDI has a positive effect, alas

    insignificant to the economic growth.

    The main factors which influence on the absorption of FDI in our country are analysed

    through the foreign investors’ perspective. This survey was developed AIDA under the

    guidance of UNCTAD and with the close collaboration of the Foreign InvestorsAssociation in Albania (FIAA) and UNDP. The companies interviewed gave aconsiderable support on how such companies’ percept our environment to invest and how

    the macro and micro economic factors influence on their medium and long-term

    decisions.

    Based on the increasing foreign direct investments in-flow trend in Albania, there is a

    chance that Albania becomes the FDI leading country in the South Eastern Europe.

     Key words: foreign direct investment, economic growth, determinants of FDI, theories ofFDI. 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    9/140

     

    Përmbajtja e lëndës 

    KREU I ......................................................................................................................................... 14 

    HYRJE .......................................................................................................................................... 14 

    1.1.  Qëllimi i punimit ................................................................................................................ 15 

    1.2.  Metodologjia ...................................................................................................................... 16 

    1.3.  Struktura e punimit ............................................................................................................ 18 

    1.4.  Korniza Teorike ................................................................................................................. 19 

    KREU II ....................................................................................................................................... 22 

    2.1. Investimet e huaja direkte ..................................................................................................... 23 

    2.2. A mund të japim një përkufizim të caktuar për IHD-të? ...................................................... 24 

    2.2.1. Pse i studiojmë IHD-të? ...................................................................................................... 24 

    2.3. Mënyra e hyrjes në një treg të huaj ........................................................................................ 25 

    2.3.1. Klasifikimet e IHD-ve ......................................................................................................... 27 

    2.4. Kompanitë shumëkombëshe (KMN-të) ................................................................................. 28 

    2.5. Motivet që nxisin IHD-të ...................................................................................................... 28 

    2.6. Përcaktuesit kryesorë të IHD ................................................................................................. 30 

    2.7. Efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse ................................................................. 32 

    2.8. Teoritë e para të IHD-ve ........................................................................................................ 35 

    2.8.1. Teoria e kapitalit (arbitrage) .............................................................................................. 35 

    2.8.2. IHD-të dhe teoria e tregtisë ndërkombëtare ....................................................................... 36 

    2.8.3. Trajtimi Makroekonomik i Kojimas .................................................................................... 36 

    2.8.4. Teoria radikale.................................................................................................................... 37 

    2.8.5. Këndvështrimi hymerian ..................................................................................................... 38 

    2.8.6. Teoria e IHD-ve sipas Aliberit  ............................................................................................ 39 

    2.8.7. Teoria e ciklit të produktit ................................................................................................... 39 

    2.8.8. Teoritë e ndërkombëtarizimit të IHD-ve ............................................................................. 40 

    2.8.9. Teoria eklektike e IHD-ve ................................................................................................... 41 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    10/140

     

    KREU III ....................................................................................................................................... 43 

    3.1. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri .................................................................................................. 44 

    3.2.  Struktura e IHD-ve në Shqipëri ......................................................................................... 45 

    3.2.1.  Format e IHD-ve në Shqipëri ............................................................................................ 45 

    3.2.2.  IHD-të sipas aktivitetit ekonomik ....................................................................................... 46 

    3.2.3. IHD-të sipas vendit të origjinës .......................................................................................... 48 

    3.3.  Biznesi në Shqipëri ............................................................................................................ 50 

    3.4.  Efektet e investimeve të huaja direkte në Shqipëri ............................................................ 53 

    3.5.  Investimet e huaja direkte në Evropën Juglindore ............................................................. 55 

    KREU IV ...................................................................................................................................... 63 

    4.1. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike .................................................................... 64 

    4.2. Zbatimi i modeleve të ndryshme në Shqipëri ........................................................................ 67 

    4.2.1. Zbatimi i modelit Solow ...................................................................................................... 68 

    4.2.2. Zbatimi i modelit Mankiw ................................................................................................... 69 

    4.2.3. Zbatimi i modelit BGL1 dhe BGL2 ...................................................................................... 70 

    4.2.4. Zbatimi i modelit Easterly .................................................................................................. 75 

    KREU V ........................................................................................................................................ 78 

    5.1. Rezultatet e faktorëve ndikues të investitorëve të huaj në Shqipëri  ...................................... 79 

    5.2. Analiza e pjesës së dytë të pyetsorit ...................................................................................... 98 

    5.2.1. Analiza regresive e efektit ndikues nё zhvillimin e firmave ................................................ 99 

    5.3. Analiza SWOT e IHD në Shqipëri....................................................................................... 111 

    KREU VI .................................................................................................................................... 117 

    6.1. Konkluzionet ........................................................................................................................ 118 

    6.2. Ndihmesa të punimit ............................................................................................................ 120 

    6.3. Rekomandime ...................................................................................................................... 121 

    6.4. Kufizimet dhe kërkimet e ardhshme .................................................................................... 122 

    Bibliografia ................................................................................................................................. 123 

    Shtojca......................................................................................................................................... 123 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    11/140

    Lista e Tabelave

    Tabela 3. 1. Përbërja e prurjeve të IHD-ve sipas formës, 2006-2011 (mil. euro)............. 46  Tabela 3. 2. IHD-të hyrëse sipas aktivitetit ekonomik...................................................... 47  

    Tabela 3. 3. Klasifikimi i Shqipërisë sipas treguesve kryesorë ........................................ 51 

    Tabela 4. 1. Modeli Solow ................................................................................................ 69 Tabela 4. 2. Modeli Mankiw ............................................................................................ 70 

    Tabela 4. 3. Modeli BGL1 ................................................................................................. 71 

    Tabela 4. 4. Modeli BGL2 ................................................................................................. 74 

    Tabela 4. 5. Modeli Easterly ............................................................................................. 76 

    Tabela 5. 1. Faktorёt qё ndikojnё nё vendimet e firmёs pёr tё investuar  ......................... 83 

    Tabela 5. 2. Pёrvojat kundrejt pritshmёrive tё kompanive ............................................... 84 Tabela 5. 3. Kostoja e punёs ............................................................................................. 85 

    Tabela 5. 4. Aftёsitё gjuhёsore ......................................................................................... 86 Tabela 5. 5. Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së informacionit ................................ 86 Tabela 5. 6. Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe e rregulloreve  ................................... 88 

    Tabela 5. 7. Fuksionimi gjyqёsor dhe sistemi ligjor tregtar  ............................................. 89 Tabela 5. 8. Politikat ekonomike dhe stabiliteti politik .................................................... 89 

    Tabela 5. 9: Qeverisja, integriteti publik .......................................................................... 90 Tabela 5. 10. Taksa tё arsyeshme ..................................................................................... 90 

    Tabela 5. 11. Struktura e sitemit tё taksave tё biznesit ..................................................... 91 

    Tabela 5. 12. Niveli i ulёt i burokracisё sё inspektimeve ................................................. 91 Tabela 5. 13: Rregulloret e tregtisё dhe tё doganave ........................................................ 92 

    Tabela 5. 14. Aksesi pёr tokё ............................................................................................ 93 Tabela 5. 15. Sigurimi i parqeve industriale ..................................................................... 93 Tabela 5. 16: Sigurimi i zonave tё lira ekonomike ........................................................... 94 

    Tabela 5. 17. Sigurimi i stimujve pёr investime ............................................................... 94 

    Tabela 5. 18. Sigurimi i granteve tё trajnimit ................................................................... 95 Tabela 5. 19. Sigurimi i lejeve tё planifikimit dhe tё ndёrtimit ........................................ 95 Tabela 5. 20. Aftёsia pёr tё krijuar lidhje me institucionet akademike ............................ 96 

    Tabela 5. 21. Aftёsia pёr tё pёrdorur burimet lokale ........................................................ 96 

    Tabela 5. 22. Rregulloret e sistemit tё sigurimeve shoqёrore ........................................... 97 Tabela 5. 23. Rregulloret mjedisore .................................................................................. 97 Tabela 5. 24. Statusi i anёtarёsimit nё Bashkimin Europian ............................................ 98 

    Tabela 5. 25. Lehtёsia e regjistrimit tё kompanisё dhe fillimit tё aktivitetit .................... 98 Tabela 5. 26. Tregues tё hartimit tё planeve zhvilluese tё kompanisё ............................. 99 Tabela 5. 27. Numri i tё punёsuarve nё vitin 2012 krahasuar me vitin2010 .................. 101 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    12/140

     

    Tabela 5. 28. Numri i tё punёsuarve mё 2010, krahasuar me vitin 2008  ....................... 103 

    Tabela 5. 29. Numri i tё punёsuarve mё 2012 krahasuar me vitin 2010  ........................ 104 Tabela 5. 30. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me 2010 ................................ 106 

    Tabela 5. 31. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin 2010 ....................... 107 

    Tabela 5. 32. Pjesa e tregut më 2010 krahasuar me vitin2008 ....................................... 108  

    Tabela 5. 33. Numri i tё punёsuarve mё 2012, krahasuar me vitin 2010 ....................... 110 

    Lista e grafikëve

    Grafiku 3. 1. Ecuria e IHD-ve në Shqipëri ....................................................................... 45  

    Grafiku 3. 2. Përbërja e prurjeve të IHD-ve sipas formës ................................................ 46  

    Grafiku 3. 3. IHD-të sipas aktivitetit ekonomik ............................................................... 48 

    Grafiku 3. 4. IHD-të sipas vendit të origjinës ................................................................... 49 

    Grafiku 3. 5. Lehtësia e të bërit biznes në Shqipëri .......................................................... 51 

    Grafiku 3. 6. Klasifikimi i Shqipërisë sipas treguesve kryesorë ....................................... 52 

    Grafiku 3. 7. Lehtësia e të bërit biznes ............................................................................. 53 Grafiku 3. 8. PBB për frymë sipas vendeve ...................................................................... 56 

    Grafiku 3. 9. Rritja ekonomike për vendet e Evropës Juglindore ..................................... 57 

    Grafiku 3. 10. Konsumi, investimet dhe eksporti neto ..................................................... 58 Grafiku 3. 11. Flukset e IHD-ve në Evropën Juglindore .................................................. 59 Grafiku 3. 12. Lehtësia e të bërit biznes në vendet e EJL ................................................. 60 

    Grafiku 3. 13. Renditja e vendeve të Ballkanit ................................................................. 61 

