EEN Albania
1. iTechStyle 2019
Samiti i iTechStyle 2019 - Konferenca e 3-të Ndërkombëtare për Tekstil dhe Veshje, Porto,
Portugali.
Është Mbajtur në Porto , Samitit iTechStyle 2019, ku stafi i EEN Albania dhe AIDA mori
pjesë si anetarë i Sektor Grupit të Tekstilit.
Eventi u organizua nga departamenti CITEVE - Qendra Teknologjike për Industrinë e
Tekstilit dhe Veshje të Portugalisë në bashkëpunim me Associação Selectiva Moda, në
partneritet me Rrjetin e Europian te Ndërmarrjeve, rrjeti më i madh i mbështetjes së
biznesit në mbarë botën.
Samiti i iTechStyle mblodhi sëbashku inovatorë të industrisë, ofruesit e teknologjisë,
hulumtuesit, grupimet dhe të tjere aktorë nga sektori i tekstilit dhe veshjeve nga e gjithë
Europa.
2. INFO Day , Vlorë
Stafi i EEN Albania realizoi në datën 4 prill takimin informues me bizneset e Rrethit të
Vlorës.
Bizneset e pranishme si dhe studentë të qytetit të Vlorës u njohën me Rrjetin Europian të
Ndërmarrjeve, shërbimet që ofron ky rrjet për mundësinë e të bërit biznes jashtë vendit, si
dhe mundësite e ofruara për profilet e kërkimit dhe zhvillimit.
Ndër të tjera u informuan për aksesin në finance, duke u fokusuar tek grantet që AIDA
ofron për bizneset e vogla dhe të mesme shqiptare dhe për bizneset Start Up.
3. BioBes… Një Histori SUKSESI
Stafi i EEN Albania dhe AIDA zhvilloi një vizitë në kompaninë BioBes, me seli ne
Rrethin e Lushnjës.
Kompania BioBes ushtron veprimtarinë e saj ne fushen e bimeve medicinale dhe
nepermjet EEN Albania ka arritur te nenshkruaje 2 kontrata te reja per te eksportuar
produktin e saj ne Greqi dhe ne Gjermani.
#eencanhelp #eenalbania #supportbusinesses #joineen #europe
4. DHTIT Local Event në Vlorë
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në cilësinë e partnerit të EEN, në bashkëpunim
me Agjencinë për Zhvillim Ekonomik Lokal, organizoi në datën 25 Prill 2019,ditën e
informimit mbi shërbimet e Rrjetit Europian të Ndërmarrjeve.
Ky event, i konceptuar në formatin e një organizimi të përbashkët kishte si synim
informimin e bizneseve pjesëmarrësve në lidhje me mundësitë e zhvillimit të inovacionit,
mundësitë e njohjes me instrumentat e ndryshëm financiarë, por edhe të mundësive të
partneritetit që ofrohen në kuadër të projektit EEN-Albania që DHTIT implementon,
gjithashtu edhe prezantimin e outputeve nga AULEDA, në cilësinë e bashkëorganizatores
së eventit, e cila kishte si fokus prezantimin e skenarëve të industrisë dhe zhvillimin e
tregut për zonën ADRION në lidhje me teknologjitë blu dhe veçanërisht sektorin e
mobilitetit të lundrimit të gjelbert dhe partnerët që implementojnë atë.
5. AgroB2B Novi Sad Fair
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në cilësinë e partnerit EEN morri pjesë në
edicionin e 86 të panairit të përvitshëm AgroB2B Novi Sad Fair, që u organizua nga
Enterprise Europe Network Serbia – Business Incubator Novi Sad, Dhoma e Tregtisë
dhe Industrisë e Serbisë dhe Agjensia e Zhvillimit e Serbisë në datat 13-14 Maj 2019,
Novi Sad, Serbi.
Fokusi gjatë ditës së parë të eventit u përqëndrohua tek Bio-Ekonomia me bazë
kërkimin shkencor dhe Inovacionin, e cila u trajtua gjerësisht përgjatë një programi të
ngjeshur me një prezantim të përfaqësuesve nga sektori dhe incentivave që një sërë
kërkuesish shkencorë po ndërmarrin për t’i dhënë zhvillim këtij sektori të ekonomisë.
Ky program u zhvillua në forma të ndryshme, duke nisur së pari në formatin e një
eventi prezantues, duke ndërvepruar me aktorët kryesorë të ftuar për këtë diskutim në
një stendën që bëri bashkë partnerë si Almamons, Business Incubator of Novi Sad,
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Serbisë dhe Fakulteti i Shkencave Teknike.
Ky aktivitet u pasua edhe nga një workshop i përgatitur mes gjithë aktorëve vendas dhe
të huaj, ku u diskutuan hollësisht inisiativat që gjithë këta partnerë ishin përpjekur të
shtynin drejt proceseve konkrete për zhvillimin e sektorit. Pjesëmarrës gjatë kësaj dite
të parë ishin staf i CCIT si dhe dy përfaqësues nga Qendra e Transferimit të
Teknologjisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës.
Dita e dytë ishte e përqëndruar e gjitha në realizimin e takimeve
bilaterale/matchmaking ndërmjet pjesëmarrësve të regjistruar në platformën e
përgatitur nga partneri organizator kryesor, ku spikasnin pjesëmarrës nga gjithë
Ballkani dhe vende të tjera të rajonit, si Italia, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Belgjika etj.
Pjesëmarrësit e supportuar nga DHTIT gjatë ditës së dytë realizuan në total një numër
prej 10 takimesh bilaterale, duke mbyllur kështu edhe ditën e dytë të pjesëmarrjes, me
nje mundësi realizimi prej tre marrëveshje partneriteti të mundshme.
6. Info Day , Lezhë
Ditë informimi mbi shërbimet e Rrjetit Europian të Sipërmarrjeve – Lezhw, 9 maj 2019
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në cilësinë e partnerit të EEN, në bashkëpunim
me organizatorin e Panairit promovues “Festa e Luleve”, organizoi në datën 9 maj 2019,
pranë ambjenteve të Restorant Rapsodia, ditën e informimit mbi shërbimet e Rrjetit
Europian të Sipërmarrjeve.
Ky event, fokusi i të cilit ishte promovimi i produkteve bujqësore dhe traditave
gastronomike të zonës, i konceptuar në formatin e një mini-panairi, u shfrytëzua nëpërmjet
krijimit të një hapësire të posacme për DHTIT me qëllim informimin e bizneseve
pjesëmarrësve në lidhje me mundësitë e zhvillimit të inovacionit në sektorin e agrikulturës,
por edhe të mundësive të partneritetit që ofrohen në kuadër të projektit EEN-Albania që
DHTIT implementon së bashku me 3 partnerë të tjerë të konsorciumit, si AIDA (Agjensia
Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve), Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së
Shqipërisë dhe Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje.
7. Free from Food Expo
Ne datat 28-29 maj u organizua Eventi Ndërmjetësimit "Free from Food Expo”, në
Barcelonë.
Si pjesë e panairit "Free from Functional Food Expo". AIDA mori pjese duke promovuar
kompanite shqiptare per te gjetur partner te rinj ne biznes. Përveç të gjitha formave të
paketimit të produkteve ushqimore, ky panair u fokusua edhe në” Paketimin e Lirë nga
Plastikat”, ku u krijua mundesia per tu njohur me metodat e reja te paketimeve sa me
ekologjike.
Gjatë eventin gjithashtu u promovuan produket bio te kompanive spanjolle dhe metodat
me te reja te prodhimit.