    Grafiku 4. 1. Inflacioni dhe rritja ekonomike në vite ....................................................... 73  

    Grafiku 4. 2. Rritja e PBB në vite ..................................................................................... 75 

    Grafiku 5. 1. Rrethet ku veprojnë firmat e huaja .............................................................. 80 

    Grafiku 5. 2. Pjesa e kapitalit të huaj ................................................................................ 81 

    Grafiku 5. 3. Klasifikimi i IHD-ve.................................................................................... 81 

    Grafiku 5. 4. Aftёsitë nё përdorimin e teknologjisё së informacionit .............................. 87 Grafiku 5. 5. Qartёsia dhe korrektёsia e ligjeve dhe rregulloreve .................................... 88 

    Grafiku 5. 6. Niveli i ulët i burokracisё sё inspektimeve.................................................. 92 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    13/140

     

    Lista e Shkurtimeve

    AIDA Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve

    BB  Banka Botërore 

    BE  Bashkimi Evropian 

    BERZH  Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim

    BSH Banka e Shqipërisë 

    FIAA Foreign Investors Association in Albania

    IHD  Investimet e huaja direkte 

    FMN  Fondi Monetar NdërkombëtarINSTAT Instituti i Statistikave 

    KMN  Kompani shumëkombëshe 

    METE  Ministria e Ekonomisë, e Tregtisë dhe e Energjitikës 

    OBT  Organizata Botërore e Tregtisë

    OECD  Organization for Economic Co-Operation and

    Development 

    PBB  Prodhimi i Brendshëm Bruto

    SEE  Vendet e Evropës Juglindore 

    UNCTAD  United Nation Conference on Trade and Development

    UNDP United Nations Development Programme 

    WIR   World Investment Report 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    14/140

     

    14 

    KREU I

    HYRJE

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    15/140

     

    15 

    Hyrje

    Zhvillimet e vrullshme ekonomike kanë bërë që t’u kushtohet një vëmendje e madheinvestimeve të huaja direkte. Autorë të shumtë kanë shprehur bindjet e tyre në lidhjeme IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse, por kanë qenë skeptikë përsa i përketefekteve që përcjellin IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse. Kjo për arsye se disavende përfitojnë nga IHD-të më shumë se vendet e tjera. Më së shumti, IHD-të kanë

     përcjellë efekte pozitive në vendet e zhvilluara se në vendet në zhvillim. Në vitet efundit, duket se autorët mbështesin më së shumti IHD-të për efektet pozitive që

     përhapin në ekonominë e vendeve pritëse, si transferimin teknologjik, rritjen e numrit

    të të punësuarve dhe ndikimin në rritjen ekonomike të vendit.Shkalla në të cilën investimet e huaja mund të ndihmojnë në rritjen ekonomike, varetnga një sërë faktorësh. Ndër faktorët më kryesorë mund të përmendim madhësinë etregut, hapjen e tregtisë, nivelin e kapitalit human, politikat favorizuese për IHD-të,cilësinë e institucioneve, infrastukturën e vendit etj.

     Në ditët tona, për shkak edhe të globalizimit, shumica e qeverive të vendeve pritësekanë ndryshuar perceptimin për IHD-të. Ato përpiqen që nëpërmjet politikave nxitësetë përthithin një numër sa më të madh të IHD-ve në industri të caktuara dukendihmuar në aspektin ekonomik dhe social të vendeve. Stabiliteti politik, klima efavorshme e biznesit dhe përmirësimi i infrastrukturës janë disa nga politikat nxitëse

    që ndjekin qeveritë e vendeve pritëse për të thithur një numër të ndjeshëm të IHD-ve.

    Ashtu si të gjitha vendet në zhvillim, edhe Shqipëria ka treguar interes në rritje përinvestimet e huaja direkte. Investimet e huaja nё Shqipёri kanё pasur njё trend nёrritje, sidomos pas vitit 2006. Nga ana e qeverisë shqiptare janë hartuar dhe janëzbatuar një sërë politikash nxitëse për të tërhequr investitorët e huaj. Mjafton të

     përmendim nismën e fundit të qeverisë shqiptare në përthithjen e investimeve të huajadirekte në industrinë e nxjerrjes dhe të përpunimit të mineraleve dhe, në sektorin eenergjisë së ripërtëritshme.

    Prandaj dhe qëllimi kryesor i këtij studimi është të shqyrtojë rolin e investimeve të

    huaja direkte në Shqipëri dhe të masë në mënyrë empirike ndikimin e tyre në rritjenekonomike. Për të provuar sa më sipër, studimi është përqendruar në faktorët kryesorëqë motivojnë thithjen e IHD-ve, trajtimin teorik të lidhjes ndërmjet IHD-ve dhe rritjesekonomike dhe matjen e ndikimit të IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit tonë.

    1.1.Qëllimi i punimit

    Për investimet e huaja direkte është diskutuar shumë si në mjediset akademike, ashtudhe jashtë tyre. Studimet kanë përcjellë qasje të ndryshme, si: efekti i tyre në vendet e

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    16/140

     

    16 

    origjinës apo vendet pritëse, natyra e IHD-ve, politikat nxitëse etj. Megjithatë shumë pak është folur për efektin e IHD-ve në vende të vogla. Për këtë arsye, studimi im nëkëtë punim doktorature ka për qëllim të analizojë efektin e IHD-ve në rritjenekonomike në Shqipëri dhe faktorët nxitës në përthithjen e tyre.

    Shqipëria është një vend i vogël, por ka shumë karakteristika pozitive, duke nisur qëme pozicionin e saj gjeografik shumë të favorshëm, me rezervat e pasura natyrore, mefuqinë punëtore të re në moshë, me politikat nxitëse të zhvillimit të sektorit privat, por

     jo vetëm. Qëllimi kryesor i këtij punimi është t’i japë përgjigje pyetjes që përbënthelbin për të cilin diskutohet kaq shumë:

    “A kanë ndikuar IHD- të në rritjen ekonomike të Shqipërisë”? 

    T’i përgjigjesh kësa pyetjeje, nuk është e lehtë, pasi IHD-të nuk janë faktori i vetëmqë ndikon në rritjen ekonomike. Më së shumti, studimet që janë bërë, i referohenndikimit të IHD-ve në vendet e zhvilluara ose në vende me mundësi të mëdha nëzhvillim, ku politikat nxitëse janë thjesht një katalizator që përshpejtojnë investimet ehuaja direkte. Këto investime kanë një ndikim pozitiv dhe statistikisht të rëndësishëmnë rritjen ekonomike në vendet që kanë madhësi të tregut, fuqi blerëse, nivel të lartë tëarsimimit, infastrukturë të zhvilluar, teknologji të lartë etj.

    Megjithëse ka studime të shumta që tregojnë për efektin pozitiv të IHD-ve në rritjenekonomike, të pakta janë rezultatet empirike për ndikimin e IHD-ve në vendet evogla. Për këtë arsye jemi përpjekur të shqyrtojmë lidhjen që ekziston ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike në vendet e vogla në zhvillim, siç është dhe Shqipëria.

    1.2. Metodologjia

    Punimi nis me një trajtim teorik të IHD-ve për të vazhduar më tej me një analizëempirike të efektit të IHD-ve në rritjen ekonomike në Shqipëri. Korniza teorike ështëtrajtuar sipas një literature të gjerë dhe bashkëkohore, ku përfshihen punimekërkimore shkencore, artikuj dhe publikime nga autorë kryesisht të huaj. Në qendër tëtrajtimit teorik janë modelet e rritjes ekonomike të autorëve më me emër në fushën eshkencave ekonomike. Megjithatë, edhe në trajtimin teorik shumë pak diskutohet përvendet e vogla në zhvillim, duke lënë një hendek lidhur me rëndësinë e IHD-ve nëkëto vende.

    Për këtë arsye, u nxita të kryej një studim empirik lidhur me efektin e IHD-ve nëvendin tonë. Për IHD-të në Shqipëri është folur shumë, por natyra e studimeve kaqenë e kufizuar në sektorë apo në rajone të caktuara. Edhe në studimet ku bëhen

     përpjekje për të krijuar lidhje mes IHD-ve dhe rritjes ekonomike, IHD-të janë marrë sinjë variabël i vetëm shpjegues, duke anashkaluar faktorët e tjerë makroekonomikë.

    Analiza empirike në këtë punim, megjithëse kontradiktore me opinionet apo përfundimet përgjithësuese pozitive për IHD-të, jep një tablo ndryshe për rëndësinë eIHD-ve në rritjen ekonomike përsa i përket vendit tonë, ndërsa studimi empirik është

     përmbledhur në dy kapituj thelbësorë.  Në të parin  (në renditje kapitulli IV) jepetzbatimi empirik i modeleve kryesore të rritjes ekonomike dhe roli i ndikimit të IHD-

    ve, nga ku shihet se ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike për Shqipërinë është pozitiv, por i parëndësishëm.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    17/140

     

    17 

    Për realizimin e këtij punimi jemi mbështetur tek qasjet teorike duke bashkërenduardy mjete kryesore për studim: modelet teorike  të IHD-ve në rritjen ekonomike, si:modeli Solow, model i Borenstein, De Gregorio & Lee, modeli Mankiw, modeli iEasterly dhe kërkimin primar . Risia e përdorimit të këtyre modeleve ekonometrikeështë zbatimi i teorive të ndryshme të rritjes ekonomike me të dhënat praktike të

    vendit tonë.

    Hipotezës së ngritur, nëse  dhe  sa  kanë ndikur IHD-të në rritjen ekonomike nëShqipëri, i jepet përgjigje duke përdorur modelet e lartpërmendura dhe përpuniminstatistikor të të dhënave me programin SPSS. Si tregues i rritjes ekonomike është

     përdorur rritja e PBB-së (në përqindje vjetore), ndërsa variablat shpjegues janë tëndryshëm sipas modeleve të zbatuara. Në testimin e shkallës së përshtatjes sëmodeleve, sa të mirë janë ato në shpjegimin e lidhjes ndërmjet variablave të përdoruranë model, është përdorur testi statistikor i Fisherit (F-testi). Ndërsa për testiminindivual të variablave të përfshira në model është përdorur testi statistikor i studentit(t-testi).

     Nisur nga përfundimet se investimet e huaja direkte kanë ndikim pozitiv, por të parëndësishëm në rritjen ekonomike në Shqipëri, në kapitullin e dytë   (në renditjekapitulli V), analiza thellohet më tej në natyrën e IHD-ve në vend, si dhe në

     përcaktimin e faktorëve nxitës në përthithjen e tyre. Për të kuptuar më mirë investimete huaja direkte në Shqipëri, në studim është marrë dhe analiza e pyetësorit, realizuarnga Agjensia AIDA në periudhën 2011-2012 ku vihet në dukje natyra e këtyreinvestimeve dhe pritshmërinë që kanë investitorët e huaj për vendin tonë.

    Për trajtimin e situatës reale të IHD-ve në vend, edhe pse pesha e tyre është e papërfillshme për Shqipërinë, pyetjet e ngritura janë:

    Cilët janë faktorët ndikues në përthithjen e IHD-ve në vendin tonë?

    A ndryshon realiteti nga pritshmëritë e kompanive të huaja investuese?

    Çfarë planifikojnë në një të ardhme të afërt1 këta investitorë?

     Në këtë kapitull, jepet një këndvështrim ndryshe i IHD-ve, mbështetur në opinionindhe vizionin e vetë kompanive të huaja. Pyetësori i realizuar (nga Agjencia AIDA) ka

     për qëllim analizën e pritshmërive dhe të planeve që kanë kompanitë e huaja për të

    investuar në Shqipëri. Ajo çfarë studiohet më tej në punim është dhe lidhja pritshmëri- përvojë-planifikim.

    Pyetësori është i përbërë nga tri pjesë. Në pjesën e parë (A) janë hartuar pyetje duke përdorur shkallën e Likertit. Kёta faktorё janё analizuar sipas shkallёs 1-5 nga mё paki rёndёsishëm deri te  shumё i rёndёsishёm. Tё njёjtёt faktorё analizohen duke matur

     përvojën me pritshmёritё e firmave para se tё bënin investimin, tregues ky i studimittё mirё tё tregut. Në pjesën e dytë (B) përdoren pyetje të hapura në lidhje me planetdhe veprimtaritë e kryera nga ana e kompanive dhe në pjesën e tretë (C) kompanitë

     pyeten në lidhje me informacione të përgjithme, si: “Kur ka ardhur në Shqipëri

    1

    Është marrë një hark kohor 3-vjeçar, për shkak të dinamikave të zhvillimit në vend dhe më gjerë,sepse është i vështirë parashikimi më afatgjatë.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    18/140

     

    18 

    kompania investuese? Ku është e vendosur? Sa është numri i punonjësve të punësuar?” etj. 

     Nga përpunimi i të dhënave të pyetësorit është bërë një përshkrim i firmave

    investuese në Shqipëri përmes paraqitjes grafike, ndërkohë që për testimin e çdofaktori është përdorur testi Chi-square. Për pjesën e dytë, në vlerësimin nëse firmat planifikojnë të zgjerohen dhe cilët janë faktorët e marrë në konsideratë, është përdorurregresioni binomial. Përpunimi i të dhënave në këtë kapitull është bërë po me

     programin SPSS.

    Të dhënat

    Të dhënat e përdorura në studim vijnë nga burime dytësore. Në testimin e modeleve

     janë mbledhur të dhëna nga Banka e Shqipërisë, Banka Botërore dhe Instituti iStatistikave për periudhën 1990-2011. Në vlerësimin e investimeve të huaja direkte nëShqipëri (kapitulli III) të dhënat e përdorura janë marrë nga raportet kombëtare dhendërkombëtare për vlerësimin e ecurisë së IHD-ve, treguesit makroekonomikë nëBankën e Shqipërisë etj. Në kapitullin e pestë (Vlerësimet e kompanive të huaja nëvend) është shfrytëzuar pyetësori i realizuar nga AIDA (Agjensia për zhvillimin einvestimeve në Shqipëri) nёn drejtimin e UNCTAD-it, në bashkëpunim të ngushtë meShoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe PNUD-in.

    1.3. Struktura e punimit

    Realizimi i këtij punimi është organizuar në gjashtë kapituj. Secili nga kapitujt ështëndërthurur me tjetrin duke krijuar kështu një vijueshmëri të mendimit dhe qëllimitkryesor të punimit. Për studimin e investimeve të huaja direkte në vendin tonë, puniminis me një trajtim teorik të IHD-ve në përgjithësi dhe të IHD-ve në vend në mënyrë tëdetajuar. Punimi vazhdon me analizën e ndikimit që kanë IHD-të në vendin tonë, i

     paraprirë fillimisht me një përmbledhje të shkurtër të modeleve të përdorura në botë për të matur rolin dhe ndikimin e IHD-ve në rritjen ekonomike. Më tej, punimi

    vazhdon me analizën krahasuese të faktorëve motivues dhe planeve zhvillimore qëkëto kompani kanë në vendin tonë, duke arritur në disa përfundime konkrete për IHD-të në vend. Në mbyllje të studimit, jepen rekomandime se si IHD-të mund të gjejnëzbatim në kushtet e një vendi pritës siç është Shqipëria.

    Analizë e detajuar e përmbajtjes së kapitujve të punimit

     Në kapitullin e parë është dhënë qëllimi i studimit, pyetjet kërkimore të ngritura dhemetodologjia e përdorur për realizimin e tij.

     Kapitulli i dytë  bën një rishikim të literaturës për IHD-të. Trajtohen fillimet einvestimeve të huaja direkte dhe evoluimi i tyre deri në ditët e sotme. Duke qenë se

    IHD-të hyjnë në tregje me mënyra të ndryshme e kam vlerësuar të rëndësishme edheklasifikimin e tyre. Një vend të veçantë në këtë kapitull zënë dhe efektet që përcjellin

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    19/140

     

    19 

    IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse. Literatura e përdorur jep  mundësi për tëtrajtuar efektet pozitive dhe negative që përcjellin IHD-të në ekonomitë e vendeve

     pritëse.

     Natyra komplekse e IHD-ve, e bën të vështirë përshtatjen në një teori të pastër, pasi

    dhe vetë roli i tyre ka ndryshuar me kalimin e viteve. Për këtë arsye, një paraqitje të plotë të natyrës së IHD-ve na e japin teoritë e ndryshme të trajtuara. Teoria e kapitalit,teoria e ciklit të produktit, teoria OLI, teoria e ndërkombëtarizimit, teoria radikale etj.,

     përshkruajnë më së miri karakterin kompleks të IHD-ve.

     Kapitulli i tretë  jep një tablo të plotë të ecurisë së IHD-ve në Shqipëri, duke filluar menjë analizë të IHD-ve hyrëse në vite, veçoritë që mbartin dhe rolin që luajnë ato nëekonominë e vendit tonë. Viteve të fundit, IHD-ve u është kushtuar një interes iveçantë, gjë që e shohim dhe te politikat nxitëse që janë ndërmarrë nga qeveria për të

     përthithur një numër më të madh të IHD-ve. Krahasimi i IHD-ve me vendet eBallkanit Perëndimor na bën të kuptojmë rolin e IHD-ve në këto vende. Ndërmjet

    vendeve të Ballkanit Perëndimor shërbejnë si uralidhëse marrëveshjet dhe projektetqë kanë si qëllim nxitjen e IHD-ve në këto vende dhe arritjen e standardeve tëvendeve të Bashkimit Evropian.

     Në kapitullin e katërt  paraqitet ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike të vendit tonë.Për të parë ndikimin e IHD-ve, u shfrytëzuan funksionet e rritjes ekonomike qërrjedhin nga modelet e zhvilluara nga Solow (1957), Mankiw, Romer, & Weil (1992),Borenstein, De Gregorio, & Lee (1998), dhe nga Easterly (2001).Zbatimi i këtyre modeleve në vendet në zhvillim tregon se IHD-të kanë një ndikim

     pozitiv dhe të rëndësishëm në rritjen ekonomike. Por në Shqipëri, ndonëse rezultatettregojnë se IHD-të kanë ndikim pozitiv, ato janë të papërfillshëm në rritjen

    ekonomike të vendit tonë. Investimet e huaja direkte janë një dukuri pas viteve ’90 tëshekullit të kaluar dhe numri i kompanive të huaja nuk është aq i madh sa të ndikojëndjeshëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë.

     Kapitulli i pestë   analizon opinionin e investitorëve të huaj në Shqipëri. Janё marrё nёkonsideratё 60 kompani investuese tё huaja, tё cilat janё intervistuar pёr perceptimine tyre bazuar nё pёrvojën për mjedisin e biznesit, për mёnyrёn si ndikojnё kushtet endryshme në veprimtarinë konkrete dhe në planet e tyre zhvillimore. Ky pyetësor uzhvillua nga agjencia AIDA nёn drejtimin e UNCTAD-it, në bashkëpunim të ngushtëme Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) dhe PNUD-in.

     Në kapitullin e fundit  paraqiten përfundimet e përgjithshme të nxjerra gjatë studimit,trajtohen kufizimet e tij dhe jepen rekomandime për kompanitë e huaja që duan tëinvestojnë në të ardhmen në Shqipëri.

    1.4. Korniza Teorike

    Ky punim është mbështetur në një literaturë të gjerë për të arritur objektivat evendosur. Në vazhdim trajtohet shkurtimisht përmbajtja e punimeve të disa prejautorëve, veprimtaria e të cilëve na bën të kuptojmë më mirë natyrën komplekse tëIHD-ve.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    20/140

     

    20 

    Kështu, Moosa (2002) jep arsyet kryesore pse duhen studiuar investimet e huajadirekte duke argumentuar se IHD-të shoqërohen me transferimin e teknologjisë, si dhetë njohurive menaxheriale, teknike e të marketingut.

     Një vend të veçantë zënë përcaktuesit kryesorë të IHD-ve. Chakrabati (2001), Walsh

    dhe Yu (2010) argumentojnë se madhësia e tregut është ndër përcaktuesit kryesorë përthithjen e investimeve të huaja direkte. Në punimet e tyre De Mello (1997), Noorbakhsh e të tjerë (2001) dhe Campos e Kinoshita (2002) argumentojnë që midisIHD-ve dhe kapitalit human ka një lidhje pozitive për vendet që kanë një nivel tëcaktuar të kapitalit human. Ndërsa Lipsey dhe Kravis (1982), Edwards (1990) dheEasterly (2001) theksojnë se infrastruktura e vendit pritës luan një rol të rëndësishëmnë tërheqjen e IHD-ve. Mund të themi se madhësia e tregut pritës, qëndrueshmëriaekonomike, shkalla e hapjes së vendit pritës, niveli i të ardhurave, cilësia einstitucioneve dhe niveli i zhvillimit ekonomik të vendit pritës janë disa nga

     përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në përthithjen e IHD-ve.

    Efektet që përcjellin IHD-të kanë nxitur shumë autorë të ndërmarrin studime dhe tëanalizojnë rolin e tyre në ekonominë e vendeve pritëse. Në qendër të shumë punimevevihen re efektet pozitive dhe negative që mund të përcjellin IHD-të në ekonomitë evendeve pritëse. Për shembull, Lipsey (2002) argumenton se IHD-të ndikojnë nënivelin e pagës si pasojë e hyrjes së firmave të huaja apo pjesëmarrjes së tyre në njëindustri të caktuar. Firmat e huaja paguajnë më shumë se firmat vendase duke krijuarefektin “spillover” të pagave. Sipas Wang (2009) IHD-të përcjellin efekte pozitive nëekonominë pritëse, pasi transferojnë teknologjinë e përparuar dhe ndikojnë në

     praktikat më të mira të drejtim-administrimit. Moosa (2002) në librin e tij “Theory,Evidence and Practice” analizon efektet e IHD-ve në vendet pritëse, duke theksuar seIHD-të ndikojnë pozitivisht në fluksin e kapitalit, në rritjen e prodhimit etj.

    Trajtimi i teorive të IHD-ve na jep një paraqitje më të plotë për të kuptuar natyrën etyre komplekse. Autorë të ndryshëm i kanë parë në mënyra të ndryshme IHD-të pasidhe roli i tyre ka qenë i ndryshëm në vende të ndryshme. Teoria e Ciklit të Produktitnga Vernon (1966) shpjegon ndërveprimet ndërmjet avantazheve specifike të

     pronësisë dhe përparësive specifike të vendndodhjes, duke përshkruar më së miri roline teknologjisë në tregtinë ndërkombëtare. Aliber (1970) i shpjegoi IHD-të nëpërmjetmarrëdhënieve të tregjeve financiare, ku firmat e huaja investuese duhet të përballojnë

     papërsosmëritë e tregjeve të kapitalit dhe të kurseve të këmbimit.

    Kojima (1973) klasifikoi tri motive kryesore që nxitin IHD-të: orientimi drejt

     burimeve natyrore, orientimi drejt punës dhe orientimit drejt tregut. Hymer (1976),analizoi se IHD zhvillohen kryesisht në ato tregje, të cilat kanë përparësi më të mëdhakonkurruese krahasuar me firmat vendase. Buckley dhe Casson (1976) në studimin etyre “E ardhmja e kompanive shumëkombëshe” analizuan rritjen e kompaniveshumëkombëshe dhe nxitjen e tyre për të tërhequr investimet e huaja direkte.

    Dunning (1979) argumenton se IHD-të duhet të kenë kryesisht tri përparësi specifikenë mënyrë që të jenë të suksesshme në tregjet e vendeve pritëse. Teoria eklektike ezhvilluar nga Dunning, njihet ndryshe si Paradigma OLI (Ownership-pronësia,Location-vendndodhja dhe Internalise- përvetësimi).

    Studimet e para për rritjen ekonomike i shohim te modelet neoklasike. Thjeshtësia e

    tyre ka bërë që këto modele të shërbejnë si bazë e punës zbatuese dhe teorike përakumulimin e kapitalit dhe për rritjen ekonomike. Solow (1956, 1957) aplikoi

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    21/140

     

    21 

    analizën e rritjes brenda modelit neoklasik. Në punimin e saj Alfaro (2003) tregon seIHD-të në sektorë të ndryshëm kanë efekte të ndryshme në rritjen ekonomike. Kështu,në matjen e kryer empirike del se IHD-të në sektorin parësor kanë prirje që të kenëefekt negativ në rritjen ekonomike, ndërsa IHD-të në sektorin e prodhimit kanë efekt

     pozitiv.

    Vitet e fundit, studiuesit argumentojnë se investimet e huaja direkte mund të nxisinteknologjinë e nivelit të lartë, duke ndikuar në rritjen ekonomike të vendit pritës. Kjo

     justifikon tërheqjen më të madhe të investime të huaja. Kështu, për shembull, Wangdhe Blomstrom (1992) i kushtojnë rëndësi transferimit të teknologjisë nëpërmjetkompanive shumëkombëshe dhe bashkëveprimit ndërmjet firmave të huaja dhefirmave vendase. Xu (2000) argumenton se transferimi i teknologjisë nëpërmjetkompanive shumëkombëshe ndihmon në rritjen e produktivitetit në vendet ezhvilluara, por jo në vendet më pak të zhvilluara. Edhe Borensztein, De Gregorio &Lee (1995) trajtuan lidhjen ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human dhe arritën në

     përfundimin se IHD-të kanë ndikim pozitiv në rritjen ekonomike vetëm nëse vendet

    zotërojnë një nivel të caktuar të kapitalit human. Lidhja ndërmjet IHD-ve dhe kapitalithuman është matur nga Borenstein, De Gregorio & Lee (1998) në mënyrë empirike.Hanson (2001), argumenton se nëse kapitali i huaj dhe vendas janë plotësues me njëri-tjetrin, ndikimi final i IHD-ve në normën e rritjes do të jetë më i madh.

    Punimet e të gjithë këtyre autorëve na ndihmojnë për të kuptuar natyrën e IHD-ve dherolin që kanë ato në ekonomitë e vendeve pritëse. 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    22/140

     

    22 

    KREU II

    KORNIZA TEORIKE E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    23/140

     

    23 

    KORNIZA TEORIKE E INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE

    2.1. Investimet e huaja direkte

    Investimet e huaja direkte i kanë fillimet e tyre që në fillimet e shekullit të 19-të, por pas Luftës së Dytë Botërore ato filluan të rriteshin me një ritëm më të shpejtë. Kjorritje është ndikuar nga një sërë faktorësh, nga të cilët, ndër më kryesori, mund të

     përmendet ndryshimi i tregut në të cilin vepronin firmat. Përveç tregtisëndërkombëtare, një mënyrë tjetër që firmat filluan të operonin dhe të fitonin pozicionenë tregjet e huaja, ishin investimet e huaja direkte. Zhvillimi i teknologjisë bëri qëIHD-të të përhapen me shpejtësi në mbarë botën, ndërsa globalizimi u krijoi mundësiinvestitorëve të huaj të shfrytëzonin të gjitha tregjet e mundshme duke ndikuar në

     përhapjen e shpejtë të prodhimit. Me potencialet që kanë, sot IHD-të shihen si një nga

    faktorët kyç në zhvillimin ekonomik për vendet në zhvillim.

    Megjithëse disa studiues i shohin IHD-të si zgjidhje të problemeve të ndryshmeglobale, të tilla si: krizat e urisë, kequshqyerja dhe dëmtimet mjedisore, nga ana tjetër,disa studiues të tjerë mendojnë se IHD-të janë vetë instrumentet me anë të të cilaveshkaktohen këto fatkeqësi globale2.

    Zhvillimi dhe rritja e tregtisë ndërkombëtare e ndihmuar nga zhvillimi teknologjikkanë nxjerrë në pah dukurinë që gjerësisht njihet me emrin globalizim. Globalizimi është përhapja e shpejtë e prodhimit të një firme dhe shitja e tyre në mbarë botën,duke e parë çdo vend si treg potencial dhe qendër e mundshme prodhimi ose burimi,

    së bashku me rritjen e tregtisë ndërkombëtare që shkon paralelisht me këtë zgjerimglobal të bizneseve. Kompanitë shumëkombëshe janë forma e biznesit që mbartglobalizimin në mbarë botën, dhe IHD-të janë një metodë e rëndësishme qëshfrytëzojnë firmat për strategjitë e tyre të rritjes globale3.

    Sipas Shenkar, (2007) shoqëritë mund të hyjnë në një treg të huaj ose duke eksportuarose nëpërmjet IHD-ve. Eksportimi është mënyra më e thjeshtë dhe me risk të vogëlme anë të të cilit firma mund të futet në tregun e huaj, por ajo nuk ka mundësi të ketënën kontroll prodhimin dhe as të përfitojë nga mundësitë që mund të krijohen vetëmnga prania konkrete në një treg të huaj. Ndërsa kur një firmë investon drejtpërdrejtënë prodhim ose në mënyra të tjera në një shtet të huaj mbi të cilat ajo ushtron kontroll

    domethënës, atëherë kemi të bëjmë me IHD-të.

    Shenkar, (2007) thekson dallimin ndërmjet qarkullimit të IHD-ve dhe stokut të IHD-ve. Fluksi i IHD-ve i referohet shumës së tyre të kryer gjatë një periudhe kohore tëcaktuar (p.sh., brenda një viti). Stoku i IHD-ve i referohet vlerës totale të akumuluartë aseteve me pronësi të huaj në një kohë të caktuar. Për sa i përket fluksit të IHD-ve,është e rëndësishme të bëhet dallimi ndërmjet IHD-ve hyrëse dhe atyre dalëse. IHD-të

     janë dalëse kur dalin nga një vend, ndërsa janë hyrëse kur nënkuptojnë fluksin e tyrenë një vend, pra kur firmat e huaja ndërmarrin investime direkte në vendin pritës.

    2Sezer, H. (2006) “Foreign Direct Investment”, in Piggott, J. and Cook, M. International Business

     Economics: A European Perspective, fq. 186-222, Palgrave Macmillan. 3 Shenkar, (2007) “FDI Theory and Application”, kapitulli 3.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    24/140

     

    24 

    2.2. A mund të japim një përkufizim të caktuar për IHD-të?

     Nëse duhet të japim një përkufizim të caktuar se çfarë janë IHD-të, do të shohim seështë e vështirë për t’i dhënë një përgjigje gjithëpërfshirëse dhe shteruese. Një ngashkaqet kryesore të shumëllojshmërisë së përkufizimeve të IHD-ve është fakti seinvestitorët e huaj, në vende të ndryshme, kanë karakteristika të ndryshme, si dheoperojnë në përputhje me kuadrin legjislativ dhe rregullator të vendeve të tyre qëmund të jetë i ndryshëm nga kuadri legjislativ dhe rregullator i vendeve pritëse.

    IHD-të janë shumë më komplekse për nga natyra sesa investimi portofol, pasi shpeshherë ato përfshijnë edhe transferimin e mjeteve bazë siç janë njohuritë teknologjike,dhe aftësitë menaxheriale dhe organizative. Për rrjedhojë, përkufizimi i IHD-ve ngaana praktike nuk mund të shqyrtohet i veçuar nga përkufizimi i kompaniveshumëkombëshe, i cili, gjithashtu, nga ana e tij, është i vështirë për t’u përkufizuar 4.

    Përkufizimet kryesore të IHD i gjejmë te Manuali i Bilancit të Pagesave të FonditMonetar Ndërkombëtar dhe te Raporti Botëror i Investimeve i Kombeve të Bashkuarai vitit 1999.

    Sipas Manualit të Bilancit të Pagesave të Fondit Monetar Ndërkombëtar “Investimi Direkt është një kategori e investimeve ndërkombëtare, të cilat pasqyrojnë sigurimin e

    të ardhurave të qëndrueshme nga një subjekt rezident i një ekonomie në një subjekt që

    është rezident në një ekonomi tjetër dhe ka një shkallë të konsiderueshme të ndikimit

    në menaxhimin e këtij të fundit”.(FMN, 1993) 

    Raporti Botëror i Investimeve i Kombeve të Bashkuara (UNCTAD, 1999) i përcaktonIHD-të si “një investim që përfshin një marrëdhënie afatgjatë, që pasqyron një interestë qëndrueshëm dhe kontroll të një subjekti vendas në një ekonomi (investitor direkt i

    huaj ose sipërmarrje mëmë) në një sipërmarrje vendase në një ekonomi të ndryshme

    nga ajo e investitorit direkt të huaj (sipërmarrja IHD, sipërmarrja degë ose dega e

    huaj)”. 

    2.2.1. Pse i studiojmëIHD-të?

    Për shkak të natyrës së tyre komplekse, IHD-të u bënë objekt studimi nga shumëteoricienë. Në fushën e gjerë të trajtimit të IHD-ve gjejmë mbështetës edhekundërshtues të ndikimit që sjellin këto investime në ekonominë e vendeve pritëse.Gjithashtu, ndikimet e investimeve të huaja direkte janë matur edhe në mënyrëempirike, por rezultatet nuk kanë qenë të njëjta5. Moosa, (2002) analizon tri arsyekryesore pse duhet t’i studiojmë IHD-të.

    4Po aty, Sezer, H, (2006) “Foreign Direct Investment”, fq. 187

    5 Ndikimi i IHD-ve në rritjen ekonomike do të trajtohet gjerësisht në kapitullin e katërt.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    25/140

     

    25 

     Arsyeja e parë  është se qysh prej viteve 1980 IHD-të morën një rritje të shpejtë dhe pësuan ndryshime në strukturën e tyre. Në vitet 1990, IHD-të numëronin rreth ¼ eqarkullimit të kapitalit ndërkombëtar. Kjo rritje e shpejtë e IHD-ve erdhi jo vetëm sirrjedhojë e konkurrencës globale, por edhe nga prirja për të liberalizuar tregjetfinanciare, të mallrave dhe të faktorëve. Është vënë re se IHD-të vazhdojnë të

    zgjerohen edhe në ato raste kur tregtia botërore ngadalësohet.

     Arsyeja e dytë është se IHD-të janë objekt studimi për shkak të shqetësimeve qëngrenë në lidhje me shkaqet dhe pasojat e pronësisë së huaj. Shumica e vendevembajnë një qëndrim të dyanshëm kundrejt IHD-ve, pasi, sipas tyre kanë efektenegative në punësim, ngadalësojnë zhvillimin e progresit teknologjik vendas, dhe

     përkeqësojnë bilancin tregtar 6. Në ditët e sotme, më tepër në vendet në zhvillim,shohim politika të shumta që nxisin fluksin sa më të madh të IHD-ve.

     Arsyeja e tretë   është se IHD-të ofrojnë mundësi për kanalizimin e burimeve përvendet në zhvillim. Sipas këtij argumenti, IHD-të po bëhen një burim i rëndësishëm

    fondesh në një kohë kur aksesi në mjete të tjera financimi po zvogëlohet, sidomos paskrizës së borxhit ndërkombëtar që ndodhi në fillim të viteve ’80 të shekullit të kaluar.Për më tepër, IHD-të janë ose mund të jenë të rëndësishme në këtë kuptim jo vetëmsepse ato kërkojnë si premisë të rëndësishme lëvizjen e kapitalit financiar, por edhesepse ato zakonisht shoqërohen me ofrimin e teknologjisë, si dhe të njohurivemenaxheriale, teknike dhe të marketingut.

    2.3. Mënyra e hyrjes në një treg të huaj

    Firmat mund të hyjnë në ekonomi pritëse me anë të investimeve nga fillimi ose nga bashkimet dhe blerjet. Një investim nga fillimi ndodh kur një firmë, si e vetme ose së bashku me një firmë tjetër, (d.m.th., në një sipërmarrje të përbashkët) fillon aktivitettë ri në vendin pritës. Një blerje ndodh kur një firmë blen nga një pjesë (d.m.th., blerjee pjesshme) ose tërë kapitalin (d.m.th., blerje e plotë) e një firme të synuar në një vend

     pritës. Në përgjithësi, IHD-të mund të marrin një nga tri këto forma: investime ngafillimi (ose ndryshe në fushë të blertë), bashkime ose blerje shoqërish, si dhe krijimetë shoqërive të përbashkëta.

     Investimet “Greenfield” nënkuptojnë kryerjen e investimeve nga fillimi në vendin pritës. Investimet nga fillimi synojnë prodhimin e të mirave dhe të shërbimeve mekosto më të ulët, duke shfrytëzuar kapacitetet prodhuese të vendit pritës. Ato

     përkrahen nga vendet pritëse, pasi nxisin hapjen e vendeve të reja të punës,kualifikimin e mëtejshëm të punonjësve dhe ndikojnë në transferimin dhe në

     përshtatjen e teknologjisë. Këto investime shërbejnë si motivim edhe për kompanitëvendase të vendeve pritëse, duke ndikuar në rritjen e konkurrencës në vend.Megjithatë, këto investime përqindjen më të madhe të përfitime që sigurojnë etransferojnë në vendin e tyre mëmë duke ndikuar pozitivisht në rritjen ekonomike të

    6 Po aty, Moosa (2002). 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    26/140

     

    26 

    këtyre vendeve. Kjo gjë shihet si një nga disavantazhet e investimeve nga fillimi përvendin pritës.

     Një formë tjetër e IHD-ve është bashkimi ose blerja e firmave ekzistuese në vendin pritës (Mergers & Acquisitions). Kur firmat ndodhen në vështirësi financiare ose kur

    duan të fuqizohen më shumë nëpër tregje, mund të ndodhë që dy ose më shumë firmatë bashkohen në një të vetme. Bashkimet e firmave i klasifikojmë në tri grupe: në bashkime horizontale, në bashkime vertikale dhe konglomerate.

     Bashkimet horizontale kryhen nga firmat, të cilat kryejnë procese të njëjta prodhimiose prodhojnë produkte homogjene. Këto bashkime shpesh çojnë në ekonomi meshkallë rritëse. Bashkimet vertikale realizohen nëpërmjet firmave që operojnë në fazatë ndryshme të zinxhirit të prodhimit.  Konglomeratet   janë bashkimet e firmave,veprimtaritë e të cilave nuk kanë lidhje të drejtëprdrejtë me njëra-tjetrën.

    Mund të ndodhë që bashkimet horizontale të firmave të rezultojnë me një efikasitetmë të lartë se në kushtet e mëparshme. Firmat tashmë mund të prodhojnë një sasi mëtë madhe të produkteve dhe me një cilësi më të mirë. Konsumatorët kanë mundësi tëmarrin sasi më të madhe të produkteve, me çmime më të ulta. Por, nga ana tjetër

     bashkimi i firmave mund të ndikojë në uljen e konkurrencës në treg. Si pasojë e përqëndrimit të firmave nëpër tregje mund të ketë rritje të çmimeve pas bashkimit tëtyre. Rritja e çmimeve mund të nxisë konkurrentët e tjerë të rrisin prodhimin e tyre,

     pra mund të ketë nxitje edhe për firmat e tjera që operojnë në të njëjtat kushte tregu.

    Forma më e zakonshme e bashkimeve dhe e blerjeve synohet nga firmat e vendeve tëzhvilluara. Korporatat e mëdha kryejnë blerje të firmave të tjera (zakonisht në vendet

     pritëse) për arsye zgjerimi. Bashkimet e firmave më së shumti ofrojnë përparësi pozitive, pasi rrisin efikasitetin, ulin kostot e prodhimit dhe kanë mundësi zgjerimi nëtregun ndërkombëtar.

    IHD-të mund të marrin edhe  formën e shoqërive të përbashkëta  ( Joint Venture). Ndërmarrjet e përbashkëta krijohen kur dy ose më shumë individë ose subjekte lidhensë bashku në një marrëveshje kontraktuale për sipërmarrjen e një biznesi, duke ndarëfitimet dhe humbjet. Bashkimi i firmave bëhet për të patur fitime më të mëdha, pornga ana tjetër ato mund të kenë edhe implikime të konsiderueshme. Një partneritetzakonisht synon vazhdimësinë e marrëdhënies afatgjatë të biznesit, ndërsa njëndërmarrje e përbashkët bazohet në një projekt të vetëm të biznesit. Si përparësikryesore, që mbartin ndërmarrjet e përbashkëta, mund të përmendim aftësinë e tyre

     për t’u përshtatur. Gjithashtu, kompanive u ofrohet mundësia e shfrytëzimit të

    kapaciteteve të reja, mundësia për të hyrë në tregjet financiare të vendit pritës ose përtë fituar njohuri të reja teknologjike përfshirë edhe personelin e specializuar, si dhefitimin e emrit të mirë të një firme, me të cilin ajo mund të përmirësojë shitjet nëseqëllimi i investimeve është t’u shërbejnë tregjeve lokale. Buckley dhe Casson (1996)7 e shpjegojnë rritjen e rolit të ndërmarrjeve të përbashkëta rreth viteve ’80 të shekullittë kaluar nëpërmjet inovacionit teknologjik dhe globalizimit të tregjeve.

    Megjithatë, ndërmarrjet e përbashkëta kanë edhe mangësitë e veta, pasi atyre u duhetkohë dhe përpjekje për të realizuar një marrëdhënie të përsosur dhe në partneritet të

     plotë me një palë tjetër. Ndërmarrjet mund të mos bien gjithmonë dakort për

    7 Teoria e internalizimit nga (Buckley dhe Coasse) do të trajtohet gjerësisht në çështjen 2.8.8

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    27/140

     

    27 

    objektivat e vendosur, partnerët jo gjithmonë ofrojnë mbështetje të plotë në fazat e para, pasi mbartin kultura dhe mënyra të ndryshme menaxhimi, të cilat bëhen pengesë për një bashkëpunim efikas.

    2.3.1. Klasif ikimet e IHD-ve

    Studiues të ndryshëm, për të bërë klasifikimin e llojeve të IHD-ve marrin parasyshkritere të ndryshme dalluese. Në përgjithësi, IHD-të mund t’i klasifikojmë në  IHDhorizontale, në IHD vertikale dhe në IHD burimkërkuese.

    IHD horizontale nxiten të prodhojnë në vendet pritëse të njëjtin produkt që prodhohetnë vendet e tyre mëmë, por me një kosto më të ulët. Kjo ndodh për shkak të

     potencialeve që zotërojnë vendet pritëse dhe që shfrytëzohen nga IHD-të. Zakonisht

    IHD-të horizontale, të cilat quhen edhe kërkimi i tregut, operojnë në ato vende kumadhësia e tregut është e madhe dhe fuqia blerëse është e konsiderueshme nga ana ekonsumatorëve.

     Në përgjithësi, IHD-të horizontale kryhen për të shfrytëzuar më tepër disa përparësimonopoliste apo oligopoliste, të tilla si: patentat apo produktet e diferencuara,veçanërisht nëse zgjerimi në shtetin mëmë nënkupton shkeljen e ligjeve antitrust  (Moosa, 2002). 

    IHD  vertikale  njihen ndryshe edhe si kërkuese të eficiencës. Synimi kryesor ështëminimizimi i kostos nëpërmjet shfrytëzimit të faktorëve të prodhimit. IHD-të vertikale

    mund ta kryejnë procesin e prodhimit nëpërmjet fazave të ndryshme. Për këtë arsye,kompanitë investuese shpesh kërkojnë vende ku faktorët e prodhimit të jenërelativisht të lirë. Për shembull, kompani të shumta, një pjesë të proceseve të

     prodhimit, i kryejnë në vende të cilat kanë një forcë punëtore relativisht të lirë.Gjithashtu, IHD-të vertikale kërkojnë të përdorin edhe teknologjinë e përparuar nëse

     përdorimi i tyre minimizon koston e prodhimit.

    Yokota (2005), i mbështetur në pikëpamjen e Helpman (1984), të Markusen (1984)dhe në studimin empirik të Hanson et al (2001) analizon se IHD-të horizontale më sëshumti synojnë të shesin produktet e tyre në tregje me përmasa të mëdha të vendeve

     pritëse, ndërsa IHD-të vertikale synojnë eksportin e produkteve nga vendi mëmë në

    vendin pritës.

     IHD burim kërkuese. Këto investime të huaja përqendrohen kryesisht në vende të cilat janë të pasura me burime natyrore. Qëllimi i tyre parësor është shfrytëzimi i atyre burimeve që nuk ndodhen në vendet e tyre ose që janë në pronësi të konkurrentëve tëtjerë. Në rastin e Shqipërisë, me interes nga investitorët e huaj shihet shfrytëzimi irezervave minerale, pyjore, të naftës dhe të energjisë elektrike.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    28/140

     

    28 

    2.4. Kompanitë shumëkombëshe (KMN-të)

    Me kompani shumëkombëshe kuptojmë firmat të cilat operojnë në më shumë se njëvend. Në botime të ndryshme gjejmë një sërë emërtimesh për këto firma, të tilla si:

    korporata, shoqëri dhe sipërmarrje të shoqëruara me përcaktimin se janëndërkombëtare, transnacionale, ose globale. Kompanitë shumëkombëshe kanë siqëllim kryerjen e veprimtarive të ndryshme nëpërmjet degëve ose filialeve në shtete tëtjera. Pra, kompanitë shumëkombëshe mund të arrijnë t’i bashkërendojnë dhe t’i

     përvetësojnë veprimtaritë e tyre përtej kufijve kombëtarë.

     Në ditët e sotme, shohim që kompanitë shumëkombëshe luajnë një rol të rëndësishëmnë tregjet ndërkombëtare. Roli që mbartin këto kompani, vjen si pasojë e ndikimit nëekonominë e vendeve pritëse. Ndikimi në ekonomi duket qartë nga efektet që sjellinveprimtaritë e tyre. Megjithëse këto kompani kryejnë investime të ndryshme, efektetqë ato mbartin, janë të ndryshme në vendet e zhvilluara dhe në vendet në zhvillim. Për

    këtë arsye, efektet e kompanive shumëkombëshe janë gjithmonë të diskutueshme ngaekonomistët.

     Në përgjithësi, shihet se KMN-të ndikojnë ndjeshëm në rritjen ekonomike të vendit. Në shumë botime të huaja, studiues të ndryshëm e vënë theksin te transferimi iteknologjisë që kryhet nga ana e KMN-ve në vendet pritëse, në të cilat ato investojnë.Gjithashtu, një përfitim tjetër, që ofrojnë KMN-të, është kualifikimi dhe trajnimi i

     punonjësve. Kompanitë e mëdha shumëkombëshe kanë një personel të organizuar, icili jep ndihmesën e vet duke organizuar dhe menaxhuar veprimtaritë e ndryshme nëvendet pritëse. Sipas Freeman, (1981) duke qenë se kompanitë shumëkombëshekryejnë investime të shumta, një efekt pozitiv që shihet është rritja e numrit të të

     punësuarve. Për shkak të numrit të madh të kompanive që operojnë në të gjithë botën,numri i të punësuarve në to është shumë i madh. Kjo përbën një nga arsyet pseqeveritë e vendeve pritëse i përkrahin këto kompani.

     Nga mjaft studiues trajtohen edhe efektet ose pasojat negative që mbartin kompanitëshumëkombëshe. Kështu, duke qenë se këto kompani zotërojnë teknologji të

     përparuar, ato mund të ndikojnë negativisht në konkurrencën ndërmjet firmavevendase. Prodhimi masiv dhe me një kosto më të ulët (për shkak të teknologjisë sëlartë) mund t’i detyrojë firmat vendase të dalin nga tregu. Kjo gjë do të sillte njëfuqizim edhe më të madh të këtyre kompanive në vendet pritëse.

    Megjithëse ka shumë diskutime për kompanitë shumëkombëshe, ajo që duhet

    theksuar është se ato janë rritur dhe janë zgjeruar ndjeshëm vitet e fundit, duke punësuar një numër të ndjeshëm punonjësish.

    2.5. Motivet që nxisin IHD-të

     Në fillimet e tyre, investimet e huaja u panë me mëdyshje. Jo në të gjitha rastet atorezultonin me efekte pozitive në ekonomitë e vendeve pritëse. Për këtë arsye, këtoinvestime herë gjenin përkrahje e herë ndeshnin në kundërshtime të forta. Në vitet efundit, ku tashmë, pothuajse të gjitha vendet i ndiejnë efektet pozitive që kanë sjellë

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    29/140

     

    29 

    investimet e huaja, vihet re nxitja e vazhdueshme e këtyre investimeve. Qeveritë evendeve në zhvillim tashmë kërkojnë të përthithin një numër sa më të madh tëinvestitorëve për të ndikuar në rritjen ekonomike të vendeve të tyre.

     Por cilat janë motivimet kryesore që mund të ndikojnë në përthithjen sa më të madhe

    të IHD-ve?

    Investitorët theksojnë se motivimet kryesore për të investuar ndryshojnë sipasvendeve dhe sektorëve ekonomikë. Megjithatë, motivimet kryesore që i nxitininvestitorët e huaj për të bërë investime në vendet pritëse janë: 

      Madhësia e tregut dhe perspektivat e rritjes së tij;   Niveli i pagës dhe produktiviteti i punës;  Infrastruktura e mirë;  Stabiliteti politik dhe masat që merren për nxitjen e IHD-ve;  Mungesa e korrupsionit dhe nxitja e konkurrueshmërisë ndërmjet firmave;

      Përmirësimi i mjedisit të investimeve, si: regjistrimi i biznesit, procedurat elicensimit, lehtësia e të bërit biznes, mjedisi i përshtatshëm për biznes etj.Edhe struktura e taksave mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në

     perspektivat e investimeve.

    Përveç këtyre faktorëve, investitorët, gjithashtu, theksojnë rëndësinë e faktorëve tëtjerë që mund të ndikojnë te IHD-të. Këta faktorë janë veçanërisht të rëndësishëm nërastin kur investitorët e huaj kërkojnë të investojnë në një vend të ri apo kërkojnë tëzgjerojnë veprimtarinë e tyre në vazhdim. Ndër faktorët që investitorët e huaj marrinnë konsideratë, mund të përmendim:

     Nevoja për tregje. Shpesh nevoja për tregje të reja lind kur kompanitë kërkojnë tëzgjerojnë veprimtarinë e tyre jashtë tregut vendas. Kompanitë mund ta kryejnëzgjerimin e veprimtarisë duke shfrytëzuar ekonomitë e shkallës, nëse tregjet e huajaofrojnë norma të larta fitimi. 

     Nevoja për efiçencën e prodhimit  i motivon kompanitë të prodhojnë në ato vende qëfaktorët e prodhimit i kanë relativisht të lirë. Kompanitë investuese shfrytëzojnë

     burimet natyrore ose materialet e papërpunuara që ndodhen në vendin pritës. Vendetqë zotërojnë burime të shumta natyrore, si: burime nëntokësore, pyjore, burimeenergjie etj., janë vende që thithin më shumë investime të huaja.

     Nevoja për informacion dhe teknologjia i motivon IHD-të kryesisht drejt vendeve tëzhvilluara. Si të tilla mund të përmendim kompanitë e kompjuterave, si edhekompanitë farmaceutike që në ditët e sotme kanë gjetur një përdorim të gjerë.

    Sistemi i taksave. Sistemi i taksave përbën një nxitje të madhe për të gjitha kompanitëinvestuese. Nëse politikat tatimore bazohen tek taksat e ulta, nga ana e investitorëve tëhuaj mund të ketë pritshmëri më të kënaqshme.

     Emri i mirë dhe ruajtja e reputacionit.  Shpesh kompanitë e mëdha kërkojnë tëzgjerojnë veprimtarinë e tyre duke shfrytëzuar emrin e mirë që ato mbartin.Kompanitë me emër përpiqen të ruajnë reputacionin edhe në vendet e tjera që ato

    operojnë. Kjo është veçanërisht e vlefshme për bankat dhe institucionet e tjerafinanciare. Kur kompania mëmë vendos të zgjerohet, ajo mund të hapë degë të reja në

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    30/140

     

    30 

    vende të ndryshme. Kjo, është një nga arsyet e shtrirjes në nivele ndërkombëtare tëinstitucioneve financiare.

    2.6. Përcaktuesit kryesorë të IHD

     Në ditët e sotme të gjitha vendet që duan të thithin një numër më të madh tëinvestitorëve të huaj, duhet të shfrytëzojnë dhe të reklamojnë karakteristikat kryesoreqë zotërojnë. Përcaktimi i duhur i këtyre faktorëve është i nevojshëm për t’iu servivurinvestitorëve të huaj. Në shumë trajtesa për këto probleme gjejmë përcaktues tëndryshëm. Kjo mbase për shkak të veçorive që kanë këto vende ose për shkak tëzhvillimit të tyre ekonomik.

    Si përcaktues kryesorë të IHD-ve, Walsh dhe Yu (2010) përfshijnë potencialin dhe

    madhësinë e tregut pritës, qëndrueshmërinë ekonomike, shkallën e hapjes së vendit pritës, nivelin e të ardhurave, cilësinë e institucioneve dhe nivelin e zhvillimitekonomik të vendit pritës.

    Lim (2001) rendit përcaktuesit kryesorë që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve. Largësiandërmjet vendeve që ndikon në kostot e transportit, madhësia e tregut, klima e

     biznesit, qëndrueshmëria ekonomike e politike dhe hapja e vendit janë disa nga përcaktuesit që ndikojnë në tërheqjen e IHD-ve. Në punimin e tij, Lim trajtonndikimin e këtyre përcaktuesve në rritjen ekonomike të vendit.

     Në studimin e tij, Chakrabati (2001), argumenton se madhësia e tregut është një ndër përcaktuesit kryesorë për thithjen e investimeve të huaja direkte. Sa më i madh të jetëtregu i vendeve pritëse, aq më shumë mundësi kanë investitorët e huaj për tëshfrytëzuar burimet natyrore që kanë këto vende, pra fuqinë punëtore.

    Shkalla e hapjes së vendit pritës (raporti i eksporteve dhe i importeve) përbën njëtjetër përcaktues me rëndësi për IHD-të. Për shembull, Lipsey dhe Kravis (1982) nëstudimin e tyre gjetën një lidhje pozitive dhe tepër domethënëse ndërmjet hapjes sëvendit dhe IHD-ve. Edhe Merledeve dhe Schoors (2004) si përcaktues kryesorë përtërheqjen e IHD-ve përmendin madhësinë e tregut të vendit pritës dhe shkallën ehapjes së vendit ndaj tregut ndërkombëtar. Nëse vendet pritëse i realizojnë këtafaktorë numri i investorëve të huaj që dëshirojnë të hyjnë në këto tregje, do të jetërelativisht më i madh krahasuar me ato vende që kanë madhësi më të vogël të tregutose që kanë një hapje më të vogël ndaj tregjeve.

    Si përcaktues tjetër të rëndësishëm për thithjen e IHD-ve, Chakrabati (2001) veçonedhe nivelin e pagës, që mund të jetë një faktor nxitës. Niveli i pagës do të ishtetërheqës për investitorët, nëse veprimtaritë e tyre janë të përqendruara kryesisht në

     prodhim (duke ndikuar drejtpërsëdrejti në minimizimin e kostos së prodhimit).

    Para shumë vitesh, investitorët e huaj nxiteshin të investonin në vende me një zhvillimtë ulët ekonomik, pasi shfrytëzonin fuqinë e lirë të punës që kishin këto vende. Nëditët e sotme, shohim se, si përcaktues kryesor për IHD-të është dhe kapitali human.

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    31/140

     

    31 

    De Mello (1997) në teorinë e tij trajton lidhjen pozitive ndërmjet kapitalit human dheIHD-ve, megjithëse vendet pritëse duhet të kenë një nivel minimal të caktuar tëkapitalit human. Në punimin e tyre empirik, Campos dhe Kinoshita (2002)8 argumentojnë që ndërmjet IHD-ve dhe kapitalit human ka një lidhje pozitive dhe përvendet që kanë një nivel të caktuar të kapitalit human kjo lidhje bëhet sinjifikative.

    Gjithashtu, dhe Noorbakhsh dhe të tjerë (2001) argumentojnë se kapitali human ështënjë përcaktues i rëndësishëm për thithjen e IHD-ve në vendet në zhvillim. Nëstudimin e tyre, ata theksojnë se kapitali human është një tregues sinjifikativ dhe, mekalimin e kohës, vendet që kanë një numër të madh të njerëzve të arsimuar, kanëmundësi që të përfitojnë një numër më të madh të investimeve të huaja.

     Në punimin e tij Cho (2003) i përcakton kushtet ekonomike dhe politikat e vendeve pritëse si faktorët kryesorë për tërheqjen e IHD-ve. Në kushtet ekonomike si faktorëkryesorë Cho përmend madhësinë e tregjeve, burimet natyrore dhe aftësinëkonkurruese. Në politikat e vendeve pritëse, Cho (2003), trajton politikatmakroekonomike, sektorin privat, dhe politikat në nxitjen e IHD-ve.

    Matev (2008) shqyrton përcaktuesit kryesorë në vendet e Evropës Qendrore dheJuglindore, të cilët i ndan në dy grupe kryesore. Në grupin e parë përfshin faktorët emadhësisë së tregut dhe në grupin e dytë faktorët e infrastrukturës dhe kapitalinhuman. Sipas Matev, këto vende duhet të përpiqen për liberalizimin e regjimit tëtregtisë, të këmbimit valutor dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme.Gjithashtu, Matev (2008), thekson se lufta kundër korrupsionit dhe burokracisë do tëndikojnë drejtpërsëdrejti në rritjen e numrit të IHD-ve.

     Një përcaktues tjetër me rëndësi, që është vërejtur vitet e fundit nga ana einvestitorëve të huaj, është cilësia e infrastrukturës së vendit. Kështu, shumë autorë e

    mbështesin arsyetimin nga rezultatet e evidencave empirike që kanë kryer. Me termininfrastrukturë përfshihen rrugët, portet, hekurudhat dhe sistemet e telekomunikacionit,të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Cilësia e infrastrukturës përbën njënga përcaktuesit kryesorë për tërheqjen e IHD-ve. Nëse vendet pritëse nuk kanë njëinfrastrukturë të rregullt dhe cilësore, kjo mund të jetë një pengesë e pashmangshmenga ana e investitorëve. Për këtë arsye, qeveria e çdo vendi duhet të marrë masa për

     përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës.

    Lipsey dhe Kravis (1982), Edwards (1990) dhe Easterly (2001)9  etj, theksojnë seinfrasruktura e vendit pritës luan një rol të rëndësishëm në tërheqjen e IHD-ve.Modeli i Easterlit parashikon se të ardhurat fillestare dhe inflacioni ndikojnë

    negativisht në rritjen reale të PBB-së, ndërsa kapitalit human, IHD-të, infrastrukturanë telekomunikacion dhe zgjerimi i OECD-së ndikojnë pozitivisht në rritjen reale tëPBB-së.

    Si përfundim, mund të thuhet se qëndrueshmëria ekonomike e politike, madhësia etregut, shkalla e hapjes së vendit, niveli i taksave, politikat tregtare, politikatqeveritare, aspekti institucional dhe cilësia e infrastukturës përbëjnë përcaktuesitkryesorë që duhet të kenë vendet pritëse për të tërhequr një numër sa më të madh tëIHD-ve.

    8 Lidhja ndërmjet kapitalit human dhe IHD-ve trajtohet gjerësisht në kapitullin 4.9 Modeli i Easterlit do të trajtohet gjerësisht në kapitullin 4, çështja 4.2.3

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    32/140

     

    32 

    2.7. Efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse

    Zhvillimi i shpejtë i ekonomisë mundësoi që investimet e huaja direkte të rriteshin jovetëm në numër, por të kishin dhe një përhapje të gjerë në shumë vende të botës. Kjo

     bëri që shumë ekonomistë të analizonin efektet e IHD-ve. Për këtë arsye në shumëtrajtime vihen re këndvështrime të ndryshme për efektet që mbartin IHD-të. Në disavende IHD-të kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe në disa vende tëtjera jo. Për këtë arsye, roli dhe ndikimi që kanë IHD-të në rritjen ekonomike të njëvendi, është një nga çështjet ku janë përqendruar shumë autorë.

    Pyetjet që shtrohen, kur analizohen efektet e IHD-ve në ekonomitë e vendeve pritëse, janë:

      Si ndikojnë IHD-të në ekonomitë e vendeve pritëse?   Në cilët sektorë ndikojnë kryesisht IHD-të?

     Në fazën e para të ekonomisë së tregut, investimet e huaja direkte kanë shpërndarëefekte në formën e “normës më të lartë të punësimit” dhe  “transferimin eteknologjisë”. Rritja e konkurrencës, e njohurive, e teknologjisë si dheqëndrueshmëria financiare mbartin efekte pozitive. Por, në të njëjtën kohë, IHD-të

     janë parë dhe si kompani që përpiqen të fitojnë më tepër nëpërmjet burimeve natyroremë të lira që zotërojnë vendet pritëse, si krahu më i lirë i punës, që është edhe një ndërqëllimet kryesore të investitorëve. Nga ana tjetër, transferimi i teknologjisë nuk mundtë realizohet nëse është e pamjaftueshme shkalla e integrimit të tregut. Fluksi pozitiv ikapitalit shpesh kthehet në negativ kur investitorët shfrytëzojnë burimet natyrore silëndë të para dhe i shesin më shtrenjtë mallrat përfundimtare që kanë prodhuar(Zilinske. A, 2010).

     Efekti në paga. Firmat e huaja priren të përfshihen në ata sektorë të ekonomisë qësigurojnë fitime më të larta. Ato përpiqen të punësojnë punëtorë më të kualifikuar dhemë të arsimuar se firmat vendase. Kjo ndodh sepse IHD-të janë kompani më tëmëdha, ushtrojnë veprimtari që kërkojnë më shumë kapital, si dhe përdorin më shumë

     produkte të ndërmjetme. Përveç kësaj, ka disa evidenca që tregojnë se firmat e huaja paguajnë një çmim më të lartë për punë, pra për një punëtor të një cilësie të caktuar paguajnë më tepër. Kjo dhe për vetë faktin se IHD-të zotërojnë teknologji të përparuarSi pasojë e hyrjes së firmave të huaja apo të pjesëmarrjes së tyre në një industri aporajon rriten edhe pagat e punonjësve në firmat vendase (Lipsey, 2002).

    Hyrja apo prania e firmave të huaja mund të ndikojnë, me anë të shumë mënyrave,mbi pagat në vendet pritëse. Një prej këtyre mënyrave është rasti kur këto firmaofrojnë paga më të larta se pagat që ofrojnë firmat vendase. Kështu, Lipsey dheSjoholm (2001) theksuan se firmat e huaja paguajnë gati 50 % më shumë se firmatvendase. Kjo pasi IHD-të rekrutojnë punonjësit më të mirë, duke bërë që edhe firmatvendase të rrisin pagat nga ana e tyre. Kjo dukuri ndryshe njihet si efekti spillover i

     pagave (Lipsey, 2002).

     Efekti në produktivitet.  Në bazë të studimeve të mëparshme, që kanë krahasuaraftësinë prodhuese të firmave vendase dhe ato me pronësi të huaj në vendet në

    zhvillim, aftësia prodhuese e firmave të huaja është dy herë më e lartë se ajo e firmavevendase. Lipsey (2002) mori në shqyrtim Meksikën dhe arriti në përfundimin se

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    33/140

     

    33 

    firmat e huaja kishin 2.5 herë më shumë aftësi prodhuese se firmat vendasemeksikane. Sipas Lipsey (2002), ky rezultat ishte arritur falë prodhimit të shkallës oseintensitetit më të qartë të kapitalit në firmat e huaja. Ndërsa sipas Blomstrom dheKokko (1998), efekti spillover i aftësisë prodhuese ndodh kur, si rezultat i krijimit tëfirmave të huaja, vjen promovimi i produktivitetit dhe i eficiencës tek firmat vendase.

    Firmat vendase janë të detyruara të përmirësojnë eficencën e tyre, duke përdorurteknologji dhe burime për të përballuar konkurrencën me firmat e huaja. Konkurrencae ashpër bën që firmat vendase të blejnë teknologji të reja, të cilat ndikojnë në rritjen eaftësisë prodhuese.

    Edhe Vahter dhe Masso (2006) në punimin e tyre analizojnë se IHD-të janë të lidhura pozitivisht me aftësinë prodhuese. Sipas tyre, IHD-të përzgjedhin firmat (si nësektorët e prodhimit dhe të shërbimeve) me aftësi prodhuese më të lartë.

     Rritja e ekonomisë. Rritja e ekonomisë është një synim i përbashkët për të gjithavendet në zhvillim. Shumë studiues kanë kryer studime të ndryshme për të vërtetuar

    nëse ka lidhje ndërmjet IHD-ve dhe rritjes ekonomike. De Mello (1999) kreu njëstudim në 32 vende të zhvilluara dhe në zhvillim. Gjatë zhvillimit të studimit, ai vurire se efekti spillover i teknologjisë dhe njohuritë (know-how) e firmave të huaja ishin

     përcaktues në rritjen afatgjatë të ekonomisë në vendet pritëse. Pra, IHD-të kishinefekte pozitive në rritjen ekonomike në vendet në zhvillim.

     Efekti në teknologji. Sipas Wang (2009), IHD-të janë përcaktuar si një investim që përfshin transferimin e një grupi të madh asetesh, duke përfshirë kapitalin financiar,teknologjitë e përparuara dhe know-how, praktikat më të mira të drejtim-administrimitetj. Duke qenë se formimi i kapitalit dhe përmirësimi teknologjik janë motori i rritjesekonomike, pritet që IHD-të të nxisin rritjen ekonomike të vendeve pritëse.

    Transferimi i teknologjisë në ditët e sotme besohet të jetë një burim i rëndësishëm irritjes ekonomike, i akumulimit të kapitalit, i zhvillimit të tregtisë etj.

    Moosa (2002) në librin e tij “Theory, Evidence and Practice” analizon efektet e IHD-ve në vendet pritëse. Le të trajtojmë disa prej tyre. 

     Efekti në kapital 10. Investimet e huaja direkte në përgjithësi kanë një efekt pozitiv nëkapital, sepse ato ndikojnë në rritjen e fluksit të burimeve financiare në dispozicion

     për kryerjen e investimeve. Investimet e huaja direkte kanë më shumë përparësi sefinancimet e tjera të huaja, sepse IHD-të janë më të qëndrueshme se flukset e tjerafinanciare. IHD-të përfaqësojnë një siguri afatgjatë, duke plotësuar

     pamjaftueshmërinë e kapitalit financiar të vendit pritës. Efekti në rritjen e prodhimit 11.  Një nga efektet më të rëndësishme të investimeve tëhuaja direkte është rritja e prodhimit në vendin pritës. Zakonisht, IHD-të, kanë njëndikim më të madh në vendet në zhvillim, ku investimet shikohen si një nxitës përzhvillimin e ekonomisë. Teoritë e rritjes ekonomike12  përqendrohen kryesisht nërritjen e të ardhurave reale për frymë. Faktorë të tillë, si: akumulimi i kapitalit, rritja e

     popullsisë, përparimi teknologjik dhe zbulimi i burimeve të reja natyrore, ndikojnëdrejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit. Në teoritë e rritjes, të trajtuara nga

    10

     Moosa (2002) fq. 7111 Moosa (2002) fq. 73 12 Teoritë e rritjes ekonomike do të trajtohe gjerësisht në kapitullin 4, çështja 4.1

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    34/140

     

    34 

    autorë të ndryshëm, akumulimi i kapitalit dhe teknologjia (ose përmirësimiteknologjik) janë parë si një forcë lëvizëse e shpejtë e rritjes ekonomike.

     Efekti në bilancin e pagesave13. Efekti i bilancit të pagesave është më i rëndësishëm për vendet në zhvillim se për vendet e zhvilluara. Bilanci i pagesave përfiton nga çdo

    fluks hyrës kapitali. Këtij përfitimi i kundërvihet fluksi i vazhdueshëm dalës idividendëve, interesave e pagesave administrative të kompanisë mëmë, të cilattransferohen në vendin e origjinës. IHD-të ndikojnë në përmirësimin e bilancit të

     pagesave dhe në financimin e borxhit, duke çuar kështu drejt një qëndrueshmërie mëtë mirë makroekonomike.

    Por a mund tëndikojnënegativisht IHD-të?

     Natyra e IHD-ve është shumë komplekse, kjo për shkak të veçorive që ato mbartin.Për shkak të kushteve të ndryshme ku IHD-të operojnë, shumë ekonomistë kanë

     patur dyshime në lidhje me ndikimet që kanë ato. Kështu, për shembull, analistëtradikalë argumentojnë se kompanitë shumëkombëshe shfrytëzojnë burimet dhefuqinë punëtore në vendet pritëse, duke mos siguruar përfitime për këto vende. Përkëtë arsye, radikalët mendojnë se nuk duhen lejuar që këto kompani të veprojnë nëvendet në zhvillim. Edhe Lall dhe Streeten (1977), të cituar te Moosa (2002)argumentuan se IHD-të mund të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit pritës

     për këto arsye:

    Së pari, veprimtaria e kompanive investuese mund të çojë në një normë më të ulët tëakumulimit në vend, sepse një përqindje e fitimeve të gjeneruara nga kjo veprimtarimund të riatdhesohen në vendin mëmë të kompanisë dhe jo në vendin pritës.

    Kompanitë shumëkombëshe zakonisht i dërgojnë fitimet për llogari të kompanive tëtyre mëmë në formën e dividentëve apo të honorareve të transferuara për aksionerët,si dhe nëpërmjet transferimit të thjeshtë të fitimeve të grumbulluara. Dalja e fitimevenga vendi pritës ndikon negativisht në bilancin e pagesave, prandaj vendet pritësevendosin shpesh kufizime për sasinë e fitimeve që mund të dërgojnë kompanitëshumëkombëshe.

    Së dyti, kompanitë investuese mund të ndikojnë në strukturat e tregut negativisht,duke e bërë atë më pak konkurrues.

     Efekti crowding out . Kompanitë shumëkombëshe mund të ndikojnë në strukturat e

    tregut. Kjo ndodh kur këto kompani zotërojnë teknologji të përparuar ose kur ato kanëasete më të mëdha krahasuar me kompanitë vendase. Në raste të tilla, kompanitëshumëkombëshe e kanë më të lehtë për të konkurruar në këto tregje. Një ndër efektetnegative që ushtrojnë kompanitë shumëkombëshe në vendet pritëse është efekticrowding out . Efekti kryesor negativ i crowding out  është fuqia monopol mbi tregunvendas nga kompanitë investuese.

    Edhe pse ka mendime kontradiktore në lidhje me ndikimin e IHD-ve në rritjenekonomike, besohet gjerësisht se investimet e huaja ndikojnë pozitivisht në zhvilliminekonomik të vendeve pritëse.

    13 Moosa (2002) fq. 82 

  • 8/17/2019 Doktoratura Alma Zisi 2014

    35/140

     

    35 

    2.8. Teoritë e para të IHD-ve

    Shumë studiues kanë analizuar investimet e huaja direkte për shkak të rritjes së rolitdhe të rëndësisë që kanë ato. Në trajtimet e para, vihet re se studiuesit kanë qënë

    kritikë ndaj efekteve të IHD-ve në vendin pritës. Ata u morën gjat